Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
1
Abstrakt
Migracioni ndërkombëtar është një dukuri shumë dimensionale që ka ndikime të
ndryshme ekonomike, shoqërore dhe mjedisore për vendet e destinacionit dhe të
origjinës. Pas viteve ’90 Shqipëria ka pësuar një largim të madh të migrantëve që
kërkojnë punë dhe mundësi më të mira jashtë vendit. Ky studim ka si qëllim të shpjegojë
rolin positiv që ka luajtur ky fenomen në drejtim të zhvillimit të burimeve njerzore,
reduktimit të papunësisë dhe aftësimit profesional dhe intelektual, nëpërmjet
profesioneve dhe eksperiencës që ata fitojnë në vendet e destinacionit.
Emigracioni ka luajtur një rol të rëndesishëm në zbutjen e papunësisë dhe të varferisë
përgjatë viteve të vështira të tranzicionit. Emigracioni dhe remitancat kanë ndikuar
positivisht në rritjen e mirëqënies materiale. Dërgesat e emigrantëve shqiptarë kanë ndikuar
në dhënien e një ndihme ekonomike të vlefshme jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për
stabilizimin socio-ekonomike të vendit në teresi. Fluksi i të ardhurave nga emigrantët
(remitancat) është një burim i rëndesishëm i rritjes financiare dhe zhvillimit ekonomik të
vendit, duke siguruar në vazhdim qasje në monedhë të huaj në Shqipëri, si dhe duke
konsoliduar bazën për kursime dhe investime.
Fjalët kyçe: Emigrim, Emigrant, Remitanca, Zhvillim
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
2
Abstract
International migration is a multidimensional phenomenon
that has different impacts economic, social and
environmental issues for countries of destination and origin.
After ‘90 years Albania has suffered a large outflow of
migrants seeking jobs and better opportunities abroad. This
study aims to explain the positive role that played this
phenomenon in terms of human resource development,
reducing unemployment and vocational training and
intellectual, through occupations and experience they gain in
destination countries. Immigration has played an important
role in alleviating unemployment and poverty during the
difficult years of transition. Migration and remittances have
contributed positively to the growth of material welfare.
Albanian remittances have contributed a valuable economic
assistance not only for their families but for socio-economic
stabilization of the country in general. The flow of
remittances is an important source of financial growth and
economic development, providing ongoing access to foreign
currency in Albania, as well as basis for savings and
investments.
Keyword: Migration, Immigrant, Remittances,
Development.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
3
Mirënjohje
Me këtë punim diploma unë jam përpjekur të jap
maksimumin tim por unë nuk mund të lë pa përmendur
ndihmën e personave dhe institucioneve që pa to kjo temë
nuk do të realizohej në nivelin e kërkuar.
Pedagogu udhëheqës Jonida Musaraj meriton një falenderim
special për ndihmën dhe bashkëpunimin e saj.
Nuk mund të lë papërmendur familjen time që më ka
mbështetur emocionalisht.
Falenderoj institucionet që më ndihmuan në kërkimin dhe
mbledhjen e informacionit dhe së fundmi punonjësit e
biblotekës së Universitetit të Durrësit për ndihmen e tyre në
sigurimin e literaturës.
JU FALIMINDERIT
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
4
TABELA E PËRMBAJTJES
Fq
HYRJE 6
KAPITULLI I: PROÇESI I MIGRIMIT NË SHQIPËRI
1.1 Koncepte të përgjithshme mbi migracionin, emigracionin dhe imigracionin 9
1.2 Historia e Migrimit në Shqipëri 12
1.2.1 Fazat e Migrimi të brendshëm dhe Ndërkombëtar 12
1.3 Emigrimi i Jashtëm 18
1.4 Politikat institucionale 23
KAPITULLI II: SHQIPËRIA DHE REMITANCAT
2.1 Cfarë janë Remitancat 25
2.2 Operatorët e Transfertave të Parave 27
2.3 Remitancat ndikojnë në përmiresimin e nivelit të jetesës 28
2.3.1 Remitancat gjatë viteve të tranzicionit 30
2.3.2 Politika të administrimit të remitancave 32
2.3.3 Remitancat 2011- 2012 35
2.3.4 Remitancat dhe Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) 42
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME 44
BIBLIOGRAFI 46
SHTOJCA 48
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
5
LISTA E TABELAVE
Tabela 2.1: Treguesit e varfërisë dhe migracioni 29
Tabela 2.2: Vlerat e remitancave hyrëse dhe dalëse për perjudhën 2004- 2012 42
Tabela 2.3: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43
LISTA E GRAFIKËVE
Grafiku 1.1: Emigrimi Shqiptar: (1990-2010) 19
Grafiku 2.1: Qëllimet kryesore të përdorimit të remitancave: destinacionet
kryesore të përdorimit të remitancave të indikuara nga familjet 30
Grafiku 2.2: Remitancat 2010- 2012 në million Euro 39
Grafiku 2.3: Remitancat gjatë një dekate në miljon Euro 40
Grafiku 2.4: Ndryshimi i remitancave në % krahasuar me vitet pararendës 41
Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro 43
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
6
HYRJE
Migrimi është një fenomen kompleks global. Në proçesin e tranzicionit pas viteve 1990
Shqiperia u ndesh me fenomenin e migracionit për shkak të kushteve politiko-
ekonomike-sociale. Identifikimi i shkaqeve dhe i vështirësive që shkaktojnë
margjinalizim tek emigrantët dhe familjet e lëna pas, kanë ndihmuar në mbështetjen e
tyre me politika publike dhe instrumente të cilat rrisin respektimin e të drejtave. Si
ekonomi, Shqipëria ka një vartësi të lartë në remitancat e emigrantëve jashtë vendit.
Remitancat janë një nga motorët kryesor të rritjes ekonomike në Shqipëri. Duke u
përpjekur për të analizuar më me detaje këtë fenomen në kapitullin e pare janë prezantuar
fazat në të cilën ka kaluar migrimin dhe disa koncepte të rëndësishme mbi migracionin,
emigracionin dhe imigracionin. Kapitulli i dytë na paraqet një pasqyrë të rëndësishme të
ndikimit të remitancave në ekonominë e Shqipërisë nga vitet ’90 deri në kohët e sotme.
Në fund studimi paraqet konkluzione dhe rekomandime.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
7
Metodologjia e studimit
Studimi përfshin të dhëna të rëndësishme në lidhje me temën e marrë në studim. Metoda
statistikore - matematikore i ka shërbyer analizave të problemeve sasiore, vlerësimeve
cilësore dhe vlerësimeve të prognozës të aspekteve të ndryshme. Besueshmëria e të dhënave
të përdorura sigurohet nga institucionet që i kanë ofruar ato.
Një pjesë e konsiderueshme e të dhënave sekondare janë siguruar nëpërmjet shfrytëzimit
të bibliotekave elektronike të universiteteve të ndryshme, revistave dhe artikujve të huaja.
Studimi është në radhë të parë informues jo sipërfaqësor, njëkohesisht përfshin dhe një
sëre analizash praktike që gjithësecili mund t’i kuptoj lehetësisht.
Për të realizuar punimin si fillim është hartuar struktura e informacionit që do të nevojitej
gjatë studimit, dhe më pas punimi ka nisur duke përdorur fjalët kyçe të tilla si: Emigrim,
Emigrant, Remitanca, Zhvillim.
Objektivi i studimit
- Identifikimi i etapave të emigrimit në Shqipëri;
- Politikat e administrimit të remitancave;
- Ndikimi i remitancave në financat personale.
Qëllimi i studimit
Qëllimi i këtij studimi është të identifikoj rëndësinë që kanë luajtur remitancat në rritjen e
financave familjare dhe si pasojë në zhvillimin e vendit.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
8
Pyetjet e kerkimit (Hipotezat)
Hipotezat 1
Remitancat kanë ndikim në financat familjare të Shqipëtarëve
Hipotezat 2
Remitancat janë një element kryesor i rritjes ekonomike në Shqipëri.
Grupet që përfitojnë nga studimi
Ky studimi pasqyron analiza, udhëzime, njohuri bazë në lidhje me emigrimin si fenomen
dhe dërgesat e emigrantëve:
- Rëndësia e këtij studimit mendoj që është e madhe sepse në rradhë të parë u vjen në
ndihmë studjuesve në fushën e ekonomisë.
- Studentët e ardhshëm të Fakultetit të shkencave politike juridike të cilët mund ta
përdorin këtë punim si shtysë për të bërë studime më të thelluara.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
9
KAPITULLI I
PROÇESI I MIGRIMIT NË SHQIPËRI
1.1 KONCEPTE TË PËRGJITHSHME MBI MIGRACIONIN, EMIGRACIONIN DHE
IMIGRACIONIN
Ekziston një vështirësi e vërtetë për të përcaktuar dhe emërtuar1. Të emërtosh, është të
kategorizosh, pra të përjashtosh ose të rrezikosh të stigmatizosh. Por, të mos emërtosh
pengon bërjen e një analizë serioze ose e kamuflon gjithçka nën përgjithësime
konsensuale. Do të rikujtojmë këtu disa nocione bazë, që vijojnë gjithësesi të krijojnë
mbivendosje apo stigmatizim.
Me migracion kuptojmë një zhvendosje masive të popullsisë, që lenë një vend për t’u
vendosur në një tjetër. Migrantët ndërmarrin pra një lëvizje emigratore, kur lënë vendin e
origjinës dhe imigratore, kur vendosen në vendin pritës. Emigrantë dhe imigrantë janë dy
anë të të njëjtit realitet. Flukset migratore janë të brendshme, kur ato kalojnë në brendësi
të një kontinenti. Ato konsiderohen të jashtme, kur kontinenti i destinacionit është i
ndryshëm nga kontinenti i origjinës.
Kur emigrantët vendosen e tashmja shndërrohet në të shkuar substantive. Të sapo -
ardhurit e viteve të para, shndërrohen në të emigruar për vendet që ata kanë lënë, dhe në
të imigruar për ato vende ku ato kanë hyrë. Ata bëjnë pjesë tek stoku dhe mund të marrin
shtetësinë e vendit në kuadër të natyralizimit. Nocioni i emigrantëve ndodhet në
udhëkryqin e stoqeve dhe të flukseve. Kur i imigruari hyn si i huaj në një vend, ai
kontabilizohet një herë në flukset (ai ka migruar) dhe pastaj në stoqet (ai rrit numrin e të
huajve).
1 Gourevitch Jean-Paul “Les migrations en Europe”
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
10
Në qoftë se ai vendoset në mënyrë të qëndrueshme në një vend, ai nuk bën më pjesë në
flukset, por hyn tek stoqet. Në qoftë se ai vendos të marrë ose nëse i jepet shtetësia e
vendit të pritjes, ai kalon nga stoku i të huajve në atë të shtetasve. Në qoftë se ai nuk e ka
marrë shtetësinë, atëherë ai bën pjesë në stokun e të huajve dhe të imigrantëve. Në
kategorinë e migrantëve, klasifikohen po ashtu refugjatët. Konventa e Gjenevës e 1951 i
përcakton si “ata që kanë frikë “me arsye”, që mund të jenë të persekutuar për shkak të
racës së tyre, të fesë, të kombësisë, të ideve politike ose përkatësisë së tyre në një grup
shoqëror, që gjenden jashtë vendit të origjinës dhe që nuk duan ose nuk mund të kërkojnë
mbrojtjen e shtetit të tyre.
Refugjatët trajtohen nga një agjenci e Kombeve të Bashkuara (Komisariati i Lartë i
Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), ose nga organizma kombëtare, si në Francë. Pra
(Zyra franceze e mbrojtjes së refugjatëve dhe apatridëve). Për të ruajtur statusin e
refugjatit dhe veçanërisht mbrojtjen juridike dhe asistencën materiale, që atyre u është
dhënë, duhet që kërkesa për azil e kërkuesit të jetë pranuar. Përndryshe ai do të dëbohej
dhe ftohet të lerë vendin pritës. Në ndryshim nga refugjatët, personat e zhvendosur, që
janë vendosur në një rajon tjetër të shtetit të tyre ose në një shtet fqinj, për arsye të
konflikteve, te epidemive, etj nuk janë të mbrojtur juridikisht, por konsiderohen që do të
kthehen në vendin e tyre, kur situata të jetë qetësuar.
Apatridi është individi, që asnjë shtet nuk e konsideron shtetas të tij, pra një person pa
shtetësi. Termat i imigruar dhe i huaj ngatërrohen shpesh. Dallimi nuk është uniform në
të gjitha vendet. Ndërsa i huaji është ai që vendos të jetojë përgjatë një periudhe kohe në
një vend që nuk është i tij, duke ruajtur shtetësinë e tij dhe që mund të kthehet në një çast
të dhënë në vendin e origjinës.
Thuhet nganjëherë që është një ish-shtetas, term që në antikitet i përkiste personave të
dëbuar nga vendi i tyre, por që zbatohet sot dhe për të larguarit vullnetarë nga shteti i
origjinës.
Siç do të hasim dhe ata që mbajnë dyshtetësi, si një zgjidhje oportuniste shpeshherë, për
të mos hequr dorë nga shtetësia e shtetit të origjinës, por dhe për të përfituar nga shtetësia
e vendit pritës, duke qenë se ende nuk ka një barazi të plotë në të drejta dhe detyrime (ato
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
11
politike posaçërisht) mes shtetasve të një shteti dhe të huajve në atë shtet. Sa sipër ishte
sa për të dhënë idenë e mjedisit, ku rrotullohet kjo trajtesë, pasi çdo përkufizim në
mënyrë të prerë do të jepet tek pjesa e aktit, që e përcakton, pasi në aktet me natyrë
ndërkombëtare mund të gjejmë përcaktime (përkufizime) paksa më të ndryshme nga ato
që gjejmë në aktet e brendshme të një shteti.
Termi migracion i brendshëm përdoret për të përshkruar procesin e lëvizjes së personave
që zhvendosen nga një zonë (një provincë, rreth apo bashki) në një tjetër brenda vendit
(Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO).
Një tjetër përkufizim i migracionit të brendshëm jepet nga Organizata Ndërkombëtare për
Migracionin (IOM) migracioni i brendshëm shikohet si “lëvizja e personave nga një
rajon në një tjetër me qëllimin për t’u vendosur në një vendndodhje të re. Migracioni i
brendshëm mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm. Migrantët e brendshëm janë të
lëvizshëm brenda kufijve të vendit të tyre të origjinës (për shembull migracioni rural-
urban)”. (IOM, 2007).
Migracioni ndërkombëtar i referohet lëvizjes së personave nga vendi i tyre i origjinës
apo vendi i zakonshëm i qëndrimit drejt një destinacioni tjetër dhe kjo zhvendosje
përfshin kalimin e kufijve ndërkombëtarë. Migracioni ndërkombëtar mund të jetë i
përkohshëm ose i përhershëm (IOM, 2007).
Emigracioni i banorëve të qarkut të Durrësit nuk mund të merret në studim më vetë pasi
ai ka ndikuar i barabartë si emigracioni i gjithë shqipëtarëve. Ky emigracion gjatë viteve
‘90 ishte një nga ngjarjet demografike më dramatike që u vërejt në Evropë, studimi i
lëvizjeve të migrimit merr një rëndësi të madhe.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
12
1.2 HISTORIA E MIGRIMIT NË SHQIPËRI
Migracioni është një dukuri komplekse që e ka prekur Shqipërinë shumë dekada. Janë
ndërmarrë shumë studime për të shqyrtuar shpërndarjen e migracionit ndërkombëtar
shqiptar pas rënies së komunizmit. Është vlerësuar se ndërmjet vitit 1989 dhe muajit mars
të vitit 1992, 220,000 shqiptarë u larguan nga vendi dhe ky vlerësim u rrit në 300,000
deri në fund të vitit 1992. Popullsia shqiptare ka pësuar ndryshime të thella pas vitit 1990
deri më sot, për shkak të procesit të tranzicionit drejt demokratizimit të strukturave
politike dhe ekonomike. Ky proces u vu re gjatë periudhës së trazirave politike dhe
ekonomike, të cilat nxitën shumë të rinj shqiptarë të linin vendin. Shqiperia mund të
shihet si një laborator për studimin e proçeseve të reja të migrimit (King Russel
&Vullnetari Julie 2005).
1.2.1 Fazat e Migrimi të brendshëm dhe Ndërkombëtar
1. Faza e parë (1950-1960), karakterizohet nga strategjia komuniste e përshpejtimit
të zhvillimit të një sektori dytësor (industrisë dhe ndërtimit), më shumë se sa të
sektorit tercial, migrimi i brendshëm nga zonat rurale në ato urbane ishte i
kontrolluar dhe i orientuar, por jo totalisht i ndaluar.
2. Faza e dytë (1961-1990) u karakterizua nga një strategji kufizimesh të migrimit të
brendshëm nga zonat rurale në ato urbane, duke provuar, por pa sukses, të
shpërnguljen popullsisë nga zonat rurale në ato urbane. Kjo politikë thelloi shumë
vetizolimin nga bota e jashtme nga njëra anë dhe nga ana tjetër, burimet e
investimeve ranë si për shembull procesi i zhvillimit ekonomik dhe social.
3. Faza e tretë nisi në 1990, përkoi më periudhën e tranzicionit dhe u karakterizua
nga mungesa e politikave përsa i përket migrimit të brendshëm dhe atij
ndërkombëtar. Gjatë kësaj periudhe, si rezultat i ndryshimeve në vend, kontrolli i
lëvizjes së lirë të popullsisë u hoq dhe zonat urbane, veçanërisht Tirana dhe
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
13
Durrësi, në krahasim me ato rurale, patën një zhvillim disproporcional. Nga zonat
rurale, afërsisht 900 000 persona migruan drejt zonave urbane në brendësi të
vendit gjithashtu edhe drejt vendeve të tjera.
Faza e fundit migratore nisi në vitin 1990 dhe mbetet një proces dinamik dhe kompleks.
Duhet theksuar se ka shumë literaturë për këtë çështje për shkak të një numri të madh
studimesh që janë ndërmarrë për të hetuar këtë dukuri.
Pastore (1992) i organizon këto momente kryesore të migracionit shqiptar të sotëm (pra
pas viteve ’90 - të) në katër faza:
1. Faza e migracionit – protestë (1990);
2. Faza e migracionit të pakontrolluar (1991-1992);
3. Faza e “migracionit të arsyeshëm” (1993-1996);
4. Faza e migracionit në fluturim (1997) (Carletto et al., 2004).
Studime të ndryshme janë ndërmarrë për të shqyrtuar përhapjen e migracionit
ndërkombëtar shqiptar në periudhën pas rënies së komunizmit në fillim të viteve ‘90.
Eshtë vlerësuar (Van der Pol, 1992) se ndërmjet vitit 1989 dhe Marsit të vitit 1992,
220,000 shqiptarë lanë vendin dhe ky vlerësim u rrit në 300, 000 ndërmjet 1989 dhe
1992. Një vlerësim tjetër është ofruar nga INSTAT, sipas të cilit 250, 000 shqiptarë
jetonin jashtë vendit gjatë kësaj kohe dhe kjo statistikë nuk përfshinte punëtorët sezonalë
në Greqi (INSTAT, 2004).
Kjo valë e parë e migracionit u ngadalësua gjatë stabilizimit të gjendjes politike dhe
ekonomike (1992-1995) karakterizuar nga ulja e papunësisë (12%), niveli i inflacionit
(<10%) dhe niveleve më të larta të rritjes së PBB (nga -7.2% në 9% në periudhën 1993-
1996) (Carletto et al., 2004). Gjithsesi kjo rritje dhe qëndrueshmëri ekonomike e pati
jetën e shkurtër dhe rënia e skemave piramidale “të kursimit” në vitin 1996 nxiti një valë
tjetër migracioni. Duhet theksuar se skemat “e kursimit” që ngjasonin disi me sistemin e
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
14
kreditimit, mbështeteshin gjerësisht nga dërgesat në para të emigrantëve shqiptarë që
mbështesnin familjet e tyre në Shqipëri. Shqiptarët që u përpoqën të largoheshin si
rezultat i rënies së skemave piramidale dhe trazirave civile që pasuan u riatdhesuan dhe
kontrolli i kufirit italian dhe grek u përforcua ndjeshëm.
Burime të ndryshme ofrojnë vlerësime të ndryshme rreth numrit të emigrantëve shqiptarë
gjatë këtyre viteve. Migrantët shqiptarë me leje qëndrimi (dhe pune) në Itali u vlerësuan
në një numër prej 164,000 në vitin 2001 (Bonifazi & Sabatoni Carletto et al., 2004). Në
mënyrë të ngjashme shqiptarët në Greqi është vlerësuar të kenë arritur një numër nga
800,000 deri në 1 milion (OECD, 2002) mbështetur në numrin e aplikantëve për leje
qëndrimi të rregullt dhe ata që kanë marrë leje pune (858,000 në vitin 2001) (Carletto, et
al., 2004).
Në mënyrë të ngjashme raporti për Kthimin dhe Ripranimin (IOM, 2006) identifikon dhe
përshkruan flukset dhe strukturën e migracionit shqiptar duke pranuar se në periudhën
1946-1991 migracioni ndërkombëtar pothuajse nuk ekzistonte. Fluksi i parë migrator
ndodhi në vitet 1991-1992 ku 24,000 shqiptarë u larguan në Itali dhe për gjysmën e parë
të kësaj dekade emigrantët përfaqësonin 9-11% të popullsisë totale në vitin 1995. Fluksi i
dytë (1997-1998) përkoi me rënien e skemave piramidale dhe trazirat civile që shkaktoi
një valë tjetër migracioni të shqiptarëve në vendet e BE (30,000 migrantë në Itali; 40,000
në Greqi). Gjithsesi, pjesa më e madhe e migrantëve gjatë kësaj vale migratore u
riatdhesuan (Grupi i Punës i Nivelit të Lartë (HLWG), 2003 cituar nga IOM, 2006).
Pas kësaj vale riatdhesimesh kontrolli i kufirit grek dhe italian u forcua ndjeshëm.
Ekonomia e mori veten shpejt pas rënies së skemave piramidale dhe sërish kjo ringritje i
detyrohet dërgesave në para të emigrantëve që punonin dhe jetonin jashtë vendit.
Dërgesat në para të emigrantëve kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ringritjen e
ekonomisë së Shqipërisë pas rënies së “skemave piramidale” dhe më pas. Sipas një
raporti të hartuar nga IOM (2006) shuma e dërgesave në para të emigrantëve është sa
trefishi i investimeve të huaja direkte dhe pothuajse sa dyfishi i ndihmës për zhvillim të
marrë nga vendi ynë.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
15
Vala e tretë migratore (1998-1999) ndodhi gjatë krizës së Kosovës që i shtyu shumë
kosovarë të kërkonin strehim në Shqipëri. Një fluks i vlerësuar prej 500,000 kosovarësh
ndryshuan sërish pamjen demografike të Shqipërisë, edhe pse kjo ishte një gjendje e
përkohshme çekuilibrimi. Pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri, shumë kosovarë
kërkuan strehim në vende të tjera të Evropës Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara,
Kanada dhe Australi. Edhe shqiptarët u përpoqën të migronin duke u paraqitur si
kosovarë. Migracioni shqiptar gjatë kësaj kohe konsiderohet si “i padukshëm” (IOM,
2006; Vullnetari 2007) sepse autoritetet shqiptare gjatë asaj kohe ishin më pak të
përfshira në identifikimin dhe parandalimin e pasojave të kësaj vale migratore.
Në vitet e mëpasme (2006 dhe më pas) migracioni u bë më i vështirë për shqiptarët
(zbatimi i rregullave për kalimin e kufirit) dhe fluksi i fundit i migracionit ndërkombëtar
ka të bëjë me shqiptarët që lëvizën nga vendet parësore të destinacionit (si Italia, Greqia)
në vende të tjera, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
dhe Kanada. Në një Profil Migracioni të kohëve të fundit (IOM, 2007) vendet si Greqia
dhe Italia janë identifikuar si vende parësore të destinacionit (përkatësisht 434,810
migrantë në vitin 2003 dhe 348,813 migrantë në vitin 2006). Vende të tjera në nivele të
larta janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe
Gjermania.
Migracioni ndërkombëtar shqiptar mund të shqyrtohet edhe përmes faktorëve kryesorë
shtytës dhe tërheqës që e karakterizojnë këtë dukuri. Në artikullin e tij të vitit 2004
Barjaba identifikon papunësinë dhe varfërinë si faktorët shtytës kryesorë që ndikojnë në
vendimet dhe përvojën migratore të migrantëve shqiptarë. Faktorë të tjerë shtytës që
ofron literatura ekzistuese përfshijnë kushtet e këqija të jetesës, mungesën e sigurisë
personale dhe politike (De Sotto et al., 2002; Shpresë për të ardhmen, 2006). Nga ana
tjetër shpresa për një të ardhme më të mirë në vendet pritëse janë faktorët kyç tërheqës që
ndikojnë mbi përvojën e migracionit ndërkombëtar. E ardhmja më e mirë vlerësohet që
nga arsimimi, punësimi dhe në përgjithësi cilësia e jetesës për migrantin dhe familjen e
tij/saj (King & Vullnetari, 2003; Barjaba, 2004).
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
16
Veç kësaj dërgesat në para të emigrantëve përfaqësojnë një element qendror të
migracionit ndërkombëtar Shqiptar. Studimet që përqendrohen te dërgesat në para të
emigrantëve bazohen në shumë burime si Banka e Shqipërisë dhe burime të tjera formale
dhe informale si bankat, Western Union, familjet, miqtë, të afërmit (IOM, 2006, Banka
Botërore, 2005; Vullnetari, 2007, Gedeshi et al., 2003).
Vlerësohet se në periudhën 1992 - 2003 dërgesat në para të emigrantëve ishin nga 200
milionë në 800 milionë dollarë amerikanë në vit (IOM 2005) edhe pse besohet gjerësisht
që këto shifra janë vlerësime më të ulëta dhe të vështira për t’u nxjerrë. Gjatë fillimit të
viteve ‘90 dërgesat në para të emigrantëve ishin monetare dhe në mall, ku këto të fundit
përfshinin sende si veshje, mobilje dhe pajisje shtëpie. Gjithsesi, gjatë dekadës së kaluar
dërgesat në para të emigrantëve kanë qenë kryesisht monetare. Kur shqyrtojmë prirjen e
dërgesave në para të emigrantëve, vihet re se ato janë rritur gjatë periudhës 1992- 1996,
janë pakësuar në vitin 1997 gjatë rënies së skemave piramidale, dhe janë rritur sërish më
pas duke arritur një vlerësim prej 1 miliard dollarësh amerikanë në vitin 2004 e duke
përfaqësuar 10% deri në 20% të PBB të vendit (Vullnetari, 2007). Në përgjithësi, këto
vlerësime kalojnë investimet e huaja, ndihmën ndërkombëtare, të ardhurat e gjeneruara
nga eksporti dhe tregues të tjerë të ngjashëm.
Në përgjithësi dërgesat në para të emigrantëve kanë luajtur një rol thelbësor në
ekonominë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë duke parandaluar dhe duke zbutur
varfërinë. Një gjetje shumë interesante vjen nga studimi i King et al. (2006) që nxori në
pah ndryshimet gjinore në lidhje me dërgesat në para të emigrantëve mes dërguesve dhe
marrësve të tyre. Këto gjetje vlerësonin se pjesa më e madhe e dërgesave në para të
emigrantëve dërgohen nga partnerët meshkuj të familjes së migrantit dhe merren nga
kryefamiljari mashkull në Shqipëri. Kjo gjetje mund të shpjegohet pjesërisht me traditën
shqiptare ku gruaja që martohet i bashkon të ardhurat e saj me të burrit i cili administron
të ardhurat familjare (Vullnetari, 2007). Megjithatë kjo gjetje duhet të interpretohet me
kujdes dhe mund të varet nga kampioni i përzgjedhur, duke qenë se pjesëmarrësit në këtë
studim ishin shqiptarë nga veriu që kishin migruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Dërgesat në para të emigrantëve përdoren për qëllime të ndryshme nga familjet dhe
individët që i marrin ato. Një pjesë e dërgesave në para përdoren për të përmirësuar
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
17
infrastrukturën e shtëpisë, për ta rinovuar dhe rindërtuar atë. Një pjesë tjetër e dërgesave
në para përdoren për rituale tradicionalë dhe fetarë, vijimin e arsimimit të pjestarëve të
familjes dhe për të mbuluar shpenzime të ndryshme (si emergjenca, trajtim mjekësor)
(Balliu, 2007; King dhe Vullnetari, 2003). Disa studime sugjerojnë se ka ndryshime në
përdorimin e dërgesave në para të emigrantëve në familjet urbane dhe rurale, ku të parat i
vënë më shumë rëndësi arsimimit sesa rregullimit të shtëpisë ndërsa të dytat përdorin
dërgesat në para të emigrantëve për të paguar borxhet, për kurime dhe investime.
Në raportin e saj të hollësishëm. Vullnetari (2007) përshkruan trajektoren e përdorimit të
dërgesave në para të emigrantëve në faza të ndryshme.
Gjatë fazës së parë, paratë përdoren për të mbuluar shpenzimet kryesore dhe për të
përmirësuar kushtet e jetesës ndërsa në fazën pasuese paratë investohen në mënyra të
tjera si në ndërtimin e një shtëpie të re pranë shtëpisë së prindërve. Studimet kanë treguar
gjithashtu se një pjesë e dërgesave në para të emigrantëve përdoren për qëllime investimi
si hapja e bizneseve familjare si dyqane, bare, restorante, hotele dhe ndërmarrje të mesme
si fabrika, rishitës dhe në bujqësi (Kule et al., 2002).
Për më tepër, migrimi ndërkombëtar i shqiptarëve, por edhe ai i qarkut të Durrësit, më së
shumti në vendet perëndimore dhe veçanërisht në Greqi dhe Itali, është një nga
shpërnguljet më mbresëlënëse gjatë shekullit të 20 në Evropë. Si rezultat i shumë
faktorëve politikë, ekonomikë dhe socialë, në fund të vitit 1990 u vunë re disa fenomene
që paralajmëruan shpërthimin migrues të qyteteve shqiptare.
Migracioni gjithashtu pati një ndikim të madh në ekonomi si një faktor që ushtron ndikim
në bilancin tregtar (duke transferuar para brenda vendit nga jashtë). Pa dyshim, është e
vështirë të bësh një vlerësim të përpiktë se cili ka qenë ndikimi i migrimit të brendshëm
dhe migracionit ndërkombëtar, meqenëse ekzistojnë faktorë të tjerë politiko-shoqëror që
ndikojnë gjithashtu në veprimtarinë e ekonomisë shqiptare.
Emigraconi shqiptar ende vazhdon dhe është në përiudhën e tranzicionit nga emigracioni
ilegal dhe i paorganizuar, në një emigracion legal dhe të organizuar2. Emigrantët
shqiptarë në të shumtën e rasteve punojnë në sektorë që nuk janë të preferuar nga
2 Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë – 2000
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
18
vendasit dhe pjesa dërrmuese e tyre kanë paga të papërcaktura, ata shërbejnë si
mekanizëm rregullues në tregun e punës dhe kontribuojnë në rritjen e prodhimit vendas të
vendit pritës. Megjithatë, në proceset migratore është përfshirë gjerësisht edhe elita
intelektuale, e cila ka disa tipare të ndryshme nga ato të grupeve të ndryshme sociale që
kanë emigruar.
Njohja e realitetit të migrimit eventualisht është një element i rëndësishëm për të
formuluar politikat dhe për të realizuar një zhvillim social dhe ekonomik. Për më tepër,
në kuadrin e zgjerimit evropian dhe të formulimit të një politikë të migrimit evropian,
migrimi nga Shqipëria, është bërë një përparësi për shkak të numrit të migrantëve dhe të
pozicionit gjeografik të Shqipërisë3.
1.3 EMIGRIMI I JASHTËM
Emigrimi ka qenë pjesë e zhvillimit të historisë njerëzore dhe në thelb ka qenë dhe
mbetet shprehja e dëshirës dhe vendosmërisë së individit për të dalë mbi vështirësitë, me
vështrimin e projektuar drejt një jete më të mirë për vete dhe familjen e tyre.
Në etapa të ndryshme historike kanë ndryshuar edhe përbërja e flukseve migratore,
qëllimet dhe motivet e kësaj lëvizshmërie ndërkombëtare, drejtimet dhe senset e lëvizjes
për të ardhur në epokën tonë të globalizimit. Shekulli i 21, së bashku me lehtësirat në
transport dhe komunikim ka sjellë edhe një rritje të numrit të njerëzve, që kanë jo vetëm
dëshirën, por edhe aftësitë për të jetuar edhe punuar në vende të ndryshëm nga ai i
origjinës, apo qëndrimit të tyre. Në shumë venë të botës, rajone apo shtete fare të
papërfillshme morën përmasa madhore, ndërkohë që shtete të fuqishëm janë dobësuar,
apo forcuar, falë lëvizjeve ndërkombëtare të njerëzve. Bota do të kishte qenë krejt
ndryshe pa modelet historikë të migrimit ndërkombëtar (Misja. V, 1998). Asnjë vënd
tjetër i Europës qëndrore apo juglindore nuk është prekur kaq shumë nga emigrimi për
një periudhë kaq të shkurtër kohe.
3 Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave 2001, Copyright © INSTAT 2004
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
19
Migrimi sjell përfitime në një bilanc kosto-përfitime, vetëm nëse menaxhohet si duhet në
të mirë të individit, familjes, por edhe të shoqërive të vendit të origjinës dhe atij pritës.
Nëse do të lidhim si duhet emigrimin me zhvillimin atëhere do ta bëjmë këtë dukuri të
vyer për ne. Sidoqoftë, ky proces ka edhe anën tjetër të medaljes. Ja përse ngjall jo vetëm
debate të ndezura, por edhe ndan shkollat e mendimit. P.sh. migrimi mund t’i privojë
vendet e origjinës nga aftësitë më të mira dhe talentet dhe mendjet e shkëlqyera, siç mund
të ndikojë në copëtimet/ shpërbërjet e familjes; jo rrallë emigrimi shfrytëzohet për
qëllime kontrabandimi dhe trafikimi të qënieve njerëzore për të shkuar deri tek
shfrytëzimi i flukseve migratore nga organizata kriminale dhe terroriste.
Grafiku 1.1: Emigrimi Shqiptar (1990-2010)
Burimi: Banka e Shqipërisë
Emigrantët shqiptarë janë ata individë që kanë aplikuar dhe kanë marrë Statusin e
Emigrantit në territorin e një shteti të caktuar. Kërkesat për azil dhe Status të Emigrantit
janë të përcaktuara në Konventa dhe Protokolle të njohura në rang ndërkombëtar.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
20
Modeli i emigrimit të shqiptarëve pas viteve 1990 është cilësuar si unik. Ai
karakterizohet nga disa vecori4:
- Së pari, emigracioni shfaqet si një fenomen i menjëhershëm, i vrullshëm dhe
shpërthyes, pas një ndalese rreth 45 vjecare. I kombinuar edhe me një migrim të
fuqishëm të brëndshëm, rezulton së kemi shpërngulje brënda dhe jashtë
Shqipërisë të rreth gjysmës së popullsisë së saj.
- Së dyti, përmasat e tij, në krahasim me popullsinë e Shqipërisë kanë qënë me të
mëdha se në vendet e tjera. Shqipëria është ndër vëndet e rralla me një 1/4 e
popullsise së saj të larguar në emigracion.
- Së treti, emigrimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbijetesën e popullsisë
shqiptare, e veçanërisht në dy momente kryesore.
Në fillim të viteve 1990, migrimi lidhet me pasojat që shoqëruan ndryshimet ekonomike
dhe politike. Gjatë periudhës 1993-1996 stabiliteti ekonomik dhe rritja e GDP-së ndikuan
në uljen e flukseve emigratore. Gjithashtu remitancat, të cilat përbënin 25 % të GDP-së5,
dhanë një kontribut të rëndësishëm në garantimin e mbijetesës për një numer të madh
shqiptaresh.
Analiza e struktures së emigrimit identifikon grup-popullatat me nivel me lartë migrimi.
Analiza përfshin gjithashtu ndarjen gjinore, nivelin arsimor dhe statusin e emigrantit në
vëndin destinacion. Fenomeni i emigrimit ka prekur një pjesë të konsiderueshme të
popullsise aktive të vendit. Në 1995, numri i emigranteve pëbënte 26% të popullsise në
moshë pune (15-64 vjec). Në vitin 1998, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
llogariste që 78% e emigrantëve të qarkut të Durrësit ishin të gjinisë mashkullore, nga 83
% e emigrantëve Shqiptarë që ishin të gjinisë mashkullore6, dhe nga këta 71% ishin të
4 Unicef institute per kerkime urbane, Migracioni shqiptar pas viteve 90 dhe ndikimi i tij në jetën
ekonomike dhe sociale të fëmijëve të lënë pas Raport Final Gusht 2009
5 World Bank, Albania, Urban growth, Migration and Poverty Reduction, June 2010
6 Nikola Mai, Albanian Migrations: Demographic and other transformations
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
21
moshës 20 deri 34 vjec. Këto shifra u konfirmuan edhe nga Rregjistrimi i Popullsisë dhe i
Banesave në 20017.
Lidhur me numrin e emigrimit ka vlerësime të ndryshme, por në çdo rast ai përbën një
shifër të madhe, që përfshin nga 23% deri në 30% të popullsisë aktuale. Sipas një raporti
nga INSTAT të bazuar në të dhënat e rregjistrimit të popullsisë në 2001, tregohet se në
rast së nuk do të kishim emigrim jashtë Shqipërisë, popullsia e saj në 2001 do të do të
arrinte në 3.78 milion banorë. Diferenca ndërmjet kësaj vlere dhe asaj të konfirmuar nga
rregjistrimi i 2001, me rreth 710,000 individe, tregon ndikimin total të emigracionit. Si
rrjedhojë e uljes së lindshmerise dhe emigrimit pothuajse masiv të grupmoshave me
potencial riprodhues, edhe struktura moshore e popullsisë ka ndryshuar. Po sipas raportit
të INSTAT, është zvogëluar numri i popullsisë të grupmoshës nga 20 deri në 40 vjeç,
ndërkohë vihet re një rritje e numrit të popullsisë së grupmoshës 40 vjeç e lart.
Nga pikpamja e nivelit arsimor, pjesa me e madhe e emigranteve në qarkun e Durrësit ka
kryer të paktën arsimin fillor. Të dhënat nga Vrojtimi i Standarteve të Mjeteve të Jetesës
në 2005, tregojnë se emigrantët jashtë Shqipërisë kanë një nivel mesatar arsimor8. Disa
studime nga autorë të ndryshëm për qarkun e Durrësit, tregojne se nga pikpamja e
profesioneve, emigrimi si fenomen është më prezent tek fermeret, punetorët e kualifikuar
dhe të papunët, të cilët përbëjnë edhe 77 % të të gjitheë emigrantëve ekonomikë9.
Në fillimet e tij, emigrimi ishte më i pranishëm tek punëtorët e kualifikuar dhe punëtorët
e pakualifikuar. Përgjatë 1991-1993, mbyllja e shumë ndërrmarjeve shtetërore jo
rentabël, kryesisht në sektorin e industrisë, preku në mënyre të barabarte të dy kategoritë
e mësipërme. Mungesa e mundësive për punesim brënda qarkut të Durrësit por edhe në të
gjithë Shqipërinë shtyu rreth 300.000 shqiptarë të konsideronin emigracionin si zgjidhjen
e vetme për të jetuar.
7 INSTAT regjistrimi i popullsise dhe i banesave 2001
8 Vrojtimi i Standarteve të Mjeteve të Jetesës 2005
9Perpunim informacioni nga: MPCS, Buletini informativ Migrator, 2005, Veçorite social ekonomike të
emigracionit shqiptar, 1999, Nicolas Zwager, Ilir Gedeshi, etj ; Konkurenca për dërgesat e emigranteve,
Kosta Barjaba ; Situata aktuale e emigracionit shqiptar
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
22
Ndërsa në fillim papunësia ishte shkaku kryesor i emigrimit ekonomik, më vonë ky i
fundit u përcaktua edhe nga faktorë të tjere si varfëria dhe të ardhurat e ulta që
siguroheshin nga punësimi në Shqipëri. Kjo coi edhe në ndryshimin e struktures së
emigranteve. Vlerësime të vitit 2009 tregojnë së punetorët e bujqësisë dhe punëtorët e
pakualifikuar (përfshire të papunët) janë aktualisht edhe grupi me i madh i emigranteve
ekonomike.
Reforma e tokës bujqesore në 1991, e cila solli fragmentizim të saj në ferma të vogla dhe
e pa mbështetur me subvencione shtetërore, ka ndikuar që shumë nga fermat private të
jenë në një stad të ulët zhvillimi dhe t’u mos sigurojnë fermerëve as mbijetesën.
Nga ana tjeter, në zonat urbane, konkurenca në tregun e punës në kushtet e një papunesie
të lartë, ju ka pakësuar shanset për punësim të papunëve me arsim të ulët. Kërkesat e larta
në Itali e Greqi për punëtorë që kryejnë të ashtuquajturat “3D jobs” (dirty, dangerous and
difficult) (cdo lloj pune, punë të vështira, të rrezikshme dhe të pista) janë faktorë nxitës
për emigrimin e kësaj kategorie.
Migrimi i intelektualeve dhe i profesionisteve është një tjeter sfide me të cilet përballet
Shqipëria. Emigrimi i trurit ka marrë përmasa alarmante. Rreth 2/3 e pedagogeëe me
grada shkencore nga universitete të ndryshme të Shqipërisë kanë emigruar. Vetëm një
numër vogël studentesh që shkollohen jashtë, kthehen në Shqipëri, ndërkohë që shumë të
rinj të sapo diplomuar largohen cdo ditë.
Pagat e ulta me të cilat shpërblehen intelektualët në Shqipëri, dhe mundësitë e vogla për
të ndjekur një karierë profesionale, janë elementë shtytës të mjaftueshëm për të mos
jetuar në Shqipëri.
Nga pikëpamja e gjinisë në qarkun e Durrësit ka ndryshime në përbërjen e emigrantëve
jashtë Shqiperise. Në vitin 1994 kjo strukturë vlerësohej në raportet 73% meshkuj dhe
27% femra (Misja. V, 1998).
Ndërsa aktualisht për vitin 2012 ky raport ka ndryshuar në 54.9% meshkuj dhe 45.1%
femra ose10
. Nga ana tjetër vihet re që numri i beqarëve dhe i të martuarve meshkuj është
10
INSTAT 2012 dhe Strategjia Kombëtare për Migracionin; Fq 7;
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
23
pothuaj i barabartë, ndërkohë kur femrat emigrante në shumicë janë të martuara dhe
përbëjnë 86.2% të tyre.
Një pjesë e konsiderueshme emigrantësh mbeten e ende e paligjëruar, gjë që krijon një
ndjenjë frike, terrori dhe inferioriteti, duke humbur mjaft lirinë për të vepruar dhe jetuar
në shtetin përkatës. Mosligjërimi i emigrantëve shkaktohet jo vetëm për çështje
administrative dhe burokratike, por edhe për arsye të përfitimit që ata sjellin në
ekonominë e vendeve pritëse, duke punuar pa sigurime dhe kosto të tjera shtesë të punës,
por me një pagë të ulët të tregut të migrantëve. Madje sipas vlerësimeve të ndryshme
rezulton së tregu i punës i emigrantëve përbën një segment të veçantë të tregut të punës
dhe paga e tyre luhatet nga 70% deri në 100% të pagës së një punëtori vendas për të
njëjtin pozicion.
Mos-ligjerimi ka ndikin në mundësinë e realizimit të vizitave tek familjet e lëna pas.
Statusi “i paligjshem” i ende shumë emigrantëve pengon jo pak prej tyre për t’i vizituar
rregullisht familjet, fëmijët e të afërmit apo për të realizuar bashkimin familiar. Vitet e
fundit po vërëhet një ulje e emigrantëve të paligjshëm për shkak të liberalizimit të vizave
dhe bashkëpunimit të shtetit shqiptarë për përmbushjen e kritereve të stabilizim-asocimit
që do ti japi një mundësi vendit tonë për t’u future në Bashkimin Evropian.
1.4 POLITIKAT INSTITUCIONALE
Në stadin aktual ne vuajmë nga mos grumbullimi i të dhënave statistikore për një sërë
faktorësh dhe interpretimi dhe përpunimi i tyre bashkëkohor, kjo për mungesë të bazës së
duhur ligjore, bashkërendimit institucional dhe resurset e duhura njerëzore dhe materiale
në ministritë kryesore që trajtojnë dukurinë emigruese. Duke e pranuar këtë sfidë
institucionet kane filluar të hedhin hapat e parë për krijimin e regjistrave përkatës, si
pranë Drejtorisë së Politikave, ashtu edhe në Zyrat Rajonale dhe Vendore të Punësimit
Emigruese. Kjo orvatje nuk është dhe nuk do të mbetet e vetmuar, në zbatim edhe të
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
24
masave përkatëse për krijimin e regjistrit të emigrantëve dhe ndërhyrje të tjera në
Regjistrin e Gjendjes Civile.
Fillimi i zbatimit të sistemit të monitorim / bashkërendimit të Strategjisë Kombëtare të
Migracionit dhe PKZSKM, përmes njësisë në rolin drejtues të Drejtorisë së Politikave
Emigruese, mes tjerave do ta ketë një prej parësive, duke ushtruar trysninë pozitive, duke
përfshirë të gjitha institucionet përgjegjëse, sipas detyrave. Por statistikat nuk janë qëllim
në vetvete. Ato do ta ndihmojnë në hartimin e politikave më të mira emigruese, në
monitorimin e tyre të vazhdueshëm, përmirësimin pasues. Po kështu, ato do të ndihmojnë
të kuptojmë shpejt dhe si duhet se çfarë po ndodh, duke i ndihmuar politikëbërësit dhe
vendimmarrësit të marrin qëndrime të informuara, lidhur me të gjithë aspektet e
emigrimit, migrimin e parregullt, migrimin për qëllime punësimi, mbrojtjen dhe
integrimin e emigrantëve.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
25
KAPITULLI II
SHQIPËRIA DHE REMITANCAT
2.1 CFARË JANË REMITANCAT
Remitancat janë transfertat neto pa kundërshpërblim për/ nga jashtë vendit. Këto
transferta ndryshe njihen si dërgesa të emigrantëve. Ato janë një komponent thelbësor në
llogarinë korrente të Bilancit të Pagesave. Remitancat luajnë një rol kryesor në
ekonominë e shumë vendeve, ato kontribojnë në rritjen e ekonomisë dhe në jetesën e
njerëzve me nivel ekonomik më të ulët. Remitancat nëpërmjet transfertave bankare që
dërgojnë emigrantët në vendin e origjinës kanë një rol të rëndësishëm në nivelin e të
ardhurave, në cilësinë dhe standardin e jetesës apo në ekonominë e vendit përfitues.
Remitancat, të cilat vijnë kryesisht në formën e dërgesave në kesh, kanë një efekt të fortë
në luftën kundër varfërisë si dhe në stimulimin e zhvillimit. Në strukturën e të ardhurave
të familjeve shqiptare, remitancat përfaqësojnë rreth 13 % të totalit të të ardhurave. Sipas
të dhënave të VSMJ11
të vitit 2005, rreth 65 % e emigrantëve dërgojnë remitanca në
familjet e tyre në Shqipëri, duke kontribuar në reduktimin e varfërisë. Niveli i konsumit
dhe i varfërisë tek familjet me anëtarë emigrantë jashtë Shqipërisë është i ndryshëm,
krahasuar me familjet pa emigrantë. Kjo e konfirmuar edhe nga VSMJ-te e 2002 dhe
2005. Remitancat shërbejnë edhe për të mbështetur financiarisht zhvillimin e rajoneve të
mbetura pas. Por ky rol prej zhvilluesi i tyre nuk mund të merret si i mirëqënë, pasi paratë
që hyjnë jo gjithmonë mund të transformohen në kapital që investohet. Menyra së si vijnë
këto para, sasia dhe frekuenca e tyre, shpesh kthehen në faktorë pengues, duke e
reduktuar rolin e tij vetëm në zbutës të thjeshtë varfërie.
Struktura e përdorimit të remitancave ka ndryshuar në vite. Nëse në vitet e para
remitancat orientoheshin kryesisht për ushqim, veshmbathje apo blerje pajisjesh elektro-
11
Anketa për vlerësimin e standarteve të mjeteve të jetesës
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
26
shtëpiake, në vitet e mëpasme destinacioni u zgjerua me përmiresimin e kushteve të
banimit (si zgjerim të sipërfaqesh banimi, rikonstruksion apo ndërtimeve të reja)
lehtësisht evidente në zonat me nivel të larte migracioni jashte Shqipërisë. Emigrimi ka
ndikuar në mënyrë vendimtare në rritjen nivelit të jetesës në familje, si dhe në
përmirësimin e cilësise së të jetuarit në përgjithësi.
Jo vetëm karakteristikat e remitancave, por edhe strukturat ekonomike dhe sociale në
vëndin përfitues përbëjnë pengesa në efektin e remitancave. Është një tregues i dobët
social fakti që të ardhurat nga emigracioni në Shqipëri përdoren kryesisht për ushqim,
veshje, shkollim dhe vetëm në një përqindje të ulët për biznes. Kjo prirje po modifikohet
dhe është e lidhur me zhvillimin ekonomik dhe synimin e një pjese të emigrantëve për t’u
kthyer në atdhe dhe për të vënë në lëvizje kursimet disavjeçare në emigracion.
Migracioni ka një ndikim të fuqishëm positiv në drejtim të zhvillimit të burimeve
njerzore-reduktimit të papunësise dhe aftësimit profesional dhe intelektual, nëpërmjet
profesioneve dhe eksperiences që ata fitojnë në vendet e destinacionit. Migrimi i shumë
të papunve në moshë pune (Berxholli et al, 2005), punësimi i shumë e të tjerëve në
vendet vakante të lënë nga persona që largohen në emigracion si edhe hapja e shumë
bisneseve të vogla me mundësi reale për vetëpunësim të emigranteve apo familiareve të
tyre, ka ndikuar në uljen e numrit të papunëve. Potenciali që remitancat të kontribojnë në
ZHEV12
varet nga një numër faktorësh, si p.sh: karakteristikat demografi ke të familjeve,
metodat e transferimit dhe përdorimi i institucioneve financiare.
Në përgjithësi, remitancat mund të kontribojnë në ZHEV (përveç rritjes së konsumit) ose
direkt në investme prodhuese, ose duke rritur shkallën e likuiditetit të bankave,
rrjedhimisht bërjen të mundur të marrjes së kredive nga sipërmarrësit me interesa
konkuruese. Dërgesat destinohen kryesisht për mbështetje financiare të anëtarëve të
familjes. Shumica e migrantëve i dërgon paratë tek prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët.
Këto dy grupe përbëjnë 90.5% të të gjithë marrësve të parave, ndërkohë që të afërmit e
tjerë zënë vetëm 9.5% (Gedeshi 2002). Ky është fakt për të sugjeruar që 90% e
remitancave janë për konsum dhe vetëm 10% për investime (Germenji 2005). Prirja për
12
Zhvillimi ekonomik i vendit
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
27
të përdorur dërgesat në konsum nuk është një rast i izoluar për Shqipërinë, por është një
çështje e përgjithshme për vendet që marrin remitanca (López et al 2001).
2.2 OPERATORËT E TRANSFERTAVE TË PARAVE
Western Union (WU) dhe Money Gram janë dy OTP13
-të kryesore në Shqipëri dhe kanë
një numër prej 300 zyrash së bashku (Hernández- Coss et al. 2006). WU ka avantazhin e
një rrjeti të gjithanshëm, duke përfshirë edhe zyrat e postës. WU ka marrëveshje edhe me
bankat për bashkëpunim, gjë që është një shërbim konkurues për shërbimet e transfertave
të vetë bankave. Rrjeti i gjithanshëm do të thotë që në shumë raste, WU është i
pozicionuar më mirë për t’u shërbyer klientëve në zonat rurale dhe të margjinalizuara atje
ku bankat nuk janë të pranishme për shkak të mosfitimit që rezulton nga baza e klientëve.
OTP-të kanë menaxhuar të kapin shpejt një madhësi të rëndësishme të tregut të
remitanacve që përbën 78% të të gjitha remitancave që vijnë nëpër kanalet formale në
Shqipëri në 2005.
Ka tre arsye kryesore për të vlerësuar suksesin e OTP-ve në kapjen e një tregu të tillë të
madh:
Shërbim i shpejtë. Në shumë raste, koha e transfertës nuk është më shumë se një
orë që paraja të transferohet nga jashtë në Shqipëri.
Lehtësia në përdorim. Shërbimi i OTP-ve përshkruhet si miqësor për përdoruesin,
në veçanti për njerëzit me ekspozim të ulët ndaj sistemit formal financiar. Puna
me dokumenta është e kufi zuar dhe direkte. Për migrantët e parregullt është
shpesh alternativa e vetme ndaj transportit personal të parave. Bankat shpesh
kërkojnë dokumenta për të lehtësuar transfertën. Megjithatë, OTP-të nuk kërkojnë
ndonjë dokument për shuma të vogla. Shërbimi i shpejtë dhe i lehtë i OTP-ve do
të thotë që ato, më shumë se bankat, përdoren në rastet e emergjencave dhe
13
Operatorët e transfertave të parave
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
28
shpenzimeve të paparashikuara. Familjet e migrantëve janë në gjendje që të
kërkojnë para shtesë nga migrantët kur kanë nevoja të çastit dhe shërbimet e OTP-
ve janë shërbime shtesë për paratë e çuara në shtëpi gjatë vizitave vjetore.
Megjithatë, kostoja e përdorimit të OTP-ve është e lartë, rreth 5- 10% e shumës së
transferuar. Kjo do të thotë që ka mundësi të mira për të kursyer nga migrantët kur
ata të kalojnë në transfertat tradicionale bankare.
Për më tepër, megjithëse OTP-të janë pjesë e sistemit formal financiar ato ofrojnë
potencial të ulët për të kontribuar direkt në ZHEV. Duke pranuar që shërbimet e
OTP-ve në periudhë afatshkurtër janë produkti më i përshtatshëm, për disa klientë
ka një potencial të gjerë për t’i prezantuar me mundësitë e shërbimeve bankare
për të përdorur depozitat e kursimit për remitancat dhe të ardhurat e tjera.
2.3 REMITANCAT NDIKOJNË NË PËRMIRESIMIN E NIVELIT TË JETESËS
Migracioni ka përmirësuar ndjeshëm strukturën e konsumit të familjeve. Të pasurit e një
anëtari në emigracion ka një ndikim të madh në mireqënien e familjes. Sipas VSMJ në
2005, rreth 65 % e familjeve me anëtar emigrant jashtë Shqipërisë, përfitojnë remitanca,
të cilat kanë ndikim në konsum, punesim dhe investime. Po ky burim evidenton se për
cdo vit më tepër në emigracion të përkohshem, kemi një rritje të konsumit për frymë me
5 %, ndërsa të pasurit e një anëtari të familjes në emigracion të përhershëm, shoqërohet
me rritje të konsumit në masën 50 % (VSMJ 2005).
Remitancat e dërguara luajnë një rol të rëndësishëm edhe në zhvendosjen e familjeve mbi
nivelin e varfërisë absolute. Në VSMJ 2005, raportohet një nivel mesatar vjetor
remitancash prej 160,154 lek. Po ky studim tregon së ka një diference të dukshme në
nivelin e konsumit, incidencen për varfëri dhe treguesin e thellësise së varfërisë ndërmjet
familjeve me anetar në emigracion të përhershëm dhe atyre pa emigracion.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
29
Tabela 2.1: Treguesit e varfërisë dhe migracioni
Burimi: World Bank Shqipëria (VSM 2005)
Në studimin e UNICEF në 2009, përqindja e familjeve me anëtar në emigracion dhe që
përfitojnë remitanca raportohet më e lartë nga ajo e evidentuar nga VSMJ në 2005: rreth
89.7 %. Frekuenca e dërgesave varion nga cdo muaj në deri një herë në vit, ndërsa vlera
vjetore mesatare e remitancave që i dërgohen familjes gjatë një viti vlerësohet me rreth
2,669 euro në vit (ose 328,287 lek në vit14
) .
Ndikimi positiv i remitancave në nivelin ekonomik të familjeve përfituese në Shqipëri,
bëhet i evidentueshëm edhe në rast së krahasohet PBB/për frymë në vitin 2007 me
2,48215
euro me vlerën prej 585 euro për person, që vjen nga remitancat.
Rritja e të ardhurave të familjes nga remitancat, ndikon në përmiresimin e nivelit
material të jeteses.
Në grafikun e mëposhtmëm jepen frekuencat e 3 qëllimeve kryesore të përdorimit të
remitancave: konsum ushqimor bazë (92.6 %), përmirësim kushtesh banimi (ndërtim
shtëpie apo rikonstruksion të banesës egzistuese (68.1%), kujdes shëndetësor për femijet
(31.4 %) arsimim të fëmijëve (26%), pagesë borxhesh/detyrimesh (14.2%). Kjo i
mundëson familjes garantimin e mbijetesës dhe kryerjen e disa investimeve kryesisht në
përmirësimin e kushteve të banimit, shëndetit të fëmijëve dhe arsimimit të tyre.
14
Kursi i këmbimit të perdorur në konvertimin nga euro në lek është: 1 euro = 123 lek. 15
PBB në 2007 ( current USD) ishte $ US 3,394. I konvertuar kursin e kembimin USD në Euro në 2007,
jep vleren € 2,482
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
30
Grafiku 2.1: Qëllimet kryesore të përdorimit të remitancave: Destinacionet kryesore të
përdorimit të remitancave të indikuara nga familjet
Burimi i informacionit: Studimi i UNICEF, 2009
2.3.1 Remitancat gjatë viteve të tranzicionit
Emigracioni ka patur një ndikim parësor ne ekonomine shqiptare, si rezultat i dergesave nga
emigrantët. Dergesat e emigranteve shqiptare kanë ndikuar një ndihmë ekonomike të
vlefshme jo vetëm për familjet e tyre, por për stabilizimin socio-ekonomike të vendit në
teresi. Fluksi i te ardhurave nga emigrantet (remitancat) eshte nje burim i rendesishem i
rritjes financiare dhe zhvillimit ekonomik te vendit, duke siguruar ne vazhdim qasje ne
monedhe te huaj ne Shqiperi, si dhe duke konsoliduar bazen per kursime dhe investime. Nga
mesi i vitit 1990 Shqipëria përjetoi fenomenin e emigracionit masiv, i cili me kalimin e
viteve do të bëhej një faktor kyç për financim. Duke filluar që nga viti 1992, ndoshta dhe
më herët, gjithnjë e më shumë u bënë domethënëse të ardhurat nga emigrantët. Në parim,
rritja e të hyrave duhet të ndikohet nga pritshmëria për zhvillimet në ekonominë
shqiptare. Parashikimet për rritje të nivelit të çmimeve dhe për nënçmim të kursit të
këmbimit, të cilat do të shoqëroheshin me nivele më të larta në normën e interesit të
lekut, do të nxisnin një hyrje më të madhe të valutës nga emigracioni.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
31
Në vitet 1994 - 1996 vihet re fenomeni i dërgesave, tërheqja e të hyrave në valutë brenda
vendit nga ana e skemave piramidale, duke arritur nivelin më të lartë në vitin 1996. Vitet
1997 dhe 1999 regjistruan rënie të këtyre transfertave, përkatësisht rezultat i krizës së
vitit 1997, me rënien e skemave piramidale dhe i krizës kosovare.
Ne nje analize te remitancave, gjate periudhes se tranzicionit, gjate viteve ne shohim nje
rritje te konsiderueshme. Kontributi i dergesave nga emigrantet, per nje periudhe prej 11
vjetesh eshte llogaritur rreth 15% e prodhimit te brendshem bruto. Gjithashtu, kontributi i
ketyre dergesave ne bilancin e tregtise, per nje periudhe prej 11 vitesh, eshte vleresuar te
jete rreth 58,8%. Vleresimet e Bankes se Shqiperise tregojne se ne vitin 1992 dergesat e
emigranteve arritwn ne 150 milion dollare US, ndersa ne vitin 2002 te ardhurat nga
emigrantet kanw arritur ne 690 milione euro. Gjate vitit 2007, dergesat e emigranteve per
te familjet e tyre rreth 951.700.000 euro, me nje rritje te lehte vjetore prej 1.5 per qind
Duke pare ne keto shuma te konsiderueshme, Bordi Ekzekutiv i FMN ka kerkuar
ligjerisht autoriteteve shqiptare per vemendjen e duhur te dergesave. Remitancat
perfaqesojne me shume perfitime tw drejtperdrejte dhe te menjehershem per familjet e
emigranteve dhe per ekonomine.
Flukset e remitancave per vendet ne zhvillim jane vleresuar tani te jene dy here me
shume se ndihmesa që keto vende kanë marre per zhvillim. Ne Shqiperi, ata dukshem
tejkalojne investimet e huaja direkte. Prandaj, qeveria ne ditet e sotme është duke i
kushtuar me shume vemendje dhe me shume ne zhvillimin e strategjive te tyre per flukset
e dergesave si nje burim i rendesishem financiar per te nxitur zhvillimin ekonomik,
veçanerisht ne zonat me depresion ekonomik, ku kushtet detyrojne njerezit per te
migruar. Nje kontribut kyç per keto politika eshte kuadri ekonomik dhe logjistik pas
migrimit dhe remitancave.
Qe nga fillimi i tranzicionit, volumi i remitancave ne Shqiperi eshte rritur me shpejtesi.
Ne te vertete, flukset e remitancave jane te rendesishme ne lidhje gjithnje me kembimi
valutor, duke fituar aktivitete te tjera, qe perfaqesojne rreth 14 per qind te PBB-se
(prodhimi bruto i brendshëm), 70 per qind te eksporteve, dhe 33 per qind te importeve.
Italia eshte vendi destinacion i madh i migrimit per shqiptaret.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
32
Duke iu referuar raportit te Bankes se Shqiperise per vitin 2002, ne shohim se remitancat
perfaqesonin rreth 12,9 perqind te PBB-se, te cilat ishin pothuajse dy here me shume sa te
ardhurat nga eksportet dhe rreth 4.5 here me e madhe se sa investimet e huaja te
drejtperdrejta. Remitancat jane me te medha se ndihma e huaj e dhene ne Shqiperi çdo
vit. Ne anen tjeter, dergesat e emigranteve kanw ndihmuar ekonomine e vendit si ne
financimin e deficitit te jashtem, ngritjen e standardit tw jeteses ne menyre te veçante te
familjeve perfituese, dhe uljen e varferise. Dergesat e emigranteve gjithashtu luajne nje
rol te rendesishem ne stabilitetin makroekonomik te vendit nga importet e financimit, qe
ndikojne ne vleren e monedhes vendase dhe zhvillimin e shpejte te sektoreve te ndertimit
dhe te sherbimit. Rendesia e tyre mund te matet edhe e krahasuar me investimet e huaja.
Ne vitin 2007, fluksi i investimeve te huaja direkte ne ekonomine shqiptare arriti 460
milion euro, ndersa vlera e dergesave ishte 951.700.000 euro. Dergesat e emigranteve
kane qene gjithashtu te larta se eksportet qe ne vitin 2007 arriti ne 785.000.000 euro.
Gjate viteve te fundit, nga emigrantet keto te ardhura që rrjedhin nuk jane konsideruar vetem
si te ardhura për qellime jo produktive, nevoja themelore ne lidhje me permiresimin e vertete
te kushteve te jeteses, por edhe burime financimi per qellime produktive, ne formen e
investimeve afatgjate dhe afatshkurter, duke krijuar vende te reja pune.
2.3.2 Politika të administrimit të remitancave
Natyra, madhësia, frekuenca dhe impakti i të ardhurave nga migrantët në dimensione
shoqërore dhe ekonomike të një vendi, është i një rëndësie të veçantë dhe ka tërhequr
vëmendjen e studiuesve në të gjithë botën. Flukset hyrëse nga migrantët ndikojnë
fuqishëm në të ardhurat dhe në rritjen e standardit të jetesës së vendit përfitues (Taylor
and Wyatt, 1996). Nga studime dhe matje empirike të bëra, literatura botërore konkludon
se në fazat e para të migracionit të ardhurat nga migrantët, në masën me të madhe,
përdoren si mjet jetese për familjet përfituese, si nevoja për ushqim, veshmbajtje dhe
shëndetsore (Massey and Parrado, 1994; Massey et al., 1987; Rhoades, 1978).
Me përmbushjen e këtyre nevojave jetësore përmirësimi i kushteve të jetesës dhe rritja e
standardit të jetesës del si prioritet në shpenzimin këtyre flukseve. Në një fazë të
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
33
mëvonshme, një pjesë e madhe e këtyre dërgesave përdoret për investime frutdhënëse,
veçanërisht krijimi i bizneseve të reja, që rezulton me efekt pozitiv në zhvillimin
ekonomik të vendit, duke ndikuar njëkohësisht në punësim dhe në zvogëlimin e presionit
për emigrim.
Megjithatë, një fenomen i tillë në Shqipëri është i vogël. Për më tepër, me kalimin e
kohës emigrantët dhe brezat pasues, sa vijnë e bëhen me komplet në vendin rezident, për
rrjedhim lidhja e tyre me vendin e origjinës fillon e zbehet. Siç theksohet dhe në referat,
të ardhurat nga emigrantët shqiptarë tentojnë në një kufi të tillë rënieje.
Emergjenca aktuale qëndron në sigurimin e vazhdimësisë dhe në miradministrimin e
këtyre flukseve. Mjetet valutore të krijuara nga puna e emigrantëve, duhet patjetër të
ballafaqohen me një politikë të zgjuar brenda vendit. Kjo politikë, përveç kanalizimit të
transfertave korente private nga konsumi në investime, duhet të tentojë të krijojë
mekanizmat përkatës për të thithur mjetet valutore të gjeneruara nga puna e emigrantëve
(pavarësisht nga fakti nëse hyjnë në Shqipëri si transferta apo qëndrojnë si depozita
kursimi në shtetet ku ata jetojnë) dhe për të realizuar investime të qëndrueshme.
Vlen të theksojmë se rekomandimet nisen nga kushti paraprak që remitancat kanë një
efekt neto ndaj ekzistencën e një kushti të tillë e specifikojmë më poshtë:
- Ulja e kostove të transfertave
Rritja e konkurrencës apo shtimi i aktorëve në këtë sektor, do të ulte koston e
transfertave. Një çmim i ulët për transfertë do të sjellë rritje të nivelit të këtyre
transfertave. Nga ana tjetër, dhe reduktimi i taksave përkatëse do të ndikonte në rritjen e
vëllimit të këtyre transfertave. Me krijimin e një transparence në çmime, qeveria duhet të
ushqejë konkurrencën në këtë sektor. Kjo konkurrencë do të çojë jo vetëm në ulje të
çmimit por, gjithashtu, do të inkurajojë më shumë migrantë. Transparenca në çmime, si
masë e vetme, nuk do të sjellë rënie të çmimeve në një treg të monopolizuar. Qeverisë i
duhet të nxisë krijimin e kompanive të tjera për këtë qëllim, si dhe të aplikojë taksa të
reduktuara etj.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
34
- Krijimi i fondeve të zhvillimit
Fondet e zhvillimit do të shërbejnë si insitucione që do të grumbullojnë dërgesat nga
emigrantët, për të realizuar investime në shuma më të mëdha. Le të kujtojmë këtu
shembullin e shoqërive të kursim, kreditit, të cilat janë të zhvilluara në Shqipëri prej disa
vitesh. Nga ana tjetër, mendohet që paraja e administruar në këtë mënyrë do të japë efekt
në ekonomi dhe në sistemin financiar.
Vlen të theksohet që ndërtimi dhe ecuria pozitive në fillim e këtyre fondeve, mendohet të
ketë efekte pozitive mbas suksesit të tyre të pare (mbasi emigrantët të binden për
efektshmërinë e tyre, mendohet që do të rritet fluksi i të ardhurave të investuara në to). Si
shembull mund të merret Korea e Jugut.
- Bashkëpunimet midis qeverive
Duke u mbështetur në eksperiencat e vendeve të tjera, mund dhe duhet të ndërmerren
hapa në bashkëpunime midis qeverisë shqiptare dhe qeverive të vendeve ku ndodhet
emigracioni shqiptar, për ndërtimin e strukturave zyrtare që do të ndihmojnë emigrantët
(jo vetëm në problemet e tyre sociale, si legalizimi, shkollimi etj.), në një përdorim
eficient të kursimeve të tyre, në drejtim të vendit të tyre. Qeveritë e vendeve pritëse dhe
të vendeve të origjinës, duhet të ndërmarrin masa efektive për të lehtësuar investimin nga
emigrantët (si për shembull: mikrokreditë, trainimi, lehtësimi i procedurave burokratike,
lehtësime fiskale etj.).
- Rritja e vëllimit të kredisë
Mendohet që rritja e veprimtarisë së dhënies së kredisë nga sistemi bankar do të
shoqërohet me rritjen e degëve dhe të filialeve të bankave në një shtrirje gjeografike me
të gjerë në vend. Kështu dhe shfrytëzimi i sistemit bankar (dhe i institucioneve të tjera
financiare) për dërgesat do të ketë rritje.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
35
2.3.3 Remitancat 2011- 2012
Kriza financiare që ka prekur botën, mund të shndërrohet lehtësisht në një krizë
humanitare për shkak të një kërcënimi potencialisht të rrezikshëm që po u shpaloset si
vendeve të zhvilluara, ashtu dhe atyre në zhvillim: ulja e fluksit të remitancave, një fluks
që pas shumë dhjetëvjeçarësh, vitet e fundit po precipiton.
Gjatë periudhave të krizave të mëparshme ekonomike është vënë re se fluksi i
remitancave ka ngelur i pandryshuar, madje në disa raste ai është rritur, tendencë e
shpjegueshme me faktin se në kohë krize kush jeton jashtë vendit të tij, mundohet të
dërgojë më shumë të ardhura në shtëpi për të ndihmuar familjen e vet në vështirësi
financiare. Kriza aktuale e ka zanafillën pikërisht nga vendet e zhvilluara e po përhapet
në të gjithë rajonet e tjera, duke marrë në këtë mënyrë dimensionet e një krize globale;
emigrantët e çdo shteti qofshin, në Veri apo Jug të botës, janë prekur nga kjo krizë.
Kjo rënie e pati kulmin e saj në katërmujorin e parë të 2010-s, duke filluar një rritje
graduale deri në ditët e sotme, me përqindje te variueshme në vendet e ndryshme të botës.
Emigrantet shqiptare, po dergojne me pak para drejt familjeve te tyre ne vendin e
origjines. Nje dukuri e tille faktohet mes te dhenave qe jane publikuar ne raportin vjetor
te Bankes Boterore mbi dergesat e emigranteve, te njohura si "remitancat". Konkretisht,
sipas tij, gjate ketij viti, ato kane zene rreth 9% te Prodhimit shqiptar te brendshem bruto,
ose 1.033 milione dollare, ne vlere monetare. Shifer kjo e cila rezulton te jete me e ulet
sesa ajo e shenuar gjate vitit te kaluar, respektivisht 1.162 milione dollare ne total. Apo
1.156 milione dollare qe rezulton se emigrantet shqiptare i kane derguar ne shtepite e
tyre, ne vitin pararendes 2010. Pra, sic mund te shihet, trendi i remitancave paraqitet
renes dhe mesa kuptohet, fale veshtiresive te krijuara nga efektet negative te krizes
ekonomike qe ka kapluar vendet e Eurozones ne teresi. Pikerisht, aty ku rezultojne se
jane te pranishem, per te punuar dhe derguar kesisoj para, edhe emigrantet shqiptare.
Dukuri kjo e cila shfaqet ne fakt, edhe me treguesin e anasjelle, pra ate te remitancave,
domethene te emigranteve te huaj qe punojne ne Shqiperi dhe dergojne para' tek familjet
e tyre jashte saj. Gjithmone referuar te dhenave te Bankes Boterore, ky tregues ze vetem
0.2% e PBB-se vendase. Ndersa ne vlera monetare, raporti referon se ne vitin 2011, kane
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
36
qene ne total 21 milione dollare si remitanca dalese nga Shqiperia, ndersa nje vit me pare,
ato kane figuruar ne nivelin prej 24 milione dollare. Duke rezultuar kesisoj me nje renie
te tyre. Pra, ne terma praktike, edhe emigrantet e huaj ne Shqiperi, u kane derguar me pak
para familjeve te tyre. Nderkaq, raporti i BB-se merr persiper te flase edhe mbi ato qe
quhen "korridore" te remitancave, pra vendeve permes te cilave kalojne. Konkretisht,
Italia dhe Gjermania, rezultonin si vendet prej te cilave Shqiperia siguronte edhe dergesat
me te larta financiare nga emigrantet e saj qe punojne atje. Respektivisht, per tremujorin e
trete 2012, ekspertet e BB-se citojne se remitancat e shqiptareve, zune 7.97% te totalit te
emigranteve qe punojne ne kete vend, nga 7.63% gjate tremujorit te pare 2012, duke folur
keshtu per nje rritje te tyre.
Ndersa lidhur me Italine, treguesi i parave qe dergojne ne Shqiperi, emigrantet tane atje,
mesohet se ka zene rreth 6.8% te totalit gjate tremujorit te trete 2012. Ne teresi, raporti i
lartpermendur i BB-se, pohon se vendet ne zhvillim do te marrin mbi 400 miliarde
dollare nga remitancat deri ne fund te vitit 2012. "Fluksi i remitancave drejt vendeve ne
zhvillim pritet te tejkaloje parashikimet paraprake dhe te jete 406 miliarde dollare per
kete vit, duke shenuar nje rritje prej 6.5%, krahasuar me vitin e kaluar", pohon raporti ne
fjale.
Duke shtuar se "keto remitanca, pritet te rriten me 7.9% ne vitin 2013, 10.1% ne vitin
2014 dhe 10.47% ne vitin 2015, per te arritur ne 534 miliarde dollare ne vitin 2015".
Ndersa ne rang boteror, institucioni i njohur nderkombetar financiar, deklaroi se
"remitancat ne rrafsh boteror, perfshire ato drejt vendeve me te ardhura te larta, pritet te
arrijne 534 miliarde dollare ne 2012 dhe te rriten ne 685 miliarde dollare ne 2015".
Edhe pse gjatë vitit 2011 situata ekonomike ka qenë e qëndrueshme, me një rritje të PBB
prej 3%, dinamikat e luhatjeve të fluksit të remitancave përsa i përket Shqipërisë është
shënuar një rënie të fluksit te remitancave.
Kjo është e shpjegueshme me krizën e thellë që vendet mikpritëse kryesore të
emigracionit shqiptar janë duke kaluar.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
37
Dhe janë pikërisht vendet e zonës së Bashkimit Europian dërguesit kryesorë të
remitancave me 90,7 % të tyre. Italia dhe Greqia, dy vendet fqinje, pa dyshim, janë
“remittance corridors” më të rëndësishëm për Shqipërinë, duke furnizuar përkatësisht
38,6 dhe 41,9% të dërgesave totale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontribuojnë vetëm
me 8,1% të tyre.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në raportin vjetor të 2011-s kemi një diferencë negative
vjetore midis flukseve hyrëse të remitancave gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2011,
edhe pse kjo normë rënëse në muajt e fundit të 2011-s ka ardhur duke u zvogëluar. Në
gjashtëmujorin e parë të vitit 2011 flukset hyrëse të remitancave ranë me 10,7%, ndërsa
në tremujorin e tretë kjo rënie ishte vetëm 2%. Ky ndryshim shpjegohet pikërisht me
përkeqësimin e situatës ekonomike në Greqi e Itali, shtetet kryesore nga ku dalin
remitancat me destinacion Shqipërinë. Duke pasur parasysh se kjo situatë e vështirë nuk
është duke ndryshuar, parashikohet se edhe remitancat, si një nënprodukt i kësaj
ekonomie, do të vazhdojnë në rënie.
Po ashtu, sipas parashikimeve të Komunitetit Europian, në një raport mbi situatën
ekonomike në vend, rënia e remitancave përgjatë pesë viteve të fundit është kompensuar
nga një dinamizëm i Investimit të Huaj Direkt. Por, duke konsideruar një përkeqësim të
kushteve financiare globale, një dëshirë për investime të rrezikshme, një volum të
Investimit të Huaj Direkt të pamjaftueshëm e një vazhdimësi në rënien e remitancave,
mund të kemi një përmirësim të menjëhershëm të kërkesës apo rezervave vendase. Kjo
për arsye se këto pengesa strukturale, përfshirë edhe një periudhë investimesh josolide,
kanë cenuar rëndë konkurrencën duke penguar në këtë mënyrë tërheqjen e investimeve të
huaja të vlefshme për vendin.
Edhe pse duke filluar nga viti 2009, Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të rajonit, ka pësuar
efektet e krizës financiare e ka ndier prishjen e ekuilibrave ekonomikë, ka ndërmarrë me
rezultate pozitive shumë procese reformative të brendshme. Rritja e PBB, mbas një
ngadalësimi të dukshëm në 2009-n, ka arritur sidoqoftë të jetë pozitive në krahasim me
vendet e tjera të rajonit.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
38
Midis të tjerave, një ndihmë e madhe në këtë drejtim është dhënë dhe vazhdon të jepet
nga remitancat, që mbi një milion emigrantë të shpërndarë nëpër botë (kryesisht në
vendet e Europës Perëndimore, si Italia e Greqia) vazhdojnë të dërgojnë në familjet e tyre
të origjinës. Këto remitanca ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme në plotësimin e një
pjese të mirë të këtij gap-i ekonomik që kriza financiare gjithmonë e më shumë po lë
mbas.
Dërgesat nuk hyjnë më në të njëjtin volum si para vitit 2009; kemi një ulje të
konsiderueshme fluksesh hyrëse, të cilat gjatë viteve të fundit kanë pësuar rënie në
krahasim me vitet pararendëse me gati 10-15% të volumit të tyre. (Fullani, A., 2009). Po
ashtu, nëse në vitet 2008-2009 remitancat përbënin gati 11-12% të PBB-së, në dy vitet e
fundit kjo përqindje është ulur; tani dërgesat konsistojnë në gati 7-8% të PBB-së aktuale.
Por, sidoqoftë, edhe pse në një volum më të reduktuar, dërgesat që emigrantët dërgojnë
në familjet e tyre kanë një rëndësi të madhe si në një nivel mikroekonomik, ashtu edhe në
një nivel makroekonomik. Në aspektin mikroekonomik këto burime monetare
kontribuojnë në uljen e varfërisë, duke dhënë një ndihmë të çmuar në përmirësimin e
kushteve socialo-ekonomike të familjes së origjinës. Në të njëjtën kohë, remitancat
marrin një dimension makroekonomik; janë të një vlere të madhe përsa i përket
mbarëvajtjes së ekonomisë së vendit, duke garantuar një stabilitet ekonomiko – financiar
e duke plotësuar një deficit tregtar të pashmangshëm.
Shifrat e dhëna më sipër, sidoqoftë, janë vetëm një pjesë e totalit të përgjithshëm të
remitancave. Është e vështirë të kesh të dhëna të sakta e statistika reale përsa u përket
flukseve hyrëse, pasi mënyrat e dërgimit të remitancave, në pjesën më të madhe të
rasteve, nuk janë të regjistruara zyrtarisht; këto dërgesa kalojnë nëpërmjet kanaleve
joformale, “dorazi”, të mbartura nga vetë emigrantët gjatë kthimit të tyre në familje apo
nëpërmjet të njohurve e familjarëve të tyre. Pjesa që dërgohet me anë të kanaleve zyrtare
transferohet kryesisht nëpërmjet sistemeve të transferimit të parave, ose, siç quhen
ndryshe, Money Transfer Organisations, të cilat, edhe pse kanë një kosto relativisht të
lartë, preferohen për komoditetin, shpejtësinë e mungesën e procedurave burokratike. Ajo
që rezulton deri tani është se transferimi i parave nëpërmjet institucioneve bankare apo
postale është një procedurë tejet marxhinale dhe e përdorur minimalisht nga emigrantët
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
39
jashtë Shqipërisë.
Megjithatë, ajo që rezulton nga iniciativat e marra është se institucionet financiare
shtetërore, në bashkëpunim me organizatat e kompanitë ndërkombëtare, po punojnë për
një lehtësim të procedurave të dërgimit të remitancave nëpërmjet sistemeve bankare e
postale.
Grafiku 2.2: Remitancat 2010- 2012 në million Euro
Burimi: Banka e Shqiperisë
Në 2010-ën konstatojmë se vlera e dërgesave të emigrantëve shënon 690 milion Euro.
Kjo vlerë është ulur në 665 milion Euro në vitin 2011 për t’u rritur sërish në vitin 2012 në
vlerën 675 milion Euro.
Në një shtrirje më të gjatë kohore (dhjetë vjecari 2002-2012) remitancat paraqiten në
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
40
grafikun si vijon:
Grafiku 2.3: Remitancat gjatë një dekate në miljon Euro
Burimi: Banka e Shqiperisë
Remitancat në këtë dhjetë vjeçar kanë pasur tendencë rritëse në gjysmën e parë
përkatësisht nga 693 milion Euro në vitin 2002 në 952 milion Euro në vitin 2007. Nga
ana tjetër pesë vitet e fundit tregojnë një rënie të remitancave nga 952 milion Euro në
vitin 2007 në 675 milion Euro në vitin 2012.
Gjatë harkut kohor prej dhjetë vitesh remitancat shënojnë rritjen më të madhe në vitin
2006 ku dërgesat e emigrantëve janë rritur 15.8% krahasuar me vitin 2005. Rënien më të
madhe remitancat e kanë shënuar në vitin 2008 ku janë ulur me 13.01% krahasuar me
vitin 2007.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
41
Grafiku 2.4: Ndryshimi i remitancave në % krahasuar me vitet pararendës
Burimi: Banka e Shqiperisë
Arsyet lidhur me maksimumin dhe minimumin e arritur të dërgesave të emigrantëve
lidhen dhe me faktin nëse ekonomia globale dhe kryesisht ajo e vendeve të zhvilluara ku
emigrantët punojnë dhe jetojnë ndodhet aktualisht në recesion apo ekspansion ekonomik.
Faktet tregojnë që kriza ekonomike globale e vitit 2008 ka ndikuar drejtpërdrejtë në
remitancat e vendit tonë.
Një fenomen interesant është fakti që përveç flukseve hyrëse kemi dhe transferta dalëse
nga vendi ynë drejt vendeve të tjera.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
42
Tabela 2.2: Vlerat e remitancave hyrëse dhe dalëse për perjudhën 2004- 2012
Burimi: Banka e Shqiperisë
Konkretisht në vitin 2010 shënohet vlera më e madhe e remitancave dalëse me 6.7 milion
Euro. Megjithëse shumë e vogël kjo shifër konsiston me vlera të fituara nga punësimi i
shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Shumë të huaj të punësuar në
Shqipëri transferojnë pagat e tyre në vendet ku ata janë rezidentë të përhershëm.
2.3.4 . Remitancat dhe Produkti i Brendshëm Bruto (PBB)
PBB (GDP) = Pagat e Punonjësve + Teprica Bruto Operative + të Ardhurat Bruto të
Përziera + Taksat - Subvencionet për prodhimin dhe importet. Remitancat si transferta
neto pa kundërshpërblim për/ nga jashtë vendit janë pjesë përbërëse e të ardhurave dhe në
mënyrë të tërthortë e vetë Produktit të Brendshëm Bruto.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
43
Tabela më poshtë tregon vlerën e Remitancave dhe Produktit të Brendshëm Bruto për
periudhën 2002-2012:
Tabela 2.3: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro
Burimi: Banka e Shqipërisë
Grafiku 2.5: Remitancat dhe Produkt i Brendshëm Bruto ne milionë Euro
Burimi: Banka e Shqipërisë
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
44
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
- Migracioni ka një ndikim të fuqishëm pozitiv në drejtim të zhvillimit të
burimeve njerzore, reduktimit të papunësisë dhe aftësimit profesional dhe
intelektual, nëpërmjet profesioneve dhe eksperiences që ata fitojnë në vendet
e destinacionit.
- Identifikimi i shkaqeve dhe i vështirësive që shkaktojnë margjinalizim tek
emigrantët dhe familjet e lëna pas, kanë ndihmuar në mbështetjen e tyre me
politika publike dhe instrumente të cilat rrisin respektimin e të drejtave.
- Migrimi sjell përfitime në një bilanc kosto-përfitime, vetëm nëse menaxhohet
si duhet në të mirë të individit, familjes, por edhe të shoqërive të vendit të
origjinës dhe atij pritës.
- Në përgjithësi, remitancat mund të kontribojnë në zhvillimin e vendit
(përveç rritjes së konsumit) ose direkt në investme prodhuese, ose duke
rritur shkallën e likuiditetit të bankave, rrjedhimisht bërjen të mundur të
marrjes së kredive nga sipërmarrësit me interesa konkuruese.
- Emigrantët shqiptarë në të shumtën e rasteve punojnë në sektorë që nuk janë
të preferuar nga vendasit dhe pjesa dërrmuese e tyre kanë paga të
papërcaktura, ata shërbejnë si mekanizëm rregullues në tregun e punës dhe
kontribuojnë në rritjen e prodhimit vendas të vendit pritës.
- Në përgjithësi dërgesat në para të emigrantëve kanë luajtur një rol thelbësor
në ekonominë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë duke parandaluar dhe
duke zbutur varfërinë.
- Remitancat janë një komponent thelbësor në llogarinë korrente të bilancit të
pagesave.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
45
- Struktura e përdorimit të remitancave ka ndryshuar në vite. Nëse në vitet e
para remitancat orientoheshin kryesisht për ushqim, veshmbathje apo blerje
pajisjesh elektro-shtëpiake, në vitet e mëpasme destinacioni u zgjerua me
përmiresimin e kushteve të banimit (si zgjerim të sipërfaqesh banimi,
rikonstruksion apo ndërtimeve të reja) lehtësisht evidente në zonat me nivel
të larte migracioni jashte Shqipërisë.
- Gjatë viteve të fundit fluksi i remitancave ka pësuar rënie, për shkak të
vështirësive te krijuara nga efektet negative të krizës ekonomike që kanë
pësuar vendet e Eurozones në tërësi.
- Çështjet migratore trajtohen thjesht si pasojë, por jo duke gjetur dhe
rikuperuar në shkakun që i sjell. Pra para së gjithash politikat shtetërore
duhet të kryejnë përsëri studime të thelluara, se cilat janë shkaqet e
migracionit, tendenca e tij ndryshme nga zona të ndryshme të vendit, ç’ka
duhet të sjellë fokusimin e politikave shtetërore, për të dekurajuar ikjen nga
territoret periferike të vendit.
- Kriza ekonomike ka detyruar shume emigrant të kthehen në Shqiperi, duke
mbetur kështu të papunë. Migrantët e kthyer mund të mos kërkojnë në
mënyrë aktive informacion dhe shërbime nga institucione si Zyrat Rajonale
të Punësimit. Si rrjedhojë, aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi mund të
përdoren për të arritur këtë popullatë që ndonjëherë priret të jetë e
padukshme.
- Migracioni i kthimit në formë vullnetare dhe jovullnetare ende shihet si
dështim personal dhe strategjitë e ndërhyrjes duhet të përqendrohen në
pakësimin e negativitetit dhe në nxitjen e një klime pozitive që nxit pranimin.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
46
BIBLIOGRAFI
Bërxholi, A., (2005): Veçoritë e vizualizimit të dinamikës së popullsisë, në:
'Atlasin gjeografik të popullsisë së Shqipërisë (Some particularities of the
visualisation of population dynamics, in: Geographic Atlas of the Albanian
Population). Akademia e Shkencave, Qendra per Studime Gjeografike (Center for
Studies), No.15, pp.156-70.
Carletto, G., Davis, B., Stampini, M., & Zezza, A. (2004). Lëvizja e brendshme
dhe migracioni ndërkombëtar në Shqipëri (Internal Mobility and International
Migration in Albania). Romë: FAO, ESA, Studim 04-13.
De Soto, H., Gordon, P., Gedeshi, I., & Sinoimeri, Z. (2002). Varfëria në
Shqipëri: Një vlerësim cilësor (Poverty in Albania:A Qualitative Assessment).
Washington DC: Dokument teknik i Bankës Botërore 520.
Gedeshi, I. 2002. Role of Remittances From Albanian Emigrants and Their Infl
uence in the Country’s Economy. Eastern Europe Economics, Vol. 40, No. 5
September – October 2002. pp. 49-72.
Fullani, A.. Fullani, A.. (2009). (2009). Recent economic and financial developments
in Albania: Monetary policy statement for the second half of 2008. ekonomike dhe
financiare, zhvillimet e fundit ne Shqiperi: Monetar deklaraten parimore per gjysmen
e dyte te 2008. BIS Review , 29 . Shqyrtim BIS, 29.
Germenji, E. 2005. Summary of the Session on the Remittances and Productive
Investments in Albania. Workshop on the National Strategy on Migration. 21-22
February 2005. IOM Tirana. pp. 45-52.
INSTAT (2004a). Migracioni në Shqipëri në vitin 2001. Tiranë: Instituti i
Statistikës.
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
47
INSTAT 2012 dhe Strategjia Kombëtare për Migracionin; Fq 7
López, F.H; Escala-Rabadan, L. and Hinojosa-Ojeda, R. 2001. Migrant
Associations, Remittances and Regional Development Between Los Angeles and
Oaxaca, Mexico. North American Integration and Development Center. School of
Public Policy and Social Research. Research Report Series No. 10. May 2001.
Misja. V; “Emigracioni ndërkombetare në Shqipëri gjatë periudhes së
tranzicionit” Fq 40; Tirane 1998.
King. R. & Vullnetari, J. (2003). Migracioni dhe zhvillimi në Shqipëri (Migration
and Development in Albania. WP C5), Qendra e Studimeve mbi Zhvillimin dhe
Migracionin, Globalizimin dhe Varfërinë, Universiteti i Saseksit, marrë nga:
http://www.migrationdrc.org/publications/working_papers/WP-C5.pdf.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (2007). Republika e Shqipërisë:
Profili i migracionit. (The Republic of Albania: Migration Profile). Ministria e
Brendshme e Republikës së Sllovenisë: Ljubjana.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (2006a). Kthimi dhe ripranimi: Rasti
i Shqipërisë (Return and Readmission: The Case of Albania). IOM, Tiranë:
Shqipëri.
Van Dorn, J. 2002. Migration, Remittances and Development. Labour Education.
Vol. 4, No. 129. pp. 48-53.
Vullnetari, J. (2007). Migracioni shqiptar dhe Zhvillimi:Rishikim i kohëve të
sotme (Albanian Migration and Development: State of the Art Review).
Dokument i IMISCOE.
World Bank, Albania, Urban growth, Migration and Poverty Reduction, June
2010
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
48
SHTOJCA
Grafiku: Përqindja e shpërndarjes së migrimit
Burimi: Instat
Grafiku: Remitancat(milion) Euro dhe Dollar
Burimi: Banka e Shqipërisë
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
49
Grafiku: Ecuria në terma real dhe relative e remitancave
Burimi: ACIT (2012)
Grafiku: Ecuria tremujore e remitancave
Burimi: ACIT (2012)
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
50
Universiteti "Aleksander Moisiu"
E. Velçani Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit
51
Harta: Migracioni ndërkombëtar sipas prefekturave