9
Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama” E SHTUNE, 30 NENTOR 2013 Botim i PANORAMA GROUP Nr.410 Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: [email protected] FALAS Edi Rama vijon të banojë në 75 metra katrorë me qira, fotot Kastro Zizo, jetë nate me gruan e parë Recetat e mia për martesë të suksesshme edhe pas 10 vitesh FAQE 18 INIS GJONI INIS GJONI INIS GJONI INIS GJONI INIS GJONI INIS GJONI INIS GJONI INIS GJONI INIS GJONI INIS GJONI Recetat e mia për martesë të suksesshme edhe pas 10 vitesh Stefi Prifti: Kënga fituese e Besës është e kopjuar nga “Pet shop Boys”, reagon kompozitori FAQE 23 FAQE 22 FAQE 17

Inis Gjoni, Panorama plus suplementi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Inis Gjoni, Panorama plus suplementi

Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”

E SHTUNE, 30 NENTOR 2013Botim i PANORAMA GROUPNr.410

Redaktor përgjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Marae-mail: [email protected]

FALAS

Edi Rama vijon të banojë në 75metra katrorë me qira, fotot

Kastro Zizo, jetë nate megruan e parë

Recetat e mia për martesë tësuksesshme edhe pas 10 vitesh

FAQE 18

INIS GJONIINIS GJONIINIS GJONIINIS GJONIINIS GJONIINIS GJONIINIS GJONIINIS GJONIINIS GJONIINIS GJONI

Recetat e mia për martesë tësuksesshme edhe pas 10 vitesh

Stefi Prifti: Kënga fituese eBesës është e kopjuar nga “Petshop Boys”, reagon kompozitori

FAQE 23

FAQE 22

FAQE 17

Page 2: Inis Gjoni, Panorama plus suplementi

E SHTUNE 30 NENTOR 2013PANORAMA plus SUPLEMENT16

Kërcënohet i dashuri i Zanfina Ismajlit

Dash Tahiri përpiqet t’i prishëmendjen Taulant Ballës

Qysh kur PS-ja kaardhur në pushtet falë ko-alicionit me LSI-në, nukkanë reshtur thasheth-emet se Partia PDIU eçamëve kërkon t’i bashko-het maxhorancës së re,duke bërë në një farëmënyrë atë qe po bën LSI,që të jetë gjithmonë mefituesit. Ne nuk dimë secilat kanë qenë negociatate nëndheshme mes tyre,por po ju sjellim dy foto,ku duket qartë qëDashamir Tahiri, deputeti PDIU, po i thotë diçkaTaulant Ballës së PS-së.Madje, i ka vënë dhedorën në sup, sepse duketsikur Taulanti mezi popret që të ikë. T’i ketë thënëndonjë gjë për këtë punëne koalicionit? Gjithsesi,duket që nuk arriti t’iathotë të gjitha, sepse edhekur Taulanti largohet, aivazhdon ta shohë ngambrapa sikur i ka mbeturdiçka peng në zemër...

“Më datë 4 dhjetor 2013,në Policinë e Kosovës ësh-të raportuar një rast ikanosjes. Policia ështëduke punuar në këtë rastdhe gjatë intervistimit tëdisa dëshmitarëve okularëkanë dalë vepra të tjera pe-nale që janë kryer në këtëçështje”, ka thënë zyra përinformim e Policisë së Kos-ovës. Përgatitja për pub-likimin e një shkrimi në tëcilin përshkruhej pasuria eshefit të Agjencisë Koso-vare të Inteligjencës, ka bërëqë kjo agjenci të mundohetta detyrojë pronarin eagjencisë së lajmeve, “Inde-ksonline”, z. Faton Shoshi(i dashuri i këngëtares Zan-fina Ismaili), të shkojë nëzyrat e drejtorit të AKI-së.Sipas artikullit që “Indek-sonline” kishte përgatitur,raportohet se drejtori i In-teligjencës kosovare pose-don shtëpi në periferi tëkryeqytetit, me dy pishinadhe fushë golfi. Përposkësaj, e njëjta agjenci elajmeve do të shkruanteedhe për një nga bash-këpunëtorët e afërt, të drej-torit të Intelegjencës, i dys-huar për probleme korrup-sioni.

Të enjten, Faton Shoshika thënë se tërë ngjarja kandodhur disa javë më parëpara publikimit të shkrim-it. “Që nga ajo kohë perso-na misteriozë kanë ardhurpërreth zyrës. Dje, në orën12:00, kur unë kam ardhurnë zyrë, pas meje në zyrëntime ka hyrë Valoni që ësh-të drejtor i njësive mbësh-tetëse në AKI. Duke parë qëpo më thërret shefi i AKI-së dhe po vijnë të më mar-

Po investigonte një çështje korrupsioni si gazetarrin punonjësit e kësaj agjen-cie, unë porosita një fotografdhe një gazetar që të mëpërcjellin dhe të shohin seçfarë po ngjet me mua. Pasorës 13:30, jam takuar tekambasada kroate me drejtor-in e njësive mbështetëse,ndërsa vetura e kolegëve tëredaksisë na ka shoqëruarnga pas”, ka shtuar Shoshi,transmeton gazeta “Zëri”.Në rrugë e sipër, punonjësi iAKI-së e kishte pyetur Fato-nin për veturën që po i sho-qëronte, ndërsa me të parë aise nga ajo veturë edhe po fo-tografohej në afërsi të lagjes“Dardania”, në mes të rrugësai e kishte ndalur veturën.Shoshi tregon se agjenti iAKI-së, me të dalë nga mak-ina ka shkuar te vetura qëpo i shoqëronte, ka hapurderën dhe u ka marrëgazetarëve telefonat. “Unëdola nga vetura dhe e kamkapur me forcë punëtorin eAKI-së dhe ia kam marrë tele-fonat nga dora. Ai menjëherëështë larguar duke thënë se“keni me pa kush jena na”.Ndërsa ne menjëherë jemidrejtuar për në stacioninpolicor, ku edhe kemi rapor-tuar rastin”. Sipas Shoshit,rasti tani është në duart enjësisë së krimeve të rënda,ndërsa vepra penale dysho-het të jetë kanosje dhe sh-trëngim ndaj viktimës, që nëkëtë rast cilësohet të jetë Fa-ton Shoshi. “Qëllimi i tërëkësaj ka qenë që të më bëhetpresion psiqik, ngaqë pikër-isht në orën 14:00 unë kishamenduar që ta publikoj sh-krimin ku përshkruhet sh-tëpia me pishina dhe fushëgolfi e drejtorit të AKI-së”,ka përfunduar ai.

Janë pothuajse çifti më misterioz për momentin nëskenën shqiptare. Ndoshta për faktin se Faton Shoshi kavendosur që të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhenuk e ka shoqëruar Zanfinën në asnjë event apo koncert,derisa këtë gjë e bën e ëma e saj, Mona. Lidhja e tyre uzbulua para shumë vitesh, kur çifti vendosi vetë që tëdeklarojë dashurinë e filluar në bankat e shkollës së mes-me. Ishin në vit të tretë atëherë kur mes tyre filluan sh-këndijat e para të dashurisë, për të vazhduar vite me radhëe për të forcuar edhe më shumë romancën e dashurisë.Jetën private Zanfina asnjëherë nuk e ka përdorur derimë tani për lajme mediatike dhe është munduar gjith-monë me sukseset në muzikë që të jetë prezente në me-dia. Por siç duket, së fundi edhe i dashuri i saj po merrpërmasat e një personazhi publik. I cilësuar si një djalë ipashëm, i cili rrjedh nga një familje shumë e pasur bi-znesmenësh, me një pasuri disamilionëshe, Fatoni përmomentin drejton një portal online, nga ku ka vendosurqë të pavarësohet dhe të fillojë një karrierë të tij. Portalika guxuar të investigojë shumë çështje sesnitive si kjo qëpërshkruam më lart. Edhe pse kanë një lidhje shumë tëgjatë, çifti ende nuk ka plane për fejesë apo martesë.

Lidhja disavjeçareme këngëtaren e njohur

Fjolla Morina vazhdon frynakoma më shumë buzët

Siç duket, ndërhyrjet e deritanishme nuk po i mjaftojnëkëngëtares së njohur Fjolla Morina, që të ketë buzë mishtoredhe seksi. Pasi është kthyer nga një vizitë tek e motra nëAmerikë, këngëtarja po shijon bashkëpunimin me Stresin tekënga ‘’Jena bo tym’’, por njëkohësisht vazhdon me postimine fotove të nxehta. Një ndër ato të fundit fare që ka postuar nëInstagram, është dhe kjo me buzë të fryra tej mase, të cilatduken të tepruara në format se si i ka pasur ajo më herët.Ndoshta Fjolla nuk është e kënaqur me pamjen e saj dhe në tëardhmen do të vazhdojë të ndryshojë akoma.

Page 3: Inis Gjoni, Panorama plus suplementi

E SHTUNE 30 NENTOR 2013 PANORAMAplusSUPLEMENT 17

t

Kënga fituese e ‘’KëngaMagjike’’, “Tatuazh nëzemër”, kënduar nga këng-ëtarja e njohur Besa Kokë-dhima, sipas disa lajmeve tëlançuara nëpër portalet on-line, konsiderohet si e kop-juar nga “Being Boring” të“Pet Shop Boys”, ku sipaskomentuesve vijat melodikengjasojnë me njëra-tjetrën.Ne kontaktuam me ko-mpozitorin e këngës, DarkoDimitrov, i cili mbron kr-ijimin e tij duke deklaruar:‘’Çfarë të them, mua më kanëshkruar se e kam kopjuar

Stefi Prifti pretendon qëkënga fituese e Besës ështëe kopjuar nga “Pet Shop Boys”

Reagon kompozitori i këngës, Darko Dimitrov: Melodia përmbankombinacionin e shumë notave, në çdo 100 këngë ka fraza të njëjta

Kantautori i njohur korçar, Endri Prifti, i cili bashkë mevëllain e tij më të madh, Stefin, u renditën të tretët nëfinalen e “Kënga Magjike”, ka zbuluar anën e tij rebele.Pak ditë pas përfundimit të festivalit, ku ai konkurroi mekëngën “Jepe” dedikuar femrave, dëshmon se përveç njëmashkull xhentil me to, di të jetë edhe i egër. Kështu, nënjë nga profilet ku postohen lajme dhe klipe të artistëve tënjohur në “Facebook”, publikimi i një videoje të vëllezërveështë shoqëruar me komentet e një vajze, e cila shkruantese ata s’durohen dhe janë veçse dordolecë skene”. Kanëmjaftuar këto komente që Endri t’i drejtohet me sharje tëshumta vajzës në fjalë, duke shtuar se nuk lejon komentetë tilla për këngë që jep shpirtin në skenë”. Ky është ngarastet e rralla kur artistët reagojnë në rrjete sociale përkomentet negative që u bëhen. Në të tilla raste thuhet sekomentet bëhen edhe për xhelozi nga kolegë të tyre, tëcilat hapin profile false vetëm për të sharë rivalët.

Endri nxjerr arsenalin esharjeve ndaj një vajze, qëe quan “dordolec skene”

nga “Euphoria” e Loren qëfitoi Eurovisionin, pastaj seajo më herët e ka pas vjedhurnga “One direction”, kjo gjënuk ka mbarim, thasheth-eme pa fund. Dua t’ju themse meloditë që përmbajnëkëto këngë, janë kombinimeprej shumë notave dhe në çdo100 këngë ka fraza të njëjtaose të ngjashme, gjë që nukmund të thuhet se ështëplagjiaturë’’, thekson më tejDimitrov. Ndërkohë edhepse lajmi bëri bujë, ende nukka pasur ndonjë reagim ngafituesja Besa Kokëdhima, ecila vetëm sa ka falënderuarfansat dhe miqtë e asgjë mëshumë. Reagime mbi kompo-zimin e Besës ka pasur gjith-andej. Një nga fituesit e ven-dit të tretë në “KëngaMagjike”, Stefi Prifti, ka pub-likuar në profilin e tij këngën

e “Pet Shop Boys”, dukethënë se ka ngjashmëri mekëngën fituese. ‘’U habita pamasë nga ngjashmëria ekësaj kënge të ‘Pet ShopBoys’ me këngën fituese tëfestivalit ‘Kënga Magjike2013’, kompozuar nga Dar-ko Dimitrov dhe kënduarnga Besa! A mund të hesh-tim?!!’’, shkruan Stefi nëprofilin e tij, ndërsa më posh-të vijojnë shumë komente tëndryshme. ‘’Darko Dimitrovsikur është mësuar të fitojëçmimet e para në ‘KëngënMagjike’, prandaj nuk e kaproblem të publikojë edhendonjë plagjiaturë... Pak kakompozitorë shqiptarë qëjanë turr te ai të gjithë?’’, sh-kruan e revoltuar një fanse.‘’Po më thoni se nuk duhettë flas në një rast të tillë kaqflagrant?!! Më tej, Stefi Prifti

shkruan: “Unë fola përkëngën dhe kompozimin,sepse ai m’u duk i kopjuardhe jo për Besën, që natyr-isht kam respektin tim sikolege! Do të ishte padrejtë-si dhe mungesë kuraje që tëdëgjosh këtë ngjashmëri tëskajshme të refrenit (ku ësh-të dhe bërthama e këngës)dhe të heshtësh. "Instanca"të këtij lloji nuk funksionojnëfare në Shqipëri! Kritikaletrare dhe për më tepër muz-ikore pothuajse nuk ekzis-ton! Unë shpreha mendimintim, për të cilin mbajpërgjegjësi artistike dhemendoj se ndihmoj që me di-jet e mia muzikore të orien-toj të drejtën në muzikë’’, sh-ton më tej Stefi në një reagimdrejtuar te komentet mbi atëse nuk duhet folur më shumëpër rastin!

BLERAND REXHEPI

Ka kaluar gati një vit, qëkur Big Basta dheVesa Luma zgjodhën “Kullën Eiffel” në Parisdhe datën 12.12.12 për t’i deklaruar njëri-tjetrit dashurinë që ndienin. Foton e postoivetë Vesa, e cila pohoi po ashtu se ndihej fem-ra më e lumtur në botë, pasi ka në krah mash-kullin që e bën të ndihet speciale. E kjo nuk kaqenë deklarata e vetme e Vesës, pasi është ajo

Big Basta e Vesa Luma, tëdashuruar si një vit më parë

Ka qenë një tjetër surprizë moderimi i “Fiks Fare”në “Top Channel” nga dyshja simpatike Gent Bejko eElvis Pupa. Dy aktorët e njohur, dikur kolegë në show-n “Portokalli”, tashmë janë bashkuar për projektin e ri“Kur heshtin femrat”, një “stand-up comedy” nga ak-tori Pupa, i cili e shfaqi premierën më 1 dhjetor në“Mumja Comedy Club Albania” dhe do vazhdojë nëditët në vazhdim. Kjo shfaqje e Pupës u prezantua ngaBejko në natën e premierës, një dyshe kjo që i ka tërhequrvëmendjen drejtorit të “Fiks Fare”, Filip Çakuli, përt’i pasur si moderatorë të një nate të vetme të programitinvestigativ dhe argëtues. Moderimi i tyre ka rezultu-ar shumë i suksesshëm duke marrë komente pozitive nërrjetet sociale. Për Elvisin kjo ishte një herë e vetme në“Fiks Fare”, pasi ai jeton në SHBA, ndërsa për Gentinthuhet se do të jetë pjesë e moderimit të “Fiks Fare”,pasi në këtë dalje të parë ka rezultuar si personi i du-hur. Fotoja që shihni, është shkrepur në finalen e “Kën-ga Magjike”, ndërsa ai shoqëronte bashkëshorten Xhoi,duke qenë dhe autor i tekstit të këngës së saj, “Ndiej”.

Gent Bejko rezulton i suksesshëm nëprovën si moderator i “Fiks Fare”

që shprehet gjithmonë për lidhjen dhe bash-këjetesën e saj me Bigun. Fotografi ynë i kakapur në një nga club-et e natës, ndërkohë qëkanë pohuar se po jetojnë një lidhje intensiveduke qëndruar 24 orë në 24 bashkë. SipasVesës, Bigu këtë vit ka lënë pak mënjanë dal-jet personale në muzikë, pasi i është përkush-tuar karrierës muzikore të Vesës.

Page 4: Inis Gjoni, Panorama plus suplementi

E SHTUNE 30 NENTOR 2013PANORAMA plus SUPLEMENT18

Balerini i njohur shqiptar, Klajdi Selimi, pas kërkesës që i kabërë ish-të dashurës së tij italiane përmes avokatit të tij, kukërkon dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh, këto ditë ai i ka nisurnjë letër, ku mes të tjerash kërkon një tjetër dëmshpërblim nëshumën 15.500 euro. ‘’I kemi dërguar një letër tjetër ish-tëdashurës, ku avokati për mua i kërkon rreth 15.500 euro të tjera.Unë në kërkesën e parë me lekët e mia dhe me dëmet e plota ikërkoja 46.500 euro, kurse këto janë të tjera, për seminaret edancit që kam mbajtur te shkolla e saj e baletit dhe shfrytëzim tëimazhit tim. Vetë e kërkoi këtë të fundit se i kishte vënë si lekë tëharxhuara për të dy, por unë jo vetëm që nuk e kisha emrin teletrat e shkollës së baletit, por nuk isha paguar për 7 muaj lek-sione’’, thekson Klajdi. Dhe më tej shton: ‘’Këto 15.500 euronuk kisha ndërmend t’ia kërkoja, por ajo gjatë aktit mbrojtës sësaj donte të më bënte përgjegjës për disa shuma parash që kish-te harxhuar si qira për shkollën e saj të baletit, ku për mua faktetflasin se nuk jam anëtar i asaj shoqërie. Dhe jo vetëm që nukkam më letra e asnjë lloj përgjegjësie për ato harxhime, ështëtjetra, ajo më ka mua borxh për 7 muaj mësimdhënie, ku brendakësaj shume përfshihet dhe shfrytëzimi i imazhit brenda bi-znesit të saj’’, përfundon bisedën balerini Selimi.

Do të jenë protagonistë në filmin më të ri “Bota” të regjisores Iris Elezi, premiera e të cilitdo të shfaqet vitin që vjen. Aktori i njohur shqiptar, Artur Gorishti, është kthyer nga Kan-adaja në Shqipëri për të luajtur në këtë film të ri, ku pjesë e kastës së aktorëve do të jetë dheLuli Bitri, e ardhur nga Italia. Gorishti në tetë vitet e fundit ka jetuar në Montreal të Kana-dasë, ku ka vazhduar karrierën kinematografike, ndërsa Luli Bitri ka qenë vazhdimishtpjesë e projekteve kinematografike në Shqipëri. Dy aktorët tashmë po përgatiten për filmine ri, ndërsa po kalojnë më shumë kohë së bashku në Tiranë. Vetë aktorja ka postuar këtëfoto në rrjetet sociale, ndërsa darkojnë së bashku. Në skenarin e filmit “Bota” të regjisoresIris Elezi, Gorishti do të luajë rolin e Benit, ku bëhet fjalë për një ngjarje që ndodh brenda 7ditëve. Nuk dihen ende detaje për rolin e Lulit dhe si do të interpretojnë të dy. Gjithsesi,duken si një kombinim i këndshëm, pasi të dy e kanë pohuar në intervista të ndryshme qënë jetën reale janë tipa të tërhequr dhe fjalëpakë, gjë që e plotësojnë me karakteret që kanë nëfilmat e tyre. Përveç si aktor, Gorishti njihet edhe si piktor, ndërsa me këtë rikthim ai do tëpromovojë në Tiranë librin e tij të parë. Ndërsa Luli vjen në këtë rol me Gorishtin, pas filmitme metrazh të shkurtër “Më në fund mbërritëm në shtëpi”, ku interpretoi gruan e NdriçimXhepës.

Luli Bitri dhe Artur Gorishti, darkëromantike para filmit të ri “Bota”

Ardit Stafa, këngëtari i njohur nga Maqedonia i cili është dhe fituesi iedicionit të fundit të spektaklit ‘’VIP shpija’’, këto ditë po qëndron në Turqipër disa projekte të rëndësishme. Pasi është shfaqur në një projekt filmik dedi-kuar marrdhënieve Maqedoni-Turqi, kapaciteti i tij është parë edhe nga pro-ducentë e regjisorë të njohur turq në eventin e prezantimit të këtij projekti.Kështu, pasi ai merret gjatë me muzikë, ka vendosur që të shfaqet edhe në“talent show”-n e njohur ‘’The voice of Turkey’’. Paraqitjet e tij në disa emi-sione televizive janë pëlqyer, ndërkohë që projektet e tjera për momentinmbahen surprizë, ashtu siç kanë qenë dhe prezantimet e tij të fundit atje. Mëparë, Arditi gjatë qëndrimit në “VIP shpija” ka qenë gjithmonë nën sulm ngaQetsori për shkak të orientimit të tij seksual.

Klajdi Selimi shton shumën e dëmshpërblimit,i kërkon ish-të dashurës edhe 15.500 euro

Qetsori e sulmonte përhomoseksualitetin, Arditi - fituesii ‘’VIP shpija’’ - karrierë në Turqi

Xhejsi Jorgaqi, vajza këngëtare e kantautorit të njohur Gjergj Jorgaqi, pas suksesitnë youtube me këngën e saj “Vetëm kujtohu”, ka menduar të ndajë me fansat mëshumë rreth jetës së saj private. Në fanpage-in e saj në “Facebook”, menjëherë pasmbylljes së “Kënga Magjike”, ku ajo s’mundi dot të prekte finalen edhe pse ishte mëe klikuara në youtube, Xhejsi postoi këtë foto me të dashurin e saj. Në këtë edicion tëkëtij festivali, Xhejsi këndoi në duet me Çartanin, një bashkëpunim që rezultoi shumëi suksesshëm dhe që ngjiti në publik. Zakonisht këngët e saj i shkruante Gjergji, porkëtë herë ajo konkurroi me me një krijim me muzikë të Ermir Buçpapaj dhe tekst tëJudovnik Boshnjakut. Për sa i përket imazhit, Xhejsi e prezantuar gjithmonë si bion-de kësaj here u shfaq në skenë me ngjyrën e zezë të flokëve.

Pas tri vitesh ndarjeje, kan-taurori Klevis Bega (Kastro Zizo)duket se i ka sheshuar mar-rëdhëniet me ish-gruan e parë,Jolën, nga martesa me të cilën kanjë djalë. Kastro, i cili përveçemisionit të tij të orëve të vona,konkurron në “Dancing withthe stars”, pas punës në televiz-ion dhe provave vazhdonargëtimin në jetë nate. Në një ngakëto net ai ka dalë me ish-bash-këshorten, siç e shihni në foto.Kastro e ka postuar vetë foton në“Facebook”, ku pozon me mjaftdashuri pranë Jolës. Në interv-istat që ka dhënë për gazetën“Panorama”, Kastro ka pohuarse marrëdhëniet me dy ish-gratëtashmë janë të qeta dhe po ash-tu takohet vazhdimisht me dja-lin dhe vajzën.

Kastro Zizo, jetë nateme gruan e parë

Xhejsi Jorgaqi prezanton partnerin

Page 5: Inis Gjoni, Panorama plus suplementi

E SHTUNE 30 NENTOR 2013 PANORAMAplusSUPLEMENT

hhhhh

19

Page 6: Inis Gjoni, Panorama plus suplementi

E SHTUNE 30 NENTOR 2013PANORAMA plus SUPLEMENT20

Berguzar Koreloperon nofullën

Ezel rebelohet: Serialet na kanë kthyernë kafshë pune, po mendoj të largohem

Kenan Imirzaloglu (39 vjeç) për momentin ak-tron në serialin ‘’Karadayi’’, që po transemtohetnë “Vizion plus”, ku partnere ka aktoren e njo-hur Berguzar Korel, të cilën publiku shqiptar eka njohur përmes rolit të saj të Shehrezades nëserialin ‘’1001 net’’. Ai gjatë xhirimeve të serialitka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me pro-ducentët, të cilët aktorët i shohin më shumë sirobotë, duke ndenjur kështu me orë të tëra në xhir-ime. Aktori i njohur, gjatë intervistës së tij në re-vistën GQ, ka deklaruar se në xhirime vjen nëorët e para të mëngjesit dhe largohet në orët evona të natës çdoditë, përfshirë këtuedhe fundjavën.‘’Është e pamundurtë merresh me veten,e vërtetë se fitojmënga kjo punë, por kurgjërat teprohen, unënuk dua. Revoltëntime ia kam shprehuredhe producentit, icili u habit dhe nukkishte fjalë për të mëthënë. Nuk kemi kohëtë merremi as me jetënprivate, vij shumëherët dhe largohemvonë nga xhirimet, asditët e fundjavës nuk ikemi të lira. Do të dety-rohem ta lë këtëprofesion dhe të merrem me diçka tjetër. Pikër-isht për këtë arsye, edhe kolegia ime, MeryemUzerli (Hyrem), la xhirimet në gjysmë te seriali‘’Sulejmani i madhërishëm’’, pas tri sezoneve dheu largua drejt vendlindjes së saj (Gjermani) dhebesoj se bëri mirë. Mendoi se fama këtu paguhet,e vërtetë, por lodhja dhe shkëputja nga miqtë dhedashuria është e pashmangshme. Jetën private

Komente të shumta kohët efundit mbi pamjen e re të aktoresBerguzar Korel nuk kanë tëndalur, saqë e kanë detyruar atëtë jetë e hapur me mediat dhepublikun, duke pranuar kështundërhyrjen kirurgjikale në nof-ullën e saj. ‘’Ka qenë një opera-cion i domosdoshëm për mua.Kur kam qenë e vogël jam rrë-zuar dhe kam thyer dhëmbët,saqë kur fillova të rritem kjo mëkompleksonte shumë sidomoskur buzëqeshja. Pas kësaj ndë-rhyrjeje ndihem vërtet shumë mërehat, kjo është e vërteta” - kathënë Korel.

mundohem ta mbaj sekret dhe mister për pub-likun, dua që të paktën kjo të më ngelet mua. Eshihni dhe vetë se nuk mund të merrem me tëpër shkak të kohës. Nuk e mohoj se gati çdo ditëmë vijnë oferta nga më të ndryshmet, qoftë nëpostën e shtëpisë apo atë elektronike. Po fillovatë zbuloj këto gjëra, do ngelem në gazetë (qesh)’’,përfundon rrëfimin e tij për GQ, aktori i njohurKenan Imirzaloglu.

Kivanc Tatlitugxhiron serialine ri në Rusi

Aktori i njohur turk, Kivanc Tatli-tug, ka filluar xhirimet e serialit të ri,i disati në radhë tashmë, pasi ështëbërë emër i njohur jo vetëm në Turqi,por edhe më gjerë. Në këtë serial qëpritet të xhirohet në Rusi, ai do të aktrojë në krah të aktores së njohurYalabik (Nermin Bezmen), ndërsa thuhet se seriali është i bazuar nëromanin ‘’Satani & Shura’’. Përveç këtyre të dyve, në serial do të shfaqenedhe shumë emra të njohur turk, ndërsa do të luajnë edhe disa aktorënga Rusia.

Ata janë çifti më i përfoluri skenës. Shtatë vite së bash-ku, ata shfaqen më të dashu-ruar se kurrë. Në një interv-istë për ‘’Panorama plus’’,Roberti flet për të fejuarëndhe ekstravagancën e saj.

Robert dhe ti ke kohë qëje në skenën muzikore, si esheh rritjen e Norës nëmuzikë?

Nora kurrë më shumë sesot nuk ka punuar kaq fort,ajo ka një vit që ushtron ngatri orë në ditë në studiontime këngët e saja dhe tëhuaja, thjesht bën ushtrimetë vokalit për t’u përgatiturqë verën e ardhshme të per-formojë live me grupin që ikam vënë në dispozicion metë gjithë profesionistët. Poashtu me këngë dhe mezhanre të ndryshme, men-doj se kurë nuk ka qenë mëe përgatitur.

Të pëlqeu performancae saj në “Kënga Magjike”?

Performanca më pëlqeushumë, kam qenë gjatë gjithëkohës aty, përveçse në fina-le.

Po shkrimet e shumtapër të të bënë përshtypjeapo të shtuan dozën e xhe-lozisë?

Shkrimet që bëhen për tëgjithë këngëtaret janë të njëj-

Flet i fejuari, Roberti:Nora ekstravagante? Ajoështë e re dhe e bukur

Intervista

Intervista

Intervista

‘’Unë nuk jam xheloz për provokimet e saj. Kur tëbëhet 50 vjeç si Mihrije Braha, do vishet ndryshe”

ta, unë nuk e kam problem,pasi nuk do kishim qenë 7vite bashkë nëse do isha xhe-lozuar.

Të bezdis ekstravagancae Norës apo është normale?

Të kisha një trup si Nora,unë do kisha kënduar në bi-kini. Kur Nora të bëhet 50 vjeç

si Mihrije Bra-ha, do vishetmë ndryshe,tani është e redhe e bukur…

Kënga ishtemë të mirë në renditje?

Kënga është e mirë dhe epunuar thjesht, nuk është e

ngarkuar, tingëllon thjeshtnjë baladë e lezetshme. Pjesë-marrja ka qenë e rëndë-sishme dhe kënga ështëpëlqyer, kjo ka më shumërëndësi. Nora ka anuluar 3mbrëmje për “KëngaMagjike” dhe nuk ka shkuarpër vend të parë.

Thuhet se bëhen pazarenë votime mes këngëtarësh,ju ka ndodhur edhe juve njëgjë e tillë?

Nuk e di se çka bëhet mevotimet, Arditi është një pro-fesionist dhe nuk besoj që le-jon kësi lloj marrëveshjesh..

Dhe për fund pyetja mëkureshtare, kur do ju sho-him si dhëndër?

‘’Do të bëhem një ditëdhëndër: S.Vllasaliu’’. Unëjam dhëndër, e dua Nora Is-trefin pa masë dhe do t’ju ftojnë ceremoninë martesorekurdo që të vendosim datën.

BLERAND REXHEPI

e punuar me shumëpërkushtim, mendon semeritonte një vend edhe

Page 7: Inis Gjoni, Panorama plus suplementi

E SHTUNE 30 NENTOR 2013 PANORAMAplusSUPLEMENT 21

Edhe pse ishte përgatiturshpirtërisht që të qëndrontegjatë në garën e “Dancingwith the Stars”, Rike Roçiështë ndër konkurrentët eparë që skualifikohet së bash-ku me ish-futbollistin BlendNallbani. Për të pranuar këtëofertë iu desh ta mendontegjatë, pasi jeton në Itali bash-kë me të dashurin muzikantdhe i duhej të vendosej nëTiranë për ca kohë. Por shownuk zgjati shumë për Riken,ndaj ajo tregon se si ështëndier.

Në “Big Brother” pohovese kërcimi është pasioni yt.Në këtë përballje me tekni-kat e kërcimit ndeshe vësh-tirësi në prova që s’i kisheparashikuar?

Unë vazhdoj ta theksoj qëkërcimi më pëlqen vërtetshumë. Por normal që vësh-tirësi ka, pasi ndryshon kër-cimi i lirshëm nga kërcimi mehapa profesionalë.

E prisje të skualifiko-heshe kaq shpejt nga gara e“Dancing with the stars”? Siu ndjeve?

Të them të drejtën, nuk eprisja kaq shpejt skuali-fikimin dhe mbeta pak emërzitur.

Pavarësisht dëshirës përtë qëndruar sa më gjatë, egjykon si të drejtë largimintënd? Po fansat si reaguan?

Jo, nuk mendoj se ishte idrejtë largimi im kaq shpejtnga kjo garë. Gjithsesi, reagi-mi dhe mbështetja e fansave

më kanë bërë të ndihem mirë,e natyrisht që dhe ata mbetënvërtet shumë të habitur.

Mendon se kishte të tjerëkonkurrentë që duhet të dil-nin para teje kështu?

Po, mendoj se përparameje duhet të eliminoheshinnga kjo garë të tjerë persona,por s’dua të përmend emra...

Po largimi i Blend Nall-banit t’u duk gjithashtu iparakohshëm?

Blend Nallbani apo Tata,siç i flasin të gjithë, është imadh fare! Mendoj se ai du-het të qëndronte gjatë në“Dancing”, pasi ka vërtetshumë humor dhe e bënte“show”-n shumë të kënd-shëm.

Largësia nga i dashuri yt,Luca, të vuri në dilemë përpranimin e kësaj oferte. Si epriti ai skualifikimin tënd,çfarë të tha?

Ndryshe nga unë, ai mëpohoi: ”Më mirë që mbaroikëtu, që të rikthehesh në sh-tëpi. (qesh)”

Tani që je jashtë ethevetë konkurrencës, cilin VIPsheh si pretendent kryesorpër të fituar?

Unë them se fitoren e meri-ton Flaka nga femrat VIP,dhe Andos nga meshkujt.

Kthehemi te ti. Si i jetovekëto javë në Tiranë e rre-thuar nga komplimentet,dhe a more propozime ngandonjë djalë?

Në Tiranë, gjatë gjithë ko-hës u jam përkushtuarprovave dhe vërtet kam dalëshumë pak për t’u argëtuar.Ndërsa propozime ngameshkujt nuk kam pasur.

Pas tri vitesh që ka lënë sportin, ish-portieri i Tiranës, Partizanit dhe i Ko-mbëtares, Blend Nallbani, pranoi të bëhejpjesë e “Dancing with the stars”, por garae tij përfundoi shpejt. Një javë pasi krye-tari i jurisë, Ilir Shaqiri, vendosi t’i mbantedy të rrezikuarit, një prej të cilëve ishte Nall-bani, ish-futbollisti nuk i shpëtoi doteliminimit kësaj here, së bashku me Rik-en. I ftuar në emisionin “Vizioni i pas-dites” në “Vizion Plus”, për të rrëfyer emo-cionet e kësaj gare, Nallbani si gjithmonëme batutat dhe sensin e tij të humorit, po-hoi se tashmë ndihet i çliruar nga një ten-sion i madh nga java në javë, në këtë për-ballje të parë me skenën dhe kamerat. Porgjithsesi, ai nuk hezitoi të shprehej për mo-mentin e eliminimit, një vendim i marrënga kryetari i jurisë, Shaqiri. “Në ato mo-mente më vinte ta ndaja më dysh Ilirin”, ushpreh ai në program, duke shkaktuarshumë reagime dhe të qeshura në publik.Kjo nuk është hera e parë që balerini i njo-hur përballet me hatërmbejte nga konkur-rentët VIP. Ai pohoi se ky ishte viti i parëqë nuk njeh personalisht asnjë nga konkur-rentët e “Dancing”.

Ajo shfaqet gjithmonë ndryshe, veçanërisht për festat e fundvitit. E kemi fjalënpër këngëtaren e njohur Gjyste Vulaj, e cila gjithmonë gjen kohë që të surprizojëfansat e saj me befasi të reja si në muzikë, ashtu edhe në look. Tashmë të gjithë edinë se ajo është këngëtarja më e kërkuar nëpër koncerte, por shumë e pranishmeedhe në media falë bashkëpunimit të mirë me gazetarët. Lajmi i cili është akoma ifreskët dhe i pazbuluar për momentin, është se një nga këngët e reja të Gjystes kadalë plagjiaturë nga një këngë bullgare e publikuar në muajin tetor dhe e klikuarmë shumë se 7 milionë herë. Mjafton të ndiqet linku në vazhdim dhe aty mund tëdëgjoni këngën e transvestitit Azis http://www.youtube.com/watch?v=P9sQZLtsfp8, ndërkohë që ritme të njëjta mban edhe kënga e fundit eGjystes, e cila, ndonëse është zjarr, rezulton e kopjuar! Atë mund ta ndiqni në këtëlink http://www.youtube.com/watch?v=në62StSUvOg.

Rike: Nuk e prisjaskualifikimin, të tjerëduhej të iknin para meje

Inte

rvis

ta

Inte

rvis

ta

Inte

rvis

ta

KLOTILDA HARKA Jo, nuk mendoj se ishte i drejtë largimiim kaq shpejt nga kjo garë. Gjithsesi,reagimi dhe mbështetja efansave më kanë bërë tëndihem mirë, e natyrisht qëdhe ata mbetën vërtetshumë të habitur.

Blend Nallbani: Kur mëeliminuan nga "DWS", më vinteta ndaja më dysh Ilir Shaqirin

Gjyste Vulaj, me këngë tëkopjuar nga bullgari Azis

Page 8: Inis Gjoni, Panorama plus suplementi

E SHTUNE 30 NENTOR 2013PANORAMA plus SUPLEMENT22

Prapaskenat e një duelimes të martuarish të ditëveqë jetojmë, vijnë kësaj herenë konceptin regjisorial tëInis Gjonit. Komedia “10vjet martesë” e dramaturgutAlil Vardar shfaq premierëne saj më 18 dhjetor në Teat-rin Kombëtar, ku luajnë çif-ti i aktorëve, Genc Fuga dheEni Jani. Në këtë atmosferëfestash Inisi sjell mesazhinse jeta bashkëshortore nukduhet të shndërrohet si njënormë vetëm e vetëm për tëpasur në fund të jetës diçkaku të varemi. Ajo rrëfen para-prakisht konceptin e saj përmartesën, që shpesh kthe-het në kompromis, dhe disasekrete për ta zgjatur jetën enjë martese. Zbulon dhedetaje nga jeta e saj aktualeme vajzën dhe projektet përnjë rikthim të mundshëmnë televizion.

Pas “Klani i të divor-cuarave”, sjell një komeditë titulluar “10 vjet mar-tesë”. Përse të tërheqin kaqshumë skenaret, ku trajto-hen lëkundje në mar-rëdhëniet në çift?

Më tërheq çdo gjë që ësh-të aktuale, çdo problematikëe shoqërisë, çdo gjë që i fletkohës dhe ky është një ngaato probleme që bota mbarëe diskuton. Si i tillë, nukmund të qëndroja indifer-ente përballë një skenari tëshkruar kaq bukur nga ar-tisti me origjinë shqiptare,Halil Vardari.

Për vënien në skenë tëkësaj komedie kezgjedhur një çift aktorështë martuar në jetën reale,Genci Fuga e Eni Jani. Psepikërisht ata, dhe kishe nëmendje të tjera çifte që doishin të duhurit?

Që nga momenti që më ra

në dorë skenari i kësaj pjese,personazhet e parë që men-dova për të qenë protago-nistë, ishin Eni dhe Genci.Kam punuar me ta më herëtdhe e dija që rezultati finaldo të ishte ai i prituri.Përveçse një dyshe shumë emirë artistësh, Eni dhe Gencijanë bashkëshortë në jetënreale, çka e bën më të lehtëlojën aktoriale. Duhet thënëqë kjo është hera e parë që Enidhe Genci dalin të interpre-tojnë bashkë në skenë.

Shfaqja duhet ndjekurnga çiftet që kanë një mar-tesë të qetë apo ata që je-tojnë në konflikt të vazh-dueshëm me njëri-tjetrin?Cila është përgjigjja që domarrin në fund?

Kjo shfaqje duhet ndjekurnga të gjithë, sepse përcjellmesazhe të forta. Ideja ështëqë Liza dhe Aleksi, dy pro-tagonistët e vetëm të kome-disë, që dikur kërkonin tëpërbashkëtat e të mirat për t’ubashkuar, sot kërkojnë anëtnegative për t’u ndarë. Pa-

Do ia festoje vetes ditëlindjen si dhjetë vite më parë?Pse jo?!Çfarë ka ndryshuar te ti tashmë që je nënë?Gjithçka. Duke filluar nga sasia e oksigjenit që thith.Ia di më shumë vlerën dashurisë tani apo para një de-kade?Ia kam ditur gjithmonë vlerën dashurisë.Pasioni për njeriun e zemrës zbehet patjetër me kalimine viteve?Absolutisht jo...Martesa mund të zgjasë përjetë me dashuri, pa kompro-mis?Sigurisht. Autori Halil Vardari na mëson që një dashuri ekonsumuar në çdo ditë të saj, me të njëjtat doza, nuk kakurrë fund.Personi i tretë në një lidhje i jep fund marrëdhënies apomund edhe ta forcojë?Jeta bashkëshortore nuk duhet të kalohet si një normë,vetëm e vetëm për të pasur në fund të saj diçka ku të varemi,por duhet shfrytëzuar shansi që na jep kjo jetë, i të bërit tënjëri-tjetrit të lumtur pak e nga pak për çdo ditë. Jeta ështëe shkurtër, ndaj s’duhet të lodhemi së dhëni dashuri çdoditë.Cila lloj dhimbjeje nuk mund të përballohet nga femra?Njerëzimi që në krijimin e tij është përgatitur për të duruarçdo lloj dhimbjeje përmes ndjenjës së dashurisë.

“Ia kam ditur gjithmonëvlerën dashurisë”

Inis Gjoni: Recetat për martesë tësuksesshme edhe pas 10 viteshIntervista

Intervista

Intervista

KLOTILDA HARKA

varësisht përpjekjeve të tyrepër të gjetur atë që “duan” nëkëtë jetë, duket se në funddorëzohen dhe zgjedhin atëqë “duhet”, duke sjellë nëndihmë kompromisin, siarmën e fundit të një dashu-rie të humbur e duke u pajtu-ar me atë që shoqëria që nëgjenezë e ka quajtur të drejtëpër ne.

Zgjedh komedinë ku tra-jtohen të vërteta të hidhura,si tradhtia etj. Në profesiondhe në jetë ti bën gjërat që

do apo ato që duhen bërë?Në jetë kam bërë gjith-

monë atë që kam dashur. Kjoështë filozofia që kam nd-jekur.

Ty të pëlqen martesa siinstitucion në kohët që je-tojmë, apo më mirë prefer-on lidhje pa letra?

Martesa është institucionimë i rëndësishëm i një sho-qërie.

Përveç regjisë, të shkru-arit e një skenari është nësynimet e tua? Do të mund

të shkruaje historinë e jetëssate dhe pastaj ta vije nëskenë?

Ndoshta kur të mbush 85vjeç, do filloj të mendoj përkëtë. Deri atëherë kam plotgjëra të tjera për të bërë.

Natyrisht që mar-rëdhënia jote me ekranin kapasur shkëputje dhe rik-thime. Ke vendosur të rish-faqesh sërish?

Arsyeja pse i kam mun-guar ekranit këto kohë, ështëvajza ime, e cila meriton mëshumë se çdokush tjetër nëkëtë botë kohën e mamit... Si-doqoftë, kam pasur dhe kamoferta, të cilat kam vendosurt’i shqyrtoj më seriozisht nënjë kohë të dytë.

Po marrëdhënia jote me

vajzën si është? Çfarë do imësosh asaj për të qenë epërgatitur në jetë, më mirëtë jetë pasionante apo prag-matiste?

Coco Antonel është gjithç-ka që kam... Përpiqemi që çdoditë t’i japim sa më shumëdashuri, si unë ashtu edhefamiljarët e mi, ndaj mendojqë mësimet ajo po i merr merritjen... Uroj që edhe Coco, siunë, të udhëhiqet në jetë ngadashuria.

Një pyetje për pamjentënde. Sa herë që shfaqeshnë evente të ndryshme,dukesh gjithnjë e më nëformë. Mund të na tregoshdisa sekrete?

Jam në paqe me veten. Kyështë sekreti im.

Udhëtimet e tij në Tiranë janëgjithmonë e më të shpeshta, përfaktin se është një nga aktorët mëtë suksesshëm për momentin dhemjaft i preferuar edhe ngaregjisorët shqiptarë. Pak javë pasindodhej në Tiranë me rastin e Fes-tivalit të Filmit, aktori shqiptar iMaqedonisë pak ditë më parëndodhej në Tiranë për festimet eNatës së Bardhë. Herën e kaluar ufotografua me dy motrat simpatiketë “Top Channel”, Luana dheMarina Vjollca, ndërsa kësaj heresërish është fotografuar me Alba-na Osmanin, e cila gjendet pranëtij sa herë që vjen në Tiranë. Pas njëperiudhe që s’po shfaqej në ekran,Albana tashmë është bërë pjesë e“Fiks Fare”, në strategjinë e re tëkëtij programi që, përveç çiftit stabëlGent Pjetri e Fiori Dardha, të ketë edhe dyshe të tjera moderatorësh.

Blerim Destani ka gjithëvëmendjen e AlbanaOsmanit kur vjen në Tiranë

Page 9: Inis Gjoni, Panorama plus suplementi

E SHTUNE 30 NENTOR 2013 PANORAMAplusSUPLEMENT 23

Edi Rama vijon tëbanojë në 75 metrakatrorë me qira, fotot

Të gjithë ata që kanë lexu-ar librin "Kurban" të shkru-ar dy vite më parë ngaKryeministri aktual EdiRama, me siguri që kanëmemorizuar disa detaje pi-kante që kanë të bëjnë mejetën e tij private, si dhe mebanesën e tij. Ja si shkruanRama: "Jetoj me Lindën nënjë kat të lartë të Tiranës, 75metra katrorë, e marrë meqira qysh se u martuam. Li-brat disagjuhësh me skeletingri të bibliotekës ndajnë nëvend të murit ndenjjen ngagjumi dhe kravatat janëvarur anash krevatit...." Mekëtë përshkrim , Rama na lëtë kuptojmë se hapësira endarë në dy ambiente nga njëdollap librash është mjaft evogël, duke pasur parasyshse banuesi është një individqë ka marrë disa përgjegjësitë mëdha dhe minimumi iduhet një studio pune. Gjith-sesi, ju mund të mendoni sekjo është një histori që i për-ket të kaluarës, kohë kurRama nuk ishte ende Kryem-inistër dhe ky mund të ishtenjë sistemim provizor. Ndër-sa sotm si kryeministër aimund të ketë gjithë komodi-tetin normal që ka dikush nëpozicionin e tij, duke imundësuar vetes dhe famil-jes të gjitha kushtet që nukjanë luks, por nevojë. Por jo,fotot e realizuara nga papa-paraci ynë vetëm pak ditë mëparë, ku shihet Rama dukedalë nga shtëpia në mëngjespër të shkuar në punë, dësh-mojnë se ai vijon të jetojë nëata 75 metrat katrorë të ndarame dollap që përshkruan nëlibrin "Kurban". Pallati kujeton Rama, gjendet përballëDrejtorisë së Policisë, në njëzonë të mirë të Tiranës, porqë është pak a shumë si çdopallat tjetër i kryeqytetit, indërtuar vitet e fundit.Mbase të jep thjesht idenë seka më shumë siguri, sepseështë përballë një drejtorie

Kryeministri anashkalon çdo privilegj që iajep ligji, nga rezidenca qeveritare për banim

deri te punonjësit e shërbimit

policie dhe mbase kjo ka bërëqë edhe punonjësit e sigurisëjashtë pallatit të tij të jenëshumë të paktë. Madje duketqartë edhe nga fotot se Ramanë dalje të pallatit nuk sho-qërohet nga askush, gjë që lëtë kuptojmë se ai ka zbriturpa roje nga ashensori, meqëbanon në kat të lartë dhe nëdalje të tij nuk bëhet ndonjëmur rojesh, duke lënë kështutë lirë edhe syrin kureshtar tëkalimtarëve të rastit, të cilët ekanë vetëm pak metra largKryeministrin e tyre. Po çfarëmund të bënte ndrysheKryeministri, që të mos jeton-te si çdo qytetar i këtij vendi,në një banesë komunitare?Në mbështetje të nenit 100 tëKushtetutës së Shqipërisëdhe me disa ndryshime tëKëshillit të Ministrave bërëdy vite më parë, Drejtoria eShërbimeve Qeveritare ka përdetyrë të sistemojë Kryemi-nistrin në një nga vilat aporezidencat qeveritare megjithë familjen e tij dhe t'ivërë në dispozicion njëkuzhinier dhe një punëtorpastrimi. Nëse Kryeministridëshiron të qëndrojë nëbanesën e tij, ai mund tëmarrë dy punëtorët për t'ishërbyer, por dhe shërbimetë tjera. Por me siguri që atapunëtorë nuk ekzistojnë nështëpinë aktuale të Ramës

për arsye të përmasave tëvogla të saj. Kuptohet se kjozgjedhje e Ramës nuk mundtë lërë askënd indiferent. Kjosepse në më shumë se dymuaj si Kryeministër, aipërveç eskortës, nuk ka mar-rë asnjë privilegj që i takonme ligj. Përdor makinën epartisë së tij dhe nuk kapunëtorë shërbimi në shtë-pi. Natyrisht kjo sjellje e bënatë që të duket i thjeshtë dhei përulur para popullit dhesidomos para atyre që e kanëvotuar, por natyrisht nuk tre-gon gjithçka në lidhje mekëtë fakt. Tani pyetja që lindnatyrshëm, është: edhe sakohë do banojë Rama në 75metra katrorë? Një vit mëparë, në media u tha seRama dhe bashkëshortja e tijLinda janë duke ndërtuar njëvilë në zonën e Dajtit, e cilame sa dimë, tashmë ështëdrejt përfundimit. MbaseRama po pret të vendoset atysi një dashamirës i fshatit,meqë dikur ka jetuar në Pezë.Ndërsa rezidencat qeveritaremund t'i përdorë ashtu siparaadhësi i tij, Berisha,vetëm për takime zyrtare.Por, në ndryshim nga Rama,të paktën Berisha i kishte 250metra katrorë banesë perso-nale, që e bënin të ndihej ko-mod në punët e tij edhe jash-të zyrës.

Pyetja që lind natyrshëm, është: edhesa kohë do banojë Rama në 75 metrakatrorë? Një vit më parë, në media u thase Rama dhe bashkëshortja e tij Lindajanë duke ndërtuar një vilë në zonën eDajtit, e cila me sa dimë tashmë ështëdrejt përfundimit. MbaseRama po pret që të vendosetaty si një dashamirës i fshatit,meqë dikur ka jetuar në Pezë.