43
AKTIVITETI I KORPORATAVE TE SIGURIMEVE Prof.Ass.Dr. Ibish Mazreku [email protected] 1

Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

AKTIVITETI I KORPORATAVE TE SIGURIMEVE

Prof.Ass.Dr. Ibish [email protected]

1

Page 2: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

TIPET E SIGURUESVE

Siguruesit zakonisht kane nje objektiv te dyfishte: te plotesojne kerkesat e policembajtesve dhe te arrijne te kene fitim nga ky biznes.

Pergjate viteve, jane zhvilluar shume tipe te ndryshme siguruesish dhe kane ndryshuar metodat e kryerjes se ketij biznesi. Sidoqofte, qellimi dhe objektivat kane mbetur te njejta.

Produktet e sigurimit ofrohen nga shteti dhe sigurues private te formave te ndryshme.

Ne kete teme do te trajtohen tipet e ndryshme te siguruesve private dhe me pas do te trajtohen disa tipe programesh qeveritare sigurimesh.

2

Page 3: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Siguruesit Private

Siguruesit private ofrojne pjesen me te madhe te mbulimit me sigurim te prones dhe pergjegjesive per individet, familjet dhe bizneset.

Siguruesit private ndryshojne nga njeri tjetri kryesisht nga: Qellimi per te cilin jane krijuar Forma ligjore e organizimit Pronesia Me'nyra se si e kryejne veprimtarine ne sigurime

Disa nga keto ndryshime jane zhvilluar nga rrethanat historike, te tjerat nga zhvillimet ligjore, ose dhe nga interesat e paleve qe kane themeluar siguruesin.

3

Page 4: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Te gjithe Siguruesit, ne rast se ndodh nje dem i mbuluar me sigurim ofrojne nje mekanizem per demshperblimin e te siguruarve dhe per shperndarjen e kostove te humbjes ne te gjithe te siguruarit.

Megjithese, te gjithe Siguruesit kryejne funksionet baze, qellimi i paleve qe themelojne tipe te ndryshme siguruesish nuk eshte i njejte.

Disa tipe siguruesish jane formuar me motivin per te nxjerre fitime ose per te siguruar disa perfitime financiare nga biznesi i sigurimeve per pronaret e tyre.

Sigurues te tjere jane formuar nga ose ne emer te grupeve te te siguruarve me motivin per te arritur qe te kene sigurim me nje kosto me te ule't se sa nga sigurimi qe ofrohet nga tregu i zakonshem i sigurimeve.

4

Page 5: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Ne kete teme do te trajtojme tipet e meposhtme te siguruesve private: Shoqeri aksionere te sigurimit Shoqeri sigurimi te perbashketa (ang. mutual) Shkembyes te ndersjellte sigurimesh (ang. reciprocal

insurance exchanges) Tregu Lloyd Tregu amerikan Lloyd Shoqeri sigurimi te mbyllura (ang. captive insurers) Shoqeri risigurimi

5

Page 6: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Shoqeri aksionere te sigurimit

Siguruesit qe formohen me qellimin qe pronaret te nxjerrin fitime, organizohen ne menyre tipike si shoqeri aksionere.

Si e tille, nje shoqeri aksionere sigurimi eshte ne pronesi te aksionereve te saj dhe themelohet si shoqeri me qellimin qe aksioneret e saj te nxjerrin fitime.

Me blerjen e aksioneve ne nje shoqeri te tille, aksioneret ofrojne kapitalin per te cilin ka nevoje shoqeria e sigurimit kur themelohet ose kapitalin shtese qe duhet per te zgjeruar veprimtarine e ke'saj shoqerie.

Keta aksionere presin te marrin nje te ardhur mbi investimin e tyre ne forme'n e dividentit mbi aksionet, rritje te vleres se aksioneve te tyre, ose te dyja.

Prandaj, nje nga objektivat kryesore te nje shoqerie aksionere sigurimesh eshte dhe'nia e fitimit aksionereve te saj.

6

Page 7: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Aksioneret kane te drejten te zgjedhin Keshillin Mbikeqyres te shoqerise, i cili ka autoritetin te kontrolloje veprimtarine e ke'saj shoqerie.

Keshilli Mbikeqyres krijon dhe mbikeqyr qellimet dhe objektivat e shoqerise dhe eme'ron drejtorin ekzekutiv per te zbatuar veprimtarine siguruese.

Drejtorit ekzekutiv dhe personelit manaxherial i jepet autoriteti nga Keshilli Mbikeqyres per te zbatuar programet e duhura ne menyre qe shoqeria te kryeje veprimtarine e sigurimit.

Forma aksionere e pronesise ofron fleksibilitet financiar per siguruesin. P.sh., grupi manaxherial i nje shoqerie aksionere sigurimesh mund te vendose te zgjeroje veprimtarine e saj me ane te blerjes se nje shoqerie tjeter sigurimesh, zgjerimit ne territore te reja, zhvillimit te linjave te reja te produkteve, ose blerjes se nje shoqerie tjeter jo-sigurimesh per te diversifikuar veprimtarine e saj me kufizimet e parashikuara ne legjislacionin vendas.

7

Page 8: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Shoqeri Sigurimi te Perbashketa

Nje shoqeri sigurimi e perbashket (ang. mutual insurer) eshte ne pronesi te policembajtesve te saj dhe forma ligjore eshte

shoqeri e formuar me qellim per te ofruar siguri ndaj tyre me kosto te ulet.

Shoqeria tradicionale e perbashket e sigurimit nuk emeton aksione te zakonshme, keshtu qe ajo nuk ka aksionere.

Policembajtesit e nje shoqerie te perbashket sigurimi kane te drejte vote njelloj si aksioneret e nje shoqerie aksionere.

Ata zgjedhin nje organ drejtues qe kryen te njejtat funksione si Keshilli Mbikeqyres i nje shoqerie aksionere.

8

Page 9: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Megjithese shoqerite e perbashketa fillimisht themelohen per te ofruar sigurim per anetaret e tyre, ne ditet e sotme ato kerkojne te nxjerrin fitime gjate veprimtarise se sigurimit ashtu sikurse edhe shoqerite aksionere.

Nje shoqeri e perbashket sigurimesh kerkon te kete fitime me qellim qe vete shoqeria te kete nje te ardhme te shendetshme financiare.

Shoqerite e perbashketa te sigurimit mund te zgjedhin te shperndajne fitimet, duke i paguar dividente policembajtesve te tyre si te ardhura ndaj pjeses se primeve te paguara.

Disa shoqeri sigurimesh te perbashketa kane si praktike rivleresimin e kushteve te polices edhe gjate kohes qe policat jane ne fuqi, duke paturte drejten te kerkojne edhe shtese primi pasi polica ka hyre ne fuqi

9

Page 10: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Nga kendveshtrimi i te siguruarit, dallimet ndermjet shoqerive aksionere te sigurimit dhe atyre te perbashketa po behen gjithnje e me pakte rendesishme.

Ne fakt, struktura e shoqerive te perbashketa eshte e vjete'r si forme organizimi dhe e gjejme kryesisht ne vende me nje tradite te hershme ne sigurime.

Kjo strukture eshte duke ndryshuar gradualisht, duke i bere keto shoqeri me te ngjashme me shoqerite aksionere.

Vitet e fundit, disa shoqeri te perbashketa jane kthyer ne shoqeri aksionere (ang. demutualization).

Disa shoqeri te perbashketa kane bere kete ndryshim strukturor, pasi ato kane dashurte kene kapital shtese permes shitjes se aksioneve me qellim qe te konkurojne me mire me shoqerite aksionere, te cilat mund te perfitojne nga kushtet e favorshme te tregut te aksioneve.

10

Page 11: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Shkembyes te Ndersjellte Sigurimesh

Nje shkembyes i ndersjellte sigurimesh eshte nje sigurues ne pronesi te policembajtesve te tij, themeluar si shoqate me qellim per te ofruar mbulim me sigurim per anetaret e saj te quajtur nenshkrues dhe manaxhohet nga nje pergjegjes ligjor.

Forma ligjore e saj eshte nje marreveshje e ndersjellte. Termi "i ndersjellte" vjen nga reciprociteti i pergjegjesive te te gjithe te nenshkruarve, te cilet pranojne te sigurojne njeri-tjetrin.

Cdo ane'tar eshte ne te njejten kohe i siguruar dhe sigurues. Per shkak se nenshkruesit nuk jane eksperte ne drejtimin e veprimtarive siguruese, ata kontraktojne nje individ ose organizate qe te manaxhoje siguruesin e ndersjellte.

Ky manaxher quhet pergjegjes ligjor (ang. Attorney-in-fact). Ky pergjegjes eshte manaxher i autorizuar me kontrate i siguruesit te ndersjellte, i cili administron veprimtarine dhe kryen transaksionet e sigurimeve.

11

Page 12: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Tregu LLoyd

Lloyd (me pare quhej Lloyd i Londre's), eshte nje shoqate qe ofron lehtesira fizike dhe proceduriale per anetaret e saj qe te nenshkruajne sigurime.

Me fjale te tjera, eshte nje vend tregtimi i ngjashem me Bursen (tregu i letrave me vlere).

Anetaret e Lloyd nuk marrin pjese aktive ne veprimtarine e perditshme te Lloyd.

Ata jane investitore (kompani, individe dhe partnere) qe shpresojne te marrin fitime nga veprimtaria ne sigurime qe kryhet ne Lloyd.

"Emer" ne tregun Lloyd konsiderohet nje individ me nje gjendje ekonomike te tille qe mund te ofroje kapital te konsiderueshem per te kryer aktivitetin e marrjes ne sigurim ne kete treg.

12

Page 13: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Sigurimet e shkruara nga gdo "Emer" jane ne pergjegjesine e plote te tij vetem per pjesen e sigurimeve qe ka pranuar te shkruaje dhe jo per detyrimet e marra persiper nga ndonje "Emer" tjeter.

Ne 1994, Lloyd filloi te pranonte kompani si anetare. Keta anetare-kompani, qe tashme perbejne pjesen me te madhe te anetareve te Lloyd, ne ndryshim nga anetaret-individe kane pergjegjesi te kufizuar.

Lloyd ka fituar famen se ka pranuar te siguroje tipe shume te veqanta sigurimi, si p.sh sigurimi i kembeve te nje futbollisti nga aksidenti.

Megjithate, pjesa me e madhe e sigurimeve te shkruara ne Lloyd eshte sigurimi i prones dhe pergjegjesive te biznesit.

13

Page 14: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Shoqerite e Sigurimit te Mbyllura

Kur nje shoqeri, nje organizate ose grup organizatash te lidhura formojne nje filial me qellim qe ky i fundit te ofroje nje pjese ose gjithe sigurimin per shoqerite ose shoqe'rine meme, ky filial njihet si sigurues i mbyllur.

Megjithese siguruesit e mbyllur kane egzistuar qe ne fillim te shekullit te njezet, perhapja e gjere e tyre njohu rritje ne fund te viteve '70.

Faktoret qe ndikuan ne rritjen e numrit te ketyre siguruesve jane: kostoja e ulet e sigurimit, ofrimi i sigurimit sa here qe nevojitej dhe permiresimi ne fluksin e parave.

Siguruesit e mbyllur jane ne gjendje te ofrojne mbulim me sigurim me nje kosto me te ulet se sa siguruesit e tjere private sepse kostot e marrjes ne sigurim jane eleminuar. P.sh., siguruesit e mbyllur nuk paguajne komisione agjentesh ose shpenzime marketingu per shkak se ata ofrojne sigurim kryesisht per shoqerine meme.

14

Page 15: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Shoqerite e Risigurimit

Disa sigurues private ofrojne risigurim, qe eshte nje marreveshje kontraktuale qe transferon nga nje sigurues te nje sigurues tjeter nje pjese ose te gjitha kostot potenciale te ekspozimit ndaj demeve te mbuluara me sigurim (ang. insured loss exposures) qe rrjedhin nga policat e shkruara.

Siguruesi qe transferon disa ose te gjitha kostot potenciale te ekspozimeve ndaj demeve te mbuluara me sigurim e'shte siguruesi primar (i quajtur i risiguruari).

Siguruesi qe merr persiper nje pjese ose te gjithe kostot potenciale te ekspozimeve ndaj demeve te mbuluara me sigurim te siguruesit primar e'shte risiguruesi.

Disa risigurues jane kompani ose organizata qe specializohen ne biznesin e risigurimit.

Risiguruesit e tjere jane gjithashtu sigurues primare qe hyjne ne marreveshje risigurimi me sigurues te tjere.

15

Page 16: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Nje sigurues primar mund te bleje risigurim per arsye te ndryshme. Nje nga arsyet me te re'ndesishme e'shte se risigurimi lejon siguruesin

primar te transferoje nje pjese te ekspozimit te tij ndaj demeve tek risiguruesi.

P.sh., nje sigurues qe merr persiper nje madhe'si te konsiderueshme te sigurimit te prone's ne nje zone ku ndodhin shpesh stuhi, mund te pe'rdore risigurimin per te ulur ekspozimin e tij ndaj demeve nga stuhite.

Risigurimi gjithashtu ben te mundur qe nje sigurues i voge'l te ofroje sigurim edhe ne madhe'si qe tejkalon kapacitetin e tij.

P.sh. nje sigurues primar, qe shkruan police sigurimi per pergjegjesite e biznesit te nje kompanie te madhe qe prodhon helmeta sportive.

16

Page 17: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Programet Shteterore te Sigurimit

Pavaresisht madhesise dhe tipeve te ndryshem te siguruesve private, keta te fundit nuk i ofrojne te gjitha llojet e Sigurimeve.

Disa ekspozime ndaj humbjeve nuk i kane karakteristikat qe i bejne ato te sigurueshme nga pikepamja e biznesit. Megjithate, ka kerkese te madhe per mbrojtje kundrejt kostove potenciale te humbjeve qe rezultojne nga keto ekspozime.

Shteti zhvillon programe sigurimi te tilla si p.sh. sistemi i Sigurimeve Shoqerore, ne menyre qe te plotesohen keto kerkesa.

17

Page 18: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Sigurimet Shoqerore

Sigurimet Shoqerore jane nje program shteteror, i cili mbron qytetaret e nje vendi me te ardhura ne lidhje me: Paaftesine e perkohshme ne pune per shkak te semundjes; Barrelindjen; Pleqerine, invaliditetin dhe humbjen e mbajtesit te familjes; Aksidentin ne pune dhe semundjet profesionale;

Pjesemarrja e detyruar per ata qe duhet te marrin pjese ne programin e Sigurimeve Shoqerore eleminon domosdoshmerine per tu siguruar individualisht dhe ndihmon per te gjeneruar te ardhura nga primi ne menyre qe sistemi te funksionoje.

18

Page 19: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Siguruesit private mund te ofrojne perfitime te ngjashme (pensione, sigurim jete, sigurim per aftesi te kufizuar dhe sigurim shendeti), por ata nuk mund te arrijne shkallen e gjere te perfshirjes se popullsise qe ze programi i Sigurimeve Shoqerore.

Disa sigurues private ofrojne sigurime si shtesa te perfitimeve te veqanta te Sigurimeve Shoqerore.

19

Page 20: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Sigurime ndaj katastrofave natyrore

Programe te tjera sigurimesh shteterore ofrojne mbulim per ekspozime ndaj demeve katastrofike te cilat zakonisht siguruesit private i shmangin per shkak se ekziston mundesia programi i sigurimit nga permbytjet kombetare ose programi i sigurimit te te mbjellave.

Nevoja per keto lloj programesh eshte vetem per nje pjese te kufizuar te popullsise.

Ky perqendrim i njesive te ekspozimit zakonisht i ben siguruesit private te hezitojne te ofrojne mbulim per de'me shkaktuar ne te mbjella ose nga permbytjet.

20

Page 21: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Lloje te tjera programesh sigurimi ofruar apo drejtuar nga shteti jane: Fonde sigurimi per kompensimin e punonjesve Programe sigurimi per te papunet Plane sigurimi per automjetet, etj

Fondet e sigurimit per kompensimin e punonjesve, si ne rastet kur ofrohen nga siguruesit private ashtu edhe nga fonde shteterore, mbulojnepagate humbura per shkakteaksidenteve ne pune.

Ka shtete qe i ofrojne punonjesve sigurim per paaftesi qe zevendeson pagat e humbura per shkak te shtatzanise ose semundjeve qe nukjane te lidhura me punen.

21

Page 22: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Programet e sigurimit ndaj papunesise ofrojne mbrojtje te punonjesve nga papunesia.

Sigurimi privat qe mbulon humbjen e te ardhurave nga papunesia nuk eshte i mundur per shkak se ekziston munde'sia per ndodhjen e papunesise ne permasa te medha.

Ka shtete qe kerkojne qe pronaret e mjeteve motorike te kene sigurim pergjegjesie qe rrjedh nga zoterimi i mjetit perpara se ata te mund ta regjistrojne mjetin motorik.

Njerezit me historik te keq demesh, ose ata me eksperience te paket ne drejtimin e mjeteve motorike mund te hasin ne veshtiresi per te patur sigurim pergjegjesie nga automjeti.

22

Page 23: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

RREGULLIMI LIGJOR I VEPR1MTARISE NE SIGURIME

Shoqerite e sigurimeve jane subjekt i nje rregullimi dhe mbikeqyrjeje ligjore me te madhe nga shteti se sa shume shoqeri qe kryejne veprimtari te tjera biznesi.

Kjo ndodh per shkak te natyres se veqante te biznesit te sigurimeve. Kur dikush blen sigurim, paguan nje prim ne avance per te marre

nje demshperblim ne te ardhmen. Ne shkembim te parave te tyre, konsumatoret marrin nje premtim ne

nje leter qe quhet police sigurimi, e cila deshmon qe nese atyre ju ndodh nje dem ne te ardhmen, siguruesi do t'i demshperbleje.

Eshte e qarte qe legjislacioni duhet per te bere te mundur qe shoqerite e sigurimeve te kene nje situate financiare te shendoshe per te permbushur detyrimet e tyre ne kohen e cfuhur.

23

Page 24: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Fakti qe siguruesi mund te mos jete ne gjendje te paguaje demet ndaj policembajtesve eshte shqetesimi kryesor i rregullatoreve te sigurimeve.

Rregullimi ligjor i sigurimeve ndryshon nga nje shtet ne tjetrin. Pavaresisht ndryshimeve, objektivat kryesore te rregullimit ligjor te

sigurimeve jane: Rregullimi ligjor i tarifave Mbikeqyrja e aftesise paguese Mbrojtja e konsumatorit

Perpara se te marrim ne shqyrtim rregullimin ligjor te tarifave, mbikeqyrjen e aftesise paguese dhe mbrojtjen e konsumatorit, eshte e rendesishme te kuptohet roli i mbikeqyresit ligjor te sigurimeve ne nje vend te caktuar.

24

Page 25: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Mbikeqyrjes se Tregut te Sigurimeve

Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare (Autoriteti), eshte enti rregullator qe ka si funksion, ndermjet te tjerash,edhe rregullimin ligjor dhe mbikeqyrjen e tregut te sigurimeve dhe veprimtarise se ketij tregu, ku perfshihet e gjithe veprimtaria ne sigurime, risigurime, ndermjetesimit dhe operacionet qe rrjedhin nga keto veprimtari.

Ne permbushjen e funksioneve dhe kompetencave te parashikuara me ligj, Autoriteti udhehiqet nga objektiva si mbrojtja e interesave te personave te siguruar (police-mbajtesve), nxitja e qendrueshmerise, transparences dhe besueshmerise se tregjeve financiare jobankare (ku ben pjese tregu i sigurimeve), si dhe sigurimi i respektimit te ligjit.

25

Page 26: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Objekt i veprimtarise se Autoritetit eshte: rregullimi ligjor i veprimtarise sesubjektevetembikeqyrura,

nepermjet hartimit te akteve ligjore e nenligjore, si dhebotimit te materialeve shpjeguese;

mbikeqyrja mbi tregjet financiare jobankare, e ne menyrete vecante te tregut te sigurimeve, qe rregullohen efunksionojne ne perputhje me ligjet ne fuqi.

Ne ushtrimin e kompetencave te mbikeqyrjes se sigurimeve, Autoriteti ka te drejta te plota per: miratimin, leshimin apo refuzimin e licencave per subjektet

qe kerkojne te ushtrojne veprimtari ne tregun e sigurimeve; vezhgimin dhe organizimin e mbikeqyrjes se subjekteve qe

ushtrojne veprimtari ne kete treg; ndjekjen e zbatimit te ligjit te fushe's dhe te akteve

nenligjore, te dala ne zbatim te tij, dhe zbatimin e masavekorrigjuese.

26

Page 27: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Rregullimi Ligjor i Tarifave

Ligjet e shteteve te ndryshme mbi sigurimet, i japin autoriteteve rregullatore fuqi per te rregulluar ligjerisht tarifat e primeve te sigurimit.

Kjo per shkak se llogaritja e tarifave te primeve nga siguruesit ka ndikim ne jeten e njerezve.

Duke vepruar ne interes te te siguruarve, rregullatoret perpiqen te sigurojne se tarifat jane te pershtatshme, nuk tejkalojne kufijte ekstreme, nukjane padrejtesisht diskriminuese.

27

Page 28: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Nje shoqeri sigurimi duhet te mbledhe prime te mjaftueshme per te paguar demet e te siguruarve, te mbuloje kostot operacionale te vete shoqerise, dhe te lejoje qe te merret nje fitim i arsyeshem.

Tarifimi eshte nje proces qe perdorin siguruesit qe te llogarisin tarifat, te cilat percaktojne primin qe do te perdoret per mbuli-min me sigurim.

Tarifa eshte madhesia e mbulimit me sigurim per nje'si ekspozi-mi.

Primi eshte cmimi i mbulimit me sigurim ofruar per nje periudhe te percaktuar.

Per te arritur te primi (proces i quajtur tarifim), tarifa shumezohet me numrin e njesive te ekspozimit te blere.

28

Page 29: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Nese nje sigurues jep nje tarife prej 1.5 Euro per 100 Euro mbulim me sigurim per bizhuteri, primi pe'r nje unaze te siguruar prej 3,000 Euro do te jete 45 Euro:

Primi = Tarifa x Numrin e njesive te ekspozimit

= 1.5 Euro x 30 njesi = 45 Euro Shembulli i dhene me siper eshte nje shembull tarifimi i thjeshtezuar,

sepse ne praktike tarifimi eshte nje proces kom-pleks. Siguruesit, perdorin sisteme te klasifikimit te tarifave te cilat

diferencojnete siguruarit, bazuar ne mundesine qe ka secili prej ke'tyre te fundit qe t'i ndodhe demi.

Keshtu p.sh ne sigurimin e shtepise nga zjarri, te siguruarit me shtepi prej druri vendosenne nje klasifikim dhe ata me shte'pi me tulla vendosen ne nje klasifikim tjeter, per shkak se madhesia e mundshme e humbjes nga zjarri eshte me e madhe per shtepite prej druri.

29

Page 30: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Nje aktuar analizon te dhenat mbi demet qe kane ndodhur ne te shkuaren si dhe shpenzimet e shoqeruara me demet, dhe duke e kombinuar kete edhe me informacione te tjera, llogarit tarifat e sigurimeve.

Aktuaret perdorin metoda komplekse matematike per te zhvilluar sisteme per vendosjen e tarifave te sigurimeve.

Qellimi i stafit aktuarial te shoqerise se sigurimit eshte te zhvilloje nje sistem tarifimi qe te gjeneroje tarifa te arsyeshme, te drejta e te arrije objektivat e shoqerise.

Per te arritur kete qellim, aktuaret duhet te monitorojne dhe te rifreskojne ne menyre te vazhdueshme bazen e te dhenave per demet.

30

Page 31: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Objektivat e rregullimit ligjor te tarifave

Rregullimi ligjor i tarifave te primeve te sigurimit i sherben tre objektivave te pergjithshme qe: tarifat jane te mjaftueshme, nuk tejkalojne kufijte ekstreme, dhe nuk jane padrejtesisht diskriminuese.

Objektivi i pare i rregullimit ligjor te tarifave eshte te siguroje qe tarifat jane te mjaftueshme.

Kur tarifat jane te mjaftueshme, cmimi per nje tip te caktuar mbulimi me sigurim duhet te jete aq i larte sa per te mbuluar te gjitha demet e parashikuara, shpenzimet qe shoqerojne kete mbulim si dhe te gjeneroje nje fitim te arsyeshem per siguruesin.

Mjaftueshmeria e tarifave ndihmon siguruesit te kene aftesi paguese, e te mund te plotesojne detyrimet ndaj policembajtesve.

Prandaj rregullimi ligjor i tarifave synon qe tarifat te jene te mjaftueshme

31

Page 32: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Objektivi i mjaftueshmerise se tarifave bie ne konflikt me presionin per te mbajtur primet e sigurimit ne nje nivel te arsyeshem.

Objektivi i dyte i rregullimit ligjor te tarifave eshte qe te siguroje, qe tarifat nuk i kalojne kufijte ekstreme.

Objektivi i trete i rregullimit ligjor te tarifave eshte te siguroje qe tarifat te mos jene padrejtesisht diskriminuese.

Koncepti i barazise aktuariale, i bazon tarifat te kostot e demeve te llogaritura nga aktuaristika.

Sipas ketij koncepti, aktuaret percaktojne klasifikimet e tarifave dhe llogarisin tarifat bazuar ne eksperiencen e demeve per secilen nga klasat e te siguruarve.

32

Page 33: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Mbikeqyrja e Aftesise Paguese

Aftesia Paguese (ang. Solvency) eshte aftesia e siguruesit per te permbushur detyrimet financiare te tij, perfshire ketu edhe ato detyrime qe rezultojne nga demet e te siguruarve qe mund te kerkohen per tu shlyer disa vite me vone ne te ardhmen.

Entet rregullatore te sigurimeve monitorojne me kujdes situaten financiare te siguruesve me qellim qe te garantojne aftesine paguese te tyre.

Ky proces quhet mbikeqyrje e aftesise paguese dhe nenkupton verifikimin dhe percatimin nese gjendja financiare e nje shoqerie sigurimi eshte e tille qe ajo te permbushe detyrimet e saj dhe te vazhdoje kete biznes.

33

Page 34: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Autoritetet rregullatore marrin ne shqyrtim siguruesit ne menyre periodike.

Shqyrtimi ka te beje me nje analize gjitheperfshirese te veprimtarise se siguruesit dhe situaten financiare te tij.

Shqyrtimi i veprimtarise se shoqerise se sigurimit behet duke inspektuar ne vend keto shoqeri, duke analizuar te dhenat financiare.

Gjate inspektimit ne vend, rregullatori shqyrton aktivitetet e shoqerise duke perfshire ketu demet, marrjen ne sigurim, marketingun dhe procedurat kontabel qe ndjek shoqeria.

Me pas, te dhenat financiare analizohen me kujdes per tu siguruar qe shoqeria e sigurimit i permbush kerkesat per raportimin financiar dhe per te percaktuar nese siguruesi ka aftesine per te permbushur te gjitha detyrimet e tij.

34

Page 35: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Nese nga shqyrtimi qe i behet shoqerise se sigurimit, zbulohen probleme, autoriteti rregullator ka fuqi ligjore te marre masat e duhura per te rregulluar problemet e identifikuara.

Rregullatori gjate analizes financiare perdor zakonisht edhe sistemin e treguesve te paralajmerimit te hershem, si mjet te rendesishem te mbikeqyrjes, per te monitoruar situaten financiare te siguruesve.

Per te llogaritur treguesit e paralajmerimit te hershem te situates se pergjithshme financiare te siguruesit perdoren te dhenat nga pasqyrat financiare.

Nese siguruesi ka tregues qe bien pertej kufijve te lejuar te paracaktuar, atehere ky sigurues mbahet ne vemendje nga ana e rregullatorit.

35

Page 36: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Mbrojtja e Konsumatorit

Licencimi i Siguruesve Siguruesit duhet te licencohen nga autoritetet rregullatore perpara se ata te

fillojne aktivitetin ne biznesin e sigurimeve. cdo shtet ka kerkesat e tij specih'ke per licencimin e siguruesve. Nese nje sigurues deshton ne arritjen e treguesve teknike e financiare ose nuk e kryen veprimtarine e tij ne perputhje me bazen ligjore te sigurimeve, ne vendin ku kryejne aktivitetin, autoritetet rregullatore mund t'i pezullojne ose terheqin licencen ketij siguruesi.

Licencimi i Ndermjetesve ne Sigurime Te gjitha shtetet, pervec licencimitte siguruesve kane kerkesa licencimi per

perfaqesuesit e tyre. Agjentet ne sigurime kerkohet te licencohen qe te mund te ushtrojne kete biznes ne nje vend te caktuar. Aplikantet per agjent ne sigurime duhet te kalojne paraprakisht nje test mbi ligjet dhe praktikat ne sigurime. Ka shtete qe kane kerkesa te ngjashme per brokera ne sigurime.

36

Page 37: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Miratimi i Formave te Policave te Sigurimit

Shume shtete kerkojne qe siguruesitte depozitojne per miratim prane autoriteteve rregullatore format e policave te tyre te sigurimit.

Nepe'rmjet kesaj kerkese, autoritetet rregullatore bejne te mundur te pengojne siguruesit per te perfshire kushte te padrejta dhe te paarsyeshme ne policat e tyre te sigurimit.

Perveq kesaj behet e mundur qe te ulet mundesia e perdorimit te fjaleve qe mund te keqinterpretohen.

Qellimi i rregullatorit eshte qe ne treg te jene polica sigurimi te qarta dhe te lexueshme.

Ka shtete qe pershkruajne fjalet specifike qe duhet te perfshihen ne policat e sigurimit, si kerkesat dhe procedural e anullimit te polices.

37

Page 38: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Monitorimi i Sjelljes se Tregut

Rregullatoret shqyrtojne gjithashtu praktikat e vecanta te siguruesve. Rregullimi ligjor i sjelljes se tregut fokusohet ne praktikat e siguruesve

lidhur me kater fusha aktiviteti: praktikat e shitjeve, praktikat e marrjes ne sigurim, praktikat e demeve, dhe praktikat e keqija te biznesit (ang. bad-faith).

Shumica e shteteve kane statute, qe zakonisht quhen ligje mbi praktikat e padrejta tregtare, qe identifikojne praktikat e padrejta ndaj publikut.

Autoritetet rregullatore mund te pezullojne ose te terheqin licencen e agjenteve, brokerave te cilet kryejne ndonje nga praktikat e padrejta ne treg.

Ne menyre te ngjashme edhe nje sigurues qe eshte fajtor per ndjekjen e praktikave te padrejta ne treg mund te gjobitet ose mund t'i pezullohet ose te'rhiqet licenca.

38

Page 39: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Investigimi i Ankesave te Konsumatorit

Rastet e abuzimit ne treg dalin ne pah si gjate shqyrtimit te siguruesve nga vete rregullatori, ashtu dhe nga ankesat e bera nga te siguruarit ose te demtuarit.

Cdo rregullator ka nje zyre per ankesat e konsumatorit, ku investigohen ankesat e konsumatoreve dhe ndihmon te siguruarit lidhur me problemet qe kane me siguruesit dhe perfaqesuesit e tyre.

39

Page 40: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Tregjet Jo-Tradicionale te Sigurimeve

Shumica e policave te sigurimit te prones dhe pergjegjesive jane te standartizuara dhe shume sigurues perdorin kryesishtte njejtat forma policash.

Siguruesit, te diet ofrojne vullnetarisht mbulim me sigurim me tarifa te cilat jane planifikuar per kliente me ekspozim ndaj demeve ne nivel mesatar ose mbi mesataren, njihen si tregtradicional.

Ne shumicen e rasteve, tregu normal ofron policat e kerkuara per te plotesuar kerkesat per sigurim prone dhe pergjegjesie te publikut.

Tregu tradicional e ka te pamundur ose te padesherueshme te mbuloje me sigurim kerkesa qe lidhen me ekspozime te pazakonta.

Eksperiencat e ke'qija te demeve ose humbjet e pritshme te lidhura me klasa te caktuara te biznesit mund te mos plotesojne kerkesat normale te siguruesve per marrjen ne sigurim.

Keto ekspozime kerkojne nje treg sigurimesh jo tradicional (ang. excess and surplus lines).

40

Page 41: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Klasat e Tregut Jo-Tradicional

Klasat e meposhtme te biznesit shpesh sigurohen ne tregun jo tradicional: Ekspozime te pazakonta ose te vetme/unike ndaj demeve Nje nga kerkesat e zakonshme te ekspozimeve te sigurueshme ndaj demeve

eshte se duhet te ekzistoje nje nume'r i madh i njesive te njejta te ekspozimit. Ne'se nje ekspozim nukarrin te kenaqe kete kerkese, eshte e veshtire per t'i vendosur gmim mbulimit dhe prandaj siguruesit e tregut normal shpesh nuk desherojne te ofrojne mbulim.

Biznes jo izakonshem Ndonjehere ekspozimet ndaj demeve nuk arrijne te plotesojne kerkesat e

marrjes ne sigurim qe ka nje treg normal sigurimesh. Ndoshta primet qe japin siguruesit normale nukjane te mjaftueshme per te mbuluar ke'to ekspozime. P.sh., nese nje restorant ka patur raste te re'nies se zjarrit ne kuzhinen e tij ne te shkuaren, siguruesi normal mund te vendose te mos t'ia rinovoje mbulimin me sigurim per shkak te kesaj eksperience. Nje sigurues jo tradicional mund te vendose ta mbuloje me sigurim kete restorant me nje prim shume me te larte se ai i nje siguruesi normal.

41

Page 42: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Te siguruar qe kerkojne kufij te larte mbulimi Disa biznese kerkojne limite shume te larta mbulimi, ne menyre te vecante

per sigurimin e pergjegjesive. P.sh., nje biznes i transportit te naftes ne depozita te medha kerkon limite me te larta pergjegjesie se sa ato qe ofron tregu normal.

Te siguruar qe kerkojne mbulim jo te zakonshem Tregu tradicional i sigurimeve perdor forma normale mbulimi. Ne rastet kur

kerkohet mbulim me i gjere, atehere te siguruarit e kerkojne kete permes tregut jo-tradicional.

Kur kerkohen forma te reja sigurimi Ndersa kerkesat per sigurim te ri rriten, tregu jo tradicional

zakonishtipergjigjetshpejtketyrekerkesave.Kur konsumatoret kerkojne shpejt nje tip te ri mbulimi me sigurim, atehere ata shpesh kthehen te tregu jo-tradicional, si p.sh pergjegjesi te medias, duke perfshire ketu faqen ne web te te siguruarit.

42

Page 43: Aktiviteti i korporatave te sigurimeve (Ligjerata 5)

Rregullimi Ligjor i Tregut Jo-tradicional

Biznesi ne tregun jo tradicional te sigurimeve zhvillohet nga siguruesit te cile't nuk kane kerkesa te njejta per rregullimin e tarifave.

Zakonisht nuk kerkohet qe keta sigurues te depozitojne tarifat dhe format e policave ne autoritetet mbikeqyrese.

Ne kete menyre, ata kane me shume lehtesira se sa siguruesit e tregut tradicional. Shtetet ku keta sigurues kryejne aktivitetin e tyre mbajne lista te ketyre

siguruesve te diet jane miratuar te kryejne kete biznes ose lista te atyre siguruesve qe nuk lejohen te kryejne kete biznes ne ate shtet. Shume shtete kane ligje mbi linjat jo-tradicionale te sigurimeve qe kerkojne qe kjo veprimtari te kryhet pe'rmes nje brokeri.

Tregu jo-tradicional i sigurimeve kryen nje veprimtari te vlefshme per industrine e sigurimeve dhe publikun. Ai ofron sigurime per shume te siguruar te cilet nuk kane mundesi te perfitojne mbulim me sigurim. Ai gjen zgjidhje per problemet qe krijohen nga ekspozime ndaj demeve unike ose te pazakonta.

43