4
Ekonomik F a k u l t e t i Në shkollë përsëri. Filloi semesti i dytë dhe akoma nuk e kemi kuptuar mirë. Ndarja midis semestrave nuk pati asgjë të veçantë që të kuptohej se çfarë po ndodh. Kaloi java e parë e shkollës dhe kemi vërejtur shumë pak studentë e pedagogë në fakultet Pse vallë kaq shumë mungesa?! Mos ndoshta periudha... Provimet FE Kalçeto Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Faqe 3 Faqe 4 Faqe 2 Bordi Editorial Dr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Anxhela Petroshi/ Ambra Agolli/ Esjona Allidri/ Erisilda Qose Buletini i Fakultetit Ekonomik [email protected] NGA ARSIM BERISHA D epartamenti i së Drejtës është krijuar në vitin 2012 pranë Fakultetit Ekonomik, nga një bazë e shën- doshë pedagogësh të inkuadru- ar më parë si kërkues shkencorë dhe lektorë në Departamentin e Ekonomisë dhe së Drejtës, që në vitin 2004. Që në fillimet e tij, Fakulteti Ekonomik i UE është orientuar dhe ka patur objektiv kryesor kërkimin ndërdisiplinor. Kjo është reflektuar edhe në proçesin e mësimdhënies dhe kurrikulat e këtij Fakulteti ku më së pari janë aktivizuar kurrikulat Bachelor në “Ekonomia dhe e Drejta” dhe Master Profesional “Ekonomia dhe e Drejta në Sek- torin Publik”, si dhe masterin Shkencor “Ekonomia dhe e Drej- ta në Tregjet Ndërkombëtare”. Konsolidimi i Departamentit të së Drejtës solli kontekstualisht edhe aktivizimin e dy kurriku- lave të reja siç janë programet Bachelor “Shkenca Juridike në Biznes” dhe “Shkenca Juridike në Sektorin Publik”, të cilat kanë një frymë të theksuar ndërdisi- plinore... Fakulteti Ekonomik në Elbasan ofron gjithsej 19 programe studimi ne te dy nivelet nga te cilat 8 pro- grame studimi Bachelor, 6 programe Master Profesional dhe 5 programe Master Shkencor. Deget e kombinu- ara jane nje mundesi e mire per te perfituar nga tregu i punes. Ekono- mi-turizem eshte nje prej tyre... M inistrja e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni ka zhvilluar një leksion të hapur me temë Urbanizimi dhe kohezioni social. Me ftesë të de- putetes, znj. Evis Kushi ministrja Gjermeni është kthyer sërish në auditor. Së bashku me studentët e FE ministja diskutoi një nga sfi- dat e hapura të shoqërisë modern si urbanizimi I qyteteve. Në fjalën e saj, znj. Gjermeni theksoi se i gjithë fokusi i ministrisë së Zhvil- limit urban është përqendruar në gjetjen dhe zbatimin e modeleve më të mira për një rigjenerim urban të unifikuar të territorit. Leksion te hapur me studentet e FE Faqe 2 Aktivitete te ndryshme me pjesmarrjen e studenteve Faqe 2 MINISTRJA GJERMENI Faqe 3 “Open day”, ditet e hapura ne FE Zgjidh mire, zgjidh Fakultetin Ekonomik Përgatiti për botim: Bardha Nergjoni F akulteti Ekonomik gjatë këtij muaji ka organizuar në abm- bjentet e tij shumë aktivitete extra-kurrikulare shumë të do- bishme. Një ndër aktivitete ishte edhe takimi i organizuar midis përfaqësuesve te USAID dhe studentët e Fakultetit mbi an- gazhimin e të rinjve në procesin zgjedhor të zgjedhjeve vendore të ardhshme... Shkurti, një muaj i mbushur plot stres për të gjithë studentët. Muaji i sezonit te provimeve. Cdo njeri në jetë ka vështirsitë e veta, për studentët vështiresia me e mad- he jane provimet. Sikurse mos mjaftonin kolegiumet dhe detyrat e kursit, që të arrijmë sa më shume kredite... Nr.8, mars 2015 Programet

“Open day”, ditet e hapura ne FE Zgjidh mire, zgjidh Fakultetin

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “Open day”, ditet e hapura ne FE Zgjidh mire, zgjidh Fakultetin

EkonomikF a k u l t e t i

Në shkollë përsëri. Filloi semesti i dytë dhe akoma nuk e kemi kuptuar mirë. Ndarja midis semestrave nuk pati asgjë të veçantë që të kuptohej se çfarë po ndodh. Kaloi java e parë e shkollës dhe kemi vërejtur shumë pak studentë e pedagogë në fakultet Pse vallë kaq shumë mungesa?! Mos ndoshta periudha...

Provimet FE Kalçeto

Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Faqe 3 Faqe 4 Faqe 2

Bordi EditorialDr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Anxhela Petroshi/ Ambra Agolli/ Esjona Allidri/ Erisilda Qose

Buletini i Fakultetit Ekonomik

[email protected]

nga arsim Berisha

Departamenti i së Drejtës është krijuar në vitin 2012 pranë Fakultetit

Ekonomik, nga një bazë e shën-doshë pedagogësh të inkuadru-ar më parë si kërkues shkencorë dhe lektorë në Departamentin e Ekonomisë dhe së Drejtës, që në vitin 2004. Që në fillimet e tij, Fakulteti Ekonomik i UE është orientuar dhe ka patur objektiv kryesor kërkimin ndërdisiplinor. Kjo është reflektuar edhe në proçesin e mësimdhënies dhe kurrikulat e këtij Fakulteti ku më së pari janë aktivizuar kurrikulat Bachelor në “Ekonomia dhe e Drejta” dhe Master Profesional “Ekonomia dhe e Drejta në Sek-torin Publik”, si dhe masterin Shkencor “Ekonomia dhe e Drej-ta në Tregjet Ndërkombëtare”. Konsolidimi i Departamentit të së Drejtës solli kontekstualisht edhe aktivizimin e dy kurriku-lave të reja siç janë programet Bachelor “Shkenca Juridike në Biznes” dhe “Shkenca Juridike në Sektorin Publik”, të cilat kanë një frymë të theksuar ndërdisi-plinore...

Fakulteti Ekonomik në Elbasan ofron gjithsej 19 programe studimi ne te dy nivelet nga te cilat 8 pro-grame studimi Bachelor, 6 programe Master Profesional dhe 5 programe Master Shkencor. Deget e kombinu-ara jane nje mundesi e mire per te perfituar nga tregu i punes. Ekono-mi-turizem eshte nje prej tyre...

Ministrja e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni ka zhvilluar një leksion të

hapur me temë Urbanizimi dhe kohezioni social. Me ftesë të de-putetes, znj. Evis Kushi ministrja Gjermeni është kthyer sërish në auditor. Së bashku me studentët e FE ministja diskutoi një nga sfi-dat e hapura të shoqërisë modern si urbanizimi I qyteteve. Në fjalën e saj, znj. Gjermeni theksoi se i gjithë fokusi i ministrisë së Zhvil-limit urban është përqendruar në gjetjen dhe zbatimin e modeleve më të mira për një rigjenerim urban të unifikuar të territorit.

Leksion te hapur me studentet e

FE

Faqe 2

Aktivitete te ndryshme me pjesmarrjen e studenteve

Faqe 2

ministrja gjermeni

Faqe 3

“Open day”, ditet e hapura ne FEZgjidh mire, zgjidh Fakultetin Ekonomik

Përgatiti për botim: Bardha Nergjoni

Fakulteti Ekonomik gjatë këtij muaji ka organizuar në abm-

bjentet e tij shumë aktivitete extra-kurrikulare shumë të do-bishme. Një ndër aktivitete ishte edhe takimi i organizuar midis përfaqësuesve te USAID dhe studentët e Fakultetit mbi an-gazhimin e të rinjve në procesin zgjedhor të zgjedhjeve vendore të ardhshme...

Shkurti, një muaj i mbushur plot stres për të gjithë studentët. Muaji i sezonit te provimeve. Cdo njeri në jetë ka vështirsitë e veta, për studentët vështiresia me e mad-he jane provimet. Sikurse mos mjaftonin kolegiumet dhe detyrat e kursit, që të arrijmë sa më shume kredite...

Nr.8, mars 2015

Programet

Page 2: “Open day”, ditet e hapura ne FE Zgjidh mire, zgjidh Fakultetin

Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Në muajin Prill, Fakulteti Ekonomik do të or-ganizojë “Ditët e Hapura” me qëllim prezanti-min dhe informimin nxënësve te shkollave të mesme të Qarkut të Elbasanit mbi programet e ciklit të parë të studimeve që ofron FE. Projekti do të realizohet në dy faza: në fazën e parë do të jenë pedagogët e Fakultetit Ekonomik që do të paraqesin pranë gjimnazeve të qytetit mundës-inë e studimit në këtë fakultet duke shpjeguar degët e studimit të ciklit të parë në mënyrë që maturantët të kënë mundësinë e marrjes e të gjitha informacionet e domosdoshme për për-zgjedhjen e vazhdimit të studimeve universitare në Fakultetin Ekonomik. Në fazën e dytë, do të jenë maturantët e gjimnazeve te qarkut Elbasan që do të vizitojnë ambjentet e Fakultetit Ekono-mik më datë 24 Prill, i cili do të hapë dyert për këdo të interesuar për të marrë të gjitha infor-macionet e mundshme në lidhje me mundësinë e vazhdimit të studimeve ne këtë fakultet. Në këtë mënyrë, maturantët do të kenë mundësinë që të shohin ambjentet e fakultetit, laboratorët, bibliotekën si dhe të kontaktojnë me stafin aka-demik, të bashkëbisedojnë dhe të adresohen mbi prospektivat e vazhdimit të karrierës uni-versitare në degët e studimeve që ofrohen nga Fakulteti Ekonomik.Takimet në Shkollat e Mesme të Përgjith-shme të qytetit janë caktuar sipas programit të koordinuar në bashkëpunim me Drejtorine Arsi-more Rajonale Elbasan.

• Mëdate10Prill2015neShkollateMesmetëPërgjithshme“DhaskalTod’hri”dhe“KostandinKristoforidhi”;

• Mëdate13Prill2015neShkollateMesmetëPërgjithshme“AhmetDakli”dhe“MahirDomi”;

• Mëdate14Prill2015neShkollateMesmetë

ZGJIDH MIRË, ZGJIDH FAKULTETIN EKONOMIK!

Bachelor me kohë të plotëADMINISTRIM – BIZNESFINANCË – KONTABILITETEKONOMIA DHE E DREJTAINFORMATIKË EKONOMIKEEKONOMI TURIZËMADMINISTRIM BIZNES DHE INXHENERISHKENCA JURIDIKE NË BIZNESSHKENCA JURIDIKE NË SEKTORIN PUBLIK

Programet Master ProfesionalFINANCË KONTABILITETMARKETINGADMINISTRIM BIZNESINFORMATIKË EKONOMIKEEKONOMIA DHE E DREJTA NË SEKTORIN PUBLIK

Programet Master ShkencorDREJTIM BANKAR KONTABILITET DHE AUDITIMMARKETINGMENAXHIMEKONOMIA DHE E DREJTA NË TREGJET NDËRKOMBËTARE

Fakulteti Ekonomik gjatë këtij muaji ka or-ganizuar në abmbjentet e tij shumë aktivitete extra-kurrikulare shumë të dobishme. Një ndër aktivitete ishte edhe takimi i organizuar midis përfaqësuesve te USAID dhe studentët e Fakultetit mbi angazhimin e të rinjve në pro-cesin zgjedhor të zgjedhjeve vendore të ardh-shme. Gjatë këtij takimi prof.dr Kristaq Kume theksoi se studentëve mund të bëhen pjesë e projektit të USAID duke qënë aktivë ditën e zgjedhjeve në rolin e vëzhguesit. Pjesmarrja e studentëve ishte e lartë dhe të gjithë kishin dëshirë për të qënë pjesë e sistemit zgjedhor. Prof.dr Kristaq Kume foli për rolin që ka një vëzhgues ditën e zgjedhjeve dhe se si duhet të sillet gjatë procesit zgjedhor. Sic e për-mendëm edhe më lart pjesmarrja ishte shumë e lartë, por vetëm një grup studentësh do të zgjidhen për të qënë vëzhgues ditën e zgjed-hjeve, studentët do të zgjidhen sipas një pro-cedure të caktuar. Kjo iniciativë dhe ky projekt nis me zgjedhjet vendore që do të mbahen në qershor por do të vazhdojë edhe në proceset e tjera zgjedhore. Ajo që theksoi më shumë prof.dr.Kristaq Kume ishte eksperienca që mernin studentët dhe që kjo eksperiencë do ti vlejë edhe kur të jenë pjesë e tregut të pu-nës. Duhet theksuar fakti që studentët që do të marin pjesë në këtë proces do të pajisen edhe me certefikata për të vërtetuar edhe për të vlerësuar atë që kanë bërë.

Gjithashtu një aktivitet i rëndësishëm u organi-zua ne Fakultet mbi mundësinë e aplikimeve për Projektet të ndryshme të financuara nga Donatorë të ndryshëm të huaj. Gjatë këtij muaji pati një takim midis pedagogëve të Fakultetit Ekonomik dhe prof. Ylli Çabirit, i cili ka një eks-periencë mbi 15- vjecare në realizimin e projek-teve sipas standartëve të Bashkimit Europian. Në takimin me pedagogët e Fakultetit Ekonomik ai parashtroi të gjitha fazat e aplikimit për një projekt të tillë duke nisur nga idetë e ndryshme për fusha të caktuara dhe mënyrën se si real-izohet një projekt sipas kërkesave të Bashkimit Europian. Në këtë takim morën pjesë të gjithë pedagogët dhe madje cdo department u im-penjua që të hartojë një projekt në një fushë të caktuar sipas kërkesave të Bashkimit Europian. Një aktivitet tjetër i bukur ishte për të gjithë studentët që pëlqejnë sportet, që duan të ek-splorojnë vendet, kulturën e traditat e qytet-it të Elbasanit. Për të realizuar këtë projekt Fakulteti Ekonomik nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë se Elbasanit dhe AST Elbasani. Qëllimi i kësaj marrëveshje është promovimi te grupmoshat e ndryshme të sportit, turizmit dhe vlerat kulturore të qytetit të Elbasanit. Kjo marrëveshje u bë edhe për të ndërgjegjësuar komunitetin për vlerat që ka qyteti jonë dhe se si duhet ti ruajmë këto vlera.

Punoi Eriselda Qose, Esjona Allidri

PROGRAMET E STUDIMIT NË FAKULTETIN EKONOMIK

Përgjithshme“LuigjGura-kuqi”dhe“MahmuddheAliCungu”;

• Mëdate16Prill2015neShkollateMesmetëPërgjithshmetëqyteteveCerrik,GramshdheBelësh;

• Mëdate17Prill2015neShkollateMesmetëPërgjithshmetëqyteteveLi-brazhddhePeqin.

Aktivitete te Fakultetit Ekonomik

DITET E HAPURA

Page 3: “Open day”, ditet e hapura ne FE Zgjidh mire, zgjidh Fakultetin

Faqe 3 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Në shkollë përsëri. Filloi semesti i dytë dhe akoma nuk e kemi kuptuar mirë. Ndarja mid-is semestrave nuk pati asgjë të veçantë që të kuptohej se çfarë po ndodh. Kaloi java e parë e shkollës dhe kemi vërejtur shumë pak studentë e pedagogë në fakultet. Pse vallë kaq shumë mungesa?! Mos ndoshta periudha që lamë pas ishte shumë e lodhshme për të dyja palët?! Gjë e cila mbetet për tu vërtetuar, por mesa kemi parë kjo është e vertetë. Shumë nga studentët kanë pohuar që i nevojitej të paktën një javë pushim nga mbarimi i sezonit, por mund te the-mi qe nuk është se dëshira e tyre nuk është plotësuar. Java e parë e shkollës ishte e gjitha pushim dhe pse dyert e fakultetit tonë ishin të hapura për mësim. Por në javët në vazhdim kjo gjë filloi të ndryshojë. Kalojmë në diçka tjetër të rëndësishme që sapo lamë pas: sezoni i provimeve. Kjo është një ndër periudhat më të vështira që çdo student kalon dhe ne sapo e mbaruam dhe pse ndoshta jo në mënyrën që synonim. Shpesh, mbasi dilja nga salla e provimit, së bashku me mua dilnin dhe shumë studentë të tjerë, nga mimika e tyre kuptohej që

provimi nuk kishte shkuar aq mire dhe rezultati dihej s’do të ishte ai që kërkonin. Shumë nga te pakënaqurit ishin dhe vitparistat (si unë) që shumica e rezultateve i ka zhgënjyer plotë-sisht. Nuk është vetëm zhgënjimi por edhe demoralizimi për të filluar mbarë semestrin e 2-të. Por shpresojmë të jetë ky një mësim për të shtuar forcat dhe për tu ambjentuar më shumë me shkollën e lartë. Nuk mbeten mbra-pa dhe vitet e dyta e të treta që shumica e studentëve ishin të pa kënaqur nga rezultatet. Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe peda-gogët të cilët shprehen që shihnin që nga pjes-marrja jo e plotë e studentëve në leksione dhe seminare mund të prisnin rezultate të dobta të studentëve. Gjithashtu të shumtë kanë qenë dhe studentët të cilët nga plotësimi i numrit të mungesave nuk kanë pasur mundësi të futen në provim. Kto janë pasojat që çdo student ka pësuar për mos marrjen pjesë ne seminare që siç e dimë janë të detyrueshëm dhe jo fakulta-tive si leksionet. Urojmë që gjërat të ndrysho-jnë për mirë këtë semestër.

Punoi Anxhela Petroshi

Departamenti i së Drejtës është krijuar në vitin 2012 pranë Fakultetit Ekonomik, nga një bazë e shëndoshë pedagogësh të inkuadruar më parë si kërkues shkencorë dhe lektorë në Departa-mentin e Ekonomisë dhe së Drejtës, që në vitin 2004. Që në fillimet e tij, Fakulteti Ekonomik i UE është orientuar dhe ka patur objektiv krye-sor kërkimin ndërdisiplinor. Kjo është reflektuar edhe në proçesin e mësimdhënies dhe kurri-kulat e këtij Fakulteti ku më së pari janë aktivi-zuar kurrikulat Bachelor në “Ekonomia dhe e Drejta” dhe Master Profesional “Ekonomia dhe e Drejta në Sektorin Publik”, si dhe masterin Shkencor “Ekonomia dhe e Drejta në Tregjet Ndërkombëtare”. Konsolidimi i Departamentit të së Drejtës solli kontekstualisht edhe aktivizi-min e dy kurrikulave të reja siç janë programet Bachelor “Shkenca Juridike në Biznes” dhe “Shkenca Juridike në Sektorin Publik”, të cilat kanë një frymë të theksuar ndërdisiplinore. Le të paraqesim karakteristikat kryesore të pro-grameve të këtyre dy degëve të reja në fush-ën juridike të ofruara nga Departamenti i së Drejtës:Bachelor “Shkenca Juridike në Biznes”Programi synon të përgatisë specialistë juristë në fushën e së drejtës së biznesit. Studentët, gjatë programit tre vjeçar, do të marrin të gji-tha njohuritë dhe kompetencat e duhura për t’iu përgjigjur detyrave juridike që do tu ngarkohen nga ndërmarrjet private apo publike, qoftë si pjesë e organikës së tyre të brendshme qoftë si specialistë të jashtëm. Ato do të kenë një për-gatitje të shkëlqyer në fushën e transaksioneve dhe të marrëdhënieve juridike të operatorëve të biznesit edhe në nivel ndërkombëtar. Gjithash-tu, specialistët e përgatitur do të zotërojnë një njohje të thellë të legjislacionit shqiptar dhe të organeve administrative shtetërore që kanë një lidhje të drejtëpërdrejtë me fushën e bi-znesit. Kompetencat e specialistit, që rrjedhin nga njohja shumë e mirë e kuadrit ligjor sekto-rial, do të plotësohen nga aftësimi i tij në zgjid-hjen gjyqësore apo jashtëgjyqësore të mos-marrëveshjeve që lindin në kuadër të biznesit: ndërmjetësimi, pajtimi, arbitrazhi dhe instru-mentat e ADR (Alternative Dispute Resolution).Specifikisht, në fund të programit 3-vjeçar, i diplomuari do jetë në gjendje të: • Të njohë detyrimet ligjore që lindin në një sipërmarrje të caktuar dhe të kujdeset për mbarëvajtjen e tyre.• Të lexojë një bilanc ekonomik.• Të njohë, kuptojë dhe hartojë tekste me përmbajtje kontraktuale, qoftë edhe kon-trata ndërkombëtare. Të përcaktojë zgjedhjen e tipologjive kontraktuale të përshtatshme për rastet specifike të ndërmarrjes ku punon si dhe të ndjekë implementimin e saj. • Të njohë kuadrin ligjor bazë të admin-istratës publike dhe mënyrën e funksionimit të saj.Ky program ndërthur njohuritë bazë të lëmit ju-ridik me njohuri të avancuara në të drejtë bizne-si dhe në instrumentat ligjorë të përshtatshëm për të kryer detyrat e juristit në një ndërmarrje me efiçiencë të plotë. I diplomuari, në fund të ciklit 3-vjeçar, do të posedojë një përgatitje ju-ridike të mjaftueshme për të identifikuar burimet

ligjore dhe për tu azhornuar me ndryshimet leg-jislative të ardhshme ose me format e reja të marrëveshjeve juridike në fushën e së drejtës së biznesit. Gjithashtu ai do të marrë ato kom-petenca dhe njohuri bazë të lëmit ekonomik në funksion të një njohje sa më të mirë të struk-turës së tregut ekonomik dhe aktorëve të tij. Rëndësi të veçantë në formimin e specialistit do ti kushtohet temave të së drejtës së punës dhe marrëdhënieve punëdhënës-punëmarrës brenda ndërmarrjes si edhe të së drejtës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në të njëjtën kohë, në pasurim të kompetencave të tij juridike specialisti do të jetë në gjendje të për-faqësojë ndërmarrjen në raportet proceduriale (psh. tendera) apo proçesuale (gjykim). Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur pa provime plotësuese diplomat master profesion-al dhe ato shkencor te fushës.

Bachelor “Shkenca Juridike në Sektorin Publik”Programi synon të përgatisë specialistë në fushën e së drejtës së në sektorin publik. Stu-dentët, gjatë programit tre vjeçar, do të marrin të gjitha njohuritë dhe kompetencat e duhura për t’iu përgjigjur detyrave juridike që do tu ngarkohen nga institucionet private apo pub-like. Ato do të kenë një përgatitje të shkëlqyer të legjislacionit shqiptar dhe të organeve ad-

ministrative shtetërore dhe te atyre që kanë një lidhje të drejtëpërdrejtë me fushën e bizne-sit. Kompetencat e specialistit, që rrjedhin nga njohja shumë e mirë e kuadrit ligjor sektorial, do të plotësohen nga aftësimi i tij në zgjid-hjen gjyqësore apo jashtëgjyqësore të mos-marrëveshjeve që lindin në kuadër të biznesit dhe te sektorit publik.Përveç përvetësimit të lëndëve juridike qëllim specifik i programit është përgatitja e studentit në fushën e sektorit publik, kryesisht në ad-ministratën publike. Në përfundim të programit studenti do të jetë i aftë dhe do të këtë njohuri thelbësore mbi përbërjen e organeve që oper-ojnë në sektorin publik, mbi kompetencat dhe funksionimin e tyre, aktivitetin dhe mënyrën e veprimit, marrëdhëniet midis organeve publike ndërmjet tyre si dhe me privatët, zgjidhjen e problemeve të ndryshme të sektorit si dhe të mosmarrëveshjeve. Gjithashtu ai do të mundë të japë një kontribut konkret në kuptimin dhe administrimin më efikas të së mirës publike, në parimet që e udhëheqin atë dhe në implemen-timin e normave juridike që interesojnë sektor-in publik. Në përfundim të programit mësimor studenti do të ketë mundësi ti thellojë njohuritë dhe kompetencat e tij duke ndjekur masterat profesionalë dhe shkencorë në Fakultetet që ofrojnë njohuri të specializuara rreth sektorit publik. Studenti do të ketë mundësi të hapura punësimi në sektorë të ndryshëm të adminis-tratës publike qëndore dhe vendore si dhe në institucione të pavarura, dhe me mbarimin e masterit shkencor në juridik do të mundë të ushtrojë edhe profesionet ligjore.Gjithashtu, Departamenti i së Drejtës pranë Fakultetit Ekonomik ofron edhe programet e Ciklit të Dytë të Studimeve siç janë Masteri Profesional në “Ekonomia dhe e Drejta në Sek-torin Publik” si dhe Masteri Shkencor “Ekono-mia dhe e Drejta në Tregjet Ndërkombëtare”, kuotat e të cilave u ezauruan të gjitha për këtë vit akademik.

Departamenti i së Drejtës në Fakultetin ekonomik

Eksperienca e parë e provimeve

MsC. Arsim Berisha

Page 4: “Open day”, ditet e hapura ne FE Zgjidh mire, zgjidh Fakultetin

Faqe 4 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Elbasan

Ndeshjet ne grupin A:1. Financa vs Administrimin (3 Prill)2. Informatika Ekonom vs Shkencat. Biznes (3 Prill)3. Shkencat. Biznes vs Administrim (10 Prill)4. Financa vs Informatika Ekonom (10 Prill) 5. Administrimin vs Informatika Ekonom (17 Prill)6. Shkencat. Biznes vs Financa (17 Prill)

Ndeshjet ne grupin B:1. Ekon. dhe e Drejta vs Adm. Dhe Inxheneri (3 Prill)2. Shkencat. Publike vs Ekonomi Turizem (3 Prill)3. Adm. Dhe Inxheneri vs Shkencat. Publike (10 Prill)4. Ekonomi Turizem vs Ekon. dhe e Drejta (10 Prill)5. Ekon. dhe e Drejta vs Shkencat. Publike (17 Prill)6. Adm. Dhe Inxheneri vs Ekonomi Turizem (17 Prill)

Ndeshjet 1/2Finale:1. Fituesja 1 (Grupi A) vs Fituesja 2 ( Grupit B) (24 Prill)2. Fituesja 1 (Grupit B) vs Fituesja 2 (Grupit A) (24 Prill)

Ndeshja Finale:Finalisti 1 vs Finalisti 2 (30 Prill)

GRUPI A1. Finance Kontabilitet 2. Administrim Biznes3. Shkencat Juridike Biznes 4. Informatika Ekonomike

GRUPI B1. Ekonomia dhe e Drejta 2. Adm. Biznes dhe Inxheneri3. Ekonomi Turizem 4. Shkenca Juridike Adm. Publike

Ndeshjet do të zhvillohen nga 60 min, zakonisht diteve të premte sipas programit (që mund të ketë edhe ndryshime për arsye klimaterike apo objektive).- Muaji Prill në datat 3, 10, 17, 24, - Finalja 30 Prill- Orari do të jetë rreth ores 10:00

Skuadrat do të ndeshen midis tyre ku fitorja ka 3 pikë, barazimi 1 pikë dhe humbja 0 pikë. Në fund të ndeshjeve në grup, kualifikohen 2 skuad-rat me më shumë pikë. Në rast të pikëve të barabarta, vlen rregulli i golavarazhit.Në gjysëm finale do të ndeshen 2 skuadrat e para të Grupit A me 2 skuadrat e para të Grupit B.Fituesit e këtyre ndeshjeve do të jenë Finalistët.

Në muajin Prill, Fakulteti Ekonomik në bashkëpunim

me Federatën Shqiptare të Futbollit organizon për studentët e këtij fakulteti kampionatin e parë te “Kalcetos”. Ky projekt është një risi për jetën studentore ne këtë fakultet, ku studentët e të gjitha degëve te studimit do të ndeshen midis tyre për fitimin e titullit kampion për këtë vit akademik. Ndeshjet do të zhvillohen pranë ”Kompleksit Sportiv PEPA” gjatë muajit Maj

sipas programit të miratuar nga Dekanati i Fakultetit. Programin e ndeshjeve e gjeni të afishuar ne ambjentet e Fakultetit si dhe në faqen e facebook: BULETINI I FAKULTETIT EKONOMIK.

Në muajin Prill në ambjentet e Kompleksit Sportiv “PEPA”

Msc. ArsiM BerishA

TURNEU“FE KALCETO” 2014-2015