16
Projekt Tema:Itinerari I një grupi turistik në Shqipëri, me turist nga Europa Përendimore .

Projekt ne guide turistike

  • Upload
    anisa-19

  • View
    1.467

  • Download
    10

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Projekt ne guide turistike

ProjektTema:Itinerari I një grupi turistik në Shqipëri, me

turist nga Europa Përendimore.

Page 2: Projekt ne guide turistike

Nga aeroporti

RinasTiranëKorcëGjirokastërSar

andëButrintKorfuzVlorëFierBer

atDurrësKrujëIkja nga aeroporti

Rinas

Vendet që do të vizitohen :

Page 3: Projekt ne guide turistike

Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet. Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Tirana e shpalli pavarsinë në 26 nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.

Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit. Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.

Tirana,kryeqyteti i Shqipërisë

Page 4: Projekt ne guide turistike

Arkeologjia

Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut "Partizani" në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare që në fi llim të shek. III .

Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut "Partizani" zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me

emrin "Mozaiku i Tiranës."

Page 5: Projekt ne guide turistike

Gjirokastra, është një qytet në Shqipërinë Jugore, banorët e të cilit quhen gjirokastritë. Qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtar të stilit otoman.Ne Gjirokastër mund te vizitoni Muzeun Kombëtar te Armeve, Muzeun Etnografik e një sere banesash karakteristike si Zekatet, Skendulatet, Babametot, Angonatet, Dulajt etj. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombëtare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastrës ka protokolle binjakëzimi me Bashkine e Potencës (Itali) si dhe me qytetin e Grottammarës (Itali). Fale këtij binjakëzimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve, Provincën e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bëre të mundur te ketë Hartografine e pare digjitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendrës Historike .

Gjirokastra 

Page 6: Projekt ne guide turistike

Korça është një qytet në Shqipërinë jug-lindore. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar .

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e njohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.

Korca,Parisi I vogël

Page 7: Projekt ne guide turistike

Ndodhet 15 km larg qytetit të Sarandës, arrihet me çdo lloj automjeti privat funksionon dhe një linjë autobuzi e Bashkisë së Sarandës, kalon kanalin e Çukës rruga është shumë e mirë e parametrave bashkëkohore. Butrinti është pasuri arkeologjike botërore e UNESKO-s e shpallur pas viteve 90. Objektet më të herëshme janë një çekan guri dhe një bosht i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit. Eshtë përmendur për herë të parë nga HEKATEU: fundi i shek VI p.Kr. Në fi llimet e tij futej në bashkësinë e Kaonëve më vonë në shtetin e Epirit. Në vitet 1926-1936 italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të shqipërisë, Ugolini u përqëndrua në Finiq dhe në Butrint ku u zbulua: Baptisieri, Teatri, Bazilika, Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash.Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë thuhet se Butrinti në Shek e III-te, p Kr u shtri në zonën përreth në anën jugore të kodrës që ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë Teatri, dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat përreth Butrintit tërhoqën vëmendjen e Romakëvë të cilët në vitet 40 të shek I p, Kr. e kthyen Butrintin në koloni Romake. Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u Romanizua. Në shek e II-te dhe të III-te u ndërtuan banja publike u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera. Veprat më me vlerë që u zbulua në Teatrin e Butrintit janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit, disa koka mermeri si Ajo e Zeusit, Portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën Latine dhe Greke .

BUTRINTI

Page 8: Projekt ne guide turistike

Nder shume ndjenja qe provon kur zbret ne Vlore per here te pare, ndoshta ajo qe godet me teper i dedikohet unicitetit te ketij qyteti. Nje vend mesdhetar, lagur nga deti Adriatik dhe ai Jon, Vlora ka qene per mijera vjet ne rrjedhen e historise nje port tregetar i rendesishem ne rajon.Shpirti bujar i vlonjatit eshte nje shkrirje midis bluse se thelle te detit, bardhesise se reres, dhe ashpersise se maleve. Prandaj Vlora meriton nje njohje me te thelle.Ambienti natyral eshte shume i pasur me vende plotesisht te ndryshem nga vende te tjera: alternohen ketu tokat gelqerore, granite, aluvionale, ka panorama te cilat ndryshojne ne drejtimin vertikal dhe ate horizontal ne pak kilometra.Prej shekujsh, ne Vlore kane zbarkuar shume te huaj, tregetare apo jo, pirate me qellime te mira apo te keqija, te cilet kane lene gjurmet e tyre arkitektonike e kulturale qe perbejne sot edhe pasurine artistike te Vlores: kisha e manastire, xhami, statuja dhe afreske, shpella te ndryshme (e Haxhi Alise) qe sot prezantojne nje nder atraktivitetet e pasura te Vlores. Gjatesia e kufi jve te rrethit te Vlores eshte 273 km nga te cilet 129 km jane kufi j tokesore dhe 144 ujore. Vlora eshte nder rrethet me gjatesine me te madhe te vijes bregdetare, rreth 30% te vijes se pergjithshme bregdetare ne shkalle vendi. Ne territorin e rrethit kalon lumi i Vjoses 272 km i gjate dhe gjendet nje nga malet me te larte te vendit, mali i Cikës me 2045m lartesi. Vlora eshte 135 km larg Tiranes, 72 km e ndajne nga Italia dhe 77 milje e ndajne me Greqine.

Vlora, qyteti i flamurit

Page 9: Projekt ne guide turistike

Fieri është një qytet në Shqipërinë e jugut. Fieri ndodhet në jug të rrethit të Lushnjës, në perëndim të rrethit të Beratit, kufizohet gjithashtu në jug me Vlorën dhe në juglindje me rrethin e Mallakastrës, rreth i cili para ndarjeve të reja administrative të viteve '90 bënte pjesë gjithashtu në përbërjen e rrethit të Fierit. Përsa i përket qytetit të Fierit popullsia e tij pas viteve '90 të shekullit të XX numëronte 40 000 banorë, kurse në ditët e sotme, si rezultat i dyndjes së popullsisë nga rrethi i Mallakastrës dhe nga rrethet veriore të vendit, vlerësohet që popullsia e qytetit të Fierit të ketë arritur në 85 000 banorë.Nga vizitorë të shumtë flitet për zakone të çuditshme dhe të shumta. Mikëpritja është e kultivuar përgjatë shumë shekujve. Respekti për mikun, të huajin pa shpërblim është diçka e veçantë. Datat që festohen më shumë në këtë rajon janë 24 – 25 dhjetori, fi llimi i Vitit të Ri, 6 janari ( dita e ujit të bekuar), pashkët ortodokse, festë te cilën banorët e këtij rajoni e festojnë në mënyrë madhështore me rite të tilla si therja e qengjit dhe ngjyerja e vezëve me bojë të kuqe. Festa të tjera janë ato të karakterit zyrtar, kombëtar dhe rajonal për ngjarje dhe figura të mëdha historike.

Fieri

Page 10: Projekt ne guide turistike

Berati është qytet me rreth 65.000 banorë dhe njëra nga dy bashkitë e Rrethit të Beratit që bën pjesë në Qarkun e Beratit. Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë.Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifi kimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë:

Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme : ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Kështjella është pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorit dhe Shpiragut.

Berati,qytet muze

Page 11: Projekt ne guide turistike

Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qëndror shqiptar, rreth 33 km (21 mi), në perëndim të kryeqytetit Tiranë. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg). Qyteti i Durrësit është i populluar nga rreth 202.000 banorë(me të dhënat e vitit 2009). Në qytetin e Durrësit ndodhet universiteti më i ri publik në Shqipëri i quajtur Aleksandër Moisiu. Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i Mbretërisë së Shqipërisë nga Princ Vidi kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës të datës 11 shkurt 1920 për shpalljen e Tiranës si kryqytetin e ri të shtetit shqiptar.

Durrësi

Page 12: Projekt ne guide turistike

Për herë të parë emri "Krujë" përmendet në shekullin e IX ne nje dokument kishtar te vitit 879-të e.s redaktuar nga peshkopi i krahines,ne permbajtje te se cilit citohet ne latinisht, emri i qytetit "Croia".Emri "Krujë" mendohet ta ketë origjinën nga fjala "krua" (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime të tilla.Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër "krò". Banorët e Krujës i thërrasin vetes "krutonë" ose "krotonë". Në

gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen "krutanë."Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Keshtjella e Krujes u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit

Kruja

Page 13: Projekt ne guide turistike

Dita 1Mbërritja e grupit turistik nga Madrid në aeroportin “Nënë

Tresa”.Mbërritja në Tiranë në orën 10:00.Ndalojmë tek hotel Rogner për sistememin e grupit.Dita 2Nisja nga Tirana për Korcë.Nisja nga ora 9:00 , mbërritja

në orën 13:00.Ndalojmë të vizitojmë shkollën e parë shqipe dhe në një restorant të rastësishëm për të shijuar ushqimin tradicional të Korcës.

Dita 3Nisja nga Korca për Gjirokastër në orën 9:00 , mbërritja në

orën 12:00.Ndalojmë në kalanë e Gjirokastrës ku jemi të shoqëruar nga një ciceron.

Itenerari

Page 14: Projekt ne guide turistike

Dita 4Nisja nga Gjirokastra për Butrint nisja në orën 9:00,

mbërritja në orën 11:00.Ndalojmë të shijojmë peisazhet e mrekullueshme që na ofron Butrinti.

Dita 5Nisja nga Saranda për Vlorë nisja në orën 9:00,

mbërritja në orën 12:00.Ndalojmë tek lumi Vjosa që kalon nëpër qytetin e Vlorës.

Dita 6Nisja nga Vlora për Fier nisja në orën 9:00,

mbërritja në orën 11:00.E gjejmë qytetin e Fierit në festimet e pashkëve ortodokse.

Dita 7Nisja nga Fieri për Berat nisja në orën 9:00,

mbërritja në orën 10:00.Ndalemi tek kalaja e Beratit.

Page 15: Projekt ne guide turistike

Dita 8Nisja nga Berati për Durrës nisja në orën 7:00,

mbërritja në orën 12:00.Pushojmë në plazhin e Durrësit për tu clodhur nga rruga e gjatë.

Dita 9Nisja nga Durrësi për Krujë nisja në orën 12:00,

mbërritja në orën 13:00.Vizitojmë kalanë e Krujës dhe ndalojmë te pazari për blerje të ndonjë punimi me dorë.

Dita 10Nisja nga Kruja për në aeroportin “Nënë Teresa” nisja

në orën 15:00.Avioni niset në orën 20:00.Ndahemi nga grupi në këtë udhëtim 10 ditësh.

Mjet transportiAutobuziKostoja e tërë udhëtimit500€

Page 16: Projekt ne guide turistike

Faleminderit për vëmendjen