33
UNITED NATIONS Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991 IT/121/REV.2 Data:19 janar 2011 Origjinali: Anglisht DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS GJYQËSORE TË SHËRBIMIT PËR NDIHMË GJYQËSORE TË SEKRETARISË (IT/121/REV.2) 19 janar 2011

DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

UNITED NATIONS

Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991

IT/121/REV.2 Data:19 janar 2011 Origjinali: Anglisht

DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS GJYQËSORE TË SHËRBIMIT PËR NDIHMË GJYQËSORE TË

SEKRETARISË

(IT/121/REV.2)

19 janar 2011

Page 2: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 2

PASQYRA E LËNDËS Faqe

Parathënie……………………………………………………………………………………………. 5

Pjesa I: Hyrje

Neni 1 Hyrja në fuqi…………………………………………………………………........ 5 Neni 2 Ndryshimet………………………………………………………………………… 5 Neni 3 Përkufizime………………………………………………………………………........ 5

Pjesa II: Administrimi Gjyqësor

Neni 4 Përbërja e Seksionit për Administrimin dhe Ndihmën Gjyqësore……………….. 9 Neni 5 Mbikëqyrja dhe Detyrat e CMSS-së…………………………………………… 9 Neni 6 Betimi ………………………………………………………………………….. 10 Neni 6 bis Zyra Koordinuese për Vetëpërfaqësim Juridik…………………………………………. 10

Pjesa III: Dokumentacioni dhe Arkivi Gjyqësor

Neni 7 Dokumentacioni Gjyqësor ..............………………………................... 10 Neni 7 bis Njësia për Administrimin e Dokumentacionit dhe Arkivit 11

Pjesa IV: Protokollimi, Shumëfishimi dhe Shpërndarja e Dokumenteve

Neni 8 Detyrat e Përgjithshme…………………………………………………………………… 13 Neni 9 Dokumentet Gjyqësore Zyrtare të protokolluara në CMSS/Sekretari……...…………….......... 13

Neni 9 bis Dorëzimi i Dokumenteve nga Palët, Amicus Curiae ose një Shet Bazuar në Rregullën 108 bis ….......... 14

Neni 10 Përmbajtja e Dosjeve të Çështjeve ………………………………………………… 14 Neni 11 Parimet për Administrimin e Dokumenteve të Dosjes së Çështjes.............................................. 15 Neni 12 Treguesit e Dosjes së Çështjes………………………………………...................... 15

Pjesa V: Letërkëmbimi

Neni 13 [I fshirë]……………………………………………………………………………… 15 Neni 14 Letërkëmbimet dhe Dokumente në lidhje me to ……………………………………... 16

Pjesa VI: Regjistri i Të Dhënave të Katalogut Gjyqësor Elektronik

Neni 15 Regjistri i Të Dhënave të Katalogut Gjyqësor Elektronik............................................................... 16

Pjesa VII: Administrimi dhe Përdorimi i Incizimeve Zanore dhe Filmimeve Neni 16 Protokollimi, Shumëfishimi dhe Ruajtja e Materialeve………………………………………. 16

Page 3: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 3

Pjesa VIII: Kopjet e Legalizuara

Neni 17 Kopjet e Legalizuara …………………………………………………………......... 17

Pjesa IX: Tarifat e Administrimit dhe Ndihmës Gjyqësore

Neni 18 Tarifat e Administrimit dhe Ndihmës Gjyqësore……………………………………... 17

Pjesa X: Hapja dhe Caktimi i Çështjeve

Neni 19 Hapja e Çështjes…………………………………………………………………........ 18 Neni 20 Caktimi i Çështjeve…………………………………………………………….......... 21

Pjesa XI: Dhënia e Dokumenteve

Neni 21 Parimet e Përgjithshme…………………………………………………………………… 21 Neni 22 [I fshirë]……………………………………………………………………………... 22 Neni 23 Protokollimi i Dokumenteve në Gjykatë……………………………………………………. 22 Neni 24 Protokollimet Elektronike…………………………………………………………………... 22 Neni 24 bis Shpërndarja e Dokumenteve të Protokolluara………………………………………….. 22 Neni 25 Orari i Punës i Zyrës së CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor…………………………. 23 Neni 26 Protokollimet Jashtë Afateve ................................................................................... 24 Neni 27 Masat Urgjente…………………………………………................................................. 24 Neni 28 Identifikimi i statusit dhe rishikimi i dokumenteve të një çështjeje të dorëzuara për

protokollim 24

Neni 28 bis Dokumente të një çështjeje të dorëzuara për protokollim nga një Shtet apo Subjekt tjetër i Jashtëm

25

Pjesa XII: Përdorimi prej Publikut i Dokumentacionit Gjyqësor të Tribunalit

Neni 29 [I fshirë]……………………………………………………………………………... 26 Neni 30 Përdorimi prej Publikut I Dokumentacionit Gjyqësor të Tribunalit……………………... 26

Pjesa XIII: Planifikimi Kohor i Veprimtarive Gjyqësore

Neni 31 Kalendari………………………………………………………………………............. 27 Neni 32 Planifikimi Kohor………………………………………………………………….............. 27 Neni 33 Mbledhja për Administrimin Gjyqësor…………………………………………………... 27 Neni 34 [I fshirë]……………………………………………………………………………... 27 Neni 35[I fshirë]……………………………………………………………………………... 27 Neni 36 Moszbatimi i Urdhrit…………………………………………………….. 28

Pjesa XIV: Seancat Gjyqësore

Neni 37 Administrimi i Seancave Gjyqësore………………………………………..................... 28 Neni 37 bis Parimet e Përgjithshme për Sistemin e Dokumentacionit Gjyqësor Elektronik ………. 28 Neni 38 Sekretari i Çështjes …………………………………………………………….................. 28 Neni 39 Provat Materiale…………………………………………………………………………. 29

Page 4: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 4

Neni 40 Listat e Dëshmitarëve………………………………………………………………….......... 29 Neni 41 [i fshirë]……………………………………………………………………………... 29 Neni 41 bis Sistemi i Ri Elektronik i Procesverbaleve (NEMS)………………………………….. 30

Pjesa XV: Seancat jashtë Selisë së Tribunalit apo në Formë Elektronike

Neni 42 Mbledhjet jashtë Selisë së Tribunalit …………………………………............. 30 Neni 43 Deponimi dhe Dhënia e Dëshmisë me anë të Videolidhjes 30 Shtojca I Lista e Tarifave – Kërkesa për Ndihmë 32

Page 5: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 5

PARATHËNIE

Sekretari i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (“Tribunali”), DUKE MARRË PARASYSH Statutin e Tribunalit miratuar nga Këshilli i Sigurimit me anë të

Rezolutës 827 (1993) të datës 25 maj 1993, me ndryshime dhe në veçanti Nenin 17 të tij; dhe DUKE MARRË PARASYSH Rregulloren e Procedurës dhe Provave miratuar nga Tribunali më 11 shkurt 1994 me ndryshimet e mëvonshme,

NXJERR DIREKTIVËN PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS GJYQËSORE TË RISHIKUAR PËR TË DYTËN

HERË.

PJESA I: HYRJE

Neni 1 Hyrja në Fuqi

Direktiva hyn në fuqi më 24 janar 2011.

Neni 2 Ndryshimet

Sekretari mund ta ndryshojë Direktivën e CMSS-së në këshillim me Kryetarin.

Neni 3 Përkufizime

Në këtë Direktivë mashkullorja përfshin femëroren, njëjësi shumësin, dhe anasjelltas. Termat në vijim kanë kuptimin si më poshtë:

ARMU: Njësia për Administrimin e Dokumentacionit dhe

Arkivit; Dosja e çështjes Të gjitha dokumentet protokolluar prej Zyrës së

Dokumentacionit Gjyqësor në lidhje me një çështje konkrete;

Dokumentacioni i çështjes: Dokumentacioni i çështjes përfshin, midis të tjerash,

dosjen e çështjes, provat materiale, transkriptet,

Page 6: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 6

listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat e provave materiale dhe dokumentacionin përcjellës të Aktakuzës në një çështje gjyqësore;

Dhoma(t): Dhoma(t) Gjyqësore dhe/ose Dhoma e Apelit e

Tribunalit; CLSS: Seksioni për Konferenca dhe Shërbime Gjuhësore; CMSS: Seksioni i Administrimit dhe Ndihmës Gjyqësore i

Shërbimit për Ndihmë Gjyqësore të Sekretarisë; Konfidencial: Protokollime, prova materiale apo informacione të tjera,

të klasifikuara si të tilla, për përdorim vetëm nga marrës të përcaktuar, nxjerrja e paautorizuar e të cilave mund të ndëshkohet penalisht si shpërfillje;

Mbrojtja: Avokati i angazhuar nga i Akuzuari apo i caktuar nga

Tribunali për të përfaqësuar të Akuzuarin; Direktiva: Direktiva e Seksionit për Administrim dhe Ndihmë

Gjyqësore të Shërbimit të Sekretarisë për Ndihmë Gjyqësore (IT/121/REV.2 (“Direktiva e CMSS-së)

eCourt: Sistemi i Dokumentacionit Gjyqësor Elektronik; Ex Parte: Term juridik që ka kuptimin “vetëm për një palë apo

prej një pale.” Protokollim ex-parte është ai që bëhet pa njoftuar njërën apo më shumë palë të procesit gjyqësor. Seancë ex parte është seanca që mbahet pa njoftimin dhe pa praninë apo përfaqësimin e njërës apo më shumë palëve të çështjes. Protokollimet dhe seancat ex-parte janë përgjithësisht konfidenciale, por ndonjëherë edhe publike;

Provë materiale: Dokument, incizim, send apo objekt fizik i paraqitur

zyrtarisht si provë dhe i administruar në përputhje me Nenin 9 të Direktivës së CMSS-së;

Protokollime: Të gjitha dokumentet zyrtare gjyqësore në lidhje me

çështjen që i dorëzohen për protokollim Sekretarisë nga palët që kanë të drejtën e paraqitjes në Tribunal, dhe që përfshihen në dosjen e çështjes prej Zyrës së Dokumentacionit Gjyqësor të CMSS-së. Protokollimet ndahen në publike, konfidenciale ose konfidenciale ex parte. Protokollimet gjithashtu mund të trajtohen si “delikate” (shih Nenin 23(2) të Direktivës së CMSS-së);

Page 7: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 7

Skedarë: Dosjet e shtypura apo elektronike të çështjes; Udhëzuesi për Sekretarinë: Udhëzuesi i Sekretarisë për Seksionin e Administrimit

dhe Ndihmës Gjyqësore, Shërbimi i Ndihmës Gjyqësore të Sekretarisë. Dokument për përdorim të brendshëm ku përshkruhen procedura e punës për njësitë e ndryshme të CMSS-së;

Udhëzime për protokollime elektronike: Memorandum publik i Shefit të CMSS-së i datës 15

qershor 2007 me udhëzime në lidhje me mënyrën e dorëzimit në formë elektronike të dokumenteve për protokollim;

Udhëzime të brendshme për Protokollime Delikate: Dokument publik i CMSS-së që përcakton procedurën e

duhur për protokollimin e dokumenteve delikate; ITSS: Seksioni i Teknologjisë Informative të Tribunalit; Katalogu Gjyqësor Elektronik (JDB): Katalog i hulumtueshëm i versioneve elektronike të të

gjitha dokumenteve të çështjeve gjyqësore, krijuar dhe administruar prej Tribunalit;

Dokumentacioni Gjyqësor: I gjithë materiali në lidhje me çështjet (në format të

shtypur, elektronik apo incizime zanore dhe filmime) që mban CMSS-ja në emër të Sekretarit bazuar në Nenin 7 të Direktivës së CMSS-së;

NEMS: Sistemi i Ri Elektronik i Procesverbaleve. Sistem

elektronik që përdoret për ruajtjen e informacionit dhe përpilimin e raporteve në lidhje me, midis të tjerash, dëshmitarët, çështjet procedurale në sallën e gjyqit, përbërjen e ekipeve dhe hollësi të tjera të përfshira në procesverbalet e proceseve gjyqësore që mban Sekretaria;

NEF: Njoftim për Protokollim Elektronik: Sistem elektronik

që përdoret për dërgimin e dokumenteve të protokolluara në Sekretari;

OLAD: Zyra për Ndihmë Juridike dhe Çështje të Paraburgimit.

Pjesë e Shërbimit të Sekretarisë për Ndihmë Gjyqësore;

Pala: Prokuroria, Mbrojtja, i Akuzuari i Vetëpërfaqësuar apo një Shtet;

Page 8: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 8

Prokurori: Prokurori i emëruar në përputhje me Nenin 16 të Statutit të Tribunalit miratuar prej Këshillit të Sigurimit me anë të Rezolutës 827 të datës 25 maj 1993;

Zyra Koordinuese për Vetëpërfaqësim Juridik: (më tej në tekst “Zyra për Vetëpërfaqësim”): Njësi në

kuadër të CMSS-së e cila në bashkëpunim me Zëvendëssekretarin e Tribunalit, Shefin e OLAD-it Shefin e CMSS-së dhe Koordinatorin Juridik të CMSS-së i ofron një të Akuzuari të vetëpërfaqësuar në një proces të Tribunalit mundësi të barabartë në procesin gjyqësor duke e ndihmuar atë në identifikimin e pengesave ose nevojave në lidhje me përgatitjen e mbrojtjes prej tij, në përputhje me Statutin e Tribunalit dhe Rregulloren e Procedurës dhe Provave;

Sekretari: Sekretari, i emëruar në përputhje me Nenin 17(3) të

Statutit të Tribunalit miratuar prej Këshillit të Sigurimit nëpërmjet Rezolutës 827 të datës 25 maj 1993;

Rregullorja: Rregullorja e Procedurës dhe Provave, miratuar në

përputhje me Nenin 15 të Statutit të Tribunalit, në fuqi që prej datës 14 mars 1994, me ndryshimet e mëvonshme;

Protokollim delikat: Dorëzim i cili, për shkak të temës së veçantë që trajton, i

nënshtrohet shpërndarjes të kufizuar, përkohësisht nuk mund të përdoret në JDB, dhe protokollohet dhe u dorëzohet në formë të shtypur vetëm marrësve të veçantë;

AVP: I Akuzuari që vetëpërfaqësohet në procedurat para

Tribunalit; Statuti: Statuti i Aktualizuar i Tribunalit Penal Ndërkombëtar

për Ish-Jugosllavinë, i ndryshuar më 7 korrik 2009 nëpërmjet Rezolutës 1877.

Tribunali: Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të

Personave Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991, i themeluar me anë të Rezolutës 827 të Këshillit të Sigurimit të datës 25 maj 1993;

TRIM: Sistem i integruar i administrimit elektronik të

dokumenteve dhe arkivit;

Page 9: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 9

UN ARMS: Seksioni i Kombeve të Bashkuara për Arkivim dhe

Administrim të Dokumentacionit;

UNDU: Njësia e Paraburgimit e Kombeve të Bashkuara.

PJESA II: ADMINISTRIMI GJYQËSOR

Neni 4 Përbërja e Seksionit të Administrimit dhe Ndihmës Gjyqësore

Që prej shtatorit 2009, Seksioni i Administrimit dhe Ndihmës Gjyqësore përbëhet nga:

i) Ekipi Drejtues i CMSS-së i përbërë prej Shefit, Arkivistit, Zëvendësshefit dhe Koordinatorit për Çështje Juridike;

ii) Njësia e Sekretarëve të Çështjeve; iii) Zyra e Dokumentacionit Gjyqësor; iv) Njësia e Ftuesve të Gjyqit; v) Njësia e Arkivit Gjyqësor; vi) Njësia e Koordinatorëve të Transkripteve; vii) Zyra për Administrimin e Dokumenteve (ODM); viii) Njësia e Arkivit dhe Administrimit të Dokumentacionit (ARMU); dhe ix) Zyra Koordinuese për Vetëpërfaqësim Juridik (Zyra për Vetëpërfaqësim).

Neni 5

Mbikëqyrja dhe Detyrat e CMSS-së 1. CMSS-ja është seksion në kuadër të Shërbimit për Ndihmë Gjyqësore, i mbikëqyrur prej

Zëvendëssekretarit, brenda kompetencës së Sekretarit, në përputhje me Rregullën 33 bis të Rregullores.

2. CMSS-ja, midis të tjerash, është përgjegjëse për:

a. ofrimin e ndihmës administrative, organizative dhe gjyqësore për të gjitha proceset gjyqësore;

b. mundësimin e komunikimit midis Tribunalit dhe shteteve apo organizatave; c. mirëmbajtjen e arkivit gjyqësor të Tribunalit dhe sipas kërkesave, ofrimin e ndihmës të

gjitha organeve në përgatitjen e dokumentacionit për arkivim; d. ruajtjen e vulave me dyll dhe të vulave të thjeshta; e. organizimin e punës së Dhomave, përfshirë organizimin e shpërndarjes të

dokumenteve, ofrimin e ndihmës teknike, përgatitjen e procesverbaleve dhe dokumentacionit, rishikimin, shpërndarjen dhe publikimin e transkripteve;

f. këshillime në lidhje me rregullat dhe ndryshimet procedurale që ndikojnë në punën e gjyqit dhe në administrimin gjyqësor;

g. protokollimin dhe shpërndarjen e aktgjykimeve, urdhrave, kërkesave, mocioneve dhe dokumenteve të tjera zyrtare të Tribunalit;

h. mundësimin e përdorimit prej publikut të dokumentacionit gjyqësor të Tribunalit; i. mirëmbajtjen e Regjistrit të të Dhënave, bazuar në Rregullën 36 të Rregullores;

Page 10: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 10

j. hartimin e përmbledhjes së veprimtarive gjyqësore përfshirë, midis tjerash, raportimet në lidhje me vizitat në terren, raporte javore mbi çështjet për Sekretarin e Tribunalit dhe raportimet në lidhje me misionet sipas Rregullës 92 bis;

k. ruajtjen e konfidencialitetit dhe paprekshmërisë fizike të dokumenteve dhe dosjeve zyrtare gjyqësore dhe mundësimin e përdorimit të tyre;

l. mundësimin e funksionimit efikas dhe pa probleme të proceseve gjyqësore; m. funksionet e ODM-së; n. funksionet e Projektit “Drejtësi për Krime Lufte”; o. funksionet e Komisionit Disiplinor.

3. Për më tepër, CMSS-ja ka edhe përgjegjësi funksionale ad-hoc për tre komponentët e projektit “Drejtësi për Krime Lufte”:

1. Projektin e përpilimit të transkripteve në B/K/S; 2. kualifikimin e personelit gjyqësor dhe të tjerëve; dhe 3. përkthimin e instrumentit kërkues për jurisprudencën prej 175.000

fjalësh të Dhomës së Apelit.

Neni 6 Betimi

Përpara fillimit të detyrës, punonjësit e CMSS-së bëjnë betimin solemn në përputhje me paragrafin (C) të Rregullës 32 të Rregullores. Ata gjithashtu pranojnë detyrimin solemn se nuk do t’i bëjnë të njohur asnjë burimi informacion jopublik për të cilin janë në dijeni në sajë të detyrës së tyre zyrtare në Tribunal. Ky detyrim mbetet në fuqi gjatë gjithë kohës së punësimit të tyre në CMSS dhe më pas.

Neni 6 bis Zyra Koordinuese për Vetëpërfaqësim Juridik

1. Zyra për Vetëpërfaqësim i ofron ndihmë të specializuar të Akuzuarit të Vetëpërfaqësuar në një proces të Tribunalit. Ky shërbim i ofron AVP-së mundësi të barabarta në procesin gjyqësor duke i mundësuar të Akuzuarit kushtet e nevojshme për përgatitjen dhe paraqitjen e mbrojtjes së tij, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Tribunalit, Direktivën e CMSS-në dhe praktikat e Zyrës për Vetëpërfaqësim.

2. Zyra për Vetëpërfaqësim mbikëqyret prej Koordinatorit Juridik të CMSS-së. Zyra për

Vetëpërfaqësim drejtohet bashkërisht prej Shefit të OLAD-it dhe Shefit të CMSS-së.

3. Zyra për Vetëpërfaqësim mundëson koordinimin e informacioneve dhe ua kalon kërkesat seksioneve të ndryshme të Sekretarisë, UNDU-së dhe subjekteve të tjera dhe AVP-së, dhe informon AVP-në dhe ekipin e tij ligjor në lidhje me kërkesat procedurale dhe përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre.

PJESA III: DOKUMENTACIONI DHE ARKIVI GJYQËSOR

Neni 7

Dokumentacioni Gjyqësor

Page 11: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 11

1. CMSS-ja është përgjegjëse për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit gjyqësor të Tribunalit.

2. Në dokumentacionin gjyqësor përfshihen materialet vijuese në lidhje me çështjet:

a. dosjet e çështjeve që përfshijnë dokumente zyrtare gjyqësore të përcaktuara në Nenin 9, që ruhen në përputhje me Nenin 10 të Direktivës së CMSS-së;

b. dosjet e letërkëmbimeve që ruhen në përputhje me Nenin 14 të Direktivës së CMSS-së; c. JDB-në (që përfshin Regjistrin Elektronik të të Dhënave) që ruhet në përputhje me

Rregullën 36 të Rregullores dhe Nenin 15 të Direktivës së CMSS-së; d. transkriptet dhe incizime zanore dhe filmime, në përputhje me paragrafin (A) të

Rregullës 81; e. provat materiale në formë të shtypur, elektronike apo në forma të tjera, që ruhen në

përputhje me Nenin 39 të Direktivës së CMSS-së. 3. Dokumentacioni gjyqësor gjithashtu përmban dokumente në lidhje me procesin gjyqësor të

hartuara prej Sekretarëve të Çështjes, përfshirë dokumente që nuk janë pjesë e dosjes zyrtare të çështjes siç përcaktohet në Nenin 10 të Direktivës së CMSS-së, si për shembull raportet e hartuara përmes NEMS-it dhe sistemit të dokumentacionit gjyqësor elektronik.

4. Dokumentacioni gjyqësor ruhet prej punonjësve të Njësisë së Arkivit Gjyqësor. Asnjë dosje,

provë materiale apo procesverbal që ruhet në arkiv nuk mund të rishikohet apo të nxirret jashtë zyrave të CMSS-së apo kasafortës pa e protokolluar kërkesën për dokumentin përkatës në regjistrin e CMSS-së. Për gjetjen dhe sigurimin e këtyre dokumenteve, CMSS-ja përdor TRIM-in dhe JDB-në.

5. Punonjësit e Zyrës së Dokumentacionit Gjyqësor dhe Njësisë së Arkivit Gjyqësor të CMSS-së

kanë për detyrë të sigurojnë ndarjen e materialeve ex parte dhe konfidenciale prej atyre publike në dokumentacionin gjyqësor. Shefi i CMSS-së mban dhe aktualizon listën e personave të autorizuar për të përdorur materialet ex parte dhe konfidenciale të Dokumentacionit Gjyqësor.

6. Personat e autorizuar për mbikëqyrjen e përkohshme të ndonjë materiali publik, ex parte apo

konfidencial prej Arkivit Gjyqësor duhet të sigurojnë që: (i) këto materiale të jenë të sigurta gjatë kohës që mbikëqyren prej tyre; (ii) të ruhet statusi konfidencial dhe/ose ex parte i tyre (iii) dhe sipas mundësisë, të sigurohet identifikimi i itinerarit të kalimit të materialeve të tilla nga një hallkë në tjetrën.

7. Punonjësit e Zyrës së Dokumentacionit Gjyqësor dhe Njësisë së Arkivit Gjyqësor të CMSS-së,

në bashkëpunim me Sekretarin përkatës të Çështjes, kanë për detyrë të garantojnë ndryshimin me kohë të statusit të materialeve të klasifikuara konfidenciale prej gjykatës në status publik dhe anasjelltas, ndryshimin prej statusit publik në konfidencial, ex parte apo ndonjë status tjetër, në përputhje me urdhrat e një gjykatësi apo Dhome, bazuar në Grafikun Kohor të CMSS-së për Ruajtjen e Dokumentacionit dhe udhëzimet dhe praktikat e UN ARMS-së.

Neni 7 bis

Njësia për Administrimin e Dokumentacionit dhe Arkivit

1. ARMU-ja mbikëqyret prej Shefit të CMSS-së.

Page 12: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 12

2. ARMU-ja, midis të tjerash, është përgjegjëse për:

a) përgatitjen e gjithë dokumentacionit të Tribunalit për t’ia kaluar organizatave të tjera apo

për nxjerrjen e tyre jashtë përdorimit me mbylljen e Tribunalit ose para mbylljes së tij; b) zhvillimin e praktikës për vënien në dispozicion të dokumentacionit të Tribunalit si dhe

përcaktimin e procedurave për procedimin dhe zgjidhjen e kërkesave për përdorimin e dokumentacionit jopublik;

c) ruajtjen dhe gjetjen e dokumentacionit jo në përdorim; d) mirëmbajtjen dhe administrimin e programit kompjuterik TRIM për administrimin e

dokumentacionit; e) ofrimin e këshillave, udhëzimeve dhe ndihmës të gjithë organeve të Tribunalit në

mbështetje të veprimtarive të përditshme në lidhje me aspektet e evidentimit të dokumentacionit në kuadër të strategjisë përmbyllëse dhe të arkivit si element i strategjisë së trashëgimisë së Tribunalit; dhe

f) koordinim me UN ARMS-në për çështje në lidhje me arkivin dhe dokumentacionin e Tribunalit.

Page 13: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 13

PJESA IV: PROTOKOLLIMI, SHUMËFISHIMI DHE SHPËRNDARJA E DOKUMENTEVE

Neni 8

Detyrat e Përgjithshme

CMSS-ja është përgjegjëse për zbatimin e detyrave të Sekretarisë në lidhje me administrimin, protokollimin, shumëfishimin, kalimin, ruajtjen dhe sigurimin e dokumentacionit gjyqësor të Tribunalit, ndër të cilat:

1. dokumentet zyrtare siç përshkruhet në Nenin 9 të Direktivës së CMSS-së; 2. transkriptet dhe incizime zanore dhe filmime të proceseve gjyqësore; dhe 3. dokumente dhe mediume të tjera në lidhje me çështjet.

Neni 9 Dokumentet Gjyqësore Zyrtare të protokolluara në CMSS/Sekretari

1. Dokumentet zyrtare gjyqësore që protokollohen në CMSS/Sekretari janë si vijon:

a. dokumentet origjinale të cilat janë pjesë përbërëse e një procesi gjyqësor të Tribunalit, si për shembull: (i) dokumentet origjinale të paraqitura për protokollim dhe të protokolluara ose të

pranuara prej Dhomave të cilat mbajnë nënshkrimin e një gjykatësi dhe vulën e Tribunalit;

(ii) dokumentet origjinale të paraqitura për protokollim dhe të protokolluara prej Prokurorit të cilat mbajnë nënshkrimin e Prokurorit apo përfaqësuesit të tij;

(iii) dokumentet origjinale të paraqitura për protokollim dhe të protokolluara prej Sekretarisë, të cilat mbajnë nënshkrimin e Sekretarit apo përfaqësuesit të tij dhe vulën e Tribunalit;

(iv) të gjitha dokumentet në lidhje me çështje të Tribunalit të paraqitura për protokollim dhe të protokolluara prej palëve, prej një amicus curiae (në përputhje me Nenin 9 bis të Direktivës së CMSS-së) ose prej organizatave (në përputhje me Rregullën 54 bis të Rregullores);

(v) përkthimet e dokumenteve origjinale të dorëzuara prej CLSS-së; (vi) dokumentet e ruajtura në JDB (vlen për dokumentet që datojnë prej 1 janarit

2005 dhe më pas); (vii) të gjitha dokumentet e tjera të cilat Shefi i CMSS-së në këshillim me Dhomën,

Gjykatësin, Sekretarin ose seksionin përkatës, i klasifikon origjinale; dhe (viii) provat materiale të pranuara prej një Dhome.

b. Kopjet e dokumenteve origjinale të përmendura në (a), të legalizuara në përputhje me Nenin 17 të Direktivës së CMSS-së.

Page 14: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 14

2. CMSS-ja ka për detyrë të sigurojë që çdo dokument zyrtar gjyqësor i dorëzuar për protokollim në Zyrën e CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor, bën pjesë në njërën prej kategorive të lartpërmendura.

Neni 9 bis Dorëzimi i Dokumenteve nga Palët, Amicus Curiae ose një Shtet

Bazuar në Rregullën 108 bis

1. Në përputhje me Rregullën 3 të Rregullores, të gjitha dokumentet e dorëzuara për protokollim në CMSS, duhet të jenë në gjuhët e punës të Tribunalit. Dokumenti për protokollim, mund të dorëzohet në cilëndo prej gjuhëve të punës.

2. Pavarësisht nga sa më sipër, me urdhër të Dhomës, dokumentet për protokollim mund të

dorëzohen edhe në një gjuhë tjetër të ndryshme nga gjuhët e punës së Tribunalit. 3. Kushdo që dorëzon dokumente për protokollim në Tribunal, duhet të plotësojë kushtet e

përcaktuara në Udhëzimet Praktike të Tribunalit të cituara më poshtë, me përjashtim të rasteve kur Kryetari, Dhoma apo Gjykatësi urdhërojnë ndryshe: a. Udhëzim i Praktikës në lidhje me Procedurën e Rishikimit të Parashtrimeve me Shkrim

që përmbajnë Gjuhë të Pahijshme ose ndryshe Fyese; IT/240, 14 nëntor 2005; b. Udhëzim i Praktikës në lidhje me Procedurën për Dorëzimin e Parashtrimeve me

Shkrim në Procedurën e Apelit të Tribunalit; IT/155 Rev. 3, 16 shtator 2005; c. Udhëzim i Praktikës mbi Kushtet Formale për Apelimin e Aktgjykimit; IT/201, 7 mars

2002; d. Udhëzim i Praktikës mbi Gjatësinë e Parashtrimeve dhe Mocioneve, IT/184 Rev. 2, 16

shtator 2005; e. Informacion në lidhje me Dorëzimin e Parashtrimeve prej Amicus Curiae, IT/122, 27

mars 1997; dhe f. Udhëzim i Përkohshëm i Praktikës mbi Zbatimin e Sistemit Elektronik të

Administrimit Gjyqësor, IT/239, Rev.1, 6 tetor 2005.

4. CMSS-ja pranon dhe protokollon kërkesat e shteteve, organizatave apo individëve në të cilat kërkohet leje për dorëzimin e parashtrimit amicus curiae apo për paraqitje në cilësi të amicus curiae, me kusht që kërkesa të plotësojë kushtet e parashtruara në IT/122: “Informacion në Lidhje me Dorëzimet e Parashtrimeve Amicus Curiae, 27 mars 1997” me ndryshime. Kërkesat që nuk i përmbushin kushtet e parashtruara në IT/122 i kthehen paraqitësit të kërkesës, i cili informohet për kushtet që duhet të përmbushë kërkesa.

Neni 10

Përbërja e Dosjeve së Çështjeve

1. Dosjet e çështjeve në Tribunal përfshijnë të gjitha dokumentet e protokolluara prej Zyrës së Dokumentacionit Gjyqësor të CMSS-së për çdo çështje që shqyrtohet prej një gjykatësi, Dhome ose prej Kryetarit në përputhje me Rregulloren.

Page 15: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 15

2. Kur një dokument ka të bëjë me më shumë se një çështje, për secilën prej dosjeve të çështjeve përkatëse përgatitet dhe protokollohet nga një kopje, me përjashtim të rasteve kur Kryetari, Dhoma apo Gjykatësi urdhërojnë ndryshe.

3. Çdo dokument në dosjen e çështjes shënohet me numrin rendor dhe protokollohet në

përputhje me Udhëzuesin për Sekretarinë. 4. Dokumentet në më shumë se një gjuhë, protokollohen në përputhje me Udhëzuesin për

Sekretarinë. 5. Dokumentet që dorëzohen për protokollim në një gjuhë tjetër të ndryshme nga gjuhët e punës

së Tribunalit, dërgohen në CLSS për përkthim zyrtar përpara se të protokollohen në dosjen e çështjes prej Zyrës së Dokumentacionit Gjyqësor, me përjashtim të rasteve kur një Dhomë urdhëron ndryshe në përputhje me paragrafin 2 të Nenit 9 bis të Direktivës së CMSS-së.

6. Në rastet kur me lejen e një Dhome, dokumenti dorëzohet për protokollim në një gjuhë të

ndryshme nga gjuhët e punës në Tribunal, ose në rastet kur njëra prej palëve dorëzon për protokollim një dokument në një gjuhë të ndryshme nga gjuhë e punës në Tribunal, dokumenti konsiderohet i dorëzuar për protokollim brenda afatit prej datës së marrjes së tij. Gjithsesi llogaritja e afatit për dorëzimin e përgjigjes apo kundërpërgjigjes fillon prej datës kur është marrë përkthimi i dokumentit në njërën prej gjuhëve të punës të Tribunalit dhe prej datës kur Zyra e Dokumentacionit Gjyqësorë bën protokollimin e tij në dosjen e çështjes, me përjashtim të rasteve kur Dhoma urdhëron ndryshe.

Neni 11

Parimet për Administrimin e Dokumenteve të Dosjes së Çështjes

1. Dokumentet e dosjes së çështjes që kanë status plotësisht ose pjesërisht konfidencial dhe/apo ex parte, mbahen në vend të sigurt në përputhje me Udhëzuesin për Sekretarinë, dhe nuk mund të përdoren prej publikut apo prej palës të cilës nuk i adresohen dokumentet përkatëse. Dokumenti ex parte nuk mund t’i jepet qoftë tërësisht ose pjesërisht palës të cilës nuk i adresohet.

2. Dokumentet e dosjes së një çështjeje që kanë status publik, qofshin ex parte apo të tjera, mund

të përdoren prej publikut në përputhje me Pjesën XII të Direktivës së CMSS-së.

Neni 12 Treguesit e Dosjes së Çështjes

1. Çdo dosje çështjeje përmban treguesin me listën e të gjitha dokumenteve të protokolluara për çështjen përkatëse. Treguesi i dosjes së çështjes shënohet dhe mbahet në JDB. 2. Treguesit e dosjeve të çështjeve mund të jenë publikë me kusht që të jetë redaktuar i gjithë

informacioni konfidencial i përfshirë në to.

PJESA V: LETËRKËMBIMI Neni 13 [i fshirë]

Page 16: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 16

Neni 14

Letërkëmbimet dhe dokumentet në lidhje me to

1. Letrat zyrtare dërguar prej Sekretarisë në lidhje me një çështje nënshkruhen prej Sekretarit, Zëvendëssekretarit ose zyrtarëve të deleguar prej tyre.

2. Kabineti i Shefit të CMSS-së është përgjegjës për dërgimin e dokumenteve zyrtare gjyqësore

përkatëse të protokolluara në përputhje me Nenin 9 të Direktivës së CMSS-së, subjekteve të jashtme. Vërtetimi për Dorëzimin dhe një Notë Verbale me emrin e marrësit dhe titullin e dokumentit dorëzohen së bashku me kopjen e legalizuar të dokumentit të protokolluar prej CMSS-së.

3. Për të gjitha letërkëmbimin në lidhje me një çështje që nuk është dorëzuar për protokollim,

Zyra e Dokumentacionit Gjyqësor e CMSS-së hap dhe administron një dosje të letërkëmbimit. 4. Dosja zyrtare e çështjes nuk përfshin letra që i drejtohen apo që dërgohen drejtpërsëdrejti prej

një gjykatësi, Prokurorit, një avokati të mbrojtjes apo një të Akuzuari të Vetëpërfaqësuar, me përjashtim të rasteve kur dokumente të tilla i dorëzohen për protokollim Zyrës së CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor dhe kur ato protokollohen në dosjen e çështjes. Letërkëmbimi në lidhje me një çështje i cili nuk është pjesë e dosjes zyrtare të çështjes, ruhet veçazi si pjesë e Dokumentacionit Gjyqësor, siç përcaktohet në paragrafin 3 të këtij Neni.

PART VI: REGJISTRI I TË DHËNAVE TË KATALOGUT GJYQËSOR ELEKTRONIK

Neni 15 Regjistri i Të Dhënave të Katalogut Gjyqësor Elektronik

Bazuar në vendimin e seancës plenare, në fuqi prej 1 janarit 2005, JDB-ja përfshin Regjistrin Elektronik të të Dhënave për çdo çështje, siç përcaktohet në Rregullën 36 të Rregullores. Regjistri Elektronik i të Dhënave zëvendësoi Regjistrin e të Dhënave të përpiluara me dorë.

PART VII: ADMINISTRIMI DHE PËRDORIMI I INCIZIMEVE ZANORE DHE FILMIMEVE

Neni 16

Protokollimi, Shumëfishimi dhe Ruajtja e Materialeve

1. Të gjitha provat dhe incizimet zanore e filmimet e proceseve gjyqësore ruhen, pajisen me tregues dhe arkivohen në kasafortat e Sekretarisë.

2. Dhomat dhe palët kanë të drejtë të përdorin materialet e protokolluara në Tribunal apo të

pranuara si prova materiale përmes JDB-së. Në rastet kur materialet nuk mund të përdoren përmes JDB-së, mund t’i paraqitet kërkesë Njësisë së Arkivit Gjyqësor.

Page 17: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 17

3. CMSS-ja gjithashtu duhet të mundësojë përdorimin prej publikut të incizimeve zanore dhe filmimeve në të cilat është redaktuar i gjithë informacioni konfidencial.

4. CMSS-ja merr të gjitha masat e mundshme për të parandaluar prishjen fizike të incizimeve

zanore dhe filmimeve që mund të ndodhë me kalimin e kohës dhe në këshillim me ARMU-në dhe UN ARMS-në, të përpiqet t’i ruajë këto materiale në një formë të qëndrueshme me qëllim ruajtjen e paprekshmërisë fizike të tyre.

5. Mekanizmat praktike për zbatimin e këtij Neni përcaktohen në Udhëzuesin për Sekretarinë. 6. Protokollimi, ruajtja, arkivimi dhe mirëmbajtja e incizimeve zanore dhe filmimeve dhe

materialeve trepërmasore të pranuara si prova materiale, bëhen në përputhje me këtë Nen dhe udhëzimet përkatëse të CMSS-së, ARMU-së dhe UN ARMS-së.

PJESA VIII: KOPJET E LEGALIZUARA

Neni 17 Kopjet e Legalizuara

1. Kopjet e legalizuara të dokumenteve origjinale të një çështjeje lëshuar prej Tribunalit duhet të

mbajnë vulën e Tribunalit dhe nënshkrimin e Sekretarit apo të zyrtarit të deleguar prej tij. Kopjet e legalizuara në përputhje me këtë Nen konsiderohen si kopje e saktë dhe e pandryshuar e origjinalit.

2. Për të bërë legalizimin e dokumenteve origjinale të një çështjeje, Sekretari mund të përdorë

vërtetimet në përputhje me kushtet e përcaktuara në Udhëzuesin për Sekretarinë. Çdo kopje e dokumentit origjinal të çështjes e shoqëruar prej vërtetimit të nënshkruar prej Sekretarit apo përfaqësuesit të deleguar prej tij, konsiderohet si kopje e legalizuar.

PJESA IX: TARIFAT E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS GJYQËSORE

Neni 18 Tarifat e Administrimit dhe Ndihmës Gjyqësore

1. Sekretari mund të përcaktojë dhe të ligjësojë tarifa apo kushte të arsyeshme për shërbimet e

CMSS-së përfshirë, midis të tjerash, legalizimin e kopjeve të aktgjykimeve, urdhrave, procesverbaleve, transkripteve, dokumenteve zyrtare, apo pjesëve të nxjerra prej JDB-së, apo kopjet e incizimeve zanore dhe filmimeve që nuk janë konfidenciale. Pas përcaktimit të këtyre tarifave, lista dhe përshkrimi i tyre mund të merret me paraqitjen e kërkesës në CMSS.1

2. Në bazë të një kërkese me shkrim që i bëhet Sekretarit, marrësit e këtyre shërbimeve mund të

lirohen prej pagesave kur tregojnë arsye bindëse.

1 Lista e Tarifave i bashkëngjitet Direktivës së CMSS-së si Shtojca I.

Page 18: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 18

PJESA X: HAPJA DHE CAKTIMI I ÇËSHTJEVE

Neni 19 Hapja e Çështjes

1. CMSS-ja hap dosje të re të çështjes pasi të ketë marrë:

a. kërkesë për transferim kompetence bazuar në Rregullën 9 të Rregullores; b. aktakuzë dorëzuar në përputhje me Rregullën 47 të Rregullores; c. urdhër për rigjykim lëshuar nga Dhoma e Apelit sipas paragrafit (c) të Rregullës 117 të

Rregullores; ose d. aktakuzë dorëzuar në përputhje me Rregullën 77 të Rregullores.2

2. Kur CMSS-ja merr kërkesë që nuk ka të bëjë me ndonjë çështje të mëparshme, dokumentet në lidhje me të përfshihen në një dosje me titull “të ndryshme”.

3. Për çdo çështje hapet dhe mbahet vetëm një dosje, pa marrë parasysh numrin e të akuzuarve të

bashkuar në një aktakuzë të vetme. Në qoftë se një Dhomë urdhëron gjykime të veçuara për çdo të akuzuar të përmendur në aktakuzë, Sekretari udhëzon CMSS-në që të bëjë ndarjen e dosjes fillestare të çështjes dhe të caktojë numrat e rinj për çështjet. Dosja e çështjes, qoftë ajo publike apo konfidenciale, mund të përfshijë disa skedarë. Skedarët numërtohen në mënyrë të njëpasnjëshme.

4. Në caktimin e numrit të çështjes përdoren simbolet e mëposhtme3:

Numri i referencës i çështjes (p.sh. IT-06-33):

IT = Tribunali Ndërkombëtar;

06 = Viti i protokollimit të çështjes në Tribunal; dhe

33 = Numri rendor i çështjes. Numri i referencës që tregon ndarjen e të akuzuarve (p.sh. IT-06-33/1): 33/1 = në rast të veçimit të një të akuzuari nga të akuzuar të tjerë të përfshirë në

të njëjtën aktakuzë; Shkronjat që tregojnë fazën e procedurës (p.sh. IT-06-33-PT):

I = Aktakuza/hetimi: Prej dorëzimit të Aktakuzës, sipas Rregullës 47 të

Rregullores, e deri në paraqitjen e parë të të akuzuarit në gjyq, sipas

Rregullës 62 të Rregullores, apo ndonjë paraqitjeje tjetër në gjyq deri në

momentin kur i akuzuari vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose 2 Me anë të një vendimi bazuar në Rregullën 48 të Rregullores caktohet numri i ri i çështjes por nuk hapet dosje e re e Çështjes siç përcaktohet në Direktivën e CMSS-së. 3 Mbani parasysh se lista nuk është e plotë, mund të hasen ndryshime. Ju lutemi kontaktoni CMSS-së për sqarime të mëtejshme.

Page 19: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 19

pafajësinë e tij bazuar në pikën (iii) të paragrafit (A) të Rregullës 62, ose

kur Dhoma Gjyqësore apo Gjykatësi bën vetëdeklarimin e pafajësisë për

të Akuzuarin në përputhje me pikën (iv) të paragrafit (A) të Rregullës

62;

D = Transferimi i Kompetencës për Gjykim: Prej dorëzimit të kërkesës

për transferimin e kompetencës për gjykim e deri në vendimin në lidhje

me të sipas Rregullës 9 të Rregullores;

PT = Faza paragjyqësore: Prej ditës kur i Akuzuari vetëdeklarohet në lidhje

me fajësinë ose pafajësinë sipas pikës (iii) të paragrafit (A) të Rregullës

62) ose pikës (iv) të paragrafit (A) të Rregullës 62 e deri në seancën e

parë gjyqësore ( deklarata hyrëse). Në çështje me më shumë të Akuzuar,

kur një prej të Akuzuarve nuk është vetëdeklaruar në lidhje me fajësinë

ose pafajësinë sipas pikës (iii) të paragrafit (A) të Rregullës 62, ose

Dhoma Gjyqësore nuk ka bërë deklarimin e pafajësisë në emër të të

Akuzuarit në përputhje me pikën (iv) të paragrafit (A) të Rregullës 62),

dokumenti në lidhje me të Akuzuarin në fjalë regjistrohet me shkronjën

“I”, kurse dokumenti në lidhje me të Akuzuarit e tjerë që janë deklaruar

në lidhje me fajësinë shënohet me shkronjat “PT”;

T = Procesi Gjyqësor: Nga dita e parë e gjykimit deri në daljen e

aktgjykimit;

Bis-PT = Rigjykimet e urdhëruara nga Dhoma e Apelit në përputhje me paragrafin

(C) të Rregullës 117, nga dokumenti i parë në lidhje me rigjykimin

protokolluar në dosjen e çështjes e deri në seancën e parë të rigjykimit;

Bis-T Rigjykimet e urdhëruara nga Dhoma e Apelit në përputhje me paragrafin

(C) të Rregullës 117, prej seancës së parë të rigjykimit e deri në daljen e

aktgjykimit;

A = Apeli: Nga njoftimi i parë për apel bazuar në Rregullën 108 e deri në

Aktgjykimin e Apelit bazuar në Rregullën 117;

R = Rishikimi: Procedura e rishikimit: nga kërkesa për rishikim bazuar në

Rregullën 119 e deri në vendimin në lidhje me rishikimin apo

aktgjykimin e mëtejshëm bazuar në Rregullën 120;

Page 20: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 20

S = Përcaktimi i dënimit: Procedura pas vendimit për miratimin e

mocionit për marrëveshje për pranimin e fajësisë bazuar në Rregullën 62

bis;

ES = Zbatimi i dënimit: Procedura në lidhje me zbatimin e dënimit nga data

e aktgjykimit përfundimtar;

Misc = Të ndryshme: Për procedura të ndryshme;

IT-05-88-Misc. = Të ndryshme me numrin e çështjes: nga data e shqiptimit të vendimit e

deri në afatin për dorëzimin e njoftimit për apel;

IT-05-88-Misc.1= Të ndryshme me numrin e çështjes: numri tregon renditjen kronologjike

të dorëzimeve të ndryshme.

Shkronjat dhe numrat që tregojnë fazën e procedurës duke iu referuar Rregullores me anë të numrit të Rregullës (p.sh. IT-06-33-R77): R61 = Procedura në rast të moszbatimit të fletarrestimit bazuar në Rregullën

61;

R75H = Procedura për kërkesa mbi shfuqizimin, ndryshimin ose zgjerimin e

masave mbrojtëse sipas Rregullës 75H;

R77 = Procedimi Penal për Shpërfilljes sipas Rregullës 77;

AR11bis = Apelim i vendimit për transferimin e kompetencës për gjykim sipas

Rregullës 11 bis të Rregullores;

AR54bis = Apelim i Ndërkohshëm i një urdhri të Dhomës Gjyqësore sipas

Rregullës 54bis të Rregullores;

AR72 = Apelim i ndërkohshëm i një vendimi të Dhomës Gjyqësore në lidhje me

mocione paraprake në përputhje me Rregullën 72;

AR73 = Apelim i ndërkohshëm i një vendimi të Dhomës Gjyqësore në lidhje me

mocione të tjera, veç mocioneve paraprake, në përputhje me Rregullën

73;

AR65 = Apelim i ndërkohshëm i një vendimi të Dhomës Gjyqësore në lidhje me

lirim të përkohshëm sipas Rregullës 65;

AR77 = Apelim i ndërkohshëm i një vendimi të Dhomës Gjyqësore në lidhje me

procedim për shpërfillje sipas Rregullës 77; dhe

Page 21: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 21

AR108bis = Apelim i ndërkohshëm i një vendimi të Dhomës Gjyqësore bazuar në

Rregullën 108 bis në lidhje me Kërkesën për Rishikim paraqitur prej të

një Shteti.

Numri që tregon renditjen kronologjike të apeleve të ndërkohshme të dorëzuara bazuar në të njëjtën Rregull, (p.sh. IT-06-33-R73.1): AR73.1 = idem, por në rast të dorëzimit të më shumë apeleve të ndërkohshme

bazuar në të njëjtën Rregull, numri përcakton renditjen kronologjike të

dorëzimeve, pavarësisht se cila palë e ka dorëzuar apelin;

Neni 20 Caktimi i Çështjeve

Me anë të një urdhri, Kryetari i Tribunalit i cakton çështjen e re apo i ricakton një çështje në procedim, një gjykatësi apo një Dhome. CMSS-ja e protokollon urdhrin për caktimin apo ricaktimin e çështjes dhe merr masa të tjera të nevojshme të kërkuara. Pyetjet në lidhje me çështjen i kalohen Gjykatësit apo Dhomës së Caktuar në përputhje me Urdhrin e Kryetarit të Tribunalit. Pyetjet në lidhje me një çështje që nuk i është caktuar një gjykatësi apo Dhome, i kalohen Gjykatësit Kujdestar në përputhje me Rregullën 28 të Rregullores.

PJESA XI: DHËNIA E DOKUMENTEVE

Neni 21 Parimet e Përgjithshme

1. Çdo subjekt me të drejtë paraqitjeje në Tribunal, në bazë të Rregullores, i dorëzon Zyrës së CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor, dokumente për t’u përfshirë në dosjen e çështjes (siç u përcaktua në Nenin 10 të Direktivës së CMSS-së).

2. Zyra e CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor bën shqyrtimin e dokumenteve të dorëzuara për përfshirje në dosjen e çështjes, për të përcaktuar nëse janë në përputhje me Nenin 9 bis të Direktivës së CMSS-së dhe Rregullën 3 të Rregullores. Kur dokumentet pranohen për protokollim, Zyra për Dokumentacionin Gjyqësor organizon përkthimin (sipas kërkesës), protokollimin, dokumentimin dhe shpërndarjen e dokumenteve në përputhje me udhëzimet e Dhomës që ka në ngarkim çështjen.

3. Dokumenti që nuk i plotëson kushtet e Nenit 9 bis ose Rregullës 3 të Rregullores, i kthehet dorëzuesit me qëllim plotësimin e kushteve.

4. Direktiva e CMSS-së zbatohet mutatis mutandis në lidhje me dokumente të dorëzuara për protokollim në dokumentacionin e çështjes nga një palë apo subjekt tjetër i jashtëm.

Page 22: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 22

Neni 22 [i fshirë]

Neni 23

Protokollimi i dokumenteve në Gjykatë 1. Dokumentet në lidhje me një çështje që dorëzohen për protokollim, i kalohen Zyrës së CMSS-

së për Dokumentacionin Gjyqësor në formë elektronike sa herë që është e mundur Në raste të jashtëzakonshme, dokumentet në lidhje me një çështje të dorëzuara për protokollim, mund të dorëzohen edhe në formë të shtypur me anë të faksit, dorazi apo me postë. Zyra e CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor bën skanimin e dokumenteve të dorëzuara në formë të shtypur apo me faks dhe më pas versioni elektronik i tyre konsiderohet version zyrtar i dokumenteve të dorëzuara për protokollim.

2. Sekretaria, Dhomat dhe Palët, në raste të veçanta gjatë dorëzimit të dokumentacionit të

ndjeshëm, në përputhje me procedurën e përcaktuar në “Udhëzimet e Brendshme të Sekretarisë-CMSS-së për Protokollimet Delikate” të datës 12 gusht 2008” dhe ndryshimet (Udhëzime për Protokollime Delikate), mund t’i kërkojnë CMSS-së të devijojë nga procedura e rregullt e protokollimit dhe shpërndarjes së dokumentacionit e përcaktuar në Direktivën e CMSS-së. Në rast të miratimit të një kërkese të tillë, Zyra për Dokumentacionin Gjyqësor vepron në përputhje me Udhëzimet për Protokollime Delikate.

3. Të gjitha dokumentet e një çështjeje të dorëzuara për protokollim, Zyra e CMSS-së për

Dokumentacionin Gjyqësor duhet t’i protokollojë në përputhje me Nenin 10 të Direktivës së CMSS-së.

4. Pavarësisht datës që mban dokumenti apo datës kur është marrë, data zyrtare e protokollimit

është data kur Zyra e Dokumentacionit Gjyqësor bën protokollimin e dokumentit në dosjen e çështjes.

Neni 24

Protokollimet Elektronike

Të gjitha dokumentet e dorëzuara në formë elektronike për protokollim, duhet të përmbushin standardet teknike të përcaktuara në Memorandumin me titull “Udhëzime për Protokollime Elektronike” të Shefit të CMSS-së lëshuar më 15 qershor 2007, me ndryshimet dhe plotësimet përkatëse.

Neni 24 bis

Shpërndarja e Dokumenteve të Protokolluara 1. CMSS-ja u shpërndan Dhomave dhe palëve përkatëse si edhe marrësve të tjerë të caktuar në

formë elektronike, kopje të të gjitha dokumenteve të protokolluara duke i respektuar të gjitha kufizimet në lidhje me dokumentet e klasifikuara konfidenciale, pjesërisht konfidenciale dhe/ose ex parte, me përjashtim të rasteve të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij Neni. Kur bën njoftimin për marrësit e caktuar të dokumentit të protokolluar, CMSS-ja, midis të tjerash, jep të dhënat e mëposhtme në lidhje me dokumentin, të cilat përfshihen në JDB:

Page 23: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 23

a. numrin e çështjes; b. datën e shpërndarjes; c. datën e protokollimit; d. datën e marrjes; e. titullin e dokumentit të protokolluar; dhe f. statusin e dokumentit, respektivisht nëse është publik, konfidencial, apo ex parte.

2. Në raste kur dokumentet e protokolluara nuk mund të shpërndahen në formë elektronike, ato dorëzohen me postë, kyçen në dollapin e mbrojtjes, dorëzohen me faks apo dorazi së bashku me njoftimin për dorëzimin e dokumentit.

Neni 25

Orari i Punës i Zyrës së CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor

1. Zyra e CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor punon prej 9:00 deri më 16:00, prej të hënës deri të premten, me përjashtim të ditëve zyrtare të pushimit të Tribunalit. Gjithsesi sistemi për protokollimin elektronik të dokumenteve është në dispozicion 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

2. Përdorimi i sistemit për protokollimin elektronik nuk ndikon në paragrafin (B) të Rregullës 126

të Rregullores. 3. Dokumentet e çështjeve të dorëzuara për protokollim dhe të cilat u nënshtrohen afateve të

përcaktuara në Rregullore, në Udhëzimet Përkatëse, apo të dala prej urdhrave apo vendimeve të Dhomave, gjykatësve apo Kryetarit, konsiderohen të dorëzuara brenda afatit vetëm nëse Zyra e CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor i merr në formë elektronike para mesnatës së ditës në fjalë, në përputhje me zonën kohore brenda së cilës ndodhet Tribunali. Dorëzuesi i një dokumenti të një çështjeje që është nën detyrimin e një afati, duhet të përmendë datën e afatit.

4. Me përjashtim të rasteve kur Dhoma urdhëron ndryshe, afati për paraqitjen e përgjigjeve apo

kundërpërgjigjeve ndaj parashtrimeve që u nënshtrohen afateve të cilat merren jashtë orarit të punës dhe për pasojë shpërndarja e tyre nuk mund të kryhet para ditës së nesërme të punës, llogaritet nga dita e shpërndarjes dhe jo nga koha kur Zyra e Dokumentacionit Gjyqësorë ka bërë protokollimin e dorëzimit.4

5. Dokumentet në formë elektronike të një çështjeje të dorëzuara për protokollim, regjistrohen të

marra në datën dhe kohën kur janë kaluar dhe dokumentuar nëpërmjet sistemit të postës elektronike të Zyrës së CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor.

6. Dokumentet e një çështjeje të dorëzuara për protokollim brenda orarit të punës, protokollohen

dhe procedohen ditën kur i paraqiten Zyrës së CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor. Dokumentet e një çështjeje të dorëzuara për protokollim dhe të marra pas orës 16:00, protokollohen dhe procedohen ditën e nesërme të punës.

4 Për shembull, kur Zyra e Dokumentacionit Gjyqësor merr dorëzimin në formë elektronike të premten në ora 23.59 sipas kohës së Tribunalit, shpërndarja bëhet të hënën e cila është edhe dita kur fillon llogaritja e afatit për dorëzimin e përgjigjes.

Page 24: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 24

7. Dokumentet e një çështjeje të dorëzuara për protokollim pas orarit të punës, ditën e fundit të javës apo pas orarit të punës ditën e fundit para fillimit të pushimit zyrtar të Tribunalit, shpërndahen gjatë ditës së parë të ardhshme të punës.

Neni 26

Protokollimet Jashtë Afateve

Me përjashtim të rasteve kur Dhoma urdhëron ndryshe, CMSS-ja pranon dhe protokollon dokumentet e një çështjeje të dorëzuara për protokollim në Zyrën e Dokumentacionit Gjyqësor pas afatit dhe më pas Dhoma vendos përfundimisht nëse dokumenti do të merret në shqyrtim.

Neni 27

Masat Urgjente

1. Dhoma ose pala që gjatë orarit të punës dorëzon një dokument për protokollim në dosjen e çështjes që kërkon shqyrtim të menjëhershëm prej një Gjykatësi apo Dhome, duhet të veprojë si në vijim:

a. në qoftë se dorëzon dokument të shtypur, ta dorëzojë atë personalisht tek Zyra e

Dokumentacionit Gjyqësor të CMSS-së dhe të shpjegojë rrethanat e dorëzimit me shkrim ose gojarisht; ose

b. në qoftë se bën dorëzim në formë elektronike, të kontaktojë Zyrën e Dokumentacionit Gjyqësor të CMSS-së dhe t’i shpjegojë rrethanat e dorëzimit në kohën kur dokumenti dërgohet për protokollim.

2. Dhoma ose pala që dorëzon një dokument bazuar në paragrafin 1 të këtij Neni duhet të

kontaktojë Shefin e CMSS-së, në rast se ai është në dispozicion, ose në mungesë të tij të kontaktojë Zëvendësshefin apo Koordinatorin për Çështje Juridike dhe t’u shpjegojë rrethanat e dorëzimit të dokumentit. Pas këshillimeve, Shefi ose përfaqësuesi i tij informon Zyrën e Dokumentacionit Gjyqësor të CMSS-së, e cila më pas bën protokollimin dhe procedimin urgjent të dokumentit të dorëzuar.

3. Për çështjet që mbulohen prej pikës (i) të paragrafit (D) të Rregullës 28, jashtë orarit të punës,

Dhoma ose Pala duhet të kontaktojë Zyrtarin Kujdestar të Sekretarisë.

Neni 28 Identifikimi i statusit dhe rishikimi i dokumenteve të një çështjeje

të dorëzuara për protokollim

1. Zyra e CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor bën rishikim përmbledhës të të gjitha dokumenteve të dorëzuara për protokollim, për të verifikuar nëse dokumentet janë dorëzuar në përputhje me dispozitat e Nenit 9 bis të Direktivës së CMSS-së dhe Rregullën 3 të Rregullores, dhe për përcaktimin e saktë të çështjes. Rishikimi nuk nënkupton analizën e përmbajtjes së dokumentit për të përcaktuar nëse dokumenti përmban informacion (pjesërisht) konfidencial dhe/ose ex parte. Klasifikimi i dokumenteve në lidhje me një çështje si dokumente publike, konfidenciale apo ex parte, është detyrë vetëm e Palës ose Dhomës që bën dorëzimin.

Page 25: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 25

2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij Neni, në rast se CMSS-ja nuk është e sigurtë nëse një dokument i dorëzuar si dokument publik duhet të përdoret prej publikut, ajo mund të shtyjë përkohësisht përdorimin publik të dokumentit. Zyra e CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor vë në dijeni Gjykatësin apo Dhomën në lidhje me këtë çështje me qëllim marrjen sa më të shpejtë të vendimit sipas paragrafit (A) të Rregullës 53 të Rregullores.

3. Palët dhe Dhomat kanë për detyrë të identifikojnë dhe dorëzojnë si konfidenciale të gjitha

dokumentet që përmbajnë informacion: (i) konfidencial apo (ii) i cili në mënyrë të arsyeshme mund të përcaktohet si informacion për përdorim të kufizuar prej publikut me qëllim mbrojtjen e dëshmitarëve; kufizimin e nxjerrjes apo që ndryshe pengon zbatimin e efektshëm të drejtësisë. Palët, Dhomat, Gjykatësit dhe Kryetari kanë gjithashtu për detyrë të identifikojnë dokumentet të cilat nuk duhet t’i jepen njërës prej Palëve të cilat duhet të shënohen si dokumente ‘ex parte’.

4. Palët dhe Dhomat u referohen punonjësve të Tribunalit nëpërmjet emërtimeve të funksioneve

të tyre zyrtare dhe nuk kanë të drejtë të bëjnë publike të dhënat personale të punonjësve të Tribunalit, ndër të tjera, emrin, numrin e telefonit, adresën elektronike, adresën e shtëpisë dhe numrin e pasaportës.

5. Me përjashtim të rasteve kur Dhoma apo Gjykatësi urdhërojnë ndryshe, palët nuk duhet t’i

dorëzojnë CMSS-së si publike, dokumente që përmbajnë informacion konfidencial.

6. Dokumentet e një çështjeje të paraqitura për protokollim duhet të pasqyrojë statusin e dokumentit. Dokumentet që përmbajnë informacion (pjesërisht) konfidencial apo ex parte identifikohen me treguesin “(PJESËRISHT) KONFIDENCIAL” dhe/ose “(PJESËRISHT) KONFIDENCIAL DHE EX PARTE” shkruar me shkronja të mëdha në ballinë mbi titullin e dokumentit. Dokumentet e një çështjeje të paraqitura për protokollim, pa kufizimin për përdorim prej publikut, identifikohen me treguesin “PUBLIK” të shkruar me shkronja të mëdha në ballinë mbi titullin e dokumentit. Në ballinë figurojnë palët të cilave u shpërndahet dokumenti.

7. Palët, Dhomat, Gjykatësit dhe Kryetari ruajnë të drejtën për dorëzimin e dy versioneve,

versionin konfidencial dhe atë publik të redaktuar, të dokumenteve të një çështjeje të paraqitura për protokollim. Versioni publik i redaktuar identifikohet me treguesin “VERSION PUBLIK I REDAKTUAR” shkruar me shkronja të mëdha në ballinë mbi titullin e dokumentit. Pala dorëzuese e versionit publik të redaktuar ka për detyrë të heqë nga dokumenti të gjithë informacionin konfidencial dhe të zëvendësojë me fjalën “REDAKTUAR” në kllapa katrore.5

8. Statusi i dorëzimit mund të ndryshohet me anë të një urdhri apo vendimi të Dhomës,

Gjykatësit apo Kryetarit. Pala dorëzuese mund të ndryshojë statusin e dorëzimit të vet me anë të një njoftimi publik të cilin e dorëzon për protokollim. Pas protokollimit të urdhrit, vendimit apo njoftimit në dosjen e çështjes, Zyra e CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor bën ndryshimin përkatës të statusit të dorëzimit.

Neni 28 bis

5 Vendim Konfidencial i Dhomës së Apelit në çështjen Martiq, IT-95-11-A : “Urdhëroj Apeluesin të bëjë redaktimet e nevojshme duke zëvendësuar të gjitha të dhënat konfidenciale me fjalën “redaktuar” në versionin elektronik dhe atë të shtypur të Dosjes Publike të korrigjuar të Apelit , si dhe në të gjitha dorëzimet elektronike.”

Page 26: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 26

Dokumentet e Një Çështjeje të Paraqitura për Protokollim nga një Shtet apo Subjekt tjetër i Jashtëm

Në raste kur një shtet ose subjekt tjetër i jashtëm dorëzon një dokument për protokollim pa bërë të ditur nëse dokumenti duhet të protokollohet si publik, konfidencial dhe/ose ex parte, Sekretari i Çështjes përkatëse kontakton misionin diplomatik të shtetit në fjalë apo subjektin e jashtëm për të konfirmuar statusin e dokumentit të dorëzuar. Në rast se bëhet fjalë për dokument me afat urgjent dorëzimi, dhe informacioni në lidhje me statusin e dokumentit nuk mund të merret brenda një afati të arsyeshëm, Sekretari i Çështjes e protokollon si dokument konfidencial në pritje të zgjidhjes së statusit përfundimtar të dokumentit, me përjashtim të rasteve kur Gjykatësi apo Dhoma urdhërojnë protokollimin e dokumentit si dokument publik. Zyra e CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor e konfirmon statusin e dokumentit nëpërmjet vendosjes së vulës.

PJESA XII: PËRDORIMI PREJ PUBLIKUT I DOKUMENTACIONIT GJYQËSOR TË TRIBUNALIT

Neni 29 [i fshirë]

Neni 30

Përdorimi prej Publikut i Dokumentacionit Gjyqësor të Tribunalit

1. CMSS-ja mundëson përdorim prej publikut të të gjitha dokumenteve publike në lidhje me proceset gjyqësore. Përdorimi është falas, në përputhje me dispozitat e Nenit 18 të Direktivës së CMSS-së. Për përdorimin prej publikut të provave publike të marra gjatë një procesi ende të papërfunduar, vendos Dhoma.

2. Në varësi të Rregullave 53, 75, 79 dhe 81 të Rregullores, CMSS-ja ofron përdorim të arsyeshëm

prej publikut brenda orarit të rregullt të punës si dhe përdorim përmes internetit në çdo kohë përmes faqes së Tribunalit të dokumenteve në vijim:

a. të gjitha dokumentet në lidhje me një çështje të protokolluara në dosjen e çështjes prej

Zyrës së CMSS-së për Dokumentacionin Gjyqësor si dokumente publike; b. transkriptet publike të seancave të mbajtura, jo më vonë se gjashtë ditë pune pas

mbajtjes së seancës; dhe c. prova publike të paraqitura gjatë procesit dhe të shpallura të pranueshme prej Dhomës

Gjyqësore në seancë publike, në përputhje me miratimin e Dhomës përkatëse.

3. Materiali në vijim konsiderohet rreptësisht konfidencial dhe nuk mund të bëhet publik pa urdhër me shkrim të një Gjykatësi ose Dhome:

a. materialet apo dokumentet në lidhje me seanca të mbajtura në përputhje me paragrafin

(B) të Rregullën 75 të Rregullores; b. materialet apo dokumentet për të cilat është urdhëruar mosnxjerrje në përputhje me

Rregullën 53 të Rregullores;

Page 27: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 27

c. materiali përcjellës i aktakuzës në përputhje me Rregullën 47 të Rregullores, i cili nuk mund të bëhet publik as kur bëhet publike aktakuza e as kur [materiali] i jepet të akuzuarit;

d. të gjitha deklaratat konfidenciale me shkrim të dëshmitarëve që përdoren në lidhje me seancat e mbajtura bazuar në Rregullën 61 të Rregullores, madje edhe kur Dhoma Gjyqësore mbështetet në dokumente të tilla për të marrë një vendim;

e. materiale apo dokumente që përmbajnë të dhëna personale të punonjësve të Tribunalit (private dhe profesionale) si për shembull numrin e tyre të telefonit, adresën elektronike, adresën e shtëpisë dhe numrin e pasaportës; dhe

f. materialet bazuar në Rregullën 70, të cilat janë konfidenciale apo të cilat paraqiten në seancë të mbyllur ose private.

PJESA XIII: PLANIFIKIMI KOHOR I VEPRIMTARIVE GJYQËSORE

Neni 31 Kalendari

1. CMSS-ja ka për detyrë të mbajë kalendar të aktualizuar të të gjitha seancave të planifikuara të

Tribunalit, përfshirë konferencat paragjyqësore dhe konferencat bazuar në Rregullën 65 ter, si dhe të njoftojë për kalendarin Palët, Dhomat dhe palëve të tjera pjesëmarrëse (për shembull Sekretaria, CLSS-ja, Sigurimi, etj.).

2. Një kopje e kalendarit të seancave të planifikuara botohet në faqen e Tribunalit dhe u dërgohet

palëve dhe personelit përkatës. Kalendari i gjykatës aktualizohet sipas kërkesave.

Neni 32 Planifikimi Kohor

1. Në këshillim me Kolegjiumin, Dhomën apo përfaqësuesin e autorizuar të Dhomës, CMSS-ja

cakton datën, kohën dhe vendin e seancës për çdo çështje gjyqësore të Tribunalit. 2. Me kërkesë të Kolegjiumit, Dhomës, Gjykatësit apo përfaqësuesit të autorizuar të Dhomës,

CMSS-ja mund të ndryshojë datën, kohën dhe vendin e seancave të planifikuara më herët, në përputhje me paragrafin e mësipërm 1.

Neni 33

Mbledhja në lidhje me Administrimin Gjyqësor

CMSS-ja mund të caktojë mbledhje para fillimit të një procesi gjyqësor dhe t’i ftojë palët dhe Dhomat për të diskutuar me ta në lidhje me funksionimin e sallës gjyqësore dhe çështje të tjera praktike në lidhje me procesin dhe ecurinë e gjykimit.

Neni 34 [i fshirë]

Neni 35

[i fshirë]

Page 28: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 28

Neni 36

Moszbatimi i Urdhrit

Pasi vihet në dijeni për moszbatimin e një urdhri të Kryetarit apo të një Gjykatësi ose Dhome, Sekretari informon Kryetarin, Gjykatësin apo Dhomën e caktuar për një çështje për moszbatimin e urdhrit në fjalë.

PART XIV: SEANCAT

Neni 37 Administrimi i Seancave

1. CMSS-ja është përgjegjëse për kryerjen e të gjitha përgatitjeve të nevojshme për seancat paragjyqësore, gjyqësore dhe konferencat që mbahen në selinë e Tribunalit.

2. Në bashkëpunim me Dhomën, Gjykatësin apo Palët, CMSS-ja kryen të gjitha përgatitjet e nevojshme për seancat dhe konferencat që mbahen jashtë selisë së Tribunalit, si për shembull, seancat me anë të videolidhjes dhe vizitat e vendeve të ngjarjes.

3. CMSS është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve ndihmëse gjyqësore të nevojshme gjatë të gjitha seancave dhe konferencave publike, private apo të mbyllura.

Neni 37 bis

Parimet e Përgjithshme për Sistemin e Dokumentacionit Gjyqësor Elektronik

1. Sistemi i Dokumentacionit Gjyqësor Elektronik është sistemi ku ruhen dokumentet në format

elektronik dhe i cili u mundëson palëve të procesit që gjatë seancave të paraqesin dokumentet e

tyre në format elektronik.

2. CMSS-ja është përgjegjëse për funksionimin e përgjithshëm të Sistemit të Dokumentacionit

Gjyqësor Elektronik në përputhje me standardet dhe kushtet e përcaktuara në “ Udhëzimin e Përkohshëm në lidhje me Zbatimin e Sistemit të Dokumentacionit Gjyqësor Elektronik,

IT/239 Rev. 1;” (“Direktiva eGjyqësore ”).

Neni 38

Sekretari i Çështjes

1. Sekretari i Çështjes e përfaqëson Sekretarin e Tribunalit në çdo proces gjyqësor dhe është i pranishëm për të ndihmuar administrimin gjyqësor dhe punën e gjykatës si dhe për të mundësuar çdo lloj ndihme në kuadër të funksioneve të Sekretarisë.

2. Me kërkesë të Dhomave, Sekretari i Çështjes mund të marrë pjesë në çdo mbledhje që mbahet

bazuar në Rregullën 65 ter.

Page 29: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 29

3. Me përfundimin e një procesi, Sekretari i Çështjes i caktuar në një çështje protokollon versionet

përfundimtare të provave materiale konfidenciale dhe publike, dhe listat e dëshmitarëve. 4. Pas dorëzimit të njoftimit për apel në një çështje bazuar në Rregullën 108, Sekretari i Çështjes i

caktuar në një çështje protokollon Vërtetimin e Dokumentacionit Gjyqësor në përputhje me Rregullën 109 të Rregullores.

5. Përgjegjësitë e tjera të Sekretarit të Çështjes përfshijnë: publikimin dhe administrimin e

dokumenteve në Sistemin e Dokumentacionit Gjyqësor Elektronik gjatë procesit gjyqësor; përfshirjen e informacioneve përkatëse në NEMS; përpilimin e procesverbaleve të seancave dhe mbledhjeve plenare kur kërkohet bazuar në Rregullën 35 të Rregullores; të sigurojë se dokumentet dhe materialet e tjera të pranuara nga Dhoma Gjyqësore si prova janë protokolluar, ruajtur dhe mirëmbajtur si duhet; të miratojë dokumentet e protokolluara në kuadër të NEF-së; të ndihmojë zbatimin e Rregullave 71, 81 bis6 dhe 92 bis (b)7 të Rregullores dhe të kryejë detyra të tjera të përcaktuara në planin e punës të Sekretarit të Çështjes.

Neni 39

Provat materiale 1. Materiali i paraqitur si provë materiale evidentohet si i tillë vetëm pas pranimit të tij prej

Dhomës Gjyqësore. 2. Gjatë administrimit të provave materiale, Sekretari i Çështjes siguron që: a. Palët të bëjnë dorëzimin e provave materiale në përputhje me “Direktivën eGjyqësore”; b. të gjitha provat materiale të paraqitura dhe pranuara gjatë proceseve të përditshme

gjyqësore të përfshihen në Sistemin e Dokumentacionit Gjyqësor Elektronik, në Katalogun Gjyqësor Elektronik, në Arkivin Gjyqësor dhe kur kërkohet, të jenë nën mbikëqyrjen fizike të CMSS-së; dhe

c. listat e të gjitha provave materiale të pranuara gjatë proceseve gjyqësore të aktualizohen

në Sistemin e Dokumentacionit Gjyqësor Elektronik dhe versionet publike dhe konfidenciale të listave të provave materiale të protokollohen në dosjen e çështjes.

Neni 40

Listat e Dëshmitarëve

Sekretari i Çështjes mban dhe aktualizon listat publike dhe konfidenciale të të gjithë dëshmitarëve të thirrur për të dëshmuar nga Dhoma dhe palët. Listat përfundimtare zyrtare evidentohen në dosjen e çështjes në përputhje me Nenin 10 të Direktivës së CMSS-së.

Neni 41

6 Në përputhje me: “Udhëzimet e Sekretarisë në lidhje me Vizitat në Vendngjarjet”, me datës22 mars 2010. 7 Në përputhje me IT/192 “Udhëzime në lidhje me Procedurën e Zbatimit të Rregullës 92bis (b) të Rregullores”, me datë 20 korrik 2001.

Page 30: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 30

[i fshirë]

Neni 41 bis Sistemi i ri elektronik i procesverbaleve (NEMS)

NEMS-i mund të përdoret për përpilimin e raporteve të ndryshme, si për shembull: raporte për

dëshmitarët, të dhëna nga procesverbali i dhënies së dëshmisë dhe procesverbale të Sekretarisë në lidhje me proceset gjyqësore.

PJESA XV: SEANCAT JASHTË SELISË SË TRIBUNALIT APO NË FORMË ELEKTRONIKE

Neni 42 Mbledhjet jashtë Selisë së Tribunalit

Nëse merr miratimin bazuar në Rregullën 4 të Rregullores, Dhoma mund të vendosë të mbajë seancë në një vend jashtë selisë së Tribunalit. Në përputhje me Nenin 37 (2) të Direktivës së CMSS-së, CMSS-ja kryen të gjitha përgatitjet e nevojshme për seanca të tilla. Kur Dhoma merr

miratimin për ndërrimin e vendit të seancës në përputhje me Rregullën 4 të Rregullores, përgatitjet bëhen në përputhje me Udhëzimet për Sekretarinë.

Neni 43 Deponimi dhe Dhënia e Dëshmisë me anë të Videolidhjes

1. Dhoma Gjyqësore mund të urdhërojë dëgjimin e një dëshmitari përmes deponimit apo

videolidhjes bazuar në Rregullat 71 dhe 81 bis. CMSS-ja i kryen të gjitha përgatitjet e nevojshme për seanca të tilla.

3. Me autorizimin e Sekretarit të Tribunalit, Shefi apo Zëvendësshefi i CMSS-së cakton Sekretarin

e Çështjes që do ta përfaqësojë Sekretarinë në seanca të tilla.

Page 31: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 31

SHTOJCA E IT/121/ REV.2

Page 32: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 32

Lista e Tarifave – Kërkesa për Ndihmë

Koha për faqe (në minuta) Transkript Provë materiale Gjetja/ Kërkimi 0.04 0.84 Konvertimi në format pdf 0.21 0.21 Vulosja 0.01 0.01 Gjithsej minuta për faqe 0.26 1.06

Shpenzime për Fuqinë Punëtore (€) Rroga për orë Rroga për minutë Niveli profesional 38.16 0.64 Niveli i shërbimeve të përgjithshme 23.76 0.40 Shpenzimet për Dokumentet: 1 faqe (€) Transkript Provë materiale Niveli profesional Shpenzimet për faqe 0.17 0.68 Niveli i shërbimeve të përgjithshme Shpenzimet për faqe 0.10 0.42 CD (për copë) 0.42 0.42 Shpenzimet në lidhje me Kërkesat për incizime zanore dhe filmime (€) Profesional Shërbimet e Përgjithshme Fuqia punëtore për minutë 0.64 0.40 DVD (për copë) 0.47 0.47 CD (për copë) 0.42 0.42 Kërkesat për Materiale të Shtypura: shpenzime shtesë (€) Sasia Çmimi Libralidhës me Kapak të Fortë 1 0.81 Letër për faqe 0.005 Etiketa për kuti 1 0.33 Etiketa për Libralidhësin 1 0.17 Kutia prej kartoni pa acid 1 0.83 Bojë shtypi për printer për faqe 0.02 Shpenzime shtesë Shpenzimet e dërgesës postare përcaktohen në bazë të sasisë së porosisë 13% e kostos së përgjithshme

Page 33: DIREKTIVË PËR SEKSIONIN E ADMINISTRIMIT DHE NDIHMËS (IT ... Library/Miscellaneous/it121_rev.2_alb.pdf · DIREKTIVA E CMSS-SË IT/121/R EV.2 6 listën/listat e dëshmitarëve, listën/listat

DIREKTIVA E CMSS -SË IT/121/REV.2 33