56
PËR NJË SHQIPËRI GJELBËR

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

  • Upload
    vothien

  • View
    252

  • Download
    8

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Page 2: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Edlir Petanaj, kryetar i partisë së Gjelbër

Page 3: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

Programi elektoral 23 qershor 2013

Përmbledhje

HYRJE 3

Situata mjedisore dhe ekonomike.............................................................................................3

Përgjegjesi për mjedisin ..............................................................................................................4

Ne besojmë në një Shqipëri të Gjelbër ......................................................................................5

Mjedisi ...........................................................................................................................................7

Ndotja e ajrit .................................................................................................................................7Ndotja e ujërave .........................................................................................................................10Ndotja nga mbetjet ....................................................................................................................12Ndotja akustike ..........................................................................................................................16Ndotja dhe erozioni i tokës ......................................................................................................18Ndotja nga OMGJ ......................................................................................................................20Biodiversiteti i rrezikuar ...........................................................................................................22Katastrofa pyjore ........................................................................................................................24Zonat e mbrojtura ......................................................................................................................25Industritë jo miqësore me mjedisin .........................................................................................27Legjislacioni ................................................................................................................................29Financimi dhe manaxhimi i mjedisit ......................................................................................31Monitorimi dhe kontrolli i gjëndjes së mjedisit ....................................................................33Ndërgjegjësimi dhe pjesmarrja e publikut .............................................................................35

Politikat e Gjelbra .......................................................................................................................38

Për një zhvillim të qëndrueshëm .............................................................................................38Industria e Gjelbër ......................................................................................................................39Transporti publik....................................................................................................................... 41Energjia e rinovueshme .............................................................................................................43Më shume ushqim ekologjik ....................................................................................................46Barazia gjinore ............................................................................................................................49Cilësia e jetës ...............................................................................................................................51

Page 4: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Page 5: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

Programi elektoral 23 qershor 2013

hYrje

“Për një Shqipëri të Gjelbër” është programi elektoral i Partisë së Gjelbër. Ky program është hartuar me kontributin e specialistëve të mjedisit dhe zyrës pro-motore të politikave të gjelbra pranë Partisë së Gjelbër.

Në tërësinë e tij, ky program evidenton problematikat mjedisore si dhe pasqy-ron mundësitë dhe zgjidhjet që ofron Partia e Gjelbër për realizimin afat-gjatë dhe afat-shkurtër në implementimin e politikave të gjelbra në vend.

Ky program elektoral synon sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit të gjerë publik, për problemet mjedisore dhe politikat e gjelbra si dhe njekohësisht i kërkon atij që të mbështesë dhe votojë politikanët që janë dashamirës me mjedi-sin dhe punojnë për të. Ka ardhur koha për një ndyshim rrënjësor të politikës tonë në drejtim të mjedisit.

Ky program tregon qartë se Partia e Gjelbër realisht ofron mundësitë për zgjid-hjen e krizës mjedisore në vend dhe hap rrugën për zhvillimin e politikave të gjelbra në kuadër të një ekonomie të qëndrueshme të gjelbër.

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse ne duam, mund të ndërtojmë “Një Shqipëri të Gjelbër”

Situata mjedisore dhe ekonomike

Vendi ynë është i bukur dhe i pasur me burime natyrore, me florë dhë faunë të jash-tëzakonshme, por seriozisht i rrezikuar nga shëmtimi dhe varfërimi për shkak të dorës së njeriut, e cila tradicionalisht ka qenë e pakujdesshme me të, por veçanërisht pas rënies së diktaturës komuniste, i ka shkaktuar pasurive tona të përbashkëta, tokës, ajrit dhe detit shumë plagë të thella.

Ne, sot po jetojmë në vendin më të ndotur të Europës. Ne, sot jetojmë në një territor të zhveshur nga erozioni dhe të mbuluar nga betoni. Ne jetojmë në zona të shpyllëzuara, duke thithur ajrin që shkakton kancer. Sot, ne jetojmë me ndotjen e ujit dhe tharjen e burimeve. Ne po jetojmë pa bukurinë e lagunave, lumenjëve, deteve dhe bukurive të tjera natyrore. Po jetojmë pa shumëllojshmërinë e bimëve, kafshëve, shpendëve, peshqve të cilët rriteshin më parë së bashku me ne. Ne po jetojmë shkatërrimin e parqeve dhe sipërfaqeve të gjelbra.

Page 6: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Përgjegjësia për këtë shkatërrim bie direkt mbi papërgjegjshmërinë politike dhe kolektive që na ka drejtuar gjatë këtyre viteve.

Për shkak të dinamikës intensive dhe kaotike të zhvillimit urban, varfërisë, kulturës indi-vidualiste, mungesës së stimujve ekonomikë për ruajtjen, zhvillimin dhe përdorimin e buri-meve natyrore, gjendja e mjedisit paraqitet me tregues të përkeqësuar. Në përkeqësimin e tyre kanë luajtur rol mosndërhyrjet mbi ndotjet e trashëguara, praktikat spontane të pakon-trolluara e të patrajtuara në fushën e shkarkimeve urbane dhe industriale, si dhe mungesa e një sistemi të fortë për kontrollin e tyre. Mbi të gjitha, asnjë qeveri deri më sot nuk e ka parë problematikën mjedisore si prioritet në hartimin e politikave ekonomike të zhvillimit të vendit. Është kjo arsyeja pse Shqipëria paraqitet me burimet natyrore me të degraduara në Ballkan.

Historia që Shqipëria është një vend i bukur do të shuhet shumë shpejt, në rast se nuk marrim përsipër të ruajmë atë që ka mbetur dhe të rehabilitojmë maksimalisht atë që është dëmtuar.

Një fjalë e urtë thotë: vetëm kur të vdesë pema e fundit, të helmohet dhe lumi i fundit e të gjuhet peshku i fundit, vetëm atëhere do e kuptojmë se paraja nuk të ushqen.

Përgjegjësi për mjedisin

Ne duhet të ruajmë mjedisin, diversitetin biologjik, të kujdesemi për mos shaktërrimin dhe të përdorim me kujdes burimet natyrore të vendit. Ne duhet të reagojmë duke vepruar konkretisht ndaj ndryshimeve klimaterike, reduktimin e CO₂ dhe shkatërrimit të mjedisit. Por, ndërmjet çdo nocioni të nevojshmërisë ne besojnë se secila prej specieve të gjalla të ndryshme në vendin tonë ka një vlerë të pazëvendësueshme dhe për këtë është e nevo-jshme të jetë e mbrojtur. Dëshira për t’u pasuruar sa me shpejt, po kontribuon në varfërinë e vazhdueshme të pjesës më të madhe të burimeve natyrore në vend duke shkaktuar një de-gradim të madh të mjedisit dhe shterim të burimeve natyrore në dispozicion të mirëqënies së brezave të ardhshëm.

Ne kërkojmë që rritja ekonomike të mos kthehet në qëllim në vetvete, pa patur si themel qëndrueshmërinë, bazuar në Green Economy and Sustainable Development/Ekonomi e Gjelber + Zhvillim i Qëndrueshëm. Politikat ekonomike dhe tregtare të shërbejnë për objek-tivat sociale dhe mjedisore, dhe jo vetëm si tregues ekonomik të rritjes së prodhimit. Përgjig-ja jonë është eko-zhvillimi, i cili integron objektivat mjedisore, sociale dhe ekonomike për të mirën e përbashkët.

Page 7: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

Programi elektoral 23 qershor 2013

Eko-zhvillimi mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit në të gjithë sektorët e jetës. Zhvillimi i gjithanshëm ekonomik i vendit kërkon që vendimet dhe veprimet të ndërmerren duke ndjekur sistematikisht një politikë paqësore me mjedisin në dobi të ruajtjes së buri-meve natyrore.

Secili ka të drejtë të jetojë në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Gjithkush ka përgjegjësinë të mbrojë dhe të rregullojë mjedisin për të mirën e të tashmes dhe të ardhmes për brezat që do të vijnë . Secili ka të drejtën e plotë të informohet përlejet e ndryshme mjed-isore, përfshirë këtu edhe të drejtën e informimit për manipulimet gjenetike. Çdo person ka të drejtë të kundërshtojë kur konstaton shkatërrime të mjedisit.

Ne besojmë tek një Shqipëri e Gjelbër

Neve sot na duhet një politikë ndryshe, ku mjedisi, të jetë përkrah ekonomisë, të jetë pri-oritet i qeverive. Na duhet një politikë radikalisht ndryshe, ku mjedisi të marrë përkujdesjen e duhur financiare nga shteti dhe faktorët e tjerë ekonomikë. Na duhet një reformë substan-ciale e re në edukimin e shoqërisë sonë, duke filluar nga fëmijët parashkollorë, por mbi të gjitha na duhet të edukojmë e sensibilizojmë politikbërësit pasi ata marrin shpesh vendime që aq rëndë e cënojnë mjedisin dhe të ardhmen.

Ne duhet të reagojmë të gjithë në mënyrë që politikanët tanë të mos marrin më vendime që cënojnë rëndë mjedisin. Adoptimi i një politike paqësore me mjedisin do të jetë në har-moni me politikat e Europiane e më gjerë, të cilat janë futur në një betejë të përbotshme për të frenuar ngrohjen e planetit, duke vendosur edhe në vendin tonë mbrojtjen e mjedisit si prioritet të çdo shqiptari dhe ku sfida globale të bëhet edhe sfida jonë.

Vendi ynë duhet të ecë drejtë një zhvillimi të qëndrueshëm . Zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të realizohet nëse nuk ofrohen zgjidhje për krizën mjedisore. Prandaj mjedisi, shëndeti i qytetarëve dhe mbrojtja e tyre është sfida jonë më ë madhe.

Page 8: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Page 9: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

Programi elektoral 23 qershor 2013

mjediSi

Ndotja e ajrita) Situata aktuale

Sektorët kryesorë që kontribuojnë në ndotjen e ajrit janë transporti, aktivitetet industriale dhe djegia e plehrave.

• Problematika e ndotjes së ajrit, jo vetëm po sjell pasoja serioze mbi shëndetin duke shkaktuar nga sëmundjet më të thjeshta deri tek ato më të rrezikshmet për jetën, por dhe rritjen e kostos ekonomike për familjet që preken nga këto sëmundje. Në mënyrë më të de-

Page 10: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

�0

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

tajuar ndotësit kryesorë të ajrit janë: NOx, SO2, CO2, PM10, benzenet, etj. Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi këtyre treguesve sa më sipër. P.sh, për një nga treguesit që përbën rrezikun më të madh shëndetë-sor, PM10,, norma e lejuar nga BE është 50mg/m³, ndërsa tek ne, në zona të ndryshme, niveli i sasisë së grimcave të PM10, shkon mbi 200 mg/m³. Sa më e lartë ndotja e ajrit aq më shumë vite jetë humbasin qytetarët. Studimet tregojnë se kryeqyteti gjeneron 56 000ton pluhur në vit, rreth 70kg pluhur për secilin banor. Më shumë se 1400 raste kanceri janë të lidhura drejtpërsëdrejti me rritjen e shkallës së ndotjes në ajër. Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetit arriti në përfundimin se vetëm ndotja e ajrit ishte përgjegjëse për 200 vdekje në vit, në Shqipëri dhe shumica në Tiranë.

• Mbi 80% e makinave përdorin naftë, për rrjedhojë ememetimi i dyoksidit të squfurit dhe karbonit, oksideve të azotit, monoksidit të karbonit dhe lëndëve në suspension është i lartë. Meqë makinat janë në shumicën e tyre mbi 10 vjeçare dhe përdorin lëndë djegëse jashtë standarteve, për shkak të mos djegies së plotë, një pjesë e hidrokarbureve lirohet në atmos-ferë në forma të rrezikshme. Në periudhat e krizave energjitike, përdorimi i gjeneratorëve, përveç problemit të zhurmave, shton ndjeshëm sasinë e lëndëve të rrezikshme të emetu-ara në ajër. Shumë pak makina janë të paisura me katalizatorë për të minimizuar ndotjen. Në qytetet e mëdha niveli i ndotjes në pika të veçanta kapërcen 6 herë nivelin maksimal të lejuar nga normat e BE-se. Nuk ekzistojnë të dhëna statistikore lidhur me frekuencën e së-mundjeve që lidhen me cilesinë e ajrit.

• Djegia e plehrave, si në vendgrumbullimet ashtu edhe në qëndrat e banimit (vënia e zjarreve në kazanë) përbën një rrezik shumë të madh pasi është i pashmangshëm prodhimi i dioksinave, lëndë me toksicitet shumë të lartë. Më vulnerabël veçanërisht janë fëmijët dhe të moshuarit.

• Industritë si ajo e prodhimit të energjisë, dhe Fabrikat e çimentos shkaktojnë emisione toksike në ajër. TEC-i përdor lëndë djegëse me përmbjatje të lartë squfuri, ndërsa industria e çimentos për shkak të mungesës së kontrollit nuk përdor në vazhdimësi filtrat si pasojë gjenerohen në ajër sasi e madhe pluhuri.

• Pluhurat e krijuar nga aktivitetet e ndërtimit si dhe shtrimi i rrugëve janë një shqetësim për qytetarët.

• Frekuenca jo të shpeshta të monitorimeve të cilat japin përfundime përgjithësuese dhe jo të sakta duke ulur besueshmërinë.

• Mungojnë lidhjet ndërmjet institucioneve monitoruese për të integruar rezultatet e monitorimit me synimin për të shërbyer si mekanizma parandalues dhe për të nxitur poli-tika mjedisore për minimizimin e faktorëve ndotës.

• Kemi mbetur akoma në nivelin e politikave konstatuese.• Publiku nuk informohet për problematikën mjedisore në forma të përshtatshme për të.

Nuk zbatohet Konventa e Aarhus-it e cila përmban: “Të drejtën e publikut për informacion, pjesëmarrje në vendimmarrje dhe të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës për cështje që lidhen

Page 11: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

me mjedisin” . • Zvoglimi i hapësirave të gjelbëra në zonat urbane. Tani kemi sipërfaqe të gjelbër 2m2

për banor nga 7m2 për banor që është norma e BE.

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Përmirësimi i legjslacionit dhe forcimi i ligjit sipas standarteve të BE• Ligj kontrollues për cilësinë e karburanteve për automjetet, bazuar në standartet e BE.

Kontroll i vazhdueshëm i tregut.• Nadlim përdorimi i karburanteve që nuk përbajnë këto standarte.• Manaxhimi i trafikut dhe përmirësim i infrastrukturës rrugore.• Reduktimi i nivelit të ndotjes së ajrit si pasojë e çlirimit të CO₂ nga makinat e vjetra.• Stimulimi i përdorimit të mjeteve të reja, taksim i ulet dhe siguracion mbi bazuar ne

sistemin (sigurim progresiv i makinës), për të kursyer para.• Ulja e taksave për mjetet që punojnë me biokarburant dhe sidomos për mjetet e trans-

portit publik siç janë trolebus dhe solarbus që ulin nivelet ë ndotjes dhe rrisin cilësinë e ajrit.

• Hartimi i një strategjie për investime në trasportin e pastër publik. Kjo do të sjellë përmirësimin e transportit publik në të gjithë vendin dhe do të ulte nivelet e larta të ndotjes që aktualisht kemi.

• Ne dëshirojmë të investojmë në transportin hekurudhor, dhe në linjat e tramvajit dhe metrosë, të cilat do të përmirësonin transportin publik në qytetet tona dhe do të siguronin një mjedis më të pastër.

• Stimulimi i përdorimit të biçikletës si një mjet transporti i shëndetshëm.• Rritja e taksës së karbonit, • Ndalimi i ngritjes së fabrikave shtesë të çimentos, për sa kohë fabrikat aktuale plotëso-

jnë nevojat e vendit për lëndë të parë.• Shtimin e sipërfaqëve të gjelbëra në zonat urbane. Krijimi i një kordoni të gjelbër në

pallate dhe mbjellja e pemëve në të gjitha rrugët. Rivlerësimin e sipërfaqeve të asfaltuara dhe betonizuara, në parqe e jashtë tyre dhe, rikthimin e tyre në hapësira të gjelbërta, aty ku gjykohet se asfalti e betoni janë të tepërt e të panevojshëm.

• Kontrolli dhe monitorimi i cilësisë së ajrit, si dhe krijimii një rrjeti të plotë të monitorim-it urban sipas standarteve te BE.

• Rritja e kapaciteteve monitoruese të cilësisë së ajrit, si nga pikpamja instrumentale ash-tu edhe nga ajo e kualifikimit të ekspertëve. Shtimi i frekuencave të monitorimeve për të arritur në përfundime përgjithësuese dhe të besueshme.

Page 12: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Ndotja dhe menaxhimi i ujërave

a) Situata aktuale

Në total, rezervat ujore të Shqipërisë llogariten rreth 13 300 m3 për person në vit. Burimet ujore përdoren për nevoja urbane, industriale, në sektorin bujqësor si edhe për prodhim hidro - energjie. Shqipëria është gjithashtu e pasur me burime ujore nëntokësore, me një potencial prej 1,250 milion m3 në vit në shtatë pellgjet gjeologjike kryesore.

• Përveçse në Kavajë, Shqipëria nuk ka ende siteme të trajtimit të ujrave të zeza, duke i shkarkuar ato direkt në ujra sipërfaqësore dhe në dete. Ngarkesat mikrobiale në bregdetin tonë kapërcejnë disa herë në pika të veçanta standartet e BE. Ndotja më e madhe vihet re në zonën e shkarkimeve pas hidrovorëve dhe stacioneve të pompimit në Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Nëse respektohen standartet, Plazhi i Durrësit, për shkak të ngarkesave të larta nuk duhet të përdoret.

• Në mjaft qytete për shkak të infrastrukturës së amortizuar ka përzierje të ujrave të zeza me ujin e pijshëm. Veçanërisht e rëndë është situata në Tiranë. Vlerësohet se në zonat ur-bane vetëm 50% e popullsisë ka akses në infrastrukturën e kanalizimeve të ujrave të zeza.

• Industria është kontribues në rritje i shkarkimeve ndotëse në ujrat sipërfaqësore. Ndot-ja më evidente vjen nga industria ushqimore, ajo e materialeve të ndërtimit dhe e lëkureve. Shumica e tyre aplikojnë teknologji të vjetër, që do të thotë, që nuk trajtojnë shkarkimet përkatëse. Si rezultat, në shumë lumenj niveli i përmbajtjes së oksigjenit është poshtë nivelit normal. Dy treguesit kryesore si kërkesa kimike për oksigjen (NKO) dhe kërkesa biologjike për oksigjen (NBO) flasin për ndotje nga materialet organike, shpesh me origjine shtëpi-ake. Lumenjtë më të ndotur në vend janë Lumi i Ishmit, Semanit, Gjanica, Erzeni dhe lumi i Tiranës. Këta lumenj përmbajnë përqëndrime të larta fenolesh, amoniumit, nitriteve etj. Ministria e Mjedisit nuk përdor instrumentat ligjorë për monitorimin e tyre, për pasojë nuk luftohet e keqja në burim dhe mjaft ligje ngelen stoli e vetëm Ministrisë.

• Ndotja historike industriale gjithashtu vazhdon të mbetet një faktor konstant në prishjen e cilësisë së ujrave sipërfaqësore/nëntokësore. Kjo vihet re në Elbasan, Durrës, Vlorë, Fier, Ballsh, Rubik, fushat naftëmabjtëse, Lushnje etj. Paraqesin ndotje nga mbetjet industriale lu-menjtë, Mat, Drin, Fan, Shkumbin, Seman si dhe liqeni i Ohrit. Në dhera, sedimentet detare si dhe në biotë pranë dy Hot Spoteve (Porto Romano, Soda në Vlorë), ka përmbajtje të lartë të Hg, lindanit dhe Cr(VI).

• Në Shqipëri ka me qindra servise makinash, të cilat janë një burim i madh ndotjeje për shkak të vajrave që ndrrohen dhe që derdhen kudo, duke kontaminuar tokën dhe ujrat nëntokësore. Sasia e vajrave që derdhen në mënyrë rastësore vlerësohet në rreth 4000 ton. Gjithashtu, rrezik paraqesin pikat e furnizimit me karburant, rezervuarët e të cilave nuk janë sipas standarteve të BE dhe shumë shpejt do të ndeshemi me problemin e ndotjeve të ujrave sipërfaqësore e nëntoksore. Këto ndotje janë nga më të rrezikshmet dhe më vështirë për tu rikuperuar.

Page 13: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

• Mungesa e metodave të përshtatshme të asgjësim dhe depozitimit e mbetjeve të ngurta ka rritur mjaft trysninë e këtij sektori mbi cilësinë e ujrave sipërfaqësore të lumenjtë që ka-lojnë pranë vendepozitimeve të mbetjeve.

• Lumenjtë e vendit kanë pësuar presionin më të madh nga aktiviteti njerëzor dhe sot janë kthyer në vende ku shikohet rrjedhja e një turbullire me pak gjallesa, shtretërit e tyre reflektojnë makutërinë e firmave shfrytëzuese dhe neglizhencën shtetërore për të vepruar.

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Krijimi i sistemeve të trajtimit të ujrave të zeza në njësitë vendore bazuar në një start-egji afat-gjatë. Kjo do të fillonte me përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të zonave urbane dhe rurale si dhe përmirësimin e sistemeve septike. Do të favorizohen metodat natyrale të trajtimit, si psh. ligatinat, të cilat kanë kosto të ulët implementimi.

• Nxitja e metodave të trajtimit ekologjik të ekskretimeve njerëzore në burim (ecologi-cal sanitation). Këto metoda aplikohen kryesisht në zonat rurale, ruajnë burimet ujore nga ndotja e ujërave të zeza dhe i rikthejnë tokës bujqësore nutrientët e humbur.

• Kontrolli dhe monitorimi i ndotjes së ujërave që vjen nga bujqësia.• Përmirësimi i legjislacionit në këtë drejtin sipas legjislacionit të BE.• Mbrojtja e ujerave siperfaqësore (dete, liqene, lumenjëve) nga derdhjet e ujrave të zeza

të patrajtuara.• Trajtimi i ujrave urbane përpara shkarkimit të tyre në ujra sipërfaqësorë veçanërisht në

zonat bregdetare.• Kontrolli dhe monitorimi i vazhdueshëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e ujrave sipërfaqë-

sore dhe nëntokësore nga substancat kimike dhe të rrezikshme të tjera.• Memoratorium për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjëve për inerte

Page 14: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Ndotja nga mbetjet

a) Situata aktuale

Në shkallë kombëtare vlerësohen të prodhohen mbi 800.000 ton mbetje të ngurta urbane në vit, ose pothuajse 1 kg mbetje në ditë për person, të cilat transportohen në fu-sha depozitimi të lokalizuara kryesisht në vende të papër-shtatshme (shumë afër perif-erisë urbane), ilegale (keto fusha nuk kanë leje mjedis-ore) dhe në kushte ekstrem-isht të papërshtatshme dhe në mungesë të plotë të kritereve shëndetësore dhe mjedisore.

• Krijohen gjithashtu rreth 2600 ton mbetje spitalore në vit.• Cdo vit shtohen në vendin tonë rreth një mijë tonë mbetje në vit, ndërsa për Tiranën

shtohen rreth 27 mijë tonë mbetje në vit, që do të thotë se Tirana ka dy herë më shumë mbetje në vit. Të gjitha këto janë mbetje urbane dhe jo inerte.

• Nëse kemi mbi 800 mijë tonë mbetje urbane në vit 10 për qind e tyre janë plastike, i bie që mbi 80 mijë tonë janë mbetje plastike dhe kjo shifër sigurisht që është e lartë. Duhet të kuptojmë se plastika përdoret kudo, por duhet të vemë ne dijeni rrezikun e saj.

• Mbetjet plastike mund të zbërthehen gradualisht në përbërësit e tyre kimikë dhe të çlirojnë toksina të cilat janë të dëmshme ndaj mjedisit, gjallesave dhe publikut të gjerë. Disa kimikate, të tilla si bisfenoli në doza të vogla mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e fëmijëve. Bisfenoli A gjendet në shishet e polikarbonateve dhe në kanaçet e ushqimeve dhe pijeve.

• Klori është një kimikat i rrezikshëm për njerëzit. Polivinil kloruri, (PVC) që përmbajnë materialet plastike të ambalazheve përmban 56.8 % në masë klor në të, pra më tepër se gjys-ma e masës së PVC-së është klor. Gjithashtu kimikatet që u shtohen plastikave absorbohen

Page 15: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

nga trupat e njerëzve. Disa prej këtyre komponimeve kimike është gjetur se i ndryshojnë hormonet dhe sjellin probleme të tjera shëndetësore te njerëzit.

• Potenciali për riciklim i mbetjeve urbane është rreth 50% (letër dhe karton, plastika, tekstil, qelq dhe metale);

• Potenciali për kompostim i mbetjeve urbane është rreth 60% (mbetje organike dhe mbetje të tjera të degradueshme);

• Potenciali për djegie i mbetjeve urbane është rreth 75% (letër dhe karton, plas-tikë, tekstile, mbetje të tjera që digjen dhe një pjesë e mbetjeve organike).

• Megjithëse ekziston një potencial i konsiderueshëm për riciklimin apo kompos-timin, këto aktivite kryhen në mënyrë sporadike, në nivele të ulëta dhe jo të organizuara, si dhe të padrejtuara nga poli-tikat e duhura për minimiz-

imin e mbetjeve që në burim.• Sot Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka një vend grumbullimi të mbetjeve

sipas standarteve të BE. Të gjitha pikat e grumbullimit të tyre në qytetet e vendit janë kthyer në HOT-SPOTE, duke përbërë rrezik për jetën e banorëve. Në to shkarkohen mbetjet e za-konshme, ato të rrezikshme e toksike, bateri, kimikate, medikamente e deri tek mbetje të rrezikshme spitalore. Mungojnë masat ndërgjegjësuese për komunitetin. Kjo gjëndje është bërë shqetësuese për të gjithë qytetet e Shqipërisë.

• Në shumicën e rasteve mbetjet spitalore mblidhen bashkë me mbetjet e tjera. Ka një incinerator të mbetjeve spitalore në Tiranë, por ai është mjaft i amortizuar dhe më shumë nuk funksionon, për më tepër ndodhet brënda zones së banuar dhe produktet e djegjes nuk kapen nga sisteme filtrash, për pasojë kur funksionon sjell shqetësim tek banorët.

• Nuk ka tentativa serioze për klasifikimin e mbeturinave. Kjo iniciativë mund të fillonte në administratën shtetërore, të përfshinte shkollat, të ftoheshin administratat e bizneseve private e trupi diplomatik, që në fakt e bën pjesërisht. Nuk ka promovim të biznesit ricik-lues, të letrës, qelqit, aluminit, lendëve plastike.

• Nga rreth 1600km rrugë kombetare rreth 110 km rezultojnë me probleme ndotje mbe-

Page 16: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

turinash urbane.• Zonat rurale ende nuk mbulohen (përjashto ndonjë rast të izoluar) me asnjë lloj shër-

bimi për grumbullim apo transportim të mbeturinave.• Vlerësimi merceologjik i mbeturinave në Sharrë tregon përmbajtje rreth 50% fraksione

të imta (nën 50mm), me natyrë kryesisht inorganike, ku përfshihen dhera dhe mbetje ndërti-mi. Aktualisht në Shqipëri nuk funksionon asnjë zgjidhje teknologjike për ripërdorimin e mbetjeve të ndërtimit. Sot në vendet e zhvilluara rreth 90 % e këtyre mbetjeve ripërdoren. Futja në përdorim e instrumentave ekonomikë që stimulojnë riciklimin e tyre mund të ketë efekt pozitiv. Dherat e shumtë nga ndërtimet, pjesa deri në thellësi 30cm, normalisht është tokë prodhuese e cila mund të ruhet për tu transferuar në zona të tjera djerrë, ku toka nuk është cilësore.

• Nuk merren masa ndaj pikave ilegale të depozitimeve, duke kompromentuar kuadrin tonë ligjor për mosimplementim.

• Mbetjet industriale të trashëguara dhe ato aktuale karakterizohen nga substanca kimike të rrezikshme, në shumicën e rasteve të ekspozuara në natyre apo në depo pa dyer dhe pa roje. Një pjesë e tyre ndodhen pranë lumenjëve apo pranë detit, duke i ndotur ato. Përjashto mbetjet në Porto Romano, nuk është marrë asnjë masë për administrimin apo eliminimin e tyre.

• Lumenjtë dhe detet janë bërë në vend grumbullimi për mbetjet. Mbejtjet kane shaktër-ruar mjedisin dhe ndotjebn e ujërave tek; lumi Ishem, Erzen, Vjose, Shkumbin, por dhe në liqenet e Fierzës dhe Shkodrës. Gjithashtu vija bregdetare e Durresit në grYkë derdhjen e lumit Ishem është e pushtuar totalisht nga plehrat.

• Importi mbetjeve përbën një rrezik potencial në shtimin e sasisë së mbetjeve në vend duke patur parasysh se një pjesë e madhe e mbetjeve tona mbeten pa u trajtuar dhe riciklu-ar. Mungesa e landfilldeve për të bërë grumbullimin e mbetjeve dhe më pas riciklimin e tyre brenda standardeve të kërkuara, në vendin tonë mungon, riciklimi i këtyre mbetjeve nga fabrikat aktuale përbën një rrezik për ambientin dhe qytetarët për faktin se, ato nuk kanë kapacitetet dhe teknologjinë e duhur. Kapacitet tona monitoruese të kontrollit mundgojnë.Kjo përpër një rrezik për futjen e mbetjëve të rrezikshme.

• Riciklimi promovohet si zgjidhje mjaft e mirë, por për plastikën duhet treguar kujdes veçantë. Plastika që ka qenë ricikluar në një formë tjetër nga shishe, kuti apo material pa-ketimi mund të cilësohet si e pasigurt kur pas riciklimit synohet të përdoret për mbajtje ushqimi, mjekimesh apo prodhime për bebet. Për shembull, një shishe plastike që është përdorur për të mbajtur karburant apo pesticide, nuk duhet të riciklohet si enë për mbajtje ushqimesh.

Page 17: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Hartimi i një stategjie për manaxhimin dhe administrimin e mbetjeve në tre faza : afat-shkurtër, afat-mesme dhe afat-gjatë.

• Planifikim kombëtar dhe lokal i manaxhimit të mbetjeve • Krijimi i vend grumbullimeve, landfilldeve sipas kritereve dhe standarteve te BE mbi

bazë qarku.• Veçimi i mbetjeve industriale nga ato urbane dhe krijimi i një vendgrumbullimi të

posaçëm për trajtimin e tyre sipas Konventës së Bazelit• Administrim sa më efikas i mbetjeve nga pushteti lokal, duke përdorur makineri dhe

kontenier modern.• Ndarja e mbetjeve ne burim dhe përgatitja për riciklim e mbetjeve të tilla si: letër, qelq,

metal palstik etj.• Edukimi dhe ndërgjegjësimi i publikut për ndarjen dhe seleksionimin e mbetjeve ur-

bane. • Vënia në jetë e slloganit kush ndot paguan.• Fuqizimi i industrisë ricikluese me lendë të parë vendase dhe jo nga importi.• Vendosja e një takse mjedisore ndaj qeseve plastike dhe pas një periudhe tranzicioni

heqja nga tregu i tyre dhe përcaktimi i një afati kohor i heqjes nga përdorimi i produkteve plastike në industrinë ushqimore.

• Bazuar në situatën aktuale është emergjente ngritja e një inspektoriati kombëtar për kontrollin e dhe manaxhin e plehrave.

• Përmirësimii ligjislacionit në këtë drejtim dhe nxjerrja e vendimeve dhe akteve të nevo-jshme për zbatimin e tij në praktikë.

• Kërkohet ndërgjegjësim dhe veprim për një të ardhme me të sigurt. Të publikohen rreziqet nga kimikatet përbërës të plastikave, sipas studimeve të kryera në botë. Të etiketo-hen produktet plastike sipas përbërësve të rrezikshme që përmbajnë ose jo, sipas rregullave ndërkombëtare.

• Konsumatori ka të drejtë të informohet. Të dekurajohet importi i qeseve dhe shisheve plastike me anë të taksave të larta. Të rritet akciza ndaj amballazheve plastike.

Page 18: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Ndotja akustike a) Situata aktuale

Ndotja akustike është kthyer në një tipar të zakonshëm të jetës moderne. Fatkeqë-sisht, në shumicën e rasteve në shtëpitë tona, në punë, madje edhe gjatë pushimeve,

zhurmat e padëshirueshme ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës tonë.• Dihet se zhurmat e larta mund të shkaktojnë dëmtim permanente të shëndetit tonë. • Zhurmat e padëshirueshme rritin presionin, shkaktojnë lodhje, ulin gjumin, rritin stres-

in, ndikojnë negativisht në tretje dhe pengojnë përqendrimin. • Ndotja akustike ul produktivitetin, aftësinë për të mësuar, rrit aksidentet, rrit asen-

teizmin dhe kontribuon në përdorimin e barnave narkotike. Zhurma çon në aktivizimin e mekanizmave stresues.

• Tek fëmijët, ndotja akustike mund të ndikojë negativisht aftësitë e tyre për të lexuar dhe mësuar.

• Ndotja akustike është një nga ankimet më të shpeshta të bëra në lagjet e shumta të qyteteteve.

Page 19: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

• Më shumë se gjysma e banorëve të qyteteve vuajnë pasojat shëndetësore nga zhurmat. Sipas një studimi të kryer rezulton se 52% e popullatës se kryeqytetit kanë çrregullime të theksuara të gjumit, ankth dhe përdorim të shpeshte të ilaçeve kundër stresit.

• Gjate 24 orëve ne Tirane, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, mbizotërojnë zhur-mat e trafikut por edhe të bareve e lokaleve të natës, të cilat i tejkalojnë normat e lejuara. Ndotja akustike gjatë ditës është rreth 15 decibel më e lartë se norma e lejuar, ndërsa gjatë natës ajo arrin deri në 25 decibel më tepër.

• Sasia e tepërt e decibelëve që shkakton muzika e lartë dhe zhurmat ndikon drejtpër-drejt në shëndetin e qytetarëve.

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Zhurmat e krijuara nga lokalet e natës nuk duhet të jenë më shume se 35 decibel, në rast të kundër ato duhen mbyllur, ndërsa lokalet e hapura nuk duhet të tejkalojne oraret dhe të thyejne rrregullat.

• Të mos lejohet ndërtimi i klubeve dhe lokaleve me muzikë pranë zonave të banuara.• Te ngrihet një rrjet i monitorimit dhe kontrolli të vazhdueshm për nivelin e lartë të

zhurmave dhe prishjen e qetësisë së banorëve në zonat urbane.• Në të njëjtën kohë dhe në nivele më të përgjithshme, autoritetet kompetente duhet të

ndërmarrin kryerjen e studimeve të nevojshme për të mbrojtur popullsinë nga burimet e ndotjes akustike që kërcënojnë shëndetin tonë fizik dhe mendor.

• Përmirësimii ligjislacionit në këtë drejtim dhe nxjerrja e vendimeve dhe akteve të nevo-jshme për zbatimin e tij në praktikë.

• Kultura e qetësisë duhet të zëvendësoj atë të zhurmës

Page 20: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

�0

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Ndotja dhe erozioni i Tokës

Erozioni i tokës dhe humbja e mijëra sipëfaqe tokë. Ky fenomen ndodh nga shpyllëz-imet, kultivimi i bimëve njëvjeçare, veprimi i ujit apo erës dhe ndryshimet cilësore të

përmbajtjes si dhe ndërtimet e shumta në toka bujqësore. Jemi vendi me nivelin më të lartë të erozionit në të gjithë rajonin.

a) Situata aktuale

• Humbja e tokës në një vit varion nga një minimum 25 ton/hektarë në një maksimum prej 40 ton/hektarë, ku në disa raste ekstreme, kjo humbje arrin në nivelet e 100 ton/ha/vit.

• Gërryerja e tokës nga forca e lumenjve është një tjetër aspekt qe është llogaritur të jetë afërsisht 16 milion ton ose 4 m3 për person në vit. Materialet e ngurta derdhen në det.

• Si rezultat i dëmtimit të mbulesës bimore (prerjet dhe diegja e pyjeve) jemi dëshmim-tarë të shkarjeve masive të tokës, që rrezikojnë mjaft komuna e fshatra malore.

• Bujqësia kultivuese e bimëve njëvjeçare nëpërmjet plugimit të rregullt të tokave i ek-spozon ato ndaj agjentëve atmosferikë dhe rrit erozionin e tyre.

• Ndotja është një tjetër fenomen mjaft i pranishëm edhe për token dhe kjo e shkaktuar si nga industritë e trashëguara, por edhe ato që ushtrojnë sot aktivitet. Problematike paraqitet gjëndja në Porto Romano, ku kemi ndotje masive me krom hekzavalent dhe me lindan, të dy me indikacione kancerogjene. Në Sodën e Vlorës kemi ndotje të rëndë me merkur, në

Page 21: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

Laç, Rubik dhe prane fabrikave të pasurimit, ndotje me Cu, Cr, metale shoqërues si As etj. Ndotjet në fushat naftëmabajtëse paraqesin ndotjen më masive dhe që kërkohen ndërhyjre të fuqishme financiare. Banorët e këtyre zonave kanë problematikë shëndetsore shpesh mjaft të rëndë. Fenomeni i ndotjes reflektohet në zinxhirin ushqimor ashtu edhe ndotjen e ujërave nëntokësore. Veçanërisht, korridori Tiranë-Durrës që ka përjetuar procesin më të shpejtë të urbanizimit ka kontaminim të tokës për shkak të mungesës së infrastrukturës së ujrave të zeza.

• Si pasojë e shfrytëzimit të lumenjve, marrjes së inerteve, për dy dekada me radhë, ne kemi prishur ekuilibrat natyrorë të “marrëdhenieve” mes lumit dhe detit. Lumenjtë nuk shkarkojnë me materiale të ngurta në det dhe deti ka nisur të bëhet më agresiv, duke push-tuar tokën.

• Fenomeni i erozionit detar dhe përmbytjet në Ultësirën e Lezhës, më shumë se prob-leme baticash dhe rritjes së nivelit nga ngrohja globale, janë probleme të prishjes së këtyre ekuilibrave. Sipas studimit, deti përparon mesatarisht 15-20 metra në vit. Konkretisht, në Seman, në një gjatësi prej 6 mijë metrash vijë bregdetare, gjatë dhjete viteve të fundit, deti ka marrë nga toka jonë 200 hektare plazh, pyll dhe tokë.

• Si pasojë e shkatërrimit të lumenjve Erzen dhe Ishëm plazhi i Gjirit të Lalëzit rrezikon që brenda fare pak vitesh do të pushtohet nga deti. Si pasojë e këtij agresiviteti, po shkatër-rohet zona e grykëderdhjes së Bunës dhe plazhi i Velipojës ka pësuar ndryshime të mëdha.

• Për shkak të ndryshimeve klimatike pritet rritja e erozionit nga alternimi i thatësirave të zgjatura me përmbytjet.

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Mbrojtja e tokës kërkon një strategji masash parandaluese dhe frenuese, si: pakësimin e erozionit sidomos në bregdete, shtratet e lumenjve, zonat e larta malore dhe zonat e ulta fushare.

• Ulja e nivelit të erozionit, ulja e nivelit të ndotjes dhe mbajtja e tokës bujqesore në nivel të mirë prodhues do të jenë objektivat e kësaj strategjie.

• Eleminimi i niveleve të ndotjes në Porto Romano, Pyllin e Sodës e ish-fabrikes se super-fosfatit Laç, Rubik dhe pranë fabrikave të pasurimit si dhe, në fushat naftëmabajtëse.

• Eleminimin e ndotjes së tokës nga ujërat e zeza duke krijuar infrastrukturën e kalimit të tyre.

• Ndalimi i marrjes se inerteve nga lumejtë.• Pyllëzime dhe krijimi i veprave hidroteknike me qëllim të disiplinimit të rrjedhjes se

ujit në shtratin e lumit.• Marrja e masave të karakterit inxhinierik, hidroteknik me qëllim të menaxhimin dhe

mirëmbajtjen e basëneve ujore si dhe shtretërve të lumenjve.• Përmirësimi i gjendjes së tokave të ndotura.• Mbrojtja e tokës bujqësore dhe ndalimi i ndërtimeve në të.• Nxitja e metodave të kultivimit pa plugim dhe e përdorimit të bimëve bujqësore

shumëvjeçare. Nxitja e pyllëzimit me arrorë e ullinj.

Page 22: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Ndotja nga OmGj

Organizmat të modifikuara gjenetikisht (OMGJ) - organizma (bimët, kafshët, mikroor-ganizmat dhe pjesët e tyre), të krijuara përmes inxhinierisë gjenetike, respektivisht

modifikimeve gjenetike. Bimët, kafshët apo mikroorganizmat, te cilave u janë ndryshuar veçoritë duke transferuar gjenet e një lloje tjetër me ane te metodave bioteknologjike quhen “organizma me gjenetikë të ndryshuar” ose “transgjenike”.

a) Situata aktuale

• Në Shqipëri për herë të parë u fut rreth 16 mijë tonë misër dhe sojë e modifikuar gjenetikisht në vitin 2004, ndërkohë, vendet e Bashkimit Evropian, pas një miratimi të një paketë ligjesh nga Parlamenti Evropian, kanë ndaluar kategorikisht futjen e OMGJ-ve në këto vende si dhe të produkteve që përmbajnë modifikime gjenetike.

• Përdorimi i organizmave të modifikuara gjenetikisht, në shëndetin e njerëzve mund të sjellë probleme serioze në aparatin tretës si dhe alergji gjithashtu përdorimi i këtyre organizmave nga fermerët shqiptarë do të sjellë një efekt negativ ekonomik, pasi do të krijojë

Page 23: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

një vartësi ekonomike të fermerëve ndaj kompanive të mëdha që merren me tregtimin e OMGJ-ve, si dhe do të ndosë tokët bujqësore.

• Aktualisht nuk ka legjislacion për etiketimin e produkteve gjenetikisht të modifikuara,kështu që është shumë e vështirë për konsumatoret të bëjnë zgjedhje të informuar nëse janë apo jo për të blerë prodhimet që përmbajnë OMGJ.

• Shqipëria nuk ka akoma një ligj funksional për OMGJ-të. Edhe një trajtim i mirë për kontrollin e OMGJ-ve që ndodhet në ligjin për ushqimin, nuk mund të zbatohet, pasi në këtë ligj, tinëzisht është shtuar një nen në fund, sipas së cilit pjesa për OMGJ-të hyn në fuqi në vitin 2013. Kjo përpën një rezik potencial për gjetjen e produkteve OMGJ në tregjet tona

• Shqipëria ka ratifikuar protokollin e bio-sigurisë (protokolli i Kartagjenës) që i jep asaj mundësinë që mos të lejojë kultivimin apo tregtimin e patates OMGJ, si dhe OMGJ-ve në përgjithësi. Frika e madhe vjen prej faktit se, në doganat shqiptare nuk ka kontroll të mirfilltë për prodhime me bazë OMGJ, patatja OMGJ mund të kalojë lehtësisht më vete ose e përzier me pataten konvencionale, duke krijuar në treg një çorientim dhe mosbesim të madh te konsumatori

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Ne duhet ta ndalojmë me ligj importin e OMGJ-ve , dhe prodhimin e tyre në vend.• Fushat Shqiptare dhe tregjet e fruta-perimeve nuk duhet të përmbajnë prodhimet me

gjene të modifikuara.• Të gjithë duhen garantuar për artikuj ushqimorë të cilësisë së lartë, të pastërta nga

substancat helmuese dhe omgj-të.• Ne jemi kundërshtarë të rrezatimit të ushqimit dhe sidomos kur bëhet fjalë për ushqime

të cilave i janë manipuluar gjenet.• Etiketimi i detyrueshem i produkteve OMGJ(?)

Page 24: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

biodiversiteti i rrezikuar

Shqipëria është një vend me sipërfaqe relativisht të vogël, me një faunë dhe florë shumë të pasur. Në Shqipëri gërshetohen të gjitha elementet të cilat mundësojnë

lulëzimin e një shumllojshmërie lulesh, shkurresh dhe pemësh. Në territorin e vendit tonë gjenden pothuajse të gjithë llojet e gjitarëve që gjenden në europë.

a) Situata aktuale

• megjithëse Shqipëria, për sipërfaqen që mbulon, paraqet një larmi biologjike të lartë (përmban rreth 1/3 e florës Europiane), këto 15 vitet e fundit biodiversiteti ka pësuar demtime tepër të mëdha. Afro 3250 lloje bimore ose afro 30% të florës së Europës takohen në Shqipëri, 800 lloje ose 25% e florës së vendit, janë pjesë e florës së Ballkanit.

• dikur në qytete kishte më shumë shpendë, ndërsa në zonat malore krahas dhive të

Page 25: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

egra dhe kapronjve, kishte shumë shpendë të egër si shqiponja, huta, skifterë, etj. Sot ato janë më të paktë në numër, për të mos thënë se rreziku për zhdukjen e tyre është evi-dent. Shqipëria njihej si vendi i koranëve, një peshk i rrallë që rritej në liqenin e Ohrit (Pogradec), ndërsa sot edhe ky lloj peshku është drejt zhdukjes. Por megjithatë, situata nuk është edhe aq e zymtë po të kihet parasysh që në vendin me sipërfaqen �� mijë me-tra katror gjenden afro �� lloje gjitarësh, ��0 lloje shpendësh, �� lloje reptilësh, �� lloje amfibësh, 313 lloje peshqish (4 prej të cilëve endemike) dhe 3850 lloje insektesh (900 prej të cilëve flutura).

• Gjitarë të mëdhenj të rrallë si ariu, ujku, rrëqebulli, që janë zhdukur në pjesën më të mëdha të europës, sot gjenden në Shqipëri, por pyetja që sot shtrohet është edhe për sa kohë ne do të mund të mburremi për ekzistencën e tyre.

• Si kudo në botë shkatërrimtarët kryesorë të faunës dhe florës janë kushtet klimatike dhe dora e njeriut. Por kjo në Shqipëri merr edhe një peshë më të madhe, për vetë fak-tin se politikat shtetërore për mbrojtjen e specieve të rralla nuk gjejnë zbatim. Ndotja e ujërave, përdorimi intensiv i burimeve natyrore si përdorimi i tokës, zënia e saj me ndër-time, përdorimi i bimëve mjekësore aromatike, shfrytëzimi pa kriter i pyjeve, gjuetia dhe peshkimi i papërgjegjshëm, kanë qenë dhe mbeten faktorë evidentë për shkatërrimin e një pasurie, që duhet të na bënte krenarë.

• Shumë nga habitatet natyrore janë dëmtuar ose janë copëzuar duke shkatëruar vendqëndrimet dhe ushqimin për mjaft lloje të faunës së egër.

• Zonat ligatinore, kryesisht lagunat bregdetare, qe mbulojnë �% të sipërfaqes së ven-dit dhe përmbledhin gati �0 % te biodiversitetit, vuajnë prej kohësh impaktin e gjuetisë ilegale, ndotjes së ujërave dhe mosfunksionimin e kanaleve te komunikimit me detin.

• Ndotja e zonës bregdetare dhe cilësia e ujit ka ndikuar edhe mbi gjallesat ujore, kjo e reflektuar më shume në sasinë e peshkut dhe siperfaqen e livadheve të barit të detit, Posidonias. Ne Shqipëri është rritur numri i llojeve të kërcënuara që janë rreth ��0 për bimët dhe �00 për faunën e egër.

Page 26: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Katastrofa pyjore

Sot kemi tabllon e mijëra hektarëve të prerë të shkatërruar, degraduar dhe djegur. janë shkatërruar masive të tëra pyjore dhe shpërfytyruar parqet kombëtare që nga

parku i lurës deri tek ai i llogarasë.

• Sipërfaja me bimësi pyjore dhe kullotat mbulojnë gati gjysmën e territorit te vendit (��% pyje). Përllogariten rreth �00.000 ha pyje të shkatërruar këto �0 vitet e fundit dhe rreth �0.000 ha pyje të djegur vetëm gjatë vitit �00�, dhe �� 000 ha në �0��. Qindra mijëra hektarë pyje janë përshkruar nga zjarri apo janë prerë nga dora e njeriut. rikuperimi i tyre ka një kosto tejet të lartë. ekspertët llogarisin se për një hektar duhet ��00 dollarë deri në 3500, kjo në varësi të terrenit, por edhe të fidanëve që mbillen.

• Prerjet e paligjshme në pyje janë mjaft prezente (përllogariten te jenë mbi �00 mijë m�) dhe asnjëherë nuk ka ka pasur vullnet për ta paraqitur realisht këtë plage. humbja e sipërfaqes pyjore po shoqërohet me fenomene të tjera rrjedhës si ngritja e temperaturës së ajrit, erozioni dhe gerryerjet e tokës, humbja e habitateve per faunën e egër, etj.

• menaxhimi institucional lë për të dëshiruar dhe vihen re abuzime të mëdha. Shpesh gjinden forma për të anashkaluar kuadrin ligjor për të vazhduar shfrytëzimi barabar i pyjeve.

• Për shkak të prerjeve masive është shfaqur fenomeni i përmbytjeve dhe prurjeve të vrullshme të përrenjeve dhe lumenjeve, duke transportuar sasira të mëdha inertesh në basenet e hidrocentraleve apo të ujit të pijshëm sikurse është rasti i bovillës.

• institucionet shtetërore qëndrore si dhe ato lokale janë përfshirë në mënyrë të pam-jaftueshme për parandalimin dhe kontrollin e zjarrit dhe kapacietet e tyre janë mjaft të dobta. Ende mungon një skemë efiçiente kombëtare për të mbrojtur pyjet nga prerjet dhe zjarret pasi mungon mbështetja financiare përkatëse.

Page 27: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

Zonat e mbrojtura

Këto lloj hapsirash, konceptohen si zona me vlera të lartë biodiversiteti me rëndësi të nivelit kombëtar dhe që kërkojnë një status të veçantë mbrojtjeje, për ruajtjen

e vlerave që paraqesin. Ka një tendencë për zgjerimin dhe forcimin e rrjetit të zonave të mbrojtura, si bazë për krijimin e rrjetit ekologjik të vendit.

• Shkatërimi i parqeve kombëtare si pasojë e prerjes se drurëve si në parkun e lurës apo zjarret që përfshinë parqet e dajtit, Velipojës, llogorasë, bozdovecit, Shebenikut, etj, fenomene që përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm për zonat e mbrojtura.

• mungojnë konceptet për menaxhim bashkëkohor të tyre dhe për mbrojtjen e vlerave te natyrës që përfaqësojnë.

• Ndryshimi i shpejtë i stafit me njerëz pa eksperience e me konflikte interesash për interesa të ngushte korruptive ose partiake, në vend të funksionimit mbrojtës së këtyre administratave i kthen ato në bashkepunëtor të kontrabandisteve dhe nxitës të aktiv-iteteve ilegale në to.

• Shumë zona të mbrojtura si Parku Kombëtar i lurës, Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, rezerva Natyrore e menaxhuar e Kunes, rezerva Natyrore e menaxhuar e rrushkulit, e shumë zona të tjera e monumente Natyre, nuk paraqesin asnjë elemente të një zone të mbrojtur ose janë dëmtuar në mënyrë thuajse irreversibël, duke qënë tashme jashte kon-trollit të institucioneve përgjegjëse.

• Varësia e administrimit të tyre nga shërbimi pyjor është një tjetër element prob-lematik, duke pasur parasysh premtimet e ministrit të mjedisit për një menaxhim të ndryshëm të tyre e ndryshim të vartësisë.

Page 28: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

c) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Mbrojtja e florës dhe faunës dhe pasurimi i saj është objekt i një strategjie afatë-gjatë.

• Aplikimi i memoratoriumit për ndalimin e gjuetis, duke aplikuar gjuetine sezonale. Gjithashtu duhet kontrolluar gjuatie e paligjshme.

• marrja në mbrojtje speciet që rrezikojnë të zhduken në bazë të një programi speci-fik.

• Kujdes veçantë për shtimin natyral të funës së egër.• Frenimi nga kërcënimi i llojeve të florës dhe faunës si: hartimi i një paketë të plotë

ligjore në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, sipas legjislacionit europian, gjithashtu dhe aderimi në Konventën e biodiversitetit.

• Flora dhe fauna kanë nevojë për shpëtim, në mënyrë që nesër askush prej nesh të mos ndjehet fajtor për shkatërrimin e një pasurie, që shumë mirë mund të konsiderohet edhe si një burim zhvillimi për turzimin, malor dhe detar.

• Ndalimi me ligj për prerjen e pyjeve në bazë të një memoratoriumi, për një periudhë kohe të caktuar. hartimin e një srategjie kombëtare për mbrojtjen e pyjeve dhe shtimin e sipërfaqës pyjore duke mbjellur fidanë të rinjë.

• hartimi një startegjie për ruajten e pyjeve dhe parandalimin e zjarreve si dhe man-axhimin e situatave te krijuar nga zjarret. investimet në mjete dhe paisje me logjistikën e nevojshme për të patur akses dhe efekasitet në shuarjen e zjarreve

• investimi në vrojtues humane ose dixhitalë për zjarret, në avionë për shuarjen e zjar-reve, në monitorim me çip të zjarrvënësve.

• Ndalimi i industrive që shfrytëzojnë në mënyrë barbare pyjet.• monitorim i vazhdueshëm dhe mbajta në kontroll të pyjeve nga sëmundet dhe dëm-

tuesit si dhe një sistem efikas vrojtim-sinjalizim në të gjithë teritorin.• Në kuadër të strategjisë së re kërkohet strukturim i drejtorive të Shërbimit Pyjor

duke i bërë ato më efiakse. • Përmirësimi i legjslacionit për pyjeve, zonat e mbrojtura dhe florën dhe faunën sipas

standarteve të be• Sensebilisimi dhe ndërgjegjesimii publikut për mbrojtjen e pyjeve.• Ndërmarrja e nismave “Një qytetar një pemë” për shtimin e sipërfaqeve të gjel-

bëra.• Një plan kombëtar për manaxhimin e zonave të mbrojtura dhe parqeve kombëtare.

Shtimi i tyre duhet të shikohet me prioritet.

Page 29: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

industritë jo miqësore me mjedisin

a) Situata aktuale

• Ndotjes historike industriale që ka lënë plagë të rënda jo vetëm në mjedis por dhe në shëndetin e popullatës në zonat Elbasan, Durrës, Vlorë, Fier, Ballsh, Rubik, ju shtuan dhe investime të tjera në këto industri gjatë periudhës së tranzicionit. Ndërtimi i tecit me naftë në Vlorë, guroret, fabrikat e çimentos, TEC-i me qymyr në Porto-Romano janë investime që shkaktojnë dëme të mëdha të pa riparueshme në mjedis.

• Jo të pakta kanë qënë rastet me sëmundje nga ato respiratore dhe helmime deri në së-mundjet vdekjeprurëse dhe deformimet në lindje.

• Në dhera, sedimentet detare si dhe në biotë pranë dy Hot Spoteve (Porto Romano, Soda në Vlorë), ka përmbajtje të lartë të Hg, lindanit dhe Cr (VI) që janë shumë helmues.

• Guroret, janë bërë një shqetësim për ndotjen, peisazhin e përkeqësuar, duke qënë shëm-bull i mizorisë së shfrytëzimit pa ide. Veçojmë, guroret ne zonën e Krujës qe njihet si një zonë me vlera historike e turistike.

• Të gjitha këto investimë dhe idetë për ndërtimin e centraleve nukleare janë vazhdimësi e një politike aspak miqësore me mjedisin që kemi hasur gjatë gjithë këtyre viteve.

Page 30: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

�0

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• TEC-et me qymyr nuk duhet të ndërtohen pasi dëmtojnë rëndë mjedisin dhe jetën e qytetarëve.

• Industritë e rënda si, Metalurgjiku në Elbasan dhe Fabrikat e çimentos shkaktojnë emi-sione toksike në ajër duhet të jenë në monitorim të vazhdueshëm dhe të detyrohen kompan-itë të përdorin filtrat për mbrojtjen e cilësisë së ajrit.

• Guroret afër zonave të banuara duhen mbyllur. • Krijimi i një legjslacioni specifik, kontrolli dhe monitorimi i vazhdueshëm i këtyre in-

dustrive duhet të përbëjë një strategji për ruajtjen e mjedisit dhe uljen e niveleve të ndotjes që shkaktojnë këto industri.

Page 31: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

legjislacioni

Megjithëse për kuadrin ligjor mjedisor janë bërë hapa pozitive në drejtim të hartimit të tij dhe përafrimit me atë Europian, legjislacioni shqiptar vuan nga shume plagë

që kanë të bëjnë me mbivendosjen e detyrave dhe përgjegjësive.

a) Situata aktuale• Ligji nuk praktikohet njësoj kudo dhe siguron një bazë të dobët për zbatueshmërinë e

dispozitave për mbrojtjen mjedisore. • Ka mungesa në akte nënligjore që e bëjnë të vështirë implementimin.• Mbi të gjitha nuk ka patur mbështetje të mjaftueshme për ngritjen e mekanzimave dhe

strukturave të nevojshme për implementimin e tyre. • Megjithësë kërkohet vazhdimisht ndarja e funksioneve menaxhuese me ato kontrol-

luese vihet re përqendrim në fuqinë e Ministrave dhe jo te proçeseve ligjore. • Ministria e Mjedisit shihet si një godinë ku ka konflikt interesi pasi edhe menaxhon

edhe jep liçensa edhe kontrollon (inspektoriati). Kjo është një premisë e fortë për elemente korruptive.

• Problemi më kritik në Shqipëri mbetet zbatimi i dobët ligjit. Ligji duhet aplikuar njëlloj në të gjithë vendin dhe për këdo, me theks kjo edhe tek sistemet e kontrollit të ngritura që janë në funksion të pushtetarëve dhe jo të ligjit.

• Mungon profesionalizmi dhe transparenca në kontrollin e zbatimit të ligjit. • Duhet kryer ndarja e funksioneve menaxhuese nga ato kontrolluese, nëpërmjet decen-

tralizimit të ketyre atributeve ne strukturat rajonale.

Page 32: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Përafrimi i legjislacionit përbën një detyrim për shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE, që të përshtasin kuadrin ligjor të tyre me atë Europian të njohur si Acquis Communau-taire.

• Nxjerrja e akteve ligjore të cilat pasqyrojnë standardet dhe metodat ndërkombëtare në shumicën e fushave, që lidhen me mjedisin.

• Përgatitja e akteve ligjore në formë paketash (draftet e ligjeve, vendimeve përkatëse, rreguloreve, urdherave, etj) dhe hartimi i grupeve të punës me të gjithë dikasteret e in-teresuara.

• Dhënia e zgjidhjeve për një periudhë afat-shkurtër pë problemet mjedisore në bazë të ligjeve aktuale.

• Përmirësimi i kuandit ligjor i cili do të mbrojë mjedisin dhe do të hedhë bazat për përa-frimin dhe aderimin në BE.

• Zbatimi i ligjit është themra e akilit.• Krijimi i një strukture profesionale dhe efikase qëndrore dhe rajonale që ti përgjigjet më

së miri sfidave të krizës mjedisore.

Page 33: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

Financimi dhe manaxhimi i mjedisit

a) Situata aktuale

• Buxheti i Ministrisë së Mjedisit është tepër i vogël dhe përllogaritet në më pak se 0.1% i buxhetit kombëtar.

• Financimi i huaj” zë afërsisht 10% të tij dhe zëri “fond pagash” e “kosto operative” rreth 60%.

• Projektet mjedisore të realizuara janë shumë të pakta në masën 30% nga buxheti • Për pyjet e kullotat, që është i vetmi sektor me investime në këtë Ministri, nga buxheti i

shtetit jepen vetëm 0,5 % e buxhetit te Ministrise se Mjedsit, kur këto mbulojnë gati gjysmën e territorit të vendit.

• Kontrolli dhe urdhërat janë elementët që dominojnë politikën mjedisore, duke qënë të zbehtë mekanzimat ekonomike. Janë të pamjaftueshëm këto mekanizma lidhur me ndotjen e ajrit në sektorin e transportit, të menaxhimit të ujrave, të ujrave të zeza etj.

• Mungon nxitja e prodhimeve të pastra. • Tarifat, gjobat ose taksat dhe subvencionet që lidhen me mjedisin nuk shkojnë të gjitha

në përmirësimin e situatës mjedisore. • Mungojnë praktikat e Bashkimit Europian për investimet me impakt në mjedis, ku deri

në 10% e tij të shkojë për të kufizuar ndikimet në mjedis, për mirmbajtjen e tij dhe për kon-tribute të tjera sociale.

Page 34: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

• Mungojnë instrumentet ekonomike për të lidhur mjedisin me turizmin.• Duke qënë një fushë që ka lidhje me shumë sektor ka nevojë për menaxhim të inte-

gruar• Sot mungon bashkëpunimi midis institucionet menaxhuese qëndrore dhe rajonale për

zgjidhjes së problematikave mjedisore. • Lejet mjedisore vazhdojnë të jenë mjet në dorën e Ministrit të Mjedisit çka përbën pro-

movimin të aferave korruptive.• Strukturat që merren me zbatimin e ligjit janë të pamjaftueshme të paqarta në skemat e

tyre dhe mungon bashkëpunimi ndër institucional.• Mungon një sistem efikas kontrolli i pamvarur në raport me pjesën menaxhuese.

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Rritja e buxhetit për Ministrinë e Mjedisit.• Rritja e financimeve për projektet mjedisore .• Tarifat, gjobat ose taksat dhe subvencionet që lidhen me mjedisin të shkojnë të gjitha në

përmirësimin e situatës mjedisore. • Ulja taksas për ekonomitë që kanë impakt pozitiv në mjedis. Stimulimi i biznesit në

rastet kur respekton standartet dhe të penalizohet në rast të kundërt. Nxitja dhe stimulimi i prodhimeve të pastëra ekologjike dhe eko-turizmit.

• Përafrimi me praktikat e financimit në mjedis sipas BE.• Një pjesë e të ardhurave nga eko-taksat duhet të përdoren për promovimin e produk-

teve ekologjike.• Mjedisi duhet konsideruar si shtëpia jonë e përbashkët dhe për zgjidhjen e problemeve

të tij duhet të angazhohemi të gjithë.• Forcimi i bashkepunimit të institucioneve menaxhuese dhe një bashkëpunim më sho-

qërinë civile ambintaliste do të ishte rezultativ në zgjidhjen e problematikave mjedisore.• Në shumë dikastere nevoja e njësive të vogla mjedisore dhe lidhja e tyre e drejtpërdrejtë

me strukturën bazë, është një domosdoshmëri dhe jo një nevojë.• Ministria e Mjedisit duhet te çlirohet nga aktivitete që nuk kanë të bëjnë me punën e tij,

siç është peshkimi për të cilin harxhon energji dhe shton korrupsionin. • Lejet mjedisore nuk duhet të vazhdojnë të jenë mjet në dorën e Ministrit të Mjedisit

për promovimin të aferave të tij, por një dokument i mirëkonceptuar dhe që zbaton ligish-mërinë, duke vendosur kushte të zbatueshme mjedisore.

• Zhvillim i qenësishëm në proçesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor, si dy instrumente tepër të nevojshëm për vendimarrjen.

Page 35: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

monitorimi dhe kontrolli i gjëndjes së mjedisit

Vlerësimet monitoruese janë pjesa me e drejtpërdrejtë që duhet të përcillet me shpe-jtësi dhe të përcaktojnë vendimarrjen për problemet mjedisore. Ato janë vendimtare

për vlerësimin e situatës dhe marrjen e masave në mënyrë sa më të shpejtë.

a) Situata aktuale• Mungon një sistem efikas dhe i vazhdueshëm monitorimi i cili do të paraqesë në vi-

jimësi gjendjen e mjedisit. • Mungon monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm për cilësinë e ajrit, sasinë e mbetjeve,

cilesinë e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, florën e faunën e egër, dhe llojet e rrezikuara

• Mungon lidhja e ngushtë me institucionet shkencore dhe qendrat universitare për monitorimin mjedisor.

Page 36: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Ngritja e një sistemi efikas dhe i vazhdueshëm monitorimi i cili do të paraqesë në vi-jimësi gjëndjen e mjedisit. Elementë si: cilësia e ajrit, sasia e mbetjeve, cilësia e ujërave sipër-faqësorë dhe nëntokësorë, flora e fauna e egër, llojet e rrezikuara, numri i shpendëve krye-sisht ne lagunat bregdetare, etj, kanë nevojë për monitorim e kontroll të vazhdueshëm.

• Përcaktimi dhe etiketimi nga metodika standarte dhe vende fikse monitorimi.• Monitorimi i cilësisë së ajrit në qytetet kryesore, në pika fikse që do të jetë e lexueshme

24 orë në ditë nga i gjithë publiku. • Në të tre liqenet kryesore monitorimi kimik, fizik, hidrologjik dhe biologjik duhet të

bëhet nga struktura laboratorike stacionare e me specialistë të fushave përkatëse. • Në lagunat bregdetare cilësia e ujërave dhe elementë biologjike si stoku i peshkut dhe

numri i shpendëve duhet te monitorohet e kontrollohet ne menyre periodike nga adminis-trata të përcaktuara.

• Pa kontributin maksimal të shkencës dhe expertëve jashtë dikastereve shtetërore me-naxhuese të mjedisit nuk mund të ketë besueshmëri dhe efikasitet në punën për monitorim-in dhe kontrollin. Forcimi i bashkëpunimit me instritucionet shkencore dhe universitetet.

Page 37: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

Ndërgjegjësimi dhe pjesmarrja e publikut

Megjithëse Megjithëse janë bërë hapa përpara në këtë drejtim sidomos nga shoqëria civile akoma ngelet edhe shumë për të bërë.

a) Situata aktuale• Mungon ndërgjegjësimi nëpërmjet shëmbujve konkretë. • Mungon politika financiare e mbështejes së OJF mjedisore, sikurse ndodh në vendet e

tjera. • Nuk ka një program real për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, ku të përfshihet Min-

istria e Arsimit, e Mjedisit, e Shendetësisë, Televizioni Publik, shoqëria civile dhe Pushteti Lokal.

• Mungon bashkëpunimi i pushtetit qëndror dhe atij lokal për problematikën mjedis-ore.

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

Ndërgjegjësimi dhe pjesmarrja e publikut janë çelësi i suksesit të të gjithë përpjekjeve për përmirësimin e situatës mjedisore në vend.

• Ndërgjegjësimi dhe edukimi për mjedisin duhet të fillojë që nga fëmijët parashkollor.• Hartimi i një trategjie kombëtare për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës

për çështjet mjedisore. Ku të përfshihen të gjithë institucionet që kanë lidhje me mjedisin, shkollat, universitetet, televizionet, masmedia, shoqëria civile dhe pushteti lokal.

• Ndërmarrja e fushatave kombëtare ndërgjegjësuese për mjedisin në të gjithë vendin.• Veprimtari konkrete në terren në mbrojtje të mjedisit.• Krijimin e një fondi vjetor nga Ministria e Mjedisit për të mbështëtur OJF-të mjedisore

për projekte sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese.

Page 38: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Ndryshimet klimatike

Emetimi i gazrave serrë ka sjellë rritjen e temperaturave globale me mbi 1 gradë celci-us që nga fillimi i Revolucionit Industrial. Deri në vitin 2100 pritet që temperaturat të

rriten dhe me 3-5 gradë celcius. Ndryshimet klimatike po sjellin thatësira, përmbytje, stuhira ekstreme dhe këto pritet të shtohen dhe përkeqësohen. Shkrirja e pa preçedentë e akujve në Arktik pritet të sjellë thatësira dhe përmbytje më herët se çe parashikonin shkencëtarët. Prandaj del e domosdoshme krijimi i një strategjie adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike, e cila duhet të fillojë menjëherë.

a) Situata aktuale• Shqipëria çdo verë po përjeton rritje të shpeshtësisë dhe përmasave të zjarreve, pasoja

të thatësirave të tejzgjatura. Në verën e 2012 kanë rënë mbi 370 zjarre dhe janë djegur me mijëra ha pyje, shkurre e kullota.

• Infrastruktura për mbrojtjen nga zjarret është dobësuar me kalimin e viteve. Nuk ka rrjet vrojuesish, nuk ka mjete për shuarjen e zjarreve nga ajri; nuk ka mentalitet për të mbro-jtur pyjet si burim i pazëvendësueshëm natyror.

• Vitet e fundit përmbytjet në Shkodër, Lezhë e zona të tjera të ulëta kanë dëmtuar pasuri

Page 39: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

të paluajtshme, kanë shkatërruar me mijëra ha kultura bujqësore dhe kanë sjellë zhvendos-jen e mijëra njerëzve.

• Përgjigja ndaj përmbytjeve ka qenë spontane, pa një strategji të mirëmenduar.• Pasojë tjetër e ndryshimeve klimatike është edhe prurja e ulet e lumejve.

b) Zgjidhja që jep Partia e Gjelbër

• Do të hartohet një strategji kombëtare e adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike• Do të investohet në mbrojtjen nga thatësirat: në pajisje dhe staf për institute meteor-

ologjike; në rehabilitimin dhe rindërtimin e rrjetit të dëmtuar të kanalizimeve në të gjithë Shqipërinë; në edukimin dhe trajnimin e fermerëve për përdorimin e kulturave bujqësore rezistente ndaj thatësirave dhe të metodave të kultivimit konservuese të ujërave.

• Do të investohet në mjete ajrore për luftën kundra zjarreve, do të rikthehet sistemi i vrojtimit të pyjeve në stinën e thatë për ti mbrojtur nga zjarret. Do të shqyrtohet mundësia e krijimit të incentivave fiskale për komunat që kanë më pak zjarrvënie të qëllimshme.

• Do të nxitet pyllëzimi për të zbutur përmasat dhe dëmet nga përmbytjet.

Page 40: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

�0

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

POLITIKAT E GJELBRA

Për një zhvillim të qëndrueshëm

Vlerat të tilla si: përgjegjësia mjedisore, ajo e drejtësisë, lirisë, diversitetit si edhe paqes, për Partinë e Gjelbër janë çështje të cilat përkrahen dhe mbrohen edhe nga

familje e tjera politike. Por ajo çfarë na përkufizon dhe dallon, ne Të Gjelbrit është se ne i konsiderojmë këto vlera si të ndërvarura nga njëra – tjetra dhe si të pandara. Si një e tërë, ato përkufizojnë të gjitha veprimet tona drejt një zhvillimi të qëndrueshëm social, kultu-ror, mjedisor dhe ekonomik të shoqërisë tonë. Ky është dallimi ndërmjet Partisë së Gjelbër dhe Partive të tjera politike në lidhje më zhvillimin e Qëndrueshëm. Nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm të mjedis pa patur njëkohësisht dhe një zhvillim të tillë në fushën sociale e ekonomike si dhe anasjelltas. Ne dëshirojmë të kemi një zhvillim afatgjatë e të qëndrueshëm, që nuk ndërtohet mbi shfrytëzimin e pamëshirshëm të burimeve natyrore si dhe mbi shkatërrimin e mjedisit. Synimi kryesor i tij duhet të jetë që t´i plotësojë nevojat e njerëzve, njëkohësisht të krijojë kushtet të mira jetese për brezat e ardhshëm. Përparimin ekonomik të vendit, Të Gjelbërit e shohin nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm në harmoni me mjedisin. Eko-zhvillimi është koncepti i një zhvillimi të qëndrueshëm për vendin, pasi vetëm përmes kësaj linje mund të realizohet njëkohësisht zhvillimi i qëndrueshëm në fushat sociale, ekonomike dhe mjedisore. Përgjegjësia jonë politike për të sotmen dhe të ardhmen është ndërtimi i një Shqipërie të Gjelbër ku prioritet i saj të jetë modeli i zhvillimit të qën-drueshëm ekonomik, social dhe mjedisor.

Page 41: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

industria e Gjelbër

Zhvillimi i industrisë së gjelbër merr një rëndësi të vecantë në kushtet e një krize të ekonomisë globale. Por ç’është industria e gjelbër ose, sië quhet ndryshe, teknologjitë

e gjelbra? Janë pikërisht ato teknologji që zhvillohen duke mundësuar konservimin e buri-meve natyrore dhe mjedisit. Zbatimet e tyre shtrihen në fusha të ndryshme si në prodhimin e energjisë, në infrastrukturë, në nanoteknologji etj. Thelbesorë për krijimin e teknologjisë së gjelbër janë disa elementë natyrorë të rrallë si: tërbiumi, disproziumi e të tjerë. Aktual-isht, teknologjitë e gjelbra kanë arritur të bindin mendimin ekonomik, e së fundi edhe atë politikëbërës, se përfaqësojnë mbase zgjidhjen më efikase për t’i dhënë fund krizës globale. Eko-Turizmi është një nga industritë e gjelbëra më tërheqëse që lidhet ngusht me mjedisin, ekonominë, por edhe me aspektet sociale dhe kulturore. Eko-Turizmi shpesh shihet si një e ardhme për zhvillimin e ekonomive rajonale.

a) Situata aktuale• Aktualisht në këtë drejtim është bërë fare pak.• Investrimet ne këtë sektor janë përqëndruar tek industria e riciklimit, kryesisht në ricik-

limin e letrës dhe plastikës..• Kjo industri përpunon 20-30% të mbetjeve në vend, pjesën tjetër e merr nga importi.• Eko-turizmi ka filluar të marrë një zhvillim si pasojë e iniciativës private.• Në aspekte të tjera zhvillimi në këtë sektor ngelet në fazën e përpunimit të ideve.

Page 42: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

Të Gjelbërit janë për zhvillimin e këtij sektori si një nga prioritet i politikave qeverisëse. • Hartimi i një strategjie, drejt një ekonomie të gjelbër do të ishte baza e zhvillimit të kësaj

industrie.• Zhvillimi i kësaj industrie do të sjell dhe zhvillimin e sektoreve të tjerë të vendit. • Zhvillimi i industrisë së riciklimit, i përpunimeve të produkteve ekologjike si dhe tek-

tollogjive të gjelbëra do të sillnin jo vetem një zhvillim dhe rritje ekonomike të qëndrueshme, por dhe uljen në mënyre të dukshme të papunësisë .

• Zhvillimi startegjik i një ekonomie dhe industrie të gjelbër do të ishin një garanci për të ardhmen pasi do të sillnin një zhvillim të qëndueshëm në të gjitha sektoret.

Në kërkimet për elementët e rralla natyrore do të ishte e vlefshme që edhe Shqipëria të angazhohej për të kuptuar nësë ka rezerva të tilla. Ekzistenca e këtyre elementeve të rralla do ishte një mundësi e artë për Shqiperinë për të krijuar një degë të re industriale në per-puthje me kërkesat avangarde të ekonomisë botërore.

• Krijimi i disa zona eko-turistike malore dhe bregdetare janë një risi dhe e bëjnë Shqipërinë një distinacion Eko-turistik.

• Zvillimi i Eko-Turizmit duhet parë më prioritet nga shteti pasi kërkon zhvillimin e poli-tikave mbështëtëse. Ai duhet të shndërohet në një industri që siguron të ardhura të mëdha ekonomike.

• Zhvillimi i industrisë së gjelbër do të krijonte dhe një sërë vënde të reja pune dhe të qëndrueshmë, GREEN JOBS.

Page 43: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

Transporti publik

Një qytet që bën jetë të mirë, ku gjen kënaqësi dhe ku fëmijët luajnë në rrugë, është ai qytet ku vetura është e rrallë. Nuk është veçse një zgjedhje e popullsisë, prandaj

dhe të gjithë përfitojnë nga përmirësimi i cilësisë së jetës.

a) Situata aktuale

• Problemi i transportit publik është i ndjeshëm në shumë qytete të vendit• Aktualisht 78 % e qytetarëve përdorin transportin publik• Cilësi jo e mirë e mjeteve të transportit publik. • Cilësi jo e mirë e shërbimit të transportit publik.• Transporti i mallrave kryet kryesisht nga kamionë dhe makina që përdorin si lënd

djegëse naftë jo cilësore.• Transporti si i njerëzve dhe i mallrave me anë të hekurudhës le për të dëshiruar. Amor-

tizimi dhe mungesa e investimeve po e nxjerr jashtë loje përdorimin e saj.• Ndotja e ajrit, ndotja nga zhurmat dhe problemet e trafikut janë probleme serioze që

krijon transporti.

Page 44: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

• Nuk ka një trategji bashkëpunimi ndërsektorial për manaxhimin e transportit publik dhe të mallrave.

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Startegji për përmirësimin e transportit në përgjithësi dhe atij publik në veçanti.• Problemi ambiental i transportit duhet të zbutet nëpërmjet investimit në transportin e

pastër publik.• Orientimi i transporti publik drejt përdorimit të mjeteve me biokarburant dhe trolebus

dhe në fazën e më pasme investimet duhet të shtrihen në përdorimin e rrjeteve të metrosë dhe tramvajit modern.

• Bashkitë duhet të marrin inisiativën për futjen e këtyre mjeteve në transportin publik.• Kjo do të rregullonte cilësinë e shërbimit dhe do të ulte nivelet e ndotjes• Menaxhim sa me i mirë i trafikut në qytete• Në projektet e së ardhmes duhen të shikohen si investime të preferueshme ato të heku-

rudhave. • Një aspekt tjetër i këtij projekti është ndërtimi i infrastrukturës funksionale brenda një

komuniteti e cila do të reduktonte nevojat për zhvendosje.• Qytetet pa makina, tatimi i karburanteve dhe zbatimin e taksave për mjetet e transpor-

tit që ndotin ambientin, duhet të jenë rregulla.• Biçikleta duhet konsideruar si nje mjet shumë efikas i transportit publik. Për këtë duhet

krijuar infrastruktura e nevejshme duke i paisur rrugët e qyteteve me nje korsi të veçantë dhe të sigurtë për të.

Page 45: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

energjia e rinovueshme

Nëse flitet për naftë apo gaz, kërcënimi nuk është vetëm shterimi për sa i përket shtresave , por është gjithashtu rreziku i ndryshimeve klimatike globale si shkak

i shtimit të efektit serë. Nëse do të pritet për rrezikun , të jemi të sigurt që do të jetë shumë vonë për të shmangur ngrohjen globale. Modeli i zhvillimit i krijuar mbi përdorimin gjith-monë në rritje të rezervave energjetike, është një ekonomi e uljes së një kapitali natyror, të brezave të ardhshëm. Ai është i destinuar të mbarojë. Pas disa dekadave, energjitë fosile dhe nukleariteti do të jenë zëvëndësuar me energji të rinovueshme, të lejueshme për të gjithë. Burimet e energjive të rinovueshme mbeten të pashfrytëzuara në Shqipëri.

a) Situata aktuale

• Sistemi shqiptar i elektricitetit bazohet tashmë kryesisht në prodhimin e energjisë ele-ktrike nga hidrocentralet me një kapacitet të instaluar prej pothuajse 1,563 MW .

• Ky prodhim nuk është i mjaftueshm për plotësimin e të gjitha kërkesave të tregut dhe në varësi të kushteve të motit (rreshjeve), diferenca e krijuar është kompensuar nëpërmjet importit të energjisë.

Page 46: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

• Investime në këtë sektor janë orientuar kryesisht drejt invëstimeve në HEC-e.• TEC-i i Vlorës edhe pse ka përfunduar në fund të vitit të kaluar, nuk do të vihet në punë

pasi energjia që prodhohet prej tij është me kosto shumë të lartë. TEC-i Vlorës punon me naftë, naftë dhe gaz ne cilkel te kombinuar dhe ka një kosto investimi prej 92 milionë euro.

• Projekti per miratim nga Qeveria i ndërtimit të një Teci më qymyr në Poro-Romano të Durrësit.

• Ngritja nga Qeveria e një grupi pune për plotësimin e praktikave dhe kushteve për ndërtimin e një Çentrali Nuklean në Shkodër.

• Inisiativa private për përdorimin e paneleve diellore nëpër shtëpi. • Asnjë iniëiativë shtetërore për investime në energjitë e rinovueshme me origjinë diel-

lore (fotovoltaike) dhe nga era.• Është vendosur një taksë karboni mbi pothuajse gjithë hidrokarburet, e cila ka vlera 1.5-

3 lek/litër. Kjo taksë është më e ulët se ajo e disa vendeve europiane. Shqipëria gjithashtu, nuk merr pjesë në skemën europiane të tregëtimit të karbonit.

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër • Për ne Të Gjelbrit, e ardhmja i përket energjive të rinovueshme.• Në mënyrë specifike përsa i përket energjisë nukleare, Partia e Gjelbër është që në

Shqipëri as duhet të mendohet të prodhohet energji nukleare, për rrezikshmërinë që mbart për të sotmen dhe të ardhmen.

• TEC-et me qymyr dhe lëndë djegëse ndotëse nuk duhet të ndërtohen.• Të Gjelbërit janë për një politike moderne, duke zhvilluar me prioritet energjitë e rino-

vueshme, si dhe në të njëjtën kohë ushtrimin e kontrollit për ekonomizimin e energjisë.• Ndërtimin e banesave që mundësojnë projekte të ekspozuara ndaj dritës dhe një pjesë

e mirë e ngrohjes se tyre dhe e ujit duhet të sigurohen direkt nga dielli (arkitekturë biokli-matike).

• Elektricitet me origjinë nga era (eolike) i cili është shumë konkurrues nga ana ekonomike dhe shumë vende kanë nxjerrë programe të mëdha pajimesh (Elektriciteti me origjinë diel-lore (fotovoltaike) është gjithashtu me kostot tashmë konkurruese.

• Shqipëria, me një pozicion të favorshëm gjeografik në pellgun e detit Mesdhe, ka kushte klimatike shumë të favorshme për shfrytëzimin e energjisë diellore. Intensiteti i larte i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e këtij rrezatimi, temperatura dhe lagështia e ajrit etj. klima mesdhetare, me një dimër të butë dhe të lagët dhe verë të nxehtë dhe të thatë përcaktojnë një potencial energjetik më të madh se potenciali energjetik mesatar për shfrytëzimin e en-ergjisë diellore. Vendi ynë konsiderohet me regjim të mirë të energjisë diellore dhe potencial të lartë të rrezatimit diellor. Energjia diellore është një burim energjie mjaft premtues për të

Page 47: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

ardhmen dhe përdorimi i saj është potencial, pasi është një burim natyror energjie i pashter-shëm. Është rezerva natyrore më e madhe e energjisë, që është e shpërndarë kudo në botë në sasi më të mëdha se sa nevojat tona për energji.Është e pastër dhe shfrytëzimi i saj nuk kërkon shpenzime të tjera, nuk paraqet asnjë rrezik për ndotjen e mjedisit. Argumentimet e mësipërme të cojnë në përfundimin se tek ne përdorimi i energjisë diellore për te prodhuar ujë te ngrohte për nevojat sanitare e teknologjike dhe per prodhimin e energjisë elektrike, duke zëvendësuar energjinë elektrike, është një shans që na ofron natyra dhe te cilin duhet ta përdorim me kujdes.

• Era garanton energji pa dëmtuar ambjentin dhe me një kosto të pranueshme ajo është e leverdisëshmë si nga ana ekonomike ashtu edhe mjedisore.Kjo përbën arsyen që të përf-shihet një pjesë më e madhe e energjisë së krijuar nga era në strukturën kombëtare të en-ergjisë.

• Rezervat e erës të Shqiperisë janë të mëdha. Studimet ashtu si edhe eksperinca në pjesë të tjerës së Evropes, tregojnë se është teknikisht e mundur të integrohet 20 % energji e kri-juar nga era ose me shumë në sistemin rajonal të elektricitetit. Fermat e erës nuk përdorin karburant në operacionet e tyre, kështu që çmimi i energjisë së krijuar nga era nuk varet nga çmimi i naftës në tregjet ndërkombetare. Fermat e erës garantojne elektricitet me një çmim kostant për njezet e më shumë vjet.

• Duhet nxitur inisiative e pushtet vendor në përdorimin e energjisës së rinovueshme në ambiente publike si kopshte, shkolla etj.

• Duhet nxitur dhe favorizuar ndërmjet uljes së taksave inisiative për vendosjen e pan-eleve diellore nëpër pallate apo në ambientet e institucioneve publike dhe private.

• Çdo burim tjeter energjie të rinovueshme miqësor me mjedisin si energjia gjeotremike, bioenergjia, energjia e dallgëve etj. duhet të shikohet me prioritet në të ardhmen.

• Rritja e taksës së karbonit që kjo të përfshijë koston sociale të plotë të burimeve fosile. Zgjerimi i aplikimit të taksës së karbonit dhe ndaj gazit natyror. Do të merren masa që taksa e karbonit të mos shtojë ndjeshëm barrën e përgjithshme fiskale (duke pakësuar taksat e tjera, ose duke i rikthyer të ardhurat nga taksa tek qytetarët). Përdorimi i një pjese të të ardhurave nga taksa e karbonit për pyllëzimin me arrorë e pemë të tjera frutore si dhe për skema të përkrahjes së teknologjisë së energjisë diellore.

Page 48: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

më shume ushqim ekologjik

Ushqimi dhe bujqësia janë të lidhur në mënyrë të pashmangshme me njëra-tjetrën, prandaj, përkrahja e bujqësisë sot është një çështje shumë e rëndësishme. Ky është

një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Bujqësia biologjike është një mënyrë prodhimi moderne, duke ditur të lidhësh kërkimet shumë të avancuara me traditat e mira për t’u ruajtur. Bujqësia biologjike ka ditë të bukura para saj, në kushtet e një kontrolli të rreptë dhe të një respekti strikt të detyrimeve shoqëruar nga nje informim korrekt i konsumatoreve, sidomos kur bëhet fjalë për ushqim, të cilit i janë manipuluar gjenet, janë trajtuar me antibiotikë dhe rrezatim.Rëndësia e ushqimit në shëndetin dhe jetën tonë të përditshme është parësore. Bujqësia organike nuk është diçka të lidhet vetëm me ushqimin, është përkujdesje për shëndetin dhe tokën ku ne jetojmë dhe punojmë.

Page 49: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

a) Situata aktuale• Bujqësia, është sektori më i pazhvilluar i ekonomisë shqiptare. Ajo vuan nga fragmen-

tarizimi i thellë i sipërfaqes së tokës së punueshme. • Bujqësia kontribuon me rreth 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto në ekonominë e

vendit.• Familjet që jetojnë në zonat rurale vazhdojnë të mbizotërojnë me mbi 50% të popullsisë

dhe bujqësia përbën alternativën kryesore të punësimit të njerëzve në zonat rurale.• Parcelizimi i tokës bujqësore sjell një sërë vështirësish për prodhimin dhe tregtimin e

produkteve bujqësore, dhe ka bërë që përdorimi në shkallë të gjerë i mekanikës bujqësore të jetë i vështirë.

• Bujqësia mbetet akoma e orientuar drejt plotësimit të nevojave të familjeve fermere.• Mungesa e kanalizimeve, çmimi i lartë i impurteve bujqësore, mos përdorimi makin-

erive bujqësore për shkak të çmimit të lartë të karburanteve, mos koperimi midis fermerëve, mos subvesionimi nga shteti për këtë sektor, kanë bërë që bujqësia të ketë këtë gjndje të prapambetur.

• Në këtë gjendje të këtij sektori zhvillimii bujqësisë organike shikohet si një dritë shp-rese.

• Sot në vend numërohen më shumë se 250 ferma organike që prodhojnë produkte “BIO” të çertifikuara. Fermat organike janë të shpërndara në zona me një bujqësi të zhvilluar (zo-nat e ulta të Durrësit, Tiranës, Vlorës, Fierit, Kavajës, Lushnjes), por edhe në zonat e larta me një prirje për bimë të veçanta si: (Korça, Skrapari, Pogradeci, Kruja).

• Produktet kryesore organike janë bimët mjekësore, vaji i ullirit, frutat dhe rrushi, pe-rimet dhe qumështi. Gjithashtu prodhohen sasi më të vogla vezësh, djathi, vere, mishi, të cilat kryesisht janë të destinuara për eksport.

• Ndihet mungesa e mbështetjes nga shteti për bujqësinë organike dhe pse Shqipëria është një nga vendet më të favorshmë për prodhimet bio.

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Ne do të synojmë të shkojmë drejtë një bujqësie të qëndrueshme.• Ne do të nxisim dhe inkurajojmë që sektori i bujqësisë të përdorë sa më pak inpute

bujqësore, si pesticidet dhe plehrat kimike apo të përdorimit të hormoneve.• Ne do të mbështësim fermerëve që dëshirojnë të kalojnë në bujqësi ekologjike ,si në

aspektin e prodhimit ashtu dhe tregtimit të prodhimeve ekologjike.Ne duam të vazhdojmë punën për të rritur përkrahjen dhe mështetjen e bujqësisë ekologjike.

Page 50: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

�0

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

• Ne dëshirojmë heqjen e tvsh-s për ushqim ekologjik, dhe ta orientojmë bujqësinë Shqiptare në prodhimin ekologjik.

• Ne mendojmë se bujqësia ka potenciale të larta punësimi për të papunët kronikë në qytete dhe mund të ndihmojë në zbutjen e krizës së papunësisë urbane, prandaj do të nxi-sim punësimin në bujqësi.

• Zhvillimi i bujqësise biologjike duhet të jetë një nga prioritet, pasi jo veteëm janë kush-tët e përshtatshmë për zhvillimin e saj, por ajo do të stimuloj dhe rrisë dhe sektorin e turiz-mit ekologjik në vend.

• Të ndalohet manipulimi gjenetik dhe përdorimi i hormoneve për rritje në prodhimin e ushqimit.

• Të gjithë duhen garantuar për artikuj ushqimorë të cilësisë së lartë, të pastëra nga sub-stanca helmuese.

• Të gjithë artikujt ushqimorë të pajisen me deklarim të qarta rreth përmbajtjes së tyre në gjuhën shqipe, ku çdo pjesë përbërëse të deklarohet.

• Ne jemi kundërshtarë të rrezatimit të ushqimit dhe preferojmë kujdesshmëri në për-dorimin e teknikës së manipulimit gjenetik. OMGJ-të duhet të mbahen larg tregjeve tona.

• Ne duhet ta ndalojmë importin e OMGJ-ve dhe prodhimin e tyre në vend.• Ne dëshirojmë të kemi ushqim të cilësisë se lartë dhe biologjik.

Page 51: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

barazia Gjinore

Gratë përbëjnë thuajse gjysmën e genit njerëzor. Barazia juridike dhe legjislative, ju desh shumë kohë e gjate për t’u arritur, erdhi në sajë të një luftë shekullore të grave.

Ajo thuajse është realizuar tashmë. Feminizmi ka të bëjë me demokracinë dhe lirinë. Si gratë, po ashtu edhe burrat, kufizohen nga një normë gjinore, e cila përcakton se si duhet të jemi.

a) Situata aktuale

• Në botën e punës, gratë janë akoma minoritare në këtë kuadër dhe në gjithë funksionet më të vlerësueshme. Ato janë akoma më pak të paguara se burrat me të njëjtin nivel kuali-fikimi.

• Për këtë arsye duhet akoma për t’u arritur disa fitore legjislative dhe gjithashtu mund të evoluojnë mentalitetet duke vepruar p.sh. mbi edukimin.

• Jashtë sferës private dhe ekonomike, pabarazia me flagrante është në fushën e poli-

Page 52: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

tikës. Përfaqësimi i grave nuk është një çështje kuotash, por është thjesht rivendosje e një përfaqësimi të drejtë, pra të barabartë. Në demokraci, ndryshimi i sekseve nuk mund të jetë burim mosbarazie

• Përvoja e grave, besueshmëria dhe aftësia e tyre, është bërë shprehi, të vihet në dys-him.

• Gratë kanë paga më të ulëta për të njëjtën punë dhe këto përveç kësaj, goditen nga për-qëndrimi në to si objekt seksual.

• Pabarazia manifestohet në formën më të vrazhdë në shunë fusha.• Shumë shpesh, kur bëhet fjalë për të paraqitur kandidaturën, një burrë ndihet më i pa-

varur se një grua me kompetenca dhe cilësi të njëjta.

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Ne dëshirojmë ta ndryshojmë rregullin e pushtetit gjinor, i cili pengon barazinë ekonomike, sociale dhe politike.

• Politika duhet të ndryshohet në të gjitha fushat, që gratë dhe burrat t´i kenë kushtete barabarta.

• Diskriminimi në bazë seksi në të gjitha sferat e jetës kulturore dhe shoqërore duhet të jetë i ndaluar.

• Duhet të kemi aksione pozitive për pjesëmarrjen e gruas në fusha publike dhe private derisa të dy sekset të arrijnë barazinë.

• Grave duhet t’ju jepet prioritet në punësim në kushtet e plotësimit të kritereve të bara-barta.

• Të Gjelbërit ftojnë gruan të jetë e mundur të marrë pjesë plotësisht në të gjitha sferat ekonomiko shoqërore si dhe për një pjesëmarrje dhe përgjegjësi individuale të burrave në të gjithë aktivitetet shoqërore jo ekonomike.

• Ne duhet të stimulojmë gratë investonin në jetën politike lokale, rajonale dhe kombë-tare

• Të Gjelbërit kanë qënë pionierë të përfaqësimit të barabartë të sekseve në zgjedhjet. Duke aplikuar thuajse sistematikisht barazinë, Të Gjelbërit ia kanë dalë të feminizojnë in-stancat e tyre të brendshme dhe të jashtme.

• Mentalitetet e kanë të vështirë të evoluojnë. Ne duhet të shkojmë drejtë bashkëdrejtimit të partive politike dhe institucioneve të tyre duke ruajtur kështu tërsisht barazinë në për-faqësim. Ky rregull duhet të saksionohet në ligj.

• Ne duhet ti japim prioritet grave në politik dhe listat tona elektorale të udhëhiqen nga një grua.

Page 53: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

Cilësia e jetës

Në kushtet e sotme të zhvillimit të një shoqërie pluraliste dhe demokratike, objektivi më madhor i Të Gjelbërve është rritja e cilësisë së jetës. Cilësia e jetës është e lidhur

më shumë faktor si politikë, ekonomikë, socialë, mjedisor dhe kulturor. Rritja ekonomike e lartë dhe e qëndrueshme, rritja e punësimit dhe rritja e mundësive të barabarta sjellin rritje të mirëqenies. Çdo njëri ka të drejtë ta jetoj jetën e tij sa më mirë.

a) Situata aktuale

• Arritja e një niveli ekonomik familiar të lartë nuk mund të justifikojë shtimin e streseve të shumta, nuk duhet të na lejojë që të sëmuremi më shumë e të kemi më pak kohë për shokët, familjet dhe ëndërrat tona.

• Shoqëria jonë nuk është duke u bërë më njerëzore me kohën, por është duke u ashpër-suar.

• Gjatë viteve të fundit stresi është rritur dhe jo vetëm në botën e të rriturve, por edhe tek fëmijët.

• Është rritur depresioni dhe dëmtimi i shëndetit mendor.

Page 54: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

• Janë rritur pasiguria ekonomike dhe garancia për jetën.• Është rritur kriminaliteti, vjedhjet dhe aktet e dhunës në rrugë.• Janë zvogluar në mënyrë të dukshmë hapësirat publike për kalimin e kohës së lirë.• Mungon garancia ushqimore.• Nivelet e larta të ndotjes. • Mungojnë ambientet publike dhe këndet e lodrave për fëmijë. Gjithashtu mungojnë

hapësirat për aktivitete sportive.• Mungon harmonia e bashkejetesës në komunitet si dhe aktivitet e organizuara sociale

dhe shoqërore.

b) Zgjidhja që jep programi i Partisë së Gjelbër

• Ne synojmë ta bëjmë jetën e njerëzve sa më cilësore. • Ne synojmë që sistemi ynë i sigurisë mos të varet vetëm nga lidhja e punës me pagën.• Puna për të siguruar një pagë nuk duhet të jetë gjëja kryesore në jetën e njeriut dhe se

strukturat e shoqërisë, sistemet dhe normat nuk duhet të zhvillohen në mënyrë të njëan-shme për ta përshtatur njeriun si punëtor me pagë.

• Zvogëlimi i orarit normal të punës është i rëndësishëm për cilësinë e jetës dhe rritjen e lumturisë.

• Vizioni ynë është një orar i punës prej 30 orësh në javë. Kjo do të hapte vende të reja pune dhe njëkohësisht do të zvogëlohej stresi dhe njerëzve do t’u jepej më tepër mundësi të zhvillohen si individ dhe të shoqërohen me shoqërinë dhe familjet e veta.

• Mundësia për një vit të lirë është një reformë tjetër për një papunësi më të ulët dhe rritje të cilësisë së jetës. Kjo do të thotë se një punëtor mund ta marrë të lirë një vit me pagesë nga arka e sigurimit të papunëve, me kusht se një i papunë e merr vendin tij të punës për këte kohë.

• Ne duam që mundësia për një vit të lirë të bëhet realitet si në aspektin lokal dhe kom-bëtar si një e drejtë ligjore.

• Në duam të rrisim sigurinë për jetën, të rrisim kontrollin për ushqimet që përdorim, të ulim nivelet e ndotjes, të shtojmë sipërfaqet e gjelbëra dhe hapësirat publike, ambientet sportive për kalimin e kohes së lire dhe veçanrisht për fëmijët.

• Në duam të zhvillojmë jetën në komunitet si në aspektin social dhe shoqëror • Ne duam që njerëzit të ndërtojnë respektin dhe ndjenjën për vetëveten. Jeta duhet jetu-

ar sa më mirë kjo vlen më shumë se çdo gjë tjetër.

Page 55: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

Programi elektoral 23 qershor 2013

E ardhmja është e Gjelbër

Page 56: PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR - pgj.al · PDF fileNdotja akustike ... Nëse, ne sot themi se ndotja e ajrit është 3-6 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE, i referohemi

��

PËR NJË SHQIPËRI TË GJELBËR

Voto gjelbër Voto partinë e Gjelbër

23 Qershor 2013