51
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit 1 Abstrakt Migracioni ndërkombëtar është një dukuri shumë dimensionale që ka ndikime të ndryshme ekonomike, shoqërore dhe mjedisore për vendet e destinacionit dhe të origjinës. Pas viteve ’90 Shqipëria ka pësuar një largim të madh të migrantëve që kërkojnë punë dhe mundësi më të mira jashtë vendit. Ky studim ka si qëllim të shpjegojë rolin positiv që ka luajtur ky fenomen në drejtim të zhvillimit të burimeve njerzore, reduktimit papunësisë dhe aftësimit profesional dhe intelektual, nëpërmjet profesioneve dhe eksperiencës që ata fitojnë në vendet e destinacionit. Emigracioni ka luajtur një rol të rëndesishëm në zbutjen e papunësisë dhe të varferisë përgjatë viteve të vështira të tranzicionit. Emigracioni dhe remitancat kanë ndikuar positivisht në rritjen e mirëqënies materiale. Dërgesat e emigrantëve shqiptarë kanë ndikuar në dhënien e një ndihme ekonomike të vlefshme jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për stabilizimin socio-ekonomike të vendit në teresi. Fluksi i të ardhurave nga emigrantët (remitancat) është një burim i rëndesishëm i rritjes financiare dhe zhvillimit ekonomik t ë vendit, duke siguruar në vazhdim qasje në monedhë të huaj në Shqipëri, si dhe duke konsoliduar bazën për kursime dhe investime. Fjalët kyçe: Emigrim, Emigrant, Remitanca, Zhvillim

Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

1

Abstrakt

Migracioni ndërkombëtar është një dukuri shumë dimensionale që ka ndikime të

ndryshme ekonomike, shoqërore dhe mjedisore për vendet e destinacionit dhe të

origjinës. Pas viteve ’90 Shqipëria ka pësuar një largim të madh të migrantëve që

kërkojnë punë dhe mundësi më të mira jashtë vendit. Ky studim ka si qëllim të shpjegojë

rolin positiv që ka luajtur ky fenomen në drejtim të zhvillimit të burimeve njerzore,

reduktimit të papunësisë dhe aftësimit profesional dhe intelektual, nëpërmjet

profesioneve dhe eksperiencës që ata fitojnë në vendet e destinacionit.

Emigracioni ka luajtur një rol të rëndesishëm në zbutjen e papunësisë dhe të varferisë

përgjatë viteve të vështira të tranzicionit. Emigracioni dhe remitancat kanë ndikuar

positivisht në rritjen e mirëqënies materiale. Dërgesat e emigrantëve shqiptarë kanë ndikuar

në dhënien e një ndihme ekonomike të vlefshme jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për

stabilizimin socio-ekonomike të vendit në teresi. Fluksi i të ardhurave nga emigrantët

(remitancat) është një burim i rëndesishëm i rritjes financiare dhe zhvillimit ekonomik të

vendit, duke siguruar në vazhdim qasje në monedhë të huaj në Shqipëri, si dhe duke

konsoliduar bazën për kursime dhe investime.

Fjalët kyçe: Emigrim, Emigrant, Remitanca, Zhvillim

Administrator
Inserted Text
Page 2: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

2

Abstract

International migration is a multidimensional phenomenon

that has different impacts economic, social and

environmental issues for countries of destination and origin.

After ‘90 years Albania has suffered a large outflow of

migrants seeking jobs and better opportunities abroad. This

study aims to explain the positive role that played this

phenomenon in terms of human resource development,

reducing unemployment and vocational training and

intellectual, through occupations and experience they gain in

destination countries. Immigration has played an important

role in alleviating unemployment and poverty during the

difficult years of transition. Migration and remittances have

contributed positively to the growth of material welfare.

Albanian remittances have contributed a valuable economic

assistance not only for their families but for socio-economic

stabilization of the country in general. The flow of

remittances is an important source of financial growth and

economic development, providing ongoing access to foreign

currency in Albania, as well as basis for savings and

investments.

Keyword: Migration, Immigrant, Remittances,

Development.

Page 3: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

3

Mirënjohje

Me këtë punim diploma unë jam përpjekur të jap

maksimumin tim por unë nuk mund të lë pa përmendur

ndihmën e personave dhe institucioneve që pa to kjo temë

nuk do të realizohej në nivelin e kërkuar.

Pedagogu udhëheqës Jonida Musaraj meriton një falenderim

special për ndihmën dhe bashkëpunimin e saj.

Nuk mund të lë papërmendur familjen time që më ka

mbështetur emocionalisht.

Falenderoj institucionet që më ndihmuan në kërkimin dhe

mbledhjen e informacionit dhe së fundmi punonjësit e

biblotekës së Universitetit të Durrësit për ndihmen e tyre në

sigurimin e literaturës.

JU FALIMINDERIT

Page 4: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

4

TABELA E PËRMBAJTJES

Fq

HYRJE 6

KAPITULLI I: PROÇESI I MIGRIMIT NË SHQIPËRI

1.1 Koncepte të përgjithshme mbi migracionin, emigracionin dhe imigracionin 9

1.2 Historia e Migrimit në Shqipëri 12

1.2.1 Fazat e Migrimi të brendshëm dhe Ndërkombëtar 12

1.3 Emigrimi i Jashtëm 18

1.4 Politikat institucionale 23

KAPITULLI II: SHQIPËRIA DHE REMITANCAT

2.1 Cfarë janë Remitancat 25

2.2 Operatorët e Transfertave të Parave 27

2.3 Remitancat ndikojnë në përmiresimin e nivelit të jetesës 28

2.3.1 Remitancat gjatë viteve të tranzicionit 30

2.3.2 Politika të administrimit të remitancave 32

2.3.3 Remitancat 2011- 2012 35

2.3.4 Remitancat dhe Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) 42

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME 44

BIBLIOGRAFI 46

SHTOJCA 48

Page 5: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

5

LISTA E TABELAVE

Tabela 2.1: Treguesit e varfërisë dhe migracioni 29

Tabela 2.2: Vlerat e remitancave hyrëse dhe dalëse për perjudhën 2004- 2012 42

Tabela 2.3: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43

LISTA E GRAFIKËVE

Grafiku 1.1: Emigrimi Shqiptar: (1990-2010) 19

Grafiku 2.1: Qëllimet kryesore të përdorimit të remitancave: destinacionet

kryesore të përdorimit të remitancave të indikuara nga familjet 30

Grafiku 2.2: Remitancat 2010- 2012 në million Euro 39

Grafiku 2.3: Remitancat gjatë një dekate në miljon Euro 40

Grafiku 2.4: Ndryshimi i remitancave në % krahasuar me vitet pararendës 41

Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43

Page 6: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

6

HYRJE

Migrimi është një fenomen kompleks global. Në proçesin e tranzicionit pas viteve 1990

Shqiperia u ndesh me fenomenin e migracionit për shkak të kushteve politiko-

ekonomike-sociale. Identifikimi i shkaqeve dhe i vështirësive që shkaktojnë

margjinalizim tek emigrantët dhe familjet e lëna pas, kanë ndihmuar në mbështetjen e

tyre me politika publike dhe instrumente të cilat rrisin respektimin e të drejtave. Si

ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e emigrantëve jashtë vendit.

Remitancat janë një nga motorët kryesor të rritjes ekonomike në Shqipëri. Duke u

përpjekur për të analizuar më me detaje këtë fenomen në kapitullin e pare janë prezantuar

fazat në të cilën ka kaluar migrimin dhe disa koncepte të rëndësishme mbi migracionin,

emigracionin dhe imigracionin. Kapitulli i dytë na paraqet një pasqyrë të rëndësishme të

ndikimit të remitancave në ekonominë e Shqipërisë nga vitet ’90 deri në kohët e sotme.

Në fund studimi paraqet konkluzione dhe rekomandime.

Page 7: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

7

Metodologjia e studimit

Studimi përfshin të dhëna të rëndësishme në lidhje me temën e marrë në studim. Metoda

statistikore - matematikore i ka shërbyer analizave të problemeve sasiore, vlerësimeve

cilësore dhe vlerësimeve të prognozës të aspekteve të ndryshme. Besueshmëria e të dhënave

të përdorura sigurohet nga institucionet që i kanë ofruar ato.

Një pjesë e konsiderueshme e të dhënave sekondare janë siguruar nëpërmjet shfrytëzimit

të bibliotekave elektronike të universiteteve të ndryshme, revistave dhe artikujve të huaja.

Studimi është në radhë të parë informues jo sipërfaqësor, njëkohesisht përfshin dhe një

sëre analizash praktike që gjithësecili mund t’i kuptoj lehetësisht.

Për të realizuar punimin si fillim është hartuar struktura e informacionit që do të nevojitej

gjatë studimit, dhe më pas punimi ka nisur duke përdorur fjalët kyçe të tilla si: Emigrim,

Emigrant, Remitanca, Zhvillim.

Objektivi i studimit

- Identifikimi i etapave të emigrimit në Shqipëri;

- Politikat e administrimit të remitancave;

- Ndikimi i remitancave në financat personale.

Qëllimi i studimit

Qëllimi i këtij studimi është të identifikoj rëndësinë që kanë luajtur remitancat në rritjen e

financave familjare dhe si pasojë në zhvillimin e vendit.

Page 8: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

8

Pyetjet e kerkimit (Hipotezat)

Hipotezat 1

Remitancat kanë ndikim në financat familjare të Shqipëtarëve

Hipotezat 2

Remitancat janë një element kryesor i rritjes ekonomike në Shqipëri.

Grupet që përfitojnë nga studimi

Ky studimi pasqyron analiza, udhëzime, njohuri bazë në lidhje me emigrimin si fenomen

dhe dërgesat e emigrantëve:

- Rëndësia e këtij studimit mendoj që është e madhe sepse në rradhë të parë u vjen në

ndihmë studjuesve në fushën e ekonomisë.

- Studentët e ardhshëm të Fakultetit të shkencave politike juridike të cilët mund ta

përdorin këtë punim si shtysë për të bërë studime më të thelluara.

Page 9: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

9

KAPITULLI I

PROÇESI I MIGRIMIT NË SHQIPËRI

1.1 KONCEPTE TË PËRGJITHSHME MBI MIGRACIONIN, EMIGRACIONIN DHE

IMIGRACIONIN

Ekziston një vështirësi e vërtetë për të përcaktuar dhe emërtuar1. Të emërtosh, është të

kategorizosh, pra të përjashtosh ose të rrezikosh të stigmatizosh. Por, të mos emërtosh

pengon bërjen e një analizë serioze ose e kamuflon gjithçka nën përgjithësime

konsensuale. Do të rikujtojmë këtu disa nocione bazë, që vijojnë gjithësesi të krijojnë

mbivendosje apo stigmatizim.

Me migracion kuptojmë një zhvendosje masive të popullsisë, që lenë një vend për t’u

vendosur në një tjetër. Migrantët ndërmarrin pra një lëvizje emigratore, kur lënë vendin e

origjinës dhe imigratore, kur vendosen në vendin pritës. Emigrantë dhe imigrantë janë dy

anë të të njëjtit realitet. Flukset migratore janë të brendshme, kur ato kalojnë në brendësi

të një kontinenti. Ato konsiderohen të jashtme, kur kontinenti i destinacionit është i

ndryshëm nga kontinenti i origjinës.

Kur emigrantët vendosen e tashmja shndërrohet në të shkuar substantive. Të sapo -

ardhurit e viteve të para, shndërrohen në të emigruar për vendet që ata kanë lënë, dhe në

të imigruar për ato vende ku ato kanë hyrë. Ata bëjnë pjesë tek stoku dhe mund të marrin

shtetësinë e vendit në kuadër të natyralizimit. Nocioni i emigrantëve ndodhet në

udhëkryqin e stoqeve dhe të flukseve. Kur i imigruari hyn si i huaj në një vend, ai

kontabilizohet një herë në flukset (ai ka migruar) dhe pastaj në stoqet (ai rrit numrin e të

huajve).

1 Gourevitch Jean-Paul “Les migrations en Europe”

Page 10: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

10

Në qoftë se ai vendoset në mënyrë të qëndrueshme në një vend, ai nuk bën më pjesë në

flukset, por hyn tek stoqet. Në qoftë se ai vendos të marrë ose nëse i jepet shtetësia e

vendit të pritjes, ai kalon nga stoku i të huajve në atë të shtetasve. Në qoftë se ai nuk e ka

marrë shtetësinë, atëherë ai bën pjesë në stokun e të huajve dhe të imigrantëve. Në

kategorinë e migrantëve, klasifikohen po ashtu refugjatët. Konventa e Gjenevës e 1951 i

përcakton si “ata që kanë frikë “me arsye”, që mund të jenë të persekutuar për shkak të

racës së tyre, të fesë, të kombësisë, të ideve politike ose përkatësisë së tyre në një grup

shoqëror, që gjenden jashtë vendit të origjinës dhe që nuk duan ose nuk mund të kërkojnë

mbrojtjen e shtetit të tyre.

Refugjatët trajtohen nga një agjenci e Kombeve të Bashkuara (Komisariati i Lartë i

Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), ose nga organizma kombëtare, si në Francë. Pra

(Zyra franceze e mbrojtjes së refugjatëve dhe apatridëve). Për të ruajtur statusin e

refugjatit dhe veçanërisht mbrojtjen juridike dhe asistencën materiale, që atyre u është

dhënë, duhet që kërkesa për azil e kërkuesit të jetë pranuar. Përndryshe ai do të dëbohej

dhe ftohet të lerë vendin pritës. Në ndryshim nga refugjatët, personat e zhvendosur, që

janë vendosur në një rajon tjetër të shtetit të tyre ose në një shtet fqinj, për arsye të

konflikteve, te epidemive, etj nuk janë të mbrojtur juridikisht, por konsiderohen që do të

kthehen në vendin e tyre, kur situata të jetë qetësuar.

Apatridi është individi, që asnjë shtet nuk e konsideron shtetas të tij, pra një person pa

shtetësi. Termat i imigruar dhe i huaj ngatërrohen shpesh. Dallimi nuk është uniform në

të gjitha vendet. Ndërsa i huaji është ai që vendos të jetojë përgjatë një periudhe kohe në

një vend që nuk është i tij, duke ruajtur shtetësinë e tij dhe që mund të kthehet në një çast

të dhënë në vendin e origjinës.

Thuhet nganjëherë që është një ish-shtetas, term që në antikitet i përkiste personave të

dëbuar nga vendi i tyre, por që zbatohet sot dhe për të larguarit vullnetarë nga shteti i

origjinës.

Siç do të hasim dhe ata që mbajnë dyshtetësi, si një zgjidhje oportuniste shpeshherë, për

të mos hequr dorë nga shtetësia e shtetit të origjinës, por dhe për të përfituar nga shtetësia

e vendit pritës, duke qenë se ende nuk ka një barazi të plotë në të drejta dhe detyrime (ato

Page 11: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

11

politike posaçërisht) mes shtetasve të një shteti dhe të huajve në atë shtet. Sa sipër ishte

sa për të dhënë idenë e mjedisit, ku rrotullohet kjo trajtesë, pasi çdo përkufizim në

mënyrë të prerë do të jepet tek pjesa e aktit, që e përcakton, pasi në aktet me natyrë

ndërkombëtare mund të gjejmë përcaktime (përkufizime) paksa më të ndryshme nga ato

që gjejmë në aktet e brendshme të një shteti.

Termi migracion i brendshëm përdoret për të përshkruar procesin e lëvizjes së personave

që zhvendosen nga një zonë (një provincë, rreth apo bashki) në një tjetër brenda vendit

(Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO).

Një tjetër përkufizim i migracionit të brendshëm jepet nga Organizata Ndërkombëtare për

Migracionin (IOM) migracioni i brendshëm shikohet si “lëvizja e personave nga një

rajon në një tjetër me qëllimin për t’u vendosur në një vendndodhje të re. Migracioni i

brendshëm mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm. Migrantët e brendshëm janë të

lëvizshëm brenda kufijve të vendit të tyre të origjinës (për shembull migracioni rural-

urban)”. (IOM, 2007).

Migracioni ndërkombëtar i referohet lëvizjes së personave nga vendi i tyre i origjinës

apo vendi i zakonshëm i qëndrimit drejt një destinacioni tjetër dhe kjo zhvendosje

përfshin kalimin e kufijve ndërkombëtarë. Migracioni ndërkombëtar mund të jetë i

përkohshëm ose i përhershëm (IOM, 2007).

Emigracioni i banorëve të qarkut të Durrësit nuk mund të merret në studim më vetë pasi

ai ka ndikuar i barabartë si emigracioni i gjithë shqipëtarëve. Ky emigracion gjatë viteve

‘90 ishte një nga ngjarjet demografike më dramatike që u vërejt në Evropë, studimi i

lëvizjeve të migrimit merr një rëndësi të madhe.

Page 12: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

12

1.2 HISTORIA E MIGRIMIT NË SHQIPËRI

Migracioni është një dukuri komplekse që e ka prekur Shqipërinë shumë dekada. Janë

ndërmarrë shumë studime për të shqyrtuar shpërndarjen e migracionit ndërkombëtar

shqiptar pas rënies së komunizmit. Është vlerësuar se ndërmjet vitit 1989 dhe muajit mars

të vitit 1992, 220,000 shqiptarë u larguan nga vendi dhe ky vlerësim u rrit në 300,000

deri në fund të vitit 1992. Popullsia shqiptare ka pësuar ndryshime të thella pas vitit 1990

deri më sot, për shkak të procesit të tranzicionit drejt demokratizimit të strukturave

politike dhe ekonomike. Ky proces u vu re gjatë periudhës së trazirave politike dhe

ekonomike, të cilat nxitën shumë të rinj shqiptarë të linin vendin. Shqiperia mund të

shihet si një laborator për studimin e proçeseve të reja të migrimit (King Russel

&Vullnetari Julie 2005).

1.2.1 Fazat e Migrimi të brendshëm dhe Ndërkombëtar

1. Faza e parë (1950-1960), karakterizohet nga strategjia komuniste e përshpejtimit

të zhvillimit të një sektori dytësor (industrisë dhe ndërtimit), më shumë se sa të

sektorit tercial, migrimi i brendshëm nga zonat rurale në ato urbane ishte i

kontrolluar dhe i orientuar, por jo totalisht i ndaluar.

2. Faza e dytë (1961-1990) u karakterizua nga një strategji kufizimesh të migrimit të

brendshëm nga zonat rurale në ato urbane, duke provuar, por pa sukses, të

shpërnguljen popullsisë nga zonat rurale në ato urbane. Kjo politikë thelloi shumë

vetizolimin nga bota e jashtme nga njëra anë dhe nga ana tjetër, burimet e

investimeve ranë si për shembull procesi i zhvillimit ekonomik dhe social.

3. Faza e tretë nisi në 1990, përkoi më periudhën e tranzicionit dhe u karakterizua

nga mungesa e politikave përsa i përket migrimit të brendshëm dhe atij

ndërkombëtar. Gjatë kësaj periudhe, si rezultat i ndryshimeve në vend, kontrolli i

lëvizjes së lirë të popullsisë u hoq dhe zonat urbane, veçanërisht Tirana dhe

Page 13: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

13

Durrësi, në krahasim me ato rurale, patën një zhvillim disproporcional. Nga zonat

rurale, afërsisht 900 000 persona migruan drejt zonave urbane në brendësi të

vendit gjithashtu edhe drejt vendeve të tjera.

Faza e fundit migratore nisi në vitin 1990 dhe mbetet një proces dinamik dhe kompleks.

Duhet theksuar se ka shumë literaturë për këtë çështje për shkak të një numri të madh

studimesh që janë ndërmarrë për të hetuar këtë dukuri.

Pastore (1992) i organizon këto momente kryesore të migracionit shqiptar të sotëm (pra

pas viteve ’90 - të) në katër faza:

1. Faza e migracionit – protestë (1990);

2. Faza e migracionit të pakontrolluar (1991-1992);

3. Faza e “migracionit të arsyeshëm” (1993-1996);

4. Faza e migracionit në fluturim (1997) (Carletto et al., 2004).

Studime të ndryshme janë ndërmarrë për të shqyrtuar përhapjen e migracionit

ndërkombëtar shqiptar në periudhën pas rënies së komunizmit në fillim të viteve ‘90.

Eshtë vlerësuar (Van der Pol, 1992) se ndërmjet vitit 1989 dhe Marsit të vitit 1992,

220,000 shqiptarë lanë vendin dhe ky vlerësim u rrit në 300, 000 ndërmjet 1989 dhe

1992. Një vlerësim tjetër është ofruar nga INSTAT, sipas të cilit 250, 000 shqiptarë

jetonin jashtë vendit gjatë kësaj kohe dhe kjo statistikë nuk përfshinte punëtorët sezonalë

në Greqi (INSTAT, 2004).

Kjo valë e parë e migracionit u ngadalësua gjatë stabilizimit të gjendjes politike dhe

ekonomike (1992-1995) karakterizuar nga ulja e papunësisë (12%), niveli i inflacionit

(<10%) dhe niveleve më të larta të rritjes së PBB (nga -7.2% në 9% në periudhën 1993-

1996) (Carletto et al., 2004). Gjithsesi kjo rritje dhe qëndrueshmëri ekonomike e pati

jetën e shkurtër dhe rënia e skemave piramidale “të kursimit” në vitin 1996 nxiti një valë

tjetër migracioni. Duhet theksuar se skemat “e kursimit” që ngjasonin disi me sistemin e

Page 14: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

14

kreditimit, mbështeteshin gjerësisht nga dërgesat në para të emigrantëve shqiptarë që

mbështesnin familjet e tyre në Shqipëri. Shqiptarët që u përpoqën të largoheshin si

rezultat i rënies së skemave piramidale dhe trazirave civile që pasuan u riatdhesuan dhe

kontrolli i kufirit italian dhe grek u përforcua ndjeshëm.

Burime të ndryshme ofrojnë vlerësime të ndryshme rreth numrit të emigrantëve shqiptarë

gjatë këtyre viteve. Migrantët shqiptarë me leje qëndrimi (dhe pune) në Itali u vlerësuan

në një numër prej 164,000 në vitin 2001 (Bonifazi & Sabatoni Carletto et al., 2004). Në

mënyrë të ngjashme shqiptarët në Greqi është vlerësuar të kenë arritur një numër nga

800,000 deri në 1 milion (OECD, 2002) mbështetur në numrin e aplikantëve për leje

qëndrimi të rregullt dhe ata që kanë marrë leje pune (858,000 në vitin 2001) (Carletto, et

al., 2004).

Në mënyrë të ngjashme raporti për Kthimin dhe Ripranimin (IOM, 2006) identifikon dhe

përshkruan flukset dhe strukturën e migracionit shqiptar duke pranuar se në periudhën

1946-1991 migracioni ndërkombëtar pothuajse nuk ekzistonte. Fluksi i parë migrator

ndodhi në vitet 1991-1992 ku 24,000 shqiptarë u larguan në Itali dhe për gjysmën e parë

të kësaj dekade emigrantët përfaqësonin 9-11% të popullsisë totale në vitin 1995. Fluksi i

dytë (1997-1998) përkoi me rënien e skemave piramidale dhe trazirat civile që shkaktoi

një valë tjetër migracioni të shqiptarëve në vendet e BE (30,000 migrantë në Itali; 40,000

në Greqi). Gjithsesi, pjesa më e madhe e migrantëve gjatë kësaj vale migratore u

riatdhesuan (Grupi i Punës i Nivelit të Lartë (HLWG), 2003 cituar nga IOM, 2006).

Pas kësaj vale riatdhesimesh kontrolli i kufirit grek dhe italian u forcua ndjeshëm.

Ekonomia e mori veten shpejt pas rënies së skemave piramidale dhe sërish kjo ringritje i

detyrohet dërgesave në para të emigrantëve që punonin dhe jetonin jashtë vendit.

Dërgesat në para të emigrantëve kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ringritjen e

ekonomisë së Shqipërisë pas rënies së “skemave piramidale” dhe më pas. Sipas një

raporti të hartuar nga IOM (2006) shuma e dërgesave në para të emigrantëve është sa

trefishi i investimeve të huaja direkte dhe pothuajse sa dyfishi i ndihmës për zhvillim të

marrë nga vendi ynë.

Page 15: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

15

Vala e tretë migratore (1998-1999) ndodhi gjatë krizës së Kosovës që i shtyu shumë

kosovarë të kërkonin strehim në Shqipëri. Një fluks i vlerësuar prej 500,000 kosovarësh

ndryshuan sërish pamjen demografike të Shqipërisë, edhe pse kjo ishte një gjendje e

përkohshme çekuilibrimi. Pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri, shumë kosovarë

kërkuan strehim në vende të tjera të Evropës Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara,

Kanada dhe Australi. Edhe shqiptarët u përpoqën të migronin duke u paraqitur si

kosovarë. Migracioni shqiptar gjatë kësaj kohe konsiderohet si “i padukshëm” (IOM,

2006; Vullnetari 2007) sepse autoritetet shqiptare gjatë asaj kohe ishin më pak të

përfshira në identifikimin dhe parandalimin e pasojave të kësaj vale migratore.

Në vitet e mëpasme (2006 dhe më pas) migracioni u bë më i vështirë për shqiptarët

(zbatimi i rregullave për kalimin e kufirit) dhe fluksi i fundit i migracionit ndërkombëtar

ka të bëjë me shqiptarët që lëvizën nga vendet parësore të destinacionit (si Italia, Greqia)

në vende të tjera, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

dhe Kanada. Në një Profil Migracioni të kohëve të fundit (IOM, 2007) vendet si Greqia

dhe Italia janë identifikuar si vende parësore të destinacionit (përkatësisht 434,810

migrantë në vitin 2003 dhe 348,813 migrantë në vitin 2006). Vende të tjera në nivele të

larta janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe

Gjermania.

Migracioni ndërkombëtar shqiptar mund të shqyrtohet edhe përmes faktorëve kryesorë

shtytës dhe tërheqës që e karakterizojnë këtë dukuri. Në artikullin e tij të vitit 2004

Barjaba identifikon papunësinë dhe varfërinë si faktorët shtytës kryesorë që ndikojnë në

vendimet dhe përvojën migratore të migrantëve shqiptarë. Faktorë të tjerë shtytës që

ofron literatura ekzistuese përfshijnë kushtet e këqija të jetesës, mungesën e sigurisë

personale dhe politike (De Sotto et al., 2002; Shpresë për të ardhmen, 2006). Nga ana

tjetër shpresa për një të ardhme më të mirë në vendet pritëse janë faktorët kyç tërheqës që

ndikojnë mbi përvojën e migracionit ndërkombëtar. E ardhmja më e mirë vlerësohet që

nga arsimimi, punësimi dhe në përgjithësi cilësia e jetesës për migrantin dhe familjen e

tij/saj (King & Vullnetari, 2003; Barjaba, 2004).

Page 16: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

16

Veç kësaj dërgesat në para të emigrantëve përfaqësojnë një element qendror të

migracionit ndërkombëtar Shqiptar. Studimet që përqendrohen te dërgesat në para të

emigrantëve bazohen në shumë burime si Banka e Shqipërisë dhe burime të tjera formale

dhe informale si bankat, Western Union, familjet, miqtë, të afërmit (IOM, 2006, Banka

Botërore, 2005; Vullnetari, 2007, Gedeshi et al., 2003).

Vlerësohet se në periudhën 1992 - 2003 dërgesat në para të emigrantëve ishin nga 200

milionë në 800 milionë dollarë amerikanë në vit (IOM 2005) edhe pse besohet gjerësisht

që këto shifra janë vlerësime më të ulëta dhe të vështira për t’u nxjerrë. Gjatë fillimit të

viteve ‘90 dërgesat në para të emigrantëve ishin monetare dhe në mall, ku këto të fundit

përfshinin sende si veshje, mobilje dhe pajisje shtëpie. Gjithsesi, gjatë dekadës së kaluar

dërgesat në para të emigrantëve kanë qenë kryesisht monetare. Kur shqyrtojmë prirjen e

dërgesave në para të emigrantëve, vihet re se ato janë rritur gjatë periudhës 1992- 1996,

janë pakësuar në vitin 1997 gjatë rënies së skemave piramidale, dhe janë rritur sërish më

pas duke arritur një vlerësim prej 1 miliard dollarësh amerikanë në vitin 2004 e duke

përfaqësuar 10% deri në 20% të PBB të vendit (Vullnetari, 2007). Në përgjithësi, këto

vlerësime kalojnë investimet e huaja, ndihmën ndërkombëtare, të ardhurat e gjeneruara

nga eksporti dhe tregues të tjerë të ngjashëm.

Në përgjithësi dërgesat në para të emigrantëve kanë luajtur një rol thelbësor në

ekonominë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë duke parandaluar dhe duke zbutur

varfërinë. Një gjetje shumë interesante vjen nga studimi i King et al. (2006) që nxori në

pah ndryshimet gjinore në lidhje me dërgesat në para të emigrantëve mes dërguesve dhe

marrësve të tyre. Këto gjetje vlerësonin se pjesa më e madhe e dërgesave në para të

emigrantëve dërgohen nga partnerët meshkuj të familjes së migrantit dhe merren nga

kryefamiljari mashkull në Shqipëri. Kjo gjetje mund të shpjegohet pjesërisht me traditën

shqiptare ku gruaja që martohet i bashkon të ardhurat e saj me të burrit i cili administron

të ardhurat familjare (Vullnetari, 2007). Megjithatë kjo gjetje duhet të interpretohet me

kujdes dhe mund të varet nga kampioni i përzgjedhur, duke qenë se pjesëmarrësit në këtë

studim ishin shqiptarë nga veriu që kishin migruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Dërgesat në para të emigrantëve përdoren për qëllime të ndryshme nga familjet dhe

individët që i marrin ato. Një pjesë e dërgesave në para përdoren për të përmirësuar

Page 17: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

17

infrastrukturën e shtëpisë, për ta rinovuar dhe rindërtuar atë. Një pjesë tjetër e dërgesave

në para përdoren për rituale tradicionalë dhe fetarë, vijimin e arsimimit të pjestarëve të

familjes dhe për të mbuluar shpenzime të ndryshme (si emergjenca, trajtim mjekësor)

(Balliu, 2007; King dhe Vullnetari, 2003). Disa studime sugjerojnë se ka ndryshime në

përdorimin e dërgesave në para të emigrantëve në familjet urbane dhe rurale, ku të parat i

vënë më shumë rëndësi arsimimit sesa rregullimit të shtëpisë ndërsa të dytat përdorin

dërgesat në para të emigrantëve për të paguar borxhet, për kurime dhe investime.

Në raportin e saj të hollësishëm. Vullnetari (2007) përshkruan trajektoren e përdorimit të

dërgesave në para të emigrantëve në faza të ndryshme.

Gjatë fazës së parë, paratë përdoren për të mbuluar shpenzimet kryesore dhe për të

përmirësuar kushtet e jetesës ndërsa në fazën pasuese paratë investohen në mënyra të

tjera si në ndërtimin e një shtëpie të re pranë shtëpisë së prindërve. Studimet kanë treguar

gjithashtu se një pjesë e dërgesave në para të emigrantëve përdoren për qëllime investimi

si hapja e bizneseve familjare si dyqane, bare, restorante, hotele dhe ndërmarrje të mesme

si fabrika, rishitës dhe në bujqësi (Kule et al., 2002).

Për më tepër, migrimi ndërkombëtar i shqiptarëve, por edhe ai i qarkut të Durrësit, më së

shumti në vendet perëndimore dhe veçanërisht në Greqi dhe Itali, është një nga

shpërnguljet më mbresëlënëse gjatë shekullit të 20 në Evropë. Si rezultat i shumë

faktorëve politikë, ekonomikë dhe socialë, në fund të vitit 1990 u vunë re disa fenomene

që paralajmëruan shpërthimin migrues të qyteteve shqiptare.

Migracioni gjithashtu pati një ndikim të madh në ekonomi si një faktor që ushtron ndikim

në bilancin tregtar (duke transferuar para brenda vendit nga jashtë). Pa dyshim, është e

vështirë të bësh një vlerësim të përpiktë se cili ka qenë ndikimi i migrimit të brendshëm

dhe migracionit ndërkombëtar, meqenëse ekzistojnë faktorë të tjerë politiko-shoqëror që

ndikojnë gjithashtu në veprimtarinë e ekonomisë shqiptare.

Emigraconi shqiptar ende vazhdon dhe është në përiudhën e tranzicionit nga emigracioni

ilegal dhe i paorganizuar, në një emigracion legal dhe të organizuar2. Emigrantët

shqiptarë në të shumtën e rasteve punojnë në sektorë që nuk janë të preferuar nga

2 Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë – 2000

Page 18: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

18

vendasit dhe pjesa dërrmuese e tyre kanë paga të papërcaktura, ata shërbejnë si

mekanizëm rregullues në tregun e punës dhe kontribuojnë në rritjen e prodhimit vendas të

vendit pritës. Megjithatë, në proceset migratore është përfshirë gjerësisht edhe elita

intelektuale, e cila ka disa tipare të ndryshme nga ato të grupeve të ndryshme sociale që

kanë emigruar.

Njohja e realitetit të migrimit eventualisht është një element i rëndësishëm për të

formuluar politikat dhe për të realizuar një zhvillim social dhe ekonomik. Për më tepër,

në kuadrin e zgjerimit evropian dhe të formulimit të një politikë të migrimit evropian,

migrimi nga Shqipëria, është bërë një përparësi për shkak të numrit të migrantëve dhe të

pozicionit gjeografik të Shqipërisë3.

1.3 EMIGRIMI I JASHTËM

Emigrimi ka qenë pjesë e zhvillimit të historisë njerëzore dhe në thelb ka qenë dhe

mbetet shprehja e dëshirës dhe vendosmërisë së individit për të dalë mbi vështirësitë, me

vështrimin e projektuar drejt një jete më të mirë për vete dhe familjen e tyre.

Në etapa të ndryshme historike kanë ndryshuar edhe përbërja e flukseve migratore,

qëllimet dhe motivet e kësaj lëvizshmërie ndërkombëtare, drejtimet dhe senset e lëvizjes

për të ardhur në epokën tonë të globalizimit. Shekulli i 21, së bashku me lehtësirat në

transport dhe komunikim ka sjellë edhe një rritje të numrit të njerëzve, që kanë jo vetëm

dëshirën, por edhe aftësitë për të jetuar edhe punuar në vende të ndryshëm nga ai i

origjinës, apo qëndrimit të tyre. Në shumë venë të botës, rajone apo shtete fare të

papërfillshme morën përmasa madhore, ndërkohë që shtete të fuqishëm janë dobësuar,

apo forcuar, falë lëvizjeve ndërkombëtare të njerëzve. Bota do të kishte qenë krejt

ndryshe pa modelet historikë të migrimit ndërkombëtar (Misja. V, 1998). Asnjë vënd

tjetër i Europës qëndrore apo juglindore nuk është prekur kaq shumë nga emigrimi për

një periudhë kaq të shkurtër kohe.

3 Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave 2001, Copyright © INSTAT 2004

Page 19: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

19

Migrimi sjell përfitime në një bilanc kosto-përfitime, vetëm nëse menaxhohet si duhet në

të mirë të individit, familjes, por edhe të shoqërive të vendit të origjinës dhe atij pritës.

Nëse do të lidhim si duhet emigrimin me zhvillimin atëhere do ta bëjmë këtë dukuri të

vyer për ne. Sidoqoftë, ky proces ka edhe anën tjetër të medaljes. Ja përse ngjall jo vetëm

debate të ndezura, por edhe ndan shkollat e mendimit. P.sh. migrimi mund t’i privojë

vendet e origjinës nga aftësitë më të mira dhe talentet dhe mendjet e shkëlqyera, siç mund

të ndikojë në copëtimet/ shpërbërjet e familjes; jo rrallë emigrimi shfrytëzohet për

qëllime kontrabandimi dhe trafikimi të qënieve njerëzore për të shkuar deri tek

shfrytëzimi i flukseve migratore nga organizata kriminale dhe terroriste.

Grafiku 1.1: Emigrimi Shqiptar (1990-2010)

Burimi: Banka e Shqipërisë

Emigrantët shqiptarë janë ata individë që kanë aplikuar dhe kanë marrë Statusin e

Emigrantit në territorin e një shteti të caktuar. Kërkesat për azil dhe Status të Emigrantit

janë të përcaktuara në Konventa dhe Protokolle të njohura në rang ndërkombëtar.

Page 20: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

20

Modeli i emigrimit të shqiptarëve pas viteve 1990 është cilësuar si unik. Ai

karakterizohet nga disa vecori4:

- Së pari, emigracioni shfaqet si një fenomen i menjëhershëm, i vrullshëm dhe

shpërthyes, pas një ndalese rreth 45 vjecare. I kombinuar edhe me një migrim të

fuqishëm të brëndshëm, rezulton së kemi shpërngulje brënda dhe jashtë

Shqipërisë të rreth gjysmës së popullsisë së saj.

- Së dyti, përmasat e tij, në krahasim me popullsinë e Shqipërisë kanë qënë me të

mëdha se në vendet e tjera. Shqipëria është ndër vëndet e rralla me një 1/4 e

popullsise së saj të larguar në emigracion.

- Së treti, emigrimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbijetesën e popullsisë

shqiptare, e veçanërisht në dy momente kryesore.

Në fillim të viteve 1990, migrimi lidhet me pasojat që shoqëruan ndryshimet ekonomike

dhe politike. Gjatë periudhës 1993-1996 stabiliteti ekonomik dhe rritja e GDP-së ndikuan

në uljen e flukseve emigratore. Gjithashtu remitancat, të cilat përbënin 25 % të GDP-së5,

dhanë një kontribut të rëndësishëm në garantimin e mbijetesës për një numer të madh

shqiptaresh.

Analiza e struktures së emigrimit identifikon grup-popullatat me nivel me lartë migrimi.

Analiza përfshin gjithashtu ndarjen gjinore, nivelin arsimor dhe statusin e emigrantit në

vëndin destinacion. Fenomeni i emigrimit ka prekur një pjesë të konsiderueshme të

popullsise aktive të vendit. Në 1995, numri i emigranteve pëbënte 26% të popullsise në

moshë pune (15-64 vjec). Në vitin 1998, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë

llogariste që 78% e emigrantëve të qarkut të Durrësit ishin të gjinisë mashkullore, nga 83

% e emigrantëve Shqiptarë që ishin të gjinisë mashkullore6, dhe nga këta 71% ishin të

4 Unicef institute per kerkime urbane, Migracioni shqiptar pas viteve 90 dhe ndikimi i tij në jetën

ekonomike dhe sociale të fëmijëve të lënë pas Raport Final Gusht 2009

5 World Bank, Albania, Urban growth, Migration and Poverty Reduction, June 2010

6 Nikola Mai, Albanian Migrations: Demographic and other transformations

Page 21: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

21

moshës 20 deri 34 vjec. Këto shifra u konfirmuan edhe nga Rregjistrimi i Popullsisë dhe i

Banesave në 20017.

Lidhur me numrin e emigrimit ka vlerësime të ndryshme, por në çdo rast ai përbën një

shifër të madhe, që përfshin nga 23% deri në 30% të popullsisë aktuale. Sipas një raporti

nga INSTAT të bazuar në të dhënat e rregjistrimit të popullsisë në 2001, tregohet se në

rast së nuk do të kishim emigrim jashtë Shqipërisë, popullsia e saj në 2001 do të do të

arrinte në 3.78 milion banorë. Diferenca ndërmjet kësaj vlere dhe asaj të konfirmuar nga

rregjistrimi i 2001, me rreth 710,000 individe, tregon ndikimin total të emigracionit. Si

rrjedhojë e uljes së lindshmerise dhe emigrimit pothuajse masiv të grupmoshave me

potencial riprodhues, edhe struktura moshore e popullsisë ka ndryshuar. Po sipas raportit

të INSTAT, është zvogëluar numri i popullsisë të grupmoshës nga 20 deri në 40 vjeç,

ndërkohë vihet re një rritje e numrit të popullsisë së grupmoshës 40 vjeç e lart.

Nga pikpamja e nivelit arsimor, pjesa me e madhe e emigranteve në qarkun e Durrësit ka

kryer të paktën arsimin fillor. Të dhënat nga Vrojtimi i Standarteve të Mjeteve të Jetesës

në 2005, tregojnë se emigrantët jashtë Shqipërisë kanë një nivel mesatar arsimor8. Disa

studime nga autorë të ndryshëm për qarkun e Durrësit, tregojne se nga pikpamja e

profesioneve, emigrimi si fenomen është më prezent tek fermeret, punetorët e kualifikuar

dhe të papunët, të cilët përbëjnë edhe 77 % të të gjitheë emigrantëve ekonomikë9.

Në fillimet e tij, emigrimi ishte më i pranishëm tek punëtorët e kualifikuar dhe punëtorët

e pakualifikuar. Përgjatë 1991-1993, mbyllja e shumë ndërrmarjeve shtetërore jo

rentabël, kryesisht në sektorin e industrisë, preku në mënyre të barabarte të dy kategoritë

e mësipërme. Mungesa e mundësive për punesim brënda qarkut të Durrësit por edhe në të

gjithë Shqipërinë shtyu rreth 300.000 shqiptarë të konsideronin emigracionin si zgjidhjen

e vetme për të jetuar.

7 INSTAT regjistrimi i popullsise dhe i banesave 2001

8 Vrojtimi i Standarteve të Mjeteve të Jetesës 2005

9Perpunim informacioni nga: MPCS, Buletini informativ Migrator, 2005, Veçorite social ekonomike të

emigracionit shqiptar, 1999, Nicolas Zwager, Ilir Gedeshi, etj ; Konkurenca për dërgesat e emigranteve,

Kosta Barjaba ; Situata aktuale e emigracionit shqiptar

Page 22: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

22

Ndërsa në fillim papunësia ishte shkaku kryesor i emigrimit ekonomik, më vonë ky i

fundit u përcaktua edhe nga faktorë të tjere si varfëria dhe të ardhurat e ulta që

siguroheshin nga punësimi në Shqipëri. Kjo coi edhe në ndryshimin e struktures së

emigranteve. Vlerësime të vitit 2009 tregojnë së punetorët e bujqësisë dhe punëtorët e

pakualifikuar (përfshire të papunët) janë aktualisht edhe grupi me i madh i emigranteve

ekonomike.

Reforma e tokës bujqesore në 1991, e cila solli fragmentizim të saj në ferma të vogla dhe

e pa mbështetur me subvencione shtetërore, ka ndikuar që shumë nga fermat private të

jenë në një stad të ulët zhvillimi dhe t’u mos sigurojnë fermerëve as mbijetesën.

Nga ana tjeter, në zonat urbane, konkurenca në tregun e punës në kushtet e një papunesie

të lartë, ju ka pakësuar shanset për punësim të papunëve me arsim të ulët. Kërkesat e larta

në Itali e Greqi për punëtorë që kryejnë të ashtuquajturat “3D jobs” (dirty, dangerous and

difficult) (cdo lloj pune, punë të vështira, të rrezikshme dhe të pista) janë faktorë nxitës

për emigrimin e kësaj kategorie.

Migrimi i intelektualeve dhe i profesionisteve është një tjeter sfide me të cilet përballet

Shqipëria. Emigrimi i trurit ka marrë përmasa alarmante. Rreth 2/3 e pedagogeëe me

grada shkencore nga universitete të ndryshme të Shqipërisë kanë emigruar. Vetëm një

numër vogël studentesh që shkollohen jashtë, kthehen në Shqipëri, ndërkohë që shumë të

rinj të sapo diplomuar largohen cdo ditë.

Pagat e ulta me të cilat shpërblehen intelektualët në Shqipëri, dhe mundësitë e vogla për

të ndjekur një karierë profesionale, janë elementë shtytës të mjaftueshëm për të mos

jetuar në Shqipëri.

Nga pikëpamja e gjinisë në qarkun e Durrësit ka ndryshime në përbërjen e emigrantëve

jashtë Shqiperise. Në vitin 1994 kjo strukturë vlerësohej në raportet 73% meshkuj dhe

27% femra (Misja. V, 1998).

Ndërsa aktualisht për vitin 2012 ky raport ka ndryshuar në 54.9% meshkuj dhe 45.1%

femra ose10

. Nga ana tjetër vihet re që numri i beqarëve dhe i të martuarve meshkuj është

10

INSTAT 2012 dhe Strategjia Kombëtare për Migracionin; Fq 7;

Page 23: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

23

pothuaj i barabartë, ndërkohë kur femrat emigrante në shumicë janë të martuara dhe

përbëjnë 86.2% të tyre.

Një pjesë e konsiderueshme emigrantësh mbeten e ende e paligjëruar, gjë që krijon një

ndjenjë frike, terrori dhe inferioriteti, duke humbur mjaft lirinë për të vepruar dhe jetuar

në shtetin përkatës. Mosligjërimi i emigrantëve shkaktohet jo vetëm për çështje

administrative dhe burokratike, por edhe për arsye të përfitimit që ata sjellin në

ekonominë e vendeve pritëse, duke punuar pa sigurime dhe kosto të tjera shtesë të punës,

por me një pagë të ulët të tregut të migrantëve. Madje sipas vlerësimeve të ndryshme

rezulton së tregu i punës i emigrantëve përbën një segment të veçantë të tregut të punës

dhe paga e tyre luhatet nga 70% deri në 100% të pagës së një punëtori vendas për të

njëjtin pozicion.

Mos-ligjerimi ka ndikin në mundësinë e realizimit të vizitave tek familjet e lëna pas.

Statusi “i paligjshem” i ende shumë emigrantëve pengon jo pak prej tyre për t’i vizituar

rregullisht familjet, fëmijët e të afërmit apo për të realizuar bashkimin familiar. Vitet e

fundit po vërëhet një ulje e emigrantëve të paligjshëm për shkak të liberalizimit të vizave

dhe bashkëpunimit të shtetit shqiptarë për përmbushjen e kritereve të stabilizim-asocimit

që do ti japi një mundësi vendit tonë për t’u future në Bashkimin Evropian.

1.4 POLITIKAT INSTITUCIONALE

Në stadin aktual ne vuajmë nga mos grumbullimi i të dhënave statistikore për një sërë

faktorësh dhe interpretimi dhe përpunimi i tyre bashkëkohor, kjo për mungesë të bazës së

duhur ligjore, bashkërendimit institucional dhe resurset e duhura njerëzore dhe materiale

në ministritë kryesore që trajtojnë dukurinë emigruese. Duke e pranuar këtë sfidë

institucionet kane filluar të hedhin hapat e parë për krijimin e regjistrave përkatës, si

pranë Drejtorisë së Politikave, ashtu edhe në Zyrat Rajonale dhe Vendore të Punësimit

Emigruese. Kjo orvatje nuk është dhe nuk do të mbetet e vetmuar, në zbatim edhe të

Page 24: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

24

masave përkatëse për krijimin e regjistrit të emigrantëve dhe ndërhyrje të tjera në

Regjistrin e Gjendjes Civile.

Fillimi i zbatimit të sistemit të monitorim / bashkërendimit të Strategjisë Kombëtare të

Migracionit dhe PKZSKM, përmes njësisë në rolin drejtues të Drejtorisë së Politikave

Emigruese, mes tjerave do ta ketë një prej parësive, duke ushtruar trysninë pozitive, duke

përfshirë të gjitha institucionet përgjegjëse, sipas detyrave. Por statistikat nuk janë qëllim

në vetvete. Ato do ta ndihmojnë në hartimin e politikave më të mira emigruese, në

monitorimin e tyre të vazhdueshëm, përmirësimin pasues. Po kështu, ato do të ndihmojnë

të kuptojmë shpejt dhe si duhet se çfarë po ndodh, duke i ndihmuar politikëbërësit dhe

vendimmarrësit të marrin qëndrime të informuara, lidhur me të gjithë aspektet e

emigrimit, migrimin e parregullt, migrimin për qëllime punësimi, mbrojtjen dhe

integrimin e emigrantëve.

Page 25: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

25

KAPITULLI II

SHQIPËRIA DHE REMITANCAT

2.1 CFARË JANË REMITANCAT

Remitancat janë transfertat neto pa kundërshpërblim për/ nga jashtë vendit. Këto

transferta ndryshe njihen si dërgesa të emigrantëve. Ato janë një komponent thelbësor në

llogarinë korrente të Bilancit të Pagesave. Remitancat luajnë një rol kryesor në

ekonominë e shumë vendeve, ato kontribojnë në rritjen e ekonomisë dhe në jetesën e

njerëzve me nivel ekonomik më të ulët. Remitancat nëpërmjet transfertave bankare që

dërgojnë emigrantët në vendin e origjinës kanë një rol të rëndësishëm në nivelin e të

ardhurave, në cilësinë dhe standardin e jetesës apo në ekonominë e vendit përfitues.

Remitancat, të cilat vijnë kryesisht në formën e dërgesave në kesh, kanë një efekt të fortë

në luftën kundër varfërisë si dhe në stimulimin e zhvillimit. Në strukturën e të ardhurave

të familjeve shqiptare, remitancat përfaqësojnë rreth 13 % të totalit të të ardhurave. Sipas

të dhënave të VSMJ11

të vitit 2005, rreth 65 % e emigrantëve dërgojnë remitanca në

familjet e tyre në Shqipëri, duke kontribuar në reduktimin e varfërisë. Niveli i konsumit

dhe i varfërisë tek familjet me anëtarë emigrantë jashtë Shqipërisë është i ndryshëm,

krahasuar me familjet pa emigrantë. Kjo e konfirmuar edhe nga VSMJ-te e 2002 dhe

2005. Remitancat shërbejnë edhe për të mbështetur financiarisht zhvillimin e rajoneve të

mbetura pas. Por ky rol prej zhvilluesi i tyre nuk mund të merret si i mirëqënë, pasi paratë

që hyjnë jo gjithmonë mund të transformohen në kapital që investohet. Menyra së si vijnë

këto para, sasia dhe frekuenca e tyre, shpesh kthehen në faktorë pengues, duke e

reduktuar rolin e tij vetëm në zbutës të thjeshtë varfërie.

Struktura e përdorimit të remitancave ka ndryshuar në vite. Nëse në vitet e para

remitancat orientoheshin kryesisht për ushqim, veshmbathje apo blerje pajisjesh elektro-

11

Anketa për vlerësimin e standarteve të mjeteve të jetesës

Page 26: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

26

shtëpiake, në vitet e mëpasme destinacioni u zgjerua me përmiresimin e kushteve të

banimit (si zgjerim të sipërfaqesh banimi, rikonstruksion apo ndërtimeve të reja)

lehtësisht evidente në zonat me nivel të larte migracioni jashte Shqipërisë. Emigrimi ka

ndikuar në mënyrë vendimtare në rritjen nivelit të jetesës në familje, si dhe në

përmirësimin e cilësise së të jetuarit në përgjithësi.

Jo vetëm karakteristikat e remitancave, por edhe strukturat ekonomike dhe sociale në

vëndin përfitues përbëjnë pengesa në efektin e remitancave. Është një tregues i dobët

social fakti që të ardhurat nga emigracioni në Shqipëri përdoren kryesisht për ushqim,

veshje, shkollim dhe vetëm në një përqindje të ulët për biznes. Kjo prirje po modifikohet

dhe është e lidhur me zhvillimin ekonomik dhe synimin e një pjese të emigrantëve për t’u

kthyer në atdhe dhe për të vënë në lëvizje kursimet disavjeçare në emigracion.

Migracioni ka një ndikim të fuqishëm positiv në drejtim të zhvillimit të burimeve

njerzore-reduktimit të papunësise dhe aftësimit profesional dhe intelektual, nëpërmjet

profesioneve dhe eksperiences që ata fitojnë në vendet e destinacionit. Migrimi i shumë

të papunve në moshë pune (Berxholli et al, 2005), punësimi i shumë e të tjerëve në

vendet vakante të lënë nga persona që largohen në emigracion si edhe hapja e shumë

bisneseve të vogla me mundësi reale për vetëpunësim të emigranteve apo familiareve të

tyre, ka ndikuar në uljen e numrit të papunëve. Potenciali që remitancat të kontribojnë në

ZHEV12

varet nga një numër faktorësh, si p.sh: karakteristikat demografi ke të familjeve,

metodat e transferimit dhe përdorimi i institucioneve financiare.

Në përgjithësi, remitancat mund të kontribojnë në ZHEV (përveç rritjes së konsumit) ose

direkt në investme prodhuese, ose duke rritur shkallën e likuiditetit të bankave,

rrjedhimisht bërjen të mundur të marrjes së kredive nga sipërmarrësit me interesa

konkuruese. Dërgesat destinohen kryesisht për mbështetje financiare të anëtarëve të

familjes. Shumica e migrantëve i dërgon paratë tek prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët.

Këto dy grupe përbëjnë 90.5% të të gjithë marrësve të parave, ndërkohë që të afërmit e

tjerë zënë vetëm 9.5% (Gedeshi 2002). Ky është fakt për të sugjeruar që 90% e

remitancave janë për konsum dhe vetëm 10% për investime (Germenji 2005). Prirja për

12

Zhvillimi ekonomik i vendit

Page 27: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

27

të përdorur dërgesat në konsum nuk është një rast i izoluar për Shqipërinë, por është një

çështje e përgjithshme për vendet që marrin remitanca (López et al 2001).

2.2 OPERATORËT E TRANSFERTAVE TË PARAVE

Western Union (WU) dhe Money Gram janë dy OTP13

-të kryesore në Shqipëri dhe kanë

një numër prej 300 zyrash së bashku (Hernández- Coss et al. 2006). WU ka avantazhin e

një rrjeti të gjithanshëm, duke përfshirë edhe zyrat e postës. WU ka marrëveshje edhe me

bankat për bashkëpunim, gjë që është një shërbim konkurues për shërbimet e transfertave

të vetë bankave. Rrjeti i gjithanshëm do të thotë që në shumë raste, WU është i

pozicionuar më mirë për t’u shërbyer klientëve në zonat rurale dhe të margjinalizuara atje

ku bankat nuk janë të pranishme për shkak të mosfitimit që rezulton nga baza e klientëve.

OTP-të kanë menaxhuar të kapin shpejt një madhësi të rëndësishme të tregut të

remitanacve që përbën 78% të të gjitha remitancave që vijnë nëpër kanalet formale në

Shqipëri në 2005.

Ka tre arsye kryesore për të vlerësuar suksesin e OTP-ve në kapjen e një tregu të tillë të

madh:

Shërbim i shpejtë. Në shumë raste, koha e transfertës nuk është më shumë se një

orë që paraja të transferohet nga jashtë në Shqipëri.

Lehtësia në përdorim. Shërbimi i OTP-ve përshkruhet si miqësor për përdoruesin,

në veçanti për njerëzit me ekspozim të ulët ndaj sistemit formal financiar. Puna

me dokumenta është e kufi zuar dhe direkte. Për migrantët e parregullt është

shpesh alternativa e vetme ndaj transportit personal të parave. Bankat shpesh

kërkojnë dokumenta për të lehtësuar transfertën. Megjithatë, OTP-të nuk kërkojnë

ndonjë dokument për shuma të vogla. Shërbimi i shpejtë dhe i lehtë i OTP-ve do

të thotë që ato, më shumë se bankat, përdoren në rastet e emergjencave dhe

13

Operatorët e transfertave të parave

Page 28: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

28

shpenzimeve të paparashikuara. Familjet e migrantëve janë në gjendje që të

kërkojnë para shtesë nga migrantët kur kanë nevoja të çastit dhe shërbimet e OTP-

ve janë shërbime shtesë për paratë e çuara në shtëpi gjatë vizitave vjetore.

Megjithatë, kostoja e përdorimit të OTP-ve është e lartë, rreth 5- 10% e shumës së

transferuar. Kjo do të thotë që ka mundësi të mira për të kursyer nga migrantët kur

ata të kalojnë në transfertat tradicionale bankare.

Për më tepër, megjithëse OTP-të janë pjesë e sistemit formal financiar ato ofrojnë

potencial të ulët për të kontribuar direkt në ZHEV. Duke pranuar që shërbimet e

OTP-ve në periudhë afatshkurtër janë produkti më i përshtatshëm, për disa klientë

ka një potencial të gjerë për t’i prezantuar me mundësitë e shërbimeve bankare

për të përdorur depozitat e kursimit për remitancat dhe të ardhurat e tjera.

2.3 REMITANCAT NDIKOJNË NË PËRMIRESIMIN E NIVELIT TË JETESËS

Migracioni ka përmirësuar ndjeshëm strukturën e konsumit të familjeve. Të pasurit e një

anëtari në emigracion ka një ndikim të madh në mireqënien e familjes. Sipas VSMJ në

2005, rreth 65 % e familjeve me anëtar emigrant jashtë Shqipërisë, përfitojnë remitanca,

të cilat kanë ndikim në konsum, punesim dhe investime. Po ky burim evidenton se për

cdo vit më tepër në emigracion të përkohshem, kemi një rritje të konsumit për frymë me

5 %, ndërsa të pasurit e një anëtari të familjes në emigracion të përhershëm, shoqërohet

me rritje të konsumit në masën 50 % (VSMJ 2005).

Remitancat e dërguara luajnë një rol të rëndësishëm edhe në zhvendosjen e familjeve mbi

nivelin e varfërisë absolute. Në VSMJ 2005, raportohet një nivel mesatar vjetor

remitancash prej 160,154 lek. Po ky studim tregon së ka një diference të dukshme në

nivelin e konsumit, incidencen për varfëri dhe treguesin e thellësise së varfërisë ndërmjet

familjeve me anetar në emigracion të përhershëm dhe atyre pa emigracion.

Page 29: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

29

Tabela 2.1: Treguesit e varfërisë dhe migracioni

Burimi: World Bank Shqipëria (VSM 2005)

Në studimin e UNICEF në 2009, përqindja e familjeve me anëtar në emigracion dhe që

përfitojnë remitanca raportohet më e lartë nga ajo e evidentuar nga VSMJ në 2005: rreth

89.7 %. Frekuenca e dërgesave varion nga cdo muaj në deri një herë në vit, ndërsa vlera

vjetore mesatare e remitancave që i dërgohen familjes gjatë një viti vlerësohet me rreth

2,669 euro në vit (ose 328,287 lek në vit14

) .

Ndikimi positiv i remitancave në nivelin ekonomik të familjeve përfituese në Shqipëri,

bëhet i evidentueshëm edhe në rast së krahasohet PBB/për frymë në vitin 2007 me

2,48215

euro me vlerën prej 585 euro për person, që vjen nga remitancat.

Rritja e të ardhurave të familjes nga remitancat, ndikon në përmiresimin e nivelit

material të jeteses.

Në grafikun e mëposhtmëm jepen frekuencat e 3 qëllimeve kryesore të përdorimit të

remitancave: konsum ushqimor bazë (92.6 %), përmirësim kushtesh banimi (ndërtim

shtëpie apo rikonstruksion të banesës egzistuese (68.1%), kujdes shëndetësor për femijet

(31.4 %) arsimim të fëmijëve (26%), pagesë borxhesh/detyrimesh (14.2%). Kjo i

mundëson familjes garantimin e mbijetesës dhe kryerjen e disa investimeve kryesisht në

përmirësimin e kushteve të banimit, shëndetit të fëmijëve dhe arsimimit të tyre.

14

Kursi i këmbimit të perdorur në konvertimin nga euro në lek është: 1 euro = 123 lek. 15

PBB në 2007 ( current USD) ishte $ US 3,394. I konvertuar kursin e kembimin USD në Euro në 2007,

jep vleren € 2,482

Page 30: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

30

Grafiku 2.1: Qëllimet kryesore të përdorimit të remitancave: Destinacionet kryesore të

përdorimit të remitancave të indikuara nga familjet

Burimi i informacionit: Studimi i UNICEF, 2009

2.3.1 Remitancat gjatë viteve të tranzicionit

Emigracioni ka patur një ndikim parësor ne ekonomine shqiptare, si rezultat i dergesave nga

emigrantët. Dergesat e emigranteve shqiptare kanë ndikuar një ndihmë ekonomike të

vlefshme jo vetëm për familjet e tyre, por për stabilizimin socio-ekonomike të vendit në

teresi. Fluksi i te ardhurave nga emigrantet (remitancat) eshte nje burim i rendesishem i

rritjes financiare dhe zhvillimit ekonomik te vendit, duke siguruar ne vazhdim qasje ne

monedhe te huaj ne Shqiperi, si dhe duke konsoliduar bazen per kursime dhe investime. Nga

mesi i vitit 1990 Shqipëria përjetoi fenomenin e emigracionit masiv, i cili me kalimin e

viteve do të bëhej një faktor kyç për financim. Duke filluar që nga viti 1992, ndoshta dhe

më herët, gjithnjë e më shumë u bënë domethënëse të ardhurat nga emigrantët. Në parim,

rritja e të hyrave duhet të ndikohet nga pritshmëria për zhvillimet në ekonominë

shqiptare. Parashikimet për rritje të nivelit të çmimeve dhe për nënçmim të kursit të

këmbimit, të cilat do të shoqëroheshin me nivele më të larta në normën e interesit të

lekut, do të nxisnin një hyrje më të madhe të valutës nga emigracioni.

Page 31: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

31

Në vitet 1994 - 1996 vihet re fenomeni i dërgesave, tërheqja e të hyrave në valutë brenda

vendit nga ana e skemave piramidale, duke arritur nivelin më të lartë në vitin 1996. Vitet

1997 dhe 1999 regjistruan rënie të këtyre transfertave, përkatësisht rezultat i krizës së

vitit 1997, me rënien e skemave piramidale dhe i krizës kosovare.

Ne nje analize te remitancave, gjate periudhes se tranzicionit, gjate viteve ne shohim nje

rritje te konsiderueshme. Kontributi i dergesave nga emigrantet, per nje periudhe prej 11

vjetesh eshte llogaritur rreth 15% e prodhimit te brendshem bruto. Gjithashtu, kontributi i

ketyre dergesave ne bilancin e tregtise, per nje periudhe prej 11 vitesh, eshte vleresuar te

jete rreth 58,8%. Vleresimet e Bankes se Shqiperise tregojne se ne vitin 1992 dergesat e

emigranteve arritwn ne 150 milion dollare US, ndersa ne vitin 2002 te ardhurat nga

emigrantet kanw arritur ne 690 milione euro. Gjate vitit 2007, dergesat e emigranteve per

te familjet e tyre rreth 951.700.000 euro, me nje rritje te lehte vjetore prej 1.5 per qind

Duke pare ne keto shuma te konsiderueshme, Bordi Ekzekutiv i FMN ka kerkuar

ligjerisht autoriteteve shqiptare per vemendjen e duhur te dergesave. Remitancat

perfaqesojne me shume perfitime tw drejtperdrejte dhe te menjehershem per familjet e

emigranteve dhe per ekonomine.

Flukset e remitancave per vendet ne zhvillim jane vleresuar tani te jene dy here me

shume se ndihmesa që keto vende kanë marre per zhvillim. Ne Shqiperi, ata dukshem

tejkalojne investimet e huaja direkte. Prandaj, qeveria ne ditet e sotme është duke i

kushtuar me shume vemendje dhe me shume ne zhvillimin e strategjive te tyre per flukset

e dergesave si nje burim i rendesishem financiar per te nxitur zhvillimin ekonomik,

veçanerisht ne zonat me depresion ekonomik, ku kushtet detyrojne njerezit per te

migruar. Nje kontribut kyç per keto politika eshte kuadri ekonomik dhe logjistik pas

migrimit dhe remitancave.

Qe nga fillimi i tranzicionit, volumi i remitancave ne Shqiperi eshte rritur me shpejtesi.

Ne te vertete, flukset e remitancave jane te rendesishme ne lidhje gjithnje me kembimi

valutor, duke fituar aktivitete te tjera, qe perfaqesojne rreth 14 per qind te PBB-se

(prodhimi bruto i brendshëm), 70 per qind te eksporteve, dhe 33 per qind te importeve.

Italia eshte vendi destinacion i madh i migrimit per shqiptaret.

Page 32: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

32

Duke iu referuar raportit te Bankes se Shqiperise per vitin 2002, ne shohim se remitancat

perfaqesonin rreth 12,9 perqind te PBB-se, te cilat ishin pothuajse dy here me shume sa te

ardhurat nga eksportet dhe rreth 4.5 here me e madhe se sa investimet e huaja te

drejtperdrejta. Remitancat jane me te medha se ndihma e huaj e dhene ne Shqiperi çdo

vit. Ne anen tjeter, dergesat e emigranteve kanw ndihmuar ekonomine e vendit si ne

financimin e deficitit te jashtem, ngritjen e standardit tw jeteses ne menyre te veçante te

familjeve perfituese, dhe uljen e varferise. Dergesat e emigranteve gjithashtu luajne nje

rol te rendesishem ne stabilitetin makroekonomik te vendit nga importet e financimit, qe

ndikojne ne vleren e monedhes vendase dhe zhvillimin e shpejte te sektoreve te ndertimit

dhe te sherbimit. Rendesia e tyre mund te matet edhe e krahasuar me investimet e huaja.

Ne vitin 2007, fluksi i investimeve te huaja direkte ne ekonomine shqiptare arriti 460

milion euro, ndersa vlera e dergesave ishte 951.700.000 euro. Dergesat e emigranteve

kane qene gjithashtu te larta se eksportet qe ne vitin 2007 arriti ne 785.000.000 euro.

Gjate viteve te fundit, nga emigrantet keto te ardhura që rrjedhin nuk jane konsideruar vetem

si te ardhura për qellime jo produktive, nevoja themelore ne lidhje me permiresimin e vertete

te kushteve te jeteses, por edhe burime financimi per qellime produktive, ne formen e

investimeve afatgjate dhe afatshkurter, duke krijuar vende te reja pune.

2.3.2 Politika të administrimit të remitancave

Natyra, madhësia, frekuenca dhe impakti i të ardhurave nga migrantët në dimensione

shoqërore dhe ekonomike të një vendi, është i një rëndësie të veçantë dhe ka tërhequr

vëmendjen e studiuesve në të gjithë botën. Flukset hyrëse nga migrantët ndikojnë

fuqishëm në të ardhurat dhe në rritjen e standardit të jetesës së vendit përfitues (Taylor

and Wyatt, 1996). Nga studime dhe matje empirike të bëra, literatura botërore konkludon

se në fazat e para të migracionit të ardhurat nga migrantët, në masën me të madhe,

përdoren si mjet jetese për familjet përfituese, si nevoja për ushqim, veshmbajtje dhe

shëndetsore (Massey and Parrado, 1994; Massey et al., 1987; Rhoades, 1978).

Me përmbushjen e këtyre nevojave jetësore përmirësimi i kushteve të jetesës dhe rritja e

standardit të jetesës del si prioritet në shpenzimin këtyre flukseve. Në një fazë të

Page 33: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

33

mëvonshme, një pjesë e madhe e këtyre dërgesave përdoret për investime frutdhënëse,

veçanërisht krijimi i bizneseve të reja, që rezulton me efekt pozitiv në zhvillimin

ekonomik të vendit, duke ndikuar njëkohësisht në punësim dhe në zvogëlimin e presionit

për emigrim.

Megjithatë, një fenomen i tillë në Shqipëri është i vogël. Për më tepër, me kalimin e

kohës emigrantët dhe brezat pasues, sa vijnë e bëhen me komplet në vendin rezident, për

rrjedhim lidhja e tyre me vendin e origjinës fillon e zbehet. Siç theksohet dhe në referat,

të ardhurat nga emigrantët shqiptarë tentojnë në një kufi të tillë rënieje.

Emergjenca aktuale qëndron në sigurimin e vazhdimësisë dhe në miradministrimin e

këtyre flukseve. Mjetet valutore të krijuara nga puna e emigrantëve, duhet patjetër të

ballafaqohen me një politikë të zgjuar brenda vendit. Kjo politikë, përveç kanalizimit të

transfertave korente private nga konsumi në investime, duhet të tentojë të krijojë

mekanizmat përkatës për të thithur mjetet valutore të gjeneruara nga puna e emigrantëve

(pavarësisht nga fakti nëse hyjnë në Shqipëri si transferta apo qëndrojnë si depozita

kursimi në shtetet ku ata jetojnë) dhe për të realizuar investime të qëndrueshme.

Vlen të theksojmë se rekomandimet nisen nga kushti paraprak që remitancat kanë një

efekt neto ndaj ekzistencën e një kushti të tillë e specifikojmë më poshtë:

- Ulja e kostove të transfertave

Rritja e konkurrencës apo shtimi i aktorëve në këtë sektor, do të ulte koston e

transfertave. Një çmim i ulët për transfertë do të sjellë rritje të nivelit të këtyre

transfertave. Nga ana tjetër, dhe reduktimi i taksave përkatëse do të ndikonte në rritjen e

vëllimit të këtyre transfertave. Me krijimin e një transparence në çmime, qeveria duhet të

ushqejë konkurrencën në këtë sektor. Kjo konkurrencë do të çojë jo vetëm në ulje të

çmimit por, gjithashtu, do të inkurajojë më shumë migrantë. Transparenca në çmime, si

masë e vetme, nuk do të sjellë rënie të çmimeve në një treg të monopolizuar. Qeverisë i

duhet të nxisë krijimin e kompanive të tjera për këtë qëllim, si dhe të aplikojë taksa të

reduktuara etj.

Page 34: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

34

- Krijimi i fondeve të zhvillimit

Fondet e zhvillimit do të shërbejnë si insitucione që do të grumbullojnë dërgesat nga

emigrantët, për të realizuar investime në shuma më të mëdha. Le të kujtojmë këtu

shembullin e shoqërive të kursim, kreditit, të cilat janë të zhvilluara në Shqipëri prej disa

vitesh. Nga ana tjetër, mendohet që paraja e administruar në këtë mënyrë do të japë efekt

në ekonomi dhe në sistemin financiar.

Vlen të theksohet që ndërtimi dhe ecuria pozitive në fillim e këtyre fondeve, mendohet të

ketë efekte pozitive mbas suksesit të tyre të pare (mbasi emigrantët të binden për

efektshmërinë e tyre, mendohet që do të rritet fluksi i të ardhurave të investuara në to). Si

shembull mund të merret Korea e Jugut.

- Bashkëpunimet midis qeverive

Duke u mbështetur në eksperiencat e vendeve të tjera, mund dhe duhet të ndërmerren

hapa në bashkëpunime midis qeverisë shqiptare dhe qeverive të vendeve ku ndodhet

emigracioni shqiptar, për ndërtimin e strukturave zyrtare që do të ndihmojnë emigrantët

(jo vetëm në problemet e tyre sociale, si legalizimi, shkollimi etj.), në një përdorim

eficient të kursimeve të tyre, në drejtim të vendit të tyre. Qeveritë e vendeve pritëse dhe

të vendeve të origjinës, duhet të ndërmarrin masa efektive për të lehtësuar investimin nga

emigrantët (si për shembull: mikrokreditë, trainimi, lehtësimi i procedurave burokratike,

lehtësime fiskale etj.).

- Rritja e vëllimit të kredisë

Mendohet që rritja e veprimtarisë së dhënies së kredisë nga sistemi bankar do të

shoqërohet me rritjen e degëve dhe të filialeve të bankave në një shtrirje gjeografike me

të gjerë në vend. Kështu dhe shfrytëzimi i sistemit bankar (dhe i institucioneve të tjera

financiare) për dërgesat do të ketë rritje.

Page 35: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

35

2.3.3 Remitancat 2011- 2012

Kriza financiare që ka prekur botën, mund të shndërrohet lehtësisht në një krizë

humanitare për shkak të një kërcënimi potencialisht të rrezikshëm që po u shpaloset si

vendeve të zhvilluara, ashtu dhe atyre në zhvillim: ulja e fluksit të remitancave, një fluks

që pas shumë dhjetëvjeçarësh, vitet e fundit po precipiton.

Gjatë periudhave të krizave të mëparshme ekonomike është vënë re se fluksi i

remitancave ka ngelur i pandryshuar, madje në disa raste ai është rritur, tendencë e

shpjegueshme me faktin se në kohë krize kush jeton jashtë vendit të tij, mundohet të

dërgojë më shumë të ardhura në shtëpi për të ndihmuar familjen e vet në vështirësi

financiare. Kriza aktuale e ka zanafillën pikërisht nga vendet e zhvilluara e po përhapet

në të gjithë rajonet e tjera, duke marrë në këtë mënyrë dimensionet e një krize globale;

emigrantët e çdo shteti qofshin, në Veri apo Jug të botës, janë prekur nga kjo krizë.

Kjo rënie e pati kulmin e saj në katërmujorin e parë të 2010-s, duke filluar një rritje

graduale deri në ditët e sotme, me përqindje te variueshme në vendet e ndryshme të botës.

Emigrantet shqiptare, po dergojne me pak para drejt familjeve te tyre ne vendin e

origjines. Nje dukuri e tille faktohet mes te dhenave qe jane publikuar ne raportin vjetor

te Bankes Boterore mbi dergesat e emigranteve, te njohura si "remitancat". Konkretisht,

sipas tij, gjate ketij viti, ato kane zene rreth 9% te Prodhimit shqiptar te brendshem bruto,

ose 1.033 milione dollare, ne vlere monetare. Shifer kjo e cila rezulton te jete me e ulet

sesa ajo e shenuar gjate vitit te kaluar, respektivisht 1.162 milione dollare ne total. Apo

1.156 milione dollare qe rezulton se emigrantet shqiptare i kane derguar ne shtepite e

tyre, ne vitin pararendes 2010. Pra, sic mund te shihet, trendi i remitancave paraqitet

renes dhe mesa kuptohet, fale veshtiresive te krijuara nga efektet negative te krizes

ekonomike qe ka kapluar vendet e Eurozones ne teresi. Pikerisht, aty ku rezultojne se

jane te pranishem, per te punuar dhe derguar kesisoj para, edhe emigrantet shqiptare.

Dukuri kjo e cila shfaqet ne fakt, edhe me treguesin e anasjelle, pra ate te remitancave,

domethene te emigranteve te huaj qe punojne ne Shqiperi dhe dergojne para' tek familjet

e tyre jashte saj. Gjithmone referuar te dhenave te Bankes Boterore, ky tregues ze vetem

0.2% e PBB-se vendase. Ndersa ne vlera monetare, raporti referon se ne vitin 2011, kane

Page 36: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

36

qene ne total 21 milione dollare si remitanca dalese nga Shqiperia, ndersa nje vit me pare,

ato kane figuruar ne nivelin prej 24 milione dollare. Duke rezultuar kesisoj me nje renie

te tyre. Pra, ne terma praktike, edhe emigrantet e huaj ne Shqiperi, u kane derguar me pak

para familjeve te tyre. Nderkaq, raporti i BB-se merr persiper te flase edhe mbi ato qe

quhen "korridore" te remitancave, pra vendeve permes te cilave kalojne. Konkretisht,

Italia dhe Gjermania, rezultonin si vendet prej te cilave Shqiperia siguronte edhe dergesat

me te larta financiare nga emigrantet e saj qe punojne atje. Respektivisht, per tremujorin e

trete 2012, ekspertet e BB-se citojne se remitancat e shqiptareve, zune 7.97% te totalit te

emigranteve qe punojne ne kete vend, nga 7.63% gjate tremujorit te pare 2012, duke folur

keshtu per nje rritje te tyre.

Ndersa lidhur me Italine, treguesi i parave qe dergojne ne Shqiperi, emigrantet tane atje,

mesohet se ka zene rreth 6.8% te totalit gjate tremujorit te trete 2012. Ne teresi, raporti i

lartpermendur i BB-se, pohon se vendet ne zhvillim do te marrin mbi 400 miliarde

dollare nga remitancat deri ne fund te vitit 2012. "Fluksi i remitancave drejt vendeve ne

zhvillim pritet te tejkaloje parashikimet paraprake dhe te jete 406 miliarde dollare per

kete vit, duke shenuar nje rritje prej 6.5%, krahasuar me vitin e kaluar", pohon raporti ne

fjale.

Duke shtuar se "keto remitanca, pritet te rriten me 7.9% ne vitin 2013, 10.1% ne vitin

2014 dhe 10.47% ne vitin 2015, per te arritur ne 534 miliarde dollare ne vitin 2015".

Ndersa ne rang boteror, institucioni i njohur nderkombetar financiar, deklaroi se

"remitancat ne rrafsh boteror, perfshire ato drejt vendeve me te ardhura te larta, pritet te

arrijne 534 miliarde dollare ne 2012 dhe te rriten ne 685 miliarde dollare ne 2015".

Edhe pse gjatë vitit 2011 situata ekonomike ka qenë e qëndrueshme, me një rritje të PBB

prej 3%, dinamikat e luhatjeve të fluksit të remitancave përsa i përket Shqipërisë është

shënuar një rënie të fluksit te remitancave.

Kjo është e shpjegueshme me krizën e thellë që vendet mikpritëse kryesore të

emigracionit shqiptar janë duke kaluar.

Page 37: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

37

Dhe janë pikërisht vendet e zonës së Bashkimit Europian dërguesit kryesorë të

remitancave me 90,7 % të tyre. Italia dhe Greqia, dy vendet fqinje, pa dyshim, janë

“remittance corridors” më të rëndësishëm për Shqipërinë, duke furnizuar përkatësisht

38,6 dhe 41,9% të dërgesave totale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontribuojnë vetëm

me 8,1% të tyre.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në raportin vjetor të 2011-s kemi një diferencë negative

vjetore midis flukseve hyrëse të remitancave gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2011,

edhe pse kjo normë rënëse në muajt e fundit të 2011-s ka ardhur duke u zvogëluar. Në

gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 flukset hyrëse të remitancave ranë me 10,7%, ndërsa

në tremujorin e tretë kjo rënie ishte vetëm 2%. Ky ndryshim shpjegohet pikërisht me

përkeqësimin e situatës ekonomike në Greqi e Itali, shtetet kryesore nga ku dalin

remitancat me destinacion Shqipërinë. Duke pasur parasysh se kjo situatë e vështirë nuk

është duke ndryshuar, parashikohet se edhe remitancat, si një nënprodukt i kësaj

ekonomie, do të vazhdojnë në rënie.

Po ashtu, sipas parashikimeve të Komunitetit Europian, në një raport mbi situatën

ekonomike në vend, rënia e remitancave përgjatë pesë viteve të fundit është kompensuar

nga një dinamizëm i Investimit të Huaj Direkt. Por, duke konsideruar një përkeqësim të

kushteve financiare globale, një dëshirë për investime të rrezikshme, një volum të

Investimit të Huaj Direkt të pamjaftueshëm e një vazhdimësi në rënien e remitancave,

mund të kemi një përmirësim të menjëhershëm të kërkesës apo rezervave vendase. Kjo

për arsye se këto pengesa strukturale, përfshirë edhe një periudhë investimesh josolide,

kanë cenuar rëndë konkurrencën duke penguar në këtë mënyrë tërheqjen e investimeve të

huaja të vlefshme për vendin.

Edhe pse duke filluar nga viti 2009, Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të rajonit, ka pësuar

efektet e krizës financiare e ka ndier prishjen e ekuilibrave ekonomikë, ka ndërmarrë me

rezultate pozitive shumë procese reformative të brendshme. Rritja e PBB, mbas një

ngadalësimi të dukshëm në 2009-n, ka arritur sidoqoftë të jetë pozitive në krahasim me

vendet e tjera të rajonit.

Page 38: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

38

Midis të tjerave, një ndihmë e madhe në këtë drejtim është dhënë dhe vazhdon të jepet

nga remitancat, që mbi një milion emigrantë të shpërndarë nëpër botë (kryesisht në

vendet e Europës Perëndimore, si Italia e Greqia) vazhdojnë të dërgojnë në familjet e tyre

të origjinës. Këto remitanca ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme në plotësimin e një

pjese të mirë të këtij gap-i ekonomik që kriza financiare gjithmonë e më shumë po lë

mbas.

Dërgesat nuk hyjnë më në të njëjtin volum si para vitit 2009; kemi një ulje të

konsiderueshme fluksesh hyrëse, të cilat gjatë viteve të fundit kanë pësuar rënie në

krahasim me vitet pararendëse me gati 10-15% të volumit të tyre. (Fullani, A., 2009). Po

ashtu, nëse në vitet 2008-2009 remitancat përbënin gati 11-12% të PBB-së, në dy vitet e

fundit kjo përqindje është ulur; tani dërgesat konsistojnë në gati 7-8% të PBB-së aktuale.

Por, sidoqoftë, edhe pse në një volum më të reduktuar, dërgesat që emigrantët dërgojnë

në familjet e tyre kanë një rëndësi të madhe si në një nivel mikroekonomik, ashtu edhe në

një nivel makroekonomik. Në aspektin mikroekonomik këto burime monetare

kontribuojnë në uljen e varfërisë, duke dhënë një ndihmë të çmuar në përmirësimin e

kushteve socialo-ekonomike të familjes së origjinës. Në të njëjtën kohë, remitancat

marrin një dimension makroekonomik; janë të një vlere të madhe përsa i përket

mbarëvajtjes së ekonomisë së vendit, duke garantuar një stabilitet ekonomiko – financiar

e duke plotësuar një deficit tregtar të pashmangshëm.

Shifrat e dhëna më sipër, sidoqoftë, janë vetëm një pjesë e totalit të përgjithshëm të

remitancave. Është e vështirë të kesh të dhëna të sakta e statistika reale përsa u përket

flukseve hyrëse, pasi mënyrat e dërgimit të remitancave, në pjesën më të madhe të

rasteve, nuk janë të regjistruara zyrtarisht; këto dërgesa kalojnë nëpërmjet kanaleve

joformale, “dorazi”, të mbartura nga vetë emigrantët gjatë kthimit të tyre në familje apo

nëpërmjet të njohurve e familjarëve të tyre. Pjesa që dërgohet me anë të kanaleve zyrtare

transferohet kryesisht nëpërmjet sistemeve të transferimit të parave, ose, siç quhen

ndryshe, Money Transfer Organisations, të cilat, edhe pse kanë një kosto relativisht të

lartë, preferohen për komoditetin, shpejtësinë e mungesën e procedurave burokratike. Ajo

që rezulton deri tani është se transferimi i parave nëpërmjet institucioneve bankare apo

postale është një procedurë tejet marxhinale dhe e përdorur minimalisht nga emigrantët

Page 39: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

39

jashtë Shqipërisë.

Megjithatë, ajo që rezulton nga iniciativat e marra është se institucionet financiare

shtetërore, në bashkëpunim me organizatat e kompanitë ndërkombëtare, po punojnë për

një lehtësim të procedurave të dërgimit të remitancave nëpërmjet sistemeve bankare e

postale.

Grafiku 2.2: Remitancat 2010- 2012 në million Euro

Burimi: Banka e Shqiperisë

Në 2010-ën konstatojmë se vlera e dërgesave të emigrantëve shënon 690 milion Euro.

Kjo vlerë është ulur në 665 milion Euro në vitin 2011 për t’u rritur sërish në vitin 2012 në

vlerën 675 milion Euro.

Në një shtrirje më të gjatë kohore (dhjetë vjecari 2002-2012) remitancat paraqiten në

Page 40: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

40

grafikun si vijon:

Grafiku 2.3: Remitancat gjatë një dekate në miljon Euro

Burimi: Banka e Shqiperisë

Remitancat në këtë dhjetë vjeçar kanë pasur tendencë rritëse në gjysmën e parë

përkatësisht nga 693 milion Euro në vitin 2002 në 952 milion Euro në vitin 2007. Nga

ana tjetër pesë vitet e fundit tregojnë një rënie të remitancave nga 952 milion Euro në

vitin 2007 në 675 milion Euro në vitin 2012.

Gjatë harkut kohor prej dhjetë vitesh remitancat shënojnë rritjen më të madhe në vitin

2006 ku dërgesat e emigrantëve janë rritur 15.8% krahasuar me vitin 2005. Rënien më të

madhe remitancat e kanë shënuar në vitin 2008 ku janë ulur me 13.01% krahasuar me

vitin 2007.

Page 41: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

41

Grafiku 2.4: Ndryshimi i remitancave në % krahasuar me vitet pararendës

Burimi: Banka e Shqiperisë

Arsyet lidhur me maksimumin dhe minimumin e arritur të dërgesave të emigrantëve

lidhen dhe me faktin nëse ekonomia globale dhe kryesisht ajo e vendeve të zhvilluara ku

emigrantët punojnë dhe jetojnë ndodhet aktualisht në recesion apo ekspansion ekonomik.

Faktet tregojnë që kriza ekonomike globale e vitit 2008 ka ndikuar drejtpërdrejtë në

remitancat e vendit tonë.

Një fenomen interesant është fakti që përveç flukseve hyrëse kemi dhe transferta dalëse

nga vendi ynë drejt vendeve të tjera.

Page 42: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

42

Tabela 2.2: Vlerat e remitancave hyrëse dhe dalëse për perjudhën 2004- 2012

Burimi: Banka e Shqiperisë

Konkretisht në vitin 2010 shënohet vlera më e madhe e remitancave dalëse me 6.7 milion

Euro. Megjithëse shumë e vogël kjo shifër konsiston me vlera të fituara nga punësimi i

shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Shumë të huaj të punësuar në

Shqipëri transferojnë pagat e tyre në vendet ku ata janë rezidentë të përhershëm.

2.3.4 . Remitancat dhe Produkti i Brendshëm Bruto (PBB)

PBB (GDP) = Pagat e Punonjësve + Teprica Bruto Operative + të Ardhurat Bruto të

Përziera + Taksat - Subvencionet për prodhimin dhe importet. Remitancat si transferta

neto pa kundërshpërblim për/ nga jashtë vendit janë pjesë përbërëse e të ardhurave dhe në

mënyrë të tërthortë e vetë Produktit të Brendshëm Bruto.

Page 43: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

43

Tabela më poshtë tregon vlerën e Remitancave dhe Produktit të Brendshëm Bruto për

periudhën 2002-2012:

Tabela 2.3: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro

Burimi: Banka e Shqipërisë

Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro

Burimi: Banka e Shqipërisë

Page 44: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

44

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

- Migracioni ka një ndikim të fuqishëm pozitiv në drejtim të zhvillimit të

burimeve njerzore, reduktimit të papunësisë dhe aftësimit profesional dhe

intelektual, nëpërmjet profesioneve dhe eksperiences që ata fitojnë në vendet

e destinacionit.

- Identifikimi i shkaqeve dhe i vështirësive që shkaktojnë margjinalizim tek

emigrantët dhe familjet e lëna pas, kanë ndihmuar në mbështetjen e tyre me

politika publike dhe instrumente të cilat rrisin respektimin e të drejtave.

- Migrimi sjell përfitime në një bilanc kosto-përfitime, vetëm nëse menaxhohet

si duhet në të mirë të individit, familjes, por edhe të shoqërive të vendit të

origjinës dhe atij pritës.

- Në përgjithësi, remitancat mund të kontribojnë në zhvillimin e vendit

(përveç rritjes së konsumit) ose direkt në investme prodhuese, ose duke

rritur shkallën e likuiditetit të bankave, rrjedhimisht bërjen të mundur të

marrjes së kredive nga sipërmarrësit me interesa konkuruese.

- Emigrantët shqiptarë në të shumtën e rasteve punojnë në sektorë që nuk janë

të preferuar nga vendasit dhe pjesa dërrmuese e tyre kanë paga të

papërcaktura, ata shërbejnë si mekanizëm rregullues në tregun e punës dhe

kontribuojnë në rritjen e prodhimit vendas të vendit pritës.

- Në përgjithësi dërgesat në para të emigrantëve kanë luajtur një rol thelbësor

në ekonominë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë duke parandaluar dhe

duke zbutur varfërinë.

- Remitancat janë një komponent thelbësor në llogarinë korrente të bilancit të

pagesave.

Page 45: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

45

- Struktura e përdorimit të remitancave ka ndryshuar në vite. Nëse në vitet e

para remitancat orientoheshin kryesisht për ushqim, veshmbathje apo blerje

pajisjesh elektro-shtëpiake, në vitet e mëpasme destinacioni u zgjerua me

përmiresimin e kushteve të banimit (si zgjerim të sipërfaqesh banimi,

rikonstruksion apo ndërtimeve të reja) lehtësisht evidente në zonat me nivel

të larte migracioni jashte Shqipërisë.

- Gjatë viteve të fundit fluksi i remitancave ka pësuar rënie, për shkak të

vështirësive te krijuara nga efektet negative të krizës ekonomike që kanë

pësuar vendet e Eurozones në tërësi.

- Çështjet migratore trajtohen thjesht si pasojë, por jo duke gjetur dhe

rikuperuar në shkakun që i sjell. Pra para së gjithash politikat shtetërore

duhet të kryejnë përsëri studime të thelluara, se cilat janë shkaqet e

migracionit, tendenca e tij ndryshme nga zona të ndryshme të vendit, ç’ka

duhet të sjellë fokusimin e politikave shtetërore, për të dekurajuar ikjen nga

territoret periferike të vendit.

- Kriza ekonomike ka detyruar shume emigrant të kthehen në Shqiperi, duke

mbetur kështu të papunë. Migrantët e kthyer mund të mos kërkojnë në

mënyrë aktive informacion dhe shërbime nga institucione si Zyrat Rajonale

të Punësimit. Si rrjedhojë, aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi mund të

përdoren për të arritur këtë popullatë që ndonjëherë priret të jetë e

padukshme.

- Migracioni i kthimit në formë vullnetare dhe jovullnetare ende shihet si

dështim personal dhe strategjitë e ndërhyrjes duhet të përqendrohen në

pakësimin e negativitetit dhe në nxitjen e një klime pozitive që nxit pranimin.

Page 46: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

46

BIBLIOGRAFI

Bërxholi, A., (2005): Veçoritë e vizualizimit të dinamikës së popullsisë, në:

'Atlasin gjeografik të popullsisë së Shqipërisë (Some particularities of the

visualisation of population dynamics, in: Geographic Atlas of the Albanian

Population). Akademia e Shkencave, Qendra per Studime Gjeografike (Center for

Studies), No.15, pp.156-70.

Carletto, G., Davis, B., Stampini, M., & Zezza, A. (2004). Lëvizja e brendshme

dhe migracioni ndërkombëtar në Shqipëri (Internal Mobility and International

Migration in Albania). Romë: FAO, ESA, Studim 04-13.

De Soto, H., Gordon, P., Gedeshi, I., & Sinoimeri, Z. (2002). Varfëria në

Shqipëri: Një vlerësim cilësor (Poverty in Albania:A Qualitative Assessment).

Washington DC: Dokument teknik i Bankës Botërore 520.

Gedeshi, I. 2002. Role of Remittances From Albanian Emigrants and Their Infl

uence in the Country’s Economy. Eastern Europe Economics, Vol. 40, No. 5

September – October 2002. pp. 49-72.

Fullani, A.. Fullani, A.. (2009). (2009). Recent economic and financial developments

in Albania: Monetary policy statement for the second half of 2008. ekonomike dhe

financiare, zhvillimet e fundit ne Shqiperi: Monetar deklaraten parimore per gjysmen

e dyte te 2008. BIS Review , 29 . Shqyrtim BIS, 29.

Germenji, E. 2005. Summary of the Session on the Remittances and Productive

Investments in Albania. Workshop on the National Strategy on Migration. 21-22

February 2005. IOM Tirana. pp. 45-52.

INSTAT (2004a). Migracioni në Shqipëri në vitin 2001. Tiranë: Instituti i

Statistikës.

Page 47: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

47

INSTAT 2012 dhe Strategjia Kombëtare për Migracionin; Fq 7

López, F.H; Escala-Rabadan, L. and Hinojosa-Ojeda, R. 2001. Migrant

Associations, Remittances and Regional Development Between Los Angeles and

Oaxaca, Mexico. North American Integration and Development Center. School of

Public Policy and Social Research. Research Report Series No. 10. May 2001.

Misja. V; “Emigracioni ndërkombetare në Shqipëri gjatë periudhes së

tranzicionit” Fq 40; Tirane 1998.

King. R. & Vullnetari, J. (2003). Migracioni dhe zhvillimi në Shqipëri (Migration

and Development in Albania. WP C5), Qendra e Studimeve mbi Zhvillimin dhe

Migracionin, Globalizimin dhe Varfërinë, Universiteti i Saseksit, marrë nga:

http://www.migrationdrc.org/publications/working_papers/WP-C5.pdf.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (2007). Republika e Shqipërisë:

Profili i migracionit. (The Republic of Albania: Migration Profile). Ministria e

Brendshme e Republikës së Sllovenisë: Ljubjana.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (2006a). Kthimi dhe ripranimi: Rasti

i Shqipërisë (Return and Readmission: The Case of Albania). IOM, Tiranë:

Shqipëri.

Van Dorn, J. 2002. Migration, Remittances and Development. Labour Education.

Vol. 4, No. 129. pp. 48-53.

Vullnetari, J. (2007). Migracioni shqiptar dhe Zhvillimi:Rishikim i kohëve të

sotme (Albanian Migration and Development: State of the Art Review).

Dokument i IMISCOE.

World Bank, Albania, Urban growth, Migration and Poverty Reduction, June

2010

Page 48: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

48

SHTOJCA

Grafiku: Përqindja e shpërndarjes së migrimit

Burimi: Instat

Grafiku: Remitancat(milion) Euro dhe Dollar

Burimi: Banka e Shqipërisë

Page 49: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

49

Grafiku: Ecuria në terma real dhe relative e remitancave

Burimi: ACIT (2012)

Grafiku: Ecuria tremujore e remitancave

Burimi: ACIT (2012)

Page 50: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

50

Page 51: Universiteti Aleksander Moisiu · Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43 . ... ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e

Universiteti "Aleksander Moisiu"

E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit

51

Harta: Migracioni ndërkombëtar sipas prefekturave