30
[1] LIBERTALS 2012 | MAJ | 06 Nr 08 Interviste me Saimir Kumbaro Edhe Homeri paskësh pasë folur serbisht! Bashkimi Neootoman kundrejt Bashkimit Europian Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. LIDERI I BOJKOTIT

Libertals Maj 6 Nr 08

Embed Size (px)

DESCRIPTION

opinione, analiza kulture, skolastike

Citation preview

Page 1: Libertals Maj 6 Nr 08

[1]

Type to enter text

LIBERTALS2012 | MAJ | 06 Nr 08

Interviste me Saimir KumbaroEdhe Homeri paskësh pasë folur

serbisht!Bashkimi Neootoman kundrejt

Bashkimit EuropianKuvendi dhe Kuvendimi sipas

Kanunit të Lekë Dukagjinit.

LIDERI I BOJKOTIT

Page 2: Libertals Maj 6 Nr 08

[2]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 3: Libertals Maj 6 Nr 08

[3]

Legjenda

Lideri I BojkotitArdian preci

Interviste me Saimir KumbaroIntervistoi Ilir Demalia

Edhe Homeri paskësh pasë folur serbisht!Fahri Xharra

Bashkimi Neootoman kundrejt Bashkimit EuropianNikolle Loka

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. pjesa e trete

Daut Dauti

InternationalStigletz takes on the establishment

The third industrial revolution -the economist

Rrefime ZadrimoreDaniel Gazulli

Pjese nga Libri- Interviste me vetvetenPetro Marko

Poezi -Lasgush Poradeci Perzgjodhi Ilir Demalia

Libertals

Publisher Libertals Media

EditorsArdian PreciIlir Demaila

Assistant Editor Gerta Gjata

Contributers Nikolle LokaFahri Xharra

Daniel GazulliDaut Dauti

www.libertals.com www.facebook.com/libertals www.twitter.com/libertals

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 4: Libertals Maj 6 Nr 08

[4]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

O P I N I O N E

A N A L I Z A

Page 5: Libertals Maj 6 Nr 08

[5]

Politika Shqiptare ne te gjithe historine e saj pluraliste ka qene konfliktuale, por ne momentin kur u duk sikur kishim hyre ne nje hulli te mire e kunderta ndodhi. Kampet u ngriten per lufte, debatiket vershuan shesheve dhe studiove te TV. E gjithe kjo kohe u mbizoterua nga nje ideologji bolshevike, duke akuzuar njeri tjetrin per bolshevizem. Ne krye te stermullarit qendronte nje politikan (i ri), qe bente gjithe diten politike te vjeter.

Kryetari i partise Socialiste Edi Rama, nje njeri fort i rrespektuar ne qarqet artistiko-letrare, e uzorpoi opinionin publik mjeshterisht, duke akuzuar te gjithe me togfjaleshin “politike e vjeter”

Cfare i solli Edi Rama Politikes Shqiptare?

Z. Rama, u parashutua ne krye te PS, dhe u emerua Minister i Kultures pa asnje kontribut politik ne parti. Kjo binte ndesh me retoriken e perdorur ne akuzat e tij kundrejt kundershtareve te tij politik. U shfaq si profeti i shumepritur dhe prijesi shpirteror qe do nxirrte popullin e zgjedhur nga mjerimi, per ti udhehequr drejt tokes se premtuar (Europes). Ne token e premtuar, ai e di shume mire se ne politike nuk parashutohesh drejt e ne krye pa asnje

kontribut. Profeti qe predikonte gjoja rrugen e drejte ne teori, behet pale me agresoret per perfitime vetjake. Parashutimi i tij dhe pranimi i posteve ne ate menyre, jo vetem bie ndesh me menyren se si behet politike ne Europe, por eshte shembulli tipik i Nepotizmit. Qe ne fillim krimbi fillon te breje mollen.

Gjate kohes se tij ne drejtimin e Bashkise se Tiranes, e perdori perseri mjeshtrine e tij per tu portretizuar si njeriu i aksioneve. Kur dilte me sepate, e kazem ne dore duke mbjelle peme neper Tirane. Por sa peme mbolli, dhe sa beton hodhi, bilanci eshte i trishte. E transformoi Tiranen por jo per mire. Gjate te gjithe kohes si Kryebashkiak i doli nami per mire per nje pune, qe e beri ne menyren me anti-demokratike, dhe e ekzekutoi ne menyren me orientale qe ai kritikonte cdo dite.

Kjoskat, vepra e tij e lavdishme dhe heqja e tyre. Te gjithe bien dakord qe Tirana ishte e mbytur nga kjoskat, dhe kishte nevoje per pastrime. Ne ate kohe na u shit si vlere e Europianizimit te Tiranes, nderkohe qe ne te gjithe Kryeqytet e Europes ka kjoska. Ne Polonine ish Komuniste kjoskat u legalizuan aty ku nuk binin ndesh me rregullimin e qytetit. Ne Tirane rendomte ju vu rruspa, pa pyetur se ku do hane buke neser pronaret e kjoskave apo ato qe punonin aty. Askush nuk u ul ne Bashkine e Kryeqytetit te bente nje studim, apo konsulte se si mund te gjenin nje rruge te mesme, sikurse zakonisht veprohet ne Europe. Hoqi do copa teneqesh dhe e betonoi Tiranen ne maksimum.

Si kryetar i PS, Z. Rama kishte nje pritshmeri te madhe, nga iluzioni qe kishte krijuar si profet i ardhur nga perendimi, dhe si nje oponent gjoja i politikes se vjeter. Me planin e tij nje anetar nje vote, pritej qe jo vetem te modernizonte me teper PS, por edhe te krijonte presion ne Partine Demokratike, per tu hapur e reformuar gjithashtu. Por sikurse edhe ndodhi Z Rama politikani i ri, mbeti peng me dashje i politikes se vjeter, sepse i lezetoi jashte mase. Ai zhberi ate pune qe paraardhsi i tij Nano ka nje merite te madhe ne hapjen dhe demokratizimin e PS, ndoshta edhe kontributi i tij me i

madh ne politike. Ne 2008 ai e konfirmoi dashamirsine per politiken e vjeter, dhe dashurine e tij te madhe per kapjen e pushteteve, me kodin e tij zgjedhor, dhe ndryshimet kushtetuese. Keto ndryshime do i jepnin Z Rama nje President me shumice te thjeshte, dhe nje pushtet te gjithanshem. Padashje, duke munduar t’i hape gropen kundershtarit, ra vete brenda. Sa moral ka kerkesa e tij per President konsensual. Kerkon te beje kompromis duke thyer kushtetuten qe e amendoi vete.

Z Rama filloi qeverisjen e tij te hekurt, e tipit te mbledhjeve me dyer te mbyllura, dhe te perjashtimeve. Edhe ne kete drejtim, pervecse besnikeve te verber te tij, te tjeret i zhgenjeu. Ai beri ate qe bejne te gjithe kryetaret e partive ne Shqiperi, por zhgenjeu se kishte krijuar iluzionin e njeriut te ri. Por kjo kishte qene fasade e jashtme, si bojatisja e pallateve.

Ai beri ate qe askush me pare se kishte bere. Pa ju dridhur syri me grupin e tij te debatikeve, bojkotoi institucionet per dy vjet rresht, sikur te ishte shteti si nje cope toke e nje fshatari qe i mbushet mendja te mos e punoje nja dy vjet. Duke vendosur kushte paradite qe i nderronte mbasdite dhe hiqte dore te nesermen, jo vetem qe ndihmoi ne stagnimin e punes se shtetit por mbi te gjitha u paraqit si nje lider i dobet, konfuz, e pa strategji te caktuar, pertej hoveve sporadike te nxitur prej debatikeve qe mbante prane.

Per dy vjet Edi Rama shkoi pertej cdo caku te politikes se vjeter, dhe i lodhi te gjithe me retorika boshe, duke i artikuluar neper studio televizive sa u bene me shume se bajate. Humbi jo vetem gjykimin por edhe rrespektin qe e pat krijuar tek nderkometaret, e tashme s’e beson me kush.

Edi Rama erdhi ne politike me premtimin per nje politike te re, por i qendroi besnik politikberjes se vjeter deri ne fund. E vetmja gje qe beri ndryshe nga politika e vjeter, eshte bojkoti i institucioneve per dy vjet. Me kete Z Rama do te mbahet mend dhe do zere vend ne historine e politikes Shqiptare si Lideri i Bojkotit.

LIDERI I BOJKOTIT

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Ardian Preci

Page 6: Libertals Maj 6 Nr 08

[6]

Luis

Benlou, Studiues Francez, “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël).A. Vasiliev, Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINË janë SHQIPTARË”.

Pa dashtas ,më vjen një pyetje : Pse ky ndryshim në mes të serbeve dhe nesh ? Deri sa ata mundohen me rrenat e tyre të certifikohen edhe në historinë e vjetër ,deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë të kalarën “ e tyre (!),,deri sa ata nuk lënë histori pa u futur në te dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur ; ne shqiptarët ,edhe

pse më të herëshmit në këto toka ,me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur ,jo ma herët se ardhja e osmanlive në këto anë. A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a quajme vehten kaotikë të historisë.? Kush po na mëson dhe dirigjon ,që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën këndej pari e mësuan nga ato për të cilat po mësojmë ne sot nga ata.Gënjeshtrën nuk e kemi hak e as që na nevojitet, se ne i kemi faktet dhe provat të cilat e trondisin botën e sinqertë. Shkrimi im nuk mëton të jetë studim historik ; por vetëm një kënd tjetër i vështrimit të pafytyrësise serbe në vjedhjen e historisë sonë, një gërvishtje për të ngjallur kërshërinë për të kaluarën tonë.

“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. “”. (Johan Tunman, 1774, Leipzig).E pse ishim të pannjohur ;edhe pse jemi populli kryesor, i lashtë ,i rëndësishëm dhe se çdo historian ( jo serb, jo grek jo turk) na njifte dhe me historinë tonë e plotësonte zbrazëtin e madhe në historinë e vjetër të Europës.?

Ne ishim të nënshtruar, ne ishim fatkeq ne ishim të pa fuqishëm ,dhe historianët ( serbët ,grekët dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëëllimshëm)) shpesh ishin aq të padrejtë, sa terësia e jonë historike u copëtua në copëza të pa përfillëshme. Po sot ,ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne ,apo prap i nënshtrohemi diktatit të të tjerëve për shkruerjen e historisë sonë ? Një shkrim në një gazetë zvicërane (2008) paska pas shkruar se Libri i Oliver Shmitit per Skënderbeun paska pas ngjallur zemërim tek shqiptarët . Jo nuk ka ngjallur zemërim ,por ka ngjallur kundërshti ndaj shkrimeve të asaj historijeje të porositur,që nuk i jep lavd asnjë shkencëtari të shkencave historike. Edhe ne shqiptarët ,i kemi historianët tonë edhe ne dijmë kur të “ zemrohemi.”

Për përshkrimin e ndërgjegjëshëm të pandërgjegjshërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i morra për analizë (zbërthim) tri libra të cilat të japin një ide të vërtetë se deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetës ( sllavizmit- serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer's Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Jugosllavisë në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi ,djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesilić -it. Është për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiogarfisë serbe në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim të një historijeje të gjatë mijëra vjeqare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale që me fakte e dhe dokumnete t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit ; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetngulfatjeje nga e cila po e kemi vështirë të dalim.

“Disa autorë e cekin sa Shqiptarët ( Albanci) kane ardhur nga krahina me te njejtin emër (Albania,pra) e Dagestanit të sotëm në shek.11-12-të ps.k. si mercenarë të pushtuesve Normano -Sicilian ,me qëllim pushtimin e bregdetit lindor të Adriatikut . Pas rënjës së Normanëve ,Shqiptarët mbetën në teritorin e e sotëm të Shqipërisë së Jugut. Dhe në kët mënyrë ata e vazhduan jetën në fqinjësi me Sllavët , duke e ruajtur identitetin e tyre. Së bashku me sllavët ,ranë nën pushtimin turk,bile edhe luftërat kundër turqëve i kanë bër së bashku me serbët( Skenderbeu). Me ndryshim nga sllavët ,shqiptarët kryesisht janë islamizuar. Në kohën më të re duke përdorur teorina të ndryshme ; shqiptarët po dalin me tezën se janë pasardhësit direct të Ilirëve.Përndryshe prejardhja e shqiptarëve mbetet e hapur.” ( Branko Vukosiq ,Mbi misterin Trojano-sllav, 2003 ,f.189)

EDHE HOMERI PASKËSH PASË FOLUR SERBISHT!

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Fahri Xharra

Page 7: Libertals Maj 6 Nr 08

[7]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Para do kohe ne vet dualëm me teorinë që Albania e jonë ,qenka me prejardhje me Albaninë e Azerbaigjanit . Pak large njëra me tjetrën ( Dagestani dhe Azerbaigjani),por kryesisht nga Azia.(?!?!)Autori i lartëpërmnedur e mbronë qëndrimin se Troja dhe dhe tokat e Trojës janë në Ballkan ,por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav ,duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thot se Troja është në Luginën e Neretvës ,vendi i quajtur Gabela ,por duke shkuar edhe më largë : Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?). Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872 ,kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqën 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) “thot se trojanët ishin serb”. E bukur kjo, apo jo ?

A nuk është një guxim i madh i serbëve që vetën ta quajnë trojan;kurse ne, vetës ia mohojmë të kaluarën tonë. ?Novak Andesiliq në librin e tij : “ Mali i Zi ,djepi i Homerit , Gjuha trojane është sllave” shkruan: “ Autori Straboni ne librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët, Eporotët dhe Maqedonasit e flasin të njejtën gjuhë.Duke qenë se Frigasit jetonin në mes të këtij trekëndëshi, e logjikshme është se eddhe gjuha e tyre ishte ilire ,ne të të njejtën kohë maqedone dje epirote. Historiani i shek XIX-të, Xhon Kembel shkruan:” Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanët dhe Ilirët , dy emra që e shënojnë të njejtin popull- popullin serb” . (?)Duke parë që historia po flet ndryshe ,dhe bota shkencore po flet ndryshe , serbet po mundohen që faktet për ilirët të cilat më nuk po mund t`i mëshefin, atëherë po kërkojnë lashtësi të stërlashtë për vehte. Ky është me të vërtetë një qëndrim tejet arrogant ndak historisë ,me të vërtetë një vjedhje e pafytyrë në pikë të ditës. .. Kurse ne e humbim kohën duke u marr me vetvehten dhe i tregojmë botë

papjekurinë tonë kombëtare duke e mohuar çdo gjë shqiptre,dardane ,ilire dhe pellazge.

Profesori i Sorbonës në pension ,linguisti i njohur Milan Ristanoviqi, e ka botuar një studim pas 4o vjete pune në te dhe me të cilën dokumenton që bredhja e Odiseut ka ndodhur në Adriatikun Jugor ,prej Korfuzit e deri në Split,dhe që Posejdoni ishte Perëndi Ilire. Ai thirret në studimin e spikatur të historianit amerikan Mozes Finli, i cili në veprën e tij “ Bota e Odisesë” vërteton që mënyra e jetës se Iliadës dhe Odisesë me të vërtetë ka qenë.

Serbët gjithmonë të joshur dhe favorizuar nga bota ,mendojnë qe ende iu hecin “pallavrat” dhe ,lexoni se çka shkruajnë: “ Shkodra- Troja Serbe, dhe vazhdon autori Novak Andeseliqi , ilirët janë Serb, a serbët janë sllav, kjo tregon se Trojanët janë bartës të civilizimit serbo-sllav të antikës,sepse Troja- shkodra është kryeqyteti antik Sllav. “ Bukur ,hë! serbët në këto anë që 25 shekuj?

Gjuhëtari sllavo -maqedonas Odisej Belqevski ,paska pas gjetur që në Iliadë dhe Odisenë e Homerit ,fjalë të njejta që po u përdokan në gjuhen e sotme sllavo-maqedone dhe në atë të sotme serbe. Mrekulli që serbishtja i paska ruajtur ato fjalë.(?) “ Vepra më e vjetër helene-ilire Iliada dhe Odiseja, janë të skruara me t`ashtuquajturin heksmetër, të cilat paskan shumë ngjajshmëri me këngët epiko-lirike serbe. Me qenëse është përdorur gjuha jonike me ate eolike, e gjithë kjo tregon se Homeri ishte Ilir,

dhe këto gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro -helen” . “ Fanula Papazoglu ,mendon që Frigjija ishte krahinë kufitare me Ilirinë,dhe është krejt e kuptueshme që ky ishte shteti i Trojës. Ilirët e kanë marr emrin nga kryeqyteti i tyre ,që në atë kohë ishte Sarda, sepse Ilirët ishin Sardë ,gjegjësisht Sardanë( Dardanë) ,pra serb.” (?)Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XIV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.? E ne, si po thonë ata të ardhur nga Azia ,diku ne shekujt XI-XII- të. Autori serb vazhdon:” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparative-linguiste ( metoda krahasuese -gjuhësore) të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me “saktësi” të drejton në komponentën e fuqishme sllave te Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë (serbe,pra) “

Athua po na mbushin mend këto libra të serbëve? Apo, do i lejojmë edhe Schmittat tjerë të dalin në skenë?

Page 8: Libertals Maj 6 Nr 08

[8]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

I N T E R V I S TA

R e g j i z o r i S a i m i r K u m b a r oe k s l u z i v i s h t p e r L i b e r t a l s

Page 9: Libertals Maj 6 Nr 08

[9]

I.D. Z. Kumbaro, ju jeni regjizor i njohur dhe i keni jetuar të dy kohët si regjizor, atë të real-socializmit dhe post-komunizmit, Fill pas rënies së regjimit komunist, ju realizuat filmin "Vdekja e Kalit", i cili është aktual edhe mbas 22 vjetësh në demo(n)kraci, keni realizuar dokumentare për njerëzit e dënuar kundër komunizmit e anatemuar nga rregjimi komunist, për monarkinë dhe intelektualë të paraluftës, të cilët ishin kundër komunizmit. A ka një shtrat të ngritur para 90', gjithë kjo vemendje dhe punë që i kushton Kumbaro kësaj teme, ku më së fundi na vjen me dokumentarin "Martirët", gjyqet speciale ’45 – ‘47? Çfarë do të na percjellë Kumbaro me ketë, kur në median dhe TV Shqiptare më shumë flitet për ish të dënuarit e diktaturës që ishin pjesë e saj, se sa për ata që ishin kundër komunizmit dhe stoik në qëndrimet e tyre deri në vetmohim, siç është rasti i Gjygjeve Speciale ‘ 45 – ‘47, ku u zhduk ajka e elitës iluministe dhe patriotike Shqiptare?

S.K. Mbrëmë pashë një dokumentar të Blendi Fevziut, të cilin autori e titullon " DIKTATORI". Për 90 minuta m’u rifreskua kujtesa e një regjimi të urryer nga të gjithë, bile edhe nga ata që i " milnin" të mirat. Ishte një dokumentar me vlera njohëse për brezin e ri, se ne të vjetrit e kemi përjetuar e duartrokitur, brohoritur dhe

kritikuar nën zë, për arsye se nuk ja mbante njeriu të kacafytej me një aparat të përfaqësuar nga një grup njerëzish violentë, të cilët propogandonin "parajsën " komuniste. Ai që guxonte, me ndihmën e vullnetarëve spiunë, ose me pagesë 80 lekshe, të gatshëm për të spiunuar, sulmonin si nepërka, si rezultat: dikujt i merrej jeta, dikujt rinia e dikujt gjithçka. Unë nuk kam vuajtur si puna jote nën atë regjim, sepse pata fatin e mirë të punoja në Kinostudio, ku duhet të theksoj, se njerëzit ishin të mirë dhe të padëmshëm.Fillova punë si asistentregjizor në vitin 1970 dhe më pas m’u besua të xhiroj filma fiksion të metrazhit të gjatë. Puna ime e parë, ku më vlerësuan si regjisor, ka qënë filmi: " Koncert në vitin 1936 ". Ngjarjet zhvillohen në periudhën e mbretit Zog, ku midis të tjerash kritikohej sistemi mbretëror. Në fakt, vendosja në atë periudhë, bëri që filmi ti shpëtoi censurës së egër të komitetit Qendror dhe filmi u shfaq me sukses. Enver Hoxha e pëlqeu shumë dhe të gjithë morën çmime e medalje, me përjashtimin tim. Kjo nuk më bëri fort përshtypje në atë kohë, por më vonë e vlerësova… ka qënë viti 1978. E përmend këtë datë, sepse pikërisht në tetor të këtij viti, spiunët bënin punën e tyre në shërbim të vigjilences revolucionare. …Kaluan vite dhe ja, në vitin 2012, kur po xhiroja dokumentarin e fundit që e quajta "Martirët", më ra në dore një gjysëm liste me një dyzine emrash, ku si kapituj kishin: a) Persona që ndiqen nga Kundërzbulimi.b) Persona që u përkasin grupimeve kundërrevolucionare. Në të parën ishin artistë, të cilët kishin lidhje me të afërm jashtë shtetit dhe sigurimi i mbante nën survejim, ndërsa të dytët ishin kundërrevolucionarë. Një ditë takova njeriun që kish përpiluar listën dhe me sinqeritet e pyeta: “Pse më keni shënuar si kundërrevolucionar? Unë nuk kisha ndërmend te bëja ndonjë kundër revolucion o shok !” M’u pergjigj, pasi bënte sikur s’e mbante mend: „kishit spiunë mes jush, dikush të ka raportuar dhe ne të shkruam emrin”. Ai emër nuk hiqej asnjëherë nga lista. Në listë janë emra të njohur, por unë nuk po i hyj kësaj pune, se tani pas shumë vitesh

nuk ja vlen, por …. po te ish ndonjë nën forumet e larta të politikës shqiptare, do t’i thoja pa ngurrim.Në vitin 1991 xhiroja filmin " Vdekja e Kalit " me skenar të Nexhati Tafës. Komunistët ishin ende në pushtet, por askush nuk e kish mendjen se çfarë xhiroja unë, ka qënë një kohë shumë e veshtirë, ku njerzit vuanin urie dhe këmbët i mbeshtillnin me qese plastmasi. Unë me Bardhyl Martinianin, Kreshnik Hashorven, Bert Xholin, Monda Bulkun, Timo Fllokon, Niko Kanxherin etj., xhironim episode, të cilat herë pas here i ndërprisnim për shkaqe nga më të ndryshme. Ishte koha kur kuvendi u mbush me deputetë. Ishin plot 250, nga të cilët 3/4 komunistë. Kjo më ngacmoi dhe ndërhyra në skenar, ku realizova finalen e filmit, e cila shumë shikuesve u pëlqen edhe sot. Mendoj se u pëlqen, sepse përsëri në politikën shqiptare ka aktorë, të cilët kanë luajtur role pozitive dhe negative, Më pas u krijua Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila e futi kinematografinë shqiptare në qorrsokak. Sot një regjizor e gjen të jetë skenarist, producent (regjisor po se po), me një fjalë person që i bën të gjitha. Nje fjale e urtë thotë : “kush kërkon t’i bëjë të gjitha vetë, nuk i bën të gjitha mirë”. I gjendur përballë një realiteti të veshtirë, vendosa të merrem me dokumentarë. Kam realizuar mbi 80-90 filma dokumentarë të zhanreve të ndryshme: sociale, kulturore, dossier, historik , sepse dokumentari fikson ngjarjen, të vërtetën, kohën, situatën. Ai ka mesazhe, të cilat mua më pëlqen t’i percjell në publik. Së fundmi kam realizuar si regjizor, një dokumentar mbi figurën e Mit'hat Frashërit. Është një film, i cili duhet shpërndarë nëpër shkolla, në mënyrë që të rinjtë të njihen me njerëzit e mëdhenj të kombit tonë, si dhe "Martirët” dhe tregon për gjygjet speciale të viteve 1945, ’46 e ‘47.

INTERVISTE ME SAIMIR KUMBAROINTERVISTOI ILIR DEMALIA

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Ilir Demalia

Page 10: Libertals Maj 6 Nr 08

[10]

. Në to tregohet se si injoranca triumfonte mbi diturinë dhe se shumë shpejt në Shqiperinë e varfër, po instalohej diktatura më e egër në Europë. Ky dokumentar është mirë të shpërndahet nëpër gjimnaze, por drejtuesit e Ministrisë së Arsimit nuk e vënë ujin në zjarr që ta përdorin edhe këtë element për rritjen e dijeve të rinise studentore dhe ndërgjegjësimin e tyre mbi të vërtetën. Të tilla tema është mirë të realizohen dhe hap pas hapi, edhe pse me ndonjë difekt të vogël të karakterit historik, të plotësohet historia e vërtetë e Shqipërisë. Do doja të realizoja një dokumentar me tematikë “Eliminimi i fesë”, i cili daton vitin 1945 dhe vazhdon me 1967, ku Shqipëria shpallet botërisht si i vetmi vend ateist në botë, Ngjarje të tilla pikante në historinë tonë ka plot, por mungon dëshira dhe buxheti… Preferohet financimi për organizim evenimentesh sipërfaqësore! Plagët e vjetra nuk duam t’i hapim... ç’na duhen ? Të ecim përpara, se e pasmja shkoi dhe vate… Ky lloj mentaliteti më kujton një thënie: “Po e harrove të shkuarën, ajo kthehet”. Pas shfaqjes së dokumentarit “Martirët”, pati reagim nga shikuesit. Shumë prej tyre u revoltuan me bëmat e Enverit dhe shokeve të tij, të tjerë u emocionuan, por fatkeqësisht kishte edhe nga ata, që nuk donin t’i kujtonin sadizmat e regjimit.

I.D.Duke qënë krijues në dy kohë, pra në real-socializmin dhe post-komunizëm, kush është mendimi juaj për krijmtarinë artistike-letrare në soc-realizëm dhe sa i qëndron kohës kjo vepër e në ç'masë?

S.K.Gjatë periudhës ku shtetin e drejtonte klika e Enver Hoxhës, u ndaluan në pergjithësi filmat e huaj. Qeveria komuniste dha urdhër të shtohej prodhimi vendas. Ky qe fat për ne të rinjtë, për arsye se nën direktivën e partisë, patëm mundësi të punonim në film. Asokohe u dha urdhër të realizoheshin deri 14 filma të metrazhit të gjatë. Kinostudio me administratën e saj, bënte punën e producentit dhe kështu, ne nuk e vrisnim mendjen se sa kushtonte filmi. Kemi punuar me pasion seriozitet dhe modesti. Ne punonim, ndërsa qeveria bënte sikur na paguante... Sidoqoftë, pasioni triumfonte mbi lakmine për fitim. Gjëja më e shëmtuar, që më ka mbetur në kujtesë, kanë qënë

filmat dokumentarë të realizuar për E.Hoxhen. E bënim njeriun më të “shkolluar”, më të “ditur”, fabrikoheshin diploma false dhe regjizorët e partishëm filmonin, duke gënjyer shqiptaret. U desh përmbysja e atij sistemi, që njerëzia të mësonte të vërtetën. Nga rreth 240 filma të metrazhit të gjatë, për mendimin tim, shumë pak kanë vlera. Sipas meje, e keqja qëndron në faktin, sepse ende sot televizionet

mbahen me krijimtarinë kinematografike të para një shekulli. Në filmat tanë hymnizohet komunizmi, sekretari i partisë, heroi i punës socialiste etj. Nuk jam kundër shfaqes së tyre, por para shfaqes së filmit duhet bere një bisedë me autorët, të cilët t’i bëjnë të ditur rinisë së sotme kontekstin në ç'rrethana janë xhiruar ato filma. Kjo do hidhte dritë mbi kushtet dhe trysninë despotike te censurës komuniste!Aktualisht, ligji për kinematografinë ka si kusht bashkëprodhimin me një producent të huaj. Këtu fillon vështirësia. Më parë na i bënin të gjitha gati, kishim lehtësira, Sot duhet t’i bësh te gjitha vetë. Për mua, producenti është një nga komponentët më të rëndësishëm në një film!

Producentët shqiptarë janë ish ekonomistë, përkthyes, ndërtues, aktorë, me një fjalë gjithfarë…

I.D.Kur themi se kemi "rrëzuar" rregjimin komunist dhe e dënojmë atë si ideollogji e si sistem politik, si shpjegohet që shkrimtarët dhe artistët, të cilët ishin “ndihmës të partisë" e prezantojnë vehten akoma me veprën e krijuar në diktaturë, "denojnë" diktaturën, por

kurrsesi mbajnë një qendrim kritik sëpaku karshi një pjesë të veprës tyre, asnjëherë nuk thonë që këtu kemi qënë të detyruar dhe as që:”nga kjo vepër ose ky film na vjen turp nga vehtja sot, e kurrsesi mund t’i vazhdojmë pafund...”. Në këtë kontekst, si ndjehet Saimir Kumbaro dhe ç'mund të na thotë?

S.K.Sapo e thashë dhe më sipër. Në rast se TV-et do krijonin dhe drejtonin bisedën rreth kushteve me të cilat përballej një skenarist apo regjisor, do zbuloheshin edhe shkaqet se përse kinemaja shqiptare e para viteve ‘90 ka kaq shumë propogandë në favor të komunistëve.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 11: Libertals Maj 6 Nr 08

[11]

S.K.

Sapo e thashë dhe më sipër. Në rast se TV-et do krijonin dhe drejtonin bisedën rreth kushteve me të cilat përballej një skenarist apo regjisor, do zbuloheshin edhe shkaqet se përse kinemaja shqiptare e para viteve ‘90 ka kaq shumë propogandë në favor të komunistëve.

I.D.Duke qënë se keni punuar dhe krijuar për më shumë se 1/4 e shekullit në kinematografi dhe konkretisht në Kinosudio, si mendoni, cila mund të kishte qënë mënyra më efikase e drejtimit të Kinostudios pas 90', për ta kthyer atë në një vater të kineastëve të postdiktaturës? Pse u masakrua Kinostudio në atë mënyrë deri në zhdukjen e arkivave? Të mos harrojmë, se ajo pronë ka një pronar, e cila ju dha falas për studio e shkolla filmi njerëzve të afërt të rregjimeve të radhës…

S.K.Kinostudio nuk mund të vazhdonte të mbahej nga shteti: ishim rreth 700 punonjës dhe teknologjia ndryshoi, kështu që mbajtja e saj nga shteti përbënte një luks. Një gjë mund të bëhej: sikur të aprovohej një ligj, i cili t’i detyronte televizionet të transmetonin deri 60% vepra shqiptare dhe të ndalohej pirateria e filmave të huaj, si pasojë gjërat do qenë ndryshe… do shpëtonim shumë krijime me vlerë, do shpëtohej piroteknika dhe armatimi, që përdoreshin për filmat e luftës, rekuizita dhe kostumeria.. Duke u kujtuar se si u shkatërrua depoja e madhe (magazina) e kinofikimit, ku ruheshin qindra kopje filmi, me qëllim që godina t’i jepej një njeriu, për ta shëndrruar në televizion, apo studioja e vjetër e zërit, që edhe ajo të shëndrrohej në TV, të hidheshin nga dritaret aparaturat e laboratorit dhe të shkonin për skrap torneria, e shumë marrëzira të këtij lloji, të kap nervozizmi dhe i thua vehtes: “pse je kaq i pafuqishëm të kundërshtosh?”, e megjithatë, kur u prish magazina e kinofikimit, u revoltova dhe bëra protestë tek drejtori. Askush nuk reagoi dhe miku i qeverisë mori një thelë të majme nga trupi i Kinostudios… Më tej pasuan revolta edhe nga të tjerët. I vetmi, i cili një pjesë të studios së zërit e vuri në shërbim të studentëve të filmit dhe medias, qe regjisori Kujtim Çashku, por që me

të bëri shkollën “Marubi”. Të paktën ai nuk e shkatërroi, por shumë gjëra që ndodheshin në këtë godinë, i ruan me fanatizëm si relike, ku studentët njihen me teknologjinë, me të cilat ne realizuam shumë filma artistikë e dokumentarë. Theksoj se kjo është shkolla më e mirë e filmit në Shqipëri ! Hapësirat e tjera janë kthyer në shërbim të televizioneve. …“Na ishte njehere Kinostudio”, bile kanë bërë edhe reportazhe me këtë titull… Ne e paskemi të vështirë të ruajmë traditën, trashigiminë kulturore, të Mirën !

I.D.Kumbaro është konsideruar dhe në kohen e rregjimit para 90' si një "rrugaç". Sa ka ndihmuar "rrugaçëria” juaj në nxitjen e rebelizmit të fshehur në rrethin tënd shoqëror dhe artistik?

S.K.Fjala "rrugaç" është pexhorastive miku im. Ne protestonim sipas menyrës tonë. Nuk e deshëm atë sistem mbytës. Na pëlqenin Beatles-at, Rolling Stones-at, Aretha Franklin, Ray Charles etj.; me ta shprehnim mospajtimin!!

I.D.Si e konsideron vehten Saimir Kumbaro në listën e atyre që do të qëronte sigurimi në rast trazirash për përmbysje, mes shumë kineastëve dhe artistëve të tjerë?!

S.K.Ka të tjerë që kanë dalë hapur dhe kanë marrë dënime nga sistemi i vjetër. Unë kam qënë si shumë të rinj të tjerë. Per një gjë më vjen mirë: që vajzat e mia, nuk turpurohen nga emri im!!

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 12: Libertals Maj 6 Nr 08

[12]

SKOLA S T I KBASHKIMI NEOTOMAN KUNDREJT BASHKIMIT EUROPIANSTUDIUSI NIKOLLE LOKA

KUVENDI DHE KUVENDIMI SIPAS KANUNIT TE LEKE DUKAGJINIT. pjesa e treteSTUDIUSI DAUT DAUTI

Page 13: Libertals Maj 6 Nr 08

[13]

Aktualisht në botë ekziston vetëm një entitet mbishtetëror me karakteristikat e një supershteti, me elemente federale dhe konfederale të qeverisjes dhe ky është Bashkimi Europian. Ky entitet u krijua si rezultat i projekti intelektual dhe politik, sipas të cilit, Europa duhet të bëhej vend i paqes, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis popujve të ndryshëm, të cilët ndajnë vlerat e pëbashkëta europiane të lirisë, demokracisë, respektit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe sundimin e ligjit. Përpjekjet për të krijuar Unione të tjera ndërshtetërore ose kanë dështuar ose kanë mbetur në gjysëm të rrugës, pasi shtetet e ndryshme, pjesëmarrës të këtyre projekteve, nuk kanë mundur të bien dakort rreth vlerave themelore të përbashkëta. Me problem të tilla po ndeshet Unioni Afrikan, që ka mbetur thellësisht një organizatë ndërshtetërore me shumë pak ndikim. Po kështu Liga Arabe, e organizma të tjera.Kohët e fundit po flitet për Unionin e shteteve që kanë qenë dikur pjesë e Perandorisë Osmane, për një bashkim të shteteve të Ballkanit, Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme. Duke u ndalur në këtë projekt turk natyrshëm lind pyetja: Rreth

cilave vlera do të krijohet ky Union, apo thënë më thjeshtë ky bashkim ndërshtetëror? “Ballkani i ri do të mbështetet në vlerat politike, ndërvarësinë ekonomike dhe harmoninë kulturore. Unë po theksoj periudhën otomane. Periudha otomane ishte në Ballkan një histori suksesi. Tani ne duhet të kthehemi prapa”, -u shpreh në Sarajevë Dautoglu. Duket se zyrtari I lartë turk nuk është konkret. Ai nuk flet qartëson se në cilat vlera politike do të mbështetet bashkëpunimi neotoman, as nuk jep ndonjë projekt konkret ekonomik dhe as një vision të bashkjetesës kulturore. Natyrisht Dautoglu, duke shfrytëzuar ndjenjat proturke dhe proislame që janë të justifikueshme në një pjesë të intelektualëve myslimanë në rajon i drejtohet periudhës otomane si një “histori suksesi”.Periudha otomane një histori e dhimbshme dështimesh dhe diskriminimiDuke e ditur se pak njerëz në Ballkan e dijnë me themel historinë dhe veçanërisht historinë osmane, historiani ministër Dautoglu mendon se të vërtetat historike mund të manipulohen dhe të përdoren për qëllime politike. A ka patur vlera të tilla otomanizmi që të shërbejnë si tharmi i një bashkimi të ri! Le t’i analizojmë me radhë të gjitha vlerat e të ashtuquajturit “Bashkimi rreth Turqisë”, që disa analistë e kanë quajtur “Unioni neotoman”. E kanë quajtur kështu, pasi politika e jashtme turke e merr periudhën otomane si një model, si një histori suksesi, që duhet përsëritur në kushtet e reja. Le t’i marrim dhe t’i analizojmë “vlerat politike, ndërvarësinë ekonomike dhe harmoninë kulturore” të otomanizmit, siç kanë qenë ato, dhe të diskutojmë tezën turke për “një model të ri otoman”.Vlerat politike.Vlerat politike osmane mbështeten mbi sistemin e pabarazisë dhe diskriminimit politik të shtetasve për shkak të përkatësisë së tyre fetare. Siç dihet qeverisja osmane mbështetej mbi sistemin e mileteve, i cili nuk i trajtonte njësoj të gjithë nënshtetasit e vet. Kështu myslimanët si qytetarë të rendit të parë kishin të drejtë të zinin të gjitha funksionet shtetërore nga ato më të lartat deri në ato më të ulëtat. Ajo që na jepet si “tolerancë osmane” janë disa raste kur pak të krishterë, në rrethana të caktuara morën

funksione shtetërore. E para ata ishin shumë shumë pak, sa numroheshin me gishtat e dorës në sistemin dhjetra mijësh të aparatit shtetëror osman. E dyta, ata ishin produkt i rrethanave të kohës. Kështu Kara Theodhor Pasha ishte zgjedhur Ministri i Jashtëm i Perandorisë Osmane në prag të Kongresit të Berlinit, pasi ishte gjykuar se si i krishterë mund t’i mbronte më mirë interesat e shtetit osman para Fuqive të Mëdha. Po kështu Pashko Vasa ynë, u bë Vali i Libanit të Veriut për faktin se atje sipas angazhimeve ndërkombëtare që kishte marrë Perandoria, ai vilajet duhet të qeverisej nga një guvernator i krishterë. Fryt i presionit ndërkombëtar ishin edhe marrëveshjet sipas të cilave principatat danubiane të Vllahisë dhe Moldavisë të kishin princa të krishterë. Por këto lëshime të detyruaar të Sulltanit nuk kishin kaluar pa problem. Aty ku nuk kishte ndërhyrë faktori ndërkombëtar, osmanët nuk i zbatonin marrëveshjet e arritura. Kështu ishin bërë përpjekje të vazhdueshme për eleminimin e autonomisë së Mirditës dhe për caktimin atje të kajmekamit mysliman.Pra të krishterët nuk kishin të drejtë të hynin në elitën drejtuese dhe atyre u rezervohej vendi i shtresës së përjashtuar nga qeverisja.Nga ana tjetër, vetëm myslimanët kishin të drejtë të kryenin shërbimin ushtarak. Ata kishin gjithashtu të drejtë të mbanin armë dhe ishin të çliruar nga disa taksa të rënda që i paguanin jomyslimanët. Pabarazia bëhej më e dukshme në rastin e zgjidhjes së konflikteve midis myslimanëve dhe jomyslimanëve, pasi jomyslimanët nuk kishin të drejtë ta padisnin myslimanin para gjykatës. Në këto kushte, përkujtimi i kësaj anti(vlere) osmane” në Europën e shekullit të XXI shpreh cinizëm që fyen inteligjencën e njerëzve dhe aspiratat demokratike të tyre. Cinizmi i një politikani mund të përligjet, nëse ai nuk do të pretendonte të ishte dhe historian, siç pretendon se është Dautoglu.

BASHKIMI NEOTOMAN KUNDREJT BASHKIMIT EUROPIAN

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Nikolle Loka

Page 14: Libertals Maj 6 Nr 08

[14]

Ndërvarësia ekonomike në shtetin osman. Ekonomia në shtetin osman kishte probleme të mëdha strukturore. Shteti i stërmadh osman e shihte pasurimin e tij vetëm nëpërmes shtimit të territoreve të pushtuara dhe shtimit të taksave.Administrata osmane ishte mbushur me njerëz të korruptuar. Nga ana tjetyër, vendi kishte mbetur shumë prapa Europës në fushën teknologjike. Shoqëria konservatore osmane vazhdonte të mendonte në “superioritetin” e qytetërimit islam mbi Europën e pafe dhe ishte shumë e mbyllur ndaj arritjeve shkencore të Perëndimit. Ekonomia e Perandorisë Osmane kishte një çballancim të madh tregëtar. Shtresa e pasur i plotësonte nevojat prej importeve, ndërkohë që eksportohej shumë pak. Edhe veprimtaritë artizanale që kishin një traditë në vend mbetën veprimtari shtëpiake dhe nuk përparuan nga ana teknologjike. Atëherë natyrshëm del pyetja: a kishte ndërvarësi ekonomike të atillë në shtetin osman që të ndihmonte në mirëqënjien e përgjithshme të shtetasve të Perandorisë. Le të marrim si shembull territoret shqiptare. Për çfarë mallrash kishin nevojë shqiptarët e periudhës otomane që do të vinin nga provincat e tjera të Perandorisë. Vetë jeta në qytetet dhe fshatrat e atëhershem shqiptare kishte pak kërkesa: ushqim, veshje, armë. Të gjitha këto kërkesa plotësoheshin në masën dëmuese brenda territoreve shqiptare, ku funksiononin tregjet lokale. Nuk bëhet fjalë që shtresa e ulët ose e mesme shqiptare t’i drejtohej Stambollit, Edirnesë, Sofjes e tjerë për mallra. Ndoshta përjashtim bënte shtresa e lartë që në trojet shqiptare përbënte më pak se një përqind të popullsisë.Por askund, aq më pak në politikë, nuk flitet për një përqindshin.Pra ekonomia në shtetin osman ka qenë e mbyllur edhe në nivel sanxhaku, me tregje manifakture të përcaktuara për krahinat t ndryshme dhe pothuajse nuk ka patur ndërvarësi ekonomike as ndërmjet

sanxhaqeve të një vilajeti dhe nuk ka patur fare ndërvarësi ekonomike në shtetin osman si një i tërë. Arësyet dihen, në atë shtet mungonin rrugët dhe mjetet e komunikimit. Të flasësh për ndërvarësi , bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik në një vend, ku në pjesën më të madhe të shtetit mbizotëronin marrëdhëniet natyrore: riprodhimi i thjeshtë i mallit dhe shkëmbimi mall me mall, karakteristikë e shoqërive me ekonomi të prapambetura, është cinizmi i dytë i historianit ministër Ahmet Davutoglu.Harmonia kulturore në shtetin osmanËshtë cinike të flasësh edhe për harmoni kulturore në një vend, ku as që mendohej për kulturë dhe zhvillim kulturor. Nëse me harmoni kulturore kuptohej bashkekzistenca e kulturave të ndryshme, duhet thënë se ajo bashkekzistencë e detyruar ka patur problemet e veta. Kështu po të marrim vetëm Konstandinopojën,(Stambollin), kryeqytetin e Perandorisë dhe ta shohim në prizmin e zhvillimit kulturor shohim se ka patur mungesë të plotë të harmonisë. Në periudhën byzantine paraosmane, ky ishte qyteti më i madh dhe natyrisht më i pasur i botës. Po ky mbeti ajo pasuri kulturore? Kushdo që viziton Stambollin e sotëm e kupton se osmanët sapo pushtuan qytetin dhe në vijimësi shkatërruan të gjitha thesaret që perandorët romako-bizantinë, ndër të cilët disa të racës ilire patën vizionin t’i ngrinin me shpenzime të mëdha, por dhe me vlera kulturore të jashtëzakonshme. Ja si shkruan një studiues për Konstandinopojën paraosmane:Kur u ndërtua Kryeqyteti nga Perandori ilir Konstandin, dyzet mijë gotë morën pjesë në ndërtimin e Kryeqytetit të ri, për zbukurimin e të cilit nuk u kursyen thesaret e Romës, Aleksandrisë, Efesit, Antiokes dhe Athinës. Vëmendje i’u kushtua mbrojtjes së qytetit. Muri, që shtrihej prej bregut të Marmarasë në Bririn e Artë, e mbronte prej sulmeve tokësore. Në qendër të qytetit u ndërtua Milioni, vendi ku gjendej guri i parë miliar (gur

miljesh në rrugët romake). Ai vend konsiderohej si qendra e botës. Dhe prej aty fillonte llogaritja e hapësirës së territoreve deri atëherë të njohura të Planetit. Katër harqe triumfi formonin një shesh katëror, me një kupolë përsipër, mbi të cilën qe vendosur Kryqi i vërtetë i Kryqëzimit të Krishtit, që Nëna Perandoreshë, Helena e kishte sjellë nga Jeruzalemi. Pak më në lindje, aty ku më parë ishte Tempulli i Afërditës, u ndërtua kisha e parë e madhe, Shën Irena, që nuk i kushtohej ndonjë shejtorje, por paqes së shejtë të Zotit. Disa vjet më vonë u ndërtua edhe Shën Sofia, kisha e mençurisë hyjnore. Qindra metra më larg, në drejtim të Detit Marmara u ngrit Hipodromi i Konstandinit, në qendër të cilit ngrihej “Kolona e Gjarpërit”, që Perandori e kishte marrë nga tempulli i Apollonit në Delf. Në anën perëndimore të Hipodromit ishte Lozha Perandorake, që lidhej me shkallare spirale me kompleksin e gjërë të salloneve, zyrave qeveritare, apartamenteve, banjove, e tjerë. Nga Milioni drejt perëndimit u ndërtua një Forum i mrekullueshëm oval me dysheme mermeri. Në qendër ngrihej një kolonë porfidi tridhjetë metra e lartë, e sjellë nga Helipoli i Egjyptit, që u vendos mbi një bazament mermeri gjashtë metra të lartë. Brenda kolonës kishte relike shumë të çmuara, që do t’i kishin lakmi të gjitha qytetet e botës të marra së bashku, ndër të cilat sopata me të cilën Noea kishte ndërtuar arkën; copat e bukës, me të cilat Krishti pati shuar urinë e njerëzve; shishja e pomadës e Maria Magdalenës dhe statuja e perëndeshës Athina, që Enea e pati marrë me vete, kur iku nga Troja. Ndërsa në majë ishte një statujë me trupin e Apollonit dhe kokën e Perandorit Konstandin, të rrethuar me një brerore rrezesh. Perandori me dorën e djathtë mbante skeptrin, ndërsa me të majtën një glob që kishte brenda një copë të Kryqit të Vërtetë.

ADVERTISE [email protected]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 15: Libertals Maj 6 Nr 08

[15]

Ku janë pra sot këto objekte kulturore me rëndësi mbarëbotërore? Çfarë harmonie kulturore treguan osmanët që i shkatërruan këto vepra universale së bashku me varret e të gjithë perandorëve, përfshirë ilirët Konstandini i Madh, Justiniani i Madh, Juliani i Madh, Anastasi, e shumë perandorëve të tjerë ilirë të tjerë. Kalojmë në qytetet shqiptare të periudhës paraosmane dhe i krahasojmë me periudhën osmane. Pse gjithë ai degradim i tyre? Pse qytetet shqiptare u kthyen në gjysëmfshatra dhe thesaret kulturore të tyre u shkatërruan? Po kultura osmane në Shqipëri me çfarë përfaqësohet sot? Zbulimet arkeologjike dëshmojnë nivelin e ulët kulturor të shoqërisë shqiptare në këtë periudhë. Dhe po të provojmë ta krahasojmë periudhën osmane me atë romake ose byzantine do të shohim më mire se sa dëme na sollën osmanët. Shikoni fotografitë e qyteteve shqiptare në vitet në prag të pavarësisë! Sa varfëri, prapambetje, anakronizëm shihet në to. Dhe kjo është pasqyra më e mire edhe kulturore e atij regjimi. Osmanët u shquan vetëm si shkatërrues të pamëshirshëm të vlerave kulturore. Edhe barbarët në kohën e vjetër e shkatërruan Romën, por Roma e sotme është plot me thesare, pasi as barbarët dhe asnjë pushtues tjetër nuk qe aq shkatërrues ndaj vlerave që dukeshin. Ta fshehësh genocidin kulturor osman nën fjalë qetësuese si “harmoni kulturore” do të thotë të jeshë cinik. Dhe ky është cinizmi i tretë i zotit Dautoglu.Ja pse periudha osmane nuk kishte vlera universal. Sundimi osman mbështetej në nënshtrimin, përbuzjen dhe diskriminimin e jomyslimanëve dhe shkatërrimin e vlerave të qytetërimeve paraislamike në territoret e pushtuara. Fakti se nuk i zhduku fetë e tjera, nuk i

rrënoi ekonomikisht jomyslimanët, nuk i shkatërroi të gjitha vlerat kulturore në territoret e pushtuara nuk do të thotë se nuk ishte regjim shkatërrues. Aq mundi të bënte në atë situate ndërkombëtare dhe të brendshme. Në një situate tjetër osmanët do të vepronin më ashpër. Po të ishte ndodhur në pozita më komode, po mos të kishte nevojë për elementin e krishterë dhe nëse ai element në fillimet e pushtimit osman dhe pas marrjes së Konstandinopojës nuk  do të ishte mbizotërues në numër dhe  nëse pas pakësimit të të krishterëve dhe dobësimit ekonomik të tyre nuk do të kërcënohej nga Fuqitë e Mëdha, Perandoria Osmane do të kishte vepruar ndryshe.   Pra, vështrimi në të kaluarën osmane nuk i jep Dautoglusë dhe idhtarëve të tij asnjë argument. Megjithatë tezat dautoglujane duhen marrë seriozisht, pasi  ato mbështeten nga një grupim i vogël shoqëror që për shkak të origjinës, pozitës shoqërore të paraardhësve në ish shtetin osman, apo interesave të sotme me turqit, janë të gatshëm të trumbetojnë politikën otomanee dhe neotomane në Ballkan. Pavarësisht se “argumentat” e 

këtij grupimi janë qesharake, ata arrijnë të prekin emocionet e njerëzve. Kështu trojet shqiptare, më të prapambeturat e Europës, madje edhe të vetë Perandorisë së prapambetur Osmane ata i konsiderojnë si “toka e Vezirëve, Kryeevzirëve, apo pashallarëve”, sikur të kishte mjaftuar kjo që miliona shqiptarë në Perandori, ndonëse të kequshqyer e të uritur, të paveshur dhe analfabetë, pa asnjë shërbim shtetëror të thërrasin rroftë Dovleti dhe të përdoren si mish për top si paraardhësit e tyre për pesëqind vjet rrjesht! Përdorimi i elitës shqiptare të osmanizuar   për të dëshmuar atë pozitë që popullsia e gjërë shqiptare në masën 99,9 përqind nuk e kishte është qesharake, komike dhe tragjike, tani kur nuk ka më analfabetë dhe kur ka njëqind vjet që po shkruajmë dhe mësojmë shqip. Vijon ne numrin e ardhshem

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 16: Libertals Maj 6 Nr 08

[16]

Pushtimi romak ishte njëra nga arsyet pse shqiptarët u detyruan ta ruanin mënyrën e tyre të jetës që ishte e ngjashme me atë të grekëve, por të cilin grekët e braktisën duke kaluar në një shkallë tjetër të organizimit politik, që i solli në një nivel më të lartë. Nga ana tjetër, grekët nuk e patën vështirë të organizoheshin në polise dhe të bënin invencionin e nocioneve politikë dhe demokraci. Ata këtë proces, që ishte nevojë imediate, e kishin nisur para lajmërimit të romakëve në këto toka. Grekët, duke jetuar së bashku, vetëm si qytetarë, e nxorën këtë mënyrë të jetës si ”politike” e që u bë mënyrë qendrore e jetës së tyre civile. (Meier, 1990, f. 1-4). Fillet e demokracisë së kohës së Greqisë antike janë evidente edhe në shoqëritë e tjera, përfshirë atë shqiptare. Te shqiptarët, për shkak të arsyeve të ndryshme, nuk ndodhi themelimi dhe zhvillimi sipas shembullit grek. Nuk ndodhi kështu pjesërisht për shkak se perceptimi i shtetit nuk bazohej në të kuptuarit e aspektit filozofik. Në rastin e shqiptarëve shteti kuptohej vetëm si n e v o j ë p r a k t i k e . M ë n y r a e organizimit të shqiptarëve, me një kohëzgjatje më të vjetër se ajo e grekëve, nuk u zhvillua në një organizim në njësi aq të vogla. Shqiptarët, për shkak të mbulimit nga superfuqia romake, nuk patën mundësi të organizoheshin as në njësi të mëdha, siç aspironin. Prandaj u mbyllën në vete duke u tërhequr larg dorës romake për të filluar konservimin e mënyrës së jetës së tyre në mënyrë që ta pritnin rastin e volitshëm për kapjen e pushtetit qendror. Në këtë mënyrë shqiptarët vazhduan kontinuitetin e qeverisjes së tyre të nivelit lokal që në fakt nuk kishte shumë dallime nga mënyra greke, që u quajt demokraci direkte, ku qytetarët ushtronin të drejtat e tyre për të qeverisur veten brenda poliseve. Demokracia direkte në asambletë e poliseve kishte pothuajse fare pak dallime nga demokracia që e ushtronin shqiptarët në asambletë e fshatrave, të fiseve apo të krahinave të tyre. Kuvendi (ecclesia), në të dyja rastet ishte burimi i autoritetit, ligjdhënies, pushtetit ekzekutiv dhe të atij gjyqësor. Madje, grekët, për shkak që bënë një hap më tej në krijimin e shtet-qytetit, bënë ngushtimin e të drejtës në të usht ruar i t e demokracisë së drejtpërdrejtë. Për t’u përfshirë në p r o c e s i n e d e m o k r a c i s ë s ë drejtpërdrejtë të Greqisë, njerëzit duhej të plotësonin disa kushte.

Grekët tashti kishin vënë përpara nocionin e qytetarit (shtetasit) si kusht për të ushtruar veprimtarinë e

demokracisë. Në një mënyrë nocioni i polisit definohej si komunitet i qytetarëve, tërësisht të pavarur, me të drejtë sovrane ndaj qytetarëve individualë. Kështu u hap rruga që shteti të kontrollonte qytetarin në drejtim të lirisë së fjalës dhe në censurën ndaj ideve kritike kundër religjionit të këtyre qytetarëve.(Flaceliere, 2002, f. 29-30) Te shqiptarët nuk ekzistonte kategoria e njerëzve të dorës së dytë, të quajtur robër, prandaj e drejta e ushtrimit të demokracisë kishte kuptim më të thellë dhe përfshirje më të gjerë të njerëzve. Nuk u kalua as në fazën e vendosjes së pushtetit qendror, prandaj nuk u krijua as sipërstruktura e njerëzve që do t’i cenonin liritë. Si shtesë, e drejta zakonore shqiptare religjionin gjithmonë e konsideroi si çështje që ekzistonte e ndarë nga ushtrimi i demokracisë së drejtpërdrejtë lokale. Në asambletë e shqiptarëve merrte pjesë e tërë vegjëlia dhe kjo nuk ndryshoi deri në shek. XX, deri atëherë kur lindi shteti modern shqiptar. Megjithatë, mënyra e organizimit të asambleve në poliset g reke i sh te e ng jashme me asambletë e shqiptarëve. Problemet e qytetarëve grekë të Athinës shqyrtoheshin njësoj sikur ato të asambleve të shqiptarëve. Sidoqoftë, Kuvendimi në shoqërinë greke përjetoi një kohë të caktuar të ekzistencës. Me rënien e poliseve

nën juridiksionin bizantin, madje edhe më herët, përfundoi jeta e Kuvendimit grek. Një punë e tillë u

harrua tërësisht, kur më vonë, duke filluar nga shekulli XIV, filloi rënia e këtyre territoreve në sundimin absolut otoman. Një gjë e tillë nuk ndodhi me Kuvendimin shqiptar. Në fakt , faza e pusht imit turk , shqiptarëve u shërbeu, që këtë institucion, duke e reformuar, ta forcojnë edhe më shumë. Kuvendi dhe kodifikimi i të drejtës zakonore shqiptare në mesjetë Dobësimi i Bizantit forconte principatat shqiptare në Ballkan, të cilat vazhduan të funksiononin brenda kornizës të së drejtës zakonore shqiptare. Nga mesi i shek. XV Perandoria Otomane kishte pushtuar tërë Ballkanin dhe ishte në përgatitje e sipër për t’ia mësyer rrugës së pushtimeve të reja në drejtim të Vjenës. Por turqit, përkundër shumë betejave të zhvilluara, nuk patën mundësi ta nënshtronin pjesën më të madhe të territoreve shqiptare. Në qëndresën luftarake kundër pushtimit otoman në Shqipëri u dalluan dy princër që kishin të njëjtin emër. Që të dy ishin të emëruar sipas Lekës së Madh. P r i j ë s i i p a r ë , S k e n d e r b e u (1405-1468), shquhej në artin e luftës, kurse Lekë Dukagjini (1410-1481) në fushën juridike, por duke mos dalë jashtë edhe asaj ushtarake.

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. pjesa e trete

Daut Dauti

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 17: Libertals Maj 6 Nr 08

[17]

Detajet e jetës së Lekë Dukagjinit nuk na janë shumë të njohura, por vepra i mbijetoi si rrallë kujt në historinë e njerëzimit. Dihet se Lekë Dukagjini është lindur në një qytet të lashtë ilir, në Ulpianë. Gërmadhat e këtij qyteti sot gjenden fare afër Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Familja e tij (Dukagjinët) sundonte principatën që sot përfshin Kosovën dhe një pjesë të Shqipërisë Veriore. Lekë Dukagjini, në rininë e hershme kishte jetuar një kohë në qytetet më të njohura të asaj kohe siç ishin Venediku, Raguza, Shkodra etj. ku kishte fituar një kulturë me frymë humaniste të Rilindjes Evropiane. Në fakt, ajo që Lekë Dukagjinit i ka interesuar më së shumti duket të kenë qenë shkencat juridike. Veprimet e Lekë Dukagjinit në ndërdijen shqiptare krijuan një ndikim të madh. Ai kodifikoi të drejtën zakonore shqiptare, fragmente të së cilës, në kokat e shqiptarëve mbetën në fuqi deri në ditët e sotme. Ky ndikim i tij vërehet sidomos në pjesën veriore të Shqipërisë dhe në Kosovë. Gati pesë shekuj më vonë, kur Edith Durham i pyeste malësorët për arsyen që e kishin bërë një punë mu në atë mënyrë apo që nuk e kishin bërë në atë mënyrë, përgjigjja që merrte ishte: “Kështu ka thënë Leka”. Madje sipas Edith Durham, kanuni: “…vërtet ishte në fuqi, pasi ‘Leka ka thënë kështu’ , kishte më shumë fuqi bindëse sesa Dhjetë Urdhrat, dhe mësimet

e hoxhallarëve e të priftërinjve nuk përfilleshin, po qe se shkonin ndesh me atë që kishte thënë Leka”. Thuhet që papa Pali II më 1464 e kishte ekskomunikuar Lekë Dukagjinin për kodin e tij më të pakrishterë. (Durham, 1991, f. 451). Edith Durham, e cila kaloi një kohë të konsiderueshme në Shqipërinë veriore dhe në Kosovë duke u marrë me këtë fenomen, ka vënë re se ligjet e kodifikuara nga Lekë Dukagjini janë shumë më të vjetra se koha kur ishin kodifikuar. Duke pasur parasysh shumë fakte, Durham, ka konstatuar se këto ligje me siguri kanë qenë në zbatim që nga koha e luftëtarëve të epokës së bronzit. Ajo vëren:“Leka, me sa duket, e ka mbledhur një ligj ekzistues fisnor, por ligjet e tij vetjake janë si duket vetëm ato që janë hartuar për ta kontrolluar a reformuar përdorimin e vjetër duke vënë dënime”. (Durham, 1909, f. 27). Është vështirë të përshkruhen saktësisht reformat që i solli Lekë Dukagjini pasi që kodifikimi ishte i formës orale. Nuk dihet se cilat norma i ndaloi dhe cilat i vuri në fuqi për herë të parë. Por, ajo që dihet është se Kuvendi dhe Kuvendimi u përcollën duke hyrë si një institucion qendror në kanunin e tij. Më 1444 u organizua Kuvendi i Lezhës që shënohet në histori si një ngjarje kur prijësit feudalë shqiptarë u morën vesh për vazhdimin e luftës kundër Perandorisë Otomane. Deri me vdekjen e

Skënderbeut, si dhe të vetë Lekë Dukagjinit, kodifikimi i ri shërbeu si shtyllë kryesore e shtetit mesjetar shqiptar në fushën juridike dhe në atë politike. Me vdekjen e këtyre dy personaliteteve pushon edhe funksionimi i shtetit shqiptar në nivelin qendror. Edhe një herë u përsërit rasti me Perandorinë Romake. Turqit do të ushtrojnë pushtet vetëm në pjesën bregdetare dhe në vendet e rrafshëta të Shqipërisë. Ligjet shqiptare, të sapo kodifikuara, përsëri do të kenë fjalën kryesore dhe të vetme në pjesët malore shqiptare. Turqit, sikurse edhe romakët, nuk provuan shumë për të nënshtruar këto pjesë për shkak të rezistencës që hasnin nga forcat e malësorëve shqiptarë, të cilët edhe një herë u tërhoqën për ta vazhduar jetën sipas rregullave që nuk mund t’i braktisnin apo t’i zëvendësonin me ato të pushtuesve të tyre.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 18: Libertals Maj 6 Nr 08

[18]

Fundi i jetës së Lekë Dukagjinit ndikoi që ai, së bashku me reformat e tija, të hyjë në traditën dhe legjendën e shqiptarëve. Ai vazhdoi luftën kundër turqve edhe 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut. Legjenda thotë se Lekë Dukagjini u dorëzua vetëm atëherë kur mori premtime nga turqit se ligjet e pashkruara shqiptare do të respektoheshin në malësitë shqiptare dhe se turqit nuk do të ndërhynin në këtë çështje. Pastaj, Lekë Dukagjini migroi në Hungari. Para largimit kishte mallkuar ata që nuk do ta zbatonin Kanunin, por kishte uruar ata që nuk do ta ndalnin luftën kundër Turqisë. Në fillim të shek. XX, Edith Durham e kishte hasur këtë traditë ende të gjallë. Detajet e dorëzimit me kusht të princit Lekë Dukagjini, të cilat ishin të ngjashme me rastin e romakëve, kishin ngjashmëri edhe me rastin e grekëve të Konstantinopojës (Stambollit) kur ajo u okupua nga turqit më 1453. Edhe dorëzimi i tyre përmbante kushtin e një autonomie. (Hasluck, 1954, f. 13) Nga fundi i shek. XV, u bë edhe një tërheqje për të ruajtur pushtetin lokal vetëqeverisës, i cili tashti kishte hyrë brenda një kornize të fuqishme të së drejtës zakonore. Qendra e qeverisjes ishte përsëri Kuvendi që zakonisht organizohej për të arritur pajtueshmëri apo marrëveshje për qëndrime qeverisëse apo politike, dhe shumë rrallë për vendime juridike. Kanuni tashti rregullonte tërësisht çështjet esenciale të jetës siç ishin: qeverisja, martesa, trashëgimia, religjioni, të drejtat e kullosave etj. dhe për të cilat nuk kishte nevojë për ndryshime. E vetmja punë që duhej bërë ishte që kanuni të bartej nga memoria e një brezi në brezin tjetër. Natyrisht që gjatë kalimit të kohës, në hapësira të ndryshme gjeografike, dolën kanune me emra të tjerë dhe me ndryshime të vogla, por nuk u larguan nga baza e Kanunit të Lekë Dukagjinit. Kanuni mbeti i pashkruar deri në shek. XIX kur shkrimtar joshqiptarë filluan të bëjnë botime të pjesshme të Kanunit. (Malcolm, 1998, f. 17). Pasi që sundimi turk nuk pati ndonjë efekt serioz në pjesët malore të Shqipërisë dhe të Kosovës, popullata shqiptare e këtij territori, në fakt, mbeti e organizuar në njësi tërësisht të vetëqeverisura nga organi kryesor vendor, Kuvendi. Gjatë luftërave

ndërmjet turqve dhe shqiptarëve të vendeve malore, që përfundonin pa fitues të qartë, u arrit një marrëveshje mes këtyre dy palëve. Shqiptarët pranuan epërsinë e pushtetit qendror turk . Turqit u obliguan që t’i lejojnë malësorët shqiptarë të jenë të pavarur në rregullimin e marrëdhënieve të brendshme sipas të drejtës së tyre, por që duhej të paguanin një taksë dhe ta dërgonin nga një luftëtar për çdo shtëpi kur këtë ua kërkonte pushteti qendror turk. Kjo marrëveshje krijoi institucionin e bajrakut. Krijimi i bajrakut nuk preku mënyrën e qeverisjes së lashtë por vetëm krijoi një lidhje zyrtare të cilën pushteti turk e mbante me malësorët nëpërmjet bajraktarit. (Ulqini, 1991, f.16-19) Edhe në qytetet bregdetare të cilat u gjendën nën sundimin venedikas, gjatë mesjetës, kishte raste kur këto qytete dëshironin ta ruanin traditën e tyre zakonore. E drejta zakonore shqiptare dhe mënyra e qeverisjes deri në vitet e 60-ta të shek. XV ishte ruajtur pjesërisht. (Malltezi, 1988, f. 207) Gjatë sundimit turk, Kuvendi, vende-vende, quhej mexhlis, fjalë që vjen nga arabishtja nëpërmjet turqishtes, e që ka kuptimin e Kuvendit, këshillit apo parlamentit. Disa mendojnë se fjala kuvend ka prejardhje nga fjala latine ‘conventio’. Por, fjala kuvend ka kuptim dhe domethënie të plotë kështu siç paraqitet në gjuhën shqipe. Nga kjo fjalë mori emrin Parlamenti i Shqipërisë, i cili nga fillimi i viteve të 40-ta filloi të quhet Kuvend. Gjatë kohës kur Kosova ishte njësi federale e ish-Jugosllavisë, i njëjti emërtim (Kuvend), hyri në përdorim për të përcaktuar pozitën dhe karakterin e njëjtë të këtij organi që supozohej të ishte më i larti në hierarkinë politike dhe ligjdhënëse të këtij territori. Kuvendi i parë që ka regjistruar historia është Kuvendi i Lezhës dhe disa kuvende që pasuan në shek. XV. Gjatë shek. XV shqiptarët mblidheshin për ta dëgjuar Lekë Dukagjinin (Princin e Veriut), duke i debatuar ligjet me mbretin e shqiptarëve, Skënderbeun. (Hasluck, 1954, f. 148) Gjatë tërë kësaj periudhe, Kanuni i Lekë Dukagjinit, në aspektin juridik, paraqiste kornizën e të drejtës zakonore shqiptare, e cila kishte plot ngjashmëri me të

drejtën zakonore anglo-saksone. I vetmi dallim serioz ishte zhvillimi i mëtejmë që përjetuan këto dy të drejta. Gjatë mesjetës së hershme, kodet anglo-saksone shprehnin një përmbledhje të të drejtës zakonore, të cilat mbreti i kishte shpallur ligje. Me kalimin e kohës, duke iu ngushtuar pushteti mbretit, kjo e drejtë filloi të ushtrohet nga parlamenti që u pajis me autoritet ligjdhënës. (Scruton, 2001, f. 112). Kjo ishte rruga nëpër të cilën kaloi e drejta, por edhe politika anglo-saksone. Për shkak të mungesës së organeve qendrore, e drejta zakonore shqiptare nuk e pati fatin e njëjtë me atë anglo-saksone. Prandaj edhe mbeti e cilësuar si e drejtë dhe sistem politik fisnor që pati shtrirje dhe efekt në më pak se gjysmën e territorit dhe të popullsisë.Anglo-saksonët që i vizitonin viset shqiptare, nga shek. XIX deri në fillim të shek. XX, mahniteshin kur i gjenin shqiptarët e malësisë në një sistem juridik e politik të cilin këta vizitorë e kishin të njohur. Dallimi ishte se e drejta zakonore shqiptare nuk kishte evoluuar sikur në rastin anglo-sakson. Mu për shkak të mungesës së evolucionit, shqiptarët ruajtën sistemin e Kuvendimit si mënyrën më origjinale dhe më të vjetër që pati njerëzimi për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve.

Vijon Ne numrin e ar dhshem

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 19: Libertals Maj 6 Nr 08

[19]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 20: Libertals Maj 6 Nr 08

[20]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

InternationalRecommended

Reads

Page 21: Libertals Maj 6 Nr 08

[21]

In his bold comments, Stiglitz takes on the orthodox academic establishment in economics.“Academic economists played a big role in causing the crisis,” he says. “Their models were overly simplified, distorted, and left out the most important aspects. Those faulty models then encouraged policy-makers to believe that the markets would solve all the problems.”

However, he does see some hope for the future. In the wake of INETʼs Berlin Conference and the ample student presence at the YSI Commons, Stiglitz says, “I think that change is really occurring with the young people. My young students overwhelmingly donʼt understand how people could have believed in the old models. That is good.”

Stiglitz argues for an economics that focuses on human beings and human outcomes, saying, “It does not matter whether a few people at the top benefitted tremendously – when the majority of citizens are not better off, the economic system is not working.”

He also addresses critical global political issues: austerity, the Eurozone crisis, the dysfunctional U.S. political system, the future of political protest movements, and economic change. Stiglitz reminds us that, “Politics is at the root of the problem. read more

JOE STIGLITZ TAKES ON THE ORTHODOX ACADEMIC ESTABLISHMENT- TAKEN FROM THE INSTITUTE FOR NEW ECONOMIC THINKING

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Joseph Stiglitz

Page 22: Libertals Maj 6 Nr 08

[22]

THE first industrial revolution began in Britain in the late 18th century, with the mechanisation of the textile industry. Tasks previously done laboriously by hand in hundreds of weavers’ cottages were brought together in a single cotton mill, and the factory was born. The second industrial revolution came in the early 20th century, when Henry Ford mastered the moving assembly line and ushered in the age of mass production. The first two industrial revolutions made people richer and more urban. Now a third revolution is under way. Manufacturing is going digital. As this week’s special report argues, this could change not just business, but much else besides.A number of remarkable technologies are converging: clever software, novel materials, more dexterous robots, new processes (notably three-dimensional printing) and a whole range of web-based services. The factory of the past was based on cranking out zillions of identical products: Ford famously said that car-buyers could have any colour they liked, as long as it was black. But the cost of producing much smaller batches of a wider variety, with each product tailored precisely to each customer’s whims, is falling. The factory of the future will focus on mass customisation—and may look more like those weavers’ cottages than Ford’s assembly line.In this sectionTowards a third dimensionThe old way of making things involved taking lots of parts and screwing or welding them together. Now a product can be designed on a computer and “printed” on a 3D printer, which creates a solid object by building up successive layers of material. The digital design can be tweaked with a few mouseclicks. The 3D printer can run unattended, and can make many things which are too complex for a traditional factory to handle. In time, these amazing machines may be able to make almost anything, anywhere—from your garage to an African village.The applications of 3D printing are especially mind-boggling. Already, hearing aids and high-tech parts of military jets are being printed in customised shapes. The geography of supply chains will change. An engineer working in the middle of a desert who finds he lacks a certain tool no longer has to have it delivered from the nearest city. He can simply download the design and print it. The days when projects ground to a halt for want of a piece of kit, or when customers complained that they could no longer find spare parts for

things they had bought, will one day seem quaint.Other changes are nearly as momentous. New materials are lighter, stronger and more durable than the old ones. Carbon fibre is replacing steel and aluminium in products ranging from aeroplanes to mountain bikes. New techniques let engineers shape objects at a tiny scale. Nanotechnology is giving products enhanced features, such as bandages that help heal cuts, engines that run more efficiently and crockery that cleans more easily. Genetically engineered viruses are being developed to make items such as batteries. And with the internet allowing ever more designers to collaborate on new products, the barriers to entry are falling. Ford needed heaps of capital to build his colossal River Rouge factory; his modern equivalent can start with little besides a laptop and a hunger to invent.Like all revolutions, this one will be disruptive. Digital technology has already rocked the media and retailing industries, just as cotton mills crushed hand looms and the Model T put farriers out of work. Many people will look at the factories of the future and shudder. They will not be full of grimy machines manned by men in oily overalls. Many will be squeaky clean—and almost deserted. Some carmakers already produce twice as many vehicles per employee as they did only a decade or so ago. Most jobs will not be on the factory floor but in the offices nearby, which will be full of designers, engineers, IT specialists, logistics experts, marketing staff and other professionals. The manufacturing jobs of the future will require more skills. Many dull, repetitive tasks will become obsolete: you no longer need riveters when a product has no rivets.The revolution will affect not only how things are made, but where. Factories used to move to low-wage countries to curb labour costs. But labour costs are growing less and less important: a $499 first-generation iPad included only about $33 of manufacturing labour, of which the final assembly in China accounted for just $8. Offshore production is increasingly moving back to rich countries not because Chinese wages are rising, but because companies now want to be closer to their customers so that they can respond more quickly to changes in demand. And some products are so sophisticated that it helps to have the people who design them and the people who make them in the same place. The Boston Consulting Group reckons that in areas such as transport, computers, fabricated

metals and machinery, 10-30% of the goods that America now imports from China could be made at home by 2020, boosting American output by $20 billion-55 billion a year.The shock of the newConsumers will have little difficulty adapting to the new age of better products, swiftly delivered. Governments, however, may find it harder. Their instinct is to protect industries and companies that already exist, not the upstarts that would destroy them. They shower old factories with subsidies and bully bosses who want to move production abroad. They spend billions backing the new technologies which they, in their wisdom, think will prevail. And they cling to a romantic belief that manufacturing is superior to services, let alone finance.None of this makes sense. The lines between manufacturing and services are blurring. Rolls-Royce no longer sells jet engines; it sells the hours that each engine is actually thrusting an aeroplane through the sky. Governments have always been lousy at picking winners, and they are likely to become more so, as legions of entrepreneurs and tinkerers swap designs online, turn them into products at home and market them globally from a garage. As the revolution rages, governments should stick to the basics: better schools for a skilled workforce, clear rules and a level playing field for enterprises of all kinds. Leave the rest to the revolutionaries.

THE THIRD INDUSTRIAL REVOLUTIONfrom the economist.com

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 23: Libertals Maj 6 Nr 08

[23]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Letersi

Kulture

Page 24: Libertals Maj 6 Nr 08

[24]

Si do të ketë rast lexuesi me vërejtë, gjithë sa janë këtu, ndodhì o rrëfime pak a shumë të herëshme zadrimore, i kam dëgjue prej të mijsh e nuk deshta me i lanë me u bjerrë, aty edhe ndoj kujtim personal.

Janë ku urtì e ku burrnì, ku hoke të holla e ku ironi e hidhun, por gjithmonë me një shtrat të paqtë, si asht vetë zadrimori.

Ndoshta, si pak të tjera, kjo krahinë ruejti të patjetërsueme fytyrën e vet: shih muzikën e saj, kurrkund e përsëritëshme në mbarë Ballkan, pa kurrfarë ndikimi oriental; shih veshjen, sidomos të grave, e një delikatese e finese të pashoqe, një art i vërtetë, me e pasë lakmi stilistat e sotëm; shih mbi të gjitha shpirtin e zadrimorit – mirësia e bashkjetesa në paqë me gjithkendin janë portreti i tij i vërtetë.

Këto rrëfime të thjeshta, peng dashnie për Vendlindjen, i mblodha ndër vite e sot po ua kthej atyne që e meritojnë: bijëve e bijave të Sapës së lashtë e të urtë.

1. Mësimi i nji naneNgjarja kishte tronditë të madh e të

vogël: Marë Vokrri e Hajmelit kishte humbë katër djemtë në nji çast të vetëm. Ma i madhi ishte 27 vjeç, ma i vogli 16 vjeç. Ishte verë e po prashisnin misrin. Në qiell u shfaqën do re, po nuk dukej se do të binte shi. Edhe pak, u tha ma i madhi i vllazënve të tjerë.

Papritë një rrufe dhe të katër vllaznit vdiqen, si i thonë fjalës, vetimë. E kësaj here ishte vërtetë vetima që u mori jetën.

U mblodh i madh e i vogël, mija vetë.Nji plak, mik i shtëpisë, i thotë Marë

Vokrrit, nanës së shueme:- Paj, njeriu nuk di çka me thanë. A ka

si bahet ma keq!- Lukë, je burrë i urtë – ia kthen nana e

mjerë. – Si nuk paska ma keq? Me m’pasë mbetë në nji punë të ligë do t’ishte edhe shumë ma keq. Zoti m’i dha e Zoti m’i mori.

2. Shkon syzeza me korrë në arë … Filja po shkonte me korrë grunë krejt

vetëm. Kalonte rrugës si lis me degë, me atë buzëgaz që s’ i mungonte kurrë. Ishte, si i thonë asaj kange, “me t’ mbytë me bukuri”, gja pa i qendisë nuk i kishte lanë Zoti. Po që me t’ lanë pa mend ishin sytë e saj të zi.

Kur i afrohej Ograjës së Kishës, i dilte gjithmonë para Zeka e i këndonte:

Shkon syzeza me korrë n’ arë.Po i thotë djali: – Puna e mbarë. - O Zekë, – i thotë kjo nji ditë – “puna

e mbarë” thuhet te ara, jo n’ rrugë të madhe.“Mirë ma bani. N’ ta mbajtë, eja atje, jo

me u prrallë rrugës së madhe, do me thanë” – mendoi Zeka me vete.

E nji ditë ky Zeka drejt e te ara ku po korrte vajza.

Ban me thanë nji fjalë, e hiç. U skuq, u ba spec, e prap fjala s’ i vjen.

- A di shka, mor Zekë, – po i thotë kjo – merr njëkte drapën, se mandej të vjen fjala vetë.

Zeka shikoi andej e këndej, mos kalonte kush e po e shihte tue korrë n’ arë të Files, mori drapnin që i dha vajza, e filloi me korrë bri saj.

- Unë nuk kam ardhë me korrë n’ arë tande, – i thotë ky papritë – po me të marrë me korrë ti n’ arë teme.

Filja vuni drapnin e vet në sup. E shikoi ngultas djalin e po i thotë:

- Zekë, kërko punëtore të tjera. Në u ktheftë Pema prej nizamit, ia kam dhanë fjalën atij. Në mos u ktheftë, në këto punë nuk zihet radhë.

E ndodhi ajo që vajza pat frikë: Pema nuk u kthye ma. Si shumë të tjerë që merrnin rrugën e Stambollit e përtej.

Si kaloi viti, Zeka i shkoi prap te ara, po kangën s’ ia këndonte ma. Files i ishte trembë buzëqeshja.

U shikuen sy në sy. Djali shtangu: Filja nuk i kishte sytë të zi.

Ajo e kuptoi. – M’ i kanë shpla lotët, Zekë. Ti

m’ i thajë, e sytë e mi prap do të bahen të zi.Edhe kur kaluen shumë vjet e u banë

me një tufë fëmijë, ai prap këndonte të njejtën kangë:

Shkon syzeza me korrë n’ arë. Kjo, thonë, asht historia e kangës

“Shkon zyzeza me korrë n’ arë”.

RREFIME ZADRIMORE

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Daniel Gazulli

Page 25: Libertals Maj 6 Nr 08

[25]

3. Shih një herë çka thotë Kurani Nji xhandar turk, që rrinte në

Saraje të Dajçit, hallatet përjashta për hokubet, i kishte zanë udhën nji mbramje nji nuseje Zentajsh e u sul mbi te i çartalluem. Nusja, sa e bukur, aq edhe trimaloshe, nuk e humbi e po i thotë xhandarit:

- Mos më grric, se të shtrohem vetë, për hatër të Zotit, se po më len ndoj shej.

Xhandari u ndal. Nusja bani me lirue xhamadanin, nxori prej gjiut nji thikë të shkurtë të mprehun në të dyja anët dhe iu drejtue turkut:

- Ec e merre, Hasan beg!Xhandarit nuk i bani syni tërr e iu

sul përsëri edhe ma i çartalluem, tash edhe për inat që i nxori thikën. Nusja u shmang me shkathësi vjedulle e në ndrrim gati hava, thika e kapi bash në vend të keq Hasanin e shkretë. Xhandarit gati i ra të fiktë e nusja iku me të shpejtë.

Të nesërmen e thirrën në Saraje te Kadiu me e gjykue për plagosje të xhandarit.

Foli vetëm Kadiu pa pushue tue e sjellë bisedën me njëmijë dredha, por pa përmendë asnjëherë Kuranin si e kishte zakon.

Nusja e Zentajve, pa prishë terezinë, i drejtohet atij:

- Shih njëherë çka thotë Kurani, Kadi efendi.

- Unë fjalët e Kuranit po them, kaurreshë e mallkueme! – i foli me inat Kadiu.

- Edhe unë e kam këndue mbramë Kuranin, Kadi efendi, po ai nuk i përmendë askurrkund hallatet e xhandarëve, se as Allahut vetë s’i ka shkue mendja se xhandarët munden me shkue rrugës me hallate përjashta. E në i rafsh hashe Kuranit për koqet e një xhandari, mëkat që je Kadi.

Kadiun e mbuluen djersët e ftohta, u ul në karrikë pa forca në trup, po ma i kthjelltë në mend.

- Hallall të qoftë, moj kaurreshë, – i tha – se e paske këndue vërtetë Kuranin. E ti qafir – iu drejtue xhandarit – m’u hiq prej këtu!

4. E drejta e trashigimit Grindjet e mëdha, deri te vrasjet, në

kohë të para gjykoheshin prej Parotës, se gjykimeve të turkut simbas Kuranit nuk u rrinte kurrkush.

Parota e Vogël përbahej prej dymbëdhjetë burrash, kurse Parota e Madhe prej njëzet e katër burrash, simbas randësisë së grindjes.

Të gjithë u rrinin vendimeve të Protës, përveç priftit, por nga ana a saj Parota nuk e përjashtonte aspak priftin prej gjykimit.

Një herë prifti i Grashit ishte në sherr për punë trashigimie me një fshatar. Puna shkoi te Parota. Prifti, tue mendue se Parota do t’i jepte të drejtë atij, e donte me mbyllë sherr me fshatarin, pranoi që grindja të gjykohej në Parotë.

Ishte fjala për nji arë që nji plakë, thonte prifti, ia kishte lanë Kishës, kurse i nipi thonte se ia kishte lanë atij.

- Dom Ndoc, – e pyet i pari i Parotës – a e ka leçitë në Kishë Drandja se ia

len arën Kishës?- Jo, – u gjegj prifti – po ma ka lanë

mue me gojë kur e vojova.- Fjala në çast të dekës nuk vlen,

dom Ndoc. Duhej ta kishte leçitë ditën e meshës në Kishë kur ishte me mend e me kambë. Ara i takon të nipit.

- Po nipit, ku ia ka lanë, në Kishë apo në Xhami? – u nxe dom Ndoci.

- E drejta e trashigimit nuk leçitet, dom Ndoc. Ajo asht.

Dhe Parota ia la arën nipit të Drandes.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 26: Libertals Maj 6 Nr 08

[26]

Pra c’jemi ne ? Shqiptare! Po pse e humbem gjuhen ? Une do te them ato qe di : Pse nenat plaka, gjyshet dhe gjyshet dine me mire

shqipen se greqishten? Pse qajme e kendojme ne shqip ? Pse fjalet e urta i themi ne shqip ? Sic duket qe nga viti 1820 e tehu, greqizimi u be me qellim politik nga vete Greqia, qe fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte ne Mesolongji, qofte ne revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptare, po dy krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine, as Shqiperine, se ciles i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere ne lufte me turkun. Erdhi koha qe Himara u nda : Himara bregdetare mbeti e lire dhe e krishtere, kurse Himara e mbrendshme , Laberia, Kurveleshi, Lumi i Vlores e Dukati u myslimanizuan dhe u ndane. Megjithese u ndane ne dy fe nuk e humben kurre lidhjet e gjakut dhe te fisit. Cdo fshatar kishte te tijte ne nje fshat te myslimanizuar qe ne kohen e Ali Pashe Tepelenes. Kur beheshin operacione ndeshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin pertej maleve, ne Mesaplik e ne Kurvelesh, per t’u mbrojtur, sic benin gjer ne ate kohe, por iknin me varka per ne Korfuz ose per ne Gjirit, nen mbrojtejen e venecianeve. Aty shkonin pleq e plaka dhe femijet. Burrat luftonin. Aty rrinin shume vjet, gjersa mbaronin operacionet ndeshkimore. Thone se banoret e Dhermiut shkonin ne ishullin grek, kurse ata te Himares ne Gjirit. Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhermijasit flasin si korfjanet, kurse himarjotet, si gjiritlinjte.

Pastaj shkollat ishin greke. Mesha kendohej greqisht. tregtine e benin me Korfuzin, Janinen. Pak nga pak u shkeputen lidhjet me Laberine, me Dukatin. Greqia, qe u clirua e para, thoshte se kudo ku jane ortodokse, jane greke ; myslimanet jane turq. Nisi antagonizmi turq e kaurre! Propoganda bente punen e saj. Kjo u thellua ne kohen e Ali pashe Tepelenes, i cili dergoi nje delegacion ne Himare, qe dhe Himara te myslimanizohej. Paria e Himares

delegacionin e priti ne Qeparo, se kishte me shume kapedane. Delegatet e Ali pashe Tepelenes u thane mendimin dhe qellimin e vizites. Me plaku i kuvendit himarjot u tha delegateve : – E falenderojme pashane, qe mendon per te miren tone. Po i thoni pashait se ketu poshte, ne fshat, kemi nje fushe qe s’ka uje. Thahet ne vere dhe nuk na jep asgje. I jemi lutur Krishtit dhe Shen Merise, Shen Kozmait dhe Shen Spiridhoit, po s’na dhane uje. Ne na dhente Muhameti uje, menjehere behemi myslimane. Keshtu i thoni pashait.

Kur vajten e ia thane pashait pergjigjen e bregasve, ai qeshi me zemerim dhe tha :

- Eh kauret e dreqit, do te ma paguajn ! – Pastaj, duke qeshur : -Pizevenget, jane te zgjuar, s’ke c’thua, jane rrufjane te medhenj !

Pak nga pak propoganda greke behej me e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina heroike e Greqise. Shume kapedane, sidomos paria, kishin privilegje. Dhe parate e mireberesve himarjote, qe i kishin lene ne bankat greke per shkollat e Himares, ishin nje shkak shume serioz per propoganden greke. Gjike Bixhili nga Dhermiu kishte fituar shume para ne Rusi, ku e kishte marre Pano Bixhili, perfaqesues i himarjoteve prane Carit, ne Peterburg. Mesuesit dhe shpenzimet per shkollen merreshin nga fondi i Gjike Bixhilit. Gjike Bixhili ndertoi dhe nje shkolle, qe eshte sot e kesaj dite. Ne kur ishim te vegjel, ne shkollen e fshatit shihnim portretin e tij , te varur ne klase. Sic i la Gjike Bixhili parate ne banken greke, ashtu i lane dhe shume mireberes te tjere nga Jugu, si Zhapa me shoke. Ishin miliona, te cilat u bene burim per te ushqyer propoganden greke ne vendin tone, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, qe merrej me clirimin e Vorio Epirit, domethene te Shqiperise se Jugut. Parate u vune ne dispozicion te parise, e cila merrte nje mije dhe shpenzonte nje… Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeverite reaksionare nacionaliste te Megali

Idhese ( Megali Idheja : qe Greqia te behej e madhe duke perfshire ne kufijte e saj jugun e Shqiperise dhe vendet ballkanike ku jane ortodokse).

Himarjotet qe emigronin ne Greqi, kishin privilegje : perkraheshin si bij te nje “krahine heroike greke” me histori trimerie e burrerie. Fatkeqesia ishte se Shqiperia u clirua e fundit ne ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartise, autonomise, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u clirua Shqiperia, me kufijte te cunguar shume, propoganda greke e ushqeu shume idene e autonomise se Himares : as shqiptare, as greke! Kishte hedhur rrenje te thelle kjo propogande ne shpirtin e himarjoteve, te cilet syte i mbanin nga Greqia. Kreret himarjote, si Spiro Miloja, nje luftetar qe e ndihmoi shume Greqine, ishte ne krye te kesaj propogande, me gjithe farefisin dhe sojin e tij te perndare ne Dhermi, Vuno e gjetke. Spiro Miloja ishte nga Progonati. Ne fshatin tone ai kishte farefis Lluke Zh. e te tjere, qe propogandonin ndarjen e Himares nga Shqiperia. Si baze kryesore te propogandes perdornin dhe kete : Pse laberia u be turke ? E pse te mos behemi edhe ne me Greqine, qe eshte armike e betuar e Turqise, sic jemi dhe ne armiq te betuar te turkut.

Shume fanatike ishin fshataret e mi! Njezet e gjashte kisha kishte. Mbaj mend une se kishte tete prifterinj. Lidhjet ekonomike, privilegjet ne Greqi, interesimi i greqise per himariotet, sillogu vorioepiriot ndikuan shume per ti bere himarjotet t’i kthenin syte nga Greqia dhe te enderronin per nje autonomi. Pastaj, edhe ne kohen e pavaresise himarjotet pane se asnje qeveri e Tiranes nuk u kujdesua asnjehere per ta. Nuk shkonin as xhandare dhe nuk merreshin ne asnje pune. Ata pelqyen te mergonin : heren e pare ne Llavrion, ku kishte miniera ; ne Korint, per te hapur kanalin; ne Vllahi, ne Rusi, pastaj ne Amerike, ne France, ne Meksike, ne Argjentine, ne Australi, Kanada e gjetke.

“INTERVISTE ME VETVETEN”. PJESE E SHKEPUTUR NGA LIBRI I PETRO MARKOS

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 27: Libertals Maj 6 Nr 08

[27]

Keshtu ne dinim me mire ku binte Buenos Ajresi sesa Kukesi, qe nuk ia kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, qe nuk ja kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfusi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnje lidhje me atdheun tone.

Disa percares, vete regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na percau. U ndame ne fshat ne dy parti: pendekuqet qe deshen Shqiperine dhe shkollat shqipe; dhe pendebardhet, qe deshen Greqine e shkollat greke ne fshat. Kete percarje e ushqeu shume Musa Juka, duke na armiqesuar vella me vella. Familja jone bente pjese ne partine e pendekuqeve dhe mbanim ne ballkon kurdohere flamurin e Shqiperise.

Kapedanet e Spiro Milos na kishin ardhur disa here ne shtepi, duke ne thene se Andrea Markoja ishte vrare per Greqine, Marko Jani ishte internuar nga italianet per Greqine e te tjera. Deshen qe ne te linim shtepine e te shkonim ne Korfuz, ku do te na mbante me shkolla e me pensione Athina. Qofte im vella, Fotoja, qofte kushuriri im Jani, i sikterisnin duke u thene : “Andrea

Markoja u vra per Himaren dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta per Himaren dhe jo per Greqine. Himara sot eshte dhe mbetet shqiptare.

Prandaj mbajme dhe flamurin dite e nate ne ballkon. Ne e dime gjakun tone se nga buron”.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Page 28: Libertals Maj 6 Nr 08

[28]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Lasgush PoradeciCikel Poetik

Ku shtrohet Vala… (Romancë) Ku shtrohet vala përmi zallE fryn një këng’ e pakuptuar,Të pashë, motër, plot me mall,më pe me shpirt të llaftaruar.Q’aherë silleshim me ngeGjith vet-i dytë, vet’e dytë…Dh’i shtinja sytë gjith përdhe-Gjithë përdhe m’i shtinje sytë…Po me t’u ndarë vet e vet,Më s’kishim turp që s’kishte fjalë…Na ritej malli posi det,Posi një det që vjen me valë:E prapë silleshim me ngeGjith vet-i dytë, vet-e dytë;E prapë sytë gjith përdhe,Gjithë përdhe pikonin sytë.Q’aherë qamë plot me mallAtë vështrimin e kaluar,Ku shtrohet vala përmi zallE fryn një këng’ e pakuptuar.Se kish kuptim që s’kish kuptim,Kuptim’i fellë-i mallit t’onë;

Page 29: Libertals Maj 6 Nr 08

[29]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08

Ç’u mbush MaliShqipëri! moj nëna ime,

Më ke rritur me thërrime!Shqipëri! të qofsha falë,Të kam nënë e më ke djalëÇ’u mbush mali me dëborë,Ç’u mbush deti me pamporë,Seç u mbush e shkreta VlorëPlot me krushq e me dasmorë,

S’janë Toskë e MalësorëMe flamur të kuq në dorëSi dhëndurë me kurorë.

Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë:Nga çdo anë seç na ardhëShqipëtarët gunë-bardhë,Seç na ardhë palë-palëDuke rutulluar malë

Kush më këmb’e kush më kalëKush më shpejt, kush më ngadalë;

Kush i lum e kush i gjorëKanë zbritur mun në Vlorë,

Mun në Vlorën e lirisë,N’atë thelb të Shqipërisë.

Kjo jeta ime;Ku mban shtrëgatën me sa mund,

Dhe kësaj radhe,E hapur krejt, gjer mu në fund,

Ah plag’e madhe;Fund e gjehenë e ang i zi,

Jetë pas jete,Yll-dashuri! Hon-lemeri

Që mbaj me vete!Edhe mendoj mendim me lot,

Me përvëlime,Duroj durim të mbushur plot 

Me zemrën t’ime.Më ndriu e griu e shkriu

Ah mua zjarri!U mvarrësh un’i ziu 

Mi buzë varri!E nuk më dhemb aspak

Një vdekje-e gjallë,Ndaj qava lot me gjak,

Si në përrallë;Ndaj hoqa rëndë-ashtu,

Gjer në greminë,Llaftarën që më zu

Për dashurinë;Për dashurinë-o Zot, Që shemb një burrë,Që s’e pat ndjerë dot 

Gruaja kurrë;Që lind e ndritur krejt,

Bukuriplotë!Me dritën drejt-për-drejt

Nga drita jote!Që qesh e qan e zjen,

E s’jep të qetë,E zjen e bren e shfren,

E s’vdes përjetë..

Ku vemi ShpeshNë zemër t’ënde vetëm unë,Në zemër t’ime vetëm ti,dhe jashtë bota fjalëtare,Dhe jashtë syri plot zili.

Dh’ashtu filluam përngaheraNjë vetësi plot ëmbëlsi,

Të mos na shohë syr’i botës,Mos na zemrosh, moj njerëzi.Dhe ikm’ e ikmë gjith-më largë,

Dyke kërkuar pak liri,Që me t’u ndezur flak’e ditës,

Gjer më të mugëtit të zi;Gjer në mesnatë-e pasmesnate,

Oh! E pangopur e arrati!Un’ hijerënd’ e mvrerësuar,

Page 30: Libertals Maj 6 Nr 08

[30]

Shkrimtari sapo ka përfunduar përgatitjen

për botim të një libri të ri. Libri titullohet “Jo gjithë

të vdekurit prehen në paqë” dhe dëshmon për

historinë dramatike të një familje e cila e pagoi

shtrenjtë prirjen e saj antikomuniste dhe e vuajti

tepër gjatë mërinë e regjimit të Enver Hoxhës.

Autori është mbështetur në dokumenta të dosjeve

gjyqësore, procesverbale autentikë të seancave të

egra hetimore.dhe natyrisht në përjetimin vetjak në

afërsi të ngjarjeve që tregon.

Në këtë libër autori Pëllumb Kulla ka

lënë mënjanë stilin e tij të njohur satirik, por

megjithatë ofron një gërshetim të historisë me

ngjyrimet letrare, ku nuk mungon tërësisht satira,

ironia, dramaticiteti, përshkrimi I hollë i

karaktereve dhe tharmi poetik. Edhe për

vërtetësinë e ngjarjeve mund të themi se jepet një

garanci e besueshme,ngaqë është historia e një fisi

të shkulur nga vendlindja, nga fshati Zëmblak I

Korçës, në një Zëmblak të dytë në viset e Belshit

dhe Myzeqesë, e ndodhur sot e tëra, në një

Zëmblak të tretë, në një qytezë të Konnektikatit,

në ShBA. E në mes këtyre zhvendosjeve, historia

përmban me dhjetra dhe dhjetra njerëz të internuar,

dhjetra të burgosur, e më se një dyzinë të arratisur.

Mbi të gjitha janë pesë anëtarë të ekzekutuar me të

gjitha llojet e egra të vdekjeve. Është histori e afërt

me autorin. Është historia e familjes së gjerë

Kulla. E sjellë në këtë libër prej treqind faqesh pa

zbukurime. Por me një dhimbje të sinqertë. Të

natyrshme dhe të kuptueshme.

Është historia e familjes së tij.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 06 Nr 08