55
BRIDGE development - gender GENDER DHE HIV/AIDS Raport Përmbledhës Vicci Tallis

GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

BRIDGE development - gender GENDER DHE HIV/AIDS Raport Përmbledhës

Vicci Tallis

Page 2: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Vicci Tallis (autore e raportit) – Vici Tallis është një aktiviste e përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS dhe punon në një OJF, Projekti i Fuqizimit, i bazuar në Afrikën e Jugut. Ajo ka punuar mbi HIV/AIDS që prej 1986 në pozicione të ndryshme – advokaci, shpërndarje shërbimesh dhe ndërtim kapacitetesh. Vicci është këshilluesja më e vjetër në Direktoratin Kombëtar të HIV/AIDS. Aktualisht ajo po punon mbi një PhD që fokusohet në reduktimin e vulnerabilitetit gjinor ndaj HIV/AIDS përmes programeve më efektive. Alice Welbourn (këshilltare) – Alice është një shkrimtare e pavarur, pjesëmarrëse në rrjet, trajnere dhe këshilluese, e specializuar në përqasjet e ndjeshme ndaj përkatësisë gjinore me në qendër individin dhe moshën, përqasje këto që kanë për fokus të drejtat seksuale dhe riprodhuese si dhe mirëqënien. (SRRW). Ajo këshillon një numër të konsiderueshëm organizatash mbi këtë temë. Pjesa më e madhe e punës së saj është ndërkombëtare dhe ajo ka shkruar “Shkallaret”, tashmë e adaptuar në më shumë se 30 vende në Afrikë dhe Azi. Aktualisht ajo është duke zhvilluar një rrjet ndërkombëtar për trajnerë në përqasjet me qendër individin. Ajo është bërë një nga drejtuesit e Komunitetit Ndërkombëtar të Grave që Jetojnë me HIV/AIDS (ICW) dhe është e martuar dhe me dy fëmijë të vegjël. Emma Bell (botuese) Emma është Drejtuese e Kërkimit dhe Komunikimeve për BRIDGE. Ajo kordinon punën e shërbimeve të klientëve të BRIDGE dhe është autore dhe botuese e një numri raportesh. Në të kaluarën ajo ka shkruar mbi përkatësinë gjinore dhe globalizimin, përkatësinë gjinore dhe pjesëmarrjen, për Kartën e Strategjisë së Reduktimit të Varfërisë dhe dhunën ndaj grave. Puna e mëparshme përfshin të mësuarit e përkatësisë gjinore dhe ndryshimit agrar në Departamentin Afrikan dhe Aziatik të Univeresitetit të Sussex ashtu si dhe punën për integrimin e barazisë gjinore në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar, Britani e Madhe. BRIDGE është e kënaqur për mbështetjen financiare të agjensive të mëposhtme: Agjensia Ndërkombëtare Kanadeze e Zhvillimit (CIDA), Sekretariati i Komonuelthit, Ministria e Punëve të Jashtme Daneze, Departamenti Ndërkombëtar i Zhvillimit, UK (DFID), Ministria e Punëve të Jashtme të Zelandës së Re, Agjensia Norvegjeze e Bashkëpunimit për Zhvillim (NORAD), Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Agjensia Ndërkombëtare Daneze e Bashkëpunimit për Zhvillim (Sida), Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. BRIDGE u formua më 1992 si shërbim i specializuar në kërkimet dhe informacionin për përkatësinë gjinore dhe zhvillimin brenda Institutit të Studimeve për Zhvillim, UK. BRIDGE mbështet përpjekjet për interim gjinor të politikë-bërësve dhe praktikuesve të ndryshëm të kësaj pune, duke bërë lidhje mes hapësirave, boshllëqeve midis teorisë, politikës dhe praktikës me anë të një informacioni të përshtatshëm dhe të ndryshëm gjinor. Publikime të të tjera të kësaj serie botimesh: Përkatësia Gjinore dhe Ndryshimi Kulturor Përkatësia Gjinore dhe Pjesëmarrja

Page 3: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Në komunikimin on-line – www.ids.ac.uk/bridge/reports_gend_CEP.html ose shkruani tek BRIDGE. Detajet e kontaktit janë në faqen e mbrapme të pakos.

Page 4: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Përmbajtja PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME ..................................................................................................... 5

1. HYRJE ...................................................................................................................................................... 7

1. NJË PËRQASJE E BAZUAR MBI TË DREJTAT ....................................................................... 10

2. EVOLIMI I EPIDEMIVE ................................................................................................................ 14

3.1 EPIDEMITË E HIV DHE AIDS .......................................................................................................... 15 3.1.1 Epidemia e tretë – stigma dhe tabuja ......................................................................................... 16

3.2 ÇFARË I NDIHMON EPIDEMITË HIV/AIDS? ..................................................................................... 18

3.2.1. Faktorët socialë ........................................................................................................................ 19 3.2.2 Faktorët ekonomikë .................................................................................................................... 23 3.2.3. Faktorët politikë ........................................................................................................................ 25

3.3. NDIKIMI I EPIDEMIVE ......................................................................................................................... 26

3.3.1. Ndikimet sociale ........................................................................................................................ 26 3.3.2. Ndikimet ekonomike .................................................................................................................. 28 3.3.3. Ndikimet politike ....................................................................................................................... 28 3.3.4. Ndikimet demografike ............................................................................................................... 29

4. SFIDAT E RËNDËSISHME: NË DREJTIM TË TRANSFORMIMIT ............................................ 30

4. 1 PROPOZIMET, PËRQASJET AKTUALE ................................................................................................... 31 4.1.1. Fokusi mbi stereotipet ............................................................................................................... 31 4.1.2 Programet me neutralitet gjinor ................................................................................................ 32 4.1.3 Përqasjet me ndjeshmëri gjinore ............................................................................................... 34 4.1.4 Përqasjet që fuqizojnë ................................................................................................................ 35 4.1.5 Transformimi.............................................................................................................................. 39

4. 2 INSTITUCIONALIZIMI I PËRKATËSISË GJINORE DHE HIV/AIDS ........................................................... 43

4.2.1 Përqasjet me shumë degëzime .................................................................................................... 47

5. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ......................................................................................... 52

Page 5: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Përmbledhje e Përgjithshme

Sfidat aktuale në përkatësinë gjinore:

• Përdorimi i një rrjeti të të drejtave gjinore të njeriut. • Sigurimi i politikave dhe programeve mbi HIV/AIDS, të cilat janë të bazuara në

realitetet e ndryshme dhe komplekse të jetës së grave, burrave dhe fëmijëve. • Ndryshimi ose transformimi i pushtetit të pabarabartë midis burrave dhe grave për

të krijuar një ambjent ku gratë të kenë fuqi të barabartë dhe të dy si gratë ashtu dhe burrat të jenë më pak vulnerabël.

• Zhvillimi i një reagimi të koordinuar ndaj HIV/AIDS, i cili do të jetë me shumë nivele, me shumë modele dhe të ndahet në shumë sektorë duke qenë sigurisht dhe i mirë institucionalizuar.

HIV/AIDS nuk është vetëm, le të themi, i drejtuar nga pabarazia gjinore – ajo nga ana tjetër e përforcon këtë pabarazi duke i vënë para një rreziku më të madh gratë, burrat dhe fëmijët. Duke i përkufizuar si të ndryshëm dhe duke i stigmatizuar ato grupe që janë “më të rrezikuar” siç janë meshkujt që bëjnë seks me meshkuj, punëtorët e seksit dhe përdoruesit e drogës, e gjitha kjo ka rezultuar në një rritje të shkallës së infektimit tek njerëzit që përgjithësisht mendoheshin se ishin “të sigurtë”, duke përfshirë këtu dhe gratë e martuara dhe ato në moshë të madhe. Faktori rrezikues dominant tashmë është seksi heteroseksual. Është vlerësuar se 50 për qind e atyre që jetojnë me HIV dhe AIDS për momentin, janë gra. Si individë dhe duke marrë parasysh rolet e tyre sociale si nëna dhe përkujdesëse, gratë tani janë të ndikuara në mënyrë disproporcionale nga HIV/AIDS. Shkaqet dhe ndikimet Përqasjet tradicionale të shëndetit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të papërshtatshme, duke injoruar dimensionet sociale, kulturore, ekonomike dhe ato të drejtave të njeriut. Një fokus mbi të drejtat seksuale dhe ato të riprodhimit të grave, është një masë e rëndësishme korrigjuese në këtë drejtim. Ende ka nevojë për një rrjet më të gjerë të të drejtave të njeriut, për të kuptuar shkallën e madhe të pabarazive që ndikojnë tek HIV/AIDS – duke përfshirë këtu dhe varfërinë – dhe për të njohur të drejtat e atyre që e kanë marrë HIV në rrugë të tjera përveç seksit. Konventa e Eleminimit të të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave është një rrjet i këtij lloji. Një mjet i dobishëm është dhe “Gratë dhe HIV/AIDS: Karta e të Drejtave e Barcelonës” (Korrik 2002) që përfshin veç të tjerave, të drejtën për barazi, pavarësi ekonomike dhe edukim. Refuzimi, ofendimi dhe stigma që rrethon HIV është zhdukur nga diskutimet e hapura, duke shmangur përgjigjet efektive dhe duke rritur murin që rrethon ata që jetojnë me HIV/AIDS. Seksualiteti i grave në mënyrë të veçantë është subjekt i një stigme dhe kontrolli. Në të vërtetë, ndërtimi social i sekualitetit – kush duhet dhe kush nuk duhet të shprehë seksualitet – duke përfshirë meshkujt që bëjnë seks me meshkuj, të rinjtë, njerëzit me paaftësi dhe ata që janë larg moshës riprodhuese, ka kuptimin e asaj që atyre shpesh u mohohet informacioni dhe shërbimet e përshtatshme të shëndetit seksual.

Page 6: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Kur bëhet fjalë për të marrë vendime në një marrëdhënie, meshkujt priten që të jenë dominantë dhe gratë të jenë passive. Duke qenë të pabarabartë, ato nuk janë në pozita të tilla për të negociuar se kur duhet të bëjnë seks, sa shpesh dhe sesi mund të mbrojnë veten e tyre nga infeksionet e transmetueshme seksualisht (SST) dhe HIV. Standarti i dyfishtë i paditurisë i shumëfishon partneret seksuale për meshkujt dhe pritshmëria se meshkujt duhet të dinë më tepër për seksin, i vendos ata dhe partneret e tyre në një rrezik, që në momentin që ata nuk kanë informacionin e duhur mbi shëndetin seksual. Marrëdhënia midis HIV, përkatësisë gjinore dhe varfërisë është komplekse. Duke u mëshuar problemeve të një mbijetese afatshkurtër, gratë e varfëra mund të kryejnë një seks të përshtatur për të mbijetuar, i cili në mënyrë paradoksale mund t’i ekspozojë ato ndaj një rreziku afatgjatë të sëmundjes dhe vdekjes përmes infektimit me HIV. Varfëria gjithashtu kufizon aksesin e njerëzve kundrejt informacionit të shëndetit seksual, teknologjive parandaluese dhe trajtimit që kryhet në këto raste. Ndërkohë që kjo është e vërtetë si për femrat ashtu dhe për meshkujt, pabarazia gjinore tregon eksperienca të ndryshme të varfërisë dhe të ndikimit që ajo ka tek aftësia e grave dhe burrave për të dalë nga kjo varfëri. Pagesat sociale që frohen në këto raste, krijojnë një presion mbi gratë dhe vajzat që duhet të plotësojnë rolin e përkujdesësit për të afërmit e sëmurë dhe në të njëjtën kohë, ato duhet të sigurojnë jetesën me të ardhurat e tyre nëse një nga pjesëtarët e familjes sëmuret dhe më pas vdes. Ky është një nga ndikimet e padukshme të HIV/AIDS. Përqasjet Fatkeqësisht, shumë përqasje për të luftuar përhapjen dhe impaktin e HIV/AIDS kanë dështuar në marrjen në konsideratë të dallimeve dhe pabarazisë gjinore. Disa prej tyre kanë riafirmuar idetë e pasivitetit femëror dhe dominancës mashkullore në vendimet mbi seksin dhe riprodhimin. Të tjera u janë përgjigjur nevojave dhe problemeve të ndryshme të grave dhe burrave por kanë dështuar në të sfiduarit e status quo-së gjinore. Ndërhyrjet duhet që në të njëjtën kohë, të fuqizojnë gratë dhe të transformojnë marrëdhëniet gjinore. Është e nevojshme që të fillojmë me realitetet e përditshme të jetës së njerëzve dhe me prioritetet e tyre. Komuniteti Ndërkombëtar i Grave që Jetojnë me HIV/AIDS (ICË) hodhi pyetjen “Cfarë kërkojnë gratë HIV-pozitive?” dhe projekti Sonagachi në Indi, mbështeti prioritetet e punëtoreve të seksit duke përfshirë dhe negocimin e një seksi të sigurtë me klientët e tyre. Që të dyja këto programe, drejtohen nga vetëgratë. Një pjesëmarrje e përbashkët në përcaktimin e problemeve dhe të zgjidhjeve të tyre, është fondamentale në arritjen e një fuqizimi në këtë pikë. Meshkujt dhe femrat që jetojnë me HIV mund të arrijnë të jetojnë me dinjitet dhe vet-vlerësim, nëse mbështeten nga shoqëria dhe komunitetet ku ata jetojnë, shumë më mirë dhe më lehtë sesa atje ku stigmatizohen. Ashtu siç tha dhe një grua HIV-pozitive në Meksiko “Unë e di që jam një grua me vlera.” Këto përforcime positive, janë rezultat i përpjekjeve të individëve, komuniteteve dhe organizatave të ndryshme.

Page 7: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Gjithsesi, ky “fuqizim” rrezikon të ngelet vetëm si retorik, nëse fuqia e pabarabartë në marrëdhëniet gjinore në nivelet personale, kolektive, institucionale dhe ato shoqërore më të gjera, neglizhohet dhe nuk merret parasysh. Efektiviteti i reagimeve ndaj HIV/AIDS varet nga aftësa jonë për të kuptuar pabarazitë që ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore në marrëdhëniet seksuale si dhe të sfidojmë stigmatizimin dhe diskriminimin me të cilin përballen njerëzit që jetojnë me HIV dhe AIDS. Ata që janë më të ndikuar prej kësaj duhet të përkufizojnë problemin dhe të identifikojnë zgjidhjet. Përmes një të vepruari olektiv në të gjitha nivelet nga ai lokal në atë ndërkombëtar, ne mund të gjejmë energjinë e nevojshme për të përkthyer këtë sfidë në një veprim të mirë koordinuar. 1. Hyrje ________________________________________________________________________

Page 8: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

HIV/AIDS vepron si një rrezatim, duke ekspozuar pabarazi, duke përfshirë dhe atë gjinore, në mënyrë globale. Epidemitë e HIV/AIDS janë më të theksuara në ato rajone ku varfëria dhe pabarazia ekonomike është e dukshme dhe e thellë, pabarazia gjinore është e ndjeshme dhe aksesi mbi shërbimet publike është i dobët dhe inegzistent (Collind dhe Rau 2000). Pjesa më e madhe e numrit total të njerëzve që jetojnë me HIV në botën “e zhvilluar”, ndodhet në Afrikën Sub-Sahariane, duke përbërë dhe 71% të numrit të grave, burrave dhe fëmijëve të infektuar gjithsej. Bennett (1990) u referohej tre epidemive globale: Epidemia HIV ose epidemia e fshehur – është mjaft e fshehur dhe përhapet shpejt në

të gjithë botën. Epidemia AIDS – përfaqëson pasojat e dukshme të HIV. Epidemia e tretë – lëviz përtej mjekësores dhe sociales dhe i referohet mohimit,

ofendimit, stigmatizimit, paragjykimit dhe diskriminimit që është i pranishëm në çdo vend ku ka HIV/AIDS.

Epidemia e tretë e reagimit social, kulturor, ekonomik dhe politik ndaj AIDS është po kaq e rëndësishme sa dhe sfida globale për vetë AIDS.

Në kuadër të një trajtimi efektiv të të tre epidemive, është shumë jetike që në të njëjtën kohë të kuptohen faktorët që ndikojnë në rritjen e rrezikut nga infeksioni tek gratë dhe burrat si dhe të analizohet ndikimi që HIV/AIDS ka tek individët, familjet, komunitetet dhe shoqëritë e ndryshme. Kjo do të thotë që masat e marra efektive janë më se të vlefshme dhe për një parandalim por kjo duke marrë në konsideratë dhe duke respektuar të drejtat e njeriut. Kjo përfshin ata njerëz që nuk janë të infektuar nga virusi, njerëz që duhet të mbijetojnë pas vdekjes ose vdekjeve të pjestarëve të familjes, njerëz që jetojnë me HIV ashtu si dhe ata burra, gra e fëmijë që janë të sëmurë nga simptomat që lidhen me AIDS. Përdorimi i një rrjeti të tillë, kërkon një përcaktim të përshtatshëm të objektivave për një parandalim të mirë si dhe kujdes e mbështetje për individët dhe familjet që janë të prekura nga HIV/AIDS. Pabarazia gjinore është evidente në të gjitha nivelet e një kujdesi parandalues të vazhdueshëm dhe ndikon dhe në shumë gjëra të tjera si, mundësitë për parandalim, akses mbi materialet e përshtatshme, informacioni dhe burimet, cilësia e kujdesit të marrë dhe shanset për të mbijetuar. Duhet që nevoja për një kujdes parandalues të vazhdueshëm, të vendoset brenda rrjetit të të drejtave të njeriut i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë sfidon pabarazinë. HIV/AIDS ka hapur debate rreth çështjeve të seksualitetit dhe ka shërbyer për të ndriçuar rëndësinë e barazisë gjinore në marrëdhëniet seksuale ashtu si dhe rëndësinë e barazisë dhe të respektit në të gjitha marrëdhëniet shoqërore. Në një deklaratë të Sesionit Special të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGASS) mbi HIV/AIDS në 2001, Stephanie Urdang, këshilltare e Fondit të Zhvillimit për Gratë i Kombeve të Bashkuara, theksoi një rritje globale të ndërgjegjësimit se epidemia ka të bëjë më pak me faktorët epidemiologjikë dhe shumë më tepër me faktorët socialë. Ajo që nevojitet, është një përkufizim i qartë se cilët janë faktorët socialë ashtu si dhe ata ekonomikë dhe

Page 9: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

politikë, që e shkaktojnë dhe ndikojnë në këto epidemi. Përkatësia gjinore dhe marrëdhëniet gjinore, që bazohen në pushtet, përmblidhen në:

Përderisa politika dhe programi i pabarazisë gjinore, pengesat e së cilës në veçanti merren parasysh në çdo strategji që hartohet, nuk do të përshtaten nga niveli global dhe ai qeverisës në nivelet e komunitetit dhe të familjes – përpjekjet tona për t’iu kundërpërgjigjur epidemisë do të dështojnë. Barazia gjinore nuk është thjesht një çështje drejtësie apo mirësjelljeje. Pabarazia gjinore është fatale.

Në një artikull të Neë York Times, Minstri i Shëndetësisë i Mozambikut, një mjek dhe anëtar i Bordit të Koalicionit Ndërkombëtar për Shëndetin e Grave, nënvizoi se AIDS është duke u përhapur me shpejtësi midis heteroseksualëve për shkak të pabarazisë gjinore: Në Mozambik shkalla e infeksionit nga HIV në rradhët e vajzave dhe grave të reja është rreth 15% dhe është dyfishi i përqindjes së meshkujve të po asaj moshe. Kjo jo sepse vajzat janë le të themi imorale dhe të përdala, por sepse gati tre në pesë prej vajzave që ishin martuar në moshën 18 vjeç, 40% e tyre e quanin veten si shumë të vjetra në këtë moshë, kishin kryer marrëdhënie seksuale me meshkuj që mund t’ua transmetonin bashkëshorteve të tyre HIV-in apo dhe sëmundjet e tjera seksualisht të transmetueshme. [..]. Abstinenca nuk është një lloj opsioni për këto nuse “fëmijë”. Ato që përpiqen të negociojnë për të përdorur kondom zakonisht përballen me dhunën. [...]. Si baba, unë frikësohem për jetën e fëmijëve të mi dhe të shokëve e shoqeve të tyre. Megjithëse ata kanë familje të mira, kanë edukimin, informacionin dhe mbështetjen e nevojshme për të shmangur seksin e pasigurtë dhe të rrezikshëm, këtë e bëjnë vetëm shumë pak nga bashkëmoshatarët e tyre. Si ministër, ndihem i terrorizuar nga ideja se ne mund të humbin pjesën më të madhe të një gjenerate, apo ndoshta dhe dy gjenerata. Kombet e Bashkuara kanë nxjerrë se 37% e 16 vjeçarëve në vendin tim do të vdesin nga HIV para se të mbushin të tridhjetat. [..]. Ne duhet të bëjmë thirrje për të nxitur të folurit hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi seksualitetin. Ne duhet të marrim parasysh presionin që ndjejnë fëmijët tanë për të kryer seks megjithëse ai nuk është i sigurtë. Ne duhet t’u ofrojmë atyre informacion, aftësi komnunikimi dhe sigurisht kondomë e mjete të tjera profilaktike. Ndryshimi rrënjësor i mënyrës sesi djemtë dhe vajzat mësojnë si të lidhen me njëri-tjetrin dhe sesi burrat i trajtojnë gratë dhe vajzat, është një punë e ngadalshme dhe për më tepër e vështirë dhe jo frytëdhënëse. Por me siguri që kjo do t’ia vlente që të kryhej me fëmijët tanë. (Mocumbi 2001) Megjithëse dihet rëndësia e pabarazisë gjinore në ndikimin që ajo ka në epidemitë e HIV/AIDS, në adresë të saj është bërë shumë pak. Për shembull, specialistët e përkatësisë gjinore që u mblodhën në Konferencën e 14-ë Ndërkombëtare të AIDS në Barcelonë, 2002, panë se informacioni i ofruar atje nuk përfshinte thuajse aspak përkatësinë gjinore. “Ne akoma nuk kemi informacionin e nevojshëm sesi HIV/AIDS ndikon ose mund të ndikojë në mënyrë të ndryshme tek meshkujt dhe tek femrat”. Kompleksiteti dhe ndërlidhja që kanë mes tyre të tre llojet e epidemive, kërkon analiza më të thella të cilat mund të bëjnë që të kuptohet më mirë sesi epidemitë e HIV/AIDS, janë “lejuar” të përhapen në shkallë globale me këtë shpejtësi. Por pse edhe kur kanë kaluar 20 vjet nga

Page 10: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

diagnostikimi, diskriminimi dhe stigmatizimi janë ende kaq të pranishme dhe ndikojnë kaq shumë në përhapjen dhe pasojat e HIV/AIDS? Ky raport do të veçojë: Një përqasje e bazuar në të drejtat:

Rëndësia e vendosjes së HIV/AIDS brenda një rrjeti të gjinizuar të të drejtave të njeriut.

Evolimi i epidemive:

Historia e epidemive dhe roli i diskriminimit dhe stigmës. Një analizë sesi pabarazia gjinore i ndan faktorët ekonomikë, politikë dhe socialë

që ndikojnë në epidemitë HIV.

Si HIV/AIDS e përkeqëson pabarazinë, duke përfshirë këtu dhe atë gjinore. Sfidat e rëndësishme në drejtim të transformimit:

Sfidat aktuale për një axhendë gjinore. Një strukturë për të vlerësuar sesi mund të përfshihet përkatësia gjinore në

përballjen me HIV/AIDS, duke patur për qëllim përfundimtar fuqizimin e grave dhe transformimin e marrëdhënieve gjinore.

Një strategji e institucionalizuar gjinore ndaj HIV/AIDS përmes një përqasjeje që

përfshin të gjitha nivelet dhe sektorët e mundshëm.

1. Një përqasje e bazuar mbi të drejtat

Page 11: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Një përqasje e bazuar mbi të drejtat, e cila përfshin dhe të drejtat e grave, duhet të jetë baza e një reagimi ndaj HIV/AIDS. Reagimi fillestar ndaj HIV/AIDS në shumë vende, e shikonte dhe e trajtonte HIV si një çështje shëndetësore, duke injoruar dimensionet e të drejtave sociale, ekonomike dhe njerëzore që ndikonin si në parandalimin por dhe në përkujdesjen ndaj tij. Ashtu siç u theksua dhe nga Ëiseberg, Hecht dhe Reekie (1998) reagimi shpesh ishte reaksionar, flitej në emër të shëndetit publik dhe në mënyrë frekuente duke shkelur të drejtat e njeriut. Modeli shëndetësor e shihte shëndetin si diçka mbi të cilën individi ka një kontroll personal. Pra, struktura e shëndetit jepte informacion dhe nxiste zgjedhjet “e shëndetshme”. Përgjegjësia për shëndetin ishte mbi individin, pra mbi një vakum social. Kjo të bën të mendosh se zgjedhjet dhe vendimet duhet të mërreshin jo vetëm duke u bazuar në bagazhin e njohurive të gjithsecilit, por duke marrë parasysh dhe frikërat e paragjykimet, ashtu si dhe kufizimet e individit për të vepruar, reaguar. (Richardson 1996). Një përqasje e tillë minonte shëndetin dhe mirëqënien e grave dhe burrave. Një përqasje e bazuar mbi të drejtat, proklamon ose nënvizon mundësitë që të gjithë njerëzit kanë për të përmbushur dhe për t’i dhënë kënaqësi jetës së tyre, se çdo person është i aftë të zhvillojë potencialin e plotë njerëzor të tij/saj. Të drejtat njerëzore vendosin standarte globale për mirëqënien dhe zhvillimin njerëzor. (DAË, ËHO, UNAIDS 2000). HIV/AIDS është një çështje e të drejtave të njeriut sepse:

Mungesa e aksesit mbi metodat parandaluese, informacionin dhe materialet e përshtatshme, trajtimin dhe kujdesin mjekësor që sjellin dhe një vulneravilitet ndaj HIV, është e lidhur me dhunimin e të drejtave të njeriut të tilla si varfëria, pabarazia, racizmi dhe seksizmi.

Njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS dhe ata që janë të ndikuar nga epidemitë shpesh e kanë të pamundur që të jetojnë një jetë të barabartë, me dinjitet dhe të lirë, duke qenë se të drejtat e tyre shpesh dhunohen duke u bazuar në statusin e tyre si të sëmurë me HIV. Kjo përfshin të drejtën për privatësi, konfidencialitet, akses mbi shërbimin e përshtatshëm mjekësor, shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues, punësimin, edukimin, lirinë e të lëvizurit dhe të drejtën për të udhëtuar.

Por një fokus vetëm mbi konceptin e të drejtave të njeriut, gjithsesi nuk është i mjaftueshëm, duke qenë se shpesh artikulacionet e të drejtave njerëzore nuk i marrin parasysh femrat. Të dhëna për këtë mund të gjejmë në jetën e përditshme ku abuzimi dhe diskriminimi i bazuar mbi gjininë, është i sanksionuar dhe tolerohet nga shoqëria. Për më tepër, formulimet tradicionale mbi të drejtat e njeriut janë të bazuara mbi modele tipike mashkullore dhe aplikohen për forcë zakoni dhe mbi gratë. Ka gjithashtu dhe një tension midis njohurive dhe zbatimit të të drejtave të njeriut. Për shembull, meshkujt përkujdesen për lirinë e tyre riprodhuese por jeta e tyre nuk kërcënohet nga mungesa e kësaj lirie dhe ata nuk përballen me të njëjtat pasoja të dështimit në aksesin dhe të shijuarit e lirive riprodhuese.

Page 12: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Programi i Kombeve të Bashkuara mbi HIV/AIDS, në partneritet me Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, zhvilluan një seri manualesh udhëzuese për vendet anëtare. Të 12 këto guida kishin për qëllim që të ndihmonin në hartimin e politikave dhe programeve të ndjeshme për sa i përket përmbajtjes së epidemive të HIV/AIDS dhe që mbronin dhe promovonin të drejtat e njeriut. Përveç se janë aktuale dhe ofrojnë një strukturë të gjerë për të zhvilluar përgjigje progresive ndaj HIV/AIDS, këto guida janë dhe krejt asnjanëse në terma të përkatësisë gjinore. Duke marrë parasysh dimensionin seksual të infektimit, HIV/AIDS është i lidhur me të drejtat seksuale dhe riprodhuese. Dimensionet sociale dhe kulturale të aktivitetit seksual dhe riprodhues, e shfaqin dhe e përforcojnë pabarazinë gjinore dhe rrisin rrezikun e infektimit si për femrat ashtu dhe për meshkujt. Kjo përfshin dhe çështje të tilla si fertiliteti, planifikimi familjar dhe dhënia fund e shtatzanisë. Të drejtat riprodhuese marrin një dimension tjetër në lidhje me HIV/AIDS, duke qenë se dhe betejat e ashpra feministe duket se janë zbehur. Shembujt për këtë përfshijnë kontrollin e tepruar të punëtoreve të kujdesit shëndetësor mbi zgjedhjet riprodhuese të femrave që jetojnë me AIDS. Incidentet e këtyre grave që u kërkohet t’u japin fund shtatzanive të tyre dhe më pas janë detyruara që të shkojnë drejt sterilizimit, janë paraqitur në botime të ndryshme. Shpesh këto gra nuk marrin informacionin e nevojshëm për shtatzaninë dhe ushqyerjen me gji. Gratë shpesh përballen me vendime të vështira përsa i përket ushqyerjes me gji, duke qenë se ai është një opsion i preferuar kulturalisht. Gratë shpesh kanë raportuar dhe sjellje gjykuese dhe të ashpra nga punëtorët e shërbimeve, duke përfshirë këtu analizat, testet e ndryshme që ato kryejn,ë pa ditur më parë qëllimin si dhe refuzim të dhënies së shërbimeve. “Kur isha shtatzënë dhe shkova për të marrë kujdesin antenatal, m’u tha se duhej të bëja analizën e gjakut. Nuk më thanë se për se ishte kjo analizë. Çdo grua që vinte në klinikë duhet t’a kishte gjakun të testuar. Ata nuk shpjegonin se çfarë lloj testi po kryenim. E kuptova që bëhej fjalë për testin e HIV/AIDS vetëm kur mora në dorë rezultatin.” Thai një grua 29 vjeç Nëse të drejtat riprodhuese janë jetike dhe të rëndësishme, në bazë të përkufizimit të tyre ato adresohen vetëm drejt meshkujve dhe femrave heteroseksuale në moshë për t’u kujdesur dhe për të rritur një fëmijë. Në kontekstin real të HIV/AIDS, është e rëndësishme të theksohet se ne flasim për të drejta seksuale, një term më shumë përfshirës që fokusohet në aftësinë e meshkujve dhe femrave për të bërë zgjedhje mbi shprehjen e seksualitetit të tyre dhe mbi jetën e tyre seksuale, duke përfshirë dhe me kë ata bëjnë seks, si dhe pse (Hlatshëayo dhe Klugman 2001). Hlatshëayo dhe Klugman (2001) sugjerojnë një strukturë të të drejtave seksuale për meshkujt dhe femrat që përfshin të drejtën :

Page 13: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Për të patur kontroll mbi trupin tonë. Për të kryer seks kur, me kë dhe si të duam, pa u detyruar për të kryer seks. Për të marrë vendime rreth seksualitetit tonë. Për të patur kënaqësi seksuale. Për të mbrojtur veten nga rreziku i pasojave të seksit, të tilla si shtatzania,

sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe HIV. Për të patur akses në shërbime jo paragjykuese, të përgjegjshme të cilat na

ndihmojnë për shëndetin tonë seksual. Të drejtat seksuale dhe riprodhuese janë parë si të drejta dhe liri për gratë, burrat dhe çiftet. Të drejtat seksuale dhe riprodhuese janë vitale nëse gratë kanë aksesin e duhur mbi cilësinë e jetës dhe të mirëqenies së tyre, si dhe kanë mundësitë në rritje nëse përpjekjet për të parandaluar dhe për t’u kujdesur për HIV/AIDS, rezultojnë të suksesshme. “Mirëqenia seksuale dhe riprodhuese është pararendësja e të gjitha dimensioneve të jetës sonë – fizike, materiale dhe psikologjike.” Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë që femrat shijojnë dhe të drejta të tjera njerëzore bazë, nëse trajtohen pabarazitë më të mëdha që ndikojnë tek epidemitë. Pak a shumë, nëse HIV/AIDS është në mënyrë dominante e transmetueshme seksualisht, është e rëndësishme të theksojmë dhe mënyrat e tjera të infeksionit, të tilla si përdorimi i drogave intravenoze dhe transfuzioni i gjakut dhe duhet të sigurohemi se dhe të drejtat e këtyre grupeve kaq të margjinalizuara nuk janë të mohuara. Ka disa konventa të cilat janë pjesë të ligjit ndërkombëtar dhe që janë firmosur nga vende të ndryshme. (UNIFEM / AËID 2002). Këto deklarata mund të përdoren për aktivizëm dhe advokaci për të reduktuar vulnerabilitetin dhe ndikimin e HIV/AIDS: Për shembull, Konventa e Eleminimit të të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAË) është një mjet i rëndësishëm për të kuptuar dhe vepruar kundër pabarazisë dhe diskriminimit gjinor. Aspekte të CEDAË të cilat lidhen me HIV/AIDS përfshijnë: Stereotipet seksuale Ekspozimi fizik Dhuna gjinore dhe dhe ofendimi seksual. Pabarazia gjinore dhe seksi më i sigurtë. Aksesi mbi shërbimet shëndetësore. Shtatzania dhe transmetimi perinatal Kujdesi dhe dhënia e kujdesit. Vendimarrja dhe pjesëmarrja e gruas.

(UNIFEM 2002) Deklarata specifike të aktivistëve të përkatësisë gjinore dhe AIDS të cilat paraqesin të drejta seksuale dhe riprodhuese së bashku me të drejta më të mëdha sociale, ekonomike dhe politike përfshijnë:

Page 14: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Komuniteti Ndërkombëtar i Grave që Jetojnë me HIV/AIDS (ICË) paraqiti 12

nevoja themelore të këtyre grave në mënyrë globale. Gratë dhe HIV/AIDS: Karta e të Drejtave e Barcelonës (Korrik 2002). Një nga

kryesoret ishte e drejta për të jetuar me dinjitet dhe në barazi.

2. Evolimi i epidemive

Page 15: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

3.1 Epidemitë e HIV dhe AIDS

HIV dhe AIDS kanë qenë me ne për rreth 20 vjet dhe ende vazhdojnë të na sfidojnë në mënyrë globale. Që nga lindja e epidemisë së HIV, më tepër se 60 milionë njerëz janë infektuar prej HIV. Fillimisht mendohej se HIV kapte vetëm meshkujt që kryenin seks me meshkuj të tjerë. Gjithsesi, gruaja e parë e diagnostikuar me HIV u rregjistrua më 1982. Metodat kryesore të transmetimit mbeten seksi heteroseksual, seksi midis meshkujve, përdorimi i përbashkët i shiringave për drogat intravenoze dhe infektimi i foshnjave gjatë lindjes së tyre ose gjatë të ushqyerit me gji. Megjithëse meshkujt ende mbajnë përqindjen më të madhe, krahasuar me femrat përsa i përket numrit të njerëzve me HIV/AIDS, UNAIDS shprehet se ka një rritje të vazhdueshme të numrit të grave në këtë drejtim. Në 1997 41 % e të rriturve që jetonin me HIV dhe AIDS ishin femra (UNAIDS 1998a), ndërsa në 2001 arriti në 50% (UNAIDS 2002). Një rritje vihet re dhe në vendet të cilat fillimisht kishin raportuar shenja të epidemisë midis meshkujve që kryenin seks me meshkujt të tjerë dhe midis përdoruesve të drogave intravenoze. Ka disa grupe të caktuara grash të cilat në mënyrë të veçantë janë vulnerable, për shembull, gratë e reja dhe gratë që kryejnë seks në shkëmbim të të mirave, shërbimeve dhe parave. Një analizë të dhënash nga epidemitë në të gjithë botën, tregon një model të ngjashëm të HIV midis grave – prevalenca e infeksionit HIV është më e lartë në moshat 15 – 25 vjeç ndërsa për meshkujt rreth 5 deri në 10 vjet më vonë. Një epidemi në rritje është vënë re në disa vende dhe në rradhët e njerëzve më të moshuar (mbi 50 vjeç), sidomos tek gratë, me një shifër që ka arritur në 40 % në pesë vitet e fundit (UNAIDS 2002). Faktori rrezikues dominant është seksi heteroseksual. Gratë më të moshuara janë në mënyrë specifike të rrezikuara, si për shkak të sjelljes seksuale të partnerëve të tyre, ashtu dhe për shkak të ndryshimeve psikologjike që ndodhin gjatë menopauzës, duke përfshirë këtu hollimin e mureve të vaginës dhe reduktimin e lubrifikimit. Historia globale e HIV/AIDS është komplekse dhe përfshin si historitë individuale dhe veçantitë e epidemive të HIV/AIDS në nivelin e komunitetit, atë kombëtar dhe rajonal, ashtu si dhe disa të përbashkëta sinjifikative që vihen re në të gjitha këto histori. Disa vende, kryesisht në Afrikë, kanë arritur një stabilizim të këtyre epidemive dhe kanë filluar që të administrojnë impaktin e AIDS. Të tjera vende kanë filluar të ndjejnë një rritje të prevalencës dhe incidencës së HIV dhe është vetëm çështje kohe që kjo rritje të marrë përmasa gjigante. Shumë vende kanë një shkallë të ulët kombëtare të prevalencës por shpesh kjo fsheh epidemi serioze të cilat fillimisht janë përqëndruar dhe kufizuar në lokalitete të veçanta ose në grupe specifike brenda një popullsie të gjerë. Një shembull i kësaj është ai i Myanmar (Burma), Azia Jug-Lindore, e cila ka një prevalencë të përgjithshme më pak se 2%, por midis përdoruesve të drogave intravenoze infeksioni kap shifrat 60%, me një 40 për qindsh tjetër të shkallës së prevalencës midis punëtorë ve të seksit. Në të gjithë botën ka shembuj të vendeve cilat nuk reaguan në mënyrë të përshtatshme, kur prevalenca e tyre ishte ende e ulët dhe tashmë duhet të përballen seriozisht me këto epidemi. Më 1990, vëzhgimi i parë antenatal i kryer në Afrikën e Jugut tregoi se 1% e grave

Page 16: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

shtatzëna ishin mbartëse të HIV. Njëzet vjet më vonë prevalenca ka arritur në 24%, me një provincë që rregjistronte një shkallë prevalence prej 36% (UNAIDS 2000).

3.1.1 Epidemia e tretë – stigma dhe tabuja Burrat, gratë dhe fëmijët që jetojnë me HIV/AIDS shpesh provojnë nivele të larta të stigmës dhe diskriminimit për shkak të statusit të tyre si mbartës të HIV. Stigma që lidhet me HIV/AIDS, epidemia e tretë, është mjaft komplekse, dinamike dhe e rrënjosur thellë në shoqëri. Ajo është e lidhur me pabarazitë e mëdha që egzistojnë në shoqërinë tonë dhe shpesh në ato shoqëri që kanë këndvështrime negative për të shprehurit e seksualitetit. Analizat e kryera mbi stigmën, fokusohen në dallimet që egzistojnë në stigmatizimin e një femre dhe një mashkuli dhe si e përjetojnë ata këtë stigmë. Stigma që rrethon HIV, ka humbur nga diskutimet e hapura mbi shkaqet e infektimit me HIV dhe mbi reagimet që duhen ndërrmarrë për të përballuar këto pasoja (Aggleton dhe Parker 2002). Stigma gjithashtu ngjall dhe ndjenja të fuqishme psikologjike tek ata që jetojnë me HIV/AIDS, duke përfshirë këtu dhe mënyrën sesi ata e shohin veten. Frika e të qënit i stigmatizuar bën që gratë, burrat dhe fëmijët të mos jenë në gjendje të kujdesen për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues, për shembull, në marrjen e informacionit për shëndetin seksual, trajtimin dhe metodat për parandalimin e SST dhe HIV, siç është kondomi femëror. Pra stigma është evidente dhe ndikon në të gjitha nivelet e kujdesit të vazhdueshëm parandalues. Historia e Thembi, një aktiviste e AIDS nga Afrika e Jugut, e ilustron qartë këtë. Thembi (emri sigurisht që është ndryshuar) ishte një vajzë e re shumë e bukur e cila braktisi shkollën për shkak të vështirësive financiare në shtëpi. Ajo gjeti një punë si punëtore shtëpiake dhe arrinte të kontribuonte financiarisht në familje, e cila përbëhej nga prindërit dhe dy fëmijët e saj. Kur ishte shtatzënë me fëmijën e tretë në klinikë iu tha se ishte HIV positive. Ajo humbi punën kur punëdhënësit e saj u informuan për statusin e saj HIV. Thembi u bashkua me një grup mbështetës, që përbëhej nga pesë gra. Thembi kishte aftësi të mira udhëheqëse e organizimi dhe shpejt ajo u bë lideria e grupit. Duke qenë se shumica e grave ishin të papuna, ato filluan një projekt për të siguruar të ardhura pasi u trajnuan për rrobaqepsi. Një propozim fondesh i sukseshëm bëri që grupi të siguronte tre makina qepëse dhe materiale të tjera. Kur Thembi iu tha prindërve të saj për satusin e saj me HIV, ajo u dëbua nga shtëpia dhe e dëshpëruar u kthye në Kishën të cilës i përkiste. Aty e morën dhe e pranuan. Thembi filloi të bëhej gjithmonë e më e hapur rreth idesë së të jetuarit me HIV dhe fliste në të njëjtën kohë në grupet e kishës dhe në grupet e të rinjve. Asaj iu ofrua një punë si një edukatore e AIDS – ishte puna e parë normale e saj dhe gjërat kishin filluar të përmirësoheshin.

Page 17: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Pas një viti në këtë punë, fëmija e saj e fundit, Nana, e cila ishte tre vjeç, filloi të sëmurej. Pas disa javësh Nana vdiq në spital për shkak të simptomave të AIDS. Pas një periudhe zie, Thembi u kthye në punë me një fuqi edhe më të madhe për të edukuar të tjerët. Ajo vizitoi kisha, ndërrmarrje, grupe grash, klinika dhe shkolla dhe kudo tregoi historinë e saj. Kur Thembi u sëmur, kolegët tentuan që ajo të pranohej në një spital gjysëm-privat – kur ata ia arritën kësaj ajo u shtri në shtrat për gati dy javë pa patur asnjë trajtim për shkak të mungesës së financave nga ana e saj dhe për shkak të mungesës së praktikës së spitalit për të trajtuar njerëzit me AIDS. Atëherë ajo u transferua në një spital më të madh publik por ishte tepër vonë – Thembi vdiq dy ditë më vonë. (Adaptuar nga Tallis 1998) Link dhe Phelan (ICRË 2002) theksuan katër komponentë të cilët ndikoheshin nga fuqia sociale, ekonomike dhe politike: ndryshimi midis të dalluarit dhe të etiketuarit lidhja e dallimit njerëzor me sjelljet negative ndarja e “ne” nga “ata” humbja e statusit dhe diskriminimi

Shkaqet dhe pasojat e stigmës janë paraqitur qartë në rrethin në të majtë të figurës më poshtë, përforcimi i sjelljes rrezikuese dhe reagimi i papërshtatshëm ndaj epidemive. Gjithsesi, në të gjithë botën e HIV/AIDS ka patur reagime, përgjigje të ngrohta, solidarizuese dhe mbështetëse. Këto përgjigje janë të afta të krijojnë dhe të përforcojnë një rreth sjelljesh dhe mendimesh pozitive. Përderisa ne nuk bëjmë një përpjekje të qëndrueshme për të zbehur stigmën që lidhet me HIV/AIDS, rrethi pozitiv i paraqitur në anën e djathtë nuk mund të jetë i arritshëm. Nath (2001), duke u bazuar në punën e saj me gratë që jetonin me HIV në Meksiko, vuri re nivele të larta të vet-vlerësimit tek gratë me HIVqë më tepër mbështeteshin sesa stigmatizoheshin nga komunitetet e tyre. Këto gra ishin në gjendje të jetonin “me dinjitet dhe në mënyrë positive”. Ashtu siç u shpreh dhe njëra nga gratë “Unë e di që jam një grua me vlera. Unë përpiqem që të mos mërzitem. Kujdesem për shëndetin tim dhe shëndetin e tim biri. Ai nuk është i infektuar.” Tarisai, një grua me HIV shprehej: “Të qënit e hapur ndaj statusit tim si bartëse e HIV, ka ndryshuar perceptimin e shumë njerëzve se HIV është rezultat i prostitucionit, të qënit e përdalë dhe i ndëshkimit nga Zoti. Ajo ka ndihmuar që njerëz të tjerë që janë bartës të HIV t’a pranojnë statusin e tyre. Tani ata më shohin si një person të plotë. Tashmë ata pranojnë se unë si një person me HIV, mund të kryej seks, ashtu siç mund të ha, të pi dhe të shkoj në punë. Disa njerëz nuk e bëjnë asnjëherë testin sepse ata mendojnë se do të ndalojnë të bëjnë seks nëse dalin pozitivë”. (Iniciativa e Komunikimit 2002).

Page 18: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Pasqyrat e sjelljeve dhe mendimeve negative dhe positive Negativja Egzistuese E Mundshmja Pozitive Stigma sjell: Frikë Pranimi sjell: Të qenit i hapur Izolim Publik pozitiv Moskuptim Zgjedhja për t’u testuar Frikë për t’u testuar

Shkujdesje Mbështetje emocionale Sëmundje Të jetuar pozitivisht Humbje e punës Vazhdimësi e punës Vdekje Besueshmëri Reduktim të dhunës Më pak raste të reja HIV 3.2 Çfarë i ndihmon epidemitë HIV/AIDS? Ka grupe komplekse mikro dhe makro faktorësh që ndihmojnë epidemitë HIV në nivel kombëtar, rajonal, kontinental dhe global. Edhe pse epidemitë ndjekin rrjedha të ndryshme në vende të ndryshme, ka disa tipare të përbashkëta përsa i përket mënyrës kryesore të transmetimit dhe të shpërndarjes, të cilat na ndihmojnë që të llogarisim përhapjen e shpejtë të virusit në mënyrë globale përgjatë 20 viteve të fundit. Baylies (2000), thekson se faktorët që drejtojnë epidemitë janë “të thellë, të pranishëm në marrëdhëniet e pushtetit të cilat përcaktojnë rolet dhe pozicionet e femrave dhe meshkujve, si në një marrëdhënie intime ashtu dhe në të gjithë shoqërinë e gjerë”. Mann dhe Tarantola (1996) nënvizonin tre burime të ndara por të ndërlidhura vulnerabiliteti të individit ndaj HIV dhe AIDS të quajtura personale, programatike dhe societale. Në gjithësinë e tij, modeli mund të ofrojë një strukturë të përdorshme dhe të dobishme për të kryer një analizë të detajuar të rrezikshmërisë së infektimit të meshkujve dhe femrave nga HIV, për të përcaktuar kontekstin e saj për të dy sekset dhe zgjidhjet që bazohen në këtë kontekst. Është në mënyrë të veçantë e rëndësishme të nënvizohet roli që institucionet, politikat dhe programet luajnë në rritjen ose uljen e vulnerabilitetit, rol ky që shpesh nuk merret parasysh kur analizohen faktorët që ndikojnë në epidemi. Institucionet e niveleve të ndryshme, si ato shtetërore ashtu dhe ato të shoqërisë civile, duke mos llogaritur realitetet e jetës së njerëzve, dështojnë në veprimtarinë e tyre dhe rrisin vulnerabilitetin dhe rrezikshmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve ndaj HIV/AIDS. Faktorët që rrisin vulnerabilitetin e grave dhe burrave ndaj HIV, përfshijnë disa praktika kulturale, aksesin dhe kontroll të papërshtatshëm mbi shëndetin dhe burimet, sidomos mbi kujdesin mjekësor, edukimin dhe mirëqenien, praktikat dhe besimet fetare, qeverisjen e dobët, migrimin, konfliktet, urbanizimin dhe stigmën e diskriminimin e grupeve të margjinalizuar (për shembull, meshkujt që bëjnë seks me

Page 19: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

meshkuj, përdoruesit e drogave intravenoze, të burgosurit). Të gjithë këta faktorë kanë dimensione gjinore brenda tyre. Në kuadër të diskutimit, faktorët e trajtuar janë socialë, ekonomikë dhe politikë. Gjithsesi ata shpesh ndërhyjnë dhë përforcojnë njëri-tjetrin, për shembull që të tre faktorët ndikojnë në proceset që shpesh çojnë në një vulnerabilitet më të madh të grave dhe burrave ndaj infektimit. Megjithatë, në këtë raport migracioni është përmbledhur në faktorët socialë.

3.2.1. Faktorët socialë Ka shumë faktorë socialë që ndikojnë në përhapjen e HIV. Ky seksion do të fokusohet në seksualitetin dhe pushtetin, dhunën e bazuar në gjini, besimin fetar dhe kulturën. Seksualiteti dhe pushteti Marrëdhëniet patriarkale shfaqin pabarazi të pushtetit në shkallë të

ndryshme dhe brenda grupeve të ndryshme dhe pa patur pushtet, gratë janë të prirura të kenë më pak kontroll mbi marrëdhëniet seksuale me burrat. Brenda kontekstit të marrëdhënieve të pabarabarta të pushtetit, grave iu duhet që të marrin masa parandaluese dhe mbrojtëse për të minimizuar rrezikun e infektimit me HIV. (Travers dhe Bennet 1996: 67)

Mashkulloriteti dhe feminiteti janë ideale të ndërtuara socialisht që tregojnë se si duhet të jenë meshkujt dhe femrat. Mashkulloritetit shoqërohet nga dominanca, feminiteti nga pasiviteti. Seksualiteti gjithashtu është i ndërtuar socialisht dhe për meshkujt shkalla e shprehjes së seksualitetit, përfshi heteroseksualitetin dhe homoseksualitetin, janë kuptime të rëndësishme për të provuar mashkulloritetin. Ndërtimi social i feminitetit zakonisht imponon se seksualiteti i femrës duhet të jetë i padukshëm dhe se ka nevojë të kontrollohet. Lidhjet e tyre me mashkulloritetin dhe feminitetin janë komplekse dhe ndryshojnë në kontekste të ndryshme historike dhe kulturale. Edhe duke patur parasysh këto dallime, si perceptimi ashtu dhe praktikat sociale që lidhen me heteroseksualitetin kanë disa elementë të përbashkët. Rolet e ndryshme seksuale për meshkujt dhe femrat janë të përcaktuar. Megjithatë ata nuk janë vetëm të ndryshëm, ata janë gjithashtu dhe të pabarabartë. Gati kudo, primare është dëshira mashkullore dhe femrat duhet të jenë pranuese pasive të pasionit të mashkullit. Femrat shpesh socializohen drejt besimit se seksi është diçka që iu ndodh atyre ndërsa meshkujt besojnë se seksi është diçka që ata duhet t’a kryejnë. Pushteti i pabarabartë në marrëdhëniet seksuale çon në një standart të dyfishtë seksual, i cili i ka bërë konfuze mundësitë dhe aftësitë e meshkujve dhe të femrave për të parandaluar transmetimin seksual të HIV. Pjesë të pabarabarta nuk janë në të njëjtin pozicion për të negociuar kur të kryejnë seks, sa shpesh dhe si të mbrohen nga SST dhe HIV. Vështirësitë e grave për të sfiduar pushtetin mashkullor “në një

Page 20: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

moment të një marrëdhënieje private dhe për të negociuar për një seks më të sigurtë” janë të mëdha. Seksi shpesh është mënyra me të cilën gratë dhe vajzat arrijnë të paguajnë strehimin ushqimin dhe të mirat e tyre. Në mënyrë globale, marrëdhëniet me partnerë të shumëfishtë janë për meshkujt një normë sociale por që rrit vulnerabilitetin e femrave. Në shumë kultura, si meshkujt ashtu dhe femrat besojnë se një varietet partneresh seksuale është i pranueshëm dhe i nevojshëm për meshkujt por diçka e papërshtatshme për femrat. Në një studim për femrat i kryer në dhjetë vende nga Qendra Ndërkombëtare e Kërkimeve për Gratë (ICRË), u vure se: “Megjithëse shumë gra shprehën raste kur burrat e tyre nuk kishin qëndruar besnikë, ato shprehën një mungesë kontrolli nga ana e tyre mbi situatën. Ato raportonin gjithashtu se duke e ngritur çështjen e tradhtisë së burrave të tyre, kjo do të mund të sillte një rrezik të sigurisë së tyre fizike dhe stabilitetit të familjes”. Është gjithashtu e rëndësishme të themi se standarti i dyfishtë seksual, i vendos edhe meshkujt në një rrezik në rritje. Kur ata nuk kujdesen për shëndetin e tyre seksual ose nuk besojnë se është e nevojshme të marrin parasysh këshilla të këtij lloji, ata e vendosin veten dhe partneret e tyre në rrezik. Ndërtimi social se kush ka dhe kush nuk ka seksualitet ose se çfarë është një seksualitet legjitim, e vendos këdo nën një rrezik të infektimit nga HIV/SST, për shembull, shoqëritë shpesh dështojnë në miratimin e faktit që të rinjtë, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ata që e kanë kaluar moshën riprodhuese, të kryejnë seks. Si pasojë e kësaj, atyre shpesh u mohohet informacioni i nevojshëm i shëndetit seksual. Është gjithashtu e vërtetë se këto shoqëri dështojnë dhe në njohjen e seksualitetit. Dhuna e bazuar në gjini Një nga problemet më serioze të marrëdhënieve gjinore të pushtetit, është dhuna mashkullore ndaj grave dhe vajzave të të gjitha moshave, e cila është e pranishme në të gjitha shoqëritë dhe sjell probleme serioze përsa i përket aftësisë së grave për t’u mbrojtur nga infektimi me HIV. Dhuna ndaj grave dhe vajzave fëmijë, qoftë ajo fizike, emocionale dhe/ose seksuale, është një produkt i ndërtimit social të mashkulloritetit, i cili shpesh promovon dominancën mashkullore ndaj femrave. Natyra dhe forma e dhunës reflekton pabarazitë sociale, kulturore dhe ekonomike që kanë egzistuar prej kohësh midis meshkujve dhe femrave. Këto akte të dhunës ndodhin në kontekste të ndryshme – shtëpi, martesë, vendin e punës dhe në hapësirat publike. Të gjitha gratë dhe vajzat mund të jetojnë nën frikën e dhunës dhe kjo frikë mund të rritet në ambjente të caktuara dhe në momente të caktuara. Dhuna e bazuar në gjini është dhe shkak dhe pasojë e infektimit me HIV:

Gratë dhe vajzat që përdhunohen mund të infektohen nga HIV si rezultat i këtij përdhunimi.

Shumica e grave që janë përdhunuar nuk kanë akses në profilaksinë që përdoret pas këtyre rasteve dhe jetojnë me frikën e një infektimi të mundshëm.

Page 21: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Frika e dhunës mund t’i ndalojë gratë që të kërkojnë përdorimin e kondomit ose mjeteve të tjera për një seks më të sigurtë.

Shumë gra dhe vajza që tregojnë infektimin e tyre nga HIV tek partnerët, pjesëtarët e familjes dhe komunitetit, pësojnë një abuzim fizik dhe emocional. Në Dhjetor 1998, një grua e re nga Afrika e Jugut, u rrah për vdekje nga pjesëtarë të komunitetit pasi bëri të ditur statusin e saj me HIV, duke u konsideruar si një fatkeqësi për komunitetin (Vetten dhe Bhana 2001). Në situatat e luftës dhe të konflikteve, rreziku dhe rastet e dhunës gjinore pësojnë një rritje. Kjo vjen si pasojë e kombinimit të një sërë faktorësh, duke përfshirë këtu mungesën e ligjit e të rregullit dhe rritjen në një shkallë të lartë të lëvizjes së popullsisë, sidomos të grave dhe të fëmijëve. Situatat e konfliktit rrisin vulnerabilitetin e grave dhe vajzave për shkak se:

Përdhunimi i grave dhe vajzave nga forcat kundërshtare, armike lidhet me faktin që shkalla e HIV shpesh është e lartë në rradhët e personelit ushtarak. Përdhunimi është gjithashtu i zakonshëm në kampet e refugjatëve – shpesh nga personeli që shërben në to.

Ka një rritje të seksit me qëllim mbijetesën duke qenë se gratë përballen me

humbjen e të ardhurave, të shtëpisë dhe të mbështetjes së pjesëtarëve të familjes.

(Gordan dhe Crehan 1999). Kultura dhe besimi fetar Kultura dhe besimi fetar kanë një efekt të thellë në mbajtjen e status quo-së gjinore, në ruajtjen e normave sociale dhe pritshmërive të meshkujve dhe femrave dhe mund të krijojë disa nga barrierat, pengesat më të rëndësishme përsa i përket parandalimit nga infektimi me HIV. Një shembull domethënës i kësaj është pozicionimi i Kishës Katolike në përdorimin e kondomëve. Edhe pse në pjesën më të madhe, pozicioni që merret nga institucionet e besimit fetar mbi seksualitetin dhe HIV/AIDS është ekstremisht konservativ dhe rrallëherë i kundërshtueshëm, ende shumë njerëz besojnë tek kisha e tyre dhe i kthejnë ato në lidera në kohë krizash. Kultura dhe besimi fetar do të vazhdojnë të rrisin vulnerabilitetin e grave dhe burrave ndaj infeksionit, përsa kohë që ato do të vazhdojnë të prezantojnë seksin dhe seksualitetin si një subjekt tabu. Gjithsesi, ka një rritje të shembujve globalë që tregojnë sesi organizatat religjioze mund të veprojnë në një mënyrë progresive, për të reduktuar vulnerabilitetin ndaj HIV/AIDS. Për shembull, besimet e ndryshme fetare duhet që të përshtaten duke ridimensionuar pozicionin e tyre në lidhje me çështjen e përdorimit të kondomëve. Brenda disa organizatave të Kishës Katolike, ka një lëvizje për t’u dhënë individëve

Page 22: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

informacion të plotë për gjithçka që përfshin parandalimi i HIV, i cili është i bazuar në një mënyrë shkencore, duke përfshirë këtu dhe kondomët (CAFOD 2001). Në Indonezi, një projekt trajnimi i predikuesve Islamikë kishte për qëllim arritjen e një kompromisi me principet e tyre në interes të një mirëqenie sociale, duke argumentuar se seksi jashtë martesor përbën një mëkat akoma dhe më të madh nëse nuk përdoret kondomi (KangGURU Radio English 2000). Migrimi O’Brien (1995) thekson se është mjaft vitale të kuptohen modelet e sjelljes që kanë të bëjë me lëvizjen, lëvizshmërinë e popullatave, për të parandaluar përhapjen e HIV dhe për t’u kujdesur për ata që janë të infektuar. Globalisht, dy bilion njerëz migrojnë në mënyrë të përkohshme dhe të përhershme, duke përfshirë këtu dhe lëvizjen brenda vendit. Rritja e varfërisë, të drejtat e pabarabarta të grave, mungesa e aksesit në punën formale dhe ndryshimet ekonomike dhe politike, kanë çuar në një rritje gjatë dekadave të fundit, të numrit të grave që kërkojnë punë në vende të tjera, qoftë edhe në brenda vendit të tyre. Megjithatë, gratë shpesh janë le të themi të padukshme, si në terma të statistikave ashtu dhe si aktore të rëndësishme në proçesin e migrimit. (Zlotnik tek Sëeetman 1998). Të qënit migrant nuk do të thotë dhe nuk është një faktor rrezikues për infektimin me HIV. Gjithsesi, ndryshimi i rrethanave mund të çojë në rreziqe personale, për shembull, ndarja nga familja, partnerët seksualë dhe streset e vulnerabiliteti që lidhen me proçesin e migrimit. Faktorët socialë ashtu si dhe realitetet ekonomike, luajnë një rol themelor tek personat që migrojnë. Vendimet familjare rreth faktit se kush duhet të migrojë, përcaktohen nga tregjet e punës dhe nga rolet e pjesëtarëve të familjes në shtëpi, të dy këto faktorë të gjinizuar dhe ku gjinia luan një rol të rëndësishëm. Migracioni, sidomos ai në kondita të detyruara, për shembull në situata konflikti ose në rastet e një lëvizjeje “ilegale” të popullsisë, mund të çojë në një status të ulët, paga të ulëta dhe/ose punë të izoluar dhe kushte jetese që rrisin varësinë ndaj të tjerëve, të cilët shpesh janë më të fuqishëm, me qëllim që të arrihet mbijetesa dhe të gjitha këto rrisin vulnerabilitetin ndaj HIV/AIDS. Kjo në mënyrë të veçantë është gjendja e grave, mundësitë e të cilave janë të kufizuara nga një status i ulët, pagë e ulët dhe/ose punë të detyruar (përfshi martesën, shërbimin në shtëpi, në fabrika dhe puna e seksit). Statusi i tyre i ulët dhe izolimi nga familja dhe rrjetet e mbështetjes sociale, i bën ato mjaft vulnerable ndaj abuzimit dhe infeksioneve nga SST dhe HIV/AIDS. Në rajonet ku ka një migrim të madh të meshkujve për të gjetur punë, vulnerabiliteti ndaj HIV/AIDS mund të jetë një problem. Në Kamboxhia për shembull, mendohet se meshkujt do të kenë shumë partnerë seksualë gjatë kohës që udhëtojnë, gjë që rrjedhimisht do të rrisë rrezikun e infektimit të tyre, të partnerëve të tyre në shtëpi dhe të partnerëve të tjerë rastësorë nga HIV/AIDS (Sellers, Panhavichetr, Chansophal dhe Maclean, në shtyp). Megjithë rreziqet që lidhen me proçesin e migrimit, është e rëndësishme të jemi të ndërgjegjshëm për “lirinë e lëvizjes dhe udhëtimit pavarësisht nga statusi HIV” (Karta e të Drejtave të Barcelonës 2002). Kjo në fakt ishte dhe një çështjet preokupuese gjatë Konferencë së Barcelonës për HIV/AIDS më 2002, sepse

Page 23: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

autoritetet Spanjolle u mohonin vizat shumë njerëzve nga Jugu – shumë prej të cilëve ishin të hapur rreth statusit të tyre HIV. Disa vende kanë politika diskriminuese në drejtim të udhëtimit të njerëzve që jetojnë me HIV/AIDS dhe të tjerë janë duke institucionalizuar kontrolle më të rrepta. Për shembull, Kanadaja kohët e fundit ka shfaqur nevojën e një testi të HIV për njerëzit që emigrojnë në Kanada. Megjithëse ata thonë se kjo nuk do të ndikojë në vendimin përfundimtar, nuk është e qartë se përse ata kanë nevojë për këtë informacion.

3.2.2 Faktorët ekonomikë Faktorët aktualë ekonomikë përfshijnë strukturat dhe politikat makro-ekonomike, varfërinë dhe pabarazinë. Strukturat dhe politikat makro-ekonomike Faktorët makro-politikë dhe makro-ekonomikë që ndikojnë në mënyrë të përgjithshme mbi zhvillimin, të lokalizuara në nivel vendor, rajonal dhe global, gjithmonë e më tepër po ndikojnë në aksesin mbi të drejtat socio-ekonomike dhe kjo nga ana tjetër po rrit dhe vulnerabilitetin ndaj HIV/AIDS. Gjithashtu, presionet në rritje në drejtim të ekonomisë globale, globalizmit po influencojnë në vendimarrjen e qeverisjeve kombëtare. Borxhi kombëtar, spekulimi me kapitalet, imponimi i programeve shtesë makro-ekonomike dhe papunësia në rritje, janë disa nga faktorët kryesorë të ekonomisë globale që po ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e vendeve më të varfra. Shkurtimet në shpenzimet sociale janë shoqëruar me një “ndryshim të heshtur”- vështirësitë e mëdha dhe presioni që provojnë gratë si rezultat i një ndryshimi strukturor (Kaihuzi 1999; Singh dhe Zammit 2000; Roëbotham dhe Linkogle 2001; Riley 2001). Kjo është veçanërisht e vërtetë në mungesë të formave alternative të jetesës dhe të shërbimeve sociale që prekin nevojat bazë të njerëzve të varfër. Në nivel vendor, politikat fiskale të qeverive tregojnë se zgjedhjet politike shpesh nuk janë bërë në favor të varfërve dhe grupeve të margjinalizuara, sidomos në drejtim të grave të varfëra, atyre të zonave rurale dhe të grupeve të tjera siç janë përdoruesit intravenozë të drogave. Një nga fushat në të cilat duhet të ndërhyhet fort është ajo e shëndetit dhe e zhvillimit. Lidhjet e tyre me infektimin nga HIV janë mëse të qarta. Varfëria dhe Pabarazia Gratë dhe burrat e ndjejnë varfërinë në mënyra të ndryshme për shkak të pabarazisë gjinore:

Shkaqet dhe pasojat e varfërisë kanë marrë një formë thjesht mekanike dhe ende konceptimet tradicionale, në mënyrë të vazhdueshme dështojnë në nxjerrjen në pah të dimensioneve gjinore të varfërisë, duke sjellë kështu hartim të politikave dhe programeve, që nuk arrijnë të përmirësojnë jetën e

Page 24: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

grave të varfra dhe të familjeve të tyre (Beneria dhe Bisnath në Cagatay 1998:2).

Edhe në rastet kur gratë kanë akses mbi të ardhurat dhe mbi asetet (të tilla si toka, organizimi, punësimi, njohuri dhe aftësi), ato shpesh kontrollohen nga meshkujt dhe gratë janë më pak në gjendje të dalin nga jeta në varfëri. (May2000; Nkiru-Igbokëe 2002). Marrëdhënia midis HIV dhe varfërisë është komplekse - ndërkohë që shumë njerëz që jetojnë me HIV/AIDS janë të varfër, shumë njerëz që nuk janë të varfër janë të ndikuar dhe të infektuar prej tij. Gjithsesi, njerëzit që jetojnë në varfëri janë më të prirur që të sëmuren dhe përgjithësisht vdesin më shpejt për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së aksesit së një kujdesi të përshtatshëm shëndetësor. Pra epidemia e HIV ka dy forma, midis individëve më të pasur dhe më të edukuar dhe atyre më të varfër (Collins dhe Rau 2000). Epidemia HIV në rradhët e të pasurve ndodh për shkak të të ardhurave të mjaftueshme dhe pozicionit të tyre në shoqëri, duke përfshirë dhe mundësinë për të udhëtuar, të cilat u japin atyre mundësinë për t’u përfshirë në seks që i vendos ata në rrezik. Duke iu referuar Baylies (2000) janë më tepër meshkujt ata që bëhen pjesë e kësaj kategorie dhe sjellja e tyre është parë si një “shprehje e pushtetit të tyre”. Kjo bie në kontrast me gjendjen e të varfërve, sidomos të grave të varfëra, varfëria e të cilave mund të çojë në veprime të rrezikshme me qëllim mbijetesën, duke iu mohuar në të njëjtën kohë dhe mundësinë për t’u mbrojtur dhe parandaluar infektimin e tyre.

Disa shembuj të lidhjes midis përkatësisë gjinore, varfërisë dhe HIV përfshijnë: Bio-mjekësorë – Faktorë që i vendosin gratë dhe vajzat para një rreziku në rritje infeksioni, përfshirë anaeminë kronike dhe marrëdhënien e hershme seksuale, që nxiten nga varfëria (Farmer në Collins dhe Rau 2000). Një mungesë kontrolli nga ana e grave të rrethanave në të cila kryhet marrëdhënia seksuale, mund të rrisë frekuencën, shpeshtësinë e akteve seksuale dhe fillimin e aktivitetit seksual në një moshë shumë të vogël. Seksi për mbijetesë – Të dhënat nga të gjitha rajonet e botës tregojnë se motivi kryesor i shkëmbimeve të shërbimeve seksuale, për atë që i ofron këto shërbime është mundësia për përfitim ekonomik (Taëil tek Collins dhe Rau 2000). Pjesa më e madhe e punës së seksit që kryhet në Afrikë, është nje seks për të mbijetuar dhe puna e seksit ka për qëllim të sjellë të ardhura tek gratë dhe kësisoj të bëhet e mundur mbijetesa e familjeve të tyre. Në këtë mënyrë, seksi për mbijetesë është një formë e një shkalle e të fituarit para në mënyrë informale. Disa gra japin gjithë kapacitetet e tyre jetësore dhe bëjnë punë që janë të klasifikuara si punë të grave. Megjithëse kryesisht janë të mirë paguara për këto lloj punësh, ato nuk janë në gjendje të shmangin pjesë të sjelljeve që përmbajnë një rrezikshmëri të lartë infeksioni.

Paradoksi i asaj që ne i referohemi si seks mbijetese, është ose jo ai domosdoshmërisht fitimprurës, është se mbijetesa socialenë terma të një kohëzgjatjeje relativisht të shkurtër, kryhet vetëm me anë të një ekspozimi të

Page 25: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

konsiderueshëm ndaj rreziqeve të mëdha të sëmundjes dhe të vdekjes përmes infektimit nga HIV (Preston Ëhyte 2000:3)

Transmetimi nga nëna tek fëmija – Aksesi mbi ilaçet jo shumë të shtrenjta që mund të reduktojnë transmetimin nga nëna tek fëmija, zakonisht është diçka që u mohohet atyre grave që nuk mund t’i kenë këto ilaçe në shumicën e “vendeve në zhvillim”. Për më tepër, infektimi përmes ushqimit me gji mund të eleminohet përmes të ushqyerit eskluziv me shishe, qumësht artificial, por gratë e varfëra nuk kanë as para për t’a blerë këtë qumësht dhe as akses mbi lehtësirat dhe infrastrukturën bazë, të tilla si ujë të pastër për të përgatitur ushqimin dhe për të reduktuar kështu dhe rrezikun nga infeksione të tjera. (Seidel dhe Tallis 1999). Gratë e varfëra kanë shumë pak ambjent privat rreth tyre për shkak të të jetuarit në kushtet e një mbipopullimi dhe vendimi për të mos ushqyer me gjirin e tyre fëmijën mund të vihet re nga fqinjët dhe të interpretohet si një shfaqje e HIV nga ana e tyre. Aksesi mbi teknologjinë – Varfëria mund të kufizojë dhe mundësinë e grave për të përdorur antiretroviralet, kondomët femërorë dhe mikrobicidet. Ka patur diskutime në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare mbi financimin dhe mbështetjen e këtij aksesi. Megjithatë, a ka kuptim që programet e e aksesit të trajtimit antiretroviral kanë filluar në disa klinika në të cilat uji i rrjedhshëm ende mungon? Kjo u diskutua në Konferencën e 14-ë Ndërkombëtare të AIDS në Barcelonë 2002. Gjithsesi, Gratë dhe HIV/AIDS: Karta e të Drejtave të Barcelonës përfshin dhe të drejtën për të përfituar kujdes shëndetësor të pranueshëm, të përshtatshëm dhe cilësor duke përfshirë dhe terapitë antiretrovirale.

3.2.3. Faktorët politikë Një reagim efektiv ndaj epidemive bën thirrje për një obligim dhe vendosmëri politike në nivelin më të lartë të mundur. Vendet që kanë bërë disa përmirësime në reduktimin e e përhapjes së HIV dhe të ndikimit të HIV/AIDS, përgjithësisht kanë një nivel mjaft të lartë angazhimi politik i shoqëruar dhe me një mbështetje publike të udhëheqësve të vendit (për shembull Uganda, Tailanda, Brazili). Megjithëse disa vende kanë shfaqur këto tipare, kjo nuk do të thotë nevojshmërisht se masat e marra, kanë patur brenda tyre dhe struktura të të drejtave gjinore njerëzore. Një shembull i tillë është homofobia e Presidentit të Ugandës, i cili për një periudhë prej disa vjetësh, sistematikisht ka mohuar të drejtat e homoseksualëve. Kjo është kryer përmes një persekutimi dhe një mohimi të egzistencës së homoseksualëve (meshkuj dhe femra) në Ugandë, duke sjellë kështu një shkallë të lartë margjinalizimi dhe vulnerabiliteti të tyre ndaj HIV/AIDS. Mungesa e vendosmërisë politike minon programet efektive të parandalimit dhe të kujdesit, duke mos siguruar një ambjent produktiv dhe të përshtatshëm. Shembulli më domethënës i kësaj është Afrika e Jugut, me mungesën e predispozicionit që demostrohet nga Presidenti Mbeki dhe mohimi që ai i bën lidhjes së qeverisjes me problemet e HIV dhe AIDS. Gjithsesi, liderat e shumicës së vendeve kanë qenë

Page 26: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

shumë inaktivë në rolin që ata duhet të merrnin ose kanë mohuar problemet që sjell HIV/AIDS. Një iniciativë për të përfshirë kryetarët e të gjithë shteteve u hodh në Konferencën e 14-ë Ndërkombëtare të AIDS (2002) me këmbënguljen e vetë ish-Presidentit Amerikan Bill Klinton. Advokacia gjinore ka nevojë që sjelljet politike të përfshijnë një qëndrim të përshtatshëm edhe ndaj barazisë gjinore. 3.3. Ndikimi i epidemive AIDS është për momentin shkaku kryesor i vdekjeve në Afrikën Jug-Sahariane dhe faktori i katërt i vdekjeve në rang botëror. Impaktet e HIV dhe AIDS janë socialë, ekonomikë, politikë dhe demografikë ashtu siç janë dhe personalë sigurisht. Numri i meshkujve dhe femrave që janë mbartës dhe jetojnë me HIV/AIDS, është duke u rritur dhe të gjithë këta njerëz duhet që të përballen me një numër të madh çështjesh komplekse mendore, emocionale, sociale dhe financiare. HIV/AIDS ndikon mbi meshkujt dhe femrat pa dallim klase, race, orientimi seksual dhe statusi të tyre të HIV/AIDS – megjithatë këta faktorë do të influencojnë në mënyrën sesi HIV/AIDS ndikon në jetët e tyre. Shumë është shkruar mbi ndikimin e HIV/AIDS por nuk është se ka patur sukses në përcaktimin e ndikimit njerëzor të HIV, sidomos në lidhje me çështjet e përkatësisë gjinore (Ëhelan 1999). Përveç kësaj ka të dhëna të dukshme se gratë ndikohen në mënyrë disproporcionale. Një faktor që ndihmon në ndikimin e HIV/AIDS është dhe mbrojtja dhe mbështetja e pabarazive gjinore dhe e faktorëve të tjerë që shoqërojnë epidemitë.

3.3.1. Ndikimet sociale Ndikimi i HIV/AIDS tek gratë është quajtur si një “rrezik i trefishtë”(Bennett 1990). Kjo ka të bëjë dhe me rolet gjinore bazë që pritet të përmbushen nga gratë: prodhues, riprodhues dhe komunitar. HIV/AIDS ndikon tek gratë si individë, nëna dhe përkujdesëse në këto role të përcaktuara socialisht. Rolet e përcaktuara socialisht të burrave dhe djemve gjithashtu do të jenë një faktor përcaktues i ndikimit që epidemitë do të kenë mbi ta. Gratë si individë janë të ndikuara nga HIV/AIDS por programet që kanë në fokus HIV/AIDS shpesh i prezantojnë ato vetëm si nëna dhe përkujdesëse. Një studim i kryer në Durban, Afrika e Jugut i cili kishte për synim kryesor eksperiencat e grave shtatzëna që jetonin me HIV/AIDS, vuri në dukje se ideja e fuqizimit të grave ishte diçka e neglizhuar dhe e papërfshirë në të gjitha kuptimet. Gratë e intervistuara kishin një ide dhe njohuri mjaft të kufizuara si rreth AIDS ashtu dhe SST-ve në të njëjtën kohë. Shumë prej grave, shpreheshin se ato e dinin që partnerët e tyre nuk ishin monogamë por nuk kishin patur mundësinë dhe hapësirën e duhur për menduar, analizuar dhe për të kuptuar se çfarë do të thoshte kjo për to. Gratë qëndronin në marrëdhënie të tilla, kryesisht të detyruara nëpërmjet frikës dhe dhunës dhe për shkak të varësisë financiare që ato kishin tek burrat. Kjo përshkallëzohej e përforcohej dhe

Page 27: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

nga fakti që shumica e grave ishin të papuna dhe kishin shumë pak aftësi që mund t’u jepnin atyre mundësinë për t’u punësuar. Barrierat dhe praktikat seksiste të tilla si pagesa e lobola-s (paja e nuses) dhe inhlaëulo (pagesa e “dëmeve” familjes së femrës në raste shtatzanie) ishin tema dominante të këtij studimi (Tallis 1çç7). Gratë me HIV/AIDS, si nëna ndikohen në tre mënyra. Së pari, shumë nëna të të rinjve janë të frikësuara se fëmijët e tyre mund të infektohen nga HIV por shpesh mungojnë aftësitë dhe njohuritë për të diskutuar hapur me ta mbi seksualitetin. Së dyti, gjithmonë e më tepër nënat duhet të përkujdesen për fëmijët e tyre të vegjël dhe të rinj ashtu dhe për partnerët e fëmijëve të tyre nëse ata sëmuren. Përfundimisht, për një nënë e cila është HIV-pozitive, egziston rreziku i transmetimit të HIV tek fëmija e saj gjatë shtatzanisë, lindjes ose pas lindjes nëpërmjet të ushqyerit me gji. Kjo e fundit mund të ndodhë nëse nëna nuk është në dijeni të rrezikut ose nëse është në një pozicion ekonomik jo të favorshëm për të përballuar të ushqyerit me qumësht artificial. Gratë mbajnë peshën më të madhe të kujdesit për AIDS. Kjo është e vërtetë si në sektorët formalë ashtu dhe në ato informalë. Pjesa më e madhe e infermierëve dhe punonjësve socialë (sektori formal i kujdesit) janë femra. Në një vend të zhvilluar, ngarkesa më e madhe e kujdesit ndaj AIDS kryhet në komunitet, në mënyrë jo formale, me anë të grave që kujdesen për partnerët dhe fëmijët e tyre. Gjyshet shpesh duhet të përkujdesen për nipat dhe mbesat e tyre, prindërit e të cilëve nuk janë në gjendje të kujdesen për ta ose kanë vdekur (Tallis 1998). Të dhënat e Maj 2000 i referohen “kohës së varfërisë” që provojnë gratë dhe që është rezultat i orëve të gjata që gratë shpenzojnë në rolet e tyre riprodhuese – mbledhja e druve për zjarr, kujdesi për fëmijët, të gatuarit dhe pastrimi i shtëpisë – në kuadër të mirëqënies së tyre. Shumë gra që jetojnë me HIV, ndjejnë gjithashtu një rritje të presionit nga fakti që edhe ato vetë janë të sëmura dhe detyrimit që ato kanë për t’u kujdesur për partnerët ose fëmijët e tyre të sëmurë. Për një grua që jeton me HIV, një rritje e tillë e punëve që ajo duhet të kryejë, do të thotë që ajo shpesh nuk ka kohë për t’u kujdesur dhe për të plotësuar nevojat e saj ashtu siç duhet (Bennett 1990). Ashtu siç thekson dhe Mary Creëe, përkujdesja shtëpiake është një koncept i klasës së mesme përderisa pranohet që burimet (përfshi dhe ato njerëzore) janë të mundshme në një shtëpi por zakonisht ato nuk shfrytëzohen (2002). Kontributi i grave në parandalimin dhe kujdesin e këtyre rrethanave zakonisht nuk njihet dhe nuk vlerësohet. Kërkimet kanë treguar gjithashtu se sjelljet që kanë të bëjnë me shëndetin dallojnë midis grave dhe burrave. Sjelljet e grave në këtë aspekt janë më shpesh të përcaktuara nga rolet riprodhuese, qoftë si një grua shtatzënë ose si një nënë me fëmijë të sëmurë. Faktorët që kanë ndikim mbi sjelljet që kanë të bëjnë me shëndetin përfshijnë paratë, kohën, sjelljen e punëtorëve të shëndetit dhe aftësinë për të lëvizur. Kërkimet gjithashtu, tregojnë se meshkujt shpesh përfitojnë një kujdes më të mirë sesa femrat. Meshkujt janë më të privilegjuar për të patur një kujdes më të mirë shëndetësor përmes sektorit privat, për shembull, mundësi për të shfrytëzuar klinikat e vendeve të punës ose akses për përfitime mjekësore që rrit dhe cilësinë e kujdesit të mundshëm (Tallis 2001).

Page 28: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Ndikimet sociale nuk ndihen vetëm tek të rriturit por edhe tek fëmijët. Një tendencë në rritje është ajo e largimit të fëmijëve nga shkolla, sidomos vajzat, për t’u dhënë kujdesin e duhur për sëmundjen dhe në të njëjtën kohë ata të ndihmojnë dhe në kryerjen e disa detyrave, punëve shtëpiake. Për shembull, rregjistrimet në shkollën e Sëaziland-it dështuan për shkak se 36% e nxënësve ishin të infektuar me HIV/AIDS, ku vajzat përbënin shumicën e këtij grupi. E gjitha kjo ndikon në edukimin dhe prospektivat e tyre të ardhshme. Megjithëse largimi nga shkolla shpesh është i lidhur me vajzat, studimet tregojnë se në raste të veçanta, djemtë gjithashtu e braktisin shkollën nëse të afërmit e tyre sëmuren ose vdesin. Gjithsesi, pritet që si djemtë dhe vajzat, të shtojnë kontributin e tyre në punët e fermës, tokës ose duke kryer aktivitete të ndryshme me qëllim rritjen e të ardhurave (Bennell, Hyde dhe Sëainson 2002).

3.3.2. Ndikimet ekonomike Të gjitha ndikimet e sipërpërmendura sociale kanë gjithashtu dhe një ndikim ekonomik, për shembull, kur gratë sëmuren ose duhet që të kujdesen për të afërmit e tyre, kanë më pak kohë për të punuar në aktivitete prodhuese që mund të sjellin përfitime për to, për familjet e tyre, komunitetet dhe për të gjithë kombin në përgjithësi. Ka dhe një ndikim aktual ekonomik tek gratë dhe në ekonominë e familjes, kur ato humbasin përfituesin primar të të ardhurave në familje. Gratë dhe fëmijët e tyre, duhet në këtë mënyrë të përmbushin një rol akoma dhe më të madh ekonomik në mbështetje të familjeve të tyre. Megjithëse impaktet ekonomike të HIV/AIDS janë të mirë dokumentuara si në nivelin makro ashtu dhe në atë mikro (Ëhiteside dhe Sunter 2000; Desmond, Michael dhe Goë 2000), ndikimi i plotë ekonomik mbi gratë nuk është i përcaktuar nga ana sasiore. Kjo për shkak se puna e tyre në shtëpi, komunitet dhe në kuptimin prodhues jashtë sektorit formal, nuk merret ende seriozisht nga ekonomistët.

3.3.3. Ndikimet politike Ka një ndërgjegjësim tashmë se ndikimi i HIV/AIDS në proceset politike duhet të jetë i pranishëm dhe se duhet të ketë një planifikim për këtë. E gjitha kjo është e dukshme në rritjen e numrit të iniciativave kërkimore në Afrikën Jugore ku dhe ndikimi i HIV/AIDS në stabilitetin politik dhe në aftësinë e zyrtarëve të lartë për të qeverisur, është egzaminuar dhe analizuar gjerësisht. Kjo hapësirë investigimi është ende relativisht e re por në të njëjtën kohë shfaqet dhe si sfida kryesore për zhvillimin dhe mirëqenien njerëzore, sidomos në rajonet ku treguesit e incidencës dhe prevalencës janë të ulët dhe jo shumë të pranishëm. Fokusi kryesor i mbledhjes së të dhënave, ka qenë në drejtim të zhvillimit të angazhimit dhe predispozicionit politik për të adresuar, trajtuar HIV/AIDS dhe jo në analizimin e faktorëve politikë që ndihmojnë epideminë dhe në trajtimin e ndikimit të HIV/AIDS në proçeset dhe stabilitetin politik (Altman 2002).

Page 29: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

3.3.4. Ndikimet demografike HIV/AIDS po ndikojnë dhe në proceset kryesore demografike, që janë vdekshmëria dhe lindshmëria, të cilat mund të çojnë në ndryshime të rritjes dhe të numrit të popullsisë. AIDS po vret burra, gra dhe fëmijë, këta të fundit kanë në mënyrë të veçantë shkallën më të ulët të vdekshmërisë dhe e gjitha kjo ndikon në vazhdimësinë e jetës. Shumë pak kërkime janë bërë në drejtim të disekulibrit gjinor që do të paraqitet më vonë. Ndikimi në fertilitet, pjellori, është më pak i kuptuar por megjithatë ai ndihet në tre rrugë të ndryshme: • Do të ketë më pak lindje nëse gratë vdesin përpara se të arrijnë fundin e viteve në

gjendje që të lindin dhe të rrisin fëmijë. • Gratë që jetojnë me AIDS janë më pak fertile sesa të tjerat. • Përdorimi i metodave mbrojtëse dhe parandaluese të tilla si kondomët

mashkullorë dhe femërorë, do të bëjnë që të ulet gjithashtu fertiliteti. (Ëhiteside dhe Sunter 2000).

Page 30: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

4. Sfidat e rëndësishme: në drejtim të transformimit Analizat e të gjitha epidemive HIV/AIDS, duke përfshirë këtu dhe forcat që e drejtojnë atë dhe ndikimin e fuqishëm tek individët (gra, burra, fëmijë), familjet dhe komunitetet, tregon në mënyrë të qartë se pabarazia gjinore është qëndra e këtyre epidemive dhe se një përqasje e bazuar në të drejtat e njeriut, është një mjet i rëndësishëm përmes së cilit ne mund të shohim HIV/AIDS. Fokusi kryesor i këtyre përqasjeve, duhet që të shoqërohet jo vetëm me analiza të kujdesshme të marrëdhënieve të pushtetit gjinor dhe të konteksteve të veçanta në të cilat jetojnë meshkujt dhe femrat, por dhe me një kuptim më të thellë të pozicionit të grave në krizat që vijnë prej HIV/AIDS. Për shumë njerëz, të punosh në një mënyrë le të themi gjinore, përkufizohet si diçka që nuk mund të kuptohet se ku është e mira dhe përfitimi i kësaj. Fillimisht një përqasje "e gjinizuar" kishte kuptimin e të punuarit vetëm me gratë, për shembull, duke u mësuar atyre përdorimin e kondomit. Megjithatë, një njohje më e mirë dhe më e thellë e faktorëve që ulnin mundësinë e grave për të negociuar për një seks të sigurtë, ka lejuar që disa herë fokusi i të punuarit, duke përfshirë dhe përkatësinë gjinore, të kalojë nga puna vetëm me femrat, në punën me femra dhe meshkuj së bashku, ose duke patur në fokus vetëm meshkujt. Kjo është veçanërisht e vërtetë për HIV/AIDS, kur tashmë fokusi i shumë programeve dhe fushatave janë edhe meshkujt. Ky në fakt, nuk është një problem brenda tij por kur programet që drejtohen drejt meshkujve, janë në kurriz të shpenzimeve të programuara për gratë ose kur ato vërtet kanë për target meshkujt por nuk sfidojnë aspak pabarazinë gjinore, këto përqasje pësojnë një deformim dhe devijojnë nga subjekti i tyre. Një përqasje e gjinizuar nuk duhet të ndikojë në kalendarin e përgjithshëm feminist, që i jep një prioritet të madh ndryshimit të gruas dhe transformimit të dinamikave të pushtetit. Baden dhe Goetz (1999) theksuan se në disa politika, përkatësia gjinore ka humbur përmbajtjen politike të feminizmit. Pra, përkatësia gjinore bëhet deskriptive, duke u fokusuar në rolet dhe përgjegjësitë e ndryshme të burrave dhe grave, por nuk arrin të sfidojë disekuilibrin e pushtetit. Sfidat e rëndësishme për një përqasje gjinore të HIV/AIDS të bazuar në të drejtat e njeriut, janë: të kuptuarit e realiteteve reale të jetës së burrave, grave dhe fëmijëve. sigurimi i pjesëmarrjes transformimi gjinor të jetë një qëllim më vete përcaktimi i një reagimi, përgjigjeje mbi baza gjinore një reagim i koordinuar i cili të jetë shumë nivelësh, shumë formësh dhe shumë

sektorësh. institucionalizimi si i përkatësisë gjinore ashtu dhe i HIV/AIDS

Page 31: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Megjithatë, programet e deritanishme, përgjithësisht nuk i kanë trajtuar në mënyrë të suksesshme këto sfida, megjithëse ka një numër në rritje të ideve që po transformojnë marrëdhëniet gjinore dhe pushtetin gjinor. Struktura e përgatitur nga Gupta (2000) për të kuptuar sesi reagimet ndaj HIV/AIDS përfshijnë dhe përkatësinë gjinore, identifikoi pesë nivele: • fokusi mbi stereotipet

• neutraliteti gjinor

• ndjeshmëria ndaj përkatësisë gjinore

• transformimi

• fuqizimi

Ky libër do të shpjegojë secilin prej tyre por për shkak të qëllimit të këtij raporti, përqasjet që kanë të bëjnë me fuqizimin, do të diskutohen si proçese që ndodhin përpara transformimit. Është e kuptueshme se, megjithëse fuqizimi është një pjesë integrale e proçesit të transformimit, transformimi i marrëdhënieve gjinore më tepër sesa fuqizimi, është qëllimi përfundimtar i të gjithë proçesit në tërësi. Modeli i Gupta-s është mjaft i rëndësishëm, duke qenë se ai është një strukturë brenda të cilit ne mund të gjejmë përgjigjet dhe programet reaguese ndaj HIV/AIDS, si dhe atyre specifike që kanë të bëjnë me marrëdhënien Përkatësi Gjinore/HIV. Ky libër do të tregojë gjithashtu, sesi qëllimet e fuqizimit dhe të transformimit duhet të jenë pjesë e punës së institucioneve dhe mënyrat si mund të arrihet kjo. 4. 1 Propozimet, përqasjet aktuale

4.1.1. Fokusi mbi stereotipet

Shumë përqasje përdorin stereotipet gjinore për të përhapur mesazhin e tyre. Si rezultat i kësaj, ka një rrënjosje më të thellë të stigmës që lidhet me HIV/AIDS. Gupta përshkruan këto përqasje si programe ose materiale që pasqyrojnë një "imazh gllabërues, të dhunshëm dhe të papërgjegjshëm të seksualitetit mashkullor" ndërkohë që gratë janë portretizuar si viktima të pafuqishme. Aty gjithashtu përfshihen materiale që fokusohen dhe në sterotipe të tjera të gruas, të tilla si materiale që pasqyrojnë punëtoret e seksit si burime infeksioni. Disa shembuj përfshijnë një poster parandalues në të cilin një punëtore seksi paraqitet si një skelet me shënimin: "Ajo që shikon nuk është ajo që merr: AIDS vret." Imazhe të tilla rikonfirmojnë idenë se meshkujt janë aktivë në një marrëdhënie seksuale dhe femrat janë pasive. Ose se njerëzit që do të dalin jashtë kornizës së sjelljeve të pranueshme të meshkujve dhe femrave (për shembull punëtoret e seksit, meshkujt gei ose meshkujt që kryejnë seks me meshkuj) janë "rreziku" i përhapjes së

Page 32: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

virusit. Këto imazhe në të njëjtën kohë, e portretizojnë diagnozën e HIV si një fjali të vdekjes së menjëhershme, duke stigmatizuar kështu akoma më tepër njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS.

4.1.2 Programet me neutralitet gjinor Gupta i përkufizon programet me neutralitet gjinor si programe ose materiale që nuk arrijnë të bëjnë dallimin midis nevojave të meshkujve dhe femrave por që edhe nuk është se sjellin ndonjë dëm. Shembuj të kësaj janë mesazhe të tilla si "ji besnik/e", "qëndro me një partner" ose "përdor kondom". Gjithsesi edhe mund të argumentohet se në fakt, programet ose mesazhet me neutralitet gjinore shkaktojnë dëme. Nëse analizojmë shembullin e përdorur nga Gupta, mesazhe të tilla si "ji besnik/e" ose "qëndro me një partner", në fakt mund të çojnë në një rritje të vulnerabilitetit të grave ndaj infektimit me HIV. Kjo pasi shumë gra që u qëndrojnë besnike partnerëve të tyre, besojnë se duke vepruar kështu ato janë të sigurta nga infektimi me HIV, gjë që në shumë raste nuk është e vërtetë. (Abdool Karim 1998). Shumë programe të HIV/AIDS janë me neutralitet gjinor, për shembull, Programet Kombëtare të Kontrollit të AIDS. Shumica e vendeve kanë një Program Kombëtar të Kontrollit të AIDS, i cili mund të përfshijë dhe tuberkulozin (TBC) e SST-e dhe janë janë kryesisht të fokusuara tek shëndeti dhe të bazuara në departamente të shëndetit. Këto departamente ose njësi, përgjithësisht janë pjesë e strukturave dhe rrjeteve të ngritura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO) në vitet e para të epidemisë dhe kohët e fundit dhe nga UNAIDS. Programet Kombëtare të AIDS janë rrjete të rëndësishme për integrimin e përkatësisë gjinore sepse: • Ato përcaktojnë politika kombëtare për parandalimin dhe kujdesin.

• Ato janë përgjegjëse për koordinimin e proçesit të zbatimit, implementimit të

Planit dhe Programit Kombëtar të AIDS.

• Ato kanë buxhete që janë mjaft të konsiderueshme për të mbështetur një sërë ndërhyrjesh dhe programesh, që thellojnë të kuptuarit dhe kapacitetin e duhur për të integruar përkatësinë gjinore në punën me AIDS.

• Në shumë vende, ato influencojnë dhe tentojnë që të kontrollojnë punën që kryhet për HIV/AIDS nga organizatat jo-qeveritare dhe nga shoqëria civile në përgjithësi. (Tallis 2000). Qëllimi kryesor i çdo Programi Kombëtar të Kontrollit të AIDS është të reduktojë si përhapjen, ashtu dhe impaktin e epidemisë HIV brenda vendit. Për të arritur këtë, një përqasje gjinore për HIV/AIDS është mëse e nevojshme. Gjithsesi, në

Page 33: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

një studim mbi rolin që luajnë Programet Kombëtare të Kontrollit të AIDS në integrimin e përkatësisë gjinore, në një grup prej 15 vendesh nga Pacifiku Aziatik, Europa, Amerikat (të dyja) dhe Afrika, doli se kishte një mungesë të të kuptuarit të përkatësisë gjinore dhe marrëdhënies së saj me HIV/AIDS. Gjithashtu kishte pak predispozicion për të integruar përkatësinë gjinore në të gjitha nivelet dhe një mungesë kapacitetesh e mjetesh për të bërë analiza, planifikime, monitorim dhe vlerësim të përkatësisë gjinore. (Tallis 2000). Programe me neutralitet gjinor: Përmirësimi i reagimit në Senegal Në Senegal ka patur mjaft progres në lidhje me HIV/AIDS dhe mënyrat e reagimit të këtij vendi, janë përshkruar nga UNAIDS si praktika më e mirë për arsyet e mëposhtme: Një përgjigje e menjëhershme ndaj HIV kur u arrit që të identifikoheshin

personat e parë mbartës të HIV dhe ngritja e një Programi Kombëtar të AIDS. Mbështetje nga politikanët në përgjigjen ndaj HIV/AIDS. Udhëheqje politike bashkëpunuese dhe e shkrirë me udhëheqjen e shoqërisë

civile. Udhëheqje e qëndrueshme e Programit Kombëtar të AIDS, i cili përfitonte dhe

mbështetje politike. Udhëheqje të hapur dhe të ndershme rreth problemit të epidemisë. Identifikimi dhe njohja e faktorëve që do të çonin në suksesin e programit, për

shembull, heqja e taksave doganore për kondomët. Mobilizimi dhe përfshirja e aktorëve të rëndësishëm të tillë si udhëheqësit

fetarë dhe komuniteti shkencor. Përdorimi maksimal i strukturave politike egzistuese. Mobilizimi i burimeve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare.

(UNAIDS 1999a: Sidebe 2000) Sidebe (2000) thekson se ky reagim mund të përmirësohet nëse egzistenca e sjelljeve dhe praktikave që rrisin vulnerabilitetin e grave dhe burrave dhe shfuqizojnë gratë, të kuptohen si në nivelin individual ashtu dhe në atë shoqëror. Brenda Senegalit "pabarazia civile është e përhapur dhe shpesh është e lidhur më tepër me praktikat shoqërore sesa me marrëdhëniet midis sekseve". (f 8) Faktorët që rrisin vulnerabilitetin e grave ndaj HIV përfshijnë si më poshtë: Martesa në moshë të hershme është diçka e zakonshme midis grave të

Senegalit, megjithë ligjet që e ndalojnë martesën e vajzave nën moshën 16 vjeç. Këto gra të reja janë të rrezikuara, për shkak të aktivitetit të tyre të hershëm seksual, varësisë financiare ndaj burrit, shkollimit të kufizuar dhe mundësive të limituara për alternativa të tjera. Bashkëshorti zakonisht është një burrë më i moshuar se ajo dhe që ka patur partnere të tjera.

Page 34: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Megjithëse egziston një “kod i familjes” që kërkon besnikëri martesore si nga

burrat ashtu dhe nga gratë, realiteti është se gratë pritet që të jenë besnike ndërkohë që burrat nuk janë të tillë.

Praktikat tradicionale e rrisin vulnerabilitetin e grave. Këto praktika përfshijnë heqjen e mundësive fizike për të lindur tek gratë në përgjithësi dhe për vejushat në veçanti, si dhe mutilimin gjenital. Megjithëse ky i fundit u nxorr jashtë ligjit në vitin 1999 ai ende praktikohet ilegalisht në shumë zona.

(Sidebe 2000) Sidebe thekson se “Programi Kombëtar i Kontrollit të AIDS nuk po bën aq sa duhet për të përmirësuar njohjen nga ana e grave të HIV/AIDS dhe të të drejtave të tyre ligjore në çështje të tilla si, martesa në moshë të vogël dhe sterilizimi. Strategjia në pjesën më të madhe të saj ka neutralitet gjinor, i cili në disa raste e rrit mjaft vulnerabilitetin e grave. Fakti se kodet dhe ligjet e të drejtave të njeriut, të tilla si ligjet që ndalojnë mutilimin gjenital femëror, egzistojnë por duke mos u zbatuar dhe duke u neglizhuar, rrisin vulnerabilitetin e grave.

Çfarë vendi zënë gratë në kalendarin e kërkimeve Megjithëse gratë janë diagnostikuar me HIV/AIDS që prej fillimeve të viteve 80, shumë pak kërkime janë bërë për të shqyrtuar sesa ndikon niveli i njohurive dhe për të parë se cilat janë ndryshimet midis meshkujve dhe femrave në progresin e sëmundjes, infektimit dhe administrimit të tyre. Kërkimet zakonisht kanë qenë me neutralitet gjinor. Ato që kanë të bëjnë me HIV/AIDS tek gratë, janë në një fazë të fillimit dhe ka ende shumë pyetje që kanë nevojë për një përgjigje. Në fund të vitit 1999, gratë ishin vetëm 12% e totalit të tre grupeve pjesëmarrëse në epidemi. Disa studime kanë treguar se ka dallime përsa i përket kohëzgjatjes së mbijetesës, niveleve të aktivizimit të virusit dhe përdorimit të drogërave midis meshkujve dhe femrave dhe duke patur parasysh këtë, trajtimi antiretroviral dhe menaxhimi i infeksionit duhet që të jetë i ndryshëm për meshkujt dhe i ndryshëm për femrat. Duke injoruar dhe duke mos marrë parasysh dallimet në progresin e sëmundjes, kjo çon në konkluzione dhe zgjidhje neutrale nga ana gjinore të problemeve.

4.1.3 Përqasjet me ndjeshmëri gjinore Këto përqasje u përgjigjen nevojave të ndryshme të individëve, duke u bazuar në seksualitetin dhe në përkatësinë e tyre gjinore. Shumë programe aktuale të AIDS punojnë në këtë nivel, kur janë identifikuar nevojat praktike të grave dhe bëhen përpjekje që të plotësohen këto nevoja përmes shpërndarjes së shërbimeve. Këtu përfshihen programe që fokusojnë nivelin e përdorimit të kondomit femëroror, të ardhurat e kësaj kategorie ose dhe rritjen e mundësive të grave për të përfituar shërbimet shëndetësore. Edhe programet që punojnë me meshkujt mund të hyjnë në këtë kategori, duke ofruar edukim që bazohet në rolet e meshkujve si vendimarrës në

Page 35: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

marrëdhëniet e tyre me femrat dhe duke i ndihmuar ata të shohin se çfarë mund të bëjnë më mirë, për të marrë vendime më të sigurta për të mbrojtur veten e tyre, partneret e tyre femra dhe pasardhësit presentë dhe të ardhshëm të tyre. Gupta jep shembullin e mikrobicideve si një metodë parandaluese që do të plotësojë nevojat e grave dhe të meshkujve që kryejnë seks me meshkuj. Programet e ndjeshme ndaj përkatësisë gjinore do të ndikojnë në jetën akutale të grave por jo nevojshmërisht do të sfidojnë status-quo – në gjinore. Mundësia për të patur dhe përdorur një mikrobicid efektiv, gjithsesi i jep një potencial të konsiderueshëm gruas, në mënyrë që të rrisë kontrollin e saj mbi shëndetin riprodhues dhe atë seksual. Advokacia gjinore: nevoja për një mikrobicid. Fushata Globale për Mundësitë Parandaluese për Gratë është shumë e gjerë. Ajo është

një përpjekje ndërkombëtare, e hartuar për të nxitur investimet në produktet mikrobicide që gratë dhe burrat mund të përdorin nga vagina dhe rektumi, për të mbrojtur veten e tyre dhe partnerët nga HIV dhe infeksionet e tjera seksualisht të transmetueshme. Fushata aktualisht ka rreth 70 organizata partnere në të gjithë botën, të cilat mobilizojnë vulletin politik dhe sigurojnë që megjithë ecjen para të shkencës, interesi publik të jetë i mbrojtur dhe nevojat e perspektivat e grave, të jenë të integruara në të gjitha fazat e kërkimit, zhvillimit dhe përhapjes së produkteve mikrobicide. Një mikrobicid ka potencialin të rrisë mundësitë e gruas dhe rrjedhimisht ka një përforcim në ushtrimin e të drejtave seksuale dhe të riprodhimit nga e ana e saj. (ëëë.global-campaign.org)

Përqasjet me ndjeshmëri gjinore dështojnë paksa në sfidën për ndryshimin e status quo – së duke qenë se meshkujt kanë pushtetin për të marrë vendime dhe ata e përdorin këtë pushtet për të kontrolluar seksualitetin dhe të drejtat seksuale të partereve të tyre.

4.1.4 Përqasjet që fuqizojnë Programet që fuqizojnë gruan fokusohen në përmirësimin dhe rritjen e aksesit për informacion, njohuri, shërbime dhe teknologji, por në të njëjtën kohë ato shkojnë dhe më tej kur kërkojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në të gjitha nivelet e vendimarrjes. Fuqizimi, në kuptimin e tij më të thjeshtë letrar, u referohet njerëzve që ata të marrin në kontroll jetën e tyre, duke fituar mundësinë për të bërë gjëra për të ndryshuar dhe përcaktuar planet e tyre të ardhshme. (Young 1997). Kjo pamje e fuqizimit, përfshin si fuqizimin kolektiv ashtu dhe atë personal.

Page 36: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Hapat për këtë pëfshijnë: • ndërtimi i një imazhi pozitiv dhe një vet-besimi tek vetja • zhvillimi i aftësisë për të menduar në mënyrë kritike • ndërtimi i kohezionit të grupit • nxitja e vendimarrjes dhe të vepruarit

Programet që fuqizojnë, fillojnë me realitetet e jetës së njerëzve të cilat janë mjaft komplekse dhe të ndryshme (Ëelbourn pers. comm. 2002). Një numër projektesh, duke përfshirë dhe Projektin e Punës me Gratë në Bradford, në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nxjerrë rëndësinë e evidentimit të problemeve të përfituesve nga puna që kryhet dhe të dallohen ata që ndikohen më tepër nga ndonjë çështje që ka të bëjë me zhvillimin. Këto probleme dhe të tjera si këto, janë të ndikuara veçanërisht nga kontekstet brenda të cilave jetojnë njerëzit. Vetëm duke i kuptuar dhe evidentuar mirë çështjet thelbësore të jetë së grave, të tilla si, shmangia e dhunës nga klientët, policia dhe tutorët, punëtorët e projektit në Braford arrinin të punonin mirë në çështjet e parandalimit të HIV dhe të përmirësimit të shëndetit seksual (Butcher dhe Ëelbourn 2001). Realitetet e jetuara përjetohen në mënyra të ndryshme nga çdo individ përmes tre niveleve të rëndësishëm dhe të ndërlidhur me njëri-tjetrin: identiteti, shërbimet dhe institucionet ashtu siç shprehen dhe më poshtë. Këto nivele mund të jenë më shumë ose më pak të rëndësishëm në kontekste dhe në momente të caktuara të jetës së një njeriu.

Identiteti

Përkatësia gjinore Etnia,Klasa, Mosha Feja, Statusi HIV, Orientimi seksual Shërbimet Edukimi, Punësimi, Shëndeti, Ligji UNË

Institucionet

Familja, Miqtë Vendi i punës, Partnerët e mi Seksualë Komuniteti, Shkolla, Feja, OJQ-të, Qeveria, Agjensitë Bi dhe Multilaterale

Page 37: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

(Adaptuar nga Welbourn pers. Comm. 2002) ICW: Projekti i Zërave dhe Zgjedhjeve (Zimbabve) “Që nga fillimi i këtij projekti gratë u përfshinë në proçesin e vendosjes së temave për të cilat do të kryheshin kërkime dhe kjo ishte diçka shumë nxitëse. Gjatë këtij proçesi unë gjeta veten time dhe u nxita për të punuar më tej. Kam ndryshuar me të vërtetë, kam fituar besim dhe status në të gjithë komunitetin. Tani jam e ftuar në seminare dhe takime në të cilat diskutohen çështjet e grave”. Otillia Tasikani (ICW 2002: 17). Projekti i Zërave dhe Zgjedhjeve i ICW është një shembull i një organizate ndërkombëtare që punon në nivel kombëtar dhe që ka për qëllim kryesor fuqizimin e grave që jetojnë me HIV/AIDS. ICW në partneritet me një organizatë kombëtare në Zimbabve, Rrjeti i Mbështetjes së Grave dhe AIDS (WASN), ishte lehtësuese aktive e proçesit kërkimor nga 1998 – 2000 për të përcaktuar nevojat e grave që jetonin me HIV/AIDS në Zimbabve. Kërkimi përfshinte dhe një proçes të ndërtimit të aftësive tek një grup grash mbartëse të HIV/AIDS, të cilat ishin përgjegjëse për mbledhjen e të dhënave dhe që ishin mbështetëse në proçesin e krahasimit, analizimit dhe planifikimit. (Butcher dhe Welbourn 2001). U mbajt një seminar për strategjinë e mbrojtjes dhe të zhvillimit për të treguar dhe çështjet që kishin të bënin me gratë që jetonin me HIV/AIDS në Zimbabve. Faza tjetër e projektit ishte zbatimi i planeve të hartuara gjatë zhvillimit të seminarit (Canavagh dhe Tallis 2001). (Shih Në Zarf për më tepër informacione mbi këtë projekt) Cornwall dhe Welbourn u shprehën për projektin se “ai ofron mundësi të mëdha për të treguar të drejtat si në aspektin e të bërit e njerëzve të ndërgjegjshëm për to por edhe në aftësimin e tyre për të treguar të drejtat e tyre dhe në dhënien e disa përkufizimeve reale të mirëqenies së tyre seksuale dhe të riprodhimit”. Projekti i ICW tregoi se duke fuqizuar gratë si në mënyrë kolektive ashtu dhe individuale,ashtu si dhe duke ofruar mundësi për gratë që jetojnë me HIV/AIDS, do të arrihet proçesi i evidentimit nga vetë ato të çështjeve që i preokupojnë, duke u mbështetur njëkohësisht dhe nga organizata të tjera. Fuqizimi kërkon një pjesëmarrje të përbashkët. Kjo i referohet asaj që “të hedhim një sy mbi pushtetin për interpretuar, analizuar dhe përcaktuar zgjidhje” (Akerkar 2001:2) Pjesëmarrja është parë si një qëllim, në mos dhe faktori kryesor që çon në një zhvillim më të mirë. Cornwall dhe Welbourn (në shtyp) flasin për pjesëmarrjen si një e drejtë njerëzore, që siguron se njerëzit kanë zërin e tyre dhe bëjnë zgjedhjen e tyre në të njëjtën kohë. Njerëzit që janë më të ndikuar nga një çështje që ka të bëjë me zhvillimin, duhet të jenë pjesë e proçesit të nxjerrjes së problemeve dhe gjetjes së zgjidhjeve. Në lidhje me HIV/AIDS, kjo duhet të përfshijë varfërinë dhe margjinalizimin, për shembull, meshkujt që kryejnë seks me meshkuj dhe përdoruesit intravenozë të drogës.

Page 38: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Projekti Sonagachi Projekti Sonagachi, ku punohej me punëtorët e seksit në Indi, ilustron rëndësinë që ka fakti se gratë duhet të nxisin ndyshimet vetë pa pritur që njerëz “të jashtëm” të sjellin ndyshime apo të mundohen që të ndryshojnë diçka. Punëtoret e seksit që u përfshinë në këtë projekt, arritën me sukses të negocionin për një seks të sigurtë me klientët e tyre ashtu si dhe të përftonin një trajtim më të mirë nga shoqëria duke përfshirë këtu dhe policinë. Në 1992 Projekti i Ndërhyrjes ndaj SST/HIV (SHIP) bëri që të ngrihej një klinikë për Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme për punëtoret e seksit, për të arritur kontrollin e sëmundjeve dhe shpërndarjen e kondomëve, megjithëse fokusi i tyre shpejt u zgjerua dhe në çështjet strukturale të përkatësisë gjinore, klasës dhe seksualitetit. Vetë punëtoret e seksit vendosën stategjitë e programit. 25% e pozicioneve menaxhuese janë për punëtoret e seksit dhe ato kanë shumë pozicione kryesore . Punëtoret e seksit janë edukatore, asistente klinike dhe infermiere në klinikat e SST-ve. SHIP synon të ndërtojë kapacitete tek punëtoret e seksit në përshtatje me stereotipet kulturore të shoqërisë së tyre dhe të rrisë ndërgjegjësimin për pushtetin dhe se kush e posedon atë (shih Përmbledhja Burimeve Mbështetëse). Përfshirje më e Madhe e Njërëzve që Jetojnë ose Ndikohen nga HIV/AIDS (GIPA) GIPA u hodh si ide në Samitin e AIDS në Paris 1994 dhe u miratua nga krerët e 42 Shteteve. Ajo kërkonte që të njihej kontributi i rëndësishëm që mund të jepnin njerëzit që jetonin me HIV/AIDS (PLHA) dhe të krijonte një hapësirë për përfshirjen e tyre në të gjitha sferat duke filluar që nga politikat dhe deri tek praktika (UNAIDS, 1999). Në Afrikën e Jugut, programi GIPA ka egzistuar që nga viti 1998. Fillimisht, u krijuan pozicionet në organizata dhe bisnese të ndryshme për njerëzit që jetonin me HIV/AIDS. Faza e dytë e programit u përqëndrua në departamente të veçanta qeverisëse në nivel kombëtar, të tilla si shëndeti, zhvillimi social, toka dhe bujqësia, duke patur si qëllim përfshirjen e njerëzve me HIV/AIDS në zhvillimin e politikave dhe programeve të vendeve të punës. Në një vlerësim të programit (UNAIDS 2002b) arritjet e GIPA ishin në dy drejtime: fuqizimi i efektivitetit në punë edhe pse të personalizuar me HIV dhe krijimi i një abjenti mbështetës për njerëzit që jetonin me HIV/AIDS. Megjithëse këto janë arritje të mëdha, qëllimi kryesor i principit të GIPA nuk është arritur ende – ai është përfshirja e grave dhe burrave që jetojnë me HIV/AIDS në të gjitha nivelet e politikave, planifikimit dhe programeve. Fuqizimi mund të shihet si një përfundim në vetvete, ashtu dhe si një faktor që ndikon në finalizim, në transformimin e e marrëdhënieve të pushtetit gjinor. Kur burrat dhe gratë janë të fuqizuar, ata janë në gjendje të ndërrmarrin veprimet e nevojshme në nivelin personal, të grupit/kolektiv si dhe në një nivel institucional dhe më të gjerë shoqëror për të përballuar, kuptuar dhe për të zhdukur pabarazinë në marrëdhëniet e pushtetit gjinor. Projekti Sonagachi dhe GIPA, kanë pasur shkallë të variueshme suksesi në njohjen dhe punën që kanë bërë për të transformuar marrëdhëniet e pabarabarta gjinore në nivele të

Page 39: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

ndryshme. Nëse gratë në projektin e ICW punojnë në strategjinë kombëtare të advokacisë, gratë në projektin Sonagachi po punojnë për të siguruar një trajtim më të mirë nga klientët e tyre meshkuj, nga tutorët e policia ndërsa synimi kryesor i GIPA është se kërkon të drejtën e njerëzve që nuk jetojnë me HIV/AIDS që të përfshihen në programet e HIV/AIDS. Gratë së bashku… Në Konferencën e 13-ë Ndërkombëtare të AIDS, që u mbajt në Durban Afrika e Jugut, një grup grash, duke përfshirë dhe Këshillin (Kaukusin) Ndërkombëtar të Grave me AIDS, vendosën që të hiqnin dorë nga pjesëmarrja në konferencë për të përfshirë në të më shumë gra lokale, të cilat nuk mund të merrnin pjesë në konferëencë për shkak të pagesave të mëdha që duhet të përballonin. Kjo u bë dhe për të treguar se gratë dhe burrat nga veriu nuk e dominonin gjithë kalendarin e konferencës. Një sërë seminaresh ishin planifikuar gjatë zhvillimit të konferencës. Duke parë suksesin e këtij programi, një proçes i ngjashëm ndodhi në Barcelonë në Konferencën e 14-ë Ndërkombëtare të AIDS. Iniciativat në këtë rast përfshinin dhe seminare për ngritje kapacitetesh, hartimi i Kartës së të Drejtave dhe një marshim të grave, si ato që merrnin pjesë në konferencë ashtu dhe ato që ishin të përfshira në Mujeres Adelante. Pjesëmarrëset kërkuan një trajtim të grave HIV pozitive dhe një dhënie fund të dhunës si dhe të drejtat njerëzore për të gjithë. Duhet të nxirren mësime nga Durbani dhe Barcelona, për t’u siguruar se gratë janë të përfshira në planifikimin dhe zbatimin e politikave ndërkombëtare mbi HIV/AIDS. Baylies dhe Bujra (1995) mendonin se deklaratat për fuqizim shpesh janë vetëm retorike. Duke parë se në Afrikë HIV transmetohet në masën më të madhe përmes seksit heteroseksual në kontekstin e një pabarazie gjinore, ndërhyrja në përhapjen e tij kërkon një transformim në marrëdhëniet gjinore. Në këtë kontekst, fokusi është drejtuar nga “fuqizimi i grave” por në praktikë, transformimet në marrëdhëniet gjinore “fitohen me shumë vështirësi duke luftuar ndaj strukturës së fortë të pushtetit mashkullor, edhe në ato raste, siç është ai i AIDS, kur marrëdhënia seksuale i vendos meshkujt në rrezik. Nëse neglizhohet realiteti i pushtetit, thirja për fuqizim mund të ngelet vetëm diçka më tepër sesa një slogan i thjeshtë” (f 195).

4.1.5 Transformimi Pse është kaq i ashpër transformimi në rastin e AIDS? Epidemitë HIV/AIDS në mënyrë të qartë janë pjesë e kontekstit të dinamikave të pushtetit që krijojnë një shtypje tek gratë dhe që rrisin vulnerabilitetin e tyre. Sfida është ndryshimi ose transformimi i pushtetit të pabarabartë midis grave dhe burrave me qëllim krijimin e një konteksti ku gratë kanë fuqi, pushtet të barabartë dhe ku si gratë edhe burrat janë më pak vulnerabël. Gupta (2000) fokusohej mbi marrëdhëniet si një pikë e rëndësishme në të cilën mund të ndodhë

Page 40: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

transformimi. Në funksion të këtij raporti, transformimi do të përkufizohet në mënyrë më të gjerë për të përfshirë ndryshime radikale në nivelin personal, të marrëdhënies (përfshirë këu dhe një ripërkufizim të marrëdhënieve heteroseksuale), të komunitetit si dhe atë societal, duke përcaktuar në të njëjtën kohë sistemet, mekanizmat, politikat dhe praktikat e nevojshme për të mbështetur një ndryshim të përbashkët. Thirrjet për një transformim të shoqërisë kanë qenë prezente në shumë gjenerata dhe breza të shoqërive të ndryshme por edhe pse ka patur përmirësime, progresi ka qenë shumë i ngadaltë. Problemet që sjellin epidemitë e HIV/AIDS mund të na tregojnë rrugën që nevojitet për të njohur, përballuar dhe trajtuar pabarazinë e grave. Shkallaret – një metodë trajnimi e pjesëmarrjes Shkallaret fokusohet mbi përkatësinë gjinore, HIV, aftësitë për komunikim dhe marrëdhëniet. Përdoret në të gjitha komunitetet për të sfiduar pabarazitë gjinore dhe ato midis brezave, midis grave dhe burrave dhe midis brezit të ri dhe atij më të vjetër. Një seminar i Shkallareve për herë të parë u zhvillua në një fshat të Buwenda në Ugandë. Një vlerësim i shpejtë nxori në pah se u rrit përdorimi i kondomëve por në të njëjtën kohë u përmirësua dhe komunikimi ndërpersonal në marrëdhënie dhe pati një rënie të dhunës familjare dhe abuzimit me alkoolin. Gratë e reja shfaqën një rritje të nivelit të vet-vlerësimit dhe vet-besimit, kjo e shoqëruar dhe më një vendosmëri për të qenë ekonomikisht të pavarura dhe më të përfshira në jetën politike. U arrit që të diskutohej më lirshëm për çështjet e seksualitetit dhe filloi të tregohej më shumë kujdes dhe mbështetje për njerëzit që vuanin nga HIV/AIDS. (Reeves 1998) Në një përqasje gjinore, transformimi i marrëdhënieve gjinore me qëllim barazinë gjinore, është dhe qëllimi kryesor dhe kjo mund të ndodhë në nivelin personal organizativ, programues dhe atë social. Megjithëse në veçanti puna fillestare mund të drejtohet në drejtim të njërit prej këtyre niveleve, është e rëndësishme që realizimi progresiv i qëllimit të transformimit të ndodhë në të katër këto nivele. Kjo nuk do të thotë se çdo organizatë duhet që të impenjohet me çdo nivel. Duke punuar për një qëllim të përbashkët, atë të barazisë gjinore, mund ketë dhe një ndarje të sektorëve të punës. Puentos de Encuentro’s – Një OJQ feministe në Nikaragua E lindur në një vend në një periudhë post-revolucioni dhe me një qeveri të djathtë, mandati i Puentos de Encuentro’s ishte tw nxiste marrëdhëniet e barabarta dhe pozitive. Qëllimi i saj kryesor ishte të influenconte në opinionin publik për të siguruar një ndryshim kulturor, sidomos mbi normat dhe vlerat gjinore, stigmën dhe sistemet e mbështetjes sociale. Ata gjithashtu synonin të forconin lëvizjet e grave dhe të të rinjve. Kjo organizatë kuptoi rëndësinë e fillimit të punës nga interesat specifike të të rinjve, ishte e bindur për të përfshirë sa më tepër njerëz në lëvizjen feministe dhe kërkonte të ndërtonte aleanca për të luftuar dominancën dhe për të krijuar marrëdhënie të barabarta midis njerëzve. Kjo kërkonte që organizata të sillte të rinj dhe meshkuj në institucion dhe të përfshihej në punë me të dy këto grupe. Puentos de Encuentro përdori një strategji me

Page 41: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

shumë mjete të medias, duke përfshirë radion dhe televizionin për të arritur qëllimet e tyre. Puna specifike mbi HIV/AIDS ishte dhënia e një shtytjeje të madhe rreth këtij problemi me anë të multi-mediave të tyre dhe punës në komunitet, kjo për vitet në vazhdim. A po punohet me meshkuj transformues? Duke u fokusuar vetëm tek gratë mund të shtohen pengesat e grave në lidhje me HIV dhe shpesh kjo mund të sjellë një pamje të tillë në të cilën gratë janë shkaktare të kësaj. Megjithatë, përfshirja e meshkujve në vetvete nuk përmirëson gjë në jetën dhe shëndetin e grave madje në fakt mund të përforcojë pabarazitë gjinore që egzistojnë në shoqëri. Kohët e fundit ka patur një tendencë në punën me HIV/AIDS që ka të bëjë me ndryshimin e burimeve të përdorura më parë për gratë, duke hartuar projekte që kanë për target ose që përfshijnë burat. Ashtu siç është thënë dhe nga Bujra (1999), duke patur për target meshkujt, mund të ndodhë që të shfaqet rreziku i përforcimit të dominancës së meshkujve mbi gratë, në marrëdhëniet intime. Problemet potenciale të fokusimit tek meshkujt në kurriz të grave janë bërë të qarta në debatet mbi mikrobicidet – fokusim mbi gratë që përdorin një mikrobicid pa dijeninë e partnerit. Përdorimi në fshehtësi i mikrobicideve shpesh shihet si diçka e keqe dhe përfshirja e meshkujve si diçka shumë e lartë. Gjithsesi, është e rëndëishme të fokusohemi në faktin se përse është i rëndësishëm një mikrobicid dhe të shohim realitetet e jetës së grave – që shumë gra janë vulnerable ndaj HIV dhe SST-ve për shumë arsye, duke përfshirë këtu dhe faktin që ato kanë pak pushtet në një marrëdhënie. Jo çdo lloj përdorimi i mikrobicideve mund të jetë “i fshehtë” – disa gra mund të jenë në një pozicion që mund të komunikojnë me partnerët e tyre. Shumë gra të tjera nuk mund të jenë në gjendje ose zgjedhin që trë mos negociojnë për përdorimin e një mikrobicidi me partnerët e tyre seksualë. Megjithë vëzhgimet e mësipërme, meshkujt mbajnë pushtetin në shoqëri, përfshirë këtu dhe në marrëdhënie, pra puna me meshkujt është diçka e vështirë dhe mund të sfidojë pozicionin që ata kanë në shoqëri dhe në marrëdhëniet e tyre. Dominanca e meshkujve në marrjen e vendimit se si dhe kur duhet të kryhet seksi, përdorimi nga ana e tyre e dhunës ndaj grave, refuzimi i tyre për të qenë të vëmendshëm ndaj nevojave të tyre shëndetësore dhe rezistenca e disa meshkujve për të përdorur kondom, janë sfidat më të mëdha për reduktimin e rrezikut të HIV në mbarë botën, (Barker 2002). Fuqizimi i vetvetes për gratë nuk është se mund të sjellë një barazi më të madhe në marrëdhënie nëse vetë burrat nuk ndryshojnë. Puna që bëhet për këtë me burra dhe gra në komunitet, nuk duhet të neglizhohet sepse komuniteti i gjerë luan një rol të ashpër në riafirmimin e ndërtimit negativ të mashkulloritetit.

Page 42: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Puna me djemtë e rinj në Brazil Intituti PROMUNDO, Rio de Janerio Brazil inicoi një projekt që angazhonte të rinjtë në parandalimin e dhunës gjinore. Projekti filloi si rezultat i niveleve të larta të dhunës për shkak të gjinisë në Brazil, me dhunën shtëpiake dhe seksuale si pjesë e konsiderueshme e zhvillimit social. PROMUNDO punoi me të rinjtë për shkak se të dhënat sugjeronin se mendimet dhe sjelljet në drejtim të grave ishin të formuara gjatë adoleshencës. Projekti filloi me një fazë kërkimore e cila identifikonte meshkujt e rinj që ishin kundër dhunës gjinore dhe punoi me ta për të identifikuar se çfarë i bënte ata të kishin një sistem të ndryshëm besimi nga pjesa më e madhe e djemve të rinj të komunitetit. Hapi tjetër ishte rekrutimi i lehtësuesve, meshkuj që kishin shfaqur besimin e tyre në barazinë gjinore përmes aktivizmit. Këta lehtësues ishin përgjegjës për trainimin e moshatarëve të tyre të rinj meshkuj që kishin marrë pjesë në fazën kërkimore. Atëherë këta moshatarë zhvilluan dhe kryen një lojë ndëraktive duke u bazuar në jetën e tyre, nxorën çështje mbi dhunën e bazuar në gjini dhe mbi ndikimin e saj tek burrat dhe gratë. Materialet e printuara në formën e një novele me fotografi u përdorën për të transmetuar mesazhet që dolën nga kjo lojë. Sukseset e projektit përfshinin ofrimin e një zëri dhe shprehie mbështetëse për meshkujt e ndjeshëm mbi gjininë që do të çonte në një fuqizim të mëtejshëm si dhe ofronte një rrugë alternative për sjelljen e tyre. Përdorimi i grupeve lehtësuese me djem të rinj që demonstronin mendime dhe sjellje të barazisë gjinore, përforcoi impaktin e punës së PROMUNDO, ashtu si dhe arriti krijimin e këtij grupi potencial alternativ moshatarësh për meshkujt e rinj. Meshkuj si Partnerë (MSP) Program në Afrikën e Jugut Në vend të fokusimit vetëm në dhunën shtëpiake ose vetëm tek HIV ose vetëm tek shëndeti riprodhues, edukatorët e MSP krijuan mundësi për meshkujt që ata të eksploronin dhe të sfidonin mendimet e njëri-tjetrit mbi përkatësinë gjinore, dhunën, shëndetin seksual dhe riprodhues, HIV, dhënien e kujdesit dhe veprimin e komunitetit. Stafi i MSP ka zhvilluar marrëdhënie bashkëpunimi me shumë grupe në shoqëri: mjekë popullorë, kryetarë fshatrash, pleq me ndikim të madh në komunitet, klerikë dhe zyrtarë të qeverisë, shoferë kamionësh dhe punëtore seksi, të rinj në shkollë ose jo në shkollë si dhe prindërit e tyre, meshkuj që frekuentonin baret por edhe të tjerë protagonistë të ngjarjeve sportive, meshkuj pjesëmarrës në unione tregtare apo dhe në vendet e tyre të punës. (Intervistat nga Dean Peacock me stafin e MSP Steven Ngobeni, Malibongwe Puzi, Boitshepo Lesetedi, Gertie Mbhalata dhe Patrick Godana në Nëntor 2001) Programet me gra, duke përfshirë dhe ato të martuara, duhet të mbështeten vazhdimisht. Ndërkohë që shumë gra mund të jenë vulnerable, kjo nuk do të thotë që ato janë krejt të pafuqishme – programet e fuqizimit të grave kanë rezultate dhe ofrojne një fushë të rëndësishme për një punë që fokusohet më tepër në nevojat e tyre. Shembulli i ICW që ne diskutuam më parë i referohet pikërisht kësaj.

Page 43: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Programet që punojnë me meshkuj dhe femra janë të rëndësishëm, megjithatë gratë dhe vajzat shpesh nuk ndihen mirë kur bisedojnë përballë meshkujve për çështjet e shëndetit seksual. (Shah, Kambou dhe Monahan 1999). Shkallaret Gambia kanë inicuar një program me meshkuj dhe femra në komunitet por duke i ndarë në grupe të veçanta, në mënyrë që fshatarët të zhvillojnë zgjidhjet e tyre vetjake për problemin e parandalimit të HIV. Ky është forumi i vetëm në të cilin çështjet seksuale mund të diskutohen në mënyrë relativisht të lirshme. Për pjesëmarrësit ishte e rëndësishme që i njëjti ushtrim të kryhej në secilin grup, në mënyrë që meshkujt të mos dyshonin se ata po kryenin një ushtrim të kontrollit të popullsisë me gratë të veçuara nga grupi i tyre. Diskutimet kulmuan me një seminar final në komunitet ku secili grup bëri një “kërkesë speciale” ndaj të gjithë fshatit, pjesëmarrësve dhe jo pjesëmarrësve në të njëjtën kohë. Megjithëse përqasjet e ndjeshme ndaj përkatësië gjinore janë një fillim i mirë, fuqizimi i grave është një qëllim i rëndësishëm dhe një kuptim i qartë i trajtimit të përhapjes së HIV/AIDS. Gjithsesi, në shumë shoqëri gratë e fuqizuara shpesh janë parë në mënyrë mosbesuese dhe janë margjinalizuar brenda komuniteteve të tyre. Vetëm me transformimin e marrëdhënieve gjinore në të gjitha nivelet e shoqërisë, meshkujt dhe femrat do të jenë në gjendje të kenë marrëdhënie të shëndetshme (dhe të lumtura). 4. 2 Institucionalizimi i përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS Megjithëse të njohura, pabarazitë në pushtet midis institucioneve (përfshirë dhe institucionet e zhvillimit) dhe atyre që bëhen target, shpesh nuk sfidohen apo ndryshojnë. Për t’u siguruar që përqasjet mbi HIV/AIDS dhe përkatësinë gjinore janë vërtet fuqizuese dhe transformuese, institucionet e e zhvillimit kanë nevojë për një rishikim të praktikave dhe programeve që ato vetë mbështesin. Përfshirja e përkatësisë gjinore dhe/ose përqasjeve të HIV/AIDS në institucione dhe programe, është i njohur shpesh si integrim (mainstreaming). Nevojiten mekanizma në nivele të ndryshme, të formës së jashtme dhe të brendshme për të siguruar ndryshimin. Megjithëse shumë njerëz janë të njohur me integrimin e përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS në një nivel politik, programi dhe projekti, ata mund të kenë mungesa në shprehitë dhe mjetet e nevojshme për një planifikim. Përdorimi i mjeteve të integrimit të tilla si analizat gjinore dhe planifikimi gjinor mund të bazohen në angazhimin politik dhe personal për principin e drejtësisë sociale, e cila përfshin dhe barazinë gjinore. Integrimi i brendshëm i përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS siguron që politikat dhe programet që lidhen me to, të zënë vend brenda organizatës. Politika që merr parasysh përmbajtjen e barazisë gjinore dhe që ka brenda angazhimin për të trajtuar HIV/AIDS, është e shtrirë në principet, filozofinë dhe veprimet institucionale të organizatës. Integrimi i jashtëm fokusohet në përfshirjen e përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS në të gjithë qëllimin kryesor të organizatës. Kjo bëhet nëpërmjet identifikimit të çështjeve

Page 44: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

kryesore që ndikojnë në përkatësinë gjinore dhe HIV/AIDS. Këto çështje fillojnë atëherë të trajtohen me anë të advokacisë, shpërndarjes së shërbimeve, kërkimeve, ndërtimit të kapaciteteve dhe rritjes së ndërgjegjësimit. UNAIDS (Whelan 1999) organizoi kërkime mbi reagimet e organizatave në trajtimin e Përkatësisë gjinore dhe HIV. Është për t’u theksuar se, është e nevojshme që të kuptohen kompleksitetet dhe sfidat e nevojshme të përkatësisë gjinore brenda institucionit. Një mungesë e kuptimit të tyre kufizon efikasitetin e programeve të hartuara për trajtimin e përkatësisë gjinore brenda ndërhyrjeve institucionale, me qëllim reduktimin e vulnerabilitetit. Një angazhim ndaj përkatësisë gjinore, një përqasje pjesëmarrëse për të zhvilluar mekanizmin e trajtimit të përkatësisë gjiore dhe ndërthurja e saj në programe, ishte diçka që mungonte. Kishte një boshllëk në mundësinë e mjeteve të nevojshme për të ndërmarrë analiza gjinore, të cilat mund të përdoreshin dhe nga stafi i përfshirë në zbatimin e programit/eve si tregues specifikë gjatë ndërhyrjeve, për të matur kësisoj reduktimin e pabarazive gjinore, duke qenë se janë kaq të lidhura me vulnerabilitetin ndaj HIV (Whelan 1999). Mjetet e nevojshme, tashmë janë zhvilluar nga një sërë organizatash duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në përkatësinë gjinore, të drejtat seksuale e riprodhuese dhe HIV/AIDS. Megjithëse duhet të ketë një prani më të madhe të integrimit gjinor në përqasjet mbi HIV/AIDS, është e rëndësishme që HIV/AIDS nuk duhet të shkëputet nga sektori shëndetësor ose të trajtohet si një çështje zhvillimi e ndarë. Programet e zhvillimit kanë nevojë jo vetëm për një integrim gjinor por edhe për një përqasje të gjinizuar të HIV/AIDS në të njëjtën kohë. Kombet e Bashkuara – nga verbëria gjinore në aktivizmin gjinor Si një aktor kryesor në përgjigjen globale ndaj epidemive, Kombet e Bashkuara kanë njohur lidhjen që egziston midis pabarazisë gjinore dhe HIV/AIDS. E themeluar më 1996, një nga rolet kyç të UNAIDS është të këshillojë aktorët ndërkombëtarë, kombëtarë dhe lokalë se në çfarë konsiston një reagim i përshtatshëm ndaj epidemive të HIV/AIDS. Pyetja është se sa është në gjendje UNAIDS që të këshillojë mbi një përgjigje që përfshin përkatësinë gjinore? Cila është përmbajtja e punës së UNAIDS në lidhje me profilin gjinor? Ata kanë hartuar burime të ndryshme që kanë të bëjnë me HIV/AIDS dhe përkatësinë gjinore – Këto përfshijnë dhe materialet teknike dhe ato më të mira praktike. Praktikat më të mira fokusohen në mësimin, reflektimin dhe analizat se çfarë është e dobishme, çfarë jo dhe përse. Një set me pesë kritere përdoret për të identifikuar pikat e forta dhe ato të dobëta, përshkruan mësimet dhe shërben si çelës për suksesin e një politike, programi ose projekti. Kriteret e detajuara janë le të themi të verbëra nga ana gjinore – kështu që përzgjedhja se çfarë është e dobishme dhe çfarë jo, nuk është e analizuar në terma të përkatësisë gjinore. Megjithëse projekte specifike janë cilësuar si praktikat më të mira në terma të përkatësisë gjinore, projekte dhe programe të tjera që janë parë si shumë të mira në praktikë, mundet që në teori të mos jenë efikase, madje mundet që pa dashur të rrisin pabarazinë gjinore.

Page 45: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Materialet e para të UNAIDS për përkatësinë gjinore dhe AIDS që u hartuan më 1998, nënvizonin 7 hapa kryesorë në promovimin e një përqasjeje të ndjeshme nga ana gjinore për HIV/AIDS: Promovim i ndërgjegjësimit gjinor Promovim i teknologjive të paarandalimit. Zhvillim i teknologjive të reja. Shpërndarje e shërbimeve për HIV/SST. Reduktimi i vulnerabilitetit të grave dhe burrave. Reduktimi i ndikimit gjinor në jetën e njerëzve që jetojnë me HIV. Sigurimi i barazisë në përgjegjësitë e dhënies së kujdesit.

Megjithëse një fillim i dobishëm, kjo përqasje nuk trajtonte thelbin e problemit, shtypjen e grave dhe pabarazinë dhe bëri shumë pak për të ndryshuar status quo-në. Për më tepër, këto hapa fokusoheshin më shumë në atë që duhej bërë por jo në mënryën sesi duhej bërë kjo. Materialet më të fundit teknike, të hartuara në 2001, shkojnë përtej përqasjes së ndjeshme gjinore të shfaqur në 1998 dhe nënvizon sugjerime që kanë të bëjnë me përkatësinë gjinore dhe HIV/AIDS, të cilat përfshijnë: Rritja e rolit të gruas dhe organizatave të grave në politikat e zhvillimit, programet e

HIV/AIDS dhe në zbatimin e tyre në të gjitha nivelet e qeverisjes. Fuqizimi si i meshkujve dhe i femrave brenda kontekstit të Platformës për Veprim të

Beijing-ut. Advokaci për të drejtat e grave si të drejta njerëzore bazë dhe kërkesë për ndryshime

strukturore, duke përfshirë dhe transformimin e normave dhe praktikave sociale që nuk respektojnë këto të drejta.

Megjithë përmirësimet e bëra që nga materialet fillestare për përkatësinë gjinore dhe AIDS, megjithëse është prekur nevoja për fuqizim të grave e burrave dhe për transformimin e normave sociale, ka një dështim përsa i përket artikulimit të mënyrës sesi duhet të veprojnë organizatat. Është evidente që ndërkohë që UNAIDS e ka si prioritet përkatësinë gjinore në politikat e saj, kjo çështje nuk është integruar (mainstreaming) brenda organizatave dhe nëpër programet dhe projektet e tyre. UNIFEM kohët e fundit ka themeluar një strukturë bashkëpunuese me UNAIDS, e cila ka ofruar një mundësi për të rritur bashkëpunimin ndërmjet agjensive. Për shembull, në rajonet e Lindjes dhe Qendrës së Afrikës, UNIFEM/UNAIDS dhe Autoriteti Ndërqeveritar për Zhvillimin (IGAD) mbajtën së bashku një konferencë rajonale mbi Përkatësinë Gjinore dhe HIV e AIDS për dhjetë vendet e rajonit. Dokumenti që doli prej saj, “Deklarata e Kampalës për Përkatësinë Gjinore dhe HIV/AIDS”, ofronte një strukturë për të trajtuar fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore në kontekstin e HIV/AIDS, ashtu si dhe një strategji për të drejtuar punën në rajon për dy vitet e ardhshëm.

Page 46: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Megjithëse KB dhe agjensitë bilaterale të saj janë aktorë të rëndësishëm, lidershipi i shoqërisë civile në hartimin e një axhende të përkatësisë gjinore, në mobilizimin e advokacinë për të vepruar dhe në ndërtimin e kapaciteteve për të punuar, është me të vërtetë jetik. Për momentin nuk egziston një lëvizje sociale që ka të bëjë me HIV/AIDS dhe çështjet që lidhen me të. Megjithëse egzistojnë rrjete ndërkombëtare, (për shembull, ICW që përfaqëson gratë që jetojnë me HIV/AIDS, Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave të Shërbimeve për AIDS (ICASO) që përfaqëson Organizatat e Shërbimeve për AIDS) dhe ato kryejnë një punë të mirë, egzistojnë potenciale më të mëdha për të realizuar transformimin global nëse lëvizje dhe sektorë të tjerë kyç përfshihen në lojë. Në mënyrë globale, grupe individësh dhe organizatash po merren me çështje të tilla, për shembull Alternativat eZhvillimit me Gratë për një Erë të Re (DAWN) dhe Forumi Botëror Social, të cilët ndikojnë dhe ndikohen nga epidemitë e HIV/AIDS. Sfida qëndron në krijimin e lidhjeve mes sektorëve, rritjen e shkëmbimeve dhe puna në drejtim të forcimit të rrjeteve dhe të solidaritetit midis tyre. OXFAM: Programi i Përbashkët i OXFAM për HIV/AIDS (JOHAP) JOHAP filloi në vitin 1998 si një nga projektet e para të përbashkëta për Afrikën e Jugut midis Novib (Oxfam Hollandë), Oxfam Kanada dhe Komuniteti Oxfam për Ndihmën (Australi). Oxfam globalisht ka një traditë të fortë në punën me përkatësinë gjinore. Programi u ndërtua rreth principeve të gjinizuara të të drejtave të njeriut. Një sfidë kyç kjo, në integrimin e përkatësisë gjinore në të gjitha nivelet e zinxhirit të ndihmës. Por ndërkohë që Oxfam si donator mund të jetë i angazhuar për integrimin gjinor, partnerët e tij mund të mos kenë aftësitë e duhura për t’a bërë këtë integrim brenda organizatës së tyre. Programi JOHAP, përmes dialogut dhe gjetjeve të kryera, ka mbështetur organizatat partnere për të futur një përqasje të përkatësisë gjinore dhe HIV/AIDS në punën e tyre. Rritjae ndjeshmërisë gjinore të organizatave partnere, është parë si hapi i parë në drejtim të programeve fuqizuese dhe transformuese. Sukseset e JOHAP përfshijnë: Të menduarit, diskutimi, të debatuarit dhe të analizuarit e ndërlidhjes midis

përkatësisë gjinore dhe AIDS. Kjo në një kohë kur tingëllonte shumë retorike, ideja e egzistencës së një ndërlidhjeje të tillë por nga ana tjetër kishte disa shembuj organizatash që kishin arritur të piketonin sesi duhej punuar për këtë.

Mbështetja e themelimit të Forumit Përkatësi Gjinore AIDS, i cili është i përfshirë në vënien së bashku të organizatave të AIDS dhe atyre të Përkatësisë gjinore për të diskutuar çështjet dhe për të hartuar një përgjigje të përshtatshme për problemin.

Ndërtimi i kapaciteteve për organizatat partnere që janë të interesuara të punonë më efektivisht mbi përkatësinë gjinore dhe AIDS. Për shembull, duke ofruar udhëzime për të integruar përkatësinë gjinore në proçeset organizative dhe programative, duke ndihmuar në hartimin e përbashkët të projekteve për fonde dhe duke zbatuar sisteme monitorimi.

Për komunikim të mëtejshëm Dawn Canavagh (ish-JOHAP), Denise Parmentier (NOVIB), Kate Simpson (OCAA), Tallis, kërkim në vazhdim, Lee dhe Kroon 2001)

Page 47: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Praktikantët e zhvillimit duhet të masin paragjykimet dhe vulnerabilitetin e tyre ndaj HIV. Në këtë mënyrë thyhet dhe ndarja artificiale midis “ekspertëve” dhe atyre “në rrezik”. Gjatë një seance në Konferencën e 14-ë Ndërkombëtare për AIDS në Barcelonë (2002) që kishte sjellë së bashku përfaqësuesit e UNIFEM, ata të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe një person të komunitetit për të diskutuar për çështjet e HIV/AIDS në botën e punës, një pjesëmarrës u shpreh se “HIV tashmë është shkaku kryesor i vdekjes në rradhët e punonjësve të Kombeve të Bashkuara”. Agjensitë e zhvillimit duhet të mendohen se çfarë po bëjnë për stafet e tyre në terma të epidemive të HIV/AIDS.

4.2.1 Përqasjet me shumë degëzime Natyra komplekse e epidemive të HIV/AIDS kërkon një reagim të kordinuar e cila të jetë shumë niveleshe, shumë llojëshe dhe shumë sektorëshe. Një reagim i koordinuar përfshin aktorë të një formimi të ndryshëm, për shembull, OJF lokale dhe ndërkombëtare, agjensi shtetërore dhe institucione akademike. Gjithsesi këto përqasje duhet të sigurohen se ato përfshijnë brenda tyre qëllimet për fuqizim dhe transformim. Analizat e prezantuara në këtë raport të evolimit të epidemive dhe të reagimit global, shfaqin një sërë çështjesh që duhet të trajtohen nga njerëz të ndryshëm dhe në nivele të ndryshme. Përgjegjësia për këto veprime duhet të trajtohet nga agjensi të ndryshme në varësi të: Nivelit në të cilin operon një institucion i veçantë; global, kombëtar ose lokal. Funksionit kryesor të organizatës (ndërtim kapacitetesh, shpërndarje shërbimesh,

advokaci ose kërkime). Sektorit ose fushës tematike në të cilën është fokusuar organizata, për shembull,

zhvillimi, punësimi, rurale, urbane. Prioritetet.

Pak OJF i kanë burimet e nevojshme për të siguruar një përqasje me shumë degëzime, megjithatë është e rëndësishme që ato të jenë të ndërgjegjshme për punën që ato bëjnë në rajonin e tyre ku janë fokusuar. Kjo do të sigurojë që nuk ka ndonjë shmangie nga metodat apo qëllimet e tyre. Reagimi ndaj HIV/AIDS duhet të jetë shumë nivelësh, pra që në mënyrë simultane ai të ndodhë në nivel ndërkombëtar, kombëtar dhe lokal. Secili nivel ka një kontribut unik në reagimin global. Është e rëndësishme të theksojmë se të gjithë nivelet lidhen me njëri-tjetrin dhe se axhenda e hartuar në këtë rast nuk është e profilit nga lart-poshtë.

Page 48: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Fondi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara për Gratë (UNIFEM) kohët e fundit ka filluar një program tre-vjeçar shumë-nivelësh për të ndërtuar kapacitete ndërkombëtar në rishikimin e ligjeve dhe politikave egzistuese që lidhen me parandalimin e HIV/AIDS, kujdesin dhe trajtimin me qëllim që të identifikohen përmirësimet që kanë nevojë të bëhen për të siguruar barazinë gjinore. UNIFEM do të punojë me Këshillat Kombëtarë të AIDS dhe politikëbërësit kyç për të rritur kuptueshmërinë e ndikimit të HIV/AIDS tek gratë. Puna në nivelin komunitar do të fokusohet në barazinë midis grave dhe burrave. Të dhjetë vendet që do të mbulohen nga programi përfshijnë Kenia, Nigeri, Zimbabve, Ruanda, Indi, Kamboxhia, Tailandë, Barbados dheBrazil (www.unifem.undp.org/hiv_aids). Strategjitë që kanë të bëjnë me HIV/AIDS në nivel programi janë shumë-profilëshe dhe përfshijnë shpërndarjen e shërbimeve, ndërtimin e kapaciteteve, advokacinë dhe kërkimet. Sevila prej këtyre katër strategjive duhet të trajtojë nevojat bazë të burrave, grave dhe fëmijëve, ashtu si dhe nevojat praktike dhe interesat strategjikë të grave. Është e rëndësishme të trajtojnë kontekstin në të cilin zhvillohen epidemitë siç është pabarazia ashtu dhe çështjet specifike të HIV, si për shembull, trajtimi. Profilet e ndryshme përfshijnë: Shpërndarja e shërbimeve: Megjithëse ka një pjesëmarrje të madhe në shërbimet që ofrojnë parandalim, kujdes dhe trajtim të HIV/AIDS, disa ofrues shërbimesh janë duke i përshtatur strategjitë e tyre për t’i bërë më të ndjeshme nga ana gjinore, ose të paktën, të trajtojnë nevojat praktike të grave. Një shpërndarje shërbimesh nuk duhet të ngelet vetëm në shërbimet mjekësore por një integrim i vërtetë gjinor do kërkojë një futje dhe në sektorë të tjerë të përqasjeve që trajtojnë pabarazinë gjinore dhe HIV/AIDS si për shembull në sektorin e edukimit dhe tek sipërmarrësit. Ndërtimi i kapaciteteve: Megjithëse disa e barazojnë ndërtimin e kapaciteteve me trajnimin, në këtë raport ai përdoret në një mënyrë më të gjerë dhe i referohet ndërtimit të kapaciteteve për institucionet dhe individët. Pra ndërtimi i kapaciteteve i referohet proçesit të fuqizimit, i bazuar në mësimin eksperimental të principeve që përfshijnë ndërtimin e aftësive, udhëheqjen dhe mbështetjen, ashtu siç është treguar dhe në punën e ICW. Studimet e përmendura në këtë raport tregojnë gjithashtu se ka një mungesë në të kuptuarin sesi përkatësia gjinore kushtëzon mirëqenien e njerëzve dhe si të përfshihet përkatësia gjinore në programe, duke demonstruar kështu nevojën për trajnime, mjete dhe udhëzues për përkatësinë gjinore. Ndërtimi i shprehive dhe dhënia e njohurive për një komunikim më të mirë në një marrëdhënie personale është jetike. Megjithëse përmirësimi i aksesit mbi informacionin e shëndetit seksual është i rëndësishëm, ajo nuk nuk merr parasysh pengesat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në përdorimin e këtyre njohurive për të arritur marrëdhënie të shëndetshme. Puna në grup është përdorur për t’u dhënë udhë diskutimeve dhe reflektimeve në rolet dhe marrëdhëniet gjinore, shpesh duke sfiduar besime dhe sjellje përgjithësuese ashtu dhe duke ndërtuar shprehi për të përmirësuar komunikimin me

Page 49: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

partnerin. Puna edukuese për të rinjtë që ndiqet nga PROMUNDO është një shembull i mirë ashtu siç është dhe puna që është kryer nga Kate Butcher për DFID, Britani e Madhe. Avokacia: Advokacia për formulimin e politikave, hartimin e axhendave për kërkime dhe bashkimi i burimeve që marrin parasysh nevojat dhe interesat e ndryshëm të grave dhe burrave është mjaft i rëndësishëm. Të qënit të sigurtë se njerëzit janë të ndërgjegjshëm për dallimet që bazohen në gjini, moshë, etni, klasë, aftësi dhe seksualitet, ndihmon në arritjen e asaj që njerëzit nuk janë të margjinalizuar. Kërkimi: Ka një numër të konsiderueshëm kërkimesh që lidhen me HIV/AIDS – që fokusohen në nevojat e njerëzve, faktorët që e ndihmojnë, lehtësojnë përhapjen apo vlerësime të ndikimit të programeve. Por në gati të gjitha kërkimet e kryera gratë krahasuar me burrat janë të padukshme, sidomos ato HIV pozitive. Përqasjet shumë-planëshe – Transmetimi nga Nëna tek Fëmija (MTCT) Ky program, i inicuar nga Universiteti Columbia në 2002, është një përpjekje për shkuar përtej fokusit të parandalimit të infeksionit tek fëmijët. Programi, i ëprmbledhur në përpjekjet për advojkaci të organizatave të grave dhe atyre të AIDS e vendos “nënën” Në këtë program dhe ofron shërbime specifike për gratë shtatzëna që janë Hiv pozitive dhe HHIV negativbe. Ai gjithashtu nxit pjesëmarrjen e partnerëve meshkuj në të gjitha nivelet. Në program do të jetë e rëndësishme ndërtimi i kapaciteteve në rradhët e punëtorëëve të shëndetit për të trajtuar elementët e ndryshëm të rogramit me qëllim sigurimin e një shpërndarje sa më të mirë të shëerbimeve. Diagrama e mëposhtme tregon pikat më të rëndësishme të ndërhyrjes për të përshtatur fokusin e programeve të MTCT. Përfshirja e meshkujve Mundësi për parandalim Kujdesi-shëndeti në përgjithësi i grave shtatzëna Gratë shtatzëna Rezultati Kwshillimi Vizitojnë lehtësuesit i testit i rezultatit e shëndetit të testit Tashmë është e pranuar gjerësisht se HIV/AIDS është një çështje e zhvillimit dhe e të drejtave të njeriut. Reagimet që bazohen mbi shëndetin kanë provuar të mos jenë efektive në trajtimin e epidemive të HIV/AIDS. Një përgjigje shumë-sektorëshe është e nevojshme. Kjo do të përfshijë një planifikim për HIV/AIDS në të gjithë punën që kryhet për zhvillimin, në nivel institucional dhe programesh. Një komponent i rëndësishëm i një përqasjeje shumë-sektorëshe është dhe ai i komunikimit dhe koordinimit, shpesh një

Page 50: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

dobësi në përgjigjet, reagimet në nivele vendore, lokale dhe në nivele të tjerë. Ka shumë pak shembuj të një reagimi shumë –sektorësh të kordinuar, që ka brenda saj një përqasje të gjinizuar të HIV/AIDS, megjithatë, ka dhe disa shembuj të mirë që tregojnë sesi sektorët, përtej atij shëndetësor, kanë trajtuar përkatësinë gjinore dhe HIV/AIDS. Aspektet kryesore për një përgjigje shumë-sektorëshe për HIV/AIDS: Marrja në konsideratë e HIV/AIDS dhe implikimeve të tij në të gjitha fushat e

hartimit të politikave. Përfshirja e të gjithë sektorëve në zhvillimin e një rrjeti përgjegjës për epidemitë, në

nivele ndërkombëtare, rajonale, kombëtare, qyteti dhe komuniteti. Identifikimi i avantazheve dhe roleve krahasuese të secilit prej sektorëve në zbatimin

e një përgjigjeje dhe se kur sektorët duhet të veprojnë së bashku dhe kur individualisht.

Nxitja në çdo sektor për të kuptuar sesi ndikohet dhe si ndikon në epidemi zhvillimi i planeve sektoriale të veprimit.

Zhvillimi i partneriteteve brenda qeverisjes midis ministrive përgjegjëse për sektorë të ndryshëm dhe midis sektorit publik, atij privat dhe shoqërisë civile.

(Sekretariati i Komonuelthit 2002:55) Integrimi gjinor në një përgjigje shumë-sektorëshe Ndërtim kapacitetesh për trajnime të sensibilizimit gjinor dhe të analizave për të

gjithë profesionistët dhe të punësuarit kyç në nivel kombëtar dhe lokal (Përfshirë hartimin e materialeve të duhura trajnuese lokale, trajnime për trajnerë dhe llogaritja e kohës dhe e burimeve).

Vendosja e një sistemi proçesesh të gjera në çdo sektor për zhvillimin e programeve, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e tyre, marrjen në konsideratë të nevojave të grave e burrave si dhe tw interesave e kontributeve të tyre.

Përforcimi i kapaciteteve për mbledhjen, analizimin dhe përdorimin e të dhënave. (Commonwealth Secretariat 2002:5ç) Ashtu si dhe përmendëm më lart shumë OJF nuk do të kenë burimet dhe influencën e nevojshme për të punuar në shumë sektorë. Megjithatë ata mund të sigurojnë që puna e tyre në sektorë dhe çështje të ndryshme të përqafojë një përqasje gjinore të HIV/AIDS. Lidhja e iniciativave të vogla sipërmarrëse për parandalimin e HIV në Afrikën e Jugut Qëllimi i kësaj iniciative është të zhvillojë dhe vlerësojë një mënyrë të parandalimit të HIV/AIDS që në mënyrë eksplicite trajton faktorët që e ndihmojnë epideminë, të tilla si varfëria, dhuna e bazuar në gjini dhe pabarazitë e mëdha gjinore. Ky program do të integrojë ndërgjegjësimin gjinor dhe edukimin për HIV në një iniciativë sipërmarrëse të vogël egzistuese. Programi është një përpjekje bashkëpunuese midis sektorit të OJQ-ve (Fondacioni i Sipërmarrjes së Vogël dhe Qendra Agisanang për Parandalimin dhe

Page 51: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Trajnimin për Dhunën në Familje –ADAPT), institucionet akademike Veriore dhe Jugore (Shkolla e Londrës për Higjenën dhe Mjekësinë Tropikale dhe Universiteti i Witwatersrand) dhe qeveria kombëtare (Departamenit Kombëtar Jug-Afrikan i Shëndetit). (Kim,Dr. J., email: [email protected]) Sektori ligjor në Ugandë Agjensia për Bashkëpunimin dhe kërkimin në Zhvilim (ACORD) ka zhvilluar një strategji si për të fuqizuar gratë në sfidimin e strukturave patriarkale dhe traditave në shoqërinë e tyre ashtu dhe në mbrojtjen e tyre kundër rrezikut të përballjes me HIV/AIDS. Ata kanë krijuar një skuadër me Organizatën e Grave Juriste të Ugandës (FIDA) për të zhvilluar një projekt ligjor të rritjes së ndërgjegjësimit. Një proçes paralel për sfidimin e marrëdhënieve tradicionale të pushtetit brenda familjes, duke përfshirë dhe negocimin për një seks më të sigurtë, është në proces zbatimi. (Hadjipateras, Angela, email: [email protected])

Page 52: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

5. Konkluzione dhe rekomandime _____________________________________________________________ Epidemitë e HIV dhe AIDS po bëhen gjithmonë e më komplekse. Vitet 90-ë u karakterizuan nga një çarje e madhe dhe e rrezikshme midis hapit me të cilin ecnin epidemitë dhe përpjekjeve kombëtare dhe ndërkombëtare kundër tyre. Kjo tendencë ka vazhduar deri në vitet 2000. Ndërkohë që në disa vende epidemia është ngadalësuar, gjë që është rezultat i programeve të suksesshme të parandalimit, analiza më të gjera tregojnë se epidemitë nuk janë larguar aspak: ato shumë lehtësisht lëvizin në popullata të reja dhe vulnerable. Vëmendje gjithashtu u është kushtuar njerëzve që kishin nivele të ulëta të sjelljeve të rezikshme, për shembull gratë e martuara. Ka një rritje të vlerësimit se barazia gjinore është pjesë e qëllimit të përbashkët global. Gjithashtu ka dhe një rritje të angazhimit, eksperiencës dhe burimeve që mund të aplikohen në drejtim të këtij qëllimi transformues dhe njohuri të mjaftueshme për të hartuar një axhendë të përbashkët për të mbështetur këtë qëllim Kjo njohuri, së bashku me mjetet dhe aftësitë e zhvilluara, mund të shërbejë gjithmonë e më mirë për njerëzit e përfshirë në këtë proces, në të gjithë nivelet e sektorëve të ndryshëm. Me rritjen e grumbullit të burimeve mbështetëse dalin në pah dhe shumë udhëzues dhe mjete të tjera shumë efikase. Dekadën e fundit është parë një grumbull i konsiderueshëm përgjigjesh dhe strategjish për HIV/AIDS në nivel ndërkombëtar, kombëtar dhe lokal. Megjithëse ka një rritje të angazhimit për të trajtuar dimensionet gjinore të HIV/AIDS, të vepruarit në nivel politikash dhe praktikash ende ka nevojë për përmirësime. Efektiviteti i një reagimi varet nga aftësia për të kuptuar pabarazitë e shumta që ndihmojnë në përhapjen e epidemive. Sfidat e rëndësishme gjinore: Përdor një strukturë të gjinizuar të të drejtave të njeriut: Konventa dhe deklarata të ndryshme ofrojnë struktura të dobishme për të vepruar të cilat fuqimisht i paraqesin të drejtat seksuale dhe riprodhuese së bashku me të drejtat sociale, ekonomike dhe politike. Konventa e Eleminimit të të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Gruas, UNIFEM ka hartuar një dorëshkrim të dobishëm: “Kthimi i dallgës: CEDAW dhe dimensionet gjinore të epidemive HIV/AIDS”, i cili thekson aspektet specifike të CEDAW që lidhen me HIV/AIDS . Rekomandime specifike në Kartën e të Drejtave të Barcelonës përfshijnë të drejtat por nuk kufizohen vetëm tek to: Shërbime shëndetësore seksuale dhe riprodhuese, duke përfshirë mundësinë për një

abort të sigurtë pa koercion. Mundësi për shfrytëzimin e teknologjive të përshtatshme të parandalimit, të tilla si

kondomi femëror dhe mikrobicidet, me trajnime për ndërtimin e shprehive për negocim dhe përdorim të tyre.

Mundësi për të zgjedhur statusin e tyre në rrethana të sigurisë pa patur frikën e dhunës, diskriminimit dhe stigmës.

Page 53: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Të jetojnë seksualitetin e tyre në siguri dhe kënaqësi sipas moshës, statusit HIV ose orientimit seksual.

Të zgjedhin të jenë nëna dhe të kenë fëmijë pa marrë parasysh statusin e tyre HIV ose orientimin seksual.

Barazi gjinore në edukim për të gjithë dhe në të gjitha nivelet. Pavarësi ekonomike si, të zotërojnë dhe të përfitojnë prona dhe të kenë mundësi në

përdorimin e burimeve financiare. Liri të lëvizjes dhe të udhëtimit pavarësisht nga statusi i tyre HIV.

Politikat dhe programet për HIV/AIDS duhet të informohen për realitetet komplekse dhe të jetuara të grave, burrave dhe fëmijëve: Njerëzit më shumë të ndikuar nga një çështje që ka të bëjë me zhvillimin duhet të jenë

një pjesë e rëndësishme e proçesit të njohjes së problemit dhe gjetjes së zgjidhjeve të tij. Iniciativat e zhvillimit duhet të fillojnë me prioritetet e kësaj pjese.

Përfshirje e meshkujve dhe femrave që jetojnë me HIV dhe atyre që janë më shumë të rrezikuar në të gjitha nivelet e politikave, planifikimit dhe programeve. Kjo mund të përfshijë dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre, duke futur trajnimet për aftësim, për të arritur këtë qëllim.

Pranim dhe jo stigmatizim i seksualitetit të të rinjve, grave, meshkujve që kryejnë seks me meshkuj, lesbikeve, biseksualëve dhe njerëzve trans-gjinorë, të moshuarve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara apo të paaftëve.

Dëgjim i ndjenjave dhe eksperiencave të njerëzve që jetojnë me HIV/AIDS dhe atyre më të rrezikuar dhe ndihmë që ata të kenë mundësinë të frekuentojnë grupimet, forumet ku ata mund të shprehin vetveten. Kjo do të ndihmojë në sfidimin e stigmës, tabusë, turpit dhe mohimit që lidhet më HIV/AIDS.

Kërkimet, si sociale ashtu dhe shkencore, duhet që patjetër të përfshijnë pjesëmarrës si femra ashtu dhe meshkuj dhe kërkuesit duhet të dinë si të njohin dhe të analizojnë influencën e pabarazisë dhe dalimeve gjinore.

Ndrysho ose transformo pushtetin e pabarabartë midis burrave dhe grave për të krijuar një kontekst ku gratë kanë pushtet të barabartë dhe të dy palët janë më pak vulnerable: Të kuptojmë se megjithëse fuqizimi i gruas është një qëllim i rëndësishëm i

ndërhyrjeve mbi HIV/AIDS, transformimi i marrëdhënieve gjinore është i nevojshëm përpara se fuqizimi të realizohet plotësiht.

Të përfshijmë meshkuj që sfidojnë status qou-në e tyre gjinore në ndërhyrjet mbi HIV/AIDS sepse përfshirja e tyre është e rëndësishme në transformimin e marrëdhënieve gjinore dhe sepse rolet dhe pritshmëritë e tyre gjinore i vendosin ata në rrezik.

Të sigurohemi se ndërhyrjet me meshkuj nuk kompromentojnë të drejtat e grave, rikonfirmojnë stereotipe ose zëvendësojnë punën me gra.

Puna vetëm me gratë është e mirë por nuk mund të transformojë marrëdhëniet gjinore që cënojnë të drejtat e tyre.

Page 54: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

Nëse programet për HIV/AIDS punojnë si me meshkuj ashtu dhe me femra nuk duhet të harrojmë faktorët që kushtëzojnë mundësinë e femrave për të marrë pjesë në një nivel të barabartë në diskutime dhe vendime.

Gratë dhe vajzat duhet të luajnë rolin e tyre në shmangien e ndërtimit negativ të mashkulloritetit.

Teknologjitë e trajtimit dhe parandalimit duhet të shoqërohen nga strategji që trajtojnë barrierat gjinore në metoda të tilla. Gjithashtu nuk duhet të anshkalojmë disekuilibrin në pushtet që çon në shkeljen e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të grave.

Zhvillo një reagim të kordinuar ndaj HIV/AIDs i cili është shumë-nivelësh, shumë-planësh, shumë-sektorësh dhe i institucionalizuar: Kujto se të gjithë sektorët dhe programet e zhvillimit duhet të marrin parasysh

përkatësinë gjinore dhe HIV/AIDS dhe se nuk ka sektor në të cilin kjo nuk është e nevojshme.

Megjithëse programet nuk mund të kenë burimet e duhura për të qenë shumë-profilëshe, ato duhet të mbështesin një reagim të koordinuar që është në të njëjtën kohë fuqizues dhe transformues.

Programet e zhvillimit duhet që jo vetëm të integrojnë përkatësinë gjinore por edhe një përqasje të gjinizuar të HIV/AIDS gjithashtu.

Megjithëse qeveritë dhe agjensitë e KB luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e pabarazisë gjinore që ndihmon HIV/AIDS, aktorët e shoqërisë civile duhet të programojnë gjithashtu një axhendë gjinore.

Rrjetet e organizatave dhe njerëzit që punojnë me HIV/AIDS dhe përkatësinë gjinore duhet të mbështeten dhe të fuqizohen.

Aleancat private, të shoqërisë civile dhe qeverisjes do të ndihmojnë në arritjen e një përqasjeje të kordinuar që është shumë-sektorëshe, shumë-nivelëshe dhe shumë planëshe.

Profesionistët e zhvillimit gjithashtu janë të ndikuar nga HIV/AIDS dhe ata vetë kanë rrezikshmërinë dhe paragjykimet e tyre lidhur me këtë. Duhet pra, të përfshihet një thyerje e barrierave midis “ne” dhe “ata” në terma të asaj që kush është i ndikuar nga HIV/AIDS dhe kush është i përfshirë në vazhdimësinë e epidemisë.

Përmes një veprimi kolektiv në të gjitha nivelet nga ai lokal në atë ndërkombëtar, ne mund të fitojmë energjinë për të shndërruar këto sfida në një veprim të mirë kordinuar. Gender & HIV/AIDS Tekste të rëndësishme, studime rastesh Mjete, udhëzues dhe organizata Falenderime për anëtarët e skuadrës së BRIDGE Hazel Reeves, Charlote Sever, Susie Jolly dhe ra’ida Al-zu’bi, për kontributin e tyre mbështetës në këtë rapiort. Aotori gjithashtu kërkon të falenderojë Kate Butcher (këshilltare) e cila shkroi përmbledhjen për

Page 55: GENDER DHE HIV/AIDS · ndihmojnë dhe fuqizohen nga vetë epidemit. Ne duhet të bëjmë debate të hapura rreth çështjeve të seksualitetit dhe të trajtojmë pabarazinë gjinore

JSI (UK), Përqasjen për Integrimin dhe ID21 (shërbimi i raportimit të kërkimeve të zhvillimit – ëëë.id21.org) që shkruajti përmbledhjen për tekstin e parë. Copyright: Instituti i Studimeve për Zhvillim Shtator 2002 ISBN 1 85864 460 7