29
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI “ FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA : PARASHKOLLOR TEMA : Qëllimi dhe objektivat e edukatës muzikore në programin parashkollor Punim Diplome Mentori / ja : Studenti / ja: Prof.ass.Msc. Mimoza Kurshumlia Kristella Rrustemaj Gjakovë, korrik 2017

Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “ FEHMI AGANI “

FAKULTETI I EDUKIMIT

DEGA : PARASHKOLLOR

TEMA : Qëllimi dhe objektivat e edukatës muzikore në programin parashkollor

Punim Diplome

Mentori / ja : Studenti / ja:

Prof.ass.Msc. Mimoza Kurshumlia Kristella Rrustemaj

Gjakovë, korrik 2017

Page 2: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

2

Përmbajtja:Falenderime dhe Mirënjohje…………………………………………... 3

Biografia.................................................................................................... 4

Hyrja.......................................................................................................... 5

Abstrakti..................................................................................................... 6

Zhvillimi historik i edukimit muzikor…………………………………….. 7

Disa të dhëna për zhvillimin e edukimit tonë muzikor........................ 9

Muzika, ndikimi i saj, si dhe pse?....………………………………… 10

Muzika dhe fëmijët.....................................................................................12

Përse lodrat me muzikë janë të mira për fëmijë.................................... .13

Qëllimi dhe Objektivat e Edukimit Muzikor Parashkollor( Parafillor )……………………………………………………………......15

Efektet e muzikës në zhvillimin e fëmijës............................................... 16

Edukata muzikore......................................................................................... 17

Ndikimi i muzikës tek zgjuarsia e fëmijëve...……………………………….19

Qaste nga Praktika me nxënësit e nivelit Parashkollorgjatë kohës së studimeve………………………………………………….21

Spjegimi më detajisht i Planit Ditor………………..…………………….23

Rezymeja…………………………………………………………………….27

Literatura dhe referencat……………………………… ………………….28

Page 3: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

3

Falenderime dhe Mirënjohje

u falemnderit të gjithëve për praninë e juaj !

Këto vite të studimeve ishin sa të mundimshme aq edhe kuptimplote. Me ndihmën

e familjarëve dhe njerëzve të mi, i kapërceva të gjitha sfidat dhe i`a sot në

prezencën tuaj e mbroj Temën e Diplomës, duke përfunduar studimet Baçelor pranë

Fakultetit të Edukimit.

Një falendërim shkon për stafin e Fakultetit në përgjithësi, duke përfshirë profesorët dhe

pjesën administrative.

Prezenca e juaj sot, në këtë ditë të veqantë për mua, është një nder që më bëhet nga

ana e juaj.

Respekte dhe çdo të mirë !

Gjakovë, korrik 2017

J

Page 4: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

4

Biografia

uhem Kristella Rrustemaj, jam e lindur me

13.05.1994 në Gjakovë. Shkollën fillore,

e kam përfunduar në Dardani -

Gjakovë, përkatësishtë në Shkollën Fillore „

Selman Riza „. Atë të mesme në Shkollën e

Mesme Ekonomike „ Kadri Kusari“ - Gjakovë.

Studimet i kam filluar në vitin akademik,

2013 / 2014 në Fakultetin e Edukimit,

përkatësishtë në drejtimin Program Parashkollor.

Sot, para jush po e mbroj Temën e Diplomës,

ku dhe me këtë përfundoj Studimet Bachelor

pranë këtij drejtimi, përkatësisht Fakulteti.

Q

Page 5: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

5

Hyrjeuzika, si pjesë e jetës së njeriut, në njërën anë dhe pjesë përbërëse e vetë

shpirtit të njeriut në anën tjetër, dhe si pjesë e artit, ka qëllime dhe

ojektiva të ndryshme tek njeriu në përgjithësi dhe në formimin e

personalitetit në veqanti.

Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu.

Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët edhe tek të rriturit.

Besohej se muzika është njëra ndër pjesët përbërëse të shpirtit të njeriut, dhe si e tillë

duhej zhvilluar. Qëllimi i saj ka qenë që të zhvillonte shpirtin e njeriut në mënyrë të

përsosur përmes muzikave të zgjedhura, ku kjo e fundit ndikonte direkt në zhvillimin e

personalitetit.

Muzika, edhe sot, përpos të rriturve edhe tek fëmijët e moshave të ndryshme, ka një

rëndësi të veqant, duke përfshirë të gjitha sferat e jetës. Muzika, ka qenë, është dhe do

të jetë, me qëllime dhe objektiva të qarta tek të gjitha moshat, në formimin dhe

zhvillimin e shpirtit të njeriut.

Njeriu, është qenie humane, ku si e tillë përbëhet nga 4 ( katër ) pjesë përbërse: trupi,

mendja, zemra dhe shpirti. Pra, muzika me objektivat dhe qëllimet e saj, ndikon indirekt

në zhvillimin e personalitetit.

M

Page 6: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

6

Abstrakti

uke u nisur edhe nga vetë titulli i këtij punimi, më poshtë do shtrojmë

gjykimet dhe arsyet lidhur me rastin në fjalë.

Fillimisht, do ndalem në një historik, duke filluar që nga parahistoria e deri

tek shek. XVI ku edhe del në shfaqje Opera e parë. Gjatë kësaj periudhe, si ndikim në

edukimin muzikor, kanë një rol të rëndësishëm instrumentet muzikore, të cilat jan të

shumta dhe të ndryshme.

Do ndalemi pak edhe tek ndikimi i muzikës tek ne, rëndësia e saj në trevat tona, si dhe

ndikimi në aspektin e edukimit.

Më pas do sjellim ca të dhëna shkencore lidhur me ndikimin e muzikës tek fëmijët dhe

parashkollorët. Ndikimi i muzikës në aspekte të ndryshme tek fëmijët dhe tek

parashkollorët në arritjen e qëllimeve dhe objektivave.

Kemi paraparë edhe disa foto nga praktika gjatë kohës së studimeve si dhe një plan

ditor për fund.

Urojmë të kemi sjellë informata të duhura për këtë temë, dhe si të tillë, kemi qenë

gjithnjë në bashkëpunim me Mentoren, përpos tjerash, duke marrë për bazë të gjitha

sugjerimet dhe kritikat.

Një vlerësim të punës sonë pritet t`a jap edhe audienca, me rastin e mbrojtjes së kësaj

teme publikisht.

Fjalët kyqe:1.Psikologjia2.Muzika3.Lodra4.Fëmijë5.Zhvillimi Kristella Rrustemaj,

Korrik, 2017 - Gjakovë.

D

Page 7: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

7

Zhvillimi historik i Edukimit Muzikor

rtet gjithnjë, që nga fillimet e jetës shoqërore të njeriut, kanë luajtur rol të

rëndësishëm. Posaçërisht arti muzikor ka qenë i pranishëm në shfaqjet e

ndryshme jetësore, sepse ai zinte vend të dukshëm. Njeriu nëpërmjet këngës

drejtonte lutje përëndive që të sillnin shi, diell, të kishte gjueti të bollshme e të tjera.

Në këtë rend shoqëror përvoja e të rriturve bartej në brezat e rinjë brenda jetës familjare

dhe gjatë vetë procesit të punës.

Sikurse për muzikën, ashtu edhe për edukimin muzikor, në komunitetin e parë nuk ka të

dhëna konkrete, kështu që vetëm nëpërmjet kërkimeve krahasimtare mund të flitet për

kulturën muzikore të asaj kohe.

Me kalimin e kohës njerëzit e zhvilluan konceptin e instrumenteve muzikore për të

prodhuar melodinë. Deri në këtë kohë në evolucionet e instrumenteve muzikore melodia

përdorej vetëm në këngë.

Në Greqi, Romë dhe Etruria përdorimi dhe zhvillimi i instrumenteve muzikore qëndron

në shkallën e kontrastit të zhvillimit të kulturës së këtyre vendëve. Instrumentet e asaj

kohë ishin relativisht të thjeshta dhe në të vërtet ishin huazuar nga kulturat e tjera. Lira

ishte instrumenti primar, të cilën muzikantët e përdornin për t‘i thurur këngë zotit.

Instrumente të tjera të përdorura në këto vende përfshinin harpat vertikale, të trashëguara

nga orienti, lahuta nga Egjiptianët, lloje të ndryshme fyejsh dhe organosh, të cilat u

luajtën fillimisht nga gratë.1

Si popujt e lashtë orientalë, ashtu edhe grekët e vjetër, muzikës i kushtonin vend të

rëndësishëm, në sistemin e tyre edukativ. Ata muzikën e trajtonin në prizmin e

funksionit etik, të bindur në fuqinë ndikuese që ka ajo në njeriun. Te grekët, nocioni

muzikë kishte kuptim më të gjerë arsimor ( disa disiplina), prandaj dhe Platoni shprehej:

“ Sa më e mirë të jetë muzika në shtetet, më i mirë do të jetë edhe shteti. “ Qëllimi i

edukimit muzikor ishte arritja e harmonisë shpirtërore të njeriut.

1 https://sq.wikipedia.org/wiki/Instrumenti_muzikor

A

Page 8: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

8

Qysh nga shekujt e parë të përhapjes së krishtërimit hasën figura të klerikëve muziktarë,

veprimtari e të cilëve shtrihej në drejtim të besimit të tyre për rolin edukativo – fetar që

ka muzika. Vlen të përmendet Niketë Dardani ynë nga Remesiana ( shek. IV), i cili

predikonte se këndimi liturgjik ndikon në gjendjen shpirtërore të njerëzve, si mjet i

fuqishëm që e tejkalon efektin e predikimeve. Shprehej për aspektin etik, estetik dhe

metodik të këndimit: “ Duhet kënduar më fort me shpirt sesa me zë”. “ Zoritja e zërit,

bërtitjet, çjerrjet …janë të ndaluara”: “ Kur këndohet bashkërisht të ujdisen zërat njësh.”

Këto edhe mendime të tjera vazhdojnë ta ruajnë domethënien e tyre praktike të edukimit

muzikor.

Muzika rilindase afirmoi polifoninë, ashtu si dhe konsolidimin e muzikës intrumentale, që

do të shkonte duke evoluar drejt orkestrës moderne.

Në vendët protestante muzika mori rëndësi të madhe, pasi vetë Luteri kishte përkrahur

rëndësinë e muzikës në liturgjinë fetare. U kultivua veçanërisht kori protestant, një gjini

muzikore a capella apo shoqërimin instrumental, përgjithësisht me katër zëra të përziera.

Disa nga kompozitorët që e kultivuan qenë Johann Walther dhe Valentin Bapst.

Nga fundi i shekullit të XVI, Italia kishte përvetësuar ndikimet veriore,

me Venecien, Romën dhe qytete të tjera që ishin qendra të aktivitetit muzikor, duke e

kthyer situatën nga ajo e qint viteve më parë. Opera lindi në këtë kohë në Firence si një

përpjekje për të ringjallur muzikën e Greqisë së Lashtë.

Në fund të shekullit të XVI lindi opera, iniciativ e një rrethi eruditësh (Camerata

Fiorentina), që me zbulimin se Teatri i Greqisë së lashtë këndohej, hodhën idenë e

muzikalizimit të teksteve dramatike. Opera e pare qe Dafne (1594), e Jacopo Peri.2

2 https://sq.wikipedia.org/wiki/Instrumenti_muzikor

Page 9: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

9

Disa të dhëna për zhvillimin e edukimit tonëmuzikor

uzika Popullore Shqipëtare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të

vendit. Në përshkrimet e studiuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë

shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria

kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe burime të tjera. (Sipas shifrave

të bëra publike nga kreu i METE-s, Nasip Naço, Shqipëria ka rezerva: 437 milionë tonë

naftë; rreth 13 miliardë meter kub gaz; rreth 800 milionë ton qymyr; rreth 57 milionë tone

kromite; 69 milionë tone baker; rreth 300 milionë tone hekur-nikel; rreth 230 milionë tone

nikel silikat; rreth 133 milion tone titano -magnetik; rreth 13 milionë tone bokside; mbi 500

milionë tonë kripë guri; mbi 108 milionë tonë olivinite; mb i 108 milionë tone dolomite dhe

rreth 54 milionë ton fosforite, raprotojnë mediat shqiptare.)3

Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përveçse ndan dy dialektet

kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit,

shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor.

Nisur nga roli i dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studiohet si

lëndë e veçantë në shkollat e mesme të përgjithëshme, në ato artistike, si edhe në

Akademinë e Arteve të Tiranës, ku formohen edhe etnomuzikologët e ardhshëm.

Kënga si formë e zëshme bënte ndikim patriotik dhe estetik, sidomos te të rinjtë. Është

koha kur paraqitet një numër krijuesish muzikorë, si: Palok Kurti, Frano Ndoja, Thanas

Floqi etj.

Qysh nga nismëtarët e Shkollës së parë shqipe të Korçës ( 1887 ), Sevast, Parashqevi

e Gjerasim Qiriazi, filloj përshtatja dhe krijimi i këngëve shqipe në bazë të kritereve

didaktike.

3 http://www.albinfo.ch/publikohen-pasurite-minerare-te-Shqiperise/

M

Page 10: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

10

Me paraqitjen e muzikantëve profesionistë gjithnjë e më në numër, ngrihet niveli i

kulturës nuzikore, që nënkupton edhe dimensionin edukativ në kuptimin më të gjërë të

këtij zhvillimi.

Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, kur Kosova sërish përfshihet në juridiksionin

e ish - Jugosllavisë, ndërpritet bashkëpunimi me Shqipërinë. Kjo ndërprerje sjell pasoja

shumë të rënda në arsimin shqip.

Në edukimin muzikor ndalohen këngët e autorëve nga Shqipëria dhe në vend të tyre

përkthehen këngët sllave për t`u përdorur në shkollat shqipe. Vetëm pas viteve të 5o-ta

të shekullit që lamë, në Kosovë rifillojnë përpjekjet për formësimin e edukimit muzikor

me tipare kombëtare.4

Muzika, ndikimi i saj, si dhe pse?

ëgjoni sa më shumë muzikë. Ky është përfundimi që sjell një tjetër studim i

kohëve të fundit nga shkenca, ose më saktësisht nga neuroshkenca. Muzika i

bën mirë trurit dhe të bën më inteligjent. Lidhja e saj me shkencën është e

madhe. Kjo nuk do të thotë se është e barazvlefshme me matematikën, por që ndihmon

shumë, si tek njerëzit e shëndoshë, por veçanerisht tek ata të sëmurë, aty ku muzika

përdoret si terapi. Shpirti ka një lidhje të thellë me trurin, e një prej gjërave që e ka

thelluar këtë janë pikërisht tingujt. Një prej vendeve ku po përdoret shumë terapia

muzikore së fundmi është në kirurgji. Në sallën e operacionit vendoset muzika e

preferuar e të sëmurit, i cili lehtësohet shumë psikologjikisht.

4 Spahiu, Prof.mr.Seniha.Metodika e Mesimit te Muzikes.Prishinw, 2008. Fq..31 -33

D

Page 11: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

11

Muzika, kujtesa dhe leximiPrej vitesh është thënë se të mësuarit e një instrumenti muzikor ndihmon në forcimin e

kujtesës, por tani shkenctarët besojnë se përdorimi i një instrumenti muzikor ndihmon

trurin për të zhvilluar të folurit, gjuhën dhe leximin. Pra mësimi i një intrumenti

muzikor mund t’u vijë në ndihmë fëmijëve në procesin e leximit.

Studimi i ri gjithashtu ngre një sëre pyetjesh rreth paaftësive muzikore dhe paaftësive për

të mësuar.

Neurologu John Gabriel thotë se rezultatet e punës së tij kërkimore mund të kenë efekte

të thella tek fëmijët.

Ai mendon se muzika mund t’i ndihmojë fëmijët të shtojnë aftësitë e tyre të leximit ose

t’i përmirësojnë ato. Neuro shkencëtarët thonë se njeriu mëson të lexojë duke

bashkërenduar ato që sheh me ato që dëgjon. Kjo është arsyeja, thonë ata, përse fëmijët

që lexojnë me vështirësi shpesh e kanë të vështirë të bëjnë dallime edhe mes tingujve.

Në studimin e neurologut Gabriel, u morën në shqyrtim dy grupe të rriturish; njëri me

përvojë muzikore dhe grupi tjetër pa një përvojë të tillë. Për pjesmarrësit u luajtën tinguj

muzikorë dhe rrokje fjalësh.

Doktor Gabriel thotë se disa tinguj ishin krejt të ndryshëm dhe herë - herë tingujt kishin

pak dallim nga njëri - tjetri. Tingujt që ishin të ndryshëm u dalluan me saktësi, ndërsa

për tingujt që kishin pak dallim, personat me përvojë muzikore i dalluan ato më mirë

në krahasim me fëmijët që nuk kishin ndonjë përvojë me vegla muzikore. Tek këta

fëmijë gjithashtu u vu re se ata i dallonin me vështirësi dhe ndonjëherë edhe gabim

rrokjet e ndryshme përafërsisht të ngjashme në tingull, si për shembull ga - ka, ma – na...

etj.

Gjatë studimit u përdor edhe skanimi i trurit për të argumentuar se kur muzikantët bëjnë

dallimin midis tingujve, veprimtaria e trurit të tyre është më e përqëndruar. Pra, studimi

rekomandon që fëmijët të merrën sa më shumë me muzikë, pasi kjo përmirëson leximin.5

5 http://forumi.shqiperia.com/threads/muzika-si-ndikon-pse-dhe-si.16100/

Page 12: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

12

Muzika dhe fëmijët

ëmijët që luajnë në violinë apo piano mund të jenë duke mësuar më shumë sevetëm Mozartin. Një grup psikiatrësh në Universitetin e Vermontit thotë seushtrimi muzikor mund t’i ndihmojnë fëmijët të përqendrojnë vëmendjen,

kontrollojnë emocionet dhe të zvogëlojnë ankthin e tyre.

Shkencëtarët analizuan skanimet e trurit të 232 fëmijëve të moshës 6 – 14 vjeç, dhezbuluan se për të krijuar tërësinë e mjedisit të fëmijëve – prindërit, mësuesit, miqtë,kafshët shtëpiake, aktivitetet jashtëshkollore, ndihmojnë për shëndetin e tyre psikologjik,ndërsa muzika është një komponent kritik, sepse ajo ndikon në zonat motorike dhe tësjelljes në tru, si për shembull, kujtesën e veprimeve, vëmendjen, organizimin dheplanifikimin për të ardhmën.

Nga muzika ndikohen edhe zonat e trurit që luajnë rol kritik në kontrollin frenues, dhenë aspekte të përpunimit të emocioneve.

Gjetjet forcojnë hipotezën se një violinë mund të ndihmojë betejën e fëmijëve meçrregullime psikologjike më mirë se një shishe me pilula.

Një qasje e tillë mund të jetë e vështirë për t’u përmbushur – tre të katërtat e nxënësvetë shkollave të mesme amerikane rrallë ose kurrë nuk kanë marrë mësime jashtëshkollorenë muzikë apo arte.

Statistika të tilla, kur merren në kontekstin e rezultateve të këtij studimi, nënvizojnërëndësinë jetike të ushtrimeve muzikore për të rinjtë, duke filluar në fëmijëri.6

6 https://blogs.voanews.com/albanian/astritlulushi/2014/12/27/muzika-dhe-femijet/

F

Page 13: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

13

Përse lodrat me muzikë janë të mira për fëmijë?

e faktin që zhvillimi i neuroneve ndihmohet nga stimulimet që e rrethojnë, si

dhe nga interaktiviteti me prindërit, muzika në periudhën e hershme gjithashtu

mund të ketë ndikim me rëndësi në zhvillim të trurit.

1. Muzika ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit

Truri i të porsalindurit nuk është i zhvilluar plotësisht dhe neuronet në tru vazhdojnë të

zhvillohen deri në muajin e 6-të. Me faktin që zhvillimi i neuroneve ndihmohet nga

stimulimet që e rrethojnë, si dhe nga interaktiviteti me prindërit, muzika në periudhën e

hershme gjithashtu mund të ketë ndikim me rëndësi në zhvillim të trurit.

2. Muzika ndikon në inteligjencë

Hulumtimet kanë treguar që vogëlushët parashkollorë, të cilët kanë pasur vazhdimisht orë

muzike për disa muaj me radhë, kanë pasur një përparim në raport me vogëlushët tjerë.

Hulumtimi ka kontrolluar aftësitë e fëmijëve në punën me labirinte, me imitime të

mostrave të figurave gjeometrike në ngjyrosje dhe vizatime, dhe rezultati ishte pozitiv. U

dallua përparimi tek fëmijët që kishin mbajtur orë muzike. Aftësitë të cilat ishin objekt i

studimit zënë hapësirën e inteligjencës, që është baza e mënyrës së të menduarit (krahas

atyre që përdorën në matematikë, art dhe shkencë).

3. Muzika ndihmon zhvillimin emocional

Muzika ofron mundësinë e natyrshme dhe të shëndetshme për shprehje individuale, rrit

zhvillimin e fëmijës dhe rrit aftësitë sociale, fizike, emotive dhe njohëse. Muzika në

përgjithësi ofron ndjenjë qetësuese dhe kënaqësie, këtë ndikim pozitiv ka edhe në

emocionet e fëmijëve. Përveç kësaj u zbulua që fëmijët që i bien ndonjë instrumenti

kanë vetëbesim më të madh.

M

Page 14: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

14

4. Lodrat me muzikë ndihmojnë në zhvillimin psikik

Shumica e lodrave muzikore janë interaktive dhe kërkojnë koordinim të lëvizjeve të

vogëlushëve. Për këtë arsye këto lodra ndikojnë pozitivisht në zhvillimin motorik, si dhe

përmirësojnë koordinimin e syve dhe duarve. Përveç kësaj, loja me lodra muzikore dhe

përdorimi i ndonjë instrumenti i mëson fëmijët që të jenë më të kujdesshëm, të

fokusohen në dëgjimin e muzikës dhe në përqëndrim.

5. Muzika ndihmon zhvillimin social tek vogëlushët

Loja me lodra muzikore apo përdorimi i ndonjë instrumenti frymëzon fëmijët të bëhen

më të pavarur por edhe të cilësojnë punën në grup. Loja me këto lodra në grup rritë

zhvillimin e aftësive sociale. Gjithashtu, është vërtetuar që fëmijët të cilët luajnë me

lodra muzikore formojnë shoqëri me lehtë sesa moshatarët të cilët nuk luajnë.

6. Lodrat me muzikë i argëtojnë fëmijët

Lodrat muzikore janë veçanërisht interesante dhe fëmijët i adhurojnë sepse ju dhurojnë

argëtim. Nëse fëmija është i rrethuar nga muzika në fëmijëri, kjo i ndihmon që të krijojë

dhe të ndërtojë interes për muzikën dhe për zhanre të ndryshme.

7. Lodrat me muzikë e forcojnë lidhjen e prindërve dhe fëmijëve

Tre muajt e parë janë kyç për forcimin e lidhjes në mes të prindërve dhe të fëmijës. Në

këtë periudhë fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm, prandaj përveç se t’i kënaqni nevojat

themelore të foshnjës, është me rëndësi që prindërit t’i kushtojnë vëmendje dhe dashuri

vogëlushëve të tyre.

Për të porsalindurin, fytyra juaj dhe reagimet emocionale janë fokusimi primar. Me

përdorimin e lodrave muzikore për fëmijë, ju mund të tërhiqni vëmendjen e vogëlushit,

ndërsa kur foshnja të rritet pak, lodrat muzikore bëhen interaktive për të dy.

Aktivitetet argëtuese siç janë instrumentet dhe lodrat muzikore marrin vëmendjen e

fëmijëve tuaj për një kohë, dhe përveç argëtimit të përbashkët, fëmijës kjo do t’i

shërbejë për shumë arsye.7

7 http://www.gazetaexpress.com/shneta/perse-lodrat-me-muzike-jane-te-mira-per-femije-51999/?archive=1

Page 15: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

15

Qëllimi dhe Objektivat e Edukimit MuzikorParashkollor (Parafillor)

ëllimi i edukimit dhe i arsimit të përgjithshëm parashkollor është sigurimi i

kushteve për zhvillimin fizik, intelektual, social, emocional dhe moral të fëmijëve

duke i’u mundësuar, në këtë mënyrë, që zhvillimi i tyre i mëtejmë të jetë më i

suksesshëm dhe më i plotë.

Nga qëllimi gjithëpërfshirës dhe unik i edukimit parashkollor buron edhe qëllimi i

edukimit muzikor që i shprehur në mënyrë të duhur do të thotë: nxitja e fëmijëve për ta

përjetuar artin muzikor dhe për t’u shprehur në mënyrë të lirë më mjetet shprehëse

muzikore, varësishtë nga mundësitë e tyre. Qëllimi në të vërtetë është mjaft kompleks,

sepse zhvillimi i aftësive muzikore është një proces i gjatë i transformimit kuantitativ

dhe kualitativ i dispozitave muzikore të trashëguara. Prandaj edukimi muzikor ka një

varg objektivash të qarta edukative:

- para se gjithash, veprimtaria muzikore duhet t`u sjellë gëzim dhe disponim të mirë, si

dhe të nxisë emocione pozitive:

- nëpërmjet procedurave edukative mësimore përkatëse me moshën, të inicohet interesimi

për muzikë, përkatësishtë për dëgjim të muzikës.

- Të përkrahet dhe të kultivohet spontaniteti i të shprehurit muzikor të lirë të fëmijëve,

pra të nxitën mundësistë krijuese të tyre.

- Të bëhen nismat e zhvillimit të veshit muzikor nëprmjet ndjenjës ritmike, melodike e

të memories muzikore.

- Të zhvillohet dhe të kultivohet zëri i fëmijëve dhe gradualisht të aftësohen për këndim

dhe muzikim individual dhe të përbashkët.

Q

Page 16: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

16

Realizimi i objektivave edukative - muzikore gjithnjë duhet të bazohet në mundësitë

përjetuese dhe përcepuese të fëmijëve të kësaj moshe.8

Muzika është një faktor që ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit të fëmijëve. Këtë gjë

e kanë vërtetuar studiuesit e Universitetit kanadez në Ontario.

Fëmijët që kanë marrë pjesë në programin interaktiv të kurseve të muzikës kanë treguar

përparim në aftësitë e komunikimit, siç është bërja me dorë apo të treguarit me dorë

ndaj objektit të largët.

Fëmijët po ashtu kanë qeshur më shumë dhe kanë qenë shumë më të qetë dhe nuk kanë

reaguar vrullshëm kur janë gjetur në një situatë të panjohur ose të padëshiruar.

Disa fëmijë kanë zhvilluar më herët ndjeshmërinë ndaj muzikës dhe janë mësuar ta

njohin atë.9

Efektet e muzikës në zhvillimin e fëmijës

othuajse që nga fillimi i historisë njerzore, muzika është përdorur si një forcë

shëruese. Aristoteli mësonte: kur ne dëgjojmë muzikë apo poezi, shpirti jonë

ndryshon shumë. Nga Hipokrati e gjer tek burrat e mjekësisë amerikane, njerëzit

e kanë përdorur gjatë këndimin dhe të luajturit në instrument si shërim.

Në kohërat moderne, shkollarët dhe doktorët e kanë hulumtuar fuqinë misterioze të

muzikës. Doktorët kanë zbuluar atë se bebet shprehin preferenca për të njëjtën muzikë,

të cilën e kan dëgjuar edhe sa ishin në mitër. Shumë studime kan treguar se muzika për

fëmijë dhe bebe , ndihmonë në ndërtimin e urave Neurale për përpunimin e mendimeve

dhe të informatave. Muzika mund të stimuloj valët Alfa të trurit, të cilat krijojnë sensin

e qetësisë në dëgjim.

Studimet tjera tregojnë se muzika e hershme dhe instruksionet kanë ndikim në zhvillimin

e aftësive përceptuese, e cila ndikon në zotësitë e gjuhës dhe të letërsisë...

8 Spahiu, Prof.mr.Seniha.Metodika e Mesimit te Muzikes.Prishinw, 2008. Fq..34 -35.9 https://durreslajm.al/magazine/ja-si-ndikon-muzika-tek-f%C3%ABmij%C3%ABt

P

Page 17: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

17

Përpos gjuhës, muzika aktivizon çdo nënsistem të trurit, duke përfshirë strukturat e

motivimit dhe të emocionit.

„ Të bërit muzikë me të tjerët, fëmijëve u jep një ndjenjë të bukur se i përkasin grupit.

Fëmijët të cilët mund të mos i‘u bashkohen të tjerëve, mund të jenë të turpshëm, kanë

kufi me aftësitë e gjuhës angleze, apo nevoja të veqanta, mund të participojnë lirshëm

kur të vije në pyetje muzika“ shkruan dr. Patricia Vardin, drejtoresh e Zhvillimit e

Edukimit të Fëmijërisë së Hershme në kolegjin Manhattanville.10

Edukata muzikore

dukimi muzikor është fushë edukative e cila integrohet natyrshëm me fushat e

tjera të kurikulit. Integrimi ndërfushor bëhet gjatë gjithë procesit të edukimit

parashkollor. E veçanta e edukimit muzikor është se shtrihet në të gjitha

aktivitetetet e fëmijës parashkollor, i nxitë dhe i frymëzon fëmijët për aktivitetete të

ndryshme. Aftësitë muzikore zhvillohen jo vetëm me aktivitetet muzikore por edhe

përmes aktiviteteve në fushat e tjera edukative, e duke i ndërlidhur me kontekstin jetësor

të fëmijës. Aktivitetet e ndryshme të fëmijës në natyrë dhe mjedisin jetësor (social) të tij,

i mundësojnë të njohin tinguj e zëra të ndryshëm të botës që na rrethon. Kompozimet

me karakter të gëzueshëm, të shpejtë, të qetë, marrshimet etj, të integruara me

personazhet apo dukurit e ndryshme, fëmijët i dëgjojnë, i përfytyrojnë dhe i imitojnë

lëvizjet e tyre, me çka plotësojnë përfytyrimet për botën dhe zhvillojnë fizikun dhe

shëndetin e tyre. Edukimi fizik e shëndetësor i ofron mundësi fëmijës të zhvillojë

ndjesinë për ritmin, harmoninë etj, si dhe të arrijë gjendjen fizike të nevojshme për

aktivitetetin muzikor. Këngët me tema për botën bimore dhe shtazore mundësojnë, nga

njëra anë formësimin dhe zgjërimin e nocioneve të fëmijës për botën e nga ana tjetër

zhvillohen aftësitë muzikore të tij. Shqiptimi i tingujve, fjalës dhe fjalisë ka mundësi të

10 http://penfieldbuildingblocks.org/2013/07/the-effects-of-music-on-childhood-development/

E

Page 18: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

18

realizohet përmes këngës në grup, asaj individuale etj, apo përmes rrëfimit të përrallave,

tregimeve apo ngjarjeve nga jeta e përditshme e fëmijës.

Vargjet me rimë janë të afërta me fushën e muzikës. Aktivitetetet ritmike si lëvizja me

ritëm, ecja sipas ritmit, harmonia e ligjërimit dhe lëvizjes etj, ndihmojnë për t`u

zhvilluar aftësia e dallimit të ritmit, melodisë dhe harmonisë së shqiptimit të drejtë të

tingujve dhe rimes. Muzika instrumentale mund të integrohet përmes dramatizimit të

teksteve letrare dhe jo letrare. Loja me kukulla e shoqëruar me muzikë adekuate

mundëson përjetimin më të thellë të muzikës dhe lojës. Lojrat me grupe fëmijësh, gjatë

të cilave fëmijët formojnë rrethin, lëvizin lartë – poshtë, pozicionohen para - pas, majtas -

djathtas etj, të shoqëruar me muzikë, krijojnë shanse të favorshme që të edukohet jo

vetëm muzikaliteti i fëmijës por, në atmosferë të këndshme, fëmija t’i njohë dhe kuptojë

disa nocione matematike.

Aktivitetetet në fushën e muzikës gërshëtohen edhe me artin figurativ. Fëmijët me

kënaqësi vizatojnë dhe modelojnë lulet, shpezët, shtazët etj, e të cilave u dedikohet

kënga. Integrimi ndërfushor, pra i edukimit muzikor dhe fushave të tjera edukative

mundëson zhvillimin dhe edukimin më të natyrshëm e tërësorë të parashkollorit.11

Dëgjimi i këngëve, ritmit dhe librave me figura, është një mënyrë e madhe për të

zhvilluar tek fëmijët aftësitë komunikuese dhe të folurit.

Këndoni fëmijës suaj. Fëmijët nuk duan asgjë më shumë se zërin e prindërve.

Këndimet dhe ritmet, kanë një ndikim të madh pozitiv në gjuhën e një fëmije, po ashtu

në zhvillimin e të shkruarit dhe të lexuarit.

Studimet kanë treguar atë se fëmijët të cilët e pelqejnë muzikën, këndimin, pretendojnë

të flasin më thjeshtë. 12

11 http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kurrikula-e-edukimit-parashkollor-ne-kosove-3-6-vjec_1.pdf12 http://www.dailyrecord.co.uk/special-features/the-big-read/helpful-stuff/importance-of-songs-and-rhymes-in-the-early-years-1151443

Page 19: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

19

Ndikimi i muzikës tek zgjuarsia e fëmijëve

esohet se t’u mësosh fëmijëve muzikë i bën ata më inteligjentë, por autorët e

një studimi të ri thonë se nuk ka fakte shkencore që edukimi i hershëm

muzikor ka ndonjë ndikim në inteligjencën e fëmijëve.

Rreth 80 % e të rriturve amerikanë mendojnë se mësimet e muzikës ndihmojnë në

përmirësimin e notave të fëmijëve ose në rritjen e aftësive të të mësuarit. Në fakt, thonë

ekspertët, fëmijët mund të përfitojnë shumë nga mësimet e muzikës, si krenaria që vjen

me të mësuarit se si të interpretosh një këngë të re apo tek roli i muzikës si burim

krijimtarie.

Hulumtues nga Universiteti Harward në shtetin e Masaçusetsit, megjithatë, kanë zbuluar

se mësimet e muzikës në moshë të vogël nuk e rrisin inteligjencën.

Hulumtuesit, të drejtuar nga Samuel Mehr i Shkollës së Arsimit, thonë se është një ide e

gabuar të mendosh se mësimi i një vegle muzikore përmirëson zhvillimin e inteligjencës

së një fëmije.

Zoti Mehr e bazon këtë në rezultatet e studimeve që matën aftësitë mendore të dy

grupesh 4 vjeçarësh dhe prindërve të tyre. Një grup u vendos në klasë muzike, dhe tjetri

në një klasë që përqëndrohet tek artet vizuale.

“Faktet thonë ‘jo.’ Ne nuk gjetëm prova për ndonjë përfitim tek testet për fëmijët që ishin

pjesë e kursit të muzikës.”

Edhe pse janë kryer dhjetëra studime për të mësuar nëse edukimi muzikor i bën fëmijët

më të zgjuar, zoti Mehr thotë se rezultatet kanë qenë të ndryshme. Ai thotë se vetëm

një studim, i publikuar vite më parë në revistën akademike Nature, dukej se tregonte një

rritje të vogël prej 2,7 % në koefiçientin intelektual, mes studentëve pas një viti

mësimesh muzikore.

Por zoti Mehr, i cili thotë se koefiçienti intelektual nuk është matje e mire e

B

Page 20: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

20

inteligjencës së një fëmije, thotë se hulumtuesit vendosën të krahasojnë se si fëmijët me

trajnim muzikor kryejnë detyra mendore në krahasim me ato pa mësime muzike.

Nuk u gjetën prova se grupi me trajnim muzikor i’a kalonte në mënyrë të

konsiderueshme grupit tjetër për detyrat mendore.

Për të konfirmuar rezultatet, kërkuesit kanë kryer një studim të dytë me një grup më të

madh të rinjsh dhe prindërve të tyre, dhe nuk gjetën asnjë avantazh në lidhje me

mësimet e muzikës.

Edhe pse mësimet e muzikës nuk mund t’u ofrojnë fëmijëve një mënyrë më të shpejtë

për të arritur të jenë pjesë e institucioneve prestigjioze akademike, zoti Mehr thotë se ata

kanë një rëndësi të vaçantë kulturore.

“Ne u mësojmë muzikë sepse ajo është e rëndësishme për ne. Një analogji në një fushë

tjetër, për shembull, është se ne nuk e mësojmë Shekspirin në mënyrë që fëmijët tanë të

jenë më të aftë në fizikë. Ne mësojmë Shekspirin sepse është e rëndësishme për ne. Dhe

unë nuk mendoj se muzika duhet të jetë ndryshe nga kjo.”

Një artikull që analizon përfitimet e trajnimit muzikor të fëmijëve është publikuar në

revistën akademike PLOS ONE.13

13 http://www.zeriamerikes.com/a/miti-muzika-zgjuarsia/1811001.html

Page 21: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

21

Qaste nga Praktika me nxënësit e nivelitParashkollor gjatë kohës së studimeve

Page 22: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

22

Fig 1. Të luajturit me Piano, dhe këndimi së bashku me nxënës

Page 23: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

23

Fig. 2. Puna me nxënës gjatë praktikës.

Page 24: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

24

Spjegimi më detajisht i planit mësimor

ëmijët po vinin. Si çdo ditë i prisja te dera që t’iu dhuroja mirë se ardhje.Ata më përshëndetën me plot ëmbëlsi.

Pasi u kompletuam të gjithë i përshëndeta edhe një herë. Ata ma kthyennjë zëri.

Plotësuam kalendarin.Përsëritëm stinët e vitit, muajt e vitit, ditët e javës. Gjithashtu komentuam motin e

sotëm.Filluam bisedën duke aplikuar formën me topin ngjyrë të kuqe. Atij që i’a hedh topin

ai e merr fjalën.Cila stinë ju pëlqen dhe pse?, cila kohë? ( me diell, me shi, apo me borë).Fëmijëve më së shumti i’u pëlqeu stina e pranverës dhe e verës, gjithashtu treguan

edhe arsyet pse ju pëlqen ajo stinë.Bashkëbiseda po zgjerohej, taman që të kyqemi tek tema “pranvera”.

Fillova me gjegjëzën:“ Të bukura janë

shumë ngjyra kanëkënaqëm kur i shikojmë,parqet zbukurojnë”

Lulet në pranverë

F

Page 25: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

25

ëmijët flisnin me shumë dëshirë për zbukurimin e natyrës në këtë stinë ( si:qelin lulet, shohim ylberin, shohim fluturat dhe bletët në lule, etj).

E zgjeroja bisedën duke i nxitur me pyetje. Ata aq bukur komentonindhe jepnin shumë mendime.

Pasi përmendëm bletët dhe fluturat, që t’i aktivizojmë fëmijët pas një bisede pak tëgjatë, mora sintin që ta interpretoj këngën “ bleta dhe një flutur”. Një këngë aq e bukurdhe shumë e dashur për fëmijët.

Këtë këngë e kishim mësuar ditët paraprake, ndërsa sot vetëm e përsëritëm, e kënduamtë gjithë së bashku. Fëmijët vallëzuan pak dhe u kënaqën.

Tani erdhi radha që të luajm lojën “ Ylberi”.Një lojë mjaftë atraktive dhe e pëlqyer nga fëmijët.Një lojë që zhvillon imagjinatën e fëmijës.Një lojë që aktivizon muskujt e fëmijëve.

LOJA:

17 nxënës,16 karrike.

Karriket duhet renditur në formë rrethi.Fëmijët duhet të ndahën dy nga dy, sipas 7 ngjyrave të ylberit ( pra dy fëmijë duhet

të kenë të njëjtën ngjyrë)Do të thotë 7- ngjyrat e ylberit që do t’i kenë nga 2 fëmijët, bëjnë 14- fëmijë, 3-

fëmijë duhet të kenë ngjyrën e bardhë.16- fëmijë ulen, ndërsa një rri në mes.Fëmija që është në mes e thotë njëren nga ngjyrat e ylberit, dy fëmijët që e kanë atë

ngjyrë duhet t’i ndërrojnë vendet, fëmija me ngjyrë të bardhë duhet që t’a kontrollojsituatën që ta zë karrikën, ai që mbetet në këmbë duhet të hy në mes.

Fëmija që është në mes mund ta thotë edhe fjalën ‘‘ YLBBER“. Në atë moment që tëgjithë fëmijët duhet t’i ndërrojnë vendet.

Esenca e lojës është që të luftojnë që t’a zënë karrikën të mos mbetën në këmbësepse atëherë duhet të futën në mes.

E thash në fillim lojë që zhvillon imagjinatën e fëmijëve. Po, sepse fëmijët duhet tambajnë në mend ngjyrën e vet, mos ta ngatërrojnë, sepse nëse e harrojnë ngjyrën e vetëe nuk ngritën në këmbë që ti ndërrojnë vendet atëherë duhet të hy në mes.

Fëmijët u kënaqën shumë.Koha kaloj shpejtë.

Ata më përshëndetën dhe u larguan duke më uruar ditë të mirë.

F

Page 26: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

26

Page 27: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

27

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Ed.muzikore /Lënda: / Shkalla e kurrikulës: 1 Klasa: Parafillore

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Dallon stinët e vitit, di t’i thotë muajt e vitit, njeh ngjyrat e ylberit,di të këndoj këngën duke përcjellur melodinë e sintit, i di rregullat e lojë .

Tema/njësia mësimore: Pranvera

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën 1 :

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fjalët kyçe: Pranvera, stinët, sinti, ylberi.

Rezultatet e të nxënit të lëndës: Të këndoj këngën “ Bleta dhe një flutur” duke përcjellur mësuesën teksaluante me sint.Të dalloj muajin në të cilin është pranvera në bazë të bisedës që e aplikuam në fillim të orës.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: letrat me ngjyrat e ylberit, karriket.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Në cilin muaj fillon stina e pranverës, qka e ndryshon natyrën, me çkazbukurohet natyra, si është moti.

Çështjet ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, Edukatë fizike

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Pjesa hyrëse:

Bashkëbisedim rreth stinës së pranverës.Leximi i gjëgjëza.“ Të bukura janë

shumë ngjyra kanëkënaqëm kur i shikojmë,parqet zbukurojnë”

Pjesa kryesore:

Me sint këndojmë këngën “ Bleta dhe një flutur”.

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore:

Luajmë lojën “ Ylberi”

Page 28: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

28

Rezymeja

ë këtë pjesë të këtij punimi, përpos tjerash, kisha me e cekë rëndësinë e

muzikës dhe edukimit të muzikës, si një nga pjesët kryesore në jetën e njëriut.

Muzika dhe Edukimi muzikor, siç shifet edhe në këtë temë, janë dy sinonime,

por qëllimi dhe objektivi është, po thuajse i njëjtë. Edukimi muzikor, si qëllim dhe

objektiv, ka pas dhe ka ngritjen e njeriut në të gjitha aspektet e jetës.

Sa i përket edukimit muzikor tek fëmijët dhe parashkollorët, kuptuam se muzika që

fëmija dëgjon në mitër është e supozuar se do e dëgjon edhe pas lindjes. Tek

parashkollorët, edukimi muzikor bëhet përmes lojërave të ndryshme muzikore, me forma

të trupit, si.p.sh. me duar , me shuplaka,etj.

N

Page 29: Punim Diplome - edukimi.uni-gjk.org Rrustemaj.pdf · Muzika si e tillë është e lashtë sa edhe vetë njeriu. Që nga kohërat e lashta, muzika ka pas qëllime të qarta tek fëmijët

29

Literatura dhe referencat

1.Spahiu, Prof.mr.Seniha.Metodika e Mesimit te Muzikes.Prishinë, 2008. Fq..24 -25.2.Spahiu, Prof.mr.Seniha.Metodika e Mesimit te Muzikes.Prishinw, 2008. Fq..34 -35.3.Bardhyl, Musai. Metodologjia e mësimdhënies.Tiranë.4.Kraja, Prof.dr. Musa.Pedagogjija.Tiranë.5.Dyla, Prof. em. Besim. Struktura e elementeve mësimore. Gjakovë6.Brada, Prof.dr. Riza. Didaktika Kibernetike. Prishtinë.7. https://sq.wikipedia.org/wiki/Instrumenti_muzikor8. http://www.albinfo.ch/publikohen-pasurite-minerare-te-Shqiperise/9. http://forumi.shqiperia.com/threads/muzika-si-ndikon-pse-dhe-si.16100/10. https://blogs.voanews.com/albanian/astritlulushi/2014/12/27/muzika-dhe-femijet/11. http://www.gazetaexpress.com/shneta/perse-lodrat-me-muzike-jane-te-mira-per-femije-51999/?archive=112. https://durreslajm.al/magazine/ja-si-ndikon-muzika-tek-f%C3%ABmij%C3%ABt13. http://penfieldbuildingblocks.org/2013/07/the-effects-of-music-on-childhood-development/14. http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/kurrikula-e-edukimit-parashkollor-ne-kosove-3-6-vjec_1.pdf15. http://www.dailyrecord.co.uk/special-features/the-big-read/helpful-stuff/importance-of-songs-and-rhymes-in-the-early-years-115144316. http://www.zeriamerikes.com/a/miti-muzika-zgjuarsia/1811001.html