31
[1] LIBERTALS 2012 | MAJ | 22 Nr 10 Kasnecët e kobit të kombit Të diplomuar për maskaralogji Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Fjalimi i At Pjeter Meshkallese Burre Shteti apo Burre Pushteti

Libertals, Maj 22 Nr 10

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Opinione analiza

Citation preview

Page 1: Libertals, Maj 22 Nr 10

[1]

Type to enter text

LIBERTALS2012 | MAJ | 22 Nr 10

Kasnecët e kobit të kombit

Të diplomuar për maskaralogji

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Fjalimi i At Pjeter Meshkallese

B u r r e S h t e t i apo Burre Pushteti

Page 2: Libertals, Maj 22 Nr 10

[2]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Homazh per te vdekurit ne Himare

Te rinjeve te vdekur ju dhashte Zoti pushimin e pasosur

Prinderit dhe te afermit e tyre, Zoti i befte te forte.

Page 3: Libertals, Maj 22 Nr 10

[3]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 4: Libertals, Maj 22 Nr 10

[4]

Legjenda

Burre Shteti apo Burre PushtetiArdian Preci

Të diplomuar për maskaralogjiFatos Lubonja

Kasnecët e kobit të kombitFahri Xharra

Book ReviewNikolle Loka

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. pjesa e e peste

Daut Dauti

InternationalThe Serbian Election

Economics is not math

Dossier DisidenteDaniel Gazulli

Pjese nga libri “Besa eshte kushtrim” Perzgjodhi Nikolle Loka

Cikel Poetik- Esenini Perzgjodhi Ilir Demalia

Libertals

Publisher Libertals Media

EditorsArdian PreciIlir Demaila

Assistant Editor Gerta Gjata

Contributers Nikolle LokaFatos LubonjaFahri Xharra

Daniel GazulliDaut Dauti

www.libertals.com www.facebook.com/libertals www.twitter.com/libertals

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 5: Libertals, Maj 22 Nr 10

[5]

FALENDERIM DHE MIRENJOHEJE TE THELLE PRESIDENTIT TOPI

Falenderoj përzemërsisht Presidentin Topi për këtë vlerësim. Jam perpjekur me aq mundësi sa kam patur të japë ndihmesen time

modeste per sensibilizimin e opinionit publik në Shtetet e B…ashkuara mbi çeshtjen shqiptare, për nxitjen e demokratizimit të shoqërisë

shqiptare, dhe për thellimin e marrdhënieve shqiptaro-amerikane. Këtë angazhim e kam ndërmarrë me përkushtim të plotë dhe me një dashuri të pakufizuar për kombin tim të mrekullueshëm. Jam i vetëdijshëm se janë me dhjetra dhe qindra shqiptarë të tjerë jashtë Atdheut, te cilet kanë dhenë nje ndihmesë më të madhe dhe kanë merita më të madhe se unë. Prandaj, ndjej një dëtyrim moral që të theksoj publikisht se këtë vlerësim e ndaj me shumë shqiptaro-amerikanë të tjerë. Në qoftë se kam arritur diçka në jeten time profesionale, kjo i kushtohet edhe mbeshtetjes së pakushtezuar që kam gëzuar nga familja ime dhe nga shume miq e kolege. Me këtë rast falenderoj përzemërsisht rrethin tim familjar, dhe veçanerisht prinderit e mi të ndjerë, të cilët me kanë frymëzuar me një dashuri te jashtëzakonshme për Atdheun tonë të dashur. Deshiroj të falenderoj edhe kolegët e mi të Zërit të Amerikës si dhe ekspertet e shquar të çështjeve shqiptare me të cilët kam bashkëpunuar për një kohë shumë të gjatë. Ndihem jashtëzakonisht i nderuar nga ky vlerësim dhe e falenderoj Presidentin Topi me mirënjohje të thellë.

DEKORIMI I ELEZ BIBERAJT

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 6: Libertals, Maj 22 Nr 10

[6]

Zoti President, ju falenderoj për mirnjohjen dhe respektin që kallzuat

karshi meje me këtë dekorim ! Në këtë rast ju i keni bërë një vlerësim

asaj ngjarje, e cila gjunjëzoi regjimin më kriminal të Europës Lindore. Ky dekorim është pjesë e të gjithë atyre djemve dhe vajzave dhe atij brezi ku bëni pjesë edhe Ju, të cilëve guximi i vinte piksëpari për arësye se ishin të papërlyer me regjimin dhe të ushqyer me dëshirën për Botën perëndimore dhe Lirinë.Por kjo dekoratë më bën të ndjehem i vogël, kur mendoj të gjithë ata që u ekzekutuan, u internuan u torturuan e pikërisht duke ëndërruar dhe luftuar për atë ditë, që i takoi ta gëzojë brezi jonë: për të jetuar të lirë … Personalisht në jetën time kanë qënë 3 komponentë, të cilat kanë ndikuar në formimin tim: familja, shoqëria ime me të cilën unë kam ndenjur, në të cilën bëni pjesë edhe Ju dhe në veçanti, kleri katolik shqiptar me: At Fishtën, Patër Anton Arapin, Vinçenc Prenushin, Patër Mushkallën, të cilët me veprat e tyre, më brymosën dashurinë për Atdheun, sepse kollonat në të cilat ata mbështeteshin ishin : Fe dhe Atdhe ! Po jap një shembull, për të treguar se çfarë raporti duhet të kemi ne sot me të vërtetën dhe vehten e të përulemi e mos të ngrefosemi për heroizma. Patër Anton Arapi kur po e çonin në pushkatim në një ditë shiu, ai e ngriti veladonin që të mos bëhej pis. Prokurori i tha: „ Mos ki dert o prift reaksionar, se te balta ke me përfundue”, ai ju përgjigj “atje ku t’shkoj biri im, du me shkue i panjoll siç kam ken tan jeten!“.

ILIR DEMALIA DEKOROHET ME MEDALJEN- SHQIPONJA E ARTE

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 7: Libertals, Maj 22 Nr 10

[7]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

O P I N I O N E

A N A L I Z A

Page 8: Libertals, Maj 22 Nr 10

[8]

Ne 20

vitet e pluralizmit Shqiptar, figura te ndryshme u ngriten dhe zbriten ne politiken Shqitare. Paten suksesin e tyre dhe dite-shkurtesine e tyre. Per gjate ketyre viteve protagonisti kryesor i politikes Shqitare, eshte nje njeri sa i dashur po aq i urryer nga populli shqiptar. Sali Berisha, dy here President dhe dy here kryeminister i vendit qendron stoik ne ciklonet e politikes Shqiptare.

Sali Berisha qendron i pa-mposhtur sepse ai eshte ndertues i cikoneve dhe ju shkon gjithmone nga pas.

Ne etapen e pare te pushtetit te tij, Berisha doli shume shpejt ne pah si njeriu qe me cdo kusht i donte te gjitha pushtetet. Ai e kishte tejet te veshtire te qeveriste sipas kushtetutes dhe te pranonte pluralizem institucional.

Dhe dihet perplasja e tij haptas me Gjykaten e Kastacionit, me kundershtaret brenda PD, menjanimi i atyre qe ishin kundra apo kishin mendje te tyren. Sipas konceptit te Berishes te gjithe ne parti e si rrjedhoje ne shtet duhej te mendonin uniform. Formule kjo e injektuar ne venat e tij nga shkolla e partise. Berisha filloj te dukej qarte se e kishte te veshtire te luante me rregullat e pluralizmit, ku shteti ka nivele te ndryshme vendimarrjet. Ai kishte si qellim mbajtjen e pushtetit dhe jo ndertimin e shtetit.

Burgosi politikisht kryetarin e Opozites, dhe me ate akt e beri hero. Humbi betejen per ndryshimin e kushtetutes ne 94, ku kerkonte qe Presidenti te kishte edhe me shume kompetenca. Partine e drejtonte me grusht te hekurt. Shqiperia ishte ne rruge te sigurt drejt Europes!

Ne menyre mediokre deshtuan me ligjin e lustracionit, ku qellimi i ketij ligji ishte fshirja nga politika e kundershtareve. Nga ana tjeter medias te pavarur qe ishte Koha Jone ne ate kohe i kishte shpallur lufte te hapur. Mbahet mend qe punonjesit e shtetit e lexonin fshehtas kete gazete, se pergjoheshin e mund te hiqeshin nga puna. E gjithe kjo energji e koncentruar per kapjen e pushtetit ja trondiste themelet foshnjore shtetit te ri pluralist.

Ne tatepjeten e tentatives se tij per kapjen e shtetit Berisha bashke me PD bene ate qe s’pritej ne asnje vend pluralist sado foshnjor qe te jete. Ne zgjedhjet e 1996 qe priteshin te fitoheshin nga PD me nje rrezultat te mjaftueshem, marrezia ndodhi

dhe PD i fitoi Zgjedhjet me 98%. Dhe keshtu linden dy precedente qe do e mbanin peng Shqiperine deri ne diten e sotme. I pari i kryer nga PS me urdher te Gramoz Rucit, bojkotimi i qendrave te votimit nga komisioneret e PS. Dhe i dyti vjedhja e zgjedhjeve ne mes te dites nga ana e PDse. Edhe pse precedenti i PS ishte i demshem per pluralizmin, komisioneret dhe militantet e PDse nuk kishin asnje te drejte per vjedhjen e votave.

Perjudha e tij e pare u mbyll me kolapsin e piramidave dhe luften civile, ku faji deri me sot ngeli jetim. Kur delet i han ujku fajin e ka gjithmone cobani, ne shqiperi ja vune fajin ujkut.

Pas 1997s Berisha ngeli vetem. Te gjithe e kishin braktisur, kurthen qe u mundua t’ju ngrinte kundershtareve kishte rene vete brenda. Askush se priste qe ai te ringrihej, por ndodhi. Ne opozite Berisha themeloi disa precedente te tjere, ku do u benin pjese e normales ne politiken Shqiptare. Ne 1998 e goditen kryeministrine me arkivolin e te ndjerit Azem Hajdari dhe hyne neper ministri, dhe ne televizor. Pervec se ishte nje precedent i shemtuar, nxirrte ne pah monstrouzitetin e etjes per pushtet me cdo kusht, deri ne ate pike qe perdoret i vrari per grusht shteti.

Me pas per 8 vite ne opozite dale ngadale Berisha si nje fenix u forcua dhe e ringriti PD qe ishte gati ne shkatrrim ne 97. Nderkohe themeloi precedente negative si politiken e bulevardit dhe braktisjen e seancave te kuvendit.

BURRE SHTETI APO BURRE PUSHTETI

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Ardian Preci

Page 9: Libertals, Maj 22 Nr 10

[9]

U rikthye ne 2005 ne pushtet i plotfuqishem me nje imazh te ri, gjoja te ndryshuar. Ishte shume e vertete, Berisha kishte ndryshuar - ai ishte me i etur per pushtet se kurre, me i afte politikisht dhe me Makiavelist se kurre. Armiqte e tij te vjeter i ktheu ne keshilltare e ministra. Apriori edhe heren e dyte ishte futja e pushtetit nen kthetrat e tij.

Beri lufte te vazhdueshme me te gjithe institucionet qe nuk ju gjunjezuan, dhe cuditerisht dy presidenta dhe dy kryeprokurore dolen armiq. Berisha 2 ndryshonte nga i pare jo per nga permbajtja. Ai ishte me i sofistikuar ne ndertimin cikloneve dhe kurthave kundrejt kundershtareve te tij.

Nje tjeter ilustrim i dashurise se Berishes ndaj pushtetit absolut jane incedentet nderkombtare. Ai shkon ne cdo takim nderkombetar qe me protokoll i perket presidences. Rasti i fundit samiti i NATOS ne Chicago. Kjo eshte thyerje e protokollit dhe mos rrespektim i strukturave shtetrore, dhe kushtetuese.

Mos ndoshta Berisha 2 mendon se eshte mbret i Shqiperise apo Kryetar i PPSHse. Mos ndoshta fakti qe PDne e qeveris si PPSHne, ku e vetmja strukture funksionale brenda kesaj partie eshte ai vete, i jep te drejte te trajtoje shtetin ne te njejten menyre?

Berisha qendroi aq gjate ne krye te cikloneve sepse ndryshe nga shume politikane ai nuk eshte medioker ne punen e tij. Ai punon fort dhe me perkushtim per te arritur qellimet e tija, por qe ne te shumten e kohes nuk perputhen me ato te vendit dhe aspiraten Europiane te politikeberjes.

Sidoqofte ai do ngelet ne historine e Shqiperise si personazhi me kryesor i tranzicionit pluralist Shqiptar. Militantet e opozites do e urrejne gjithmone, nderkohe qe militantet e tij do e glorifikojne si Burre Shteti.

Ne te gjithe historine e tij politike Sali Berisha, nga pamundesia per te

pare pertej vizionit te tij personal, ngado qe ta zbukurosh, dhe cfaredo lloj kompanie PR Amerikane te punesoje, imazhi i tij do ngelet pergjithmone i nje Burri Pushteti. Pengesa e vetme e tij per tu bere Burre Shteti ishte vetvetja.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 10: Libertals, Maj 22 Nr 10

[10]

“.. O, ARSIM I POPULLIT… O HYJNESHA MË E LARTË E TË GJITHA BESIMEVE DHE E TË GJITHË POPUJVE TË BOTËS…”R. Tagore (1861-1941)“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.” thoshte dikur Mit-hat Frashëri.“Rreziku më i madh i Turqisë, -thoshte parlamenti i xhonturqëve -nga gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë, të mos mëkëmbët, të mos marrë diturinë në gjuhën e vet sepse atëherë e mori lumi Turqinë’’. Rreziku më i madh i trekëndëshit antishqipëtar (Beograd-Athinë- Ankara) vazhdon ende të jetë arsimimi i shqiptarëve.Mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar. Robëria i njef një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit;dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prap në kthetrat e lartmadhërisë së saj-ish robërisë. Vetëm të verbrit nuk mund t`i shohin pasojat e lirimit nga

robëria dhe marrja në duar të veta të fatit të tyre nga njerëzit e robëruar dhe formimin e një shoqërie të dalë rishtas nga robëriaSot , ndër shqiptarë Perëndimi dhe jeta Perëndimore është çështja e arratisjes përfundimtare nga Lindja dhe qështje e ngjitjes në varganin e botë së përparuar në atë botë që quhet Perëndim.Kush jemi dhe çka duam? A flasim ate ,që e mendojmë apo a e mendojmë ate që po na turpëron? Turpi në kuptimin, që unë po mendoj nuk është i turpshëm për “ jazexhitë”tonë, se ata po na e sigurojnë vendin në parajsë. Neve si shqiptarë që jemi, na duhet vetë të jemi të devotshëm dhe se biletat e botës së amshuar i kemi të siguruara. Por ,kjo që po ndodhë me ne, a është turp ndaj miqëve tanë? A është turp ndaj ardhmërisë sonë të pa sigurt?Çka duhet të vepron mbi ne që të na bënë të qartë, se nuk jemi në një udhë të drejtë? Çka duhet të ndizet mbi ne që të na kthjellon, që të na jep pak dritë për të kuptuar se jemi në rrugen e mashtrimit? Humnerës gjithëkombëtare të përgatitur nga “ miqtë “ tanë shekullorë, veq që nuk iu është prerë shiriti.Po kush do t`a prenë shiritin ?Enterococcus faecalis është një bakterje gram-pozitive ,e pa lëvizëshme dhe e rrumbullakët . Kërkoj falje nga mjekët që po iu ndërhyjë në shkencën e tyre, por kjo m`u duk mënyra më e mirë të spjegoj dhe të godas një infektim shoqëror, nga një bakterje e njohur. Enterococcus faecalis, shkurt” koki” ,mund të gjendet i vetëm apo në çift që më së shpeshti haset në zorrën e trashë të njeriut. “Koki “mund të krijon infektime të cilat mund të jenë kërcënuese edhe për jetën. Si mund t`a përshkruash qëndrimin mohues, nihilist i disa individëve nga disa rangje të shoqërisë shqiptare përpos se një infektim nga një Koki , nga një “jazegji”?“Simptomat e Enterococcusve, janë ethet, infektimet e kanaleve të urinës,gjer të infektimet me plagë të hapura.. Simptomat tjerë janë edhe ulja e shtypjes së gjakut, rritja e rruzave të bardhe në gjak ,frymëmarrja e shpeshtuar dhe konfuzioni mendorë” Çfarë bashkërastësie me gjendjen e shoqërisë sonë mbarëkombëtare.?Nëse dikush e kërkon ndërrimin e historisë ,a nuk shkatohet konfuzion në mendjet tona? Nëse dikush e

mohon prejardhjen shqiptare të Skënderbeut dhe Nënës Tereze, a nuk të shkakton, ky mohim, një shpeshtim të frymëmarrjes? Shpeshtim i cili nuk të lë ngihesh frymë? Kur Kadareja, Fishta ,Pjetër Bogdani mohohen si të tillë, dashtë e padashtë të rritet numri rruzave të bardha të gjakut, shenjë kjo që një infektim i rënd është futur në trup. Kjo është leukemia e kombit.Kur ulet shtypja (presioni) e gjakut ,njeriu rrezikon të mbetët pa jetë, dhe mohimi i vetvetës nga “jazexhitë”tonë,e që nuk janë të pakët në numër, po na ndjellin kob; po na e rrezikojnë jetën e kombit dhe njohjës ndërkombëtare të tij. Të gjithë po i shofim fantazmat fetare të nxitura nga jasht të cilët në çdo moment e presin “ kohën e tyre”, të gjithë jemi të vetëdijshëm se një cunami është duke u përgatitur. Cunami nuk kalon lehtë e pa pasoja. Cunami është një dridhje toke e përzier me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit. S`di se po i flas disa gjëra të cilat të gjithë i dijmë? Por Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të jepë vetëm mundësi të pendohesh,asgjë më tepër. “Jazexhitë” e përdorin logjikën e kundërshtimit dhe e mohimit të së vërtetës pa prova, pa fakte, pa realitet, e përdorin alibinë e paracaktuar e qëndrimeve nihiliste të skajshme të veta për të çuar mendjen e të gjithëve në anarki.Kurse, për të realizuar qëllimet e tyre të errëta, të pabindshme dhe të paarsyeshme, me shkrimet e tyre “jazexhitë krijojnë kushte për krijimin e anarkisë morale dhe që është mjeti i vetëm që e kanë njerëzit të cilëve u mungon logjika në kohë të caktuar.Sipas koncepteve të njohura gjithmonë, në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në shoqëri qëndrojnë interesat. Interesat mund të jenë politike, të fuqisë në pushtet, ekonomike, morale e shpirtërore e, në rastin konkret tonin, më shumë se kurrë interesat gjithëkombëtare. Në rastin e ”jazexhive”, normat morale përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit..

KASNECËT E KOBIT TË KOMBIT

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Fahri Xharra

Page 11: Libertals, Maj 22 Nr 10

[11]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Të nihilosh margaritarët e kombit, Kadarenë, Nënën Tereze, Gjergj Fishtën, Skënderbeun,Pjetër Bogdanin, të nihilosh çdo gjë të mbarë të këtij populli, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të “jazexhive”,dhe tutorëve të tyre me plane afatgjate.

“Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre e plogështojnë dhe e shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata i kanë pushtuar…dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon). Dhe me këte pak a shumë spjegohet qendrueshmeria e skajshme ne “dokrrat “e “jazexhive”

Sa herë na duhet koha, ajo na mungon. Sa herë na duhet guximi ai nuk shfaqet. Sa herë i duhemi kombit, ne flejmë. Pse na përsëriten kohërat? A kemi nevojë për këtë përsëritje, apo është provokim i natyrës që na bëhet çdo 100 vjet? A po, mos e zbërthejmë vetvehten deri në atë masë sa të tjerët e kanë lehtë të ndukin copat tona ? Shikoni, në vend se fjalët e Konicës e shkrimet e tij të na mbesin një kujtim i bukur për zgjarësinë shqiptare, ne duhet përsëri të përsërisim vetvetën duke i përsëritur të njejtat gabime.

Duhej pra ndjekur nga afër realiteti konkret, me këmbë në tokë, hap pas hapi, i duhej bërë thirrje nga zemra Shqiptarëve përpara rreziqeve që po na kanosen nga fanatizmat fetare të nxitur egërsisht nga jashtë për qëllime të mbrapshta, deri në zhdukje të identitet kombëtar.

“E thëna e së vërtetës nuk sjell ndonjë fitim; po ka një ëmbëlsi më vete, sepse të qetohet vetëdija kur folë ç’duhej të flisje. Unë e di fort mirë, ma kanë thënë edhe miq qindra herë që do t’ju pëlqeja shumë më tepër sikur të ju veja pas “qejfit”, sikur të flisja ashtu si jini të mësuar të dëgjoni prej të tjerësh. Po natyra ime është ndryshe. Dhe, i shtyrë prej kësaj natyre, dëshiroj sot të ju shkunt nga gjumi, të ju thom ca të vërteta t’ashpra, por të ftohta dhe të matura, dhe të ju bëj armiqt’e mi sa-do-që nuk më njihni: po të tilë armiq, që në ca vjet, në pakë vjet, të thoni: “Ah, ç’na këshillonte mirë! Ah sa të dreqtë [drejtë] kish! Ah sikur t’i kishim vënë veshin! “Po pendimi i vonuar nuk sjellë

dobie,” thoshte atëherë Konica. “Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie,” thoshte atëherë Konica. E njejta gjë na duhet edhe sot. Të rrishë urt, të mos flasësh, të mos kritikosh, dhe t`i numërosh ditët deri në varësinë e plotë të dreqit të mallkuar, kur nuk do njihemi më ndërveti, nuk do të flasim më për atë që e duam.

“Shikoni Vranjën dhe Leskovacin “ -thoshte Konica. “Kur i mori Serbia këto vise, i përmblodhi të gjithë muhamedanët dhe i dboj, duke ua mbajtur tërë ç’kishin. A protestoj Evropa? Jo! A mos e pengoi Turqia këtë bartje?Jo. A o mos Turqia i ndihmoi Serbisë?.Po. Ishte gjallë atëherë shqiptaria kur u zbrazën tokat që nga Molla e kuqe?

Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u lajthit puna e besës (ndërhyri puna e fesë)”.

“Kombi shqiptar, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, i përket qytetërimit perëndimor, me një kulturë të lashtë dhe të thadruar nëpër shekuj brenda kësaj përkatësie. Dhe këtë askush s’e ka vu në dilemë, deri ne këto dekadat e fundit, kur kemi fituar lirinë dhe për pasojë na janë shfaqur prirjet proturke e proorientale.(N.Ukaj)”

- Ishim në gjumë të gjatë shekullor. Flinim e flinim. E edhe nëse e donim zgjimin, fillonte terapia e re me sedativë edhe më të fortë se herëve të kaluara që ta na e kthenin përsëri gjumin, që kurr të mos zgjohemi. Na e kishin frikën?!

Nga ai gjumë shekullor, kurrsesi të zgjohemi ngase interferencat magnetike të antenave të huaja po i pengojnë valët tona, ato të ndritjes së mendjes sonë.“Jazexhitë” janë shumë të “varfër” dhe të “rreckosur”dhe kobtarë kur e shkapërderdhin në mënyrë

tragjike mendjen e popullit. Ngrehalucët e pandershëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj përgatitjeve nga kuzhinat antishqiptare vazhdojnë të jenë si të “dehur “ apo të “droguar” në “ jazitë “ e tyre(tur. jazmak- me shkrue). Duhet ditur se trëndafilat, zambakët, karafilat, të gjitha thahen, edhe çeliku e hekuri thyhet, por kombi i ynë as thahet e as thyhet. Por “jazexhitë” këte po e dëshirojnë,dhe po ndjellin kob.

Derisa Ajnshtajni thoshte se e “ardhmja e një kombi është e lidhur ngusht nga edukimi që e merr rinia”, ne po e fatkeqësojmë ardhmërinë tonë duke nxjerrë në dritë fëmijë të parapërcaktuar për të qenë skllevër të kafazit të tyre mendor.

Rrjedhat e dëshirave sa do që të meshefura dukeshin, tani kanë filluar të dalin haptas nga “jazegjitë” shqiptarë, vajtimi i “jazexhive” për të kaluarën e “ndritur” dhe ndjellja e kobit shihet edhe nga lotët e tyre që “të thajnë zemrën dhe shpirtin”.Dhimbshuria për të kaluarën e “ndritur” nuk ka fund, ndjellja e kobit nuk përfundon me kaq por është duke vazhduar deri sa vorbulla e paparashikushme prej nesh por e përgatitur që moti nga ata që e mendojnë zhbërjen tonë, do të na përpijë përfundimisht.

“Jazexhit” janë kasnecët e kobit tonë kombëtar dhe zhurmëshëm po na lajmërojnë. Po, na? Prapë kasnecët po bërtasin ; prapë kasnecët po çirren !

Per ata që e mohojnë vetvetën s`i duhen kombit! Ç`menduri e skajshme e Unit të semurë dhe të tjetërsuar deri në pabesueshmëri!!!…..

www.theafed.org

Page 12: Libertals, Maj 22 Nr 10

[12]

Kam disa ditë që ndodhem në Itali dhe po çmeritem me zhurmën që paska bërë këtu diploma e blerë në Shqipëri e Renzo Bossi-t. Është kthyer në barcaletën e ditës. Në një emision special të LA 7, që zgjati tre net, “Quello che non ho” (Ajo që nuk kam), drejtuar nga Fabio Fazio dhe Roberto Saviano, me të ftuar të nivelit më të lartë të kulturës italiane, ajo u përmend nga tre të ftuar. Në të tria rastet roli i Shqipërisë ishte ai i krahasimit me atë më të keqen e mundshme. Pak a shumë, po të perifrazoja një barcaletë të shpikur në kohën e komunizmit për t’u tallur me filmat kinezë të kohës së Revolucionit Kulturor (me një konotacion edhe racist), humori ishte i tipit: ka studentë të mirë, shumë të mirë dhe të mrekullueshëm: ka studentë të këqij, shumë të këqij dhe të diplomuar në Shqipëri. Aq sa, të them të drejtën, ndonëse, sikurse më njeh edhe lexuesi, nuk ushqej ndjenja nga ato të krenarisë kombëtare, më kapi një lloj inati jo vetëm me këta tanët që na shtuan edhe këtë damkë, sikur të mos na mjaftonin ato të trafikantit të drogës e prostitutave dhe mafiozit, por edhe me italianët. Fillova t’u shpjegoj atyre që njoh, ku të mundja, se këto lloj maskarallëqesh i kemi mësuar prej tyre, duke filluar që me Berluskonin dhe berluskonizmin, se ne, për shembull, nuk kemi pasur më parë biznesmenë që bëheshin edhe pronarë mediash, edhe presidentë klubesh futbolli, edhe aspirantë për Kryeministër, paçka se

pastaj, nga injoranca dhe naiviteti, këto figura i kemi çuar deri në karikatura.Nejse, le t’i kthehemi emisionit në fjalë. Ajo që më mbeti në mendje nuk qe një humor i Paolo Rossi-t kur bëri një rrimë të tipit “laurea in economia/ … Albania”, as ironia therëse e Travaglio-s, që, për të fshikulluar të vetët, përdori laurean e Kristalit si fundin e botës, por një monolog i gjatë i komikes Luciana Littizzetto.Emisioni i Fazio-s dhe Saviano-s u dedikohej fjalëve. Çdonjëri nga të ftuarit e shquar kishte zgjedhur një fjalë: dikush fjalën “përgjithmonë”, dikush fjalën “fletore”, dikush “fëmijë”, dikush “koha”, dikush “bashkëjetesa”, dhe zhvillonte pastaj një monolog të shkurtër përpara publikut rreth asaj se çfarë i evokonte kjo fjalë. Litttizzetto, si komike që është, kishte zgjedhur fjalën “stronzo”, që në shqip nuk është lehtë të përkthehet, por për mua përkthimi më i mirë është “maskara”. Gjatë lakimeve dhe stërlakimeve të stronzo-s, Littizzetto, midis të tjerave, arriti edhe te Shqipëria jonë e diplomave universitare. Dhe si arriti? Filloi në fillim të shpjegojë se, që të bëhesh “stronzo”, d.m.th. maskara, duhet që në një fazë më të hershme të jesh “cretino”. Këtu kam një problem me përkthimin shqip të kësaj fjale, jo aq pse s’mund t’ia gjej një fjalë – e para që më vjen në mendje është “budalla”, – por sepse Littizzetto përdori më pas edhe një fjalë tjetër, të cilën unë, me të parën, do ta përktheja përsëri “budalla”: fjalën “scemo”. Që t’ia shpjegoj lexuesit në italisht – se pastaj, dora-dorës, mund t’ua gjejmë edhe një përkthim më të saktë fjalëve në shqip – Littizzetto tha se, për të kaluar në shkallën e stronzo/maskarait duhet që, më parë, të jesh në nivelin e cretino-s. Pra cretino-ja, nëpërmjet “studimeve” dhe “arritjeve” në jetë, arrin të ngjitet në nivelin e stronzo/maskarait. Ndërkaq, tha ajo, janë edhe scemo-t, të cilët, sado të përpiqen, nuk e marrin dot kualifikimin në cretino që pastaj të mund të laureohen në stronzo/maskara – dhe këtu, vini re çfarë tha: “Edhe sikur të marrin një ‘laurea’ në Shqipëri”. Pra, sipas saj, një scemo, edhe sikur të marrë një laurea në Shqipëri, nuk arrin dot të bëhet cretino, që të mund të ngjitet pastaj në nivelin e stronzo/maskarait – dhe nuk e përmendi fare faktin e blerjes, as Kristalin, pasi për të, si e blerë, si e vërtetë, si në Kristal si në USHT, diploma, ishte e njëjta gjë.Të them të drejtën, ashtu me intuitë, them se “scemo” në shqip duhet ta përkthejmë “debil”, kurse “cretino” mund ta lemë “budalla”. Megjithatë, në këtë pikë më mirë po hap fjalorin italisht – shqip ku shoh se “scemo” mund ta përkthejmë edhe “i metë”. Pra, sipas

kategorive të Letizeto-s, një debil ose i metë, si puna e Renzo Bossi-t, edhe sikur të marrë një diplomë në Shqipëri në universitetet tona, nuk mund të arrijë të bëhet dot stronzo/maskara. Siç është i ati, Umbertoja p.sh., i cili më një anë flet gjithë ditën kundër emigrantëve, madje edhe organizon polici vullnetare kundër rrezikut të tyre, e më anë tjetër vjen e blen me paret e partisë laurea për të birin në Shqipëri.Tani, le të përpiqemi t’i aplikojmë këto kategori në realitetin tonë politik – social – ekonomik – kulturor – arsimor – letrar – artistik etj. E para gjë që më vjen të them është se duhet të nisemi nga një e dhënë që në Shqipëri e gjen si qiellin, tokën, ujin, ajrin: faktin se ne kemi një numër jashtëzakonisht të madh maskarenjsh që japin kontributin e tyre të shquar në politikë, ekonomi, arsim, kulturë, art, gazetari e me radhë. E dyta, se para së gjithash duhet të shohim pjesën plot të shishes, d.m.th. atë që na jep optimizëm dhe shpresë për të ardhmen. Dhe them se ne, si popull, kemi arsye ta shohim goxha pozitivisht këtë të dhënë. Pse e them këtë? Pasi, duke parë numrin e madh të maskarenjve që kemi, rezulton se ne kemi shumë pak debilë, që do të thotë shumë pak njerëz me të meta mendore. Dikush do të thotë: Po mirë, po gjithë ata prindër që i çojnë fëmijët në këto universitete, ku i fute ti? Nuk të duken debilë që hedhin paret e kursimet e tyre në ato piramida, pasi e kanë ngrenë edhe nja dy herë të tjera me piramida të llojeve të tjera? Hëm, ky është një kundërargument i fortë, por, sipas meje, nuk duhet ta marrim kaq negativisht këtë punë. Vetë fakti që ata arrijnë të fitojnë aq sa të mund të paguajnë shkollat e fëmijëve të tyre me shifra që shumica e shqiptarëve nuk i përballon dot – dhe shumë më të larta edhe se në Europë, ku dominojnë universitetet publike – tregon se nuk mund të jenë kurrsesi me të meta mendore. Jo, për mua ata mund të jenë më shumë “cretini” që janë ngjitur në shkallën e “stronzo”- ve – një pjesë edhe nga halli, sigurisht – sesa “scemi” që, mund ta përkthejmë edhe “të trashë”. Pse e them këtë? Pasi, sipas meje, ne jetojmë në një vend ku, siç e ka konfirmuar, me të thënë e me të bërë, edhe vetë kryetari i opozitës, nuk i ngjit dot shkallët e jetës pa u bërë maskara. Pra dua të them se nuk është se këta prindërit nuk e dinë se ku po i çojnë fëmijët, por kjo është mënyra për t’u ngjitur këtu te ne, për t’ua hedhur edhe atyre që kanë bërë shkolla më të mira… sigurisht, pasi të bëhen edhe militantë të ndonjë partie.Prandaj, për të mbetur në anën plot të shishes, do të thosha se ne duhet të krenohemi që shkollat tona fillore shatë–tetë-nëntëvjeçare dhe të mesme në

TË DIPLOMUAR PËR MASKARALOGJI L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Fatos Lubonja

Page 13: Libertals, Maj 22 Nr 10

[13]

përgjithësi, kanë nxjerrë dhe nxjerrin cretini/budallenj që i kanë të gjitha mundësitë që, kur të mbarojnë universitetet tona, të laureohen në maskarenj. Madje edhe shkollat e komunizmit s’kemi pse i shajmë në këtë drejtim, sepse numri i maskarenjve që ato kanë nxjerrë është i pafundmë.Tani le të vijmë në pjesën bosh të shishes. Ç’është e vërteta, “maskara” nuk është ndonjë lëvdatë, prandaj, numri i madh i maskarenjve vërtet tregon se kemi pak debilë, por, gjithë sipas përkufizimit të Littizzetto-s, tregon se kemi shumë cretini. E para e punës them se në këtë pikë na duhet të ndalemi pak më mirë në përkthimin saktë të asaj se ç’duhet të kuptojmë me “cretino” në shqip dhe për këtë mund të na ndihmojë edhe hulumtimi i asaj se çfarë kanë në ADN e tyre cretino/budallenjtë që i dallon nga scemo/debilët më një anë, por edhe çfarë i shtojnë vetes ata, si vlera intelektuale dhe morale, kur shndërrohen në maskarenj, më anën tjetër.Dallimi i parë është i qartë: debilët janë njerëz me të meta mendore që nuk bëhen dot të rrezikshëm për shoqërinë, kurse maskarenjtë janë të rrezikshëm. Por çfarë i shtojnë vetes cretini/budallenjtë për t’u graduar në maskarenj? Sipas meje, kur themi “budalla”, që, edhe sipas fjalorit, është përkthimi më i drejtë i “cretino”, ne kemi parasysh disa kuptime të fjalës. Njëri prej tyre është ai që gjejmë në shprehjen: “Sa budalla që jam!”, “Pse, budalla është ai?”, që sugjerojnë idenë se, po nuk bëre siç bëjnë të tjerët, d.m.th. maskarenjtë, të quajnë budalla. Pra budallai tek ne ka edhe kuptimin e naivit apo njeriut të mirë që s’vjedh dot, nuk mashtron dot, nuk ua fut dot të tjerëve etj. si këto; shkurt, një njeri që nuk ngrihet dot në nivelin e maskarait. Po atëherë, cili është dallimi i këtij me cretino/budallain që bëhet maskara, nëse konditë e domosdoshme për t’u bërë stronzo/maskara është që të jesh më së pari cretino? Më duket se në këtë pikë del qartë se, për përkthimin e “cretino” në shqip, duhet të bëjmë dallimin midis cretino-s që s’bëhet dot maskara dhe atij që bëhet. E për këtë ndoshta duhet të kërkojmë një fjalë sinonim të budallait. Duke pasur parasysh se stronzo/maskarai ka në bazën e tij prej cretino/budallai edhe një lloj guximi e paturpësie për t’u bërë keq të tjerëve, do të thosha se fjala më e përshtatshme për gjendjen e tij para gradimit në maskara ndoshta nuk është budalla, por… “trap”. “Trapi” sipas meje, edhe e ka brenda budallain, – kur themi p.sh. “ai është trap i gjithi”, – por edhe ndryshon nga budallai, sepse shpesh themi “trap” për një njeri që nuk është thjesht naivi i paditur që rri në punën e vet, por një ambicioz në veprim, që edhe

pse nuk sheh përtej hundës së tij, i fut hundët në punët e gjithë botës, derisa bëhet edhe kërcënim publik. Trapi ka besim se, me pak shkollim mund t’ua hedhë të gjithëve, dhe kalon kështu shpejt e shpejt në nivelin e maskarait. Dikush do të thotë: Po atëherë “trap” dhe “stronzo” janë e njëjta gjë, pse ta përkthejmë “stronzo” në “maskara”? Jo, sepse “stronzo” në italisht apo “maskara” në shqip mund t’i thuash edhe një njeriu që në pamje të parë nuk duket fare si trap e që mund të ketë edhe tituj shkencorë, ndonjë master a doktoraturë për shembull, madje mund të jetë edhe Dr. prof. Pra duhet të ketë diçka më shumë trapi për t’u bërë maskara. Gjithsesi, sipas meje, – po hyj në të thella, të më falë lexuesi, – stronzo/maskarai, megjithëse mund të duket i suksesshëm, i kënduar, i lëvduar, megjithëse mund ta quajnë njeri karizmatik, mediatik, analist, opinionist, profesor, doktor, piktor, poet, shkrimtar,

gazetar, filozof dhe megjithëse mund të ketë mbaruar universitetin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, Francë, Gjermani, SHBA, mbetet në bazën e formimit të tij, ose ndryshe, në thelbin e thelbeve të tij, trap i trapave. Ja për shembull, ata që hapin këto universitetet private, çfarë janë, sipas jush: budallenj, trapa apo maskarenj? Po ata që japin mësim nëpër këto universitete e që kanë goxha tituj shkencorë, po ata që firmosin edhe diploma si ajo e Bossi-t që po na bëjnë të skuqemi kur themi se jemi shqiptarë? Po ata të Ministrisë së Arsimit që ua akreditojnë? Po ata lart e më lart, me në krye Presidentin e Kryeministrin, që bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë, çfarë janë? Hëm, shumë larg shkon pyetja. Për mua janë trapa të shndërruar në stronzo/maskarenj pasi kanë studiuar, janë laureuar e pastaj kanë dhënë mësim në universitetin e madh shqiptar të stonzologji/maskaralogjisë.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 14: Libertals, Maj 22 Nr 10

[14]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

D O S S I E RF j a l a e P a t e r P j e t e r M e s h k a l l e s n e

g j y q

Page 15: Libertals, Maj 22 Nr 10

[15]

A ka pasë diktatura desidencë dhe desidentë?Ja një shembull: Letër e At Pjetër Mëshkallës S.J. Kryetarit të Këshillit të Ministrave Mehmet Shehu

TiranëShkëlqesë,Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendet sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjës dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe

popullit duhët t’i këthehen; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë shërbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli. Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut. Sa për libra të mij, gjana kishtare etj., le të vinë e t’i marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe. Por, unë dëshroj të çfaq disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit. Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrënija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditën. Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vajë, si përfaqësuesin e fesë së vet. Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit. Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvi l lue me të g j i tha mjete t e propagandës. Si përgjigje, populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh? Sidomos pjesa e f r iksueme me kërcënime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahët synon me formue një brezni pa

kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitët shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të? Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té. Unë tham se, me këte luftë kundra fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur, në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë, u takova me Ju, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”.Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit. Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira. Krytarit të Kësh. të Ministrave Me nderime Mehmet Shehu Pjetër Meshkalla në Kryeministr i – Tiranë meshtar katolik i Shoqnisë Jezu. 5 Prill 1967.

DISIDENTE

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Daniel Gazulli

Page 16: Libertals, Maj 22 Nr 10

[16]

S K O L A S T I K

KUVENDI DHE KUVENDIMI SIPAS KANUNIT TE LEKE DUKAGJINIT. pjesa e pesteSTUDIUSI DAUT DAUTI

Page 17: Libertals, Maj 22 Nr 10

[17]

Procedura e KuvendimitKur kryetari i shpallte të hapura p u n i m e t e K u v e n d i t , t ë pranishmit e kishin të ditur procedurën dhe funksionin si dhe rolin e tyre individual. Çështjet e shtruara duhej të shqyr toheshin pa ndonjë kufizim kohor, por kur vinte momenti i marrjes së vendimit duhej pasur parasysh një gjë shumë të rëndësishme. Kanuni k ë r k o n t e q ë m a r r j a e vendimeve të bëhej duke mos bërë ndonjë inovacion dhe duke m o s i k u r n g a l i g j e t e themeluara apo nga ligjet në fuqi. Propozimet merrnin formën e vendimeve dhe pranoheshin nga të gjithë pjesëmarrësit e Kuvendit vetëm atëherë kur nuk krijohej ligj i ri, dispozitë e re ligjore apo praktikë ligjore e pafavorshme për komunitetin që kuvendonte. Edith Durham në vitin 1908 kishte qenë prezente në vendin ku ishte mbajtur një kuvend, në të cilin, mes tjerash, kishte vërejtur shfaqjen e këti j problemi të veçantë. Diku në malësi të Shqipërisë së veriut, Edith Durham, një të diel kishte vërejtur një turmë të madhe të njerëzve që kishin stërngarkuar kishën. Shumë nga ta kishin bërë rrugë të gjatë për të ardhur deri aty. Derisa ajo mendonte se çfarë mund të ishte domethënia e religjionit për këta njerëz, situata që pasoi ia sqaroi këtë çështje. Arsyeja që atë të diel kishte pasur n j e r ë z m ë s h u m ë s e s a zakonisht, ishte mbajtja e një Kuvendi të rëndësishëm në oborr të kishës. Edith Durham kishte shikuar me habi këta njerëz që vraponin për të zënë vendet, sikur të fillonte një shfaqje shumë e rëndësishme. Këtë ngjarje, Edith Durham e paraqet me sa vijon: “Në hapësirën përpara kishës mbahej një mexhlis i madh. Pleqnia ishte ulur në rreth në tokë ose mbi gurë. Tema e Kuvendimit në mexhlis ishte rasti i një fëmije i cili ishte vrarë në katundin Gjani nga një burrë i katundit të Shoshit.

Shoshi, nga ana e vete, ishte zemëruar tej mase lidhur me këtë çështje dhe nga populli

mandej mësohej se gjaksori nuk kishte guxuar të mbetej në fis, por ia kishte mbathur. Tani m b a h e j m e x h l i s i p ë r t ë vendosur nëse duhej djegur shtëpinë e tij si ndëshkim.Shumica e mbështetnin këtë m e n d i m . P r o b l e m i t a n i qëndronte aty se nuk kishte ndonjë ligj mbas të cilit kjo mund të bëhej. Gjaku ishte marrë jashtë fisit, dhe nuk ndëshkohej sipas tij. Detyra e gjakmarrjes i binte familjes së çunit të vrarë. Të gjithë pajtoheshin se sikur familja e tij të vinte për ta djegur shtëpinë, Shoshi nuk do t’i ndalonte. Mirëpo, meqenëse të afërmit e viktimës ishin një baba i çalë me një fëmijë, të dy ishin të paaftë ta lanin borxhin.Kjo çështje i ngacmonte shumë. Djegia e shtëpisë do të nënkuptonte nxjerrjen e një ligji të ri për ndëshkimin e një njeriu për krim ndaj një fisi tjetër. Kjo nënkuptonte edhe riorganizimin e tërësishëm të Kanunit, e plus kësaj është hiç më pak sesa trajtimi i vetvetes si pjesë e një kombi, e jo si fis më vete.

Unë pye t a në se i sh t e e mundshme të paktën të nxirrej ligji për ndëshkimin e cilitdo

njeri i cili vret një fëmijë që ende nuk është i moshës për të mbajtur armë.M’u tha se nëse Shoshi do ta bënte këtë, dhe fiset e tjera jo, Shoshi do të ishte në situatë të pafavorshme. Pyeta nëse ndëshkimi në këtë rast të dhënë mund t’i besohej qeverisë turke, por më thanë se kush nuk e dinte kah ia kishte mbathur gjakësori, prandaj nuk mund t’u dorëzohej, dhe se me i ftua ushtarët turq për ta djegur një shtëpi të Shoshit do të ishte precedent i keq.Seancat e mexhlisit ishin shumë të rregullta, hiq këtu zhurmën e madhe; zakonisht një njeri dëgjohej me shumë pak ndërhyrje; vetëm tek-tuk disa veta flisnin njëkohësisht. (Durham, 1909, f. 153-154) Për fat të keq nuk e kemi rezultatin e plotë të këtij Kuvendi. Edith Durham pas dy ditësh ishte larguar në një vend tjetër, gjersa Kuvendi ende ishte duke e peshuar këtë çështje.

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. pjesa e peste

Daut Dauti

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 18: Libertals, Maj 22 Nr 10

[18]

Kur në një mbledhje të bajrakut a të fisit nuk mund të vendosej për një çështje, atëherë caktohej një ditë tjetër për t’u mbajtur mbledhja. Ndërkohë çështja bisedohej gjerësisht nëpër votra, ndeja, e kështu arrihej një përfundim i cili nëse nuk ishte i pëlqyeshëm për të gjithë, ishte për shumicën.Vendimet që merreshin në një kuvend, i bëheshin me dije tërë popullit. Këto vendime, të kuvendeve të ndryshme (fisit, katundit, bajrakut a krahinës) ishin: vendime për të forcuar bashkimin, për të bërë marrëveshje të ndryshme, për t’i shuar grindjet dhe për t’i ndaluar ngatërresat, si dhe vendimet për punë bujqësie, blegtorie dhe punë vullnetare. (Illia, 1993, f. 134-135) Zhvillimet e procedurave të kuvendeve, sidomos në rajonet e banuara nga popullsia katolike, shënoheshin në letër nga prifti, i cili shpesh ishte i vetmi njeri prezent që dinte shkrim-lexim. Priftërinjtë këtë punë e bënin në baza vullnetare, por kishte raste kur pjesëmarrësit e Kuvendit nga prifti kërkonin mbajtjen e shënimeve të cilat më vonë, kur kjo të kërkohej nga pjesëmarrësit e Kuvendit, nxirreshin nga raftet e kishës për të shërbyer si referencë. Në fillim të shek. XX procedurat dhe rezultatet e kuvendeve filluan të shënoheshin edhe në gazetat vendase. Shumica e çështjeve që shtroheshin në kuvend ishin të natyrës së brendshme, d.m.th. çështje me të cilat banorët ballafaqoheshin pasi ato lindnin nga mesi i tyre, në jetën e tyre të përditshme. Por, për çështje të cilat konsideroheshin të rëndësishme duhej organizuar Kuvendi i përgjithshëm që kishte karakter plenar. Në këtë kuvend shtroheshin çështjet e jashtme të komunitetit. Si çështje kryesore e punëve të jashtme konsiderohej lufta. Me këtë temë duhej të ishte i njohur i tërë komuniteti të cilin Kuvendi e mbulonte gjeografikisht me kompetencë.

Nga përfaqësuesit kërkohej pjesëmarrje aktive në të rrahurit dhe në të peshuarit e çështjes para se të merrej vendimi për të shkuar në luftë. Kuvende të tilla gjatë pesë shekujve të fundit të sundimit turk ishin të shpeshta. Ato u shtuan sidomos në shek. XIX kur filluan kryengritjet e shumta për dëbimin e Perandorisë Osmane nga tokat shqiptare. Një numër i madh i kuvendeve u mbajt sidomos në Kosovë e cila, pas Kuvendit të Prizrenit më 1878, u shndërrua në qendër të organizimit të lëvizjeve dhe të luftërave kundër pushtetit turk. Ideja e shqiptarëve për organizimin e kuvendeve të mëdha ishte gjithmonë në brendi të qenies së tyre. Para marrjes së vendimeve që do të kishin efekt të suksesshëm, shqyrtoheshin dhe zgjidheshin disa probleme të brendshme që i kishin ndërmjet vete familjet, fshatrat, fiset etj. Një problem që paraqitte pengesë në organizimet e luftës ishte hakmarrja brenda individëve, familjeve dhe shpesh edhe ndërmjet fiseve. Kur kjo çështje hidhej në kuvend, dihej përfundimi: Pa marrë parasysh rrethanat dhe pasojat, të gjitha hakmarrjet suspendoheshin deri në përfundimin e armiqësive që vinin si kërcënim nga jashtë komunitetit shqiptar. Me një akt kolektiv, Kuvendi shpallte suspendimin e hakmarrjes. Pastaj, rraheshin dhe mateshin qëndrimet (për dhe kundër) hyrjes në luftë. Kuvende të tilla u organizuan edhe në shek. XVII. Ndër shekuj ishte krijuar edhe një traditë e fuqishme e organizimit dhe e bashkëpunimit ndërfisnor dhe ndërrajonal me anë të kuvendeve të cilat “arrijnë pajtueshmëri për veprime të përbashkëta dhe për ndalimin e gjakmarrjes në kohët e pushtimit”. (Malcolm, 1998, f. 221). Në kohë të paqes, rendi i ditës së kuvendeve dominohej kryesisht me probleme sociale, të cilat më së shpeshti shtroheshin për shqyrtim. Dokumentet e ndryshme të përmbledhura nga Shtjefën Gjeçovi, të kohës së

përfundimit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX, flasin për zgjidhjen e problemeve që lindnin gjatë shfrytëzimit të ujit për vaditje, përdorimit të mullinjve, vjedhjeve, martesave të paligjshme etj. Kuvendet më të vogla ishin ato të shkallës së parë, e cila përbënte bazën e Kuvendimit. Këto kuvende bëheshin brenda familjes, e cila, varësisht prej çështjeve, mund të zgjerohej në kuvend të disa shtëpive dhe që mund të përfundonte në Kuvend të vëllazërisë. Kanuni kërkon që në çdo shtëpi të zbatohet sistemi patriarkal i qeverisjes, sipas të cilit njëri burrë është zot shtëpie dhe të cilit i nënshtrohen të gjithë anëtarët tjerë. Kur shtëpia kishte vetëm një mashkull, atëherë, automatikisht ai bëhej zot shtëpie. Kur shtëpia kishte më shumë se një burrë, zoti i shtëpisë zgjedhej pasi që kanuni nuk njihte të drejtën e trashëgimit të kësaj pozite. Në shumicën e rasteve ai caktohej nga paraardhësi derisa ky ishte gjallë. Por nëse ky caktim nuk ishte bërë, atëherë në Kuvendin e shtëpisë zgjedhej zoti i shtëpisë. Në këtë kuvend gratë nuk merrnin pjesë. Por, nëse u ofrohej mundësia të merrnin pjesë, nuk kishin të drejtën e fjalës. Nuk përjashtohej mundësia që ato të mos kishin ndikim në mënyra tjera të tërthorta. Rregullat e zgjedhjes së zotit të shtëpisë parashihnin që të gjithë burrat e moshës madhore të ishin kandidatë potencialë për pozitën e zotit të shtëpisë. Prandaj, edhe Kuvendi i zgjedhjes së tij mund të ishte i gjatë pasi që shqyrtoheshin shumë propozime. Zakonisht zgjedhej kandidati më inteligjent, i cili kishte treguar aktivitet organizativ si në punët rreth shtëpisë, ashtu dhe jashtë saj në komunitet. Mosha e tij nuk ishte e rëndësishme dhe shpesh ndodhte që në këtë pozitë të zgjedheshin edhe më të rinjtë.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 19: Libertals, Maj 22 Nr 10

[19]

Aktiviteti i treguar jashtë shtëpisë ishte po ashtu i rëndësisë së veçantë, pasi që i zoti i shtëpisë merrte pjesë në kuvendet e tjera të niveleve të ndryshme ku merreshin vendime të cilat reflektoheshin në familjen që do ta përfaqësonte. Ai duhej të posedonte edhe aftësi administrative dhe njohuri të ligjeve. Shtëpia zakonisht zgjedhte edhe ndihmësin ose zëvendësin. Nëse shtëpia ishte e madhe, e shpesh ndodhte të kishte deri në 80 anëtarë, atëherë zgjedhte dy ndihmës të zotit të shtëpisë. Anëtarët meshkuj të bashkësisë shtëpiake kishin të drejtën e ndërrimit të zotit të shtëpisë. Iniciativa apo propozimi mund të vinte nga secili mashkull i moshës madhore. Ndërrimi i zotit të shtëpisë bëhej në rastet kur ai pushonte të shfaqte aftësi udhëheqëse dhe në këtë situatë zgjedhej një tjetër. (Bartl, 1999, f. 56) Gratë kishin organizim të ndarë nga ai i burrave, por që aktiviteti i tyre nuk reflektohej jashtë shtëpisë. Zoja e shtëpisë nuk zgjedhej por emërohej nga zoti i shtëpisë. Zojë shtëpie ishte nëna e të zotit të shtëpisë, por nëse ajo nuk ishte gjallë, i zoti i shtëpisë në këtë pozitë emëronte gruan e vet.(Meçi, 2002, f. 39-42). Kuvendi i shtëpisë dhe ai i vëllazërisë merrej ekskluzivisht me punët që kishin të bënin me familjen. Vendimet që merreshin ishin të ndryshme, por përfshinin edhe përjashtimin apo edhe vendimin për dënim me vdekje të ndonjë anëtari të familjes, i cili me veprimet e tij paraqitte rrezik për shtëpinë dhe vëllazërinë.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 20: Libertals, Maj 22 Nr 10

[20]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 21: Libertals, Maj 22 Nr 10

[21]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

InternationalRecommended

Reads

Page 22: Libertals, Maj 22 Nr 10

[22]

May 21st 2012, 16:04 by T.J.

THE “gravedigger” is the new president of Serbia. Tomislav Nikolic’s nickname has nothing to do with his extreme nationalist past, but alludes to his stint as a manager of municipal cemeteries. On May 20th Mr Nikolic dug the grave of Boris Tadic’s presidency. Mr Tadic, the leader of the Democratic Party (DS) had been president since 2004.In his third attempt at winning the presidency Mr Nikolic won in a run-off poll, held two weeks after the first round of the election on May 6th. On a low turnout Mr Nikolic gained 49.51% while Mr Tadic gained 47.35% of the vote. The first round of presidential elections took place on the same day as parliamentary elections. In that poll Mr Nikolic’s Serbian Progressive Party (SNS), which positions itself as a centre-right party, won 73 seats, the DS got 67 and the Socialist Party of Serbia (SPS) led by Ivica Dacic won 44.In his victory speech Mr Nikolic vowed that Serbia would “not veer from the European course” and that the election “was not a referendum on who will or will not lead the country into the EU. This was about who will solve the economic problems created by the DS and Tadic.”Mr Nikolic is right that Serbs now expect the new government to lead the country out of the slough of economic crisis including 24% unemployment. However, even as president, it is equally unlikely that he will have anything to do with it. Mr Nikolic founded the SNS in 2008 when he broke away from the extreme nationalist Serbian Radical Party, which was founded by Vojislav Seselj, who is now on trial for war crimes in The Hague. Mr Nikolic had led the party in Serbia whi le Mr Seselj told him what to do, allegedly by text message from his prison cell. Once he decided that his boss had lost touch with reality and that he would never win power, he set out on his own with a party that jettisoned the extreme nationalist p a s t . T h e S N S

adopted a pro-European stance whose policies were virtually indistinguishable from those of the DS. On May 6th the SNS won the largest share of the popular vote in the parliamentary election. Even so, polls then indicated that Mr Tadic would win a narrow victory in the second round of the presidential poll. Mr Tadic had dithered until only weeks before the parliamentary election before deciding to resign and call an early presidential election too. He lost his gamble. Now the party wolves are scenting blood and may go in for the kill.Before the DS grandees move to depose their party leader, they will try to secure the government. In the wake of the parliamentary election Mr Dacic, the SPS leader who was minister of the interior in the previous government, said he would continue his collaboration with the DS in the next. In the wake of Mr Tadic’s loss of the presidency, he reconfirmed this.All sorts of combinations are theoretically possible but most are unlikely. One idea was that Mr Tadic would now become prime minister, but he has ruled that out. Unless Mr Dacic decides to jump ship he will form a new government with the DS. In this case something very important will happen on the Serbian political landscape. Until now the locus of power was the presidency. But according to the constitution the Serbian president does not have much power. The presidency has been important in the last few years mainly because it was held by Mr Tadic, the head of the main party in government.If Mr Dacic is prime minister, he will be the most powerful politician in the country. Mr Nikolic will be shut out of decision-making

circles. Serbia will enter a period of cohabitation, as the French say, but power will be heavily weighted in favour of the government and the prime minister.Some commentators have been horrified that by the fact that Serbia’s new president has an extreme nationalist past. But, there is an element of selective vision here. Mr Dacic after all, who has been a close ally of Mr Tadic in the recent past, was the spokesman of Slobodan Milosevic during the war years and one of his coalition partners is United Serbia whose leader was a close associate of Arkan, a notorious wartime paramilitary leader.Mr Tadic’s rivals will probably depose him as leader of the DS. The most prominent is Dragan Djilas, the popular mayor of Belgrade, who did well in the elections. He also headed the DS list for parliament and is a possible candidate for prime minister.If, as seems likely, the new government will still be led by the DS and the SPS, we can expect more of the same from Serbia. Mr Tadic’s loss of the presidency is a personal loss and a loss for the DS but is hardly a political earthquake for Serbia or the region. After giving a press conference following his defeat Mr Tadic walked off saying to the journalists: “See you in some other movie.”

SERBIA'S PRESIDENTIAL ELECTION

Former nationalist ousts Tadic

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 23: Libertals, Maj 22 Nr 10

[23]

Mathematician Michael Edesess has a dose of reality for economists.“Economics pretends to be mathematics, but it is not mathematics,” he says. “There is a major difference. No mathematician uses a term in a formula, or a statement of a theorem, unless that term has first been defined with excruciating precision.”And while economists may think they’ve defined terms like “aggregate demand” or “economic growth,” Edesess suggests they talk to a mathematician. “Economists may think they’ve defined them, but they should try reading some real mathematics to see what a precise definition truly is,” he says. “The economists, I think, leave the work of definition to be inferred from the way the terms are used in the formulas. This, to me, is weird.”U s i n g a r e c e n t b logosphe re deba t e between Steve Keen and Paul Krugman as a j u m p i n g o f f p o i n t , E d e s e s s o f f e r s a mathematician’s insight into some of the key problems with economic theory and economic debate. The lack of p r e c i s e d e f i n i t i o n s produces some distinct s y m p t o m s , a s t h e K r u g m a n - K e e n argument shows: “The amazing thing is that, in this debate, one side or the other will present what appears to be a very simple proof that they are right – and yet the other side is not persuaded in the least.”He traces this problem back to what he suggests is the cause: “The source of all the confusion, in my view, is the idea that if you can’t measure something and model it mathematically, it has no meaning. There is too much mathematics used a n d e x p e c t e d i n economics , and too much of it is of poor quality and distorts the ideas it is meant to undergird.”

This mathematical hubris is at the heart of the “the critical state of economic theory has been exacerbated by the financial crisis” – a crisis that was in part created by the overreliance on precise but not accurate mathematical models used as if the real world were made up of mere numbers.This reliance on mathematics can be traced back to an economics that has falsely aspired to the certainty of a mathematical science like physics (which, in reality, is far less well-defined and precise than economists seem to believe). But, as Edesess also suggests in relation to a part of the Keen-Krugman debate, “causality runs both ways.”The desire of the business community and society for the illusion of certainty has created significant short-term incentives for economists to provide this false reassurance.

But the long-term costs were wel l demonstrated by the 2008 financial crisis and its aftermath, which we’re still dealing with. Economists too often ignored the real world – and key issues like inequality, financial instability, and innovation – in favor of precise but not accurate numbers, like, as Edesess notes, aggregate demand or GDP.If economists want to remain relevant they have to return mathematics and the precision it offers to its proper place in the discipline. Math should be a tool that economists use, not an end goal in and of itself. And economists must focus on addressing humanity and morals and ethical dilemmas, which lie at the heart of it all.

ECONOMICS IS NOT MATH - INSTITUTE OF NEW ECONOMIC THINKING

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 24: Libertals, Maj 22 Nr 10

[24]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Letersi Book ReviewPoezi

Page 25: Libertals, Maj 22 Nr 10

[25]

T ë jeshë mësues, pavarësisht shkencës ku je diplomuar, bëhesh së pari edukator, por edhe sociolog, studiues i dukurive shoqërore. Nuk është rastësi që pas pasionit të mësuesit dhe vlerësimit për një karrierë të shkëlqyer në mësimdhënie, tek shumë mësues të njohur del në pah edhe natyra e tyre e studiuesit, një akumulim dhjetravjeçar me vlerë që kurorëzohet me botime interesante. Njëri ndër këta është Isa Halilaj, mësues i respektuar, drejtues i arsimit në rrethin e Kukësit, i cili ka botuar kohët e fundit një libër interesant etno-historik për besën shqiptare.Studiuesi lumjan, Mësuesi i Merituar Isa Halilaj, si intelektual, kërkon të japë ndihmesën e tij, duke gërshetuar me sukses përvojën e gjatë, njohjen e gjërë të traditës dhe fakteve historike, me njohjen e gjërë si studiues. Duke analizuar situatën në të cilën kalon vendi ynë, ai mendon se ka ardhur koha e një besëlidhje shqiptare. “Besë burra! Besa-besë vëllezër e motra” e titullon ai librin që u botua para pak kohësh. Dhe jo vetëm titulli, por edhe lënda që përmbahet në libër e merr shtysën nga tradita, historia, besëlidhjet e njohura lumjane që i lejuan kësaj krahine t’u mb i j e to j ë ek sped i t ave o smane dhe barbarizmit të serbëve, ku siç dihet Luma ka shënuar një ndër faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare.Studiuesi Halilaj e fillon librin e tij me kuptimin e besës, duke bërë ndoshta trajtimin

më të gjërë që i është bërë deri më sot në studimet shqiptare. Dihet se besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një kalaje dhe ngritja e vëllait nga varri për të kthyer motrën në familje) lidhen me mbajtjen e fjalës së dhënë.Në librin e studiuesit Isa Halilaj merret në analizë e kaluara e popullit shqiptar, të gjitha momentet historike kulmore të historisë sonë kombëtare, të cilat janë shoqëruar me besëlidhje. Aty ideali kombëtar, bashkimi kombëtar dhe besa shihen si hallka të pashkëputura të një zinxhiri të vetëm. Nuk ka ideal pa besë dhe as besë pa ideal kombëtar. Pra besa shqiptare lidhet drejtpërdrejt me atdhetarizmin e popullit tone dhe mbijetesën e tij. Autori ka mundur të nxjerrë dobinë e besës, rezistencën në kohën e Skënderbeut, ngritjen e shqiptarëve për mbrojtjen e trojeve të tyre në vitet e Lidhjes së Prizrenit, besën e shpalljes së shtetit të pavarur në Vlorë e të tjerë. Isa Halilaj nxjerr përfundimin: “Pa besë nuk ka ideal, nuk ka bashkim… Pikërisht si nevojë jetike mendimtarët e Rilindjes, drejtuesit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare që me Skënderbeun e sidomos me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit përqëndruan të gjithë punën dhe luftën e tyre për realizimin e bashkimit kombëtar me anën e besës dhe besëlidhjeve historike”.Besa është e nevojshme edhe në ditët e sotme, në kohë paqeje për mirëqeverisje. Shqiptarët e kanë përdorur besën për të eleminuar dhe pakësuar dukuritë negative në shoqërinë e tyre si lakmia, cmira, egoizmi. Njeriu me tipare shqiptare është patjetër edhe njeri i besës, pra beson në vlerat kombëtare që janë trashëguar brez pas brezi, i çmon këto vlera, udhëhiqet prej tyre dhe betohet për to. Njerëzit e besës pra janë edhe atdhetarë, edhe familjarë të mirë, drejtues të duhur të institucioneve shtetërore, qytetarë të denjë të vendit, e të tjerë. Sipas autorit besa dhe besëlidhja fillojnë me veten. Qytetari i gjendur përballë problemeve të ndërlikuara shoqërore duhet t’i kërkojë zgjidhjet shqiptarisht “me besë” dhe mos të udhëhiqet nga e keqja, ligësia, të mendojë që mos t’ia bëj kujt atë që nuk do ta dëshironte për veten e tij, e të tjerë. Natyrisht që realiteti na jep edhe shembuj të mungesës së kësaj bese, prandaj vërehen edhe dukuri negative në shoqëri që fillojnë me zyrtarët e lartë dhe

politikanët dhe përfundojnë me qytetarin e thjeshtë.Isa Halilaj krejt shoqërinë e sheh si bashkim individësh bestarë,që japin familje bestare dhe nga familja që ka rëndësi shumë të madhe në edukim në bashkëpunim me institucionet shtetërore kalohet në besën e madhe që i jepet Atdheut si garanci për të ecur përpara.Mësuesi i Merituar Isa Halilaj, që është marrë tërë jetën e tij me shkollën, auditorin dhe edukimin vëren me keqardhje se në emër të modernitetit po shkallmohen disa vlera shumë të çmuara të shoqërisë shqiptare. Kështu sipas tij “besa, nderi e burrëria po quhen të vjetëruara dhe si tregues të prapambetjes shoqërore”(!) Dhe duke goditur me fakte dukuritë negative që vëren në shoqërinë e sotme, autori kërkon që shkolla, institucionet e tjera edukative në Shqipëri e në trojet shqiptare, të këmbëngulin për t’u mësuar të rinjëve qytetërimin shqiptar, atë traditë shekullore që e trashëguam brez pas brezi dhe që na e vlerësoi e gjithë bota. Sipas tij besa si institucion i përshtatet shumë mirë natyrës së shqiptarëve dhe mund të përdoret fare mirë si çelësi i zgjidhjeve të problemeve shoqërore.

Në këtë nismë duhet të marrin pjesë sociologë, etnologë, politologë, shkrimtarë e studiues të tjerë të fushave të albanologjisë, si dhe intelektualë të tjerë të shquar vendës dhe të huaj.

Libri i studiuesit të njohur, Mësuesit të Merituar Isa Halilaj bën edhe një trajtim të plotë të besës, duke analizuar të Drejtën Z a k o n o r e S h q i p t a r e , m e n d i m e t e albanologëve të huaj dhe të studiuesve më të mirë vendës, por duke sjellë këndvështrim të ri, duke analizuar besën shqiptare në rrethana të ndryshme historike të së djeshmes dhe të sotmes. Përmes këtij libri dhe librave të tjerë të studiuesit Isa Halilaj mësohet shumë për historinë e popullit tonë, për kulturën e tij shpirtërore, për vlerat kombëtare që kemi si popull, prandaj ia vlen që ky libër, krahas librave të tjerë të autorit, të jetë në bibliotekat e studiuesve të shkencave shoqërore, juristëve, misionarëve të pajtimit, mësuesve e pedagogëve, si një ndihmesë me vlerë në ruajtjen e traditës së vyer të popullit tonë.

QYTETËRIMI SHQIPTAR DHE BESANjë trajtesë për librin e studiuesit të njohur, Mësuesit të Merituar Isa Halilaj “Besa është kushtrim”.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Nikolle Loka

Page 26: Libertals, Maj 22 Nr 10

[26]

Brengë e plagë që kërkon shërim. Ç’na ka gjetur ne! Të përçarë e të inatosur me njëri-tjetrin si kurrë ndonjëherë më parë, rrotullohemi e kërcejmë si pula pa krye e jemi bërë për shumëçka gazi i botës e për faqe të zezë. Sundon pabesia. Nuk besojmë e as nuk na beson njeri në ditët e sotme.Këtë e kemi kuptuar ne të gjithë. Unë dhe ti, ne, ju e ata. Në familje, në fis e në lagje, në fshat e në zonë, në punë, andministratë e gjithëandej. Nuk po na pr in më f lamuri i bashkimi t e përbashkimit, por të ndarë në mbi 50 parti-grupe me flamuj me ngjyrë e pa ngjyrë të klaneve e interesave të ngushta meskine. Po pse? Ne kemi braktisur gjënë më të shenjtë të virtyteve tona- Besën shqiptare. Ata që duan të na drejtojnë e komandojnë ne si popull na kanë dhënë shembullin më të keq të përçarjes e mosbesimit. Nuk beson i pari të dytin. Kryetari s’ka besim te anëtarët e vartësit e tij dhe anasjelltas, paralel apo horizontalisht e vertikalisht. Besa nuk funksionon më si fjalë e dhënë për t ’u mba j tu r e a s s i shkresë e dokumentuar apo ligje e dekrete të

votuara, madje nuk besohet më as matematika e shifrave për arrijte apo rënie në zhvillimet aktuale. Shifrat në përqindje i harton vetë administrata shtetërore, por për besimin e tyre nga ne kërkon ndihmën apo dëshminë e ndërkombëtarëve për t’i bërë ato të besueshme tek ne, që në rastin më të keq, për rrjedhojë, ushqehemi dhe me m o s b e s i m n d a j p a r t n e r ë v e ndërkombëtarë, të cilët historikisht dhe aktualisht akoma na çmojnë si popull besnik.Kjo është pasojë e përçarjes, e papërgjegjësisë, e lakmisë dhe egoizmit që te sferat e larta deri tek ato të thjeshta, duke mos mbajtur përgjegjësi qytetare e shtetërore. Për këtë ne sot pa mohuar zhvillimet, jemi vendi më i varfër se kurrë, ku jetesa kushton më shumë se kudo gjetkë.Plaga më e rëndë që kalon shoqëria shqiptare, për fat të keq është mosbesimi. Sejcili konsiderohet i pabesë. Po ç’ka qenë e ç’është Besa për ne shqiptarët? Besa shqiptare është: Besa, Besa Shqiptare është pasaporta e identitetit tonë kombëtar.Besa është zemra e moralit kombëtar, është palca e virtyteve tona.Besa është fjala e dhënë dhe e mbajtur deri në flijim.Besa është marrëveshje normative e dokeve tona.Besa është boshti kryesor i kanuneve dhe ligjëshmërisë shqiptare.Besa është siguri.Besa është harmoni.Besa është miqësi.Besa është dashuri.Besa është shpresë.Besa është përparim.Besa është tipari kryesor i kulturës shpirtërore të shqiptarëve.

Besa është institucion që përmbledh të gjitha virtytet morale të shqiptarve kudo jetojnë e banojnë në botë.Besa është burim trimërie.Besa është betim në përmbushjen e përgjegjësive të ngarkuara e zotimeve të marra.Besa është pajtim se pushon dhe ndërpret inatet, vrasjet midis personave, grupeve fisnore, krahinave mbarë kombit.Besa është jetë, është punë, është përparim.Besa ka qenë dhe është zemra e Nderit dhe e Burrërisë.Pa Besë e shpresë nuk jetohet. Kushtrimi i besës Nisur nga këto përcaktime për Besën, momenti historik që kalon e jeton populli shiqptar, bëjnë që thirrja: Besë, Burra! Besa-Besë Vëllezër e Motra!- të jehojë fuqishëm për një zgjim të ri kombëtar.Kjo thirrje vjen fuqishëm nga e kaluara historkike luftarake në qëndresë e në rezistencë për mbrojtjen e jetes dhe te lirisë, të trojeve e të gjuhës tonë me të cilin na ka njohur e rrespektuar Europa e bota.Kjo thirrje gjithmonë aktuale, vjen nga Heronjtë e Dëshmorët e Kombit, nga gjaku i derdhur e varret e të parëve tanë që na lanë për amanet Besën, Nderin e B u r r ë r i n ë , n a l a n ë f l a m u r i n e përbashkimit kombëtar, me të cilët shqiptari është paraqitur i pamposhtur e dinjitoz si popull iliro-shqiptar, brenda e jashtë trojeve shqiptare. Besë, Burra! Ka qenë kushtrimi për besëlidhjet e mëdha kombëtare si:Kuvendi i Lezhës, Mars 1444U thirr nga Gjergj Kastriot-Skënderbeu dhe realizoi bashkimin e parë politik-ushtarak mbarë shqiptar që mbrojti vendin për 25 vjet me rradhë nga invazioni otoman.Skënderbeu u zgjodh komandant dhe

PJESE NGA LIBRI “BESA ESHTE KUSHTRIM”

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Isa Halilaj

Page 27: Libertals, Maj 22 Nr 10

[27]

Skënderbeu u zgjodh komandant dhe fitoi titullin ‘Kalorësi i Krishtërimit’ në Europë1). Ai u mbështet në aktin moral të Besës shqiptare, ku prijësit shqiptarë u betuan me besa-besë për bashkim e për çlirim kombëtar.Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, 1878U lidh Besa Kombëtare për autonominë dhe pavarësinë e Vilajeteve Shqiptare, në luftë me pushtuesit otoman e lakmisë

shoviniste Ballkanase. E drejtuan Abdyl Frashëri, Ymer Prizereni, Iljaz Pashë D i b r a e t j . K j o L i d h j e t h e m e l o i organizmin e parë shtetëror shqiptarë me atributet e një shteti funksional2).Lidhja “Besa-Besë!” e Pejës, 1899Shprehu vendosmërinë e shqiptarëve për të përballuar me forca ushtarake vullnetare çdo orvajtje për copëtimin e trojeve shqiptare nga monarkitë Ballkanike. Kërkoj me vendosmëri

bashkimin e katër Vilajeteve shqiptare në një provincë të vetme territoriale me kushtetutë e administratë3).Kuvendi Historik i Pavarësisë, Vlorë 1912.Me shpalljen e Pavarësisë, Besëlidhja Shqiptare kreu një akt të rëndësishëm historik, jetik për popullin shqiptar që kurorëzonte luftrat shekullore të tij për lirinë dhe tërësinë territoriale të Atdheut4) . Kongresi i Lushnjës, 1920. Iu përgjigj situatës me vendosmërinë se “Shqiptarët dinë të vdesin për të mos shkuar nga njëra dorë te tjetra si tufë delesh e të bëhen plaçkë e atyre që drejtojnë sot diplomacinë e Europës”5). Në Kuvende e Besëlidhje ndërkrahinore nga veriu në jug që i kanë shërbyer bashkimit kombëtar në mbrojtje të interesave të atdheut. Me thirrjen “Besa-Besë Burra!” janë fituar shumë beteja kundra armiqve, sado me epërsi numerike e armatimi të kenë qenë.Kushtrimi i Besës, si gjithmonë aktual, në këto momente historike vjen si domosdoshmëri për t’u bashkuar rreth idealit kombëtar kundër përçarjes si sëmundja më e rrezikshme që përjetojnë shqiptarët. Këtë e kërkon rinia, e ardhmja e kombit për një liri e përparim europian, me një demokraci besnike që siguron ligje e drejtësi të vërtetë, në luftë kundër korrupsionit e padrejtësisë.Në përgjigje të këtij kushtrimi, Besa u bë dhe vazhdon të jetë lënda lidhëse e Kombit shqiptar.

PJESE NGA LIBRI “BESA ESHTE KUSHTRIM”

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 28: Libertals, Maj 22 Nr 10

[28]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

CIKEL Poetik E

senini

Vjersha kam filluar të shkruaj herët, nëntë vjeç, por, me ndërgjegje të plotë, krijimtarisë i hyra kur u bëra 16-17 vjeç. Dhe vjersha të kësaj moshe i kam botuar në librin tim të parë “Përshpirtja“.Kur u bëra tetëmbëdhjetë vjeç, habitesha pse gazetat nuk m’i botonin krijimet që u dërgoja dhe befas ia mbatha në Petërburg. Atje nuk më pritën keq. I pari që njoha ishte Blloku, i dyti, Gorodeckij. Kur takova Bllokun, më rrodhën djersët çurg, sepse për herë të parë po shikoja një poet të gjallë. Gorodeckij më njohu me Klujevin, që s’ia kisha dëgjuar ndonjëherë emrin. Me Klujevin u bëmë miq të ngushtë, miqësi që e vazhdojmë edhe sot, pavarësisht se kemi gjashtë vjet pa u takuar.Tani ai jeton në Viterg, më shkruan se ha bukë me krunde e se ka mbetur për faqe të zezë dhe se i lutet Zotit që të mos vdesë me turp.Viteve të luftës dhe revolucionit, fati më përplasi sa andej këndej. I rashë Rusisë kryq e tërthor nga Oqeani i Ngrirë i veriut, e deri në detin e Zi dhe atë Kaspik, nga Perëndimi në Kinë, Persi dhe Indi.Kohën më të mirë të jetës sime quaj vitin 1919. Atëherë kaluam një dimër me 5 gradë temperaturë brenda në dhomë. S’kishim asnjë shkop dru.Në PKR nuk hyra asnjëherë, sepse e quaj veten shumë më të majtë.Shkrimtari im më i dashur është Gogoli.Kam botuar shtatë libra. Tani po punoj mbi diçka të madhe, të titulluar „Vendi i horrave“.Në Rusi, kur s’kishte letër, me Kusikovin dhe Mariengofin i shkruanim vjershat në muret e manastirit të Përkushtimit, ose i recitonim ku të mundnim nëpër bulevard. Amatorët më të mirë të poezive tona ishin prostitutat dhe banditët. Me ta ishim miq përherë. Komunistët na urrejnë tmerrësisht.

Page 29: Libertals, Maj 22 Nr 10

[29]

Leter nenesMoj nenokja ime, a je gjalle?Edhe une rroj. Te pershendes!Le te ndrite mbremja si perralleMbi kasollen tende qe veç hesht.

Mora vesh se ti je shqetesuarDhe per mua brenga po te ha.Del ne rruge larg duke veshtruarMe xhupin e hedhur permbi krah.

Dhe ne mbremje shpesh te fanitetEnderr’e keqe syte ty t’i mbush,Sikur ja, dikush po me avitet,Ne mejhane thiken po ma ngul.

Qetesohu, moj e shtrenjta nene,Fshije qe nga syt’ate kllapi.Pijanec i tille nuk jam bereSa te vdes pa kthyer ne shtepi.

Jam i bute ashtu siç kam qeneDhe mendoj, mendoj vetem nje gje,Qe me mall’e madh, qe me ka zene,Koken permbi prehrin tend ta ve.

Do te vij kur kopshti yn’i blerteLule plot te jete zbukuruar.Vetem mos me zgjosh ashtu heretSiç me zgjoje tere vjet te shkuar.

Mos m’i zgjo ti endrrat qe u shuan,Cfare nuk arrita, mos ngacmo.Jeta shum’e qe me mua,M’u desh humbje, lodhje t’i provoj.

Mos m’u lut te falem si me pare.S’mund te kthehem me ne ato vite.Ti per mua je mbeshtetj’e pare,Ti per mua je gezim e drite.

E harro, nenoke, shqetesimin,Ti per mua me, mos u cfilit,Mos e tret ashtu ti larg shikimin,Me xhupin mbas kraheve mos dil.

spiritusEja, mike, tok të rrimë,Hidhmi sytë drejt në sy!Dua të dëgjoj stuhinëDuke të vështruar ty.Këtë ar vjeshtor në flokë

Perëndia ma dha vetë,Mbase si shpëtim për kokën,Me që jam çapkën vërtet.Fushat, prozhmet plot me fletëI braktisa, veç të viTë harrohem mes qytetitDhe të hidhurës lavdi;Mendjen ta largoj prej kohës,Kur nën vlugun pranverorDhe nën këngët e bretkocës,unë u rrita vjershëtor.Te dritaret, panja e blireZgjasin degët n’atë vendDhe kërkojnë n’errësirëGjithë ç’sjellin nëpër mend.Ata s’janë më në botë;Mbi varrezë, hënë e zbehtëNdrin edhe „Ky kënd,-na thotë-Përngamot dhe juve pret,Q ë t ë d e r g j e n i p a l a c e st=”on”>hallelace>Në qetësi e n’amëshim…“Vetëm rruga gjithë dallgë,Kujt jeton i fal gëzim.Ndaj afrohu, tok të rrimë,Të vështrohemi në sy!Dua të dëgjoj stuhinëDuke të shtrënguar ty!

***Puthmë, po të them, më puth!Fundi psallmin tim ma tha,Hën’e verdhë si kukudhVdekjen time po nuhat.

Afshi im fle i venitur!Vdekja erdh, mirësevjen!Buz’më buzë puthiturFundi im, mbase, më gjen.

Nëpër ëndërra që nuk prishenPa lektisje e pa drojtje,Nën kurorën e një vishnjeTë më thuash “Jam e jotja”.

Që me shkumbën e një kupeMos na ikë drit’e shtrenjtë,Më këndo, o mike, puthmë.Veç një jetë, s’kemi tjetër.

***

Mos më shih kështu me qortimNuk e fsheh jo, përbuzjen për ty,Por edhe s’ngopem me tëndin vështrim,Me dredhinë që fsheh n’ata sy.

Ti më dukesh e çiltër, e drojturDhe me gëzim më mbush kur të shoh,Porsi dhelpra kur shtihet e ngordhurDhe gallofët i kap ashtu osh.

E po, kapmë, nuk trembem aspak.Zjarri yt veç mos shuhet, platitet.S’je e para dhe nuk janë pak,Që mbi akullin tim përpëliten.

Nuk të dua, e dashur, ty, jo,Je jehonë dhe hije e largët,Përmbi sytë e tu po shikojSy të tjerë, dy sy të kaltër.

Le të mos jetë ajo kaq e urtë,Le të duket e ftohtë mermer,Por me hapin e saj aq të nurtëShpirtin tim si tufan ma rrëmben.

Një të tillë s’e fut dot në kurth,S’do ta ndjekësh dhe prapa i shkon.Kurse ti me genjështrën shurupZemrën time aspak s’e helmon.

Po të hapem i drojtur pa masë,Të përbuz ty, kjo ësht’e vërtet:Po mos kishte skëterrë e parajsë,Do t’i shpikte njeriu patjetër.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 30: Libertals, Maj 22 Nr 10

[30]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 22 Nr 10

Page 31: Libertals, Maj 22 Nr 10

[31]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09