42
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI - Instuticione kulturore - Qytete historike - Emra të njohur : artistë, historian, kinematograf, shkrimtar,poet, këngëtarë etj. BIBLIOTEKA POPULLORE Adresa :Rr 26 nëntori p.n.– Ulqin Tel 085. 81-758 Biblioteka është themeluar në vitin 1884 dhe me ndërprerje të shkurtra punon dhe sot. Prej vitit 1984 punon në lokalet e reja të cilat janë rregulluar veçmas për nevojat e Bibliotekës. Kjo mundësoi që Biblioteka të organizojë punën në reparte, të cilat janë: Reparti i librit për fëmijë me fondin prej afër 9000 librash, Reparti i librit për të rritur, me fond prej afër 24.000 libra /beletristikë, letërsia e popullarizuar/, Reparti me letërsinë shkencore me reth 8000 libra /filozofi, religjion, ekonomi, art, histori… Repart i periodikut / gazetat dhe revistat / Reparti i katallogut /alfabetik dhe titulluar/ Reparti i fondit të vendlindjes, Pranë bibliotekës punojnë edhe dy salla të leximit / për fëmijë me 20 vende dhe salla për të rritur me 50 vende/. Biblioteka është organizator i shumë manifestimeve kulturore /promovime librash. Mbrëmje letrare, ekspozita të piktorëve nga vendi dhe nga jashtë, organizon mbrëmje me muzikë serioze/. Fondi i librave është rradhitur sipas sistemit KUD / klasifikimi universal decimal/ në të cilin ekzistojnë rreth 40.000 libra.

SHQIPTARËT NË MAL TË ZI - e-monsites3.e-monsite.com/2010/08/29/10019452shqiptaret-ne-mal-te... · Web viewVeprat më të njohura letrare: “Episode letrare”, “Dialogje me

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

SHQIPTARËT NË MAL TË ZI- Instuticione kulturore- Qytete historike- Emra të njohur : artistë, historian, kinematograf, shkrimtar,poet, këngëtarë etj.

BIBLIOTEKA POPULLORE Adresa :Rr 26 nëntori p.n.– Ulqin

Tel 085. 81-758

Biblioteka është themeluar në vitin 1884 dhe me ndërprerje të shkurtra punon dhe sot.

Prej vitit 1984 punon në lokalet e reja të cilat janë rregulluar veçmas për nevojat e Bibliotekës. Kjo mundësoi që Biblioteka të organizojë punën në reparte, të cilat janë:

Reparti i librit për fëmijë me fondin prej afër 9000 librash,

Reparti i librit për të rritur, me fond prej afër 24.000 libra /beletristikë, letërsia e popullarizuar/,

Reparti me letërsinë shkencore me reth 8000 libra /filozofi, religjion, ekonomi, art, histori…

Repart i periodikut / gazetat dhe revistat /

Reparti i katallogut /alfabetik dhe titulluar/Reparti i fondit të vendlindjes,Pranë bibliotekës punojnë edhe dy salla të leximit / për fëmijë me 20 vende dhe salla për të rritur me 50 vende/.Biblioteka është organizator i shumë manifestimeve kulturore /promovime librash. Mbrëmje letrare, ekspozita të piktorëve nga vendi dhe nga jashtë, organizon mbrëmje me muzikë serioze/.Fondi i librave është rradhitur sipas sistemit KUD / klasifikimi universal decimal/ në të cilin ekzistojnë rreth 40.000 libra.Sallën e leximit gjatë vitit e vizitojnë dhe e përdorin reth 35000-40000 lexues në vit ku shfrytëzojnë literaturën shkencore dhe periodikën.Udhëheqësi i Bibliotekës është Fadil Kroma.

Gazeta - Revista / kryeredaktori - adresa - tel- e mail / 1. Kronika , kryeredaktori: Ilir Çapuni, Rr. Q.Resulbegu – Ulqin tel:085/81-059 2."Zana", revistë për fëmijë Ulqin, Kryeredaktori Asllan Bisha, adresa Art Club - Ulqin tel.085/82-520 3. "Fati, revistë për fëmijë e të rinj. Kryeredaktori Asllan Bisha , adrsa Art Club - Ulqin tel.085/82-520 e-mail: [email protected]

4. "Unioni",revistë e Unionit Demokratik në Mal të Zi Kryeredaktor: Haxhi Shabani adresa: Kuvendi

Komunal - Ulqin Ulqin Unioni Demokratik në ULqin e-mail: [email protected] tel.085/81-757

5."Informator",I Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Kryeredaktor:Mehmed Bardhi adresa:Kuvendi Komunal – Ulqin

tel. 085/411-026 e-mail xxxxxx 6. "Shkëndijat",revistë për fëmijët e shkollës fillore "Bedri Elezaga" Kryeredaktor:Rexhep Kokaj adresa: Katërkollë - Ulqin

tel-o85/459-230 e-mail: [email protected] 7."Fillimet" , revistë e shkollës së mesme - Ulqin Kryeredaktori:Ali Doda adresa: Shkolla e mesme – Ulqin tel- 085/81-790 8."Lemba", revistë për shkencë, kulturë art - Ulqin Kryeredaktori:Dr.Nail Draga adresa:Art Club - Ulqin tel 085/82-520 e-mail : [email protected] 9."Kraja" , revistë për kulturë,art dhe çështje shoqërore Kryeredaktorë:Mr.Ismail Doda - Krajë – Bar tel.085/67-102 085/316-414

Trashëgimia kulturore në Mal të Zi

MUZEU

Adresa :Kalaja e Ulqinit– ULQIN

Tel 085.81-313

Muzeu në Ulqin është themeluar në vitin 1975 si institucion i pavarur me interes të posaçëm shoqëror.

Në programin dhe planin e punës së Muzeut përfshihen:

Evidentimi,hulumtimet sistematike, mbledhja e eksponateve të ndryshme, mbrojtja e specializuar dhe përpunimi i materialit të gjetur, eksponimi i ekspozitave me vlera kulturore, shkencore dhe artistike.

Pranë Muzeut punon reparti arkeologjik dhe reparti etnologjik si dhe Galeria e Arteve. Udhëheqësi i muzeut është arkeologu – kustozi z.Mileva Nikolaidis.

Kalaja e Ulqinit,

Kalaja e Ulqinit, ku dhe janë gjetur gjurmët më të lashta të këtij qyteti.Si gjurmë më e lashtë dhe më tipike që na shpie tek Ulqini antik,shërben bedeni ilir i zbuluar thellë nën shtresat e dheut të platosë më të lartë të Kalasë.Ky beden ilir,që i takon llojit të mureve të ashtuquajtura “qiklopike”, është i ndërtuar me blloqe të mëdhenj të gurit të vendit dhe dëshmon,pa kurrfarë dyshimi, për themelet e para të këtij qyteti shumë të lashtë.

Në një bllok guri që është ruajtur në ballinën e bedenit mesjetar që dominon mbi gjirin dhe Molon e Ulqinit,figuron një reliev me konture primitive e arkaike i cili,sipas të gjitha gjasave,paraqet perëndinë lokale të detit,apo zotin ilir të detit si

mbrojtës të këtij qyteti antik bregdetar.

Ky qytet i lashtë ilir,sikur edhe shumë qytete të tjera antike në bregdetin Adriatik,si vendbanim sadopak i urbanizuar,nuk ka mbetur jashtë ndikimit të kohës së formimit të kolonive dhe tregjeve greke në brigjet e Mesdheut,përkatësisht jashtë pasojave të lidhjeve kulturore e tregtare të këtij qyteti ilir me Greqinë.

Pas përfundimit të luftës së fundit iliro-romake me ç`rast shkatërrohet mbretëria e Genit,e deri në shekullin XI,Ulqini gëzon një autonomi të konsiderueshme,dhe egziston si një lloj republike e vogël në të cilën lulëzon jeta tregtare dhe detare. Më vonë arrijnë e ndërrohen pushtues të ndryshëm që e lakmonin shumë këtë qytet të rëndësishëm dhe atraktiv.

Për sa i takon emrit të Ulqinit antik, dëshminë e parë në formë të shkruar e ndeshim te Plini i Vjetër i cili,në veprën e tij Naturalis historia e pohon se Ulqini antik (Olcinium) më parë është quajtur Colchinium,pra Kolkin apo Kolbin,sipas kolkasve apo kolhëve,themeluesëve të parë të tij (“Olcinium quod ante Colchinium dictum est,a Colchis conditum”).

Sipas një hipoteze emri më i hershëm Colchinium ka të bëjë me kolkët apo kolhët nga Azia,si themelues të këtij qyteti,në mbështetje edhe të të dhënës mbi poetin helen Apolonin nga Rodosi i cili, kur këndon për argonautët,thotë se kolkët janë vendosur në trevat ilire.Shkencëtarët gruzianë emrin e Kolbidës (Kolkidës)e vënë në raport edhe me emrin Kolxis që ndeshet te Ptolemeu, përkasisht me stasionet Colchis dhe Colchion nga Tabula Peuntinegeriana.Mirëpo, me këtë rast harrohet se kolkët ishin edhe një fis ilir i cili,sipas Plinit të Vjetër kishte themeluar qytetin bregdetar Orik (NP,23(26).

Tit Livi e përmend Ulqinin si Olcinium,kurse banorët e Ulqinit si Olcinialas,për të cilët ka mendime se i takonin fisit ilir të labeatëve i cili shtrihej rreth Liqenit të Shkodrës,dikur Liqenit të Labeatëve.Edhe udhëpërshkruesi arab Idrizi (shek.XII) banorët e Ulqinit i quan Labiqis,kurse dijetari Gra Novak pohon se banorët e vjetër të Ulqinit i kanë takuar fisit ilir të taulantëve.

Klaud Prolemeu, në veprën e tij Geographia(lib.II,16,3) për Ulqinin shënon trajtën Ulkinion e cila ka shërbyer si mbështetje kryesore dijetarëve siç janë Hahni,Majeri, Çabeji (J.G.Hahn, A.Mayer,E.Çabej), që emrin e Ulqinit ta lidhin me bazën i.e.*ulkuos, pra me emrin e “ujkut” që në shqipe esht ruajtur edhe si ulk,sipas shtazës-totemit të tij.Edhe variantet e tjera të emrit të Ulqinit të vjetër,si Vicinium që shënohet në Tabula Peuntingeriana dhe te Ravenasi si Buccinium,dëshmojnë për modifikimet e shumta që ka pësuar emri i Ulqinit gjatë shekujve,dhe njëherazi krijojnë vështirësi për ta përcaktuar trajtën origjinale të emrit të këtij qyteti në antikë e rrjedhimisht edhe etimonin e tij.

SVACI ( SHASI )

Sipas blloqeve të mëdhenj prej guri, në pjesën e kështjellës e cila është ngrehur mbi liqen, të pasur me peshk, dhe sipas pozitës shumë të volitshme në fushën e frytshme të famullisë në rrugën romake Olcinium – Scodra, duket se ka qenë i konsoliduar si gërmadhë edhe në kohën e sundimit ilir të këtyre anëve.Jo larg prej qytetit,në fshatin Shas, është gjetur amfora antike ovoide (vezore),e cila ka shërbyer për varrim, kurse në lokalitetin Qerret e Zogajt mbeturinat e vendbanimit primitiv ilir. Në majën mbi liqen edhe tash shihen mbeturinat e murit mesjetar të qytetit dhe dy porta-njëra për hyrje nga periferija,kurse e dyta për zbritje nga rrëpira pingule në liqen.Në monedhat e derdhura në Svaç, në shekullin XV është paraqitur kjo kështjellë,krejt në format e rënesansës në tre kate me kolonadë dhe donzhon kullën. Pamja e saj në reproduksion e paraqet si njërën ndër veprat më të bukura të aritekturës medievale fortifikuese.

Për herë të parë Svaçi është përmendur në bulën (dekretin)e papës Aleksandrit II në vitin 1067 si qytet peshkopal. Rreth 1183 e ka pushtuar Stevan Nemanja dhe me qytetet e tjera të Zetës ia ka bashkangjitur Rashkës. Mongolët e shkatërruan në vitin 1242, kurse e ka mëkëmbuar nga fundi i shekullit XIII mbretëresha Jelena. Krejtësisht e kanë shkretuar kur e kanë marrë turqit në vitin 1571.

Sipas legjendës,të cilën e kanë shkruar Gjutinijani(1533)dhe Bizzi(1610),Svaçi ka pasur aq kisha sa ditë ka motmoti,kurse tash në gërmadha mund të dallohen themelet e tetë kishave, prej të cilave dy më të mëdhatë-e katedrales, e shën Gjonit(sërb.Svetoga Jovana);e shën Mërisë(sërb.Sv.Marija)në rrafshnaltën në periferi,janë ende të ruajtura deri në lartësinë e mëparshme.Më e vjetra,katedralja,është ndërtuar në stilin gotik.Të dyja janë njëhapsinore,të ndara në mes me mur në dy pjesë-për korin dhe besimtarët.

Sot ky qytet i lashtë pa asçfarë vendbanimi njerëzish dhe pa asnjë banor bën pjesë në “Qytetet e muze” më atraktivë të bregdetit tonë Adriatik. Shoqatat kulturore :

SHOQATA KULTURO ARTISTIKE “ZANA”Adresa : Rr." 26 nëntori" p.n. - UlqinTel 085. 51-571

Shoqata kulturo artistike “Zana” nga Ulqini u themelua më 1995. Kryetari i saj është Munib Abazi.

Shoqata “Zana” veprimtarinë e vet e organizon nëpërmjet seksioneve: seksioni i foklorit,seksioni i dramës, seksioni i turizmit etj.

Me sukses “Zana” ka organizuar disa manifestime me angazhimin e saj siç janë disa koncerte me folklorin “Dasma e Ulqinit” , manifestimi “Të gjithë për turizëm”, “Nata e kapidanave”,etj.

“Zana” mori pjesë edhe në festivalin e foklorit në Preshevë ku mori dy çmime. Çmimin për kostumografinë origjinale dhe çmimin për valltarin solist ma të vjetër për rolin e Rexhepagës interpretuar nga Rexhep Abazit nga Ulqini.

“Zana” me shume sukses vuri në skenë dramën “Nat bizare” me regjisor Emin Halilin. Me këtë dramë shoqata Zana ka marë pjesë në festivalin alternativë në Podgoricë, Sarajevë dhe Kairo.

Shoqata kulturo artistike “Zana” ka si antarë të nderit Dr.Ruzhdi Ushakun dhe zotri Shuajp Berishën.

Kjo shoqëri merrë pjesë në çdo manifestim që organizohet në Ulqin.

SHOQATA KULTUROARTISTIKE “ULQINI”

Tel 085. 82-483

Shoqata u formua me 1999 me qëllim që ta kultivoj folklorin dhe këngën burimore te këtyre trevave. Kjo shoqat ka afër 70 antarë që marrin pjesë në interpretimin e lojrave të ndryshme.

Në këtë Shoqatë ka edhe shum antarë solist që këdojnë këngët qytetare – burimore.

Shoqata marr pjesë në shfaqjet e veta në Katërkollë dhe në Shkodër.

Në shtator 2000 shoqata mori pjesë në festivalin foklorik mbarëkombëtar në Gjirokastër, ansambli i saj interpretoi dasmën e Ulqinit dhe vallen e peshkatarëve.

Koreograf i saj është Samir Molakraja, udhëheqës artistik Beqir Truma, drejtues i orkestres prof. Mustafa Zhugjeli.

SHOQATA “DULCIGNJOPRESS “ – Ulqin

Kjo shoqatë u themelua në vitin 1998. Nxori organin KRONIKA, gazetë informative – politike. Gjatë kohës së refugjatëve nga Kosova në Ulqin dha nje kontributin te veçante në informim për ngjarjet. Deri tash kanë dalë 18 numra të gazetës. Gazeta është e vetmja gazetë shqipe në Mal të Zi, e pavarur.Editor dhe kryeredaktor e kesaj gazete periodike është Ilir Çapuni.

Asociacioni, në vitin 1999, themeloi REDAKSIN E BOTIMEVE. Editor (botues) është Gazmend Çitaku. Redaktor Hajro Ulqinaku. Redaksia deri tani ka botuar tri libra për fëmijë të Hajro Ulqinakut:”Limani i Qetësisë”(Ulqin), “Lulëkuqet mbi banka”(Prishtinë) dhe “Ato lodra mos i prek” (Prishtinë).

Në shtyp janë edhe dy vëllime: Maksut Haxhibrahimi:

Toponimia e Ulqinit (libër publicistik).

Me botimet e veta Redaksia e Botimeve ka marrë pjesë në të dy panairet mbarëkombëtare të librit në Prishtinë, më 1999 dhe 2000.

SHOQATA E ARTISTËVE DHE E INTELEKTUALËVE

“ART CLUB” ULQIN

Adresa : Rr. "Meraja" - Ulqin

Tel : 085. 459-174

Shoqata e Artistëve dhe e Intelektualëve “ART CLUB” në Ulqini është themeluar më 28.12.1990. Ajo bën pjesë në organizatat joqeveritare,ndërsa kryesisht merret me organizimin e veprimtarive kulturore, shkencore dhe artistike.Deri tani ajo ka organizuar rreth 100 manifestime të ndryshme të këtyre fushave.

Veprimtaria e “ART CLUBIT” përbëhet nga dy fusha: organizative dhe botuese.

Nga veprimtaria organizative duhet veçuar organizimin e simpoziumëve shkencore: “Meshari i Gjon Buzukut – monument i kulturës shqiptare” (1995), “Ulqini në rrjedhë të kohës” (2000),

tryezave të rrumbullakta, takime me krijues të fushave të ndryshme. Përpunime librash, organizimi i orëve letrare, manifestimi poetik ndërkombëtar “Kalimerja poetike”, ekspozita artistike etj.Nga veprimtaria botuese deri tani, me firmën e klubit janë botuar 29 botime të veçanta, katalogje të ndryshëm si dhe revistat: FATI, ZANA DHE LEMBA.

Art Clubi është themeluesi i skenës alternative në Ulqin. ART CLUBI me veprimtarinë e vet është prezentuar në viset shqiptare në Mal të Zi, pastaj në Shkodër,Tiranë, Prishtinë, Tetovë etj.

Art Clubi, bashkëpunon me subjekte të ndryshme ku si veprimtari kanë kulturën, shkencën dhe artin.

ART CLUBI ndan Çmime vjetore për arritjet me te mira në fushën e shkencës, kulturës dhe të artit, si i vetmi i tillë në Mal të Zi.

Në sajë të veprimtarisë dhjetëvjeçare nga personalitete autorative, ART CLUBI është cilësuar si subjekti kulturor më reprezent i kulturës shqiptare në Mal të Zi.

Kryetari i klubit është dr.Nail Draga,e sekretar Asllan Bisha.

KLLAPA “ULQINI” Adresa : Rr. "26 nëntori" - Ulqin

Tel 085. 83-699 Kllapa “Ulqini" u formua në vitin 1980 dhe është e përbër nga antaret entuziast. Karakteristika e këtij oktetit është që kultivojnë këngën qytetare dhe merren me muzikë të mirfilltë .Kjo kllap nuk përdor muzikë të huazuar po ashtu as instrumente elektrike. Instrumentat të cilat i përdor kjo kllap janë kitara dhe mandolina e cila për herë të parë, me formimin e kllapës përdoret në Ulqin, kështu që këngës i japin edhe ngjyrën e frymës muzikore bregdetare.

Si grup janë të pranuar si me të njohurit në Mal të Zi. Grupi ka marrë pjesë në shumë koncerte në vende të ndryshme të ish Jugosllavisë,në TV të ish Jugosllave,dhe në çdo manifestim kulturor në Ulqin.

Në garat që janë organizuar në Kotor ka marrë pjesë Kllapat e Malit të Zi,e cila u shpërbly me lirën e bronzit. Ka marre pjesë në festivalin tradicional “Zambaku i Prizrenit”-Prizren – 2000 me këngën që e kompozoi Fiqri Hasanaga. Këngët e këtij grupit –kllapës ndigjohen në emisione të ndryshme si në Radio ashtu edhe në TV.

Përveç këngeve vokalo-instrumental grupi këndon dhe ACAPELA /këndim pa instrumenta/ kryesisht me katër zëra. Repertuari i kësaj kllape është magjepës për dëgjuesit. Në vitin 2000 kllapa kremtoi 20 vjetorin e formimit te saj, ku u bë dhe promovimin e audio kasetës, CD, dhe videokasetës me 11 kangë. Kllapën e përbëjnë punëtorë, mjekë, juristë, mësues etj.

SHOQATA « MIQTE E KALASË «

Adresa : Kalaja e Ulqinit - Ulqin

Tel : 085. 51-273

Shoqata e miqve të Kalasë në Ulqin është shoqata më e vjetër joqeveritare në Mal të Zi. Bashkë me shoqatat të ngjajshme “është themeluesi i asocionit të qyteteve “Miqve të Malit të Zi “.

Shoqata ka për qëllim ruajtjen,mbrojtjen e Kështjelles së Ulqinit si përmendore kulturo historike e kategorisë së parë dhe qëllimi kryesor i saj ishte rradhitja e kalasë së Ulqinit nën mbrojtjen e UNESKU-t.

Gjithashtu Shoqata lufton për të bindur shkrimtarët, piktorët, muzikanet, regjizoret që të gjitha manifestimet kulturo-artistike shpitrore të mbahen dhe të organizohen mbrenda mureve të Kalasë (këeshtjellës), në pazarin e vjetër të qytetit, në hapsira të ndryshme që janë te përshtatëshme për këto lloje programesh.

Në këtë kështjellë si rob lufte jetoj dhe Servantesi i madhë.Një ndër mendimet është se inspiracioni për veprën Don Kishoti e ka fituar në kështjellën e Ulqinit duke ju përkujtuar se qyteti i Ulqinit në atë kohë është qujtur “Cita di Dolcinio”.

Në kështjellën e Ulqinit gjëndet Muzeu i Ulqinit me repartin e arheologjisë, repartin e etnologjisë dhe galeria e arteve është e vendosur në kullën e Ballshajve. Për zhvillimin, revitalizimin, prezantimin e eksponatave, dhe angazhimin për mbrojtjen e këtyre institucioneve nje kontribut te veçantë ka dhënë dhe Shoqata Miqtë e Kalasë të Ulqinit. Kjo shoqatë është multietnike, shumkonfesionale, dhe në rradhët e saj gjinden prej peshkatarëve të thjeshtë deri tek studiues me tituj të lartë shkencorë. Shoqata ka ne gjirin e saj më se 30 doktorë shkence, shumë shkrimtarë dhe piktorë që gjithë së bashku kontribojnë nëpërmes Shoqatës në ruajtjen e kësaj përmendore kulturore historike.

SHOQERIA “ ZGJIMI”

Adresa : Fshati SUKUBINË - Ulqin

U formua me 1979 në Sukubinë. Kryetari i parë ka qenë Zija Kraja.

Shoqëria në programin e vet ka seksionin për foklor,për dramë dhe sport. Kjo shoqëri kultivon folklorin burimor nga Sukubina,Ana e Malit gjithashtu edhe këngët e valët burimore e kësaj krahine.

“Zgjimi” merr pjesë në çdo manifestim kulturoro artistike në Anë të Malit dhe në Ulqin, Krajë, Tuz.

« Zgjimi » asht organizator i manifestimeve kulturore. Ka marrë pjesë në Festivalin e Folklorit në Ulqin me 1979 në nivelin e folkloristave të Malit të Zi ku mori vendin e pare dhe më pas mori pjesë në festivalin Ballkanin Folklorik në Ohër.

Gjithashtu « Zgjimi » ka marrë pjesë në festivalin e folklorit gjithëkombtar në Gjirokastër.

Teatri i fëmijëve që punon në kuadër shoqërisë “Zgjimi” aktivitetin e ka filluar me 1996.Gjatë kësaj periudhe ka realizuar tre primiera siç janë:

1.”Me Lizën në pritje të vitit të Ri”,

2..”Një zemër e humbur” dhe “Klasa e çapkënëve”.

Ky seksion ka marrë pjesë në Festivalin e teatrave të fëmijëve në Mitrovicë - Kosovë me 1997.

Koreografi e udhëheqës artistikë: Shofqet Luci dhe Haki Shuti.

SHOQATA PËR KULTURË DHE ÇËSHTJE SHOQËRORE “MALSIA”

Adresa : Tuz - Podgoricë

Tel : 081. 635-425

Shoqata “Malësia”, është formuar në tetor të vitit 1999. në Podgoricë. Themeluesit dhe anëtarët e saj janë intelektual të profileve të

ndryshme,nga Malësia,Ulqini, Tivari,Podgorica, Plava dhe Gucia etj.

Kryetari i Shoqatës është, Nikë Gashaj, politikolog.

Misioni i Shoqatës është: kontributi në realizimin konsekuent të drejtave dhe lirive individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Mal të Zi, promovimi i

pozitës së tyre politiko-juridike dhe të gjithëmbarëshme kulturore. Me fjalë të tjera,

afirmimi dhe emancipimi i tyre kombëtar dhe njerëzor.

Me gjithëse është Shoqatë e re joqeveritare,ajo ka arritur të hartojë një Projekt të rëndësishëm: “Çështja e shqiptarëve në Mal të Zi”.

Në emër të Shoqatës “Malësia”; zotëri Nikë Gashaj,ka marrë pjesë aktive në Konferencën Ndërkombëtare në Kotorr: "Të drejtat dhe statusi i pakicave nacionale në shtetet e formuara pas shpërbërjes së RFJS”,të mbajtur prej 2-4 qershor të vitit 2000.

Në këtë tubim ndërkombëtar ai u paraqit me referatin: “Të drejtat dheStatusi i shqiptarëve në Mal të Zi”. Ai parashtroi ne Konferencën

Ndërkombëtare problemet dhe kundërthënjet me të cilat ballafaqohen Shqiptarët në Malë të Zi.

Gjithashtu Kryetari i Shoqatës “Malësia”, në emër të shoqatës ka marrë pjesë aktive në Forumin e Dytë të Organizatave joqeveritare në Suboticë. Ka pasur dhe një takim dhe bisedë zyrtare me delegacionin e Këshillit

Evropian në Podgoricë,etj.

SHOQATA “ILIRICUM”

Adresa : Tuz - Podgoricë

Tel : 081.875-275

Shoqata “Illyricum” është shoqatë joqeveritare e cila numëron 110 anëtarë, kryesisht intelektualë nga Malësia. Ajo u themelua më 02.03.1997 në Kuvendin themelues në Tuz.

Qëllimi themelor i Shoqatës është afirmimi dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore-vlerave universale të popullit shqiptar, të kulturës nacionale dhe asaj globale. Nga pikat themelore të programit mbi të cilat bazohet veprimtaria e Shoqatës veçojmë:

- Ruajtja,kultivimi dhe përparimi i vlerave universale të thesarit kulturor nacional shqiptar;

- Respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe zhvillimi i marrdhënjeve demokratike shoqërore

- Njohja e kulturës dhe e historisë nacionale përmes sistemit institucional të arsimit duke eliminuar vështrimet reduktuese,stereotipet,anakronizmat, shëmtuarjet ideologjike dhe dhunimet e vlerave kulturore dhe të vërtetave historike;

Veprimtaria e Shoqatës zhvillohet në seksione të ndryshme si: seksioni i Gjuhës dhe Letërsisë, seksioni i Shkencave Shoqërore, seksioni i Shkencave Natyrore, Seksioni i Arteve etj.

Prej aktiviteteve të deritashme të Shoqatës vlen të permendim:

1. Simpoziumi shkencor “Realizimi i të drejtave të njeriut dhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi”,që është mbajtur në prill të vitit 1978;

2. Promovimi i veprave kulturore;

3. Orët përkujtimore ;

4. Shënimi i ngjarjeve dhe datave historike ;

5. Organizimi dhe mbajtja e manifestimit “Java e kulturës në Mal të Zi" etj

Shoqata “Illyricum” merret edhe me veprimtari botuese.Deri tani ka botuar:

1. Përmbledhjen e kumtesave nga simpoziumi “Realizimi i të drejtave të njeriut dhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi”, 1999 ;

2. Përmbledhjen e poezive “Ma shëmbët folenë” të autorit Gjergj Gjokaj, 2000 ;

3. Novelë “Mesazhi” të autorit Martin Bojaj .

Kryetari i saj është Fran Camaj, gazetar.

SHOQATA “GJON BUZUKU”

Adresa : Tuz- Podgoricë

Tel : 085. 450-262

Është formuar më 1995 me seli në Ulqin dhe Tuz, me qëllime kulturore, folkloristike, etnografike, artistike të trevave ku veproi vete Gjon Buzuku.

Kryetari është Zef Lukiqi kurse kryetarë nderi deri në vdekje qe Dr.Vincens Malaj.

Deri tani ka organizuar seminare, hulumtime nepër bibliotekat vendore edhe botrore arqipeshkevi, botoi kompletin e librave të patër Dr.Vincens Malajit, ekspozitën e librave dhe filmin dokumentar për dom Simon Filipaj etj.

Selia është në villën Bindi ku për çdo vjet organizon takime me artistë e anëtarë dhe simpatizantë. Merret edhe me kërkime arheologjike të qyteteve mesjetare të këtyre anëve. Shoqata ka kontribuar në ripërtrirjen e kishës së Briskut Poshtë, kishë e cila u ndërtua në kohën e Buzukut.

SHKOLLA E MUZIKËS PËR ARSIMIN FILLOR – ULQIN

Shkolla e Muzikës në Ulqin filloi si paralele e shkollës së ulët të Muzikës në Tivar.

Si klasë eksperimentale kjo paralele filloi në Prill të vitit 1995 nën udhëheqjen e profesor Jusuf Lika.

Në vitin shkollor 95/96 kjo paralele regjistroi 30 nxënës në degët piano, gitarë, fizarmonikë,por me vitet që pasuan numri i nxënësve u rrit dhe interesimi pë këtë shkollë ështe shumë i madh.

Si paralele shkolla e muzikës në Ulqin filloi prezantimin e saj edhe në aktivitetet më të rëndësishme, në nivel Republikan e Federativ, gjithashtu edhe atë Evropian.

Në disiplinat duo –piano, duo-kamerale, kor,piano, kitarë dhe fizarmonikë të ndara në kategori,janë shpërblyer me 6 çmime të III,9 çmime të II, 5 çmime të I, të ndara këto në medalje të Argjenta dhe të Arta.

Duke përmbushur numrin e konsiderueshëm në stafin mësimdhënës gjithashtu dhe numrit të madh të nxënësve, Ministria për Shkenc dhe Arsim në Mal të Zi e miratoi kërkesën, drejtuar nga disa qytetarë dhe intelektualë të Ulqinit të kryesuar nga prof.Jusuf Lika, për mëvehtësimin nga shkolla amë nga Tivari.

Dhe me vitin shkollor 2000/2001 Shkolla e Muzikës në Ulqin me një numër prej 144 nxënës në degët piano, kitarë, violinë dhe fizarmonik fillon aktivitetin e saj si shkollë e pavarur me të drejtat legjitime si shkollat e tjera në Mal të Zi.

PERSONALITETE TË SHQUARA TË KULTURËS SHQIPTARE NË MAL TË ZI

DR. RUZHDI USHAKU -studiues Adresa: Bledska 2 - Prishtinë

Tel: 038. 516-107

Lindi në Ulqin,më 1938. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Degën e Gjuhës e Letërsisë Frënge dhe të Gjuhës Latine i kreu në Sarajevë, më 1964. Në Paris më 1962/63 kreu shkallën e pestë të studimeve moderne frënge. Në vitin 1968/69 regjistrohet në studimet pasuniversitare në Fakultetin Fiologjik të Beogradit ku, më 1972 magjistron me temën “Shprehjet idiomatike në tekstet bashkëkohore të gjuhës frënge në serbokroatisht”. Në të njëjtin fakultet doktoron në vitin 1979.

Merret me hulumtime shkencore.Më 1996 u propozua kandidat për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Eshtë autor i librave nga fusha e fillogjisë “Kërkime fiologjike”,

“Fjalitë hipotetike me SI në gjuhën bashkëkohore frënge të teksteve letrare”, “Paralele të ligjërimit poetik” si dhe monografinë “Ulqini në gjurmë të shekujve”.

Ka marrë pjesë në shumë simpoziume dhe i ka botuar në revistë të ndryshme mbrenda dhe jashtë vendit. Ka botuar mbi 50 studime dhe afër 20 esse nepër libra të ndryshme dhe piktorë të njohur.

Studimet më të njohura janë:

- Gjurmëve të vazhdimësisë së BINDIT Ilir në mitologjinë e në gjuhën shqipe

- Mbi nji antroponim më të hershëm të shqipes së vitit 1188,

- Për nji rishikim të prejardhjes së hidronomit BUENA / BUNA /

- Prejardhja e huaj /Sllave/ apo auktoktone e prapashtesës –AK në emrin etnik ULQINAK

Eshtë një ndër themeluesit i Shoqëris kulturore artistike “Zana” dhe antarë i nderit i kësaj Shoqërije.

Merret me kompozime dhe është i njohur si njohës i pikturës çka e vërteton fakti se në katalogjet e ekspozitave personale Rudi Gogës, Bilal Nikeziqit dhe Naser Hasës ,janë shkruar edhe essetë e Dr.Ruzhdi Ushakut për këto piktorë dhe punimet e tyre.

IBRAHIM BERJASHI -shkrimtar,gazetar

Adresa : Gjerane p.n.

Tel : 085.52-838

Lindi në Krajë, më 1948.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Ferizaj, kurse në Fakultetin Filozofik të Prishtinës studioi gjuhën dhe letërsin shqipe. Shkruan poezi e prozë për fëmijë e të rritur.

Deri tani ka botuar vëllimet poetike: “Lule prej guri”, “E tej Malësi e det”, “ Orët e vetmisë,” dhe librat për fëmijë “Valoret e bardha”, dhe “Lundra e humbur” . Gjatë nje kohe ishte kryeredaktor i revistës “Fati” që e boton Art Club-i nga Ulqini. Eshtë korrespodent i përhershëm i gazetës “Rilindja” nga Ulqini.

Punon dhe jeton në Ulqin.

ASLLAN BISHA -shkrimtar,gazetar

Adresa : Qazima Resulbegoviqa p.n.

Tel : 085. 82-520

Lindi në Lisën, Anë të Malit. Shkollën e Lartë Pedagogjike, Grupin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e kreu në Prizren. Shkruan prozë për të rritur dhe fëmijë. Ka botuar tregimet për të rritur: “Valët e detit”, “Nusja e detarit”, si dhe tregimet për fëmijë: “Net peshkimi” dhe “Dasma e peshqëve”. Eshtë kryeredaktor i revistës së vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi “Fati”.

Jeton e punon në Ulqin.

JAHO KOLLARI

Adresa : Qazima Resulbegoviqa p.n.

Lindi në Ulqin, më 1961. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Ka mbaruar Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës. Ka botuar librin e parë me titull “Shtëpia në mes ullinjve”,”Terapia”, “Lidhja me suturë”.

MEHMET KRAJA -shkrimtar,gazetar

Lindi në fshatin Kshtenjë – Ostros. Shkollën fillore e kreu në Ostros, gjimnazin në Ulqin, ndërsa studimet, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Univerzitetin e Prishtinës. Gjatë nje periudhe ka qene kryeredaktor i gazetës “Bota e re”, ndërsa nga viti 1974 punon si gazetar, reporter e redaktor. Tregimet e para i botoi,më 1971. Ka shkruar tregime, novela, kritikë letrare, drama e sidomos romane për të rritur. Vepret e tija kryesore janë: “Portali i perëndive të fyera”,”Moti i madh” , “Udhëzimet për kapërcimin e detit”, “Smundja e ëndrrave”, “Net bizantine” (romane),”Vdekja pa emër”, “Portat e qiellit” (përmbledhje me tregime) etj. Mehmet Kraja për veprat e tija disa herë është shpërblyer me çmimin e parë nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës.

Jeton dhe punon në Tiranë.

ALI HASAN LLUNJI -gazetar,shkrimtar

Adresa : Rr. 1 p.n. Plazhi i Vogël

Tel : 038. 40.917

Lindi në Ulqin, më 1939.Shkollën fillore e kreu në Ulqin. Normalen dhe Fakultetin Filozofik – Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë.Mbi dy dekada i është kushtuar gazetarisë. Punoi në Radio Prishtinë, në TVP dhe çmohet si një ndër themeluesit e parë të Programit Dokumentar Fejtonistik në TVP. Ka bashkëpunuar me shumë gazeta e revista të ndryshme dhe ka botuar libra të veçantë.

Ka shkruar prozë për fëmijë, monografi dhe drama. Veprat më të njohura janë: “Në klaimere”- “Migjeni” – “Hyse Tërpeza, histori e gjallë” – “Lugu i Xhemiles” dram.

ALI SALAJ -kritik

Adresa :Ana e Malit Vlladimir – Ulqin

Tel : 085. 459-199

Lindi, më 1956 në Anë të Malit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmën në Ulqin, kurse studimet në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë. Prej vitit 1984 punon si kritik i filmit në Radio Prishtinë. Botoi librin e parë me titull “Në mbretërinë e imazheve”, më 1996. Eshtë korrespodent i “Zërit të Amerikës”( Seksioni në gjuhën shqipe) nga Ulqini.

HAJRO ULQINAKU -shkrimtar, perkthyes,

Adresa : Rr.2 Rana-Pristan Ulqin

Cel : 069-055-878

Lindi më 1938 në Ulqin. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë dhe Fakultetin Fiologjik - Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Beograd. Shkruan kryesisht prozë për të vegjël. Ka punuar si redaktor i Redaksisë së programit për fëmijë në Televizionin e Prishtinës. Shkruan dhe skenare për emisione të ndryshme televizive.Eshtë përkthyes i letërsisë për fëmijë. Deri tani ka botuar pesëmbëdhjetë vepra për fëmijë, në Prishtinë, Tiranë, Shkup e Podgoricë. Disa nga veprat e tija janë: “Fëmijët e detit”, “Margaritarët e zez”, “Çelsi i artë”,”Mbrëmje pulëbardhash”, “Fëmijëria në bregdet”, “ Ani, Beni , ani” , “Panorama e detit”, “Ligji i detit”, “Pulëbardhat në antenë”, “ Mos qaj Kestrina”, “Gjiri i shpresës”…

Jeton e punon në Prishtinë.

MEHMET ALOJA -piktor

Adresa :Rr. "Nikollë Gjakonoviqa" p.n.

Tel : 085. 83-581

Lindi në Ulqin, më 1942.Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën normale dhe Akademinë Pedagogjike, Degën e Artit Figurativ i kreu në Nikshiq, më 1968. Më 1983 kreu Fakultetin Juridik në Prishtinë. Merr pjesë në ekspozita personale dhe kolektive që nga viti 1968. Eshtë kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativë në Ulqin dhe anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare në Tiranë.

Punon e jeton në Ulqin.

MUSA GJONI -piktor

Adresa :Ana e Malit Vlladimir – Ulqin

Tel : 085. 459-134

Lindi në Katërkollë, më 1945. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, më 1964. Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë,më 1976.

Përdor teknikën vaj, akuarel. Merrë pjesë në ekspozitat kolektive.

Jeton dhe punon në Katërkollë.

RUDI GOGA -piktor

Adresa : Kalaja e Ulqunit - Ulqin

Tel : 085. 81-914

Lindi në Ulqin,më 1948. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ulqin. Diplomoi në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë, në klasën e profesor Muslim Mulliqi. Studimet pasuniversitare i kreu në Dusseldorf te profesor Rolf Sackenheim. Deri tani ka patur 31

ekspozita personale në vend dhe jashtë vendit dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive.

Ka marrë pjesë në Bienalin Ndërkombëtar i grafikës dhe i vizatimit që u mbajt në Poloni, në vitet 1996,1998.

Eshtë antarë i Shoqatës NRË. Dusseldorf viva engelhart dhe antarë i Shoqatës të piktorve të Malit të Zi.

NASER HASA - piktor Adresa : Plazhi i Madh- UlqinTel : 085. 55-138

Lindi në Ulqin,më 1957.Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje. Shkollën e Mesme të Artit Figurativ në Beograd,ndërsa Akademinë e Arteve në Prishtinë në klasën e profesor Muslim Mulliqit, më 1981. Ekspozitat personale dhe kolektive filloi t`i mbajë nga viti 1985 në vendlindje dhe jashtë saj.Eshtë anëtar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Artistëve Figurativë me qendër në Tiranë. Po ashtu është anëtar i Piktorëve Akademikë, Krahina e Puljes – Itali.

VAHIDE HASANAGA -piktor

Adresa :Rr. "Nikollë Gjakonoviqa" p.n.

Tel : 085. 82892

Lindi në Ulqin, më 1973.Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Shkollën e Lartë të Arteve të Bukura e kreu në Beograd. Merret me pikturë. Deri tani ka marrë pjesë në shume ekspozita kolektive.

Jeton në Ulqin.

IBRAHIM LUKOVIQ -piktor

Adresa : Meraja p.n.-Ulqin

Tel : 085. 81-578

Lindi në Brajshë – Ulqin,më 1944. Shkollën fillore e kreu në Katërkoll,të mesmen e Artit Figurativ në Herceg Novi, më 1965.

Shkollën e Lartë Pedagogjike në Nikshiq.Ekspozon në ekspozita personale dhe kolektive që nga viti 1970.

Jeton dhe punon në Ulqin.GJERGJ NOC MARTINI -piktor

Adresa : Muzeu – Ulqin

Tel : 081. 624-814

Lindi në Stoj- Ulqin,më 1945. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje,ndërsa Akademinë e Arteve Figurative e kreu në Beograd, më 1972. Ekspozitat personale dhe kolektive filloi t`i mbajë prej vitit 1971 në vend dhe jashtë tij. Eshtë anëtar i SHAF të MZ.Jeton e Punon në Podgoricë.

GAZMIRA MEHMEDOVIQ -piktore

Adresa : Meraja p.n. –Ulqin

Tel : 085. 83-234

Lindi në Ulqin, më 1970.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Sarajevë.Më 1996 kreu Akademinë e Arteve Figurativë në Prishtinë, në klasën e Rexhep Ferrit. Ka hapur ekspozitë personale,më 1988 dhe ka marrë pjesë në ekspozitën kolektive 1993-1996.

Jeton në Ulqin.

QAZIM MUJA -piktor

Adresa : Kodër - Ulqin

Tel : 085. 450- 373

Lindi në Ftjan – Krajë, më 1953.Qysh si nxënës i shkollës fillore,si gjimnazist dhe sidomos si student tregoi interesim e afinitet për artin figurativ.Në revista dhe gazeta boton mbi 250 punime figurative.Ekspozitat personale dhe kolektive në vend dhe jashtë fillon t`i mbajë që nga viti 1983. Pikturat e tij i gjejmë edhe në kopertinat e librave të shumtë. Eshtë redaktor teknik dhe artisitik i revistës “Fati”. Eshtë anëtarë i Shoqatës Mbarëshqiptare të Artistëve Figurativë me qendër në Tiranë.

Jeton dhe punon në Ulqin.

BILAL NIKEZIQ -piktor

Adresa : Rr. "Nikollë Gjakonoviqa" p.n.

Tel : 085. 82-024

Lindi në Ulqin,më 1955. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Ulqin. Akademinë e Arteve, Dega e Pikturës e kreu në Prishtinë, në klasën e prof. Rexhep Ferrit, më 1978. Eshtë anëtar i SHAF të MZ dhe anëtarë i Shoqatës Mbarëshqiptare të Artistëve Figurativë me qendër në Tiranë prej vitit 1993. Ekspozitat kolektive dhe vetiake ka filluar t`i mbajë prej vitit 1974, si në vendlindje ashtu edhe jashtë saj.

Në vitin 1999/2000 ka hapur dy ekspozita personale në Gjermani, në qytetin Augsburg dhe në Shkodër.

EMIN HALILI -regjizor

Tel : 085. 51-786

Lindi, më 1952 në Anë të Malit. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Ulqin. SHLP – Dega e Arteve Dramatike e kreu në Prishtinë, ndërsa në Beograd diplomohet në Fakultetin e Arteve Dramatike në Degën: Regjia e Filmit dhe Televizionit. Punoi si regjisor në Televizionin e Prishtinës. Si student përgatiti me sukses filmat e metrazhit të shkurtër “Dritarja”, ”Festa”, ”Dum Sharaveli”. Më, 1985 merrë pjesë në Festivalin e Filmit në Pulë me filmin artistik “Pikniku”. Filmi “Era e mollës” është filmi i dytë i këtij regjisori. Realizoi edhe disa drama televizive siç janë :

“Nën qarr po rrinte vasha” dhe “Fluturimi i micakut”.

Ai themeloi teatrin alternativ në Ulqin. Me dramën “Orra bizare” mori pjesë në disa festivale :

- Festivali ndërkombëtarë i teatrave alternativ FIAT –Podgoricë 1998, Festivali ndërkombëtarë i teatrave MES – Sarajev 1998 dhe në Festivalin ndërkombëtarë i teatrave eksperimental, Kairo 1999.

Ka qen direktor dhe kryeredaktor i Radio Ulqinit 1991-96.

FIQRI HASANAGA -kompozitor-muzikolog

Adresa : Rr. "Gjakonoviqa" p.n.

Tel : 085. 83-699

Lindi në Ulqin, më 1953. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e Mesme të Muzikës e kreu në Prishtinë.Eshtë redaktor i muzikës në Radio Ulqin. Merret me krijimtari muzikore (komponime) të të gjitha zhanreve. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës popullore, muzikës së lehtë dhe për fëmijë.

Ka marrë pjesë në festivalet e muzikës si kompozitor e arazhues në të tre zhanret muzikore,siç janë :

- Akordat e Kosovës me 1979,1995 , 1996

- Festivali për fëmi mbarëkombëtare – Shkodër 1995 dhe 2000.

- Festivali i këngës “Gjakova “ 1995, 1996 dhe 2000

- Festivali i këngës arktuese "Gjakova",1997

- Festivali i muzikës popullore "PEJA", 1996

- Festivali “Fëmijët e gëzuar", Ferzai, 1997

- Festivali “Zambaku i Prizrenit”, Prizren 2000

- Festivali i këngës qytetare, Elbasan 1996

Eshtë udhëheqës i grupit i cili kultivon këngën qytetare,i korit pranë Bashkësis Islame dhe udhëheqës i “Kllapës” prej 1980-2000.

Një kohë ka punuar në gjimnazin e Podujevës.

Së shpejti do te dalë dhe libri me krijimtarin e tij,

JUSUF LIKA -muzikant-profesor i muzikes

Adresa : Rr. "Q. Reslubegoviqa" p.n.

Tel : 085. 51-985

Lindi në Ulqin,më 1953. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme të muzikës e kreu në Dubrovnik. Akademinë e Arteve, Degën e Muzikës e kreu në Prishtinë. Merret me kompozime të këngëve popullore të cilat u intepretuan në festivale të ndryshëm. Merret me fotografi dokumentare dhe artistike. Eshtë themeluesi,(nismëtari) i Shkollës Fillore për Arsimin Muzikor në Ulqin, e hapur me 1995.

Punon dhe jeton në Ulqin.

MUSTAFA ZHUGJELI -muzikant

Adresa : Kodër –Ulqin

Tel : 085. 81-291

Lindi në Ulqin,më 1961. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme të muzikës e kreu në Prizren.Akademinë e Muzikës,në Prishtinë, më 1986. Merret me kompozime të zhanreve të ndryshme.Ka marrë pjesë në disa festivale të këngës.

Jeton dhe punon në Ulqin.

SHABAN GJEKAJ -këngëtar i njohur popullor

Adresa : Kodër –Ulqin

Tel : 085. 83-937

Lindi në Selitë,më 1948. Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmen në Prishtinë ndërsa SHLP në Prizren. Me këngë popullore u nis të merret qysh në vitin 1969 në SHA “AGIMI” të Prizrenit. Këndoi edhe për Radiotelevizionin e Prishtinës. Pas kthimit në vendlindje këndon në SHKA “Buna” në Ansamblin “Dasma e Ulqinit”. Merrë pjesë në shumë festivale. Deri tash ka inçizuar katër albume dhe katër audiokaseta.

GJOVANI GJONAJ -këngëtar popullor

Adresa : Rr. 7 – Ulqin

Tel : 085. 55-002

Lindi në Ulqin, më 1972. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Ulqin. Që nga fëmijëria merret me interpretimin e këngës popullore. Audiokasetën e parë e incizoi, më 1996.

Jeton dhe punon në Ulqin.

SHEMSO HASANAGA -këngëtar

Adresa : "Nikollë Gjakonoviqa" p.n.

Tel : 085. 83-892

Lindi në Ulqin,më 1946. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Ulqin. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë, më 1972. Gjatë viteve të studimit pranohet këngëtarë në Radiotelevizionin e Prishtinës. Më, 1981 formon grupin “Kllapa” në Ulqin. Ka marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale.Më,1995 nxjerrë audiokasetën me titull “ O ti det”.

MUZAFER KOLIQI - këngëtar

Adresa : Fshati – Krajë – (Bar -Tivar)

Lindi në Krajë, më 1964. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjimnazin në Ulqin. Fakultetin e Shkencave Natyrore, Dega e Gjeografisë në Prishtinë. Ka inçizuar edhe audiokasetën me titull “ Ah moj dashnore”. Është duke inçizuar audiokasetën e dytë. Ka marrë pjesë në festivale të ndryshme. Në festivalin e këngës popullore në Suharekë natën e dytë shpallet këngëtari më i mirë.

Jeton dhe punon në vendlindje.

GËZIM SALAJ këngëtar

Adresa :Ana e malit – Vlladimir – Ulqin

Tel : 085. 459-553

Lindi në Katërkollë, më 1970. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjakovë. Merret me interpretimin e këngëve popullore. Më, 1995 ka inçizuar audiokasetën e parë me titull “Dashuri me naze”.

Jeton në Katërkollë.

HAXHI ZENELI -këngëtar

Adresa : Kruthë - Vladimir

Lindi në Shtodër, më 1958. . Shkollën fillore e kreu në Katërkollë, të mesmen në Ulqin, ndërsa Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Me interpretimin e këngës ka filluar të merret herët dhe ka nxjerrë dy audiokaseta me tituj: “Bijtë e shqipes” dhe “ Dasma e shqipeve në gurbet”.

Jeton dhe punon në SHBA.

Dr. BAHRI B0RISKU -studiues

Lindi në Ulqin, më 1933 ku edhe kreu shkollën fillore. Në Shkup kreu shkollën e mesme dhe Fakultetin në Degën e Letërsisë të Popujve Jugosllavë. Studimet pasuniversitare i kreu në Prishtinë me temën “Lirika popullore në trekëndëshin Ulqin – Shestan – Bregu i Bunës.”

Tezën e doktoraturës “Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare”e kreu në Prishtinë, më 1990.Eshtë mbledhës dhe studiues i folklorit. Botoi librin me artikuj për folklorin “Kërkime shqiptare”.

Mr.BASRI CAPRIQI -shkrimtar.kritik

Adresa : Gjerane – Ulqin

Tel : 085. 83-584

Lindi, më 1960 në Anë të Malit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme në Ulqin, kurse studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe, në Univerzitetin e Prishtinës. Më, 1988 ka magjistruar në shkencat fiologjike. Punon profesor në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin Fiologjik të Prishtinës. Shkruan poezi, kritikë letrare dhe merret me publicistikë. Botoi këta libra me poezi: “Ulli me dymijë unaza”, “Në fund të verës”, “Ma qet gjuhën”, “Frutat bizare” si dhe librat: “Mikrostruktura e tekstit”, “Aksidenti i orës shqiptare”.Poezitë dhe vëllimet e tija poetike janë shpërblyer shpesh me çmime letrare.

Jeton dhe punon në Prishtinë.

Dr.NAIL DRAGA -studiues

Adresa : Ana e Malit – Vlladimir Ulqin

Tel : 085. 459- 230

Lindi,më 1957 në Anë të Malit, Ulqin. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Ulqin.Studimet i kreu në Univresitetin e Prishtinës ku studioi gjeografinë. Nga viti 1983 është asistent në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Prishtinë. Studimet

pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit. Magjistroi më 1988. Deri tash ka publikuar mbi 50 studime dhe artikuj nga fusha e gjeografisë.Botoi librin “Shqiptarët në Mal të Zi”.

Mr.RIZA REXHA -historian,studiues

Adresa : Rr. "Nikollë Gjakonoviqa" p.n. Ulqin

Tel : 085. 51-605

Lindi, më 1935 në Kllezën.Shkollën fillore e kreu në Katërkollë, normalen dhe Fakultetin Filozofik, Dega Histori ,në Prishtinë.Studimet pasuniversitare i mbaroi në Prishtinë.Magjistroi me temën “Ulqini prej vitit 1918 – 1945”. Merret me hulumtime shkencore nga fusha e historisë.

Mr.Riza Rexha me punën e vet është i dalluar në të gjithë aspektet që i përfshinë kultura e gjër e këtyre trevave. Ka qenë Kryetar i Këshillit organizativ për mbajtjen e Sesionit shkencor “Mesharu i Gjon Buzukut – monument i kulturës shqiptare” me 1995, Kryetar i Këshillit organizativ për mbajtjen manifestimit kulturor kushtuar 50 vjetorit të ardhjes së Januz Divanoviqit në Katërkollë – Anë të Malit, Komuna e Ulqinit,1997, Kryetar i Këshillit organizativ për manifestimin e vitit jubilar të 120 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,1998,Kryetar i Këshillit organizativ për manifestimin kulturor kushtuar 75 vjetorit të lindjes së Don Simon Filipaj/përkthyesit të parë të Biblës në gjuhën shqipe/,2000 Kryetar i Këshillit organizativ për mbajtjen e Simpoziumit shkencor “Ulqini prej themelimit deri më 1918", “Lëvizja nacionalçlirimtare në Ulqin dhe rrethinë më 1941 – 1945", “Rrethanat ekonomike në Ulqin dhe rethinë 1918 –1941" dhe “Ulqini në vitet e Lidhjes shqiptare të Prizrenit 1878 –1881".

IDRIZ `ULAJ -poet dhe studiues

Adresa : Guci/Gusinjë/fshati Vuthaj

Lindi në fshatin Vuthaj më 1942.Shkollën filllore e kreu në Vuthaj e Guci,normalen në Prizren, Ndërsa studimet univerzitare, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Prishtinë. Shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë. Eshtë mbledhës i folklorit të trevës së vetë.

Veprat ma të njohura letrare : “Këngë popullore nga Gucia” -“Prizma”-

“Edhe nji orë dritë”.

NOL BERISHA -shkrimtar

Adresa : Tuz fshati Grudë - Podgoricë

Nol Berisha lindi në fshatin Grudë të Malsisë së Madhe dhe të Tuzit me 1923.Shkollën fillore dhe gjimnazin e ulët e kreu ne Liceun Ilirik në Shkodër,ndërsa studimet e larta, Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Punoi si mësues,arsimtarë dhe profesor i gjuhës.Botimet e tija jane Veprat më të njohura letrare: “Lyra e vjetër” 1972, “Shtëpiza në blerim” – “Si u mësua Frani të lexojë” – “Theshtësi”- “Legjenda varit”

-“Fije që lidhin kohë”.

ANTON BERISHAJ -shkrimtar e poet

Adresa : Tuz,fshati Priften- Podgoricë

Lindi në vitin 1965 në fshatin Prifën të Tuzit. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në Tuz, studimet universitare, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe,në Universitetin e Prishtinës. Shkruan poezi, tregime, kritikë letrare. Eshtë mësimdhënës në Fakultetin Fiologjik të Prishtinës.

Vepra letrare “Lule mëngjesi”.

Dr.Prof. REXHEP QOSJA

shkrimtar,esseist,statist,historian,filozof.

Fakulteti Filozofik - Prishtinë

Lindi në Vuthaj në vitin 1936. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen dhe Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Prishtinë. Specializoi shkencën e letërsis në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filozofik të Beogradit, ndërsa tezën e doktoraturës e mbrojti në Prishtinë.

Veprat më të njohura letrare: “Episode letrare”, “Dialogje me shkrimtarë”, “Antologji e lirikës shqipe”, “Kontinuitete”, “Asdreni-jeta dhe Vepra”, Romantizmi I-II-III”, “Porosia e madhe dhe Populli i ndaluar”.

HASAN MEKULI -kritik,shkrimtar dhe poet

Fakulteti Filozofik - Prishtinë

Lindi në Plavë me 1929. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Shkup,Prishtinë e Ivangrad, ndërsa studimet universitare, Dega Gjuhë dhe Letërsi Jugosllave, në Beograd. Ka punu si profesor në Normalen e Prishtinës, drejtor në teatrin Popullor Krahinor dhe profesor në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Shkroi vjersha dhe tregime, por tërësishtë iu përjushtua kritikës letrare.

Ka botuar mbi 600 njësi bibliografike me kritika reçensione studime etj, mbi letërsinë ndër të cilat duhet përmendur: “Rrugët e zhvillimit të letërsisë Shqipe në Jugosllavi” që u botua në revistën “Përparimi”/1958-1960/.

REXHEP ABAZI – muzikant dhe kercimtar

Adresa : I.Milutinoviqa Ulqin

Tel : 085. 83-696

Lindi në Ulqin me 1922. Rrjedhë nga nji familje që ka kultivu muzikë ku instrumenti familjar është violina. Rexhepi u dallonte si këngëtari i kësaj familije dhe si kitarist.

Rexhep Abazi është një ndër themeluesit e parë të Shoqatës kulturoartistike “Boshko Strugar” në Ulqin, njëri prej antarëve të parë të kësaj shoqate. Kjo shoqatë e përgaditi melodramën “Dasma e Ulqinit” Kjo melodram u bë me nji koreografi e përcjellur me folklorin e njohur të Ulqinit dhe instrumenta të vjetër.

Si solist kryesor i kësaj melodrame rolin e Rexhep agës e ka ushtruar më shumë se 50 vjetë. Si solist i kësaj Shoqate Kuturo artistike,mori pjesë në shumë festivale siç janë: Festivali Balkanik i Ohrit, Festivali folklorik i Jadranit në Trogir të Kroacis.

Ka marrë pjesë në festivalet e folklorit burimor që u mbajtën vite me radhë në Ulqin, në Festivalin e foklorit mbar kombëtar në Tiranë në vitin 1993.

Me formimin e shoqëris kulturoartistike “Zana” në Ulqin është antarësu në këtë shoqëri në grupin e foklorit ku rolin kryesor, e Rexhepagës vazhdoi ta interpretojë.

Sot Rexhep Abazi solist 75 vjeçar është ende i aktivizuar .Vitin 2000 rolin e Rexhepagës e interpreton në koncertin vjetor në Ulqin, dhe në koncertin që “Zana” e mbajti në Prishtinë në prill të vitit 2000.

GJERGJ GJOKAJ -studiues,shkrimtar,perkthyes ,deputet

Adresa : Tuz- Podgoricë

Gjergj Gjokaj lindi në fshatin Milesh në vitin 1926. Pas kryerjes së shkollës fillore në vendlindje vazhdon shkollën e mesme në Gjimnazin e Jezuit të Shkodrës, ndërsa shkollën normale e kreu në Gjakovë.

Studimet filologjike i kreu në Beograd.Pas diplomimit kthehet në vendlindje. Ka punuar si arsimtar dhe drejtor i Shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, pastaj në Radio Titograd (sot Radioja e Malit të Zi) në të cilin hapi emisionin shqip në vitin 1965 dhe dhjetë vjetët e fundit në Ndërmarrjen Gazetare Botuese “Pobjeda”ku themeloi revistën e parë në gjuhën shqipe në Malë të Zi “Koha”,revistë për art-kulturë-shkencë- çështje shoqërore. Kryeredaktor përgjigjës i të cilës ishte deri,e mbylljen e saj në vitin 1990.

Eshtë bashkëautor i librit të parë në gjuhën shqipe në Mal të Zi “Në prehër të jetës së re”, pastaj i Librit të leximit “Rreze” për klasën e tetë të shkollës fillore dhe i disa librave dhe teksteve tjera. Në vitin 2000 u botua libri me poezi “Mos ma prish folen”.

Eshtë marrë me përkthime , publicistikë,studime gjuhësore e posaçërisht është dalluar si bësimirës e humanist i pashoqë.

Viteve të fundit u angazhua edhe politikisht.Është ndër themeluesit e dy partive politike shqipëtare dhe i Forumit Demokratik të Shqipëtarëve,kryetari i parë i së cilit ishte. Një mandat ishte deputet në Parlamentin e parë shumëpartiak të Malit të Zi si kandidat i LD në MZ.

GJELOSH GJOKAJ -piktor dhe grafist

Adresa :Budva-Rafailoviqi Mali i Zi

Tel : 086. 42-417

Gjelosh Gjokaj, piktorë dhe grafist i njohur shqipëtar i lindur me 1933 në Tuzi, Podgorica, Mali i Zi.

Në vitet 1958 – 1963 ka ndjekur studimet në Akademin e Arteve në Beograd.Gjatë viteve 1964-1969 ka punuar si profesor në Shkollën e lartë për pikturë dhe grafikë në Prishtinë.Prej vitit 1969 është piktor i lirë në Romë. Në vitin 1983 shpërngulet në Augsburg.

Gjelosh Gjokaj deri tash ka pasur 37 ekspozita personale mbrenda dhe jashtë vendit dhe ka marr pjesë në afër 60 ekspozita kolektive.

Eshtë fituesi i çmimeve nacionale dhe internacionale siç janë:1965- çmimi i Tetorit” i qytetit të Prishtinës me

1976- çmimi i Nëntorit” i Kosovës

1976- çmimi i “Amici di Lignaino” – Miqtë e Linjanos , Lombardi, Itali

1977- çmimi i “13 Koriku” i Malit të ZI

1978- çmimi i“Villa San Giovanni” --Villa Shën Gjovani- Kalabri,Itali

1988- çmimi jubilar “25 vjetë të Galerisë Ecke”, Augsburg

1989- çmimi i parë për “Formati i vogël” i Galerisë Ecke, Augsburg

1991- çmimi special “Hermann Gotz Sonderpreis”,i qytetit Marktoberdorf

1995- çmimi për “Kreissparkasse”. Augsburg.

HAXHI SHABANI -poet,gazetar

Tel : 085. 456-556

Lindi, më 1963 në Anë të Malit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Ulqin. Në vitin 1987 diplomoi në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Fiologjik të Prishtinës.

Librin e parë me poezi e botoi më 1995, me titull “Të kërkojë” kurse të dytën me 1998 me titullin “Natë e portokalltë”.

Punon si gazetarë në Redaksinë Shqipe të Televizionit të Malit të Zi.Jeton në Ulqin.