49
1 RAPORTI KOMBËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

1

RAPORTI KOMBËTAR

RINIA NË SHQIPËRI 2020

Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e:

Tiranë, Gusht 2020

Page 2: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

2

© Ky botim i CRCA Shqipëri mund të citohet, fotokopjohet apo printohet, por gjithnjë duke dhënë

referencën përkatëse për autorët dhe organizatën. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të shitet

apo botohet pa lejen me shkrim të CRCA/ECPAT Shqipëri. Opinionet, mendimet, pikëpamjet dhe

informacioni i dhënë në këtë botim, jo detyrimisht, shprehin opinionet, pikëpamjet apo qëndrimet

e CRCA Shqipëri dhe ato të ANYN.

Raporti u përgatit nga:

Klaudio PULAHA (MA)

Albana MUSTAFARAJ

Ervjola OSMANAJ (MA)

Altin HAZIZAJ (MA)

Referenca e botimit: Raporti Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020”, CRCA/ECPAT Shqipëri, 2020.

© Foto dhe Raporti, copyright CRCA/ECPAT Shqipëri

Page 3: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

3

PËRMBAJTJA 1.Përmbledhja Ekzekutive………………………………………………………….4-6 2. Rinia në Shqipëri………………………………………………………………..…7-24 2.1. Popullsia e të rinjve në Shqipëri……………………..………………………………………………………………………..7-9 2.2. Migrimi te të rinjtë…………………………………………………………………………………………………….………….9-10 2.3. Papunësia te të rinjtë……………………………………….……………………………………………………….…………10-14 2.4. Kriminaliteti Rinor…………………….……………………………………………………………………………………….…15-16 2.5. Situata e vajzave në Shqipëri………………………………………………………………………….……………………16-19 2.6. Pjesëmarrja e të rinjve në vendimarrje……………………………………………………..…………………………19-21 2.7. E drejta e të rinjve për organizim dhe tubim paqësor……………………………………………………..……21-22 2.8. Rinia dhe Zgjedhjet në Universitete……………………………..……………………………………………………………22 2.9. Siguria dhe mbrojtja online e të rinjve…………………………………………..………….…………………………22-24

3.COVID 19 dhe të rinjtë në Shqipëri….……………………..……………24-31

4. Kuadri ligjor dhe institucional për Rininë në Shqipëri…………. 32-41 4.1. Ligji i Rinisë………………………………………………………………………………………………………………………….32-36 4.2. Plani Kombëtar i Rinisë 2015-2020……………………………………………………………………………………………37 4.3. Kuadri institucional………………………………………………………………………………………………………………38-41

5.Gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Raportit…...................41-47 5.1 Gjetjet më kritike……………………………………………….……………… 41-44 5.2 Rekomandimet kryesore…………………………………………………….45-47

Referenca……………………………………………………………..………………48-49

Page 4: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

4

1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Ngjarjet dhe zhvillimet që përfshinë Shqipërinë përgjatë vitit 2019-2020, kanë ndikuar së tepërmi në gjendjen në të cilën ndodhen të rinjtë. Vit pas viti, rinia në Shqipëri po përballet me sfida jo vetëm të karakterit global që ndikojnë në ekonominë dhe politikën e vendit, por edhe të situatës së amullisë dhe të zvarritur në vendimarrje që vijon të ndiqet në vendin tonë. Raporti i një viti më parë, solli në vëmendje problematika të thella përsa i përket jetës dhe mirëqënies së të rinjve në Shqipëri. Përgjatë vitit 2019 dhe vitit 2020, situata e të rinjve në Shqipëri, përveç vijueshmërisë së problemeve të një viti më parë, të cilat duket se ende nuk kanë marrë ndonjë zgjidhje, ka vijuar të jetë shqetësuese si shkak i dy faktorëve dhe ndodhive që përfshinë Shqipërinë në këtë periudhë vjetore, tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit 2019 dhe pandemia për shkak të COVID-19. Raporti i 3-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020”, zbërthen çështje të rëndësishme vendore dhe kombëtare për rininë, duke përfshirë këtu edhe informacion të veçantë dhe të bazuar në situatën aktuale të pandemisë dhe periudhës pas saj, që ka të bëjë me sfidat me të cilat do të përballen të rinjtë ne vend. Përgatitja e këtij raporti-analizë u realizua duke u bazuar përgjithësisht në të dhënat e institucioneve shtetërore, raportet dhe studimet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare etj. Gjetjet dhe të dhënat e Raportit janë mbështetur në statistikat kryesore të insitucioneve shtetërore vendase dhe të huaja, në analiza të të dhënave mbi të rinjtë në Shqipëri dhe studime mbi situatën aktuale të tyre. Raporti i 3-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020”, merr një rëndësi të veçantë në vendin tonë dhe njësoj si dy raportet paraardhës, ai kërkon të monitorojë dhe vlerësojë punën e institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor, për të rinjtë dhe impaktin që politikat shtetërore kanë patur te të rinjtë në Shqipëri. Në këtë aspekt eksperienca e përditshme e organizatave rinore dhe përballja e tyre me institucionet publike, përbëjnë një eksperiencë e cila ka nevojë të matet dhe vlerësohet. Raporti i parë i këtyre përmasave daton në vitin 2018, kur CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), përgatitën për herë të parë: Raportin Kombëtar mbi situatën e të drejtave të të rinjve, në të cilin u evidentuan problemet dhe çështjet më shqetësuese të të rinjve. Ai shënoi edhe pikënisjen e një tradite që CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ANYN, së bashku, po e vijojnë për të tretin vit radhazi për të mbikqyrur jo vetëm respektimin e të drejtave të të rinjve në Shqipëri, por edhe për të analizuar punën e bërë nga zyrtarët publikë në nivel vendor dhe kombëtar në mbështetje të të rinjve dhe të rejave në Shqipëri.

Qëllimi i këtij Raporti përfshin disa fusha: Së pari, ai kërkon të analizojë dhe informojë të rinjtë dhe të rejat, publikun dhe institucionet shtetërore në Shqipëri mbi situatën e të rinjve përgjatë vitit 2019-2020 në Shqipëri, zhvillimeve dhe problemeve të identifikuara.

Page 5: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

5

Së dyti, ai fokusohet në fusha që prekin drejtpërdrejt të rinjtë, si politika, punësimi, arsimi dhe largimi nga Shqipëria, por edhe në situatën aktuale dhe sfidat e rinisë përgjatë pandemisë dhe pas saj, ndërsa jep rekomandimet dhe zgjidhjet që i adresohen institucioneve përkatëse. Së treti, të sjellë në vëmendjen e institucioneve vendimarrëse të gjitha problematikat dhe sfidat më të cilat përballen të rinjtë në Shqipëri, dhe të të angazhojë në një dialog të qëndrueshëm, Qeverinë, Bashkitë dhe institucionet shtetërore që punojnë për të rinjtë, Kuvendin e Shqipërisë dhe organizatat që përfaqësojnë të rinjtë dhe interesat e tyre, në një proces që nxit pjesëmarrjen dhe vlerësimin për të rinjtë, analizën e politikës shtetërore. Së katërti, Raporti gjithashtu kërkon të krijojë një klimë ku jo vetëm të rinjtë por edhe organizatat e shoqërisë civile bëhen së bashku dhe rrisin nivelin e llogaridhënies së institucioneve publike përkundrejt qytetarëve të saj, përfshi të rinjtë dhe të rejat. Raporti i 3-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020”, më poshtë evidenton disa nga gjetjet më kritike të adresuara nga vetë të rinjtë, të cilat duhet të shërbejnë si një kambanë alarmi për institucionet shtetërore përgjegjëse për rininë në nivel vendor dhe qendror në Shqipëri.

Gjetjet më kritike Viti 2019 dhe muajt e parë të vitit 2020 u shoqëruan me zhvillime globale që përcaktuan dhe problematika të ndryshme për të rinjtë në Shqipëri. Përveç gjetjeve kritike që u analizuan gjatë vitit 2019, viti 2020 solli një situatë të re dhe të rënduar përsa i përket sfidave me të cilat përballen të rinjtë si punësimi, arsimimi, migrimi etj. Edhe pse gjashtë muajt e parë të vitit 2020 kufijtë e Shqipërisë qëndruan pjesërisht të mbyllur, në dhjetë vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 140.390 të rinj dhe të reja. Shqipëria vazhdon të ketë një numër tepër të lartë të të rinjve që largohen jashtë për një jetë më të mirë. Ndërsa INSTAT nuk shfaq të dhëna mbi migrimin e të rinjve, studime ndërkombëtare, tregojnë se ritmet e ikjes së të rinjve nga vendi ynë janë të larta, duke e detyruar Shqipërinë të shpopullohet tërësisht brenda 70 viteve të ardhshme. Ndikimi i karantinës për shkak të COVID 19 tek ekonomia, papunësia dhe marrëdhëniet familjare janë adresuar si ndër çështjet kryesore të këtij raporti. 66.2% e të rinjve e të rejave shprehen se karantina ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bazë. 48.5% e të rinjve konfirmojnë se karantina ka dhënë pasojën e vet negative duke ndikuar në humbjen e vendit të punës të familjarëve të tyre. Mungesa e besimit të të rinjve ndaj masave dhe planit ekonomik të Qeverisë shqiptare për të përballuar krizën ekonomike dhe më tej, ishte një tjetër gjetje e rëndësishme e këtij raporti. 61.8% e të rinjve konfirmojnë se familjarët e tyre nuk e kanë përfituar në muajin Mars 2020 ndihmën financiare referuar vendimit të qeverisë. 92.6% e të rinjve konfirmojnë se familjet e tyre nuk kanë marrë përgjatë periudhës së karantinës ndonjë ndihmë ushqimore! 55.9% e të rinjve nuk mendojnë dhe nuk kanë shpresë se plani ekonomik dhe masat e Qeverisë shqiptare do japin shpëtim ndaj krizës ekonomike. 63% e të rinjve në kohën e karantinës nuk kishin besim aspak tek masat e Qeverisë shqiptare për përballimin e vështirësive të shumta përfshi këtu edhe ato financiare.

Ndikimi i karantinës në rritjen e dhunës në familje ka qenë një tjetër gjetje kritike e nxjerrë përmes këtij raporti. 63.2% e të rinjve shprehen se karantina ka ndikuar në rritjen e dhunës brenda familjes. 82.4% e të rinjve mendojnë se dhuna psikologjike në familje është rritur në mënyrë drastike përgjatë kohës së karantinës. 88.1% e të rinjve mendojnë se vajzat dhe gratë janë ato ndaj të cilave është

Page 6: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

6

ushtruar më tepër dhunë, të ndjekura në vendin e dytë nga fëmijët me 64.3% dhe në vendin e tretë me 26.2% nga të moshuarit. Papunësia e të rinjve vijon të mbetet një problem thelbësor, që si në çdo raport të mëparshëm, shënon mos-përputhje ndërmjet të dhënave zyrtare me ato të studimeve dhe sondazheve të ndryshme. Ndërsa INSTAT e deklaron papunësinë e të rinjve në masën 21,7, një tjetër studim e nxjerr këtë statistikë në rreth 51 % e të rinjve që vuajnë papunësinë në vendin tonë. Të rinjtë e diplomuar janë ata që vuajnë nivelet më të larta të pëpunësisë. Sipas të dhënave të INSTAT, duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor gjatë vitit 2019, rreth 14,4 % e të rinjve me arsim të mesëm janë të papunë, ndërsa 12,3 % e të rinjve me arsim të lartë vujanë këtë fenomen. Një tjetër gjetje kritike e këtij raporti është rritja shumë e madhe e krimeve seksuale në Shqipëri dhe numri i lartë i të dënuarve të moshave të reja për veprat penale. Sipas INSTAT, rreth 28% e të dënuarve përgjate vitit 2019-2020 i përkasin moshës 18-29 vjeç, ndërsa numri i krimeve seksuale është shtuar nga viti në vit me rreth 40.9% më tepër. Nëse gjatë vitit 2018, u shënuan 110 krime seksuale, kjo shifër në 2019 është rritur në 155 vepra penale të këtij lloji. Shqetësimet kryesore përgjatë periudhës së karantinës përbëjnë një tjetër gjetje në këtë raport. Përgjatë karantinës 33.8% e të rinjve konsideronin si shqetësimin kryesor të ardhurat e pamjaftueshme si përgjatë karantinës ashtu dhe post-karantinë, e ndjekur në vendin e dytë me 29.4% frikën nga virusi dhe masat mbrojtëse që duhet të ndërmerrnin ndaj tij, si dhe në vendin e tretë me 22.1% frika lidhur me shëndetin. Ndërkohë 17.7% e të rinjve përgjatë karantinës ndiheshin të shqetësuar se mund të humbisnin vendin e punës dhe të mbeteshin pa papunë. “Ikja e trurit të të rinjve” si ndër fenomenet më shqetësuese, pasi e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë me rreth 30% të studentëve që synojnë të studiojnë jashtë vendit, ishte padiskutim një ndër gjetjet më kritike që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Qeveria shqiptare. 88% e vajzave në Shqipëri kanë përjetuar dhunë prej moshës 15 vjeçare nga partnerët, të njohurit apo edhe të panjohurit. Ndërkohë 40% e grave në gjendje ekonomike të vështirë kanë përjetuar të paktën një herë dhunë nga partneri i tyre intim, pra 17% më shumë krahasuar me 23% të vajzave dhe grave të anketuara. Referuar INSTAT, mesatarisht 3 vajza dhe gra në ditë denoncojnë në instancat përkatëse dhunë në familje. Përsa i përket kuadrit ligjor për të rinjtë, një gjetje tepër kritike e këtij raporti është edhe mënyra e paprecedentë e miratimit të ligjit për të rinjtë në Shqipëri. Pas një periudhe kohore prej 9 muajsh pa asnjë konsultim dhe pa asnjë rekomandim të pranuar nga ana e shoqërisë civile dhe kërkesave të të rinjve dhe të rejave, Parlamenti i Shqipërisë me forcën e kartonit miratoi për herë të parë në Shqipëri, “Ligjin për Rininë”, një ligj tërësisht i cunguar dhe i njëanshëm. Një tjetër gjetje kritike e këtij Raporti i përket edhe Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë Shqiptare 2015-2020. Thuajse 5 vjet pas miratimit të Planit, asnjë Raport Monitorimi apo Vlerësimi nuk është përgatitur nga strukturat e ngarkuara me këtë funksion dhe ky plan nuk jep asnjë shifër e të dhënë për zbatimin e plotë të tij. Bazuar në këto gjetje, dhe në rekomandimet që do të shoqërojnë këtë raport ne besojmë, se po sjellim një mjet jo vetëm për të rritur përgjegjshmërinë e Qeverisë shqiptare dhe institucioneve të saj përkundrejt të rinjve në Shqipëri, por edhe nxitje për çdo organizatë rinore dhe çdo të ri në Shqipëri që të përdorin gjetjet dhe të dhënat e tij për të sjellë një ndryshim të prekshëm në jetën e tyre dhe të bashkëmoshatarëve.

Page 7: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

7

2. RINIA NË SHQIPËRI

Shqipëria numron 661,365 të rinj dhe të reja të grupmoshës 15-29 vjeç përgjatë vitit 2019-2020, duke përfaqësuar kështu një të tretën (23,2%) e të gjithë popullsisë. Nëpërmjet të dhënave të INSTAT, respektivisht ka 333.435 djem të grupmoshës 15-29 vjeç, kundrejt rreth 327.930 vajza të kësaj grupmoshe.1 Në Shqipëri, konsiderohet “i ri/e re” të gjithë personat ndërmjet moshës 15 dhe 29 vjeç.2 Referuar INSTAT, edhe ky Raport sjell të dhënat e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri, të përkufizuar në këtë mënyrë dhe bazuar në Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020. Krahasuar me vendet e tjera të Europës që shpesh vuajnë moshën mesatare të lartë, Shqipëria vijon të mbetet një vend me moshë mesatare relativisht të re. Por politika e vendit tonë, ende është shumë larg “miqësisë” dhe vendimarrjeve e politikave të duhura për të zbatuar të drejtat e të rinjve dhe të rejave. Një studim më i fundit i EUROSTAT, tronditi muaj më parë opinionin publik në Shqipëri, ku bazuar në numrin e ikjeve të të rinjve dhe numrit të lartë të azil-kërkimit drejt vendeve të BE-së, Shqipëria rrezikon të zbrazet në 70 vite. Këto të dhëna statistikore të mbledhura nga burime kombëtare dhe ndërkombëtare, rrjedhojnë si reflektim i fenomeneve negative që kanë shoqëruar zhvillimin e vendit, si varfëria, papunësia, mungesa e mundësive etj.

2.1 Popullsia e të rinjve në Shqipëri Raportet e përvitshme të institucioneve kombëtare por dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare sjellin në vëmendje faktin se popullsia në Shqipëri po vjen duke u plakur dhe se vendi rrezikon të kthehet nga shteti me popullsinë më të re në Europë (pas Kosovës) në atë me popullsinë më të vjetër. Raportet shpesh përdorin faktorët bazë në të cilat mbështeten këto të dhëna, siç janë, ulja e numrit të lindjeve për familje apo migracioni, etj. Sidoqoftë ne besojmë se faktorë që nuk duhen neglizhuar janë edhe mungesa e shërbimeve shoqërore në komunitet, apo mundësive të pakta për t’u arsimuar cilësisht dhe punësuar në një punë që shpërblen me një pagë dinjitoze. Grafik 1: Popullsia e të rinjve në Shqipëri

1 1 INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://www.instat.gov.al/al/temat/treguesit-demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/popullsia/publikimet/2020/popullsia-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-n%C3%AB-1-janar-2020/ 2 “Qëllimi i këtij raporti është të paraqesë një vlerësim të jetesës së të rinjve shqiptarë, përfshirë popullsinë e grupmoshës 15 deri në 29 vjeç.” – Raport i INSTAT “Të Rinjtë në Shqipëri, sfidat në kohët që jetojnë”, Tiranë, Nëntor 2015. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://www.instat.gov.al/media/316719/t__rinjt__n__shqip_ri_sfidat_n__koh_t_q__ndryshojn_.pdf

0

100000

200000

300000

400000

500000

600000

700000

800000

2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020

Page 8: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

8

Siç mund të shohim edhe grafikun 1, popullsia e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri po ndjek një trajektore gjithnjë e në ulje. Në vitin 2020 në Shqipëri jetojnë më pak se 700 mijë të rinj nën moshën 29 vjeç, konkretisht 661.365. Po të krahasojmë numrin e përgjithshëm të popullsisë së të rinjve (mosha 15 deri në 29 vjeç) në vitin 2014 me të dhënat e vitit 2020, shohim se ajo është ulur me mbi 69.531 veta. Ndërsa krahasuar me dy vitet e fundit 2018, 2019 duket se numri i të rinjve në Shqipëri në 1 Janar të vitit 2020 ka pësuar një ulje drastike me rreth 20.183 të rinj. 3 Kjo shifër përkon pothuaj e njëjtë edhe me shifrat alarmante që prezantoi disa muaj më parë Zyra e Europiane e Mbështetjes së Azilantëve – EASO, e cila deklaronte se bazuar në statistikat e azilkërkuesve shqiptarë në vendet europiane çdo vit aplikojnë rreth 19.200 shtetas shqiptarë. Grafik 2: Përqindja e popullsisë që zenë të rinjtë në Shqipëri përkundrejt moshave të tjera (2014-2020)

Edhe përqindja e të rinjve në raport me popullsinë duket se ka pësuar ulje nga viti në vit. Grafiku nr. 2 tregon se përgjatë periudhës 2014-2019 nuk ka patur ndonjë ndryshim të theksuar në nummrin e popullsisë. Megjithatë nga 25% e popullsisë që ishin të rinj në vitin 2014, në vitin 2020, kjo e dhënë shkoi në 23.2%, pra një ulje me 1.8%, që është një ndër treguesit e plakjes së mëtejshme dhe graduale të popullsisë në vend. Referuar grafikut nr. 2 rezulton se të rinjtë përbëjnë 23.2% të popullsisë totale në vendin tonë, një shifër kjo pothuajse e njëjtë me një vit më parë atë 2019. Nga ky grafik zbulohet se numri i popullsisë totale brenda një viti është ulur me 16.472 persona, ndërsa ajo e të rinjve me 20.183 të rinj e të reja. Grafik 3: Popullsia e të rinjve sipas gjinisë

Si edhe në statistikat e viteve të mëparshme, popullsia e përgjithshme e vajzave vijon të ketë një diferencë me popullsinë e përgjithshme të djemve, pavarësisht se ajo po vjen duke u ngushtuar. Një

3 INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://www.instat.gov.al/al/temat/treguesit-demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/popullsia/publikimet/2020/popullsia-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-n%C3%AB-1-janar-2020/

382496 379160 375660366069

354472

344228

333435

348400 344390 340655 339258 341364337324

327930

2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020

Djem Vajza

1334 13671066

13251180 1076

2838 29202766 2873

3082 2948

2014 2015 2016 2017 2018 2019

Dënime të dhëna ndaj të rinjve Dënime të dhëna ndaj të tjerëve

Page 9: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

9

ndër faktorët kryesorë të përmendur shpesh për këtë diferencë është preferenca e prindërve për të patur fëmijë djem krahasuar me vajza, e cila shpie në aborte selektive të fëmijëve para se ata të lindin. Në vitin 2020 diferenca ndërmjet djemve dhe vajzave të reja të grupmoshës 15-29 vjeç ka pësuar një rënie të vogël me vitin 2019, ku aktualisht në Shqipëri ka 5505 djem më shumë sesa vajza të grupmoshës 15-29 vjeç, krahasuar me 6900 një vit më parë. Ndërsa nëse do e krahasojmë këtë diferencë me vitin 2018 mund të themi se ka një rënie tepër të ndjeshme ku kjo diferencë në këtë vit ishte 13.108 djem më tepër sesa vajza.

2.2 Migrimi te të rinjtë

E renditëm ndër problematikat e para të të rinjve në Shqipëri, migrimin e tyre, për faktin se përgjatë vitit 2019-2020, vite këto që po shoqërohen me zhvillime të ndryshme, ikja e të rinjve ka vijuar me hapa galopantë dhe duket se është një regres në shpopullimin e vendit tonë. Përgjatë raportit të vjetshëm, shifra e të rinjve që kërkonin të largoheshin përfundimisht nga Shqipëria drejt një vendi European, arrinte në 79% të tyre. Ndërsa një tjetër fenomen me statistika të larta, u përvijua në raportin e vjetshëm, ai i “ikjes së trurit të të rinjve”. Rreth 30% e studentëve synojnë të studiojnë jashtë Shqipërisë dhe aspirojnë për një vend pune ne vendet ku diplomohen. Ndërsa rreth 35% e studentëve që kanë mbaruar studimet Bachelor në Shqipëri përgjatë 2018-2019 kërkonin të iknin prej vendit të tyre për të ndjekur studimet e tjera në vendet e ndryshme të Europës.4

Grafik 4: Studentët e nivelit Bachelor të cilët planifikojnë të studiojnë jashtë vendit

Duket se nga viti në vit, asgjë nuk ka ndryshuar, përsa i përket politikave të Shqipërisë, për të ndaluar këtë “eksod” të rinisë shqiptare. Sipas studimit të fundit të EUROSTAT, numri i të rinjve shqiptar që janë larguar përfundimisht nga vendi në këto 10 vitet e fundit ka arritur në 140,390 të rinj e të reja që kërkojnë azil në vendet e Europës. Kërkesat për azil në këto vende përgjatë vitit 2019 pësuan një rritje të ndjeshme me 24%, duke e renditur vendin tonë ndër vendet që rrezikon shume shpejt plakjen e popullsisë dhe në afatgjatë edhe shpopullimin e saj. Sërish EUROSTAT në përllogartjet e saj nxorri përfundimin se nëse Shqipëria do të vijonte ikjen e të rinjve me këto ritme, pas 70 vitesh ajo do të ishte e boshatisur nga njerëzit. Zyra Europiane e

4 Social and Economic Conditions of Student Life in Europe, 2019. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: https://www.eurostudent.eu/doënload_files/documents/EUROSTUDENT_VI_Synopsis_of_Indicators.pdf, pg 235.

0

5

10

15

20

25

30

35

40

AL IS TR GE LT MT RS IE HU LV av. AT SI EE PT SE RO FI NO CH HR CZ DK NL PL SK

all BA students with HE background without HE background

Page 10: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

10

Mbështetjes së Azilantëve - EASO, theksonte se rreth 80 % e azilkërkuesve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit European i përkasin moshave të të rinjve nga të mitur deri në 34 vjeç. Të dhënat demografike të Shqipërisë, në këto vite duket se nuk kanë qënë aspak premtuese për një rritje të popullsisë, madje e kundërta. Shtesa natyrore e popullsisë, sipas INSTAT është shumë e ulët. Nëse do t’i shtonim këtij fakti edhe ikjen e madhe në numër çdo vit të të rinjve, duket se popullsia shqiptare shumë shpejt do të shënojë një rritje të moshës mesatare duke humbur identietin e deritanishëm si një vend me moshë mesatare të re. Shqetësues vjen fakti se vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2019, janë larguar rreth 2000 persona nga vendi, ndërsa çdo vit, po largohen mesatarisht rreth 19,200 të tjerë[2]. Studimi i EUROSTAT, tregon se përqindja e të rinjve që lërgohen nga vendi dhe që janë azilkërkues në Europë, ka ardhur në rritje nga 79% e numrit që ishtë gjatë vitit 2018 në mbi 80 % gjatë vitit 2019. Këta të rinj i përkasin moshës 18-34 vjeç. Aspak premtuese duken edhe shifrat e adoleshentëve që ende nuk i kanë mbushur 18 vjeç, por që kërkojnë të largohen nga Shqipëria, duke u konsieruar si të mitur të pashoqëruar. Rreth 2,815 të mitur, përgjatë muajve të parë të 2019 janë larguar nga Shqipëria si të pashoqëruar nga prindërit dhe kërkojnë azil në vendet europiane[3]. Migrimi i të rinjve, edhe pse mund të ulet në muajt në vazhdim, si shkak i mbylljes së detyruar të kufinjve midis Europës dhe Shqipërisë, është një fenomen që duhet analizuar në tërësinë e tij për shkaqet që sjellin në shtimin e tij. Shumë të rinj e të reja, përballen në vendin tonë me papunësi, gjëndje ekonomike të vështirë dhe e vetmja rrugë e sigurtë që ata shohin janë kërkesat për t’u punësuar jashtë Shqipërisë, apo në vende europiane që kërkojnë krahun e ri të punës. Të rinj e të reja të tjerë, që çdo vit po shtohen edhe ata në numër, shohin si mundësi shkollimin e tyre jashtë Shqipërisë, sërish si një mundësi për të punuar në vendet europiane. Më poshtë do të keni një analiza më të detajuar të papunësisë dhe arsimimit të të rinjve në Shqipëri, analizë kjo që detajon sfidat e të rinjve në këto fusha.

2.3 Papunësia te të rinjtë Fenomeni i punësimit, apo papunësia e të rinjve në Shqipëri, është një problematikë komplekse dhe ende e pazgjidhur për vazhdimësinë e saj. Statistikat e papunësisë së të rinjve në Shqipëri, janë çdo vit kontradiktore dhe të parealizuara me realitetin, ndërsa shifrat variojnë në mënyra të paqarta nga një studim në tjetrin. Në të tre Raportet Kombëtare “Rinia në Shqipëri 2018, 2019, 2020”, të përgatitur dhe konsultuar nga ekspertët më të mirë të fushës, shifrat e papunësisë kanë shfaqur gjithmonë debat. Ndërsa INSTAT shënon çdo vit ulje të papunësisë në statistikat e tij, studime kombëtare të organizatave të ndryshme dhe ndërkombëtare mbi punësimin, shfaqin realitet tërësisht tjetër. Bazuar në shkallën e papunësisë sipas INSTAT, nga viti 2018 në vitin 2019, kjo shkallë ka pësuar rënie në masën 2% për të rinjtë nga mosha 15-29 vjeç, pra nga 23,1 % që ishte gjatë vitit 2018, ka shkuar në 21,5% përgjatë 2019.

[2] EASO Asylum Report 2020. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: https://easo.europa.eu/sites/default/files/Statistical-tables-2.pdf [3] EASO Asylum Report 2020. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: https://easo.europa.eu/sites/default/files/Statistical-tables-5.pdf

Page 11: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

11

Tabela 1: Shkalla e papunësisë 5 Grupmosha Shkalla e papunësisë/

Unemployment rate

2015 2016 2017 2018 2019

Gjithsej

15-29 33.2 28.9 25.9 23.1 21.5

30-64 12.5 11.8 10.8 9.2 8.7

15-64 17.5 15.6 14.1 12.8 12

15+ 17.1 15.2 13.7 12.3 11.5

Meshkuj

15-29 32.3 29.7 27 23.1 21.3

30-64 12.2 12.2 11.3 9.4 8.8

15-64 17.5 16.4 15.1 13.2 12.2

15+ 17.1 15.9 14.6 12.7 11.6

Femra

15-29 34.7 27.8 24 23.1 21.7

30-64 12.9 11.2 10.1 9 8.5

15-64 17.4 14.6 12.8 12.3 11.8

15+ 17.1 14.4 12.6 11.9 11.4

Por referuar të dhënave dhe studimit 2019 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO)6 situata paraqitej krejt e ndryshme përgjatë vitit që shkoi. Pasi përgjatë vitit 2018, papunësia e të rinjve arriti në masën 32.8% duke e renditur Shqipërinë në vendin e parë në Europë për përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë, të pa arsimuar dhe pa trajnuar, duke ja kaluar edhe Moldavisë si vendi më i varfër i Europës. Në Raportin e dytë Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2019”, realizuar nga CRCA dhe ANYN, shifrat që ofroi Anketa Kombëtare flisnin për rreth 73% e të rinjve që raportonin Papunësinë si një prej problematikave më kritike për ta, e ndjekur nga varfëria (52%), të ardhurat e ulëta (48%), korrupsioni (43%) dhe mungesa e mbështetjes institucionale për të rinjtë (40%). Duket se këto disnivele në statistika përsa i përket papunësisë së të rinjve përvijojnë edhe gjatë vitit 2019-2020. Sipas të dhënave të institucionit shtetëror të statistikave INSTAT, shkalla e papunësisë vijon të ulet. Pasi nga 21,4 % që ishte në fillim vitin 2019, muajt e parë të vitit 2020 tregojnë një shifër në 20,0%, përkatësisht në 19,9 % për djemtë dhe 20,0 % për vajzat. Edhe pse me një diferencë shumë të lehtë, duket se vajzat e moshave nga 15-29 vjeç vuajnë më shumë papunësinë se djemtë. Tabela 2: Shkalla e papunësisë sipas Anketës Tremujore e Forcave të Punës, Tr.1.2016-Tr.1.2020

Mosha Gjinia Tr.1.2019 Q1.2019

Tr.2.2019 Q2.2019

Tr.3.2019 Q3.2019

Tr.4.2019 Q4.2019

Tr.1.2020 Q1.2020

15 vjeç e lart

Total 12.1 11.5 11.4 11.2 11.4

Meshkuj 12.2 11.6 11.4 11.3 11 Femra 11.9 11.4 11.4 11 11.9

15-64 vjeç Total 12.6 12 11.8 11.6 11.9 Meshkuj 12.8 12.1 11.9 11.8 11.5 Femra 12.3 11.8 11.8 11.4 12.4

15-29 vjeç Total 22.2 20.9 21.4 21.4 20 Meshkuj 22.4 21 20.6 21.2 19.9 Femra 21.9 20.8 22.4 21.5 20.2

30-64 vjeç Total 9.1 8.8 8.5 8.3 9.1 Meshkuj 9.1 8.8 8.8 8.5 8.4

Femra 9.1 8.8 8.1 7.9 9.8

5 Anketa e Forcave të Punës 2015-2019. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: https://r.search.yahoo.com/_ylt=A0geK.T7gypfwMAAs.lXNyoA;_ylu=X3oDMTByOHZyb21tBGNvbG8DYmYxBHBvcwMxBHZ0aWQDBHNlYwNzcg--/RV=2/RE=1596650619/RO=10/RU=http%3a%2f%2fmail.instat.gov.al%2fmedia%2f6802%2ft6.xlsx/RK=2/RS=OvMTlXZAwYboeZcufUTDTahHff4- 6 Static Map, Employment in the EU by NUTS Regions, 2018, Milos Popovic. Harta mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://milosp.info/maps/full/neet.png

Page 12: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

12

Nëse do t’i referohemi studimeve të tjera, papunësia e të rinjve në Shqipëri, arrin deri në shifrat 51% e tyre.7 Sipas studimit të Rinia Shqiptare 2018-2019, vlerat e papunësisë te të rinjtë në vend, janë në shifra alarmante. Rreth 51 % e të rinjve që janë intervistuar nga fondacioni që kryen studimin raportojnë se janë të papunë dhe madje nuk kanë as mundësinë për të kërkuar më tej një vend pune. Fenomeni i papunësisë, për të rinjtë në Shqipëri, duket se është edhe më kompleks, nëse do të analizohen statistikat mbi punësimin me nivel të shkollimit të tyre. Sipas INSTAT, të rinjtë me arsim të lartë, kapin shifrën më të madhe të papunësisë. Duket se në Shqipëri, të rinjtë e shkolluar nuk preferohen si krahu i vërtetë i tregut të punës?! Nëse do ti referohemi të dhënave të një studimi të thelluar të INSTAT, përgjatë vitit 2019, pjesa më e madhe e të papunëve, janë me arsim të mesëm dhe të lartë. Mosrakordimi midis llojit të studimeve dhe tregut të punës për të rinjtë në Shqipëri, ka hyrë në një rreth vicioz. Pasi të rinjtë e të rejat në Shqipëri, nuk janë të përshtatur në studimet e tyre bazuar në kërkesat për punësim. Kjo është një mangësi e qeverisë dhe politikave të saj, e cila nuk po përgjigjet aspak me sisteme arsimore kërkesave të tregut të punësimit në Shqipëri. Ndërsa kërkesat më të mëdha në punësimin e të rinjve, janë sektorët e call center, bujqësi dhe fason, pjesa më e madhe e të rinjve shkollohen për degë tërësisht të ndryshme nga këto fusha. Gjithashtu sipas të dhënave të INSTAT, duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor gjatë vitit 2019, rreth 14,4 % e të rinjve me arsim të mesëm janë të papunë, ndërsa 12,3 % e të rinjve me arsim të lartë vujanë këtë fenomen.8 Grafik 5: Shkalla e papunësise sipas nivelit arsimor të të rinjve mbi 15 vjeç (2018-2019)

Duke analizuar statistikat, vjen realiteti se edhe vajzat me arsim të lartë po vuajnë nivelin më të madh të papunësisë. Vajzat e moshave 22-29 vjeç, të diplomuara arrijnë nivelin e papunësisë në masën 15,8% sipas INSTAT, krahasuar kjo me djemtë që arrijnë nivelin 12,1%. Papunësia e të rinjve të diplomuar, i shtyn ata të vetëpunësohen, duke hapur sipërmarrje private apo duke ju bashkangjitur bizneseve familjare. Por krahasuar me indikatorët e zhvillimit global të përshtatur nga Banka Botërore, vendi ynë rendit mbi 50 % të forcës së punës të rinjtë me arsim 9 vjeçar. Një shifër kjo që refekton se në Shqipëri, të rinjtë e shkolluar nuk preferohen si kërkesë e tregut të punës. Edhe nëse do t’i referohemi krahasimit të gjinive që preferohen si krahu i punës ndër të rinjtë në Shqipëri, duket se djemtë janë më të privilegjuar. Kjo pasi INSTAT shënon se gjatë 2019 punësimi i

7 RINIA SHQIPTARE 2018-2019, FONDACIONI-“FRIEDRICH-EBERT”, 2019, fq.53: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2020/07/RINIA-SHQIPTARE-2018-

2019-FONDACIONI-%e2%80%9cFRIEDRICH-EBERT%e2%80%9d_compressed.pdf 8 INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://www.instat.gov.al/al/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-arsimi/pun%C3%ABsimi-dhe-papun%C3%ABsia/

12,3%

9,9%

14,3% 14,0%

11,5%

8,7%

14,4%

12,3%

0,0%

2,0%

4,0%

6,0%

8,0%

10,0%

12,0%

14,0%

16,0%

Total / Gjithsej Arsim 8/9 vjeçar Arsim i mesëm Arsim i lartë

2018 2019

Page 13: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

13

djemve të moshës 15-29 vjeç ka qënë në masën 59,2%, ndërsa i vajzave të reja ka qënë në masën 45,6%. Tabela 3: Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës

Grupmosha Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës/ Labour Force participation rate

2015 2016 2017 2018 2019

Gjithsej

15-29 44.5 45.7 45.6 50.1 52.5

30-64 74.5 76.1 77 78.1 78.6

15-64 64.2 66.2 66.8 68.3 69.6

15+ 55.7 57.5 58.3 59.4 60.4

Meshkuj

15-29 52.8 51.7 52.8 58.2 59.2

30-64 85.2 85.8 87.8 87.5 87.6

15-64 73.4 74.1 75.8 76.9 77.6

15+ 64.3 65 66.8 67.6 68

Femra

15-29 35.4 38.8 37.2 41.5 45.6

30-64 64.6 66.8 66.7 69.2 69.9

15-64 55.1 58.3 57.7 59.7 61.6

15+ 47.2 49.9 49.8 51.4 53

Kjo difernecë prej 13,6 % e të punësuarve nga të rinjtë, duket se është zvogëluar nëse do ta krahasojmë me 3 mujorin e parë të vitit 2020, një periudhë kjo akoma më shumë e vështirë për të rinjtë, si shkak i mbylljes së detyruar të vendit nga pandemia. Sipas INSTAT përgjatë tremujorit të parë të 2020, shkalla e punësimit te djemtë e moshës 15-29 vjeç ka qënë 48,3%, ndërsa te vajzat ka qënë 37,2%. Pra krahasuar me vitin 2019, punësimi i vajzave ka fituar rreth 2% më tepër. 9 Tabela 4: Shkalla e punësimit Tr.1/16-Tr.1/20 Një faktor shumë i rëndësishëm që po ndikon në papunësiën e të rinjve në Shqipëri, apo edhe që nuk dëshirojnë të përthithen nga tregu shqiptar i punës, duket se janë nivelet e pagave për ta. Nëse do të krahasosh tabelat e pagave të të punësuarve me vendet e rajonit, pa përfshirë këtu aspak vendet europiane në të cilat kërkojmë të ngjasojmë, Shqipëria jep pagat më të ulëta në rajon. Paga mesatare në Shqipëri, për vitin 2019 ishte 420 euro, një shifër kjo që e çon vendin tonë, në fund të listës së

9 INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://www.instat.gov.al/media/7151/atfp-t1-2020.pdf

Page 14: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

14

pagave bruto të rajonit, krahasuar kjo me Maqedoninë, Serbinë, Kosoven dhe Malin e Zi, për të gjitha profesionet. Grafik 6: Niveli i pagave në Balkanin Perëndimor (puna në shtet, Euro/Muaj, Bruto)

Të njëjtin nivel të ulët të pagave mban për Shqipërinë edhe puna në administratën shtetërore, ku Shqipëria kap vlerën më të ulët të pagës bruto.

2.4 Kriminaliteti Rinor

Një fenomen shqetësues përgjatë vitit 2019-2020, ka qënë rritja e statistikave përsa i përket kriminalistikës në Shqipëri. Përgjatë vitit 2019-2020, kriminaliteti në rang kombëtar, është rritur në masën 2,2 % sipas INSTAT. Por më alarmues është fakti se numrin më të madhe të krimeve përgjatë kësaj periudhe dhe normën më të lartë të të burgosurve e kapin moshat 21-29 vjeç. Shifrat e këtij institucioni shtetëror, deklarojnë se të rinjtë në Shqipëri, janë të përfshirë në një normë më të lartë të të burgosurve gjatë 2019 në raport me popullsinë.[1]

Në vitin 2019, janë evidentuar gjithsej 35.210 vepra penale, 2,2 % më shumë, krahasuar me vitin 2018.

Tabela 5: Vepra penale të evidentuara10

Veprat penale 2015 2016 2017 2018 2019

Vrasje me dashje 54 71 50 51 58

Vrasje të mbetura në tentative 138 132 129 114 76

Krime me dashje kundër shëndetit 2892 2579 2650 2493 2449

Krime seksuale 149 120 113 110 155

Vjedhje (neni 134) 5091 4363 4351 4532 4290

Vjedhje me dhunë 182 138 169 108 85

Vjedhje me armë 49 15 13 22 13

Vjedhje duke shpërdoruar detyrën 150 81 118 70 76

Mashtrime 803 1031 1127 1040 959

Fallsifikim monedhash 125 73 85 82 84

Dhuna në familje (neni 130/a) 1300 1488 1412 1374 1341

Krime në fushën e drogës 2321 3248 2070 1907 1989

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

5280 5357 5316 5713 5652

Tjetër 17330 15112 16714 16852 17983

Gjithsej 35864 33808 34317 34468 35210

[1] INSTAT: http://www.instat.gov.al/media/6930/statistikat-e-krimeve-2019___.pdf 10 INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://www.instat.gov.al/media/6930/statistikat-e-krimeve-2019___.pdf

536606

712826

910981

0

200

400

600

800

1000

1200

Shqipëria Kosova Maqedonia Serbia Mali i Zi Bosnja-Herc

Shqipëria Kosova Maqedonia Serbia Mali i Zi Bosnja-Herc

Page 15: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

15

Krimet seksuale janë ato vepra penale që zënë edhe hapësirën më të madhe të kriminalitetit në vend. Bazuar në shifrat e MInistrisë së Brëndshme Shqiptare, në krahasim me një vit më parë, ndërsa të gjitha veprat e tjera penale kanë ruajtur pothuaj të njëjtat shifra, apo edhe mund të jenë ulur, krimi seksual ka qënë fenomeni më i rritur ndjeshëm. Madje INSTAT zbulon se krimet seksuale gjatë vitit 2019 janë rritur në masën 40.9 % krahasuar kjo me një vit më parë.

Grafik 7: Ndryshimi në përqindje i veprave penale, 2018-2019

Ndër personat e dëmtuar nga këto krime seksuale, sipas INSTAT, zenë rreth 14% djemtë dhe 86 % janë vajza. Krimet seksuale në Shqipëri, në periudhën e vitit 2019-2020, nisën të trondisin publikun shqiptar dhe kanë qënë prezente krime me përfshirje të djemve të rinj. Rastet e dhunës seksuale ndaj të miturës në Kavajë, vepër penale kjo që dënoi 7 djem të moshave adoleshente dhe të rinj, apo dhuna seksuale ndaj vajzës e ushtruar nga dy djem të rinj në Durrës, dhe rasti më i fundit në të cilin një vajzë dhunohej seksualisht dhe kërcënohej nga një grup të rinjsh.

Të rinjtë në Shqipëri, që janë të dënuar për veprat penale që kanë kryer, zënë një përqindje të konsiderueshme në statistikat e autorëve të këtyre veprave. Sipas INSTAT, rreth 28% e të dënuarve i përkasin moshës 18-29 vjeç. Kjo shifër nuk është thejsht një statistikë më tepër, por ajo kërkon një analizë të hollësishme dhe një adresim më të mirë nëpërmjet politikave të drejtësisë sociale për të rinjtë dhe të rejat në Shipëri, të cilat për momentin duket se mungojnë.

Grafik 8: Numri i të dënuarve të rinj, 2014-201911

11 Vjetari Statistikor 2019, Ministria e Drejtësisë, 2019. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/VJETARI-STATISTIKOR-2019.pdf

1334 13671066

13251180 1076

2838 29202766 2873

30822948

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

2014 2015 2017 2017 2018 2019

Dënime të dhëna ndaj të tjerëve Dënime të dhëna ndaj të rinjve

-7,8%

-5,3%

-2,4%

-1,8%

-1,1%

2,4%

4,3%

13,7%

40,9%

-20,0% -10,0% 0,0% 10,0% 20,0% 30,0% 40,0% 50,0%

Krime seksuale

Vrasje me dashje

Krime në fushën e drogës

Falsifikim monedhash

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

Krime me dashje kundër shëndetit

Dhuna në familje (neni 130/a)

Vjedhje (neni 134)

Mashtrime

Page 16: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

16

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (te Vjetari Statistikor 2019) nëse krahasojmë shifrat e dy viteve të fundit vërehet një ulje e lehtë e numrit të të dënuarve në total, si dhe një ulje e vogël e të rinjve të dënuar për vepra penale me 2% krahasuar me vitin 2018. Pavarësisht kësaj ulje, 36% e veprave që kanë marrë dënim të formës së prerë të jenë kryer nga të rinj e të reja të grupmoshës 16-30 vjeç, është një shifër jo e vogël e cila kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Në vitin 2019, janë regjistruar 43.045 autorë për vepër penale, 8,6 % më shumë, krahasuar me vitin 2018. Numri i autorëve sipas veprave penale përfshin numrin e personave të dyshuar të cilët mund të jenë të pranishëm në më shumë se një vepër penale dhe autori numërohet në të gjitha veprat ku është i dyshuar.

2.5 Situata e vajzave në Shqipëri Në vitin 2020 sipas INSTAT në Shqipëri jetojnë 327.930 vajza të grupmoshës 15-29 vjeç. Prej viti në vit diferenca ndërmjet djemve dhe vajzave të reja të moshës 15-29 vjeç po vjen duke u ulur ndjeshëm, ku aktualisht në Shqipëri ka 5505 djem më shumë sesa vajza të grupmoshës 15-29 vjeç, krahasuar me 6900 në vitin 2019 dhe 13.108 në vitin 2018. Nëse do i referoheshim grupmoshave mes 15-29 vjeç mund të thuhet se grupmosha 25-29 vjeç vijon të ketë numrin më të madh të vajzave në Shqipëri përgjatë vitit 2020 me 117.441 vajza, e ndjekur nga grupmosha 20-24 vjeç me 113615 vajza, dhe grupmosha 15-19 vjeç me 9.6874 vajza.

2.5.1. Dhuna ndaj vajzave në Shqipëri Sipas raporteve periodike “Studimi global për vrasjet e lidhura me gjininë për gratë dhe vajzat” të përgatitura nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën (UNDOC), Shqipëria vijon të renditet ndër vendet e para në Europë për dhunën dhe vrasjet e vajzave dhe grave në vend. Sipas këtij raporti Shqipëria ka nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra. Ky është niveli më i lartë në Europë, ku tregon se pjesa më e madhe e vrasjeve e grave në Shqipëri kryhen pikërisht nga partnerët e tyre.12

Grafik 9: Numri i total i vajzave dhe grave të vrara nga partnerët e tyre

12“Studimi global për vrasjet e lidhura me gjininë për gratë dhe vajzat”, United Nations Office on Drugs and Crime, 2018, faq. 14. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: https://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/GSH2018/GSH18_Gender-related_killing_of_women_and_girls.pdf

0,7

0,1

0,50,3 0,4 0,3 0,4 0,5 0,6

0,20,5

0,20,0

0,2 0,30,1 0,1

1,00,8 0,9

0,7 0,81,0 1,1

1,6

0,6 0,5

2,9

0,40,2

0,5 0,6

0,2

0,6

0,0

0,5

1,0

1,5

2,0

2,5

3,0

3,5Vrasje nga partnerët intimë Vrasje totale

Page 17: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

17

Referuar Anketës “Mirqënia dhe Siguria e Grave” realizuar përgjatë vitit 2019 nga OSCE mbi dhunën në tërësi bazuar tek grafiku nr. 10, 88% e vajzave dhe grave të pyetura gjatë realizimit të kësaj ankete shprehen se dhuna ndaj tyre që fillon prej moshës 15 vjeçare nga partnerët, të njohurit apo edhe të panjohurit është në nivele shumë të larta. Kjo e dhënë mbi dhunën e ushtruar ndaj vajzave dhe grave vijon ta mbajë Shqipërinë në të njëjtat nivele me vitin 2018, ku sipas Vrojtimit Kombëtar me Bazë Popullatën “Dhuna ndaj Grave dhe vajzave në Shqipëri”, dy vite më parë 88.8% e vajzave dhe grave në Shqipëri përjetonin një nga pesë llojet e dhunës.

Grafik 10: Perceptimet dhe shpejtësia e dhunës ndaj vajzave dhe grave

Anketa “Mirqënia dhe Siguria e Grave” adreson një tjetër element shqetësues lidhur me dhunën ndaj vajzave dhe grave, ku 40% e grave në gjendje ekonomike të vështira kanë përjetuar të paktën një herë dhunë nga partneri i tyre intim krahasuar me 23% të vajzave dhe grave të anketuara. Kjo prevalencë e lartë mund të jetë e lidhur me rolet e perceptuara të burrave si sigurues të ekomomisë dhe vakteve ushqimore në shtëpi. Kjo e fundit për faktin se ky studim zbuloi se shumë gra dhe vajza raportonin akte agresive dhe abuzimi nga partnerët e tyre në kohë vështirësish financiare.13 Një e dhënë tjetër tepër domethënëse prej kësaj adresohet se 34% e vajzave dhe grave shqiptare pohojnë se janë ngacmuar seksualisht që në moshën 15 vjeç. Grafik 11: Prevalenca e të gjitha formave të dhunës seksuale

Krimet seksuale vit pas viti po kthehen në një fenomen shqetësues duke marrë parasysh faktin se numri i rasteve të raportuara në këtë pikë është gjithnjë e në rritje, Nëse i referohemi të dhënave të INSTAT, kemi të bëjmë me një rritje tepër të lartë ku në vitin 2018 deklaroheshin 97 raste të krimeve seksuale ndaj vajzave, në vitin 2019 numri është rritur me 35 raste ku në total janë raportuar 127.

13 Thematic Report “Well-Being and Safety of Women”, 2019. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: https://www.osce.org/files/f/documents/b/1/430007.pdf

88%

9%

shumë e zakonshme / mjaft e zakonshme jo shumë e zakonshme / aspak e zakonshme

34%

17,20%

Prej moshës 15 vjeç Përgjatë 12 muajve përpara përgatitjes së studimit

Page 18: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

18

Gjithashtu nëse i referohemi INSTAT për vitin 2019, rezulton se 1044 vajza dhe gra kanë qenë të dëmtuara nga dhuna e ushtruar në familje nga partneri por edhe pjestarët e tjerë të familjes. Një e dhënë kjo që nëse bëhet një përllogaritje e thjeshtë na çon në faktin se mesatarisht 3 vajza dhe gra në ditë denoncojnë në instancat përkatëse dhunë në familje. 14 Edhe pse këto statistika adresohen vit pas viti, përpjekjet nga ana e shtetit mbeten të kufizuara kryesisht për trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, duke mos u shtrirë gjerësisht në trajtimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ky shqetësim është ngritur herë pas here edhe nga komitetet ndërkombëtare në të cilat Shqipëria raporton për zbatimin e instrumentave ndërkombëtarë të ratifikuar (si Komiteti i CEDAW, GREVIO, etj), bazuar dhe në informacionin e përcjellë nga organizatat e shoqërisë civile, përmes përgatitjes dhe dorëzimit të raporteve të ndryshme alternative apo hije. Paralelisht me këtë, shqetësim për organizatat e shoqërisë civile përbën dhe fakti që vajza dhe gra nga grupe të ndryshme të cënueshme në shoqëri vazhdojnë të stigmatizohen dhe të pësojnë diskriminim të shumëfishtë në shumë fusha. Mënyra e trajtimit të këtyre grupeve, sidomos në aspektin shëndetësor, është një nga shqetësimet që Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) ka vendosur të adresojë në këtë pjesë të raportit. 15

2.5.2. Përfaqësimi dhe pjesëmarrja e vajzave në politikë dhe vendimmarrje

Mos-përfaqësimi dhe pjesëmarrja e tyre në nivele të ulëta në proceset vendimarëse dhe politik-bërëse si në nivel lokal ashtu dhe në atë qëndror është një tjetër element mjaft i rëndësishëm dhe shqetësues për vajzat në Shqipëri. Referuar zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2017, rezulton se Kuvendi i Shqipërisë përbëhej prej 23% (33 deputete) e deputetëve nga vajza dhe gra, shifër kjo larg kërkesave të vajzave dhe grave, aktivisteve dhe organizatave të shoqërisë civile që përfaqësimin në kuvend të tyre e kërkojnë të arrijë shifrën 50%. Ndërkohë pas tërheqjes së opozitës nga Parlamenti dhe ndryshimeve mes mandateve të deputetëve të rinj, përfaqësimi i grave dhe vajzave shkon në shifrën e 31 deputeteve, prej të cilave vetëm 2 janë të moshës 18-30 vjeç.16 Për ndryshimin e këtij realiteti, CRCA/ECPAT Shqipëri në muajin Korrik 2020, në kuadër të rishikimit të Kodit Zgjedhor i ka kërkuar Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të përcsktojë si kriter që për çdo zonë zgjedhore, në zgjedhjet për Kuvendin dhe në zgjedhjet për këshillat bashkiakë, një në çdo dy emra të listës shumë emërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Ndërkohë, Partitë politike, të cilat në zgjedhjet e fundit, të përgjithshme ose vendore, kanë fituar më pak se 10% të vendeve në Kuvend ose në këshillat bashkiak, kanë detyrimin që për çdo zonë zgjedhore, jo më pak se një në çdo tre emra të njëpasnjëshëm në renditje t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar. Çështja që shtrohet në këtë këndvështrim është: Si ta bëjmë kuotën të funksionojë dhe të arrijë objektivat e saj?! Në këtë kuadër, Kuvendi dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut kanë mundësi për të sanksionuar në Kodin Zgjedhor të gjitha garancitë e nevojshme. Garantimi i zbatimit të kuotës kërkon një sistem efikas të rregullave të renditjes së kandidatëve. Përvoja ka treguar se garancitë më të mëdha jepen nga respektimi i numrit të kandidatëve në listë dhe renditja e tyre sipas rregullit të alternimit (rregullat rank order). CRCA Shqipëri kërkon barazi gjinore që në konkurrim, duke vendosur kriter ligjor renditjen alternative të të dyja gjinive në të gjithë listën.

14 INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://www.instat.gov.al/al/temat/treguesit-demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/krimet-dhe-drejt%C3%ABsia-penale/#tab2 15Raporti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zbatimin e Platformës për Veprim të Pekinit në Shqipëri Pekin + 25, CRCA, QSHPZH), SHGPAZ, KShH, Korrik 2019. 16Kuvendi i Shqipërisë. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: https://www.parlament.al/GrupParalmentar

Page 19: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

19

Tani e gjithë shoqëria Shqiptare është e përgatitur dhe e pret një Kuvend me minimum 30% gra. Vendosja e këtij standarti të ri është plotësisht e realizueshme; mjafton që parlamentarët e partitë politike të shohin në sy realitetin dhe të kenë vullnetin e duhur politik. Marrë shkas nga realiteti i përfaqësimit në nivele kaq të ulta të vajzave të reja si në qeverisjen lokale ashtu dhe në atë qendrore, Qendra për të Drejtat e Fëmijëve – CRCA/ECPAT Shqipëri, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), Parlamenti Rinor Tiranë, Aleanca e Grave Deputete, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE) e kanë bërë tashmë të përvitshëm organizimin e Samit Kombëtar të Vajzave në Shqipëri. Ky Samit i cili pikënisjen e kishte në 11 Tetor 2018, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në kuadër të fushatës #Girl2Leader, përgjatë vitit 2019 u organizua në 18 Nëntor.

2.6 Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarje Përgjatë vitit 2019-2020, aktualiteti dhe klima politike në Shqipëri ka qenë e pafavorshme dhe ka vështirësuar së tepërmi përfshirjen e të rinjve në konsultime, diskutime me qeverisjen vendore dhe qëndrore mbi programe, politika, iniciativa të mundshme që do të zgjidhnin dhe reduktonin sado pak problematikat shqetësuese të tyre si papunësia, arsimi cilësor, kriminaliteti, mungesa e të ardhurave etj. Braktisja e Parlamentit nga ana e opozitës përgjatë vitit 2019 dhe protestat e vazhdueshme më shumë se kurrë e zhvendosën të gjithë vëmendjen e partive politike, qeverisë, parlamentit, si dhe bashkive mbi gjendjen e aktualitetit politik, duke lënë kështu mënjanë problemet reale që shqetësojnë shoqërinë shqiptare çdo ditë dhe konkretisht problematikat e të rinjve që po detyrojnë këta të fundit në masën 79% të largohen sa më parë nga Shqipëria. Përgjatë vitit 2019 dhe gjashtë mujorit të parë të vitit 2020 janë organizuar shumë pak takime konsultuese si në nivel lokal ashtu dhe kombëtar të cilat kanë qenë të pamjaftueshme dhe jo gjithëpërfshirëse për të diskutuar objektivisht zgjidhjen e problematikave që të rinjtë në Shqipëri hasin çdo ditë. Koha ka treguar se përgjatë vitit 2019-2020, asnjë parti politike nuk vendosi në axhendat e tyre një takim me të rinjtë për t’u interesuar mbi shqetësimet dhe problematikat që ata kanë, si dhe zgjidhjet e përbashkëta që mund të jepeshin. Kjo gjë vërteton dhe përforcon edhe një herë zërin dhe mendimin e 84% të të rinjve, të cilët në vitin 2017 mendonin se partitë politike janë aspak ose shumë pak të hapura për të zgjidhur problemet e tyre, duke u shprehur se vetëm në 35% të rasteve ato konsultohen me të rinjtë përgjatë fushatave elektorale. Referuar programeve për të rinjtë që partitë politike shpalosën në vitin zgjedhor 2017, asnjë prej partive si në pozitë ashtu dhe në opozitë nuk prioritizuan dhe nuk u kujdesën për të zbatuar pikat e përfshira në këto programe. Këtë gjë e tregon më së miri buxheti që prek edhe një herë nivelet më të ulëta të tij në limitin e 0.01% të buxhetit të shtetit të alokuar për 23.2% të popullsisë shqiptare, të rinjtë. Gjithashtu, mungesa e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë 2015-2020, mungesa e programeve rinore në nivel lokal (bashkie), mungesa e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimarrëse dhe konsultuese përmes strukturave rinore në nivel lokal dhe qëndror, si dhe mungesa e mbështetjës së të rinjve dhe frymës bashkëpunuese me organizatat rinore tregojnë edhe një herë që çështjet e të rinjve dhe vetë të rinjtë zhvendosen në plan te dytë. Kjo mungesë përfshrije në proceset vendimarrëse është ndjerë së tepërmi specifikisht edhe nga një grupmoshë e të rinjve +16 vjeç, të cilët kanë kërkuar, përmes Parlamentit Rinor Tiranë, që të përfshihen në proceset vendimarrëse dhe përzgjedhëse përmes votes për ata të cilët bejnë politikat e

Page 20: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

20

tyre. Në këtë kuadër ata kërkojnë nga qeveria, që Shqipëria të ulë moshën e votimit në 16 vjeç! Adoleshentët duhet të jenë në gjendje të votojnë për të drejtat e tyre! Shqipëria ka qenë ndër vendet e para në Europë që njohu të drejtën e votës për gratë, në vitin 1920. Tani është radha e adoleshentëve! Kudo në Europë po kërkohet ulja e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç. Në vende si Gjermania, Austria, Skocia, Norvegjia, SHBA etj., tashmë adoleshentët gëzojnë këtë të drejtë në zgjedhje vendore apo edhe kombëtare. Parlamenti Europian, Këshilli i Europës, si dhe politikanë progresistë po promovojnë të drejtën e votës për adoleshentët mbi 16 vjeç.

Zhvillimi i vendit, aksesi në arsim, teknologji, në vendimarrjen në komunitet dhe në shkolla, i ka ekspozuar adoleshentët mjaftueshëm për të qenë të ndërgjegjshëm dhe për të vendosur për veten dhe interesat e tyre. Në këtë kuadër, në Korrik 2020, CRCA Shqipëri ka adresuar kërkesën e Parlamentit Rinor Tiranë tek Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ndryshimin e Nenit Nr.44/b në Kodin Zgjedhor në fuqi, respektivisht për uljen e moshës në votim nga 18 në 16 vjeç duke e argumentuar si vijim:

1. Ulja e moshës së votimit fuqizon demokracinë. 2. Adoleshentët dhe të rinjtë vuajnë një standard të dyfishtë të përgjegjësive, por jo të të

drejtave të tyre. 3. Në Shqipëri Ligji dënon penalisht çdo person mbi moshën 14 vjeç, ndërkohë ne nuk ju njohim

të drejtën e votimit në moshën 16 vjeç. 4. Adoleshentët dhe të rinjtë paguajnë taksa dhe zbatojnë ligjet njësoj si çdo qytetar tjetër i

rritur. Ata duhet të gëzojnë të drejtën e votes! 5. Politikanët do të përfaqësojnë më mirë interesat e adoleshentëve dhe të të rinjve, nëse ata

do të mund të votojnë. 6. Adoleshentët do të kenë një mundësi unike në jetën e tyre, sepse do të marrin përgjegjësi për

të vendosur për të ardhmen dhe interesat e tyre. 7. Të rriturit sot vendosin për çështjet dhe të drejtat e adoleshentëve, pse të mos vendosin ata

për veten e tyre?! 8. Si Parlamenti Europian ashtu dhe në Këshillin e Europës politikanë nga të gjithë krahët kanë

kërkuar dhe po promovojnë përfshirjen e të rinjve dhe adoleshentëve në votime që në moshën 16 vjeç.

2.7 E drejta e të rinjve për organizim dhe tubim paqësor Fillim-viti 2019 e gjeti rininë në protesta si shkak të mungesës së cilësisë në arsimin e lartë, por jo vetëm, mungesës së shërbimeve cilësore, Ligjit të Arsimit të Lartë, tarifat e larta të studimeve, apo edhe mungesa e Kartës së Studentit dhe kushteve në Rezidencat Universitare. Studentët dhe adoleshentët protestuan përgjatë disa javëve duke kërkuar plotësimin e një peticioni prej 8 pikash. Kërkesat e studentëve dhe adoleshentëve lidheshin jo vetëm me buxhetin për arsimin apo edhe tarifat e studimit, por edhe me korupsionin në arsim dhe cilësinë e infrastrukturën e tij. Ky mekanizëm bëri që Qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të hartonin një Pakt për Universitetin duke mundësuar zgjidhjen e disa prej kërkesave të tyre. Në këto protesta u përfshinë edhe moshat e të rinjve që studionin në shkollat e mesme të Tiranës, ku u shoqëruan me një debat të madh mbi të drejtën ose jo të të rinjve për të protestuar pa mbushur ende moshën 18 vjeç. Ky debat vijoi edhe me pjesëmarrjen e të rinjve në protesta të tjera përgjatë vitit 2020 për dhunën seksuale të ushtruar ndaj bashkëmoshatareve të tyre dhe për procesin e cunguar të maturës shtetërore, si dhe cilësisë së përgatitjes së provimeve të maturës shtetërore.

Page 21: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

21

Edhe pse Ligji nr. 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës” e garanton në një nen të veçantë lirinë e organizimit (Neni 16) të tubimeve për adoleshentët e moshës 15-18 vjeç, sërisht përfaqësuesit e administrates shqiptare vijojnë të shkelin haptazi të drejtat e njeriut. Një tjetër fenomen që bie në sy në analizimin e situates është edhe aktualiteti në të cilën ndodhen organizatat e shoqërisë civile që punojnë çdo ditë për të drejtat e të rinjve. Këto organizata punojnë nën një presion politik dhe ekonomik, tërësisht pambështetje si nga Qeveria qëndrore ashtu dhe ajo lokale. Në këtë aktualitet ku ndodhet Shqipëria erdhi për here të parë mbas 23 vitesh pune me rininë një Qendër Kombëtare Burimore e cila do të shërbente për fuqizimin e të rinjve. Qendra Kombëtare Burimore për të Rinjtë - YRCA u krijua në Shqipëri si një rrjet i shërbimeve të informacionit, edukimit joformal dhe këshillimit dhe mbështetjes së të rinjve dhe organizatave të tyre. YRCA erdhi në këtë aktualitet për të forcuar kapacitetet personale dhe organizative, si dhe për të rritur bashkëpunimin në funksion të mbështetjes së organizatave të shoqërisë civile dhe agjencive kombëtare në Shqipëri. Viti 2020 edhe pse nën presionin e mbylljes së detyruar të herë pas hershme të Shqipërisë si shkak i pandemisë globale sërish u shoqërua me protesta të njëpasnjëshme të studentëve. Përgjatë muajve Maj dhe Qershor 2020 të rinjtë dhe të rejat, studentë dhe adoleshentë protestuan për disa javë rresht kundër dhunës seksuale që ushtrohet ndaj nxënësve në institucionet arsimore në vend, duke kulmuar me një prej protestave të paprecedenta të shoqërisë civile për të njëjtin fenomen mbi dhunën seksuale të ushtruar nga një grup pedofilësh në Tiranë. Protestat e të rinjve në Shqipëri, vijuan përgjatë fundit të muajit Qershor 2020 bazuar në cilësinë e dobët të testeve të matures shtetërore, protesta këto që e arritën qëllimin e tyre, pasi e detyruan Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të rishikonte këto teste.

2.8 Zgjedhjet në Universitete dhe të rinjtë

Muaji Korrik 2020, shënoi zhvillimin e zgjedhjeve pwr nw Senatin e 12 Universiteteve Publike të vendit, proces ky i cili përfshiu votimin për autoritet dhe organet drejtuese të tyre. Si shkak i situtatës së pandemisë studentët kishin kërkuar realizimin e këtyre zgjedhjeve në një tjetër moment, pasi ata do të ishin të pamundur të kishin pjesëmarrje të plotë në këtë proces. Kërkesa e tyre nuk u dëgjua dhe si rrjedhojë ky proces duket se u bojkotua nga studentët. Bazuar në shifrat zyrtare të pjesëmarrjes në këto zgjedhje, vetëm për Universitetin qëndror të Tiranës, i cili përbëhet nga 25.000 studentë, përfshiu në votime vetëm 20.317 prej tyre, pra vetëm 14.5% e studentëve arritën të jenë pjesë e një prej proceseve më të rëndësishme në jetën akademike. Këto zgjedhje u mbajtën në kushte të vështira si shkak i pandemisë dhe si shkak i masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Studentët pas procesit të votimit i kanë konsideruar këto zgjedhje jo legjitime, pasi kanë datuar me një periudhë ku shumica e tyre janë larguar nga Universiteti si shkak i mbarimit të vitit akademik. Disa prej lëvizjeve studentore jo vetëm i kanë bojkotuar këto zgjedhje por kanë kërkuar rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe këtë situate e kanë adresuar pranë drejtësisë shqiptare. Nisur nga kjo situate një grup studentësh të mbështetur nga një prej organizatave të shoqërisë civile depozituan pranë Kuvendit të Shqipërisë një Nismë Ligjore ku kërkohej si më poshtë:

- Rritja e peshës së votës së studentëve për zgjedhjen e rektorëve nga 10% në 30%. - Rritja e peshës së votës së studentëve për zgjedhjen e dekanëve nga 10% në 30%. - Rritja e përfaqësimit të studentëve në Senatet Akademike nga 10% në 30%.

Page 22: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

22

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë referuar kësaj situate duhet që t’i konsiderojë studentët si bashkëpunëtorë dhe partnerë kryesorë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, si dhe mirëfunksionimit të sistemit arsimor të lartë në Shqipëri dhe aspak si kundërshtarë!

2.9 Siguria dhe mbrojtja online e të rinjve Shqipëria shënon prej vitesh një prej vendeve që ka përdorim të gjerë dhe të pakontrolluar të internetit për të gjitha moshat, përfshirë këtu dhe të rinjtë. Rritja e numrit të përdoruesve të internetit në vendin tonë e ka kthyer atë sot në një nga mediumet më të rëndësishme nga njeriu për të komunikuar, mësuar dhe shkëmbyer informacion. Por nga ana tjetër, interneti mbart një sërë rreziqesh për të rinjtë, sidomos në drejtim të mbrojtjes së tyre nga dhuna, shfrytëzimi dhe bulizmi online. Gjatë katër viteve të fundit (2012-2019) pranë platformës kombëtare www.ISIGURT.al janë raportuar më shumë se 300 raste ngacmimesh online, një numër ky që tregon se numri i të rinjve dhe adoleshetëve që bien viktima të bulizmit, vjedhjes së identitetit, ngacmimeve e dhunës seksuale në internet, pornografisë po rritet nga viti në vit. Përgjatë vitit 2020, muajt e parë të të cilit u shënua edhe mbyllja e detyruar e Shqipërisë, përdorimi i internetit dhe pasiguria e tij shënoi rritje galopante. Vetëm në disa muaj përdorimi i faqeve pornografike, pati një rritje të pakontrolluar.

2.9.1. Platformat, rrjetet dhe faqet për të cilat janë ankuar fëmijët dhe të rinjtë Instagram, Youtube dhe Facebook përbëjnë tre platformat kryesore të adoleshentëve dhe të rinjve për dhunë, bulizëm, abuzim apo vjedhje të profilit. Instagram është platforma në të cilën të rinjtë kanë ndeshur më shumë dhunë, bulizëm, abuzim apo vjedhje të profilit, pornografi (me fëmijë, adoleshentë, të rinj), nuditet apo gjuhë urrejtje, me rreth 68% të ankesave, ndjekur nga Youtube me 17% dhe Facebook me 4%. Grafik 12: Platformat, rrjetet dhe faqet për të cilat ka patur ankesa

Ashtu siç shihet edhe nga grafiku, ankesat përkundrejt platformave, rrjeteve apo faqeve të tjera janë disa herë më të ulta, por përsëri disa prej tyre janë të lidhura me pornografi të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve, nuditet apo gjuhë urrejtje ndaj tyre. Nëse do krahasonim vitin 2019 me 2018, instagrami është rritur ndjeshëm me 25% më tepër si platforma e më shqetësuese për të rinjtë anëmbanë vendit.

17%4%

68%

1% 0%

10%Youtube

Facebook

Instagram

Faqe Pornografike

Twiter

Faqe shqiptare

SMS

Të tjera

Page 23: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

23

2.9.2. Format kryesore të dhunës, abuzimit apo shfrytëzimit të të rinjve në internet Ndërkohë nëse i referohemi të dhënave më të fundit të Platformës Kombëtare www.ISIGURT.al, gjatë vitit 2019 ndër kategoritë kryesore të incidenteve të raportuara lidhen me gjuhën e urrejtjes, me rreth 38% të rasteve. Në vend të dytë (20%) janë raportimet e kategorizuara si “të tjera” që kanë të bëjnë përgjithësisht me humbje të fjalëkalimit. Në vend të tretë rezulton hapja e profileve fallco nga një person tjetër (20%) e ndjekur nga raportimet ku në qendër janë përndjekjet, kërcënimet dhe shantazhimet me rreth 11%, postime të papërshtatshme/nuditet (10%) ose ekspozimi fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve ndaj imazheve erotike apo seksuale. Vetëm në dy raste të referuara pranë Platformës është raportuar për pornografi me adoleshentë dhe të rinj, raste të cilat janë referuar pranë Policisë së Shtetit.

Grafik 13: Lloji i ankesave dhe problematikave në internet

Të dhënat kryesore të Raportit “Urrejtja ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Internet”, tregojnë se ndërsa gjatë vitit 2018, kërcënimet, shantazhi dhe përndjekja zunë vetëm 2% të raportimeve të fëmijëve dhe të rinjve, në vitin 2019, ky fenomen u rrit në thuajse 11%. Gjuha e urrejtjes përbën incidentin më të raportuar nga adoleshentët dhe të rinjtë, si gjatë vitit 2018 ashtu edhe në vitin 2019. Një gjetje që bën përshtypje gjatë vitit 2019, në lidhje me gjuhen e urrejtjes, është se këtë vit të dyja gjinitë kanë patur incidente në internet thuajse në një masë të barabartë, krahasuar me vitin 2018, ku ankesat kryesore erdhën përgjithësisht nga vajzat.

38%

20%

11%2%

9%

20%Gjuhë Urrejtje

Adrese Fallco

Përndjekje / Kercenime / Shantazhime

Pornografi me të mitur

Postime te papërshtatshme

Te tjera

Page 24: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

24

3. COVID-19 DHE TË RINJTË NË SHQIPËRI

CRCA/ECPAT Shqipëri përgjatë muajit Mars-Prill 2020 në kuadër të pandemisë COVID-19, realizoi një pyetësor me të rinj e të reja anë e mbanë vendit të titulluar "Si ka ndikuar mbyllja për shkak të virusit COVID-19 në jetën tuaj?" Pyetësori kishte për qëllim që të vlerësonte ndikimin që ka patur izolimi dhe distancimi social për shkak të virusit COVID-19 në jetën e të rinjve në mbarë vendin. Gjithashtu ky pyetësor synonte të identifikonte dhe vlerësonte nevojat për shërbime që të rinjtë kishin përgjatë periudhës së izolimit, si dhe pas përfundimit të saj. Në vijim do të analizohen disa prej të dhënave kryesore të dala nga ky pyetësor, që do të jenë ndihmuese për konceptimin dhe krijimin e shërbimeve ndihmëse të nevojshme në vijim për të gjithë të rinjtë në mbarë vendin.

3.1. Ndikimi i karantinës në buxhetin familjar Një ndër pyetjet e adresuara përgjatë pyetësorit në fjalë ishte ndikimi që ka patur karantina në buxhetin e familjes së të rinjve pjesëmarrës në të. Sic edhe vërehet nga grafiku nr. 14, 45.6% e të rinjve të anketuar shprehen se buxheti i familjes së tyre është përkeqësuar menjëherë prej fillimit të karantinës në muajin Mars 2019. Ndërkohë 27.9% e të rinjve janë shprehur se buxheti i tyre familjar ka qëndruar i pandryshuar dhe nuk ka patur ndonje ndikim karantina në të, ndërsa 26.5% e të rinjve të tjerë shprehen se janë munduar të kursejnë për të përballuar suksesshëm ndikimin negative të karantinës në buxhet. Grafik 14: Ndikimi i karantinës në buxhetin familjar //

3.2. Ndikimi i karantinës në çmimet e ushqimeve dhe produkteve bazë Ndikimi i karantinës në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bazë ishtë një tjetër element që ka qenë në fokus të pyetjeve të pyetësorit të realizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri. Sipas 66.2% e të rinjve e të rejave pjesëmarrës në këtë pyetësor rezulton se karantina ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bazë. Ndërkohë 27.9% e të rinjve të tjerë shprehen se ky ndikim ka qenë në nivele më të vogla, ndërsa të rinj të cilët mendonin se karantina nuk kishte ndikuar fare në rritjen e çmimeve përbënin vetëm 4.4 % të pjesëmarrësve.

Page 25: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

25

Grafik 15: Ndikimi i karantinës në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bazë

3.3. Ndikimi i karantinës në krijimin e papunësisë në familje Buxheti i familjes, përballimi i kostove të ushqimeve si dhe papunësia padiskutim që nuk mund të qëndrojnë të shkëputura prej njëra-tjetrës. Referuar pyetjes që i’u është drejtuar të rinjve lidhur me faktin nëse karantina ka krijuar papunësi në familje, 48.5% janë shprehur se karantina e ka dhënë pasojën e vet negative duke ndikuar në humbjen e vendit të punës së tyre apo të një familjari. Përkrah 48.5% të të rinjve të cilët e konfirmonin ndikimin që karantina kishte sjellë në krijimin e papunësisë tek familjet e tyre, 19.1% e të rinjve të tjerë ende nuk e kishin të qartë nëse do të kishte të njëjtën pasojë apo familjarët dhe ata vetë do të vijonin të ishin të punësuar dhe do të koontribuonin financiarisht në buxhetin e familjeve të tyre. Ndërkohe 32.4% e të rinjve të tjerë për këtë pyetje janë shprehur se në familje askush nuk e kishte humbur vendin e punës si rrjedhojë e karantinës.

Grafik 16: Ndikimi i karantinës në papunësi

3.4. Përfitimi i Ndihmës Financiare përgjatë muajit Mars 2020 sipas vendimit të Qeverisë, VKM Nr. 305/2020 Duke marrë shkas nga ndikimi që karantina mund të kishte në humbjen e vendeve të punës së familjarëve të të rinjve ose të vetë këtyre të fundit, ata janë pyetur nëse ata ose familja e tyre ka qenë përfituese e ndihmës financiare në muajin Mars 2020. Referuar grafikut nr. 16 rezulton se 61.8% e të rinjve dhe familjarëve të tyre nuk e kanë përfituar në muajin Mars 2020 ndihmën financiare referuar vendimit të qeverisë përmes VKM Nr. 305/2020.

Page 26: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

26

Ndërkohë 26.5% e tyre shprehen se kanë qenë përfitues, 5.9% janë shprehur se ende nuk e kanë përfituar si dhe me po të njëjtën shifër ka patur të rinj të cilët nuk kishin asnjë informacion nëse familjarët e tyre e kishin përfituar ose jo një pagë të tillë.

Grafik 17: Përfitimi i ndihmës financiare për muajin Mars 2020

3.5. Mbështetja me paketa ushqimore përgjatë periudhës së karantinës Duke marrë shkas se në kohë karantine shumë prej familjeve mundet që të mos kishin të ardhura të mjaftueshme për të përballuar koston dhe shpenzimet jetike duke përfshirë këtu ushqimet, detergjentët apo dhe kostot për veshmbathje, të rinjtë pjesëmarës në këtë pyetësor janë pyetur nëse ata apo familja e tyre ishin ndihmuar me ndonjë paketë ushqimore nga qeveria, institucione të ndryshme, organizata të shoqërisë civile, organizata fetare, apo edhe individë. Lidhur me këtë pyetje rezulton se 92.6% e të rinjve dhe familjet e tyre nuk kanë marrë asnjë ndihmë ushqimore! Ndërkohë vetëm 7.4% e të rinjve janë shprehur se janë ndihmuar me paketa ushqimore nga qeveria, ministritë e linjës, bashkitë në qytetet ku jetojnë etj. Grafik 18: Përfitimi i ndihmës me paketa ushqimor

3.6. Situata post-karantinë në ndikimin e buxhetit familjar

Karantina padiskutim që në një moment do të ndërpritej dhe jeta do të rifillonte duke ju rikthyer normalitetit. Por si e mendojnë të rinjtë periudhën e post-karantinës bazuar në buxhetin e tyre familjar? Lidhur me këtë 38.2% e të rinjve shprehen se periudha post-karantinë do të ndikojë së tepërmi në një krizë financiare në familjen e tyre, si dhe në të ardhurat e tyre personale.

Page 27: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

27

Në vendin e dytë lidhur me këtë ndikim renditen me 33.8%, të rinjtë të cilët mendojnë se periudha post-karantinë do të ndikonte shumë pak në një krizë të mundshme të buxhetit të familjes së tyre apo dhe të buxhetit personal. Ndërsa 25% e të rinjve të tjerë shprehen se ende nuk e dinë se si do të jetë kjo situatë, ndoshta për faktin se në momentin që janë pyetur si çdo person tjetër nuk e parashikonin dot se sa do të zgjaste periudha e karantinës.

Grafik 19: Situata post-karantinë dhe ndikimi në një krizë të mudshme në buxhetin familjar dhe personal

3.7. Plani ekonomik i Qeverisë në zgjidhjen e krizës ekonomike

Në kushte pandemia apo edhe epidemie, qeveria dhe institucionet e saj luajnë një rol kyç në përballimin e tyre, duke përfshirë këtu masat dhe planet ekonomike në ndihmë të qytetarëve të saj, më së tepërmi për shtresat më vulnerable dhe të marxhinalizuara, si dhe në në kushte të vështira ekonomike. Por, në situata të tilla edhe pjesa e shoqërisë që mund të pozicionohet në nivelin mesatar apo mbimesatar ekonomik në këto situate mundet të preken nga një krizë ekonomike, duke marrë shkas mbylljen e vendeve të punës etj. Referuar kësaj, 55.9% e të rinjve shprehen se nuk mendojnë dhe nuk kanë shpresë se plani ekonomik dhe masat e Qeverisë shqiptare do të jepnin shpëtim ndaj krizës ekonomike. Ndërkohë 36.8% e tyre janë ende në pikpyetje nëse ky plan dhe këto masa do të kenë ndikim pozitiv ose jo, ndërsa vetëm 7.4% e të rinjve shprehen besimplotë se Qeveria shqiptare do të mund të jepte një zgjidhje me planin e saj ekonomik në përballimin dhe kalimin e krizës ekonomike nga karantina.

Grafik 20: Plani ekonomik i Qeverisë në përballimin e krizës ekonomike

Page 28: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

28

3.8. Vlerësimi i të rinjve ndaj masave të ndërmara prej Qeverisë

Duke ju referuar masave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare për të përballuar vështirësitë e shumta përfshi këtu dhe ato financiare, të rinjtë në këtë pyetësor janë pyetur mbi perceptimin dhe vlerësimin që ata kishin lidhur me këto masa. Ndërsa përgjigjet ishin nga më të ndryshmet, 63% e të rinjve nuk kishin besim aspak tek këto masa. Respektivisht 42.6% e tyre shprehen se këto masa janë sa për të kaluar rradhën ndërsa 20.6% e tyre shprehen se janë thjesht propagandë! Pavarësisht këtyre shifrave një pjesë tjetër e konsiderueshme e të rinjve që zinin 42.7% shpreheshin se këto masa ishin tepër pozitive (32.4%). Ndërkohë 5.9% e të rinjve i vlerësojnë këto masa si negative dhe jo ndihmuese.

Grafik 21: Opinioni i të rinjve mbi masat e ndërmarra nga Qeveria

3.9. Karantina dhe ndikimi tek dhuna në familje

Një tjetër element në të cilën është ndalur pyetësori i realizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri ishte ai i dhunës. Lidhur me këtë pikë, është synuar të vlerësohet ndikimi që mund të ketë patur karantina në uljen apo rritjen e dhunës brenda familjes në vendin tonë. Bazuar në këtë pyetje, 63.2% e të rinjve janë shprehur se karantina ka ndikuar në rritjen e dhunës brenda familjes ku respektivisht 39.7% e tyre mendojnë se ndikimi ka qenë i lartë ndërsa 23.5% e konsiderojnë këtë ndikim në një nivel pak më të ulët. Ndërkohë 20.6% e të rinjve të tjerë shprehen se nuk e dinë nëse ka patur apo jo një ndikim, si dhe vetëm 16.2% e vlerësojnë karantinës si aspak ndikuese në rritjen e dhunës ne familje.

Grafik 22: Ndikimi i karantinës në rritjen e dhunës në familje

32,4%

5,9%

42,6%

20,6%

10,3%

Pozitiv

Negativ

Sa për të kaluar rradhën

Janë propogandë

Janë të mirëmenduara

Page 29: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

29

Referuar ndikimit që karantina ka patur në rritjen e rasteve të dhunës në familje, 82.4% e të rinjve janë shprehur se dhuna psikologjike në familje është rritur në mënyrë drastike përgjatë kohës së karantinës, e ndjekur në vendin e dytë me 54.4% nga forma e dhunës fizike. Ndërkohë në vendin e tretë të rinjtë kanë renditur me përqindje të barabartë zgjedhjeje (51.5%) format e dhunës emocionale dhe ekonomike. Vlen për tu theksuar fakti se për këtë pyetje të rinjtë kanë patur mundësi zgjedhje më tepër sesa një formë dhune, kjo për të parë më mirë se si renditeshin këto forma prej tyre.

Grafik 23: Format e dhunës që kanë pësuar rritje në familje përgjatë periudhës së karantinës

Karantina sipas të rinjve ka ndikuar së tepërmi në rritjen e dhunës në disa forma të saj brenda familjes, por ndaj kujt është ushtruar më së tepërmi kjo dhunë? Lidhur me këtë, 88.1% e të rinjve janë shprehur se kjo dhunë është ushtruar ndaj vajzave dhe grave, të ndjekur në vendin e dytë nga fëmijët me 64.3% dhe në vendin e tretë me 26.2% kjo dhunë është ushtruar ndaj të moshuarve. Grafik 24: Kategoritë ndaj të cilëve është ushtruar më së tepërmi dhunë përgjatë kohës së karantinës

51,5%

82,4%

54,4%

51,5%

25,0%

0,0% 10,0% 20,0% 30,0% 40,0% 50,0% 60,0% 70,0% 80,0% 90,0%

Emocionale

Psikologjike

Fizike

Ekonomike

Seksuale

88,1%

2,4%

64,3%

11,9%

26,2%

0,0% 10,0% 20,0% 30,0% 40,0% 50,0% 60,0% 70,0% 80,0% 90,0% 100,0%

Ndaj vajzave dhe grave

Ndaj djemve dhe burrave

Ndaj fëmijëve

Ndaj adoleshentëve

Ndaj të moshuarve

Page 30: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

30

3.10. Të drejtat përballë karantinimit

Përgjatë muajve Mars, Prill dhe Maj 2020 kur Qeveria vendosi si në çdo shtet tjetër të aplikonte karantinën si një masë mbrojtëse kundrejt COVID-19, shpesh herë kishte njërëz që shfaqnin pakënaqësi ndak orareve dhe kufizimeve të caktuara. Lidhur me këtë, të rinjtë pjesëmarrës në këtë pyetësor janë pyetur nëse janë ndjerë në ndonjë moment të dhunuar në të drejtat e tyre për shkak të vendosjes së fashave të orareve për daljen nga shtëpia, ose jo?! Bazuar në grafikun nr. 23 rezulton se 67.6% e të rinjve janë ndjerë se të drejtat e tyre janë kufizuar dhe dhunuar ndaj këtyre fashave oraresh, respektivisht 38.2% e tyre janë ndierë më të dhunuar krahasuar me 29.4% e të tjerëve të cilët e ndienin këtë kufizim, por në një nivel pak më të ulët. Ndërkohë një masë e konsiderueshme e të rinjve dhe të rejave, konkretisht 32.4% e tyre janë shprehur se nuk janë ndjerë aspak të dhunuar në të drejtat e tyre përkundrazi kanë qenë mirëkuptues dhe vlerësues ndaj masave të ndërmarra si mbrojtëse ndaj COVID-19. Grafik 25: Të drejtat përballë karantinës dhe fashave të orareve të daljes nga shtëpia

3.11. Shqetësimet kryesore të të rinjve përgjatë karantinës

Përgjatë ditëve të karantinës, shqetësimet e çdo personi mund të varriojnë në dimensione të ndryshme prej frikës nga virusi, papunësia, të ardhurat, gjendja emocionale dhe psikologjike, frika për shëndetin e prindërve, gjyshërve, fëmijëve, procesi mësimor dhe shume e shumë të tjera. Por cilat janë disa prej shqetësimeve më kryesore që janë renditur prej të rinjve pjesëmarrës në këtë pyetësor? Në vendin e parë të rinjtë kanë renditur si shqetësim kryesor me 33.8% të ardhurat e pamjaftueshme si përgjatë karantinës ashtu dhe post-karantinë, e ndjekur në vendin e dytë me 29.4% frikën nga virusi dhe masat mbrojtëse që duhet të ndërmerrnin ndaj tij, si dhe në vendin e tretë me 22.1% frika lidhur me shëndetin. Ndërkohe ajo çka vërehet edhe nga grafiku nr. 24 është fakti se 17.7% e të rinjve janë të shqetësuar se mund të humbasin vendin e punës dhe të mbeten të papunë. Grafik 24: Shqetësimet e të rinjve përgjatë karantinës

14,7%

33,8%

19,1%

22,1%

29,4%

1,5%

7,4%

0,0% 5,0% 10,0% 15,0% 20,0% 25,0% 30,0% 35,0% 40,0%

Do mbetem pa punë

Nuk do kem të ardhura të mjaftueshme

Nuk do kem pushime këtë vit

Shëndeti im

Si do të mdbohemi nga virusi

Mezi po pres të dal nga karantina

Nuk kam asnjë shetësim

Page 31: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

31

3.12. Ndikimi i karantinës në marrëdhëniet e të rinjve me pjesëtarët e tjerë të familjes

Përkrahë shumë vështirësive të hasura përgjatë periudhës së karantinës, duket se kjo e fundit tek të rinjtë ka patur dhe ndikim pozitiv. Ndikim ky i reflektuar tek marrëdhënia e tyre me pjesëtarët e tjerë të familjes. 63.2% e të rinjve shprehen se karantina ka ndryshuar marrëdhëniet e tyre me pjesëtarët e tjerë të familjes, respektivisht 38.2% e tyre shprehen se ka ndikuar ndjeshëm ndërkohë që për 25% ka ndikuar disi. Ndërkohë 32.4% e të rinjve të tjerë shprehen se karantina nuk ka ndikuar në asnjë formë tek marrëdhënia me pjesëtarët e familjes, qoftë ky një ndikim për mirë apo për keq. Grafik 25: Karantina dhe ndikimi tek marrëdhënia e të rinjve me pjesëtarët e familjes

Referuar grafikut të mësipërm (nr 25) natyrshëm lind pyetja se si ka qenë ndikimi i karantinës për 63.2%? Bazuar në të dhënat e grafikut të mëposhtëm nr. 26, rezulton se për 41.2% të të rinjve karantina i ka forcuar më tepër këto marrëdhënie, për 21.6% të të rinjve i ka bërë më kuptimplota, ndërsa për 15.7% të të rinjve të tjerë i ka bërë më të lumtura përgjatë qëndrimit së bashku në shtëpi. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe të rinj të cilët në masën 21.5% janë shprehur përmes pyetësorit se qëndrimi në karantinë i ka acarruar dhe dëmtuar këto marrëdhënie.

Grafik 26: Format e ndryshimit të marrëdhëniës mes të rinjve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes

Page 32: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

32

4. KUADRI LIGJOR DHE INSTITUCIONAL PËR RININË NË SHQIPËRI

Thelbi i punës në këto 3 vite, përsa i përket kuadrit ligjor dhe atij institucional, ka qënë procesi i draftimit të Projekt-Ligjit për Rininë, i cili duhet të shërbejë si një mekanizëm rregullator për shërbimet dhe politikat për të rinjtë. Shqipëria duhet të përmbushë këto standarte, pasi është një vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe si e tillë, duhet të synojë tërësisht në respektimin dhe përmbushjen e nevojave të të rinjve në Shqipëri.

4.1 Ligji i Rinisë

Pavarësisht përpjekjeve që organizatat kryesore të shoqërisë civile zhvilluan që të rinjtë në Shqipëri të kishin një ligj që do të garantonte të drejtat dhe shërbimet bazë për ta, kjo nuk u arrit, për shkak se si Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë, insistuan që të miratonin një ligj që i përshtatej sa më shumë kërkesave të Qeverisë, të cilat, sipas edhe vetë tekstit të miratuar të ligjit, kanë si qëllim kryesor të vendosin rininë në tërësi dhe organizatat rinore në veçanti nën kontrollin politik absolut të saj. Pavarësisht se projekt-ligji asnjëherë nuk u pranua nga organizatat e shoqërisë civile, ai sidoqoftë u miratua në Kuvend në datën 4 Nëntor 2019 edhe pse Presidenti i Republikës, e ktheu atë në Kuvend, pasi e gjeti në shkelje të Kushtetutës dhe Konventave Ndërkombëtare, ku Shqipëria aderon. Procesi i shkrimit të Projekt-Ligjit të Rinisë u shoqërua me shumë sfida dhe mos-dakordësi në lidhje me transparencën dhe cilësinë e përgatitjes së tij, cilësi kjo që vendoste në pikëpyetje risitë dhe të mirat që ky ligj do të ofronte në të ardhmen për të rinjtë. Pavarësisht mangësive që ky projekt-ligj shfaqte në vetvete, mangësi këto të adresuara në çdo moment nga CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ANYN, këta të fundit me dëshirën e mirë për të përmirësuar sa më tepër këtë projekt-ligj përgjatë muajit Korrik 2019 morën pjesë në seancat dëgjimore të roganizuara me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, si dhe me Komisionin për Integrimin Europian. Përmes një analize dhe argumentimi që CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ANYN i bënë neneve që duhet të ndryshoheshin dhe shtoheshin, Komisioni i Edukimit (përgjegjës për miratimin dhe shqyrtimin nen për nen) vendosi që Projekt-Ligji për Rininë të kthehej për shqyrtim në muajin Shtator 2019 dhe të bëheshin ndryshimet e nevojshme të adresuara dhe rekomanduara nga organizatat e shoqërisë civile dhe vetë të rinjtë e të rejat. Përgjatë muajit shtator 2019, duket se u hap një dritë jeshile në komunikimin midis shoqërisë civile dhe vendimarrësve politikë. Situatë kjo që u pasua me rekomandime dhe sugjerime të adresuara nga organizatat e shoqërisë civile përfshi këtu CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ANYN, si dhe nga vetë të rinjtë e të rejat. Por më pas asnjë nga këto rekomandime nuk u morën në konsideratë nga depuetët e Parlamentit të Shqipërisë. Në konsultimin e mbyllur mes Kuvendit të Shqipërisë, respektivisht mes komisioneve përkatëse dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë e të rejat u lanë jashtë këtij konsultimi, i cili nuk solli asnjë ndryshim të kërkuar. Përkundrazi ky konsultim i mbyllur

Page 33: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

33

lejoi që projekt-ligji në fjalë me mangësitë e evidentuara të paraqitej dhe të miratohej me 79 vota pro në Parlament në datën 4 Nëntor 2019, në mungesë të plotë të opozitës. Edhe pse ky Ligj u miratua në këtë datë, përgjatë seancës plenare nuk munguan deputete si znj. Fatjona Dhimitri, znj. Rudina Hajdari, si dhe z. Ralf Gjoni që kanë adresuar zërin e të rinjve dhe kanë kundërshtuar miratimin e këtij ligji pa ndryshimet përkatëse të kërkuara. Menjëherë pas miratimit në Parlament, CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ANYN i’u drejtuan me një kërkesë të hapur Presidentit të Shqipërisë Sh.T.Z Ilir Meta ku i kërkuan kthimin për shqyrtim në Kuvend të Ligjit të Rinisë. Në datën 9 Dhjetor 2019, Zyra e Presidenti të Republikës njoftoi se nuk e dekretonte Ligjin e Rinisë! Refuzimi erdhi në një ditë simbolike, që përkonte me Ditën e Rinisë, duke i dhënë një mesazh të fortë Qeverisë dhe Kuvendit, duke deklaruar se në gjendjen aktuale Ligji i Rinisë ishte në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. Ndërkohë në ecurinë e miratimit apo edhe kundërshtive ndaj ligjit të rinisë ndikuan edhe lëvizjet administrative të cilat përkuan pikërisht në një kohë vendimtare për këtë ligj të rëndësishëm. Brenda kësaj periudhe dy prej Zv/Ministrave të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe përgjegjës të drejtpërdrejtë për ecurinë e të gjithë procesit të Ligjit të Rinisë në këtë institucion ndërruan pozicionet e tyre të punës duke shkaktuar një kaos të vërtetë në të gjithë vendimarjen. Një prej Zv/Ministrave të Arsimit, znj. Lorena Haxhiu përgjatë procesit të miratimit të ligjit më të domosdoshëm për të rinjtë në Shqipëri dha dorëheqjen nga detyra e saj si shkak i arrestimit të familjarit të saj për trafik vizash dhe klandestinësh. Gjithashtu, ky proces vijoi të shoqërohej në errësirë pasi vendimarja për emërimin e Zv/Ministres së tretë, e cila do të ishte përgjegjëse për këtë ligj, u bë në errësirë të plotë informative dhe pa asnjë konsultim as me shoqërinë civile dhe as me të rinjtë që janë përfituesit kryesorë nga ky ligj i rëndësishëm. Presidenti i Shqipërisë, ju përgjigj kështu ligjërisht edhe kërkesës që CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, i kishin drejtuar për të mos e dekretuar Ligjin e Rinisë. Ky ligj që në pikënisjen e tij, shfaqi probleme të thella ligjore dhe ndër të tjera nuk përputhej me kërkesat dhe pritshmëritë e të rinjve. Ligji i Rinisë, në versionin e miratuar nga Kuvendi, vendos nën diktatin e Qeverisë, Ministrit të Arsimit dhe të Kryetarëve të Bashkive, të gjitha organizatat dhe lëvizjen Rinore. Ai është në kundërshtim të plotë me standartet bazë të të drejtave të njeriut, të mbrojtura dhe të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë, si dhe aktet kryesore të OKB-së dhe të Këshillit të Europës. Ligji ka mungesë serioze të “check and balances” ndërmjet autoriteteve publike, të drejtave dhe përgjegjësive që ato gëzojnë, si dhe të rinjve, që janë përfitues dhe llogari-kërkues përkundrejt institucioneve që punojnë për ta. CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), janë të vetmet organizata që kanë ndjekur hap pas hapi të gjithë procesin e diskutimit dhe miratimit të projektligjit.

4.2. Aktet nënligjore në zbatim të Ligjit Nr. 75/2019 “Për Rininë” Pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme që ky ligj ka patur, përfshi këtu edhe mosdekretimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vijoi punën në heshtje dhe në mungesë të plotë konsultimi dhe transparence të akteve nënligjore të këtij ligji. Për një periudhë kohore 9 mujore, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nuk ndau asnjë informacion me të rintë e të rejat dhe organizatat e shoqërisë civile se çfarë do të ndodhte më tej me Ligjin e Rinisë. Pavarësisht situatës në të cilën vendi ynë kaloi referuar tërmetit të fuqishëm të 26 Nëntorit 2019 dhe COVID-19, përsëri MASR duhet të kishte informuar mbi procesin dhe vijueshmërinë e punës për hartimin e akteve nënligjore.

Page 34: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

34

Në datën 8 Korrik 2020, MASR dërgon të përgatitura dhe të pakonsultuara më parë, pesë akte nënligjore të Ligjit të Rinisë, ku pretendonte të realizonte një proces konsultimi online në vetëm dy ditë për akte kaq komplekse dhe tepër të rëndësishme! Një afat kohor ky i cili ishte në kundërshtim të hapur me Ligjin për Njoftimin dhe Konsultimin Publik të dokumentave zyrtare. Neni 15 i Ligjit cakton si afat për dorëzimin e komenteve apo rekomandimeve në lidhje me aktet e institucioneve shtetërore “brenda 20 ditëve nga data e njoftimit për hapjen e procesit dhe njoftimit të konsultimit publik”. Mungesa e një konsultimi paraprak përgjatë të gjithë procesit të përgatitjes së këtyre akteve nënligjore me organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë e të rejat, prodhoi akte nënligjore po aq të paqarta dhe me mangësi serioze si vetë Ligji për Rininë. Në vijim paraqiten disa problematika dhe paqartësish që karakterizojnë aktet nënligjore 8, 9, 13, 15 dhe 18 të Ligjit për Rinisë.

DRAFT-VKM: PËR MËNYRËN E KRIJIMIT, ORGANIZIMIT DHE FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË SË RINISË PËR EDUKIM, NDËRVEPRIM DHE AKTIVIZËM – ARENA Ky vendim ka për qëllim Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Rinisë për Edukim, Ndërveprim dhe Aktivizëm (në vijim ARENA), si person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për rininë, me seli në Tiranë. Referuar këtij akti nënligjor, ekspertët e CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ANYN përkrah paqartësisë së qëllimit dhe misionit të ARENA-s, adreson gjithashtu një seri mangësish që kërkojnë përmirësimet e nevojshjme:

1. Shkurtimi i përdorur “ARENA” është tërësisht i papërshtatshëm në lidhje me imazhin që duhet të projektojë një agjenci shtetërore sipas vetë kësaj VKM-je që mbron dhe promovon të drejtat e të rinjve. Sipas fjalorit shqip fjala ARENË ka kuptimin: arén/ë, -a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) sheshi në mes të cirkut a të stadiumit; fusha ku zhvillohet një ndeshje, një betejë etj.: arena e shfaqjes. 2. kuptim i figurshëm; fushë veprimtarie, ku ndeshen palë a rryma kundërshtare, skenë, shesh: në arenën ndërkombëtare (politike).

2. Misioni i ARENA-s është i paqartë se si kjo strukturë do të garantojë promovimin e të drejtave të të rinjve.

3. ARENA duke mos parashikuar qartë se si do të organizojë veprimtaritë për realizimin e funksioneve që lidhen me mbështetjen, nxitjen dhe promovimin e të drejtave të të rinjve rrezikon të mbivendosë punën e organizatave rinore dhe t’i konkurojë ato.

4. ARENA bie në kundërshtim me veten që si një strukturë e krijuar dhe në varrësi të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të mundet të marrë vendime cilësore të pavarura në lidhje me përzgjedhjen e programeve dhe projekteve të financuara nga buxheti i shtetit.

5. Duke qenë se ARENA nuk është e liçensuar dhe e akredituar ajo nuk mundet që të ofrojë kurse trajnimi, të japë çertifikata vlerësimi, si dhe të ofrojë shërbime të ndryshme komunitare për të rinjtë ashtu siç parashikon në këtë akt nënligjor.

6. Lidhur me ofrimin e shërbimeve komunitare, veprimtaria e ARENAs në këtë kuadër kushtëzohet nga fakti se shërbimet në komunitet janë të mirë organizuara përmes Ligjit për Ndihmën Shoqërore të vitit 2016. Si rrjedhojë këto shërbime mund të ofrohen vetëm nga subjekte të licensuara. Për aq kohë sa shërbimet rregullohen në këtë ligj, duhet që subjekti të jetë i licensuar për t’i ofruar ato. Duke qenë se ARENA nuk është e licensuar nuk mundet t’i ofrojë këto shërbime për aq kohë sa ligji nuk ja njeh si të drejtë.

7. Organizimi dhe funksionimi i ARENA nuk është i qartë dhe i saktë, kjo për shkak se duhet të bëhet me VKM dhe jo me rregullore të brendshme siç është parashikuar. Pranimi dhe largimi i punonjësve duhet të bëhet në bazë të procedurave që ka qeveria e Republikës së Shqipërisë. Mungesa e qartësisë dhe pasaktësisë së këtyre akteve shkon deri aty sa të thuhet se lirimi nga detyra bëhet me konkurim të hapur, i padëgjuar si proces më parë.

Page 35: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

35

DRAFT-VKM: PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE TË ZGJEDHJES SË ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË RINISË, SI DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE TË FUNKSIONIMIT TË TIJ” Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e kritereve dhe procedurave të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Rinisë (KKR), si dhe përcaktimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të tij. Bazuar në analizën e këtij vendimi, adresohen disa mangësi dhe paqartësi si vijim:

1. Emërimi dhe përzgjedhja e anëtarëve të KKR-së parashikohet të emërohen me urdhër të Ministrit përgjëgjës për rininë, pa një process të hapur përzgjedhës, kompetitiv dhe transparent të drejtuar nga të rinjtë për të rinjtë.

2. Kriteri i përfundimti të ciklit të parë të studimeve për të qenë anëtar i KKR-së përdoret si faktor diskriminues i hapur për t’i mohuar të rinjve dhe të rejave mbi moshën 15 vjeç dhe deri në moshën 21-22 vjeç dhe për t’i përjashtuar ata nga e drejta për t’u zgjedhur nga organet vendimmarrëse. Ndërkohë kjo pjesë është në kundërshtim të hapur me nenin 44 të Kushtetutën e Shqipërisë ku mosha minimale për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur është 18 vjeç. Gjithashtu është në kundërshtim të hapur me Ligjin e Rinisë ku përcaktohet se mosha minimale e një të riu është mosha 15 vjeçare.

3. Për të qenë anëtar i KKR-së në këtë akt nënligjor nuk përcaktohet qartë se çfarë parashikohet me konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjorë.

4. Kriteri për të qenë anëtar i KKR-së të mos kesh qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale është diskriminuese! Kjo sepse përjashton nga mundësia dhe privon të drejtën e të rinjve që mund të kenë qenë të dënuar dhe që janë kthyer dhe riintegruar në shoqëri Ky kriter është diskriminues pasi merret me gjendjen e tyre gjyqësore të një kohe të pacaktuar!

5. Kriteri i të qenit të punësuar për t’u bërë pjesë e KKR-së është diskriminues! Është e pakuptueshme se përse personi që aplikon si përfaqësues i organizatave rinore duhet domosdoshmërisht të jetë i punësuar ndërkohë që një i/e ri/re mund të jetë i/e papunë, nxënës, student, vullnetar, aktivist.

6. Në këtë akt nënligjor nuk është shpjeguar qartë se çfarë kuptimi në sensin ligjor ka emri i KKR-së. Si dhe nuk shpjegohet qartë se cilat janë veprimet apo mosveprimet të cilat mund të dëmtojnë rëndë veprimtarinë dhe emrin e KKR-së.

DRAFT-VKM: PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE QË DUHET TE PËRMBUSHË ORGANIZATA KOMBËTARE PËRFAQËSUESE RINORE” Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e kritereve dhe procedurave të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Rinisë (KKR), si dhe përcaktimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të tij. Disa prej mangësive të adresuara lidhur me këtë vendim janë si më poshtë:

1. Në këtë akt nënligjor është e paqartë nëse bëhet fjalë për krijimin e një organizae të re, apo bëhët fjalë për organizatat ekzistuese rinore (rrjet) që aplikojnë për të marrë statusin e organizatës kombëtare përfaqësuese rinore.

2. Kriteri se në Organizatën Kombëtare Përfaqësuese Rinore duhet të përfshihen 40 organizata, të cilat kanë minimalisht 200 anëtarë është totalisht i pakuptimtë dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, qoftë edhe intelektuale se përse duhet 40, 50 apo 100 organizata. Nuk ka një argument të saktë që bazon numrin e parashikuar prej 40 organizata dhe 200 anëtarë.

3. Ky akt nënligjor nuk përcakton dhe shpjegon qartë se si Organizata Kombëtare do të garantojë gjithëpërfshirjen dhe përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje.

Page 36: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

36

4. Ky akt nënligjor nuk mundet të detyrojë një organizatë të pavarur të krijojë apo jo bashkëpunime me organizma ndërkombëtare. Kjo sepse cënon të drejtën private të organizatës.

5. Përmes këtij akti nënligjor nuk përcaktohen dhe adresohen kriteret mbi të cilat do të bëhet përzgjedhja e Organizatës Kombëtare nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Agjencia e Rinisë për Edukim, Ndërveprim dhe Aktivizëm (Arena).

DRAFT VKM: PËR MËNYRËN E NGRITJES, ADMINISTRIMIT, MIRËMBAJTJES SË BAZËS SË TË DHËNAVE PËR RININË, SI DHE MËNYRËN E NDËRVEPRIMIT TË SAJ ME BAZAT E TJERA TË TË DHËNAVE SHTETËRORE Ky vendim ka për qëllim krijimin dhe funksionimin e bazës së të dhënave “Regjistri Elektronik për Rininë” (në vijim RER) për Agjencinë e Rinisë për Edukim, Ndërveprim dhe Aktivizëm (në vijim ARENA), përmbajtja e së cilës publikohet në portalin “Për Rininë”. Disa prej mangësive të adresuara lidhur me këtë vendim janë si më poshtë:

1. Përmes këtij akti nënligjor mbi nivelin e mbledhjes së të dhënave dhe analizës së të dhënave nga përshkrimi i dhënë krijohet përshtypja sikur ARENA nuk është një agjenci që punon për rininë në Shqipëri, por SHISH. Rekomandohet që ky akt të rishikohet plotësisht, sepse mënyra se si është krijuar, krijon premisa për ta shfrytëzuar informacionin në mënyrë të padrejtë dhe që mund ta ekspozojë ARENA-n në ndjekje penale të vazhdueshme si dhe të stafit të saj.

2. Prej këtij akti nënligjor përjashtohen dhe lihen jashtë të gjithë ata të rinj dhe grupime rinore që bëjnë më shumë punë sesa ato organizata rinore dhe për të rinjtë që e kanë statusin aktiv apo pasiv!

3. Në mbledhjen e të dhënave parësore të parashikuara në këtë akt nënligjor ka shumë detaje dhe informacione si numri i punonjëse, numri i anëtarësimeve në organizatë të cilat nuk do të sillnin ndonjë risi apo do të shërbenin si një informacion i mbledhur tek RER.

4. Në këtë akt nënligjor nuk parashikohet në asnjë moment ruajtja e konfidencialitetit dhe mbrojtja e të të dhënave të mbledhura sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave. Në këtë pikë nuk kemi një mënyrë të përcaktuar se si do mbrohen organizatat për mbrojtjen e të dhënave për ndarjen me palë të treta.

5. Nuk përcaktohet qartë se cili është qëllimi specifik dhe çfarë do të kuptohet me këtë të fundit lidhur me grumbullimin e të dhënave të organizatave. Një gjë e tillë kaq evazive dhe lehtësisht e diskutueshme mund të çojë në rrezikim të thyerjres së konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave të organizatave.

6. Rregullat e përdorimit të të dhënave që konsiderohen të dhëna personale qoftë dhe kur janë të dhëna organizate nuk mund të rregullohen me Rregullore të Brëndshme siç parashikohet në këtë akt nënligjor përmes rregullores së RER, por rregullohen vetëm nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

DRAFT-VKM: PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE TË PËRZGJEDHJES SË ORGANIZATAVE RINORE DHE / OSE PËR TË RINJTË, QË PËRFITOJNË FINANCIME NGA FONDET GRANT NGA BUXHETI I SHTETIT, TË DEDIKUARA PËR RININË Agjencia e Rinisë për Edukim, Ndërveprim dhe Aktivizëm (në vijim ARENA), nëpërmjet fondit grant të dedikuar për rininë, të parashikuar e miratuar në ligjin vjetor të buxhetit, financon projektet e propozuara nga organizatat rinore dhe/ose organizatat për të rinjtë. Disa prej komenteve dhe sugjerimeve bazuar në mangësitë përkatëse të këtij vendimi janë si më poshtë:

Page 37: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

37

1. Përmes këtij akti nënligjor nuk krijohen hapësira financimi për të rinj e të reja si individë apo edhe grupimet rinore informale. Pavarësisht se është e kuptueshme që përmes financimit të projekteve nga Buxheti i Shtetit duhet që organizatat të jenë të regjistruara, është shumë e rëndësishme që të krijohet një hapësirë financimi dhe për të rinjtë si individë, si dhe për grupimet rinore informale të cilat janë të shumta në numër në mbarë vendin.

2. Nuk përcaktohet qartë anëtarësia dhe përbërja e Komisionit të Përzgjedhjes së projekteve fituese, kjo do të linte hapësira për një konfliktit të mundshëm interesi. Referuar kësaj sugjerohet që Anëtarë të Komisionit përzgjedhës nuk duhet të jetë asnjë nga anëtarët e KKR-së.

4.3 Plani Kombëtar për Rininë (2015-2020)

Qeveria shqiptare, rreth 5 vite më parë, në 6 Maj 2015, Qeveria Shqiptare miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë (2015- 2020). Përgjatë gjithë periudhës së përgatitjes, rishikimit dhe konslutimit të këtij Plani Kombëtar, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) luajti një rol aktiv me të rinj e të reja dhe organizatat anëtare të saj. Plani caktoi një sërë detyrash për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, institucionet në varësi të saj, ministritë e tjera të linjës dhe bashkitë, të cilat janë përgjegjëse për arritjen e objektivave të tij. Edhe sot kur përgatitet ky Raport Kombëtar, Plani vijon të mbetet i pa zbatuar në tërësinë e tij dhe nuk ofron asnjë të dhënë për mënyrat dhe vlerat e zbatimit të tij. Deri në fund të vitit 2017, ai ishte zbatuar në një masë tepër të vogël të tij, dhe kishte arritur deri në masën 21%. Aktualisht që flasim ende nuk dihet zyrtarisht se sa është vlera e vërtetë e zbatimit të këtij plani, sepse nuk ka një raport monitorues nga vetë Ministria përkatëse që është përgjëgjëse për zbatimin e tij. Indikatorët e matjes dhe zbatimit të këtij Plani Kombëtar të Veprimit, nuk janë përmbushur, kjo si shkak i mungesës së një Programi Buxhetor për të Rinjtë në buxhetin e përgjithshëm të Ministrisë, duke rritur së tepërmi mundësitë që ky Plan të dështonte në zbatimin e tij. Mungesa e një skeme financimi të rregulluar me Ligj për mbështetjen e OSHC-ve të të rinjve dhe forumeve politike, pengoi zbatimin e Planit të Veprimit, pasi organizatat, si agjentë të ndryshimit, nuk mundën të angazhohen në mënyrë efektive për të zbatuar një apo disa elemente të Planit Kombëtar për të Rinjtë. Momentet në të cilat përgatitet Raporti i 3 Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020” vjen edhe në vitin e fundit që është planifikuar zbatimi i këtij Plani Kombëtar kaq shumë të rëndësishëm për të rinjtë. Por deri më sot, asnjë Raport Monitorimi apo Vlerësimi nuk është përgatitur nga Qeveria për zbatimin e PKV-së! Mungesa e monitorimit dhe vlerësimit 6 mujor dhe atij vjeçar të Planit, përmbushjes së indikatorëve dhe realizimit të aktiviteteve të parashikuara, mungesa e kërkesë-llogarisë brenda vetë Ministrisë, matjes së performancës së stafit të zyrave respektive, krijuan një vakum të shtrirë në kohë të mos-zbatimit të Planit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri. Si rezultat, thuajse 5 vjet pas miratimit të Planit, asnjë Raport Monitorimi apo Vlerësimi nuk është përgatitur nga strukturat e ngarkuara me këtë funksion.

4.4 Kuadri institucional për Rininë në Shqipëri

Insitucionet në Shqipëri, duke kaluar kopmetencat e tyre nga një ministri në tjetrën, apo nga një drejtori në tjetrën, kanë ndikuar në një çorientim rrënjësor të sistemit institucional për rininë në Shqipëri. Në zbatim të Planit Kombëatar të Veprimit për Rininë 2015-2020, Qeveria Shqiptare duhet të kishte tashmë të ngritur një kuadër të plotë institucional të mbështetjes së rinisë në Shqipëri. Megjithatë, mosbatimi i planit dhe riformatimi i Ministrive në Shtator 2017, solli si rrjedhojë kalimin e çështjeve rinore ne administrim të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke krijuar një dobësim dhe mosrakordim të çështejeve të të rinjve.

Page 38: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

38

Mungesa e strukturës institucionale në nivel qendror dhe lokal nuk e bëri të mundur zbatimin e Planit dhe aktiviteteve të parashikuara, si rrjedhojë edhe përmbushjen e objektivave të vendosur. Ndonëse Plani parashikonte krijimin e një grupi ndër-ministror për monitorimin e zbatimit të tij, nuk rezulton që ky grup të jetë ngritur apo të ketë funksionuar ndojëherë. Mospasja e një stafi të plotë me të rinj dhe për të rinjtë (vetëm 2 veta), në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Sporteve dhe Rinisë, kapacitetet tepër të kufizuara të këtij institucioni për të kryer punë për të rinjtë, mungesa e informacionit transparent të roleve dhe përgjegjësive të tyre, vetëm e shtuan paqartësinë mbi rolet e strukturave dhe funksionet e tyre përkatëse. Tre vite më parë, riorganizimi i Ministrive dhe funksioneve të tyre solli dhe shkrirjen e të vetmes Drejtori së Politikave Rinore në Ministrinë e Mirëqënies, Sociale dhe Rinisë, e cila ishte përgjegjëse për zhvillimin e politikave rinore dhe zbatimin e tyre. Ndërsa me shkrirjen e kësaj drejtorie, u krijua për herë të parë edhe portofoli i një Zv. Ministri për Rininë i cili do të ishte përgjegjësi kryesor dhe pika kyçe e lidhjes institucionale midis të rinjve në Shqipëri dhe MASR-së. Aktualisht Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, së cilës i’u bashkangjit edhe rinia, pavarësisht portofolit të Zv. Ministrit të Rinisë, nuk ka ende asnjë sektor apo drejtori e cila mbulon vetëm problematikat e të rinjve dhe të rejave. Me kohë është adresuar nevoja për ngritjen urgjente të Drejtorisë së Politikave për Rininë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, por ende sot e kësaj dite kjo drejtori nuk është ngritur. Nevoja emergjente për ngritjen e saj, vjen pasi ky departament mund të shërbejë si njësi zbatuese e Planit Kombëtar të Veprimit në Shqipëri, si dhe të përfshijë të rinjtë në qeverisje. Gjithashtu kjo strukturë duhet të ketë për detyrë edhe përgatitjen e raporteve periodike të zbatimit të PKVR-së, të fuqizimit të organizatave rinore, përgatitjes së propozimeve për politika specifike për të rinjtë etj. Vlen për t’u theksuar fakti se vetëm një Zv. Ministër për Rininë nuk mjafton për të bërë të gjithë punën që do të shërbente për 23.2% e popullsisë shqiptare që janë të rinjtë.

Shërbimi Kombëtar për Rininë17

Shërbimi Kombëtar për Rininë (SHKR) është i vetmi institucion shtetëror që implementon dhe zbaton politikat rinore. SHKR siguron mbështetjen dhe përfshirjen e Rinisë në çdo fushë social–kulturore. Qëllimi i SHKR është të mbështesë të rinjtë duke ngritur kapacitete dhe promovuar pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje. SHKR, nëpërmjet projekteve të saj, ndërgjegjëson të rinjtë për një jetë më të shëndetshme duke i inkurajuar që të vënë në përdorim aftësitë e tyre për punësim dhe edukim profesional. Shërbimi Kombëtar për Rininë është institucioni përgjegjës për krijimin e hapësirave rinore siç janë Qendrat Rajonale Rinore. Ato zhvillojnë aktivitete duke promovuar grupe dhe individë të ndryshëm në çdo fushë të jetës social-publike dhe kulturore.

Sektori i Rinisë në Bashki

Një sektor që në dukje i jep frymëmarrje të rinjve në çdo pushtet lokal në Shqipëri, pra Sektori i Rinisë në çdo bashki, duket se nuk është krijuar, apo është pothuaj inekzistent. Me përjashtim të Tiranës, nuk ka informacion nëse bashkitë e tjera kanë një sektor/strukturë specifike për rininë, si dhe një zë buxhetor për të rinjtë në territorin e tyre. Mungesa e bazës ligjore dhe rregullatore që do të bënte të mundur koordinimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit, mos-pasja e një Ligji për Rininë në Shqipëri, mungesa e një strukture horizontale dhe vertikale të zbatimit të politikave rinore dhe punës me dhe për të rinjtë e bëri thuajse të pamundur zbatimin e Planit, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal.

17 Faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Rinisë. Ku informacion mund të të lexohet i plotë në këtë lidhje http://rinia.gov.al/

Page 39: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

39

Qendrat Rinore

Hapësirat rinore multifunksionale në 61 Bashkitë e vendit, janë të pakta krahasuar me nevojën e të rinjve për t’u angazhuar dhe përfshirë në aktivitete të ndryshme sociale, kulturore, artistike etj. Shqipëria numëron gjithësej vetëm 6 qendra rinore. Respektivisht tre të hapura nga ish-Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, si dhe më pas nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të cilat ndodhen në qytetet e Tiranës, Vlorës dhe Korçës dhe tre qendra të tjera në nivel bashkie, përkatësisht në Elbasan, Shkodër dhe Tiranë. Vlen për t’u theksuar fakti se aktualisht në qytetin e Tiranës, Qendra Rinore e hapur prej ish-Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë nuk është funksionale, sepse dita ditës në territorin e saj pritet të fillojë ndërtimi i një godine shumëkatëshe. Ndërkohë Qendra Multifunksionale TEN, për gati dy vite (përmes një Vendimi të Këshillit Bashkiak Tiranë) është e aksesueshme nga të rinjtë dhe organizatat rinore vetëm përkundrejt një pagese. Referuar modelimit dhe funksionimit të qendrave rinore, qyteti i Shkodrës mund të konsiderohet si modeli më i suksesshëm ku Bashkia prej gati dy vitesh ka hapur një qendër rinore ku për nga funksionimi dhe shërbimet që ofrohen në të duhet të shërbejë si shembull për të gjitha bashkitë në qytetet e tjera të Shqipërisë, si dhe për vetë Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Qendrat Rinore duhet të jenë hapësira ku të rinjtë të mundet të marrin shërbime të ndryshme miqësore. Sipas Anketës Kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019”, të rinjtë e intervistuar janë shprehur se Qendrat Rinore të cilat mund të jenë hapur në qytetet e tyre, ekzistojnë thjesht si hapësira fizike ku në të cilat ofrohet shumë pak ose aspak shërbime, aktivitete nga vetë këto qendra. 36% e të rinjve janë shprehur se Qendrat Rinore në qytetet ku jetojnë janë funksionale dhe në dobi të të rinjve. Ndërsa 74% e të rinjve të tjerë shprehen se nuk janë funksionale dhe nuk kanë asnjë informacion mbi funksionimin dhe shërbimet që ofrojnë këto qendra rinore për të rinjtë.

Bordet Rinore Këshillimore

Në Tetor të vitit 2014, CRCA Shqipëri lehtësoi për herë të parë në Këshillin Bashkiak të Tiranës krijimin e një strukture mjaft të suksesshme këshillimore për të rinjtë, atë të Bordit Rinor Këshillimor. Ky Bord u krijua nga të rinjtë dhe kishte për qëllim ndikimin e vendimeve të Këshillit Bashkiak Tiranë lidhur me çështjet që prekin të rinjtë dhe komunitetin në të cilin jetojnë, si dhe përçimin e zërit të tyre në vendimarrjen lokale në Tiranë. Kjo strukturë u përqafua shumë shpejt dhe nga disa qytete të tjera si Shkodra, Vlora, Durrësi ku në këto Borde Rinore Këshillimore ishin të përfshirë përfaqësues të organizatave rinore, forumeve politike rinore, si dhe këshillave studentorë. Referuar funksionimit dhe organizimit deri më tani të shumë Bashkive në Shqipëri ku mungojnë strukturat rinore këshillimore, sektorët e rinisë, apo edhe drejtori të veçanta për të rinjtë, shihet e nevojshme ngritja e këtyre Bordeve Rinore Këshillimore për të siguruar pjesëmarrjen e plotë të të rinjve, e cila është një nivel më i lartë i marrëdhënies dykahëshe, ku qytetarët janë të përfshirë në mënyrë aktive në propozimin e alternativave të politikave dhe në formësimin e dialogut për to.

Aleanca e Këshilltarëve të Rinj Tiranë

Në dhjetor 2016, CRCA Shqipëri së bashku me Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dhe Lidershipin e të Rinjve të Tiranës (LRT), në kuadër të programit “Tirana: Qyteti Im – Zëri Im”, të mbështetur nga Olof Palme International Center dhe Qeveria Suedeze lehtësuan dhe mbështetën punën për krijimin e Aleancës së Këshilltarëve të Rinj Tiranë në Këshillin Bashkiak Tiranë. Një strukturë kjo e cila prej krijimit synonte të sillte sa më afër këshilltarët e rinj në Këshillin Bashkiak Tiranë me të

Page 40: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

40

rinjtë dhe të rejat në Tiranë për zgjidhjen e problematikave të këtyre të fundit, si dhe për rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së tyre në vendimarrje dhe proceset politik-bërëse. Këshilltaret e rinj të Këshillit Bashkiak Tiranë, për më shumë se 6 muaj punuan përgjatë vitit 2016, për krijimin e Aleancës së Këshilltare të Rinj Tiranë. Aleanca e Këshilltarëve të Rinj në Këshillin e Bashkisë Tiranë është një grup informal i këshilltarëve të rinj (nën moshën 35 vjec) të Këshillit Bashkiak Tiranë. Ata vinë së bashku nën këtë grupim pavarësisht përkatësive të ndryshme politike për të përfaqësuar e avokuar për zgjidhjen e problematikave të të rinjve të Tiranës. Aleanca synon të krijojë një klimë mbështetëse për çështjet e të rinjve nga Këshilli Bashkiak dhe Bashkia e Tiranës dhe gjithashtu të fuqizojë anëtarët e vet dhe këshilltarët e rinj të qyteteve të tjera. Këshilli Bashkiak i Tiranës në fund të zgjedhjeve të vitit 2015 hyri në histori në Shqipëri, si i pari këshill që për herë të parë kishte mbi 40% të rinj e të reja. Duke qenë se përfaqësimi i të rinjve është rritur ndjeshëm në Këshillin Bashkiak të Tiranës duke përbërë 40% të tij, kjo duhet të reflektojë edhe përmirësim të cilësisë dhe aspekteve të tjera të jetës së të rinjve që jetojnë, studiojnë dhe punojnë në Tiranë. Aleanca e Këshilltarëve të Rinj përmes veprimeve të përbashkëta synon në çdo moment të ndikojë në përmirësimin dhe hartimin e politikave lokale favorizuese për të rinjtë që rrjedhimisht do të çonte në përmirësimin e jetës dhe fuqizimin e tyre. Aleanca e Këshilltarëve të Rinj Tiranë ka për qëllim fuqizimin e këshilltarëve të rinj, avokimin për tu dhënë zë problematikave të të rinjve të Tiranës, si dhe nxitjen e krijimit të politikave e programeve lokale për mbështetjen e tyre. Objektivat e AKRT-së janë: Të rrisë kapacitetet e këshilltarëve të rinj në Tiranë dhe në rrethe, me synim rritjen e cilësisë së të rinjve të përfshirë në politikë, atyre që aspirojnë të angazhohen, si dhe kandidatëve të ardhshëm, përmes ndërmarrjes se iniciativave për krijimin dhe fuqizimin e potencialit politik të tyre (trainime, vizita studimore, binjakëzime etj), përmes mekanizmave politikë, juridikë e socialë (lobim dhe avokim pranë lidershipeve të partive përkatëse mbi kriteret e standartet meritokratike të kandidatëve të rinj, qëndrime publike, propozime për ndryshime ligjore, përfshirë kodin zgjedhor etj); dhe përmes promovimit të modeleve pozitive të të rinjve në politikë dhe vendimarrje. Ky model suksesi i krijuar për herë të parë në Shqipëri në Këshillin Bashkiak Tiranë, u synua për t’u krijuar me mbështetjen e CRCA Shqipëri nga disa këshilltarë të rinj në disa Këshilla Bashkiakë të vendit, si Elbasani, Korça, Shkodra. Pavarësisht dëshirës së këshilltarëve të rinj për të qenë më pranë të rinjve dhe problematikave të tyre përmes kësaj strukture, situata politike e krijuar në zgjedhjet vendore të vitit 2019 e vështirësoi shtrirjen e këtij modeli në këto qytete, si dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Kjo për faktin se Aleanca e Këshilltarëve të Rinj ka në parimet e saj gjithëpërfshirjen dhe sjelljen bashkë të këshilltarëve të Rinj në Këshillat Bashkiakë nga çdo lloj force politike, për të tejçuar frymën e bashkëpunimit në interesin më të lartë të zgjidhjes së problematikave të të rinjve në vend.

Parlamentet Rinore në Tiranë, Peshkopi, Kavajë Sipas INSTAT, mbi 216.122 nxënës ndjekin arsimin e mesëm publike në Shqipëri.18 Pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve ka një rëndësi të madhe për demokracinë. Ajo krijon një mjedis ku fëmijët dhe të rinjtë mund të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre, informohen, informojnë të tjerët dhe vendosin së bashku me të rriturit për atë që është më e mira për ta. Ky mjedis përfshin edhe hapësirat ku fëmijët dhe të rinjtë mësojnë, ndajnë dhe ndërtojnë përvojat e tyre të vendimmarrjes, gjë që i përgatit ata për arsimimin e sotëm dhe të ardhëm, punësimin e tyre dhe kontribuon në reduktimin e pabarazive, diskriminimit apo përjashtimit social. CRCA/ECPAT Shqipëri, që prej krijimit të saj, ka qenë në ballë të nxitjes së pjesëmarrjes së adoleshentëve dhe të rinjve në çdo nivel. Mbështetja e vazhdueshme për Rrjetin Kombëtar për të

18 INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://www.instat.gov.al/al/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-arsimi/arsimi/#tab2

Page 41: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

41

Rinjtë në Shqipëri, Aleancën Kombëtare të Studentëve, Aleancën e Këshilltarëve të Rinj Tiranë, Bordit Rinor Këshillimor Tiranë etj., ka avancuar të drejtar e adoleshentëve dhe të të rinjve në shumë institucione dhe komunitete. Megjithatë, deri në Qershor 2018 adoleshentët dhe të rinjtë ende nuk i kishin të gjitha mekanizmat e nevojshëm për t'u bashkuar dhe propozuar ndryshimet enevojshme që e bëjnë më të mirë jetën, arsimin dhe komunitetet ku ata jetojnë. Në kuadër të këtyre mekanizmave të domosdoshëm pjesëmarrje dhe mobilizimi për rininë në Qershor 2018, pas një pune disa mujore të rinjtë e gjimnazeve të kryeqytetit prezantuan Parlamentin Rinor të Tiranës, një strukturë kjo që i vendos ata në pozitat e deputetëve për të gjitha politikat rinore në Tiranë. Parlamenti u ideua dhe mbështet si një mekanizëm i nevojshëm nga CRCA/ECPAT Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe Koalicionit për Arsimin në Shqipëri (ACE). Parlamenti Rinor Tiranë është rrjeti më i madh i nxënësve të shkollave të mesme publike, të moshës 14-19 vjeç, të cilët vijnë së bashku për të përmirësuar pjesëmarrjen e tyre në debatet publike dhe proceset demokratike për të drejtat dhe përgjegjësitë. Parlamenti Rinor i Tiranës është strukturuar në bazë të modelit të Parlamentit Shqiptar dhe ka komisionet e tij. Bazuar në suksesin e modelit të Parlamentit Rinor Tiranë, CRCA/ECPAT Shqipëri në muajin Maj dhe Dhjetor 2019 mbështeti nxënësit e shkollave të mesme publike në qytetin e Peshkopisë dhe Kavajës për krijimin e Parlamenteve të tyre në Kavajë dhe Peshkopi. Parlamentet Rinore në Tiranë, Kavajë dhe Peshkopi promovojnë të drejtat e nxënësve të shkollave të mesme dhe çështjeve të tyre në nivel lokal dhe kombëtar. Ato nxisin hartimin e politikave, ligjeve dhe programeve për mbështetjen e nxënësve të gjimnazeve në Tiranë, Peshkopi, Kavajë dhe më gjerë. Parlamentet synojnë në çdo moment të rrisin angazhimin dhe përfaqësimin e të rinjve në të gjitha fazat e vendimarrjes. Referuar nxitjes dhe rritjes së angazhimit të adoleshentëve dhe të rinjve përmes këtyre parlamenteve rinore dhe forcimit të llogaridhënies së zyrtarëve publikë, kjo strukturë rekomandohet që të përqafohet nga çdo Zyrë Vendore Arsimore për të krijuar Parlamente Rinore në çdo qytet të Shqipërisë. Vlen për t’u theksuar fakti se përgjatë vitit 2019 CRCA/ECPAT Shqipëri duke i’u referuar interesit dhe përfshirjes tepër të lartë të të rinjve në këto Parlamente Rinore i kërkoi Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë krijimin së bashku të Parlamentit Rinor Shqiptar, gjë që e cila nuk u arrit asnjëherë. Kjo për faktin e një mosrakordimi në këtë proxes mes CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Paralelisht me punën prej më shumë se një vitit të CRCA/ECPAT Shqipëri, në datën 31 Tetor 2019 Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë themeloi me nxënësit e shkollave të mesme Parlamentin e Nxënësve Shqiptarë. Pas 10 muaj krijimi të Parlamentit të Nxënësve Shqiptarë nga ana e MASR, ende nuk njihet se cila është struktura drejtuese e këtij parlamenti, si dhe nuk ka asnjë informacion mbi aktivitetet e parashikuara apo arritjet në zgjidhjen e problematikave të nxënësve, si dhe padiskutim faktin se sa është arritur rritja e pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimarrëse dhe politik-bërëse për çështje që lidhen me ta.

Page 42: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

42

5. GJETJET DHE REKOMANDIMET KRYESORE

5.1. Gjetjet më kritike

Raporti “Rinia në Shqipëri 2020”, paraqet të dhëna dhe vlerësime të problemeve të të rinjve në vendin tonë, por theksin më të fortë duhet ta përqëndrojmë në shifrat e larta, të cilat përçojnë edhe aktualitetin e situatës së të rinjve e të rejave në mbarë vendin. Ndër gjetjet më kritike të këtij raporti, renditen papunësia, kriminaliteti, emigrimi dhe cilësia e Ligjit të Rinisë. Në këtë raport kemi kërkuar të fokusohemi fillimisht në gjetjet më kritike të cilat u qartësuan në Pyetësorin Kombëtar "Si ka ndikuar mbyllja për shkak të virusit COVID-19 në jetën tuaj?”, realizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri përgjatë mbylljes së detyruar që përjetoi Shqipëria gjatë pandemisë COVID19. Nga këto gjetje bie në sy numri i lartë i të rinjve të cilët jo vetëm kanë përjetuar papunësinë në familjet e tyre, por edhe dhunën e shtuar brenda familjes dhe mosbesimin në masat apatike që morri Qeveria gjatë kësaj periudhe.

• 48.5% e të rinjve (pjesëmarrës të pyetësorit "Si ka ndikuar mbyllja për shkak të virusit COVID 19 në jetën tuaj?”) deklaruan se karantina COVID 19 ndikoi në humbjen e vendit të punës të një prej familjarëve të tyre.

• 92.6% e të rinjve, konfirmojnë se familjet e tyre nuk kanë marrë asnjë ndihmë ushqimore përgjatë pandemisë! Ndërkohë vetëm 7.4% e të rinjve janë shprehur se janë ndihmuar me paketa ushqimore nga qeveria, ministritë e linjës, bashkitë në qytetet ku jetojnë etj.

• 63.2% e të rinjve të këtij pyetësori kanë deklaruar se mbyllja e detyruar ka ndikuar në rritjen e dhunës brenda familjes ku respektivisht 39.7% e tyre mendojnë se ndikimi ka qenë i lartë ndërsa 23.5% e konsiderojnë këtë ndikim në një nivel pak më të ulët. Lidhur me këtë 82.4% e të rinjve mendojnë se dhuna psikologjike në familje është rritur në mënyrë drastike përgjatë kohës së karantinës, e ndjekur në vendin e dytë me 54.4% nga forma e dhunës fizike. Ndërkohë në vendin e tretë të rinjtë kanë renditur me përqindje të barabartë zgjedhjeje (51.5%) format e dhunës emocionale dhe ekonomike.

• 67.6% e të rinjve kanë deklaruar se janë ndjerë të dhunuar dhe të kufizuar në të drejtat e tyre si shkak i kufizimeve të orareve që vendosi qeveria, respektivisht 38.2% e tyre janë ndjerë më të dhunuar krahasuar me 29.4% e të tjerëve të cilët e ndienin këtë kufizim por në një nivel pak më të ulët.

• Ndërkaq, 88.1% e të rinjve deklarojnë se vajzat dhe gratë janë viktimat e dhunës përgjatë pandemisë, të ndjekura në vendin e dytë nga fëmijët me 64.3% dhe në vendin e tretë me 26.2% kjo dhunë është ushtruar ndaj të moshuarve.

• 63% e të rinjve përgjatë pandemisë nuk kanë patur aspak besim në masat që ndërmorri Qeveria shqiptare për përballimin e vështirësive, përfshi edhe ato

Page 43: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

43

financiare. Respektivisht 42.6% e tyre shprehen se këto masa ishin të pamjaftueshme, ndërsa 20.6% se ishin thjesht propaganda e tyre shprehen se janë thjesht propagandë!

• 61.8% e të rinjve konfirmuan se familje e tyre nuk kanë përfituar ndihmën financiare përgjatë lock-down të muajit Mars 2020, referuar kjo vendimit të Qeverisë. Ndërkohë 26.5% e tyre shprehen se kanë qenë përfitues, 5.9% janë shprehur se ende nuk e kanë përfituar si dhe me po të njëjtën shifër ka patur të rinj të cilët nuk kishin asnjë informacion nëse familjarët e tyre e kishin përfituar ose jo një pagë të tillë.

• Përgjatë karantinës 33.8% e të rinjve konsideronin si shqetësimin kryesor të ardhurat e pamjaftueshme si përgjatë karantinës ashtu dhe post-karantinë, e ndjekur në vendin e dytë me 29.4% frikën nga virusi dhe masat mbrojtëse që duhet të ndërmerrnin ndaj tij, si dhe në vendin e tretë me 22.1% frika lidhur me shëndetin.

• 17.7% e të rinjve përgjatë karantinës ndiheshin të shqetësuar se mund të humbisnin vendin e punës dhe të mbeteshin pa papunë. Mes këtyre 17.7% e të rinjve pjesa e madhe i përket 659 mijë personave të cilët përgjatë vitit 2019-2020 kanë qenë të punësuar në sektorin e call-center, ku siç edhe dihet pjesa më e madhe e tyre janë të rinj e të reja.

• 63.2% e të rinjve shprehen se karantina ka ndryshuar marrëdhëniet e tyre me pjesëtarët e tjerë të familjes. Referuar kësaj për rezulton se për 41.2% të të rinjve karantina i forcuar më tepër këto marrëdhënie, për 21.6% të të rinjve i ka bërë më kuptimplota, ndërsa për 15.5% të të rinjve të tjerë i ka forcuar akoma dhe më tepër përgjatë qëndrimit së bashku në shtëpi.

• Referuar planit ekonomik të qeverisë për zgjidhjen e krizës, 55.9% e të rinjve nuk mendojnë dhe nuk kanë shpresë se plani ekonomik dhe masat e Qeverisë shqiptare do japin shpëtim ndaj krizës ekonomike. vetëm 7.4% e të rinjve shprehen besimplotë se Qeveria shqiptare do të mund të jepte një zgjidhje me planin e saj ekonomik në përballimin dhe kalimin e krizës ekonomike nga karantina.

• Ndër gjetjet më kritike në këtë raport vijon të mbetet niveli i lartë i ikjes së të rinjve nga Shqipëria, ku në dhjetë vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 140.390 të rinj dhe të reja. Ndërsa INSTAT nuk shfaq të dhëna mbi migrimin e të rinjve, studime ndërkombëtare, tregojnë se ritmet e ikjes së të rinjve nga vendi ynë janë të larta, duke e detyruar Shqipërinë të shpopullohet tërësisht brenda 70 viteve të ardhshme.

• Një tjetër gjetje është edhe papunësia e të rinjve, e cila vijon të shënojë disnivele mes të dhënave zyrtare dhe atyre të studimeve apo sondazheve të organizatave të ndryshme. Ndërsa INSTAT e shpall papunësinë e të rinjve në masën 21,7, një tjetër studim e nxjerr këtë statistikë në rreth 51 % e të rinjve që vuajnë papunësinë në vendin tonë.

• Të rinjtë e diplomuar vuajnë nivelin më të lartë të papunësisë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor gjatë vitit 2019, rreth 14,4 % e të rinjve me arsim të mesëm janë të papunë, ndërsa 12,3 % e të rinjve me arsim të lartë vujanë këtë fenomen.

• Rritja shumë e madhe e krimeve seksuale në Shqipëri dhe numri i lartë i të dënuarve të moshave të reja për veprat penale, është një tjetër gjetje kritike e këtij raporti. Sipas INSTAT, rreth 28% e të dënuarve përgjate viti 2019-2020 i përkasin moshës 18-29 vjeç, ndërsa numri i krimeve seksuale është shtuar nga viti në vit me rreth 40.9% më tepër. Nëse gjatë vitit 2018, u shënuan 110 krime seksuale, kjo shifër në 2019 është rritur në 155 vepra penale të këtij lloji.

Page 44: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

44

• “Ikja e trurit të të rinjve” mbetet një ndër fenomenet më shqetësuese, pasi e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë me rreth 30% të studentëve që synojnë të studiojnë jashtë vendit.

• Përsa i përket dhunës me bazë gjinore, situata shfaqet edhe më alarmante. Të dhënat e

organizatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se 88% e grave dhe vajzave në Shqipëri kanë përjetuar dhunë prej moshës 15 vjeçare nga partnerët, të njohurit apo edhe të panjohurit. Ndërkohë 40% e grave në gjendje ekonomike të vështira kanë përjetuar të paktën një herë dhunë nga partneri i tyre intim 17% më shumë krahasuar me 23% të vajzave dhe grave të anketuara.

• Referuar INSTAT, mesatarisht 3 vajza dhe gra në ditë denoncojnë në instancat përkatëse dhunë në familje. Përgjatë vitit 2019, rezulton se 1044 vajza dhe gra kanë qenë të dëmtuara nga dhuna e ushtruar në familje nga partneri, por edhe pjestarët e tjerë të familjes.

• Përsa i përket kuadrit ligjor për të rinjtë, një gjetje tepër kritike e këtij raporti është edhe mënyra e paprecedentë e miratimit të ligjit më të rëndësishëm për të rinjtë në Shqipëri. Pas një periudhe kohore prej 9 muajsh pa asnjë konsultim dhe pa asnjë rekomandim të pranuar nga ana e shoqërisë civile dhe kërkesave të të rinjve dhe të rejave, Parlamenti i Shqipërisë me forcën e kartonit miratoi për herë të parë në Shqipëri, “Ligjin për Rininë”, një ligj tërësisht i cunguar dhe i njëanshëm.

• Një tjetër gjetje kritike e këtij Raporti i përket edhe Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë Shqiptare 2015-2020. Thuajse 5 vjet pas miratimit të Planit, asnjë Raport Monitorimi apo Vlerësimi nuk është përgatitur nga strukturat e ngarkuara me këtë funksion dhe ky plan nuk jep asnjë shifër e të dhënë për zbatimin e plotë të tij.

• Mungesa e strukturave institucionale rinore pranë bashkive dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit

dhe Rinisë është një gjetje kritike e raportit “Rinia në Shqipëri 2019”. Aktualisht Qendra Rinore Multifunksionale ka vetëm në qytetet Tiranë, Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Korçë, gjë kjo që tregon nevojën urgjente të rritjes së investimeve si në nivel lokal ashtu dhe qëndror për hapjen e tyre në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

• Mungesa e theksuar e përfshirjes së të rinjve të grupmoshës 16-18 vjeç në proceset vendimmarrëse ka çuar të rinjtë e Parlamentit Rinor Tiranë ta kërkojnë këtë përfshirje duke

i’u drejtuar qeverisë shqiptarë që Shqipëria të ulë moshën e votimit në 16 vjeç!

Page 45: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

45

5.2. Rekomandime

Për Kuvendin e Shqipërisë

1. Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhor dhe Komisioni i Ligjeve të nisë proçedurat për uljen e moshës së votimit në 16 vjeç, për të rinjtë në Shqipëri.

2. Referuar rritjes së përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në politikë, në kuadër të rishikimit të Kodit Zgjedhor i rekomandohet Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut që për çdo zonë zgjedhore, në zgjedhjet për Kuvendin dhe në zgjedhjet për këshillat bashkiakë, të kërkojë prej partive politike që një në çdo dy emra të listës shumë emërore duhet t’i përkasë secilës gjini.

3. Kuvendi i Shqipërisë të marrë masa dhe të rrisë llogaridhënien e Qeverisë lidhur me faktin se pse 5 vjet pas miratimit të tij, Plani Kombëtar të Veprimit për Rininë mbetet ende i pa zbatuar.

4. Parlamenti Shqiptar duhet të inkurajojë Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të rimodeluar programet ekzistuese të nxitjes së punësimit të të rinjve, si dhe hartimin e programeve të reja si në nivel qëndror ashtu dhe në lokal në bashkëpunim me pushtetin vendor që rrisin mundësitë për punësimin e të rinjve në mbarë vendin.

Për Qeverinë

1. Qeveria shqiptare përmes ministrive të linjës atë të Arsimit, Shëndetësisë dhe Ekonomisë të bëjnë një vlerësim të varfërisë dhe vulnerabilitetit te të rinjtë, si dhe ta mbështesë atë me një program garancie rinore, punësimi rinor dhe shkollimit të vazhdueshëm. Gjithashtu në këtë pikë rekomandohet që Qeveria të nxisë dhe të inkurajojë bashkëpunimin midis Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, për të mbështetur bizneset e drejtuara nga të rinjtë.

2. Këshilli i Ministrave së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duhet të marrin në konsideratë mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile për hapjen e programeve për mbështetjen në komunitet të të rinjve, si për fuqizimin e tyre ashtu edhe për ata të rinj që kanë sjellje anti-sociale apo kriminale, për t’i krijuar mundësi për t’u rehabilituar dhe integruar në shoqëri.

3. Bazuar në moszbatimin në tërësi të Planit Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë 2015-2020, rekomandojmë që të fillohet një process i gjerë konsultimi me të rinjtë për hartimin e një Plani të Ri Veprimi për të rinjtë në nivel kombëtar. Në këtë pikë, ne i rekomandojmë Qeverisë Shqiptare që Plani i ri i Veprimit të jetë i gjithi i buxhetuar dhe financuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkitë në mbarë vendin.

4. Referuar dhunës ndaj vajzave dhe grave, një fenomen ky në rritje, i rekomandojmë Qeverisë shqiptare financimin e shërbime të mirëfillta komunitare për parandalimin e dhunës në komunitet. Në këtë drejtim ne rekomandojmë që qeveria shqiptare të mbështesë shërbime tashmë të ngritura si BARNAHUS Shqipëri, të cilat mundësojnë

Page 46: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

46

një trajtim në tërrësi me shërbime të integruara për rastet e dhunës ndaj vajzave, grave të rinjve dhe fëmijëve.

5. Gjithashtu rekomandohet që në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile të hapen qendra rinore me shërbime të standartizuara për të rinjtë në 12 qarqet e vendit dhe më pas në 61 bashki të Shqipërisë.

Për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

1. MASR duhet të ndalojë krijimin e strukturave të parashikuara përmes Ligjit të Rinisë dhe akteve normative të tij, kjo me qëllim që këto struktura të mos vendosin në diktat të plotë politik të rinjtë e të rejat, organizatat rinore të shoqërisë civile, si dhe për të mos mbivendosur punën e të rinjve dhe organizatave rinore në mbarë vendin.

2. Shqyrtimi me rigorozitet dhe përmirësimi i akteve nënligjore të Ligjit për Rininë nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, kjo me qëllim që të rinjtë të mos vijojnë të përballen me një ligj të cunguar ende pa filluar zbatimi i tij.

3. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të përfshijë një zë specifik në buxhetin e saj për rininë, me një vlerë rreth 10% e fondeve të të gjithë këtij institucioni, buxhet ky që do të përdoret për zbatimin e Planit të ri Kombëtar të Veprimit për Rininë dhe zbatimin e Ligjit të Rinisë.

4. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duhet të mbështesë krijimin e Parlamenteve Rinore në çdo qark dhe bashki të Shqipërisë, si dhe rekomandohet që të mbështesë krijimin e një structure të vetme dhe funksionale siç është ai i Parlamentit Rinor Shqiptar.

Për Bashkitë dhe Këshillat Bashkiak në Shqipëri

1. Përmes këtij raporti, rekomandojmë që në çdo Bashki të vendit, të krijohen Sektorët e Rinisë, ndërkohë që Këshillat Bashkiakë duhet të miratojnë një zë specifik buxhetor për të financuar programet dhe nismat rinore të organizatave dhe grupimeve rinore.

2. Në çdo Bashki të vendit duhet të përgatiten dhe miratohen Planet 3-5 vjeçare të Veprimit për të Rinjtë, si një ndër mënyrat që politikat publike vendore të adresojnë mangësitë që Bashkitë kanë në punën dhe shërbimet për të rinjtë. Eksperienca e Bashkisë Tiranë përgjatë vitit 2016 për hartimin e Planit të 1-rë Lokal të Veprimit për të Rinjtë në historinë e demokracisë, të shërbejë si udhërrëfyes në këtë drejtim.

3. Drejtuesit dhe përfaqësuesit e bashkive në të gjitha qytetet e vendit në bashkëpunim të plotë me Këshillin e Ministrave dhe ministritë e linjave përkatëse, të punojnë, organizojnë e financojnë shërbime të mirëfillta komunitare të domosdoshme këto për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje, si dhe hapjen e qendrave rinore me sherbime të standartizuara për të rinjtë.

4. Në çdo Bashki të vendit, të krijohen Sektorët e Rinisë, ndërkohë që Këshillat Bashkiakë duhet të miratojnë një zë specifik buxhetor për të financuar programet dhe nismat rinore të organizatave dhe grupimeve rinore.

Page 47: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

47

5. Këshillat Bashkiakë rekomandohen që të alokojnë një fond specifik për krijimin dhe mbështetjen e Aleancave të Këshilltarëve të Rinj pranë çdo Këshilli Bashkiak.

Për partitë politike

1. Partitë politike, të cilat në zgjedhjet e fundit, të përgjithshme ose vendore, kanë fituar më pak se 10% të vendeve në Kuvend ose në këshillat bashkiak, duhet që për çdo zonë zgjedhore, jo më pak se një në çdo tre emra të njëpasnjëshëm në renditje t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar.

2. Partitë politike rekomandohen që të risin përfshirjen e të rinjve në vendimarjet e tyre

dhe të jenë sa më bashkëpunuese me të rinjtë, jo vetëm në periudhën e fushatave elektorale.

3. Partitë politike rekomandohen që të hartojnë porgrame rinore të vlefshme për të rinjtë, kjo me qëllim zgjidhjen dhe përafrimin e sa më tepër me problematikat që shqetësojnë të rinjtë.

Për organizatat rinore të shoqërisë civile

1. Organizatat rinore duhet të ushtrojnë më tepër presion dhe të krijojnë mekanizma të llogaridhënies dhe monitorimit të të zgjedhurve publikë, institucioneve të pushtetit lokal dhe atyre qendror për problemet dhe shqetësimet e rinisë.

2. Organizatat rinore në vend, duhet të ndërmarrin fushata sensibilizuese dhe të mbështesin më tepër nisjen e start-up rinore për nxitjen e punësimit të të rinjve në mbarë vendin.

3. Organizatat rinore duhet të jenë më të ndjeshme dhe të punojnë më tepër për parandalimin dhe reduktimin e gjuhës së urrejtjes mes të rinjve në Shqipëri.

Page 48: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

48

REFERENCA

• Anketa e Forcave të Punës 2015-2019. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje:

https://r.search.yahoo.com/_ylt=A0geK.T7gypfwMAAs.lXNyoA;_ylu=X3oDMTByOHZyb21tBGNvbG8DY

mYxBHBvcëMxBHZ0aËQDBHNlYwNzcg--

/RV=2/RE=1596650619/RO=10/RU=http%3a%2f%2fmail.instat.gov.al%2fmedia%2f6802%2ft6.xlsx/RK=

2/RS=OvMTlXZAëYboeZcufUTDTahHff4-

• EASO Asylum Report 2020. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje:

https://easo.europa.eu/sites/default/files/Statistical-tables-2.pdf

• INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://www.instat.gov.al/al/temat/treguesit-

demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/popullsia/publikimet/2020/popullsia-e-

shqip%C3%ABris%C3%AB-n%C3%AB-1-janar-2020/

• INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://www.instat.gov.al/al/temat/tregu-i-

pun%C3%ABs-dhe-arsimi/pun%C3%ABsimi-dhe-papun%C3%ABsia/

• INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje:

http://www.instat.gov.al/media/7151/atfp-t1-2020.pdf

• INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje:

http://www.instat.gov.al/media/6930/statistikat-e-krimeve-2019___.pdf

• INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje:

http://www.instat.gov.al/media/6930/statistikat-e-krimeve-2019___.pdf

• INSTAT, botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: http://www.instat.gov.al/al/temat/treguesit-

demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/krimet-dhe-drejt%C3%ABsia-penale/#tab2

• Kuvendi i Shqipërisë. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje:

https://www.parlament.al/GrupParalmentar

• Raport i INSTAT “Të Rinjtë në Shqipëri, sfidat në kohët që jetojnë”, Tiranë, Nëntor 2015. Botimi mund të

lexohet i plotë në këtë lidhje:

http://www.instat.gov.al/media/316719/t__rinjt__n__shqip_ri_sfidat_n__koh_t_q__ndryshojn_.pdf

• Raporti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zbatimin e Platformës për Veprim të Pekinit në Shqipëri Pekin + 25, CRCA, QSHPZH), SHGPAZ, KShH, Korrik 2019.

• Rinia Shqiptare 2018-2019, Fondacioni “Friedrich-Ebert”, 2019, Fq.53: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2020/07/RINIA-SHQIPTARE-2018-2019-FONDACIONI-%e2%80%9cFRIEDRICH-EBERT%e2%80%9d_compressed.pdf

• Social and Economic Conditions of Student Life in Europe, 2019. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë

lidhje:https://www.eurostudent.eu/doënload_files/documents/EUROSTUDENT_VI_Synopsis_of_Indicat

ors.pdf, pg 235.

• Static Map, Employment in the EU by NUTS Regions, 2018, Milos Popovic. Harta mund të lexohet i plotë

në këtë lidhje: http://milosp.info/maps/full/neet.png

• “Studimi global për vrasjet e lidhura me gjininë për gratë dhe vajzat”, United Nations Office on Drugs and Crime, 2018, faq. 14. Botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje: https://www.unodc.org/documents/data-and-analysis/GSH2018/GSH18_Gender-

related_killing_of_ëomen_and_girls.pdf

• Thematic Report “Ëell-Being and Safety of Ëomen”, 2019: https://www.osce.org/files/f/documents/b/1/430007.pdf

• Vjetari Statistikor 2019, Ministria e Drejtësisë, 2019. botimi mund të lexohet i plotë në këtë lidhje:

http://drejtesia.gov.al/ëp-content/uploads/2020/07/VJETARI-STATISTIKOR-2019.pdf

Page 49: RINIA NË SHQIPËRI · 1 RAPORTI KOMËTAR RINIA NË SHQIPËRI 2020 Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e: Tiranë, Gusht 2020

49