14
Tema : Shpenzimet publike dhe ndikimi I tyre ne NVM E punoi : Nehar Islami Prof. Myrvete Badiviku Master – Ndermarresi dhe zhvillim lokal 01.11.2015 Prishtinë

Nehar Islami- Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

  • Upload
    target

  • View
    1.145

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Tema :

Shpenzimet publike dhe ndikimi I tyre

ne NVM

E punoi : Nehar IslamiProf. Myrvete Badiviku

Master – Ndermarresi dhe zhvillim lokal

01.11.2015Prishtinë

Page 2: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Në mënyrë më konkrete me shpenzime publike kuptojmë të gjitha

shpenzimet që i bën shteti dhe subjektet e tjera juridike-publike për

financimin e ofertës së të mirave publike, si dhe për realizimin e qëllimeve

të tjera të politikës ekonomike dhe sociale.

Mes shpenzimeve publike dhe atyre private ka një lidhje komplementariteti

në kënaqjen e nevojave publike, kolektive dhe individuale në momentin e

“prodhimit” të pasurisë, si në atë të shpërndarjes dhe të konsumit të saj,

p.sh. bujku do të kishte kosto prodhimi tjetër, nëse nuk do të kishte rrugë

publike që mund ta lehtësojnë sjelljen e produkteve në treg.

Shpenzimet publike luajnë rol të rëndësishëm edhe në rishpërndarjën e

pasurive sepse shteti me anë të shpenzimeve publike që parashikon në

buxhet dhe që kryen efektivisht mund të kënaqë ato nevoja të cilat shtetasit

– privatë nuk mund ti kënaqin me mjetët e tyre.

Hyrje

Page 3: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Në përgjithësi shpenzimet publike gjithmonë kanë pasur rëndësi, por, jo

gjithmonë rëndësinë e njejtë. Prandaj, është e rëndësishme të shiqohet

përgjatë zhvillimeve të ndryshme në botë se si është përceptuar rëndësia e

shpenzimeve publike. Në mënyrë që të kemi sa më të qartë se si ka qenë

trendi i shpenzimeve publike dhe mbi cilat baza është ndërtuar, është

spjeguar përmes historikut se si ka ardhur nga koha e Greqisë së lashtë dhe

Romës deri tek shpenzimet publike në kohë moderne. Shembulli i Greqisë

dhe Romës janë marrë për arsye se ato kanë arritur të ngrisin vlerën dhe

rëndësinë e shpenzimeve publike. Ndërsa tek feudalizmi e vërejmë një

kahje tjetër të shpenzimeve publike. Në kohët moderne shpenzimet publike

njihen si vegla kryesore e shtetit. Prandaj edhe kanë rëndësi shumë më të

madhe, dhe kjo vetëm sa shkon e ju shtohet. Për këtë arsye duhen të

kuptohen sa më thellësisht shpenzimet publike në mënyrë që efektet që

rezultojne nga ato të mos jenë në kundërshtim me çfarë dëshiron shteti të

arrijë.

Përmbajtja

Page 4: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Shpenzimet publike të cilat janë bërë në shtetet e hershme, nuk mund të

quhen sistematike, për shkak se shpenzimet janë bërë në mënyrë të

paplanifikuar. Shteti, në fillet e hershme të zhvillimit, ishte e varur nga

familjet. Të gjitha shpenzimet publike janë bërë kryesisht për qëllime

fetare, meqë familjet i plotësonin pothuajse te gjitha nevojat personale pa

ndihmën e shtetit. Me forcimin e shtetit, fillonin edhe kërkesat e qytetarëve

që të rriten shpenzimet publike. Shpenzime për mbrojtjen e shtetit nuk ka

pasë, pasiqë qytetarët e mbronin shtetin e tyre. Në rast lufte, ata

mobilizoheshin me armët e tyre dhe paguheshin nga plaçkat pas luftërave.

Historiku I shpenzimeve publike eshte shume i rendesishem që të shihet

trendi i shpenzimeve publike.

Historiku

Page 5: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Shumica e shpenzimeve të shtetit janë bërë për religjion, por pas kohës

së Greqisë dhe Romës shpenzimet publike fillojnë të marrin një kahje

tjetër. Pasi që nuk ka pasur politika të mirëfillta, shpenzimet kanë qenë

në të shumtën e rasteve kapitale dhe në të shumten e rasteve

asocioheshin me monumente religjoze.

Shpenzimet publike për të krijuar të mira publike në kohet e tashme

arrihen nga shteti pasi që ky i fundit financohet nga tatimpaguesit. Por

kjo gje nuk ishte evidente në kohet e lashta meqë te mirat publike, në

atë kohë, arriheshin pas kontributit nga të gjithë qytetaret pasi ata ishin

kontribuesit në ndertimet e monumenteve dhe të mirave tjera. Këto

ndërtime ishin ndoshta të vetmet të mira publike që ata posedonin.

Sistemi i tatimeve nuk aplikohej tek ata por të popujt e pushtuar kështu

që shteti nuk kishte financim direkt nga populli i saj.

Shpenzimet publike në kohet e

hershme

Page 6: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Ajo çfarë e bën Athinen rast interesant studimi është që ka qenë ndër të parat që ka filluar

të ofrojë asistencë sociale si pjesë e shpenzimeve publike. Në atë kohë këto shpenzime

kane qene shumë te larta e sidomos ne kohet e luftës kur është bëre edhe kompensimi i

familjeve qe kane humbur anëtare.Ne princip, Roma kishte përafersisht të njejtin model

si Greqia e lashtë sa i perket shpenzimeve publike. Me ngritjen e saj si republike po ashtu

rriteshin shpenzimet publike e që ishin ndërtimi i rrugëve, strukturave dhe për të mirat e

tjera si ushqimi dhe verëra. Eshtë e rendësishme të ceket që në vitin 406 para krishtit

Roma filloi të paguaj edhe ushtrinë.

Të dyja këto civilizime kanë pasur disa ngjajshmëri me kohën moderne sa i perkët

shpenzimeve publike. Por zhvillimi i mëtejmë i kesaj filloi të ngec dhe ndodhë nga koha

e renies se Romës e deri tek feudalizmi. Renia e Romes kishe efekte massive sa i përket

ndodhive dhe kjo ndikoi edhe në një degradim të sistemit të shpenzimeve publike aq

shumë sa që e ktheu atë si në kohet e hershme. Kjo vazhdoi deri tek koha e feudalizmit.

Rast studimi: Greqia dhe Roma e lashtë.

Page 7: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Efektet e shpenzimeve publike prekin fushat e prodhimit, distribuimit, konsumit, stabilitetit ekonomik, dhe rritjes ekonomike.

Efektet e shpenzimeve publike

Page 8: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Shpenzimet publike ndikojnë në prodhim duke pasur efekt në aftësinë dhe deshirën

për të punuar, ruajtur dhe investuar. Gjithashtu prodhimi ndikohet edhe përmes

alokimit të resurveve në industritë e ndryshme. Varësisht nga lloji i shpenzimeve

publike ato mund të kenë efekte pozitive ose negative. Kur shpenzimet publike

bëhen për të përmirësuar edukimin, shëndetësinë, transportin atëherë këto ndikojnë

edhe në aftësinë për të punuar. Kjo aftësi më pas transmetohet edhe në rritje të

efiçiencës dhe kështu rritet edhe prodhimi. Ndërsa rastet kur shpenzimet publike

keqmenaxhohen atëherë do të kemi një ulje të efiçiencës dhe kështu do të kemi

edhe ulje në prodhim.

Efektet në prodhim

Page 9: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Qëllimi primar i qeverisë është që të rrisë benefitet shoqërore përmes

shpenzimeve publike. Mirëqenia sociale arrihet kur të ulet hapësira e

pabarazisë së të ardhurave në shoqëri. Qeveria përmes mjeteve, e sidomos

shpenzimeve publike, mund të arrijë këtë. Mjetet më të cilat mund të

operojë qeveria në këto raste janë ato fiskale: tatimet në të ardhura. Të

ardhurat që qeveria merr nga këto mjete më pas mund të shfrytëzohen për

të krijuar programe që rrisin standardin jetësor të popullit. Prandaj

shpenzimet publike kanë efekt në distribuim dhe në përmirësimin e

mirëqenies sociale.

Efektet në distribuim

Page 10: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Shpenzimet publike mundësojne që të bëhet

ridistribuimi i të ardhurave në favor të të

varfërve. Kjo rrit kapacitetin konsumues të tyre.

Kur shpenzimet publike përdoren për të ofruar

edukim falas, shëndetësi dhe banim ajo doemos

do rrit standardet e të varfërve dhe kështu rrit

kapacitetin e tyre për të konsumuar dhe kursyer.

Efektet në konsum

Page 11: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Kur shteti është në periudhë ekonomike jo-stabile mjeti më efikas i shtetit

për të ndëhyrë në ekonomi bëhet përmes shpenzimeve publike. Ne kohë

recesioni, gjë që shkaktohet nga ekonomia jo-stabile është e rëndësishme të

rritet kërkesa. Shpenzimet publike janë të dobishme edhe në kohët kur

duhet kontrolluar inflacionin. Në ato raste qeveria duhët të ulë shpenzimet

publike në menyrë që të mos krijohet inflacion nga kerkesa e shtuar. Por si

gjithmonë duhët të kemi kujdes të madh me shpenzime publike pasi që ato

në raste të keqmenaxhimit mund të jenë faktori kryesor për të shkaktuar

recesion apo inflacion. ( sqarim : Recesioni eshte nje cikel I tkurrjes

ne biznes, apo ndryshe mund te themi nje ngadalsim I pergjithshem I

aktivitetit ekonomik )

Efektet në stabilitet ekonomik

Page 12: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Siç u cek edhe më herët shpenzimet publike sherbejnë për të kontrolluar

drejtimin e ekonomisë. Shpenzimet publike përdoren në të shumtën e

rasteve për të krijuar rritje ekonomike duke intervenuar në fushat si:

agrokultura, industria, transporti, komunikimi, energjia, edukimi,

shëndetësia, eksporti dhe importi. Të gjitha intervenimet në këto fusha

bëhen për të pasur rritje ekonomike. Pasi që të gjitha këto janë të lidhura

dhe kanë efekte zingjirore atëhere edhe shpenzimet publike përdoren për të

përforcuar këtë efekt në mënyre që të ketë rritje ekonomike, gje qe I

ndihmon ndermarjeve te vogla dhe te mesme.

Efektet në rritje ekonomike.

Page 13: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Përgjatë kësaj teme janë shtjelluar disa nga gjërat kryesore që i përbëjnë shpenzimet publike. Edhe pse në shumë tema historiati i temës nuk është aq i rëndësishëm, në këtë temë është mëse i rëndësishëm. Kjo për arsye sepse historiati tregon evoluimin e shpenzimeve publike, dhe më me rëndësi tregon edhe trendet se si do të jenë shpenzimet publike në të ardhmen.Individualisht ne mund të bëjmë plotë gjëra por ne ndalemi në momentet kur nevojiten investime më të mëdha. Prandaj, në këto çaste është shumë e rëndësishme të kemi nje shtet i cili i posedon këto resurse për të bërë kësi lloj investime. Në mënyrë që ai të i ketë këto resurse ai duhet të ketë të hyra. Prandaj çdo rrugë e ndërtuar, çdo investim në një fushë të caktuar, është mundësuar nga taksapaguesit. Për këtë arsye është e rëndësishme të kuptohen shpenzimet publike edhe nga mazhoranca.

Page 14: Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm

Isec.ac.in, (1902). Introduction to Public Finance. Institute for Social and Economic Change.

E disponueshme: http://www.isec.ac.in/Introduction_%20to_%20public_%20finance.pdf

University of Calicut, (2011). Public Finance. Calicut University P.O.

E disponueshme: http://www.universityofcalicut.info/SDE/BA_eonomics_I_em_ublic_Finance.pdf

Shodhganga.inflibnet.ac.in, (2013). Literature on Public Finance. Shodh Ganga.

E disponueshme: http://shodhganga.inflibnet.ac.in/bitstream/10603/231/9/09_chapter2.pdf

Vet.al, (2012). Ekonomi e përgjithshme -1. Shtëpia botuese e librit Universitar Tiranë.

E disponueshme: http://www.vet.al/files/tekste/Ekonomi%20e%20pergjithshme%201.pdf

Kryeziu, R, (2014). Financat Publike Ligjeratë.

E disponueshme: http://www.scribd.com/doc/218060824/Financa-Publike-AAB

E disponueshme: https://books.google.com/books?id=iVBIGuyl2ngC&pg=SA28-PA14&lpg=SA28-

PA14&dq=microeconomics+and+macroeconomic+environment+effects+of+public+expenditure&source=bl

&ots=r6uXHElOeK&sig=j6fWuFfCLiXq19NNOPkNoMcIwR8&hl=en&sa=X&sqi=2&ved=0CB0Q6AEw

AGoVChMIysW-

0uP0xwIVg8kUCh2yyAx8#v=onepage&q=microeconomics%20and%20macroeconomic%20environment%

20effects%20of%20public%20expenditure&f=false

Bibliografia