16
Cyan magenta yellow black ÇMIMI 30 LEKË VITI VIII - NR. 175(2388) E ENJTE, 26-07-2018 www.shqiptarja.com FAQE 6-7 SKENA APOKALIPSI Në SALENTO, ITALI, PëRBALLë SHQIPëRISë Së JUGUT: MBI 20 MILIONë ULLINJ Të THARë “Ambjentalistët” që vranë ullinjtë shekullorë të Salentos Bllokuan kurimin drastik të bimëve të infektuara nga bakteri Xylella se e mendonin “komplot”. Shqipëria e papërjashtuar nga rreziku nga Salento, Itali, Alba Malltezi FAQE 8-9 Kjo gazetë përdor teknologjinë QR-CODE Dëgjoni Shikoni Lexoni EKSKLUZIVE / DOKUMENTET DOSJA E SHISH Zbardhet pjesa e fundit e dosjes së SHISH për rrjetin rus të spiunazhit. Biznesmenët shqiptarë dhe lidhjet e tyre me agjentin rus. Si u bë takimi i ish-punonjësit të ministrisë së Jashtme me rusin dhe çanta misterioze që mori nga ai. 18 anëtarët e rrjetit të “gazetarit” rus, nga punonjës ambasadash tek pronarë lokalesh LIDHJA E NGUSHTE E ISH-DIPLOMATIT SHQIPTAR ME SPIUNIN RUS nga Muhamed Veliu FAQE 2-3 INVESTIGIMI DEBATI PER NISMEN LIGJORE Vlorë, vodhën zhavorin e lumit, 9 biznesmenë dhe zyrtarë të pandehur Zbardhen emrat, merrnin pa leje gurë nga lumi i Shushicës për ndërtimin e rrugës në Vlorë. Akuzohen për falsifikim e shkatërrim prone Elton Qyno FAQE 11 VETTINGU SHKARKOHET ROVENA GASHI, KALOJNE DVORANI DHE FAQOLLI KPK ka “ngelur” ish-krahun e djathtë të Llallës, ndërsa ka konfirmuar dy gjyqtarët FAQE 4-5 A mund të rigjykohen vendimet e gjyqtarëve të korruptuar? Deputetët e Partisë Socialiste e shohin të drejtë shqetësimin publik, por janë skeptik për realizimin e një nisme ligjore

Skena apokalipSi në Salento, itali, përballë ShqipëriSë Së jugut: … · 2019. 7. 17. · n gent yeow k Çmimi 30 Lekë Viti VIII - Nr. 175(2388) e enjte, 26-07-2018 aqe 6-7F

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Cyan magenta yellow black

    Çmimi 30 Lekë Viti VIII - Nr. 175(2388) e enjte, 26-07-2018 www.shqiptarja.com

    ► Faqe 6-7

    Skena apokalipSi në Salento, itali, përballë ShqipëriSë Së jugut: Mbi 20 Milionë ullinj të tharë

    “Ambjentalistët” që vranë ullinjtë shekullorë të SalentosBllokuan kurimin drastik të bimëve të infektuara nga bakteri Xylella se e mendonin “komplot”. Shqipëria e papërjashtuar nga rrezikunga Salento, Itali, Alba Malltezi ► Faqe 8-9

    Kjo gazetë përdor teknologjinë

    QR-CODE

    DëgjoniShikoni

    lexoni

    ekSkluzive / DokuMentet

    DOSJA E SHISH

    Zbardhet pjesa e fundit e dosjes së SHISH për rrjetin rus të spiunazhit. Biznesmenët shqiptarë dhe lidhjet e tyre me agjentin rus. Si u bë takimi i ish-punonjësit të ministrisë së Jashtme me rusin dhe çanta misterioze që mori nga ai. 18 anëtarët e rrjetit të “gazetarit” rus, nga punonjës ambasadash tek pronarë lokalesh

    liDhja e nguShte e iSh-DiploMatit Shqiptar Me Spiunin ruS

    nga Muhamed Veliu

    ► Faqe 2-3

    inveStigiMi

    Debati per niSMen ligjore

    Vlorë, vodhën zhavorin e lumit, 9 biznesmenë dhe zyrtarë të pandehurZbardhen emrat, merrnin pa leje gurë nga lumi i Shushicës për ndërtimin e rrugës në Vlorë. Akuzohen për falsifikim e shkatërrim proneElton Qyno ► Faqe 11

    vettingu

    ShkARkOhEt ROVEnA GAShI, kAlOjnE DVORAnI DhE FAQOllIKPK ka “ngelur” ish-krahun e djathtë të Llallës, ndërsa ka konfirmuar dy gjyqtarët ► Faqe 4-5

    a mund të rigjykohen vendimet e gjyqtarëve të korruptuar? Deputetët e Partisë Socialiste e shohin të drejtë shqetësimin publik, por janë skeptik për realizimin e një nisme ligjore

  • 2 E EnjtE, 26 korrik 2018www.shqiptarja.comEkskluzivE / DokumEntEt

    “Djaloshi”Në grupin e “gazetarit” rus S.R edhe një person i njohur me pseudonimin “Djaloshi” i cili ishte shkolluar për diplomaci ne Rusi e më pas kishte punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë.

    Çanta e zezë“Pasi kane biseduar rreth 5’, djaloshi ka futur ne bagazhin e makines nje cante te zeze ne forme valixheje dhe te dy personat kane hipur ne makine dhe jane nisur ne drejtim te Tiranes.”

    GazetariNë numrin e kaluar u botuan fragmente nga dosja e SHISH ku dilnin lidhjet mes rusit S.R dhe shqiptarit gazetarit shqiptar E.L. Agjenti rus e ka përdorur E.L. si një burim për të marrë informacione të ndryshme

    KëshilltariE.L disa kohë më pas do të hiqte dorë nga gazetaria aktive për t’ju përkushtuar një detyre të re. Atë të këshilltarit të medias pranë kryetarit të një partie politike të spektrit të djathtë post të cilin e mbajti deri në mesin e vitit 2018

    TiranePjesa III Lidhja e ngushtë e

    ish-diplomatit shqiptar me spiunin rus

    Takimi i ish-punonjësit të ministrisë së Jashtme me rusin dhe çanta misterioze që mori nga ai

    nga muhamed veliu

    Dosja e spiunazhit rus në Shqipëri, hartuar nga agjentët e SHISH tregon se si rusi S.R i kamufluar si gazetar mundi të ndërtojë marrëdhënie me 18

    persona të cilët në episode të ndrys-hme janë përdorur për interesat e tij. Mes tyre një person i njohur me pseudonimin “Djaloshi” i cili ishte shkolluar për diplomaci ne Rusi e më pas kishte punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë. Agjentët e SHISH përmes përgjimit të telefonit të S.R regjistruan një bisedë me ish diplomatit shqiptar i cili jetonte jashtë dhe më pas e survejuan gjatë një vizite në Tiranë.

    Në dosjen e SHISH në një episod të vetëm përmendet një ruse e mar-tuar me një shtetas shqiptarë e cila bisedonte në telefon me S.R.

    Një tjetër personazh interesant është edhe biznesmeni H.R me lidhje të forta biznesi tashmë i skeduar nga shërbimi sekret shqiptarë si pjesë e spiunazhit rus.

    SHISH në këtë dosje flet edhe për një tjetër biznesmen shqiptarë pronar i një lokali të famshëm në Bllok.

    Pas dy vite nën survejim dhe përg-jim të rusit të kamufluar si gazetar dhe një tjetër rusi që mbërriti në Shqipëri si i punësuar nga OSBE, shërbimi sekret shqiptar mbërriti në këtë përfundim.

    Sipas Raportit informativ Nr......, Date 01.06.2002, te ardhur nga DAI Nr..., burimi ka informuar se: “...duke vajtur here pas here ne ambasaden Ruse ne Tirane, ka arritur ne perfundim se A. A (punonjësi OSBE) dhe S. R (gazetari rus) duhet te jene punonjes te sher-bimit sekret Rus. Ata jane djem te rinj, zotrojne dhe njohin shume mire g juhen Shqipe, kane shume lidhje, shoqeri, njohin zakonet dhe doket tona si ne gezime ashtu dhe ne fatkeq-esi, tipare keto te nje zbuluesi.

    Per S. R , ai ishte me i sigurte qe eshte zbulues, sepse ai fillimisht ka ardhur ketu ne Shqiperi dhe ka qendruar e punuar si asistent, si praktikant per rreth nje vit, ne zyren konsullore te Ambasades Ruse, prane A. P. N ish konsull, i cili patjeter ka qene edhe zbulues dhe pas nje viti, mbasi u prak-tikua mire dhe me sukses, erdhi ketu, jo si konsull, por si gazetar i Gazetes Ruse. Ai ka shume njohje e miq ne Tirane, punon shume, leviz shume ne te gjithe Shqiperine.

    DipLomati shqiptar

    “Nga informacioni i dt.20.03.2002 del se nje dite me pare S ka folur ne telefon me A i cili i thote S se e bleva bileten. Neser avioni niset me dy e gjysem. S.R i propozon atij te takohen se bashku ne oren 12.”rrime diku e bejme muhabet. Dua te pyes per diçka neser…Ta tregoj neser. Une isha ne ambasaden Maqedonase. Ne fund te

    muajit e s h t e

    samiti per stabilitetin e

    Evropes [Juglin-dore]. Ka mundesi te

    vije Trajkovski. Dua ti marr nje interviste. Do te jete interesante. Gjate nje bisede telefonike qe gazetari Rus S. R ka zhvilluar me nje te quajtur A. me 13.06.2002, rezulton se A. do te vije ne Rinas [nga Kosova] me 14.06.2002, ora 14 me ““ADA AIR” dhe se ne oren 13.30 do te dale per ta pritur atje S.R . Mbi bazen e informa-cionit te mesiperm nga data 14 deri me 16.06.2002, u organizua vezhgim ndaj subjektit S.R. Nga raportet e vezhgimit rezulton se: Me date 14, ora 13.30, ne aeroportin e Rinasit u pa te hyje dhe te parkohet para lokaleve makina tip Wolksvagen jeshile me targe CD 21-32 e ambasades Ruse te cilen e guidonte personi qe njihej nga sektori operativ. Ne oren 14.15 u pa te vinte ne drejtim te makines se lartpermendur dhe u takua perzemersisht me personin e amba-

    sades Ruse, nje person rreth moshes 30-35 vjeç, me trup mesatar, rreth 170 cm, pak esmer, i qethur shkurt, me nje nishan ne faqe [ i cili nga vezhgimi po njihet me pseudonimin “Djaloshi”]. Pasi kane biseduar rreth 5’, djaloshi ka futur ne bagazhin e makines nje cante te zeze ne forme valixheje dhe te dy personat kane hipur ne makine dhe jane nisur ne drejtim te Tiranes. Gjate rruges per ne Tirane,ne oren 14.40, makina kthehet e futet brenda oborrit te fabrikes se pijeve “....” e cila ndodhet ne autostrade. Ketu u pa nga larg qe te dy bisedonin me nje person ne oborrin e fabrikes. Mbas 15 minutash makina e lartepermendur doli nga fabrika ne autostrade me Rusin dhe personin tjeter brenda dhe vazhdoi rrugen ne drejtim te qytetit te Tiranes. Ne oren 15.10 ata kane ndaluar para supermarketit [ish Vefa] perballe institutit te fiskultures ku kane zbritur nga makina dhe kane blere disa sende dhe jane nisur perseri. Ne oren 15.25 makina ka ndaluar afer kryqezimit te rruges “Bajram Curri” me rrugen

    “Vaso Pasha” ku ka zbritur “Djaloshi” dhe pasi ka mare çanten nga bagazhi eshte pershendetur me Rusin dhe ne oren 15.30 eshte futur ne banesen me nje shkalle ne rrugen “Vaso Pasha”, perballe kafe restorant “Roberta”. Ketu ai hyri ne shtepine e H.M, kati i katert. Nga ky moment deri sa ka vazhduar vezhgimi, ne oren 21.50 ai nuk ka dale nga banesa.

    Ne informacionin e dates 17.06.2002,veshguesi.... ka mesuar se subjekti me pseudonimin “Djaloshi” eshte i biri i .... dhe ka mbaruar shkol-len e larte ne Rusi per Diplomaci dhe disa vite me pare ka punuar ne Minis-trine tone te Puneve te Jashteme. Nga masat e marra nga ana jone rezultoi se Subjekti S . R erdhi ne aeroport ne ora 13.30 me nje veture Wolksvagen “Passat” 1.8 T me targe CD 21-32,me ngjyre jeshile te erret te cilen e dre-jtonte vete. Rreth ores 14.15 nga salla e tranzitit dolli personi qe ai priste dhe u takuan, hipen ne makinen e S.R dhe u nisen per ne Tirane. Krahas vezhgimit u krye edhe filmimi i subjektit S. R dhe

    i personit me emrin A.Me avionin e ADA AIR te linjes

    Prishtine-Tirane me date 14.06.2002 kane qene 21 pasagjere. Ne listen e pasagjereve, me Nr.13 te saj eshte shenuar A.M .Po ashtu ne listen per hyrjet e shtetasve Shqiptare me date 14.06.2002 rezulton se ne aeroportin e Rinasit,midis te tjereve ka hyre edhe qytetari A. M .

    A. ka qene gjysmen e dyte te qershorit ne Shtepi. Ka disa dite qe nuk eshte pare. Se ku ka shkuar nuk dihet. Ai eshte tip jashtezakonisht i mbyllur. Nuk flet me asnje njeri, as me komshijte qe ka ne deren perballe. As familjaret e tij, i jati dhe e jema nuk flasin me njeri ne shkalle. Komshijte dine vetem se quhet A..... dhe nuk dine se ku punon e me se merret.

    A. ka studiuar edhe ne Moske per dipllomaci. Ai ka punuar ne Ministrine e Puneve te Jashteme te Shqiperise. Eshte larguar nga kjo Ministri ne Shtator te vitit 1997. Pasi eshte larguar nga Ministria e puneve te Jashteme, ai ka shkuar ne Amerike. Nuk e di ne

  • 3www.shqiptarja.com

    E EnjtE, 26 korrik 2018EkskluzivE / DokumEntEt

    18 personazhet e Dosjes së shish

    1. V. K,ish Këshilltar politik në Ambasadën Ruse në Tiranë. Ka qënë subjekt i punës tonë. Sipas të dhënave që kemi, aktualisht, është me punë në M.P. të Jashtme në Moskë.

    2. i.s , ish Ambasador i Rusisë në Tiranë. Ka qënë në ndjekje si subjekt.3. e. U, Konsull Rus. Është në ndjekje me DSI.4. a. a,[j] është pjesëtar i grupit monitorues i OSBE-së në vendin tonë.

    5. a. a, është atashe kulturor në Ambasadën Ruse. Ndiqet me materiale në DAI.

    6. e.V, është korenspodent i agjencisë “Novostin” në Sofje. (Radio ruse për Ballkanin Jugor)7. e. a, atashe Shtypi në Ambasadën Greke në Tiranë.

    8. h.r, është me materiale në DAI, për veprimtari të dyshimtë spiunazhi, në favor të shërbimeve sekrete ruse ndaj vendit tonë.9. a.m, lindur me 1970. Ka punuar ne M.P.J.deri ne 1997. 10. e. L , gazetar11. a.s , gazetar

    12. L. p, me origjinë Ruse, martuar me....... Ka vajzë ......, e cila është punësuar në Përfaqësinë Tregëtare Ruse në Tiranë.

    13. p. p, është me origjinë shule, nga një fshat rreth Prespës së Vogël, që i përket minoritetit Maqedon.14. i. Ende e paidentifikuar nga ana jonë.15. n, i pa identifikuar16. a. r, Shqiptar Maqedonie, gazetar tek “Fakti”17. G, gazetar Kinez.18. B. a. nuk njihet nga ana e jone

    Biznesmenët shqiptarë dhe

    lidhjet e tyre me agjentin rus

    Anëtarët e tjerë të rrjetit të “gazetarit” rus, nga punonjës ambasadash tek pronarë lokalesh

    se eshte pajisur atje me dokumenta, por kemi vene re se po bejne perpjekje edhe prinderit e tij qe te shkojne ne Amerike. Ne liste kerkesat per vize te drejtorise konsullore te Ministrise se puneve te jashteme,date 12.07.2002 rezulton se i quajturi A.M , me adrese Rruga “Ali Demi” ne Tirane ka ftuar per vizite miqesore shtetasen Ruse D. G, e vitlindjes 1977 me pasaporte Nr.......

    L.A. sipas informacionit te dt.10.09.2002 ka informuar se: ”A . M ka kryer studimet e larta ne universitetin e Tiranes, fakultetin e Filologjise, dega e Gjuhes Ruse. Ka filluar studimet ne vitin 1989 dhe i ka mbaruar ato ne vitin 1993. Me sa kujtoj erdhi ne fakultet nga rrethi i Elbasanit. Shokun me te ngushte gjate viteve studentore ka patur A. H nga Peshkopia me te cilin ishin student te se njejtes dege. A bente perpjekje dhe mundohesh te studionte, por nuk ngjitej dot mbi nivelin mesatar. Si A edhe A.H rrinin te veçuar ne shoqeri, prandaj shoket e grupit mbanin nje qendrim paksa indiferent ndaj tyre.

    Pas perfundimit te fakultetit, A, A dhe dy-tre shoke te tjere i shkeputen lidhjet me shoket. A punoi ne Minis-trine e Jashteme, kurse A ne SHIK. Me tej nuk di asgje per jeten dhe aktivitetin e tyre.”

    Sqarojme se A.H ka te dhena ne DAI. Ne fund te vitit 2001 per të kemi patur kerkese informative. Kesaj kerk-ese i jemi pergjigjur duke i sqaruar te gjitha problemet. Aktualisht A. H eshte me banim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

    spiUni rUs pjesë e osBe

    Ne raportin informativ te

    dt.22.05.2001 te deges se kunderspiunazhit Fier, i ardhur

    me 22.11.2001,thuhet se….”Ne zyren e OSBE-se ne Fier punojne

    dy shtetas te huaj: Xh . MC eshte pergjegjes zyre dhe Bjellorusi A. A i cili eshte rreth 32 vjeç dhe ka ardhur ne Fier nga Kukesi rreth tete muaj me pare. Kurse ne rap.inf. te dates 25.10.2001 po te kesaj dege thuhet se A. R i cili ka thene se ka mbaruar shkollen e larte ushtarake ne kohen e ish Bashkimit .Sovietik dhe se ka punuar si oficer ne zbulimin ushtarak per disa vite. Pastaj ai ka kryer nje kurs njevjeçar per dipllomaci dhe me pas eshte derguar me pune prane zyrave te OSBE-se. A fliste mire gjuhen Shqipe. Ne rubriken e sqarimeve ne kete raport informativ thuhet se ne muajin Tetor 2000 eshte derguar informacion nga Drejtoria e SHIK-ut Kukes, sipas te cilit A mban mbiemrin A....., ndersa ne Fier rezulton me mbiemer R..... Ne mesazhin e references, cilesohet se perfaqesues i OSBE-se ne Fier eshte A.K.” – Me pas siç do e shohim del se ai quhet A. J.

    Duke folur ne telefon me nje gaze-tar Rus,me 14.12.2001 ne ora 22.21, S. R pasi i tregon atij per qendren e Vlores, detyrat e saj dhe vendin ku ajo ndodhet ne vilat e ujit te ftohte ne Vlore i thote atij : “Une bisedova me ate djalin qe eshte i OSBE-se. Ai eshte nje Rus, Bjellorus, ne Fier. Fieri eshte kryeqyteti i prostitutave. Atje eshte ngritur nje qender per reabilitimin e prostitutave. Kam folur me nje vendas atje dhe ai eshte gati t’ju ndihmoje, t’ua tregoje te gjitha gjerat. Do bisedoni me te sepse ato jane te mbyllura ne nje shtepi vagon….Ju telefonojini atij qe tani qe t’ju prese. Ai quhet A. J, me numer celulari ....... Eshte ne misionin e OSBE-se ne Fier.

    Me 15.02.2002 S. R ka folur ne telefon me A. J. Nga biseda del se R e ka kerkojtur ate por nuk e ka gjetur. J pohon se ka qene ne hotel Tirana Internacional. – Une,thote R, pyeta per zotin J dhe me thane se nuk kemi njeri me kete emer. A. J i thote bashke-biseduesit se Une do te vij ne Tirane te marten se do te iki ne shtepi, ne Minsk me leje. Do kthehem prape me 5 Mars.

    DipLomati GreK në tiranë

    Gazetari Rus S.R ka folur ne telefon me atasheun e shtypit te ambasades Greke E. A ne daten 04.04.2002, ora 12.24. Biseda eshte zhvilluar ne gjuhen Ruse. S e ka pyetur bashkebiseduesin ne se ka kohe qe te takoheshin po ate dite. E eshte treguar menjehere i gatshem duke i thene: “Tani eshte ora dymbedhjete e gjysem. Prane ambasadave,ne rrugen e Durresit, eshte nje restorant qe quhet “NAPOLI”. Hajde atje ne oren nje e gjysem”. S e miraton duke ju pergjigjur se ne oren nje e gjysem do ta presi atje. E.A eshte atashe shtypi prane ambasades Greke ne Tirane. Me Rusin R kane biseduar

    edhe here te tjera. Kemi informacion se E.A ka kryer studimet ne Moske. Atje ai eshte njohur dhe eshte martuar me nje grua Ruse me te cilen ka nje vajze te vogel rreth nje vit e gjysem. Di shume mire gjuhen Ruse. Ka banuar me qira ne nje pallat qe ndodhet prane selise se ambasades Kroate, perballe librit Universitar.

    pronari LoKaLit

    Subjekti ka shkuar ne lokalin “Q..... ” qe ndodhet ne krah te.......Jane ulur te dy ne nje tavoline dhe ka porositur Xhin dhe Uiski. Pas 10 minutash ka dale prej andej dhe ka shkuar ne lokalin “R”. Ne veranden e “R”, subjekti ka takuar nje çift nje djale e nje vajze qe ishin ulur ne nje tavoline. Ai foli me djalin,kurse vajza qe duhet te ishte e dashura e tij,ishte me pak aktive. Pasi biseduan per 10 minuta , subjekti beri pagesen e porosise u nda me djalin dhe

    vajzen. Sipas verifikimit qe kane bere vezhguesit ...... dhe ...... ka rezultuar se djali ne fjale eshte i quajturi B. A, pronar i lokalit “Q....” .. B.... eshte pedagog ne Rusi dhe ka ardhur ne Shqiperi per pushime.

    rUsja e martUar me shqiptarë

    Më datë 08.05.2001 Rudshenko i telefonon L . E. P dhe i thotë se : “…Nuk erdha se kam shumë punë. Po merrem me problemet e Maqedonisë. Të telefonova, se nesër nuk do të jem. Dua të shkoj në kufi, të shikoj sesi është gjendja atje”. Më datë 24.05.2001 S.R ka biseduar përsëri me L. P , ku i thotë : “…Kam bërë gati materialin për botim dhe kam disa pyetje dhe sqarime. Ai e pyet për kohën e qën-drimit të saj në Lushnje, për burrin e saj, nëse merrte letra nga Moska, si dënoheshin gratë ruse, nëse i kanë kërkuar asaj të kthehej në Rusi etj. L e ka sqaruar atë, se ajo merrte një letër në vit, se gratë Ruse i transferonin në qytete të ndryshme të Shqipërisë, se shumë prej tyre u burgosën, se (edhe unë isha në vëzhgim, në kontroll nga mëngjezi në darkë). Do isha futur edhe në burg si agjente e Rusisë, po të mos kisha shkuar në Lushnje”.

    Biznesmeni pro rUs

    Sipas informacionit të datës 06.06.2001, G.B ish oficer i sigurimit, ka informuar se është ndodhur në një lokal të quajtur “Edera” (i cili ndodhet pranë Ambasadës Ruse, rruga “Asim Zeneli”), me disa shokë të tij kur aty ka ardhur gazetari rus S. R. Ai ishte djalë i ri, bjond, me sy të kaltër, sipas pronarit të lokalit ai vinte vazhdimisht. Rusi kishte sjellë me vete një pako me vodka ruse, si dhuratë për lokalin e ri. Ai fliste shqip në mënyrë të kënaqshme. S i kishte thënë atij, se kishte qënë në hapjen e OPEL-it, ku e kishte ftuar H.R, i cili është djalë i mirë.

    arrestimet e terroristëVe

    Me 20.09.2001 S ka biseduar me nje burre ne Moske dhe i ka thene: “Tani nga Shqiperia ne Kosove dhe anasjelltas, hyjne e dalin njerez. Persa i perket Bin Ladenit, ketu po behen arrestime te qytetareve te shteteve Arabe. A eshte me interes te bej diçka per kete?” dhe pasi merr miratimin e bashkefolesit, S vazhdon : “Do te dergoj diçka. Ka deklarime te zyrtareve se ketu nuk ka grupe e te tjera.”

  • 4 E EnjtE, 26 korrik 2018www.shqiptarja.com

    Sipas KPK-së prokurorja ka fshehur pasurinë dhe një pjesë e ka të pajustifikuar

    vEttingu

    shkarkohet rovena Gashi, ish-krahu i djathtë i LlallësKomisioni i Pavar-ur i Kualifikim-it ka vendosur shkarkimin nga detyra të proku-rores Rovena Gashi për fsheh-je dhe pasuri të pajustifikuara. Rovena Gashi, ish-drejtuese e njësinë për dekriminalizimin në prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme e njohur si krahu i djathtë i ish-kryep-rokurorit Adriatik Llalla, por edhe për konfliktin publik e juridik me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markun, e cila pak kohë pasi mori detyrën e pezulloi Gashin nga funk-sionet e saj. Gashi e cilë-soi vendimin e Mar-kut si të paligjshëm dhe politik duke ngritur padi ndaj kryeprokurores së përkohshme, gjithsesi tashmë ajo nuk është më e pezulluar por e shkarkuar nga komisioni i vettingut. Gashi nuk ka qenë e pran-ishme në seancën dëgjimore, duke deklaruar se ishte një proces i parregullt ndaj edhe dje kur u dha vendimi nga trupa e KPK e përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj, ajo nuk ishte e pranishme.

    proBLemet me pasUrinë e Gashit

    Sipas raportit të ILDKP-KI, që u lexua në seancën e kaluar dëgjimore nga trupa e KPK, Rovena Gashi nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë. KPK ngriti dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit, të paktën sipas faturave të OSHEE, ndërsa prokurorja pretendon se babai i saj është admin-istrator i pallatit. Ish-dre-jtuesja e njësisë për dekrim-

    pasuriaSipas raportit të ILDKPKI, që u lexua në seancën e kaluar dëgjimore nga trupa e KPK, Rovena Gashi nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë.

    amBasaDorja e Be / Optimiste për ecurinë e refOrmës në drejtësi

    vlahutin: lista prioritare e vettingut përfundon në shtatore ndërsa pritet që të largohet nga Shqipëria, pasi është në fund të mandatit, amba-sadorja e Delegacionit të BE, Vlahutin në një intervistë për DW ka folur për eksperiencën në vendin tonë. Duke u ndalur te Vettingu ajo u shpreh se optimiste se lista prioritare do të përfundojë aty nga fundi i muajit shtator, çka do të kri-jojë mundësinë për ngritjen e institucioneve të reja të vetëqeverisjes së gjyqësorit, që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë

    të fillojnë funksionimin e tyre.“Kur shikon objektivisht

    këtë reformë ajo është vërtet mahnitëse: kaq gjithëpërf-shirëse, që kërkoi ndryshimin e 1/3 së Kushtetutës, mira-timin e 40 ligjeve të reja, që realizoi një ridizenjim të plotë të sistemit, duke përfshirë vetting-un dhe ngritjen e in-stitucioneve të reja, që nisi nga zeroja vetëm 3 vjet më parë. Në vende të tjera edhe reforma më të vogla marrin më shumë kohë. Sot jemi dëshmitarë të progresit të rëndësishëm të

    vetting-ut dhe lista prioritare duhet të përfundojë aty nga fundi i shtatorit. Ajo do të krijojë mundësinë për ngrit-jen e institucioneve të reja të vetëqeverisjes së gjyqësorit, që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të fillojnë funksionimin e tyre. Ndërkohë ka pasur dhe ende ka shumë përpjekje, nga ata që kundërshtuan reformën për shkak të interesave vetiake, që e sulmuan atë me mjete të ndryshme, por që dështuan. Sistemi i ri i gjyqësorit është

    tani një realitet kushtetues. Pati humbje kohe për shkak të atyre përpjekjeve të dështuara dhe grindjeve politike, por edhe këto të fundit janë pjesë e pro-cesit. Natyrisht, në një reformë kaq gjithëpërfshirëse, të duhet të presësh edhe momente të vështira, por e rëndësishme është që njerëzit kuptojnë se kjo reformë është vendimtare për shoqërinë dhe se nuk është e mundur të ndryshosh në pak muaj atë që është shkatërruar për dekada të tëra”, ka deklaru-ar Vlahutin.

    inalizimin në prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme është në hetim, bashkë me bashkëshortin e saj, Dritan Gina, për fshehje pasurie. Më herët, ata u pezulluan të dy me vendim të kryeprokurores Arta Marku.

    “Rovena Gashi disponon apartament banimi 105 m2 te Shkëmbi i Kavajës, pasuri në emër të Rovena Gashit dhe Dritan Ginës, blerë në tetor 2011 nga “Balkan Investment Group” me çmimin 80 mijë euro, shumë e cila do paguhej

    pasakta e të pamjaftueshme. Znj.Gashi ka kryer akte fik-tive noteriale e bankare. Disponon apartament 120 m2 në Rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë. Gashi thotë se e ka dhuratë nga babai i saj. Apartamenti është regjistru-ar në pronësi të çiftit Gina më 20 nëntor të vitit 2013. Më 2 janar 2018 hipoteka na konfirmoi bashkëpronësinë sipas kontratës më datë 13 nëntor 2013. Sipas kësaj kon-trate çmimi ka qenë 32 mijë dollarë blerë nga shtetasi T.M. Apartamenti s’ka qenë dhurim nga babai te Rovena, por heqje e të drejtave të pronësisë që i ati i saj kishte. Gashi ka deklaruar se ka ban-uar në atë banesë prej 2006. Këtë apartament Gashi s’e ka deklaruar kurrë në ILDKPIK. Kontrata e shitblerjes mes kompanisë dhe sh.p.k nuk përputhen me deklaratën e Gashit për apartamentin në Rrugën “Qemal Stafa”.

    Gashi ka thënë se prej 7 vitesh s’ka përdorur apar-tamentin e askujt Por apar-tamenti i saj ishte në emër të ‘Eni’ sh.p.k. Nuredin Gashi, babai i Rovenës ka bërë shumë transaksione shit-blerje pronash por s’ka fituar, pasi ka shpenzime 8 herë më të larta se sa ato të dokumentuarat. Në lidhje me 16 kontratat që Nuredin Gashi ka lidhur me OSHEE, na ka rezultuar se ai kishte realisht 15 kontrata me OSHEE në Durrës. Subjekti Rovena Gashi na ka thënë për babain e saj se kishte 16 apartamente. Rovena është përgjigjur duke thene se apartamentet në Durrës, plot 12 janë në pronësi të Balkan Investment por jo të babait të saj. Ai i ka hapur pasi ka qenë administrator pallati. OSHEE, pas kërkesës sonë për të verifikuar realisht në terren, na u përgjigj se 10 ishin në emër të “Balkan Investmet”, një në emër të shtetases R.S dhe një apartament i paveri-

    fikuar. Ne hetuam nëse Gashi kishte apo jo lidhje me këto apartamente, por nuk u arrit në konkluzionin që Rovena kishte lidhje me pronat. Ka dyshime të arsyeshme që Nuredin Gashi mund të ketë lidhje me 11 apartamente”, thuhet në raportin e KPK-së.

    apartamenteKPK ngriti dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit, të paktën sipas faturave të OSHEE

    16me dy këste. 30 mijë euro janë paguar paraprakisht jashtë zyrës noteriale, ndërsa kësti i dytë prej 50 mijë euro do paguhej brenda datës 30 nëntor 2011. Burimi financiar sipas Gashit janë 45 mijë euro të marra kredi dhe 35 mijë euro flet për një trajtim preferencial nga një shtetas, që është kunati i saj. Sipas KPK, bashkëshortët Gashi kanë një kontratë kredie me qëllim pagesën e apartamen-tit duke vendosur si kolateral po të njëjtin apartament.

    OSHE na ka sjellë përg-jigje se Dritan Gina ka një furnizim kredie për të njëjtin apartament. Po ashtu dhe me Ujësjellës kanalizime Durrës ka kontrata. Sipas Gashit, ndryshimi i emrit nga “Bal-kan Investment” në emrin e Ditan Ginës është bërë në tetor 2011. Ndërsa pagesat i kanë nisur t’i bëjnë që nga dhjetor 2011. Nga këto info kemi arritur në konkluzionin se ka mospërputhje mes çmimit të kontratës më datë 2 tetor 2011 dhe pagesave me transfertë bankare. Nuk përputhet posedimi i apar-tamentit me deklarimet e subjektit. Gashi s’ka pasur burime të ligjshme si për 30 mijë euro këstin e parë ashtu edhe për 50 mijë euro këstin e dytë. Ka deklarime të

  • 5www.shqiptarja.com

    E EnjtE, 26 korrik 2018AmbAsADA E sHbA

    partia Demokratike ka dalë kundër vendimit të KPK-së për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në Facebook pas konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Ardian Dvorani. Në një status në Facebook, Paloka thotë se rasti i Dvoranit tregon se Rama kërkon votën e PD-së për të instaluar diktaturën. Që prej ditës kur Dvorani doli para KPK-së, PD u pozicionua kundër. Ishte demokrati Gent Strazimiri që doli në një kon-ferencë urgjente për mediat dhe e quajti Dvoranin “çantë e Xhafajt”. “Ardian Dvorani rikonfirmohet në detyrë .Sokol Berberi, kunati i Fatmir Xhafajt dërgohet për herë të trete si kandidaturë e Ramës në Strasburg ( i rrezuar dy herë nga Strasburgu) dhe na thonë ne “mos pengoni reformën”. Na kërkojnë votën për të instaluar diktaturën... R.K.T.K” (r*** ku t’i kesh), thotë Edi Paloka.

    Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani e priti i buzëqeshur vendimin e Komisionit të Vettingut, që e konfirmoi në detyrë. Ai kishte një thirrje për kolegët, që të gjithë duhet të jenë përballë KPK në seancë, pavarësisht vendimit që mund të merret. Më pas Dvorani u ndal te situata te Gjykata e Lartë, e cila sipas tij është alarmante, pasi ky institucion ka mbetur me vetëm 6 anëtarë, ndërsa presin 24 mijë dosje për t’u shqyrtuar. “U paraqita në respekt të Kushtetutës dhe ligjit për t’u ballafaquar me komisionin personalisht dhe për të treguar të vërtetën. Gjyqtarët duhet të paraqiten kushdo qoftë vendimi. Ndihem mirë, që Komisioni e vlerësoi karrierën time dhe mënyrën e jetesës si pozitive dhe kjo më bën të përmirësohem edhe më tej në të ardhmen. Gjykata e Lartë është në vështirësi objektive, pasi numri i gjyqtarëve nuk ka qenë i plotë, në vitin e fundit është i përgjysmuar dhe në këto momente, pasi disa nga kolegët janë të pezulluar dhe numri është i kufizuar. Ne po bëjmë të pamundurën për të përballur ngarkesën. Por situata është alarmante, zgjidhjet nuk mund ti japë gjykata e Lartë, pasi nuk e plotëson ajo numrin e gjyqtarëve. Detyra jonë është që të gjykojmë cështjet emergjente, të zgjidhim ato që mund të zgjidhim”, ka deklaruar Ardian Dvorani.

    DeKLarata

    Dvorani: Situata në Gjykatën e Lartë është alarmante

    Kishin problem pasurie, por KPK i konfirmon Dvoranin e Faqollin

    Kalojnë vettingun dy gjyqtarët, Dvorani nuk kishte deklaruar 9 milionë lekë, DSIK e

    ka cilësuar Astrit Faqollin të papërshtatshëmKomisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar dje në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani dhe atë të Tiranës, Astrit Faqolli.

    GjYqtari FaqoLLiSeancat e KPK nisën dje me

    gjyqtarin Astrit Faqolli. Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Tiranës. Pas vlerësimit në tre shtyllat e vettingut, komisioni i KPK e cilëson si të përshtatshëm gjyqtarin për të vijuar detyrën, pavarësisht se Faqolli pati disa problem në deklaratën e tij. Pas seancës dëgjimore në datë 23 korrik, u ngritën shumë pikëpy-etje nëse do të rikonfirmohej në detyrë. Kjo pasi, Komisioni i Pa-varur i Kualifikimit bëri me dije se gjyqtari nuk kishte deklaruar 2 llogari bankare të bashkëshortes, ndërsa gjithashtu kishte shkelur ligjin duke e plotësuar deklarimin e tij me lekë të vjetra. Ndërkohë që në raportin e DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) thuhej, sipas KPK, se Faqolli është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar. Deklarimet u hodhën poshtë nga avokati mbrojtësi i gjyqtarit, ndërsa pas shqyrtimit të dokumenteve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi dje që ta konfirmonte në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli.

    GjYqtari DVoraniKomisioni i Pavarur i Kualifi-

    kimit ka konfirmuar dje në detyrë

    edhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe hetimit të thelluar, trupa e KPK deklaroi se gjyqtari është i përshtatshëm për të vijuar detyrën e gjyqtarit. Dvorani ashtu si seancën e kaluar dëgjimore edhe dje ishte i pran-ishëm përballë trupës së KPK.

    Në pasurinë e Dvoranit, numërohet një apartament me sipërfaqe 120 m2 në pronësi të dy bashkëshortëve dhe dy apar-tamente të privatizuar më 1993 dhe 1995 me sipërfaqe respek-tivisht 103 m2 dhe 76.8 m2 dhe një makinë Skoda Otavia, blerë më 2016. Gjyqtari ka deklaruar gjithashtu edhe një hua të dhënë nga prindërit për shlyerjen e apartamentit që ka në pronësi me gruan, ndërsa nuk ka deklaruar 9 milion e 900 mijë lekë nga ana e tij. Në seancën e kaluar trupa e KPK deklaroi se gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ardian Dvorani sipas raportit të ILDKPI nuk ka bërë një deklarim të saktë duke mosdeklaruar nëse ka apo jo burime të mjaftueshme për pasurinë e tij. Por, sipas KPK, ai nuk ka bërë fshehje llogarish apo të ardhurash por ka një deklarim të pasaktë për llogaritë bankare të tijat dhe të personave të lidhur me të. Dvorani vetë u shpreh seancën e kaluar se mos-deklarimi ka ndodhur për shkak të ngarkesës së punës duke fajësuar edhe ILDKPI-në, e cila sipas tij nuk e kishte ftuar për të verifikuar pretendimet. Gjithsesi dje trupa e KPK e ka konfirmuar në detyrë.

    Konfirmimi i DvoranitEdi Paloka: na kërkojnë votën

    për të instaluar diktaturën

  • 6 E EnjtE, 26 korrik 2018www.shqiptarja.comDEbAti PEr vEtingun

    Personat e interesuar mund të paraqiten në adresën Lagjja Nr.3, Rruga “Andon Xoxe”, Pogradec ose të kontaktojnë ;

    Cel:0682223020, e-mail: shoqer [email protected]

    shpaLLje anKanDi

    Shoqëria Përmbarimore “616/A” shpall për shitje në ankandin e tretë pasurinë e paluajtshme të debitorit Kastriot Tahir Llapi & aneta Kristaq Llapi të llojit apartament banimi me nr. pasurie 15/19+3-33, vol.2, faqe nr.79 ,zk. 8541, e ndodhur në Gjirokastër. Pasuria shpallet për shitje me Vlerë fillestare 1.953.836.7 lekë (njëmiljon e nëntëqind e pesëdhjetë e tre mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë pikë shtatë) lekë.

    Ankandi zhvillohet ditën e enjte në datë 23 Gusht 2018

    prej muajit mars që filloi funksionimin vettingu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar shumë prokurorë dhe gjyqtarë, pasi kanë rezultuar me shkelje të ndryshe. Pak ditë më parë, gazetari Carlo Bollino përmes një analize shkruante se duhet ligj special për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve. Ai ngrinte pyetjet se; Si duhet të konsiderohen vendimet e marra në vitet e kaosit nga gjyqtarët, të cilët tani rezultojnë të kor-ruptuar? Dhe si mund të kon-siderohet i drejtë një vendim i dhënë nga një gjyqtar, i cili, më pas, ka dalë se ishte aq i korruptuar, saqë nuk mund të jetë më gjyqtar?

    Për të diskutuar për këtë çështje, i ftuar në studion e RE-PORT TV ditën e djeshme ishte kon-stitucionalisti Çlirim Gjata. Si njohës i mirë i ligjeve, ai u shpreh se kjo është një temë shumë delikate, por që duhet të debatohet. Ai thotë se të korruptuar nuk të shpall vettingu me vendimin e përjashtimit, por vetëm gjykata. Sipas tij rishikimi i të gjithave vendimeve është i pamundur që të bëhet, por ideja qëndron nëse përcaktohet një kategori.

    “Së pari më lejoni, do i bëja një ftesë Bol-lino-s që të bënim një debat, është ide shumë delikate, ia vlen që të diskutohet dhe si mund të bëhet. Do të ishte një debat me fryte. Duhet një ligj special për të rishikuar vendimet që kanë dhënë këta gjyqtar, por pse ata që nuk po shkarkohen të mos rishikohen? Kam dyshime te puna e Komisionit të Vettingut, qoftë për dy standardet, qoftë për paaftësi. Nuk bëhet

    dot me ligj special, pasi zgjidhja është me ligj, Instituti i Rishikimit të Vendimeve. Të rishiko-hen 100% vendimet është e pamundur. Fakti që është shkarkuar nga vettingu, nuk e bën gjyqtarin të korruptuar, pa vendim gjykate të formës së prerë. Vettingu nuk është gjykatë pe-

    nale. Asnjëherë vendimet e gjykatave nuk duhen parë me sy populist, por mund

    të zgjidhet me metoda procedur-ale. Ose të përcaktohet kategoria

    e rasteve për rishikim, qëndron si ide për diskutim. A e di çdo të thotë mijëra vendime që kanë dhënë këta prokurorë dhe gjyqtarë të rishikohen?!” thekson Çlirim Gjata.

    Gjata shprehet se kjo çësht-je do të ishte zgjidhur nëse

    Komisionet e Vettingut do të kishin marrë në konsideratë ankesat

    e qytetarëve për gjyqtarët për dosjet që kanë gjykuar, por sipas tij vettingu nuk po vlerëson anën profesionale, por vetëm pasurinë duke e anashkaluar këtë kriter. “Vettingu ka edhe dy kollona, njëra çon në idenë e Bollino-s, kontrolli i profesionalizmit. Vettingu të shikonte anke-sat e qytetarëve. Nëse vettingu do i merrte në konsideratë ankesat, atëherë vettingu ia nxjerr këtë vendim gjyqtarit dhe i thotë se ky vendim është dhënë në mënyrë të kundra ligjshme, por kjo nuk po ndodh dhe ankesat e qytetareve nuk jane marre konsiderate. Për shumë gjyqtarë të gjykatës së Lartë që kanë fituar vettingun, kanë shkuar dosje në vetting me ankesa, por komisioni nuk e ka çarë kokën. Nëse do të kishte kapur anën profesionale vettingu kjo do të ishte zgjidhur”, deklaron Çlirim Gjata.

    Flasin deputetët e psBraho, Hyseni, Leka,

    Çyrbja, Manja e Shameti kanë shprehur argumentat

    e tyre pro dhe kundër këtij opsionit për ligj të

    posaçëm për rigjykimin.

    “shqiptarja.com”Ideja e hedhur nga editoriali i

    gazetarit Bollino

    pak ditë më parë, gazetari Carlo Bollino përmes një editoriali në “Shqiptarja.com” shkruante se duhet ligj special për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve. Ai ngrinte pyetjet se; Si duhet të konsiderohen vendimet e marra në vitet e kaosit nga gjyqtarët, të cilët tani rezultojnë të korruptuar? Dhe si mund të konsiderohet i drejtë një vendim i dhënë nga një gjyqtar, i cili, më pas, ka dalë se ishte aq i korruptuar, saqë nuk mund të jetë më gjyqtar?

    a mund të rigjykohen vendimet e gjyqtarëve

    të korruptuar? Deputetët e Partisë Socialiste e shohin të drejtë shqetësimin publik, por janë

    skeptik për realizimin e një nisme ligjore

    Shumë gjyqtarë e proku-rorë po humbasin vendet e punës për shkak se rezultojnë nga kontrolli i vettin-gut me pasuri të pajustifikuar. Dyshimet se këto pasuri janë

    krijuar nga korrupsioni, e rrjedhimisht nga vendime të padrejta, ngre pyetjen se kush do ta zhbëjë këtë padrejtësi që ju është bërë qytetarëve. Pas debatit që ka nisur prej disa ditësh pas një editoriali

    të gazetarit Carlo Bollino, Report TV dhe Shqiptarja.com pyetën dje deputetët so-cialistë anëtarë të Komisionit të Ligjeve, nëse mund të bëhet një ligj i posaçëm që mund të rigjykojë vendimet e dhëna

    nga gjyqtarët e korruptuar. Deputetët e Partisë Socialiste e shohin të drejtë shqetësimin publik se si do të shpaguhen qytetarët për dëmet që ju janë shkaktuar nga gjyqtarët e korruptuar. Braho, Hyseni, Leka, Çyrbja, Manja e Shameti kanë shprehur argumentat e tyre pro dhe kundër këtij opsionit për ligj të posaçëm për rigjykimin.

    qenDrimet e DepUtetëVe sociaListë

    Spartak Braho: DUhet matUri jUriDiKe, nDrYshe rreziKojmë eKstremizëm

    “Në parim unë jam për rigjykimin e të gjitha çështjeve të cilat kanë një sensibilitet në opinion për anësi dhe shkelje të supozuara në gjykimin e tyre. Dhe shembuj të këtyre gjyqeve të kompromentu-ara ka dhe janë përmendur plot këto vite. Por çështja e gjykimit të tyre me ligj të posaçëm është delikate dhe e komplikuar. Si kuptohet e vepron ligji i posaçëm? Cilët do të konsiderohen gjyqtarët e korruptuar dhe si do të selek-sionohen vendimet e gabuara të tyre apo edhe e të të tjerëve?

    Në ç’rrugë do të prishen këto vendime, çështje që duhen studiuar me kujdes. Ka ikur koha e ligjeve speciale, të jashtëzakonshme dhe gjykat-ave të posaçme të vitit 1945-51. Bashkë me to është abroguar edhe dënimi me vdekje, kon-fiskimet apo shpallja ku-lak. Është normale që ka një opinion që është i acaruar me korrupsionin e organeve të drejtësisë dhe punonjësve të tyre, që mbështet reformën në drejtësi, procesin e vet-tingut dhe ndreqjen e pa-drejtësive të mëdha që janë bërë në dhënien e vendimeve gjyqësore. Është pozitive që ka edhe një shqetësim e angazhim qytetar të mjaft rretheve intelektuale, sho-qërisë civile e ndër ta edhe të një pjese të opinionistëve. Por formulimet ligjore për vetë specifikën e tyre nuk mund t’i bëjë e hartojë “populli”, as opinionistët, por specialistët e mirëfilltë të ligjit, të zotë e mendjehapur që ndjekin dhe aspirojnë ndryshimin që kërkon koha dhe nevoja për forcimin e shtetit ligjor. Nuk bëhet fjalë për konflikte sociale apo cenim rendi. Çështja është që në të gjithë reformimin e drejtësisë që është një proces

    i ndërlikuar dhe kompleks, të mbizotërojë maturia ligjore, ligjshmëria dhe jo volunta-rizmi e arbitrariteti që nxitin anarkinë dhe ekstremizmin”.

    alket hySeni: riGjYKimi Vetëm përmes KaLLëzimeVe të orGaneVe të VettinGUt

    “Së pari unë jam shumë i gëzuar që tashmë arritëm në momentin që po diskutohet thellësia e reformës. Deri para pak kohësh thuhej se reforma po dështonte, nuk kishte sukses, sot kemi ard-hur në ditën që po themi se po ikin në mënyrë masive. Ky ishte thelbi i reformës. Të dalin jashtë sistemit gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Besoj që në masë dërrmuese të ardhurat e pa justifikuara janë si pasojë e korrupsionit, dhe është i drejtë shqetësimi qytetar se çfarë përfitojmë nga e gjithë kjo reformë. Mirë do të ishte edhe që të zgjid-heshin një sërë problemati-kash të krijuara si pasojë e këtij sistemi të korruptuar apo të kalbur që ka ekzistuar. Sot ekzistojnë mekanizmat ligjore të rigjykimit, në ko-din e procedurës penale apo asaj civile. Unë mendoj që vetëm ky është mekanizmi. Pavarësisht qëllimit të mirë që kemi, apo dëshirës së madhe të gjithë së bashku, ne nuk mund tejkalojmë këto institute. Në këtë kontekst, unë mendoj që duhet të shfrytëzojmë hapë-sirat ligjore që kemi, institutin e rishikimit për ato raste eks-treme, ku ka pasur devijim të vendimmarrjes si pasojë e ko-rrupsionit. Vettingu nuk duhet të mjaftohet vetëm me nxjerrjen jashtë sistemit. Unë mendoj që për ato raste kur ka prova, dëshmi, për

    ne report tVGjata: Ideja qëndron, fajin e ka vettingu që ndjek dy sandarte

    Konstitucionalisti shprehet për për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve

  • 7www.shqiptarja.com

    E EnjtE, 26 korrik 2018DEbAti PEr vEtingun

    shpaLLje anKanDiShoqëria përmbarimore “CorreCtor” Shpk, zhvillon ankandin e iii-të, për Shitjen e paSuriSë Së paluajtShme,

    Ankandi zhvillohet dt. 03/08/2018, në adresën, rruga e Kavajes, ndertesa 27, Hyrja 1, Kati i iii –te, tiranë.

    kontakt: cel. 0684000061 ose në adresën e e-mail: [email protected]

    - Apartament me sipërfaqe 113.2 m², me Nr.Pasurie 24/240+1-8, Vol.28, Fq.75, ZK 8603, ndodhur në Vlorë, regjistruar në

    pronësi të Gentian Binaj, pranë ZVRPP Vlorë.cmimi i ankandit të tretë është eur 28,728

    (njëzetë e tetë mijë e shtatëqind e njëzetë e tetë euro);

    korrupsion, vetë in-stitucionet e vettingut

    duhet të bëjnë kallëzim penal e të përcjellin në prokurori rastet. Për të kaluar në një moment të dytë, siç është dhënia e një dënimi penal për këdo që ka shkelur ligjin, dënim i cili do të përdorej si element për të rifilluar çështjen gjyqësore për të gjitha ato raste ku ka prova të qarta se është devijuar vendimmarrja për shkak të korrupsionit. Kjo shërben edhe si thirrje për të gjithë qytetarët: Ndihmoni procesin e vettingut me prova, fakte, informacione të sakta, dëshmitarë konkretë, duke çuar dokumente për rastet gjyqësore që ju është bërë drejtësi. Bëjeni tani sa nuk është vonë, në mënyrë që t’i hapni mundësi vetes që të rihapni çështjet gjyqësore. përkundër, unë mendoj që do të ishte vështirësi e madhe pavarësisht dëshirës së mirë, jo çdo gjë lejohet në shtetin e së drejtës, ku nuk kapërcehen limitet kushtetuese.

    JurgiS ÇyrBJa: shqetësimi i Drejtë, por LiGji i posaçëm na rreziKon

    “Është e drejtë që qytetarët të cilët shohin se prokurori apo gjyqtari që ka gjykuar një çështje të tyre, sot shkarkohet nga vettingu për pasuri të pajustifikuar. Po me të drejtë qytetari mendon se ajo pasuri vjen nga korrupsioni që pala e tij kundërshtare në proces mund të ketë paguar. Shtrohet pyetja nëse mund të zhbëhet dëmi që i është shkaktuar këtij qytetari? Kodet tona të procedurës parashikojnë rastet e rigjykimit kur dalin prova të reja. Të dhënat e vettingut mund të përbëjnë prova të reja, të mjaftueshme për rigjykime të caktuara.

    Unë mendoj se çdo qytetar duhet të veprojë tani duke i ofruar KPK-së prova e fakte për rastet kur mendon se i është shkelur e drejta. Një ligj special? Mendoj që do të përbënte rrezik duke e futur rrafshin tonë ligjor e juridik në një kolaps të pafundmë e të pasuksesshëm”.

    adnor Shameti: mUnD të sjeLLë anarKi në zBatimin e VenDimeVe

    “I vetmi mjet ligjor për rishikimin e vendimeve gjyqësore është rishikimi i vendimit (civil apo penal) të formës së prerë, që parashi-kohet si institut në kodet e procedurës respektive, ku për-caktohen dhe rastet eksplicite në të cilat rishikimi mund të kërkohet. Një ligj i veçantë nuk mund të vijë në kundërshtim për sa më sipër, aq më tepër po qe edhe një ligj i thjeshtë, pra vetëm me 71 vota. Nuk parashikohet si rast rishikimi në asnjë nga kodet, dhe mund të sjellë anarki në zbatimin e vendimeve gjyqësore”.

    edmond leka: rihap histori pa FUnD mBi sistemin GjYqësor

    Kjo është temë e gjerë. Rihap histori pa fund mbi sistemin gjyqësor. Normalisht ka shumë çështje që duhen rigjykuar, por kjo kërkon konsesus shumë të gjerë dhe mendoj se është pothuajse e pamundur.

    ulSi manJa, kryetar i komiSionit: eshtë shprehUr Komisioni i Venecias

    “Po pse duhet te pyesni për çështje qe kanë marrë përgjig-je nga Komisioni i Venecias dhe Kushtetuta jonë?

    Fati i Gjykatës së Lartë mbyllet brenda muajit korrik. Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi gjatë pasdites së të mërkurës edhe dy seancat e tjera ndaj gjyqtarëve Shkëlzen Selimi e Artan Broci.

    Shkëlzen Selimi ka trajtuar çështje shumë delikate si rasti i Arben Frro-kut, Ilir Xhakës, Indrit Dokles, Dritan Dajtit apo Aldo Bares, duke dhsenë në disa raste burgime të përjetshme pser njerëz që ndaj tij mund të hakmerres-hin nëse humb “imunitetin” që mban me rolin e gjyqtarit.

    Procesi dëgjimor ndaj tyre do të mbahet të premten, ndërsa në datën 30 korrik do të jetë seanca e anëtarit tjetër të Gjykatës së Lartë, Medi Bici. Shkëlzen Selimi do të ketë seancën e tij dëgjimore në orën 11:00. Trupa

    2 Vjet reForma në Drejtësi

    Rama: Opozita njësoj, i bie njëri gozhdës dhe tjetri patkoitKryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ecurinë e Reformës në Dre-jtësi, dy vite pas miratimit në Kuvend të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kreu i qeverisë thekson se pastrimi i llumit të madh të drejtësisë ka nisur pa

    ndalim, ndërsa kritikon opozitën për qëndrimin e saj kundër Vettingut si dhe mosdhënien e konsensusit për miratimin e ligjit të Magjistraturës, i cili u shty për në shtator. “Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh Reforma në Dre-

    jtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SH-BA-BE u kërkojnë t’i thërra-sin mendjes. Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende”, shkruan Rama.

    Fati i Gjykatës së Lartë në korrik, para KPK 3 gjyqtarët e fundit

    E shkarkoi Vettingu, Kuvendi shpall vakancën në Kushtetuese për vendin e Fatos Lulos

    gjykuese e tij përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanx-haktari. Seanca dëgjimore e Artan Brocit do të zhvillohet në orën 13:00, me të njëjtën trupë gjykuese. Nga Gjykata e Lartë janë konfirmuar në detyrë Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani dhe Edmond Islamaj. Ndërkohë që janë shkarkuar nga detyra Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca.

    VenDi VaKant i LULosKuvendi ka shpallur vakancën në

    Gjykatën Kushtetuese për vendin e Fatos Lulos, i cili u shkarkua nga Vet-tingu pasi nuk justifikonte pasurinë. Në një njoftim të publikuar në faqen online të Parlamentit specifikohen kriteret për të kandiduar për anëtar të institucionit më të lartë gjyqësor të vendit. Fatos Lulo iu nënshtrua skanimit

    të trefishtë të vetting-ut për pastërtinë e figurës, aftësitë dhe pasuritë, por që me sa duket këto të fundit e nxorën atë jashtë drejtësisë. Një raport i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive konstatoi se Lulo kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë. Aty evidentohen dhuratat e të motrës prej 100 mijë eurosh në një rast, një zyrë avokatie, por edhe një borxh prej 480 mijë dollarësh kanadezë, i marrë prej saj për të blerë një banesë në Kanada. Por, avokati pretendon se borxhi është kthyer, ndërsa ILDKPI këmbënguli se gjyqtari Lulo nuk ka paguar taksat përgjatë 10 viteve.

    Aktualisht, Gjykata Kushtetuese përbëhet vetëm nga dy anëtarë, kreun e saj Bashkim Dedja dhe Vitore Tushën, të dy kaluan me sukses procesin e Vet-tingut dhe u rikonfirmuan në detyrë.

  • 8 E EnjtE, 26 korrik 2018www.shqiptarja.comrEPortAzH

    Bllokuan kurimin drastik të bimëve të infektuara nga

    bakteri Xylella se e mendonin “komplot”. Shqipëria e

    papërjashtuar nga rreziku

    Ata janë të veshur trendy, flokët disa i bëjnë si të Bob Marleyt, bëjnë festa, pijnë marijuanë apo të tjera drogëra, flenë me orë të gjata e kur zg-johen... bëjnë protesta. Janë nga ato protesta që në Shtetet e Bashkuara, apo në

    Gjermani, bëhen nga 10 në çdo sekondë, por si mediat serioze, ashtu dhe shoqëria, nuk i jep rëndësi. Janë përherë vetëm disa dhjetëra vetë, temat i gjejnë nga më të ndrysh-met: nga bllokimi i një gazsjellësi, te bllokimi i ndërtim-it të një ure, të një hekurudhe, të çdo gjëje që shërben me shkencë dhe intelig-jencë të respektojë njerëzit që në 2018 banojnë në Plane-tin Tokë. Por këta, pseudo ambiental-istë, apo individë të mbirë nga rrjetet sociale, këta parazitë pa profesione e pa një aftësi për të bërë qoftë edhe një punë, në Italinë e Jugut, në të buku-rën Salento, takën e çizmes së gadishullit, fqinjës tonë Itali, janë fajtorë të masakrës më të madhe dhe më të tmerrshme: Bllokimin e kurim-it të prekjes së ul-linjve shekullorë nga paraziti i Xylella-s, kjo “murtajë” e tmerrshme që koha e globalizmit e solli nga Amerika LAtine, në Itali, duke tharë deri më sot miliona pemë, monumente arti.

    ULLinjte e saLentos si ne sKena apoKaLipsi

    Isha mësuar përherë të admiroja me një respekt të thellë pemët shekullore, - disa jetojnë prej 2000 vitesh në këtë tokë - trungjet magjike të ullirit që mbushin plantacione të tëra në Salenton përballë Vlorës, Shqipërisë. Por këtë verë një pamje e papritur e tmerrshme, godet kë udhëton drejt Galipolit, zonës ku nisi e gjitha kjo tragjedi. Fusha të tëra me ullinj të vjetër të tharë plotësisht, shfaqen si një skenë e një filmi fantastikoshkencor, kur pas një apokalipsi, ti,

    i vetëm i mbijetuar, sheh tmerrin mbi tokë. Sëmundja që ka goditur ullinjtë e Salentos, tharja e plotë e tyre dhe vazhdimi i pandërprerë i kësaj epidemie që rrezikon të shpërndahet në gjithë Mesdheun, përfshi edhe Shqipërinë, kalon përmes fazash të tmerrshme indiference, manipulimesh, frike, paaftësie, që kur mendon se kanë ndodhur në një vend si Italia, të sjell në mendje një shprehje të vetme: “Shken-ca nuk pranon demokraci”. Shkenca kërkon vetëm fakte dhe me fakte veprohet për të arritur një përmirësim. Në rastin e epidemisë së Xylella-s, një shpëtim.

    aLarmi i Dhene ne 2013

    Specialistët dhe autoritetet kompetente italiane dhanë në 2013 e largët alarmin se në qytetin e vogël të Tavianos, pranë Galipollit, disa pemë ulliri ishin prekur nga një sëmundje e paparë më parë. Një tharje e degëve që niste nga lart, prekte pastaj gjithë pemën. Specialistë nga qyteti i Barit, pasi bënë disa kërkime zbuluan se pemët ishin prekur nga Xylella fas-tidiosa ( e bezdisshme), një sëmundje që nuk njihej më parë në Mesdhe e në Europë, e sjellë nga bimë kafeje të eksportuara nga Amerika Latine. Me bakterin e Xylella-s, infektohej një insekt i vogël i zakonshëm në Puglia i familjes se cercopoidea-ve, dhe ky insekt fluturues (la sputtachina- pështymsja), infektonte pa u ndalur të gjithë pemët afër.

    Specialistët dhanë versionin e tyre të prerë: “Duhen izoluar, vënë në karantinë urgjente pemët e infektuara, për të shmangur katast-rofën. Duhen prerë pemët e prekura dhe disa përreth”. Atëherë bëhej fjalë për disa qindra që do të priteshin për të shpëtuar miliona të tjera. Sot, pas një bllokimi dhe mosveprimi, flasim për miliona pemë ulliri të thara e vazhdimin e pandërprerë të tharjes së tyre me një rrezik të pashmangshëm: Në gadishullin e Salentos do të ndryshojë pamja përgjithmonë: Ullinjtë shekullorë të kohës së Cezarit, po vdesin sot.

    protestat BLLoKUan nDerhYrjen shKencore per eLiminimine Vatres se inFeKsionit

    Dhe në këtë emergjencë, kuptuan se do të gjenin punë, vëmendje “ambjentalistët” dhe politikanët e rrjeteve sociale... për të bllokuar çdo gjë. Ndërsa autoritetet pyjore në bashkëpunim me grupet kërkimore të Universitetit të Barit nisën planin e emergjencës për të izoluar zonën, çrrënjosur ullinjtë e infektuar e për të reduktuar

    SKENA APOKALIPSI NË SALENTO, ITALI, PËRBALLË

    SHqIPËRISË SË JuGuT: MBI 20 MILIONË uLLINJ TË THARË

    ullinjtë shekullorë

    “Ambjentalistët”

    që vranëtë Salentos

    nga salento, italiAlba malltezi

    Alba Malltezi, në Salento të Italisë

  • 9www.shqiptarja.com

    E EnjtE, 26 korrik 2018rEPortAzH

    masakrën e Xylella-s në gjithë ullinjtë, “ambjen-talistë” e politikanë “opozitarë” nisën të hedhin në rrjet e në mendjet e të painformuarve shumë komplote: “Xylella nuk ekziston, duan të na trembin që të shkulin ullinjtë”, “duan të shkulin ullinjtë që të ndërtojnë”, “Tap-i është preteksti për të shkulur ullinjtë e Salentos”, “Ngujohemi të ullinjtë, asnjë të mos preket”. Ata pak protestues agresivë, të përzier me aspirantë politikanë, bënë

    që një hetim i prokurorisë së Lecces të bllokonte çdo veprim e të padiste institucione e kërkues shkencorë se “synonin të shkatërronin ullinjtë e Salentos e të bënin komplot”.

    Ndërsa çdo gjë u pezullua, ndërsa çdo ditë që kalonte ishte përherë e më shumë vonë, sot në korrik të 2018, u arrit në një katastrofë: tepër vonë të merren masa për gati 20 milionë rrënjë ullinj të prekur e të destinuar me tharje

    të pashmangshme. Masakra e ullinjve nuk shmanget dot më.

    Në një reportazh të pak ditëve më parë të gazetarit të mirënjohur Piero Angela, bëhet një reflektim mbi gabimet e mëdha, penge-sat, thashethemet mbi komplote inekzistente dhe kohën e humbur për të ndërhyrë e për të shmangur epideminë më të rëndë që ka prekur ndonjëherë një pemë në Europë e Mesdhe, por

    tashmë asnjë zgjidhje nuk ka.Pamja e ullinjve shekullorë të tharë, është

    grushti në ndërgjegjen e banorëve të Salentos, autoriteteve italiane dhe europiane, që nuk mundën ta shmangnin këtë në kohë. Dhe një reflektim se në Demokraci nuk mund të shndërrohet në Diktaturë arroganca e një grushti njerëzish që në jetë nuk kanë bërë asgjë. Vendet me demokraci të zhvilluar këta individë i lenë në periferi të vëmendjes, pasi është provuar se vetëm shumica, ligji dhe shkenca, janë ata që në raste emergjence kanë zë dhe veprojnë.

    Rasti tragjik i ullinjve shekullorë të Salentos nuk ka përfunduar këtu. Këto bimë shekullore sot të thara, që panë e shoqëruan Cezarin e Augustin të kalonin në këto anë, janë një ogur i keq e një dëshmi se nëse nuk hapim mirë sytë, të çmendurit, ata që jetën e tyre e kanë ndërtuar keq, mund të na imponohen për të shkatërruar apo bllokuar gjërat më të shtrenjta që qytetërimi e natyra na ka falur me zemërgjërësi.

    eshtë një bakter që jeton dhe riprodhohet në linfën e bimëve dhe ushqehet me ujin dhe kripërat minerale të saj duke sjellë në tharjen totale të pemës. Xylella njihet në zonat e Amerikës Latine, në Brazil, Kosta Rika, Nikaragua dhe Shtetet e Bashkuara ku ka prekur bimë të hardhive, agrumeve, kafesë. Ndërsa nënspecia e saj, Xylella fastidiosa njihet si bakteri që sulmon në mënyrë agresive pemën e ullirit, siç po ndodh në gadishullin e vogël të Salentos, përballë Shqipërisë jugore.

    Bakteri i Xylella-s është shënuar me shumicë pranie në Salento, por raste ka pasur edhe në jug të Francës, në Gjermani dhe një rast në Kosovë, por ku nuk ka gjetur përhapje për shkak të temperaturave të ulëta.

    Në Shqipëri nuk është raportuar ndonjë rast i ullinjve të prekur nga Xylella fastidiosa,por kjo nuk do të thotë që autoritetet shqiptare të mos vihen në alarm dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet italiane për këtë emergjencë që kërcënon tërë vendet e Mesdheut ku kultivohen ullinj e ndodhen pemë shekullore të kësaj bime të artë.

    Ç’është xylella fastidiosa

    dhe si shpëtoi Kosova prej saj

    Bakteri

    Insekti i Sputtachina-s mbartës e shpërndarës i

    bakterit të Xylella fastidiosa nga një pemë ulliri në tjetrën

    Foto nga protestat e bëra nga ambjentalistë e shoqëri civile për bllokimin e prerjes dhe kurimit të ullinjve të infektuar nga viti 2013 deri në 2015

    (foto të mArrA ngA kronikAt E mEDiAvE të nDrysHmE itAliAnE)

    Foto të bëra nga gjendja e

    ullinjve të tharë në korrik 2018

    IDIOTI NO-GLOBALnga massimiliano Parente*

    në fillim, në ag të shekullit të ri, ishin gati të gjithë të ma-jtë, kundërshtarë të liberalizmit: no-global, no-logo, no-copyright, jo-asgjë.Teksti kryesor si pikë referimi ishte No Logo e Naomi Klein, një bestseller pak i lexuar dhe shumë i admiruar, ndërsa tani materialisht i harruar. Sot no-globalët janë përmbysur: janë bërë legistë në Itali dhe Donald Trump në Shtetet e Bashkuara (dhe ndërkohë Naomi Klein ka shkruar një tjetër libër, këtë herë

    kundër Donald Trump).U paraprinë nga No-tav,

    kundër trenave me shpejtësi të lartë, pastaj dolën edhe no-Ex-pot, kundër Expo-s së Milanos dhe no-urat, kundër ndërtimit të urës në ngushticën e Messinës. Karakteristika kryesore e këtyre lëvizjeve është se sapo të munden shkatërrojnë gjithçka, kantiere, vetrina, makina, monumente, por mbi të gjitha, të çajnë kokën.

    Në fakt kanë ekzistuar gjithmonë, duke gabuar gjithnjë. Kur ndërtuan

    Kullën Eiffel, që e shihnin shumë të shëmtuar, e që u bë simboli i Parisit, dolën no-kullë Eiffelet, që në 1909 bënë një peticion të firmosur nga intelektualë që kërkonin shembjen.

    Si përfundim, kur shihni ndonjë lëvizje no-diçka, të jeni të sigurtë se është gjithnjë no-inteligjente. Në përgjithësi, kur disa njerëz bëhen bashkë për t’i thënë Jo diçkaje, të jeni të sigurtë se e kanë hallin në një vend tjetër.

    *Shkrimtar italian. (Marrë nga libri i tij i fundit Idiotokracia, botuar nga Bompiani, Itali)

  • 10 E EnjtE, 26 korrik 2018www.shqiptarja.comDEBATI POLITIK

    PD-ja: Vettingu i njëanshëm. Ministrja

    Gjonaj: S’ka kthim pasOpozita e maxhoranca kanë shkëmbyer akuza

    e kundërakuza për mbarëvajtjen e procesit

    Edi Rama po bllokon zbatimin e reformës në drejtësi që ai vetë të mos hetohet për korrupsion, për pastrim parash, për lidhje me krimin e organizuar

    Akuza

    Shqipëria s’ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese por ka shpëtuar nga një trupë e sëmurë. Operacioni në trupin e njeriut ku kishin gjetur strehë kancer degradues. Ky boshllëk do të mbushet

    Ministrja

    Pas përfundimit të sesionit parlamen-tar duket se jetën politike shqiptare po e mban gjallë në këto ditë të nxehta vetëm procesi i vettingut. Partia Demokratike dhe ajo Social-iste kanë shkëmbyer akuza e kundërakuza me njëra-tjetrën përmes përfaqësuesve të tyre për mbarëvajtjen e këtij pro-cesi. Ishte fillimisht PD që ka akuzuar maxhorancën fillimisht dje nëpërmjet de-putetit Enkelejd Alibeaj dhe vetë kryeministrin Rama, pas dhënies së vendimit pozi-tiv nga KPK për gjyqtarin Dvorani se po ndërhyn në procesin e vettingut për të favorizuar gjyqtarët që I kanë bërë favore. “Përfundimi për Dvoranin dihej, sepse organi i vettingut nuk po funksionon si i pavarur, por në shërbim të Edi Ramës, për të lënë në sistem gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe shërbëtorë politikë të Edi Ramës. Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Ardian Dvorani duhet të ishte shkarkuar nga detyra për fshehjë të pasurisë, përfitim të paligjshëm të pasurisë dhe mungesë integriteti moral dhe profesional. Ajo çfarë mbetet e pasqaruar nga procedura

    ISh-PreSIDentI / Bamir Topi analizon siTuaTën poliTike në “repoliTix”

    e verifikimit të vettingut të Ardian Dvoranit është, nëse miku i familjes së Fatmir Xha-fajt, ka patur ndonjë kontakt me Agron Xhafajn dhe a i ka shërbyer ndonjëherë vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe bandës së tij të trafikut ndërkombëtar të drogës? Partia Demokratike e konsid-eron konfirmimin në detyrë të shërbëtori të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut, duke i vënë atij vulën e një procesi farsë dhe politik.”, ka deklaru-ar Alibeaj.

    MInIStrja GjonajMinistrja e Drejtësisë, Etil-

    da Gjonaj ka dalë dje në një konferencë ku ka folur për ecurinë e procesit të Vettingut.

    Gjonaj komentoi deklaratën e ambasadës amerikane lid-hur me bllokimin e ligjit për shkollën e re të magjistraturës, por edhe i është përgjigjur akuzave të PD-së Gjonaj tha se rruga e Reformës në Dre-jtësi është një rrugë pa kthim pas. Ministrja e Drejtësisë ka akuzuar opozitën, se kjo e fundit po shantazhon dhe kërcënon duke bllokuar pro-cesin nga frika e Vettingut. “Që opozita nuk e dinte Vettingun kjo dihej botërisht. Që opozi-ta e votoi me zor reformën dihej. Që opozita kërkon me dëshpërim kthimin pas të procesit, kjo është çdo ditë e më e qartë. Në këtë vend kush kërkon drejtësi, në një vend që drejtësia është e kapur nga politika është e qartë se s’mund të ketë kthim pas. Shantazhet, bllokimi i procesit për të kthyer pas reformën, janë akte të rënda dhe diskred-ituese të një opozite që e ka humbur davanë nga zgjedhja në zgjedhje. Kjo është zgjedhje fatkeqe. Vettingu s’kapet dot nga askush, s’ndalet dot. Vettingu mbrohet nga sytë e rreptë të ndërkombëtarëve, të atashuar përmes ONM-së. Deklaratat për t’u mbush-ur mendjen shqiptarëve se qeveria dhe Kryeministri kanë kapur edhe ndërkombëtarët,

    nuk çojnë askund”, tha min-istrja e Drejtësisë

    Lidhur me kolapsin e Gjykatës Kushtetuese, Gjonaj është shprehur se vendi s’ka mbetur pa Gjykatë Kus-htetuese por është pastruar “nga trupa të sëmurë”. Min-istrja e Drejtësisë ka ftuar opozitën për bashkëpunim, dhe ka garantuar qytetarët se procesi do të vazhdojë. “Nuk çojnë askund Shqipërinë e mbetur pa Gjykatë Kus-htetuese. Shqipëria s’ka mbe-tur pa Gjykatë Kushtetuese por ka shpëtuar nga një trupë e sëmurë. Operacioni në trupin e njeriut ku kishin gjetur strehë kancer degradues. Ky boshllëk do të mbushet. Nuk çon askund bllokimi i ndry-shimeve ligjore për shkollën e magjistraturës. Ambasada amerikane shprehu dje in-dinjatë. Ne i falenderojmë partnerët tanë për mbështet-jen dhe garantojmë qytetarët se përpjekja e opozitës për bllokimin e shkollës së mag-jistraturës ishte e pashpresë dhe s’ka kthim pas. Asgjë dhe askush se bllokon dot më këtë rrugë. Asgjë nuk është jashtë parashikimeve tona, edhe vonesat. Askush s’është mbi ligjin, duke shantazhuar e kërcënuar. Vettingu s’disku-tohet më por zbatohet. E ftoj

    opozitën të bashkëpunojë”, theksoi ministrja Gjonaj.

    GazMent BarDhIPD ka reaguam menjëherë

    pas deklaratave të ministers së Drejtësisë, duke nxjer-rë këshilltarit ligjor të PD, Gazment Bardhi. Ish-min-istri teknik I Drejtësisë ka dekalruar se kryeministri Rama është personi që po bllokon reformën në drejtësi në mënyrë që ai dhe miqtë

    e tij të mos hetohen. “Min-istrja e Drejtësisë u përpoq të mbrojë me propagandë dhe sulme kundër opozitës përpjekjen e Edi Ramës për të bllokuar reformën në dre-jtësi me qëllimin e vetëm bllokimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të hetojë qeveritarët e korruptuar dhe krimin e or-ganizuar. Ligji për Shkollën e Magjistraturës është provë e qartë sesi Edi Rama po zhbën reformën në drejtësi, sepse ky ligj është kthim mbrapa tek institucionet e kalbura të sistemit të vjetër të drejtësisë…Edi Rama po bllokon zbatimin e reformës në drejtësi që ai vetë të mos hetohet për korrupsion, për pastrim parash, për lidhje me krimin e organizuar. Që Tahi-ri, Xhafaj, Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj, Dako, Sejdini, Habilajt dhe Balilajt t’i shpëtojnë dre-jtësisë”, ka deklaruar ndër të tjera Gazment Bardhi.

    “Te Rama shoh simptoma diktatoriale, Basha vuan influencën e Berishës”

    “Kryeministrat në mandatin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën. Në mandatin e dytë sillen ndryshe nga i pari. Në rastin e Ramës rëndon edhe më shumë.

    Mandati i dytë Kryeministrat në manda-tin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën”. Kësh-tu u shpreh kryetari i Frymës së Re Demokratike, njëherazi ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në “Repolitix” në Report Tv. Sipas Topit, Rama nuk ka zëra kundër në qeveri, por vendos vetë për gjithçka dhe kjo, shtoi ish-kreu i shtetit, e shtyn atë drejt sjelljes uzurpuese në pushtet. “Kryeministrat në mandatin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën. Në mandatin e dytë sillen ndryshe nga i pari. Në rastin e Ramës rëndon edhe më shumë. Në fushatë ishte në kërkim të një marrje ekskluzive të pushtetit dhe në bazën e kësaj fushate, njerëzit thonë se, fakti

    lloj ekzekutivi nuk ka zë të dytë. Kam edhe një këshillë shumë mirëqësore që unë do t’u bnëja politikanëve që të mos imitojnë me gjestikulacione liderin e tyre. Kjo ndodhte edhe me PD-në të cilët imitonin Berishën. Shoh ministra të qeverisë... Kam bindjen se nëse thonë njëherë jo, s’do jenë më aty, sepse ashtu është ndërtuar sistemi, listat në ekzekutiv janë ekskluzivitet i kryeministrit”, thekson Bamir Topi Rezerva, Topi ka edhe për liderin e opozitës, Lulzim Basha, i cili sipas tij vuan ende në PD ndikimin e Sali Berishës. Sipas Topit, opozita duhet të ishte në terren, në kontakte të përditshme me qytetarët dhe jo përpara ekraneve apo në mbledhje të aleatëve. “Për herë të parë dua të jap disa konsiderata, mund të konsiderohen edhe personale, por jo, janë politike. Z.Basha e

    kam takuar për herë të parë në ja-nar 2005, kur ai erdhi në PD, unë isha kryetar i grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD. Z.Basha ishte zgjedhur për të qenë në KOP, me një background, pamje dhe sjellje qytetarë. Pavarësisht situatave, këtë konsideratë s’e kam ndryshuar. Nuk e vlerësoj negativisht Bashën. Kur vjen puna politikisht, do kërkoja për interesat e vendit, një tjetër po-zicion. Duket sikur ende Basha vuan influencën e Berishës. Ky është perceptimi im. Unë mendoj se kjo e dëmton. Aksioni opozitar duhet të jetë një aksion tjetër, jo më një opozitë deklaratash mediatike, apo mbledhje të aleatëve. Opozita sot duhet të jetë në terren”, tha kryetar i FRD.

    Ish-presidenti i Republikës e sheh me shqetësim mungesën e Gjykatës Kushtetuese, ku si rrjedhojë e procesit të Vettingut,

    kjo gjykatë ka mbetur me vetëm dy anëtarë, krejtësisht jashtë funksionit. “Kemi një vit pa Gjykatë Kushtetuese. E dini se çdo të thotë apo jo? Kemi pasur betejë të fortë Parlament-Presi-dencë, kur unë isha president dhe ndjehesha i qetë sepse kishim një

    gjykatë, me aq njerëz, 13 vetë, të cilët patjetër kanë një gjykim shumë profesional, të palidhur me politikën. Në vite kam parë që Gjykata Kushtetuese ka qenë me koshiencë e barazlarguar nga politika, nuk ka pasur vendime të forta politike në favor apo në dëm të një pale tjetër. Merrni në konsidedarëtë çështjen e detit në 2009, kur në qeveri ishte PD, aq sa është fgolur për lidhjekt poitike, duhet të kishte një vendim në favor të PD, por nuk ndodhi kështu. institucioni ësht ëinstitucion. Sesi duhet të rinovohet, unë janë në frymën e kësaj reforme, por duhet tëfillohet dhe reformohet pa prishur punën e institucioneve. Pa gjykatë kushtetuese do të thotë që disa vendime abuziviste të rrisin dozën e tyre në interes të politikë, apo personave të caktuar”, deklaroi ish-presidenti Bamir Topi.

    që kryeministri thotë se na kanë prishur punë të tjerët në qever-isje, atëherë po ia japim timonin të na drejtojë i vetëm. Përdori një term vulgar, tepsia, kazani. Çdo njeri nuk duhet të trembet, por duhet të luftojë, sepse i bën mirë edhe kryeministrit. Në këtë

  • 11www.shqiptarja.com

    E EnjtE, 26 korrik 2018InvestIgImI

    Vodhën zhavorin eShushicës për rrugën

    e lumit të Vlorës 9biznesmenë e zyrtarë

    merren të pandehurJa emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që

    abuzuan, mes tyre e Rezarta Bokçiu,u arrestua për shkeljet në Gjinar-Elbasan

    nga elton QynoTirane

    Një hetim i nisur në janar të këtij viti nga sektori ekono-mik në policinë e Vlorës është mbyl-lur më pas me akuza konkrete për 9 persona të pandehur, biznesmenë ndërtimi dhe zyr-tarë të administratës publike në qarkun e Vlorës. Biznesme-ni Ismet Rexhaj, administrator “EUROKOS Dega Shqipëri”, Arjan Memetaj administra-tor “Memetaj 2002”, Robert Leskaj,administrator “Leskaj Inerte”, Bardhyl Balilaj Dre-jtues i Inspektoriatit Shtetëror të Ujrave në Vlorë, Luan Binaj, Specialist Mjedisi pranë Bashkisë Selenicë, Lisandër Bajramaj Specialist Mjedisi pranë Bashkisë Selenicë, Ha-jredin Ukperaj administrator “DENIS-05”, Rezarta Bokçiu, administratore “ARIFAJ” dhe Vasil Dema, administrator “SO.MA.TA”, janë marë të pandehur dhe dërguar në gjykatë si përgjegjës për akuzat e “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”, “Fallsfikimit të dokumentave”, “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Shpërdorim-it të detyrës”. Ndër personat e marrë të pandehur është dhe administratorja e kompanisë “Arifaj” Rezarta Bokçiu, e cila pak muaj më parë u arrestua nga prokuroria e Elbasanit për abuzime në ndërtimin e rrugës “Gjinar-Elbasan”. Për këtë segment rrugor, Bokçiu është marrë e pandehur dhe çështja kundër saj, Dashamir Xhikës, Andi Tomës dhe të tjerëve vijon htë gjykohet në Elbasan. DoSja e rrugëS Së“Lumit të VLorëS”

    Por dosja hetimore e nisur nga policia e Vlorës bën fjalë për ndërtimin e 90 km rrugë në zonën që njihet si rruga e “Lu-mit të Vlorës” me një vlerë prej gati 200 milion euro për tre lote ndërtimi. Nga një njoftim në mendia në janar të 2018 policia e Vlorës njoftonte se disa kompani private kryenin aktivitet, duke shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Shushicë përgjatë aksit rrugor Peshkëpi-Gjorm, si dhe pasqy-ronte ligjshmërinë e dyshimtë të lejeve për shfrytëzimin e inerteve të shtratit të këtij lumi nga shoqëritë ndërtuese. Ky informacion i policisë është përforcuar edhe nga denoncimi i disa banorëve të fshatit Drashovicë në Vlorë, lidhur me shfrytëzimin e paligjshëm të shtratit të lumit Shushicë. Rruga e “Lumit të Vlorës” është një segment që është folur shumë lidhur me mënyrën e ndërtimit të saj, shpenzimet e buxhetit të shtet-it dhe dobitë që sjell ky seg-ment rrugor për rigjenerimin e jetës së komunitetit të kësaj zone në Vlorë. Por asnjëherë

    nuk është folur për kompanitë ndërtuese që kryejnë punime, cilësinë e tyre dhe abuzimet që janë kryer nga këto kompani, për sa i përket ndërtimit dhe shkeljeve me qëllim, përfitimin

    e shumave financiare nga buxheti i shtet-

    it, që detyrimisht rëndojnë në xhepat e tak-sapaguesve s h q i p t a r ë . Një burim pranë sek-torit ekono-

    mik në po-licinë e Vlorës

    i tha “Shqiptarja.com” se kompanitë

    ndërtuese të këtij segmenti rrugor kanë shmangur mbi 150 milion lekë të vjetra taksa pa paguar në arkën e shtetit, ndërkohë që njëherësh kanë ndërtuar një skemë abuzive për të kërkuar gati 5 milion euro nga buxheti i shtetit, nëpërmjet faturave fiktive. Dhe këtë skemë siç mësohet e kanë ngritur duke prerë fatura financiare të falsifikuara, dhe deklaruar së zhavorin e marrë në shtratin e lumit Shushicë, e blinin. Ndërkohë projekti i ndërtimit të tre loteve të rrugës “Lumi i Vlorës” par-ashikon që shtrati i rrugës të ndërtohet me zhavor shkëm-bor dhe jo me zhavor lumor, siç është ndërtuar pjesa më e madhe e rrugës.Siç mësohet zhavori është marrë në mënyrë të paligjshme në shtratin e lumit, duke falsifikuar lejat

    Faturat e rremeKëtë skemë siç mësohet e kanë ngritur duke prerë fatura financiare të falsifikuara, dhe deklaruar së zhavorin e marrë në shtratin e lumit Shushicë, e blinin.

    renta minerarePërpos vjedhjes, këtu shtohet dhe një abuzim tjetër, pasi kanë marë në mënyrë të paligjshme mijëra metër kub zhavor lumor, asnjë prej kompanive nuk ka paguar asnjë taksë shtetit për rentën minerare për metër kub

    1. Ismet Rexhaj, administrator “EUROKOS Dega Shqipëri” “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera” “Fallsfikimit të dokumentave” “Ndërtimit të paligjshëm”2. Arjan memetaj administrator “Memetaj 2002” “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”3. Robert Leskaj,administrator “Leskaj Inerte” “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”4. Bardhyl Balilaj Drejtues i Inspektoriatit Shtetëror të

    Ujrave në Vlorë “Shpërdorim detyre”5. Luan Binaj, Specialis Mjedisi pranë Bashkisë Selenicë “Shpërdorim detyre”6. Lisandër Bajramaj Specialist Mjedisi pranë Bashkisë Selenicë “Shpërdorim detyre”7. Hajredin Ukperaj administrator “DENIS-05” “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera” “Fallsfikimit të dokumentave” “Ndërtimit të paligjshëm”8. Rezarta Bokçiu, administrator “ARIFAJ” “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera” “Fallsifikimit të dokumentave” “Ndërtimit të paligjshëm”9. vasil Dema, administrator “SO.MA.TA” “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera” “Fallsfikimit të dokumentave”

    PerSonat e PanDehur Dhe akuzat

    e shfrytëzimit mjedisor të këtij shtrati. Kjo ka bërë që kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e rrugës të ulin konston e shpenzimit, pasi zhavorin shkëmbor që duhet ta blinin, e vidhnin në shtra-tin e lumit Shushicë. Përpos vjedhjes, këtu shtohet dhe një abuzim tjetër, pasi kanë marë në mënyrë të paligjshme mi-jëra metër kub zhavor lumor, asnjë prej kompanive nuk ka paguar asnjë taksë shtetit për rentën minerare për metër kub. Hetimet e policisë dhe prokurorisë së Vlorës kanë zbuluar se tre kompanitë “Denis-05” e Hajredin Ukper-aj, “Arifaj” e Rezarta Bokçiu dhe “Eurokos Dega Shqipëri” e Ismet Arifaj kanë kryer punime në rrugën e “Lumit të Vlorës” para miratimit të

    lejës së ndërtimit nga Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe njëkohësisht pa patur një leje mjedisore të vlefshme. Këto kompani kanë abuzuar gjatë punimeve dhe kanë shkatër-ruar e shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme basenin e lumit Shushicë, duke marrë materi-ale inerte për qëllim të reha-bilitimit të rrugës së “Lumit të Vlorës”, duke vënë në rrezik mjedisin rrethues dhe jetën e njërëzve nga përmbytjet, pa respektuar asnjë kriter teknik mjedisor dhe pa leje mjedisore për këtë veprimtari. Ka rezul-tuar se të treja kompanitë kanë fallsifikuar dhe përdorur në bashkëpunim me njëra tjetrën dokumentin një leje shfry-tëzimi të vitit 2017 me qëllim shfrytëzimin e paligjshëm të shtratit të lumit Shushicë. Ndërkohë në të njëjtën linjë me këto tre kompani ka qënë dhe Vasil Dema,i firmës “SO.MA.TA” i cili ka zhfrytëzuar dhe shkatëruar në mënyrë të paligjshme shtartin e Lumit në zonën e Bunavisë. Ndër-sa biznesmeni tjetër Arjan Memetaj, me mjetet e tij ka vjedhur zhavorin në vendin e qujatur Llëngë,Leskaj ka vjedhur dhe shkatëruar te-renin në malin e Drashovicës. Përballë kësaj situate, kanë qëndruar totalisht indiferentë zyrtarë të qarkut të Vlorës, që kishin përgjegjësi të reagonin dhe parandalonin një situatë të tillë. Bardhyl Balilaj, në cilësinë e Drejtuesit të Ins-pektoriatit Shtetëror të Ujrave në Vlorë nuk ka kryer asnjë inspektimin lidhur me kom-panitë dhe aktivitetin e tyre të paligjshëm në shfrytëzimin shtarit të lumit Shushicë. In-diferent përballë kësaj situate ka qëndruar dhe Luan Binaj Specialist Mjedisi në bashkinë Selenicë dhe kolegu tjetër i tij Lisandër Bajramaj.

    Pamje nga rruga

    Harta e shtrirjes së rrugës së lumit të Vlorës

  • 12 E EnjtE, 26 korrik 2018www.shqiptarja.comvenDImI I gJYKAtes

    grabisnin karburanteme çifte kushërinjtë

    në Fier mbyllen në qeli“Skifterja” e Fierit akuzohet edhe nga nënae Emiljanos: Mbesa ma mori në qafë djalin

    FotoLajmanna maLaj“SkiFterja” e FieritPërShënDet meDiat me giShtin e meSitNjë detaj interesant në seancën e djeshme në Gjykatën e Fierit tregon një nga autoret e grabitjes së karburantit në Fier duke “përshëndetur” me gishtin e mesit personat që ndodheshin në oborrin e Gjykatës. Malaj shfaqet e prangosur në video, ndërkohë që është e shoqëruar nga dy policë.

    Pas grabitjes së karburanteve në qytetin e Fierit, Gjykata e Fierit, ka dhënë masën “arrest me burg” për dy autorët, Anna Malaj dhe Emiljano Grembi. Dy kushërinjtë u ndaluan nga policia pasi kishin kryer një grabitjen e 300 mijë lekëve të vjetra në një karburant në Levant të Fierit dhe tentuan të vjedhin edhe dy pika të tjera por pa sukses. Për të realizuar grabitjet Anna Malaj nga Mallakstra dhe kushuriri i saj përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet të cilit i vendosnin targa të vjedhura. Në dëshminë e saj para policisë, Anna Malaj, u shpreh se kur kryeu grabitjen ishte e dehur. Më pas ajo ka shpjeguar se kanë përzg-jedhur pikërisht këtë pikë shitjesh karburantesh, pasi disa kohë më parë, kur kthehej nga Vlora për në Fier, kishte ndaluar për tu furnizuar në këtë karburant. Sipas saj, ajo i ka dhënë punonjësit 50 euro për të paguar, por ky i fundit kur i ka kthyer reston, ka gabuar me kursin e këmbimit duke i kthyer më pak para. Jashtë ambjenteve të Gjykatës, për kamerat është prononcuar edhe e ëma e Emiljano Grembit, e cila bën me faj të mbesën, Annën. “Djali im është i pafajshëm, ai nuk ka bërë asgjë. Vajza e ka marrë në qafë. Djali im nuk ka pasur as armë. Arma dhe makina janë të sajat. Ajo e ka marrë djalin për t’i bërë diçka”-thotë Fatije Grembi, e ëma e Emiljano Grembit.u zbuLuan ngakamerat e SiguriSë

    Për të dokumentuar ngjarjen, dhe për ta lidhur atë edhe me ten-tativën e grabitjes së dy pikave të tjera të karburantit në Mallakastër e Fierit, është dashur sekuestrimi i kamerave të sigurisë, të cilat kanë nxjerrë në dritë të vërtetën, ndërsa policia ka siguruar edhe të dhëna operative se femra që kishte marrë pjesë në të tre grabitjet, mund të ishte 31-vjecarja Anna Malaj, e cila më parë quhej Jonida. Pas fakteve të mbledhura, efektivët e policisë

    kanë shkuar për kontroll në banesën e 31-vjeçares, duke e pyetur këtë të fundit nëse kishte armë, dhe Malaj ka dorëzuar menjëherë armën e gja-hut që rezultoi të jetë përdorur edhe për grabitje. Në oborrin e shtëpisë së 31-vjeçares është gjetur edhe automjeti i ngjashëm me makinën e përdorur nga grabitësit që dukej në kamerat e sigurisë të pikave të shitjes së karburanteve. Kanë mjaftuar këto fakte për të kryer edhe shoqërimin e 31-vjeçares të cilës i janë marrë deklarimet përkatëse lidhur me tre

    ngjarjet.grabitjen e ParëPër hakmarje

    Gjatë marrjes në pyetje, ka kon-statuar se 31-vjeçarja mbante në qafë një medaljon, të ngjashme me atë që mbante vajza e cila shfaqej në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë. Pasi janë krahasuar të gjitha të dhënat, 31-vjeçares i është kërkuar që të eci dhe vrapojë për disa metra, duke krahasuar këtë të fundit me imazhet e marra nga kamerat e sigurisë, që përafrohej

    thuajse totalisht. E ndodhur përballë këtyre fakteve, Anna ka rrëfyer të vërtetën para prokurorit Çlirim Sino, duke pranuar se ishte ajo vajza që shfaqej në mjediset e karburanteve. Vetë 31-vjeçarja Malaj ka treguar përpara grupit hetimor se pasi ka festuar datëlindjen e saj të 31 më datë 1 korrik, në gjendje të dehur kanë shkuar së bashku me kushëri-rin e saj, Emiljanon, që të vidhnin me armë karburantin që ndodhej pranë fshatit Levan. Sipas saj, pasi kishin pirë janë nisur për të kryer

    grabitjen e parë. Ajo ka shpjeguar se kanë përzgjedhur pikërisht këtë pikë shitjesh karburantesh, pasi disa kohë më parë, kur kthehej nga Vlora për në Fier, kishte ndaluar për tu furnizuar në këtë karburant. E ndaluara ka po-huar se i ka dhënë punonjësit 50 euro për të paguar, por ky i fundit kur i ka kthyer reston, ka gabuar me kursin e këmbimit. Mësohet se 31-vjeçarja ka pohuar para hetuesve se edhe pse ka debatuar, punonjësi nuk i ka kthyer reston e duhur dhe për këtë arsye ka dashur të hakmerret ndaj tij.

    gjykata e Shkallës së Parë në Shkodrës ka shpallur moskompetencë për vrasjen e Mirsad Kuçit nga xhaxhai i tij, Bujar Kuçi. Dosja i ka kaluar Gjykatës për Krimet e Rënda. Mirsad Kuçi, u vra në 23 shtator

    2017, në një rrugicë pas teatrit “Migjeni” nga xhaxhai i tij, të cilit gjykata i dha masën e sigurisë “arrest me burg”. Mirsad Kuçi, 33 vjeç, ishte baba i dy fëmijëve. Në seancat paraprake në gjyq janë përballur babai i vitimës me të vëllanë. Faik Kuça ka tentuar të vrasë të vëllain e tij Bujar Kuçi, pasi iu drejtua me fjalët: “…ju bëni çfarë të doni mua më ka

    ikur djali dhe më ka lënë dy jetima…”. Xhaxhai Bujar Kuçi pranoi krimin e tij, dhe u justifikua me faktin se ishte i dehur dhe se nipi ka tentuar ta vrasë. Sipas Bujar Kuçit, vrasja është bërë për vetëmbrojtje. Bujar Kuçi kishte tentuar edhe më herët që të vriste nipin e tij, Mirsad Kuçi për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre për oborrin dhe çështje të tjera duke qenë se shtëpitë i kishin ngjitur.

    Gjykata e Shkodrës shpallmoskompetencë për dosjen,e kalon tek Krimet e Rënda

    Vrau nipin Mirsad Kuçi

    Po PeShkonte me VëLLezërit

    mbytet 19-vjeçari telumi i Brarit në tiranë

    një 19-vjeçar është mbytur këtë të mërkurë teksa po peshkonte me dy vëllezërit e tij në lumin e Brarit në Tiranë. I riu që humbi jetën është identifikuar si Renaldo Ymeri. Ai është rrëmbyer nga rrjedha e lumit, por nuk ka mundur të dalë dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje mbërri-tën shërbimet e Policisë, si dhe ekipet e Polumbarëve të RENEA-s të cilët nxorën trupin e pajetë nga lumi.“Më datë 25.07.2018, rreth orës 18:15, shtetasi R. Y., 19 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar së bashku me dy vëllezërit e tij, në lumin e “Brarit”, është marrë nga rrjedha e ujit të lumit ku për pasojë dhe është mbytur”-thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës. Në vendngjarjekanë shkuar shërbimet e Policisë, si dhe Polumbarët e Reneas për gjetjen e trupit.

    iDentiFikohet autori

    Plumba para gjykatësnë Lushnjës, 29-vjeçarii shpëton atentatit

    një ngjarje e rëndë ka ndodhur një pasditen e djeshme në qytetin e Lushnjes, pak metra larg ambienteve të Gjykatës. Një 26-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të një automjeti, ku ka tentuar të vrasë një person. Policia ka identifikuar personat e përfshirë në konflikt dhe rezulton se S.Xh, 26-vjeç, banues në Lushnje, ka hapur zjarr në drejtim të A.Ç, 29-vjeç, i cili po lëvizte me automjetin e tij tip “Pegueot”. Pas ngjarjes, 26-vjeçari është ndihmuar nga një afërm që të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes i cili është arrestuar. Ndërsa në kërkim është shpallur autori i kësaj ngjarje, S.Xh, 26-vjeç.

    ngjarja në Cërrik

    tenton të përdhunojë73-vjeçaren në banesë,arrestohet në flagrancë

    tahir Allkja,53 vjeç, banues në Shalës të Cërrikut, është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një 73-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kur në banesë s’ka patur asnjë nga familjarët të pranishëm. “Tahir Allkja,53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik,(i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”. Ky shtetas u arrestua pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases R.T. 73 vjeçe, banuese në Cërrik, dhe ka ten-tuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.

  • 13www.shqiptarja.com

    E EnjtE, 26 korrik 2018InteRvIstA

    Mike del Ferro, shpirti i lirë i jazz-it performon në TiranëFlet pianisti me famë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it:

    “Ura muzikore edhe me Shqipërinë. Këtë vit festivali ka më shumë publik”

    nga Dhurata HamzaiTirane

    Rrëfen se ka udhëtuar në mbi 117 vende të botës, në kërkim të bashkëpuni-meve me muzikantët nga kultura krejtësisht të ndryshme nga ajo e veta. Përherë gjatë bashkëpunimeve shpalos një bum rezultatesh kompozicioni, duke ndërtuar ura muzikore mes kulturave që normalisht nuk arrijnë dot ta njohin njëra-tjetrën.

    Ky është pianisti holandez Mike del Ferro, që për të katërtën herë merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it në Shqipëri. Edicioni i shtatë i këtij festivali. Me president Besim Petrelën dhe drejtor artistik Genti Rushin, ky festival ka sjell në Tiranë dhjetë grupe nga vende të ndryshme të botës, ku 28 artistë të huaj kanë mbërritur në Tiranë këtë javë. Kjo verë jehon me ritmet e muzikës Jazz, ku ky edicion ka startuar që nga mbrëmja e së martës edhe në Apoloni.

    Edicioni i shtatë i festivalit do të vijojë me shfaqjet deri më 28 korrik. Grupe të tjera që do të perfomojnë në këtë festival festival janë Eldad dhe Zitrin nga Izraeli, trioja Allulli, Zanisti dhe Sferra nga Italia, nga Shqipëria është trio Gent Rushi, nga Belgjika në festival mbërrin trio Toine thys dhe Sa-Ni-Ti (Sarajevë-Nish-Tiranë) etj.

    Ndërsa artisti holandez, Mike del Ferro, ka dhënë dje në mbrëmje një performancë të shkëlqyer, i shoqëru-ar nga artistja e re holandeze Kim Hoorweg.

    Energjia e tij e interpretimit ka tërhequr vëmendjen e publikut. Mike del Pierro befason në piano, duke kombinuar elementet e kanoneve të çmuara të muzikës perëndimore, e të përziera këto me guximin e im-provizimit të jazz-it, ndërkohë që iu falet strukturave të lashta të muzikës tradicionale aziatike, amerikano-ju-gore dhe afrikane.

    I lindur në Amsterdam, Mike del Ferro konsiderohet sot një nga pianistët dhe kompozitorët më të suk-sesshëm europianë që eksperimen-ton në rrymën e jazi-t. Shanset e një formimi rigoroz klasik i pati në famil-jen e tij, sepse ai është djali i këngëtarit të shquar të operës Leonardo del Ferro. Puna e madhe dhe talenti i vlerësuar nga mësuesit e tij, që në fëmijëri, e kanë ndihmuar Mike del Ferron që të zbulojë ë pasionin për jazz-in dhe atje të gjej lirinë e të shprehurit si artist. Del Ferron, kritika botërore e muzikës e konsideron si