41
Emri dhe Mbiemri Studimet Master ne Menaxhent dhe Informatik Viti akademik 2010/2011

Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Emri dhe Mbiemri

Studimet Master ne Menaxhent dhe Informatik

Viti akademik 2010/2011

Shtator, 2011

Permbajtja:

Page 2: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

HYRJ……………………………………………………………………………………. 3

INVESTIMET DHE MENAXHIMI I TYRE………………………………………... 5

STUDIMI I FIZIBILITETIT TE PROJEKTEVE....................................................... 7

INDENTIFIKIMI I PROJEKT- IDES........................................................................... 7

PERGADITJA- PROPOZIMIT TE PROJEKTIT TE INVESTIMIT.................. 10

ANALIZA E INVESTIMEVE..................................................................................... 10

Analiza Cost-Benifit................................................................................................... 14

Analiza / Vleresimi i alternativave te investimit..................................................... 15

MENAXHIMI I EFIKASITETIT TË PROJEKTIT INVESTIV………………… 16

QASJA DINAMIKE NË MENAXHIMIN E EFIKASITETIT TË PROJEKTIT INVESTIV………………………………………………………………………………… 17  

KRITERET E VENDIMMARRJES INVESTIVE – TREGU DINAMKE………. 18

MENAXHIMI I EFIKASITETIT TE KOSTOVE........................................................ 19

AFATI I SHLYERJES SË MJETEVE TË INVESTUARA  (x )PROJEKTIN….. 21

Llogarie NPV në Excel ……………………………………………………………. 23

MIRATIMI DHE FINANCIMI I PROJEKT- PROPOZIMEVE TE INVESTIMEVE PUBLIKE……………………………………………………………………………….. 25

Literatura…………………………………………………………………………….. 27

Referencat………………………………………………………………………….…. 27

HYRJE

2

Page 3: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Menaxhmenti (qeverisja) është procesi i orientimit të vetëdijshëm të aktiviteteve njerëzore kah realizimi i qëllimit-qëllimeve të caktuara përkatësisht tërësia e ndërlidhur e pesë funksioneve:

planifikimit, organizimit, personelit, udhëheqjes dhe kontrollit. Pra, është procesi i planifikimit , organizimit, motivimit dhe kontrollit drejt arritjes së qëllimeve të një institucioni.

Projekti është koncept i përkufizuar i sendërtimit të një qëllimi apo detyre në të cilën janë të përcaktuara teknologjia, resurset dhe terminet kohore të kryerjes së aktiviteteve të ndërlidhura. Prandaj, mund të thuhet se projekti paraqet algoritmin e arritjes së qëllimeve të parashtruara nëpërmjet qeverisjes.

Menaxhimi i një projekti mund të duket si një detyrë e papërballueshme, e cila kërkon shumë përvojë, njohuri dhe praktikë pune. Shpesh kjo detyrë mund të duket evështirë për t’u kuptuar ndjekur dhe plotësuar me sukses.

Në jetën e përditshme, në një mënyrë apo në një tjetër, çdo njeri është, gjatë gjithë kohës, menaxher projektesh. Disa shembuj të këtyre projekteve të ndërlikuara të jetës së përditshme janë:

• Blerja e gjërave të ndryshme• Pastrimi i shtëpisë• Organizimi i një ndeshjeje futbolli• Përgatitja për një provim• Planifikimi i pushimeve, si dhe• Mbajtja e vetes dhe familjes me rrogën mujore

Kur i sheh me kujdes aktivitetet e mësipërme, kupton se ata janë të gjithë “projekte” ku secili ka nga një menaxher të tij, i quajtur menaxher projekti. Tek të gjithë këto aktivitete vërehen elemente të njëjtë me detyrat e zakonshme që duhen kryer për të reali- zuar aktivitetin e planifiku

. Karakteristikat që përkufizojnë projektin: qëllimi i cili sendërtohet përmes realizimit të detyrës së përcaktuar projekti nuk përsëritet paraqet një punë të njëkohshme koha e definuar e fillimit dhe përfundimit të projektit aktivitetet janë të lidhura në bazë të një logjike të teknologjisë së kryerjes sëtyre projekti ballafaqohet me një dozë rreziku lidhur me kryerjen e detyrave projekti është definuar në bazë të këtyre karakteristikave:

kompleks i një numri aktivitetesh unik i përfundueshëm

3

Page 4: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

resurset dhe buxheti i përkufizuar numër i madh njerëzish të angazhuar nga fusha dhe funksione të ndryshme aktivitete të ndërlidhura dhe me rrjedhe të njëpasnjëshem i orientaur kah arritja e qëllimeve output: produkti/shërbimi

kompleks i një numri aktivitetesh

unik i përfundeushëm resurset dhe buxheti i

përkufizuar numër i madh i orientuar kah arritja

qeverisja e projektit përfshin tërë procesin e identifikimit, konceptimit, realizimit dhe zbatimit përkatësisht vënies së tij në punë. Menaxhmenti i projekteve është mënyra më e mirë për të përmbushur synimet dhe qëllimet, është disciplinë e afirmuar e shkencës menaxheriale dhe instrument i rëndësishëm i rritjes së shkathtësive menaxheriale

INVESTIMET DHE MENAXHIMI I TYRE

4

Page 5: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Ne hyrje te studimit investiv jepet ryzemeja e cila permban qellimet e investimit, te dhenat themelore per investimin, pasqyrat e te dhenave per investimin, pershkrimine procesit teknologjik, lokacionin, te dhenat numerike per personelin, vellimin eburimeve financiarete investimit, afatin e realizimit dhe treguesit e efikasitetit.

Ryzemeja e studimit investiv ne tableInvestitiori Investimi Plani i

realizimitKonkstruksioni final.i investimeve

Rezultatet afariste

Efikasiteti i investimeve

1.Titulli i investitorit

2 Veptimtaria

3.Numri am

4.Banka

1.Emri i Projektit

2. Lokacioni

3.Programi i prodhimit

4.Teknologjia

1.Fillimi i ndertimit

2.Perfundimi i ndertimit

3.Fillimi i puneve Prodhuese

4.Fillimi i punes se rregullt

1.mjetet themelore

2.Mjetet e xhiros

3.investimet tjera

1.shpenzimet e afarizmit

2.Fitimi bruto

3.Numri i puntorve

1.Afati i kthyerjes se investimeve

2.Vlera e tanishme neto

3. Norma e diskutimit

. Fjala “investim” rrjedh nga fjala latine “vestis” që do të thotë “rezervë, sasi malli ose veshje”dhe i referohet aktit të vënies së gjërave (paratë ose gjësendet e tjera në resurse) në xhepat e dikujt tjetër. Pra, investimi nënkupton angazhimin e një shume të dhënë parash në kohën e tashme, në pritje të kthimit të një shume më të madhe në të ardhmen. Në kuptimin e gjerë, investimi nënkupton angazhimin e mjeteve financiare në: patundshmëri, letra me vlerë dhe aksione, projekte prodhuese dhe shërbyese, studime dhe kërkime shkencore, zhvillim teknologjik, përsosje të proceseve teknologjike, krijim të produkteve dhe pushtim të tregjeve të reja, arsimim të personelit, etj. Investimet në kuptimin e plotë të fjalës janë parakushti themelor i arritjes së qëllimeve zhvillimore. Ato mund të përkufizohen si një angazhim i mjeteve financiare, apo i të mirave të tjera materiale të shprehura financiarisht, ne realizimin e qëllimeve zhvillimore. Botëkuptimi bashkëkohor i qeverisjes së investimeve ka tejkaluar pikëpamjet sipas të cilave me investime kuptohet vetëm instalimi i pajisjeve të reja, ndërtimi i godinave apo infrastrukturës.Dilema paraqitet lidhur me atë se çfarë mund të jetë raporti midis të ardhurave të pritura dhe të ardhurave që faktikisht do të realizohen nga investimi gjatë ciklit të punës së tij. Ky është një moment kritik gjatë marrjes së vendimit për investim.

5

Page 6: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Gjatë procesit të planifikimit dhe formulimit të investimeve, menaxhmenti zgjedh ndërmjet më shumë mundësive të ndryshme të investimeve të reja, nga të cilat pret të sigurojë kthimet e pritshme. Niveli i kthimit të investimeve në përgjithësi është i lidhur me pritjet e pronarëve dhe me oston e kapitalit. Prandaj, një investim do të shërbejë si instrument i rritjes ekonomike dhe do të rrisë vlerën e aksioneve, në qoftë se kryhet me kujdes dhe sipas standardeve e metodave të përcaktuara. Gjatë vendosjes lidhur me nvestimin, firma ka parasysh performansat e teknologjisë, reagimin e konsumatorëve, situatën ekonomike dhe zhvillimin teknologjik.

Vendimi për të investuar merret vetëm pasi të jenë diskutuar dhe analizuar njëkohësisht disa projekte për çdo objekt. Po kështu, për të investuar në një projekt zakonisht përdoren burime të ndryshme financiare. Përjashtim bëjnë rastet kur kemi të bëjmë me investime publike nga burimet buxhetore. Vendimi për investim, i cili përfshin parashikimet për mjete të reja, për projekte hulumtuese dhe zhvillimore, programe të marketingut, kapital plotësues punues, investime në instrumente financiare e në fusha të tjera, mirret duke krahasuar efektet e resurseve të shpenzuara tani dhe pritjet e përfitimeve të ardhshme nga këto investime. Analiza e kushteve të tregut është një proces i rëndësishëm, por edhe mjaft i ndërlikuar, sepse behët fjalë për kushtet e ardhshme, në të cilat biznesi ballafaqohet me pasigurinë dhe riskun.

Modeli i menaxhimit të projekteve përshin disa elemente themelore që lidhen me inicimin dhe realizimin e projekteve, siç janë:

• Seleksionimi, aprovimi dhe monitorimi i projektit

• Planifikimi i projektit

• Zbatimi i projektit

• Përcjellja dhe mbikëqyrja e projektit

Si element ndërlidhës dhe interaktiv me seleksionimin, monitorimin dhe planifikimin e projektit paraqitet studimi i arsyeshmërisë së projektit, ku pasqyrohen rezultatet në bazë të raportit, shpenzimet dhe efektet. Tërë këtë ndërlidhje dhe komunikim të këtyre elementeve e mbështet sistemi përkatës nformativ. Përzgjedhjen dhe aprovimin e projekteve investive e bëjnë bartësit e funksionit të qeverisjes – menaxherët kryesorë, e në disa raste edhe kuvendet e ndërmarrjeve, këshillat drejtuese apo bordet e tyre. Kuptohet se ata janë në korrent edhe me monitorimin (mbikëqyrjen) dhe revizionin e projektit, të cilin në mënyrë operative e kryejnë ekspertët e caktuar.

Projektet mund te jene te llojeve dhe natyrave te ndryshme si : 1. Projektet shkencore kerkimore, projektet mbi produktet e reja, hulumtimin e tregut, projektet mbi eksperimentet shkencore;

6

Page 7: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

2. Projektet e proceseve teknologjike ne prodhim, projektet e pajimeve, instalimeve e te ngjashme;3. Projektet mbi ndertimet: ndertesat, rruget,urat, objektet energjike ;4. Projektet mbi personelin (pertrirja, rritja e numrit te te punesuarve, projekti i aftesimit etj.)

STUDIMI I FIZIBILITETIT TE PROJEKTEVE

Studimi i fizibilitettit te projektit paraqitet si element lidhes me seleksionimin, monitorimin, dhe planifikimin e projektit. Studimi i Fizibilitetit behet nga ekipet e eksperteve dhe paraqet nje analize komplekse sistemore te nje projekti ku testohen parametrat e tij ekonomik., dhe ne baz te ketij studimi menaxheret aprovojne apo refuzojne projektin e caktuar. Bartes te ketij studimi jane institucione shkencore kerkimore, apo sherbimet zhvillimore te organizatav. Ne rast te aprovimit pozitiv hapi tjeter esgte faza e planifikimit te projetit i cili perfshin vlersimin e afarizmit te projektit dhe percaktimit te strategjise se zhvillimit te projektit dhe vlersimin e rrezikut potencial.

Realizimi dhe mbikqyrja e projektit bazohen ne planin e projektit. Ne baze te planit te projektit punon ekipi, dhe ky ekip harton raportet e nevojshme per monitorimin e projektit. Raportet duhet te permbajne informata mbi progresin e realizimit te projektit, pastaj te gjitha kerkesat per qdo ndryshim eventual si arsye e faktorve te brendshem dhe te jashtem etj.

INDENTIFIKIMI I PROJEKT- IDES

hapi 1 Projektet nisin ne formen e idese per te realizuar disa outpute, qe do te kontribuojne ne arritjen e objektivave dhe qellimeve te politikave te caktuara ose qe do te ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve, qe hasen per arritjen e ketyre objektivave dhe qellimeve.

Projekt-idete mund te lindin ne rruge te ndryshme, p.sh. nepermjet analizes dhe punes kerkimore, eksperiences se fituar gjate zbatimit te projekteve te tjera, zhvillimit te teknologjive te reja, etj.

Projekt-idete per investime prezantohen nga “Propozuesit e Projektit” (ose siç quhen ndryshe, “Menaxheret e Projektit”) ne Ekipin e Menaxhimit te Programit (EMP). Ne shumicen e rasteve projektet propozohen nga specialistet ne departamentet qe jane pergjegjes per Programin ne te cilin ben pjese projekti i investimit.

7

Page 8: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Prezantimi i projekt-idese eshte hapi i pare i proçesit te Menaxhimit te Investimeve . Si fillim, projekt-ideja duhet t’i komunikohet dhe te diskutohet me drejtuesin e Ekipit te Menaxhimit te Programit (EMP).

Projekt-idete prezantohen ne Formularin 1 (F-1) – Formulari i Identifikimit te Idese se Projektit (FIIP)

Formulari i Identifikimit te Idese se Projektit duhet te perfshije informacionin e meposhtem:

Emri i Propozuesit te Projektit - Zyrtari qe pergatit Formularin e Projekt-Idese dhe detajet kontaktuese.

Vendndodhja - Vendi ku do te kryhet investimi.

Ideja e Projektit - Nje pershkrim i shkurter i idese se projektit.

Problemet qe do te adresohen - Nje shpjegim i shkurter dhe i qarte i problematikes se gjendjes aktuale, e cila pengon arritjen e qellimeve dhe objektivave te politikave te programit dhe menyren se si projekti i propozuar ndihmon ne kapercimin e problematikes aktuale.

Qellimet dhe objektivat e politikave te Programit, te cilat do te arrihen nepermjet ketij projekti - Kjo do te perfshije nje permbledhje te objektivave dhe synimeve te politikave te programit. Nese projekti i sherben me shume se nje programi, ky seksion i formularit do te perfshije nje permbledhje te qellimeve dhe objektivave te politikave te secilit program qe do te mbeshteten nga ky projekt.

Vleresimet paraprake te kostove - Nje vleresim paraprak i kostos se parashikuar te projektit.

Arsyet per pranimin ose refuzimin e projekt idese nga Drejtuesi i Ekipit te Menaxhimit te Projektit (DEMP) - Nje shpjegim i shkurter dhe i qarte i arsyeve per pranimin ose refuzimin e projekt-idese.

Arsyet per pranimin ose refuzimin e projekt-idese nga Sekretari i Pergjithshem - Formulari duhet te nenshkruhet dhe te datohet nga Sekretari i Pergjithshem.

hapi 2 – Rishikimi i Projekt-Idese nga DEMP

8

Page 9: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Nje kopje elektronike ose e printuar e Formularit-1 duhet te dorezohet tek Drejtuesi i Ekipit te Menaxhimit te Projektit (DEMP).

Me marrjen e Formularit 1, DEMP-ja duhet te mbledhi Ekipin e Menaxhimit te Projektit (EPM).

EMP-ja duhet te diskutoje mbi idene e projektit per investim, mbi problemet qe do te adresohen nga projekti dhe koston paraprake te investimit ne fjale si dhe te bie dakort ose te refuzoje idene e projektit per investim.

Ne rast se do te jete e nevojshme, duhet te kerkohet ndihma e stafit teknik (inxhiniereve, nese projekti perfshin probleme te natyres inxhinierike dhe/ose te stafit te Departamentit te Buxhetit per probleme qe lidhen me kostot). DEMP-ja duhet te mundohet te arrije nje konsensus mbi kostot treguese te projektit, periudhen e zbatimit, shperndarjen e kostove ne vite, burimet e financimit dhe nje vleresim paraprak te outputeve dhe perfitimeve te projektit.

Kur EMP-ja arrin ne nje marreveshje mbi informacionin e nevojshem, DEMP-ja duhet te nenshkruaje formularin ne seksionin perkates dhe te autorizoje projektin per fazat e metejshme te vleresimit.

hapi 3 – Rishikimi i Projekt-Idese nga Sekretari i Pergjithshem (SG)

Ne vijim, DEMP-ja duhet te dorezoje Formularin-1 te Sekretari i Pergjithshem ose te drejtuesi i institucionit buxhetor, nese nuk ka Sekretar te Pergjithshem.

Sekretari i Pergjithshem duhet te beje nje vleresim paraprak mbi domosdoshmerine e nje nderhyrjeje me investim ne fushen perkatese dhe njekohesisht vlereson nese informacioni i dhene ne Formularin-1 siguron faktin qe projekti eshte i pranueshem dhe i realizueshem nga pikepamja financiare dhe teknike.

Sekretari i Pergjithshem duhet te vendos nese projekti duhet t’i kaloje Grupit per Strategji, Buxhet dhe Integrim (GSBI). Neqofte se SG-ja e refuzon idene e projektit, arsyet e refuzimit duhet te pershkruhen ne seksionin perkates te formularit. Ne kete rast F-1 i kthehet per rishikim EMP-se. Nese SG-ja e pranon idene e projektit te investimit, me pas ai/ajo ia paraqet per shqyrtim Grupit per Strategji, Buxhet dhe Integrim te institucionit perkates, si me poshte.

Hapi 4 – Rishikimi i Projekt-Idese nga Grupi per Strategji, Buxhet dhe Integrim (GSBI)

GSBI-ja duhet te refuzoje projekt-idene ne rast se:

cilesia e informacionit eshte e dobet dhe e pamjaftueshme per te percaktuar nese projekti duhet te vijoje ne faza te tjera per pergatitje te metejshme;

projekti nuk eshte ne perputhje me objektivat e strategjive te sektorit apo Programit perkates, ose

9

Page 10: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

vleresimi fillestar i kostove te projektit tejkalon ne menyre te pajustikueshme perfitimet e mundshme nga realizimi i investimit.

Sekretari i Pergjithshem duhet te regjistroje vendimin e GSBI-se ne seksionin perkates ne Formularin 1 dhe duhet te japi nje shpjegim te shkurter rreth arsyes se pranimit ose refuzimit te projekt-idese ne kete faze. Ky shpjegim duhet te tregoje nese projekt-ideja duhet te rishikohet ose jo nga EMP-ja dhe te dorezohet perseri tek GSBI-ja apo nese kjo projekt-ide duhet te braktiset.

Ne rast se Sekretari i Pergjithshem nuk udhezon ndryshe, Drejtuesi i EMP-se duhet te udhezoje stafin e tij/saj per te vazhduar punen e nevojshme per pergatitjen e projektit.

– PERGADITJA- PROPOZIMIT TE PROJEKTIT TE INVESTIMIT

Pergatitja e Formularit te Propozimit te Projektit te Investimit (FPPI) Nese ideja e investimit konsiderohet efektive dhe ekonomike per zgjidhjen e problemeve aktuale, atehere projekti duhet te kaloje ne fazen se metejshme per nje analize dhe vleresim me te detajuar.

ANALIZA E INVESTIMEVE

Ekzistojne 3 nivele analize/ vleresimi qe mund te aplikohen:

Tipi i Analizes / Vleresimit Sektori

Sektori i Infrastruktures

Sektoret e Tjere Formularet e kerkuar

Analiza/Vleresimi Baze (Kategoria I - e projekteve)

Deri ne

100.000 €

Deri ne

50.000 €

F - 2

(FPPI)

Analiza / Vleresimi Mesem

(Kategoria II - e projekteve)

Mbi 100.000 €

Mbi 50.000 €

F - 2 (FPPI)F - 3 (FAKP)

Analiza/Vleresim Plote

(Kategoria III e projekteve)

Niveli i kerkesave dhe vleresimit specifikohen sipas çdo rasti te veçante

10

Page 11: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Per cdo nivel te analizes / vleresimit te propozimit per investim do te kerkohet:

Niveli i Aalizes / Vleresimit Informacioni i Kerkuar

1 – Ana;iza / Vleresimi Baze

(“Kategoria I” e projekteve)

Kerkohet te plotesohet vetem F-2 (FPPI)

Pikat e kontaktit Emri i Institucionit Buxhetor/kodi

Emri dhe pozicioni i propozuesit te projektit

Detajet e kontaktit me propozuesin e projektit. Te dhena mbi drejtorine e buxhetit

Personi i kontaktit te Buxhetit & Finances

Detajet e kontaktit te Buxhetit & Finances

Identifikimi i Investimit Ministria/grupi/sektori/Kodi i Grupit

Emri Programit/Kodi

Emri Projektit/Kodi

Numri i identifikimit nga DMIP

Vendndodhja e Projektit

Statusi projektit - i ri/ne vazhdim

Statusi i financimit nga donatori (nese ka)

Data e fillimit/Data e perfundimit

Justifikimi i Investimit Problemet e situates aktuale qe duhen

adresuar/Justifikimi i nevojes per investim Perputhja e projektit me qellimet dhe

objektivat e Programit, te cilat projekti do te ndihmoje te arrihen

Specifikimi i Projektit & Analiza e Alternativave te Investimit

Objektivi i Investimit

Alternativat qe do te analizohen

Pershkrimi per çdo alternative

Alternativa e perzgjedhur (rekomanduar)

Arsyet e perzgjedhjes se kesaj alternative

Produktet dhe perfitimet e projektit te

11

Page 12: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

investimit

Sasia e produktit

Njesia e produktit

Kosto per njesi e produktit

Vleresimi i Kostos dhe i Perfitimeve

Kosto e parashikuar per dy vitet e meparshme

Kosto e investimit per tre vitet e ardhshme

Kosto e mbetur e investimit pas tre vjeteve

Kosto totale e investimit

Kosto periodike (shpenzimet korente) si rezultat i investimit

Te ardhurat si rezultat i kryerjes se investimit (nese ka)

Financimi i donatoreve (nese ka)

Kostoja neto

Supozimet e bera ne vleresimin e kostove dhe te ardhurave te investimit

Menaxhimi i Projektit – Supozimet dhe Rreziqet

Supozimet dhe Rreziqet ne zbatimin e projektit dhe veprimet e planifikuara per eleminimin e efektit te tyre

Permbledhje e menyres dhe rolit te institucioneve, qe do te menaxhojne projektin

Informacione te tjera

Lista e dokumentave

Informacione te tjera

Autorizuesit – nivelet e shqyrtimit te projektit dhe personat perkates

(perveç informacioneve te vleresimit baze , si me lart)

12

Page 13: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

2 – Ana;iza / Vleresimi i Mesem

(“Kategoria II” e projekteve)

Kerkohet te plotesohet:

F-2 (FPPI)

F-3 (FAKP)

3 – Ana;iza / Vleresimi i plote

(Kriteret do te specifikohen rast pas rasti)

Vleresimi financiar dhe ekonomik i alternativave te investimit

Formulari i Analizes Kosto-Perfitim te plotesohet per te pakten 2 alternativa (opsione) te investimit, ne baze te identifikimit te pakten te tre alternativave ekuivalente “nuk investohet” – “investim minimal” – “investim i konsiderueshem”

Vleresimi i kostove dhe i perfitimeve (te ardhurave) per alternativat e identifikuara

Analiza Kosto-Perfitim per alternativat e identifikuara, llogaritja e Vleres Aktuale Neto, Normes se Brendshme te Kthimit, Raportit Kosto-Perfitim, Ndikimit Mesatar Periodik

Supozimet e bera ne llogaritjen e kostove dhe te ardhurave

Alternativa e perzgjedhur (rekomanduar)

Arsyet ne zgjedhjen e alternatives se rekomanduar

Tregoni me (Po/Jo) nese jane pergatitur dokumentat e meposhtme (i) Plani Projektit (ii) Studimi i fizibilitetit te zhvilluar

Tregoni me (Po/Jo) nese jane kryer vleresimet e meposhtme (i) vleresimi mjedisor (ii) vleresimi i impaktit social (iii) vleresimie te tjera – (nese ka)

Informacione te tjera

Autorizuesit – nivelet e aprovimit

Analiza Cost-Benifit

Perfshirja e te ardhurave (dobieve/perfitimeve) dhe shpenzimeve ne vlersimin e projekteve investive shpesh behet duke u bazuar ne metoden cost-benefit. Duhet potencuar se e gjithe

13

Page 14: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

ajo qe shkon ne favor te qellimeve te projektit investiv mund te konsiderohet si e ardhur (dobi/perfitim) dhe anasjelltas, e gjithe ajo qe shkon ne dem et qellimeve mund te konsiderohet si shpenzim. P.sh ne nivelin e ekonomise, projektet investive duhet qe te ndikojne ne rritjen e te ardhurave kombetare, ti zvoglojne diferencat sociale ne shoqeri, te zvogloj papunesine, te permirsoj bilancin e pagesave, etj. Dhe ne baze te idenfitikimit te tille te efekteve te projektit behet llogaritja e treguesve, siq jane vlera e tanishme neto nga aspekti i ekonomise dhe norma ekonomike e rentabilitetit., mirpo llogaritet edhe norma e raportit cost/benifit (CB’) e cila i ve ne raport vlerat e tanishme te te ardhurave dhe shpenzimeve te projektit investiv, andaj kemi:

Perfshirja e te ardhurave (dobieve/perfitimeve) dhe shpenzimeve ne vlersimin e projekteve investive shpesh behet duke u bazuar ne metoden cost-benefit. Duhet potencuar se e gjithe ajo qe shkon ne favor te qellimeve te projektit investiv mund te konsiderohet si e ardhur (dobi/perfitim) dhe anasjelltas, e gjithe ajo qe shkon ne dem et qellimeve mund te konsiderohet si shpenzim. P.sh ne nivelin e ekonomise, projektet investive duhet qe te ndikojne ne rritjen e te ardhurave kombetare, ti zvoglojne diferencat sociale ne shoqeri, te zvogloj papunesine, te permirsoj bilancin e pagesave, etj. Dhe ne baze te idenfitikimit te tille te efekteve te projektit behet llogaritja e treguesve, siq jane vlera e tanishme neto nga aspekti i ekonomise dhe norma ekonomike e rentabilitetit., mirpo llogaritet edhe norma e raportit cost/benifit (CB’) e cila i ve ne raport vlerat e tanishme te te ardhurave dhe shpenzimeve te projektit investiv, andaj kemi :

CB’ = vlera e tanishme e te ardhurave / vlera e tanishme e shpenzimeve

Nga kjo formule mund te themi, nese vlera e tanishme e te ardhurave e tejkalon vleren e tanishme te shpenzimeve rezultati do te jete me i madh se 1 , dhe sa me e madhe qe te jete kjo norme ne krahasim me 1-shin aq me i praneshem eshte projekti.

Analiza cost-benefit dhe realizimi i politikes investive

Analiza cost-benefit eshte shume e rendesishme sepse krijon nje baze analitiko-informative qe ndihmon ne vlersimin e projekteve ne baze te rendesise se tyre ekonomike-sociale . Ne baze te kesaj eshte e mundshme krahasimi i projekteve brenda sektoreve dhe dhenia e prioriteteve per projektet qe me se miri e bejne te mundur realizimin e politikes investive. Matja e efekteve te projekteve paraqet nje nder problemet kryesore gjate analizes ekonomike-sociale te projekteve. P.sh te projektet per investime publike (elektriku, ujesjellsi, kanalizimet, telekomunikimet) te ardhurat(dobite) duhet te nxirren nga perfitimet qe nxjerrin konsumatoret e tyre. Per nje projek te hekurudhes vlersimi nuk mund te behet vetem nga te ardhurat qe sigurohen nga tarifat e hekurudhes per sherbimet qe kryen, por edhe nga kursimet qe behen nga kalimi i transportit prej atij automobilistik ne ate hekurudhor, ku hyjne shpenzimet e veturave dhe mirembajtja e rrugeve. Analiza cost-benefit eshte shume e rendesishme sepse krijon

14

Page 15: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

nje baze analitiko-informative qe ndihmon ne vlersimin e projekteve ne baze te rendesise se tyre ekonomike-sociale. Ne baze te kesaj eshte e mundshme krahasimi i projekteve brenda sektoreve dhe dhenia e prioriteteve per projektet qe me se miri e bejne te mundur realizimin e politikes investive. Matja e efekteve te projekteve paraqet nje nder problemet kryesore gjate analizes ekonomike-sociale te projekteve. P.sh te projektet per investime publike (elektriku, ujesjellsi, kanalizimet, telekomunikimet) te ardhurat(dobite) duhet te nxirren nga perfitimet qe nxjerrin konsumatoret e tyre. Per nje projek te hekurudhes vlersimi nuk mund te behet vetem nga te ardhurat qe sigurohen nga tarifat e hekurudhes per sherbimet qe kryen, por edhe nga kursimet qe behen nga kalimi i transportit prej atij automobilistik ne ate hekurudhor, ku hyjne shpenzimet e veturave dhe mirembajtja e rrugeve.

Analiza / Vleresimi i alternativave te investimitPropozimet per investim duhet te marrin ne shqyrtim sa me shume menyra alternative per zgjidhjen e problemit dhe realizimin e objektivave. Koncepti me i rendesishem ne pergatitjen, analizen dhe vleresimin e investimeve eshte se gjithmone ekziston nje numer alternativash te ndryshme per zgjidhjen e nje problemi. Rralle ndodh qe per nje problem te kete nje zgjidhje te vetme. Normalisht, nje zgjidhje mund te jete me e mira nder nje numer te caktuar alternativash te mundshme.Prandaj eshte e rendesishme te identifikohen alternativat e ndryshme (opsionet) per realizimin e nje investimi dhe te kryhet me kujdes analiza e tyre perpara se te behet zgjedhja e alternatives se preferuar/rekomanduar. Per shembull, per te zgjidhur rritjen e kerkeses per energji elektrike te nje vendi, ekziston nje zgjedhje midis ndertimit te nje (ose me shume) hidrocentrali apo ndertimit te nje (ose me shume) termocentrali. Brenda tyre ka gjithashtu disa alternativa, si p.sh. ne rastin e hidrocentralit mund te zgjedhim midis digave apo gjeneratoreve te permasave te ndryshme, te kombinuar ne menyra te ndryshme. Ndersa ne rastin e termocentraleve mund te zgjedhim lenden djegese, fuqine, vendndodhjen, etj. Ne nje tjeter shembull, i cili lidhet me mbipopullimin e klasave ne shkollat fillore te qyteteve, mund te merren ne shqyrtim alternativa e ndertimit te nje shkolle te re, ndertimit te anekseve te nje shkolle ekzistuese, marrjes me qera, organizimin e mesimit ne turne te ndryshme, transportimin e nxenesve ne shkolla te tjera, etj.Lista e alternativave duhet te perfshije te pakten tre opsionet e meposhtme:

nuk investohet”

“investim minimal”

investim i konsiderueshem

MENAXHIMI I EFIKASITETIT TË PROJEKTIT INVESTIV

15

Page 16: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Menaxhimi efikasitetit të projektit investiv paraqet një sintetizim të të dhënave nga i tërë studimi investiv, përpunim të tyre dhe shprehje të tyre nëpërmjet treguesve që e shprehin efiçiencën dhe efektivitetin e projektit investiv. Qëllimi final i planeve të investimeve dhe i të gjitha analizave e operacioneve financiare të organizatës është marrja e vendimeve për maksimizimin e vlerës së saj ose vlerës së aktiviteteve të saj financiare. Ky objektiv sigurohet duke u dhënë përgjigje pyetjeve:

• Si do të zgjedhim midis shumë propozimeve atë që do t’i përjashtojë

të tjerët?

• Cilat projekte duhet të pranohen, në mënyrë që vlera e firmës të jetë

maksimale?

Ekzistojnë qasje dhe rrafshe të ndryshme tek menaxhimii efikasitetit të

projektit investiv:

1. Menaxhimi efikasiteti financiar të projektit investiv ka të bëjë me vlerësimet e efekteve të projektit për investitorin, për situatën financiare dhe pozitën e tij ekonomike. Pra, këtu nuk mirren parasysh efektet pozitive ose negative të projektit në rrethinën e tij.

2. Menaxhimi i efikasitetit ekonomik të projektit investiv ka të bëjë me vlerësimet e efekteve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të projektit në ekonominë nacionale të një vendi. Ky vlerësim bëhet për projektet e mëdha, për investimet publike dhe investimet e tjera në infrastrukturë.

3. Menaxhimi i ndjeshmërisë së efikasitetit të projektit investiv në kushtet e pasigurisë dhe rrezikut teston ndryshimin e parametrave të projektit në kushtet e ndryshimit të inputeve.

4. Vlerësimi statik i efikasitetit të projektit investiv ka të bëjë me llogaritjen e treguesve të efikasitetit të projektit investiv për një vit reprezentativ.

5. Vlerësimi dinamik i efikasitetit të projektit investiv ka të bëjë me llogaritjen e treguesve të efikasitetit të projektit investiv në bazë ë efekteve të projektit gjatë tërë periudhës/ciklit të jetës së tij (periudha e investimit dhe periudha e eksploatimit). Se cili nivel dhe cila qasje do të aplikohet gjatë vlerësimit të efikasitetit të projektit investiv varet nga qëllimi i vlerësimit, nga faza e vlerësimit, nga madhësia e projektit si dhe nga subjekti i vlerësimit të efikasitetit.

16

Page 17: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

QASJA DINAMIKE NË MENAXHIMIN E EFIKASITETIT TË PROJEKTIT INVESTIV  

Treguesit dinamikë të efikasitetit të projektit bazohen në rrjedhën ekonomike, e cila del nga bilanci i gjendjes, i cili simulohet ngjashëm me bilancin e suksesit për tërë periudhën e parashikuar të punës/eksploatimit të projektit.

Prandaj, qëllimi i qasjes dinamike në menaxhimin e projektit investiv është që të vlerësohet potenciali ekonomik (pasuria) e projektit gjatë kohës së eksploatimit. Kjo zakonisht paraqitet në rrjedhën ekonomike të projektit investiv. Ajo paraqet lëvizjen e pasurisë së projektit, përkatësisht të potencialit ekonomik të investitorit. Të dhënat mirren nga bilanci i gjendjes dhe nga bilandi i suksesit, si dhe nga tabelat e tjera në analizën financiare. Struktura e rrjedhës ekonomike të projektit është e ngjashme me rrjedhën financiare, me përjashtim që këtu nuk paraqiten burimet e financimit në anën e të ardhurave, sepse këtu mjetet e investuara vihen në raport me efektet neto të projektit investiv në periudhën e eksploatimit dhe duhet të paguhen nga këto efekte. Gjithashtu, në anën e të ardhurave paraqitet vlera riziduale e mjeteve themelore dhe mjeteve të xhiros në fund të ciklit ekonomik (shekulli i jetës së projektit investiv)

17

Page 18: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

KRITERET E VENDIMMARRJES INVESTIVE – TREGU DINAMKE

Padyshim se ne menyren e vendimit per investim jan marr parasysh edhe rreziqet gjithashtu edhe burimet e investimit, politika shtetërore dhe qëndrimin e saj ndaj këtij lloji te biznesi , lokacini ku përfshihet edhe tregu i shitjes , konkurenca dhe tjer.Gjitha hapat paraprak gjer në aritjen e marrjes së vendimit janë marrë në bashkpunim me njohës së fushës së së drejtës ekonomike , financiare , kontabilitetit dhe inxhineringut.

Vendimi për investim, poashtu i njohur si buxhetim i kapitalit, është qendror për suksesin e kompanisë. Dijmë që investimet kapitale nganjëherë thithin shuma substanciale të parave; ato poashtu kanë pasoja afatgjata. Asetet që blejmë sot mund të përcaktojnë biznesin në të cilin do të gjindemi ne që sot. Për disa vendime të investimeve, “substanciale” është një fjalë e pamjaftueshme.

Ne vazhdim te ketij punimi seminari kam marrurr si shembuj keto projekte investive:

• Ndërtimi i kanalit që lidh Anglinë me Francën ka kushtuar rreth about $15 miliardë nga 1986 deri në 1994.

• Kostoja e sjelljes së një bari (ilaçi) në treg vlerësohet të jetë së paku rreth $300 milionë.

• Kostoja e zhvillimit të “veturës botërore” të Ford-it, Mondeo, ishte rreth $6 miliardë.

• Kostoja e prodhimit dhe shitjes së tre filmave të ri Star Ëars do të kapë shumën e rreth $3 miliardë.

• Kostoja e ardhshme e zhvillimit të një aeroplani super-jumbo jet, me 600-800 ulëse do të arrijë shumën e $10 miliardë.

• TAPS (The Alaska Pipeline System) – Sistemi i tubacionit të naftës,q ë do të sjellë vaj të papërpunuar nga ishulli Prudhoe deri në Valdez në bregun jugor të Alaska, ka një kosto prej $9 miliardë.

Vërejmë nga shembujt e mësipërm projektet e kapitalit të madh që shumë projekte kërkojnë investime të rënda në asete të paprekshme. Kostoja e zhvillimit të medikamenteve është pothuajse e tëra kërkim dhe testim, për shembull, pjesë e madhe e zhvillimit të Mondeos së Ford-it ka shkuar në dizajn dhe testim. Çdo shpenzim i bërë me shpresën që të gjenerohet më tepër para në të ardhmen mund të quhet projekt i investimit kapital, pa marrë parasysh se a shkojnë paratë e investuara në asete të prekshme apo të paprekshme.

Aksionarët e një kompanie preferojnë të jenë të pasur më parë se sa të jenë të varfër. Prandaj, ata dëshirojnë që firma të investojë në çdo projekt që ka vlerë më të madhe se sa kostoja e tij. Ndryshimi ndërmjet vlerës së projektit dhe kostos së tij është emërtuar si vlerë e tanishme neto.

18

Page 19: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Kompanitë më së mirii ndihmojnë aksionarëve të tyre duke investuar në projekte që kanë vlerë të tanishme neto pozitive.

Prej treguesve Menaxherik efikasitetit të projektit, që përdoren në praktikën e avancuar të investimeve (Banka Ndërkombëtare, UNIDO, etj.) duhet përmendur:

Vlera e tanishme Neto, Afati i shlyerjes së investimeve dhe Norma Interne e Rentabilitetit (norma e brendshme e kthimit). Të gjithë këta tregues bazohen në teknikën e diskontimit, e cila lerën neto të projektit (fitimin) në tërë rrjedhën ekonomike të projektit (për secilin vit) e kthen në vlerën e tij të tanishme.

MENAXHIMI I EFIKASITETIT TE KOSTOVE

Kostot dhe perfitimet, relevante te nje investimi, jane kostot dhe perfitimet reale “ekonomike”, ne te cilat perfshihen kostot/perfitmet e institucioneve qeveritare (Buxheti i Shtetit) dhe kostot/perfitimet e publikut. Kostot totale duhet te perfshijne kostot direkte, indirekte dhe shpenzimet e pergjithshme.

Kostot e pakthyeshme te investimeve, qe kane ndodhur ne periudhat e meparshme, nuk duhet te merren parasysh ne vleresimin e alternativave, por vetem ato kosto qe do te kryhen ne te ardhmen e per te cilat pritet te merret nje vendim.

Vleresimi i kostove eshte shpesh here i veshtire, ne varesi te nivelit te detajimit te tyre. Ne varesi te nivelit te detajimit te kostove ne proçesin e vleresimit te kostove duhet te perfshihen sa me shume te jete e mundur kontabiliste, ekonomiste apo specialiste te ndryshem, qe mund te kene nje vlere te shtuar ne analizat e investimit.

10.1.1

Formulari – Formulari i Analizes Kosto-Perfitim (FAKP) duhet te perdoret per kete qellim. Kostot dhe perfitimet e alternatives se investimit duhet te llogariten per te gjithe jetegjatesine e investimit, maksimumi deri ne 20 vjet.

10.1.2

Kostot dhe perfitimet e çdo alternative do te llogariten duke u bazuar ne çmimet e tregut, pra ne terma “reale” (çmimet e sotme ne treg) dhe nuk duhet te perfshihen ne to efektet e inflacionit.

Ne investimet ku nuk ka perfitime monetare, por ato mund te maten ne menyra te tjera (numri i pacienteve te trajtuar, numri i studenteve, etj.) eshte me rendesi te konsiderohen treguesit e efikas se kostos. Me poshte jepet nje tabele me disa shembuj te treguesve te efikas se kostos.

19

Page 20: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Tregues te efikasitetit se kostos – (shembuj)Ujesjelles: - Kosto per fryme (ne raport me te ardhurat)

- Konsumi per fryme- Numri i rasteve te te semureve nga

perdorimi i ujit

Arsimi: - Numri i nxenesve per klase- Raporti nxenes/mesues- Kosto per meter katror e klases- Kosto e investimit per nxenes- Kosto vjetore per nxenes

Shendetesia: - Kosto per pacient - Kosto per shtrat - Hapesira per shtrat- Koefiçenti i perdorimi te shtreterve- Numri i pacienteve per shtrat- Raporti mjek/infermiere- Stafi mjeksor/numri i pacienteve- Stafi mjeksor/numri i shtreterve- Kosto e vaksinimit per person- Mesatarja e diteve te shtrimit te pacienteve

Transporti: - Ngarkesa e trafikut (automjete ne dite, etj.)- Kostoja per kilometer- Kostoja kapitale per perdoruesit e

automjeteve - Vlera e produkteve te tregtura/transportura

ne nje zone te caktuar

Elektriciteti: - Kostoja per KWH- Kostoja per konsumator- Konsumi per konsumator

Strehimi: - Kostoja per meter katror- Siperfaqja per njesi - Raporti kosto/e ardhur per banore- Raporti qera/kosto

Automjetet: - Numri i kilometrave - Numri i aksidenteve- Raporti staf/automjete- Siperfaqe parkimi/numer automjetesh

20

Page 21: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

AFATI I SHLYERJES SË MJETEVE TË INVESTUARA  (x )PROJEKTIN

Treguesi mbi afatin e shlyerjes së mjeteve të investuara shpreh kohën e nevojshme që të kthehen investimet e bëra në projekt. Ai llogaritet sipas kohës kur barazohet vlera e diskontuar e investimeve me vlerën e diskontuar neto të projektit nga vitet ose muajt e punës.

Nëse cikli i eksploatimit të projektit (tn) mirret si afati maksimal i thyerjes sëmjeteve të angazhuara në projekt (tm), atëherë kemi:

tm < tn

Metoda e afatit të shlyerjes radhit mundësitë e investimeve alternative nga mënyra se sa shpejt rikthehet shuma fillestare e investuar.

Viti Rrjedha neto e parasë

Rrjedha kumulative e parasë

01234

(100000) 30000 40000 60000 35000

(100000) (70000) (30000) 30000 65000

Investimi dhe rrjedha e parasë ne Projekt

Në bazë të rrjedhës së parasë, të shprehur në pasqyrën e mësipërme, shihet se investimi prej 100,000€ mund të kthehet brenda tri vitesh, mirëpo shuma e cila sigurohet për tri vite e tejkalon shumën e investuar. Kjo do të thotë se investimi realisht mund të kthehet në intervalin ndërmjet vitit të dytë dhe të tretë. Shohim se për dy vitet e para investimi kthen 70,000€. Diferenca ndërmjet mjeteve të investuara dhe kthimit për dy vitet e para është 30,000€ të pakthyera, ndërsa investimi në vitin e tretë kthen 60,000€. Për të llogaritur sa kohë nevojitet për ta kthyer investimin e plotë, aplikojmë formulën vijuese:

Kthimi = Viti, pra kthimi te plote + Kostoe pa kt h yerne fillimte vitit

Rjed h jae paras gjate vitit

Nga rrjedha e parasë në tabelën e mësipërme, afati i shlyerjes është:

Kt h imi=2+ 30,000060,000

=2+0.5=2.5 vite

21

Page 22: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Viti Investimi A Investimi B Investimi C

1 2 3 4 5

375 375 375 375 375

500 500 500 500 500

600 100 500 300 400

Në qoftë se një firmë zgjedh midis tri investimeve alternative, ku secili prej tyre kushton 1,500€,atëherë bazuar në këtë metodë, preferohet investimi B, sepse ai rikthen mjetet për tri vjet, ndërsa për investiminA dhe për investimin B nevojiten 4 vjet. Rrjedha e parasë në këtë rast nënkupton fitimet plus amortizimin.

Duhet të merren parasysh aspekte të ndryshme në secilën fazë; dhe duhet të përgatitet dokumentacion i ndryshëm që do të shërbejë për secilën fazë të projektit. Në fazën e parë të projektit, dokumenti më i rëndësishëm është Arsyetimi i projektit, i cili jo vetëm që do t’ua shesë idenë për depon atyre që sjellin vendime, por edhe do të përdoret si dokument referent për zhvillimin e Planit strategjik/ Dokumentit për fillimin e projektit. Plani strategjik/ dokumenti për fillimin e projektit, i cili do ta përfshijë Planin e projektit dhe Orarin e projektit, i shfrytëzon informatata e mara nga Arsyetimi i projektit që t’i informojnë të gjitha palët e kyçura në implementimin e depos për të gjitha pyetjet në lidhje me projektin. Edhe pse i krijuar në fazën e parë të projektit, ky dokument paraqet bazën për udhëheqjen dhe menaxhimin e projektit, dhe me kohë adaptohet si që zhvillohet projekti. Plani strategjik/Dokumenti për fillimin e projektit, gjithashtu ka vend edhe në perfundimtare te Menaxhimit te projektit sepse vlerësimi dhe përmbyllja e projektit do të diktohen nga Plani i projektit dhe nga qëllimet e veçanta dhe të përgjithshme që i përmban.

Llogarie NPV në Excel

22

Page 23: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Llogaritje e NPV në mënyrë manuale mund të jetë e mundimshme, andaj ekzistojnë softuerë të specializuar që e kryejnë këtë punë. Në mesin e tyre, është edhe programi MS Excel.

Marrim një shembull. ;

Të supozojmë që dëshirojmë të llogarisim vlerën e tanishme neto për problemin vijues: jeni duke shqyrtuar një investim në një makinë që kushton 100,000€ dhe të hyrat shtesë në para për tri vitet e ardhshme do të jenë 40,000€, 50,000€ dhe 60,000€ në vitin e parë, dytë dhe të tretë përkatësisht. Kostoja e kapitalit të firmës është 16%.

Supozojmë se i kemi shënuar të dhënat sikurse më poshtë:

-100,000 në qelulën C3

40,000 në qelulën C4

50,000 në qelulën C5

60,000 në qelulën C5

Për të llogaritur vlerën aktuale neto, në ndonjërën nga celulat e lira, ta zëmë

D7, shkruajmë “=NPV(D3;C4:C6)+C3“.

Do të na duhen këto informata shtesë: norma e interesit për të cilën bëhet diskontimi i vlerave të ardhshme të parasë, ta zëmë 16% dhe e shënojmë në qelulën D3. Shikojmë që

23

Page 24: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

funksioni NPV(vlera1, rangu_i_vlerave) e llogarit vlerën e tanishme të investimit, e që është 110,080.36€, ndërsa duhet t’ia heqim edhe investimet tona, në këtë rast 100,000. Pasiqë shuma e investuar është shënuar me parashenjë negative, atëherë atë ia shtojmë vlerës së tanishme dhe fitohet rezultati i kërkuar. Me kaq, pas ekzekutimit të këtij funksioni, rezultati na paraqitet në qelulën D7 dhe duket si vijon:

MIRATIMI DHE FINANCIMI I PROJEKT- PROPOZIMEVE TE INVESTIMEVE PUBLIKE

24

Page 25: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Investimi publik kryhet nga/ose ne emer te sektorit publik dhe realizohet nepermjet projekteve te investimeve. Projekti i investimit, si pjese e nje Programi te Shpenzimeve Publike, eshte nje grup aktivitetesh te projektuara per te realizuar produkte te caktuara, brenda nje afati kohor.

Gjate kesaj faze, rishikimi i projekt-propozimeve te investimeve kalon neper hapat e meposhtem:

Analiza e projekt-propozimit nga Ministria e Financave/Drejtoria e Investimeve Publike

Shqyrtimi i projekt-propozimeve (projektet e medha) nga Grupi i Manaxhimit te Buxhetit

Shqyrtimi i projekteve te perzgjedhura (me kosto shume te larte ose te projekteve te debatueshme) nga Komiteti i Planifikimit Strategjik

Shqyrtimi i propozimeve per investim nepermjet proçesit te rishikimit te PBA-se/Buxhetit Vjetor nga Drejtoria e Analizes se Buxhetit dhe Grupi i Manaxhimit (Rishikimit) te Buxhetit (projektet e vogla)

Miratimi i financimit dhe perfshirja ne PBA/Buxhetin Vjetor

Diagrama e meposhtme pasqyron proçesin e vendimmarjes per rishikimin (analizen), miratimin dhe financimin e projekt-propozimeve te investimeve publike.

25

Page 26: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

26

Page 27: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

Literatura:

Management A practical planning & Implementation Guide”, CEU, Budapes

M. Mustafa: Menaxhmenti i investimeve, Prishtinë, 2005.

M. Mustafa: Menaxhmenti financiar, botimi i tretë, Prishtinë, 2008.

Mustafa, M “Menaxhmenti i projekteve investive”, Prishtinë, 1997

Richard A. Brealey, Stewart C. Myers, Alan J. Marcus: Fundamentals of Corporate Finance, Third

Glenn P. Jenkins, Arnold C. Harberger: Program on investment appraisal and management. Cost-Benefit analysis of Investment decisions, Harvard Institute for International Development, 2000

Referencat:

Wikipedia, the free encyclopedia: http://en.Wikipedia.org

http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/5_aneksi_4_procedurat_e_planifikimit_te_shpenzimeve_te_programit_378_1.pdf

www.minfin.gov.al/.../pub/6_ aneksi _ 5 _procedurat_e_mip_379_1.pd

www.weebly.com

http://academic.brooklyn.cuny.edu/economic/friedman/npvirr.htm

http://www.advanced-excel.com/present_value.html

27

Page 28: Menaxhimi i efikasitetit te projekteve investive ( Tregu dinamike)

Fatlum Hashani Punim Seminarik

28