20

Revise letrare

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revise letrare
Page 2: Revise letrare

Në këtë revistë jemi munduar të prekim

cdo aspekt të letërsisë dhe ta bëjmë sa më

tërheqëse për lexuesit.

Poezi

Intervistë

Ese & shkrime letrare

Kulturë

Libra te rinj

Page 3: Revise letrare

Më trëmbi vetëtima

Ngarkova mbi kurriz nje thes me psherëtima.

dhe nisa udhëtimin ne brigjet e vetmisë.

E vetme kisha mbetur si peng e dashurisë.

U ndesha nëpër vite me dhimbjen e mallkuar,

pa ditur se ku shkoja... ne pritje te qetësisë.

Megjithse plag mora, jo shpirtin kurrë s'ma mundën.

mes ëndrrash të përhumbur... ju luta lumturisë.

Stuhia me ka shtyre... nuk dija ta ndaloja,

me erën kam vrapuar... shëtita gjithësinë,

rrufet i hasa rruges... me trembi vetetima,

nje skllave e pabindur në pritje te qetësisë.

Ngarkova permbi supe ca vargje qe renkonin,

nuk munda që ti thurja kurrë lavdë tradhëtisë,

zhgënjyer... por me shpresa dhe zemër pa shuar,

kam pritur ti shikoja pak dritën " madheshtise"

Page 4: Revise letrare

Luleve që valvit era

Fryu era e maleve

dhe rrëzoi hijen e lisit:

gjaku im mbetet lumit

t’Vodhit!

Ushtarë, m’hapni

shtatoren që të shoh

edhe një herë Shkodrën

dhe time motër te

dritarja përkundruall.

Më atje nuk do të

zgjohem luleve që

valvit era, posi valë që

s’kanë mbarim.

Do të mblidhen shokët

mbrëmjes brenda

vatrash në atdhe:

Unë i le si ëndërzë!

Jeronim De Rada

Page 5: Revise letrare

Dhe vjeshta i shkoi'fletët e saj'i vërtit era, ipërpjekdimri si perandorkinez ngjyrën e verdhë kudo e ndjek.

Dhe këto re qetani vijnëndryshe nga retë e gjertanishmetë shkretat janëpa vetëtimaporsi djerina tëmërzitshme.

Veçse nën to qytetizien me drita,zhurma dhetrafik dhe flokët e tymta të uzinavembi supe i bienmadhërisht.

Ja horizonti i bardhëi dimritpërballë peisazhit qëlevizharxhon të fundmenvetëtimësi reporteri të funditblic.

Page 6: Revise letrare

-JU jeni nje nga poetët më të dashur për

lexuesit. Si e ndjeni veten para lexuesëve

tuaj?

Me pëlqen te bisedoj, të jem mes lexuesve te mi.

Jam bir fshatari, kam lindur në fshat dhe jam I lidhur

me tokën time, gjelbërimin dhe ajrin. Kjo më bën

krenar. Më kanë frymëzuar në krijimtarinë time si

bujku dhe bariu, malëesori e fusharaku. Shtyllat e

forta ku mbështetem jane njerëzit e thjeshtë me

hallet dhe gëzimet e tyre. Ata janë gjithnjë me mua

dhe kjo me bën ta ndjej veten mes tyre.

-Ju jeni politikan. A i keni rezistuar

politikës?

U futa në politikë me idenë të kontribuoja për të

mirën e vendit dhe demokracisë. Jam zhgenjyer nga

politika. Jane te paktë ata politikanë qe bejnë

politikë te ndershme. Si gjithë popullit dhe mua me

vrasin sytë ata politikanë që vetëm flasin e nuk bëjne

vepra në dobi te popullit.

Page 7: Revise letrare

Ne galerinë e personazhve cili mbetet me

actual për ju? Personazhet e mi janë te shumtë, të dëmtuar

nga jeta e perditshme. Disa i kanë rezistuar

kohës e disa jo. Ai që ndeshet edhe sot është

Zyloja. Sot ka shumë Zylo te paaftë që bëhen

pengesë për progress dhe duhen zevëndësuar.

-Cili ishte kontakti I parë që ju patët me

letersinë, poezinë, me atë që do të bëhej

më pas jeta juaj?

Kontakti im I parë, si kudo ne Shqipëri ishte me

folklorin, me këngët popullore, qoftë të

kënduara, qoftë edhe të lexuara.

-Cila është frika më e madhe shkrimtarit

kur ikin vitet ?

Kur kalojnë vitet, frika me e madhe e

shkrimtarit është dembelizmi dhe

indiferentizmi. Këto e vrasin atë.

Page 8: Revise letrare

A kanë shqiptarët kandidat të denjë

për çmimin Nobel, për letërsi ?

Po. Me emra nuk mund t’i them, por edhe mund të

ketë, edhe ka. Nuk është ndonjë problem, ka edhe në

Kosovë edhe në Shqipëri. Nuk është ndonjë çudi e

madhe. Ky çmimi “Nobel”, nuk është ndonjë gogol që

doemos tek njëri duhet të mbetet. Këtë çmim, mund

ta marrë ndonjë i çuditshëm. Fjala vjen në Turqi.

Jashar Qemali, ishte shkrimtari më i madh i Turqisë,

por e mori Orhan Pamuku ! Pra, jo vetëm në

Shqipërinë zyrtare këtej, por edhe në Shqipërinë

andej Drinit, ka shkrimtarë të denjë, për ta fituar

çmimin Nobel.

-A shihni një të ardhme për letërsine

bashkëkohore?

Jam optimist. Po kështu ka qenë dhe letërsia pas

clirimit. Kur ne filluam s’na përfillte njeri. Sigurisht

që duhet kohë t’I imponohesh të lexuarit, por ka zëra

në poezi e prozë që do të ecin. Duhet vetëm të

punojnë me thelbin e shoqërisë sonë.

Page 9: Revise letrare

-E keni kritikuar Dritëroin

shkrimëtar?

Ka ndodhur disa herë.

-Ku është I prirur interesi juaj si

lexues?

Interesi im si lexues ështe tek librat me kujtime

ose historitë e lashta.

-Cfarë mesazhi u jepni te rinjve?

U them me zërin lart: “ Aftësohuni, bëhuni të

ditur, të aftë që të kontribuoni për atdheun, për

familjet tuaja, për të zëvëndësuar dënjësisht në

politikë ata qe nuk shkëputen dot nga politika e

vjetër”

Burimi I informaciont : Infoworld

Page 10: Revise letrare

Lumturia është ndjenja më e bukur dhe më e mrekullueshme që cdo njeri lufton për ta pasuratë.Të jesh I lumtur për disa është shumë e vështirë ,ndoshta e pamundur sepse në tëvërtetë ashtuu është e pamundur sepse ajo nukekzistnon ose ndoshta po …por vetëm si fjalëdhe jo si ndjenjë. A e di pse ?

Sepse të jesh i lumtur do të thotë që gjithckaështe e përsosur me ne me jetën tonë. Qe ne të mos mërzitemi , qajmë , sëmuremiasnjëherë , po jo kjo nuk mund të ndodhë, nukmund të qeshim gjithmonë, nuk mund të rrimëpa u semurë të pakten një herë ose me shumë.Ne gjithmonë na mungon dicka e si mund tejemi atherë te lumtur ? Kur na mungon njëperson I dashur që është larguar nga kjo botë. Na mungojnë shumë gjëra qe jo të gjithafatkeqësisht janë në dorën tonë.Ta përkufizoshlumturinë është e pamundur ,por e rëndësishmeështë që në cdo ditë të përpiqemi t’iakalojmë bukur ,të kapërcejmë sfidat në të cilatna vendos jeta ,te krijomë miqësi të reja, tëjemi pozitive, të drejtë me të tjerët sepsevetëm kështu do te ndihesh mirë …shumë mire me veten.

Page 11: Revise letrare

Te jesh optimist apo te jesh pesimist???….

Ndyshe nga thenia e Hamletit “Te rrosh a temos rrosh “tanime ceshtja shtrohet ndryshe tejesh ne ditet e sotme optimist apo te jeshpesimist? Kohet kane ndryshuar dhe po ashtukonceptet, mendimet dhe karakteret e njerezve. Eshte secili prej nesh qe kane dore tezgjedhe te jete apo jo optimist apoanasjelltas.Pesimisti shikon nga pozita e se ardhmes te sotmen kurse optimisti shikon ngapozita e se kaluares te sotmen.Qëndrimi i duhurndaj sfidave që na parashtron jeta, prirja e njeriut për t’i pare gjerat nga këndvështrimipozitiv, me plot gjallëri e hare, me guxim e besim në vete, me siguri e vendosmëri, pa pasur frikë nga vështirësitë që mund t’i shfaqensi pengesa gjatë rrugëtimit drejt jetes, na benne te jemi optimiste . Në përditshmërinë tonë, pothuajse të gjithë e dimë, se optimistët janënjerëz më aktiv në jetë, njerëz që e shikojnëjetën drejt në sy dhe i hedhin hapat me siguri. Pra, optimisti vlerëson dhe çmon aftësitë e veta, fuqinë e të menduarit pozitivisht, dhe iarrin qëllimet e caktuara, ndersa pesimistiështë i bindur në pazotësinë e tij dhe gjithçkanë rrugëtimin etij e konsideron pengesë. Më e keqja është që ai nën pushtetin e pasivitetit, nuk merr asnjëherë mundimin që të bëjëndryshime .Optimisti i gëzohet rrezeve të paratë diellit, i gëzohet agimit, i gezohetcicerimave te zogjve ne mengjes, i gezohetaromes se luleve ne pranvere, aromes se reresne vere , aromes se shiut ne toke te thate ne vjeshte e aromes se debores se pare ne dimer.

Page 12: Revise letrare

Ai është krijues personal i ardhmërisë së tij sipasarkitekturës së dëshiruar. Për optimistin gota ështëgjysmë e mbushur, për pesimistin gota ështëgjysmë e zbrazur! E njëjta gotë, e njëjta sasi e ujit – mendime të ndryshme! Optimisti e shehgotën me ujë gjysmë të mbushur pasi ai synonlartësitë, arritjen e majave - suksesin duke u mbështetur në besimin në vetvete. Vizionet e tij, dëshirat e tija janë të brumosura me frymën e mendimeve pozitive dhe nga ky spektër ai e shehjeten.E ndersa pesimisti krejt e kunderta.Une jam optimiste.Ashtu kam qene edhe kur isha e vogeldhe nuk kuptoja shume gjera qe ndodhnin rrethmeje, keshtu jam edhe tani , optimiste do te jemedhe me vone. Optimizmi eshte ngulur thelle ne karakterin dhe individualitetin tim sa besoj se nukdo i hedh kurre syte drejt pesimizmit.Ngrihem ne mengjes me deshiren per te nisur nje dite te re , dal dhe marr fryme thelle dhe mbush shpirtin me energji.Po e ndertoj jeten me baza optimizmi, me baza ne te cilat do te eci ne te tashmen per teshkuar ne te ardhmen, aty per aty kam vendosurgjithe cilesite si zbukurime per te ma bere me telehte ndjenjen optimiste sikurse jane : besimi , dashuria, guximi, siguria, pozitiviteti , miresia. E keshtu une jam nje optimiste dhe mbeshtes idenee te qenit e tille se duke qene i tille i sjell jetesme shume gezim, me shume buzeqeshje, me shume ngjyra, perballon me lehte pengesat tevogla a te medha qofshi dhe siguron nje shendet teplote psikologjikisht.

Page 13: Revise letrare

Jeronim De Rada shansi për tërinjohur një shpirt të bukur

Në zemër të Italisë së Jugut, në malet e Bazilikatës dhe tëKalabrisë ruhen ende të pazbuluara perla të krenarisë tonëshqiptare.Në Panairin e Librit të këtij viti mes shumë gjëraveme vlera, gjen më të vlefshmen mbi të gjithë: Jeronim De Radanë qendër të vëmendjes, në 200 vjetorin e lindjes së tij.

Nëse për Shqipërinë kanë mbërritur vitet e mira të Rilindjes, tëvlerësimit të virtyteve të vërteta, me Jeronim De Radën jemi nërrugë të mirë. Rilindasi ynë, që asnjëherë nuk preku dot Shqipërininë, sillet në shqip me të gjithë larminë e krijimtarisënën kujdesin e Gëzim Gurdës.

Portreti dhe krijimtaria e tij nuk është shpalosur e plotë, me gjithë ndriçimin dhe elegancën që e ka karakterizuar këtëpoet fin. Nëse po kërkojmë dhe duam të nxjerrim në dritëshpirtin tonë fisnik, të mbuluar nga pluhuri i paditurisë sëimponuar nga fati i keq i sunduesve, që kanë mbajtur pengzhvillimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, kemi një mundësivërtetë të mirë: Pasuria e jashtëzakonshme që ruajnëarbëreshët dhe që pasqyrohet në një letërsi të nivelevesuperiore, mund të na ndihmojë ne të gjithë.

Eleganca dhe finesa e Jeronim De Radës do të na ndihmonteshumë në këtë fazë zhvillimi të shoqërisë: Poeti romantik iKëngëve të Milosaos dhe Serafina Topisë është nga ata shqiptarëqë shkriu pasurinë, çdo të mirë materiale për të nxjerrë në dritëmë të bukurat e Arbërisë. Ishte mishërues i ëndrrës romantikedhe kishte ideal të tij ngritjen e një kombi mbi baza kulturore.Vendosja e Jeronim De Radës, por edhe e gjithë pasurisë sëjashtëzakonshme kulturore që ruhet mes arbëreshëve në Itali, në qendër të vëmendjes, është shans evoluimi për të gjithë.

Page 14: Revise letrare

Jaho dhe Pirgu shqiptarët qëdo të ngrenë peshë Operan e Vienës me “Traviata”

Sopranoja shqiptare me famëbotërore Ermonela Jaho do tëinterpretojë në Operan e Vienës në nga kryeveprat e Verdit, operën “Traviata”.

Por jaho nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do tëngjitet në skenën prestigjozetë Operas së Vienës, së bashkume të do të performojë edhetenori i njohur shqiptar SaimirPirgu si dhe artistë të tjerëshqiptar në skenë dhe orkestër

Page 15: Revise letrare

TIRANE- “Bunk’Art” ishte

dallëndyshja e parë që

lajmëroi se disa objekte të

periudhës së diktaturës

mund të shërbejnë për të

tërhequr turistët. Numri i

lartë i vizitorëve që

tërhoqi dhe vazhdon të

tërheqë ai objekt

antibërthamor ndërtuar

nga Enver Hoxha më 1978,

janë shembull i qartë se

objekte të tjera të

sistemit Komunist duhet të

ekspozohen për vizitorët,

dhe këtë e lajmëroi

drejtoresha e Përgjithshme

e Turizmit, Sonja Popa, në

Komisionin e Veprimtarive

Prodhuese.

Popa tha se ministria e

Zhvillimit Urban dhe

Turizmit po punojnë për të

identifikuar këto objekte

të cilat do rehabilitohen,

dhe do jenë në funksion të

turizmit për ta bërë këtë

të fundit sa më atraktiv.

Page 16: Revise letrare

Për festat e fundvitit nëTetarin Kombëtarë tëOperës dhe Baletit yjet e operës shqiptare janëngjitur në skenë.

Publiku ka ndjekurmbrëmjen e kësaj tëmërkure disa nga arietmë të bukura ngakompozitorë si Verdi, Puçini, Mozarti, Beethoven e Bellini.

Interpretues në këtëmbrëmje ishin FranoLufi, Miriam Tole, Eva Golemi, Alketa Cela, Linda Kazani, OrianaKurteshi , Besa Llugiqidhe kori.

Teatri Kombëtar i Operësdhe Baletit mirëpret tëgjithë talentet dhe jujep mundësin që tëinterpretojnë përpublikun shqiptar, i cili ipret gjithmonë me dashuri.

Page 17: Revise letrare

Burra që urrejnë gratë, StiegLarsson(roman)

Një libër mahnitës, që do t’jumbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger ështënjë histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindjefamiljare dhe kurnacëri tëpaimagjinueshme, që do t’i bëjëhistoritë e Shekspirit tëringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja.

Page 18: Revise letrare

Divergjentja, libri i parë,

Veronica Roth (roman, thriller)

Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është

ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët

kultivon një virtyt të veçantë:Zemërdëlirët (të ndershmit),

Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët),

Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit).

Edith, AlbatrosRexhaj"

"Edith" është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, kur rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, te dashurisë dhe të botës përreth.

Page 19: Revise letrare

Green John – Faji në yjet tanë

Hezëlli ështëgjashtëmbëdhjetë vjeç, pormbi supe i rëndon një mrekullie përnjimendtë: falë njëmjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuanvite më parë po bënprapakthese. Por mësoigjithashtu që mrekullitëpaguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhedergjej shtretërve tëpavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar dhe jashtëqerthullit të interesave qëushqenin bashkëmoshatarët e saj, me një jetë të thërrmuarcopërat e së cilës nuk ngjitenmë. Por një ditë fati e solli qëtë takojë Augustusin, shokun e fatkeqësisë, një tip joshës qëe rrëmben dhe e bën për veteme etjen për të jetuar, pasionet, harenë, dhe i tregonse bota nuk ndalet në vend, dhe së bashku mund ta kapinsërish.Por si një mëkat fillestar, sinjë faj i shkruar në yjet e mbrapshta nën të cilët kanëlindur Hezëlli dhe Augustusi, koha që kanë në zotërim ështënjë mrekulli, dhe si e tillëduhet paguar.Nuk mund ta zgjedhësh dot nëse lëndohesh apo jo në këtëbotë, por ke njëfarë mundësiepër të zgjedhur nga kush mundtë lëndohesh.

Page 20: Revise letrare

Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë, e treguarnga ai vetë (biografi)

Salvatore Dali është një nga origjinalët më tëmëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjenialejanë të njohura, madje edhe për ata që nukshfaqin ndonjë interesim të veçantë për artinpamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike përnjerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit tëbotës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshenga ç’është pranuar nga të gjithë.

Gra që dashurojnë tepër, Robin Norwood (psikologji)

Përse dashuria shndërrohet në “dashuri tëtepërt” dhe kur ndodh kjo? Pse gratënganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyresi njeri të papërshtatshëm, ose tëpapranueshëm, nuk arrijnë dot të shkëputenprej tij? Ndërkohë që shpresojnë dhe dëshirojnëqë “ai të ndryshojë, në të vërtetë, përfshihengjithnjë e më shumë në një mekanizëm tëmësuari me gjendjen.Gra që dashurojnë tepër, një bestseller që ka arritur rekordin prej pesëmilion kopjes të shitura, jep një varg rastesh, në të cilët janë shpalosur në mënyrë brilanteshkaqet se pse shumë gra dashurohen me burraqë nuk u përshtaten dhe i harxhojnë kotenergjitë e tyre për t’i ndryshuar ata.