Projekti letersi baze 10

Preview:

Citation preview

Shqiperia vendi ku une jetoj !!!

.

Ana pozitive dhe negative e vendit tim

….

Te gjitheve na pelqejne keto pamje te bukura te vendit tone por a eshte e gjithe Shqiperia keshtu???

Me keqeardhje pergjigjja ime eshte Jooo…. => =>

.

Tek madhështia e bukuria e atyre maleve, e patrazuar nga koha dhe njerëzit, sikur gjeta, më në fund, prehjen nga lodhja e shëmtisë së ndërtimeve, të plehrave, të rrëmujës e kaosit që më kishte shoqëruar nga Tirana nëpër Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje, Fier, Vlorë dhe anës rrugëve midis tyre; po ende, tek ata male sikur gjeta edhe aleatë bashkëbisedues për të shprehur revoltën që më kishte shoqëruar duke parë këtë shëmti. Në fakt dola nga Vlora e tmerruar.. Gjëja më normale që më panë sytë përgjatë bregut të Vlorës ishte Shkolla e Marinës, e ndërtuar në vitet '60, sepse vetëm përtej kangjellave të oborrit të saj kishte mbetur pak hapësirë ku njerëzit mund të merrnin pak frymë e të kullosnin sytë mbi pak bar e ndonjë pemë të gjelbër.

.

.

.

Grumbullimet e hedhurinave në territoret turistike kanë efekt negativ te vizitorët.Një grua rreth të tridhjetave thotë për DW se i krijohet "një ndjesi e pakëndshme, por dhe e bezdishme. Të bie dëshira për t'u larë, për të shkruar sërish në plazh”. Ndërkohë që një emigrant shqiptar nga Italia shprehet se “nuk mund ta imagjinojmë dot që në vitin 2010 të kemi plehra me qese plastike, mbeturina urbane, të cilat bota e zhvilluar i ka zgjidhur prej dhjetra vitesh

.

Fier, lumi i vdekjes dhe naftës.mp4

Duke vlerësuar rëndësinë e problemeve mjedisore dhe nevojën për hartimin e një politike të re miqësore me mjedisin.

Ne besojmë tek një Shqipëri dashamirëse me natyrën. Atdheu ynë është i bukur dhe i pasur, por seriozisht i rrezikuar nga

shëmtimi dhe varfërimi për shkak të dorës së njeriut, e cila tradicionalisht ka qenë e pakujdesshme me te dhe i ka shkaktuar tokës, ajrit, detit, plagë rrëqethëse.

Një përmasë e re ekologjike është esenciale për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e shoqërisë sonë. Mbrojtja e mjedisit duhet të bëhet prioriteti jetik i çdo shqiptari dhe sfida globale për mbrojtjen e tij në një betejë të përbotshme për të frenuar ngrohjen e planetit duhet të bëhet edhe sfida jonë.

Historia që Shqipëria është një vend i bukur do të shuhet shumë shpejt, në rast se nuk marrim përsipër të ruajmë atë që ka mbetur dhe të rehabilitojmë maksimalisht atë që është dëmtuar.

Punoi:Giljana Limani x16

Recommended