32
Botim i përdyjavshëm i MASH nr. 1 (2547) - maj 2010 Editorial Nina Gjoçi Mësuesit meritojnë të kenë kontakt të plotë e të saktë me metodat më eficiente të mësim- dhënies. Revista “Mësuesi” të jetë mjet informues, kualifikues e didaktik, në vazhdimësi të traditës së saj dhe në përputhje me standardet evropiane të arsimimit”. Mirësevini në revistën e re, me emrin e lashtë “Mësuesi”, Misioni ynë është tu vijmë në ndihmë dhe të jemi pjese e punës tuaj fisnike. Nëpër faqet e kësaj reviste, së bashku, le të gdhendim hap pas hapi atë për çka ju punoni me përkushtim e sakrificë; edukimin e brezit të ri. Ju keni ndikim dhe përgjegjësi të madhe në ndërtimin e së ardhmes tonë te përbashkët. Pikërisht pse mësuesit janë të tillë, misioni e vizioni i kësaj reviste synon ti përshtatet kërkesave konkrete të mësuesit. Por çfarë e bën mësuesin kaq të fuqishëm? Pse ju keni këtë ndikim në shoqëri? Ne e kemi ndjerë vetë këtë ndikim gjatë viteve të shkollës, ndërsa tani e ndiejni dhe e prekni përditë te nxënësit e studentët tanë. Pa- varësisht vështirësive që ka bota sot, në sytë e nxënësve lexon dëshirë, kurajë dhe energji për të mësuar e ecur përpara. Te kjo energji natyrale qëndron forca për të përballuar sfidat e jetës. Drejtimi që merr ajo, përcaktohet kryesisht dhe sidomos nga shkolla. Kjo është shtysa për mësuesit që të jenë gjithmonë çka nxënësit e studentët kanë nevojë, sepse ata janë e ardhmja dhe ju nëpërmjet tyre, e ndërtoni atë. Çdo fëmijë që lind, është një premtim se bota vazhdon. Çdonjëri është me potencial unik. Shoqëritë e kulturat dallohen nga mundësitë që i krijojnë secilit individ për ta zhvilluar e përdorur këtë poten- cial. Mësuesit e të gjithë edukuesit janë instrumenti për ta bërë të mundur realizimin e kësaj. Pavarësisht nga cili vend i botës janë, pavarësisht mundësive financiare, nxënësit e studentët kërkojnë tek Cilësi në arsim TRADITA&KULTURE MESUESI&NXENESI REFORMA&ARSIMI SHKOLLA&KOMUNITETI Myqerem TAFAJ edukuesit për të mësuar se si funksionon shoqëria. Mësuesit duhet të jenë të aftë të shpjegojnë ndryshimet sociale të shpejta që po ndodhin kudo në Shqipëri e më gjerë. Ne jetojmë në kohën e teknologjisë së komunikimit. Nxënësit e stu- dentët, edhe nëse nuk udhëtojnë nëpër botë, ata e lexojnë, e shikojnë, e prekin botën nëpërmjet internetit e medias. Nxënësit e kanë poten- cialin natyror për të ecur me botën, obligimi i shkollës është që ne t’ua bëjmë të qartë se vetëm nëse janë të edukuar, bota do t’u përkasë atyre. Megjithëse ka faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë tek edukimi, mësuesit janë udhëheqësit e pazëvendësueshëm për ta bërë atë realitet. Ne mund ta bëjmë këtë realitet në mënyrën se çfarë u mësojmë dhe si trajtojmë. Kur nxënësit trajtohen me respekt si individ, atëherë ata dinë dhe nuk kanë pengesa për të punuar së bashku, në të mirë të të gjithëve. Revista “Mësuesi” synon që të punojë me ju që produkti final i pu- nës sonë të përbashkët te jete pikërisht edukimi i brezi të ri. Kjo është revista juaj. Le të bashkëpunojmë që me punën tonë të frymëzojmë e motivojmë dije e prosperitet. Nëse ne e bëjmë këtë tani për ta, do ta bëjnë dhe nxënësit e studentët në jetë. Nëse ne u themi se çdonjëri nga ne ka ardhur në këtë botë me potencialin për ta ndryshuar atë për më mirë, ata do të bëjnë atë, sepse janë edukuar si të tille. Është një proverb i lashte që thotë “Nëse do të jesh i rëndësishëm për një vit - mbill lule; për një shekull - mbill pemë; të jesh i rëndësishëm përjetë - bëhu mësues”. Ministri Tafaj mbi Reformën e Arsimit të Lartë Intervista: Ardian Marashi Qendra e Studimeve Albanologjike Matura Shtetërore dhe Arsimi Profesional Reportazh: Mësimdhënia në Diasporë

Revista-1-Maj (1)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revista-1-Maj (1)

Botim i përdyjavshëm i MASH nr. 1 (2547) - maj 2010

E d i t o r i a lNina Gjoçi

“Mësuesit meritojnë të kenë kontakt të plotë e të saktë me metodat më eficiente të mësim-dhënies. Revista “Mësuesi” të jetë mjet informues, kualifikues e didaktik, në vazhdimësi të traditës së saj dhe në përputhje me standardet evropiane të arsimimit”.

Mirësevini në revistën e re, me emrin e lashtë “Mësuesi”,Misioni ynë është tu vijmë në ndihmë dhe të jemi pjese e punës tuaj fisnike. Nëpër faqet e kësaj reviste, së bashku, le të gdhendim hap pas hapi atë për çka ju punoni me përkushtim e sakrificë; edukimin e brezit të ri. Ju keni ndikim dhe përgjegjësi të madhe në ndërtimin e së ardhmes tonë te përbashkët. Pikërisht pse mësuesit janë të tillë, misioni e vizioni i kësaj reviste synon ti përshtatet kërkesave konkrete të mësuesit. Por çfarë e bën mësuesin kaq të fuqishëm? Pse ju keni këtë ndikim në shoqëri? Ne e kemi ndjerë vetë këtë ndikim gjatë viteve të shkollës, ndërsa tani e ndiejni dhe e prekni përditë te nxënësit e studentët tanë. Pa-varësisht vështirësive që ka bota sot, në sytë e nxënësve lexon dëshirë, kurajë dhe energji për të mësuar e ecur përpara. Te kjo energji natyrale qëndron forca për të përballuar sfidat e jetës. Drejtimi që merr ajo, përcaktohet kryesisht dhe sidomos nga shkolla. Kjo është shtysa për mësuesit që të jenë gjithmonë çka nxënësit e studentët kanë nevojë, sepse ata janë e ardhmja dhe ju nëpërmjet tyre, e ndërtoni atë. Çdo fëmijë që lind, është një premtim se bota vazhdon. Çdonjëri është me potencial unik. Shoqëritë e kulturat dallohen nga mundësitë që i krijojnë secilit individ për ta zhvilluar e përdorur këtë poten-cial. Mësuesit e të gjithë edukuesit janë instrumenti për ta bërë të mundur realizimin e kësaj. Pavarësisht nga cili vend i botës janë, pavarësisht mundësive financiare, nxënësit e studentët kërkojnë tek

Cilësi në arsim

TRADITA&KULTURE MESUESI&NXENESI REFORMA&ARSIMI SHKOLLA&KOMUNITETI

Mësuesi

Myqerem TAFAJ

edukuesit për të mësuar se si funksionon shoqëria. Mësuesit duhet të jenë të aftë të shpjegojnë ndryshimet sociale të shpejta që po ndodhin kudo në Shqipëri e më gjerë. Ne jetojmë në kohën e teknologjisë së komunikimit. Nxënësit e stu-dentët, edhe nëse nuk udhëtojnë nëpër botë, ata e lexojnë, e shikojnë, e prekin botën nëpërmjet internetit e medias. Nxënësit e kanë poten-cialin natyror për të ecur me botën, obligimi i shkollës është që ne t’ua bëjmë të qartë se vetëm nëse janë të edukuar, bota do t’u përkasë atyre. Megjithëse ka faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë tek edukimi, mësuesit janë udhëheqësit e pazëvendësueshëm për ta bërë atë realitet. Ne mund ta bëjmë këtë realitet në mënyrën se çfarë u mësojmë dhe si trajtojmë. Kur nxënësit trajtohen me respekt si individ, atëherë ata dinë dhe nuk kanë pengesa për të punuar së bashku, në të mirë të të gjithëve. Revista “Mësuesi” synon që të punojë me ju që produkti final i pu-nës sonë të përbashkët te jete pikërisht edukimi i brezi të ri. Kjo është revista juaj. Le të bashkëpunojmë që me punën tonë të frymëzojmë e motivojmë dije e prosperitet. Nëse ne e bëjmë këtë tani për ta, do ta bëjnë dhe nxënësit e studentët në jetë. Nëse ne u themi se çdonjëri nga ne ka ardhur në këtë botë me potencialin për ta ndryshuar atë për më mirë, ata do të bëjnë atë, sepse janë edukuar si të tille. Është një proverb i lashte që thotë “Nëse do të jesh i rëndësishëm për një vit - mbill lule; për një shekull - mbill pemë; të jesh i rëndësishëm përjetë - bëhu mësues”.

Ministri Tafaj

mbi Reformën

e Arsimit

të Lartë

Intervista:

Ardian Marashi

Qendra e

Studimeve

Albanologjike

Matura

Shtetërore

dhe Arsimi

Profesional

Reportazh:

Mësimdhënia

në Diasporë

Page 2: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

2

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj, Më lejoni të falënderoj Bankën Botërore për këtë Forum të zhvilluar në kohën e duhur dhe Fraunhofer Gesellschaft-in për organizimin e tij.Shqipëria është një ndër vendet e Europës Lindore që ka trashëguar prapambetjen më të madhe ekonomike nga izolimi, qysh prej periudhës së para viteve ’90-të dhe që po i afrohet tashmë fundit të një periudhe tranzicioni plot sfida. Shqipëria sot është një vend anëtar i NATO-s dhe aspiron që shumë shpejt të marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian. Sigurisht që ky hap kaq i madh ka nevojë për një demokraci të fortë, një zhvillim tërësor të ekonomisë, luftë të vazhdueshme ndaj varfërisë dhe përmirësim të cilësisë së jetesës. Qeveria Shqiptare ka përcaktuar cilësinë dhe gjithëpërfshirjen në arsim si MJETET për të promovuar rritjen e shpejtë ekonomike, përmes investimit të vazhdueshëm në kapitalin njerëzor. Arsimi në Shq-ipëri po i nënshtrohet një reforme të thellë në të gjitha nivelet. Shpenzimet publike në arsim janë dyfishuar në terma absolutë përgjatë periudhës 2005-2009. Shqipëria ka arritur një standard të nivelit të aksesit të krahasueshëm me atë të vendeve të tjera evropiane. 90% e nxënësve që mbarojnë arsimin 9-vjeçar vazhdojnë arsimin e mesëm. Regjistrimi i studentëve u dyfishua gjatë pesë viteve të shkuara; në vitin akademik 2009-2010 numërohen 35 studentë, që ndjekin arsimin e lartë, për çdo 1000 banorë. Rreth 12% e studentëve janë të regjistruar në arsimin e lartë privat. Arsimi privat cilësor dhe partneriteti publik-privat janë elementet kryesore strategjike për të rritur investimet e përgjithshme në arsim. Reformat në sistemin arsimor shq-iptar e kanë transformuar gjithë infrastrukturën. Tashmë ne mund të flasim në terma dixhitale; lidhja me internet është shtrirë në të gjitha shkollat dhe universitetet e vendit. Zotërimi i gjuhës angleze është kthyer në një prioritet në arsimin e detyruar, atë të mesëm dhe të lartë. Ne po punojmë intensivisht për të promovuar një sistem modern të Arsimit dhe Formimit Profesional, në mënyrë që të përmbushim nevojat e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe t’u përmbahemi prirjeve të tregut të punës. Ne kemi integruar Kërkimin dhe Zhvillimin (K&Zh) dhe inovacionin, gjithashtu, në sistemin tonë të arsimit të lartë. Synimi ynë parësor është të arrijmë standardet evropiane në terma të aksesit në arsim dhe cilësisë së arsimit. Shqipëria ka përpa-ruar sistematikisht në përpjekjet e saj për të reformuar kurrikulën dhe strukturën e sistemit arsimor. Falë programit të Bankës Botërore “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, i cili po zbatohet për herë të parë në Shqipëri, përmes një qasjeje sektoriale (SËAp) dhe që përfshin edhe Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën e Zhvillimit të Këshillit të Europës, ne po përpiqemi të përmirësojmë ambientet e të mësuarit, në mënyrë që të nxisim mësimdhënie dhe mësimnxënie më të mirë. Në këtë linjë, ne po punojmë për zbatimin e kurrikulave të reja moderne në arsimin e detyruar dhe të mesëm, që janë të orientuara drejt tregut të punës dhe me përmbajtje të gjerë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Programi i Bankës Botërore në Shqipëri, me një kosto të përgjithshme prej afro 75 milionë dollarësh, 60% e të cilëve financuar nga Banka Botërore dhe dy partnerët e saj dhe 40% bashkëfinancuar nga Qeveria Shqiptare, është fokusuar, edhe mbi përforcimin e lidershipit, menaxhimin e shëndoshë dhe qeverisjen e mirë në sistemit arsimor, duke sjellë:• Përgjegjshmëri dhe autonomi më të madhe në të gjitha nivelet e arsimit;• Menaxhim më të mirë përmes zbatimit të Sistemit të Informacionit për Menax-himin e Arsimit (EMIS);• Përforcim të menaxhimit financiar në të gjitha strukturat.Një tjetër fushë parësore për këtë program ka qenë përmirësimi i infrastrukturës fizike arsimore, përmes rehabilitimit dhe ndërtimit të shkollave, pajisjes së tyre me laboratorë shkencorë dhe të teknologjisë së informacionit, trajnimit dhe ritrajnimit të mësuesve të teknologjisë së informacionit.Më tej akoma, ky program ka shtruar bazën për reformën në arsimin e lartë. Në këtë kuptim, ai është përqendruar kryesisht në:- Hartimin e një Master-Plani të Arsimit të Lartë, që është plotësisht i pajisur me kornizën ligjore dhe strategjitë e duhura për zbatimin e tij;- Përforcimin e lidershipit, qeverisjes në universitete dhe menaxhimit financiar;- Hapjen drejt një aksesi më të gjerë në arsimin e lartë, veçanërisht në fushat e orientuara të shkencës dhe teknologjisë;- Mbështetjen e kurrikulës së arsimit të lartë përmes krijimit të laboratorëve dida-ktike dhe shkencore.Në këtë vështrim, programi i Bankës Botërore ka nxitur dhe promovuar standarde më të larta ndërkombëtare, drejt përmirësimit të cilësisë dhe aksesit në të gjitha nivelet e arsimit, tejkalimit të sfidave të globalizimit dhe nxitjes së transformimit të komunitetit tonë drejt një shoqërie të bazuar në dije dhe informacion. Boshti i të gjitha reformave që rrjedhin nga ky Program i Bankës Botërore është në qendër të politikave për formimin e një shoqërie të prirur drejt rezultatit.Së fundmi, më lejoni të theksoj se, përmes këtij programi ne po bëjmë të mundur forcimin e sigurimit të cilësisë, barazisë dhe ekselencës në agjendën tonë kombëtare për arsimin.

Sigurimi i Cilësisë, Barazisë dhe Ekselencës

Fjala e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem Tafaj ne forumine Bankës Botërore në Berlin, Gjermani.

Përmajtja: faqe

Sigurimi i Cilësisë, Barazisë dhe Ekselencës “Fjala e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Zotit Myqerem Tafaj në forumin e Bankës Botërore në Berlin, Gjermani”.

Arsimi dhe reforma

Ministri, z. Myqerem Tafaj shpjegon ndryshimet në projekt-ligjin për Arsi-min e Lartë.

Intervista me Ardian Marashi

Përzgjedhja e teksteve shkollore, ele-ment i rëndësishëm i punës së mësuesit.

Mësuesi dhe nxënësi

Veshja e objektivave kryesorë me shem-buj Njoftime për Bursa japoneze Mbi testin e provimit me zgjedhje në lëndën e gjuhës angleze

Krijimtaria në arsimin profesional Orë mësimore model në Biologji Projekt kurrikular

T’i mësojmë nxënësit të shkruajnë një ese

Njoftime për Bursa greke

Kërkesat e fundvitit shkollor

Arsimi dhe komuniteti Në Korinth, për gjuhën shqipe...

Veprimtari Mbrojtja e fëmijve në shkolla Traditë dhe Kulturë

Faqe të ndritura të arsimit shqipnë Kosovë

Modele sistemesh të ArsimitParauniversitar në vendet e BE-së Gjuhët e huaja dhe Evropa Cili është Instituti i Zhvillimit tëArsimit (IZHA)? Një mësues i mirë Në numrin e ardhshëm do të lexoni

2

3-4

5

6-7

8-9

9

10-11

12-14

15

16

17-18

18

19

20-21

22

23-24

25-26

27-28

29

30

31

32

Page 3: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

3

Këto ditë, Ministri Tafaj, shpjegoi ndryshimet kryesore që i janë bërë ligjit ekzistues të arsimit të lartë.Sipas Ministrit Tafaj, ky ligj ka hyrë në fuqi në maj të vitit 2007. Periudha 3-vjeçare e zbatimit të këtij ligji është vlerësuar si një periudhë, gjatë së cilës është realizuar një reformë e thellë në sistemin e arsimit të lartë shqiptar. Kjo reformë ka prekur të gjitha aspektet e këtij sistemi, në mënyrë të veçantë strukturën e studimeve dhe përmbajtjen e tyre, në përputhje me standardet e Bolonjës. Titullarët e universiteteve janë zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë të profesoratit dhe të studentëve. Është rritur autonomia e universitete si në planin institucional, ashtu dhe në atë financiar, e gjithashtu, arsimi i lartë privat është zhvilluar me shpejtësi. Sistemi sot paraqitet tërësisht ndryshe, si në planin sasior dhe atë cilësor. Kjo reformë e thellë u shoqërua dhe me liberalizimin e pranimit të studentëve në universitete. Sot kemi gati 3 herë më shumë studentë se në vitin 2004. Pas një konsultimi të gjerë me Konferencën e Rektorëve, me Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, me profesoratin dhe studentë të universiteteve pub-like dhe private, iu propozua Këshillit të Ministrave një paketë ndryshimesh që synon të thellojë reformën e nisur.Ministri Tafaj i komentoi ndryshimet e projektligjit, së pari në strukturë. Struktura e re konsolidon të tri ciklet e studimeve me disa përmirësime. Diploma e Nivelit të Parë do të quhet “Bach-elor”, si në shumë vende të tjera evropiane dhe mbetet përsëri 3 vjet me 180 kredite. Ka pasur propozime për ta zgjatur diplomën

Ndryshime në ligjin për Arsimin e Lartë

Ekziston një grup tjetër i fushave të shkencës, ku integrimi në tregun e punës me një diplomë Bachelor, nuk është kaq i lehtë. Për këtë qëllim universitetet duhet të zhvillojnë një Bachelor, i cili ka një bazë shumë më të gjerë teorike dhe ju krijon mundësi studentëve që në ciklin e dytë të studimeve, të kenë mundësi të zgjedhin

jo një Master në atë fushë ku kanë kryer Bachelorin, por të paktën në 5-6 apo 10 fusha të afërta.

e nivelit të parë e për ta bërë 4 vjet, por në diskutime u sollën mjaft argumente bindëse për ta ruajtur këtë strukturë me 3 vjet dhe me një diplomë me emërtim internacional, Bachelor.

Cilët janë argumentet kryesore?

Së pari, ne jemi në vitin e pestë të Maturës Shtetërore dhe syno-jmë që në maturën e vitit 2011, siç e kemi të përcaktuar në ligjin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, do të lëshojnë “Diplomë të Maturës Shtetërore”. Në maturën e vitit 2012 kjo diplomë do përmbajë jo më 4 provime si deri tani, por 5 provime. Provimi i 5-të do të jetë provimi i detyruar i gjuhës angleze, ose i një gjuhe tjetër të parë për shkollat bilinguale. Kësisoj, ne kemi një pikënisje të barabartë me çdo vend tjetër evropian, pra një maturë me standarde të tilla. Në këtë mënyrë, studentët që në ditën e parë të pranimit në shkollën e lartë janë krejtësisht të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në çdo vend të Evropës. Bachelori me kohëzgjatje 3 vite akademike është forma më frekuente që zbatohet në shumicën e vendeve që kanë aderuar në Procesin e Bolonjës. Kështu ne garantojmë ekuivalencën e krediteve dhe të kësaj diplome me çdo vend tjetër që ka aderuar në marrëveshjen e Bolonjës. Një argument tjetër, sipas Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, është se Bachelor, sipas Bolonjës, mund të jetë i dy natyrave ose tipeve. Ai mund të jetë një Bachelor i orientuar ngushtësisht me një profesion dhe kjo ka kuptim veçanërisht për shkencat teknike. Në shumë fusha ekzistojnë mundësi të plota që të zhvillohet një Bachelor i orientuar ngushtësisht në një profe-sion me shanse shumë të mëdha për t’u thithur nga tregu i punës. Ekziston një grup tjetër i fushave të shkencës, ku integrimi në tregun e punës me një diplomë Bachelor, nuk është kaq i lehtë. Për këtë qëllim, universitetet duhet të zhvillojnë një Bachelor, i cili ka një bazë shumë më të gjerë teorike dhe, ju krijon mundësi studentëve që, në ciklin e dytë të studimeve, të kenë mundësi të zgjedhin jo një Master në atë fushë ku kanë kryer Bachelorin, por të paktën në 5-6 apo 10 fusha të afërta. Ju e dëgjuat Kryemi-nistrin,- theksoi midis të tjerave ministri Tafaj,- në komentin që bëri për mundësinë që nga Bachelori i Ekonomisë studentët të kenë mundësi të vazhdojnë një Master në të Drejtën Ekonomike. Kjo duhet të jetë plotësisht e mundur. Këto janë forma të njohura në të gjitha shkollat e huaja, por edhe në disa shkolla në vendin tonë. Ky është një nga parimet kryesore të Bolonjës, i njohur si fleksibiliteti i studimeve, për të transferuar kreditet nga një drejtim studimi në një tjetër. Zhvillimi i një Bachelori të orientuar ngushtësisht në një profe-sion kërkon një bashkëpunim të universiteteve me tregun e punës dhe me sektorin privat.Shumica e vendeve evropiane përkrah universiteteve, kanë kolegje ose institute teknike. Ne i kemi akoma këto cikle studimi në fazën fillestare të zhvillimit. E kemi filluar në Universitetin e Durrësit dhe po përpiqemi të shtrijmë modelin e akademive profesionale. Kjo do të thotë që universitetet tona, në strategjinë e zhvillimit të tyre, duhet të mendojnë për diploma të tilla. Strategjia e zhvil-limit të arsimit të lartë parashikon mbështetje me përparësi të diplomave të lidhura ngushtë me një drejtim profesional.

ARSIMI & REFORMA

Page 4: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

4

Në Ciklin e Dytë të Studimeve, ndryshimi që ndodh është se do të përdoret përsëri emërtimi Master, por jo më Master i Nivelit të Parë, por thjesht “Master” dhe në vend të “Diplomë e Nivelit të Dytë”, “Master i Shkencave”. Në këtë cikël kemi dhe ndryshimin e dytë thelbësor dhe cilësor. Të gjithë studentët që do të vazhdojnë Masterin Shkencor, ose atë profesional, do të japin provimin e gjuhës angleze përpara mbrojtjes së tezës, ose provimit përfundimtar me një test internacional. Pra, në Ligjin për Arsimin e Lartë do të jetë e përcaktuar që zotërimi i ang-lishtes në një nivel të certifikuar me testet ndërkombëtare është një parakusht. Ne jemi një vend i vogël me popullsi shumë të re dhe kemi një numër të madh studentësh dhe të diplomuarish, jemi të vetëdijshëm që duhet të shkollojmë në një nivel të tillë cilësor, që të jenë të aftë të konkurrojnë për t’u punësuar në tregun e brendshëm dhe atë rajonal. Diploma e Nivelit të Dytë do të quhet Master i Shkencave dhe ligji e përcakton që ky master është një program studimi i orien-tuar në kërkim dhe i drejtohet kryesisht grupit të studentëve që janë të interesuar të vazhdojnë edhe studimet e doktoratës. Mas-teri i Shkencave zgjat 2 vjet dhe mbyllet me një projekt kërkimor dhe me një tezë të shkruar të masterit. 30-40 kredite, nga 120 kredite gjithsej, do të shfrytëzohen për kërkim shkencor dhe për të shkruar tezën e masterit. Kjo tezë do të mbrohet përpara një komisioni, pasi është dhënë provimi i gjuhës angleze. Masteri i Shkencave është diploma që të çon në studimet e doktoratës. Krahas Masterit të Shkencave është edhe diploma Master që përfshin studime universitare të ciklit të dytë, të orientuara në një drejtim profesional. Kjo diplomë realizohet për një vit e gjysmë dhe përmban 90 kredite. Edhe në këtë Master studentët do të japin provimin e gjuhës angleze. Në të gjitha vendet që kanë aderuar në Procesin e Bolonjës dhe që kanë zbatuar Bachelor me 180 kredite, masterat zgjasin 1.5 ose 2 vjet. Me këtë standard, ne u garantojmë të rinjve që të kenë një diplomë që përmban 270 kredite dhe që plotëson të gjitha kushtet për t’u njohur në çdo vend evropian.Në shkenca të tilla si Mjekësia dhe Arkitektura do të vazhdojnë studimet e integruara të ciklit të dytë që zgjasin 5 vjet dhe kanë së paku 300 kredite. Këto studime përfundojnë me diplomën Master i Shkencave. Edhe për këto fusha studimi kushti i gjuhës angleze është i njejtë.Në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve nuk figuron Mas-teri i Nivelit të Dytë. Ai është hequr për shkak se nuk kishte ekuivalent të tij as në vendet e tjera. Ishte një diplomë që zgjaste vetëm një vit me 60 kredite dhe nuk përcaktonte qartë, nëse ishte orientuar në shkencë apo në drejtim profesional. Si e tillë, ishte e vështirë të njihej dhe nga shkollat e huaja, ndaj u vendos që ky lloj masteri të hiqet. Në doktoratë do të shkohet vetëm nëpërmjet Masterit të Shkencave ose diplomave ekuivalente me të, që vijnë nga vendet e tjera nga studimet e integruara të ciklit

të dytë. Dëshiroj të theksoj se kreditet e Masterit, që zgjat 1.5 vjet, mund të transferohen për studimet “Master i Shkencave” dhe kjo është kompetencë e universitetit që përcakton se cilat module dhe sa kredite janë të transferueshme. Ministri Tafaj sqaroi se ndryshimet që ndodhin në studimet e doktoratës lidhen me faktin që pas vitit të parë të studimeve teorike, kandidatët kalojnë në një provim të përgjithshëm teorik që e organizon universiteti. Ai ka kompetencë të plotë të ven-dosë kritere për kalimin në fazën e dytë të zhvillimit të projektit kërkimor. Element i dytë i rëndësishëm është se kandidatët që, regjistrohen në studimet e doktoratës, përpara se të fillojnë pro-jektin kërkimor, duhet të paraqesin çertefikatën e zotërimit të gjuhës angleze të njohur në shkallë internacionale me një numër pikësh që e vendos universiteti. Zotërimi i gjuhës angleze është kusht edhe për programet afat-gjata të specializimit. Kapitulli i dytë i ndryshimeve ka të bëjë me decentralizimin e vendimmarrjes. Ndryshimi që bëhet në ligj, synon që miratimi i shkollave të reja publike ose private të mbetet kompetencë e Këshillit të Ministrave. Miratimi i drejtimeve dhe programeve të reja mësimore do të jetë kompetencë e Ministrit të Arsimit mbi bazën e vendimit të Këshillit të Akreditimit. Ligji saktëson se, Ministri nuk mund të marrë asnjë vendim ndryshe nga vendimi i Këshillit të Akreditimit. Të gjitha ndryshimet që ndodhin në programet e kurrikulës, për drejtimet e miratuara janë kompe-tencë e universiteteve. Filozofia e decentralizimit ka të bëjë me atë që duhet t’u krijojmë mundësi universiteteve që, sa më shpejt, të krijojnë profilin e tyre në konkurrencë me shkollat e tjera.Kapitulli i tretë i ndryshimeve është ai që lidhet me departa-mentin. Këtu dua të theksoj dy elementë. E para , ligji saktëson se departamentet që kanë personel akademik të mjaftueshëm dhe me kualifikimin e duhur, do të strukturohen në grupe mësimore-kërkimore. Në këtë mënyrë brenda departamentit krijohet hierarkia institucionale. Qëllimi është që të promovojmë sa më shumë të rinj në postet e lidershipit brenda departamentit dhe emërimi i titullarëve të grupeve kërkimore-mësimore, të realizohet me konkurs të hapur në fakultet. Ndryshimet ligjore kanë prekur dhe Fakultetin e Mjekësisë. Në këtë fakultet, deri tani kemi pasur strukturën e departamentit dhe atë të shërbimit. Tani edhe shërbimi do të ketë të njëjtin status me departamentin. Në këtë mënyrë u jepet mundësi shërbimeve që të thithin më shumë forca të kualifikuara dhe të integrojnë më shumë të rinj në strukturën e tyre.Grupi i katërti i ndryshimeve prek politikat e personelit, të menaxhimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe të bashkë-punimit midis autoriteteve dhe organeve kolegjiale. Ligji përpiqet të sqarojë procedurat e emërimit të asistentëve dhe pedagogëve me konkurs. Rregullat do të jenë të qarta dhe ai, që klasifikohet i pari, duhet të emërohet. Konkursin e organizon vetë universiteti. Ndryshimi tjetër ka të bëjë me mobilitetin e profesoratit. Duke qenë të vetëdijshëm për nevojat që ka sistemi për pedagogë, ligji precizon që personeli akademik ka të drejtë që të punojë part-time në universitete të tjera publike ose private brenda apo jashtë vendit. Këtë të drejtë e kanë edhe autoritetet drejtuese të universiteteve Përmes këtij ndryshim, arrijmë të shfrytëzojmë në maksimum kapacitetet njerëzore që kemi. Sistemi ka nevojë për kontributin e tyre, në fushën e mësimdhënies dhe në atë të kërkimit shkencor. Sipas ligjit, organet kolegjiale, këshilli i fakultetit dhe senati i universitetit, një herë në vit, duhet të organizojnë një mbledhje të hapur, me pjesëmarrjen e profesorëve dhe studentëve. Në këtë forum dekanët dhe rektorët bëjnë publik raportin vjetor të veprimtarisë, përfshirë edhe atë financiar.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj shpjegon ndryshimet në projekt-ligjin për Arsimin e Lartë.

Ndryshime në ligjin për Arsimin e Lartë

Page 5: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

5

Cili do të ishte mesazhi juaj për mësuesit shqiptarë sot? Çfarë pret nga mësuesit sot?

Për mësuesit dhe për të gjithë të diplomuarit e shkollave tona të larta, kam një lutje krejt të thjeshtë, në formën e një këshille miqësore: Diplomimi nuk duhet parë si çasti i fundit i studimeve, mbas të cilit mund t’i mbyllim përgjithmonë librat e profesionit. Diploma është thjesht një certifikim i aftësisë sonë për të mësuar dhe për t’u bërë profesionistë. Dua të them se, nëse jeta profesionale nis me marrjen e diplomës, ajo mbahet në nivel vetëm në sajë të leximeve dhe të studimit të pandërprerë. Në profesion duhet të na drejtojnë mendja e hapur dhe kureshtja e përhershme, përndryshe nxënësit, duke qenë nga natyra kureshtarë e mendjehapur, mund të na vënë në pozitë të pakëndshme. Dhe, ditën që humbet besimin e nxënësve, mësuesi ka humbur gjithçka. Kjo nuk domethënë se mësuesi duhet t’i dijë të gjitha, madje do të ishte gabim nëse ai kërkon të ngulisë tek nxënësit e vet se i di të gjitha. Për nxënësit, mësuesi i mirë është ai që di t’i orientojë drejt në procesin e të mësuarit dhe që ndien përgjegjësi për për-parimin e tyre.

A besoni se mësuesit kane influencën më të madhe në shoqëri? Cila periudhë e historisë së arsimit shqiptar ka pasur influencën më të ndjeshme në zhvillimet historike të kombit tonë?

Në shoqërinë e sotme, mësuesit kanë përherë e më pak in-fluencë dhe është në të mirën e tyre që të mësohen me këtë situatë, në mënyrë që të përcaktojnë qartë pozicionin dhe detyrën e vet. Pse ndodh kështu? Sepse sot nxënësi nuk varet vetëm nga mësuesi për dijet që merr dhe për cilësinë e tyre. Mësuesin sot e konkurrojnë televizioni dhe mediat, e sidomos interneti dhe mjetet didaktike interaktive, me të cilat nxënësi mëson duke luajtur. Pra, mësuesi nuk është garanti i vetëm i formimit të inteligjencës dhe i suksesit shkollor të fëmijëve tanë. Megjithëkëtë, mësuesi ka një rol kyç dhe të pazëvendë-sueshëm në jetën e fëmijëve: Në klasë, ai është figura qendrore, është personi të cilit shoqëria i ka lënë në dorë të ardhmen e saj, kurse familja i ka besuar gjënë më të shtrenjtë, fëmijën. Mësuesi është modeli kryesor orientues i fëmijës, mbas prindit

Ardian MARASHIQendra e Studimeve Albanologjike

në foto: Ardian MARASHI drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike

INTERVISTA

e shpesh në një nivel me prindin. Këtë funksion e patën kryer me aq shumë përgjegjësi e sakrificë mësuesit e parë, nga më-sonjëtorja e Korçës e deri te Normalja e Elbasanit, duke nxjerrë breza që më pas iu përkushtuan shkollës me po atë zell dhe i vunë arsimit kombëtar themele të qëndrueshme.

Nëse ka një subjekt që shkolla shqiptare duhet ta rishikojë menjëherë, cili është ai? Ngritja e cilësisë. Përmendëm se shkollën sot e konkurrojnë mediat dhe interneti. Pra, edhe shkolla shqipe dhe mësuesit shqiptarë, duhet të ndryshojnë këndvështrim, duhet të ngrihen nga stadi i informimit të nxënësit për dijet e ndryshme, në stadin e formimit të tij përmes dijeve të ndryshme.

Cili është një mësues i mirë? Cili ka qenë mësuesi model për ju?

Në përvojën time si nxënës, mësuesi i mirë ka qenë ai për të cilin atëherë thonim “Ky është i vështirë”. Kur nxënësi arrin që ta “kapërcejë” me sukses mësuesin “e vështirë”, atëherë për këtë nxënës, mund të jemi të sigurt, se do të mund t’i kapërcejë shumë sprova që i rezervon jeta e rritur. Mirëpo prindi i sotëm kërkon që t’ia zgjidhë ai vetë fëmijës të gjitha, pra përpiqet me të gjitha mënyrat që të zbusë ose ta “blejë” mësuesin e vështirë, pa e kuptuar se me këtë sjellje të tijën, prindi e pengon fëmijën e vet që të rritet.

Një mesazh për të gjithë nxënësit e studentët shqiptarë.

Mesazhi im është i thjeshtë për t’u kuptuar, megjithëse është i tipit të “mësuesit të vështirë”: Mos mësoni për mësuesin tuaj dhe as për prindin tuaj, mësoni për vete, sepse fatin e jetës suaj të rritur e keni në dorë, pikërisht, kur jeni fëmijë. Shkolla është ajo që ju mbush shpirtin dhe mendjen, po edhe ajo që do t’ju mbushë xhepin në të ardhmen dhe do t’ju mundësojë të bëni jetë dinjitoze e t’i rrisni në dinjitet fëmijët tuaj. Jeta e rritur vjen shpejt, e kjo që po them nuk është moral.

Mos mësoni për mësuesin tuaj dhe as për prindin tuaj, mësoni për vete, sepse fatine jetës suaj të rritur e keni në dorë, pikër-isht, kur jeni fëmijë. Shkolla është ajo qëju mbush shpirtin dhe mendjen, po edhe

ajo që do t’ju mbushë xhepin në tëardhmen dhe do t’ju mundësojë të bëni

jetë dinjitoze e t’i rrisni në dinjitet fëmijët tuaj.

Page 6: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

6

ALTERTEKSTI

Praktika e katër viteve të fundit ka treguar se ka pasur arritje në kalimin e sistemit tonë arsimor nga një tekst i vetëm, në tekste alternative. Tregu i tekstit shkollor ka një numër të konsid-erueshëm librash (mbi 600 ) të një cilësie të mirë nga përmbajtja dhe shumë të mirë për nga ilustrimet, dizajni, ngjyrat, pamja, etj. Konkurrenca ndërmjet shtëpive botuese mban çmimet e teksteve shkollore në Shqipëri në një nivel të ulët, në krahasim me të gjithë vendet e rajonit e më gjerë. Ka përfunduar koha kur tekstet shkollore shiteshin me çmime të larta në tregun e zi, kur fillonte furnizimi i shkollave me tekste pasi kishte kaluar mbi 1-2 muaj mësim ose kur kishim tekste shkollore ku mezi lexoheshin shkronjat dhe jo më nxënësi të mësonte me to. E gjithë kjo ndodhte 4-5 vjet më parë. Mjafton të kujtojmë për mësuesit e matematikës të klasës së 9-të atëhershme, tekstin “ Matematika 1.2 ” me përmbajtje tepër të vështirë dhe me letër të një cilësie shumë të ulët, ku përkufizimet ishin gjysma të fshira.Siç shihet reforma e tekstit shkollor e emëruar “ Altertekst”, pati një produkt pozitiv. Po në këtë reformë filluan të shfaqen edhe elementë negativë të cilët filluan ta gërryejnë atë. Është detyrë e të gjithë masës së mësuesve dhe drejtuesve të arsimit që të mos e lejojmë këtë. Është vështirë të ngresh një shtëpi, shumë lehtë ta shkatërrosh atë. Një ndër elementet negative të shfaqur është vlerësimi i teksteve. Ky vlerësim kalon në dy faza, ku secila ka rolin e saj të veçantë. Faza e parë është certifikimi i tekstit shkollor ose e drejta e hyrjes së tij në katalogun e teksteve shkollore që do të përdorin shkollat për atë vit shkollor. Këtë të drejtë botuesi e merr, pasi Komisioni i Vlerësimit të Teksteve e çmon pozitivisht tekstin e shtëpisë botuese. Nuk mund të pretendojmë se vlerësimi i këtij komisioni është perfekt sepse ai punon në një kohe shumë të shkurtër dhe në kushte disi speciale. Pra në vetvete gjithmonë do të kemi një risk gabimi që vlerësimi i këtij komisioni mund të mos jetë i drejtë. Po nuk është vetëm ky vlerësimi që i bëhet tekstit shkollor. Në shkollë fillon një përzgjedhje e dytë nga Komisionet e Përzgjedhjes së Teksteve Shkollore (KPT). Vërtet mund të kesh tri alternativa, po është ky komision që vendos për njërën. Në

përmirësimin e reformës është ndërhyrë në vendosjen e vendit të duhur të KPT-së si nga ana e organizimit të këtij komisioni, ashtu dhe të misionit që ai ka. Praktika e këtyre katër viteve ka treguar se këto komisione kanë qenë inekzistente, kanë bërë një punë formale, nuk kanë lexuar alternativat, shpesh herë kanë vendosur drejtorët duke krijuar precedentin korruptiv ndaj të cilit masa e mësuesve duhet të jetë e ndjeshme dhe të ngrejë zërin. Mangësi ishte dhe organizimi jo i mirë, sepse në shumë raste komisioni kishte një përbërje heterogjene për një pune tepër të specializuar. Duke qenë komisione formale dhe produkti që nxirrnin këto komisione ishte formal. Ja disa produkte të këqija që kanë nxjerrë këto komisione: Dy klasa të ndryshme të së njëjtës shkollë zhvillojnë mësim me alternativa të ndryshme, shkolla të ndry-shme shumë afër njëra- tjetrës zhvillojnë mësim me alternativa të ndryshme, është zgjedhur alternative më e dobët, mbase dhe me gabime, porosia e teksteve diktohej nga drejtori i shkollës ose organet drejtuese të arsimit në qark apo rreth. Të tilla produkte jo vetëm që ndikojnë në cilësinë e procesit mësimor edukativ, po krijojnë edhe vështirësi të mëdha në shpërndarjen e librit.Këtë vit shkollor, nga ana e organeve drejtuese të arsimit në shkollë dhe qark duhet menduar dhe punuar më mirë për përzgjedhjen e librit shkollor. Nuk mund të lihen probleme kaq të rëndësishme të përmbajtjes së shkollës të pa pasqyruara në planin mësimor të shkollës apo të patrajtuara në planet e komisioneve lëndore të shkollës. Komisionet lëndore të shkollës të vihen në pozita pune për përzgjedhjen e tekstit më të mirë gjatë gjithë vitit shkollor. Një nga mbledhjet e tij e planifikuar dhe në planin vjetor të jetë dhe puna gjithëvjetore e këtyre komisioneve ne lidhje me alternativat e ndryshme që paraqiten në shkollë për zgjedhjen e tekstit shkollor.Me ristrukturimin e organeve drejtuese të arsimit në qark apo rreth, është rritur dhe përgjegjësia e tyre ndaj problemeve të librit shkollor. Njëkohësisht është dhe një shkallë kualifikimi për mësuesit leximi i të gjitha alternativave të lëndës që jep.Komisionet e përzgjedhjes së teksteve shkollore (KPT) janë or-ganizma demokratike që përbëhen nga jo më pak se 10 mësues të një shkolle ose të shkollave të ndryshme të përafërta, të së

Përzgjedhja e teksteve shkollore,element i rëndësishëm i punës së mësuesit

Jovan KRISTIQIMASH

Praktika e këtyre katër viteve katreguar se këto komisione

kanë qenë inekzistente, kanëbërë një punë formale,

nuk kanë lexuar alternativat,shpesh herë kanë vendosur

drejtorët duke krijuar precedentinkorruptim ndaj të cilit

masa e mësuesve duhet të jetë e ndjeshmedhe të ngrejë zërin. në foto: Jovan KRISTIQI këshilltar i ministrit

Page 7: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

7

Komisionet e përzgjedhjeve së teksteve veprojnë në mënyrë krejtësishtdemokratike, të gjithë anëtarët

janë të barabartë dhe e drejta e tyreështë e njëllojtë. Në mbledhjen

e komisionit ata mund të diskutojnëpër vlerat e mira të njërit apo tjetrit

tekst, për mangësitë e njërit apo tjetrit tekst po nuk i lejohet jashtë mbledhjes

të bëjnë publicitet për një shtëpi botuese të caktuar.

njëjtës lëndë për të cilën kanë mbaruar shkollën. Asnjë mësues nuk duhet përjashtuar nga KPT. Ai ka të drejtën e përzgjedhjes.Këto komisione ndërtohen nga sektori kualifikimit të DAR/ZA. Ky sektor ndërton matricën e Komisioneve të Përzgjedhjeve të Teksteve ku në rreshtin horizontal vendos emrin e KPT (p.sh. gjuha 1, gjuha 2, gjuha 15, etj ), vendin ku zhvillon aktivitetin, emrin e kryetarit të komisionit, tekstin që do të përzgjidhet dhe fituesin e votimit duke cilësuar emrin e tekstit dhe shtëpinë botuese që e ka prodhuar, ndërsa në kolonën vertikale vendos me radhë të gjithë komisionet e ndërtuar. Qëllimi i ngritjes së tyre është përzgjedhja e tekstit alternativ për lëndën dhe klasën përkatëse. Komisionet e ciklit të ulët formohen vetëm me mësues që do të japin mësim në klasën e parë, që zgjedhin setin e klasës së parë të shkollave nga janë mësuesit që formojnë komisionin, komisio-net e tjera vetëm me mësues të klasës së dytë e kështu me radhë deri tek klasa e pestë. Për mësuesit e tjerë komisionet formohen sipas parimit “mësues të së njëjtës lëndë”. Duhet pasur parasysh nga ndërtuesit e komisioneve që anëtarët e komisioneve të mos ngarkohen në leximin e një numri të madh alternativash p.sh. po të ndërtojmë komisione të matematikës që do të shqyrtojnë alternativat e matematikës nga klasa 6 deri tek e 9 ,secilit anëtar i bie të lexojë të paktën 12 alternativa, Prandaj komisionet duhet të formohen me mësues që japin mësim vetëm në klasat e 9, apo e shumta të 8 dhe të 9. Duke vepruar në këtë mënyrë edhe përzgjedhja e alternativës ka një bazë më realiste. Sigurisht këto komisione kanë veçantitë e veta për mësuesit e fshatit apo qytetit. Për mësuesit me klasa kolektive është kompetenca e këtij sektori për ndërtimin e KPT të një natyre të tillë.Ndërtimi i KPT është faza fillestare e procesit të fillimit të përzgjedhjeve të teksteve shkollore në shkolla.Pas ndërtimit të KPT bëhet mbledhja e parë e këtij komisioni në të cilin nën drejtimin e kryetarit, zgjidhet sekretari që mban anën dokumentare të veprimtarisë së komisionit. Nuk është nevoja për mbledhje të gjata me diskutime formale, po shkurt nga ana e të gjithë mësuesve të njihen alternativat e katalogut të teksteve shkollore të atij viti, të njihen mësuesit me idetë kryesore të paketës informuese “ Altertekst 2010-2011” në qoftë se nuk i kanë shtjelluar në shkollë dhe të jepen detyra për mbledhjen e ardhshme që mund të jetë dhe mbledhja përfundimtare e voti-mit. Të gjitha alternativat e ribotimeve duhet të gjenden pranë bibliotekave të shkollave. Në se ka mungesa të raportohet në sektorin e kualifikimit të DAR/ZA. Komisionet e përzgjedhjeve së teksteve veprojnë në mënyrë krejtësisht demokratike, të gjithë anëtarët janë të barabartë dhe e drejta e tyre është e njëllojtë. Në mbledhjen e komisionit ata mund të diskutojnë për vlerat e mira të njërit apo tjetrit tekst, për mangësitë e njërit apo tjetrit tekst po nuk i lejohet jashtë

mbledhjes të bëjnë publicitet për një shtëpi botuese të caktuar. Mësuesit si dhe drejtoritë e shkollave nuk kanë punë fare me botuesit. Bëjnë përjashtim vetëm ato botues ose distributorë që kanë paraqitur metoda interactive të gjuhëve të huaja të pajisura me server, me qëllim që të instruktojnë mësuesit për përdorimin e tyre. Në këtë fazë botuesit ose autorët nuk kanë të drejtë fare për të hyrë në shkollë për të reklamuar punën e tyre më përjashtim të rastit kur paraqesin në drejtorinë e shkollës si reklamë librat e certifikuar prej MASH.Në mbledhjen përfundimtare kur do të bëhet votimi përveç anëtarëve të komisionit merr pjesë dhe një përfaqësues i bordit të shkollës ku bëhet votimi ose këshillit të prindërve, pa të drejtë vote sepse ai nuk ka lexuar alternativat dhe nuk është i fushës për të cilën diskutohet. Drejtori i shkollë merr pjesë vetëm në qoftë se është anëtar i komisionit sipas kritereve që ka marrja pjesë në KPT. Votimi kryhet sipas të gjitha rregullave demokratike që bëhen votimet legjislative në Republikën e Shqipërisë. Në fletët e votimit në vend të subjekteve politike vendosen alterna-tivat që përmban katalogu i teksteve shkollore të atij viti. Fitues është teksti që merr më shumë vota, në rast barazimi bëhet një votim i dytë vetëm me alternativat që kishin numër të barabartë votash. Votimi duhet të jetë tejet demokratik , ku mësuesit të shprehin respektin ndaj figurës së tyre, të mos i nënshtrohen asnjë presioni qoftë nga organet drejtuese të arsimit ashtu dhe të botuesve të ndryshëm. Procesverbali i votimit nënshkruhet nga të gjithë anëtarët dhe nga përfaqësuesi i prindërve,i cili ndjek zhvillimin normal të procesit të votimit. Gjithë dokumentacioni i votimit dhe i mbledhjeve të KPT ruhet në drejtorinë e shkollës pritëse. Përfaqësuesit e shkollave të tjera marrin një kopje të proces verbalit për t’ia treguar drejtorit të shkollës së tyre, që ky të bëjë porosinë e teksteve me postë të sigurt. Ky dokumentacion do të jetë objekt i kontrollit të Drejtorisë Arsimore ose i Inspektoratit Kombëtar të Arsimit. Ne besojmë se duke vepruar në këtë mënyrë do të ketë përzgjed-hje më të mirë të alternativës, porosia e teksteve do të jetë solide dhe njëkohësisht mësuesi tregon dhe personalitetin e tij duke ju nënshtruar të gjitha rregullave demokratike. Vlerësimi i tekstit bëhet nga 15 mësues sepse 5 janë të Komisionit të Vlerësimit të Teksteve (KVT) dhe 10 janë të Komisionit të Përzgjedhjes së Teksteve (KPT). Duke forcuar këtë hallkë të dytë mendojmë se është një nga përmirësimet që i bëjmë reformës së teksteve shkollore. Kjo reformë i është nënshtruar dhe shumë përmirë-simeve të tjera që do të jenë tema të veçanta në ndriçimin e saj.

Page 8: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

8

MËSUESI & NXËNËSI

-A. Njohja dhe të kuptuaritPër këtë nivel, nxënësi duhet të jetë i aftë:• të përcaktojë llojin e tekstit dhe gjininë e tij.- P.sh, “Makbethi” është tragjedi dhe teksti është tekst dramatik.• të përcaktojë temën dhe idenë e pjesës së lexuar. - P. sh, tema e “Makbethit” është: Etja për pushtet dhe ideja: Nuk mund të jesh asnjëherë i qetë kur ke kryer një krim, pasi krimi ka gjasa që të sjellë gjithmonë një krim tjetër.• të përmbledhë idetë e një teksti të dhënë. - Ndryshe, kjo do të thotë ta zgjerojë një ide duke mos e kaluar thelbin të cilit ajo i drejtohet. P.sh, idenë e mësipërme të “Mak-bethit” ne mund ta përmbledhim në më shumë se një fjali të thjeshtë. Të kryerit e një krimi, pavarësisht motivit për të cilin e ke kryer, nuk do të të lërë kurrë të qetë. Ai do të të ndjekë tërë jetës, duke u bërë persekutuesi yt i përjetshëm, derisa të vijë momenti i hakmarrjes, pra i faktit që kjo të kthehet kundër teje. • të gjejë fjalët kyçe, që ndihmojnë në trajtimin e temës. - Gjithmonë në fragment ka disa fjalë, të cilat ndërtojnë komplet përmbajtjen e fragmentit dhe ndihmojnë idenë kryesore. Ato nuk mund të jenë të rastësishme dhe në zgjedhje të llojit; si të të vijë për mbarë. Zgjedhja e tyre është e lidhur me subjektin, me idenë kryesore, me rendin e ngjarjeve, ose veprimeve ose tipareve në një fragment dhe kanë ngjyrim emocional, linear, zbritës ose ngjitës. P.sh, disa nga fjalët kyçe për veprën “Mak-beth” (fragmenti që gjendet në tekstin tuaj) janë: kukuvajka, zilja, kama, njollat etj.• të gjejë dhe të shpjegojë detajet për rolin që ato luajnë. - Detaji është një fjalë, një shprehje që shërben për të dhënë një ide, për të përshkruar gjendjen e një personazhi, për të dhënë një gjykim të autorit, për të motivuar një veprim a gjendje etj. P. sh, te “Makbethi” ne i kërkojmë nxënësit të gjejë detaje të cilat tregojnë gjendjen e rëndë psikologjike të Makbethit pasi ka kryer krimin. Këto detaje janë të kësaj natyre: Makbethi vrau gjumin, detaji i njollave të pashlyeshme të gjakut në duar etj.• të gjejë fjalët kyçe, që ndihmojnë në përshkrimin e persona-zheve.- Përshkrimi i personazheve është rubrikë më vete, i cili kla-sifikohet si: thjesht fizik, psikologjik e shpirtëror, ose të dyja bashkë. P.sh se kur flasim për Makbethin, fjalët kyçe vrau gjumin, dëshmojnë një trazim shpirtëror të Makbethit, faktin që ai nuk është i qetë. Ose te romani “Zonja Bovari” i Floberit, fjalët kyçe vështroi yjet, dëshmojnë që Ema në këtë moment është ëndër-

Veshja e objektivave kryesorë me shembuj

Një nga problemet e konstatura si të vështira në procesin e mësimdhënies

është edhe mënyra se si një mësues duhettë shohë objektivat e një programi për ta përshtatur atë në njohuri të duhura për nxënësin. Këtu ne po japim disa

konkretizime të këtyre objektivave me shembuj, për programin orientues të

Maturës Shtetërore.

rimtare dhe me një botë shpirtërore të ndjeshme etj.• të identifikojë organizimin metrik në tekste poetike.- Kjo kupton gjetjen e llojit të vargut, strofës, rimës dhe efek-teve të tyre. Organizimi ose struktura metrike është treguesi që përcakton modelin e krijimit, mënyrën se si ai jep mesazhin, shërben si element artistik dhe si pjesë e stilit të autorit. P.sh, kur ne themi se Migjeni ndërtoi strukturë te re metrike, kjo është e lidhur me faktin se ai përdori vargun e lirë dhe të thyer, të cilat sollën edhe vazhdimësinë e mendimit ose thyerjen e tij me qëllim forcimin e saj, spikatjen. Në poezinë “Baladë Qytetase” ai enkas ka edhe varg më të shkurtër se shumica e vargjeve të përdorura aty, për të theksuar ndryshimin e thekshëm midis dy elementeve. • të dallojë fjalët me ngjyrim emocional, për të zbuluar përdori-min artistik të tyre.- P.sh, te tregimi i Migjenit “Historia e njërës nga ato”, autori thotë: Ju nuk e njihni Luken? Këtu kemi një ironi të pastër, një shprehje me ngarkesë emocionale, ngjyrim negativ, me domethënien që të gjithë e njohin atë shumë mirë.• të përdorë ilustrime nga pjesa për një qëllim të caktuar: për të argumentuar, për të dhënë detaje shtesë etj.- Nëse nxënësit i kërkohen ilustrime, ai duhet t’i japë ato në varësi të numrit që i kërkohet dhe në varësi të funksionit për të cilin kërkohen. P.sh, nëse pyetja thotë: Gjeni dy detaje që tregojnë se personazhi Merso te vepra “I huaji” i Kamysë ka ndryshuar, ju patjetër që duhet të thoni: detaji që filloi të mendonte për Marinë, detaji që jeta nga brenda burgut tashmë i dukej e bu-kur. Gjatë ilustrimeve shkëputja e shembullit duhet bërë siç kërkohet. Nëse themi detaj, jepet vetëm ai dhe jo e gjithë fjalia ose i gjithë paragrafi.• të identifikojë karakteristika të kompozicionit në tekste letrare, si dhe elemente të subjektit. - Subjekti është ngjarja që rrëfehet, fabula ndërtuese e një vepre. Ajo përbëhet nga veprimet e njëpasnjëshme, nga fjalët kyçe ose, më thjesht, ajo që ndodh dhe thuhet në një vepër apo fragment. Elemente të subjektit janë; ngjarja dhe titulli, paragrafët, detajet, shembujt, fjalët kyçe dhe pyetjet e tipit; çfarë bëri? çfarë i tha? ku e gjejmë këtë? etj. • të identifikojë karakteristika përmbajtësore të teksteve (tema, tematika, motivi, karakteret).1. Menjëherë pas subjektit dhe të lidhur me të janë: tema, mo-tivet dhe karakteret. Tema është formulimi me një fjali se për çfarë flet subjekti. Motivet janë tema të vogla, që bëjnë temën e madhe. P.sh, tema kryesore te romani “Plaku dhe deti” është: njeriu dhe natyra, ose njeriu në përballje me natyrën. Kësaj teme i bashkëngjiten disa motive: mbijetesa, frika, dilema, ekzistenca, nevoja për ushqim, nevoja për të qenë pranë detit, etj.2. Karakteret janë personazhet që marrin pjesë në një vepër letrare. Nuk është e rëndësishme vetëm t’i dallosh ato, por edhe t’i portretizosh, të kuptosh të veçantën e tyre, t’i krahasosh, t’i vësh në funksion të idesë dhe temës etj. Personazhin duhet edhe ta përgjithësosh. Kjo do të thotë ta vlerësosh atë si karakter. P.sh, ne mund të portretizojmë Tanushën te “Martesa e Halilit” ose Gjergj Elez Alinë te “Cikli i Kreshnikëve”. Themi tiparet fizike dhe të karakterit. Ne mund të krahasojmë Znj Makbeth dhe Makbethin te tragjedia “Makbet” e Shekspirit. Ne mund të themi nga se karakterizohet Plaku Santiago te “Plaku dhe deti”. Ne mund të zbërthejmë Medean, në funksion të idesë së hakmarrjes. B Analiza dhe interpretimi

Adriatike LAMIAVA

Page 9: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

9

Nxënësi duhet që:• të zbërthejë figurat letrare duke treguar funksionin shprehës të tyre. Të gjejë epitetin dhe të thotë se shërben për të karakterizuar ose për të përshkruar. P.sh, përshkruan te “Kumbulla përtej murit” e Koliqit dhe karakterizon personazhin te “Martesa e Halilit” ose karakterizon kohën, dukurinë, si te “Plaku dhe deti”, ose karakterizon dukurinë te vepra e Dantes.• të interpretojë funksionin e gjuhës së figurshme, të përdorur në një tekst. P.sh, nënkuptimet te “Kumbulla përtej murit”.• të analizojë gjuhën e figurshme të një teksti; P. sh, “Kumbulla përtej murit”. • të analizojë vlerat artistike, gjuhësore, estetike dhe shoqërore të një vepre letrar. P.sh, vlera artistike e veprës së Mjedës, poezia realiste dhe arti i fjalës së tij. Po kështu, vlerat e padiskutueshme të folklorit, në gjuhë (figuracioni i pasur), etikë (e mira dhe e keqja te Gjergj Elez Alia dhe Bajlozi), estetikë (e bukura te përshkrimi i Tanushës), në kodet e pashkruara shoqërore kur thotë Halili: (nuk marr nuse te fisi im, ku të gjitha i kam motra, ose në elementin e kuvendit të burrave).• të analizojë stilin e autorit në tekste të ndryshme.Stili formohet nga tiparet që shfaq një autor dhe që në njëfarë mënyre janë tipare kryesisht të tijat. Stili është i mbushur me ti-

pare që autori i shfaq për herë të parë. Në këtë rast bëhet novator ose nga tipare që i shfaq në vazhdimësi por me këndvështrim të ri. P.sh, Migjeni futi për herë të parë temën e gruas, por Migjeni është realist sikundër ishte, për shembull, edhe Floberi.

• të shpjegojë se si zgjedhjet e efekteve nga ana e shkrimtarit ndikojnë në krijimin e atmosferës së përgjithshme të veprës; Zjarri te Ferri Dantesk. Efekti zjarr në funksion të Ferrit

• të shpjegojë përdorimin e mjeteve të stilistikës në krijimin e efekteve të caktuara në vepër. - Togfjalëshi zbulim i papritur, te Koliqi, tog me funksion stilistik.C. Gjykimi, vlerësimi dhe përgjigja personale.Për këtë nivel, nxënësi duhet të jetë i aftë :• të vlerësojë karakteristikat bazë të një vepre letrare.të vlerësojë egistencializmin e Kamysë, ose brezin e humbur te Heminguej etj.• të vlerësojë idetë e një teksti.P.sh, të vlerësojë idenë e mesazhit; krimi sjell krim te “Makbethi”, apo idenë e indiferentizmit te Kamy.• të analizojë qëndrimin e autorit ndaj një çështjeje. - P.sh, Kamy thotë: te njeriu ka më shumë gjëra për t’u admiruar se sa për t’u përbuzur.• Të krahasojë një thënie me një tjetër duke u mbështetur në

raporte faktike krahasuese. Po thënien më lart, duke e krahasuar me personazhin e tij Merso.

• të komunikojë një përgjigje personale të ndjeshme dhe të arsyeshme në lidhje me veprën e lexuar. - Komente të lira, por të argumentuara mbi një dukuri, per-sonazh apo vepër. P.sh: A mendoni se kuptimi kryesor i kësaj poezie është dhënë që në titull? p.sh, te poezia “Mall” -Kadare, apo “Recital i malësorit” -Migjeni.D. Të shkruarit Për këtë linjë, nxënësi duhet të jetë i aftë:të shkruajë tekste në të cilat bëjnë pjesë:• përmbledhje ideje, • perifrazime thëniesh ose paragrafësh, • punim ese,• komente mbi formulime të ndryshme,• interpretime të zgjeruara.• analiza mbi dukuri etj. të shkruajë tekste që:• zhvillojnë një ide,• kanë një organizim strukturor të përshtatshëm me qëllimin. audiencën dhe kontekstin, temën,• përfshijnë informacione të rëndësishme,• bëjnë përmbledhje me një rrjedhë logjike,• mbështesin gjykimet me të dhëna të përshtatshme e thelbësore, si dhe me detaje të përzgjedhura,• paraqesin përfundime koherente.të shkruajë tekste ku:• të përdorë gjuhë të saktë, detaje specifike, përshkrime, shem-buj, përkufizime,• të përdorë fjalor dhe forma gjuhësore për të shprehur ngjyrime emocionale personale,• të përdorë pjesë të ndryshme të ligjëratës, të cilat krijojnë imazhe të gjalla në mendjen e lexuesit,• të përdorë struktura, të tilla,si: kronologjia, sekuenca, titujt, nëntitujt etj. në shkrimin e tij/e saj,• të përdorë rregullat drejtshkrimore të gjuhës standarde në shkrimin e tij/saj• të përdorë rregullat e pikësimit të gjuhës standarde në shkri-min e tij/saj.

NJOFTIM Ofrohet 1 (një) bursë për studime pasuniversitare në Japoni në fushën e kërkimit,

për vitet akademikë 2011-2013

Qeveria japoneze, në kuadër të “Programit të Bursave”, ofron 1 (një) bursë për studime

pasuniversitare kërkimore në një nga universitetet e Japonisë në fushën e kërkimit, për vitet akademike 2011-2013 (prill 2011-mars 2013).

Aplikantët duhet të jenë nën moshën 35 vjeç dhe të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Programi i studimit për të cilin do të aplikohet duhet të jetë i njëjtë, ose i lidhur me degën në të cilën aplikanti ka mbaruar studimet. Fushat e studimit për këtë program bursash përcaktohen si më poshtë :

1. Në shkencat shoqërore dhe humanitare: Letërsi, histori, estetikë, drejtësi, shkenca politike, ekonomik, tregti, pedagogji, psikologji, sociologji, muzikë, artet e bukura.

2. Në shkencat natyrore: Shkenca të pastra ekzakte, inxhinieri, bujqësi, peshkim, mjekësi, stomatologji, ekonomik etj.

Aplikantët e interesuar për këtë bursë të paraqiten pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për një informacion më të hollësishëm lidhur me llojin e bursës që ofrohet, mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, si dhe për të tërhequr formularët. Informacioni përkatës për këtë bursë gjendet edhe në adresën e mëposhtme të internetit :

www.studyjapan.go.jp/en/toj/toj0307e.htlm+#3;

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është data 28 Maj 2010.

SEKTORI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Page 10: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

10

MATURA SHTETËRORE

Pasi u panë me imtësi dhe qëllim studimi një grup i madh testesh, u vu re se disa pyetje nuk kanë funksionuar ashtu siç pritej të funksiononin. Le t’i marrim një nga një pyetjet që kanë dalë si më problematiket nga përgjigjet e nxënësve dhe të shpjegojmë arsyet e mundshme të mosfunksionimit të tyre.

Pyetja 5: Find out the number of the paragraph part 2 starts with.

Kjo pyetje vlerëson se sa i informuar është nxënësi mbi ndër-timin e një historie. Një nxënës 18 vjeçar duhet ta dijë se një histori ka dy pjesë kryesore, pjesa ku përshkruhet konflikti dhe pjesa në të cilën zgjidhet konflikti. Ajo që mbetet për të diskutuar është se pak punohet me studimin e pjesëve të leximit në aspektin strukturor. Një pjesë leximi nuk duhet të kontrollojë vetëm marrje dhe dhënie informacioni, por edhe të bëjë të mundur që nxënësi të merret me analizën e saj, të shprehë vlerësime dhe mendime mbi të, të diskutojë mbi strukturën e saj etj. Nëse në pyetje nxënësit do t’i tregohej se historia është e ndërtuar në dy pjesë dhe më pas t’i kërkohej të gjente se ku fillonte pjesa e dytë, atëherë kjo pyetje do të rezultonte jo e nivelit të mesëm, por e nivelit shumë të lehtë, gjë që do ta bënte formale si pyetje dhe jo të efektshme.

Pyetja 6: Which is the word that is often used to symbol-ize the Blue Buick and Yellow Oldsmobile? Why does the

Mbi testin e provimit me zgjedhjenë lëndën e gjuhës angleze

author use this word?

Kjo pyetje kërkon nga nxënësi detajim të informacionit. Nxënësi thjesht duhet të lexojë me shumë vëmendje tekstin dhe pasi ta ketë shumë të qartë kërkesën, përgjigja është fare e thjeshtë për t’u dhënë. Në strukturimin e pyetjes nuk ka asnjë mangësi. Problemi është thjesht te mospërqendrimi i nxënësit në leximin e kërkesës. Kur të kërkohet të gjesh një fjalë që përdoret shpesh në tekst, do të thotë që ajo të jetë përdorur më shumë se një herë, pra dy ose më shumë. Shumica e nxënësve gjejnë një fjalë që është përdorur vetëm një herë. Ajo si fjalë është përdorur saktë, por nuk përmbush qëllimin e pyetjes. Nxënësi duhet të disiplinohet në leximin me shumë kujdes të kërkesës dhe të japë atë që i kërkohet, as më shumë e as më pak se ajo që i kërkohet.

Pyetja 7: If you were the writer of this story, what title would you like to put to this piece of story? Give reasons why. Kjo është një pyetje që kërkon nga ana e nxënësit analizë dhe nxjerrje konkluzioni duke dhënë dhe arsyetimin përkatës. Është pyetje e një niveli të lartë vështirësie, por shumica e nxënësve e kanë zhvilluar saktë ose pothuaj saktë. Ka rezultuar problematike jo për faj të nxënësit, por, që të jemi realistë, vlerësuesit nuk e kanë vlerësuar me objektivitet pyetjen. Vër-tetë pyetja është e hapur dhe lë vend për subjektivizëm, por në skemën e vlerësimit, vlerësuesi është orientuar fare qartë se si do ta vlerësojë këtë pyetje. Vlerësuesi duhet të respektojë mendimin e nxënësit, sido që ky mendim të jetë, i thjeshtë apo i ndërlikuar, pozitiv apo negativ. Mjafton që përgjigjja e tij të mbështetet në tekst dhe të mos dalë jashtë tekstit dhe asaj që i kërkohet. Pra, ky test, kjo pyetje na nxjerr si detyrë që mësuesit të trajnohen më tepër për vlerësimin e pyetjeve të hapura. Në përgjithësi, vlerësimi i pyetjeve të hapura është pika e dobët e procesit të vlerësimit të testeve, gjë që është e pamundur të eliminohet tërësisht, por të përpiqemi ta reduktojmë sa më tepër të jetë e mundur. Shihni dy shembuj përgjigjesh të dhëna ashtu siç janë shprehur nxënësit:

Nxënësi X: (Është vlerësuar nga mësuesit vlerësues me 0 pikë )

“The title I’d like to put to this piece of story is: “An unusual start of friendship”. I would like to put this title because despite of what they thought at first, is the end they became good friends and because a start like this one for a friendship is really unusual.”

Një test i standardizuar nuk është vetëm një mjet për vlerësim objektiv të arritjeve të nxënësve tanë, por ai është gjithashtu

një mjet që diagnostikon punën especialistëve të vlerësimit, punën e

bërë nga mësuesit e gjuhës së huaj në vite, mënyrën se si janë dhënë njohuritë

e duhura, sa është ndërthurur marrja e të katër aftësive gjuhësore në përpjesëtim të drejtë gjatë mësimdhënies, cila aftësi

është punuar dhe praktikuar më tepër se të tjerat, cila aftësi është lënë më në

harresë dhe pse, sa të lidhura me praktikën kanë qenë teknikat e

përdorura nga mësuesit në mësimdhënie.

Mimoza BERISHA (Thaçi)AVA

Page 11: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

11

Nxënësi Z: (Është vlerësuar me 0 pikë nga mësuesit vlerësues)

“A misunderstood situation. I would put this name to the story because it is based on a conflict between two drivers that fight each other without having first a conversation to clarify the problem between them.”

Ku qëndron problemi në vlerësim?Mësuesi duhet të vlerësojë nxënësin në këtë pyetje vetëm për të kuptuarit e pjesës së leximit dhe se si do të arrijë ai në një konkluzion të caktuar, por ai nuk duhet të vlerësojë në këtë pyetje se sa i saktë është nxënësi në strukturën e saktë gramatikore dhe leksikore. Kjo shpjegohet me faktin se në test është seksioni i gramatikës dhe fjalorit në të cilën nxënësi vlerësohet për këto njësi gjuhësore. Po të lexosh pjesën me kujdes, nxënësi X shpjegon arsyen pse do t’i vinte atë titull pjesës, gjë që s’del aspak nga konteksti. Vërtet nuk është ai thelbi i historisë, por nxënësi i është afruar shumë asaj që është thelbësore në histori: Paqja, miqësia, zgjidhja e konflik-teve me paqe etj. Gjuha që ka përdorur, nuk është e gabuar, me ndonjë përjashtim të vogël (pjesa e nënvizuar) që, siç e thamë më lart, nuk duhet të merret në konsideratë, sepse për fjalorin dhe gramatikën do të vlerësohet në seksionin vijues. Pra, a nuk do mundej vlerësuesi të paktën t’i jepte nxënësit X 1 pikë për përgjigjen e tij?

Po për nxënësin Z?Titulli mund të shprehej më bukur “A Misunderstanding”, por edhe kështu nuk është gabim. Pasi lexon me vëmendje historinë, vërtetë aty ndodhin keqkuptime, pra nxënësi Z nuk ka dalë jashtë përmbajtjes së historisë dhe mënyra e arsyetimit për vendosjen e këtij titulli e mbështet plotësisht përgjigjen e tij pa dalë jashtë kontekstit. A nuk do mundej ky mësues t’i jepte të paktën 1 pikë, pse jo edhe 2 pikë për përgjigjen e tij? Nuk është e thënë që nxënësi të gjykojë si ne. Mjafton ajo që ai jep si përgjigje, të jetë plotësisht në përputhje me atë që i kërkohet duke mos dalë jashtë tekstit dhe përmbajtjes së tij.

Pyetja 12: I________ a skirt when I was shopping but I didn’t buy it because it was too big.A) tried onB) put onC) tried outD) dressed up

Pyetja kontrollon grupet sinonimike. (Është pyetje e nivelit të lehtë). Thjesht, nxënësi duhet të shohë kontekstin të tërë dhe pastaj të vendosë se cilën shprehje të përdorë. Janë shprehje tepër të përdorura dhe të njohura nga nxënësit. Një problem tjetër që ekziston është se mësuesi duhet të punojë më tepër me fjalorin dhe veçanërisht me grupet sinonimike. Është mangësi e mësimdhënies në përgjithësi puna e vakët e mësuesit me fjalorin. Ndoshta koha në të cilën zhvillohet një orë mësimore nuk është e mjaftueshme për t’u thelluar në çdo aspekt gjuhësor të lëndës, por ky është një problem evident prej kohësh. Nxënësit tanë zotërojnë njohuri të forta në gramatikë dhe janë shumë dobët në fjalor. Fjalori nuk

mund të kontrollohet vetëm në sekuenca të orës mësimore. Fjalët ose shprehjet e reja duhet të vendosen qëllimisht nga mësuesi në pjesë bisedash interesante për nxënësin, në tema që tërheqin vëmendjen e tij dhe më pas të mund të fiksohen prej tij.

Pyetja 14: It’s Jane’s birthday tomorrow. Really? I ________________ an email to her. A) am going to writeB) am writingC) will writeD) write

Pyetja kontrollon se sa është në gjendje nxënësi të përdorë forma të ndryshme të kohës së ardhme dhe kur t’i përdorë ato. Është një pyetje e nivelit mesatar të vështirësisë, por ka dalë problematike për shkak të përgjigjeve të gabuara të dhëna nga shumica e nxënësve. Kjo tregon se është punuar pak me këtë kohë. Ndoshta kurrikula duhet t’i kushtojë më tepër hapësirë kohës së ardhme, sepse koha brenda së cilës kjo temë trajtohet, s’është e mjaftueshme. Pyetja 19/a gjithashtu ka rezultuar me problem nga përgjigjet e dhëna nga masa më e madhe e nxënësve.

19/a) I spent three hours to record all the material. tookIt _____________________ three hours to record all the material.

Tipi i ushtrimit është mëse i praktikuar nga maturantët. Nxënësit i kërkohet të shprehë një fjali me fjalë të tjera, por duke e ruajtur kuptimin e saj fillestar. I kërkohet që në përgjigje të përdorë took, duke shtuar edhe fjalë të tjera për ta plotësuar kuptimin e fjalisë. Është një pyetje e nivelit të lehtë, sepse shprehja që do të përdorë është mëse e njohur nga shumica e nxënësve. Kjo pyetje forcon edhe një herë faktin që nxënësit tanë punojnë shumë pak me fjalorin, gjë që shprehet me rezultatet e punës së tyre në këtë test, veça-nërisht në ushtrimet që kanë lidhje me fjalorin.

Për t’u vlerësuar është pyetja 20, zhvillimi i temës me shkrim. Në përgjithësi, masa më e madhe e nxënësve e kanë punuar me seriozitet temën që kanë zgjedhur. Është për t’u lavdëruar puna serioze e mësuesve tanë në këtë aspekt. Do të jetë më mirë kur kjo punë të bëhet njësoj në të gjitha aspektet dhe aftësitë gjuhësore, sepse vetëm atëherë puna do të tregojë frytet e saj.

Page 12: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

12

1. Ç’është krijimtaria?

Për të kuptuar kur, si dhe pse duhet nxitja e krijimtarisë në kurikula, së pari duhet të kuptojmë se çfarë është “krijimtaria”, ose, siç jemi mësuar ta dëgjojmë kohët e fundit, “kreativiteti”. Për të kuptuar se çfarë është krijimtaria, mjafton që secili prej nesh t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme: Cili është mendimi i parë që vjen në mendje për krijimtarinë?Njerëzit, që kanë imagjinatë dhe shpikin, a marrin përsipër rreziqe dhe sfida? A mendohet rreth origjinalitetit dhe vlerave të asaj çfarë njerëzit prodhojnë? Ekziston mendimi se, mund të jesh krijues vetëm nëse je artist. Një pikënisje e mirë për të përcaktuar kuptimin mbi krijimtarinë është: “Gjithçka për të ardhmen tonë” - krijimtari, kulturë, sipërmarrje, risi dhe arsim gjithëpërfshirës. Të gjithë mendojmë për të gjithë se jemi apo mund të jemi krijues, por në nivele të ndryshme. Jemi dëshmitarë se nga krijimtaria e njerëzve ka ndryshuar dhe po ndryshon bota. Pjesë e konceptit të krijimtarisë janë:

1. Imagjinata - të menduarit dhe sjellja me imagjinatë.2. Qëllimi - veprimtaritë e bazuara në imagjinatën, mbi të gjitha, janë të qëllimta dhe të drejtuara për të arritur një ob-jektiv të caktuar. 3. Origjinaliteti - përfshirja e proceseve të tilla, që duhet të përftojnë diçka origjinale. 4. Vlera - rezultatet e pritshme duhet të jenë me vlerë, në lidhje me objektivin.Në përkufizimet e shumta që jepen për krijimtarinë, theksohet që ajo është:- Aftësia për të krijuar diçka.- Proces mendor dhe social që përfshin zbulimin e ideve e të koncepteve të reja dhe lidhjet apo shoqërizimet midis ideve ose koncepteve ekzistuese.- Nxitja e ndërtimit apo e krijimit të diçkaje, pra është “punë krijuese”.- Proces që prodhon dhe/ose njeh se si përvojat më të mira dhe

idetë e bazuara në imagjinatën mund të zbatohen në situata të ndryshme.- Proces i zhvillimit të ideve të reja, unike ose të pazakonta. - Përdorim i imagjinatës më shumë se imitimi i diçkaje tjetër, përftimi i ideve, imazheve dhe i zgjidhjeve.- Aftësi për të prodhuar gjëra të cilat janë edhe unike, edhe të dobishme. - Aftësia për të menduar në mënyrë origjinale dhe me imagji-natë.- Aftësia për të prodhuar diçka të re, për të prodhuar qasje dhe zgjidhje unike për çështje apo për probleme të ndryshme.

Imagjinata dhe qëllimiImagjinata përfundimisht është pjesa më kyçe e krijimtarisë. Por, a janë krijim të gjitha idetë që imagjinohen? Le të men-dohet që dikush ka imagjinuar një kokërr drithi me shirita horizontalë të bardhë dhe blu. A është krijim kjo imagjinatë? Kjo më së shumti mund të jetë një gjë që askush më parë nuk e ka imagjinuar, por cila është ideja? Nëse dikush imagjinon ide të tilla që nuk përdoren më tej, a janë ato krijuese? Njerëzit krijues imagjinojnë qëllimisht. Veprimtaria imagjinuese e tyre drejtohet në arritjen e një objektivi, megjithëse ky objektiv mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Prandaj imagjinata dhe qëllimi janë pazgjidhshmërisht të lidhur midis tyre dhe i shërbejnë njëri-tjetrit.

Origjinaliteti Çfarë kuptohet me origjinalitet? Cili është kuptimi i origjinal-itetit, kur flitet për të nxënit? A lidhet origjinaliteti me punën e mëparshme, me punën e nxënësve të tjerë, apo dhe me punën që ka fituar një njohje publike? Kur nxënësit shkruajnë një poezi, krijojnë një poster (pankartë) apo realizojnë një pikturë, puna e tyre mund të jetë unike, nëse ajo shpreh ndjenjat dhe idetë e tyre. Por si qëndron ky kuptim i origjinalitetit në lidhje me lëndët e tjera? Do të ishte e mrekullueshme që dikush nga nxënësit të jetë i pari që të zbulonte një parim të ri shkencor, të shpikte një makinë të re ekologjike etj., por kjo duket si e pamundur. A do të thotë kjo që nxënësit nuk mund të jenë krijues në lëndët shkencore? Jo të gjithë. Mësuesit e kualifikuar mund t’i ndihmojnë nxënësit të kuptojnë pyetjet, të zgjidhin problemet dhe të prodhojnë ide që janë të reja për ta. Kjo i bën idetë e nxënësve origjinale, rezultat ky i sjelljeve të vërteta krijuese.

VleraVeprimtaria imagjinuese mund të jetë krijuese vetëm nëse është me vlerë, në lidhje me qëllimin e saj. Mësuesit duhet t’i ndihmojnë nxënësit që, nëpërmjet vlerësimit kritik, të gjykojnë vlerat e asaj çfarë ata dhe të tjerët kanë bërë. Kjo nënkupton drejtimin e pyetjeve, të tilla si: “A bëhet puna?”, “A është estetikisht e këndshme?”, “A është e vlefshme zgjidhja?”, “A është e dobishme?”. Nganjëherë, pikëpamjet e mësuesve dhe të nxënësve rreth asaj çfarë është e vlefshme, mund të jenë të ndryshme. Shkëmbimi i gjykimeve së bashku, mësues dhe nxë-nës, mund të sigurojë informacion të dobishëm dhe me vlerë për të tjerët. Një veprim mund të jetë plotësisht me imagjinatë dhe origjinal, por që dëmton dikë ose shkatërron gjithçka. A do të ishim të kënaqur me këto lloje krijimtarish?

Krijimtaria në arsimin profesionalAlbina BUCIAKAFP

Globalizimi dhe përparimet në teknologji po sjellin ndryshime sociale, teknologjike, ekonomike dhe

mjedisore të larmishme e të një shkalle dhe rëndësie shumë të madhe, të cilat duhet të merren parasysh nga institucionet arsimore, veçanërisht nga ato të

arsimit profesional. Të nxënët duhet të jetë krijues, konstruktiv e cilësor dhe nxënësit duhet të pajisen me kompetenca e perspektiva të përcaktuara. Në këtë mënyrë ata përgatiten më mirë për një botë

të karakterizuar nga ndryshime të gjithanshme, të shpejta dhe të vazhdueshme.

Në shkollë, të nxënit bëhet në mënyrë të organizuar, kryesisht përmes kurikulës,

prandaj është shumë e rëndësishme përfshirja në kurikul e të nxënit krijues, krahas përfshirjes në të të kompetencave kyçe.

ARSIMI PROFESIONAL

Page 13: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

13

2. Rëndësia e krijimtarisëKrijimtaria ka rëndësi në disa drejtime për nxënësit. 1. Krijimtaria përmirëson arritjet, motivimin dhe vetëbesimin e nxënësveNxënësit të cilët nxiten të mendojnë në mënyrë krijuese dhe të pavarur, bëhen: Më të interesuar për zbulimin e gjërave vetë. Më të hapur për ide të reja. Të etur për të punuar me të tjerët për të eksploruar idetë. Të gatshëm për të punuar jashtë kohës mësimore, kur ndjekin një ide apo vizion të ri. Si rezultat, ritmi i tyre i të nxënit, niveli i arritjeve dhe vetëbe-simi rriten.

2. Krijimtaria i përgatit nxënësit për jetënKy është një synim i rëndësishëm i vendosur në kurikulën e nivelit kombëtar (qendror) të arsimit profesional. Në kuri-kulën kombëtare të nivelit të parë të kualifikimit për të gjitha drejtimet mësimore të arsimit profesional, shkruhet: Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “XYXYXY”, niveli I, është: “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar ose vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen drejtpërdrejt me …”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale

dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve: mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë; mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesio-nale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm; mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi; mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës; mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale; mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive

të ardhshme profesionale; mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbe-simit nëpërmjet përvojës së punës. Sjellja dhe të menduarit krijues mund të nxiten në të dyja nivelet e kurikulës, qendror dhe shkollor. Nxënësit përgatiten të jenë krijues për një botë që ndryshon me shpejtësi, ku ata duhet të përshtaten për disa profesione gjatë gjithë jetës së tyre. Shumë punëdhënës dëshirojnë njerëz të cilët shohin lidhjet, kanë ide të shkëlqyera, janë novatorë, komunikojnë dhe punojnë mirë me të tjerët, si dhe janë të aftë për të zgjidhur probleme. Pra, ata kanë nevojë për njerëz krijues.

3. Krijimtaria përmirëson dhe pasuron jetën e nxënësveNga nxitja e krijimtarisë, mësuesit u japin të gjithë nxënësve mundësinë për të zbuluar dhe nxitur talentet dhe interesat e tyre. Nxënësit krijues e bëjnë më të pasur jetën e tyre dhe, në periudha afatgjata, japin një kontribut të vlefshëm për gjithë shoqërinë.

3. Si t’i dallojnë mësuesit nxënësit me prirje krijuese?Nxënësit që sillen dhe mendojnë në mënyrë krijuese, mund të dallohen nga mësuesit, pasi ata në klasë gjithmonë: pyesin dhe sfidojnë, bëjnë lidhje dhe diskutojnë marrëdhëniet midis tyre, parashikojnë se çfarë mund të jetë, eksplorojnë ide dhe mbajnë opsione të hapura, reflektojnë në mënyrë kritike për idetë, veprimet dhe rezultatet e të nxënit. Pyetje dhe sfida Nxënësit krijues kanë kuriozitet, pyesin dhe sfidojnë, duke mos i respektuar gjithmonë rregullat. Ata: pyesin “Pse?’, “Si?’, “Çfarë..., Nëse…?”, “Po sikur të....;” drejtojnë pyetje të pazakonta; japin përgjigje për idetë, pyetjet e detyrat dhe ofrojnë zgjidhje të problemeve në mënyrë befasuese; sfidojnë parashikimet e tyre personale dhe të të tjerëve. mendojnë në mënyrë të pavarur.

Bërja e lidhjeve dhe marrëdhëniet midis tyreNxënësit krijues mendojnë në disa këndvështrime dhe bëjnë lidhje/shoqërizime midis gjërave që nuk janë të lidhura zakon-isht. Ata njohin rëndësinë e njohurive dhe të përvojave të tyre të mëparshme; përdorin analogji dhe metafora; përgjithësojnë, duke u nisur nga informacioni dhe përvojat; kërkojnë modele dhe prirje të reja; bëjnë interpretime të tjera dhe zbatojnë të nxënit në kontekste të reja, si dhe komunikojnë idetë e tyre në një mënyrë befasuese. Parashikimi ”çfarë mund të jetë.......?”Nxënësit krijues spekulojnë rreth mundësive. Ata imagjino-jnë, duke i parë gjërat me sytë e mendjes, shohin mundësitë, problemet dhe sfidat, pyesin “Çfarë nëse…”?, përfytyrojnë alternativat, si dhe vështrojnë e mendojnë rreth gjërave ndryshe dhe në këndvështrime të ndryshme. Sfidimi i parashikimeve të tyre personale dhe të të tjerëveNxënësit krijues janë në gjendje të parashikojnë rezultatet e pritshme të të nxënit nga ana e tyre, si dhe t’i arrijnë këto në një mënyrë befasuese për të tjerët. Shpeshherë mendohet që një veprimtari e caktuar apo prodhimi i një objekti a produkti të ri, është i pamundur nga nxënësit, por në fakt ky është një paragjykim i gabuar. Në të kundërt të këtij opinioni, nxënësit me aftësi të larta krijuese arrijnë të përballojnë çdo lloj sfide, por gjithmonë me përkrahjen, udhëzimet dhe mbikëqyrjen edhe të mësuesve. Të menduarit e pavarur

Page 14: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

14

Thelbi i të nxënit krijues është të menduarit në mënyrë të pavarur. Kjo do të thotë që, të gjitha proceset mendore që lidhen me imagjinatën te nxënësit krijues, ndodhin në mënyrë krejtësisht të pavarur nga të tjerët dhe janë të qëllimta, për të arritur një objektiv të caktuar. Ajo që mbetet për t’u kontrolluar apo vlerësuar, është origjinaliteti dhe vlefshmëria e rezultateve të të menduarit të pavarur, pasi, siç është theksuar më lart, jo çdo ide apo veprimtari imagjinuese rezulton të jetë krijuese. Për të arritur këtë, bëhet grumbullimi i ideve dhe diskutimi i tyre me të gjithë klasën, në mënyrë që të merret një vendim sa më i drejtë mbi to.

4. Si dhe ku integrohet krijimtaria në procesin mësimor?Janë disa mundësi që mësuesit mund të vendosin apo të nxitin krijimtarinë në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit. Ata mund ta realizojnë këtë gjatë planifikimit, gjatë paraqitjes së veprimtarive, gjatë mësimdhënies dhe gjatë rishikimit të punës; Gjatë planifikimit, ndër të tjera, mund dhe duhet që:të harto-hen objektiva kompleksë, brenda planifikimeve që bëhen, duke i integruar këta me objektivat specifikë lëndorë. Kurikula në nivel qendror përmban disa objektiva të tillë, të cilët zbërthehen më tej, në nivelin shkollor, sipas lëndëve përkatëse. të shihen mundësitë për të nxitur krijimtarinë në skemat e mëparshme të të punuarit si dhe në strategjitë mësimore të planifikuara në ditar apo në planin e orës së mësimit; të provohen, nëse çdonjëra nga veprimtaritë e planifikuara, mund të përshtatet deri në mundësinë e krijimit të diçkaje, pra që nxënësi të japë nga vetvetja; të sajohen veprimtari teorike-praktike ose vetëm praktike të tilla, që të jenë autentike dhe të mund të realizohen ose indi-vidualisht, ose në grupe. Kështu nxiten interesat dhe përvojat e nxënësve, si brenda ashtu edhe jashtë shkollës. të planifikohet për disa stile të mësimdhënies dhe të të nxënit, duke iu dhënë mundësinë nxënësve për të shpalosur aftësitë krijuese të tyre, sa më shumë që të jetë e mundur. Përfshirja e nxënësve në lojën me role rrit aftësitë e tyre imagjinuese dhe u jep më shumë liri për të eksploruar ide. Eksperimentimi, zgjidhja e problemit, diskutimet dhe bashkëpunimi ofrojnë mundësi të shkëlqyera për sjellje dhe mendime krijuese. të mbahet gjithmonë parasysh dhe asnjëherë të mos harrohet rëndësia që kanë njohuritë dhe shprehitë. Nxënësit janë të aftë të përfshihen në mënyrë krijuese dhe të qëllimtë në përballimin e sfidave me të cilat ndeshen, vetëm nëse ata kanë një bazë të fortë njohurish dhe shprehish.

Gjatë paraqitjes së veprimtarive, ndër të tjera, duhet që: nxënësve t’u jepet një synim/objektiv i qartë, sfidues dhe i arritshëm; objektivat të diskutohen me nxënësit dhe t’u jepet mundësia të zgjedhin vetë drejtimin dhe mënyrën e të punuarit për real-izimin e tyre me sukses; pika e fillimit të veprimtarive të jetë motivuese për nxënësin, në mënyrë të tillë që të arrihet “prekja” e interesave, si dhe të “ndizet” imagjinata e tyre. Si pika fillimi nxitëse mund të për-doren kuriozitete, tinguj apo zhurma, nuhatje, vizita mësimore dhe kontakte me njerëz krijues e profesionistë etj; nxënësve t’u jepet një numër i caktuar kufizimesh, p.sh., kufizime kohore, burimore etj. Kjo e bën veprimtarinë më të qasshme dhe i nxit nxënësit të improvizojnë dhe të eksperi-mentojnë.

Gjatë mësimdhënies, ndër të tjera, duhet që: nxënësit të përfshihen aktivisht për të pyetur, për të bërë lidhje, për të parashikuar çfarë mund të jetë dhe për të eksploruar

ide. Tri janë momentet kryesore gjatë mësimdhënies: nxitja, origjinaliteti dhe shpërblimi i imagjinatës; nxënësve t’u drejtohen pyetje të hapura, të tilla si: “Çfarë...; nëse…?” dhe “Si mundeni ju…?”, në mënyrë që të ndihmo-hen ata t’i shohin gjërat nga perspektiva e këndvështrime të ndryshme; vlerësimi i nxënësve për çfarë ata thonë apo kryejnë të bëhet në një atmosferë në të cilën të ndihen të sigurt për t’i thënë gjërat, për të ndërmarrë rreziqe dhe për të dhënë përgjigje në mënyrë sa më krijuese. nxënësit të motivohen për të eksploruar dhe eksperimentuar ose provuar lirshëm idetë, duke krijuar një mjedis pune argëtues dhe çlodhës për ta. nxënësit të përfshihen në punë që kërkojnë imagjinatë, duke krijuar kushte për përqendrim të plotë dhe për reflektim; mësimi situativ/problemor të bëhet në mënyrë të papritur. Kur përcaktohet si i tillë, lihet mënjanë plani i mësimit dhe ndiqet rrjedha e momentit, por pa harruar apo anashkaluar objektivat e përgjithshëm dhe ata specifikë të të nxënit; mësuesit të jenë të gatshëm për të lejuar nxënësit të marrin drejtimin, kurse vetë të qëndrojnë pas tyre. Megjithatë, duhet që mësuesit të sigurohen gjithmonë që nxënësit janë në drejtimin e duhur, t’i udhëzojnë, t’i këshillojnë e t’i mbështesin sa herë që ata kanë nevojë; mësuesit të përkrahin e të bashkohen me veprimtaritë dhe modelin, sjelljen dhe të menduarit krijues të nxënësve. Duke u treguar atyre që edhe mësuesi, gjithashtu është një nxënës, mund të ndihmohet për të krijuar një mjedis të hapur dhe konstruktiv të nxëni. nxënësve t’u jepen mundësitë për të punuar me të tjerët, brenda klasës së tyre apo edhe nga klasat e tjera, madje edhe me grupmosha të ndryshme.

Gjatë rishikimit të punës, ndër të tjera, duhet që: të ndihmohen nxënësit për të hartuar kritere, që ata të mund t’i përdorin për të gjykuar punën e tyre personale, në veçanti, origjinalitetin dhe vlerat e tij, pra të bëjnë vetëvlerësimin e punës së kryer individualisht. Këto kritere mund të jenë në formën e pyetjeve sa më të thjeshta; të bëhen rregullisht diskutime të hapura për problemet me të cilat nxënësit përballen dhe si mund t’i zgjidhin ato; të nxiten nxënësit t’i diskutojnë idetë me të tjerët dhe të bisedojnë për progresin e tyre. të ndihmohen nxënësit të çmojnë cilësitë e ndryshme në punët e të tjerëve dhe të vlerësojnë mënyrat e të punuarit që janë të ndryshme nga e tyrja; të ndihmohen nxënësit të japin dhe të marrin fidbek kon-struktiv.

Vijon në numrin e ardhshëm

Page 15: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

15

Procedura:Hapi 1. Evokimi Me anë të brainstormin, kujtoni me nxënësit rëndësinë e enzi-mave, veprimin e tyre si katalizatorë në reaksionet kimike dhe faktorët e ndryshëm që ndikojnë në shpejtësinë e aktivitetit enzimatik .Hapi 2. Realizimi Në këtë veprimtari do të përdoret katalaza e qelizave të mëlçisë për të parë se si faktorë të ndryshëm ndikojnë në aktivitetin e enzimave. Veprimtaritë që zhvillon nxënësi nën drejtimin e mësuesit. (Ndahen nxënësit në grupe)• Emërtoni 4 epruveta duke filluar nga 1 deri te 4. Derdhni 2 ml H2O2 në secilën epruvetë.• Me një spatul shtoni pak rërë në epruvetën 1 dhe pak MnO2 pluhur në epruvetën 2. U kërkoni nxënësve të vëzhgojnë fillimin e bulëzimit, gjë që tregon çlirimin e oksigjenit. Sqarohen nxënësit që vlerësimi i shpejtësisë së reaksionit të bëhet duke përdorur këtë shkallë: 0 = jo bulëza, 1 = e ngadaltë, 2 = e moderuar, 3 = e shpejtë. • Për të kuptuar se si copëzimi i indeve ndikon në veprimtarinë e enzimave, shtypni një copëz mëlçi me madhësinë e një bizeleje në një havan me pak rërë. Shtojani atë provëzës 4. Vendosni një copëz tjetër mëlçie të pacopëzuar në provëzën 3. Vlerësoni dhe regjistroni shpejtësinë e bulëzimit.• Emërtoni edhe katër epruveta të tjera, nga 5 deri në 8. Veçmas, copëtoni dy copëza mëlçie dhe ua shtoni provëzave 6 dhe 8. Shtohuni pak MnO2 provëzave 5 dhe 7.• Vendosini provëzat 5 dhe 6 në një enë me ujë të valuar për 4 minuta. Kujdes kur përdorni “banjën” e nxehtë. Vendosni provëzat 7 dhe 8 në një ftohës. Largojini epruvetat dhe lërini në temperaturën e ambientit. • Shtoni 2 ml peroksid hidrogjeni në secilën epruvetë dhe regjis-troni shpejtësinë e reaksionit në tabelën tuaj.• Emërtoni tri provëza të reja 9, 10 dhe 11. Shtojini secilës provëz nga një copëz mëlçie me madhësinë e kokrrës së bizeles. Në provëzën 9 shtoni 2 ml ujë, në provëzën 10 shtoni 2 ml acid klorhidrik, dhe në provëzën 11 shtoni 2 ml NaOH.• Testoni pH në secilën epruvetë duke përdorur një shkop për përzierje dhe letër pH. Regjistroni vlerat e pH.• Shtoni 2 ml peroksid hidrogjeni në secilën epruvetë. Regjis-troni shpejtësinë e bulëzimit për secilën epruvetë në tabelën si më poshtë.Tabela për regjistrimin e të dhënave

MËSIMDHËNIE

Orë mësimore modelPunë laboratori

Klasa: XI Lënda: BiologjiTema: Funksioni i enzimaveKohëzgjatja: 1 orë mësimore Metodat: Brainstorming, puna në grup, diskutimi, vëzhgimi.Objektivat:Nxënësit duhet të jenë të aftë të:- të vëzhgojnë efektet e katalizatorëve organikë dhe inorganikë në reaksionet kimike;- të përcaktojnë se si ndikojnë temperatura, pH, dhe përqen-drimi i enzimave në aktivitetin enzimatik.

Materialet:

mëlçi e freskët rërë e imët ujë i distiluarperoksid hidrogjeniMnO2 pluhur hidroksid natriumiacid klorhidrik

epruvetambajtës epruvetashcilindër i shkallëzuarspatulhavan porcelanidhe shtypës

shkop për trazimletër pHbanjë mariftohës

• Udhëzime për përgatitjen e tretësirave: A) Për të përgatitur tretësirë 0.1 M NaOH, shtoni 1 g NaOH te 200 ml ujë të ftohtë në një ballon i taruar 250 ml ose në një cilindër të shkallëzuar 500 ml. Pasi të tretet i gjithë NaOH, shtoni ujë deri në 250 ml dhe transferojeni tretësirën në një ballon i taruar 500 ml. B) Për të përgatitur një tretësirë 0.1 M HCl, derdhni 225 ml ujë në një ballon i taruar 250 ml ose në një cilindër të shkal-lëzuar 500 ml. - Shtoni 2.25 ml acid klorhidrik të përqendruar (12M). - Shtoni ujë deri në 250 ml. - Transferoni tretësirën në një ballon të taruar 500ml. Qasje alternative: Rëndësia e pranisë së mëlçisë së freskët mund të demonstrohet duke shtuar epruveta që përmbajnë mëlçinë e zier para zhvillimit të eksperimentit. Zierja do të shkatërronte qelizat e mëlçisë dhe bashkë me to edhe aktivitetin enzimatik të katalazës. Ju mund të zgjidhni të provoni që gazi oksigjen prodhohet nga enzimat e katalazës në epruveta. Kujtesë:Kujtohuni nxënësve të vënë syze mbrojtëse kur punojnë me tretësira acide dhe bazike. Çdo pikë e këtyre, kur bie në lëkurë, duhet të raportohet menjëherë.Zona e prekur duhet të lahet menjëherë me ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Hapi 3. ReflektimiPas përfundimit të veprimtarisë, e rëndësishme është diskutimi i të dhënave Diskutimi përqendrohet te pyetjet: 1. Pse testohet rëra për aktivitetin e saj katalitik?(Rëra u përdor në disa epruveta për të copëtuar mëlçinë, ndaj është e nevojshme të testohet nëse vetë ajo ka ndonjë aktivitet katalitik . Për më tepër, kur përcaktoni veprimin si katalizator të MnO2, kontrolli i rërës është i nevojshëm për t’u siguruar që formimi i bulëzave nuk është rezultat i efektit të rërës). 2. Çfarë efekti ka copëtimi i indit në shpejtësinë e reaksionit?(Copëtimi i indit rezulton me një shtim të shpejtësisë së reak-sionit. Përgjigjet e nxënësve do të jenë të ndryshme, por hipo-teza më e saktë është se copëtimi i mëlçisë çliron katalazën nga qelizat e mëlçisë, për rrjedhojë, më shumë katalazë vepron me peroksidin e hidrogjenit. Kjo rrit përqendrimin e enzimës në kontakt me substratin). 3. Si ndikon pH në aktivitetin e katalazës?(Vlera të ulëta dhe të larta të pH zvogëlojnë ose ndërpresin ak-tivitetin e enzimës katalazë. Nivel i lartë i pH ishte në epruvetën 1,1 e cila përmbante hidroksid natriumi, ndërsa niveli i ulët i pH ishte në epruvetën 10 me acid klorhidrik. Katalaza vepron më mirë në mjedise të pH shumë të afërta me vlerat normale të tij në një qelizë). 4. Parashikoni efektet e pH në nivele të larta apo të ulëta në veprimtarinë katalitike të MnO2. Jepni shpjegime.(Një katalizator inorganik si MnO2 nuk ndikohet nga ndryshi-met e vlerave të pH, ndërsa një enzime organike ndikohet nga ndryshimi i vlerave të tij). Detyrë shtëpie Të ndërtojnë një grafik që tregon shpejtësinë relative të reaksionit për të gjitha substancat.

VlerësimiRubrika e mëposhtme përdoret për të vlerësuar punën e nxënësve. Ata duhet të vlerësohen:- për mënyrën si punuan në grupe, - për mënyrën si realizuan eksperimentet dhe përllogaritjen e rezultateve. - nëse arritën të parashikonin me saktësi efektet e pH. - nëse arritën të regjistronin saktë të dhënat në një tabelë.

Epruveta Substanca Shpejtësia e reaksionit

1. rërë

2. MnO2

3. mëlçi

Mimoza MILO Specialiste e biologjisë

Page 16: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

16

MËSIMDHËNIE

Projekt Kurrikular

A jemi ne të vetëdijshëm mbi vlerat e botës që na rrethon, klimës dhe sistemeve natyrore, shteteve, rajoneve e kulturave? Gjeografia është lënda që mundëson af-tësimin e brezit të ri, duke provokuar e dhënë përgjigje pyetjeve që shqetësojnë

mbarë njerëzimin, duke, i ofruar zgjidhje çështjeve mjedisore që preokupojnë sot botën që na rrethon. Shumëllojshmëria e teknikave dhe metodave të përdorura në lëndën e gjeografisë frymëzon nxënësit të mendojnë rreth vendit të tyre në botë, vlerave të tyre, të drejtave dhe përgjegjësive kundrejt të tjerëve dhe mjedisit. Por konkretisht, si mund ta zhvillojmë një projekt në lëndën e gjeografisë në një klasë të caktuar.

Titulli: Sfidat mjedisore dhe edukimi global

Qëllimi: Ndërgjegjësimi i nxënësve për kuptimin dhe rolin e mjedisit në jetën e tyre, si ndikojnë zgjedhjet e tyre në cilësinë e jetës dhe zhvillimin e arsyetimeve e qëndrimeve të dobishme për sot dhe nesër në jetë e në mjedis. Kohëzgjatja: 3 orë mësimore (1 orë = 45’)Kërkesat e pranimit: Nxënësit e klasës VIII.

Rezultatet mësimore (RM):RM 1 - Nxënësi shpjegon kuptimin, rëndësinë dhe mënyrat e shfaqjes së problemeve mjedisore dhe përgatit një poster me pamje ku shfaqen aspekte të ndryshme të shkatërrimit të mjedisit dhe ndërhyrjes së njeriut në të.Ora 11. Njohja dhe studimi i gjendjes.Puna përgatitore për projektin realizohet që në fillim të muajit për t’u dhënë kohën e duhur nxënësve për t’u përgatitur. Për këtë qëllim evidentohen njohuritë që ata kanë fituar në të gjitha lëndët, për shembull: biologji, gjeografi, fizik, edukatë shoqërore etj. Kjo realizohet nëpërmjet diskutimit me ta për problemet kryesore mjedisore me të cilat përballet njerëzimi sot. 2. Kuptimi mbi ngrohjen globale dhe ndotjen e ajritNxënësve u drejtohen pyetje, të tilla si: Cilat janë problemet mjedisore që shqetësojnë njerëzimin?Si dhe në ç`mënyrë lënda e gjeografisë ndihmon në zgjidhjen e këtyre problemeve?3. Të dhëna mbi lidhjen njeri-mjedis Si ndikon njeriu në ndryshimet mjedisore? Pse themi që bashkëveprimi njeri-mjedis është i rëndësishëm në të gjitha ndryshimet e dukshme dhe të padukshme që ndodhin në natyrë?4. Parapërgatitje për të realizuar projektin Nxënësve u këshillohet paraprakisht tema e dhënë. Tërhiqet mendimi i tyre mbi pëlqimin e temës. Mundësinë perceptuese. Nxënësit këshillohen të përdorin skeda të posaçme. Si të shënojnë të dhënat, faktet, ngjarjet. Të mbështeten në literaturën shkollore, libra gazeta , internet etj. Mbledhja dhe përzgjedhja e materialit. Punë individuale në kompjuter. Sigurohemi që të ketë shpërndarje të barabartë të ngarkesës për secilin nxënës. Çdo grup duhet të qartësohet për krijimin e një pune bazuar në kërkesat e projektit. Përqendrim te konceptet kryesore, si: mjedis, biodiversitet, ndotje, ngrohje globale etj. Planifikohet koha e caktuar për çdo grup për prezantimin e projektit që do të jetë 10`. Parashikohet koha e punimit të projektit për një periudhe 4- javore, në mënyrë që nxënësit të kenë kohën e mjaftueshme për përgatitjen e projektit. Njihen nxënësit me metodat që do të përdoren gjatë zhvillimit

të veprimtarive në projekt.Titujt, zërat: Nxënësi ambientohet me titujt e librave dhe materialet e nevojshme.

Ora 2 Prezantimi dhe paraqitja e punës:Mjetet: foto, albume, postera, CD, pamje dhe informacion nga internet, lapsa, stilolapsa, laptop, TV, libra në anglisht “ Global Warming”.Metodat mësimore: Diskutim, punë me grupe, brainstorm-ing, sjellja e përvojës vetjake nga nxënësit.Zhvillimi i veprimtarisë5’ - Paraqitja e objektivave që do të realizohen dhe pyetje që lidhen me temën mësimore duke përdorur metodën brain-storming.30` - Klasa është e ndarë në tri grupe dhe bëhet prezantimi i punës së grupeve duke i lënë hapësirë 10` çdo grupi për paraq-itjen e punës së tij.Grupi 1 - Problemet globale të ajrit, ndryshimet klimatike, shtresa e ozonit dhe shiu acid. Paraqitja në CD.Grupi 2 - Ndotja e ujit, ajrit, tokës dhe ndikimi i njeriut në problemet globale. Krijimi i një albumi.Grupi 3 - Gjallesat në zhdukje, shpyllëzimet. Paraqitja në CD.Kriteret e vlerësimit : Në lidhje me punën e secilit grup: Të tregojë të dhënat mbi temën. Të listojë veprimet përgatitore. Të listojë literaturën e lexuar. Të rendisë veprimet për përzgjedhjen e materialeve. Të sigurojë shanse për të fituar njohuri, kuptime, vlera dhe qëndrime, për të mbrojtur dhe përmirësuar mjedisin. Të identifikojë modele të reja të sjelljes së individëve ndaj mjedisit, për të mos e prekur atë dhe për të marrë pjesë aktive, me vendime mbi sfidat mjedisore në nivel global. Të analizojë shkaqet dhe pasojat e ngrohjes globale dhe ndotjes së ujit, ajrit, tokës dhe ndikimin e tyre në gjallesat dhe shoqërinë njerëzore.Shkrimi i një eseje, 5`: Shmangja e sfidave mjedisore dhe përfitimet e shoqërisë njerëzore. Pyetje, përgjigje me gojë. Drejtohen pyetje të ndryshme nga mësuesi dhe nxënësit.Diskutim në grup: Nxënësit paraqesin ese personale.

RM 2 - Nxënësit vlerësojnë në mënyrë kritike paraqitjen e veprimtarisë së secilit grup, duke shprehur qartë opinionet e tyre në lidhje me arritjet dhe zgjidhjet e situatave dhe problemeve në të ardhmen, si dhe nxjerrin e japin konkluzione.

Ora 3: Punë në grup e nxënësve: Vlerësojnë punët e kryera. Vlerësojnë idetë . Vlerësojnë faktet dhe argumentet. Vlerësojnë origjinalitetin. Krahasojnë punimet e tyre. Identifikojnë ngjashmëritë dhe ndryshimet. Prezantohen esetë dhe punimet më të mira të një grupi nxë-nësish.Kriteret e vlerësimit: Prezantimi i një pune model. Nxiten diskutime aktive. Nxënësit japin mendimin e tyre kritik.Shumë probleme që në dukje mund të jenë lokale, shpesh kon-tribuojnë në probleme globale, si trafiku në qytete që shkakton dyndje dhe ndotje, shiu acid, efekti serë dhe ngrohja globale, erozioni i tokave, vrima e ozonit, shpyllëzimet etj. Ndotja dhe mbrojtja e mjedisit nuk njohin kufij kombëtarë. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe legjislacioni mund të jenë e vetmja zgjidhje.

Elisabeta PRIFTI Mësuese në shkollën “Fenix”

Page 17: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

17

T’i mësojmë nxënësit të shkruajnë një ese “Çdo njeri është i talentuar,origjinal dhe ka diçka për të shprehur”

Brenda Ueland

MATURA SHTETËRORE

Kur shkruani një ese, qëllimi është të ndani një ide, një vëzhgim, një ngjarje ose një opinion me lexuesin tuaj. Pra, në një ese paraqitet ideja juaj për diçka. Ndonëse mund të lexoni diçka para se të planifikoni dhe të shkruani një ese, ajo duhet të jetë një temë për të cilën ju mund të sillni përvojën tuaj. Zakonisht esetë janë dy deri në gjashtë faqe të gjata.Çdo ese ka këtë formë: paragrafin hyrës, i cili paraqet temën, pjesën kryesore në të cilën zhvillohet tema dhe një paragraf përfundimtar. Toni i një eseje mund të ndryshojë nga serioz në i lehë.Më poshtë është paraqitur hyrja e një eseje:

Ishte thjesht një shtëpi, të paktën fizikisht, por në mendjen time fëminore ishte mjaft më shumë se kaq. Për mua ajo ishte e gjallë, thuajse njerëzore në tërësinë e saj. Ishte shtëpia e gjyshërve të mi, ku pasqyroheshin gjendjet shpirtërore, idetë dhe emocionet e të dyve që e banonin atë. Ata e mbanin atë të gjallë. Si një zinxhir i pakëputur, ata ishin të lidhur pazgjidhshmërisht me të. Ata i jepnin forcë njëri-tjetrit, e cila çlirohej me bollëk gazmor në tërë shtëpinë. E kishin mbajtur shtëpinë në tallazet e dëshpërimit të madh. Karakteri i tyre, dashuria e tyre për jetën dhe gjithçka që jeta kishte për të ofruar janë ato që e sjellin shtëpinë të gjallë tek unë.

1. Zgjedhja e temësNjë temë e zgjedhur me kujdes është baza e një eseje të suksesshme. Pas kësaj, tema mund të zhvillohet me anë të ekspozimit, përshkrimit, tregimit ose përpjekjes për të bindur. 2. Gjatësia e fjalisë Gjatësia dhe struktura e fjalive tuaja, pjesë tjetër kjo e stilit tuaj të të shkruarit, duhet të ndryshojnë nga një situatë në tjetrën. Mund të thuhet se fjalitë e thjeshta krijojnë një mbresë; ato më të gjatat, më të sofistikuarat krijojnë një mbresë tjetër. Në përgjithësi, të shkruarit jozyrtar bëhet me fjali të shkurtra dhe gjatësi mesatare, të cilat mund të jenë të thjeshta, të përbëra ose komplekse Të shkruarit e paragrafit të hyrjesMeqë krijon përshtypjen e parë te lexuesi, hyrja është një paragraf shumë i rëndësishëm në çdo ese. Hyrja duhet të jetë e shkurtër dhe nëpërmjet saj duhet të ndiqni tre këshillat që vijojnë.Këshilla praktike· Përcaktoni temën dhe qëllimin e esesë suaj. Tregoni qartë se për çfarë jeni duke shkruar dhe paraqitni qëllimin kryesor për të cilin po shkruani. · Përcaktoni tonin e esesë suaj. Në këtë paragraf përdorni tonin, të cilin do ta ruani gjatë gjithë esesë. Toni duhet të përshtatet me temën, audiencën dhe qëllimin tuaj.

· Zgjoni interesin e lexuesit tuaj. Ka disa rrugë për ta realizuar atë. P.sh., mund të përdorni një citat, ose mund të bëni një pyetje, të cilës do t’i përgjigjeni gjatë trajtimit të esesë. Po kështu, mund ta trajtoni paraprakisht esenë duke përmendur shkurt pikat kryesore të saj. Nëse jeni duke trajtuar një përvojë personale, mund të zgjoni interes duke treguar se për ju kjo përvojë ishte e pazakontë, për të qeshur ose e rëndësishme.Të shkruarit e pjesës kryesore të esesëPjesa kryesore është zemra e esesë. Aty zhvillohet tema që kini paraqitur në hyrje. Detyra juaj kryesore është t’i bashkoni fjalitë që paraqesin idetë e skicës dhe ta qartësoni lexuesi për lidhjen midis tyre. Shpesh, sidomos në esetë narrative, ju duhet të shtoni hollësi. Gjatë formulimit të paragrafëve të pjesës kryesore të esesë duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë kalimeve ndërmjetëse që sigurojnë koherencën e saj. Fjalia e parë e paragrafit të dytë duhet të ndjek kuptimin e prezantimit të temës në paragrafin e hyrjes. Po kështu, fjalitë e fillimit të secilit paragraf pasardhës duhet të lidhet me paragrafin paraardhës. Edhe fjalitë e tjera në një paragraf duhet të ndjekin njëra-tjetrën në mënyrë logjike.Që kalimet nga një paragraf në tjetrin të jenë të buta ndiqni këshillat që vijojnë:Këshilla praktike:1. Përsëritni një fjalë ose fjali kyç nga paragrafi i mëparshëm.2. Përdorni një përemër për t’iu referuar një personi ose një ideje të fjalisë së mëparshme.3. Përdorni fjalë ose fraza kalimtare të tilla, si: gjatë, ndërsa, megjithëse dhe kur, të cilat theksojnë radhën kronologjike. Të shkruarit e paragrafit mbyllësKy paragraf duhet të bëjë që eseja juaj të duket e plotë. Qëllimi juaj kur shkruani këtë paragraf është të ndihmoj lexuesin juaj të absorbojë kuptimin e plotë të esesë suaj. Mund të përdorni një nga katër metodat që vijojnë për mbylljen e esesë suaj.Përmbledhje.Ju mund të përmblidhni çështjet kryesore të trajtuara në pjesën kryesore. Nëse riktheheni tek ideja kryesore që kini paraqitur në hyrje, duhet ta trajtoni atë nga një këndvështrimi më i gjerë se ai i përdorur në pjesën kryesore të esesë.Ide përfundimtare. Mund të paraqisni një ide të tillë nëse e lidhni atë në mënyrë të qartë me pjesën tjetër të esesë suaj. Natyrisht, ideja përfundimtare duhet të ndjek idenë kryesore.Reaksion personal. Mund ta paraqisni reaksionin tuaj ndaj temës së esesë suaj. Në një ese rreth përvojës personale ju duhet të jeni të qartë për atë se ç’paraqet kjo përvojë për ju.Zgjidhje e sugjeruar. Nëse eseja juaj trajton një problem ose çështje, ju mund të sugjeroni një zgjidhje. Zgjidhja që ofroni mund të jetë e tillë që audience juaj të mund të ndërmarr ndonjë veprim. Nganjëherë, eseja përshkruese ose narrative nuk ka nevojë për

Shkrimi i esesë është një kërkesë e domosdoshmenë programet e letërsisë së shkollës së mesme.Një maturant që aplikon për shkollë të lartë,

brenda dhe jashtë vendit, provohet në përvetësimin e njohurive të tij edhe nëpërmjet një eseje.Të shkruash një ese në nivel të kënaqshëm

nuk është e lehtë. Ashtu si të gjitha shprehitë ajo kërkon praktikë, përgatitje, organizim,

përqendrim dhe përvojë.

Vjollca SPAHO

Page 18: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

18

një paragraf përmbledhës. Përshkrimi ose përvoja flasin vet. Në raste të tilla, pjesa përfundimtare e përshkrimit apo incidenti i fundit i përvojës mund të shërbejnë si konkluzion i esesë.Rishikimi dhe përfundimi i esesë suajJu duhet ta kontrolloni esenë tuaj pasi të kini përfunduar draftin e parë të saj. Kur kontrolloni një ese, ju e rishikoni dhe e ripunoni atë. Rishikimi është shumë më tepër se korrigjimi i gabimeve në të shkruar dhe i shenjave të pikësimit. Për të parë nëse idetë kryesore të esesë janë të kuptueshme duhet ta rishikoni esenë në po atë mënyrë që do ta shikonte lexuesi juaj. Po kështu, duhet të shikoni nëse kini përdorur fjalët dhe fjalitë më të mira për paraqitjen e ideve tuaja. Pra, duhet të shqyrtoni përmbajtjen dhe stilin e esesë.Nëse kini mundësi, prisni një se dy ditë para se ta kontrolloni esenë tuaj. Pas kësaj, do të jeni i freskët dhe më kritik ndaj saj.Rishikimi i përmbajtjesNdiqni këshillat që vijojnë për t’u siguruar se çdo pjesë e esesë suaj paraqet atë që dëshironi të shprehni.1. Paragrafi hyrës. Sigurohuni që e kini përcaktuar mirë temën, qëllimin e esesë dhe se paragrafi hyrës do të zgjoj interesin e lexuesit.2. Pjesa kryesore. Kontrolloni koherencën. Sigurohuni që temën e keni trajtuar qartë dhe idetë i keni shprehur logjikisht.3. Paragrafi mbyllës. Rishikoni konkluzionin e esesë për t’u siguruar se i kini lënë lexuesit një përfytyrim të plotë të idesë suaj kryesore.4. Harmonia. Sigurohuni që gjatë gjithë esesë të kini zhvilluar idenë e paraqitur në titull. Hiqni fjalitë që kanë pak ose aspak lidhje me temën.5. Plotësia. Kontrolloni për të parë nëse ndonjë paragraf ka nevojë për hollësi ose shembuj të tjerë. Nëse është kështu, shtoni material të ri në fjalitë tuaja ose shkruani fjali të tjera.Punë praktikeSituata: Në provimin e letërsisë ju janë dhënë këto temaa. Një karrierë si mjekeb. Një organizatë ose person që ka qenë influencues në jetën tuaj.c. Ç’prisni të fitoni nga studimet në shkollën e lartë.d. Një përvojë nga e cila kini mësuar diçka të rëndësishme.e. Gjyshetf. Ç’mendoj për veprën e Kadaresë.g. Zgjidhni vetë një temë eseje

Ju do të zgjidhni një prej këtyre temave dhe do ta trajtoni atë në një ese me jo më shumë se 400 fjalë. Gjatë kohës që kompozoni esenë kini parasysh këto të dhëna:Udhëzime: Për të planifikuar dhe shkruar esenë tuaj ndiqni këtë radhë veprimesh:1. Lexoni me kujdes temat e paraqitura. Zgjidhni atë temë, e cila ju shkon më shumë për shtat. Po kështu, kujtoni ato të dhëna që keni për secilën temë dhe zgjidhni atë, që sipas jush, mund të kërkoj sinqeritet, çiltërsi, imagjinatë, fuqi mendore, thjeshtësi etj. 2. Shkruani temën që kini zgjedhur në krye të fletës. Pastaj radhitni idetë që kanë lidhje me temën tuaj.3. Nga lista zgjidhni idetë që do të përdorni në ese. Organizojini ato sipas radhës logjike.4. Shkruani një riformulim të saktë të temës, i cili të paraqes idenë kryesore dhe qëllimin e esesë suaj.

5. Duke përdorur listën e organizuar të ideve tuaja si dhe for-mulimin e temës, përgatisni një skicë të esesë suaj. Nën secilën ide kryesore rreshtoni hollësi ose shembuj.6. Duke përdorur skicën si orientues, shkruani draftin e parë të esesë. sigurohuni se kini hartuar paragrafin hyrës, pjesën kryesore ku kini zhvilluar temën dhe një paragraf përmbyllës të fortë. 7. Rishikoni përmbajtjen dhe stilin e esesë dhe përmirësoheni nëse ka nevojë.8. Përgatitni kopjen përfundimtare të esesë. Kontrollojeni me kujdes.Detyra praktike për temën e fundit 1.Shkruani dy paragrafë për surprizën më të madhe të jetës suaj. Paragrafi i parë të jetë serioz në ton dhe t’i drejtohet një audience të gjerë. Paragrafi i dytë të jetë me humor dhe t’i drejtohet shokëve të klasës. Sigurohuni që trajtimi juaj do ta josh audiencën, të cilës i drejtoheni. Kini parasysh distancën që doni të vendosni midis jush dhe lexuesve tuaj.2. Shkruani një ese të shkurtër për diçka që e konsideroni si arritjen më të madhe të deritanishme. Fokusoheni vëmendjen e lexuesit në këtë përvojë dhe vlerën e saj për ju.3. Shkruani një ese ku të diskutoni pikëpamjen tuaj për dashurinë, nderin ose vuajtjen. Përqendroheni vëmendjen e lexuesit tuaj më shumë te pikëpamja juaj se sa tek eksperienca. Përdorni tonin dhe stilin e duhur si dhe një distancë të caktuar midis jush dhe lexuesit.4. Shkruani një ese të shkurtër ku të shpjegoni avantazhet e ardhjes nga një familje intelektuale ose punëtore, e varfër ose e pasur. Organizojini avantazhet duke filluar nga ato më pak të rëndësishmet. Bëni kujdes që paragrafi hyrës të zgjojë interesin e lexuesve.Udhëzime praktikeGjatë rishikimit të esesë verifikoni pyetjet e mëposhtme:

1. A e kini trajtuar temën plotësisht?2. A kini hequr të dhënat që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt me temën?3. A kini shkruar një formulim të temës?4. A e kini paraqitur informacionin sipas radhës logjike?5. A kini përdorur fjalë dhe fraza kalimtare për të theksuar radhën e ideve tuaja?6. A kini shkruar një konkluzion të përshtatshëm?7. A kini përdorur fjalë dhe hollësi në përshtatje me audiencën tuaj?8. A e kini arritur qëllimin e kompozimit të esesë?9. A e kini ndryshuar gjatësinë dhe strukturën e fjalive tuaja?10. A kini përdorur fjalët e duhura?11. A e kini shmangur përdorimin e fjalive fragmentare apo të strukturave jo të sakta?12. A i kini përdorur me kujdes shenjat e pikësimit, shkronjat e mëdha etj?13. A e kini kontrolluar me kujdes formën përfundimtare të esesë?

NJOFTIM

FONDACIONI SHTETËROR GREK I BURSAVE (I.K.Y) OFRON BURSA PËR STUDIME

PASUNIVERSITARE NË GREQI

Ambasada Greke në Tiranë njofton se Fondacioni Shtetëror Grek i Bursave (I.K.Y) ofron 90 bursa për studime pasuniversitare për shtetas të huaj të vendeve të Ballkanit, Evropës Qëndrore dhe Lindore, Azisë, Afrikës, si dhe të Amerikës Latine (me kombësi greke ose jo), për vitin akademik 2010-2011, sipas programeve të studimit të ndara si më poshtë:

1. Master të nivelit të dytë, për një periudhë nga 1 deri në 3 (tre) vjet; 2. Doktoratë (PhD), për një periudhë nga 1 (një) deri në 4 (katër) vjet: 3. Kërkime në postdokoratë për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 (një) vit; 4. Specializime në artet e bukura, për një periudhë nga 1 (një) deri në 2 (dy) vjet.

Formularët dhe dokumentet e tjera, mbasi të jenë plotësuar nga aplikantët, të dërgohen direkt në Ambasadën Greke në Tiranë, ose pranë Konsullatës së Përgjithshme në Gjirokastër apo Korçë, brenda datës 17 Maj 2010.

Për një informacion më të hollësishëm për këto bursa, dokumentacionin që duhet plotësuar dhe mënyrën e aplikimit, referojuni adresës së poshtëshënuar në web-site:

www.iky.gr

SEKTORI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Page 19: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

19

Çdo vit shkollor ka dy momente te rëndësishme në ecurinë e tij; fillimin dhe përfundimin. Nëse fillimi i mbarë i vitit, vë bazat dhe themelet e rezultateve të pritshme të planifikuara, përfundimi i tij realizon praktikisht kujdesin dhe vjeljen e arritjeve e të treguesve kryesorë të shkollës.Meqenëse jemi në javët dhe ditët e fundit të vitit shkollor 2009-2010 po evidentojmë disa nga kërkesat kryesore për mbylljen me sukses të tij.I. Për nivelin e njohurive të nxënësve dhe përparimin e tyre 1. Evidentimi i gjendjes konkrete të përparimit të nxënësve të çdo klase dhe grupimi i tyre sipas nivelit të përparimit, sidomos i niveleve 1 dhe 4 (nxënës me nivel të ulët dhe shumë të ulët dhe me nivel të lartë e shumë të lartë)Është kjo një kërkesë që duhet të përfshijë të gjithë aktorët e shkollës dhe bashkëpunimin midis tyre si; mësues lënde, mësues kujdestar, komisione lëndore, drejtori shkolle etj.2. Detyrat e mësuesve për periudhën në vazhdim (jo më pak se për një muaj para përfundimit të shkollës), të përqendruara në këto çështje kryesore: a)Mbështetja e veçantë e nxënësve në çdo orë mësimi sipas niveleve të evidentuara, e planifikuar dhe në përgatitjen ditore të çdo mësuesi. Në përshtatje dhe me kërkesat e Udhëzimit të Ministrit, Nr. 34. dt. 01.11.2009 “Për organizimin e veprimtarive në shërbim të nxënësve në arsimin parauniversitar” hartohet dhe zbatohet grafiku i mbështetjes së nxënësve. b). Hartimi i objektivave minimale të mundshëm për nxënësit e Nivelit 1 dhe i objektivave të lartë për ata të Nivelit 4. Përcaktimi i tyre duhet të bëhet në përshtatje me kërkesat e Udhëzimit te Ministrit Nr. 40,date 27.12.2006 ”Për hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve”, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë mësuesit e lëndës e të shkollës, nëpërmjet një diskutimi dhe debati profesional në mbledhjen e planifikuar të departamenteve lëndore.3. Për matjen dhe vlerësimin e njohurve të nxënësve. a) Masat për organizimin dhe hartimin e testeve vjetore, të paraqitura e të diskutuara në departamentet lëndore: -përcaktimi i objekteve bazë të lëndës, duke u mbështetur në objektivat lëndore të vitit shkollor. -kriteret e formulimit të testeve, në përshtatje me objektet e përcaktuara. b) hartimi i grafikut të organizimit të testeve, në vartësi me orarin e mësimeve, ngarkesën e nxënësve dhe orarin e veprimeve ditore të anëtarëve të drejtorisë, c)Mënyra e vlerësimit të testeve, sipas grupeve apo metodologjisë së përcaktuar nga drejtoria e shkollës. d). përpunimi të dhënave të testeve dhe hedhja e tyre në pasqyrën standardE tërë puna për realizimin e këtij treguesi duhet të përfundojë të paktën 10 ditë para përfundimit të vitit shkollor.4. Analizë konkrete dhe shumë e hollësishme e përparimit të çdo klase e nxënësi në mbledhjet e planifikuara të drejtorisë, e konkretisht: a) Pajisja e nxënësve me nota dhe logjike e vlerësimit të deritan-ishëm. Kujdes dhe trajtim të veçantë kërkojnë rastet me vlerësime me më pak se tre nota. b) Evidentimi i nxënësve me përparim të dobët, që në bazë të vlerësimeve në regjistër rrezikojnë të mbeten në klasë Shprehja e mendimeve dhe e opinioneve të mësuesve të lëndës dhe e mësuesve kujdestarë dhe rakordimi i tyre. c)Krahasimi i rezultateve të një viti më parë, me rezultatet e pritshme të këtij viti shkollor për çdo cikël, klase e lëndë, Zakonisht, për gjendjen konkrete të klasave të nënta, me që ato kanë edhe Provimet e Lirimit, organizohet një mbledhje drejtorie e veçantë dhe me kërkesa më specifike se klasat e tjera të shkollës. II. Për realizimin e programit mësimor.Në fund të vitit shkollor bëhet dhe bilanci i realizimit sasior të programit për çdo lëndë e klasë, afërsisht 4-5 javë para mbylljes së tij. Mendojmë se është e mjaftueshme kjo kohë për të realizuar e plotësuar orët e humbura për arsye të ndryshme. Konkretisht në një mbledhje drejtorie operohet dhe trajtohet ky problem si më poshtë:

Kërkesat e fundvitit shkollorSinan IBRAHIMI

Shkolla 9 vjeçare “Gjon Buzuku”

a) Evidentimi i gjendjes së realizimit të orëve për çdo lëndë, klasë e mësues, deri në një moment të caktuar (më e vlefshme është për 30 javë mësimi). b) Hartimi i orarit të veçante për realizimin e orëve të humbura.(sasia e orëve, lëndët, mësuesit dhe ditët kur do të zhvillohen ato)III. Për provimet e lirimit 1. Njohja dhe punimi i të gjithë dokumentacionit të nevojshëm që formulohet për to, bazuar në Udhëzimin dhe Rregulloren e Ministrit të Arsimit të vitit shkollor 2009-2010. 2. Ndjekja çdo ditë e frekuentimit dhe e përparimit të nxënësve të klasave të nënta dhe sidomos e nxënësve të diskutueshëm. 3. Hartimi i grafikut të konsultimeve në lëndët e provimit( gjuhë dhe matematikë), mbështetur në Urdhrin e Ministrit Nr.120,dt.25.02.2010”Per organizimin e konsultimeve në shërbim të nxënësve të klasës së IX në arsimin bazë” 4. Takimi i veçantë me prindërit e nxënësve të kasave të nënta me tematikë Provimet e Lirimit. 5. Masat organizative për zhvillimin e PL,sipas kërkesave e detyrave që shtron Rregullorja E tërë periudha dhe procedura e PL shoqërohet me vendime e plane veprimi të veçantë.

6. Marrja ne provim, brenda gjysmës se parë të qershorit, e nxë-nësve të klasës së nënte që mbeten në dy lënde dhe nxënësve kalues u njoftohet data e PL të sezonit të dytë. IV. Për plotësimin e dokumentacionit1. Përpilimi i statistikave standarde dhe sqarimi i kërkesave e i plotësimit të tyre, të paktën një javë para përfundimit të mësi-meve. Kërkesat e statistikave vjetore duhet të realizojnë kërkesat e drejtorisë së shkollës të DAR dhe të institucioneve të tjera që kërkojnë të dhëna dhe rezultate të shkollës në të gjithë drejtimet e punës së saj. 2. Nxjerrja e përfundimeve vjetore dhe plotësimi i regjistrave sipas Udhëzuesit të faqes së parë dhe neneve të DN që kanë të bëjnë me kalimin, frekuentimin dhe raste të veçanta. 3. Plotësimi i amzave (manuale dhe dixhitale) sipas një grafiku të caktuar, të shoqëruar me vendimin e drejtorisë. Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet klasave të nënta ,pasi plotësimi i tyre duhet te realizohet sipas Udhëzimit të MASH. 4. Plotësimi i dëftesave për çdo klasë e nxënës, nënshkrimi, vulosja dhe shpërndarja e tyre.V. Për realizimin e analizës vjetoreEtapa dhe momenti i fundit i mbylljes me sukses të një viti shkollor mbetet analiza e punës mësimore dhe edukative e tij. Meqenëse i përkas asaj kategorie drejtuesish, që mendojnë se analiza vjetore duhet bërë në fund dhe jo në fillim te vitit, drejtoria e shkollës me të gjithë anëtarët e saj, duhet të programojë punën për realizimin e analizës brenda javës së parë të muajit korrik.Renditëm kështu disa nga kërkesat dhe detyrat që imponon za-konisht fundi i vitit shkollor, të cilat mund të planifikohen e të realizohen gjithnjë në vartësi të kushteve e potencialeve që ka çdo shkollë.

Page 20: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

20

SHKOLLA & KOMUNITETI

Shtëpia me një kat të ngritur për shkollë.

Kisha shkruar për atë shtëpi, kisha shkruar në gazetë, e kisha fiksuar edhe në librin “Rilindësit e kohës sonë” me titullin “Një shkollë shqipe në katin e dytë”. E keni në faqet 135-139 të librit. Ishte dhe është ëndrra e Artemisit dhe Marinelës, çiftit Duri që para se të na ulnin në auditorin e seminarit na ftuan për një “gotë raki” në shtëpinë e tyre, shtëpinë e mundit dhe djersës së viteve në emigracion.

Në Korinth, për gjuhën shqipe...

Nëpër shkollat shqipe, në diasporë...

U ngjitëm në ca shkallë ende në beton, të pashtruara me mermer, për të hyrë në një shtëpi plotë dritë, shtëpi që kishte aromën e Selckës së Pogonit nga ka rrënjët e gjakut Marinela Kristidhi e lindur dhe e rritur në Elbasan, nga Nivani i Zagorisë ku marrin jetë rrënjët e familjes së Artemis Durit.“Kam vizituar shumë vende të Greqisë - më kishte thënë atëherë Marinela - ishuj, qytete të ndryshëm. Korinthi më pëlqeu”.Një dolli me raki nga Shqipëria, një bakllava nga “duart e nënës”, një vizitë në mjediset e shtëpisë, një ngjitje një kat më sipër midis kolonash që presin një ditë të mbledhin fëmijë për të mësuar gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze, profesion i jetës së çiftit Duri.Shqiptarët dinë jo vetëm të ëndërrojnë por edhe të jetojnë, të dalin nga ëndrra në zhgjëndërr. Shqiptarët tashmë po bëjnë shtëpitë e tyre në vendin ku punojnë dhe jetojnë. Ata po bëhen dita ditës pjesë e Evropës duke kërkuar të shkojnë drejt saj me identitet shqiptarë, me gjuhë shqipe për brezin e ri të fëmijëve në emigracion.

Mësimdhënia e gjuhës shqipe në Greqi

Me këtë temë nisi seminari, rreth kësaj teme, për të dëgjuar e për të dhënë mendim, erdhën që nga Selaniku e deri në ishullin e Samosit, mësuese e mësues të gjuhës

Korinthi, është i treti qytet në radhë pas atij të Athinës dhe Selanikut, i treti ku mësuesit

e gjuhës shqipe në emigracion, mblidhen tagjejnë fjalën në emër të atij që quhet Këshilli Pedagogjik sot, dhe të Shoqatës së Mësuesve

Emigrantë në Greqi nesër...I kisha kaluar tangjent Korinthit në këto

katërmbëdhjetë vite udhëtim, gjithnjë dukepyetur, sa herë kaloja mbi kanalin që e bën

gadishullin ishull e që shkurton rrugëne anijeve drejt Patrës e Jonit në qindra milje:

“A ky është qyteti i Korinthit ? ” Këtë pyetje ia bëra vetes edhe kur trenikaloi kanalin dhe nuk u ndal atje ku

më ishte fiksuar se është qendra e qytetit.Një autobus që na mori nga stacioni i trenit,

pas shumë zig-zakeve mes gjelbërimitpranveror të fushës, do të më hapte si fletëalbumi pamjen e Korinthit. Më pëlqeu, madje miku im Jorgo Andoni më thotëse si nuk paskemi ardhur ndonjë ditë

për të parë pamjen e bukur që kap detin në një hark të gjerë deri në Lutraqin e njohur

për ujin, llixhat dhe kazinotë dhe më tej malet e Thivës, të vinim e të shijonim rrushin

e njohur pa fara “Korinthi”? Këtëdo ta dëgjoja edhe nga të tjerë, nga ata

që i kishin kaluar gjithnjë tangjent qytetit, si edhe unë, por edhe nga Dashi e Valbona

që vinin nga Selaniku apo të tjerë që erdhën nga Patra, Volosi e deri nga ishulli i Samosit.

Abdurahim ASHIKUKorrespondenti ynë, në Greqi

Page 21: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

21

Nëpër shkollat shqipe, në diasporë...

shqipe, të asaj gjuhe që po mësohet në të shkruar e lexuar nga vullneti dhe dëshira e njerëzve të dëshiruar për të, të dashuruar pas saj.Në tavolinën e seminarit, përballë një auditori univer-sitar në formë amfiteatri, midis mjetesh të informatikës së kohës që reflektohen në një ekran të bardhë, dy or-ganizatorë: Marinela Duri dhe Artemis Duri mësues të gjuhës shqipe në Korinth.Në kronikën e zhvillimit të seminarit veçojmë:Artemis Duri përshëndet të pranishmit dhe miqtë grekë duke i informuar për gjuhën shqipe në Greqi për t’ia dhënë më pas fjalën zëvendëskryetarit të bashkisë së Korinthit.Rezart Bejkaj, sekretar i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi përshëndet në emër të trupit diplomatik.Irfan Abazi përshëndet në emër të Shoqatës së Emi-grantëve Shqiptarë të Korinthit.Arqile Gjata përshëndet në emër të Shoqatës “Vël-lazërimi”.Shoqata “Korça” përcjell një “Mirënjohje” për shkollën shqipe në Korinth... Referate e kumtesa nga miqtë grekë në Korinth:Andonopulos Angjelis, mësues në Qendrën e Edukimit dhe Trajtimit të Veçantë të Nxënësve me autizëm në Korinth me temën: “Arsimi ndërkulturor dhe probleme

të nxënësve të huaj në shkollën greke”.Barxhis Joanis, Instruktor arsimi për ciklin e ulët në Korinth në temën “Përshtatje dhe nostalgji”Ksidhi Mikalica, mësuese në shkollën greke në Gjermani me temën “Nevoja e mësimit të gjuhës amtare”.Jovan Mëhilli, drejtues i Këshillit Pedagogjik të Më-suesve Emigrantë në Greqi, u ndal në temën: “Të përmirësojmë organizimin e mësimdhënies të Gjuhës Shqipe në Greqi”.Marinela Duri, mësuese e gjuhës shqipe në Korinth, me profesionalizëm, ilustruar me mjete të mësimit masiv paraqiti temën: “Zbatimi i metodave komunikatave në mësimin e gjuhës amtare”“Një përvojë jashtë greke mbi zhvillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe” do të vinte nga Novruz Abilekaj nëpërmjet Artur Shkirës.Pas drekës në tarracën e godinës universitare nga dukej hapësira e bukur detare e qytetit të Korinthit, seminari vazhdoi me tryezën e rrumbullakët: “Mësuesit shqiptarë diskutojnë” për tu mbyllur me një “Mësim të hapur me nxënësit e kursit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe”, mësim i drejtuar nga mësuesja Marinela Duri.Një kujtim para Pegazit të legjendës në sheshin qendror të Korinthit mbyll ditën e ngarkuar të 25 prillit 2010, seminarin e tretë të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi.

në foto: mësues të mësimit të Gjuhës Shqipe në diasporë

Page 22: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

22

VEPRIMTARI

Kadri TARELLI

Në ditët e fundit të muajit prill të këtij viti, në mjediset e pallatit të kulturës, “A. Moisiu” në Durrës, nga kolegji turk, “Turgut Ozal”, u organizua panairi shkencor me temë: Art - traditë - Novacion. Është një element i ri në jetën arsimore të qytetit të Durrësit, sepse është i pari i këtij lloji, edhe për vetë shkollën. Një festë e vërtetë, plot ngjyra e gjallëri fëmijësh, si

rrallëherë më parë. Është një ide e bukur dhe e menduar mirë, për të shpalosur para opinionit durrsak, disa grimca të tërë punës mësimore dhe edukative, që bëhet në shkollë dhe ç’përpjekje bëjnë së bashku mësues, nxënës dhe prindër, për të nxitur dëshirën dhe vullne-tin për t’u marrë dhe për t’u futur në të fshehtat e shkencave.Kënaqesh tek shikon maketet, hartat, por edhe eksperimentet, orenditë dhe kostumet popullore, të cilat ngjallin emocione të vërteta tek të gjithë vizitorët. Ç,të thuash për “Urën e Bosforit”, “Murrin e Berlinit”, “Kështjellën e Bastijes”, “Akropolin”, “Xhaminë Blu”, etj… të gjitha të ndërtuara nga vetë nxënësit, me mjete rrethanore, por të paraqitura artistikisht. Janë objekte që ilustrojnë orët e mësimit, por që nxisin imagjinatën e nxë-nësve dhe dëshirën për thellimin e njohurive të tyre shkencore. Është një bashkëpunim i ndërsjellët mësues – nxënës, i bukur dhe i dobishëm, për të arritur rezultate sa më të mira, por edhe një tregues i nivelit të lartë të vetë shkollës. Shpesh në biseda mes kolegësh mësues dhe drejtues të shkol-lave, po t’i pyesësh se çfarë veprimtarish kryejnë nëpër shkolla, mëson shumë gjëra të mira dhe të bukura, në të shumtën e rasteve t’i tregojnë edhe me emocione. Po fakti është se pak, ose aspak njihen nga të tjerët. Rrallë shikon ndonjë shkrim nëpër gazeta, ca më rrallë ndonjë njoftim të shkurtër televiziv. Dikush mund të justifikohet me mundësitë e pakta që ka. Edhe ky problem qëndron. Po a mund të thotë kush e provoi dhe nuk e realizoi ? Mbetemi në një rreth të mbyllur e mjafto-hemi me kaq. Veç vetes askush nuk e merr vesh. Kështu, edhe shkollat dhe mësuesit mes njëri – tjetrit nuk përfitojnë gjë. Në këtë rast ne vlerësojmë veten, por po me veten dhe jo me të tjerët. Pikërisht ky panair shkencor, është një ballafaqim i vlerave që ka shkolla, një njohje më shumë për cilësitë e saj. Ne mësuam një formë të re pune, prandaj duhen përgëzuar organizatorët. Përfitojnë nxënësit, por po përfitojmë edhe ne si drejtues dhe si mësuesNa vjen mirë kur në qytetin tonë ka shkolla të tilla që dallohen për nivel të lartë. Se ç’cilësi ka shkolla, e tregojnë rezultatet që kanë nxënësit e saj , si pjesëmarrës nëpër olimpiadat shkencore, qofshin ato lokale që zhvillohen në Durrës, por edhe në ato kombëtare. Nuk lihen mënjanë talentet në fusha të tjera, këtu mund të përmendim botimet letrare të vetë nxënësve, etj.. Edhe këtë vit, duke u mbështetur në përvojën dhe rezultatet e mira në provimet e lirimit të nxënësve të klasës së 9-të dhe provimeve të pjekurisë të maturantëve të vitit të shkuar, po punohet me kujdes dhe përkushtim me nxënësit e këtyre klasave për të arritur më të mirën, atë që dëshirojmë të gjithë.

Në ditën botërore të librit, më 23 Prill, me nismën dhe nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Kamzës zotit Xhelal Mziu, u organizua takimi i fjalës artistike më nxënës përfaqësues të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme të kësaj Bashkie. Pas një pune selektuese, të bërë brenda shkollave, faza finale ishte detajuar në ditën botërore të librit.Me të vërtetë një mjedis tërësisht miqësor i bashkisë organizu-ese dhe që flet për kulturën në përgjithësi, por edhe për atë të librit, që rrezatojnë organizuesit, veprimtaria ishte planifikuar të mbahej në sallën e mbledhjeve të bashkisë, që shndriste nga pastërtia dhe rregulli.Në fjalën e saj hyrëse nxënësja prezantuese, vuri theksi në këtë atmosferë vërtet mbresëlënëse ku gjithsecili prej nxënësve pjesëmarrës dhe shokët e shoqet e tyre, bëjnë për tu kulturuar dhe lartësuar në dije e dituri përmes kulturës së leximeve dhe librit si miku më i mirë i të rinjve. Veprimtaria u çel sipas një radhe të përcaktuar më parë me short, dhe nga nëntë shkol-lat nëntëvjeçare pjesëmarrëse, fatin e ngritjes së këtij sipari e pati Drilona Vata, nga shkolla e Laknas 2, me “Vdekjen e një mbretëreshe” të Rexhep Qoses. Dukej se qetësia dhe njëherazi emocioni që përshkon sallën dhe vetë recituesit, kalon dorë më dorë. Gentjana Doda është vajza e shkollës Bulçesh që sjell tërë nerv dhe pasion “Recitalin e malësorit” të poetit tonë kombëtar Migjenit. Pastaj “Anës lumenjve” e Nolit me ditirambin e fuq-ishëm, “ngehuni e bjeruni,, u interpretua nga Erjeta Kuçana. Vlen të thuhet se në këtë konkurrim ishin të pranishme edhe dy nxënëse me poezitë e tyre, Anxhela Muçollari, me krijimin e saj të titulluar “Nënës” dhe Valmira Fejza me poezinë “28 Nëntori”Dhe menjëherë pas konkurrimit të nxënësve të shkollave nëntëvjeçare, dhe pas këngës së kënduar me aq ndjenjë nga gjimnazistja e Kamzës, nisi konkurrimi i nxënësve të dy gjim-nazeve dhe shkollave profesionale të kësaj bashkie.Garën e çeli për gjimnazet, Medina Çerra e Bathores me “Recit-alin e malësorit” të Migjenit. Dhe për ta mbyllur me të vetmin djalë konkurrues Armand Prendin me “Kosovarin” e Mitrush Kutelit.Sigurisht jo për të qenë ndër më të mirët, por me dëshirën për të patur edhe të tjerë konkurentë djem në të ardhmen, shorti e kishte lënë Armandin të fundit konkurrues.Në përfundim të kësaj veprimtarie mbresëlënëse, juria e konkur-rimit, përmes kryetarit të saj zotit Xhelal Mziu, shpalli fitues për shkollat nëntëvjeçare, nxënëset: Gentjana Doda nga shkolla Bulçet me “Recitalin e malësorit” të Migjenit , Erjeta Kuçanën me “Anës lumenjve” të Nolit në vendin e dytë dhe Xhoana Mamicën me “Lamtumirë” të Gjergj Fishtës.Ndërsa për gjimnazet dhe shkollat e mesme vendin e parë e meritoi Djana Malaj me “Norën” e Ibsenit, vendin e dytë , Xhensila Kazani me “Hakërrim” të Ali Asllanit nga gjimnazi Kamëz dhe po nga ky gjimnaz në vendin e tretë u rendit Elona Pasha, me “Ajkuna qan Homerin”Nxënësit fitues merituan si stimuj libra të ndryshëm dhe cer-tifikata.-Kjo veprimtari,- tha në fund të fjalës se tij kryetari i bashkisë zoti Mziu,- nuk përfundon këtu, por do të kthehet në një traditë të vyer të përvitshme, duke u shoqëruar dhe me mjaft të tjera të kësaj natyre.

Panair shkencor me temën:Art - Traditë - Novacion.

Në ditën botërore të librit, me nxënësit e Kamzës

Nxënësja fituese e çmimit të parë

Page 23: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

23

Përshtati Ndriçim MEHMETI

Ky material është përgatitur në bashkëpunim me specialistë të Fondacioni zviceran Teeres de Homes.

Mbrojtja e fëmijëve në shkolla

Neni 1: Standardet e shkollës në mbrojtje të drejtave të fëmijëve 1. Shkolla duhet të jetë një vend i sigurt për nxënësit, mësuesit dhe personat e tjerë të punësuar në të. 2. Shkolla duhet të ketë politika dhe procedura të qarta për mbrojtjen e fëmijëve brenda mjediseve të saj bazuar në Konventën e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve. Politika dhe procedurat e mbrojtjes së fëmijëve në shkolla 1. Politika e Mbrojtjes së fëmijëve në shkollë duhet të njihet nga nxënësit, prindërit, mësuesit si edhe personat e tjerë që punojnë në shkollë. Ajo hartohet nga Drejtoria e shkollës në bashkëpunim me psikologun shkollor, Grupin Mbështetës në shkollë dhe mësuesit; 2. Politika e Mbrojtjes së fëmijëve në shkolla vendoset në një vend të dukshëm Brenda mjediseve të shkollës dhe ri-shikohet njëherë në 2-3 vjet sa herë që shkolla ka prioritete të reja për të trajtuar në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve dhe në varësi të problematikave të shfaqura në këtë aspekt; 3. Të gjithë personat e punësuar në shkollë duhet të fir-mosin Deklaratën personale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve e cila është e dokumentuar në shkollë (një kopje e të cilës është bashkangjitur në këtë dokument); 4. Shkolla duhet të ketë një plan të qartë dhe të doku-mentuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve brenda mjediseve të saj; 5. Shkolla duhet të ketë procedura të qarta për mbrojtjen e fëmijëve brenda mjediseve të saj të cilat janë të doku-mentuara; 6. Procedurat e mbrojtjes së fëmijëve në shkolla u janë komunikuar nxënësve, personelit mësimor dhe prindërve; 7. Nxënësit, mësuesit, punonjësit e tjerë në shkollë dhe prindërit janë trainuar se si të dallojnë problemet e mbro-jtjes së fëmijëve; 8. Shkolla kryen rregullisht auditim të brendshëm të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve (njëherë në gjashtë muaj); 9. Shkolla ka një sistem të qartë raportimi për mbrojtjen

e fëmijëve. Ekzistojnë evidence të shkruara në lidhje me trajtimin e problemeve të mbrojtjes së fëmijëve në shkolla; 10. Shkolla merr masa për të përmirësuar mjedisin e saj miqësor në mbrojtje të fëmijëve; 11. Grupi Mbështetës në shkolla funksionon rregullisht dhe i dokumenton rastet e trajtuara;

Neni 2: Aktorët përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve në shkollë dhe roli i tyre

1. Mbrojtja e fëmijëve në shkolla për të garantuar mbro-jtjen e të drejtave të tyre, për të siguruar një zhvillim të shëndetshëm dhe mirëqenie mbështetet në një ekip shumë disiplinor që përfshin drejtorin e shkollës/zëvendës drej-torin, psikologun shkollor/specialistin e mbrojtjes së fëmijëve, dy-tre mësues aktivë, mjekun dhe/ose infermieren e shkollës kur është e nevojshme; 2. Nëse rastet nuk janë të natyrës që mund të trajtohen vetëm brenda shkollës, atëherë drejtoria e shkollës cakton procedura të qarta se kush do të jetë personi përgjegjës për referimin e rastit në struktura të tjera të specializuara që ndodhen jashtë shkollës.

Drejtori i shkollës

1. Drejtori i shkollës është përgjegjës për sigurinë e fëmijëve në shkollën e tij. 2. Drejtori i shkollës garanton që të aplikohen standardet e mbrojtjes së fëmijëve në procesin e rekrutimit të stafit arsimor dhe ndihmon në planifikimin e aktiviteteve paran-daluese në shkollë apo aktiviteteve të tjera që lidhen me standardet dhe vlerat e mbrojtjes së fëmijëve.

Psikologu Shkollor /Specialisti i Mbrojtjes së Fëmijëve

1. Psikologu shkollor (ose në rastet kur shkolla nuk ka një të tillë, drejtori i shkollës cakton një mësues në rolin e Specialistit të Mbrojtjes së Fëmijëve në shkollë) është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve parandaluese, identifikimin dhe referimin e rasteve si dhe ri-integrimin e fëmijëve në kontekstin shkollor, për të: a) siguruar shërbime të drejtpërdrejta për fëmijët dhe

Të drejtat e fëmijëve dhe të nxënësve në tërësi janë një përparësi e punës në arsimin shqiptar.

Natyrisht që rezultatet në këtë drejtim nukkanë munguar, por ne ende nuk kemi arritur

të krijojmë standarde të qëndrueshme nëdrejtim të njohjes dhe zbatimit të të drejtave dhe të lirive të nxënësit. Për më tepër është

mjaft i drejtë shqetësimi i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për përdorim të

presionit psikologjik të mësuesit ndaj nxënësit.Për këtë arsye jam i mendimit se duhet që marrëdhëniet mes nxënësve dhe mësuesve

të kenë një rregullim më të mirë në Dispozita Normative të Arsimit Parauniversitar.

Është kjo arsyeja që na shtyn të risjellim materialin e mëposhtëm, që do të shërbej

edhe për hapjen e një debati të gjerë rreth kësaj teme.

Page 24: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

24

nxënësit në nevojë; b) siguruar shërbime këshilluese dhe trajnime për stafin pedagogjik të shkollave dhe prindërit në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre; c) konceptuar dhe realizuar shërbimin psikologjik në për-puthje me zhvillimin e politikave arsimore dhe të institucioneve të arsimit; d) siguruar koordinimin me ofruesit e shërbimeve publike për një përgjigje shumë disiplinore për mbrojtjen e fëmijëve; e) organizuar me nxënësit aktivitete parandaluese dhe psiko sociale; f ) zbatuar një mjet të përbashkët monitorimi për çështjet e mbrojtjes së fëmijëve në shkolla për qëllime statistikore dhe për të koordinuar ndjekjen e rastit.

Mësuesit

1. Mësuesit kanë për detyrë të identifikojnë fëmijët në nevojë, fëmijët në rrezik dhe viktimat e abuzimit, t’i referojnë ata te Psikologu Shkollor/ Specialisti i Mbrojtjes së fëmijëve dhe të asistojnë Psikologun Shkollor/ Special-istin e Mbrojtjes së Fëmijëve për ri-integrimin e fëmijëve në mjedisin e shkollës; 2. Mësuesit janë përgjegjës për zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tyre profesionale për çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, duke marrë pjesë në aktivitetet sensibilizuese dhe trajnimet e propozuara nga Psikologu Shkollor/Specialisti i Mbrojtjes së Fëmijëve ose partnerët e tjerë.

Komiteti i prindërve /Bordi i shkollës

1. Komiteti i prindërve/Bordi i shkollës luan një rol të rëndësishëm në lidhjen midis shkollës dhe komunitetit për të siguruar mbrojtjen e fëmijës; 2. Komiteti i prindërve/Bordi i shkollës është një burim i rëndësishëm informacioni për identifikimin e rasteve si dhe partner kryesor në re-integrimin e fëmijëve; 3. Komiteti i prindërve /Bordi i shkollës merr pjesë në aktivitete sensibilizuese dhe gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të një plani veprim, gjithmonë duke patur para-sysh interesin më të mirë të fëmijës së tyre.

Nxënësit 1. Nxënësit janë aktorë të rëndësishëm për krijimin e rrjetit të mbrojtjes në shkollën e tyre. 2. Mbështetja mes bashkëmoshatarëve dhe masat e sigurisë janë një pjesë thelbësore e rrjetit të sigurisë në shkollë. Nxë-nësit duhet të dëgjohen gjithmonë e idetë dhe opinionet e tyre duhet të përfshihen në procesin e vendim-marrjes. Senati i nxënësve 1. Senati i nxënësve është përgjegjës për identifikimin e fëmijëve në nevojë, me anë të ndihmës së dhënë shok me shok, re-integrimin e asistuar të fëmijëve në mjedisin shkollor, si dhe për organizimin e aktiviteteve parandaluese.

Grupi Mbështetës për mbrojtjen e fëmijëve

Ky grup është përgjegjës për ndjekjen e përparimit të zbatimit të standardeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe të vlerave në shkollë. Anëtarët e tij janë drejtori i shkollës, zëvendës drejtorët, dy mësues, Psikologu shkollor/Specialisti i mbrojtjes së fëmijëve dhe një mësues kujdestar.

Polici i shkollës

Polici i shkollës është përgjegjës për të marrë masa mbro-jtëse për fëmijët në shkollë në rastet kur cenohet siguria e tyre, të raportoje rastet e abuzimit, dhunës dhe sjelljeve agresive

Neni 3: Inspektimi dhe monitorimi i zbatimit të stan-dardeve dhe procedurave të mbrojtjes së fëmijëve në shkolla Drejtoria Rajonale Arsimore / Zyra Arsimore 1. Drejtoria Rajonale Arsimore/ Zyra Arsimore është përgjegjëse për të inspektuar, kontrolluar dhe monitoruar zbatimin e standardeve dhe procedurave të mbrojtjes së fëmijëve në shkolla;

Neni 4: Sanksione

1. Në rastin kur shkolla nuk ka përmbushur standardet për mbrojtjen e fëmijëve brenda mjediseve të saj, atëherë Drejtoria Rajonale Arsimore/ Zyra Rajonale merr masa bazuar ne dispozitat normative ne fuqi si edhe në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë.

Page 25: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

25

TRADITE & KULTURE

Faqe të ndritura të arsimit shqip në Kosovë

Ka kaluar më shumë se një vit, nga dita fatlume dhe e paharruar për të gjithë shqiptarët, kur Kosova vulosi një herë e përgjithmonë pavarësinë e saj aq të dëshiruar, ose “mëvetësinë”, siç do ta quanin atdhetarët tanë të mëdhenj, Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Sali Gjuka e të tjerët, Me këtë rast, natyrshëm, mendja na shkon edhe te udha nëpër të cilën ka shtegtuar në historinë shumëvjeçare shkolla në gjuhën amtare, në ato troje të stërlashta shqiptare. Për mundin e sakrificat e panumërta, për gjakun dhe djersën e derdhur pa u kursyer për alfabetin e gjuhën shqipe, kanë shkruar e botuar mjaft studiues të pasionuar kosovarë si: Akademikun Jashar Rexhepaga, profesorët Tahir Berisha, Abdullah Vokrri, Abdylazis Veseli, Hajrul-lah Koliqi, Bajram Shatri e të tjerë. Në përballje me pengesat e panumërta të pushtuesve oto-manë dhe shovinistëve fqinjë, si rrjedhojë e përpjekjeve të shumta të intelektualëve atdhetarë e të masave popullore në Kosovë, u arrit që më 1 maj 1889, pra 121 vjet më parë, dy vjet mbas shkollës së Korçës, të hapej shkolla e parë shqipe në qytetin historik të Prizrenit. Ajo ishte dhe shkolla e parë shqipe në tërë këtë krahinë atdhetare e ar-simdashëse. Mësimi i shqipes në gjuhën amtare aty lidhej me një traditë të çmuar, pra dhe me emrin e Pjetër Budit e mjaft të tjerëve. I pari, që dha mësim në atë shkollë, ishte atdhetari demokrat, 23-vjeçari Mati Logoreci (1867-1941), me origjinë nga Shkodra. Për nxënësit e zellshëm shqiptarë ai përdori “Abetaren e gjuhës shqipe” të Gaspër Benusit ( botuar në Bukuresht, më l890 ). Ky tekst u përdor për mësimin e gjuhës shqipe edhe nga të rriturit. Me shtimin e numrit të nxënësve, u bë e nevojshme të rritej personeli i shkollës së Prizrenit. Bashkë me Mati Logorecin nisi punën atdhetari tjetër demokrat, Lazër Lumezi, i njohur nga populli dhe Lazër Shkollari. Ai lindi në Prizren, më l870 dhe vdiq më l941. Ishte veprimtar i shquar i arsimit në Kosovë, metodist i gjuhës shqipe, autor tekstesh mësi-more. Ndihmoi në përhapjen e alfabetit të Manastirit , për

Shkolla e parë, shqipe në Prizren

Ka kaluar më shumë se një vit, nga dita fatlumedhe e paharruar për të gjithë shqiptarët,

kur Kosova vulosi një herë e përgjithmonëpavarësinë e saj aq të dëshiruar, ose “mëvetësinë”,

siç do ta quanin atdhetarët tanë të mëdhenj,Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi,

Sali Gjuka e të tjerët, Me këtë rast, natyrshëm, mendja na shkon edhe te udha nëpër të cilën ka shtegtuar në historinë shumëvjeçare shkolla në

gjuhën amtare, në ato troje të stërlashta shqiptare. Për mundin e sakrificat e panumërta, për gjakun dhe djersën e derdhur pa u kursyer për alfabetin

e gjuhën shqipe, kanë shkruar e botuar mjaft studiues të pasionuar kosovarë si: Akademikun

Jashar Rexhepaga, profesorët Tahir Berisha, Abdullah Vokrri, Abdylazis Veseli,

Hajrullah Koliqi, Bajram Shatri e të tjerë.

Prof. as.Dr. MURAT GECAJpublicist e studiues-Tiranë

çeljen e shkollës shqipe në Zhur dhe krijimin e shoqërisë “Besa-Besë” të Pejës. Për 40 vjet shërbeu si mësues dhe organizator i arsimit shqip në Kosovë. Për të ruajtur ekzistencën e shkollës së Prizrenit, ajo u paraqit si fetare. Por, me ndihmën e mësuesit Mati Logo-reci, ajo u bë vatër e përhapjes së mësimit të shqipes dhe e ndjenjave atdhetare. Shkolla e re shqipe tërhoqi afër 60 nxënës, ndërsa ajo e konsullatës austriake vetëm 16. Qëndrimin atdhetar të popullit të Prizrenit për shkollën shqipe, e përkrahën kosovarët që nga Gjakova e deri në Shkup. Në vitin l900, kleriku atdhetar Pashko Trokshi u kthye në Prizren, ndërsa mësuesit e huaj u larguan nga shkolla. Ishte një fitore e madhe, kur të dy shkollat e qytetit u bashkuan në një të vetme, pra shqipe. Këtë gjë e mbështeti dhe kleriku atdhetar, Ndue Bytyçi.Shkolla e Prizrenit ishte pararendëse e shkollave të tjera shqipe, që u hapën më vonë: në Pejë, Gjakovë, Zym, Fer-izaj, Letnicë, Shkup etj. Aty u edukuan luftëtarët e çështjes kombëtare shqiptare, të cilët morën pjesë në kryengritjet e mëdha antiosmane të viteve l9l0-l912, që çuan në shpal-ljen e Pavarësisë, më 28 Nëntor l9l2. Është kuptimplote se në atë tubim historik mori pjesë si delegat i Kosovës edhe Sali Gjukë Dukagjini, tani “Mësues i Popullit”. Shkollimi në gjuhën shqipe dhe organizimi i arsimit në të gjitha trojet shqiptare, ishte një nga pikat kryesore të Memorandumit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe gjatë krejt periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, nga fundi i shekullit XIX e këtej. Kështu, u hapën disa

shkolla shqipe në Vilajetin e Kosovës, kryesisht katolike, që përkraheshin nga Austro-Hungaria e Italia. Sigurisht, kjo gjë nuk pëlqehej nga qeveria osmane. Megjithëqë ata kishin dhënë formalisht lejen për funksionimin e shkol-lave në gjuhën amtare, bënin propagandë që ato mos t’i ndiqnin fëmijët e myslimanëve. Por populli kosovar ishte i vendosur që t’i mbronte këto shkolla dhe të hapte të tjera të reja. Për aspiratat e shqiptarëve në këtë drejtim dëshmon edhe tubimi i madh në Fushë-Kosovë, në shkurt 1901. Atë e kryesonte atdhetari i njohur Haxhi Zekë Byberi. Aty u shtrua me forcë problemi i shkollave në gjuhën amtare.Por zhvillim më të madh njohën shkollat shqipe në Vi-

Page 26: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

26Tekste mësimore, që u përdorën për shkollat shqipe

lajetin e Kosovës vetëm pas vitit 1908, kur u ndërmorën reformat e “turqve të rinj”. Pak javë më vonë, në emër të banorëve të Pejës, Prizrenit dhe të Mitrovicës, u dërgua një kërkesë në Selanik, ku këmbëngulej për hapjen e shkol-lave shqipe dhe me shpenzimet e qeverisë së Stambollit. Gjithashtu, u dendësuan përpjekjet edhe nga klubet at-dhetare e kulturore, në vend e në diasporë, për hapjen e shkollave të tjera shqipe. Kudo u vu në përdorim alfabeti latin, i miratuar në Kongresin e Manastirit. Me përkrahjen e fuqishme të Hasan Prishtinës dhe me mbështetjen e klubeve shqiptare dhe atdhetarëve të tjerë të njohur, më 1909, u hapën shkolla shqipe në Moravë (me mësues Rex-hep Repën), në Gjilan (me mësues Adem Efendiun) dhe në Pozhoran (me mësues Islam Pirën e Baki Efendiun).Kjo kohë u përdor me sukses nga atdhetarët e arsim-dashësit tanë,si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Nexhip Draga e të tjerë, për të çelur shkolla shqipe dhe për të përgatitur mësues në shkollat normale të Beratit, Elbasanit, Shkupit etj. Në gjimnazin e normalen e Shkupit, që nga viti 1910, nisën të jepnin gjuhën shqipe atdhetarët Sali Gjuka e Bedri Pejani. Tërë kjo punë frytdhënëse, u ndërpre në vitet 1912-1913, kur tokat e Kosovës u pushtuan nga shovinistët

serbë, malazezë e bull-garë. Ndërsa u krijuan kushte më të favorshme për hapjen e shkollave shqipe, në zonën e push-timit austro-hungarez, gjatë viteve 1915-1918. Kështu, funksionuan shkolla fillore, shtetërore e private, në disa qytete e fshatra, si: Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Shkup e Zym, në Zhur e në disa fshatra të Hasit. Në Gja-kovë vijonin rreth 850 nxënës, në Pejë 700 nxë-nës etj. Por shkolla shqipe kishte edhe në disa qytete të tjerë e në fshatra, si:

Baran, Gjurakovc, Zllokuqan, Istog, Mitrovicë, Vushtri etj. Ato i hapën shqiptarët edhe në Mal të Zi, si në: Tri-epsh, Plavë e Guci, Vuthaj, Tuz, Hot e Grudë, Ulqin etj. Është domethënëse se në ndihmë të tyre shkuan mësues nga Berati, Elbasani, Shkodra a Kukësi.Një shtysë të mëtejshme i dha punës për shtimin e numrit të shkollave dhe mbarëvajtjen e punës në to, Kongresi i Arsimtarëve të Kosovës, që u mbajt në vitin 1917. Pjesë-marrës ishin figura të njohura të arsimit kombëtar, si: Niman Ferizi, Murat Gjakova, Isuf Puka, Ibrahim Kolçi, Sali Morina etj. Përveç vendimeve të tjera, nga ky Kongres doli “Lidhja kulturore e mësuesit kosovar”, e cila u përfshi në shoqërinë kulturore-arsimore “Besa Kombiare”, me qendër në Gjakovë. Por në vitet që pasuan shkolla shqipe në Kosovë përjetoi vështirësi të panumërta, pasi pushtuesit serbë nuk lejonin mësimin në gjuhën amtare. Ndërsa një zgjerim të madh patën shkollat shqipe, vecanërisht në vitet 1941-1945, kur edhe nga Shqipëria shkuan atje shumë mësimdhënës atdhetarë. Ata nuk kursyen asgjë për hapjen dhe funk-sionimin e shkollave në gjuhën amtare.Kjo panoramë e errët e shkollës shqipe në Kosovë ishte edhe në vitet tjera të gjata të pushtimit serb. Por qendresa e mësuesve kosovarë ishte e pashoqe. Megjithëse mësuesit e nxënësit u përzunë nga objektet shkollore, mësimi i shq-ipes nuk u ndërpre dhe vazhdoi nëpër objekte private, si në shtëpitë e kosovarëve e në objekte të tjera. Kështu, më kujtohet tani biseda e bërë me mësuesin veteran kosovar

Bajram Alaj, në kor-rik të vitit 2000, pra një vit pas çlirimit të Kosovës nga rregjimi serb. Shtëpinë e tij ai e kishte kthyer në shkolloë për bash-këfshatarët e vegjël, aty në Drenoc të Ju-nikut. Ai u shpreh kështu:“Vezët a gështenjat, në prushin e tangarit, të parët ia kanë futë serbit, arsimtarët shqiptarë. Pra, pushkën e parë kundër pushtuesve serbë e kanë zbrazë mësuesit tanë. Nuk thonë kot: Fjala vret më shumë se plumbi! Në fletoret tona, ne e shkruanim ditarin sipas plan-programeve serbe, ndërsa ndryshe ua shpjegonim nxënësve në klasë, pra me frymë atdhetare dhe vetëm me ndjenja kombëtare shqiptare”.Ishin këto ndjenja që i frymëzuan dhjetëra e qindra mësues e nxënës, pedagogë e studentë kosovarë, që u përleshën, u gjakosën e mjaft dhanë jetën e tyre, deri sa Kosova u çlirua përgjithnjë, nga pushtimi i gjatë serb, në vitin 1999. Do të mbeten të pashlyer në kujtesën e brazave edhe dësh-morët e kësaj lufte, arsimtarë e nxënës, si: Profesor Fehmi Agani, Sami Peja, Haki Braha, Latif Berisha, Mahmut Shala, Gjergj Sokoli dhe shumë të tjerë. Ndërsa vetëm nga Gjakova e rrethinat e saj dhanë jetën për lirinë e pavarësinë: mbi 30 mësimdhënës dhe mbi 20 nxënës. Shumë të tjerë janë zhdukur dhe janë burgosur nga regjimi serb i kaluar.Pas çlirimit të Kosovës, në vitin 1999, nisi një faqe e re, e paparë ndonjëherë në histori, për arsimin e shkollën shqipe. Me forca të përtërirë, janë mobilizuar jashtëza-konisht: mësues e nxënës, pedagogë e studentë, prindër dhe gjithë shoqëria kosovare. Me dijet e djersën e tyre, por dhe duke pasur ndihmën dhe përvojën perëndimore, atje po ndërtohet një sistem arsimor i përparuar, modern evropian. Por si bosht i përhershëm i shkollës shqipe në Kosovë është e do të mbetet: atdhedashuria, pasioni për të njohur e zhvilluar traditat më të mira të popullit shqiptar.Është për t’u shënuar se një praktikë e re ka lindur e po zhvillohet pas vitit 1999, pra kur Kosova u çlirua. Mjaft nxënës e studentë nga Shqipëria mësojnë tani në Kosovë, por dhe shumë të tjerë nga Kosova i vazhdojnë mësimet në shkollat e larta në vendin tonë. Po kështu, është gjë e bukur që me qindra nxënës kosovarë i kanë vizituar shkol-lat në Shqipëri dhe, po kështu, qindra nxënës tanë i kanë parë nga afër shkollat e Kosovës. Binjakëzimet e shkollave tona do ta afrojnë e vëllazërojnë brezin e ri të dy shteteve shqiptare në Ballkan dhe do të jenë ata, që do të shkojnë krah për krah në Evropën e bashkuar.

Page 27: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

27

Modele sistemesh të arsimitparauniversitar në vendet e BE-së

Fatmir VEJSIU, Edmond CANEMASHNë sferën e arsimit vendet e Bashkimit Europian

kanë ndërtuar modelet dhe skemat kryesore përnjë periudhe të gjatë, duke vazhduar të ngelen

lider botëror në zhvillimin e sistemeve, modeleve apo skemave. Arsimi është sfera që i është

nënshtruar reformave intensive në të gjitha nivelet. Vendet e BE-së ofrojnë forma dhe skema të

ndryshme të sistemeve të tyre arsimore, orientuar nga eficenca e sistemit dhe arritja e qëllimeve strategjike që priten nga arsimi.

Sfera e arsimit dhe sistemeve arsimore është tepër e gjerë, por më poshtë trajtohen disa prej sferave që janë të rëndë-sishme dhe krijojnë një model, apo orientim të caktuar.

1. Pushteti, autoriteti kontrollues, statusi ligjor.

Vendet e BE-së priren nga tradita e një sektori publik të konsoliduar, si dhe fleksibël, i cili vazhdon të jetë mbi-zotërues. Pavarësisht iniciativës private dhe potencialit të investimit, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të kërkesës në tregun e punës, sektori publik ngelet në nivele do-minuese, si psh. 92.7% e nxënësve në Gjermani, 92% në Finlandë, Britani, 91% në Austri, etj.

Edhe sfera tjetër, është shumë diverse, bile në nivele të tilla që aplikimi i termit arsim privat ka dalë jo i përshtatshëm. Në Britani p.sh. u referohen si shkolla të pavarura (inde-pendent school), që nuk mbahen me grante, në Suedi janë shkolla të pavarura që ndihmohen me grante, në Finlandë janë shkolla private që ndihmohen me grante dhe subven-cioni shtetëror në institucionet private të arsimit është në të njëjtin nivel si dhe për shkollat publike. Në disa vende, arsimi privat lidhet edhe me traditën specifike të shkollave fetare (Austri, Britani, etj.).

Në sferën publike, organizimi dhe ndarja e pushtetit është një skemë komplekse. Ka tre nivele pushteti:

1. pushteti qendror; 2. pushteti lokal; dhe 3. institucioni shkollor.

Secili ka gamën e vet dhe sferën e vet të kontrollit, në funksion të një ndarje dhe organizimi eficent të pushtetit.

Pushteti qendror. Në disa vende ka një Ministri të Arsimit (Finlandë, Suedi, Gjermani, etj.), ose dy institucione, një për arsimin parauniversitar dhe një për atë universitar (Britani, Itali, Austri etj.). Në Austri kjo ndarje ka qenë luhatur, herë duke qenë dy ministri të ndara, më pas bashkuar në një ministri dhe më pas janë ndarë përsëri.

Pushteti qendror përcakton Kurrikulën Kombëtare (përmbajtjen si dhe vlerësimin), përcaktimin dhe zhvil-limin e synimeve dhe standarteve për arsimin, përgatitjen

e dokumenteve kryesore (projektligje, dokumentet poli-tike të reformave etj.). Ka shtete ku inspektimi është i përqendruar tek pushteti qendror (Britani), si dhe shtete në të cilat autoriteti inspektues i pushtetit qendror është zero, si p.sh Finlanda, ku sistemi mbështetet në eficencën e mësuesve. Në Britani, pavarësisht se menaxhimi dhe administrimi i institucioneve është përgjegjësi e pushtetit lokal, pushteti qendror ka hapësirë ndërhyrje në institu-cionet me performancë të dobët. Bile, Sekretari i Arsimit ka të drejtë deri të revokojë edhe vendimet të marra nga Bordi Drejtues, konform kompetencave që i ka lënë ligji, referuar sigurimit të standardeve, parimeve dhe përgjegjë-sive që i cakton ligji.

Në mjaft vende ka edhe Departamente rajonale, por këto janë mekanizma të pushtetit qendror, në funksion të ar-ritjes së objektivave dhe zbatimit të politikave që janë objekt i pushtetit qendror.

Institucionet e Arsimit Parauniversitar, në përgjithësi hapen nga Autoriteti Lokal, që disponon buxhetin për-katës të alokuar nga pushteti qendror, si dhe autoritetin dhe përgjegjësinë për të mbuluar mjaftueshëm nevojat e arsimit me institucione në zonën e tyre. Në mjaft shtete sigurimi i cilësisë është përgjegjësi e Autoritetit Lokal, si dhe e institucionit, kur qeverisen me Borde Drejtuese. Por në Angli, një institucion arsimor parauniversitar aprovohet dhe akreditohet nga Departamenti Qendror.

Certifikimi është një aspekt tjetër i organizimit të push-tetit. Në Britani p.sh, arsimi fillor nuk mbyllet me një certifikatë që njihet në tregun e punës. Vetëm individët që përfundojnë arsimin e mesëm dhe marrin provimet e Maturës (GCSE) arrijnë shkallën e parë dhe të dytë të kualifikimit. Ata që nuk e arrijnë rezultojnë të pakuali-fikuar, d.m.th, nuk zotërojnë asnjë nga nivelet zyrtare të kualifikimit. Kjo nënkupton atë që, institucionet ofrojnë arsimin e menaxhojnë dhe administrojnë atë si nga ana administrative dhe në shumë aspekte, edhe nga ana mësimore, por dokumenti formal që ka vlerë në tregun e punës, jepet nga një autoritet në nivel kombëtar, sipas

Page 28: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

28

standarteve kombëtare të uni-fikuara – që shpesh nuk është Ministria e Arsimit, por kjo e fundit përcakton standartet dhe orientimet kryesore. Ka një Autoritet të Certifikimit si dhe Autoritetet që sipas ligjit kanë të drejtë të organizojnë provimet që certifikojnë nivelet zyrtare të Kornizës Kombëtare në arsimin parauniversitar të përgjithshëm dhe profesional. Ky është një nga aspektet dhe mekanizmat që siguron parimin që organizimi i arsimit parauniversitar është në përgjithësi në nivel lokal, ose in-stitucional, duke i lënë pushtetit qendror standartin kombëtar dhe garancitë e unifikuara lidhur me nivelet, cilësinë, formatin bazë të kurrikulës, etj.

Kombinimi i pushtetit dhe kompetencave mes nivelesh të ndryshme të pushtetit është një karakteristikat e arsimit në Europë. Kjo vlen si për organizimin, menaxhimin etj, por edhe për financimin. Në Finlandë psh, 57% e kostos mbulohet nga subvencioni shtetëror dhe 43% nga buxheti i bashkive. Autoriteti Lokal i siguron fondet nëpërmjet alokimit nga buxheti shtetëror ose granteve, si dhe nga të ardhurat e veta. Grantet janë të shumëllojshme për aspekte specifike, që nga grante për fonde bazë (si rrogat e mësuesve), deri libra për biblioteka, uniformë shkollore etj. Grantet jepen nga buxheti i shtetit dhe menaxhohen dhe alokohen nga Autoriteti Lokal. Mjaft institucione mbështeten edhe tek të ardhurat që nxjerrin dhe në përgjithësi nuk ka skemë me ndarje të prerë për financim privatm, apo publik.

Autoriteti Lokal ngelet autoriteti kryesor që përgjigjet për menaxhimin dhe organizimin konkret të institucioneve shkollore. Autoriteti Lokal funksionon në tre nën-nivele. Vendimet mund të merren nga kreu i autoritetit (Kryetari i Bashkisë), nga Komitetet (emëruar nga Këshilli Bash-kiak), ose nga gjithë Këshilli Bashkiak. P.sh, buxheti, ku përfshihet edhe pjesa e arsimit, hartohet nga Kryetari i Bashkisë, por aprovohet nga Këshilli Bashkiak. Ky i fundit ngre edhe komitetet që kryejnë funksione menaxhimi. Autoriteti Lokal është hallka që përcakton deri numrin e të punësuarve në një institucion shkollor, konform nevojave, buxhetit në dispozicion, objektivave specifike etj.

Autoriteti Lokal i delegon një pjesë të madhe, ose të vogël nivelit institucional. Në Britani, institucionet shkollore Maintained Schools (d.m.th. shkolla që mbahen vetë) qeverisen nga Bordet Drejtuese, që marrin një pjesë të madhe të kompetencave të Autoritetit Lokal. Autoriteti lokal ka pushtet të gjerë tek tipi tjetër i shkollave – (Con-trolled Schools, Community Schools). Sa më sipër, është në vijim dhe në zbatim të parimit, që fondet dhe menax-himi të organizohen në funksion të eficencës, sa më afër dhe në nivel përgjegjshmërie dhe kontrollueshmërie. Nga një studim i fundit në Britani, u vu re se shkollat nën administrim të plotë publik kanë një performancë më të ulët nga mesatarja – vetëm 12% e nxënësve të këtyre

shkollave arritën rezultate A – C në provimet e maturës, krahasuar me 59% në nivel kombëtar.

Një organizim interesant ka Irlanda e Veriut, ku, në nivel të pushtetit lokal, ka ngritur 5 Borde Rajonale që mbulojnë Arsimin dhe Bibliotekat (Education and Library Boards). Këto Borde janë produkt i zgjedhjes prej Këshillit të Distriktit (pushteti lokal) dhe kanë kompetenca të gjera, sidomos në shkollat e kontrolluara (Controlled Schools). Por, Autoriteti Lokal nuk ka të drejtë të inspektojë cilësinë e arsimit. Në Britani, Autoriteti Lokal ka detyrë statutore të inspektojë pa paralajmërim 10% të shkollave në testin në fund të çdo Key Stage (ka katër të tilla në ciklin fillor plus të mesëm 6+5)

Stafi mësimor dhe teknik zgjidhet dhe emërohet nga drej-tori i shkollës, që në vazhdimësi monitoron dhe vlerëson stafin dhe përgjigjet për standartin dhe ecurinë e institu-cionit. Autoriteti formal i punësimit ngelet Autoriteti Lokal, por faktikisht në këtë aspekt e realizon drejtori i shkollës. Nga ana tjetër, pushteti qendror ngelet autoriteti i licencimit të mësuesve, i standardeve të vlerësimit dhe ka gjithashtu peshën e vet të monitorimit të kurrikulës, të inspektimit dhe autoritetin e plotë të certifikimit (nëpërmjet agjencive). Drejtori nga ana e vet emërohet nga Autoriteti Lokal, por në mjaft raste këtë pushtet e ka Bordi Drejtues. Ky i fundit ka kompetenca të gjera dhe është organi që aprovon shpërndarjen dhe realizimin e buxhetit të institucionit, aprovon raportin e aktivitetit paraqitur nga drejtori i shkollës dhe në përgjithësi për-cakton të gjithë politikën e institucionit.

Çdo Bord Drejtues ka një Instrument of Government (Instrument të Qeverisjes) që përmban dispozitat që nga kompozimi dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit - zakonisht 9-20 vetë) deri në detyrat dhe kompetencat e detajuara. Drejtori i shkollës mund të jetë pjesë e Bordit, por pa të drejtë vote. Bordi ka të drejtë të shkarkojë drejtorin.Bordi mund të ngrejë komitete me detyra specifike ad-ministrative, ose mund të delegojë përgjegjësi tek individi drejtues (Drejtori i Shkollës). Marrja në punë e stafit mund të kryhet nga Drejtori ose Komiteti i ngritur nga Bordi i Shkollës.

Page 29: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

29

Viti 2010 do të mbahet mend për kulturën europiane në Shqipëri si një nga vitet më të fuqishëm që pas viteve 1990, për një impenjim tepër serioz të vendeve me kulturë të gjerë në nivel botëror, për një përfshirje masive të njerëzve në veprimtaritë e ndryshme që janë zhvilluar deri tani dhe që do të zhvillohen edhe më tej. (Projekti italian do të zgjasë deri në qershor.) Bëhet fjalë për një nga projektet më të guximshëm që Ambasada dhe Italia kanë ndërmarrë në Shqipëri, me një numër rekord veprimtarish që shkon deri në 80 të tillë dhe që në disa muaj do të mbërrijë në disa nga qytetet më në zë shqiptare. Natyrisht pjesëmarrja nënkupton edhe një njohje të mirë të gjuhëve respektive, veçanërisht të italiashtes, dhe një interes ndaj kulturës së çdo vendi. Mendoj se të dyja këto çështje në Shqipëri kanë gjetur gjithmonë një përgjigje gjithëpërfshirëse si nga ana gjuhësore, ashtu dhe interesi ndaj kulturës. Edhe pse flitet shumë sot për një rol të rëndësishëm të gjuhëve të huaja që nxënësit dhe studentët duhet të mësojnë, jo gjithmonë idetë dhe dëshirat përputhen me mundësitë reale të mësimit të gjuhëve të huaja. Preokupimi fillon që nga familja dhe më pas deri tek vetë nxënësi që përpiqet t’i mësojë gjuhët e huaja. Jemi në Europë dhe larmia e gjuhëve është e madhe, kështu që edhe interesi i njerëzve përqëndrohet në afritë që mendon se kanë me këtë apo atë gjuhë të huaj, por parësore janë interesat e ndryshme që e lidhin me ato vende. Si është gjendja në Shqipëri? Cili është niveli i mësimit të tyre? Sa realisht njerëzit i njohin ato? Janë pyetje që edhe vetë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës duhet t’i japë një përgjigje të saktë, nëse duam që shkollat shqiptare të arrijnë nivelet e simotrave europiane.Në Europë shigjeta e baromentrit nuk shkon as tek shi-frat e larta të përqindjes, pasi 36% e europianëve nuk njohin gjuhë të huaja. Anglishtja, si gjuha që përpiqet të ndërkombëtarizohet i ngjan një gjuhe të panjohur dhe fil-lohet të studiohet shumë vonë. Tek ne përhapja e gjuhëve të huaja ka marrë një rëndësi të madhe, pasi vetë kërkesat e stadeve europiane dhe atyre shqiptare që përpiqen të hyjnë në Europë, po orientohen drejt të njëjtave linja. Ka shumë projekte për gjuhën italiane si me shkollat dygjuhëshe, projekti Iliria apo Departamentet në univer-sitetet shqiptare, me përjashtim të Korçës ku ende nuk ka një të tillë. Nëse do të shohim kalendarin e projekteve dhe veprimtarive mund të themi se janë të shumta ku moment i rëndësishëm është pjesëmarrja e vetë nxënësve në to,

me kontribut të drejtpërdrejtë, duke pasuruar më shumë njohuritë e tyrë në gjuhë dhe kulturë. Por sa i njohin të rinjtë shqiptarë gjuhët e huaja? Sa komunikojnë me to? Cilat janë interesat e studimit të tyre? Në një studim në Universitetin e Korçës, merren në konsideratë dy grupe studentësh: Ata që po i studiojnë për herë të parë dhe ata që i kanë studiuar në shkollë të mesme ato.1. Në grupin e dytë studentët u përgjigjën se njohin nga 1-3 gjuhë të huaja si anglisht, italisht, spanjisht, greqisht, gjuhë që më shumë i referohen pjesës së komunikimit. Gjuha spanjolle po hyn në gjuhët e tyre si një risi, si re-zultat i filmave që kanalet e ndryshëm po transmetojnë. Grupi i studentëve të anglishtes ndihen më të sigurtë për të parën dhe për gjuhën e dytë, një pjesë e tyre kanë ar-ritur edhe të marrin diplomat në provimet e organizuara nga Instituti Italian i Kulturës apo “Dante Alighieri” në Tiranë. Kjo do të thotë se gjuha është studiuar jo vetëm në shkollë, por edhe në kurse të ndryshme. Të tjerë kanë synuar gjuhën angleze dhe e kanë marrë një çertifikatë të njohjes së saj, por numëri është tepër i vogël : 6 në 50 studentë. Në përqindje universitare numri mund të jetë edhe më i vogël se 3% në rreth 4300 studentë. 2. Ka një farë mosbesimi për pjesën më të madhe të stu-dentëve për njohjen e certifikatës kur pohojnë, pjesa më e madhe, se nuk njihen nga institucionet në shqiptare. Me të drejtë disa nuk i japin përgjigje kësaj pyetjeje, duke lënë të nënkuptohet ky mosbesim. Dëshirës për të patur një certifikatë i përgjigjet rreth 98% e të anketuarve. Prirja e mësimit të gjuhëve të huaja për komunikim duket se mbi-zotëron mbi idenë e të mësuarit për studime të mëtejshme dhe për të njohur kulturat e vendeve përkatëse. Këto gjuhë me nevojën e tyre në jetën e përditshme kapin shifrat e barabarta 50% dhe përdorimi i saj shtrihet në aspekte të ndryshme si për të kuptuar, ashtu dhe për të kryer detyrat e dhëna në orët e leksioneve. Niveli i zotërimit të tyre është mesatar për 70% të studentëve, 20% i ulët për dhe me ndonjë rast edhe shumë i mirë. 3. Përgjigjes se ku kanë më shumë siguri sipas gjuhëve që zotërojnë rreth 30% në shkrim dhe komunikim dhe të tjerë në komunikim, që tregon edhe një herë prirjen e theksuar më sipër për komunikim. Nga komunikimi me të huajt del se vetëm 10% e tyre nuk kanë pasur mundësi komunikimi apo shprehet keqardhje nga studentët që nuk e zotërojnë një gjuhë të huaj me të cilën mund të komunikojnë. 4. Nga anketimi nuk ka dyshime se vendet ku dëshirojnë të shkojnë janë vende europiane, pasi njohin edhe gjuhët e tyre si Itali, Greqi, Francë, Spanjë, Gjermani dhe ndonjë rast mbetet pa përgjigje apo preferojnë vendlindjen. In-teresat e lëvizjes janë të ndryshme nga pushimet, kurioz-iteti e deri në studime të mëtejshme masteri e punësimi. Mësimi i tyre u paraprin problemeve që mund të lindin gjatë lëvizjes, në rreth 75% përputhet me pyetjen, në 15 % ndoshta dhe pjesa tjetër nuk mendon se do të kenë probleme. Shifrat nuk janë premtuese edhe në vetë Europën që gjithnjë e më shumë po zgjerohet nga aderimi i shteteve

Gjuhët e huaja dhe Europa

Arjan Th. KALLÇO universiteti “Fan S. Noli” KorçëEdhe pse flitet shumë sot për një rol të

rëndësishëm të gjuhëve të huaja që nxënësit dhe studentët duhet të mësojnë, jo gjithmonë idetë

dhe dëshirat përputhen me mundësitë reale të mësimit të gjuhëve të huaja. Preokupimi

fillon që nga familja dhe më pas deri tek vetë nxënësi që përpiqet t’i mësojë gjuhët e huaja.

Jemi në Europë dhe larmia e gjuhëve është e madhe, kështu që edhe interesi i njerëzve përqëndrohet në afritë që mendon se kanë me këtë apo atë gjuhë të huaj, por parësore

janë interesat e ndryshme që e lidhin me atovende

Page 30: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

30

të saj. Sipas Eurostatit në vitin 2007, 38% e italianëve deklarojnë se nuk njohin gjuhë të huaja, kur mesatarja europiane është 36,2%. Në krye të klasifikimit nega-tiv janë hungarezët 78,4%, më pas portugezët 51,3%, spanjollët 46,6%, bullgarët 44,1%, grekët 43,4% dhe francezët 41,2%. Në Itali vetëm 27,6% mund të mburren me njohjen e një gjuhe të huaj. Mesatarja europiane është vetëm 28,1%. Është një rrezik që në një botë gjithnjë e më globale, ku lëvizshmëria për punë i kalon pa vështirësi kufijtë, situatat dhe sondazhet të tregojnë këto rezultate. Si mund t’i bësh ballë këtij deficiti në komunikim në një Europë të bashkuar? Shkolla ka një rol themelor. Në Itali shkolla u lejon 98,5% të studentëve të mësojnë një gjuhë të huaj. Vetëm 24,6% e liceve mund të mësojnë në shkollë dy ose më shumë gjuhë, kur mesatarja europiane është 60,1%. Bullgaria, Franca, Hungaria që kanë një defiçit më të madh, po investojnë gjithnjë e më shumë në studimin e tyre. Në Francë studimi i anglishtes përf-shin të gjithë studentët e shkollave të mesme, ku mëso-hen në mbi 90% të rasteve dy ose më shumë gjuhë. Në Bullgari numëri i shkollarëve pa formim gjuhësor është i parëndësishëm, ndërsa 76,9% mund të mësojë dy gjuhë të huaja. Në Hungari kjo përqindje zbret në 41,8%, më e lartë sesa e të dhënave në Itali. Në mësimin e gjuhëve të huaja një aspekt themelor është mosha. Një studim i kohëve të fundit i kryer nga psikologë të universitetit të Bristolit, konfirmon nevojën që paraprin, sa më shumë të jetë i mundur mësimi i gjuhëve të huaja. Studimet italiane tregojnë se mësimi i gjuhëve në moshë të vogël nuk krijon premisa të mira, pasi fëmija priret drejt gjuhës mëmë dhe i mëson më shpejt fjalët e asaj gjuhe. Në Itali mësimi është i detyruar që në vitin e parë të të shkollës fillore, ndërsa

shkollat mund të ofrojnë një mësimdhënie të dytë. Në vendet e tjera kryesore të BE-së, situata jo gjithmonë është më e mirë. Nëse në Gjermani, Francë, Poloni dhe Spanjë, mësimi i gjuhës është fakultativ, që nga kopështi dhe bëhet i detyruar në vitet më pas, në Angli, ku anglishtja është gjuha mëmë, studimi i një gjuhe tjetër është fakultativ, ndërsa në Suedi, ku 5% e popullsisë nuk njeh gjuhë tjetër veç asaj mëmë, mësimdhënia është e detyrueshme nga mosha 7-11 vjeç. Qysh vjet ka një fushatë “Piccolingo Campaign”. e iniciuar nga KE-ja dhe që është e destinuar të theksojë të mirat e mundshme që mund të nxjerrin fëmijët nga mësimi i gjuhëve të huaja. Në fillim fushata bëhet me prindërit për të sqaruar rëndësinë e gjuhëve të huaja në moshë të vogël. Objektivi është t’u mësohen gjuhë të huaja fëmijëve në moshën nga 2-6 vjeç me qëllim që të mund të bien kështu kufijtë e fundit të Europës.

Cili është Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) ?Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA), si institucion publik, në varësi të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, është ngritur mbi bazën e Institutit të Kurrikulave dhe Trajnimit (IKT). Misioni i IZHA është që t’i ofrojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe institucioneve arsimore të të gjitha niveleve, ekspertizë dhe këshillim me nivel të lartë profesional, të mbështetur në rezultatet e punës kërkimore studimore dhe praktikës së arsimit.IZHA ka për detyrë t’u ofrojë ekspertizë strukturave politikëbërëse dhe vendimmarrëse në fushën e arsimit për politika dhe reforma arsimore, ekspertizë e këshillim institucioneve të të gjitha niveleve në fushat e përmbajtjes kurrikulare, didaktikës dhe përdorimit të teknologjive moderne, drejtimit dhe menaxhimit të shkollës dhe arsimit, këshillim nxënësve dhe qytetarëve në fushën e arsimit të të gjitha niveleve. Gjithashtu, ka për detyrë të mbështesë MASH në hartimin e studimeve/analizave periodike, që shërbejnë si bazë për hartimin e politikave dhe strategjive në fushën e arsimit të të gjitha nivele.Detyrë e IZHA-s është të zhvillojë punë kërkimore studi-more, metodologji për sigurimin e cilësisë dhe vlerësimin e institucioneve të arsimit parauniversitar, programe dhe standarde për kualifikimin e mësuesve, profesoratit dhe drejtuesve të institucioneve arsimore, metodologji dhe standarde për tëkstet mësimore, veprimtari informative për institucionet, nxënësit, studentët, punëdhënësit dhe punëmarrësit.Në funksion të këtyre detyrave, IZHA është strukturuar në tre departamente:

a) Departamenti i Zhvillimit të Politikave Arsimore b) Departamenti i Kurrikulave, Standardeve dhe Kuali-fikimitc) Departamenti i Didaktikës dhe Teknologjisë në mësim-dhënieDeri më sot, produkte të IZHA-s,nen statusin e ish Insti-tutit te Kurrikulave dhe Trajnimeve janë:- në fushën e kurrikulës: korniza kurrikulare, standardet e nxënies për gjimnazin, programet lëndore bërthamë dhe me zgjedhje për gjimnazin, programet lëndore të shkol-lave profesionale, udhëzuesi i përgjithshëm i gjimnazit, udhëzuesit kurrikularë lëndorë, manual i vlerësimit të nxënësve, CD mësimore . - në fushën e trajnimeve e kualifikimeve: dokumentet që lidhen me reformën e zhvillimit profesional të më-suesve dhe drejtuesve, paketa e standardeve të mësuesve, programet e zhvillimit profesional dhe programet e kuali-fikimit, trajnimet për ndryshimet kurrikulare në gjimnaz dhe udhëzimet e MASH, krijimi i rrjeteve qendrore dhe lokale të trajnimit. IZHA realizon veprimtari të mbështetura nga buxheti i shtetit si dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore përmes programit “Cilësi dhe barazi në arsim”, dhe donacioneve të tjera. Ajo bashkëpunon me MASH, AVA, AKAFP, APRIAL, universitetet, DAR/ZA, Këshillin e Europës (Programi Pestalozzi, projekti EQD), me rrjetin europian CIDREE dhe me institutet analoge në disa vende evro-piane, me MASHT Kosovë dhe Komitetin e Kurrikulës atje, me UNICEF, REK, Save the Children, INKA dhe OJF të tjera.

Page 31: Revista-1-Maj (1)

Mësuesi num

ri 1 (2547) - maj 2010

31

Një mësues i mirë“Në qoftë se ka profesion që nuk qas njerëz të vegjël e pa ideal, ky asht profesioni i mësuesit.”

Aleksandër Xhuvani

Redaksia e revistës sonë mori në intervistë disa stu-dentë të UT-së, të cilët, pyetjes se cili ka qenë mësuesi më i mirë për ju, iu përgjigjën:

“Gjatë viteve të shkollës kam pasur fatin e mirë të më japin mësim mësues shumë të mirë dhe mjaft të përgatitur. Ata kanë lënë gjurmë në mendjen time, sepse secili prej tyre ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në formimin dhe afirmimin tim në fushën e dijes. Por në memorien time ka një vend të veçantë mësuesja ime e klasës së parë, Rabie Lleshi. Si për çdo nxënës tjetër, ashtu edhe për mua, klasa e parë ishte fillimi i rrugës së pafund të dijes dhe që ky fillim të ishte i mbarë, kërkonte përkushtim të madh të mësueses, gjë që asaj nuk i ka munguar asnjëherë. Ajo ishte shumë e aftë, e dashur dhe shumë e përkushtuar, tipare që e përmbushnin më së miri misionin e saj.E kujtoj me shumë nostalgji kohën kur isha në shkollën fillore (1995-1999). Një ngjarje që më kujtohet në këtë kohë, ishte konkursi që u zhvillua mes klasës sonë dhe një tjetër klase të dytë në lëndën e matematikës. Konkursi që u fitua nga klasa jonë e lumturoi shumë mësuesen, e cila tashmë po shikonte rezultatin e punës së saj…” (Manushaqe Rina)

“Mësuesi më i mirë për mua ka qenë mësuesi im kujd-estar Bastri Hakorja, i cili më ka dhënë mësim në shkol-lën 8-vjeçare “Dine Hoxha” Muhurr. Ai ka pasur një influencë të madhe tek klasa jonë dhe përpiqej që ne të ecnim përpara. Ka qenë një mësues shumë i aftë dhe i komunikueshëm me ne. Urtësia e tij i kalonte kufijtë e normales. Ishte shumë i durueshëm, por ama shumë i qartë në kërkesat e tij. Nuk ka ndonjë ngjarje të veçantë, por ishte mënyra e të shpjeguarit ajo që më ka mbetur në mendje. Shpjegonte me aq pasion, saqë të gjithë nxënësit për asnjë moment nuk e shkëputnin vëmendjen prej tij”. ( Dino.R)

“Profesore Juliana Ajdini, sepse është korrekte lidhur me detyrimet e saj, duke filluar që nga shpjegimi i leksioneve, organizimi i seminareve dhe dhënia e notës në fund të semestrit (testi përfundimtar).Mbaj mend që, kur po shpjegonte në leksion temën “Di-

vorci”, në fund të leksionit të gjithë e kemi duartrokitur instinktivisht, sepse e prezantoi shumë bukur”. (Suela Sinani)

“Figura e mësuesit besoj që për secilin mbart një do-methënie të veçantë. Kjo për faktin se është pikërisht udhërrëfyesi që na fton dhe drejton drejt rrugës së pakufi të dijes. Gjatë gjithë këtyre viteve të formimit kam pasur fatin të kem mësues të mirë, por kurrë nuk do ta harroj mësuesen time të klasës së parë. Ashtu si unë dhe të tjerët e donin shumë atë. Më kanë mbetur në mendje puna dhe përkushtimi i saj me të gjithë ne për të na mësuar abc-në.E kujtoj plot nostalgji orën e edukimit muzikor. Të veçantën e asaj ore e përbënte zëri i ëmbël e melodioz i saj tek na mësonte tingujt muzikorë”.(Borbardha Ademi)

“Do të përmend me mirënjohje dhe nostalgji mësuesen time të fillores Denada Shuke, e cila ka qenë starti i asaj që unë jam sot. Duke qenë se fillorja është përballja e parë e rrugës së gjatë të formimit dhe edukimit të gjith-secilit, mendoj se aty formohet dëshira dhe ëndrra për të arritur diku dhe për t’u bërë një njeri i cili të ketë një rol në shoqëri dhe t’i shërbejë komunitetit duke u aftësuar në një profil të caktuar. Normalisht, ashtu si ajo ka pasur influencë tek unë dhe te shokët e mi, na ka shërbyer ajo çka ne mësuam nga kjo mësuese si një pikënisje për të mbërritur diku dhe për t’u bërë dikush në jetë. Ndoshta mund të duket si një detaj i përgjithshëm që gjithsecili mund ta përmendë, por përkushtimi që ajo ka pasur për ne ka qenë realisht i sinqertë. Shpeshherë, ajo na angazhonte më shumë në aktivitete kulturore që bëheshin në qytetin tonë, të tilla si: teatri i kukullave, ambientet argëtuese, ose edhe angazhim brenda shkollës me pjesë të shkëputura nga libra të ndryshëm të cilat ne i luanim me shumë dëshirë duke e ndier veten “aktorë të mëdhenj”, një ëndërr e cila i përshtatej moshës sonë dhe hidhte bazat për t’i mbrojtur këto ëndrra sa më gjatë, dhe pse jo, duke injektuar edhe besimin që ajo kërkonte për ta pasur ne te vetja jonë, të arrinim t’i realizonim ato ëndrra të cilat, ndonëse ishin fëminore, janë ëndrra, të cilat, ndonjëherë, edhe i kemi realizuar”.(Marsilda Molla)

“Arjana Cilingiri është mësuesja ime që më ka mbetur në mendje, sepse rëndësia që i jepte orës së mësimit, mënyra e komunikimit me nxënësit, aftësia për ta bërë sa më tërheqëse orën e mësimit e bënte atë një nga mësueset më të mira”. (Lutina Bolani) “Unë personalisht kam pasur komunikim të mirë me pothuajse të gjithë mësuesit. Mësuesi që më ka mbetur në mendje është profesori kujdestar Agim Bukaçi.Ka shumë momente që më kanë mbetur në mendje, por më e veçanta është kur djemtë e klasës përpiqeshin të thyenin rregullat e shkollës. Më pëlqente mënyra e komu-nikimit me këta nxënës. Më ka mbetur në mendje mënyra e mësimdhënies, si na vinte në punë, si na vlerësonte dhe se sa shumë tërheqës e bënte mësimin e ri”.(Rudina Lumi)

Për Kombs (psikolog dhe pedagog humanist), ”Mësuesi i mirë është thjesht ndihmës i nxënësit”. Më konkretisht, ai e percepton kështu mësuesin:

· Të njohë mirë lëndën.· Të jetë i vëmendshëm dhe i ndjeshëm ndaj nxënësit.· Të besojë se nxënësit mund të mësojnë.· Të mendojë mirë për veten e vet.· Të besojë në rolin pozitiv të ndihmës.· Të përdorë metoda të ndryshme mësimdhënieje.

Më e rëndësishmja është besimi ndaj nxënësve, zgjidhjet e tyre, ndjeshmëria ndaj nevojave sociale

dhe emocionale të fëmijëve, emocionaliteti, të qenët pozitivë dhe të sinqertë.

Page 32: Revista-1-Maj (1)

Mës

uesi

num

ri 1

(25

47)

- m

aj 2

010

32

Mësues,

Më ndihmo, të bëhem më i miri i mundshëm!

Nina Gjoci:[email protected]; cel. 068 4078913

Vjollca Spaho:[email protected]; cel. 069 5376532

Andon Andoni:[email protected]; cel. 068 2246227

Si mund të kontaktoni me ne: Në numrin e ardhshëm do të lexoni:

Programet dhe tekstet shkollore të gjuhës shqipeProf. dr. Mimoza Gjokutaj

Eksperimente të thjeshta ne fizikëFatos Bajraktari

Mbingarkesa e nxënësve dhe reforma shkollore Ismet Potera - IPK

Shqipja letrare, shkolla dhe tekstologjiaProf. As. Dr. Valier Peshkëpia

Orë mësimi model

Fjala e Numrit: Integritet

Plotësia e paprekshmëria në ndjekjen e principeve morale të pastra, që të bëshatë që duhet pa dashur asgjë si shpërblim, cilësia e të qenit i ndershëm.

Emër: origjinë latine, viti 1508, rrjedh nga integer (in-pa; teg, formë e tag-prek)i paprekshëm, i plotë.

Sinonim; virtyt, i patjetërsueshëm dhe origjinal.Antonim; pandershmëri

Adresa e redaksisë: Rruga e Durrësit (pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës), nr. 23 - TiranëTel. 04 2227206 - [email protected]

U shtyp në shtypshkronjën “ALBDESIGN” - Autostrada Tiranë-Durrës km. 5 - www.alb-design.net