7
Ballina Na Kontaktoni Kërko për: Kërkoni Lazer Radi 100 Vjetori i Lindjes… 29 Jan.1916-2016 Aforizma e ditës Himni Kombtar Lasgush Poradeci – Vajza me sytë ngjyrë gjaku Lasgush Poradeci (1899- 1987) Ka dy lloj dashurish ndaj Lasgush Poradecit… Ata që duan atë për t’i vjedhë sadopak nga drita e tij, dhe ata që e duan për të mos e lënë kurrë dritën e tij të venitet… Jozef Radi Shkollat e para shqipe të Mesjetës nga Ndue Dedaj 07 Maj 2015 Studiuesi Ndue Dedaj Shkollat e para shqipe të Mesjetës nga Ndue Dedaj Një kapitull më vete përbën shkolla e parë shqipe në Kosovë, aq më tepër se ajo është e shekullit XVI, afro gjysmëshekulli para shkollës së Kurbinit e Velës. Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore Këto kohë ka pasur zëra të shkruar e të pashkruar, për ta riparë datimin e së parës shkollë shqipe në vendin tonë, që sot për sot zyrtarisht e kemi në fundin e shekullit XIX, me Mësonjëtoren e Korçës të vitit 1887, natyrisht një gjurmë e shndritshme e veprës së Rilindësve tanë. Po a nuk janë rilindës dhe ata që i hapën ato shkolla dy shekuj e gjysmë para kësaj? Shkolla e parë shqipe mund të kërkohet dhe në një tjetër gjeografi rajonale nga ajo e mësipërme, në Jug të vendit. Kronikat thonë se në vitet 1628-1661, shkolla shqipe me germa latine u hap në Dhërmi të Himarës dhe më vonë edhe në disa qendra të tjera të krahinës. Një kapitull më vete përbën shkolla e parë shqipe në Kosovë, aq më tepër se ajo është e shekullit XVI, afro gjysmëshekulli para shkollës së Kurbinit e Velës. Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore. Edhe atëherë kur persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte i ngritur në sistem, në Stubëll, fshat i Malësisë së Karadakut, më 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kur edhe kishte funksionuar shkolla e parë. Duke marrë në analizë këtë traditë të vyer të katër shekujve më parë, shkencërisht dhe pa paragjykim, siç i ka hije një historiografie moderne, a nuk është me vend që “datëlindjen” e shkollës shqipe ta shtyjmë më përpara, në gjysmën e parë të shekullit XVII, te një shkollë në Velë, Kurbin a diku tjetër… Radi and Radi Shkrime nga Lazër dhe Jozef Radi Search

Shkollat e para shqipe të Mesjetës nga Ndue Dedaj | Radi and Radi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shkollat e para shqipe të Mesjetës nga Ndue Dedaj | Radi and Radi

Ballina Na KontaktoniKërko për:

Kërkoni

Lazer Radi 100Vjetori i Lindjes…29 Jan.1916-2016

Aforizma e ditës

Himni Kombtar

Lasgush Poradeci –Vajza me sytëngjyrë gjakuLasgush Poradeci (1899-1987) Ka dy lloj dashurishndaj Lasgush Poradecit…Ata që duan atë për t’ivjedhë sadopak nga drita etij, dhe ata që e duan përtë mos e lënë kurrë dritëne tij të venitet… Jozef Radi

Shkollat e para shqipe të Mesjetës nga Ndue Dedaj07Maj

2015

Studiuesi Ndue Dedaj

Shkollat e para shqipe të Mesjetës

nga Ndue Dedaj

Një kapitull më vete përbën shkolla e parë shqipe në Kosovë, aq më tepër se ajo është e shekullitXVI, afro gjysmëshekulli para shkollës së Kurbinit e Velës. Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditëpesëshekulloreKëto kohë ka pasur zëra të shkruar e të pashkruar, për ta riparë datimin e së parës shkollë shqipenë vendin tonë, që sot për sot zyrtarisht e kemi në fundin e shekullit XIX, me Mësonjëtoren eKorçës të vitit 1887, natyrisht një gjurmë e shndritshme e veprës së Rilindësve tanë. Po a nuk janërilindës dhe ata që i hapën ato shkolla dy shekuj e gjysmë para kësaj?Shkolla e parë shqipe mund të kërkohet dhe në një tjetër gjeografi rajonale nga ajo e mësipërme,në Jug të vendit. Kronikat thonë se në vitet 1628-1661, shkolla shqipe me germa latine u hap nëDhërmi të Himarës dhe më vonë edhe në disa qendra të tjera të krahinës.Një kapitull më vete përbën shkolla e parë shqipe në Kosovë, aq më tepër se ajo është e shekullitXVI, afro gjysmëshekulli para shkollës së Kurbinit e Velës. Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditëpesëshekullore. Edhe atëherë kur persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte i ngriturnë sistem, në Stubëll, fshat i Malësisë së Karadakut, më 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i paridhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kur edhe kishte funksionuar shkolla e parë.Duke marrë në analizë këtë traditë të vyer të katër shekujve më parë, shkencërisht dhe paparagjykim, siç i ka hije një historiografie moderne, a nuk është me vend që “datëlindjen” eshkollës shqipe ta shtyjmë më përpara, në gjysmën e parë të shekullit XVII, te një shkollë në Velë,Kurbin a diku tjetër…

Radi and RadiShkrime nga Lazër dhe Jozef Radi

Search

Page 2: Shkollat e para shqipe të Mesjetës nga Ndue Dedaj | Radi and Radi

Ngjarje HistorikeLindi

1591 Jusepe de Ribera(José de RiberaSpagnoleto) (1591-1652)- piktor i njohur spanjoll,që veprat e veta i punoikryesisht në Napoli.

1889 Justin Rrota (1889-1964) - frat françeskan,studiues, albanolog dhehistorian, i cili i përkushtoigjithë jetën studimit tëgjuhës shqipe dhe tëautorëve të lashtë,arbëreshë e shqiptarë.Punoi shumë vite nëkushtet e mjerimit dheparalizës dhe u nderuavetëm mbas viteve '90.

1955 Mo Yan (1955) -shkrimtar i njohur kinez,fitues i Çmimit Nobel përLetërsi në vitin 2012.

Ngjarje

1600 Giordano Bruno(1548-1600) - u dogj igjallë në Campo de' Fiorinë Romë, nga KishësKatolike Romane nënakuzën për herezi.

1867 Anijia e parë kalonpërmes Kanalit të Suezit,të hapur për të parën herë.

2008 Parlamenti iKosovës shpall pavarësinëe Republikës e Kosovës.Dita e Lirisë në Kosovë!

2016 Dita e 47 e vitit,kanë mbetur edhe 319ditë nga mbarimi i tij.

Vdiq

1600 Giordano Bruno(Filippo Bruno) (1548-1600) - filozof, shkrimtardhe frat domenikan italian,i akuzuar nga kishakatolike për "mendimin elirë".

1673 Molière (Jean-Baptiste Poquelin) (1622-1673) - komediograf dheaktor teatral francez iperiudhës së Klasicizmit.

1856 Heinrich Heine(Christian Johann HeinrichHeine) (1797-1856) -poet i njohur gjerman, mëkryesori në periudhën ekalimit nga romanticizmi nërealizëm.

1927 Giuseppe Schirò (Zef

Kisha e Shen Gjergjit Stubell – Shkolla e pare shqipe

Histori Ndryshe

(I përkasin “rilindjes arbënore”, që i parapriu asaj kombëtare)Korrigjimi i parë historiografik do të ishte: Nuk kemi një shkollë të parë shqipe, por disa shkolla tëtilla dhe kjo është lumni për një komb. Korrigjimi i dytë historiografik: Shkollën apo shkollat e para shqipe nuk i kemi në shekullin XIX, pornë shekujt XVI-XVII, të paktën nga viti 1632, ose 255 vjet më herët se shkolla e Korçës, që njihetzyrtarisht si i para.Korrigjimi i tretë historiografik: nuk ka kuptim që katolicizmit t’i pranosh librat e parë shqip, por jodhe shkollat e para shqipe, pasi ato janë një unitet kulturologjik shqiptar, thënë ndryshe, ngjizurnga e njëjta ABC.Duhet mbajtur fort e ngulitur në mendje ajo që thoshte Faik Konica, se katolikët shqiptarë janëshkaku që u mbajt gjallë kombësia jonë, të cilët i thoshin lutjet shqip në meshën e së dielës,shkruanin librat shqip e hapnin shkollat shqipe. Kisha Katolike, në ravën e mundimshme të krijimit të vlerave themelore në shumëfishin e kulturës,s’i rreshti përgjatë Mesjetës përpjekjet shqipnore në lëmin e gjuhës dhe shkollimit. Ipeshkvi iArbnisë, Imzot Gjon Kolesi, françeskan shqiptar, në vitin 1625 shpall para Selisë së Shenjtë nevojëne “ngrehjes” së një a dy shkollave në malësitë e dioqezës së vet (ku mvareshin dhe kishat e Krujës,Kurbinit, Matit, Lurës, Dibrës, përfshiheshin famullitë mirditore të Kthellës, Selitës e Rranzës) “menga 10-12 çuna secila”, ku nxënësit “të mësonin shkrim e këndim dhe themele të mira të besimit”.Pastaj, të shkolloheshin më tej jashtë vendit, në Loreto (Itali), “sepse kështu do të nxirrej fryt imrekullueshëm n‘ato vende ku s’ka shkolla e as mësues”. Dhe më e rëndësishmja: “mbasi të kenënxanë për vete, do të bahen mësues për të tjerët”. (Injac Zamputi, Relacione mbi gjendjen eShqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII, Vëllimi I, Tiranë 1963, f. 371.) Kërkesa të tillatë prelatëve të lartë shqiptarë të shekullit XVII, por dhe të një shekulli më parë, bënë që për nevojatë predikimit shqip dhe formimin e klerit katolik vendas të hapeshin disa shkolla shqipe. “Një rol tërëndësishëm për këtë qëllim luajtën priftërinjtë katolikë shqiptarë, të cilët gjatë shekullit XVII,hapën shumë shkolla fillore e të mesme në gjuhën shqipe; hartuan tekste shkollore, bënëpërkthime të librave fetarë dhe hodhën themelet e letërsisë së shkruar shqipe”. (Menduh Dërguti,dr. Sonila Boçi, dr. Ledia Dushku, Historia, Tiranë, 2010, f. 38.) Studiuesit kanë vërejtur se“përveç shkrimit e leximit, aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit eBogdanit”. (Edwin Jasques, Shqiptarët, 1995, f. 313). Të dhënat për këto çerdhe të para tëditurisë sigurisht që nuk janë të mjafta, për shkak të travlimeve politike që kalonte vendi, rrënimittë arkivave e bibliotekave. Por dihet se në Shqipërinë e Veriut në Mesjetë kemi një gjerdanshkollash dioqezane, ku dy më kryesoret ishin e Kurbinit dhe e Velës. Ndoshta ndër ato të dyja,asnjëra nuk ishte e para, por sipas një shprehje latine, secila ishte e parë ndër të para. Mundet tëketë qenë rastësi, por më shumë mund të ketë qenë marrëveshje mes ipeshkvnishë që ato shkollatë hapeshin njëherësh, në një vit. Ato vijnë përgjatë shekullit të 17 si dy krenat e një shqiponje, sanë një kreshtë Kurbin-Krujë, në një tjetër Mirditë-Lezhë. Duhet mbajtur parasysh se ato shkollaishin në male të thella, të fshehura, pasi nuk mund të ishin lirisht në qytete, që ishin nën sundiminotoman. Malet ishin më të lira dhe për vetë rrojtjen e Ipeshkvinjve. Kemi një lartësim shpirtëror,moral dhe kulturor në nismën për këto shkolla, për çka memoriali i tyre nuk duhet vonuar më tej nëshekullin XXI. Shkollat më së shumti ishin “ngjitur” në male, në Shna Premte të Kurbinit (dikurabaci e Ipeshkvnisë së Krujës), në Velë-Mirditë (qendër ipeshkvnore e Lezhës) e Shën Llezhdër tëOroshit (abaci dhe rezidencë verore e Ipeshvit të Lezhës), ku institucionet e besimit herë pas herepërtëriheshin, shekullare dhe rregulltare. Françeskanët u jepnin arsimin fillestar fëmijëve tështresave të gjera të popullsisë, aq më tepër që në Urdhrin Françeskan kishte dhe shumë shqiptarë.Në vitin 1585, ata mbijetonin në kuvendin e Sebastes-Laç, atë të Lezhës, të Rubikut dhe të Kepit tëRodonit, me një numër të përgjithshëm prej 40 rregulltarësh. Edhe shekullarët i kishin shtuar epërmirësuar shkollat, dhe për faktin se Koncili i Trentos (1545-1563) kishte vendosur që çdodioqezë të kishte seminare për përgatitjen e priftërinjve. (Nikollë Loka, zhvillimi i arsimit nëArbërinë mesjetare, “Dielli”, 2012.) Krijimi i këtyre seminareve u ndërmor për të garantuar njëformim më të mirë fetar, kulturor e moral të klerit të ardhshëm, me qëllim që ta bënte atë të aftë

Page 3: Shkollat e para shqipe të Mesjetës nga Ndue Dedaj | Radi and Radi

Foto-Tregime

Testata

Dr. Lazër Radi

Skiroi - Piana degliAlbanesi) (1865-1927) -poet, gjuhëtar, publicist,patriot dhe historianarbëresh. Ndër figurat matë randësishme të LëvizjesKulturore dhe letrareshqiptare të shek. XIX.

1970 Shmuel YosefAgnon (1888-1970)- shkrimtar hebre, fituesi iÇmimit Nobel për letërsi,për vitin 1966, së bashkume poetin Nelly Sachs. Nëgjuhën angleze veprat e tijjanë me emrin S. Y. Agnon

1973 Francesco Jacomonidi San Savino (1893-1973) - dipllomat dhepolitikan italian. Mëkëmbësi Mbretittë Italisë në Shqipërigjatë pushtimit fashist.

2006 Frederik Rreshpja(1940-2006) - poet lirikndër ma të mirët e letërsisëshqipe. Vuejti 17 vite burgtë randë për fajin e vetëmse: Ishte Poet.

2015 Emanuele Giordano(1920-2015) - studiuesgjuhës, letërsisë, historisë,zakoneve dhe muzikësarbnore. Autor i “Fjalorittë Arbëreshëvet’Italisë”.

Botë Sporti dhe Futbolli

Gazeta

Aforizma e ditës

Kafe letrare

“Savra-MonAmour!”

Nji libër… nji dritare

Rubrika e Heretikut

Hapësirë Debati

Kënga si Kujtesë

Shqipja e Dialektit

Revista Arbëria

Video…poezi

Foto-Video

Pasione-Foto

Hapësira Juaj…

Lazer Radi – Jeta (1916-1991)

Boterori Brazil 2014

Biografi e Dr. Lazër Radi

Botimet

Miqtë e Lazër Radit

Historia përmes fotosh

Poezia

në zhvillimin e veprimtarisë pastorale. (Gian Luca Potestà, Giovanni Vian, Historia e krishterimit,Bolonja 2010, Tiranë 2012, f. 334.)

Edwin Jacques – The Albanians

Shkolla e Velës

Shkolla e Velës u hap nga ipeshkvi i Lezhës. “Aty nxënësve u mësohej gjuha shqipe.” (Historia eLetërsisë Shqiptare, Tiranë 1983, f. 14.) Dom Prend Suli shkruante se për shumë vjet, Ipeshkviae Lezhës ka pasur në Velë një Gjakoni (shkollë fetare), ku priftnit u mësonin shkrim të rinjve. Mëpas, djemtë kryenin mësimet pranë Ipeshkvit, i cili i shuguronte meshtarë. Historiani i njohur, ZefMirdita, shkruan se qëllimi i kësaj shkolle ka qenë formimi i klerit, prandaj ajo mund tëkonsiderohet si seminar. Këtë shkollë e vlerëson në shkrimet e veta dhe profesor Jup Kastrati, kurseakademik Jorgo Bulo, duke pasur parasysh kryesisht ndihmesën e saj, shkruan se Mirdita ështëvendi ku shqipja u mësua të paktën nga shekulli XVII dhe ku u ruajtën trajta arkaike me vlerë përhistorinë dhe zhvillimin etimologjik të shqipes. (Gjon Marku, Mirdita-intervista I, 2002, f. 52.)Rëndësia e Shkollës së Velës dëshmohet dhe nga një Urdhëresë e Kuvendit të Arbërit (1703) qëlëshohet posaçërisht për këtë shkollë dhe atë të Kurbinit, si dy shkollat kryesore të kohës. Kapitulli5 i Koncilit Shqiptar “Mbi shkollën e Kurbinit dhe të Lezhës/Velës” porosit që nxënësit “paspërvetësimit të shkrim – këndimit, duhet të mësojnë njohuritë e para gramatikore (nënkupto:shqipe) dhe ato të gjuhës latine.” (P. Vinçens Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703, Ulqin-Tuz, 1999,f.127-128.) Ka pasur datime të ndryshme për sa i përket Shkollës së Velës, ndonjëherë është thënëgabimisht (nga mosnjohja e dokumenteve) se i përket vitit 1692, apo se është hapur rreth vitit1660, por tashmë kohëhapja e saj është përcaktuar. Studiuesi amerikan Edvin Zhak, në librin e tij“Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, shkruan: “Shkolla e parë, edokumentuar, në gjuhën shqipe, u hap në Velë të Mirditës më 1632”. Por kjo nuk ishte e vetmja.Sipas tij, “një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin po më 1632.” (Shih dheMehmet Elezi, Shkolla e Parë Shqipe në Shkodër, “Bota sot”, 8 nëntor 2003; Safet Hyseni:Histori e shkurtër e arsimit shqip, 10.09.2012.) Pas vdekjes së ipeshkvit Gjergj Uldanji më 1690,shkolla vazhdoi të funksionojë, ndërkohë që ipeshkvi la me testament që nga të mirat (të ardhurat)e tij të ndihmoheshin dy nxënës, dëshirë që nuk u çua në vend nga të kushërinjtë. (Zef Mirdita,Krishtenizmi ndër shqiptarë, Zagreb 1998, f. 324.).

Page 4: Shkollat e para shqipe të Mesjetës nga Ndue Dedaj | Radi and Radi

Jozef Radi

Shkurt 2016

H M M E P S D

« Jan

1 2 3 4 5 6 78 9 10 11 12 13 14

15 16 17 18 19 20 2122 23 24 25 26 27 2829

Arkivi

Dite Historike

Artikuj 1935-1939

Intervista

Përkthime

Shkrime mbi Dr. Radin

Humor

Dorëshkrime

Në gjuhë të huaja

Shkrime gazete

Arkivi Dr. Lazër Radi

Artikuj 1935-1939

Artikuj 1939-1944

Artikuj 1991-1998

Biografi Jozef Radi

Miqtë e Jozef Radit

Poezia

Proza

Përkthime

Botimet

Fotoditar

Artikuj

Intervista

Shkrime mbi Jozef Radin

Arkivi Jozef Radi

Përkthime prej shqipes

Lindi

1591 Jusepe de Ribera(José de RiberaSpagnoleto) (1591-1652)- piktor i njohur spanjoll,që veprat e veta i punoikryesisht në Napoli.

1889 Justin Rrota (1889-1964) - frat françeskan,studiues, albanolog dhehistorian, i cili i përkushtoigjithë jetën studimit tëgjuhës shqipe dhe tëautorëve të lashtë,arbëreshë e shqiptarë.Punoi shumë vite nëkushtet e mjerimit dheparalizës dhe u nderuavetëm mbas viteve '90.

1955 Mo Yan (1955) -shkrimtar i njohur kinez,fitues i Çmimit Nobel përLetërsi në vitin 2012.

Ngjarje

1600 Giordano Bruno(1548-1600) - u dogj igjallë në Campo de' Fiori

Profesor Zef Mirdita (1936)

Shkolla e Kurbinit

Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) shkruhet: “Shkolla e Kurbinit. Një nga shkollat e parashqipe, e themeluar me 1632 në afërsi të Krujës, që i përkiste vilajetit të Shkodrës. Përveç leximit eshkrimit, aty jepej dhe mësimi i gramatikës. Përdoreshin si tekste mësimore edhe veprat e FrangBardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit e të ndonjë tjetri, në gjuhën shqipe. Pushtuesit osmanë epenguan veprimtarinë e saj derisa e mbyllën”. (Shefik Osmani – Fjalori Enciklopedik Shqiptar,Tiranë 1985, f. 1021.) Pak radhë, por thelbi është i qartë, shkollë shqipe, ku mësohej shkrimi shqipe ku përdoreshin librat e shkrimtarëve të vjetër shqiptarë. Shkolla e Shna Premtes së Kurbinit nëGallatë, u hap nga Ipeshkvi Gjon Kolesi dhe vazhdoi deri në vitin 1650, kur ipeshkvi i pasardhës iArbnisë, Mark Skura, tashmë ishte mplakur dhe nuk mund ta mbronte nga sulmet dhe persekutimiotoman, siç i shkruan një kardinali të asaj kohe. Shkolla hapet përsëri dhe vazhdon gjatë, ajo kishteherë 10 e herë 12 xhakonj që Ipeshkvi i përgatiste meshtarë. Disa studiues, ndër ta dhe gjuhëtariDavid Luka e konsiderojnë atë si shkollën e parë shqipe. Por çudia është se ajo që pranohet si emirëqenë në Enciklopedinë e vitit 1985, fshihet pa dhimbtë në Enciklopedinë e mangët të vitit 2008.Akademia e Shkencave, nëse me të vërtetë e meriton këtë emër, nuk duhet të lejojë lajthitje të tillanë botimet akademike. Vitet e fundit, bazuar në relacionet e vizitorëve apostolikë në dioqezën eArbnisë e dokumente të ndryshëm arkivorë, kemi një profil të plotë të kësaj shkolle historike, bërënga studiuesi i pasionuar i historiografisë kishtare dr. Kastriot Marku. (Kastriot Marku, Historiku ishkollës së Kurbinit, “Republika”, 30.10.2012.) Ndonëse drejtimi i këtyre dy shkollave (Kurbinit dheVelës) ka qenë formimi intelektual i klerit, prapëseprapë qëllimi i tyre ka qenë më i gjerë – arsimimii popullsisë në përgjithësi, thekson akademik Zef Mirdita në citim dhe të dr. Fra. Andria Nikiç. Gjatëmesjetës, arsimi ka qenë dyfarësh: arsimi klerikal, pra, në suazën e teologjisë së bashku me lëndëtë tjera të karakterit linguistik dhe filozofik, si dhe të arteve të lira, por dhe arsim laik i llojitshekullar. (Moikom Zeqo, Ndihmesë për arsimin në Shqipëri gjatë shekujve, “Mësuesi”, 24 maj2000.)

Shkolla e Pllanës dhe e Blinishtit

At Donat Kurti, në një studim të botuar në revistën “Hylli i Dritës”, më 1935, përmend disa ngashkollat e para, por me gjurmimet e mëvonshme, informacioni dokumentar rreth tyre është bërëmë i plotë, sado që ende jo shterues e përfundimtar. Vargu i shkollave do të përfshinte: shkollën eHimarës (1628), shkollën e Pllanës (me 50 nxënës, hapur më 1638 nga Pater Karli i Mirandolës),shkollën e Shkodrës (1638), shkollën e Blinishtit të Zadrimës (hapur më 1639 nga Fra Kerubini, qëmë vonë do të ngrihej në nivelin e mesëm), shkollën e Oroshit (1657), shkollën e Janjevës nëKosovë (1671), shkollat e Durrësit, Pejës, Gjakovës, Prizrenit etj., shumë prej tyre të çelura ngafrançeskanët, përfshi dhe Kuvendin e Troshanit (1639), të Rubikut (1582) etj. Nuk kemi të bëjmëme një panoramë lokale, por me një arsimpërhapje strategjike, ani se kryesisht në arealin verior,nga ata misionarë që u kishin mësuar nxënësve për herë të parë shkrimin në gjuhën shqipe, po dheqë kishin përkthyer vetë nga latinishtja në shqipe. Shkollat shtohen pas dekretimit të misionit tëFretërve të Vegjël të Reformuar në Shqipëri më 1634. Në njërin nga relacionet e kohës thuhet sefretërit e Pëdhanës, Blinishtit e të tjerë i “stërvisnin fëmijët në punët e fesë, duke i mësuar të ishintë aftë në mësimin e shkronjave”, (shto faktin se “gjatë meshëve gjithnjë predikohej ndonjë gjë nëgjuhën shqipe”), “ishin afërsisht pesëdhjetë fëmijë që mësonin me shkrue e me lexue… të cilët nëpak kohë përparuen shumë në mësime… disa prej të cilëve, mbrëmjeve, në shtëpiat e tyre, umësonin të vetëve shkrim e këndim. (P. Vinçens Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703, Ulqin-Tuz, 1999.)Përndryshe, po vërtetohej ajo që ipeshkvi i Durrësit, Gjon Kolesi, kishte paralajmëruar dhjetë vjetmë parë, se prej shkollave që do të hapeshin do të dilte fryt i mirë i dijes për popullin. Thuhet se nëbibliotekën françeskane ka ekzistuar dhe një fletore e shkruar nga një ish-nxënës i shkollës sëBlinishtit e vitit 1639.

Page 5: Shkollat e para shqipe të Mesjetës nga Ndue Dedaj | Radi and Radi

në Romë, nga KishësKatolike Romane nënakuzën për herezi.

1867 Anijia e parë kalonpërmes Kanalit të Suezit,të hapur për të parën herë.

2008 Parlamenti iKosovës shpall pavarësinëe Republikës e Kosovës.Dita e Lirisë në Kosovë!

2016 Dita e 47 e vitit,kanë mbetur edhe 319ditë nga mbarimi i tij.

Vdiq

1600 Giordano Bruno(Filippo Bruno) (1548-1600) - filozof, shkrimtardhe frat domenikan italian,i akuzuar nga kishakatolike për "mendimin elirë".

1673 Molière (Jean-Baptiste Poquelin) (1622-1673) - komediograf dheaktor teatral francez iperiudhës së Klasicizmit.

1856 Heinrich Heine(Christian Johann HeinrichHeine) (1797-1856) -poet i njohur gjerman, mëkryesori në periudhën ekalimit nga romanticizmi nërealizëm.

1927 Giuseppe Schirò (ZefSkiroi - Piana degliAlbanesi) (1865-1927) -poet, gjuhëtar, publicist,patriot dhe historianarbëresh. Ndër figurat matë randësishme të LëvizjesKulturore dhe letrareshqiptare të shek. XIX.

1970 Shmuel YosefAgnon (1888-1970)- shkrimtar hebre, fituesi iÇmimit Nobel për letërsi,për vitin 1966, së bashkume poetin Nelly Sachs. Nëgjuhën angleze veprat e tijjanë me emrin S. Y. Agnon

1973 Francesco Jacomonidi San Savino (1893-1973) - dipllomat dhepolitikan italian. Mëkëmbësi Mbretittë Italisë në Shqipërigjatë pushtimit fashist.

2006 Frederik Rreshpja(1940-2006) - poet lirikndër ma të mirët e letërsisëshqipe. Vuejti 17 vite burgtë randë për fajin e vetëmse: Ishte Poet.

2015 Emanuele Giordano(1920-2015) - studiuesgjuhës, letërsisë, historisë,zakoneve dhe muzikësarbnore. Autor i “Fjalorittë Arbëreshëvet’Italisë”.

Shkolla e Oroshit

Vizitori Apostolik Shtjefën Gaspri, gjatë vizitës së tij në Orosh në vitin 1671, ndër të tjera përmenddhe shkollën me nxënës që mbahej nga prifti Dom Nikollë Vladani, i afërt i ipeshkvit të Lezhës. Nukjepen të dhëna se kur ishte çelur ajo shkollë, sa nxënës kishte etj., por sidoqoftë i rëndësishëmështë fakti se në mesin e shekullit XVII Oroshi kishte një shkollë të veten me nxënës ku shkruhejgjuha shqipe. Në një tjetër dokument përmendet se, më herët, më 1657 në Mirditë kemi njëseminar me 12 nxënës që përgatiten të vazhdojnë studimet e larta në kolegjet italiane, një praktikëe njohur e kohës. Nuk thuhet se ku është ky seminar, por të gjithë gjasat janë të jetë fjala përshkollën e sipërthënë të Oroshit, pasi asokohe shpesh ky identifikonte Mirditën, ngaqë aty ishtekryekisha abaciale dhe Selia Princërore e Gjomarkajve. Në të mirë të vendpërcaktimit të këtijseminari të Mirditës, në Orosh, vjen dhe fakti që Nikollë Vladani ishte një emër i spikatur mësuesi tëshqipes, i cili më 1675, bashkë me Pjetër Perlatin dëshmohet si mësues i shqipes në dioqezën eLezhës, nga ku varej Abacia e Mirditës. Ky misionar në kohën kur mbahet Kuvendi i Arbnit me 1703ishte Ipeshkëv i Lezhës, sipas Viçens Zmajeviçit, “më i afti dhe më inteligjenti në ipeshkvinjtë etjerë”. (Ndue Dedaj, “Toka e katedraleve”, Tiranë 2006.) Janë po misionarët katolikë, me AbatPrend Doçin në prije, që rihapin shkollën e Oroshit më 1899, me mësues famullitarin Dom ZefMarashi, për të vazhduar me shkollën e Spaçit, Rrëshenit, Kashnjetit, Milotit, Selitës, Kthellës,Rranzës, me mësues gjithashtu priftërinjtë.

Shkolla e Himarës

“Shkolla e parë shqipe” mund të kërkohet dhe në një tjetër gjeografi rajonale nga ajo e mësipërme,në Jug të vendit. Kronikat thonë se në vitet 1628-1661, shkolla shqipe me germa latine u hap nëDhërmi të Himarës dhe më vonë edhe në disa qendra të tjera të krahinës. Ato u ngritën ngamisionarët bazilianë, shumica e të cilëve ishin arbëreshë të Italisë së Jugut, të vendosur atje nëvitin 1482. Kjo shkollë ka të bëjë me ndihmesën e bazilianëve për shkollim andej dhe këndejAdriatikut. Më parë, prej tyre kemi shkollën shqipe të Arbëreshëve të Italisë, ku “katekizmi i LekëMatrëngës “E mbësuame e krishterë” (1592) ishte shkruar qëllimisht për t’u përdorur si tekstdidaktik për mësimin e shqipes dhe besimit njëherësh te arbëreshët e Siçelisë.” (Kastriot Marku,“Shkolla e parë shqip e arbëreshëve të shekullit XVI, “Standard”, 2 mars 2015.) Lidhur me këtëvepër akademike, Gjovalin Shkurtaj shkruan se qysh prej saj, “nëpër ngulimet arbëreshe kanë parëdritë shumë vepra e vepërza, origjinale ose të përkthyera, në shqipen e variantit arbëresh tëngulimeve përkatëse”. (Gjovalin Shkurtaj, Ligjërimet arbëreshe, Tiranë 2006, f. 39.) Por të vijmëte shkolla e Himarës. Petro Marko, një nga korifenjtë e letrave shqipe, duke qëndruar në Francë dheItali, kishte hulumtuar dhe gjetur dokumente që vërtetonin dëshmitë e mësipërme për këtë shkollë.Prandaj historia e shkollave shqipe besohet se fillon me këto shkolla mesjetare, më shumë se 250vjet përpara asaj të Petro Ninit dhe Papa Kristo Negovanit në Korçë. (Shih: Himara, Enciklopedia elirë.)

Shkolla e Stubllës së Karadakut

Një kapitull më vete përbën shkolla e parë shqipe në Kosovë, aq më tepër se ajo është e shekullitXVI, afro gjysmëshekulli para shkollës së Kurbinit e Velës. Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditëpesëshekullore. Edhe atëherë kur persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte i ngriturnë sistem, në Stubëll, fshat i Malësisë së Karadakut, më 1584, fillon tradita e arsimit shqip, i paridhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kur edhe kishte funksionuar shkolla e parë. (Isak Ahmeti,Stubëll, 11 maj 2004.) Kjo shkollë, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Dhimitër S. Shuteriqi, ishtenë formë kolegji, i rangut të një instituti të lartë, çfarë ishin zakonisht kolegjet fetare të asaj kohenë Europë, ku, përveç teologjisë, mësohej filozofia dhe studioheshin klasikët (shih: Dhimitër S.Shuteriqi, Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera, “Naim Frashëri”, Tiranë 1987, fq. 92). …Dhevazhda e dituripërhapjes nuk ndalet. Në vendin e një qytetërimi të rrallë ballkanas, më 1744 uthemelua në Voskopojë “Akademia e re”, e cila pati një ndikim të madh në zhvillimin e gjuhësshqipe.

Page 6: Shkollat e para shqipe të Mesjetës nga Ndue Dedaj | Radi and Radi

Lexuesit tanë

Visit Today: 80 Visit Yesterday: 123 This Month: 2439 This Year: 8442

Total Visit: 121257 Hits Today: 164

Total Hits: 428018

EtiketatAhmet Zogu AleksandërXhuvani Arshi Pipa At GjergjFishta Bajram Curri Burgu iSpaçit Diktatura Dr. LazërRadi Enver HoxhaEqerem Çabej ErnestKoliqi Faik Konica FanNoli Fritz RadovaniGjergj Fishta IlirSeci Ismail Kadare Ismail

Qemali JozefRadi Klodi StrallaKomunizmi Kosova LasgushPoradeci Lazër RadiLef Nosi Lek Përvizi LuigjGurakuqi Martin CamajMehmet Shehu MigjeniMit'hat Frashëri Musine KokalariNaim Frashëri Ndre Mjeda

Poezia Përkthim RamizAlia Robert Elsie Sali BerishaSavra Shkodra Tirana tregimVisar Zhiti “Hylli i Dritës”

Të tjeraRegjistrohuni

Hyni

RSS Postimesh

RSS Komentesh

WordPress.org

Mësonjtorja e Parë Shqipe

“Mësonjtorja e Korçës”, e para?! apo Shkolla e Velës dhe eKurbinit?

Duke marrë në analizë këtë traditë të vyer të katër shekujve më parë, shkencërisht dhe paparagjykim, siç i ka hije një historiografie moderne, a nuk është me vend që “datëlindjen” eshkollës shqipe ta shtyjmë më përpara, në gjysmën e parë të shekullit XVII, te një shkollë në Velë,Kurbin a diku tjetër? A nuk përkon kjo jo vetëm me një të vërtetë historike të padiskutueshme, porpërafrohet natyrshëm në kohë dhe me fillimet e letërsisë shqipe dhe të shqipes së shkruar? A nukishin të një rangu, të një lartësie historike, të një frymëzimi, të një misioni kishtar e kombëtar, siata që shkruan librat e parë shqip, si ata që hapën shkollat e para shqipe në dioqezat e tyre? Tëgjithë humanistë-ipeshkvij e meshtarë shqiptarë! A nuk është e udhës që një famulli maleshshqiptare, të shpallet në mënyrë simbolike si “akademia” e parë shqiptare e dijes? Le të jetë kjo nëTivar, Durrës, Tiranë, Vlorë, Mirditë, Shkodër, Elbasan, Ulqin, Karadak a Prizren. Duke shqyrtuarveprat e Matrëngës, Budit, Bardhit, Bogdanit (35 vepra, krejt a pjesërisht shqipe, të dala prejPropagandës Fide të Romës nga shkrimtarë shqiptarë) studiuesit kanë nënvizuar se kështu “ishtehedhur baza kulturore dhe ideore e një rilindjeje arbënore, e cila vërtet do të vononte të vinte,porse kishte të ardhme të sigurt. (Artan Shkreli, Propaganda Fide dhe Shqipëria, “Shqip”, 17shtator 2006.)Këto kohë ka pasur zëra të shkruar e të pashkruar, për ta riparë datimin e së parës shkollë shqipenë vendin tonë, që sot për sot zyrtarisht e kemi në fundin e shekullit XIX, me Mësonjëtoren eKorçës të vitit 1887, natyrisht një gjurmë e shndritshme e veprës së Rilindësve tanë. Po a nuk janërilindës dhe ata që i hapën ato shkolla dy shekuj e gjysmë para kësaj? A nuk na thotë i vyeriprofesor Namik Resuli, studiuesi i njohur i letërsisë shqiptare, se “për klerikët shqiptarë RilindjaKombëtare kish zënë fill, ndonëse fshehurazi, që nga dita kur Shqipëria u robërua përfundimishtnga turqit.” (Stefan Çapaliku, Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letërsisë shqiptare, Tiranë1997, f. 35.) Ishte e kuptueshme që kisha katolike, i vetmi “institucion shqiptar i mbetur nëkëmbë”, në rend të parë të asaj rilindjeje, quaje po deshe dhe arbënore, të kishte punët e diturisë,arsimit dhe edukimit. Ndaj, sipas logjikës më të thjeshtë, do të pyetej: si mundet ta pranoshgjuhën dhe letërsinë shqipe të asaj kohe për të parë, kurse shkollën e bërë po prej tyre të mos emarrësh si të parë? Pa u nisur thjesht nga aritmetika e shifrave, cili komb nuk do të ishte i lumturpo ta kishte shkollën e vet të parë të paktën 255 vjet më përpara asaj që e mban për të tillë,d.m.th. jo në vitin 1887, por dy shekuj e gjysmë më parë, në vitin 1632! (Ndue Dedaj, Toka ekatedraleve, Tiranë 2006.)Kështu, “shkolla e parë shqipe”, në thelb s’ka të bëjë dhe aq me emrin Korçë apo Shkodër, Kurbinapo Velë, Stubëll apo Dhërmi, por me një koncept historik, atë të një Rilindjeje Shqiptare që fillonnë shekullin XV dhe kulmon në shekullin XIX. Botimet dhe shkollat e para shqipe janë prirë embajtur gjallë nga ipeshkvijtë shqiptarë: Pal Engjëlli, Nikollë Mejkashi, Gjon Kolesi, Mark Skura,Frang Bardhi, Gjergj Bardhi, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Gjergj Uldanji, Nikollë Vladani, ShtjefënGaspri, si dhe mësuesit: Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani, Dhimitër Dhërmiu, Fra Kerubini, PaterKarli, Dom Prenga i Troshanit, Dom Martin Bushalla i Durrësit, Dom Pjetër Perlati i Mirditës etj. Njëtraditë që vinte nga shekulli XV, me humanistët shqiptarë në Rilindjen Europiane, gjer profesorë nëUniversitetin e Padovas, si Gjon Gazulli, etj. Por, pavarësisht shkrimeve sporadike të karakterithistorik të autorëve të ndryshëm, me sa dimë askush ndër studiuesit nuk është ngulur me themelnë ndriçimin e kësaj maratone shqiptare për diturinë.Shkollat e para fuqizohen me Kuvendin e Arbënit që mbahet në Mërqi të Lezhës, në kishën e ShënKollit, me 14-15 janar 1703, me bekimin e Papa Klementit XI, me origjinë shqiptare, përkundërasimilimit otoman. Deri në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, nga Durrësi në Shkodër e Kosovë, kishte21 shkolla fillore me nga 30 nxënës e në Prishtinë deri në 80. Fakti që dokumentet e Kuvendit tëArbnit u botuan si në latinisht si në shqip 300 vjet më parë, dëshmon se ishin të shumtë ata njerëzqë dinin të shkruanin e lexonin shqipen që e kishin mësuar në shkollat ku ata ishin shkolluar.(Mehmet Elezi, artikull i cituar.) Në këtë kontekst, Mësonjëtorja e Korçës nuk zbehet aspak, si njëshkollë shqipe historike, kombëtare, martire, qytetare, laike, përkundrazi ajo del më fort në pah sirithemeluese e një tradite arsimore shqiptare paraardhëse, e një etape të dytë të arsimit rilindës nëShqipëri, si dhe vetë shkrimtarët e shquar të Rilindjes ishin pasardhës të shkrimtarëve të letërsisësë vjetër, misionarë të fesë dhe të qytetërimit.Së fundi, a nuk ka ardhur koha që të ketë një qëndrim tjetër zyrtar ndaj këtyre shkollave tëMesjetës, jo vetëm nga njerëzit e letrave dhe të historisë, por dhe nga institucionet e shtetitshqiptar, posaçërisht Ministria e Arsimit dhe e Sportit? Nëse kisha katolike themeloi nëpër Europëuniversitetet e para si në Bolonja, Padova etj., këtu mundësitë ishin shumë më të kufizuara, porama diçka e mirë ndodhi, një gjerdan shkollash të ulëta e deri të mesme u hapen. Por rrallë kemivënë ndonjë pllakë aty ku ato kanë qenë. Ende në kokë kemi mendësinë ateiste se ato ishin“shkolla fetare”, lokale dhe si të tilla nuk ishin kombëtare?! Po kush mund të thotë se çfarë e bënmë kombëtare “Mësonjëtoren e Korçës” se ato para saj? Në kuptimin e mësipërm, të ngushtë, anuk ishte dhe ajo një shkollë Korçe? Por kombi kështu është bërë, me visarin kulturor, arsimor të tëgjitha trevave shqiptare. Anatema “shkolla fetare” është e pakuptimtë, ajo i përket regjimitkomunist, siç nuk qëndron dhe ndonjë kinse tjetër argument se atëherë nuk kishte alfabet shqip,por vetëm latinisht(?) E dinë dhe shkollarët fillestarë se alfabet shqip kishte të paktën qysh ngashekulli XV i Formulës së Pagëzimit.___________At Donat Kurti, “Hylli i Dritës”, Shkodër, 1935Injac Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme, në shek. XVII, V. I,Tiranë 1963.

Page 7: Shkollat e para shqipe të Mesjetës nga Ndue Dedaj | Radi and Radi

« Frida Kahlo (1907-1954) Plagët e Jetës 35 vjetori i Sheshit Skanderbeg në Paris nga Cezar Ndreu »

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj.Kategoria: Gazeta Etiketat: Abacia e Mirditës, Abat Prend Doçi, Akademia e Shkencave, Andria Nikiç, Arbëreshët e Italisë

së Jugut, Artan Shkreli, Aurel Plasari, David Luka, Dhimitër Dhërmiu, Dhimitër S. Shuteriqi, Dielli, Dom Martin Bushalla i Durrësit,Dom Prend Suli, Dom Prenga i Troshanit, Donat Kurti, Edvin Zhak, Edwin Jasques, Filip Shkodrani, Fjalori Enciklopedik Shqiptar,Fra Kerubini, Frang Bardhi, Gian Luca Potestà, Giovanni Vian, Gjergj Bardhi, Gjergj Uldanji, Gjon Gàzulli, Gjon Marku, GjonShqiptari, Gjovalin Shkurtaj, Imzot Gjon Kolesi, Injac Zamputi, Ipeshkvi i Arbnisë, Isak Ahmeti, Jorgo Bulo, Jup Kastrati, Karli iMirandolës, Kastriot Marku, Kepi i Rodonit, Koncili i Trentos, Kuvendi i Arbërit, Kuvendin e Troshanit, Ledia Dushku, Lekë Matrënga,Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Malësia e Karadakut, Marin Beçikemi, Mark Skura, Mehmet Elezi, Menduh Dërguti, Mësonjëtora eKorçës, Moikom Zeqo, Naim Frashëri, Nikollë Loka, Nikollë Mejkashi, Nikollë Vladani, Pal Ëngjelli, Papa Klementit XI, Papa KristoNegovani, Petro Marko, Petro Nini Luarasi, Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Pjetër Perlati, Propaganda Fide, Rilindja Europiane, SafetHyseni, Selia Princërore e Gjomarkajve, Shefik Osmani, Shkolla e Blinishtit, Shkolla e Himarës, Shkolla e Kurbinit, Shkolla eOroshit, Shkolla e Pllanës, Shkolla e Stubllës, Shkolla e Velës, Shna Premte të Kurbinit, Shqiptarët, Shtjefën Gaspri, Sonila Boçi,Stefan Çapaliku, Universiteti i Padovas, Urdhri Françeskan, Viçens Zmajeviç, Vinçens Malaj, Zef Marashi, Zef Mirdita, “Hylli i Dritës”

Lini një Përgjigje

Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.

Shefik Osmani, Shkolla e Kurbinit, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985.Edwin Jacques, Shqiptarët, Tiranë 1995.Stefan Çapaliku, Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letërsisë shqiptare”, Tiranë 1997.Vinçens Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703, Ulqin-Tuz, 1999.Zef Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptare, Zagreb, 1998.Gjovalin Shkurtaj, Ligjërimet arbëreshe, Tiranë 2006.Ndue Dedaj, “Toka e katedraleve”, Tiranë 1999 & ribotim 2006.Artan Shkreli, Propaganda Fide dhe Shqipëria, “Shqip”, 17 shtator 2006.Aurel Plasari, “Fenomeni Voskopojë”, Tiranë 2000.Mehmet Elezi, Shkolla e parë shqipe në Shkodër, “Bota sot”, 8 nëntor 2003.Isak Ahmeti, Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore, 11 maj 2004.Gian Luca Potestà, Giovanni Vian, Historia e krishterimit, Bolonja 2010 dhe Tiranë 2012.Menduh Dërguti, Dr. Sonila Boçi, Dr. Ledia Dushku, Historia, Tiranë, 2010.Gjon Marku, Kisha katolike dhe arsimi në Mirditë, “Shkodra në shekuj”, Shkodër.Kastriot Marku, Historiku i shkollës së Kurbinit, “Republika”, 30. 10. 2012.Kastriot Marku, “Shkolla e parë shqip e arbëreshëve të shekullit XVI, “Standard”, 2 mars 2015.Nikollë Loka, Zhvillimi i arsimit në Arbërinë mesjetare, “Dielli, 2012.Himara, Enciklopedia e lirë (online).3 Mars 2015Marre nga: Shtepia e librit

© 2016 - Radi and Radi është vizatuar nga Erjon Broshka