32

Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016
Page 2: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Lajmëtari SaLezian është një revistë informimi dhe kulture fetare e themeluar nga Don Bosko në vitin 1877. Që atëherë vazhdon misionin e saj duke u shtypur në gjuhë të ndryshme.Aktualisht botohet në vende të ndryshme të botës, në më shumë se 57 botime, del në 29 gjuhë të ndryshme dhe arrin 131 shtete të botës.Kjo revistë relizohet edhe në gjuhën shqipe falë Salezianëve të Don Boskos që veprojnë në Kosovë dhe Shqipëri.

Drejtures-Përgjegjës& Projekti Grafik-Designerdon Tomë Mihaj

Kanë bashkëpunuar për këtë numër:don Ángel Fernández Artime, don Arben Gilaj, don Bledar Huba, don Dominik Qerimi, Giuseppe Laino, don Izidor Lukic, don Lekë Oroshi, don Matteo di Fiore, Mimoza Gojani, don Oscar Tuscano, don Pasquale Cristiani, don Pavlin Zefi, don Tomë Mihaj.

Redaktor gjuhësordon Pavlin Zefi & don Bledar Huba

AdresaLajmëtari SaLezianQendra SociaL-edukative “don BoSko”Rr. Tahir Zajmi, p.n.10000 Prishtinë-Kosovë

+381 38 603169+377 44 [email protected]

© Salezianët e Don Boskos Inspektoria e Italisë së Jugut

Bashkësitë Saleziane Gjilan-Prishtinë-Shkodër-Tiranë

Ad usum internum

Në kopertinë: Foto nga takimi i

Lëvizjes Rinore Saleziane, me 16 gusht 2015,

në Colle Don Bosko me rastin e Dyqindvjetorit të lindjes

së Shën Gjon Boskos

Revistë periodike informimi dhe kulture fetare e botuar nga Kongregata e Shën Gjon Boskos në Kosovë dhe Shqipëri

Shkurt 2016 Viti 2 - Numri 2

Përmbajtja

3 MESAZHI I INSPEKTORIT don Pasquale Cristiani

4 MESAZHI I REKTORIT MADHOR don Ángel Fernández Artime 6 JUBILEUI I JASHTËZAKONSHËM I MËSHIRËS “Të mëshirshëm sikurse Ati” don Pavlin Zefi

8 PËRQAFIMI I VËLLEZËRVE Takimi i Papa Françeskut me Kirillin don Tomë Mihaj

12 RËNDËSIA E EDUKIMIT në një shoqëri gjithnjë e në “evolucion” don Tomë Mihaj 14 NËNË TEREZA E dërguara e dashurisë së Zotit don Oscar Tuscano

16 POROSIA E REKTORIT MADHOR “Me Jezusin, përshkojmë së bashku aventurën

e shpirtit!” don Dominik Qerimi

18 PERLË SHENJTËRIE Shën Gjon Bosko. Atë, mësues dhe mik i të

rinjve.

20 KUSH JANË SALEZIANËT E DON BOSKOS? don Arben Gilaj

21 FAMILJA SALEZIANE Salezianët Bashkëveprues: Grupi i parë në Kosovë Mimoza Gojani

22 NJË MISIONAR NGA GUATEMALA PËR GJILANIN Giuseppe Liano

24 PREZANTIMI I QENDRAVE “DON BOSKO” GJILAN - PRISHTINË - SHKODËR - TIRANË nga drejtorët përkatës të çdo Qendre

Shkurt 2016 | 3

Page 3: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Pranitë saleziane në Kosovë, në Prishtinë dhe Gjilan, dhe Shqipëri, në Tiranë dhe Shkodër, të zgjedhura për të mbjellë

karizmën e Don Boskos dhe të animuara nga Salezianët dhe laikët që kanë njohur forcën karizmatike të këtij edukatori të madh, pranojnë sfidën për të ecur me të rinjtë, duke respektuar diversitetin e tyre, por edhe me entuziazëm duke u vënë në shkollën e Don Boskos. Një prani e cila po rritet gjithnjë e më shumë në një dialog ndërfetar dhe ndërkulturor, një prani që është një sfidë e madhe për të rinjtë, familjet dhe edukatorët të gjithë, përtej përkatësisë së tyre fetare.Vizitat e mia ndër këto bashkësi me shumë të rinj, edukatorë dhe salezianë që i animojnë, jetojnë dhe rigjallërojnë këto prani, në këto pesë vjet, më kanë entuziazmuar duke parë mbi të gjitha klimën e familjes që mbretëron mes nxënësve, në mes nxënësve dhe mësimdhënësve, në mes mësimdhënësve dhe familjeve, angazhimi serioz me të cilin punohet, duke projektuar ecjen e nxënësve duke respektuar personalitetin e secilit. Gjithmonë më ka entuziazmuar gëzimin dhe

don Pasquale Cristiani

Të punosh së bashku të rinj dhe familje: një

dëshmi e bukur nga Ballkani

MESAZHI I INSPEKTORIT

gjallëria që shoqëron punën e të rinjve apo edhe të salezianëve dhe bashkëpunëtorëve.Nuk do e teproja në qoftë se, duke parë sakrificat dhe entuziazmin me të cilin e kryejnë këtë shërbim, do ta krahasoj me jetën e ditëve të para të Oratorit të Don Boskos, ku të gjithë ndiheshin të vlerësuar, të mirëpritur, të dashur duke përjetuar fuqinë e vëllazërisë. Më pëlqen ta theksoj fort: kjo është ngjitëse. U ndërmor rruga e duhur kur u themeluan rreth njëzet e pesë vite më parë këto prani saleziane! Kjo do të thotë se salezianët që kanë pasuar, së bashku me laikët, kanë punuar me “zemrën” e Don Boskos dhe gjithashtu vetë Don Bosko nuk ka kaluar, por është më aktual se kurrë. Të dashur miq që po lexoni këtë letër, përfitoj nga rasti për t’u besuar shqetësimin që kam që karizma të rrënjëzohet, dhe jo vetëm, që të mos humbë entuziazmin e saj, por që të bëhet pjellori dhe dëshirë për të jetuar një jetë të plotë. Don Bosko është vënë në lojë dhe ka tejçuar një cilësi të lartë jete, dhe jete të plotë, para së gjithash duke qëndruar me të rinjtë dhe duke përceptuar pyetjet e tyre mbi kuptimin e jetës deri në arritjen e një konfidence jete që shndërrohet në mirëbesimin total, në mirëkuptim të plotë. E gjithë kjo ndërtohet me dëshminë tonë koherente të jetës së kushtuar, të jetës vëllazërore, të jetës në bashkësi që ecim së bashku dhe me mënyra veprimi shumë profesionale. Bashkëvëllezër, laikë bashkëpunëtorë dhe mësimdhënës, sfida më e madhe efektive sot është pasioni ynë edukativ që përkthehet në angazhim profesional, duke u përditësuar, duke kuptuar pyetjet e të rinjve, duke qëndruar me ta dhe duke ecur së bashku, si këmbëngul Rektori Major në “Porosinë 2016”. Urimi më i mirë le të jetë ky, që publikimi i këtij Lajmëtari të gjejë kohë të përshtatshme, dëshirë për komunikim të ndërsjellë dhe aftësi për të ndërtuar familjen e madhe të Don Boskos.Festa e Don Boskos, tashmë shumë afër, të bëhet një bekim për të gjithë të rinjtë, familjet, mësuesit, bashkëpunëtorët dhe salezianët. Napoli, 18 janar 2016. ₪

Shkurt 2016 | 3

Page 4: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

don Ángel Fernández Artime

REKTORI MADHOR

Ëndërroj një Familje Saleziane të formuar nga gra dhe burra të gëzuar

Bashkësitë tona, pranitë tona dhe veprimtaritë tona nuk mund të mos jenë të banuara nga persona që ndjehen mirë, të lumtur për atë që jetojnë, për atë që bëjnë, për jetën që dhurojnë ditë për ditë.

Mbaj në mend dhe në zemër

kujtimet e paharrueshme të festës së Dyqindvjetorit të lindjes së Don Boskos që kemi pasur kënaqësi të jetojmë në muajin gusht, në tokën e

shenjtë saleziane në Valdocco dhe në Colle Don Bosko. Bashkëjetesa për ditë me radhë e mijëra të rinjve, të ardhur nga rreth pesëdhjetë vende të ndryshme, qe një hir dhe një dhuratë e veçantë.

Ishte i jashtëzakonshëm bashkëkremtimi dhe përmbyllja e Dyqindvjetorit në Colle Don Bosko. Po ashtu jam gëzuar shumë kur jam njoftuar për kremtimet që janë mbajtur në shumë vende të botës, gjatë gjithë vitit jubilar të cilin sapo e kemi mbyllur. Falë Shpirtit Shenjt Familja Saleziane po shfaqet e gjallë dhe jetësore.Ka ardhur momenti, pas këtij viti të madh jubilar salezian që sapo e kemi përjetuar, të projektojmë, të konkretizojmë dhe të vëmë në vepër të gjithë atë që kemi në zemër. Duke menduar për të ardhmen dhe për Familjen tonë Saleziane e shpërndarë në mbarë botën, dëshiroj t’ju zbuloj një ëndërr

shumë personale, të cilën ua kam komunikuar salezianëve të Don Boskos në një letër para disa muajve. Ëndrra ime është kjo: ëndërroj, pas këtij Dyqindvjetori të lindjes së Don Boskos dhe si fryt të kësaj ngjarjeje të mrekullueshme, një Familje Saleziane të formuar nga burra dhe gra të lumtur.A ju befason? Besoni se është e çuditshme të ëndërrohet dhe të dëshirohet një gjë e tillë? Apo mund të duket një utopi? Unë e shoh për herë e më shumë si një realitet në rritje dhe një mundësi e madhe e botës sonë dhe si diçka që e meritojnë të rinjtë tanë.

A e dini një gjë? Nuk kam asnjë dyshim që në mbarë botën dhe mes të gjithëve, së bashku me shumë miq të Don Boskos, të rinj lider dhe katekistë laik të angazhuar, bëjmë mirë, dhe shumë mirë, por besoj se kjo nuk është e mjaftueshme. E vlefshme po, por jo e mjaftueshme. Kjo e mirë duhet të vijë nga dëshmia e grave dhe e burrave, të kushtuarve dhe laikëve, që të gjithë me identitetit salezian, të cilët ndihen dhe janë të lumtur. Bashkësitë tona, pranitë tona dhe veprimtaritë tona nuk mund të mos jenë të banuara nga persona që ndjehen mirë, të lumtur për atë që jetojnë, për atë që bëjnë, për jetën që dhurojnë ditë për ditë.

4 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 5: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Të gjithë njohim persona që gjatë jetës së tyre kanë marrë plagë të ndryshme. Është një karakteristikë e vetë jetës. Askush nuk mund të shmangë këtë zonë të errët dhe të dhimbshme. Gëzimi i të krishterit është një gëzim njerëzorë, që nuk harron dimensionet trupore dhe relacionale dhe që evidencohet, si thotë edhe Shën Pali, mbi të gjitha si «lumturi në vështirësi». Do të thotë që lumturia e krishterë banon në thellësi të besimtarit dhe bëhet fjalë për jetën e tij të fshehur me Hyjin.Është gëzimi të cilin askush nuk mund të na e rrëmbejë, sepse askush nuk mund ta ndalojë të krishterin që të duaj Zotin dhe vëllezërit, qoftë edhe në situata ekstreme: martirët janë aty për të na kujtuar këtë.Për këtë duhet që çdo ditë të dëshmojmë me qetësinë dhe me buzëqeshjen tonë, që jemi të lumtur për jetë që jetojmë dhe për jetën që dhurojmë. Dhe në se të gjithë të krishterët duhej të ishin në gjendje të rrezatojnë këtë dritë, sa më shumë duhet ta bëjmë ne, burra dhe gra të Familjes Saleziane, edhe pse në veçorinë e secilit grup, që jemi pjesë e pemës së karizmës së Don Boskos.Ne, bijtë e një ati i cili thoshte se shenjtëria qëndron në të qenit gjithmonë i lumtur, dhe që me të njëjtin entuziazëm kemi angazhuar jetët tona dhe kohën tonë në shërbim të të tjerëve.Nuk mund të komunikohet dhe të dhurohet jeta me ndjenjën që nuk ia vlen. Pasqyrën e përditshme më të qartë e kemi jetuar, në rend të parë, në nënat tona. Kanë dhuruar jetën dhe vazhdojnë ta dhurojnë atë çdo ditë, pa interes dhe me qetësi dhe butësi, pa i llogaritur lodhjet dhe dhimbjet e tyre.Karizma Saleziane gëzon një karakteristikë unike: ka çdo gjë që i shërben për të çliruar shpresë, optimizëm dhe entuziazëm. Dhe ne që kemi fatin që ta mishërojmë sot, të gjithë ju dhe unë, duhet t’i shpallim botës që jemi të lumtur, që jeta e jonë ka një domethënie të mrekullueshme dhe që të ndjekësh Jezusin në hapat e Don Boskos përmbushë një jetën.

Në se kjo nuk do të ishte një arsye e mjaftueshme, të dashur miq të mi, është e sigurt që në botën tonë, të komplikuar, shpesh e ashpër dhe indiferente, më shumë se fjalët janë veprat që bindin dhe lëvizin zemrat. Dhe në se ka diçka për të cilën bota ka uri dhe nevojë të domosdoshme, së bashku me paqen, është shpresa, dhe burra e gra që gati pa e dashur rrezatojnë dhe komunikojnë shpresë.Këtë vit do të kremtoj Festën e Don Boskos, me 31 janar, në Sierra Leone. Kam parapëlqyer që të mos jem në Valdocco (sigurisht me pëlqimin e Don

Boskos nga qielli), për të qëndruar me vëllezërit tanë Salezian dhe me Familjen Saleziane të Sierra Leones dhe me qindra e qindra vogëlushë e vogëlushe të cilët kanë humbur prindërit për shkak të Ebolës.

Dëshiroj që prania ime të simbolizonte praninë e gjithë Familjes Saleziane në botë, lajmëtare shprese, dashurie dhe afërsie, për të jetuar me ta gëzimin dhe lumturinë që kam ëndërruar. Së bashku me forcën për të tejkaluar vështirësitë e çdo dite. Familja Saleziane ime e dashur, le ta realizojmë së bashku këtë ëndërr. Don Bosko meriton një familje kështu. ₪

Përshtati në gjuhën shqipe don Lekë Oroshi

Shkurt 2016 | 54 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 6: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Të mëshirshëm sikurse Ati

jubileu i jashtëzakonshëm

i mëshirës“O Hyj, ki mëshirë për

mua mëkatarin!”. (Lk 18,13) Kjo

është thirrja e përvuajtur me të cilën tagrambledhësi mëkatar i drejtohet Zotit duke pranuar, nga njëra anë, mëkatin e tij dhe nevojën e madhe për mëshirë dhe, nga ana tjetër, duke dëshmuar fuqinë dhe vullnetin e Zotit për ta bërë këtë gjë. Faktikisht, Ungjilli është i mbushur me thirrje të tilla, ose të ngjashme me të, që i drejtohen Jezusit nga persona të ndryshëm gjatë aktivitetit të tij publik. Ai nuk e kursen kurrë veten për ta treguar dashurinë dhe mëshirën e tij për të gjithë. “Jezu Krishti është fytyra e dashurisë së Atit [...] Jezusi i Nazaretit me fjalën e tij, me gjestet e tij dhe me të gjithë personin e tij na e zbulon mëshirën e Hyjit” (Papa Françesku, Misericordiae Vultus, 1).Në dy fjalitë e mësipërme të marra nga dokumenti me anë të të cilin Papa Françesku fillon Vitin Jubilar të Mëshirës

theksohen dy atributet më të rëndësishme ndaj Zotit: i Dashur dhe i Mëshirshëm. Këto dy atribute janë të pranishme dhe të lidhura ngushtë në personin e Jezusit të Nazaretit. “Dashuria është më e madhe se mëkati, se dobësia, se vogëlsia e krijimit, më e fortë se vdekja; është dashuri gjithmonë e gatshme të lartësojë dhe të falë, gjithmonë e gatshme t’i shkojë në takim djalit plang-prishës, gjithmonë në kërkim të zbulimit të bijve të Hyjit, që janë të thirrur për lavdinë e ardhshme. Ky zbulim i dashurisë quhet edhe mëshirë, dhe një zbulim i tillë i dashurisë dhe i mëshirës ka në historinë e njeriut një formë dhe një emër: quhet Jezu Krisht” (Shën Gjon Pali II, Redemptor Hominis, 2).Hyji na e ka dhuruar Birin e tij nga dashuria e madhe që ka pasur për ne njerëzit, që ne ta ndjejmë afër praninë e tij, që të mos ndihemi të braktisur dhe të lënë pas dore. Hyji e tregon gjithpushtetësinë e vet në falje

dhe mëshirë. Këtë gjë e shfaq, mbi të gjitha, me vdekjen e tij në kryq. Dashuria dhe Mëshira janë shenjat dalluese të Hyjit në të cilin besojnë të krishterët. Pas këtij reflektimi të shkurtër mbi dashurinë dhe mëshirën e Hyjit natyrshëm lind pyetja: a është e mjaftueshme që në Vitin Jubilar të Mëshirës, i krishteri të kënaqet vetëm me reflektim dhe soditje të këtij misteri kaq të madh? Përgjigjja është: jo. Jubileu është edhe kohë veprimi për të krishterët. Jezusi na ka mësuar se si duhet vënë në veprim mëshira dhe ne duhet ta imitojmë. Nuk mjafton ta kërkojmë mëshirën e Zotit për ne, por duhet që këtë mëshirë t’jua dhurojmë të tjerëve. Ungjilli na vjen në ndihmë me fjalët e Gjon Pagëzuesit; «Ne, pra, ç’na duhet të bëjmë? “Kush ka dy palë petka – përgjigjej – le t’i ndajë me atë që s’ka ... Mos kërkoni asgjë më tepër se ju është caktuar ... Askënd mos merrni me të keq”» (Lk 3, 10-14).

Jubileu i jashtëzakonshëm i mëshirës është shpallur nga Papa Françeku me anë të

dokumentit papnor Miseri-cordiae Vultus. Ky Jubile ka

filluar me 8 dhjetor 2015 dhe do të përfundojë me 20 nëntor 2016. Ky është Jubi-leu i parë që nuk respekton kriterin kronologjik (çdo 25

vite) por vë një kriter të ri; atë tematik (jubileu i mëshirës). Data e fillimit përkon me

50 vjetorin e përfundimit të Koncilit të II të Vatikanit.

don Pavlin Zefi

8 dhjetor 2015 - 20 nëntor 2016

6 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 7: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Me këtë përgjigje Gjoni na tregon një rrugë të trefishtë: dashurinë që bëhet dhuratë, drejtësinë në të gjitha nivelet, respektin për çdo jetë njerëzore. Kisha në traditën e saj dymijë vjeçare e ka përmbledhur programin ungjillor duke na dhënë një listë me Veprat e Mëshirshme të Trupi dhe të Shpirtit. Sikur të praktikonim qoftë edhe njërën prej këtyre veprave, do të ishim si pema që jep fryt dhe ky vit jubilar do të merrte kuptim për ne. ₪

Veprat e Mëshirshme të Trupit1. Jepi bukë të uriturit;2. Jepi ujë të eturit;3. Vishe të zhveshurin;4. Strehoje shtegtarin;5. Vizitoje të sëmurin;6. Vizitoje të burgosurin;7. Varrose të vdekurin.

Veprat e Mëshirshme të Shpirtit1. Këshilloji ata që dyshojnë;2. Mësoji të paditurit;3. Qortoji mëkatarët;4. Ngushëlloji ata që vuajnë;5. Fali ata që të fyejnë;6. Duroji ata që të mërzisin;7. Lute Hyjin për të gjallë dhe të vdekur

Viti Jubilar ka filluar me 8 dhjetor

2015, të kremten e të zënit pa mëkat të Zojës së Bekuar. Kjo festë liturgjike tregon mënyrën e veprimit të Hyjit qysh prej fillimit të historisë sonë. Pas mëkatit të Adamit dhe të Evës, Hyji nuk ka dashur ta lërë njerëzimin në duart e së keqes. Kjo datë na kujton edhe një

ngjarje të rëndësishme për historinë e fundit të Kishës. Faktikisht Papa ka hapur Derën e shenjtë në pesëdhjetëvjetorin e mbylljes së Koncilit II Ekumenik të Vatikanit. Viti jubilar do të përmbyllet të kremten liturgjike të Jezu Krishtit Mbret i Gjithësisë, më 20 nëntor 2016.

Ja çfarë dëshiron Papa që të jetë ku Vit Jubilar: «Një Vit i jashtëzakonshëm i shenjtë

për të jetuar në jetën e çdo dite mëshirën që prej amshimit Ati tregon ndaj nesh. Në këtë Jubile le ta lëmë veten të befasohemi prej Hyjit. Ai kurrë nuk lodhet duke na hapur derën e zemrës së tij për të përsëritur që na do dhe dëshiron ta bashkëndajë me ne jetën e vet. Kisha e ndien shumë fort urgjencën për të kumtuar mëshirën e Hyjit. Jeta e saj është autentike dhe e besueshme kur e bën mëshirën kumtimin e saj të bindur. Ajo e di se detyra e saj e parë, sidomos në një moment si ky i yni plot me shpresa të mëdha dhe kundërshtime të forta, është ai që t’i fusë të gjithë në misterin e madh të mëshirës së Hyjit, duke soditur fytyrën e Krishtit. Kisha është thirrur që të jetë dëshmitarja e parë e vërtetë e mëshirës duke e shpallur dhe duke e jetuar si qendër të Zbulimit të Jezu Krishtit. Prej zemrës së Trinisë, prej thellësisë më të thellë të misterit të Hyjit, gufoftë dhe rrjedhtë pa pushim lumi i madh i mëshirës. Ky burim kurrë nuk mund të soset, për të gjithë ata që i afrohen. Çdo herë që çdokush do të ketë nevojë, mund ta ketë atë, sepse mëshira e Hyjit është e pakufi. Sa më e papërshkueshme është thellësia e misterit që përmban, aq më e pashtershme është pasuria që vjen prej saj» (Papa Françesku, Misericordiae Vultus, nr. 25).

Shkurt 2016 | 7

Page 8: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

“Vëlla, më në fund!”

Françesku

“Tani gjërat janë më të thjeshta”

Kirilli

Përqafimi i Vëllezërve

don Tomë Mihaj

Shkurt 2016 | 9

Page 9: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

NJË TAKIM QË PRITEJ QË 1000 VITE

Papa FRANÇESKU e KIRILLI, Patriarku i Moskës e i gjithë Rusisë

Më 12 shkurt 2016 në Aeroportin Internacional të Kubës, në Havana, është mbajtur një takim, që në

kuptimin e plotë të fjalës mund ta quajmë, historik. Janë dashur jo më pak se 1000 vite që kjo të ndodhte: takimi mes Ipeshkvit të Romës dhe Patriarkut të Moskës e i gjithë Rusisë. Vendi i takimit ishte domethënës, larg kundërshtive të lashta të “botës së vjetër”, kjo për të nënkuptuar nevojën për të filluar një rrugëtim të ri duke ndjerë nevojën e një pune të përbashkët ndërmjet katolikëve e ortodoksëve, të thirrur, me ëmbëlsi e respekt, për t’i dhënë llogari botës për shpresën, që është në ne (krh. 1 Pt 3,15).Që nga ndarja e Kishës në vitin 1054 një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur dhe as që nuk ka qenë e lehtë që të ndodhte për arsye historike. Takim historik, ndërmjet dy vëllezërve, do ta quanim atë të Papa Françeskut me Patriarkun Kirill, gjatë të cilit Papa dhe Patriarku i Moskës e i gjithë Rusisë u përqafuan si dy vëllezër dhe bashkëndanë shqetësimet baritore për dy Kishat që kryesojnë. Takim qe dhe mbetet tejet i rëndësishëm për të ardhmen e dy Kishave simotra. Historia ka filluar të shkruhet me një kalem të ri. Kjo ngjarje paraprihet me vite të tëra dialogu dhe takimi në nivele delegacionesh e reflektimi teologjik dhe baritor, dhe jo

vetëm. Në Havanë u përmbyll me sukses “shtegtimi” drejt “takimit” që kishte filluar me Koncilin e Dytë të Vatikanit e vijuar më pas me takimin e Papës Palit VI me Patriarkun Atenagora, duke vazhduar me veprimtarinë baritore të Gjon Pali II dhe Benedikti XVI. Them “përmbyllet një fazë” sepse jam i bindur se “do të fillojë një etapë të re” ecjeje drejt bashkimit. “Uniteti krijohet në ecje” si theksoi edhe Papa, para e pas takimit. Vullneti për të ecur së bashku është i qartë dhe i pakthyeshëm, kjo është rruga e të krishterëve në mijëvjeçarin e tretë të krishterimit, që “përkujtimi” i njëmijëvjeçarit (2054) të ndarjes t’i gjejë të bashkuar.Në përfundim të takimit vetë Françesku tregoi shpirtin e këtij momenti duke thënë se: “Kemi biseduar si vëllezër, ndajmë të njëjtin Pagëzim, jemi ipeshkvij. Kemi folur për Kishat tona, dhe jemi dakord për faktin se bashkimi bëhet në ecje. Kemi folur haptas, pa gjysma fjalësh, dhe ju rrëfej se kam ndjerë ngushëllimin e Shpirtit Shenjt në këtë dialog. Falënderoj Shenjtërinë e Tij për përvujtërinë, përvujtërinë vëllazërore, dhe dëshirat e tija të mira për bashkim”.

Takimi mes dy pasardhësve të Apostujve qe privat dhe zgjati dy orë, atij i pasoi nënshkrimi i një Deklaratës baritore të përbashkët, e përbërë prej 30 pikash.

Shkurt 2016 | 9

Page 10: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Natyrën dhe qëllimin e nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët e tregon vetë Papa Françesku në takimin e tij me gazetarët në avion udhëtimit nga

Kuba në drejtim të Meksikës: “Deklarata e përbashkët - tha Françesku - nuk është politike, nuk është sociologjike, është deklaratë baritore duke përfshirë edhe aty ku flitet për shekullarizimin e për manipulimin biogjenetik”. Në të shihet qartë njësia e mendimit dhe e vullnetit për problemet themelore të besimtarëve dhe perspektivat e zhvillimit të qytetërimit njerëzor e kështu nevoja për të punuar së bashku në ballafaqimin e problemeve të botës së sotme (si mbrojtja e të krishterëve të persekutuar, familja, rëndësia e dialogut, liria fetare, mbrojtja e më të dobëtëve, paqja në botë, mbrojtja e jetës, roli i të rinjve si “misionarë” të së vërtetës ... etj.). Në vijim po japim një përmbledhje të shkurtët të kësaj Deklarate.

Të krishterët e persekutuarPasi flitet gjatë për traditën e përbashkët, në një mijëvjeçarin e parë të krishterimit, dhe për atë që na bashkon, duke nënvizuar dukshëm domosdoshmërinë që ka bashkimi i të krishterëve, Françesku dhe Kirilli vënë në pah disa sfida me të cilat duhet ballafaquar Kisha sot.Të dyja Kisha i bëjnë apel bashkësisë ndërkombëtare që të aktivizojnë mekanizmat e nevojshëm për të mbrojtur të krishterët që persekutohen: “I kërkojmë bashkësisë ndërkombëtare të veprojë urgjentisht për të parandaluar dëbimet e reja të të krishterëve të Lindjes së Mesme. Duke ngritur zërin në mbrojtje të të krishterëve të persekutuar, dëshirojmë të shprehim dhembshurinë tonë për vuajtjet e

Katolikë e Ortodoksë të bashkuar përballë

sfidave të kohës

pësuara nga besimtarët e traditave të tjera fetare, edhe ata viktima të luftës civile, të kaosit terrorist”. Ky persekutim i të krishterëve për fenë e tyre mohon një të drejtë themelore, që është liria e besimit. Për fat të keq, në shumë vende të Lindjes së Mesme e të Veriut të Afrikës, vëllezërit e motrat tona në Krishtin shfarosen me familje, fshatra e qytete të tëra. Kishat e tyre rrënohen e plaçkiten barbarisht, objektet e tyre të shenjta dhunohen, monumentet kthehen në gërmadhë. Në Siri, Irak e në vendet tjera të Lindjes së Mesme, vërejmë me dhimbje ikjen masive të të krishterëve nga tokat, ku nisi të përhapet feja jonë e ku ata jetuan që nga kohët e apostujve, njëherësh me bashkësitë e tjera fetare. Kjo plagë e vjetër mund të shërohet vetëm me kontributin e të gjithëve.

Roli i të krishterëve në botëPo ashtu theksohet me ngul rëndësia e dëshmisë së Ungjillit të Jezu Krishtin për botën mbarë, e në veçanti në Evropë e cila, nën presionin e një kulture laike po harron rrënjët e saja të krishtera. Për këtë Kishat e krishtera janë të thirrura t’i mbrojnë kërkesat e drejtësisë, të respektit ndaj traditave të popujve si dhe të solidaritetit të vërtetë me të gjithë ata, që vuajnë duke u bërë kështu shenjë profetike për kohën tonë.

Familja qendra natyrore e jetës njerëzore dhe e shoqërisë Françesku dhe Kirilli theksojnë fuqishëm identitetin e familjes e cila është qendra natyrore e jetës njerëzore dhe e shoqërisë dhe shprehin shqetësimin e tyre për shkak

Page 11: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

të krizës së familjes në shumë vende. Ortodoksë e katolikë - lexojmë në Deklaratë - kanë të njëjtin koncept për familjen e janë të thirrur të tregojnë se ajo është udhë shenjtërie, që dëshmon besnikërinë e bashkëshortëve në marrëdhëniet reciproke, dëshirën për të krijuar jetë të re e për t’i edukuar fëmijët, solidaritetin ndërmjet breznive dhe respektin ndaj më të ligshtëve. Familja bazohet mbi martesën, akt i lirë e besnik i dashurisë së një burri me një grua. Është dashuria ajo, që vulos bashkimin e tyre dhe u mëson ta pranojnë njëri-tjetrin, si dhuratë. Martesa është shkollë e dashurisë dhe e besnikërisë. Shprehim keqardhjen tonë që format e tjera të martesës vihen tashmë në të njëjtin nivel me këtë bashkim, ndërsa koncepti i atësisë e i amësisë, si thirrje e veçantë e burrit dhe e gruas në martesë, shenjtëruar nga tradita biblike, përjashtohet nga ndërgjegjja publike.

Mbrojtja e jetës Në Deklaratë nuk mund të mungonte një apel i fuqishëm për mbrojtjen e jetës në të gjitha format e saja: nga ngjizja deri në vdekje. Kërkohet nga të gjithë respektimi i të drejtës së pamohueshme për jetën. Miliona fëmijëve u mohohet deri e drejta për të lindur në botë. “Zëri i gjakut të fëmijëve të palindur bërtet aq, sa të arrijë para fronit të Zotit (krh. Zan 4,10)”. Po ashtu “zhvillimi i të ashtuquajturës eutanazi bën që njerëzit e moshuar e të sëmurë të nisin e ta shikojnë veten si barrë të rëndë për familjet e tyre e edhe për shoqërinë, në përgjithësi”. Ky moral që nuk është në shërbim të jetës shqetëson Kishën mbarë, sepse jemi përballë një zhvillimi teknik që shpesh me mjetet e tij manipulon jetën njerëzore dhe shndërrohet kështu në një sulm kundër bazave të jetës së njeriut, krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit. Për këtë vazhdon Deklarata duke thënë se: “Besojmë se e kemi për detyrë të kujtojmë pandryshueshmërinë e parimeve morale të krishtera, bazuar mbi respektin dhe dinjitetin e njeriut, të thirrur për t’i hapur rrugën jetës, sipas planit të Krijuesit”.

Roli i të rinjve si “misionarë” të së vërtetësNë pagëzim të gjithë jemi bërë përçues të Lajmit të Gëzueshëm. Françesku e Kirilli u bëjnë thirrje të rinjve, në veçanti atyre të krishterë, që të mos i fshehin talentet nën tokë (krh. Mt 25,25), por t’i përdorin “të gjitha aftësitë, që Zoti ju dha, për të përforcuar në botë të vërtetat e Krishtit e për t’i mishëruar në jetën e tyre urdhërimet ungjillore të dashurisë për Zotin e për të afërmin”. Ftesa biblike “mos kini frikë” jehon edhe në dëshirën e dy krerëve të Kishave duke ftuar kështu të rinjtë që të shkojnë “kundër rrymës, duke mbrojtur të vërtetën e Zotit, nga e cila normat shekullare largohen gjithnjë më shumë”. Duke u bërë kështu “dishepujt dhe apostujt e Tij” në mes të rinjve, duke qenë “drita e botës, në mënyrë që kush ju rrethon, duke parë veprat tuaja të mira, t’i japë lumni Atit tuaj, që është në qiell (krh. Mt 5,14,16)”. Ky mision fillon nga familja, për këtë edukimi i bijve në fenë e krishterë, duke u transmetuar margaritarin e çmuar të fesë, të marrë nga prindërit dhe të parët, është shumë i rëndësishëm.

Jo konkurrentë, por vëllezër!Ky duhet të jetë shpirti që duhet të udhëheq të gjitha veprimtaritë ndërmjet dy Kishave dhe me botën e jashtme. Për këtë ftohen katolikët dhe ortodoksët e të gjitha vendeve të mësojnë të jetojnë së bashku në paqe e në dashuri e “të kenë njëri për tjetrin të njëjtat ndjenja” (Rom 15,5). Të krishterët janë të thirrur të vënë në jetë mësimin e Shën Palit Apostull: “U përpoqa ta shpall Ungjillin jo atje, ku ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoja mbi themelet e të tjerëve” (Rom 15,20). Ftohen katolikët dhe ortodoksët që të shuajnë çdo konflikt, të gjejnë forma të pranueshme bashkëjetese dhe të bashkëpunojnë vëllazërisht për kumtimin e Lajmit të Mirë të shëlbimit e ta dëshmojnë së bashku dinjitetin moral dhe lirinë e vërtetë të njeriut “që bota të besojë” (Gjn 17,21). ₪

Page 12: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar më shumë në 20 vitet e fundit se në 100 vitet e mëparshme, po ashtu

ka ndryshuar shumë më shumë në 10 vitet e fundit sesa në ato 50 të mëparshme e akoma më tepër, ajo ka ndryshuar në tre vitet e fundit se sa në 10 të mëparshmet. Kjo do të thotë se ndryshimi është tejet i përshpejtuar, dhe kjo është një dukuri konkrete dhe e pamohueshme. Nëse do të ndiqnim këtë logjikë përllogaritjeje

del se evolucioni, apo sido ta quajmë, është i destinuar që të përshpejtohet akoma më shumë. Përballë këtij realiteti nganjëherë na duket se, çfarë ishte e re dhe e vlefshme para disa vitesh, sot është e vjetër dhe mund të konsiderohet “objekt muzeu” dhe ajo që është e re sot do të jetë e vjetër nesër. Vallë a vlen kjo logjikë edhe në edukim? Gjithë ky ndryshim sjell pasoja edukative dhe etiko-morale krejtësisht të reja. Sigurisht që ky ndryshim i madh dhe kaq i shpejtë kërkon një përshtatje tonën, por nuk duhet të jetë një përshtatje e forcuar, por e pjekur për të përdorur në maksimum mundësitë që na ofron duke i shmangur rreziqet që një e ardhme “likuide” dhe kaq dinamike na hap përpara. Patjetër, ndryshimet e mëdha që janë në proces nuk mund të parashikojmë se deri ku do të na çojnë. Por, si edukatorë dhe përgjegjës për edukimin dhe formimin e brezave të ri, duhet të ndalemi pak dhe të reflektojmë. Në veprën tonë edukative na janë të dobishëm disa aspekte pedagogjike të një edukatori të madh të shekullit të XIX siç është Don Bosko. Edhe pse vizioni i tij

edukativ lind dhe zhvillohet në një shoqëri krejt të ndryshme nga ajo që ne jetojmë sot, jam i bindur se edhe sot në epokën e “banorëve digjital, apo të “emigrantëve digjital”, na vjen në ndihmë pedagogjia e tij.

Rëndësia e edukimit në një shoqëri gjithnjë

e në «evolucion»Ky progres evoluimi me ritme të përshpejtuara interpelon edukatorin që të mos ndalet vetëm të analizojë thjesht hollësitë teknike të tij, por të shikojë me një sy kritik, konstruktiv dhe edukativ ndikimin që ka te adoleshentët dhe të rinjtë. Para së gjithash duhet të nënvizojmë mundësitë që ofron zhvillimi teknik dhe se kjo është edhe pika kryesore e cila vë në lëvizje krejt urtësinë e edukatorit, i cili përpiqet të fuqizojë mundësitë duke i paraprirë me një vizion largpamës që vë në qendër të mirën e të riut. Bota virtuale, për natyrën e saj, rrëzon kufijtë dhe shkurton distancat, ka qëllim të krijojë komunitet (network), shpërndan informacion në kohë reale dhe u përgjigjet menjëherë nevojave të të rinjve për t’u gjetur së bashku dhe për të ndarë eksperiencat e tyre, mjafton të kujtojmë rolin që kanë rrjetet sociale. Megjithatë, tërësia e informacionit në dispozicion dhe mungesa e rregullave të qarta për ta identifikuar, zgjedhur dhe kodifikuar mënyrën e qasjes së adoleshentëve dhe të rinjve bëjnë që mjete të tilla, jashtëzakonisht të dobishme, të transformohet në rreziqe reale (një grackë), potencialisht shumë të dëmshme. Jo rallë herë janë “joshëse” dhe shpesh të rrezikshme edhe për të rriturit. Përveç kësaj, për pasurinë dhe stimujt e ndryshëm, teknologjia ushtron një tërheqje për adoleshentët dhe të rinjtë deri në atë pikë sa shpesh herë u “vjedh” kohën e çmueshme që duhet ta kishin përdorur për aktivitet të tjera si marrëdhëniet në familje, studimi, miqësitë, sporti, pasionet etj. Psikiatri dhe pedagogu in njohur italian Paolo Crepet shkruan se “pas dritave me mijëra të ndezura në qytetet tona fshihen persona të vetmuar, të zemëruar dhe me mangësi afektive”. Jo më pak i qartë është në këtë pikë edhe pediatri Marcello Bernardi duke pohuar se “jetojmë në një botë përherë e më të varfër në dashuri. Ky është një rrezik i madh që unë shoh përpara fëmijëve tanë!”. Po ashtu edhe edukatori Antonio Mazzi është në të njëjtën linjë kur pohon se sot “kriza më e thellë nis nga mungesa e relacioneve, miqësisë, takimit”. Vetmia, mungesa afektive, ajo e relacioneve, varfëria në dashuri janë elemente që nuk mund të rikuperohen

12 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 13: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

apo fuqizon duke qëndruar pas një objekti elektronik. Bota virtuale është shndërruar në një shesh ku takohen adoleshentët dhe të rinjtë sot. Në këtë hapësirë të re banimi duhet të jetë i pranishëm edhe edukatori. Jo si spektator dhe kureshtar por si informues dhe formues. Për të nxjerrë më të mirë – siç përsëriste Don Bosko – nga adoleshenti apo i riu, për ta fuqizuar çdo dhunti specifike të secilitQenia dhe vepra e Don Boskos qysh në fillim është cilësuar për veçoritë humanitare, shoqërore dhe edukative. Nga njëra anë kujdesi për nevojat primare, për të parandaluar rreziqet e mundshme të një degradimi njerëzor, kulturor e shoqëror; nga ana tjetër parandalimi edukativ për një pjekuri shoqërore, morale, intelektuale, profesionale të të riut. Mendoj se kjo temë është shumë aktuale edhe për ne sot. Ndoshta parandalimi dhe emergjenca e nevojave primare nuk është aq alarmante sa ajo edukative. Në një botë që po ndryshon me kaq ritme të shpejta është e nevojshme vepra edukative si mjet parandalues dhe formues për të përgatitur brezin e ri që të qaset i sigurtë në një të ardhme shumë komplekse. Sot detyra e edukatorit është dhe duhet të jetë më polivalente se asnjëherë. Parandalimi është shprehja e parë e një personi që ka për zemër të mirën e tjetrit. Ai bën të mundur që të lirohet nga përvojat negative, duke fuqizuar energjitë më të mira, për të zhvilluar të gjitha aftësitë pozitive me qëllime të larta jete. Sigurisht që parandalimi kërkon ushtrimin e përgjegjësisë në rrjet, krijimin e lidhjeve të ngushta mes operatorëve të edukimit dhe agjencive të ndryshme edukative si familja, shkolla, shoqëria, institucionet. Për të vlerësuar sa më mirë këtë punë në skuadër është i nevojshëm një projekt edukativ integral. Për Don Boskon pikësynimi është formimi i qytetarit të ndershëm me vlera të shëndosha

morale e trashendentale. Zhvillimi integral i të rinjve është shumë i rëndësishëm dhe jetik. Për këtë është e rëndësishme të studiojmë dhe të njohim mirë gjendjen e të rinjve dhe t’u ofrojmë atyre mundësinë për të ndërtuar të ardhmen e tyre, sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë të

ardhmen e shoqërisë sonë. Edukatori ka aftësinë që të lexojë të

“sotmen” për të përgatitur të “ardhmen”. Për këtë Don Bosko ka një metodologji konkrete veprimi: Ai e vë adoleshentin dhe të riun në një gjendje që të

iniciohet në realitetin që e rrethon,

atë shoqëror dhe virtual – mund të themi ne sot – duke

vlerësuar pozitiven reale dhe potencialet që zotëron çdo i ri. Një element shumë i rëndësishëm edukativ, për Don Boskon, është ambienti dhe hapësira joformale e jetës së përditshme, krijimtaria, koha e lirë. Për këtë ai krijon Oratorin, një oborr ku hapësira fizike joformale shndërrohet në ambient të përhershëm edukativ. Sot, përballë arsyes teknike, të theksimit të fushës emocionale imediate, në kohën e “mendimit të dobët” dhe në të njëjtën kohë kërkesa për një “mendim ndryshe dhe kritik”, arsyeja është e thirrur, më shumë se kurrë, të rifitojë plotësinë e domethënies dhe të mundësive të saja. Sepse duke rikuperuar gjenialitetin e arsyes mund të ndërtojmë një antropologji integrale, të bazuar mbi vlera, e kujdesshme ndaj të sotmes me risitë e saja. Nga ana tjetër duhet rifituar gjithmonë besimin qoftë si dimension relacional, apo edhe trashendental. Për këtë qasja e një edukatori ndaj të riut sipas vizionit të Don Boskos është ai i “takimi”. Edukatori di të takojë adoleshentin/të riun dhe përpiqet që edhe mes tyre adoleshentët dhe të rinjtë të kenë një takim të shëndoshë. Don Bosko ka qenë një ekspert i marrëdhënies edukative: takimi edukativ ngjallte besueshmëri, shkrinte pengesat e ndryshme dhe prodhonte gëzim. “Edukimi është çështje e zemrës” thoshte Don Bosko. Nga ky vizion mund të nxjerrim disa përfundime shumë domethënëse. Në qoftë se edukimi është çështje e zemrës, atëherë duhet të braktiset një vizion interesi ndaj së cilës shpesh herë – kolosët e teknologjisë dhe informatizimit – qasen ndaj të riut. Duhet të ndërtojmë një antropologji me vizion pozitiv që ndriçon teknologjinë e që është në shërbim të një humanizmi pozitiv që edukon për të bukurën, bën përgjegjës dhe përgatitë qytetar të mirë për botën dhe trashëgimtarë të vlerave të patjetërsueshme; duke bërë kështu të mundur zhvillimin integral të personit, në të gjitha potencialet e tija. Duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk ekziston “rinia” si dimension i përgjithshëm, por kemi të rinj me një personalitet dhe identitet konkret, të përveçëm që kanë nevojë t’u trashëgojmë një shoqëri solide dhe të shëndoshë. Nuk duhet të jemi të përgjithshëm në veprën tonë edukative, sepse nuk ekziston edukimi, por ekzistojnë adoleshentë dhe të rinj për të edukuar. Don Bosko është një edukator që synon realizimin e të mirës për të riun dhe me të riun me një prani aktive mes të rinjve, duke preferuar ata që janë më në rrezik, me një stil parandalues. ₪

don Tomë Mihaj

Shkurt 2016 | 13

Page 14: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

E vogël, me sy blu, një karakter i rrudhave, dinamike, e fortë dhe e

vendosur; Nënë Tereza ishte mishërimi i Mëshirës dhe i dhembshurisë. Ajo ishte një imazh në lëvizje i së mirës dhe hyjnisë, gjithmonë plot shpresë, e gëzueshme, e mirë, me buzëqeshje të ëmbël, lutje dhe bekime. Kjo dëshmitare e dashurisë, shpresës dhe mëshirës ka qenë Nënë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, për miliona e miliona njerëz të braktisur, të privuar, të sëmurë që ishin duke vdekur në Indi dhe ne botën mbarë. Një grua e vetme e dobët dhe përkulur, trupi i saj i mbështjellë nga një veshje e trashë e bardhë e përshkruar

me një vijë të gjerë blu, duke ofruar ndihmë për miliona të pastrehë, njerëz në nevojë, të varfër, të braktisur dhe të sëmurë; duke ju shërbyer këtyre ajo kujton në çdo moment Krishtin e kryqëzuar.Misioni i saj i Mëshirës dhe dhembshurisë ishte i pafund dhe ndonjëherë shumë i zgjeruar. Si pasojë, ajo u bë një nga gratë më të dashura dhe të respektuara të botës; u bë e njohur

ndërkombëtarisht për punën e saj bamirëse, për viktimat e fatkeqësive, sëmundjeve, varfërisë, shfrytëzimit, neglizhencës dhe vështirësive.Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Më e vogla e fëmijëve të lindur të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysmë dhe u Krezmua në nëntor të vitit 1916. Nga dita e Kungimit të parë, brenda saj kishte një dashuri për shpirtrat. Vdekja e papritur e babait të saj kur Gonxhe ishte rreth tetë vjeç e la familjen në vështirësi financiare. Drane i rriti fëmijët e saj në mënyrë të vendosur dhe

Nënë Tereza e dërguara e

dashurisë së Zotitme dashuri, duke ndikuar fort në karakterin dhe profesionin e vajzës së saj . Formimin fetar Gonxhe e mori në famullinë e Jezuitëve të Zemrës së Shenjtë në të cilën ajo ishte shumë e përfshirë. Tereza shkoi në Irlandë në vitin 1928 dhe u bashkua me Institutin e Bekuar “Virgin Mary”. Dhe më pas gjashtë javë më vonë, ajo u nis për në Indi për t’u bërë mësuese. Ajo studioi infermieri dhe shkoi në lagjet e varfra të Kolkutës, në shtëpinë më të privuar dhe të lënë pas dore në të cilën gjendeshin burra, gra dhe fëmijë nga e gjithë bota. Një ditë, menjëherë pas ardhjes së saj si një murgeshë e re në Loreto Jugosllave nga “Loreto Abbey”, ajo po udhëtonte në Darjeeling në një tren, papritmas ajo pati një vizion dhe dëgjoi thirrjen e Zotit për të lënë Urdhrin Loreto dhe të punojë me më të varfrit e Indisë së varfër. Hyji ia kishte shprehur asaj dëshirën e Tij duke e drejtuar atë, në atë çka ajo duhet të bënte. Zoti donte që ajo ti shërbente Atij dhe e thirri nënë Terezën në mesin e të varfërve. Ajo themeloi Urdhrin e Misionareve të Bamirësisë, një institucion i grave të përkushtuara në shërbim të të gërbulurve, të sëmurëve dhe të varfërve. Më 7 tetor të vitit 1950 Asambleja e re e Misionareve të Bamirësisë u

don Oscar Tuscano

“Me gjak jam shqip-tare. Me shtetësi in-diane. Për sa i përket besimit, unë jam një murgeshë katolike; si-pas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zem-rës së Jezusit”.

Shkurt 2016 | 1514 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 15: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

krijua zyrtarisht në Kryedioqezën e Kalkutës. Në fillim të viteve 1960, Nënë Tereza filloi t’i dërgonte motrat e saj në pjesë të tjera të Indisë dhe në botë. Urdhri hapi shkolla dhe qendra për të trajtuar dhe për t’i dhënë strehim të gërbulurve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara, të sëmurëve dhe personave qe ishin duke vdekur. Ajo gjithashtu themeloi një koloni për të gërbulurit të quajtur “Shanti Nagar” (Qyteti i Paqes) pranë Asansol. Këtu të gërbulurit kishin një vend të tyre, një vend ku ata mund të jetonin dhe të vdisnin në paqe dhe dinjitet, një ku ata mund të punonin me rrogë dhe të jetonin një jetë normale.

Udhëtimi i saj në Darjeeling solli një pikë kthese në jetën e saj. Ishte me të vërtetë udhëtimi më i rëndësishëm i jetës së saj. Ishte dita 10 shtator 1946 dhe më vonë ajo u njoh si “Dita e frymëzimit”. Ajo ishte 38 vjeç kur mori përsipër të plotësojë zotimet e rrepta të varfërisë, pastërtisë, bindjen dhe shërbimit vetëmohues.Nëna shikonte Hyjin në çdo qenie njerëzore dhe ndjente se i shërbente Zotit kur i shërbente një të gërbuluri, një të dëshpëruari ose një personi që po vdiste. Në to, ajo pa vetë Krishtin; Ajo nuk hezitoi për t’i shërbyer edhe një të pabesi, kjo për shkak të besimit të saj të fortë te njerëzimi, te Zoti dhe te veprat e Tij. Nëna e dashurisë kurrë nuk u përpoq të detyrojë besimin dhe fenë e saj te të tjerët. Nëna bëri një jetë shumë të varfër dhe të thjesht. Ajo kishte hequr dorë nga të gjitha pasuritë. Motrat edhe vetë ajo nuk kishin asgjë tjetër përveç tre sareve të trashë, një dyshek, një filxhan dhe një pjatë.Nënë Tereza hapi dispanseri bamirëse, spitale, klinikat për kurimin e tuberkulozit, shtëpitë për fëmijët e padëshiruar, shkolla dhe një shtëpi për të vdekurit dhe të vobektit e quajtur “Nirmal Hriday” (Zemra e Pastër). Nëna më e nderuar e Indisë e kaloi jetën e saj të gjatë duke ndihmuar të varfrit në lagjet më të varfra . Ajo zhvilloi një luftë të pamëshirshme dhe të gjatë kundër vuajtjes, varfërisë dhe sëmundjeve të tmerrshme dhe dhembshuria ishte arma e vetme e saj. Ajo jetoi dhe vdiq për bamirësi, shërbimin dhe mirëqenien e më të dobëtëve.Si mirënjohje për shërbimin e saj të pakrahasueshëm dhe të

gjatë ajo u shpërblye me nderim pas nderimi, duke përfshirë Çmimin “Nobel” për Paqe në vitin 1979, çmimin më prestigjioz civile të Indisë “Bharat Ratna” në 1980. Asaj iu dha edhe titulli “Qytetar nderi” në disa qytete të mëdha dhe të famshme. Nënë Tereza u nda nga jeta në 5 shtator, 1997 duke krijuar një boshllëk të madh. Kjo ishte një humbje tragjike dhe e pariparueshme për Kolkutën dhe Indinë në veçanti si edhe për të gjithë njerëzimin në përgjithësi. Largimi nga jeta i kësaj shenjtoreje të të varfërve në moshën 87 vjeç zhyti miliona njerëz në pikëllim të pa treguar dhe në vajtimin e mijëra njerëzve jetimë. Fizikisht ajo nuk është më me ne, por shpirti i saj i dashurisë, shërbimit, bamirësisë dhe dhembshurisë është gjithmonë aty për të na udhëhequr dhe të na ndihmuar të gjithëve. Në njohjen e shërbimeve të saj vetëmohuese Papa ka shpallur Shenjtërimin e saj. Me të vërtetë, ajo u bë një model i bamirësisë, dhembshurisë, shenjtërisë dhe shërbimit vetëmohues.

Disa nga fjalët e saj ishin këto: “Me gjak jam shqiptare. Me shtetësi indiane. Për sa i përket besimit, unë jam një murgeshë katolike; sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Jezusit”. E vogël me shtat, e fortë në besim, Nënë Terezës së Kalkutës iu besua misioni që të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfrit e të varfërve. “Zoti vazhdon ta dojë botën dhe na dërgon mua dhe ty që të bëhemi dashuria dhe Mëshira e Tij për të varfrit”. Ajo ishte një shpirt i mbushur me dritën e Krishtit, në zjarr me dashurinë për Të dhe duke u djegur me një dëshirë: “Për të shuar etjen e Tij për dashuri dhe për shpirtrat njerëzore”. ₪

Shkurt 2016 | 1514 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 16: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Duke ndjekur traditën e Don Boskos, edhe pasardhësit e tij, çdo fillim viti dërgojnë një Letër-Porosi Familjes Saleziane. Edhe këtë

vit Rektori Madhor, Don Ángel Fernández Artime, ka ndjekur këtë traditë. Tema e Porosisë për vitin 2016 është: “Me Jezusin, të përshkojmë së bashku aventurën e Shpirtit!”. Don Ángel e fillon Porosinë e tij duke kujtuar Dyqindvjetorin e lindjes së Don Boskos, të kremtuar vitin e kaluar, dhe rëndësinë që ka pasur për të njohur më mirë historinë, pedagogjinë dhe përshpirtërinë e Don Boskos, duke shkuar kështu te rrënjët e karizmës. Duke kujtuar paraardhësit e tij, Don Ángel, rithekson mendimin e Don Pasqual Chavez, që thoshte se “dëshira e të rinjve për të ‘parë Jezusin’ është për ne nxitja themelore për të qenë nxënës të Jezusit”; dhe atë të Don Vecchi i cili thoshte se “nuk mund të bëjmë diçka më të mirë se kjo: të orientojmë të rinjtë drejt shenjtërisë, drejt pjekurisë në fe”. Ja edhe arsyeja e kësaj Porosie. Rektori Madhor vazhdon Porosinë duke shpjeguar fjalët që e përbëjnë.

«Me Jezusin»Jezusi është “dera e hyrjes” dhe “qendra” e gjithë përsiatjes sonë: vetëm me Jezusin, në Jezusin dhe nga Jezusi mund të bëjmë një ecje domethënëse. Jeta e krishterë është thellësisht ndjekje e Jezusit. Duke ditur se është Jezusi që merr iniciativën: shikimi i tij – thirrja na përfshin në një aventurë, aventura e Shpirtit. Pra, duke ditur se po bëjmë rrugëtimin e tij, duhet të prishim rehatinë, të ngrihemi, të vihemi në ecje. Takimi me të zgjon befasi, mahnitje, krijon miqësi personale me Mësuesin. Pranimi i përzemërt i Jezusit duhet të shndërrohet në një bashkim jetësor me të. Ky takim duhet të jetë pikënisja dhe pikarritja e angazhimit tonë si edukator dhe ungjillëzues të të rinjve. Don Ángel na bën një ftesë: “Ju ftoj që të përshkoni personalisht, bashkë me edukatorët tuaj, me dhe për të rinjtë një ecje feje në të cilën të ringjallim marrëdhënien tonë me Jezusin”. Duhet të lejojmë që të përfshihemi nga personi i Tij: dalë nga dalë të lejojmë që të shndërrohemi nga ky

Hyj që e ka aq shumë për zemër, për ne, një jetë më të denjë dhe më të lumtur. Kjo gjë na shtyn që seriozisht të kërkojmë takimin me të, që realizohet në mënyrë graduale, që piqet ngadalë bashkë me përgjigjet tona “të larta dhe të ulëta”, që kërkon kohë e hapësirë dhe përfshin një proces lirie.

«Të përshkojmë së bashku»Imazhi i Jezusit që kalon rrugët e Galilesë së bashku me nxënësit e tij, duke takuar njerëz, duke predikuar, duke shëruar, duke ecur në mesin e njerëzve, është modeli ynë. Këtë ecje me Jezusin të mos e bëjmë në mënyrë të izoluar por të bashkuar mes nesh dhe me të rinjtë; sepse dimensioni i bashkësisë dhe dimensioni kishtar është diçka thelbësore në porosinë e krishterë.

«Aventurën e Shpirtit»Bëhet fjalë për një aventurë shumë ndryshe nga aventurat e tjera. Kuptimi i aventurës është shumë dimensional, ajo shpesh nënkuptohet si: të jetosh përvoja të reja të mbështetura në intuitë, pasiguri, rrezik, fat i mirë, arritja e qëllimit, etj. Shpesh kërkohen

Me Jezusin, të përshkojmë së bashku aventurën e Shpirtit!

don Ángel Fernández Artime

POROSIA 2016

“ ”

Shkurt 2016 | 1716 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 17: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

emocione të reja, rrugë të panjohura për t’u ballafaquar me kufizimet tona. Ndërsa kuptimi i “aventurës” sipas Porosisë së Rektorit Madhor nuk është ky, ajo është një aventurë që fton në një ecje të brendshme shpirtërore dhe është një aventurë shumë e veçantë: aventura e Shpirtit Shenjt. Aventura e Shpirtit është një ecje në thellësi: bëhet fjalë për një dëshirë që të plotëson boshllëqet e jetës, pa rënë në grackën e narcizizmit. Kjo do të thotë të kërkojmë jetën e brendshme e cila është një vend ku unë vetëdijesohem se “qëndroj brenda Dikujt dhe bashkë me Dikë”. Është kjo forcë që na shtynë kah Zoti, si na kujton Katekizmi i Kishës Katolike në numrin 27: «Dëshira për Hyji, prirja drejt tij, është e shkruar në zemrën e njeriut, sepse njeriu është krijuar nga Zoti dhe për Zotin; Zoti nuk pushon së tërhequri njeriun nga vetja dhe vetëm në Hyjin njeriu do të gjejë të vërtetën dhe lumturinë që e kërkon pa pushim».Aventura e Shpirti është një ecje përshpirtërie, e kjo do të thotë të jetosh nën veprimin e Shpirtit Shenjt: është diçka e brendshme në njeriun dhe e përfshin atë në çdo aspekt të jetës së tij: mënyrë si ai ndjen, vepron, mendon, flet, dëshiron; vlerat e tij, identiteti i tij, prirjet e tij, etj. Përfshin “mendjen, forcën dhe zemrën” e tij. Kjo na kujton se burimi i jetës së të krishterit është Jezu Krishti; përshpirtëria është një dhuratë së cilës ia ndjejmë nevojën, por është Ai që e shuan këtë etje për Të.Një aventurë që është jeta e hapur ndaj Shpirtit Shenjt: Vetë Zoti na vjen në takim dhe na fton që të ecim bashkë me të; ta njohim Zotin dhe ta kërkojmë atë është më shumë se një dëshirë e jona: është dhuratë. Është një aventurë në të cilën janë të thirrur të gjithë.

Të lejojmë që Shpirti Shenjt të veprojëDon Ángel vazhdon Porosinë duke na kujtuar se

duhet të lejojmë të udhëhiqemi nga Shpirti Shenjt si: Jezusi: Veprimi i Shpirtit Shenjt në ne mbërrin kulmin e tij në personin e Jezu Krishtit. Gjithë jeta e Tij është vepër e Shpirtit Shenjt: ngjizja, fillimi i veprimtarisë (pagëzimi); shkuarja në shkretëtirë; kthimi në Galile; predikimi në sinagogën e Galilesë: “Shpirti i Zotit është mbi mua... Ai më dërgoi që t’u sjellë lajmin e gëzueshëm” (Lk 3, 10-18).Maria: Ajo ngjizi për virtyt të Shpirtit Shenjt, e udhëhoqi në fëmijëri, në Kanë të Galilesë, te këmbët e kryqit, në lutje para ngjalljes, në ardhjen e Shpirtit Shenjt.Pjetri: Jeta e tij qe e përbërë nga premtime dhe dështime: dëshmoi se Jezusi ishte Mesia, por edhe e mohoi; i kërkoi falje e më në fund udhëhoqi Kishën. Pali: mbajtës i Ligjit e përndjekës i Kishës, të cilin Shpirtit Shenjt e ndriçoi dhe e bëri dëshmitar të Krishtit në mbarë botën. Shpirtit Shenjt ia shëroi verbërinë e mendjes dhe të shpirtit. Don Bosko: Në saje të Shpirtit Shenjt përzgjodhi të rinjtë: që nga fëmijëria donte të dinte çfarë do Zoti nga ai.

Rrugëtimi me JezusinDon Ángel e përmbyll Porosinë duke na propozuar një rrugëtim me Jezusin, për të përshkuar së bashku aventurën e Shpirtit. Ai na kujton se sfida jonë është të gjejmë rrugët, mjetet dhe propozimet që na japin mundësinë të ftojmë të rinjtë të bashkohen për të përshkuar një ecje që të jetë një frymë e vërtetë jete, ajri të freskët të Hyjit, prani e Shpirtit në jetët e tyre. Për të arritur këtë para së gjithash duhet:Të shohim brenda: të mësohen të rinjtë të hyjnë në botën e tyre të brendshme; të hulumtojnë në thellësinë e zemrës së tyre praninë e Zotit që është Dashuri përmes pranimit të përvujtë të kufizimeve dhe të metave personale.Të kërkojmë Zotin: të kërkojmë Zotin e pranishëm në jetën tonë; të pyesim vetën: ajo që jemi dhe bëjmë a është në përkim me vullnetin e tij? Të edukojmë me pedagogjinë e dëshirës për Hyjin; Takimi me Jezusin: takim dhe njohje personale që sjell një miqësi të vërtetë dhe të thellë me të.T’i përkasim Atij: “Është gjë e bukur të jemi të krishterë” (Benedikti XVI). Të marrim vendim të prerë për të qenë të tijtë; të ushqejmë lidhjen tonë me të përmes lutjes, leximit të Fjalës së Zotit, jetimit të Sakramentit të Pajtimit dhe besnikërisë ndaj Eukaristisë. Të përvetësojmë vlerat themelore: të bashkëpunojmë me të rinjtë për të përpiluar një projekt jete dhe angazhim të plotë sipas një stili jete që i përgjigjet thirrjes së Zotit. ₪

Përgatiti don Dominik Qerimi

Shkurt 2016 | 17

Page 18: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Gjon Bosko lindi më 16 gusht 1815 në Beki të Kastelnuovo d’Asti.

Familja e tij i përkiste një shtrese të varfër fshatarësh. Mbeti jetim nga babai Francesko, kur ishte vetëm 2 vjeç. Nëna e tij, Margarita, e rriti me ngrohtësi dhe

energji. I mësoi të punonte tokën dhe të shihte Zotin pas bukurisë qiellore, bollëkut të të korrurave, pas stuhisë që prishte vreshtat. Nënë Margarita, kishte mësuar të lutej në kishë dhe këtë ua mësonte dhe të bijve.Për Gjonin e vogël të lutej, do të thoshte të fliste me Zotin duke ndenjur i gjunjëzuar në dyshemenë e kuzhinës, ose të mendonte për të i ulur në barin e lëndinës, duke fiksuar shikimin në qiell. Nëna e tij e mësoi të shohë Zotin edhe në fytyrat e të tjerëve, veçanërisht tek më të varfrit; pra në fytyrat e të vuajturve që në dimër trokisnin në portën e shtëpizës së tyre. Shpesh nënë Margarita rregullonte këpucët e tyre ose u jepte supë të ngrohtë.Në moshën 9-vjeç, Gjoni pa

ëndrrën e parë të madhe, që do ta ndiqte gjithë jetën. Ai sheh në ëndërr një turmë djemsh që luajnë dhe shahen ndërmjet tyre. Një burrë i madhërishëm i thotë: “Me urtësi dhe bujari duhet t’i bësh për vete këta shokë’’, dhe një Grua po aq e madhërishme shton: “Bëju i vlefshëm, i fortë dhe i shëndetshëm. Me kohë do t’i kuptosh të gjitha këto që po të themi’’. Vitet e mëvonshme u drejtuan nga kjo ëndërr. Gjoni provoi menjëherë t’i bëjë të mira njerëzve. Kur trombat e akrobatëve lajmërojnë një festë në kodrat përreth, Gjoni shkon dhe qëndron në rresht të parë përpara akrobatëve që japin spektakël. Vështron truket e prestigjatorëve, sekretet e ekulibristëve e çdo gjë. Gjoni është i sigurt që, për t’i bërë mirë shumë djemve, duhet të studiojë dhe të bëhet prift.Me 5 qershor 1841, Arqipeshkvi i Torinos shuguron prift Gjon Boskon. Tani Don Bosko mund t’i dedikohet përfundimisht djemve të dëshpëruar që i dolën në ëndërr dikur. Fillon t’i kërkojë në rrugët e Torinos. Në vitet që pasuan, duke bërë shpesh herë edhe punë rraskapitëse, Don Bosko krijoi vepra madhështore. Në krahë të Salezianëve formoi Institutin e Bijave të Marisë Ndihmëtare dhe Bashkëpunëtorët Salezianë. Ndërton faltoren e Marisë Ndihmëtare në Valdoko dhe krijoi 59 shtëpi Salezianësh në 6 vende. Fillon gjithashtu “misioni salezian” duke

dërguar priftërinj, bashkëpunëtorë dhe motra në Amerikën Latine. Publikon dhe shkruan vetë një varg librash popullorë “për të krishterët dhe të rinjtë e popullit”. Realizon një “sistem edukimi” familjar, i bazuar në tre vlera: Arsye, Besim, Dashuri, që shpejt e njohën të gjithë si “sistemi ideal” për të edukuar të rinjtë. Kur ndokush ia përmendte veprat që kishte bërë, Don Bosko i ndërpriste ashpër: “Unë nuk kam bërë asgjë. Është Shën Mëria që ka bërë gjithçka”. Ajo ia drejtoi rrugën me atë “ëndërr” të çuditshme, kur ishte ende një djalë i vogël. Vdiq në të gdhirë të 31 janarit 1888. Salezianëve që i rrinin rreth shtratit, i murmuriti në orët e fundit: “Duajeni njëri tjetrin si vëllezër. Bëjini të mira të gjithëve, të keqe asnjeriut… I thoni djemve të mi që i pres të gjithë në Parajsë”. Shumë herë i kërkuan Don Boskos ta shpjegonte mënyrën e tij të edukimit të të rinjve. Don Bosko përgjigjej: “I dua shumë të rinjtë. Kjo është e gjitha”. Me 2 qershor Papa Pio XI e shpalli të lumë, dhe ditën e Pashkëve me 1 prill 1934 e shpalli shenjt. Don Bosko është edhe mbrojtësi i edukatorëve, shkollarëve, të rinjve, studentëve, botuesve. Në viti 2015 Familja Saleziane në mbarë botën ka festuar Dyqindvjetorin e lindjes së këtij shenjti të madh. Pak para se të mbyllej Njëqindvjetori i vdekjes Papa Gjon Pali i dytë e shpalli Don Boskon “atë, mësues dhe mik i të rinjve”. ₪

SHËN GJON BOSKO16 gusht 1815 - 31 janar 1888

Atë, mësues dhe mik i të rinjve

18 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 19: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Në shekullin e XIX ka jetuar një prej njerëzve më të famshëm për mrekullitë dhe profecitë

e tija: Shën Gjon Bosko. Fama e tij ishte e përhapur kudo. Disave u parashikonte se sa vite do të jetonin, disa të tjerëve u tregonte se çfarë do bëheshin në të ardhmen e shumë të tjerëve ua tregonte mëkatet para se ato t`ia rrëfenin.

Një herë, një njeri i varfër dëgjoi për mrekullitë që bënte ky meshtar i përvujtë dhe kështu shkoi ta takonte për t’i kërkuar diçka shumë të rëndësishme: «formulën e saktë që të fitoj lotarinë». Donte

që shenjti t’i thoshte se cilët numra duhej të zgjidhte kur të blejë

biletën e lotarisë. Kur i varfri e pyeti, Shën Gjon

Bosko u mendua për pak kohë dhe me bindje të plotë iu përgjigj: «Numrat magjik për të fituar lotarinë janë këta: 10-7-14. Vendosi në cilindo rend të biletës dhe do të fitosh». Njeriu u gëzua për së tepërmi dhe ndërsa po nisej me nxitim për të blerë biletën, shenjti duke

e kapur për krahu, i tha me buzëqeshje: «Prit pak, nuk ju

kam shpjeguar mirë numrat dhe nuk ju kam thënë se për çfarë lotarie bëhet fjalë. Këto numra kanë kuptimin si vijon:«10» do të thotë se duhet të

FORMULA SEKRETE E DON BOSKOS për të fituar lotarinë

Fitorja është qiellore ... çfarë prisni?

respektosh Dhjetë Urdhërimet e Zotit;«7» do të thotë se duhet të marrësh shpesh Sakramentet;«14» do të thotë se duhet të praktikosh katërmbëdhjetë veprat e mëshirës, qoftë ato trupore dhe ato shpirtërore».Shenjti vazhdoj duke i thënë edhe: «Nëse do të plotësosh këto tri kushte - të mbash Urdhërimet, të marrësh mirë Sakramentet dhe të kryesh veprat e mëshirës -, do të fitosh lotarinë më të shkëlqyer të të gjithë lotarive: lumturinë e amshuar të qiellit». Njeriu e kuptoi, dhe në vend që të shkonte për të kërkuar shitësin e biletave shkoi në bujtinën e bamirësisë për të lënë një lëmoshë. Investoje edhe ti zemrën tënde në këta numra dhe me të vërtetë do të jesh i lumtur këtu në tokë dhe në qiell. ₪

Shkurt 2016 | 19

Page 20: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Një urdhër rregulltarësh? Jo, janë një shoqëri, një familje: kështu e quante Don Bosko i cili e ka themeluar në atë ditë të

largët të 18 dhjetorit 1859 dhe që nga atëherë e deri tani në këtë familje bëjnë pjesë 30 grupe të cilat formojnë atë që quhet Familja Saleziane.

Ky prift italian, që kishte mbetur jetim që në moshën dy vjeç pas vdekjes së të atit, rritet në varfëri dhe mes shumë sakrificash. Në këtë varfëri, që i vogël është i ndjeshëm ndaj moshatarëve të tij e mundohet në të gjitha mënyrat që ti bëjë për vete duke i drejtuar nga jeta e ndershme dhe e shenjtë në Zotit. E për këtë vendos të bëhet prift.Sapo bëhet prift, shkon në Torino, ku gjen një qytet të pushtuar nga të rinjtë në kërkim të punës dhe larg familjeve të tyre, të korruptuar nga shembujt e këqij të të rriturve, e kështu shumë nga ata të braktisur mes rrugës e mes shumë rreziqesh si fizike ashtu edhe shpirtërore. I dhimbsen. I ndihmon të gjejnë punë, i mbledh për t’u dhënë atyre mundësinë që të shkolloheshin, të luanin dhe në të njëjtën kohë të mësonin të vërtetat e fesë.Është i bindur se të rinj aq të këqij sa të mos rikuperohen më, nuk ka. Kështu, me durim, dashamirësi dhe me besim mund të bëhen gjithmonë të krishterë të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Të rinjtë, të pushtuar nga mirësia e tij, e dëgjojnë. Më të mirët nga ata i kërkojnë që të bashkëpunojnë me të në këtë vepër për të shpëtuar të rinjtë. Lind kështu Kongregata Saleziane e formuar nga meshtarë dhe laikë (koadiutor). Don Bosko u vë emrin Salezian në nder të Shën Françeskut të Salezit që të ndiqnin mirësinë e tij. Këta janë salezianët, ata që vazhdojnë të

njëjtin mision të Don Boskos, e në qendër të këtij misioni janë të rinjtë, sidomos ata më të varfër dhe në nevojë.Këtë mision ata e kryejnë duke ndjekur të njëjtin sistem që ishte baza e sistemit edukativ të Don Boskos: Sistemi Parandalues. Çfarë ka si thelb? Arsyen: të besosh në njeriun, në aftësinë e tij për të mësuar dhe për të vendosur lirisht. Është një

akt besimi dhe optimizmi në personin. Besimin\Fenë: që orienton njeriun

nga Zoti dhe e bën të aftë të dojë. Dashamirësinë: është baza e

çdo veprimi edukativ por, “nuk mjafton të duash të rinjtë, duhet ta ndjejnë se janë të dashur”. Të edukosh “është të dhurohesh me gëzim duke transmetuar hare dhe qetësi pikërisht me dhurimin e vetes. Kjo dashuri shfaqet në një pranim të të riut

ashtu siç është me të metat e të mirat që ka.

Pra salezianët janë të përkushtuar totalisht dhe me kohë të plotë në

shërbim të të rinjve, sidomos atyre më të varfër dhe të braktisur.

Kudo punojnë për zhvillimin tërësor të të rinjve nëpërmjet edukimit dhe ungjillëzimit. Janë njerëz të kushtuar Zotin me kushtin e dëgjesës, varfërisë dhe pastërtisë. Jetojnë në bashkësi dhe kështu duan të jenë shenja e mbartës të dashurisë së Hyjit për të rinjtë. Misionin e tyre e zhvillojnë në oratore, shkolla, konvikte, famulli… etj. Janë të shpërndarë në 132 vende të botës dhe janë rreth 15300. Mes këtyre vendeve janë edhe Shqipëria e Kosova me katër qendra: Shkodër, Tiranë, Prishtinë dhe Gjilan në të cilat punojnë e shërbejnë 19 salezianë.Pse nuk i hedh një sy edhe ti ambientit ku janë e punojnë që të japësh kontributin tënd? ₪

Kush janë Salezianët e Don Boskos?

don Arben Gilaj

20 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 21: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

E marta, 12 Maj 2015, nuk ishte ditë si çdo e martë tjetër. Kjo për

shkak se Don Bosko erdhi në Kosovë. Jo me vepra dhe me përshpirtërinë e tij saleziane - sepse si i tillë ka qenë i pranishëm këtu me vite - mirëpo tani edhe fizikisht. Me iniciativën e Rektorit Madhor të kaluar, Don Pascual Chávez Villanueva, dhe me rastin e 200 vjetorit të lindjes së shenjtit, që në Kishën Katolike njihet si shenjti i të rinjve, Relika e Don Boskos u soll edhe në Kosovë. Gjatë dy viteve të fundit kjo Relikë kishte shkuar në çdo cep të botës ku ka prezencë saleziane. Këtë ditë Katedralja u mbush plotë me të rinj. S’kishte si të pritej ndryshe shenjti i cili njihet për shprehjen e tij drejtuar të rinjve: “Mjafton që ju të jeni të gëzuar që unë të ju dua shumë”. Mesha, e cila u zhvillua në praninë e shumë meshtarëve, u kryesua nga Imzot Zef Gashi, edhe ai Salezian i Don Boskos. Në këtë meshë, familja saleziane në Kosovë u shtua me Bashkëvepruesit e saj të parë Salezian. Nëntë laik të krishterë: Anton Gashi,

Arianit Gega, Artan Marniku, Elvanda Gojani, Filoreta Shiroka, Mimoza Gojani, Pëllumbesha Marniku, Sonja Bekaj dhe Tomë Kryeziu bënë betimin e Bashkëvepruesve Salezian para Relikës së Don Boskos, betim ky që u pranua nga Inspektori Don Pasquale Cristiani.Salezianët, apo më mirë të themi Don Bosko ishte aq vizionar saqë themeloi Bashkëvepruesit Salezian në të njëjtën kohë me rregullin Salezian të priftërinjve dhe murgeshave. Ai me të drejtë besoi se laikët luajnë rol të rëndësishëm në edukimin e të rinjve, e sidomos atyre më në nevojë. Bashkëvepruesit Salezian mund të jenë të krishterë të prapavijave, profesioneve, e moshave të ndryshme. Mjafton që të kenë vëmendje të veçantë për të rinjtë, dhe ta vënë në

Salezianët Bashkëveprues grupi i parë në Kosovë

Da mihi animas, cetera tolleMë jep shpirtërat, tjerat merri

Mimoza Gojani

“ Don Bosko ”

vepër Sistemin Parandalues të Don Boskos, që ti ndihmojnë të rinjve të bëhen “qytetarë të ndershëm dhe të krishterë të mirë”. Të shtyrë nga karizma saleziane që ata kishin njohur në momente të ndryshme të jetës së tyre - disa nga vegjëlia, disa nga famullia, e disa të tjerë si rezultat i punës së tyre në Qendrën “Don Bosko” në Prishtinë, nëntë Bashkëvepruesit e parë Salezian nga Kosova kishin filluar ecjen e tyre përgatitore në vitin 2013 me Don Matteo di Fiore, e më pas kanë vazhduar me Don Tomë Mihaj. Betimi i thënë me zë të lartë nga nëntë Bashkëpunëtorët e rinj, dhe dëshmia e lexuar nga njëra ndër Bashkëpunëtorët emocionuan gjithë të pranishmit. Falënderojmë Zotin që e pasuroi Familjen Saleziane në Kosovë edhe me një grup të ri. ₪

Page 22: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Quhem Giuseppe Liano. Jam salezian i don Boskos ende në formim dhe vij nga Guatemala. Aktualisht jam në vitin e nëntë

të përgatitjes për meshtari dhe jam duke bërë vitin e asistencës, përvojës baritore në Gjilan, në Qendrën Don Bosko.

Fëmijëria ime ka qenë një periudhë e bukur. Shpesh herë shkoja me shokët e mi për të vallëzuar dhe për të luajtur futboll. Studioja, shikoja televizor dhe kaloja kohën duke chat-uar dhe duke folur me ta. Gjithmonë më ka pëlqyer jeta shoqërore dhe kërkoja një mënyrë për të gjetur një ide, një propozim i cili do më ndihmonte të shndërroja ambientin që më rrethonte në një ambient pozitiv. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Shumë kush nuk e pyet veten kurrë cili është kuptimi i jetës së tij dhe nuk kuptojnë kur ju flas për projektin e jetës. Për fat të keq ka shumë të rinj që nuk ëndërrojnë më, që nuk dinë çfarë të bëjnë, apo si të jenë dobishëm për botën, si të lënë gjurmët e tyre në histori apo në zemra të njerëzve. Unë i kam bërë vetës këtë pyetje dhe në këtë ‘sëmundje’ kam gjetur një përgjigje: ëndërroj që të ndihmoj të rinjtë të ëndërrojnë, të ndërtojnë jetën e tyre në të mirë, në lumturi.

Kështu e kam zbuluar thirrjen time, ndërkohë që po angazhohesha në famullinë e Zojës Ndihmëtare në Guatemala. Pasi e përfundova shkollën e mesme dhe fillova fakultetin, u binda se jeta ime nuk duhet të kalonte pas një tryeze të punës por në oborr, në shërbim të të rinjve. Kjo gjë më bënte vërtetë të lumtur.

GIUSEPPE LIANOnjë misionar nga Guatemala

për Gjilanin

Giuseppe Liano

22 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 23: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Fillova përgatitjen në Nikaragua. Atje kam bërë një vit shërbim si vullnetar dhe më pas kam hyrë në seminar (aspirantat) në vitin 2009. Më 18 dhjetor 2010 kam bërë kushtet e para si salezian dhe nga ajo ditë i kam dhuruar jetën time Kongregatës saleziane, si përgjigje dashurisë së Zotit për mua dhe për çdo të ri.

Një ndër ëndrrat e don Boskos ishte që të ndihmonte të rinjtë në gjithë botën. Në vitin 1875 një grup i vogël i salezianëve u nisën nga Genova për në Argjentinë dhe nga ai moment, çdo vit nga Torino niset një grup nëpër botë, për të vazhduar punën dhe misionin me të rinj.

Ndërkohë që po studioja filozofinë kam zbuluar se edhe unë kisha dëshirë të bëhesha pjesë e ëndrrës misionare të don Boskos. I kërkova eprorëve të mi që të bëhesha misionar dhe ata më pranuan. Pas

një procesi të studimit, të punës dhe të lutjes, vitin e kaluar në Torino, u nisëm si misionar 24 salezianë nëpër vendet e ndryshme të botës.

Për mua Hyji ka zgjedhur Shqipërinë dhe Kosovën. Që nga momenti që kam mbërritur këtu, shumë të rinj më kanë pyetur pse e kam bërë këtë zgjedhje, pse e kam lënë familjen dhe vendin tim për të ardhur këtu në Gjilan.

Kur më pyesin kështu, unë gjithmonë buzëqeshi dheu përgjigjem duke u thënë se të rinjtë janë vendi im dhe familja ime. E kam bërë këtë zgjedhje sepse unë u përkas atyre, sepse t’u shërbej atyre është gëzimi më i bukur i jetës sime.

Të jesh misionar, për ne salezianët do të thotë t’i hapësh zemrën mëshirës së Zotit. Do të thotë të rrezikosh gjithçka, por të fitosh gjithçka në lumturinë e bashkëndarë me të rinj e me bashkëvëllezër.

Të gjesh vetën tënde në Zotin. Është sikur të drejtosh lumin e jetës sate drejtë pafundësisë së oqeanit. Do të thotë të vendosësh pikën tënde në det, siç thoshte Nënë Tereza. ₪

22 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 24: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

don Dominik Qerimi

Historia e pranisë saleziane në Gjilan ka nismën e saj në vitin 2001. Në atë vit,

Ipeshkvisë së Kosovës iu dërgua një letër e nënshkruar nga 163 “intelektual” banorë të Gjilanit, të gjithë të “besimit islam”, përmes së cilës kërkohej ndërtimin e një kishe katolike në Gjilan, për hir të ‘historisë’, për hir të pranisë së ndërkombëtarëve në Kosovë dhe Gjilan, për hir të faktit se Gjilani kishte 4 kisha ortodokse, shumë xhami dhe nuk kishte asnjë kishë katolike.

Ipeshkvia vendosi të mos bënte një kishë por, përmes Familjes Kolping dhe Karitasit, të hapte një qendër kulturore. U caktua vendi dhe filloi ndërtimi i qendrës të titulluar “Shtëpia e Paqes”.Projekti dështoi, për shkak të problemeve ekonomike mes investitorit dhe përgjegjësve të projektit me firmën e ndërtimit. Ndërtimi u ndalua në vitin 2003, duke lënë objektin vetëm të filluar dhe të pa përfunduar katin e parë. Ipeshkvia u angazhua me një firmë tjetër për të përfunduar katin e parë dhe për të vendosur një mbulojë të përkohshme. Caktuan edhe dy roje për të mbikëqyrur ambientin. Nga ai moment e pas, deri në shtator 2009, në hapësirën e kësaj qendre nuk është bërë asnjë aktivitet, asnjë punë dhe asnjë investim tjetër, meqë edhe Familja Kolping u tërhoq nga projekti. Nga 2003 deri në 2009, pjesa e ndërtesës së kryer pësoi shumë dëmtime për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Rreth vitit 2007, Rektori

Madhor, don Pasqual Chavez, eprori gjeneral i Kongregatës saleziane, i kërkoi inspektorisë që mos të mbyllej në veprat që kishte në hapësirën shqipfolëse, por të planifikonte një zgjerim.Ndërkohë Ipeshkvia e Kosovës (Administrata apostolike e Prizrenit), ishte në kërkim të vazhdueshëm të dikujt që të merrte përsipër këtë vepër, në veçanti një bashkësi rregulltare së cilës t’i besohej vazhdimësia e këtij projekti.Nga viti 2007 e pas, Ipeshkvia e Kosovës kishte kontaktuar salezianët duke propozuar që të merrnin veprën e Gjilanit.Në atë periudhë Inspektoria saleziane e Italisë së Jugut “i Lumi Michele Rua”, me seli në Napoli, nga e cila varet veprimtaria saleziane në Shqipëri dhe Kosovë, kishte filluar të shqyrtojë opsionet e mundshme të hapjes së një bashkësie të re. Nga Komuna e Gjilanit, këshilli komunal i së cilës kishte vizituar edhe veprën e Prishtinës, dhe me kërkesën e salezianëve, në

BIJTË E DON BOSKOS edhe në Gjilan

24 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 25: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

rast se Qendra “Don Bosko” do merrte përsipër këtë vepër për të hapur një shkollë të ngjashme me atë të Prishtinës, kishte premtuar dhënien e një territori prej rreth 1 hektari, përveç hapësirës që tashmë ishte e dhënë.Në tetor të vitit 2008, me rastin e kushtimit të Kishës së Zojës Ndihmëtare në Tiranë, Këshilltari rajonal don Pierfausto Frisoli, erdhi në Shqipëri dhe më pas vizitoi edhe Kosovën për të vlerësuar gjendjen. Pasi opsionet tjera kishin rënë poshtë mbetej ai i hapjes së një veprimtarie të re në Gjilan. Pas vizitës në Kosovë, takimit me ipeshkvin, me Komunën, Don Frisoli u orientua që të hapte një veprimtari të re në Gjilan. Tre ndër arsyet e forta të këtij vendimi: këmbëngulja e Ipeshkvisë dhe kërkesa e Komunës së Gjilanit, përmes ‘peticionit’ dhe përmes kuvendit komunal; prania e numrit shumë të madh të të rinjve në qytetin e Gjilanit; dhe prania e familjeve ‘kriptokatolike’ në Gjilan dhe në rrethinën e tij.Në qershor u caktuan dy salezianë për fillimin e veprimtarisë së re: don Dominik-Skender Qerimi, drejtor i veprës saleziane të Tiranës dhe don Oreste Valle, që në atë kohë gjendej në Prishtinë.

Në korrik 2009, Inspektoria dërgoi një grup misionar (një salezian dhe 5 të rinj) që në bashkëpunim me bashkësinë saleziane dhe animatorët e Prishtinës, të organizonte një përvojë 4 ditore të Lojërave verore në Gjilan. Në këtë aktivitet u përfshinë një grup i të rinjve vullnetarë nga ana e Komunës së Gjilanit dhe një grup fëmijësh nga shkollat e Gjilanit: rreth 150 fëmijë dhe 25 të rinj vullnetarë. Nga data 07 shtator deri më 01 tetor, dy bashkëvëllezërit, me qëndrim të përkohshëm në Prishtinë, vazhduan të shkojnë në Gjilan për të studiuar hapësirën dhe gjendjen. Më 01 tetor 2009, ditën shën Terezës së Jezusit foshnje, pajtores së misioneve, dy salezianët u vendosën me banim në Gjilan, dhe kremtuan meshën e parën në Gjilan në prani të don Dominikut, don Orestes, don Matteo Di Fiore, don Lekë Oroshi, don Gjergj Gjergji, don Kristë Gjergji, diakoni don Kastriot Idrizi-Gjoni. Me këtë rast u bë edhe bekimi i shtëpisë. ₪.

...vazhdon në numrin tjetër.

24 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 26: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Qendra Social-edukative «don BoSko»

Shkollë -ShkoLLë fiLLore dhe e meSme e uLët -gjimnaz i përgjithShëm

-Lice eLektroteknik: Drejtim Informatik & TelekomunikacionFormimim Profesional trajnime profeSionaLe të ndryShme

Orator-Qendër Rinore

SALEZIANËT E DON BOSKOSgjysmë shekulli prani në Prishtinë

Prania saleziane në territorin e Kosovës i ka rrënjët shumëvjeçare: ajo daton nga viti 1938. Salezianët e parë nga Sllovenia u vendosën

në Ferizaj, ku dhe qëndruan deri në vitin 1963. Prej vitit 1963 deri me 1967 salezianët ishin në Janjevë dhe prej atje shërbenin edhe në Prishtinë. Në Prishtinë salezianët u vendosën përfundimisht në vitin 1967, për ti dhënë fillimin famullisë dhe kishës së vetme katolike të Shën Atonit. Salezianët vepruan në famullinë e Shën Antonit deri në vitin 2009. Në këtë vit famullia i dorëzohet Ipeshkvisë së Kosovës nga ana e Kongregatës Saleziane. Famullitarët që punuan në kohëra të vë shtira dhe që kanë një meritë të madhe në përhapjen e karizmës saleziane janë: Don Zef Gashi, i cili ka vepruar nga viti 1970-1991; Don Nosh Gjolaj, nga viti 1991-2006 dhe Don Lekë Oroshi në vitet 2006-

2009. Ideja e hapjes së Qendrës “Don Bosko” në Prishtinë buron nga dëshira për të vazhduar aktivitetet e përkrahjes dhe ndihmës së dhënë të shpërngulurve kosovarë pas përvojës së dhimbshme të pritjes së 1.200

refugjatëve në Qendrën “Don Bosko” në Tiranë, në pranverën e vitit 1999. Me vendimin e superiorëve nga Italia salezianët erdhën në Kosovë, duke hapur një Qendër për aftësimi profesional. Salezianët, gjatë këtyre viteve, kanë ofruar edukim dhe vlera sipas sistemit parandalues të Don Boskos për të

gjithë pa dallim feje, race, gjinie, gjuhe dhe duke pasur si qëllim për të mirën e përbashkët për gjithë popullatën, duke favorizuar veçanërisht shërbimin te të rinjtë të cilët janë përfituesit e parë të misionit edukativ të salezianëve.Në shtator 2001 superiorët nga Italia më emëruan si përgjegjës të projektit të “Don Boskos” në Prishtinë. Pas një pune të lodhshme, së bashku me shoqatën italiane VIS (Vullnetarë Ndërkombëtarë për Zhvillim) arritëm që të përgatitemi për të vënë themelet. Kështu, me 28 nëntor 2001, u realizua vendosja dhe bekimin e gurthemelit të Qendrës Social-Edukative “Don Bosko”, në Prishtinë. Salezianët kanë vepruar edhe me tutje në famulli edhe pas hapjes së Qendrës “Don Boskos” deri në vitin 2009, kur u vendosën përfundimisht në godinën e re të Qendrës “Don Bosko”. Me 07 tetor 2003 u bë hapja dhe bekimi i Qendrës “Don Bosko”. Lutjen e bekimit e udhëhoqi Ipeshkvi Imzot Mark Sopi, prerjen e shiritit dhe hapjen e bëri presidenti i Kosovës Dok. Ibrahim Rugova dhe Atë Örder, nga Prokura misionare saleziane e Bonit. Në këtë vit u themelua edhe bashkësia rregulltare saleziane e kushtuar Shën Domenik Savios me seli në “Don Bosko” dhe me drejtor Don Javier Ramirez Sanz. Përveç drejtorit, bashkësia përbëhej edhe nga Francesco Gippetto dhe unë. Kjo prani e re e Kishës, si realitet “edukativ”, u mirëprit nga të gjithë, nga institucionet civile, shtetërore dhe ndërkombëtare. Në vitet e para, 2003-2006, Qendra filloi me kurset e aftësimit profesional. Nga shtatori i vitit 2006 u emërua drejtor i ri, i Qendrës “Don Bosko”, Don Matteo di Fiore. Në atë kohë bashkësia

26 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 27: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

don Izidor Lukic

saleziane përbëhej nga Don Matteo, Don Izidor Lukic, Francesco Gippetto, Don Lekë Oroshi dhe Don Oreste Valle. Në vitin 2007 aktivitetet u zgjeruan me Liceun Elektroteknik, me drejtimet Informatikë dhe Telekomunikacion. Në vitin 2008 u bë bekimi dhe hapja e pjesës lindore, nga Ipeshkvi Imzot Don Gjergji dhe ministri i arsimit z. Enver Hoxha dhe me këtë kompletohet godina. Në shtator të viti 2013 u hap edhe Gjimnazi i Përgjithshëm. Ndërsa nga shtatori i vitit 2014 e deri sot bashkësia saleziane përbëhet nga Don Izidor Lukic, drejtor i bashkësisë, Don Tomë Mihaj dhe Don Pavlin Zefi. Po ashtu në të njëjtën kohë u hap edhe Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët. Sot në shkollën “Don Bosko” vijojnë mësimin rreth 700 nxënës. Në tetor të vitit 2014 R e k t o r i M a d h o r inauguroi Palestrën S p o r t i v e “ D o n Bosko”. N d ë r s a nga viti 2015 është në ndërtim objekti i ri i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët e cila do të plotësojë kompleksin e objekteve shkollore të Qendrës. Në këto vite është punuar shumë për të gjetur, jo vetëm mënyrën e ndërtimit të kësaj Qendre, por mbi të gjitha për të zhvilluar aktivitetet që karakterizojnë natyrën dhe identitetin e Projektit Edukativ dhe Baritor Salezian të Qendrës.Sot veprojmë në tri fusha, brenda të cilave Qendra “Don Bosko” është duke realizuar aktivitetet edukative dhe baritore, ato janë:- Fusha Shkollore: Gjimnazi i Përgjithshëm, Liceu Elektroteknik: me drejtim informatikë dhe

telekomunikacion dhe Shkolla fillore dhe e Mesme e Ulët.

- Fusha e Formimit Profesional: Trajnime profesionale në fusha të ndryshme.- Fusha e kohës së lirë: Oratori-Qendra Rinore, tipike saleziane.Qendra ka si model frymëzimi Shën Gjon Bosko, themeluesi i Veprës Saleziane. Don Bosko, i cili lindi në Torino me 16 gusht 1815, dhe qe për të rinjtë atë, mik dhe mësues, na mëson se zhvillimi i çdo shoqërie duhet të fillojë me edukimin e të rinjve. Ai thoshte: “Nuk mjafton që t’i duam të rinjtë, por është e nevojshme që ata të kuptojnë që ne i duam”. Nuk mjafton që të flasim për të rinjtë, por është e nevojshme që të krijojmë kushtet e

nevojshme edukimi për t’iu përgjigjur nevojave të jetës së tyre, të cilat janë

shpirtërore, më parë se të jenë ekonomike dhe materiale.

Këto qëllime janë shumë mirë të shprehura edhe

në Statutin e Shoqatës «Qendra Social-Edukative “Don Bosko”». Rëndësia e kësaj Vepre të madhe edukative dhe p r o f e s i o n a l e është bashkësia edukative baritore, e së cilës, bashkësia

rregulltare saleziane është bërthama

kryesore për mishërimin e karizmës

saleziane në Kosovë. Ajo është familja e madhe

e personave që, edhe pse të ndryshëm dhe të veçantë, e gjejnë

veten të bashkuar rreth të njëjtit shpirt dhe të njëjtit projekt edukativ të Qendrës

“Don Bosko”. Kjo bashkësi edukative është e përbërë nga salezianë dhe laikë bashkëveprues, nga profesorë dhe nxënës, meshkuj dhe femra të përkatësive të ndryshme etnike, fetare dhe kulturore. Do e përmbyllja këtë artikull me nja thënie te Don Boskos që u drejtohet te gjithëve e sidomos të rinjve tanë: “Vepro sot në një mënyrë të tillë që nuk duhet të skuqeni nesër”. ₪

Shkurt 2016 | 2726 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 28: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

bashkësia saleziane e shkodrës “VALDOCCO” E SHQIPËRISË!Bashkësia Saleziane e Shkodrës i ka fillimet e veta në vitin

1991 kur një grup salezianësh, të dërguar nga Rektori Madhor vijnë për herë të parë për të parë gjendjen në

Shqipëri, e vijnë pikërisht në Shkodër. Me 24 shtator 1992 arrin bashkësia e parë SDB në Shkodër, jo në një strukturë të mirëfilltë por në shtëpinë e z. Zef Buka, që bëhet “Shtëpia Pinardi” e Shqipërisë. Kreu i kësaj “ekspedite” të parë saleziane është Don Michele Gentile. Në ato ditë bëhet paraqitja zyrtare e salezianëve në dioqezë nga nunci apostolik i atëhershëm Ivan Dias. Në nëntor 1992 bëhet dekreti për themelimin e Institutit Katekstik Kombëtar që i besohet pikërisht kësaj bashkësie saleziane. Në dhjetor të këtij viti, bashkësia vendoset në ish-Konsullatën Italiane, dhe në vitin 1993 bëhet përurimi zyrtar i bashkësisë

saleziane në Shkodër. Në vitin 1997 Rektori Madhor i atëhershëm viziton Shkodrën, inauguron Institutin Katekistik, dhe në maj të këtij viti kësaj bashkësie i besohet Famullia e Bërdicës e famullitari i parë do të jetë don Zef Gashi. Me 8 shtator 1997 fillojnë vitin e noviciatit, 5 novicët e parë shqiptarë të cilët bëjnë Kushtet e Para me 8 shtator 1998 në duart e Rektorit Madhor. Në vitin 2000 bëjnë premtimin e tyre

don Bledar Huba

Shkurt 2016 | 2928 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 29: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

oratori

DON BOSKOshkodër

4 Salezianët Bashkëveprues të parë, në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë. Me 8 shkurt 2003 do të jetë kushtimi i Kishës “Shën Gjon Bosko” në praninë e Rektorit Madhor don Pasqual Chavez. Me 31 dhjetor 2004 bashkësia e Shkodrës lë përfundimisht selinë e ish konsullatës italiane për t’u vendosur aty ku aktualisht ndodhet. Këto janë disa etapa historike të kësaj bashkësie, për të mos humbur, kujtesën, një pemë e madhe ka nevojë për rrënjë të fuqishme, për t’u projektuar në të ardhmen nuk mund të harrojmë të kaluarën. Aktualisht bashkësia saleziane përbëhet nga 5 bashkëvëllezër. Dy shqiptarë, dy vietnamezë, dhe një slloven. Kisha Don Bosko është e frekuentuar nga familje e të rinj nga qyteti i Shkodrës, dhe zhvillon një aktivitet të gjallë baritor. Në Shkodër, është qendra e orientimit thirror, do të thotë, mundësia e shoqërimit të atyre të rinjve që dëshirojnë të ndjekin thirrjen saleziane. Edhe sot, ashtu si në vitet e kaluara, Shkodra mbetet “djepi i salezianëve shqiptarë”. Konvikti për djem është një aktivitet tjetër i Qendrës Don Bosko, janë të pranishëm mbi 40 djem nga zonat ë ndryshme që jetojnë me bashkësinë saleziane e frekuentojnë shkollat e ndryshme të qytetit. Kurset profesionale vazhdojnë aktivitetin që prej vitesh, me kurse hidraulikësh e elektricistësh. Oratori zhvillon aktivitetin e vet në formimin njerëzor e shpirtëror të të rinjve, me propozime të ndryshme edukative: grupet e formimit, katekeza, kurset e gjuhëve, sportet e ndryshme, oborri me lojën e lirë etj. Frekuentohet nga rreth 500 fëmijë e të rinj gjatë vitit, e pastaj gjatë verës ofrohen momente kampesh sipas grup moshave të ndryshme. Duke shpresuar t’i mbetemi besnikë Don Boskos, u urojmë salezianëve të Shkodrës të vazhdojnë misionin e tyre

për lavdinë e Zotit e për shpëtimin e të rinjve. ₪

Shkurt 2016 | 2928 Don Bosko | Lajmëtari Salezian

Page 30: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

Don Bosko shpesh u thoshte të rinjve: “Mjafton që të jeni të rinj, që unë t‘ju dua shumë”, apo: “Çdo frymëmarrje

dhe të gjitha forcat e mia janë dhe do të jenë gjithmonë në shërbim të të rinjve” dhe “Këtu, me ju, unë ndjehem mirë”.

Mjafton të jeni të rinj, që unë t’ju dua shumë

don Matteo di Fiore

Filozofia bazë e punës sonë edukative është: të ndihmojmë të rinjtë të rriten në trup, mendje dhe shpirt, dhe kjo do të thotë: fizikisht, moralisht dhe shpirtërisht.“

Sektorët e Qendrës “Don Bosko”

Shkolla FilloreShkolla e Mesme: Drejtim i Përgjithshme dhe Porfesional Qendra e Formimit ProfesionalOratori-Qendra RinoreQendra Ditore për fëmijët “Rom”Famullia Shërbimet e Caritas-it dhe ndihmës socialeVepra Baritore në Breglumas

Këto fjalë të Shën Gjon Boskos, themelues i Shoqërisë Saleziane, janë ato që e mbështesin dhe e karakterizojnë punën edukative dhe baritore të ne Salezianëve, punonjësve, dhe të rinjve që punojmë në Qendrën “Don Bosko” në Tiranë. Fëmijët, të rinjtë, janë arsyeja dhe qëllimi i të qenit edukator sipas mënyrës së Sistemit Parandalues të Don Boskos. Mjedisi familjar, disiplina, respektimi i rregullave, marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit, momente festive dhe pune, karakterizojnë Qendrën tonë. Mjedisi ynë, është një mjedis pozitiv, i cili i bën mirë kujtdo që jeton brenda dhe atyre që vijnë nga jashtë. Kushdo që hyn në Qendër e reflekton këtë: “Sapo kalojmë rrugën dhe jemi në hapësirat e Qendrës, menjëherë thithim një ajër të pastër; sytë tanë çlodhen duke parë një mjedis të gjelbër dhe të pastër, shpirti ynë ëmbëlsohet dhe dehet nga paqja”. Në realitet, ne salezianët dhe bashkësia jonë edukativo-baritore, i japim vlera të mëdha mikpritjes, gëzimit, bukurisë dhe bashkëpunimit; aspekte këto që karakterizojnë çdo mjedis salezian, e për këtë arsye edhe të Qendrës sonë “Don Bosko” në Tiranë. Shoqëria Saleziane e Don Boskos mbërriti në Shqipëri, në Shkodër, në shtator të vitit 1992, dhe nga viti 1993 ka filluar

Salezianët e Don Boskos në Tiranë veprojnë menjëherë që pas rënies

së diktaturës. Drejtori i Qendrës Don Bosko Don Matteo di Fiore, pas më shumë se dy dekada pranie, tregon sekretin e punës edukative baritore.

Page 31: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016

aktivitetet në Tiranë. Toka mbi të cilën është ndërtuar Qendra Sociale “Don Bosko” në Tiranë, ishte një fushë e mbushur me bunkerë. Mjedisi shoqëror në të cilin ajo është e vendosur, është popullor, nga klasa e mesme dhe e varfër; është një mjedis ndëretnik dhe ndërfetar.Qendra “Don Bosko”, për vite me radhë, ka qenë një referencë për trajnimin profesional dhe vëmendjen ndaj botës së punës, e vlerësuar shumë nga autoritetet dhe nga popullsia shqiptare. Të shumtë janë të rinjtë që aktivizohen në kurset e Qendrës “Don Bosko” e tani kanë hyrë në botën e punës si: hidraulikë, elektricistë, animatorë social, sekretare të kompanive, rrobaqepëse, muratorë.Një prej fryteve më domethënëse të punës sonë si formim profesional është ndërmarrja sociale e punës “YAPS”, që sot, u jep punë 112 të rinjve të shtresës sociale të varfër dhe të papunë.Vit pas viti janë zhvilluar aktivitetet me të njëjtin qëllim: për të trajnuar dhe edukuar të rinjtë, fëmijët dhe adoleshentët, me vëmendje të veçantë ndaj grupeve në nevojë, të rriten si qytetarë të ndershëm dhe besimtarë të mirë. Këto janë objektivat e Shoqërisë Saleziane të Don Boskos, e pranishme në të gjithë botën. Për ta, janë ndërtuar laboratorë, klasa, terrene sportive, Kisha; janë gjetur mjete efikase dhe efektive e janë organizuar aktivitete dhe kurse për rritjen kulturore, etike dhe profesionale.Sektorët e aktiviteteve të zhvilluara gjatë këtyre viteve e deri më sot, shumë funksionalë, janë si më poshtë: Shkolla Fillore; Shkolla e Mesme, me drejtim të përgjithshëm dhe profesional; Qendra e Formimit Profesional; Oratori-Qendra Rinore; Qendra Ditore, për fëmijët e varfër me etni “Rome”; Famullia “Zoja Ndihmëtare”, me shërbimet e

Karitas-it e të ndihmës sociale dhe Vepra Baritore në zonën e

Breglumasit.Të gjitha aktivitetet tona dhe ndërhyrjet edukative janë cilësore, sepse kryhen me profesionalizëm dhe përgjegjësi, me programet e duhura, me një ndjenjë të fortë të punës në ekip, duke u kërkuar të rinjve të rriten duke kultivuar përkushtimin, rregullin, pasionin, shpresën për një të ardhme më të mirë.Filozofia bazë e punës sonë edukative është: të ndihmojmë të rinjtë të rriten në trup, mendje dhe shpirt, dhe kjo do të thotë: fizikisht, moralisht dhe shpirtërisht. Është një formim tërësor që realizohet kur rritesh në një marrëdhënie të mirë, në liri të vërtetë, në bashkimin e trupit dhe shpirtit, në dashurinë e vërtetë për Zotin, kundrejt vetes dhe të tjerëve. Kjo përvojë e bashkimit dhe e përkushtimit, shmang çdo formë të diskriminimit, është sigurisht një shembull i mirë për shoqërinë civile dhe fetare në Shqipëri. Në këto kohë, të karakterizuara nga konfliktet, luftërat, nevoja për të punuar, ligjshmëria, të drejtat dhe detyrimet, po bëhet gjithnjë e më i nevojshëm angazhimi dhe dëshmia e institucioneve pozitive që edukojnë dhe punojnë në frymën e paqes, vëllazërisë dhe drejtësisë.Falënderojmë Zotin dhe të gjithë salezianët që kanë punuar në këto 23 vite, në Qendrën “Don Bosko” në Tiranë. Për këtë duam të vazhdojmë edhe për shumë vite të tjera të punojmë duke vendosur procese dhe duke rinovuar strukturat dhe mjetet, derisa akoma dhe më mirë, ne të mund të jemi në shërbim të të rinjve më në nevojë dhe të varfër. Shën Gjon Boskos, atit, mësuesit dhe mikut të të rinjve, mes tyre i më të varfërve, ia besojmë ecjen e Veprës së Tiranës me projektin e saj Edukativo B a r i t o r e Saleziane. ₪

Page 32: Lajmëtari Salezian Shkurt 2016