8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 10-të i botimit, nr. 69 Maj-Qershor 2013, Çmimi 30 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj SHËNIM. Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm. Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit Ec ngado, Kallaratin mos e harro! JU KISH LINDUR NËNA PËR NJË BOTË TË RE LULE MORE TRIMA QË RATË PËR ATDHE Nga Bejo Xhaferaj KALLARATASI, QË E NISI KARRIERËN USHTARAKE PARTIZAN I BRIGADËS I SULMUESE DHE E PËRFUNDOI ATË SI DREJTUES I LARTË I SAJ Nga Besnik Gjonbrataj KËNDI I SHËNDETIT AFORIZMA E FJALË TË URTA ENCIKLOPEDI AVDULLA QEJVANAJ - NJERIU I PUSHKËS, I PUNËS DHE I KËNGËS Nga Qatip Mara Në brendësi faqe 2 faqe 3-5 faqe 7,8 faqe 6 K ohët e fundit u mblodh në Vlorë kryesia e Shoqatës K/A “Kallarati”, e cila vendosi që më 14 korrik 2014 të kremtohet në Kallarat 100-vjetori i luftës së fshatit tonë me bandat shoviniste (andartët) greke. Kryesia diskutoi dhe miratoi edhe një varg masash për kremtimin sa më dinjitoz vitin e ardhshëm të kësaj ngjarjeje madhore në historinë e Kallaratit. Në këtë kuadër u vendos që të bëhet edhe historiku i fshatit. Si për 100-vjetorin e luftës së 1914- ës, ashtu edhe për hartimin e historikut, u miratuan objektivat që duhet të realizohen dhe komisionet përkatëse, sipas programit të më poshtëm. PROGRAM I SHOQATËS KULTURORE/ ATDHETARE “KALLARATI” PËR KREMTIMIN E 100-VJETORIT TË LUFTËS SË FSHATIT TONË ME ANDARTËT GREKË ( 1914 -14 korrik - 2014) 1. Ngritja e një memoriali në Koprift kushtuar qëndresës së fshatit tonë në bashkëpunim me Kuçin e Bolenën kundër turqve gjatë kryengritjes së Tanzimatit. Ngarkohen: Kastriot Karabolli, Agim Mataj, Lili Memushaj, Shkëlqim Leskaj, Selman Memushaj, Hetem Ribaj. 2. Bërja e historikut të fshatit. Ngarkohet komisioni me nënkomisionet e mëposhtëm. a) Komisioni: Seit Jonuzaj (kryetar), Rami Memushaj (n/ kryetar), Çize Xhaferaj, Kastriot Karabolli, Gafur Shametaj, Besnik Gjonbrataj; Ylli Shakaj. b) Nënkomisionet: - Për periudhën lashtësi - 1938: Rami Memushaj, Enver Strataj, Besnik Gjonbrataj. - Për periudhën 1939 – 1948: Seit Jonuzaj, Gafur Shametaj, Xhelo Dautaj, Enver Golloshaj, Kastriot Karabollaj. - Për periudhën 1948 – 2014: Çize Xhaferaj, Luto Demiraj, Bejo Xhaferaj, Sulo Hoxhaj, Pullum TË PËRGATITEMI PËR KREMTIMIN DINJITOZ TË 100-VJETORIT TË LUFTËS SË KALLARATIT ME ANDARTËT GREKË MË 1914 Gjonbrataj, Sefer Jonuzaj, Shkëlqim Leskaj, Besim Jonuzaj, Lefter Hysaj, Hamit Muharremaj. - Përmbledhje folklori (libër me këngë popullore, bejte, vjersha, vaje etj. të mbledhura nga folkloristë për Kallaratin dhe prej kallaratasve). Ngarkohen: Hiqmet Meçaj, Petrit Qejvanaj, Llambro Hysaj, Hyso Xhaferaj, Zeqo Hoxhaj. Afatet e dorëzimit të materialeve: shkurt 2014; Diskutimi i materialeve: mars-prill 2014; Botimi i historikut të përfunduar: qershor 2014 (tirazhi 300 copë). 3. Komisioni organizues i veprimtarive kushtuar 100-vjetorit të luftës së 14-s: Kastriot Karabolli (kryetar), Ilir Memushaj, Luto Demiraj, Bejo Xhaferaj, Zeqir Hoxhaj, Lefter Qejvanaj, Sefer Jonuzaj, Laver Gjonbrataj, Kalo Memushaj. 4. Orari i zhvillimit të veprimtarive, e shtunë, 14 korrik 2014: - 10,oo, përurimi i memorialit në Koprift; - 11,30, tubim (mbajtje kumtesash) në Morrëz; - 12,30, program i grupit polifonik të fshatit; - 13,oo, dreka. - 15,oo, mbarimi i ceremonive. Shënojmë se gazeta “Kallarati” do pasqyrojë në faqet e saj herë pas here ecurinë e zbatimit të këtij programi. Ndërsa në numrin e muajve maj-qershor të 2014-s do botojë shkrime që lidhen me atë luftë vetëmbrojtëse, qëndresën heroike të burrave e grave kallaratas dhe sakrificat e mëdha njerëzore e materiale, si humbje jetësh, djegia krejtësisht e fshatit, shpërngulja e përkohshme e popullit etj. Për këto çështje, Redaksia e gazetës do mirëpres shkrimet që do t’i vijnë nga çdo bashkëfshatar yni që ka njohuri se çfarë ndodhi në atë luftë të pabarabartë që “vrini o burra më ta / se greku më qafë u ra”. Të nderuar bashkëfshatarë, kudo që ndodheni! Ky program veprimtarish në kuadrin e 100-vjetorit të Luftës së 1914-s, kërkon përkushtim e mbështetje të gjithanshme morale e materiale e të gjithëve, pa të cilën nuk mund të realizohet ashtu siç e do nderi i fshatit. Për këtë: janë të lutur të gjithë ata që zotërojnë materiale të shkruara (dokumente e kujtime për fshatin; këngë popullore e legjenda të fshatit tonë), t’ia japin dorazi në Vlorë Seit Jonuzajt dhe në Tiranë Besnik Gjonbratajt ose t’ia dërgojnë komisionit në adresën: besnikgjonbrataj@hotmail. com ose [email protected] Kryerja e këtyre punëve ka nevojë për fonde materiale. Për këtë kërkohet kontributi financiar i të Si çdo vit, ashtu si në rërë vendin edhe në Kallarat, ditën kombëtare të Dëshmorëve u përkujtuan bijtë e fshatit tonë që sakrifikuan jetën për atdheun. Më 5 Maj 2013, ora 10 e 30, në sheshin përpara bustit të Heroit të Popullit Mumin Selami dhe lapidarit kushtuar dëshmorëve, u grumbullua populli, pa dallim ngjyrash partiake, për t’u bërë homazhe e për t’i përkujtuar e nderuar trimat ... (Intervistë me veteranin e LANÇ, DALAN MEMUSHAJ) gjithë bashkëfshatarëve, sipas mundësisë së secilit. Prandaj jeni të lutur të jepni ndihmën tuaj, duke dërguar kontributin tuaj në numrin e llogarisë që do të hapet së shpejti dhe do të botohet në numrin tjetër të gazetës. Shënojmë se gazeta edhe në këtë rast do pasqyrojë në faqet e saj emrat e të gjithë dhuruesve dhe shumat e dërguara nga secili. Për të qenë bashkë në Kallarat me rastin e këtij 100-vjetori, jeni të lutur t’i planifikoni pushimet për viti e ardhshëm në mënyrë të tillë që më 14 korrik (ditë e shtunë) të jemi të gjithë pjesëmarrës në këtë festë të madhe të fshatit tonë. THIRRJE KRYESIA E SHOQATËS K/A “KALLARATI” THIRRJE

Gazeta kallarati nr 69

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta kallarati nr 69

Citation preview

Page 1: Gazeta kallarati nr 69

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 10-të i botimit, nr. 69 Maj-Qershor 2013, Çmimi 30 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban

përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

JU KISH LINDUR NËNA PËR NJË BOTË TË RE LULE MORE TRIMAQË RATË PËR ATDHENga Bejo Xhaferaj

KALLARATASI, QË E NISI KARRIERËN USHTARAKE PARTIZAN I BRIGADËS I SULMUESE DHE E PËRFUNDOI ATË SI DREJTUES I LARTË I SAJ

Nga Besnik Gjonbrataj

KËNDI I SHËNDETIT

AFORIZMA E FJALË TË URTA

ENCIKLOPEDI

AVDULLA QEJVANAJ - NJERIU I PUSHKËS, I PUNËS DHE I KËNGËS Nga Qatip Mara

Në brendësifaqe 2

faqe 3-5

faqe 7,8

faqe 6

Kohët e fundit u mblodh në Vlorë kryesia e Shoqatës K/A “Kallarati”, e cila vendosi që më

14 korrik 2014 të kremtohet në Kallarat 100-vjetori i luftës së fshatit tonë me bandat shoviniste (andartët) greke. Kryesia diskutoi dhe miratoi edhe një varg masash për kremtimin sa më dinjitoz vitin e ardhshëm të kësaj ngjarjeje madhore në historinë e Kallaratit. Në këtë kuadër u vendos që të bëhet edhe historiku i fshatit. Si për 100-vjetorin e luftës së 1914-ës, ashtu edhe për hartimin e historikut, u miratuan objektivat që duhet të realizohen dhe komisionet përkatëse, sipas programit të më poshtëm.

PROGRAM I SHOQATËS KULTURORE/ATDHETARE “KALLARATI” PËR KREMTIMIN E 100-VJETORIT TË LUFTËS SË FSHATIT TONË ME ANDARTËT GREKË ( 1914 -14 korrik - 2014)

1. Ngritja e një memoriali në Koprift kushtuar qëndresës së fshatit tonë në bashkëpunim me Kuçin e Bolenën kundër turqve gjatë kryengritjes së Tanzimatit.

Ngarkohen: Kastriot Karabolli, Agim Mataj, Lili Memushaj, Shkëlqim Leskaj, Selman Memushaj, Hetem Ribaj.

2. Bërja e historikut të fshatit.Ngarkohet komisioni me nënkomisionet e

mëposhtëm.a) Komisioni: Seit Jonuzaj (kryetar), Rami Memushaj (n/

kryetar), Çize Xhaferaj, Kastriot Karabolli, Gafur Shametaj, Besnik Gjonbrataj; Ylli Shakaj.

b) Nënkomisionet:- Për periudhën lashtësi - 1938: Rami Memushaj,

Enver Strataj, Besnik Gjonbrataj.- Për periudhën 1939 – 1948: Seit Jonuzaj, Gafur

Shametaj, Xhelo Dautaj, Enver Golloshaj, Kastriot Karabollaj.

- Për periudhën 1948 – 2014: Çize Xhaferaj, Luto Demiraj, Bejo Xhaferaj, Sulo Hoxhaj, Pullum

TË PËRGATITEMI PËR KREMTIMIN DINJITOZ TË 100-VJETORIT TË LUFTËS SË KALLARATIT

ME ANDARTËT GREKË MË 1914Gjonbrataj, Sefer Jonuzaj, Shkëlqim Leskaj, Besim Jonuzaj, Lefter Hysaj, Hamit Muharremaj.

- Përmbledhje folklori (libër me këngë popullore, bejte, vjersha, vaje etj. të mbledhura nga folkloristë për Kallaratin dhe prej kallaratasve). Ngarkohen:

Hiqmet Meçaj, Petrit Qejvanaj, Llambro Hysaj, Hyso Xhaferaj, Zeqo Hoxhaj.

Afatet e dorëzimit të materialeve: shkurt 2014;Diskutimi i materialeve: mars-prill 2014;Botimi i historikut të përfunduar: qershor 2014

(tirazhi 300 copë).3. Komisioni organizues i veprimtarive kushtuar

100-vjetorit të luftës së 14-s:Kastriot Karabolli (kryetar), Ilir Memushaj,

Luto Demiraj, Bejo Xhaferaj, Zeqir Hoxhaj, Lefter Qejvanaj, Sefer Jonuzaj, Laver Gjonbrataj, Kalo Memushaj.

4. Orari i zhvillimit të veprimtarive, e shtunë, 14 korrik 2014:

- 10,oo, përurimi i memorialit në Koprift;- 11,30, tubim (mbajtje kumtesash) në Morrëz;- 12,30, program i grupit polifonik të fshatit;- 13,oo, dreka.- 15,oo, mbarimi i ceremonive.Shënojmë se gazeta “Kallarati” do pasqyrojë në

faqet e saj herë pas here ecurinë e zbatimit të këtij programi. Ndërsa në numrin e muajve maj-qershor të 2014-s do botojë shkrime që lidhen me atë luftë vetëmbrojtëse, qëndresën heroike të burrave e grave kallaratas dhe sakrificat e mëdha njerëzore e materiale, si humbje jetësh, djegia krejtësisht e fshatit, shpërngulja e përkohshme e popullit etj. Për këto çështje, Redaksia e gazetës do mirëpres shkrimet që do t’i vijnë nga çdo bashkëfshatar yni që ka njohuri se çfarë ndodhi në atë luftë të pabarabartë që “vrini o burra më ta / se greku më qafë u ra”.

Të nderuar bashkëfshatarë, kudo që ndodheni!Ky program veprimtarish në kuadrin e 100-vjetorit

të Luftës së 1914-s, kërkon përkushtim e mbështetje të gjithanshme morale e materiale e të gjithëve, pa të cilën nuk mund të realizohet ashtu siç e do nderi i fshatit. Për këtë: janë të lutur të gjithë ata që zotërojnë materiale të shkruara (dokumente e kujtime për fshatin; këngë popullore e legjenda të fshatit tonë), t’ia japin dorazi në Vlorë Seit Jonuzajt dhe në Tiranë Besnik Gjonbratajt ose t’ia dërgojnë komisionit në adresën: [email protected] ose [email protected]

Kryerja e këtyre punëve ka nevojë për fonde materiale. Për këtë kërkohet kontributi financiar i të

Si çdo vit, ashtu si në rërë vendin edhe në Kallarat, ditën kombëtare të Dëshmorëve u përkujtuan bijtë e fshatit tonë që sakrifikuan jetën për atdheun. Më 5 Maj 2013, ora 10 e 30, në sheshin përpara bustit të Heroit të Popullit Mumin Selami dhe lapidarit kushtuar dëshmorëve, u grumbullua populli, pa dallim ngjyrash partiake, për t’u bërë homazhe e për t’i përkujtuar e nderuar trimat ...

(Intervistë me veteranin e LANÇ, DALAN MEMUSHAJ)

gjithë bashkëfshatarëve, sipas mundësisë së secilit. Prandaj jeni të lutur të jepni ndihmën tuaj, duke dërguar kontributin tuaj në numrin e llogarisë që do të hapet së shpejti dhe do të botohet në numrin tjetër të gazetës.

Shënojmë se gazeta edhe në këtë rast do pasqyrojë në faqet e saj emrat e të gjithë dhuruesve dhe shumat e dërguara nga secili.

Për të qenë bashkë në Kallarat me rastin e këtij 100-vjetori, jeni të lutur t’i planifikoni pushimet për viti e ardhshëm në mënyrë të tillë që më 14 korrik (ditë e shtunë) të jemi të gjithë pjesëmarrës në këtë festë të madhe të fshatit tonë.

THIRRJE

KRYESIA E SHOQATËS K/A “KALLARATI”

THIRRJE

Page 2: Gazeta kallarati nr 69

Gazeta KALLARATI faqe 2 Maj – Qershor 2013 Të ndryshme

Bejo Xhaferaj

Si çdo vit, në Kallarat, në ditën kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut u përkujtuan bijtë e fshatit tonë që sakrifikuan jetën për atdheun. Më 5 Maj 2013, ora 10 e 30, në sheshin përpara bustit të Heroit të Popullit Mumin Selami dhe lapidarit kushtuar dëshmorëve, u grumbullua populli, pa dallim ngjyrash partiake, për t’u bërë homazhe e për t’i përkujtuar e nderuar trimat, që siç thonë vargjet e këngës, “Ju kish lindur nëna për një botë të re / Lule more trima që ratë për atdhe”.

Dhe këta trima, që u përkujtuan më 5 Maj në Morrez, i kishin lindur nënat kallaratase.

Ceremonia përkujtimore filloi me vendosjen e kurorave tek lapidari dhe buqetave me lule tek busti i Heroit në emër të:

-organizatës së veteranëve të LANÇ;-organizatës së familjeve të dëshmorëve;-kryesisë së fshatit.Pas vendosjes së luleve dhe homazheve,

kryetari i organizatës së familjeve të dëshmorëve, autori i këtyre radhëve, mbajti fjalën e rastit, në të cilën theksohej se fshati Kallarat, në të gjitha luftërat që janë bërë brenda e jashtë vendit, ka marrë pjesë dhe është dalluar për guxim e trimëri, duke luftuar me heroizëm dhe në çdo luftë ka edhe dëshmorët e tij.

Në luftën e 1914-ës kallaratasit luftuan me heroizëm për mbrojtjen e fshatit, duke u përleshur edhe trup me trup me bandat shoviniste (andartët) greke që sulmuan dhe dogjën fshatin tonë, grabitën pasurinë e popullit, kapën dhe internuan e burgosën bij të fshatit. Po me gjithë epërsinë që kishin andartët në numër forcash e armatim dhe që drejtoheshin nga oficerë të shkolluar, populli nuk u dorëzua. Grekët lanë shumë të vrarë e të plagosur. Por edhe fshati ynë la 5 dëshmorë, Hyso Balilin me 4 shokët e tjerë. Rapsodi popullor e ka përjetësuar këtë ngjarje me këngën:

Çka Harc’ e Madhe që qa?Bën dyfek me një dynja,Tymi si mjegull u ça,Mavrova kundrejt e pa.Kallarat u bë hataLuftojnë burra e gra.Vrisni o burra më ta,Se greku më qafë u ra.

Edhe në Luftën e Vlorës të 1920-ës Kallarati me çetën e tij u dallua për trimëri. Edhe në këtë luftë ra në fushën e betejës kundër italianëve trimi Xhevair Golloshaj, pjesëtar i çetës së Kallaratit.

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore fshati ynë u përfshi pothuajse i tëri në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Bijtë e bijat e këtij fshati mbushën radhët e çetave, batalioneve e brigadave partizane, në radhët e të cilave luftuan me trimëri kundër pushtuesve të huaj për çlirimin e atdheut, duke e ndjekur këmbë-këmbës ushtrinë naziste edhe përtej kufirit

JU KISH LINDUR NËNA / PËR NJË BOTË TË RE LULE MORE TRIMA / QË RATË PËR ATDHE

verior të vendit tonë. Dhe në këtë luftë nga fshati ynë ranë në fushën e betejës jo pak dëshmorë. Rapsodi popullor i përjetësoi këta dëshmorë me këngën:

Çdo t’u them për Kallaranë:Vanë djemtë e fshatit, vanëNë atë luftën me gjermanëNëntëmbëdhjetë yje të vrarëDo t’ua them emrat me radhëDhe vendet ku janë vrarë...etj.

Ne jemi krenarë se, në krahasim me popullatën që kemi pasur, kemi më shumë dëshmorë se fshatrat fqinjë që kemi përreth. Ne kemi heronj të popullit dhe të punës. kuadro të lartë dhe të zotë në të gjitha fushat, oficerë të zotë e me akademi që janë dalluar për trimëri gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe për aftësi drejtuese pas çlirimit. Trimëri e guxim bijtë e Kallaratit kanë treguar edhe në mbrojtje të kufijve të vendit tonë, veçanërisht në luftë kundër provokacioneve të monarkofashistëve grekë. Kështu, Ali Birçe Ribaj, më 15 janar 1945 u vra në Bilisht të Korçës në luftë me shkelësit e kufirit nga monarkofashistët grekë. Kurse oficeri Ferik Strataj u vra më 13 gusht 1949 në luftë kundër forcave të ushtrisë monarkofashiste greke që ndërmorën provokacione në shkallë të gjerë në kufirin tonë në sektorin e Vidohovës së Korçës. Guxim e trimëri tregoi edhe Elham Sulo Elezi në kohët e sotme në luftë me banda keqbërëse e terroriste, ku më 9 gusht 1998 në Tiranë ra në krye të detyrës dhe u shpall dëshmor i atdheut.

Bijtë e Kallaratit janë shquar jo vetëm për trimëri që kanë treguar në luftë, po edhe si kuadro drejtuese të aftë në të gjitha fushat e jetës që kanë punuar me përkushtim e atdhetarizëm: në ushtri, në administratë shtetërore, në arsim e kulturë, në bujqësi, ndërtim etj. Mund të përmendim disa prej tyre: oficerë më akademi ushtarake si Shahin Jonuzaj, Demir Lato, Izet Bushaj, Veledin Rjepaj, Dalan Memushaj, Seit Jonuzaj, Besnik Gjonbrataj e plot të tjerë. Në fushën e arsimit e të administratës është i njohur atdhetari Meçan Selami etj, Sihat tozaj, ishte një kuadër i lartë e i zoti në bujqësi, politikë e administratë shtetërore. Sinan Tozaj, përveç trimërisë në luftë për çlirimin e vendit, u shqua për kontributin në drejtim të minierave, derisa meritoi edhe titullin e lartë Hero i Punës. Gafur Shameti në ekonomi e kulturë, Llano Llanaj në bujqësi e frutikulturë, Saimir Strataj në art e arkitekturë e kështu me radhë edhe shumë të tjerë..

Dita e dëshmorëve na kujton veprën e tyre madhore të dhënies së jetës për atdheun. Vepra e tyre jo vetëm na frymëzon, por na ngarkon edhe me detyra për t’ia përcjellë brezave atdhetarizmin e tyre, veçanërisht nxënësve të shkollës për të njohur jetën dhe veprën e tyre që shembulli i tyre t’i ndërgjegjësojë për t’u brumosur ndjenja atdhedashurie dhe për të mësuar historinë e luftërave që kanë bërë të parët e tyre për liri e pavarësi, duke përfshirë edhe Luftën Nacionalçlirimtare. Një detyrë tjetër që na ngarkon vepra e dëshmorëve është të mbrojmë vlerat dhe idealet e LAN[Ç, si dhe simbolet e luftës. Të luftojmë ndonjë shfaqje aty-këtu të mosvlerësimit të gjakut të dëshmorëve, të idealeve për të cilat ata sakrifikuan jetën dhe të vlerave të luftës. Të forcojmë unitetin në fshat, të ruajmë e të ngremë lart vlerat atdhetare të fshatit, të jemi të gjithë bashkë, pavarësisht përkatësive e ngjyrave partiake. Në radhë të parë jemi kallaratas, kurse partitë venë e vinë, po ne jemi këtu, prandaj të shkojmë si vëllezër e gjitonë të mirë me njëri tjetrin, siç e kemi pasur traditë të trashëguar nga të parët tanë.

Pas fjalës së rastit, grupi i nxënësve kallaratas të shkollës së mesme të Horë-Vranishtit, të drejtuar nga mësuesja Fiqo Qejvanaj, dhanë një program të bukur me këngë, recitime e vjersha për Heroin, dëshmorët etj. Nuk mund të lëmë pa falënderuar mësuese Fiqon dhe drejtorin e shkollës, Muhamet Tartaraj për programin artistik të hartuar dhe përgatitjen e nxënësvë. Përgëzojmë nxënësit që kënduan e recituan aq bukur, si Anxhela Hysaj, Sherife Hoxhaj, Alkimend Mataj, Almeno Strataj, Elkon Kondaj, Denis Shakaj etj.

Pas këtij programi, pjesëmarrësit, me grupe, u ulën në klubet e Budin Demirajt e të Zeqo Hoxhajt për kafe. Aty u zhvilluan biseda të ngrohta, duke sjellë secili kujtime të ndryshme për dëshmorët dhe veprën e tyre. Po u bë edhe ndonjë vërejtje që,në këtë ditë të shënuar, nuk edhi nga Vlora ndonjë përfaqësues i Komitetit të veteranëve të LANÇ, i Kryesisë së organizatës së familjeve të dëshmorëve të rrethit dhe as nga Kryesia e Shoqatës K/A Kallarati apo ndonjë nga autoritetet shtetërore, siç është edhe deputeti i zonës. që mund të bisedonim shtruar edhe për hallet tona. Ndërkohë, në klubin e Zeqo Hoxhajt, pjesëtarët e familjeve të dëshmorëve, shtruan dhe hëngrën një drekë të përbashkët me të ftuar nga të gjitha grupet shoqërore të fshatit, ndryshe nga vitet e kaluara që kjo gjë bëhej nëpër shtëpira të këtyre familjeve. Dreka ishte e pasur dhe e mirëpërgatitur nga familja e Zeqos. Edhe gjatë drekës që kaloi në një atmosferë të ngrohtë e shumë miqësore, u shkëmbyen mendime nga më të ndryshme dhe u pinë mirësi për dëshmorët, për kujtimin e tyre dhe për familjet e tyre, për fshatin, për bashkëfshatarët në fshat e jashtë tij.

Page 3: Gazeta kallarati nr 69

Gazeta KALLARATI faqe 3 Maj – Qershor 2013 Intervista

Intervistoi Besnik Gjonbrataj

1. Dalan Memushaj, i njohur si partizan i orëve të para në formacionet partizane të Kurveleshit dhe pastaj në Brigadën I Sulmuese, më vonë kuadër i lartë ushtarak, tashmë në pension pleqërie në moshën 89 vjeçare, si e kaloni kohën dhe si ndiheni në këtë moshë?

Së pari dua t’ju falënderoj për intervistën, jo se më bëhet mua, por për atë që i drejtoheni një të moshuari që i përket brezit të të rinjve që luftuan kundër fashizmit për një Shqipëri të lirë e të pavarur. Ka vite që unë jam në pension pleqërie, por kjo nuk më ka bërë që të jem indiferent dhe i shkëputur nga situata në të cilën jetojmë, nga zhvillimet e vendit, nga hallet e problemet që shqetësojnë sot shqiptarët, por edhe të afërmit e bashkëfshatarët e mi kallaratas kudo që ndodhen. Aktualisht jam afër të nëntëdhjetave. Edhe pse me shëndet ndihem mirë, mosha bën të vetën. Nuk mund të lexoj lirisht, por ndjek rregullisht lajmet në televizor për të mësuar zhvillimet në Shqipëri. Dal e shëtis nga pak sipas rastit me vajzat, nipërit e mbesat, por ajo që nuk më mungon kurrë në këto shëtitje, është pa dyshim bashkëshortja ime, Bejazja.

2. Memushajt janë të dëgjuar në krahinë për atdhetarizmin e tyre, megjithatë do të ishte me interes, sidomos për brezin e ri, të dinim diçka më tepër për vëllazërinë edhe familjen tuaj?

Ashtu si çdo familje në Kallarat edhe Memushajt kanë vendin dhe rolin e tyre në historinë e fshatit. Në përgjithësi, edhe paraardhësit e prindërit tanë janë dalluar për ndjenja atdhetare e trimëri. Ne kemi qenë dy vëllezër, Dashua, më i vogli, i cili nuk jeton më, dhe unë. Ne na rriti gjyshe Dulbia me sakrifica, pasi mëma, Dyzenia, na vdiq shumë e re, duke më lënë mua 5 vjeç. Babai, Memushi, vdiq në vitin1970. Tre klasë të shkollës fillore i kam bërë në Kallarat, një vit në Bolenë dhe një vit në Vranisht. Me ndihmën edhe të Rrapo Metos do të shkoja në Shkollën Tregtare në Vlorë, por filloi lufta dhe nuk munda të vazhdoja shkollën e mesme. Më vonë u aktivizova, madje shumë i ri, në lëvizjen çlirimtare, fillimisht në çetën territoriale “Mumin Selami” të fshatit, më vonë në çetën “Hajredin Tremishti” të Kurveleshit dhe pas

një viti në Brigadën I Sulmuese. Çlirimi i vendit më gjeti oficer në ushtri, ca vjet më vonë kreva studimet ushtarake në Bashkimin Sovjetik dhe,

pasi kthehem, shërbej me devotshmëri në ushtri deri në vitin 1974.

3. Si pjesëmarrës me armë në dorë në Luftën Nacionalçlirimtare në një njësi mjaft të dëgjuar, në Brigadën I Sulmuese, mund të na thoni diçka më tepër për veprimtarinë tuaj, por edhe të njësisë ku bënit pjesë?

Siç theksova edhe më lart, familja jonë, ashtu si edhe familjet e tjera kallaratase kishim të kultivuar ndjenjën e lirisë. Kështu, xhaxhai im, Veipi, kishte marrë pjesë në Luftën e Vlorës më 1920-ën dhe me fillimin e lëvizjes së armatosur antifashiste u vu në krye të çetës territoriale të Kallaratit. I rritur në një mjedis të tillë atdhetar, që ditën kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, m’u shtua së tepërmi ndjenja liridashëse dhe urrejtja ndaj pushtuesit. Edhe pse isha veç 15 vjeç, vendosa të luftoj për atdheun. Në vitet 1939–1940 nuk kishte ndonjë lëvizje të theksuar me armë; lufta me armë në dorë filloi në vitet 1940–1941. Në shtëpinë tonë vinin shpesh partizanë të dëgjuar të asaj kohe, si Bexhet Mema, Memo Metua, Shefqet Peçi etj., me të cilët më vonë u bashkova edhe unë. Mbaj mend që në betimin që një pjesë e burrave të Kallaratit bënë në Qesarule në gusht 1942, morëm pjesë si më të rinj edhe unë, Perlat Qejvanaj e Petref Zhibaj. Burrat e Kallaratit u betuan se do të luftonin kundër pushtuesit dhe për betim se nuk do të tregonin se kush mori pjesë në këtë mbledhje, vunë dorën në kuran dhe kaluan lekun në gojë, siç ishte zakoni i formës së betimit që praktikohej deri atëherë.

Më vonë unë u rreshtova në çetën territoriale “Mumin Selami” dhe, me krijimin e çetës “Hajredin Tremishti” të Kurveleshit, më 6 dhjetor 1942 në Kuç, u bëra pjesë e saj. Në përbërje të kësaj çete mora pjesë në shumë luftime të përgjakshme, ku do të përmend luftimet në Borsh, në Grykën e Mezhgoranit etj. Më 15 gusht 1943 inkuadrohem në Brigadën e Parë Sulmuese, së bashku me Selam Qejvanajn, Sinan Petanajn, Nuredin Breshanajn, Adil Petanajn dhe Tare Gjonajn, këta tre të fundit dëshmorë. Në përbërje të kësaj brigade historike, me

komandant Mehmet Shehun, njërin nga ushtarakët më të zotë të kohës, që do ta konsideroja njeriun më të betuar për çlirimin e Atdheut, mora pjesë në luftime të shumta nga Jugu në Veri. Në këto luftime, më 20 prill 1944, gjatë një sulmi kundër gjermanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre për marrjen e një garnizoni ushtarak në afërsi të fshatit Drizë të Gramshit, plagosem rëndë. Në errësirën e natës shqova mes shkurreve qeleshe të bardha dhe pandeha se ishin fshatarë të zonës që ishin bashkuar me brigadën, por m’u përgjigjën me breshëri zjarri. Qenë bashkëpunëtorë të nazistëve, që më plagosën rëndë me dy plumba në krahun e majtë. Megjithëse i plagosur, munda të hidhja dy granata kundër tyre, që u pasuan nga sulmi i shokëve të Brigadës, të cilët më gjetën të mbytur në gjak. Ndihma e parë m’u dha nga shoqja e luftës Janka Qirici. Më strehuan në një shtëpi të fshatit dhe, pas tetë ditësh, kur plaga më kishte zënë krimba, mundën të më dërgonin në spitalin partizan të Helmësit. Aty isha nën kujdesin e një mjeku italian, i cili bëri të pamundurën që të mos më pritej krahu. Edhe unë në asnjë mënyrë nuk pranova të mbetesha pa një dorë, pasi edhe vëllai, Dashua, ishte i gjymtuar nga të dy duart; veç kësaj, pa dorën e majtë, nuk mund të përdorja mitralozin, që ishte bërë shoku im i pandarë. Pas shërimit, u ktheva përsëri si mitraljer dhe mora pjesë në të gjitha luftimet e Brigadës.

E quaj për nder dhe ndihem krenar që kam qenë pjesë e kësaj lufte antifashiste, e cila me gjithë dështimin e sistemit komunist, mbetet një faqe e ndritur e historisë së popullit tonë, kur ai për herë të parë qysh nga koha e Skënderbeut u bashkua dhe ngriti një ushtri kombëtare që i doli zot Atdheut. Çdo pjesëmarrës i asaj lufte ka të drejtë të krenohet, po ashtu siç duhet të krenohen bijtë, bijat, nipërit dhe mbesat e tyre.

Sot, edhe pse ndokush mundohet ta mohojë atë luftë, duke e quajtur luftë civile, brezi i ri duhet ta njohë dhe ta studiojë atë periudhë të lavdishme dhe të marrë prej saj atë që është më e rëndësishme, ndjenjën e bashkimit e të sakrificës për të qenë të lirë e të pavarur, që në Shqipëri të valëvitet flamuri i kuq me shkabën dykrenore dhe jo flamuri i dikujt

Kallaratasi, që e nisi karrierën ushtarake si partizan i Brigadës I Sulmuese dhe e përfundoi atë si drejtues i lartë i saj(Intervistë me veteranin e LANÇ, Dalan Memushaj)

Dalan Memush Memushaj lindi në Kallarat më 1924. Pasi mbaroi arsimin fillor, u detyrua që qysh në moshë të njomë të futej në punë në guroren e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sjelljet e pushtuesve italianë me qytetarët vlonjatë i ngjallën urrejtjen për fashizmin, urrejtje që, nën ndikimin e fuqishëm edhe të rrethit familjar e shoqëror, erdhi duke u rritur. Partizan i çetës "Hajredin Tremishti" që ditën e parë të krijimit të saj, më 6 dhjetor 1942, e deri në mesin e korrikut 1943. Më 15 gusht 1943 inkuadrohet në radhët e Brigadës I Sulmuese. Mori pjesë në inkursionin e saj në Veri, ku edhe u plagos rëndë në Drizë të Gramshit. Çlirimi i vendit e gjen me detyrë komandant kompanie. Në vitin 1948 dërgohet në Bashkimin Sovjetik, ku studion për artileri. Pas kthimit në atdhe më 1952, shërbeu për disa kohë në armën e artilerisë, pastaj kalon në organet e zbulimit. Më 1966 mbante gradën nënkolonel, komisar i Brigadës së Parë Autonome të Këmbësorisë. Më 1974, në valën e spastrimeve në ushtri, nxirret në lirim para kohe pa asnjë shkak.

Është autor i librit me kujtime "Ditët kur luftova"; ka botuar shumë shkrime për figura atdhetarësh e dëshmorësh në shtypin ushtarak dhe në gazeta të tjera. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me shumë urdhra e medalje.

Për të mësuar diçka më tepër rreth jetës dhe veprimtarisë së këtij veterani të LANÇ nga fshati ynë, një ndër të paktët dëshmitarë të periudhës së Luftës që jetojnë sot, mundëm t’i merrnim atij një intervistë për lexuesit e gazetës “Kallarati”.

Vijon në faqe 4

Page 4: Gazeta kallarati nr 69

Gazeta KALLARATI faqe 4 Maj – Qershor 2013

WOODY ALLEN

Intervista

tjetër. Për këtë arsye luftuam dhe sakrifikuam përkrah edhe aleatëve të tjerë kundër fashizmit. Për të kuptuar pse duhet ta çmojmë këtë trashëgimi heroike në këtë periudhë deheroizimi, që sot është bërë modë në Shqipëri, po i sjell lexuesit të kësaj gazete një detaj të vogël. Një nga dhëndurët e mi, që është amerikan, kur mori vesh se vjehrri i tij kishte luftuar kundër fashizmit, prodhoi dhe u shpërndau miqve të tij stilolapsa me stemën e Shqipërisë, në të cilët shkruhet: "Dalan Memushi, veteran i Brigadës I Sulmuese", "Shpresë për popullin, tmerr për armikun". Këtë e bëri jo për ndonjë arsye tjetër, po thjesht se amerikanët i çmojnë dhe i nderojnë ata që luftuan kundër murtajës fashiste, e cila i shkaktoi aq humbje e shkatërrime njerëzimit. Asnjë justifikim nuk ka për tradhtinë, e cila në të gjitha kohët e për të gjithë popujt mbetet një njollë që shlyhet me shumë vështirësi.

4. Edhe diçka më tepër për Bejazen, jo vetëm si bashkëshorte, por si një shoqe jete me të cilën keni lindur, rritur e edukuar fëmijët, por edhe keni përballuar çdo vështirësi të jetës, si dhe të detyrave që keni kryer?

Bejazja është bijë fshati nga Abazajt, vajza e xha Zimos. Me të unë u martova në vitin 1953. Me Bejazen lindëm, rritëm dhe edukuam pesë vajza, njëra më e mirë se tjetra: Liljanën, Vojsavën, Mimozën, Lavdien dhe Almirën. Edhe pse nuk patëm djalë, siç ka dëshirë çdo prind, jemi tepër të kënaqur me vajzat, me sjelljen dhe dashurinë e tyre jo vetëm ndaj prindërve, por edhe ndaj shoqërisë dhe familjeve të tyre. Kuptohet që në rritjen dhe edukimin e tyre, rol kryesor ka Bejazja, jo vetëm si nënë, por për vetë detyrat që unë kam kryer si ushtarak, shpesh larg familjes, në shërbime të shumta në Jug e në Veri, ka bërë që asaj, si çdo gruaje ushtaraku, t’i bjerë barra më e rëndë në rritjen e fëmijëve. Ajo, krahas punës si centraliste në Sanatorium dhe detyrave si veprimtare politikoshoqërore në lagje, ka përballuar me sukses edhe detyrat prindërore. Bejazja, jo vetëm që ka rolin kryesor për rritjen e fëmijëve, por ka qenë dhe është një amvisë shumë e mirë në familje. Shtëpia jonë ka qenë e hapur për të afërmit, por edhe për bashkëfshatarët që vinin në Tiranë dhe këtë Bejazja e ka bërë jo e imponuar, por me vetëdije, me dëshirë e dashuri për njerëzit. Bejazen nuk e kam parë vetëm si një bashkëshorte, por në radhë të parë si shoqe. Me të kam qarë hallet jo vetëm të familjes, por edhe të punës. Në karrierën time si ushtarak kam kaluar jo pak situata të vështira të kohës dhe ka qenë Bejazja ajo me të cilën unë kam ndarë shqetësimet e punës. I jam shprehur asaj hapur për përplasjet dhe kam marrë nga ajo në çdo kohë mbështetjen dhe kurajën për të ecur në rrugën time të drejtë, shpesh duke më dhënë këshilla tepër të vlefshme. Mirëkuptimi dhe harmonia jonë e sinqertë në këta 60 vjet të jetës sonë bashkëshortore ka bërë që sot të kemi një familje të shëndoshë e të kalojmë së bashku si çift një jetë normale në pleqëri.

5. Pas çlirimit, shërbeni për një kohë të gjatë si ushtarak në detyra mjaft të rëndësishme. A mund të na thoni cila ka qenë karriera juaj dhe a keni diçka që ju ka ngelë merak nga ajo kohë?

Pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Atdheut, u titullova oficer në armën e tankeve në Tiranë. Si shumë ushtarakë të tjerë edhe unë në vitin 1948 u dërgova për studime në Bashkimin Sovjetik, por për disa arsye nuk studiova për tanke, por për prodhimin e armëve, pavarësisht se në vendin tonë ende nuk kishim uzinë të prodhimit të tyre. Pasi u ktheva nga Bashkimi Sovjetik, shërbeva shumë pak në Gjirokastër, sepse më tërhoqi drejtori i Zbulimit të Ushtrisë në Tiranë, të punoja në atë sektor, ku shërbeva deri në vitin 1969, kur ky sektor u shkri dhe kaloi në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Më pas, më caktuan komisar të Brigadës së Parë në Tiranë, në njësinë që mbante emrin e Brigadës së Parë Sulmuese, ku unë kisha qenë partizan dhe për të cilën ruaja kujtimet më të mira. Në vitin 1974, pak para se të goditej grupi puçist në fushën e mbrojtjes, lirohem nga ushtria për shkak të mosqenies dakord me të ashtuquajturat “tezat e zeza”. Pavarësisht nga këto, unë kohën e qenies ushtarak, duke përfshirë edhe atë si partizan, e quaj një kohë të vështirë, me shumë përgjegjësi, por edhe të lavdishme. Ndihem krenar dhe i privilegjuar që shërbeva në një njësi me emër dhe histori të rrallë të kohës së luftës dhe në

vitet e pasluftës, në Brigadën e Parë, e konsideruar me të drejtë "Shpresë për popullin, tmerr për armikun".

6. Si shumë kallaratas të moshës tuaj me banim në Tiranë, keni qenë mbështetje për bashkëfshatarët tuaj. A mund të tregoni çfarë ju shtynte ta bënit një gjë të tillë?

Nuk mund të them se vetëm familja ime ka qenë mikpritëse dhe ka pasur derën hapur për bashkëfshatarët, miqtë dhe shokët tanë. Çdo familje kallaratas, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Vlorë a qytet tjetër ka qenë strehë për bashkëfshatarët. Na takonte ta bënim një gjë të tillë, sepse derën hapur e gjenim edhe ne sa herë që shkonim në fshat. Kanë qenë të shumta rastet kur unë me vetëdije dhe me shumë dashuri kam ndihmuar kallaratasit e mi, nisur edhe nga detyra dhe njohjet që kisha në Tiranë. Po kujtoj një rast, kur Hasan Shamua kishte ardhur te dera e Ministrisë së Mbrojtjes për të më kërkuar ndihmë, pasi për çështje biografie i kishin përjashtuar nga universiteti djalin, Gafurin. I thashë të shkojmë te Shefqet Peçi, se të dy kishim njohje me të. Dhe ai na dha një deklaratë, me të cilën Gafuri u pranua përsëri në universitet dhe e përfundoi atë me sukses, duke u diplomuar inxhinier dhe duke u bërë pastaj një specialist e kuadër i zoti. Këshilloj që edhe sot, ndonëse kohët e mendësia kanë ndryshuar, të gjithë ata që kanë diçka në dorë, të ndihmojnë bashkëfshatarët e tyre, pa asnjë përfitim vetjak. Shpërblimi më i mirë për ta do të ishte mirënjohja.

7. Ju si edhe shumë të tjerë keni kontribuar për Kallaratin, në veçanti për bërjen e historikut të tij, edhe pse ai sot nuk është përfunduar. A mund të na thoni diçka më tepër për këtë?

Siç dihet, fillimisht, fshati ynë ka qenë në Kunjovë, po më pas, ndoshta aty midis viteve 1660 e 1720, nga shkaku i sëmundjes së kolerës u shpërngul rrëzë të malit të Bogonicës, në vendin e quajtur rrëza e Pelingrisë. Gjatë shekujve, sidomos për shkak të raprezaljeve që pasonin shtypjen e kryengritjeve të mëdha të Labërisë në shek. XV–XVI, po edhe më vonë për shkak të epidemive të kolerës e të murtajës, shumë banorë të Kallaratit janë shpërngulur në fshatra të tjera, si në Pilur, Borsh, Piqerras, Sasaj, Lukovë, Shën-Vasil e gjetkë. Pasi u dogj nga grekët në vitin 1914 fshati në Pelingri, banorët e braktisën atë nga që nuk mundën të ringrinin shtëpitë e djegura e të ktheheshin prapë aty, por u vendosën pranë arave të gjithsecilit, ku kishin ndonjë kasolle apo haur, duke u shtrirë në të dy krahët e lumit, të shpërndarë, që nga kufiri me Kuçin e deri në kufirin me Vranishtin. Aty dalëngadalë nisën të ndërtonin shtëpi të rregullta, duke mbetur asht të shpërndarë larg e larg njëri tjetrit, derisa të vinte koha të grumbulloheshin në trekëndëshin Qafa e Ubavit-Basha-Morrez pas viteve 60-70. Në fshatin e vjetër ruhen edhe sot rrënojat e shtëpive me emrin “Fshati i Djegur”.

Jo vetëm kombi, po edhe çdo pjesë e tij, krahinë

a fshat ka historinë e vet, e cila duhet shkruar, në mënyrë që të njihet dhe të trashëgohet brez pas brezi. Edhe Kallarati ka historinë e tij dhe për fatin tonë ka një histori të shkëlqyer, e cila, sipas studiuesve tanë, fillon që në vitin 1432, kur emri i fshatit përmendet për herë të parë në defterin osman. Fshati ynë ka marrë pjesë në të gjitha lëvizjet kundër pushtimit osman, duke filluar me kryengritjen e Gjergj Arianitit më 1432. Po pikat më kulmore të historisë, që e nderojnë fshatin tonë, janë pjesëmarrja në kryengritjen e Tanzimatit më 1847, lufta me andartët grekë më 1912–1914, pjesëmarrja në Luftën e Vlorës dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, në të cilën dha 26 dëshmorë, ndër ta një Hero të Popullit, Mumin Selamin, dëshmor i parë i fshatit.

Po kështu, edhe pas Çlirimit, kallaratasit, krahas rindërtimit dhe zhvillimit të fshatit të tyre, kanë kontribuar në të gjithë vendin, duke nxjerrë mjaft personalitete dhe intelektualë të spikatur, me vlera të veçanta dhe të vlerësuar nga shteti dhe shoqëria si në arsim, kulturë, art, ushtri, sport, mjekësi, bujqësi, ekonomi, diplomaci, drejtues të rëndësishëm të institucioneve shtetërore, deputetë në Kuvendin Popullor etj. Këto duhen njohur nga të gjithë, por që të njihen duhen edhe shkruar. Para viteve ‘90 u bënë shumë përpjekje për hartimin e historikut të Kallaratit. U krijuan grupe pune në Kallarat, Vlorë e Tiranë. Pjesë e këtij grupi për hartimin e historikut kam qenë edhe unë. U arrit që të hartohej një maket në dorëshkrim, një kopje e të cilit ndodhet në Muzeun historik të Vlorës, por ai nuk arriti që të botohej, sepse ky maket përfshinte vetëm periudhën e luftës që nga pushtimi i 1939-s e deri në çlirimin e plotë të vendit, kurse periudha e paraluftës dhe e pasluftës që ishin planifikuar t’i shkruante grupi i punës në fshat, nuk u realizua. Finalizimi që do t’i bëhej kësaj pune ndodhi në prag të nisjes së lëvizjes për ndryshimin e sistemit politiko-shoqëror në vendin tonë, gjë që ndikoi për mosçuarjen e punës deri në fund, duke mbetur në pritshmëri se si do rrokulliseshin ngjarjet. Tranzicioni i tejzgjatur, me pasojë përpishjen e njerëzve, bëri që grupi i punës i fshatit të mos funksiononte për ta vazhduar punën deri në përfundim të plotë të historikut. Dhe nuk i dihet as sot fati i kompletimit e i botimit të historikut të programuar shumë vite më parë që të përfundonte.

Pavarësisht se brezi im nuk arriti të linte tamam një historik të përfunduar, në kohën e sotme të demokracisë e të pluralizmit politik ekzistojnë të gjitha kushtet për të bërë një historik të plotë, të pranueshëm nga të gjithë. Materiale ka plot, por duhet të krijohet një grup i ri pune intelektualësh që ta marrin përsipër një gjë të tillë. Një hap në këtë drejtim është hedhur me botimin e librit “Historiku i Kallaratit” nga Enver Strataj, i cili, me gjithë përpjekjet dhe punën e tij këmbëngulëse,

(Intervistë me veteranin e LANÇ, Dalan Memushaj)

Vijon nga faqe 3

Vijon në faqe 5

Page 5: Gazeta kallarati nr 69

IntervistaGazeta KALLARATI faqe 5 Maj – Qershor 2013

nuk mund të themi se është i plotë, pasi ka edhe pasaktësi. Që historiku të jetë i besueshëm dhe t’i qëndrojë kohës, mendoj se nuk duhet bërë nga një individ, sado i mirëinformuar të jetë ai për çështjet historike të fshatit, por të jetë rezultat i punës së një grupi intelektualësh të fushave të ndryshme, intelektualë që Kallaratit nuk i mungojnë. Sot, kur është ngritur edhe shoqata “Kallarati”, e cila ka edhe gazetën e saj, duhet që kjo të jetë detyra më parësore e saj. Brezave të ardhshëm duhet t’u lëmë të shkruar historinë e fshatit tonë. Sa më shumë të vonohemi, aq më e vështirë do të jetë bërja e saj. Mesazhi im do të ishte: Historinë e Kallaratit ta shkruajmë ashtu siç ka qenë dhe është, duke pasur si qëllim bashkimin me njëri tjetrin dhe jo ndarjen.

8. Para disa vitesh keni botuar librin “Ditët kur luftova”, që ia kushtoni kryesisht Brigadës I Sulmuese. Ky botim erdhi si detyrim moral për të gjithë ata njerëz që luftuan në rreshtat e kësaj Brigade?

Kam botuar shpesh kujtime nga lufta në organet e shtypit, si para edhe pas viteve ‘90. Libri “Ditët kur luftova” nga vetë titulli i tij flet për kohën kur unë luftova, por ato nuk janë thjesht kujtime për mua si Dalan, por për të gjithë shokët me të cilët unë luftova, duke i rënë vendit kryq e tërthor, nga Jugu në Veri, nga bregdeti në Korçë, në përleshje me fashistët italianë, me nazistët gjermanë, me tradhtarët e vënë në shërbim të tyre dhe me bandat fill pas çlirimit të vendit. Një vend të veçantë në libër zënë kujtimet që i përkasin kohës kur unë u rreshtova në formacionin partizan më të dëgjuar, në Brigadën I Sulmuese, që nga themelimi i saj në Vithkuq të Korçës, në fushën e Makërzës, shtatëdhjetë vjet më parë, më 15 gusht 1943. Këto kujtime kam nisur t’i shkruaj aty nga fillimi i viteve '60 dhe i kam vijuar më vonë, por për shkaqe që tashmë të gjithë ata që e kanë jetuar atë kohë, i dinë, nuk e dorëzova për botim. Një vend të veçantë në këtë libër zë vlerësimi dhe adhurimi që kisha për Mehmet Shehun, komandantin legjendar të kësaj njësie partizane, i cili pas (vetë)vrasjes u shpall "armik i popullit". Për këtë arsye, e mbylla dorëshkrimin në sirtar, pa më shkuar mendja ta ndryshoja e ta retushoja, siç ishte në modë atëherë për ta bërë të botueshëm në rrethanat e krijuara pas daljes së Mehmet Shehut nga skena politike. Kështu që, edhe pse ky libër u botua në një kohë tjetër, materiali i ka mbetur besnik origjinalit, duke e ruajtur kështu vlerën njohëse. Ky libër është edhe si një detyrim moral për të gjithë ata partizanë të kësaj brigade që dhanë jetën për çlirimin e vendit, apo edhe të atyre që sot nuk jetojnë më. Përveç Mehmet Shehut, ruaj kujtime shumë të mira edhe për komisarin e Brigadës Tukë Jakova dhe zëvendëskomandantin e saj Tahir Kadarenë, të cilët, megjithëse ishin besnikë të atdheut e të popullit, më vonë u cilësuan si tradhtarë.

Në fund të këtij libri unë jap mesazhin për brezat e rinj: “Kurrë mos e përbuzni dhe mos e mohoni atdheun tuaj, edhe atëherë kur ai do t’ju ofrojë pak, po përpiquni t’ia lartësoni emrin dhe ta begatoni për brezat që do të vinë pas jush. Vetëm kështu do të jeni bij dhe bija të vërtetë të tij, pasardhës të

denjë të mijëra e mijëra vetëve që kanë derdhur gjakun për lirinë dhe pavarësinë e kësaj toke.”

9. Pas daljes në pension, cili ka qenë angazhimi juaj në veprimtaritë shoqërore?

Në vitin 1974, në një moshë të re do të thosha, dola në pension. Ishte koha që unë duhej t’i jepja akoma ushtrisë. Ishte koha që edhe ushtria kishte nevojë për ne, por vitet 1970–1974 ishin vite që u goditën gjithë sektorët e jetës, sidomos më tepër e pësoi ushtria. Pjesa më e madhe e kuadrove të saj, të ardhur nga lufta, por që kishin studiuar edhe jashtë, që kishin punuar me shpirt për ngritjen dhe zhvillimin e ushtrisë, u goditën rëndë. Në këtë kuadër, duke pasur dhe një detyrë të rëndësishme, atë të komisarit të Brigadës së Parë në Tiranë, shok dhe bashkëluftëtar me disa nga figurat më kryesore të ushtrisë të asaj kohe, nuk ishte e lehtë që të shpëtoje pa marrë ndonjë ndëshkim të madh apo lirim nga ushtria, siç ndodhi edhe me mua.

Pas daljes në pension në një moshë 50-vjeçare, kuptohet që nuk mund të rrish e të mbyllesh brenda shtëpisë. Sigurisht që kam qenë tepër aktiv në organizatat shoqërore në lagje, por edhe në qytetin e Tiranës për vite të tëra, duke dhënë ndihmesën time në edukimin e brezit të ri me ndjenjën e atdhedashurisë. Kontribut dhe angazhim të veçantë kam pasur deri kohët e fundit në Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste. Tani, në këtë moshë, nuk mund të jem më aq aktiv, por megjithatë jam në korrent të gjithë situatës politike, shoqërore dhe ekonomike që kalon vendi. Dëshiroj që politikanët e sotëm, ashtu siç bëmë ne dje në luftë dhe në rindërtimin e vendit, të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të mendojnë më shumë për Shqipërinë dhe hallet e popullit në përgjithësi sesa për karrigen e tyre.

10. Le t’i kthehemi edhe njëherë vendlindjes, Kallaratit. Kur kenishkuar për herë të fundit në Kallarat dhe si e kujtoni atë sot?

Si për këdo, vendlindja është ajo që nuk harrohet. Për mua Kallarati ka qenë dhe do të mbetet gjëja më e çmuar. Edhe pse i larguar prej fshatit, qysh në kohën që u rreshtova në luftë, e pastaj në shkolla brenda e jashtë vendit dhe në punë, kryesisht në Tiranë, e kam ndier veten çdo ditë sikur ndodhesha atje, midis njerëzve të mi. Në Kallarat shkoja shpesh, jo vetëm në raste festash e përvjetorësh të ngjarjeve historike të fshatit, por edhe në raste gëzimesh dhe hidhërimesh. Edhe pse në fshat nuk kishim ndonjë të afërm të familjes, e kam fjalën për njerëz të familjes sime – nënë, baba, vëlla a motër –, për mua dhe familjen time, fisi i Memushajve e kishte derën hapur dhe gjej rastin t’i falënderoj dhe vlerësoj shumë, ashtu si edhe çdo familje tjetër kallaratase. Kallarati, ashtu si çdo fshat tjetër i krahinës së Labërisë, ka tradita shumë të mira në pritjen e njerëzve, jo vetëm të bijve të vet, por edhe të të huajve që kanë qenë në ato anë, si në kohën e Luftës, duke i strehuar, ushqyer e mbathur ata, por edhe gjatë viteve të mëvonshme të rindërtimit të vendit. Përveç kallaratasve që jetonin në Tiranë, Vlorë, a qytet tjetër, dua të çmoj dhe vlerësoj ata burra e gra të asaj kohe që qëndruan dhe kontribuuan për vite të tëra për rindërtimin dhe lulëzimin e fshatit. Në mënyrë të veçantë dua të përmend vëllezërit Sinan e Sihat Tozaj, Duze Bajramajn, Telha Duron, Muço Xhevitin, Tafil Boron etj. Uroj që kjo traditë të trashëgohet edhe në ditët e sotme të demokracisë.

Tani, le t’i kthehem pyetjes suaj se kur kam qenë për herë të fundit në Kallarat. Me sa mbaj mend, ka qenë viti 1980. Tani në këtë moshë e di që nuk mund të shkoj më, por kam shumë mall dhe do të kisha shumë dëshirë që të isha edhe njëherë atje. Do të kisha dëshirë të ndaloja në Morrez, pranë lapidarit kushtuar dëshmorëve tanë të Luftës, të përulesha para tyre dhe të vendosja një buqetë me lule, të takoja me mall bashkëfshatarët, të vizitoja shkollën, edhe pse aktualisht e mbyllur, të pija ujë të ftohtë te burimi i Rrepeve, të kaloja në Qafën e Ubavit,

atje ku mbaheshin kuvende dhe ku lidhej besa, atje ku kallaratasit regjistroheshin dhe niseshin për në luftë, të shkoja edhe njëherë te trualli i shtëpisë së prindërve të mi në Dhimo, të shkoja në varreza në Fshira dhe të vendosja edhe atje një buqetë me lule, jo vetëm prindërve të mi, por edhe çdo bashkëfshatari që prehet atje. Pa le sikur të ngjitesha dot në Val apo në Bogonicë, si dikur kur isha djalë. Por le t’i lemë të gjitha këto, se për moshën që kam janë veç ëndrra. Uroj që Kallaratit t’i kthehet bukuria, uroj që shumë nga të larguarit për arsye ekonomike në mërgim të kthehen në vendlindje dhe të zhvillojnë ekonominë e tyre atje. Kallarati i ka të gjitha mundësitë të zhvillohet e të kthehet edhe si qendër turizmi, pasi ka bukuri natyrore shumë të veçanta: fshat që përshkohet nga rruga automobilistike mes për mes, me toka me ujë dhe mjaft pjellore, me lumin që e përshkon mes për mes, me malin për kullotë, pse jo edhe për të ushtruar sportin, pra natyra i ka dhënë gjithçka të bukur. Të gjithëve le të na bashkojë thënia shumë e goditur që tashmë është kthyer si lajtmotiv për të gjithë ne kallaratasit: “Ec ngado, por Kallaratin mos e harro”.

11. Kallarati, prej më se 10 vjetësh ka krijuar shoqatën “Kallarati”, si një bashkim vullnetar pa dallime partiake, si dhe boton rregullisht gazetën me të njëjtin emër. Cili është mendimi juaj që të dyja këto ta lozin më mirë rolin e tyre atdhetar e kulturor për të gjithë e sidomos për brezin e ri?

Vlerësoj shumë të gjithë ata kallaratas që kanë punuar dhe punojnë për mbarëvajtjen e kësaj shoqate. Zhvillimi i shumë veprimeve kulturore dhe atdhetare, si ai i takimit të brezave, i kujtimit të datave historike, janë veprimtari të vlerësueshme nga të gjithë. Mendoj se përfshirja në këtë shoqatë është e vetmja rrugë që i bashkon kallaratasit kudo që ndodhen, duke lënë mënjanë të kaluarën, por pa e nënvlerësuar atë, dhe duke parë më shumë nga e ardhmja. Edhe pse vetë nuk mund të kontribuoj fizikisht për shkak të moshës, do të dëshiroja që në përbërje të saj të afrohet më shumë brezi i ri. Të organizohet dhe të funksionojë në çdo qytet të Shqipërisë ku ka kallaratas, e sidomos edhe jashtë vendit. Po kështu edhe gazeta “Kallarati”, e cila po bën gati 10 vjet që botohet, mendoj se ka bërë një punë të mirë në ndriçimin e ngjarjeve më të rëndësishme të Kallaratit dhe të njerëzve të tij. Të themi se çdo gjë ka shkuar mirë, do të ishte gabim. Duke falënderuar pa masë drejtuesit si të shoqatës dhe të redaksisë së gazetës për punën e tyre vullnetare në respekt të fshatit të tyre, duke falënderuar të gjithë ata që e marrin mundimin dhe shkruajnë për vendlindjen e tyre, të gjithë ata që në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër kontribuojnë për të, do të bëja thirrje që në to të afrohen sa më shumë njerëz, bij dhe bija të këtij fshati, por edhe nipërit dhe mbesat e tyre, të afrohen njerëz të kulturës e të dijes, intelektualë të fushave të ndryshme që Kallaratit edhe pse fshat i vogël nuk i mungojnë dhe të japin ndihmesën e tyre. Po kështu le të afrohen edhe biznesmenë, sepse ekzistenca e tyre kërkon edhe mbështetje financiare. Të gjithë duhet të ndihemi krenarë që jemi nga Kallarati, nga ky fshat i vogël, por me një histori të madhe që, siç thotë kënga e vjetër popullore “Kallarati fshat i paktë, / trima burra, trime gratë”.

12. Duke përfunduar cili do të ishte mesazhi juaj për kallaratasit kudo që ndodhen?

U dëshiroj të gjithë kallaratasve, kudo që ndodhen, shëndet e suksese në familjet e tyre dhe, nëpërmjet kësaj interviste, u përcjell urimin tim: “Qofshin kurdoherë të lumtur e të bashkuar”

Faleminderit për intervistën e dhënë. Kujtimet, mendimet dhe vlerësimet e dhëna për Kallaratin dhe kallaratasit, le të shërbejnë për këdo, veçanërisht për brezin e ri për të mos harruar e për të mos u shkëputur asnjëherë nga vendlindja e tyre ose e të parëve, Kallarati. Në emër edhe të Redaksisë ju urojmë shëndet, pleqëri të bardhë e mirëqenie familjarisht.

(Intervistë me veteranin e LANÇ, Dalan Memushaj)

Page 6: Gazeta kallarati nr 69

Gazeta KALLARATI faqe 6 Maj – Qershor 2013 Të ndryshme

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Petrit Qejvanaj; Çize Xhaferi; Lefter Hysi; Rami

Memushi; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: [email protected]

Shtypur në Triptik, Vlorë

Dobitë shëndetësore të farave të kungullit janë të shumta, falë përbërjes së pasur me magnez, kalcium, kalium, hekur, zink dhe vitaminë K. Shpjegimet e mëposhtme qartësojnë disa prej dobive shëndetësore të konsumimit të farave të kungullit.

• LuftojnëkancerinStudimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit kanë përbërës që luftojnë me sukses kundër qelizave të kancerit. Janë efikase në luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt antiinflamator (antipezmatues). Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka arritur në përfundim se femrat që kanë kaluar nëpër menopauzë dhe çdo ditë konsumojnë fara kungulli, kanë 23% më pak rrezik nga krijimi i kancerit të gjirit. Të njëjtin efekt kanë treguar edhe farat e lulediellit.

• MbrojnëprostatënVaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së zmadhuar. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

• LehtësojnësimptomatemenopauzësNëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësimin e humorit ose për zbutjen e simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjidhje e shkëlqyer. Farat rregullojnë sulmet e ngrohtësisë, dhimbjet e kokës, rregullojnë dhimbjet në nyje dhe

Trojet shqiptare atëhere kanë qenëtë ndara në katër vilajete ose krahina:ajo e Kosovës, e Shkodrës, e Manastiritdhe e Janinës- në një shtet vetëqeverisësbrenda sistemit të Perandorisë Osmane.Shqiptarët u mblodhën në Prizren, njëqytetiKosovës,nëvitin1878dhekrijuanLidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja

Aforizma:

• Nën dorashkën e bukur tëdhembshurisë, fshihet shpeshgrushtiizilisë.

FridrihNiçe,filozof(1844-1900)

• Mirësjellja krijon afri. Mrëmendimikrijon thellësi. Dhurimi krijondashuri.

MaoceDun(1893-1976)

• Gjuhaqëfletligësi,ështëdëshmiaenjëmendjejekeqbërëse.

PublilioSiro(107paraKrishtit)

Fjalë të urta:

• Njëkrimbizithannjëulli.• Kurhahenqentë,ujkugëzon.• Punapaplan,sinataezezëkatran.

GAZMORE

DialogMiri: Mjekumëthaseshumëshpejtdo

tëmëbëntëtëecjanëkëmbë.Beni: Dheebëri?Miri: Oj të bërë. Për të paguarmjekun

shitaveturën.

Familje shembulloreBabaidjalittëvogël:Mësillnjëgotëujë,

obir.Djaliivogël:Ohu.Keqejfti,oba.Nuke

shehqëjamizënëmekompjuterin?Djaliimadh:Eç’ithuaatij,oba.Aiështë

kryedembeli i shtëpisë. Çou e pi vetë, emeqëdovesh,sillemdhemuanjëgotë.

Bisedë të rinjsh Vlonjati:AbënndopakvapënëShkodër?Shkodrani:Bollbesa,nuktërrej.Vezën

nëxhezveneeziejmedirektnëdiell.PonëVlonëakavapë? Vlonjati: Vapë e tmerrshme. Ne vezët

nukiziejmëfare,seinxjerrpuladirekttëziera.

KËNDI I SHËNDETIT

zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit.

• NdihmojnërëniennëpeshëJanë burim i pasur me fibra dhe proteina, lëndë të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara kungulli përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që të mbqn të ngopur për një kohë më të gjatë. Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori.

• UlinkolesterolinStudimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë 13% nivelin e kolesterolit të keq, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm 10%. Gjithashtu e reduktojnë rrezikun nga krijimi i droçkave (kokrrizave) të gjakut, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe në tru.

• LuftojnëdiabetinFarat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura yndyrore. Shkencëtarët kanë vërejtur se janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Ekspertë të shumtë u rekomandojnë diabetikëve fara kungulli si ushqim për konsumim të përditshëm.

• LehtësojnëartritinShkencëtarët kanë vërtetuar se farat e kungullit kanë ndikim antiinflamator që zbut simptomat e artritit. Nëse vuani nga artriti, konsumoni çdo ditë rreth 30 gramë fara kungulli, në mënyrë që të lehtësoni simptomat e tij.

Pjeshka pastron gjakun dhe mban të shëndosh tëmthin

Nektari i pjeshkës është një prej më të pasurve me vitamina dhe minerale, të cilat ekuilibrojnë sistemin tretës. Me ndihmën e vitaminave A, B3 dhe C, acidit folik, beta karotenit, hekurit dhe kalciumit, ai forcon mekanizmin mbrojtës të trupit dhe lehtëson tretjen e ushqimit. Veçanërisht personat që kanë probleme me tretjen dhe vuajnë nga kapsllëku mund ta kalojnë këtë shqetësim me ndihmën e nektarit të pjeshkës. Specialistës sugjerojnë konsumimin e lëngjeve për të luftuar problemet e tretjes. Nektari i pjeshkës pastron edhe gjakun përmes efektit antioksidues, duke mbrojtur trupin nga toksina. Ai mundëson një funksionim të rregullt të veshkave dhe tëmthit.

Farat e kungullit me dobi të shumta shëndetësore

AFORIZMA e

FJALË TË URTA

kishte dy qëllime kryesore, atë politikedheatëkulturore. Së pari, u përpop (pa sukses) të

bashkonte të gjitha trojet shqiptare, pratëktërvilajetetelartpërmendura.Sëdyti,organizoinjëlëvizjepërzhvilliminegjuhësshqipe,letërsisë,arsimitdhekulturës.

Si qeverisej Shqipëria në perandorinë osmane?

ENCIKLOPEDI

Page 7: Gazeta kallarati nr 69

PërkujtimoreGazeta KALLARATI faqe 7 Maj – Qershor 2013

ENCIKLOPEDI

Avdulla Laze Qejvanaj lindi në fillim të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të kaluar në Kallaratin e krahinës së Kurveleshit të Poshtëm të Labërisë trime - simbol i heroizmit në luftërat për liri e pavarësi. Nisi belbëzimet e para fëminore në luginën e bukur të Shushicës , e cila me larminë e formave gjeometrike të relievit të gjelbëruar ku cicërojnë zërat e harmonizuar të zogjve me meloditë e fyellit të bariut e me gurgullimin e ujit të kristaltë në shtratin me zaje të bardha të lumit Shushica, i njohur në histori si “ Lumi i Vlorës” me krenari fitoresh kundër armiqve të atdheut.

Qysh kur ishte fëmijë, duke dëgjuar vargjet e këngës “ .. Ç’u ngren’ , o shokë, ç’u ngrenë / Kallarat, Kuç e Bolenë /Të gjithë trima levenë, / Në lumë e zunë dyfeknë…”/, ai u edukua me ndjenjën e dashurisë për liri, për vendlindjen e atdheun. Kishte mbetur jetim në moshën e fëmijërisë me vëllanë e madh, Hasanin, prandaj qysh të mitur iu desh të punonin për të ndihmuar familjen. Nënë Bukuria, trimëresha labe me të dy djemtë e mitur kishte shkuar që të veronte bagëtinë në zonën e bregdetit, në fshatin e bukur të Dhërmiut, ku kishte miq në fisin e dëgjuar Duni. Aty, mes mikpritjes bregase të Dhërmiut, Avdullai ndihmonte nënën, duke kuptuar përgjegjësinë e të jetuarit me punë. Mësoi vetëm katër klasë fillore, por fitoi kulturë komunikimi duke përvetësuar gjuhën greke e atë italiane. Me punë të përkushtuar shtoi kopenë e bagëtive duke arritur mbi 700 krerë të imta.

Në vitet e fundit të mbretërisë shqiptare, kur ishte buzë bregdetit të Dhërmiut, arrestohet bashkë me të vëllanë, burgoset në burgun e Vlorës që ishte në godinën dykatëshe rrëzë kodrës Kuzum-Baba, përballë xhamisë. Arrestimi i dy vëllezërve Qejvanaj u bë për shkak se në afërsi të stanit të bagëtive të tyre u gjet trupi i një burri të vrarë me mjete prerëse. Rastësisht vëllezërit Qejvanaj kishin therur një dhi dhe gjaku i dhisë kishte spërkatur me njolla gjaku disa gurë ku ishte therur dhia. Për çudi në ato çaste edhe nënës së tyre i kishte shpërthyer hemorragji nga hunda , shamia e hundëve ishte mbushur me njolla gjaku. Ata, sapo kishin gjetur viktimën e vrarë, njoftuan në postën e xhandarmërisë, por përfunduan të prangosur në burgun e Vlorës. Xhandarmëria dyshoi se vëllezërit Qejvanaj kishin kryer vrasjen. Në bazë të ligjit të mbretërisë ata do të dënoheshin me vdekje, me varje në litar. Nëna e tyre, e ngrirë nga hidhërimi, ishte shprehur: Populli thotë :“ Ruaju nga e rrëma, se sa nga e bëma”, kësaj i thonë e gjeçë nga mos e pandeçë ! “

KallaratiNënë Bukuria e trishtuar mbeti e vetmuar në

stanet e Dhërmiut, por banorët e Dhërmiut treguan dashamirësinë e tyre duke ofruar ndihmë në ruajtjen e bagëtive. E shqetësuar për jetën e djemve të saj, ajo shkon në Vlorë, mëson me dhimbje dënimin me vdekje të djemve të saj të pafajshëm. Qëndroi

me guxim para ekspertëve ligjorë të organeve të hetimit, duke kërkuar lirimin e tyre. Me këmbëngulje, shqetësimin e saj e paraqet në zyrat e mbretërisë në Tiranë. U verifikuan faktet e gjetura tek viktima i vrarë , gurët e gjakosur dhe shamia me njolla gjaku, dhe të dy vëllezërit i quajtën fajtorë, duke i dënuar me vdekje, varje në litar. Nënë Bukuria nuk u dorëzua, duke kërkuar përsëritjen e ekspertizës ligjore për

pafajësinë e djemve të saj. Organet qendrore të drejtësisë shqiptare dërguan në Austri për analiza gurët e gjakosur dhe shaminë me njolla gjaku. Pas tre muajve erdhi përgjigja e analizave. Njollat e gjakut të gurëve ishin të dhisë së therur dhe ato të shamisë së hundëve ishin me gjakun e nënës të vëllezërve Qejvanaj. Djemtë të gëzuar u pritën me ngrohtësi prindërore nga banorët dashamirës të Dhërmiut, të cilët ua kishin siguruar kopenë e bagëtive pa humbur asnjë kokë.

Pasi dimëruan bagëtinë në Kallarat, vëllezërit Qejvanaj po përgatiteshin për të shkuar në stanet verore të Dhërmiut, por kjo nuk u realizua. Që në ditët e para të prillit 1939 kishin mësuar kërcënimin e agresionit fashist kundër atdheut dhe kur më 7 prill 1939, në mëngjes, nga prapa maleve të Bogoncës e Çikës ishin shfaqur në qiell aeroplanë që kishin marrë drejtim për në Vlorë , vëllezërit Avdulla e Hasan Qejvanaj braktisën bagëtinë për të luftuar për lirinë e Atdheut. Hasan Qejvanaj kishte zbritur në Vlorë duke pritur me pushkë pushtuesit fashistë italianë, ndërsa Avdullai me shumë bashkëfshatarë kallaratas shkuan në komunën e Kuçit për të kërkuar armë që të luftonin pushtuesin fashist. Lajmi i agresionit e i pushtimit fashist tronditi banorët e Kallaratit dhe të gjithë Shqipërisë. Vëllezërit Qejvanaj u angazhuan në luftën antifashiste. Hasani e filloi betejën luftarake

që në mëngjesin e 7 prillit 1939, duke u pozicionuar përball agresorëve fashistë në Skelë të Vlorës. Luftoi me guxim duke u dhënë kurajë shokëve në pritat që kishin organizuar kundër pushtuesit italian në Skelë e në Qafën e Bestrovës. Avdullai u angazhua në çetën territoriale “Mumin Selami” të fshatit Kallarat, duke u ndarë fizikisht me të vëllanë, Hasanin, i cili u rreshtua në formacionet e rregullta partizane, fillimisht në çetën partizane “Hajredin Tremishti”, pastaj në çetën “Zigur Lelo” dhe më vonë në Brigadën e 5-të Sulmuese, në të cilat luftoi me guxim e trimëri të rrallë në aksionet luftarake kundër pushtuesve në Kurvelesh , Mesaplik, Delvinë, Konispol e deri në veri të vendit. Në luftën e Gjormit më 31 dhjetor 1942 – 3 janar 1943 , vëllezërit Avdulla e Hasan Qejvanaj u takuan me fitore kundër operacionit ndëshkimor të pushtuesve italianë e mercenarëvë të Halil Alisë, në të cilin forcat armike u shpartalluan plotësisht nga forcat antifashiste. Trimëria e djemve kallaratas , të Kurveleshit e gjithë Labërisë tmerroi komandën armike në qytetin e Vlorës, e cila në panik , e tërbuar nga disfata që pësoi në luftën e Gjormit, ekzekutuan për hakmarrje prefektin e Vlorës, Lele Koçin dhe ministrin e shtetit, Qazim Koculin. Në vazhdim të luftës antifashiste vëllezërit Qejvanaj përballuan me

AVDULLA QEJVANAJ - Njeriu i pushkës, i punës dhe i këngës

Nga Qatip Mara

Vijon në faqe 8

Page 8: Gazeta kallarati nr 69

Të ndryshmeGazeta KALLARATI faqe 8 Maj – Qershor 2013

NEKROLOGJI

Vijon nga faqja 7

KUJTESËI kujtojmë bashkëfshatarët tanë kudo

që janë dhe lexuesit e gazetës sonë se, me nisjen e vitit të ri 2013, duhet derdhur lekët e kuotës vjetore të anëtarësisë së Shoqatës K/A “Kallarati” dhe të pajtimit të gazetës . Sipas vendimit të mbledhjes së fundit të përgjithshme të Shoqatës, kuota është 1000 lekë të reja. Kjo shumë ka brenda edhe pajtimin vjetor të gazetës. Për pensionistët pa ndonjë aktivitet fitimprurës ekonomiko-tregtar, kjo shumë është 500 lekë të reja (për kuotë e gazetë).

Jeni të lutur të na mirëkuptoni e të respektoni këtë kërkesë, pa të cilën nuk mund të funksionojë shoqata dhe nuk mund të dalë gazeta.

Nga informacioni i sjellë për gazetën nga z. Sefer Jonuzaj, që kryen detyrën e financierit të Shoqatës, rezulton se Kujtesës së më sipërme deri tani i janë përgjigjur bashkëfshatarët e mëposhtëm dhe gjendja e të ardhurve dhe e shpenzimeve për vitin 2013 paraqitet si vijon:Nga 1000 lekë kanë derdhur:Mitat Jonuzaj, Luto Demiraj, Dilaver Mataj, Gëzim Mataj, Sefer Jonuzaj, Rami Memushaj, Qemal Jonuzaj, Birçe Ribaj, Nedim Gjonaj, Idajet Toçaj, Sabo Toçaj, Edison Xhaferaj, Besnik Gjonbrataj, Bashkim Gjonbrataj, Bastri Gjonbrataj, Xhemal Strataj, Enver Strataj, Ksenofon Xhaferaj, Bako Xhaferaj, Dalan Memushaj, Luan Jonuzaj, Fredi Breshanaj, Spiro Xhaferaj.Nga 500 lekë kanë derdhur:Çize Ribaj, Enver Golloshaj, Nako Jovanaj, Seit Jonuzaj, Ramadan Lalaj, Hurma Demiraj, Besim Jonuzaj, Xhelo Dautaj, Gafur Shametaj, Sulltana Gjonbrataj.Nga 300 lekë kanë derdhur:Bejo Xhaferaj, Blerim Xhaferaj, Hetem Ribaj, Hamit Muharremaj, Astrit Mataj, Kamber Hysaj, Ladi Kondaj, Zeqo Hoxhaj, Budin Demiraj, Xhezo Shakaj, Lefter Qejvanaj, Ilir Memushaj, Hekuran Ribaj, Çize Xhaferaj, Kalo Memushaj.Vasilika Memushaj 200 lekë pajtim gazete.Nga shitja e gazetës janë derdhur 700 lekë.Gjendja e mbetur nga viti i kaluar= 2000 lekë. Shuma e përgjithshme e lekëve të arkëtuara është 35.100 lekë.Shpenzimet për botimin e gazetes, për telefon etj. janë 22.500 lekë.Gjendja e mbetur është = 12.600 lekë.

Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e gazetës

Më 20 maj 2013, në Vlorë, u nda nga jeta Farie Veledin Alikaj (Hysaj). E ndjera kish lindur më 1938 në familjen atdhedashëse Hysaj

të Kallaratit. Prindërit e saj, Velo dhe Zifli Hysaj dalloheshin për atdhetarizëm dhe sjellje e marrëdhënie shembullore shoqërore

në fshat. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare morën pjesë aktive në të, duke kontribuar për çlirimin e vendit. Me frymën e

atdhedashurisë e të sjelljes shembullore u rrit edhe Faria me motrat e vëllezërit e saj.

Kjo ishte martuar me bolenasin Xhevdet Alikaj nga një familje atdhetare e spikatur. Faria me Xhevdetin lindën e rritën dy djem e tre vajza shembullorë dhe me vlera për familjen dhe shoqërinë. U përcoll

për në banesën e fundit me nderime, duke lënë pas fëmijët dhe emrin e kujtimin e mirë të saj.

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shprehin ngushëllime të thella familjarëve të saj.

Kishte vlera të larta njerëzore, zemra e tij jepte shumë ngrohtësi jete, urtësia e tij gjykonte e këshillonte me dashamirësi. Ishte i thjeshtë e një mik i sinqertë që ta shumëfishonte gëzimin kur bisedoje apo diskutoje hallet e jetës.

Veterani Avdulla Laze Qejvanaj tregoi vlerat e tij atdhetare duke përkrahur ndryshimet e proceset demokratike me qëndrimet e qeta e të matura. Ishte i drejtë, i qetë në arsyetimet e tij. Ai jetoi 84 vite në fshatin e lindjes, Kallarat, duke e përballuar jetën me punë të ndershme Ishte njeri i punës dhe i këngës, komunikonte me çdo moshë duke treguar dashamirësi e respekt për çdo njeri të thjeshtë. Kishte dashuri për vendlindjen, nuk pranonte të largohej nga

Kallarati për të jetuar pranë fëmijëve në Vlorë apo Tiranë. Kur kishte filluar vitin e 85 të jetës, sëmundja e shpejtë e hodhi në shtratin e kurimit mjekësor në spitalin rajonal Vlorë . Në buzëmbrëmjen e 13 majit, në lagjen “Ujët e Ftohtë “ të Vlorës, në banesën e fëmijës së tij kërkoi ta ngrinin nga shtrati e ta nxirrnin në ballkonin e shtëpisë për të parë për herë të fundit gjirin e bukur të Vlorës, Sazanin e Karaburunin që ai aq bukur u këndonte këngën për historinë e lavdishme të Vlorës e Heroin Ismail Qemali.

Disa minuta me shikim nga deti, sytë e tij kishin lagur fytyrën e munduar nga sëmundja. Goja nuk i fliste më,

por shpirti i tij fliste shumë. Duke u gdhirë 14 maji mbylli sytë i përlotur për largimin nga jeta. Punoi mbi 40 vjet me kazmë e lopatë, duke përfituar një pension minimal. Për pjesëmarrje në Luftën Antifashistë Nacionalçlirimtare, Dulla Lazja ishte dekoruar nga Kuvendi Popullor me: “Medaljen e Çlirimit”. “Medaljen e Trimërisë” dhe “Medaljen e Kujtimit “

Kujtimi i Avdulla Lazes është i paharruar në zemrat e fëmijëve, nipërve e mbesave, të cilët e kujtojnë gjithmonë me dashuri e krenari, duke ecur në gjurmët e tij në shërbim të atdheut.

Marrë nga Gazeta “Tribuna Shqiptare” e datës 12 Maj 2013 dhe botohet këtu me ndonjë redaktim e shkurtim të vogël (Shënim i Re

trimëri të gjitha operacionet armike nazi-fashiste. Pas operacionit armik të dimrit 1943 -1944 vëllezërit Qejvanaj nuk mundën të takoheshin më me njëri tjetrin. Më 20 shtator 1944, Hasani, nënkomandant kompanie në radhët e Brigadës së pestë Sulmuese, ra trimërisht në luftë për çlirimin e atdheut në Lusen të Kukësit.

Vargjet e këngës labe e kanë përjetsuar :“ . .. Hasan Laze KallaratiQan Brigada, qan dhe fshati,Stërralli që lëshon çika,Nuk e njohe ç’ishte frika,Mbi armiqtë kur sulmoje ,Shqiponjë mbi ta qëndroje . “ Avdullai e priti me burrëri

e krenari lajmin e rënies në betejë të vëllait duke vazhduar të luftonte me trimëri deri në çlirimin e plotë të atdheut. Pas çlirimit, Avdullai nuk e braktisi fshatin e lindjes, Kallaratin. Bagëtia i ishte dëmtuar gjatë luftës, sidomos në kohën e luftës italo-greke në vjeshtën e 1940-ës ku fshati i Kallaratit u kthye në një arenë lufte midis ushtrisë italiane dhe asaj greke. Çdo ditë italianët hidhnin qindra predha artilerie dhe bomba aviacioni, që shkatërronin shtëpitë, duke dëmtuar krejtësisht prodhimet bujqësore e blegtorale. Afër shtëpive të vëllezërve Qejvanaj ishte vendosur vija e frontit që grekët e konsideronin si kufi të të ashtuquajturit Vorio Epir. Masakrat e barbarizmat greke të vitit 1914, ku në prehrin e malit të Bogonicës edhe sot duket fshati i vjetër Kallarat, i djegur plotësisht , u përsëritën në palcën e dimrit 1940-1941, ku ushtria greke dogji e shkatërroi shtëpi duke prerë edhe pemët frutore.

Megjithëse kishte mbetur i vetëm, Avdullai në vitet e para të çlirimit u angazhua në aksionet kombëtare, në punën e rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta. Ai shkoi vullnetar për të punuar në minierën e Selenicës, duke u dalluar për përkushtim e dashuri për atdheun. Ishte energjik në çdo punë duke punuar e tejkaluar normat ditore. Kryente punët më të vështira fizike, duke u bërë shembull për të rinjtë.

Njeriu i pushkës, i punës dhe i këngës

Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e gazetës