16
NDOTJA AKUSTIKE NE SHQIPERI PUNOI: ERVIS LECI KLASA: 11-I

Ndotja akustike ne Shqiperi

Embed Size (px)

Citation preview

NDOTJA AKUSTIKE NE SHQIPERI

PUNOI: ERVIS LECI

KLASA: 11-I

ÇFARE ËSHTË NDOTJA AKUSTIKE?

Është çdo lloj ndotje e shkaktuar nga zhurma e cila arrin shkallën mbi 85 decibel, e cila mund të lë pasoja afatgjate tek shëndeti I njeriut, dhe pengon jetën normale.

zhurmat nën 50 decibel nuk mund të thuash që japin dëmtime. Kur këto zhurma kalojnë mbi 50-60 decibel, atëherë rritet edhe mundësia për të pësuar dëmtime në dëgjim. Zhurmat mbi 50 decibel janë zakonisht zhurma që mund t’i gjesh në ambientet e punës, si: në zdrukthëtari, gjatë punës me makineri, në fabrika, uzina dhe sidomos në kohët e sotme zhurmat e larta të ambienteve të argëtimit, të cilat mund të shkojnë mbi 70-80 decibel.

KUSH E SHKAKTON KËTË NDOTJE?

Burim kryesor I kësaj ndotje është zhvillimi I industrisë dhe sistemi I transporteve ku përfshihet zhurma e automjeteve motorike, zhurma nga avionet dhe hekurudhat.

Zhurmat e larta mund të shkaktojnë dëmtimë permanente të shëndetit tonë. Njerëzit që janë subjekt i niveleve të larta të zhurmës, p.sh. në diskoteka dhe koncerte muzikore, mund të vuajnë nga humbja e dëgjimit si rezultat i dëmtimit të shkaktuar në sistemin e dëgjimit nga tinguj me intensitet të lartë. Dëmtime të ngjashme mund të ndodhin si rezultat i fishekzjarreve dhe i të shtënave me armë.

EFEKTET QË SHKAKTON N.AKUSTIKE Ndotja akustike në nivel të lartë mund të shkaktojë

humbjen e dëgjimit qoftë përnjë kohë të shkurtër apo edhe për tërë jetën.

Tingujt me intensitet të ulët mund të mos kërcënojnë të dëgjuarit në mënyrë të drejtpërdrejtë megjithatë, si në shtëpi ashtu edhe në punë, ato mund të ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Zhurmat e padëshirueshme rritin presionin, shkaktojnë lodhje, ulin gjumin, rritin stresin, ndikojnë negativisht në tretje dhe pengoj në përqëndrimin.

Njerëzit që banojnë në zona me ndotje të lartë akustike si p.sh aeroportet, kanë një rrezik më të madh për hipertension krahasuar me ata që jetojnë larg tyre.

Ndotja akustike : Rrit depresionin Rrit aksidentet Pengon përqendrimin Shkakton lodhje Ul produktivitetin Rrit rrezikshmërinë nga hipertensioni Rrit mundësinë e marrjes së lëndëve

narkotike Largon gjumin… etj

EDHE ZHURMAT E ULËTA NA DËMTOJNË

Zhurmat që kanë intensitetin e ulët që ne vazhdimisht jemi nën presionin e tyre mund të na shkaktojnë lëndime.

Të tilla si : Pajisjet elektroshtëpiake Kositësja e barit Alarmi I orës Kondicioneri Muzika etj

Tirana, qyteti më i zhurmshëm

Ndotja akustike në kryeqytet është disa herë më e lartë sesa standardi i Bashkimit Evropian. Në disa zona në kryeqytet dhe kryesisht tek sheshi "Ataturku", i cili njihet si kryqëzimi i '21 Dhjetorit' dhe 'Zogu i Zi', niveli i ndotjes shkon në 80 decibel, nga 35 deri në 50 decibel që është norma e lejuar evropiane. Ndotje të lartë akustike ka edhe në disa zona të tjera ku qarkullimi i automjeteve është i lartë.

Tiranë, 24 prill -Ndotja akustike në kryeqytet është disa herë më e lartë sesa standardi i Bashkimit Evropian. Në disa zona në kryeqytet dhe kryesisht tek sheshi "Ataturku", i cili njihet si kryqëzimi i '21 Dhjetorit' dhe 'Zogu i Zi', niveli i ndotjes shkon në 80 decibel, nga 35 deri në 50 decibel që është norma e lejuar evropiane. Ndotje të lartë akustike ka edhe në disa zona të tjera ku qarkullimi i automjeteve është i lartë.

Një element tjetër që rrit nivelin e ndotjes akustike janë lokalet e natës, të cilët jo vetëm që qëndrojnë hapur thuajse gjatë gjithë natës, por nuk respektojnë as parametrat e izolimit. Sipas specialistëve në Ministrisë së Mjedisit nga rreth 100 lokale nate që ka kryeqyteti me muzikë live vetëm 10 prej tyre respektojnë normat. Ndaj gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjobitur rreth 50 lokale, ndërsa për 15 prej tyre është vendosur pezullim aktiviteti. Alfred Deshati kreu i Kontrolleve në Ministrinë e Mjedisit ka bërë të ditur se problemet më të madha përsa i përket ndotjes akustike janë në Tiranë, dhe kjo jo vetëm nga lokalet e natës, por edhe nga zhurmat që shkaktohen nga automjetet si dhe boritë e tyre.

STUDIM

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri studim dhe konstatoi se:

Tek fëmijët, ndotja akustike mund të ndikojë negativisht aftësitë e tyre për të lexuar dhe mësuar. Në ato klasa me ndotje akustike nxënësit tregojnë përformancë më të ulët në krahasim me studentët e klasave të tjera të së njëjtës shkollë ku nuk ka ndotje akustike.

Niveli i zhurmave në qytet e mëdha, statistika

Tirana regjistron 71.1 decibel nga 55 (norma e lejuar prej BE-së)

Durrësi regjistron 64.2 Fieri regjistron 62.9 Shkodra regjistron 64.8 Vlora regjistron 61.8 Saranda regjistron 63.9 Korçë regjistron 62.7

NDOTJA AKUSTIKE, SITUATA NË VEND Raporti në lidhje me ndotjen akustike në vend, i bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik në

vitin 2011, mbetet ende sot e kësaj dite i vetmi burim zyrtar i të dhënave. ISHP-ja nuk ka realizuar asnjë studim tjetër që lidhet me ndotjen akustike përsa i takon viteve 2012-2013. Duke iu referuar raportit të dy viteve më parë, ndotja akustike në vend dhe sidomos në Tiranë, përbën problem serioz, pasi kjo ndotje i tejkalon disa herë normat e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe ligji shqiptar, duke e renditur kështu Shqipërinë të parën në rajon me nivelin më të lartë të zhurmave urbane.

Kryeqyteti është ai që regjistron shifrat më të larta të ndotjes akustike, përkatësisht 71.1 decibel nga 55 decibel që është norma e lejuar prej Bashkimit Evropian. Sipas këtij raporti, pikat më të ndotura të kryeqytetit janë Rruga e Elbasanit, kryqëzimi “Vasil Shanto”, kryqëzimi i Zogut të Zi, Ushtari i Panjohur, Stacioni i Trenit dhe Lapraka. Duke iu referuar raportit i i cili vë të dhënat e fundit përballë atyre të 4 viteve të kaluara, nuk ka pasur asnjë ndryshim apo përmirësim përsa i takon ndotjes akustike.

Në Tiranë niveli i ndotjes akustike nuk ndryshon nga dita në mbrëmje. Kështu Tirana regjistron si ndotje gjatë ditës shifrën 71.1 decibel, ndërsa natën 59.3 decibel.

Sipas ISHP-së, burimet kryesore të zhurmave urbane janë: trafiku urban, trafiku rrugor, trafiku hekurudhor, trafiku ajror, industria (zhurmat profesionale dhe mjedisore), aktivitetet argëtuese (koncertet e hapura, diskoteka lokale dite apo nate) etj.

Faktor tjetër me një peshë shumë të konsiderueshme është lëvizja e mjeteve të rënda mbi 10 ton, prania e tyre në nyje të tilla problematike vështirëson shpejtësinë e lëvizjes, manovrimin dhe rrit në rreth 30% nivelet e zhurmave.

FALEMINDERIT

Punoi: Ervis Leci

Klasa: 11-I

Gjimnazi “Ali Demi”