Lapidari 17 i të pushkatuarve Pafajshëm nga Gjyqi Special 1945 në Vorrezën e Sharrës në...

Preview:

DESCRIPTION

Kërkimi i Eshtrave të Dëshmorëve t ë Pafajshëm të Pushkatuar nga i Ashtuquajturi Gjyqi Special Komunist. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

1

Kërkimi i Eshtrave të Dëshmorëve të Pafajshëm të Pushkatuar nga i

Ashtuquajturi Gjyqi Special Komunist

2

Duhet vënë në dukje se, para viteve 1990 as që mund të bëhej fjalë për çvarim të këtyre eshtrave. Por, pas përmbysjes së diktaturës të Enver Hoxhës në vitin 1991, dhe me ardhjen në fuqi të pluralizmit politik në Shqipëri, u krijuan kushte të favorëshme që familjarët e viktimave të diktaturës të kërkonin dhe të shpresonin se do të mund të gjenin dhe të çvarosnin eshtrat e familjarëve të tyre të pushkatuar.

Maratona e kërkimit të eshtrave për të pushkatuarit e të ashtuquajturit Gjyqi Special, filloi në fund të vitit 1992 nëpërmjet Njoftimit nga Ministria e Rendit Publik, se janë gjetur eshtrat dhe vënd varimi i personave që janë dënuar me vdekje nga Gjyqi Special i Prillit të Vitit 1945:

3

Duhet vënë në dukje se, para viteve 1990 as që mund të bëhej fjalë për çvarim të këtyre eshtrave. Por, pas përmbysjes së diktaturës të Enver Hoxhës në vitin 1991, dhe me ardhjen në fuqi të pluralizmit politik në Shqipëri, u krijuan kushte të favorëshme që familjarët e viktimave të diktaturës të kërkonin dhe të shpresonin se do të mund të gjenin dhe të çvarosnin eshtrat e familjarëve të tyre të pushkatuar.

Maratona e kërkimit të eshtrave për të pushkatuarit e të ashtuquajturit Gjyqi Special, filloi në fund të vitit 1992 nëpërmjet Njoftimit nga Ministria e Rendit Publik, se janë gjetur eshtrat dhe vënd varimi i personave që janë dënuar me vdekje nga Gjyqi Special i Prillit të Vitit 1945:

4

• Fejzi Alizoti, Terenc Toçi, Aqif Përmeti, Gustav Mirdashi, Kostandin Kote, Reshit Merlika, Beqir Valteri, Javer Hurshiti, Dik Cami, Ismail Golemi, Tasim Bishqemi, Daut Çarçani, Shyqri Bishqemi, Hilmi Leka, Zef Kadare, Kol Tromara, dhe Bahri Omari. Të interesuarit të paraqiten pranë Ministrisë së Rendit Publik ( Drejtoria e Burgjeve ).

• Familjarët e tyre shpresuan për Zhvarimin e Eshtrat e 17 të Pushkatuarve nga Gjyqi Special dhe Krijimi i një Vari për secilin prej tyre.

• Në fakt nuk ishte i vertetë ky njoftim. • Ndodhi që pak më vonë, që Parlamenti Pluralist vendosi

shfuqizimin e Ligjit Nr 41 të datës 23 Janar 1945, dhe aprovoi Ligjin Nr. 7760, datë 4 Janar 1993 “ Për Disa Ndryshime në Ligjin për Pafajsinë, Anmistinë dhe Rehabilitimin e Ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Polotikë “. Nga ky ligj, edhe 17 të dënuarit nga Gjyqi Special, për të ashtuquajturat KRIME LUFTE, fituan PAFAJSINË.

5

• Në këto kushte mund të bëheshin përpjekje konkrete: 1) në përcaktimin e vend varosjes, dhe 2) të mund të kryeshin zhvarimi tyre, dhe 3) mandej të krijohej vari secilit të pushkatuar.

• Për të hedhur dritë mbi fatin e eshtrave të këtyre patriotëve, duhen vënë në dukje përpjekjet e mundimëshme të kryera më vonë, si edhe ndonjë arritje konkrete e mundëshme për të shpresuar se dicka do të realizohej.

• Nga kjo kohë, filluan përpjekjet për të çvarosur eshtrat e familjarëve të tyre, të pushkatuar prej regjimit diktatorial enverist. Vetë Z. Kullokshi si i ngarkuar i Ministrisë Rendit Publik, filloi i pari të organizojë kërkimin e eshtrave, pikërisht e të pushkatuarve të parë që me vendosjen e diktaturës, dhe që ishin pikërisht 17 të pushkatuarit nga vendimi i të Ashtuquajturit Gjyqi Special.

6

Kërkimi filloi në territorin në brendësinë e banesës të Z. Ylli Bylykbashi, që ndodhet në Kodrën e Priftit në rrethinat e Tiranës. Por, kërkimet e kufizuara në këtë trritor praktikisht nuk mundësuan gjetjen e eshtrave të këtyre të pushkatuarve.

Kryegjyshata Bektashiane, duke përfituar nga ligji: ”Per Disa Ndryshime ne Ligjin per Pafajsine, Amnistine dhe Rehabilitetin e Ish te Perndjekurve Politike”ndërmori me inisiativën e vet kërkimin e vndvarimit dhe çvarimin e dy klerikëve kryesorë të saj, dhe i gjeti pikërisht në brendësi të territorit të Z.

Ylli Bylykbashi, i çvarosi dhe i varosi brenda territorit të Teqesë Kryesore Bektashiane në Tiranë. Kryetar i këtyre veprimeve ishte Z. Skënder Elezi.

7

Në këtë kohë, që veproi Z. Skënder Elezi dhe që u zbuluan me sukses vetëm vetëm eshtrat e dy klerikëve Bektashianë që ishin pushkatuar dhe varosur pikërisht po në atë territoror para se të ndërtohej një banesë nga Z. Ylli Bylykbashi, filloi edhe përpjekje për të çvarosur eshtrat e të dënuarve nga “Gjyqi Special” edhe Z. Nestor Kote në vitin 1993 duke gërmuar në bashtën e shtëpisë të Z. Bylykbashi. Por ai nuk mundi të zbulojë eshtra të 17 të pushkatuarve nga Gjyqi Special. Ai vuri në dukje vetëm se: “Në pjesën që gërmova, gjeta vetëm një kockë gjymtyre, që mu duk si e një njeriu ! . . E lashë po atje, i vendosa një tullë, dhe sipër e mbulova gropën e gërmuar“.

“Pra në pjesën që gërmova, gjeta vetëm një kockë gjymtyre, që mu duk si e një njeriu dhe kaq! . . . Përfundimi ishte që praktikisht nuk u gjet azgjë! . . .

8

Personalisht unë isha në proçesin fillestar për interesimin e çvarimit të eshtrave të Kol Tromarës. Së pari vendosa të marr deshminë e penalitetit në Ministrinë e Drejtësisë të Vendimit të Pushkatimit të tij nga Gjyqi Special. Por atje konstatova diçka monstruoze. Kol Tromara nuk kishte as emrin e babajt dhe as të Nënës Tij. Me qënë se kisha me vehte dokumentin e tij familjar, nga kjo drejtori, munda të marr edhe dokumentin e mëposhtëm:

DESHMI

Për të quajturin Kol Tromara, i biri i Thanasit dhe i Kostandinës, lindur në vitin 1882. Me vendim te Nr. Sekr. Date 13.4.1945 të

Gjykatës është për KRIME LUFTE, sipas Nenit 14 – 15 – 18 të Ligjit 41 të datës 23.1.1945.

9

Në këto rrethana munda të marr kontakt me Z. Fatos Omari i cili interesohej për çvarimin e babajt të vet Bahri Omari. Me qënëse uinteresoheshim për të njëjtin proces, vendosëm të koordinojmë veprimet tona të përbashkëta. Kështu filluam përpjekjet për të precizuar së pari territorin e varimin e tyre.

Por, gjendja në territor kishte ndryshuar aqë shumë sa praktikisht Z. Fatos Omari nuk ishte në gjendje të përcaktonte vendin e saktë se ku duhej të ndodheshin eshtrat. Qëlloj që në këto çaste, një banor i cili kishte shërbyer në vorezën e “Varit të Bamit” na skjaroi se voreza e 17 të pushkatuarve të Gjyqit Special ndodhej pikërisht brenda territorit të banesës të Z. Ylli Bylykbashi. Pra fillimisht ne përcaktuam se ishte pikërisht po ai territor ku ishin gjetyr edhe dy kleriket Bektashianë.

10

• Në fakt, përpjekjet tona filluan nga e para për gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve nga “Gjyqi Special”, pëkërisht nëvitin 2004.

• Kësaj rradhe ne kërkuam ndihmën edhe të Nestor Kote i cili kish bërë përpjekjet e para, por pa sukses! . . . Nestori nuk mundi të zbulojë vecse nja dy eshtra që nuk kuptoheshin nëse ishin njeriu a kafshe.

• Z. Skënder Elezi insistonte se në territorine shtëpisë të Z. Ylli Bylykbashi u gjetën edhe dy klerikët Bektashij, prandaj aqi u tregua i gatshëm të bashkohej me ne për të na ndihmuar.

• Në fillim të vitit 2005, Z. Luan Omari ftoi përfaqësues nga të gjithë familjarët e të pushkatuarve, në një konsultë për të vendosur se çfarë duhet bërë lidhur me këtë çvarim eshtrash, duke patur parasysh që edhe Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, do të vinte në dispozicion fondin e nevojshëm për të kryer gërmime më konsistente për problemin e eshtrave të të pushkatuarve nga “Gyqi Special”.

11

Këshilli i familjarëve ngarkoi përfaqësuesit e familjarëve e të 17 të pushkatuarve: Z. Nestor Kote, Z. Fatos Omari dhe Z. Petraq Vasil, të drejtojnë përpjekjet e nevojshme për çvarimin e eshtrave.

Kryesore ishte që Z. Ylli Bylykbashi të lejonte një skuadër gërmimesh në territorin e banesës së vet.

Na u desh të shkojmë disa herë para portës të kësaj shtëpie, edhe me prezencën e Z. Tomor Aliko (Kryetar i të Përndjekurve Politikë të Tiranës), edhe me Z. Skënder Elezi (Aktivist i Organizatës të të Përndjekurve Politikë) që kishte marrë pjesë në çvarimin e eshtrave të klerikëve Bektashianë në po atë territor të banesës të Z. Ylli Bylykbashi). Por, të gjitha këto përpjekje kishin pëfunduar pa hapjen e portës, për të biseduar hyrjen në territorne shtëpisë tyre.

12

• Ky refuzim na shtyti të marrim të dhënaplotsuese me qënëse Z. Ylli Bylykbashi insistonte se nuk ka eshtra në territorin e shtëpisë tij.

• Ne muarëm kontakt me banues komshij shumë afër banesës të Z. Bylykbashi. Për shëmbull ja se ç`farë na tregoi Z. Petrit Cani:

• “Jam që në vitin 1952 banues në këtë territor, që ndodhet sot komshi shumë afër edhe me banesën e Z. Ylli Bylykbashi. Në territorin e shtëpisë të Z. Bylykbashi, ndodhej edhe Voreza e 17 të Pushkatuarve të Dënuar nga Gjyqi Special. Kemi ndigjuar që ai e bleu për një vlerë 400 mijë Lek të vjetra.

• Z. Ylli e pat blerë truallin, nga një ish ushtarak që shërbente në repartin ushtarak me territor ngjitur me shtëpinë e Z. Ylli.

• Ne e dijmë mirë se deri në vitet 1960, voreza ka qënë e pa trazuar. Në vitin 1990 – 91 para se Z. Ulli Bylykbashi të fillonte të ndërtonte banesën, voreza mund të konsiderohej praktikisht e pa trazuar.

13

• Unë, “tregoi P.Cani”, e kisha rrethuar në një farë mënyre vorezën, dhe përkujdesesha për të. Ndizja edhe qirij në varin e tyre. Dheu mbulues i vareve ishte i shkrifët dhe dukej i ngritur mbi sipërfaqen e tokës.

• Vendosja e vareve ishte në vijë të drejtë, me fytyrat në perëndim, duke parë nga Lindja (Mali Dajtit). Kur Z. Ylli filloi të ndërtojë në atë truall, unë i thashë të ketë kujdes vorezën!

• Me sa kam mundur të konstatoj nga jashtë banesës, formacioni i varezës nuk ekzistoi më.

• Nuk dij që asnjë nga ne komshijtë të ketë parë të jenë hedhur eshtra larg shtëpisë! Se ku janë groposur aktualisht eshtrat nuk mund ti përcaktoj

• Kjo se tashmë teritori banesës është i rrethuar “.

14

Me insistim kemi vajtur edhe disa herë te tjera me Z. Tomor Aliko, Z. Nestor Kote, Z. Fatos Omari, Z Petraq Vasili, para portës së hekurt të familjes të Zotit Ylli Bylykbashi, me bindje se pikërisht atje duhet te jene gjurmet e vorezes e të pushkatuarve.

Por, nuk mundem te marrim aprovimin e tij, për të filluar punimet për ç`varosjen e eshtrave të 17 të pushkatuarve nga i ashtuquajturi “ GJYQI SPECIAL “ i pranverës të vitit 1945, dhe kjo me pretekstin se i shqetësojmë! . . . Sipas tij, ne nuk ishim të sigurtë, që në truallin e shtëpisë tij ndodhen eshtrat që kërkonim!?.... Ai pretendonte se nuk dinte azgjë!... se shtëpinë e kanë blerë nga një pronar tjetrër pas vitit 1990.

15

Ai na isistonte se edhe në raste të tjera janë përpjekur njerëz të interesuar, për të zbuluar në truallin e shtëpisë së tyre eshtra, por nuk kanë gjetur gjë! .

Ndërsa ne insistonim, se pikërisht atje ndodhen eshtrat. Nga dëshmitë e shumta që u përmëndën më sipër, ne kishim bindje se pikërisht atje ishin pushkatuar dhe aty duhet të ndodheshin edhe eshtrat e të pushkatuarve.

Edhe, Z. Skënder Elezi pikërisht atje mundi të gjejë eshtrat e dy prej figurave Bektashiane. Edhe shumë, punonjës të varezave në afërsi të “Kodrës Priftit“, na patën saktësuar pikërisht truallin e shtëpisë të Z. Ylli Bylykbashi. Dëshmitë janë të shumta.

16

Z. Nestor Kote që i është përkushtuar tërësisht zbulimit të eshtrave të xhaxhajt të tij ka po atë besim. Me qënëse veprimet janë bërë me mjete të pa mjaftueshme, për shkak të mundësive të kufizuara, ne sot, po ndihmohemi jo vetëm moralisht por edhe materialisht nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, nën drejtimin e Z. Sokol Mirakaj, dhe sidomos nga Shoqata e të Përndjekurve Politikë nëpërmjet Z. Tomor Aliko, dhe mendojmë se me mirëkuptim të kryemë gërmime të kufizuara vetëm në bashtën brenda territorit të shtëpisë.

Së fundi, familja e Z. Ylli Bylykbashi, pranoi dhe na krijoi kushte për të filluar proçesin e kërkimit të eshtrave! . . . vetëm në bashtën e tij.

17

Por, a do ti gjenim vallë eshtrat? ! .... Kësaj rradhe ne ishim të vendosur të kryenim një kërkim maksimal të mundëshëm, natyrisht brenda territorit të shtëpisë dhe ku ishte i mundëshëm gërmimi, pa prekur pjesët e ndërtuara të shtëpisë. Ne falënderuam pronarin e shtëpisë Z. Ylli Bylykbashi për xhestin e tij njerëzor dhe fisnik që lejoi punimet për gërmimin në gjithë bashtën e shtëpisë tij.

18

Por cfarë rezultoi nga gëmimet kërkimore? Gjatë gërmimit u gjetën disa eshtra të veçanta, si edhe mbetje të tjera, si psh proteza e dhëmbëve prej floriri, një detal prange, etj. Mungesa e eshtrave, kryesisht e kafkave, tregoi se në këtë vorezë, gjatë viteve të fundit, në procesin e ndërtimeve të ndërtesës, janë kryer vendosje të mëdha dherash nga parcela e vorrezës origjinale.

Duke u nisur nga fakti që u gjet çibuku, me të cilin pinte cigare Kol Tromara, dhe që unë e njihja pa asnjë dyshim se e kisha parë me dhjetra herë që e përdorte në shtëpinë tonë pothuaj çdo mbrëmje kur kthehej nga puna edhe për të fjetur. Prandaj mendoj se është plotësisht e mundëshme, të gjitha eshtrat ndodhen atje, nën themelet e ndërtesës dhe nën oborin me pllaka, për deri sa është e sigurtë, nga konfirmimet që i deklaruan grupit ëe gërmimeve komshijë permanentë që banojnë atje, para dhe pas ndërtimeve të ndërtesës, se nuk patën konstatuar asnjë çvendosje dherash ! ? . .

19

Me qënëse ishte i pa mundur dhe të pa lejuara gërmimet jasht territorit të bashtës Grupi i ngarkuar te gërmimeve propozoi ti kërkojë përfaqësisë të familjeve të të pushkatuarve të kufizohet me sendet e gjetura gjatë procesit gërmimeve dhe ti grumbullojë në një arkë për të krijuar një vorezë të përbashkët. Ky mendim u pranua nga familjaret e viktimave dhe u realizua, duke vendosur një lapidar në Varrezat e Sharrës, për t’u dhënë mundësi familjarëve të kryejnë ritet përkujtimore.

20

Lapidari 17 i të pushkatuarve Pafajshëm nga Gjyqi Special 1945 në Vorrezën e Sharrës në Tiranë

21

Lapidari 17 i të pushkatuarve Pafajshëm nga Gjyqi Special 1945 në Vorrezën e Sharrës në Tiranë

Recommended