24
Rregullat e reja për pallatet e mbivendosjet Nga HALIL RAMA Vetë(mohimi) i sakrificës INTERVISTA Ilir Bejta: Ministrat dhe Berisha nuk e votuan imunitetin »4 BALLA: IMAMI TJETËRSIM KORRUPTIV I PRONAVE Kulluri: Kompetencën e shitjes në privatizime e ka ministri Bode »2 SEKRETARI POLITIK FLET MBI PËRGATITJET E FUSHATËS Nasip Naço: LSI lokomotiva e së majtës në qarkun e Beratit »9 SIGURACIONET Kompanitë nuk mbulojnë 70% nga dëmet e makinave »5 HIPOTEKAT Opinion Nga NEBIL ÇIKA Fiton Berisha apo humbet Rama!? DOSSIERI Ndarja e Dibrës, krimet greke në Maqedoninë e Egjeut Përplasjet prej vitit 1945 për historinë dhe territorin. Dokumentet dhe dëshmitë e kohës. Përfshirja e shqiptarëve në përplasje »11 »20-21 E HËNË 8 TETOR 2012 VITI VIII, NR. 2790 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com ISSH publikon listën e re të rezervistëve që marrin pensionin Dallimi me shkollat e larta dhe institutet. Kujt i njihet diploma për punësimin dhe vijimin e studimeve Universitetet private që janë të licencuara Ish-ushtarakët »6 »10 »5 »6 Si do të veprohet me regjistrimin në karabina dhe zgjidhja e konflik- teve me ndërtuesit. Hapat që duhet të ndiqen deri në ligjërimin e banesës Fushata parazgjedhore Deputetët socialist që rrezikojnë kandidimin BOTE & HISTORI »13-17 QENDRA E RE E PERANDORISë, KëSHTU U KRIJUA KOSTANDINOPOJA Orakulli politik i Aleksandrit Realiteti dhe psikologjia e të pushtetshmëve Parandjenja për të ardhmen »2

Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

Citation preview

Page 1: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

Rregullat e reja për pallatet e mbivendosjet

Nga Halil Rama

Vetë(mohimi) i sakrificës

IntervIstaIlir Bejta: Ministrat dhe Berisha nuk e votuan imunitetin

»4

Balla: imami tjetëRsim koRRuptiv i pRoNave

Kulluri: Kompetencën e shitjes në privatizime e ka ministri Bode»2

sekRetaRi politik flet mBi pëRgatitjet e fusHatës

nasip naço: LsI lokomotiva e së majtës në qarkun e Beratit»9

sIguracIonetKompanitë nuk mbulojnë 70% nga dëmet e makinave

»5

Hipotekat

opinionNga NeBil Çika

Fiton Berisha apo humbet Rama!?

DossieRi

ndarja e Dibrës, krimet greke në Maqedoninë e egjeutPërplasjet prej vitit 1945 për historinë dhe territorin. Dokumentet dhe dëshmitë e kohës. Përfshirja e shqiptarëve në përplasje

»11

»20-21

E hënë8 tEtor 2012Viti Viii, Nr. 2790teL: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

IssH publikon listën e re të rezervistëve që marrin pensionin

Dallimi me shkollat e larta dhe institutet. Kujt i njihet diploma për punësimin

dhe vijimin e studimeve

universitetet private që janë të licencuara

Ish-ushtarakët

»6

»10

»5

»6

Si do të veprohet me regjistrimin në karabina dhe zgjidhja e konflik-teve me ndërtuesit. Hapat që duhet të ndiqen deri në ligjërimin e banesës

Fushata parazgjedhoreDeputetët socialist që rrezikojnë kandidimin

bote & histori

»13-17

QendRa e Re e peRandoRiSë,

këSHtu u kRijua koStandinopoja•Orakulli politik i Aleksandrit•Realiteti dhe psikologjia e

të pushtetshmëve•Parandjenja për të ardhmen

»2

Page 2: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

02 E hënë 8 tetor 2012 •

« aktualitet

Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë akuzat e opozitës

Pronat, kulluri: kompetencën e shitjes e ka ministri Bode

akuzat

kontrolli parlamentar

Ministria pengon mbikëqyr-jen e Parlamentit, forcon bindjen se elementë të caktuar të kësaj ministrie kanë dalë jashtë korni-zave ligjore e kushtetuese, duke u përfshirë në tregti korruptive armësh e muni-cionesh, madje ndoshta deri në përdorimin e strukturave të specializuara të kësaj ministrie, për kryerjen e aktiviteteve të rënda antikushtetuesve, siç mund të jenë dhe përgjimet e paautorizuara.

tregtia e armëve“Torta e madhe e pasurisë së ushtrisë, veçanërisht gjatë viteve 2010, 2011 e në vijim është ndarë mes 3 kompanive, ‘Montene-gro Defence Industry’, ‘UNIMESCO’, ndërmarrja shtetërore ‘MEICO’. Dy kompanitë e para kanë kri-juar duopolin e fortë, nisur nga sasitë e kontraktuara dhe vlera e tyre. Dis-ponueshmeria e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj tyre ka qenë shumë e fortë, madje me shkrim, e dokumentuar.

albana Lika

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar dje përmes Sek-retarit të Përgjithshëm

të Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, se nuk ka kompetenca të tjetërsimit të pronave që ka në administrim. Zyrtari i lartë i këtij dikasteri ka sqaruar se këtë kompetencë e mban Ministria e Ekonomisë, e cila gjithashtu vendos edhe për çmimet e shitjes së pronave. “Në përg-jigje të serisë të së dielës së fushatës dezinformuese të Par-tisë Socialiste, Ministria e Mbro-jtjes sqaron opinionin publik se nuk shet dhe nuk e ka në tagrin e saj ligjor shitjen e pronave që ka nën administrim. Ministria e Ekonomisë, e cila është pronare ligjore e pronave shtetërore, është organ përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e procesit të kalimit të pronës shtetërore në pronë private”, - tha Kulluri në një dalje publike. Ai sqaroi se Ministria e Finan-cave, nëpërmjet Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike është organi përgjegjës për realizimin e pro-cedurave të shitjes së pronës. Deri tani kjo ministri ka raportu-ar se në total janë shitur vetëm 23 prona që kanë qenë në ad-ministrim të Ministrisë së Mbro-jtjes, nga të cilat 70 për qind e tyre, janë përfituar nga ish-pronarët, me të drejtën e para-blerjes. “Duhet të theksojmë se Ministria e Mbrojtjes nuk ven-dos çmime për këto prona, por me ligj kjo kompetencë është e Ministrisë së Ekonomisë dhe ekspertëve të licencuar e të pavarura të kontraktuar nga kjo ministri. Pra, siç kuptohet, pre-tendimi se Ministra e Mbrojtjes shet prona përbën dezinformim publik”, - vijoi ai. Përveç atyre të shitura një pjesë e pronave janë transferuar. Nga viti 2003 deri në 2012 numri i pronave të

transferuara është 71. Trans-ferim i tyre pranë pushtetit lokal ose institucioneve të ndryshme të pushtetit qendror është bërë me VKM, bazuar në kërkesat e tyre, prona këto që përdoren për shkolla, qendra sociale, e shërbim shëndetësor e nevoja të tjera të komunitetit. Ndërkohë që pjesa e tepërt e pronave i kanë kaluar Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave për kompensim fizik të pronarëve kur mbi truallin e pro-nës nuk ka objekte ndërtimore. Kulluri në përgjigje të akuzave të deputetëve të opozitës, dhe sqarime edhe për pronat e Forcave të Armatosura. Ai tha se ato nuk janë nxjerrë jashtë përdorimit gjatë viteve të fun-dit. “Që nga viti 1992 deri në vitin 2012 janë nxjerrë jashtë Planit të Përhapjes të FA-së,

pra jashtë përdorimit 1006 pro-na. Nga këto prona, që nga viti 2009 deri më sot janë nxjerrë jashtë përdorimit vetëm 68 të tilla, që janë kryesisht depo municionesh dhe materialesh të tepërta, të reduktuara nga procesi i asgjësimit të muni-cioneve dhe procesi i pastrimit të ushtrisë nga këto materiale”, - tha sekretari i përgjithshëm i ministrit Imami.

ps anonçon pistën e re të akuzave

Balla: Ministri imami tjetërsim korruptiv pronave

Trafik kombëtar armësh dhe tjetërsim korruptiv të pronave të ush-trisë shqiptare ishin akuzat e ardhura dje nga Partia Socialiste në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kështu, nga dje e në vijim do të jetë deputeti i PS-së, Taulant Balla, ai i cili do të publikojë të dhëna mbi korrupsionin e kësaj ministrie ldihur me pronat e ushtrisë. “Denoncojmë Ministrinë e Mbrojtjes dhe drejtuesin e saj Arben Imami për pazare dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar armësh. Prej sot do shfaqim dosjen e plotë të korrupsionit nga Ministria e Mbrojtjes. Prej 3 vitesh nën drejtimin e Arben Imamit ushtria sh-qiptare është zhveshur nga pronat e paluajtshme në pronësi të saj. Përmes një procesi jo transparent janë shitur me vlera qesharake objekte dhe troje të divizioneve, depove të armatimit, poligoneve të qitjes, pa asnjë ligj duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërinë”, deklaroi Balla gjatë fjalës së tij. Në këtë dalje të parë të tij, për një çështje të tillë, Balla akuzoi ministrin Imami se po zhvat pronat e ushtarakëve në errësirë të plotë, duke mos marrë në konsideratë nevojat e Forcave të Armatosura, ndërkohë bëri me dije se nesër do të bëjë publike mënyrën e tjetërsimit të pronave nga ministri Imami.

Mblidhet Forumi për demokracinë

Berisha dhe topalli në Strasburg me ftesë të ke-së

pLL rizgjedh shopin në krye të partisë

aktivi i elbasanit, Spahia: Fitojmë me Berishën në 2013-ën

kandidati për kreun e Lsi-së me LGi-në

Rama: lSi-ja do të jetë faktor përcaktues i qeverisjes

Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndodhen në Strasburg për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë që zhvillohet nga Këshilli i Evropës. Ky Forum, i cili zhvillohet në periudhën 5-11 tetor, do të trajtojë një seri temash mbi demokracinë dhe të ardhmen e saj, si “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja”, “Të rinjtë dhe demokracia”’, “Demokracia gjithëpërf-shirëse”, “Vlerat universale, sfidat globale dhe realitetet rajonale”. Në këtë forum marrin pjesë personalitete të sh-quara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile, drejtësisë etj., nga Evropa dhe mbarë bota si Sekretari i Përgjith-shëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Jean-Claude Mignon, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, President i Parlamentit Evropian, Martin Schultz, ministri i Financave të Gjermanisëm Wolfgang Achauble, etj. Kryeministri Berisha, në emër të Presidencës shqip-tare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës do t’i drejtohet forumit me një fjalë, në sesionin e ditës së hënë me temë “A kanë nevojë tregjet për demokracinë dhe anasjelltas”? Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare në fjalën e tij, do të fokusohet në ndryshimet madhore të vendit, konsolidimin e demokracisë dhe tregun e lirë dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë në bazë të tyre lirinë.

Partia Lëvizja e Legalitetit në aktivin e Elbasanit ka deklaruar mbështetjen për Partinë Demokratike duke aspiruar fitoren në zgjedhjet e 2013. Në fjalën e marrë në kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, deklaroi se “PLL do të jetë në aleancë me PD-në në këto zgjedhje dhe se Kryeministri Sali Berisha do të jenë fitues në zgjedhjet e vitit 2013. Fitorja është e sigurt jo vetëm çfarë mazhoranca ka bërë në këto vite, por se çfarë do të bëjë në mandatin 2013-2017. Ne jemi të bindur se në sesionin e ardhshëm PLL do të përfqësohet në Parlament”. Spahia ka përshëndetur vlerësimin që i është bërë familjes mbretërore dhe emrave të PLL nga pushtet vendore duke përjetësuar emra në sheshe e rrugë siç po bën edhe Bashkia e Elbasanit. Ndërkohë që bëri me dije se së shpejti kthehen eshtrat e Mbretit Zog e ky është një lajm i gëzuar për legal-istët dhe mbarë popullin shqiptar. Sa i takon çështjes së pro-nave, kreu i PLL-së tha se: “PLL është për kthimin e pronave ish-pronarëve dhe për integrimin e ish-të dënuarve politikë. Nuk mund të kuptojmë integrimin pa integruar këtë shtresë”. Ndërsa kreu i PLL-së për K Elbasanin, Albert Shopi, foli për synimet e degës që ai kryeson në zgjedhjet e ardhshme. “PLL dega Elbasan do të synojë të marrë deputet në zgjedhjet në vitin që vjen. Në zgjedhjet e fundit PLL në Elbasan grumbulloi 3 200 vota dhe ka 21 këshilltarë”, - tha ai. Në fund PLL dega Elbasan ka rizgjedhur kryetar Albert Shopin. l .lleshi

Kandidati për kryetar i LSI-së, Luan Rama, në vazhdën e takimeve që po zhvillon në të gjithë vendin për të prezan-tuar platformën e tij në kuadër të garës për kreun e ri të LSI-së ishte në një takim me gratë dhe vajzat e LGI-së në Pogradec. Rama tha se zgjedhjet e 20 tetorit për kryetarin e LSI-së janë një test i rëndësishëm për të demonstruar pjekurinë politike dhe organizative të LSI-së. Ai u shpreh se me kandidimin e tij ofron një alternativë, ofron një mundësi për të zgjedhur, ofron një shans për të krijuar një dimension tjetër të lidershipit politik të LSI-së. “Çfarë përmban në thelb platforma ime? Aty ku është anëtari i LSI-së, në lagje, në fshat, në komunë, në bashki ai duhet të ndjehet kryetari i LSI-së në përgjegjshmërinë që ka për-ballë njerëzve dhe përballë partisë. Unë jam kundër faktit që vendimet e rëndësishme politike të merren në një rreth të ngushtë. Ato duhet të merren në forumet dhe në struk-turat e partisë, por jam që strukturat e partisë që votohen nga forumet të jenë të limituara. Prandaj ne duhet të ecim më shpejt, të veprojmë më shpejt, duke filluar nga tani”, - tha kandidati për kreun e LSI-së. Duke i cilësuar zgjedhjet e 20 tetorit si një test i rëndësishëm për të demonstruar pjekurinë politike dhe organizative të LSI-së, Rama u prem-toi të pranishëmve se LSI-ja do të jetë faktori përcaktues jo vetëm i pushtetit, por i tërë qeverisjes së vendit.

Page 3: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

03• E hënë 8 tetor 2012

»aktualitet

partia sociaListe në përGatitje të strateGjisë për Garën e 2013-ës

Deputetët e PS në ethet e rikandidimitTirana dhe zonat e nxehta në qendër të vëmendjes për listën

Grossruck: zgjedhjet e 2013 do të kenë nivel të lartëZëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, organizatës që monitoron zgjedhjet, Wolf-gang Grossruck, shprehet se në 2013-ën Shqipëria do të arrijë standardet e saj më të larta. Grossruck e lidh optimizmin e tij për zgjedhje të rregullta dhe të ndershme me cilësinë e lartë të ligjit për zgjedhjet, Kodit Elektoral të miratuar me konsensus nga të dyja forcat e mëdha politike në vend. “Jam më se i bindur sepse Kodi Elektoral është bërë sipas rekomandi-meve dhe standardeve të Bashkimit Evropian. Nga zgjedhje në zgjed-hje standardet i afrohen normales, rriten dhe përmirësohen. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare ne bëmë një raport objektiv me rekomandime dhe listë gjërash për t’u ndryshuar. Jam i sigurt që janë përm-bushur dhe zgjedhjet e ardhshme do të kenë nivel të lartë dhe të shkëlqyer”,-tha zv/president i Asam-blesë Parlamentare të OSBE-së. I pyetur edhe për zgjedhjen e një gruaje në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Grossruck e sheh këtë si një ogur të mirë për mbarëvajtjen e procesit të ardhshëm zgjedhor.

Braimllari: Sistemi arsimor, prioritet madhor për lRi-nëMe rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2012-2013, Lëvizja Rinore për Integ-rim organizoi në Qytetin Studenti një aktivitet rinor mirëpritjeje për të gjithë të rinjtë që vijnë për të studiuar në Tiranë nga rrethet. Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari, deklaroi se përmirësimi hap pas hapi i sistemit arsimor në Shqipëri është një prioritet madhor i LRI-së. Duke iu uruar të gjithë studentëve një vit të suksesshëm aka-demik ai premtoi se LRI do të punojë gjithmonë pa u lodhur për përmirësimin e kushteve të arsimimit për të gjithë studentët. “Ne duhet të ecim më shpejt që studentët të kenë kushte më të mira arsimi-mi, të ketë një informatizim të plotë të universiteteve tona. Ne duhet të ecim më shpejt drejt punësimit sezonal dhe më shumë drejt arsimit profesional. Ne duhet të krijojmë mundësi punësimi sezonal, por mbi të gjitha duhet t’i krijojmë mundësi të rinjve që të kryejnë praktikat e tyre qoftë në institucionet shtetërore, por edhe në ato private”, tha kryetari i Lëvizjes Rinore për Integ-rim, Endrit Braimllari.

kandidiMi

Parlamen-tarët që rrezikojnë kandidimin

Fushata

kandidatët kërkojnë mbështetjen e elektoratit

Është një listë jo e shkurtër emrash, të cilët pritet të mos jenë më pjesë e listës shumëemërore të Partisë Social-

iste. Ashtu siç pritet që edhe nëse do të jenë të përfshirë në këtë listë, do të jetë një veprim i lidershipit me qëllim që të zbusë pakënaqësitë brenda radhëve socialiste. Emra të tillë si Marko Bello, Hazir Gashi, Klodiana Spahiu, Agim Leka, Ilir Bejtja, Valentina Leskaj, Arben Çuko, Anduel Xhindi, Ervin Koçi, Arion Muçaj, Arta Dade, Et’hem Ruka, Alfred Dalipi, Olta Xhacka, Luiza Xhuvani, Arben Isaraj, Asllan Dogjani, të cilët rrezikojnë të zotërojnë sërish një mandat për në legjislativin shqiptar. Kjo për shkak se dhe në rast se do të jenë pjesë e listës, këtyre emrave nuk do mund t’u ofrohet një pozicion optimal për të siguruar karrigen e Kuvendit. Disa prej tyre pritet të zëvendësohen me emra krejtësisht të rinj.

të gjithë përfaqësuesit socialistë duhet të nisin kontaktet me mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, me

qëllim që në zgjedhjet parlamentare të 2013 kjo parti të marrë një votë plebishitare. Në këtë tur nuk bëjnë përjashtim, madje janë një shtyllë kryesore e gjithë fushatës dhe vetë deputetët e PS-së. Por përgatitja e listave për kandidatë për deputetë do të krijojë jo pak pakënaqësi në radhët e këtij grupimi. Me qëllim mënjanimin e çdo neglizhence në një fushatë të fortë elektorale, lidershipi socialist ka zgjedhur që të gjitha këto pa-kënaqësi të deputetëve që nuk do të rikandidojnë, por dhe të atyre përfaqësuesve socialistë që në pritshmëritë e tyre kan-didimi ka qenë mëse i pritshëm, t’i kompesojë me premtimet paraelektorale për përfshirje në qeveri dhe në poste drejtuese në rang drejtorish në fusha të rëndësishme.

Forcat politike kanë nisur përgatitjet për garën e ar-dhshme parlamentare. Por

fokusuar tek dy subjektet krye-sore në vend, ku natyrisht rreth tyre do të afrohen përkatëshisht dhe forcat e tjera që do të jenë pjesë e kësaj gare, duket se Partia Socialiste përballë kundërshtarit të saj, ka intensifikuar punën në funksion të një procesi para-përgatitor për zgjedhjet parla-mentare të 2013. Kjo nisur dhe nga pozitat e këtij kampi, i cili do të synojë që të vijë në pushtet dhe për këtë i duhet menazhojë çdo detaj të fushatës. Në këtë mënyrë, përgatitja e një procesi të mirëdetajuar është qëllimi kryesor i lidershipit socialist. Por një pjesë e rëndësishme e strat-egjisë elektorale është pikërisht ekipi me të cilin Partia Socialiste do të vijë në pushtet. Moment ky i cili ka shtuar ethet brenda radhëve socialiste, për shkak se pritet që një pjesë e anëtarëve aktual në grupin parlamentar të PS-së të mos rifuten në listën e kandidatëve, ose dhe nëse janë pjesë e listës, do të jenë të pozi-cionuar në vende që nuk mund të sjellin një rezultat pozitiv për ta. Kështu, edhe pse ende nuk ka filluar përzgjedhja e kandi-datëve për deputetët në zgjed-hjet parlamentare të viti 2013, burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se lidershipi socialist ka piketuar disa nga emrat, që sot janë pjesë e gurpit kuvendor socialist, të cilat nuk do të jenë më pjesë e tij ose në radhët e fundit të listësh shumëemërore. Në këtë mënyrë, pritet që lista shumëemërorë për disa qarqe të vendit të shikohet në mënyrë rrënjësore. Konkretisht, është qarku i Lezhës dhe i Shkodrës, për të cilin lidershipi socialist pritet të angazhojë strukturat socialiste për selektimin e një sërë kandidaturash dhe t’ia përcjellë ato qendrës. Njëkohë-sisht, një vëmendje të veçantë do të kenë dhe qarqet e Beratit dhe të Gjirokastrës, ku për shkak të konflikteve mes strukturave drejtuese, Partia Socialiste nuk ka arritur të marë rezultatin e pritshëm, e kjo kryesisht në zgjedhjet vendore të 2011. Por në të gjithë këtë proces, karta e fortë e PS-së do të jetë ekipi më të cilën kjo parti, do të paraqitet përpara elektoratit për qarkun kryesor të vendit, ai i Tiranës. Pritet që të jetë vetë kreu i PS-së, Edi Rama, ai i cili të kryesojë listën e kandidatëve për de-putetë për Tiranën. Gjithashtu, janë një sërë emrash, të cilët nuk janë më në preferencën e kreut Rama, të cilët pritet të zëvendësohen me emra të rinj, duke shtuar kështu frymën e zëvendësimit të përfaqësuesve të mëparshëm të PS-së. Por krahas këtij elementi të rëndë-sishëm për garën e ardhshme, lidershipi socialist në axhendën e tij ka si prioritare dhe formimin e një koalicioni parazgjedhor me bazë të gjerë, duke synuar që kësaj radhe të mbajë pranë vetes të gjitha votat e mund-shme të zgejdhësve shqiptarë.

konsensus për reForMën parLaMentare, Gjykata e Lartë pa zGjidhje

Pritshmëritë në prag të raport progresit të BeStrategjia e re pas përgjigjes mbi statusin “kandidat”

Publikimi i raport-progresit të Bashkimit Evropian më 10 tetor dhe përgjigjia që do të marrë kërkesa e Shqipërisë për statusin e ven-dit kandidat do të sqarojë për opinionin publik pozicionin e politikës shqiptare përballë inte-resave kombëtare. Kjo për vetë faktin se për marrjen e një përgjigje pozitive duhej që vendi të plotësonte kriteret e vendosura nga BE. Pavarësisht se pjesa dërrmuese e tyre është plotësuar, sërish mbeten disa çështje të tjera të mbetura pezull. Kështu, janë vlerësuar nga faktori ndërkombëtarë miratimi i Kodit Zgjed-hor, votimi për Avokatin e Popullit, si dhe re-komandime të tjera të përmbushura deri më tani. Pritshmëritë janë dhe për reformë parla-mentare, pasi dy pikat që bllokonin miratimin e saj duket kanë gjetur zgjidhjen. Konkretisht mazhoranca ka pranuar kërkesën e PS-së për

kohën e barabartë të kreut të mazhorancës me atë të opozitës në foltoren e Kuvendit, ndërsa PS është tërhequr nga kushti për votimin e fshehtë të dekreteve për anëtarët e organ-eve kushtetuese. Por, kanë mbetur ende pa u përmbushur prioritete të tjera, për mira-

timin e të cilave nevojitet edhe mbështetja e opozitës. Ndër to, kryesori është votimi në Kuvend i ligjit për Gjykatën e Lartë, i cili për të kaluar në Parlament kërkon shumicë të cilësuar të votave. Pavarësisht se opozita ka pranuar rëndësinë thelbësore të kësaj nisme dhe e ka mbështetur atë në parim, ka kushtë-zuar votën e saj me një kusht politik. Opozita ka deklaruar qartë se nuk do të votojë nismën ligjore, madje e ka cilësuar si letër pa vlerë, deri në momentin kur të zbatohen vendimet e gjyqësorit për qarkun e Fierit. Për mazho-rancën, ky qëndrim nuk është gjë tjetër veçse preteksti i radhës nga opozita për të bllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat. Madje, jo vetëm kaq, por shumica parlamentare e cilëson kushtin e opozitës si tentativë të radhës për pazar politik.

Page 4: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

04 E hënë 8 tetor 2012 •

« inteRviStË

Deputeti i Elbasanit, Ilir Bejtja, në një intervistë për gazetën “Metropol” komenton zhvil-limet politike të kësaj vjeshte, nga heqja e imunitetit, per-ceptimi për marrjen e statusit të vendit kandidar në BE, koa-licionet politike të së ardhmes dhe strategjinë e opozitës

për zgjedhjet e vitit 2013. Bejtja deputet i së majtës në Elbasan, është gjithashtu edhe lektor në fakultetin Ekonomik të Elbasanit.Sezoni i vjeshtës ka nisur me zhvillime të rëndësishme në spektrin politik. Si i komentoni këto zhvillime?

Kemi votuar heqjen e imunitetit aq shumë të trumbetuar nga kryeministri si guri i themelit në marrjen e statusit të vendit kandidat. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte mos pjesmarrja e disa ministrave, por ca më shumë e kryeministrit në atë votim. Si gjithnjë u shfaq në seancë vetëm për të bërë sherrin dhe akuzat qe-sharake të radhës, dhe për çudinë e të gjithëve me vetëm një ose dy ministra në panelin e tyre në sallën e kuvendit iku e u zhduk sepse kishte probleme më të rëndësishme për të trajtuar se “heqja e imunitetit dhe statusi i vendit kandi-dat”. Personalisht mendoj se këto janë tashmë të njohura si sjellje për shqiptarët dhe për çdo njeri që e vëzhgon Shqipërinë brenda dhe jashtë saj. Fetishizimi dhe mitizimi i çështjeve si “guri i budallait në ujë të turbullt” dhe të gjithë “të mençurit” tërhiqen në vorbull të “terrorizuar” për ta gjetur, kur “budallait” as që i kërcet për gurin, janë bërë tashmë banale. Shqipëria duhet të fusë në mendje dhe në tërë qenien e saj një fjalë shumë të rëndësishme për BE, “commit-ment” që në shqip do të thotë fjalë për fjalë “angazhim, përkushtim, realizim” parametrash të çdo dimensioni që nënkuptojnë atë hapësire që quhet “Bashkim Europian”, që në Shqipëri akoma duket sheshit që ose nuk ia kanë idenë e haberin fare, ose nuk duan as të dinë se çdo të thotë sepse “jemi shumë mirë” kështu si jemi. Turp dhe do vazhdoj në çdo frazë që të flasim për këtë problem të theksoj, turp.Si u prit nga PS dhe deputetët heqja e imunitetit?

U prit si diçka normale, por më shumë zh-gënjim, sepse vërtetuam që kemi të bëjmë po me të njëjtin “mashtrues pa skrupuj” si gjithnjë, Berishën, lidhur me rrëzimin e paketës sonë për ndryshimet kushtetuese për sistemin e drejtësisë dhe zgjedhjen e Presidentit. Për dijeni të të gjithë qytetarëve, ne, deputetët e opozitës, asnjëherë nuk kemi kërkuar mbrojtje tek imuniteti. Ata që e kanë kërkuar këtë kanë qenë gjithnjë nga max-horanca dhe e kanë arritur, duke përdorur votat e tyre tipike “model i diktaturës enveriane të Sali Berishës”. Po me të njëjtën votë imunitetin e çdo deputeti të opozitës ata e kanë patur mundësi-në ta heqin gjithnjë, po kështu edhe atë të çdo personi tjetër zyrtar të veshur me imunitet në vendin tonë. Pra është e gjitha një farsë dema-gogjike për të tërhequr në tundime boshe dhe në rrëmuja plot zhurmë e tërsëllimë qytetarët sh-qiptarë, por të cilët ia kanë “pirë lëngun” tashmë këtij pseudeo-demokrati.Çfarë kërkon PS për Komisionin Qendror dhe gjyqësorin?

Kërkojmë të bëhen ndryshimet e nevojshme që garantojnë pavarësinë e tyre sa më të madhe nga politika, në mënyrë që të luajnë atë rol për të cilin janë ngritur, pushtetin e së drejtës, që në Shqipëri është thellësisht i dëmtuar për të mos thënë i degjeneruar.

heqja e iMunitetit nuk ishte probLeM për ne, sjeLLja e berishës e “paskrupuLLt”

Si e konsideroni largimin e Nard Ndokës nga koalicioni. Priten rrjedhje të tjera nga aleatët e opozitës?

Levizje të partive të vogla sa nga një koa-licion tek tjetri ka patur gjithnjë. Kjo vjen si pasojë se ata janë pak më shumë të lidhur drejt-përdrejtë me përfitimet nga pushteti se sa dy partite e mëdha, tek të cilat sado pak, por gjith-një absolutisht më shumë, aspirohet për fatet e vendit në mënyrën se si ato e perceptojnë të ardhmen e tij duke u mbështetur në programet e tyre politike. Mirë nuk më vjen, sepse kemi luftuar kundër Berishës dhe dhunës së tij së bashku për shumë vite, (kujtoj që është dhunu-ar edhe vetë zoti Ndoka në 21 Janar bashkë me ne në sheshin para kryeministrisë), por nuk dua ta gjykoj, janë arsyet e tij dhe të partisë së tij. Ne jemi gjithnjë të hapur për bashkëpunim për rivendosjen e demokracisë në vend, edhe ndaj zotit Ndoka dhe partisë së tij.Kohët e fundit LSI ka mbajtur disa qëndrime që lënë të kuptohet se mund të ketë edhe një aleancë me PS. Si e prisni këtë aleancë. A është demagogji e kësaj force politike?

E thashë pak më lart kur fola për aleancat dhe se si i shohin ato partitë e vogla. Mendoj dhe besoj se vendi i LSI për atë çfarë, ajo pretendon se për-faqëson, elektorat te majte, është ne koalicionin e majtë. Do më vinte mire nëse ata do t’i njihnin përgjegjësitë e tyre të këtij mandati qeverisës, por kjo tashmë ka vetëm vlerë morale. Rëndësi ka të zhduket krimi dhe kasta e kriminelëve nga drejtimi i vendit, të cilët nuk janë të asnjë ngjyrë, por thjesht uzurpues pa karakter dhe as që bëhet fjalë për ndjenjë kombëtare. Duhet të bashko-jmë rreth nesh në koalicion çdo forcë që aspiron për zhvillimin e demokracisë në vend, rritjen e mirëqenies, besimit në të ardhmen dhe bashkim në familjen evropiane.A ka përpjekje për të ofruar në koalicionin e djathtë FRD dhe Aleancën Kuq e Zi, kur janë të njohura kontradiktat e këtyre forcave politike me PD?

Nuk kam informacion për këtë gjë. Por edhe pa qenë në koalicion, them se mjafton të as-pirojmë instalim të demokracisë në vend dhe të nisim një rrugë të re e të vështirë zhvillimi e pro-gresi të vendit drejt një të ardhmeje evropiane,

qofshim në një koalicion apo në një barrikadë, do ta vlerësoja shumë. Them se është akoma shpejt dhe nuk di të ketë lëvizje të tilla.Cili është perceptimi i deputetëve të majtë për marrjen e statusit për anëtarësimin në BE?

E dëshirojmë shumë. Statusi do të thotë një hap më shumë drejt BE. Por në të njëjtën kohë edhe shumë më tepër angazhime dhe punë për të bërë. Hapat, kur i afrohesh BE, janë shumë më të mëdhenj dhe shumë më të vështirë për t’u realizuar. Këtë duhet të kuptojmë të gjithë. Nuk është si të lëvizësh pa viza në BE, por si të biesh standardet e tyre demokratike, modelet e zhvil-limit dhe mirëqenien e niveleve evropiane në vendin tonë. Me këtë qeveri të dështuar prob-lemet janë të panumërta, por duke pasur para-sysh edhe llojin e “demokracisë” që ushtrohet këtu në Shqipëri, jam dyshues por them edhe se do na ndihmonte të përmirësohemi akoma më shumë. Ne rast se na e japin, eksponentët e BE do jenë më të pranishëm këtu dhe më të drejtpërdrejtë në orientimet e tyre detyruese për hapat e mëtejshëm dhe për përmirësimet e nevojshme që duhen bërë, se sa deri tani.Çfarë strategjie po ndjek aktualisht PS për zgjedhjet e vitit që vjen?

Një prezantim dhe komunikim mbarë kom-bëtar të programit tonë për një rilindje shqiptare në çdo sektor e në çdo dimension të jetës, duke marrë njëkohësisht çdo mendim të tyre dhe duke iu komunikuar se ne do e bëjmë bashkë Shqipërinë, do ndajmë të mirat dhe të këqijat, punën e vështirë dhe detyrimet kombëtare, për të fituar ndaj regresit, njollës se tij me për-faqësuese, kryeministrit Berisha dhe oborrit të tij. Me tej hapat do vazhdojnë një nga një deri në fitoren e të gjithë shqiptarëve bashkë dhe nën udhëheqjen e Partisë Socialiste në qershor 2013, por jo vetëm kaq, e thashë dhe më lart, në rilindjen e Shqipërisë demokratike ashtu si të parët tanë e krijuan ndër shekuj, e krijuan para 100 vitesh në shpalljen e pavarësisë, e ëndër-ruan disa dekada më parë partizanët dhe gjithë forcat përparimtare që e çliruan nga fashizmi dhe ashtu si e kemi aspiruar pa fund të gjithë ne në këto dy dekada të “pseudodemokracisë anarkike” që kemi përjetuar.

Bisedoi: Ledia Lleshi

Ilir Bejtja: Më vjen mirë që

shtohen radhët e PS

Kemi votuar heqjen e imunitetit aq shumë të trumbetuar nga kryeministri si guri i themelit në marrjen e statusit të vendit kandidat. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte mos pjesmarrja e disa ministrave, por ca më shumë e kryemi-nistrit në atë votim. Si gjithnjë u shfaq në seancë vetëm për të bërë sherrin dhe aku-zat qesharake të rad-hës, dhe për çudinë e të gjithëve me vetëm një ose dy ministra në panelin e tyre në sallën e kuvendit iku e u zhduk sepse kishte probleme më të rëndësishme për të trajtuar se “heqja e imunitetit dhe sta-tusi i vendit kandi-dat”. Personalisht mendoj se këto janë tashmë të njohura si sjellje për shqiptarët dhe për çdo njeri që e vëzhgon Shqipërinë brenda dhe jashtë saj

Page 5: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

05• E hënë 8 tetor 2012

»ekonoMi

përcaktohen etapat që do të ndiqen për pjesën e dhënë për pronarët e truaLLit

Pallatet, procedurë e re për hipotekimin Miratohen ndryshimet. Si regjistrohet përqindja e marrë nga trualli i dhënë

MBIvENDoSjEtNë rastet kur për një pasuri të individualizuar të objektit janë paraqitur për regjistrim dy ose më shumë akte noteriale të lidhura ndërmjet investi-torit dhe subjekteve të ndryshme porositës apo me pronarët e truallit, ZRPP-ja do të zbatojë përcak-timet e bëra në nenin 37, të ligjit nr.33/2012, datë 23.3.2012. ZRPP-ja respekton parimin e përparë-sisë së regjistrimit të parashikuar në këtë nen, duke filluar që nga regjistrimi i lejes së ndërtimit.

PRoBLEMEtKur për truallin ku është ngritur ndërtimi, pjesërisht apo plotësisht, në kartelën/regjis-trin e pasurive të paluajtshme rezultojnë të vendosura kufizime të veprimeve mbi truallin për shkak se regjistrimi është kryer në kundër-shtim me nenin 193 apo 195, të Kodit Civil, këto kufizime u shtrihen edhe pasurive të individuali-zuara të objektit që përfiton pronari i truallit të objektit, ndaj të cilit është vendosur kufizimi.

PRoNëSIAPër efekt të regjistrimit do të konsiderohen në pronësi të pronarëve të njësive individuale pasuritë, të cilat janë përcaktuar si të tilla në aktet noteriale të lidhura ndërmjet investitorit dhe subjekteve porositës apo pronarë të truallit, me të cilat ai ka lidhur akt note-rial. Në pronësi individuale janë edhe ato pjesë të ndërtesës, të cilat si rregull i përgjithshëm janë pjesë e bashkëpronësisë së detyrueshme, kur janë të përcaktu-ara si në pronësi individuale, në aktin noterial.

Përplasjet

Pronarët, si do të njoftohen nga zvRPP-jaKur nuk ka akt noterial të lidhur ndërmjet pronarit të truallit dhe investitorit, por trualli ku është ngritur objekti rezulton në pronësi private, objekti regjistrohet në një kartelë/regjistër, duke bërë shënimin në të se ky objekt është ngritur mbi një pasuri truall, në pronësi të një subjekti të ndryshëm nga investitori apo me të cilin investitori nuk ka marrëveshje për ndërtimin. Shënimi për ekzistencën e objektit mbi truallin bëhet edhe në kartelën/regjistrin e truallit, duke njoftuar pronarin e truallit, për këtë fakt. Ky shënim bëhet edhe në kartelat/regjistrat e një-sive të individualizuara që përbëjnë objektin. Njoftimi bëhet në adresën e banimit të pronarit, kur ka të tillë, dhe me afishim për 45 ditë, në ambientet e dukshme për publikun të ZVRPP-së, si dhe në faqen zyrtare elektronike të saj. Pasuritë e individualizuara sipas akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve porositëse dhe investitorit regjistrohen në pronësi të porositësit.

najada koxhaj

Përcaktohen procedu-rat e reja për të bërë hipotekimin e pjesës së

përfituar nga ndërtimi i një pallati në truallin e pronarëve. Duke pasur parasysh prob-lemet që kanë dalë, pasi ndër-tuesit kanë përcaktuar vetëm përqindjen e përfitimit nga ndërtimi i bërë dhe jo pjesën e saktë të përfituar, Këshilli i Ministrave ka miratuar proce-durat e reja që i jep zgjidhje këtij ngërçi. Sipas udhëzimit, kur ka akt noterial të lidhur ndërmjet pronarit të truallit dhe investitorit, i cili përcakton përqindjen që do të përfitojë pronari i truallit në objekt, por nuk individualizon pasuritë që do të përfitojë ky i fundit nga marrëveshja me investitorin, këto prona do të regjistrohen në emër të pronarit. “Pasuritë e individualizuara sipas akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve porositëse dhe investitorit, të regjistruara në regjistrin e lejes së ndërtimit dhe/ose të karabinasë apo të paraqitura për regjistrim para a në të njëjtën kohë me aktin noterial të lidhur mes inves-titorit dhe pronarit të truallit, regjistrohen në pronësi të porositësit. Mosmarrëveshjet ndërmjet investitorit dhe porositësit zgjidhen në rrugë gjyqësore. Në rast se ka konf-likt gjyqësor ndërmjet palëve, regjistruesi regjistron kërkesë - padinë, në përputhje me pikën 2, të nenit 28, të ligjit nr. 33/2012. Në rast se nuk ka konflikt gjyqësor, por para-qiten pretendime nga palët e përcaktuara në aktin noterial, regjistruesi vendos kufizimin e veprimeve në përputhje me afatin dhe procedurat e përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr. 33/2012, dhe orienton palët për zgjidhjen e çështjes në rrugë gjyqësore”,

thuhet në udhëzim. Ndërkohë për njësitë e individualizuara, pjesë përbërëse e objektit, të cilat do të rezultojnë të paregjistruara, do të regjis-trohen në bashkëpronësi të investitorit dhe pronarit të truallit, sipas pjesës në përqindje të përcaktuar në aktin noterial. Kur aktet noteriale të lidhura ndërm-jet subjekteve porositëse dhe investitorit për njësi të individualizuara të objektit, paraqiten për regjistrim pas regjistrimit të këtyre pasurive, në kartelën e pasurisë së individualizuar bëhet shënimi me anë të së cilit vërtetohet

ekzistenca e aktit noterial të lidhur ndërmjet subjektit porositës dhe investitorit. Çdo mosmarrëveshje ndërmjet investitorit, pronarit të truallit dhe porositësit zgjidhet në gjykatë. Në rast se ka konflikt gjyqësor ndërmjet palëve, regjistruesi regjistron kërkesë - padinë. Në rast se nuk ka konflikt gjyqësor, por paraqiten pretendime nga palët e përcaktuara në aktet noteriale, regjistruesi vendos kufizimin e veprimeve në përputhje me afatin dhe procedurat e përcaktuara dhe orienton palët për zgjidhjen e çështjes në rrugë gjyqësore.

për vitin e kaLuar raporti priMe-dëMe ka qenë në Masën 36 për qind

tregu i sigurimeve, kompanitë s’mbulojnë dëmetPepa: Raporti ideal duhej të ishte në masën 50 me 50

Pavarësisht rritjeve të shpeshta të çmimeve të sigurimit të auto-mjeteve, kompanitë e sigurimit abuzojnë duke mos paguar de-tyrimet e duhura për makinat që pësojnë aksident. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbi-këqyrjes Financiare, rezulton se të paktën për vitin e kaluar raporti prime-dëme ka qenë në masën 36 për qind. Në këtë aspekt, raporti ideal duhej të ishte 50 me 50, çka sjell kosto në kurriz të konsuma-torëve që vijojnë të paguajnë më tepër para po të marrin më pak në momentin kur pësojnë aksidente rrugore. Duke sqaruar këtë situatë, nëndrejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mati Pepa, thekson

se, “dy janë aspektet në të cilat shihet raporti për pagesën e dëmeve nga ana e kompanive të sigurimeve. Ka dëme, të cilat paguhen në moment dhe dëme që rezervohen. Për vitin 2011 raporti prime-dëme ka qënë 36 për qind, ndërsa raporti i kombi-nuar varion nga 80 deri në 98 për qind. Një raport i pastër do të ishte në kushtet kur raporti

prime dëme shkon 50 me 50”. Pas liberalizi-mit të tregut për përcaktimin e çmimeve të primeve të sigurimeve, pjesa më e madhe e kompanive të sigurimeve rrisin herë pas here tarifën e sigurimit të detyrueshëm motorik për të justifikuar mospagimin e dëmeve. Gjatë këtij viti këto tarifat janë

rritur dy herë në masën rreth 17 për qind. Aktualisht, çmimi për sigurimin e autom-jeteve deri në 1600 kubikë ka arritur në 15 mijë lekë, ndërsa për mjetet me motor mbi 1600 kubikë çmimi i ri është 15,600 lekë. Megjithë situatën e krjuar për shkak të mospagesës së dëmeve, AMF deklaron se tregu i sigurimeve në Shqipëri i ka të gjitha mundësitë që të paguaj dëmet. “Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka de-tyrimin ligjor për t’i mbikëqyrur këto kompa-ni nëse i plotësojnë kushtet për pagesat e dëmeve. Nëse kanë rezerva të sigurimit të mjaftueshme, në këtë pikëpamje autoriteti e ka situatën nën kontroll”, deklaroi Pepa. Sipas tij, tregu i sigurimeve në vendin tonë në kuptimin e garancive financiare për për-ballimin e dëmeve është i sigurtë.

Pas rritjes së fundit të çmimit të sigurimit të de-

tyrueshëm për automjetet, i cili nga 13 mijë lekë

në 15 700 lekë, kompanitë e sigurimit kanë sin-

jalizuar agjentët e tyre se do të ketë rritje tjetërr.

Sipas të dhënave të vetë agjentëve, çmimi mund

të shkojë edhe në 28 mijë lekë, shumë shpejt.

Të ardhurat e kompanive të sigurimit në periudhën

janar-korrik 2012 u rritën rreth 4 931 milionë lekë,

ose 5.11% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit

të kaluar. Ndërsa numri i kontratave të sigurimit të

lidhura arriti në 594 930 me një ulje prej 21.40%

krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fillim të vitit që shkoi qeveria liberalizoi tarifat

e sigurimit për të gjitha llojet e automjeteve. Në

fillim tregu pësoi humbje të mëdha. Kompanitë

nisën të ofrojnë çmime shumë të ulëta për të fituar

klientelë. Rritja e klientelës për disa kompani me

tarifa të ulëta solli rënien e pagesës së dëmeve.

Page 6: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

06 E hënë 8 tetor 2012 •

« Sociale

pranvera kola

Përdorimi i medikamenteve nuk është gjithmonë i domosdoshëm në trajtimin e sëmundjeve. Pacientët

duhet të jenë të kujdesshëm që për tra-jtimin e komplikacioneve të shikojnë edhe për alternativa të tjera, të cilat mund të jenë të suksesshme, duke mos i parë ilaçet si zgjidhja e vetme. Kjo pasi shifrat e konsumit të medikamenteve në vendin tonë paraqiten në raporte problematike, duke qenë se konstatohet përdorim i tyre pa kriter. Kreu i Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Isuf Kalo, vë në dukje se shqiptarët klasifikohen si mbretër të konsumit të ilaçeve, çka ka bërë që në shumë raste medikamente të caktuara të humbasin efektshmërinë e tyre. Sipas tij, pacientët shqiptar nuk mendojnë se ka edhe zgjidhje të tjera për t'u shëruar apo mbajtur nën kontroll sëmundjet. Kjo në mënyrë që edhe far-macitë të mos shndërrohen në dyqane ku gjithkush mund të blejë. "Ne jemi kampion në përdorimin e antibiotikëve, pra ne na mungojnë disa principe, të cilat zbatohen rreptësisht në vende të tjera. Ne kemi një

politikë liberale të dhënies së medika-menteve në farmaci pa recetë mjekësore, duke i bërë farmacitë shpesh herë sikur janë shitore, janë dyqane, supermarkete të ilaçeve dhe jo farmaci. Pra, ka hi-perkonsum të medikamenteve", deklaron Kalo. Kritika të forta Kalo ngre edhe ndaj personelit mjekësor, të cilët duhet

të jenë të kujdesshëm në këshillimin e pacientëve për trajtimet e mundshme që mund të ndjekin, e jo të mbushin recetat me medikamente. "Dimë që në fund të vitit një doktor që kishte 100 pacientë me tension apo hipertension, me kujdesin e dhënë duhet treguar sa për qind të tyre arriti atë që quhet target apo objektiv i mjekimit. Nëse bëhet një model pune, që çdo doktor do të dijë në fund jo vetëm sa të sëmurë ka vizituar, por çfarë rezul-tati ka arritur nga ai rezultat që është i pritshëm. Këtu është e keqja në kujdesin shëndetësor. Prandaj dhe doktorët që propozojnë një medikament nuk dinë a u arrit ajo që shpresonin sepse kjo monitorohet",-theksoi ai. Për t’i dhënë një zgjidhje kësaj problematike ka nisur puna për kryerjen e një testimi të hollësishëm sa i takon efektshmërisë që japin ilaçet. Mbi bazën e këtyre rezultateve mjekët do të pajisen me një plan të ri pune krye-sisht atyre që merren drejtpërdrejt me të sëmurët kronikë. Ky plan synon që të frenojë metodikën e ndjekur deri më tani që mjekët mjaftohen vetëm me gjetjen e diagnozës dhe mbushjen e recetave, teksa do të duhet të ndjekin ecurinë e pacientit gjatë gjithë trajtimit.

përFitiMet e parakohshMe dhe ato supLeMentare të pLeqërisë

iSSH detajon pensionet për 100 ish-ushtarakëAplikuesit në Tiranë, Korçë, Vlorë, Shkodër, Durës etj.

në shuMë raste trajtiMi i sëMundjeve Mund të bëhet edhe pa MedikaMentet

kalo: Shqiptarët po i përdorin pa kriter ilaçet Kritika ndaj mjekëve, nuk duhet të mjaftohen vetëm me mbushjen e recetave

Emer Atesia MbiemerAgim Azbi QafaAgim Rasim HaxhillariAgron Feti HaziziAhmet Nuro MemushajAjet Hekuran MulitaAlfred Lazer RrotajAli Ibrahim ReçiAli Servet SelfoAndon Zilfo MinxhaArefi Xhevit ShkembiAsllan Durishta DurishtaAstrit Hamdi HodajBarjam Hasan BoxhanajBektash Idriz ShukuDashamir Zybo ZyberiDemir Osmen BrokajDhimitraq Mihal ShtetoDiftir Sulce RuciDino Hasan QyliEdmond Nijat PellumbiElmaz Daver BerberiFadil Haqif TroqeFeti Abaz BoniFeti Riza HamzallariFiqiri Ibrahim BallaFiqiri Qani SancoFori Nesti QirjoFran Kol GokaFrano Leke LekaFrano Zef CokajGjin Mark NiklekajGjok Llesh LleshiGjon Pjeter GjokhilajHalit Beqir MetaHetem Hysen AlikoHysen Hekuran MusakuHysen Muharem PushajIlirjan Dhimiter MartiniIrakli Foto NiniIsa Shaqir CelcimaIsmet Sali DerrajIsmet Ymer ZaniJakup Rustem CaniKadri Tafil DodaKastriot Muslli BishajKoco Spiro MeksiKol Mark MarkuKostaq Petraq BeckaKujtim Nuri BaholliLazer Zef Gjushi

Leko Thoma StavriLoni Lili MertiriLuigj Fran TomaLulezim Riza MukaLulushe Osmen BoxhanajMarash Pjeter MartiniMark Llesh DodaniMiltiadh Niko ShkurtiMuhamet Adem ÇotaMuhamet Demir MeminiMuin Banush SeferiMusa Hetem FatajMyzafer Nesim BahoNazmi Smajl SelimiNdoc Martin LekajNdue Gjergj DedgjoniNdue Gjin NdrecaNdue Preng GjergjiNeki Demirali EleziNikollaq Kozma CuniNikolle Andro BelajPanajot Thimjo PapaPaskal Misto NdiniPellumb Osman QazolliPetrit Abdulla BegaPetrit Dule CakaPetrit Hasan DemaliajPetrit Muharem LartiPilo Vangjel DumiPjeter Ndue NikolliPrend Nikoll LleshiPreng Gjergj GjomarkajRamazan Qazim KullolliRasim Isuf ManiRoza Geg QyraniSelman Xhezar BegaSinan Shemo HysenajSokrat Koco TheodhoriTheodhor Zisi NgjeleThoma Vangjel LakraTomor Dalan RrapajValentina Riza IslamiVangjelina Daut HoxhaXhemal Hysen MerjaXhemo Isuf TushiZaim Ali HysenajZef Pjeter LokaZihni Ramadan SulajZiso Vangjel JeniZyrdi Mehmet Metaj

Emërtimet e plota dhe liçencimet e IAL-ve private sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave

Nr Emri i IAL Nr. i VKM dhe data e licencimit

1 SHLUJ "Universiteti i New Yorkut, Tiranë" VKM Nr. 397, datë 15.08.2002 2 SHLUJ "Luarasi" VKM Nr. 611, datë.11.09.2003 3 Universiteti privat "Albanian University" VKM Nr. 197, datë 10.04.2004 4 Universiteti katolik "Zoja e Këshillit te Mire" VKM Nr. 567, datë 27.08.2004 5 SHLUJ "Marubi" VKM Nr. 652, datë 30.09.2004 6 SHLUJ "Universiteti "Marin Barleti" VKM Nr. 571, datë 12.08.2005 7 SHLUJ "Universiteti Kristal" VKM Nr. 761, datë.06.12.2005. 8 SHLUJ "Justiniani I" VKM Nr. 156, datë 15.03.2006 9 ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi" VKM Nr. 274, date 10.05.2006

10 Universiteti Europian i Tiranës VKM Nr. 636, date 20.09.2006 11 SHLUJ "Justicia" VKM Nr. 671, date 27.09.2006 14 SHLUP "Wisdom University" VKM Nr. 672, date 27.09.2006 12 SHLUJ "Aldent" VKM Nr. 673, date 27.09.2006 13 SHLUJ "Medikadent" VKM Nr. 674, date 27.09.2006 15 SHLUJ "Universiteti Polis" VKM Nr. 698, date 11.10.2006 16 IALP "Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës VKM .Nr. 259, datë 27.02.2008 17 IALP "Shkolla e Larte "Epoka" VKM Nr. 281, date 12.03.2008 19 IPAL "ISSAT" VKM Nr. 466, datë 16.04.2008. 20 IP "Shkolla e Lartë Europiane për Turizmin" VKM Nr. 829, datë 04.06.2008 22 IALP "Shkolla e Lartë "Nehemia" VKM Nr. 830, datë 04.06.2008 21 IALP "Shkolla e Lartë "Nëna Mbretëreshë Geraldinë" VKM Nr. 1133, datë 05.08.2008 23 ShLUJ "Illyria" VKM Nr. 1360, datë 10.10.2008 24 "Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë" VKM Nr. 177, datë 19.02.2009 25 Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent & Partners" VKM Nr. 178, datë 19.02.2009 27 ShLAP "Pavarësia" Vlorë VKM Nr. 279, datë 12.03.2009 28 IP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës" VKM Nr. 281, datë 18.03.2009 29 SHLUP "Vitrina" VKM Nr. 608, datë 06.05.2009 30 Kolegjet Profesionale, private "Medicom" VKM Nr. 797, datë 22.07.2009 31 Kolegji Profesional privat "New Generation" VKM Nr. 798, datë 22.07.2009 32 Shkolla e Lartë Private e Edukimit VKM Nr. 830, datë 29.07.2009 33 SHLP "Logos" VKM Nr. 1055, datë 29.07.2009 34 SHLP "Universiteti Planetar i Tiranës" VKM Nr. 911, datë 26.08.2009 36 SHPAL "Universiteti Metropolitan Tirana" VKM Nr. 357, datë 12.05.2010 35 SHPAL "Gjon Buzuku", Shkodër VKM Nr. 392, datë 19.05.2010 37 SHLP "Universiteti Elite" VKM, Nr. 491, datë 23.06.2010 38 SHLP "Tirana Business University" VKM, Nr. 794, datë 06.10.2010 39 SHLP "Hëna e plotë" (Bedër) VKM, Nr. 286, datë 06.04.2011 40 Akademia e studimeve të aplikuara "Reald" VKM, Nr. 650, date 14.09.2011 41 Akademia Profesionale e Biznesit VKM, Nr. 651, datë 14.09.2011 42 Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës VKM, Nr. 693, datë 12.10.2011 43 Akademia e Ndertimit, Tiranë VKM, Nr. 775, datë 02.11.2011 44 SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë" VKM, Nr. 781, datë 10.11.2011

45 Akademia Pedagogjike, Tiranë VKM Nr. 894, datë 21.12.2011 46 Kolegj profesional "Argent", Shkodër VKM, Nr 137, datë 22.02.2012 47 IPAL "Kolegji Profesional i Sporteve, Fier" VKM Nr. 494, datë 01.08.2012

Legjenda e shkurtimeve: IALP: Institucion i Arsimit te Larte Privat IP: Institucion Privat IPAL: Institucion Privat i Arsimit te Larte SHLUJ: Shkollë e Lartë Universitare, Jopublike SHLP: Shkolle e Larte Private SHPAL: Shkolle Private e Arsimit te Larte

përsëritje. starton sot viti i ri akademik

MaSH: lista e universiteteve private që janë të licencuara

Para përzgjedhjes së programeve studimore që ofrojnë universitetet private në vend, maturantët duhet të kryejnë verifikimet përkatëse nëse këto programe janë të licencuara dhe të akredituara. Kjo në mënyrë që diploma e tyre të jetë e vlefshme për tregun e punës. Pas kërkesave të lexuesve gazeta “Metropol”, riboton listën e zbardhur nga Ministria e Arsimit për institucionet e arsimit të lartë privat që janë të licencuara. Jo të gjitha këto institucione gëzojnë të drejtën të cilësohen si universitet. Në varësi të licencës, Institucio-net e Arsimit të Lartë Jopublik mund të jenë universitete, akademi, shkolla të larta apo kolegje dhe akademi. Një-kohësisht në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit do të gjeni të detajuar edhe listën e programeve studimore që janë të akredituara në secilën prej strukturave universitare që gjenden të renditura në listë. Për t’u informuar në vazh-dimësi mbi statutin e licencimit apo akreditimin e programit të studimit, drejtohuni në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit (www.mash.gov.al), si dhe faqes së Agjencisë Pub-like të Akreditimit të Arsimit të Lartë (www.aaal.edu.al)

Page 7: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

07• E hënë 8 tetor 2012

»aktualitet

droga për tregun e brendshëm

Sekuestrohen 10 kg hashash, ndalohet 30-vjeçari

DuRReS - Kapen 10 kg marijuanë në plazhin e Durrësit, ndalohet 30-vjeçari. Dje në orët e mesditës është sekuestruar një sasi droge prej 10 kilogramësh, e ndarë në 10 pako të mbështjella me natriban. Droga u gjet në automjetin me targa TR 7430 E që drejtohej nga 30-vjeçari R. Cepani, me banim në Sauk të Tiranës. Policia e Durrësit bëri të ditur se mjeti ku u gjet malli i ndaluar, lëvizte në aksin rrugor Kavajë-Durrës dhe ishte i destinuar për tregun e brendshëm. Ndaj Cepanit është vendosur masa e arrestit në flagrancë, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur vend origjinën e bimës narko-tike që dyshohet të jetë jugu i vendit, si dhe persona të tjerë të përfshirë në prodhimin e tregtimin e saj.

Merren në pyetje të gjithë punonjësit

Grabiten 700 mijë lekë nga zyrat e komunës lukovë

SaRanDË - Persona të paidentifikuar kanë hyrë me dhunë gjatë natës duke u gdhirë e diela dhe kanë grabitur 700 mijë lekë nga kasaforta e komunës Lukovë në Sarandë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i komunës Vladimir Kumi, i cili dhe ka bërë denoncimin në polici për ngjarjen. Sipas tij, pas kontrol-lit që i është bërë gjithë zyrës së financës dhe pas këqyrjes së hapjes me dhunë të kasafortës rezulton se komunës i janë grabitur 700 mijë lekë. Kumi gjithashtu ka insistuar se grabitja është kryer gjatë orëve të natës nga persona ende të paid-entifikuar, të cilët dyshohet se janë dy. Ata kanë thyer derën e komunës dhe pasi kanë mundur të hapin kasafortën janë larguar me një shumë prej 700 mijë lekësh të vjetra. Komuna menjëherë ka njoftuar policinë, e cila ka nisur punën për iden-tifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe po marrin në pyetje pu-nonjësit e komunës Lukovë për zbardhjen e ngjarjes.

pranga shqiptarit, do t’i kalonte në Mal të zi

ndalohen 5 klandestinë nga algjeria dhe Siria

tePelenË - Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht, ndalohen 5 shtetas të huaj, nga këta 4 shtetas nga Algjeria dhe një shtetas nga Siria. Burime të policisë së Gjirokastrës njoftojnë se kanë finalizuar me sukses, operacionin antitrafik, ku si rezultat në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë, në afërsi të postbllokut të Policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë, kanë ndaluar automjetin tip Benz taksi që drejtohej nga shtetasi N. Koçi dhe udhëtonin shtetasit e huaj. Për të shmangur postbllokun e policisë që funksionon 24 orë në aksin rrugor Gjirokastër -Tepelenë në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, drejtuesi i automjetit rreth 500 metra pa afruar në postbllok i ka zbritur shtetasit e huaj dhe i ka drejtuar për në shtratin e lumit Drino, me qëllim kalimin me këmbë deri në krahun tjetër të postbllokut të policisë. Policia ka mundur të identifikojë automjetin, si dhe të kapë në fla-grancë drejtuesin e mjetit N. Koçi. Po vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore veprimtarinë e një grupi krimi-nal në fushën e trafikut të qenieve njerëzore që merren me trafikun e shtetasve të huaj nga Athina në Shqipëri e më pas në Malin e Zi kundrejt vlerës 1500 euro për person.

luSHnJe – Një grua e divorcuar i ka vënë flakën banesës së përbashkët me ish-bashkëshortin dhe për këtë arsye është prangosur dje nga efektivët blu të Lushnjës. Sipas burimeve policore, gruaja ishte në gjendje depresionin prej shumë kohësh, pasi i vranë djalin 18 vjeç. Mësohet gjithashtu se rënia në depre-sion dhe kalimi shpeshherë në gjendje agresive ka qenë dhe motivi i divorcit me bashkëshortin e saj.

ZjarrvëniaNjë 41-vjeçare nga Lushnja ka rënë në prangat e

policisë, pasi akuzohet për “shkatërrim të pronës me zjarr”. Shtetasja e ndaluar është B. Dervishin, banuese në fshatin Gjonaj të këtij rrethi. Burime zyrtare nga poli-cia lokale bëjnë me dije, se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 41-vjeçarja i ka vënë flakën shtëpisë ku banonte së bashku me ish-bashkëshortin e saj. Për pasojë, zjarri ka shkrumbuar plotësisht banesën. Men-jëherë në vendngjarje mbërritën uniformat blu, të cilët pas kryerjes së veprimeve të para hetimore deklaruan se B. Dervishi vuante prej disa kohësh nga depresioni. Sipas policisë, shkak i depresionit të 41-vjeçares ishte bërë vrasja e djalit të saj 18-vjeçar në shkurt të këtij viti (viktima u qëllua për vdekje teksa ishte duke vjed-hur disa krerë dele tek një bashkëfshatar). Mësohet se depresioni ishte dhe motivi që bashkëshorti i saj Mi-haremi, e divorcoi. Pas ngjarjes, blutë arrestuan në fla-grancë Dervishin, e cila u dërgua në qelitë e parabur-gimit. Materialet në ngarkim të saj iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Lushnjës. Pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e këtij rrethi të vendosë masën e sigurisë ndaj 41-vjeçares.

elBaSan - Mblidhet Komisioni Qendror për organizimin e festimeve në qytet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Ky grup i miratuar nga Këshilli Bashkiak kryeso-het nga Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, dhe figura të tjera të nderuara te qytetit, si: Prefekti i Qarkut Shefqet Deliallisi, kreu i Këshillit të Qarkut, Eugen Isai, Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Liman Varoshi, kreu i Këshillit Bashkiak Blendi Himci, etj. Ndër diskutimet ky komisionin ka miratuar edhe ngritjen e bustit të Lef Nosit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Si një kontribues i madh dhe nënshkrues i deklaratës së Pavarësisë Lef Nosi nuk ka

asnjë vlerësim nga qyteti që e lindi dhe për të cilin kontribuoi. Ky monument do të prokurohet këtë periudhë e do të ndërto-het në vazhdim duke u vendosur përgjatë murit të Kalasë. Si kryetar i këtij komisioni, Qazim Sejdini, foli për rëndësinë që kanë veprimtaritë që parashikohen të zhvillo-hen përgjatë muajit nëntor, të cilat do të kulmojnë në datat 25 dhe 28 nëntor. “Ky 100-vjetor , duhet të jetë fillimi i ringjalljes së qytetit, - pohoi kryebashkiaku Sejdini. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve duhet të synojmë promovimin e vlerave kulturore për të cilat shquhet qyteti i Elbasanit. Qazim Sejdini foli për kontributin që kanë

dhënë intelektualët e patriotët elbasanas për pavarësinë e Shqipërisë, çka na bën të ndihemi krenarë sot. Diskutimet në këtë tryezë pune u përqendruan në rolin dhe kontributin që kanë dhënë intelektualët e qytetit të Elbasanit gjatë këtyre 100 viteve të historisë së Shtetit të Pavarur shqiptar. Është në nderin tonë që të bëhet një rivlerësim i rolit dhe kontributit të tyre, çka do të realizohet nëpërmjet fakteve e dokumenteve që do të paraqiten në Kon-ferencën Shkencore të datës 25 nëntor. Nëpërmjet kësaj konference Elbasani duhet të synojë t’u japë një dimension mbarëkom-bëtar këtyre figurave historike. l. lleshi

aktivitetet për 100-vjetorin e pavarësisë

Festimet, monument i lef nosit në elbasanKontribues i madh dhe nënshkrues i deklaratës së Pavarësisë

arrestohet, Gruaja jetonte në të njëjtën çati Me ish-bashkëshortin

i vë flakën banesës, në gjendjedepresioni pas vdekjes së djalit

elBaSan - Dy fëmijët e mbetur jetimë pas masakrimit të nënës së tyre rreth një muaj më parë do të kenë mbështetjen e një shoqate islame. Këshilli i Qarkut në Elbasan konfirmoi se Komuniteti Mysliman do vijë në ndihmë të fëmijëve të Fatjona Sulës me një pension deri sa ata të bëhen në moshë madhore. Sipas specialistes për të drejtat e fëmijëve në qarkun e Elbasanit, Najada Kokoneshi, pritet vetëm plotësimi i dokumentacionit nga ana e familjes dhe më pas dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç do të kenë një pension mujor derisa të arrijnë moshën 18 vjeç dhe në rast se vazhdo-jnë arsimin e lartë do ta kenë sërish këtë mbështetje. Kokoneshi tha gjithashtu se shoqata A2B ka ndihmuar familjen ne ndihma konkrete në ushqime, veshm-bathje dhe me një shumë prej 10 mijë lekësh të reja. Këshilli i Qarkut dhe OJF-të

ndihMa në veshMbathje dhe ushqiMe

komuniteti mysliman pension për fëmijët e Fatjona Sulës

që veprojnë në Elbasan do të vazhdojnë të monitorojnë gjendjen e familjes Sula

deri në momentin që do të vendoset kujdestaria e 2 fëmijëve nga gjykata. Të vetmet të ardhura financiare që merr kjo familje, është pensioni i invaliditetit 9300 lekë në muaj që merr babai i Fatjonës. Aktualisht fëmijët jetojnë në familjen e prindërve të gruas së vrarë në kushte mjaft të vështira ekonomike në fshatin Orenjë të komunës me të njëjtin emër, një zonë e thellë e rrethit të Librazhdit. Fatjona Sula u vra nga i dashuri i saj me gurë në afërsi të Qafë-Thanës për motive xhelozie. Autori i vrasjes u arrestua e do të përgjigjet për akuzën e vrasjes në rrethana të cilësuara. l. lleshi

Page 8: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

08 E hënë 8 tetor 2012 •

« aktualitet

Mariglen Mulla

anGli - Një 30-vjeçar u vra brutalisht në shtëpinë e tij në Golders Green, pasi kërkoi nga një gjykatë që miku i tij shqiptar të shly-ente kredinë prej 250.000 paund. Cima Sogojeva po i bënte presion mikut të tij, shqiptarit Lundrim Gjikokaj për t’i kthyer shumën e konsiderueshme. Sogojeva, i cili vodhi qindra mijëra paund nga metrat për parkim, kishte kërcënuar familjen Gjikokaj. Ndërkaq Lundrimi ra dakord të takohej me Sogojevën në apartamentin e tij, për t’i dorëzuar të hollat më 6 tetor 2008. Por pak minuta pasi Gjikokaj e vizitoi, policia gjeti trupin pajetë të Sogajevës, të bërë shoshë nga plumbat dhe goditjet me thikë. Ai e kishte qëlluar gjashtë herë me thikë në kokë dhe qafë. Një oficer tha se në vendin e ngjarjes u gjet shqiptari “pothuajse në një qëndrim lutjeje”, me një plumb në dorën e tij. Pas hapjes së ras-tit prokurori Bobbie Cheema tha se Gjikokaj kishte rënë në borxh të rëndë, pasi bari që zotëronte në Hotel George kishte filluar të kishte humbje. Borxhet e tij në kumar kishin dalë jashtë kontrollit, ku Gjikokaj humbi 64.000 paund në një vizitë në një kazino. Cheema tha: “Këto kërkesa paraqisin për të pandehurin një dilemë serioze. Ai ishte në vështirësi financiare dhe nuk i kishte paratë që zoti Sogojeva i ka kërkuar. Ai shkoi atje me një qëllim tjetër që të merret një herë e mirë me kërcënimin që

anGli - Pak ditë pas vrasjes së një per-soni në Angli, policia e identifikoi si sh-qiptarin Pelivan Zekaj. Mediet angleze, ku midis tyre gjigandi BBC, njoftojnë këtë zhvillim të ri dhe botojnë foton e tij. Ai u sulmua me thikë, ku gjeti vdekjen, në një degë të “Burger King”. Shqiptari Pelivan Zekaj vdiq në sulm, vetëm pas orës 11:00 në natën e së enjtes. Policia tha se në këtë plagosje e më pas vrasje

është përfshirë një numër të rinjsh, të cilët ishin mbledhur në restorant. Shkaku i vdekjes ishte një plagë në gjoks, ndërsa ende asnjë arrestim nuk është bërë. Policia njofton se çdokush që ka informacion është i lutur për të telefonuar në numrin 020 8358 0100 ose nëqoftë se dëshiron të mbetet anonim të telefonojë Crimestoppers në telefonin 0800 555 111.

aksioni i policisë

Pranga shqiptarit me 4kg hashash në makinë

itali - Në orën 22.00, në parkingun e qendrës tregtare Navile, në rrugën Cristoforo Colombo u kap një shqiptar me drogë. Në një “Opel Corsa” ishte një burrë dhe një grua, ndërsa vjen një “Ford Ka”, një djalë shqiptar. Ekipet shkëm-byen makinat. Në “Fordin Ka” janë gjetur 4 kg marihuanë. Telefonat dhe materialet e konfiskuara janë duke u shqyr-tuar, në përpjekje për të marrë një hap tjetër përpara për të identifikuar furnizuesit me shumicë.

hetimet për vrasjen në Laprakë

Familjarët denoncuan dhunën e bashkëshortit, para se ta vristeDy ditë pasi bashkëshorti vrau mizorisht gruan nën efek-tin e alkoolit, dalin detaje të tjera, ku mësohet se famil-jarët e saj e kishin paralajmëruar diçka të tillë. Ngjarja e rëndë u shënua pardje në mbrëmje në Laprakë, kur shteta-si Edmond Doku, 45 vjeç, ka qëlluar me thikë për vdekje bashkëshorten e tij, Rolanda Doku, 36 vjeçe, në banesën e tyre në katin e tretë të një pallati në qendër të Laprakës. Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se burri ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten në gjendje të dehur. Edmond Doka kishte konsumuar alkool para se të ndërmerrte veprimin fatal. Bashkëshorti është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariatin më të afërt të poli-cisë. Çifti Doka ishte në prag divorci dhe ishin regjistruar në gjykatë, ndërsa gruaja ka qenë për një periudhë kohe nën mbrojtjen e policisë. Asaj i kishte përfunduar afati i urdhrit të mbrojtjes prej pak ditësh dhe familjarët kanë lajmëruar policët se ajo dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti dhe kishte mundësi që ai t’i bënte keq asaj. Si shkak i vrasjes dyshohet se ishin kushtet e vështira ekonomike.

Mes 10 të plagosurve edhe fëmijë

Shpërthen bombula, plagosendisa shqiptarë në një pallat

itali - Dhjetë persona, ku mes tyre disa shqiptarë, kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i bomulës së gazit në një pallat. Ngjajra ndodhi dje në mesditë në Formia Latina. Mediet italiane shkruajnë se u shënuan dhjetë të plagosur në shpërthimin e shkaktuar nga një bombul gazi në një apartament, ku në mesin e tyre është një italian i porsalindur dhe dy fëmijë shqiptarë të moshës 8 dhe 5 vjet. Janë shkatërruar plotësisht dy apartamente, ku një e treta e pronës është dëmtuar. Dy nga të plagosurit ishin në gjendje serioze për jetën dhe janë transportuar në spi-talin për djegiet “Eugene” në Romë. Ata janë dy qytetarë me origjinë shqiptare të moshës 34 dhe 22 vjeç, të dy në prognozë për djegie. Policia dhe mjetet e zjarrfikë-seve ndërhynë menjëherë pas shpërthimit që shkaktoi alarmin dhe çoi në disa telefonata. Në banesën ku ndodhi shpërthimi është një punishte për gazin natyror.

Me kartë identiteti italiane

Pranga rumunit me 100 kg hashash në Hanin e HotitSHkoDËR - Pasditen e djeshme një shtetas nga Rumania është prangosur në kufi të kur iu gjetën në automjet 100 kg kanabis sativa. Dje pasdite policia e Shkodrës bëri të ditur se një shtetas rumun u kap në doganën e Hanit të Hotit me një sasi prej 100 kg kanabis, e cila ishte paketuar dhe fshehur në automjetin më të cilin udhëtonte drejt Shqipërisë. Identitet i shtetasit rumun nuk bëhet ende i ditur, ndërsa atij iu gjet dhe një kartë identiteti italiane që dyshohet se e përdorte për trafikun e drogës në Itali.

komuniteti himarjot letër presidentit

“Lironi 5 shtetasit grekë që thyen simbolet kombëtarë”HiMaRË - Përmes një letre të hapur komuniteti himarjot i kërkon Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që të falë 5 grekët që u dënuan për “thyerje të simboleve kombëtare”. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë zgjedhjeve të vitit 2003, ndaj ky komunitet e mbështet letrën për falje në këkesat e qindra himarjotëve brenda e jashtë vendit. Në letrën e hapur thuhet se grekët janë në pritje të një vendimi nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ndërsa kërkesën për falje ua kishin dërguar edhe presidentëve të mëparshëm shqiptarë.

Pelivan zekaJ

Policia identifikon shqiptarin e vrarë në restorant, ende pa asnjë autor

anGLi, historia e Miqësisë dhe “nxirja” nGa borxhi i Madh

vrasja për borxhin 250 mijëpaund, në akuzë një shqiptar

vinte nga Cima”. Edhe pse në armë nuk janë gjetur fishekë, besohet të jetë një pistoletë ruse. Zyrtarët mjeko-ligjorë kanë gjetur edhe grimca mikroskopike të mbetjeve të zjarrit në një makinë që ishte marrë me qira nga Gjikokaj. Ndërkaq, kosovari Gjikokaj mohoi akuzën e vrasjes. Ai i tha policisë në një interv-istë në vitin 2008 se i ishte “thyer zemra” kur dëgjoi që mikun e tij e kishin vrarë. Ata ishin bërë miq, pasi Sogojeva u transferua në Britani të Madhe në vitin 1998 dhe e kishin njohur njëri-tjetrin për pesë vjet. Gjikokaj është përpjekur të ndihmonte Sogojevën për t’u shëruar, duke i dhënë 177.000 paund në para të gatshme.

Page 9: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

09• E hënë 8 tetor 2012

»aktualitet

suLo Gozhina

BeRat – Ka qenë një fundjavë pune e ngjeshur për sekretarin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Nasip Naço, njëherazi edhe deputet e nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Naço këtë radhë në cilësinë e sekretarit politik të Lëvizjes Socialiste për Inte-grim për qarkun e Beratit për dy ditë rresht ka marrë pjesë në aktivet e zgjeruara të LSI-së në rrethet Skrapar dhe Be-rat ku merrnin pjesë anëtarët e komiteteve drejtuese të njësive vendore, të cilët janë anëtarë të përhershëm të Konferencës së LSI-së për rrethet përkatëse.

Qëllimi i zhvillimit të aktivëve ka qenë përgatitja e procesit zgjedhor për zgjed-hjen e kryetarit të LSI-së të Shqipërisë, post për të cilin kandidojnë kryetari aktual Ilir Meta dhe sekretari përgjith-shëm i kësaj partie Luan Rama. Në rrethin e Skraparit aktivi u drejtua nga sekretari i përgjithshëm për degën e Skraparit Altin Lamçe, ndërsa raporti për punën e deritanishme u referua nga kryetari i saj Avdyl Braho. Më pas u lexua rregullorja mbi procedurat dhe kriteret që do të ndiqen për zgjedhjen e kryetarit të LSI-së. Gjatë punimeve të aktivit u mbajtën diskutime nga pjesëmarrësit, ku ra në sy fjala e kryetarit të Bashkisë Çorovodë, Nesim Spahiu. Aktivi miratoi dhe listën emërore të delegatëve për në Konventën Kombëtare, e cila do të zhvillohet në datat 27-28 tetor 2012. Nga 30 delegatë për në këtë konventë 9 janë nga LGI-ja dhe 9 të tjerë nga LRI-ja, duke zbatuar në këtë mënyrë 30% në bazë të statutit të kësaj partie. Të njëjtët veprime kreu edhe aktivi i Beratit, i cili mbajti takimin në mesditën e ditës së shtunë. Në aktivin e Beratit rezymenë për punën e bërë nga strukturat e LSI-së të këtij rrethi referoi kryetari i saj Pe-trit Sina. Në aktive kanë marrë pjesë dhe Gledi Rehovica, anëtar i kryesisë dhe anëtari i komitetit drejtues të kësaj partie, ndërsa në të dy aktivet merrte pjesë edhe sekretari politik i LSI-së për këtë qark, Nasip Naço.

Naço: I rezistuam kohës me programin tonë

“Ne jemi të vetëdijshëm për rolin dhe pozicionin e LSI-së në shkallë vendi, pasi vota popullore e bëri të domo-sdoshme, ishte e dukshme që LSI të ishte faktor vendimtar në formimin e qeverisë së koalicionit me PD. Kjo bëri të mundur shmangien e një krize që do ishte me pasoja të rënda për ekonominë e vendit tonë. Por pjesëmarrja në qeverisje nuk i zbehu qën-drimet dhe programin e LSI-së, duke ofruar alternativa dhe rrugëzgjidhje, si misionare e së resë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit të shpejtë të vendit tonë në Evropë, e vendosur

aktivë për përGatitjen e procesit zGjedhor për zGjedhjen e kryetarit të Lsi-së

nasip naço: lSi-ja, lokomotiva e të majtës në qarkun e Beratit

të përballet me një pseudo-opozitë dhe e gatshme të sfidojë, por dhe të fitojë terren në elektoratin e lodhur nga polemikat pa bereqet të poli-tikës tradicionale shqiptare. Gjithkush s’e ka të vështirë të konstatojë risitë e politikës së LSI-së, theksin e saj tërësisht shqiptar e thellësisht kom-bëtar, realist e pa komplekse, nismat e saj të qarta në shërbim të atdheut dhe të integrimit, tendenca për të rrokur probleme madhore për zgjidhje thelbësore dhe jo për

makiazh politik. Është detyra jonë, e strukturave të LSI-së, të njohim dhe të propagando-jmë këtë politikë dhe këto qën-drime, por edhe të punojmë dhe të përgatisim veprimin tonë politik, në sinkron të plotë me qendrën, në për-puthje të plotë me kushtet në të cilat ne veprojmë. LSI është një parti me moshë 8-vjeçare dhe këto vite është konsolid-uar duke i mbijetuar trysnisë së dy forcave të mëdha dhe sot ajo është më e fortë se kurrë. Kjo periudhë e ngelur

deri në qershor 2013, është dhe duhet të konsiderohet si periudha elektorale dhe puna jonë dhe e çdo të zgjedhuri në çdo strukturë të pushtetit apo politike, e çdo anëtari apo simpatizanti të LSI-së, nuk mund të bëhet e shkëputur nga ky kontekst që përbën synimin final të çdo force politike. Në këtë kontekst i shërbejnë edhe dy aktivet, të parin që organizuan në rrethin e Skraparit dhe këtë aktivë të zgjeruar që po zhvillojmë tani këtu në Berat. Pra, takimi që

ne po organizojmë sot është synimi në forcimin dhe konso-lidimin e strukturave të LSI-së, që këto struktura të jenë dinamike, të hapura për të përballuar me sukses fushatën zgjedhore të vitit 2013, të pranueshme në elektorat dhe çka është më kryesorja të komunikueshëm për të afruar anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me këtë synim është punuar pas zgjedhjeve lokale të vitit 2011 në të gjitha strukturat e vendit tonë dhe

me këtë duhet të vijojmë edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër LSI-ja ka ditur të investojë dhe në njësitë vendore në infras-trukturë në shkolla dhe në institucione të ndryshme duke mundësuar hapjen e vendeve të reja pune, këtu nuk dua të them se ne jemi më të përso-surit, por ajo që dua të them është se ne po punojmë për të ndërtuar një infrastrukturë për investime në shumë fusha duke mundësuar përballjen dhe sfidat për të ardhmen. Ndonëse deri tani janë reali-zuar një sërë investimesh në rrugët rurale dhe ato nacionale ende kemi punë për të bërë në këtë drejtim. Të nderuar pjesëmarrës në këtë aktiv! Jemi mbledhur në prag të dy evenimenteve të rëndësishme organizative të LSI-së, zgjed-hja e kryetarit të LSI-së sipas parimit “një anëtar një votë” dhe mbledhja e Konventës Kombëtare të LSI-së në datat 27-28 tetor. Këto janë dy data të rëndësishme, jo thjesht se do zgjidhet një kryetar partie dhe strukturat drejtuese të LSI-së, por në konventë do të formulohet programi që për nga hapësira shtrihet përtej zgjedhjeve të vitit 2013, pra një program afatgjatë. Përvoja e këtyre 8 viteve tregoi se programi aktual i LSI-së i rezistoi kohës dhe e kreu misionin e vet duke u rezis-tuar të gjitha furtunave të dy forcave të mëdha politike dhe sot LSI është një forcë politike e konsoliduar dhe serioze. Konventa Kombëtare e LSI-së është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e LSI-së më shumë se mandati i radhës. Kjo konventë mblidhet kur në qeverisje janë arritur rezultate të rëndësishme, në të cilat pesha e LSI-së në realizimin e tyre nuk është e pakët si: Liberalizimi i vizave që ishte një ëndërr për të gjithë shqiptarët, anëtarësimi në NATO dhe shumë reforma të rëndësishme integruese, të cilat e kanë çuar Shqipërinë në pragun e marrjes së statusit për kandidat në BE. Aktualisht ne ndodhemi afër një sfide të radhës, por dhe shumë të rëndësishme, siç është ajo e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe para nesh dalin disa detyra që duhen të vlerësohen maksimalisht, siç janë: Forcimi i mëtejshëm i strukturave të LSI-së, të LRI-së dhe LGI-së. Takime të shpeshta me elektoratin për të sqaruar dhe propagan-duar arritjet që janë realizuar gjatë kësaj qeverisje. Shtimi i radhëve të LSI-së me anëtar të rinj, me njerëz që gëzo-jnë respektin e komunitetit ku jetojnë e punojnë. Çdo i zgjedhur si në strukturat e LSI-së, ashtu dhe në pushtetin lokal duhet të jetë në lartësinë që kërkojnë situatat për të justifikuar mbështetjen që u është dhënë nga anëtarësia. Duke punuar çdo ditë e muaj pa ndërprerje e them me bindje se Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit do të jetë lokomotiva e së majtës në këtë qark.

Page 10: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

10 E hënë 8 tetor 2012 •

« oPinion

Vetë(mohimi) i sakrificës

Kazani i krimit

nga haLiL raMa

nga iMer MushkoLaj

Greva e urisë e një grupi ish-të përndjekurish politikë të regjimit komunist në ish-studjon e Kristaq Ramës, nga këndvështrimi i për-faqësimit, është vetë(mohim) i sakrificës që ata bënë për vite të tëra burgimi e internimi në kohën e diktaturës. Kjo për faktin se ish-pronari i kësaj studioje është pikërisht ai, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela. Kristaq

Rama ishte pjesë e kastës kriminale të Ramiz Alisë, që firmo-si varjen në litar të poetit në pragun e lirisë. Nëse pranohet që ekzekutimi i Havzi Nelës përbën rastin më makabër në të gjithë Evropën ish-komuniste, qoftë dhe vetëm ngujimi në strofullën e një ish-krimineli të damkosur përbën një njollë turpi. Vetëm një përbindësh si ai do të guxonte të firmoste një vendim të tillë edhe në çastet kur kuçedra dukej se po jepte shpirt. Jeta plot vuajtje dhe sakrifica e Havzi Nelës në emër të lirisë është një simfoni që para së gjithash duhet të zgjojë ndërgjegjen e bashkëvuajtësve të tij për t’u ngritur mbi ndasitë e qejfmbetjet momen-tale. Nga ajo studio e kobshme ata duhet të ndjejnë para së gjithash zërin e poetit që apelon për drejtësi, për ndërtimin dhe konso-lidimin e shtetit ligjor.

Por keqpërdorimi i tyre nga pinjollët e ish-nomenklaturës komuniste që kanë uzurpuar kreun e Partisë Socialiste po dëmton rëndë imazhin e kësaj shtrese, ndër më të përvua-jturat e atij regjimi monstër. Edi Rama që derdh lotë krokodili në mbështetje të të ngu-juarve, para së gjithash duhet të kërkojë falje për krimet e kryera nga familja e tij, duke fil-luar që nga varja e poetit Havzi Nela.

Nëse partia e Edvinit, gjatë 8 viteve në pushtet nuk ndau asnjë qindarkë si dëm-shpërblim për ish-të burgosurit politikë të regjimit komunist, mazhoranca e djathtë e kryesuar nga Partia Demokratike ka miratuar

njëanshmërisht Ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëm-shpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, pasi deputetët socialistë braktisën sallën e Parlamentit kur ai po votohej. I njëjti qëndrim si në tetorin e 2006 kur Kuven-di i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”, të cilën deputetët socialistë, sipas urdhrit të liderit të tyre Edi Rama, nuk den-juan ta votojnë, duke dëshmuar haptazi se janë kundërshtarë kryesorë të zbardhjes së krimeve të komunizmit.

Statistikat e atij genocidi të pashembullt janë vërtet të trishta: 6535 viktima të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit, prej tyre numërohen klerikë katolikë 120 per-sona, myslimanë 60 persona, bektashinj 83 persona, orto-doksë 39 persona. Gjatë viteve të komunizmit u shkatërruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare, prej të cilave 740

xhami, 608 kisha e manastire ortodokse, 157 kisha e manas-tire katolike, 530 teqe e tyrbe. Pikërisht për këtë masakër të pashembullt duhet të kërkojnë të paktën falje publike bijtë e etërve dhe jo të mashtrojnë disa persona, viktima të dema-gogjisë e hipokrizisë së tyre.

Çuditërisht, Edi Rama dhe kori i kukuvajkave që e sho-qëron ngre zërin në kupë të qiellit që nga frëngjitë e strof-ullës të të atit, ku deri para 20 vitesh thureshin skenarët makabër të vetizolimit dhe ushtrimit të genocidit më të pashembullt në historinë e njerëzimit. Sa hipokrizi e pashoqe kjo e bijve të etërve që kërkojnë zbatimin e ligjit që vetë s’e kanë votuar dhe që ka për objekt dëmshpërblimin financiar të ish-të dënuarve politikë, familjarëve të viktimave të ekze-kutuara apo të pushkatuara padrejtësisht për motive poli-tike, si dhe të internuarve ose të dëbuarve?!

S’ka dyshim që Partia Socialiste dhe lid-ershipi i saj po e përdor çështjen e ish-të përndjekurve politikë për qëllimet e veta ele-ktorale, duke e politizuar atë skajshëm. Pas dështimit me bojkote e greva të ngjashme urie, (jo si kjo në skutat e errëta të studios të ish-të atit, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”), Edi Rama inkurajon ngujimin e disa fatkeqëve për t’i bërë kurban të aksionit të tij politik në dëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nëse Kryeministri Berisha i garanton publikisht të ngujuarit se ajo që u takon me ligj do t’u jepet pa asnjë lloj hezitimi dhe se ligji do të zbatohet, Edat e PS-së, të vërbuar dhe nga vlerësimet shumë pozitive të zyr-tarëve të Brukselit në prag të shpalljes së progres-raportit që do t’i hapë dritën jeshile Shqipërisë për dhënien e statusit të ven-dit kandidat për në BE, me inkurajimin dhe mbështetjen e kësaj greve absurde përpiqen të ndikojnë sadopak në këtë vendimmarrje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

S’ka gjë më të poshtër sesa për luftimin e ha-jnisë e krimit të flasin kriminelët, për ndersh-mëri të pandershmit e për moral të pamoralsh-mit. Nga Kazani i Krimit kanë ngrënë të gjithë.

Kur dëgjoje deputetët e Parlamentit të Ko-sovës tek flisnin për privatizimin, të krijohej përshtypja se ata kishin zbritur nga një tjetër planet. Pa pikë turpi ata po nxirrnin nga goja

akuza për partitë e njëri-tjetrit, duke u përpjekur që ta heqin përgjegjësinë nga subjektet e tyre politike për një proces të kriminalizuar privatizimi, nga i cili kishin përfituar vetë. Një pafytyrësi e pështirë, e denjë për kriminelë ordinerë, e jo për njerëz që do të duhej të tregonin minimumin e përgjegjësisë për fjalët e thëna publikisht.

Pamë në foltoren e Parlamentit deputetë teksa përpiqeshin të shitnin moral e të jepnin leksione, ndërkohë që ata vetë ose partitë e tyre fort pamoralshëm kanë përfituar nga privatizimi.

Për më shumë se një dekadë pikërisht politikanët, par-titë politike dhe grupet parapolitike ishin ata që vendosnin për shitjen e pasurisë së një vendi të varfër, ishin ata që përfitonin miliona nga ky proces, nëpërmjet ndërmjetësi-meve e shantazheve. Tipa të të gjitha ngjyrave dhe bind-jeve politike nuk e kishin qëllimin që nga procesi të përfitojë vendi që e udhëheqnin, por të përfitojnë ata personalisht, kompanitë e tyre dhe të farefisit të tyre, kompanitë e finan-cuesve të tyre. Dhe, ia arritën qëllimit: privatizimi gjeneroi papunësi e varfëri, jo mirëqenie e stabilitet.

Sot, punëtorë të mbetur rrugëve nuk e kanë marrë hisen që iu takon, ndërmarrje me nam janë tjetërsuar e shkatër-ruar, ndërkaq mijëra hektarë tokë janë prona të njerëzve të

fortë të politikës, që i përvetësuan ato për shuma qesharake parash. Megjithatë, përfaqësues partish politike kanë fytyrë të japin leksione nga Parlamenti. Thua se kosovarët kanë harruar çfarë ka ndodhur viteve të shkuara, kur partitë krye-sore (veç Vetëvendosjes) vetëm janë ndërruar në pushtet dhe, sipas radhës, kanë vendosur për privatizimin.

Përderisa sekretari i përgjithshëm i PDK’së, Jakup Krasniqi, u zbraz për gjysmë ore, duke e kontestuar edhe legjitimite-tin e institucionit që vetë e udhëheq dhe duke i konsideruar hajna votash deputetët, LDK e AAK zgjodhën që në debat të prezantohen me dy deputete. Retorikë boshe e klishe librash të shkruara dobët doli nga gojët e tyre, ndërkohë që bossa partish, asish çfarë i përmendte Krasniqi, kishin zgjedhur të heshtnin. Ashtu siç kishte heshur edhe Krasniqi për vite të tëra, për të shpërthyer tash, duke harruar se si njeri i dytë i partisë më të madhe në vend dhe kryeparlamentar ka pasur përgjegjësi të flasë atëherë kur është dashur.

Tash, përnjëherë të gjithë po na tregojnë se çfarë mangë-sish paska pasur procesi i privatizimit, të gjithë po na thonë se gjërat paskan shkuar keq, të gjithë po shfaqen engjëj.

A nuk ishin këta në pushtet (veç Vetëvendosjes) kur u privatizuan “Ferronikeli” e gjigandë të tjerë? A nuk ishin këta në pushtet kur u privatizua “Grandi”? A nuk ishin në pushtet kur u shitën qindra ndërmarrje të tjera? A nuk ishin anëtarë bordesh që vendosnin për shitjen e pasurisë së Kosovës? A nuk ishin të vetëdishëm atëherë çfarë po bënin? Apo, tash të gjithë vuajnë nga amnezia? Më parë se nga gjithçka tjetër, ata vuajnë nga papërgjegjësia, mosllogaridhënia e kapadaillëku.

Përgjigjen për gjendjen e tanishme secili mund ta gjejë vetëm po të sjell ndërmend bashkëqeverisjet LDK-PDK-AAK,

AAK-LDK, PDK-LDK, PDK-AKR-Lista IR. Sistemi i kriminalizuar i qeverisjes është vendosur tash 13 vjet. Që të gjithë kanë ngrënë nga gjella që është zier në Kazanin e Krimit. Zyrtarë të të gjitha këtyre partive, por edhe të tjerave, janë kthyer në milionerë. Qysh? Me punë të ndershme? Me rroga bux-heti? Kush iu beson këtyre dokrrave? S’iu besojnë as ata vetë fjalëve që i thonë. Ndjesë për ata që kanë zgjedhur të mos ushqehen nga Kazani. Për ata që janë pak në numër, por që provojnë të bëjnë politikë të ndershme në një vend të kapur krimi e korrupsioni.

* * *Deputetët që debatonin për privatizimin dhe të gjithë të

tjerët që dëgjonin, Jakup Krasniqi i quajti hajna. Hajna votash. Ai nuk tha asgjë të re, vetëm përsëriti atë që është thënë shumë herë deri më tash. Vetëm se tash e tha i pari i Parla-mentit, në Parlament. Ua tha deputetëve dhe ministrave që flasin për privatizimin. Atyrë që vendosin për të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi. Ia tha edhe vetes.

Në një vend normal, deklarata të tilla do të përcilleshin me reagim të shpejtë të organeve të drejtësisë. Në Kosovë kjo nuk ndodh. Sepse, të qenit hajn, kriminel, vrasës në këtë vend është diçka normale. Siç është normale të përfaqësosh qytetarët me vota të vjedhura, të pasurohesh brenda natës në emër të votave të vjedhura, ta shesësh pasurinë e vendit në emër të votave të vjedhura.

Zgjedhjet e kriminalizuara prodhojnë Parlament dhe Qeveri të kriminalizuar. Është iluzore të presësh nga të tilla institu-cione që ta luftojnë krimin. E vetmja mbetet shpresa se dikur Kazani i Krimit do të shterret e burgjet do të mbushen.

Page 11: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

11• E hënë 8 tetor 2012

»oPinion

MendIMet e shprehura në faqet e opInIoneve nuk shprehIn doMosdoshMërIsht polItIkën redaksIonale të gazetës

Fiton Berisha apo humbet Rama!?nga nebiL çika

Që fushata e ardhshme elektorale do të jetë shumë e ashpër gjë që paralajmërohet që tani nga retorika gjithashtu e ashpër që politikanët e kampeve respektive po manifestojnë në daljet e tyre publike apo komunikimet e tjera me elektoratin. Duket se praktikisht fushata ka filluar edhe zyr-tarisht është herët për një gjë të tillë dhe

partitë politike po kalibrojnë strategjitë dhe mjetet me të cilat do të synojnë arritjen në fitoren e pretenduar të zgjed-hjeve të 2013-ës.

Më agresive duket opozita, e cila nuk është se e ka ndër-prerë ndonjë herë kryqëzatën ndaj mazhorancës edhe në momente përtej partiake siç janë hedhja e hapave ndry-she plotësimi i rekomandimeve, kushte të integrimit të Sh-qipërisë në BE etj. Nuk është ndonjë risi vënia e interesave personale mbi ato kombëtare nga politika shqiptare, përkun-drazi, por përqendrimi i luftës politike te kjo pika që edhe për sy e faqe duhet t’i bashkonte politikanët tanë duket një nonsens, por edhe një risk i madh për projektin euroatlantik të Shqipërisë brenda të cilit (madje në krye) pretendojnë se janë pothuaj të gjitha forcat politike në Shqipëri. Por le të kthehemi në realitet. Çfarë po ndodh në prag të diskutimit të statusit të vendit kandidat në BE të Shqipërisë në arenën politike shqiptare. Do të qëndrojmë kryesisht tek dy partitë kryesore politike, por nuk do të lemë jashtë vëmendjes edhe të vegjlit, kontributi i të cilëve në një luftë politike “dhëmbë për dhëmbë”, si kjo që paralajmërohet të kemi, mund të rezul-tojë edhe vendimtar.

Duket se shtatori ka qenë rifillimi i kryqëzatës opozitare që ishte tulatur pak gjatë fundit të verës edhe për shak të pushimeve momentet e vetme në të cilat politika shqiptare ndjehet me të vërtetë e zhvleftësuar.

Pati në fakt një zbythje momentale të qëndrimit deri atëherë intrazigjent të opozitës ndaj heqjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë të shtetit më shumë një detyrim pasi kundërshtimi i këtij ligji po i kthehej në bumerang elektoral z.Rama. Votimi me vonesë nga PS-ja i ligjit për imunitetin është pa dyshim një veprim domethënës dhe paralajmërim i një politike bllokuese e negative që deri në afrimin e zgjed-hjeve do të theksohet e ashpërsohet edhe më shumë. Me gjithë konsensusin e detyruar të heqjes së imuniteteve në fillim të shatorit z. Rama u rikthye politikës së bllokimit e bojkotit, strat-egjia kryesore politike e tij që kur ka ardhur në krye të PS-së, duke deklaruar bllokimin e ligjeve të tjera pjesë e rekomandimeve të BE-së siç është ai për Gjykatën e Lartë. Edhe vetë socialistët duhet të ndjehen të turpëruar kur dëgjojnë se kusht për votimin nga opozita të një rekomandimi apo kushti të rëndësishëm të BE-së për integrimin evropian të vendit, qarkun e Fierit një çështje sa banale aq edhe politike. Por çështja nuk ka ndonjë lidhje seri-oze me qarkun e Fierit, i cili është zgjedhur si sebepi, më idiot i mundshëm, për bllokimin e procesit të integrimit, por me vetë integrimin si kartën elektorale më të fortë të Berishës dhe krejt mazhorancës për zgjedhjet e 2013-ës. Do apo nuk do Edi Rama integrimi i ven-dit edhe pse më i vonuar se vendet simotra ish-komuniste të Evropës Lindore është një vepër e mazhorancës aktuale, që do apo nuk do Bamir Topi, Kreshnik Spahiu etj, pretendon të jetë forcë politike e djathtë dhe drejtohet nga Sali Berisha. Pra, është z. Berisha që nga viti 1992 e këtej ai që ka vënë firmën me të gjitha projektet dhe arritjet në ëndrrën eu-roatlantike të shqiptarëve. Nga anëtarësimi në KiE më 1995 e deri në momentin aktual kaq pranë marrjes së statusit të vendit kandi-dat të gjitha aktet e integrimin janë realizuar apo firmosur nën qeverisjen apo pushtetin e Berishës, një fakt historik që nuk mund ta

mohojë kurrkush. Berisha ka të gjithë të drejtën që ta për-dorë si kartë elektorale. Pikërisht kjo mundësi njëherazi edhe përparësi elektorale e z. Berisha e ka shënjestruar jo pa të drejtë z.Rama, i cili e ka rikthyer sërish këtej majën e shpatës elektorale duke u munduar jo vetëm të bllokojë politikisht procesin, por edhe të diskreditojë ato arritje, të cilat janë re-alizuar pavarësisht kundërshtimit historik të tij apo të par-tisë së tij. Në këtë kuadër e strategji politike duket se është ndërmarrë sulmi ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. I vetmi që ne planin politik personal nuk dëmtohet aspak nga ky sulm publik i PS-së është Arben Imami. I parë me dyshim në radhët e të djathtës për shkak të implikimit në ngjarjet e 1997 dhe të qenit ministër në qeverinë socialiste të Nanos, ky sulm nga z. Rama i jep atij më shumë aksione në poli-tikën e brendshme të PD-së. Edhe vete PS e di që z. Imami për shkaqe historike objektive është gjysmë i saji në PD gjë që e forcon edhe më shumë argumentin tonë që kryqëzatat e opozitës drejtohet kundër ushtrisë shqiptare dhe anëtar-simit në NATO dhe krejt integrimit euroatlantik të vendit. Di-het që ushtria shqiptare dhe krejt politikat tona të mbrojtjes kombëtare janë të koordinuara e kontrolluara me seriozitet nga aleanca, e cila nuk lejon veprime të jashtëligjshme e strategji të gabuara dhe që sulmet e zotërinjve Braçe e Rama nuk synojnë ndëshkimin e ministrit Imami e as prishjen e ra-porteve me aleancën, por diskreditimin publik dhe uljen e efektit elektoral të anëtarësimit në NATO në zgjedhjet parla-mentare të 2013-ës. Në këtë logjikë bllokimi i procesit të in-tegrimit me mosvotimin e ligjeve me shumicë të cilësuar në Kuvend dhe përpjekjet për të diskredituar publikisht arritjet euroatlantike të vendit duket se do të jetë përgjigja opozi-tare ndaj kësaj karte të fortë elektorale të mazhorancës.

U përqendrova tek integrimi pasi aktualisht ai është kryefjalë e debatit aktual politik mirëpo edhe ekonomia pritet të jetë në qendër të debatit elektoral të zgjedhjeve të 2013-ës. Në pjesën e parë të vitit politika e opozitës ishte përqendruar pikërisht këtu. Fjalimet e z. Rama dhe të ekspo-nentëve të tjerë opozitarë janë përqendruar tek kriza ekono-mike, varfëria dhe papunësia në shifra që ata shpresonin të realizoheshin për faktin se Shqipëria ndodhet gjeografikisht në qendër të krizës së disa vendeve evropiane. Gerqia dhe Italia si partner strategjike po kalojnë periudha të gjata re-

cesioni gjë që ka ndikuar në ekonominë shqiptare, por jo në masën që shpresonin dhe parashikonin socialistët. Duhet thënë se qeveria arriti ta mbajë jashtë krize vendin duke garantuar madje edhe rritje ekonomike një luks ky edhe për shumë vende të zhvilluara. Shitja me një miliardë USD i “Albpetrol”-it shoi çdo shpresë të PS-së për kalimin në krizë ekonomike të vendit një dëshirë pothuja publike e tyre. Dua të kujtoj deklaratat e forta dhe kërcënimet e Ramës kundër privatizimit të “Albpetrol”-it gjatë procesit të privatizimit që ashtu si në rastin e integrimit synon sigurisht dështimin e tyre. Duket qartë se nuk mbërritën dot tek parashikimi për krizën ekonomike situatë që e bën të pamunduar përballjen me qeverinë edhe në këtë pikë në debatin elektoral, por kjo nuk do të thotë që kanë hequr dorë nga lufta me “makinën e baltës” një mjet historik, politik e elektoral i të majtës ish-komuniste.

Investimet publike sidomos infrastruktura rrugore janë një nga arritjet më të dukshme e më me efekt elektoral të qeverisë. Projektet e deritanishme dhe ato që priten me të ardhurat nga privatizimet do të jenë pa dyshim një nga dy kartat kryesore elektorale të Berishës në zgjedhje. Kryemi-nistri deklaroi para disa ditësh se buxheti i vitit 2013 do të jete më i madhi që ka parë historia. Kuptohen që efektet ele-ktorale të një super-buxheti si ky një vit elektoral do të jenë të pëlqyeshme. Kjo situatë që thamë më lartë besohet të jetë edhe arsye e sulmit të PS-së ndaj ministrit të TPP Sokol Olldashi i cilësuar si një nga më të suksesshmit e qeverisë Berisha. Olldashi si ministër TPP, por edhe për shkaqe të tjera pritet të jetë pas Berishës, njeriu i dytë i fushatës së PD-së. Kur them arsye të tjera kam parasysh faktin që ai ishte në kuvendin e fundit të PD-së politikani i dytë më i votuar i PD-së. Duhet thënë se z. Rama ka edhe një raport personal aspak miqësor me z. Olldashi gjë që është e mjaftueshme për ta vënë atë në shënjestër të makinës së baltës propa-gandistike të PS-së.

Duket se sulmi ndaj Olldashit është planifikuar që më parë dhe është disi diabolik. Janë gjetur disa reklama dhënë medieve proqeveritare më shumë se atyre opozitare një fenomen që ndodh rëndom në shtetin shqiptar, por që është e mjaftueshme për të filluar kryqëzatën. Sigurisht që në fokus nuk janë mediet që i përfituan këto një pjesë e mirë

e të cilave kanë bërë të njëjtën gjë edhe me z. Rama, por z. Olldashi dhe sidomos imazhi i tij publik. Thashë diabolik pasi është zgjed-hur çështja e reklamve në medie për të arm-iqësuar mediet dhe gazetarët që nuk kanë përfituar apo kanë përfituar pak kundër këtij politikani që besohet të ketë marrëdhënie të mira me shtypin shqiptar. Fakti që ai vjen në politikë nga gazetaria i ka dhënë komodite-tin të njohë personalisht pjesë të madhe të drejtuesve të medieve dhe opinionbërësve shqiptar gjë që përbën një aset të konsider-ueshëm për një politikan.

Pa dyshim që mazhoranca ka gabime e mëkate në qeverisjen e saj 8-vjeçare. Mirëpo politika agresive shpesh herë e çekuilibruar e z. Rama bën që elektorati të mbështetet tek gjërat e mëdha apo të frikshme që në një ra-port total midis palëve shkojmë elektoralisht në favor të Berishës. Këto që parashtruam më lartë janë pa dyshim prologu apo maja e ajs-bergut e një fushate elektorale të sapunisur, me një start agresiv që deri në ditën e zgjed-hjeve parashikon temperaturë shumë të lartë politike. Nga ato që reflektojnë në reagimet e tyre dy kampet kryesore duket qartësisht kontrasti midis optimizmit të PD-së dhe pesimizmit të PS-së. Duke llogaritur me ha-mendje trajektoren e luftës politike deri në zgjedhje në bazë të atyre që kanë bërë dhe kanë mundësi të bëjnë palët respektive janë të gjitha gjasat që Berisha t’i fitojë zgjedhjet ose që Rama t’i humbasë ato.

Page 12: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

12 E hënë 8 tetor 2012 •

«StuDiM

nga dr. seLMan Meziu

Çfarë katastrofe mjedisore kanë shkaktuar politikanët?

Ashtu si në katastrofën atomike të vitit 1945 në Nagasaki e Hiroshima ku kanë vdekur për gjatë dhjetëvjeçareve 20 për qind e banorëve që shpëtuan, nga substancat e helmta e radioaktive që ende vjell mjedisi i tyre i jetesës e banimit. Po kështu edhe në Shqipëri që po shkretohet nga bimësia e gjelbërt për rrjedhojë ndotja e ajrit është rritur edhe me forma të tjera të gjitha këto kanë çuar në shtimin e numurit të vdekjeve në vit për të gjitha moshat e popullsisë të këtij ven-di. Edhe sepse:’’Nuk është e rastit që pylli është konsideruar faktor që merr pjesë në ‘’ekulibrin ekologjik të njeriut.,, këto element të praktikës së natyrës integrohen në ‘’mjeksinë ekologjike,, duke përdorur kushtet dhe faktorët e mjedisit planetar. Pra, mjekësia ekologjike përfshin kom-pleksin e masave që studion patologjinë në rela-cion me mjedisin planetar.,,(22) Ju politikanë nuk i shikoni këto epidemi zhdukëse të popullsisë së vendit tuaj edhe pse statistikat i japin me shifra që të rrënqethin mishin e trupit, ju luani e bëni demagogji, duke ia hedhur stafetën e fajin herë njërës palë, herë tjetrës për këtë apo atë ligj të mos zbatuar apo të pa formuluar e vendosur etj.

Keni zhdukur rezervat gjenetike duke dëm-tuar të ardhmen e pyjeve, ulur ndjeshëm cilësinë e mjedisit ku jetojmë, e fshirë nga faqja e dheut, lloje të ndryshme drunore e barishtore, kafshë e shpendë të ndryshme etj. Ka humbur grumbulli i Hartinës monument natyre në Lurë, dafina e Dhemblenit të Tepelënës: ’’Ky pyll ka qenë një nga monumentet e veçanta të bukurisë dhe be-gatisë së natyrës shqiptare.,,( 13) Ndërsa politika duhet të jetë gjithmonë përgatitësi i të ardhmes edhe në përmirësimet gjenetike, juve keni për-gatitur shkatërrimin total të tyre. Nuk jeni as në stadin e politikave Platoniane, të Grqisë antike.

Të ardhurat turistike nga bukuritë natyrore të peisazheve magjepsëse, parqeve kombë-tare, liqeneve natyrale etj kanë pësuar rënien me hapa vigane drejt zeros absolute. Ato sipërfaqe iu ngjajnë shkatërrimeve të natyrës vietnameze të bombarduara nga avionet B.52 amerikanë, ato tani të shkaktojnë lotë, dhimbje, të plagosin shpirtin e të nxjerrin nga thellësitë e zemrës e të mendjes shprehjet mallkuese e sharëse për politikat pyjore të zbatuara mbi peisazhet e ekosistemet pyjore përgjatë më shumë se dy dhjetëvjeçarëve. Ato ishin: ‘’…për të shprehur kënaqësinë e mallin që kam ndjerë dhe ndoshta privilegjin që kisha kur ndodhesha në Lurë, goja më shijonte ujin më të mirë në botë, sytë më kënaqeshin duke soditur pano-rama të mrekullueshme, e plotë kontraste të bukura, mushkëritë më mbusheshin me ajrin e pastër të filtëruar, të oksigjenuar, nervat më qet-ësoheshin duke dëgjuar cicërimat e zogjëve që fluturonin të lirë, të gëzuar e të dashuruar njëri me tjetrin në hapësirat e gjel-bërta të pafund dhe herë pashere qukapiku, doktori i pyllit vizitonte drurët dhe i pastronte ato nga krimbat larvat e çdo parazit duke thyer kështu monotoninë me zhurmën e ëmbël që shkaktonte çukitja e sqepit te tijë,, (23)

Fakeqësitë kanë trokitur në jetën e malësorëve, banor të përhershëm ku ndodhesh mbulesa e gjelbërt, përrenjtë kanë filluar të kenë prurje uji të pakta e të shterojnë më shpe-jt, sytë e kaltër të liqeneve të Belshit, Lurës, etj janë kthyer në sipërfaqe kënetore, burime nuk ka më sepse formuesi i tij është zhdukur. Ndërsa orteqet e borës kanë e do të vërshojnë gjiganteske e të egërsuar duke zhdukur shtëpi me njerëzit brenda. Fatkeqësi natyrore apo e shkatuar ga politakat pyjore, do të pyesin brezat njëri-tjetrin? Gjykojeni juve politikanë. Kush nga parlamentarët shqiptar ka shkruar në organet e shtypit, kush nga këto ka ngritur alarmin SOS, në parlament etj etj? Askush. Pikërisht për këtë akuzat bien si rrufe mbi juve. Nuk hidhni as ide apo të debatoni, por ushqeni indiferentizmin dhe moskokëçarjen për këto probleme thellë-

zjarri mitologjik dhe realiteti shqiptar

sisht kombëtare dhe të një rëndësie jetësore për mbijetesë e zhvillim.

Shkretëtirat e krijuara në faqet e maleve dhe në pellgjet ujë mbledhëse do të shkatërro-jnë tokën (mijëra ha janë tashmë të shkretuara) duke e kthyer atë në masive shkëmbore pa jetë organizmash, mokrorganizmash dhe bimësie, atje gërryerjet e shkallëve të ndryshme e kanë kafshuar atë me gjithë forcën dhe lirinë absolute. Kafshët e pyllit kanë kapërcyer kufijtë shtetëror, duke iu larguar shkulmeve të flakëve gjigande të zjarreve e tymëravesi mjegullnajat siberiane. Ndësa gjuetari e ka braktisur çiften dhe ka vënë kujën duke qarë nga dhimbja therëse në shpirt se nuk do ta ushtrojë më këtë aktivitet, argë-tues, ushqyes e njëkohësisht sportiv.

Popullsia në përgjithësi e në veçanti rinia ka marrë arratinë, siç iknin dikur nga barbarizmat, serbe, bullgare, greke apo të ushtrive të Paolo Emilios gjatë pushtimit Romak, drejt bregdetit, qyteteve apo më mirë në hapësirat e kontinenteve të rruzullit toksor. Kështu zhduket dalëngadal shqiptarizma, humbet patriotizmi, dashuria për natyrën, bujqësinë dhe blektorinë, me metodat më armiqësore e më barbare të të gjitha kohërave. E kjo emertohet; kasaphanë mjedisore e njerë-zore që juve keni projektuar e mbështetur, dhe ushqyer vazhdimisht me paaftësinë e çdo parla-mentari, me krenarinë tuaj, me egoizmin tuaj me unin tuaj, me kokëfortësinë tuaj, mbi të gjitha me nënvleftësimin tuaj e korrupsionin që ushqeni, të përgatitur hap pas hapi në disapesëvjeçar.

Me urdhërin N. 430 të datës 17 . 11. 2009 të Ministrisë së M.M.P.A.U. u realizua projekti: ‘’Mbi rehabilitimin e pyjeve te Lurës.,, me punime ter-reni e zyre, pra u kryen llogaritjet, u shkrua pro-jekti u krijuan hartat e ekonomive në studim nga doktorët Hajri Hasko, Behar Hate, Klito Starja, si dhe Ylli Hoxha, Shkëlzen Shehi dhe Myrteza Preza. Projekti i plotë ka rënë në gjumë letargjik në sirtarët e pushtetarëve e çfarë është më dëshpruese, hidhëruese, se pyjet e Lurës vazh-dojnë të digjen edhe ‘’fosilet e fundit të blerta.,, Kush e ka fajin? Ezopët, Eskilët e Herodotët në të ardhmen do të shkruajnë veprat e tyre sipas gjinive përkatëse, për krematorët e krematoriu-met që kanë vepruar mbi natyrën shqiptare.

Ndërsa krimin më të madh ju politikan sh-qiptar të sotëm e keni kryer kundër special-istëve të pyjeve, duke iu futur psikologjinë e frikës, të ndrydhjes, të heshtjes, për të mos shprehur hapur pikpamjet mbi politikën shkatër-ruese hiroshimjane mbi hapësirën e gjelbërt. Ato kërcënohen me heqjen nga puna, e prandaj me të drejtë në këtë situat të egër kapitaliste sh-qiptare, mbrojnë familjen nga uria, vdekja dhe vuajtjet e epokes Migjeniane. Ndërsa brenda tyre ato vuajnë, siç vuan pigmenti i gjelbërt nga strukturat tuaja të dhunës me zjarr, sopata e mo-tosharra etj, sepse ato janë armata inteligjente e teknike e ruajtjes së natyrës e njeriut nga ky shkatrrim kriminal i ekosistemeve pyjore e livad-heve alpine. Por fatkeqësisht nuk munden!

Sa kohë duhet të rikthehet një bashkësho-qerim bimor dhe të rritet pylli i gatshëm për të dhenë maksimumin e prodhimit, për shumicën e llojeve natyror vendas së paku, mbi njëqind vjet. Ndërsa për t’u ndërtuar grataçela e parë e Njujorkut( 1929) prej 448 metër lartësi u deshën vetëm një vit e gjysëm. Vetë perandori Neron e ndërtoi njëtë tretën e Romës të djegur prej tijë për rreth një dhjetëvjeçar. Ndërsa për t’u rritur një pyll, lexoni më poshtë, një shem-bull të thjesht: Një zjarr i vitit 1944 ka përf-shirë rreth katër hektar Pishe të zezë te Hala e Bacës( Ekonomia Pyjore Zallë Gjoçaj) duke e shkatërruar plotësisht atë, tashmë ne shohim të vegjetoi një pyll pishe me kurorë dendësi një dhe diameter mesatar 12 cm e lartësi me-satare 7. 5 m.,,(20) Shembulli i mësipërm dhe krahasimi që mund të kryhet, nuk kanë nevojë për argumente e shpjegime. Natyra ka ligjet e veta të rritjes, të cilat janë ngushtësisht të lid-hura me biologjinë e llojit e kushtet klimatike e toksore pra të mjedisit bio-ekologjik, ku jeton një ose disa lloje të caktuara pyjore.

MbylljeZeusi e ndëshkoi Prometeun pse vodhi zjar-

rin dhe jua dhuroi njerëzis, duke çuar kështu për-para zhvillimin njerëzor në gjitha hallkat e tij, në shkrepat e thepisura shkëmbore të një mali ku shqiponja i shkaktonte torturën më të dhimb-shme e shumë vuajtse, si dhe të përhershme.

Ndërsa juve politikan të djeshëm e të sotëm, keni dënuar këtë popull dashurues të natyrës e mjeshtër të kultivimit të bimëve bujqësore, duke i shkatërruar bazën prodhuese, mjetin më universal të prodhimit, të mbijetesës, të zhvil-limit. Pra, me të njëjtën metodë, por ama jo mi-tologjike, por reale, të prekshme, vetëzhdukese, të shumë vuajtshme, torturuese dhe së fundi të dhimbshme me permasa himalajesh, si dhe jo një Promete, por me miliona.

Strategjitë mbi zhvillimin tre pronësish të ekonomisë pyjore janë hartuar, mbi kursimin e lëndës drusore dhe mënyrat se si gjithashtu, qindra artikuj dhe dosje janë gadi me udhëzues, shpenzime me projekte të fushave të ndryshme të veprimtarisë pyjore etj. Mungon vullneti i mirë i politikanëve e grupeve të tyre parlamentare, e

komisioneve të ndryshme për t’i detajuar, kthyer në ligje e zbatuar. Ligjëratat dhe fjalimet jane mbajtur, direktivat e zbatimi i tyre kanë pësuar dështim të plotë, politikan e bijë të tyre, kam-banat e alarmit kanë rënë prej dekadash për rreziqet katastrofike hiroshimjane, tani po bien sirenat shurdhese të Uliksit, i cili ndodhesh në detin pranë ishujeve Shila e Cardit. Ndërsa për dashuruesit e arkitektit e natyrës çfarë ka mbe-tur? Kuptohet vetevetiu: ‘’Brezat që do të vijnë do të mund të preceptojnë pyllin shqiptar dhe mbulesën e gjelbërt të Shqipërisë, ndoshta nëpërmjet librave dhe dokumenteve, arkivave, po qe se do të ruhen dhe s’do të zhduken, apo të digjen sipas traditës alla shqiptaro-ballkani-ke.,,(22)Me të vërtet kështu ka ndodhur? Apo do të ndodh! Shpresojmë për ditë më të mira! Apo jo! E pastaj. Doktorë të pyllit, shpirtë mirë, të aftë, të përgjegjshëm duhet të bëhemi të gjithë; që nga qeveritarët, politikanët, pylltarët, banorët e qyteteve dhe të fshatrave, si dhe fëmijët në shkolla duke mësuar mbi natyrën, ruajtur atë, e shëruar atë kudo e kurdoherë si pjesë përbërëse e domosdoshme e sajë.

BIBlIografI1. Eva Cantarela Storie di Dei ed eroi. Milano 2009 f. 17, 182. Colomba Scotti La prestoria Bergamo 2003 f. 40-433. Johan Georg von Hahn Studime shqiptare Tiranë 2008 f. 4464. Francesco Tajani Le Istorie Albanesi,, Epoca terza Salerno 1887 f. 13 5. Grande enciclopedia zanichelli-selezione Milano 1994 f. 7506. Mario Michelangeli Probleme forestale Albanese. Roma 1940 f. 337. Ervin Koçi Flakët, 33 vatra ‘’pervëlojnë gjithë vendin” Gazeta “Shekulli” 24.08. 2012 f. 298. Filip Çakulli, Pyjet janë pasuri kombëtare, pronë e gjithë popullit. Shkenca dhe jeta n. 4 ( 107) 1987 f . 89. Qamil Brahimi, Pukes ti rikthejmë emrin e saj – pyjet! Buletini informativ n.14 Qërsshor 2003 f. 410. Zjarret në pyje e kullota mbahen nën kontroll. Kurora e gjelbërt Qershor-Korrik 2009. f.211. Rexhep Ndreu Situatë e rëndë e zjarreve, rritet pjesmarrja enjerëzve për shuarjen e zjarreve. Kolegi

inxhinieri (Facebook) Gusht 201212. Ferdin Liçi, Oazet e gjelbërta, nën shkretimin - jugë perëndimor. Kurora e gjelbër. Korrok 200213. Kolë Malaj, Pyjet ka kohe që digjen! Revista ‘’Java” Gusht 201214. Inxh. Vasil Shqau. Siperfaqet e gjelbëruara- vlera dhe masa përmirësuare. Kuraora e Gjelbër. Korrik 200115. Mehmet Meta, Zjarret po shkrumbojnë pyjet, qeveria e paaftë s’mund të bëjë asgjë,, Gazeta ‘’Shqip,,

30.08 201216. Dhimitër Dhora, Disa probleme rreth ekologjisësë faunes sonë. Shkenca dhe jeta N. 5. Tiranë 198817. Sami Cemko, Pse nuk duhen djegur kullotat, kur duhen djegur ato!? Kurora e gjelbër. N.16. Gusht 200318. Haki Kola, E drejta dhe përgjegjësia e përdorimit të qëndrueshëm të pyllit e kullotës. Kurora e Gjelber.

N.72 Qërshor 200719. Selman Meziu, Vezhgim Ekologjik, Informacion. Ekonomia pyjore Zalle Gjoçaj Viti 1994 ( Dorshkrim)20. Akile Pite, Pylli dhe shëndeti i njeriut. Kurora e gjelbërt 21.07 2001 21. Bajram Xheko, Vlerësim per bukurite e lurës. Mesazh. Posta elektronike. Toronto. 18 Maji 2012 dhe (23

Page 13: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

13• E hënë 8 tetor 2012

»GoSSiP

BotaS P e c i a l e

»

»

»

16

14

17

1789-1848, luftërat për liri nisi me Bastijën

Flijime çnjerëzore apo Helena e trojës

viti 1789 dhe shpresat e humbura

Psikologjia e të pushtetshmëveA e humbasin udhëheqësit kontaktin me realitetin kur

veprojnë të udhëhequr vetëm nga etja për pushtet? Sipas psikologut Guy Claxton, profesor i shkencave mësimore në Universitetin e Winchester, veprimet e tyre mund të

kenë të bëjnë me “çrregullime të inteligjencës”

Udhëheqësit botërorë akuzohen shpesh herë për arrogancë, apo për zotërim të pushtetit në mënyrë arrogante dhe duke u shërbyer vetëm interesave të tyre. Liderët dhe menaxherët në jetën publike rrallëherë i shpëtojnë kritikave kur marrin vendime që nuk janë popullorë. “I ka rënë pushteti në kokë”, është një akuzë që dëgjojhet shpesh herë.

Pra, a e humbasin udhëheqësit kontaktin me realitetin kur veprojnë të udhëhequr vetëm nga etja për pushtet? Sipas psikologut Guy Claxton, profesor i shkencave mësi-more në Universitetin e Ëinchester, veprimet e tyre mund të kenë të bëjnë me “çrregullime të inteligjencës”.

Gjatë një konference të Shoqatës Mbretërore të Mjekë-sisë javën që kaloi, me titull “Intoksikimi i pushtetit”, Profe-sor Claxton thotë se inteligjenca njerëzore është e përbërë nga katër sisteme të ndryshëm mendorë që funksionojnë në harmoni mes tyre. Kur njëri prej këtyre sistemeve nuk përdoret, procesi i vendim-marrjes mund të bëhet i pabesu-eshëm dhe potencialisht i rrezikshëm.

Në vend që të analizojnë veprimet, të kontrollojnë paso-jat e atyre veprimeve dhe të flasin për vendimet që marrin, udhëheqësit shpesh herë priren nga vendim-marrja impul-sive – dhe pikërisht në këtë mënyrë mund të hedhë rrënjë arroganca. “Asnjëri prej këtrye sistemeve nuk është i paga-bueshëm. Nevojitet një kuartet xhazi i tyre për të arritur inteligjencë të plotë njerëzore”, thotë Profesor Claxton.

RrezikKur flitet për qeveri dhe kryeministra, ky dështim i in-

teligjencës krijon nevojën për të gjetur menyra që të mos lejohet pushteti të dalë jashtë kontrolli, si për shembull House of Lords në Angli që kntrollon pushtetin e House of Commons. Por, kur individë janë në pozicione me pushtet të madh, atëherë ka rreziqe të tjerë, thotë profesori.

“Politika mund të bëhet e rrezikshme. Udhëheqësit kanë pushtetin që të krijojnë luftëra”. Kur pjesa tjetër e botës e bën të ditur se nuk u pëlqen ky lloj lidershipi, atëherë këta udhëheqës përpiqen të përdorin atë që Prof Claxton e quan “arrogancë mesianike”. “Ata e zhvendosin lidershipin në një sens përulësie, sikur të jenë duke dëgjuar një zot të brend-shëm apo një fuqi më të lartë kur marrin vendimet e tyre”. Këtu kemi të bëjmë me shfaqjen e vetëmashtrimit dhe një ndjesi vetëvlerësimi. Për të luftuar këtë, një sens humori është një mjet i dobishëm, thotë Profesor Claxton. “Tradi-cionalisht, njerëzit e pushtetshëm kanë patur një klloun që i vinte në lojë, që bënte shaka me ta, duke i kujtuar në mënyrë të vazhdueshme se janë thjeshtë qenie njerëzore”. Kjo do të thotë se një kujtesë për gabueshmërinë tënde është e do-mosdoshme kur je udhëheqës, në çfarëdolloj fushe.

Pa ndjeshmëriNjë tjetër rrezik për njerëzit e pushtetshëm është një

mungesë potenciale e ndjeshmërisë për të tjerët, një tjetër temë e diskutuar në konferencën e Shoqatës Mbretërore të Mjekësisë. Studimet neuroshkencore kanë treges se trupi i njeriut reagon kur sheh dikë në dhimbje duke ak-tivizuar dhimbjen në skajet e veta nervore, me qëllim që të pasqyrojnë dhimbjen e tyre. Studime të mëtejshme në këtë fushë tregojnë se nëse një personi nuk i pëlqen një tjetër, për çfarëdolloj arsye, ndjeshmëria ka më pak gjasa të jetë e pranishme. Dr. Jamie Ward, lektor i psikologjisë në universitetin e Sussex, thotë se pushteti ka të njëjtin efekt. “Ke më pak gasa të imitosh një person të një statusi të ulët kur je vetë në një status të lartë për arsye se nuk ke gjasa të identifikohesh apo të kesh ndjeshmëri për ta. Kjo do të thotë se njerëzit e pushtetshëm janë më pak të ndjeshëm”.

nëse Katalonja arrin të ketë forcën e vet ajrore një ditë, me shumë

gjasa do të ketë mundësinë të përballojë avionë më të mirë se sa Spitfires. Për mo-mentin këta avionë kalojnë me forma akrobatike në plaz-het e Barcelonës, me “uuu-të dhe aaa-të” e turmës. Këta të fundit qëndrojnë nën çadra për t’u mbrojtur nga dielli. Dhe bisedojnë. Dhe tema e bisedave të tyre po fillon të shkaktojë një tmerr të pafjalë në Madrid, dhe në Bruksel. Të lënë Spanjën.

“Ndjesia ime është se qeveria spanjolle ka injoruar totalisht atë që po ndodh këtu”, thotë Jorge Fernan-dez, që ka ardhur të shohë shfaqjen. “Ata kanë përhapur urrejtjen me komente të tipit “ata katalanasit e mallkuar që nuk duan të bashkëpunojnë”. Një tjetër spektator, Eduard Castells thotë: ‘Situata ka ndryshuar shumë. Nuk ka të bëjë më me atë që njerëzit ndiejnë në zemër, por edhe atë që ndiejnë në xhepa. Dhe ndjesia është që do të ishin shumë më mirë nëse nuk do të ishin më pjesë e Spanjës”.

Tre javë më parë, një milion e gjysmë ktalanas dolën në rrugë dhe sheshe, me kërkesat për pavarësi që dëgjoheshin më shumë se asnjëherë. Kur qeveria në Madrid refuzoi kërkesën e rajonit për një marrëveshje të re fiskale, që do i lejonte të mbante më shumë prej tak-save që grumbullon, qeveria e tij, udhëhequr nga partitë

katalonJaNë kërim të votës për pavarësinë

e Konvergjencës dhe Unionit CiU, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Ata duan një referendum për të ardhmen e Katalonjës: me mjete ligjore ose jo. Oriol Pujol, sekretar i përgjithshëm i Konvergjencës thotë: “Ne bëjmë një transferim shumë të madh fiskal tek Spanja – afro 8 apo 9 për qind të GDP – dhe asgjë nuk marrim mbrapsht, vit pas viti. Dhe mund të biem dakord për të vazhduar kështu: nuk ka prob-lem për të rënë dakord që të shfaqim solidaritet me pjesën tjetër të Spanjës. Por kur na duhet të bëjmë shkurtime të dyfishta në shërbime, kur taksat dyfishohen – duhet të bëjmë një ndryshim”.

Por ai thekson se ky nuk është vetëm rezultat i proble-meve ekonomikë që kanë parë rajonin të kërkojë një paketë

shpëtimi 5 miliardë euro nga Madridi: “Një shkak është kriza, por kriza thjeshtë i dha shtytjen e fundit. Është shtimi i pengesave, njëra pas tjetrit nga Madridi gjatë dy viteve të fundit. Pengesa politike –dhe pengesa për identitetin, që na thonë ne se nuk ka asnjë op-sion për ta para Katalunjën siç e imagjinojmë brenda shtetit spanjoll”. Nëse siç pritet CiU fiton zgjedhjet rajonale në 25 nëntor, atëherë përplasja për një referendum mund të ndikojë në kursin e paketës së ardhme të shpëtimit për Spanjën. “Nëse konsumojmë gjithë rrugët ligjore për një ref-erendum, nuk do të ndalemi, thotë Pujol. Tregjet e bonove që për 12 muaj janë përpjekur t’i vënë çmim riskut të një shpërbërjeje të eurozonës, tani duhet të përllogarisin shpërbërjen e shtetit spanjoll

– sepse largimi i Barcelonës me shumë jasa do të shkak-tonte tendenca centrifugale në rajonin bask, si dhe të përkeqësonte krizën fiskale në rajonet më të varfër.

Pujol thotë se një Katalonjë e pavarur – që shpesh herë quhet “Gjermania e Spanjës” për shkak të GDP të lartë dhe bazës industriale – mund të luajë një rol për të ndryshuar imazhin që Europa veriore ka për Europën jugore. Por rritja e nacionalizmit katalanas po shkakton tensione edhe në Spanjë. Javën që kaloi, një oficer në ushtrinë spanjolle, kolonel Francisco Aleman tha për një faqe interneti: “Pavarësia e katalanasve? Mbi trupin tim të vdekur dhe atë të shumë ushtarëve!” Duke sh-tuar se kriza ishte tashmë “si në 1936” – viti kur nisi Lufta Civile – “vetëm pa gjakderdhje”.

Page 14: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

14 E hënë 8 tetor 2012 •

«Bota

teksa krijonte Kostan-dinopojën, në 11 maj të vitit 330, perandori

Konstantin ndoshta nuk e kuptonte se ishte duke sank-sionuar, një shekull e gjysmë më herët, fundin e perandorisë së Romës. Qëllimi i tij, në fakt, nuk ishte që t’i hiqte asaj rolin politik, por që t’i vinte në krah një tjetër kryeqytet i cili të menaxhonte, nga një pozicion gjeografik më i favorshëm, problemet e një perandorie gjithnjë e më shumë të çekuili-bruar e të anuar për nga lindja.

Por në fakt, Kostandi-nopoja, që u ngrit në hyrje të Ngushticës së Bosforit, pikërisht në pikën ku Evropa dhe Azia duket se prekin njëra-tjetrën, u bë shumë shpejt i vetmi kryeqytet i vërtetë i perandorisë. Aty qëndronin perandorët me oborrin e tyre, dhe aty merreshin të gjitha vendimet politike më të rëndësishme. Ndërkohë Roma, e zbritur bashkë me Senatin e saj në një rol vetëm për-faqësues, po njihte një rënie të pakthyeshme, që mezi mas-kohej prej shkëlqimit të një impianti urbanistik, i lidhur ky me bukuritë e një të kaluare që tashmë kish humbur.

Katër kryeqytetetPër të thënë të vërtetën,

kur Konstantini i vendosi që të ngrinte Kostandinopo-jën në vendin e Bizantit të dikurshëm, Roma kishte kohë që nuk ishte më kryeqyteti i perandorisë. Që nga fundi i shekullit III, në fakt, organizmi i vjetër imperial i krijuar nga Oktavian Augusti kishte katër kryeqytete apo qendra, një për secilën zonë administrative në të cilat qe ndarë territori.

Kur nuk ishin të angazhuar në ndonjë fushatë ushtarake, tetrarkët qëndronin në qytetet më pranë zonave kufitare të prekura nga trazirat: Diokle-ziani u vendos në Nikomedia, në Turqinë e sotme, prej ku qeveriste Lindjen; Galeri u vendos në Sirmium, sot Mitrovica, prej ku qeveriste provincat në jug të Danu-bit; Maksimiani, nga Milano, vigjilonte mbi të gjithë Italinë, Hispanian dhe Afrikën. Ko-stanco Klori, në fund u vendos në Treviri, në Gjermani, dhe prej aty kontrollonte Britanian dhe Galitë. Këta qytete patën një zhvillim të dukshëm urban-istik, por asnjë prej tyre nuk i afrohej shkëlqimit të Romës së lashtë. Konstantini ishte biri i një prej tetrarkëve të emëruar nga Diokleziani, Ko-stanco Klori dhe i pasoi ata në vitin 306 kur trupat besnikë të të atit e shpallën Augustin e ri të Britanias, në vend të trashëgimtarit të projektuar, Flavio Valerio Severo.

Në vitet që pasuan, Konstantini u përfshi në një seri konfliktesh me tetrarkët e tjerë për të patur pushtetin absolut. Pas një serie për-plasjesh që shkaktuan veç të tjerash vdekjen e Severos në 307, në vitin 312 ai udhëhoqi trupat e tij në Itali për të ndeshur Massenzion, i cili nga ana e tij qe shpallur prej ushtarëve besnikë August

qendra e re e Gravitetit të perandorisë

Kështu u KRijua kostandinopoja

Kur Konstantini vendosi që të ngrinte Kostandinopojën në vendin e Bizantit të dikurshëm, Roma kishte kohë që nuk ishte më kryeqyteti i perandorisë. Që nga fundi i shekullit

III, në fakt, organizmi i vjetër imperial i krijuar nga Oktavian Augusti kishte katër kryeqytete apo qendra, një për secilën

zonë administrative në të cilat qe ndarë territori

i Perëndimit. Dy ushtritë u përplasën për herë të parë në gusht në betejën e Veronës, që i dha Konstantinit kontrollin mbi Italinë e Veriut. Më pas biri i Kostanco Klorit u drejtua për në Romë dhe në betejën e Ponte Milvios, në dyert e qytetit, mposhti përfundimisht rivalin, i cili vdiq gjatë lufti-meve. Ishte 28 tetori 312.

Pas triumfit të Ponte Milvios, Konstantini mbeti padroni i vetëm i Perëndimit. Për Lindjen po ndesheshin tetrarku Maksimino Daia dhe Licinio, i cili zëvendë-sonte Galerion. Në vitin 313 Konstantini lidhi një aleancë strategjike me Licinion, e cila u vulos prej martesës së këtij të fundit me motrën më të madhe të Konstantinit, Kostanca, dhe përforcuar nga pakti i Milanos, me anë të të cilit dy perandorët shpallnin lirinë e kultit në territoret e tyre. Megjithatë, marrëveshja mbajti për shumë pak vite: që në 314, pak muaj pasi Licinio kishte eleminuar Maksimino Daian duke e mposhtur atë dhe ushtrinë e tij në Tziralum, në Turqinë e sotme, tensioni mes dy perandorëve nisi të rri-tet. Dhe shpërtheu përfundim-isht në vitin 324, kur Konstan-tini, në fundin e një lufte-blic, asgjësoi përfundimisht në Ksizapol (qytet në Azinë e Vogël që sot është një lagje e Stambollit) trupat e Lindjes. Konstantini kishte përmbyllur kështu atë që, prej fillimit të ngjitjes së tij, e kish përjetuar si një mision autentik: të unifikonte perandorinë romake nën autoritetin e tij.

Themelimi i Kostandi-nopojës ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e suksesit ushtarak të Licinios. Konstan-tini, tashmë padron absolut i perandorisë, për arsye strat-egjike zgjodhi që të vendosej në zonën e Bosforit, në atë Bizant që Licinio e kishte

transformuar për një farë kohe në mburojë të tij. Prej aty kontrollohej, si vija e kufirit me Danubin, e rrezikuar prej popujve barbarë, ashtu edhe ajo aziatike përgjatë Eufratit, që ishte mbajtur ngahera nën presion prej Persisë.

Konstantini i dha qytetit të ri titullin “Roma e re”, duke u përpjekur të ndërtojë mbi Bosfor pikërisht një kopje të saj. Për këtë arsye krijoi një senat të ri perandorak, edhe pse me një numër të vogël senatorësh krahasuar me Romën, dhe veç të tjerash, të një rangu më të ulët. Por jo shumë kohë më vonë, i biri i Konstantinit, Kostanco II do u jepte edhe senatorëve të Kostandinopojës privilegjin që të nderoheshin me titullin “clarissimi”, duke i vënë në një nivel me ata romakë. Ai krijoi gjithashtu tamam si në Romë një praefectus urbi (guvernator i qytetit) si dhe e ndau qytetin në 14 distrikte, pikërisht sipas modelit të kryeqytetit të vjetër.

jeruzalemi i dytëNë zgjedhjen e Konstant-

init për t’i dhënë perandorisë një kryeqytet të ri luajtën ndoshta rol edhe arsye fetare. Konvertimi i Konstantinit në kristianizëm është prej kohëve të lashta një argument në qendër të debateve të ndezur historikë. Sipas shumë shkrimtarëve të krishterë të epokës, mes të cilëve Euse-bio i Cesareas, perandori u konvertua në fenë e re kur po afrohej beteja e Ponte Milvios, atëherë kur iu shfaq në qiell një kryq shumë i madh me mbishkrimin: “Me këtë simbol do të fitosh”. Pasi profecia u vërtetua, Konstantini bëri që të gdhendej kjo moto në armët e tij dhe e dekoroi vulën perandorake me monogramin e Krishtit. Ishte kjo shfaqja e parë publike e fesë së tij

nga ana e perandorit që megjithatë, kish gjetur prehje në kristianizëm shumë vite më herët, por e kish mbajtur të fshehtë nga frika se mos humbiste mbështetjen e ushtarëve të tij.

Pas fitores së Massen-zios dhe pas Marrëveshjes së Milanos, zgjedhja filokris-tiane e Konstantinit u bë e dukshme: ai në fakt jo vetëm u dha lirinë e kultit ndjekësve të Krishtit, por edhe i shumëfishoi donacionet dhe privilegjet për klerin. Jo vetëm kaq: në vitin 324, pasi mposhti Licinion, nxorri një urdhër me anë të të cilit i ftonte popujt e tjerë që kishte nënshtruar në Lindje që të konvertoheshin në kristianizëm.

Në këtë logjikë, themelimi i Kostandinopojës mund t’i përgjigjej kështu një vullneti fetar: të zëvendësonte Romën pagane me një kryeqytet të ri kristian, të bëhej qendra e një perandorie të konver-tuar në monoteizëm. Sërish Eusebio i Cesareas, këshilltar i Konstantinit, pohonte që me Kostandinopojën, perandori kishte dashur të krijonte një “Jeruzalem të ri”, një vend ku ishte çrrënjosur paganizmi.

Në të vërtetë, Kostandinop-oja, me dëshirën e perandorit të saj, përziente elementë kristianë dhe paganë. Për shembull, perandori urdhëroi ndërtimin e një mauzoleumi që nuk u ngjante aspak atyre paganë, një kishë e madhe në të cilën varri perandorak rrethohej nga dymbëdhjetë sarkofagë të destinuar që të mbanin reliket e apostujve të Krishtit. Në të njëjtën kohë, në Hipodromin e qytetit, ai urd-hëroi që të ngrihej një kolonë pas të cilës u ngrit statuja që e shfaqte atë si Perëndia Diell: një prej hyjnive më të adhuru-ara në Perandorinë e Poshtme, një simbol laik i simbiozës mes pushtetit imperial dhe paganizmit. Po kjo përpjekje për të lidhur thirrjet e Botës së Përtejme të të krishterëve me imazhe paganë të pushtetit dallohej edhe në pika të tjera të qytetit. Kisha primitive e Shën Sofisë, të cilës Konstan-tini i hodhi themelet por pa e parë, në vitin 360, shugurimin e saj, dukej se konfirmonte me madhështinë e saj vullnetin e Konstantinit për ta bërë Kristianizmin fenë e re të perandorisë. Por jo shumë larg në Kostandinopojë ndodhej

edhe një Kapitol, ose më saktë një tempull për Triadën Kapitoline – perënditë Jupiter, Ira dhe Minerva – që përbënte shprehjen maksimale të fesë pagane në mjedise publikë.

Një integrim i domosdoshëm

Pavarësisht hipotezës për konvertimin e tij në kristian-izëm që në moshë të re, kur hipi në pushtet, në vitin 306 Konstantini i besoi mbro-jtjes së Perëndisë Diell dhe ai thoshte se kish patur një vegim të perëndisë Apollon që i premtonte dominimin e botës. Konstantini u pagëzua solemnisht në momentin e vdekjes, kur tashmë zgjedhjet e tij nuk kishin asnjë pasojë mbi jetën e perandorisë. Sinkretizmi i tij fetar, i parë në pothuaj 2 mijëvjeçarë distancë, duket si frut i një zgjedhjeje të qëllimshme. Konstantini e dinte fare mirë që mes problemeve të shumtë që kishin pllakosur peran-dorinë, një prej më delikatëve ishte ai i bashkëjetesës mes paganëve dhe të krishterëve. Integrimi i këtyre të dytëve në rangjet e shtetit, me një formulë që rezultonte e tolerueshme nga paganët, i dukej i domosdoshëm, nëse donte që perandoria të ruante unitetin dhe forcën e saj. Dhe pikërisht për këtë arsye, në qytetin që vetë e krijoi, ai donte që të ekzistonin simbole të të dy feve. Në këtë mënyrë ai shpresonte që t’i hapte rrugë një bashkëekzistence paqësore mes komponentit politeist dhe atij monoteist. Ky i fundit u përforcua edhe pas afrimit në qytet të një numri ndjekësish të Krishtit që ishin dëbuar nga Licinio. Kostandi-

nopoja lindi në një hapësirë urbane pesë herë më të gjerë se sa ajo e Bizantit të lashtë. Një rrugë e madhe qendrore e quajtur Mese, e përshkonte nga njëri skaj në tjetrin, e që kalonte në një shesh të madh qendror të quajtur Augustaion. I gjithë vendbanimi mbrohej nga mure të mëdhenj.

Për të populluar qytetin, iu dhanë shtëpi falas atyre që pranonin të banonin aty. U dekretua edhe një shpërndarje falas e drithërave, siç ndodhte në Romë. Veç kësaj, Kostandi-nopoja kishte një Hipodrom të madh për garat me karro, një argëtim shumë i përhapur në botën latine, si dhe u pasurua me të ashtuquajturat llixha të Zeusipit. Në këtë mënyrë, qyteti i Bosforit u bë vërtetë një Romë e dytë. Por vetëm për pak kohë. Kur Perando-ria Romake e Perëndimit u shpërbë, edhe gjendja e Kostandinopojës ndryshoi. Që atëherë, ish-kolonia greke e Bizantit u shkëput në mënyrë të vazhdueshme nga modeli i saj i dikurshëm, duke u bërë një qytet me tipare gjithnjë e më bizantinë: një metropol shumë i madh që, me zgjed-hjet e veta politike, vazhdonte të kishte ndikim mbi jetën e Perëndimit, por fati i të cilit ishte i lidhur tashmë në mënyrë të pazgjidhshme me botën e largët orientale.

Ndarja tjetër e madheMes perëndimit “barbarik”

gjermanik dhe Bizantit të rafinuar (alias Kostandinopoja) nuk kishte shpërthyer ende lufta e ftohtë që e quajmë ndarja e medha e Orientit. Madje, dy perandoritë, ndo-nëse në garë për kontrollin e Italisë jugore, për disa vite

Page 15: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

15• E hënë 8 tetor 2012

»Bota

Alpha Bank vazhdon të ofrojë me sukses produktet elitare

American Express për tregun Shqiptar• Alpha Bank është lider në biznesin e kartave, nëpërmjet lëshimit të kartave

American Express dhe pranimit të pagesave me to që në vitin 2008, nëpërm-jet një marrëveshjeje ekskluzive të nënshkruar me gjigandin e shërbimeve financiare American Express®. Banka ofron një shërbim të standardeve të larta për më shumë se 3,200 kartëmbajtës dhe pagesat me American Ex-press pranohen në më tepër se 1,000 terminale POS në të gjithë vendin.

• Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Alpha Bank, z. Periklis Drougkas, përfiton nga rasti për të shprehur mirënjohjen dhe falenderuar sinqerisht të gjithë klientë për besnikërinë e tyre gjatë viteve të bashkëpunimit me Bankën.

• Falë bashkëpunimit të suksesshëm me American Express, në vitin 2010 Alpha Bank zgjeroi segmentin e tregut që mbulon me kartën e parë me dy marka, Vodafone American Express.

• Produktet e kartave American Express që Alpha Bank ofron ekskluzivisht janë American Express ®Gold, American Express ®Green dhe Vodafone American Express®.

• Aktualisht kartëmbajtësit American Express shpërblehen me oferta ek-skluzive dhe Alpha Bank do vazhdojë të ofrojë privilegje unike për të gjithë klientët, ekzistues dhe të rinj.

• Ky bashkëpunim i suksesshëm nuk është ndërprerë në asnjë moment, dhe Alpha Bank vazhdon të ofrojë produktet elitare American Express për tregun shqiptar.

u qeverisën të dyja nga gjak bizantin.Ndodhi mes viteve 985 dhe 981, kur Oktoni III, i kurorëzuar në vitin 983 në moshën 3 vjeç pas vdekjes së të atit (Oktoni II) u vu nën kujdesin e të ëmës, Teofani. “Kujdestarja ishte mbesë e Xhovani Zimishes, gjen-eral bizantin dhe perandor uzurpator, dhe kështu nuk i përkiste dinastisë së Bazilios”, saktëson Salvatore Kosentino, docent i historisë bizantine në Universitetin e Bolonjës.

Dikujt nuk i pëlqeu kjo lëvizje. Aq sa mbreti fosh-një (i lindur nën një yll të çuditshëm: motra binjake vdiq gjatë lindjes) rrezikoi të mos arrijë moshën e shkollës. Ai u rrëmbye nga kushëriri i babait (Henriku Paqësori i Bavieras, i cili me paqen kish vërtetë shumë pak të bënte) i cili u kurorëzua nga papa i rad-hës, i trembur prej armatave gjermanike. Por kur e kuptoi se askush nuk e ndiqte, Henriku e ktheu djalin e vogël (dhe pushtetin) tek kujdestarja e ligjshme. Mama Teofani ishte një Ivana Trumo e mesjetës, gruaja më e pasur e epokës së vet. Kronikat e 972 rrëfejnë si në përrallë kolonën që e sho-qëroi në Romë për martesën me Oktonin II, që u celebrua nga Papa Xhovani XIII: qindra karroca të mbushura me perla, gurë të çmuar, flori, argjend. Ajo 14 vjeç, ai 17, “ajo mar-tesë duhej të kishte bashkuar në mënyrë të pazgjidhshme perandorinë e lindjes me atë të perëndimit”, shpjegon ish- ambasadori anglez dhe histo-riani Xhon Noruiç në librin e tij, “Bizanti”. Teofania, përveçse e pasur ishte edhe e ditur, ashtu si pjesa më e madhe e princeshave të lindjes. Dhe

që do të shtrihej nga Franca deri në stepat e lindjes, të kris-tianizuara prej pak kohësh.

‘Oktoni imagjinonte një teokraci të madhe të bizanti-nizuar, që përfshinte gjerma-nët, grekët, popujt e Italisë dhe sllavët, e udhëhequr nga Perëndia, nga ai vetë dhe nga Papa”, shpjegon Noruic. Për të realizuar një projekt politik kaq ambicioz, më shumë se sa forca nevojitej diplomacia. Që në atë epokë do të thoshte të zgjidhje bashkëshorten e duhur. Në vitin 996 në Bizant mbërriti një delegacion i perandorit të perëndimit. E drejtonte Xhovani Filagato, një grek i emigruar nga Kalabria në Piacenca, ku ishte bërë arkipeshkv parashikueses Teofani. E thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë kërkesa: një prej mbesave të Bazilios për mbretin e ri sakson. Eudo-sia, Zoe apo Teodora? Do të zgjidhte ai. Projekti i Oktonit dhe Silvestrit nuk pengonte aq shumë interesat bizantinë. Përkundrazi. “Bizanti synonte të forconte pushtetin e tij në Perëndim, pasi kish arritur suksese të mëdha kundër myslimanëve të Lindjes së Afërt. Kishte projektuar edhe një ripushtim të Siçilisë që, megjithatë nuk ia kishte dalë mbanë”, shpjegon Kosentino. “Ndërsa perandoria gjermanike synonte jugun e Italisë – zona e fërkimit mes dy fuqive – një rajon ende jashtë sferës së vet të influencës. Në Eu-ropën Lindore, bizantinë e Oktonë nuk konkurronin me njëri tjetrin: të parët synonin Mbretërinë e Bullgarëve, të dytët territoret polakë dhe moravë sot Republika Çeke)”. Dy perandoritë kishin edhe armiq të përbashkët (me të cilët, megjithatë nuk hezitonin që sipas nevojave të bënin edhe aleanca): “Arabët e siçilisë, normanët që kërkonin të vendoseshin në Itali, dhe ndonjëherë, papati”. Pra ajo martesë tingëllonte si një punë me interes për të dy brigjet e Adriatikut.

Por ndodhi diçka. Kur Filagato u rikthye në Romë me ambasadorët bizantinë për të përcaktuar detajet e operacionit, Oktoni ishte rinisur për në Gjermani (udhëtimet zgjasnin me javë, dhe ishte e vështirë të kishte takime në distancë). Për më tepër, shpërtheu një prej të shumtëve komplotë antiper-andorakë. Papa Gregori V (kushëri i Oktonit) u dëbua nga Roma dhe në vendin e tij u shpall antipapë... Filagati. Në shkurt 998 Oktoni bëri prapa kthehu për të rivendosur sta-tus kuonë. Papës grek iu prenë duart dhe veshët, iu nxorrën sytë dhe gjuha, dhe pas kësaj e mbyllën në një manastir për 15 vitet e jetës që i mbetën.

Oktoni u detyrua të ngrejë i vetëm dolli për mijëvjeçarin e ti, por vitin tjetër iu rikthye punës. Këtë herë dërgoi në Kostandinopojë peshkopin e Milanos, Arnolfin. ‘Ishte një fetar kaq shumë i dashuruar pas madhështisë saqë u shfaq në Bosfor në shalën e një kali me supertakëme, me frerët prej floriri dhe patkonjtë prej argjendi”, rrëfen Noruiç. Zg-jodhi Zoen, 23 vjeç, bashkë-moshatare e Oktonit dhe,

sipas kronikave, më e kënd-shmja e tre kandidateve.

Zoe dhe ndjekësi i saj lun-druan drejt Italisë në janar të 1002. Por kur anijet bizantine iu afruan Barit, princesha pati një suprizë të shëmtuar: bashkëshorti i premtuar kishte vdekur, i sëmurë nga ethe misterioze në Faleria, pranë Viterbos. Fundi i ëndrrës së ribashkimit. “Nëse Zoe dhe Oktoni do të kishin pasur një djalë, ai djalë do të kish trashëguar jo vetëm Peran-dorinë e Perënidmit por, në mungesë të trashëgimtarëve meshkuj në bazile, edhe atë të Lindjes, dhe do ti qeveriste të bashkuar nga Franca në Persi. E gjithë historia jonë do të kish qenë ndryshe”, përfundon Noruiç. ‘Edhe pse”, saktëson Kosentino, “nuk pati asn-jëherë projekte konkretë për bashkimin e dy perandorive, të paktën nga pala bizantine”.

vetëm deri në fundQë Bazilio nuk do të kish

lënë pas trashëgimtarë, kjo ishte e sigurt. Beqari i dytë i artë i vitit Një Mijë e kish zgjedhje të tijën të qënurit i vetëm. “Bazilio Dy ishte i shkurtër dhe trupngjeshur, i shëmtuar, i pistë, i pae-dukuar dhe një koprac thuajse patologjik”. Gjë që nuk do ta kishte penguar të gjente bashkëshorten e duhur, duke patur parasysh rolin e tij. Por ishte ai vetë që nuk donte tia dinte. “Një asket i pashembullt, hante dhe pinte pak dhe rrinte larg grave. Unik mes thuajse të gjithë perandorëve bizantinë, nuk u martua asnjëhrerë. Në fronin e Kostandinopojës nuk u ul më kurrë një njeri më i vetmuar se ai”.

Prezantohej në oborr me veshje të grisura dhe ndër-rohej rrallë, por sigurisht që nuk ishte një i marrë. Kohën që shumë paraardhës të tij ia kishin dedikuar artit dhe kënaqësive ai ia dedikoi luftës, duke refuzuar – sapo arriti moshën e qeverisjes – që tua linte frerët e perandorisë shambelanëve dhe gjener-alëve, siç ndodhte në oborrin e tij. Ishte një kalorës i jashtëza-konshëm dhe sipas studimeve të ndryshme ishte një prej gjeneralëve më brilantë të historisë bizantine, ndonëse i mungonte karizma dhe njerëzit e donin shumë pak.

I mërzitshëm por i paepur, ai shtypi në mënyrë të vendosur një grusht shteti shumë të fuqishëm të disa gjeneralëve ambiciozë. Më pas iu kundërvu Mbretit Simeon të Bullgarisë, i cili e kishte poshtëruar ushta-rakisht në rininë e tij. U tregua i pamëshirshëm. Në vitin 1014, në grykëderdhjen e lumit Serrai mes Bullgarisë dhe Greqisë, e bëri pluhur e hi ushtrinë armike. Nga 15 mijë robërit, Bazilio shndërroi në të verbër 99 për çdo njëqind prej tyre: 150 që i la të gjallë udhëho-qën kolonën e trishtë drejt fortesës së plakushit Simeon, i cili përballë atij spektakli vdiq nga një atak në zemër. 4 vite më vonë, Bullgaria dhe një pjesë e madhe e Ballkanit ishin bizantinë. Aleanca tashmë e konsoliduar me rusët e Kievit hodhi bazat e hegjemonisë greko-ortodokse mes sllavëve, që vazhdon edhe sot.

Bizanti kishte lënë tashmë pas “shekujt e errët” të ikonoklas-tisë, kur ndjekësit fanatikë të perandorit Leoni III iu vunë duke shkatërruar mozaikë, statuja, piktura me imazhe të shenjta. Një meritë në pjesën më të madhe e Kostantin VII, Porfiroxhenitos, një mbret i rritur me bukë e me libra, muzikan, artist dhe autor i dy enciklopedive: njëri mbi artin e qeverisjes, tjetra mbi “bizan-tinizmat” e oborrit. Shumë shpejt ishin këta të fundit që patën sukses të madh edhe në perëndim. Mbërritja e Teofanisë në oborrin gjer-manik nuk pati vetëm pasoja politike por edhe kulturore. “Oborri bizantin influencoi stilin e sovranëve gjermanikë: veshje, mësime për pushtetin, ceremoniale, si në mbretërinë e Oktonit II, ashtu edh enë atë të Oktonit III, u bënë gjithnjë e më të orientuar nga lindja”, thotë Kosentino.

ëndrra e madheTeofania vdiq në vitin 991.

Në moshën 25 vjeçare shumë pak kohë nga kapërcyelli i mi-jëvjeçarit) Oktoni mori plotë-sisht pushtetin e tij. I frymë-zuar nga shembulli i nënës së tij dhe i indoktrinuar nga mësuesi i tij Gerbert d’Aurilak (Papa Silvestri II në të ardhmen) mbreti adoleshent shpalli ëndrrën e tij: bashkimi i dy gjysmave të perandorisë romake, duke themeluar një Europë të bashkuar kristiane

Page 16: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

16 E hënë 8 tetor 2012 •

«Bota

aeroporti i Linates, Milano, 7 tetor 2001. Në orën 8:10, një avion i tipit Cessna dhe një avion i linjës MD80, u përplasën në pistë

dhe shpërthyen. Në tragjedi humbën jetën 118 vetë. Në orën 7:43 - 27 minuta përpara tragjedisë - një polic i ri në moshë, në shërbim në aeroport kishte marrë një sms nga një mikeshë, Michela: “Je në Linate? Çfarë ka ndodhur aty? Je mirë?”

Dhjetë vjet më vonë, Nicola M. kujton episodin e pazakontë: “Mikesha ime, Michela R. D. kishte shpesh herë parandjenja për sëmundje apo situata të veçanta që u ndodhnin miqve apo të afërmve ... megjithatë, ajo nuk kishte parashikuar asnjëherë diçka kaq tronditëse. Atë ditë, në orën 4 të mëngjesit Michela ishte zgjuar krejt papritur sepse më kishte parë në ëndërr: më kish parë në një vend të mbushur me gërmadha, prej ku njerëz kërkonin ndihmë të dëshpëruar... Michela mendoi se mos ishte thjeshtë një ëndërr e keqe dhe pas kësaj ra sërish në gjumë, por shqetësimi nuk e la rehat. Kështu, sapo u zgjua, më dërgoi një sms. E lexova mesazhin pikërisht kur ndodhesha në zonën e bagazheve të Linate, teksa përpiqesha që të nxirrja nga gërmadhat personat e ngecur”.

Historia është e vërtetë: nga ajo ditë tragjike ruhen ende tabulatet e e telefonatave dhe sms të marrë e dërguar nga agjentët në vendngjarje, të domosdoshëm për hetimin pas aksidentit. Ishte një parandjenjë e fortë apo thjeshtë një koincidencë shqetësuese? “Pavarësisht disa dekadave eksperimente”, paralajmëron Massimo Polidoro, psikolog i CICAP “askush nuk ka arritur të demonstrojë se di të parashikojë një ngjarje të së ardhmes, që nga vdekja e papritur e një miku deri te shpërthimi i një lufte”.

Parashikimi është mbretëria e të papërcaktu-arës, ku ka gjithmonë hapësirë për autosugjestion. “Parashikime si ai i fatkeqësisë së Linate nuk janë të rrallë”, komenton Polidoro. “Mjafton një njeri i ndjeshëm, që ka fantazi, pakëz i kuptueshëm, shtoi edhe probabilitetin statistikor që gjërat të cilave u druhet herët a vonë do të ndodhin vërtetë. Të gjithë këta faktorë bashkohen në një lloj profecie. Por nuk është kështu”. Për pjesën tjetër, mendja jonë është e para që na fut në kurth, duke bërë një vëmendje selektive: mes parashikimeve të shum-ta që bëjmë, kujtohemi vetëm për ata të rrallët që ndodhin, duke fshirë parashikimet e gabuara, për të përforcuar besimin tek parandjenjat.

E megjithatë, studimi për parandjenjat dhe fenomene të tjera psikikë ende nuk është arki-vuar prej shkencës. Pikërisht muajin që kaloi, në botën akademike u rihap diskutimi për parandjen-jën: një revistë shkencore autoritare, Journal of Personality and Social Psychology botoi rezulta-tet e një studimi mbi parandjenjën e parashikimin të kryer në tetë vite tek më shumë se tetë mijë njerëz nga Daryl J. Bem, docent i psikologjisë në Correll University në Ithaca, SHBA. Metoda e për-dorur është e thjeshtë: kryerja në të kundërt e eksperimenteve ku një vullnetar është i kushtë-zuar të bëjë një zgjedhje të caktuar mes pamjeve apo fjalëve, për të parë nëse mendja mund të par-ashikojë diçka që do të ndodhë, ndoshta vetëm në vijim. Pra, nëse në një farë mënyre, e ardhmja mund të ketë ndikim mbi të tashmen.

AspirinaRezultatet janë domethënës: pak më shumë

se gjysma e subjekteve (53.1%) ka “parashikuar” të ardhmen në tetë nga nëntë testet. Praktik-isht, 3 për qind më shumë nga sa do të pritej prej përgjigjeve rastësore. Për Joachim Krueger, psikolog në Broën University në SHBA, një rezul-tat i papërfillshëm. E megjithatë, kundërshton Melissa Burkley e Oklahoma State University, rezultate të tjerë të pranuar nga shkenca (si efi-kasiteti i aspirinës me doza të ulëta për të paran-daluar infarktin) bazohen në përqindje të vogla si kjo. Ai nuk konkludon që parandjenja ekziston por e lë të hapur dyshimin, duke ftuar shkencëtarë të tjerë që të përsërisin eksperimentet e tij, mjafton që të kenë të njëjtën saktësi.

Dhe kështu rihapen investigimet për një fenomen që ka magjepsur njerëzimin që në krye të herës. “Historia është e mbushur me parashi-kime dhe hyjnizime, apo me profeci të bëra prej perëndive bashkë me praktikat magjike”, pohon Maria Teresa la Veçhia, docente e Antropologjisë në Universitetin papnor Gregorian të Romës. “Format hyjnore, që nga astrologjia tek kiroman-cia kanë ekzistuar gjithmonë dhe kudo”. Edhe sharlatanët, që përdorin besimtarët duke për-dorur dykuptimësinë. “Si profecia e orakullit të

parandJenJainstikti për të ardhmen

Delfit për një ushtar gati për t’u nisur për luftë: “Ibis, redibis (,) non (,) morieris in bello” që në var-ësi të pozicionit të presjes mund të merret si “Do të shkosh, do të kthehesh, nuk do të vdesësh në luftë”, ose “Do të shkosh, nuk do të kthehesh, do të vdesësh në luftë”.

Dhe pikërisht Orakulli i Delfit iu nënshtrua testit të parë “shkencor” të historisë. Herodoti rrëfen se Krezi, mbret i Lidias nga viti 560 deri në 547 para Krishtit vendosi që të konsultohet me orakuj të ndryshëm (gjashtë grekë dhe një egjiptian) për t’i vënë në provë dhe për të ven-dosur kush është më i besueshëm. Në të njëjtën kohë dërgoi shtatë mesazherë me të njëjtën pyetje: “Çfarë po bën në këtë moment Mbreti Krez”? Për të shmangur koincidencat, kishte programuar një akt të paparashikueshëm: kishte vendosur të vlonin një breshkë dhe një qengj në një kusi bakri. Orakulli i Delfit bëri të vetmin po-him të saktë: “Ndjesitë e mia parandjejnë erën e breshkës me karkasë, që është vënë të ziejë në zjarr me mish qengji në një kusi të madhe bakri”.

Instikti i të ardhmesParashikimi i të ardhmes kurorëzon një prej

dëshirave më të hershme të nejriut. Sot na ndihmojnë shkenca dhe statistika, si në rastet e parashikimit të motit. Por kapaciteti për të ndjerë ka qenë ndër të parët që ka zhvilluar nje-riu: 2.5 milionë vjet më parë, homo habilis që je-tonte në Afrikë nuk arsyetonte si ne, por dinte t’i “shpëtonte” një rreziku, duke mbledhur bashkë disa pak informacione që vinin nga ambienti. Një aftësi që e kemi edhe sot. Në fakt, neuronet tanë nuk bëjnë asnjëherë pushim: aktiviteti i tyre vazhdone dhe kur nuk jemi të vetëdijshëm, dhe e percepton kaq shumë realitetin saqë arrin

të paraprijë, pothuajse të parashikojë, nëse do të marrim një stimul të lehtë apo të dhimbshëm. Studimi është kryer nga studiues të Coma Sci-ence Group të Universitetit të Liezhit dhe ka tre-guar që ky perceptim i reales është i pavetëdi-jshëm. Pra, edhe nëse nuk duam, mendja jonë është gjithmonë e zgjuar për të imagjinuar dhe perceptuar ngjarje të së ardhmes, në një strat-egji mbrojtëse të pavetëdijshme.

Jo vetëm. Një studim i neuroshkencëtarëve të Ëashington University ka treguar se kujtimet e kaluara apo imagjinata për të ardhmen zënë të njëjtat zona të trurit. Të njëjtët që aktivizohen nëse mendojmë të vëmë në lëvizje një gjymtyr. Pra, për tru, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja në një farë mënyre përkojnë.

Kohët e fundit, dy studiues amerikanë, Charles Honorton dhe Diane C. Ferrari, kanë shqyrtuar 309 eksperimente mbi paranjohjen të kryer nga 1935 deri në 1987 nga 62 studiues mbi më shumë se 50 mijë subjekte. Ndonëse me shumë dallime (testet ishin kryer me metoda shumë të ndryshme mes trye) kanë konkluduar që ekziston një mundësi në 1034 (0.096%) që parandjenjat nuk janë frut i rastësisë. Një mundësi e vogël por ama nuk është hiçgjë. Dhe përmendin përdorimin e aspirinës në parandal-imin e sëmundjeve kardioqarkulluese: përqindja e suksesit duhet të jetë vetëm 0.03 %. Nëse besohet tek aspirina, konkludojnë ata, mund të besohet edhe tek parandjenja.

Mes këtyre studimeve spikasin ata mbi ëndr-rat parashikuese, të kryer nga viti 1966 deri në 1978 nga psikologu Stanley Krippner dhe nga psikiatri Montague Ullman në Dream Labora-tory i Maimonides Medical Center në Brooklyn: të dy kanë përdorur një metodë për izolimin e

ëndërrimtarit nga çdo stimul i jashtëm. Por in-terpretimet e rezultateve mbeten kundërthënës. “Askush nuk ka arritur asnjëherë të demonstrojë që një ëndërr është krejtësisht parashikuese dhe jo frut i një intuite, apo i përpunimit të të dhënave ndjesore prej nënvetëdijes”, thotë Polidori.

Pavarësisht skeptikëve, studimet vazhdojnë. Edhe pse vijnë shtytje të reja nga një disiplinë aspak “magjike”: fizika kuantike. Mes tipareve të thërrmijave nënatomike, është edhe një e paza-kontë: ai që quhet entanglement. Në praktikë, duke iu atribuuar 2 thërrmijave, për shembull dy fotoneve, karakteristika (polarizimi, domethënë orientimi në hapësirë) të caktuara e të ndër-lidhura mes tyre, ndodh që, edhe të ndara në distanca të mëdha, ato ndërveprojnë me njëra tjetrën: nëse i ndryshohet orientimi njërës, ndryshon në çast edhe ai i tjetrës. Me fjalë të tjera, ekziston mundësia për thërrmijat, që të “ndiejnë” në distancë atë që u ndodh të tjerave. Përse të mos e bëjë këtë edhe mendja? “Shumë shkencëtarë nuk besojnë tek fenomenet psikikë sepse këta nuk verifikohen në jetën e përdit-shme”, konkludon profesori Bem. “Edhe fizika kuantike nuk është se na tregon fenomene që ndodhin përditë, e megjithatë ajo vazhon të stu-diohet që çke me të: kërkohen thërrmija gjithnjë e më të vogla apo ligje matematikorë gjithnjë e më precize. Mund të vlejë e njëjta gjë edhe për ngjarjet që sot i konsiderojmë paranormale”.

Shqisa e gjashtëShqisa e gjashtë ndodhet në një pjesë të trurit

që na ndihmon në zgjidhjet e rëndësishme duke gjetur një rrugë të ndërmjetme mes arsyes dhe ndjenjës. Shqisa e 6 -të ekziston dhe ndodhet në tru midis dy hemisferave. Kjo pjesë e trurit është si një sistem alarmi që na paralajmëron kur do të ndodhë diçka. Gjithçka funksionon si një qark që na jep informacione në mënyrë të tillë që ne të arrijmë të mendojmë dhe të veprojmë në varësi të situatës. Ky zbulim është bërë tre vjet më parë nga dy shkencëtarë të Ëashington University në St. Louis. Mendohet se intuita ka lidhje me një transmetim të saktë dhe të shpejtë të infor-macioneve që japin shqisat. Logjika ndodhet në hemisferën e majtë të trurit të njeriut ndërsa në të djathtën impulset dhe ndjenjat. Intuita është një proces që ka nevojë për një proces neutral në të dyja këto pjese. Thuhet se femrat janë më intuitive se meshkujt dhe kjo është pjesërisht e vërtetë pasi eksperimentet kanë treguar këtë në testimin e dy individëve të sekseve të kundërt por në moshë të njëjtë. Kjo shpjegohet me faktin se intuita ndikohet pak më shumë nga hemisfera e djathtë të cilën femrat e kanë më të ndjeshme ndaj fenomeneve të jashtme.

Në aspektin psikiatrik, argumentimi shken-cor i ekzistencës së shqisës së gjashtë mund të sjellë shpjegime mbi sjelljet jonormale të disa in-dividëve të cilët deri më sot janë parë dhe trajtu-ar si të sëmurë mendorë. Sipas zbulimit të bërë këta individë me anomali në sensin e gjashtë dhe për pasojë vuajnë nga shqetësime mendore, kanë halucinacione dhe shumicën e kohës janë në gjendje paniku. Pjesa e trurit përgjegjëse për shqisën e gjashtë ka qenë dhe më parë objekt studimi pasi nga shumë neurologë mendohej se vetëm aty mund të gjendej dhe jepej një shp-jegim i saktë mbi skizofreninë.

Skizofrenët janë të tillë pasi vuajnë nga anomali strukturore pikërisht në zonën e sh-qisës së gjashtë. Personat që kanë shumë të zh-villuar këtë shqisë vuajne akoma më shumë pasi shohin rrezik edhe aty ku nuk ka duke vepruar në një mënyrë të caktuar e cila mund t’i dëmtojë fizikisht. Ky zbulim ka treguar gjithashtu se sh-qisa e gjashtë mund të ushtrohet dhe fuqizohet me kalimin e kohës. Nuk mund të mohohet se gjithkujt i ka ndodhur të paktën një herë në jetë që të ketë marrë një vendim të rëndësishëm pa u menduar gjatë, ky veprim ka ardhur në mënyrë intuitive. Duke eksploruar trurin, studiuesit kanë gjetur prova të cilat vërtetojnë se individët kanë në tru aftësi që nuk i njohin. Pa dijeninë tonë, truri mbledh informacione të cilat në momente të caktuara vijnë në ndihmë. Kjo cilësohet si intuitë e krijuar nga përvoja jetësore. Veprimi i papritur i shqisës së gjashtë, është një faktor i rëndësishëm në mbijetesën e mendjes së nje-riut dhe mundësisë për të mundur një komp-juter falë intuitës, parandjenjës ose shqisës së gjashtë, quajeni si të doni, pasi ekzistenca e saj është e pamohueshme....

Page 17: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

17• E hënë 8 tetor 2012

»Bota

Vodafone Albania mbështet

“Tirana Urban Bundle”• Këto ditë tetori kryeqyteti është veshur me ngjyrat e artit,

modës, arkitekturës dhe urbanistikës. Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, Universitetit Polis dhe Vodafone Albania, ditën e enjte, sheshi Skenderbej ka mbledhur se bashku perfaqësues të artit dhe kulturës, të cilet kanë parë nga afër punimet e bëra nga arkitektë vendas dhe të huaj, për terminalin e ri të pasagjerëve.

• Në kuadër të Javëve kushtuar arkitekturës zhvilluar në Tiranë, studentet e Universitetit Polis në Tiranë - Fakulteti Ndërkom-bëtar i Arkitekturës dhe Politikave te Zhvillimit Urban kanë projektuar “Tirana Urban Bundle” , e cila do të lehtësojë idetë e studentëve dhe të arkitektëve të rinj pjesëmarrës në konkursin ndërkombetar për Stacionin Multimodal të Tiranës.

• Tirana Urban Bundle është pjesë e hapesirës publike në sheshin Skenderbej e cila i siguron qytetarëve të Tiranës kushtet thelbesore në pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme sociale dhe kulturore.. Kjo iniciative promovon pjesëmarrjen proaktive dhe të mirë moderuar si nje akt që përforcon mar-rëdheniet me komunitetin dhe in�uencon rivitalizimin social.

carlos Garcia Gual

në vitin 332 p.e.s. gjatë marshimit të tij fitimtar kundër Perandorisë së

Mbretit të madh Pers Dari III, Aleksandri i Madh arriti deri në kufijtë e Egjiptit. Pushtuesit maqedonas iu desh që të an-gazhonte të gjithë mjetet e tij ushtarake për të nënshtruar qytetet e mëdha fenikase, mbi të gjitha Tiron dhe Gazën, e megjithatë në pushtimin e ven-dit mbi Nil nuk hasi në asnjë rez-istencë. Në kështjellën e Pelu-sios që ndodhet në kufi, satrapi pers që qeveriste Egjiptin në fakt i doli përpara duke i dorë-zuar pushtetin dhe të gjithë pas-uritë. Aleksandri vazhdoi kështu përparimin e tij deri në Menfi, kryeqyteti i Egjiptit të Poshtëm, ku bëri dhe hyrjen triumfuese, i brohoritur nga populli.

Për pjesën më të madhe të egjiptianëve, Aleksandri ishte një çlirimtar. Që nga pushtimi i Egji-ptit nga ana e mbretit Kambis në 526 p.e.s., dominimi pers kishte shkaktuar një pakënaqësi të madhe në popullsinë lokale, mbi të gjitha për shkak të rritjes së presionit fiskal si dhe përçmimit për kultet egjiptiane. Revoltat ishin diçka konstante dhe që nga viti 404 p.e.s. dominuan tre dinasti të ndryshme egjiptiane, në luftë të vazhdueshme kundër persëve. Në vitin 343 p.e.s. vetëm dhjetë vite para mbërritjes së Aleksandrit, faraoni i fundit i pavarur i Egjiptit, Nektanebi II, u dëbua nga mbreti pers Artasersi.

Në Menfi, Aleksandri u për-poq që të shfaqë nderimin e tij për perënditë egjiptiane, duke i bërë të gjithë nderimet Apit, de-mit të artë. Në këmbim, ai u njoh si faraon legjitim si dhe u ngjit në fron sipas riteve tradicionale, me mbështetjen e popullit dhe të priftërinjve. Por faraoni i ri nuk qëndroi gjatë në Menfi. Që nga kryeqyteti ai u nis drejt ver-iut, duke ndjekur degën perëndi-more të Nilit deri në portin e Kanopit dhe prej aty vazhdoi përgjatë brigjeve të Mesdheut deri në fshatin Rakotis, një vend kufitar mes Egjiptit dhe Libisë. Bëhej fjalë për një vendbanim të vogël në një gjuhë toke mes lagunës Mareotide dhe bregut, përballë të cilit ndodhej ishulli i Faros. Një vend ku, sipas disa versioneve të legjendës, ishin ndalur Menelau dhe Helena pas kthimit nga Lufta e Trojës.

Në atë rrip toke Aleksandri vendosi që të ngrejë një qytet që do të merrte emrin e tij dhe që shumë shpejt do të bëhej porti i madh mesdhetar i Egjiptit si dhe metropoli më i madh hele-nistik: Aleksandria. Thuhet se ai vetë vendosi gurin e themelit të qytetit dhe urdhëroi ndërtimin e tij. Megjithatë, pikërisht kur punëtorët po ngrinin ndërte-sat e para, Aleksandri vendosi që të nisë një marshim drejt perëndimit me qëllim që të vizitonte tempullin e perëndisë Amon, në oazin e Sivës si dhe të këshillohej me orakullin.

Bëhej fjalë për një nismë në shumë drejtime alarmuese, që nga momenti kur oazi i Sivës nuk kishte asnjë lloj interesi ushtarak dhe vizita do të shkaktonte një vonesë në përballjen vendimtare me mbretin pers Dari III, i cili në Azi ishte duke rekrutuar një ush-

orakulli politik i

aleksandritPër të pushtuar botën, luftëtari i madh kishte nevojë për një legjitimim hyjnor. E gjeti në një

oaz të humbur në shkretëtirën egjiptiane

tri të madhe për t’u hakmarrë për humbjen e tij në betejën e Isit në Turqi, e cila kish ndodhur në nën-tor të një viti më parë. Ishte një ekspeditë e rrezikshme, duke qenë se për të shkuar tek oazi, që ndodhej pothuajse pesëqind kilometra larg nga lugina e Nilit, duhej të përshkoje një hapësirë të madhe shkretëtire. Herodoti rrëfen se në përpjekjen për të arritur në Sivë, edhe ushtria e mbretit pers Kambisi II kishte humbur dhe ndoshta kish për-funduar e varrosur nën rërë. Shumë mbretër maqedonas që shoqëronin Aleksandrin pyesnin se çfarë dobie do të kishte vizita tek një orakull i huaj dhe kaq larg nga fushëbetejat. Aleksandri i patrembur dhe kokëfortë nuk ishte mësuar të tërhiqej para vështirësive dhe pa hezituar nisi ekspeditën e rrezikshme. Në marshimin e tij drejt perëndimit përgjatë brigjeve i erdhi një dër-gatë e qytetarëve Kireneas me një propozim për aleancë si dhe dhurata të mrekullueshme: poth-uajse 300 kuaj dhe 5 karroca të mëdha. Kirenea ishte një qytet i prosperuar i lindur si koloni greke në brigjet libiane, që i shtrinte kështu dorën e bashkëpunimit pushtuesit të Egjiptit dhe i ga-rantonte mbështetjen e vet. Që atëherë, flota greke dominonte ujërat e Mesdheut.

Që nga zona bregdetare e Paretonit – 265 kilometra nga perëndimi i Aleksandrisë – Alek-sandri mori rrugën drejt jugut, i shoqëruar vetëm nga disa miq besnikë, një trupë e përzgjedhur mirë dhe disa udhërrëfyes ven-das. Pas largimit nga deti, rruga drejt Sivës përshkonte zona të thata me shkëmbinj dhe rëra të shkretëtirës. Gjatë marshimit të mundimshëm, maqedonasit, të zënë në befasi nga një stuhi e fu-qishme rëre, humbën rrugën dhe u detyruan që të endeshin pa as-një drejtim për katër ditë, të mbër-thyer nga etja dhe dëshpërimi.

Përparonin gjatë natës, nën dritën e hënës dhe yjeve, për të shmangur diellin përvëlues të ditës. Për fatin e tyre nisën disa shira të lehtë, që menjëherë u konsideruan një mrekulli hyjnore. Burimet tregojnë edhe ngjarje të tjera që mund të konsiderohen si akte të tjera shpëtuese nga perënditë. Sipas gjeografit Pto-lomeu, dy gjarpërinj që flisnin u treguan rrugën maqedonëve; sipas historianit pseudo-Kalisten, autor i Romani i Aleksandrit, ishte në fakt një çift korbash që, duke thirrur krrak-krrak i sin-jalizonin se po gabonin rrugë. Të inkurajuar nga këto shenja të mbështetjes së perëndive, Alek-sandri dhe të tijtë e gjetën oazin e shumëdëshiruar. Shumë i madh ishte gëzimi i maqedonëve kur, pas shumë etjesh dhe aq shumë

rëre, si dhe ditëve e ditëve të tëra të kaluara mes dunave gjith-monë të njëjta, arritën të shohin drurët frutorë dhe jeshillëkun e oazit të Sivës, me livadhet e tij, me palmat, shegët dhe ullinjtë, burimet e ujit, muret e larta dhe shtëpitë. E gjithë kjo në qendër të një rrafshnalte shumë pak mikpritëse, e mbushur me kën-eta. Në fund, Aleksandri u gjend përballë tempullit të famshëm egjiptian, ku e priste zëri profetik i perëndisë Amon.

Motivimi i AleksandritPrej më shumë se njëqind

vitesh, kulti i perëndisë Amon, i identifikuar me Zeusin, gëzonte një prestigj të madh në botën greke. Në fillim, oazi i Sivës kish qenë tempulli i një perëndie ven-dasa libiane, i njohur si Amun, një hyjni që me kalimin e kohës u asimilua në perëndinë egjiptiane Amon, kur egjiptianët pushtuan zonën. Amoni, me brirët e tij të

mëdhenj të dashit, ishte për besimtarët ai që kishte krijuar universin si dhe zoti i çdo krijese. I vendosur në një tempull që ishte ndërtuar dyqind vjet më herët nga faraoni Amasis, kon-siderohej nga kolonët grekë në Kirenea dhe të përzierë me fiset berbere të zonës, si një figurë e ngjashme me Zeusin e Olimpit. Ishin pikërisht ata që kontribuan në përhapjen e famës së tij. Në fakt ata kishin ngritur një tempull të Zeusit Amon dhe në monedhat e qytetit u vendos imazhi i hyut me brirët tipikë të dashit. Edhe në Spartë, në Ol-impia, në Athinë dhe në portin e kësaj të fundit, në Pire, u përhap kulti i Sivës. Veç të tjerash, poeti grek Pindari i dedikoi një poemë. Pa asnjë dyshim, fama dhe kulti i Amonit kishin mbërritur pra edhe në Maqedoni.

Sipas historianëve të lashtë-sisë, kanë qenë të shumta mo-tivet që shtynë Aleksandrin e

Madh që të konsultohej me ora-kullin Amon. Sipas disave, ishte një “ambicie për lavdi e Alek-sandrit që të bënte një vizitë në tempullin e Amonit, sepse kishte dëgjuar që Perseu dhe Herakliu kishin qenë aty para tij”.

Dëshira e tij, për të përsëritur bëmat e heronjve të mëdhenj e stimulonte që të konkuronte me Herkulin dhe Perseun, të dy bij të Zeusit dhe të famshëm për bëmat e tyre në toka të largëta. Herkuli ishte një prej paraard-hësve mitikë të Aleksandrit dhe një model për të; Perseu (që për nga emri mund të lidhej me origji-nën mitike të persëve) i dukej si një hero në gjendje të simboli-zonte një lidhje mes Perëndimit dhe Lindjes. Sipas historianit Arriani, i cili përmend dëshminë e Ptolomeut, shok i Aleksandrit dhe mbas vdekjes së tij mbret i Egjiptit, Aleksandri donte në fakt të mësonte sa më shumë gjëra për vetveten, për origjinën e tij dhe për të ardhmen e tij si sovran. Ndoshta dy motivet, rivaliteti dhe dëshira për të njohur më mirë fa-tin e tij, përmblidheshin në tipin impulsiv të mbretit maqedon, gjithnjë i tërhequr nga mundësia për të shkuar më tej dhe i karak-terizuar nga ajo dëshirë për të eksploruar të panjohurën, që në lashtësi e shihnin si një prej ti-pareve të tij më të spikatura.

Nuk dimë me saktësi atë që Aleksandri pyeti dhe dëgjoi në brendësi të tempullit. Hyri i vetëm, si mbret dhe faraon i Egjiptit. Në dalje u shfaq shumë

i kënaqur nga vizita, por ruajti një heshtje absolute mbi atë që i ishte zbuluar. Nuk vonoi që të përhapeshin versione të ndry-shme në lidhje me këtë episod. Thuhej se Aleksandri kishte pyetur nëse do të mbretëronte mbi të gjithë tokën dhe nëse vrasësit e babait të tij, viktimë e një komploti në pallat, kishin marrë ndëshkimin e merituar. Prifti ishte përgjigjur në mënyrë pohuese ndaj të dyja pyetjeve.

Por elementi më i rëndë-sishëm ishte deklarata e orakul-lit sipas të cilës Aleksandri nuk ishte bir i Filipit, por i hyut të madh Amon, që grekët e identifikonin me Zeusin. Sipas disave, që në hyrje të tempullit orakulli e kish thirrur si “Biri i Zeusit” (edhe pse historiani grek Plutark flet për një pasaktësi gjuhësore: duke dashur të thotë paidion, “djalë në gre-qisht”, prifti kishte thënë pai Dios, apo “bir i Zeusit”). Duhet kujtuar gjithashtu që në Egjipt faraoni konsiderohej me origjinë hyjnore dhe nderohej si “Biri i Amon-Ra”. Që atëherë, mbreti maqedon prezantohej si biri i hyut të madh dhe vazhdoi të ushqejë një nder-im të madh për perëndinë Amon. Në shumë monedha të qyteteve të ndryshëm – dhe në monedhat e para në Egjipt në kohën e mbretit Ptolome – koka e Aleksandrit shoqërohet me brirët e kthyer të dashit, tamam si Amoni. Në fundin e jetës, në Babiloni, sipas shumë burimeve, Aleksandri shprehu madje dëshirën që të varrosej në tempullin e Amonit në Sivë.

Përpjekja e Aleksandrit për t’u paraqitur si biri i një perëndie dhe i dha një tjetër shtysë propagan-dës perandorake por shkaktoi një pakënaqësi të madhe mes maqe-donëve në ushtrinë e tij. Sipas tyre, duke vepruar kështu, Alek-sandri zbulonte se e përçmonte figurën e Filipit si prind i tij. Vet-eranët maqedonë, të lodhur dhe të pakënaqur, ankoheshin hapur për një sjellje të tillë, duke ia thënë në sy në shumë raste. Në fushatën e Indisë, për shembull, gjatë një mosbindjeje të tyre në brigjet elumit Hifasis, ata re-fuzuan që të përparojnë duke i thirrur me sarkazmë mbretit të tyre: “Shko në luftë i vetëm, me ndihmën e babait tënd!” I refero-heshin Amonit. Deklarimi i tij, si bir i Amonit, bëri që të lindë një legjendë sipas të cilës hyu i kish bërë një vizitë nënës së luftë-tarit, mbretëreshës Olimpia, në oborrin e Maqedonisë, i maskuar si një gjarpër. Kjo histori u për-mend në Romanin e Aleksandrit, sipas të cilit Faraoni Nektanebi II, pas pushtimit pers të Egjiptit në 343 p.e.s., u strehua në Pella, kryeqyteti maqedon. Këtu kish gjetur mënyrën që të mashtron-te Olimpian i maskuar si Amoni. Nëntë muaj më vonë lindi Alek-sandri. Pas vizitës në Sivë, Alek-sandri u kthye në Menfi, duke përshkuar një shteg karvanësh. Qëndroi aty disa javë përpara se të drejtohej, pasi kish riorgani-zuar ushtrinë, për në betejën vendimtare kundër Darit III që do të zhvillohej në Gaugemalë, në qendër te perandorisë perse. Në pranverën e vitit 331 p.e.s., mbreti maqedon linte Egjiptin në cilësinë e themeluesit të qytetit dhe birit të perëndisë më të lartë, i vetëdijshëm për mad-hështinë e tij dhe i legjitimuar në misionin e tij si pushtues i botës.

Page 18: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

18 E hënë 8 tetor 2012 •

«

LibrariMë 14 shkurt të vitit 1989,

ditën e Shën Valentinit, Salman Rushdie-s i

telefonoi një gazetar i BBC-së, i cili i tha se Ajatollah Khomeini e kishte “dënuar me vdekje”. Ishte hera e parë që ai dëgjonte fjalën fatwa. Cili qe krimi i tij? Shkrimi i romanit me titull “Vargjet satanike”, i cili, sipas akuzës, ishte “kundër islamit, Profetit dhe Kuranit”. Dhe kështu nisi odiseja e jashtëzakonshme e një shkrimtari që detyrohet të jetojë në ilegalitet duke u zhvendosur nga një bazë në tjetrën, nën praninë e vazhdueshme të një skuadre të armatosur mbrojtëse. I kërkuan të zgjidhte një emër të rremë, me të cilin ta thërrisnin policët. Ai filloi të mendonte për shkrimtarët që donte më shumë dhe të krijonte kombinime me emrat e tyre. Papritur, në mendje i përshkënditën emrat Conrad-it dhe Çehov-it – Joseph Anton.

Si mund të jetojë një shkrimtar dhe familja e tij nën kërcënimin e vdekjes për nëntë vjet radhazi? Si mundet ai të vazhdojë të punojë? Si dashuron dhe si pushon së dashuri? Si u jep dëshpërimi trajtë mendi-meve dhe veprimeve të tij, për se gabon ai dhe si mëson të kundërveprojë? Në këtë libër të jashtëzakonshëm me kujtime,

titulli: shën Naumi dhe diplomacia e kohësgjinia: histori

autori: Kaliopi Naska

Kaliopi Naska ka lindur në Tiranë në vitin 1952. Studimet universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Histori – Gjeo-grafisë në Universitetin e Tiranës më 1976. Ka punuar arsimtare, punonjëse shkencore në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave, nën-drejtore në Arkivin Qendror Shtetëror, zëvendësrektore dhe dekane e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin Il-lyria, Tiranë. Në vitin 1998 ka kryer Stazhin Ndërkombëtar të Arkivave në Paris dhe në vitet 2000 – 2002 ka qenë Drejtore e Qendrës së BIEF – it (program i Agjencisë Ndërqeveritare të Frankofonisë) për Shqipërinë etj. Fusha e kërkimit shkencor të saj është studimi i historisë së Shqipërisë dhe doku-mentalistikës. Është au-tore e një numri veprash në fushën e historisë së pavarësisë kombëtare. Ka botuar një varg artikujsh dhe kumtesa në revista shkencore brenda e jashtë vendit. Ka titullin “Profesor” dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare shken-core dhe institucione të ndryshme të arsimit të lartë, duke kontribuar në kumtime dhe ligjërata të shumta.

nga rudina xhunga

nisi më 14 shkurt 1989. Ditën, kur Ayatollah

Khomeini shpalli FATWA-n kundër shkrimtarit të “Var-gjeve Satanike”.

Irani dënoi me vdekje një shtetas britanik dhe vuri shpërblim për kë e vriste.

Bota u përfshi nga zhurma e vargjeve.

Në emër të tyre u vra, u dogj, u rebelua.

“Vargjet” ndanë qytetërimet.

Salman Rushdie u vu nën mbrojtjen e shërbimeve sekrete angleze.

Për 10 vjet jetoi si nje hije. Ndërroi emrin. U quajt Joseph Anton. Duke kombinuar emrat e parë të dy shkrimtarëve të tij të dashur, Joseph Conrad dhe Anton Chekhov

Me këtë emër jetoi 10 vite të rrallë, të cilat i tregon në një libër. I tregon, sepse një shkrimtar, edhe në zemër të ferrit, e gjen një zanë që i pëshpërit, te veshi: Shkruaje! Është histori e bukur!

“Joseph Anton” doli në treg më 18 shtator, njëkohësisht në të gjitha gjuhët e botës. Edhe në shqip, nga “Dudaj”.

Libri tregon realitetet herë të zymta, herë komike të të jetuarit i bashkëshoqëruar me policë të armatosur, lidhjen e

autoriSALMAN RUSHDIE është autor i gjashtëmbëdhjetë librave, ndër të tjera i romanit “Fëmijët e mesnatës” (Midnight’s Children), që ka fituar çmimin “Booker Prize” në vitin in 1981, çmimin “Booker of Bookers”në vitin 1993 dhe çmimin “Best of the Booker” në vitin 2008. Romani “Psherëtima e fundit e Arapit”, ka fituar çmimin “Whitbread Prize” në vitin 1995 dhe çmimin e Bashkimit Evropian “Aristeion” për letërsinë në vitin 1996. Në vitin 2007, Salman Rushdie u nderua me titullin e Kalorësit për shërbime ndaj letërsisë. Ai është anëtar i “The Royal Society of Literature” dhe i “l’Ordre des Arts et des Lettres”.

Takimi me salman rushdie

Rushdie, kujtime për veten

ngushtë me mbrojtësit, luftën e Rushdie për mbështetje dhe mirëkuptim nga qeveritë, she-fat e inteligjencës, botuesit, gazetarët dhe kolegët e tij. Dhe mënyrën sesi rezistoi, derisa arriti të rifitojë lirinë.

Libri tregon si ia del një shkrimtar dhe familja e tij të jetojnë me kërcënimin e vdekjes. Si ia bën një njeri i tillë të dashurojë, të ndahet dhe prapë të dashurojë? Si ia bën të vazhdojë të punojë? Si i jep dëshpërimi formë mendi-meve dhe veprimeve të tij? Si ia bën të mesojë për të luftuar përsëri? Si ia del një njeri i dënuar me vdekje të sfidojë dhe frymëzojë?

Sepse ajo që i ndodhi Sal-man Rushdisë ishte vetëm akti i parë i një drame, që shpa-loset çdo ditë, diku në botë.

Një dramë që ca i mposht dhe ca e mundin. Ai ia doli.

Kur e shtynin të tërhiqej, të kërkonte ndjesë për provokimin, nuk e bëri kurrë. Sepse nuk donte të pranonte që punoi pesë vjet me nje libër, vetëm për të fyer mysli-manët, njeri prej të cilëve ishte edhe vetë. Nuk pranoi asnjë kompromis, nuk gënjeu, nuk u lut, nuk ndryshoi mendje, as

rrugë, për një gjë që s’e kishte bërë. Dhe kjo e shpëtoi. Pen-dimi do ta kishte vrarë, edhe nëse nuk do ta kishin vrarë.

Ja çfarë shkruan te “Joseph Anton”: Për një kohë, kishte hequr dorë nga gjuha e tij, i detyruar të fliste me shumë ngecje e shtrembërime, një gjuhë që nuk ishte e vetja. Kompromisi e shkatërron atë që e bën, por nuk e zbut armi-kun e paepur të tij. Njeriu nuk bëhet mënjellë, se vendos të lyejë krahët me bojë të zezë. Ai vetem mund të humbasë fuqinë për të fluturuar, si një pulëbardhë me flatra të ngjitura nga nafta. Rreziku më i madh i një kërcënimi në rritje është se njerëzit e mirë, mund t’i bëjë të vetvriten intelektu-alisht dhe ta konsiderojnë këtë paqe. Njerëzit e mirë mund t’i dorëzohen frikës dhe ta konsi-derojnë këtë respekt”.

Në vitin 1998 Presidenti i Iranit, Mohmmed Khatami, e shpalli të pavlefshëm FATWA-n, 10 vjet pas atij 14 shkurti fatal.

Rushdie, tani ngul këmbë se rreziku ka kaluar. Për të.

Jo, edhe për botën, Kasan-dra e së cilës ai u bë.

Unë e intervistova Salman Rushdie në Londër, një javë

para shpërthimit të prost-estave kundër filmit “Pafajësia e muslimanëve”. (Nje provokim aspak artistik ky, regjisori i të cilit nuk ia doli të krahasohej me Rushdie.)

Si një burrë që i ka dhënë shkas një shpërthimi të ngjashëm, si një shkrimtar i lartësuar prej levdatave, i fajësuar, kërcënuar, i nderuar si simbol i shprehjes së lirë, Rushdie është uditërisht ndry-she nga ç’e pret.

Ngjan babaxhan dhe i sin-qertë, as si viktimë e torturuar, as si njeri që ngjall frikë.

Përkundrazi është një njeri, i cili ta ushqen dëshirën të flasësh gjatë.

Por nuk ke mundësi. Sal-man Rushdie është kryelajmi i medies ndërkombëtare dhe për çdo gazetar, që ka caktuar para nje viti orarin e interv-istës, është lënë një orë kohë. Nje orë, në zyrën londineze, të agjentit më të famshëm në botën e letrave, Andrew Wylie.

Një orë për t’ju drejtuar shqiptarëve nga “Shqip” në Top Channel.

Një orë për ta kuptuar se ç’sekret ka ky njeri.

Nje sekret nga ato që shesin libra, mbledhin fryme-zim dhe mbarsin turma.

Ky njeri di të të flasë thjesht. Si gjithë njerëzit që kanë ç’të tregojnë....

titulli: joseph anton

autori: salman Rushdie

përktheu: Engjëllushe shqarri

Rushdie flet për herë të parë për këtë histori, që është historia e njërës prej betejave më të rëndë-sishme të kohës ku jetojmë, his-toria e betejës për lirinë e fjalës. Ai flet për realitetet herë-herë të zymta e herë-herë komike të bashkëjetesës së tij me policë të armatosur dhe për lidhjet e ngushta që krijoi me mbrojtësit e tij, për luftën e tij për të siguruar mbështetjen dhe mirëkuptimin e qeverive, shefave të shërbimeve të fshehta, botuesve, gazetarëve

dhe kolegëve shkrimtarë dhe se si e rifitoi lirinë.

Ky është një libër që dësh-mon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.

Ndërkohë së shpejti pritet të vijnë në shqip edhe “Vargjet satanike” të Rushdie.

Page 19: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

19• E hënë 8 tetor 2012

»Librari

një libër revolucionues mbi rritjen personale

që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndrysh-uar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pamba-rimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.

Modeli terapeutik tradi-cional bazohet në lëvrimin e së kaluarës, ndërsa Phil Stutz dhe Barry Michels përdorin një arsenal tekni-kash, pikërisht mjetet, që i lejon pacientët të përdorin problemet e tyre për të ar-ritur te forcat e nënvetëdijes dhe, për pasojë, për t'u vënë në lëvizje.

Papritur, falë kësaj qasje-je revolucionare, problemet shndërrohen në mundësi për të gjetur kurajën dhe disiplinën, për t'u shprehur e për të krijuar. Për vite me radhë, Stutz dhe Michels ia kanë mësuar këto mjete një grupi shumë ekskluziv pacientësh dhe tani, mjetet, metoda e tyre revolucion-are dhe fuqizuese, është e gatshme për çdo lexues që ka dëshirë të përmbushë gjithë potencialin e tij.

Qëllimi i autorëve është pikërisht që jeta juaj të bëhet e jashtëzakonshme, e jashtëzakonshme në qëndrueshmërinë e saj, në përjetimin e lumturisë, në kuptimin e shpirtit njerëzor.

leoja është një gjashtëm-bëdhjetëvjeçar si shumë të tjerë: i pëlqejnë

bisedat me miqtë, shëtitjet me motoçikletë dhe jeton në sim-biozë të përkryer me iPod-in e tij. Orët që i kalon në shkollë janë një torturë, ndërsa profesorët janë “një specie e mbrojtur, që ti shpreson të shuhet përfundimisht”. Kështu që, kur vjen një mësues i ri zëvendësues për historinë dhe filozofinë, ai bëhet gati ta presë me cinizëm dhe me topa të vegjël të lagur me pështymë. Por ky mësues i ri është ndryshe: një dritë i shkëlqen në sy kur shpjegon, kur i nxit nxënësit të jetojnë intensivisht e të kërkojnë ëndrrën e tyre.

Leoja ndien në vetvete forcën e një luani, por ka një armik që e tmerron: e bardha. E bardha është mungesa; gjithçka që në jetën e tij ka të bëjë me privimin dhe humbjen është e bardha. Kurse e kuqja është ngjyra e dashurisë, e pa-sionit, e gjakut; e kuqja është ngjyra e flokëve të Beatriçes. Sepse Leoja e ka një ëndërr dhe ajo quhet Beatriçe, ndo-nëse ajo nuk e di ende. Leoja ka edhe një realitet më të afërt dhe, si të gjitha pranitë e

titulli: Carere Patria (Mungesa e atdheut)gjinia: Ese

autori: Migjen Kelmendi

Fragment nga libriNjë ndjenjë letente apatridi gjithmonë e ndieja në vete. Isha

mbarsur me të. Si me vdekjen. E luftonte bindja ime e marrë se, më në fund, me të rënë komunizmi, do të bëhem edhe unë me Atdhe. Më ngrohte ekzistimi i Shqipërisë, vetë fjala... Shqipëria ishte ai guri i madh që i mungonte mozaikut tim, ajo gjysmë e humbur e librit që më kallte kërshërinë me epilogun që nuk mund ta lexoja, ajo letër e humbur që nuk ma kishin nisur kurrë, ajo copë e thyer e pasqyrës në të cilën pashë veten për herë të parë qartazi e të tërë.

Mbi autorinMigjen Kelmendi

ka lindur në Prishtinë më 12 shtator 1959. Ka kryer studimet e larta për gazetari në Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe ka punuar në Televizionin e Prishtinës, në Tel-evizionin Shqiptar (Ti-ranë) dhe në Televizion-in shqiptaro – amerikan “Victoria” në Nju Jork. Sot është kryeredak-tor në Televizionin e Prishtinës. Botës së artit i qaset fillimisht përmes muzikës si lider i grupit rock “Gjurmët” (1981 – 1986). Letërsisë i vjen së pari si botues (revista “Epoka”, 1991). Më 1994 boton romanin e parë “Gryka e Kohës”. Librin e dytë “Carere Patria” e shkruan pas udhëtimeve që ndërmerr për herë të parë në Shqipëri dhe e boton së pari në revistën teoriko – letrare MM tek e cila është bashkëthemelues e redaktor. Së fundi ka botuar librin “Amerika, P’ej shpie”. Migjen Kelmendi ësthë edhe përkthyes (ka përkthyer “Një varr për Boris Davidoviçin” të Danilo Kishit).

titulli: si breshka në shpinë mbaj një varr, 365 ditët e fundit të jetës

origjinali: si breshka në shpinë mbaj një varr, 365 ditët e fundit të jetës

gjinia: Poezi, tregime, roman, dramë, publicistikëautori: teodor Keko

365 ditët e fundit të jetës ai vazhdoi të shkruajë si më parë... tre-gime, poezi, meditime, vëzhgime, analiza, pjesë romani, fragment drame... të mbajë shënime... të japë opinione, intervista... të ski-cojë plane krijuese... si për të sfiduar edhe më shumë vdekjen që, siç thotë një nga miqtë e tij, ai e mbante prej disa kohësh në krah si një mike me të cilën kishte flirtuar vite të tëra në distancë me letra e me gjeste eksesive, e kishte marrë pranë për ta njohur me shokët e të afërmit përpara se sa të merrnin së bashku arratinë... Pjesa më e madhe e këtyre dorëshkrimeve janë të panjohura e të pabotuara më parë, ashtu siç janë të panjohura edhe fotografitë dhe copëzat e kujtimeve që shoqërojnë këtë botim.

KoMENtE MBI LIBRIN“Një libër që të bën të mendohesh thellë

dhe të jep një shtysë të fortë për të ndrysh-uar jetën tënde”.

Kirkus Review

“Të gjithë lexuesit do të ndihen me siguri të fuqizuar nga lehtësia e përdorimit të ushtri-meve. Qasja e qartë dhe e thjeshtë bashkë me besimin që “fuqitë madhore janë të vërteta” është një kombinim fitimtar. Ky është një nga ata libra të rrallë vetëndihmues që ndihmon me të vërtetë”.

Publishers Weekly

“Një nga sekretet më të famshme të Hollivudit... Stutz dhe Michels kanë krijuar një metodë që të ndihmon të përdorësh forcën krijuese të nënvetëdijes”.

The New Yorker

“Sëmundjet që Michels ka parë shpesh-herë në profesionin e tij? Shmangie. Inat i pakontrollueshëm. Ndjesi bllokimi. Përm-bytje me shqetësime (ankth, veturrejtje). Ndjenjë dorëzimi dhe braktisjeje.

-Nuk po them që kjo metodë do të funksionojë me të gjithë, - pranon Michels nga fundi i një interviste, - por ne jemi të bindur dhe e kemi përjetuar që, kur dikush i përdor me të vërtetë mjetet, atëherë ai / ajo bëhet një shembull i shkëlqyer i asaj që çdo qenie njerëzore ka për qëllim të jetë”.

TheStar.com

MBI AutoRëtPhil Stutz u diplomua në City College në

New York dhe më pas studioi mjekësi në New York University. Ai punoi si psikiatër burgu në ishullin Rikers dhe më pas priva-tisht në New York, para se të shpërngulte studion e tij në Los Angeles në 1982.

Barry Michels ka një diplomë nga Harvard, ka mbaruar për jurisprudencë në Berkeley, Universiteti i Kalifornisë dhe ka një Master në Punë Sociale nga Univer-siteti i Kalifornisë së Jugut. Ai ka punuar si psikoterapist me studion e tij private në Los Angeles që në 1986.

titulli: Mjetet që do t’i shndërrojnë problemet tuaja në krijueshmëri, vetëbesim dhe kurajëorigjinali: the tools

gjinia: Psikologjiautori: Phil stutz, Barry Michels

shqipëroi: aida Musai

Për mungesën dhe dashurinëti

tull

i: E

bard

hë s

i qum

ësht

i, e k

uqe

si g

jaku

au

tori

: ale

ssan

dro

D’a

veni

ap

ërk

theu

: adr

ian

Besh

ajbrenda vetes, të përgjaket dhe të rilindë për të kuptuar se ën-drrat nuk mund të vdesin dhe të gjejë kurajën për të besuar në diçka më të madhe.

“E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku” nuk është vetëm një roman formues, nuk është vetëm rrëfimi për një vit shkollor, por është një tekst kurajoz, që përmes monologut të Leos - herë joserioz dhe komik, herë më intim dhe i shqetësuar - tregon se çfarë ndodh në çastin kur në jetën e një adoleshenti vërshojnë vuajtja dhe tronditja, ndërsa bota e të rriturve duket se nuk ka asgjë për të thënë.

Duke besuar në një përtëritje moderne dhe vitale të traditës së madhe klasike, D’Avenia, romancier debutues, bëhet aleat me profesorin e ri të liceut - sepse ky është edhe profesioni i vetë autorit - për t’i ofruar një lexuesi pak a shumë të ri ndonjë përgjigje që, si çdo përgjigje e vërtetë, nuk synon të jetë përfundim-tare, por as e ndërdyme dhe e nënshtruar. ALESSANDRO D’AVENIA, tridhjetë e dy vjeç, i diplomuar dhe i doktoruar në letërsi klasike, jep letërsi në lice dhe është skenarist. Ky është romani i tij i parë.

afërta, e ka më të vështirë për ta parë: Silvia është realiteti i tij i besueshëm dhe i qetë. Kur zbulon se Beatriçja është

e sëmurë dhe se sëmundja ka të bëjë me atë të bardhën që e frikëson aq shumë, Leos do t’i duhet të gërmojë thellë

Page 20: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

20 E hënë 8 tetor 2012 •

« DoSSieR

ndarja e dibrës dhe krimet greke në

Maqedoninë e egjeutnga aLbert kotini

(vijon nga numri i kaluar)

Ideja e Federatës Ballkanike duke dëmtuar kombin tonë

Ithtarët e kësaj dege u bënë në Greqi, Serbi e Bullgari në emër të egoizmit të tyre kombëtar qysh gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX. Në marrëdhëniet e bullgarëve me shqiptarët spikat bashkëpunimi midis dr. Seliminskit dhe Naum Veqilharxhit për propagandimin e ideve të iluminizmit francez në të dy vendet e tyre. Dy dokumente janë ruajtur në Arkivin Historik të Bullgarisë nga dr. Seliminski në Sofje. Njëri dokument është një letër e Naum Veqilharxhit, i cili në atë kohë ndodhej në Bukuresht, drejtuar nipit të tij nga motra, Joan Cali në Vjenë më 7 prill 1846 dhe tjetri “Letër qarkori drejtuar gjithë shqiptarëve ortodoksë të pasur e të mësuar”.

Frymëzimi ishte për të luftuar si Ballkan zgjedhën turke, por duke botuar një abetare të tij më 1844 dhe duke u kulturuar për të fit-uar lirinë kombëtare. Pra, nuk ngelën prapa sh-qiptarët nga grekët, serbët, bullgarët në luftën ndaj turqve me dituri kombëtare.

Në letrën dërguar të nipit në Vjenë midis të tjerave shkruan: “Cili është kombi grek para ose edhe në kohën e Omerit gjatë shekujve mitologjikë? Çfarë ishte fisi romak në kohën e Romulit dhe më përpara? Amerikanët në kohën e Kolombit? Anglezët në kohën e Krishtit? Rusët përpara Pjetrit të Madh? Këta, duke ecur dora-dorës, kanë arritur atje ku ne i shohim sot?

Si filloi Konfuci në Kinë, Zoroastri te persët, Moisiu te hebrenjtë, Brahma te hindasit, Thef-shi te fenikasit, Zallamoksi te sllavët, Likurgu te laqedimonasit, Karondi e Solloni tek athina-sit, Orfeu tek trakët, Krishti tek të krishterët, Muhameti te muhamedanët, Luteri tek evan-gjelistët dhe të tjerë ligjvënës e prijës kombesh?

Këto kombe në ato kohë ishin fanatikë, su-persticiozë, barbarë, antropofagë dhe, me gjithë këtë, dora-dorës sa u përmirësuan...

Kështu kanë filluar para nesh të gjithë ud-hëheqësit e kombeve, punët e të cilëve ishin shumë më të vështira për t’u realizuar sesa e imja. Ata morën përsipër riformimin rishtazi të një kombi të ri, kurse unë përpiqem të bëj të shkruhet gjuha e kombit jo siç e përshkruan ti, keq.

Duket se nuk e ke kënduar kurrë historinë e fisit njerëzor që të shohësh se kurrë kombet nuk kanë filluar menjëherë, por njëri ka filluar pardje, tjetri dje, tjetri sot dhe tjetri nesër. Fundi i fundit, një ditë do të fillojë edhe kjo.

Kur shikon përparimin e kombeve të tjera dhe gjendjen e kombit tonë shqiptar sot, mos të dëshpërohesh? Dhe pse? Cili komb mbin përn-jëherësh i madh, i fortë, i ditur, i lavdishëm?

Në natyrën njerëzore nuk shihen kërcënime, por rregull gradual. Kështu pra, njerëzit duke marrë përditë ato më të mirat dhe duke hequr mënjanë ato që s’vlejnë, ecin përpara duke u përmirësuar. Për “Meglio tardi che mai” kështu zbatohet dhe shpjegohet. Ti, siç më thua, ke lexuar shumë historinë dhe për shqiptarët nuk ke gjetur as gjënë më të vogël. Ti të gjitha stu-dimet e tua i bën në shkollat greke, të cilat janë organizuar për të ndriçuar rininë greke dhe jo për ndriçimin e kombit shqiptar. Ti, si një burrë me arsim si nuk e kape idenë nga krahasimi i të gjithë kombeve të tjera, që një kombi si ai sh-qiptari, i krijuar në të njëjtën kohë me kombet e tjerë, që zë një vend të caktuar në tokë, që ka tipare të veçanta të gjuhës, të dokeve dhe të za-koneve, si ishte e mundur të mos kishte edhe dy shekujt e tij mitologjikë, heroikë, politikë dhe fe-tarë të shpërnguljeve dhe të rivendosjeve të tij?

Por u besove trashë e trashë mësuesve të tu, se nga të gatuarit e njeriut dhe gjer tani ky komb paska qenë një gur inorganik, i mbetur pa

verior të liqenit të Ohrit, pellgu më i madh ujor në Gadishullin Ballkanik dhe ishte i rëndësishëm për arsye se zotëronte qafën përmes së cilës Rruga Egnatia kalonte nga lumi Shkumbin mbi vargmalet e lartat Skardit (Sharrit) dhe dilte në Heraklea (sot Manastiri).

Kryepeshkopët e quanin veten “Kryepeshkop i Prima Justinianës, i Ohrit dhe i gjithë Bullgarisë” dhe gëzonin një pushtet shpirtëror deri në Kani-nën e Vlorës.

Më pas, një dyndje e re bullgarësh me në krye carin Simeon (892-927) e përpiu praktik-isht të gjithë Shqipërinë, me përjashtim të ma-leve të pakalueshme veriore. U ngritën shumë vendbanime të mëdha. Mbreti bullgar, Samu-eli, e pushtoi perandorinë Lindore 26 herë gjatë viteve 988-1014. Por në vitin 1018 perandori Bazil II i dëboi ata nga Shqipëria dhe e vuri Mbretërinë bullgare nën sundimin bizantin. Ndo-nëse gjurmët e pushtimit bullgar janë zhdukur në thellësitë e shekujve, ende mbijetojnë disa toponime bullgare”.

Autori, mbasi përshkruan edhe ngjarjet his-torike, “zbulon” faktin se: “Me sa di unë, të vet-met imazhe që mbeten janë një në Ohër, në kishën ku ndodhet statuja (fetare), një në malin Atos dhe një tjetër në Kretë”.

Me një fjalë, historiografisë shqiptare i duhet patjetër të njihet me dokumentacionin e ish-Kryepeshkopatës së Ohrit dhe të arkivit në Atos që janë në Greqi, për të sqaruar njëherë e mirë se kush janë “maqedonasit” e sotëm? Sh-qiptarët në Maqedoni duket se i përkasin ilirëve dhe aktualisht janë në një administrim shtetëror për motive politike europiane të bashkëjetesës. Është tjetër e vërteta historike dhe tjetër sajesa politike aktuale në analizën e fakteve.

Njëkohësisht do të sqarohen edhe vetë grekët po t’i hapin këto arkiva, që të mos shkruajnë për shembull: “Akropolis”, nr. 15016, 25 gusht 1976, fq. 3: Me mijëra dynymë në duar turqish në Maqe-doni. Me mijëra dynymë tokë të punueshme dhe sipërfaqe të pafund me pyje prej pishash ndod-hen në duar turqish në Pijeria dhe në Vermion. Gjashtëdhjetë e katër vjet të tërë pas çlirimit të prefekturës së Imathias, sipërfaqe kolosale, që nga lumi Aliakmon deri në Katerini, vazhdojnë të jenë prona turqish apo turko-shqiptarësh, që i trashëguan nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre bejlerë në kohën e sundimit turk...”

Të kësaj natyre grekët hapin probleme edhe për shqiptarët në Maqedoninë e kufizuar me ta, duke i ngatërruar nga autoktonë në turq – pushtues. Ja përse dokumentacioni arkivor i Ohrit, malit Atos etj. para pushtimit turk zbulon patjetër autoktoninë shqiptare dhe në shtetin politik të Maqedonisë, duke mos u ngatërruar

Jugosllavinë dhe të ngrehim brenda kufijve tona banda të armatosura për të cenuar qetësinë e kombeve fqinjë dhe për të përfituar nga rastet e cirkonstancat e këtyre lëvizjeve.

Shpifjet e zakonshme, akuzat e përditshme të shtypit fqinj, natyrisht nuk na dëshpërojnë dhe nuk mund të na ndryshojnë drejtimin tonë të ndritshëm, por a nuk kemi të drejtë të pyesim kur në tokën tonë nuk ka banda bullgarësh dhe kur këtë e di sa ministri i Greqisë aq edhe ai i Ju-gosllavisë, përse shtypi i tyre ka paturpësinë të alarmojë e të trembë opinionin e vendit të tij?”

Po në këtë faqe të gazetës, nën titullin “Kon-ferenca Ballkanike u mbyll me pranimin e paktit ballkanik”, thekson se u bë: “Krijimi i një zyre për minoritetet dhe një komision ndërballkanik”.

Një koncept historik që lidhet me periud-hën bullgare (861-1064) jepet qartë nga Edvin Jacques në librin e tij “Shqiptarët”, botuar në vitin 1995, fq. 176-180, kur thekson se: “Kur Borisi i Bullgarisë e pa se dështoi në marrjen e autoqe-falisë nga patriarku Foti, ai pranoi premtimet e ethshme latine dhe u latinizma më 866. mirëpo për shkak të fyerjeve nga latinët, ai iu kthye sërish ortodoksisë dhe në vitin 870 i dhanë një kryepeshkopati bullgar në Ohër si dhe autonomi në qeverisje. Kujtojmë se Ohri ndodhet në skajin

veprimtari të plotë, ose si larvë insektesh, e cila nuk ka pësuar ende metamorfozën e saj naty-rore si flutur...”1

Në këtë kontekst, shkollat greke e sllave për çështjen kombëtare shqiptare kanë ndikuar e aktualisht më të kamufluar e luajnë këtë rol edhe në Maqedoni. Në gazetën “Demokratia”, 27 tetor 1932, shkruhet: “Korrespondenti ynë i Athinës na shkruan se gazetat greke “Athinaika Nea”, “Eleftheron Vima” dhe “Politika” botojnë lajmin se gjoja në vendin tonë po organizohen çeta komitësh bullgarë me qëllim që të hidhen në Greqie mandej në Jugosllavi.”

Nuk është hera e parë që ndodhemi para një akuze të tillë sa herë që pakicat bullgare të Maqedonisë lëvizin për të kërkuar të drejtat e tyre të shqelmuara prej sunduesve, sa herë që ndonjë reputacion i Komitetit Ballkanik në Londër ose gjetke bën ndonjë udhëtim në Maqe-doni për të konstatuar afërsisht gjendjen e mje-ruar të pakicave, sa herë që këto shtypen e ul-ërijnë me gjithë dufin e zemrës, aq herë dhe më tepër imagjinata e tronditur e gazetarëve fqinjë krijon organizimin e komitëve bullgarë dhe këtë e vendos në tokën tonë, prej ku do të sulmohet me tërbim toka greke e jugosllave.

Nuk kemi dashur të imitojmë as Greqinë, as

Page 21: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

21• E hënë 8 tetor 2012

»DoSSieR

nga grekët edhe prona shqiptare!

Mbi psikologjinë e vëllazërimit sllav të Ballkanit

Ka qenë motoja e përditshme e marrëd-hënieve serbo-maqedonase-shqiptare për komu-nistët e Ballkanit qysh gjatë Luftës II Botërore e ne veçanti deri më 1948.

Në të gjitha gazetat e xhepit apo buletinet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare vendin kryesor e zinin botimet për ngjizjen e këtij vëllazërimi sllavo-shqiptar jo të një gjaku, race, tradite, por mbi të gjitha nga mbartja e qëndri-meve armiqësore shekullore që kishin treguar në historinë tonë. Pa e lodhur lexuesin me bur-imet e këtyre referencave. Sepse janë në çdo botim të viteve 1943-1945, aq të dendura sa “u thinjën” me hallet e njëri-tjetrit gati si të një familjeje të përbashkët. po shkëpus disa pjesë (në veçanti nga viti 1945) prej buletineve parti-zane që vinin nga tokat “e Jugosllavisë” jo vetëm “fitimtare”, por edhe qesharake në histori.

Në këto vite 1945-1948 Ali Maliqi përjetonte historinë e fatkeqësisë shqiptare në burg e as-pak i nderuar nga regjimi titist.

Po çfarë ndodhte në atë kohë, sipas boti-meve tona?

“Me luftë e gjak u ngrit i gjithë populli ju-gosllav në ndërmarrjen decizive, në luftë e gjak u ngritën të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit dhe në luftë e gjak u çelikos vëllazërimi i këtyre popujve, të etur për një qëllim të tillë.

Lufta e Dytë Botërore e bëri Ballkanin shem-bull për gjithë kombet e tjerë. Ballkani tregoi se kur do, populli vendos. Vendosi Jugosllavia pse nxori udhëheqjen e saj punëmadhe – Partinë Komuniste, pse kishte njëherë një Tito. Ven-dosi populli shqiptar pse Partia Komuniste me zgjuarsinë e saj e priu popullin për krijimin e një lëvizjeje kaq të gjerë sa kurrë nuk e kishte parë ndonjëherë. Vendosi pse kishte një burrë si Enveri, që në çdo situatë mundi t’i dalë zot me ushtrinë e tij heroike popullit të shumëvuajtur...

Në këtë luftë populli shqiptar u vëllazërua me gjithë popujt ballkanas e në radhë të parë me Jugosllavinë e mareshal Titos. Po, për të ar-ritur këtu, u desh gjak. U desh të binin dëshmorë krah për krah partizanët e EAM-it grek, u desh të binin në të njëjtën llogore jugosllavi e greku, u desh ushtria përparimtare bullgare të ndiqte këmba-këmbës fashizmin gjerman në tokat e Jugosllavisë prej Mitrovice gjer në Zagreb, duke numëruar mijëra heronj. Iu desh ushtrisë shqip-tare të linte kockat e bijve të saj më të mirë në malet e Sanxhakut, të Malit të Zi etj. E të gjitha këto për vëllazërim.

Jo si Lufta e Parë Botërore, ku në Ballkan mbretëronte grindja, shovinizmi i tërbuar, duke i dhënë Serbisë e Greqisë copa tonat shqiptare për të plotësuar aspiratat e klikave sunduese imperialiste.

Lufta II Botërore solli një Ballkan ku mbretëron vëllazërimi.”

Në këtë buletin merret nga fletorja “Borba”, organ i PKJ, nr. 153 viti X. 25 qershor 1945 shkrimi “Terror dhe provokime të fashistëve grekë në Maqedoninë e Egjeut”.

Në disa pjesë shkruhet: “Ngjarjet e fundit në Maqedoninë e Egjeut: plaçkitje, vrasje dhe krime, të cilat fashistët grekë me ndihmën e ushtrisë së rregullt, po i kryejnë mbi banorët e Maqedonisë së atjeshme.

Në këto 30 vjetët e fundit historia e popul-lit tonë në Maqedoninë e Egjeut është mbushur

me vepra barbare të reaksionarëve grekë, pa marrë parasysh të drejtat e banorëve sllavë.

Metodat që sot po i përdor EDES-i dhe të gjithë kriminelët e tjerë fashistë janë të njëjta me të hitlerianëve. Dihet se çfarë shkolle kanë bërë zervistët kur shpesh nxënësi e kalon mësuesin. Është e qartë pse popujt e Jugosllav-isë e ngrenë zërin për të mbrojtur vëllezërit e tyre në Maqedoninë e Egjeut. Ajo që po u ndodh sot maqedonasve në Greqi, ndihma që banorët e Maqedonisë Federale po u japin të ikurve tani nga Greqia... Të gjitha këto janë fakte dashurie vëllazërore dhe detyra të mëdha të popujve tanë ndaj vëllezërve tanë të përvuajtur.

Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për terror mbi banorët e Maqedonisë së Egjeut, por edhe arm-iqësinë kundrejt Jugosllavisë së Titos. Banditët e EDES-it marrin popullsinë me forcë për ta hedhur kundër Jugosllavisë, me parullat: Përpara në Ma-nastir”. Kërkojnë gjithë Maqedoninë si një krahinë e vjetër greke e të tjera si këto. Rojat kufitare greke kanë shtënë disa herë kundër rojave tona.

Qëndrimi i reaksionarëve grekë është drejtuar, gjithashtu, edhe kundër paqes në Ballkan. Terrori kundër shqiptarëve në Çamëri, deklarata e një oficeri të lartë grek, anëtar i “Bashkimit Ushtarak”, po përgatitin pushtimin e pjesës jugore të Sh-qipërisë. Parulla të bandave zerviste “Përpara në Sofje” etj. tregojnë politikën e tyre provokuese.

Shtypi grek shpalli deklaratën e Sekretarit të EAM-it nga Maqedonia greke, në të cilën thotë që atje të gjitha organizatat e EAM-it janë legali-zuar dhe në Maqedoni e në Trakë po kryhen bur-gosje në masë në radhët e antifashistëve grekë.

Por, rrethet reaksionare greke nuk kanë mësu-ar shumë në këtë luftë. Ata po mundohen ta

shfarosin popullin tonë në Maqedoninë e Egjeut. Ata harrojnë se nuk ka Jugosllavi të vjetër, por Jugosllavi demokratike në këtë pjesë të Europës.

Popujt tanë me plot të drejtë kërkojnë që çdo shtet të respektojë parimet e Kartës së Atlanti-kut, të Konferencës së Teheranit e të Krimesë, t’u japin liri dhe t’u garantojnë sigurimin e atyre bashkatdhetarëve tanë, të cilët kanë ngelur jashtë Jugosllavisë Demokratike Federative”.

Po në këtë buletin vijon shkrimi: “Në Konfer-encën I të Rinisë Ballkanase”, e mbushur me një propagandë tipike bolshevike për vëllazërimin, demokracinë, paqen e të tjera broçkulla. Aq e mad-he kjo dashuri, sa në konferenca, kur mbërrijnë në Beogradin e mareshalit Tito, ku u takuan me del-egatët e Ballkanit, s’ka përshkrim më përrallor.

“Po ku mund të dallonim se çfarë ishin? Mirë se disa kishin flamurin e shtetit të tyre, por pje-sa më e madhe jo. Kjo shkaktonte që edhe vetë shqiptarë me shqiptarë ngatërroheshin duke i thënë njëri-tjetrit: “Znash Albancki?” Veç kur vjen përgjigjja: “Jam shqiptar” marrim vesh.

Kongresi hapet kur shoku Rato Dugonjiç, sek-retar i Rinisë, në emër të Komitetit të ngarkuar për organizimin e kongresit saluton delegatët dhe kujton që Ballkani të mos jetë kurrë toka e konflikteve. Ndërmjet dhe mbas duartrokitjeve të pareshtura, dëgjoheshin prej të gjithëve thirrjet: “Tito në Kongres!” më në fund, mbas kërkesash të pareshtura, mareshali Tito vjen. Nuk mund të për-shkruhen duartrokitjet dhe entuziazmi i madh...

Ç’rëndësi ka për ne të rinjtë shqiptarë ky kongres?“Ja, pra, pse Shqipëria s’është e vogël, - tha

Rato Dugonjiç. – Nuk janë vetëm një milion që kërkojnë njohjen e qeverisë së tyre, por janë edhe miliona të rinj që e kërkojnë këtë”.

Kongresi mbaroi më 15 korrik 1945.

Në Gostivar më 1 korrik 1945Gjatë një mbledhjeje të Brigadës I ishte gjen-

eralmajor Mehmet Shehu, i cili merr fjalën për situatën dhe emrin e kësaj brigade të lavdishme.

Komisari i divizionit i lutet shokut gjeneral Mehmetit t’i interpretojë ndjenjat e kësaj bri-gade për gjeneralkolonel Enver Hoxhën dhe është gati të shkojë ku ta lypë nevoja. Siç qenë faktorë për vëllazërimin, do të jenë edhe ba-jonetë e çeliktë kundër reaksionit...

Po në 1 korrik 1945 populli i Gostivarit së bashku me partizanët shqiptarë e jugosllavë përcollën për në banesën e fundit komandantin e Divizionit 48, shokun major Çedo Filiposkin. Shoku Çedo ndërroi jetë në një aksident me motoçikletën e tij në një rrugë të Shkupit. Tuma është e madhe. Në fillim familja dhe prapa oficerë shqiptarë e jugosllavë. Para se trupi i tij të hyjë në tokën e zezë, marrin fjalën oficerë jugosllavë dhe personalitete të pushtetit për luftën e zotësinë e rrallë të Çedos”.

Ndërsa më 10 korrik 1945 në Gostivar forca e Brigadës VIII dhe partizanët e prapavijave të Divizionit janë rreshtuar në fushë të sportit për të festuar ditën e përvjetorit të formimit të Shtabit të Përgjithshëm.

Në tribunën e zbukuruar me flamujt shqipta-ro-jugosllavë-maqedonas dhe fotografitë e ud-hëheqësve Tito-Enver qëndron shtabi i Divizionit dhe personalitetet civile e ushtarake të qytetit.

Morën fjalën shumë të rinj jugosllavë dhe nga pushteti. Ashtu edhe përgjegjësi i rinisë së Brigadës V. Këngët e vallet vazhduan deri vonë. E mori fjalën edhe një major që foli në emër të ushtrisë së tij. Pastaj vijon majori Listo Treskavi, shef i personelit të Shtabit të përgjithshëm e duke përuruar medalje kujtimi tha: “Në këtë ditë luftëtarët heroikë të Divizionit V e ndiejnë veten kryelartë që po shpërndajnë me daljet e kujtimit që do të stolisin gjokset e çelikta tuajat...”

Në Tetovë, më 10.7.1945 u festua nga par-tizanët e Brigadës V dhe populli me këngë e valle, ushtrime sportive u bë festa e ushtrisë. Përshëndeti komandanti, pastaj së bashku me komandantin e qarkut të ushtrisë jugosllave. Përpara se të parakalojnë, shoku Misto Treska u vendosi në gjoks dekoratën luftëtarëve.

Gostivar, 26 gusht 1945Në Shtëpinë e Rinisë u zhvillua një konfer-

encë e gjatë për zgjedhjen e këshillit të Rinisë punëtore të qytetit. Morën pjesë edhe shumë të rinj të divizionit. Folën shokë të rinisë jugosllave dhe ai i rinisë së divizionit, të cilët theksuan më tepër rëndësinë e vëllazërimit dhe bashkimit ndërmjet popujve të Ballkanit. Fjalët e folësve u ndërprenë shpeshherë prej thirrjeve të vazh-dueshme për vëllazërimin e rinisë ballkanike. Këshilli u zgjodh unanimisht në Gostivar.

Po në Gostivar, më dt. 26 gusht 1945 u in-augurua kursi për administratën në Divizion. Komandanti i Divizionit vuri në dukje adminis-tratën e regjimit të fëlliqur të Zogut dhe atë të okupacionit... ndërsa administrata e shtetit tonë të ri vlen në kombinimin e punës së madhe.

Më 29 gusht 1945, në Gostivar inaugurohet kursi i veterinerëve dhe infermierëve.

(vijon numrin e ardhshëm)

1. Letra ka datën 15.12.1841. Shih biblioteka “Dr. Iv. Seliminski, libri XIX, fq. 17-21.

Page 22: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

22 E hënë 8 tetor 2012 •

«SPoRt

Dy dygolësha, katër gola, dy emra. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, 16 gola të shënuar në La Liga, katër prej të cilëve mbrëmë, në një klasike

tërheqëse e spektakolare. Ashtu siç edhe pritej ajka e përballjes mes Barcelonës dhe Realit kanë qenë ata të dy, argjentinasi dhe portugezi që në fund kanë marrë të gjitha duartrokitjet e gati 100 mijë spektatorëve në “Camp Nou”. Një ndeshje emocionuese e alternuar sipas momenteve, një fillim më i mirë për Realin, më pas reagimi i Barçës dhe në fund presingu i vendasve. Barcelona vinte në këtë ndeshje me problemet krye-sore në mbrojtje, pa dyshen Pujol-Pike të dëmtuar, që janë bërë tre së bashku me Dani Alveshin që ka lënë fushën e lojës që në minutën e 27-të për shkak dëmtimi. Nga ana tjetër Reali e ka nisur si mos më mirë takimin, duke bërë presing në të gjithë fushën dhe duke vënë jo pak në vështirësi Barcelonën. Starti i mirë i ndeshjes nga Reali është finalizuar nga Kris-tiano Ronaldo, i cili në mesin e pjesës së parë (23’)

kalon përpara Realin. Portugezi ka shënuar një gol mjaft të bukur me të majtën. Por Murinjo nuk kënaqet me kaq dhe vazhdon ta mbajë skuadrën përpara. Kur kronometri po i drejtohej minutës së 30-të Benzema shpërdoron rastin më të mirë për të “vrarë” ndeshjen, por gjuajtja e tij stampohet në shtyllë dhe më pas Di Maria nuk arrin ta shtyjë në rrjetë. Për Barcelonën ndeshja duket më e komplikuar nga çfarë e kishin menduar. Por pikërisht atëherë kur nuk pritej, Lionel Mesi duke përfituar nga një pakujdesi e Pepes arrin të barazojë shifrat (31’). Çdo gjë nis nga e para, por në pjesën e parë nuk ndodh më asgjë. Pjesa e dytë nis menjëherë me polemika. Fillimisht Reali dhe më pas Barcelona pretendojnë për dy 11-metërsha të padhënë. Që në minutën e parë Ozil pengohet në zonë nga Zhordi Alba, por për gjyqtarin e takimin nuk ka asgjë, gjë që e nxeh jo pak Murinjon në stol. Historia përsëritet vetëm katër minuta më pas, këtë herë në krahun tjetër, kur Iniesta pengohet në zonë

nga Pepe, por sërish nuk ka 11-metërsh. Lënë mën-janë polemikat, Barcelona duket më e qartë në këtë pjesë të dytë duke përdorur armën e saj më të fortë, zotërimin e topit. Madridi nga ana tjetër tërhiqet më shumë në mbrojtje duke i lënë terren Barcelonës, një gabim që do t’i kushtojë. Pas një goditje dënimi Lionel Mesi e dërgon topin atje ku Kasijas nuk mund të mbër-rijë, Barça kalon përpara. Për Realin ndeshja merr një tjetër rrjedhë, por është sërish Kristiano Ronaldo që tërheq skuadrën përpara dhe pesë minuta ps golit të Barcelonës shënon golin e dytë personal dhe të bara-zimit. “Camp Nou” hesht për të dytën herë. Barcelona nis sërish nga e para dhe krijon disa mundësi. Reali ka dhe fatin me vete kur në fundin e takimit topi i goditur nga Montoja përplaset në traversë. Ishte ky rasti i fun-dit i pastër i një ndeshje spektakolare e vendosur nga dy personat më të përfolur para kësaj sfide, Mesi dhe Ronaldo. Në fund gjithçka e barabartë, nga një pikë për të dyja dhe diferenca që mbetet po tetë pikë.

Dragoi i jep fitoren vllaznisëEdhe pse Laçi luante me katër mungesa në “Loro Boriçi”, Vllaznia është munduar shumë për të thyer ekipin kurbinas. Vetëm falë një goli të rumunit Dragoi nga fundi i takimit, shkodra-nët kanë arritur fitoren e shumëkërkuar. Laçi që luante në këtë ndeshje nën drejtimin e trajnerit Ylber Zani, që ka mbushur përkohësisht boshllëkun e lënë pas largimit enigmatik të Stavri Nicës, është paraqitur mjaft mirë. Nga ana tjetër trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Duro i besoi nga fillimi formacionit fitues në përballjen e shkuar ndaj Bylisit, duke i aktivizuar dy sulmuesit Rexha dhe Hysa vetëm në pjesën e dytë në pjesën e dytë. Shkodranët sa herë që luajnë në “Loro Boriçi” kanë si objektiv fitoren dhe skuadra e Duros u përpoq që të gjente golin sa më shpejt. Kështu në dhjetë minutat e para ka një ofen-sivë të fuqishme të Vllaznisë, e cila fiton katër goditje radhazi nga këndi, duke iu afruar golit me Seminën dhe Smajlin. Laçi ngjishet me forca të shumta në mbrojtje. Në minutën e 18-të ka një protestë të shkodranëve për penallti, teksa Hajdari është penguar mbi vijën ballore të zonës së 16-metrave të kur-binasve, por kryesori Hoxha akordon goditje dënimi. Vllaznia nuk e ul aspak ritmin e lojës së saj, duke mbetur tërë kohës në sulm dhe duke ushtruar presing gati asfiksues për miqtë nga Laçi. Minuta e 33-të sjell rrezikun kryesor të kësaj ndeshjeje. Shtubina depërton bukur në zonën kurbinase, teksa godet prirtazi, por portieri Edvan Bakaj kryen një pritje të bukur. Edhe në minutën e 38-të, Bakaj angazhohet në një pritje të bukur, duke neu-tralizuar gjuajtjen e fortë në pozicion ballor të Deliç. Pjesa e dytë sjell zëvendësime në të dyja skuadrat, ku bie në sy aktivizimi i Rexhës për Hajdarin dhe Hysa në vend të Shtubinës. Këto ndërrime e kanë përmirësuar dukshëm lojën sulmuese të shkodra-nëve. Megjithatë goli përsëri nuk erdhi nga sulmi, edhe pse duhet thënë se një pjesë e tij ishte e sulmuesit Hysa. Kështu pas disa rastesh të humbura, në minutën e 79-të Vllaznia gjen golin. Ka qenë një vertikalizim i Hysës dhe Dragoi në zonë me saktësi ka shënuar golin e fitores. Laçi dorëzohet dhe Vllaznia feston fitoren që e çon në kuotën e 11-të pikëve, duke e afruar shumë me kreun e renditjes. Me vështirësi, por sërish shkodranët kanë fituar dhe Vllaznia ndodhet brenda objektivave të saj.

interi fiton derbin edhe me 10 lojtarëDerbi i “San Siros” ka prodhuar vetëm një gol në total, duke i dhënë pikët

maksimale Interit dhe duke zhytur edhe më thellë Milanin në tabelën e renditjes

Barcelona dhe Reali i Madridit janë ndarë në barazim 2:2 në klasiken e parë të kampionatit. Për Barcelonën shënon dy herë Mesi, për Realin dy herë Ronaldo. Raste të

shumta dhe polemika për dy 11 metërsha të padhënë, një për ozilin dhe një për Iniestën

Derbi i ndjeshëm mes Milanit dhe In-terit ngjallte interes të veçantë për të dyja skuadrat. Si Milani, ashtu edhe Interi, nuk kanë qenë aspak të qëndrueshme në rezultatet e tyre në fillim të sezonit dhe si pasojë kjo ka sjellë edhe një presion të madh për ta për të arritur një rezultat sa më pozitiv. Kështu, skuadra e Interit, e cila ka arritur edhe fitoren e parë në shtëpi javën e kaluar ndaj Fiorentinës, dukej më e motivuar për një rezultat pozitiv. Nga ana tjetër, Milani bëri një paraqitje të mirë në mesjavën e kaluar ku arriti të fitojë në Rusi ndaj Zenitit për Ligën e Kampioneve, por që në kampionat ka zhgënjyer pa masë tifozët e saj. Trajneri Alegri disa herë është përfolur se do të largohej nga drejtimi i skuadrës pas rezultateve zhgënjyese, por më pas një prej dre jtuesve të Milanit ka dalë dhe ka shprehur mbështetjen për të. Gjithsesi, sfida e djeshme ka pasur një rëndësi të madhe për të dyja skuadrat,

pasi një fitore do të rriste pa masë entuzi-azmin dhe besimin e tifozëve.Minutat

Ndeshja në fakt ka nisur në mënyrën më të shpejtë të mundshme me një gol të Interit që në fillim të ndeshjes. Është një krosim në zonën e Milanit dhe Valter Samuel, i ardhur që nga thellësia e mbro-jtjes, shënon një gol me kokë që në fakt do të rezultonte shumë pozitiv për Interin. Në minutat më pas do të jetë skuadra e Milanit që do të mundohet të gjejë bara-zimin me çdo kusht, por pa ia arritur një gjë të tillë. Ndër rastet më të spikatura, është një gol i mohuar për Milanin, pasi më parë Robinjo sipas gjyqtarit kryesor të takimit kishte shkaktuar më parë një faull ndaj Portierit Handanoviç. Në pjesën e dytë skuadra e Interit mbetet me një lojtar më pak pas daljes së Nagatomos që në fillim të 45 minutëshit të dytë me karton të kuq. Kjo solli edhe një presion në

rritje të Milanit në kërkim të golit të avan-tazhit, por që fatkeqësisht nuk erdhi kurrë. Kështu, Milani dështon edhe njëherë tjetër në kampionat, ndërsa Interi zyrtarisht del nga kriza në Serinë A dhe renditet tashmë ndër skuadrat kryesuese.Deklaratat

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Masimil-iano Alegri, u shpreh shumë i zhgënjyer për humbjen e skuadrës së tij. Sipas tij, Milani krijoi volum loje, por pa mundur të shënojë. “Ishte një ndeshje e mirë për ne, por jo në rezultat. Është dëshpëruese të mendosh se ishim ne që humbëm. Duhet të korrig-jojmë shumë gjëra, sidomos rastet që na paraqiten para portës”,- përfundoi ai. Nga ana tjetër, Andrea Stramaçoni, i gëzohet pa masë fitores. “E nisëm ndeshjen me dëshirë për të fituar, dhe kjo dëshirë u bë edhe më e fortë në momentin që ngelëm me një lojtar më pak. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës”,- përfundoi trajneri i Interit.

Mesi dhe ronaldo shou, “el Clasico” është e tyre

Page 23: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

23• E hënë 8 tetor 2012

»

s t a f f

kryeredaktorarMand Maho

zv/kryeredaktor: BlerIna spaho

MarIglen Mulla

politika: alBana lIka, herIon MesI, olI xhIlaga ekonomia: BrIkena dervIshaJ sociale: pranvera kola rrethet: BlerIna spaho kronika: MarIglen Mulla kultura: BlerIna goCe design&layout: danIel prIftI, gëzIM duzha

menaxhere marketingu: elIgerta dyrMIshI

cel: 067 20 62 200

adresa: rr. dull keta, nr. 5. (rr. e dIBrës), tIranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

zoDiak

Dashi Temat e diskutimit ndërmjet jush dhe part-

nerit nuk do mungojnë këtë javë. Më në fund do u jepni zgjidhje edhe disa problemeve që ju kishin dalë më parë. Beqarët nga ana tjetër do kenë fat në dashuri dhe do e gjejnë personin që u përshtatet më tepër. Financat do jenë të kënaqshme. Do mund të bëni edhe ndonjë in-vestim më tepër gjatë kësaj dite. Neptuni do jetë në anën tuaj. Përsa i përket shëndetit, mund të keni ndonjë shqetësim të vogël por që do kalojë sa hap e mbyll sytë. Në punë duhet të filloni realizimin e projekteve të menduara prej kohësh. Nuk keni më kohë për të pritur kështu që veproni. Në familje situata do jetë paksa e tensionuar. Kujdes!

DemiKlima yjore këtë javë do ju nxisë të mos

keni shumë besim tek ai që keni në krah. Do ju pushtojë xhelozia dhe mund të bëni gjëra të ga-buara. Beqarët do jenë më të qartë për atë që duan në të vërtetë dhe do joshin personat që do ju interesojnë. Në planin financiar duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Mos bëni shpen-zime të tejskajshme sepse do keni probleme të mëdha. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqy-er. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. Ata që kanë qenë me grip duhet të kujdesen më tepër për veten. Në jetën profesionale duhet të bëni kujdes. Xhelozia mund t’i shtyjë kolegët të bëjnë gjëra që mund t’ua prishin planet. Familja do ka-loje një javë të qetë.

BinjakëtGjatë kësaj jave do e neglizhoni paksa atë

që keni në krah dhe për këtë arsye mund të lin-din debate. Ndryshoni sa më shpejt sjellje nëse nuk doni ta humbni. Beqarët do kenë mundësi të mëdha për ta bërë për vete personin që ju pëlqen. Për të vetmen gjë që duhet të bëni kujdes është të veproni me takt. Në planin fi-nanciar do jeni me shumë fat. Buxheti do fil-lojë të përmirësohet ndjeshëm. Më në fund do shpenzoni pa menduar shumë. Shëndeti nuk do ketë as shqetësimin më të vogël. Gjithësesi ata që kanë pasur probleme me tensionin duhet të kujdesen. Në punë duhet të tregoheni sa më të matur dhe mos merrni iniciativa të nxituara. Familja do jetë mirë.

GaforrjaMarrëdhënia në çift do jetë më e kënaqshme

gjatë kësaj jave. Bëni vetëm kujdes të mos domi-noni mbi tjetrin sepse në këtë mënyrë mund të lindin debate. Beqarët duhet t’i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe të mos mendohen shumë nëse duhet të dalin me atë që i fton apo jo. Në pla-nin financiar do përballeni me probleme. Disa gabime të bëra kohë më parë do kthehen në një ëndërr të keqe për ju. Kujdes! Kërkoni ndi-hmë nëse nuk ia dilni dot vetë. Shëndeti mund të ketë disa probleme. Nëse doni të dobësoheni mirë është të mos filloni këtë javë një dietë. Në punë do i kaloni një nga një të gjitha pengesat dhe do arrini atë ku doni. Më në fund. Në familje atmosfera do jetë pak e zymtë.

luaniKlima në jetën në çift do jetë shumë e trazuar

gjatë kësaj jave. Bëni kujdes me gjithçka që do i thoni partnerit. Mos e teproni as me skenat e kota të xhelozisë sepse edhe durimi i tij do ketë një kufi. Beqarët, nëpërmjet punës do bëjnë takime interesante. Shfrytëzojeni sepse mund të gjeni edhe personin që keni kërkuar. Finan-cat do jenë të mira. Mund të kryeni edhe ndonjë transaksion financiar më tepër. Kujdes me shën-detin. Mbrohuni nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe nga rreziku që ato mund të sjellin. Në planin profesional do keni zhvillime pozitive. Do hidhni goxha hapa më tej dhe do ndiheni më të sigurt në vetvete. Edhe në familje situata do jetë më e mirë.

virgjëreshaAta që janë në një lidhje do tregohen shumë

tolerantë me njëri-tjetrin. Gjatë gjithë javës do jeni me humor të mirë dhe do ia plotësoni dëshi-rat partnerit. Beqarët duhet të ndihen gati për të filluar një lidhje, jo të bëjnë gjithçka vetëm për sytë e te tjerëve. Mendoni për veten fillim-isht. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte dhe të ulni shpenzimet. Situata do jetë e paqëndrueshme. Shëndeti do jetë më i mirë se kohët e fundit. Nuk do keni as shqetësimin dhe do i rifitoni energjitë e humbura. Përsa i përket jetës profesionale do keni sukses dhe do i arrini të githa ato që keni dëshiruar. Ia ka vlejtur gjithë mundni. Në familje çdo gjë do shkojë më së miri.

PeshorjaDo keni disa mosmarrëveshje me partnerin

gjatë kësaj jave dhe atmosfera do jetë pak e ten-sionuar. Mundohuni të bëni lëshime dhe të mba-ni përgjegjësitë tuaja. Beqarët, falë mbështetjes së yjeve do kenë mundësi të mira për të gjetur personin ideal. Shfrytëzojini sa të mundni ato. Duhet të mundoheni edhe pak më tepër t’i zgjidhni sa më shpejt problemet financiare që iu kishin dalë kohët e fundit. Shëndeti do jenë gox-ha i mirë dhe nuk do ju mungojë aspak energjia. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe të zotët. Mund të punoni edhe në grup për ta arritur më shpejt qëllimin përfundimtar. Në familje do keni kontradikta me disa pjesëtare. Kujdes!

akrepiPlutoni do ju bëjë të tregoheni më të ma-

tur dhe më largpamës në dashuri. Do i merrni gjërat më seriozisht se më parë. Beqarët është mirë të tregohen realistë dhe mos ëndërrojnë më shumë sesa duhet. Edhe nëse takoni per-sona interesantë tregohuni të matur me hapat që do hidhni. Mirë do ishte që në planin finan-ciar të merrni masa drakonike sepse po e latë situatën të destabilizohet shumë do rrënoheni. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, por gjithësesi mirë është të kujdesni pak më tepër. Jeta profesionale do ju sjellë mjaft kënaqësi. Shmangni edhe debatet me shefat sepse mund të marrin edhe vendime mjaft strikte. Me familjen duhet të merreni më tepër.

ShigjetariKujdes nga pozicionimi jo i mirë i Jupiterit

këtë javë sepse i mund të sjelle probleme në jetën në çift. Merrni disa iniciativa për të për-jetuar emocione të reja, partneri do i vlerësoje. Beqarët do fillojnë të shoqërohen me një per-son interesant që shumë shpejt do jetë më shumë sesa një shok. Në planin financiar do keni probleme goxha të mëdha. Mos ndërmer-rni më shumë rreziqe sesa duhet. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të vuani nga pagjumë-sia dhe të keni probleme me stomakun. Në punë nuk do përqendroheni dot për shkak të debateve të shumta me kolegët. Nëse vazhdo-ni kështu nuk keni për t’ia dalë mbanë. As jeta familjare nuk do jetë shumë e qetë. Kujdes!

BricjapiShtojini dozat e imagjinatës gjatë kësaj jave

dhe do ja kaloni më së miri pranë partnerit tuaj. Edhe ai do ju përgatisë herë pas here surpriza. Për beqarët do jetë periudhë me më shumë fat. Do e bëni për vete cilindo që ju pëlqen. Përgatituni për ndryshime të mëdha. Në pla-nin financiar do kryeni transaksionet e duhura. Familjarët do ju mbështesin që buxheti të jetë i qëndrueshëm. Tregohuni të kujdesshëm me shëndetin dhe mos e teproni me ushqimin. Nga ana tjetër kujdes edhe nga ndryshimet e temperaturave. Në punë do jeni plot ide të mira. Shprehini ato mos i mbani vetëm per vete. Vetëm në këtë mënyrë do e arrini atë që doni. Jeta familjare do shkojë më së miri.

ujoriKlima në çift nuk do jetë shumë e mirë

gjatë kësaj jave. Tregohuni më të sinqertë dhe shprehjani të gjitha ndjenjat ashtu si t’i ndjeni. Beqarët do jenë më sensualë dhe të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta joshur atë që pëlqe-jnë. Do ia dilni mbanë me sukses. Perspekti-vat financiare do jenë të mira. Ka shumë gjasa që ta përmirësoni ndjeshëm buxhetin dhe të shpenzoni pak më tepër. Shëndeti do jetë pak problematik. Mund të keni disa probleme me tensionin kështu që kujdes. Në punë do kërkoni më shumë pavarësi veprimi dhe kjo do ju jepet. Do jeni shumë të ngarkuar nga fundi i javës, mblidhini forcat. Në familje do trego-heni më të hapur.

PeshqitMos u tregoni shumë autoritarë në jetën

tuaj sentimentale gjatë kësaj jave sepse do keni përballje të forta me partnerin. Beqarët do kërkojnë gjatë gjithë kohës por akoma nuk do e gjejnë atë që po kërkojnë. Mos e humbisni shpresën sepse ai do vijë në momentin që ju më pak e prisni. Tregohuni pak më të matur me shpenzimet nëse nuk doni të rrezikoni financat. Mund të jetoni edhe duke kursyer pak. Shën-deti do jetë më i mirë se kohët e fundit. Nuk do ndiheni më të lodhur dhe rezistenca do jetë më e mirë. Në punë duhet të jeni më të përqen-druar dhe të saktë. Do ju vlerësojnë mjaft për të gjitha këto dhe mund të merrni shpërblime. Në familje ambienti do jetë më i ngrohtë.

horoskopI jaVoR

Page 24: Hipotekat, Universitetet, gara per listat e deputeteve te PS

24 E hënë 8 tetor 2012 •

« ReklaMË