18
Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina Lenda: KRIZAT EKONOMIKE Ligj. 10

Krizat ek. kriza globale financiare ligj.10

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina

Lenda: KRIZAT EKONOMIKE

Ligj. 10

Page 2: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Kriza globale financiare-Fillimet e krizës financiare

Gjatë vitit 2003 dhe 2004, Banka e Rezervave Federale Amerikane ‘Federal Rezerve Bank’ aplikonte përqindje të interesit tejet të ulët, për të stimuluar konsumin, për të nxitur familjet amerikane për të investuar në blerjen e shtëpive.

Mjaftonte që të shprehësh dëshirën e blerjes së shtëpisë edhe pa të ardhura mund të blije shtëpinë duke të akorduar kredinë edhe më 110% të vlerës reale të shtëpisë.

Page 3: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Këto kushte sollën edhe rritjen e kërkesave nga familjet për këto kredi dhe blerjen e shtëpive çka rrjedhimisht shkaktoi edhe rritjen e çmimeve të tregut te patundshmërive (objekteve), duke u rritur me 200%

U zhvillua një formë e njohur e financimit në Amerikë e ashtuquajtura ‘subprime’ qe nese e perkthejme ne shqip do te thote “kreditues ne nënkategori’.

Page 4: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Kredite ‘subprime’ Mekanizmi tipik i kredive ‘subprime’ parashikon

nje këst fillestar shumë të ulët që mbulon vetëm shpenzimet per interesin dhe shpesh madje jo plotësisht.

Por, pas dy vjetësh kësti shtohet – përqindjet rriten (në përgjithësi nëpermjet kalimit nga përqindja fikse tek ajo e ndryshueshme) dhe fillon te rimbursohet edhe kapitali.

Kush nënshkruan një kontratë të tillë nuk është fort i vetëdijshem, ose sepse askush nuk ia sqaron si duhet,

Page 5: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

ose sepse duke qenë fjala për emigrantë të porsaardhur ne SHBA, nuk e njohin mirë as procedurat elementare.

Në kontratat e kredive është e shkruar gjithcka, vetëm se janë vëllime të trasha prej dhjetëra faqesh, të përpiluara me një gjuhë shpeshëherë të pakuptueshme edhe për amerikanët e shkolluar.

Rrugëzgjidhja e vetme mbetet t’i besosh një konsulenti të aftë, mundësisht një avokati të specializuar në fushën e pasurive të patundshme.

Page 6: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

paraqitemi perpara nje fakti ku banka nuk e njeh drejpërdrejtë klientin e tij, pasi qe kredine ia lejon klientit permes ndermjetesve te cilet perfitojne nje perqindje nga cdo dhenie e kredive

gjithashtu këta ndërmjëtës duan të japin sa më shumë kredi, që ndikon drejtperdrejtë në fitimin e tij.

Kreditë kategorizohen në A (të mira ) dhe B (me risk të konsiderueshëm

Page 7: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Gjatë kësaj periudhe kreditë me risk të konsiderueshëm u rritën në masë, pasi njerëzit gjithmonë kanë dashur të kenë një shtëpi.

Por erdhi një moment që bankat kishin nevojë për fonde. Kështu kreditë hipotekore të dhëna bankat i mblodhën në paketa, i kuotuan dhe i nxorrën në tregun e aksioneve duke i shitur si Bonde.

Këto bonde kishin normë të larte interesi dhe u bënë shumë atraktive nga shumë investitorë europiane (banka,a fonde pensioni etj).

Page 8: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Kjo formë e tregut, financimit ‘subprime’ respektivisht huadhënia tepër e rrezikshme e karakterizuar nga një përqindje interesi dhe rrezikshmërie e lartë u zgjerua jo vetëm mbi sektorin e patundshmërisë- hipotekë, por edhe tek kartat e kreditit, veturave me qira dhe sektorë tjerë duke ju akorduar kredi edhe një klientele jo solvente

Ky lloj tregu shënoi hove sidomos gjatë viteve 2002-2006, ku huatë hipotekare prej 200 miliard USD në vitin 2002 u rritën në 640 miliard USD në vitin 2006

Page 9: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Zhvillimi i mëtejmë i krizës

Banka e Rezervave Federale Amerikanë (Fed) në mënyrë progresive bëri rritjen e përqindjes së interesit nga 1% në 5.25 % (2004 dhe 2006) si rezultat i zvogëlimit të kërkesës, çmimi shtëpive dhe sektorit imobilier shënojë zbritje duke filluar nga viti 2006.

Si rrjedhim huamarrësit u gjenden para rritjes së shpejtë të shumës së kthimit të borxhit mujor dhe ata me të ardhura më të ulta u gjendën të pafuqishëm për kthimin e tyre

Page 10: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Njëkohësisht tregu i shtëpive dhe i patundshmerive në përgjithësi shënoi rënie.

Bankat u gjendën para problemit të tërheqjes së kredisë, sidomos në rastin kur paaftësia e kthimit të borxhit nga huamarrësit u bë masovik.

Në vitin 2007 përqindja e paaftësisë së kthimit të borxheve nga huamarrësit arriti në 15%.

Josolventiteti (pafuqia e kthimit të borxheve) i huamarrësve dhe rënia e çmimeve të sektorit imobilier shkaktuan falimentimin e disa bankave të specializuara për huatë hipotekare me rreziqe.

Page 11: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Problemi i kredive hipotekare nuk ndalet vetëm me kaq.

Huatë e dhëna për hipoteka zakonisht për të transferuar rrezikun shndërrohen në letra me vlerë të cilat të konsideruara si të sigurta shiten tek bankat dhe fondacionet financiare.

Në këtë mënyre investime të rrezikuara nuk mbetën vetëm investimet në hipoteka por edhe produktet tjera financiare, pa pasur mundësi të krijohet një ndarje mes atyre me rrezik dhe atyre të sigurta

Page 12: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Shpërthimi dhe thellimi i krizës

Kriza financiare nisi në pjesën e dytë të vitit 2006 me rënien e kthimit të borxheve hipotekare në SHBA (subprime) ku shumë borxhli nuk ishin të aftë t’i kthenin borxhet e tyre.

Kriza e ashtuquajtur ‘subprime mortgage meltdown’ – është një krizë që preku rëndë sektorin e kredive hipotekare në SHBA dhe që gjykohet se u bë shkak për shpërthimin e krizës financiare ndërkombëtare të viteve 2007-2009

Page 13: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Kjo krizë u shfaq që në tremujorin e dytë të vitit 2006 nëpërmjet të kredive imobiliare (ose hipotekore) me risk në SHBA të quajtura ‘subprimes’, zotëruesit e të cilave vinin kryesisht nga shtresa të varfëra ose me të ardhura të pastabilizuara dhe nuk ishin në gjendje për t’i shlyer ato.

Kjo gjendje u shënderrua shpejt në një krizë të hapur, efektet e se cilës ishin aq të renda, sa Henry Paulson, ministër i financave në SHBA në atë kohë e cilësoi shpërthimin e kesaj flluske spekulative si ‘rrezikun më të rëndësishem për ekonominë amerikane

Page 14: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Ky fakt u përshpejtua edhe si pasojë e refuzimit ose mosgjetjes se blerësve për ofertat periodike të këtyre produkteve financiare.

Sipas rregullave kontabël në fuqi, u bë e pamundur që këtyre titujve financiarë t’i jepej një vlerë reale, duke bëre që ato të ofroheshin me vlera minimale pothuajse afër zero.

Por, edhe zotëruesit e tyre nuk mund t’i shisnin më ato asgjëkund në mënyre që të likuidonin borxhet e tyre.

Page 15: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Mosbesimi u shtri shpejt edhe te fondet e investimeve duke krijuar paqartësi dhe dyshime për gjithe sistemin bankar dhe tregjet e kapitaleve.

Kjo krizë e përgjithëshme besimi, përveç tronditjes që shkaktoi në shumë tregje financiare e bursa të botës, solli edhe një bllokim të marrëdhënieve ndërbankare duke vënë në vështërsi serioze mjaft banka të botës.

Page 16: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Megjithëse autoritetet financiare fillimisht besuan se ajo ishte thjesht një krizë likuiditeti dhe për pasojë nxitën bankat qëndrore që të injektonin sa më shumë likuiditet në tregun ndërbankar, përsëri kriza nuk u ndal, por përkundrazi, çoi në falimentim të shumë bankave dhe të qendrave të rëndësishme ndërkombëtare financiare.

Në shkurt 2007 kriza kaloi tek bankat kryesore duke kaluar në krizë financiare ku përfshinte kreditë më të mëdha hipotekare, që nga vera e viti 2007.

Page 17: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Kjo krizë shkaktoi rënien e tregut të bursës në verën e vitin 2007

Kjo rënie në tregun e bursës, qe shumë më e ulët në krahasim më rënien e thellë në tregut të bursës së vitit 2008

Në këtë kohë ende në Evropë nuk flitej për rrezikun e përfshirjes në këtë krizë.

Kriza financiare u thellua në shtator të vitit 2008, ku shumë institucione financiare amerikane u gjenden në situatë të falimentimit ose u shpëtuan nga reagimi i FED

Page 18: Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10

Kompania e sigurimeve AIG, Fannie Mae dhe Freddie Mac, u blen me një çmim simbolik Bear Stearns nga JPMorgan ose falimentuan

Nga kjo situatë me shpejtësi ndryshoi dhe vazhdon të ndryshon struktura bankare ndërsa bursa pësoi rënien më të thellë në historinë e saj, vetëm nga janari deri më 24.10.2008 pësoi një rënie të paparë. : Dow Jones (SHBA) zbriti për 36.83%, Nikkei (Japonia) për 50.03%, FTSE 100 (Britani) për 39.86%, DAX (Gjermani) për 46.75%, CAC 40 (France) pësoj rënie prej 43.11%, Bursa e Moskës u mbyll për javë të tëra nga frika e efekteve bursiere.