14
TREGUESIT KRYESOR TË PERFORMANCËS

Treguesit kryesor të performancës

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Treguesit kryesor të performancës

TREGUESIT KRYESOR TË

PERFORMANCËS

Page 2: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

Ky dokument përmbledhës

ka për qëllim të ofrojë pasqyrë dhe kontekst shtesë për çdo vit

për azhurnimin e matjeve dhe treguesve. Dokumenti përshkruan faktor

mjedisi të brendshëm dhe të jashtëm

të cilët nxitin ndryshime në performancën e Kolegjit dhe bënë vlerësimin sa

mirë të

treguesve të performancës duke matur progresin drejt arritjes së

objektivave strategjike të Kolegjit

Page 3: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

PËRMBAJTJA

I. TREGUESIT KRYESOR TË PERFORMANCËS ........................................................................................ 4

1.1. Cilësia Mësimore ....................................................................................................................... 5

1.2. Studenti në qendër ....................................................................................................................... 7

1.3. Hulumtimi shkencor ................................................................................................................... 10

1.4. Bashkëpunimi ............................................................................................................................. 12

Page 4: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

I. TREGUESIT KRYESOR TË PERFORMANCËS

Kolegji vazhdon të jetë shembull për institucionet e arsimit të lartë në ofrimin e raporteve

të kësaj natyre si pjesë e përgjegjësisë ndaj qeverisjes. Treguesit në këto raporte kanë

ndryshuar gjatë viteve ndërsa kemi zgjeruar fushën e parametrave që kemi kërkuar të

matim, kemi rritur mbledhjen e të dhënave tona dhe kemi krijuar partneritete me

institucione dhe agjenci të tjera që lejojnë krahasimin e jashtëm.

Dokumenti i treguesve të performancës i është paraqitur menaxhmentit të Kolegjit

Universi.

Dokumenti është i ndarë në pesë seksione të gjera siç identifikohet më poshtë, duke

përshkruar secilën nga pikat në listën më poshtë:

1. Cilësia mësimore;

2. Studenti në qendër;

3. Hulumtimi shkencor;

4. Bashkëpunimi;

5. Kapacitetet infrastrukturore dhe financiare.

Page 5: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

1.1. Cilësia Mësimore

Cilësia e studimeve dhe profesionalizmi i stafit tonë akademik monitorohet dhe vlerësohet në

mënyrë të vazhdueshme nga organet përgjegjëse brenda Kolegjit Universi në mënyrë që

komunitetit t’i shërbejmë kuadro me etikë dhe profesionalizëm.

Misioni kryesor i menaxhimit të cilësisë është përmirësimi i vazhdueshëm i punës së njësive

akademike dhe Kolegjit.

Ekzistojnë mekanizmat për sigurimin dhe zhvillimin e cilësisë në Kolegj që janë:

Komiteti i cilësisë së Kolegjit Universi;

Zyra për Sigurimin e Cilësisë;

Koordinatori i zyrës për sigurim të cilësisë dhe zyrtari për çështje akademike;

Për funksionimin efektiv të sistemit të cilësisë ne kemi krijuar edhe instrumentet për

sigurim te cilësisë që janë pjesë e zyrës për sigurim të cilësisë.

Procedurat e anketimit janë pyetësorët të ndryshëm të cilët janë forma të hartuara për:

stafin akademik

o (Pyetësori vetë-vlerësues për mësimdhënës - Ky pyetësor ka për qëllim të mbledh

pikëpamjet për procesin e mësimdhënies, përmbajtjen e lëndës, metodologjinë e

aplikuar, strategjitë e mësimdhënies, burimet e literaturës së përdorur, vlerësimin

për standardet e arritura, si dhe të vlerësojë

pikëpamjet e mësimdhënësve për programin dhe përvojën e tyre në Kolegjin tonë,

në mënyrën që të vlerësohen të gjitha aspektet e punës sonë. Ky plotësohet një

here gjate vitit akademik)

o (Pyetësor për vlerësimin e trajnimeve nga ana e stafit - Ky pyetësor ka për qëllim

të bëjë vlerësimin e trajnimit dhe trajnuesit nga ana e stafit);

o (Vlerësimi i dekanit për mësimdhënës – Ky vlerësim bëhet nga ana e dekanit të

departamentit për vlerësimin e mësimdhënësit gjatë një viti akademik);

o (Pyetësori i vlerësimit të ndërsjellët të mësimdhënësve - Ky pyetësor bazohet në

anketimin e ndërsjellët të stafit akademik. Mësimdhënësit e vlerësojnë kolegun e

fushës së njëjtë në një ore mësimore ku e vëzhgojnë punën e tij, metodën e

zhvillimit të procesit mësimor teorik e praktik të tij.

o (Vëzhgimi i mësimdhënësve në sallë dhe formës online gjatë ligjërimit- Kjo formë

përdoret vetëm për vëzhgimin e anës teknike gjatë ligjërimit të mësimdhënësve

dhe bëhet për secilin mësimdhënës gjatë një viti akademik);

o (Pyetësori për zhvillimin e stafit akademik – Kjo formë plotësohet një herë në vit

dhe ka për qëllim që të bëhet vlerësimi nga ana e zyrës së cilësisë se sa përkrahën

stafi në zhvillimin profesional të tyre nga ana e Kolegjit).

Page 6: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

studentët

o (Pyetësori i përgjithshëm per ligjeratat dhe ushtrimet laboratorike -vlerëson institucionin në tërësi, programin ku mësojnë, për mësimdhënësin e lëndës, mësimin/ligjëratat, metodologjinë e aplikuar në mënyrën që të vlerësohen të gjitha aspektet e punës mësimore dhe iu shpërndahet studentëve në fund të çdo moduli dhe pas ushtrimeve laboratorike të perfunduara);

o (Pyetësori klinik - vlerëson praktikën klinike dhe cilësinë e mentorit klinik dhe i shpërndahet studentëve në fund të çdo praktike klinike);

o (Pyetësor për fillimin e studimeve - Ky pyetësor ka për qëllim të mbledhë informata për programin që ju keni zgjedhur të studioni, për mënyrën dhe stilet e të mësuarit si dhe pritjet tuaja për programin dhe Kolegjin në përgjithësi);

o (Pyetësor për mbarimin e studimeve - Ky pyetësor ka për qëllim të mbledhë informata për programin që ju keni studiuar, për mënyrën dhe stilet e të mësuarit si dhe feedback/përshtypjet për programin dhe Kolegjin në përgjithësi);

o (Pyetësori vjetor për student - Qëllimi parësor i këtij pyetësori është mbledhja e pikëpamjeve të studentëve për mësimin/ligjëratat nga ana e mesimdhenesve, infrastrukturën e Kolegjit, qëndrimet ndaj studentëve nga ana e stafit administrativ, vlerësimin dhe kushtet e mësimit në mënyrën që të vlerësohen të gjitha aspektet e punës mësimore);

o (Pyetesor për kërkime shkencore dhe praktika - Qëllimi parësor i këtij pyetësori është mbledhja e pikëpamjeve të studentëve për punën shkencore kërkimore, përkrahjen dhe shtyrjen drejt punës hulumtuese nga mësimdhënësi i lëndës si dhe orientimin e studimeve në punën praktike);

studentët e diplomuar o (Anketa për të diplomuarit – Përmes kësaj ankete ne përcjellim avansimin e

studentëve tanë në avansimin profesional dhe karrierë edhe pas përfundimit të studimeve tek ne).

stafin administrativ o (Pyetesori per stafin administrativ - Qëllimi parësor i këtij pyetësori është

mbledhja e pikëpamjeve të personelit administrativ dhe përvojën e tyre në Kolegjin tonë).

punëdhënësit o (Pyetësor për punëdhënësit rreth aftësive dhe punësueshmërisë së studentëve

dhe të diplomuarve të Kolegjit Universi – Qëllim i këtij pyetësori është të merret mendimi i punëdhënësve rreth aspekteve të ndryshme të kryerjes së punës praktike, punësimit të studentëve dhe të diplomuarve në kompanitë e tyre dhe nxitja e përfshirjes aktive të tyre në ofrimin e praktikës dhe punës për studentë dhe të diplomuar. Gjithashtu, përmes këtij hulumtimi synohet identifikimi i nevojave të kompanive dhe pranimi i vlerësimit të tyre për shkathtësitë e studentëve dhe të diplomuarve të Kolegjit Universi.

Page 7: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

1.2. Studenti në qendër

Studenti është në qendër të vëmendjes së stafit të Kolegjit Universi. Aftësimi i tyre shkencor e

profesional, aplikimi i metodave aktive nxitëse të mësimit, krijimi i kushteve për orë mësimore

të pasuruar me praktikë dhe inkurajimi i tyre për t’u aktivizuar si bashkëpunëtor në të gjitha

veprimtaritë plotësuese për konkretizimin e dijeve të marra në Kolegjin Universi janë disa nga

karakteristikat që e karakterizojnë institucionin tonë.

Më poshtë do t'i elaborojmë treguesit e përformancës veç e veç që lidhen me mësimdhënien

dhe mësimnxënien me studentin në qender:

Raporti i aplikuesve me numrin e studentëve që pranohen për çdo program të studimit

Ky tregues i performancës na tregon raportin ndërmjet aplikuesve për çdo program

studimi me numrin e studentëve që pranohen për vit akademik.

Ky tregues i performancës na tregon raportin ndërmjet aplikuesve me numrin e

studentëve që pranohen në total në Kolegjin Universi në tri vitet e fundit.

Performanca akademike e studentëve

Ky tregues i performancës e mat performancën e studentëve përmes notës mesatare të

akumuluar dhe bazuar në specifikat sipas programeve të studimit.

Ky tregues i performancës tregon notën mesatare të studentëve ndër vite gjatë

studimeve të tyre deri tani në Kolegjin Universi për tri vitet e fundit.

Braktisja e studimeve

Ky tregues paraqet përqindjen e numrit të studentëve të cilët i braktisin studimet në

Kolegj (për arsye akademike apo jo-akademike) para kompletimit të programit të

studimeve me numrin total të studentëve të regjistruar për semestër.

Transferimi i studentëve prej një Kolegji/Universiteti në Kolegjin tonë dhe anasjelltas

Sipas Statutit të Kolegjit Universi:

Studenti mund të bëjë ndërrimin e programit të studimit duke përfunduar mësimin në

një program të studimit dhe duke filluar mësimin në një program tjetër të studimit në

njësinë e njëjtë apo në njësinë tjetër akademike të Universit;

Ndërrimi i programit të studimit është i mundur në mes programeve të studimit me

qëllim të arritjes së nivelit të njëjtë të arsimit në pajtim me dispozitat e këtij Statuti;

Page 8: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

Ky ndërrim mund të bëhet në vitin e parë të studimeve. Ndërkaq, pas vitit të parë të

studimeve ndërrimi ngërthen në vete dhënien e provimeve plotësuese;

Studenti duhet t’ia dorëzojë kërkesën për ndërrimin e programit të studimit komisionit

për studime të njësisë akademike ku dëshiron të vazhdojë studimet. Bashkëngjitur me

kërkesën duhet të jetë evidenca për plotësimin e suksesshëm të kërkesave bazuar në

programin e mëparshëm të studimit;

Komisioni i studimeve përcakton detyrimet individuale për ndërrimin e programit të

studimit në pajtim me rregullat e caktuara të programit të studimit;

Ankesa kundër kërkesës së refuzuar për ndërrimin e programit të studimit duhet t’i

bëhet Rektorit nga studenti brenda 8 ditëve të punës pas publikimit të vendimit;

Gjatë ndërrimit të programit të studimit prej një Universiteti tjetër në Kolegjin Universi

do të zbatohet rregullorja për transferim të studentëve.

Ndërrimi i programit të studimit nuk mund të bëhet nëse studenti duhet sërish të

regjistrohet në vitin e parë të studimeve në programin e ri të studimeve

Ky tregues transferi është raporti midis rezultatit të zbritjes së numrit të studentëve

që janë transferuar nga Kolegji Universi prej numrit të studentëve që janë transferuar në

Kolegjin tonë me numrin e studentëve para transferit. Raporti prezantohet si përqindje

dhe mund të jetë pozitivë duke treguar se Kolegji ka shtuar numrin e studentëve apo

negative në rastet kur ka rënë në numrin e studentëve.

Diplomimi i studentëve

Ky tregues performance është një matës i vlerësimit të raportit të studentëve që kanë

diplomuar në vit krahasuar me totalin e numrit të studentëve që është pritur të

diplomojnë nëse secili do të kishte përfunduar studimet me kohë;

Ky tregues performance kalkulohet për secilin departament ndaras pasi që dallojnë për

nga totali i numrit të semestrave për të kompletuar kërkesat për diplomim. Me grafikë

prezantohen: të dhënat e numrit të studentëve që kanë diplomuar të sipas programeve

të studimit për të gjitha njësitë akademike dhe raportin ndërmjet studentëve që kanë

diplomuar me kohë dhe që është dashur të diplomojnë.

Të diplomuarit tanë

Përmes këtij treguesi të performancës masim numrin e studentëve që kanë kryer

studimet bachelor tek ne, të cilët brenda gjashtë muajve të diplomimit: a) janë

punësuar, b) kanë vazhduar studimet master, c) nuk janë punësuar dhe d) nuk i kanë

vazhduar studimet.

Page 9: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

Mësimdhënia

Norma mësimore e një profesori është numri ekuivalent i studentëve me ngarkesë të

plotë mësimore për profesor;

Numri ekuivalent i studentëve me ngarkesë të plotë mësimore për profesor në nivel

Kolegji, në tri vitet e fundit;

Numri ekuivalent i studentëve me ngarkesë të plotë mësimore për profesor në nivel të

departamenteve, në tri vitet e fundit.

Raporti teori-praktikë

Përmes këtij treguesi të performancës ne e paraqesim lidhshmërinë dhe raportin në

mes të teorisë dhe praktikës të lëndëve mësimore sipas departamenteve;

Përmes këtij treguesi të performancës ne e paraqesim lidhshmërinë dhe raportin në

mes të teorisë dhe praktikës të lëndëve mësimore në nivel Kolegji.

Numri i programeve të reja në tri vitet e fundit

Ky tregues performance e tregon numrin e programeve të reja në kuadër të Kolegjit

tonë për tri vitet e fundit;

Ky tregues performance e tregon numrin e programeve të reja sipas departamenteve

për tri vitet e fundit.

Page 10: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

1.3. Hulumtimi shkencor

Stafi akademik i Kolegjit Universi realizon punë kërkimore tërësisht aplikative me element të

rëndësishëm që ndikojnë në aftësimin shkencor të studentëve në fushat e tyre të studimit. Kjo

bëhet në mënyrë që rezultatet e tyre të jenë të matshme dhe të prekshme dhe jetësohen në

shërbim të komunitetit.

Publikimet shkencore

Treguesi i performancës që ju referohet publikimeve shkencore shërben si matës i

numrit të publikimeve shkencore të publikuara nëpër revista shkencore apo publikimi i

librave apo monografive në vit për stafin akademik sipas departamenteve;

Treguesi i performancës që ju referohet publikimeve shkencore shërben si matës i

numrit të publikimeve shkencore të publikuara nëpër revista shkencore apo publikimi i

librave apo monografive, në vit për stafin akademik si Kolegj.

Konferencat shkencore

Ky tregues performance e mat përqindjen e pjesëmarrjes nëpër konferenca

internacionale të stafit akademik krahasuar me numrin e përgjithshëm të stafit

akademik në Kolegj për vit (për tri vitet e fundit);

Ky tregues performance e mat përqindjen e pjesëmarrjes nëpër konferenca

internacionale të stafit akademik të departamenteve për vit (për tri vitet e fundit);

Gjithashtu, përmes këtij treguesi të performancës paraqitet numri i konferencave

shkencore dhe simpoziumeve të organizuara nga Kolegji brenda vitit akademik (për tri

vitet e fundit);

Përmes këtij treguesi të performancës paraqitet numri i konferencave shkencore dhe

simpoziumeve të organizuara nga departamentet brenda vitit akademik (për tri vitet e

fundit).

Projektet hulumtuese

Ky tregues performance mat numrit total të projekteve hulumtuese të financuara nga

buxheti vjetor (i brendshëm) i Kolegjit

Ky tregues performance mat numrin total të projekteve hulumtuese të financuara nga

agjencionet e jashtme përmes granteve të ndryshme

Page 11: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

Citimi i publikimeve shkencore dhe impakt faktori

Ky tregues performance e mat numrin e citimeve të punimeve në revistat e publikuara

për stafin e rregullt akademik në Kolegj (për tri vitet e fundit);

Ky tregues performance e mat numrin e citimeve të punimeve në revistat e publikuara

për stafin e rregullt akademik sipas departamenteve (për tri vitet e fundit).

Bashkëpunimi me aktivitetet shkencore

Përmes këtij treguesi të performancës ne e matim nivelin e bashkëpunimit me kompanitë

prodhuese dhe bizneset që operojnë në vendin tonë.

Numri i takimeve me kompanitë prodhuese brenda vitit;

Numri i ndryshimeve të ofruara në programe si pasojë e rekomandimit të kompanive.

Page 12: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

1.4. Bashkëpunimi

Bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar është i domosdoshëm për studentët dhe stafin

tonë akademik. Mobiliteti semestral apo vjetor i pajisë studentët tanë me njohuri të reja

edukative dhe kulturore, u mëson metoda të reja të punës si dhe u jep mundësi shkëmbimit të

përvojave mes tyre.

Mënyra formale e aktiviteteve ndërkombëtare të Kolegjit është arritja e marrëveshjeve të

bashkëpunimit dhe shkëmbimit të studentëve me institucione hulumtuese prestigjioze.

Aktivitet tjetër shumë i rëndësishëm është bashkëpunimi i departamenteve me homologët e

tyre në institucione tjera akademike dhe hulumtuese përmes hulumtimeve të përbashkëta dhe

shkëmbimit të vizitave.

Tjetër aktivitet i rëndësishëm është kontributi i njësive akademike nëpër shoqëri shkencore

ndërkombëtare përmes stafit të tyre, aktivitet ky që e promovon pozitën e Kolegjit në

komunitetin shkencor ndërkombëtarë.

Aktivitetet zyrtare ndërkombëtare

Përmes këtij treguesi të performancës ne paraqesim numrin e marrëveshjeve të

ndryshme të bashkëpunimit me institucione të ndryshme;

Përmes këtij treguesi të performancës ne paraqesim numrin e marrëveshjeve të

ndryshme të bashkëpunimit me institucione të ndryshme si departamente;

Numrin e organizatave/institucioneve ndërkombëtare në të cilët është i anëtarësuar

Kolegji.

Bashkëpunimet e përgjithshme shkencore

Ky tregues performance përfshin të dhënat brenda vitit rreth aktiviteteve kryesore në të cilat

janë të angazhuar personeli akademik sipas klasifikimit më poshtë:

Komitetet shkencore. Numri i personelit akademik i ndarë sipas departamenteve të cilët

shërbejnë nëpër organizata internacionale shkencore, kulturore dhe profesionale;

Bashkëpunimi ndërkombëtarë. Numri i aktiviteteve të realizuara ndërmjet

departamenteve dhe institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, qoftë në mënyrë

individuale apo si grupe;

Postet drejtuese. Numri i personelit akademik që shërbejnë nëpër borde të shoqërive

kulturore dhe hulumtuese ndërkombëtare.

Page 13: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

Kapacitetet infrastrukturore dhe financiare

Adaptimi i hapësirave të Kolegjit me kërkesat e studentëve dhe mundësitë e rritjes së

kapaciteteve të infrastrukturës janë parametra për rritje edhe të numrit të pranimit të

studentëve dhe shtimit të profileve të reja universitare.

Kjo përfshin një sistem efikas të menaxhimit, disponimin e burimeve të duhura qoftë njerëzore

apo materiale në mënyrë që të përmirësojë vazhdimisht procesin e mësimdhënies dhe

mësimnxënies. Kolegji ofron kushte të mira mjedisore si për stafin ashtu edhe për studentët në

mënyrë që të ndihmojë procesin e edukativo-arsimor. Sallat dhe laboratorët janë të pajisura me

pajisje dhe teknologji moderne, gjithashtu, departamentet janë të orientuara nga përdorimi i

metodave bashkëkohore të mësimdhënies në mënyrë që studimet të jenë sa më kualitative.

Efikasiteti dhe transparenca e sistemit financiar dhe administrativ në Kolegjin tonë shërbejnë si

bazë për mbarëvajtjen e procesit të ofrimit të arsimit të lartë.

Kënaqshmëria e stafit

Ky tregues performance ka të bëjë me matjen e nivelit të kënaqshmërisë së stafit sa i

përket shërbimeve dhe çështjeve të ndryshme për të cilat janë hulumtuar përmes

pyetësorëve;

Kënaqshmëria e studentëve

Ky tregues performance e mat nivelin e kënaqshmërisë së studentëve për shërbimet që

janë përfshirë në pyetësorë rreth mësimdhënies dhe mësim nxënies, poashtu, edhe për

shërbimet e ofruara administrative/teknike.

Aftësitë dhe kualifikimi i të diplomuarve

Ky tregues performance na tregon se sa ju kanë ndihmuar studimet në Kolegjin tonë

studentëve për tu adaptuar në tregun e punës nga ata;

Ky tregues performance na tregon se sa ju kanë ndihmuar studimet në Kolegjin tonë

studentëve për tu adaptuar në tregun e punës sipas punëdhënësve.

Biblioteka

Përmes këtij treguesi ne e paraqesim numrin e titujve të librave në bibliotekë në raport

me numrin e studentëve si dhe shkallën e qasjes në bibliotekë;

Page 14: Treguesit kryesor të performancës

| Adresa: Bardhodh (Prishtnë),Tel: 038 54 54 55, Mob: 044 170 586, www.kolegjiuniversi-edu.net

Numri i titujve të librave në bibliotekë në raport me numrin e studentëve;

Numri i titujve të librave në bibliotekë në raport me numrin e studentëve, sipas

departamenteve;

Shkallën e qasjes në bibliotekë (numri i studentëve të regjistruar krahasuar me numrin

total të tyre), sipas departamenteve;

Shkallën e qasjes në bibliotekë (numri i studentëve të regjistruar krahasuar me numrin

total të tyre), si Kolegj.

Laboratorët

Përmes këtij treguesi e masim numrin e laboratorëve dhe pajisjeve përcjellëse

laboratorike ekuivalente me lëndët në kuadër të Kolegjit;

Përmes këtij treguesi e masim numrin e laboratorëve dhe pajisjeve përcjellëse

laboratorike ekuivalente me lëndët në kuadër të departamenteve.

Paisjet teknologjike

Përmes këtij treguesi ne e paraqesim numrin e kompjuterëve për student, gjithashtu, numrin e

softuerëve në shërbim të personelit akademik dhe studentëve.

Numri i kompjuterëve për staf akademik si Kolegj dhe si departamente;

Numri i kompjuterëve për student;

Numri i softuerëve në shërbim të personelit akademik;

Numri i softuerëve në shërbim të studentëve .

Përshtatshmëria dhe cilësia e objekteve

Ky tregues performance e mat përshtatshmërinë dhe cilësinë e objekteve në funksion të

sigurimit të cilësisë.

Buxheti

Ky tregues performance tregon shumën e buxhetit të Kolegjit për tri vitet e fundit si dhe tregon

format e shpërndarjes së buxhetit.

Shumën e buxhetit të Kolegjit për tri vitet e fundit;

Mënyrën e shpërndarjes së buxhetit.