20
Revistë Periodike Nr. 17, dhjetor 2011 ISKSH llogarit kostot e shërbimeve spitalore RISIA ISKSH llogarit kostot e shërbimeve spitalore

RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

Revi

stë

Perio

dike

Nr.

17, d

hjet

or 2

011

ISKSH llogarit kostot e shërbimeve spitalore

RISIAISKSH llogarit kostot e shërbimeve spitalore

Page 2: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

www.isksh.com.al

Kujdesemi për shëndetin tuaj!

Masa e kontributit për personat e punësuar është 3.4 % e pagës mujore (1.7% i paguan punëdhënësi dhe1.7% i paguan punëmarrësi).

Kontributi për të vetëpunësuarit në qytet është 7% e pagës minimale, ndërsa të vetëpunesuarit në fshat paguajnë 3 % zonat kodrinore dhe malore dhe 5 % zonat fushore.

Një mënyrë tjetër është sigurimi vullnetar. Masa e kontributit eshte 3.4 % e pages mujore minimale.

Vlerësoni gjënë më të çmuar!Siguroni shëndetin!

Page 3: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

ww

w.is

ksh.

com

.al

Revista “Fokus ISKSH” është një botim periodik i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor. Synimi i këtij botimi është informimi i të gjithë aktorëve

që japin dhe marrin shërbimin shëndetësor. Mjekët do të kenë kësisoj një dritare më shumë për t’u informuar ndërsa pacientët një mundësi më tepër për të ditur të

drejtat e tyre.

“Fokus ISKSH” përpos kontributit të stafit të Institutit, është e hapur për përfshirjen e ideve të gjithkujt prej aktorëve ofrues të shërbimit shëndetësor, të interesuar për të

dhënë kontributin e tyre.

Përgatiti:Etiola KOLA

[email protected]&fax: +3554 2259 855

Adresa: Instituti i Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor (ISKSH)Rruga “Sami Frashëri”, Lagjia 8,

Tiranë.Tel: +355 4 2230 984Fax: +355 4 2274 953

Përktheu: Mimoza Backa

STUDIMISi perceptohet reforma ne paresor ............. fq 13

FINANCIMIShendeti paliativ ne skeme ......................... fq 17

KONTRATATFormular vetdeklarimi per farmacite ........... fq 18

Në brendësi

Fq.13 Fq.17 Fq.18

Revi

stë

Perio

dike

Nr.

17, d

hjet

or 2

011

ISKSH llogarit kostot e shërbimeve spitalore

RISIAISKSH llogarit kostot e shërbimeve spitalore

Page 4: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

4 KONFERENCA

Kostot e spitaleve, transparence per sherbimet

ISKSH po punon për implementimin e plotë të ligjit të ri për Sigurimet Shëndetesore, që si moto të veten ka:

akses të barabartë të të gjithë popullatës, për paketa të mirëpërcaktuara shërbimesh shëndetesore. Qëllimi përfundimtar i implementimit të këtij ligji është një sistem shëndetesor që mban njerëzit të shëndetshëm, ka akses të barabartë të bazuar në nevojat e pacientëve, dhe jo në aftësinë se kush paguan më shumë, është i nje kualiteti të lartë dhe përfaqëson ekzaktesisht vlerën e parasë.

Në këtë moment te implementimit te ligjit problemet me

imediate që kërkojne zgjidhje i shfaq sektori spitalor.

Prandaj ISKSH eshte perqendruar dhe ka bërë një punë

Për herë të parë në historinë e shërbimeve spitalore, ISKSH bën të mundur llogaritjen e kostove të shërbimeve.

përgatitore mjaft te madhe, për të mbeshtetur reformen ne

kete sektor. Keshtu :

Ngritja e zyrave ( sektorëve) të llogaritjes dhe vleresimit

të treguesve ekonomiko-financiar pranë të gjitha spitaleve

të vendit; Përgatitja e një udhëzuesi metodik nga ana e

ISKSH-së, për mënyrën e llogaritjes së kostove faktike

për të gjitha shërbimet e ofruara nga spitalet; Krijimi nga

ISKSH dhe implementimi i softit të kostove në të gjitha

spitalet, për të bërë të mundur hedhjen e të gjitha llojeve

të shpenzimeve të bazuara në kartelën klinike standart për

Nga Elvana Hana

Drejtore e Pergjithshme e ISKSH-se

Gjate konferences se organizuar nga ISKSH dhe KAS

Page 5: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

5KONFERENCA

të gjitha spitalet; Përgatitja dhe shpërndarja e manualit të

përdorimit të softit të shoqeruar me trajnimin e të gjitha

stafeve përgjegjës për përdorimin e tij; Implementimi

në kontratat dypalëshe ISKSH/Spitale të vitit 2011, të

detyrimit të ofruesve për të bashkëpunuar me këtë sistem

të ri dhe shumë të domosdoshëm për prespektivat e

shërbimeve sekondare e terciare në Shqipëri janë disa

nga punët që ne kemi bërë.

Për herë të parë në historinë e shërbimeve spitalore, ne sot

kemi bërë të mundur llogaritjen e kostove dhe të treguesve

ekonomike të këtyre shërbimeve. Mbas një pune tepër

intensive është bërë e mundur që për periudhen Janar-

Qershor 2011 në nivelet e spitaleve rajonale si edhe për

spitalet bashkiake të llogariten:

Kostot mesatare për rast, në rang spitali, në shërbimet

me shtretër.

Kostot mesatare për rast, për 4 shërbimet kryesore me

shtretër (Kirurgji, Gjinekologji-Obstetri, Pediatri dhe

Pathollogji)

Kostot mesatare për ditë qëndrimi në sherbimet me

shtretër ( për 4 shërbimet e përmendura mësipër).

Kostot e plota për sherbimet mjekësore pa shtretër

(laboratore, imazheri, urgjencë, etj).

Treguesit e ditëqëndrimit mesatar të pacienteve në spitale,

sipas shërbimeve të ofruara.

Përcaktimin e diagnozave më frekuente në spitalet dhe

kostot për rast të këtyre diagnozave (gjithsej 21).

Gjetjet janë mjaft të ndryshme, siç do ta degjoni konkretisht

nga raporti i pergatitur nga koleget e ISKSH-së.

Ndryshimet nga rajoni ne rajon kapin shifra te ndryshimit

te kostove deri ne 3 here per te njejten diagnoze, këto janë

analizuar ne detaje nga ne dhe natyrisht qe do te meren

parasysh te gjithe elementet ne konceptimin e metejshem

te reformes. Por ajo qe dua te theksoj ketu dhe qe eshte

me e rendesishme, është thellimi i reformës financiare

në sektorin spitalor, sipas të njëjtës moto “Paraja ndjek

sherbimin e kryer ndaj pacientit”.

Sidomos spitaleve rajonale por edhe atyre terciare ,i

duhen krijuar kushte ne pikepamje investimore, per te

dhene te njejten pakete sherbimi ne te gjithe vendin sipas

protokolleve te mirepercaktuara.

Spitalet duhet të paguhen për pacientin e trajtuar, një

mekanizëm financimi ky mjaft efikas, që nxit spitalet të

trajtojnë sa më shumë pacientë, një incentivim i munguar

ky në menyrën tradicionale të financimit me buxhet historik.

Kjo do të ofrojë më shumë transparencë për pacientët të

cilet do të dine ekzaktesisht se çfare pakete shërbimi do

te marin ne spitale, per stafin mjekësor i cili do te kete

nje menyre pagese te bazuar ne punen e bere dhe nga

ana tjeter do te krijoje lehtesi per vendim-marresit, te cilët

mund te parashikojnë më me lehtësi shpenzimet, qe sic

dihet jane shume te paparashikueshme.

Të nderuar kolegë, është detyrë e jona te kujdesemi per

çdo qytetar.

Në këtë kontekst problemi më emergjent për zgjidhje është

problemi i barnave. Të gjithë e dime që Qeveria ka dhënë

ne këto vite rreth 2 miliardë lekë më shumë për barnat

ne spitalet publike. Por mënyra e blerjes, shperndarjes

dhe e perdorimit mund dhe ka sjelle një ineficience të

rendesishme që duhet dhe do te adresohet sa më parë.

Në rajon ka modele te suksesshme lidhur me kete, një

nga këto është lidhja e drejtperdrejtë e shërbimeve

me menyren e blerjes, shperndarjes dhe përdorimit te

barnave.

Page 6: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

REVISTA Fokus6

Në afat të gjate ka edhe ceshtje te tjera qe do te ndikojne

seriozisht në rritjen e kostove.

Së pari çështjet demografike. Shqipëria ka pësuar një

rritje të shpejtë të jetëgjatesise nga viti 1995 me 71.4

vjeç,në 77 vjeç, për vitin 2011. Ndryshimet demografike

pa dyshim që kanë filluar të bëjnë presion në sistemin

shëndetësor. Popullata mbi 50 vjeç nga viti 2005 që ishte

670 mijë, ka arritur në 750 mijë deri në 2009. Të moshuarit

kanë një sëmundshmëri kronike shumë komlekse,

prandaj këto gjëra duhen planifikuar.

Së dyti çështjet e teknologjisë. Investimet në teknologjitë

e reja kanë potencial për të sjellë një eficencë më të madhe

dhe performancë më të mirë, përsa i përket shërbimit ndaj

pacientit, por gjithashtu janë shumë të shtrenjta.

Pritshmëritë në rritje të konsumatorit, mund të nënkuptojnë

që njerëzit duan të kenë akses në teknologjitë e reja,

apo trajtimet mjekësore, pavarësisht nga evidenca

apo efektiviteti i tyre. Prandaj përdorimi i vlerësimeve

teknologjike shëndetësore merr një rëndësi te veçantë në

mënyrë që të sigurojë përdorimin e burimeve më kosto

efektive.

Së treti, sektori shëndetesor është nga natyra përdoruesi

më i madh i fuqisë punëtore, prandaj negociata me mjekët

dhe stafin mjeksor, janë shumë elementë të rëndësishëm,

në mënyrë që pagesat ndaj tyre të marin vërtet vlerën

e shërbimit ndaj pacientit. Në aftat të gjatë këtu duhet

menduar edhe për përmirësimin e legjislacionit edhe

përsa i përket sigurimit të profesionit. Keshtu vetem vitin

e fundit kane renduar buxhetet e spitaleve e per pasoje

edhe sherbimin ndaj pacientit 3 raste (2 ne vlore e 1 ne

lushnje) me shume rreth 31 milione leke, qe ka lidhje

te drejtperdrejte me sigurimin e profesionit. Ky problem

mund te kthehet ne nje Boomerang nese nuk i paraprihet

qe tani me rregullimet perkatese ligjore.

Me fjalë të tjera udhëtimi i kësaj reforme është drejt

një shërbimi shëndetësor , ku të gjithë kanë akses dhe

ndihen të sigurte në të dhe me të, si edhe ata që punojnë

në të ndihen krenar.Nuk mund të jetë ky një udhëtim i

shkurtër as i lehte. Por eshte një udhëtim urgjent, le ta

vazhdojmë me besimin se jemi duke bërë atë që kërkohet

dëshpërimisht për tani e gjeneratat që vijnë.

Page 7: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

7STUDIMI

Ne fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24

Bashkiake.

ne vijim sipas prezantimit….

SITUATA E PERGJITHSHME E OFRUESVE (2010)• Metode financimi jo e pershtateshme / Borxhe te

trasheguara• Mungese e metodave incentivuese per ofruesit per te

permiresuar ofrimin e sherbimit• Autonomia si një nga indikatoret e rendesishem per

mirëfunksionimin e një spitali ngelet nje ceshtje e mprehte

• Niveli i menaxhimit mbetet çeshtje e mprehte / Emerime te perqendruara / Mungese fleksibiliteti ne organizimin dhe ofrimin e sherbimeve

• Mungesa ne ofrimin e paketes se sherbimeve ne aparatura diagnostikuese dhe medikamente

• Pamajftueshmeri ne MS ( Spitalet periferike), niveli profesional jo i kenaqshem si per MS ashtu edhe per personelin e mesem

• Nivel teper i ulet i treguesve te sherbimeve spitalore • Nje cilesi sherbimi qe le per te deshiruar• Pagesat nen dore te pacienteve

HAPAT E NDERMARRE NGA ISKSH PER LLOGA-RITJEN E SHPENZIMEVE FAKTIKE (2010-2011)

SEKTORI• Ngritja e sektoreve të llogaritjes dhe vleresimit të

treguesve ekonomiko-financiar

Kostifikimi i sherbimeve spitalore, mjet per permiresimin e metodave te pagesave

dhe cilesise se sherbimeve

Matja e kostove,ja te dhenat

Nga Naun Sinani, Rudina Mazniku

METODIKA• Udhezuesi metodik nga ana e ISKSH-së për mënyrën

e llogaritjes së kostove faktike për të gjitha sherbimet e ofruara nga spitalet

SOFTI• Krijimi dhe implementimi i Softit të bazuar në kartelen

e re klinike TRAJNIMI• Përgatitja dhe shpërndarja e manualit të përdorimit të

Softit të shoqeruar me trajnimin e stafeve spitaloreKONTRATA• Implementim te procesit në kontratat dypaleshe

ISKSH/Spitale të vitit 2011

TREGUESIT DHE TE DHENAT E KOSTOS QE RAPORTOHEN E PERPUNOHEN NGA SPITALET

• Kosto totale sipas niveleve te spitaleve• Kosto totale sipas sherbimeve• Kostoja mesatare per Rast ne sherbimet me shtreter.• Kostoja per dite/pacient ne sherbimet me shtreter• Kostoja e plote per sherbimet mjekesore pa shtreter

si:(laboratore, imazheri,urgjence etj)• Kostoja sipas elementeve te shpenzimeve• Kosto mesatare per diagnoze• Treguesi i diteqendrimit mesatar te pacienteve ne

spitale sipas sherbimeve.• Treguesi i shfrytezimit te shtratit, xhiro shtrati

Page 8: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

REVISTA Fokus8

KOSTOT MESATARE PER RAST (6-M I 2011)

KRAHASIMI I KOSTOVE MESATARE PER RAST PER SHERBIME (6-M I 2011)

KOSTOT MESATARE PER DITE / QENDRIM

(6-M I 2011)

STRUKTURA E SHPENZIMEVE (6 M I 2011)

Page 9: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

Revista Fokus 9

KOSTOT MESATARE PER DITE / QENDRIM NE SHERBIME (6-M I 2011)

KOSTOT MESATARE PER DG. (Sipas kartelave klinike ne dalje)

FAKTORET QE KANE NDIKUAR NE VLERA TE NDRYSHME TE KOSTOS PER RAST / DIAGNOZE/DITEQENDRIMI

• Mungesa e Protokolleve te mjekimit • Stadi i avancuar i semundjes te paraqitjes

ne spital te pacienteve• Pozicioni gjeografik i popullates, largesia

,klima. • Demografia e ndryshme e popullsise sipas

zonave• Mosha e pacienteve te semure dhe

Diagnozat Shoqeruese• Mos realizimi i procedurave te tenderimeve

te barnave • Mungesa e personelit mjekesor te

specializuar• Mungesa e aparaturave e pajisjeve

mjekesore ne disa spitale • Funksionimi i sherbimit te urgjences

METODAT E PAGESAVE TE SPITALEVE

• Buxheti Global• Pagesat për rast/grup diagnozash të

ngjashme ose më komplekse (DRG) • Pagesa për shërbim • Pagesat për ditë qëndrim • Kapitacion i pastër ose Kombinim i

Kapitacionit me Pagesat për shërbim (FFS)

• Buxheti me zëra (Linë–itëm budget)

DISA NGA METODAT E PAGESAVE NË VENDET E EUROPES QËNDRORE E LINDORE (2008)

QELLIMET E VENDOSJES SE PAGESAVE BAZUAR NE RAST

• Permiresim i cilesise se sherbimeve • Stimulon ofruesit dhe nxit konkurencen• Ofrim i sherbimeve bazuar ne paketa• Ristrukturon menyren e orfrimit te

sherbimeve• Permireson shperndarjen dhe perdorimin e

burimeve ne sistem• Perqendrim i shpenzimeve drejt sherbimeve

me kostoefektivitet• Gjeneron informacion te gjere te

besueshem• Rrit dhe zhvillon autonomine/ permireson

menaxhimin• Riprofilizon dhe rikonfiguron sherbimin

spitalor drejt sherbimeve eficiente

SISTEMI I PAGESAVE TE SPITALEVE BAZUAR NE RAST

• Pagesa te thjeshta per rast (base rate)• Pagesa per rast per sherbim

(departament)• Pagesa per rast te bazuar ne diagnoze

(grup diagnozash + procedura) DRG

A JEMI OPTIMISTE PER TE ARDHMEN E SHERBIMIT SPITALOR ?

• Politikat shendetesore po mundesojne ndryshime rrenjesore dhe zhvillime te reja

• Sistemi ka kapacitete per te perballuar ndryshimet per zhvillime cilesore te sherbimeve

• ISKSH zoteron kapacitete dhe ekperience• Ekziston deshira per ndryshime

SHTETI MJEKET

NË SHERB. OUTPATIENT

MJEKET ME

SHTRETER

SISTEMI I PAGASES SE SPITALIT

Bullgaria Pagese / sherbim

Paga fixe + bonus

Pagesa bazuar për rast + Buxhet Global

R. Çeke Pagese / sherbim Paga fixe Buxhet global + Pagesa bazuar për rast

Hungari Pagese / sherbim Paga fixe Pagesa për rast /DRG + Buxhet Global

Lituani Pagesa / rast Paga fixe Buxhet global + Pagesa bazuar për rast

Estoni Paga fixe Paga fixe Buxhet global + Pagesa bazuar për rast

Rumani Pagese / sherbim Paga fixe DRG / Buxhet Global / FFS

Slloveni Pagese / sherbim Paga fixe DRG + Buxhet Global

Poloni Pagese / sherbim Paga fixe DRG

Shqipëria Paga fixe Paga fixe Buxhet historik

Page 10: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

10 KONTRATAT 2012

Financimi i spitaleve, bonuse ne baze te realizimit te indikatoreve

Ne hartimin e kontratave spitalore S/2012 grupi i punes

ka diskutuar mbi sygjerimet dhe propozimet e ardhura

nga Spitalet dhe DRSKSH-te si dhe problematiken

e hasur gjate implementimit te kontrates 2011. Keto

ndryshime te reflektuara ne kontraten e re do te sjellin

permiresim cilesor ne dhenien e sherbimit, planifikimin

dhe administrimin me sa me shume efikasitet te barnave,

permiresim ne shkembim te informacionit, forcim te rolit te

kontrollit nepermjet zbatimit te sanksioneve.Kontrata ka reflektuar te gjitha ndryshimet ligjore. • Jane shtuar disa pika (aneksi nr.3) te cilat kane te

bejne me menaxhimin e sistemit te informacionit nga vete spitali, gje qe do te sjelle permiresim ne perdorimin, regjistrimin dhe raportimin me te sakte te aktivitetit spitalor.

• Permiresim te dokumetacionit per sherbimin eurgjences imazherise ,laboratorit (perdorim te formularit te ri i cili orienton pacientin ne shebimin perkates per te kryer ekzaminimin).

• Unifikimiikartelesklinikemerregjistrinthemeltariciliidentifikon pacientin ne te gjitha fazat e marrjes se sherbimit ne spital ( nga urgjenca deri tek shtrimi ne sherbim).

• Trajtimimebarnaipacienteveqedalinngaspitalitejete i njesuar me trajtimin te cilin ai e ka marre gjate periudhes se shtrimit, duke eleminuar abuzimet e trajtimeve me barna te shtrenjta jashte spitalit.

Ne menyren e financimit eshte lidhur dhenia e shperblimit (bonuseve) nga te ardhurat dytesore me kufijte e vendosur

per realizimin e indikatoreve te performances .Tek planifikimi i barnave eshte vendosur qe te ngrihet (atje ku nuk eshte i ngritur) bordi ose keshilli teknik i spitalit i cili duhet te shqyrtoje dhe te miratoje kerkesat per barna nga sherbimet.Per te rritur transparencen duhet qe barnat qe qarkullojne ne sistemin spitalor te jene te vulosura me vule nga M.SH. Per cdo blerje jashte listes se barnave te miratuara duhet qe ISKSH te jape miratimin pas argumentimit nga ana e spitalit per keto blerje.Eshte bere permiresim ne lidhjen e kontratave individuale midis spitaleve dhe stafit, duke vendusur si kriter qe kontrata te lidhet kur stafi te jete anetar i Urdhrave Profesionale perkates (Urdheri i Mjekut, i Farmacistit, Infermierit).Ne lidhje me penalitetet (gjobat) eshte bere permiresim ne detajimin e shkeljeve dhe klasifikimin e kushteve penale perkatese qe kane te bejne me; gjoba ne rastet e mosvendojes se sakte te diagnozes klinike, mosplotesim te epikrizes se shtrimit ne te gjitha rubrikat, mosmbyllje dhe mosdorezim ne kohe te karteles mjeksore etj.

Ne KONtRateN Me sPitaLet UNiveRsitaRe s /2012 . Pervec ndryshimeve te pershkruara mesiper, eshte shtuar edhe ndarja e trajtimi i pacienteve ne sherbimin e urgjences, gjate shtrimit ne spital, vizitave ambulatore si pjese e re ne kete kontrate. Detyrimet e dhenies se sherbimit spitalot jane percaktuar sipas levizjes se pacientit ne tre faza.

Page 11: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

11

Kontratat me Qendrat Shendetesore,

konsolidim i menaxhimitProcesi i pergatitjes se kontratave te financimit midis ISKSH-se dhe qendrave shendetesore u krye ne baze te nje tradite te stabilizuar te ISKSH-se, i cili u bazua ne nje perqasje bashkepunimi me te gjithe aktoret qe japin kontribut ne kujdesin shendetesor paresor.Procesi nisi me mbledhjen e mendimeve nga të gjithë DRSKSH-te dhe qendrat shëndetsore të kontraktuar me këto drejtori, si dhe nga aktorë të tjerë në sektorin shëndetësor si: Ministria e Shendetesise(Drejtoria e Shëndetit Publik) ,Urdhri i Mjekut, Urdhëri i Infermierit, shoqatat dhe sindikatat e shërbimeve shëndetësore. Gjithashtu, problematikat e evidentuar gjatë monitorimit dhe kontrollit të zbatimit të kontratës gjatë vitit ushtrimor 2011 kane qene nje burim informacioni per permiresimin e kontrates.Vemendja me e madhe ne pergatitjen e kontrates per QSh 2012 iu kushtua elementeve qe ndikojne ne konsolidimin e menaxhimit te qendres shendetesore, si nje entitet publik pergjegjes per sherbimin ndaj popullates qe eshte regjistruar prane qendres shendetesore.Keshtu, menaxhimi i regjistrit elektronik te pacienteve qe tashme eshte nje realitet ne qendrat shendetesore, do te jete pergjegjesi e qendres per perditesimin e te dhenave te pacienteve. Keshtu, procesi i transferimit te pacienteve nga nje mjek te nje tjeter, ose nga nje QSH ne nje tjeter do te jete me i thjeshte dhe me pak i lidhshem per pacientet. Me qellim pergjigjen ne kohe ndaj ankesave dhe problemeve te pacienteve qe depozitohen ne kutine e ankesave qe eshte e pranishme ne cdo qender, eshte vendosur si detyrim qe kutia te hapet nje here ne jave.Nje nga qellimet kryesore te ISKSH-se qe ne krye te heres te reformes ne paresor ka qene motivimi i personelit shendetesor per nje nje sherbim sa me cilesor ndaj pacienteve. Ky motivim eshte kryer nepermjet rritjes se pagave dhe vendosjes se financimit te qendres shendetesore bazuar ne realizimin e indikatoreve te ndryshem(bonusi per performance dhe cilesi). Nje pjese e bonusit i shperndahet punonjesve shendetesore si motivim financiar dy here ne vit. Eshte detyra e Drejtuesit te QSH qe te kryeje shperblim

11TE REJAT

Page 12: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

REVISTA Fokus12

te diferencuar bazuar ne performances dhe kontributin e secilit ne realizimin e indikatoreve. Ne kontraten e re eshte vendosur ne menyre eksplicite si detyre e Drejtorit te QSH qe “Të kryejë shpërblim të diferencuar të personelit shëndetësor sipas kontributit individual të matshëm në realizimin e indikatorëve të cilësisë dhe të performancës në punë. „Faktor i rendesishem ne cilesine e sherbimit te ofruar ndaj pacienteve nuk eshte vetem motivimi financiar, por edhe ngritja profesionale e personelit shendetesor. Ne kete kontrate eshte shtuar si detyre e Drejtorit qe te „Të krijojë kushte dhe mundësi që profesionistët të përfshihen në aktivitetet e edukimit në vazhdim, në përputhje me nevojat e pozicionit të tyre të punës. Të nxisë përfshirjen e profesionistëve në aktivitetet e edukimit në vazhdim dhe të përfshihet në kontratat e tyre të punësimit, kërkesat e programit të riçertifikimit për profesionistët.” Me qellim forcimin e rolit menaxherial te Drejtuesit te QSH ne kete kontrate eshte vene si detyrim qe të zhvillojë çdo muaj analizën e aktivitetit të QSH me personelin shëndetësor dhe të marë pjesë në mbledhjet mujore pranë Drejtorisë Rajonale. Ky detyrim do te beje Drejtorin e QSH te jete me me proaktiv ne rolin e tij menaxherial si brenda institucionit ashtu edhe ne marredheniet me palet e tjera. Nje tjeter hap drejt ketij qellimi, ne mire menaxhimin e fondit te rimbursimit dhe realizimit te indikatoreve te performances dhe cilesise, eshte edhe pergjegjesia qe ka drejtuesi i qendres per te argumentuar te gjitha tejkalimet e shpenzimeve apo mosrealizimin e indikatoreve. Menaxhimi i burimeve njerezore si nje nga elementet e menaxhimit te qendres shendetesore, eshte nje tjeter pike ku pergjegjesia e drejtuesit forcohet, duke e vendosur ne kontrate qe “Të zbatojë ligjshmërinë për urdhërat që lidhen me zgjidhjen e kontratave të punës me personelin shëndetësor, ekonomik dhe ndihmës.”Detyrat e mjekut te familjes, si nje nga aktoret kryesore te ofrimit te kujdesit shendetesor ndaj pacienteve, perbejne nje pjes te mire te kontrates edhe per v.2012. Mjeku i familjes eshte ai qe ka per detyre qe te pershkruaje mjekimin e pacienteve si edhe te mire menaxhoje fondin e rimbursimit qe i eshte caktuar. Per kete qellim ne kontrate eshte percaktuar qarte qe mjeku i familjes të argumentojë domosdoshëmërinë e ndryshimit të skemave të mjekimit

të të sëmurëve, kundrejt respektimit të protokolleve të përdorimit të barnave dhe kufizimet e listës. Duke qene se fondi i rimbursimit i cdo mjeku kalon neper fazen e negocimit midis tij dhe drejtuesit te qendres shendetesore, ne kete kontrate eshte rregulluar edhe menyra se si do te veproje mjeku ne rastet kur ka mosmarreveshje me drejtuesin per fondin e rimbursimit te percaktuar. Mjeku do te ankohet ne DRSKSH dhe do te jete kjo e fundit qe do te zgjidhe kete mosmarreveshje midis paleve.Nje nga problemet qe jane verejtuar keto vite te autonomise se qendres shendetesore ka qene edhe zgjidhja e kontratave individuale midis personelit shendetesor / jo shendetesor te pa bazuar ne legjislacionin perkates. Me qellim eleminimin e ketij fenomeni, ne kete kontrate eshte vendosur nje penalitet i rende per drejtuesin qe kryen veprimet ne kundershtim me ligjin, por edhe per qendren shendetesore nuk do te kete shtese fondi per shlyerjen e detyrimeve qe dalin nga vendimet e gjykatave.Pra si shihet edhe me siper, te gjitha permiresimet e kontrates QSH 2012 kane si qellim qe te rrisin miremenaxhimin e qendres shendetesore, te nxisin rolin proaktiv te menaxherit ne te gjitha elemenetet e tij, si ate financiar, te burimeve njerezore, te permiresimit te performances dhe cilesise, si edhe te perdorimit te fondit te rimbursimit qe ka qendra per trajtimin kosto efektiv te pacienteve.Gjithashtu i vihet theksi rritjes se performances dhe cilesi se kujdesit shendetesor ndaj pacienteve, nepermjet ngritjes profesionale te personelit shendetesor duke marre pjese aktive ne sistemin e Edukimit Mjeksor te Vazhdueshem, si nje nga perparesite e politikave te financimit te ISKSH-se. Nje menyre tjeter qe nxit permiresimin e cilesise se sherbimit te kujdesit shendetesor eshte edhe motivimi financiar i personelit shendetesor bazuar ne performacen dhe kontributin e gjithesecilit, duke hequr shenjen e barazimit ne shperblim midis personave qe punojne dhe kontribuojne per rezultatet e institucionit dhe atyre qe nuk punojne dhe shikojne rehatine personale.Kontrata QSH 2012 mund te shikohet si kontrata qe konsolidon pozicionin menaxherial te drejtuesit te qendres shendetesore si edhe llogaridhenien e te gjithe aktoreve qe jane pjese e kesaj kontrate.

Page 13: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

13STUDIMI

Reforma në kujdesin shëndetësor ka hyrë në vitin e katërt të saj, që nga Janari i vitit 2007. Gjate kesaj

periudhe hapa te rendesishem jane ndermarre nga ISKSH-ja ne konsolidimin e sherbimit paresor, te cilat konsistojne ne:1. Hartimi i paketës së shërbimeve shëndetësore në

kujdesin parësor, e cila krijoi premisa për ofrimin e një shërbimi shëndetësor të standartizuar për të gjithë banorët e mbuluar.

2. Supervizimi mbështetës i implementuar në kujdesin parësor bëri të mundur gjatë viteve të fundit 2009-2010, përcaktimin më të saktë dhe në menyre të matshme të mospërputhjeve midis nivelit aktual dhe nivelit të pritshëm të shërbimeve shëndetësore të ofruara elemetë të menaxhimit të QSH, si dhe të adresimit të këtyre mospërputhjeve në kohë, me qëllim permirësimin e cilësisë, performances dhe efikasitetit te sherbimit shendetesore.

3. Implementimi i Sistemit të Informacionit Shëndetësor në Kujdesin Parësor, i cili ka rëndësi jo vetëm për saktësinë e të dhënave në aktivitetet e kujdesit parësor, por dhe për t’ju ardhur në ndihmë menaxherëve në nivel lokal dhe qëndror.

Qellimi i ISKSH-se ne lidhje me reformen ne paresor ka qene jo vetem nderhyrjet per permiresimin e sistemit dhe matja e impaktit nepermjet indikatoreve, por edhe matja e perceptimit te politikave te ISKSH-se nga kendveshtrimi i pacienteve -si perfitues te sherbimit dhe personelit shendetesor-si zbatues te tyre.Studimi u krye në të gjithë Qendrat Shëndetësore në qytet për 12 rajonet dhe nga një QSH në komunë për rajon. Në total u intervistuan 1431 personel mjekësor dhe 3107 pacientë. Studimi u krye mbi bazën e intervistës së drejtpërdrejtë me pacientin kur del nga vizita ne qendren shendetesore si edhe me plotesimin e pyetsorit nga ana e personelit qe punon ne ate qender.

Reforma ne paresor dhe perceptimi i saj nga pacientet

dhe punonjesit e shendetesise

Nga Gazmend Koduzi, Xhadi Gjana

Page 14: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

REVISTA Fokus14

PeRcePtiMi i shëRbiMeve shëNdetësORe Nga PacieNti Nga pacientët e intervistuar pjesën më të madhe e zënë grup-moshat >60 vjeç që zënë 36 % dhe 41 – 59 vjeç që zënë 36 % të pacientëve të intervistuar. Nga kjo duket qartë, që mosha që përdor më tepër shërbimet shëndetësore në kujdesin parësor, rreth 72 % , i përket moshës 41 vjeç e lart, fakt ky që lidhet me moshën më të riskuar të popullatës. Ndërsa në lidhje me kategorinë e sëmundjes ‘kronikë’ dhe ‘akutë’, 65 % e të intrevistuarve ishin pacientë kronikë dhe 35 % akut, pra me një përqindje të lartë të të sëmurëve kronikë, pasi është dhe kategoria që përdor më shumë shërbimet shëndetësore në kujdesin parësor. Grafiket e meposhtem paraqesin strukturën demografike të klientëve të intervistuar sipas grup-moshës dhe llojit te pacientit (kronik/akut).Pacientet janë të kënaqur me kohën dhe rëndësinë që mjeku i ka kushtuar problemeve shëndetësore (98%), gjithashtu shumica derrmuese (94.5%) deklarojne se kane mare pergjigje per shqetesimet shendetesore qe kane patur. Krahasur me studimin e mëparshëm ka një përmirësim të lehtë të të gjithë treguesve që lidhen me cilësinë e shërbimit të perceptuar nga pacientët,por verehet % e këshillave mjeksore rreth sëmundjes së pacientit pavaresisht qe eshte ne nivel te kenaqshem, paraqitet afërsisht në të njëjtën % si në studimin e mëparshëm (88.8% ne 2010 krahasuar me 86.9% ne 2008). Kjo parashtron nevojën e vazhdueshme të personelit mjeksor për trajnim në keshillimin ndaj pacientit, bazuar ne parimin “pacienti në qendër”. Nje nga pikat e studimit ishte marrëdhënia e pacientit me personelin shëndetësor,Siç paraqitet nga grafikët e mëposhtëm, rezulton se shumica e pacienteve i përshkruajne si ‘mire’ dhe ‘shume mire’ marredheniet me mjekun e familjes dhe personelin infermieror. Bie në sy fakti që në marrëdhëniet pacient-infermire, ka një tendencë në rritje të përmirësimit të këtyre marrëdhënieve, krahasur me studimin e mëparshëm dhe me rezultatet e paraqitura nga marrëdhëniet me mjekun ( 47.8% shume mire ne 2010 krahasuar me 20% ne 2008). Ne mendojmë se në këtë drejtim ka ndikuar përshkrimi i detyrave dhe detyrimeve të personelit infermieror në kontratat e financimit ndërmjet ISKSH dhe qendrave shëndetësore, e cila ka munguar në kontrata e mëparshme. Gjithashtu rritja e vazhdueshme cdo vit e pages se mjekeve dhe infermiereve, ka bere qe personeli te jete me i kenaqur dhe motivuar ne punen qe kryen.Gjithashtu në lidhje me dëshirën për të ndërruar mjekun, ka një përmirësim, ku nga 8.4 % në studimin e mëparshëm eshte ulur në 6.7 % e pacientëve qe duan të ndërrojnë mjekun e familjes. Kjo tregon për një fuqizim të rolit të mjekut të familjes, falë trajnimit të vazhduar dhe motivimit financiar për cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Page 15: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

Revista Fokus 15

KëNaqësia e KLieNtit Ndaj aMbjeNtit dhe

shëRbiMit të OfRUaRShumica e pacienteve jane te kenaqur me sherbimin qe marrin prane qendrave dshendetesore (95.3%) dhe se do ja rekomandonin kete qender edhe miqve te tyre (93.2%). Gjithashtu shumica e pacienteve te intervistuar mendojne se ambjentet e qendres jane te pershtashme per nje sherbim te mire ndaj qytetareve(rreth 70 %). Por, sipas mendimit te gjysmes se qytetareve ka vend per permiresim ne lidhje me aparaturat qe duhet te kete qendra shendetesore. Pavarsisht se në vitin 2009, janë pajisur QSH me disa nga mjetet e domosdoshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në kujdesin parësor, sipas perceptimit të pacientëve, kërkohet akoma më tepër, ku mendojmë

se kjo lidhet më tepër me fuqizimin e ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike pranë këtyre qendrave. Në treguesin mbi pacientet që kanë patur nevoje për ndihmë mjeksore në shtëpi nga mjeku, ka një përmirësim nga 18.8% në 7.7 % në 2010, ç’ka tregon për fuqizimin e elementëve të kontratës me QSH dhe gatishëmrinë e mjekëve për të ofruar shërbimin shëndetësor dhe në banesë të të sëmurëve. Nisur nga vendosja e sistemit të referimit në kujdesin parësor dhe tarifave të shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore, rreth 68 % e të intervistuarve kishin dijeni për këtë sistem dhe 30.2 % nuk kishin, ç’ka nënkuptohet se një pjesë e konsiderueshme e pacientëve nuk janë të informuar për rregullat që burojnë nga sistemi i referimit. Kjo ka të bëjë më tepër me mosafishim në

Page 16: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

16 STUDIMI

vende të dukshme në QSH të akteve kryesore që kanë të bëjnë me sistemin e referimit dhe tarifave të shërbimeve shëndetësore, si dhe tendencenë e pacientëve për të anashkaluar këtë sistem. Rreth 51.5 % e të intervistuarve e shohin si burokratik sistemin e referimit, ç’ka nënkupton për vështirësitë që mund të rezultojnë në marrjen e shërbimit nga zbatimi i kërkesave të tij. Për të bërë të mundur lehtësimin e disa proçedurave burokratike, në bashkëpunim me MSH u hoq plotësimi i faturës “0 lekë” për të siguruarit dhe lehtësime në qarkullimin e pacientit brenda QSH në rastin e konsultave më shumë se një mjeku apo për ekzaminime laboratorike.

PeRcePtiMi i RefORMës Në KUjdesiN PaRësOR

siPas KëNdvështRiMit të OfRUesvePërmirësimi i vazhdueshëm i menaxhimit të qendrave shëndetësore, është parë nga ana e ISKSH-së si një element kyç në suksesin e reformës. Ndaj, dhe pyetësori i plotësuar nga personeli shëndetësor, përmbante pjesën më të madhe të pyetjeve në lidhje me menaxhimin e QSH dhe marrëdhëniet e stafit me drejtuesit e QSH-së, me DRSKSH-në, me pushtetin lokal dhe me komunitetin ku ushtrojnë aktivitetin. Duke i krahasuar të dhënat me vitin 2008, shihet një përmirësim i ndjeshëm i perceptimit të stafit mjeksor për menaxhimin e QSH-së (65.4%vs 36%), për një përmirësim të marrëdhënieve të stafit me drejtorin e QSH (84.2% vs 60%), për një përmirësim të komunikimit të çdo niveli (83.9 % vs 57%). Autonomia e QSH-rë shoqërohet patjetër me fuqizimin e transparencës dhe llogaridhënien në vendimarrje dhe në shpenzimet e buxhetit të saj. Ka një përmirësim të rezultateve të transparencës nga Drejtuesi i QSH, duke u rritur nga 52-59% në rreth 80-88%, si për organizimin e punës, ashtu dhe për transparencën në lidhje me shpenzimet e QSH dhe informacioni i stafit në lidhje me aktivitetin e QSH-së. Nje element i rëndësishëm në funksionimin e QSH është edhe kontraktimi, si ai individual ndërmjet punonjësve, ashtu dhe kontratës së financimit me DRSKSH. Në lidhje me këtë proces, ka një përmirësim të dukshëm të të dhënave, ku bie në sy rritja e përditësimit me informacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin personeli mjeksor i QSH-së( nga 77% ne 2008 ne 90%

ne 2010), njohja e kontratës me DRSKSH-në dhe lidhja e kontratave individuale, ku rezulton se në vitin 2010 janë lidhur kontrata individuale me 100 % të stafit të intervistuar.

KONKLUziONe dhe ReKOMaNdiMeDuke u nisur nga rezultatet e këtij studimi, si dhe krahasimet e rezultateve me studimin e vitit 2008, arrijmë në konkluzionet e mëposhtme: • Vihetrepërmirësimidukshëmitëgjithëtëdhënave

të perceptuara si nga ana e pacientëve ashtu dhe e ofruesve të shërbimeve shëndetësore në kujdesin parësor, çka tregon për rezultate pozitive të reformës në kujdesin parësor në vendin tonë, e në mënyrë të veçantë:

a. Konsolidim i skemës së sigurimeve shëndetësore, autonomi e ofruesve të kujdesit parësor;

b. Përmirësim i dukshëm i financimit të QSH bazuar në realizimin e treguesve të performancës dhe të cilësisë së shërbimeve;

c. Implementimi i Sistemit të Informacionit Shëndetësor në kujdesin parësor, duke përmirësuar dukshëm saktësinë e të dhënave të aktivitetit të kujdesit parësor, marrjen në kohë të informacionit, me synim përdorimin e këtyre të dhënave në përmirësimin e pagesës së ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe të të gjithë indikatorëve shëndetësor në kujdesin parësor;

• Me përmirësime të dukshme paraqitet aksesi ndajshërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore e perceptuar nga pacientët, ku një rëndësi të madhe në këtë drejtim zë lehtësimi i barrierave në identifikimin e personave të siguruaruar për t’u pajisur me librezë shëndeti, monitorim i vazhdueshëm i mbulimit shëndetësor nga mjeku i familjes, zbatimi i sistemit të rferimit dhe zbatimi i paketës së shërbimeve shëndetësore në kujdesin parësor.

• Gjithashtu, përmirësimi i dukshëm i marrëdhënievetë stafit mjeksor me drejtuesit e QSH, transparenca në rritje në vendimarrje dhe shpenzimet e buxhetit të QSH, përmirësimi i komunikimit në të gjitha nivelet, tregon për përparësitë e decentralizimit të sistemit shëndetësor në kujdesin parësor.

Page 17: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

17FINANCIMI

Skema e sigurimeve shendetesore ne Shqiperi qe prej fillimeve te saj e ne vazhdimesi ka pasur ne prioritetet e veta kujdesin ndaj te semureve me Ca. Te semuret me Ca ne stadet terminale, te cilet nuk i pergjigjen me trajtimit kurativ me barna, kane nevoje jo vetem per kujdes mjekesor por edhe per tu qendruar prane per shkak te problemeve psikosociale dhe ekonomike. Kjo forme e kujdesit shendetesor qe quhet ndryshe kujdes paliativ synon reduktimin e vuajtjeve dhe permiresimin e cilesise se jetes se te semureve ne keto stade kur ata i kane humbur nderkaq shpresat per jeten. Sot ISKSH ka lidhur kontrata me institucionet shendetesore qe ofrojne kete lloj kujdesi per te semuret me Ca ne stadet terminale, duke permendur ketu QSh SOB – te njohur me emrin spitali onkologjik ne banese qe funksionon ne Tirane, si dhe Qendren Ryder (jo-publike) strukture e ngritur ne Tirane, Durres e Korçe.Kontrata e lidhur me SOB eshte kontrate financimi sherbimesh, permes se ciles ISKSH kryen financimin e sherbimeve shendetesore te kujdesit paliativ per te semuret me semundje onkologjike nga momenti i daljes nga spitali deri ne fund te jetes se tyre.Ndersa kontratat me Ryder jane kontrata individuale te lidhura me mjeket specialiste te ketyre 3 qendrave private, permes se ciles ISKSH njeh te drejten e leshimit te recetave me rimbursim dhe ekzekutimin e tyre ne farmacite me kontrate me ISKSH per kete kategori te semuresh.Pavaresisht specifikave te ketyre dy tipe kontratash, keto struktura kane detyrimin te bejne regjistrimin dhe kartelizimin e te semureve qe kane nevoje per kujdes paliativ ne baze te rekomandimit të MPF dhe epikrizave dalëse nga shërbimi onkologjik i QSUT. Te semuret i perfitojne vizitat falas, ndersa në recetat me rimbursim ata perfitojne vetëm barnat që janë të përcaktuara për mjekimin simptomatik dhe anti-dhimje të sëmundjeve onkologjike në stadet e avancuara dhe shumë të avancuara.

Ne financimin qe sigurimi shendetesor kryen per SOB perfshihen edhe blerjet e barnave (sipas listes bashkengjitur), materialeve mjekësore, pajisjeve shëndetësore të thjeshta, si dhe te materialeve per ekzaminimet laboratorike e imazherike. Gjate 3 viteve te fundit fondi per blerjen e barnave dhe pajisjeve te tjera qe jane pjese e listes se percaktuar ne kontrate (bashkengjitur ketij informacioni) ka qene 400,000 Leke (te reja). Per te nxitur angazhimin e metejshem te qendres shendetesore SOB dhe per permiresimin e cilesise se sherbimeve qe ofrohen aplikohet edhe nje bonus prej 10% te buxhetit te total financuar, kundrejt plotesimit te 5 indikatoreve sipas percaktimeve te bera ne kontrate. Sa i takon shpenzimeve te rimbursimit, ato planifikohen nga Drejtorite Rajonale duke u mbeshtetur ne kostot mesatare të shpenzimeve te realizuara sipas struktures se semundshmerise kronike dhe akute për nje vit, numrin e te semureve, ndryshueshmerine mujore te semundshmerise bazuar ne rastet e reja dhe ato me ndryshime te skemave te mjekimit dhe impaktin financiar perkates, si dhe koeficientin rajonal te rimbursimit per diagnoze.

Ne qendren shendetesore SOB punojne 7 mjeke specialiste dhe trajtohen aktualisht 460 te semure ne stadet terminale te semundjes. Kjo qender shendetesore per 8 mujorin 2011 ka realizuar 100% shpenzimet e rimbursimit ne masen 8,012,686 lek dhe ka pasur mesatarisht 22 raste te reja te trajtuara me recete me rimbursim cdo muaj.

Gjithsej per periudhen 8 mujore jane leshuar 2900 receta te rimbursuara.

Lidhur me trajtimin e te semureve nga Ryder ne Tirane, ku eshte edhe qendra me e madhe dhe jane te perqendruar pjesa me e madhe e te semureve shpenzimet e rimbursimit per 8 mujorin jane realizuar 110% ne vlere 2,028,993, jane leshuar 1030 receta te rimbursuara dhe mesatarisht cdo muaj jane trajtuar 8 raste me recete te rimbursuar.

Kujdesi paliativ neskemen e sigurimeve

Page 18: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

REVISTA Fokus18

Formular vetdeklarimi per farmacite

Kontratat me subjektet farmaceutike për vitin 2012 kane si qëllim përmirësimin e maredhenieve me

subjektet, forcimin e llogaridhënies dhe me synim final, përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve. Per finalizimin e ketyre kontratave eshte kërkuar mendim nga të gjithë DRSKSH-te, në lidhje me monitorimin dhe vlerësimin e kontratave ekzistuese për vitin ushtrimor sipas rajoneve, si dhe mendime nga aktorë të tjerë në sektorin farmaceutik si: Urdhërat profesionalë (Urdhëri i Farmcisë), shoqatat dhe sindikatat e farmacistëve, dhe Drejtoritë Teknike të ISKSH-së. Gjithashtu, në ndryshimet e propozuara jemi mbështetur dhe nga problematika e evidentuar gjatë monitorimit dhe kontrollit të zbatimit të kontratës gjatë vitin ushtrimor, si dhe nga ankesat dhe kërkesat e ardhura në drejtim të ISKSH-së.

Kontratat me subjektet farmaceutike per vitin 2012

Me POshte jU PaRaqesiM NdRyshiMet Ne KONtRatat e Reja:Nisur nga praktikat e zbatuara në shumë institucione, u propozua që të gjithë subjektet farmaceutike të plotësojnë një formular “vetëdeklarimi”. Ky formular synon që të lehtësojë proçedurën e lidhjes së kontratave me subjektet farmaceutike, pasi aktualisht të gjithë DRSKSH-të kanë të depozituar në dosje të gjithë dokumentet ligjore sipas kritereve të KA për lidhjen e kontratave, të cilat janë me afate të gjata. Gjithashtu, ky formular përmirëson dhe marrëdhënit ndërmjet palëve, pasi nuk kërkohet çdo vit fotokopjimi dhe noterizimi i një sërë dokumentesh për lidhjen e kontratës. Dokumenacionet do kërkohen të noterizuara vetëm për ndryshimet e kritereve të lidhjes apo detyrimeve të

Page 19: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

Revista Fokus 19

kontratës si dhe për subjektet e reja qe lidhin kontrate me ISKSH per here te pare . Farmacitë /agjensitë farmaceutike/Depot e barnave që rilidhin kontratë në vazhdim, dorëzojne së bashku me formularin e vetëdeklarimit inventarin e gjendjes fizike të barnave (kopjen origjinale) si dhe nëse kanë ndryshime nga kontrata e mëparshme ( si licensim i ri i aktivitetit ,ndrim drejtuesi teknik apo i te punësuarve etj. ) dorëzojne fotokopje të noterizuara të licensave /çertifiktave përkatëse dhe kontratat e punësimit te personelit teknik .Farmacitë/agjensitë farmaceutike/Depot që lidhin kontratë për herë të parë ose pas një periudhe ndërprerje ,së bashku me formularin e vetëdeklarimit dorëzojne fotokopje të noterizuara të licensave/çertifikatave përkatëse si dhe inventarin e gjendjes fizike të barnave (kopjen origjinale).Formulari tip i Vetedeklarimit do te jete i pasqyruar ne faqen e internetit te ISKSH, nga ku i interesuari mund te printoje dhe te plotesoje lehtesisht kete formular.Në kontratat me farmacite dhe a/farmaceutike 2012, për të bërë të mundur kontrollin sa më mirë të qarkullimit të barnave me rimbursim është propozuar: “Rezultati i kontrollit me inventarizim te nxirret sipas alternativave me vete te barit.Nisur nga problematika e evidentuar gjatë monitorimit të hedhjes së të dhënave nëpërmjet internetit online, tek Kapitulli: “Sanksionet dhe procedurat e ankimit” u propo-zuan ndryshimet si më poshtë: Per shkelje nga ana e farmacise, te pikes 10 b, kapitulli “Detyrimet specifike te farmacise”, vonese ne dergimin e te dhenave online pas afatit te 48 oreve, brenda periudhes 15 ditore te dorezimit te dokumentacionit sipas pikes 10 a, te po atij kapitulli, DRSKSH vendos gjobe ne masen 1000 leke.Per shkelje nga ana e farmacise te shtohet pika 10 c, kapitulli “Detyrimet specifike te farmacise”, vonese ne dergimin online te inventarit te gjendjes fizike te barnave te listes se barnave qe rimbursohen (inventarin ne momentin e lidhjes se kontrates si dhe ate te hyrjes ne fuqi te listes se barnave qe rimbursohen), DRSKSH vendos gjobe ne masen 1000 leke(vendoset sanksion per hete te pare).Per mungese prej nje afati 15 ditor, te dergimit te te dhenave online me internet nga ana e farmacise,(sipas pikes 10 b, kapitulli “Detyrimet specifike te farmacise”)

vendoset kushti penal prej 20 000 leke.Gjithashtu per disa penalitete ekzistuese eshte rritur masa(vlera) e kushtit penal.Per mungese prej nje afati nje mujor te dergimit te te dhenave online me internet nga ana e farmacise, (sipas pikes 10 b, kapitulli “Detyrimet specifike te farmacise”), farmacise i zgjidhet kontrata deri ne fund te periudhes se kontraktuar por jo me pak se per nje periudhe 6 mujore nga koha e zgjidhjes.Per gjetjen ne ambjentet e farmacise, rast i perseritur, te librezave te shendetit te pacienteve qe nuk jane prezent ne farmaci, farmacise i zgjidhet kontrata deri ne fund te periudhes se kontraktuar por jo me pak se per nje periudhe 6 mujore nga koha e zgjidhjes (vendosje sanksioni per here te pare ). tek kontrata me depot importuese&distributore 2012, tek kapitulli “zgjidhja e kontrates”, për të minimizuar mundësitë abuzive të depove distributore nga shitja e barnave, propozohet të shtohet një pikë: Kur nga kontrolli me inventarizim i barnave te rimbur-sueshme, ne depo rezultojne diferenca ne plus te pa-justifikuara (gjendja fizike eshte me e madhe se gjendja kontabel) me vlere ne masen mbi 10 % te vleres totale te shitur(Xhiros totale), per barnat e inventarizuar, depos i zgjidhet kontrata nga dita e njoftimit zyrtar deri ne fund te periudhes se kontraktimit por jo me pak se nje periudhe 6 mujore nga koha e zgjidhjes.Në kontratën trepaleshe me qsUt dhe me spita-let Rajonale 2012, u propozua që dhe këto subjekte të përdorin programin e hedhjes së të dhënave nëpërmjet internetit(on line). Kështu, u propozua tek “Kapitulli /Farmacia” të shtohet nje paragraf me vete:“Farmacia (QSUT) dergon ne ISKSH/DSKSH ne menyre elektronike, sipas programit te ISKSH-se, te dhenat lidhur me recetat e ekzekutuara si dhe te hyrjeve e daljeve te barnave te rimbursuara objekt i kesaj kontrate.Dhe tek kapitulli ISKSH/DSKSH, të shtohet pika:ISKSH eshte e detyruar t’i jape (te instaloje) farmacise /QSUT programin informatik per regjistrimin e te dhenave te recetave me rimbursim te ekzekutuara, te hyrjeve dhe daljeve te barnave te rimbursuara objekt i kesaj kontrate.

Page 20: RISIA - fsdksh.com.al · e fillim te reformes spitalore ne vitin 2009, ISKSH kontraktoi 4 spitale Universitare, 11 Rajonale dhe 24 Bashkiake. ne vijim sipas prezantimit…. SITUATA

20

RiMbURsiMi i POPULLsise siPas KategORive PeR PeRiUdheN jaNaR- shtatOR 2011

STATISTIKA

Kategorite e Popullsise Rimbursimi(000/leke) Numri I Recetave(Cope)

Femije 0 -12 Muajsh 6,761 9,906

Invalide te plote 1,525,155 309,041

Invalide Lufte 6,994 2,816

Te Semure me TBC 0 0

Te Semure me Ca 468,939 31,993

Veterane 241,132 108,473

Pensioniste 2,278,161 1,774,698

Raste te Vecanta( S M ) 122,668 1,350

Jetimet 384 125

Te verber 7,129 3,341

Invalide te pjeshem 27,634 12,688

Nxenes, Studente>14vjec 16,542 5,711

Pensioniste te pjesshem 22,490 25,433

Te paafte fizike e psiqike 4,652 1,901

Te papune,ndihme, asistence 92,601 69,766

Gra me leje lindjeje 85 87

Ushtare 28 21

Femije 1-14 vjec 38,824 24,159

Popullsi Aktive 220,469 145,625

TOTALI 5,080,648 2,527,134