16
BRENDA PËR BRENDA Vlerësohet lartë puna e zyrës regjionale në Prizren 9 Rezultati i anketës së mbajtur në QKMF Kaçanik FAQE 12 T R I B U N A BULETIN INFORMATIV NR. 02 SHKURT, 2012 TË FUNDIT Kujdesi primar në Priz- ren nuk respekton Kon- tratën Kolektive, madje as Ligjin e punës Monitorimi I QMF 3 në Pejë Realizohet takimi me drejtorin e QKMF- Prishtinë Drejtori shëndetësor I Komunës së Prishtinës premton bashkëpunim me sindikatën e QMF- Prishtinë Sindikale FSSHK Reaksioni i (pa)mundshëm i klasës punëtore në Kosovë FAQE 8 Mbështetur nga: Profili i QKMFPrizren 5 REVISTË MUJORE MBI TRANSPARENCËN DHE LLOGARIDHËNIEN PUBLIKE TË INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE PUBLIKE TË KOSOVËS GRUPI PUNUES PËR DIALOG SOCIAL PËRFUNDOI TAKIMETTANI, REKO- MANDIMET

TRIBUNA, SHKURT 2012

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TRIBUNA, SHKURT 2012

B R E N D A P Ë R

B R E N D A

Vlerësohet lartë puna e

zyrës regjionale në

Prizren

9

Rezultati i anketës së mbajtur në QKMF Kaçanik

FAQE 12

T R I B U N A B U L E T I N I N F O R M A T I V

N R . 0 2

S H K U R T , 2 0 1 2

TË FUNDIT

Kujdesi primar në Priz-

ren nuk respekton Kon-

tratën Kolektive, madje

as Ligjin e punës

Monitorimi I QMF –3 në

Pejë

Realizohet takimi me

drejtorin e QKMF-

Prishtinë

Drejtori shëndetësor I

Komunës së Prishtinës

premton bashkëpunim

me sindikatën e QMF-

Prishtinë

Sindik

ale FSSHK

Reaksioni i (pa)mundshëm i klasës punëtore

në Kosovë FAQE 8

Mbështetur nga:

Profili i QKMF—Prizren 5

REVISTË MUJORE MBI TRANSPARENCËN DHE LLOGARIDHËNIEN

PUBLIKE TË INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE PUBLIKE TË KOSOVËS

GRUPI PUNUES PËR DIALOG SOCIAL

PËRFUNDOI TAKIMET—TANI, REKO-

MANDIMET

Page 2: TRIBUNA, SHKURT 2012

F A Q E 2

T R I B U N A sin

dikale

Përfunduan takimet e Grupit Punues me

drejtorët shëndetësor të KomunaveTAKI-

Në vazhdën e aktivitetit të GP-së për dialog social, kanë përfunduar takimet me

drejtorët shëndetësor të komunave të Kosovës me të cilët është diskutuar krye-

sisht zbatimi I Kontratës kolektive sektoriale (KKS) dhe sfidave që ballafaqohet

kujdesi parësor I shëndetësisë. Në suazën e aktiviteteve të Grupit për dialog

social në sektorin e shëndetësisë, pas vizitave dhe takimeve të realizuara me

menaxhmentet e institucioneve shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor, si

dhe me përfaqësuesit sindikal të këtyre institucioneve, janë realizuar gjithsej 7

(shtatë) takime me Drejtorët Komunal për shëndetësi të të gjitha komunave të

Kosovës, me përjashtim të disa komunave që për shkaqe vetanake nuk kanë

qenë të pranishme në këto takime. Në këto takime gjithashtu kanë marr pjesë

edhe përfaqësuesit sindikal të qendrave të mjekësisë familjare, brenda secilit

regjion në të cilin është mbajtur takimi.

GP-ja për dialog social, parimisht ka konkretizuar qëllimin e këtyre takimeve në

drejtim të evidentimit të zbatimit të Kontratës Kolektive Sektoriale (në vazhdim KKS) në shëndetësi, duke përfshirë këtu përparësitë, problemet dhe sfidat me të

cilat ballafaqohen menaxhmentet e këtyre institucioneve, si dhe organizatat

sindikale në këto institucione. Gjithashtu, janë diskutuar edhe çështjet të tjera që

ndërlidhen me bashkëpunimin e menaxhmenteve dhe përfaqësuesve sindikal në

institucionet e kujdesit parësor shëndetësor. Qëllim tjetër i këtyre takimeve ka

qenë që, edhe Ministria e Shëndetësisë, ashtu dhe Federata e Sindikatave të

Shëndetësisë së Kosovës, të jenë më afër problematikës në terren, gjë e cila ka

munguar për vite me radhë.

Me qëllim që këto takime të kenë efekt gjithëpërfshirës, si dhe takimet të jenë të përshtatura me

shtrirjen gjeografike dhe organizative të pushtetit lokal, i cili është i rregulluar me Ligjin mbi

vetëqeverisjen lokale, e ku sipas këtij ligji komunat kanë kompetencë që të menaxhojnë

institucionet e shëndetësisë primare, GP-ja ka sistemuar takimet sipas ndarjes regjionale në shtatë

(7) regjione të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, GP-ja ka organizuar vizitën nëpër

regjione duke organizuar takimin e të gjitha komunave brenda regjionit përkatës, sipas këtyre

orareve:

1. Regjioni i Mitrovicës -13/12/2012

2. Regjioni i Pejës - 24/01/2012

3. Regjioni i Gjakovës - 19/12/2012

4. Regjioni i Gjilanit - 23/12/2012

5. Regjioni i Prishtinës - 03/02/2012

6. Regjioni i Prizrenit - 23/02/2012

7. Regjioni i Ferizajt - 04/03//2012

Page 3: TRIBUNA, SHKURT 2012

GP-ja për dialog social në sektorin e shëndetësisë, sipas takimeve të realizuara me drejtorët shëndetësor të komunave

të Republikës së Kosovës, nga të gjitha bisedimet që janë realizuar sipas programit, sjellë këto rekomandime për

partnerët social në sektorin e shëndetësisë:

Është evidentuar qartazi një disharmoni e zbatimit të KKS-së, në mungesë të një forme të unifikuar të zbatimit të

saj. GP-ja konkludon se është e nevojshme nxjerrja e një akti nënligjor nga Ministria e Shëndetësisë, me të

cilin do të konkretizohej obligimi për zbatimin e KKS-së edhe nga pushteti lokal, i cili sipas dispozitave

ligjore në fuqi ka kompetencë për menaxhimin e kujdesit parësor shëndetësor.

Keqinformimi dhe keqinterpretimi i statusit të akteve nënligjore në korrelacion me aktet ligjore dhe KKS-në,

paraqet çalim në zbatimin e KKS-së, duke i dhënë suprimim dispozitave të akteve nënligjore kundrejt atyre

ligjore dhe të KKS-së. Problemi konkret paraqitet tek interpretimi i pagesës së kujdestarive dhe mundësisë së

kompensimit të punës me ditë të lira, gjë që është në kundërshtim me KKS-në, parimisht, dhe me Ligjin e

punës, nga se sipas dispozitave të nenit 56 paragrafit 4 dhe 5 të Ligjit të punës, vetëm me vullnetin e të

punësuarit mund të bëhet kompensimi në ditët e lira, si dhe për këtë mund të bëhet vetëm për një pjesë punës

së kryer sipas benificioneve të parapara me ligj, ku duhet të ketë bazë juridike në aktin e brendshëm të

punëdhënësit dhe kontratën individuale të punës. Për derisa, KKS-ja nuk e parasheh këtë mënyrë të

kompensimit në ditë të lira. GP-ja rekomandon që përmes shkresës zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë të

sqarojë këtë çështje për të gjitha drejtorit komunale për shëndetësi.

Po thuaj se në të gjitha takimet me drejtorët shëndetësor, është shprehur një keqkuptim lidhur me shfrytëzimin e të

hyrave vetanake të komunave, ku sipas interpretimit të tyre, vetëm mjetet vetanake të kujdesit parësor mund të

përdorën për kompensimin e kujdestarive, e jo edhe të hyrat vetanake të komunës përkatëse. Në këtë drejtim,

në pajtim me dispozitat e nenit 21 paragrafi 1 të Ligjit mbi menaxhimin e financave të pushtetit lokal, është

specifikuar se vetëm të hyrat vetanake nga kujdesi parësor shëndetësor duhet të përdorën për nevojat e

institucionit shëndetësor përkatës, gjë që nënkupton se mjetet vetanake të këtyre institucioneve nuk mund të

përdoren për destinim tjetër. Me këtë nuk nënkuptohet se të të tjera vetanake nuk mund të ekzekutohen për

nevojat e kujdesit primar, nga se një gjë e tillë nuk është precizuar me ligjin në fuqi.

Problem permanent paraqitet edukimi i vazhdueshëm i stafit të inferrmierisë për shkak të mungesës së kapaciteteve

humane për t’i mbuluar të punësuarit që angazhohen në këtë program, nga se sistemimi i të punësuarve për t’i

zëvendësuar për kohën sa ndjekin edukimin e vazhdueshëm cenon të drejtat e të punësuarve të tjerë, të cilat

janë të garantuara me nenin 8 të KKS-së mbi sistemimin e të punësuarve në institucionet shëndetësore. GP-ja

rekomandon që të shqyrtohet dhe të rekomandohet nga ana e MSH-së rimodelimi i këtij programi në drejtim të

mos-shkëputjes së plotë nga orari i punës apo gjysmë orari për shkak të vijimit të programit të edukimit të

vazhdueshëm nga ana e stafit infiermerikë. Programi të konceptohet mbi bazën e trajnimeve ditore dhe mbi

bazën e shkrutimit të programit nga periudha gjashtë mujore në periudhë tre mujore.

Sipas ankesave të evidentuara nga Drejtorët shëndetësor të komunave, GP-ja rekomandon për riorganizimin e

brendshëm të tyre, duke aluduar në asistencën e MSH-së në formë të këshillimeve për strukturim që duhet të

përfshihet në Statutet e këtyre institucioneve të kujdesit parësor. Kjo asistencë do të duhet të konceptohet duke

mos cenuar kompetencat e komunave që janë të garantuara me ligj dhe akte të tjera normative. Arsyeshmëria e

kësaj nisme bazohet në koncentrimin dhe ngushtimin e përgjegjësisë menaxheriale, pasi që edhe vetë titullarët

e institucioneve shëndetësore ankohen për një përgjegjësi autonome dhe të dekoncentruar, e cila është e

shpërndarë dhe si e tillë paraqet pengesë në menaxhimin e mirëfilltë të institucioneve shëndetësore. GP-ja

është e gatshme që të japë kontributin e duhur për të ndihmuar institucionet shëndetësore për konceptimin dhe

ri-organizimin e brendshëm të tyre.

GP-ja rekomandon që MSH-ja të intensifikon kontaktin me kujdesin parësor shëndetësor, nga se në shumicën e

takimeve të realizuara me titullarët të kujdesit parësor është identifikuar një mirëpritje e kontaktit me MSH-në,

duke potencuar që në të kaluarën MSH-ja nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me këto institucione. GP-ja

është e gatshme që pos qëllimit të kultivimit të partneritetit social në këtë nivel të sistemit të shëndetësisë, të

P A G E 3 S H K U R T , 2 0 1 2

Page 4: TRIBUNA, SHKURT 2012

T R I B U N A sin

dikale

asiston edhe në evidentimin e problemeve dhe pengesave që paraqiten gjatë veprimtarisë

së këtyre institucioneve shëndetësore.

MSH-ja rekomandohet që përmes metodave të komunikimit zyrtar të vërtetohet

partneriteti social në sektorin e shëndetësisë si dhe kompetenca ligjore mbi

organizmin sindikal si çështje e brendshme subjektit sindikal që është e paraparë

edhe me dispozitat e Ligjit pët Organizim sindikal. Arsyeshmëria e këtij

rekomandimi qëndron mbi atë se në disa qendra të kujdesit parësor menaxhmenti

nuk e koncepton lirinë dhe subjektivitetin sindikal, dhe në këtë mënyrë vije deri te

ndërhyrja në çështje sindikale. Me një formulim zyrtar nga MSH-ja, menaxhmenteve

të këtyre institucioneve do t’iu bëhet me dije se i vetmi partner social legjitim në

sektorin e shëndetësisë janë sindikatat anëtare të FSSHK-së, që paraqesin strukturën

e brendshme të saj.

Armend M Shkoza

Mos respektimi i ligjit të punës dhe kontratës kolektive sektoriale janë evidente në

të gjitha institucionet shëndetësore. Ndonjë herë arsyetim është se nuk kanë pasur

dijeni për ligjin apo kontratën kolektive, por në të shumtën e rasteve arsyetim është

se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për respektimin e tyre dhe beneficioneve që i

parashohin këto. Këto shkelje janë më evidente në QKMF-në Prizren, se sa në Spita-

lin Rajonal, por edhe në Spital i kemi shkeljet e shumta.

Shkeljet si mos pagesa me rritje për kujdestari siç e parasheh neni 56 i ligjit të

punës, përfshirja e vetëm disa personave në kujdestari mos pagim i rregullt i kujde-

starive, kontrata shume të mangëta të punës dhe ndryshimin e tyre para skadimit

dhe atë pa pëlqimin e punëtoreve, mos kuotimin e drejt të titujve dhe pozitave të

punës, mos pagimi i rregullt i pushimit të lehonisë dhe disa shkeljet të tjera janë ber

rregulli i QKMF-së në Prizren

.

Së fundi kemi pasur problem me laboratorin e QKMF-së në Prizren, ku pa pëlqimin

e punëtoreve është ber ndryshimi i kontratës së punës e cila është nënshkruar para

tre muajve dhe është dashur të vlej deri me vitin 2013. Ku punëtorëve iu është ulur

rroga baze për gjysme koeficienti, me arsyetim se drejtoria me vetiniciativë iu a ka

rit punëtoreve gjysme koeficienti, për shkak të punës të cilën e kryejnë.

Por pas kërkesës se FSSHK-së, (kinse) për respektimin e ligjit të punës, këta e

bëjnë uljen e këtij gjysëm poeni. Ku pas refuzimit të nënshkrimit të kontratës së

ndryshuar, punëtorët janë kërcënuar me përjashtim nga puna. Ndërsa kjo është ber

“Ligji

është

kompromis

shoqëror

dhe

kulturë e

një

shoqërie,

por

zbatimi i

tij është

kulturë pa

kompromis”

-

Montesquie

F A Q E 4

Kujdesi primar në Prizren nuk respekton Kon-

tratën Kolektive, madje as Ligjin e punës

Page 5: TRIBUNA, SHKURT 2012

me të vetmin qëllim që të bëhet përçarja e FSSHK-së, dhe të bëhet një lloj i presion

pas kërkesave të shumta nga ana e FSSHK-së, për respektimin e ligjit të punës dhe

kontratës kolektive. Pas shumë përpjekjeve të FSSHK-së, në QKMF-në e Prizren nuk

hasim në asnjë mirëkuptim apo shenjë të përmirësimit të gjendjes, dhe respektimit të

ligjit e të mos flasim për kontratën kolektive.

Përfshirja e vetëm një numër të caktuar në kujdestari janë ber rregull si i QKMF-së

ashtu edhe i Spitalit Rajonal, ku vetëm disa persona, ku pas disa hulumtimeve të bëra

nga ana jona dalin persona të afërt të shefave të repartit apo shokët e tyre, ku anash-

kalohet punëtorët tjerë .

Fahret Velija

Zyrtar Ligjor I Regjionit të Prizrenit

Në QKMF në Prizren kemi të punësuar 471 punëtor, këto të dhëna na i ka

siguruar kryetari i sindikatës, Dr. Bajram Kryeziu, ku për disa shkaqe teknike nuk kemi mundur të sigurojmë detajet të tjera rreth nacionalitetit të

punëtoreve apo ndonjë detaj tjetër, por na është premtuar se pasi të evitohen

p r ob l e me t e k n i k e do t i k e m i e dhe d e t a j e t j e r a .

Problemi kryesor i kësaj Qendre është mos respektimi i Ligjit të Punës,

veçanërisht sa i përket pagesave shtesë që i parasheh neni 56 paragrafi i 2 i

këtij ligji, e sidomos shtesat për kujdestarin gjatë fundjavës. Drejtoria e kësaj

Qendre udhëhiqet në bazë të rregullores së Unmikut të vitit 2003, çka është

një absurditet shumë i madh duke marr parasysh se ligji i punës ka hyrë në

fuqi 1 vit e më shumë. Për këtë problem jemi takuar një herë me ekonomistin

e kësaj qendre ku i kemi marr të gjitha të dhëna sa i përket pagave të

punëtoreve brenda këtij institucioni. Pas marrjes së të dhënave ekonomisti i

zyrës në Prizren i ka bërë kalkulimet, dhe kemi konstatuar se ka shumë pa

rregullsi. Ditën tjetër jemi takuar përsëri me ekonomistin dhe pas mos

marrëveshjeve të thella midis neve dhe refuzimit që të na dorëzoj detajet

lidhur me pagat e punëtoreve, kemi kërkuar takimin me drejtorin e këtij

institucioni. Drejtori pas disa refuzimeve për takimin, me këmbëguljen ton e

pranon takimin.

Gjatë këtij takim kemi kuptuar se pagat e punëtoreve bëhen në bazë të

Rregullores së vjetër e jo në bazë të ligjit të punës. Në pyetjen ton se a janë

të vetëdijshëm për shkeljen e ligjit dhe punës së kundër ligjshme drejtori

është përgjigjur, se është i vetëdijshëm por situata financiare e ka shtyer atë

që të veproj ashtu, por edhe se është arritur marrëveshja me punëtorët që

pagesat të bëhen në bazë të rregullores së vjetër. Fakt të cilin kategorish e

mohojnë punëtorët, ku na është dorëzuar edhe kërkesa e punëtoreve për

ndryshimin dhe respektimin e pagave në bazë të ligjit të punës dhe përgjigjja e

drejtorisë se një gjë e tillë nuk është e mundur për shkaqet e përmendura më

F A Q E 5 S H K U R T , 2 0 1 2

Profili I qkmf—prizren

Page 6: TRIBUNA, SHKURT 2012

T R I B U N A sin

dikale

F A Q E 6

herët. Pas presionit nga ana jonë dhe të ballafaquar me fakte evidente

drejtori pranon shkeljen dhe premton se prej këtij viti të gjitha paga do të

bëhen në bazë të ligjit të ri. Por duke refuzuar pagesat në mënyrë

retroaktive të pagave prej se kur ka hyrë ligji i punës në fuqi. Dëshira e

sindikatës që ky problem të zgjidhet me ujdi e ka bërë atë se e kemi

caktuar edhe takimin me Drejtoratin e Shëndetësisë së Ministrisë së

Shëndetësisë në Prizren lidhur për këtë problem. Ku prej këtij takim varet

edhe hapat tonë të ma tutjeshëm, por ne jemi të vendosur që të shkojmë

deri në fund.

Përveç këtij problemi ekzistojnë edhe probleme të tjera që i mundojnë

sindikalistët brenda kësaj Qendre, të cilat do ti numëroj në vazhdim:

· Problemi tjetër shumë i rëndësishëm është edhe jo transparenca e

drejtorisë së kësaj qendre, ku anëtarët e sindikatës nuk thirren për

pjesëmarrje në komisionet disiplinore, nëpër komisione për pranimin e punëtorëve të ri dhe në asnjë aktivitet tjetër të kësaj qendre përveç në

mbledhjen e bortit

· Mos implementimi i kontratës kolektive sektoriale

· Mos rregullimin e rregullt të kujdestarisë

Sistemimi i krerëve të sindikatës nëpër vendet e tjera të punës pa pëlqimin

e tyre apo detyrimit të tyre për punën në teren edhe pse kontrata

kolektive e ndalon një gjë të tillë.

Fahret Velija

ZL Regjioni i Prizrenit

Page 7: TRIBUNA, SHKURT 2012

S H K U R T , 2 0 1 2 F A Q E 7

Raportimet nga Regjioni i Pejës

Ne regjionin e Pejës ne baze te vizitave qe i kame bere dhe ne baze te intervistimeve me

punëtoret shëndetësore kemi ardhur ne përfundim ne një zbatushmërisë te ligjit te punës

dhe kontratës kolektive ne mënyrë jo te kënaqshme edhe pse nuk kemi pasur ndonjë ankese

te veçante ne adrese tonën por vetëm ankesa gojore.

Kemi pasur ankese gojore nga ana e disa punëtoreve te mirëmbajtjes te cilëve u është

privatizuar puna dhe marinë paga diku 100euro me pak se punëtoret e kësaj natyre qe

paguhen nga punëdhënësi shtetërore ku mendoj se është bere një padrejtësi ndaj këtyre

punëtoreve.

Ankesa e punëtoreve shëndetësore ishin:

1. kushtet jo te mira te punës

2. sigurimi ne vendin e punës 3. diskriminim ne punësim

4 .ndarja e orëve te kujdestarive

5. mosdefinimin e statusit për punëtoret e poliklinikës se stomatologjisë

6. mungesa e materialit për pune

Gjate muajit shkurt kemi vazhduar me monitorimet ne Istog ,Kline Deçan e Junik.

Ne vrojtimet e para qe i kemi bere ne këto regjione ne përjashtim te Istogut nuk kam

vërejtur ndonjë moszbatueshmëri te ligjit te punës dhe kontratës kolektive

Fakt shume interesant ishte se gjate vizitës ton ne Istog me drejtorin e QKMF Istogut

kemi hasur se drejtori deklaronte se është ne përpikëri te zbatimit te ligjit te punës dhe

kontratës kolektive ndërsa punëtoret shëndetësore deklaronin te kundërtën.

Vërejte Te gjitha këto raste janë vërejtur neper vizitat qe janë realizuar ne qendrat e

cekura ne Peje dhe ne QKMF e tjera te regjionit ku shpresoj se me vizitat e mia te kohë

pas kohëshme që do ti beje do te evidentoj edhe raste tjera te shkeljes se drejtave te

punëtorëve.

Afërdita Kullashi

Zyrtare Ligjore pranë Regjionit të Pejës

Page 8: TRIBUNA, SHKURT 2012

T R I B U N A

sindikale

F A Q E 8

Reaksioni i (pa)mundshëm i klasës punëtore në Kosovë

Para disa ditëve, kur mora pjesë në prezan-

timin e një analize të një profesori gjerman

nga Universiteti i Bremenit, studim analitik

mbi organizimin sindikal në Kosovë, më bëri

të zhgënjehem se do të jetë e mundshme që

në një të ardhme të afërt do të kemi një

klasë punëtore të organizuar mirë, dhe e cila

do t'i bëjë ballë agresivitetit të këtij rendi

shoqëror, në të cilin puna e kryer quhet

rentë, ndërsa punëtori skllav. Jo pse, pro-

fesori i nderuar më zhgënjeu mbi vlerësimin

dhe prognozimin e organizimit sindikal në

Kosovë, por, nisur nga fakti se punëtorët

kosovar kanë mbetur jetim në një kurbet në

të cilin mbijetohet dhe nuk jetohet, e kjo mbijetesë, zinxhirin biologjik e sajon në kani-

balizmin e të fortit ndaj të dobëtit.

Në këtë kontekst, anashkalimi i dialektikës

në tregun e punës është fatale, sepse epiqen-

dra e problematikës gjendet në përplasjen

direkte të kërkesave të fortit (punëdhënësit)

dhe të dobëtit (punëtorit). Debalanci në

mes të kërkesës dhe ofertës në tregun e

punës, e bënë këtë dialektik që të ashpërso-

het në masë, në të cilën vorbullat sintetizo-

hen dhe e krijojnë një situatë në të cilën

kemi vetëm një kurban dhe një xhelat. Kjo

debalanc theksohet nga faktori kryesor,

punësimi (papunësia). Vendi në të cilin jeto-

jmë ka një potencial të jashtëzakonshëm të

popullsisë aktive (të aftë për punë) që

paraqet potencialin e mundshëm që mund të

aktivizohet në çdo kohë kurrë për këtë

paraqitet nevoja. Mirëpo, i gjithë problemi

paraqitet tek kjo nevojë, e cila ndikohet nga

baza e koncentruar materiale brenda sho-

qërive të mbyllura. Si në çdo proces sho-

qëror, i cili vihet në lëvizje të përhershme,

gjithmonë kemi dy binome të kundrejta në

mes vete. Në njërën anë kemi punëdhënësin,

klasën punëtore dhe raportin apo marrëd-

hënien në tregun e punës. Punëdhënësi me

ofertën e tij, e cila kryesisht bazohet në

shfrytëzimin maksimal të fuqisë punëtore, që

shprehet me një eksploatim të egër dhe të

bazuar në kundërligjshmëri faktike, paraqet

tezën në këtë proces dialektik. Përballë kësaj

kemi klasën punëtore, të dobët dhe të sajuar

në gjendjen e rëndë ekonomike, që kundërv-

lera e punës së kryer nuk përmban as bazën

e qëllimit shoqëror të vetë fenomenit Punë.

Por, në esencë ku qëndron madhërimi i for-

cës së punëdhënësit në këtë situatë sho-

qërore? Për këtë përgjigjie duhet ti kthehemi

analizës së tregut të punës, konkretisht kor-

relacionit në mes të ofertës dhe kërkesës në

tregun e punës.

Tregu i punës në këtë gjendje në të cilën theksohet momentalisht, mbisundohet nga

kërkesa që buron si nevojë e mbijetesës së

popullatës, që në këtë raport paraqitet si

klasë punëtore. Kundrejt kësaj, kemi një

ofertë të minimizuar, e cila reflektohet për

çdo vjet me aftësimin e gjeneratave të reja

për tregun e punës, që e bënë këtë proces

të pabarazuar në aspektin e vëllimit. Pra

kemi një kërkesë të madhe, që as përafërti

nuk i përgjigjet oferta, gjë e cila krijon rre-

thanë të volitshme për ofertuesin

(punëdhënësin). Ky debalanc në tregun e

punës e forcon pozitën e punëdhënësit tej

mase, dhe i ofron përparësi në raport me

vlerën e secilit subjekt të procesit të punës.

Ky raport mbingarkohet me gjendjen e

rëndë ekonomike dhe sociale në vend, që

reprodukon shumë të rinj të papunë dhe pa

perspektivë profesionale dhe sociale. Si

rezultat i kësaj dukurie, kemi një pabarazi

sociale të ngritur mbi sintezën e konjektuar

nga teza (favorit të punëdhënësit) dhe an-

titeza (klasa punëtore) e tregut të punës.

Më lartë kam përmend popullsinë aktive, e

cila paraqet potencialin e një substrakti i cili

është i gatshëm të vihet në lëvizje në çdo

rast kur paraqitet nevoja. Po cila është ajo

forcë e cila e vë në lëvizje këtë potencë? Në

një definicion të literaturës juridike, thekso-

Page 9: TRIBUNA, SHKURT 2012

S H K U R T , 2 0 1 2 F A Q E 9

theksohet se shteti si organizim më i lartë shoqërorë, posedon mjetet e prodhimit që i

vë në lëvizje sa herë që ka nevojë për këtë, si dhe në të njëjtën mënyrë rregullon mar-

rëdhëniet në prodhim. Si të flitet për shtetin, flitet për një fakt juridiko-politik që është

statik, i pandryshueshëm në relacion me pushtetin, i cili është gjithmonë në lëvizje. A

nënkupton kjo se, vetë shoqëria jonë ka përgjegjësi që reflekton një konformitet në rela-

cion me gjendjen momentale socio-ekonomike?

Në rast se nisemi nga paradigma se çdo lëvizje shoqërore paraqet reaksion ndaj gjendjes

që ndikon në pakënaqësi shoqërore, atëherë mund të themi se ne jemi përgjegjës për

këtë gjendje e cila na rrethon. Është vet klasa punëtore që duhet të organizohet, të pri-

het nga të drejtit (të paktën në aspektin relativ) dhe të përvjel duart për detyrën që e ka

para vetës. Vetëdorëzimi në këtë proces, është vetëvrasje kolektive në humnerën e cila

çdoherë zgjerohet dhe gllabëron çdo gjë që takon para vetës. Kur kësaj i shtohet no-

cioni i ekonomisë së tregut të lirë, atëherë situata vështirësohet! Shoqëria jonë është në

fillimin e hidhur të ballafaqimit me egërsinë e kompanive transnacionale (bechtel-enka, Al-feron, Konzorciumi turko-francez, "Limak - Aeroport de Lyon Consortium" etj.) gjë që

paraqet bërthamën e rendit të ri shoqëror – globalizimi.

Në fund, shpresojë se një forcë reaksionare do të dal në pah, pasi që çdo proces sho-

qërorë i përcjellë nga përplasjet dialektike shprehë një mundim i cili mund të jetë i begat-

shëm. Çdo thyerje e klasës punëtore kushton shumë shtrenjtë! Nuk do të ketë asnjë al-

ternativë tjetër pos se përmes të vetëdijesimit të klasës punëtore të iniciohet një lëvizje

e fortë, e cila do të mund të ndryshon sintezën e tregut të punës, e cila dukshëm është

në favor të punëdhënësit. Bashkimi është i mundshëm, vetëm nëse identifikohet vlera e

tij. Mbijetesë nuk mund të ketë pa luftë, lufta përfundon me liri ose me kapitullim. Ne

nuk jemi të gatshëm ende për kapitullim.

Armend M. Shkoza

Zyra Ligjore e FSSHK-së

Vlerësohet lartë puna e zyrës regjionale në Prizren

Funksionalizimin e zyrës rajonale notohet me notat më të larta nga punëtoret

shëndetësor, ngase siç thoin ata tash nuk ndihet vet, dhe se për çdo problem ata e kanë

derën ku mujnë të trokasin. Ngase me keqardhje mund të konstatoj se deri më tani, së

paku sipas thënieve të zyrave ligjore pran QKMF-së dhe Spitalit Rajonal në Prizren,

punëtoret nuk kanë pasur ankesat, në punën e këtyre institucioneve. Neve në asnjë

formë nuk na është lejuar qasja në ndonjë dokument të institucioneve shëndetësore.

Kemi bere kërkesë së pari nga QKMF-ja të na japin pasqyrën e pagave të punëtorëve, atë

se kush merr pjesë në kujdestari, sa ankesat janë procedua deri më tani, si zhvillohen

procedurat disiplinore etj, por kjo nuk na është ber e mundur deri më tani. Të njëjtën

kërkesë i ja kemi parashtruar edhe krerëve të Spitalit por as këtu nuk kemi marr asnjë

përgjigje pozitive. Ose nuk ka ankesa, ose ato nuk procedohen apo thjesht neve nuk na

lejohet qasja në to. Gjatë kësaj jave puna ka kaluar shumë mirë. Zyrën tonë e kanë vizi-tuar rreth 30 punëtor, duke mos i llogaritur kolektivet, si është p.sh kolektivi i hemodial-

izes, pra këta i llogarisim si një. 18 prej të cilëve kanë kërkuar këshilla juridike, ndërsa për

Page 10: TRIBUNA, SHKURT 2012

T R I B U N A sin

dikale

F A Q E 1 0

12 të tjerë kam shkruajtur shkresa, kërkesa dhe ankesa.

Gjatë kësaj jave është vërejtur edhe vendosshmria e FSSHK-së në zgjidhjen e problemeve

me të cilat ballafaqohen punëtoret shëndetësor. Ku është organizuar mbledhja e krerëve

të FSSHK-së, drejtorëve të QKMF-së në rajonin ton, zyrtaret të lart nga ministria e

shëndetësisë, dhe drejtorit të drejtorisë për mirëqenie sociale. Ku gjatë takimin janë

shprehur shqetësimet e FSSHK- për respektimin e ligjit të punës dhe kontratës kolektive.

Mbledhja e cila pa dyshim se ka pasur efekt të jashtë zakonshme, ngase pas presionit të

ber, QKMF-ja e Prizrenit si duket ka vendosur që të bej ndryshime të tërësishme dhe të

filloj punën sipas ligjit të punës dhe kontratës kolektive. Ketë premtim e kemi marr nga

drejtori i QKMF-së, i cili ka than se të gjitha kontratat e punës do të ndryshohen dhe do

të formulohen sipas ligjit të punës. Na është premtuar edhe kthimi i koeficientit të ulur

në laboratorin e QKMF-së në Prizren. Mbetet të shihet se si do të zhvillohen gjerat më

tutje. Por efektet e mbledhjes janë të qarta. Pas kësaj lirish mund të them se FSSHK-së i

mungon mbështetja e mediave, ku me përcjelljen nga to puna jon do të ishte edhe më

efektshme. Mendoj së FSSHK-ja është duke kryer një punë jashtë zakonisht të madhe

ndërsa punëtoret nuk janë të vetëdijshëm për ketë por edhe popullata mbetet e pa infor-

muar, për punën e FSSHK-së. Fahret Velija

ZR—Prizren

Takimi me drejtorin shëndetësor të Komunës së Prishtinë

Me qëllim të arritjes së qëllimit të përfshirë në projektin e implementuar nga FSSHK-ja

me përkrahje të zyrës Zvirane në Kosovës, është mbajtur një takim me drejtorin e drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale të Komunës së Prishtinës, dr. Valbon

Krasniqi. Në këtë takim, pasi drejtori është njoftuar parimisht me qëllimin e këtij takimi,

gjithashtu është njoftuar edhe mbi gjendjen e përgjithshme në sektorin e shëndetësisë, e

në veçanti me atë të kujdesit parësor shëndetësor. Në këtë takim pjesëmarrës ishin

Abdullah Hoti—Drejtor i QKMF Prishtinë, dr. Igballe Malushaj—përfaqësuese e regjionit

sindikal të Prishtinës, Sherif Makolli—kryetar i Sindikatës së QMF-Prishtinë dhe Armend

Shkoza—zyrtar ligjor dhe monitorues në projektin “Transparenca dhe Llogaridhënia në

Sektorin e shëndetësisë”.

Para se të gjithash, është diskutuar çështja e disa nga shqetësimet që janë evidentuar nga

përfaqësuesit sindikal në këtë sindikatë, ku është theksuar nevoja për forcimin e

zbatueshmërisë në përgjithësi, e më konkretisht zbatimit të Ligjit të Punës, atë të

Shëndetësisë dhe Kontratës Kolektive Sektoriale. Si ndër çështjet e diskutuara, ishin

mundësit e evoluimit të dialogut social dhe forcimit të tij në nivel të regjionit dhe

komunës së Prishtinës.

Si problem i veçantë është parashtruar problemi me punëtorët e higjienës dhe sigurimit

fizik, të cilët sipas programit të privatizimit të shërbimeve mirëmbajtëse dhe mbështetëse

kanëkaluar nën menaxhimin e operatorit ekonomik, konkretisht kompanive private. Në

këtë drejtim, është theksuar se punëdhënësi nuk e zbaton as minimumin që është

paraparë me kontratën e tenderit të lidhur me Komunën e Prishtinës. Nga përfaqësuesit

sindikal në këtë takim është theksuar se punëdhënësi privat, jo që nuk respekton KKS-

në, por as minimumin që e ka paraparë Ligji i punës, mbi vet përpilimin e kontratave të

punës, nuk i ka përmbushur as standardet minimale të parapara me ligj.

Page 11: TRIBUNA, SHKURT 2012

S H K U R T , 2 0 1 1 F A Q E 1 1

Pos kësaj, punëtorët e këtij sektori nuk gëzojnë po thuaj se asnjë të drejtë të

paraparë mbi punën që kryhet në ndrime, punë të natës dhe ato gjatë fund-

javës dhe për festat zyrtare. Drejtori e cilësoi këtë si competence e zyrës së

prokurimit public, nga se thotë se zyra e prokurimit është pale nënshkruese e

kontratës së tenderit.

Përfaqësuesit sindikal e neguan këtë çështje, duke aluduar në atë se, drejtoria

për shëndetësië në komunën e Prishtinës paraqitet si autoriteti më I lartë

menaxhues I shëndetësisë brenda komunës.

Gjithashtu është diskutuar edhe çështja e autonomisë së QKMF-së, nga se në

marrëdhënie kontraktuale me të punësuarit, gjithëherë në autoritetin e

punëdhënësit paraqitet drejtoria për shëndetësi e komunës. Dhe sipas kësaj,

vie deri te një degradim i gjendjes statusore të QKMF-së, nga se edhe pse në

raporte juridike ka cilësinë e personit juridik, të gjitha procedurat mbi të

drejtat e të punësuarve në këtë institucion zhvillohen në nivel të komunës.

Fjala bie, në rast se nxjerrët një vendim nga drejtori i QKMF-së, atëherë të

drejtën për të vendosë mbi ankesë e ka komisioni për ankesa dhe parashtresa

në kuadër të komunës. Kjo paraqet një digresion, nga se është e pamundur që

vetë anëtarët e komisionit në fjalë të shqyrtojnë çështjen konkrete në mënyrë

objektive, nga se natyra e përditshme e tyre dallon nga ajo e punëtorëve

shëndetësor, duke marr parasysh se të punësuarit në komuna trajtohen si

shërbyes civil, për deri sa punëtorët shëndetësor si shërbyes publik të cilët

administrohen me e Ligjin e Punës, dhe jo me Ligjin mbi Shërbimin Civil me të

cilin administrohen të punësuarit në pushtetin qendror dhe atë lokal.

Çështje tjetër e cila është diskutuar është ajo përkitazi me pagesën e punës së

kryer në kujdestari, punë të natës dhe atë në fund të javës. Është evidente se

ka një keqkuptim dhe keqinterpretim përkitazi me pagesën e punës në këto

kohë. Menaxhmenti i QKMF-së në Prishtinë nuk e konsideron si obligim

pagesën e punës së kryer gjatë natës dhe fundjavë, në rast se kjo punë kryhet

brenda normës së rregullt prej 40 orëve. Pra sipas interpretimit të tyre, kjo

do të punë gjatë së cilës i punësuari është i obliguar që të kryen punët si pjesë

e kohës së rregullt të orarit të punës.

Pas të gjitha këtyre diskutimeve që janë zhvilluar me Drejtorin për shëndetësi

në Komunën e Prishtinës , dr. Valbon Krasniqi, dhe drejtorin e QKMF-së në

Pristinë, dr. Abdullah Hoti, është konstatuar se do të bëhet një angazhim që

të kultivohet dialogu social në komunën më të madhe të Kosovës, dhe në

këtë mënyrë të arrihet edhe vetë qëllimi i dialogimit në mes të palëve të

interesit.

Armend M. Shkoza

Zyrtar Ligjor

Page 12: TRIBUNA, SHKURT 2012

T R I B U N A sin

dikale

F A Q E 1 2

Rezultati i anketës së mbajtur në QKMF Kaçanik

QKMFK Kaçanik 15.03.2012 (Data e mbajtjes së anketës)

Gjatë Intervistës në QKMF Kaçanik

Gjithsej të intervistuare në këtë QKMF janë 50 korrespodent .Nga numri i përgjithshëm që ka kjo

QKMF 103, 50 punëtorë shëndetësor janë intervistuar apo 48.54%, ndërsa 53 të tjerë nuk janë

intervistuar apo 51.46%.

Në pyetjen mbi kualifikimin e personelit shëndetësor punëtorët e QKMF Kaçanik janë përgjigjur

Kështu:

Kualifikimi që posedoni

Fillorë 1 apo 2%

I mesëm 41 apo 82%

Superior 7 apo 14%

Master 0 apo 0 %

Doktoratë 1 apo 2%

Analizë: Duke e parë rezultatin e anketës, është vërejtur se shumica dërmuese apo 82% e të

anketuarve janë me kualifikim të mesëm pastaj kemi ne nivelin e dytë me 14% janë me

kualifikim superior apo kanë kryer fakultete të ndryshme, pastaj kemi edhe raste kur janë

me doktoraturë apo edhe me shkollë të fillore. Me gjithat është mjaft normale kjo dukuri

sepse shërbimet dërmuese në institucionet shëndetësore nuk ka nevojë që të jenë me

kualifikime të larta, pastaj kemi një numër mjaft të konsiderueshëm që ofrojnë shërbime me

kualifikim superior.

_________________________________________________________________

_______________

Numri i të intervistuarve sipas Gjinisë është kështu. Edhe pse nuk kanë qenë pyetje e veçantë

gjatë anketimit, janë munduar që sa do pakë të nxjerrë këtë karakteristik tekë të anketuarit

për çështje statistikore.

Gjinia F. 11 apo 74% M. 37 apo 74% Analizë: Gjithsej të anketuar në QKMF Kaçanik janë 50 punëtorë shëndetësor,

prej tyre 26% janë meshkuj dhe 74% janë femra, edhe kjo është më se normale

sepse shërbimet infermierike kryesisht janë nga punëtoret femra, d.m.th edhe

kjo QKMF nuk ka ndonjë përjashtim sa i përket strukturës gjinore të të

punësuarve në Këtë QKMF.

Pyetja e parë për korrespodentët nga shërbimi shëndetësor ka të bëj me kushtet e punës që

ofrohen për punëtorët shëndetësor dhe sipas të anketuarve në QKMF e Kaçanikut është

kështu:

Sa jeni të kënaqur me kushtet e punës që ofrohen për ju?

Pakë , 25 apo 50%

Aspakë, 11 apo 22%

Mirë, 14 apo 38%

Shumë mire o apo 0%

ANALIZË: Përmisimin e kushteve të punës, 50% e të anketuarve janë të kënaqur

PAKË me kushtet e punës dhe 22% ASPAKË nuk Janë të kënaqur me kushtet e

punës dhe pjesa tjetër që është mjaft relative MIRË Janë të kënaqur 28%, po

thuaj se asnjë % e punëtorve shëndetësor nuk janë të kënaqurë me SHUMË

MIRË me kushtet e punës. Nga kjo anketë anonime të jepë të kuptohet për

gjendjen e punëtorve shëndetësorë respektivisht në QKMF Kaçanik se nuk janë

të kënaqurë me kushtet e punës që ofrohen për ta, dhe gjithsesi duhet të

Page 13: TRIBUNA, SHKURT 2012

S H K R U R T , 2 0 1 2 F A Q E 1 3

ndërmirret ndonjë hap konkretë sindikal për përmisimin e kushteve të

punës në këtë QKMF.

________________________________________________________

______________________

Në pyetjen se a keni menduar që për shkak të kushteve të punës apo për arsye të tjera të

ndërroni vendin e punës apo edhe të largohen përgjithmonë nga profesioni, sipas

korrespodentëve të QKMF Kaçanik janë përgjigjur kështu:

A keni menduar ndonjëherë qoftë për shkak të kushteve të punës apo për arsye

të tjera të ndërroni vendin e punës apo të largoheni nga profesioni

përgjithmonë?

Ndonjëherë, 216 apo 32%

Shpeshherë, 11 apo 22%

Për çdo ditë e mendoj, 6 apo 6%

Asnjëherë nuk e kamë menduar. 18 apo 36%

Analizë :Me gjithat në bazë të rezultateve të anketës se një shumicë e thjeshtë

janë shprehur se asnjëherë nuk kanë menduar që të largohen nga profesioni

apo të ndërrojnë profesionin me vetëm 36 %, nga kjo nënkuptojmë se punëtorët

shëndetësor ndonjëherë apo 32 % e të anketuarve e kanë menduar të ndërrojnë

profesionin Shpeshherë apo 22% dhe për çdo ditë e mendojnë apo 6% , të gjitha

këto përgjigje relativisht negative që janë përgjigjur në këtë pyetje tregon se

diçka nuk është në rregull me punëtorët shëndetësor, se pse këta dëshirojnë ta

ndërrojnë apo edhe të largohen gjithmonë nga profesioni . Cilat janë hapat e

mëtutjeshme që të bëhet një sensibilizim më i mirë i profesionit të punëtorit

shëndetësorë? Kjo është një pyetje që duhet të shtjellohet në qarqe edhe më të

larta.

Në pyetjen e tretë me radhë se si ndiheni në institucionet

shëndetësore gjatë kryerjes punëve të caktuar për ju, korrespodentët

e QKMF Kaçanik kanë dhënë përgjigje kështu:

Puna në institucionet shëndetësore ju bënë të?

Të ndiheni mirë dhe e punoni me zell, 31 apo 62%

Të ndiheni keq, 5 apo 10%

Është rutinë, 11 apo 22%

Është monotoni. 3 apo 6 %

Pyetja e anketës se punëtorët shëndetësor a kanë pasur ndonjëherë problemë të natyrave të

ndryshme me punëdhënësi, punëtorët shëndetësor të anketuar në QKMF Kaçanik janë

përgjigjur kështu:

4. A keni pasur ndonjëherë problem të natyrave të ndryshme me punëdhënësin?

Analizë: Se si ndihen në punë punëtorët shëndetësorë, shumica e absolute apo 62% e të

anketuarve janë përgjigjur se ndihen mirë dhe këtë punë e punojnë shumë me zell, kjo është

një rezultat mjaft i kënaqshëm për këtë pyetje se vetëm 10% e tyre me këtë punë ndihen

keq. Ka pasur edhe nga ata apo 22% që janë përgjigjur se puna në institucionet

shëndetësore është një rutinë që është krijuar pa “ndjenja” ndajë punës që e kryejnë ato,

ndërsa 6% e të anketuarve janë përgjigjur se puna në institucionet shëndetësore është një

Monotoni.

Page 14: TRIBUNA, SHKURT 2012

T R I B U N A sin

dikale

F A Q E 1 4

Po disa herë, 12 apo 24%

Po vetëm një herë, 5 apo 10%

Jo asnjëherë. 33 apo 66%

Pyetja ku drejtë për së drejti ka të bëjë me respektimin e Ligjit të Punës dhe Kontratës

Kolektive Sektoriale, respodentët nga QKMF Kaçaniku kanë pasur kësi përgjigje:

5, A mendoni se respektohet ligji i punës dhe kontrata kolektive sektoriale nga ana e

punëdhënsit?

Respektohet pakë 20 apo 40%

Respektohet shumë mirë 9 apo 18%

Respektohet vetëm në ato pika ku mendon punëdhënsi t’i respektoj, 16 apo 32%

Nuk respektohet fare. 5 apo 10%

Gjithë ashtu në pyetjen se a i keni kërkuar benificionet që i ofron kontrata kolektive Sektoriale,

korrespodentët nga sektori shëndetësor në QKMF Kaçanik janë përgjigjur kështu:

6, A i keni kërkuar ndonjëherë benificionet që i ofronë kontrata kolektive sektoriale

(KKS)?

Jo nuk i kam kërkuar asnjë hërë, 26 apo 52%

Po disa herë 18 apo 36%

Jo se KKS nuk e njehë dhe respekton punëdhënësi 4 apo 8%

I kamë kërkuar por më janë refuzuar nga punëdhënësi. 2 apo 4%

Gjithashtu është përpiluar edhe pyetja se a keni qenë ndonjëherë të kërcënuar nga punëdhënësi juaj me

largim nga puna për shkak të bindjeve tuaj të ndryshme politike etj. Punëtorët shëndetësorë në QKMF

Kaçanik janë përgjigjur kështu:

7, A keni qenë ndonjëherë të kërcënuar me largim nga puna prej punëdhënësit për shkak

të bindjeve politike, fetare, etnike, racore, pjesëmarrje në sindikatë, në grevë, etj?

Shpesh herë, 2 apo 4%

Vetëm një herë 1 apo 2%

Analizë Në pyetjen se a keni pasur ndonjëherë problem të natyrave të ndryshme me

punëdhënsin pjesa dërmuese apo 66% e të intervistuarve janë shprehur se asnjëherë nuk

kanë pasur problem me punëdhënsin, por është një faktë se kanë pasur probleme me

punëdhënsi disa të anketuarë, po disa herë jan 24% , ndërsa 10% kanë pasurë vetëm një

herë problem me punëdhënsin. Është mëse e vërtetë se të gjithë të punësuarit nuk mundë të

Analizë: Në Pyetjen se sa respektohet ligji I punës dhe kontrata kolektive sektoriale nga ana e punëdhënësit

është një përqindja mjaftë shqetësues , Respektohet pakë 40% e të anketuarve jan përgjigjur në këtë

opsion, respektohet vetëm në ato pika ku mendon punëdhënësi t’i respektoj është një përqindje mjaftë e

lartë me 32%, nuk respektohet fare janë përgjigjur 10%, dhe vetëm 18% e të anketuarve janë përgjigjur se

respektohet shumë mirë. Kjo përqindje është mjaft një shqetësim i madh sidomos për sindikatën e

shëndetësisë e cila duhet të reagoj me një aktivitet sindikal, duke e pasur parasysh edhe raportet që janë

përpiluar më herët për respektimin e legjislacionit të punës nga punëdhënësi në këtë QKMF.

ANALIZË: Në pyetjen e radhës se a keni kërkuar benificionet që i ofron Kontrata kolektive

sektoriale me përgjigje jo asnjëherë nuk i kamë kërkuar janë përgjigjur 52%, po disa herë i

kamë kërkuar me 36% , jo se KKS nuk e njehë dhe nuk e respekton punëdhënësi 8% si dhe i

kamë kërkuar por më janë refuzuar nga punëdhënësi 4%. Është një numër mjaftë i madh i

punëtorëve shëndetësor që nuk i kanë kërkuar benificionet që i ofron kontrata kolektive

sektoriale, në të ardhmen duhet të merret një sensibilizim më i madh rreth benificioneve që i

ofron kontrata kolektive, për arsye se këto të mira që ofrohen të jenë më të shfrytëzueshëm dhe

më të kërkueshëm nga punëtorët shëndetësor.

Page 15: TRIBUNA, SHKURT 2012

S H K U R T , 2 0 1 2 F A Q E 1 5

Disa herë, 4 apo 8

Asnjëherë, 43 apo 86%

Është pa e rëndësishme që të behët edhe ndonjë pyetje për punëtorët shëndetësor që janë larguar

nga puna, për shkak se ka qenë e pamundur të intervistohen ato të larguar, është dashur që të

përgjigjen në këtë pyetje vetëm punëtorët shëndetësor që janë të punësuar për momentin, sipas

rezultateve të QKMF Kaçanik ,punëtorët shëndetësor janë përgjigjur kështu: 8, A është larguar ndonjë kolegë i juaji nga puna për mendim ndryshe politik nga

punëdhënësi apo për shkak të racës, etnisë,, etj të ndryshme prej punëdhënësit?

Po ka vetëm një rast 8 apo 16%

Po disa raste 7 apo 14

Jo, 2 apo 44%

Nuk kam dëgjuar ndonjëherë. 13 apo 26%

ANALIZË: Edhe kjo ka qenë një pyetje për punëtorët shëndetësor se a është larguar

ndonjëherë ndonjë punëtorë shëndetësor për shkak të bindjeve politike të ndryshme

prej punëdhënësit, pjesa më e madhe por jo dërmuese janë përgjigjur se nuk ka raste

të këtilla apo 44%, pastaj se nuk kanë dëgjuar është 26% e të anketuarve ja shprehur

kështu, me 16% janë shprehur se po ka vetëm një rast dhe 14 % janë shprehur po dhe

ka disa raste. Nga kjo mundë të konkludojm se megjithatë ka raste se kur punëtorët

shëndetësor largohen nga puna për shkak të këtyre bindjeve të ndryshme prej

punëdhënësit.

Është një pyetje që është formuluar, duke pasur parasysh se gjatë bisedave me punëtorët

shëndetësor dhe në përgjithësi me njerëz të ndryshëm nga komuna të ndryshme të regjionit të

Ferizajt, janë shprehur se ka ndërhyrje gjatë rekrutimit, dhe pashë të arsyeshme që të bëjë këtë

intervistë duke i pyetur punëtorët shëndetësor për këtë situate. Gjate anketimit në QKMF Kaçanik,

korrespodentët janë përgjigjur kështu

9, A mendoni se gjatë rekrutimit ka ndërhyrje politike dhe diskriminim të

kandidatëve që janë përzgjedhur për intervistë dhe që janë punësuar pastaj?

Jo 11 apo 22%

Po 11 apo 22%

Kam dëgjuar shpesh herë 5 apo 10%

Nuk kam dëgjuar ndonjë herë 15 apo 30%

Të përzgjedhurit janë anëtarë të një subjekti politik 8 apo 16%

Flamur Troni

Zyrtar Ligjor i Zyrës Regjionale të Ferizajt

ANALIZË: Në pyetjen se a keni qenë ndonjëherë të kërcënuar me largim nga puna prej

punëdhënësit për shkak të bindjeve politike, fetare, etnike, racore, shumica bindëse janë

përgjigjur se Asnjëherë nuk kanë qenë të kërcënuar apo 86% e tyre, por ka edhe një numër

i tyre që janë përgjigjur se shpeshherë kanë qenë të kërcënuar apo 4% vetëm një herë apo

2% dhe disa herë apo 8%, d.m.th. se ka raste kurë punëtorët shëndetësor kërcënohen për

shkak të bindjeve politike, fetare etj. Kjo është një pasqyrë jo e mirë për punëdhënësin sepse

në fund të fundit punëdhënësi nuk mundë ti kërcënoj të gjithë apo një pjesë të tyre në

mënyrë voluminoze me largim nga puna për këto arsye, por, i kërcënon vetëm disa prej tyre

që të bëjë një presion tekë punëtorët për qëllime të frikësimit të tyre dhe që në të ardhmen

të jenë të dëgjueshëm.

Page 16: TRIBUNA, SHKURT 2012

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës The Trade Union Health Federation of Kosova

Sindikalna Federacija Zdravstva Kosova

Address:

St. Fehmi Agani nr.2/3 10 000 Prishtina, Republic of Kosova

Tel & Fax: +381 (0) 38 223 195, mob: + 377 (0) 45 588 902

Web: www.fsshk.eu , e-mail: [email protected]

Public Service International

Redaktori përgjegjës

Armend Shkoza

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara për botuesin.

Nuk lejohet kopjimi apo shumëzimi i materialit, pa

autorizim paraprak Na vizitoni në

www.fsshk.eu

NDALO ÇDO LLOJ TË DISKRIMINIMIT TË PUNËTORËVE, BASHKANGJITU DHE

PËRKRAH KOLEGËT .... ..

S T O P !

ÇDO LLOJI TË DISKRIM INIMIT

ME SOLIDARITET ,