8
Gazeta KALLARATI faqe 1 Mars - Prill 2015 ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 12-të i botimit, nr. 80 Mars-Prill 2015, Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj Ec ngado, Kallaratin mos e harro! KALLARATASIT - URREJTËS, POR DHE MËSHIRUES NDAJ ARMIQVE Prilli i sivjetshëm shënon 76-vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Kallaratasit, si atdhedashës të flaktë të të gjitha kohërave, këtë pushtim e pritën me urrejtje të madhe. Të shumtë ishin kallaratasit që iu drejtuan autoriteteve qeveritare për të kërkuar armë që të luftonin kundër zbarkimit të ushtrisë musoliniane në portet e bregdetit shqiptar, por që u përcollën me slloganin se gjoja i kishte marrë masat qeveria dhe mbreti, prandaj nuk kishte nevojë për shqetësime dhe armatosje të popullit... Nga Seit Jonuzaj Nga Besnik Gjonbrataj FILMI DOKUMENTAR “KALLARATI” , DËSHMI E HISTORISË SË TIJ SHUMËVJEÇARE ME RASTIN E 10 VJETORIT TË XHIRIMIT TË FILMIT ISHIN FUKARENJ PËR BUKË, POR ASPAK PËR KËNGË ...Kallarati, tashmë ka filmin e vet dokumentar, i cili tregon fare qartë historinë e tij që nga Kunjova, shpërnguljen në Pilingri, djegien e fshatit nga andartët grekë, shpërnguljen përsëri aty ku është sot pranë lumit Shushica, në të dy anët e rrugës automobilistike, i vendosur në tre lagje, Morrez, Qafë e Ubavit dhe Basha. Nëpërmjet këtij dokumentari, nga goja e shumë banorëve të vjetër, por edhe të rinj përshkruhet jeta e fshatit tonë. Ky film u realizua nën kujdesin e drejtpërdrejtë të ish-kryetarit të parë të Shoqatës, i paharruari Gafur Shameti, vitin 2005 dhe me kontributin financiar të shumicës së banorëve të këtij fshati. Shumica e intervistave u bënë me rastin e takimit të brezave në Korrik 2005 në Kallarat, por edhe filmimeve të bëra me bashkëfshatarët tanë në Tiranë, Fier, Vlorë e gjetkë. Ky film, do të thosha i rrallë, si nga përmbajtja, regjia, filmimi, realizimi i atyre që punuan për ta pasur sot një të tillë, ku jo çdo fshat ka arritur ta bëjë këtë. Ai që në fillim me një pamje të qiellit të pastër me pak re, edhe ato të bardha sikur të lehtëson shikimin dhe të shton kureshtjen se në vijimësi diçka të mirë do të shikosh dhe shijosh.... Më iku nga jeta edhe një shok i mirë! Homazh për Bashkim Gjonbratajn Nga Thanas Jani Më iku nga jeta edhe një shok i mirë! Bashkim Gjonbrataj nga fshati Kallarat i Vlorës, ishte nga shokët, që vitet na mbajtën gjatë pranë njëri-tjetrit. Qysh në vitin 1969, kur unë sapo kisha dalë oficer e deri në ditët e fundit të jetës së tij. Prandaj me të drejtë mund të them “Një jetë me Bashkim Gjonbratajn”. -Bashkimi ishte mësues matematike, kur erdhi për të kryer shërbimin ushtarak në Kuçovë. Një ndërlidhës i zoti, që pasi studioi në Tiranë, në shkollën ushtarake, u titullua oficer. -Së bashku në regjimentin kundërajror, jo vetëm oficerë, por edhe veprimtarë shoqëror. I mbushnim mendjen komisarit dhe bënim ekskursione deri në Përmet e në Frashër, te shtëpia-muze e rilindësve të shquar: Abdylit, Samiut, Naimit. Është e domosdoshme që prindi dhe veçanërisht gjyshërit t`u shpjegojnë nipërve e mbesave të tyre se jeta nuk ka qenë kështu si është sot me të gjitha këto zhvillime. Vetëm harmonia e besnikëria ka qenë e madhe. Në kohët e para, deri aty nga vitet 60 të shekullit të kaluar nuk kishte as radio e jo më televizor e kompjuter. Kur erdhi në vitet 60 një radio me vajguri, na dukej gjë e rrallë dhe mblidhej fshati në vatër të kulturës edhe për të dëgjuar, edhe për kuriozitet... Nga Namaz Tozaj Historinë personale çdo njeri e ka të jetuar dhe nuk ka si ta harrojë atë. Gjithashtu edhe historinë e familjes së j, përveçse të jetuar, e ka të mësuar nëpërmjet prindërve dhe më të moshuarve, qoſtë edhe nëpërmjet dorëshkrimeve e kujmeve të lëna nga të parët tanë brez pas brezi. Por të njohësh historinë personale e të familjes nuk është gjithçka. E rëndësishme është të njohësh më tepër, më tej familjes, fisit, mëhallës, pra të njohësh vendlindjen tënde. Të njohësh historinë e fshat, të krahinës e të Atdheut tënd është dhe duhet të jetë obligim i çdonjërit.

Gazeta kallarati nr 80, maj, 2015

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Gazeta KALLARATI faqe 1 Mars - P r i l l 2015

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 12-të i botimit, nr. 80 Mars-Prill 2015, Çmimi 50 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit JonuzajEc ngado, Kallaratin mos e harro!

KALLARATASIT - URREJTËS, POR DHE MËSHIRUES nDAJ ARMIqvE

Prilli i sivjetshëm shënon 76-vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Kallaratasit, si atdhedashës të flaktë të të gjitha kohërave, këtë pushtim e pritën me urrejtje të madhe. Të shumtë ishin kallaratasit që iu drejtuan autoriteteve qeveritare për të kërkuar armë që të luftonin kundër zbarkimit të ushtrisë musoliniane në portet e bregdetit shqiptar, por që u përcollën me slloganin se gjoja i kishte marrë masat qeveria dhe mbreti, prandaj nuk kishte nevojë për shqetësime dhe armatosje të popullit...

Nga Seit Jonuzaj

Nga Besnik Gjonbrataj

FILMI DOKUMENTAR “KALLARATI”, DËSHMI E HISTORISË SË TIJ SHUMËVJEÇARE

Me rastin e 10 vjetorit të xhiriMit të filMit

IshIN FUKARENj pëR bUKë, pOR AspAK pëR KëNgë

...Kallarati, tashmë ka filmin e vet dokumentar, i cili tregon fare qartë historinë e tij që nga Kunjova, shpërnguljen në Pilingri, djegien e fshatit nga andartët grekë, shpërnguljen përsëri aty ku është sot pranë lumit Shushica, në të dy anët e rrugës automobilistike, i vendosur në tre lagje, Morrez, Qafë e Ubavit dhe Basha. Nëpërmjet këtij dokumentari, nga goja e shumë banorëve të vjetër, por edhe të rinj përshkruhet jeta e fshatit tonë.Ky film u realizua nën kujdesin e drejtpërdrejtë të ish-kryetarit të parë të Shoqatës, i paharruari Gafur Shameti, në vitin 2005 dhe me kontributin financiar të shumicës së banorëve të këtij fshati. Shumica e intervistave u bënë me rastin e takimit të brezave në Korrik 2005 në Kallarat, por edhe filmimeve të bëra me bashkëfshatarët tanë në Tiranë, Fier, Vlorë e gjetkë. Ky film, do të thosha i rrallë, si nga përmbajtja, regjia, filmimi, realizimi i atyre që punuan për ta pasur sot një të tillë, ku jo çdo fshat

ka arritur ta bëjë këtë. Ai që në fillim me një pamje të qiellit të pastër me pak re, edhe ato të bardha sikur të lehtëson shikimin dhe të shtonkureshtjen se në vijimësi diçka të mirë do të shikosh dhe shijosh....

Më iku nga jeta edhe një shok i mirë!

Homazh për Bashkim Gjonbratajn

Nga Thanas Jani

Më iku nga jeta edhe një shok i mirë! Bashkim Gjonbrataj nga fshati Kallarat i Vlorës, ishte nga shokët, që vitet na mbajtën gjatë pranë njëri-tjetrit. Qysh në vitin 1969, kur unë sapo kisha dalë oficer e deri në ditët e fundit të jetës së tij. Prandaj me të drejtë mund të them “Një jetë me Bashkim Gjonbratajn”.

-Bashkimi ishte mësues matematike, kur erdhi për të kryer shërbimin ushtarak në Kuçovë. Një ndërlidhës i zoti, që pasi studioi në Tiranë, në shkollën ushtarake, u titullua oficer.

-Së bashku në regjimentin kundërajror, jo vetëm oficerë, por edhe veprimtarë shoqëror. I mbushnim mendjen komisarit dhe bënim ekskursione deri në Përmet e në Frashër, te shtëpia-muze e rilindësve të shquar: Abdylit, Samiut, Naimit.

Është e domosdoshme që prindi dhe veçanërisht gjyshërit t`u shpjegojnë nipërve e mbesave të tyre se jeta nuk ka qenë kështu si është sot me të gjitha këto zhvillime. Vetëm harmonia e besnikëria ka qenë e madhe. Në kohët e para, deri aty nga vitet 60 të shekullit të kaluar nuk kishte as radio e jo më televizor e kompjuter. Kur erdhi në vitet 60 një radio me vajguri, na dukej gjë e rrallë dhe mblidhej fshati në vatër të kulturës edhe për të dëgjuar, edhe për kuriozitet...

Nga Namaz Tozaj

Historinë personale çdo njeri e ka të jetuar dhe nuk ka si ta harrojë atë. Gjithashtu edhe historinë e familjes së tij, përveçse të jetuar, e ka të mësuar nëpërmjet prindërve dhe më të moshuarve,

qoftë edhe nëpërmjet dorëshkrimeve e kujtimeve të lëna nga të parët tanë brez pas brezi. Por të njohësh historinë personale e të familjes nuk është gjithçka. E rëndësishme është të njohësh më tepër, më tej familjes, fisit, mëhallës, pra të njohësh vendlindjen

tënde. Të njohësh historinë e fshatit, të krahinës e të Atdheut tënd është dhe duhet të jetë obligim i çdonjërit.

Gazeta KALLARATI faqe 2 Mars - P r i l l 2015

Nga Seit Jonuzaj

Prilli i sivjetshëm shënon 76-vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Kallaratasit, si atdhedashës të flaktë të të

gjitha kohërave, këtë pushtim e pritën me urrejtje të madhe. Të shumtë ishin kallaratasit që iu drejtuan autoriteteve qeveritare për të kërkuar armë që të luftonin kundër zbarkimit të ushtrisë musoliniane në portet e bregdetit shqiptar, por që u përcollën me slloganin se gjoja i kishte marrë masat qeveria dhe mbreti, prandaj nuk kishte nevojë për shqetësime dhe armatosje të popullit. Se çfarë masash kishte marrë mbreti i vetëshpallur Ahmet Zogolli në krye të vendit tashmë dihet. Ai ishte kujdesur vetëm si të shpëtonte lëkurën e tij, duke ia mbathur nga sytë këmbët në çastet më kritike për vendin. Rrëmbeu edhe arkat me flori, fati i të cilave as sot e kësaj dite nuk është zgjidhur. Kështu që zbarkimi i këmishëzinjve të përtejdetit dhe pushtimi i vendit tonë u krye pa pengesa të rëndësishme. Pati vetëm qëndresë simbolike në Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin nga vullnetarë popullorë që kishin mundur të siguronin ndonjë armë dhe disa ushtarakë patriotë, siç ishte kapteri Mujo Ulqinaku me shokë në Durrës, toger Shahin Jonuzaj me baterinë e tij kundërajrore, së bashku me dhe një kompani këmbësorie me Neshat Kolonjën në krye në Bestrovë të Vlorës.

Themi qëndresë simbolike, sepse me aq pak forca vullnetare e ushtarake, që u përpoqën të organizonin një farë qëndrese, nuk mund të përballohej një ushtri e madhe klasike e armatosur deri në dhëmbë me të gjitha armët dhe mjetet e kohës, siç ishte ushtria italiane. Por edhe shtetet e tjera të Evropës bënin sehir. Për rrjedhojë, pushtimi i vendit u bë fakt i kryer. Dhe urrejtja e pezmi për këtë pushtim e për vetë pushtuesit, si për mbarë popullin shqiptar edhe për kallaratasit ushtua pa masë dhe vazhdoi derisa pushtuesit italianë dhe nazistët gjermanë që i zëvendësuan pas kapitullimit të tyre, u shporrën nga vendi në sajë të luftës që bëri popull shqiptar.

Vrasja e birit të Kallaratit Mumin Selami në Vlorë apo e vajzës kallaratase Belere Boshaj në Horë të Vranishtit e shtoi edhe më shumë urrejtjen e kallaratasve ndaj pushtuesve fashistë italianë. Prandaj Kallarati, burra e gra, të rinj e të reja u lidhën ngushtë me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe u hodhën në luftë për shporrjen e pushtuesve të urryer nga vatrat tona. Në këtë luftë çlirimtare nuk qenë të paktë ata kallaratas që dhanë jetën për çlirimin e atdheut. Mirëpo pas gjithë asaj urrejtjeje, pas gjithë atij gjaku që derdhën bijtë e Kallaratit në luftë me pushtuesit, erdhi një kohë që kallratasit nga urrejtës të atyre që i luftuan si armiq, u kthyen në mëshirues të tyre, duke i strehuar e mbajtur me bukë kur ata kishin nevojë për këtë gjë.

Pra, erdhi koha kur armatat nazifashiste të Hitlerit e të Musolinit po thyheshin nga grushtet e rënda që po hanin nga koalicioni sovjeto-anglo-amerikan, veçanërisht në frontin e Lindjes nga Ushtria e Kuqe. Italia fashiste, duke mos e përballuar dot vazhdimin e mëtejshëm të luftës, u detyrua të shpallte kapitullimin në javën e parë të shtatorit 1943. Për rrjedhojë, ushtria italiane në Shqipëri e gjendur këtu nën trysninë e forcave partizane shqiptare, ngriti duart përpjetë. Forcat e ushtrisë naziste gjermane që mbërritën me

nxitim nga Greqia në Shqipëri për të zëvendësuar forcat italiane, të egërsuar nga që i la në baltë kjo aleate e tyre, u lëshuan si bisha ndaj pjesëtarëve të ushtrisë italiane për t`i kapur e shfarosur, siç bënë me ta edhe në Buronja të Kuçit, ku vunë me dhjetëra italianë të hapnin një gropë të madhe, pastaj i vranë e i hodhën në të dhe i mbuluan në këtë varr të përbashkët.

Të tmerruar nga një sjellje e tillë shtazarake e ish-aleatëve të tyre nazistë, italianët kërkonin ku të fusnin kokën për të mos rënë në duart e tyre. Dhe kallaratasit bujarë u treguan të gatshëm t`i strehonin ish-armiqtë e tyre, tani fatkeqë, dhe t`u mbanin shpirtin gjallë me bukë, me ato mundësi të pakta ekonomike që kishin. Kallaratasit hakmarrjen ndaj tyre e bënë në luftë ballë për ballë me ta, para se të kapitullonin. Por kur kapitulluan dhe u katandisën në një gjendje të mjerueshme, kallaratasit nga urrejtës të tyre u kthyen në mëshirues. Të shumta ishin familjet kallaratase, të cilat morën në shtëpitë e tyre nga një deri tre-katër italianë, duke i strehuar e duke ndarë me ta kafshatën e gojës, derisa u shporrën nazistët gjermanë nga vendi ynë.

Italianët njihen si punëtorë të mirë, prandaj në çdo familje që u vendosën u morën me punë të ndryshme, sidomos në ndërtim , por bënin edhe punë të tjera, si punim toke, ruajtje bagëtish etj.

Unë nuk jam në gjendje të jap ndonjë shifër se sa italianë gjetën strehim në Kallarat, por nuk ishin të paktë ata , që nga armiq, u trajtuan si miq, duke përfituar nga bujaria dhe mikpritja kallaratase. Me aq sa mbaj mend apo kam informacion, po shënoj më poshtë disa nga familjet e Kallaratit që strehuan italianë pas kapitullimit të tyre që nga shtatori i vitit 1943 e deri në fund të luftës.

Nga Jonuzajt: Neim Alushi strehoi 4 ushtarakë italianë që merreshin me ndërtime (ustallarë), Ziflo Alushi mbajti po ashtu 4 italianë, ndër të cilët një kolonel e një major që merreshin me ngritje ledhesh e punim toke, Murat Alushi mbajti italianin Luçiano që u mor me bagëti (bari); nga Ribajt, Muslli Birçja mbajti 5 ustallarë italianë. Nga Memushajt, Veip Balili kishte italianin Valentino, që merrej me punë të ndryshme; nga abazajt, Fatime Abazaj kishtë një italian që merrej më ndërtim; nga Golloshajt, Nelo Golloshi kishte 2 italianë që merreshin me punë të ndryshme, Ferik Golloshi kishte 3, njëri prej të cilëve ishte oficer; nga Demirajt, Nazo Murati kishte italianin Nikolla që ishte këpucar; nga Hysoalajt, Velo Nuro kishte 2 italianë që merreshin me bujqësi, Shaqo Nuro 1 italian që u mor me bagëti (bari); nga Breshanajt, Qamil veliko kishte 1 italian, bari e kështu me radhë edhe të tjerë.

Italianin Nikolla, që bazën e kishte në shtëpinë e Nazos dhe fshatarët thoshin “italiani i Nazos”, nga që nuk ia mbanin mend emrin, si këpucar që ishte, e merrnin me radhë shumë familje të fshatit, siç ishte edhe familja ime, për të ndrequr këpucë e opinga. Ditën (apo ditët) që ky këpucar do punonte në një familje, ushqim do hante aty ku bënte punën.

Por mbaj mend edhe një italian që nuk ishte i zoti për të bërë ndonjë punë, ishte i pafuqishëm fizikisht dhe nuk qe vendosur në ndonjë familje. Ai flinte në një barakë të vogël të Zhibajve që ndodhej në anë të rrugës, diku aty në krah të dyqanit të sotëm të

Memushajve, përballë dyqanit që kishin në ato vite Zhibajt pranë Qafës së Ubavit. Këtij italiani, që nuk më kujtohet emri, shpesh i sillte ndonjë gjë për të ngrënë shoku i tij, Valentino nga shtëpia e Veipit, por herë pas here i çoja edhe unë nga shtëpia ime ndonjë çikë bukë, por dhe të tjerë nga ata rrotull Qafës së Ubavit kështu bënin. Na vinte keq se ishte dhe pak i sëmurë. Por një ditë i gjori u gjet i vdekur. U varros nga kallaratas të zonës dhe nga shokë të tij italianë në gropën pas Qafës së Kamberit nga ku zbritet në Gjikëveshe.

Shënojmë se këta italianë u mbajtën derisa Shqipëria u çlirua dhe Lufta e Dytë Botërore mori fund në favor të koalicionit antifashist. Pastaj italianët e mbijetuar u riatdhesuan në vendin e tyre. Më vonë qeveria italiane tërhoqi edhe eshtrat e të vrarëve në Shqipëri gjatë luftës italo-greke dhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Qeveria shqiptare e pasluftës së Dytë Botërore nuk lejonte që të huajt të ndërtonin në tokën tonë varreza për ushtarët e vrarë në Shqipëri. Prandaj, duke e ditur këtë, qeveria italiane nuk kërkoi të ndërtonte këtu varreza të ushtarëve të saj, siç po vepron m[e djallëzi Greqia për qëllime të mbrapshta shoviniste, me bekimin e plotë të qeverive tona të sotme, duke ndërtuar varreza, kisha e manastire në Shqipëri për ushtarët e saj të vrarë në luftën me Italinë. Italia i mblodhi e i mori eshtrat dhe i rivarrosi në vendlindjet e tyre dhe mirë bëri se atje e kishin vendin. Kështu duhej të bënte edhe qeveria greke. Më ka rënë rasti të shihja në Trieste të Italisë gurë varresh të italianëve triestinas të vrarë në vendin tonë, ku pas emrit të tyre, shkruhej: “Kaduto per la patria in Albania” (Rënë për atdheun në Shqipëri). Megjithëse ata në Shqipëri “nuk ranë për atdheun”, se kjo nuk ishte atdheu i tyre, por ranë për qëllimet imperialiste të qeverisë fashiste italiane të Duçes (Musolinit).

- Nuk mund të lë pa shënuar faktin që italianët e strehuar në Kallarat trajtoheshin në mënyrë miqësore nga kallaratasit, në harmoni, si pjesëtarë të familjeve të tyre, pa përbuzje apo paragjykime për të këqijat që i kishin sjellë vendit me pushtimin e tyre. Asnjë konflikt apo grindje nuk pati me ta. Kjo gjë është tregues i bujarisë dhe i ndjenjës mëshiruese që i karakterizon kallaratasit. Por edhe italianëve nuk u mungonte kultura e mirësjellja, punëdashja dhe mirënjohja për shpëtimin e kokës që u bëri Kallarati duke i strehuar e duke i mbajtur gjallë me bukë me gjithë varfërinë e madhe që kishte fshati.

Dhe nuk është vetëm ky rast që Kallarati tregonte bujari, keqardhje e mëshirë. Këtë cilësi e kanë treguar kallaratasit edhe për ushtrinë greke gjatë luftës Italo-greke, kur kjo ushtri i solli rrënim të pallogaritshëm ekonomisë dhe vetë fshatit tonë. I hodhën pas krahëve kallaratasit edhe sulmet e vrasjet dhe djegien e fshatit që bënë bandat greke më 1914. Dhe me gjithë këto të këqija të grekëve më 1914 dhe 1940-41, kallaratasit u dhanë bukë ushtarëve grekë të uritur që erdhën në Kallarat në muajt e fundit të 1940-s. Po kështu, gjetën e hëngrën bukë edhe vëllezërit çamë të përzënë nga shovinistët grekë, ashti si edhe ata grekë që nevoja i solli deri në Kallarat pas Luftës së Dytë Botërore.

Pra, ky ka qenë edhe është Kallarati ynë. Ai di të urrejë kur është për të urryer e për të luftuar, por di edhe të falë e të mëshirojë armiqtë dhe njerëzit në nevojë.

KALLARATASIT - URREJTËS, POR DHE MËSHIRUES NDAJ ARMIQVE

Gazeta KALLARATI faqe 3 Mars - P r i l l 2015

Nga Besnik Gjonbrataj

Historinë personale çdo njeri e ka të jetuar dhe nuk ka si ta harrojë atë. Gjithashtu edhe historinë e familjes së tij, përveçse të jetuar, e ka të mësuar nëpërmjet prindërve dhe më të moshuarve, qoftë edhe nëpërmjet dorëshkrimeve e kujtimeve të lëna nga të parët tanë brez pas brezi. Por të njohësh historinë personale e të familjes nuk është gjithçka. E rëndësishme është të njohësh më tepër, më tej familjes, fisit, mëhallës, pra të njohësh vendlindjen tënde. Të njohësh historinë e fshatit, të krahinës e të Atdheut tënd është dhe duhet të jetë obligim i çdonjërit. Jo më kot Çajupi në poezinë e tij “Mëmëdheu” do të shprehej: Mëmëdhe quhet toka / ku më ka rënë koka, / ku kam dashur mëmë e atë, / ku më njeh dhe guri i thatë, / stërgjyshët ku kanë qenë / dhe varret q'i kanë vënë, / ku jam rritur me thërrime, / ku kam folur gjuhën time, / ku kam fis dhe ku kam farë, / ku kam qeshur, ku kam qarë, / ku rroj me gaz e me shpresë, / ku kam dëshirë të vdes.

Përmbajtja e kësaj poezie është tepër ak-tuale edhe në ditët e sotme, jo vetëm për njerëzit që jetojnë bren-da vendit, por mbi të gjithë për ata që për ar-sye ekonomike, shkol-limi dhe të një jetese më të mirë, apo edhe për çdo arsye tjetër, janë detyruar të lënë vendlindjen e tyre dhe të jetojnë larg, ndoshta edhe më larg se vetë Çajupi i Rilindjes. Vendlindjen tënde ose të prindërve e gjyshërve

mund ta njohësh duke e jetuar, por edhe nëpërmjet gojëdhë-nave, nëpërmjet leximit të dokumenteve të ndryshme, nëpërmjet vizitave në muze, nëpërmjet historikut të shkru-ar, nëpërmjet kërkimeve në arkiva dhe në shumë mënyra, por kur atë e njeh nëpërmjet filmit, siç është tashmë filmi dokumentar për Kallaratin, realizuar në vitin 2005, ku nga fjalët e komentet e folësit, nga filmimi i fshatit, njerëzve dhe bukurive të tij dhe më kryesorja, kur e sheh dhe dëgjon nga goja e më të moshuarve, një pjesë e të cilëve sot për arsye moshe nuk janë gjallë, nuk ka si të mos ta besosh historinë e lavdishme të fshatit tënd, nuk ka si të mos ndihesh krenar që je banor, bir, bijë, nip apo mbesë e këtij fshati të vogël, por me histori të madhe, siç është Kallarati.

Kallarati, tashmë ka filmin e vet dokumentar, i cili tregon fare qartë historinë e tij që nga Kunjova, shpërnguljen në Pilingri, djegien e fshatit nga andartët grekë, shpërnguljen përsëri aty ku është sot pranë lumit Shushica, në të dy anët e rrugës automobilistike, i vendosur në tre lagje, Morrez, Qafë e Ubavit dhe Basha. Nëpërmjet këtij dokumentari, nga goja e shumë banorëve të vjetër, por edhe të rinj përshkruhet jeta e fshatit tonë.

Ky film u realizua nën kujdesin e drejtpërdrejtë të ish-kryetarit të parë të Shoqatës, i paharruari Gafur Shameti, në vitin 2005 dhe me kontributin financiar të shumicës së banorëve të këtij fshati. Shumica e intervistave u bënë me rastin e takimit të brezave në Korrik 2005 në Kallarat, por edhe filmimeve të bëra me bashkëfshatarët tanë në Tiranë, Fier, Vlorë e gjetkë.

Ky film, do të thosha i rrallë, si nga përmbajtja, regjia, filmimi, realizimi i atyre që punuan për ta pasur sot një të tillë, ku jo çdo fshat ka arritur ta bëjë këtë. Ai që në fillim me një pamje të qiellit të pastër me pak re, edhe ato të bardha sikur të lehtëson shikimin dhe të shton kureshtjen se në vi-jimësi diçka të mirë do të shikosh dhe shijosh. Shumë e gje-tur nga autori është thënia në fillim të këtij filmi: “Mblodha malet kokë më kokë/Bogonicën dhe Çipinë/Malet nisën të tregojnë/Historinë e fshatit tim....

Gafur Shameti, i cili në këtë rast është jo vetëm nismë-tari, ideatori, skenaristi, por edhe folësi i filmit, me zërin e tij

të qartë, me një gjuhë të pastër letrare, me një zë kumbues, të ëmbël dhe të ngadaltë e të qartë ta bën edhe më tërheqës shikimin e filmit. Zëri i tij kumbon si zëri i një artisti të vër-tetë filmi apo aktori teatri, të kujton Reshat Arbanën, Kadri Roshin apo Mirush Kabashin në rolet e tyre. Nëpërmjet re-alizimit të këtij filmi, Gafuri ka dëshmuar se nuk ishte vetëm një libretist i mirë për të shkruar skeçe e pamflete estrade të Vlorës, por ishte edhe interpretues po aq i mirë i asaj që vetë ka shkruar. Kur të dyja këto, apo edhe të tria do të thosha, teksti, zëri, dhe natyra e bukur e Kallaratit, bashkohen në një të vetme, i japin këtij filmi vlera me të vërtetë historike dhe artistike.

Po si nisi xhirimi i këtij filmi? Siç tregonte vetë Gafuri në një nga numrat e kaluar të

gazetës tonë, ai e nisi si dëshirë për të bërë diçka për nënën e tij, Kalemen në prag të ndarjes nga jeta, e cila kërkonte të shkonte ndoshta përherë të fundit në Kallarat. “Më ka mar-rë malli- i thoshte ajo- o bir për Kallaratin, ta shihja edhe njëherë para se të vdisja. Doja të shikoja shtëpinë në Povël, ku kam kaluar vajzërinë, të shikoja shtëpinë e xha Shamos, ku shkova nuse ende pa mbushur 16 vjeçe. Doja të shikoja lumin ku mbushnim ujë me bucele. Doja të shikoja rrënojat e shtëpisë së tim vëllai, Maze Jonuzaj dhe vendin e haurit, në të cilin kaloi jetën halla jonë fatkeqe, Merzaia. Të shikoja arat tona në Dushk, shtëpitë e Toçe e Memushe, shtëpinë e Nënë Duzes në majë të kodrës, të motrës sime, Selimesë në Varreturke, të kunatës sime Shaze Hitaj në Morrez. Doja të takoja shoqet e mia moshatare, ku kemi kaluar si motra të vërteta e kemi qarë hallet e dertet tona e të tjera dëshira, por që nuk mund të vazhdonte më për shkak të lodhjes.

Pasi ajo u përmend-tregon Gafuri, i thashë: ”Dëgjo nënë e dashur, të jap fjalën se pasnesër do të shpie në Kallarat”. Por qe e pamundur se shëndeti i saj sa vinte e dobësohej. Më tej tregon Gafuri: “Pas disa ditësh, duke ndenjur pranë shtratit të saj i thashë: -Dëgjo nënë, unë do ta sjell Kallara-tin këtu, brenda kësaj dhome, që të çmallesh çdo ditë me të. Të shohësh Bogonicën, Fshatin e Djegur, Gurin e Hijes, Mor-rëzën dhe Qesarulen, Qafën e Ubavit, Povlën e shtëpinë ku kalove fëmijërinë dhe Dushkun e shtëpinë ku shkove nuse. Të çmallesh me shoqet e tua moshatare. Po, po do të xhi-roj një film për Kallaratin. Pashë që fytyra i mori një pamje tjetër, u gjallërua, u çel, më mbërtheu fort dorën dhe më tha: Vërtet do ta bësh filmin apo më bën qejfin mua?

Dhe si për të mbajtur fjalën e dhënë nënës së tij, Gafuri fillon të hedhë idenë për xhirimin me të vërtetë të një filmi dokumentar për Kallaratin. Dhe për këtë, pasi bisedoi me disa shokë si Subi e Seit Jonuzaj, Enver Golloshin e të tjerë bashkëfshatarë kallaratas në Vlorë, të cilët e inkurajuan për nismën e marrë, fillon përgatitjet për filmin. Si rast më i mirë për të xhiruar e shprehur këtë dëshirë edhe kallara-tasve të tjerë, do të shërbente takimi i brezave në Kallarat në Korrik 2005, ku në fjalën e tij si Kryetar i Shoqatës Gafur Shameti do t’ju bënte thirrje gjithë bashkëfshatarëve për të kontribuar, jo vetëm financiarisht, por edhe me dokumente dhe me fakte rreth historisë së Kallaratit.

Pas 8 muajsh pune intensive duke filluar nga filmimet në fshat, intervistat me bashkëfshatarët, mbështetur financia-risht nga Ylli Shakaj, Besnik Mataj, Selman Memushaj, Ylli Rjepaj, Idajet Toçaj, Altisfer Golloshaj, Mitat Jonuzaj, Lufto e Kalo Memushaj, Violeta Xhaferaj, Ferdi Abazaj, Brahim Strataj, Nako Jovanaj dhe nga kuota e derdhur në mënyrë simbolike nga çdo kallaratas u bë e mundur xhirimi i këtij filmi. Filmi kushtoi rreth katër milionë lekë të vjetra, por që u paguan vetëm 30 për qind, pasi pjesa tjetër e punës u mbulua pa pagesë nga vetë Gafuri, falë edhe dashamirësisë së treguar nga stafi i TV ”6+1 Vlora”. Në këtë mënyrë Gafur Shameti, e bëri Kallaratin të ketë një film historik, të cilin nuk e përfundoi dot sa kishte gjallë nënën e tij Kalemen, siç ia kishte premtuar, por ai u plotësoi dëshirën gjithë kallara-tasve që brez pas brezi të kujtojnë vendlindjen e tyre dhe

historinë e prindërve.Mënyrën se si e përshkruan Kallaratin Gafuri të bën të

ndjehesh mjaft mirë e krenar. “Kallarati fshati piktoresk me bukuri përrallore, buzë lumit Shushicë. Mbi krye qën-drojnë hijerëndë malet e Bogonicës dhe Çipinit. Rrepet shekullore në të dy anët e lumit mbajnë fshehur brenda historinë kallaratase, patriotizmin, trimërinë, bujarinë, mençurinë në breza të tyre. Morreza dhe Qafa e Ubavit, dy lagje të ndërtuara me një planimetri të rregullt, janë strehëzat ku banojnë prej dekadash kallaratasit, banorët më të lashtë të Lumit të Vlorës, punëtorë e mikpritës, të dashur e të pastër, ata e kanë ndërtuar jetën e tyre më së miri me shtëpi të reja e orendi bashkëkohore, me klube e dyqane, me vetura e motoçikleta, e mbi të gjitha me ajrin e pastër e ujin e kullua”- përfundon Gafuri në përshkrimin që i bën me gojën e tij fshatit të Kallaratit dhe banorëve të tij që kanë virtytet më të mira të shqiptarit.

Filmi është i ndërtuar mbi bazën e filmimeve të natyrës së bukur të Kallaratit, me komente rreth historisë dhe in-tervistave të drejtpërdrejta të shumë kallaratasve me banim në Kallarat, Vlorë, Fier e Tiranë, njerëz të moshave dhe pro-fesioneve të ndryshme, ku bien në sy ata më të moshuarit, të cilët mbartin në kujtesën e tyre mjaft fakte e ndodhi për fshatin, një pjesë e të cilëve sot nuk jetojnë. Nëse, këtë film do ta ndanim në pjesë, nëpërmjet tij mësojmë:

1. Historia e Kallaratit, nga vendbanimi i hershëm në Kunjovë, Pilingri dhe në vendndodhjen e sotme

Tashmë dihet nga të gjithë se vendbanimi i hershëm i Kallaratit ka qenë Kunjova, pastaj Pilingria dhe së fundmi aty ku ndodhet sot në të dy anët e lumit Shushica. Ja se si e përshkruan atë Gafuri: “Kunjova, vendbanimi më i hershëm i Kallaratit, ndërtuar rreth 100 vjet para erës së re, fshat me gati 10.000 banorë, më i madhi në Lumin e Vlorës. Ky vend-banim u themelua nga njëri prej fiseve që në kohë të hershme zbritën prej pllajës së Kurveleshit të Sipërm, në kërkim të hapësirave të reja për jetesë. Dëshmi e kësaj janë toponimet, si Qafa e Kallarate, Gropa e Gjokone (fis i Kallaratit) etj, por edhe një këngë popullore, vargjet e së cilës thonë: “Kallarati për karshi/ Në Kunjovë e për veri/ Një mij’e dyqind shtë-pi,/ Kasaba e magazi,/ Dyqane tridhjet’ e dy”.

Duke qenë i shtrirë rrëzë maleve dhe midis kodrash me lartësi 500-1000 m, të mbuluara me pyje, Kunjova ofronte kushte të përshtatshme për mbarështimin e bagëtive të imta, por edhe për bujqësi, në rrjedhjen e mesme të përroit të Pajamehut. Nga kënga popullore e mësipërme del se fsha-ti ishte i madh dhe me shumë objekte kulti. Sipas këngës, shkak i braktisjes së këtij vendbanimi ka qenë epidemia e kolerës, nga e cila brenda një nate vdiqën qindra vetë. Për t’i shpëtuar epidemisë, një pjesë e banorëve e braktisën fshatin dhe u zhvendosën në Rrëzën e Bogonicës,në Pilingri (fshati i djegur i Kallaratit), kurse një pjesë shkuan edhe më larg, si në Piqerras, Sasaj, Lukovë e Shën Vasil, në fshatra të brend-shme të Labërisë e gjetkë. Koha kur ka ndodhur kjo shpërn-gulje është pas pushtimit turk, kur kishte filluar mysliman-izmi i Labërisë, pas gjithë gjasash midis shek. XVII–XVIII, kur dëshmohen edhe dy epidemi kolere, njëra rreth vitit 1660 dhe tjetra në vitin 1720.

Nëpërmjet filmit shikuesit mësojnë se fshati në Pilingri u ndërtua me shtëpi dykatëshe apo me një kat e gjysmë, me avlli dhe me rrugica në formë rrezesh që zbrisnin në fund të fshatit. Por në korrik 1914, shtëpitë e fshatit u dogjën pothu-ajse të tëra nga bandat shoviniste greke, ndërsa banorët u larguan në drejtim të fshatrave të Lumit të Vlorës. Pas lar-gimit të andartëve grekë, fshatarët u kthyen, por jo në fshat për të rindërtuar shtëpitë, por u vendosën në krye të ara-ve ku kishin ndonjë kasolle apo haur, të shpërndarë larg e larg fushave e luginave. Gërmadhat e shtëpive të djegura të fshatit ruhen ende, ndonëse të dëmtuar shumë nga marrja e gurëve për ndërtimin e shtëpive të reja.

Çize Xhaferi duke folur për fshatin e Djegur në Pilin-gri, thotë: “Shtëpitë ishin ndërtuar me gur të skalitur, shtëpi dykatëshe, afër njëra tjetrës, në qendër të fshatit xhamia e rrallë për nga ndërtimi me përmasa 17x7x4 m, gjë që tregon dhe flet për mjeshtërinë artistike të ndërtuesve të asaj kohe dhe për trashëgiminë kulturore, që rrallë mund ta gjesh edhe në ditët e sotme”.

Nëpërmjet intervistave të tjera të Enver Stratajt, Qazim Matajt, Nako Jovanajt, mësojmë më tepër rreth qëndresës së popullit të Kallaratit gjatë luftimeve në dhjetor 1912 në malin e Gjothanasit, në luftime me forcat e Spiro Milos, të cilët prej andej donin të zinin luginën e sipërme të Shush-icës, ku dhanë jetën: Murat Avdul Demiri e Çelo Mustafa Boshi, ndërsa në luftimet e zhvilluara më 14 korrik 1914 me andartët grekë u vranë: Ramadan Muhamet Hoxha, Hyso

FILMI DOKUMENTAR “KALLARATI”, DËSHMI E HISTORISË SË TIJ SHUMËVJEÇARE- Me rastin e 10 vjetorit të xhirimit të filmit -

Gazeta KALLARATI faqe 4 Mars - P r i l l 2015

Nga Seit Jonuzaj

Balil Xhaferi e Dervish Sali Maçi, duke e quajtur vitin 1914 si vitin më fatal për banorët e këtij fshati.

Sot fshati është i grumbulluar në tre lagje: Morrez, Qafë e Ubavit e Basha.

Mbi Kallarat qëndron kryelartë mali i Bogonicës, dësh-mitar i të gjitha luftërave zhvilluar në këtë zonë. Gjatë sheku-jve, ai ka shërbyer si një kështjellë dhe strehë mbrojtjeje nga ku banorët u kanë bërë ballë pushtuesve të ndryshëm. Me shpellat e anës perëndimore, Bogonica ka shërbyer si strehë mbrojtjeje për banorët edhe në shekujt e mëvonshëm, deri në Luftën II Botërore. Për t’u mbrojtur nga operacionet naziste, banorët e Kallaratit fshiheshin në shpellat e tij, që ishin vende shumë të sigurta ku nuk arrinin dot as bombat e aeroplanëve, as predhat e mortajave. Nga Bogonica, “dylbia natyrore” siç e quan Gafuri – mund të shikosh tërë fshatrat e Lumit të Vlorës, madje në ditë me mot të kthjellët arrin të shohësh edhe më larg, deri te Qafa e Koshovicës. Nga lindja e juglindja sheh malësinë e Kurveleshit të Sipërm dhe malet mbi Kuç, Fterrë e Çorraj, kurse nga perëndimi duken fshatrat e Bregut të Detit, ishujt grekë përballë, duke përf-shirë edhe Korfuzin..

Guri i Hijes ose “ora natyrore”, siç e quajnë banorët, gjendet në shpatin verior të Honit të Bogonicës, mbi fshatin e Djegur, në lartësinë 900m mbi nivelin e detit. Ai është një shkëmb masiv në formë paralelopipedi. Kur dielli gjatë lëvizjes së tij kalon zenitin, këtë gur fillon ta zërë hija dhe sa më poshtë të ulet dielli drejt të perënduarit, aq më shumë mbulohen pjesët e tij nga hija. Kjo dukuri për fshatarët e Kallaratit dhe të Kuçit e Bolenës kundruall Bo-gonicës shërbente si një kohëmatës për t`u orientuar nga pozicioni i hijes mbi gurin që të përcaktonin kohën e mes-ditës (drekës), të pasditës etj. Përcaktimi i kohës u duhej për nxjerrjen e bagëtive për kullotë pas vapimit gjatë verës dhe për punët e tjera. Ndaj dhe populli këndon: "Dielli malit kur bie/, Ndriçon tek Guri me "Hije"/, Guri që kohën tr-egon/, asnjë minutë nuk gabon…Kuptohet se ky orientim me Gurin e hijes përdorej, kur orët nuk kishin atë përhapje që morën më vonë dhe në fshat ishte gjë e rrallë që dikujt t`i kishte rënë në dorë ndonjë orë.

2. Pjesëmarrja dhe kontributi i kallaratasve në luftën për çlirim kombëtar.

Një pjesë të rëndësishme të minutazhit të tij, filmi do-kumentar i kushton pikërisht kontributit të kallaratasve në luftën për liri e çlirim kombëtar, si pjesë e pandarë e luftës së popullit tonë në shekuj. Thirrjes së Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare për mbrojtjen e vendit nga pushtuesit italianë, Kallarati iu përgjigj duke krijuar çetën e tij me rreth 60 vetë, me komandant Fein Stratajn e nënkomandant Habib Gjonin. Çeta mori pjesë në luftën e Gjormit dhe pastaj u aktivizua në mësymjen e përgjithshme të forcave kryengritëse më 11 qershor 1920, si dhe në mësymjen e dytë të përgjithshme të forcave kryengritëse më 23 korrik 1920. Në këto luftime u vra Xhevair Golloshaj dhe u plagos Veip Balili.

Lajmin për pushtimin fashist të vendit më 7 Prill 1939, Kallarati e priti me indinjatë e zemërim të madh. Shumë fshatarë shkuan në komunën e Kuçit, për të kërkuar armë për ta pritur armikun me pushkë, siç kishte qenë tra-dita e Labërisë në shekuj, por i ndoqën pa u dhënë asnjë. Kallaratasit u zemëruan edhe më shumë kur morën vesh se mbreti Zog ia mbathi, duke eteadhtuar atdheun. Ndërsa kapiten Shahin Jonuzaj në Bestrovë të Vlorës do t’u bënte qëndresë të fortë italianëve me baterinë e tij të artilerisë që komandante, duke u shkaktuar shumë të vrarë..

Pas krijimit të këshillit nacionalçlirimtar në shkurt të vitit 1942, në prill të këtij viti u krijua edhe një njësit i ar-matosur me 12-15 vetë, i cili në nëntor po të vitit 1942 u shndërrua në çetë territoriale me emrin e dëshmorit të parë të fshatit “Mumin Selami” dhe me komandant Veip Balilin e komisar Adil Petanajn. Çeta mori pjesë në shumë luftime kundër pushtuesve. Me krijimin e batalionit territorial “Is-mail Haki” të Kurveleshit të Poshtëm më 1943, ajo u përfshi në këtë batalion. Në shkurt 1943 u krijua në Kallarat organi-zata e rinisë komuniste dhe në gusht të këtij viti edhe or-ganizata e rinisë antifashiste, të cilat më vonë u shkrinë në një organizatë të vetme. Më 20 korrik 1943 u krijua celula e partisë komuniste për fshatin me 4 anëtarë, e cila më vonë u zgjerua me anëtarë të tjerë. Më 20 gusht 1943 kallaratasit, të mbledhur në Basha, lidhën besën, duke shkuar lekun në gojë për luftë pa kompromis kundër pushuesve fashistë e bashkëpunëtorëve të tyre. Po në këtë muaj u krijua edhe or-

ganizata e gruas antifashiste. Duke nisur nga viti 1942 e në vazhdim të rinjtë kallara-

tas po mbushnin radhët e çetave partizane. Kallarati, me vetëm rreth100 shtëpi, rreshtoi në radhët e formacioneve partizane ose e ndihmoi luftën në forma të ndryshme rreth 200 burra, gra, djem e vajza, nga të cilët 20 ranë dëshmorë, ndër ta njëri prej tyre, Mumini, meritoi titullin e lartë Hero i Popullit, dhe 11 nga partizanët kallaratas u plagosën.

Në intervistatat e dhëna nga Dalan Memushaj, Sinan Tozaj, Seit Jonuzaj, Tahir Gjonbrataj, Ahmet Karabollaj, Na-mik Abazaj, Arif Breshanaj etj. tregohen kujtimet e tyre për pjesëmarrjen në luftën nacionalçlirimtare, njësitë ku kanë bërë pjesë, disa nga luftimet më të përgjakshme, por dikush, si Sinani dhe Tahiri tregojnë edhe për plagosjen e tyre në luftë.

Gratë e Kallaratit, si të gjitha gratë e Kurveleshit dhe të Labërisë, në çdo luftë për mbrojtjen e trojeve të tyre janë gjetur përkrah burrave të Kallaratit Këtë e tregojnë edhe vargjet e thurura nga rapsodët e kohës, si: ‘Kallarat u bë hata/ luftojnë burra e gara…” ose “Kallarati fshat i pa-ktë /Trima burrat/ trime gratë.. “. Gratë e Kallaratit hod-hën pushkën krahut e u rreshtuan përkrah burrave edhe në luftën nacionalçlirimtare. Kështu bëri Salto Golleshaj, që zëvendësoi bashkëshortin e saj në Brigadën e Tetë parti-zane, Ormën Ribin, pas vrasjes së tij; Trëndafile Breshanaji, bashkëshortja e dëshmorit Filo Breshanaj; Qamile Goxhaj; Zonjë Memushaj, e Lalo Qejvanaj, ndërsa gjatë operacionit të fashistëve italianë në pranverë të vitit `943 në Grykën e Me-saplikut, e reja kallaratase Belere Maliq Borshaj, për të shpë-tuar nderin e saj vrau me sëpatë oficerin italian në Horë të Vranishtit, pa pyetur për jetën që i mori ushtari italian. Rreth 124 gra të moshave të ndryshme që në një formë apo në një tjetër ndihmuan Lëvizjen nacionalçlirimtare, flasin për pjesëmarrjen e tyre në luftë pa kompromis ndaj pushtuesve përkrah burrave të fshatit. Gratë e Kallaratit përballuan në këtë luftë vështirësi të mëdha, sidomos gjatë operacioneve të ndërmarra nga armiku në zonën tonë, duke u kujdesur për shpëtimin e fëmijëve dhe të ekonomisë së familjes. Me gjithë varfërinë e madhe, ato pritnin e pr[cillnin partizanët, duke i larë e ndërruar dhe duke ndarë me ta bukën e gojës. Ndër to shquhej sidomos Duze Bajramaj, nëna e “Heroit të Popullit”, Mumin Selami, e cila u bë një agjitatore e palodhur e luftës në krahinë. Ajo ishte aktiviste e organizatës se gruas antifashiste në fshat, u zgjodh anëtare e këshillit krahinor të grave antifashiste t[ Kurveleshit, mori pjesë në Kongresin e Parë të Gruas Antifashiste në Berat dhe u zgjodh deputete e Kuvendit Popullor. Për këtë kohë flasin tre nga gratë më të moshuara të intervistuara, Xhiko Gjonbrataj, Venetike Xhaf-eraj, Bexhe Hoxhaj etj.

3. Zhillimi arsimit dhe kulturës në KallaratNjë vend të rëndësishëm në filmin dokumentar i kushto-

het çështjes së arsimit dhe kulturës në Kallarat. Populli i Kallaratit ka qenë i etur jo vetëm për liri e pavarësi, por edhe për kulturë e dije. Një ndër të parët në Kurvelesh që përqafoi idetë e rilindësve ka qenë Myftar Ali Kallarati. Myftari rreth vitit 1840 lë kopenë në brinjë dhe emigron në Rumani ku hyn në lidhje me rilindësin Naun Veqilharxhin, i cili e ndi-hmon të futet në një medrese të Stambollit, shkollë fetare për hoxhë. Lidhet e bashkëpunon me shoqëritë atdhetare shqiptare të Stambollit. Pas mbarimit të medresesë, niset në këmbë për në Shqipëri, duke marrë me vete edhe një sasi vivlash (librash) shqip që ia dha Veqilharxhi për t`i sjellë e shpërndarë në vendlindje, që të rinjtë të mësonin të lexonin e të shkruanin në gjuhën shqipe. I rraskapitur nga rruga e gjatë, sëmuret rëndë dhe me vështirësi arrin deri në Grykë të Selckës, Gjirokastër, ku futet në një shpellë. Aty e gjejnë disa barinj që e ndihmojnë për ta çuar në fshatin e Selck-ës. Me gjithë kujdesin që treguan selckjotët, nuk i shpëtoi vdekjes. Para se të jepte shpirt, ai u tha se quhej Myftar Ali dhe ishte nga Kallarati, mëhalla e Gjokone. Librat që do çon-te në vendlindje ua dorëzoi mikpritësve selckiotë me porosi që t’ua shpërndanin të rinjve të atij fshati. Fshati e varrosi me nderime në afërsi të kishës, por jo brenda oborrit të saj nga që nuk ishte i krishterë. Mbi varrin e tij u ngrit një qi-vur dhe u vendos një pllakë guri, me mbishkrimin shqip dhe greqisht: “Hoxha i vilajetit Myftar Ali Kallarat”. Prifti i fshatit urdhëroi të binin tri herë kambanat e kishës. Gratë e Selckës e vajtuan me këto vargje: “O i ziu babasheh, /Ke fëmijë apo

nuk ke?/ S’kemi ç’të bëjmë dhe ne, /të përcollëm si ba-banë, /Për ty tri kambana ranë. Aktualisht eshtrat e My-ftar Aliut, nën kujdesin e Shoqatës “Kallarati”, u sollën dhe prehen në varrezat e fshatit në Kallarat.

Dëshirën e zjarrtë për mësim në gjuhën amtare e ditu-ri e nxiti më shumë patrioti i madh Ismail Qemali, i cili në bisedën e bërë me kallaratas gjatë kalimit për në Bregdet më 1908, në mënyrë simbolike, ai i dha të riut Myftar Golloshi një abetare shqipe. Një nga figurat e shquara të arsimit në Kallarat është Telo Duro Zhibaj, i cili duke punuar tek miku i të atit në Vlorë, mbaron shkollën e Muradies (mejtepin turk) dhe filloren shqipe. Si atdhetar i përkushtuar, shkollimin në gjuhën shqipe Telua nuk e konsideroi si stoli për vete, por për t’u mësuar shkrim e këndim gjithë moshatarëve të tij në Kallarat e gjetkë. Ai u bë nismëtar i parë i mësimit shqip në Kallarat, duke hapur pa asnjë pagesë në mars 1916 një kurs mësimor për gjuhën shqipe në shtëpinë e Dushan Jonu-zajt, që vazhdoi deri në tetor të këtij viti. Ky kurs përbënte fillesën e shkollës së parë shqipe në Kallarat. Në të merrnin pjesë jo pak kallaratas, rreth 20 vetë, kryesisht të moshës së re. Megjithëse pa asnjë lloj orendish e pajisjesh shkollore, nxënësit ishin të etur për mësim, prandaj mësonin me zell të madh shkrimin e këndimin shqip, historinë e vendit etj. Në vjeshtën e vitit 1916 shkolla u njoh zyrtarisht nga Drejtoria e arsimit e Gjirokastrës dhe për mungesë kushtesh e ndër-tese të përshtatshme, ajo si shkollë ka zhvendosur në disa shtëpi të fshatit, një nga të cilat ishte shtëpia e Zenepe Toçes.

Figurë tjetër e shquar dhe më e kompletuar në lëvrimin e gjuhës dhe të shkollës shqipe është Meçan Selam Qejvanaj. Tek ai kishte lindur dëshira për kulturë dhe dije me përp-jekjet e s’ëmës, Bejkës, se babai e kishte lënë të vogël. I ndih-muar nga miku i të atit, Mato Muharremi nga Vranishti, vijoi shkollën shqipe në Muradie të Vlorës. Në atë shkollë ishte edhe Halim Xhelo, me të cilin u bënë shokë e vallezër me hajmali. Ishin të dy djem të zgjuar. Zgjuarsinë e tyre e pikasi edhe Ismail Qemali në një vizitë që i bëri shkollës më 1908 dhe që këta ishin duke dhënë provim. Prandaj i dha porosi drejtorit Jani Minga që këta djem të dërgoheshin në gjimna-zin e Korfuzit për të vazhduar shkollimin. Atje Meçani me Halimin, veç mësimit greqisht, dy ditë në javë bëninj mësim dhe në gjuhën shqipe. Në kujtimet e tij, Meçani tregon: “Kur mora vesh se do të vijoja shkollën në Korfuz, Ismail Qemali m’u duk perëndi dhe kur fillova të mësoja e shkruaja shqip, më lindi në deja gjak shqiptari.” Dhe, siç dihet, Meçani, veç përkushtimit ndaj shkollës shqipe, përfshihet dhe në vep-rimtari atdhetare. Pas shpalljes së Pavarësisë, Meçani në moshën 18-vjeçare, më 1913 emërohet mësuesi i shkollën së parë shqipe të Vranishtit. Pra, tani Kallarati kishte dy mësues të përkushtuar që përhapën mësimin e shqipes jo vetëm në fshatin e tyre, por dhe gjetkë.

Hapja e shkollës së parë shqipe në Kallarat përbën një ngjarje të rëndësishme. Pas zyrtarizimit të saj, mësuesi i parë i shkollës me rrogë ishte Hodo Jaho, i pasuar nga Musa Sinani, të dy borshiotë, dhe më 1918 Meçan Selam Qejvanaj. Mirëpo në qershor 1923 shkolla u mbyll nga qeveria e Xhaf-er Ypit. Në këto vite që funksionoi shkolla, u arsimuan për tre klasa filloreje rreth 70 nxënës të moshave të ndryshme

Me kërkesën këmbëngulëse të vazhdueshme të fshatit deri në ministrinë e arsimit në Tiranë, shkolla u rihap në shtator 1935 po me tre klasa e jo me pesë që ishte fillorja. Ajo vazhdoi deri në vjeshtën e viti 1940, kur Italia fashiste që kish pushtuar vendin tonë, nisi luftën me Greqinë dhe për këtë shkak shkolla u mbyll. Në mungesë të ndërtesës shkol-lore, mulla Beqir Zhibaj me shpirt human e arsimdashës, dha xhaminë e fshatit që të bëhej shkollë. “Të hapet shkolla në xhami, tha hoxha, pa unë do e fal ezanin në qafë të Brodanit” Xhamia u meremetua e u përshtat për shkollë dhe nisi në të procesi mësimor me 40 nxënës e nxënëse të moshës 7-14 vjeçare. Pranimi i moshave mbi 7 vjeç u bë për të plotësuar kushtin që kish vënë qeveria për të pasur mbi 40 nxënës që të lejohej hapja e shkollës.

Për ta bërë të plotë filloren, një pjesë e nxënësve që patën mundësi, e vijuan shkollën në Vranisht, Bolenë dhe gjetiu. Disa djem të Kallaratit vijuan edhe shkolla të larta: Hasan Selam Toçaj, pasi mbaroi medresenë në Tiranë, më 1936 nisi studimet e larta në Egjipt në fakultetin e filozo-fisë të Universitetit teologjik të Kajros dhe njëkohësisht kreu studimet edhe në Universitetin amerikan të Kajros për letër-si e pedagogji. Këto universitete ai i mbaroi me rezultate të larta. Nisja e Luftës së Dytë Botërore ia bëri të pamundur

FILMI DOKUMENTAR “KALLARATI”, DËSHMI E HISTORISË SË TIJ SHUMËVJEÇARE

Gazeta KALLARATI faqe 5 Mars - P r i l l 2015

kthimin në atdhe. Po ashtu, studime të larta kryen edhe Izet Bushi, Shahin Jonuzaj, Veledin Rjepaj dhe Demir Lato në akademi ushtarake në Itali dhe u graduan oficerë. Ndërsa Abaz Shakaj, Hasan Shamo, Rruzhdi Petanaj e Lilo Habilaj mbaruan shkolla të mesme ushtarake brenda e jashtë vendit (në Itali) për nënoficerë.

Pavarësisht nga koha e shkurtër që qëndroi e hapur dhe nga arsimi gjysmëfillor që jepte, shkolla e Kallaratit pati një rëndësi të madhe. Mbi 200 djem dhe vajza të Kallaratit kalu-an në bankat e saj. Shkolla ndihmoi në përhapjen e kulturës dhe të dijes në popull. Kjo ndikoi shumë te djemtë dhe vajzat e shkolluara që të kuptonin më mirë të këqijat e pushtimit fashist dhe nevojën e luftës kundër tij. Pikërisht, ish-nxë-nësit e shkollës qenë të parët që morën pjesë me armë në Luftën Antifashiste, ku një pjesë dhanë edhe jetën.

Megjithëse për shkak të luftës shkolla u mbyll, gjatë Luftës nacionalçlirimtare në formacionet partizane dhe në fshatra funksiononin kurse kundër analfabetizmit me të rri-tur dhe mësime shkollore me aq mundësi që kishte fshati në kushtet e luftës. Kështu, edhe në Kallarat një kurs i tillë u hap në shtëpinë e Hanko Toçes (Janjaj) me rreth 20 të rinj e të reja. Mësues në fillim ishte partizani Xhemal Gjonaj e më pas, kur ai u largua në formacionet partizane, punën e tij e vijoi Telo Zhibaj. Pas çlirimit të vendit nga pushtuesit e huaj nazifashistë, në shtator 1945 u çel shkolla e rregullt fillore me katër klasë, që mori emrin “Mumin Selami”.

Kurset e ndryshme të zhvilluara gjatë luftës dhe çelja e shkollës fillore me arsimtarë të emëruar, shënojnë ngjar-jen më të rëndësishme për arsimin në Kallarat. Arsimi dhe shkollimi në këtë fazë ndryshojnë si në sasi dhe në cilësi nga fazat e mëparshme. Për herë të parë në Kallarat kemi shkollë fillore të plotë, e cila ishte e detyrueshme. Hapja më 1967 e shkollës 7-vjeçare u krijoi mundësi fëmijëve të Kallaratit të mos shkonin në Vranisht a Bolenë si më parë për të vijuar ciklin e lartë, po ta merrnin arsimin e de-tyrueshëm shtatëvjeçar në vendlindje. Më 1976, shkolla u bë 8-vjeçare dhe vijoi pandërprerë deri më 2006, kur u mbyll për mungesë nxënësish. Kështu, nga vitit 1945 deri më 2006, shkolla e Kallaratit i mbajti dyert hapur 62 vjet për qindra fëmijët e fshatit, po dhe të Pajamehut e të Lumit të Kuçit.

Në këtë shkollë kanë dhënë mësim rreth 30 mësues, nga të cilët 16 kanë qenë bij dhe bija të Kallaratit. Pesë prej tyre në periudha të ndryshme kanë ushtruar detyrën e drejtorit të shkollës, si Bilal Breshanaj, Çize e Violeta Xhaferaj, Lefter Hysaj e Vojo Davacaj. Arsimtarë vendës të saj knë qenë edhe Enver Golloshaj, Sami Karabollaj, Hamit Muharremaj, Servet Golloshaj, Namik Mehmetaj, Kujtim Hysaj, Jazo Davacaj, Shelege Karabollaj, Burbuqe dhe Dafina Qejvanaj, Proletare Habilaj, Pranvera e Thëllëza Hoxhaj, Ferdinand Breshanaj, Vojsava Davacaj, Eglantina Demiraj etj.

Në Kallarat kanë dhënë mësim dhe 13 mësues nga qytete dhe fshatra të tjerë si: Safet Gjoni nga Fterra, Kozma Llazari nga Çorrajt, Jahja Jahjai nga Kavaja, Mërgim Korça, Liza Doda nga Shkodra, Nevzat Velaj nga Vlora, Feti Mezini nga Bolena, Lefter Beqiri nga Tërbaçi dhe Xhevo Kaçaj, Sha-ban Halili, Lumturi Godaj, Naxhie Bisha, Idajet Gjokutaj nga Kuçi, Viron Avduli nga Tragjasi, Vasil Tata nga Kudhësi etj. Me përkushtimin e tyre dhe me kujdesin e treguar për t’u dhënë fëmijëve të Kallaratit dije e kulturë, ata kanë gëzuar dashurinë e nxënësve dhe respektin e prindërve.

Gjithashtu, mësuesit e Kallaratit kanë dhënë kontributin e tyre në përhapjen e dijes dhe të kulturës në fshatra dhe krahina të tjera si: Telo Zhibaj, Meçan Qejvanaj, Jazo Davacaj, Namik Mehmetaj, Enver Golloshaj, Rami Memushaj, Kujtim Hysaj, Bashkim Gjonbrataj, Hasan Mehmetaj, Fatmir Mataj, Llambro Hysaj, Bilal Shakaj, Shelege Karabollaj, Dafinë e Burbuqe Qejvanaj, Dhurata Qejvanaj, Marjeta Hoxhaj, etj.

Më 1945 kishte rreth 160 vetë me arsim fillor (tre klasë), 10 me të mesme dhe 4 vetë me shkollë të lartë ushtarake, kurse më 2003 vetëm me arsim të lartë në të gjitha degët numërohen rreth 350 vetë, nga të cilët: oficerë me akademi dhe shkolla të larta brenda dhe jashtë shtetit 70 vetë, plus 40 oficerë të dalë nga Lufta; ekonomistë 31; inxhinierë 28; agronomë e zooveterinerë 17, nga të cilët një me gradën shkencore “doktor i shkencave” (Llano Llanaj); mjekë 15, nga të cilët një me gradë shkencore (Hanëme Patani), mer-ceologë 2, mësues 85, nga të cilët një me gradë shkencore “Profesor Doktor”, Rami Memushaj; gazetarë e krijues 11; juristë 11; me arsim të lartë filozofik 11; psikologë 3; dhe në

veprimtari të tjera (shkrimtarë, artistë, këngëtarë, piktorë, skulptorë, sportistë) 26 vetë dhe një sërë kallaratas kanë shërbyer në ushtri dhe polici në detyra mjaft të rëndësishme në çdo skaj të vendit.

Midis shumë profesioneve që të rinjtë kallaratas do të ndiqnin në shkollat e larta, do të ishte edhe profesioni i ushtarakut. Lidhur me këtë autori i këtij shkrimi, një nga ushtarakët kallaratas, në intervistën e tij tregon se ndjenja e atdhedashurisë e kultivuar brez pas brezi është një prej arsyeve më të rëndësishme, që i ka shtyrë kallaratasit të parapëlqejnë më shumë këtë profesion sa të vështirë e me privacione, aq edhe të bukur e fisnik. Numërohen mbi 150 ushtarakë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë, bij kallaratas, që në periudha të ndryshme të historisë së ven-dit tonë, krahas qindra e mijëra ushtarakësh shqiptarë, kanë dhënë ndihmesën e kontributin e tyre në mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së atdheut tonë. Nuk ka fis, apo edhe familje kallaratase që të mos ketë pasur ose të ketë të paktën një ushtarak, por ka familje me më shumë ushtarakë. Nga një përllogaritje e bërë, del se sipas fiseve gjendja e ushtarakëve është: Breshanaj-17, Qejvanaj-13, Jonuzaj-8, Memushaj-8, Xhaferaj-8, Gjonbrataj-7, Gjonaj-7, Tozaj-7, Habilaj-6, Hox-haj-6, Karabollaj-6, Strataj-5, Zhibaj-5, Abazaj-4, Demiraj-4, Golloshaj-4, Hysaj-4, Mataj-4, Dautaj-3, Petanaj-3, Ribaj-3, Bejtaj-2, Goxhaj-2, Haxhiaj-2, Shakaj-2, si dhe fiset Aliaj, Begaj, Borshaj, Bushaj, Elezaj, Jovanaj, Laçaj, Llanaj, Meçaj, Mehmetaj, Muharremaj, Rjepaj, Thanasaj dhe Toçaj me nga 1 ushtarak aktiv. Ne si fshat duhet të ndjejmë krenari për kontributin e këtyre bijve kallaratas, që me punën dhe ndershmërinë e tyre si ushtarakë, kanë mbajtur të pastër dinjitetin e tyre personal, shumë prej tyre kanë bërë edhe emër në fushën ushtarake, dikush ka dhënë edhe jetën në mbrojtje të Atdheut. Ata me përkushtimin e tyre kanë rritur edhe vlerat e fshatit të tyre, Kallaratit. Shumë prej emrave të ushtarakëve kallaratas, janë skalitur në historikët e njësive e reparteve ushtarake, si drejtues e ushtarakë të zot, të tjerë në amzat e shkollave ushtarake brenda e jashtë vendit, si skënderbegas, studentë e akademistë të shkëlqyer dhe deri në kontributin e sotëm të tyre ne Operacionet e Mbështetjes së Paqes jashtë vendit. Kallaratit, përveç ushtarakëve mesh-kuj, nuk do ti mungojnë edhe femrat ushtarake, ndonëse të pakta në numër. Aktualisht ato janë vetëm dy, oficerja Fabio-la Mataj dhe nënoficerja Tatjana Ribaj, që sapo kanë filluar karrierën ushtarake.

4. Rindërtimi i fshatit të shkatërruar nga lufta dhe jeta në kooperativë në kohën e sistemit socialist

Në film rëndësi i kushtohet edhe punës vullnetare për rindërtimin e fshatit, por edhe pjesëmarrjes në shumë ak-sione të rinisë anekënd atdheut. Që në prag të çlirimit dhe fill pas çlirimit populli i Kallaratit u mobilizua tërësisht për rindërtimin me punë vullnetare të shtëpive të djegura nga lufta. Krahas kësaj, shumë të rinj e të reja morën pjesë në aksionet vullnetare të rinisë për ndërtimin e rrugëve dhe të hekurudhave anekënd atdheut. Këtë gjë e dëshmojnë në in-tervistat e tyre shumë prej të intervistuarve si pjesëmarrës drejtpërsëdrejti: Sulltana Gjonbrataj, Belere Zhibaj, Xhelo Dautaj, Sherif Gjonaj, Magrip Mehmetaj etj.

Krijimi i kooperativës bujqësore-blegtorale në Kallarat, si një nga format e punës së përbashkët, më 16 shtator të vitit 1956, përfshiu në gjirin e saj 32 familje të fshatit që bashkuan tokat, bagëtitë dhe mjetet e punës. Nuk zgjati shumë që edhe ato familje që në fillim hezituan, iu bashkuan të gjitha kooperativës. Më vonë Kooperativa u pagëzua me emrin e Heroit të Popullit Mumin Selami. Mbledhja e anëtarëve zgjodhi një kryesi prej 13 vetash, e cila zgjodhi kryetar Salo Matajn e llogaritar Shahin Jonuzajn dhe miratoi statutin e kooperativës. Në vitin 1965, kooperativa "Mumin Selami" e Kallaratit u bashkua me kooperativën e Bolenës, duke formuar kooperativën e bashkuar Bolenë-Kallarat, por u ndanë më 1985, duke kaluar përsëri më vete si fshat, me kryetar Bejo Xhaferajn dhe më pas Lavdosh Jonuzajn.

Si drejtim bazë kooperativa e Kallaratit kishte bujqësinë. Kultivohej kryesisht misri, ku u arritën rendimente të larta. Krahas misrit kultivoheshin edhe gruri e perimet. Duke fil-luar nga viti 1960 , fshati për herë të parë siguronte bukën në vend. Një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e koopera-tivës dhe arritjen e këtyre rendimenteve kanë luajtur edhe drejtuesit e saj, kryesia, brigadierët etj, si Besim Jonuzaj, Balil Xhaferaj, Laver Gjonbrataj, Petrit Habilaj, Alim Meh-metaj, Afërdita Breshanaj, Luto Demiraj (përgjigjës sektori), apo kuadrot specialistë me arsim të lartë, si Subi Jonuzaj, Sefer Jonuzaj, Pëllumb Gjonbrataj, Lavdosh Jonuzaj, Xhevdet Demiraj, Lefter Qejvanaj etj.

Por krahas bujqësisë, drejtimi tjetër kryesor i prodhim-tarisë së kooperativës ishte blegtoria. Vlen të përmenden blegtorët të cilët patën bërë emër në drejtim të rritjes dhe mbarështimit të kooperativës, si Hasan Jonuzaj, Bajram Goxhaj, Jaho Kondaj, Pelivan e Ahmet Shakaj, Bejkush e Lufter Laçaj, Sami Davacaj, Myzafer Qejvanaj, Neki e Refat Rjepaj, Budin Demiraj, Njazi Xhaferaj, Azbi Ribaj, Shyqyri Laçaj, Lavdi Hoxhaj etj e deri te blegtorët e sotëm Bashkim Davacaj, Blero Xhaferaj, Blerim Ribaj, Lame Shakaj, Sokrat Strataj, të cilët ecin në gjurmët e prindërve të tyre për të trashëguar këtë profesion sa të vështirë aq edhe fitimprurës etj. Nga të gjithë blegtorët e brezit më të vjetër të Kallaratit,

duhet veçuar puna e Jaho Kondajt, që edhe pse në një moshë të thyer, është burim frymëzimi për brezat e rinj. Për këtë flasin në intervistat e tyre disa nga çobanët.

Me ndryshimin e sistemit politikoshoqëror në fillim të viteve 90-të edhe kooperativa e Kallaratit u shpërbë, si të gjitha ekonomitë kolektive në mbarë vendin, për t`i hapur rrugën ekonomisë private.

Në vitin 1970 u bë elektrifikimi i fshatit, që solli një rritje të nivelit të jetesës në fshat, duke u futur radioja në çdo shtëpi, po edhe televizori e makina larëse. Një përpa-rim të dukshëm mori edhe shëndetësia në këto vite. Që pas luftës Kallarati ka pasur një infermier, por rreth viteve 70-të u ndërtua qendra shëndetësore me mjek, ndihmësmjek e mami. Duhet përmendur puna dhe përkushtimi i personelit mjekësor vendas dhe të ardhur, si kuçioti Kapo Korrocka, vendaset Tefta Jonuzaj, Hurma Demiraj, Mimoza Jonuzaj, Adelina Gjonbrataj, Loreta Demiraj, Miranda Gjonbrataj, Dallëndyshe Qejvanaj dhe aktualisht Bejaze Qejvanaj. Në mënyrë të veçantë do të përmendnim mjekët, Edmond Bre-shanaj dhe Maksim Qejvanaj të cilët përveçse punës në fshat, kontributi i tyre është i pazëvendësueshëm dhe i vlerësuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku kallaratasit kanë gjetur në çdo kohë ndihmën dhe kujdesin e tyre të pakursyer.

Në fshat u bënë shumë ndërtime të reja, jo vetëm social-kulturore, por edhe shtëpi, ku spikati modeli elbasanas. Puna dhe dora e mjeshtërve të ndërtimit, si Selman Qej-vanaj, Fadil Breshanaj, Novruz Goxhaj, Alem Qejvanaj, Bex-het Jonuzaj, Bastri Hoxhaj, është e pranishme në çdo shtëpi kallaratase e më gjerë. Këto fakte tregohen edhe nëpërm-jet intervistave të Luto Demirajt, Sulo Hoxhajt, Gjolekë Me-mushajt, Lefter Qejvanajt etj.

5. Jeta kulturore e artistike në fshat

Kallarati ka pasur vatër kulture që nga fundi i viteve 50-të. Ajo pati shërbyer për vite të tëra vend ku gatuhej dhe përhapej kultura. Një kontribut të veçantë kanë dhënë përgjegjësit e vatrës së kulturës ndër vite si: Ervehe Habilaj e Zhaneta Hysaj e mbi të gjitha spikat puna kualifikuese e plot talent e Llambro Hysajt në krijimin e grupit artistik të fshatit dhe pjesëmarrjes në sa e sa festivale zonale e deri kombë-tare. Nën drejtimin e tij grupi polifonik i Kallaratit u vlerësua me çmim nga juria e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës më 1983; ka marrë pjesë edhe në festivale ndërkombëtare, si në atë të Kanës (Francë) në vitin 1989. Janë të spikatura këngët e kënduara nga Zeqo Hoxhaj dhe Evgjeni Jonuzaj. Falë sponsorizimit të Birçe Ribajt dhe udhëheqësit artistik Lla-mbro Hysajt, të cilët në vitin 1995 arritën të incizonin dhe filmonin në RTVSH rreth 8 këngë të grupit të Kallaratit, të cilat sot i dëgjojmë e shikojmë me mjaft kënaqësi. Në ditët e sotme do të veçonim Hyso Xhaferajn, një hedhës i shkëlqyer i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, përkrah ar-tistes së madhe Irini Qirjakos dhe shumë artisteve të tjerë, apo edhe Gjergj Leskaj, i cili sapo ka hedhë në treg një album me tetë këngë të muzikës popullore të trevave të Jugut. Një gjë e tillë jepet në film edhe nëpërmjet intervistës së vetë Llambro Hysajt.

6. Kontributi i kallaratasve jashtë KallaratitDjem e vajza kallaratas kanë punuar në rrethe të ndry-

shme të vendit e në fshatra të rrethit të Vlorës si mësues e si drejtorë shkollash, shumë të tjerë si oficerë e nënoficerë në radhët e Ushtrisë Popullore e të policisë, të tjerë si inxhinierë, mjekë e agronomë apo si drejtues ndërmarrjesh dhe njësish

FILMI DOKUMENTAR “KALLARATI”, DËSHMI E HISTORISË SË TIJ SHUMËVJEÇARE

Gazeta KALLARATI faqe 6 Mars - P r i l l 2015

të pushtetit vendor. Kudo ku ata kanë punuar kanë manifes-tuar virtytet më të larta njerëzore. Nga Kallarati janë 8 peda-gogë, që kanë dhënë ose japin dhe sot mësim në Universitete: prof. dr. Rami Memushaj, dr. Hane Petanaj, Seit Jonuzaj, Hasan Mehmetaj, Sonila Strataj (Limaj), Fatbardha Strataj, Gafur Meçaj e Yllka Golloshaj. Në periudhën 50-vjeçare, nga 1945-a e deri në ditët tona, Kallarati është përfaqësuar në Kuvendin Popullor me 4 veta: Duze Barjamaj, deputete në të tre legjislaturat derisa vdiq më 1961; Sihat Tozaj në 5 leg-jislatura; Sulltanë Gjonbrataj në dy dhe Gafur Shametaj në një legjislaturë në parlamentin pluralist. Shumë djem dhe vajza të Kallaratit, me përjashtim të drejtorëve të shkol-lave dhe pedagogëve të universiteteve, për periudhën pas çlirimit, kanë pasur funksione të ndryshme drejtuese. Sihat Tozaj arrin në postin e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv në Vlorë, të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së Punës në Gjirokastër dhe sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popul-lor. Sinan Tozaj mund të konsiderohet drejtues veteran në industrinë e minierave, i dekoruar me titullin më të lartë “Hero i Punës Socialiste” dhe si veteran e invalid i LANÇ-it, i dekoruar me medalje nga Presidenti Rus Jelcin. Llano Llanaj ka qenë drejtor i Institutit të Agrumeve dhe Ullirit në Vlorë, Pëllumb Gjonbrataj kryetar kooperative e kryetar i të parës Komunë në Horë. Në intervistat e tyre Rami Memushaj, En-ver Golloshaj, Mevlan Habilaj, Violeta Xhaferaj etj, tregojnë pikërisht kontributin e arsimit në Kallarat në periudha të ndryshme, nga gjiri i së cilës kanë dalë me dhjetëra e qindra kuadro që kanë shërbyer me devotshmëri anekënd atdheut.

Shumë i njohur në fushën e krijimtarisë për romanet, novelat e filmat e tij është shkrimtari Neshat Tozaj, po ashtu krijuesit Hiqmet Meçaj, Petrit Qejvanaj e Andi Meçaj në fushën e krijimtarisë artistike, apo gazetarja e njohur e Top Channel, Arta Tozaj etj. Në fushën e sportit janë shquar Çlirim Hysaj, futbollist i ekipeve të “17 Nëntorit” dhe të “Di-namos” dhe më pas drejtues i këtyre klubeve, si dhe "Mjesh-trja e Merituar e Sportit" Elisabeta Karabollaj, kampione e Evropës (1999) në qitje me pistoletë. Po kështu, mund të përmendim edhe Drita Abaz Shakaj e Afërdita Rakip Laçaj si volibolliste të dalluara të ekipit të Vlorës etj. Në fushën e artit është bërë shumë i njohur emri i piktorit Saimir Sinan Strataj, restaurues dhe autor mozaikësh të shumtë dhe disa herë fitues i Çmimit "Guiness". I njohur në Italinë e Jugut me punimet artistike prej guri është bërë Agim Mato Mataj. Shumë të rinj e të reja të tjera janë instrumentistë në orkestra të Greqisë dhe të Italisë.

7. Kallarati pas ndryshimit të sistemit politiko-shoqëror.

Vitet 90-të që sollën përmbysjen e sistemit socialist, ashtu si për shumë shqiptarë, edhe për kallaratasit bënë që të largoheshin jo vetëm drejt qyteteve të vendit, si Vlorë, Tiranë e gjetkë, por veçanërisht jashtë vendit, sidomos në Greqi, Itali, Angli, Kanada e Amerikë, duke e zbrazur në një farë mënyre fshatin, sidomos brezi i ri. Për këtë gjë flasin në intervistat e tyre edhe Salo Mataj, Jaho Kondaj, Sali e Mur-zikë Memushaj. Por emigrimi solli edhe shumë gjëra të mira.

Jeta në fshat ndryshoi si rezultat i financimit të djemve të larguar, ndryshoi mënyra e jetesës, kompletimi i shtëpive deri tek ndërtimi i vilave si Miri i Ribajve e ndonjë tjetër. Shumë kallaratas ngritën biznesin e tyre, si Shkëlqim Laçaj, Besnik Mataj, Dallandyshe Jonuzaj, Kalo Memushaj, Selman Memushaj, Ylli Shakaj, Aranit Rjepaj, Bako Xhaferaj, të cilët kanë qenë dhe janë edhe mbështetës të shumë veprim-tarive të bëra në Kallarat. Kjo gjë dëshmohet në intervistat e Dallëndyshe Jonuzaj, Kalo Memushaj, Bako Memushaj etj.

Por Llano Llanaj, si specialist bujqësie, u bën thirrje të larguarve që të investojnë në vendlindjen e tyre, pasi kushtet natyrore e gjeografike të Kallarati janë shumë të favorshme. Në intervistën e tij, ndërmjet të tjerash, Llanua thotë: “Kallarati ka kushtet natyrore dhe pozitën gjeografike më të favorshme se çdo fshat tjetër në Lumin e Vlorës, prandaj në Kallarat përparësi duhet të marrë blegtoria e bujqësia, agrumet, pemëtaria, vreshtat, rritja e peshku etj.”.

8. Shoqata dhe gazeta “Kallarati”, një mundësi më shumë për bashkimin e njerëzve dhe kujtimin e vend-lindjes.

Pas viteve 90, në shumë krahina e fshatra të vendit, krahas partive të shumta politike, nisi krijimi edhe i një subjekti të ri shoqëror, shoqatat kulturore-atdhetare. Siç bënë gati të gjitha fshatrat e Labërisë, edhe Kallara-ti nuk mbeti jashtë kësaj dukurie. Më 12 Janar 2003, me nismën e një grupi kallaratas me banim në Vlorë, u krijua, Shoqata Kulturore-Atdhetare "Kallarati". Qëllimi i kësaj shoqate ishte dhe vijon të jetë evidentimi, ruajtja dhe popul-larizimi i vlerave më të mira atdhetare, historike e kulturore të Kallaratit, si dhe kompaktësomi i bashkësisë kallaratase, larg qëndrimeve politike të çdo ngjyre. Pra, Shoqata ka për mision të bashkojë kallaratasit kudo që ndodhen, të bëjë të njohura figurat më të shquara të Kallaratit që kanë bërë emër në historinë e fshatit, të krahinës e më gjerë, të kujtojë da-tat historike të qëndresës shumëshekullore të kallaratasve kundër pushtuesve të huaj; të kultivojë te brezi i ri vlerat më të mira të të parëve tanë, të ngrerë lart emrin e nderuar të Kallaratit dhe të shtojë dashurinë për të nën moton "Ec ngado, po Kallaratin mos e harro". Shoqata, me qendër në

Vlorë, ka degët e saj në Tiranë, Vlorë, Fier, Kallarat dhe në Greqi. Mbledhja themeluese e Shoqatës zgjodhi kryesinë e saj me kryetar njërin nga nismëtarët, intelektualin e mirën-johur, Gafur Shametaj, i cili e drejtoi atë deri në vitin 2007. Aktualisht kryetar i shoqatës është Kastriot Karabolli. Puna dhe aktiviteti i shoqatës jepet edhe nëpërmjet intervistave të Razi Golloshajt dhe Bejo Xhaferajt. Për herë të parë në his-tori, shoqata e bëri fshatin tonë me gazetë, e cila ka për titull emrin e fshatit tonë, “Kallarati”. U zgjodh edhe redaksia e saj me ryeredaktor Gafurin, ndërsa aktualisht është Seit Jonu-zaj. Kjo gazetë, e cila tani arriti numrin 80 të botimit, është bërë shumë e dashur për lexuesit e saj, u ka bërë jehonë jetës dhe kontributit të kallaratasve në vite.

9. Mbyllja e filmitKëtë film, sa historik aq edhe artistik, Gafuri e mbyll me

fjalët: “Kallarati tre herë i djegur e tre herë i rindërtuar nga shpirti i paepur i bijve të tij. Largohemi nga ky fshat piktoresk buzë lumit Shushicë me përshtypjet më të pashlyeshme me mendimin për t’u rikthyer përsëri në vitet që do të vinë. Ndër mend na vinë vargjet e poetit: Kallarat vendlindja ime/Që rrite njerëz të mirë/Jam i lumtur që më linde/Jam krenar që jam yt bir”. Mirë u pafshim Kallarati im!”- përfundon filmin e tij dokumentar Gafuri në vitin 2005, ky bir i nderuar dhe i vlerësuar me titujt e lartë “Nderi i Vlorës” dhe “Nderi i Labërisë”, që tani që nuk është më fizikisht me siguri do të ngelet edhe “Nderi i Kallaratit”, vlerësim të cilin me përkushtimin e tij ndaj vendlindjes, Kallaratit, de fakto e ka marrë.

Ky film i realizuar nga TV “6+1 Vlora” sipas të Gafurit, me regjisor Bledar Skënderin, operator Enton Hoxhën; mon-tazh të Irena Muhos; muzikë të Manjola Bedas, u transmetua disa herë nga ky televizion dhe u ndoq, përveç kallaratasve edhe nga shumë shikues vlonjatë, të cilët në takime e biseda me kallaratas e vlerësonin atë si një film dokumentar mjaft të arritshëm. Kasetat e këtij filmi ndodhen sot në familjen e çdo kallaratasi, si dhe është krijuar mundësia për të parë në You Tube dhe në uebsaitin tashmë të njohur ëëë.kallarati.com.

Sot, pas afro 10 vjetësh, duke parë këtë film, kaq të re-alizuar, i cili të bën të çmallesh me vendlindjen, me buku-ritë e fushave, kodrave, pyjeve, maleve, burimeve, me ujë të pastër, lumit të zhurmshëm e rrepeve shekullorë, të mëson e të kujton historinë shumëvjeçare dhe kontributin e kallara-tasve anembanë vendit, nuk ke si të mos ndjehesh krenar për vendlindjen tënde, Kallaratin. Këtë film e pasoi më vonë edhe një dokumentar tjetër për Kallaratin me titull “Një Trojë e vogël labe”, realizuar në vitin 2012 nga Petrit Qe-jvanaj e Kastriot Karabolli.

Me siguri që pas leximit të këtij shkrimi, për ata që nuk e kanë pasur mundësinë ta shohin filmin, do të gjejnë kohën për ta parë e vërtetuar ato çfarë thamë më lart. Për këtë qëllim do t’ju sugjeronim uebsaitin www.kallarati.com ose duke e kërkuar atë në You Tube dhe aty do të gjeni Kallaratin dhe me siguri do të çmalleni me të, edhe pse mund të ndod-heni shumë larg tij.

Është e domosdoshme që prindi dhe veçanërisht gjyshërit t`u shpjegojnë nipërve e mbesave të tyre

se jeta nuk ka qenë kështu si është sot me të gjitha këto zhvillime. Vetëm harmonia e besnikëria ka qenë e madhe. Në kohët e para, deri aty nga vitet 60 të shekullit të kaluar nuk kishte as radio e jo më televizor e kompjuter. Kur erdhi në vitet 60 një radio me vajguri, na dukej gjë e rrallë dhe mblidhej fshati në vatër të kulturës edhe për të dëgjuar, edhe për kuriozitet.

Në këtë shkrim, unë dua t`iu tregoj më të rinjve për dy familje që në jetën e tyre familjare ishin ndryshe nga të tjerat, me sa më kujtohen mua. Njëra nga këto familje ishte ajo e Zigur Adem Matajt. Ziguri, pas djegies së fshatit më 1914 nga andartët grekë, si gjithë bashkëfshatarët e tjerë që shkuan e ndërtuan banesa atje ku kishin arat e tyre, edhe xha Ziguri u vendos në Shelq, ku kishte pak tokë e shumë pyll. Grua kishte Fatime Alush Jonuzaj, me të cilën lindën 4 djem e 3 vajza: Maton, Qazimin, Ademin e Zoton dhe Esmanë, Sheqeren e Zabiten, të cilët u bënë të vlefshëm për familjen, fisin e shoqërinë.

Xha Ziguri ishte gjahtar i mirë sepse kishte pushkë dhe vendi ishte i përshtatshëm për gjueti, sepse Shelqi ishte pyll me shumë derra të egër. Mirëpo mishin e derrit nuk e hanin në Kallarat për shkak të fesë myslimane që i përkiste, prandaj xha Ziguri derrat që vriste i çonte për t`i shitur në Pilur. Por lekët që fitonte nga shitja e mishit të derrave i

humbiste në kumar dhe kështu kthehej pa lekë në shtëpi. Gruaja e tij, Fatimea, vdiq shpejt dhe fëmijët nën

kujdesin e babait dhe të njëri-tjetrit u rritën, por varfëria ishte e madhe, jo vetëm për fshatin po për gjithë fshatin. Ushqeheshin me lakra e pak miell. Por Ziguri kishte ca cilësi të rralla, qëndronte shumë i lidhur me mëhallën dhe fshatin, ishte i humorit e i alegrisë, qejfi i tij ishte kënga. Në Shelq edhe kur nuk kishin bukë, që ndodhte shpesh, ai me fëmijët këndonin derisa kapiteshin për gjumë. Rolet i kishin të ndara, kush do ia merrte këngës, kush do ia kthente e kush do bënte iso. Matua ia kishte marrë dorën kthesës së këngës labe kallaratase aq sa edhe brezat e rinj Maton e njihnin për kthyesin më të mirë. Të kthyerit e këngës si Mato Ziguri, sot nuk e bën asnjë. Nëpër dasma apo në ndonjë grup shokësh, Matua mbetej lezeti i këngës labe. Këngën labe e trashëguan nga Matua edhe djemtë e tij. Dilaveri kur vajti në Shkollën e Bashkuar të oficerëve në Tiranë, edhe atje ngriti grupin e këngës polifonike labe.

Më kujtohet, kur Jazo Hysaj martonte djalin madh, Nuron, me Havanë, dasma ishte madhe. Burrat u shtruan në shtëpinë e Skëndo Xhaferajt, ndërsa gratë në shtëpinë e Jazos. Kryeismetçi ishte Magrip Llano, kurse unë, si djalë i ri 16-vjeçar, mbushja shishet e rakisë dhe u jepja edhe ujë atyre që kërkonin. Rakia koçimare bënte punën e vet, Magripi, si njeri i zgjuar, e gjente fjalën edhe me ata që i trazonte rakia. Xha Ziguri mori një këngë: “Zigur vetulla gaboi/Kooperativë krijoi/Katër qe i dorëzoi/Dhe brigadierët në këmbë/Me metro e matën vendë/Hesapet i bëjnë prëmë”.

Këto e shumë të tjera mbaj mend për fukarallëkun

dhe harmoninë familjare të Zigur Adamit, i cili edhe në moshë të thyer ruante fjalën e ëmbël dhe të gjithë si familje gëzonin respekt, gjë që e gëzojnë edhe sot pasardhësit e asaj familjeje.

Por me kalim vitesh, një tjetër familje do të kishte histori të ngjashme me atë të familjes së Zigurit. Kjo ishte familja e Alim Laçajt. Edhe Alimi kishte shumë fëmijë, 4 djem e 5 vajza: Shpëtimin, Myzaferin, Todin e Shyqyrin dhe Lumturinë, Natashën, Mirisenë, Arjanën dhe Mjaftimen. Alimi e Selvia e kishin të vështirë të siguronin të ardhura të mjaftueshme derisa të rriteshin fëmijët. Me rritjen e fëmijëve, nga puna e tyre u shtuan edhe të ardhurat. Kjo gjë bëri të mundur të ndërtonin shtëpi të re në Qafë të Ubavit dhe të iknin nga Gjoçali. Dhe me gjithë vështirësitë që ka pasur kjo familje, në darke buçiste kënga labe, sikur të kishin dasmë.

Një herë unë isha roje bari. Në Qafë të Gjolagje punonin druvarë dhe natën dëmtonin barin me kuaj, mirëpo vetëm nuk i kapja dot kuajt, doja ndihmë. Prandaj, shpesh merrja djemtë e Alimit, si djem të gjallë e të papërtuar. Një natë vajta të merrja djemtë e Alimit. Hyra në shtëpinë e tyre, këndova edhe unë me ta dhe pastaj vajtëm e kapëm kuajt më Qafë të Gjolalgje.

Kënga në shtëpinë e Alimit u ndërpre e nuk u dëgjua më, kur u hapën portat e emigracionit dhe djemtë e kësaj shtëpie u larguan, si shumë të tjerë. Megjithatë, kurrë nuk do të harrohet kënga kallaratase që jehonte çdo natë në shtëpitë e Zigur Ademit e të Alim Laçajt.

Homazh të ikurve dhe jetë të gjatë e të lumtur pasardhësve të tyre!

ISHIN FUKARENJ PËR BUKË, POR ASPAK PËR KËNGË Namaz Tozaj

FILMI DOKUMENTAR “KALLARATI”, DËSHMI E HISTORISË SË TIJ SHUMËVJEÇARE

Gazeta KALLARATI faqe 7 Mars - P r i l l 2015

Falënderim I nderuar lexues! Siç jeni në dijeni, që prej muajit maj 2012,

Kallarati ka uebsajtin e vet në internet www.kallarati.com, i cili administrohet nga kompania private “Mërkuri Net”, menaxhohet nga zoti Besnik Gjonbrataj dhe financohet nga zoti Shkëlqim Leskaj (Laçaj).

Bëjmë me dije se për çeljen e këtij uebsaiti (domain & hosting), zoti Shkëlqim Leskaj ka paguar fillimisht shumën 350 euro, si dhe çdo vit për mirëmbajtjen e tij nga kompania private bën pagesën vjetore prej 50 euro, pagesë të cilën e ka bërë edhe për vitin 2015.

Në emër të Shoqatës “Kallarati” dhe redaksisë së gazetës, falënderojmë zotin Shkëlqim për kontributin financiar që jep për funksionimin e uebsajtit www.kallarati.com, por edhe për aktivitete të shoqatës “Kallarati” në vite.

KRYESIA E SHOQATËS K/A “KALLARATI”

Më iku nga jeta edhe një shok i mirë! Bashkim Gjonbrataj nga fshati Kallarat i Vlorës, ishte nga shokët, që vitet na mbajtën gjatë pranë njëri-tjetrit. Qysh në

vitin 1969, kur unë sapo kisha dalë oficer e deri në ditët e fundit të jetës së tij. Prandaj me të drejtë mund të them “Një jetë me Bashkim Gjonbratajn”.

-Bashkimi ishte mësues matematike, kur erdhi për të kryer shërbimin ushtarak në Kuçovë. Një ndërlidhës i zoti, që pasi studioi në Tiranë, në shkollën ushtarake, u titullua oficer.

-Së bashku në regjimentin kundërajror, jo vetëm oficerë, por edhe veprimtarë shoq[ror[. I mbushnim mendjen komisarit dhe bënim ekskursione deri në Përmet e në Frashër, te shtëpia-muze e rilindësve të shquar: Abdylit, Samiut, Naimit.

-Pastaj u martua me Xhuli Bardhin (Gjonbrataj) dhe, për kushtet e kohës, kur oficerët vuanin për banesë, kemi jetuar disa vjet në një hyrje, kur familja ime përbëhej nga prindërit, gruaja dhe vajza e vogël. Një sjellje shembullore, jo shumë e zakontë, pa asnjë keqkuptim e bezdi. Por Bashkimi e Xhuli ishin të veçantë. Jetonim si një familje. I njihja edhe prindërit e Bashkimit e të Xhulit, e si të mos i njihja. Njerëz që mikut i thoshin-mik e nderit i thoshin-nder. Edhe unë isha si fëmija i tyre. Bile, shkoja shpesh në lagjen e “Vidhave” të haja trahana me spec-djegës nga mamaja e Xhulit, nga ajo zonjë-grua, labe e vërtetë.

-Më vonë, Bashkimi, u transferua në Grupimin e Elbasanit, ku banoi për disa vite familjarisht.

-Në fillim të viteve 1980, me krijimin e divizioneve, Bashkimi u transferua në aparatin e drejtimit të këtij divizioni. Në ato vite unë isha Shef i Shtëpisë së Ushtarakëve, përsëri me Bashkimin, deri në fillim të viteve ’90, kur u largua me shtëpi në Tiranë, së bashku me Xhulin dhe vajzën e tyre të mirë, Armeza Gjonbrataj, që ishte rritur dhe përgatitej për studimet universitare.

-Emigrimi im familjarisht në Athinë na ndau disi, por sa herë më jepej mundësia, që gjendesha në Tiranë për ndonjë veprimtari letrare, do të isha pranë tyre.

Dhe ja, pas 35 vjetësh, Bashkimi na iku. Iku para kohe nga jeta, nga familja e tij e dashur, Xhuli e Armeza, nga vëllezërit: Përparimi, Laveri, Pëllumbi, Bastriu, Besniku dhe nga gjithë të dashurit, që e donin dhe e respektonin.

-Iku nga Jeta, njeriu i mençur, njeriu i mirë e i dashur, njeriu që nuk dinte të nxehej, të shante, të përgojonte.

-Miku im, Bashkim Muço Gjonbrataj, i edukuar e me sjellje qytetare mbeti gjithë jetën. Nuk më besohet akoma. Do na mungojë!

Shoku i tij, Thanas Jani Athinë, 27 janar 2015

Tridhjetë e nënta mos ardhtë kurrë

Nga Çuman Brerashanaj

Përbindshat e përtejdetit,Fashistët italianëE mbanin mend mirë nëntëqind e njëzetën,Kur ne, me në krye SelamnëIu dham atyre tatëpjetën.

Dhe turren sërish breshkaxhinjtëNë një ditë prilli.Në det luftanije, në qiell aeroplanë.Një revoltë, një kryengritjeE një populli të pambrojtur,Dhe në ballë prin Mujo Ulqinaku.

Ish trim ulqinaku, me zemër shqiptari,E donte lirinë, flamurin e atdhenë,Prandaj doli përballë i pariKundër pushtuesve fashistë italianë.

Kujtuan se ishin në tryezëDuke luajtur pokerë,Se Shqipëria do të qe një kafshatë Që gëlltitej lehtë e pa inat.

Po mbreti ç`u bë, ky Zogu i parë?Si na la në rrugë dhe na iku natën!E harroi Skënderbeun që erdhi në KrujëDhe i mori vulën mëkëmbësit sulltan.

Luftoi Gjergji me shpatën e rëndëMbi kalin e bardhë nëpër beteja,Ndërsa Zogu iku si pula pa pendë,Mujua s`u tremb, po ia bëri fora

Më iku nga jeta edhe një shok i mirë!

Homazh për Bashkim Gjonbratajn Nga Thanas Jani

Gazeta KALLARATI faqe 8 Mars - P r i l l 2015

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferaj

Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: [email protected] Shtypur në Triptik, Vlorë

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban

përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit

KËndi i shËndetitKomandantit Çuman Breshanaj

Përtej lumit në kodrinëRreth një lisi shekullor,Shokët mblodhi komandantiNjë vendim për t`u njoftuar.

Era frynte suferinë,Bora malet kishte zbardhë,Partizanët shtigjet çanin,Komandanti printe në ballë.

Por nga larg një plumb goditiKomandantin zëmërzjarr.Tek ky lisi shekullorKemi ngrit një lapidar.

Nëpërkëmbja e shqiptaritNga selam Jonuzaj

Dinjiteti i shqiptaritËshtë i brishtë dhe kristal,Por këta politikanëtE kthyen në kapital.

Ti, o kapital i shkretë,Ti prishe gjithë dynjanë,Prishe njerëzit me pushtet,Prishe vendin në çdo anë.

Mendje lehtë e mendje shkurtër,Politikan, o derëzi,Kapitali s`është i çmuar,Po njeriu të ngelet njeri.

Nuk rrodhi nga gjaku yt,Nuk rrodhi nga djersa jote.U mundove shumë e vodhe,Popullin tënd ti shkatërrove.

Dinjitetin ia copëtove.Karakterin ti ia more,Nëpër botë e tregtove ,Si bagëtia për thertore.

Ti i more ndershmërinë,Ti i more fisnikërinë,Ti i more bukurinë,Nënat qajnë për fëmijë.

Qajnë nënat për fëmijë,Nëpër botë e nuk i dinë,Nipër e mbesa atje kanë lindë,Nuk e njohin Shqipërinë.

Ti e prishe industrinë,Ti e prishe mirësinë,Uzina dhe fabrikaPër skrap i çove tinë.

S`ke gjak ti shqiptari,S`ke gjak në damar,Fëmijët e shqipes shite Si bagëti në Pazar.

Historia do të shkruaj,Do të japë një njollë të zezë,Do të japë një “fletë nderi”Të zezë, të zezë dhe skëterrë.

Mos mendo se populli s`foli,Mos mendo se nuk rënkoi,Thellë në shpirt, zemra i sëmboi

Se fëmija i mungoi,Se drejtësia këtu ngatërroiMafjen shumë e lulëzoi,Fëmijët e popullit i cungoi, Shqipërinë e shkatërroi.

KUJTESËTë nderuar lexues të gazetës dhe anëtarë të Shoqatës sonë

“Kallarati” ju kujtojmë se duhet bërë pagesa e kuotës së anëtarësisë dhe e pajtimit të

gazetës. Siç e dini, pagesa është 1000 lekë të reja, ku përfshihet edhe gazeta. Për pensionistët është 500 lekë të reja gjithsej. Lutemi shlyejini këtë detyrim,

përndryshe vështirësohet botimi i gazetës.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.

KRYESIA E SHOQATËS

ULJA E TENSIONIT TË GJAKUT PA PËRDORUR ILAÇE Studimet kanë treguar se kripa rrit tensionin e gjakut, ndërsa kaliumi ndihmon në

uljen e tensionit të lartë. Prandaj, kripa në ushqime duhet të përdoret në sasi sa më të kufizuar, kurse për kalium duhet të përdoren ushqime me përmbajtje të lartë kaliumi. Këshillat që jepen për uljen e tensionit të gjakut me anën e ushqimeve, pa përdorur ilaçe janë si më poshtë.

Merrni sa më shumë kalium. Ushqimet e pasura me kalium janë: fasulet e sojës, fasulet e konservuara, salca e domateve, perimet, spinaqi, thjerrëzat, shojza etj.

Pini qumësht. Ushqimet e pasura me kalcium, siç është qumështi, zvogëlojnë tensionin e lartë të gjakut. Sasia e kalciumit që këshillohet të merret në ditë është 1000-1200 mg, sasi që gjendet në 2-3 gota qumësht të zakonshëm. Burime të tjera të kalciumit janë kosi,, djathi, lakra kineze, brokoli, spinaqi dhe lakra e gjelbër.

Hani patate. Patatet, jo vetëm që janë të pasura me kalium, por përmbajnë edhe lëndë të quajtura kukoaminë që ulin tensionin e gjakut. Edhe domatet përmbajnë kukoaminë, por në sasi më të vogël, prandaj edhe këto mund të konsumohen.

Hani peshk. Peshqit, si salmoni, toni, harenga, skumri dhe shojza janë të pasur me acide yndyrore Omega-3DHA dhe EPA që ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Hani arra. Janë të pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA që ndihmon në zvogëlimin e tensionit të gjakut. Po edhe farat e lirit dhe soja i kanë këto acide yndyrore..

Përdorni ushqimet djegëse. Erëzat, jo vetëm që u japin shije të mirë ushqimeve, por edhe ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Rigoni, piperi i zi, borziloku ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Është zbuluar se edhe shafrani ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Hani hudhra. Nga studimet është zbuluar se hudhra është po aq efektive në uljen e tensionit të lartë të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme.

-Marrë nga gazeta Zëri i Popullit e datës 14 janar 2015-

Më 13 shkurt 2015 u nda nga jeta bija kallaratase, Esma Belul Gjonaj (Lazaj). E ndjera kish lindur në Kallarat më 1927 në një familje të varfër, por atdhedashëse. Nga kjo familje ra në luftë për çlirimin e atdheut dëshmori i LANÇ Tare Gjonaj. Esmaja ish martuar me Tafil Lazajn nga Koculi, me të cilin lindi 2 vajza: Lavdien e Tatjanën, por mbeti e ve me vajza të vogla. Me punën e saj në fabrikën e miellit, e ndjera i rriti vajzat dhe ato u bënë të vlefshme për familjen e shoqërinë. U përcoll për në banesën e fundit me nderimet e rastit nga fëmijët,

të afërmit dhe shoqëria, duke lënë pas kujtimin e paharruar të saj.

Azjz Xhaferaj dhe vajzat Lavdia e Tatjana

Më 1 maj 2015 në Tiranë, pas një sëmundje të rëndë, u nda para kohe nga jeta Ervehe Xhafer Xhaferaj (Bejleri). Herveheja pat lindur në Tiranë në mars të vitit 1947 në familjen atdhetare e liridashëse kallaratase Xhaferaj. Prindërit e saj Xhaferi dhe Shelegia morën pjesë aktive në LANÇ: Xhaferi luftoi me armë në dorë për çlirimin e vendit i rreshtuar në formacionet partizane, ndërsa Shelegia veprimtare e përkushtuar e

organizatës së rinisë së fshatit. Erveheja, pas shkollimit, nisi punën në, ku për një kohë të gjatë punoi në Ndërmarrjen Artistike “Migjeni” të Tiranës, ku dallohej për punime cilësore. E ndjera krijoi edhe familje, duke u martuar me me Enis Bejlerin me të cilin lindën, rritën dhe edukuan dy fëmijë: Ervinin dhe Valbonën, të vlefshëm për familjen e shoqërinë. Erveheja ishte motër,nënë e bashkëshorte e shkëlqyer. Veprimtare politikoshoqërore e

dalluar U përcoll për në banesën e fundit me nderime nga familjarët, të afërmit, miqtë e shokët, duke lënë pas emrin dhe kujtimin e paharruar të saj. Besnik Gjonbrataj

Më 5 maj 2015 në Vlorë u nda nga jeta Hatie Mystehak Mataj, ndërsa 4 ditë pas saj, më 9 maj, u nda nga jeta edhe bashkëshorti i saj, Adem Zigur Mataj. E ndjera kish lindur më 1937 në fshatin Armen në një familje të varfër atdhedashëse. Dy vëllezërit e saj luftuan në radhët e formacioneve partizane për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Pas çlirimit Hatia punoi si punëtore në institucione të ndryshme shtetërore derisa doli në pension. Ishte grua e urtë me sjellje e marrëdhënie korrekte

në familje punë e shoqëri. Ademi kish lindur në Kallarat më 1928 në familjen e varfër, por atdhetare të Matajve. Prindërit e tij, Ziguri e Fatimeja, bashkë me fëmijët e tyre u lidhën ngushtë me LANÇ, duke dhënë kontributin e tyre me armë në dorë e me mbështetje logjistike për çlirimin e vendit. Ademi pas çlirimit punoi një kohë të gjatë në fabrikën e çimentos të Vlorës me përkushtim e ndërgjegje të lartë derisa doli në pension. Ashtu si i ati dhe vëllezërit edhe Ademi ishte një njeri i humorit, shakatar e gazmor në familje e shoqëri. Hatia dhe Ademi, duke u martuar bashkë, krijuan një familje të shëndoshë e harmonike. Ata lindën e rritën 5 fëmijë, nga të cilët jetojnë 3 djem e një vajzë më vlera për familjen e shoqërinë. U përcollën për në banesën e fundit me nderimet e rastit nga fëmijët e familjarët e tjerë, të afërmit dhe miqtë e shokët, duke lënë pas kujtimin e mirë e të paharruar të tyre. Seit Jonuzaj

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shprehin familjeve dhe të afërmve ngushëllime të thella për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.

neKROLOGJi