20
Kolegji “FAMA” Mekanizmat për luftimin dhe parandalimin e krimit kiberentik Studentët: Havë Konjusha Manush Çapriq Destan Memeti Besar Gashi Profesori: Mr. Jetullah

Mekanizmat Per Luftimin e Kriminaliteti Kibernetik

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Këtu keni një punim seminarik të lëndës Teknologjia Informative në Kriminalistikë të punuar nga disa student të Kolegjit FAMA. [email protected]

Citation preview

Kolegji “FAMA”

Mekanizmat për luftimin dhe parandalimin e krimit kiberentik

Studentët:Havë KonjushaManush ÇapriqDestan MemetiBesar Gashi

Profesori: Mr. Jetullah Aliu

Synimet e prezantimit

• Krimi kibernetik• Format dhe karakteristikat themelore të kriminalitetit

kompjuterik• Krimi i organizuar dhe kriminaliteti kompjuterik• Numri i errët i kriminalitetit kompjuterik• Trajtimi kriminalistik i kriminalitetit kompjuterik• Mekanizmat për luftimin e kriminalitetit kibernetik• Masat administrative dhe organizative• Mbrojtja juridike • Etika kompjuterike dhe arsimimi• Bashkëpunimi ndërkombëtar

Krimi kibernetik

Krimi kibernetik – paraqet një aktivitet kriminal të zhvilluar në rrjet që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit keqpërdorimin e sistemeve kompjuterike dhe të të dhënave kompjuterike.

Disa nga format dhe karakteristikat themelore të kriminalitetit kompjuterik janë:• Hakingu• Krijimi dhe distribuimi i viruseve• Pirateria e softwerit • Vjedhja e shërbimeve kompjuterike

Krimi i organizuar dhe kriminaliteti kompjuterikKriminelët profesionist me rastin e ndërmarrjes së veprimeve kriminale ato i planifikojnë dhe koordinojnë në mënyrë dhe disiplinë shumë profesionale dhe të veçantë.Kombet e Bashkuara kishin aprovuar një konventë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Synimi kryesor i kësaj konvente ishte që të përkrahet bashkëpunimi ndërkombëtare kundër krimit të organizuar për parandalimin dhe luftimin e tij në menyrë më efektive.Edhe Unioni Europian(1998) ka dhënë një përkufizim të krimit të organizuar i cili do të vlen në të gjitha shtetet anëtare të tij ku thuhet: organizatë kriminale do të quhet organizata që ka një strukturë të përbëre nga dy ose më shumë persona e krijuar për të vepruar gjatë një kohe te caktuar dhe që kryejnë krime për të cilat ligji parashikon një maksimum për të paktën katër(4) vite burg ose dënim më të rëndë.

Në të kaluarën dhe sot në botë ekzistojnë disa organizata të rangut të krimit të organizuar të cilat dallojnë në mes veti nga mënyra e organizimit dhe veprimit.

Më të njohurat janë:• Mafia Italiane• Koza Nostra Amerikane• Triadat Kineze• Jakuza Japoneze• Mafia Ruse dhe shumë organizata të tjera që veprojnë në

Europë dhe Amerikë.

Humbjet nga Pirateria

$15.26 $7.00 $4.31 $3.00

$13.02 $13.98

$63.00

Numri i errët i kriminalitetit kompjuterik

Problemi i “numrit të errët” të kriminalitetit kompjuterik është një prej problemeve më të mëdha me të cilat ballafaqohen të gjithë ata që merren me këtë problem, përshkak se ky fenomen pamundëson shikimin e plotë të gjendjes reale në këtë fushë. Fjala është për termin me të cilin në kriminologji tregohet për “numrin e veprave penale të pazbuluara”.

Mjetet dhe masat për parandalimin e kriminaliteti kompjuterik

“Kjo formë e kriminalitetit po zhvillohet në një shpejtësi aq të madhe që praktikisht nuk ka të ndalur. Për këtë arsye vlen të përmendet konstatimi, se kjo dukuri ështe një ‘industri’ e cila në SHBA zhvillohet më së shpejti. Vetëm në SHBA, ka me miliona sisteme informatike e kompjuterike të cilat janë të kyçura në rrjetin kompjuterik. Vetëm transaksionet finaciare të cilat barten nëpërmjet katër sistemeve kryesore të rrjetit të bankave elektronike si Fedwire, Bankwire, Chips dhe SWIFT, së bashku përbëjnë afërsisht 300 miliardë dollarë qarkullim ditor brenda shtetit dhe afërsisht 600 miliardë dollarë qarkullim ditor në trafikun ndërkombëtarë. Këto shuma dollarësh, duke i llogaritur edhe ato të shteteve tjera në botë, të cilat janë në qarkullim monetar ditor nëpërmjet mjeteve të ndryshme të sistemeve kompjuterike, me siguri që paraqesin një provokim të madhë, të cilën shumica e kriminelëve nuk do t’i përkuleshin”.

Trajtimi kriminalistik i kriminalitetit kompjuterik

Sikur edhe veprat tjera penale ashtu edhe për veprën penale në fushën e kriminalitetit kompjuterik rëndësi të veçantë për zbulimin, parandalimin dhe luftimin e tij ka edhe shkenca e kriminalistikës. Kjo duke përdorur mjetet dhe metodat e saja, ndihmon në zbulimin, sqarimin dhe luftimin e veprës penale në fushën e kriminalitetit kompjuterik.

Mekanizmat për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit kibernetik

Duhet që të inicohen dhe stimulohen hulumtime për studimin dhe kuptimin e kësaj forme të komplikuar të këtij fenomeni nëpermjet projekteve hulumtuese shkencore, trajnime, seminare me qëllim të zgjidhjes së suksesshme të këtij problemi të rëndësishëm shoqëror. Në këtë drejtim është e nevojshme që kujdes të veçantë t’i kushtohet aftësimit profesional të punësuarve në organet e administratës shtëtërore, e para se gjithash atyre që janë të obliguar për luftimin e kriminalitetit si: Shërbimi Policor, Gjykatat dhe Prokuroritë Publike, me qëllim të kryerjes sa më të suksesshme të funksioneve të tyre edhe në fushën e kriminalitetit kompjuterik.

Mekanizmat për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit kibernetik

• Masat administrative dhe organizative• Mbrojtja juridike si përgjigje ndaj keqpërdorimeve të sistemeve

kompjuterike• Etika kompjuterike dhe arsimimi• Bashkëpunimi ndërkombëtarë për parandalimin dhe luftimin e

kriminalitetit kompjuterik

Masat administrative dhe organizative

Qëllimi i këtyre masave dhe veprimeve është krijimi i kushteve për apilikimin e një politike të sigurisë së sistemeve kompjuterike. Me këto masa përfshihen disa veprime ndër të cilat më të rëndësishmet janë: analiza e shpenzimeve për mbrojtjen e cila përfshinë: a) Llogaritjen e shpenzimeve për vendosjen dhe aplikimin e

politikës së sigurisë;b) Llogaritjen e dëmeve në rast të humbjes apo rrezikimit të

sistemitc) kompjuterik;d) Vlerësimin e shpenzimeve që pas sulmit në sistemin

informatik, të kryhet kthimi në gjendjen e mëparshme.

Mbrojtja juridike si përgjigje ndaj keqpërdorimeve të sistemeve kompjuterike

Meqënëse, sistemet kompjuterike plotësisht të sigurta sot nuk ka, paraqitet nevoja për një mbrojtje juridike efikase, e posaçërisht ajo juridiko penale, me të cilën do të mbroheshin të mirat më të rëndësishme brenda shoqërisë. Për të arritur një mbrojtje efikase gjithëpërfshirëse ndaj veprave të kriminalitetit kompjuterik, është e nevojshme që të verifikohen bazat themelore të mbrojtjes në bazë të standardeve dhe direktivave ndërkombetare, të bëhen reforma në rregullativat ligjore nacionale, pastaj futjen e normave të reja apo modifikimin e atyre ekzistuese si dhe përshtatjen e tyre kërkesave të kohës.

Etika kompjuterike dhe arsimimi

Përveç masave teknologjike dhe juridike për luftimin dhe mbrojtjen nga kriminaliteti kompjuterik dhe rreziqeve të tjera të cilat kërcënojnë sistemet kompjuterike dhe ato informatike, është e nevojshme të ndërmerren edhe veprime tjera, veçanërisht në fushën e etikës dhe arsimit. Në rend të parë kjo ka të bëjë me reformat e sistemit arsimor, ngritjen e vetëdijes mbi rreziqet të cilat u kanosen me shfrytëzimin e pandërgjegjshëm të resurseve të sistemeve informatike.

Bashkëpunimi ndërkombëtarë për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit kompjuterik

Karakteri global i kriminaliteti kompjuterik dhe veprimet e përherëshme për parandalimin dhe luftimin e saj, nënkuptojnë bashkëpunimin dhe veprime të përbashkëta dhe të kordinuara të të gjitha shteteve. Këto veprime rrjedhin nga vet shtetet anëtare të organizatave ndërkombëtare siç është OECD dhe të ngjajshme. Në realizimin e këtij veprimi është me rendësi që në rrafshin shtetëror(nacional) të ndërmirren këto veprime si: Të përcjellin iniciativat e reja të organizatave regjionale dhe ndërkombëtare si dhe shoqatave të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë e sistemeve kompjuterike.Të njoftohen me eksperiencat nga praktikat e shteteve tjera, e veçanërisht të atyre qe kanë eksperienca nga fusha e sigurisë, mbrojtjes juridike, arsimit, etikës dhe çështjeve tjera me interes për mbrojtjen e sistemeve informatike.Vendosja e bashkëpunimit të ndërsjellë me organet shtetërore të shteteve tjera të cilat merren me këtë problematikë etj.

Përfundimi

Përkundër të gjithave që u potencuan, duhet të jemi të vetëdijshëm se suksesi për para ndalimin e krimit në tërësi si një nga kërcënimet më serioze në botë moderne sot është i mundur vetëm nëse ka bashkëpunim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kosova ka synim që edhe si shtet edhe si shoqëri të bëhet partner i rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare kundër krimit të organizuar. Dihet se krimet kibernetike janë të dëmshme për çdo shoqëri gjithashtu edhe për nesi individ, kështu që niveli bashkëpunimit kërkon një konsolidim më thelbësor mes insitucioneve kryesore, veçanërisht bashkëpunim rajonal e më gjërë sepse krimi organizuar nuk njeh kufij, prandaj edhe qasja jonë edhe partnerët tjerë strategjik duhet të jenë të natyrës gjithëpërfshirëse.

Referencat

http://mzhe.rks-gov.net/repository/docs/LIGJIPERPARANDALIMINDHE_LUFTIMINE_KRIMITKIBERNETIKE2010166-alb.pdf

Kriminaliteti kompjuterik – Dr. Veton Vula – Prishtinë 2010