8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E PREMTE, 03.08.202 VITI I - NR.50 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Fier!...........................f.2 Dy vëllezërit jetimë: 12 vjet që jetojmë në barakë, të kërcënuar nga uria!............................................... f.3 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Ermelinda Nezaj: Diplomimi, hap i sigurt drejt së ardhmes!...............f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e shoferit Ramazan Tarko............f.5 M endimi pozitiv i influencon njerëzit fizikisht dhe mendërisht. Mendimi negativ kronik lidhet me prodhimin e hor- moneve të stresit, të cilat i bëjnë njerëzit të ndjehen keq. Ndërkohë mendimi pozitiv nuk gjeneron hormone pozitive, ai thjesht frenon prodhimin e atyre dëmtuese. Mendimi pozitiv gjithashtu mund të përmirësojë sjelljen e një personi dhe të rrisë vetëkonfidencën e tyre. Po cilat janë përparësitë e të menduarit pozitivisht gjatë terapisë dhe rikuperimit? Mendimi pozitiv përmirëson shëndetin men- dor e emocional dhe kontribuon tek suksesi i terapisë dhe rigjenerimit. Janë dy metoda për të integruar mendimin pozitiv në terapi. Pacientët e shëruar nga sëmundjet mendore mund të tra- jtohen pjesërisht me anë të terapisë njohëse të sjelljes dhe terapisë së pranimit dhe angazhimit. Kjo terapi i trajnon pacientët të interpretojnë ng- jarjet në dritë të mirë, në vend që t’i shikojnë ato si fyerje personale. Rezultati i dëshiruar i terapisë së pranimit dhe angazhimit është të parandalojë që pacientët të jenë negativë, duke i ndihmuar ato t’i perceptojnë ngjarjet ndryshe dhe të marrin në konsideratë motivacionet potenciale pozitive prapa veprimeve të tjera. Terapia njohëse e sjelljes vlerëson mënyrat në të cilat njerëzit zhvillojnë modele të të menduarit vetëdestruktiv, bazuar në besimet e keqkonceptuara dhe të pavërteta. Kjo teori ka qëllim t’i drejtojë pacientët drejt besimeve më të rregullta dhe reale, se drejt atyre destruktive nga të cilat ato po vuajnë. Të dyja këto forma trajtimi janë treguar për të përmirësuar rezultatet e terapisë dhe trajtimit për sëmundjet mendore... >> VIJON NË FAQEN 2 Përparësitë e të menduarit pozitivisht! Qendra e Mendimit Pozitiv Bregu: Të heqim imunitetin për të çuar përpara integrimin! Ministrja e Integrimit...>>fq.2

Gazeta 77 News botimi Nr 150

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 150

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 03.08.202 VITI I - NR.50BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Fier!...........................f.2 Dy vëllezërit jetimë: 12 vjet që jetojmë në barakë,

të kërcënuar nga uria!...............................................f.3 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Ermelinda Nezaj:

Diplomimi, hap i sigurt drejt së ardhmes!...............f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e shoferit Ramazan Tarko............f.5

Mendimi pozitiv i inf luencon

njerëzit fizikisht dhe mendërisht. Mendimi negativ kronik lidhet me prodhimin e hor-moneve të stresit, të

cilat i bëjnë njerëzit të ndjehen keq. Ndërkohë mendimi pozitiv nuk gjeneron hormone pozitive, ai thjesht frenon prodhimin e atyre dëmtuese. Mendimi pozitiv gjithashtu mund të përmirësojë sjelljen e një personi dhe të rrisë vetëkonfidencën e tyre. Po cilat janë përparësitë e të menduarit pozitivisht gjatë terapisë dhe rikuperimit?

Mendimi pozitiv përmirëson shëndetin men-dor e emocional dhe kontribuon tek suksesi i terapisë dhe rigjenerimit. Janë dy metoda për të integruar mendimin pozitiv në terapi. Pacientët e shëruar nga sëmundjet mendore mund të tra-jtohen pjesërisht me anë të terapisë njohëse të sjelljes dhe terapisë së pranimit dhe angazhimit. Kjo terapi i trajnon pacientët të interpretojnë ng-jarjet në dritë të mirë, në vend që t’i shikojnë ato si fyerje personale. Rezultati i dëshiruar i terapisë së pranimit dhe angazhimit është të parandalojë që pacientët të jenë negativë, duke i ndihmuar ato t’i perceptojnë ngjarjet ndryshe dhe të marrin në konsideratë motivacionet potenciale pozitive prapa veprimeve të tjera. Terapia njohëse e sjelljes vlerëson mënyrat në të cilat njerëzit zhvillojnë modele të të menduarit vetëdestruktiv, bazuar në besimet e keqkonceptuara dhe të pavërteta. Kjo teori ka qëllim t’i drejtojë pacientët drejt besimeve më të rregullta dhe reale, se drejt atyre destruktive nga të cilat ato po vuajnë. Të dyja këto forma trajtimi janë treguar për të përmirësuar rezultatet e terapisë dhe trajtimit për sëmundjet mendore... >> VIJON NË FAQEN 2

Përparësitë e të menduarit pozitivisht!

Qendra eMendimit Pozitiv

Bregu: Të heqim imunitetin për të çuar përpara integrimin!

Ministrja e Integrimit...>>fq.2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 150

2 E PREMTE, 03 GUSHT 201277 NEWS POLITIKËBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA ... Përfitimet e përfytyrimit pozitiv!Atletët mund ta përfytyrojnë veten duke

përmbushur qëllimet, mund të përfytyro-jnë suksesin akademik. Ky lloj përfytyrimi i rregullt mund të rrisë optimizmin dhe konfidencën ndërkohë që redukton stresin dhe ankthin. Kur impakti i këtyre emocio-neve negative është reduktuar ose elemi-nuar, njerëzit kuptojnë se tani janë të aftë të përmbushin detyrat me më shumë lehtësi se më parë.

Optimizmi si një strategji jete!Dr. Tamar Chansky nënvizon një seri

zakonesh pozitive dhe sjelljesh që ndih-mojnë në përmirësimin e plotë të pikë-pamjes, suksesit dhe shëndetit të dikujt. Ajo rekomandon të kemi qëllime pozitive dhe reale, të shmangim bisedimin negativ me veten dhe të identifikojmë qartësisht cilat probleme ose situata negative mund të kontrollohen dhe cilat jo. Të jesh i infor-muar rreth pikave të forta dhe dobësive të dikujt, të jesh fleksibël në përkufizimin e suksesit, të pranosh gabimet e të mësosh prej tyre janë gjithashtu strategji esenciale për aq kohë sa janë shfaqje aktive dhe të sin-qerta të bujarisë dhë mirënjohjes kundrejt

të tjerëve.Sjellja është ngjitëse!Sjellja është në përgjithësi e alternuar.

Ti tenton t’i buzëqeshësh dikujt, i cili të buzëqesh ty ose reagon jo mirë ndaj dikujt që rrudh vetullat. Duke përshtatur, shfaqur dhe shpërndarë mendime pozitive i inkura-jon të tjerët të bëjnë të njëjtin veprim, gjë e cila përmirëson mjedisin social bashkë me familjen, vendin e punës dhe grupe të tjera sociale.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Gjashtë gushti është shansi për të çuar para axhendën e integrimit, me të

këtë mesazh i është drejtuar ministrja e integrimit Majlinda Bregu opozitës, në ftesën e përsëritur të mazhorancës për të votuar pro heqjes së imunitetit. Minis-trja ka kujtuar se mazhoranca ka pranuar të gjitha propozimet e opozitës dhe se tashmë në Kuvend pret të miratohet një

draft i përbashkët. "Imuniteti dhe heqja e tij janë i vetmi detyrim për të plotësuar kalendarin e 12 pikave të kërkuara nga Ko-misioni Europian. Sot kemi një çështje ur-gjente për të zgjidhur dhe kjo është heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë në kuadër të planit të veprimit dhe konkretisht pikës 8, ku përfshin luftën kundër korrupsio-nit. Nëse opozita mendon se korrupsioni

është një sfidë që duhet fituar dhe nëse opozita është një institucion i këtij vendi dhe jo pengmarrje, atëherë të votojë në 6 gusht", është shprehur Bregu. Ajo i ka bërë thirrje opozitës të mbajë premtimet për kontributin e saj në përmbushjen e rekomandimeve të Bashkimit Europian.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Bregu: Të heqim imunitetin për të çuar përpara integrimin!

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë me të rinjtë në Fier!

Lëvizja Shqipëria e Re organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Arsim, punë-

sim, shërbime sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”, në qytetin e Fierit. Me dhje-tëra të rinj iu bashkuan kësaj tryeze, e cila është në vazhdimësi të tryezave të rrum-bullakëta në qytete të tjera të Shqipërisë. Koordinatori i Lëvizjes Shqipëria e Re, Sevin Serjani në fjalën hapëse falënderoi të rinjtë për pjesëmarrjen dhe u bëri thirrje të shprehin idetë e tyre në lidhje me pro-

blematikat që hasen në arsim, punësim dhe shërbime sociale. “Jemi këtu për të përthi-thur zërin tuaj, idetë tuaja dhe ju sigurojmë që të gjitha këto ide do të konkretizohen dhe do të ngrihen për t’i dhënë zgjidhje këtyre problematikave”, u shpreh zoti Ser-jani. E reja, Uarda Begaj tha se strukturat shtetërore ekzistojnë në mënyrë fiktive, sipas saj duhen marrë veprime konkrete për punësimin e të rinjve. Zonjusha Begaj, por edhe të rinjtë e tjerë u shprehën se në sistemin arsimor ka parregullsi gjatë pro-cesit mësimor dhe mungon infrastruktura. Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe kryetari i Shoqatës së të Verbërve, zoti Festim Mana, i cili tha se personat me aftësi të kufizuar janë lënë në harresë nga shteti, ata jetojnë në kushte aspak të favorshme. Zoti Mana kërkoi që të bëhet një rikomisionim i kësaj kategorie. Ndërkohë Floberta Kajo, në pro-fesion gazetare tha se personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë të integrohen në shoqëri. “Në të gjithë sistemin shtetëror ka nevojë për njerëz të kualifikuar, të lufto-hen burokracitë dhe korrupsioni”, u shpreh zonjusha Kajo. I riu, Erjo Mile u shpreh

se duhet krijuar një klimë e përshtatshme biznesi në vendin tonë. Ai u ndal edhe te çështja e arsimit, duke kërkuar që të ndrys-hojë mënyra e konkurimit në universitete, me anë të testimit pranë universiteteve për-katëse dhe të hiqet sistemi ekzistues, pasi nuk ka meritokraci. “Kemi prodhim të të papunëve të diplomuar”, u shpreh Bujar Rama, një tjetër pjesëmarrës në këtë tryezë. Sipas tij kërkesë-oferta nuk është e drejtë në tregun e punës, madje as universitetet nuk e marrin në konsideratë atë që kërkon tregu ose jo. Edhe në këtë tryezë të rinjtë kërkuan që t’i kushtohet rëndësi arsimit profesional, madje sipas tyre duhet të kemi një vetëndërgjegjësim të individit për aftë-sitë e tij dhe kapacitetet, më pas duhet bërë ndërgjegjësimi i gjithë shoqërisë dhe insti-tucioneve. Përfaqësuesit e Lëvizjes Shipëria e Re u garantuan pjesëmarrësve në këtë tryezë që të gjitha këto çështje dhe ide të ngritura do të bëhen pjesë e platformave të lëvizjes për të sjellë veprime dhe zgjidhje konkrete.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

“Arsim, punësim, shërbime sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 150

3E PREMTE, 03 GUSHT 2012 77 NEWSHISTORI NJERËZOREE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Balkansport Sh.p.k kërkon të punësojë arkëtar/e. Të interesuarit të dërgojnë Cv me foto në adresën e e-mailit: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Dy jetimët Roland dhe Dritan Zani, nga Tirana, prej 12 vitesh jetojnë në një

barakë, jo shumë larg Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë, tek rrethrrotulli-mi i “Zogut të Zi”, të kërcënuar nga uria dhe të braktisur në mëshirë të fatit. “77 News” konstatoi në vendngjarje ambientin ku jetojnë në kushte skandaloze dy vëllezërit jetimë, duke siguruar këtë pamje, që të ngj-ason me të dënuarit e kampeve nazite në luftën e dytë botërore. “Gjatë gjithë kohës kemi qenë endacakë. Kurse tek kjo barakë kemi 12 vjet që qëndrojmë”, fillon të rrë-fejë historinë e dhimbshme më i vogli i vëllezërve Dritani, 35-vjeçar. “Jam rritur në jetimoren e “Zyber Hallunit” dhe aty kam qëndruar pesë vjet, më pas jam rritur në

rrugë”. Nga ana tjetër, Rolandi 38-vjeçar shprehet se prindërit nuk i ka njohur kurrë, por sipas fjalëve të disa të afërmve të tyre ata kanë vdekur për shkaqe shëndetësore. “Unë kam qenë i martuar më parë dhe nga martesa solla në jetë një fëmijë, por për shkak të varfërisë u ndava. Vajza aktualisht duhet të jetë 13 vjeç, por unë kam vite që nuk e kam takuar”, tregon 38-vjeçari pro-blemin më të madh të jetës së tij. “Kam mësuar që vajza ka humbur, madje para di-vorcit më kanë pyetur në polici që të dësh-moja në lidhje me humbjen e vajzës, pasi dikush kishte shpifur për mua që unë isha në dijeni të humbjes së saj. Në fakt unë e dhashë dëshminë time dhe kjo histori është mbyllur. Fëmija është jeta ime, kurrë nuk

e kam menduar që të shes fëmijën, në çdo lloj rethane”. Pasi kemi dëgjuar historinë e dhimbshme të Rolandit mësojmë se jeta e dy vëllezërve të rritur jetimë është tepër e vështirë, duke u detyruar të mbledhin ka-naçe e bukë të thatë e më pas t’i shesin, për të fituar ndonjë të ardhur sa për të mbajtur frymën gjallë. Gjithashtu, banorët e pallatit (afër barakës) i ndihmojnë vëllezërit me ushqime ose ndonjë rrobë të vjetër. “Jemi drejtuar në zyrat e punësimit prej vitesh, por emri ynë nuk ka dalë, që ne të fillojmë ndonjë punë”, shprehet Dritani. “Unë gëzoj statusin e jetimit, por formalisht sepse ndaj meje nuk ka pasur asnjë përkujdesje të ve-çantë si nga shteti apo shoqata. Ju e shihni edhe vetë, kushtet ku jetojmë janë tepër të vështira. Qëndrojmë me ditë të tëra pa ngrënë, pa ujë e pa rroba”. Të dy vëllezërit shprehen se gjithmonë qëndrojnë bashkë duke ndihmuar njëri-tjetrin. Ndërkohë, mësojmë faktin se shpeshherë ata shqetë-sohen për shkak të vjedhjeve që ka në këtë zone, e për pasojë policia i merr në pyetje në orët e vona të natës për sqarime. “Gji-thashtu përreth ka edhe drogaxhinj që janë shumë të rrezikshëm”, shprehen njëzëri të dy vëllezërit. Largohemi nga baraka në cep të pallatit me shpresën se kjo pamje që fik-suam në aparatin tonë fotografik do të jetë veç një dëshmi e një të kaluare të hidhur, e një krimi social që askush prej nesh nuk e meriton.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Dy vëllezërit jetimë: 12 vjet që jetojmë në barakë, të kërcënuar nga uria!

Dritan dhe Roland Zani

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 150

E PREMTE, 03 GUSHT 201277 NEWS KULTURËBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Bonaparte Wine-Bar kërkon të punësojë banakiere. Të interesuarat mund të kontaktojnë në numrin e tel: 0692070359/Për më tepër: www.njoftime.com

Një veprimtari multidimensionale ka shoqëruar 75-vjetorin e vdekjes së kle-

rikut të njohur katolik, poetit të madh kom-bëtar Dom Ndre Mjeda, një bashkëpunim i vyer mes qendrës muzeore ‘‘Ndre Mjeda’’, Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe komunës Bushat. Veprimtaritë janë ndarë në dy pjesë, konferencën shkencore dhe ve-primtarinë festive, që lidhej me përurimin e shtatores monumentale të Mjedës dhe të qendrës muzeore në Kukël. Në kumtesat e mbajtura nga studiues të njohur shqiptar si prof. dr. Ardian Marsahi, Gjovalin Shkurtaj, Mentor Quku, Tonin Çobani, Klara Kodra, Alfred Çapaliku, Dom Nik Ukgjini, studiues të njohur nga Kosova e Maqedonia, etj, u fol për “mallin romantik të Mjedës”, për esencia-lizmin në krijimtarinë e tij apo krijimtarinë letrare për fëmijë, për bashkësinë e gjuhës si dëshmi e njësisë së kombit shqiptar në veprat e Mjedës, për Rilindjen e Mjedës në

kolanën e prof. Qukut, Mjeda si misionar i Dijes, Mjeda si mjeshtër i madh i gjuhës, etj. Më pas në veprimtaritë festive, imzot Angelo Masafra, kryeipeshkv i Shkodrës, bekoi mje-diset e kësaj qendre muzeale duke ftuar të pranishmit për lutje dhe vizita, e ndërkaq u bë dhe përurimi i shtatores monumentale. Projektin për rikthimin në identitet e ka bërë arkitekti Zef Çuni. Qendra Muzeore “Ndre Mjeda” më 16 dhjetor 2011 është shpallur monument kulture, ku ruhet një kujtesë 100-vjeçare e Mjedës, në fushat e poe-zisë, gjuhës, letërsisë, diplomacisë, politikës. Ajo u realizua nga skulptori Sadik Spahia pa asnjë lloj shpërblimi dhe derdhja në bronz me përmasa 2.60, me 1.20 u financua nga aktivisti i mirënjohur pukjan nga Nju Jo-rku, Zef Balaj. Pjesa festive u përcoll bukur dhe nga një koncert artistik me këngëtarë të zonës dhe ansamblit “Mirdita”. Kisha e projektuar nga Mjeda në stilin neoklasik kushtuar Shën Shtjefnit, martir i shekullit I, u ndërtua në vitin 1913 me ndihmën finan-ciare të qeverisë austriake. Gjatë periudhës së diktaturës ka shërbyer si depo armësh. Ndërsa shtëpia, sipas studiuesve të Mjedës është më e hershme, e vitit 1906. Muret ball-ore të objekteve janë zbukuruar me figura të gdhendura dhe paraqesin episode të mitolo-gjisë ilire. Në ballinën e shtëpisë është koka e kurorëzuar e Bachtusit, martirit sirian të shek. IV, por sipas Dom Nik Ukgjinit, njeriu që nuk jepet në këtë histori të kthimit në identitet të objektit, mund të interpreto-het dhe si kurorë me gjemba e Krishtit dhe përmban disa tipare karakteristike të kle-

rikut poet si mustaqet, pjesa e ballit. Në të majtë të ndërtesës është Labeatia, basoreliev i emblemës së një prej fiseve ilire. Në vitin 1962, shtëpia e klerikut katolik Ndre Mjeda nuk u dëmtua, por u bë shtëpi-muze si degë e Muzeut të Shkodrës, deri në vitin 1990. Aty kanë qenë ekspozuar gjërat personale të Mjedës, fotografi, shkrime studimore, libra, tryeza e punës. Drejtori i qendrës muzeore “Ndre Mjeda”, Dom Nik Ukgjini, një nga iniciatorët më këmbëngulës tregon ndër të tjera se për këtë monument kulture shteti shqiptar nuk ka derdhur asnjë grosh. Të dyja objektet që janë projektuar nga autori i poe-mave “Vaji i bylbylit”, “Shte-gtari”, “Andrra e jetës”, “Shkodra”, “Lissus”, ishin në degradim e sipër. Kur Dom Nika erdhi në famullinë e Kuklit në komunën e Bushatit në vitin 2006, thotë se u përpoq të gjejë mundësinë për restaurimin e ndërtesës. Vitin e kaluar, pasi arriti të mbledhë ca fonde, filluan punimet për restaurimin e Kishës, e cila ishte duke u shkatërruar nga dhembi kohës. Objekti e ka ruajtur identitetin e vet në tërësi. Arkitekti në disa momente të zbërthimit të projektit është mbështetur në fotografinë e Karl Gu-rakuqit të vitit 1963. Punonjësit zbatues, të mbikëqyrur edhe nga inxhinieri Çesk Gjuraj, kanë punuar me një përpikmëri dhe dashuri të veçantë për katër muaj më radhë nga prilli i këtij viti. Arkitektura e brendshme e objek-tit në shikimin e parë të krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një kishë të zakonshme ku populli mblidhet për t’iu lutur Zotit.

Nga Gjergj Marku Për më tepër: www.77news.al

Kukël, nderohet Mjeda në 75-vjetorin e vdekjes!

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 150

5E PREMTE, 03 GUSHT 2012 77 NEWSZËRI I SË VËRTETËS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Alba Road Sh.a kërkon të punësojë inxhinier ndërtimi. Të interesuarit të dërgojnë sa më shpejt Cv me foto në adresën e e-mail: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Ramazan Tarko, shofer i Vitrina sh.p.k. në datën 17 janar ka shoqëruar drej-

torin e përgjithshëm z. Edmond Vlashaj, për tek mjediset e kampusit universitar. Ai ka parë dyndjen e forcave të policisë dhe furgonat e shumtë në portën hyrëse. Z. Tarko tregon se megjithëse drejtori i për-gjithshëm u vetëofrua për të dhënë të gjitha shpjegimet në rajon mbi ngjarjen, duke u futur vetë në furgonin e policisë, ata nuk u mjaftuan me kaq. Sapo kanë larguar z. Vlashaj, kanë shqyer portën e kampusit dhe janë dyndur brenda. Presioni i tyre nuk ka kursyer as femrat. Z. Tarko tregon se ata po keqtrajtonin juristen e kompanisë Dorina

Daja dhe në momentin që ai i ka dalë në mbrojtje e kanë shoqëruar në rajon.Ku ndodheshit ju më 17 janar?

Në datën 17 janar unë shkova në kampu-sin universitar "Vitrina", bashkë me drej-torin e përgjithshëm, z. Edmond Vlashaj.Si u informuat mbi ngjarjen?

Kur arritëm në kampusin universitar "Vitrina", për çudi vumë re se kishte shumë forca policie në portën hyrëse. Kishte shumë policë dhe furgona policie. U afruam për të parë se çfarë po ndodh-te. Policët tentonin të futeshin me forcë brenda mjediseve të universitetit. Aty përballeshin me studentë e pedagogë dhe

punonjës të tjerë. Çfarë veprimesh bënin efektivët e policisë në mjediset e jashtme të kampusit univer-sitar "Vitrina"?

Pyetën se kush ishte i pari dhe u përgjigj z. Vlashaj. Ata i thanë që duhet t’i shoqëronte për të dhënë sqarime mbi një ngjarje që kishte ndodhur në universitet. Pas kësaj kam parë që drejtori i përgjithshëm u fut vetë në furgonin e policisë, i cili u largua pas pak minutash. Gjatë kësaj kohe vazhdonte rrëmuja dhe policët bërtisnin me zë të lartë duke thënë se do të futeshin patjetër brenda në universitet. Si u sollën me ju efektivët e policisë?

Pas shoqërimit të drejtorit të përgjith-shëm për në komisariatin nr. 6, pashë dy policë që kapën nga krahët juristen Dorina Daja. Shkova aty dhe i thashë ta lëshonin, sepse ajo është juriste e kompanisë dhe pe-dagoge. Atëherë e lëshuan juristen dhe më kapën mua nga krahët dhe më shoqëruan për në komisariatin nr. 6. Si e përjetuat ju këtë ngjarje?

Unë kam punuar vetë në polici dhe është e dhimbshme ajo që ndodhi. Policët nuk kanë punuar me një plan masash, por me urdhra farefisnore. Është shumë e rëndë që një ngjarje e tillë të ndodhë në një universi-tet. Policët kanë vepruar pa ngjarje, pa shkak dhe kjo për mendimin tim është shumë e gabuar.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dëshmia publike e shoferit të Vitrina Sh.P.K. Ramazan Tarko

Ramazan Tarko

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 150

E PREMTE, 03 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Shumë njerëz nuk janë shumë fansa të ushqimit japonez, por kjo nuk i ndryshon faktet .

Aragawa, e vendosur në Tokio është restoranti më i shtrenjtë në botë.

Restoranti shërben vetëm një pjatë hyrjeje : bif tek.

Ky b i f tek i veçantë kushton rreth 600 dollarë për person.

Për tre vitet e fundit , ky vend ka qenë res torant i më i shtre -njtë.

J en i gat i për t ë shpenzuar? Shkoni!

Për më tepër: www.newnews.al

Restoranti më i shtrenjtë në botë!

Kërkohet të punësohet një kontabiliste. Të interesuarat të dërgojnë Cv me foto në adresën e e-mail: sales@alësd.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Me bashkëpunimin e disa ekipeve si me Universitetin e Floridës dhe

inxhinierët e MIT, janë zhvilluar mëny-rat për të transmetuar dhe për të marrë

energji elektrike pa tela. Me qëllim që fusha magnetike të mos ketë ndikim të dëmshëm në trupin e njeriut, ajo është shfrytëzuar në zhvillimin e energjisë elektrike pa telefon. Ideja kryesore për zbatimin e energjisë elektrike wireless është se çdo shtëpi do të ketë një stacion wireless dhe sisteme të gjera të hedhura për energji elektrike pa telefon. Këto pa-jisje elektronike do të zbulojnë automati-kisht pajisje elektrike për të ngarkuar me energji edhe shumë pajisje njëkohësisht. Ajo mund të ngarkojë celularë, laptopë dhe pajisje të tjera elektronike që janë të pranishme në më shumë se dy metra dis-tancë. Kjo ide do të ndryshojë mënyrën e funksionimit dhe jetesës në shtëpi dhe zyrë. Edhe pse sistemi është tashmë në përdorim nga shumë institute, ka ende nevojë për të përhapur përdorimin e saj në gamë të gjerë.

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Enegjia elektrike Wireless

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 150

E PREMTE, 03 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Qelbanix Shop kërkon shitëse part-time. Të interesuarat mund të kontaktojnë në nr e tel 0693923150/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ditë pozitive për jetën tuaj në çift. Edhe ata që kanë qenë larg njëri-tjetrit do të afrohen dhe do e shtojnë bashkëpunimin.

Demi: Falë influencës së Venusit do keni një përmirësim të jetës suaj në çift sot. Be-qarët do jenë sharmantë.

Binjakët: Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë dhe do iu ofrojnë një jetë në çift ashtu si e kishit ëndërruar.

Gaforrja: Në planin financiar do jeni më të matur dhe më rigorozë. Gjërat do shkojnë më së miri.

Luani: Do kryeni transaksione të rën-dësishme sot. Më në fund buxheti do të stabilizohet.

Virgjëresha: Mos bëni asnjë transaksion të nxituar financiar sepse situata do jetë goxha e ndërlikuar. Bëni edhe pak durim.

Peshorja: Beqarët do hedhin hapa të mëtejshëm me atë që kanë kohë që pëlqejnë dhe mund të ketë edhe zyrtarizime.

Akrepi: Për financat duhet të kujdeseni më shumë. Ato nuk do jenë të qëndrueshme prandaj kujdes me shpenzimet.

Shigjetari: Do keni mundësi shumë të mira për të krijuar lidhje, por nuk duhet të nxitoheni.

Bricjapi: Të gjitha tabutë, frenimet apo turpi do të rrëzohen si me magji sot në jetën tuaj në çift.

Ujori: Nëse nuk shpenzoni shumë, finan-cat do jenë të mira. Bëni edhe ndonjë tran-saksion të rëndësishëm.

Peshqit: Kujdes me buxhetin! Optimiz-mi që keni do iu bëjë të merrni hua dhe të shpenzoni pa u menduar.

Fakulteti i Shkencave të Edukimit diplo-moi studentët e degës së Psikologjisë.

Diplomantja Ermelinda Nezaj flet për rën-dësinë e diplomimit të saj në një intervistë për ‘’77 News’.Si do ta përshkruaje këtë ditë?

Kjo është një ditë shumë e rëndësishme, pasi kurorëzohen tre vite studim. Të shumta janë emocionet, pasi kjo ditë është e veçantë për mua dhe të gjithë studentët, apo kolegët e mi, secili prej tyre finalizon një punë të gjatë.

Cila është tema e punimit tënd dhe ku është fokusuar ajo?

Tema ime është ‘’Vlerësimi i performancës së punonjësve’’, do ta konsideroja të veçantë, pasi është një nocion dhe proces i ri për tre-gun shqiptar, por jo aq i ri për atë ndërkom-bëtar. Mendoj se i duhet dhënë një fokus kompanisë shqiptare. Kam patur mundësinë të merrja në shqyrtim një rast konkret nga tregu shqiptar dhe ta paraqes si temën time të diplomës.Sa ndihmesë të ka dhënë praktika e zhvilluar për ta konkretizuar punimin e diplomës?

Kur ke një eksperiencë praktike, e ke më të thjeshtë të bësh një punë konkrete, me infor-macione të sakta, të vlefshme. E gjithë ekspe-rienca praktike të ndihmon në lirshmërinë e dhënies së informacionit pasi çdo gjë është e zotëruar nga unë.Si do e vlerësoje preformancën e peda-gogëve gjatë tre viteve studimi në SH.L.P ‘’Vitrina’’?

Procesi i vlerësimit të performancës është i gjerë dhe ka shumë aspekte. Nga ana tjetër mund të them që kemi patur tre vite kohë për të vlerësuar pedagogët dhe ajo që unë kam thënë gjithmonë dhe vazhdoj e them se stafi akademik janë një ndër pikat e forta të këtij universiteti. Ata i zotërojnë majft mirë lëndët që japin dhe kanë metoda mjaft frytdhënëse për të dhënë informacionin te studenti.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Ermelinda Nezaj: Diplomimi, hap i sigurt drejt së ardhmes!

Ermelinda Nezaj

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 150

8 E PREMTE, 03 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

-Hoteleri - Turizëm-Ekonomike

-Elektronike

-Mjekësore-E Përgjithshme

Shkolla e Mesme “Vitrina” me Profilet:

900 € / vit = 1 Vit Shkollor

550 € / vit 1 Vit Konvikt + Mensë = 1000 €

Fuqia e mëndjes është fuqia më e madhe në Botë. Rrethoje dhe kultivoje me energji pozitive atë! Përdore në të mirën e njerëzve pa përjashtim! Ngulitja rrënjët në truallin e vlerave më të mira dhe natyrisht

pema e dijes nuk do të vonojë të të japë ty dhe familjes tënde, frytet e mirësisë dhe begatisë pa kufi! Tregoje Veten!

JEPI BOTËS ENERGJI POZITIVE!

Të regjistruarit deri më datë 6 Gusht përfitojnë Kurs Anglisht Falas.

Deri më 6 Gusht

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Fshati Qendër-Gosë në Kavajë ka kohë që tashmë ka marrë një pamje tjetër. Me

banesat e reja, por edhe me bllokun e dyqa-neve, ku tashmë i gjen të gjitha. Një ndër to, buzë rrugës është magazina “Mobilie italiane” e sipërmarrësit Arian Osma. Pasi punoi dhe jetoi për shumë vjet si mërgim-tar në Itali, Ariani mendoi të kthehet për të pasur punën e tij. Ai shfrytëzoi lidhjet e vjetra dhe të mira me disa prej prodhuesve dhe shitësve të mobilieve në zonën e Pulias (Foxhia dhe Bari kryesisht) dhe hapi një dyqan, a magazinë me mobilie italiane këtu në Qendër-Gosë. Një magazinë, ku i gjen pothuaj të gjitha: dhomat e gjumit të reja akull, të plotësuara me krevatë, dysh-ekë, rafte të mëdhenj, komo, komodina, pasqyra, tavolina të vogla. Dhomat e gju-mit të stilit klasik janë më të kërkuarat, thotë Ariani. Shquhen ato të firmave ita-liane Metropolis, Ambra, Specchio, Mor-feo, Terry dhe çmimet e tyre janë shumë të arsyeshme. Ariani thotë se ka mjaft familje që vijnë dhe bëjnë porosinë dhe ai bën çmos që t’ua plotësojë. Malli është shumë i mirë, thotë ai dhe i lakmuar prej shumë klientëve. Është besimi reciprok dhe i ndërsjelltë ai që mban biznesin dhe që i bën banorët vendas të vijnë tek mje-shtër Ariani, para se të shkojnë në dyqanet e tjera. Po kështu, në magazinën “Mobilie italiane” njerëzit mund të gjejnë dhe poro-sisin divanë për sallonet e ndenjes. Këtu dallohen modelet: Anita, Andy, Boston, Roger, Tigris. Edhe këtu, modelet klasike janë më të kërkuarat. Të bukura, me ngjyra të ndryshme dhe shumë praktike. Ja dhe kuzhinat, të gjitha komode dhe të komple-tuara, ndryshe nga kuzhinat që prodh-ohen në vend. Në kuzhinë klienti gjen me një çmim shumë të arsyeshëm edhe sobën me 4

vatra gazi dhe me furrë me korent, frigori-ferë Ignis dhe lavastovilie gjithashtu Ignis, dikur të ëndërruara nga shqiptarët. Ja tek preket ëndrra, të pëlqyeshme dhe shumë të kërkuara tek Ariani, janë edhe mini-baret. Janë mbi 10 modele të ndryshme në magazinë. Të punuara me dru dhe melaminë dhe të ngjyrave të ndryshme. Të gjitha siç i kërkojnë sot amviset dhe të rinjtë sidomos, sepse në një festë familjare, a në një party me shoqërinë me këto mini-

bare mund t’i shërbesh të gjitha: pijet e mrekullueshme, gotat elegante, frutat në pjata dhe pjatanca porcelani. Ky është një sallon tipik italian që i ka të gjitha mjafton të jesh i vëmendshëm dhe të dish të zgjedhësh, apo jo mjeshtër Ariani? Ai vë buzën në gaz dhe është gjith-monë në shërbim të klientëve, që kanë ardhur në magazinë.

Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Arian Osma sjell për ju “Mobilie italiane”!

Arian Osma