11
NË BRENDËSI - Vizita Studimore në Kosovë nga përfaqësues të Klasterit të BMA - Klasteri i Tepelenës, hapa drejt institucionalizimit të tij - Shkodër, takim për përmirësimin e performancës së sektorit të BMA-ve - Zgjedhja e Bordit Drejtues dhe aprovimi i Planit të Veprimit - Panairi “Shqipëria Punon Tokën” - Takimet sektoriale me Ministrin e Bujqësisë - Databazë me 600 biznese të shqiptarëve të diasporës - AFI projekt informues për konsumatorët - Komiteti i Lehtësimit të Tregtisë - Grup pune për miratimin e certikatave në fushën e bujqësisë Business Newsletter QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE AFI SHOQATA E INDUSTRIALISTËVE USHQIMORË BASHKIM, PËRKUSHTIM, SUKSES! Shtator - Tetor 14 Numri 2018 3 4 6 9 7 8 IPARD, 94 milionë euro, projekti më i madh i mbështetjes për bujqësinë, agropërpunim dhe zhvillim rural në Shqipëri IPARD, 94 MILIONË EURO, PROJEKTI MË I MADH I MBËSHTETJES PËR BUJQËSINË, AGROPËRPUNIM DHE ZHVILLIM RURAL NË SHQIPËRI

IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit

NË BRENDËSI- Vizita Studimore në Kosovë nga përfaqësues të Klasterit të BMA- Klasteri i Tepelenës, hapa drejt institucionalizimit të tij- Shkodër, takim për përmirësimin e performancës së sektorit të BMA-ve- Zgjedhja e Bordit Drejtues dhe aprovimi i Planit të Veprimit- Panairi “Shqipëria Punon Tokën” - Takimet sektoriale me Ministrin e Bujqësisë- Databazë me 600 biznese të shqiptarëve të diasporës- AFI projekt informues për konsumatorët- Komiteti i Lehtësimit të Tregtisë - Grup pune për miratimin e certikatave në fushën e bujqësisë

Business Newsletter

QENDRAE EKSPORTEVESHQIPTARE AFI

SHOQATA E INDUSTRIALISTËVEUSHQIMORË

BASHKIM, PËRKUSHTIM, SUKSES!Shtator - Tetor

14Numri2018

3 4 6

97 8

IPARD, 94 milionë euro, projekti më i madh i mbështetjes për bujqësinë, agropërpunim dhe zhvillim rural në Shqipëri

IPARD, 94 MILIONË EURO, PROJEKTI MË I MADH I MBËSHTETJES PËR BUJQËSINË, AGROPËRPUNIM DHE ZHVILLIM RURAL NË SHQIPËRI

Page 2: IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit

BUSINESS NEWSLETTER, SHTATOR -TETOR 2018 NUMRI 14

VIZITA STUDIMORE NË KOSOVË

NGA PËRFAQËSUES TË KLASTERIT TË BMA

Në kuadër të projektit “Promovimi i klasterit në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA), për përmirësimin e përformancës së këtij sektori”, një projekt i zbatuar nga AFI me mbështetje të RisiAlbania, u organizua një vizitë studimore dyditore në Kosovë. Në këtë vizitë morën pjesë përfaqësues të dy

1)iniciativave të klasterit nga zonat e Dibrës dhe Tepelenës. Grupi perbëhej nga fermerë, grumbullues, përpunues dhe eksportues të BMA, si edhe ekspertë të sektorëve mbështetës.

Kjo vizitë u organizua në kuadrin e përpjekjeve për mbështetjen e klasterave në sektorin e BMA në Shqipëri, për të parë dhe marrë përvojë nga praktika të suksesshme në vendet e rajonit sa i takon zhvillimit të klasterave rajonalë. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësi të njihen me organizimin e bizneseve të sektorit të BMA-ve, marrëdhëniet ndërmjet aktorëve të zinxhirit të vlerave, si edhe teknologjitë e avancuara të tharjes dhe përpunimit të bimëve.

Grupi nga Shqipëria u prit nga kompani të suksesshme në Kosovë si AGROSHQIPONJA në Malishevë, AGROPRODUCT Sh.p.k. dhe Shoqata ORGANIKA në Istog, Klasteri MIRECK i industrisë së përpunimit të metalit, RECURA, një organizatë konsulence dhe shërbimesh për bujqësinë, si edhe Kompania ELEN e Energjinë së Rinovueshme në Prishtinë.

Gjatë vizitave në kompanitë që operojnë në sektorin e BMA, një vëmendje e veçantë iu kushtua praktikave të pasvjeljes; rolit të eskportuesve si hallka më e rëndësishme e zinxhirit të vlerave të BMA për të siguruar cilësinë dhe sigurinë e produktit për treg. Praktika që ka dhënë rezultate shumë të mira në Kosovë për të gjithë aktorët, si pjesë e zinxhirit te vlerës, është modeli i kooperimit për tharjen e bimëve pas vjeljes midis fermerit, qendrës së tharjes (grumbulluesit lokalë) dhe eksportuesit. Fermerët i dorëzojnë bimët

medicinale aromatike të njoma tek qendrat e tharjes (grumbulluesit lokalë) dhe pasi bëhet tharja sipas standardeve atëherë dorëzohet nga qendrat e tharjes tek eksportuesi për proçesim të mëtejshëm. Kjo i shton vlerë produktit, pasi ruhet cilësia pas vjeljes dhe eksportuesi siguron kushte më të favorshme dhe cilësi të garantuar për të lidhur kontrata me klientët jashtë vendit. Në të njëjtën kohë kjo garanton dhe qendrueshmërinë e kontratave me fermerët.

Gjithashtu pjesë e praktikave të mira ishin dhe sistemet e avancuara të kontrollit e menaxhimit të cilësisë, të tilla si sistemi i gjurmueshmërisë; trajnimet për të përmirësuar nivelin e njohurive të aktorëve të sektorit etj.

Gjatë vizitës së Klasterit MIRECK pjesëmarrësit morën informacion lidhur me formën ligjore, strukturën, organizimin dhe funksionimin e klasterit, anëtarësinë, shërbimet, qëndrueshmërinë nanciare, sigurimin e fondeve; dhe përfshirjen e klasterit në advokaci për hartimin e politikave të përshtatshme për zhvillimin e sektorit.

Pas kësaj vizite studimore, anëtarët e klasterit në Shqipëri do t'i përfshijnë disa prej këtyre praktikave të suksesshme në planin e veprimeve dhe strategjinë që do të hartojnë. Gjithashtu, aktorët e zinxhirit të vlerave të BMA do të përpiqen të përmirësojnë menaxhimin e bizneseve të tyre.

1) Klasteri, ky koncept i ri në Shqipëri, është grupimi i bizneseve që prodhojnë të njëjtin produkt ose produkte plotësuese, në këtë rast bizneset dhe aktorët kryesore të sektorit të BMA. Pjesë e Klasterit janë biznese që përfaqësojnë akivitete kryesore dhe aktivitete mbështetëse e shoqëruese të sektorit, përfaqësues të qeverisë dhe autoriteteve publike, si dhe komunitetit të kërkimit shkencor. Klasteri mund të jetë rajonal ose kombëtar. Filozoa dhe koncepti bazë i klasterit është bashkëpunim biznesi ndërmjet konkurrentëve, nën moton 'ne, jo unë'!

2-3

AFI

Page 3: IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit

Page 4: IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit

AFI, gjatë muajit shtator, organizoi një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e aktorëve të zinxhirit të vlerave të BMA-ve në Tepelenë. Kjo tryezë e rrumbullakët ishte një nga aktivitet pasuese pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për krijimin e Klasterit në këtë rajon. Takimi u zhvillua në Pallatin e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë Tepelenë. Në takim morën pjesë fermerëve të vegjël, grumbullues, eksportues dhe përfaqësues të pushtetit lokal, RisiAlbania dhe AFI-t.

Në këtë takim u diskutua për zgjidhjet më të përshtatshme për rajonin në lidhje me teknologjitë alternative të tharjes dhe përmirësimin e cilësisë së BMA-ve dhe për zhvillimin institucional të klasterit.

Pjesa e parë e takimit u fokusua tek diskutimet e hapura me fermerët, grumbulluesit dhe përpunuesit

për sa i përket rritjes së performancë së sektorit përmes përdorimin e dhomave të tharjes, të cilat do të përmirësonin ndjeshëm situatën e grumbullimit dhe tharjes së BMA-ve dhe paketimit për të siguruar një cilësi të unikuar dhe më të mirë të produktit.

Dy grumbulluesit, të cilët ishin gjithashtu pjesë e Vizitës Studimore të Kosovës, deklaruan se është shumë e rëndësishme pajisja e qendrave të grumbullimit me dhomat e tharjes, por ato nuk mund të përballojnë investimet e kërkuara me burimet e tyre, ndaj dhe kërkohet mbështetje shtesë nanciare për ta bërë këto investime, të cilat gjithashtu do ta ndihmonin shume funksionimin e Klasterit të Tepelenës.

Në pjesën e dytë, diskutimi u fokusua në zhvillimin institucional të të këtij organizmi, mbi anëtarësinë, hartimin e vizionit, misionit dhe strategjisë së Klasterit.

Shtator - Tetor

BUSINESS NEWSLETTER, SHTATOR -TETOR 2018 NUMRI 14

KLASTERI I TEPELENËS, HAPA

DREJT INSTITUCIONALIZIMIT TË TIJ

Pas tryezës së parë në fund të qershorit, në shtator AFI organizoi takimin e dytë në Shkodër, me pjesëmarrjen e dhjetra fermerëve të vegjël, grumbulluesve, përpunuesve, eksportuesve, furnizuesve të inputeve, Qendrave të Transferimit të Teknologjisë Bujqësore, specialistë të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, përfaqësues të RisiAlbania dhe AFI-t. Në takim u diskutuan altermativat e teknologjisë së tharjes dhe paketimit të BMA-ve dhe ndikimi i tyre në cilësinë e produktit.

Në pjesën e parë të takimit u diskutuan alternativat e tharjes së bimëve, si raftet tharëse, dhomat e tharjes me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit u fokusua në përdorimin e paketimit për mbledhjen e BMA-ve dhe rëndësinë e tij në cilësinë e produktit. Pjesëmarrësit mbështetën idenë e përdor imit të rafteve tharëse në qendrat e grumbullimit duke justikuar këtë me kushtet specike klimatike të Shkodrës dhe traditën në kultivimin e BMA-ve. Nga ana tjetër, disa eksportues ishin me idenë e përdorimit të dhomave të tharjes si një teknikë e avancuar për të siguruar standardet e cilësisë së lartë të produktit të kërkuar nga tregjet e eksportit.

SHKODËR, TAKIM

PËR PËRMIRËSIMIN E PERFORMANCËS

SË SEKTORIT TË BMA-VE

4-5

ZGJEDHJA E BORDIT DREJTUES

DHE APROVIMI I PLANIT TË VEPRIMIT

Ndërkohë, që gjatë muajit tetor, u zhvillua me klasterin e Tepelenës për të diskutar planin njëvjeçar të veprimeve, si edhe për të zgjedhur Bordin Drejtues të tij, si një hap i rëndësishëm për zhvillimin institucional të klasterit.

Në takim u diskutua përgatitja e projekt-propozimeve për kryerjen e një studimi për zonën e Tepelenës, i cili synon të identikojë llojet e BMA-ve dhe të fermereve/ familjeve rurale të angazhuara në këtë sektor në rajonin e Tepelenës, si edhe projekt propozime të tjera që lidhen me investimet për përmirësimin e cilësisë së produktit, krijimin e identitetit dhe promovimin e klasterit etj. Ndër të tjera, u diskutua edhe çështja e çertikimit organik për BMA të caktuara ose për zona në rajonin e Tepelenës, i cili është një rajon shumë i përshtatshëm për këtë çertikim pasi nuk ka industri të

zhvilluara dhe as bujqësi intensive, për rrjedhojë ka ndotje minimale të mjedisit. Ky çertikim i shton vlerë produktit duke ndikuar në shtimin e të ardhurave për familjent rurale të rajonit. Përsa më sipër, mbetet kyç investimi në teknologji, përfshi investimet në pajisje tharjeje dhe ambalazhim, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e produktit dhe perfomancën e sektorit. Kjo është arsyeja që në planin e punës u pa e rëndësishme sigurimi i informacionit dhe trajnime për aplikime në skemat kombëtare të subvencionit, skemat IPARD, si edhe organizimi i takimeve me donatorë të ndryshëm, të cilët mund të mbështesin klasterin për investimet në teknologjinë e nevojshme dhe rritjen e kapaciteteve.

Në takim, anëtarët e klasterit aprovuan planin e punës, si edhe zhvilluan zgjedhjet për Bordin Drejtues, i përbërë nga t re anëtarë , për faqësues të fermerëve/vjelësve, institucioneve publike dhe akademikë të sektorit të BMA-ve.uktit të kërkuar nga tregjet e eksportit.

Page 5: IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit

Page 6: IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit

6-7BUSINESS NEWSLETTER, SHTATOR -TETOR 2018 NUMRI 14

Në 12 & 13 tetor, panairi më i madh bujqësor, blegtoral “Shqipëria Punon Tokën” hapi sërish dyert për fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës shqiptarë dhe atyre të trojeve shqiptare jashtë kurit, si Kosova dhe Maqedonia. Panairi u organizua nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën e Eksporteve Shqiptare dhe AlF-n. Në edicionin e dytë të këtij panairi ishin pjesëmarrës 31 bashki dhe mbi 700 prodhues të ndarë në disa kategori, në bujqësi, Agroindustri, Verëra, Alkool, Agroturizëm, Fruta-perime, Blegtori, Produkte shtëpie – tradicionale, Banka, fonde garancie në bujqësi etj.

Në panair, janë ekspozuar: produkte bujqësore dhe blegtorale, Gatime tradicionale nga zona të ndryshme të vendit, demostrim nga shefat më të njohur shqiptarë, kopshtaria për fëmijët, Ferma kafshësh, hipizëm etj. Kompanitë pjesëmarrëse patën mundësi të promovojnë dhe reklamojnë produktet e tyre për dy ditë edhe falë aktiviteteve shtesë që u ofruan.

Këtë vit fokusi u vu tek siguria ushqimore që produktet shqiptare garantojnë për konsumatorin.

Koncepti i këtij panairi ishte prezantimi i standardeve të larta të industrisë së qumështit. Pra, në këtë rast kompanitë prezantuan jo vetëm performancën individuale, por të industrisë së qumështit dhe të mishit. Ndaj, kompanitë më të mëdha në vend të mishit dhe qumështit erdhën në panair me një mesazh të përbashkët për konsumatorin. Kompanitë e mishit kishin mesazhin: “Produkt i sigurt, jetë e sigurt” ndërsa kompanitë e qumështit, “Zgjidhni produktin e sigurt shqiptar” u shpreh Alban Zusi, kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe AFI-t.

Gjatë dy ditëve të panairit të prodhimeve bujqësore e blegtorale, u sollën për vizitorët shumë gatime tradicionale, të cilat më pas, u konsumuan nga vizitorët e shumtë, që u njohën me aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend.

PANAIRI “SHQIPËRIA PUNON TOKËN”

- QINDRA KONSUMATORË TESTUAN

PRODHIMET VENDASE SHQIPTARE

PANAIRI “SHQIPËRIA PUNON TOKËN”

- QINDRA KONSUMATORË TESTUAN

PRODHIMET VENDASE SHQIPTARE

SEKTORI I PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT

Në kuadër të konsultimeve që po zhvillon Ministria e Bujqësisë me nënsektorët kryesorë të bujqësisë, gjatë muajit shtator AFI organizoi një takim ndërmjet operatorëve kryesorë të sektorit të përpunimit të qumështit dhe Z. Niko Peleshi. Në këtë takim morën pjesë znj. Frida Krifca, Drejtoreshë e AZHBR-së, Z. Agim Ismaili, Drejtor i AKU-së dhe Z. Alban Zusi, Drejtor Ekzekutiv i AFI-t.

Ndër të tjera në takim u diskutua për sistemin veterinar. Sipas operatorëve të sektorit të qumështit veterinerët nuk bëjnë kontrolle tek fermat e qumështit për, midis të tjerash, aatoksinën dhe përdorimin e antibiotikëve tek kafshët, nuk kontrollojnë cilësinë e ushqimit të kafshëve në ferma; nuk informojnë fabrikat e përpunimit të qumështit kur fermerët kanë probleme me shëndetin e kafshëve; si dhe nuk ushtrojnë funksionin e këshillimit tek fermerët për të zgjidhur problemet kryesore.

Në takim u tha se, pa një sistem veterinar funksional e kontrolle rigoroze në fermë, nuk mund të sigurohet cilësia e lëndës së parë dhe siguria ushqimore. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutuan edhe pritshmëritë për skemat nancare nga ana e kompanive dhe se si këto skema mund të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë dhe sasisë së lëndës së qumështit.

TAKIMET SEKTORIALE

ME MINISTRIN E BUJQËSISË

6-7

Page 7: IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit

Page 8: IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit

8-9BUSINESS NEWSLETTER, SHTATOR -TETOR 2018 NUMRI 14

TAKIMET SEKTORIALE

ME MINISTRIN E BUJQËSISË

SEKTORI I BIMËVE AROMATIKE MJEKËSORE (BMA)

Në kuadër të konsultimeve që po zhvillon Ministria e Bujqësisë me nënsektorët kryesorë të bujqësisë, takimi i rradhës i oranizuar nga AFI ishte ndërmjet sektorit të BMA-ve dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR). Në këtë takim, ku ishin prezent Z. Niko Peleshi, përfaqësues të tjerë të MBZHR-së, znj. Frida Krifca, Drejtoreshë e AZHBR-së, Z. Agim Ismaili, Drejtor i AKU-së, sektori i BMA-ve u përfaqësua nga fermerë, grumbullues, përpunues dhe eksportues të BMA-ve. Z. Alban Zusi dhe znj. Merita Janushi, përfaqësues të AFI-t, ishin pjesë e aktivitetit që u zhvillua pranë MBZHR-së.

Si pjesë e projektit “Klasteri, Risi për Përmirësimin e Sektorit të BMA-ve”, i mbështetur RisiAlbania, AFI ka zhvilluar një serë takimesh me aktorët kryesorë të sektorit të BMA-ve për të identikuar problemet dhe gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për përmirësimin e performancës së sektorit. Disa nga këto problematika iu prezantuan Ministrit Peleshi gjatë takimit.

Problemi kryesor i sektorit BMA-ve është sigurimi/ plotësimi i standardeve të cilësisë dhe sigurisë së produktit.

Ky problem lidhet me:

1) teknikat e papërshtatshme të pasvjeljes;

2) kushtet e papërshtatshme në qendrat e grumbullimit me mungesë të pajisjeve të duhura për të siguruar tharjen me cilësi të bimëve të vjela/grumbulluara;

3) ambalazhi i papërshtatshëm i BMA-ve dhe

4) krijimi i një sektori pranë MBZHR-së për menaxhimin e problematikave te sektorit, pasi sot nuk ka një pikë referimi per adresimin dhe zgjidhjen e tyre.

Gjatë këtij takimi një vëmendje e veçantë iu kushtua skemave kombëtare dhe nancimeve të IPARD, si një mënyrë për zgjidhjen e disa prej problematikave të mësipërme të sektorit, veçanërisht investimeve që kanë të bëjnë më rritjen e cilësisë dhe sigurisë së produktit.

Ministri Peleshi mirëpriti çdo diskutim, duke u shprehur që ky sektor do të marrë vëmendjen e duhur nga qeveria. Gjithashtu, ai inkurajoi përfaqësuesit e këtij sektori të ishin aktivë dhe të aplikonin për skemat kombëtare dhe ato të IPARD për të përmirësuar performancën e sektorit.

DATABAZË ME 600 BIZNESE TË

SHQIPTARËVE TË DIASPORËS

Në 17 tetor, në hollin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u zhvillua një event për promovimin e prodhimit shqiptar drejt diasporës sonë. Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) dhe me mbështetjen e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, në këtë aktivitet u prezantua databaza me 600 kontakte të restoranteve të diasporës, të menaxhuara kryesisht nga shqiptarët. Këto kontakte u vunë në dispozicion të eksportuesve dhe shoqatave të agrobiznesit në Shqipëri, më qëllim shtimin e mundësive të eksporteve të produkteve shqiptare.

Për ministrin Peleshi, bujqësia shqiptare ka bërë hapa përpara, veçanërisht në eksportet. Megjithatë ato (eksportet) mbeten ende sda jo të lehta, të cilat kërkojnë një bashkëpunim forcash ndërministrore. Nga ana e tij, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati theksoi se qëllimi i këtij projekti të përbashkët të dy ministrive, kishte të bënte me evidentimin dhe më pas krijimin e kësaj databaze, në mënyrë që të kanalizohen të gjtha mundësitë për ta sjellë produktin shqiptar në Evropë.

Si pjesë e misionit të saj për të promovuar produktet shqiptare në tregjet globale, por edhe për të krijuar mundësi eksporti për anëtarët e saj, Qendra e Eksporteve Shqiptare mbështeti në organizimin e aktivitetit dhe promovimin e nismës tek prodhuesit dhe esksportuesit shqiptar.

AFI PROJEKT INFORMUES

PËR KONSUMATORËT

Në kuadër të projektit “Siguria ushqimore dhe të drejtat e informimit konsumator”, i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- OSFA, Albanian Food Industry organizoi, në tetor, një aktivitet për informimin e konsumatorëve lidhur me sigurinë ushqimore dhe problematikat më të shpeshta që hasin konsumatorët shqiptarë gjatë blerjes dhe konsumimit të ushqimeve.

AFI me anë të shpërndarjes së etëpalosjeve në disa nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, i bëri thirrje konsumatorëve që të kontrollojnë produktet që konsumojnë duke kërkuar të pajisen gjithmonë me kupon tatimor pas çdo blerjeje, pasi në këtë mënyrë ndihmojnë në gjurmueshmërinë e produktit. Ata duhet të kenë kujdes dhe të kontrollojnë datën e skadencës së produkteve si dhe etiketën në gjuhën shqipe të çdo produkti, që është detryrim ligjor i operatorëve të biznesit ushqimor. Këto masa merren në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore.

AFI i bën thirrje të gjithë qytetarëve që çdo abuzim të denoncohet në [email protected] ose [email protected]

8-9

Page 9: IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit

Page 10: IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit

8-9BUSINESS NEWSLETTER, SHTATOR -TETOR 2018 NUMRI 14

KOMITETI I LEHTËSIMIT

TË TREGTISË

GRUP PUNE PËR MIRATIMIN E CERTIFIKATAVE NË FUSHËN E BUJQËSISË

AFI dhe Qendra e Eksporteve Shqiptare në kuadër të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (KLT kanë paraqitur pranë këtij Komiteti çështjet, të cilat në gjykimin e anëtarëve të këtyre shoqatave kanë nevojë për diskutim dhe vendimmarrje në lidhje me lehtësimin e tregtisë në rajon për sektorin e bujqësisë. Në vijim të diskutimeve të komitetit te KLT, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave zhvilluan një takim pranë zyrave të AFI-t, në shtator, për të diskutuar më tej çështjet e ngritura.

Ndër problemet prioritare, të propozuara për trajtim të menjëhershëm, është ai i mungesave të

certikatave veterinare dhe ushqimore, të cilat po e penalizojnë biznesin shqiptar duke mos mundësuar rritjen e tij nëpërmjet eksportit. Pa këto certitikata nuk mund të zhvillohet tregtia rajonale dhe ajo me Bashkimin Evropian.

Për këtë arsye, pas takimit të zhvilluar në zyrat e AFI-t, i është dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, për dijeni të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me kërkesën e ngritjes së një grupi pune të posaçëm për këtë çështje brenda kuadrit të KLT-së, i cili të përbëhet nga përfaqësues të këtyre Ministrive përkatëse.

ÇËSHTJET E ADVOKACISË TË NDJEKURA GJATË MUAJIT SHTATOR - TETOR

I. LETËR AUTORITETEVE DOGANORE SHQIPTARE MBI PROCEDURËN NË RAST DYSHIMI PËR VLERËN E TRANSAKSIONIT TË MALLRAVE TË IMPORTUARA

Pas disa ankesave nga anëtarët tanë lidhur me aplikimin e çmimeve të referencës nga autoritetet doganore shqiptare, të cilat nuk kishin pranuar dokumentet e tyre në mbështetje të vlerës së transaksionit të mallrave që ata importonin, AFI konsultoi legjislacionin përkatës i cili përcakton rregullat procedurale se si autoritetet publike japin arsyet për dyshimin në saktësinë e dokumenteve të siguruara nga importuesi.

Siç shihet, ligjet kryesore dhe sekondare të doganave shqiptare, ndryshe nga l igjet e OBT-së, nuk parashikojnë që, para marr jes së vendimit përfundimtar, administrata doganore t'i komunikojë importuesit, me shkrim nëse kërkohet, arsyet e dyshimeve të arsyetura dhe po ashtu kompanisë importuese mundësi për t'u përgjigjur. AFI ka dërguar dy shkresa tek autoritetet doganore shqiptare lidhur me këtë hendek ligjor dhe nevojën që ligji të rishikohet dhe korrigjohet në këtë pike, për ta sjellë atë në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Për këtë qëllim,

letra e dytë përmend edhe dy shembuj, atë të Ligjit Doganor të Maqedonisë dhe Ligjit Doganor të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat të dy deklarojnë se kur autoritetet doganore kanë dyshime për vlerën e transaksionit, zyrtarët e doganave duhet të informojnë importuesin me shkrim, nëse kërkohet, arsyet e këtyre dyshimeve përpara se të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me pranueshmërinë e vlerës së deklaruar. Kompanisë i jepet gjithashtu një mundësi për t'u përgjigjur, përpara se autoritetet të marrin një vendim përfundimtar.

ANËTARËT TANË TË RINJ:

LUSHKJA BI-EN

Fabrika e qumështit Lushkja Bi-En është ndërtuar në vitin 1992. Rikonstruksioni i fabrikës sipas standardeve të BE-së është bërë në vitin 2008, ndërsa në 2011-ën u ndërtua godina e re në Blerimaj, Kavajë. Që nga themelimi i saj e deri sot kompania ka sjellë në treg produkte cilësore që garantojnë standardet më të larta të sigurisë ushqimore. Kompania analizon lëndën e parë në hyrje, si dhe produktin e gatshëm, duke ofruar siguri maksimale ushqimore për konsumatorin. Lushkja Bi-En i është përshtatur ndryshimeve teknologjike duke investuar gjithnjë e më shumë në makineri e pajisje të standardeve të larta për përpunim. Kompania ka një staf të përgatitur dhe me përvojë në sektorin e bulmetit. Drejtohet nga teknologë dhe asistohet nga teknikë të specializuar brënda dhe jashtë vendit.

LUSHKJA BI-EN

AdresaRr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tirana+355 67 604 52 40

email [email protected]

web http://a.albania-export.com http://albania-export.comFB /ALB.Export /AlbanianFoodInduistry

AFIAFIMEMBERAFI

- Fitoni një zë që ju përfaqëson në qeveri

- Rrisni praninë tuaj në komunitetin e tregtisë

- Zhvilloni biznesin tuaj në mënyrë të qendrueshme

- Krijoni një rrjet biznesi të dobishëm

- Promovoni produktet tuaja në tregjet globale

- Informoheni për fonde dhe grante të ndryshme nga Qeveria Shqiptare, BE dhe donatorë të tjerë

- Bëheni pjesë e fushatave promovuese në media

- Merrni pjesë ne misione të biznesit në tregjet e mundshme

- Jeni palë për hartimin e strategjive për hapjen e eksporteve të produkteve shtazore në BE dhe vende të tjera

- Bëheni pjesë e grupeve të punës apo tryezave mbi sigurinë ushqimore me institucionet, bazuar në interesin e secilit anëtar

PSE DUHET TË BËHENI ANËTAR?

BASHKIM, PËRKUSHTIM, SUKSES!

10-11

II. LETËR PËR MINISTRINË E BUJQËSISË LIDHUR ME MUNGESËN E CERTIFIKATAVE PËR LËVIZJEN E TREGTISË SË BRENDSHME TË PRODUKTEVE ME ORIGJINË SHTAZORE

Që prej disa kohësh AFI ka lobuar për nevojën urgjente që Ministr ia e Bujqësisë të lëshojë dokumente tregtare që shoqërojnë qarkullimin në treg të mishit të freskët dhe produkteve të mishit nga thertorja në pikat e shitjes me pakicë ose në restorante. Kërkesa për një dokument të tillë vjen nga detyrimi ligjor për gjurmueshmërinë e produkteve

ushqimore në tregun shqiptar. Gjurmimi kërkon që të ekzistojë një certikatë veterinare e cila mundëson gjurmimin e lëvizjes për qëllime tregtare të kafshës që transportohet nga ferma ose pika e hyrjes së importit në thertore, ndërsa pas therjes një dokument tjetër duhet të shoqërojë mishin ose produktet e mishit nga thertoja në pikat e shitjes/restorante. Siç mund të kuptohet, pa një dokument të tillë siguria ushqimore nuk mund të garantohet kurrë. AFI ka ofruar asistencën teknike, nëse kjo do të jetë e nevojshme, për të përshpejtuar procesin e miratimit të një certicate të tillë.

Page 11: IPARD, 94 MILIONË EURO, - albania-export.comalbania-export.com/files/pagestatic/NL_14_09_10_18shq... · 2018-11-23 · me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit