19
Ligjërata 6: Shpenzimet dhe të ardhurat

Makroekonomi Ligjerata e 6 (te ardhurat dhe shpenzimet)

Embed Size (px)

Citation preview

Ligjërata 6:Shpenzimet dhe të ardhurat

Përmbajtja e ligjëratës Pse modeli të ardhura-shpenzime?

Ndikimi i kërkesës agregate/shpenzimeve të planifikuara në GDP

Modeli të ardhura-shpenzime Supozimet Analiza Ekuilibri Si ndikojnë shpenzimet e planifikuara në të

ardhura Multiplikatorët: sa ndikojnë shpenzimet e

planifikuara në të ardhura Multiplikatorët e shpenzimeve, fiskal, taksave dhe

multiplikatori i ekonomisë së hapur

Pse modeli të ardhura-shpenzime?

Pikëpamje kejnsiane: mund të ndikohet në nivelin e output-it vendor (GDP-së) përmes shpenzimeve/AD

Pse? Rikujto dallimet në mes pikëpamjeve klasike dhe kejnsiane!

Shpjegon se si përcaktohet niveli i output-it në ekonomi dhe si mund të ndikojë shteti në të

Rritja e ekonomike si qëllim i politikës ekonomike Çka kuptojmë me rritje ekonomike?

Modeli të ardhura-shpenzime: Supozimet Pagat dhe çmimet fikse

Ndryshimi në kërkesë shkakton ndryshim të sasisë së prodhuar e jo të çmimit, edhe në periudhë afatshkurtër.

Konsumi dhe kursimet të lidhura në mënyrë lineare (dhe pozitive) me të ardhurat Pra, prirja marxhinale për konsum (MPC) dhe prirja

marxhinale për kursim (MPS) supozohen konstante

Modeli të ardhura-shpenzime: Supozimet (2) Investimet, shpenzimet qeveritare, taksat dhe

eksportet supozohen autonome (të pavarura)

Importet varen nga të ardhurat

Abstragohet nga rritja ekonomike dhe tregu i parasë (dhe politika monetare)

Modeli të ardhura-shpenzime: Analiza

Modeli të ardhura-shpenzime: Analiza(2) PE – shpenzimet e planifikuara (ose AD e planifikuar)

AD e kemi definuar si shumën totale të produktit të kërkuar: nga familjet, firmat, qeveria dhe të huajt

Pra, AD = ??

Mirëpo, AD faktike (ose PE faktike) nuk është domosdo e barabartë me AD të planifikuar Në AD faktike (më saktësisht në investime) përfshihen

stoqet Firmat mund të parashikojnë kërkesë më të madhe dhe të

prodhojnë më shumë. Si pasojë, akumulohen stoqet (inventari) duke bërë presion për ulje të prodhimit (dhe anasjelltas)

Modeli të ardhura-shpenzime: Ekuilibri Vija 45° – gjendja kur AD = Y (ku Y është GDP)

Kjo vijë paraqet gjendje ekuilibri: sasia e kërkuar (ose AD e planifikuar) është e barabartë me produktin e prodhuar

Ekuilibri arrihet kur AD = Y

C + I + G + X - Im = C + S + TA

Niveli i GDP-së mund të ngritet duke ndikuar në elementet e shpenzimeve agregate të planifikuara (PE) Paraqit këtë efekt grafikisht! Për sa duhet të ndryshojnë PE që të arrihet efekti i

dëshiruar? (Vërej që ndryshimi në PE shkakton joproporcional në Y)

Multiplikatori i shpenzimeve: Hyrje Kur rriten shpenzimet (p.sh. I) , efekti në GDP

faktik tejkalon efektin fillestar

Pse? Ilustro me shembull efektin zinxhiror që ndodhë në ekonomi...

Në rastin e investimeve të firmave

Në rastin e shpenzimeve qeveritare

Numri që e luan rolin e shumëzuesit në këtë efekt zinxhiror quhet multiplikator

Multiplikatori i shpenzimeve: Llogaritja

Raport në mes ndyrshimit të GDP-së faktik dhe ndryshimit fillestar të shpenzimeve të pavarura (autonome)

s = ΔY/ΔA

Shpenzimet autonome janë rritur për 1000 Euro, ndërsa GDP është rritur për 5000 Euro. Sa është multiplikatori i shpenzimeve?

Interpreto multiplikatorin e llogaritur!

Multiplikatori i shpenzimeve: Definicion Multiplikatori i shpenzimeve tregon për sa

ngritet GDP faktik si rezultat i ngritjes së shpenzimeve autonome për një njësi.

Interpretimi:

s = 5

Kur shpenzimet rriten për 1 Euro, GDP rritet për __ Euro.

Multiplikatori i shpenzimeve: Shembull Supozojmë se ngriten investimet për 1 milion

Euro Supozojmë se MPC = 2/3 =0.66

Ngritja fillestare prej 1 milion Euro në GDP ndodhë si rezultat i blerjes së makinave, mirëpo prodhuesit vazhdojnë t’i konsumojnë sipas MPC...

_____________________________________________________1 x 1 milion € = 1.00 milion €2/3 x 1 milion € = 0.66 milion €(2/3)2 x 1 milion € = 0.44 milion €(2/3)3 x 1 milion € = 0.29 milion €. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .. . . _____________________________________________________1/(1-2/3) x 1 milion € = 3

milion €________________________________________________________________________________________________________

Multiplikatori i shpenzimeve dhe MPC/MPS Multiplikatori mund të shkruhet si:

s = 1/(1-MPC) oses = 1/MPS

Atëherë, ndryshimi në GDP do të ishte:

ΔGDP = 1/(1-MPC) x ΔI = 1/MPS x ΔI

Llogarit multiplikatorin e shpenzimeve nëse MPC = 0.8

Multiplikatori i shpenzimeve qeveritare Në shpenzimet e planifikuara shtohet G

Multiplikatori i shpenzimeve qeveritare (2) Sa rritet GDP faktike si rezultat i rritjes së

shpenzimeve qeveritare për 1 njësi.

sg = 1/(1-MPC) ose

sg = 1/MPS

Atëherë, ndryshimi në GDP do të ishte:

ΔGDP = sg x ΔG = 1/(1-MPC) x ΔG = 1/MPS x ΔG

Multiplikatori i taksave Sa pakësohet GDP si rezultat i shtimit të

taksave për një njësi. Pra, në këtë rast kemi lidhje negative në mes

ndryshimit në taksa dhe ndryshimit në GDP.

është më i vogël se multiplikatori i shpenzimeve Efekti fillestar në GDP është më i vogël:

Nëse ulen taksat, një pjesë e YD shtesë kursehen.

Multiplikatori i ekonomisë së hapur Përfshirja e importeve e ulë pjerrësinë e AD

Multiplikatori i ekonomisë së hapur (2) Llogaritet:

so = 1/(MPS+MPM)

Efekti i multiplikatorit në ekonomi të hapur është më i vogël Pse?

Kufizimet e pikëpamjes kejnsiane të multiplikatorit Vlen vetëm në periudha afatshkurtëra. Vlen vetëm në kushte të shfrytëzimit jo të

plotë të potencialit prodhues. Pse?

Injoron ndikimin e parasë (dhe politikës monetare) në ekonomi.

Injoron inflacionin Edhe në kushte të recesionit mund të ketë

inflacion!