8
T ë jetosh thjeshtë është një shenjë se në fund shpëtuam nga rrëmuja, rezis- tuam tundimit të kaq shumë gjërave rreth nesh dhe rafinuam jetën tonë deri në pikën ku mund të themi se ne kemi evoluar. Të jetosh në mënyrë të thjeshtë do të thotë të shijosh këtë moment më shumë dhe të bësh një jetë të lumtur dhe të shëndetshme. Atëherë, thjeshtësia nuk është diçka që duhet të na vijë turp, por ajo është një arritje. Por ndërsa koha përparon, kemi zbuluar se është e vështirë për të thjeshtësuar gjërat në baza ditore dhe akoma më e vështirë për ta thjeshtë- suar atë në afate akoma më të gjata. Njerëzit shpesh preokupohen duke u marrë me kaq shumë gjëra të ndryshme duke e ndër- likuar jetën e tyre gjatë gjithë kohës, duke mos qenë këtu, as atje. Ata nuk përqëndrohen kurrë në momentin e duhur, e komplikojnë aq shumë jetën e tyre sa që harrojnë dhe nuk i kushtojnë vëmendje gjërave të rëndësishme. Këto janë disa këshilla për të shijuar jetën, për të shmangur rrëmujën dhe të jetoni një jetë të thjeshtë: 1.Ndaloni varësinë në gjëra të parëndësishme. Edhe pse kjo gjë duket e pamundur për tu realizuar, ajo mund të arrihet me përpjekje. Ndërsa koha kalon, ne kuptojmë çdo ditë e më shumë se po bëhemi të varur nga teknologjia, mbi objektet që ne posedojmë dhe në shumë gjëra të tjera. Pra, thoni ndal qëndrimit për orë të tëra në rrjetet sociale, në smartphonin tuaj etj… Ju, në këtë mënyrë, thjesht po e ndërlikoni jetën tuaj duke krijuar një rrëmujë >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E ENJTE, 8.11.2012 VITI I - NR.247 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al QDS tryezë me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë. Ide konkrete për platformën e LSHR-së!................fq.2 Në KEMP, aty ku invalid bëhesh me para!................fq.4 Dhuna në familje, 40-vjeçarja: Dhunohem nga ish-bashkëshorti, kërkoj ndihmë!..fq.5 Në kampusin "Vitrina", zhvillohet seminari me temë "Programi ABA një risi e re"!...................fq.7 "Turqia e Re e Erdoganit të Madh" në Durrës, Vlashaj: Turqia model pozitiv për luftën kundër korrupsionit!.fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.3 Të jetosh një jetë të thjeshtë! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Berisha: Ky muaj duhet të reflektojë mirëkuptim dhe bashkëpunim!

Gazera 77 News botimi Nr 247

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazera 77 News botimi Nr 247

Të jetosh thjeshtë është një shenjë

se në fund shpëtuam nga rrëmuja, rezis-tuam tundimit të kaq shumë gjërave rreth nesh dhe rafinuam jetën tonë deri në

pikën ku mund të themi se ne kemi evoluar.Të jetosh në mënyrë të thjeshtë do të thotë

të shijosh këtë moment më shumë dhe të bësh një jetë të lumtur dhe të shëndetshme. Atëherë, thjeshtësia nuk është diçka që duhet të na vijë turp, por ajo është një arritje.

Por ndërsa koha përparon, kemi zbuluar se është e vështirë për të thjeshtësuar gjërat në baza ditore dhe akoma më e vështirë për ta thjeshtë-suar atë në afate akoma më të gjata.

Njerëzit shpesh preokupohen duke u marrë me kaq shumë gjëra të ndryshme duke e ndër-likuar jetën e tyre gjatë gjithë kohës, duke mos qenë këtu, as atje. Ata nuk përqëndrohen kurrë në momentin e duhur, e komplikojnë aq shumë jetën e tyre sa që harrojnë dhe nuk i kushtojnë vëmendje gjërave të rëndësishme.

Këto janë disa këshilla për të shijuar jetën, për të shmangur rrëmujën dhe të jetoni një jetë të thjeshtë:

1.Ndaloni varësinë në gjëra të parëndësishme. Edhe pse kjo gjë duket e pamundur për tu

realizuar, ajo mund të arrihet me përpjekje. Ndërsa koha kalon, ne kuptojmë çdo ditë e më shumë se po bëhemi të varur nga teknologjia, mbi objektet që ne posedojmë dhe në shumë gjëra të tjera.

Pra, thoni ndal qëndrimit për orë të tëra në rrjetet sociale, në smartphonin tuaj etj… Ju, në këtë mënyrë, thjesht po e ndërlikoni jetën tuaj duke krijuar një rrëmujë >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIVE ENJTE, 8.11.2012 VITI I - NR.247

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

QDS tryezë me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë. Ide konkrete për platformën e LSHR-së!................fq.2 Në KEMP, aty ku invalid bëhesh me para!................fq.4 Dhuna në familje, 40-vjeçarja:

Dhunohem nga ish-bashkëshorti, kërkoj ndihmë!..fq.5 Në kampusin "Vitrina", zhvillohet seminari

me temë "Programi ABA një risi e re"!...................fq.7 "Turqia e Re e Erdoganit të Madh" në Durrës, Vlashaj:

Turqia model pozitiv për luftën kundër korrupsionit!.fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.3

Të jetosh një jetë të thjeshtë!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Berisha: Ky muaj duhet të reflektojë mirëkuptim dhe bashkëpunim!

Page 2: Gazera 77 News botimi Nr 247

2 77 NEWS

“Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” në kuadër të plotësimit të platformës poli-

tike të “Lëvizjes Shqipëria e Re”, me zërin dhe propozimet konkrete të shoqërisë civile, organizoi tryezën e radhës me “Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë” e cila aktualisht numëron 10 mijë anëtarë. Koordinatori i qendrës Kondi Ilia i ftoi përfaqësuesit e kësaj shoqate të jepnin ide konkrete me qëllim që kjo shtresë e shoqërisë shqiptare të mund të integrohet plotësisht për mundësi të bara-barta. "Lëvizja Shqipëria e Re”, “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet”, si dhe e përditshmja "77 News" mbështesin të verbërit me kërke-sat e tyre. Ne synojmë të përfaqësojmë zërin tuaj edhe në platformën politike të LSHR-së e cila po paraqitet përballë elektoratit me

synim gjithpërfshirjen e gjithë shoqërisë civile", tha Ilia. Nënkryetari i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë Luan Bregu duke e parë Lëvizjen Shqipëria e Re si një aleate në çështjet që prekin personat me aftësi të kufi-zuar propozoi në tryezë përfshirjen e zërit të tyre në hartimin e ligjeve që lidhen me statusin e të verbërve në vend, mirëarsimim për këtë shtresë si dhe punësim. "Ne si sho-qatë ndjehemi të përjashtuar në rastet kur miratohen ligje apo diskutohen ndryshime që duhen bërë në statusin e të verbërve. Kërkojmë që Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të na dëgjoj zërin dhe të na konsiderojë partnerë në bërjen e ligjeve që prekin shtresën që ne përfaqësojmë. Shumë ndryshime të bëra në

status, përkatësisht neni 11-të dhe 12-të, na cënojnë dhe nuk na përfaqësojnë siç duhet. Ne kërkojmë gjithashtu mirëarsimim për të verbërit, i cili nënkupton se ka ardhur koha të ketë një financim më të madh për boti-min e teksteve shkollore që ne përdorim", u shpreh Bregu. Kryetari i kësaj shoqate për Tiranën Ermir Kapedani u ndal tek punë-simi i të verbërve, sipas tij ky mbetet një pro-blem kryesor që kërkon zgjidhje dhe strategji konkrete. "Ne kërkojmë mundësi të bara-barta. Ka shumë persona të verbër që kanë mundësi të kontribuojnë në tregun e punës. Ndaj mendoj se ka ardhur koha të krijohet një strategji e saktë e cila do të mundësonte punësimin tonë", u shpreh Kapedani. Juristë të “Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet” si dhe gazetarë u shprehën në tryezën e rrum-bullakët pro mbështetjes së kësaj kategorie shoqërore si dhe premtuan bashkëpunim në të ardhmen. Në mbyllje të saj koordi-natori i “Qëndrës për Drejtësi dhe Solidari-tet”, Kondi Ilia, përshëndeti pjesëmarrësit si dhe i garantoi përfaqësuesit e “Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë” mbështetjen që “Lëvizja Shqipëria e Re” do t’i japë jo vetëm duke i bërë idetë e tyre pjesë të platformës së saj politike por edhe duke i përçuar këto të fundit në institucionet përkatëse.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 shtesë. Mos harroni bota do të jetë atje edhe në qoftë se ju nuk lexoni postën tuaj elektronike.

2. Jeto minimalen në jetë.Shumica e njerëzve që jetojnë një jetë

produktive shprehen se ata gëzojnë një jetë minimale. Të jetuarit një jetë minimale siguron në një mënyrë gjërat që janë më të nevojshme në jetën tuaj. Nuk ka rëndësi nëse ne po flasim për minimalen që duhet të ketë një shtëpi brenda, ose mbajtjen e vendit të punës pastër, ajo që ka rëndësi është se ju duhet të jeni gjithmonë një hap përpara kur diçka iu shqetëson.

Mbajtja e gjërave minimale gjithashtu mund të tregojë se ju jeni duke jetuar një jetë të shëndetshme, në frigoriferin tuaj ju mbani gjërat minimale dhe hani në mëny-rë të shëndetshme dhe shmangni të gjitha ushqimet e panevojshme.

3. Menaxhoni kohën tuaj dhe shmangni humbjen e kohës kot.

Kjo do të thotë që ju duhet të mësoni se si

të thoni “jo” njerëzve. Të jetosh do të thotë thjeshtë të mos e humbisni kohën tuaj të çmuar në çështje të parëndësishme, kështu përpiquni t’i zgjidhni me kujdes aktivitetet tuaja.

4. Boll u shqetësuat në lidhje me atë çfarë njerëzit e tjerë mendojnë për ju.

Ju duke u shqetësuar në lidhje se çfarë mendojnë të tjerët për ju, jo vetëm që do humbisni kohën tuaj, por kjo gjë do pen-gojë dhe përmirësimin tuaj dhe në asnjë mënyrë nuk do iu lejojë të jetoni jetën tuaj si iu pëlqen juve. Të jetosh do të thotë thje-shtë të shkëputeni nga ky zakon dhe mos të lodhni mendjen tuaj me mendime të tilla të parëndësishme.

5. Shmangni njerëzit që dinë vetëm të krijojnë rrëmujë në jetën tuaj.

Përpiquni të analizoni se cilët mund të jenë këto persona dhe filloni e shmangini ata. Askush nuk meriton të vjedhë kohën tuaj në mënyrë që t’iu krijojë probleme shtesë në jetën tuaj. Krijoni një rreth ku aty

të fusni ata miq të cilët ju mund të flisni hapur ose ata miq më të cilët nuk e çoni dëm kohën tuaj.

Jeta është e shkurtër, kështu mos e hum-bisni kohën tuaj kot duke qëndruar me një person që nuk është në shijen tuaj.

6.Kufizoni konsumin tuaj të informacio-nit në mënyrë që të thjeshtoni jetën tuaj.

E vërteta e çështjes është se 90% e infor-macionit që ju merrni nuk është aq i rën-dësishëm për jetën tuaj. Kufizoni konsu-mimin tuaj të informacionit dhe filloni të jetoni një jetë të thjeshtë, duke zbatuar atë që ju tashmë e dini, ndërsa eliminoni informacione të panevojshme.

7. Të jetosh në mënyrë të thjeshtë do të thotë të jesh pozitiv.

Nëse ju jeni ai tip i personit që argumen-ton vazhdimisht, shkoni kundër çdo gjëje dhe bezdisni të tjerët më pyetje, atëherë ju jeni duke jetuar një jetë shumë të thjeshtë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 8 NËNTOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

QDS tryezë me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë

Ide konkrete për platformën e Lëvizjes Shqipëria e Re!

Page 3: Gazera 77 News botimi Nr 247

77 NEWS

Kryeministri Sali Berisha ka përshënde-tur sot rizgjedhjen e presidentit Barack

Obama në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, ai tha se rizgjedhja e tij është plo-tësisht e merituar.“Presidenti Obama udhë-hoqi SHBA-të dhe botën në kohën më të vështirë të tyre pas luftës së dytë botërore. Nën udhëheqjen e tij SHBA-të përballuan me suskes krizën më të thellë në historinë e pas viteve 30 të shekullit të kaluar. SHBA-ja

u shndërrua në një faktor shprese në kapër-cimin me sukses të kësaj krize në botë, por në mënyrë të padiskutushme për paqen dhe stabilitetin botëror e cila njohu dimensione të reja nën udhëheqjen e mençur të presi-dentit Obama”, tha në fjalën e tij Kryemi-nistri Berisha. Ai bëri thirrje sërish që të votohen ligjet që kërkohen nga Komisioni Europian.“Ftoj deputetët që të miratojnë ligjet e kërkuara në mënyrë që komisioni të informojë vendet anëtare që Shqipëria

i pëmbushi të gjitha kërkesat e lëna. Unë besoj se do të udhëhiqemi nga interesi kom-bëtar i Shqipërisë i cili është integrimi i ven-dit në BE” tha Berisha. Kreu i qeverisë shtoi se mazhoranca është e gatshme të dëgjojë çdo sugjerim dhe vërejtje në mënyrë që tre ligjet të miratohen bashkarisht.“Këto tre ligje nuk mund të kenë asnjë pengesë për votimin e tyre. Amendamentet për ligjin e Gjykatës së lartë janë amendime të disku-tuara nga grupi i PS-së dhe që ne i kemi pranuar. Jemi të gatshëm edhe për të dë-gjuar propozime e tyre që ligjet të votohen bashkërisht. Ndërsa ligji për shërbimin civil është hartuar me mbështetjen e EURALIUS. Ne jemi të hapur t’i pranojmë sugjerimet e opozitës por mjafton që ne ta konsolidojmë më tej shërbimin civil”,tha Berisha.Ky muaj reflekton mirëkuptim dhe më shumë se çdo gjë tjetër është një apel të bashkohemi rreth interesit tonë që është njëkohësisht interesi më i parë i çdo qytetari”, tha Berisha.

Për më tepër: www.77news.al

E ENJTE, 8 NËNTOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 750 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 12 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

KAON ofron vend pune Punonjëse ambalazhimi. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka theksuar se palët politike

duhet të bashkëpunojnë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në fja-limin e tij ai vuri theksin në fushatën e zgjedhjeve të SHBA-së duke e konsideruar edhe si mesazh për Shqipërinë. “Fushata në SHBA ka qënë një fushatë për të cilën është luftuar fort dhe ajo që më ka bërë shumë përshtypje është ajo që ata kanë

thënë sot. Është një fushatë që bëhet gjithçka dhe kur gjërat përfundojnë ato kanë marrë fund. Pastaj janë njerëzit që udhëheqin dhe gjejnë një mënyrë që të bashkëpunojnë së bashku. Nëse më pyesni nëse ky është një mesazh edhe për politikën shqiptare. Unë them po është”, tha Arvizu. Ambasadori ka vlerësuar po ashtu numërimin e shpejtë të votave në SHBA dhe theksoi se një gjë e tillë duhet

të ndodhë edhe në Shqipëri. Vetë procesi i numërimit të votave është i rëndësishëm dhe më e rëndësishmja është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe nëse kjo do të realizohet atëherë ndërkombëtarët do të thonë që populli shqiptar me të vërtetë ka folur dhe në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhje të lira dhe kjo është më e rëndë-sishmja” , u shpreh ai.

Për më tepër: www.77news.al

Berisha: Ky muaj duhet të reflektojë mirëkuptim dhe bashkëpunim!

Arvizu: Politika të punojë së bashku për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Page 4: Gazera 77 News botimi Nr 247

4 77 NEWS

Të moshuar që presin në radhë me orë të gjata, me xhepat bosh, të lodhur e të

sëmurë, duke u mbajtur në cepin e murit, apo në dorezat e bastunit. Burra, gra, të rinj, që me zor qëndrojnë në këmbë, të zbehur e të dërrmuar nga sëmundja dhe që orvaten mes zyrash, procedurash e burokracishë në zyrën e KEMP-it, për të përfituar pensionin e inva-liditetit. Godina e vjetër në krah të Drejtorisë së Policisë, aty ku invalidët me tufa letrash në duar tentojnë te futen ndonjëherë edhe duke u acaruar, në derën kryesore ku komisioni i KEMP-it hapet e mbyllet çdo 10 minuta dhe mjekut shpesh i humbet durimi. Por një vëzhgim i kryer nga “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” në zyrën e KEMP-it tregon më shumë se kaq. Adelina një grua 50-vjeçare e cila është ulur në stolin e vetëm brenda ambienteve të korridorit të zyrës së vjetër, tregon se ka disa vite që merr KEMP, pasi i ka të dyja këmbët të aksidentuara dhe disa vite

më parë ka gjetur diku një mik, i ka dhënë para nën dorë për komisionin dhe më pas ka përfituar pensionin e invaliditetit prej 120 mijë lekësh (të vjetra). Fenomeni

Rrëfimi i një tjetër qytetareje është trondi-tës pasi ajo thotë se për të marrë pensionin e invaliditetit është munduar shumë, madje ka paguar rreth 400 mijë lekë tek një person që i kishte dalë garant për nxjerrjen e pensionin të invaliditetit. “Është e tmerrshme të men-dosh se ne invalidët trajtohemi në mënyrë kaq çnjerëzore, orvatemi e trajtohemi sikur të ishim lecka, e meritoj me ligj pensionin e invaliditetit dhe para 4 viteve kur kam dalë në KEMP, kam paguar gati 300 mijë lekë nën dorë”, rrëfen 50-vjeçarja nga Tirana. Sipas saj pa paguar nën dorë, ose pa patur një mik të fortë që ta ndihmojë në zyrën e KEMP-it nuk shpëton askush. Ajo rrëfen se në zyrën e KEMP-it statusin e invalidit mund ta blesh me para, duke bërë pazare me mjekun apo me sekserët që sipas saj nuk janë të paktë në ambientet e kësaj zyre. “Edhe nëse je i verbër, apo i aksidentuar, nuk ke njërën dorë apo këmbë, je me kancer apo vuan nga ndonjë sëmundje tjetër profesionale dhe e përfiton pensionin e invaliditetit me ligj, këtu fare mirë mund ta blesh këtë status dhe ky është skandal i madh”, shprehet ajo.Zvarritjet

Nga ana tjetër i moshuari A.D i cili prefe-ron të mbetet anonim për shkakun se i frikë-sohet faktit, që nëse mjekët e shohin emrin e tij, ky person nuk do të mundet të marrë kurrë një pension invaliditeti. “Nuk guxoj

ta tregoj emrin tim moj bijë, se këta zyrtarët janë të stërvitur me këto gjëra dhe të fikin derën, unë bashkë me plakën nuk kemi asnjë të ardhur dhe kam punuar në punë të rëndë në hekurudhë e kam humbur shikimin plo-tësisht, e meritoj jo vetëm me ligj por edhe nga ana njerëzore KEPM-in dhe prap nuk po bëhet gjë, kam 3 muaj që më sorollasin mjekët”, ankohet 65-vjeçari nga një zonë peri-ferike e kryeqytetit. Ai tregon se ka kryer të gjitha procedurat për KEMP dhe komisioni nuk ia ka dhënë të drejtën për të përfituar pension invaliditetit pasi e zvarrisin dhe e vonojnë që prej disa muajsh, pa një arsye konkrete. Në dalje të derës kryesore takojmë qytetaren D.K. e cila rrëfen rrëfen se vajza e xhaxhait të saj e operuar disa herë me kan-cer në gji e përfiton pensionin e invaliditetit për 5 vjet me radhë sipas ligjit. “Kur ka kryer procedurat e KEMP-it ka pritur gati tre muaj dhe e ka fituar masën e pensionit, por tani pas dy vjetësh ia kanë ndërprerë, duke i thënë se është shëruar. Ajo mjekohet rregullisht, ka dhimbje dhe vazhdon kimioterapinë, do japë lekë nën dorë për të marrë sërish pen-sionin”, shprehet qytetarja.Teksa largohemi nga korridori i zyrës së komisionit të caktimit të paaftësisë për punë, pas lëmë panoramën e trishtuar. Aty përballesh me protestat dhe ankimet e panumërta të invalidëve që “për tu bërë” të tillë duhet të paguajnë para.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 8 NËNTOR 2012

Tepelena92 ofron vend pune menaxher, distrubutor dhe agjent shitjeje. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Bulevardi Blu, te kthesa e Valiasit,Kamëz, Tiranë

Cel: +355 67 20 44 581+355 67 20 44 585

e-mail: [email protected]

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Në KEMP, aty ku invalid bëhesh me para!

Page 5: Gazera 77 News botimi Nr 247

77 NEWS

Shpesh herë duron dhunën nga ish-bashkëshorti, poshtërimet, grushtat,

sharjet dhe në këto kushte jeta si një grua e dhunuar e ka shndërruar në një trup me kocka e asgjë më tepër. Kjo është 40-vjeçar-ja nga komuniteti rom Xhaneta Nuredini e cila përpos faktit të dhunës që ushtro-het ndaj saj përjeton çdo ditë skamjen e tmerrshme që është ulur këmbëkryq në sofrën ku ajo jeton me 8 fëmijët e saj. Edhe pse është e divorcuar 40-vjeçarja nuk ka fuqi ta nxjerrë jashtë shtëpisë ish-bashkë-shortin e alkoolizuar, ndaj për këtë pro-blem ka kërkuar shpesh ndihmën e poli-cisë, por sërish nuk ka gjetur zgjidhje. “Jetoj me gjak të ngrirë, nuk guxoj të dal të punoj se burri më rreh e më poshtëron në mes të rrugës, më thotë që po i dola përpara do të më djegë të gjallë me gjithë rroba, fëmijët jetojnë të tromaksur, përveç varfërisë dhe faktit se vuajmë për bukën e gojës jemi në rrezik për jetën”, rrëfen duke iu dri-dhur zëri 40-vjeçarja. Zhanetën e takojmë

në rrugë, duke shtyrë karrocën e së bijës invalide. Sytë i ka thuajse të mavijosur, një cep të bluzës që ka veshur e ka të shqyer. Sapo i tregojmë që vijmë nga “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet”, gruaja pranon të flasë dhe të denoncojë bashkëshortin e saj që e dhunon prej më shumë se 10 vitesh. Historia

40-vjeçarja tregon se jeton në afërsi të rrugës “Irfan Tomini”, ka rreth 24 vjet e martuar dhe në këto vjet ka lindur nëntë fëmijë, 8 vajza dhe një djalë të vetëm, më të voglin e shtëpisë, që është vetëm 8 vjeç. Zhaneta tregon duke shpërthyer herë pas herë në lot se ka pasur një jetë të tmerrshme, ku i është dashur të durojë për hatër të fëmijëve dhunën e tmerrshme nga bashkëshorti. “I kam lindur fëmijët një në dy vjet, me shpresën se do mblidhej e nuk do pinte më, po sa më shumë iknin vitet aq më keq shkonte jeta ime, burri është komplet i alkoolizuar, vjen në shtëpi dhe më rreh pa të keq edhe pse kam urdhër mbrojtjeje nga policia dhe jemi të divor-cuar, kam frikë për jetën time dhe për fëmijët e mi”, tregon 40-vjeçarja e cila në pamje të parë nga vuajtjet e torturat që ka kaluar duket sikur ka vite të tëra mbi supe. Ajo tregon se jeton në shtëpinë e saj me gjak të ngrirë dhe hallet e kanë plakur përpara kohe. “Jam vetëm 40 vjeçe dhe dukem sikur jam 70, kërkoj ndihmë sepse vetëm me pensionin e njërës prej vajzave që e kam invalide nuk mund të përballoj dot as ilaçet për vete dhe për vajzat”.

ApeliSipas 40-vjeçares Zhanet Nuredini, fëmi-

jët janë të vegjël dhe ajo e vetme duhet të përballojë gjithçka. Tregon se nuk ka asnjë mbështetje e jeton në skamje të vër-tetë. Tetë fëmijët që ajo duhet të ushqejë nuk e ngopin barkun kurrë me bukë dhe për t’i veshur ajo gërmon në kazanët e plehrave. Sipas 40-vjeçares ajo nuk mund t’i dërgojë në shkollë fëmijët pasi veshjet e tyre shpesh herë janë të grisura dhe në ambientet e shkollës të vegjëlit, disa herë i kanë përzënë pasi nuk i kanë pranuar për shkak të pamjes së tyre por edhe për faktin se ata janë romë.

“Duam vetëm të jetojmë të qetë, përse na largojnë e na trajtojnë në mënyrë të padrejtë, si gjithë të tjerët jemi, shtëpinë ma ka dhënë bashkia por më pikon e fëmi-jët më sëmuren sa herë që bie shi, kam dy vajza invalide në shtëpi, e vetme ia kam dalë jetës mbanë, kam zemër nëne edhe unë edhe pse lëkurën e kam të zezë”, tregon mes lotësh 40-vjeçarja Zhaneta Nuredini.

Në fund të rrëfimit ajo bën apel për ush-qime dhe veshmbathje për të vegjëlit e saj, që vogëlushët të mos mbeten me barkun bosh prej urisë së përditshme por të jenë edhe ata të gëzuar se të paktën një herë në jetë e patën sofrën plot.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 8 NËNTOR 2012

Jumbo shop ofron vend pune kasiere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Ofrojmë uniforma profesionale për hotele, bare, restorante, karburante,shkolla, fabrika, industri, ndërtim, sportive, promocion, etj.

Bëjmë stampime në çdo lloj tekstili apo artikulli promocional si bluza,kapele, uniforma sportive, çakmake, stilolapsa, etj.

Bëjmë printime në adeziv, banera, kanavace, amur, etpalosje, ftesa,menu, kartvizita, postera etj.

Adresa 1: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Lezhë Adresa 2: Zogu i Zi, Tiranëe-mail: [email protected] Cel: +355 68 24 62 005

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Dhuna në familje, 40-vjeçarja:

Dhunohem nga ish-bashkëshorti, kërkoj ndihmë!

Xhaneta Nuredini

Page 6: Gazera 77 News botimi Nr 247

77 NEWS

Natyra gjen gjithmonë disa mënyra për të na surprizuar. Asnjëherë njo-

huritë që kemi fituar nuk janë të mjaf-tueshme për të thënë se i dimë të gjitha. Edhe ato që kujtojmë që janë të vërteta absolute, jo gjithmonë dalin të tilla, pasi gjithçka është relative. Për të qenë më konkretë, deri më sot të gjithë besonim se “Peshku nuk jeton dot pa ujë”. Por këtë të vërtetë të sigurt na e rrëzon një lloj pesh-ku që e ndeshim në Amerikë, nga Florida deri në Brazil. Është një peshk i veçantë

me gjatësi 75 mm. Edhe pse mikrosko-pik, mund të quhet pa frikë super-peshk, pasi mbijeton pa ujë plot 66 ditë! Emri i tij biologjik është mangrave rivulus. Kur largohet nga uji dhe “shkon me pushime” në tokë, preferon trungjet e pemëve. Aty i pëlqen të fshihet, ndërsa merr frymë me lëkurën e tij të hollë. Por veç të tjerash, ky super – peshk riprodhohet pasi është hermafrodit.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Keni shprehur ndonjëherë dëshirën e të pasurit sy të kaltër? Dëshira juaj

mund të bëhet realitet menjëherë, pasi një mjek zbuloi se ai mund të ndryshojë ngjyrën e përhershme të syrit, në vetëm

20 sekonda.Dr Gregg Homer, nga “Stroma Medical” në Kaliforni tha se teknologjia e tij Lumineyes përdor një lazer me një frekuencë të veçantë për të kthyer sytë ngjyrë kafe në të kaltër. Energjia e lazerit

heq pigmentin ngjyrë kafe, ose të mela-ninës, nga shtresa e lartë e irisit dhe ngjyra e syve blu shfaqet gjatë 2-3 javëve të ar-dhshme. Kjo do të jetë një alternativë e mirë për personat, të cilët dëshirojnë të ndërrojnë ngjyrën e syve tepër lehtë, pa përdorur lentet e kontaktit kozmetik. Operacioni do të kushtojë rreth 3.000 £. Dr Homer tha për Morning News KTLA, se mijëra klientë kanë kontaktuar nëpërmjet email-it, duke shprehur kështu interesin e tyre. “Ata thonë se sytë janë dritare për shpir-tin.”- është shprehur ai.“Një sy blu nuk është i errët, ju mund të shihni thellë në të, ndërsa një sy ngjyrë kafe është shumë më i errët. Unë mendoj se ka diçka shumë të rëndësishme në lidhje me këtë ide, duke krijuar dritare të hapur për shpirtin.

Alban Ismailajwww.newnews.al

E ENJTE, 8 NËNTOR 2012KURIOZITETE

Një peshk që jeton në tokë!

I keni sytë ngjyrë kafe? Ja si kthehen menjëherë në blu!

Kompania Final ofron vend pune Accountant. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazera 77 News botimi Nr 247

777 NEWS

Qëndra Multidisiplinare e Terapisë Po-zitive organizoi seminarin me temë:

“Programi ABA në Shqipëri, një risi dhe sfidë”. E ftuar në këtë seminar ishte Znj. Anjeza Dishnica, psikologe, MD Shkenca Edukimi. Në këtë seminar ishin të pra-nishëm Msc. Elisabeta Gjonpalaj, Esme-ralda Hoxha, koordinatore marketingu dhe Fabiola Dalipaj dietologe, përfaqësuese të Club 77, përfaqësues nga Banka e Ideve Znj.Kozeta Zavalani, pedagogë e studentë të tjerë. Fillimisht, psikologia Znj. Anjeza Dishnica, shpjegoi funksionin dhe misio-nin e kësaj qendre. Ajo tregon se rrugë-timi i tyre ka qenë sa i vështirë aq dhe me sfida. “ABA (Analiza e Aplikuar e Sjelljes)” ofron shërbim më specialistë të trajnuar në Sh.B.A. Ajo ofron trajtimin e fëmijëve me autizëm, i cili kryhet me specialistë që janë të domosdoshëm në integrimin e këtyre

fëmijëve. Promovimi i ABA është metodë edukimi bashkëkohore si e drejtë e këtyre fëmijëve që kanë çrregullime në zhvillim. Kjo qendër funksionon në mënyrë specifike me program të individualizuar në ditë për fëmijët. Ndër të tjera psikologia shpjegon sesi funksionon mënyra e komunikimit me prindërit e këtyre fëmijëve duke thënë se ka mekanizma që i informon për progre-sin dhe vështirësitë që fëmija ka çdo ditë. Gjithashtu, shpjegoi nivelet e ndërhyrjes së metodës ABA tek këta fëmijë. Programi zhvillohet në një ambjent të specializuar, me mjete didaktike Amerikane si dhe në të ardhmen me hapjen e një shkolle me programin ABA. Së fundmi ajo u shpreh se ka mungesë të informacionit për këto grupe fëmijësh, sesi duhen të mbështeten në sistemin parashkollor dhe atë shkollor.

Për më tepër: www. 77news.al

E ENJTE, 8 NËNTOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 500 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 12 Nëntor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Dita e sotme iu sjell një për-mirësim në çështje pune. Do merrni një lajm të mirë ekonomik.

Demi: Do keni qetësi dhe harmoni me partnerin por nuk do mungojnë njohjet e reja.

Binjakët: Dita e sotme sjell mundësi të mira në çështjet familjare. Ekonomia që lidhet me bizneset familjare është e favorshme.

Gaforrja: Do të keni një ditë plot risi në marrëdhënien tuaj me të tjerët.

Luani: Do të keni mundësi të lëvizni me shumë sukses kapitalet tuaja. Beni kujdes me shendetin.

Virgjëresha: Do keni përmirësime në çështjet personale dhe në aspektin ekonomik.

Peshorja: Dita e sotme iu sjell në qendër të vëmendjes punë apo dëshira të parealizuara. Do ndjeni nevojën për të qenë me dikë që iu pëlqen.

Akrepi: Sot fillon një ditë ku ju do merrni një energji konstruktive në bashkëpunimet apo punët ligjore.

Shigjetari: Dita e sotme në lidhje me karrierën dhe jetën personale do jetë shumë e favorshme.

Bricjapi: Do keni përkrahje si edhe një fuqizim të pozitave tuaja në të gji-tha planet.

Ujori: Sot do të shijoni çaste të mreku-llueshme me partnerin dhe suksese në punë.

Peshqit: Kjo ditë do iu sjellë një për-mirësim në marrëdhënien me të tjerët.Bëni kujdes me financat.

Agjensia Shqiptare e Punësimit ofron vend pune part time PEDAGOG DESIGN. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Në kampusin "Vitrina", zhvillohet seminari me temë "Programi ABA një risi e re"!

Page 8: Gazera 77 News botimi Nr 247

8 77 NEWS E ENJTE, 8 NËNTOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Lufta kundër korrupsionit ka qenë krye-fjala e liderit të Lëvizjes Shqipëria e

Re Edmond Vlashaj, gjatë ceremonisë së promovimit të librit “Turqia e re e Erdo-ganit të madh”, në qytetin e Durrësit. Duke bërë një analogji mes Truqisë së para dhjetë viteve dhe Shqipërisë së sotme, ai ka theksuar se modeli pozitiv i Erdoganit në luftën kundër korrupsionit duhet të merret si shembull nga vendi ynë. Mby-llja e rubinetave të korrupsionit në mënyrë që paratë e publikut të rrjedhin për inte-resat publike dhe angazhimi maksimal i të rinjëve në administratën publike, janë dy reformat kyçe që Erdogani shfrytëzoi për të luftuar korrupsionin dhe që Lëvizja Shqipëria e Re i ka marrë si modele dhe i

ka bërë pjesë të platformës së saj politike. “Problemi kryesor i Turqisë para 10 vitesh ishte korrupsioni, të cilin njerëzit kishin filluar ta perceptonin si pjesë të jetës së tyre të përditshme. Edhe në Shqipëri kemi të bëjmë me një situatë të ngjashme. Në 22 vite kemi arritur edhe ta justifikojmë korrupsionin”, është shprehur Vlashaj. Ai gjithashtu ka theksuar se libri përcjell men-talitetin pozitiv të ndërtimit të mirëqenies së një kombi nëpërmjet punës, për të cilin Shqipëria aktualisht ka shumë nevojë. “Na intereson ky model që është maksimalisht pozitiv, sepse ne kemi shumë probleme me korrupsionin, kemi mungesë sigurie, mundësi të pakta punësimi dhe shumë probleme të tjera. Na intereson ta ma-

rrim Erdoganin si model për fuqizimin e njërëzve më të dobët dhe pa përkrahje. Ne besojmë se na duhet dhe është i dobishëm ky libër sepse flet për një mentalitet të ri, atë të ndërtimit të mirëqënies nëpërmjet punës”, është shprehur Vlashaj. Libri “Tur-qia e re e Erdoganit të madh”, është botim i “Lëvizjes Shqipëria e Re” dhe “Qendrës së Mendimit Pozitiv”. Libri është prezantuar deri tani në Tiranë, në Kampusin Universi-tar “Vitrina”, në Elbasan, Fier, Vlorë, Shko-dër, Prishtinë dhe Prizren. Promovimi do të vijojë në ditët në vazhdim, në qytetet kryesore të Shqipërisë, në Kosovë, në Ma-qedoni, në Malin e Zi dhe në Turqi.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Vlashaj: Turqia model pozitiv për luftën kundër korrupsionit!Prezantohet në Durrës libri "Turqia e Re e Erdoganit të Madh"