8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 10-të i botimit, nr. 67 Janar-Shkurt 2013, Çmimi 30 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj SHËNIM. Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Në brendësi faqe 2-3 faqe 4 faqe 5 faqe 6 faqe 7 faqe 8 POEZI NGA ANDI MEÇAJ 10 vjet Shoqatë e gazetë “Kallarati” D hjetë vjet më parë, më 12 janar 2003, në shkollën 9-vjeçare “Teli Ndini” të qytetit të Vlorës u mblodhën përfaqësues të bashkëfshatarëve tanë kallaratas nga Vlora, Kallarati, Fieri e Tirana. Po ç’ishte kjo mbledhje në palcë të dimrit? Ishte koha kur kish nisë krijimi i shoqatave të ndryshme kulturore e atdhetare të krahinave e fshatrave dhe kallaratasit nuk ishin më pak atdhetarë e dashamirës të fshatit të tyre se të tjerët. Prandaj edhe ata u mblodhën e themeluan Shoqatën e tyre Kulturore/Atdhetare “KALLARATI”, miratuan projekt-statutin e projekt-programin e saj, dhe një varg detyrash. Zgjodhën edhe një kryesi të përkohshme të Shoqatës prej 21 anëtarësh. Me mirëkuptim të plotë e në mënyrë demokratike u zgjodhën në këtë kryesi njerëz me integritet e pa dallim ngjyrash partiake apo dasish të tjera, sepse ajo ishte shoqatë e të tërë kallaratasve pa përjashtuar asnjërin. Në kryesi u zgjodhën: Gafur Shameti, Enver Golloshaj, Llano Llanaj, Sefer Jonuzaj, Ylli Shakaj, Besnik Mataj, Petrit Qejvanaj, Alem Qejvanaj, Dallandyshe Haxhiraj (Jonuzaj), Bujar Laçaj, Violeta Xhaferaj, Lefter Qejvanaj, Bejo Xhaferaj, Bexhet Jonuzaj, Razip Golloshaj, Enver Strataj, Mevlan Habilaj, Astrit Strataj, Qemal Jonuzaj, Safet Shakaj dhe Edmond Strataj. U vendos që anëtarë të kryesisë së përgjithshme do të ishin edhe kryetarët e degëve të shoqatës që do krijoheshin. Njëzëri u zgjodhën kryetar Gafur Shameti, sekretar Enver Golloshaj, nënkryetarë Violeta Xhaferaj e Razip Golloshaj. Një nga detyrat që vuri mbledhja ishte krijimi i degëve të shoqatës në Kallarat, Vlorë, Fier e Tiranë. Kjo detyrë u realizua fill pas mbledhjes themeluese të Vlorës. Një detyrë tjetër me rëndësi ishte edhe bërja e gazetës, Për këtë u zgjodh edhe një redaksi me kryeredaktor Gafur Shametin dhe anëtarë redaksie Seit Jonuzaj, Enver Golloshaj, Petrit Qejvanaj, Subi Jonuzaj e Agron Tozaj. Falë punës së kësaj redaksie, në mars të atij viti doli në dritë numri i parë i gazetës “Kallarati”, e cila sot ka arritur numrin 67 dhe moshën 10 vjeçe, pra, vërsnike me vetë Shoqatën. Kështu, fshati ynë, për herë të parë në historinë e tij, u bë me gazetë. Në faqen e parë të saj, pasi jepej njoftimi për krijimin e shoqatës, ajo njoftonte bashkëfshatarët për numrin e parë të gazetës që ata do ta kenë në dorë, duke u kërkuar bashkëpunim me të për shkrime. Shoqata e gazeta u mirëpritën nga bashkëfshatarët tanë. Nisën të vërshonin letra përgëzuese e shkrime. Po shkëputim fraza nga disa prej shkrimeve të mbërritura në Redaksi: “Marr shkas nga dalja e numrit të parë të gazetës sonë të shumëpritur t’ju përgëzoj,- na shkruante Lefter Qejvanaj. Kjo gazetë , me siguri, do të jetë përçuese e ndjenjave tona të zjarrta patriotike, e dashurisë për fshatin tonë”. Ndërsa Ahmet Karabollaj na shkruante: “U njoha me këtë gazetë kaq të rëndësishme, me një vlerë të madhe historike, patriotike dhe edukative për fshatin Kallarat”. Po kështu, edhe Qazim Mataj na shkruante urime e përgëzime për krijimin e shoqatës e të gazetës. “Mezi e presim gazetën Kallarati”, na shkruante Namik Abazaj. Kurse shkrimtari e publicisti i njohur, Neshat Tozaj, ndër të tjera, do të na shkruante: “Ka disa kohë që gazeta “Kallarati” është bërë gëzimi im i muajit. Kam lënë hapësirën e duhur kohore për të lexuar të gjitha shkrimet, për të ditur dhe për të mësuar. Dhe nuk kam përfituar pak”. Më poshtë ai, si njeri i penës që ishte, vazhdon me disa mendime me vlerë për ngritjen e cilësisë së gazetës. Drejtuesit e Shoqatës iu përveshën punës për organizimin e plotë të saj dhe për përmbushjen e detyrave programuara. Rrjedhimisht, Shoqata nisi një rrugë të mbarë në misionin e saj fisnik me karakter kulturor e atdhetar, por aspak politik. Në themel të platformës së saj shoqata vuri evidentimin dhe propagandimin e vlerave historike, atdhetare, luftarake, kulturore, ekonomike etj. të fshatit tonë, të figurave të shquara të kuvendeve, të pushkës, të penës e të punës. Më 27 shtator 2003, në Vlorë u mbajt kuvendi i parë i Shoqatës, i parashikuar nga mbledhja themeluese e saj. Para pjesëmarrësve të shumtë të kuvendit nga të gjitha degët, Gafur Shameti mbajti raportin mbi punën e bërë nga Shoqata Vijon në faqen 8 ARTISTËT DHE KËNGËTARËT KALLARATAS NË VLERËSIMIN E POETIT LEFTER ÇIPA Nga Besnik Gjonbrataj OSMAN HAXHIU-EMBLEMË E LUFTËS SË VLORËS Gafur Shametaj URIM I VEÇANTË PËR RAMI MEMUSHAJ NË 70 VJETORIN E LINDJES Nga Besnik Gjonbrataj NJË KËNGË NË BORË Nga Idajet Jahaj NEKROLOGJI

Gazeta Kallarati nr. 67

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta Kallarati nr. 67 (www.kallarati.com)

Citation preview

Page 1: Gazeta Kallarati nr. 67

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 10-të i botimit, nr. 67 Janar-Shkurt 2013, Çmimi 30 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

SHËNIM. Jo çdo shkrim është detyrimisht i

botueshëmPër çdo pasaktësi në fakte nuk mban

përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

Në brendësifaqe 2-3

faqe 4

faqe 5

faqe 6

faqe 7

faqe 8

PoEzi nga andi MEçaJ

10 vjet Shoqatë e gazetë “Kallarati”Dhjetë vjet më parë, më 12 janar 2003,

në shkollën 9-vjeçare “Teli Ndini” të qytetit të Vlorës u mblodhën

përfaqësues të bashkëfshatarëve tanë kallaratas nga Vlora, Kallarati, Fieri e Tirana. Po ç’ishte kjo mbledhje në palcë të dimrit? Ishte koha kur kish nisë krijimi i shoqatave të ndryshme kulturore e atdhetare të krahinave e fshatrave dhe kallaratasit nuk ishin më pak atdhetarë e dashamirës të fshatit të tyre se të tjerët. Prandaj edhe ata u mblodhën e themeluan Shoqatën e tyre Kulturore/Atdhetare “KALLARATI”, miratuan projekt-statutin e projekt-programin e saj, dhe një varg detyrash. Zgjodhën edhe një kryesi të përkohshme të Shoqatës prej 21 anëtarësh. Me mirëkuptim të plotë e në mënyrë demokratike u zgjodhën në këtë kryesi njerëz me integritet e pa dallim ngjyrash partiake apo dasish të tjera, sepse ajo ishte shoqatë e të tërë kallaratasve pa përjashtuar asnjërin. Në kryesi u zgjodhën: Gafur Shameti, Enver Golloshaj, Llano Llanaj, Sefer Jonuzaj, Ylli Shakaj, Besnik Mataj, Petrit Qejvanaj, Alem Qejvanaj, Dallandyshe Haxhiraj (Jonuzaj), Bujar Laçaj, Violeta Xhaferaj, Lefter Qejvanaj, Bejo Xhaferaj, Bexhet Jonuzaj, Razip Golloshaj, Enver Strataj, Mevlan Habilaj, Astrit Strataj, Qemal Jonuzaj, Safet Shakaj dhe Edmond Strataj. U vendos që anëtarë të kryesisë së përgjithshme do të ishin edhe kryetarët e degëve të shoqatës që do krijoheshin. Njëzëri u zgjodhën kryetar Gafur Shameti, sekretar Enver Golloshaj, nënkryetarë Violeta Xhaferaj e Razip Golloshaj. Një nga detyrat që vuri mbledhja ishte krijimi i degëve të shoqatës në Kallarat, Vlorë, Fier e Tiranë. Kjo detyrë u realizua fill pas mbledhjes themeluese të Vlorës. Një detyrë tjetër me rëndësi ishte edhe bërja e gazetës, Për këtë u zgjodh edhe një redaksi me kryeredaktor Gafur Shametin dhe anëtarë redaksie Seit Jonuzaj, Enver Golloshaj, Petrit Qejvanaj, Subi Jonuzaj e Agron Tozaj. Falë punës së kësaj redaksie, në mars të atij viti doli në dritë numri i parë i gazetës “Kallarati”, e cila sot ka arritur numrin 67 dhe moshën 10 vjeçe, pra, vërsnike me vetë Shoqatën. Kështu, fshati ynë, për herë të parë në historinë e tij, u bë me gazetë. Në faqen e parë të

saj, pasi jepej njoftimi për krijimin e shoqatës, ajo njoftonte bashkëfshatarët për numrin e parë të gazetës që ata do ta kenë në dorë, duke u kërkuar bashkëpunim me të për shkrime. Shoqata e gazeta u mirëpritën nga bashkëfshatarët tanë. Nisën të vërshonin letra përgëzuese e shkrime. Po shkëputim fraza nga disa prej shkrimeve të mbërritura në Redaksi: “Marr shkas nga dalja e numrit të parë të gazetës sonë të shumëpritur t’ju përgëzoj,- na shkruante Lefter Qejvanaj. Kjo gazetë , me siguri, do të jetë përçuese e ndjenjave tona të zjarrta patriotike, e dashurisë për fshatin tonë”. Ndërsa Ahmet Karabollaj na shkruante: “U njoha me këtë gazetë kaq të rëndësishme, me një vlerë të madhe historike, patriotike dhe edukative për fshatin Kallarat”. Po kështu, edhe Qazim Mataj na shkruante urime e përgëzime për krijimin e shoqatës e të gazetës. “Mezi e presim gazetën Kallarati”, na shkruante Namik Abazaj. Kurse shkrimtari e publicisti i njohur, Neshat Tozaj, ndër të tjera, do të na shkruante: “Ka disa kohë që gazeta “Kallarati” është bërë gëzimi im i muajit. Kam lënë hapësirën e duhur kohore për të lexuar të gjitha shkrimet, për të ditur dhe për të mësuar. Dhe nuk kam përfituar pak”. Më poshtë ai, si njeri i penës që ishte, vazhdon me disa mendime me vlerë për ngritjen e cilësisë së gazetës.

Drejtuesit e Shoqatës iu përveshën punës për organizimin e plotë të saj dhe për përmbushjen e detyrave të programuara. Rrjedhimisht, Shoqata nisi një rrugë të mbarë në misionin e saj fisnik me karakter kulturor e atdhetar, por aspak politik. Në themel të platformës së saj shoqata vuri evidentimin dhe propagandimin e vlerave historike, atdhetare, luftarake, kulturore, ekonomike etj. të fshatit tonë, të figurave të shquara të kuvendeve, të pushkës, të penës e të punës.

Më 27 shtator 2003, në Vlorë u mbajt kuvendi i parë i Shoqatës, i parashikuar nga mbledhja themeluese e saj. Para pjesëmarrësve të shumtë të kuvendit nga të gjitha degët, Gafur Shameti mbajti raportin mbi punën e bërë nga Shoqata

Vijon në faqen 8

artiStët dhE Këngëtarët KallarataS në vlErëSiMin E PoEtit

lEftEr çiPa

Nga Besnik Gjonbrataj

oSMan haXhiU-EMBlEMë E lUftëS Së vlorëS

Gafur Shametaj

UriM i vEçantë Për raMi MEMUShaJ

në 70 vJEtorin E lindJES

Nga Besnik Gjonbrataj

nJë Këngë në Borë

Nga Idajet Jahaj

nEKrologJi

Page 2: Gazeta Kallarati nr. 67

Gazeta KALLARATI faqe 2 Janar – Shkur t 2013 Të ndryshme

Në librin “Enciklopedia e Kurveleshit”, në lidhje me Grupin Polifonik të Kallaratit, ndërmjet të tjerash thuhet: “Nga të dhënat e

të moshuarve, Kallarati ka pasur, herë pas here, grupe të mira të këngës dhe të valles polifonike. Përmenden si vallëtare e vallëtarë virtuozë të shekullit XIX, Zade Strate, Labikë Elmazi, Salihe Dere, Pashako Maze, Lelo Jazo, Rrapush Hyseni, Manxhar Mezini, Nelo e Xhebro Golloshi, Zigur Ademi. Duke filluar nga fundi i shek. XIX, si këngëtarë popullorë mbahen mend Isan Sejdiu dhe më vonë Veliko Murati e pas tij Elmaz Çelo Breshani. Në pjesën e gjysmëshekullit të dytë të shekullit XX, kënga kallaratase u përpunua artistikisht, duke u ngritur në një nivel më të lartë. Për këtë, një ndihmesë të veçantë dha mësuesi Llambro Hysi. Për vlerat e tij, grupi mori pjesë në Festivalin Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983, duke u vlerësuar me çmime nga juria e festivalit. Ka marrë pjesë edhe në festivale ndërkombëtare, si në atë të Kanës (Francë) në vitin 1989, duke konkurruar në mes të 50 grupeve folklorike”

Ndonëse nga e kaluara, përveç tekstit apo melodisë të transmetuar brez pas brezi dhe emrave kush i kanë kënduar, nuk trashëgojmë këngë të incizuara me zërin e drejtpërdrejtë të këngëtarëve kallaratas, në vitet e mëvonshme me avancimin e teknologjisë, sidomos në ditët e sotme, disponojmë në mënyrë të veçantë këngët e kënduara nga Zeqo Hoxha e Evgjeni Jonuzi në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1983, apo mjaft këngë, ku Hyso Xhaferaj është në rolin e hedhësit si pjesëtar i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, në Grupin “Zadeja’, grupin “Antea”, Këngën Magjike e në shumë këngë të tjera.

Gjithashtu për shikuesit kallaratas janë edhe këngët e Grupit Folklorik “Bogonica”, filmuar në Televizionin Publik Shqiptar në vitin 1995 me nismën dhe realizimin e drejtpërdrejtë të Llambro Hysit dhe Birçe Ribit me kënget: “Hëna që del në Bogonicë”, “Luan ç’luan hënëza”, “Mëngjes për mëngjes”, “Një trimi”, “O bo bo djemtë mbi dete”, “Vjen lumi trubull o”, kënduar nga grupi dhe “Brohoritje” kënduar nga Zeqo Hoxha, si dhe “Djepi ynë burim floriri”, kënduar nga Evgjeni

Jonuzi.Një nga

k ë n g ë t a r ë t kallaratas i shfaqur me mjaft potencë kohët e fundit duke kënduar këngën popullore vlonjate dhe në përgjithësi atë të Jugut, është pa dyshim edhe Gjergji Leskaj, i cili sapo ka dalë në treg me albumin e tij me tetë këngë, ku një nga këngët e tij më të mira

dhe mjaft domethënëse është ajo “Unë jam djal nga Labëria”, si dhe këngët e tjera: “Bijtë e Shqipërisë”, “Moj Eleni”, “Babai”, “Vashëzo moj engjëllore”, “Vajzat e hoxhës të tria”, “Do t’ia marrim këngës” dhe “Qengji i urte pi dy nëna”.

Ashtu si në gjithë Labërinë dhe më gjerë, kënga labe në Kallarat ka qenë dhe është pjesë e jetës. Ajo ka qenë dhe është e pranishme në çdo vatër të saj, në çdo rast gëzimi familjarë, dasmash, raste festash e përvjetorësh të ndryshëm, festivale takime të grupeve

folklorike të zonës dhe më gjerë. Përveçse si grup (marrës, kthyes, hedhës dhe iso) kënga labe, ashtu si në shumë zona të Labërisë edhe në Kallarat është kënduar edhe individualisht (monofoni) nga një njeri në raste gëzimi, lindjes së një fëmije, por edhe në momente kritike të jetës, të dëshpërimit apo të vuajtjes. Kënga shpesh u jepte atyre kurajë dhe shpresë për të ardhmen. Rasti i këngës së Zeqos dhe Evgjenisë e vërteton më

Artistët dhe këngëtarët kallaratas në vlerësimin e poetit Lefter Çipa

së miri këtë fakt. Janë me dhjetëra e me qindra gra e burra kallaratas që në periudha të ndryshme kohe kanë kënduar dhe janë bërë të njohur për Kallaratin. Sot, edhe pse nuk disponojmë zërin e tyre të bukur dhe në pamundësi për t’ju përmendur emrat, gjejmë rastin që t’i falënderojmë për atë që ata kanë bërë, duke e trashëguar këngën labe me dialektin kallaratas brez pas brezi e deri në ditët e sotme dhe padyshim që ajo do të lëvrohet e

Page 3: Gazeta Kallarati nr. 67

Koha e tranzicionit vërtetësish, ashtu siç degdisi njerëzit, brezat, degdisi edhe trashëgiminë shpirtërore. Pra mbi bazën e këtyre elementëve, këtyre artistëve që ka Kallarati, duhet të caktojë një datë feste lokale të fshatit dhe t’ia kushtojë trashëgimisë shpirtërore. Mënyrën se si dhe kur, le ta caktojë vetë fshati, sepse Kallarati ka njerëz intelektualë, patriotë, njerëz të ditur, të mençur, të urtë, të punës, të nderit, pra i ka të gjitha stolitë brenda. Për mua –thotë ai- nëse Kallarati do ta organizojë një festë lokale brenda fshatit me simurin e këngës dhe valles labe do të ishte një gjë shumë e mirë dhe e bukur”.

“Kallaratit dhe artistëve kallaratas ju uroj suksese dhe si të thuash mos u mbaroftë kënga e tyre”- përfundon urimin e tij poeti Lefter Çipa.

Mesazhi i Lefter Çipës, këtij mjeshtri të madh të fjalës dhe penës, drejtuar me zërin e tij të drejtpërdrejte për organizimin e një feste lokale kushtuar “trashëgimisë shpirtërore e kulturore”, le të bjerë në veshin e çdo kallaratasi, në mënyrë të veçantë për ata që janë të pasionuar ndaj këngës së bukur labe, e çdo dashamirësi të tij, për ta bërë realitet një aktivitet të tillë me mjaft

vlera pozitive për të sotmen dhe të ardhmen. Poetit dhe artistit të madh të Labërisë, Lefter Çipës,

në emër të kallaratasve dhe të lexuesve të gazetës, le t’i urojmë shëndet e jetë të gjatë dhe mos i mbaroftë asnjëherë boja e penës dhe mos i shterofshin as njëherë fjalët e tij, të cilat i rimojnë në çdo çast vetëm poezi, ndërsa këngëtarëve kallaratas të të gjithë brezave, ju shprehim mirënjohje dhe ju urojmë suksese në lëvrimin dhe ruajtjen vlerave dhe trashëgimisë së këngës së bukur labe dhe në mënyrë të veçantë asaj kallaratase.

Besnik Gjonbrataj

tillë edhe në të ardhmen. Por si është vlerësuar kënga kallaratase dhe vetë

këngëtarët e artistët kallaratas? Janë të shumtë ata studiues e kritikë të muzikës, e në veçanti të këngës labe, të cilët kanë dhënë vlerësime për këngën dhe këngëtarët kallaratas. Një nga ata është edhe Lefter Çipa. Ky artist i madh, mjeshtër i fjalës së gdhendur, që me poezinë e tij di t’i këndojë aq bukur vendlindjes së tij Pilurit, krahinës së Labërisë, natyrës së bukur shqiptare, heroizmave të popullit tonë në shekuj, di të vlerësojë me nota mjaft pozitive artistët dhe këngëtaret kallaratas për talentin dhe këngët e bukura të kënduara prej tyre.

I ndodhur në një aktivitet kulturor në kryeqytet së bashku me poetin e madh të Labërisë Lefter Çipa duke biseduar me të rreth zhvillimeve të ditës, por edhe për atë që ai është mjeshtër, pra për poezitë e tij, ai nis e tregon me shumë dashamirësi e respekt për këngëtarët kallaratas në përgjithësi por edhe për këngëtarë të veçantë, duke dhënë edhe vlerësime për ta.

Një vlerësim i veçante del nga goja e tij për hedhësin e këngës labe të Ansamblit Shtetëror te Këngëve dhe Valleve Popullore, për këngëtarin, tashmë të njohur kallaratas, Hyso Xhaferin, duke e quajtur atë “gur xhevahiri”, “Hyso Xhaferri është një bilbil pranë burimi, por është nga ata bilbila që thyen qelqet e qiellit kur lëshon spiralen e tij vokale nëpërmjet fosforikes labe, pra është një unazë trimi me gur xhevahiri. Hysua është një vlerë floriri që tingullin edhe pa ta futësh në dhe, edhe ta futësh në zjarr, edhe ta hedhësh në det të kripur nuk i ikën ndriçimi e tingëllimi. Ky është Hyso Xhaferi nga Vlora e madhe e Labërisë, nga fshati më i dëgjuar

në historinë e Rilindjes Kombëtare, nga Kallarati i Lumit të “bardhë” apo i lumit të “nxituar” që i këndon Ali Asllani. Shteti jo më kot e ka radhitur Hyson në radhët e zërave të bukur të Kombit. Ai është një nga zërat më të bukur të kombit, sot në këtë epokë që di t’i këndojë historisë pa i prekur jastëkun. Se shkopi i historisë po qëlloi jastëkun e kokës do të thotë ka shkatërruar kombin. Tek ne kombin akoma e mban trashëgimia shpirtërore. Në këtë trashëgimi të kombit shqiptar, Hyso Xhaferi është një gur diamanti, brenda piedestalit të kombit” - përfundon Lefter Çipa.

Duke folur për fshatin Kallarat, ku siç dihet dhe e thotë edhe poeti, në vitin 1914 u dogj nga antardët grekë, themelet ngelën dhe ato sollën flakërimën e këngës labe. ”Fshati Kallarat, madje është një këngë e lashtë e viteve 1913-1914, në luftën kundër grekëve fshati i vjetër u dogj dhe me siguri, nëse fshati i vjetër u dogj, themelet ngelën. Këto themele të djegies së fshatit Kallarat çuditërisht prunë një flakërimë tjetër, prunë flakërimën e këngës labe, të ligjërimit, të legjendës të ninullave, të riteve popullore. Kështu që trashëgimia rrodhi si lumi i bardhë nga rrëketë e maleve tej e përkëtej Labërisë së Madhe”. Duke folur për artistët

kallaratas Lefter Çipa nuk le pa përmendur edhe këngëtarin Zeqo Hoxha me këngën e tij “Ç’u këput një këmbë mali” dhe Evgjeni Jonuzin me këngën “Djepi ynë burim floriri”, interpretuar aq bukur ne Festivalin

Folklorik Kombëtar të vitit 1983, apo edhe vjershëtorin e talentuar Llambro Hysin. ”Pas Hysos- vazhdon rrëfimin e tij poeti Lefter Çipa- nuk mund të rri pa përmendur, vlerësuar e respektuar këngëtarin Zeqo Hoxha, këngëtaren ligjëruese Evgjeni Jonuzin, apo vjershëruesin Llambro Hysin që kanë vlera vërtetësisht

kombëtare”Poeti i madh Lefter Çipa me dashamirësinë dhe

bujarinë që tregon për Kallaratin, duke e quajtur atë një fshat të dëgjuar në Rilindjen Kombëtare, di të jap edhe porosi e mesazhe për kallaratasit, që të mos shkëputen nga kënga e tyre, që buron nga tabani kombëtar. Ai shkon edhe më larg kur hedh idenë që fshati të organizojë një feste lokale që t’ia kushtojë trashëgimisë së këngës popullore labe kallaratase. Duke folur për rëndësinë e trashëgimisë sot në kohën e tranzicionit, Lefteri vijon: “Veçse këtu duhet kujdes.

Gazeta KALLARATI faqe 3 Janar – Shkur t 2013 Të ndryshme

Page 4: Gazeta Kallarati nr. 67

Gazeta KALLARATI faqe 4 Janar – Shkur t 2013

WOODY ALLEN

Letrare

Andi Meçaj është thellësisht

poet i rrafshit intelektual*

Andi Meçaj u lind në Vlorë më 6 qershor 1975. Në qytetin e lindjes mbaroi liceun artistik për pikturë dhe më vonë emigron në Greqi, ku merret

me ekspozita pikture, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga shtypi kulturor grek. A. Meçaj, veç pikturës shkruan edhe shumë poezi. Vëllimin e parë me vjersha të titulluar: “Puthje ujore” e botoi në vitin 2001. Shumë nga poezitë e këtij autori janë përfshirë në antologjinë poetike “Portat e harresës”. Më pas ka botuar librat: “Tokë e bekuar”, poezi, 2002; “Nga letërkëmbimi me një fantazmë”, poezi, 2003, “Qyteti fle në xhepin tim”, poezi, 2006 si dhe “Një Stacion si një Valixhe”, poezi të zgjedhura, 2009. Këto përmbledhje poetike janë pritur ngrohtë nga kritika letrare dhe lexuesit e shtresave të ndryshme. Andi Meçaj lëvron edhe gjininë e prozës, shkruan tregime, të cilat pjesërisht tyre janë botuar në shtypin letrar dhe në antologji të ndryshme. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.... Është i pranishëm e boton periodikisht në shtypin letrar të Tiranës e Kosovës si dhe në Greqi, Rumani etj.... Për krijimtarinë e tij dhe vlerat e saj, A. Meçaj është nderuar e është vlerësuar me disa çmime të para letrare. Boton vazhdimisht edhe në revistën letrare “Admet”.Në krijimtarinë poetike të A. Meçajt formësohen dhjetëra motive metafizike e universale, si: malli për njeriun e dashur që ndodhet larg, adhurimi për format, emocionet, ngjyrat dhe vlerat e bukura të njeriut e të natyrës, rivlerësimi i kujtimeve dhe sjellja e tyre në jetën e përditshme, me qëllim përditësimin e çasteve të paharruara, meditimi për jetën që shkon dhe atë që vjen pas saj etj. Në poezitë e A. Meçajt, sidomos në ato peizazhiste, shkrihen e kombinohen në një të vetme pëlhura e vargjeve me ngjyrat e pikturës, tonet dhe dritëhijet e ditës apo të natës me metaforat sugjestive, aq karakteristike e të dashura për frymëzimin e tij. Të qënurit larg Atdheut që domethënë larg vatrës familjare, larg fëmijërisë, larg dashurisë, larg detit apo ullinjve, kanë ngjizur tek ky poet kultin e shtëpisë, jo vetëm si objekt banimi, por dhe si institucion shpirtëror, prandaj në poezinë e tij emërtohen vazhdimisht pjesë të saj, si p.sh.: muret, dyert, dritaret, kornizat, xhamat, e të tjera elemente si këto, të cilat krijojnë emocion poetik të fortë, bazal dhe ekzistencial. Kjo “shtëpi poetike” e A. Meçajt asnjëherë nuk është bosh, aty do të jenë gjithmonë të pranishëm herë e dashura e herë nëna, herë një mik apo shok, herë vetë ai, i malluar e i lektisur, herë gruaja e dashur e herë “miq-mikesha” të tillë(a) si era, trishtimi, zbrazëtia, vetmia, heshtja, etj, komponente që e bëjnë poezinë e tij aq të ngrohtë, medituese e tërheqëse. Madje kërkimi i ekzistencës si qenie njerëzore tek këto detaje korrelative të shtëpisë të kuptuar jo vetëm si objekt banimi, është kthyer për këtë poet në një obsesion të përhershëm dhe parakusht artistik. A. Meçaj është thellësisht poet i rrafshit intelektual. Në poetikën e tij ndërthuren shenja të kulturës së tij letrare me ato filozofike, të pikturës, të arteve të aplikuara. Figura letrare më e përdoruar e poetit duket se është metafora, një metaforë e plotësuar me detaje e elemente nga fantazia e tij e pasur, nisur gjithmonë nga një pikë reale, e thjeshtë dhe natyrale. Një nga vëllimet më të bukura dhe që është pritur nxehtësisht nga opinioni letrar është pikërisht libri me poezi “Qyteti Fle Në Xhepin Tim” i botuar në Athinë, në vitin 2006. Meritojnë të veçojmë nga ky vëllim poezitë: “ROMANCË”, “FJALËT QË VDESIN NATËN”, “SHTËPIA”, “KU VETE KËSHTU...”, “GJETHE QË SHKRIHET NË GUSHË”, “KUR BIE SHI”, “MUHAMEDIN”, “PLAKUN LODËR”, “PËRGJIMI”, “NINULLA”, “VOGËLUSHI DHE DETI”, “PIKTURË SURREALISTE”, “FRIKA QË TË BËN PËR TË QESHUR”, etj., të cilat spikasin për figuracion origjinal, për thellësinë e ideve e të mesazheve, si dhe për ngarkesën e lartë emocionale që të krijojnë përgjatë procesit të leximit. Poeti Andi Meçaj, me paraqitjen e deritanishme poetike, premton të realizojë në të ardhmen një profil artistik më të zhvilluar e më të plotësuar, në përputhje me mundësitë e mëdha që sugjeron talenti i tij...

Prof. Roland ZisiLetërsi Bashkëkohore Shqipe – Poezia – Tekst UniversitarShtëpia Botuese e Librit Universitar – Tiranë, 2008.Miratuar nga departamenti i gjuhës dhe letërsisë shqipemë datë 30. 05. 2008.

Në dorën e vajzës

që fillon të qeshëSot s’më hahet, nga ballkoni përtejdel ngopja, i kalon të 100 kilet, më përshëndetme një lëkundje dore që i ngjan lavjerësit.Në tavolinë pjatat flenë me ca gërhima që s’durohen,pas pak vjen vetmia me pëllumbat e saj, ma përlan sofrën time besditëse, mërzitem dhe bëj gati aeroplanin lodër,fluturojmë ngadalë çati më çati, ballkon më ballkon,derisa ulemi në dorën e vajzës që fillon të qeshë.

02.2006

Kjo dritë më transformonKjo dritë më transformon ngadalë në një zog fosforeshent, përplas krahët dhe ngre në shpinë kujtimin e gjërave të humbura,që vazhdojnë të luajnë kukafshehtazi, me atë djalin e vogël biond, me pantallonat e shkurtra dhe faqet tërë quka.

Kjo dritë më transformon ngadalënë një tingull ende të panisur, që në udhëtim hap çantën, derdh në të rrugë e rrugica,shtëpi laramane e njerëz të vegjël,zhurma të zbehta, të flakura.

Kjo dritë më transformon ngadalënë një fëmijë transparent, që në ecjen e parë rrëzon botën kokëposhtë dhe atëherë fillojnë të bien, pemët me rrënjët e tyre, macet dhe zogjtë, kafshët e tjera bashkë me pyllin jeshil.

Kjo dritë më transformon ngadalë në një shpirt që qesh e qan dhe kërkon të dalë nga goja ime.Ia ndiej shtrëngimin si një gaforre,atëherë mbyll çdo dritare, çdo portë,shtrihem sërish pranë tejedhe të them “mirëmëngjes”.

04.2006

Drite, mbjellë ne vazo luleshKjo rrugë më gjarpëron përpara këmbëve,konturuar hije trokas në errësirë,hyj në një korridor veshur sy, duar më mbërthejnë, më hapin plagë, ndihem një dhimbje e madhe,mbërdhij, goja përpëlit tinguj të palexueshëm,dëgjoj zëra të afrohen, sjellin dritë mbjellur në vazo lulesh.

05.2006

VallezimiVështroj brenda syve të tu,shoh një anije që zbarkon fëmijë,janë ëngjëj veshur rroba të bardha,janë buzëqeshje të një kohe të largëtdhe ti përqesh hidhërimin e çasteve të tua,vesh një fustan, flokët lidh bishtaleca,shkurton trupin, dhe hidhesh e përdridhesh si atëherënë ditëlindjen e shokut tënd të vogël.Ja, salla kërcen me karriget, shandanët pijnë dritë,mësuesja zhytet brenda vetes,vogëlushet vallëzojnë me kukullat, vogëlushëtbëjnë kollotumba, kurse ne të dy qëndrojmë në mes, të palëvizur.

Poezi që ende s’është

shkruar Zonjusha që ecën bri mejeme bark të fryrëthotë:jam djali i saj.Ombrella e kuqe ku shiu troketështë fusha e orës,arratisur prej shtëpisë së gurtë.Njerëzit veshur kostume dhe buzëqeshjejanë të vdekurit e lagjes sime.Ky barbon që vetminë përkëdhelështë poeziaqë s’e kam shkruarende. 07.2006

Doruntina sjell Konstandinin

në shtëpi...Trokëllijnë dyerve të natës,nëntë male bëhen fusha,nëntë dete hapen dysh,nëntë shtete kalohen vrik.Hani u ndal vrapin,-një kafshatë bukë,- jo, mëma s’pret, -një sy gjumë,- jo, shtëmba me verë kërcet.

Ndriçon rrugën nata,hëna u lan sytë,Nëntë rrepe duken atje tej-mos janë të nëntë vëllezërit e mi?hija veshur zi atje tej,-mos është ime më?oxhak tymshtjellë atje tej,-mos është shtëpia e dashur?

Dori gjunjëzohet, Doruntina zbret,Konstandini zbret, varrezave shkon Doruntinapragut të shtëpisë Kostandinitrokitje,rrasa e varrit hapet,trokitje, britma e mëmës mbyllet.

Poezi nga Andi Meçaj

Page 5: Gazeta Kallarati nr. 67

PËrkujtimoreGazeta KALLARATI faqe 5 Janar – Shkur t 2013

76 vjet më parë, kur sapo i kish mbushur 52 vitet, pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit të flaktë, emblemës së Luftës së Vlorës, Osman Haxhiut. Ai ish lindur në vitin 1885 dhe rridhte nga fisi Qataj i fshatit Krahës të Tepelenës.. Të parët e tij shpërngulen nga vendlindja aty nga fundi i shekullit të 18 dhe vendosen në Kocul të Vlorës. I ati i Osmanit, Haxhi Muhameti, nga fundi i shekullit të 19 përfshihet në Lëvizjen kombëtare për autonominë e Shqipërisë, duke bashkëpunuar aktivisht me shoqëritë mëmëdhetare të Stambollit, Bukureshtit e Sofjes. Në korrik të 1909-s Haxhiu shkon delegat në Kongresin e Dibrës, ndërsa në 28 nëntor 1912 ai, së bashku me Dom Nikollë Kaçorin, bekon flamurin kombëtar, para se të ngrihej nga dora e plakut të bardhë Ismail Qemalit. Ai vdiq më 19 shtator 1916, me brengën e madhe në zemër për fatet e atdheut, ku po luhej drama Ballkano-Evropiane e copëtimit të trojeve shqiptare. Haxhiu la pas 4 vajza dhe djalin e vetëm Osmanin. Osmani mësimet e para i mori në mejtepin e qytetit të Vlorës e më pas vazhdon studimet në shkollën amerikane “Robert Kolezh” të Stambollit, të cilën e përfundon me rezultate të shkëlqyera. Në Stamboll zë miqësi të ngushtë me djemtë e Ismail Qemalit, Et’hem e Qazim Vlora. Pas mbarimit të studimeve emërohet nëpunës në administratën lokale turke në Vlorë. Këtu fillon aktiviteti i tij politiko-patriotik. Ai, së bashku me mjaft intelektualë vlonjate, në tetor 1908 themelojnë Klubin Atdhetar “Labëria”. Po në këtë vit aktivizohet fuqimisht në fushatën elektorale për zgjedhjen e Ismail Qemalit deputet në parlamentin xhonturk, fushatë kjo që përfundon me sukses.

28 nëntor 1912. Kryhet akti sublim i shpalljes së pavarësisë. Haxhi Muhameti bekon flamurin, ndërsa i biri, Osman Haxhiu, në tribunë përkrah plakut të bardhë.

Presioni i Esat pashë Toptanit dhe Fuqive të Mëdha detyrojnë Ismail Qemalin të jepte dorëheqjen. Osman Haxhiu, në takim me Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, deklaron pa iu dridhur qerpiku se “Esat pasha është një mace e zezë në vatanin tonë”.

Pranverë 1914. Hapet sipari i aktit të parë të dramës shqiptare. Ushtria greke pushton Korçën, Përmetin, Tepelenën e Gjirokastrën. Mijëra muhaxhirë të shpërngulur me dhunë. Strehohen në kurorën e ullishtes së Vlorës. Në Vlorë krijohet Komiteti i Shpëtimit Publik. Osman Haxhiu drejton seksionin e grumbullimit të ushqimeve për muhaxhirët (të shpërngulurit) dhe ushtrinë. Pak muaj më vonë krijohet Prefektura e Vlorës me prefekt Osman Haxhiun.

Skenari Evro-Ballkanik vazhdon. Italia zbarkon me forca të shumta në qytetin e Vlorës. Komiteti i Shpëtimit Publik kundërpërgjigjet. Prefekti Osman Haxhiu urdhëron zhvillimin e ceremonisë së ngritjes aë flamurit kombëtar. Shiu me rrebesh nuk i ndaloi banorët e shumtë të mbushnin sheshet dhe rrugët. Nëpër shtëpira e dyqane valëvitej flamuri kuqezi. Publicisti i kohës, Ibrahim Shyti, shkruan në një gazetë të huaj: “Eshtrat e legjendarit Skënderbe dhe të princeshës Donikë u tronditën prej gëzimit”. Qeveria e Romës kundërpërgjigjet. Komandanti i trupave pushtuese shkarkon nga detyra prefektin Osman Haxhiu. Ngjarjet rrokullisen për keq. Konferenca e Paqes në Paris nënshkruan traktatin ogurzi të aneksimit të Vlorës nga qeveria italiane. Populli i Vlorës i përgjigjet këtij traktati me demonstrata të vazhdueshme, të cilat kulmojnë me atë të 28 nëntorit 1919, ku Osman Haxhiu i drejtohet turmës: -Popull martir i Vlorës! Në sytë tuaj shoh pikëllim dhe zjarr të madh. Pikëllim për Vlorën tonë që rënkon nën pushtimin e huaj dhe zjarrin që nuk shuhet për të ringjallur Skënderbeun e Ismail Qemalin e për t’i dalë zot vatanit. Thirrjet dhe brohoritjet pushtojnë tërë qytetin. Kapiteni italian Çampi godit me kondakun e pushkës, me tërë egërsi Osman Haxhiun, ndërsa ai, duke fshirë gjakun që i mbuloi fytyrën, i mbështetur në gjoksin e Jani Mingës, ngre zërin:

-Kapiten! Ka plot djem Vlora që do t’i dalin zot vatanit! Kjo demonstratë e fuqishme ishte prologu i asaj që do të

ndodhte një vit më vonë, prologu i epopesë së lavdishme të Luftës së Vlorës. Jehona e kësaj demonstrate i kaloi kufijtë e Shqipërisë dhe mori përmasa ndërkombëtare. Presidenti amerikan Uillson dërgon në Vlorë këshilltarin e tij Jozef Havrin, i cili në shtëpinë e Osman Haxhiut zhvillon bisedë me krerët e demonstratës. Në emër të demonstruesve Osman Haxhiu i drejtohet përfaqësuesit të Shtëpisë së Bardhë: “Kërkojmë largimin e menjëhershëm të italianëve dhe bashkimin e Vlorës me viset e tjera shqiptare”. Në mbështetje të demonstratës së Vlorës organizohen protesta të fuqishme në gjithë Shqipërinë. Në këto kushte mblidhet Kongresi i Lushnjës. Nga ky kongres lëshohet thirrja: “Besë e përgjithshme për mbrojtjen e trojeve shqiptare”. Në zbatim të kësaj thirrjeje, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” m e r r

vendimin h i s t o r i k “Çështja e Vlorës të zgjidhet vetëm me armë”. Më 29 maj mblidhet në malin e Baçallasë Kuvendi i Përgjithshëm. 200 burra përfaqësues nga pleqësitë e katundeve të Vlorës dëgjojnë të entuziazmuar jehonën e thirrjes së Osman Haxhiut: -Të shpëtojmë vatanin nga pushtuesit që na janë ulur këmbëkryq. Vlora jonë ka kohë që lëngon. Ajo kërkon shpëtim nga bijtë e saj. Është koha për sakrifica sublime deri në flijim. O sot, o kurrë!

Më 3 qershor 1920, kryetari i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, Osman Haxhiu dhe sekretari Halim Xhelo hartojnë ultimatumin drejtuar komandantit të trupave pushtuese, gjeneral Piaçentinit: -Gjeneral, dorëzoni Vlorën. Presim deri nesër 4 qershor, ora 19,oo. Trimi Mehmet Selim Mallkeqi lëshon mbi tavolinë, në zyrën e Piaçentinit ultimatumin. I nervozuar nga ky akt, gjenerali përgjigjet: -U thuaj brigantëve të Vlorës se përgjigjen do t’ua jap me gjëmimin e topave që kanë rrethuar qytetin. Pas skadimit të afatit të ultimatumit, në të gdhirë të 5 qershorit, Osman Haxhiu u drejtohet mijëra luftëtarëve: -Në këtë orë, në këtë minutë, ne vendosëm të bëhemi theror për Vlorën tonë.

OSMAN HAXHIU-EMBLEMË E LUFTËS SË VLORËS

Ismail Qemali, kur të dëgjojë krismat e pushkëve tuaja, atje ku dergjet, në varrin e tij, do të thotë: Hallall e paçi, bijt’ e mi që më mbajtët amanetin”.

Në ndihmë të forcave të Vlorës vijnë vullnetarë nga Fieri, Berati, Korça, Tepelena, Gjirokastra, nga e gjithë Shqipëria. Osman Haxhiu në lëvizjet e tij nëpër fshatra të Lumit të Vlorës për sigurim vullnetarësh, kishte vajtur edhe në Kallarat, ku kishte miq Meçan Selamin, Telo Duron e Shamo Meçen. Në shtëpinë e këtij të fundit ai kishte qëndruar e biseduar me miqtë e tij kallaratas për planet që kish Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare dhe nevojën për vullnetarë. Prandaj në luftën e 20-s edhe Kallarati dërgoi çetën e tij, e cila tregoi trimëri të rrallë në atë luftë kundër pushtuesve italianë.

Luftimet vinë duke u ashpërsuar nga dita në ditë dhe kulmojnë me sulmin frontal të 23 korrikut, kur rrethohet qyteti nga luftëtarët e lirisë. Forcat pushtuese, në panik, kërkojnë bisedime me qeverinë e Tiranës. Më 24 shtator, Komiteti Mbrojtja Kombëtare merr në dorëzim administratën e qytetit. Mijëra qytetarë mbushin Sheshin e Flamurit në një manifestim madhështor. 3 ditë me radhë ky shesh historik do të buçiste nga këngët dhe vallet.

21 prill 1921. Osman Haxhiu i zgjedhur deputet nga bashkëqytetarët e tij, bën betimin në Parlament. Ai

përfaqësoi denjësisht popullin e Vlorës, duke shtruar probleme e ngjallur debate me guxim e pjekuri. Është i njohur diskutimi i tij në Parlament, ku u drejtohet kolegëve të tij me këto fjalë: “Zotërinj të nderuar! Mos harroni se ne nuk jemi deputetë të qeverisë por të popullit që na ka zgjedhur. Ne s’duhet kurrsesi të lejojmë të bëhen zengjinë dhjetëra shpirtra e të varfërohet një popull i tërë”.

Me dështimin e qeverisë së Nolit, Osman Haxhiu, i dëshpëruar tërhiqet nga politika dhe muaj të tërë i kalon në çifligun e tij në fshatin Picar të Vlorës. Fan Noli vjen në Vlorë dhe kërkon takim me të. Osmani i flet hapur ish-kryeministrit për gabimet e rënda të qeverisjes së tij. Noli iu përgjigj: “Ke të drejtë, Osman efendi. Unë desh ta qeverisja Shqipërinë me qeverinë time, por çakejtë tanë dhe ujqërit e huaj nuk më lanë”. Ndërsa Noli fliste, ai i trishtuar kalonte si nëpër film gjithë mundin, përpjekjet, sakrificat

dhe pasurinë që kish vënë në shërbim të atdheut, për ndërtimin e një shteti të fortë që do të begatonte

e qytetëronte Shqipërinë. Lodhjet, mundimet, udhëtimet e shpeshta në

fshatrat e Vlorës, në shi e në borë, streset dhe netët pa gjumë e bënë punën e tyre ndaj shëndëtit të tij. Osmanit iu

shfaqën dhimbje të forta në kraharor. Shtrohet në spitalin e Vjenës. Gruaja dhe djali i madh që e shoqëronin marrin përgjigje tronditëse nga mjekët: -Gjendja e pacientit është mjaft e rënduar. Shpresat për të jetuar më gjatë janë në pikëpyetje-. Buzëmbrëmjen e 12 marsit 1937, në moshën 52-vjeçare, shuhet përfundimisht jeta e tij.

Jani Minga, i pikëlluar për këtë humbje të madhe, do të shprehej me lot në sy duke i puthur ballin: “Na ike o div i Vlorës”. Ndërsa Ali Asllani do t’u drejtohej të pranishmëve me fjalët: “Osman Haxhiu ishte Moisiu i Vlorës, Patriarku i Lirisë”.

Ceremonia mortore mblodhi mijëra vetë nga gjithë Shqipëria. U mbyllën dyqanet e u ulën flamurët në gjysmështizë. Revista “Përpjekja Shqiptare” do të shkruante: “Pas atij të Ismail Qemalit, Vlora s’mban mend një varrim kaq madhështor”.

Osman Haxhiu mbetet një personalitet i lartë, te i cili i vetmi ideal ishte Atdheu dhe për Atdheun ai punoi e luftoi me një fanatizëm fetar. Prandaj, këtij vigani të shqiptarizmit populli i gdhendi vargje monumentale: Lule Osman efendi / Të ishin dy-tre si ti / Do të behej Shqipëri.

Osman Haxhiu ishte dhe mbetet emblema e Luftës së Vlorës, prandaj një bust i tij, i vendosur në një nga lulishtet qëndrore të qytetit, do ta nderonte atë dhe Vlorën, për të cilën ai bëri aq shumë.

Gafur SHAMETI

Page 6: Gazeta Kallarati nr. 67

Gazeta KALLARATI faqe 6 Janar – Shkur t 2013 Të ndryshme

Çdo njeri në jetë ka data të shënuara, që kanë të bëjnë me diçka që lidhet me veten e tij, por

edhe të familjes. Dikush kujton ditën e parë të shkollës, ditën e diplomimit, ditën e parë të punës, ditën e martesës. Por e veçanta e të gjitha datave për këdo është datëlindja, e cila mbetet e veçantë dhe që kujtohet nga çdo njeri pavarësisht nga mosha. Ajo festohet e kujtohet në forma të ndryshme. Festohet në familje, festohet në shoqëri, festohet me kolegët e punës, festohet mes miqsh e shokësh. Pavarësisht formës së festimit ajo mbetët në kujtesën e çdo njeriu si diçka e shenjtë.

I tillë ishte edhe festimi para disa ditëve i 70 vjetorit të lindjes së njërit prej kallaratasve me banim në Tiranë, i Prof. dr. Rami Memushaj. Një jetë e tërë, edukator i brezit të ri, duke nisur nga Gjormi, Bolena, Vajza, Vranishti, Llakatundi të rrethit të Vlorës, e duke vazhduar për shumë vite, që nga 1974 e në vijim pedagog i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranës. Breza të tërë nxënësish dhe studentësh anembanë vendit, që kanë njohur koontributin e Ramiut në arsimimin dhe formimin profesional dhe intelektual të tyre. Një personalitet i shquar i fushës së gjuhësisë, por kohët e fundit edhe në atë të historisë, sidomos për krahinën e Labërisë, me aktivitet të jashtëzakonshëm pedagogjik dhe shkencor e, pjesëmarrës kontibues në sa e sa konferenca shkencore e aktivitete të tjera brenda e jashtë vendit. Midis aktiviteteve dhe kontributit të tij shkencor do të veçonim edhe atë për vendlindjen, Kallaratin, krahinën e Kurvelesshit dhe të mbarë Labërisë, për të cilën Shoqata K/A “Labëria” i ka dhenë edhe titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”.

Profesor Ramiu, përveçse një personalitet i shquar i shkencës, e në mënyrë të vecantë i gjuhësisë, është edhe një bashkëshort dhe prind shembullor, ku në suksesin e tij, meritë të veçantë ka Adriana, bashkëshortja e tij, e cila falë edhe profesionit të saj si mësuese, ka qenë gjithëmonë dhe vazhdon të mbetet, jo vetëm mbështetësia kryesore për ta lehtësuar atë nga detyrimet familjare, por ka luajtur rolin edhe të redaktores apo të kritikës në krijimtarinë e tij.

Më 28 shkurt 2013 Ramiu mbushi 70 vjeç. Në këtë datë të shënuar të jetës së tij, u ndodhëm në familjen e tij, së bashku me Idajet Tocaj, Birçe Ribaj, Bajram Karabollaj e bashkëshorten e tij Lizën, për t’i uruar Ramiut në emër të Shoqatës “Kallarati” 70-vjetorin e lindjes, ku me të vërëtetë themi se përjetuam

emocione të veçanta, emocione, të cilat i përjetoi edhe vetë Ramiu.

Një pritje modeste familjare, një pritje tepër e ngrohtë e miqësore. Sipas traditës shqiptare, patjetër edhe kallaratase, një gotë raki, dikush verë apo birrë, secili në mënyrën e tij përcillnim urimin e përbashkët për sebepçiun, Ramiun: “U befsh 100 vjeç”, por edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes, Adrianën bashkëshorten dhe tre djemtë.

E veçanta e kësaj vizite do të ishte çasti i dhënies Ramiut të një dhurate simbolike në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kallarati”, një pikturë me punim druri, mjaft e bukur: “Pamje nga qendra e qytetit të Vlorës e viteve 1939”, e shoqëruar me një kartolinë urimi nga zoti Kastriot Karabolli, kryetar i Shoqatws K/A “Kallarati” pak a shumë me këtë përmbajtje:

“I nderuar Prof. Dr. Rami Memushaj!

Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, duke vlerësuar kontributin Tuaj të paçmuar ndër vite për evidentimin dhe propagandimin e vlerave më të mira atdhetare dhe kulturore të vendlindjes, Kallaratit e më gjerë, gjen rastin që në këtë 70 vjetor të lindjes, t’ju uroj jetë të gjatë e të lumtur familjarisht”.

Nëse Ramiu, nga vetë profesioni i tij si pedagog, është gjendur me qindra e mijëra herë para auditorëve të universiteteve, në konferenca shkencore brenda e jashtë vendit, para kamerave e mikrofonave të mediave, kësaj radhe ka emocione të veçanta, të cilat edhe pse mundohet t’i fsheh e ka të pamundur. Emocione nga dhënia e dhuratës, të cilën e vlerëson shumë, jo vetëm se ajo i vjen në emër të shoqatës, por edhe pse është një punim mjaft i bukur, e mbi të gjitha është qyteti i tij i dashur, Vlora. Por emocione ndjen

edhe nga kartolina e urimit, nga fjalët që thuhen në adresë të tij, të cilat i vlerëson aq shumë. Emocione ndjen edhe bashkëshortja e tij, Adriana, e cila vlerësimin e shoqatës për Ramiun, e quan vlerësim edhe për familjen në tërësi.

Por çfarë thotë vetë Ramiu? ”E ndjej veten mjaft të vlerësuar. Më kini sjellë me të vërëtetë emocione, që rrallë njeriu i përjeton. Edhe nëse vetë njeriu për një moment i harron përvjetorët e lindjes, nuk harrojnë shokët, miqtë, bashkfshatarët, Shoqata “Kallarati”, pasi koha moderne e diçitalizimit e ofron edhe këtë mundësi. Me të

vërëtetë unë sot mbush 70 vjet - u shpreh më tej Ramiu, por kjo ceremoni më bën të ndjehem edhe më i ri, më bën që të mos rresht së kontribuari për vendlindjen time, Kallaratin, me të cilin ndaj kujtimet më të mira e të paharrueshme të fëminisë, por edhe për Vlorën, qytetin ku unë u rrita dhe kreva një pjesë të mirë të arsimimit tim, krahinën e Kurveleshit, tërë Labërinë e më gjerë”.

Duke vijuar së qëndruari në këtë ceremoni, zilet e shumta nëpërmjert celularit, por edhe telefonit fiks, bëjnë që Ramiu shpesh të ndërpresë bisedën me ne, të cilën e vazhdon Adriana dhe t’u përgjigjet atyre me respekt e mirënjohje. Telefonata të shumta i vijnë nga të afërm, miq, shokë, kolegë e bashkëfshatarë të tij. E urojnë atë, kryeredaktori i gazetës “Kallarati”, zoti Seit Jonuzaj, kryetari i Shoqatës “Kallarati”, Kastriot Karabolli, motra e tij nga Vlora, Sulltana Gjonbrataj, Balil Xhaferaj nga Tirana e plot të tjerë. Urimi i të gjithëve është: “Gëzuar ditëlindjen! U bëfsh 100 vjec! Shëndet e lumturi në familje! Suksese të mëtejshme në jetën akademike e krijuese në të mirën e Shqipërisë!

E ndërsa minutat dhe orët e kësaj vizite familjare kalojnë si pa u ndier, bisedat, kujtimet e Idajetit, Birçes, Bajramit me Ramiun për vendlindjen Kallaratin dhe njerëzit e tij nuk kanë të sosur, aq sa në këto çaste na duket se ndodhemi në Kallarat dhe jo në Tiranë.

Largohemi nga familja e Ramiut, duke menduar se në emër të kallaratasve i përcollëm atij urimin më të mirë në këtë 70 vjetor të lindjes dhe morëm nga ai dhe familja e tij falënderimin dhe vlerësimin më të sinqertë për të gjithë kallaratasit kudo që ndodhen.

Besnik Gjonbrataj

Urim i veçantë për Rami Memushaj në 70 vjetorin e lindjes

Page 7: Gazeta Kallarati nr. 67

LetrareGazeta KALLARATI faqe 7 Janar – Shkur t 2013

ENCIKLOPEDI

Fjalë të urta

Kur do të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. (Jug)

Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. (Skrapar)

Njeriut, po i plasi delli i ballit një herë, nuk lë gjë pa bërë. (Jug)

Njeriun më shumë e mban turpi, se frika. (Myzeqe)

Ishte shkurt. Ai vinte për gjatë rrugës së Pogonit, e cila gjarpëronte nëpër gryka, kodra e male. Një çantë meshini i rëndonte në sup. Të tjera “trastëza” kishte në gji e në xhepat e gunës së gjatë, të leshtë.

U fut në grykën e fshatit Selckë. Nuk mund të ecte më. Një kollë e rëndë, e ngjirur i mbërtheu kraharorin dhe po i gërricte grykën. Pa një shpellë anës rrugës dhe u fut atje. Ra në një gjendje kome. Dhimbjet e të ftohtit i kishin mpirë trupin, Nuk dihet sa orë ndenji ashtu, kur u përmend nga një lëkundje e supit prej dy çobanëve. Sa i kishin folur? Me zor kapte tingujt.

- Nuk lëviz dot,- mezi shqiptoi.Çobanët e lanë një copë herë ashtu, Dëgjonin

dihatjen e zërit, lëngatën. Hapën çantën. “Lulet e Verës”- lexoi njëri që i njihte shkronjat.

Mbylle,-i tha tjetri. Në një cep të çantës ish mbështjellë pak bukë gruri. Tharë e pangrënë disa ditë. Edhe ca qepë e djathë.

- Nga të jetë?“Ngreu! – i thirrën me zë më të fortë, por me

kujdes. E ngritën sheshazi. Atij i vagulloheshin sytë. Njëri e hodhi në krah. U nisën drejt fshatit duke u ndërruar. Pas çobanëve vinte vargu i gjatë i dhive, të cilat herë-herë ndalonin e shikonin... Dëgjoheshin rënkimet e të sëmurit dhe zhuritja e këmbëve mbi ndonjë pllangë bore që s’kish shkrirë ende.

Kishte rënë nata, megjithatë shumëkush i pa me habi.

- Ç’ka? ...- Është i panjohur. Sëmurë. E gjetëm rrugës.E shpunë në shtëpinë e njërit prej çobanëve. I

madhuan zjarrin, pranë oxhakut. Njerëz i rrinin përreth. I bënë çaj me limon, e fërkuan. Plasi në djersë. E përsëri ajo dihatja e rëndë.

Vonë u përmend. Por zbehtë. Hëngri pak. Buzëqeshi dhe i falënderoi.

- Jam Miftar Aliu nga Kallarati i Kurveleshit të

Poshtëm. Kam takuar Naum Veqilharxhin e patriotë të rjerë... Ata qajnë për ne. Ja dhe vivllat, - dhe ktheu sytë e lodhur nga trasta. Nxorri disa e i lexoi. Edhe disa të tjera nga xhepat, gjiri... Disa të vogla, disa të mëdha...

I morën e i panë, “Abetar”,“Lulet e Verës”,“Shqipëria ç’ka qenë e çdo të bëhet”,“Qerbelaja”,“Historia e Skënderbeut” ... Drita e librave ua ngrohu fytyrat të pranishmëve më shumë se ajo e zjarrit...

- Mbyllini- u tha,- se ua jap më vonë. Jam hoxhë, por bëj këtë punë... Se kështu e bëj më lehtë. Jam lodhur shumë gjatë rrugës. Kam fjetur edhe jashtë ,

ENCIKlOPEDIÇ’kuptim ka fjala HOLOKAUST

Që nga mesi i shekullit të 20 fjala Holokaust (ose Olokaust) përdoret për të emërtuar gjenocidin e Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj ndaj hebrenjve (çifutëve) të Evropës. Vetë hebrejtë përdorin termin Shoah që në gjuhen hebraike do të thotë katastrofë ose shkatërrim. Holokaust përbëhet nga fjalët e greqishtes së vjetër Olos (e tëra, e gjitha) dhe kaio (qeo) që do të thotë djeg. Gjatë holokaustit Gjermania naziste zhduku dy të tretat e hebrenjve të Evropës, gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në histori një gjëmë e tillë.

Një këngë në borë-Skicë letrare për mëmëdhetarin Miftar Ali Kallaratin- martir i librit shqip-

natën...Shpesh i dëgjoheshin dihatjet... Të shtëpisë nuk

i flisnin shumë.. Të nesërmen aty erdhën prifti dhe kryeplaku i fshatit. E përshëndetën, e ngjatjetuan me dashamirësi. Por Miftari nuk u fliste dot. Mezi rrotullonte sytë e ëmbël e të zbehtë. E kishte marrë paq. Ato ditë sa jetoi aty, pothuajse gjithë fshati i erdhi për vizitë. E me ndihma të çfarëdollojshme. Por hoxha bëhej më keq. E preu edhe atë pak ushqim që hante. Dikur kollitja i shkaktoi gjak. Mezi kishte mundur t’u thoshte disa gjëra për patriotët e Stambollit. Vuajtjet e tyre, dertet. “Punojnë në gojën e ujkut ata”, -u tha selckiotëve.

- Këto libra i keni nga miku im e juaji, Naum Veqilharxhi, - tha pak çaste para agonisë. I mbani, po mos i humbisni, ua jipni djeme e vajzave. Kanë dritë perëndie. Ca të tjera i shpini në Kallarat, te familja... Amanet. (Dhe selckiotët ia plotësuan amanetin. Që ato ditë nisën një djalosh të ri në Kallarat, afër Vlorës).

U mblodh gjithë fshati në përcjelljen e tij. E varrosën në kodrën më të lartë, afër kishës. Edhe sot atje quhet “Varri i Hoxhës”. Dhe qëndron atje si karakoll i bardhë i shqipes. Prifti e meshoi dhe e bekoi hoxhën. Dhe fshati i puthi ballin. Gratë e qanë me ligje. Një këngë lindi që atë ditë bore në Selckë:

Patriotët venë e vinë / Plot me libra mbushur gjinë. / Ç’thonë për Miftar Alinë? / Dyzet ditë që

nga Stambolli / Udha mbarësi s’i solli. / La pas sarajet e Ngjolit*) / Hyri fshatrave të Pogonit. /

E shpunë në fshat të thellë, / Nga katër male mbështjellë. / Kur vdiq hoxha e dha xhanë, / Tre

kambana për të ranë, / Bënë nder si për babanë, / Bënë ismet si për vëllanë. / Kur i hapën

xhamadanë, / Gjetën vivlat**) shqipe radhë.*) Këneta**) Librat.

Nga Idajet jahaj

KëSHIlla SHëNDEtëSOrE

Kosi kundër erës së keqe të gojësHulumtimet kanë treguar që bakteriet që gjenden

te kosi pa sheqer mund të ulin nivelin e baktereve të këqija që shkaktojnë erën e keqe të gojës. Frymëmarrja do të jetë e freskët nëse pihet çdo ditë një gotë kos.

Sheqeri kundër lemzës Lemza është e mërzitshme dhe e lodhshme, por

mund të ndalet duke gëlltitur një lugë të mbushur me sheqer. Pas një minute lemza pushon.

Lëngu i portokallit kundër gurëve në veshkaNjë gotë lëng portokalli në ditë mban mjekun larg,

të paktën kur bëhet fjalë për gurët në veshka. Efekti dobiprurës i portokallit, duket më i mirë se i limonadës për shkak të niveleve të larta të nitratit të potasit, substancë që pengon formimin e gurëve të rinj.. Ky është përfundimin i një studimi të një grupi studiuesish të Universitetit amerikan “Southëestern Medical Center”.

Page 8: Gazeta Kallarati nr. 67

e nisi luftën nga çeta territoriale e fshatit e deri në Brigadën e 14 partizane. Në luftën kundër nazistëve gjermanë për çlirimin e Sarandës u plagos rëndë saqë mbeti invalid. Pas çlirimit shërbeu si kuadër ushtarak dhe vite më vonë punoi në

ndërmarrje shtetërore. U përcoll me nderimet e rastit nga familjarët, bashkëfshatarë, miq e shokë. La pas bashkëshorten, Sult, fëmijët dhe emrin e mirë.

Kryesia e Shoqatës K/A Kallarati dhe Redaksia e gazetës u shprehin familjeve ngushëllime të thella për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.

Në Vlorë më 30 janar 2013, u nda nga jeta dhe familja Fatmir Nuri Hysaj. Kish lindur më 1965 në Shkodër, ku ndodhej me punë familja e tij. Në kërkim të një jete më të mirë, Fatmiri emigroi në Gjermani, nga ku u kthye me një sëmundje, që u bë shkak i vdekjes tragjike të parakohshme. U përcoll

me nderimet e rastit nga familjarët, miq, shokë e bashkëfshatarë. La në pikëllim të thellë prindërit dhe familjarët e tij.

Më 5 mars 2013, në Vlorë u nda nga jeta dhe fëmilja veterani e invalidi i Luftës Nacionalçlirimtare, Tahir Xhevit Gjonbrataj. I ndjeri kish lindur më1920 në familjen e varfër atdhetare Gjonbrataj të Kallaratit. Mori pjesë në LANÇ familjarisht. Tahiri

Të ndryshmeGazeta KALLARATI faqe 8 Janar – Shkur t 2013

KujtESëI kujtojmë bashkëfshatarët tanë

kudo që janë dhe lexuesit e gazetës sonë se, me nisjen e vitit të ri 2013, duhet derdhur lekët e kuotës vjetore

të anëtarësisë së Shoqatës K/A “Kallarati” dhe të pajtimit të gazetës . Sipas vendimit të mbledhjes së fundit

të përgjithshme të Shoqatës, kuota është 1000 lekë të reja. Kjo shumë ka brenda edhe pajtimin vjetor të gazetës.

Për pensionistët pa ndonjë aktivitet fitimprurës ekonomiko-tregtar, kjo

shumë është 500 lekë të reja (për kuotë e gazetë).

Jeni të lutur të na mirëkuptoni e të respektoni këtë kërkesë, pa të cilën

nuk mund të funksionojë shoqata dhe nuk mund të dalë gazeta.

Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e

gazetës

Kohët e fundit në Durrës u nda nga jeta dhe fëmijët, në moshën 74 vjeçare, Drita Rauf Qejvanaj. E ndjera kish lindur në Gjirokastër në familjen e varfër Kaçaj. Ajo ishte martuar me Selam Qejvanajn, me të cilin lindën e rritën djemtë Kujtim, Mondi e Ilir dhe vajzën Xhixho (Noshe). U varros me nderimet e rastit, duke lënë pas fëmijët dhe emrin e paharruar të saj.

Më 8 janar 2013, në Kallarat u nda nga jeta dhe familja Ymer Barjam Sinovarfaj. I ndjeri kish lindur në familjen Sinovarfaj të Kallaratit në vitin 1926. U përcoll për në banesën e fundit me nderimet e rastit nga familjarët, shoqëria dhe bashkëfshatarët.

NEKROLOGJI

e degët e saj deri në këtë kohë, mbi arritjet dhe vështirësitë në funksionimin e shoqatës. Në raport theksohej se megjithëse me vështirësi financiare, me përvojë të paktë dhe kohë krahasimisht të shkurtër, Shoqata ka ecur mirë, është punuar me përkushtim për përmbushjen e detyrave të parashikuara në statutin dhe programin e saj. Në kuvend u trajtuan edhe probleme të tjera , duke përfshirë dhe dy kumtesa kushtuar dy figurave të shquara atdhetare të fshatit: Meçan Selamit e Telo Duros. Pas diskutimeve u zgjodh kryesia e Shoqatës me 27 anëtarë, nga 21 që kishte fillimisht, plus edhe kryetarët e degëve. Kryetar, sekretar dhe nënkryetarë u rizgjodhën ata që qenë zgjedhur në kryesinë e përkohshme. Edhe Redaksia e gazetës u shtua deri në 9 vetë.

Dhe kështu Shoqata K/A “Kallarati” vazhdoi rrugën e saj, duke ecur drejt përmirësimit të punës. Ajo, hap pas hapi u konsolidua plotësisht, duke realizuar një varg veprimtarish të rëndësishme në zbatim të programit të saj. Si veprimtari më të spikatura do të shënonim ato kushtuar përvjetorëve jubilarë të rënies së Heroit të Popullit Mumin Selami, Takimet e Brezave, sjellja në vendlindje e eshtrave të Miftar Aliut e të tjera. Me punët që ka realizuar shoqata gjatë këtij 10-vjeçari të jetës së saj, e ka justifikuar plotësisht ekzistencën e saj. Nuk mund të lëmë pa shënuar se një meritë të veçantë për konsolidimin e shoqatës dhe vënien e saj në rrugë të mbarë ka kryetari i parë, z. Gafur Shameti dhe në vazhdim, për mbarëvajtjen e saj, meritë ka kryetari i tanishëm, Kastriot Karabolli, pa mohuar aspak rolin e drejtuesve dhe anëtarëve të tjerë të krysisë qendrore dhe të degëve të shoqatës.

Edhe gazeta, si pjellë e Shoqatës, u bë një tribunë e hapur për të gjithë kallaratasit pa dallim. Në faqet e saj janë shpalosur gjatë këtyre 10 vjetëve ngjarjet historike, vlerat atdhetare, ekonomike, kulturore e arsimore etj. të fshatit. Në këtë gazetë secili ka gjetur vetveten, të afërmit apo fisin dhe fshatin e tij.

Ata që u morën që nga fillimi me bërjen e gazetës nuk ishin profesionistë të fushës së gazetarisë, por njerëz të përkushtuar për ta bërë atë punë me seriozitetin e duhur. Prandaj, është e kuptueshme që nuk mund të pretendohej qysh në hapat e para për cilësi të lartë të gazetës, sepse nuk është as e lehtë të bësh gazetë. Cilësia e përmbajtjes dhe e paraqitjes së gazetës do të vinin shkallë-shkallë me fitim përvoje dhe më ardhje shkrimesh cilësore. Kështu që sot kemi një gazetë më të mirë saqë mund të themi me plot gojën se ajo, jo vetëm nuk qëndron më poshtë se shumë gazeta shoqatash simotra, por është dhe më lart se disa prej tyre. Këtë na e thonë edhe vetë disa përfaqësues shoqatash të tjera që e lexojnë gazetën tonë. Megjithatë, e mira nuk ka fund.

Duhet shënuar se pa fonde financiare shoqata i ka duart të lidhura. Ajo nuk mund të hedhë asnjë hap dhe as gazeta nuk mund të dalë. Siç e kemi vënë në dukje edhe herë tjetër, kuotën e anëtarësisë, jo të gjithë e paguajnë, sidomos disa nga kallaratasit me banim nëpër qytete apo qendra të tjera banimi. Po kështu edhe gazetën jo të gjithë e blejnë, që të mund të mbuloheshin shpenzimet e botimit. Kjo flet për një ndërgjegjësim e kuptim të pamjaftueshëm, se pa mjete financiare shoqata është e dështuar. Por tregon edhe mospërfillje apo indiferentizëm ndaj fshatit dhe bashkësisë kallaratas. Me aq para sa mblidhen, nuk përballohen shpenzimet e nevojshme. Por këto janë përballuar me dhurime e sponsorizime të shumë kallaratasve fisnikë, që nuk janë kursyer të kontribuojnë, sa herë që Shoqata ka pasur nevojë gjatë këtij 10-vjeçari. Këta, me shumën e përgjithshme që kanë dhënë, janë:

1. Selman Memushaj me 140000 lekë të reja(lr);2. Aranit Rjepaj me mbi 82500 lr;3. Besnik Mataj me 80000 lr;4. Kastriot Karabolli me mbi 70000 lr;5.Ylli Shakaj me 70000 lr;6. Idajet Toçaj me 42000 lr;7.Altisfer Golloshaj me 25000 lr;8. Shkëlqim Laçaj me 10000 lr dhe 400 euro ( eurot për

hapjen dhe mirëmbajtjen e faqes së Internetit);9. Mitat Jonuzaj me rreth 14000 lr;10. Të mërguarit në Greqi me 13500 lr;11. Nako Jovanaj me mbi 11000 lr;12. Lavdosh Jonuzaj me 150 euro;13. Yzeir Ribaj, Zani Strataj, Shyqo Laçaj, Vasil

Xhaferaj, Arti Begaj, Mirjam Ribaj e Shkëlqim Strataj me nga 100 euro secili;

14. Xhevdet Demiraj, Bako Memushaj, Shyqo Ribaj, Azem Xhaferaj, Përparim Begaj, Hiko Rjepaj, Vladimir Ribaj, Tani Memushaj, Haki Hysaj e Mihal Goxhaj me nga 50 euro secili;

15. Skerdilajd Jonuzaj me 20 euro;16. Qazim Mataj me 20000 lr;17. Agim e Dilaver Mataj me 10000 lr.18. Musa Jonuzaj me 6500 lr;19. Tahir Gjonbrataj, Kujtim Strataj, Luto Demiraj,

Kalo Memushaj dhe Armeza Gjonbrataj me nga 5000 lr se cili;

20. Enver Golloshaj me 4000 lr;21. Brahim Strataj me 3000 lr;22. Rami Memushaj, Andon Laçaj e Razip Golloshaj

me nga 2000 lr secili; 23. Nasip Jonuzaj me 1500 lr;24. Selam Qejvanaj, Namik Abazaj, Xhemal Strataj e

10 vjet Shoqatë e gazetë “Kallarati”Vijon nga faqja 1

Xhelo Dautaj me nga 1000 lr secili. Po nuk mund të lëmë pa shënuar dhe tërbaçiotët Dritan

Çelaj me 100000 lr dhe Laze Çelaj me 55000 lr sponsorizim për bustin e Mumin Selamit që u vendos në Kallarat.

Të gjithë këta meritojnë mirënjohje të thellë që, sipas mundësive financiare, kanë ndihmuar bujarisht shoqatën e gazetën e saj për përballimin e shpenzimeve. Një gjest i tillë është i mirëpritur nga Shoqata edhe për veprimtaritë në vazhdim.

Mirënjohje meritojnë edhe të gjithë ata që bashkëpunojnë për gazetën me shkrimet e tyre, pa të cilat nuk mund të bëhet gazetë.

Shoqatës e gazetës në këtë 10-vjetor i urojmë jetë të gjatë e suksese në punën e tyre fisnike për ndimesën që japin për fshatin, për mbajtjen gjallë të dashurisë ndaj tij dhe evidentimin e vlerave atdhetare e kulturore.

Seit JONUZAJ