Tema :
Shpenzimet publike dhe ndikimi I tyre
ne NVM
E punoi : Nehar IslamiProf. Myrvete Badiviku
Master – Ndermarresi dhe zhvillim lokal
01.11.2015Prishtinë
Në mënyrë më konkrete me shpenzime publike kuptojmë të gjitha
shpenzimet që i bën shteti dhe subjektet e tjera juridike-publike për
financimin e ofertës së të mirave publike, si dhe për realizimin e qëllimeve
të tjera të politikës ekonomike dhe sociale.
Mes shpenzimeve publike dhe atyre private ka një lidhje komplementariteti
në kënaqjen e nevojave publike, kolektive dhe individuale në momentin e
“prodhimit” të pasurisë, si në atë të shpërndarjes dhe të konsumit të saj,
p.sh. bujku do të kishte kosto prodhimi tjetër, nëse nuk do të kishte rrugë
publike që mund ta lehtësojnë sjelljen e produkteve në treg.
Shpenzimet publike luajnë rol të rëndësishëm edhe në rishpërndarjën e
pasurive sepse shteti me anë të shpenzimeve publike që parashikon në
buxhet dhe që kryen efektivisht mund të kënaqë ato nevoja të cilat shtetasit
– privatë nuk mund ti kënaqin me mjetët e tyre.
Hyrje
Në përgjithësi shpenzimet publike gjithmonë kanë pasur rëndësi, por, jo
gjithmonë rëndësinë e njejtë. Prandaj, është e rëndësishme të shiqohet
përgjatë zhvillimeve të ndryshme në botë se si është përceptuar rëndësia e
shpenzimeve publike. Në mënyrë që të kemi sa më të qartë se si ka qenë
trendi i shpenzimeve publike dhe mbi cilat baza është ndërtuar, është
spjeguar përmes historikut se si ka ardhur nga koha e Greqisë së lashtë dhe
Romës deri tek shpenzimet publike në kohë moderne. Shembulli i Greqisë
dhe Romës janë marrë për arsye se ato kanë arritur të ngrisin vlerën dhe
rëndësinë e shpenzimeve publike. Ndërsa tek feudalizmi e vërejmë një
kahje tjetër të shpenzimeve publike. Në kohët moderne shpenzimet publike
njihen si vegla kryesore e shtetit. Prandaj edhe kanë rëndësi shumë më të
madhe, dhe kjo vetëm sa shkon e ju shtohet. Për këtë arsye duhen të
kuptohen sa më thellësisht shpenzimet publike në mënyrë që efektet që
rezultojne nga ato të mos jenë në kundërshtim me çfarë dëshiron shteti të
arrijë.
Përmbajtja
Shpenzimet publike të cilat janë bërë në shtetet e hershme, nuk mund të
quhen sistematike, për shkak se shpenzimet janë bërë në mënyrë të
paplanifikuar. Shteti, në fillet e hershme të zhvillimit, ishte e varur nga
familjet. Të gjitha shpenzimet publike janë bërë kryesisht për qëllime
fetare, meqë familjet i plotësonin pothuajse te gjitha nevojat personale pa
ndihmën e shtetit. Me forcimin e shtetit, fillonin edhe kërkesat e qytetarëve
që të rriten shpenzimet publike. Shpenzime për mbrojtjen e shtetit nuk ka
pasë, pasiqë qytetarët e mbronin shtetin e tyre. Në rast lufte, ata
mobilizoheshin me armët e tyre dhe paguheshin nga plaçkat pas luftërave.
Historiku I shpenzimeve publike eshte shume i rendesishem që të shihet
trendi i shpenzimeve publike.
Historiku
Shumica e shpenzimeve të shtetit janë bërë për religjion, por pas kohës
së Greqisë dhe Romës shpenzimet publike fillojnë të marrin një kahje
tjetër. Pasi që nuk ka pasur politika të mirëfillta, shpenzimet kanë qenë
në të shumtën e rasteve kapitale dhe në të shumten e rasteve
asocioheshin me monumente religjoze.
Shpenzimet publike për të krijuar të mira publike në kohet e tashme
arrihen nga shteti pasi që ky i fundit financohet nga tatimpaguesit. Por
kjo gje nuk ishte evidente në kohet e lashta meqë te mirat publike, në
atë kohë, arriheshin pas kontributit nga të gjithë qytetaret pasi ata ishin
kontribuesit në ndertimet e monumenteve dhe të mirave tjera. Këto
ndërtime ishin ndoshta të vetmet të mira publike që ata posedonin.
Sistemi i tatimeve nuk aplikohej tek ata por të popujt e pushtuar kështu
që shteti nuk kishte financim direkt nga populli i saj.
Shpenzimet publike në kohet e
hershme
Ajo çfarë e bën Athinen rast interesant studimi është që ka qenë ndër të parat që ka filluar
të ofrojë asistencë sociale si pjesë e shpenzimeve publike. Në atë kohë këto shpenzime
kane qene shumë te larta e sidomos ne kohet e luftës kur është bëre edhe kompensimi i
familjeve qe kane humbur anëtare.Ne princip, Roma kishte përafersisht të njejtin model
si Greqia e lashtë sa i perket shpenzimeve publike. Me ngritjen e saj si republike po ashtu
rriteshin shpenzimet publike e që ishin ndërtimi i rrugëve, strukturave dhe për të mirat e
tjera si ushqimi dhe verëra. Eshtë e rendësishme të ceket që në vitin 406 para krishtit
Roma filloi të paguaj edhe ushtrinë.
Të dyja këto civilizime kanë pasur disa ngjajshmëri me kohën moderne sa i perkët
shpenzimeve publike. Por zhvillimi i mëtejmë i kesaj filloi të ngec dhe ndodhë nga koha
e renies se Romës e deri tek feudalizmi. Renia e Romes kishe efekte massive sa i përket
ndodhive dhe kjo ndikoi edhe në një degradim të sistemit të shpenzimeve publike aq
shumë sa që e ktheu atë si në kohet e hershme. Kjo vazhdoi deri tek koha e feudalizmit.
Rast studimi: Greqia dhe Roma e lashtë.
Efektet e shpenzimeve publike prekin fushat e prodhimit, distribuimit, konsumit, stabilitetit ekonomik, dhe rritjes ekonomike.
Efektet e shpenzimeve publike
Shpenzimet publike ndikojnë në prodhim duke pasur efekt në aftësinë dhe deshirën
për të punuar, ruajtur dhe investuar. Gjithashtu prodhimi ndikohet edhe përmes
alokimit të resurveve në industritë e ndryshme. Varësisht nga lloji i shpenzimeve
publike ato mund të kenë efekte pozitive ose negative. Kur shpenzimet publike
bëhen për të përmirësuar edukimin, shëndetësinë, transportin atëherë këto ndikojnë
edhe në aftësinë për të punuar. Kjo aftësi më pas transmetohet edhe në rritje të
efiçiencës dhe kështu rritet edhe prodhimi. Ndërsa rastet kur shpenzimet publike
keqmenaxhohen atëherë do të kemi një ulje të efiçiencës dhe kështu do të kemi
edhe ulje në prodhim.
Efektet në prodhim
Qëllimi primar i qeverisë është që të rrisë benefitet shoqërore përmes
shpenzimeve publike. Mirëqenia sociale arrihet kur të ulet hapësira e
pabarazisë së të ardhurave në shoqëri. Qeveria përmes mjeteve, e sidomos
shpenzimeve publike, mund të arrijë këtë. Mjetet më të cilat mund të
operojë qeveria në këto raste janë ato fiskale: tatimet në të ardhura. Të
ardhurat që qeveria merr nga këto mjete më pas mund të shfrytëzohen për
të krijuar programe që rrisin standardin jetësor të popullit. Prandaj
shpenzimet publike kanë efekt në distribuim dhe në përmirësimin e
mirëqenies sociale.
Efektet në distribuim
Shpenzimet publike mundësojne që të bëhet
ridistribuimi i të ardhurave në favor të të
varfërve. Kjo rrit kapacitetin konsumues të tyre.
Kur shpenzimet publike përdoren për të ofruar
edukim falas, shëndetësi dhe banim ajo doemos
do rrit standardet e të varfërve dhe kështu rrit
kapacitetin e tyre për të konsumuar dhe kursyer.
Efektet në konsum
Kur shteti është në periudhë ekonomike jo-stabile mjeti më efikas i shtetit
për të ndëhyrë në ekonomi bëhet përmes shpenzimeve publike. Ne kohë
recesioni, gjë që shkaktohet nga ekonomia jo-stabile është e rëndësishme të
rritet kërkesa. Shpenzimet publike janë të dobishme edhe në kohët kur
duhet kontrolluar inflacionin. Në ato raste qeveria duhët të ulë shpenzimet
publike në menyrë që të mos krijohet inflacion nga kerkesa e shtuar. Por si
gjithmonë duhët të kemi kujdes të madh me shpenzime publike pasi që ato
në raste të keqmenaxhimit mund të jenë faktori kryesor për të shkaktuar
recesion apo inflacion. ( sqarim : Recesioni eshte nje cikel I tkurrjes
ne biznes, apo ndryshe mund te themi nje ngadalsim I pergjithshem I
aktivitetit ekonomik )
Efektet në stabilitet ekonomik
Siç u cek edhe më herët shpenzimet publike sherbejnë për të kontrolluar
drejtimin e ekonomisë. Shpenzimet publike përdoren në të shumtën e
rasteve për të krijuar rritje ekonomike duke intervenuar në fushat si:
agrokultura, industria, transporti, komunikimi, energjia, edukimi,
shëndetësia, eksporti dhe importi. Të gjitha intervenimet në këto fusha
bëhen për të pasur rritje ekonomike. Pasi që të gjitha këto janë të lidhura
dhe kanë efekte zingjirore atëhere edhe shpenzimet publike përdoren për të
përforcuar këtë efekt në mënyre që të ketë rritje ekonomike, gje qe I
ndihmon ndermarjeve te vogla dhe te mesme.
Efektet në rritje ekonomike.
Përgjatë kësaj teme janë shtjelluar disa nga gjërat kryesore që i përbëjnë shpenzimet publike. Edhe pse në shumë tema historiati i temës nuk është aq i rëndësishëm, në këtë temë është mëse i rëndësishëm. Kjo për arsye sepse historiati tregon evoluimin e shpenzimeve publike, dhe më me rëndësi tregon edhe trendet se si do të jenë shpenzimet publike në të ardhmen.Individualisht ne mund të bëjmë plotë gjëra por ne ndalemi në momentet kur nevojiten investime më të mëdha. Prandaj, në këto çaste është shumë e rëndësishme të kemi nje shtet i cili i posedon këto resurse për të bërë kësi lloj investime. Në mënyrë që ai të i ketë këto resurse ai duhet të ketë të hyra. Prandaj çdo rrugë e ndërtuar, çdo investim në një fushë të caktuar, është mundësuar nga taksapaguesit. Për këtë arsye është e rëndësishme të kuptohen shpenzimet publike edhe nga mazhoranca.
Isec.ac.in, (1902). Introduction to Public Finance. Institute for Social and Economic Change.
E disponueshme: http://www.isec.ac.in/Introduction_%20to_%20public_%20finance.pdf
University of Calicut, (2011). Public Finance. Calicut University P.O.
E disponueshme: http://www.universityofcalicut.info/SDE/BA_eonomics_I_em_ublic_Finance.pdf
Shodhganga.inflibnet.ac.in, (2013). Literature on Public Finance. Shodh Ganga.
E disponueshme: http://shodhganga.inflibnet.ac.in/bitstream/10603/231/9/09_chapter2.pdf
Vet.al, (2012). Ekonomi e përgjithshme -1. Shtëpia botuese e librit Universitar Tiranë.
E disponueshme: http://www.vet.al/files/tekste/Ekonomi%20e%20pergjithshme%201.pdf
Kryeziu, R, (2014). Financat Publike Ligjeratë.
E disponueshme: http://www.scribd.com/doc/218060824/Financa-Publike-AAB
E disponueshme: https://books.google.com/books?id=iVBIGuyl2ngC&pg=SA28-PA14&lpg=SA28-
PA14&dq=microeconomics+and+macroeconomic+environment+effects+of+public+expenditure&source=bl
&ots=r6uXHElOeK&sig=j6fWuFfCLiXq19NNOPkNoMcIwR8&hl=en&sa=X&sqi=2&ved=0CB0Q6AEw
AGoVChMIysW-
0uP0xwIVg8kUCh2yyAx8#v=onepage&q=microeconomics%20and%20macroeconomic%20environment%
20effects%20of%20public%20expenditure&f=false
Bibliografia