16
PROJEKTI 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

miridta turistike e faqosur

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë Mikom Zeqo Nuk mund të duash Mirditën pa dashur pafundësisht Shqipërinë. Këto gjëra janë shumë të lidhura, pikërisht mirditorët e mëdhenj janë të tillë se e kanë dashur pafundësisht Mirditën dhe kanë dashur pafundësisht Shqipërinë. Dhe ky koncept është i vetmi koncept i madh i emancipuar që mund të bëhet në epokën globale kur zhduken kufinjtë konvensional, të etnive dhe të shteteve…

Citation preview

Page 1: miridta turistike e faqosur

Projekti 4 vjeçar për

turizmin kulturor në Mirditë

Page 2: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë�

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

“Por këto vende të epërme të Veriut Shqiptar, krahas “kështjellës” së rrënuar

të nëntokës, ende ruajnë magjinë e visarin natyror, ekologjik, pyjor e

turistik të pashterrur, që, në vizione moderne zhvillimi njerëzish largpamës e

Shqipëridashës, do t’i bënin ato të gjalla. “Sfida e politikës shqiptare është sfida e

rimëkëmbjes së Veriut”. (Ndue Dedaj)

“Atje ku dimri është i ashpër, pranvera është dy herë më e bukur”. Kur në

malësinë e Shqipërisë shkrin dëbora, në fillim e druajtur, por më vonë edhe më

shpërthyese, çel pranvera. Veçanërisht e bukur është kjo stinë në zonën e maleve

të mesit të Mirditës...”. (Marjanne Graf)

“Në ravën historike të Shqipërisë, njëherësh dhe të Mirditës, kultura ka qenë dhe është pika përbashkuese e breznive,

duke komunikuar dhe shtresëzuar palcën e identitetit, të gjallimit si etnitet, përballë

indiferencës për kalimin në heshtje apo injorimin e memories së saj, duke abuzuar

me varfërinë, prapambetjen etj...”. (Bardhok Pulaj)

Nuk mund të duash Mirditën pa dashur pafundësisht Shqipërinë. Këto gjëra janë shumë të lidhura, pikërisht

mirditorët e mëdhenj janë të tillë se e kanë dashur pafundësisht Mirditën dhe

kanë dashur pafundësisht Shqipërinë. Dhe ky koncept është i vetmi koncept

i madh i emancipuar që mund të bëhet në epokën globale kur zhduken

kufinjtë konvensional, të etnive dhe të shteteve…

Mikom Zeqo

“Këtu, këtu, në Shqipni, duhet të vijnë të gjithë edukuesit tuej të popullit, tue fillue prej profesorëve të universiteteve, që nuk shofin përtej hundës së vet, deri te klasat krenare të mësuesve, të cilët zanë vendet në shkollat popullore me dam të njerzimit; këtu po, në Shqypni, të vijnë demagogët dhe lumteniprusit tuej, të gjithë anarkistët e vendeve tueja, komunistët dhe socialistët, zejtarët e puntorët tuej, qytetarët e katundarët, të gjithë elementet e pakënaqun, të mdhajt dhe të vogjlit. Këtu, po, pranë këtij populli të thjeshtë e të paprishun, te këta njerëz, që ata i quejnë gjysmë barbarë, duhet të vijnë në shkollë e të nxanë, se si në vobegsi, në thjeshtsi andjesh, në shpresë te i madhi Perendi, e ka rrajën lumnia e çdo njeriu, veçanërisht, dhe gëzimi e mirërrotja e popujve përgjithësisht. Këtu në Shqypni, do të gjejshin të gjithë shkollën e naltë të vërtetë të jetës.” (Fabian Barcata 1900)

“Mirdita pati fatin e madh që të ruajë në një mur kishe të saj kryemblemën e kombit shqiptar, Stemën e Arbërit, e cila paraqet një shqiponjë, me një kokë. Ajo është një dëshmi autentike që na thotë se aty ishte njëherë shteti i Arbërit, me seli, princër, katedrale, gjyqe, diplomaci. Dhe ai shtet 700 - 800 - vjeçar ishte i vendosur brenda hapësirës të një “shteti” etnokulturor (Mirditës), që ishte me “kufij” sa dhe vetë Kanuni i Lekë Dukagjinit, i cili, nga ana e tij, ishte thuajse sa vetë bota shqiptare e maleve, që dikur në masën më të madhe zotërohej nga kjo princni e Dukagjinëve...” (Ndue Dedaj)

Page 3: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë�

Duke qenë se Mirdita shtrihet në një reliev kodrinor dhe malor dhe pa dalje në det, mbetet si e vetmja mundësi atraktive për vizitorët vendas dhe të huaj pozicioni i saj

lakmues gjeografik me një reliev të larmishëm për t’u zhvilluar turizmi malor kryesisht në verë, por dhe në dimër. Gjithçka mund të gjejë një vizitor në këto anë, për më tepër prej faktit të kalimit përmbi 70 km gjatësi të autostradës së standartit të lartë mes për mes Mirditës, ajo Durrës-Prishtinë. E tashmë, ashtu siç e iluminon kryebashkiaku i Rrëshenit Gjon Dedaj në programin e mandatimit të tij katërvjeçar, ky rajon si ta ketë bekuar Zoti në ditën e tij më të mirë, gjendet tashmë në një pozicion të lakmuar “Midis tre kryeqyteteve”: Tiranë-Shkup Prishtinë.Duke vijuar me shtegtimin e vizitorit vendas a të huaj joshëse do t’i duken kurrizet malore, por dhe malësitë, pllajat karstike, luginat lumore, gropat dhe pragjet. Shkurt është një luginë panoramike nga më të bukurat e botës, siç e përshkruan famullitari austriak Barcata, dhe ne duhet t’i mbahemi fort këtij konstatimi të një të huaji bukur të lëçitur.Ndaj kemi menduar të parashtrojmë një projekt të zgjeruar në formën e guidave, jo thjeshtë në letër, por dhe pikante në formën e ciceron-eve spjeguese, tip esse-sh dhe jo kalkulime butaforike, ku vizitori të njihet me ekstraktin e gjërave. Por më rëndësi i duhet dhënë guidës-shtegtim, dmth shtegtimit nëpër këto peisazhe natyrore të shumta dhe me një natyrë magjepsëse të Mirditës. Është një lloj discovery, pasi gjithçka bëhet fare e thjeshtë me pak shtegtarë, nxënës shkollash, të huaj vizitorë a të tjerë, me një a dy furgonë a makina fuoristradë, por gjithçka e filmuar me shumë ku-jdes. Tërë ky material ruhet dhe më pas mblidhet në një dokumentar që e jep Mirditën në ato pika që nuk jemi mësuar ta shohim. Këto bëhen të mundur të transmetohen në mediat vizive deri kombëtare.

oferta turistike e Mirditës

Page 4: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë�

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Page 5: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë�

Guida e peisazheve natyrore• Hartimi i një guidë njohëse për Mirditën natyrore (kemi parasysh Kurrizin e Dervenit, Kurrizin Rrëzë-Maja e Madhe-Munellë, Malësia e Velës, Malësia e Kaçinar Kuzhne-nit, Grumbulli kodrinor-malor Kthel-lë, Selitë, Orosh, Lugina e Fanit të bashkuar, Lugina e Fanit të Madh, Lugina e Fanit të Vogël, Lugina e Urakës, Gropa e Ndërfanës, Pragu i Prosekut, Pragu i Livadhëzit)(Një punë bashkëpunuese me pushtetet vendore, komunat dhe bashkitë)

Discovery Mirdita!..• Nisja e një cikli filmimesh dhe përgatitje dokumentaresh të shkurtër nën logon “Discovery Mir-dita!” (bashkëpunimi me njësitë e tjera vendore) Transmetohet çdo javë në një sallë të përshtatshme, me intelektualë dhe njerëz të in-teresuar.-Në siti-in www.bashkiarreshen.com, që në fillim të qershorit �007 fillon botimi i një cikli reportazhesh nga vende të spikatura të rajonit tonë, udhëtime përshkruese etj.

Guida e integruarBëhet fjalë për shfrytëzimin e po-zitiviteteve që paraqet Mirdita si rrallë krahinë tjetër, pozicioni i lak-mueshëm gjeografik dhe histori të shumta që e shquajnë nga trevat e tjera.Për këtë:-Si e njohën Mirditën të huajt? (Nëpër udhëpërshkrimet e tyre)

• Nëpër Tokën e Katedraleve. (Një shtegtim nëpër kishat, objektet dhe rrënojat e kultit. (Kuvendet benidiktine, Abacia e Oroshit, abacia e Shën Mërisë në Ndër-fanë, abacia e Shënpalit, Kuvendi Franceskan i Rubikut, dhe në disa kisha të tjera e sidomos nëpër rrënoja, dhe duke përfunduar me Katedralen e Re të Rrëshenit)

Shtegtime1. Një shtegtim nëpër rrugën e pajtoneve. (Rruga që lidhte Mirditën me de-tin. Në hartën e Koronelit botuar në Venedik 1688. fillimi në Lezhë-Mërqinjë-Rraboshtë-Kallmet-Qafa e Kreshtës-Fregën-Përroi i Dibrit-Ungrej-Vau Kryp-Ndërfanë-Simon-Skalla e Madhe-Shpal-Mashtërkor-Grykë Orosh-Mali i Shejtit. Degëzimi tjetër Mashtërkor-Klos-Qafë Kumbull-Ura e Vezirit-Ko-sovë. (në 19�6-19�7 u ndërtua rruga-auto Milot-Rrëshen-Përlat-Burrel. Po më 19�8 rezulton të jetë ndërtuar rruga Rrëshen-Kukës.• (Një shtegtim ne disa mënyra, në këmbë dhe me fuoristrada. Imitimi i një shtegtimi me pajtonë nga Lisat e Marpepaj tek Abacia e Oroshit. (Bashkëpunim me komu-nat e Ungrejt, Kaçinarit, Oroshit, Fanit). Njohja e gjurmës së vjetër dhe vendosja e sinjalistikës në urat e vjetra dhe ndërtimet gurore a të tjera.�. Shtegtimi në këmbë dhe me ka-noe nëpër ujërrjedhjet e Fanit të Vogël dhe Fanit të Madh.

Page 6: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë6

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Page 7: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë7

Guida turistike me karakter kombëtar:

1. Që këtë verë do të merren masa për të ekzekutuar një udhëtim gui-distik me �0 automjete tip Relly �x� të quajtur “Turizëm nëpër Mir-ditë”. -Bashkëpunim me pushtetet ven-dore, Ministrinë e Kulturës, kom-paninë Bechtel-Enka(Në pamundësi realizimi ky projekt shtyhet për pranverën �008)�.Guida turistike “100 % Shqip”, nëpër arealin turistik natyror, kul-turor, historik Lezhë-Kurbin-Mirdi-të.

Guida e krojeve kurative-Të njohim burimet ujore me vlera kurative. (Kroj i Bardhë, Kroj i M’Uftëllës në Kulme, në Kaçinarë etj.. (spjegue-se të posaçme për to)

Guida e mjekësisë popullore

Takim me kultivuesit dhe përdo-ruesit e bimëve mjekësore.Njohja me rrugën e përshkuar nga bisnesi i susksesshëm i kësaj fu-she “Filipi CO”, në Laç.

Guida e lashtësisë1. Udhëtim nëpër lashtësinë e pi-rustëve.-Njohja e periudhës arbërore në terren. (Kaçinar, Bukmirë, Shpal, Bukël, Malaj, Tarazh, Sheshaj, Pro-sek, Përlat, Baz etj. -Nxitja e një procesi gërmimesh në Fushën Papërdhok, Bulgër.-njohja e historisë së pirustëve, në bashkëpunim me muzeun e Matit, duke pasur parasysh Mirditën et-nologjike dhe Matin e mesëm ku kanë qenë vendosur.

Njohja e shtetit të ArbëritPër faktin që autostrada kalon mespërmes Epiqendrës së Shtetit të Arbërit dhe fakti që punimet po hasin dhe në rrënoja, do të ketë një fushatë të gjerë sensiblizuese dhe: 1. programimin e “rindërtimit” të shtetit të Arbërit, qoftë në maket, por dhe një projekt serioz.-Më së pari guida dhe sinjali-stika.-Vënia nën kujdes dhe operatorë lajmërues për çdo lloj gjetje nga gërmimet në zonën e Gëziqit, Ndërfanës, Blinishtit por dhe më lart në Fan..

Page 8: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë8

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Page 9: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë9

Gudia e dyerve

-Të njohim dyert e mëdha të Mird-itësQë nga Blinishtët, Dukagjinët dhe deri vonë me bajraktarët dhe Gjomarkajt.

Mirdita e paislamizuar

1. Hipoteza e vendit të lindjes së Gjergj Kastriotit.�. Nëpër toponomitë e Skëndër-beut në Mirditë“Guri Skëndërbeut” në Konaj të FanitLegjenda e Skëndërbeut për Kthel-lën, Sheben apo vende të tjera.�. Njohja e njerëzve të rëndë-sishëm që kanë luftuar afër Skëndërbeut, Pjetër e Gjon Përlati si dhe gjenerali nga Shebja Pal Kuka.

Kuvendet historike

1. Tubim në Shpal. -Organizimi në miniaturë i një kuv-endi të hershëm.-Evokohen Lidhja e madhe e Mird-itës më 1�70; Kuvendi i Ndërfanës 1�9�; Kuvendi i Dukagjinit 160�, Kuvendet ndërballkanike 161�, Kuvendi i Blinishtit 19��, Kuvendi i Kashnjetit 190�, Kuvendi i Kali-vares, 1911 Kuvendi i Fanit 1911.Dhe kryesisht Kuvendet e Shpalit (186�, 1876, 1880, 191�.)

Guida e Dijes

1. Mediatizimi i faktit që shkolla e parë në Shqipëri është ajo e Velës, duke vënë në vend një padrejtësi historike që është e shkruar dhe në librat e historisë për mësonjë-toren e parë në Korçë. (Për këtë të organizohet një tubim me studi-ues të sferës së lartë në Velë)�. Shkollat më të vjetra. (shtegtim nëpër vendet ku janë dhe ku kanë qenë, si ajo e Oroshit 1899, in-ternati, konviktet e para e me rradhë)

Guida e vreshtarisë dhe pem-tarisë

1. Vreshtarët më të mirë në rajon-in e Mirditës, duke filluar me Buk-mirën dhe vreshtarë të tjerë nëpër komuna. (një takim i veçantë me ta)�. Panairi i pijeve tradicionale.

Guida e blegtorëve

1. Blegtorët më të mirë të Mird-itës. - Shtegtim në disa vende ku i vero-jnë ato bagëtinë. �. Panair në një zonë bjeshkore me produktet por dhe racat etj të tipit “miss-dashi, cjapi, lopa” a të tjerë.

Page 10: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë10

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Page 11: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë11

Guida e bletarëve

1. Vizita në vendet ku i mbajnë bletët bletarët më të mirë mirdi-tas.-klasifikimi i mjalteve, hojeve, qumështit, dyllit etj.�. Panairi i mjaltit

Guida e pasurive nëntokësore dhe bazalteve

1. Nëpër minierat e dikurshme, por dhe ato që janë rihapur.�. Njohja me shkëmbinjtë ultra-bazikë dhe bazikë të Kacinarit, gëlqerorët e Shtrungajt dhe të Kurbneshit, inertet e Fanit të bashkuar, argjilat Prosek-Përlat etj.�. Teknikat e reja të shfrytëzimit të mineralit të bakrit. (shtegtim në Munellë dhe Reps ku do të in-stalohet fabrika e re e pasurimit)

Guida e kampit muze të Spaçit

1. Hartimi i projektit për pajisjen e muzeut të Spaçit si një “Math-auzen shqiptar” i kohës së komu-nizmit. -Mbledhje dëshmish, relikesh, fo-tosh, filmimesh. Një takim me ish të burgosur, por dhe ata që kanë ushtruar funksione në atë burg dhe rindërtimi ekzakt i historive.�. Sinjalistika në hyrje të rrugës në afërsi të Repsit dhe një maket në një vend të dukshëm.

Shtegtimi nëpër gjurmën e auto-stradës

-Një guidë nga punimet e auto-stradës së re, hap pas hapi.(Shtegtim me nxënës shkollash, parlamente rinoire, me të huaj që vizitojnë mirditën etj)

Monumentet natyrore të Mird-itës

-Përmes komunave, organizime tour shtegtimesh në disa nga zo-nat më të rëndësishme që afisho-hen si monumente natyrore të Mirditës si: MunellaBjeshkët e KacinaritShpella e Grykës së ValitShutrriaLisat e MarpepësUltini i NënshejtitRrapi i KaçinaritPllaja e ValmoritBjeshkët e OroshitKroj i BardhëBargjana, Kalaja e Meshurdhit (Kaçinarë)Kunor-Valmori, Zepa, Guri Nus, etj.

Page 12: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë1�

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Page 13: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë1�

Guida e monumenteve historike

Një cikël shtegtimesh nëpër monu-mentet historike dhe të kulturësDuke patur “peshqesh” nga të parët tanë disa vepra unikale në Ballkan, cikli i shtegtimeve dhe filmimeve do të fillojë me 1. Gurra e Domgjonit (ndërtuar në shek.V të erës sonë)�. Kështjella fushore e Vigut (Kastër), në shek IX të e.s, sipër-faqe 0,6 ha, e përforcuar prej 1� kullash.�. Guidë e kullave karakteristike si në Selitë, Nënshejt, Mashëtërko-rë, kulla e Docit-Rubik, kompleksi i kullave Trojëz të Përlatit, ndër-timet e latuara të Fanit, ato të Spacit etj. Gjithsesj sot Mirdita ka në këmbë plot ��00 kulla.�. Po bëhet mediatizim i fortë që të ruhen kullat karakteristike që janë bri autostradës së re si ajo e Sinanajve dhe e Skanajve në Mashtërkorë, Fan apo gjetkë.�. Varreza arbërore e Prosekut6. Mbishkrimi i Gëziqit dhe Stema e Arbërit, Kisha dhe Kuvendi i Ru-bikut7. Ura mesjetare e Vaut të Madh

Guida speleologjike

-Takim me speleologë të njohur për evidentimin e rëndësisë së shpellave në Mirditë.Shtegtim tek:“Shpella e Skëndërbeut” në LufajShpella e Mërkurthit“Shpella e Valit” në Perlat Epër.Shpella e Akullit dhe e Stërçokëve në Nënshejt, etj.

Sistemi i sinjalistikës

1. Brenda vitit �008 të përfundojë vendosja e gjithë sinjalistikës për monumentet historike, kulturore, vatrat e hershme kishtare etj, nëpër kryqëzimet me rrugët krye-sore, sidomos autostradën e re, nga pushtetet vendore. -Organizimi i një takimi të për-bashkët në Rrëshen dhe përcak-timi i gjithë këtyre objekteve me rëndësi për turizmin kulturor, his-torik dhe natyror në Mirditë, çelja e fondeve përkatëse nga njësite vendore.

Page 14: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë1�

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Page 15: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë1�

Bashkia rrëshen,specifike

1. Parësore ringritja e Muzeut të Trashëgimisë Kulturore. Mundësia e gjetjes së një zgjidhjeje përmes një pallati që mund të jepet për ndërtim, dhe poshtë me dritare të mëdha në formë harqesh, të jetë muzeu. Aty brenda të ringrihet një pavion i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe materiale.-Realizimin ne mjediset e qendres kulturore të ekspozitave të veçanta në lidhje me historinë e qytetit-atë të vlerave etnografike, kulinare, etnomuzikore etj ;-Gjetja e një shtëpie karakteristike që të përdoret si objekt etnografik i kultures materiale te qytetit ku te evidentohen banesat karakteristike me punime druri etj sipas tradites se hershme te ketij qyteti. (Mund të ishte kulla �00 vjeçare e Gjergj Reçit)Organizimi i ekspozitave me tematikë një objekt të vecantë në fushën e kulturës materiale si; të zejtarise se qytetit, te prodhimeve tradicionale qytetare, ekspozita fotografike me pamje tematike.-Sistemimi i gjithe dokumentacionit arkivor te dokumentave origjinale, kostumeve, historikeve, ngjarjeve te ndryshme te jetes se qytetit veçan-erisht edhe te diteve tona, dokumentimi i atyre ngjarjeve qe janë event ne jeten e qytetit, keto te jene te dokumentuara me tekste, me foto, me kronika etj etj -Për “Trashëgimisë shpirtërore”, bashkëpunimi me drejtorinë kulturore për ruajtjen e folkut, veprimtari promovuese në Mirditë, veprimtaritë e ndry-shme, por dhe jashtë Mirditës, dhe përbashkimi i Mirditorëve në ditët në Metropol. (çdo vit)

Shënim: Gjithçka e përcjellur në këtë platformë, e cila do të jetë gjith-një në përmirësim e sipër, i mbështetet ligjit përkatës “për trashëgim-inë kulturore”, ato “për muzetë”, Konventave të UNESKO-s “për ruajtjen e Trashëgimisë shpirtërore” dhe mbrojtjen e “diversitetit kulturor” si dhe të mbrojtjes së natyrës dhe trashëgimisë së përvojave dhe arritjeve his-torike. Gjithçka e ratifikuar dhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

Page 16: miridta turistike e faqosur

Mirdita turistike 2007 - 2012

Projekti 4 vjeçar për turizmin kulturor në Mirditë16

Welcome to MirditaWelcome to Mirdita

Moderator: Gjergj Marku

Welc

ome t

o Mirdita