28
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI“ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: PARASHKOLLOR TEMA: Ndikimi i muzikës tek fëmijët PUNIM DIPLOME Mentori/ja: Kandidati/ja: Prof.Asoc .Msc.Mimoza Kurshumlia Djellza Imeraj Gjakovë, Nëntor 2018

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

  • Upload
    others

  • View
    460

  • Download
    7

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI“

FAKULTETI I EDUKIMIT

DEGA: PARASHKOLLOR

TEMA: Ndikimi i muzikës tek fëmijët

PUNIM DIPLOME

Mentori/ja: Kandidati/ja:

Prof.Asoc .Msc.Mimoza Kurshumlia Djellza Imeraj

Gjakovë, Nëntor 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

Ky punim diplome u mbrojt më ____________________ para Komisionit vlerësues në përbërje:

1. __________________________ Kryetar

2. __________________________ Antarë

3. __________________________ Antarë

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën: _____

Nënshkrimet e antarëve të Komisionit vlerësues:

1. ____________________________ Kryetar

2. ____________________________ Antarë

3. ____________________________ Antarë

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

Përmbajtja

Mirënjohje ..................................................................................................................................................... 4

Abstrati .......................................................................................................................................................... 5

Hyrja ............................................................................................................................................................. 6

Historiku i zhvillimit të artit muzikor ........................................................................................................... 8

Ndikimi i muzikës tek fetusi në shtatëzani ................................................................................................... 9

Ndikimi i muzikës në fëmijërin e hershme 0-5 vjeç ................................................................................... 11

Qëllimi dhe objektivat e edukimit muzikor tek fëmijët e moshës shkollore 6-11 vjeç ............................... 14

Ndikimi i muzikës tek fëmijët autik ............................................................................................................ 17

Hulumtime shkencore rreth ndikimit të muzikës tek fëmijët ...................................................................... 18

Muzika dhe adoleshenca ............................................................................................................................. 20

Sygjerime dhe rekomandime për prindërit lidhur me ndikimin e muzikës tek fëmijët ............................... 22

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE ......................................................................................................... 24

Rezymeja .................................................................................................................................................... 26

Literarura; ................................................................................................................................................... 27

Referencatnga interneti ose burime nga interneti........................................................................................ 28

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

4

Mirënjohje

Në përfundim të këtij punimi akademik dëshiroj të shpreh mirënjohjen e veçantë dhe të falënderoj

të gjithë ata që me mbështetjen e tyre bënë të mundur që unë të realizoja këtë studim, që po

paraqitet sot para jush për mbrojtje në nivelin bachelor. Sidomos, një falenderim të veçantë për

profesoreshën Prof.Asco.Msc. Mimoza Kurshumlia, e cila është edhe mentorja e këtij punimi, për

të gjitha vërejtjet dhe sygjerimet e dhëna, që nga nisja e deri tek përfundimi i këtij punimi të

diplomës. Pa ndihmën e tyre, ky botim nuk do të ishte kaq i plotë në përmbajtjen dhe paraqitjen e

tij.

Shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë stafin e Departamentit të Edukimit, për punën e pa

lodhur dhe njohuritë që kanë transmetuar tek unë duke bërë të mundur rritjen e kapaciteteve,

thellimin dhe përmirësimin e njohurive. Ndihma e tyre, edhe pse jo e drejtpërdrejtë, në këtë punim

ndjehet në çdo rresht të tij.

Falënderoj gjithashtu familjen time për mbështetjen morale dhe financiare që më mundësuan

studimet.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

5

Abstrati

Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e

lashta muzika i ka bërë njerëzit të shprehen, të inspirohen dhe të ndikohen përmes formave të

ndryshme të saj.

Në këtë punim fillimisht, do të ndalem tek shpjegimi i nocionit ”muzikë” historiku i muzikës që

nga Greqia antike dhe zhvillimi i saj.

Duke qenë se ky punim titullohet “Ndikimi i muzikës tek fëmijët" do të mundohem, që përmes

studimeve të shumta të sjell ndikimin që ka muzika tek fetusi-gjatë shtatëzanisë së nënës.

Pastaj, do të vazhdoj me ndikimin e muzikës në fazat e hershme të fëmijërisë, duke filluar prej

lindjes së foshnjës, pra që nga ninullat deri në moshën 5 vjeçare, kur fëmijët tanimë fillojnë të

shijojnë të kënduarit.

Duke qenë se muzika është pjesë e pa ndarë e shkollimit tonë, që nga shkollimi parafillor deri në

përfundim të shkollimit të mesëm të ulët, do mundohem të tregoj qëllimet dhe objektivat edukimit

muzikor tek fëmijët e moshës shkollore. Në kuadër të kësaj do të tregoj edhe ndikimin e muzikës

tek fëmijët autik.

Për temën në fjalë, janë bërë shumë hulumtime nga shkenca të ndryshme si; neuroshkenca,

pedagogjia, psikologjia etj. Andaj do mundohem që të sjell disa hulumtime shkencore që

dëshmojnë impaktin e muzikës tek fëmijët. Në pjesën e fundit do të fokusohem në përgaditjet që

bëhen për një orë të edukatës muzikore në klasat parafillore, si dhe disa sygjerime dhe

rekomandime për prindërit rreth edukimit muzikor për fëmijët e tyre.

Fjalët kyçe: Muzika, fëmijët, edukimi, instrumentet muzikore, lloji i muzikës etj.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

6

Hyrja

Muzika ka qenë, është dhe do të jetë pjesë e jetës njerëzore, e shpirtit njerëzor, me ritmin e saj,

me melodinë dhe harmoninë krijonë emocione nga më të ndryshme te njeriu. Ajo zgjon ndjenja

gëzimi, hareje, por krijon edhe emocione të ndryshme. Ajo mund të jetë edhe e dhimbshme,

melankolike, sidomos në disa vepra që kanë për qëllim krijimin e këtyre ndjenjave siç janë marshet

e përmortshme. Por, duhet cekur se krijuesit dhe analizuesit nuk mbështeten vetëm në anën

emotive, por edhe në mendje e në intelekt. Kombinimi i anës emocionale me atë intelektuale-

racionale është i natyrshëm dhe i nevojshëm.

Muzika edhe sot përpos të rriturve edhe tek fëmijët e moshave të ndryshme, ka një rëndësi të

veçantë, duke përfshirë të gjitha sferat e jetës. Muzika, ka qenë, është dhe do të jetë, me qëllime

dhe objektiva të qarta tek të gjitha moshat, në formimin dhe zhvillimin e shpirtit të njeriut. Njeriu,

është qenie humane, ku si e tillë përbëhet nga 4 (katër) pjesë përbërse: trupi, mendja, zemra dhe

shpirti. Pra, muzika me objektivat dhe qëllimet e saj, ndikon indirekt në zhvillimin e personalitetit.

Që në kohët e lashta u është kënduar fëmijëve, sidomos foshnjave gjatë vënjes në gjumë me këngë

që njihen si ninulla. Kjo është bërë duke parë efektin relaksues tek ato. Në studime të kohëve të

fundit vetëm sa konfirmohet ndikimi i muzikës tek fëmijët si në aspektin emocional po ashtu edhe

në atë kognitiv. Ndikimi në aspektin emocional tregon relaksimin e foshnjës nga tinguj të

ndryshëm, disponimin pozitiv dhe shprehjen artistike. Ndërsa ndikimi në aspektin kognitiv, rritjen

e aftësive të përqendrimit, rrit aftësit logjike etj. Mirëpo, gjithmonë duke pasur parasysh llojin dhe

volumin e muzikës.

Duhet theksuar edhe rolin që ka muzika në aftësinë e të folurit tek fëmijët, shumica e fëmijëve

fillojnë të flasin duke dëgjuar këngë të thjeshta ritmike dhe me fjalë që përsëriten.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

7

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

8

Historiku i zhvillimit të artit muzikor

Muzika është njëra ndër artet e bukura, që për mjet shprehjeje ka tingullin. Vet fjala ose nocioni

“muzikë” është me origjinë nga Greqia, që dikur kishte kuptim më të gjërë se ka kjo fjalë sot.

Prejardhja e kësaj fjale greke vjen nga emri i muzave, përkatësisht i nëntë vajzave të Zeusit. Ato

sipas mitologjisë antike greke ishin mbrojtëset e veprimtarive shpirtërore d.m.th. të arteve. Muzika,

dy mijë e pesëqind vjetë më parë nuk ishte e pavarur, por ishte ngushtë e lidhur sidomos me

poezinë dhe me artet skenike, siç ishin; tragjeditë e Eskilit, të Sofoklit e të Euripidit, e të

veprimtarive të tjera letrare.

Muzika si art, që për shprehje përdor me lartësi dhe kohëzgjatje të fiksuar, e që interpretohen nga

zëri i njeriut dhe i veglave muzikore, filloj për herë të parë të përdoret në mesjetë dhe pikërisht në

kohën kur në veprimtaritë shpirtërore sundonte krishtërimi në Evropën e civilizuar.

Në shekullin XX me emrin “muzikë” përfshihen jo vetëm tingujt me vetitë e caktuara, por edhe

zhurma, bubullima, bërtitja etj. Pra fjalë, fenomene të ndryshme akustike, të gjitha ato që i kap

veshi i njeriut. Nga kjo që u tha më sipër vetëkuptohet se termi ‘’muzikë’’ nuk është përdorur

gjithmonë në të njëjtin kuptim, siq kuptohet tradicionalisht muzika.

Muzika, sipas përmajtjes, karakterit dhe natyrës së saj, mund të jetë muzikë popullore, artistike

ose serioze-klasike, dhe muzikë argëtuese ose zbavitëse. (Berisha.E., 1996)

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

9

Ndikimi i muzikës tek fetusi në shtatëzani

Muzika duhet të dëgjohet që në muajt e parë të shtatëzanisë, sepse përveçse e ndihmon nënën e

ardhshme të qetësohet, ndikon edhe në krijimin e një dialogu-direkt midis saj dhe fëmijës që ajo

ka në bark. Notat muzikore mendohet se kanë një efekt shumë pozitiv në zhvillimin e fetusit dhe

të porsalindurit, gjithmonë duke qenë të kujdesshëm për llojin e muzikës që e përzgjedhim. Në

këtë rast muzika, kur nëna është shtatëzënë preferohet të ndëgjoj muzikë relaksuese, dhe volumi

të jetë i përshtatshëm për nënën dhe fetusin.

Në Sllovakinë orientale, konkretisht në Kosice Saka (spital) u instalua një program

eksperimentues. Në repartin e fëmijëve të porsalindur, fëmijëve ju vendosën kufje me anën e së

cilave ata kishin mundësi të dëgjonin melodi shumë të lehta muzikore. Sipas mjekëve kjo do t’i

ndihmonte ata të kapërcenin stresin e lindjes, duke favorizuar aftësitë e tyre së të mësuarit dhe

komunikimit. Muzika që ju vendos ishte e zhanreve të ndryshme, edhe pse dominonte ajo klasike.

Të porsalindurve ju vendosën kufjet me 5 seanca, dhe secila zgjaste 20 minuta.

Përse duhet të habitemi?

Në fund nuk ka asgjë për t’u habitur. Ne i flasim fëmijës qysh nga lindja, edhe pse ai ende nuk

është në gjendje të kuptojë atë çfarë i themi. Në këtë mënyrë ne e mësojmë në mënyrë graduale

dhe instiktive gjuhën verbale. Pra, nuk mund të kosniderohet e çuditshme të bëhet e njëjta gjë edhe

me muzikën, e cila është një mënyrë komunikimi edhe më direkte.

Sipas mjekëve që ndërmorrën këtë eksperiment, dëgjimi i muzikës që në moshë aq të vogël

ndihmon për të edukuar trurin të pranojë tingujt harmonikë, të cilat do t’i shërbejnë në mënyrë

instiktive për të rritur mirëqënien e tij. (https://www.pernenat.al/muzika-per-shtatezanine-dhe-te-

porsalindurin/, n.d.)

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

10

Shumë shkencëtarë të vërtetë, besojnë se ndikimi i muzikës në lindjen e një fëmije, të dobishme

dhe ajo ka një efekt pozitiv edhe para lindjes.

Ne e dimë se 14 javë të shtatzënisë, fëmija dëgjon tingujt e muzikës nga jashtë, dhe ne kishim

trupin e një gruaje, përveç kësaj, fëmija mëson zërin mirë të babait të tij, dhe gjuha e tij si qetësues

i butë.

Pas lindjes fëmija tanimë e njeh zërin e nënës, sidomos kur gruaja, nëna shtatzënë këndon apo

ndëgjon muzikë klasike. Pas lindjes së kësaj muzike dhe si vibrimet qe të shëndosha që ndikojnë

fëmija i vetëm pozitiv, dhe kjo jo vetëm për të pushuar, por do të zhvillohet intelektualisht dhe

muzikë klasike do të japin përparësi jetës. (http://moe-al.drugster.in.ua/pediatri-dhe-kshilla-pr-

prindrit/29366-ndikimi-i-muziks-n-zhvillimin-e-fmijs.html, n.d.)

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

11

Ndikimi i muzikës në fëmijërin e hershme 0-5 vjeç

Që në lashtësi, nënat ju kanë kënduar fëmijëve të tyre këngë djepi apo siç njihen ndryshe-ninulla.

Këngët e djepit, ninullat shprehin dashurinë dhe dëshirat e prindërve për fëmijët e tyre. Ato në

përgjithësi janë këngë të shkurtëra, me te cilat nëna vë në gjumë fëmijën. Këto këngë, me gjithë se

i gjejmë si variante mjaft të përhapura, shpesh janë improvizime që nëna i bën aty për aty si muzika

rep, xhaz, tallava etj.

Zakonisht këto këngë fillojnë me fjalët: “nani-nani djalin ose vajzën” ose “nina-nana”, në disa

këngë djepi, sidomos në ato të jugut, gjejmë dhe fjalë te pashpjegueshme ose emra njerëzish të

cilët dallohen për ndonjë karakteristikë të veçantë për këtë ose atë gjë. Ninullat janë monologë

intimë poetikë, ku prindërit shprehin dëshirat e tyre për fëmijët që janë te lidhura me urtësinë,

dashurinë, trimërinë, shëndetin, jetën e gjatë etj.

Mjetet artistike, figurat letrare që përdoren zakonisht janë krahasimi dhe personifikimi. Ninullat

janë më tepër lirike. Nëna e krahason vajzën me gonxhen e trëndafilit, me lulen e shegës, me

mollën kurse djalin me pëllumbin, yllin. Shumë i bukur është personifikimi i gjumit të cilin nëna

e paraqet si pëllumb që vjen dhe e merr fëmijën në krahët e tij.

(https://sq.wikipedia.org/wiki/Ninulla, n.d.)

Foshnjat njohin melodinë e një kënge para se t’i kuptojnë fjalët. Ata shpesh e përcjellin muzikën

me mimika ose lëvizje trupore. Muzika me zë të ulët në ambient mund të jetë qetësuese për

fëmijën, sidomos në kohën e gjumit. Niveli i lartë i zërit të muzikës mund të nxisë te fëmijët të

folurit me zë të lartë dhe kjo mund të jetë njëri nga ndikimet negative të muzikës. Në këtë fazë të

zhvillimit të fëmijës duhet t’i këndohen këngë të shkurta, të thjeshta me zë të butë, preferohet që

tu këndohet fëmijëve gjatë të ushqyerit, larjes ose aktiviteteve tjera.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

12

Fëmijëve të moshës 1-4 vjeç u pëlqen të vallëzojnë me muzikë, sidomos me atë ritmike. Në këtë

fazë të zhvillimit fëmijët ndëgjojnë këngë të shkurtëra me pak fjalë dhe që përsëriten, çka inkurajon

tek ata të mësuarit e shqiptimit të fjalëve dhe memorizimin të tyre. Shpesh ata këndojnë këngë pa

kuptim dhe i përcjellin me lëvizje të ndryshme, si me duartrokitje apo lëvizje tjera të trupit ose me

zhurmën e objekteve të ndryshme.

Fëmijët e moshës 4-5 vjeç e shijojnë të kënduarit, ata ndjenjë kënaqësi nga zhurma e zërit të tyre,

që jo domosdoshmërisht duhet të jetë e kënduar e mirëfilltë. Atyre u pëlqen këngë ku përfshihen

numrat, germëzimi ose pjesë nga ndonjë tregim. Fëmijët në këtë moshë fillojnë të shprehin

preferencat për lloje të ndryshme të muzikës. Një grup psikiatrësh në Universitetin e Vermontit

thotë se ushtrimi muzikor mund t’i ndihmojnë pozitivisht fëmijët të përqendrojnë vëmendjen,

kontrollojnë emocionet dhe të zvogëlojë ankthin e tyre.

Shkencëtarët analizuan skanimet e trurit të 232 fëmijëve të moshës 6-18 vjeç, dhe zbuluan se për

të krijuar tërësinë e mjedisit të fëmijëve - prindërit, mësuesit, miqtë, kafshët shtëpiake, aktivitetet

jashtëshkollore, ndihmojnë për shëndetin e tyre psikologjik, ndërsa muzika është një komponent

kritik, sepse ajo ndikon zonat motorike dhe të sjelljes në tru, si për shembull, kujtesën e veprimeve,

vëmendjen, organizimin dhe planifikimin për të ardhmen.

Nga muzika ndikohen edhe zonat e trurit që luajnë rol kritik në kontrollin frenues, dhe në aspekte

të përpunimit të emocioneve. Gjetjet forcojnë hipotezën se një violinë mund të ndihmojë betejën

e fëmijëve me çrregullime psikologjike më mirë se një shishe me pilula. Një qasje e tillë mund të

jetë e vështirë për t’u përmbushur tre të katërtat e nxënësve të shkollave të mesme amerikane, rrallë

ose kurrë nuk kanë marrë mësime jashtëshkollore në muzikë apo arte. Statistika të tilla, kur merren

në kontekstin e rezultateve të këtij studimi, nënvizojnë rëndësinë jetike të ushtrimeve muzikore

për të rinjtë, duke filluar në fëmijëri (Petijohn, 1996).

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

13

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

14

Qëllimi dhe objektivat e edukimit muzikor tek fëmijët e

moshës shkollore 6-11 vjeç

Qëllimi i edukimit dhe arsimit të përgjithshëm parashkollor është sigurimi i kushteve për zhvillim

fizik, intelektual, social, emocional dhe moral të fëmijëve duke iu mundësuar në këtë mënyrë që

zhvillimi i tyre i mëtejmë të jetë më i sukseshëm dhe më i plotë. Nga qëllimi gjithëpërfshirës dhe

unik i edukimit parashkollor buron edhe qëllimi i edukimit muzikor i shprehur në mënyrë konqize,

do të thotë; nxitja e fëmijëve për ta përjetuar artin muzikor dhe për t’u shprehur në mënyrë të lirë

me mjetet shprehëse muzikore, varësisht nga mundësitë e tyre. Qëllimi në të vërtet është mjaft

kompleks, sepse zhvillimi i aftësive muzikore është një proces i gjatë i transformimit kuantitativ

dhe kualitativ i dispozitave muzikore të trashëguara. Prandaj, edukimi muzikor ka një varg

objektivash të qarta edukative:

• Para së gjithash veprimtaria muzikore duhet të sjellë gëzim dhe disponim të mirë, si

dhe të nxisë emocione pozitive;

• Nëpërmjet procedurave edukativo-arsimore (aktiviteteve të ndryshme teorike dhe

praktike muzikore) përkatëse me moshën të iniciohet interesimi për muzikë,

përkatësisht për dëgjim të muzikës;

• Të përkrahet dhe kultivohet spontaniteti i të shprehurit muzikor të lirë të fëmijëve, pra

të nxiten mundësit krijuese të tyre;

• Të bëhen nismat e zhvillimit të veshit muzikor nëpërmjet ndjenjës ritmike, melodike e

të memories muzikore;

• Të kultovohet dhe të zhvillohet zëri i fëmijëve dhe gradualisht të aftësohen për këndim

dhe muzikim individual dhe të përbashkët.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

15

Realizimi i objektivave edukativo-muzikore gjithnjë duhet të bazohet në mundësitë përjetuese dhe

përceptuese të fëmijëve të kësaj moshe (Spahiu, 2008).

Ndërsa sa i përket edukimit muzikor në shkolla fillore dhe të mesme të ulët qëllimi kryesor është

që nxënësit të bëhen muzikëdashës dhe njohës të artit muzikor, të bëhen pjesëmarrës aktiv në jetën

muzikore të mjedisit shkollor dhe më gjërë. Me fjalë të tjera nxënësit me fjalë tjera nxënësit duhet

të aftësohen për të përjetuar muzikën dhe për tu shprehur nëpërmjet saj.

Për ta realizuar këtë qëllim kaq të gjërë, mësimi i edukimit dhe arsimimit muzikor duhet të kryej

një varg objektivash:

• Duke edukuar dhe arsimuar, mësimdhënja e edukimit muzikor duhet të zhvilloj dashurinë

e nxënësve ndaj muzikës. Sidomos duhet t’i aftësoj për përjetim dhe shprehje muzikore,

gjë që do të ndikoj në formimin e ndjenjave estetike, patriotike dhe sociale të tyre.

• Një ndër komponentët më të rëndësishëm të edukimit muzikor pa dyshim është zhvillimi i

veshit muzikor të nxënësve duke nënkuptuar para së gjithash zhvillimin e ndjenjës ritmike

dhe melodike;

• Nëpërmjet këngëve dhe ushtrimeve të ndryshme melodike nxënësit ballafaqohen me

cilësinë më të lartë të tonit, reprodukimi i saktë i lartësive tonale është një ndër

karakteristikat e veshit të zhvilluar muzikor, drejt të cilit synon edukimi muzikor;

• Gjatë zhvillimit të veshit muzikor do të mundësohet shkrim-leximi elementar muzikor.

Arsimimi teorik i nxënësve do të arrihet po ashtu nëpërmjet formave tjera të të punës

edukative muzikore;

• Këndimi i drejtë dhe i bukur është detyrë e vazhdueshme e procesit mësimor;

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

16

• Format e ndryshme të punës edukative muzikore ndikojnë në zhvillimin e kujtesës

muzikore. Ky komponent i muzikalitetit duhet kultivuar me kujdes të madh, sepse pa të

nuk është e mundur përcjellja e mendimeve më të gjata muzikore. Sidomos format e

ndryshme të diktimit ndihmojnë në ngritjen e kujtesës muzikore;

• Dëgjimi i muzikës do ti sjellë nxënësit lidhje direkte me krijimtarinë muzikore, posaqërisht

duke u kujdesur të arrihet përjetimi emocional i veprave të dëgjuara.;

Nëpërmjet edukimit muzikor do të njihen me mjedisin më të afërt dhe më të gjerë muzikor. Kjo

nënkupton njohjen e tyre me institucionet e ndryshme muzikore që nga shkolla fillore për shkollim

muzikor deri te shtëpitë operistike, orkestrat simfonike, koret etj. Po ashtu duhet njohur edhe

profesionet e ndryshme muzikore. Duke ua shpjeguar institucionet dhe profesionet muzikore,

nxënësit do të kenë qëndrim më të drejtë ndaj kësaj veprimtarie artistike. Kështu do të ngjallet dhe

vullneti i atyre më të interesuarve që të zhvillojnë talentin e tyre duke ndjekur shkollat profesional

muzikore.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

17

Ndikimi i muzikës tek fëmijët autik

Terapia muzikore e shoqëron fëmijën autik kudo ku (Oberegelsbacher, 2003) instrumentet bëhen

mjet për të komunikuar dhe tingujt marrin formën dhe ngjyrën e ndjenjave. Ritmi bëhet obsesiv

për fëmijën pa një lloj sigurie dhe pa dyshim, kontrolli është një shprehje e rezistencës së fëmijës.

Megjithatë, prezantuesi i udhëhequr nga arsyet e forta, zbaton një metodë në përgjithësi të

rekomanduar: si një element i fuqisë që ofron kanale të tjera komunikimi që janë paraqitur me

mjete të reja. Muziko-terapia është një psikoterapi që përdor muzikën me instrumente. Muzika e

zhvilluar përpunon dhe analizon një pengesë ose një marrëdhënie mes terapistit të muzikës dhe

pacientit (ose grupi i durueshëm) me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe rehabilitimin e

fëmijës dhe përfshirjen në jetën sociale (Greenspan & Lews, 2002). Kjo lejon personin që ushtron

terapi muzike të zhytet në një proces reflektimi, aplikimi të vazhdueshëm dhe planifikimitë

terapisë muzikore.

Fjala terapi tek fëmijët dhe adoleshentët.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

18

Hulumtime shkencore rreth ndikimit të muzikës tek fëmijët

“Efekti Moxart” ka të bëjë me një teori të caktuar shkencore që ka për protagonist kompozitorin e

famshëm Volfgang Amadeus Moxart. Në vitin 1991 koncepti i efektit Moxart u prezantua nga

studiuesi francez Dr. Alfred A. Tomatis, otolaringolog, në librin e tij “Pse Moxarti?”, ku

pretendonte se dëgjimi për një kohë të gjatë i muzikës së kompozitorit austriak, qe në gjendje të

ndihmonte në rikthimin e dëgjimit, dhe madje edhe për të shëruar dhe zhvilluar trurin e njeriut.

Megjithatë teoria fitoi famë të veçantë në vitin 1993, kur fizikantët Gordon Shou dhe Frensis Roshe

publikuan një studim të plotë mbi efektet e muzikës së Moxartit në revistën shkencore “Nature”:

një grup studentësh, pasi dëgjuan për 10 minuta një sonatë të mjeshtrit vjenez, dëshmuan një

përmirësim të aftësive të arsyetimit hapësinoro-kohor.

Studimi pati një ndikim të madh edhe në media, dhe në vitin 1997 një profesor muzike nga Teksasi

i SHBA-së, botoi një libër që u bë bestseller, i titulluar pikërisht “Efekti Moxart”.

Kjo teori e diskutueshme ka magjepsur prej vitesh imagjinatën kolektive, por shumica e

shkencëtarëve dhe profesionistëve të fushës besojnë se bëhet fjalë për një mit, dhe se ky efekt i

veçantë nuk është për shkak të muzikës unike të Moxartit, por një karakteristikë e përbashkët të të

gjitha melodive: dëgjimi i muzikës (qoftë klasike apo nga këngëtari i preferuar) ndihmon në

prodhimin e dopaminës, një substancë që kontribon në zhvillimin e një rendimenti më të madh në

nivelin konjitiv.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

19

Janë bërë disa studime rreth ndikimit të muzikës në zhvillimin e fëmijës, këto studime janë ndarë

në dy linja të ndryshme, një pjesë e tyre hulumton impaktin që ka muzika në përgjithësi në

zhvillimin e fëmijës dhe pjesa tjetër studion ndikimin e llojeve të ndryshme të muzikës tek fëmjët.

Studjuesit Pick, Gross, Heinrichs, and Love arritën në përfundim se fëmijët e moshës parashkollore

mund ta dallonin tingullin e instrumentit nga i cili interpretohej ose të paktën mund ta dallonin

familjen e instrumentit. Fëmijët e moshës 3-4 vjeçare ishin në gjendje të dallonin vetëm familjen

e instrumenteve muzikore por jo edhe instrumentin specifik. Ndërsa foshnjat e moshës 7-9 muajsh

e ndiqnin më shumë muzikën kur ajo luhej me instrumente se sa kur e njëjta muzikë ndëgjohej e

inçizuar. Ky studim na bënë të kuptjmë se sa më herët që fëmijët ekspozohen tingujve të muzikës

drejtpërdrejt nga instrumentet aq më lehtë e kanë ta bëjnë ndërlidhjen në mes të tingujve dhe

instrumentit, njëkohësisht e zhvillon aspektin kognitiv-logjikë (Pick, 1994). Studime klinike kanë

treguar se dëgjimi i muzikës qysh herët në fëmijëri është një instrument efikas i rritjes, përderisa

favorizon aktivizimin e sistemit lëvizës dhe atë intelektual.

Është i dobishëm edhe nga pikëpamja e zhvillimit emotiv: favorizon përfshirjen, pjesëmarrjen dhe

socializmin. I bën mirë trurit: sepse stimulon kujtesën, kontribuon në uljen e nivelit të stresit dhe

përmirëson humorin. Një grup shkencëtarësh nga Mc Gill University nga Montreal ka shqyrtuar

400 studime të cilat vënë në lidhje muzikën dhe shëndetin.

Në krye të projektit, Daniel J. Levitin, muzikanti i parë rok dhe producent muzikor, ekspert i vërtetë

i këtij sektori: si neuroshkencëtar, përveçse ka udhëhequr grupin e kërkimit, ka shkruar edhe libra

të shumtë që vënë në evidencë lidhjen mes muzikës dhe shëndetit.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

20

Ai më i njohuri është “Bëhu nga muzika” nëpërmjet të cilit ka treguar se muzika stimulon një

numër të pjesëve superiore të trurit dhe çdo aktivitet tjetër.

Një studim i Universitetit të Tajvanit thotë se dëgjimi i një kënge përpara zhvillimit të një provimi

përmirëson performancën. Mjafton vetëm një këngë: tri-katër minuta maksimumi dhe një melodi

prekëse do të mund t’ju përmirësojnë kujtesën. Dhe ky nuk është efekti i vetëm i të dëgjuarit

muzikë. Ja se pse të dëgjuarit muzikë, bashkë me familjen, duhet ta ktheni në një zakon (Southgate,

2009).

Muzika dhe adoleshenca

Ekziston një aspekt negativ shumë më serioz lidhur me fuqinë e muzikës dhe të teksteve të

këngëve. Në Journal of Youth and Adolescence tregohet se përmes fjalëve të këngëve që përsëriten

pa pushim, autorët e këngëve i mësojnë adoleshentët që të shpërfillin mendimet e të tjerëve dhe të

«bëhen cuba». Sipas një burimi tjetër, mesazhet që përcillen me anë të «teksteve të muzikës rep

që nxitin kundërshtimin ... , (e që janë) me përshkrime më të gjalla se homologet e tyre heavy

metal», mund të depërtojnë në formimin emocional të dëgjuesit dhe të çojnë si rezultat në sjellje

antishoqërore.

A mund të shmangen reagimet negative, nëse një person thjesht dëgjon muzikën dhe nuk i kushton

vëmendje tekstit? Duhet pranuar në të vërtetë se në pjesën më të madhe, fjalët në muzikën heavy

metal dhe rep zor se dëgjohen. Në fakt, ato shpesh bëhen thuajse të pakuptueshme nga volumi

jashtëzakonisht i lartë i muzikës. Gjithsesi, të kuptueshme apo jo, mesazhi është prapëseprapë atje,

në ritmin pulsues dhe në muzikën që përsëritet!

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

21

Si kështu? E po, disa prej titujve të këngëve mjaftojnë për të krijuar një parafytyrim. Për më tepër,

shpesh mesazhi është vetë lloji i muzikës. Çfarë mesazhi po transmetohet? Një revistë për të rinjtë

thotë: «Duket se është një imazh i pushtetit, i fuqisë dhe i fitores seksuale.»

Një tjetër thotë: «Temat kryesore ... janë rebelimi ekstrem, dhuna, abuzimi me drogën dhe alkoolin,

shthurja seksuale, zvetënimi dhe satanizmi.»

Disa të rinjë thonë që ndonëse kjo gjë mund të jetë e vërtetë, ajo nuk ndikon te ta negativisht. Ata

arsyetojnë se kjo muzikë është e dobishme, sepse i ndihmon të ‘gjejnë vetveten’. A është

kështu? Journal of Youth and Adolescence vëren: «Zemërimi, temat që nxitin kundërshtimin dhe

pushteti, te të cilat disa djem gjejnë vetveten në muzikën heavy metal, mund të jenë veçanërisht të

mirëpritura në fund të ditës prej atyre djemve që kanë rezultate të dobëta në shkollë, pasi kanë

dëgjuar t’u thuhet gjithë ditën se nuk janë në nivelin e duhur.» Pastaj aty shtohet: «Ironia ose ajo

që të çudit është fakti se përpjekja e adoleshentëve për të gjetur një vetvete më të sigurt dhe

autentike përfshin përdorimin e një mjeti publik të përbashkët. Në vend që të kërkojnë përvoja

vërtet unike në vetminë e tyre, adoleshentët u drejtohen modeleve të gatshme, të siguruara nga një

industri tregtare.» Me fjalë të tjera, dikush tjetër po u thotë këtyre të rinjve çfarë të mendojnë dhe

si të ndihen.

Le të vërejmë koncertet rok. Çfarë efekti kanë ato mbi turmat që marrin pjesë? Libri Music and

the Mind përgjigjet: «Nuk ka asnjë dyshim se duke u dhënë zjarr emocioneve të turmës dhe duke

bërë që këto emocione të arrijnë kulmin së bashku, në vend që veç e veç, muzika mund të ndikojë

fuqishëm në humbjen e gjykimit të shëndoshë, në dorëzimin e verbër ndaj ndjenjave të çastit, gjë

që është një karakteristikë kaq e rrezikshme e sjelljes së turmave.» Disa nga skenat e dhënies së

pakontrolluar pas impulseve të momentit në koncertet rok provojnë vërtetësinë e këtij pohimi.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

22

Kështu, për të shmangur ‘’ndotjen” e mendjes dhe të zemrës, duhet të jemi shumë seleksionues

në zgjedhjen e muzikës (https://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/101999722, n.d.). P.sh.muzika që

ndëgjojnë adoleshentën nuk duhet të ketë tekste eksplicite apo me përmbajtje të dhunshme, apo

me elemente të forta melankolie.

Sygjerime dhe rekomandime për prindërit lidhur me

ndikimin e muzikës tek fëmijët

Ekspozojeni foshnjën tuaj ndaj një selektimi të ndryshëm muzikor në stile të ndryshme gjithmonë

duhet të kemi kujdes në përshtatje të llojit të muzikës dhe volumit të saj. Nëse ju luani një

instrument, praktikojeni kur foshnja është aty afër, por mbajeni volumin mesatar, muzika e lartë

mund të dëmtojë dëgjimin e foshnjës.

Duke kënduar me fëmijën tuaj. Ndërsa fëmijët rriten, ata e shijojnë të kënduarin së bashku. Të

vendosurit e muzikës, ndihmon trurin të mësojë më shpejt dhe të mbajë mend më gjatë. Ja pse ne

i kujtojmë tekstet e këngëve që i kemi kënduar kur ishim fëmijë edhe nëse nuk i kemi dëgjuar prej

vitesh.

Duke filluar mësimet e muzikës herët. Nëse doni që fëmija juaj të mësojë një instrument, nuk

duhet të prisni deri në shkollën fillore për të filluar mësimet. Truri i zhvilluar i fëmijëve është i

pajisuar për të mësuar muzikën. Shumë prej katër apo pesë vjeçarëve kënaqen duke krijuar muzikë

dhe mund të mësojnë bazat e disa instrumentëve. Fillimi i mësimit të muzikës në moshë të hershme

i ndihmon fëmijët të ndërtojnë një dashuri për muzikën që zgjat gjithë jetën.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

23

Duke inkurajuar shkollën e fëmijës suaj të mësojë muzikë. Të kënduarit ndihmon në

stimulimin e trurit, të paktën shkurtimisht. Me kohën, edukimi muzikor si pjesë e shkollës mund

t’i ndihmojë të ndërtojnë aftësi si koordinimi dhe kreativiteti. Mësimi i muzikës e ndihmon fëmijën

tuaj të bëhet një person i kompletuar (Jhoanna, 2011).

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

24

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

Mësimdhënësi/ja Djellza Imeraj

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Artet Lënda:Ed.muzikore Shkalla e kurrikules:1/ Klasa: Parafillore

Tema (nga-plani dy mujor):

Instrumentet muzikore

Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dy

mujor):

- Dallon ngjyrën tingëllore të disa prej instrumenteve

kryesore muzikore (popullore dhe klasike) përmes

dëgjimit të veprave muzikore të përshtatshme pë

moshën e tyre.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):

1.3, 3.1, 4.1, 4.2,

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): I.4, I,5, III.2,

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Tipi i orës : Zhvillim

Njësia mësimore:

Instrumentet muzikore popullore dhe klasike Nr.10

Fjalët kyçe: Qiftelia,tupani,defi,piano,violinaetj.

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:

-Identifikon instrumentet e ndryshme muzikore.

-Njeh instrumentet kryesore muzikore popullore dhe klasike.

Kriteret e suksesit:

-Dallon instrumentet muzikore popullore dhe klasike

-Njeh dhe dallon tingujt e instrumenteve muzikore popullore dhe klasike

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:

Libri i punës,instrumentet e ndryshme muzikore: Qiftelia, tupani, defi, piano, violina etj.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

25

Lidhja me lëndet tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situatat jetësore:

Gjuhë shqipe; vjersha-“Violina”

Ed.figurative; ngjyrat.

Ed.fizike; lëvizje, vallëzim

Matematikë; format

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS

MËSIMORE

Përshkrimi i metodologjisë:

Pasi ju demonstrojmë nxënësve instrumentet muzikore, pastaj egzekutojmë tinguj nga secili

prej instrumenteve dhe lejojmë që secili nxënës t’i prek dhe të ekzekuton disa tinguj.

Ju spjegojmë nxënësve dallimin në mes instrumenteve popullore dhe klasike.

Pastaj bashkë me nxënësit vallëzojmë me tinguj të instrumenteve të ndryshme.

Vlerësim i nxënësve

Vëzhgim i vazhdueshëm.

Detyrat dhe puna e pavarur; përsërisim cilat janë instrumentet popullore dhe klasike.

Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

Nxënësit ishin kurreshtarë posa i vërejten instrumentet muzikore, pasi për ta ishin risi disa nga

instrumentet. Filluam duke bashkëbiseduar për disa nga instrumentet që tanimë ata i dinin

pastaj u spjeguam edhe instrumentet që ata nuk i dinin. Diskutuam për tingujt e tyre, formen

dhe ndarjen popullore dhe klasike. Atmosfera gjatë orës ishte e mrekullueshme pasi nxënësit

kënduan dhe vallëzuan me instrumente të ndryshme. Në fund të gjithë njihnin emërtimet e

instrumenteve të ndryshme dhe bënin dallimin në mes instrumenteve popullore dhe klasike.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

26

Rezymeja

Që nga fillimi i studimeve për edukatore, dhe gjatë punës praktike drejtpërdrejtë me fëmijë,

gjithmonë më ka intriguar ndikimi që ka muzika qoftë nga aspekti emocional apo kognitiv tek

fëmijët. Duke marrë parasysh gjuhën univerzale të muzikës dhe influencën e saj në disponimin e

njerëzve në përgjithësi dhe fëmijëve në veçanti jam munduar që në këtë temë të përmbledh

materiale që nga historia e muzikës, evoluimi i saj, ndikimi i saj në faza të ndryshme të fëmijërisë,

duke filluar që nga shtatëzania d.m.th që nga fetusi, fazën pas lindjes, foshnjëria, fëmijërinë e

hershme, moshën shkollore, adoleshencën, duke mos harruar edhe parimin e gjithëpërfshirjes në

arsim, jam munduar të fokusohem tek ndikimi i muzikës tek fëmijët me nevoja të veçanta, sidomos

tek fëmijët me autizëm.

Duke qenë se për impaktin e muzikës tek fëmijët janë bërë dhe bëhen hulumtime të ndryshme

shkencore, atëherë jam munduar të paraqes edhe rezultate të ndryshme shkencore në mënyrë që të

kem fakte shkencore kompatibile me temën.

Duke analizuar ndërlidhjen e muzikës me aspektin emocional dhe kognitiv në fund të këtij punimi

jam munduar që t’ju drejtohem prindërve, kujdestarëve dhe kujtdo që ka kontakt të drejtpërdrejt

në baza ditore fëmijët që t’i inkurajojnë fëmijët të mirren sa më shumë me muzikë, mirëpo

njëkohësisht duke bërë përzgjedhjen adekuate të saj.

Muzika është shkencë, muzika është matematikë, muzika është gjuhë e huaj, muzika është

histori, muzika është edukatë fizike, muzika është pak nga gjithçka, por mbi të gjitha është

ART.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

27

Literarura;

Berisha.E. (1996). Arti muzikor 10. Prishtinë: Libri shkollor.

Greenspan, S., & Leës, D. (2002). Respecting Autism.

Jhoanna, S. (2011). Music and your baby,.

Oberegelsbacher, D. R. (2003). Autism and music.

Petijohn, T. (1996). Psikologjia një hyrje konçize. Tirane: Albas.

Pick, A. G. (1994). Development of perception of the unity of musical eventsCognitive

Development, . Masachusets: M.A.

S. Jhoanna Robledo. (2011). Music and your baby,.

S. Jhoanna Robledo. (2011). Music and your baby,.

Southgate, D. &. (2009). The impact of music on childhood and adolescent achievement. . New

York: Dew.

Spahiu, S. (2008). Metodika e mësimit të muzikës. Prishtinë: Libri shkollor.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org imeraj.pdf · Muzika, si çdo lloj arti, është mënyrë shprehëse e emocioneve, personalitetit etj. Që nga kohët e lashta muzika i ka bërë

28

Referencatnga interneti ose burime nga interneti

(n.d.). Retrieved from https://ëëë.pernenat.al/muzika-per-shtatezanine-dhe-te-porsalindurin/.

(n.d.). Retrieved from http://moe-al.drugster.in.ua/pediatri-dhe-kshilla-pr-prindrit/29366-ndikimi-i-

muziks-n-zhvillimin-e-fmijs.html.

(n.d.). Retrieved from https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Ninulla.

(n.d.). Retrieved from https://ëol.jë.org/sq/ëol/d/r41/lp-al/101999722.

(n.d.).

Berisha.E. (1996). Arti muzikor 10. Prishtinë: Libri shkollor.

Greenspan, S., & Leës, D. (2002). Respecting Autism.

Jhoanna, S. (2011). Music and your baby,.

Oberegelsbacher, D. R. (2003). Autism and music.

Petijohn, T. (1996). Psikologjia një hyrje konçize. Tirane: Albas.

Pick, A. G. (1994). Development of perception of the unity of musical eventsCognitive Development, .

Masachusets: M.A.

S. Jhoanna Robledo. (2011). Music and your baby,.

S. Jhoanna Robledo. (2011). Music and your baby,.

Southgate, D. &. (2009). The impact of music on childhood and adolescent achievement. . Neë York: Deë.

Spahiu, S. (2008). Metodika e mësimit të muzikës. Prishtinë: Libri shkollor.