8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Vi i 9-të i bomit, nr. 64 Korrik-Gusht 2012, Çmimi 30 L www.kallara.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj SHËNIM Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit 100 VJET SHTET SHQIPTAR Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Në brendësi faqe 2 Letër përkujtimore Nga Marsela Ribaj faqe 3 Intervistë me pensionistin Adem Mataj faqe 4 Faqe letrare Poezi të mbledhura nga H. Meçaj faqe 5 Zëra të rinj Troi poemtha nga Asia Kallushi faqe 6 Mirënjohje njerëzve të mirë të Kallaratit faqe 7 KURIOZITETE (të ndryshme) faqe 8 Patronimia e Himarës (vazhdim) Nga Rami Memushaj P amja që të afron sot “Fshati i Djegur” më shtyu që të shkruaj rreth asaj ngjarjeje që la gjurmë në historinë e Kallaratit. La gjurmë sepse u krijua një toponim i ri nga një ngjarje me motive patriotike, atdhedashëse. La gjurmë sepse mund të jetë nga të paktët objekte shekullore në Shqipëri që edhe sot ruhen si dëshmi të oreksit shovinist antishqiptar të fqinjit jugor grek. Koha ka bërë të vetën për 98 vjet, gurët kanë lëvizur, muret kanë zënë myshk, por trojet shtëpi, xhamia, Harca e fshatit, Shala e Çipit, Qafa e Pirrës e Gjothanasi janë aty si dëshmitarë të pavdekshëm, për të na treguar historinë e asaj qëndrese në vapën përvëluese të korrikut e në zjarrin e madh të fillimit të Luftës se Parë Botrore. Sot, kur mbushen 98 vjet nga 14 Korriku i vitit 1914 dhe Shqipëria po përgatitet të kremtojë 100 Vjetorin e Pavarësisë, ngjarje të tilla si lufta e kallaratasve kundër andartëve grekë duhet të na ngjallin refleksione. Historia bëhet, por shkruhet për t’u mësuar. Kallaratasit gjithmonë kanë shkuar pas rrjedhës patriotike. Gjithmonë në ngjarje të mëdha gjen burra kallaratas që e “shënuan” emrin e fshatit të tyre në librin e nderit. …Kallarat 100 shtëpi Në mes të kazasë rroftë… Pjesëmarrje në kryengritjet e vitit 1847, në lëvizjen patriotike të Rilindjes Shqiptare, në ngjarjet e parapavarësisë, në pjesëmarrjen në Kuvendin e Vlorës, në Luftën e 1920 e më vonë tregojnë se kallaratasit ishin atdhedashës e me gjakun e tyre mbrojtën trojet e vatanet, pjesë të atdheut. …Atdheu fillon tek vetja… Shpallja e Pavarësise ne 28 Nëntor 1912 ishte ngjarje kulmore që gëzoi zemrat e shqipëtarëve në të githa trojet. Dëshmitarë të haresë së madhe që zotëroi Vlorën ato ditë u bënë edhe kallaratasit Meçan Selami, Lame Petani, Hodo Kalemi dhe Telha (Telo) Zhibaj, të cilët morën pjesë në mitingun e shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit. Krijimi i Qeverisë së Vlorës ngjalli shpresat se “Shqipëria do të bëhej…”, por synimet shoviniste të 100 VJETORI I PAVARESISE Refleksione Nje fshat i vogel ne brinje… fqinjëve, të mbështetur edhe nga një pjesë e Fuqive të Mëdha të kohës, bënë që …Shqipëria u bë, por u bë e vogël, e gjymtuar, duke shkëputur nga trupi i saj gjysmën e territoreve dhe popullësisë. Megjithëse Kosova, Ulqini, Plava e Gucia, Tetova e Struga, Kumanova e Dibra, Paramithia e Filati, Preveza e Margëlliçi mbetën jashtë Shqipërisë, oreksi i Serbeve, Malazezëve e Grekëve nuk u kënaq. Rënia e Perandorisë Otomane u dha shkas fqinjëve, që me luftërat ballkanike dhe marrëveshjet midis tyre, ta sakatonin më tej Shqipërinë… një shtet midis Matit e Vjosës… kjo duhet të ishte Shqipëria. … “Shqipëria fillon përtej maleve veriore të Epirit dhe kufiri veri-perëndimor i Greqisë duhet të jetë lumi i Vjosës…” ky ishte plani grek. Nga Karaburuni në Qafën e Llogarasë, ne Qafën e Gurrës, ne Kallarat, Bolenë, Tepelenë, Këlcyrë e Korçë kjo ishte vija që linte brenda Vorioepirit e Greqisë edhe Kallaratin. Lufta e 1914-s në Kallarat nuk u shkaktua…

Gazeta Kallarati, Shtator 2012

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta Kallarati, Shtator 2012

Citation preview

Page 1: Gazeta Kallarati, Shtator 2012

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 9-të i botimit, nr. 64 Korrik-Gusht 2012, Çmimi 30 L

www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

SHËNIMJo çdo shkrim është detyrimisht i

botueshëmPër çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por

autori i shkrimit

100 VJET SHTET SHQIPTAR Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

Në brendësifaqe 2Letër përkujtimore

Nga Marsela Ribaj

faqe 3Intervistë me pensionistin Adem Mataj

faqe 4Faqe letrare

Poezi të mbledhura nga H. Meçaj

faqe 5Zëra të rinjTroi poemtha nga Asia Kallushi

faqe 6Mirënjohje njerëzve të mirë të Kallaratit

faqe 7KURIOZITETE (të ndryshme)

faqe 8Patronimia e Himarës (vazhdim)Nga Rami Memushaj

Pamja që të afron sot “Fshati i Djegur” më shtyu që të shkruaj rreth asaj

ngjarjeje që la gjurmë në historinë e Kallaratit. La gjurmë sepse u krijua një toponim i ri nga një ngjarje me motive patriotike, atdhedashëse. La gjurmë sepse mund të jetë nga të paktët objekte shekullore në Shqipëri që edhe sot ruhen si dëshmi të oreksit shovinist antishqiptar të fqinjit jugor grek.

Koha ka bërë të vetën për 98 vjet, gurët kanë lëvizur, muret kanë zënë myshk, por trojet shtëpi, xhamia, Harca e fshatit, Shala e Çipit, Qafa e Pirrës e Gjothanasi janë aty si dëshmitarë të pavdekshëm, për të na treguar historinë e asaj qëndrese në vapën përvëluese të korrikut e në zjarrin e madh të fillimit të Luftës se Parë Botrore.

Sot, kur mbushen 98 vjet nga 14 Korriku i vitit 1914 dhe Shqipëria po përgatitet të kremtojë 100 Vjetorin e Pavarësisë, ngjarje të tilla si lufta e kallaratasve kundër andartëve grekë duhet të na ngjallin refleksione.

Historia bëhet, por shkruhet për t’u mësuar.

Kallaratasit gjithmonë kanë shkuar pas rrjedhës patriotike. Gjithmonë në ngjarje të mëdha gjen burra kallaratas që e “shënuan” emrin e fshatit të tyre në librin e nderit.

…Kallarat 100 shtëpi Në mes të kazasë rroftë…

Pjesëmarrje në kryengritjet e vitit 1847, në lëvizjen patriotike të Rilindjes Shqiptare, në ngjarjet e parapavarësisë, në pjesëmarrjen në Kuvendin e Vlorës, në Luftën e 1920 e më vonë tregojnë se kallaratasit ishin atdhedashës e me gjakun e tyre mbrojtën trojet e vatanet, pjesë të atdheut.

…Atdheu fillon tek vetja…

Shpallja e Pavarësise ne 28 Nëntor 1912 ishte ngjarje kulmore që gëzoi zemrat e shqipëtarëve në të githa trojet. Dëshmitarë të haresë së madhe që zotëroi Vlorën ato ditë u bënë edhe kallaratasit Meçan Selami, Lame Petani, Hodo Kalemi dhe Telha (Telo) Zhibaj, të cilët morën pjesë në mitingun e shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit.

Krijimi i Qeverisë së Vlorës ngjalli shpresat se “Shqipëria do të bëhej…”, por synimet shoviniste të

100 VJETORI I PAVARESISERefleksione

Nje fshat i vogel ne brinje…

fqinjëve, të mbështetur edhe nga një pjesë e Fuqive të Mëdha të kohës, bënë që …Shqipëria u bë, por u bë e vogël, e gjymtuar, duke shkëputur nga trupi i saj gjysmën e territoreve dhe popullësisë.

Megjithëse Kosova, Ulqini, Plava e Gucia, Tetova e Struga, Kumanova e Dibra, Paramithia e Filati, Preveza e Margëlliçi mbetën jashtë Shqipërisë, oreksi i Serbeve, Malazezëve e Grekëve nuk u kënaq.

Rënia e Perandorisë Otomane u dha shkas fqinjëve, që me luftërat ballkanike dhe marrëveshjet midis tyre, ta sakatonin më tej Shqipërinë… një shtet midis Matit e Vjosës… kjo duhet të ishte Shqipëria.

… “Shqipëria fillon përtej maleve veriore të Epirit dhe kufiri veri-perëndimor i Greqisë duhet të jetë lumi i Vjosës…” ky ishte plani grek. Nga Karaburuni në Qafën e Llogarasë, ne Qafën e Gurrës, ne Kallarat, Bolenë, Tepelenë, Këlcyrë e Korçë kjo ishte vija që linte brenda Vorioepirit e Greqisë edhe Kallaratin.

Lufta e 1914-s në Kallarat nuk u shkaktua…

Page 2: Gazeta Kallarati, Shtator 2012

Gazeta KALLARATI faqe 2 KoRRIK – GUSHT 2012 Përkujtimore

Redaksia: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Petrit Qejvanaj; Çize Xhaferi; Lefter Hysi; Rami Memushi; Besnik

Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: [email protected]

Vijon nga faqja 1

ngaqë ca djem vranë një pararojë greke…Lufta e kallaratasve, ashtu si e tërë kurveleshasve, ishte luftë për mbrojtjen e atdheut nga aneksimi grek, ishte pjesë e asaj levizjeje të madhe kombëtare që nisi me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila duhet nderuar se ndoshta për herë të vetme u hartua një Program me katër pika, ku prioritet ishte bashkimi i trojeve shqiptare.

Them “ndoshta”, sepse qeveritë shqiptare që u krijuan e qeverisën më vonë Shqipërinë, disa nga rrethanat e pavolitshme historike, të tjera nga përulësia e servilizmi ndaj fuqive të mëdha e qeverive fqinje, të tjera nga miopia dhe interesa te ngushta te tyre apo të momentit, asnjëherë nuk arritën të bashkojnë mëndjet shqiptare për të hartuar një program të qartë të bashkimit kombëtar.

Grekët dhe Serbët, pavarësisht sloganeve të integrimit, i kanë që nga 1840 programet e tyre të “Megaliidhe-së” e “Naçertanies” e i ruajnë edhe sot në sirtar, i nxjerrin herë pas herë hapur apo fshehtas dhe veprojnë kundër interesave shqiptare. Shembujt janë jo të paktë nga 1912 e deri më sot.

Le të kthehemi te Korriku i 1914-s. Në nëntor 1912 repartet e ushtrisë greke nën komandën e Spiro Milos zbarkuan në Himarë. Qëllimi i tyre ishte që të siguronin krahun veri-perëndimor te Vorioepirit e me anë te pushtimit të mos lejonin shtrirjen e pushtetit të qeverisë së Vlorës përtej Qafës së Llogarasë.

Në një telegram të komandantit të garnizonit të Kuçit në Kurvelesh, që mban datën 8 dhjetor 1912, drejtuar Kryetarit të Qeverisë së Përkohshmë, zotit Ismail Qemali, thuhet: “Sot në Liman të Palermos, nën roje të dy kryqëzorëve, kanë dalë dy vaporë transporti me ushtarë grekë”. Në kushtet kur Qeveria e Vlorës ishte në fillimet e veprimtarisë së saj e në rrethana të pafavorshme, sepse hapësira gjeografike ku vepronte ishte e kufizuar dhe mundësitë materiale i kshte të pakta, Ismail Qemali më 9 dhjetor 1912 i kthen përgjigje komandës së garnizonit Kuç. “...presim nga zelli juaj patriotik... për të ruajtur katundet tuaja”.

Kështu që krahinave të jugut të Shqipërisë u mbetej të përballeshin me forcat greke që, në drejtime e forma të ndryshme, përpiqeshin të realizonin synimin e tyre. Në krahina dhe fshatra u krijuan komisione për të drejtuar luftimet kundër forcave greke.

Ne 26 dhjetor 1912, Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes Kombëtare të Delvinës, Mehmet Ali Pasha, i drejton telegram Kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, ku i shkruan : “Për t’i bërë ballë sulmit të grekëve në Himarë duhet të përqëndrohen nëpër postet e asaj ane rezervistët e vullnetarët e fshatrave të lidhura me kazanë e Vlorës, si ato te Kuçit, Bolenës

NJOFTIM Në Vlorë më 18 tetor 2012, Organizata e Familjeve të Dëshmorëve, në bashkëpunim me Komitetin e Veteranëve të LANÇ të rrethit organizojnë një veprimtari përkujtimore kushtuar 70-vjetorit të rënies së heronjve të Topanasë: Mumin Selami, Haredin Bylyshi, Bajram Tusha dhe Hiqmet Buzi. Ndërsa në Kallarat më 20 tetor, Shoqata K/A Kallarati në bashkëpunim me organizatën e familjeve të dëshmorëve, organizatën e veteranëve të luftës dhe me pushtetin vendor të fshatit organizojnë veprimtarinë kushtuar 70-vjetorit të rënies së birit të fshatit tonë, Heroit të Popullit Mumin Selami. Ftohen të gjithë bashkëfshatarët tanë të marrin pjesë në këto veprimtari në Vlorë e në Kallarat.

KRYESIA E SHOQATËS K/A KALLARATI

Të nderuar zotërinj të Redaksisë së gazetës “KALLARATI”!

Urime për gazetën e punën tuaj dhe përshëndetje të sinqerta nga larg. Unë që po ju shkruaj, quhem Marsela Çize Ribaj, lindur e rritur në Kallarat. Ju lutem të rezervoni pak hapësirë në gazetën “KALLARATI” për këtë letër në përkujtim të motrës tonë, Vjollcë, me rastin e 2-vjetorit të ndarjes nga jeta. Ditët kalojnë me shpejtësi dhe koha lë pas mjegullën e kujtimeve të jetës së copëtuar në moshë të re të motrës sonë Vjollca. Lindur e rritur në Kallarat, ajo ushqente një dashuri të madhe për vendlindjen. Vjollca lindi më 4 mars 1969 dhe u nda nga jeta më 26 maj 2010. Shumë shpejt u shkëput nga jeta. Ajo iku në kohën kur kishte për t’i dhënë shumë familjes e shoqërisë. Rritur nga dy prindër punëtorë, të thjeshtë e të respektuar, Çize e Zonjë Ribaj, ajo u bë shpatull e fortë e prindërve për të rritur motra e vëllezër më të vegjël. Sidomos një ndihmë të madhe dha për rritjen e vëllait të vockël, Evaristit, i cili ka shumë vjet që nuk ndodhet më midis nesh. Evi vdiq i vogël, më 7 tetor 1991 aksidentalisht në Varth. Vjollca kur shkonte në shkollë të mesme në Vranisht, çdo mëngjes shoqëronte vëllanë për në çerdhe dhe kur kthehej, e merrte për në shtëpi. Ajo ishte si një nënë e dytë për të. E sot që të dy ndodhen aty në zemër të Kallaratit, ku shumë nga ne kanë njerëzit më të dashur që kanë ndërruar jetë, por me shpresë se prehen në paqe. Vjollca ishte një vajzë bujare, e fortë e me zemër të madhe. Në gusht të

NJË LETËR PËRKUJTIMOREe Kallaratit.”

Lufta kundër forcave Greke në vitet 1912-1914, ishte luftë e popullit të vetorganizuar për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë. Kallaratasit u bënë pjesëmmarës aktivë në këtë luftë.Ata i bënë kërkesë Qeverisë së Vlorës për ndihmë në armatime dhe Selam Barjami, Beqir Zhibaj e Ramo Karabollaj sollën në fshat 60 armë. Ndërkohë që kurveleshasit përpiqeshin të organizoheshin , forcat greke filluan sulmin për të hyrë në brendësi të krahinës ku u ndeshën me armët e barinjve. Kjo ndodhi edhe në Gjothanas ku kallaratasit Muço Karabollaj, Yzeir Ribaj, Sali Maçaj i pritën me armë pushtuesit dhe dhanë jetën nga torturat në burgun e Korfuzit.

... Gjothanas sipër në gropa, lufton sa dridhet Evropa...

Kjo situatë, ku kurveleshasit e gjithë jugu përpiqej t’i bente ballë ushtrisë greke, vijoi gjatë vitit 1913 dhe gjysmës së parë të 1914-s, ndërkohë qe në skenën politike ndodhën ndryshime. Qeveria e Vlorës dhe Ismail Qemali, në kushte teje të pafavorshmë të brendshme (veprimet antishqiptare të Esat Toptanit) dhe të jashtme, ardhja e KNK (Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit) dhe veprimet e fqinjëve me përkrahjen e disa Fuqive të Mëdha, dha dorëheqjen. Kështu që lufta ndaj pushtuesve grekë udhëhiqej vetëm nga vetëdija popullore.

Ne 14 Korrik 1914 forcat greke me një udhërrëfyes shqiptar, sulmuan Kallaratin nga disa drejtime. Fshati krijoi Komisionin e Mbrojtjes të përbërë nga Selam Barjami, Alem Toto, Hodo Shakaj, Lame Petani e Hyso Balili. Komisioni bëri thirrje për organizimin e mbrojtjes ku 121 burra e 38 gra u bënë pjesë e “murit te gjallë” që bëri historinë.

...Ç’paskej një talim të mirë,40 burra një të shtirë…

Forcat prej qindra grekësh më së fundi, pas një qëndrese të gjatë ku dhanë jetën Murat Avduli, Çelo Boshi, Hyso Balili, Dervish Maçi e Ramadan Hoxha e u plagosën gjashtë persona të tjerë, e pushtuan dhe e dogjën fshatin.

Që ateherë kallaratasit u shpërngulën dhe fshatit të bukur në pllajën e Pilingrisë i mbeti emri “Fshati i Djegur” , për të na kujtuar se Atdheu ynë është ky truall i zhuritur nga luftërat. Janë këto troje dëshmi e historisë, janë varret e të rënëve në luftë për liri, janë këngët prush e zjarr të popullit, është gjuha e bukur shqipe, “nishani” që na dallon nga kombet e tjera dhe kolona vertebrore që i lidh shqiptarët nga Mitrovica në Prevezë, nga Durrësi e Ulqini në Preshevë, Shkup e Manastir.

Lefter HYSAJKallarat, 14 korrik 2012

2007-s u mblodhëm në Kallarat, në festën “Takim brezash”. Po festonim bashkëfshatarë e kushërinj në verandën e klubit të dajo Zeqos. Vjollca nga profesioni ishte kuzhiniere dhe e lumtur që ishim të gjithë bashkë, nxirrte nga duart e saja dhe hidhte në tavolinë gjëra të mrekullueshme, bashkë me alegorinë e gëzimin që krijonte në shpirtin e njerëzve të pranishëm. Kënduam deri vonë këngë labe e zëri i saj i fortë gjëmonte si zë bilbili. Sa i pëlqente të këndonte dhe alegria.. I pëlqente jeta, por pa e ditur se një ditë do t’i ndërpritej ajo në një moshë të re... Iu prenë ëndrrat në moshën më të bukur. Iu fikën dëshirat, shpresat dhe dalëngadalë u fik edhe vetë. E tillë ishte motra jonë Vjollca. Prandaj unë i them asaj se, ti o motër, do të mbetesh e paharruar nga ne sa të jemi gjallë, do të jesh përherë me ne në çdo gëzim e hidhërim të jetës sonë.

Marsela RIBAJ

Page 3: Gazeta Kallarati, Shtator 2012

Gazeta KALLARATI faqe 3 KoRRIK – GUSHT 2012

Enver GOLLOSHAJ

Intervista

Z. Adem, nga cila familje vini dhe cilës mëhallë i përkisni?

Unë jam njëri nga fëmijët e Zigur e Fatime Mataj. Kjo familje i përket mëhallës Qesraj të Kallaratit. Nëna ime, Fatime Alushja vinte nga Jonuzajt e mëhallës së Gjizeze.

Me se merreshin prindërit tuaj?

Si gjithë fshatarët e tjerë edhe prindërit e mi merreshin me punë bujqësie e blegtorie, sepse këto ishin veprimtaritë ekonomike jetike në fshatin e atyre kohërave. Me këto punë njerëzit përballonin sado pak e me vështirësi jetesën e tyre. Dhe megjithëse rraskapiteshin, të varfër ishin. Por babai im, Zigur Ademi, kishte hobi edhe gjuetinë. Ai ishte gjuetar i mirë. Këtë mbase ia kishin imponuar kushtet që shtëpinë e kishim në Shelq, zonë në periferinë jugore të fshatit ku kishte rreth e rrotull pyje të populluar nga kafshë të egra. Ai vriste kryesisht derra të egër që i shiste në Pilur apo edhe në Himarë. Megjithëse në fshatin tonë dhe në zonën përreth besimi fetar mysliman nuk kishte rrënjë të thella, të paktë ishin ata që besonin me gjithë mend, prapëseprapë, mishin e derrit për hir të opinionit nuk e hanin, nga që thuhej se e kish mallkuar Pejgameri. Prandaj babai i çonte në Pilur derrat që vriste. Ai vriste edhe kafshë të tjera si sorkadhe etj.

Babai im vdiq në moshën 87-vjeçare, kurse nëna vdiq e re shumë, 46 vjeçe.

Sa fëmijë lindën e rritën prindërit e tu?

Prindërit e mi lindën e rritën 8 fëmijë:

E madhja ishte Beqarja që jetoi 86 vjet (1914-2000). Ishte martuar me Dino Rrokajn në Kuç dhe la pas 2 djem e 2 vajza.. Pastaj vinte vëllai i madh, Matua që jetoi 90 vjet (1917-2007). Ai bëri 3 djem: Lefterin, Agimin e Dilaverin dhe 2 vajza: Viton (vdekur) dhe Pashakon. Djali i dytë ishte Qazimi që jetoi 88 vjet (1922-20120). La 4 fëmijë: Besnikun, Englantinën, Dianën e Matildën.

Vajza tjetër e prindërve të mi është Esmaja që ka lindur më 1924 dhe martuar në Bolenë me Shuko Alushajn. Ka lindur 6 fëmijë. Pas saj vjen Sheqerja që ka lindur më 1926. E martuar me Rakip Laçajn ka lindur 7 fëmijë. Unë kam lindur më 1928 dhe kam bërë 5 fëmijë: Vironin, Fatoshin, Robertin e Sokolin (vdekur) dhe Mirelën. Pastaj vjen Zotua që jetoi 73 vjet (1932-2005). Ky ka lënë 3 fëmijë: Maksin, Natashën e Antonetën. Dhe e vogla e fëmijëve të Zigurit e Fatimesë është Zabitja që ka lindur më 1934. Është martuar me Fadil Abazajn në Kuç dhe ka 7 fëmijë.

Siç e shihni, fëmijët, niprit e mbesat e Zigurit e të Fatimesë përbëjnë një shifër goxha të madhe, 49 vetë dhe shumica e fëmijëve të prindërve të mi, sikurse edhe vetë babai, kanë qënë jetëgjatë, mbi 86 vjeçarë. Ndërsa nëna na vdiq e re.

Çfarë arsimimi keni? Unë kam kryer 8 klasë shkollë të

përgjithshme dhe dy teknologjike. Tri klasat e para të fillores i kam bërë në fshat (1935-1938), sepse aq ishte shkolla e Kallaratit para Luftës së Dytë Botërore. Pastaj, më vonë kam arritur deri në klasën e 8 e pastaj edhe teknologjiken.

Me se u morët pas mbarimit të të fillores?

Varfëria ekonomike që kishim më detyroi të shkoja të punoja në Himarë. Isha fare i mitur, rreth 11 vjeç. Atje më mori në punë Simo

Bollano të veja me ca bagëti që i mbante për therje, kasape u thoshin. Por një herë më humbi një cjap dhe pronari më përzuri. Kështu që u ktheva në familje, në Shelq. Këtu fillova të veja çoban me ca dhën që kishim. I përziem dhëntë me Enver Golloshajn e Xhafer Jonuzajn. Për dimër i shtegtonim për kullota në Kropisht. Por si fëmijë që ishim, bënim edhe ndonjë prapësi.. Kështu, një ditë unë me Enverin vodhëm një sheleg në Mavrovë, por e paguam shtrenjtë, se për një paguam 4 shelegë: 2 Enveri dhe nga 1 unë e Xhaferi.

Në vitet 1947-1950 kreva shërbimin ushtarak në repartet e Mbrojtjes. Kurse pas lirimit nga ushtria u futa në punë në Fabrikën e çimentos në Vlorë. Aty punova 33 vjet, derisa dola në pension pleqërie.

Nga kolegë tuaj të çimentos kemi dëgjuar për përkushtimin e ndërgjegjen e lartë tuajën në punë. Ç’mund të na thoni ju vetë?

E vërteta është se jo vetëm unë, po i gjithë brezi im i atyre viteve e kishim në gjak punën se, nga njëra anë, vinim nga një shtresë shoqërore punëdashëse, ishim rritur në varfëri të skajshme dhe na karakterizonte një ndershmëri e ndërgjegje e pastër dhe, nga ana tjetër, fryma e opinioni shoqëror në kolektivin e punës në fabrikë e kudo ku punohej në ato kohë, ishte e tillë që të nxiste të punoje

INTERVISTË ME PENSIONISTIN ADEM MATAJ

Intervista jonë

me përkushtim, të realizoje e tejkaloje detyrat e planit. Dhe mua sedra nuk më linte të mbetesha në bisht të shokëve, po të isha në ballë. E kisha për nder që punoja në një vepër industriale me rëndësi kombëtare, siç ishte ajo fabrikë që furnizonte me çimento tërë vendin e më gjerë. Më vjen jashtëzakonisht keq që me ndryshimin e sistemit politikoshoqëror, ajo fabrikë, sikurse edhe fabrikat e uzinat e tjera të Vlorës e të gjithë Shqipërisë u shkatërruan nga themeli. Ato ishin pasuri kombëtare me vlerë të madhe ekonomike që do t’i shërbenin çdo rendi shoqëror në vendin tonë.

Çfarë të kujtohet ndonjë gjë nga jeta?

Më kujtohen plot gjëra, po do përmend vetëm Luftën Italo-Greke të viteve 1940-41.

Pas sulmit që i bëri Italia fashiste që kish pushtuar vendin tonë një vit më parë, Greqisë, ushtria italiane u thye dhe nisi tërheqjen derisa aty nga fillimi i dhjetorit të 1940-s fronti i luftës arriti të stabilizohej në vijën që ndante Vranishtin përgjysmë. Kallarati u zu nga ushtria greke dhe ndodhej në brezin e luftës. Pasi u pozicionua mirë ushtria greke, dha urdhër që banorët e fshatit tonë, sikurse edhe ajo pjesë e banorëve të Vranishtit që ishte në anën e forcave greke, të shpërnguleshin. Shumica e familjeve kallaratas shkuan në Kuç, por pati edhe familje që ikën akoma më larg, duke arritur deri në Delvinë, si familja ime, ajo e Dalan Haxhiut, e Çune Jonuzajt, Islam Malos e ndonjë tjetër. Ne në Delvinë u futëm në ca kasolle në çifligun e Hasim Kalasës, ku qëndruam 2 vjet. Pastaj u kthyem në Kallarat.

Z. Adem, Redaksia e gazetës ju falënderon për këtë intervistë dhe ju uron pleqëri të bardhë e mbarësi në familje! Rrofshi sa më gjatë, siç e kini sojin ju pasardhësit e Zigurit!

Korresp. i gazetës “Kallarati”

Page 4: Gazeta Kallarati, Shtator 2012

Gazeta KALLARATI faqe 4 KoRRIK – GUSHT 2012 Letrare

Këngë për Ismail Qemalin

O Qemal, kur të përzunë,Kur të rrethosi Turqia,Dhe një çik, pra të zunë,Erdh e të mori gjemia.Brënda në Paris të shpunë,Atje ku qe katemia,Se ç’u ngrit krali në gjunjë,Kralesha edhe e bija:- Cili je ti more burrë,- Që di pallatet e mija?Unë jam Smail Qemali,Prapa më vjen historia.Të lutëm nëmë një vulë,Të vuloset kufia.Të shtat vulat ti dhamë,Po s’doj të vulos’ Turqia.Do vulos’ se s’është punë,Është imja Shqipëria!Sazan e KaraburunJanë vatanet e mija.

Këngë për Isa Boletinin

Ministrit të Londrës shku’n e i thanë:- Isa Boletini vet ka ardhë!O man allti e man k’sul t’bardhë!- Duhet t’prit o si asht’ zakoni,Veç kujdes t’ma kontrolloni!Ju gjeneralë o t’ma shoqnoni!Hyni Isai me kokën naltë,Palë e xhamadanit i rrin hap’t.O si shqiponja, o mor me dy krahë:- Më kan thon o se je trim maliAs kërkush armët s’ti nali!Veç n’Evropë unë do t’jem ma i pari!- Mos besofsh more ta kallxojSe nant’ plumbat i mbaj në gojëIsmail Qemali o vet ma dor’zoi!Sa për rregulla i zbatova,Veç alltinë unë s’e dorzovaGjithë jetën prej brezit s’e l’shova!Lordi plak mbeti pa mend.Asnji fjal se foli, por bon me shenjë:- O ulu mor shqiptar të bojmë’ kuvend!- Unë kalova detin o ktu’ me ardhëMë ka çu’ populli shqiptar.O veç kralive me ua thonë dy fjalë.Nuk kam ardhë ktu’ mor zotniNë pallat të Londrës me u vra me ty!Veç me thonë more se ka ShqipnKush t’ka thonë se nuk ka Shqipni,S’ndëgjon me vesh as s’shef me sy.E koritë o vehten e tij.Se Shqipnia asht’ ai dheKu ka lindë ai SkenderbePortës naltë more i ka vu re!

Këngë për Bajram Currin

Bajram Curri i ri-eNatë e ditë në shi,Aman, amanVetëm për Shqipni!Bajram Curri n’borë-eBukë po rrin pa ngronë

Aman, amanVetëm për Kosovë!Bajram Curri n’mal-eLuftoi pa u ndalëAman, amanVetëm për vatan!Bajram Curri plak-eZemra i pikon gjak,Aman, amanVetëm për bajrak!

Ç’janë k’ta gurë t’bardhë e t’zi

- Ç’janë k’ta gur-e t’bardhë e t’zi?- Dikush krushqit na i ka ngri!I ka ngri e i ka ba gurëO krushqit tonë me flamur!:I- Cili ashtë krushku i parë me radhë?- Skenderbeu me shpatën zjarr!Krushku i dytë o asht’ NaimiO Mic Sokoli lshon kushtrimin.Nusja jonë o kurr nuk vritetN’çdo pikë gjaku ajo rritet.Ku e derdh shqiptari gjakun.O rrnoftë liria me bajrakun!

Këngë për Avdyl Frashërin

Kurvelesh e GegëriÇ’u mblodhë në Ergjëri,Bëjnë një komision të riPër të shkretën Shqipëri.Avdyl Bej na’ FrashëriDhjetë herë vate Frëngji,U përpoq i varfëriPrit Gjolekën me ushtriTë bënë luftë me Turqi.

Uratë për liri

Merr uratën, bir, prej mejeEdhe armët i gatit,Se erdh dita e shënuar,Dolli ylli e na ndrit.Është ylli i lirisë,Me të tjerët nuku ngjet,Shqipëria kaqë shumëKëtë yll që po e pret.Djemt e saj le t’a dëftejnë,Kush mban emër shpipëtarKurrë s’ka për të duruarTa urdhërojë një barbar.Vdekje djema të kërkoniPër të shejtënë liriRrojtjenë përse e doniNën zgjedh’ e robëri?Rrojtja pa nder është vdekjePo një vdekje pa mbuluar,E kur vdes për mëmëdhenëJe i gjallë, i paharruar.Si i dha uratën, djaliMori armën e betoi:“Për lirinë e Shqipërisë,-tha,- do vdes” e fluturoi.

Dëshërim i mëmëdheut

Dua mëngjeset e majitKur këndon bilbili i bukur.Kur fryn erëza e malitEdhe qarku është i skuqur.Dua luletë të fushësëNë mëngjes kur janë plot me vesë.Doçkat e bardha te çupësëVete me vrap që ti presë.Po nga gjithë ato më parëDua më shumë Shqipërinë!Që të vejë puna mbarëEdhe përjetë të ketë lirinë. Dua natënë në verëKur të ndritin yjtë e artë.Kur fryn zefiri me erëDhe dëfrenj këtë zemrën e zjarrtë.Zogjt' që ëmbël ligjërojnëNëpër lisa mbushur me fletëOh!sa gaz që mua më bëjnëPër at Zotnë e vërtetë.Po nga gjithë ato më parëDua më shumë Shqipërinë!Që të vejë puna mbarëEdhe përjetë të ketë lirinë.

Nga na vjen tinë

Trim o kapedan ?Vinj nga ushtriaNga mali Ballkan.A e njeh o tinëTrim o kapedan,Mbret’n e ShqipërisëSkënderbenë me nam ?Unë e njoh fort mirëBashkë jemi përpjekur,Dhe për ShqipërinëTrim’ i mirë ka vdekur.Armiknë ç’e hëngriMë këmbë s’e laGjerë në buzë të varritSkënderbeu s’iu nda.

Lamtumirë ju lë shëndenë

Lamtumirë ju lë shëndenëSe erdh dita që të shkoj,Për liri, për MëmëdhenëMe gaz vete të luftoj.Për lirinë, për lirinëMe gëzim kam un’ me vdekurMë s’duroj dot robërinëSe mjaft zemra m’është djegur.Pushka m’është mëmë e dashurEdhe shpata e shkëlqyerAti im këto ka pasurMe gjak t’armikut lyer.Shtëpi kam gunën e dhirtë,Malet, pyjet ku jetojDuke pritur mot e ditëArmikun t’a copëtoj.Se dhe bora, shiu dhe bresh’riKëjo rrojtje s’më tmerronËshtë e ëmbël si sheqeri

Kush për Shqipërinë lufton.Vdekja kurr s’më tremb muaSi çdo tjetërë njeriSe vdekjen e kemi huaPo lum kush vdes për liri.

Porsi flet’ e engjllit t’Zotit

Porsi flet’ e engjllit t’ZotitPo rref flamur I ShpeipërisëThërret bijt e KastriotitM’u mbledh çetat e ushtrisë.

Bini toskë e bini gegëSi rrufe që shkon tu djegë,Bini Lekë, bini Malsorë

Trima me rrok me dorë, me dorëPërmes flamurit t’vet ShqiptariKur rrok arm’ për t’drejta t’vet,Atje lufta ndizet zjarri,Dhe armiku mbetet shkret.

Në at flamur PerëndiaMe dorë t’vet ai e ka shkrue:“Për shqiptarë do t’jet ShqipniaKush e prek, ai qoft mallkue!”

Puno sa është ditë

Puno sa është ditëSe nata po afron.Dita si një kalorësPo ecën edhe shkon.Dielli dyke ndriçuarShkon edhe po punonEdhe dyke nxituarUdhën po e mbaron.Një zë i madh që dolliNga varri i Skënderbeut:“Shqiptarë të kërkojmëLirinë e mëmëdheut!”Puno dhe ti i gëzuarVapën e duro,Oh !pas këtij mundimiRri edhe gëzo !Puno gjer sa të erretGjë tjetër mos mendo.Dielli ndriçon nga herëKështu ti mos përto!

Për mëmëdhënë

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenëVraponi burra se s’ka me prit!Të vdesim sot me besa bes’nPranë flamurit të kuq q’u ngrit !Pranë flamurit, pranë flamurit !Me shpatun çveshur shqipëtarishtPër dhen’ e Babës edhe të Burrit’Kemi me vdekur sot burrërisht.Tym edhe flakë, ujë të valëBaba Tomorri nxierr e buçet,Të gjithë trimat atje me dalëSe dita erdhi, koha më s’pret !

Page 5: Gazeta Kallarati, Shtator 2012

LetrareGazeta KALLARATI faqe 5 KoRRIK – GUSHT 2012

Që kur e pashë për herë të parë,Më habiti, më mahniti, më çuditi.

Mendoja se në parajsë isha,Por gabim e kisha.

Më thanë që je në Kallarat,Thjesht në një fshat.

Më habiti Bogonica, mali i fshatit,Aq i bukur, plot frymëzim, i

Zëra të rinj

Në mbarë botën nuk ka si ti,Nuk krahasohesh me asnjeri,Për mua je pasuri.

Nuk ndalon së punuari si ora,Fshesa nuk të ndahet nga dora.

Shumë halle ke mbajtur e mban mbi supe,Pyes veten si s’u këpute? Shpresoj që këto hallet’i marrë era e vjeshtës përgjithmonëDhe t’i kthejë era e pranverës në të mira siç ti i dëshiron.

Je e ëmbël si gjithmonë,Ylber edhe në dimër më dhuron.

Kur larg në Vlorë shkoj,Dora e plakur më ledhatonDhe një zë i ëmbël më thotë:

“Ktheu shpejt si gjithmonë,Se më duket sikur më harron”.

-Jo, mos kij merak i them,Parasysh kudo do të të kem.

Kur linda unë, të gjithë mbajtën vesh,Sa hap e mbyll sytë ti më quajte konteshë.

Mami im

Më le të shpreh pasionin tim në poezi për ty,Të lutem më bëj të ndjej dritë në sy.

Në sytë e tu ndjej heshtjen e ngjallur,Të lutem më bëj të mos ndjehem nga të tjerët e varur.

Ti më solle në jetë,Tani unë të dhuroj këtë poezi të vërtetë.

E Drini plaku me oshëtimaMbi Shqiprërinë valët po derdh’,Toskë edhe Gegë si vetëtimaArmikut bini se dita erdh.Eja burra malit përpjetëDuke betuar vdekj’ a liri,Se s’ka më ëmbël në këtë jetëKur vdes Shqiptari për Shqipëri !Shpatat gatitni e të përzëjmëArmikun e egër nga mëmëdheu,Se afroi dita që t’i dëftejmë,Që kemi lerë nga Skënderbeu.Vdekje vëllezër ne të kërkojmëSe sa në jetë në robëri.Më mirë një ditë neve të rrojmëPo zgjedhjen shkundur e në liri.Poshtë robëria !Poshtë errësiraQë po përdorin armikët sot !Njëri me kisha, tjatri xhamiraJemi vëllezër, s’na ndajnë dot !

Jam vlonjat

Jam vlonjat, jam vlonjatZhgabën e kam mëm’ e atZhgaba trime dykrenorëFron’ e saj e ka në Vlorë.Vlora, Vlora, Vlora, VloraRroki armët, bëja foraVlora, Vlora, Vlora, VloraBjeri më të lumtë dora. Vlora është e ShqipërisëKrishti është i Perëndisë.Vlora është e KastriotitMuhameti është i Zotit.

Vallja e vëllazërisë

Aj të zëmë dor’ më dorëGjithë djemt e ShqipërisëDhe të tundim TomorëMe vallën e trimërisë.

Toskë, Gëgë, Labër, Çamër,Gjithë ç’janë ShqipëtarëAj të lozim an’ e mbanëVallën tonë të pandarë.

Aj të lozim, të kërcejmëTë gjithë sot të bashkuarGjyshërit të na vërejnëBij, qofshi të bekuar!

Gjithë armiqtë do t’kuptojnëTë shohin vëllazërinëDo të dridhen kur ndëgjojnëQë shpëtojmë Shqipërinë.

Neve botës t’i tregojmëQë shqiptarët nuku flejnëPor punojnë dhe nxitojnëTë shpëtojnë mëmëdhenë.

Të këndojmë e të thërrasimRroftë, rroftë Shqipëria!U shtoft për gjithë jetënNë mes tonë vëllazëria!

Përgatiti H. Meçaj

TRI POEMTHA NGA ASIA KALLUSHI

Nga Tirana, nxënësja e klasës së gjashtë, mbesë në Kallarat, na dërgoi krijimet e saja të mëposhtme. Në shënimin shoqërues për Redaksinë e gazetës, ajo na shkruan: Kam ardhur me pushime në Kallarat, sepse kam shumë mall për të. Kam dëshirë që këto krijime të mi botoni në gazetën “KALLARATI”. Dhe Redaksia po ia plotëson dëshirën vogëlushes.

Gjyshja ime

mahnitshëm, i lartë,Le fshati i djegur ku më parë kanë jetuar,Greku i poshtër atë e ka shkatërruar.

Gjyshi, gjyshja, dajot që në majë të Bogonicës shkojnë,Atje jetojnë e xhadenë vështrojnë,

Se mos dikush derën hap e thotë:“Hej, unë erdha prapë!”

Kallarati

Page 6: Gazeta Kallarati, Shtator 2012

Gazeta KALLARATI faqe 6 KoRRIK – GUSHT 2012 Mirënjohje

Fshati ynë gjithmonë ka qenë i njohur për njerëz të mirë ndër breza. Në

përgjithësi, burrat e këtij fshati, por edhe gratë, me mençurinë e urtësinë e tyre, me veprat e punën, me qëndrimin atdhetar dhe trimëritë e tyre, duke punuar e luftuar për fshatin e atdheun e duke i qëndruar afër atij në çdo rrethanë, kanë mbetur të nderuar që meritojnë mirënjohje nga brezat pasardhës. Një nga këta njerëz ishte edhe Ramadan Mehmet Rjepaj, për të cilin kushdo që e pat njohur, thotë: “Ishte burrë i mirë”.

Ramadani kish lindur në Kallarat më 1896 dhe u nda nga jeta në Vlorë në korrik 1970. I brumosur nga familja dhe rrethi shoqëror i fshatit me ndjenja atdhetare, ai, në moshën 24-vjeçare, ishte njeri nga pjesëtarët e çetës së Kallaratit në Luftën e Vlorës të vitit 1920 për shporrjen e imperialistëve italianë që mbanin të pushtuar Vlorën dhe rrethinat e saj. Luftëtarët kallaratas të çetës, duke përfshirë edhe djaloshin Ramadan Rjepaj, lufuan me trimëri të rrallë derisa më 3 shtator ushtria italiane u tërhoq me det dhe Vlora u çlirua. Në këtë luftë Ramadani u plagos në krah. Për pjesëmarrjen në këtë luftë dhe për plagosjen, Ramadani është dekoruar nga Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë.

I kalitur në jetë me vuajtje, me halle e probleme të kohës, Ramadani kish fituar pjekurinë dhe vendosmërinë e nevojshme. Kjo e bënte atë t’u bënte ballë vështirësive dhe të orientohej drejt në qëndrimet dhe veprimet e tij. Ai përpiqej në fshat për të mbajtur shtëpinë e familjen me punën dhe djersën e tij të ballit. Më 1928 Ramadani u martua me Benë Fegen (Tozaj). Me sakrifica ngriti edhe shtëpi të re në Lëmplak më 1929. Më 1930 bëhet kryeplak i fshatit. Por për shkak të vështirësive ekonomike ,ai më vonë shkoi për të punuar në Vlorë, që të nxirrte ndonjë para për të ushqyer familjen. Por me largimin nga Kallarati ai asnjëherë nuk u shkëput prej tij, duke mbetur i lidhur ngushtë me të.

Si një atdhedashës i flaktë, Ramadani e mirëpriti dhe e mbështeti Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare që nga fillimi. Ai u lidh me veprimtarë të kësaj Lëvizjeje të Qarkut të Vlorës, dhe nuk u kursye të jepte ndihmën e tij të mundshme për luftën çlirimtare kundër pushtuesve të huaj fashistonazistë, si vetë si i punësuar i sipërmarrjes së serës së Selenicës, ashtu edhe familja e tij në fshat. Shtëpia e tyre ishte bërë strehë për pritjen e përcjelljen e

luftëtarëve të lirisë. Ramadani mishëronte cilësitë më të mira

njerëzore dhe krenarinë labe. Në Kantierin e serës në Skelë të Vlorës ku punonte, ai ndihmonte shumë bashkëfshatarë për t’u punësuar, si Veip Xhaferajn, Hyso e Ferik Fegën etj. Ramadani dhe e shoqja, Bena, dalloheshin edhe për mikpritjen e ngrohtë. Shtëpia e tyre ishte gjithmonë e hapur për këdo që i vizitonte. Ramadani mbante marrëdhënie vëllazërore me të gjithë fisin e mëhallën Mërtigjin dhe më gjerë. Ai donte që të gjithë të ishin të bashkuar e të mos ndaheshin nga njeri tjetri.

Brezi i shkuar ka qenë i lavdishëm. Ai brez ka bërë sakrifica të mëdha, duke përballuar rrebeshe lufte e jete. E megjithatë, të parët tanë kanë mbajtur qëndrim të shkëlqyer e nuk janë përgjunjur as para agresorëve të huaj e as para vështirësive të jetës. Prandaj brezat e sotëm duhet të jenë krenarë për të parët e tyre, - ashtu, siç duhet të jenë krenarë për babain e tyre edhe fëmijët e Ramadan Rjepajt.

Me nderim e respekt flitet edhe për brezat e rinj të familjes e fisit Rjepaj. Nga fëmijët e mbijetuar që linden e rritën Ramadani e Bena: Vizhdani, Vladimiri e Havaja gëzojnë respekt në fis e shoqëri, si njerëz të ndershëm e të punës. Ata vazhdojnë traditën e prindërve të tyre. Po ashtu, me nderim e respekt flitet edhe për bijtë e bijat e brezit të ri të fisit Rjepaj, si Fejzua-një figurë e njohur me kontribut të spikatur në LANÇ, drejtues i talentuar i rinisë antifashiste në Kallarat e Kurvelesh; Vjollca, Violeta, Ibro, Zoto, Banushi, Nekiu etj, të cilët kanë dhënë një kontribut të

MIRËNJOHJE NJERËZVE TË MIRË TË KALLARATIT

vyer në zhvillimin e ekonomisë, arsimit, industrisë, bujqësisë, blegtorisë etj.

Njerëzit e mirë e fisnikë të çdo kohe e të çdo brezi, janë një shembull i shkëlqyer dhe burim frymëzimi për brezat pasardhës.

Respekt e mirënjohje këtyre njerëzve të ndritur të fshatit tonë!

Xhelo DAUTAJ

NJË DEKORIM Me propozim të kryesisë së Shoqatës K/A “Kallarati”, Forumi qendror i Shoqatës K/A “LABËRIA" dekoroi me “MIRËNJOHJA E LABËRISË” z. Seit Jonuzaj me motivacionin: “Intelektual ushtarak me kontribute të njohura në fushën e detarisë si studiues e pedagog në institucione arsimore ushtarake dhe universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë”. firmosur nga kryetari i Shoqatës “LABËRIA”, Prof. Dr. Ago Nezha e sekretari i përgjithshëm Xhemil Çeli. Kjo dekoratë iu dorëzua të dekoruarit më 17 korrik 2012, në një mbledhje të gjerë në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës, nga kryetari i Degës së Vlorës të Shoqatës K/A “LABËRIA”, z. Ahmet Demaj. Z. Seit falënderoi për nderin që iu bë, kryesinë e Shoqatës K/A “Kallarati” për propozimin e bërë dhe Kryesinë e Shoqatës K/A “Labëria” për dekoratën që i dha.

Korresp. i gazetës “Kallarati”.

FALËNDERIM PËR DY VËLLEZËRIT LAÇAJ

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës falënderojnë dy vëllezërit Shkëlqim e Andon Laçaj (Leskaj) për bujarinë e treguar që z. Skëlqim sponsorizoi 350 euro për hapjen në Internet të faqes www.kallarati.com dhe 50 euro të përvitshme për mirëmbajtje të kësaj faqeje. Ndërsa z. Andon merr sasinë e gazetave “Kallarati” për çdo numër që i shpiem dhe na jep menjëherë paratë nga vetja. Aty, te lokali i tij, venë bashkëfshatarët tanë që e marrin gazetën. Kontributi monetar i z. Shkëlqim është me vlerë të madhe në të mirë të shoqatës dhe fshatit tonë, sikurse me vlerë është edhe veprimi i z. Andon.

Kryesia e Shoqatës Redaksia e gazetës

Me rastin e 84-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ramadan Rjepajt

Page 7: Gazeta Kallarati, Shtator 2012

KurioziteteGazeta KALLARATI faqe 7 MAJ – QERSHoR 2012

Kërshëri

PICKIMET NGA INSEKTET DHE ÇFARË KËSHILLOHET

Mjekët dermatologë tërheqin vëmendjen që në stinën e nxehtë të tregohet kujdes ndaj insekteve. Pickimet e tyre shkaktojnë plagë të në lëkurë, duke futur te njeriu lëndë helmuese dhe transmetojnë sëmundje. Mjekët theksojnë të tregohet kujdes sidomos për fëmijët. Ja ç’thotë mjekja dermatologe Blerta Gjoni për pickimet.

Çfarë rreziqesh mund të shkaktojnë pickimet nga insektet?

Pickimet nga insektet (në mjekësi quhen ictus ose morsus insecti) më të shpeshta janë nga mushkonjat, mizat, bletët, arrëzat, , grerëzat, çimkat, merimangat, akrepat etj. Gjatë pickimit këto insekte lëshojnë në lëkurë lëndë ngacmuese që shpesh janë helmuese (toksike) ose edhe alergogjene për lëkurën. Probleme më serioze mund të shkaktojnë pickimet e bletëve, arrëzave, të cilat në disa raste mund të arrijnë që brenda një kohe të shkurtër të japin një reagim të rrezikshëm anafilaktik.

Ka rëndësi edhe vendi i lëkurës ku pickohet në trup e do veçonim pjesën e mukozës së gojës, që shoqërohet menjëherë me edema (enjtje) të mëdha që mund të shkaktojë edhe ndërprerje të frymëmarrjes, duke rrezikuar kështu edhe jetën. Këto vinë nga lëndët toksike dhe alergjike që ato lëshojnë në lëkurë. Duhet theksuar se disa insekte, si p.sh. pleshtat apo këpusha, mund të jenë mbartëse të shkaktarit të sëmundjeve.

Ku haset këpusha? Thumbimi i rriqrës (këpushës) ka rëndësi të

veçantë në mjekësi si mbartëse e sëmundjeve dhe haset më shpesh në periudhën e verës tek ata njerëz që qëndrojnë në mjedise me pyje. Këto insekte jetojnë kryesisht në degët e thata të drurëve, në pyje dhe ato kalojnë në lëkurën e njerëzve, si edhe të kafshëve, duke thithur gjak.

Çfarë shënjash klinike shfaq pickimi nga këpusha?

Klinikisht rriqra (këpusha), kur ngul kokën në lëkurë për të thithur gjak, zhvillon mjë papul-urtika që shoqërohet me kruarje. Kjo vjen e zmadhohet sa një kokërr misri. Mënyra e heqjes së saj (rriqrës) ka rëndësi për trajtimin e të sëmurit, pasi nuk mund të hiqet me dorë sepse mbetet përsëri koka, duke rrezikuar të krijojë një pezmatim qelbëzues përreth saj. Mënyra e mjekimit të saj është të mbulohet për disa minuta me një garzë të njomur në vaj, kloroformë ose benzinë, pastaj kapet me pincë afër lëkurës, duke e tërhequr lart.

A mund të ngatërrohen pickimet nga insektet me sëmundje alergjike?

Mund të ndodhë që të ngatërrohen pickimet nga insektet, kryesisht nga mushkonjat, me sëmundje alergjike. Por e veçanta mes tyre qëndron në vendin e shfaqjen e shenjave klinike. Në rastet kur puçrrat janë rezultat i pickimit nga mushkonjat, shenjat shfaqen kryesisht në krahë dhe këmbë që janë dhe vende më të zbuluara. Ndërsa në rastin e alergjive, ato mund të shfaqen

në të gjithë trupin.

Përse fëmijët janë më të predispozuar të kenë probleme më të mëdha nga pickimet?

Sepse pengesa e lëkurës së tyre ndaj pickimeve nga insektet është shumë më e dobët se e të rriturve. Kjo bën që ata të jenë më të predispozuar të kenë probleme.

Çfarë komplikacionesh mund të shfaqen?Nëse insekti është i infektuar, mund të ndodhë

që ai gjatë pickimit në lëkurë të fusë infeksionin dhe të shkaktojë probleme serioze për pacientin.

Çfarë duhet bërë në rastet e pickimit nga insektet?

Trajtimi i pickimeve të insekteve të insekteve të tjera fillon me heqjen e thumbit nga lëkura. Në vartësi nga gjendja, mund të përdoren kompresa me 3% tretësirë të acidit borik, me alkool ose akull. Po kështu mund të merret një tabletë me antihistaminikë nga goja në darkë dhe vendi i pickuar të lyhet me pomadë me bazë kortizonike, por gjithmonë duke u konsultuar me mjekun dermatolog. Ndërsa në rastet e reagimeve të gjendjeve të rënda anafilaktike, duhet t’i drejtohen menjëherë pikave të urgjencës, ku marrin trajtimin e menjëhershëm me adrenalinë, antihistaminikë, kortizonikë etj.

Disa mjekime popullore të pickimeve nga insektet

# Fërkohet vendi me një copë qepë për të shmangur infeksionin nga thumbi i bletës e i arëzës (grerëzës).

# Vendet e pickuara nga gjarpëri dhe insektet lyhen me qumështin që del nga këputja e gjetheve të fikut.

# Merren dy kokrra qepë të freskëta dhe valohen në gjysmë litre ujë. Me çajin që del lyhen vendet e sëmura, të ënjtura nga pickimi e grerëzave.

Këshilla:

# Mos vishni rroba me ngjyra të ndezura, sepse tërheqin insektet.

# Kujdes me përdorimin e deodorantëve dhe parfumeve, sepse tërheqin mushkonjat.

# Në darkë përdorni spraj dhe rrjeta mbrojtëse.# Nëse simptomat theksohen, drejtohuni

menjëherë mjekut.# Mbani pastër mjedisin ku jetoni.# Nëse mbani lule në mjedisin e brendshëm të

shtëpisë, kujdesuni që pllakat mbajtëse të luleve të mos kenë ujë, sepse tërheqin mushkonjat.

# Nëse pickoheni nga grerëzat ose bletët, drejtohuni sa më parë mjekut.

MJEKIME POPuLLORE PËR uLÇERËN

LakraLëngu i lakrës (turshi) ka dhënë rezultate të

mira për sëmundjet e stomakut e për ulcerën, duke pirë çdo dy orë nga një lugë gjelle për 1-2 muaj rresht. Gjatë mjekimit nuk pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse pihet sipas dëshirës qumësht, lëng frutash.

ManaferraZieni dy lugë kafeje me gjethe të thara e të

grira të manaferrës për 10-15 minuta. Kullojini dhe pini 2-3 gota në ditë para buke.

Raki rrushiPër mjekimin e ulcerës, merrni çdo mëngjes

esëll 30-40 gr raki rrushi të fortë 19 gradëshe. Kjo pihet me gllënjka. Pas gjysmë ore merrni një lugë gjelle me mjaltë, kurse në darkë para gjumit , një lugë gjelle me vaj lule Basani. Mjekimi vazhdon 30-40 ditë.

Marrë nga shtypi i përditshëm

Këndi i shëndetit

Kur u krijua himni ynë kombëtar?Himni i Flamurit është krijuar nga atdhetarët e

kolonisë shqiptare të Bukureshtit në Rumani. Prej andej e ka sjellë në Shqipëri Hilë Nosi. Teksti i vjershës së himnit tonë kombëtar është krijuar nga Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova). Himnin e mësoi i pari grupi koral i Korçës, i cili edhe e këndoi në Vlorë me rastin e shpalljes së Pavarësisë. Prej asaj kohe, mori përhapje dhe u bë himn kombëtar i vendit tonë.

Cila ka qenë qeveria e parë shqiptare?E para qeveri kombëtare që u formua pas shpalljes

së Pavarësisë, ka qenë “Qeveria e Përkohshme e Vlorës”. Mandati i saj zgjati nga 4 dhjetor 1912 deri në 22 janar 1914. Drejtohej nga Ismail Qemali, icili ishte edhe ministër i jashtëm. Zëvendës i tij ishte Dom Nikollë Kaçorri, ministër i brendshëm ishte Myfit Libohova, financat i drejtonte Abdi Toptani, arsimin e drejtonte Luigj Gurakuqi etj.

Çfarë janë arvanitasit? Arvanitasit, apo siç njihen ndryshe arbëreshët e

Greqisë, janë shqiptarë të vendosur në trojet greke që prej Mesjetës si pasojë e presionit të Perandorisë Bizante dhe feudalëve vendës. Sot ata ruajnë me besnikëri tiparet kryesore të traditës dhe kulturës së prejardhjes së tyre. Elementi kryesor që vërteton origjinën është gjuha e vjetër shqipe.

Kanë thënë:Kush nuk e njeh të vërtetën, është thjesht

torollak; por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër, është një keqbërës.

Bertold Brecht (1898-1956)

Ndryshimi është ligj i jetës. Ata që shohin vetëm të kaluarën ose të tashmen, janë të prirë të humbasin të ardhmen.

John Kennedi, ish-President i SHBA-ve (1917-1963)

Page 8: Gazeta Kallarati, Shtator 2012

Të ndryshmeGazeta KALLARATI faqe 8 KoRRIK – GUSHT 2012

Rami MEMUSHAJ

PATRONIMIA E HIMARËS

NEKROLOGJI

Në Vlorë, më 8 gusht 2012, u nda para kohe nga jeta Drita Mehmet Karabollaj. E ndjera kish lindur 45 vjet më parë në familjen e njohur atdhetare të Mehmet e Efterpi Karabollaj, luftëtarë me armë në dorë për çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj nazifashistë dhe pjesëmarrës aktivë në

ndërtimin dhe mbrojtjen e vendit pas çlirimit. Më 14 qershor 2012 u nda nga jeta në Hysoverdh Lefter Sejko Karabollaj. Lefteri kish lindur më 1939 në familjen kallaratase Karabollaj të njohur për atdhetarizëm dhe të dhe të vendosur në Hysoverdh gjatë viteve 30-të të shekullit të kaluar. I ndjeri ishte njeri punëtor dhe me cilësi të larta moraloshoqërore. La pas bashkëshorten, Teferrinë dhe fëmijët.

Në Tiranë më 17 shtator 2012 u nda nga jeta Hasan Shaqo Hysaj. Kish lindur në Kallarat më 1931 në një familje të varfër atdhedashëse. Pas kryerjes së shkollës së fshatit, Shkollës Ushtarake “Skënderbej” e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, u titullua oficer tankist dhe shërbeu në

detyra të ndryshme në repartet e ushtrisë. Dallohej për korrektësi, përkushtim e marrëdhënie shumë të mira në punë e shoqëri. Ishte aktivist shoqëror, kontribonte edhe për mbarëvajtjen e Shoqatës K/A Kallarati. Krenohej me vlerat historike e atdhetare të Kallaratit dhe i propagandonte ato. U përcoll me nderimet e rastit nga familjarët, bashkëfshatarët, miqtë e shokët. Hasani la pas bashkëshorten, Farinë, djemtë Kastriot e Ëngjëll dhe vajzën Liljana, si dhe emrin e mirë.

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tyre..

...Ndonëse ky emer i perket gjithe botes se krishtere, trajta Pal nuk gjendet ne asnje gjuhe tjeter perveç shqipes11.

Edhe emrat Gjon e Gjin, te dy prej lat. Jo(h)annes, qe i perkasin shtreses se vjeter te shqipes, jane shume te perhapur ne treven e Himares dhe ne Laberine prapa maleve. Perveç dokumenteve historike, vjetersine e tyre e tregojne edhe format fonetike te ngulitura qysh here't si dhe perdorimi ne perberje te patronimeve-kompozita. Sidomos trajta Gjon na deshmon disa ndryshime fonetike, si: shperngulja e theksit mbi rrokjen e pare, renia e zanores a te togut oa, si dhe kalimi f>gj. Prej ketyre, theksimi mbi rrokjen e pare eshte nje dukuri shume e vjeter e shqipes12; sipas Sh. Demirajt, edhe shnderrimi j>gj «deshmon per vjetersine e depertimit te ketij emri te stergjysherit e shqiptareve»13.

Emri Gjergj, prej lat. Georgius, hyn gjithashtu ne fondin e emrave shume te perhapur te shqipes. Ai gjendet si ne Himare, edhe ne Laberine prapa maleve, si emer shenjtori, kishash, ne toponimi dhe ne patronimi. Per vjetersine e tij deshmojne qiellzorizimi i g ne gj dhe sidomos shqiptimi me theks mbi zanoren e dhe jo mbi o si ne gjuhet e tjera14. Pra, Gjergj hyn nde'r huazimet e shtreses se vjeter tek te cilat ka ndodhur zhvendosja e theksit mbi rrokjen e pare, sipas nje rregulle fonetike te vjeter te shqipes qe pushoi se vepruari ne periudhen e kontakteve te dendura te shqipes me latinishten.

Emra te fondit shume te vjeter te krishtere, qe i kane shpetuar vemendjes se studiuesve mendojme se jane edhe Lazer e Todher, qe gjenden ne Himare dhe ne Laberine e brendshme. Tek emri Lazer (prej Lazar) kemi zhvendosjen e theksit mbi rrokjen e pare te fjales dhe erresimin ne e te zanores a qe mbetet jashte theksit, dukuri gjithashtu te vjetra te kohes parasllave. Edhe tek Todher (prej Teodor) kemi re'nien e zanores e dhe pastaj theksimin mbi rrokjen e pare, ndryshe nga gjuhe't e tjera ku theksi bie mbi o-ne e dyte, erresimin ne e te zanores o qe mbetet jashte theksit si dhe kthimin e d ne dh. Nga keto dukuri, siç u vu ne dukje me siper, theksimi ne rrokjen e pare te fjales perben nje tipar te huazimeve te periudhes se hershme.

Te nje moshe disi me te re jane emra si Mertir, Ndre(ri) etj. Te Mertir (prej Martin) kemi reduktimin e zanores a ne e dhe rotacizmin n>r, qe deshmojne per moshen relativisht te hershme te tij. Por ruajtja e theksit mbi rrokjen e dyte tregon se ky emer ka hyre ne perdorim me vone se emrat Pal, Gjon, Gjin, Gjergj e Lazer, gjithsesi ne periudhen para depertimit te sllavizmave ne shqipen15. Te Ndreri (nga Andrea), re'nia e zanores nistore a deshmon per theksimin jonistor te fjales dhe per moshen e njejte me Mertir. Veç zanores nistore a, ka rene edhe fundorja a, keshtu qe ne shqipe tema e ketij emri u be Ndre dhe trajta e shquar Ndre-u, qe na de'shmohet sot ne Veri. Mirepo, ndersa pritej qe emri i familjes te ishte Ndreaj, d.m.th. me prapashtesen patronimike -aj, kemi trajten Ndreraj. Nuk jemi te sigurt ne kemi te bejme ketu me nje r epentetike, te shtuar per lehtesi shqiptimi, apo me nje rindertim analogjik te emrit te perveçem nen ndikimin e dre-dre-ri, me te cilin etimologjia popullore duket se e ka lidhur kete emer, pra qe ne nje periudhe te mevonshme emri vetjak ta kete bere te shquaren si emri dre: Ndre-Ndre-ri.

Vjetersine e emrave te mesiperm ne treven e Himares dhe ne gjithe Laberine e tregojne jo vetem dukurite fonetike te shkaktuara nga rregulla fonetike qe kane pushuar se vepruari qysh heret, po dhe perdorimi i tyre gjer para disa shekujsh edhe si emra, edhe si patronime, dhe vecanerisht perfshirja e tyre ne patronime-kompozita, ku kane pesuar edhe ndryshime te tjera fonetike qe jane gjithashtu te lashta, p.sh.: Gjipali(<Gjin Pali), qe deshmohet qysh me 1583, apo Gjigali, Gjidede, Gjiknuri, Gjikoka, Gjikondi, Gjikuria, Gjilaçi, Gjinuci etj.; Gjodede (<Gjon Deda), Gjokushi, Gjomemo, Gjovasho etj. Lidhur me shtrirjen e ketyre emrave, lenda onomastike qe kemi ne shqyrtim

tregon se pohimet qe disa prej ketyre emrave mbizoterojne ne Veri te vendit e disa ne Jug nuk i qendrojne se vertetes. Ne Himare e Laberi gjenden pothuajse po ato emertime si ne Veri te vendit.

Pjesa tjeter e patronimeve jane emra gjithashtu te botes se krishtere bizantino-greke, qe nuk e kane ndryshuar fare formen fillestare ose qe kane pesuar ndryshime te vogla fonetike dhe njihen pa veshtiresi si te tilla. Ketu perfshihen patronimet Aleksi, Andoni (Antonius), Andrea, Apostoli, Athanasi, Ilia, Konomi, Kristofori, Llazari, Manoli, Martini, Mihali, Nikolla, Paskali, Pavli, Thanasi, Theodhori/Todori, Vasili etj. Moshen me te re te ketyre emrave ne krahasim me emrat e vjeter te botes kristiane e tregojne trajtat pa ndryshime fonetike te ketyre te fundit, gje qe duket qarte kur krahasojme Ndre dhe Andrea, Mertir dhe Martin, Todher dhe Teodor etj.

Ne kete grup mund te futen edhe nje numer patronimesh nga emra te pervecem vetjake te huaj. Numrin me te madh te tyre e perbejne ato me prejardhje greke, si: Dhimaqi, Jorgo, Jorgonllu, Mihallo, Panajoti, Panomllu, Stimaqi, Anagnosti, Dhimitraqi, Dhimolea, Foto, Harito, Janaqi, Janila, Jorjani, Jovani, Karali, Llambro, Llanduri, Marko, Odhisea, Panajoti, Pavllo, Proto, Polimeri, Stavro, Stefani, Stimaqi, Stolaj, Triandafillu dhe Trolaj. Pas ketyre per nga numri vijne patronimet me prejardhje turke, si Zylkader, Suvari, Sinani, Adeti, Ajas, Dumani, qe jane te vitit 1583, dhe te sotmet BashalBashi, Beja, Beleri, Hiso/Hisa, Zendelaj, Rexho/Rexha, Merxhani dhe MuqilMugo, te cilat, sic shihet, paraqiten ne trajta te asimiluara. Nuk mungojne edhe patronime prej emrash vetjake gjuhesh te tjera, si Averbah e Davidhi/Dividhi nga hebraishtja e vjeter dhe Kolumba, Mikeli, Vito, Rondo, Kaqelano, Karavella e ndonje tjeter prej gjuheve romane.

Lidhur me vendin qe zene emrat e huaj te familjeve ne numrin e pergjithshem te patronimeve te Himares, duhet thene se nuk eshte i madh. Me 1583, vetem shtate emra familjesh jane fjale greke dhe pese turke; me 1791, vetem pese nga 59 patronime; dhe, me 2003, rreth 40 patronime mund te merren si fjale greke, dy hebreje, dy prej gjuheve romane dhe tete turke, pra diçka me pak se 7 per qind e antroponimeve te sotme te krahines. Pra, pesha specifike e elementit te huaj ne patronimine e kesaj treve ka mbetur pothuajse e pandryshuar dhe e paperfillshme ne shekuj.

Per me teper, nuk mund te thuhet se bartesit e patronimeve me prejardhje te huaj jane te huaj, perveç atehere kur per kete ka te dhena te sigurta, siç eshte rasti i Averbaheve ne Dhermi dhe i Konomajve (por jo i Konomeve), Stolajve e Trolajve ne Himare, te cilet jane te ardhur nga zona minoritare brenda Shqiperise16. Nje arsye tjeter per ta kundershtuar mendimin se bartesit e ketyre patronimeve nuk jane shqiptare, eshte se shume nga emrat e huaj te familjeve hasen edhe ne treva te brendshme te vendit, ku nuk mund te behet kurrsesi fjale per prani te popullsise aloktone. Ato kane hyre nen ndikimin e kishes ortodokse, e cila liturgjite dhe sherbesat fetare i kryente ne gjuhen greke.

Nuk mungojne ne patronimine e fshatrave ne fjale edhe nje grup njesish qe rrjedhin nga emra vendesh, si Brati (qe mund te jete edhe emer fisi), Kuçi, Kudhes, Melani, Zagori e Velço, por pesha e ketyre emrave ne numrin e pergjithshem te patronimeve te kesaj krahine eshte e paperfillshme. Lidhur me keta emra familjesh, eshte per t'u vene ne dukje edhe se, me perjashtim te Kuqi dhe Velço, gjithe te tjeret dalin vetem ne regjistrin e vitit 1583. Kjo shpjegohet me ate qe tradita e vjeter e ruajtjes se emrit te fshatit a te krahines se zanafilles ka vepruar zakonisht kur dikush vendosej ne qendra te me'dha te banuara apo largohej shume nga vendlindja17. Pikerisht, emra te tille familjesh deshmohen tek te merguarit nga Himara, si tek arbereshet e Italise, ku gjejme patronimet Skutarjoti (emri i nje familjeje me prejardhje nga fshati Skutara i Himares, i shkaterruar nga te'rmeti i vitit 1410) dhe ne Sicili me 1568 Dirmi e PiloralPillora*.

Nje klase tjeter te pasur formojne patronimet qe rrjedhin prej emrash te pergjithshem, mbiemrash e ndonje pjese tjeter te liberates. Nder ta, vendin kryesor e ze'ne patronimet e formuara prej apelativesh qe emertojne njerez,

Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptareve ne driten e deshmive te gjuhes shqipe, Tirane, 1999, f. 110. " S. Mansaku, Autoktonla e shqiptareve ne driten e te dhenave te toponimise se lashte, SF, 1982, 3, f. 108. f Sh. Demiraj, vep. e perm., f. 117.

14 Poaty. f. 113.15 Poaty, f. 121.

pjese trupi, qenie e bime, dukuri te natyres etj. Patronime me baze emra te pergjithshem njerezish jane: Baba/Babe, Bonjako, Buco, Çeço, Duka/Dukaj, Kasneci, Mamija, Plaku etj.; patronime qe shenojne emertime shkallesh ne hierarkine fetare, si: Papa, Prifti, Dhjako e Konomi; disa te tjere rrjedhin nga fusha e besimeve pagane, si Maria, Zoto/Zota, Premti (nga She'n Prena, shenjtore e shqiptareve); patronime prej emrash qe shenojne pjese te trupit te njeriut: Balla, Karo/Karaj, Kocka, Koka/Kokaj, Mboqe; prej fjalesh qe emertojne qenie: Bica, Bua/Boit, Bufi, Bulla, Bullano, Bollanaj, Qakalli, Dacaj, Demi, Demka, Ndreri, Nerenxi, Pelikani, Pula/Pulo; prej emrash te sendeve, si: Burgo, Boro, Qulla, Gun, Kashta, Kosi, KulilKule, Kumi, Lapa, Lati, Mali/Malo/Malaj, Lule, Merkuri, Palloshi, Rapo/Rapaj, Sheti/Sheto (shume's i "shat"?), Shia, Shuli, Velio; prej emrash abstrakte, si: Jeto, Mai, Noti/Nota/Notaj/Note, Qendri/Qendraj, Vera, Veruari, Zboga/Zbogo; prej mbiemrash, si: Bardhi, ButalButaj, Qali, Kreku/Kreka, Shkurti/Shkurtaj, Varfi/Varfaj, Vogli, Vongli, Zi; dhe prej ndajfoljesh: Kuri, Kote.