116

Histori 9 Lm

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Histori 9 Lm
Page 2: Histori 9 Lm

KLIKONI KËTU

www.mediaprint.al

Page 3: Histori 9 Lm

Libër mësuesi Historia 9Teksti mësimor Historia 9 është hartuar nga: Prof. Dr. Neritan Ceka, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Prof. Dr. Emine Bakalli, Prof. Dr. Ana Lalaj

Rozeta Avrami

Page 4: Histori 9 Lm

Autore: Rozeta Avrami

Redaktore:

Dizajni:

Kopertina :

Elona Çali

Mirela Ndrita

ISBN: 978-99956-93-33-6Botimi i parë: 2011

Titulli: Libër mësuesi, Historia 9

Shtypi: Mediaprint

©

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese

Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605

Cel.: 069 40 50 380Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441Cel.: 069 20 79 021Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201

[email protected] [email protected] [email protected]

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mediaprint” sh.p.k.

S H T Ë P I A B O T U E S E

Tel.: 04 4500605

VisiDesign

Drejtoi botimin: Anila Bisha

Page 5: Histori 9 Lm

3

Parathënie

Në këtë libër janë dhënë modele orë ditarësh në ndihmë të mësuesit. Sigurisht që orët e mësimit janë shumë të larmishme dhe mësuesi mund ti zhvillojë ato, në mënyra të ndryshme. Këto modele janë hartuar në përputhje me metodat bashkëkohore të mësimdhënies. Nëpërmjet punës në grup apo në çift, nxënësit kanë mundësi të bashkëpunojnë dhe mësuesi ka mundësi të kontrollojë njohuritë për një pjesë të mirë të nxënësve. Në këtë tekst jepen pothuajse në çdo orë teknika të reja të zhvillimit të orës së mësimit si kllaster dhe diagram veni, duke i dhënë mundësi të gjitha niveleve të nxënësve të aktivizohen në mësim. Përmes punëve të pavarura brenda orës së mësimit dhe jashtë saj, nxënësit kanë mundësi të punojnë në mënyrë krijuese dhe të zgjerojnë njohuritë, madje edhe të marrin opinione të tjera për problematika të ndryshme. Zakonisht në këto orë nuk jepet koha e përcaktuar e kryerjes së punës duke pasur parasysh që mësuesi është i aftë ta përcaktoj vetë. (ka model për dy tema) Në këtë tekst janë realizuar edhe 2 teste model, disa orë përsëritjesh, një orë e lirë, hartimi i objektivave të një kapitulli dhe disa tema orë të lira. Ju urojmë suksese dhe shpresojmë që ky tekst t’ju ndihmojë në punën tuaj. Rozeta Avrami

Mësuese e lëndës së historisë,

Trajnere kombëtare për DNH (e Drejta Ndërkombëtare Humanitare)

Page 6: Histori 9 Lm

4

Përmbajtja Faqe

PLANI HISTORISË PËR KLASËN 9 7 KREU I PARAARDHËSIT E SHQIPTARËVE 17 1.1. Banorët e hershëm të trojeve shqiptare 17 1.2. Qytetërimi Ilir në periudhën antike 18 KREU II SHTETET ILIRE 20 2.1. Mbretëritë e para ilire 20 2.2. Shteti i Epirit dhe mbretëria Dardane 21 2.3. Iliria nën Perandorinë Romake 22 KREU III SHQIPËRIA NËN PERANDORINË BIZANTINE 24 3.1. Shqipëria në shekujt e parë të Mesjetës 24 3.2. Principata e Arbrit, shteti i parë mesjetar 25 3.3. Principatat e shek xiv 26 KREU IV EPOKA E GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUT 28 4.1. Sulmet e para osmane dhe qëndresa e shqiptarëve 28 4.2. Fitoret e lidhjes nën udhëheqjen e Skënderbeut 29 4.3. Shteti i Skënderbeut 31 4.4. Periudha kulmore e qëndresës shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu 32 1. Përforcim njohurish 33 KREU V SHQIPËRIA NËN PUSHTIMIN E PRANDORISË OSMANE 35 5.1. Rezistenca ndaj vendosjes së sundimit osman 35 5.2. Ndryshimet në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare 36 5.3. Pashallëku i Shkodrës dhe Janinës, rëndësia e tyre 37 KREU VI RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE 39 6.1. Shqipëria gjatë periudhës së tanzimatit 39 6.2. Rilindja kombëtare shqiptare 40 6.3. Rreziku i copëtimit të trojeve shqiptare 42 6.4. Lidhja shqiptare e Prizrenit 43 6.5. Përpjekjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për formimin e shtetit shqiptar 44 6.5. Përpjekjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e trojeve shqiptare 46 6.7. Zhvillimet arsimore dhe kulturore në fund të shek xix –shek xx 47 6.8. Lëvizja kombëtare shqiptare në fund të shek xix-fillimi i shek xx 48

KREU VII RRITJA E LËVIZJES KOMBËTARE DHE SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË 50

7.1. Lëvizja kombëtare shqiptare dhe turqit e rinj 50

7.2. Lufta e armatosur kundër politikës represive osmane dhe për autonominë e Shqipërisë 51

7.3. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë 53

Page 7: Histori 9 Lm

5

KREU VIII SHQIPËRIA DHE VISET E TJERA SHQIPTARE JASHTË KUFIJVE NË VITET 1912 – 1924 54

8.1. Qeveria kombëtare e Vlorës e kryesuar nga Ismail Qemali 55

8.2. Lufta për çlirimin e bashkimin kombëtar në viset e pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi (1912-1915) 56

8.3. Shqipëria gjatë regjimit të Vidit 57 8.4. Përpjekjet për shkatërrimin e popullit shqiptar 59 8.5. Shqipëria, Kosova dhe viset e tjera gjatë Luftës së I Botërore 60 8.6. Rimëkëmbja e shtetit shqiptar 61 8.7. Shqipëria në vitet 1920-1923 63 8.8. Lëvizja e Qershorit 1924 64 KREU IX SHQIPËRIA GJATË REGJIMIT TË AHMET ZOGUT 66 9.1. Republika shqiptare në vitet 1925-1928 66 9.2. Mbretëria shqiptare në vitet 1928-1939 67 9.3. Lëvizjet me karakter politik, shoqëror e kulturor 1925-1939 69

KREU X GJENDJA E SHQIPTARËVE ETNIKË NË JUGOSLLAVI DHE GREQI 71

10.1. Shpronësimi dhe shpërngulja me dhunë e shqiptarëve në Jugosllavi 71 10.2. Shpronësimi dhe shpërngulja me dhunë e popullsisë Çame 1924-1940 72 KREU XI SHQIPTARËT GJATË LUFTËS SË II BOTËRORE 74 11.1. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste 74 11.2. Organizimi dhe veprimet luftarake kundër pushtuesve fashiste italiane 76 11.3. Pushtimi i Shqipërisë nga gjermania naziste 77 11.4. Zgjerimi i luftës Naçl dhe problemi i pushtetit 78

11.5. Çlirimi i Shqipërisë, rëndësia dhe kontributi i popullit shqiptar gjatë Luftës së II Botërore 80

11.6. Kosova dhe viset e tjera shqiptare në Luftën e Dytë Botërore 81 11.7. Lufta e popullit çam kundër pushtuesve nazifashistë 82 KREU XII SHQIPËRIA GJATË REGJIMIT KOMUNIST 84 12.1. Vendosja e regjimit komunist 84 2. Përforcim njohurish 85 12.2. Marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë (1945-1960) 86 12.3. Shqipëria një shtet stalinist 88 12.4. Zgjerimi i formave të dhunës komuniste(1961-1978) 89 3. Përforcim njohurish 91 12.5. Vetizolimi i shtetit komunist 92

KREU XIII SHQIPËTARËT NË JUGOSLAVI E BOTË PAS LUFTËS II BOTËRORE 93

13.1. Kosova në vitet 1945-1948 93 13.2. Kosova në vitet 1949-1974 94 13.3. Shqiptarët në Kosovë 1974-2000 95 13.4. Diaspora shqiptare 1944-1990 97 4. Përforcim 98

Page 8: Histori 9 Lm

6

KREU XIV RËNIA E REGJIMIT KOMUNIST. FITORJA E DEMOKRACISË 100

14.1. Kriza e regjimit komunist 100 14.2. Shqipëria në vitet 1992-2000 101 5. Përforcim njohurish 102 Test (semestri i parë) 104 Test (semestri i dytë) 106 Test (vjetor) 108 Tema të tjera orësh të lira 110 Ore e lirë 1. Kosova, Shqipëria dhe Evropa sot 110 2. Kuvendi dhe kushtetuta e Shqipërisë 111 Shembull hartimi objektivash me nivele të një kapitulli 113

Page 9: Histori 9 Lm

7

PLANI I HISTORISË PËR KLASËN IX

ORË GJITHËSEJ 70

ORË TEORI 57

PËRSËRITJE 4

ORË GJITHSEJ NË DISPOZICION 9 orë

Orë 1/3= 3 orë orë 2/3=6 orë

KAPITUJT SASIA E ORËVE

KAPITULLI I 2 ORË T

KAPITULLI II 3 ORË T

KAPITULLI III 3 ORË T

KAPITULLI IV 4 ORË T

KAPITULLI V 3 ORË T

KAPITULLI VI 8 ORË T

KAPITULLI VII 3 ORË T

KAPITULLI VIII 9 ORË T

KAPITULLI IX 3 ORË T

KAPITULLI X 2 ORË T

KAPITULLI XI 8 ORË T

KAPITULLI XII 5 ORË T

KAPITULLI XIII 5 ORË T

KAPITULLI XIV 3 ORË 2 T

Page 10: Histori 9 Lm

8

Nr Kapitulli

linja Objektivat e kapitullit/linjës Tema mësimore për çdo orë

mësimi Materiali burimor Mjeti

1

1.1 Banorët e hershëm të vendit

tonë

2

KREU I

PARAARDHËSIT

E SHQIPTARËVE

2T

Në fund të kësaj tematike nxënësit të jetë të aftë: 1. Të përshkruajnë mënyrën e

jetesës së të parëve tanë 2. Të listojnë qendrat e banuara

prehistorike 3. Të përcaktojnë kohën e formimit

të etnosit ilir

1.2 Ilirët

Historia e Shqipërisë Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

Teksti

Harta e Ilirisë

3

2.1 Mbretëria e parë ilire

4 2.2 Shteti i Epirit dhe Mbretëria Dardane

5

KREU II

SHTETET ILIRE

3T

Në fund të kësaj tematike nxënësit të jetë të aftë: 1. Të listojnë mbretëritë e para ilire 2. Të përcaktojnë në hartë kufijtë e

mbretërive ilire 3. Të shpjegojnë shkaqet e luftërave

iliro-romake 4. Të identifikojnë ndryshimet e

jetës qytetare në Iliri pas pushtimit romak

2.3 Arti dhe kultura. Iliria nën Perandorinë romake

Historia e Shqipërisë Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

Harta e Ilirisë

Page 11: Histori 9 Lm

9

6

3.1 Principata e Arbrit në

shekujt e parë të Mesjetës.

7

3.2 Principatat e shek XIV.

8

KREU III

SHQIPËRIA NËN PERANDORINË

BIZANTINE

3T

Në fund të kësaj tematike nxënësit të jetë të aftë: 1. Të përcaktojnë vendin që zinin

trojet arbërore në Perandorinë Bizantine.

2. Të shpjegojnë vazhdimësinë iliro-arbërore.

3. Të tregojnë kufijtë e Principatës se Arbrit

4. 4. Të identifikoje disa aspekte te zhvillimit të arsimit, letërsisë dhe fesë në mesjetë

3.3 Kultura, arti dhe shoqëria

shqiptare në mesjetë.

Historia e Shqipërisë Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

Harta e Ilirisë

9

4.1 Sulmet e para osmane dhe

qëndresa e shqiptareve (1385-1443)

10 4.2 Fitoret e Lidhjes Shqiptare nën udhëheqjen e Skënderbeut gjatë viteve 1444-1457

11 4.3 Betejat e mëdha të viteve 60

12

KREU IV

EPOKA E GJERGJ KASTRIOTIT –

SKËNDERBEUT

4T

4.4 Vazhdimësia e qëndresës antiosmane dhe rëndësia e epokës se Skënderbeut

13 Përsëritje

Në fund të kësaj tematike nxënësit duhet të jenë të aftë të 1. Të flasin për rininë e Skënderbeut 2. Të listojnë vendimet e

Besëlidhjes së Lezhës 3. Të listojnë rrugët e përqendrimit

të pushtetit nga Skënderbeu 4. Të thonë disa nga betejat

kryesore të udhëhequr nga Skënderbeu

5. Të vlerësojnë rolin e Skënderbeut në luftën kundër osmaneve

1. Përsëritje

Historia Skenderbeut

Nga Naim Frasheri

Teksti

Teksti

Page 12: Histori 9 Lm

10

14

5.1 Organizimi politik, admini-

strative, ekonomik dhe lufta kundër sundimit osman në shek XVI-XVII

15 5.2 Ndryshimet në ekonominë

dhe shoqërinë shqiptare në shek. XVII – XVIII, bashkë-jetesa fetare.

16

KREU V

SHQIPËRIA NËN

PUSHTIMIN E PERANDORISË

OSMANE (shek. XVI-XIX)

3T

Nxënësit në fund të kësaj tematike të jenë të aftë të: 1. Të shpjegojnë kuptimin mbi

pronën 2. Të shpjegojnë kuptimin mbi

çifligun 3. Të përcaktojnë shtrirjen e

pashallëqeve të Shkodrës dhe Janinës

4. Të shpjegojnë arritjet në fushën e ndërtimeve si dhe veprat e shkrimtarëve shqiptarë

5.3 Fuqizimi i pushtetit të pashallarëve shqiptare.

Historia e Shqipërisë Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

Teksti

Teksti

17

6. 1 Shqipëria gjatë periudhës

së Tanzimatit

18 6.2 Ndryshimet në jetën ekonomike e shoqërore të vendit

19 6.3 Rilindja Kombëtare Shqiptare

20

KREU VI

RILINDJA

KOMBËTARE SHQIPTARE

(vitet 30 deri 1908

8 T

Nxënësit në fund të kësaj tematike të jetë i aftë: 1. 1.Të përkufizojnë kuptimin mbi

Rilindjen Kombëtare Shqiptare 2. Të listojnë emrat e rilindësve 3. Të listojnë vendimet e

Kongresit të Berlinit 4. Të përcaktojnë platformën e

Lidhjes së Prizrenit për pavarësi dhe rëndësinë historike?

5. Të përshkruajnë veprimtarinë e të listojnë detyrat e lidhjes për arsimin në Shqipëri

6.4 Kriza lindore e viteve 70’ dhe rreziku i copëtimit të trojeve shqiptare

Historia e Shqipërisë Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

Teksti

Letërsi shqiptare

Page 13: Histori 9 Lm

11

21 6.5 Kuvendi i Prizrenit dhe formimi i LSHP

22 6.6 Lufta e Lidhjes së Prizrenit kundër copëtimit. Formimi i Qeverisë

23 6.7 Shkolla kombëtare letërsia dhe kultura shqiptare

24

6. Të dinë rrethanat e çeljes së

Mësonjëtores shqipe të Korçës dhe ç`karakter kishte ajo

6.8 LSH e Pejës dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare në vitet 1901-1908

25

7.1 Lëvizja kombëtare

shqiptare dhe turqit e rinj 26 7.2 Kryengritjet Shqiptare në

vitet 1910-1912

27 7.3 Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

28

KREU VII

RRITJA E LËVIZJES

KOMBËTARE DHE SHPALLJA E

PAVARSISË SË SHQIPËRISË

1908-1912

3T

Nxënësit në fund të kësaj tematike të jenë të aftë: 1. Të listojnë vendimet e

Kongresit të Manastirit, Durrësit 2. Të listojnë shkaqet e

kryengritjeve te viteve1910-12 3. Të listojnë vendimet e

Memorandumi të Grecës. 4. Të përshkruajnë shpalljen e

pavarësisë 2. Përsëritje

Historia e Shqipërisë Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

Teksti

Harta e Shqipërisë

29

Nxënësit në fund të kësaj tematike të jenë të aftë: 1. Të listojnë masat që mori

8.1 Qeveria Kombëtare e Vlorës

e kryesuar nga Ismail Qemali

Historia e

Harta e Shqipërisë

Page 14: Histori 9 Lm

12

30 8.2 Copëtimi i rendë i trojeve shqiptare dhe njohja e pavarësisë së Shqipërisë

31 8.3 Lufta për çlirim e bashkim kombëtar në viset e pushtuara nga Serbia e Mali i Zi

32 8.4 Lufta kundër shovinizmit grek

33 8.5 Shqipëria gjatë regjimit të Princ Vidit

34 8.6 Shqipëria, Kosova dhe viset e tjera gjatë Luftës I Botërore

35 8.7 Mbarimi i L I B. Kongresi i Lushnjës dhe lufta për çlirim kombëtar në viset shqiptare 1920-1925

36

KREU VIII

SHQIPËRIA DHE VISET E TJERA

SHQIPTARE JASHTË KUFIJVE

NË VITET 1912-1924

8 T

qeveria e I. Qemalit. 2. Të listojnë vendimin e

Konferencës së Ambasadorëve në Londër për kufijtë dhe njohjen e pavarësisë.

3. Të shprehin format e dhunës e të terrorit serbo-malazez që shkaktuan kryengritjet shqiptare në vitin 1913

4. Të përshkruajnë ardhjen e princ Vidit në Shqipëri

5. Të përshkruajnë qëllimin e shteteve ballkanike për Shqipërinë

6. Të listojnë shkaqet e kryengritjes se Vlorës

7. Të përshkruajnë përpjekjet e shqiptarëve për forcimin e pozitave të shtetit shqiptar në vitet 1920-1923.

8. Të gjejnë shkaqet e fillimit te Revolucionit te Qershorit 1924 8.8 Shteti shqiptar në vitet

1920-1924

Shqipërisë Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

37

KREU IX

Nxënësit në fund të kësaj tematike të jenë të aftë:

9.1 Republika shqiptare 1925-

1928

Historia e Shqipërisë

Page 15: Histori 9 Lm

13

38 9.2 Mbretëria shqiptare 1928-1939

39

SHQIPËRIA GJATË REGJIMIT

TË AHMET ZOGUT

3T

1. 1-Të përshkruajnë shpalljen e Republikës dhe Mbretërisë dhe Statutin themeltar.

2. Të përshkruajnë thelbin e marrëveshjeve italo-shqiptare

3. 3. Të listojnë arsyet e Zogut për kalimin nga Republika në Mbretëri

9.3 Lëvizjet me karakter politik, shoqëror e kulturor 25-39

Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

40

10.1. Shpronësimi dhe

shpërngulja me dhunë e shqiptarëve në Jugosllavi.

41

KREU X

GJENDJA E

SHQIPTARËVE ETNIKE NË

JUGOSLLAVI DHE GREQII

1925-1940

2T

Nxënësit në fund të kësaj tematike të jenë të aftë: 1. Të përshkruajnë qëllimin e

reformës agrare për kolonizimin e Kosovës dhe shpronësimin e shqiptarëve.

2. Të listojnë format karakteristike të qëndresës së shqiptarëve dhe rezultatet e kësaj qëndrese.

10.2. Shpronësimi dhe dëbimi me dhunë i popullsisë çame në Greqi në vitet 1924-1940

Historia e Shqipërisë Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

Harta e Shqipërisë

42

11.1 Pushtimi fashist i

Shqipërisë 43 11.2-Organizimi dhe veprimet

luftarake kundër pushtuesve fashist italian

44

KREU XI

SHQIPTARËT

GJATË LUFTËS SË DYTË

BOTËRORE

Nxënësit në fund të kësaj tematike të jenë të aftë: 1. 1-Të listojnë masat që ndërmori

Italia fashiste për pushtimin e Shqipërisë dhe vendosjen e regjimit të pushtimit.

2. Të flasin për qëndresën e 11.3 Vendosja e regjimit nazist

gjerman të pushtimit

Historia e Shqipërisë Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

Harta e Shqipërisë

Page 16: Histori 9 Lm

14

45 11.4 Zgjerimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

46 11.5 Çlirimi i Shqipërisë, bilanci i luftës, rëndësia e luftës

47 11.6 Lufta Antifashiste në Kosovë e vise të tjera shqiptare

48

7T

shqiptarëve kundër pushtimit. 3. Të veçojnë programet e forcave

politike gjatë luftës 4. Të vlerësojnë rëndësinë e

Marrëveshjes së Mukjes 5. Të listojnë vendimet e

Konferencës se Bujanit

6. Të vlerësojnë kontributin e popullit shqiptar gjate luftës antifashiste NAÇL

11.7 Lufta Antifashiste e popullit çam kundër fashizmit

49

12.1 Vendosja e regjimit

komunist

50 12.2 Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera(1945-60)

51 12.3 Zbatimi i modelit stalinist në Shqipëri.(49-61)

52 12.4 Politika e jashtme e Shqipërisë (1948-1960) Forcimi i represionit të regjimit komunist

53

KREU XII

SHQIPËRIA

GJATË REGJIMIT KOMUNIST

5T

Nxënësit në fund të kësaj tematike të jenë të aftë: 1. Të listojnë masat që u morën

për vendosjen e regjimit komunist dhe formën e regjimit që u vendos.

2. Të listojnë masat kryesore të qeverisë kundër pronës private

3. Të shpjegojnë modelin sovjetik të zhvillimit.

4. Të flasim për marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet e tjera komuniste

12.5 Vetizolimi i shtetit komunist (1978-1990)

Historia e Shqipërisë Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

Harta e Shqipërisë

Teksti

Teksti

Harta e Shqipërisë

Page 17: Histori 9 Lm

15

54 Përsëritje 3. Përsëritje

55

13.1 Kosova në vitet 1945-1948

56 13.2 Kosova në vitet 1949-1974

57 13.3 Lufta për krijimin e shtetit te pavarur te Kosovës

58

KREU XIII

SHQIPTARËT NË JUGOSLLLAVI E

BOTË PAS LUFTËS DYTË

BOTËRORE

5T

Në fund të kësaj tematike nxënësit duhet të jenë i aftë të: 1. Të përshkruajnë politikën

shkombëtarizuese dhe të shpërnguljes të qeverisë jugosllave ndaj shqiptarëve

2. Të shprehin përmbajtjen e kërkesave të shqiptareve në Kosovë gjatë kryengritjeve të 68 -80

5. Të përshkruajnë përmbajtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 1990

13.4 Diaspora shqiptare

Historia e Shqipërisë Mësimdhënia e historisë në shkollë ISP

Tekst

59

14.1 Kriza e regjimit komunist

60 14.2 Shqipëria 1992 deri në vitin 2000

61

KREU XIV

RENIA E REGJIMIT

KOMUNIST DHE FITORJA E

DEMOKRACISE

2T

Në fund të kësaj tematike nxënësi të jetë i aftë të: 1. Të listojnë shkaqet e krizës

ekomomike, kryesisht në bujqësi dhe në industri.

2. Të listojnë shkaqet e shpërthimit te Lëvizjes Demokratike në Shqipëri

4. Përsëritje

Historia e Shqipërisë

Teksti

62 Orë e Lirë 1/3

1. Traditat dhe zakonet e vendit tim

Page 18: Histori 9 Lm

16

63 Orë e Lirë1/3

2. Ekskursion Mësimor në një “Qytet Muze”

64 Orë e Lirë 1/3

3. Ekspozite:Mbresat dhe kujtimet nga ekskursioni

65 Orë e Lirë 2/3

4. Konkurs me teme:”Historiani i mire” – kushtuar 28 Nëntorit

66 Orë e Lirë 2/3

5. Veprimtari :“Skënderbeu”-heroi ynë Kombëtar

67 Orë e Lirë 2/3

6. Kosova & Shqipëria -2 shtete një komb

68 Orë e Lirë 2/3

7. Liritë dhe te drejtat në një shtet demokratik

69

Orë e Lirë 2/3

8. Album për periudhën e rilindjes(foto te rilindësve, krijimet e tyre)

70 Orë e Lirë 2/3

9. Njohuri mbi Kushtetutën e RSH

Page 19: Histori 9 Lm

17

KREU I PARAARDHËSIT E SHQIPTARËVE

Mësimi 1.1. BANORËT E HERSHËM TË TROJEVE SHQIPTARE

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, shpjegim, punë e pavarur. Mjeti: Teksti, harta. Fjalë kyçe: pellazge, kultura ilire. Ecuria e orës

Hapi i parë (stuhi mendimesh)

Cilët kanë qenë paraardhësit tanë? Ku kanë banuar ata? (priten përgjigjet e nxënësve dhe listohen të gjitha në tabelë) Të parët e shqiptarëve kanë qenë pellazgët. Ata kanë jetuar në jugperëndim të gadishullit të Ballkanit ku jetojnë edhe shqiptarët e sotëm etj.

Hapi i dytë (shpjegohet ose përmblidhet materiali i ri)

Banorët e parë të truallit tonë u shfaqën në kohën e paleolitit, 30000-7000 p.Kr (Vendbanimet më të hershme ishin në Xarë, Shpellën e Gajtanit). Veglat prej stralli dëshmojnë se njerëzit e parë ushqeheshin me mishin e kafshëve dhe rrënjët e frutave. Në epokën e neolitit lindi dhe u zhvillua bujqësia. Roli i gruas në shoqërinë e kësaj kohe ishte i fuqishëm.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë mënyrën e jetesës së njerëzve në fillimet e saj. 2. Të shpjegojë krijimin e popullsisë ilire. 3. Të bëjë dallimin e jetës njerëzore gjatë periudhave të ndryshme historike.

Objektivat e Kapitullit:

• Të dinë se kur kanë filluar të banohen trojet shqiptare. • Të njohin mënyrën e jetesës së të parëve tanë. • Të mësojnë qendrat e banuara prehistorike. • Të dinë ku u vendosën ilirët në Gadishullin e Ballkanit dhe ku shtriheshin ata. • Të njohin disa nga virtytet e ilirëve.

Page 20: Histori 9 Lm

18

Nga studimi i epokës së bronzit mendohen se ilirët kishin lidhje të ngushtë me pellazgët.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Përshkruaj mënyrën e jetesës së njerëzve në fillimet e saj. Shpjego kur dhe si u formuan ilirët? Ç’lidhje kishin me pellazgët? Punë e pavarur Plotëso tabelën.

Neoliti & paleoliti në Shqipëri Epoka e bronzit Epoka e hekurit

Periudha kohore Periudha kohore Periudha kohore

Karakteristikat Karakteristikat Karakteristikat

Qendrat e banimit Qendrat e banimit Qendrat e banimit

Vlerësimi i nxënësit

Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 1.2. QYTETËRIMI ILIR NË PERIUDHËN ANTIKE

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, kllaster, mësim i drejtuar, punë e pavarur. Mjeti: teksti, materiale të grumbulluara nga nxënësit. Fjalë kyçe: koloni, qytet ilir, politesat. Ecuria e orës

Hapi i parë (Kontroll njohurish)

Kur filluan të banohen trojet shqiptare? Ç’mënyrë jetese praktikonin në këto troje? Përshkruaj mënyrën e jetesës së njerëzve në fillimet e saj.

Objektivat

Në fund të orës nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të identifikojë qytetet e para ilire. 2. Të shpjegojë shkaqet e krijimit të kolonive helene në Iliri. 3. Të vlerësojë rolin e ilirëve në burimet historike.

Page 21: Histori 9 Lm

19

Hapi i dytë

Klasa ndahet në 4 grupe. Nxënësve u jepet materiali i ri për tu lexuar. Sipas grupeve, mësuesja u jep pyetje për tu përgjigjur. 1. Kujtoni nga lashtësia kolonitë greke. Si u krijuan këto koloni në Iliri? 2. Kur lindën qytetet e para ilire dhe cilat janë karakteristikat e tyre? 3. Cilat ishin fiset e para ilire dhe trego në hartë territorin ku jetonin ato? 4. Si vlerësohen ilirët nga burimet historike?

Pasi jepen përgjigjet e nxënësve mësuesja bën një përmbledhje. Përmbledhje e materialit: Në vitin 627 para Krishtit u themelua Dyrrahu nga kolonizatorë të ardhur nga Korinti dhe Korkyra, si dhe me pjesëmarrjen e ilirëve që zotëronin kështjellën sipas skelës. Qytetet kryesore ilire ishin: Bylisi, Amantia, Dimali, Albani etj. Fiset kryesore ilire ishin: taulantët, partinët, albanët, enkelejdët. Ilirët kishin një besim politeist. Punë e pavarur:

Kllaster: Qytetet ilire

Komento: Lexoni dhe komentoni tekstin burimor (mësimi 1.2 në faqe 17).

Detyrë shtëpie: Kërko dhe interpreto fakte dhe ngjarje të ndryshme që historianë antikë kanë sjellë deri në kohën tonë. Vlerësimi i nxënësit

Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Qytetet ilire

Page 22: Histori 9 Lm

20

KREU II SHTETET ILIRE Mësimi 2.1. MBRETËRITË E PARA ILIRE

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, kontroll njohurish, shpjegim, punë e pavarur.

Mjetet: teksti, harta: Mbretëritë e para ilire.

Fjalë kyçe: Mbretëria, Ardiane, Enkelejde, Taulantëve, luftërat ilire-romake.

Ecuria e orës

Hapi i parë (Kontroll njohurish)

Ku jetonin ilirët (shtrirja gjeografike)? Nga e kanë prejardhjen ilirët? Kur u formua etnia ilire? Pse u krijuan kolonitë helene në bregdetin e Ilirisë? Pyetje: 1. Shpjego kuptimin e mbretërisë. (Mësuesja i pyet paraprakisht nxënësit për të sqaruar kujtimin e mbretërisë, të cilët e kanë hasur këtë pyetje edhe në vitet e mëparshme. Me tej, mësuesja përforcon se mbretëritë janë formacionet e para politike të pavarura që u krijuan në ketë kohë në Iliri.) 2. Thuaj emrat e disa mbretërve ilire që njihni.

Hapi i dytë (shpjegohet materiali i ri)

Mësuesja shpjegon mësimin Përmbledhje e materialit: Bazën e shtetit të Bardhylit e përbënte bashkësia e Enkelejdëve, në fushën e Korçës. Monuni ishte i pari mbret ilir që preu monedha argjendi me emrin e tij. Agroni dhe Teuta u përpoqën të shtrinin kufijtë e mbretërisë së tyre drejt jugut. Forcimi i mbretërive ilire në Adriatik shqetësoi Romën, për këtë arsye filluan luftërat ilire –romake.

Hapi i tretë

Rubrikat (plotësohen me ndihmën e mësuesit rubrikat e tekstit)

Objektivat

Në fund të orës nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të identifikojë dinastitë kryesore të mbretërive ilire. 2. Të analizojë disa nga veçoritë e zhvillimit të ilirëve nën drejtimin e dinastisë së

taulantëve dhe të ardianëve. 3. Të shpjegojë shkaqet luftërave ilire-romake.

Page 23: Histori 9 Lm

21

Pyetje

Cilat janë mbretëritë ilire? Cilat ishin ngjarjet kulmore në mbretërinë e taulantëve? Punë në grup

Grupi I: Cili ishte shkaku i luftërave ilire-maqedonasve? Grupi II: Cilat ishin shkaqet ekonomike-politike që çuan në luftërat e Ilirisë me Romën? Grupi III: Cilat ishin pasojat e luftërave ilire-romake? Vlerësimi i nxënësit

Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 2.2. SHTETI I EPIRIT DHE MBRETËRIA DARDANE

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, shpjegim, punë e pavarur.

Mjetet: Historia IX, harta: Mbretëritë Ilire.

Fjalë kyçe: Symahia Epirote, Pirro. Ecuria e orës

Hapi i parë (Stuhi mendimesh)

Ç’dini për Pirron? Mësuesja liston përgjigjet e nxënësve në tabelë dhe vazhdon mësimin.

Hapi i dytë (shpjegohet dhe përmblidhet materiali i ri)

Shteti i Epirit u formua në jug të shtetit ilir nga lumi Vjosa në Veri deri tek gjiri i Ambrakisë në Jug dhe nga malet e Pindit në lindje deri tek deti Jon në perëndim. Mbreti i parë ishte Admeti. Formimi i plotë i shtetit molos lidhet me reformat e Arribas. Gjatë kohës së Pirros shteti i Epirit zhvilloi një politikë të pavarur dhe të vendosur madje i zgjeroi kufijtë nga lumi Shkumbin deri në Vardar, e deri në Korint të Greqisë. Mbretëria Dardane në kohën e sundimit të Batos dhe Monunit shtrihej në kufijtë e Kosovës së sotme nga Nishi në veri dhe deri në Pollog të Kukësit në jug. Dardania i

Objektivat

Në fund të orës nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë krijimin e shtetit në Epir. 2. Të shpjegojë forcimin e shtetit në Epir dhe rolin që luajti Pirro në të. 3. Të nxjerrë shkaqet e luftërave iliro-maqedonase.

Page 24: Histori 9 Lm

22

punonte mirë tokat, metalet dhe ishte e njohur për blegtori. Dardanët kishin një ushtri shumë të mirë. Në shek III p. K. dardanët u mbrojtën nga sulmet kelte dhe kanë bërë luftëra të pandërprera me Maqedoninë dhe romakët. Vetëm në fund të shek. I para Krishtit dardanët e humbën pavarësinë dhe ranë nën sundimin romak.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju ( plotësohen rubrikat e tekstit) Përshkruaj: formën organizative politike në Epir. Shpjego: rolin e Pirros dhe veprimtarinë e Aleancës Epirote nën drejtimin e tij. Arsyeto: pse u zhvilluan luftërat midis mbretërisë dardane dhe asaj maqedonase? Punë në grup: Përgatit një album me portretet e Pirros, Teutës etj. Pasuroje atë me ngjarje historike dhe thënie të historianëve të kohës për ta. Punë e pavarur Plotëso tabelën e kohës.

Data

Ngjarjet që kanë ndodhur

Vlerësimi i nxënësit

Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 2.3. ILIRIA NËN PERANDORINË ROMAKE

Metoda dhe teknika: kllaster, shpjegim, punë e pavarur.

Mjetet: teksti dhe materiale plotësuese.

Fjalë kyçe province, Bato, asimilim.

Objektivat

Në fund të orës nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë vendosjen e regjimit të sundimit në Iliri. 2. Të shpjegojë shkaqet e fillimit të kryengritjes më të madhe ilire në vitet 6-9. 3. Të shpjegojë format e qëndresës ilire kundër sundimit romak.

Page 25: Histori 9 Lm

23

Ecuria e orës

Hapi i parë (kllaster-PUSHTIM)

Mësuesja i orienton nxënësit të shpjegojnë kuptimin, duke i kujtuar se ata kanë marrë njohuri edhe në klasat e kaluara, me qëllim që ata të shpjegojnë se: Vendosje e regjimit të pushtimit do të thotë vendosje e administratës politike, ushtarake e pushtuesit.

Më tej mësuesja vazhdon dhe kërkon prej nxënësve se cilat janë format e rezistencës së një populli ndaj pushtuesit (priten përgjigjet e nxënësve: kryengritjet, revolta etj).

Hapi i dytë (përmbledhje e materialit të ri)

Vendosja e administratës romake në Iliri u bë pas rënies së Mbretërisë Ilire më 168 p. K. Kryengritja më e madhe ilire ishte ajo e viteve 6-9 pas K. Gjatë shek II pas K. në Dyrrah u ndërtua amfiteatri, banjat publike, biblioteka, ndërsa në Bylis u rindërtua teatri, shëtitoret dhe faltoret e zbukuruara me skulptura. Ilirët i mbijetuan asimilimit romak.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Listo: masat që morën romakët për vendosjen e regjimit të sundimit në Iliri. Shpjego: shkaqet e kryengritjeve ilire. Si u zhvilluan ato? Trego: si qeveriseshin qytetet ilire gjatë sundimit romak? Argumento: si u shpreh qëndresa ilire ndaj asimilimit romak? Jep mendimin tënd se ç’rëndësi pati qëndresa ilire. Plotëso tabelën e kohës.

Data

Ngjarjet që kanë ndodhur

Komento: tekstin burimor të mësimit 2.3 në faqen 17.

Punë në grup ose Detyrë shtëpie: përgatit albumin me temë “Qytetërimi Ilir”. Vlerësimi i nxënësit

Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Pushtim

Page 26: Histori 9 Lm

24

KREU III SHQIPËRIA NËN PERANDORINË BIZANTINE

Mësimi 3.1. SHQIPËRIA NË SHEKUJT E PARË TË MESJETËS

Metoda dhe teknika: Kontroll njohurish, shpjegim, punë e pavarur.

Mjetet: teksti, harta “Shqipëria nën Perandorinë Bizantine”.

Fjalë kyçe: Arbëri, dyndjet barbare sllave, perandoria Bizantine. Ecuria e orës

Hapi i parë

Cilët ishin banorët më të lashtë të Ballkanit? Kush ishin pasardhës të pellazgëve? Ku bazohemi ne për këtë pohim ?

Hapi i dytë (shpjegohet ose përmblidhet materiali i ri)

Në vitin 395, perandoria romake u nda në dy pjesë. Perandoria Romake e Perëndimit me qendër në Romë dhe e Lindjes me qendër Bizantin. Provincat e Ilirisë kaluan në

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë gjendjen e trevave shqiptare në Perandorinë Bizantine. 2. Të listojë pasojat e dyndjeve sllave në trojet e banuara shqiptare. 3. Të argumentojë rëndësinë e “Kulturës së Komanit” për vazhdimësinë

ilire-shqiptare.

Objektivat e Kapitullit:

• Të përshkruajnë gjendjen e trojeve shqiptare në Perandorinë Bizantine. • Të argumentojnë vazhdimësinë ilire-shqiptare. • Të përshkruajnë ndryshimet kryesore që solli zhvillimi i marrëdhënieve

feudale. • Të përshkruajnë vendin dhe rolin e Principatës së Arbrit. • Të përshkruajnë tiparet më të rëndësishme të zhvillimit të marrëdhënieve

feudale në qytete dhe fshatra. • Të rendisin disa nga elementet kryesore të vetëqeverisjes së qyteteve. • Të përcaktojnë përmasat e ngulimeve shqiptare në Greqi në atë kohë. • Të përmendin dhe të përshkruajnë disa nga aspektet e zhvillimit të arsimit,

letërsisë dhe të fesë në Mesjetë.

Page 27: Histori 9 Lm

25

perandorinë e Bizantit për gati 10 shekuj me radhë. Në provincat ilire u përhap krishterimi, Kostandini e bëri atë fe zyrtare të Perandorisë. Në fillim të mesjetës, fiset barbare të gotëve, hunëve kaluan nëpër Ballkan. Ata plaçkiten territoret, shkatërruan qytetet, dogjën fshatrat dhe zunë shumë robër. Me hyrjen sllave në Iliri u ngushtuan së tepërmi territoret ilire. Në pjesën jugore të Ilirisë, popullsia i bëri ballë sllavizmit. Vazhdimësia ilire-shqiptare vërtetohet nga dëshmitë historike të “Kulturës së Komanit”.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Përshkruaj: trevat shqiptare në Perandorinë Bizantine. Analizo: përhapjen e krishterimit në trevat shqiptare. Listo: rrjedhimet e dyndjeve sllave në Ballkan. Komento: Kultura e Komanit është prova më e prekshme e periudhës së kalimit nga besimi pagan në besimin e krishterë. Punë e pavarur Plotëso tabelën: Kultura e Komanit mbështetet në:

Burime arkeologjike Elementë kulturore Shkenca gjuhësore

Mësimi 3.2. PRINCIPATA E ARBRIT, SHTETI I PARË MESJETAR

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, mësim i drejtuar, punë e pavarur (diagram Veni) Mjetet: teksti, harta, Principata e Arbrit. Fjalë kyçe: pronjë, Principata e Arbrit. Ecuria e orës

Hapi i parë

Ç’dini për vazhdimësinë ilire-shqiptare? Cilat qenë rrjedhojat e dyndjes sllave? Si u përhap krishterimi në Shqipëri?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë kuptimin mbi pronën. 2. Të shpjegojë formimin e Principatës së Arbrit. 3. Të krahasojë pozitën e shqiptarëve nën sundimin serb me atë anzhuin.

Page 28: Histori 9 Lm

26

Hapi i dytë

Klasa ndahet në grupe. U jepet materiali i ri për tu lexuar dhe ndërkohë mësuesja u shpërndan pyetjet të cilat duhet t’i përgjigjen. 1. Çfarë ishte bashkësia fshatare? 2. Shpjego kuptimin e pronës. 3. Pse prona u bë baza e marrëdhënieve feudale në Perandorinë Bizantine? 4. Listo shkaqet e krijimit të zotërimeve autonome në territorin Shqiptar. 5. Si u formua Principata e Arbrit? 6. Cilat janë të veçantat e Principatës së Arbrit në kohën e Dhimitrit? 7. Trego se ç’ndodhi me principatën e Arbrit pas vdekjes së Dhimitrit?

Përmbledhje e materialit të ri: Prona u bë baza e marrëdhënieve feudale në Perandorinë Bizantine. Principata e Arbrit përfshinte territoret midis Durrësit, Dibrës, Ohrit, i cili kishte si kryeqendër kështjellën e Krujës. Periudha nën sundimin e Stefan Dushanit karakterizohet nga shtypja e nënshtrimi i shqiptarëve dhe nga kthimi i tyre me dhunë në fenë ortodokse serbe.

Hapi i tretë

Punë e pavarur

1. Lidh me shigjetë (rubrika e tekstit). 2. Diagram Veni: Krahaso pozitën e shqiptarëve nën sundimin serb me atë anzhuin.

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 3.3. PRINCIPATAT E SHEK XIV

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojë principatat e shek XIV. 2. Të shpjegojë përbërjen e shoqërisë shqiptare në shekujt e parë të mesjetës. 3. Të arsyetojë për zhvillimin kulturor të shoqërisë shqiptare në këtë periudhë.

Sundimi serb

Sundimi anzhuin

Të përbashkëta

Page 29: Histori 9 Lm

27

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, kontroll njohurish, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: Teksti, harta (Principatat shqiptare në shek XIV). Fjalë kyçe: Topiajt, Muzakajt, emigracion, Formula e Pagëzimit. Ecuria e orës

Hapi i parë

(Duke ju referuar lëndës së letërsisë, nxënësit pyeten nëse, e dinë se cili ka qenë dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe.) Pyetje

1. Pse Perandoria Bizantine u bëri lëshime fisnikëve shqiptarë? 2. Trego në hartë ku shtrihej Principata e Arbrit? 3. Kush ishin princërit e parë të saj? 4. Ç’tregon krijimi i principatave?

Hapi i dytë

(Pasi mësuesja dëgjon përgjigjet e nxënësve, jep një përmbledhje për rrugën se si u formuan këto principata.) Përmbledhje e materialit të ri: Dobësimi i pushtetit bizantin nga kryqëzatat. Privilegjet ndaj princërve shqiptarë që çuan në forcimin e tyre, ardhja e turqve etj. Listohen disa nga familjet më të mëdha shqiptare të kohës. shpjegon procesin e bujkrobërisë në shoqërinë shqiptare, tregon se dokumenti i parë zyrtar në gjuhën shqipe është Formula e Pagëzimit (1462).

Hapi i tretë

Punë e pavarur Plotëso tabelën duke shpjeguar kuptimin e fjalëve.

Aristokracia feudale Bujq Statutet e

vetëqeverisjes Kleri

Listo emrat e disa principatave në Shqipëri. Trego në hartë shtrirjen e principatave shqiptare. Shpjego si u zhvillua procesi e bujkrobërisë ? Arsyeto pse shkrimet kishin përmbajtje fetare? Detyrë Shtëpie (Teksti: punë në grup. Mblidh materiale dhe të dhëna dhe krijo albumin: Shqipëria në periudhën bizantine) Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 30: Histori 9 Lm

28

KREU IV EPOKA E GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUT

Mësimi 4.1. SULMET E PARA OSMANE DHE QËNDRESA E SHQIPTARËVE

Metoda dhe teknika: Kontroll Njohurish, Mësim i Drejtuar, Diagrami Venit. Mjetet: teksti, harta e Shqipërisë në shek XIV-XV. Fjalë kyçe: pushtim, sanxhak, qëndresë. Ecuria e orës

Hapi i parë

Ç’është pronja? Si ishte gjendja e Shqipërisë në sundimin bizantin?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojë betejat e para të krerëve shqiptarë dhe ballkanas kundër turqve. 2. Të shpjegojë kuptimin e regjimit feudal ushtarak osman në Shqipëri. 3. Të identifikojë shkaqet e shpërthimeve të kryengritjeve anti-osmane në

Shqipëri.

Objektivat e Kapitullit:

• Të njohin gjendjen e Shqipërisë e të Ballkanit në prag të pushtimit osman. • Të tregojnë ecurinë e pushtimeve osmane në Ballkan e në Shqipëri dhe

pasojat e tyre. • Të tregojnë shkaqet e kryengritjeve anti-osmane në Shqipëri. • Të njohin shtrirjen e principatës së Kastriotëve, rininë dhe karrierën e

Skënderbeut. • Të vlerësojnë domosdoshmërinë e mbajtjes së Kuvendit të Lezhës dhe

vendimet e saj. • Të tregojnë për fitoret e para të Lidhjes Shqiptare të Lezhës dhe ç`rendësi

patën ato. • Të njihen me zhvillimin e luftës së shqiptarëve kundër Venedikut. • Të përcaktojnë betejat e mëdha të Skënderbeut kundër osmaneve,

përfundimi i tyre. • Të listojnë rrjedhojat e pushtimit osman duke nxjerrë në pah rëndësinë e

veçoritë historike të epokës së Skënderbeut.

Page 31: Histori 9 Lm

29

Hapi i dytë

Nxënësit ndahen në grupe, u jepet materiali për të lexuar dhe u jepen pyetje për të zhvilluar: 1. Cilët janë faktorët që bënë të mundur hyrjen e osmanëve në Ballkan? 2. Kur hynë turqit për herë të parë në Ballkan? 3. Pse krerët ballkanikë u përpoqën të bënin koalicione ndërmjet tyre? 4. Cilat ishin betejat kryesore antiosmane? 5. Si përfunduan këto beteja? 6. Ç’është timari? 7. Si e priten fisnikët shqiptarë ardhjen e turqve? 8. Cilat ishin familjet fisnike më të mëdha në Shqipëri?

Përmbledhje e materialit të ri: Turqit osman u shfaqën në Shqipëri në vitin 1380. Në territoret e pushtuara, turqit vendosën sistemin feudal ushtarak. Familjet më të mëdha të kohës si ajo e Kastrioitëve, Aranitasve, Zenepishtave udhëhoqën qëndresën antiosmane.

Hapi i tretë

Punë e pavarur Diagram Veni: Krahaso Pronjën dhe Timarin.

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 4.2. FITORET E LIDHJES NËN UDHËHEQJEN E SKËNDERBEUT

Metoda dhe teknika: Kllaster, shpjegim, punë e pavarur, lojë në role. Mjetet: teksti materiale të grumbulluara të nxënësve (cd, laptop, video projektor). Fjalë kyçe: Skënderbeu, Lidhja e Lezhës.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë veprimtarinë Skënderbeut në krye të luftës së popullit shqiptar.

2. Të shpjegojë domosdoshmërinë e mbajtjes së kuvendit të Lezhës. 3. Të vlerësojë vendimet e Kuvendit të Lezhës.

Pronja Timari

Të përbashkëta

Page 32: Histori 9 Lm

30

Ecuria e orës

Hapi i parë

(mënyra e parë me kllaster, mënyra e dytë mund të shfaqet pjesë nga filmi Skënderbeu) Kllaster: Rinia e Skënderbeut.

Hapi i dytë

Përmblidhet materiali i ri: Në 28 Nëntor1443 Gjergj Kastrioti ngriti flamurin e Kastriotëve në kështjellën e Krujës dhe shpalli çlirimin e vendit. Kuvendi i Lezhës (2 mars 1444) ishte një bashkim politik-ushtarak i krerëve shqiptarë. Vendimet më të rëndësishme të saj ishin: a) Krijimi i një arke të përbashkët; b) krijimi i një ushtrie të përbashkët. Fitorja e parë e bujshme e udhëhequr nga Skënderbeu u arrit në 1444, në fushën e Torviollit.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Përshkruaj: rininë e Skënderbeut. Cito: fjalët e Skënderbeut kur hyri në Krujë. Listo: vendimet e Kuvendit të Lezhës. Shpjego: Pse Skënderbeu vendosi t’i mbajë të bashkuar në një besëlidhje krerët shqiptarë? Përse duhej ky bashkim? Jep mendimin tënd: Pse feudalët shqiptar nuk kishin korrur fitore kundër turqve para ardhjes së Skënderbeut? Komentoni: Skënderbeu ishte “i pari mes të barabartëve”. Lexo: tekst burimor i mësimit 4.2 në faqen 38. Lojë në role: Nga libri historia e Skënderbeut përgatit skemën e ardhjes së Skënderbeut në Krujë ose një pjesë tjetër që i pëlqen nxënësve. Gjyko: si është vlerësuar Skënderbeu në historiografinë shqiptare. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 33: Histori 9 Lm

31

Mësimi 4.3. SHTETI I SKËNDERBEUT

Fjalë kyçe: Përqendrim i pushtetit, “Zot i Arbërisë”. Mjetet: harta: Shteti i Skënderbeut, teksti. Metoda dhe teknika: ERR. Ecuria e orës

Hapi i parë

Përshkruaj Rininë e Skënderbeut. Shpjego perse u mblodhën shqiptarët në kuvend? Cilat ishin vendimet e Lidhjes së Lezhës?

Hapi i dytë (DRTA)

Klasa ndahet në grupe, u jepet materiali i ri për të lexuar dhe i shpërndahen pyetjet për t’iu përgjigjur. 1. Trego rrugët që përdori Skënderbeu për të mbajtur të bashkuar shqiptarët. 2. Shpjego si funksiononte shteti i Skënderbeut? 3. Pse themi që shteti i Skënderbeut kishte tiparet e një shteti të kohës? 4. Përshkruaj simbolet e shtetit të Skënderbeut dhe lidhjen me simbolet e

sotme shqiptare. 5. Me cilat shtete lidhi marrëdhënie miqësore, Skënderbeu? 6. Pse ishin të interesuara shtetet perëndimore për luftën e Skënderbeut?

Përmbledhje e materialit: Skënderbeu arriti të detyrojë anëtarët e Lidhjes që të vinin në dispozicion të tij territorin, kështjellat. Skënderbeu e organizoi shtetin në formën e monarkisë feudale. Marrëdhëniet miqësore Skënderbeu lidhi me Mbretërinë e Napolit, Republikën e Raguzës, Papatin.

Hapi i tretë

Punë e pavarur Kllaster - Tiparet e shtetit të Skënderbeut.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të tregojë rrugët që ndoqi Skënderbeu për përqendrimin e pushtetit. 2. Të shpjegojë organizimin e shtetit të Skënderbeut. 3. Të arsyetojë mbi qëndrimin e shteteve evropiane ndaj luftës së Skënderbeut.

Evok

im

Rea

lizim

i ku

ptim

it R

efle

ktim

Tiparet e shtetit të Skënderbeut

Page 34: Histori 9 Lm

32

Komento: Përse Skënderbeu është konsideruar si “Mbrojtës i Krishterimit? Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 4.4. PERIUDHA KULMORE E QËNDRESËS SHQIPTARE TË

UDHËHEQUR NGA SKËNDERBEU

Fjalë kyçe: përçarje, rrethimet e Krujës, vdekja e Skënderbeut. Mjetet: Harta: Periudha kulmore e qëndresës shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu. Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, mësim i drejtuar, kllaster. Ecuria e orës

Hapi i parë

Trego rrugët që ndoqi Skënderbeu për përqendrimin e pushtetit. Shpjego organizimin shtetëror të shtetit të Skënderbeut? Cili ishte boshti i marrëdhënieve të Skënderbeut?

Hapi i dytë

Klasa ndahet në grupe, u jepet materiali i ri për të lexuar dhe i shpërndahen pyetjet për t’ju përgjigjur. 1. Cilat ishin vështirësitë e para për Skënderbeun dhe shtetin e tij? 2. Cili ishte qëllimi i Skënderbeut për të shtrirë pushtetin drejt jugut? 3. Çfarë rrugësh dhe forma përdorën turqit për nënshtrimin e popullit shqiptar

(rrethimet e Krujës)? 4. Cilat ishin betejat më të mëdha të viteve 60? 5. Cili ishte qëndrimi i Venedikut ndaj luftës së popullit Shqiptar? 6. A vazhdoi qëndresa shqiptare edhe pas vdekjes së Skënderbeut

Përmblidhet materiali i ri: Periudha kulmore e qëndresës shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu i përket viteve 1450-1467. Në këtë periudhë veçojmë qëndresën heroike të shqiptarëve në tri rrethimet e Krujës.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë vështirësitë që i dolën Skënderbeut në shtetin e tij. 2. Të përshkruajë betejat më të mëdha të viteve 60. 3. Të vlerësojë rëndësinë e luftës së Skënderbeut kundër sundimit osman.

Page 35: Histori 9 Lm

33

Hapi i tretë

Punë e pavarur 1-Kllaster Rëndësia e luftës së Skënderbeut.

2-Lidh me shigjetë (rubrika e tekstit). 3-Listo emrat e disa figurave të njohura historike që luftuan përkrah Skënderbeut. 4-Bëj një ese me temë: Skënderbeu, heroi ynë kombëtar. Detyrë Shtëpie: Krijo një album me foto për periudhën e Skënderbeut. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Përsëritje 1. PËRFORCIM NJOHURISH

Metoda dhe teknika: bisedë, diskutim, punë e pavarur. Mjetet: Teksti, materiale plotësuese. Ecuria e orës

Hapi i parë

Lidhni datat me ngjarjet. Beteja për kështjellën e Sfetigradi 1457 Beteja e Ujëbardhës 1467 Rrethimi i II i Krujës 1448 Rrethimi i III i Krujës 1466

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë rëndësinë e luftës së popullit shqiptar kundër osmaneve. 2. Të shpjegojë krijimin e principatave shqiptare në shek XIV-XV. 3. Të shpjegojë organizimin e shtetit të Skënderbeut.

Rëndësia e luftës së Skënderbeut

Page 36: Histori 9 Lm

34

Analizoni: 1. Cilat ishin arsyet e përparimit të shpejtë të turqve osmanë në Ballkan? 2. A mund të themi që pushtimi turk ishte një hap prapa për Shqipërinë? 3. A depërtuan marrëdhëniet feudale në fshatin shqiptar?

Shpjegoni: b-Pse ishin të detyruar princat shqiptar, t’i bindeshin Skënderbeut? c-Shpjego kuptimin e “Besëlidhjes” si një bashkim politik e ushtarak. Argumento: Pse shteti i Skënderbeut kishte tiparet e një shteti monarkik të tipit feudal? Shpjego ndërtimin e shtetit të Skënderbeut. Plotësoni tabelën.

Aleatët e Skënderbeut Vende jo aleate

Shpjego konceptet a. Aleancë familjare b. Emigracion c. Timar d. Spahinj, vasalë e. traktat paqe f. fushatë ushtarake g. përqendrimi i pushtetit

Punë e pavarur Bëj një ese me temë: “Qëndresën heroike e shqiptarëve në mbrojtjen e kështjellës së Krujës”.

Page 37: Histori 9 Lm

35

KREU V SHQIPËRIA NËN PUSHTIMIN E PRANDORISË OSMANE

Mësimi 5.1. REZISTENCA NDAJ VENDOSJES SË SUNDIMIT OSMAN

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: Teksti dhe harta. Fjalë kyçe: sanxhak, xhize, kuvend. Ecuria e orës

Hapi i parë (stuhi mendimesh) Mësuesja pyet nxënësit paraprakisht:

Argumento përgjigjen: A mendoni se ka vazhduar rezistenca antiosmane pas vdekjes së Skënderbeut? Pse?

Hapi i dytë

Shpjegohet materiali i ri: Sistemi i timarit ishte sistemi kryesor mbi të cilën u organizua ekonomia dhe ushtria osmane. Sundimi osman ngjalli pakënaqësi në

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojë masat që mori Perandoria Osmane për të forcuar sundimin e vet në Shqipëri.

2. Të tregojë format e rezistencës antiosmane. 3. Të shpjegojë qëllimin e organizimit të kuvendeve shqiptare.

Objektivat e Kapitullit:

• Të listojnë masat që mori Perandoria Osmane për të forcuar sundimin e vet në Shqipëri.

• Të vërejnë ndryshimet e tjera që u vunë re nëpër qytetet e tjera shqiptare. • Të përshkruajnë qëllimin kryesor të kuvendeve shqiptare dhe atyre

ballkanike. • Të njohin rolin e shkollave katolike në shek. VIII në përhapjen e arsimit

shqip. • Të njohin rëndësinë e veprave të shkrimtarëve shqiptare në shek. VI-VII

edhe për tiparet e epikës legjendare. • Të shpjegojnë kuptimin mbi çifligun. • Të përcaktojnë shtrirjen e pashallëqeve të Shkodrës dhe Janinës.

Page 38: Histori 9 Lm

36

shoqërinë tradicionale shqiptare, pasi solli me vete një realitet krejt tjetër për popullin shqiptar. Format e kundërshtimit të sundimit osman ishin nga ato të armatosura dhe deri në organizime të nivelit të kuvendeve ballkanike.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Trego si u bë ndarja administrative në Shqipëri? Shpjego: Pse toka u bë pronë e shtetit turk? Listo: detyrimet që duhet të paguante fshatari shtetit turk. Cilat ishin format e rezistencës antiosmane shqiptare dhe ballkanike? Arsyeto: pse u kundërshtua me forcë vendosja e regjimit të timarit? Punë e pavarur Plotëso tabelën.

Romake Bizantine Osmane Shqipëria u nda në njësi administrative në kohën e Perandorisë

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 5.2. NDRYSHIMET NË EKONOMINË DHE SHOQËRINË SHQIPTARE

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, mësim i drejtuar, punë e pavarur. Mjetet: Historia IX. Fjalë kyçe: çiflig, islamizimi i shqiptarëve. Ecuria e orës

Hapi i parë (stuhi mendimesh)

Cilat janë llojet e besimeve në Shqipëri? Pse në Shqipëri ka 3 besime?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të vërejë ndryshimet e tjera që u vunë re nëpër qytetet e tjera shqiptare. 2. Të shpjegojë kuptimin mbi çifligun. 3. Të arsyetojë mbi ndikimin e fesë islame tek shqiptarët.

Page 39: Histori 9 Lm

37

Hapi i dytë

Nxënësit ndahen në grupe, lexojnë mësimin dhe mësuesi drejton pyetjet. 1. Si është gjendja e Shqipërisë para pushtimit turk? 2. Po gjatë pushtimit turk? 3. Si u shpreh rimëkëmbja e qyteteve? 4. Si lindën çifligjet? 5. Kush përfshihej në çiflig? 6. Ç’ishte fshatari raja? 7. Pse një pjesë e popullsisë shqiptare u islamizua? 8. Listo shkaqet e islamizimit të popullsisë? 9. Cilat janë karakteristikat e kulturës shqiptare në shek XVI-XVIII?

Përmbledhje e materialit të ri: Me gjithë dëmet dhe shkatërrimet nga pushtimi osman, qytetet shqiptare filluan ta rimerrnin veten dhe të shndërrohen në qendra ekonomike. Krijimi i çifligjeve shënon kalimin nga prona shtetërore në pronën private. Me islamizimin masiv të shqiptarëve dhe përhapjen e kulturës islame, kulturës shqiptare iu shtua edhe një dimension i ri krahas asaj katolike dhe ortodokse.

Hapi i tretë

Punë e pavarur Bëj ese me temë: Bashkëjetesa shqiptare me tre besime. Detyrë Shtëpie (punë në grup): përgatit një album me disa nga ndërtesat fetare më të njohurat në Shqipëri. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 5.3. PASHALLËKU I SHKODRËS DHE JANINËS, RËNDËSIA E TYRE

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, shpjegim, punë e pavarur (diagram Veni). Mjeti: teksti, harta e pashallëqeve shqiptare. Fjalë kyçe: Pashallëk, Bushatllinjtë, Ali Pashë Tepelena.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë kuptimin mbi pashallëqet. 2. Të tregojë hapësirat e shtrirjes së pashallëqeve të Shkodrës dhe Janinës. 3. Të bëjë dallimin mes dy pashallëqeve.

Page 40: Histori 9 Lm

38

Ecuria e orës

Hapi i parë (Kontroll njohurish)

Klasa ndahet në dy grupe. Secilit grup u jepet 5 minuta kohë të japin përgjigje për: Principatat Mbretërinë (informacione që i kanë marrë në mësimet e kaluara)

Hapi i dytë

Shpjegohet materiali i ri: Pashallëqet janë formacione politike-shtetërore autonome brenda hapësirave të Perandorisë Osmane. Pashallëqet u krijuan si rezultat i dobësimit të pushtetit qendror osman. Drejtuesit e dy pashallëqeve nuk nguruan që për interesat e tyre të vendosnin lidhje edhe me armiqtë e shtetit osman.

Hapi i tretë

Përkufizo: Çfarë janë pashallëqet? Trego: historinë e krijimit të pashallëkut të Shkodrës. Arsyeto: pse drejtuesit e dy pashallëqeve, ndonëse vetë ishin myslimanë, u treguan shumë të kujdesshëm që pranë tyre të kishin edhe elementë të krishterë? Punë e pavarur: (Diagram Veni) Krahaso Pashallëkun e Shkodrës dhe të Janinës.

Pashallëku Shkodrës

Pashallëku Janinës

Të përbashkëta

Detyrë Shtëpie: Përgatit një album me foto dhe materiale të tjera me temë “Pashallëqet”. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 41: Histori 9 Lm

39

KREU VI RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Mësimi 6.1. SHQIPËRIA GJATË PERIUDHËS SË TANZIMATIT

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, mësim i drejtuar, diagram Veni. Mjetet: teksti. Fjalë kyçe: Reformat e Tanzimatit. Ecuria e orës

Hapi i parë (Kontroll njohurish)

1. Cilat janë masat që mori shteti turk për vendosjen e regjimit të pushtimit? 2. Çfarë tregon krijimi i Pashallëqeve? 3. Çfarë duhet të bënte në këtë fazë Perandoria Osmane?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojë shkaqet e kryengritjeve në Shqipëri. 2. Të vërejë ndryshimet në jetën ekonomike dhe sociale në trojet shqiptare. 3. Të shpjegojë kuptimin mbi reformat e Tanzimatit.

Objektivat e Kapitullit:

• Të përshkruajnë qëllimin e reformës në perandorinë osmane. • Të listojnë shkaqet e kryengritjeve në Shqipëri. • Të përkufizojnë kuptimin mbi Rilindjen Kombëtare Shqiptare. • Të listojnë emrat e rilindësve. • Të përshkruajnë nevojën e thirrjes së kuvendit të përgjithshëm shqiptar. • Të listojnë vendimet e Kongresit të Berlinit. • Të përcaktojnë platformën e Lidhjes së Prizrenit për pavarësi. • Të përshkruajnë formimin e Qeverisë së Përkohshme në Prizren dhe

Kuvendit të Pejës. • Të listojnë masat që morën ato. Të vlerësojnë rëndësinë historike të tyre. • Të përshkruajnë veprimtarinë e të listojnë detyrat e lidhjes për arsimin në

Shqipëri. • Të njohin se cilat ishin shoqëritë kryesore në diasporën shqiptare dhe ç`rol

luajtën ato.

Page 42: Histori 9 Lm

40

Hapi i dytë (DRTA)

Pasi nxënësit kanë lexuar mësimin, i përgjigjen këtyre pyetjeve. a. Listo masat që mori Porta e Lartë për të dalë nga kriza? b. Cili ishte qëllimi i Portës së Lartë me këto reforma? c. Pse shqiptarët i përjetuan rëndë këto reforma? d. Shpjego pse u pritën me armë reformat e Tanzimatit? e. Cilat janë ndryshimet që u vunë re në jetën ekonomike dhe sociale të trojeve

shqiptare? Përmbledhje e materialit të ri: Me zbatimin e reformave në Shqipëri, Porta e Lartë synonte nënshtrimin dhe shfrytëzimin e shqiptarëve, prandaj ata reaguan me rezistencë të armatosur. Gjatë shek XIX, si rrjedhojë e zhvillimit ekonomik u fuqizua shtresa borgjeze e shoqërisë shqiptare që luajti rol të rëndësishëm në rrjedhat politike të vendit

Hapi i tretë

Punë e pavarur: (Diagrami i Venit) Bëj dallimet midis fshatarit çifçi dhe fshatarit të lirë.

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 6.2. RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, kllaster, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: Historia 9. Fjalë kyçe: Rilindje.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përkufizojë kuptimin mbi Rilindjen Kombëtare Shqiptare. 2. Të shpjegojë përmbajtjen e programit të Rilindjes kombëtare shqiptare për

çdo fazë. 3. Të arsyetojë mbi evoluimin e programit të Rilindjes nga njëra fazë në tjetrën.

Fshatari çifçi

Fshatari i lirë

Të përbashkëta

Page 43: Histori 9 Lm

41

Ecuria e orës

Hapi i parë (stuhi mendimesh)

Thoni emrat e disa rilindësve. Thoni disa vepra të rilindësve. Çfarë kanë në përmbajtjen e tyre këto vepra?

Hapi i dytë

Kllaster Ç’ju kujton termi RILINDJE?

Hapi i tretë (shpjegohet materiali i ri)

Lëvizja kombëtare shqiptare është një lëvizje kulturore-politike-ekonomiko-shoqërore që u zhvillua në kushtet e shthurjes së Perandorisë Osmane. Ajo synonte të zgjidhte çështjet kombëtare shqiptare, si bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm e të pavarur, që do ti hapte rrugë zhvillimit dhe përparimit të vendit. Faza e I përfshin 1930-1877 (përfshin periudhën e konsolidimit e të formimit të shqiptarëve si komb). Faza II përfshin 1878-1881 (u krijua Lidhja e Prizrenit që përpunuan një program politik të lëvizjes kombëtare për mbrojtjen e territoreve shqiptare dhe formimin e shtetit autonom shqiptar.). Faza III 1881-1908 përfaqëson një lëvizje me forma të reja organizimi politik dhe ushtarak Faza IV1908-1912 mbaron me Shpalljen e Pavarësisë.

Hapi i katërt (Arsyeto dhe përgjigju)

Përkufizo Rilindjen Kombëtare. Argumento: Si ka evoluar programi i Rilindjes nga njëra fazë tek tjetra? Cilat ishin idetë e rilindësve në veprat e tyre? Konkretizo mësimin me disa nga veprat e rilindësve. Punë e pavarur Plotëso tabelën e programit të Rilindjes Kombëtare.

Fazat

Përmbajtja Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Ç’ju kujton termi RILINDJE

Page 44: Histori 9 Lm

42

Mësimi 6.3. RREZIKU I COPËTIMIT TË TROJEVE SHQIPTARE

Metoda dhe teknika: ERR. Mjetet: teksti dhe materiale plotësuese, hartë. Fjalë kyçe: traktati i Shën Stefanit, Kriza Lindore. Ecuria e orës

Hapi i parë (Kontroll njohurish)

Cili është kuptimi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare? Cilat janë fazat e veprimtarisë se saj? Arsyeto si ka evoluar programi i Rilindjes Kombëtare në etapa të ndryshme? Listo emrat e disa rilindësve. Cilat kanë qenë veprat më të mira të Rilindësve?

Hapi i dytë

Kujto: Naçertanian dhe Megali Idea. Thoni përmbajtjen dhe qëllimin e këtyre dy projekteve. Përmbledhje e materialit të ri: Të gjitha shtetet fqinje të Shqipërisë synonin të zgjeronin territoret e tyre në kurriz të Shqipërisë, të tilla synime kishte mali i Zi, Serbia dhe Greqia. Me 3 mars 1878 në Shën Stefan u bë traktati i Shën Stefanit i cili me vendimet e tij la jashtë trojeve shqiptare më shumë se gjysmën e territoreve shqiptare. Përballë rrezikut të trojeve shqiptare Rilindja Kombëtare shqiptare u paraqit me një platformë të re: Shqipëri Autonome brenda Perandorisë Osmane. Me 1877 në Janinë u krijua Komiteti për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare, në krye të së cilit ishte Abdyl Frashëri.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Cili është kuptimi i krizës lindore? Identifiko: cilat ishin synimet e shteteve fqinje ndaj Shqipërisë? Shpjego: çfarë rreziku sillte traktati i Shën Stefanit. Argumento: në çfarë mënyre reagoi LKSH ndaj traktatit të Shën Stefanit.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë synimet e shteteve fqinje ndaj Shqipërisë. 2. Të shpjegojë rrezikun që sillte Traktati i Shën Stefanit. 3. Të argumentojë reagimin e Lëvizjes kombëtare shqiptare ndaj traktatit të

Shën Stefanit.

Evok

im

Rea

lizim

i ku

ptim

it R

efle

ktim

Page 45: Histori 9 Lm

43

Punë e pavarur Plotëso tabelën.

Rryma Autonomiste E moderuar

Programi

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 6.4. LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

Metoda dhe teknika: Stuhi mendimesh, shpjegim, punë e pavarur, diagram Veni. Mjetet: teksti, harta: Shqipëria dhe Kriza Lindore. Fjalë kyçe: Kongresi i Berlinit, Lidhja e Prizrenit. Ecuria e orës

Hapi i parë (Kontroll njohurish)

Ç’është Kriza Lindore? Cili ishte rreziku i Traktatit të Shën Stefanit për Shqipërinë? Cili ishte programi i Rilindjes Kombëtare për Shqipërinë?

Hapi i dytë

U tregohet fëmijëve një foto e shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, ose pyeten se çfarë kanë dëgjuar për të. Listohen në tabelë përgjigjet e nxënësve.

Hapi i tretë

Shpjegohet ose përmblidhet materiali i ri: Rreziku i copëtimit të trojeve shqiptare i mblodhi shqiptarët në Kuvendin e Prizrenit me 10 Qershor 1878. Ai e shpalli lidhjen një organizatë politike e ushtarake. Delegatët ishin në një mendim: Mbrojtjen e trojeve shqiptare nga rreziku. Kjo lidhje me qendër në Prizren u shtri në të gjithë Shqipërinë.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojë vendimet e Kongresit të Berlinit. 2. Të përshkruajë nevojën e thirrjes së Kuvendit të Përgjithshëm shqiptar. 3. Të përcaktojë platformën e Lidhjes së Prizrenit për pavarësi.

Page 46: Histori 9 Lm

44

Hapi i katërt (Arsyeto dhe përgjigju)

Përse: u bë e domosdoshme thirrja e kuvendit të Prizrenit? Shpjego: cilat ishin vendimet kryesore të Lidhjes së Prizrenit? Trego: në hartë trojet shqiptare të rrezikuara nga traktati i Shën Stefanit. Cilat: ishin vendimet e Kongresit të Berlinit? Punë e pavarur Diagram Veni: Gjej të përbashkëtat dhe dallimet, midis Kongresit të Berlinit dhe traktatit të Shën Stefanit.

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 6.5. PËRPJEKJET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT PËR

FORMIMIN E SHTETIT SHQIPTAR

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, mësim i drejtuar, kllaster. Mjetet: teksti. Fjalë kyçe: Autonomi, Qeveri e Përkohshme. Ecuria e orës

Hapi i parë (Kontroll njohurish)

Përse ishte domosdoshmëri thirrja e Kuvendit të Prizrenit? Cilat ishin vendimet kryesore të Kuvendit të Prizrenit? Cilat troje rrezikoheshin nga Traktati i Shën Stefanit? Çfarë vendosi Kongresi i Berlinit?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të tregojë me fjalët e tij programin e lidhjes për autonomi. 2. Të shpjegojë arsyet e mbledhjes së Kuvendit të përgjithshëm në janar 1881. 3. Të argumentojë se Qeveria e Përkohshme i shërbeu luftës për autonomi.

Kongresi Berlinit

Traktati Shën Stefanit

Të përbashkëta

Page 47: Histori 9 Lm

45

Hapi i dytë

Nxënësit ndahen në grupe, i jepet materiali i ri për ta lexuar dhe secilit grup i bëhen pyetje për diskutim: a) Trego përmbajtjen e programeve të dy rrymave për çështjen kombëtare shqiptare. b) Pse Shqiptarët miratuan programin e Lidhjes për autonomi? c) Çfarë marrëdhënie kishte Lidhja me Portën e Lartë? d) Çfarë u diskutua në Kuvendin e Gjirokastrës? e) Kur u shpall Qeveria e Përkohshme? f) Si i shërbeu Lidhja çështjes së luftës për autonomi? g) Përse Lëvizja për autonomi e Lidhjes nuk pati mirëkuptimin e fuqive të mëdha?

Përmbledhje e materialit të ri: Lidhja e Prizrenit që në fillim të veprimtarisë së saj u angazhua për shtetin autonom shqiptar sipas modelit të përvijuar në Kuvendin e Dibrës, të 1.11.1878. Por ky synim i saj nuk u përkrah nga Fuqitë e Mëdha dhe u kundërshtua fuqishëm nga Porta e Lartë. Në janar të 1881 Komiteti Kombëtar i Lidhjes thirri Kuvendin e përgjithshëm të Lidhjes. Në Kuvend u vendos që autonomia të sigurohej përmes kryengritjes së armatosur. Kuvendi Kombëtar u shpall Qeveri e Përkohshme me kryetar Ymer Prizrenin.

Hapi i tretë

Punë e pavarur 1. Kllaster Lidhja Shqiptare e Prizrenit

2. Plotëso tabelën.

Kuvendi Janinës Dibrës Gjirokastrës

Vendimet Detyrë Shtëpie: Përgatit një album me foto nga Prizreni. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Page 48: Histori 9 Lm

46

Mësimi 6.5. PËRPJEKJET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT PËR

MBROJTEN E TROJEVE SHQIPTARE

Metoda dhe teknika: punë në grup, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: teksti dhe harta. Fjalë kyçe: mbrojtja e Plavës, Gucisë, Ulqinit, shtypja e Lidhjes. Ecuria e orës

Hapi i parë (punë në grup)

Plotëso tabelën.

Grupi I Grupi II Grupi III Shqipëria në: Traktatin e

Shën Stefanit Kongresin e

Berlinit Lidhjen e Prizrenit

Vendimet

Hapi i dytë

a. Cila ishte detyra kryesore e popullit shqiptar dhe e Lidhjes në këtë situatë të krijuar b. Si e organizoi Lidhja mbrojtjen e trojeve shqiptare

(priten përgjigjet: a) Si detyrë kryesore e përbashkët popullit shqiptar dhe Lidhjes, ishte mbrojtja e trojeve nga copëtimi. b) Lidhja u përpoq të shtrijë degët e saj në gjithë Shqipërinë, mobilizoi ushtrinë etj). Përmbledhje e materialit të ri: Forcat e armatosura të Lidhjes së Prizrenit mbrojtën me sukses Plavën, Gucinë, Hotin dhe Grudën. Këto suksese patën jehonë të madhe në Evropë dhe afirmuan çështjen shqiptare.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju Shpjego: Si u përgjigjën shqiptarët përpjekjeve të osmaneve për të shtypur lëvizjen autonomiste në trojet e veta? Punë në grup Përshkruaj mbrojtjen heroike të trojeve shqiptare duke përdorur këto fjalë:

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë mbrojtjen heroike të trojeve shqiptare nga shqiptarët. 2. Të shpjegojë rolin udhëheqës të Lidhjes për mbrojtjen e trojeve shqiptare. 3. Të vlerësojë veprimtarinë e Lidhjes për çështjen kombëtare shqiptare.

Page 49: Histori 9 Lm

47

“Ne mbrojmë trojet tona, Plava, Gucia, Hoti, Gruda, Ulqini, Ali bej Gucia, Hodo Sokoli, fushëbetejë, fitoret e Lidhjes, hidhërimi i shqiptarëve”. Vlerëso rolin udhëheqës të lidhjes për formimin e shtetit dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi. Punë e pavarur Plotëso tabelën e kohës. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 6.7. ZHVILLIMET ARSIMORE DHE KULTURORE NË FUND TË

SHEK XIX –SHEK XX

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, kontroll njohurish, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: teksti, tekste ose shkrime nga rilindësit. Fjalë kyçe: Komiteti i Stambollit, Shkolla shqipe, diasporë, letërsi artistike. Ecuria e orës

Hapi i parë (Stuhi mendimesh)

Recito dhe komento vargjet “O moj Shqypni”.

Hapi i dytë (Kontroll njohurish)

a) Duke ju referuar njohurive nga letërsia trego në mënyrë të përmbledhur idetë që shprehnin rilindësit në veprat e tyre.

b) Kujto kuptimin për Rilindjen. c) Flisni për format e organizimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në këtë periudhë. d) Ku e kanë ushtruar veprimtarinë e tyre rilindësit? (Kujto veprën Bagëti e Bujqësi

të Naim Frashërit)

Data

Ngjarjet që kanë ndodhur

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojë vendimet që mori komiteti i Stambollit. 2. Të shpjegojë nevojën dhe domosdoshmërinë për përhapjen e arsimit në

Shqipëri. 3. Të vlerësojë rolin e diasporës shqiptare për përhapjen e arsimit në Shqipëri.

Page 50: Histori 9 Lm

48

Hapi i tretë

Përmbledhje e materialit të ri: Programi Kombëtar i Rilindjes nuk mund të realizohej me sistemin arsimor të prapambetur. Në Shqipëri ishte bërë nevojë e domosdoshme dhe e rëndësishme, përhapja e arsimit kombëtar i cili ndeshte në vështirësi e në pengesa të shumta. Pengesat kryesore i nxirrte Perandoria Osmane, e cila ishte përpjekur ti mbante shqiptarët në errësirë. Pas një lufte shumëvjeçare, më 7 mars 1887 u çel shkolla e parë shqipe e Korçës, drejtor i së cilës ishte Pandeli Sotiri. Në kushtet e terrorit osman, patriotët shqiptarë u detyruan ta ushtronin veprimtarinë e tyre, jashtë Shqipërisë.

Hapi i katërt

Arsyeto dhe përgjigju Shpjego se përse programi i Rilindjes ishte i lidhur ngushtë me hapjen e shkollave shqipe? Cilat janë karakteristikat kulturës shqiptare në këtë periudhë? Shpjego veprimtarinë e shoqërive patriotike jashtë vendit? Arsyeto mbi rolin shoqërive patriotike dhe diasporën në rritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar. Minitest

1. Listo vendimet që mori Komiteti i Stambollit: a) b) 2. Shkolla e parë shqipe u hap më: a) 7 mars 1878? b) 7 mars 1887? c) 7 mars 1897 ?

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 6.8. LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE NË FUND TË SHEK XIX-

FILLIMI I SHEK XX

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, mësim i drejtuar, punë e pavarur, punë në grup Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Lidhja e Pejës.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojë rrugët që propozonin shqiptarët për zgjidhjen e çështjes kombëtare. 2. Të tregojë vendimet që mori Kuvendi i Pejës. 3. Të arsyetojë mbi qëndrimin e lëvizjes kombëtare shqiptare në këtë periudhë.

Page 51: Histori 9 Lm

49

Ecuria e orës

Hapi i parë (Kontroll njohurish)

Si u shtyp Lidhja e Prizrenit? Çfarë rëndësie pati kjo Lidhje?

Hapi i dytë

Nxënësit ndahen në grupe, u jepet materiali për të lexuar, dhe u shpërndahen pyetjet që duhet t’i përgjigjen. a) Çfarë përmbante manifesti “Ç’duan shqiptarët”? b) Pse iu dërgua fuqive të mëdha ky manifest? c) Kur u mblodh Kuvendi i Pejës? d) Cili ishte vendimi më i rëndësishëm i Kuvendit? e) Kur u krijua “Komiteti për Lirinë e Shqipërisë”? f) Cilat ishin synimet kryesore që përcaktoheshin në statutin e tij? g) Çfarë veprimtarish kryen çetat e krijuara nga Mihal Grameno dhe Çerçiz Topulli?

Përmbledhje e materialit të ri: Në manifestin “Ç’duan shqiptarët” në emër të Komitetit të Stambollit parashiheshin dy rrugë për zgjidhjen e çështjes kombëtare: ajo e autonomisë dhe e pavarësisë. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit gjendja për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe popullin shqiptar ishte mjaft e rëndë. Forcat ushtarake osmane rivendosen administratën ushtarake. Më 23-28 janar 1899 u mblodh në Pejë Kuvendi i Pejës. Në krye të saj ishte Haxhi Zeka. Lidhja përcaktoi si detyrë të saj mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë. Ajo vuri theksin e rrezikut nga shtetet fqinjë. Në vitet 1900-1908 Lëvizja Kombëtare Shqiptare kishte kaluar në fazën e organizimit të çetave të armatosura .

Hapi i tretë

Punë e pavarur Analizo si ndikoi Rilindja Kombëtare Shqiptare në rritjen e ndërgjegjes kombëtare? Shpjego se çfarë kanë të përbashkët Kuvendi i Prizrenit dhe i Pejës. Punë në grup Grumbullo materiale dhe të dhëna për veprimtarinë e çetës së Çerziz Topullit kundër forcave osmane. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 52: Histori 9 Lm

50

KREU VII RRITJA E LËVIZJES KOMBËTARE DHE SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Mësimi 7.1. LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE DHE TURQIT E RINJ

Metoda dhe teknika: ERR Mjetet: Historia 9 Fjalë kyçe: Lëvizja e turqve të rinj, Kongresi i Manastirit Ecuria e orës

Hapi i parë

Përsëritje: 1-Pse ishte domosdoshmëri hapja e shkollës shqipe? 2-Kur u hap shkolla e parë shqipe? 3-Cili ishte roli i diasporës për hapjen e shkollës shqipe? 4-Cilat ishin tiparet e letërsisë shqipe në këtë periudhë?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të shprehë qëllimin e bashkëpunimit të Rilindjes kombëtare shqiptare ndaj turqve të rinj.

2. Të shpjegojë qëndrimin që mbajtën turqit e rinj pas shpalljes së kushtetutës. 3. Të vlerësojnë rolin e madh që pati Kongresi i Manastirit për alfabetin shqiptar.

Objektivat e Kapitullit:

• Të shprehin qëllimin e bashkëpunimit të Rilindjes kombëtare shqiptare ndaj turqve të rinj.

• Të dinë pse u mbajt Kongresi i Manastirit dhe i Elbasanit dhe cilat ishin vendimet kryesore të tyre.

• Të listojnë shkaqet e shpërthimit të kryengritjes së vitit 1910 dhe 1911 dhe rëndësinë e tyre.

• Të listojnë vendimet e Memorandumi të Greçës. • Të përshkruajnë situatën në të cilën u bë shpallja e Pavarësisë së

Shqipërisë.

Evok

im

Page 53: Histori 9 Lm

51

Kongresi i Manastirit (Kllaster)

Hapi i dytë

Jepet materiali i ri nxënësve të lexojnë: Revolucioni xhonturk kishte si qëllim të kufizonte pushtetin e sulltanit Shqiptarët e përkrahën këtë lëvizje duke shpresuar të siguronte të drejtat politike, barazinë. Pas shpalljes së kushtetutës në Perandorinë Osmane, u hapën klubet kombëtare në gjithë Shqipërinë 14.11.08 u mblodh Kongresi i Manastirit për njehsimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Pyetje 1 -Cili ishte programi i lëvizjes së turqve të rinj? 2 -Cili ishte qëllimi i lëvizjes kombëtare në mbështetje të lëvizjes xhonturke? 3 -Si e shfrytëzuan shqiptarët situatën për realizimin e qëllimeve të tyre 4 -Pse u mblodh kongresi i Manastirit? Listo vendimet 5 -Çfarë vendosi Kongresi i Elbasanit? 6 -Çfarë vendimesh të fshehta mori Kongresi i Manastirit?

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju Punë e pavarur: Ç’farë roli do të luante hapja e Normales së Elbasanit Punë në grup: Përgatit një “revistë” ose “gazetë” me shkrime të Fishtës, Ndre Mjedës dhe Rilindësve të tjerë

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 7.2. LUFTA E ARMATOSUR KUNDËR POLITIKËS REPRESIVE

OSMANE DHE PËR AUTONOMINË E SHQIPËRISË.

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: teksti. Fjalë kyçe: Memorandumi i Greçës, Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri etj.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojnë shkaqet e shpërthimit të kryengritjes së vitit 1910 dhe 1911. 2. Të shpjegojë arsyet e mbledhjes së Kuvendit të Greçës. 3. Të arsyetojë kushtet në të cilën ndryshoi programi i Rilindjes Kombëtare

Shqiptare.

Rea

lizim

i ku

ptim

it R

efle

ktim

Page 54: Histori 9 Lm

52

Ecuria e orës

Hapi i parë (Stuhi mendimesh)

U tregohen nxënësve foto të Bajram Currit, Isa Boletinit dhe pyeten nëse ata dinë se për çfarë bëhet fjalë. (priten përgjigjet e tyre, për ta lidhur me mësimin e ri u bëhen pyetjet e mëposhtme)

Hapi i dytë

Pyetje a) Përshkruaj jehonën në Shqipëri, triumfin i Revolucionit të turqve të rinj. b) Cili ishte qëllimi i revolucionit xhonturk? c) Pse e përkrahën shqiptarët revolucionin xhonturk? d) Si mendoni, a ja arritën qëllimit shqiptarët me fitoren e revolucionit xhonturk? e) Si mendoni se e kanë pritur këtë zhgënjim shqiptarët?

Përmbledhje e materialit të ri: Xhonturqit pas fitores së revolucionit nisën masat për ndalimin e veprimtarisë patriotike në Shqipëri. Politikës represive, shqiptarët iu përgjigjën në fillim me protesta. Më vonë kur këto protesta nuk sollën ndryshime, filloi lëvizja e armatosur. Tre ishin kryengritjet më të fuqishme: Në grykën e Kaçanikut, ku komandonte Idriz Seferi; në Grykën e Cerralevës, ku komandonte Isa Boletini dhe në perëndim të Ferizaj. Në mënyrë që kjo lëvizje të kurorëzohej me sukses, I. Qemali dhe L. Gurakuqi organizuan në Malësinë e Madhe, Kuvendin e Greçës. Vendimi më i rëndësishëm ishte miratimi i memorandumit për autonominë e Shqipërisë. Në pranverë-verë 1912 lëvizja e armatosur mori përmasat e një kryengritje të përgjithshme mbarëkombëtare.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Shpjego: pse shqiptarët mbetën të pakënaqur nga turqit e rinj. Pse: shpërthyen kryengritjet e vitit 1910-1912? Pse: u mblodh kuvendi i Greçës? Cilat: ishin vendimet e tij? Përshkruaj: si u përshkallëzua në gjithë vendin lëvizja e armatosur në vitin 1912. Punë në grup Krijo një album kushtuar Idriz Seferit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Dedë Gjo Lulit dhe Bajram Currit. Pasuroje albumin me foto dhe krijime kushtuar këtyre figurave historike Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 55: Histori 9 Lm

53

Mësimi 7.3. SHPALLJA E PAVARSISË SË SHQIPËRISË

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, diskutim, shpjegim, lojë në role, kllaster. Mjetet: teksti, video projektor, Cd, laptop. Fjalë kyçe: lufta ballkanike, Ismail Qemali, shpallja e Pavarësisë. Ecuria e orës

Hapi i parë (Stuhi mendimesh)

Mësimi fillon me shfaqjen e dokumentarit me titull “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë” Ose u tregohet nxënësve një foto e Ismail Qemalit duke ngritur flamurin në Vlorë. Pyetje Si ishte situata në Ballkan? Çfarë rreziqesh ekzistonin para Shqipërisë? (listohen përgjigjet e pritshme në tabelë)

Hapi i dytë

Shpjegohet materiali i ri: Në tetor të vitit 1912 shtetet ballkanike si Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi i shpallën luftë Turqisë duke e kthyer këtë konflikt në një luftë grabitqare ndaj Shqipërisë. Shtetet ballkanike i shpallën hapur qëllimet ndaj Shqipërisë duke i justifikuar ato me paaftësinë shqiptare për të formuar shtetin e vet. Përpara rretheve patriotike të kohës u shqyrtua çështja e mbrojtjes se trojeve shqiptare, tashmë nga një rrezik i ri. Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912 hapi Kuvendin Kombëtar në Vlorë, 37 delegatët nënshkruan aktin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku thuhej: “Shqipëria që sot bëhet më vete, e lirë e pavarur”. Pastaj u ngrit Flamuri shqiptar. Shpallja e Pavarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Ajo mbylli një epoke luftërash për ti dhënë fund zgjedhës së huaj, për të mbrojtur tërësinë e trojeve shqiptare e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Përshkruaj: rrezikun që krijoi Lufta I Ballkanike për ekzistencën e Shqipërisë. Trego: cili ishte qëllimi i rretheve patriotike shqiptare në prag të luftës ballkanike? Shpjego: se cilat ishin synimet e shteteve fqinje ndaj Shqipërisë? Arsyeto: pse rrethet patriotike shqiptare në këtë kohë ndërmorën kërkesat për pavarësi? Flisni: për rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë qëllimin e shteteve ballkanike ndaj Shqipërisë. 2. Të shpjegojë qëndrimin e lëvizjes kombëtare shqiptare ndaj luftës ballkanike. 3. Të vlerësojë rëndësinë historike që pati shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Page 56: Histori 9 Lm

54

Lojë në role: Improvizo skenën e ngritjes së Flamurit nga Ismail Qemali. (ose Cito fjalët e Ismail Qemalit në momentin e ngritjes së flamurit)

Hapi i katërt

Kllaster -Shpallja e Pavarësisë

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

KREU VIII SHQIPËRIA DHE VISET E TJERA SHQIPTARE JASHTË KUFIJVE NË VITET 1912 – 1924

Objektivat e Kapitullit:

• Të listojnë masat që mori qeveria e Ismail Qemalit. • Të listojnë vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër për kufijtë

dhe njohjen e Shqipërisë. • Të shprehin format e dhunës e të terrorit serbo-malazez që shkaktuan

kryengritjet shqiptare në vitin 1913. • Të përshkruajnë ardhjen e princ Vidit në Shqipëri, veçanërisht për statusin

organik të Shqipërisë. • Të përshkruajnë qëllimin e shteteve ballkanike për Shqipërinë. • Të listojnë shkaqet e kryengritjes së Vlorës. • Të shpjegojnë qëllimin e komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. • Të përshkruajnë situatën pas Luftës I Botërore dhe përpjekjet e

shqiptarëve për forcimin e pozitave të shtetit shqiptar. • Të përshkruajnë futjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. • Të shpjegojnë pse filloi Revolucioni i Qershorit 1924, mbi programin e

Qeverisë së F. Nolit dhe rëndësinë që pati ai.

Shpallja e Pavarësisë

Page 57: Histori 9 Lm

55

Mësimi 8.1. QEVERIA KOMBËTARE E VLORËS E KRYESUAR NGA ISMAIL

QEMALI

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, diskutim, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: Teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Qeveria e Vlorës, pleqësia. Ecuria e orës

Hapi i parë (klasa ndahet ne tre grupe dhe secilit i grup i jepet një pyetje për diskutim)

a) Pse u bë e domosdoshme shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë? b) Cilat ishin synimet e shteteve fqinje në luftën ballkanike? c) Pse Rilindja kombëtare Shqiptare, kaloi nga programi për autonomi në programin

për pavarësi?

Hapi i dytë

Përmbledhje e materialit të ri: Pas shpalljes së Pavarësisë Kuvendi i Vlorës mori vendimet më të ngutshme. 1) Krijimin e Qeverisë me në krye Ismail Qemalin. 2) Kuvendi zgjodhi Pleqësinë prej 18 vetash me në krye Vehbi Dibrën. 3) U krijua administrata gjyqësore e pavarur nga pushteti civil. 4) U miratuan ligje të reja. Qëllimi kryesor i qeverisë ishte arsimimi i popullsisë,

kështu ajo mori masa për hapjen e shkollave (1913-Normalja e Elbasanit). 5) Qeveria i përqendroi në duart e saj doganat, taksat etj. 6) U shpall vendimi për krijimin e BKSH me kapital italian dhe austriak. Qeveria

mori masa për ta ngritur administratën e re në frymën perëndimore.

Hapi i tretë

Punë e pavarur 1. Plotëso tabelën.

Masat e Qeverisë

Në fushën ekonomike

Në fushën administrative

Në fushën arsimore

Për shtrirjen e pushtetit

2. Arsyeto pse i duhej qeverisë së Vlorës të shtrinte autoritetin në gjithë vendin.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të tregojë qëndrimin e Qeverisë së Vlorës ndaj Luftës Ballkanike dhe shteteve fqinje.

2. Të shpjegojë masat për forcimin e shtetit shqiptar që mori Qeveria e Vlorës. 3. Të analizojë masat që mori Qeveria e Vlorës për të siguruar zhvillimin e

gjithanshëm të vendit.

Page 58: Histori 9 Lm

56

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 8.2. LUFTA PËR ÇLIRIMIN E BASHKIMIN KOMBËTAR NË VISET E

PUSHTUARA NGA SERBIA DHE MALI I ZI (1912-1915).

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, diskutime, shpjegim, punë e pavarur në grup, diagram Veni. Mjetet: teksti, materiale plotësuese, hartë. Fjalë kyçe: Pavarësi e cunguar, dhunë, terror. Ecuria e orës

Hapi parë

Nxënësit pyeten se ç’dinë për Konferencën e Londrës dhe çështjen shqiptare? Pas përgjigjeve të pritshme, mësuesi shtron për diskutim tre pyetje sipas ndarjes të klasës. Pyetje: a) Pse shpërtheu kryengritja e përgjithshme e vitit 1912? b) Në ç’kushte ndryshoi programi i Rilindjes Kombëtare për Pavarësinë e Shqipërisë? c) Ç’qëndrim mbajti Qeveria e Vlorës ndaj Luftës Ballkanike dhe synimeve të

shteteve fqinjë.

Hapi i dytë

Përmbledhje e materialit të ri: Konferenca e ambasadorëve në Londër filloi punimet më 17 dhjetor 1912. Në të morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës Perëndimore. Por çështjen shqiptare ata e panë në tre aspekte. Konferenca e shpalli Shqipërinë autonome, nën sovranitetin e sulltanit, nën garancinë e kontrollin e fuqive të mëdha. Konferenca nuk mori parasysh parimin etnik në përcaktimin e kufijve të rinj të shteteve ballkanike. Me 29 Korrik 1913 Konferenca përcaktoi Shqipërinë, principatë sovrane, e pavarur nën garancinë e fuqive të mëdha.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojë vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër për çështjen shqiptare .

2. Të diskutojë për dhunën dhe terrorin serbo-malazez ndaj popullsisë shqiptare në vitin 1912.

3. Të arsyetojë mbi njohjen e cunguar të pavarësisë së Shqipërisë nga shtetet perëndimore.

Page 59: Histori 9 Lm

57

Pas këtij vendimi në territoret që mbetën jashtë Shqipërisë filloi spastrimi etnik i viseve shqiptare. Për të kundërshtuar vendimet e Konferencës së Londrës

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju Listo: duke treguar në hartë, vendimet që mori Konferenca e Londrës. Shpjego: Pse qarqet sunduese serbe dhe malazeze përdorën spastrimin etnik ndaj viseve të pushtuara? Analizo: A binin në kundërshtim me interesat e popullit shqiptar vendimet e Konferencës së ambasadorëve? Çfarë hidhte poshtë ky vendim? Cilat ishin arritjet e popullit shqiptar deri në këtë moment? Si u finalizua Lëvizja Kombëtare shqiptare? Shpjego: përse ambasadorët e Fuqive të mëdha nuk morën parasysh parimin etnik në përcaktimin e kufijve të rinj në shtetet ballkanike? Listo: shkaqet e shpërthimit të kryengritjes së vitit 1913. Punë e pavarur Diagram Veni Gjej të përbashkëtat dhe dallimet, midis Konferencës së Londrës dhe Kongresit Berlinit.

Kongresi Berlinit

Konferenca e Londrës

Të përbashkëta

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 8.3. SHQIPËRIA GJATË REGJIMIT TË VIDIT

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë ardhjen e princ Vidit në Shqipëri. 2. Të shpjegojë përmbajtjen e statutit organik të Shqipërisë. 3. Të gjykojë për pretendimet e lëvizjes vorio-epiriote në Protokollin e Korfuzit.

Page 60: Histori 9 Lm

58

Metoda dhe teknika: kllaster, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Princ Vidi, statuti organik, Protokolli i Korfuzit. Ecuria e orës

Hapi i parë

Kllaster: Shqipëria në vitet 1913

Pyetje për diskutim 1. Cilat ishin vendimet e Konferencës së Londrës? 2. Pse ishte e cunguar njohja e Pavarësisë së Shqipërisë?

Hapi i dytë (shpjegohet materiali i ri)

Princin Vilhelm Vidi mbërriti në Durrës më 7 mars 1914. Pas pak ditësh ai formoi qeverinë e parë me kryeministër Turhan Përmeti. Më 10 prill 1914 Fuqitë e mëdha miratuan Statutin Organik të Shqipërisë. Sipas tij, Shqipëria shpallej Principatë Kushtetuese sovrane dhe e trashëgueshme, nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Vidi ishte Kryetar i administratës civile dhe asaj ushtarake dhe kishte të drejtën të miratonte Këshillin e ministrave. Organi Legjislativ do të ishte Asambleja Kombëtare. Një lëvizje për “Autonominë e Vorio-Epirit” shpërtheu në këtë kohë në Shqipërinë e jugut e frymëzuar nga qarqet nacionaliste greke. Këtë nuk e pranuan as shqiptarët dhe as princ Vidi.

Hapi i tretë

Pse rrethet patriotike shqiptare kishin besim tek qeverisja e Vidit? Trego si u krijua qeveria e re nga Princ Vidi. Arsyeto: Cili ishte qëllimi i Lëvizjes Vorio-epiriote? Punë e pavarur 1. Vizato skemën e aparatit shtetëror të ndërtuar nga Vidi 2. Plotëso tabelën e kohës.

Data

Ngjarja

Shqipëria në vitet 1913

Page 61: Histori 9 Lm

59

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 8.4. PËRPJEKJET PËR SHKATËRRIMIN E POPULLIT SHQIPTAR

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, diskutim, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: teksti Historia 9. Fjalë kyçe: Haxhi Qamili, Lëvizja rebele. Ecuria e orës

Hapi i parë

Pyetje Cili ishte qëllimi i lëvizjes vorio-epiriote? Ç’qëndrim mbajti Vidi ndaj këtyre pretendimeve? Përmbledhje e materialit të ri: Shtetet ballkanike edhe pse pranuan zyrtarisht pavarësinë e Shqipërisë, nuk u pajtuan asnjëherë me të. Lëvizja rebele, dhe pretendimet e qarqeve nacionaliste greke, gjendja e keqe ekonomike, etj. ishin disa nga shkaqet që e bënë të pamundur qeverisjen e Vidit në Shqipëri.

Hapi i dytë (Arsyeto dhe përgjigju)

Gjyko: mbi programin e Lëvizjes Rebele? Diskuto: pse përmbajtja e saj ishte proturke? Komento: thirrjen e Vidit me rastin e largimit nga Shqipëria (tekst burimor 8.3 shih faqe 89). Plotëso skemën: Shkaqet që bënë të mundur rrëzimin e qeverisë së Vidit

Shkaqe të brendshme shkaqe të jashtme

ekonomike politike

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë tensionimin e jetës politike dhe vështirësitë e tjera pas ardhjes së Vidit në Shqipëri.

2. Të arsyetojë mbi programin kryengritjes së Shqipërisë së Mesme. 3. Të analizojë arsyet e largimit të Vidit nga Shqipëria.

Page 62: Histori 9 Lm

60

Plotëso tabelën e kohës. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 8.5. SHQIPËRIA, KOSOVA DHE VISET E TJERA GJATË LUFTËS SË

I BOTËRORE

Metoda dhe teknika: diskutim, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: teksti, harta, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Lufta Botërore, Traktati i fshehtë i Londrës. Ecuria e orës

Hapi i parë

Pyetje: Kur u largua Vidi nga Shqipëria? Si mendoni: Në ç’situatë ishte Shqipëria dhe Kosova në prag të Luftës së parë Botërore? A mendoni se, pavarësia e Shqipërisë do të garantohej përsëri, në këtë situatë nga Fuqitë e Mëdha?

Hapi i dytë

Shpjegohet materiali i ri: Fillimi i luftës së parë botërore pati ndikim negativ për të ardhmen e Shqipërisë. Duke qenë se Vidi u largua nga Shqipëria, forcat e shteteve fqinje shkelën territorin shqiptar. Shtetet e tjera perëndimore, ishin të zëna me problemet e luftës, asnjëra nuk mund të garantonte pavarësinë e Shqipërisë. Përveç kësaj me fillimin e luftës, Shqipëria u nda në tre zona pushtimi: zona franceze, austriake dhe italiane.

Data

Ngjarjet

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë qëllimin e shteteve ballkanike për Shqipërinë në prag të luftës së parë botërore.

2. Të shpjegojë qëllimet e Traktatit të Fshehtë të Londrës ndaj Shqipërisë. 3. Të argumentojë me fakte momentet e vështira në të cilat ndodhej Kosova

dhe viset e tjera gjatë luftës së parë.

Page 63: Histori 9 Lm

61

Në Traktatin e fshehtë të Londrës në vitin1915, Fuqitë e Mëdha nuk respektuan vendimin për neutralitetin e Shqipërisë (Konferenca e Londrës 1913).

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Përshkruaj: situatën në Shqipëri në prag të Luftës së Parë Botërore Gjyko: çfarë rreziku sillte për Shqipërinë Lufta e Parë Botërore? Shpjego: qëllimet e Traktatit të Fshehtë të Londrës ndaj Shqipërisë. Trego: në hartë vendimet e Traktatit të Fshehtë të Londrës për Shqipërinë. Arsyeto: Jep mendimin tënd si e kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës fillimin e luftës? Plotëso tabelën.

Shqipëria Kosova Ndarja në zona pushtimi

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 8.6. RIMËKËMBJA E SHTETIT SHQIPTAR

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, mësim i drejtuar, punë në çift, pesëvargësh. Mjetet: teksti Historia 9. Fjalë kyçe: Kongresi i Lushnjës, lufta e Vlorës. Ecuria e orës

Hapi i parë (Stuhi mendimesh)

Kur dhe si është shpallur Tirana kryeqytet i Shqipërisë? Ç’ju kujton programi 14 pikat e Willsonit në Konferencën e Paqes më 18 janar 1919?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojnë vendimet e konferencës së Paqes. 2. Të shpjegojnë rrethanat në të cilat u mblodh Kongresi i Lushnjës. 3. Të argumentojnë qëndrimin e padrejtë të shteteve Evropiane ndaj çështjes

shqiptare.

Page 64: Histori 9 Lm

62

Hapi i dytë

Klasa ndahet në grupe dhe u jepen pyetjet për diskutim Pyetje a) Çfarë ka ndodhur? b) Si ishte gjendja e Shqipërisë gjatë Luftës së parë Botërore? c) Çfarë rrezikonte Shqipëria edhe këtë herë? d) Çfarë detyre dilte para Shqipërisë dhe shqiptarëve? e) Pse u mblodh Kongresi i Durrësit? f) Cilat ishin vendimet e Konferencës së Paqes për Shqipërinë? g) Shpjego në çfarë kushte u mblodh Kongresi i Lushnjës ? h) Listo vendimet e Kongresit të Lushnjës. i) Cilat janë format e qëndresës së popullit shqiptar?

Përmbledhje e materialit të ri: Vendosmëria dhe angazhimi i madh politik, diplomatik e ushtarak i shqiptarëve, si dhe përkrahja e SHBA-së e shpëtuan Shqipërinë nga synimet imperialiste të shteteve fqinje. Kongresi i Lushnjës u mblodh më 28-31 janar 1920. Delegatët morën qëndrim të prerë që të mos pranohej asnjë vendim që do të cenonte pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. U krijua qeveria e Sulejman Delvinës. Bota demokratike mësoi se shqiptarët ishin të gatshëm e të vendosur për të mbrojtur pavarësinë e vendit të tyre. Mbrojtja e Vlorës nga italianët çoi në krijimin e Komitetit « Mbrojtja Kombëtare » që do të organizonte kryengritjen e përgjithshme.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Argumento qëndrimin e padrejtë të shteteve Evropiane ndaj çështjes shqiptare.

Hapi i katërt

Komento(rubrika e tekstit) punë në çift.

Hapi i pestë (5 Vargësh) Kongresi i Lushnjës

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 65: Histori 9 Lm

63

Mësimi 8.7. SHQIPËRIA NË VITET 1920-1923

Metoda dhe teknika: Diskutim, DRTA, punë në grup. Mjetet: teksti Historia 9 Fjalë kyçe: opozitë, Fan Noli, Mehdi Frashëri Ecuria e orës

Hapi i parë ( Pyetje)

Çfarë vendimesh u morën në Konferencën e Paqes për Shqipërinë? Pse u thirr Kongresi i Lushnjës? Cilat ishin vendimet e Kongresit të Lushnjës? Pse shpërtheu Lufta e Vlorës?

Hapi i dytë (DRTA )

Nxënësve u jepet materiali për të lexuar dhe përgatiten rreth pyetjeve për diskutim a) Pse filloi Kryengritja e Dibrës në 1920? b) Cili ishte synimi i Jugosllavëve për territoret në veri të Shqipërisë? c) Pse Shqipëria kërkonte të bëhej anëtare e Lidhjes së Kombeve? d) Si u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri? e) Cilat ishin dy grupimet politike që u vunë re në Parlamentin e ri?

Përmbledhje: Në vitet 1920-24 Shqipëria hodhi hapa të rëndësishëm drejt organizimit të tij mbi baza parlamentare: a) për herë të parë në pranverë të 1921 në kohën e qeverisjes së Iliaz Vrionit u bënë

zgjedhjet parlamentare. b) në Shqipëri u vendos parlamentarizmi me tipare demokratike . c) në dhjetor të 1922 u miratua “Statuti i Zgjeruar i Lushnjës”. Në 129 nenet e

statutit trajtoheshin parimet kryesore të formës së qeverisjes dhe u jepeshin me hollësi kompetencat tri pushteteve. Në statut u kushtohej rëndësi edhe parimeve themelore demokratike të njeriut.

Gjatë vitit 1921-23 në skenën politike shqiptare pati një zhvillim dinamik, i cili çoi drejt një rigrupimi të ri forcash politike: krahu konservator, liberal, radikal.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju Përshkruaj: si u pranua Shqipëria anëtare e Lidhjes së Kombeve?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. 2. Të përcaktojë rrymat e reja politike që u shfaqën në Shqipëri. 3. Të arsyetojë mbi shkaqet e fillimit të krizës politike që kaloi Shqipëria në

vitet 21-23.

Page 66: Histori 9 Lm

64

Punë e pavarur Plotëso tabelën

Grupimet politike shqiptare në vitet 1921-1923 1 2 3

Interesat që përfaqësonin

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 8.8. LËVIZJA E QERSHORIT 1924

Metoda dhe teknika: diskutim, bashkëbisedim, punë në grup. Mjetet: Historia 9. Fjalë kyçe: lëvizja e qershorit, Fan Noli. Ecuria e orës

Hapi i parë ( Pyetje)

Përshkruaj si u bë Shqipëria anëtare e Lidhjes së Kombeve? Përcakto rrymat politike që u shfaqën në Shqipëri? Interesat e kujt shtresave përfaqësonin ato? Pse Shqipëria u përfshi në një krizë në vitet 1920-1923?

Hapi i dytë (Mësim i drejtuar)

Nxënësit lexojnë mësimin dhe i përgjigjen pyetjeve sipas grupeve? a) Si u rigrupuan forcat politike në Shqipëri në vitet 21-22? b) Si u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë kushtetuese? c) Si ishte gjendja e Shqipërisë në shkurt të vitit 1924? d) Pse shpërtheu Lëvizja e Qershorit? e) Cili ishte programi i Nolit? f) Jep mendimin tënd për këtë program. g) Çfarë masash mori qeveria e Nolit?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë lëvizjen e qershorit 1924. 2. Të shpjegojë përmbajtjen e programit të qeverisë së Nolit. 3. Të arsyetojë mbi shkaqet e rënies së qeverisë së Nolit.

Page 67: Histori 9 Lm

65

Përmbledhje e materialit të ri: Forcat politike të dala nga shtresa e mesme shoqërore i konsideronin çifligarët pengesë për modernizimin e shtetit shqiptar. Lëvizja e Qershorit ishte përpjekje për largimin e tyre nga skena politike.

Hapi i tretë

Punë e pavarur Plotëso: Shkaqet e rrëzimit të qeverisë së Nolit. Shkaqe të brendshme shkaqe të jashtme (kjo detyrë mund të realizohet në dy mënyra: Mënyra I: klasa ndahet në dy grupe dhe njëri grup plotëson shkaqe të brendshme, tjetri plotëson shkaqe të jashtme. Mënyra e dytë nëpërmjet punës në çift.) Arsyeto: Ç’rol luajti Ahmet Zogu për përmbysjen e Qeverise së Nolit. Plotëso: tabelën e kohës së ngjarjeve kryesore që kanë ndodhur nga viti 1921-1924.

Data

Ngjarja e ndodhur Detyrë Shtëpie Punë në grup: Përgatit një album me foto, të dhëna me temë: “Shqipëria në vitet 1912-1924” Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 68: Histori 9 Lm

66

KREU IX SHQIPËRIA GJATË REGJIMIT TË AHMET ZOGUT

Mësimi 9.1. REPUBLIKA SHQIPTARE NË VITET 1925-1928

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, (kllaster) shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: teksti dhe materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Republikë, Ahmet Zogu, Koncesione. Ecuria e orës

Hapi i parë

Mënyra I (Stuhi mendimesh nxënësve u tregohet foto e Ahmet Zogut dhe pyeten) Ç’dini për Ahmet Zogun? Mënyra e dytë: Kllaster-Ahmet Zogu

A hm etZogu

Shënohen në tabelë, përgjigjet e pritshme nga nxënësit . (5 min)

Hapi i dytë

Klasa ndahet në disa grupe Nxënësve u jepet (shpjegohet dhe përmblidhet materiali i ri) për të lexuar.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruaj me fjalët e tekstit mënyrën e organizimit shtetëror të Republikës Shqiptare sipas Statutit të vitit 1925

2. Të shpjegojë arsyet që A. Zogu vendosi ta shpallte Shqipërinë, Republikë 3. Të analizojë marrëveshjet ekonomike –financiare të Shqipërisë me Italinë

Objektivat e Kapitullit:

• Të përshkruajnë shpalljen e Republikës. • Të përshkruajnë shpalljen e Mbretërisë Shqiptare. • Të përshkruajnë thelbin e marrëveshjeve italo-shqiptare.

Page 69: Histori 9 Lm

67

Mësuesja i shpërndan pyetjet çdo grupi, nxënësit duhet të përgatisin pyetjet për diskutim (10 min) Shpjego se çdo të thoshte Iliaz Vrioni me kthesën rrënjësore si “Triumf i Legalitetit? 1. Kur u shpall Shqipëria Republikë? 2. Cila ishte përmbajtja e Statutit të Ri Themeltar? 3. Cilat ishin detyrat e presidentit? 4. Cilat janë masat në fushën ekonomike që mori qeveria e re? 5. Cila ishte përmbajtja e dy pakteve të Tiranës? (diskutimi15 min)

Përmbledhje e materialit të ri: (5 min) Ahmet Zogu erdhi në Tiranë më 24 dhjetor 1924, rivendosi qeverinë e Shefqet Verlacit. Më 6 janar 1925 Ahmet Zogu formoi qeverinë e re. Më 2 mars 1925 u aprovua Statutit themeltar. Shqipëria u shpall Republikë Parlamentare me president që kishte kompetenca të shumta. Pushtetin ligjvënës e kishte parlamenti në dy dhoma. Pushtetin ekzekutiv e kishte presidenti që ishte dhe kryetar qeverie dhe komandant i forcave ushtarake. Nevoja financiare e qeverisë së re, dhe presioni jugosllav e detyruan qeverinë që të hapë dyert për depërtimin ekonomik dhe politik italian në Shqipëri.

Hapi i tretë

Punë e pavarur (10 min) Vizato skemën e organizimit shtetëror sipas statutit te vitit 1925. Plotëso tabelën nga viti 1912 -1925.

Viti Forma e qeverisjes së shtetit

Struktura e qeverisjes Në krye të qeverisë

1912

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 9.2. MBRETËRIA SHQIPTARE NË VITET 1928-1939

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë shpalljen e Monarkisë Shqiptare 2. Të listojë arsyet që e shtynë Zogun të vendoste Monarkinë. 3. Të analizojë shkaqet që shtynë Zogun të afrohej me Italinë dhe të

shkëputej nga ndikimi jugosllav.

Page 70: Histori 9 Lm

68

Metoda dhe teknika: diskutim, shpjegim, punë e pavarur, diagram Veni. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Monarki, Kodi civil, penal, Reforma agrare. Ecuria e orës

Hapi i parë

Kur u shpall Republika e Shqipërisë? Cilat ishin pikat kyçe të statutit themeltar? Si ishin marrëdhëniet e qeverisë së Zogut me Jugosllavinë? Pse Ahmet Zogu u afrua më shumë me Italinë sesa me Jugosllavinë? Trego hapat si po i forconte pozitat e veta Italia në Shqipëri?

Konçensionet Pakti I i Tiranës Pakti II i Tiranës

Hapi i dytë

Klasa ndahet në disa grupe Nxënësve u jepet (shpjegohet dhe përmblidhet materiali i ri) për të lexuar. Mësuesja i shpërndan pyetjet çdo grupi, nxënësit duhet të përgatisin pyetjet për diskutim. a) Çfarë të drejtash kishte Zogu në qeverisjen e tij? b) Interesat e cilës shtresë përfaqësonte Zogu? c) Pse duhej që Shqipëria të kalonte në një formë qeverisje tjetër, që Zogu ta

shpallte veten mbret, ndërkohë kur ai ishte president, pra e kishte pushtetin? d) Si e vlerësoni përpjekjen e mbretërisë shqiptare për të ndjekur një politikë të

pavarur në vitet 30 të shek XX. Përmbledhje e materialit të ri: Ahmet Zogu synonte prej kohësh të bëhej mbret. Krijimi i monarkisë i garantonte pushtetin nga çdo pasiguri që mund ti vinte nga regjimi republikan por edhe për të siguruar vazhdimësinë e linjës së vet trashëgimore. Kështu më 1 shtator 1928 Shqipëria u shpall Mbretëri dhe Ahmet Zogu mbret i shqiptarëve. Kriza botërore e vitit 1923-29 çoi në pakësimin e prodhimit industrial, në rrënimin e prodhuesve të vegjël dhe në shtimin e papunësisë. Politika e jashtme e Ahmet Zogut dhe shtetit shqiptar në këtë kohë u përqendrua më shumë drejt Italisë.

Hapi i tretë

Punë e pavarur: Diagram Veni Krahaso organizimin shtetëror në kohën e Republikës dhe në kohën e Monarkisë.

R epublika M onarkiaTë përbashkëta

Page 71: Histori 9 Lm

69

Hapi i katërt

Punë në grup (përmes rubrikave të tekstit) Detyrë Shtëpie: Grumbullo materiale për jetën e Ahmet Zogut duke u bazuar në literaturën historike. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 9.3. LËVIZJET ME KARAKTER POLITIK, SHOQËROR E

KULTUROR 1925-1939

Metoda dhe teknika: Stuhi mendimesh, shpjegim, punë në grup. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: lëvizje politike, Konica, Asdreni, Mjeda, Poradeci etj. Ecuria e orës

Hapi i parë (Stuhi Mendimesh)

MËNYRA I Nga Lënda e letërsisë ju keni mësuar dhe dëgjuar për Fishtën, Migjenin dhe rilindës të tjerë Cilat janë veprat e tyre? Ç’tregojnë ato në veprat e tyre?

MËNYRA E II. Mësimi fillon me një pjesë leximi ose vjershe nga Migjeni.

Hapi i dytë (shpjegohet materiali i ri)

Pas shpalljes së monarkisë, filloi në Shqipëri një lëvizje me karakter politik, përmbajtja e së cilës ishte antizogiste. Gjatë viteve 1921-1924 u mbajtën tri kongrese kombëtare për arsimin, ku u morën vendime për shkollën laike kombëtare, programe të përbashkëta për shkollat etj

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë lëvizjen politike që filloi pas vendosjes së regjimit monarkik në Shqipëri.

2. Të shpjegojë masat që u morën për zhvillimin e arsimit. 3. Të nxjerrë karakteristikat e jetës shoqërore shqiptare.

Page 72: Histori 9 Lm

70

Në periudhën 1918-1939 në Shqipëri dolën mjaft gazeta dhe revista, në të cilat trajtoheshin tema të ndryshme nga historia, letërsia dhe aspekte politike-sociale.

Hapi i tretë

Listo emrat e disa shkrimtarëve të periudhës së viteve 20-30? Cilat janë karakteristikat e kulturës shqiptare në këto vite? Arsyeto: Si mendon ti pse lëvizjet politike nuk ishin të fuqishme?

Hapi i katërt (Punë në grup)

Ndahen nxënësit në grupe dhe u jepet për të komentuar pjesët: Komento tematikën e “Lahutës së Malcisë” të Gjergj Fishtës (ose një autor tjetër). Kllaster: Karakteristkat e jetës shoqërore në Shqipëri.

Jeta shoqërorenë Shqipëri

Detyrë Shtëpie: Shiko filmin “Koncert në vitin 1936” dhe shiko pozitën e gruas në shoqëri duke e krahasuar me këngëtaren (personazhin e filmit). Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 73: Histori 9 Lm

71

KREU X GJENDJA E SHQIPTARËVE ETNIKË NË JUGOSLLAVI DHE GREQI

Mësimi 10.1. SHPRONËSIMI DHE SHPËRNGULJA ME DHUNË E

SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI

Fjalë kyçe: shpronësim, reformë agrare. Metoda dhe teknika: ERR. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Ecuria e orës

Hapi i parë

a) Kujtoni si mbeti Kosova jashtë territorit shqiptar. b) Kujtoni nga mësimet e kaluara (Faqe 23 e tekstit të historisë) shtetin serb

në kohën e Stefan Dushanit që vuri nën zotërim trojet shqiptare. Nxënësve u jepet (shpjegohet ose përmblidhet materiali i ri) për të lexuar. Mësuesja i shpërndan pyetjet çdo grupi, nxënësit duhet të përgatisin pyetjet për diskutim

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të tregojë qëllimin e së ashtuquajtur reformë agrare. 2. Të shpjegojnë format e dhunës që përdorën Serbët në Kosovë për t’ia

arritur qëllimit. 3. Të analizojë qëndresën e popullit shqiptar ndaj dhunës së vazhduar serbe.

Objektivat e Kapitullit:

• Të përcaktojmë qëllimin e reformës agrare për kolonizimin e Kosovës, Çamëri dhe shpronësimin e shqiptarëve në Kosovë dhe Çamëri.

• Të dimë se ç’synohej me platformën e shpërnguljes së shqiptarëve dhe drejtimin e shpërnguljes së tyre.

• Të njihemi me faktorët që ndikuan në dështimin e platformës së shpërnguljes dhe shkombëtarizimit.

• Të njihemi me format karakteristike të qëndresës së shqiptarëve dhe rezultatet e kësaj qëndrese.

Evok

im

Page 74: Histori 9 Lm

72

Punë me Grupe (6 grupe) a) Ç’kupton me shkombëtarizim? b) Shpjego politikën e shpërnguljes me dhunë të popullsisë shqiptare në Kosovë? c) Shpjego politikën e kolonizimit. d) Shpjego politikën e asimilimit. e) Pse themi që Shqiptarëve në Kosovë iu mohuan të drejtat kombëtare? f) Pse përdorte Serbia këto politika shfarosëse ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë

Hapi i dytë

Përmbledhje e materialit: Serbët nxituan të vendosin regjimin e pushtimit në Kosovë që të mos diskutohej përsëri çështja shqiptare në Konferencën e Paqes. E ashtuquajtura “reformë agrare” kishte si qëllim të shpërngulte me dhunë popullsinë shqiptare të Kosovës duke vendosur në të kolonë serbë. Lëvizja Nacionale e vitit 1918-28 kishte si qëllim kryesor luftën për çlirim kombëtar të shqiptarëve të Kosovës nga robëria serbe.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju Cilat ishin të drejtat kombëtare që u mohoheshin shqiptarëve të Kosovës në politikën e shkombëtarizimit? Pse politika e kolonizimit dhe shpërnguljes me dhunë plotësonin njëra –tjetrën? Cilat ishin format e luftës së popullsisë shqiptare ndaj dhunës serbe?

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 10.2. SHPRONËSIMI DHE SHPERNGULJA ME DHUNË E

POPULLSISË ÇAME 1924-1940

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, shpjegim, punë e pavarur, diagram Veni. Mjetet: teksti dhe materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Traktati i Sevrës dhe Lozanës, politika diskriminuese.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë politikën e shtetit grek ndaj popullsisë çame. 2. Të vlerësojë qëndresën e popullsisë çame ndaj politikës diskriminuese të

shtetit grek. 3. Të krahasojë politikat diskriminuese të dy shteteve fqinje me Shqipërinë,

ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë dhe Çamëri.

Rea

lizim

i ku

ptim

it R

efle

ktim

Page 75: Histori 9 Lm

73

Ecuria e orës

Hapi i parë

Pyetje Kujtoni si mbetën jashtë trojeve të Shqipërisë, territoret në jug të saj? Cilat territore në jug të Shqipërisë, ishin përfshirë në shtetin grek?

Hapi i dytë

Shpjegohet materiali i ri Pas Traktatit të Sevrës, Greqia angazhohej të mbronte të drejtat e minoriteteve në shtetin grek. Por shteti grek për sa i përket popullsisë çame në Greqi ka punuar intensivisht për shpërnguljen e çamëve nga Çamëria dhe greqizmin e Çamërisë. Në mbrojtje të popullsisë çame ka dalë edhe qeveria shqiptare. Nga viti 1923, qeveria shqiptare është ankuar disa herë në Lidhjen e Kombeve për gjendjen e vështirë të popullsisë çame dhe për padrejtësitë që i bëheshin asaj nga qeveria greke.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Përshkruaj: Si e shpërdoruan grekët, Traktatin e Lozanës? Shpjego: Si e shfrytëzoi qeveria greke marrëveshjen me Turqinë për shkëmbimin e pakicave greke në Turqi dha atyre turke në Greqi? Trego: Si u zbatua reforma agrare ndaj popullsisë çame? Komento: Tekst burimor i mësimit 10.2 faqe103 Punë e pavarur Diagrami i Veni: krahaso procesin e kryerjes së “Reformës Agrare” në Kosovë dhe në Greqi.

Reforma Agrare Kosovë

Reforma Agrare Greqi

Të përbashkëta

Bëj dallimin ndërmjet:1 të ashtuquajturës “Reformës agrare” që u zbatua në trojet shqiptare dhe kuptimit të vërtetë të reformës agrare që zbatohet në një shtet për qëllime ekonomike. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 76: Histori 9 Lm

74

KREU XI SHQIPTARËT GJATË LUFTËS SË II BOTËRORE

Mësimi 11.1. PUSHTIMI I SHQIPËRISË NGA ITALIA FASHISTE

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, punë në grup, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: teksti. Fjalë kyçe: 7 prill, Benito Musolini, Zogu, Mujo Ulqinaku. Ecuria e orës

Hapi i parë (stuhi mendimesh)

Ç’dini për pushtimin e Shqipërisë nga Italia?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojë masat që ndërmori Italia fashiste për pushtimin e Shqipërisë. 2. Të shpjegojë motivet që e shtynë Zogun të heshte përpara kërcënimeve

italiane. 3. Të diskutojë për rezistencën që patriotët shqiptarë i bënë zbarkimit italian

në Shqipëri.

Objektivat e Kapitullit:

• Të rendisin masat që ndërmori Italia fashiste për pushtimin e Shqipërisë dhe vendosjen e regjimit të pushtimit.

• Të flasin për qëndresën e shqiptarëve kundër pushtimit. • Të përshkruajnë programin e PKSH dhe BK si dhe me platformën e

Konferencës së Pezës. • Të përshkruajnë pushtimin nazist gjerman në Shqipëri dhe për veçoritë e

politikës së tij në Shqipëri. • Të tregojnë qëndrimin e forcave politike ndaj pushtimit gjerman. • Të përshkruajnë disa nga episodet vendimtare të luftës për çlirimin e Tiranës

dhe të gjithë Shqipërisë. • Të listojnë vendimet e Konferencës së Bujanit dhe të përshkruajnë luftën

antifashiste në Kosovë • Të përshkruajnë luftën antifashiste në Çamëri dhe përpjekjen e grekëve

për të minimizuar këtë luftë.

Page 77: Histori 9 Lm

75

Hapi i dytë (Punë në Grup)

a) Flisni për dy paktet e Tiranës. b) Flisni për marrëdhëniet e ngushta të Italisë me Shqipërinë. c) Si mendoni ju nga se kushtëzoheshin këto marrëdhënie?

Hapi i tretë (shpjegohet materiali i ri)

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste ndodhi më 7 prill 1939 para se të fillonte zyrtarisht Lufta e II Botërore, pushtuesit italianë u pritën me armë në Shqipëri. Qëndresa qytetare që sapo u pushtua vendi e në vazhdim ishte shprehje e ndjenjave atdhetare të popullit shqiptar. Propaganda demagogjike dhe investimet italiane ishin të shoqëruara edhe me politikën e grabitjes së vendit dhe të dhunës ndaj popullit shqiptar.

Hapi i katërt (Arsyeto dhe përgjigju)

Përshkruaj: pushtimin fashist të Shqipërisë Listo: masat që mori Italia fashiste për vendosjen e regjimit të pushtimit në Shqipëri? Listo: masat që morën fashistët italianë për fashistizimin e vendit. Shpjego: a) Cili ishte qëndrimi i Zogut ndaj planeve fashiste? b) Si u prit nga populli shqiptar pushtuesi fashist?

Punë e pavarur (Rubrikat e tekstit) Plotëso tabelën e kohës me ngjarjet që kanë ndodhur.

Data

Ngjarja e ndodhur Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 78: Histori 9 Lm

76

Mësimi 11.2. ORGANIZIMI DHE VEPRIMET LUFTARAKE KUNDËR

PUSHTUESVE FASHISTE ITALIANE

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, shpjegim, Diagram Veni. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: PKSH, NAÇL, Mbledhja e Mukjes. Ecuria e orës

Hapi i parë

Pyetje Kur u pushtua Shqipëria? Çfarë qëndrim mbajti Zogu pas pushtimit të Shqipërisë? Si u vendos regjimi fashist në Shqipëri? Çfarë masash mori Italia për fashistizimin e vendit?

Hapi i dytë (shpjegohet materiali i ri)

Qëndresa e popullit shqiptar vazhdoi edhe pas 7 Prillit, ajo u shpreh në forma të ndryshme si në manifestime, protesta greva, por në fund të fundit ishte e paorganizuar. PKSH dhe BK ishin forcat politike që u krijuan për të organizuar dhe drejtuar qëndresën popullore. Konferenca e Pezës vendosi themelet e bashkimit të popullit shqiptar në luftën kundër pushtuesit italian, ndërsa Mbledhja e Mukjes ishte një shans i humbur për ta konsoliduar këtë bashkim.

Hapi i tretë

Pyetje Cilat ishin format e luftës së popullit shqiptar pas pushtimit fashist ? Cilat ishin 2 organizimet politike në Shqipëri ? Cila ishte vendimi kryesor i Konferencës së Pezës? Pse u bë mbledhja e Mukjes? Pse PKSH hodhi poshtë vendimet e Mbledhjes së Mukjes.

Hapi i katërt

Arsyeto dhe përgjigju a. Plotëso rubrikat e tekstit b. Bëj tabelën e kohës për ngjarjet që kanë ndodhur

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojë format e rezistencës antifashiste pas pushtimit nga Italia Fashiste. 2. Të shpjegojë qëllimin e Konferencës së Pezës dhe vendimet e saj. 3. Të krahasojë përmbajtjen e programeve politike të dy partive të krijuara në

Shqipëri gjatë vitit 1941-1942.

Page 79: Histori 9 Lm

77

data

ngjarja

Punë e pavarur Diagram Veni Krahaso përmbajtjen dhe programet e dy forcave politike.

PKSH BK

Të përbashkëta

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 11.3. PUSHTIMI I SHQIPËRISË NGA GJERMANIA NAZISTE

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, shpjegim, diskutim. Mjetet: teksti dhe materiale plotësuese. Fjalë kyçe: regjencë, qeveri kuislinge. Ecuria e orës

Hapi i parë

Pyetje a) Cilat ishin format e rezistencës antifashiste të popullit shqiptar pas 7 prillit? b) Si e vendosi Italia fashiste regjimin e pushtimit? c) Si e priti populli shqiptar pushtimin fashist? d) Cilët ishin aleatët e Italisë në Luftën e Dytë Botërore?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë vendosjen e regjimit të pushtimit gjerman në Shqipëri 2. Të shpjegojë organizimin e qëndresës së popullit shqiptar në luftë kundër

gjermanëve nazistë. 3. Të shpjegojë përpjekjet e komandës gjermane për të shtypur lëvizjen

çlirimtare në Shqipëri.

Page 80: Histori 9 Lm

78

Hapi i dytë

Shpjegohet materiali i ri Itali kapitulloi më 8 shtator1943 dhe vendin e tyre e zunë nazistët gjerman. Ata deklaruan se do të respektonin pavarësinë e vendit dhe se prania e trupave gjermane do të ishte e përkohshme. Më16 tetor u thirr Asambleja e Përgjithshme dhe 18 tetor u formua Këshilli i Lartë i Regjencës me Mehdi Frashërin në krye. Më 6 nëntor u formua qeveria e Rexhep Mitrovicës. Në këtë qeveri hynë edhe disa elementë nacionalistë shqiptar. Kjo asamble nuk ishte e zgjedhur nga populli, prandaj dhe vendimet e saj nuk ishin legjitime. Operacionet ushtarake të dimrit 43-44 dhe qershorit 1944 i sollën shumë humbje ushtrisë NAÇL, por pushtuesit nuk mundën ta zhdukin atë.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju (rubrikat e tekstit) Shpjego me fakte: A është e vërtetë se Gjermania hitleriane do të respektonte pavarësinë e Shqipërisë? Punë e pavarur Plotëso tabelën e kohës.

Data Pushtimi nga Italia

Vendosja e regjimit

të pushtimit

Pushtimi nazist

Vendosja e regjimit të pushtimit

Ngjarjet Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 11.4. ZGJERIMI I LUFTËS NAÇL DHE PROBLEMI I PUSHTETIT

Metoda dhe teknika: ERR Mjetet: Historia 9 Fjalë kyçe: Kongresi i Përmetit, Qeveri e Përkohshme, Aleatët.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë qëndrimin e forcave politike gjatë luftës. 2. Të shpjegojë arsyet e mbledhjes së Kongresit të Përmetit. 3. Të tregojë qëllimin e misioneve të huaja në Shqipëri.

Page 81: Histori 9 Lm

79

Ecuria e orës

Hapi i parë (punë në grup)

Pyetje a) Cili ishte programi i PKSH dhe cili ishte qëndrimi ndaj LANÇ? b) Cili ishte programi i BK dhe cili ishte qëndrimi ndaj LANÇ? c) Cili ishte programi i LEGALITETIT dhe cili ishte qëndrimi ndaj LANÇ?

Pyetje për diskutim a) Cila nga këto forca politike kishte fituar përkrahjen e popullit? b) Atëherë cili do të kishte qenë qëllimi kryesor i kësaj force, pas luftës? c) Nga mësimet e kaluara kemi shpjeguar kuptimin e fjalës “Aleat”, si

mendoni a kishte aleatë populli shqiptar në këtë luftë antifashiste?

Hapi i dytë

Përmbledhje e materialit të ri: Marrëdhëniet midis forcave politike shqiptare PKSH dhe BK u ashpërsuan për shkak të luftës për pushtet. Lufta e vendosur kundër pushtuesit gjerman forcoi PKSH dhe dobësoi BK. Më 24 maj 1944, u mblodh në Përmet Kongresi I Antifashist NAÇL i cili zgjodhi Këshillin e ri antifashist dhe një komitet, me atributet e një qeverie të përkohshme. Aleatët e mëdhenj njohën qëndresën e popullit shqiptar kundër pushtuesit italian dhe ndihmuan materialisht dhe ushtarakisht luftën e tij çlirimtare dhe antifashiste.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju (rubrikat e tekstit) Analizo: vendimet e kongresit të Përmetit. Si mendoni ju? Cili ishte qëndrimi i aleatëve ndaj LANÇ?

Punë e pavarur Trego rrugën që ka përshkruar PKSH për të arritur deri tek Kongresi i Përmetit. (një skemë të thjeshtë) Plotëso tabelën e kohës

Data

Ngjarja e ndodhur Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Evok

im

Rea

lizim

i ku

ptim

it R

efle

ktim

Page 82: Histori 9 Lm

80

Mësimi 11.5. ÇLIRIMI I SHQIPËRISË, RËNDËSIA DHE KONTRIBUTI I

POPULLIT SHQIPTAR GJATË LUFTËS SË II BOTËRORE

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Çlirimi i Tiranës, Rezistencë antifashiste, masive. Ecuria e orës

Hapi i parë (Stuhi mendimesh)

Ç’u kujton data 17 Nëntor? Ç’u kujton data 29 Nëntor? Ç’dini për këto ngjarje?

Hapi i dytë (Shpjegimi i materialit të ri)

Ndërsa forcat gjermane po tërhiqeshin drejt veriut, forcat partizane organizuan prita dhe ndërmorën sulme të shumta dhe të njëpasnjëshme. Tipike është lufta për çlirimin e Tiranës që u arrit me 17 Nëntor 1944, dhe së fundmi e gjithë Shqipërisë me 29 Nëntor 1944 Rezistenca e popullit shqiptar në Luftën e II Botërore ishte e përgjakshme dhe plot sakrifica. Dy forcat kryesore politike në Shqipëri ishin FNÇ dhe BK. FNÇ ishte organizata më e organizuar dhe më e rëndësishme e LANÇ. FNÇ drejtohej nga PKSH. PKSH nuk pranoi të ndajë pushtetin e saj me asnjë forcë tjetër politike të vendit.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Përshkruaj betejën për çlirimin e Tiranës. Shpjego karakteristikat e LANÇ në Shqipëri. Punë e pavarur (kllaster)

Kontributi i shqiptarëve në

L II B

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë betejën për çlirimin e Tiranës. 2. Të shpjegojë karakteristikat e luftës Antifashiste NAÇL në Shqipëri. 3. Të vlerësojë kontributin e Shqiptarëve gjatë Luftës II Botërore.

Page 83: Histori 9 Lm

81

Detyrë Shtëpie (punë në grup) Përgatit një album me foto dhe materiale për Shqipërinë gjatë Luftës së dytë Botërore. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 11.6. KOSOVA DHE VISET E TJERA SHQIPTARE NË LUFTËN E

DYTË BOTËRORE

Metoda dhe teknika: pyetje për diskutim, shpjegim, punë në grup. Mjetet: teksti, materiale plotësuese, hartë. Fjalë kyçe: Konferenca e Bujanit, Lidhja e Prizrenit. Ecuria e orës

Hapi i parë

Kujto: a. Si u nda Shqipëria dhe Kosova në zona pushtimi? b. Si e vendosën pushtuesit regjimin e pushtimit?

Hapi i dytë

Ndahet klasa në grupe. U jepet materiali i ri për të lexuar, u shpërndahen pyetjet për diskutim. 1. Kur u pushtua Kosova? 2. Si u nda ajo në tre zona pushtimi? 3. Cili ishte kuptimi i “Shqipërisë së Madhe”? 4. Çfarë masash morën pushtuesit për të joshur shqiptarët? 5. A ishin në fakt çlirimtarë pushtuesit italianë? 6. Pse demagogjia zuri vend tek shqiptarët? 7. Pse PKJ nuk kishte besim tek lëvizja çlirimtare e Kosovës? 8. Listo cilat ishin 2 pengesat që vonuan organizimin e shqiptarëve kundër pushtuesit?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të tregojë në hartë ndarjen e Kosovës në tri zona pushtimi. 2. Të shpjegojë politikën demagogjike të pushtuesit në Kosovë. 3. Të vlerësojë vendimet e Konferencës së Bujanit.

Page 84: Histori 9 Lm

82

9. Trego si u përshkallëzua lëvizja çlirimtare në Kosovë? 10. Pse u mblodh Konferenca e Bujanit? 11. Cilat ishin vendimet kryesore të saj?

Përmbledhje e materialit të ri Megjithëse politika e pushtuesit fashist në Kosovë ishte demagogjike, populli shqiptar i Kosovës u ngrit në luftë të armatosur kundër tij. Mbledhja e Bujanit shënon momentin kulmor të pjekurisë e të vetëdijes së Shqiptarëve të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju (rubrikat e tekstit) Si mendoni ju: Pse nuk u realizuan vendimet e Konferencës së Bujanit?

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 11.7. LUFTA E POPULLIT ÇAM KUNDËR PUSHTUESVE NAZIFASHISTË

Metoda dhe teknika: diskutim, shpjegim, Diagram Veni. Mjetet: teksti dhe materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Çamët, rezistencë. Ecuria e orës

Hapi i parë

a) Kujto politikën e shtetit grek ndaj popullsisë çame në vitet 1920 e në vazhdim. b) Kujto si i rezistoi populli çam politikës diskriminuese greke? c) A mendoni se politika greke, do të jetë ndryshe në këtë kohë?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të tregojë politikën e qeverisë Greke ndaj popullsisë çame në prag të pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste.

2. Të shpjegojë organizimin e rezistencës së popullsisë çame ndaj pushtimit nazist. 3. Të arsyetojë mbi politikën që ndoqi Greqia ndaj popullsisë çame në fund të

Luftës së II Botërore.

Page 85: Histori 9 Lm

83

Hapi i dytë

Klasa ndahet në grupe, i jepet materiali i ri për të lexuar, u shpërndahen pyetjet për diskutim 1. Pse u përjashtuan çamët nga mobilizimi i përgjithshëm? 2. Çfarë qëndrim mbajtën çamët në konfliktin italo -grek? Pse? 3. Pse nacionalistët e skajshëm grekë ishin të interesuar të nxisnin hakmarrjen greke

dhe çame? 4. A i rezistuan çamët pushtimit nazist? 5. Ç‘forma përdoren çamët për të kundërshtuar pushtuesin? 6. Si u mobilizua popullsia çame në luftë kundër pushtuesit? 7. Trego planin e masakrës së Napoleon Zervas ndaj popullsisë çame? 8. Si vazhdoi më tej procesi i dëbimit të popullsisë çame?

Përmbledhje e materialit Politika e qeverisë greke ndaj çamëve në prag të pushtimit nazifashist kishte krijuar një hendek të thellë në marrëdhëniet ndërmjet popullsisë çame dhe popullsisë greke. Dëbimi i popullsisë çame nga trojet e veta është vazhdimësi e asaj politike. Gjatë pushtimit gjerman, popullsia çame ishte në pozita vetëmbrojtje. Nga kjo popullsi morën pjesë në formacionet e luftës antifashiste mbi një mijë vetë. Punë e pavarur Diagram Veni Krahaso qëndrimet që mbajtën 2 fqinjët e Shqipërisë me popullsinë shqiptare (në Çamëri dhe Kosovë) gjatë luftës së dytë Botërore.

Çamëri Kosovë

Të përbashkëta

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 86: Histori 9 Lm

84

KREU XII SHQIPËRIA GJATË REGJIMIT KOMUNIST

Mësimi 12.1. VENDOSJA E REGJIMIT KOMUNIST

Metoda dhe teknika: punë në grup, diskutim, kllaster. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Aparat shtetëror komunist, transformimi ekonomik, fushatë ndëshkuese. Ecuria e orës

Hapi i parë

Klasa ndahet në grupe dhe secilit grup i jepet për diskutim nga një pyetje. a) Cilat janë tiparet e regjimit totalitarist? b) Çdo të thotë ekonomi e centralizuar? c) Shpjego ekzistencën e një partie në pushtet. d) Në cilin sistem kufizohen liritë dhe të drejtat e njeriut? e) Kur dhe pse u bë Marrëveshja e Mukjes?

Hapi i dytë (DRTA)

Nxënësit lexojnë mësimin dhe i përgjigjen pyetjeve sipas grupeve? 1. Si e krijoi aparatin e ri shtetëror PKSH?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë ndërtimin e aparatit shtetëror komunist pas luftës. 2. Të tregojë se në ç’mënyrë u ligjërua regjimi i ri politik i PKSH. 3. Te shpjegoje masat që mori PKSH për të vendosur autoritetin e tij.

Objektivat e Kapitullit:

• Të listojnë masat që u morën për vendosjen e regjimit komunist dhe formën e regjimit që u vendos.

• Të përshkruajnë shndërrimin e PKSH në Parti-shtet. • Të listojnë masat kryesore të qeverisë kundër pronës private. • Të shpjegojnë modelin sovjetik të zhvillimit. • Të flasim për marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet e tjera komuniste.

Page 87: Histori 9 Lm

85

2. Si u realizuan zgjedhjet e para në Shqipëri? 3. Ku qëndronte kontradikta e ligjit që lejonte krijimin e partive të tjera politike? 4. Çfarë baze të re ekonomike po krijonte shteti i ri? 5. Si u përpoq të vendoste autoritetin e vet shteti i ri?

Përmbledhje Në zgjedhjet për Asamblenë kushtetuese mungonin partitë opozitare konkurruese me PKSH. Transformimet ekonomike të viteve 1945-1948 hodhën themelet ekonomike të shtetit komunist. Lufta e PKSh ndaj kundërshtarëve politikë dhe ideologjikë ishte e ashpër. Krijimi i partive të reja politike u ndalua me ligj.

Hapi i tretë

Punë e pavarur Kllaster Shqipëria 1945-48

Shqipëria 1945-48

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Përsëritje 2. PËRFORCIM NJOHURISH

Metoda dhe teknika: diskutim, punë në grup. Mjetet: teksti. Fjalë kyçe: LANÇ

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë gjendjen e popullit shqiptar para pushtimit fashist. 2. Të shpjegojë si organizimin e qëndresës antifashiste shqiptare. 3. Të arsyetojë mbi veprimtarinë e forcave politike shqiptare gjatë luftës.

Page 88: Histori 9 Lm

86

Ecuria e orës

Hapi i parë

Plotëso tabelën.

Karakteristikat e ekonomisë në

v’29-39

Qëllimi i lëvizjeve

politike në v’29-39

Kosova Çamëria Paktet e Tiranës

Pushtimi fashist

Diskutim Pyetje (Nxënësit orientohen që të fillojnë të listojnë, kuvendet, mospagimi i taksave, organizimi i çetave të vogla të armatosura etj). 1. Cilat kanë qenë format e qëndresës së popullit shqiptar ndaj pushtuesit, që nga

koha e Skënderbeut? 2. Cilat janë veprimet e para kundër fashistëve italianë, të popullit shqiptar. 3. Çdo të thotë fashistizim? Jep shembull. 4. Pse Shqiptarët ishin kundër vendosjes së regjimit të pushtimit? 5. Si u përshkallëzua lëvizja antifashiste në vitet 1941-1942? 6. Çfarë tregon fakti që populli shqiptar i përgjigjet Asamblesë së Gestapos me top?

Arsyeto Çfarë tregon fakti që në Shqipëri gjatë luftës u krijuan 3 forca politike? Ku ndryshonin ato nga njëra tjetra dhe pse? Interesat e cilës shtresë të popullsisë i përkisnin? Mësimi 12.2. MARRDHËNIET NDËRKOMBËTARE TË SHQIPËRISË

(1945-1960)

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, shpjegim, punë e pavarur. Mjetet: teksti dhe materiale plotësuese. Fjalë kyçe: njohja ndërkombëtare, incidenti i Korfuzit, prishja e marrëdhënieve me BS.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë njohjen ndërkombëtare të qeverisë Shqiptare. 2. Të tregojë orientimin komunist të Shqipërisë pas Luftës së II Botërore. 3. Të arsyetojë mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me perëndimin.

Page 89: Histori 9 Lm

87

Ecuria e orës

Hapi i parë

Mësuesja –Një nga detyrat e qeverisë së re pas çlirimit ishte njohja ndërkombëtare e saj Si mendoni ju? (nxënësve) a. Pse Shqipëria ishte e interesuar për njohjen ndërkombëtare? b. Diskutoni për Kushtetutën e Shqipërisë që u miratua më 14 janar 1946?

Hapi i dytë (shpjegohet materiali i ri)

Pas Luftës së dytë Botërore Shqipëria u orientua politikisht dhe ekonomikisht drejt BS. Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave u prishën kur filloi konflikti Stalin-Tito, në vitin 1948. Deri atë kohë lidhjet e Shqipërisë me shtetet e tjera të Evropës Lindore ishin të kufizuara. Në vitet‚ 50 të shek të kaluar Shqipëria ishte anëtare e bllokut komunist dhe që prej asaj mori pjesë në të gjitha strukturat ekonomike, politike dhe ushtarake të këtij blloku.

Hapi i tretë (Arsyeto dhe përgjigju)

Shpjego: Përse qeveria komuniste shqiptare kërkonte njohjen ndërkombëtare? Arsyeto: Cili ishte qëndrimi i SHBA dhe Anglisë për njohjen e qeverisë së Tiranës? Trego: Si ndikoi incidenti i Kanalit të Korfuzit në marrëdhëniet me Britaninë? Argumento: Si ishin marrëdhëniet e Shqipërisë me bllokun komunist? Si mendon ti? Pse u prishën marrëdhëniet e Shqipërisë me BS? Plotëso tabelën.

Aleatët Pro Shqipërisë Kundër

Gjatë luftës

Pas luftës

Në vazhdim Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 90: Histori 9 Lm

88

Mësimi 12.3. SHQIPËRIA NJË SHTET STALINIST

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, mësim i drejtuar, punë e pavarur. Mjetet: teksti dhe materiale plotësuese. Fjalë kyçe: parti shtet, kolektivizim, arsimi, organet e dhunës. Ecuria e orës

Hapi i parë

Pyetje a. Në mësimet e kaluara kemi folur për regjimet totalitare. Jepni shembuj ku u

vendos regjimi totalitar? b. Pse vendet e lindjes kishin model zhvillimi BS? c. Një nga tiparet e shteteve komuniste është edhe ekonomia e centralizuar, shpjego

kuptimin e saj.

Hapi i dytë (shpjegohet materiali i ri)

Përmbledhje e materialit të ri Në sistemin demokratik partia ose koalicioni i partive që fiton zgjedhjet, ka të drejtën e formimit të qeverisë. Në këtë rast për partinë fituese themi se ajo është parti në pushtet. Partitë e tjera quhen opozitë. Në sistemin komunist ka një parti të vetme, që është partia Komuniste. Partitë e tjera nuk janë të ligjshme. Kjo parti e mban pushtetin pa konkurrencë dhe me zgjedhje formale. Ajo komandon jo vetëm jetën politike, por gjithë veprimtarinë e organeve qendrore dhe lokale të pushtetit, qeverinë, organizatat shoqërore etj. Kjo mënyrë e drejtimit të shtetit është modeli komunist i partisë-shtet.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju (mund të realizohet përmes punës në çift ose punës në grup) Trego përmes një skeme si e përqendroi PKSH pushtetin në duart e saj? në fushën në fushën në fushën në zgjedhjet politike ekonomike sociale e para

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë shndërrimin e PKSh në Parti-Shtet. 2. Të shpjegojë kuptimin e planifikimit shtetëror. 3. Të analizojë tiparet karakteristike të shtetit sipas metodave staliniste.

Page 91: Histori 9 Lm

89

Shpjego (me ndihmën e mësueses) kuptimin e diktaturës së proletariatit dhe si i shërbeu kjo diktaturë shtetit komunist. Listo masat që mori shteti i ri për arsimin dhe kulturën. Punë e pavarur Si mendoni ju: A ishte industrializimi i vendit rruga e drejtë për ta nxjerrë vendin nga prapambetja? Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 12.4. ZGJERIMI I FORMAVE TË DHUNËS KOMUNISTE(1961-1978)

Metoda dhe teknika: kontroll njohurish, punë e pavarur, diskutim. Fjalë kyçe: Revolucion ideologjik, sabotime, grupe armiqësore. Mjetet: Historia IX Ecuria e orës

Hapi i parë (Kontroll njohurish) 5 min

Listo tiparet e totalitarizmit. Një nga tiparet e totalitarizmit është edhe mbivlerësimi i propagandës. Shpjego çdo të thotë kjo? Si shprehet përdorimi i dhunës në një regjim totalitar dhe pse? Cili është kuptimi i partisë-shtet?

Hapi i dytë

Nxënësve u jepet mësimi për të lexuar për 5 min.

Hapi i tretë

Punë në çift 10 min U jepen pyetje për të zhvilluar punën në çift (mësuesja i shpërndan në çdo bankë nga një fishë me pyetje dhe nxënësit lihen të përgatiten).

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë me Kinën në vitet 1961-1978.

2. Të shpjegojë përmbajtjen e re kulturore. 3. Të argumentojë shkaqet e shtimit të represionit deri në nivelet e larta të

partisë –shtet.

Page 92: Histori 9 Lm

90

1. Pse Shqipëria lidhi marrëdhënie me Kinën pas prishjes së marrëdhënieve me BS? 2. Ku konsiston ndihma e Kinës ndaj Shqipërisë dhe anasjelltas? 3. Kur dhe pse u prishën marrëdhëniet me Kinën ? 4. Si mendoni ju, çfarë do të ndodhte me veprat industriale që nisen punën gjatë

kohës kur Shqipëria kishte marrëdhënie të mira me Kinën? 5. Si e kuptoni Revolucionin ideologjik-kulturor? 6. Cilat ishin lëvizjet që mori PPSH në kuadër të revolucionit ideologjik-kulturor? 7. Cili ishte qëllimi i këtyre lëvizjeve? 8. Cila ishte taktika e këtyre lëvizjeve? 9. Cilat ishin rrjedhimet e këtyre lëvizjeve? 10. Pse themi që këto lëvizje tronditën dhe deformuan shoqërinë shqiptare? 11. Çfarë ndryshimesh u vunë re në vitet 70-të shek XX? 12. Pse shteti shqiptar e shikonte si rrezik marrëdhënien me perëndimin? 13. Çfarë masash u morën nga PPSH për ti prerë rrugën liberalizimit? 14. Cili ishte qëllimi i këtyre masave? 15. Cila ishte përmbajtja e kushtetutës 1976? Çfarë tregon ajo?

Hapi i katërt

Diskutim (i pyetjeve) 20 min Përmbledhje e materialit të ri 5 min Pas prishjes së marrëdhënieve me BS, Shqipëria nuk ishte më anëtare e bllokut komunist, por ajo ishte jashtë blloqeve, por jo jashtë politikës ndërkombëtare. Pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, Shqipëria mbeti pa asnjë mbrojtës të jashtëm Arsyeto Si ishin marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën? Çfarë i afronte këto 2 vende? Çfarë do të thotë revolucion kulturor? Pse u rrit represioni në nivelet më të larta të partisë –shtet? 5 min Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 93: Histori 9 Lm

91

Përsëritje 3. PËRFORCIM NJOHURISH

Mjetet: teksti Metoda dhe teknika: diskutim, punë me grupe, diagram Veni. Ecuria e orës

Hapi i parë

Punë në grup Veprimtaria I Ndahen nxënësit në grupe dhe përgatiten për diskutim. 1. Bëj një tabele ku të vendosësh forcat politike të formuara gjatë LANÇ. 2. Cilat janë karakteristikat e tyre?

Grupimi PKSH Balli Kombëtar Legaliteti

Karakteri

Veprimtari II Trego përshkallëzimin e qëndresës kundër pushtuesit (Kosovë, Shqipëri, Çamëri). Grupi i Parë: Kosovë Grupi i dytë: Shqipëria Grupi i tretë: Çamëria

Hapi i dytë

Punë në grup Ndaj pyetjet sipas grupeve. 1. Listo masat në fushën ekonomike. 2. Si e përqendroi pushtetin në duart e PPSh? 3. Trego masat që mori për edukimin e njeriut besnik të PPSh?

Kujto: Luftën e ftohtë. Cilat ishin ato organizma që u krijuan nga të dy blloqet? Plotëso skemën që tregon se në cilat struktura politike botërore bënte pjesë Shqipëria. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë programet e forcave politike gjatë luftës NAÇL. 2. Të tregojë përshkallëzimin e qëndresës kundër pushtuesit fashist në

Shqipëri, Kosovë dhe Çamëri. 3. Të shpjegojë masat që mori PPSh për të zbatuar modelin sovjetik të

zhvillimit.

Page 94: Histori 9 Lm

92

Mësimi 12.5. VETIZOLIMI I SHTETIT KOMUNIST

Metoda dhe teknika: Diskutim, mësim i drejtuar, kllaster. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Rrethimi imperialist, “Mbështetja në forcat e veta”, Mehmet Shehu. Ecuria e orës

Hapi i parë

1. Kur dhe pse u prishën marrëdhëniet me Kinën ? 2. Si e kuptoni Revolucionin ideologjik-kulturor? 3. Cila ishte përmbajtja e kushtetutës 1976? Çfarë tregon ajo? 4. Pse shteti shqiptar e shikonte si rrezik marrëdhënien me perëndimin? 5. Cilat ishin lëvizjet që mori PPSH në kuadër të revolucionit ideologjik-kulturor?

Hapi i dytë shpjegohet materiali i ri

Pas ndërprerjes së marrëdhënieve ideologjike ndërmjet PPSh dhe PKK, Republika popullore socialiste e Shqipërisë mbeti vetëm. Vendi ishte përfshirë në një krizë të përgjithshme morale, ekonomike dhe politike.

Hapi i tretë

Pyetje Përshkruaj: vetizolimin e plotë të Shqipërisë prej lindjes dhe perëndimit? Shpjego: përse i shërbente partisë në pushtet parimi i “Mbështetjes në forcat e veta” Çfarë ishte procesi i kolektivizimit? Arsyeto: Çfarë rrugësh gjeti Partia në pushtet për të përmirësuar gjendjen në Shqipëri? Komento figurën e tekstit (fëmijën) dhe sloganin e kohës “Në njërën dorë kazmën atdheun ndërtojmë, në tjetrën dorë pushkën fitoret i mbrojmë”. Punë e pavarur Jep mendimin tënd: komunizmi i la Shqiptarët të zhgënjyer. Kllaster Karakteristikat e Shqipërisë në vitet 1979-1990.

Karakteristikat e Shqipërisë në vitet

1979-90

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë procesin e vetizolimit të mëtejshëm të Shqipërisë pas viteve 1979. 2. Të zbulojë shkaqet e thellimit të krizës në shoqërinë shqiptare. 3. Të arsyetojë për shfaqjen e krizës politike brenda partisë –shtet.

Page 95: Histori 9 Lm

93

KREU XIII SHQIPËTARËT NË JUGOSLAVI E BOTË PAS LUFTËS II BOTËRORE Mësimi 13.1. KOSOVA NË VITET 1945-1948

Metoda dhe teknika: ERR Mjetet: teksti dhe materiale plotësuese. Ecuria e orës

Hapi i parë

Kujto Kosovën në kohën e luftës së II botërore? Cila ishte politika demagogjike e pushtuesit? Përsërit kuptimin mbi regjimin e pushtimit.

Hapi i dytë shpjegohet materiali i ri

Pas luftës pushteti komunist jugosllav vendosi në Kosovë një regjim pushtimi. Kuvendi i Korrikut 1945 u mbajt në kushte jo demokratike, kur administrata ushtarake sapo ishte deklaruar e hequr, por ushtria serbe ishte e pranishme në Kosovë.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju Përshkruaj: politikën e shtetit komunist jugosllav ndaj shqiptarëve në Kosovë. Provoni: terrorin dhe gjenocidin e forcave jugosllave pas ripushtimit të Kosovës. Diskuto: procesin e shkombëtarizimit dhe të shpërnguljes masive të popullsisë Shqiptare në Kosovë. Punë në çift Shpjego: situatën në të cilën u zhvillua Kuvendi i 8-10 Korrikut 1945 dhe faktin se Rezoluta për aneksimin e Kosovës nuk u votua, por vetëm u miratua me duartrokitje.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë gjendjen në Kosovë pas vitit 1945 2. Të shpjegojë rrugët dhe format që përdorën serbët për vendosjen e

regjimit dhe pushtimit. 3. Të argumentojë shkaqet e shpërthimit të revoltave popullore.

Page 96: Histori 9 Lm

94

Arsyeto Si e kupton ti faktin se shqiptarëve në gjithë Jugosllavinë iu dha statusi i pakicës kombëtare, ndërsa Kosovës iu dha statusi i rajonit autonom brenda Republikës Serbe. Kllaster Gjendja e popullsisë në Kosovë 1945-48.

Kosova1945 – 48

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 13.2. KOSOVA NË VITET 1949-1974

Metoda dhe teknika: diskutim, mësim i drejtuar, punë në grup. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Vetëvendosje, kushtetutë. Ecuria e orës

Hapi i parë Kujto nga mësimet e kaluara

Cilat ishin vendimet e Konferencës së Bujanit? Si u vendos regjimi i pushtimit në Kosovë? Si është shprehur dhuna serbe në Kosovë, argumento përgjigjen. Si mendoni ti: Si do ti përgjigjeshin shqiptarët e Kosovës kësaj politike? Atëherë çfarë do të kërkonin ata?

Hapi i dytë shpjegohet materiali i ri

Me rivendosjen e administratës ushtarake, shqiptarëve iu mohuan liritë dhe të drejtat politike. Për të realizuar planet e tyre, shteti jugosllav përdori terrorin, politikën shkombëtarizuese dhe shpërnguljen masive të popullsisë. Në këto kushte u rrit qëndresa në Kosovë. Në vitin 1968 ata kërkonin “Vetëvendosje dhe Republikë”.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë politikën e shtetit komunist jugosllav ndaj shqiptarëve në Kosovë pas vitit 1948.

2. Të vlerësojë rëndësinë që pati Plenumi i Brionit për Shqiptarët. 3. Të arsyetojnë mbi përmbajtjen e kushtetutës së vitit 1974 në Kosovë

Page 97: Histori 9 Lm

95

Udhëheqja Jugosllave u detyrua të bënte lëshime në vitin’ 74. Kosova mori statusin e krahinës autonome me varësi të dyfishtë dhe i garantoheshin disa të drejta në fushën e gjuhës kulturës, flamurit etj.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju Përshkruaj: a. Si ishte gjendja e popullsisë shqiptare në Kosovë pas vitit 1948? b. Si e justifikoi shteti jugosllav procesin e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve

nga Kosova? Vlerëso: rëndësinë që pati Plenumi i Vrioni. Trego: Çfarë kërkonin shqiptarët në demonstratat e vitit 1968? Cilat ishin vendimet e vitit 1974 për Kosovën. Punë në çift Trego ecurinë e ngjarjeve në Kosovë pas Luftës së II Botërore deri në vitet 1974.

Viti Pas luftës II Botërore 1968 1974

Ngjarja

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 13.3. SHQIPTARËT NË KOSOVË 1974-2000

Metoda dhe teknika: ERR Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Kosova-Republikë, gjenocid, Ibrahim Rugova.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë ngjarjen në Kosovë në vitet 1981. 2. Të shpjegojë përmbajtjen e kushtetutës së Kaçanikut. 3. Të vlerësojë rëndësinë që pati qëndresa e vazhduar kosovare në çlirimin e

Kosovës.

Page 98: Histori 9 Lm

96

Ecuria e orës

Hapi i parë

Pse shpërthyen kryengritjet në Kosovë në vitin 1968? Cilat ishin disa nga arritjet politike të shqiptarëve në vitet 74?

Hapi i dytë shpjegohet materiali i ri

Me ardhjen e Millosheviçit në pushtet autonomia e Kosovës filloi të humbte pavarësinë. Në mars të 1981 filluan demonstratat masive të shqiptarëve në Kosovë me kërkesat Kosova -Republikë. Forcat ushtarake jugosllave iu përgjigjen këtyre kërkesave me vendosjen e dhunës dhe terrorit. Të gjitha kishin një qëllim: Të shtypnin qëndresën kosovare. Në vitin 1987 autonomia e Kosovës u cungua së tepërmi. Në shtator 1990 u shpall Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe u zgjodh Qeveria e Përkohshme e saj. Në maj të 1992 me referendum u zgjodh Ibrahim Rugova presidenti i parë i Kosovës. Në vitin 1999 dhuna serbe në Kosovë ishte më intensive. Në mars të vitit 1999 NATO ndërhyri në Kosovë. Kosova shpalli Pavarësinë në 17 shkurt 2008.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju Komento: kërkesat e demonstruesve në vitin 1981. Diskuto: gjendjen e rendë të popullsisë shqiptare pas demonstratave të vitit 1981 Trego: si iu përgjigjën shqiptaret dhunës serbe?

Plotëso tabelën e kohës. Si e kupton ti faktin që dhuna serbe u drejtua kryesisht ndaj inteligjencës kosovare. Punë çift 1. Si e kupton ti dhunën institucionale që serbët zbatuan në Kosovë. 2. Jep mendimin tënd në lidhje me vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për

Pavarësinë e Kosovës. Punë në grup Zbulo dhe bëj një album kushtuar veprimtarisë së Rugovës si politikan. Komento shprehjen “Bacë u kry”. Punë në grup Mblidh të dhëna dhe fakte, foto për ngjarjen 27 shkurtit 2008 dhe bëj një album.

Evok

im

Rea

lizim

i ku

ptim

it R

efle

ktim

Page 99: Histori 9 Lm

97

Mësimi 13.4. DIASPORA SHQIPTARE 1944-1990

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, punë në grupe, diskutim. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: diasporë. Ecuria e orës

Hapi i parë

Duke ju referuar lëndës së letërsisë flisni për Nolin, Konicën dhe veprat e tyre.

Hapi i dytë

Klasa ndahet në tre grupe, u jepet materiali për të lexuar (ndiqet një rrugë tjetër e bashkëpunimit dhe punës në grup). Pasi e gjithë klasa ka lexuar materialin e dhënë ndiqet kjo skemë: Çdo grup do të mendojë dy pyetje për të bërë grupi tjetër, e kështu me radhë. Mësuesja i orienton nxënësit që të ketë një radhë në mënyrën e të drejtuarit të pyetjeve. Në këtë mënyrë në mësim aktivizohet një pjesë e mirë e nxënësve. Grupit i parë i bën dy pyetje grupit të dytë. Grupi i dytë i përgjigjet pyetjeve të marra nga grupi i parë dhe bën dy pyetje grupit të tretë. Grupi i tretë i përgjigjet pyetjeve të marra nga grupi i dytë dhe bën dy pyetje grupit të katërt. Grupi i katërt i përgjigjet pyetjeve të marra nga grupi i tretë dhe bën dy pyetje grupit të parë. Përmbledhje e materialit të ri (Pasi të gjithë grupet mbarojnë pyetjet dhe përgjigjet,mësuesja bën përmbledhjen e mësimit) Fillimet e diasporës shqiptare zënë fill në shek XIV-XV. Diaspora shqiptare është e përhapur në Evropë, Amerikë, Australi dhe Zelandën e Re. Diaspora Shqiptare ka kontribuar në zhvillimet politike, kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë.

Hapi i tretë

Arsyeto dhe përgjigju Trego: kur datojnë fillimet e diasporës shqiptare? Shpjego: fushat kryesore të kontributit të diasporës shqiptare. Analizo: karakteristikat e diasporës shqiptare së krijuar pas luftës II Botërore.

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të shprehë kuptimin mbi diasporën shqiptare. 2. Të shpjegojë rolin e diasporës shqiptare për çështjen kombëtare. 3. Të analizojë karakteristikat e diasporës shqiptare së krijuar pas Luftës II

Botërore.

Page 100: Histori 9 Lm

98

Kërko në internet “Mësime Plotësuese në Diasporë” dhe do të zbulosh përpjekjet e mësuesve shqiptarë për tu mësuar fëmijëve emigrantë, gjuhën shqipe. Punë në grup Duke vlerësuar rolin e diasporës, përgatit një referat me temë: Roli i diasporës shqiptare në çështjen kombëtare (përmbysjen e komunizmit, çështjen çame dhe kosovare). Pasuroje atë me foto. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Përsëritje 3. PËRFORCIM

Metoda dhe teknika: bisedë, diskutim, punë e pavarur. Mjetet: teksti. Ecuria e orës

Hapi i parë

Plotëso tabelën për politikën shkombëtarizuese, asimiluese ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, që në fillimet e saj.

Politika

Vitet

Karakteristikat

Detyrë 1. Plotëso fjalinë: Mendimi i PKJ që Kosova të mbetej Krahinë e Serbisë u përligj

në Konferencën e _______________

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të shpjegojë politikën shkombëtarizuese të udhëheqjes jugosllave në vitet 1945-1997.

2. Të rëndit shkaqet e demonstratave në vitet’ 68-81. 3. Të vlerësojë rolin që kanë luajtur në histori figura të rëndësishme

kosovare.

Page 101: Histori 9 Lm

99

2. Në krah të datave vendosni ngjarjet dhe anasjelltas a. 1953 b. 27 nëntor 1968 c. 28 shkurt 1974 d. Ngjarja në Prekaz e. Filluan bombardimet e NATO-s

Rendit: Kërkesat e shqiptarëve në Kosovë nga viti 1968-1999

VITI KËRKESAT

1968

1974

1999

Shpjego shkurtimisht:

a) Kushtet në të cilat u krijua LDK. b) Platforma e UÇK.

Vlerëso rolin që ka luajtur: a) I. Rugova b) A. Jashari c) H. Thaçi, në çështjen e Kosovës

Page 102: Histori 9 Lm

100

KREU XIV RËNIA E REGJIMIT KOMUNIST. FITORJA E DEMOKRACISË Mësimi 14.1. KRIZA E REGJIMIT KOMUNIST

Metoda dhe teknika: stuhi mendimesh, diskutim, punë e pavarur. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Pluralizëm. Ecuria e orës

Hapi i parë (Stuhi mendimesh)

1. Ç’do të thotë “pluralizëm”? (Mësuesi mbledh shënimet e nxënësve) 2. Cili vit shënoi kalimin nga sistemi komunist në sistemin pluralist në Shqipëri? 3. Jep shpjegime për ngjarjet që ke dëgjuar.

Hapi i dytë (Diskutim)

Shtrohet pyetja për diskutim: 1. Cilët faktorët kanë ndikuar në Shqipëri në fillimin e lëvizjeve demokratike?

(Mësuesja i orienton nxënësit drejt dy faktorëve) a. Ngjarjet në Vendet e Evropës Lindore. b. Gjendja e rënduar ekonomike.

2. Çfarë qëndrimi do të mbante qeveria për të mos u përsëritur ngjarjet si në disa vende të Evropës Lindore? (listohen disa përgjigje të pritshme në tabelë dhe përmblidhet mësimi).

Hapi i tretë

Përmbledhje Reforma që ndërmori Ramiz Alia, nuk ndryshuan natyrën e regjimit komunist. Ato nuk sollën përmirësime në ekonominë e vendit dhe lirinë e individit. Të pakënaqur qytetarët kërkuan ndryshime të thella demokratike. Këtyre ndryshimeve u prinë

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të listojë faktorët që ndikuan në thellimin e mëtejshëm të krizës ekonomike-politike të regjimit komunist.

2. Të gjykojë nëse masat që u morën nga regjimi komunist e nxorën Shqipërinë nga kriza.

3. Të shpjegojë procesin e demokratizimit në Shqipëri dhe rëndësinë e saj.

Page 103: Histori 9 Lm

101

intelektualët më kurajozë dhe studentët me protestat e tyre masive. Partia demokratike, e para parti opozitare u krijua më 12 dhjetor 1990.

Hapi i katërt

Analizo: faktorët që ndikuan në thellimin e krizës ekonomike-politike në Shqipëri në vitet 89-90. Listo masat që mori qeveria për të dalë nga kriza. Punë në çift Si mendon ti: Sa i rëndësishëm ishte vendimi i 11 dhjetorit për lejimin e pluralizmit në Shqipëri? Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Mësimi 14.2. SHQIPËRIA NË VITET 1992-2000

Metoda dhe teknika: Stuhi mendimesh, diskutim, punë e pavarur. Mjetet: teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: Tranzicion, Referendum. Ecuria e orës

Hapi i parë

Si e kupton ti tranzicionin që filloi në Shqipëri? Cilat ishin disa ndryshime të menjëhershme që do të fillonin në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë? Shpjego: pluralizëm dhe zgjedhje pluraliste.

Hapi i dytë

Përmbledhje e materialit të ri Procesi i kalimit nga diktatura në demokraci u bë në mënyrë paqësore. Në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992. Një varg reformash do të zbatoheshin në një periudhë

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë periudhën e tranzicionit në Shqipëri. 2. Të shpjegojë arsyet e ardhjes në Pushtet të PD. 3. Të gjejë arsyet që çuan në krizën e vitit 1997.

Page 104: Histori 9 Lm

102

tranzicioni me qëllim të konsolidoheshin institucionet demokratike dhe mekanizmat e ekonomisë së tregut. Ngjarjet e vitit 1997 e vështirësuan dhe zgjatën tranzicionin.

Hapi i tretë

Përshkruaj periudhën e tranzicionit në Shqipëri. Shpjego cilat ishin problemet më emergjente që duhet të zgjidheshin në Shqipëri. Argumento cilat ishin arsyet e krizës së vitit 1997? Punë e pavarur Si mendon ti cilat ishin iluzionet e shqiptarëve dhe sa u realizuan ato? Punë në grup Përgatit një album me foto dhe dokumente për periudhën e vitit 1992-2000. Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit. Përsëritje 4. PËRFORCIM NJOHURISH

Metoda dhe teknika: diskutim, punë në grup, punë në çift. Mjetet: Teksti, materiale plotësuese. Fjalë kyçe: PKSH, përqendrimi i pushtetit, politika e jashtme e Shqipërisë. Ecuria e orës

Hapi i parë

Pyetje për diskutim Kur u krijua PKSH dhe cila ishte përmbajtja e programit të saj? Pse u mblodh Mbledhja e Mukjes dhe pse dështoi? Cilat ishin vendimet e Kongresit të Përmetit? Si u bënë zgjedhjet e para pas çlirimit?

Objektivat

Në përfundim të kësaj teme nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë rrugën e vendosjes së regjimit komunist që në fillimet e saj. 2. Të shpjegoj masat që mori PKSH dhe më vonë PPSH për përqendrimin e

pushtetit në duart e saj. 3. Të arsyetojë për gjendjen social ekonomike të Shqipërisë nga viti 1945-

1990.

Page 105: Histori 9 Lm

103

Hapi i dytë (punë në grup)

Shpjego masat që mori PKSH për vendosjen e regjimit komunist në fushë: a. e rindërtimit të vendit. b. për organizimin e pushtetit. c. në arsim dhe kulturë. d. politikën e jashtme (marrëdhëniet me Britaninë e Madhe, ShBA, Jugosllavinë,

BS, Kinën.). Punë në çift Plotëso tabelën. a)Përshkruaj shkaqet dhe pasojat e krizës ekonomiko-sociale të viteve 80.

Shkaqet Pasojat

b)Përshkruaj shkaqet dhe pasojat e revoltave të shqiptarëve në vitet 1990.

Shkaqet Pasojat

Vlerësimi i nxënësit Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 106: Histori 9 Lm

104

TEST (semestri i parë)

1-Pellazgët janë banorët më të lashtë : a) paramaqedonas dhe paratrakas b) paraetrusk dhe paralatinë c) para ilirë dhe paragrekë d) parailirë dhe paradorë 1 pikë 2-Mbretëria e parë ilire udhëhiqej nga diastia e: a) ardianëve b) enkelejve c) taulantëve d) molosëve 1 pikë 3-Shkaqet e luftrave iliro-romake ishin: a) Formimi i aleancës iliro-maqedono-epiriote b) kërkesat e Romës për të pushtuar portet e Ilirisë c) Fuqizimi ekonomik e ushtarak i Ilirisë d) fuqia ekonomike e Ilirisë 1 pikë 4- Viti 395 shënon: a) fillimet e mesjetës b) shembjen e Perandoisë romake c) futjen e Ilirisë në Bizant d) dyndjet barbare 1 pikë 5-Tokat që jepeshin nga perandori bizantin me kusht quheshin: a) oborr b) feud c) pronie d) çiflig 1 pikë 6-Në fillim të shek IX tokat shqiptare u përfshinë në themat e : a)_____________________________ b)_____________________________ c)_____________________________ 3 pikë 7-Ploteso:Kuvendi i Lezhës mori këto vendime të rëndësishme: a)Formimin e një_______________________________________ b)Krijimin e një_________________________________________ c)Te krijohej një________________________________________ 3 pikë 8-Për krijimin e shtetit, Skënderbeu përdori: a)vullnetarizmin b)dhunën c) lidhjet martesore 1 pikë 9-Qarko përgjigjen e saktë,e vërtetë V ose e gabuar G,në pohimet: a)Shqipëria dhe Skënderbeu vlerësohej në Evropë si pengesë ndaj ushtrive osmane V G b)Pas vdekjes së Skënderbeut nuk vazhdoi më qëndresa antiosmane V G c)Bazën e fuqisë ekonomike e ushtarake të shtetit osman, e përbënte sistemi i timarit V G d)Në shek e XVI tokat Shqiptare u perfshinë në Elajetin e Rumelisë V G 4 pikë

Page 107: Histori 9 Lm

105

10-Lidh me shigjetë ngjarjet me datat. 1555 U vra Ali Pashë Tepelena 1775 Kuvende ballkanike ne Kuç 1822 U vu në krye të Pashallëkut të Shkodrës Karamahmut Pasha 15 korrik 1614 U botua Meshari i Gjon Buzukut 4 pikë 11-Plotëso :Rilindja Kombëtare Shqiptare ishte nje lëvizje______________________ që synonte____________________________ dhe _______________________________________________________ 3 pikë 12-Kalimi nga ideja e autonomise në atë të pavarsisë në Kuvendin e Prizrenit shënonte: a)kthim prapa në programin e lëvizjes kombëtare b)përshtatje me kushtet e reja politike c)mosmarrveshje midis rrymave politike d)domosdoshmeri 1 pikë 13-Rendit 2 detyrat që do të zgjidhte Komiteti i Stambollit 1- 2- 2 pikë 14-Në shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë ndikoi: a)lëshimet e turqisë b)kuvendet shqiptare c)qëndresa e armatosur e popullit shqiptar d)ndihma e shteteve ballkanike 1 pikë 15-Argumento përse Konferenca e Ambasadorëve në Londër nuk mori parasysh parimin etnik në përcaktimin e rinj të kufijve ballkanikë ___________________________________________________ 3 pikë 16-Rendisni arsyet pse Princ Vidi ishte i përshtatshëm për fronin shqiptar: a) b) 2 pikë

Piket 0-8 9-13 14-17 18-21 22-25 26-29 30-32 Nota 4 5 6 7 8 9 10

SUKSESE

Page 108: Histori 9 Lm

106

TEST (semestri i dytë)

1-Listo pengesat për organizimin e qëndresës kosovare kundër pushtuesit a. b. c.

3 pikë 2-Shpjegoni arsyet e ndërmarrjes nga PKJ së një fushatë të egër kundër popullsisë

shqiptare të Kosovës pas Konferencës së Bujanit? 1 pikë 3- Shpjegoni pasojat e spastrimit etnik të shqiptarëve çamë në territorin e Greqisë.

_________________________________________________________________ _________________________________________________________________ _________________________________________________________________

2 pikë 4-Konferenca e Mukjes u mblodh më____________. Vendimet e saj ishin:

a. _____________________________________________________ b. _____________________________________________________ c. _____________________________________________________ d. _____________________________________________________

5 pikë 5-Britania e Madhe dhe SHBA e kushtëzuan njohjen ndërkombëtare të qeverisë

shqiptare me: a. __________________________________ b. __________________________________ 2 pikë

6-Fletë rrufetë ishin: a. Karikatura të të rinjve b. Propagandë kundër shtetit c. Shfaqe të huaja 1 pikë

7-Me 11 janar 1946, Shqipëria u shpall: a. Republikë parlamentare b. Republikë presidenciale c. Republikë popullore d.Republikë popullore socialiste 1 pikë

8-Tipari kryesor i ekonomisë shqiptare ishte: a. Tharja e kënetave b. Planifikimi shtetëror c. Zbatimi i reformës agrare në fshat d.Zbatimi i reformës industriale në qytet 1 pikë

9-Qarkoni përgjigjen e saktë: a. Roli i shkollës në shtetin komunist ishte mësimi i lirive dhe të drejtave të

njeriut PO JO b. PKSH përdori pushtetin për të ushtruar dhunë politike ndaj kundërshtarëve

politikë. PO JO

Page 109: Histori 9 Lm

107

c. Organe dhe institucionet shtetërore u vunë në shërbim të PKSH PO JO

d. Gjyqet speciale dënuan vetëm kundërshtarët e regjimit PO JO

4 pikë 10-Përcakto tiparet e regjimit totalitarist:

a. b. c. d.

4 pikë 11-Shpjego masat që mori PKSH për vendosjen e regjimit komunist në fushën:

a. ekonomike b. politike c. sociale 3 pikë

12-Cila ngjarje kushtëzoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Britaninë e Madhe në vitin 1946?

1 pikë 13-Listo disa nga sloganet që përdorte partia në pushtet për të larguat vëmendjen e

popullit ndaj probleme dhe vështirësive ekonomike. 2 pikë

Pikët 0-8 9-12 13-16 17-19 20-23 24-27 28-30

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 110: Histori 9 Lm

108

TEST (vjetor) Klasa Emri

1. Cili nga këto fiset ilire jetonin në Epirin e Vjetër.

a. Ardianët b. Dardanët c. molosët d. albanët

1 pikë 2. Cilët nga këta ishin mbretër të mbretërisë ilire?

a. Diokleciani b. Teuta c. Skënderbeu d. Ali pashë Tepelena 1 pikë

3. Përcakto kohën e udhëheqjes së Dhimitrit tek Principata e Arbrit. a. 1198-1208 b. 1208-1216 c. 1190-1198 1 pikë

4. Cilat ishin vendimet e Lidhjes së Lezhës? a. b. c. d.

4 pikë 5. Pse Luftuan Shqiptarët kundër

turqve?_______________________________________ ______________________________________________________________ ______________________________________________________________

2 pikë 6. Kur dhe pse u mblodh Lidhja e Prizrenit?

a. b.

2 pikë 7. Thoni emrat e disa Rilindësve.

a. b. c.

3 pikë 8. Thoni tre forcat politike që u angazhuan gjatë luftës NAÇL në Shqipëri?

a. b. c.

3 pikë

Page 111: Histori 9 Lm

109

9. Thuaj dy ngjarje që lidhen me datën 28 Nëntor. a. b.

2 pikë 10. Çfarë rruge ndoqi Serbia për nënshtrimin e shqiptarëve në Kosovë?

a. b.

2 pikë 11. Përcakto kufijtë e Shqipërisë sipas Konferencës së Londrës, 1913.

Në Veri______________________________________________ Në Jug_______________________________________________ Në Lindje____________________________________________

3 pikë 12. Cilat ishin forcat politike gjatë Luftës NAÇL në Shqipëri?

a. b. c.

3 pikë

Pikët 0-8 9-11 12-14 15-17 18-20 21-23 24-26

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Page 112: Histori 9 Lm

110

TEMA TË TJERA ORËSH TË LIRA

1. ESKURSION MËSIMOR NË NJË QYTET HISTORIK 2. PËRSHTYPET NGA ESKURSIONI (ESE, FOTO). 3. PËRGATITJA E NJË ALBUMI PËR HISTORINË E SHQIPËRISË QË

NGA FILLIMET E SAJ (2-3 ORË MËSIMI) 4. TRADITAT DHE ZAKONET E QYTETIT TIM 5. (ritet e dasmave,varrimeve,ndërtimet e banesave, veshjet, gatimet, gjuha) 6. PËRGATITJA E NJË MOZAIKU(banesë ilire, veshje ilire etj., me copa

të vogla të prera, fletë punë dore) ORE E LIRË KOSOVA, SHQIPËRIA DHE EVROPA SOT

Metoda dhe teknika: bisedë, diskutim, punë në grup. Mjeti: Materiale të nxënësve, video projektor dhe laptop. Ecuria e orës

Hapi i parë

Nxënësit përshkruajnë rrugën e gjatë që ka bërë Kosova për të qenë shtet i pavarur dhe përpjekjet e Shqipërisë për tu përfshirë në jetën evropiane.

Hapi i dytë

Nxënësit bëjnë prezantimet e tyre të materialeve që kanë përgatitur në grupe.

Hapi i tretë

Bëhet një përmbledhje e orës dhe vlerësohen punimet më të mira dhe grupi që ka punuar më mirë.

Objektivat

Në fund të orës nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përshkruajë zhvillimet politike të Kosovës vitet e fundit pas fitores së Pavarësisë.

2. Të përshkruajë zhvillimet politike të Shqipërisë për tu futur në BE. 3. Të vlerësojë bashkëpunimin e 2 vendeve tona për integrimin në jetën

evropiane.

Page 113: Histori 9 Lm

111

ORË E LIRË KUVENDI DHE KUSHTETUTA E SHQIPËRISË

Metoda dhe teknika: bisedë, diskutim, punë e pavarur. Mjeti: Kushtetuta e RSH. Fjalë kyçe: Kushtetuta e RSH, Kuvendi. ECURIA E ORËS

Hapi i parë

Pyeten nxënësit për njohuritë që kanë për Kushtetutën në ndërtimin e një shteti demokratik.

Hapi i dytë

U jepet nxënësve materiali i përgatitur për kushtetutën dhe Kuvendin.

Hapi i tretë

1. diskutim rreth kushtetutës 2. Komente

Punë në çift: Po të ishit ju parlamentarë çfarë problemesh do ti kishit përparësi për të diskutuar dhe për të vendosur. Punë e pavarur Jep mendimin tënd (nxënësve u jepen disa nene të kushtetutës për ti studiuar dhe ata japin mendimin e tyre) Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit. Vendosim këtë Kushtetutë: Neni 1 1. Shqipëria është republikë parlamentare. 2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. 3. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.

Objektivat

Në fund të orës nxënësi duhet të jetë i aftë:

1. Të përcaktojë rolin e kushtetutës në ndërtimin e shtetit të së drejtës. 2. Të listojë funksionet e Kuvendit të Shqipërisë. 3. Të tregojë parimet bazë të kushtetutës.

Page 114: Histori 9 Lm

112

Neni 2 1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. 2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti. 3. Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtare, Republika e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Neni 3 Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t'i mbrojë. Neni 4 1. E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit. 2. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë. 3. Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. KUVENDI funksioni legjislativ Kuvendi është organi, i cili vë në jetë (e bën reale) një nismë legjislative (e drejta për të propozuar një ligj), duke ushtruar kështu pushtetin që atij i është dhënë me Kushtetutë, pushtetin legjislativ. funksioni elektoral (për të zgjedhur) Anëtarët e Kuvendit janë përgjegjës për zgjedhjen e Kryeministrit, kabinetit qeveritar dhe për miratimin e programit të Këshillit të Ministrave. Si rrjedhim i kësaj qeveria është e varur (lidhur ngushtë) nga shumica parlamentare. Gjithashtu, nga Kuvendi zgjidhet dhe Presidenti i Republikës. funksioni kontrollues Ndarja e pushteteve e realizuar në praktikë parashikon që Kuvendi (legjislativi) të monitorojë dhe të kontrollojë mënyrën se si Qeveria (ekzekutivi) vë në zbatim kuadrin ligjor të nxjerrë nga Parlamenti. Që kjo të bëhet efektive Kuvendit i janë dhënë një sërë kompetencash kontrolli. Diskutim (nxënësit japin mendimin e tyre dhe diskutojnë rreth saj) Arsyeto: cilat nga këto parime i mungonin kushtetutës shqiptare para viteve 90? VLERËSIMI Mësuesja vëren përgjigjet e nxënësve dhe vlerëson përgjigjet më të mira, me shkëlqyeshëm apo vlerësime inkurajuese për motivimin e nxënësit.

Page 115: Histori 9 Lm

113

SHËMBULL HARTIMI OBJEKTIVASH ME NIVELE TË NJË KAPITULLI

Niveli bazë 1- Të përshkruaj me fjalët e tekstit mënyrën e organizimit shtetëror të Republikës

Shqiptare sipas Statutit të vitit 1925. 2- Të identifikojë kohën e shpalljes së Monarkisë Shqiptare me Ahmet Zogun në krye. 3- Të listojë 5 shkrimtarë të rrymave të ndryshme të viteve 20-30 të shek. XX.

Niveli mesatar 1- Të shpjegojë arsyet që A. Zogu vendosi ta shpallte Shqipërinë, Republikë dhe

vendosjen nga Statuti i Lushnjës formën monarkike të qeverisjes. 2- Të vërë në dukje pasojat e krizës ekonomike botërore në Shqipëri (1929-1930). 3- Të listojë arsyet që Zogu vendosi të kthejë Shqipërinë nga Republikë në

Monarki.

Niveli i lartë 1- Të krahasojë Republikën Shqiptare të vitit 1925 me Monarkinë e vitit 1928. 2- Të analizojë shkaqet që shtynë Zogun të afrohej me Italinë dhe të shkëputej

nga ndikimi jugosllav. 3- Të jap vlerësimin e vet rreth dhënies së Manastirit të Shën Naumit dhe një

pjesë të Vermoshit nga ana e Zogut, Jugosllavisë. 4- Të bëjë një përmbledhje të gjendjes së Shqipërisë në vitet 1925-1930.

Page 116: Histori 9 Lm