23
PROJEKTI EDUKATIV I SHKOLLËS SË ETËRVE ROGACIONISTË LEZHË

PROJEKTI EDUKATIV

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PROJEKTI EDUKATIV

PROJEKTI EDUKATIVI SHKOLLËS

SË ETËRVE ROGACIONISTË

LEZHË

Page 2: PROJEKTI EDUKATIV

PROJEKTI EDUKATIVI SHKOLLËS

SË ETËRVE ROGACIONISTËLEZHË

Hyrje

Kapitulli 1: Identiteti i shkollës së Etërve RogacionistëA. Kongregata e Rogacionistëve dhe Themeluesi i sajB. Misioni edukativ i RogacionistëveC. Karakteristikat e shkollës

Kapitulli 2: Bashkëpërgjegjësia edukativeA. Bashkësia edukueseB. NxënësitC. Prindërit/FamiljaD. Mësuesit/EdukatorëtE. Komuniteti fetarF. Personeli jo arsimtar

Kapitulli 3: Elemente të pedagogjisë rogacionisteA. Shën Annibale Maria di Francia, edukatorB. Rëndësia e individit (nxënësit)C. Roli i mësuesit/ edukatorit

Kapitulli 4: Misioni i shkollës1. Qellimet2. Angazhimet3. Parimet zbatuese të misionit

Page 3: PROJEKTI EDUKATIV

Hyrje

Projekti edukativ paraqet identitetin e shkollës së Rogacionistëve në Lezhë, visionin dhe misionin e saj, dhe orientimin pedagogjik dhe didaktik përkatës.Projekti i shkollës, e cila është e integruar në kulturën dhe në historinë e shoqërisë ku vepron, lidhet me parimet e lirive, të drejtave dhe detyrave thelbësore, të parashikuara nga Kushtetuta shqiptare për sa i përket arsimimit dhe qytetarisë; përcakton objektivat e aktiviteteve mësimore dhe të edukimit civil, kulturor dhe fetar të nxënësit/nxënëses, në ndihmë dhe në bashkëpunim me familjen.

Projektit Edukativ i referohen rregulloret e shkollës.Në Projekt qartësohen konceptet e mëposhtme:

- identiteti i shkollës rogacioniste dhe vlerat e saj;- referimet pedagogjike;- thirrja e familjes dhe individit;- roli i mësuesit dhe edukatorit- misioni që identifikon dhe karakterizon shkollën.

Projekti edukativ është një ndhimë pedagogjike që orienton dhe shoqëron aktivitetin shkollor; prandaj, ai duhet gjalleruar nga së brendshmi, nga njerëzit;duhet mishëruar sipas kohërave dhe menyrave që bashkësia edukuese do të konsiderojë më të mira; duhet verifikuar dhe azhornuar sipas stimujve që vetë procesi edukativ krijon në vetveten dhe që merr nga jashtë. Puna e planifikimit nuk mbaron kurrë dhe kjo nuk mund të konsiderohet kurrë e përkryer dhe përfundimtare.Në se në pritshmërinë e të rinjve është e pranishme e ardhmja e tyre, shkolla e Rogacionistëve punon për këtë të ardhme, me besim dhe shpresë.

“Unë i dua fëmijët e mi dhe për mua ata janë ideali më i dashur i jetës sime”(Atë Annibale Maria di Francia)

Page 4: PROJEKTI EDUKATIV

KAPITULLI I PARË

IDENTITETI I SHKOLLËS SË ROGACIONISTËVE

A. KONGREGATA E ROGACIONISTËVE DHE THEMELUESI I SAJ

1. Sipas misionit të saj, Kongregata e Rogacionistëve i përkushtohet nxitjes së plotë të të rinjve, me qëllim që të realizohet thirrja e tyre e krishterë dhe njerëzore nëpërmjet nismave dhe mjeteve të ndryshme, sipas vendeve dhe nevojave. Këto janë: struktura mikpritjeje, shtëpi-familje, shkolla të ndryshme, qendra formimi profesional, sallë lutjesh, qendra edukative e sportive, etj.

2. Shën Annibale Maria di Francia (Mesina, 1851-1927) qe Themeluesi i Rogacionistëve dhe frymëzuesi i misionit të tyre apostolik. Ai njihet botërisht si apostulli i lutjes ndaj Zotit të të korrave, për marrjen prej Tij të dhuratës së punëtorëve të Mbreterisë, siç e urdhëroi Jezusi në Ungjill (Mt.9, 35-38; Lk.10, 2), si dhe prijësi i aktivitetit modern baritor për thirrjet. Siç “punëtor i mire” i fushës së Zotit, Atë Annibale i përkushtoi të gjithë jetën e tij shëlbimit të rinisë së varfër dhe të braktisur. Që kur ishte prift i ri, hapi në lagjen më të varfër të qytetit të tij disa institucione edukative, me qëllim pritjen, ndihmën dhe formimin e rinisë më nevojtare, “sipas aspektit civil dhe fetar” –siç përsëriste vazhdimisht. Të tërhequr nga karizma e tij, iu bashkohen atij burra dhe gra që u zotuan ta çonin përpara aktivitetin e tij. Në vitin 1887 themeloi Kongregatën “Bijat e Zellit Hyjnor”, dhe në vitin 1897 Kongregatën e Rogacionistëve të Zemrës së Jezusit. Atë Annibale u shpall shenjtor nga Papa Gjon Pali II, më 16 maj 2004.

3. Emri “Rogacionistë”, i zgjedhur nga Themeluesi për Kongregatën e tij mashkullore, vjen nga folja latine rogate, që do të thotë lutuni. Fjala u huazua nga shprehja e Ungjillit, e cila karakterizon misionin e Kongregatës brenda Kishës: “Lutuni, pra, Zotërisë të të korrave të dërgojë korrtarë në të korrat e veta” (Mt.9,38; Lk.10,2). Të korrat janë njerëzimi i tërë, nevojtar për shëlbimin. Të korrat nevojtare, si delet pa bari (shih Mt.9,36), në veçanti janë të varfërit, të braktisurit, jetimët, të rinjtë dhe të rejat që duhen edukuar dhe formuar.

4. Kongregata e Rogacionistëve ndodhet sot në të pesët kontinente dhe vazhdon misionin e saj apostolik që iu besua nga Themeluesi. Ajo nxit dhe perhap aktivitete baritore për thirrje, të bazuara mbi lutje, sipas urdhërezës ungjillore (Mt.9,35-38; Lk.10,2); i përkushtohet veprimeve të bamirësisë, arsimimit dhe shenjtërimit të fëmijëve dhe të rinjve, veçanërisht të atyre të varfër dhe të braktisur, ungjillizimit, nxitjes njerëzore dhe ndihmës së varfërve.

B. MISIONI EDUKATIV I ROGACIONISTËVE

5. Aktivitetet edukative të Rogacionistëve marrin vlerat dhe idealet e veta nga trashëgimia ungjillore, sikurse i përjetoi dhe i kaloi pasardhësve Themeluesi. Karakteristikat themelore jane:

Page 5: PROJEKTI EDUKATIV

- Krishti, qendra dhe themeli i Projektit Edukativ. Koncepti i krishterë i realitetit dhe njeriut frymëzon aktivitetin edukativ të Rogacionistëve. Zoti Jezus është modeli dhe mjeshtri për realizimin e plotë të njeriut dhe arritja e projektit/thirrjes së tij. Parimet ungjillore përbëjnë arsyet shpirtërore, rregullat edukative dhe caqet e procesit formativ të Rogacionistëve.

- Respekti i autonomisë së vlerave njerëzore. Koncepti i krishterë i realitetit njeh vlerën e arsyes dhe shkencës, metodat dhe autonominë e tyre, duke ditur se ato nuk i kundërvihen fesë.

- Kujdesi për realitetin historik-mjedisor-kulturor. Aktiviteti edukativ shoqërohet nga interpretimi i thellë i situates së jetesës së të rinjve dhe kupton me kujdes natyrën e ndërlikuar të çështjeve të tyre.

- Futja në kontekstin socio-politik-kishtar. Në një system ku veprojnë institucione të ndryshme, përfshirja dhe bashkëpunimi reciprok mund të garantojnë rezultate më të mira, sidomos kur këto ndikojnë në mundësitë e zgjedhjes dhe të së ardhmes së të rinjve.

C. KARAKTERISTIKAT E SHKOLLËS

6. Shkolla e Rogacionistëve ka profil të vet që përvijon një profil edukativ dhe formativ. Përmes një metodologjie të planifikuar, shkolla përcakton përgjegjësitë dhe detyrat ndaj familjeve dhe nxënësve që marrin pjesë në të. Ky projekt orientohet ndaj formimit të plotë njerëzor, kulturor, fetar dhe qytetar të individit.

7. Shkolla e Rogacionistëve është vendi i takimit dhe rritjes së njerëzve (mësues dhe nxënës), që zhvillohet sipas një procesi edukativ dhe falë kalimit të kulturës.Të edukosh duke mësuar do të thotë tri gjëra kryesore:

- të kalosh trashëgiminë kulturore që vjen nga e shkuara, që të mos prishet dhe të shfrytëzohet për të tashmen dhe të ardhmen;

- të përgatitësh për të ardhmen, duke i shoqëruar nxënësit në hyrjen e moshës madhore dhe duke u dhënë atyre ato kompetenca të domosdoshme, që të bëhen protagonistë në mjedisin sociale ku ata jetojnë;

- të shoqërosh formimin personal të çdo nxënësi, duke përkrahur kërkimin shpirtëror, si dhe ngritjen e vështirë të personalitetit të tij.

8. Shkolla jo publike. Shkolla e Rogacionistëve në Lezhë, sipas decreto del primo ministro të Republikës së Shqipërisë, nr. Prot. 478, date 26/6/2011, njihet si Instituti Privat i Arsimimit, parauniversitar, shkollë e mesme e përgjithshme, që përmban edhe lëndë fetare në programin mësimor. Shkolla i referohet parimeve të shpallura në Kushtetutën Shqiptare (nëni 57, 6-7), e cila garanton lirinë e arsimit.Administratori i shkollës (vetë Kongregata e Rogacionistëve) garanton identitetin kulturor dhe Projektin Edukativ të shkollës, si dhe është përgjegjës i

Page 6: PROJEKTI EDUKATIV

administrimit të institucionit shkollor ndaj Administratës publike dhe pajtimtarëve.

9. Shkolla Katolike. Shkolla e Rogacionistëve vë Krishtin si themel të Projektit Edukativ, si dhe nxit rritjen e plotë të njeriut sipas parimeve ungjillore. Edukimi në shkollën katolike interpretohet dhe zhvillohet sipas mendimit të Kishës. Ai bazohet te vizioni i njeriut, i cili përbëhet nga shpirti dhe trupi dhe është qenie racionale, duke kapercyer kështu materien. Njeriu është shëmbëlltyra e Hyjit. Ky është vizioni i krishterë antropologjik, ku Jezusi është modeli që duhet shikuar për të realizuar plotësisht thirrjen vetjake, falë hapjes solidare ndaj të tjerëve dhe dhuratës së vetes së vet me bujari.Shkolla është një hapësirë ku mund të realizohet integrimi mes fesë dhe jetës, me qëllim që Ungjilli të bëhet pikëreferimi përfundimtar për mirërritjen e njeriut, si dhe për formimin e tij kulturor. Qëllimi i shkollës së Rogacionistëve është kalimi i vlerave të krishtera për sa i përket përgjegjësisë, solidaritetit dhe vëllazërisë, mikpritjes dhe hapjes ndaj të gjithëve.10. Identiteti i shkollës katolike lidhet me Projektin Edukativ prej të cilit ajo frymezohet dhe që i referohet qartë vlerave të krishtera. Në shkollë çdo aspekt i aktivitetit edukativ merr karakteristika të veçanta dhe origjinale. Dy janë aspektet kryesore:a. edukimi i krishterë, që i referohet frymëzimit të përgjithshëm të propozimit edukativ, che si riferisce al modo con cui viene presentato ogni contenuto educativo;b. mësimi i fesë, që është një aspekt dhe një mjet i veçantë në suazën e një propozimi edukativ më të gjerë che deve avere una sua originalità e un suo taglio particolare proprio in vista della finalità generale assegnata alla scuola cattolica.Mësimi i fesë katolike është një shërbim edukativ ndaj brezave të rinj për të formuar njerëz plot me jetë shpirtërore, me forcën morale dhe të hapur ndaj vlerave të së drejtësisë dhe paqes, të aftë për të përdorur mire lirinë e vet (Gjon Pali II).

Shkolla i takon një territori. E futur në realitetin kishtar dhe shoqëror, e integruar në organizmat e shoqërisë civile për arsimimin, e frymëzuar për së brendshmi nga njerëz të shuguruar, si dhe nga laikë të angazhuar në jetën e krishterë, shkolla e Rogacionistëve është një bashkësi edukative në gjendje të propozojë një projekt jetese të kompletuar, njerëzor dhe të krishterë dhe, për rrjedhojë, për realizimin e thirrjes.

Page 7: PROJEKTI EDUKATIV

KAPITULLI I DYTË

BASHKËPËRGJEGJËSIA EDUKATIVE

A. BASHKËSIA EDUKUESE11. Subjekt edukues është bashkësia e shkollës, që përbëhet nga NXËNËS, MËSUES, PRINDËR, BASHKËSIA FETARE, PERSONEL JO MËSIMOR.Të gjithë këto subjekte angazhohen në mënyrë të përgjegjshëm, sipas rolit dhe kompetencave të veta, për realizimin e Projektit Edukativ rogacionist.Nga natyra e vet, procesi edukativ kërkon puqjen e të gjithë pjesëmarrësve. Secili me rolin e vet dhe me bashkimin e qëllimeve përfshihet që të arrihen qëllimet edukative.Forca e një bashkësie edukuese qëndron te lidhjet reciproke, te ndarja e qëllimeve edukative, bashkëpunimit, pasionit edukativ si propozim për thirrjen.

B. NXËNËSIT12. Shërbimi edukativ i shkollës së Rogacionistëve u drejtohet të rinjve, pa dallim gjinie, race, feje, ose pozite socio-ekonomike, duke filluar nga mosha 11 e deri në moshën 18 vjeç.Nxënësit, subjekt dhe objekt i angazhimit edukativ, i propozohet një rrugëtim i përgjithshëm për mirërritjen e shkallëzuar vetjake dhe kulturore. Ky rrugëtim synon:

- njohjen e vetvetes, zhvillimin dhe rritjen e përgjegjësisë;- respektin ndaj vetes, të tjerëve dhe mjedisit;- pjesëmarrjen në jetë dhe në aktivitetet shkollore;- fitimin e autonomisë në punë dhe në gjykim;- kualifikimin për sa i përket organizimit të aktiviteteve studimore;- zhvillimin e aftësisë së zgjedhjës;- zhvillimin e frymës së bashkëpunimit me shokët dhe mësuesit.

C. PRINDËRIT/FAMILJA13. Siç përgjegjës të parë për edukimin e fëmijëve, prindërit ftohen të marrin pjesë në jetën e shkollës, duke bashkëpunuar sipas asaj që u kërkohet.Bashkëpërgjegjësia edukative mes shkollës dhe familjes sjell për prindërit disa të drejta dhe detyrime, si vijon:-TË NJOHËSH/ TË NDASH konceptet edukative të shkollës (parime edukative), rregulloret, qarkoret;- TË MARRËSH PJESË/ TË BASHKËPUNOSH në realizimin e projektit formativ (permes nismave të shkollës, siç janë aktivitete argëtuese, përthellim kulturor, takime me prindërit, aktivitete pedagogjike dhe fetare), si dhe në zgjedhjen e përfaqësuesve të prindërve;- TË SHPREHËSH mendime dhe propozime; të dialogosh me mësuesit dhe edukatorët, duke repektuar metodat e tyre edukativo-didaktike (mbledhje të përgjithshme, biseda personale, mbledhje me klasa paralele).

Page 8: PROJEKTI EDUKATIV

D. MËSUES14. Siç e përshkroi mire Atë Annibale falë shembullit dhe shkrimeve të tij, detyra e edukatorit është edhe thirrje edhe mision. Mësuesi i shkollës rogacioniste nuk kalon thjesht njohuri por edhe vlera që duhen përjetuar.

Për sa i përket përgatitjes së tij shkencore mësuesi duhet të ketë:- Kompetencë. Përgatitja dhe kompetenca në lëndën e vet janë parakushte

të domosdoshme për mësuesin. Kompetenca fitohet falë njohurive të sakta, që rrjedhin nga studimet e kryera, të cilat vërtetohen nga titujt e marrë, dhe plotësohet me përvojën didaktike dhe kualifikimin. Atë Annibale thoshtë se: “edukimi i fëmijëve është ‘ars atrium, scientia scientiarum’ (arti i arteve, shkenca e shkencave); shumë pak njerëz e kanë atë dhe do të duhej të ishim filozofë, teologë, njohës të mire të zemrës së njeriut, shenjtorë, që të bëhemi edukatorë të përsosur të një fëmijës të vogël.

- Kualifikim. Kualifikimi i vazhdueshëm, që sot kërkohet në çdo fushë, u nevojtet sidomos mësuesve për të përthelluar njohuritë e tyre në lëndë përkatëse, si dhe në fushën e edukimit, në mënyrë që ndërhyrjet didaktike të jenë gjithmonë efikase dhe të përshtatshme me përparimin shkencor dhe në rrethanat e ndryshme.

Stili i mësimdhënies duhet të shprehë:- Pasion. Mësuesi duhet të jepet pas punës së vet, që zgjodhi dhe që

ushtron. Vetëm duke pasur këtë frymë, ai mund të krijojë marrëdhëniet edukative me nxënësit dhe t’i kuptojë ata thellë. Ai e di se duhet të krijojë marrëdhëniet me njerëzit që janë duke u rritur; prandaj, këta duhen kuptuar, shoqëruar, udhëhequr.

- Dashamirësi. Nxënësit e kuptojnë dhe e ndjenë që dikush i do. Atë Annibale thoshte se: “Duhet t’i duam fëmijët në Zot, me dashuri të pastër dhe të shenjt, me mençuri të thellë dashurie, me dashuri të butë dhe atërore, pasi ky është sekreti për t’i afruar Hyjit, që të shpëtojnë” . Qëndrimi i përditëshëm i edukatorit shpreh angazhimin e tij ndaj të rinjve: ai është gjithmonë i pranishëm në mes tyre me gatishmëri të madhe, me simpati të thellë, me aftësi dialoguese dhe me interes për problemet e tyre. Ai duhet të bëhet pikëreferimi i sigurt, shok i pjekur dhe përgjegjës.

- Shembull. Atë Annibale këshillon të edukohen nxënësit me “shembullin e shenjt gjithmonë dhe për çdo gjë”. Edukimi sjell me vete angazhim të vazdueshëm dhe shembullor nga ana e atij që e ushtron atë. Ky angazhim shprehet në të gjitha rrafshët, edhe në atë fetare. Para së gjithash, mësuesi është dëshmitar i besueshëm i vlerave që ai meson, pikëreferimi, model shembullor, ndaj të cilit nxënësit mund të afrohen me besim dhe

Page 9: PROJEKTI EDUKATIV

tërheqje. Sidomos, do të jetë vendimtare të japësh shembullin, duke i respektuar rregullat e shkollës dhe udhëzimet e saj.

- Peshë. Autoriteti bashkë me dashamirësi formon peshën. Mësuesi me peshë kërkon aq nga të tjerët sa dhe nga vetja, është koherent, nuk është agresiv, di t’i menaxhosh konfliktet, është i paanshëm me të gjithë, ka gjykim të shëndoshë, është bindës, është i besueshëm. Mësuesi me peshë di të thotë jo kur ka nevojë, dhe di të qortojë me dashuri por dhe me vendosmëri.

- Prani. Prania është e domosdoshme për të ushtruar me së miri detyrën e vet, si dhe për të shprehur konkretisht dashurinë e vet ndaj nxënësve, duke ë ndarë me ta jetën, angazhimin, lojën.

E. BASHKËSIA FETARE15. Bashkësia fetare përbëhet nga meshtarët rogacionistë dhe, për karakterin e saj të veçantë, ruan dhe administron misionin edukativ të Themeluesit. Duke e respektuar nxitjen e kompetencave të secilit, ajo është garanci kryesore bashkimi dhe stimulli për sa i përket frymëzimit të të gjitha institucioneve edukative të shkollës; aio është model dhe mjet bashkimi dhe shërbimi; ndërmjetësuese e solidaritetit që bëhet nga dashamirësit. Thjesht me praninë e saj, ajo jep dëshmi për vlerat njerëzore dhe të krishtera që përjeton, dhe që ka si qëllim t’i nxisë në jetën e të rinjve falë veprimtarisë edukative. Meshtari është figurë e pazëvendësueshme në lidhje me veprimtarinë edukative të Rogacionistëve. Prania e tij i shëmbëllen Krishtit, Bariut të Mirë, që me sy plot dhëmbshuri (shih Mt.9, 36) mishëron një atësi të butë dhe të dashur, sipas thirrjes rogacioniste, e cila shoqëron të rinjtë në mirërritjen e tyre në “dije, moshë, hir, para Hyjit dhe para njerëzve” (Lk.2, 52).

16. Bashkësia edukative zhvillon veprimtarinë e saj në një suazë të përbashkët, dmth, në bashkësi mendimesh, në ndarje angazhimesh dhe përgjegjësish, në dallim rolesh, falë bashkëpunimit të të gjithëve, duke përfshirë nxënësit, për sa i takon pjekurisë së tyre në rritje. Personeli që përbën bashkësinë edukative duhet të jetë i përshtatshëm në numër dhe në përgatitje me detyrat përkatëse, si dhe me detyrat e karakteristika të veçanta të shërbimit edukativ.

F. PERSONELI JO ARSIMTAR 17. Personeli jo arsimtar (sekretarë, roja, pastrues) bashkëpunon me veprimtarinë edukative, duke zhvilluar kompetencat e tij me besnikëri dhe përgjegjësi. Duke plotësuar veprën e personelit tjetër, me bashkëpërgjegjësi vë në dukje problemet e mundshme dhe ndërhyn sipas udhëzimeve.

Page 10: PROJEKTI EDUKATIV

KAPITULLI I TRETËELEMENTE TË PEDAGOGJISË ROGACIONISTE

A. SHËN ANNIBALE MARIA DI FRANCIA, edukatorAtë Annibale Maria di Francia mëson që edukimi është një e drejtë universale. Nëpërmjet edukimit çdo njeri shtyhet që të realizojë thirrjen e vet, me qëllimin arritjen e pjekurisë së tij të plotë (fizike, psikologjike, intelektuale, morale, sociale dhe shpirtërore). Mënyra për të kuptuar mësimin dhe shembullin e Shën Annibales gjendet në shprehje: sekreti i edukimit është dashuria (Annibale M. di Francia).

Veprimtaria edukative përbëhet nga aspekti fetar e shpirtëror, si dhe nga ai social e njerëzor. Krahas vëmendjes për rritjen njerëzor, kulturor dhe për formimin në punë, është e domosdoshme ajo për jetën shpirtërore.

Sipas mendimit të Shën Annibales, edukimi i vërtetë nuk do të thotë ta ushtrosh pushtetin, por të shoqërosh njerëzit duke i stimulluar dhe duke i inkurajuar ata, dhe nëpërmjet dialogut dhe arsyes, të kuptosh dhuntitë personale, duke u nisur nga njohja e pyetjeve të tyre mbi jetën.

Atë Annibale mendon se elementi kryesor i edukimit është shembulli që vjen nga vetë edukatori: “Më shumë se sa fjalët, veprimet e tyre të depërtojnë në mënyrë shembullore në shpirtin e butë të njerëzve. Mësimet me fjalë, qofshin ato më të urta, davariten si tym para veprimeve jo të mira. (Annibale M. di Francia).

Gjithashtu, Atë Annibale ngul këmbë te nevoja për praninë e vazhdueshme dhe të kujdesshme të edukatorit, si rregull për të njohur më thellë nxënësin, si dhe për ta ndihmuar në formimin e tij. Kjo prani frymëzuese frymëzohet nga “metoda parandaluese” e traditës saleziane, mbi të cilën Shën Gjon Bosko i foli Shën Annibales. “Edukatori rogacionist duhet të jetë i pranishëm mes nxënësve të vet, por për ta bërë të vlefshme këtë prani, ai duhet të përpiqet të mos jete i domosdoshëm, duke bërë që nxënësi të vetedukohet te disiplina, duke lënë gjithnjë e më shumë hapësira të gjera iniciativës dhe lirisë vetjake, duke u përpjekur të ndikosh vetëm me praninë morale: kështu, edukatori do të formojë në të rinjtë aftësinë e tyre të zakonshme, që të veprojnë lirshëm dhe me drejtësi” (Annibale M. di Francia).Atë Annibale konsideronte aspektin fetar si bazë edukimi, kështu që parimet ungjillore duhet të bëhen rregull dhe motivim i brendshëm i të gjithë procesi formativ, si dhe cak i fundit. Ky është frymëzimi që shtyn ata që veprojnë në institucionet e tij edukative: të ndihmosh brezat e rinj të realizojnë thirrjen e tyre falë një formimi të vërtetë nëpërmjet sintezës mes fesë dhe kulturës.Në këtë këndvështrim, sipas mendimit të Themeluesit zotimi i shkollës së Rogacionistëve është te ndërtimi i një etike sociale, në mënyrë që të kapërcehet kështu

Page 11: PROJEKTI EDUKATIV

individualizmi dhe egoizmi; te njohja dhe zbatimi i vlerave; te respekti i së drejtave të njeriut, ligjishmërisë, paqes; te barazia para Hyjit dhe njerëzve; te solidariteti dhe interculturalita’.

Për Atë Annibalen, pra, synimi kryesor nuk është thjesht arsimimi, por edukimi i individit, formimi i mendimeve, sjelljes dhe qendrimeve të tij dhe, përmbledhtas, personalitetit të tij. Në këtë këndvështrim, thotë ai, familjariteti dhe mirëbesimi janë të domosdoshëm për të kapërcyer vështirësitë dhe çastet kritike.

Duke i kushtuar nxënësit kujdesin më të madh, shkolla ofron mundësi formative të ndryshme, që të kenë parasysh prejardhjen, shtresën sociale, vështirësi të mundshme familjare dhe psikologjike të tij, pa e mënjanuar as pa e gjykuar atë, por duke pasur një sjellje të hapur dhe mikpritëse ndaj tij.

B. RËNDËSIA E INDIVIDIT (NXËNËSI)Ndërhyrja didaktiko-edukative vë nxënësin në qënder të vëmendjes. Ajo karakterizohet për:

- aftësinë dëgjuese- vëmendjen ndaj nevojave të individit- shoqërimin ndaj formave të reja njohjeje.

Shkolla, pra, është vendi ku:- çdo fëmijë fillon të njohë vetveten dhe të tjerët falë dëgjimit të vetvetes

dhe të të tjerëve:- njeh emocionet dhe ndjenjat e veta, duke i dëgjuar dhe duke i shprehur

ato;- mund të fitojë përvoja kuptimplota dhe mesazhe edukative, duke u bërë

vetë aktor dhe duke administruar rritjen e vet në mënyrë harmonike;- bëhet ndërtues i dijes së vet, duke i ndarë strategji me shokët e vet, dhe

shkallë-shkallë mund të “mësojë të mësojë”.

Në këtë mënyrë:- mirëqenia e fëmijës shoqërohet me mirëqenien e mësuesit, kështu që ky

i fundit mund të ndërthurë profesionalizëm, kompetencë dhe fantasi;- mësuesi bëhet si regjisor i historisë së mrekullueshme të mësimit, ku

secili është aktor kryesor dhe ku karakteristikat e secilit zmadhohen, me qëllim që të gjithë të shprehin origjinalitetin e vet, falë një rrugëtimi gjithnje e më shumë të ndryshëm, duke e përshtatur me atë të të tjerëve.

Shkolla është vendi:- ku nuk ekziston fëmija më i mirë, por ekzistojnë fëmijët që së bashku ecin

në një rrugë që dita-ditës bën që këta të rriten për t’u bërë “të mëdhenj” dhe të pjekur;

Page 12: PROJEKTI EDUKATIV

- ku të gjitha aspektet e veprimtarisë didaktiko-edukative janë pjesë të një objektivi të përbashkët, duke pasur secili hapësirën e vet, pa shkelur hapësirën e të tjerëve;

- ku “gjykimi” i lë vendin “kuptimit”.

C. ROLI I MËSUESIT/EDUKATORITShkolla është e vëmendshme për të garantuar praninë e vazhdueshme të mësuesve/edukatorëve, të cilët cilësohen si:

- profesionistë të arsimimit dhe edukimit;Mësuesi duhet të ketë një kompetencë profesionale të vërtetuar dhe të shoqëruar nga aftësi të veçanta, që ai i fitoi edhe gjatë rrugës së tij të vazhdueshme formative. Kjo do të thotë që ai duhet:

- të ketë njohje të përshtatshme kulturore, si dhe metoda mësimdhënieje;- të ketë hapjen mendore ndaj risive dhe kualifikimi;- t’i referohet një teorie të dijes që të ketë parasysh trashendencën, si dhe

një vizion antropologjik të frymëzuar nga një humanizëm i plotë;- të jetë i ndërgjegjshëm për natyrën dhe vlerën e aktivitetit të edukimit, si

dhe të ketë gatishmërinë dhe ndjeshmërinë ta zbatojë atë me një metodë të veçantë me çdo nxënës;

- të jetë i aftë për të punuar bashkë me të tjerët;- të ketë respekt për një deontologji profesionale korrekte, si dhe të ketë

një ndershmëri intelektuale reale;- të ketë respekt për fëmijën, për rrugëtimin e tij ndaj kërkimit vetjak, si

dhe për lirinë e tij, duke u ballafaquar me të në mënyrë të hapur dhe të qetë;

- të jetë i ndjeshëm ndaj problemeve të mjedisit bashkëkohor socio-kulturor dhe, në veçanti, ndaj familjeve;

- të përforcojë natyrën komunitare të shkollës katolike dhe të marrëdhënieve që aty krijohen;

- të japë vlerën aspektit etik dhe fetar të kulturës.

- edukatorë të krishterë; Një tjetër pikë që cilëson identitetin e mësuesit të punësuar në shkollën katolike është që këtij i kërkohet të japë mësim në një shkollë që, për natyrën e saj, i referohet një tradite edukative dhe pedagogjike, e cila lidhet me vizionin e krishterë mbi personin, jetën, realitetin, edukimin. Ja disa pika të rëndësishme:

- një bazë e fortë dhe e vlefshme antropologjike, që të ketë parasysh se individi kapërcen çdo realitet;

- edukimi si ushtrim lirie, pa e tkurrur veprimtarinë edukative sikur të ishte thjesht “stërvitje”; përkundrazi, shtyhet nisma shpirtërore e individit, që të nxitet dhe të ruhet;

- arritja e një humanizmi të plotë, si qëllim specifik i edukimit;

Page 13: PROJEKTI EDUKATIV

- një shpresë e patundur që individi, çfarëdo qoftë gjendja e tij, mund të edukohet gjithmonë;

- një besim i palëkundshëm tek aftësia e njeriut për të vepruar mirë, si dhe te mundësitë reale të veprimtarisë edukative.

Shkolla katolike e Rogacionistëve cilësohet për faktin se edukatorit të shkollës katolike i kërkohet të përhapë konceptet kulturore dhe aktivitetet edukative që ky lloj shkolle duhet të japë; gjithashtu, edukatori komunikon koncepte të tilla, duke pasur parasysh filozofinë e krishterë mbi individin, jetën dhe realitetin në përgjithësi.

- ndërmjetësues të një Projekti Edukativ të veçantë;Projekti Edukativ vlerëson vlerën e individit, edukimin fetar, formimin e ndërgjegjes morale, hapjen dhe edukimin ndaj jetes. Pra, edukatori karakterizohet:

- nga dija, e bashkuar kjo me konceptet themelore që i përkasin fesë së krishterë, ashtu siç ruhen dhe prezantohen nga tradita e Kishës katolike;

- nga një jetë koherente me mesazhin ungjillor, si dhe me mësimet e Kishës;

- nga gatishmëria dhe aftësia e përpunimit të një propozimi edukativ origjinal dhe koherent me Projektin edukativ të Institutit ku ai punon.

Page 14: PROJEKTI EDUKATIV

KAPITULLI I KATËRT

MISIONI I SHKOLLËS SË ROGACIONISTËVE

QËLLIMET E PROJEKTIT EDUKATIV ROGACIONISTQëllimi i Projektit është edukimi alla coscienza del proprio essere e della propria dignita’, sipas mendimit të krishterë mbi individin.Projekti përpiqet të arrijë këtë qëllim:

- duke garantuar mundësi konkrete zhvillimi ose shpëtimi të aftësive dhe virtyteve njerëzore dhe të krishtera të individit;

- duke ushqyer ndjenjen e përkatësisë së tij në shoqëri;- duke nxitur zbulimin dhe pjekjen e thirrjes vetjake në Kishë, falë edukimit

dimensione vocazionale della vita.

Shkolla katolike e Rogacionistëve është një shkollë e mesme profesionale dhe ka si qëllim:

- të nxisë rrugëtimin formativ të çdo fëmijës, duke i dhënë mundësi të shprehet aftësitë e veta në rrafshin e dijes, dashurisë, marrëdhënieve dhe arsyes;

- apprendere nel benessere;- të vlerësojë origjinalitetin dhe diferencat e secilit;- të integrojë çdo componente në kontekstin specifik;- të nxisë shanset e barabarta dhe barazinë e qytetarëve;- të nxisë kulturën e ligjishmërisë dhe respektin e rregullave, duke i lidhur

këto me personat dhe gjërat;- të nxisë zhvillimin e identitetit, marrëdhënieve, ndërveprimit dhe

bashkëpunimit në klasë, duke krijuar kështu një mjedis të favorshëm për arsimimin;

- të edukojë ndaj vlerave të ndryshimit, kulturave të ndryshme, solidaritetit, njohjes dhe respektit të nevojave të personave më të dobët, duke pasur kujdes të veçantë ndaj fëmijëve me handikap.

Shkolla garanton praninë e saj në territor nëpërmjet dialogut, bashkëpunimit dhe aktivitetit me shkollat e tjera (publike dhe jo publike), institucionet vendore, si dhe me institucionet e ndryshme kulturore dhe sociale. Shkolla i bën të veta vlerat e ndara nga të gjithë mësuesit, siç janë respekti për individin dhe vlerësimi i ndryshimit, parashikon rrugëtime të përbashkëta pritjeje dhe integrimi për fëmijë me handikap. Për sa i përket nevojave formative të fëmijës në shoqërinë e sotme, Shkolla i nxit ato aftësi të veçanta, që të ndihmojnë fëmijët të komunikojnë, të rrinë me të tjerët, të mendojnë, të propozojnë, të bashkëpunojnë.

Page 15: PROJEKTI EDUKATIV

ANGAZHIMETShkolla angazhohet në nxitjen e edukimit të plotë të personalitetit, dmth, të një pjekjeje të ekuilibruar të aspekteve që lidhen me dijen, dashurinë, shoqërinë, fenë, duke pasur parasysh ndryshimin individuale të ritmeve dhe mënyrave të mësimit, arsyet dhe interesat vetjake. Shkolla është shumë e vëmendshme ndaj kureshtjeje tipike të fëmijëve, të cilët duhen të kenë rreth tyre një klimë pozitive, që të rritet njohja e tyre, falë kërkimit të vazhdueshëm.Fëmija konsiderohet si një njeri shpirtëror, për të cilin mirërritja do të thotë të njohë veten gjithnjë e më shumë falë mençurisë, si dhe të japë veten të tjerëve pa asnjë lloj detyrimi.

PARIMET ZBATUESE TË MISIONIT- PARIMI I SUSSIDIARIETA’ DHE PËRGJEGJËSISË: është njohja e autonomisë

dhe përgjegjësisë për zgjedhjet që bëjnë të gjithë pjesëmarrësit (drejtorë, mësues, personel jo mësues, edukatorë, fëmijë, prindër, vullnetarë). Kështu, pra, secili për pjesën që i takon, i kërkohet të bëhet përgjegjës për atë që bën, dhe rrjedhimisht, edhe për shkollën dhe për ofertën e saj formative në tërësi.

- PARIMI I PROFESIONALIZMIT: është njohja e mbështetjes dhe fuqizimit të identitetit të rolit, si dhe aftësisë profesionale të të gjithë pjesëmarrësve, duke u garantuar atyre formim të vazhdueshëm dhe kualifikim, dhe duke njohur në këta një garanci të qartë për angazhimin e tyre pedagogjik, motivim në punë dhe deshmi profesionale.

- PARIMI I EFEKTSHMËRISË DHE FRYTSHMËRISË: është zotimi për të ofruar një shërbim, organizimi i të cilit bën të mundur arritjen e objektivave të parashikuar, duke vlerësuar të gjitha mjetet në dispozicion. Realizimi i qëllimeve të parashikuara nga projekti edukativ dhe didaktik do të vlerësohet me ngulm me pjesëmarrësit e brendshëm, si dhe shërbimi shkollor do të vlerësohet nga fëmijët dhe familjet e tyre. Qëllimi është që të përmirësohen shërbimet e dhëna.

- PARIMI I EDUKIMIT DHE MËSIMDHËNIES INDIVIDUALE: është zotimi për të realizuar një planifikim edukativ dhe didaktik sa më shumë sipas nevojave të individit, duke u kujdesur për fëmijën dhe për të drejtën e tij, që ai të ndjekë një rrugëtim edukativ formativ mbi bazë të aftësive të tij reale dhe të atyre të fshehta të mundshme.

- PARIMI I VAZHDIMËSISË EDUKATIVE-FORMATIVE: është zotimi për të planifikuar një rrugëtim të plotë për ato përvoja që fëmijët do të përjetojnë në sektorët e ndryshëm të jetës. Do të jetë detyra e Shkollës t’i shqyrtojë përvojat e përjetuara në këta sektorë, duke u kujdesur për kalimin e nxënësit nga niveli i poshtëm shkollor në atë më të lartë nëpërmjet dijes, ballafaqimit dhe planifikimit të përbashkët mes edukatorëve dhe mësuesve, në lidhje me planifikimin dhe verifikimin e aktiviteteve. Shkolla do të krijojë raste takimi dhe njohjeje falë nismave të përbashkëta, si dhe do të nxjerrë dokumente që do të jenë të dobishme

Page 16: PROJEKTI EDUKATIV

për të kuptuar rrugëtimin e zhvilluar. Një tjetër zotim i shkollës është të garantojë një shërbim të vazhdueshëm dhe të rregullt sipas programit shkollor, me përjashtim të ndërprerjeve dhe/ose pezullimeve për shkak të forces madhore.

- PARIMI I BARAZISË DHE PAANËSISË: është zotimi i personelit shkollor që t’u jape shërbimet edukative dhe didaktike të gjithë fëmijëve pa dallim gijnie, gjuhe, race, feje, mendimesh politike të familjes kujt këta i përkasin, kushtesh psiko-fizike.

- PARIMI I TRANSPARENCËS DHE PJESËMARRJES: është zotimi për t’i bërë të njohura të gjithëve në mënyrë të qartë informacionet që kanë lidhje me regjistrimin, me kohën dhe mënyrën e furnizimit të shërbimit shkollor, si dhe si ky do të përfitohet. Gjithashtu, garantohet pjesëmarrja e familjeve në jetën e shkollës nëpërmjet dialogut, ballafaqimit ndërtimtar dhe mënyrave të vlerësimit; të gjitha këto janë mjete që tregojnë çdo vit nivelin e kënaqësisë së përfituesve të shërbimit në lidhje me vetë shërbimin e ofruar.