28
[1] LIBERTALS 2012 | MAJ | 13 Nr 09 Edhe Keltet paskëshin pasë qene serb! Bashkimi Neootoman kundrejt Bashkimit Europian Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Fjalimi i At Anton Harapit ne Rregjence Rrefime Zadrimore HAXHIQAMILISTET

Libertals Maj Nr 9

Embed Size (px)

DESCRIPTION

analiza, opinione

Citation preview

Page 1: Libertals Maj Nr 9

[1]

Type to enter text

LIBERTALS2012 | MAJ | 13 Nr 09

Edhe Keltet paskëshin pasë qene serb!Bashkimi Neootoman kundrejt

Bashkimit EuropianKuvendi dhe Kuvendimi sipas

Kanunit të Lekë Dukagjinit.Fjalimi i At Anton Harapit ne

RregjenceRrefime Zadrimore

HAXHIQAMILISTET

Page 2: Libertals Maj Nr 9

[2]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 3: Libertals Maj Nr 9

[3]

Legjenda

HAXHIQAMILISTETIlir Demalia

Beautiful Fatos Lubonja

ÇAMËRÍA zhduket nga harta e GreqisË, kurse nÉ … qetË, qetË ! Mërgim Korça

Edhe Keltët paskëshin pas qenë serb!Fahri Xharra

Bashkimi Neootoman kundrejt Bashkimit EuropianNikolle Loka

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. pjesa e trete

Daut Dauti

InternationalA Berlin Consensus?

Going for growth, but how?

Rrefime ZadrimoreDaniel Gazulli

DossierFjala e Pater Anton Harapit ne shtator 43 si antar i rregjences

Cikel Poetik- Migjeni Perzgjodhi Ilir Demalia

Libertals

Publisher Libertals Media

EditorsArdian PreciIlir Demaila

Assistant Editor Gerta Gjata

Contributers Nikolle LokaMergim KorcaFatos LubonjaFahri Xharra

Daniel GazulliDaut Dauti

www.libertals.com www.facebook.com/libertals www.twitter.com/libertals

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 4: Libertals Maj Nr 9

[4]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

O P I N I O N E

A N A L I Z A

Page 5: Libertals Maj Nr 9

[5]

Ne pergjigje te arrestimit te nje grupi shqiptaresh te akuzuar nga pushteti maqedon per vrasjen e pese qytetareve te Maqedonise, nga disa qarqe shqiptare u organizua nje demonstrate ne shenje proteste kunder arrestimeve ne fjale. Por kjo proteste, ne vend qe te sherbente per sensibilizimin e opinionit publik, ne radhe te pare atij nderkombetar kunder diskriminimit te kombit shqiptar ne Maqedoni nga autoritetet e keti shteti, mund te thuhet me plot gojen se beri te kunderten. Kjo per faktin se protesta mori nje karakter te theksuar fetar duke u dominuar nga parulla islamike deri dhe flamuj iraniane si dhe duke thirrur "Allah, allah...." gje qe nuk kishte as me te voglen lidhje me shkakun qe nxiti manifestimin protest. Ne te tilla rrethana, te huajt, me se pari ata faktore te cilet jane te interesuar per te ardhmen e Ballkanit, kane arsye te arrijne ne perfundimin se vrasja e shqiptareve eshte shfrytezuar nga shqiptare te lidhur me qarqe ekstremiste islamike per te shpallur xhihad islamik Maqedonise. Ndersa,

nga ana tjeter, karakteri radikal islamik i protestes i sherben propagandes se Maqedonise, per t'i paraqitur shqiptaret, te pakten ata qe jetojne ne Maqedoni si te lidhur me ekstremizmin islamik per te mos thene si aktoret kryesore te tij ne Ballkan, gje qe synon te perligje dhunen ndaj tyre sa here qe i nevojitet qeverise se atij vendi pa pasur shqetesime nga nderkombetaret, madje duke kerkuar dhe mbeshtetje kinse se "po lufton terrorizmin islamik". Jo me kot autoritetet e Maqedonise kur dhane njoftimin per arrestimin e te akuzuarve nxituan t'i shpallnin si "vahabiste", dhe vetem kur do te jepnin te dhenat per identitetin e tyre do te merrej vesh qe ata ishin shqiptare.Se dyti, protesta e Shkupit i zhvlereson se tepermi perpjekjet e politikes shqiptare, ne radhe te pare asaj te Tiranes per t'i paraqitur shqiptaret si nje komb me "vokacion perendimor" duke u rrekur te afrojne sa me shume Shqiperine dhe shqiptaret me Perendimin. Por, politikanet evropiane nuk mund ta kaperdijne lehte protesten e Shkupit duke thene: Cfare evropianesh, ose te pakten, per cfare vokacioni evropian na derdellisni kur bashkekombasit tuaj demonstrojne me emrin e Allahut dhe flamurin e ajatollaheve. Dhe kjo ndodh ne nje moment kur si pasoje e krizes ekonomke boterore, kreret e Evropes rreken te kerkojne pretekste nga me te ndryshmet per t'u mbyllur dyert vendeve qe enderrojne t'i bashkohen familjes evropiane. Ne menyre te ngjashme, njeqind vjet me pare do te ishte nje turkoshak si Haxhi Qamili, i cli nen parullen "Dum baben" dhe me flamurin me gjysemhenen turke do t'i bente sherbimin me te keq vendit te porsapavaresuar duke shtrenguar princin gjerman Wied, te caktuar nga Evropa per te qene ne fronin shqiptar, te largohej pa mbushur gjashte muaj.Gjithashtu, eshte per te ardhur keq qe edhe partia e sapo krijuar "Aleanca

Kuq e Zi' duke pasur nacionalizmin si karte kryesore, ndersa mbeshteti protesten e shqiptareve ne Shkup nuk gjeti forcen e duhur per t'u distancuar nga permbjtja ekstremiste islamike e kesaj proteste. Se treti, protesta e Shkupit hedh hije te renda dyshimi edhe mbi ate per te cilen shqiptaret jane e vazhdojne te krenohen "bashkejetesen dhe tolerancen fetare" te kombit te tyre. Duke ndjekur pamjet nga protesta e Shkupit, normalisht, kushdo do te mbetej i habitur duke i u dukur e pabesueshme qe nje popull ne gjirin e te cilit vegjetojne dhe sekte e grupe fetare te tille qe me qendrimet e tyre u ngjajne xhihadisteve te shquhet per tolerance fetare. Eshte fakt qe shqiptaret, historikisht, nuk e kane pasur per gje te etiketonin njeri tjetrin si "turk", "grek" "kaurr i djallit" etj. edhe per mosperputhje per gjera te parendesishme. lidhur me kete ishte i detyruar te jepte alarmin Vaso Pasha, nje nga figurat e ndritura te historise shqiptare rreth 300 vjet me pare. Dhe ne fakt, duke pasur parasysh historine e Shqiperise, "toleranca" duket me shume si nje ligj i vendosur nga pushteti se sa dicka natyrale. Konkretisht, Ahmet Zogu, duke e njohur karakterin e bashkekombasve te tij do ta kufizonte rolin efektet e feve brenda institucioneve fetare. Ne kushtetuten e asaj kohe shprehimisht thuhet se "feja eshte e lire dhe kushdo mund ta aplikoje, por ama jashte institucioneve fetare nuk lejohet predikimi i asnje lloj feje..."Nderkohe, duke ditur c'ndodhi me fene dhe kultet e saj gjate kohes se diktatures hoxhiste, shihet se shqiptaret nuk kane pasur rastin ta demonstrojne tolerancen nderfetare dhe bashkejetesen midis feve te ndryshme.

HAXHQAMILISTET

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Ilir Demalia

Page 6: Libertals Maj Nr 9

[6]

“Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët e kanë huazuar nga rapsodet Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.” -George Fred Williams më 1914“Shqiptarët”

Jemi në qendër të vrojtimit ; lëvizjet tona të mira apo të pamira shenohen dhe mbesin në bllokun e shënimeve të shënuesve ; shënime këto që shërbejnë për cilësimin e kombit tonë. Në sirtarët e kombeve e kemi vendin tonë;më e rëndësishme është se çka të tjerët mendojnë për ne dhe se ku ata na rendisin neve se sa që na i këndojmë hymne vetës pa e dijtur se ku jemi për të tjerët. Prap po e ceku që jemi në qendër të vrojtimit dhe se çdo heshtje e jona shkon në të mirë të

trekëndëshit të njohur.Por edhe mohimi i vetvetës , mohimi i historisë ,kacafyetjet mohuese ,shtrembërimet që ia bëjmë vetës shkojnë shumë mirë dhe qetas palosen në “defteret” e trekëndëshit dhe pasojat janë tejet të rrezikshme për ne. Po ndodhin gjëra për rreth nesh e në ne , sipas DioGuardit,” krejt kjo ka të bëjë me motivin e njohur antishqiptar në Ballkan nga qarqet serbe, ruse, maqedonase dhe greke për përdhosjen e kombit më të lashtë shqiptar dhe traditën shekullore të këtij kombi për vlerat universale të lirisë dhe të demokracisë .” Përderisa ne ia dham Romës ata që ia dhamë; përderisa Bizanti u udhëhoqë nga ne, e Turqia e sundoi kohën me ndihmën e njerzëve tanë; ne prap mbetëm “kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë që katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian”. Ne nuk jemi apatikë, koatikë ,difuzë;ne nuk jemi të zbritur nga drunjtë por botës i dhamë civilizimin më të herëshëm; ditëm të udhëheqim me Perandoritë e kohës, ditëm të udhëheqim me Papatin e kohës; ditëm të ndertojmë Taxh-Mahallin e kohës, ditëm të kemi Karl Gëgën , Gjon Gazullin , Mehmet Ali Pashën e Egjyptit, Hoxha Tahsinin; e shumë e shumë të tjerë të cilët rrezatuan për vendet e huaja e kurrsesi në vendin e tyre.Kjo më jep mundësinë të bëjë një lidhje të ngjajshmërisë natyrore me Luleshtrydhën( Dredhëzen) . E dini pse ? Luleshtrydhja është e vetmja pemë që farën e ka jashtë trupit të saj ,kurse na i vetmi komb që njerzit e vyejshëm i kemi pasur gjithmon jashtë trungut t` tonë kombëtar.“Armiku më i madh i këtyre ( shqiptarëve ortodoks në Maqedoni) janë vetë shqiptarët. Sot kur kemi historian, libra, mundësi për të gjurmuar, të shkollohemi e të emancipohemi në qdo fushëveprimi, ne ende po mirremi me fajtorë (Klerik = Politikan). Neve kemi fakte. Neve na mbetet që të zgjojmë vetëdijen e secilit. Kur do të vie ajo ditë që Shqiptarët Ortodoksë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e më së pari ata në Kosovë të pranojnë se kush janë.( Jeton Kadiri)” Edhe këta janë si fara e luleshtrydhës (dredhëzes)., jasht trupit ,jasht trungut shqiptarë.Për të kaluar në thelbin e temës që po e trajtoj ,më duhet të ceku edhe fjalët e një miku:” Te ne thonë ,kur nuk e ndegjon nënën e ndegjon tani njerkën. Pra ka ardhur koha që ata Akademiket tanë që ditem ti gjuajmë dhe nuk i

ftuam të kerkojmë shpëtimin e historisë në mënyrë shkencore ,bile tani të tregohen ...! Pse ? ... sepse armiku ka punuar keto 20 vite me një strategji të re...dhe ne kemi rrahur gjoks....me disa përralla që nuk po ua themi emrin...dhe se është tragjedi kur një popull mashtrohet pas asgjëje .!( Dardan Leka)

Serbët në kërkim të certifikatës së rrejshme të lindjes së tyre po i kalojnë të gjitha normat e një etike shkencore. Që njëzet vjet ata po punojnë në një drejtim të ri të largimit tonë nga e vërteta historike. Qëllimet e tyre janë drakonike, Derisa me shekuj kanë shkruar se ne jemi askushi ,barinj të zbritur nga malet e pa emëruara ; që gjurmët tona arkeologjike janë të pagjetëshme posi ato të arinjve apo të ujqërve ; tani dalin me teorina edhe më tronditëse duke na “sjellur” nga Azia e vetvetën duke e paraqitur si burim i të gjitha civilizimeve të herëshme të kësaj treve . Serbia dhe Europa nuk guxojnë të harrojnë që na kemi qenë kërthinëza e civilizimit të herëshëm europian.. Librat shkruhen , ato lexohen ,letra i banë edhe rrenat më të pakuptimta që të shkruhet mbi te. Librat përkthehen në gjuhët e Europës dhe i lënë gjurmët e saja në kujtësën e Europianit ; ato e bëjnë historinë . E vërtetë apo jo ; ato e shënojnë kohën. Dhe këte po e bëjnë serbët ; po e bëjnë në vazhdimësi vetëm duke e ndërruar stilin , mënyrën e të shkruarit i cila i përshtatët qëllimeve strategjike të akademive dhe Kishës së tyre. “ Populli që ne serbët i qujmë Arbanasi - shkruan Dr. Jovan Deretiq ,prejardhjen e kanë nga Kaukazi, nga Albania e Kaukazit, të cilët në këto anë e quajnë vetën “Albanci” të cilët në histori kanë ngelur si popull i thjeshtë loparësh dhe malësorësh. Banorët e Albanisë se Kaukazit kanë jetuar nën një mbret ,ku ishin 12 udhëheqës lokal dhe që i flitnin 24 dialekte. Besonin në Perëndeshën e Hënës ,një kult i orgjive. Albania dhe populli albanas i Kaukazit nuk janë zhdukur ,sot e aaj dite ata e flasin të njejtën gjuhë i kanë të njejta tradita, emrat e njejtë dhe veshjet kombëtare dhe karakteristikat antropolgjike të njejta me shqiptarët e Balkanit” . Unë personalisht kam qenë një kohë të gjatë në Albaninë e Azerbaixhanit ( qyteti Sheki dhe regjioni Sheki), dhe askund nuk e kam hasur as ma të voglen ngjajshmëri të tyre me ne.

EDHE KELTËT PASKËSHIN PAS QENË SERB!

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Fahri Xharra

Page 7: Libertals Maj Nr 9

[7]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Të iu them të drejtën ,po iu kam lakmi Serbëve për guximin që e kanë në propagandën e tyre kundërshqiptare a çka është për t`u theksuar se kurrë “ shkencëtarët “ serb nuk kundërshtohen ndërveti kur është në pyetje rrena historike për prejardhjen tonë. Me shekuj punojnë nën të njejtën komandë të përhapjes së të pavërtetave. “ Ky shkrim - shkruan më tutje autori, nuk është i bër si pamflet politik apo material politik për përdorim të përkohëshëm, por përkundrazi një material që i jep dritë të vërtetës historike”. Pra me bindje të thellë dhe me guximin sllav të njohur në përvehtësime historishë dhe tokash, e bindin botën dhe na e ndërrojnë vendlindjen e na japin certifikatën e rrejshme të lindjes sonë. E na ?

“Sikur serbët ashtu edhe Keltët i jepnin primatin mbretërisë qiellore; ajo çka neve na paraqet Kosova, për keltët ishte Katreti. Nga kjo ishte edhe titulli i librit të saj; e kuqja simbolizon gjakun e heronjve të Katretit dhe të Kosovës ,e bardha mbretërinë qiellore” ( prof.dr. Ranka Kuiq "Pod belim nebom crven zmaj" (2002).” “Nën qiellin e bardhë drangoi i kuq”)

Në viti 1951, Ranka Kuiq, vjen në Prishtinë, me magjistraturë dhe doktoraturë të kryer dhe e organizon katedren e Anglistikës .“ Kur mbërrijat aty , menjëherë i morra morrat “-thoshte ajo. Mbasi mbarova kohën time në fakultetin Fililogjik ,e fillova studimin e lidhjeve të përbashkëta në mes të Serbëve dhe Keltëve. Gjuha e Welsit nuk është një gjuhë e thjeshtë, në këtë gjuhë problem të madh paraqesin bashkëtinglloret dhe mutacionet vokale. Puna e parë më tregoi lidhshmërinë e emrave të 15 lumenjve tanë ( në tokat e sotme sllave f.xh.) me emrat e Perëndeshave kelte të ujit dhe lumenjve,si dhe emrat e shumë qyteteve të Panonisë ,të cilët mbarojnë me t i n a ose t u n. . Me lojen e mrekullueshme të fjalëve i gjeta këto ngjajshmëri; lumi Morava : MOR

edhe AVA ( sufiksi i per lumin)- Mor është prefiksi për vajzë ,pra së bashku në gjuhën Kelte Morava-Vajza,Lumi. Welsianët besonin në zana ,sikurse edhe na serbët ,psh zana Ravijojla nuk egziston në fqinjësinë tonë ,mirëpo në gjuhën kelte do të thotë e pafytyrë , vajzë e çmendur , pra emër kelt për zanën serbe.” “Isha në Prizren -thotë ajo ,kur një herë u rrit lumi Bistrica ,dhe pastaj na dual një guri tri pjesësh me të shkruara në te ,në tri gjuhë :sllavishte të vjetër ,kelte dhe hebraishte. Desh u çmenda , të gjindet fjala serbe e asaj kohe ? Sipas rradhitjes epigrafike ,guri datonte nga shekulli i parë i epokës sonë. More çfarë shekulli i 7-të! Sllavët kanë ardhur këtu shumë më herët se sa që e thot “ shkolla gjermane” ; I gjeta fjalët e përbshkëta kelte dhe serbe të para 2000 vjete. Këtu janë ndeshur serbët dhe Keltët shumë herët. “

Kur isha studente në Wels ,studjoja historinë e gjuhës kelte, shkruan prof.dr. Kuiq mbeta pa mend kur e takova mikëpritjen ,mentalitetin ,zakonet ,shpirtin e bardhë dhe thashë: sikur të isha në Serbinë time. Welsianët më janë vellezër nga gjaku!Sigurisht që edhe në mua qarkullon gjaku kelt ,në palcën time. Në Kladovë ( Serbia verilindore f.xh.) në kohë i gjetëm varrezat e mëdha kelte, ,por edhe vetë emri Kladovo në keltishte do të thotë: varreza. Por ka edhe më shumë : Kopaonik - zoti i bakrit, Gjevgjelia - zoti i hekurit, arilje- vend i livadheve.Risan - keshtjella në detë, Paraqin-kulla e qendrueshme, Budva- qytet i vërshuar, Prishtina- e çmuar ,

me vlerë,Tutin - i pastër. Te gjitha qytetet ,lumenjt ,malet që mbarojnë me din,dun,tin,tun janë me prejardhje kelte. Kush e njef mirë gjegrafinë pozitive do ta kupton që mu si sot edhe atëherë Keltët jetonin këtu para se të shkonin në ujdhesat Britanike’” - e përfundon lakmitarja dhe përshtjelluesja e historisë Z. Kuiq. Derisa në shkrimin e kaluar i paraqita se si serbet pretendojnë që edhe Homeri paskësh pas folur serbisht,; populli pa identitet,pa prejardhje na del me një tjetër teori : vëlla prej gjaku me Keltët.

Mirë ,po na ku po mbesim?

www.theafed.org

Page 8: Libertals Maj Nr 9

[8]

Takimi Rama – Meta është vërtet shumë i vështirë për t’u komentuar. Do ta quaja një sfidë për opinionistët, madje do të kisha çelur konkurs për të dhënë çmim për komentin më të goditur. Kjo sepse ai të mbush me kundërthënie të atilla, saqë nuk të lë ta çosh një ide deri në fund pa u penduar për ato që po shkruan. Të vjen t’i fshish e të shkruash të kundërtën. Kuptohet, më shumë se sa takimi te Rogneri, pështjellimin ta krijon takimi i fshehtë te Gjiri i Lalëzit, te shtëpia e Ilir Metës, ku thuhet se Rama i paska rënë në gjunjë Metës duke i kërkuar ndjesë për çfarë ka thënë e bërë kundër tij.I ndodhur përballë kundërthëniesh dhe vështirësish të tilla, kërkova mendimin e një njeriu që, ndryshe nga ne gazetarët, i sheh shumë më nga jashtë këto ndodhi. Ç’mendim ke? – e pyeta. Po ja, kjo është si ato telenovelat, – më tha. – E ke parë Beautiful-in? Njëri martohet me njërën, pastaj kjo njëra dashurohet me të atin dhe e tradhton me këtë, pastaj del një vëlla ilegal, i cili ia merr, pastaj kjo kthehet prapë me të parin, ndërkohë ky ka pasur me të motrën një fëmijë ilegal etj. Kjo është thjesht një puntatë e telenovelës.Ka të drejtë, thashë, nëse do ta shohim me humor gjithçka bëhet më e lehtë. Tek e fundit, kjo nuk është puntata e parë e telenovelës. Këto ia thashë një berishisti që po më kujtonte me tallje dhe sarkazëm faktin se Rama deshi të digjte Kryeministrinë për Ilir Metën dhe po u qante hallin katër të vrarëve të 21 janarit: Po pse çuditsh ti? A nuk bëri koalicion

Berisha me Metën pasi ky e kishte quajtur vrasës për Gërdecin? A nuk u pajtua Berisha me Nanon pasi e kishte nxjerrë nga Kryeministria duke e akuzuar si vrasës? A nuk u blenë deputetë për të zgjedhur Presidentin para pesë vjetësh? A nuk, a nuk…? Mirë, mirë më tha, po pse i shkon tek shtëpia? Berisha s’i ka shkuar njeriu në shtëpi. E ç’rëndësi ka kjo? – i thashë.Nejse, le të flasim pak më seriozisht. Edi Rama ka plotësisht të drejtë t’u bëjë atyre që janë të zemëruar dhe ndihen të zhgënjyer me të një arsyetim të tillë: Kur unë shkoj në zgjedhje vetëm, më thonë se i dua të gjitha pushtetet vetë, se nuk jam i zoti të negocioj me të tjerët. Kur bëj marrëveshje me të tjerët, më thonë se bashkohem me të korruptuarit. Më thoni ç’të bëj unë, xhanëm? A doni President që të mos jetë i Berishës? Si ta siguroj unë këtë pa u marrë vesh me Ilir Metën? Përderisa Berisha kërkon t’i marrë të gjitha institucionet me forcë, duke na kërcënuar të gjithëve, pse të mos bashkohem me Ilir Metën? Edhe ai është i interesuar të bashkohet me ne, përndryshe nuk më priste. Do të thoni ju se deri dje e keni akuzuar si njeriun me bllok në dorë që ka vjedhur e grabitur shqiptarët. Po këtu nuk bëhet fjalë për korrupsion, as për pyetjet që kemi shtruar se me çfarë lekësh i ka ndërtuar Meta shtëpitë në Tiranë dhe Lalëz. Këtu bëhet fjalë për rrezikun e demokracisë. Pastaj, a doni të marrim statusin e vendit kandidat? A nuk na kërkojnë ndërkombëtarët që për këtë na duhet dialog me kundërshtarët, President konsensual? Ja, unë po i bëj të gjitha, për hatrin tuaj vajta dhe hëngra ngjalën në shtëpinë e Metës, sipas ftesës që ai më kishte bërë para disa vjetësh, kur e pyesnim me çfarë parash e ka bërë atë shtëpi, dhe tani më thoni se e paskam ngrënë ngjalën në kuptimin metaforik. A doni të vijmë ne në pushtet, apo doni të na mbysë Berisha?Personalisht i kam shumë të vështira kundërpërgjigjet ndaj gjithë këtyre pyetjeve. Kuptohet se Edi Rama fjalën “rilindje” duhet ta heqë urgjentisht nga fjalori, madje edhe togfjalëshin “shpresë për të ardhmen” zor se mund ta përdorë. Por, fare mirë mund të përdorë fjalën “frenim”. Parulla e tij mund të bëhet: “Po frenojmë rrëshqitjen e vendit drejt diktaturës së Berishës”. Ç’është e vërteta, për këtë kam një pikëpyetje jo të vogël: A është kjo që po jetojmë diktatura e Berishës si person, apo është diktatura e atij sistemi që ka kapur edhe Berishën dhe Ramën edhe Metën. Sepse shumë u tha, por askush nuk na nxori se cilët janë sekserët, të cilët janë bërë kumbarët e takimit Rama – Meta. A kanë ndonjë

interes të vetin ata apo kanë hallet e demokracisë dhe lirisë sonë?E pranoj, ky është shkrimi më pa koherencë që kam shkruar ndonjëherë, por e kam paralajmëruar lexuesin që ta marrë edhe pak si me të qeshur. E pra, sipas gjykimit tim, një marrëveshje Rama – Meta për të zgjedhur një President të ndryshëm nga ai që do të donte Berisha, nuk mund të ndalojë me kaq, pra thjesht me zgjedhjen e Presidentit. T’i imponosh Berishës një President që kontrollohet nga Rama Meta – sepse është e vështirë të mendosh se Rama – Meta do të impononin një President të pakontrollueshëm nga të dyja palët – do të thotë të hapësh një të çarë në koalicionin e maxhorancës, që do të degjeneronte shumë shpejt, aq sa më duket se zor se vendi do të arrinte në 2013-n pa zgjedhje të parakohshme. Këtë e them seriozisht, paçka se Meta tha se i qëndron marrëveshjes me Berishën. Sipas meje, veçanërisht pas këtij takimi me Ramën, ku ky i paska kërkuar ndjesë, Meta ndjehet më i fortë në koalicionin me Ramën, sesa në koalicion me Berishën, madje mund të ndjehet i çliruar nga një makth që endej në ajër se kur do t’ia priste kokën Berisha me prokurorët e gjyqtarët e kontrolluar krejtësisht prej tij.Gjithsesi, Berisha duhet t’i bëjë një pyetje të rëndësishme vetes: Çfarë po bën ai kaq gabim sa po i ikin aleatët? Pse po bashkohen të gjithë “m…trat” – po të perifrazojmë Mustafa Nanon dhe Edi Ramën – kundër tij? Mos vallë pasi “era” që vjen nga maxhoranca që ai drejton është shumë më e qelbur? Mua kështu më duket. Montaneli mbahet mend në Itali, përveç të tjerave, edhe për një thirrje që u bëri italianëve para votimeve në fundvitet 70: “Mbyllni hundët dhe votoni demokristianët”. Në fakt, shqiptarët i kanë hundët të zëna tashmë; ato qimet e hundëve që ndiejnë qelbjen rëndë të politikës janë të tejbushura dhe s’japin më asnjë shenjë. Në fakt, seritë tona të telenovelave politike më shumë të kujtojnë ndarjet e nevojtoreve allaturka të shkollave në kohën e komunizmit, ku nuk ishte problem era, por vendi se ku duhet të kryeje nevojën, pasi ishin të mbushura tumllas me mullarë m…trash dhe duhet të hapje njërën derë pas tjetrës për të gjetur atë se ku mund të vije këmbët, të paktën.Sidoqoftë, telenovela po bëhet interesante. Nuk do të çuditesha aspak që skenaristët dhe regjisorët të jenë duke punuar për një puntatë tjetër ku ne do të shohim, kësaj here jo në Top Channel, por në Klan, regjistrimin e fshehtë të takimit Rama – Meta në Gjirin e Lalëzit, me titull: “Hakmarrja e Metës për videon Prifti”, për të na lënë kështu pa frymë deri në puntatën e radhës.

BEAUTIFUL

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Fatos Lubonja

Page 9: Libertals Maj Nr 9

[9]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

D O S S I E RF j a l a e P a t e r A n t o n H a r a p i t n e s h t a t o r 4 3 s i a n t a r i r r e g j e n c e s

Kundroni se si po humbasim si komb e si shtet dhe, po nuk patet mende me u kujtue, të keni së paku zemër me ndie”.

Page 10: Libertals Maj Nr 9

[10]

“Kushtrim, djalëri; kushtrim, burra të pjekun; qytetas e katundarë kushtrim, Shqiptarë, të çdo krahine, të çdo besimi a shkalle shoqnore! Lëshoni, armët, pash Zotin, pse mjaft gjak asht derdhun, mjaft shëmtim asht ba, mjaft futa e zezë asht vû. Ja, se mija dyerësh u mbyllën me ferrë, qinda e qinda votrash mbeten shkret e qyqja po këndon mbi trojet shqiptare. Ndigjoni gjamët e nanavet, njehsoni lotët e bijavet shqiptare, shikoni atë hije vdekjeje qi asht shtri mbi familjet t’ona. Kundroni se si po humbasim si komb e si shtet dhe, po nuk patet mende me u kujtue, të keni së paku zemër me ndie”.

Át Harapi: Marr pjesë në Regjencë “pse nuk mujta t’a shoh Shqipnín n’anarki”.

:“Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora këtë barrë për kolltuk, për interesë a për ndonji intrigë”, - por shton përseri -“Ja arsyeja për të cilen pranova të marr pjesë n’auktoritetin shqiptar: pse nuk mujta t’a shoh Shqipnin n’anarki. Në këtë kohë dhe ndër këto rrethana, për ne Shqiptarët anarkija asht nji turp dhe nji delikt: po, turp asht të ngatërrohemi shoq me shoq dhe vetë të krijojmë Babylonin shqiptare, pa qenë të zotët t’i a gjejmë fijën lamshit; delikt asht në ketë moment kaq kritik për botën mbarë të vejmë për ideal vllavrasjën, përmbysjen e katundeve, humbjen e gjas dhe shkatërrimin e familjevet… Pra m’u dhimbt populli e m’u dhimbt Shqipnija”. :“të përpiqemi me të gjitha fuqitë për t’a pakësue mjerimin dhe shëmtimin shqiptar”

Një fjalë edhe për komunistët Gjatë fjalimit ai u drejtohet edhe komunistëve që në atë kohë kishin fituar shumë terren nën petkun e atdhetarizmit. Ja, se çfarë u shkruan atyre:

“Edhe komunistave due t’u a tham nji fjalë, por kjartë e shkurt. Unë jam i bindun se pak janë ata Shqiptar, të cilët vërte e kuptojnë doktrinën komuniste, por, tashma të gjithë po e shohin dhe po e njohin organizatën dhe veprën komuniste në Shqipní. Kjo asht vertetë, e kjo don me thanë se gadi të gjithë komunistat shqiptar veprojnë me krye në thesë pa dijtë shka bajnë dhe për shka veprojnë. Por, po thonë se e kanë për Shqipní, e vetëm për Shqipní. Unë due t’u besoj, por ky dallim midis doktrines komuniste e vepres komuniste me formen kombëtare – sikurse i kam

ndigjue unë vetë tue dishmue organizatoret komunista – mue më ban me dyshue për sinçeritetin e kësaj rryme shqiptare: pse, vallë, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi të gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu? Masat terroristike, mandej, vllavrasja, lidhnija e ngushtë deri në dependencë të plotë prej dorës së huej, dhe përdorimi i çdo mjeti për qellim nuk i lanë vend dyshimit. More, me kobure në gjoks nuk bahet kush vlla, as shoq, por skllav, ja mizuer apo hypokrit. Gjithmonë tue rrenue nuk ndertohet”.

Analizë e gjendjes politike e shoqërore:“e vetmja rrugë shpëtimi asht, të ruhemi, mos të marrim ndonji shtjelëm andej a këndej, prej njenit a prej tjetrit, dhe të bahemi të paqenun; të hupim pa shenjë e pa dukë”. .

Ndërsa në lidhje me politikën e brendëshme ai veçon të metat e saj që i përmbledh në tre pika: “1. Disorjentimi ynë; 2. Demoralizimi ynë; 3. Reaksioni nacjonalist, aq për tu lëvdue në moshën e re, filloi me të vertetë me një ideal, por mjerisht degjeneroi në pasjon”. :“Rymët e soçme po bajnë nji gabim të randë: ato po ndërlikojnë rendin ndër idé dhe ndër punë”. Hartimi i programit politik për të ardhmen

Qe, tre pikat e programit të tij: 1. “T’a krijojmë nji fuqi morale në Shqipni… lypet t’a rindertojmë ndërgjegjen t’onë vehtjake dhe kolektive”. 2. “T’a krijojmë fuqinë shtetnore me nji mobilizim shpirtnor dhe trupuer, me nji dishiplinë të shtërngueshme dhe me nji organizim të vërtetë”. 3. “Të gjitha këto çohen në vend dhe plotësohen me nji fjalë dhe me nji vepër të vetme: të sakrifikohemi. Mjaft kemi sakrifikue të tjerët; sot t’i a nisim nga vehtja e jonë. Ju atdhetarë, qi levdoheni se bani vdekjen për Shqipní, të jeni të zotët të sakrifikoni pikëpamjet dhe pasjonet, rrymët dhe idét, oportunitetin dhe komoditetin vehtjak, po deshët t’i shpëtojmë rrezikut që na rrin mbi krye”. Jo vetëm kaq. “Ky asht imperativi i ditës për të gjithë ata, qi ndiejnë përmbrenda si njerëz dhe si shqiptar. Shpëtimi i çashtjes së përbashkët asht bashkimi, por nuk kemi si të bashkohemi deri sa të mbajë seicili të vetën. Ase kemi sakrifikue pikëpamjet t’ona, ase do të sakrifikojmë Shqipnín. Kjo asht sakrifica shpirtnore e vetmja për t’i a mrrijtë qellimit”.

Të ruhemi thotë ati françeskan dhe të mos kujtojë kush se “e ban Shqipín Hajmalí apo privativë të vetën”. Me shpirt e zemër në dorë i zhveshur prej gjithçkaje nga çdo paragjykim, i frymzuar nga ideale të larta u drejtohet të gjithë shqiptarve: “Sod qi jemi më kuti të përmbysemi me t’eger e me të butë, në ketë përmbytje të fundit, për ne nuk do të ketë germanofila, anglofila, italofila: s’ka njerëz të djeshëm e të nesërm, sot do të jemi shqiptarë e vetëm shqiptarë, të zott të çveshemi e të harrojmë gjithshkafën, vetëm e vetëm për të shpëtue komb, shtet e popull. Urrah të bashkohemi, se mbaruem; të prajnë fjalët e arsyetimet. T’a bajmë monumentin kombëtar: bashkimin e shqiptarve”. .

Fati i tij tragjik

Fjalët e tij nuk mbetën thjesht ide të bukura të shkruar nëpër copa letrash dhe të shpallura para njerëzve, ose të botuara në të përkohshme. Ai besonte në ato që shkruante, sepse kishte orientuar krejt jetën e tij në shërbim të idealeve të larta fisnikërie e atdhedashurie. Ai u kthye në Shqipëri, edhe pse ishte këshilluar nga miqtë e tij të mos kthehej se të parin që do të vrasin komunistët do të ishte ai. Por, Át Antoni duke qenë njeri i drejtë dhe që kishte punuar gjithmonë sipas programit të Françeskanëve, që nuk e kishin braktisur kurrë vendin e tyre edhe në momentet më tragjike e të vështira, thotë: “Unë kam punue gjithmonë për të mirën e popullit tem, i kam dhurue krejt jeten teme, edhe nëse më duhet ta jap jeten për Shqipní, unë e jap”.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 11: Libertals Maj Nr 9

[11]

S K O L A S T I KBASHKIMI NEOTOMAN KUNDREJT BASHKIMIT EUROPIANSTUDIUSI NIKOLLE LOKA

KUVENDI DHE KUVENDIMI SIPAS KANUNIT TE LEKE DUKAGJINIT. pjesa e katert

Page 12: Libertals Maj Nr 9

[12]

Një vështrim politik i neotomanizmit

E kaluara nuk e ndihmon projektin neotomanDautoglu thekson së pari se “ Ballkani do të jetë qendra e gjithçkaje ose viktimë e gjithçkaje. Duke theksuar se sipas tij “ e vetmja periudhë në histori kur Ballkani nuk ka qenë viktimë e historisë ishte në periudhën e Perandorisë Otomane.” Në fakt për të gjithë ata që janë marrë me historinë e Ballkanit, periudha otomane është marrja peng e Ballkanit, një rajoni që deri në atë periudhë kishte patur qytete madhështore me rrugë me portikë, katedrale, muzeume, tempuj, pallate madhështorë, teatro, amfiteatro, biblioteka e të tjerë, ndërsa pas pushtimit osman këto qytete përfunduan në g j y s ë m f s h a t r a . K u j t o j m ë q y t e t e t tona:Shkupin, Durrësin, Lezhën, Shkodrën, Skampën, Apolloninë, Valonën e tjerë, që u kthyen në gjysëmfshatra. Pra paraqitja e dështimeve të tmerrëshme si suksese të dukshme ëshët një cinizëm tjetër i Dautoglusë.Mbështetja në të kaluarën otomane, për ta paër Turqinë si qendër të politikës botërore ka qenë shqetësuese edhe për politikën

euroatlantike. Në kabllot e Ambasadës Amerikane në Ankara të vitit 2009 që tashmë janë bërë publike, politika turke paraqitet si “e rrezikshme”. Ja si shkruhet anë njërin prej tyre: “me ambicet e Rolls Royce, por me burime të pakta për të hyrë në veprim, turqit duhet të merren me një “viktimë” si Haris Silajdzic, (ish antari boshnjak i Presidencës kolektive të Bosnje-Hercegovinës). Më poshtë kabll i i Ambasadës Amerikane paralajmëron: “Strategjia e politikës së jashtme turke është krijimi i një aleance të shteteve myslimane, që si kundërpërgjigje do të çonte në ndërtimin e kundëraleancave, duke e përplasur rajonin e Ballkanit në bazë të linjave fetare.” Në këtë rast, krahas aksit mysliman do të krijohej aksi ortodoks, aq i suksesshëm në shkatërrimin e Perandorisë Osmane në fillim të shekullit të kaluar dhe sot me superioritet ekonomik, teknologjik dhe ushtarak që e bën kërcënimin e sotëm turk inekzistent. Aq e pafuqishme është Turqia përballë këtij aksi hipotetik, sa edhe në çështjen siriane politika turke është e t ë rhequr, pa fuq i r ea l i z imi , k re j t propagandistike dhe moralizuese përballë imperializmit agresiv rus. Turqia e ndëshkuar nga historia të mbetet pa rol të veçantë në politikën botëroreTurqia kërkon që të ngrihet në fuqi rajonale dhe botërore, shtet lider i aleancave të reja gjeopolitike me ndikim fillimisht rajonal dhe pastaj global, konkurente me Bashkimin Europian, Rusinë, Kinën dhe ndoshta dhe em vetë SHBA-të. Por problemi i parë me të cilën ndeshet politika e jashtme turke është karakteri tepër kompleks i marrëdhënieve ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, Kaukazit dhe të Lindjes së Mesme. Në këto kushte Unioni Neotoman do të duhet të konkurojë me organizma të tjerë që tashmë janë konsoliduar si: Unioni Europian, Bashkësia e Shteteve të Pavarura (ish BRSS) dhe Liga Arabe. Branda këtyre aleancave ka shtete të tilla si Franca, Gjermania, Rusia, Arabia Saudite, që nuk e presin me sy të mirë rritjen e ndikimit turk në zonat e veta të influencës. Qëndrimi francez ndaj genocidit armenian duhet parë si një masë politike e Parisit për ta dëmtuar vizionin neotomanist në thelbin e vet, duke e paraqitur otomanizmin si regjim genocidal.

Është e sigurtë se Turqia me shtimin e ndikimit në republikat ish sovjetike do të përplaset me Rusinë. Ndikimi rus në këto hapësira nuk sigurohet vetëm nga elitat proruse të këtyre vendeve, por edhe nga popullsia e konsiderueshme ruse në këto republika. Duke parë ballancën e fuqisë, as Turqia e sotme dhe as ajo e nesërme nuk do të mund të ballafaqohet me Rusinë, e cila konkurent real të saj nuk ka shtete të nivelit të Turqisë, por vetë SHBA-të.Po kështu politika proarabe dhe proiraniane e Turqisë do t’i përkeqësojë marrëdhëniet e saj me Aleancën Euroatlantike dhe me Izraelin. Dhe Turqia e sotme dhe e nesërme nuk ëshët në gjendje të përplaset jo vetëm me Europën dhe SHBA-të, por as me Izraelin. Incidentet me anijet “Mavi Marmara” dhe në puset e gazit në Mesdheun e Qipros me Izraelin tregojnë se Turqia nuk ka asnjë mundësi t’i imponohet rajonit dhe aq më pak ta kontrollojë atë. Izareli jo vetëm që nuk ka kërkuar falje për incidentin me “Mavi Marmara”, por ka lidhur aleanca strategjike me Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Bullgarinë, ndërkohë që është në marrëdhënie të mira me rajonin autonom të Kurdistanit në Irakun e Veriut. Politika turke i ka parë me shqetësim këto lëvizje të Jeruzalemit dhe ka arësye të shqetësohet. Nga ana tjetër, rritja e ndikimit të Turqisë në botën arabe po ndiqet me vëmendje në Riad e Kajro. Arabia Saudite, ndoshta dhe Egjypti, si vende lider të botës arabe nuk janë të gatshme t’i humbin zonat e tyre të ndikimit për hirë të ambicieve turke dhe Turqia si armik i Izraelit mund të jetë vetëm një aleat i përkohshëm i tyre.

BASHKIMI NEOTOMAN KUNDREJT BASHKIMIT EUROPIAN

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Nikolle Loka

Page 13: Libertals Maj Nr 9

[13]

Turqia mendon se duke ndjekur një politikë ekspansioniste do ta bindë Europën për domosdoshmërinë e pranimit të saj në Union dhe në rast të kundërt, alternativa e tij, Unioni Neotoman do të jetë në dëm të Europës. Me zhvillimet shoqërore të deritanishem dhe me kursin e ri që ka marrë politika turke, procesi i europianizimit në Turqi është ndalur. Pra Turqia nuk i plotëson kriteret e Kopenhagës për antarësim në BE, veçanërisht kriterin e rëndësishëm të respektimit të së drejtës së minoriteteve. Ankaraja duke e ditur këtë fakt kërkon të imponohet, por kjo politikë do të jetë e dëmshme në radhë të parë për vetë Turqinë. Marrim Ballkanin. Turqia mund ta shtojë ndikimin në Ballkan, madje edhe në shtetet me shumicë myslimane të tij, nëse nuk paraqet project alternative ndaj Unionit Europian, por europianizohet edhe vetë dhe plotëson kriteret europiane të antarsimit. Vendet me shumicë myslimane, ku Turqia shpreson ta shtojë ndikimin e vet janë nën ndikimin e fortë të Bashkimit Europian dhe agjendës së tij integruese.Shqipëria ka kërkuar vendin e shtetit kandidat për në BE, Bosnja është në procesin e nënshkrimit të MSA-së dhe Kosova po hedh hapa drejt plotësimit të kushteve të kësaj Marrëveshje. Dhe pavarësisht se në këto vende ka një elitë politike proturke dhe me mendësi

jodemokratike që është drejtpërdrejt e interesuar ta zvarrisë procesin e integrimit në BE dhe të zvarritet drejt projekteve turke, vullneti popullor është shumë proeuropian, sa e bën të pamundur që kjo elitë politike të artikulojë një platformë të deklaruar antieuropiane. Pra kursi i tanishëm i politikës së jashtme turke në Ballkan është i dështuar. E shumta që mund të arrijë Ankaraja është organizimi i atyre pak idhtarëve të vet, popullata me origjinë turke, apo nostalgjikë të otomanizmit, të cilët në kushtet e qarkullimit të lirë të ideve thjeshtë mund të artikulojnë interesat turke, pa mundur t’i realizojnë ato. Edhe elita e re e përgatitur në universitetet turke, ku kujdes i veçantë i kushtohet “intrepretimit” të historisë otomane sipas politikës zyrtare turke, nuk ka treguar shumë zell në mbrojtje të otomanizmit dhe neotomanizmit si variant modern të tij. Nga ana tjetër, Turqia ka shpresuar më kot në mbështetjen amerikane. Pas kundërshtimit të vendosjes së trupave amerikane në Turqi për të sulmuar Irakun nga veriu, administrata amerikane e kuptoi se Ankaraja nuk mund të jetë aleat strategjik dhe në këto kushte mbështetja për Turqinë është bërë më e pakët dhe jo e pakushtëzuar. SHBA-të në politikën e tyre të jashtme, ndoshta dhe nën presionin e vendeve aleate europiane dhe të lobeve të

fuqishme çifute, greke dhe armene po zbatojnë një politikë proizraelite dhe dukshëm antiturke në rajon. Dëshmi për këtë është stërvitja e përbashkët ushtarake amerikano-greko-izraelite në Mesdhe, që mund të merret edhe si një sinjal ndaj Ankarasë. Duke analizuar të gjitha zhvillimet e mundshme dhe faktorët që ndikojnë në to mund të themi se Unioni Neotoman është një projekt i dështuar, për shkak se vetë Turqia e ka të pamundur , për vetë pozitën gjeografike të saj të përmbushë detyrën e vështirë të udhëheqjes së një Unioni shtetesh në një rajon, ku fuqitë botërore kanë interesa vitale dhe mjete për t’i mbrojtur interest e tyre. Prandaj projekti neotoman do të mbetet thjeshtë slogan propagandistik për të gjithë njerëzit idealist anieuropianë dhe antiatlantikë. Gjeopolitikën e rajonit do ta përcaktojnë super të mëdhenjtë: SHBA, Kina, India dhe Bashkimi Europian. Dhe nëse Turqia nuk do të jetë në planet e tyre do ta ketë të vështirë të bëhet fuqi rajonale. Një shtet i tillë sot është Izraeli. Pse mos të mbetet edhe në të ardhmen?!

ADVERTISE [email protected]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 14: Libertals Maj Nr 9

[14]

Kuvendet 1113. Burrat e bashkuem në kuvend rrijnë në gjymës rrethit; ashtu qi të mund të shofin shoqi shoqin e, po u thirr kush, të ket shteg për me u dukë ndër Krenë e Pleq.1115. Sa të jenë në kuvend burrat e dheut, s’ka tagër kush i huej me u përzie ndër ta.1117. Krenet e Pleqt rrijn ne kuvend mbas priject e tagrit1118. Në kuvend, sa të flasë njani, tjerët do të ndigjojnë e të heshtin.1122. Fjala e rande nuk bahet ne kuvend.1123. Kanunja s’ban qi te shahet kush në kuvend; po bani kush kët pune, do të gjobitet mje në 5 desh.1124. Po i tha kush kuej se rren në kuvend, do të gjobitet mje në 500 grosh.(Kanuni i Lekë Dukagjinit, faqe 202)Teksti më i plotë dhe më autoritativ i kanunit është përmbledhur nga Atë Shtjefën Gjeçovi i cili shërbeu në Kosovë, ku edhe e vrau pushteti serb në vitin 1929. Prifti françeskan Shtjefën Gjeçovi kishte filluar të përmblidhte dhe të botonte pjesë të Kanunit në shtypin e kohës që nga viti 1913, por botimi i plotë doli në dritë pas vrasjes së tij. Përmbledhja, që u quajt Kanuni i Lekë Dukagjinit, përbëhet nga 1263 nene. Radhitja e materies, natyrisht që është bërë sipas dëshirës së përmbledhësit, i cili normat mbi rregullimin e pozitës së kishës i vendos në kapitullin e parë, edhe pse shumica e studiuesve mendojnë se Kanuni nuk e njeh kishën si njësi administrative apo si institucion. (Doçi, 2003, f. 11).Në këtë Kanun, Kuvendi s i institucion dhe funksionimi i tij përshkruhen me përmbledhje të 14 neneve nën kapitull të veçantë të quajtur “Organet dhe Instititucionet Kryesore të Kanunit”. Në këtë pjesë kuvendet përshkruhen si organizma v e t ë q e v e r i s ë s m e k a r a k t e r demokratik që zgjidhnin çështjet të cilat paraqiteshin si nevoja imediate dhe të rëndësishme të popullit. Kuvendet ishin të llojeve të ndryshme. Kuvendet e mëdha që janë shënuar në histori janë: Kuvendi i Lezhës, ai i Dukagjinit, i Kuçit, i Lidhjes së Prizrenit etj.Në Kuvend merrnin pjesë të gjithë meshkujt e moshës madhore. Parimisht, gratë nuk përfshiheshin në këtë pjesëmarrje. Por, ekzistonte mundësia që ato nëpërmjet të grupeve të interesit (ndonjë burrë nga vëllazëria), t’i paraqiste dhe t’i mbronte të drejtat e tyre. Megjithatë ndodhte që nganjëherë të thirreshin gra të cilat mund ta dëgjonin Kuvendimin. Kjo u mundësonte grave të kenë vetëm pozitën e

vëzhguesit, pa të drejtë fjale. Gratë duhej të rrinin anash nga burrat kurse duart duhej t’i mbanin të

lidhura mbi këmbë.Rregullat e përgjithshme të Kanunit pasqyrojnë edhe parimin e lirisë dhe të barazisë të të gjithë pjesëmarrësve të Kuvendit. Në parim zgjidhja e çështjeve kryesore bëhej duke i dëgjuar të gjithë pjesëmarrësit. Parimi i barazisë dukej se ishte vendosur shumë herët dhe që ishte mbrojtur nga reformat e Lekë Dukagjinit. Megjithatë, ky parim duket se ka qenë në rrezik disa herë nga aristokracia, por që kishte mbijetuar. Një rast të këtij rreziku, të cilin me mençuri e kishte evituar Lekë Dukagjini, paraqitet nga Margaret Hasluck. Rasti, i cili me siguri ka mbijetuar në formë legjende, është me sa vijon:“Një herë Lekë Dukagjini kishte ardhur me ftesën e Skënderbeut për të kuvenduar lidhur me disa gjakmarrje në një Kuvend të Përgjithshëm të të gjitha fiseve të trevës. Skënderbeu e kundërshtonte parimin ‘jetë për jetë’ mbi bazën se jo të gjithë njerëzit janë të barabartë; gjaku i një njeriu të aftë fizikisht ishte i ndryshëm prej atij të dobëtit. Me sugjerimin e Lekës, sidoqoftë, ai kërkoi të mësonte nga nëna e vete, që të jepte besën dhe të tregonte se çfarë njeriu kishte qenë babai i vet. Me të mësuar se ai kishte qenë nga ata të dobëtit, Skenderbeu në Kuvendin e ardhshëm u pajtua me parimin e barazisë”! (Hasluck, 1954, f. 159)Kuvendet merreshin edhe me çështjet e jetës së përditshme:

vaditjen e arave, rregullimin e çështjes së prerjes së drunjve në pyll, kohën e kullotës verore,

numrin e kafshëve që do të çoheshin në kullotë, shuarjen e gjakmarrjes dhe me punë të tjera që mund të hynin në prishjen e qetësisë publike.Shikuar në përgjithësi, kuvendet nuk kishin orar të caktuar apo të rregullt t ë m b a j t j e s . K u v e n d e t e përgjithshme të cilat ishin të karakterit të përfshirjes së madhe të popullsisë, siç ishin ato të disa fshatrave apo të disa fiseve, zakonisht caktoheshin që të mbaheshin dy herë në vit. Herën e parë mbaheshin në pranverë, kurse të dytën gjatë vjeshtës. Kuvendi i pranverës mbahej në prag të Shëngjergjit, kurse ai në vjeshtë mbahej disa ditë pas Shmitrit. Kuvendi i pranverës shqyrtonte punët që do të bëheshin gjatë kohës së verës dhe duke bërë një rekapitullim të çështjeve që kishin kaluar gjatë dimrit të fundit. Këtu hynin punët rreth caktimit të kullosave, të mullirit ose edhe të ndërtimit e rindërtimit të ndonjë rruge, a të rregullimit të ndonjë prrocke që kishte paraqitur ndonjë problem. Njësoj veprohej në k u v e n d e t e v j e s h t ë s , k u shqyrtoheshin punët e dy stinëve të tjera. Për dallim nga ai i pranverës, në këtë kuvend shqyrtoheshin rastet e shkeljes së ligjeve dhe caktoheshin gjobat . Kuvendet e bajrakut thirreshin dhe kryesoheshin nga bajraktarët. (Ulqini, 1991, f. 47)

Kuvendi dhe Kuvendimi sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. pjesa e katert

Daut Dauti

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 15: Libertals Maj Nr 9

[15]

Të gjitha çështjeve rreth Kuvendit, Kanuni i Lekë Dukagjinit i jep një rëndësi të posaçme duke e vendosur këtë institucion mu në zemër të këtij kodi. Në kapitullin IV përshkruhen organet dhe instititucionet kryesore të Kuvendit. Neni 124 jep kuptimin, funksionin dhe kompetencat e këtij organi të rëndësishëm. Sipas këtij neni:“Kuvendi asht nji bashkim fisi a fisesh me krenë, pleq, stërpleq, vogjli e djemni, qi kanë qëllim ushtrimin e pushtetit në fis a caktimin e ligjeve të reja, a me i zbatue, a me rrahë nji çashtje, a me lidhë ndonji besë”.Ky nen ofron një definicion gjithëpërfshirës të nocionit të Kuvendit. Është me rëndësi të vërehet shprehja “me rrahë nji çashtje” që paraqet vetë themelin e Kuvendimit. Me fjalë të tjera, vegjëlia dhe kategoritë e tjera ushtrojnë pushtetin politik, ligjor e gjyqësor duke e “rrahë çashtjen”, që në kuptimin e sotëm ka domethënien e shoshitjes së gjerë e të gjatë të problemit të shtruar para se të merret vendimi në kuvend. Neni 126, duke i caktuar pjesëmarrësit e Kuvendit, bën me dije edhe për mënyrat e ushtrimit të funksionit. Një fjalë tjetër me rëndësi për Kuvendimin, që përdoret në këtë nen, është fjala peshim.Vetëm një nen më poshtë (neni 125) paraqiten llojet e kuvendeve. Ato ndahen edhe në të pjesërishme dhe në të përgjithshme. Kuvende të pjesërishme janë ato të fshatit ku merrnin pjesë vetëm strukturat e fshatit, por jo pa popullatën e tërë (vegjëlinë). Kuvende të përgjithshme, siç u tha edhe më lart, janë ato të karakterit më të madh, si të përfshirjes gjeografike ashtu edhe të asaj njerëzore. Çështjet e rënda, sipas nenit 130, që i përkasin më shumë se një fshati, peshoheshin e pleqnoheshin prej krerëve të fisit bashkë me pleq, stërpleq e vogjli. Çështjet që i përkisnin një krahine mbarë, peshoheshin ndër kuvende të përgjithshme të tipit “burrë për shpi”.Natyrisht që ekzistonte një disiplinë e madhe dhe një rend që duhej mbajtur në zhvillimin e punimeve të Kuvendit. Madje, neni 127 përcakton edhe mënyrën e zënies së pozitës apo “mëndyren e të ndejunit”. Më tutje, ky nen paraqet:“Burrat e bashkuem në kuvend rrijnë në gjysë rrethit, ashtu qi të mund ta shofin shoqi-shoqin e, po u thirr kush, të ketë shteg për me u dukë ndër krenë e pleq. Krenët e pleqt rrijnë në kuvend mbas prijet e tagrit. Burrat e dheut në kuvend rrijnë të armatosun.Sa të jenë në kuvend burrat e dheut, s’ka tagër kush i huej me u përzie ndër ta.

Ndër gjygje e peshime krenët e pleqt rrijnë në vedi e vogjlia në vedi”.(KLD, 1989, f. 240-245)Mënyra se si duhej të flitej apo të paraqitej mendimi mbi rastin për të cilin kuvendohej, ishte po ashtu me rëndësi të veçantë, dhe si e tillë parashihej në nenin 128. Fjala merrej pas lejes së udhëheqësit të Kuvendit dhe pastaj në mënyrë të kujdesshme paraqitej pozita apo mendimi mbi çështjen e veçantë. Derisa të fliste njëri, të tjerët duhej të dëgjonin pa leje të ndërhyrjes. Kur përfundonin të gjitha paraqitjet “grupet e Kuvendit”, të cilat në këtë rast ishin “vllazënitë”, në momente të caktuara “ndahen anash për peshimin e çashtjes në lidhni me vllazni të vet e mbarë fisin”. Pasi që ishin shqyrtuar pozitat e mundshme, që tregonin kahjen e marrjes së vendimit, grupet ktheheshin përsëri që së bashku të “rrihej haptas çashtja”. Në këtë shkallë të zhvillimit të procesit në kuvend, grupet i autorizonin oratorët më të mirë për paraqitjen e mendimeve, të cilat duhej të bazoheshin në dobi të të “mirës së përbashkët”, pra, duke e pasur parasysh interesin e përbashkët të bashkësisë që kuvendonte. Sa më e rëndësishme që ishte çështja, aq më të rëndësishëm duhej të ishin këta oratorë. Vendimet që merreshin kishin fuqinë detyruese të ligjit. Marrja e vendimeve bëhej me shumicë votash, por, vendimet shpesh duhej të ishin edhe unanime.Kuvendet në shumicën e rasteve mbaheshin në ambient të hapur. Përjashtim bënin kuvendet e karakterit të vogël, siç ishin ato të disa shtëpive apo të një fshati. Kuvendet e tilla mund të mbaheshin edhe në ndonjë odë nëse kishte hapësirë të nevojshme për t’i akomoduar pjesëmarrësit. Sallat e shkollave ishin të pakta ose inekzistente, kështu që kuvendet e mëdha mbaheshin në oborre të kishave, të xhamive apo “ndër rrënime të vjetra faltoresh”.

Nëse pjesëmarrësit e Kuvendit i përkisnin të dy religjioneve, sipas marrëveshjes, caktohej oborri i kishës ose i xhamisë. Vendet të cilat sipas Kodit të Lekë Dukagjinit quhen “rrënime të vjetra faltoresh” janë të një rëndësie dhe domethënie të veçantë. Këto vende, të cilat duhet të jenë të karakterit pagan, çmoheshin me respekt të veçantë për arsye të lashtësisë që kishte hyrë në traditë pa ndërprerje të vazhdimësisë. Disa vende të tilla shkonin në një lashtësi të largët, por kishte raste që mund t’i shpjegonin legjenda dhe shpesh edhe faktet historike. Një rast i tillë i

vendit të mbajtjes së Kuvendit, mund të merret lokaliteti afër qytetit Lezhë që gjendet në derdhje të lumit Drin. Popullsia mblidhej aty duke besuar se është vendi ku janë mbajtur kuvendet në të cilat kanë marrë pjesë Lekë Dukagjini dhe Skënderbeu. Më saktësisht, ky vend, i cili shihet edhe sot, gjendet në pjesën e djathtë të rrjedhës së lumit Drin, dhe është një hapësirë para një objekti të shkatërruar që mendohet të ketë qenë kishë dikur. (Hasluck, 1954, f. 149)Sidoqoftë, lokacionet e mbajtjes së Kuvendit ishin të parapara shprehimisht. P.sh. Kanuni i Lekë Dukagjinit (Neni 130) në një shtrirje të gjerë gjeografike, duke filluar nga Shqipëria e Mesme e deri në Kosovën veri-perëndimore, parashihte këto vendeve ku duhej të mbaheshin kuvendet: Mirdita mban Kuvendin në Shpal a në Grykë të Oroshit, Malësia e Tiranës në Martanesh; Labëria te Rrapi në Mashkullore, Malësia e Gjakovës te Vorret e Shalës, Reka e Podrima (Rrafshi i Dukagjinit) te Vorret e Llukës (në udhë të Pejës), etj.Kur thirrej Kuvendi që kishte të bënte me një numër të vogël të pjesëmarrësve, kryetari si lajmëtar mund ta urdhëronte secilin anëtar të bashkësisë në fjalë. Për kuvendet e mëdha, ku përfshiheshin disa fshatra, apo një krahinë e tërë që mund të përfshinte edhe më shumë se një fis, autorizoheshin disa lajmëtarë për ta përcjellë porosinë në derë të shtëpisë së çdo pjesëmarrësi. Thirrja mund të bëhej edhe me mjete të tjera. Janë të njohura rastet kur kjo punë është bërë me daulle si dhe me anë të këmbanave të kishave. Thirrja duhej patjetër të arrinte në shtëpitë e të gjithë pjesëmarrësve. Kjo bëhej për arsye se pjesëmarrja në kuvend ishte e obligueshme. Parashihej aplikimi i gjobës për ata që mungonin në kuvend. Dënimet me gjobë nuk ishin gjithkund të njëjta. Ato shqiptoheshin sipas nivelit ekonomik që kishin krahinat, fshatrat a familjet.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 16: Libertals Maj Nr 9

[16]

Udhëheqësi i Kuvendit caktonte vendin dhe kohën e fillimit. Fillimi zakonisht bëhej në mëngjes në mënyrë që pjesa më e madhe e ditës të rezervohej për Kuvendim. Kuvendin e Përgjithshëm e udhëhiqte bajraktari i cili ulej (këmbëkryq) përballë të gjithë pjesëmarrësve. Pastaj, afër tij uleshin personalitetet e tjera që kishin radhitje të caktuar, duke u bazuar në meritat që kishin fituar në shoqëri. Përballë tyre, në distancë të caktuar, uleshin vegjëlia apo të gjithë të tjerët që përfshinin djelmëninë, kasnecët, gjobtarët etj. Kuvendi fillonte punimet me paraqitjen e kryetarit (bajraktarit) i cili i shpjegonte arsyet e mbledhjes.Ndërmerreshin të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit. Secili nga të pranishmit që merrte fjalën, duhej të dëgjohej pa të drejtë të ndërhyrjes. Nëse ndonjërit nuk i pëlqente fjalimi i dikujt, ai duhej të priste radhën për demantim. Dënimi me gjobë ishte i siguruar dhe i padiskutueshëm për cilindo që mund ta quante dikë gënjeshtar. Në disa nga rajonet, anëtarët që nuk bënin pjesë në bashkësinë që mbante Kuvendin, nuk kishin të drejtë të pjesëmarrjes. Në disa vende ekzistonte e drejta e pjesëmarrjes por jo edhe e fjalës. Por, në disa vende, lejohej edhe pjesëmarrja e të “huajit” dhe e drejta e fjalës duke e inkurajuar për shprehje të mendimit në lidhje më çështjen e shtruar në kuvend.Priftit dhe hoxhës u lejohej të flisnin në kuvend por, nuk prejudikohej pozita e tyre. Ata, sikurse edhe fjalimet e tyre, cilësoheshin pa ndonjë dallim, sikur çdo pjesëmarrës tjetër i Kuvendit. Zakonisht, nga prijësit fetarë kërkohej që Kuvendin ta bekonin me ndonjë lutje, në fillim ose edhe në mbarim të punës.Të shikuara me kujdes të gjitha nenet e Kanunit të Lekë Dukagjinit që kanë të bëjnë me Kuvendin, del se ky institucion përbëhej nga dy dhoma: Dhoma e Epërme dhe Dhoma e Ulët. Dhoma e Epërme ishte e rezervuar për parinë. Vegjëlia ulej në Dhomën e Ulët. Kuvendimet shpesh ishin edhe plenare, duke përfshirë të gjithë pjesëmarrësit e të dy dhomave. Pra, kur mblidheshin paria dhe vegjëlia, Kuvendi ishte i karakterit të përgjithshëm ose ishte Kuvend i Burrave të Dheut, siç quhej në disa krahina. Paria merrej me detyrën e gjyqësisë dhe bënte kuvendet e saja që quheshin

Kuvendet e Parisë, ku merrnin pjesë vetëm pleqtë, stërpleqtë, krerët dhe bajraktarët. (Martini, 2001, f. 91).Në një mënyrë Kuvendi ushtronte edhe rolin e gjykatës nga ajo e instancës së parë e deri te e fundit. Në mënyrën tjetër, paria dhe Dhoma e Epërme, ishin edhe gjykata kushtetuese që merrte vendime të ngjashme me gjykatat e sotme të këtij rangu. Por, me një dallim. Propozimet dhe vendimet e Dhomës së Epërme duhej të miratoheshin nga Dhoma e Ulët apo nga vegjëlia. Në shumë aspekte, ndarja strukturale dhe funksionale e Kuvendit sipas

Kanunit është pamje e ngjashme me atë që ka sot Parlamenti Britanik.Disa nga historianët e të drejtës, të cilët janë marrë me këtë fenomen, mendojnë se historia e këtyre kuvendeve shqiptare ka pasur këtë karakter demokratik dhe vetëqeverisës që nga koha e para formimit dhe gjatë funksionimit të shteteve ilire. Kuvendet e kësaj kohe zakonisht mblidheshin për të shqyrtuar çështjet që i përkisnin luftës dhe çështjeve të tjera që kishin të bëjnë me ndryshimin e kanunit. (Elezi, 1994, f. 103).vazhdon ne numrin e ardhshem

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 17: Libertals Maj Nr 9

[17]

E kisha të madhe shpresën që reagimi si edhe sugjerimet rreth trajtimit të cakut gjuhësor ÇAMËRI-a, si njësi gjeografike e zhdukur nga lista toponimike greke, do të arrinin t’a sensibilizonin opinionin e drejtuesve të politikës së jashtme shqiptare lidhur me rishikimin e pozicionimeve si edhe natyrshëm edhe deklaratave të tyre në vazhdim. Mirëpo me keqardhje replika e tyre ishte larg, shumë larg asaj që pritej. Ky qëndrim është në sinkroní të plotë me atmosferën e frikës çnjerëzore që kishte ngjallur partia edhe diktatori kur ndokush binte në çfarëdo gabimi sepse, t’a pranoje gab imin pë rbën te f a j dhe f a j i … DËNOHEJ ! Pra, duke qen’i vetmi shpëtim mospranimi i gabimit dhe, nisur nga kjo mendësí e cila vazhdoka dhe qenka dominante te kjo kategori drejtuesish, arrijmë në përfundimin se për ta në radhë të parë dhe themelore është të mos pranohet asnjë farë gabimi e në vazhdim, mbase merret në konsideratë si çështje dalja zot territorit të ÇAMËRISË. Mbështetjen ndaj qëndrimit tonë e gjejmë nga një mëndje universale si ajo e mendimtarit edhe filozofit përmasash botërore Confuc-it, i cili ka pohuar për historinë :

- Studjojeni të kaluarën po deshët t’a parashikoni të ardhmen !I prirur nga ky pohim kaq i goditur i këtij mjeshtri mendimtar, dhe me shpresën që për të kaluarën historike jo fort të largët, dokumentat rreth së cilës mund të qëmtohen, studjohen edhe së fundi të nxirren edhe përfundime të mirëfillta nga drejtuesit e diplomacisë shqiptare, do t’ia hyj të shkruaj edhe një herë, mbështetur në informacionin që disponoj, t’i bëj një paraqitje fluturimthi, (për aq sa na e lejojnë kufijt’e një shkrimi të kësaj natyre), historisë së ÇAMËRISË. D o e m o s d r i t ë h e d h j a h i s t o r i k e s i mbrapavështrim mbase e nxit sadopak që edhe pozicionimi zyrtar, lidhur me të ardhmen, të jetë më objektiv, i themeltë dhe funksjonal në drejtim të mbrojtjes së interesave kombëtare e pa u mjegulluar nga ëndërra e B.E.- së. Ësht’e vërtetë se vetë koncepti B.E. gjen shtrat të ngrohtë ndër elementë që janë mëkuar me iden’e internacionalizmit proletar ku do të çonte zbatimi i ëndrrës vënjes në jetë të shoqërisë komuniste integrale. Mirëpo që kjo ëndërr ishte e parealizueshme e provoi praktika botërore e të gjitha vëndeve ku, me dhunë të skajëshme e nëpërmjet kr imesh të pashëmbullt, u tentua fillimisht të zbatohej e pastaj edhe të konsolidohej ai sistem gjakatar i ëndrrës komuniste. Prandaj pa hyr’edhe u çpërqëndruar në diskutimin rreth funksjonalitetit një Bashkimi Europian potencial, ku praktika në zbatim sa vjen edhe po nxjerr probleme nga më të ndryshëmit, e duke marrë shkas nga replika që m’u drejtua konkretisht lidhur me këndvështrimin tim rreth politikës jashtëme që ndjek udhëheqja e atij Dikasteri dhe konkretisht zv/kryeministri si edhe ministri i Punëve të Jashtëme z.Edmond Haxhinasto përqëndruar ndaj çështjeve kosovare si edhe çame, para se t’u referohem fakteve historike rreth Çamërisë, e ndjej të nevojëshme t’ia sjell lexuesit shkurtimisht qëndrimin tim ndaj asaj replike të lartpërmendur e pastaj analiza historike e fakteve bëhet edhe më ndriçuese lidhur me pozicionimet që mendohet se duhen mbajtur në të ardhmen.Replika ndaj shkrimit tim, lidhur me problemin e mos egzistencës cakut gjuhësor të përveçëm ÇAMËRIA si pjesë përbërëse e listës toponimike territoriale greke, shkruar nga e nderuara z-ja/z-sha Sara Golemi,

(specialiste e fushës së diplomacísë si edhe marrëdhënjeve ndërkombëtare – e cila na jep një leksion rreth caqeve gjuhësore “d ip lomac í , nac iona l i zëm s i edhe populizëm), më fton t’a sqaroj lexuesin e ndershëm dhe të paanshëm, lidhur me disa momente kyçe të problemit. Un’e kam kritikuar dy herë pozicionimin e ministrit tonë të Punëve të Jashtme, z.Edmond Haxhinasto, si lidhur me pikëpamje të çfaqura prej tij për Kosovën e gjithashtu edhe lidhur me Çamërinë. (Secili i interesuar mund t’i lexojë analizat, veç burimesh të tjera, edhe në adresën elektronike : www.aafhsite.com).Lidhur me çështjen kosovare kryediplomati shqiptar qé shprehur si vijon :- “ Bashkimi kombëtar i popullit shqiptar, apo lëvizja e kufijve, ësht’e dëmshme si idé për shqiptarët dhe si veprim për rajonin.”Sa i takon territorit të Çamërisë, i zhdukur ky nga lista toponimike greke, kryediplomati ynë shprehet :- “ Kjo listë themi që tashmë ka marrë edhe fuqí ligjore, pasi ka mbi dhjetë vite që është paraqitur në Kombet e Bashkuara dhe fjala Çamërí nuk ekziston … ky është një detyrim që ne ta trajtojmë këtë çështje dhe do ta trajtojmë në rrugë dypalëshe me palën greke, sigurisht duke treguar fleksibilitetin përkatës.” E ndjej për detyrë t’ia pohoj lexuesit se në asnjë mënyrë nuk prirem të ulem e të replikoj me shkrimin e lartpërmëndur veç për hir të tjerrjes bisedës. Jo, në asnjë mënyrë ! Pikësynimi im ishte dhe vazhdon të jetë të mos sillemi si të nënështruar ndaj i n t r i g a v e , m a k i n a c i o n e v e s i e d h e krahmarrjeve djallëzore që përdoren nga politikanët grekë të cilët, si përgjatë diktaturës komuniste edhe në vazhdim, kanë fituar vazhdimisht e kurdoherë terren ndaj Shqipërisë. Kjo e gjitha !

Me shume lexoni ne

ÇAMËRÍA ZHDUKET NGA HARTA E GREQISË, KURSE NÉ … QETË, QETË !

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Mergim Korca

libertals.

Page 18: Libertals Maj Nr 9

[18]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 19: Libertals Maj Nr 9

[19]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

InternationalRecommended

Reads

Page 20: Libertals Maj Nr 9

[20]

THE words of Mario Draghi were just an aside, but they caused a stir. “We have had a fiscal compact. Right now what is in my mind is to have a growth compact,” the president of the European Central Bank told the European Parliament. He did not elaborate. But from a man closely linked to the German desire for fiscal rectitude, his words led many to hope that the euro zone might move on from its self-defeating obsession with austerity.

Mr Draghi, it seems, has started being less German and more French as Europe awaits the likely election of François Hollande as the new French president. Mr Hollande, a Socialist, wants to renegotiate the fiscal compact, a treaty toughening fiscal rules, to include growth. In Brussels there is talk of a new Marshall Plan. Herman Van Rompuy, president of the European Council, is expected to summon European Union leaders to a dinner to discuss growth. With parts of the euro zone crushed by recession and mass unemployment, many now look to Mr Hollande for relief. Even Angela Merkel, the German chancellor, has changed tone. She now insists that Europe’s policy rests not only on budgetary discipline, but also on measures to promote jobs and growth.

Yet nobody should get carried away by a hope that the euro zone is embarking on a radical new course. Calling for growth is like advocating world peace: everybody agrees that it is a good thing, but nobody agrees how to do it. Mr Draghi’s ideas, as far as they can be divined, are to promote structural reforms to make labour markets more flexible and encourage entrepreneurship. Mrs Merkel echoes this, saying promoting growth need not cost billions. Liberals add that a key to higher growth is to remove barriers to the EU’s single market, particularly in services.

Yet Mr Hollande is against such ideas. His programme for France, which has one of the biggest public sectors in the world, is mainly about more spending and more taxes. In the EU he wants common European project bonds to finance infrastructure, a capital injection for the European Investment Bank (EIB) and a redirection of EU regional funds towards jobs. Much of this can be done so long as Mr Hollande does not try to reopen the actual text of the fiscal compact. Indeed, many of these ideas have already been proposed by the European Commission.

The frenzy about growth has gone too far, says one Eurocrat. In the end it will be a repacking of ideas rather than a revolution. Germany already favours boosting the EIB. The capital needed is modest, and it can be used as leverage for private-sector finance (the talk is of an extra €10 billion, or $13 billion, generating as much as €180 billion-worth of investment). Moreover, the EIB has a good record of managing projects. But on two other proposals—joint Eurobonds to mutualise European debt, and getting the ECB to lend directly to troubled sovereigns—Mr Hollande is likely to run into an immovable German obstacle.

Even so, Germany will find itself more isolated. It has pushed austerity too far and too fast. The myth of an expansionary fiscal contraction, the idea that deficit-cutting would boost growth, has been largely dispelled. The latest evidence is that in a downturn the multiplier effect of fiscal tightening can lead to deeper recession, making it even harder to cut the deficit. In the euro zone, moreover, countries cannot easily mitigate the impact through looser monetary policy or currency devaluation. Structural reforms may boost growth, but mostly in the medium term.

Yet if high deficits were the answer, Greece and Spain should be booming. Many countries in the euro zone had no choice but austerity to try to calm bond markets that were pushing them into bankruptcy. Others cut for fear of suffering the same fate. Debt in advanced economies has reached levels exceeded only during the second world war, and the evidence is that high debt can stifle long-term growth. Sooner or later, most European countries have to start working off their debt. So the choice is not really between austerity and growth, but over the timing and speed of deficit-cutting and the right mix of structural reforms.

The Goldilocks policy, as the IMF calls it, urges countries to embark on a gradual fiscal adjustment in the short term, if the markets allow it, coupled with a credible medium-term debt-reduction plan. European officials are now debating whether they can make fiscal targets more flexible without losing credibility, and without giving governments a licence to break the rules. Germany argues, with some justice, that the southern Europeans will reform only under extreme duress. It did not happen in good times, so now it must in bad times, declares one Eurocrat.

What sort of compact?

The biggest boost to growth would be to remove uncertainty about the survival of the euro. This requires risk- and burden-sharing across the whole zone. The adjustment will be faster if countries like Germany boost domestic demand through higher spending or lower taxes. The Germans will also have to accept higher inflation to allow others to regain competitiveness without being pushed into deflation. The euro could also be strengthened by a European system to recapitalise banks and guarantee deposits to break the vicious cycle of weak banks and weak sovereigns pulling each other down. Some form of joint Eurobond could stop countries being pushed into insolvency.

Many of these measures will not happen quickly. But, as Mr Draghi told the MEPs, European leaders need to create a sense that they will move in this direction given the right conditions, so as to show that “we are not stuck in a static position”. Germany and other creditors need to be convinced that such integration is not an open-ended invitation to profligacy at their expense. Euro-zone countries may end up having to accept more, not less, reform and budget discipline. A growth compact, if it ever comes about, may not be quite what Mr Hollande had in mind.

GOING FOR GROWTH, BUT HOW?Europe is abuzz with talk of a growth compact, but nobody agrees what it meansfrom the economist.com

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 21: Libertals Maj Nr 9

[21]

A n d r e w ShengHONG KONG – A recent trip to Berlin brought back memories of an earlier visit in the summer of 1967, when I was a poor student who marveled at the Wall that would divide and devastate an entire society for another two decades. Berlin today is vibrant and rejuvenated, rebuilt by the German peoples’ hard work and sacrifice to unify the country, and an apt setting for the conference of the Institute for New Economic Thinking (INET), which I was there to attend. The conference’s theme was “Paradigm Lost,” with more than 300 economists, political scientists, systems analysts, and ecologists gathering to rethink economic and political theory for the challenges and uncertainty posed by growing inequality, rising unemployment, global financial disarray, and climate change. Almost everyone agreed that the old paradigm of neoclassical economics was broken, but there was no agreement on what can replace it.Nobel laureate Amartya Sen attributed the European crisis to four failures – political, economic, social, and intellectual. The global financial crisis, which began in 2007 as a crisis of US subprime lending and has broadened into a European sovereign-debt (and banking) crisis, has raised questions that we cannot answer, owing to over-special izat ion and fragmentat ion of knowledge. And yet there is no denying that the world has become too intricate for any simple, overarching theory to explain c o m p l e x e c o n o m i c , t e c h n o l o g i c a l , demographic, and environmental shifts.In particular, the rise of emerging markets has challenged traditional Western deductive and inductive logic. Deductive inference enables us to predict effects if we know the principles (the rule) and the cause. By inductive reasoning, if we know the cause and effects, we can infer the principles.Eas te rn th ink ing , by con t ras t , has been abductive, moving from pragmatism to guessing the next steps. Abductive inference is pragmatic, looking only at outcomes,

guessing at the rule, and identifying the cause.Like history, social-scientific theory is written by the victors and shaped by the context and challenges of its time. Free-market thinking evolved from Anglo-Saxon theorists (many from Scotland), who migrated and colonized territories, allowing fortunate individuals to assume that there were no limits to consumption. European continental thinking, responding to urbanization and the need for social order, emphasized institutional analysis of political economy.Thus, the emergence of neoclassical economics in the nineteenth century was very much influenced by Newtonian and Cartesian physics, moving from qualitative analysis to quantifying human behavior by assuming rational behavior and excluding uncertainty. This “predetermined equilibrium” thinking – reflected in the view that markets always self-correct – led to policy paralysis until the Great Depression, when John Maynard Keynes’s a rgument for government intervention to address unemployment and output gaps gained traction.By the 1970’s, the neoclassical general-equilibrium school captured Keynesian economics through real-sector models that assumed that “finance is a veil,” thereby becoming blind to financial markets’ destabilizing effects. Economists like Hyman Minsky, who tried to correct this, were largely ignored as Milton Friedman and others led the profession’s push for free markets and minimal government intervention.But then technology, demographics, and global izat ion brought dramatic new challenges that the neoclassical approach could not foresee. Even as the world’s advanced countries over-consumed through leveraging from derivative finance, four billion of the world’s seven billion people began moving to middle-income status, making huge demands on global resources and raising the issue of ecological sustainability.New thinking is required to manage these massive and systemic changes, as well as the integration of giants like China and India into the modern world. A change of mindset is needed not just in the West, but also in the East. In 1987, the historian Ray Huang explained it for China:“As the world enters the modern era, most countries under internal and external pressure need to reconstruct themselves by substituting the mode of governance rooted in agrarian experience with a new set of rules based on

commerce.…This is easier said than done. The renewal process could affect the top and bottom layers, and inevitably it is necessary to recondition the institutional links between them. Comprehensive destruction is often the order; and it may take decades to bring the work to completion.”Using this macro-historical framework, we can see Japanese deflation, European debt, and even the Arab Spring as phases of systemic changes within complex structures that are interacting with one another in a new, multipolar global system. We are witnessing simultaneous global convergence (the narrowing of income, wealth, and knowledge gapsbetween countries) and local divergence (widening income, wealth, and knowledge gapswithin countries).Adaptive systems struggle with order and creativity as they evolve. As the philosopher Bertrand Russell presciently put it: “Security and justice require centralized governmental control, which must extend to the creation of a world government if it is to be effective. Progress, on the contrary, requires the utmost scope for personal initiative that is compatible with social order.”A new wave of what the economist Joseph Schumpeter famously called “creative destruction” is under way: even as central banks struggle to maintain stability by flooding markets with liquidity, credit to business and households is shrinking. We live in an age of simultaneous fear of inflation and deflation; of unprecedented prosperity amid growing inequality; and of technological advancement and resource depletion.Meanwhile, existing political systems promise good jobs, sound governance, a sustainable environment, and social harmony without sacrifice – a paradise of self-interested free riders that can be sustained only by sacrificing the natural environment and the welfare of future generations.We cannot postpone the pain of adjustment forever by printing money. Sustainability can be achieved only when the haves become willing to sacrifice for the have-nots.The Washington Consensus of free-market reforms for developing countries ended more than two decades ago. The INET conference in Berlin showed the need for a new one – a consensus that supports sacrifice in the interest of unity. Europe could use it.

A BERLIN CONSENSUS. project syndicate

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 22: Libertals Maj Nr 9

[22]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Letersi

Kulture

Page 23: Libertals Maj Nr 9

[23]

9. Ju Anamalasit. Nji i Anës së Malit, Nikollë Qoka, u

thonte shpesh Bregasorëve me njifarë përçmimi:

- Ju të Bregut kështu, e ju të Bregut ashtu”.

Nji ditë, Shani, që nuk dallohej për i fort me mend, po kalonte hypë mbi kalë e strajcën kraheqafë. Ata që e panë, filluen me qeshë. “Po çka ban, more Shan, pse nuk e vjerr strajcën te grremçi i shalës, a ke frikë se po lodh kalin, a?”

Po ai që po qeshte ma shumë ishte Nikollë anamalasi.

- Si nuk të randon tanë ajo strajcë, mor budallë! – i thotë ai pa e peshue fjalën – Kush të ka mësue me e mbajtë strajcën në krah e vetë maje kali?

- Ju anamalasit – iu përgjegj i patrazuem Shani.

- Ik, more! Anamalasit janë burra me mend, jo si ti! – i tha prap ai.

- Me mend ndoshta janë, por edhe vesin e bracit e kanë. E ba me e lanë në

grremç të shalës, kur të kaloj andej për me shkue te mullini, them se ndoj shoku yt ia njet dorën e kam frikë se nuk e ndjej. Se e keni dorën e lehtë ju anamalasit – foli Shani.

Nikolla kroi gurmazin e s’dijti çka me iu përgjegj “budallës”.

10. Burrnia e Ndoc Lleshit Gjylen e kishin fejue qysh kur ishte

ferishte në djep. Baba i saj dhe i të fejuemit të saj kishin qenë bashkë në burg në kohë të Turkut, e aty i kishin dhanë fjalën njeni tjetrit.

Vajza u rrit shtatin selvi, tanë hire e mbarësi, mos me ia gjetë shoqen në mbarë Zadrimë.

Nji ditë, ndërsa po u jepte deleve me pi uji në lumë, i afrohet nji djalë me nofulla të daluna përpara, i murrmë në fytyrë, krahët të gjatë e duert si kthetra zhgabe.

- Si je, moj bareshë? – desht me i buzëqesh ai, po i doli nji ngërdheshje me të shti frikën.

Ruena Zot, po ky, kush asht?! – foli vajza me vete. Uli pak shaminë dhe trembi delet që të dilnin në udhë të madhe.

- Ti mos u tremb, moj nuse, moj nusja ime – u ngerdhesh ai edhe ma keq.

Gjyla u kthye dhe e shikoi në kokërr të synit. I iku ajo frika e parë, se i bini nji dyshim.

- Kush je ti? – iu drejtue ajo.- Unë jam fati yt, jam Gjoka – i tha ai.I kishin thanë se i fejuemi i saj nuk

ishte i bukur, po jo se ishte kështu, me të sjell frikë. Mandej, si thonte e ama, burri duhej të ishte burrë, ç’randësi kishte të ishte i bukur a jo. Po ky ishte … ruena Zot, mendoi Gjyla me vete.

U kthye në shtëpi. As i hahej e as i pihej. Erdh e u dobsue, u ba gozhdë. Pyete e ama, pyete e motra, po ajo hiç. Çka ke, moj bijë, thueja nanës? Motër, çka të ka ndodhë, ti ma thuej mue? E ajo prap hiç.

Nji ditë prej ditësh ia la delet nji shoqeje e u nis për te shtëpia e Gjokës.

E gjet shtëpinë tue pyetë, se nuk e dinte.

- Due me folë me Ndoc Lleshin – i tha ajo nji vajze të vogël që po trembte nji dosë me gica.

- Babë ! O babë ! – thirri voglushja. – Po të kërkon një vajzë.

Kur doli te dera, Ndoc Lleshi shtangu. Edhe pse e kishte pa të fejuemen e djalit gjithmonë në zgrip, se ajo i fshihej, si ishte zakon, e njofti menjiherë.

- Të pastë sjell e mira! – i tha ai vajzës i tronditun.

Vajza, edhe pse i dridheshin gjujtë, për sy e faqe nuk e dha veten.

- Kam ardhë me më falë, ose me më vra. Unë nuse në këte shtëpi nuk hyj.

Ndoc Lleshi e mblodhi veten dhe u drejtue kah qielli: – Zot, si kisha me u koritë, tue e mbytë a tue e lanë me më turpnue? – foli ai me vete.

Nji rreze e hollë, krejt e hollë, i mori sytë. Ishte nji rreze dielli që ishte thye në lotët e vajzës.

- Unë do të vij mik në dasëm tande – i tha Gjyles dhe e puthi në ballë. – Do të vij vetë sonte tek yt atë e flas unë me të.

Askush nuk pat thanë se Ndoc Lleshi u korit, po ia njoftën për burrni të pashoqe.

11. Paluca i Kashnjetit Paluca i Kashnjetit ishte tanë urtì e

kudo e thirrshin me pleqnue sherre.Ndodhte që e thirrshin edhe në

Zadrimë, e nji ditë e pyet nji troshanas:- Kush t’i ka mësue tanë këto urtì, o

Palucë?Plaku as u mendue:- Budallejt.- Si, budallejt?! – çuditet tjetri.- Po po, bash ata. Tue ndigjue

budalleqet e tyne, kam mësue me i peshue fjalët.

RREFIME ZADRIMORE-2 PENG DASHNIE PËR VENDLINDJEN

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Daniel Gazulli

Page 24: Libertals Maj Nr 9

[24]

12. Ajo bulla Dikur grave myslimane veshë me

branavekë e ferexhe, u thojshin “bulla”. S’di si u ka mbetë kështu.

Nji mabasor, fort i kërkuem prej turqish se kishte vra nji oficer të naltë në Saraje të Dajçit, ishte veshë si “bullë”, se i duhej me kalue në Va të Gjadrit e kishte frikë mos e kapnin xhandarët turq. Ishte i ri, truphollë, por jo fort i naltë, kështuqë ashtu i veshun dukej taman si grue, pse edhe gjoksin e kishte mbushë mirë.

Hipi në lundër me nja dy të tjerë, nji dragushali që e njihte dhe nji plak s’dihej prej kah.

Aty kah gjysa e lumit i dragushaliu zgjati dorën kah “bulla”, e “ajo” i dha nji të shtyme dhe e hodhi në lumë. Mandej i foli lundërtarit: “Shpejt! Shpejt!”

Lundërtari e njofti në za, e la dragushaliun në mes ujit dhe nxori lundrën në breg saora.

“Bulla” nxitoi kah Gazullorët e Dajçit, por pa vrapue, se, si “grue” që ishte, nuk i kishte hije të vraponte.

Kur dragushaliu arrijti me kapë bregun me njëmijë halle, nji djalë që e kishte ndihmue kah metrat e fundit, e pyeti:

- Kush të hodhi në lumë, o Ndrecë?- Ajo bulla! – u përgjegj Ndreca i

turpnuem, po pa e ba të madhe, se fajin e kishte pasë vetë që kishte zgjatë dorën në kopësht të tjetërkujt.

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 25: Libertals Maj Nr 9

[25]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

CIKEL Poetik MIGJENI

Nën Flamujt e Melankonisë

Në vendin tonë kudo valojnë

flamujt e një melankolie të trishtueshme...

... dhe askush s'mund të thotë se këtu rron

një popull që ndërton diçka të re.

Aty këtu në hijet e flamujve

mund të shifet një mund, një përpjekje e madhe përmbi vdekje

për të pjellë diçka të madhe, për të qitë në dritë një xhind!

Por, (o ironi) nga ajo përpjekje lind

vetëm një mi. Dhe kështu kjo komedi na plas dellin e gazit,

nsa prej marazit pëlcasim.

Në prakun e çdo banese ku ka ndoj shenj jetese valon nga një flamur

melankolie të trishtueme.

LutjeTë lutem, o perëndi,

për një simfoni me tinguj t'argjantë

e akorde t'artë.

Të lutem, o perëndi, për një simfoni

plot dashuni të nxehtë si te vasha gjitë

kur vlojnë ndijesitë.

Të lutem, o perëndi për një simfoni

të dëfrej në lumni t'u u përkundë n'ani

të bukur t'andrrimeve të kaltër, ku të fantazmëve buzët më tërheqin zjarrtë e më digjen syt e flaktë.

Të lutem, o perëndi, për një simfoni

e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi.

Page 26: Libertals Maj Nr 9

[26]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Nje nat pa gjumPak drite! Pak drite! Pak drite, o shok, o vlla.

Te lutem, pak drite ne ket nate kur shpirti vuen,kur te dhemb e s’di c’te dhemb, e syni gjum nuk ka,

urren nuk din c’urren, don e s’din se c’don. 

Pak drite! O burre! O hero! ngado qe te jesh!…Burre qe shkatrron edhe qe nderton serish!Pak drite vetem, te lutem, mshire te kesh,

se do cmendem ne ket nate pa gjume dhe pa pishe. 

Oh! ta kisha pishen te madhe edhe te ndezun!Me flaken e pishes ne qiellin e ksaj nate

ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burre i tretun!Do ta shifsha vallen tande ne maje te nje shpate.

 Por pishe nuk kam e vetem jane burrat, shoket…

Dergjem n’errsine pa gjume dhe pa drite…Askush s’me ndigjon, cirrem kot me kot…Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.

 Gjeli kendon dhe thote se asht afer drita

-- Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala e jote?Kur ti kendon thone se asht afer drita…

Por un s’besoj sonte ne fjalet e kesaj bote. 

Hiqmuni qafe, mendime!O jastek ty te rroki, te perqafoj si shpetimin

me fal ate qe due: gjumin dhe andrrimine dy buzve qe peshperisin ngushllimin.

 

vuejtja

Ka do ditqë po shof fare mirë

se si nga vuejtja syt po mëmadhohen,

nepër ball dhe ftyrërrudhat po më shtohene si buzqeshja m’asht e

hidhun...... dhe po ndij

se si mëngjeset e mianuk janë ma mëngjese

hovi e pune,as ndërtimi, por të shtymt

dita më ditëe një jete që s’durohet.

Dalngadalë po shofsi jeta një nga një

secilin ndjesime tradhti

po ma vulosdhe s’po më mbetë asgja

që me u ndasi shej gëzimi,

përparanuk e dishe, ojetë,se kaq i tmerrtëasht grushti i yt

që mbytpa mëshirë.

Por kotnë pasqyrë po shof

se si nga vuejtja syt po mëmadhohen

nëpër ballë dhe në ftyrërrudhat po më shtohen,dhe shpejt do të bahem

flamur i vjetruemi rreckuem

ndërluftat e jetës.

Page 27: Libertals Maj Nr 9

[27]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09

Page 28: Libertals Maj Nr 9

[28]

L I B E R T A L S . c o m 2012 | MAJ | 13 Nr 09