12
Kooperativa EMS Organizohet seminari “Paguaj për Performancë” INTERVISTA Posta Shqiptare merr pjesë në panairin Klik Expo Group AKTIVITETE Posta Turke organizon Konferencën e Tregtisë e-commerce Fatbardha Shehi: Jam e lumtur me punën time të përditshme FILATELIA Posta Shqiptare sh.a emeton pullat e reja DOSIER Pulla të dedikuara figurës së Lasgush Poradecit Byroja Ndërkombëtare arrin statusin e neutralitetit klimatik UPU Tel +355 4 2222 315 e-mail: [email protected] / [email protected] www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adresa: Rr. Rreshit Çollaku Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Kompania e angazhuar për të zgjeruar gamën e shërbimeve dhe përmirësuar më tej cilësinë e tyre

Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

Kooperativa EMS

Organizohet seminari “Paguaj për

Performancë”

INTERVISTA

Posta Shqiptare merr pjesë në panairin Klik Expo Group

AKTIVITETE

Posta Turke organizon

Konferencën e Tregtisë

e-commerce

Fatbardha Shehi: Jam e lumtur me

punën time të përditshme

FILATELIA

Posta Shqiptare sh.a emeton pullat

e reja

DOSIER

Pulla të dedikuara figurës së Lasgush

Poradecit

Byroja Ndërkombëtare arrin statusin e

neutralitetit klimatik

UPU

Tel +355 4 2222 315 e-mail: [email protected] / [email protected]

www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adresa: Rr. Rreshit ÇollakuKutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania

Kompania e angazhuar për të zgjeruar gamën e shërbimeve dhe përmirësuar më tej cilësinë e tyre

Page 2: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

2 E mërkurë 06 Dhjetor 2017POSTIERI

Posta Shqiptare merr pjesë në panairin Klik Expo Group

Posta Shqiptare mori pjesë në edicionin e 24-t të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës,organizuar nga kompania Klik Expo Group. Ky panair u zhvillua në datën 23 deri më 26 Nëntor 2017, në Pallatin e Kongreseve. Pjesëmarrës në këtë panair ishin mbi 280 kompani nga mbi 30 shtete të ndryshme të botës, të cilët ekzpozuan produktet dhe shëbimet e tyre. Ky event që organizohet çdo vit në muajin nëntor prej më shumë se dy dekadash, ka ngjallur interes të lartë tek vizituesit.Pjesëmarrja e Postës Shqiptare në këtë panair synoi promovimin e markës së shoqërisë, promovimin e shërbimeve postare, financiare, të biznesit dhe Filatelinë, duke i kujtuar edhe njëherë klientëve që Posta Shqiptare është gjithmonë në shërbim të tyre nën moton “ S h p e j t . S i g u r t . K u d o ” .Gjatë katër ditëve të panairit stenda e Postës Shqiptare u vizitua nga rreth 400 qytetarë, të cilët u informuan mbi gamën e gjerë të shërbimeve që ofrohen në zyrat tona. Vizitorët u shprehën se ndjehen të kënaqur nga shërbimet e Postës Shqiptare, ndërkohë që kompania është e angazhuar për të zgjeruar dhe përmirësuar më tej cilësinë e shërbimit.“Gama e shërbimeve të ofruara nga Posta Shqiptare na krijon shumë lehtësi.Marrëdhënia jonë me këtë

Vizitorët të kënaqur nga shërbimet e ofruara në zyrat e Postës Shqiptare

institucion fillon që me pagesat e faturave mujore të energjisë elektrike,të ujit, rimbushja e kartave telefonike e deri tek shërbimet postare. Kam kënaqësinë të shpreh vlerësimin tim për cilësinë e shërbimeve të ofruara në zyrat tuaja dhe profesionalizmin e treguar”, u shpreh një prej vizitoreve të stendës së Postës Shqiptare në panair.Duke qenë se në panair mbizotëronte pjesëmarrja e kompanive të huaja, këto të fundit shprehën mjaft interes për shërbimin tonë të Filatelisë. “Filatelia

shqiptare është ndër më të veçantat që kam parë deri më sot dhe jam shumë i lumtur që në koleksionin tim do të kem pulla kaq të bukura’, u shpreh një vizitor nga Kina.Për të gjithë vizitorët e Postës Shqiptare u shpërndanë materiale të ndryshme promocionale si fletëpalosje të shërbimeve të ndryshme, broshura, cirkularë pullash të emetuara ndër vite me larmishmëri tematikash, etj.Në çeljen e panairit Klik Ekspo Group, ishte i pranishëm edhe kryeministri Z.Edi Rama, i cili u shpreh se sfidat për Shqipërinë janë

të mëdha dhe se investitorët e huaj mund të gjejnë në vendin tonë partnerë të besueshëm biznesi.Klik Ekspo Grup, misionar në përcjelljen e klimës pozitive për të bërë biznes në Shqipëri, është sot ambasadori më i mirë i diplomacisë ekonomike në thithjen e biznesit dhe investitorëve të huaj në Shqipëri. Edhe ky edicion i’u përmbajt traditës së edicioneve paraardhëse, me mikpritjen në Tiranë të sipërmarrësve dhe vizitorëve profesionistë nga mbi 20 realitete ndërkombëtare: mbi 350

ekspozues të regjistruar dhe mbi 40.000 vizitorë të cilët vizituan panairin përgjatë ditëve 23-26 nëntor 2017.Ashtu si edhe në edicionet e shkuara, ekspozuesit e huaj me synim investimet dhe shkëmbime know-how tregtare me Shqipërinë, paraqitën interes të veçantë në bashkëveprimin me institucionet dhe autoritetet në mbështetje të biznesit që përmbush kërkesat e tyre për informacionin e domosdoshëm në lidhje me tregjet, paketat fiskale, përfitimet dhe lehtësimet sipas llojit të sektorit.

Kompania është e angazhuar të zgjerojë llojshmërinë e shërbimeve për të përmirësuar më tej cilësinë e ofrimit të tyre

Page 3: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

3E mërkurë 06 Dhjetor 2017 POSTIERI

Posta Shqiptare sh.a emeton pullat e rejaEuropa 2017 - Kështjellat

Kështjellat janë ndërtime të mëdha mbrojtëse, të përbëra nga mure rrethuese të forta me kulla dhe nga ndërtesa e mjedise të tjera të nevojshme për luftë e për jetesë edhe në raste rrethimesh të gjata. Kështjellat më të hershme në Shqipëri i takojnë neolitit të vonë, rreth v. 2800–2700 p.e.r. (Kamnik i Kolonjës), të ndërtuara me ledhe guri. Përhapje të madhe kështjellat patën gjatë kohës së vonë të bronzit e sidomos gjatë hekurit të hershëm. Muret e tyre ndërtoheshin me gurë të mëdhenj të palatuar, të palidhur me llaç. Trashësia arrinte 2–4 m. Forma më e thjeshtë ishte me mur mbrojtës që rrethonte majën e një kodre. Në formën më të zhvilluar fortifikimi përbëhej nga rrethime të njëpasnjëshme. Gjatë shek. V–III p.e.r. kështjellat ndërtoheshin me blloqe gurësh të mëdhenj të latuar, që puthiteshin mirë me njëri-tjetrin, me trajta shumëkëndëshe e më tepër drejtkëndëshe. Në këtë periudhë u përdorën kullat, u përsos mbrojtja e hyrjeve, muret u bënë më të larta dhe u pajisën me parapete dhe bedena, ndërsa kullat me frëngji: (Shkodër, Lis, Bylis, Amantia, Butrint, Antigone etj). Në shek. I p.e.r. deri në shek. I të e.r., me pushtimin romak të Ilirisë rrënohen një numër i madh qytetesh të fortifikuara dhe kështjellash. Fortifikimet kufizohen vetëm në disa nga qytetet kryesore të bregdetit. Në këtë kohë futen elemente të reja në teknikën e ndërtimit, si llaçi për lidhjen e gurëve dhe tullave. Si pasojë e dyndjes së popujve, në shek. IV–VI fortifikohen qendrat pranë rrugëve kryesore dhe qyteteve më të rëndësishme si (Durrës, Elbasan etj). Ndërtohen gjithashtu kështjella të vogla, që bënin pjesë në sistemin fortifikues të qyteteve të mëdha dhe të rrugëve kryesore: (Vig, Bushat etj). Lindi një tip i ri kështjellash të vendosura në fushë, me formë drejtkëndëshe me kulla në kënde dhe gjatë mureve (Elbasan, Vig, Paleokastër e Gjirokastrës). Muret ndërtoheshin me gurë të lidhur me llaç, nganjëherë të këmbyer me breza tullash ose krejtësisht me tulla (Durrës). Zhvillim të ndjeshëm patën kështjellat gjatë Mesjetës. Në shek. IX–XI në Shqipëri ka kështjella të fuqishme me mure guri dhe qytete të mëdha të fortifikuara, si: Durrësi, Berati, Lezha, Himara etj, në një kohë kur në mjaft vende të Europës vijonin të përdoreshin kështjellat prej druri. Në shek. XIII–XIV numri i kështjellave u shtua së tepërmi, rindërtohen të reja e zgjerohen të vjetrat. Kullat ishin më të larta se muret, ndërsa hyrjet ishin të mbrojtura mirë dhe shpesh me plan të ndërlikuar. Në to gjejnë përdorim portat lëshuese (me lëvizje vertikale). Në gjysmën e parë të shek. XV Skënderbeu u kujdes për ndreqjen dhe pajisjen e kështjellave që kishte në zotërim (Krujë, Petrelë),si dhe për ndërtimin e kështjellave të reja (Modricë, Kepi i Rodonit). Në këtë periudhë futen elemente të reja, si kullat e frëngjitë për artileri. Pas pushtimit osman, për vendosjen e garnizoneve u përdorën në radhë të parë kështjellat ekzistuese, por u ndërtuan edhe të reja (Peqin, Prezë, Tepelenë, Lëkurës). Periudha e fundit për ndërtimin e kështjellave është ajo e pashallëqeve të mëdha shqiptare (shek. XVIII–XIX). Midis feudalëve të tjerë shqiptarë u dallua Ali pashë Tepelena, i cili ngriti një sistem të tërë fortifikimesh në Pashallëkun e Janinës (Janinë, Prevezë, Artë, Sul, Tepelenë, Gjirokastër, Libohovë, Porto Palermo) etj. Kështjellat kanë qenë gjatë shekujve mbështetje e qëndresës në luftërat mbrojtëse, kanë ndikuar për zhvillimin e jetës qytetare dhe janë dëshmi e mjeshtërisë së lartë dhe e njohurive teknike të ndërtuesve vendës.

Data e emetimit: 18.11.2017Emisioni përbëhet nga 1 pullë dhe 1 bllokAutor: Gentjan GjikopulliVlera e pullës: 200 lekëVlera e bllokut: 250 lekëTirazhi: 155500 pulla (200-lekëshe)Tirazhi: 5500 blloqe (250-lekëshe)Përmasat e pullës: 40 x 30 mmPërmasat e bllokut: 80 x 60 mm, pulla në brendësi 40 x 30 mmKompozimi i tabakut: 9 pulla në tabakKompozimi i tabakut për shërbim postar: 28 pulla në tabak (200-lekëshe)Zarfe të ditës së parë me pullë: 250 copë Zarfe të ditës së parë me bllok: 250 copëKarneti: 1000 copë (pulla të përdorura në karnete 1000 copë, blloqe të përdorura në karnete 1000 copë)Çmimi i zarfit të ditës së parë me pullë: 320 lekëÇmimi i zarfit të ditës së parë me bllok: 370 lekëKarneti: 510 lekëShtypur në Shqipëri nga Adel CO

Turizmi shqiptarParku Kombëtar Divjakë - Karavasta. Një nga parqet më të mëdha e më të bukura natyrore të Shqipërisë. Shtrihet rreth 20 km gjatë bregut të Adriatikut, nga gryka e Shkumbinit në veri e deri në atë të Semanit në jug, me gjerësi deri në 1 km dhe sipërfaqe rreth 1200 ha. Pjesa më e pasur në lloje drurësh shtrihet në rripin ranor që ndan lagunën e Karavastasë nga deti. Relievin e përbëjnë ndërthurja e dunave ranore të ulëta (3–4 m) me gropa në trajtë hullish (struga), të cilat në dimër mbushen me ujë, kurse në verë mbajnë lagështi e në to rriten bimë lagështidashëse. Pylli është halor mesdhetar, mbeturinë e pyjeve të dikurshme të pishave që mbulonin sipërfaqe të mëdha në krejt pellgun e Mesdheut. Ndër drurët më të përhapur, që zë rreth 80% të sipërfaqes, është pisha e butë, që në Divjakë njihet me emrin “marule”. Rriten edhe drurë me gjethe, që mbizotërojnë në veri, pranë grykës së Shkumbinit, dhe në lindje. Drurët gjetherënës më të përhapur janë: frashri, vidhi, shkoza e zezë, plepi. Janë mjaft të përhapura makiet mesdhetare, që në jug marrin pamjen e një xhungle të vërtetë. Kjo pjesë e parkut është shpallur monument natyre. Llojet kryesore të makies janë: mërsina, xina, shqopa, lofata, mbretja, thana. Makiet e drurët gërshetohen me bimë kacavjerrëse (liane) që ngjiten deri në majat më të larta, duke e bërë pyllin të pakalueshëm. Midis lianeve rriten urthi (dredhja), rrushkulli, hardhia e egër etj. P.K.D. ka edhe botë shtazore të pasur, sidomos shpendësh të ujit (pelikanë kaçurrelë, rosa, çafka, karabullakë etj.) Rriten lepuri, dhelpra, baldosa, çakalli, kunadhja etj.; në të kaluarën rritej edhe demi i egër. Janë të përhapur zvarranikët dhe breshkat e tokës e të ujit. P.K.D. me visaret e shumëllojshme, me plazhin, me mikroklimën shumë të shëndetshme dhe me bukuritë e rralla të natyrës është një nga vendet turistike më të rëndësishme të Shqipërisë. Laguna më e madhe e bregdetit të Adriatikut shtrihet ndërmjet grykëderdhjeve të lumenjve Seman dhe Shkumbin, me sipërfaqe të përgjithshme 41,8 km², gjatësi maksimale 10,6 km e gjerësi 5,9 km. Është formuar rreth shek. XVII në zonën e një gjiri të dikurshëm të shkëputur nga deti si rrjedhojë e prurjeve të ngurta të Shkumbinit e Semanit. Pjesë përbërëse e saj është edhe gotulla e Karavastasë. L.K. lidhet me detin nëpërmjet tre kanaleve dhe ka ujëra me kripësi të lartë nga 20 për mijë gjatë muajve të dimrit deri në 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në 6° C, ndërsa në verë arrin deri në 29° C. Përmbajtja e O2 lëkundet nga 5,9–9,9 mg/l në periudhën e thatë të vitit deri 11,3–12,7 mg/l në atë të lagët. Dallohet për biodiversitet të lartë dhe larmi peizazhesh, sidomos pylli i Divjakës, një vend me vlera të mëdha turistike. Në L.K. peshkohet levreku, koca, ngjala, qefulli etj. Kolonia e pelikanëve kaçurrelë, të njohur si nga më të mëdhenjtë e Mesdheut, ruhet nga shteti.

Data e emetimit: 24.11.2017 Emisioni përbëhet nga 1 seri me 2 pullaAutor: Artion BaboçiVlerat e pullave: 40 lekë dhe 1000 lekëTirazhi: 4.500 pulla (40-lekëshe), 104.500 pulla (1000-lekëshe)Përmasat e pullës: 44 x 34 mmKompozimi i tabakut: 4 seri në tabakKompozimi i tabakut për shërbim postar: 24 pulla në tabak (1000-lekëshe)Zarfe të ditës së parë: 250 copë Çmimi i zarfit të ditës së parë me seri: 1160 lekëShtypur në Shqipëri nga Adel CO

Page 4: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

4 E mërkurë 06 Dhjetor 2017POSTIERI

Intervista me znj.Fatbardha Shehi

Në çfarë moshe keni filluar punë në Postën Shqiptare dhe çfarë pozicioni keni patur?Unë kam filluar punë në Postë në vitin 2003, rreth 14 vite më parë, në moshën 39 vjeçare si Përgjegjëse e Shërbimeve, pozicion në të cilin kam qëndruar rreth një vit dhe më pas kalova në sportelet e shërbimeve financiare.

Si jeni ndjerë kur jeni ulur për herë të parë në sportelet e saj?T’ju them të drejtën fillimisht e kam patur të vështirë të mësohem me idenë që do të punoj në një pozicion pune ku do jem në çdo kohë në kontakt me klientët. Kjo për arsye se unë vija nga një fushë tjetër profesioni. Unë kam mbaruar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe për dy vite kam punuar në një bankë private, në një pozicion pune që nuk kishte të bënte me klientë. Megjithatë tani pas kaq vitesh experiencë pune me ta ndihem e lumtur që jam çdo ditë në kontakt me njerëz të rinj.

Cilat janë shërbimet që ju kryeni në sportelin tuaj dhe cili nga këto shërbime është më i përdorur nga klientët?Që nga koha kur unë kam filluar punë, shërbimet në sportelet tona kanë ardhur duke u shtuar vit pas viti në llojshmërinë e tyre. Sporteli që unë mbuloj është Sportel Universal i Shërbimeve Financiare-Bankare dhe Shërbimeve të Veçanta, në të cilat përfshihen: pagesa e faturave të OSHEE, UKT, rimbushje elektronike, transferta të parave, bono thesari, pagesa të Iutecredit, etj. Shërbimi më i përdorur nga klientët që frekuentojnë sportelin ku unë punoj është kryesisht shërbimi bankar, ai i

Intervista

Fatbardha Shehi: “Jam e lumtur me punën time të përditshme dhe e vlerësoj shumë Postën për eksperiencën që më ka dhuruar”

pagesave të Iutecredit dhe transfertat e parave brënda dhe jashtë vendit. Por gjithashtu klientët kryejnë edhe arkëtime të tjera.

Zakonisht, sa klientë në ditë frekuentojnë sportelin tuaj?Zyra jonë frekuentohet çdo ditë nga një numër i madh klientësh. Sporteli im punon në dy turne dhe në një turn e vizitojnë atë mesatarisht 100 klientë, të cilët kanë kryer shërbime të ndryshme financiare.

Cilin moment të kaluar në Postë e cilësoni si më të bukurin në gjithë këto vite?Momentet e bukura të kaluara mes kolegësh në Postë kanë qenë të shumta dhe për këtë arsye e kam të vështirë të përzgjedh vetëm njërin prej tyre, por mund të them që të gjitha mbrëmjet, eventet e organizuara mes kolegesh më kanë dhuruar kënaqësi, sidomos festat e organizura

për ditën ndërkombëtare të Nënës, 8 Marsin. Veç kësaj një tjetër moment që më ka dhuruar kënaqësi është pjesmarrja nëpër trajnime, ku kemi ndihmuar punonjëset e reja në marrjen e njohurive për shërbimet e implementuara rishtazi.

Duke qenë se zyrat postare frekuentohen nga klientë të ndryshëm, sa e lehtë ka qenë për ju gjetja e një gjuhe të përbashkët komunikimi?Puna e drejtpërdrejtë me klientët është një ndër punët më të vështira, sidomos në një mjedis si zyrat postare të cilat frekuentohen nga njerëz të niveleve të ndryshme sociale e kulturore dhe sigurisht që ka momente të vështira gjatë komunikimit me ta. Por gjithsesi unë mendoj që njeriu duhet të përshtatet, dhe me qetësi e durim disa gjëra duhet t’i anashkalojë dhe t’i jepet përgjigja e duhur profesionale secilit qytetar

që përdor shërbimet tona.

Si nënë dhe si grua sa e vështirë ka qenë për ju t’i koordinoni orët në punë dhe njëkohësisht t’i përkushtoheni edhe familjes tuaj?Çdo grua dhe nënë përveç punës profesionale, duhet të kujdeset edhe për shtëpinë, fëmijët dhe familjen e saj. Të qenurit punonjëse në një pozicion pune të ngarkuar, të ndarë me 2 turne dhe nënë e tre djemve normalisht që më ka shkaktuar lodhje dhe vështirësi. Por si çdo gjë e ka një zgjidhje edhe këtë jam munduar ta rregulloj, duke patur sigurisht edhe mirëkuptimin e kolegeve të zyrës.

Sa e vlefshme ka qenë eksperienca në Postën Shqiptare për rritjen e profesionalizmit tuaj?Mund të them që puna në Postë më ka rritur shumë profesionalisht.

Kjo si për faktin që më ka mundësuar njohjen e shumë shërbimeve, po ashtu më ka ndihmuar edhe në rregullimin e marrëdhënieve njerëzore. Mendoj që Posta më ka aftësuar mjaftueshëm për këtë pozicion pune që aktualisht ushtroj.

A keni menduar ndonjëherë që të zhvendoseni në një punë tjetër jashtë Postës?Pavarsisht ngarkesës që kam patur në punën në Postë dhe në familje për asnjë moment nuk e kam menduar të punoj në një institucion tjetër. Jam e lumtur me punën time të përditshme dhe e vlerësoj shumë Postën për eksperiencën që më ka dhuruar.

Si ka ndikuar implementimi i teknologjisë inovative në punën tuaj të përditshme?Në fillimet e mia në Postë çdo proces pune, aktëtimet për të gjitha shërbimet, faturat, dhe rregjistrimi i tyre realizohej manualisht, gjë që kërkonte më shumë kohë fizike dhe shumë përkushtim. Risitë teknologjike gjithmonë sjellin zhvillim dhe lehtësi në realizimin me sukses të detyrave, prandaj mendoj që ne na ka lehtësuar shumë punën, duke sjellë kështu edhe më shumë produktivitet në fund të ditës.

Cili është mesazhi juaj për të gjitha zonjat që punojnë në Postën Shqiptare?Puna në zyrat postare kërkon përkushtim, por më së shumti kërkon vullnet për të mësuar të gjitha shërbimet dhe durim për ti ofruar ato sa më profesionalisht tek klientët. Ndaj unë i inkurajoj të gjitha zonjat të kenë durim, të jenë korrekte, të zbatojnë Rregulloren e Shoqërisë, por gjithashtu mendoj që punonjëset e përkushtuara meritojnë të motivohen më shumë.

Page 5: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

5E mërkurë 06 Dhjetor 2017 POSTIERI

Posta Shqiptare e ftuar nga Administrata e Postës Turke, ka marrë pjesë në Konferencën e Tregtisë Elektronike (E-Commerce), aktivitet i cili u zhvillua me 20 dhe 21 Nëntor 2017 në Antalia të Turqisë. Në këtë Konferencë ishin pjesëmarrës Nëndrejtori i Postës Shqiptare Z. Vangjush Andoni, si dhe Drejtori i Shërbimit Postar Z.Dritan Monka. Gjithashtu, pjesëmarrës në Konferencën e Tregtisë Elektronike ishte edhe Kryeministri i Turqisë Z. Binali Yildirim, ministri i Transporteve Z. Ahmet Arslan, si dhe ministri i Doganave dhe Tregtisë Bülent Tufenkçi, të cilët përshëndetën të pranishmit.Në Konferencën e Tregtisë Elektronike (E-Commerce), u diskutua për përvojën dhe inforrmacionin, gjetjen e zgjidhjeve inovative për problemet e zakonshme dhe negocimin e mënyrave të bashkëpunimit. Sikurse dhe dihet roli dhe rëndesia e tregtisë elektronike në ekonominë ndërkombëtare, duhet thënë së veçanërisht tregtia elektronike është me shumë ndikim sa i takon industrisë postare. Nëpërmjet tregtisë elektronike krijohet një rrjet i madh shërbimesh në mbarë botën, ku kryesisht dominojnë lehtësirat në pagesa, shpërndarje e shpejtë e produkteve dhe

Administrata e Postës Turke organizon Konferencën e Tregtisë

Elektronike E-Commerce

e shërbimeve, si dhe shkëmbim informacioni të shpejtë ngado.Megjithatë, pavarsisht kësaj, ekzistojnë shumë çështje të cilat duhet të merren në konsideratë për një mirëmenaxhim të këtij biznesi, i cili po drejton botën në kohët e sotme dhe ndaj të cilit kërkohet një vëmendje gjithnjë e më e madhe sa i

takon industrisë postare.Administrata e Postës Turke, duke patur mjaft interes ndaj këtij biznesi, ka themeluar që në vitin 2012 një platformë të vetën të tregtisë elektronike online (www.epttavm.com) dhe e ka vënë në fuksion të një shërbimi dhe zgjidhje më të mirë për klientët. Me këtë eksperiencë, projekte efektive dhe me një staf tepër

të kualifikuar, Korporata e Postës Turke është gati të punojë në këtë biznes me platformë ndërkombëtare. Si rezultat i kësaj perspektive, Administrata e Postës Turke, organizoi konferencën me temë: “Pikat kryesore të Drejtimit të Tregtisë Elektronike”: Shërbimin Postar, Logjistik dhe Shërbimet e Pagesave”, e cila do të adresojë të

gjitha aspektet e proceseve të tregtisë elektronike - nga marketingu, platformat e intenetit dhe pagesat për shpërndarjen dhe shërbimin ndaj klientit. Të pranishëm në këtë konferencë ishin pjesëmarrës dhe lider të industrisë nga tregtia elektronike, logjistika, kompanitë e financave, akademikë dhe operatorë postare.

Page 6: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

6 E mërkurë 06 Dhjetor 2017POSTIERI

Page 7: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

7E mërkurë 06 Dhjetor 2017 POSTIERI

Page 8: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

8 E mërkurë 06 Dhjetor 2017POSTIERI

Letra e shkruar në Titanik në ankand

Pullat nuk janë thjeshtë copa të vogla letrash që përdoren për të dërguar letra apo kartolina, por ato mund të përdoren dhe si një gjuhë sekrete. Që nga viti 1900 deri në vitin 1960 ky nocion romantik ka qenë shumë popullor midis të dashuruarve. Vetë pozicioni i vendosjes së pullës në një zarf apo kartolinë ishte një lloj komunikimi me kod tek një çift. Po të vëresh me vëmendje zarfet apo kartolinat tepër të vjetra, pullat e vendosura në to, janë në pozicione të ndryshme. Vetëm gjatë shekullit të 19-të dhe më pas në shekullin e 20-të pullat shiheshin të vendosura vetëm në një pozicion. Për të evokuar këto kujtime, Posta Zvicerane ka nxjerrë këto ditë në qarkullim një pullë të veçantë në vazhdimësi të kësaj tradite romantike. Ideatorët e kësaj pulle kanë menduar që nëpërmjet përdorimit të saj, dërguesi do të mund t’i transmetojë një mesazh tepër të veçantë marrësit.

Historia e sportit Hokej

Posta e Kanadasë në bashkëpunim me Shërbimin Postar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka emetuar një set pullash dhe një bllok të përbashkët, dizajni i të cilit synon të memorizojë dhe të reflektojë mbi historinë e hokejit. Blloku i pullës së këtij emisioni u paraqit për herë të parë në një ceremoni të veçantë, ku u ilustrua dhe evolucioni i këtij sporti ndër breza. Lojtari në një prej pullave ka të veshur një uniformë bashkëkohore, duke përdorur pajisje moderne, ndërsa në një pullë tjetër paraqitet një lojtar i veshur me rroba të cilësisë së mirë dhe duke përdorur pajisje të modës së vjetër. Tabaku është i përbërë prej tetë pullash, të cilat janë vendosur në mënyrë të tillë ku mund të pasqyrojnë njëri-tjetrën. Dy administratat postare kanë emetuar këtë emision të përbashkët pulle për të shprehur dashurinë që dy vendet kanë për këtë sport popullor. Ky emetim i përbashkët është i gjashti ndërmjet dy administratave postare, pasi i pari daton që në vitin 1959.

Posta Mbretërore nxjerr në qarkullim pullat “Krishtlindje 2017”

Edhe pak javë na ndajnë nga festa e Krishtlindjeve ndaj dhe Posta Mbretërore (Royal Mail) ka hedhur në qarkullin pulla të veçanta për sezonin festiv të këtij viti. Cilat pulla do të vendosen këtë vit në kartolinat dhe zarfet e Krishtlindjeve? Për më shumë se 50 vjet, Posta Mbretërore ka emetuar pulla të veçanta për të shënuar përvjetorët dhe për të festuar ngjarjet në jetën e Mbretërisë së Bashkuar. Krishtlindja është një nga rastet që shënohet me një koleksion të veçantë të pullave festive. Por këtë Krishtlindje, dy pulla janë tepër të veçanta. Dy fëmijë pjesëmarrës në konkurs fituan dhe patën mundësinë që dizajnet e tyre personale të jenë pjesë e koleksionit të këtij viti. Kishte mbi 200,000 hyrje në konkurs, në të cilin fëmijëve u kërkohej të paraqisnin një dizajn pulle me tematikë “Çfarë janë Krishtlindjet për ju?’. Pulla e cila zuri vendin e parë ishte dizajnuar nga 10-vjeçari Tedi ndërsa pulla e vendit të dytë nga 9 –vjeçarja Arwen. Ky projekt është shumë emocionues pasi është hera e katërt në historinë 500-vjeçare të Postës Mbretërore që fëmijët kanë dizajnuar pulla postare të Krishtlindjeve. Dy fituesit e këtij konkursi patën fatin të takonin Shkëlqesinë e tij Princin e Uellsit, i cili bëri dhe vlerësimet e këtij konkursi. Por nuk janë vetëm këto dy dizajne që do të paraqiten në koleksionin e pullave të Krishtlindjeve të këtij viti. Përveç këtyre dy pullave janë dhe gjashtë dizajne të tjera në të cilat janë paraqitur Shën Maria dhe fëmija. Këto gjashtë pulla fokusohen në aspektin fetar të Krishtlindjeve. Ka pasur shumë vepra arti të ndryshme nën këtë tematikë për qindra vjet, por e vetmja gjë që të gjitha këto imazhe kanë të përbashkëta është se nëna dhe fëmija janë figurat më të rëndësishme.

Page 9: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

9E mërkurë 06 Dhjetor 2017 POSTIERI

bpost finalizon blerjen e RadialNë 16 Nëntor 2017, bpost (Posta e Belgjikës), bleu 100 % të aksioneve të Radial, pasi mori të gjitha aprovimet e nevojshme nga autoritetet përkatëse të konkurrencës. Radial është një kompani lider në tregun e logjistikës së shpërndarjes së e-commerce.Në finalizimin e kësaj blerje, bpost ka marrë një shtysë të madhe nga aktorët kryesorë të biznesit të logjistikës së e-commerce në rajonin e Benelux-it (Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg), në Evropë, Amerikën e Veriut dhe mbarë botën. Blerja e Radial, këtij lider në sigurimin e shërbimeve të logjistikës për e-commerce, përshtatet në mënyrë perfekte me strategjinë e rritjes së bpost. Kjo i krijon mundësinë bpost të shkallëzojë prezencën

Byroja Ndërkombëtare e UPU-së arrin statusin e neutralitetit klimatik

Duke pasur parasysh faktin që operatorët postarë kanë ndikim në ambient, UPU mat rregullisht dhe ndërmerr veprime për të reduktuar gjurmët e karbonit si rezultat i veprimtarisë së sekretariatit të Byrosë Ndërkombëtare. Inventari ambientalist për 2016, i kryer në bashkëpunim me SUN ( Programi i disa vendeve anëtare të OKB për zhvillimin e qëndrueshëm), tregon se emetimi direkt i gazrave si pasojë e efektit serë, që prej 2014 është ulur me 10%. Për më tepër, UPU ka zgjedhur që të mënjanojë të gjitha emetimet, çka do t`i sigurojë Byrosë Ndërkombëtare statusin e neutralitetit klimatik për 2016. Këto rezultate pozitive janë një reflektim i angazhimit të UPU-së dhe përpjekjeve të saj për të implementuar modele më të gjelbërta për menaxhimin e aktiviteteve, burimeve dhe fasiliteteve të saj. Në 2016, UPU gjeneroi në total 983 ton dioksid (tCO2eq) si

dhe të zgjerojë produktet e saj me aktivitete me vlerë të shtuar që mbulojnë të gjithë zinxhirin e vlerave të logjistikës së e-commerce. Duke hyrë në tregun e logjistikës së e-commerce, bpost mund të trokasë në një fushë më të madhe dhe më atraktive, duke përfituar nga potencialet e rritjes që

rezultat i aktivitetit të Byrosë Ndërkombëtare. Nga kjo vlerë, 29% e kanë origjinën nga pajisjet e saj, 69% lidhen me fluturimet ajrore dhe 2% me format e tjera të transportit. Emetimet që lidhen me pjesëtarët e stafit janë në total 3.78 tCO2eq, krahasuar me mesataren e OKB që është 7.18 tCO2eq ton dioksid. Të dhënat e UPU-së në lidhje më klimën u publikuan në datën 2 nëntor 2017 në raportin e përgjithshëm të OKB-së mbi qëndrueshmërinë me titull “Të Gjelbërojmë Blunë 2017”. Detajet e raportit të emetimeve të gazit janë

përpiluar në 2016 nga i tërë sistemi i OKB, si dhe nga çdo entitet individual i OKB-së. OKB ka marrë angazhimin që deri në 2020 të bëhet një nga entitetet neutrale klimatike. Të dhënat e publikuara nga Raporti të Gjelbërojmë Blunë zbulojnë se 67 vende të OKB që raportojnë kolektivisht emetimet e gazit nga efekti serë kanë emetuar një total prej 1.90 milion ton dioksid tCO2eq për 2016 dhe 37% e këtyre emetimeve janë eliminuar. Në fillim të këtij viti, në një fjalim mbi veprimet klimatike, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres,

theksoi rëndësinë e të punuarit së bashku për të luftuar ndaj ndryshimeve klimatike: “Të gjithë ne qeveritë, bizneset, konsumatorët, do të duhet të bëjmë ndryshime. Më shumë se kaq, ne duhet të jemi ndryshimi. Kjo mund të mos jetë e lehtë ndonjëherë. Por, për interesin e gjeneratave të sotme dhe atyre të ardhshme, ky është shtegu që duhet të ndjekim.” Koordinatorja e projektit SUN, Isabella Marras, ka komentuar progresin e bërë nga ky institucion në këto 10 vite, që nga koha kur Bordi Drejtues i OKB-së në 2007 aprovoi Strategjinë e Neutralitetit Klimatik: “Lidershipi dhe dedikimi i treguar nga stafi i OKB-së në të gjitha nivelet ka qenë frymëzues. Ne kemi vënë re përpjekjet për të matur dhe reduktuar impaktin tonë në ambient nga të gjitha agjencitë, në të gjitha vendet, nëpërmjet aktiviteteve të shumta. Unë kam bindjen se OKB është në rrugën e përmbushjes që qëllimit të të

qenurit neutral nga pikëpamja klimaterike, nëpërmjet reduktimeve dhe zhdukjes së emetimeve deri në 2020.” Përpjekjet për të reduktuar efektin serë nga emetimet e gazrave dhe përmirësimi i performancës së përgjithshme ambientaliste gjatë 2017, pasqyrohet në numrin në rritje të entiteteve që realizojnë një model sistematik të reduktimit të efektit të tyre serë në ambient. UPU po punon së bashku me programin SUN për të matur dhe menaxhuar ndikimin e Byrosë Ndërkombëtare në ambient. Përveç kësaj, UPU mbështet të gjithë rrjetin e saj mbarë-botëror të operatorëve postarë në përpjekjet e tyre për të adresuar ndikimin që ata kanë në klimë, nëpërmjet programit direkt pa pagesë OSCAR – Zgjidhja online për analizën dhe raportimin e karbonit (https://oscar.post).

Burimi : Faqja zyrtare e UPU-së, 02.11.2017

ofron e-commerce globale.Përveç fitimit të një terreni të rëndësishëm në SHBA, Radial, së bashku me Landmark Global, siguron si platformën solide për të qenë lider i kësaj industrie, ashtu edhe pozicionimin ndërkufitar me vlerë të shtuar për klientët në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Radial sjell një shkallëzim të vazhdueshëm,

kredibilitet dhe një varg ekspertizash dhe aftësish të dallueshme nga tregu i avancuar i e-commerce në SHBA. Kjo do të jetë shumë e vlefshme për sa i përket zhvillimit të zgjidhjeve të llogjistikës skaj-më-skaj (end-to-end) të e-commerce në Benelux dhe Evropë.Zyrat qëndrore të Radial janë në vendin e quajtur “Mbreti i Prusisë”, Pensilvani, SHBA dhe ato mbulojnë mbi 306 milion objekte blerjesh nga klientët, nëpërmjet përpunimit në 24 qendra për 2016. Kompania ofron gjithashtu edhe shërbime të integruara, të tilla si: teknologjinë omnichannel, pagesa, shërbime të mbrojtjes nga taksat dhe mashtrimet, kujdes të markës për klientët dhe shitësit e shumicës. Me këtë shërbim që ofron,

Radial, është qartësisht shumë përpara kolegëve të tij për sa i përket shkallëzimit, mbulimit gjeografik dhe diapazonit të gjerë të shërbimeve. Të ardhurat normale vjetore të pritshme për 2017 janë parashikuar të jenë 1.02 miliardë dollarë. Blerja e Radial do të konsolidohet plotësisht dhe do të pasqyrohet në bilancet e bpost (Postës së Belgjikës), duke filluar nga 16 nëntor 2017.Koliposta dhe Logjistika e bpost në Amerikë do të drejtohen nga Z. Pierre Winand, i cili do të vazhdojë të jetë njëkohësisht edhe President i Landmark Global për Amerikën. Drejtuesi Ekzekutiv i mëparshëm, Z. Matt Espe, do të tërhiqet menjëherë.Burimi: bpost (Posta e Belgjikës)

Page 10: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

10 E mërkurë 06 Dhjetor 2017POSTIERI

Dosier Pulla të dedikuara figurës së

Lasgush Poradecit

Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec, Shqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987, poet dhe shkrimtar shqiptar. Pasi mbaroi shkollën fillore në Pogradec, i ati e dërgon në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore Liceu u mbyll dhe Lasgushi u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pa mbaruar. Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani), për të vazhduar studimet e lëna në mes. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Qeveria e Fan Nolit i akordoi një bursë dhe Lasgushi regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri). Në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane duke fituar titullin Doktor-Profesor. Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe i traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. Në

vitin 1933, botoi vëllimin e tij të parë “Vallja e yjeve”, dhe më 1937, vëllimin e dytë “Ylli i zemrës”. Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun, etj. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat

e Lermontovit, të Bllokut, të Majakovskit, lirikat e Getes dhe Hajnes, poezi të Brehtit, Hygoit, Bajronit, Shellit, Bernsit, të Emineskut, etj. Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila ka fituar zemrën e lexuesit dhe ka tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Ismail Kadare etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij

Eqerem Çabej

“Fakt është se literatura shqiptare do

fitonte shumë, ose do të humbiste

shumë me Lasgush Poradecin. Ne dëshirojmë të

parën. Po Fati e ka në dorë”

kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë. Miku i tij Eqerem Çabej në Grac të Austrisë në vitin 1929 shkruante për Lasgushin: “Fakt është se literatura shqiptare do fitonte shumë, ose do të humbiste shumë me Lasgush Poradecin. Ne dëshirojmë të parën. Po Fati e ka në dorë!” Posta Shqiptare e ka

vlerësuar figurën e Lasgush Poradecit me dy emisione filatelike. Emisioni i parë është ai i vitit 1999 “Figura të Shquara kombëtare” me kompozim të Llazar Taçit në të cilin përkujtohen: Lasgush Poradeci, Viktor Eftimiu, dhe Azem Galica, ku pamja me figurën e Lasgushit ka vlerën më të lartë të emisionit 300 lekë . Emisioni i dytë është ai i vitit 2007 “Figura të Shquara” në të cilin përkujtohen: Lasgush Poradeci, Çesk Zadeja, Osman Kazazi dhe Pjetër Arbnori.

Page 11: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

11E mërkurë 06 Dhjetor 2017 POSTIERI

Nga data 14 Nëntor deri më 17 Nëntor 2017 në Bernë të Zvicrës në Zyrat Qëndrore të UPU-së u organizua Seminari i Kooperativës EMS “Paguaj për Performancë”. Në këtë seminar Posta Shqiptare Sh.A u përfaqësua nga z.Dritan Monka Drejtor i Shërbimit Postar. Kooperativa EMS është krijuar nga Këshilli i Operacioneve Postare për zhvillimin e shërbimeve EMS. Ky bashkëpunim midis organizatave postare i lejon ato t’i ofrojë konsumatorëve një shërbim të cilësisë së lartë EMS në baza globale.Anëtarësimi në Kooperativën EMS është vullnetar. Sidoqoftë, më shumë se 170 operatorë postarë tashmë janë anëtarë të saj.Kooperativa EMS synon të përmirësojë njohuritë e kujdesit operacional, të kujdesit ndaj klientit dhe të marketingut të këtij shërbimi. Gjithashtu,ka për qëllim të zhvillojë programet e bashkëpunimit të anëtarëve të EMS, të lehtësojë komunikimin dhe shkëmbimin e ekspertizës ndërmjet pjesëmarrësve,si dhe të identifikojnë zgjidhjet e mundshme për çështjet operacionale dhe të menaxhimit.Gjithashtu, sistemi Pay-for-performance (Paguaj për performancë)ka ndihmuar në përmirësimin e performancës së EMS(Shërbimit Ekspres Postar) për konsumatorët dhe lidhet drejtëpërdrejtë me rritjen e volumit EMS.Ky seminar nën tematikën “Paguaj-për-performancë” iu dedikua këtij sistemi për rajonin Europian dhe

Kooperativa EMS organizon seminarin “Paguaj për Performancë”

diskutoi çështje te për të rëndësishme për sektorin postar si metodologjitë e reja të matjeve paguaj-për-performancë, analizën e performancës rajonale dhe statusin e saj,etj.Gjithashtu gjatë ditëve të këti seminari të pranishmit diskutuan raportet e reja të “Paguaj-për-performancë”, kontabilitetin e këtij sistemi si dhe kriteret e akorduara të performancës për 2018.

Plani Pay-for-Performance EMS lidh pagesën për shpërndarjen e objekteve EMS sa i përket cilësisë së shërbimit të kryer dhe përbën bazën e zbatimit të Planit. Ai përmban të gjithë informacionin e nevojshëm, i cili është i rëndësishëm për pjesmarrësit. Të gjithë pjesmarrësit në këtë plan janë të

angazhuar për të përmirësuar performancën e punës së tyre në bashkëpunim me partnerët e tyre postarë EMS. Pjesëmarrja e një

operatori postar në këtë plan do të thotë që ata janë më shumë të angazhuar për të përmbushur standartet për të cilat është rënë dakord. Gjithashtu, ky plan është një mjet për të arritur

përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së rrjetit EMS.

Page 12: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · 50 për mijë në verë. Meqenëse është e cekët, temperatura mesatare mujore e L.K. në dimër zbret deri në

12 E mërkurë 06 Dhjetor 2017POSTIERI

Mesatarisht 800 persona në ditë vizitojnë zyrat postare qëndrore!

Kontaktoni Postën Shqiptare

Kujdesi Ndaj Klientit

Nga e Hëna në të Enjte nga ora 08:00 – 16:30 dhe të Premten nga ora 08:00 -14:00Tel: 0682044727 / 0682044707

e-mail: [email protected]

Tel: +355 4 2222 315 (Centrali i Drejtorisë së Përgjithshme)www.postashqiptare.al

Emona Mara – Kryeredaktore Stafi: Venetike Merkaj Emilian Tashi Rezarta Dobrovoda Grisilda Lami Besnik Anxhaku Enkela Memaçi