8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 10-të i botimit, nr. 68 Mars-Prill 2013, Çmimi 30 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj SHËNIM. Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm. Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit Ec ngado, Kallaratin mos e harro! DY TREGIME NGA DINO BUXATI Perktheu Andi Meçaj A gresioni i Italisë fashiste ndaj vendit tonë dhe pushtimi më 7 prill 1939, si për mbarë popullin shqiptar edhe për kallaratasit, ishte ngjarja më e hidhur e historisë. Kallaratasit, si atdhedashës të vendosur të të gjitha kohërave, e pritën këtë pushtim me brengë e urrejtje të pakufishme. Ne brezi që i kemi përjetuar ngjarjet që tronditën të madh e të vogël në fshat dhe lajmet e trishtuara që përcilleshin gojë më gojë deri në Kallarat ato ditë, i mbajmë mend ato dhe komentet që bëheshin. Ato ishin kundërthënëse me njëra tjetrën. Propaganda e ithtarëve të të vetëshpallurit mbret i shqiptarëve, Ahmet Zogut, arrinte edhe në Kallarat se gjoja mbreti i kish marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse dhe se edhe vetë ai do të vishte opinga për të luftuar kundër pushtimit italian etj. Komentet bëheshin për të qetësuar popullin se mbreti nuk do e dorëzonte Shqipërinë. Kjo ishte propagandë për ta vënë popullin atdhedashës në gjumë. Niveli i ulët arsimor e kulturor i popullsisë fshatare të asaj kohe dhe mungesa e plotë e mjeteve të komunikimit e të informimit publik bënte që ndonjëri të gënjehej e të mos e kuptonte dhe të mos e dinte se këtë dramë e kishte përgatitur vetë mbreti famëkeq. Ja çfarë shkruante për këtë gazeta angleze “Times magazine”e datës 17 prillit 1939: “Koha e pushtimit të Shqipërisë fillon që nga Traktati i nënshkruar midis Duçes dhe Zogut më 27 nëntor 1926, i cili e bënte Shqipërinë vasale të fqinjit më të fortë, Italisë, që kjo e shkeli më 7 prill 1939”. I vetëshpalluri mbret me të vërtetë i veshi opingat, por jo për të luftuar atë që e kish gatuar vetë, po për t’ia mbathur nga sytë këmbët, duke rrëmbyer edhe arkat me flori të Bankës Shqiptare. Ndonjë tjetër komentonte propagandën disfatiste se Italia ishte fuqi e madhe e nuk e hanim dot me të, se ata kanë mjete të tilla lufte që mund të na shuajnë. Kështu, p.sh. duke kullotur cangadhet me një gjitonin tim në Gjimuf të poshtëm, kur po fluturonin valë-valë nga jugperëndimi drejt veriut treshe aeroplanësh ushtarakë, gjitoni më thoshte: Italia, mor djalë, ka një bar që po e hodhi nga ballona edhe mizat e dheut nën gur ngordhin, jo më ne njerëzit. Kështu që nuk matemi dot me të. Fjala ishte për lëndët kimike helmues. Gjitoni im ishte shumë patriot dhe këtë e tregoi me pjesëmarrjen e tij familjarisht në LANÇ kundër pushtuesve, duke e shndërruar shtëpinë në bazë lufte, por nga padija përcillte panikun e propagandës frikësuese të qarqeve të interesuara profashiste. Mirëpo populli i asaj kohe, me të vërtetë ishte në errësirë të plotë informimi, por shpirtin e tij atdhetar e kishte shumë të lartë. Ky shpirt në historinë e fshatit tonë asnjëherë nuk u ka munguar kallaratasve. Prandaj, pavarësisht nga lajmet kundërthënëse dhe komentet e ndryshme që qarkullonin ato ditë në fshat e krahinë, masa e fshatarëve atdhedashës kallaratas që u dhimbsej liria e atdheut, pa thirrjen e askujt nga lart, në prag të 7 prillit u grumbullua në Qafë të Ubavit, ku shprehën vendosmërinë për ta pritur me pushkë agresorin fashist. Dhe prej aty, një grup i madh burrash u nisën për në Kuç për të kërkuar armë nga komuna dhe për t’u nisur drejt porteve ku pritej të zbarkonte ushtria italiane. Ndër kallaratasit që iu drejtuan komunës ishin Veip e Memush Balili, Adil Petanaj, Maze Jonuzaj, Barjam Toçaj, Tafil, Ormën e Ali Ribaj, Xhemil e Feti Tozaj, Xhebro, Nelo e Ferik Golloshaj, Nebo qejvanaj, Ziflo Jonuzaj, Muço gjonbrataj, Velo Hysaj, Zigur Mataj, Mehmet Zhibaj, Shaban Dauti, Hyso Begaj, Fuat Petanaj, Zimo Abazaj, Myrdar Qejvanaj, Rrapo Breshanaj. Mëno Demiraj, Gaço Ferati, Ferik Tozaj e shumë të tjerë. Por kur mbërritën në komunën e Kuçit, ku gjetën edhe kuçiotë, bolenas etj. morën përgjigje nga titullari i komunës se nuk ishte e nevojshme të armatoseshin, se lartmadhëria e tij i kish marrë masat, prandaj shkoni në shtëpitë tuaja e rrini të qetë. Dhe ata u kthyen në fshat të dëshpëruar nga që nuk u dhanë armë. Por nuk ishte vetëm grupi i kallaratasve që shkoi nga fshati në komunën e Kuçit për të kërkuar armë. Edhe kallaratas të tjerë jashtë fshatit bënë të njëjtën gjë. Në Kuçovë punonin në atë kohë në sipërmarrjen e nxjerrjes së naftës kallaratasit Hariz Goxhaj, Dalan Haxhiu (Abazaj), Azbi Asllani (Breshanaj) e të tjerë. Më 6 prill, tregonte Harizi, ne kallaratasit bashkë me punëtorë të tjerë u grumbulluam te Post-Telegrafa e Kuçovës, duke kënduar këngën “Eja mblidhuni këtu, këtu”. U nisëm për në Berat për të kërkuar armë. Rrugës gjenim fletushka propagandistike italiane që hidhnin aeroplanët. Ne i mblidhnim e i digjnim. Autoritetet e Beratit nuk na dhënë armë. Po kështu, Ahmet Karabollaj tregonte: Me bashkëfshatarin tim, Abaz Hito (Abazaj), ishim duke kullotur dhentë në Petë të Mavrovës. Shikojmë shumë burra nga fshatrat përreth që po kalonin aty pranë nesh në drejtim të Drashovicës. Nga pyetja që bëmë se ku po shkonin, na u përgjigjën se po shkonin në Vlorë për të luftuar kundër zbarkimit të italianëve. Do vini dhe ju me ne, na thanë? I them Abazit , si thua, ikim dhe ne me ta? Po dhentë me kë t’i lëmë, m’u përgjigj Abazi. Vetëm t’i lëmë se po u pushtua Shqipëria, italianët do na i hanë. Dhe u nisëm. Por rrugës takuam gra me fëmijë që po vinin drejt nesh. Ato kishin lënë qytetin e Vlorës dhe po shkonin për Vijon në faqen 8 PROJEKT I RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS, PROJEKT I SË ARDHMES Nga Besnik Gjonbrataj SI E KAM NJOHUR SIHAT TOZAJN Nga Riza Pasho KUR RRJEDH SHUSHICA NGA KUÇI NË ARMEN Nga Besim Jonuzaj DISA MJEKIME POPULLORE Seit JONUZAJ KALLARATI DHE TRIMAT E TIJ RIKTHIMI I ARKITRAUT DHE HISTORIA E NJË KOMUNITETI Nga Fernando Durante PUSHTIMI I 7 PRILLIT 1939... Nga Seit Jonuzaj Nga Enver Golloshi Në brendësi faqe 2,3 faqe 4 faqe 5 faqe 6 faqe 8 Pushtimi i 7 prillit 1939 dhe qëndresa e kallaratasve faqe 7

Gazeta Kallarati nr.68

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta Kallarati #68

Citation preview

Page 1: Gazeta Kallarati nr.68

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 10-të i botimit, nr. 68 Mars-Prill 2013, Çmimi 30 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban

përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

Dy trEgimE nga DinO BUXati Perktheu Andi Meçaj

Agresioni i Italisë fashiste ndaj vendit tonë dhe pushtimi më 7 prill 1939, si për mbarë popullin

shqiptar edhe për kallaratasit, ishte ngjarja më e hidhur e historisë. Kallaratasit, si atdhedashës të vendosur të të gjitha kohërave, e pritën këtë pushtim me brengë e urrejtje të pakufishme. Ne brezi që i kemi përjetuar ngjarjet që tronditën të madh e të vogël në fshat dhe lajmet e trishtuara që përcilleshin gojë më gojë deri në Kallarat ato ditë, i mbajmë mend ato dhe komentet që bëheshin. Ato ishin kundërthënëse me njëra tjetrën. Propaganda e ithtarëve të të vetëshpallurit mbret i shqiptarëve, Ahmet Zogut, arrinte edhe në Kallarat se gjoja mbreti i kish marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse dhe se edhe vetë ai do të vishte opinga për të luftuar kundër pushtimit italian etj. Komentet bëheshin për të qetësuar popullin se mbreti nuk do e dorëzonte Shqipërinë. Kjo ishte propagandë për ta vënë popullin atdhedashës në gjumë. Niveli i ulët arsimor e kulturor i popullsisë fshatare të asaj kohe dhe mungesa e plotë e mjeteve të komunikimit e të informimit publik bënte që ndonjëri të gënjehej e të mos e kuptonte dhe të mos e dinte se këtë dramë e kishte përgatitur vetë mbreti famëkeq. Ja çfarë shkruante për këtë gazeta angleze “Times magazine”e datës 17 prillit 1939: “Koha e pushtimit të Shqipërisë fillon që nga Traktati i nënshkruar midis Duçes dhe Zogut më 27 nëntor 1926, i cili e bënte Shqipërinë vasale të fqinjit më të fortë, Italisë, që kjo e shkeli më 7 prill 1939”.

I vetëshpalluri mbret me të vërtetë i veshi opingat, por jo për të luftuar atë që e kish gatuar vetë, po për t’ia mbathur nga sytë këmbët, duke rrëmbyer edhe arkat me flori të Bankës Shqiptare. Ndonjë tjetër komentonte propagandën disfatiste se Italia ishte fuqi e madhe e nuk e hanim dot me të, se ata kanë mjete të tilla lufte që mund të na shuajnë. Kështu, p.sh. duke kullotur cangadhet me një gjitonin tim në Gjimuf të poshtëm, kur po fluturonin valë-valë nga jugperëndimi drejt veriut treshe aeroplanësh ushtarakë, gjitoni më thoshte: Italia, mor djalë, ka një bar që po e hodhi nga ballona edhe mizat e dheut nën gur ngordhin, jo më ne njerëzit. Kështu që nuk matemi dot me të. Fjala ishte për lëndët kimike helmues. Gjitoni im ishte shumë patriot dhe këtë e tregoi me pjesëmarrjen e tij familjarisht në LANÇ kundër pushtuesve, duke e shndërruar shtëpinë në bazë lufte, por nga padija përcillte panikun e propagandës frikësuese të qarqeve të interesuara profashiste.

Mirëpo populli i asaj kohe, me të vërtetë ishte në errësirë të plotë informimi, por shpirtin e tij atdhetar e kishte shumë të lartë. Ky shpirt në historinë e fshatit tonë asnjëherë nuk u ka munguar kallaratasve.

Prandaj, pavarësisht nga lajmet kundërthënëse dhe komentet e ndryshme që qarkullonin ato

ditë në fshat e krahinë, masa e fshatarëve atdhedashës kallaratas që u dhimbsej

liria e atdheut, pa thirrjen e askujt nga lart, në prag të 7 prillit u grumbullua në Qafë

të Ubavit, ku shprehën vendosmërinë për ta pritur me pushkë agresorin fashist.

Dhe prej aty, një grup i madh burrash u nisën për në Kuç për të kërkuar armë nga komuna dhe për t’u nisur drejt porteve ku pritej të zbarkonte ushtria italiane. Ndër kallaratasit që iu drejtuan komunës ishin Veip e Memush

Balili, Adil Petanaj, Maze Jonuzaj, Barjam Toçaj, Tafil, Ormën e Ali Ribaj, Xhemil

e Feti Tozaj, Xhebro, Nelo e Ferik Golloshaj, Nebo qejvanaj, Ziflo

Jonuzaj, Muço gjonbrataj, Velo Hysaj, Zigur Mataj, Mehmet Zhibaj, Shaban Dauti, Hyso

Begaj, Fuat Petanaj, Zimo Abazaj, Myrdar Qejvanaj, Rrapo Breshanaj. Mëno

Demiraj, Gaço Ferati, Ferik Tozaj e shumë të tjerë. Por kur mbërritën në

komunën e Kuçit, ku gjetën edhe kuçiotë, bolenas etj. morën përgjigje nga titullari i komunës se nuk ishte e nevojshme të armatoseshin, se lartmadhëria e tij i kish marrë masat, prandaj shkoni në shtëpitë tuaja e rrini të qetë. Dhe ata u kthyen në fshat të dëshpëruar nga që nuk u dhanë armë. Por nuk ishte vetëm grupi i kallaratasve që shkoi nga fshati në komunën e Kuçit për të kërkuar armë. Edhe kallaratas të tjerë jashtë fshatit bënë të njëjtën gjë. Në Kuçovë punonin në atë kohë në sipërmarrjen e nxjerrjes së naftës kallaratasit Hariz Goxhaj, Dalan Haxhiu (Abazaj), Azbi Asllani (Breshanaj) e të tjerë. Më 6 prill, tregonte Harizi, ne kallaratasit bashkë me punëtorë të tjerë u grumbulluam te Post-Telegrafa e Kuçovës, duke kënduar këngën “Eja mblidhuni këtu, këtu”. U nisëm për në Berat për të kërkuar armë. Rrugës gjenim fletushka propagandistike italiane që hidhnin aeroplanët. Ne i mblidhnim e i digjnim. Autoritetet e Beratit nuk na dhënë armë. Po kështu, Ahmet Karabollaj tregonte: Me bashkëfshatarin tim, Abaz Hito (Abazaj), ishim duke kullotur dhentë në Petë të Mavrovës. Shikojmë shumë burra nga fshatrat përreth që po kalonin aty pranë nesh në drejtim të Drashovicës. Nga pyetja që bëmë se ku po shkonin, na u përgjigjën se po shkonin në Vlorë për të luftuar kundër zbarkimit të italianëve. Do vini dhe ju me ne, na thanë? I them Abazit , si thua, ikim dhe ne me ta? Po dhentë me kë t’i lëmë, m’u përgjigj Abazi. Vetëm t’i lëmë se po u pushtua Shqipëria, italianët do na i hanë. Dhe u nisëm. Por rrugës takuam gra me fëmijë që po vinin drejt nesh. Ato kishin lënë qytetin e Vlorës dhe po shkonin për

Vijon në faqen 8

PrOJEKt i rrUgËS SË LUmit tË VLOrËS, PrOJEKt i SË arDHmESNga Besnik Gjonbrataj

Si E Kam nJOHUr SiHat tOZaJn

Nga Riza Pasho

KUr rrJEDH SHUSHica nga KUçi nË armEn

Nga Besim Jonuzaj

DiSa mJEKimE POPULLOrE

Seit JONUZAJ

KaLLarati DHE trimat E tiJ

riKtHimi i arKitraUt DHE HiStOria E nJË KOmUnitEti

Nga Fernando Durante

PUSHtimi i 7 PriLLit 1939...

Nga Seit Jonuzaj

Nga Enver Golloshi

Në brendësifaqe 2,3

faqe 4

faqe 5

faqe 6

faqe 8

Pushtimi i 7 prillit 1939 dhe qëndresa e kallaratasve

faqe 7

Page 2: Gazeta Kallarati nr.68

PROJEKTI I RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS, PROJEKT I SË ARDHMES

Gazeta KALLARATI faqe 2 Janar – Shkur t 2013 Të ndryshme

Të shkruash sot për arsyet, pse rruga e Lumit të Vlorës ose më saktë rruga, që lidh Vlorën me Kuçin e më tutje me Borshin, apo edhe me bregdetin e Himarës, është në gjendje të mjeruar, do të ishte e tepërt. Ky fakt është i njohur për të gjithë banorët e zonës që përshkon kjo rrugë dhe më gjerë. Por a e meriton kjo krahinë një shpërblim të tillë? Edhe kjo nuk do përgjigje. Vlerësimet apo fjalët e bukura të pushtetarëve të djeshëm dhe ndoshta edhe të sotëm se, banorët e Lumit të Vlorës dhe në përgjithësi banorët e Krahinës së Labërisë kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në çdo kohë ndaj atdheut, kur fatet e tij kanë qenë në rrezik, nuk vlejnë aq shumë, kur kjo zonë prej vitesh është lënë në harresë dhe larg vëmendjes së qeverisjes, midis të tjerave dhe më kryesorja, pa rrugë automobilistike për së mbari. Asnjë lloj qeverie paraardhësë apo pasardhëse nuk mund të justifikohet për atë që ka pasur në dorë dhe nuk ka mundur të bëjë për këtë zonë të veçantë të Labërisë. Justifikimet mund të jenë të shumta, financiare apo edhe politike, por që për banorët e kësaj krahine ato janë të pabesueshme. Ajo që Labëria i ka dhënë këtij vendi në shekuj, nuk mund të shpërblehet në asnjë mënyrë me indiferentizmin e pushtetarëve të çdo kohe.

Ajo çfarë është bërë për këtë rrugë është shumë pak ose aspak. Sot ajo, siç është parë edhe nëpërmjet medieve, është kthyer në një rrugë mesjete aq sa gomari e mushka mund të vlejnë më shumë se një makinë. Sot pas mbi 20 vitesh demokraci, sot kur në shumë krahina të vendit është zgjidhur mjaft mirë problemi i rrugëve dhe infrastrukturës, sot kjo rrugë është në gjendjen më të mjeruar. Edhe pse mediet mund të themi se kanë bërë punën e tyre, pushtetarët bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Ata i zë një gjumë që u del vetëm në fushata zgjedhore.

Para viteve 90 kjo rrugë mirëmbahej, ashtu siç mirëmbaheshin të gjitha rrugët e Shqipërisë. Pas këtyre viteve ajo u la në harresë, punëtorët e mirëmbajtjes u hoqën fare. Me gjithë premtimet e vazhdueshme të pushtetarëve të lartë në vite, ajo përsëri ngeli në gjendjen që është sot, me përjashtim të një asfalti i thënçin aty nga viti 2003-2004. Të udhëtosh nga Vlora në Kallarat e anasjelltas, edhe pse nuk është më shumë se 50 km, të duhen mbi dy orë e gjysëm. Si mundet banorët e këtij fshati, ashtu si edhe të fshatrave të tjerë të udhëtojnë drejt Vlorës për hallet e tyre, apo më keq në raste fatkeqësish dhe sëmundjesh? Si mundet të zhvillohet ekonomia në këtë zonë kur nuk mund të tregtosh asnjë lloj prodhimi në qytetin e Vlorës? Si mundet të zhvillohet turizmi në këtë zonë malore edhe pse kushtet i ka të mrekullueshme? Si mundet që emigrantët të investojnë në vendlindjen e tyre, pale ata të qyteteve të tjera? Si mundet që të huajt të vizitojnë këtë zonë me tradita historike e kulturore, pale të investojnë në të? Rruga është ajo që e qytetëron fshatin, e gjallëron, i krijon mundësi zhvillimi dhe e bën atë më të dashur për këdo. Rruga nuk ka dhe nuk duhet të ketë ngjyrime politike, as rozë, as blu dhe as ndonjë ngjyrë tjetër. Ajo është një rrugë që do t’i shërbejë gjithë banorëve të kësaj zone, por edhe çdo njeriu tjetër, qoftë edhe i huaj, që ka dëshirë të investojë për turizmin në këtë zonë të mrekullueshme. Sot kur shikon në foto në internet, aq më tepër kur e shkel me këmbë, pjesën e rrugës në kufirin midis Vranishtit dhe Kallaratit, apo në Sherishtë, të ngjan se nuk je në

shekullin e njëzetë e një, por diku në mesjetë.Kështu si në Vranisht është gjendja e

rrugës edhe në Kallarat sapo kalon Morrëzen, qendrën e fshatit dhe shkon drejt Qafës së Ubavit. Dikur aty, në Gjikveshe, ishte një fushë sporti ku luanim kur ishim të rinj, por që organizoheshin edhe kampionate futbolli zonale, ndërsa sot, jo vetëm që fusha është zhdukur, por nuk është çudi se mund të rrezikohet edhe ura mbi përroin e Ubavit që lidh Morrëzën me Gjikveshen dhe Qafën e Ubavit.

Ka ardhur koha që kjo rrugë duhet parë për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë nga Vlora në Borsh dhe nga Kuçi në Himarë. Kjo zonë të nevojshme ka vetëm rrugën, të tjerat vinë vetë me punën dhe mundit gjithsecilit.

Një njeri, politikan apo qeveritar qoftë, nëse kërkon të mbahet mend nga banorët e kësaj zone, por edhe nga ata që edhe pse aktualisht nuk jetojnë atje por që janë të lidhur e të pandarë me atë zonë patriotike, pavarësisht bindjeve të tyre politike, do të ishte vetëm rregullimi i rrugës me parametrat e kohës. Mendoj se banorët e kësaj zone do të besonin dhe të do përkrahnin pa masë atë qeveri që do të bënte realitet rregullimin e kësaj rruge njeherë e përgjithmonë sipas parametrave dhe standardeve të kohës

Në horizont duket se po shfaqet një dritë e gjelbër. Dikush, që ka kohë që po sensibilizon opinionin për gjendjen e rrugës dhe nevojën e përmirësimit të saj, kërkon të bëjë shumë për këtë zonë të lavdishme, por e lënë në harrese. Dhe ky është biri i kësaj zone, kuçioti dhe deputeti aktual, Fatmir Toçi. Pikërisht, nën kujdesin e tij të drejtpërdrejtë, kohët e fundit është prezantuar në Tiranë dhe në qytetin e Vlorës, një projekt i rrugës që do të lidhë Vlorën me Kuçin dhe më tutje me Qeparoin dhe Himarën. Projekti është realizuar nga kompania projektuese Tec. Consult sh.p.k Tiranë me president një djalë nga Lekli i Labërisë, Lluka Llukani, projekt i cili ka më se dy vjet që ka filluar.

Nëse dikush ka nevojë të njihet më në detaje rreth këtij projekti, është e nevojshme të studiojë librin “Një rrugë për banorët e Lumit të Vlorës”, përgatitur nga Zoti Fatmir Toçi dhe botuar kohët e fundit nga Shtëpia Botuese “Toena”. Ndërmjet të tjerash në këtë libër thuhet se ky projekt e ndan rrugën në pesë segmente. Projekti parashikon studimin e segmentit rrugor që lidh superstradën Levan-Tepelenë (në afërsi të Selenicës dhe degëzimin by pass-i i Vlorës- Ura e Peshkëpisë me rrugën nacionale Vlorë -Sarandë (pranë fshatit Qeparo). Sipas variantit rrugor të studiuar, gjatësia e rrugës rezulton të jetë 75 km. Segmenti i parë fillon në urën lidhëse me rrugën nacionale Levan-Tepelenë dhe përfundon në kryqëzimin e rrugës Armen-Selenicë, në afërsi të fshatit Armen me gjatësi 5.85 km. Segmenti i dytë fillon në by pass-in e Vlorës (Sherishtë), që është në fazën e projektimit dhe përfundon tek Ura e Peshkëpisë në afërsi të fshatit Peshkëpi me gjatësi 5 km. Segment i tretë fillon në dalje të Selenicës dhe përfundon në hyrje të Urës së Gjormit me gjatësi 28.7 km. Segmenti i katërt fillon në hyrje të Urës së Gjormit dhe përfundon në dalje të Urës së Kallaratit me gjatësi 22.95 km. Segmenti i pestë fillon në

BesnIK GjonBRATAj

Page 3: Gazeta Kallarati nr.68

Gazeta KALLARATI faqe 3 Janar – Shkur t 2013 Të ndryshme

Kallarati bën pjesë në krahinën e Kurveleshit. Është një fshat jo shumë i madh, krahasuar me fshatrat fqinjë. Por ka historinë e tij të njohur në luftërat me armë në dorë kundër çdo pushtuesi. Për fat të keq, nuk ka dokumente për ata të parët tanë që kanë luftuar e dhënë jetën në mbrojtje të atdheut. Kanë mbetur aty-këtu, nëpër këngë ose në historira të treguara gojarisht nëpër biseda, emra të luftëtarëve për liri. Kështu, flitet se në luftën për mbrojtjen e Janinës ka rënë Bilbil Dauti. Po në të kaluarën nuk është treguar kujdes për evidentimin e këtyre trimave. Bie fjala, kallaratasit bënë një luftë të rreptë kundër pushtuesve grekë më 1914, kur u vranë 5 trima: Ramadan Hoxha, Çelo Boshi, Murat Avduli, Hyso Balili dhe Dervish Maçi. Në këtë luftë u internuan në Korfuz dhe të tjerë që nuk u kthyen të gjallë. Madje edhe trimat e Luftës së Vlorës të 1920-s ishin lënë në heshtje. Vetëm pushteti popullor që u vendos pas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë në fund të vitit 1944 u kujdes për trimat e luftës së Vlorës, duke i nxjerrë në dritë. Askush nuk dinte dhe nuk e përmendte Xhevair Golloshajn, djalin 20 vjeçar që u vra në Luftën e 20-s, bashkë me Selam Musain e Zigur Lelon dhe shumë të tjerë.

Në LANÇ Kallarati u përfshi i tëri që në ditët e para të pushtimit fashist. Kështu që ne kallaratasit kemi të drejtë të krenohemi me emrin e Shahin Jonuzajt që me artilerinë e tij e gozhdoi ushtrinë fashiste dy ditë rresht në Bestrovë. Natyrisht që në këtë luftë pati edhe shumë fashistë të vrarë, siç e deklaroi edhe vetë komandanti i trupave italiane të pushtimit, por qeveria italiane e Musolinit u përpoq t’i mohonte vrasjet për t’i thënë botës se shqiptarët i pritën me lule pushtuesit, pra me paqe. Çfarë ironie, shqiptarët e paskëshin pritur pushtimin me kënaqësi, shqiptarët që kishin luftuar për liri kundër pushtuesve deri edhe 500 vjet.

Siç u tha më lart, fshati ynë u përfshi tërësisht në LANÇ. Çeta territoriale e Kallaratit me emrin “Mumin Selami”arriti numrin më të madh të pjesëtarëve të saj, deri në 99 trima. Kjo çetë mori pjesë në shumë aksione e beteja, si në Kuç, Gusmar, në Qafë të Kiçokut, Gjorm, Mesaplik, Bregdet e tj. Ajo ka edhe dëshmorin e saj, Ferik Golloshaj, një trim i rrallë që ra në zonën e Himarës në luftë

kundër nazistëve gjermanë. Në formacionet partizne morën pjesë 52 trima e trimëresha. Trimëreshat ishin: Lalo Islam Qejvanaj, Salto Xhebro Golloshaj, Zonjë Rrapush Memushaj, Trëndafile Demçaj, nusja e dëshmorit Filo Faslli Demçaj (Breshanaj), Qamile Goxhaj ( e shoqja e partizanit Hariz Goxhaj), si dhe Belere Daut Shakaj. Dëshmori i parë i fshatit ishte djaloshi Mumin Selami, i cili me tre shokët e tij ra trimërisht, duke luftuar kundër 400 milicëve italianë në lagjen Topana të Vlorës: “Në Vlorë në Topana / Një shtëpi me

qerpiç / qysh e kthyet në kala...”-t h o n ë vargjet e këngës kushtuar kësaj beteje. Adil Petanaj shkoi në Tiranë me një detyrë në funksion të luftës, ku u kap nga armiqtë, por mundi t’u shpëtonte dhe të hidhej në ilegalitet, ku iu bashkua Brigadës së Parë partizane, në radhët e së cilës u vra në luftë me forcat naziste në zonën e Elbasanit. Partizanin e Brigadës së Pestë Sulmuese, Hasan Laze Qejvanajn, e kishin kapur gjermanët në Elbasan, bashkë me 6 shokë të tjerë. I kishin lidhur me litar me njëri-tjetrin. Por Hasani me një brisk rroje, që ua kaloi edhe shokëve, preu litarin dhe pasi e prenë të gjithë, i urdhëroi shokët në rrugë e sipër që të iknin. Dhe kështu bënë, por Hasani me një nga shokët u vra, kurse 5 të tjerët shpëtuan. Ali Sulo Memushaj, pjesëtar dhe korrier i çetës territoriale “Mumin Selami”, duke kryer detyra në shërbim të luftës çlirimtare natën apo ditën, nëpër shi apo të ftohtë, pa e kursyer veten, u sëmur rëndë. Sado që e ëma, Belerja, u tret

si qiriri në këmbë ditë e natë, duke i shërbyer për ta shpëtuar djalin me mjekime popullore, se mundësi tjetër mjekimi nuk kishte në ato kohë të vështira, ai vdiq. Islam Tasim Janjaj, djalë i vetëm i nënës, ra si trimat në Radhimë të Vlorës në ndeshje me nazistët gjermanë. Nëna e tij, Hanko Toçaj, hallë e Muminit, nuk u ligështua, por u angazhua edhe më me vendosmëri në ndihmë të luftës si aktiviste e organizatës së grave antifashiste. Nelo Nazër Hysaj me brigadën partizane kaloi kufirin në ndjekje këmba-këmbës të hordhive naziste dhe ra trimërisht në tokat e ish-Jugosllavisë. Në betejën në Dukaj të Tepelenës

me nazistët gjermanë ra trimërisht Avdul Demiraj, n/komandant kompanie në Brigadën e 6 partizane, ashtu sikurse partizani tjetër i kësaj brigade, Hamza Malo Qejvanaj që ra në Qesarat. Ormën Boro Ribaj dhe Shuko Ramo Karabollaj të Brigadës së 8 partizane ranë në kufirin jugor të Shqipërisë, në Çatistër të krahinës së Pogonit, Gjirokastër. Është interesante të shënojmë se Shukua, një bari dhish, paskej gdhendur mbi një shtuf në pyjet e Dhomës një drapër e çekan, gdhendje që ruhet edhe sot. Besoj se këtë simbol do ta ketë mësuar nga Mumini. E kështu me radhë, betejë pas beteje ranë bijtë trima të Kallaratit. Dhe megjithëse, në saje të luftës dhe të gjakut të derdhur, Shqipëria u çlirua, fitoret dhe kufijtë e saj duheshin mbrojtur nga sulmet e fqinjëve grabitqarë. Dhe ja, në provokacionet e gushtit 1949 të monarkofashistëve grekë, kur ushtria greke në kufirin juglindor të vendit ndërmori një mësymje të gjerë me forca të shumta, ra edhe një tjetër trim kallaratas, kapiten Ferik Teslim Strataj, shef zbulimi i regjimentit 26.

Të gjithë këtyre trimave populli u ka kënduar: “Ferik Strati lule djalë / Kapiteni në ushtri / Batalionin e mblodhi / E vuri në dijeni / Shokë të gjithë dëgjoni / Erdh monarkua në kufi / etj.Rapsodët Vesel Hoxhaj dhe Elmaz Breshanaj u kanë vënë këngë të gjithë dëshmorëve. Janë 20 dëshmorë të LANÇ, që unë nuk i përmenda dot të gjithë, por ata kanë një emër të përbashkët, populli i ka pagëzuar më emrin “Yje të pashuar”. Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

Kallarati dhe trimat e tijdalje të Urës së Kallaratit dhe përfundon në rrugën nacionale

Vlorë-Sarandë, në afërsi të fshatit Qeparo me gjatësi 22 km. Projekti parashikon lidhjen e aksit kryesor edhe me akset

dytësore që e lidh atë me fshatrat në të dy anët e tij. Rruga do të jetë me parametra sipas standardeve të sotme. Në zonat urbane parashikohet ndërtimi i trotuareve, vendosja e sistemit të ndriçimit publik, vendosja e infrastrukturës së nevojshme nëntokësore për rrjetin e fibrave optikë. Projekti parashikon edhe vendosjen e sinjalizimit vertikal e horizontal dhe të tabelave treguese.

Përgjatë gjithë segmentit rruga kalon përgjithësisht në gjurmën ekzistuese, por në disa vende ajo kalon edhe në gjurmë të reja. Gjatë realizimit të projektit do të punohet për të eliminuar në maksimum ndërhyrjet në pronat private, por edhe atje ku do të jetë e detyruar të bëhen shpronësime, ato do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor dhe vetë pronarët, duke bërë dëmshpërblimin e tyre sipas ligjeve në fuqi. Edhe pse ky projekt konsiderohet i mirëstudiuar, ai përsëri do t’i nënshtrohet diskutimit gjatë prezantimit që do t’i bëhet me komunitetin vendas me qëllim që ai të jetë sa më bashkëkohor dhe i pranueshëm për banorët e kësaj zone.

Mendoj se për lexuesit e gazetës “Kallarati” do të ishte me interes të dinin se ç’vend zë segmenti rrugor i Kallaratit në këtë projekt të madh. Siç shihet edhe nëpërmjet fotos së paraqitur, shkëputur nga projekti i hartuar, rruga që nga kufiri me Vranishtin në Babëzote dhe deri tek kthesa në afërsi të Shtëpisë së Hamit Muharremajt do të kalojë përgjatë rrugës ekzistuese, ndërsa nga kthesa ajo nuk do kalojë mes përmes qendrës së fshatit (Morrëzës) si deri më tani, por do të vazhdojë drejtë në anën e poshtme të kodrës pranë shtëpisë së Luto Demirajt dhe do të dalë në afërsi të Urës së Ubavit. I gjithë ky segment rruge do të jetë gati në vijë të drejtë. Më tej ajo shmanget nga rruga ekzistuese e Shkallës së Gjikveshit dhe vazhdon për gjatë pjesës së tokës e njohur si Pemishtja dhe bashkohet përsëri me rrugën ekzistuese poshtë shtëpisë së Lefter Ribajt dhe pastaj vijon në rrugën ekzistuese deri në kufi me Kuçin.

Në rast financimi dhe bërje realitet, ndërtimi i kësaj rruge do të jetë një dhuratë për banorët e kësaj zone, e cila do të përmirësojë së tepërmi jetën e tyre, por do të nxisë shumë zhvillimin ekonomik, do të krijojë mundësinë e investimeve nga vetë banorët, por edhe nga biznesmenë vendas e të huaj. Do të bëjë të mundur zhvillimin e turizmit malor edhe në Kallarat. Do të krijojë mundësinë e bërjes së plazhit në bregdetin e Jonit dhe kthimin në mbrëmje pranë shtëpive të tyre. Pra përfitimet do të jenë të shumta. Mbi të gjitha ndërtimi i kësaj rruge do të ndikojë në rritjen e mirëqenies dhe kulturës në mënyrën e jetesës. Shumë prej kallaratasve, edhe pse të larguar, do të kthehen të jetojnë përgjithmonë ose përkohësisht në vendlindjen e tyre.

Sot për sot ky është veçse një projekt në letër, i cili duhet vlerësuar dhe duhen falënderuar të gjithë hartuesit dhe nismëtarët e tij. Por a duhet të kemi besim se një ditë ky projekt do të mund të bëhet realitet? A do të vijë me të vërtete një ditë që edhe banorët e kësaj zone të kenë një rrugë të standardeve të kohës e të udhëtojnë si njerëz të qytetëruar të shekullit njëzetë e një, ashtu siç e meritojnë? Besoj se po. Le të shpresojmë shumë në ditët që vijnë. Le të shpresojmë shumë në qeverisjen e ardhshme.

PROJEKTI I RRUGËS

Enver Golloshi

Page 4: Gazeta Kallarati nr.68

Gazeta KALLARATI faqe 4 Janar – Shkur t 2013

WOODY ALLEN

Letrare

Mbreti ngriti kryet nga tavolina e madhe e punës bërë prej hekuri e diamantesh. “Për çfarë djalli këndojnë ushtarët e mi?” pyeti. Jashtë, në sheshin e Kurorëzimit, kalonin në marshim drejt kufirit bataljon pas bataljoni dhe duke marshuar këndonin. Jeta u ishte bërë e lehtë sepse armiku ishte në ikje dhe përtej në lëndinat e largëta nuk kishe ç’të korrje tjetër veçse fitoren: me të cilën kurorëzoheshe gjatë kthimit. Edhe te mbreti reflektohej sepse ndihej në shëndet të shkëlqyer dhe i sigurtë në vete. Bota do të nënshtrohej. “Është kënga e tyre, Madhëri” u përgjigj këshilltari i parë, edhe ai i mbuluar kokë e këmbë me parzmore dhe hekur sepse ky ishte rregulli i luftës. Dhe mbreti tha: “S’kanë gjë tjetër më të gëzuar? Shrëderi ka shkruar për ushtritë e mia himne shumë të bukur. Edhe unë i kam dëgjuar. Dhe janë këngë të vërteta ushtarësh”. “Çfarë dëshiron, Madhëri?” ia bëri këshilltari plak, edhe më tepër i përkulur nën peshën e armëve seç duhej të ishte në të vërtetë. “Ushtarët kanë manitë e tyre, pak a shumë si fëmijët. U japim himnet më të bukura të botës dhe ata preferojnë gjithmonë këngët e tyre. “Por kjo nuk është një këngë lufte” tha mbreti. “Mund të thuhet, që kur e këndojnë, janë të trishtë. Dhe s’më duket të kenë arsye, do të thosha.”Nuk më duket ashtu” pohoi këshilltari me një buzëqeshje plot aludime. “Ndoshta është vetëm një këngë dashurie dhe mundësisht asgjë tjetër veç kësaj.” “Dhe çfarë thonë fjalët?” insistoi mbreti. “Nuk jam vërtetë i informuar” u përgjigj konti plak Gustav. “Por do t’jua them.”

Batalioni arriti në kufirin e luftës, i shtypi frikshëm armiqtë, i shkeli territoret, jehona e fitoreve përhapej nëpër botë, gjëmimi i këmbëve humbiste në fusha gjithnjë e më larg nga kupolat e argjenda të pallatit. Dhe nga çadrat e tyre rrethuar nga kostelacione të panjohur përhapej gjithnjë e njëjta këngë: jo e gëzuar, e trishtë, as fitimtare, as luftarake, por mbushur plot hidhërim. Ushtarët ishin të ushqyer mirë, mbanin stofra të buta, çizme prej lëkure bualli, peliçe të ngrohta dhe kuaj që galoponin nga lufta në luftë, gjithnjë e më larg, e rëndë pesha e atij që mbante flamujtë armiq. Por gjeneralët kërkonin: “Ç’djall këngë po këndojnë ushtarët? S’kanë gjë tjetër më të gëzuar? “Kështu janë edukuar, shkëlqesi” përgjigjeshin në gatitu ata të Shtabit të Lartë. “Djem të zotë, por kanë fiksimet e tyre.”Një fiksim jo të shkëlqyer” thoshin gjeneralët me humor të prishur. “Duket sikur qajnë. Ç’të dëshirojnë më shumë? Mund të thuhet se janë të dëshpëruar. “Por në fakt ishin të gëzuar, një për një, ushtarët e regjimenteve fitimtare. Ç’të dëshironin më tepër? Një pushtim pas tjetrit, plaçkë e pasur, gra të freskëta për argëtim, dhe kthimi triumfal në shtëpi. Zhdukja e armikut nga faqja e dheut, shihej tashmë në ballet e reja, të zbukuruara nga shëndeti e forca. Dhe ç’thonë fjalët?” kërkonte tërë kuriozitet gjenerali.

“Ah, fjalët!” Janë veç ca fjalë idiote” përgjigjeshin ata të Shtabmadhërisë, gjithmonë të kujdeshëm e të rezervuar që nga një zakon antik. “Idiote apo jo, ç’farë thonë?” “Nuk e di saktësisht, shkëlqesi” thoshte njëri. “Ti, Diehlem, i di?” “Fjalët e kësaj kënge? Me përpikmëri, jo. Por ndodhet këtu kapiteni Marren, sigurisht ai...” “Nuk është pika ime më e fortë, zoti kolonel” përgjigjej Marreni. “Por mund t’ia kërkojmë mareshallit Peters, nëse më lejoni...” “Hë, jepi, sa histori të kota, do vija bast...” por gjenerali preferoi të mos ta mbaronte frazën.

Pak i emocionuar, i ngrirë si një stek, mareshalli Peters i përgjigjej pyetjes: “Strofa e parë, shkëlqesë hyjnore, thotë kështu:

Nëpër fusha e vënde, / tamburi gjëmon / dhe vitet kalojnë / rrugën e kthimit, / rrugën e kthimit, / asnjë s’e gjen dot.

Dhe më pas vjen strofa e dytë që thotë: “Nëpër dinde dhe donde...”. Si?” ia bëri gjenerali. Nëpër dinde dhe donde” pikërisht kështu, shkëlqesë hyjnore.” “Dhe ç’do të thotë “nëpër dinde dhe donde”?” “Nuk e di, shkëlqesë hyjnore, por këndohet pikërisht kështu.” “Dhe pastaj çfarë thotë?”

Nëpër dinde dhe donde / përparo marshohet / dhe vitet ikin / atje ku të lashë / atje ku të lashë / një kryq rri.

“Dhe pastaj është strofa e tretë, që nuk këndohet thuajse kurrë. Dhe thotë...” “Mjaft, mjaft më” tha gjenerali dhe marshalli përshëndeti ushtarakisht. “Nuk më duket shumë e gëzuar” komentoi gjenerali, si nënoficeri që u largua. “Megjithatë, pak e përshtatshme për luftë.” “Me të vërtetë, pak e përshtatshme” konfirmonin me këmbënguljen e duhur kolonelët e Shtabit të Lartë.

Çdo mbrëmje, në përfundim të betejave, ndërsa ende terreni digjej, mesazherë të shpejtë shfaqeshin për të bërë të njohur lajmin e mirë. Qytetet ishin zbukuruar me flamuj, burrat deheshin nëpër rrugica, kambanat e kishave kumbonin, ndërsa kush kalonte natën përgjatë lagjeve të varfra të kryeqytetit dëgjonte të këndohej nga burra, gra, vajza, gjithnjë të njëjtën këngë e cila ngrihej kushedi se nga. Ishte mjaft e trishtë, kishte brenda tepër dorëzim. Bionde të reja të mbështetura në parvaze, e këndonin me përdëllim.

Kurrë në historinë e botës, për sa mbahej mend nga rrjedha e shekujve, nuk kujtoheshin fitore të tilla, kurrë më parë nuk ishin parë ushtri kaq me fat, gjeneralë kaq të zotë, marshime kaq të shpejta, kurrë kaq territore të pushtuara. Edhe këmbësori më i thjeshtë në fund e gjente veten zotëri i pasur, kaq shumë plaçkë kishte për tu shpërndarë. Dëshirave u hiqeshin kufijtë. Tashmë argëtoheshin nëpër qytete, në mbrëmje, vera rridhte deri në gjunjë, lypsarët kërcenin. Kanatë pas kanate fillonte kënga, një kor i vogël miqsh. “Nëpër fusha dhe vënde…” këndonin, duke përfshirë edhe strofën e tretë.

Dhe nëse batalione të reja kalonin sheshin e Kurorëzimit për t’iu drejtuar luftës, atëherë mbreti ngrinte pak kokën nga pergamenët dhe nga ligjet, për të dëgjuar, dhe as nuk dinte ta shpjegonte përse ajo këngë i hidhte përsipër një humor të keq.

Por nëpër fusha dhe vënde regjimentet nga viti në vit përparonin gjithnjë e më shumë dhe nuk vendosnin të ecnin në drejtim të kundërt; dhe humbisnin ata që kishin vënë bast në ardhjen e lajmit të fundit por më të lumturit. Beteja, fitore, fitore, beteja. Tashmë armatat marshonin në territore jashtëzakonisht të largëta, me amra të vështirë që nuk i shqiptoje dot.

Derisa (nga fitorja në fitore!) erdhi dita që sheshi i Kurorëzimit ngeli i shkretë, dritaret e pallatit të gozhduara dhe në portat e qytetit ndjehej gjëmimi i varganëve me të huaj të çuditshëm që afroheshin; dhe nga ushtritë e pathyeshme kishin lindur, mbi lëndina të shkreta, pyje që më parë nuk ekzistonin, pyje monotonë prej kryqesh që humbisnin në horizont dhe asgjë tjetër. Sepse jo nëpër shpata, në zjarre, në furinë e kalorësisë së tërbuar kishte ngelur i mbyllur fati, pëkundrazi në këngën e sipërpërmëndur që mbretit dhe gjeneralëve u ishte dukur pak e përshtatshme për luftën. Për vite me këmbëngulje përmes këtyre notave të gjora, vetë fati kishte folur, duke u parathënë njerëzve atë që ishte paravendosur. Por mbretëritë, gjeneralët, ministrat e ditur, ishin të shurdhët si gurët. Asnjë nuk e kishte kuptuar; vetëm ushtarët e pandërgjegjshëm të kurorëzuar me njëqind fitore, kur marshonin të lodhur rrugëve të natës drejt vdekjes, duke kënduar.

Dy tregime nga DINO BUXATI Një bulëz uji

Një bulëz uji ngjit shkallët. E dëgjon? Shtrirë në shtrat në errësirë, ndiej ecjen e saj misterioze. Si mundet? Kërcen? Tik, tik, dëgjohet me hope. Pastaj pika ndalon dhe ndoshta gjatë pjesës tjetër të natës nuk do të bëhet më e gjallë. Megjithatë ngjitet. Shkallare shkallare vjen lart, ndryshe nga bulëzat e tjera që bien pingul në përputhje me ligjin e rëndesës dhe në fund bëjnë një tingull të vogël, aq të njohur për të gjithë. Kurse kjo jo: ngadalë ngadalë ngjitet përgjatë mbajtëses në formën e shkronjës E të shkallëve të banesës stërmadhe.

Nuk ishim ne, të rriturit, të kulturuarit, të ndjeshmit, që e vumë re. Por një vajzë shërbyese e sipërisë së parë, një vogëlushe e gjorë, krijesë e pashkolluar. E vuri re një mbrëmje, vonë, kur të gjithë kishin shkuar për të fletur. Pas pak nuk mund ta mbante më veten dhe vrapoi të zgjonte zonjën. “Zonjë”, pëshpëriti, “zonjë!”, “Ç’është?”. “Është një pikë uji, zonjë,

një bulëz që ngjitet nëpër shkallë!”. “Çfarë?”, pyeti ajo e çakërdisur. “Një bulëz që ngjit shkallët!”, përsëriti shërbëtorja dhë filloi të qante. “Ik, ik”, mallkon zonja, je e mangët? Kthehu në shtrat, marsh! Je dehur, ky është fakt, s’ke turp, qysh në mëngjes mungon verë nga shishet! Ndyrësirë e keqe, në se mendon...”.

Por vajza qe larguar, kruspulluar ndën mbulesa. “Kushedi ç’tjetër gjë mund t’i vijë në mendje kësaj të lojture”, mendoi më pas në heshtje zonja, që kishte humbur gjumin. Dhe duke dëgjuar pa dashje natën që sundonte çdo gjë, edhe ajo dëgjoi zhurmën e çuditshme. Një bulëz ngjitej nëpër shkallë, s’kishte dyshim.

Xheloze nga natyra, për një çast zonja mendoi të dalë për të parë. Por ç’mund të gjente nën dritën e mekur të llampave, varur në parmakë? Si të dallonte një pikë uji në errësirë, në të ftohtë, përgjatë shkallareve pa dritë?

Ditë më pas, nga familje në familje, lajmi u përhap dhe tani të gjithë në banesën e madhe e dinë, edhe pse nuk duan të flasin, si për diçka idiote, që të bën të turpërohesh. Tani përgjojnë shumë veshë në errësirë, kur bie nata për të tiranizuar qënien njerëzore. Dikush mendon për diçka, dikush diçka tjetër.

Disa net bulëza hesht. Herë tjetër, mezi lëviz për orë të tëra lart, lart, sa mund të mendosh se nuk do të ndalet më. Zemrat rrahin deri kur hapi i butë duket se takon pragun. Aspak keq, nuk u ndal. Ja tek largohet, tik, tik, rifillon në sipërinë tjetër.

E di me siguri se banorët e gjysmëkatit mendojnë se tani janë të sigurtë. Pika, - besojnë ata, - ka kaluar tashmë para portës së tyre dhe nuk do të ketë më rast t’i shqetësojë; të tjerë, përshembull unë që banoj në sipërinë e gjashtë, kam shkak për t’u shqetësuar, jo më ata. Po kush mund t’i sigurojë se bulëza nuk do të rifillojë ecjen nga caku ku kishte mbërritur erën e fundit, ose nuk do të rifillojë nga e para duke rinisur udhëtimin nga shkallaret e para, gjithnjë të qullura, të errëta dhe përplot me hedhurina të braktisura? Jo, as ata s’mund të jenë të sigurtë.

Në mëngjes, duke dalë nga shtëpia, shikon me kujdes shkallët nëse ka ngelur ndonjë gjurmë. Asgjë, siç e kishte parashikuar, as shenja më e vogël. Në mëngjes, cili është ai që e merr seriozisht këtë djall historie? Në pik të diellit mëngjesor njeriu është i fortë, ndihet luan, edhe pse pak orë më parë kishte frikë.

Apo ata të gjysmëkatit kanë të drejtë? Ne të tjerët, që më parë nuk ndjenim gjë dhe duke përjashtuar ca netë, edhe ne dëgjuam diç. Bulëza është ende larg, është e vërtetë. Te ne vjen vetëm një tingëllim i lehtë ritmik, zë i trishtuar përtej mureve. Megjithatë është shenjë që ajo po ngjitet dhe afrohet gjithnjë e më shumë.

Edhe fjetja në një dhomë në brendësi, larg shkallëve, nuk bën punë. Më mirë ta dëgjosh zhurmën, sesa t’i kalosh netët me dyshimin nëse ekziston apo jo. Kush banon në ato dhoma nuk mund të rezistojë, rrëshqet në heshtje në korridor dhe qëndron në të ftohtë në paradhomë, pas portës, duke mbajtur frymë, për ta dëgjuar. Nëse e dëgjon, s’guxon më të largohet, bëhet skllav i frikësimeve të padeshifrueshme.

Edhe më keq, nëse gjithçka është në qetësi, në këto raste ka shfajësime të tilla si: sa po më vinte gjumë, mos filloi pikërisht atëherë zhurma?

Ç’jetë e çuditshme, kjo. Dhe s’mund të bëje deklamime, as të tentoje ta mbuloje, apo t’i jepje shpjegime që të qetësonte shpirtrat. Por as të bindje të tjerët, në shtëpitë ngjitur, të cilët nuk dinin gjë, s’mundeshe. Por ç’të ishte ajo bulëz ? -pyesnin me dëshpërim, -një mi ndoshta? Një bretkocë e dalë nga kantinat?

Jo s’ishte e vërtetë.Atëherë, -insistonin, -mos ishte ndoshta një alegori? Mund të themi

kështu, të simbolizojë vdekjen? apo ndonjë rrezik? ose vitet që kalojnë? Asgjë nga këto, zotërinj: është vetëm një bulëz, vetëm se vjen duke ngjitur shkallët. Apo thjesht tenton të shpjegojë ëndërrat dhe fantazitë? Tokat e bekuara e të largëta ku farkëtohet lumturia? Diçka poetike, ndoshta? Jo, absolutisht jo.

Ose vëndet më të largëta, në kufij të botës në të cilat kurrë s’do të shkojmë? Po jo, ju them, nuk është një shaka, s’ka kuptime të dyfishta, bëhet fjalë vetëm për një bulëz uji, që siç është bërë e ditur, natën shkon lart nëpër shkallë. Tik, tak, misteriozisht, nga shkalla në shkallë. Dhe për këtë shkak, përreth ndihet frikë.

Përgatitja dhe shqipërimi: Hiqmet dhe Andi Meçaj

Page 5: Gazeta Kallarati nr.68

PËrkujtimoreGazeta KALLARATI faqe 5 Janar – Shkur t 2013

SI E KAM NJOHUR SIHAT TOZAJN Fshati Kallarat në rrethin e Vlorës është një

nga fshatrat me tradita patriotike në krahinën e Kurveleshit. Shtrihet në luginën e lumit Shushicë, midis malit të Çipinit dhe malit të Bogonicës. Nga verilindja Kallarati kufizohet me fshatin tim, Bolenën. Si kufitarë që jemi, kemi lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, miqësi, krushqi e marrëdhënie pune dhe bashkëjetojmë në harmoni të plotë në atë hapësirë gjeografike ku ndodhen fshatrat tona.. Për rrjedhojë, i njohim mirë edhe njerëzit e figurat e shquara të njëri-tjetrit. Në këtë shkrim po hedh mendimet e mia se si e kam njohur njërin nga burrat më në zë të Kallaratit, Sihat Xhemil Tozajn, bir i këtij fshati.

Sihati kish lindur më 1926 në shpatin e përroit të Gjorme në një familje fshatare fisnike e atdhedashëse në disa breza, duke luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve osmanë, grekë e italianë. Në Luftën e Dytë Botërore, kjo familje ishte bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që priste e përcillte partizanët, ndërsa djemtë e kësaj familjeje, Sinani e Sihati, hodhën pushkën krahut dhe u rreshtuan në çeta partizane. Sinani, që ishte vëllai i madh i Sihatit, u angazhua qysh në fillim të vitit 1942 në organizatën e rinisë të fshatit, pastaj në çetat partizane të Kurveleshit dhe me krijimin e Brigadës së 6 Sulmuese bëhet efektiv i saj.

Edhe Sihati rreshtohet në çetën territoriale “Mumin Selami”të fshatit e pastaj në çetat partizane të Kurveleshit. Në këto formacione Sihati mori pjesë në aksione e luftime të zhvilluara në Kurvelesh, në Mesaplik, Gjorm, Sarandë, Gjirokastër etj, Në 25 prill 1944, ditën e krijimit të Brigadës së 8 Sulmuese në Sheper të Zagorisë, Sihati, së bashku me shumë shokë kallaratas, bolenas, kuçiotë e kurveleshas të tjerë, gjirokastrite, tepelenas etj, rreshtohet në këtë brigadë. Në radhët e saj Sihati mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi ajo që nga Pogoni, Girokastra, Përmeti, Delvina e Konispoli në jug dhe në vazhdim, në Berat, Lushnjë e Tiranë dhe pastaj në Mal të Zi e Bosnjën jugore deri në Vishegrad të Jugosllavisë, derisa përfundoi Lufta e Dytë Botërore me kapitullimin e Gjermanisë naziste, më 9 maj 1945.

Pas përfundimit me sukses të misionit për të ndjekur këmba-këmbës hordhitë naziste edhe përtej kufirit tonë verior, mision që u kish ngarkuar Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Divizionit të 5-të dhe atij të 6, në të cilin bënte pjesë Brigada e 8, aty nga fundi i vitit 1945 Brigada e 8 u kthye në atdhe. Në fillim të vitit 1946, Sihati u përzgjodh, së bashku me shokë të tjerë, për të kaluar në terren. Ai u dërgua të merrej me punë partie e pushteti në Mirditë. Aty atij, në bashkëpunim me drejtuesit e Mirditës si Bardhok Biba e të tjerë, krahas punës për konsolidimin e pushtetit të ri vendor, iu desh të merrej edhe me eliminimin e bandave kriminale që vepronin në zonat e veriut.

Sihati ishte një punëtor i palodhur, njeri besnik, me një zgjuarsi e intuitë të rrallë, me cilësi të veçanta komunikimi e sjelljeje me njerëzit. Prandaj ai fitoi zemrat e mirditorëve. Atë e kish kalitur jeta, lufta partizane.

Sihati aty nga viti 1949, pas punës së suksesshme në Mirditë, duke lënë gjurmë dhe mbresat më të mira te mirditorët, ai kaloi ca kohë edhe në krahinën e vendlindjes së tij me të njëjtin mision si “shok terreni”, siç quheshin në atë kohë ata që punonin në bazë. Pastaj do emërohej me punë në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si drejtues i SMT-së së Vlorës, të Delvinës, të Roskovecit, të Fushë-Krujës, drejtor i fermës së Thumanës. Njëkohësisht kreu edhe studimet e larta për agronomi në Institutin e lartë Bujqësor të Tiranës, duke u bërë kështu një kuadër i lartë i kompletuar për problemet e bujqësinë.

Më vitin 1964 Sihatit vendoset në detyrën e sekretarit të komitetit të partisë për problemet e bujqësisë në rrethin e Vlorës. Edhe në këtë detyrë ai shfaqi më së miri aftësitë e një organizatori të mirë.

MALLI PËR VENDLINDJENKam mall për vendlindjen,Për Kallaratin jam i zhuritur. Ky mall më mundon shumë, Në shtrat jam duke u përpëlitur. Dua të dal në Qafë të Pirrës, Të rri nën hijen e dëllënjës, Të shikoj hapësirën e natyrës, Si Cullaqit i mbet kapela brinjës.T’i ngjitem më lart malit,Te Lëma e Xhixhos të prehem,Të thith fort erën e çajit.Jam i lodhur, po s’dua të kthehem, Te burimi dua të qëndroj. Rrëzë Bogonicës shtrunga e Golloshe, Me stane dua të kuvendoj, Përballë tënda e Binjarit katëroshe.Mrizat lehtë-lehtë fërfërijnë,Zogjtë nëpër fletë cicërojnë,Bejdashi te stani vërshëllen,Kopenë për tek burimi i kthen. “Sa bukuri ka tufa, Sa gaz bie bagëtia”, Sa shumë kënaqen Këto mend e mia.Eh, ëndrrat ku të çojnë,Po gjunjët s’të punojnë,Se kështu e ka pleqëria,Që të ikën e tërë fuqia. Enver GOLLOSHAJ

AFORIZMA DHE FJALË TË URTAAforizma:Për të humbur mendjen, fillimisht

duhet të kesh një të tillë.Albert Ainshtain, fizikant (1879-1955)

As kujt jeta nuk i është dhënë në pronësi, po vetëm në përdorim.

Lukrezio, filozof (99-55 p.e.s.)

Çfarë bukurie të takosh njeriun që nuk lavdërohet e që meriton të jetë i lavdëruar!

Virgjili, filozof (70-19 p.e.s.)

Fjalë të urta:• Vdekjen e kemi hak, por mjerë ai

që mbahet mend për keq.• Kush merr shtatë e prish tetë, s’ka

nevojë për kuletë.• Martesa? Të doli ngjalë, e hëngre;

të doli gjarpër, të hëngri.

Ishte gojëmbël, edukator dhe një kombinues i mirë i marrëdhënieve me kuadrin drejtues dhe me popullin. Duke qenë operativ në terren, ai nuk linte fshat e ndërmarrje ekonomiko-bujqësore dhe pëllëmbë toke pa shkelur. Shkonte parcelë më parcelë, ku punonte traktori, ku punonte punëtori. Nuk linte organizatë partie pa vajtur dhe kudo jepte udhëzimet e duhura për përmirësimin e punës. Me këtë mënyrë të punuari ai u bë njeriu i dashur dhe i njohur në gjithë rrethin e Vlorës.

Në vitet 1970-1979 Sihati drejtoi Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Vlorës. Edhe si kryetar i këtij komiteti Sihati pati rezultate të mira në zhvillimin e bujqësisë e të blegtorisë. Gjatë kësaj periudhe çdo ekonomi e rrethit të Vlorës e çdo fshat arriti të siguronte bukën në vend dhe të shlyente detyrimet e shtetit. Rezultate të mira pati edhe në industri dhe sektorët e tjerë të rrethit. Gjej rastin të shënoj se si Sihatin Vlora ka pasur edhe të tjera kuadro të nderuara e të respektuara që kanë punuar shumë për Vlorën, siç mund të përmendim Namik Xhafajn, Veiz Pipën, Peti Shambllin, Petro Dodën e shumë të tjerë. Po ashtu edhe në zona të rrethit kanë punuar me përkushtim e ndërgjegje të lartë Maman Saliu, Metlli Jaupi, Kadri Aliu e të tjerë.

Sihati ka dhënë një ndihmë të madhe në ish-kooperativat bujqësore kodrinore e malore, sidomos për shtimin e rendimentit të prodhimit bujqësor e blegtoral, ndërtimin e kanaleve ujitëse dhe plehërimin e tokave etj.. Si bir i fshatit ai interesohej shumë, duke ardhur shpesh e duke na dhënë udhëzime se si të organizohej më mirë puna dhe si të shtohej prodhimi. Në kooperativë ta kishte ënda që të takoheshe me një kuadër të tillë gojëmjaltë e të respektuar Një ndihmë të madhe i dha ish-kooperativës Bolenë-Kallarat për ndërtimin e urës mbi lumin e Shushicës, si dhe ndërtimin e objekteve social-kulturore. Ura u ndërtua me ndihmën e Ndërmarrjes Rruga-Ura që drejtohej nga biri bolenas Hysni Leskaj. Ndihmuan për urën edhe Veiz Gjebero e Bexhet Mema, Kamber Alikaj etj.

. Si kryetar i kooperativës që isha, Sihati më vuri detyrë të siguroja fondet nga buxheti i kooperativës dhe të organizoja forcat e punës, si dhe të siguroja bazën materiale për ndërtimin e urës.kështu që populli i Bolenës e i Kallaratit dhe organet e pushtetit e të ekonomisë e realizuan me sukses këtë vepër të madhe të fshatit, bashkë me rrugën 7 km Vranisht-Bolenë, vepër e popullit të Bolenës dhe e rinisë së fshatit dhe e zonës së Mesaplikut që punuan vullnetarisht, si dhe e Sihatit si kryetar i Komitetit Ekzekutiv, i cili ndihmoi financiarisht nga rezervat e Komitetit dhe me drejtim teknik e bazë materiale derisa u mbarua ura.

Populli i Bolenës dhe i gjithë zonës i është mirënjohës Sihatit dhe gjithë atyre që kntribuan me punën, aftësitë dhe mundësitë e tyre për mbarëvajtjen e zonës sonë.

Si kuadër me vlera, Sihati aty nga fundi i vitit 1979 u transferua në Gjirokastër me detyrën e sekretarit të parë pë Parisë së rrethit. Edhe atje ai dha një kontribut të veçantë në ecurinë e përmirësimit të punës në të gjithë sektorët e veprimtarisë e të ekonomisë së atij rrethi.

Sihati ishte zgjedhur në disa legjislatura edhe deputet i Kuvendit Popullor. Ndërsa në nëntor të vitit 1982 ai u emërua në detyrën e lartë të sekretarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, detyrë me të cilën e mbylli me nder karrierën e tij në shërbim të popullit e atdheut.

Si ish-kryetar kooperative dhe kuadër rreth 20 vjet në vartësi të Sihatit, unë nuk gjej dot fjalët më të mira që meriton të shkruash për të.

Riza Pasho Sadikaj, emigrant në Itali, 20 mars 2013.

Page 6: Gazeta Kallarati nr.68

Gazeta KALLARATI faqe 6 Janar – Shkur t 2013 Të ndryshme

Gurët tregojnë historinë e një populli. Dëshmitarë të qytetërimit në sytë e të gjithëve, derisa pakujdesia e njerëzve në udhëheqjen e një vendi nuk i shkatërron, ose duar hajdute nuk i kthejnë në kënaqësi personale, për të zbukuruar parqe ose vila. Ka ndodhur pikërisht kështu në Kastrinjano dei Greçi (Castrignano dei Greci) me epigrafin e gdhendur në arkitraun që, njëherë e një kohë, kapërcente kishëzën që mbizotëronte gropën e varrit të Shën Onufrit. Sot, në orën 19, së paku idealisht, arkitrau prej guri leçez do të kthehet në vendin e vet. Pranë vendit të lashtë të kultit, Antonio Amato, të Kastrinjanos, gjatë një ceremonie – në prani të studiuesve dhe të apasionuarve të historisë amtare- do t’i dhurojë qytetit një arkitra të ri me epigrafin. “Jam i lumtur t’i dhuroj Kastrinjano dei Greçi-t riprodhimin e arkitraut”, shkruan dhuruesi. Kopja është vepër e një mjeshtri gurgdhendës shqiptar, prej vitesh banor në vend, Agim Mataj. Përmasat 1,76m gjatësi, 28cm gjerësi dhe 12 cm thellësi. Me shumë gjasa nuk ka përmasat e origjinalit, por duhet të jetë shumë afër. Shkrimi është marrë nga ilustrimi që gjendet në faqet 30 e 31 të vëllimit të Kozimo De Xhorxhi (Cosimo De Giorgi) që - në diçiturën “Kastrinjano dei Greçi, arkitrau i kishës së Shën Onufrit” sjell shënimin me dorë “C. De Giorgi skicim nga natyra 2 janar 1878”. Epigrafi ka kërkuar shumë punë përkthimi, sepse përbëhet prej gërmash si “G”, që nuk janë në alfabetin grek, dhe alfabete të tjerë cirilikë. Përkthimi që i është besuar Isabela Bernardinit, docente e Universitetit të Salentos, pjesa e përkthyer thotë: “Antonio Galaso (prift) i frymëzuar ndërtoi këtë manastir në emër të Perëndisë dhe të Shpëtimtarit...”. Këtë mbrëmje, gjatë ceremonisë, e njëjta studiuese do të komunikojë të gjithë përkthimin. Në ceremoni do të marrin pjesë, përveç kryebashkiakut të qytetit, Antonio Zakeo që do të përcjellë përshëndetjen e komunitetit; Konsulli i Greqisë në Brindizi, Roberto Fusko; këshilltari vendor i kulturës dhe personalitete të tjera...

Arkitraun do ta zbulojë vogëlushja Françeska Alfieri.Marrë nga gazeta “Quotidiano di Lecce” e 10 korrikut

2012.

Shënim i Redaksisë së gazetës “Kallarati”: “Kopja e arkitraut (shënim i Red.) është vepër e një

mjeshtri gurgdhendës shqiptar... Agim Mataj”, shkruan autori. Por ky mjeshtër, jo vetëm që është shqiptar, por është edhe nga Kallarati ynë. Kështu që me veprat mjeshtërore të këtij talenti gurgdhendës, atje në emigracion, në botën e jashtme ku punon, nderon emrin shqiptar në përgjithësi, ndërsa në veçanti nderon Kallaratin, zbukuron “biografinë” e fshatit të tij të lindjes. Prandaj, ne kallaratasit

bashkëfshatarë të Agimit, ndihemi krenarë që nga gjiri ynë kanë dalë e vazhdojnë të dalin talente të tillë. Dhe ai nuk është i vetmi që nderon veten edhe fshatin me veprat e tij. Ka dhe të tjerë në fusha e zhanre të ndryshme. Ne Agimin, e këdo tjetër si ky, e përgëzojmë dhe i urojmë suksese të tjera në krijimtarinë e tij, me të cilën ngrihet lart imazhi i shqiptarëve e njëherazi i kallaratasve dhe i Kallaratit.

Lumi Shushicë rrjedh nga malet e Kurveleshit, te rrepet e Lëpushkës në Buronja të Kuçit, duke u zgjeruar shumë në fushat e Kallaratit, fusha të cilat janë shumë të bukura e me prodhimtari.të madhe bujqësore e blegtorale. Të parët tanë tregonin se ky lumë dikur ka pasur një shtrat të ngushtë, si kanal. Një gojëdhënë thotë se dy burra, njëri i kuçiot e tjetri i bolenas, donin të ndanin fushat e Kallaratit dhe i bolenasi thotë: ku do t’i ndajmë? I kuçioti i përgjigjet se: “I ka ndarë i madhi Zot, në rrëke që s’hidhet dot”. Kjo tregon se lumi ka qenë i ngushtë sa një rrëke. Por i thellë sa nuk kalohej dot.

Shushica, me ujin e saj, është bërë burim të mirash për Kallaratin, por edhe burim dëmtimesh. Të mirat që i kanë ardhur fshatit tonë nga ky lumë kanë qenë mundësia e krijuar për ujitjen e tokave të mbjella, duke i bërë ato sa më pjellore dhe vënia në punë e mullinjve të bluarjes së drithërave me anën e ujit të këtij lumi. Për këtë, që në kohë të vjetra janë ndërtuar vija uji për ujitjen e tokave. Një vijë e rëndësishme është ajo që e merr ujin e këtij lumi nga sfrati i ndërtuar në grykëderdhjen e përroit të Cergëzës kufi me Kuçin dhe përcjell deri në arat e sheshit të Fierës së sipërmë dhë të Ubavit deri në Gjikveshe. Një vijë tjetër është ajo që e merr ujin në Bigorre për të ujitur arat e Fierës së poshtme. Vija e tretë është ajo që përdoret për ujitjen e tokave të Lëmplakut. Por me ujin e Shushicës kanë punuar edhe dy mullij, mulliri i Boderit që vetëm shenjat e themeleve i kanë mbetur dhe mulliri i Lëmplakut, në të cilin bluanin jo vetëm familjet e Kallaratit, po edhe kuçiotët e Pajamehut, bolenasit etj.

Ndërsa dëmet që i ka sjellë Kallaratit Shushica janë ato që shkaktojnë përmbytjet e tokave. Dimrit që bien shira, duke u derdhur në lumë edhe ujërat e bollshme të përrenjve e rrëkeve të shumta që zbresin në dimër që nga malet e grykat nga të dy anët e lumit, ky fryhet dhe bëhet i rrezikshëm, del nga shtrati, pushton tokat, i gërryen ato dhe i mbulon me zhavorr e rërë. Tokat e Kallaratit që shtrihen anash lumit kanë këto sipërfaqe:

Fiera e Poshtme - 6 ha; Lëmplaku - 5 ha; Armixore – 7 ha; Shtyllat – 6 ha; Rapeta e Babzote – 5 ha. Gjatësia e pjesës së lumit që ka shkaktuar dëme nga Fiera në Kurpica është rreth 4 km. Kështu që del se është përmbytur rreth 4 ha tokë. Ky dëm ka filluar të bëhet më i theksuar nga viti 1964 e këtej, kur u bë përmbytje e madhe më 11 nëntor të atij viti. Pasqyra (sipërfaqja) e lumit u zgjerua, por organet përkatëse të drejtimit të asaj kohe i vunë rëndësi dhe morën masa për sistemimin e lumit, duke e shpëtuar tokën nga dëmtimi. Tani ky lumë ka mbetur si në shkretëtirë, të duket i frikshëm, sepse askush nga organet shtetërore nuk merr ndonjë masë për ta frenuar atë.

Nga ato çfarë tregonin të parët dhe që na kanë ardhur ne brezave të sotëm përmes gojëdhënave, se lumi dikur ka pasur një shtrat të ngushtë, si kanal, kuptohet se brigjet e tij kanë qenë të veshur me pyje. Ndërsa sot rrokullisen shkëmbinjtë e zhavorri drejt e në lumë, se pyjet janë zhdukur nga zjarret e nga sëpata. Rrepet i ka zënë sëmundja e po thahen dhe duke shfrytëzuar këtë rast, bashkë me të tharit, priten edhe të njomët. Një parcelë që vite më parë ka qene në mburim (mbrojtje), nga viti 1915 kur u ndërtua xhamia, ky vend u quajt i mirë, d.m.th. i shenjtë. Ky vend është Morrëza. Në vitin 1935, kur në Kallarat do rihapej shkolla, dilte problemi i mungesës së ndërtesës për shkollë. Dhe këtë problem për fshatin e zgjidhi hoxha i fshatit, patrioti mulla Beqir Zhibaj. Ai ia dhuroi xhaminë fshatit për ta përshtatur për shkollë. Në këtë kohë kishin mbaruar shkolla ushtarake jashtë e brenda vendit 4 djem kallaratas, të cilët ishin të emëruar në detyra dhe merrnin rrogë. Këta ishin: Shahin Jonuzaj, Demir Lato, Izet Bushi dhe Veledin Rjepaj. Këta i dhuruan shkollës nga një rrogë mujore secili për riparimin e përshtatjen e xhamisë për shkollë. Aty, në buronjat e Morrëzës, u rritën rrepe të bukur, por edhe këtu vite më vonë do të fillonte sëmundja që do të thante shumë prej tyre. Dhe edhe këtu nisi zjarri e sëpata që bashkë me rrepet e tharë nuk do kursente as të njomët. Prandaj drejtuesit e fshatit dhe vetë fshati duhet ta quajnë të shenjtë këtë vend, duke e lënë edhe drurin e thatë të mbetet e të kalbet në vend, pa vënë dorë me zjarre e sëpatë, në mënyrë që të shpëtojnë rrepet e njomë.

Kur rrjedh Shushica nga Kuçi në Armen Besim JONUZAJ

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj;

Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Petrit Qejvanaj; Çize Xhaferi; Lefter Hysi; Rami Memushi; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj.

www.kallarati.com; e-mail: [email protected]

Rikthimi i arkitraut ...

Fernando Durante

Page 7: Gazeta Kallarati nr.68

• Qepapërtensioninelartëtëgjakutdheproblemetëtjera

Qepa ka plot efekte të dobishme për shëndetin e njeriut. Ajo është shumë e mirë për të luftuar tensionin e lartë të gjakut. Kuarcetina, pigmenti që përmban qepa, ul prodhimin e angiotensinës, një molekule që rrit presionin në gjak. Mirë është të konsumohet ashtu siç është, sepse kështu përfitohet më shumë. Qepa ndihmon edhe në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, prandaj këshillohet të përfshihet në dietën ushqimore të të atyre që vuajnë nga diabeti. Qepa ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Në vend të ilaçeve me efekte të shumta anësore, ata që duhet të bëjnë kujdes me kolesterolin, mund të konsumojnë qepë, duke e zgjidhur problemin brenda disa ditësh. Po qepa zhduk edhe parazitët. Qepa ndikon për mirë dhe te astma bronkiale dhe te pagjumësia. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B dhe minerale si potasium, kalçium, fosfor, selen dhe sodium. Gjithashtu, qepa mban në nivele normale qarkullimin e gjakut, duke parandaluar mpiksjen. Hollimi i gjakut

Të ndryshmeGazeta KALLARATI faqe 7 Janar – Shkur t 2013

ENCIKLOPEDI

NDEROHEN ME TITULLIN “NDERI I QARKUT” DY KALLARATAS Në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, krahas shumë personaliteteve

të tjera të shquara të Qarkut të Vlorës, me vendim të Këshillit të Qarkut, me titullin “Nderi i Qarkut” u nderuan edhe dy kallaratas:

1 Miftar Ali Kallarati, me motivacionin: “Rilindas, përhapës i gjuhës shqipe dhe i librave shqip në Labëri”. Ky titull do të dorëzohet nga ana e komunës së

Vranishtit.2. Hiqmet Meçaj, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në zhvillimin

e poezisë moderne shqipe dhe të artit shqiptar”. Titulli iu dorëzua z. Hiqmet në një ceremoni të posaçme që u organizua para ca ditësh në Pallatin e Kulturës “Labëria” të qytetit të Vlorës, me një pjesëmarrje të gjerë të publikut vlonjat e të personaliteteve të artit e kulturës, si dhe të përfaqësuesve të shoqatave kryesore atdhetare e kulturore.

zvogëlon mundësitë e goditjes në zemër apo në tru. Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë.

Për të gjitha këto të mira që ka qepa, një grup shkencëtarësh rusë para disa vjetësh, studimin e tyre e përfundonin me thirrjen: “Njerëz, hani sa më shumë qepë”.

• ArrapërkolesterolinnëgjakArrat, si dhe bajamet, lajthitë apo stikat

luftojnë kolesterolin në gjak. Studiusit amerikanë kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i 67 gramëve ul ndjeshëm sasinë e kolesterolit në organizëm. Prandaj duhet konsumuar arra vazhdimisht..

• Mendra(josma)përepilepsinëMerret një lugë gjelle me mendër (josmë)

dhe zihet me një gotë ujë për 5-10 minuta. Pastaj kullohet, ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet 2 herë në ditë nga një gotë gjatë ditës. Kjo metodë eshtë shumë e mirë për ata që vuajnë nga epilepsia.

• LimonipërgurëtnëtëmthKonsumimi i limonit para ushqimit është

një mënyrë ideale për të luftuar gurët e tëmthit (gurët biliarë). Limoni është i pasur me antioksidues të natyrës acidike, veçanërisht me acid limonik që ndihmon luftimin e radikaleve të lira, duke mbrojtur kështu nga një varg sëmundjesh. Por ai është veçanërisht i dobishëm për shkrirjen e gurëve të tëmthit. Konsumimi i i produkteve acidike para ushqimit mund të imitojë acidin biliar dhe të stimulojë fshikëzën biliare (e tëmthit) të kontraktohet për t’i larguar gurët. Në këtë aspekt, konsumimi i një luge lëng i pastër limoni dhe një luge vaj ulliri çdo mëngjes para ushqimit, mund të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Limoni është i njohur edhe si një mjet për të parandaluar dhe zbërthyer dhe gurët në veshka.

• BizeletkundërstresitSipas ekspertit shëndetësor vjenez, prof.

Hademara Bankhofer, bizelet përmbajnë shumë proteina dhe ndikojnë në ndërtimin e masës muskulore. Bizelet të mbajnë gjatë të ngopur, se përmbajnë fije që kalojnë ngadalë nëpër traktin tretës. Gjithashtu bizelet janë të dobishme edhe për uljen e vlerave të rritura të kolesterolit. Bizelet përmbajnë edhe magnez, prandaj janë një ushqim i vërtetë kundër stresit. Përpos që ndikojnë në muskuj, bizelet forcojnë nervat, flokët dhe indin lidhor, shikimin si dhe përqendrimin.

ENCIKLOPEDICilët janë 10 vendet më të vegjël në botë

Vatikani është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në vetëm 0.44 km2 dhe ka rreth 800-900 banorë, shumica e të cilëve punojnë për Selinë e Shenjtë që është institucioni që qeveris Kishën Katolike Romane. Pas tij vjen Monako që shtrihet vetëm në 1.9 km2, i cili është dhe shteti me popullsinë më të dendur në botë, pasi në këtë hapësirë të vogël jetojnë rreth 33 mijë banorë. Shtete të tjerë të vegjël janë: Naru me 21 km2, Tuvalu me 26 km2, San Marino me 61 km2, Lihtenshtejn me 160 km2, Ishujt Marshall me 180 km2, Sant Kic dhe Nevis me 269 km2, ishujt Maldive me 300 km2 dhe Sejshellet me 434 km2.

Kur janë krijuar SHBA-të Kombi amerikan u themelua

trembëdhjetë kolonitë e Britanisë së Madhe që shtriheshin përgjatë bregdetit Atlantik. Më 4 korrik 1776, ato nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, që shpalli pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe dhe formimin e një bashkimi. Kuvendi i Filadelfias përpiloi Kushtetutën e tanishme të Shteteve të Bashkuara më 17 shtator 1787. Miratimi i saj në vitet vijuese i bëri shtetet pjesë të një republike të vetme me qeveri të fuqishme qendrore. Karta e të Drejtave, e përbërë nga 10 amendamentet e para kushtetuese si garanci e të drejtave dhe lirive themelore qytetare, u ratifikua më 1791.

Page 8: Gazeta Kallarati nr.68

Pushtimi i 7 prillit 1939... KUJTESËI kujtojmë bashkëfshatarët tanë

kudo që janë dhe lexuesit e gazetës sonë se, me nisjen e vitit të ri 2013, duhet derdhur lekët e kuotës vjetore të anëtarësisë së Shoqatës K/A “Kallarati” dhe të pajtimit të gazetës . Sipas vendimit të mbledhjes së fundit të përgjithshme të Shoqatës, kuota është 1000 lekë të reja. Kjo shumë ka brenda edhe pajtimin vjetor të gazetës. Për pensionistët pa ndonjë aktivitet fitimprurës ekonomiko-tregtar, kjo shumë është 500 lekë të reja (për kuotë e gazetë).

Jeni të lutur të na mirëkuptoni e të respektoni këtë kërkesë, pa të cilën nuk mund të funksionojë shoqata dhe nuk mund të dalë gazeta.

Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e gazetës

Të ndryshmeGazeta KALLARATI faqe 8 Janar – Shkur t 2013

NEKROLOGJI

Vijon nga faqja 1

t’u strehuar nëpër miq e njerëz të tyre në fshatra. Prej tyre morëm vesh se prefektura e Vlorës nuk u kish dhënë armë vullnetarëve për të luftuar dhe se italianët kishin zbarkuar në Vlorë. Kthehuni, na thanë, se kot që të veni në Vlorë. Dhe ne u kthyem tërë dëshpërim tek dhëntë”. Në Tiranë e në qytete të tjera të rinjtë kallaratas Mumin Selami, Sinan Petanaj, Nuredin Breshanaj, Xhemal Gjonaj e Avdurraman Zhibaj merrnin pjesë në protesta e demonstrata antifashiste që zhvilloheshin ato ditë të javës së parë të prillit. Po kështu, kallaratasi Hasan Selami (vëllai i madh i Muminit), që ndodhej për studime në universitetet e kryeqytetit egjiptian Kajro, protestën e tij kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste e manifestoi, së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë të Egjiptit, para përfaqësive diplomatike të huaja atje.

Por mbrojtje e qëndresë të organizuar shtetërore nuk pati. Pati vetëm qëndresë spontane kryesisht nga vullnetarë popullorë atdhedashës dhe aty-këtu, si në Durrës e Bestrovë të Vlorës edhe nga ushtarakë që u dhimbsej atdheu. Kështu që forcat ushtarake fashiste nisën zbarkimin në portet shqiptare në mëngjesin e 7 prillit, ditën e premte që populli e quajti “e premtja e zezë”. Nga qëndresa e organizuara kundër zbarkimit të këmishëzinjve italianë në portet e bregdetit shqiptar, pushtuesit nuk u pritën me lule por me plumba. Pati edhe të vrarë, si në Durrës ku mbeti i vrarë kapteri i marinës Mujo Ulqinaku me disa të tjerë, në Skelë të Vlorës u vra fshatari gumeniciot Hamit Vashko e në Sarandë, Mitro Dhimërtika.

Një qëndresë e fuqishme u organizua edhe në Bestrovë të Vlorës, ku bateria e artilerisë kundërajrore që erdhi me ngut nga Elbasani, komandohej nga togeri kallaratas Shahin Osmëni. Në bashkëpunim me një batalion këmbësorie dhe me vullnetarë popullorë, Shahini me baterinë e artilerisë i bllokoi për dy ditë rresht (7 e 8 prill) në Bestrovë këmishëzinjtë që po marshonin drejt Fierit, duke u shkaktuar shumë të vrarë e të plagosur me qitje direkte të topave. “Dëmet më të konsiderueshme i kam pasur në Vlorë”, (fjala është për dëmet në Bestrovë-S.J.) do të deklaronte komandanti i forcave italiane në Shqipëri, gjeneral Guxoni. Pra, qëndrimi i njëjtë atdhedashës e kundërshtues ndaj pushtimit i kallaratasve kudo që u ndodhën ato ditë të zeza për Shqipërinë tregon se në ndërgjegjen e tyre është e rrënjosur thellë ndjenja e dashurisë për atdheun e për trojet e tyre amtare, e trashëguar në shekuj nga të parët brez pas brezi

Pushtuesit italianë menjëherë nisën fashistizimin e vendit, duke vendosur rregullat e simbolet e tyre në të gjitha fushat e jetës. Nisën burgosjet e kundërshtarëve,

siç ishte edhe përjashtimi nga shkolla e burgosja e Mumin Selamit etj. Në shkollë u vendosën portretet e mbretit italian,Vittore Manueli III e të kryeministrit fashist, Benito Musolini (Duçe), duke u flakur në plehra portretet e Zogut. U vendos nderimi ala-fashiste. Disa kohë pas pushtimit, mësuesi më dënoi mua kalamakun, duke më detyruar të qëndroja një orë me një këmbë pas dërrasës së zezë së klasës, se harrova të nderoja me dorën lart kur hyra në klasë, po nderova me dorën te zemra, siç ishim mësuar në kohën e Zogut.

Po Italisë fashiste nuk i mjaftoi vetëm pushtimi i Shqipërisë. Italia në vjeshtën e vitit 1940 sulmoi për ta pushtuar edhe Greqinë, por i ngeci sharra në gozhdë. Atje ajo hasi në mbrojtje të organizuar nga shteti grek dhe hedhjen në mësymje të ushtrisë greke, duke i vënë përpara forcat italiane. Ushtria greke në ndjekje të ushtrisë italiane mbërriti deri në Kallarat. Për rrjedhojë, fshati ynë u bë shesh i luftës italo-greke. Pasojat: dëme të pallogaritshme ekonomike, madje edhe njerëzore. U shkatërrua nga grabitja e ushtrisë greke ekonomia ushqimore e blegtorale, u prishën të mbjellat nga shkelja e ushtrisë, kafshët e saj dhe nga predhat e artilerisë, u dëmtuan shtëpitë dhe orenditë shtëpiake nga braktisja e tyre për t’u larguar nga vija e frontit në drejtim të Kuçit. Shumë kallaratas vdiqën nga uria, të ftohtit e shkaqe të tjera nga shpërngulja e detyruar nga vatrat e tyre. Fshati ynë pësoi një rrënim të plotë nga kjo luftë. Lufta mori fund në prill të vitit 1941. Aty nga fundi i prillit u kthyen kallaratasit në vatrat e tyre. Por u kthyen me ç’kishin veshur, se as mall e as bereqet nuk u kish mbetur. Për punime bujqësore as që mund të bëhej fjalë se u kish ikur koha. As mund të punoheshin e as mund të mbilleshin arat në maj. Secili vriste mendjen nga t’ia mbante për të siguruar ndonjë thes misër për bukë. Këto qenë “të mirat” që i solli pushtimi Kallaratit dhe jo vetëm Kallaratit.

Në vazhdim të qëndresës së tyre kundër pushtimit të vendit, kallaratasit u lidhën ngushtë me luftën çlirimtare të popullit shqiptar, duke marrë pjesë masivisht në formacionet partizane dhe në strukturat e tjera mbështetëse të kësaj lufte, si këshilli nacionalçlirimtar, çeta territoriale, organizata e frontit nacionalçlirimtar, organizata e rinisë antifashiste, të cilën Xhelo Dautaj do ta vlerësonte me vargjet: Lapidar lavdie në Qafë të Ubavit / Dekoratë trimërie në gjoksin e fshatit, organizata e grave antifashiste, Të rinjtë e të rejat dhe burrat e fshatit tonë mbushën radhët e çetave e të brigadave partizane dhe të çetës territoriale, duke dhënë një ndihmesë të vyer

maksimale të mundshme për çlirimin e vendit. Jo pak prej tyre, kryesisht të rinj në lule të rinisë, dhanë jetën në luftë kundër pushtuesve italianë e gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vetëm nga lufta që iu desh popullit shqiptar të bënte për t’u çliruar, fshati ynë pësoi jo pak humbje njerëzore e materiale, pa llogaritur ato të luftës italo-greke. Ato dëme ishin:

1. Të rënë në luftë .......................... 20 dëshmorë;Viktima........................................... 2 vetë;Të plagosur......................................12 vetë;Ndërtesa të djegura nga pushtuesit:Shtëpi banimi.................................. 40;Shkolla me pajisjet përkatëse.......... 1;Dyqane............................................ 2;ç) Mulli bloje.................................. 1;5. Bagëti të grabitura nga pushtuesit: a) Të imta .................................... mbi 450 krerë; b) Të trasha (qe e kafshë pune) .. mbi 50 krerë:6. U grabit ose u dogj bashkë me ndërtesat e gjithë

plaçka dhe orenditë shtëpiake. Ky ishte një bilanc shumë i përmbledhur i

pasojave për fshatin tonë që solli pushtimi i vendit nga Italia fashiste më 7 prill 1939 dhe i zëvendësuar pas kapitullimit të Italisë fashiste më 1943 nga pushtimi i Gjermanisë naziste.

Në Vlorë, më 29 mars 2013 u nda nga jeta Hurma Shuko Jahaj (Karabollaj). Kish lindur në Kallarat më 1933 në një familje atdhetare. Prindërit

e saj u lidhën ngushtë më Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i ati, Shuko Karabollaj, partizan i Brigadës së 8 Sulmuese, ra dëshmor në luftë me nazistët gjermanë. Hurmaja ndihmoi luftën si aktiviste e organizatës së pionierëve e pastaj e

organizatës së rinisë antifashiste. Pas çlirimit ka qenë veprimtare politikoshoqërore dhe ke punuar në sektorë të ekonomisë. Me krijimin e familjes së saj, ajo lindi e rrit dy djem e dy vajza. U përcoll me nderimet e rastit, duke lënë pas bashkëshortin, Brahim Jahaj, fëmijët dhe kujtimin e mirë.

Më 14 prill 2013 u nda nga jeta në Vlorë Bilal Demo Breshanaj. Kish lindur më 1934, në Kallarat, në familjen atdhedashëse të Breshanajve. Kjo familje u lidh ngushtë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke luftuar me armë në dorë e duke dhënë të gjithë ndihmën e mundshme për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Po ashtu ajo dha një ndihmesë të vyer në ndërtimin e vendit pas çlirimit. Vetë Bilali, pas kryerjes së studimeve të larta, ia kushtoi veprimtarinë e tij të gjatë edukimit të brezave të rinj si mësues e drejtor në disa shkolla të rrethit të Vlorës. Njëkohësisht ka qenë edhe i zgjedhur në organet e pushtetit vendor. U përcoll për në banesën e fundit me nderime, duke lënë pas pas djemtë dhe emrin e mirë të tij.

U nda nga jeta më 18 prill 2013, në Vlorë, veterani i luftës Arif Sali Breshanaj. Kish lindur në Kallarat në vitin 1925 në familjen me tradita atdhetare Breshanaj. Familja e tij u lidh ngushtë që në fillim me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vetë Arifi u aktivizua në organizatën e rinisë së fshatit që ditën e formimit të saj dhe pastaj u rreshtua me armë në dorë në çetat e para partizane të Kurveleshit, ndërsa ditën e krijimit të Brigadës së 8 Sulmuese, u bë pjesë e saj. Në të gjitha aksionet e luftimet kundër pushtuesve nazifashistë luftoi me guxim e trimëri për çlirimin e plotë të vendit dhe për ndjekjen këmba-këmbës të hordhive naziste edhe përtej kufirit verior, në tokat e ish-Jugosllavisë. Pas çlirimit u titullua oficer dhe iu besuan detyra të rëndësishme në strukturat e Organeve të Punëve të Brendshme në rrethet Shkodër, Fier e Vlorë. U përcoll për në banesën e fundit me nderime nga familjarët, bashkëfshatarë dhe veteranë të luftës. La pas fëmijët dhe emrin e mirë.

Kryesia e Shoqatës K/A “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shprehin ngushëllime të thella familjeve për

humbjen e njerëzve të tyre të shtrenjtë.

Seit JONUZAJ