8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 08.08.202 VITI I - NR.55 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë me të rinjtë në Elbasan!.f.2 Elvis Cefa zgjidhet nënkryetar i KLD-së!..................f.3 Nëna e 6 fëmijëve: Djali është i pafajshëm, qëndron në burg padrejtësisht!...............................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Dr. Teki Kurti: Risitë që sjell Fakulteti i Shkencave Politike!...........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e koordinatores Yllka Pjetri...........f.5 B uzëqeshja është mënyra më e mirë për të qenë vetvetja dhe që ndihmon trupin tonë për të funksionuar më së miri. Buzëqeshja na ndihmon për të për- mirësuar shëndetin tonë, aktivitetet tona të për- ditshme, si dhe për të reduktuar nivelet e stresit. Buzëqeshja është mënyra më efikase për të zgjatur jetën, kështu që le ta aplikojmë. Ja disa arsye konkrete: -Buzëqeshja na bën më tërheqës. Ne gjithmonë kemi prirjen për t’u tërhequr nga njerëzit e buzëqeshur. Duam t’i njohim njerëzit e qeshur dhe të zbulojmë mirësinë e tyre. Ngrysja e vetullave apo vështrimi ynë shpeshherë i largon njerëzit, por vetëm buzëqeshja i tërheq ato. -Buzëqeshja ndryshon humorin tonë. Sa herë që ju do të ndiheni të mërzitur provoni të buzëqeshni. Është një shans shumë i mirë për të ndryshuar humorin tuaj. Buzëqeshja nxit gjithë qenien tuaj për të qenë në humor të mirë. -Buzëqeshja është ngjitëse. Kur dikush qesh ndriçohet i gjithë ambienti, ndryshon humorin e të gjithëve dhe shpërndan vetëm lumturi, kështu që buzëqeshni sa më shumë. -E qeshura minimizon stresin. Stresi është mëse i dukshëm në fytyrë. Buzëqe- shja ju ndihmon të mos dukeni të lodhur, të mër- zitur apo shumë të ngarkuar emocionalisht. Kur jeni të stresuar gjeni kohën të buzëqeshni pasi do të minimizoni stresin dhe ju do të jeni më tepër në gjendje për të vazhduar përpara. -Buzëqeshja forcon sistemin imunitar. Buzëqeshja ndihmon sistemin imunitar për të funksionuar më mirë... >> VIJON NË FAQEN 2 Përse duhet të buzëqeshim? Qendra e Mendimit Pozitiv Berisha: Qytetarët do vendosin me referendum për imunitetin! Kryeministri Berisha...>>fq.3

Gazeta 77 News Botimi Nr.155

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.155

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 08.08.202 VITI I - NR.55BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë me të rinjtë në Elbasan!.f.2 Elvis Cefa zgjidhet nënkryetar i KLD-së!..................f.3 Nëna e 6 fëmijëve: Djali është i pafajshëm,

qëndron në burg padrejtësisht!...............................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Dr. Teki Kurti:

Risitë që sjell Fakulteti i Shkencave Politike!...........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e koordinatores Yllka Pjetri...........f.5

Buzëqeshja është mënyra më e mirë

për të qenë vetvetja dhe që ndihmon trupin tonë për të funksionuar më së miri. Buzëqeshja na ndihmon për të për-

mirësuar shëndetin tonë, aktivitetet tona të për-ditshme, si dhe për të reduktuar nivelet e stresit. Buzëqeshja është mënyra më efikase për të zgjatur jetën, kështu që le ta aplikojmë.

Ja disa arsye konkrete:-Buzëqeshja na bën më tërheqës.Ne gjithmonë kemi prirjen për t’u tërhequr nga

njerëzit e buzëqeshur. Duam t’i njohim njerëzit e qeshur dhe të zbulojmë mirësinë e tyre. Ngrysja e vetullave apo vështrimi ynë shpeshherë i largon njerëzit, por vetëm buzëqeshja i tërheq ato.

-Buzëqeshja ndryshon humorin tonë.Sa herë që ju do të ndiheni të mërzitur provoni

të buzëqeshni. Është një shans shumë i mirë për të ndryshuar humorin tuaj. Buzëqeshja nxit gjithë qenien tuaj për të qenë në humor të mirë.

-Buzëqeshja është ngjitëse.Kur dikush qesh ndriçohet i gjithë ambienti,

ndryshon humorin e të gjithëve dhe shpërndan vetëm lumturi, kështu që buzëqeshni sa më shumë.

-E qeshura minimizon stresin.Stresi është mëse i dukshëm në fytyrë. Buzëqe-

shja ju ndihmon të mos dukeni të lodhur, të mër-zitur apo shumë të ngarkuar emocionalisht. Kur jeni të stresuar gjeni kohën të buzëqeshni pasi do të minimizoni stresin dhe ju do të jeni më tepër në gjendje për të vazhduar përpara.

-Buzëqeshja forcon sistemin imunitar.Buzëqeshja ndihmon sistemin imunitar për

të funksionuar më mirë... >> VIJON NË FAQEN 2

Përse duhet të buzëqeshim?

Qendra eMendimit Pozitiv

Berisha: Qytetarët do vendosin me referendum për imunitetin!

Kryeministri Berisha...>>fq.3

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.155

2 E MËRKURË, 08 GUSHT 201277 NEWS AKTUALITETBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA Kur buzëqeshni funksionimi i sistemit imunitar përmirëso-het dukshëm sepse ju jeni më të relaksuar, si dhe parandaloni gripin dhe të ftohurën duke qeshur.

-E qeshura ul tensionin e gjakut.Kur ju buzëqeshni ka një reduktim të

matshëm të presionit të gjakut. Këtë mund ta provoni në shtëpi nëse keni një aparat matës të tensionit, uluni për të lexuar, pas-taj qeshni dhe përsëri rikthejuni leximit. Me shumë siguri do të vëreni ndryshimin e tensionit të gjakut!

-E qeshura “mban fort” endorfinën, sero-tinën dhe vrasësit e dhimbjeve natyrale.

Të tre këta përbërës janë shumë të rën-dësishëm për lumturinë tonë. E qeshura është një ilaç natyral.

-E qeshura ndikon në lëkurën e fytyrës dhe ju rinon.

Muskujt e fytyrës që përdorim për të qeshur tërhiqen duke bërë të mundur që ne të dukemi më të rinj. Mos provoni të bëni Lifting në fytyrën tuaj kur ju fare mirë mund të qeshni gjatë ditës tuaj, duke u bërë kështu më të rinj dhe do të ndiheni shumë më mirë.

-Buzëqeshja ju bën të dukeni të suksess-hëm.

Njerëzit e qeshur duken më të sigurt,

kanë më tepër mundësi për të kaluar vësh-tirësitë dhe më shumë gjasa për të qenë të afrueshëm nga të gjithë. Buzëqeshni gjatë takimeve tuaja dhe njerëzit do t’ju vlerësojnë ndryshe.

-E qeshura ju ndihmon për të qëndruar pozitiv.

Bëni një provë: Qeshni, ndërkohë men-doni diçka negative por pa humbur buzëqe-shjen tuaj. Është e vështirë! Kur ne qeshim, trupi ynë na dërgon një mesazh: Jeta është e bukur. Qëndro larg stresit dhe depresionit, shqetësohu vetëm për të qeshur.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë me të rinjtë në Elbasan!

Sistemi aktual arsimor, korrupsioni në arsim dhe në shëndetësi, mungesa e shër-

bimeve sociale për shtresat në nevojë, kanë qenë disa nga problemet e ngritura nga të rin-jtë e Elbasanit, në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re nën slo-ganin “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”. Ashtu si edhe në qytetet e tjera, në Elbasan janë mbledhur shqetësimet e ngritura dhe propozimet e të

rinjve për të përgatitur platformën e zgjidhjes së problemeve që shqetësojnë çdo ditë qyte-tarët. Afeda Runaj, e diplomuar për psikologji është shprehur kundër sistemit të Bolonjës dhe provimit të toeflit për të vijuar masterin. Sipas saj jo kushdo i ka mundësitë financiare për të ndjekur këto hallka të sistemit arsimor. Gjithashtu ajo e ka cilësuar të padrejtë prak-tikën një vjeçare profesionale të papaguar. Runaj propozoi që praktika profesionale të

ketë një stimul sado të vogël financiar. “Duhet të punosh një vit për formimin profesional pa pagesë, ka nevojë për një stimul. Shërbimi dhe arsimi duhet të bashkëpunojnë”, është shprehur Runaj. Erind Roçi, i diplomuar për infermieri ngriti shqetësimin e kurikulave të vjetra në arsimin e lartë. Sipas tij mungon rifreskimi i njohurive nga ana e pedagogëve dhe studentët vazhdojnë të studiojnë të njëj-tën literaturë të 20 viteve më parë. Ai ka thek-suar se shërbimet humanitare mungojnë dhe nuk jepet ndihma e duhur për njerëzit në nevojë. Mungesa e informacionit nga shtresat në nevojë për shërbimet që duhet të marrin dhe për qendrat që ia ofrojnë këto shërbime, ka qenë një tjetër problem që është ngritur nga studenti i Fakultetit të Shkencave të Edu-kimit, dega punonjës social, në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Ervin Kurti. Sipas tij shumë pak fëmijë të komunitetit rom janë të regjistruar në shkolla dhe nuk përfundojnë as arsimin fillor, atë katër vjeçar. “Mungon infor-macioni për shërbimet sociale dhe shoqatat. Kjo bën që të përfitojnë abuzivisht persona që nuk kanë nevojë për to”, është shprehur Kurti. Ndërsa përsa i përket sistemit arsimor ai është shprehur se jo çdokush e ka mun-dësinë të mbarojë një kurs anglishteje tek toefli. Gjithashtu ai ka shtruar shqetësimin e tij për mungesën e praktikave mësimore në universitete. Të rinjtë janë shprehur shumë të shqetësuar për punësimin. Ata kanë pro-pozuar zhvillimin e arsimit profesional, në mënyrë që secili të gjejë më shumë hapësira në tregun e punës.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”

NJOFTIMQENDRA MJEKËSORE “SHËNDETI”

MRDR. Adil MustafaMjek obsteter gjinekolog & ekografist nga spitali privat “Shëndeti” në Tetovë,

rikthehet në qendrën mjekësore “Shëndeti” në Tiranë.

Tel: 00389715373370696349892042360981

e-mail: [email protected]: adilmustafa65

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.155

E MËRKURË, 08 GUSHT 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Delta sh.a kërkon të punësojë shites/e. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Elvis Cefa është zgjedhur nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pre-

sidenti Bujar Nishani në mbledhjen e tij të parë me KLD-në, ka propozuar Cefën, i cili është votuar unanimisht, duke zënë kë-shtu postin e mbetur bosh, që prej largimit të Kreshnik Spahiut. Në këtë mbledhje të parë presidenti Nishani ka shpalosur prio-ritetet e tij në drejtimin e KLD-së, mes të cilave evidentoi luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Gjykatave të Apelit. "Politikë pagash më të përmirësuar për ta. Perso-

nalisht do të jem në komunikim intensiv me qeverinë dhe Kuvendin për të realizuar një nivel pagash më të lartë për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit. Gjyqtarët që e shohin sistemin e gjyqësorit si një burim të pasurive të tyre, KLD dhe Presidentin do i kenë pas si kundërshtarët e tyre më të ashpër. Tashmë është koha që praktikat në shkelje të hapur të ligjit të bëhen publike dhe të gjithë ata gjykatës që ia mohojnë dre-jtësinë qytetarit të identifikohen nomina-lisht”, është shprehur Nishani. Ai i ka bërë apel gjyqtarëve që të zbatojnë ligjin, duke vënë në qendër të vëmendjes qytetarët.

“Kam bindjen e palëkundur se në sistemin tonë gjyqësor ka një shumicë gjykatësish profesionalistë dhe me integritet, qytetarë të ndershëm të këtij vendi që e duan emrin e mirë dhe besojnë në vlerat e trashëgimisë. Ne kemi një detyrë dhe një mundësi. Ta bëjmë këtë model dominues të këtij sis-temi. Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë që në themel të sistemit janë vetë njerëzit, janë gjykatësit që i kthejnë ligjet, parimet, procedurat në një mekanizëm që vepron”, ka theksuar kreu i shtetit.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Këshillit të Legjislacionit të hartojë plat-

formën për hapat që do të ndiqen për refe-rendumin popullor për heqjen e imunitetit. Gjatë mbledhjes së qeverisë, ai ka garantuar se referendumi do të bëhet në përputhje të

plotë me Kushtetutën, ndërsa ka akuzuar kreun e opozitës se pengoi heqjen e imuni-tetit për të bllokuar aspiratën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. “Të nisin plotësisht të gjitha procedurat për referendumin. Koha e

zhvillimit të referendumit do përcaktohet nga institucionet përkatëse, KQZ, Gjykata Kushtetuese dhe institucione të tjera. Do t'i kërkoj Këshillit Legjislativ të Parlamentit të hartojë platformën për hapat e mëtejshëm të këtij akti madhor. Zoti Rama harron se për çdo qytetar shqiptar është e qartë si drita e diellit se bllokimi i shembjes së murit të korrupsionit dhe statusit të vendit kandi-dat nuk e bën qytetarët shqiptarë, e bën kryekëput interesat e lidhura me pasuri të paligjshme. 6 gushti do mbetet në histori si një datë të cilën kreu i PS-së dhe një grup miliarderësh nuk lejoi grupin parlamentar të votojë për statusin”, ka theksuar kreu i qeverisë. Ai kujtoi se në draftin e përbashkët për heqjen e imunitetit ishin përfshirë të gjitha propozimet e opozitës.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Berisha: Qytetarët do vendosin me referendum për imunitetin!

Elvis Cefa zgjidhet nënkryetar i KLD-së! Nishani-gjyqtarëve: Ktheni ligjin në mekanizëm që vepron!

Mbledhja e qeverisë

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.155

E MËRKURË, 08 GUSHT 201277 NEWS

Në kuadër të rritjes së cilësisë universiteti “Vitrina” ofron vende pune full-time për:

Adresa. Vitrina 1, Tiranë Pas Kryesisë së Kuvendit. Vitrina 2. Autostrada Tiranë-Durrës, Kampusi Universitar Vitrina, pranë City Park.

-Pedagoge Msc. me pagë 800 euro në muaj.

-Pedagoge me titull shkencor të mbrojtur: Dr. me pagë 1500 euro në muaj.

-Profesore me titull: As. Prof. me pagë 1700 euro në muaj

- Prof. Dr. me pagë 2000 euro në muaj.

Aplikimet pranohen deri më 5 Shtator 2012, pranë universitetit “Vitrina”.Pranohen nga 7 kandidatë në çdo fakultet të universitetit “Vitrina”.

HISTORI NJERËZOREBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Vas Tour Operatore kërkon të punësojë shef/e Finance. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel: 04 22 63873/Për më tepër: www.njoftime.com

Nëna e 6 fëmijëve Lirie Hoxhaj nga Shkodra, kërkon nga Gjykata e Lartë,

pas kërkesës për rishikim të japë drejtësi për djalin e saj të vogël Gentjan Hoxhaj, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Shënkollit në lidhje me një plagosje të kryer në datë 3 korrik 2001. "77 News" intervistoi 59-vjeçaren, e cila shprehet se djali i saj është dënuar padrejtësisht, sepse ka prova dhe fakte që ai ka qenë në Greqi duke punuar, në kohën që ka ndodhur vepra penale. Nëna e gjashtë fëmijëve shpreson tek drejtësia dhe beson se një ditë do të përqafojë djalin e saj jashtë hekurave të burgut. Ku banoni dhe mund të më thoni, përse është dënuar djali juaj Gentjani?

Unë banoj në Shkodër dhe kam 6 fëmijë, tre djem e tre vajza . Në dhjetor të vitit 1999 policia e Shkodrës na ka ardhur në shtëpi për kontroll. Aty gjeti bashkëshortin dhe djalin e

vogël Gentjanin. Ndërsa djali i madh Valmi-ri nuk ishte në shtëpi. Të nesërmen policia i la të lirë burrin dhe djalin, por në lagje u hap fjala sikur Valmiri djali i madh kishte vrarë Ejdh Kolën, Albert Kolën (plagosur) dhe Pavlin Kolën (plagosur). Mesa di unë djali i madh është dënuar në mungesë. Kurse, në 3 korrik 2001 është plagosur Albert Kola. Në këtë kohë Gentjani ishte në Greqi që prej vitit 1999. Dua të theksoj se pasaportën djalit ia kam nxjerrë në 28 maj 2001 dhe ia kam dërguar në Greqi. Pra Genti rreth vitit 2005 ka shkuar në Spanjë, pasi nuk kishte punë në Greqi. Aktualisht djali vuan dënimin në burgun e Shënkollit. Ndaj tij rëndon akuza "plagosje e mbetur në tentativë" ndaj shteta-sit Albert Klola. Unë mendoj që djali i vogël nuk ka qenë autor i veprës penale, sepse ai ka qenë në Greqi. Nga gjithçka bisedova me djalin ai më thoshte që nuk e kishte kryer një gjë të tillë. Në vendngjarje janë tre armë e janë dënuar dy persona, djali i madh me burgim të përjetshëm, për të cilin nuk dua ta përmend. Ndërsa për djalin e vogël jam e sigurt që nuk e ka kryer këtë vepër penale. Ai është dënuar 21 vite burg. A shpresoni tek drejtësia dhe cila është rruga ligjore që do të ndiqni?

Pronari ku punonte djali Ilia Xheveleko-pulos, është i gatshëm të thotë të gjithë të vërtetën që djali në momentin që ka ndodh-ur vrasja ka qenë në Greqi duke punuar, me dokumenta të rregullta dhe këtë gjë mund

ta dëshmojë në të gjitha institucionet shqip-tare. Avokati ynë para katër muajsh ka bërë kërkesë për rishikim në Gjykatën e Lartë dhe si prova të reja kemi paraqitur dokumentat që atë ditë djali ynë punonte në shtetin grek e madje është paguar, një dokument tjetër të lëshuar nga prefektura Selanik ku vërtetohet qëndrimi një vjeçar i Gentjanit në shtetin grek, si dhe vërtetimin e Këshillit Komunal Lagadha në lidhje me qëndrimin e djalit në Greqi në kohën që ndodhi vepra penale. Jo vetëm kaq por ne kemi si provë edhe pasa-potën e një sërë provash të tjera. Kam besim se drejtësia këtë herë nuk ka për të gabuar, shpresoj që djali do të lirohet. Gjendja e tij shëndetësore në burg është e mirë, por ai thotë se do të hyjë në grevë urie nëse kjo çës-htje nuk do të zgjidhet. Unë si nënë kërkoj të zbardhet e vërteta për djalin e vogël. Alberti i plagosuri, ka lëshuar një deklaratë në datë 29.12.2008 ku thotë në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2001: "Nuk i kam thënë njeriut se kush ishte autori i ngjarjes. Në vendngjarje nuk ka qenë Gentjan Hoxha dhe këtë fakt e kam deklaruar edhe në Gjykatën e Apelit. Ne si familje nuk kemi asgjë me familjen e Gentjan e Valmir Hoxhës". Bashkëshorti më ka vdekur menjëherë pasi mësoi dënimin e djalit, por si nënë jam e bindur që ai është i pafajshëm.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Nëna e 6 fëmijëve: Djali është i pafajshëm, qëndron në burg padrejtësisht!

Lirie Hoxhaj

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.155

5E MËRKURË, 08 GUSHT 2012 77 NEWSZËRI I SË VËRTETËS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kërkohet të punësohet guvernante në hotelin Dajti Tower Belvedere. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

SOFRA TURKE

19991999

Kuzhina TurkeAdresa: Rr. Kavajës, Nr. 170

+355 67 308 46 11Tel: +355 04 222 68 18

Shërbim taxi

SofraTurk

067 222 43 82

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Zyra e saj ndodhet shumë pranë portës hyrëse të kampusit universitar “Vitrina”.

Nga xhamat e zyrës ajo ka evidentuar dynd-jen e efektivëve të policisë brenda kampu-sit. Bëhet fjalë për koordinatoren e Zyrës së Këshillimit të Karrierës, Yllka Pjetri, e cila me dëshminë e saj fakton vërshimin e dhunshëm të forcave policore në mjediset e brendshme të institucionit arsimor. Znj. Pjetri tregon se efektivët e policisë kanë hyrë në çdo zyrë dhe kanë shoqëruar me forcë këdo që i dilte përpara. Ajo shprehet se e ka përjetuar shumë keq këtë ngjarje, pasi ka qenë shumë e shqetësuar për studentët, të cilët po përballeshin me presionin e efekti-vëve të policisë.

Ku ndodheshit ju më 17 janar?17 janari nisi si një ditë e qetë pune. Unë

ndodhesha në Zyrën e Këshillimit të Ka-rrierës, ku punoj si koordinatore. Zyra ime ndodhet pranë portës hyrëse të kampusit universitar "Vitrina". Si u informuat mbi ngjarjen?

Papritur dëgjova shumë zhurma nga jashtë. Pashë shumë policë të veshur me uniformë. Pashë edhe shumë civilë. Ata shoqëronin tek furgoni çdo person të vesh-ur me kostum. Mbaj mend që një pedagog i Juridikut, Julian Gazeli, doli t’i pyeste se çfarë ka ndodhur dhe ata e morën me dhunë e shoqëruan drejt furgonit e më pas e çuan në komisariat. Kam qenë shumë e stresuar

atë ditë, sepse nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte. A patë të futen efektivët e policisë nëpër zyra?

Policët dhunonin çdo mjedis të kampusit, futeshin në çdo zyrë. I kam parë të futen në të gjitha zyrat përballë dhe tek zyra e kamerave të sigurisë. Si janë sjellë efektivët e policisë me auto-ritetet e universitetit?

Administrata përpiqej të komunikonte me policët dhe i pyeste se çfarë kishte ndo-dhur, por ata vetëm fyenin dhe ofendonin, nuk sqaronin asgjë dhe shoqëronin me forcë të gjithë punonjësit meshkuj që gjenin në kampus. Sa ka zgjatur situata e tensionuar?

Mbaj mend që gjithçka ka nisur rreth orës 9:30-10:00 dhe deri në momentin që unë jam larguar nga puna rreth orës 16:30. Policë ka patur kudo nëpër kampus deri vonë. Si e përjetuat ju këtë ngjarje?

E kam përjetuar shumë keq. Ishte një ngjarje e trishtë, më shumë për studentët, të cilët prindërit i kanë sjellë në universitet për të studiuar dhe marrë dije dhe jo për t’u përballur me forcat e policisë. Shqetësimi ynë më i madh ishin studentët dhe nxënësit e shkollës së mesme.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dëshmia publike e koordinatores së Zyrës së Këshillimit të Karrierës, Yllka Pjetri

Yllka Pjetri

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.155

E MËRKURË, 08 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Në gadishullin Jukatan të Meksikës janë gjetur mbetjet e një çokollate 2 500-vjeçare. Arkeologët kanë gjetur mb et je t e çokol latë s nga f i s i Maja në n jë p jatë . Dihet se Majat çoko -l latën e përdornin s i n jë p i je f re s -kuese, ndër sa ky zbul im t regon se ata çokollatën mund ta përdornin s i sa lcë në ushqime. Ky zbul im i b ërë nga Ins t i tuc ioni Komb ëtar Antro -p o lo g j ik dhe Hi s tor ik i Meks ikë s , ndryshoi mendimin se çokollata në kulturat para hispanike përdorej s i

p i je. Besohet se këto l lo j p i jesh , të c i lat përgat i teshin nga kokrrat dhe lëkura e kakaos, gatuheshin duke i shtypur kokrrat e kakaos dhe duke i përzier me lëngje dhe kjo pije u shër-behej personave të zgjedhur. Arkeo-lo gu Tomas Ga l l a re ta u shpreh se kakaoja u gjet në pjatën e ushqimit . Nuk është e mundshme që kakaoja ishte në pjata për t’u bluar, sepse për bluarjen e kokrrave të kakaos Majat përdornin gurë të mullirit e jo pjata”.

Për më tepër: www.newnews.al

Meksikë, zbulohet çokollata 2 500-vjeçare!

Electronic Line Apple kërkon të punësojë prezantuese/shitëse. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Kanella ka qenë një erëz shumë popu-llore në gatim dhe ëmbëlsira. Kërkimet

kanë zbuluar se nuk është vetëm e shijshme por është edhe shumë e shëndetshme. Ja 10 të mirat e kanellës që mund t’ju mbushin mendjen ta përfshini në dietën tuaj ditore:Ul kolesterolin në gjak - Studimet kanë zbu-luar se vetëm gjysmë luge kanellë në ditë ul nivelin e kolesterolit LDL në gjak. Rre-

gullator i sheqerit të gjakut - Disa studime sugjerojnë se kanella mund të ketë një efekt rregullator në sheqerin e gjakut, duke e bërë veçanërisht të dobishëm për personat që vua-jnë nga tipi 2 i diabetit. Ndihmues në infek-sionet mykotike - Në disa studime, kanella ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të ndaluar infeksionet mykotike rezis-tente ndaj medikamenteve. Parandalues i kancerit - Në një studim të publikuar nga kërkues të Departamentit të Agrikulturës në Maryland, kanella zvogëloi avancimin e leuçemisë dhe qelizat kanceroze lymphoma. Antikoagulimi - Ka një efekt antikoagulimi në gjak. Çlirues nga artriti - Në një studim në Universitetin e Copenhagen, pacien-tëve që u ishte dhënë gjysmë luge pluhur kanellë, të kombinuar me një lugë mjaltë

çdo mëngjes para buke kishin çlirim të me-njëhershëm nga dhimbjet e artritit brenda një jave dhe mund të ecnin pa probleme brenda një muaji. Antibakteriale - Kur iu shtohet ushqimeve, parandalon shumimin e baktereve dhe prishjen e ushqimeve, duke qenë një ruajtës ushqimor natyral. Shëndeti i trurit - Një studim zbuloi se thjesht aroma e kanellës krijon funksionim të shëndetshëm të trurit dhe aftëson memorien. Luftues i bakterit E.Coli - Kërkuesit e Universitetit Shtetëror të Kansasit zbuloi se kanella lufton bakteret E.Coli në lëngjet e papasterizuar. E pasur me lëndë ushqyese - Është një burim i jashtëzakonshëm mangani, fibrash, hekuri dhe kalciumi.

Përgatiti: Irida HaziziPër më tepër: www.banka-ideve.com

10 të mirat shëndetësore të kanellës!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.155

E MËRKURË, 08 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kërkohet edukatore kopshti pranë Shkollës së Bashkuar. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 042364510/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Jeni shumë të favorizuar nga yjet dhe të gatshëm për të marrë përsipër gjithçka e ta çoni në fund.

Demi: Dita e sotme do të karakterizohet nga disa ulje e ngritje të fuqishme emotive.

Binjakët: Venusi ndodhet edhe për pak kohë në shenjën tuaj dhe prandaj mos i lini t’u ikin mundësitë që do iu ofrojë.

Gaforrja: Me influkset jo harmonike të Hënës në shenjën e Dashit do ta keni shumë të vështirë që të lehtësoni tensionet.

Luani: Do të prisni çdo moment të ditës me buzëqeshje në fytyrë dhe jeni gati të bëni gjithçka që duhet bërë.

Virgjëresha: Mundohuni që të ktheni faqe dhe të ecni përpara edhe pse në këtë moment vetëvlerësimi juaj lë për të dëshiruar.

Peshorja: Me Hënën në shenjën e Dashit duhet të jeni gati që të përballeni me fishekz-jarre në jetën tuaj sentimentale.

Akrepi: Pavarësisht të papriturave, që the-llohen edhe nga Mërkuri në shenjën e Dashit, ju gjithsesi do të reagoni mirë.

Shigjetari: Kohët e fundit jeni shumë të nxituar në marrjen e vendimeve dhe mund të gaboni me shumë lehtësi.

Bricjapi: Hëna në shenjën e Dashit në aspekt negativ do iu shtyjë të përqëndroheni më shumë në punë.

Ujori: Ndonjëherë nga një divergjencë fillestare mund të nisë një miqësi shumë e mirë. Përfitoni nga influkset e Hënës pozitive.

Peshqit: A jeni të sigurt që e dini shumë mirë se çfarë kërkoni? Venusi në aspekt jo harmonik ju kërkon që të shkoni deri në fund.

Zv/rektori dhe dekani i fakultetit të Shkencave Politike, Dr. Teki Kurti në

intervistën e dhënë për “77 News” flet për risitë dhe punën e këtij fakulteti. Si ka rezultuar viti akademik 2011-2012 për Fakultetin e Shkencave Politike?

Viti akademik 2011-2012 ka qenë mjaft i ngarkuar për realizimin e programit akade-mik mësimor, ku i gjithë stafi akademik ka qenë në gatishmëri në realizimin me për-pikmëri të të gjitha objektivave dhe pikave të programit të miratuar dhe përcaktuar. Programi ynë mësimor është i bazuar mbi kartën e Bolonjës, ligjin e arsimit të lartë dhe mbi statutin e rregullores së SH.L.P ''Vitrina''. Një pjesë e mirë e stafit tonë akademik kanë mbaruar studimet jashtë Shqipërisë, me të cilët e kemi patur mjaft të lehtë për të harmonizuar bashkëpunimin në mësimdhënie, në kërkimin shkencor, në zhvillimin e praktikave mësimore të

studentëve. Do të theksoja dhe bashkëpu-nimin e ngushtë që ka fakulteti me drej-tuesit e këtij institucioni, konkretisht me Prof. Dr. Mario Kedhin, rektorin e SH.L.P ''Vitrina''. Çfarë të veçante sjellin këto seminare shkencore?

Këto seminare e them me bindje se janë një risi e Fakultetit të Shkencave Politike. Gjatë vitit akademik 2011-2012 kemi patur të ftuar personalitete të shumta të politikës. Ne kemi patur të ftuar ish-presidentët, Al-fred Moisiu dhe Rexhep Meidanin, figura të politikës si Gert Bogdanin. Nuk kanë munguar edhe personalitetet nga bota akademike si brenda dhe jashtë vendit, si Peter Hajgen, personalitet i madh i antiko-rrupsionit. Ju keni hapur këtë vit programin e studi-meve Master, sa rëndësi ka kjo për Fakul-tetin e Shkencave Politike?

Do ta cilësoja si risi hapjen e programeve të studimit Master në Komunikimin Poli-tik dhe Administrimin Vendor Profesional. Administrimi Vendor dhe Ekzekutiv është një hap i ri dhe i rëndësishëm për shkollën politike shqiptare, pasi ne nuk kemi patur shkolla të specializuara në drejtim të asaj që quhet administrata vendore. Nëpërmjet studimeve Master ne synojmë të përgati-sim, të kualifikojmë specialistë të politikës të shkallës së lartë.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.a

Dr. Teki Kurti: Risitë që sjell Fakulteti i Shkencave Politike!

Teki Kurti

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.155

8 E MËRKURË, 08 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vete, Fatit tënd! - Behu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 240 euro deri më datë 12.08.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestar është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 12.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Rruga Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Nëse dëshironi të zgjidhni pllaka qera-mike të dizajnit Versace, për të ndry-

shuar shtëpinë, apartamentin, bar-kafen apo restorantin tuaj, ka një adresë: ED & AR, e dy vëllezërve, Edmond dhe Ardian Bami, në qytetin e Lushnjës. Showroomi i tyre, një godinë e lartë dhe e ndërtuar me sharm biznesesh elitare, gjendet në autostradë, by-passi Lushnjë-Fier. Një showroom, që të jep mundësinë të zgjedhësh pllaka moderne, elegante, të lira dhe madje artistike, të fir-mës prestigjioze spanjolle “La Platera”, me të cilën dy vëllezërit Bami kanë plot 12 vjet që bashkëpunojnë në mënyrë të suksesshme. Janë më shumë se 400 modele pllakash, të ngjyrave dhe dimensioneve të ndryshme. Sapo ti merr katalogun dhe bën përzgje-dhjen, Edmondi, si menaxher i kësaj sipër-marrjeje, të mundëson një listë ofertash dhe çmimesh shumë të arsyeshme. Me pllakat “La Platera” janë veshur pothuajse 80 për qind e banesave dhe pallateve në qytetin e Lushnjës. Po ashtu, në bashkëpunim me fir-mën ED & AR, firma e mirënjohur Vega ka veshur kompleksin Apolon, përballë Dyrra-hut në Durrës. Shkodra-beton gjithashtu ka marrëveshje speciale me ED & AR dhe ndër-timet e saj ndrisin me pllaka “La Platera” të dy vëllezërve Bami. Mirëpo, sipas Edmondit, më të suksesshme janë pllakat e kuzhinave dhe në showroomin e tyre klientët mund të zgjedhin prej 80 modeleve, që vijnë dre-jtpërdrejt nga fabrika e pllakave nga Spanja. Pllaka të bukura, të lehta, me mozaikë dhe figurina, që lumturojnë të gjitha zonjat e kuzhinave dhe amviset e shtëpive, bareve dhe restoranteve. Në katin e dytë dhe të tretë të showroom-it, dy vëllezërit Bami kanë eks-pozuar edhe sete të pafundme hidrosani-taresh, kolltuqe, tavolina mesi, etj. Në kom-pletet e hidrosanitareve bien në sy kabinat

e hidromasazheve, rekorderitë, kompletet e lavamanëve dhe lavapjatave prej porcelani, toiletet moderne, të bardha si bora, pasqyrat dhe raftet e vegjël të toileteve. Këtu, thotë Edmondi, asgjë nuk shitet pa komision familjar. Që do të thotë se, kur një familje ka nevojë të pajisë shtëpinë me sete hidro-sanitare, apo të veshë shtëpinë me pllaka të reja, atëherë veç burrave, duhet të vijnë edhe gratë, sepse ato vendosin në përzgjedhjen e mallit. Me pllaka “La Platera” janë veshur në Tiranë më shumë se 50 kazinotë më të dëgjuara në zonën e ish-Bllokut, por edhe

këtu në Fier. Me pllaka “La Platera” mund të bësh një faqe muri në dhomën e gjumit, në sallon, apo në fasadën e verandës, edhe një mozaik të bukur, me figura njerëzish dhe me objekte të ndryshme, sepse “La Pla-tera” është e para në të gjithë Europën, thotë Edmondi. Nëse doni të ndryshoni shtëpinë tuaj, ejani tek kompleksi ED & AR, në by-passin Lushnjë-Fier. Këtu, gjithçka është një luks, kundrejt një shërbimi të kulturuar dhe çmimeve fantastike.

Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Edmond Bami: Me pllaka “La Platera”, shtëpia juaj ndryshon!

Edmond Bami