Upload
others
View
12
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Tiranë, 2017
AUDITUESIT E KLSH-së NË
SHTYPIN E PËRDITSHËM
KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH Janar - Qershor 2017
Shtypur në Shtypshkronjë “Classic Print”
AUDI
TUES
IT E
KLS
H-së
NË
SHT
YPIN
E P
ËRDI
TSHE
M
Vëllimi VIII
ISBN: 978-9928-159-62-5
-të
Vëllimi VIII
Janar - Qershor
2017
AUDITUESIT E KLSH-së NË
SHTYPIN E PËRDITSHËM
Printing & Publishing Home
printCLASSIC
Albana AGOLLIAlbana GJINOPULLIAlbert THOMAAlfons GABILIAlfred LESKAJAlfred ZYLFIAlush ZAÇEAmantja PATOZIArtan MIRASHIArtan TOPJANAArtur HASANBELLIUAulent GURIAulona JONUZIBajram LAMAJBrunilda ZENELIBujar LESKAJEdlira SAKOEdvin STEFANIErgys ALUSHIEva LEKAFatmir ZILJAFatos ÇOÇOLIGjovalin PREÇIHysen METKOIrena ISLAMIJonild HOXHAJKlejvis KULEKristaq GJURGJAJLindita MILO (LATI)Lolita BAHOLLIManjola NAÇOMariola LLANAJMimoza BEDINIMimoza LLOJIMiranda HAXHIANikoleta PIRANJANIPullumb BEQIRAJRedi AMETLLARIRyisim XHAJASali AGAJSelfo ZENELISelime BREGUSkënder HAJDARIValentina GOLEMIVjollca SELMANIVullnet KARAFILAJXhuljeta ÇELAJYllka PULASHI
Seria e botimeve KLSH 08/2017/75
Kontrolli i Lartë i ShetitBulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3Tiranë Tel/Fax 04/228485, Tel.04/251267Web-site: www.klsh.org.al, E-mail [email protected]
9 789928 159625
AUDITUESIT E KLSH-së
NË
SHTYPIN E PËRDITSHËM
VËLLIMI VIII të
KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH
JANAR – QERSHOR 2017
Tiranë, 2017
Shtypur në Shtypshkronjën “Classic Print”
Tiranë, 2017
Titulli:
Audituesit e KLSH-së në Shtypin e Përditshëm
Vëllimi VIII-të
Janar- Qershor 2017
Përgatiti botimin:
Amantja Patozi
Realizoi në kompjuter:
Armanda BEGAJ
Seria e botimeve KLSH
08/2017/75
©Copyright KLSH
ISBN: 978-9928-159-62-5
Përmbajtja
Kontrolli i Lartë i Shtetit 3
PËRMBAJTJA
Faqe
Prof Dr. Sazan GURI Në vend të hyrjes 9
Bujar LESKAJ SAI-t si “watchdog” i qytetarëve dhe
Parlamentit 13
Lolita BAHOLLI
Kristaq GJURGJAJ
Kriteret abuzive në përcaktimin e kërkesave
kualifikuese të operatorëve ekonomik 19
Eva LEKA
Qasja e Kontrollit të Lartë të Shtetit në
shmangien e risqeve të auditimit të
performancës
22
Mimoza BEDINI Auditimi i prokurimeve në fokusin e Kontrollit
të Lartë të Shtetit 26
Nikoleta PIRANJANI Subjektet publike dhe sponsorizimet 29
Fatos ÇOÇOLI Kallëzimet e KLSH dhe reforma në drejtësi 33
Yllka PULASHI Mirë menaxhimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar 35
Sali AGAJ Menaxhimi i mbetjeve urbane në Bashkinë e
Tiranës 38
Alfred LESKAJ Borxhi midis OSHEE, KESH dhe OST arrin në 580
milion euro 42
Gjovalin PREÇI Dështimi i qeverisë me koncesionet e naftës 46
Alfred ZYLFI Auditimi i performancës mbi mirëmenaxhimin e
parqeve kombëtare 50
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
4 Botime 2017
Bujar LESKAJ GAO, lider i komuniteteve të SAI-ve 56
Aulent GURI Ajri i brendshëm, subjekt i auditimeve të KLSH-së
në të ardhmen 61
Lolita BAHOLLI
Kristaq GJURGJAJ
KLSH dhe auditimi i procedurave të prokurimit
publik 64
Klejvis KULE Auditimi i performancës, sfidat dhe hapat e tij
drejt zhvillimit 68
Redi AMETLLARI “Auditimi, dije dhe zhvillim” – lajtmotivi i
kolanës së botimeve të KLSH-së 72
Selfo ZENELI Pushteti vendor dhe kujdesi ndaj qytetarëve 75
Skënder HAJDARI Koncensionet e hidrokarbureve dhe ndikimi i
tyre në mjedis 78
Aulent GURI KLSH pjesë aktive e auditimeve paralele të
performancës me homologët e rajonit 81
Bujar LESKAJ Marrëdhënia SAI-Parlament: Një partneritet i
natyrshëm 84
Bajram LAMAJ Përgjegjësia materiale dhe drejtuesit vendor 94
Selfo ZENELI KLSH dhe “asetet e fjetura” të pushtetit vendor 99
Alush ZAÇE Ndal abuzimit me shoqëritë publike! 103
Yllka PULASHI Kontrolli i cilësisë në KLSH dhe eksperienca
europiane 106
Ergys ALUSHI KLSH, institucion besimi, larg politikës, në
mbrojtje të financave publike 109
Përmbajtja
Kontrolli i Lartë i Shtetit 5
Fatos ÇOÇOLI Kur na vlerësohen shërbestarët 112
Irena ISLAMI Dëshmia më e mirë e zbatimit të motos “Nga
eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë” 114
Fatos ÇOÇOLI Forcimi i BE-së dhe përgjegjësia jonë 117
Ergys ALUSHI Ja pse KLSH është i veçantë nga institucionet e
tjera 120
Aulona JONUZI Transparenca, qeverisja e hapur dhe kontrollet
e brendshme për përgjegjshmërinë qeverisëse 124
Xhuljeta ÇELAJ
Ekspertët e KLSH angazhohen për herë të parë
si vlerësues për Grupin e Shteteve kundër
Korrupsionit të Këshillit të Europës ( GRECO)
127
Albana AGOLLI
Miranda HAXHIA
KLSH, aktive për përmirësime ligjore në
legjislacionin për prokurimin publik 130
Mimoza LLOJI Zbatimi i ligjit të prokurimit publik dhe
efektiviteti në përdorimin e fondeve publike 134
Bujar LESKAJ EUROSAI në testin e kohës 139
Selime BREGU
Mariola LLANAJ
PEFA-Mbështetje për menaxhimin e financave
publike 143
Jonild HOXHAJ
Ryisim XHAJA
Çfarë sjell mungesa e performancës së
investimeve publike 146
Lindita MILO (LATI) Antikorrupsioni “Arma e re” ndaj problemit të
vjetër 150
Manjola NAÇO KLSH rekomandon përgjegjshmërinë
institucionale si parakusht për mirëqeverisjen 153
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
6 Botime 2017
Artan MIRASHI
Hysen METKO
Legalizimet e ndërtimeve informale në fokusin
e KLSH 156
Fatos ÇOÇOLI Kërkesat e Profesor Fugës dhe politika 161
Vullnet KARAFILAJ
Brunilda ZENELI
Misioni i doganave, perceptimi i bizneseve mbi
cilësinë e shërbimit 163
Albert THOMA Komunikimi elektronik i pamjaftueshëm midis
institucioneve 167
Edlira SAKO Mirë menaxhimi i burimeve njerëzore, prioritet
në KLSH 170
Alfred ZYLFI Auditimi i performancës në KLSH dhe
marrëdhënia me parlamentin 174
Fatmir ZILJA Pas auditimit të procedurës së prokurimit
publik 177
Edvin STEFANI Zhvillimi normativ dhe pozitiv në Kontrollin e
Lartë të Shtetit 179
Nikoleta PIRANJANI
Për njohjen dhe implementimin e ligjit “Mbi
menaxhimin financiar dhe kontrollin”, nga
njësitë publike
183
Amantja PATOZI KLSH dhe profesionalizmi në auditim 186
Pullumb BEQIRAJ
Disa nga arsyet e rritjes marramendëse të
çmimeve të apartamenteve në qytetin e
Tiranës
189
Artur HASANBELLIU Menaxhimi i mbetjeve urbane dhe KLSH 192
Bujar LESKAJ Integriteti dhe transparenca kundër 196
Përmbajtja
Kontrolli i Lartë i Shtetit 7
korrupsionit
Vjollca SELMANI Revolucioni dixhital dhe sfidat e luftës
antikorrupsion 203
Alfons GABILI Publikimi i rezultateve të auditimit nga KLSH, si
një mjet për rritjen e transparencës 209
Albana GJINOPULLI Të pavarurit e “varur” 212
Bujar LESKAJ Revolucioni dixhital dhe SAI-t 215
Valentina GOLEMI Elementet e integritetit efektiv dhe legjislacioni 219
Artan TOPJANA Disa probleme në menaxhimin e shoqërive
Ujësjellës-Kanalizime dhe roli i KLSH-së 223
Marjola LLANAJ Transparenca – cilësia ose gjendja për t’u bërë
transparent 226
Lolita BAHOLLI
Kristaq GJURGJAJ
Domosdoshmëria e auditimit nga KLSH për
blerjet e vogla 230
Brunilda ZENELI Integriteti, “Thembra e Akilit” në auditim 233
Miranda HAXHIA
Sa ndikon prokurimi elektronik në “inkurajimin”
e marrëveshjeve të fshehta mes operatorëve
ekonomik
237
- Media e shkruar dhe vizive për KLSH-në, janar-qershor 2017 241
- Faksimile të pasqyrimit të aktivitetit të KLSH-së dhe shkrimeve
të stafit, janar-qershor 2017 277
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
8 Botime 2017
HYRJE
Kontrolli i Lartë i Shtetit 9
NË VEND TË HYRJES
Prej disa vitesh, pothuajse të gjitha auditimet e kryera nga audituesit e KLSH
shfaqen në shtypin e përditshëm, me qëllim informimin e qytetarëve dhe nën
moton “Auditimi mjet për një qeverisje më të mirë”. Ky libër është volumi i VIII-të
që përmbledh botimet e audituesve të KLSH-së në median e shkruar dhe botimi i
75-të në kolanën e botimeve të KLSH-së. Botimi na ofron kronikën e rrugëtimit të
auditimit të performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit për periudhën janar-
qershor 2017 dhe pasqyron punën e shtrirë në dhjetra auditime dhe në mbi 100
institucione të audituara gjatë periudhës 2016-2017. Libri i përgatitur me
pjesëmarrjen e pothuaj të gjithë audituesve, me lajtmotivin “Auditimi, dije dhe
zhvillim”, vihet në shërbim, sipas një stili divulgativ për qytetarët, Kuvendin dhe për
çdo institucion dhe entitet publik.
Ky botim përmes dokumenteve dhe auditimeve të kryera shpalos përpara lexuesve
të thjeshtë dhe atij të interesuar shqiptar, sesi janë administruar asetet dhe fondet
shtetërore në të gjithë jetën publike, duke kontrolluar dhe njëherësh nxitur
qeverinë për administrimin e përgjegjshëm të këtyre fondeve deri në bërjen e
transparencës së financave publike. Nga ky botim kupton rolin e qytetareve në
auditimin e shpenzimeve publike dhe ekzaminimin e eficiencës së politikave në dobi
të tyre, duke vënë theksin në rolin kryesor për zbulimin e rasteve të korrupsionit.
Dhe së fundi, kupton se çfarë ndodh me paranë publike.
Me anë të këtij botimi, qytetari, parlamentari dhe kushdo tjetër kupton sesi puna
audituese e grupeve të auditimit të KLSH-së arrin e dërgon një kallëzim në javë në
organin e Prokurorisë dhe për të gjithë vitin mbi 500 punonjës të administratës
publike, nga ministra në drejtorë të përgjithshëm, deri tek specialistë në
institucione publike si abuzues me pronën publike dhe shkaktarë dëmesh të mëdha
për Buxhetin e Shtetit.
Me anë të këtij botimi, qytetari, parlamentari dhe kushdo tjetër kupton sesi puna
audituese e grupeve të auditimit të KLSH-së denoncon mbi 1 miliard euro dëme
ndaj Buxhetit të Shtetit, të zbuluara nga ky institucion kushtetues, ku 276 kallëzimet
penale të KLSH duhet të qëndrojnë në ndërgjegjen e gjithsecilit qeveritar të vendit
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
10 Botime 2017
tonë si akt-akuzat më të rëndësishme dhe të dokumentuara plotësisht, për
korrupsionin galopant në administratën publike. Sikur një e dhjeta e shifrave
kolosale të ktheheshin në buxhet, vëren KLSH-ja do të kishim sot 100 milion euro
më shumë për spitalet, shkollat dhe pensionet e 660 mijë pensionistëve tanë!
Në tërësi, nga ky botim kupton sesi veprimtaria audituese e KLSH-së në shoqëritë
publike është ngritur ne nivelin e standardeve te pranuara ndërkombëtarisht, apo
sesi ajo ka rritur përgjegjshmërinë e audituesve për të qenë objektivë, profesionalë,
të saktë dhe të paanshëm. Dhe më pas vjen qytetari që kupton se KLSH përbën
padyshim institucionin më të veçantë në Shqipëri. Përbën të vetmin institucion
shqiptar ku shteti merr frymë si shtet, jo thjesht dhe vetëm, sepse kontrollon
financat e shtetit në mbrojtje të fondeve publike dhe jo vetëm kontrolle e
ndëshkime, por edhe njohje të vlerave në fusha të tjera, që në pamje të parë duket
sikur nuk kanë lidhje me Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Në tërësi, libri ofron një tablo të përmasave të transformimeve drejt një organizate
evropiane të auditimit suprem, e cila udhëheq nëpërmjet shembullit që jep, në
përputhje me orientimet strategjike të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t. Kolana e
botimeve është një mozaik i reformave që janë kryer në KLSH. Prezenca e figurave
të shquara të botës akademike, komunitetit të INTOSAI-t, pjesëmarrja e shoqërisë
civile, aktivizimi i institucioneve të tjera shtetërore flet për reformat që janë
ndërmarrë për të shndërruar KLSH-në në një Institucion Suprem Evropian të
Auditimit të Jashtëm Publik.
Vetëm përgjatë vitit 2016 deri në mars 2017, i janë dërguar Parlamentit shqiptar 13
raporte auditimi, të cilat kanë në qendër abuzimin me fondet publike, korrupsionin,
por mbi të gjitha ato kanë në fokus qytetarin, shoqërinë civile, moralin dhe shtresat
në nevojë. Ndaj me anë të këtyre botimeve, KLSH informon qytetarët në lidhje me
situatat buxhetore, duke iu këshilluar institucioneve publike zgjidhjet e së ardhmes
në dobi të përfituesve përfundimtarë të punës së tyre siç mund të jenë qytetarët. Ja
përse audituesit e KLSH nuk vijnë thjesht si auditues të jashtëm publik për të gjetur
shkelje, por ata shërbejnë në radhë të parë si këshillues për institucionin që të
përmirësojnë menaxhimin e tyre, sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave në fuqi, por
edhe në bazë të parimeve të mirëqeverisjes publike dhe përdorimit me efektivitet,
eficiencë dhe ekonomicitet të parave të taksapaguesve shqiptarë.
Nga pjesa e shkrimeve të bëra publike për këtë botim kupton që audituesit
shqiptarë ndeshen edhe me raste si risku i pedantizmit ku një auditim performance
nuk ofron përmirësim të performancës së institucionit, pasi audituesit mund të
HYRJE
Kontrolli i Lartë i Shtetit 11
përqendrohen në çështje të vogla dhe të parëndësishme, më shumë se sa në
fenomene madhore dhe kyçe. Pra, mënjanimi i risqeve gjatë një auditimi
performance përveç se përcakton cilësinë e punës audituese, mat edhe
performancën e vetë audituesve. Nëse gjatë punës së tyre janë eliminuar këto risqe
me zgjuarsi dhe profesionalizëm, atëherë pritet që raportet e auditimit të jenë
frytdhënëse në përmirësimin e performancës së enteve publike dhe në
mirëqeverisje. Në shkrimet e tjera vëren sesi shkeljet e konstatuara nga KLSH për
procedurat e prokurimit në entet publike, janë në rritje, kryesisht në përdorimin e
pajustifikuar të procedurave me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të
kontratave, pa studim të tregut për llogaritjen e fondeve limit, hartimin e kritereve
të kualifikimit dhe specifikimeve teknike, në shmangie flagrante të konkurrencës,
transparencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.
Në shkrime të tjera kupton sesi fondet e sponsorizuara nga shoqëritë publike, duhet
të trajtoheshin me të njëjtën përgjegjshmëri, ashtu si dhe fondet e tjera publike, si
në drejtim të efektivitetit dhe efekteve pozitive të rezultuara nga financimi i tyre,
ashtu dhe në drejtim të ligjshmërisë dhe përputhshmërisë me procedurat dhe
rregullat e miratuara, me synimin që fondet e financuara të kenë arritur objektivin e
synuar dhe të kenë realizuar impaktin social të parashikuar.
Një rast interesant është ai i Bashkisë së Tiranës, ku nëpërmjet kontraktimit të
operatorëve ekonomikë për menaxhimin e mbetjeve urbane, nuk janë arritur
objektivat në drejtim të shërbimit të popullatës dhe ruajtjes së mjedisit në territorin
e saj dhe vend depozitimi i mbetjeve në zonën e Sharrës nuk plotëson kushtet e
parametrat e një landfilli bashkëkohor, që duhet të kishte parametra të lartë
mjedisorë.
Një tjetër shkrim na bën me dije sesi krijimi dhe mbulimi i kostove hidrokarbure nga
ana e kontraktonit, duke pasur parasysh këtu edhe pamundësinë e shtetit shqiptar
për mosnjohjen dhe zbritjen e tyre, si edhe për shkak të përcaktimeve evazive në
marrëveshje, po aq dhe për paaftësi të institucioneve publike në monitorimin e tyre,
përbëjnë gurin e themelit në hartimin dhe propozimin e një ligji të ri për
Hidrokarburet, miratimin e marrëveshjeve të hidrokarbureve në Kuvendin e
Shqipërisë, ngritjen e një Institucioni Shkencor të Naftës dhe Gazit. Ndërkohë që
kontributi i KLSH shfaqet edhe në ruajtjen e trashëgimisë natyrore kombëtare sepse
vazhdimisht ajo është kërcënuar dhe kërcënohet nga veprimtaria njerëzore mbi
mjedisin dhe vlerat e saj, ku mbrojtja e tyre, si një proces tepër kompleks, kërkon
njohjen dhe aplikimin e koncepteve të reja ekologjike, sociale, ekonomike, politike.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
12 Botime 2017
Pas miratimit të ligjit “Për koncesionet”, audituesit tanë vërejnë se janë lidhur 501
kontrata për ndërtimin e HEC-ve private dhe atyre me koncesion, ku nga analiza
kosto-përfitim, lind pyetja: a mundet që sektori energjetik të shlyejë faturën e
dëmtimit të ekosistemit?!
Rezultatet e auditimeve të KLSH-së publikohen, duke siguruar transparencë dhe
duke krijuar mundësinë për debate publike dhe diskutime të gjera, si edhe duke
rritur mundësitë për zbatimin e gjetjeve të KLSH-së. Kjo do të kërkonte edhe
miratimin nga qeveria të një VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave) për zbatimin
rigoroz dhe me përparësi absolute të rekomandimeve të dhëna nga institucioni më i
lartë i auditimit publik në vend.
Së fundi mund të shprehemi se janë këto botime, të filluara në vitin 2012, si
pasqyrë publike e punës së audituesve të KLSH që i japin imazh modern e civil këtij
institucioni, që e bëjnë të veçantë dhe i japin fytyrën e një institucioni në shërbim të
prezantimit e respektimit të vlerave më të mira që ka vendi.
Prof. Ass. Dr. Sazan GURI
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 13
SAI-t SI “WATCHDOG” I QYTETARËVE DHE PARLAMENTIT
nga Bujar LESKAJ1 – Kryetar i KLSH-së,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 25 janar 2017.
Sot, institucionet supreme të auditimit luajnë një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm
në administrimin e aseteve dhe fondeve shtetërore, por edhe në të gjithë jetën
publike. Ato janë “watchdog” të qytetarëve dhe Parlamentit në auditimin e
shpenzimeve publike dhe ekzaminimin e eficiencës së politikave. Ndikimi i tyre
është thelbësor në mbajtjen e qeverisë të përgjegjshme dhe në transparencën e
financave publike. Ato janë në ballë të përpjekjeve për të fuqizuar mirëqeverisjen
dhe për të fituar besimin publik në institucionet qeveritare, duke luajtur një rol
kryesor në zbulimin e rasteve të korrupsionit.
Ndërkohë, pozicionimi i SAI-ve është në zhvillim e sipër. Në shumë vende ato janë
“watchdog”-et publike që përqendrohen në luftën kundër korrupsionit, për llogari
të qytetarëve dhe insistojnë në vendosjen e mirëqeverisjes. Ndërkaq, një numër në
rritje i SAI-ve, nëpërmjet auditimeve të performancës, janë të përfshira në një
proces të quajtur “mësimi organizativ” brenda qeverisë. Ato i inkurajojnë
institucionet qeveritare të mësojnë nga gabimet e së kaluarës, nga eksperiencat
dhe praktikat më të mira dhe i përqendrojnë auditimet e tyre në përmirësimin e
kapacitetit të të nxënit në administratën publike.
Duke filluar nga tetori 2012, ne si KLSH jemi përpjekur që këtë përmasë të re të
rritjes së vrullshme të SAI-ve, ta implementojmë në praktikën tonë të punës. Deri
tani, departamenti i auditimit të performancës ka kryer disa auditime cilësore duke
dhënë mesazhe të rëndësishme. Mirëpo duhet zgjedhur me kujdes koha e dhënies
së mesazhit, si dhe gjerësia dhe plotësia e komunikimit të tij. Të marrim një
shembull kuptimplotë, auditimin e performancës për ndarjen e re territoriale dhe
reformën administrative. Në mesazhin tonë e kishim shumë të rëndësishëm dhe të
thellë, por nuk mundem ta bënim publik ashtu si duhej. Në komunikimin e gjerë
Fjala e mbajtur në analizën vjetore të Departamentit të Auditimit të Performancës, KLSH.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
14 Botime 2017
dhe të plotë në publik të mesazhit të auditimit të performancës ne ende jemi
deficitarë.
Sikurse e thekson një nga personalitetet më të mëdha të auditimit të jashtëm
publik, Dr. Josef Moser, ish President i Gjykatës Austriake të Auditimit dhe ish-
Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t, në librin “Arti i Auditimit”, “Është detyrë
parësore e institucioneve supreme të auditimit të kontrollojnë dhe të komunikojnë
se çfarë ndodh me paranë publike. Prandaj dhe një institucioni auditimi efektiv i
duhet të ndajë aktivitetet e tij me qytetarët, median dhe të gjithë veprimtarët. Atij i
duhet të jetë transparent. Kjo është e vetmja mënyrë për të qenë tërësisht të
pavarur”.
Kriza bankare dhe fiskale e viteve 2008-2012 e rriti rolin e institucioneve të auditimit.
Ky ndikim i ri sot përqendrohet në fuqinë parandaluese të krizave, nëpërmjet
auditimit të instrumenteve të rinj të përballimit të krizave financiare. Dr. Moser
këmbëngul në domosdoshmërinë që “institucionet supreme të auditimit duhet të
japin deklarime të forta në raportet e tyre, në lidhje me paqëndrueshmërinë e
deficiteve qeveritare dhe nevojën për reforma strukturore, sepse ato janë
“watchdog”-et e shpenzimeve të qeverisë. SAI-t duhet t’i informojnë qytetarët në
lidhje me situata buxhetore në vendet e tyre. Për ta bërë këtë, sistemet e llogarive
publike duhet të japin një pamje të vërtetë dhe të qartë të financave publike”.
Sfidat e sotme të përmirësimit të qeverisjes publike financiare, zbatimi i Strategjisë
së Menaxhimit të Financave Publike 2014-2020 kërkojnë njohjen e plotë të hartës
së risqeve fiskale me të cilat përballet ekonomia jonë dhe plane të detajuara të
zbutjes së këtyre risqeve, të paktën atyre me madhore. Auditimet e performancës
në këtë fushë, sidomos në atë të partneriteteve publik-privat, në qendër të
vëmendjes dhe shqetësimit të medias dhe qytetareve, janë më shumë se të
mirëpritura, si nisma të departamentit të performancës për këtë vit dhe vitet në
vijim.
Sipas Dr.Moser, fuqia parashikuese e SAI-ve është kontributi dhe vlera e shtuar
kryesore në ditët e sotme, pasi “...me auditimet e performancës, ne si SAI
këshillojmë zgjidhjet e së ardhmes. Në të kaluarën, ne bënim auditime të
rregullshmërisë “ex-post”, pra pasi veprimtaria qeveritare ishte kryer, lidhur me
çfarë shkoi gabim dhe çfarë duhej rregulluar. Ne u komunikonim institucioneve të
audituara: ju nuk e keni shpenzuar paranë publike në një mënyrë eficiente. Tani, ne i
pyesim ato: cili është përfitimi i parasë së shpenzuar? Përse diçka shkoi jo mirë dhe
cilat janë zgjidhjet që ti si institucion ke, për të parandaluar që ky gabim të ndodhë
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 15
në të ardhmen? Sigurisht, ne serish shikojmë prapa me auditimet tona të
rregullshmërisë, por me auditimet tona të performancës ne përpiqemi që të
këshillojmë zgjidhje të ardhshme, në mënyrë që gabimet të mos përsëriten”.
Ndaj bindjen se auditimet tona të performancës duhet të orientohen drejt dy
temave qendrore të Kongresit të XXII INCOSAI, të zhvilluar në datat 5-11 dhjetor
2016 në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe:
1. Si INTOSAI mund të kontribuojë në Axhendën 2030 të OKB-së për Zhvillim të
Qendrueshëm, duke përfshirë qeverisjen e mirë dhe forcimin e luftës kundër
korrupsionit;
2. Profesionalizmi: çfarë mund të nxisë besueshmërinë e INTOSAI-t për ta bërë një
organizatë më të shquar ndërkombëtare.
Tema e parë trajtoi mënyrat se si INTOSAI dhe SAI-t anëtare mund të kontribuojnë
në Axhendën 2030 të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm, duke përfshirë
qeverisjen e mirë dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit. Kongresi theksoi se
miratimi i Axhendës së Zhvillimit 2030 nga ana e Kombeve të Bashkuara paraqet si
mundësi ashtu edhe sfida për INTOSAI-n dhe SAI-t anëtare. Në të u profilizua qartë
qasja gjithëpërfshirëse e INTOSAI-t drejt auditimeve të performancës dhe inkurajimi
për auditime të përbashkëta dhe për një shkëmbim më intensiv të njohurive mes
SAI-ve ndërkombëtare dhe profesionale që mbështesin auditimin më të lartë
publik.
Gjatë diskutimeve për temën e parë, u nënvizua me forcë se sistemet e menaxhimit
të financave publike që funksionojnë mirë janë thelbësore për suksesin e
objektivave të Axhendës 2030 dhe të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të
çdo vendi në veçanti. Kongresi cilësoi se SAI-t kanë nevojë të mbledhin rezultatet e
auditimeve të performancës të kryera prej tyre, përmes Kornizës së Gjetjeve të
Auditimit, duke e përdorur atë për të rritur ndërgjegjësimin për realizimin e
Objektivave 2030, por edhe duke theksuar risqet e mundshme në zbatimin e
politikave dhe programeve të qeverisë, risqe të cilat mund të minojnë një
menaxhim të shëndetshëm të Financave Publike. Kongresi cilësoi planifikimin e
auditimeve të reja të performancës si çelësin për të ndikuar në përmirësimin e
rezultateve të objektivave të Axhendës 2030. Në këtë drejtim, INTOSAI do të shtojë
nismat dhe do të forcojë strukturat rajonale që realizojnë bashkëpunimin e
efektshëm mes SAI-ve, në mënyrë që ato të ndajnë njohuritë për objektivat e
zhvillimit dhe të kryejnë auditime të përbashkëta performance. SAI-t duhet të
realizojnë një kuptim të përbashkët të sistemeve të Menaxhimit Financiar, pikat e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
16 Botime 2017
forta dhe dobësitë e tyre, si dhe faktorët kryesore të riskut. Puna e mëtejshme e
SAI-ve dhe INTOSAI-t duhet të bazohet në rezultatet e deritanishme të arritura nga
grupet e punës së INTOSAI-t, nga nismat dhe praktikat e SAI-ve më të zhvilluara, si
dhe nga kontributi i veprimtarëve të jashtëm (FMN, institucionet donatore, etj.) në
elementët themelorë të qeverisjes së mirë financiare, për të zhvilluar këtë kuptim
të përbashkët. Ai do të ishte thelbësor për realizimin e auditimit të buxhetit të
qeverisë në një mënyrë holistike (gjithëpërfshirëse), për identifikimin e shkaqeve të
dështimeve në Buxhet, duke çuar në raporte më të mira auditimi dhe në rritjen e
zbatueshmërisë së rekomandimeve të SAI-t dhe prej këtej, në shëndoshjen efektive
të financave publike të një vendi.
Duke kapitalizuar eksperiencën e mire katërvjeçare të departamentit, gjykoj se ka
ardhur koha që auditimet tona të performancës t’u përgjigjen plotësisht dy
mesazheve qendrore të Kongresit të XXII INCOSAI: “Institucionet supreme të
auditimit (SAI-t) në shërbim të qytetarëve” dhe “Të bashkuar në ambicie dhe
vendosmëri”.
Tema e dytë themelore e Kongresit ishte Profesionalizmi dhe çfarë mund të nxisë
besueshmërinë për ta bërë INTOSAI-n një organizatë më të shquar ndërkombëtare.
INTOSAI shprehu në Kongres ambicien e tij për të forcuar profesionalizmin dhe për
t’u siguruar mbështetje SAI-ve anëtare në fushat e mëposhtme:
1. Zbatimi i kornizës së kompetencave për profesionistët e auditimit të sektorit
publik në SAI-t, duke mbështetur audituesit tanë, të cilët janë fytyra publike e
profesionit tonë;
2. Arritja e zbatimit të ISSAI (ose standardeve të tjera ekuivalente me ISSAI-t) nga
çdo SAI si një shenjë e profesionalizmit të tij;
3. Përhapja dhe shkëmbimi i njohurive, qasjeve dhe praktikave të reja të auditimit
në të gjitha rrjetet e komunitetit të INTOSAI-t;
4. Përdorimi i gjerë i të dhënave dhe rrjeteve dixhitale;
5. Zbatimi i regjimeve të cilësisë që mbrojnë pavarësinë dhe ndërtojnë
kredibilitetin publik në punën tonë.
Si profesionistë, ne audituesit e sektorit publik kemi nevojë për kualifikimet,
kompetencën, etikën dhe eksperiencën për ta kryer punën tonë në nivelin e
standardeve më të larta. Rekrutimi, zhvillimi dhe mbajtja mjaftueshëm e audituesve
të cilësisë së lartë të sektorit publik është një sfidë e përbashkët që ndajnë pjesa
dërrmuese e SAI-ve sot në botë, përfshirë edhe KLSH-në.
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 17
Kongresi i inkurajoi SAI-t të përdorin kuadrin e kompetencave profesionale, për të
formuar trupën e sotme dhe të ardhshme të audituesve më të lartë të sektorit
publik. Në këtë drejtim, programet e mira të trajnimit për cilësinë dhe zhvillimin e
auditimit në nivel të SAI-t dhe në nivele rajonale, me kontributin e respektuar të IDI-t,
Institutit për Zhvillim të INTOSAI-t, janë me rëndësi të madhe. Ato, nëpërmjet
mbështetjes rajonale dhe të IDI-t, do të mund të bëjnë që të gjenden zgjidhje
efektive lokale, për të ofruar pastaj kornizën globale të kompetencës.
Kongresi sanksionoi drejtimin themelor të INTOSAI-t për të forcuar dhe
profesionalizuar tërësisht procesin e vendosjes së standardeve të reja ISSAI, duke
theksuar më tej cilësinë dhe rëndësinë e ISSAI-ve për audituesit dhe përdoruesit e
raporteve të auditimit. Kongresi i XXII-të INCOSAI miratoi përditësimet e ISSAI-ve
3000, 3100 dhe 3200 të Auditimit të Performancës.
Kongresi miratoi ngritjen e Forumit për Deklarimet Profesionale të INTOSAI-t, i cili
do të shërbejë si inkubator profesional për gjenerimin e standardeve të reja. Ai
nënvizoi se proceset që nxisin kontributin rajonal dhe të çdo SAI në drejtimin
strategjik dhe programin e punës së Forumit janë kritike për të ruajtur parimin dhe
moton gjithëpërfshirëse “Experentia mutua Omnibus prodest (nga përvoja e
përbashkët fitojnë të gjithë)” të INTOSAI-t, duke siguruar se nuk ka SAI të lënë
prapa, si dhe duke rritur kredibilitetin e procesit të përcaktimit të standardeve në
sytë e palëve të interesuara, sidomos të njësive qeveritare përdoruese të raporteve
tona nga auditimet, por edhe të shoqërisë civile, medias dhe partnereve në
shoqatat profesionale dhe donatoret. Organizatat rajonale (të tilla si EUROSAI,
ASOSAI, AFROSAI, etj.) janë veçanërisht të rëndësishme si urë për të komunikuar
zhvillimet dhe standardet globale për SAI-t dhe për artikulimin e çështjeve praktike
të zbatimit lidhur me përdorimin e ISSAI-ve. Që SAI-t të zbatojnë me sukses ISSAI-t,
ato kërkojnë metodologji dhe manuale që janë në përputhje me këto standarde.
Ndaj bindjen se trupa audituese e KLSH dhe në veçanti departamenti i
performancës është në pararojë të çdo progresi të institucionit, do ta përqafojë
plotësisht thirrjen e Kongresit XXII-të INCOSAI për profesionalizëm dhe
përgjegjshmëri më të lartë në auditim. Qytetarët e vendit tonë janë përfituesit
përfundimtarë të punës sonë. Është detyra jonë për të kryer auditime të cilësisë sa
më të lartë dhe për t’u siguruar atyre raporte auditimi që mbështesin
transparencën, përgjegjshmërinë dhe promovimin e besimit në qeverisjen e mirë.
Vetëm puna jonë më e mirë mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në jetën e
qytetarëve tanë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
18 Botime 2017
1 Shkrime të tjera të botuara nga Bujar LESKAJ për periudhën janar-qershor 2017:
GAO, lider i komuniteteve të SAI-ve.
(Botuar në gazetën “Panorama”, më 20 shkurt 2017).
Marrëdhënia SAI-Parlament: Një partneritet i natyrshëm.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 28 mars 2017).
EUROSAI në testin e kohës.
(Botuar në gazetën “Panorama”, më 30 maj 2017).
Integriteti dhe transparenca kundër korrupsionit.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 15 qershor 2017).
Revolucioni dixhital dhe SAI-t.
(Botuar në gazetën “Sot”, më 23 qershor 2017).
Lolita BAHOLLI, Kristaq GJURGJAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 19
KRITERET ABUZIVE NË PËRCAKTIMIN E KËRKESAVE KUALIFIKUES TË OPERATORËVE EKONOMIK
nga Lolita BAHOLLI dhe Kristaq GJURGJAJ1 – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 5 janar 2017.
Korniza ligjore për prokurimin publik në Shqipëri është e zhvilluar dhe
gjithëpërfshirëse pasi ka avancuar në shërbimin proaktiv për prokurimin elektronik,
edhe pse zbatimi dhe monitorimi i tyre mbeten sfiduese, pasi prokurimi publik
mbetet një zonë që është veçanërisht e prekshme ndaj korrupsionit. Procedurat
konkurruese në prokurimin publik vlerësojnë masat për të frenuar korrupsionin
nëpërmjet treguesve të prokurimit publik cilësor.
KLSH si institucioni i auditimit të jashtëm publik në misionin e tij ka “Llogaridhënien
dhe transparencën” (Kongresi IX-të EUROSI-i, Maj 2014 në Hagë), ku një element i
rëndësishëm në punën e tij është raportimi në publik i shkeljeve dhe abuzimit me
fondet shtetërore dhe aksesi i publikut ndaj informacionit të dhënë.
Në auditimet e kryera nga KLSH, në zbatimin e procedurave të prokurimit publik
janë evidentuar një sërë problematikash në hartimin e kritereve të veçanta për
kualifikim në kontratat e furnizimit për punë civile.
Në të shumtën e herës vihet re tendenca e përcaktimit të kritereve të tilla që nuk
garantojnë konkurrencën dhe barazinë në tender, duke favorizuar operatorë
ekonomikë, në një farë mënyre të para shpallur, kjo edhe për faktin se nga
auditimet ka rezultuar se në njësitë e hartimit të dokumenteve të tenderit, janë
punonjës jashtë profilit dhe që nuk kanë lidhje me detyrën e caktuar, duke
vendosur kritere të diktuara apo apriori.
Në jo pak raste KLSH ka trajtuar probleme, ku i njëjti autoritet kontraktor në të
njëjtën periudhë kohore në një procedurë prokurimi kërkohet të ketë në stafin e tij
dhe të siguruar sipas legjislacionit “Mjekun e Shoqërisë”, kërkesë kjo e VKM-në nr.
741, datë 06.11.2003 (pasi mjekun e ka shoqëria që duhet të fitojë tenderin) dhe në
procedurën tjetër nuk kërkohet (pasi shoqëria tjetër nuk e ka), ndërkohë që këto
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
20 Botime 2017
aktet ligjore duhet të zbatohet në çdo procedurë prokurimi, fenomene këto të
konstatuara në auditimet e kryera në Bashkitë Berat, Devoll, Durrës, etj.
Evidentohen kërkesa të paargumentuar për nivele të kategorisë së licencës së
punimeve të ndërtimit shumë më të larta se volumet e punimeve të përcaktuara në
preventiv, apo përcaktimi i numrit të punonjësve dhe stafit teknik, kërkesë e cila
nuk argumentohet me volume pune. Vendosja në kriteret për kualifikim të “mjete e
makineri” me specifikime të tilla të cilat nuk kanë lidhje me objektin e prokurimit
dhe disponohen nga një numër shumë i kufizuar shoqërish. Përcaktimi i kritereve të
tilla jo në përpjesëtim dhe të pa lidhura ngushtë me aftësinë zbatuese, natyrën dhe
vlerën e kontratës që do të prokurohet janë kritereve diskriminuese, të fryra dhe
me kufizime, duke lënë jashtë konkurrimit një pjesë të madhe të bizneseve dhe që
bien ndesh me dispozitat e Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”,
i ndryshuar. Në punën audituse, KLSH-ja ka evidentuar shumë raste ku pavarësisht
se janë kërkuar kriteret diskriminuese, të fryra dhe me kufizime në zbatimin e
kontratave të furnizimit për punë civile, nga auditimi i ditarit të objektit ka rezultuar
se për gjithë periudhën e kryerjes së punimeve nuk është numri i punonjësve, stafit,
makineritë të deklaruara në kantier, etj., fakte që flasin për përcaktimin e tyre sipas
interesave të veçanta vetëm për të shpallur fitues shoqërinë e paracaktuar. Në disa
raste kushtet e tenderit ndryshohen me fillimin e zbatimit të kontratës duke
humbur kuptimin e kritereve të veçanta për kualifikim dhe duke e shndërruar në një
tender me kritere të tjera, fenomene këto të konstatuara në auditimet e kryera në
Bashkitë Berat, Fushë Arrëz, Lezhë, Konispol, etj.
Vendosja e kritereve të fryra dhe të padrejta me qëllim kufizimin e pjesëmarrjes
sjellin edhe arsyet e përjashtimit të operatorëve ekonomik nga një kontratë
publike, pasi në të shumtën e rasteve operatorët ekonomikë nuk atakojnë kërkesat
e dokumenteve të tenderit, por arsyet e s`kualifikimit të tyre.
Problemet abuzive në prokurimet publike të dala nga auditimet, KLSH-ja i ka
adresuar për investigime dhe hetime të mëtejshme në organet ligj zbatuese,
fenomene këto të konstatuara në auditimet e kryera në Bashkitë Berat, Devoll,
Skrapar, Pogradec, etj.
Kontrollit të Lartë të Shtetit i është besuar një mandat i qartë dhe ka burime të
mjaftueshme për të siguruar një proces të kujdesshëm të prokurimit dhe me linja të
qarta të përgjegjësisë, pavarësisht se sistemi i prokurimit elektronik në Shqipëri
është i zhvilluar, sistem i cili mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit, pasi proceset dhe
kontratat e prokurimit publik nuk monitorohen nga afër dhe në mënyrë të
Lolita BAHOLLI, Kristaq GJURGJAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 21
mjaftueshme. Vetëm procedurat e prokurimit të sakta ndihmojnë në krijimin e
shërbimeve civile të besueshme, në zgjatjen e jetëgjatësisë e tyre, përmirësimin e
mjedisit të biznesit dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Vlen të theksohet se
legjislacioni i prokurimit publik, si në vendet e BE-së dhe tek ne, është gjithnjë në
evolucion për shkak të ndryshimeve legjislative dhe reformave të shumta
(Direktivat e BE-së mbi Prokurimin Publik dhe Kontratat Koncesionare). Banka
Botërore po bashkëpunon me Agjencinë e Prokurimit Publik për projektin
“Përmirësimi i kontrollit të përputhshmërisë dhe nxitja e transparencës në
Prokurimet Publike në Shqipëri”, në të cilin është përfshirë edhe KLSH-ja si përfitues
dytësor i këtij projekti. Ky projekt do të ndikojë dhe do të jetë mbështetje për KLSH-
në, në zhvillimin e ekspertizës profesionale në auditimin e prokurimeve me qëllim
rritjen e cilësisë së auditimit. Synon sjelljen e akteve të plota ligjore për prokurimin
publik të shteteve anëtare të BE-së, duke krijuar një vizion të qartë të funksionimit
të rregullave të sotme dhe duke dhënë perspektivën e përafrimit të plotë të
legjislacionit shqiptar drejt përmbajtjes së Direktivave të Parlamentit dhe të
Komisionit Europian.
Dëshira dhe vullneti i Institucionit Suprem të Auditimit të Shqipërisë (KLSH) për të
zbatuar kuadrin ligjor të BE-së dhe Direktivat e Acquis Communautaire në auditimin
e prokurimeve publike në vend, krahas marrjes së eksperiencës më të mirë sipas
motos së INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus Prodest” (Nga Eksperienca e
përbashkët fitojnë të gjithë), reflekton njëkohësisht edhe aspiratat e palëkundura të
gjithë shqiptarëve për integrim në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Lolita BAHOLLI dhe Kristaq GJURGJAJ për periudhën janar-
qershor 2017:
Domosdoshmëria e auditimit nga KLSH për blerjet e vogla.
(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 29 qershor 2017).
KLSH dhe auditimi i procedurave të prokurimit publik.
(Botuar në gazetën “Standard”, më 24 shkurt 2017).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
22 Botime 2017
QASJA E KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT NË SHMANGIEN E RISQEVE TË AUDITIMIT TË PERFORMANCËS
nga Eva LEKA – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 7 janar 2017.
Auditimi i performancës është një tipar jetik i një administrate publike, në vendet e
zhvilluara dhe ato në zhvillim. Institucionet supreme të auditimit e konsiderojnë atë
si pjesë thelbësore e ndërtimit të një shteti funksional.
Kongresi i XXI-të i Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të
Auditimit, mbajtur në Pekin në vitin 2013, e përkufizon Auditimin e Performancës si
një ekzaminim i pavarur, objektiv dhe i besueshëm për të kuptuar nëse angazhimet
qeveritare, operacionet, programet, aktivitetet apo institucionet e saj janë duke
vepruar në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit dhe
nëse ka vend për përmirësim, në aktivitetin e tyre. Ky auditim është i ri edhe për
vendin tonë, ku auditimet e para të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit datojnë në
vitin 2008.
Përtej synimit të auditimit të performancës, për të përmirësuar performancën e
sektorit publik dhe kontributit në mirëqeverisjen e vendit, ka disa risqe që e
shoqërojnë punën e audituesve, të cilat vazhdimisht duhen mbajtur në konsideratë
për të siguruar një punë sa më profesionale audituese. Gjatë katër dekadave të
fundit, bazuar në praktikat e institucioneve supreme të auditimit nëpër botë, risqet
që një auditim performance të mos ndihmojë në mirëqeverisje janë kategorizuar në
7 lloje: antinovacioni, pedantizmi, pritshmëritë e ndryshme, mungesa e pavarësisë,
vëmendja mediatike, burokracia e panevojshme dhe auditimet boshe (Kells, S.,
2011, The Seven Deadly Sins of Performance Auditing: Implications for Monitoring
Public Audit Institutions. Australian Accounting Review, 21). Prandaj, hartimi i
programeve të auditimit dhe përgatitja e raporteve finale me qëllim përmirësimin e
performanës së enteve publike, synojnë cilësinë e lartë të auditimit dhe eliminimin
e këtyre shtatë risqeve.
Eva LEKA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 23
Kategorizimi i këtyre risqeve ka ardhur si nevojë e Institucioneve Supreme të
Auditimit, për të përmirësuar procesin e punës audituese dhe për të eleminuar
mundësitë e një raporti jo profesional auditimi. Departamenti i Auditimit të
Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, drejton veprimtarinë e vet audituese
bazuar ndër të tjera, në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, (Parimet
Themelore të Auditimit të Performancës ISSAI 300, Standardet e auditimit të
performancës 3000, 3100 dhe 3200 e fundit që u miratua në Abu Dhabi), në
Manualin e Auditimit të Performancës dhe në Indikatorët e Performancës sipas
Zyrës Kombëtare të Auditmit (NAO) Britanike.
Kërkues të ndryshëm (si Mark Funkhouser, Robert Behn, Malvin Dubnick, etj.) i
kanë kushtuar shumë rëndësi qëllimit final të auditimit të përformancës në
institucionet publike. Sipas tyre, auditimit i performancës ka dy qëllime kryesore të
cilat janë të lidhura me njëra tjetrën. Qëllimi i parë është përmirësimi i
performancës së enteve publike (duke audituar, dhe duke identifikuar
problematika, synohet të jepen rekomandime për të përmirësuar performancën e
subjekteve). Qëllimi i dytë është shqyrtimi i informacionit dhe sigurimi i
transparencës së informacionit të marrë (duke përpunuar dhe duke zbuluar
informacione nga subjektet e audituara, audituesit e performancës mund të hedhin
dritë mbi aspekte të tjera të operimit të një enti publik). Entet publike janë
përgjegjëse për ofrimin e shumë shërbimeve të rëndësishme publike, prandaj
performanca dhe përgjegjshmëria e tyre është jetësore. Një punë e mirë nga
institucionet e larta audituese, do të thotë që puna e tyre të ofrojë vlerë të shtuar
në drejtimin e enteve publike. Duke qënë të vetëdijshëm se rreziku për dështim në
auditimi është i pranishëm, Institucionet e Larta Audituese hartojnë strategjitë e
tyre për të arritur në konkluzione dhe rekomandime me siguri të arsyeshme.
Kategorizimi i risqeve në auditimin e performancës në literaturë, është nxitur nga
eksperiencat e subjekteve me audituesit dhe e performancës. Edhe vetë Standardet
Ndërkombëtarë të Auditimit synojnë të mënjanojnë risqet e një auditimi të dobët.
Duke qenë se auditmi i përformancës ka fushë veprimi mjaft të gjerë, shumë
probleme sociale të ndjeshme marrin vëmendjen e audituesve. Në kushte të tilla,
është e vështirë të mos ndihet nga palët e interesuara (publiku i gjerë, shoqëria
civile, Parlamenti dhe vetë institucionet e audituara) se auditimi i performancës
ofron vlerë të shtuar në mirëqeverisje dhe në përmirësim. Në rastin më të keq, ky
lloj auditimi ngre çështje të rëndësishme duke nxitur debate publike.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
24 Botime 2017
Ndër 7 risqet e diskutuara gjerësisht nëpër shkrimet e kërkuesve shkencorë në
botë, disa prej tyre janë më të rëndësishmit dhe më të zakonshmit për t’u
menaxhuar nga audituesit e performancës: Risku i antinovacionit, i pedantizmit dhe
i pritshmërive të ndryshme nga auditimi.
Risku i Anti novacionit - Risitë konsiderohen si elementi kyç i përmirësimit të
performancës në sektorin publik. Ky lloj risku ka të bëjë me mundësinë që auditimi i
performancës të ulë efektivitetin dhe eficiencën e institucionit të audituar, në këtë
mënyrë shtohen kostot ndaj shoqërisë duke penguar novacionin në subjektet
publike të audituara. Shumë revista të ndryshme shkencore flasin për
përgjegjshmërinë në auditim dhe se si duke synuar në përdorim sa më të
përgjegjshëm të fondeve publike, padashur kontrollet formale dhe procedurale të
audituesve të performancës mund të ndikojnë në shtypjen e frymës sipërmarrëse
në institucionet publike. Për pasojë, mund të shkaktojë një tërheqje të drejtuesve
të enteve publike duke mos ndërmarrë më asnjë hap novator për institucionin.
Ky është një nga rreziqet me të cilat përballen çdo çast audituesit e performancës,
prandaj Kontrolli i Lartë të Shtetit, përpiqet të tregojë shumë kujdes në përcaktimin
e kritereve në të cilat do të bazohen auditimet e performancës. Konkluzionet e
audituesve të përformancës duhet të bazohen në tërësinë e kritereve që përdorin
gjatë auditimit. Duke përdorur një gamë të gjerë kriteresh audituesit e
performancës së Kontrollin e Lartë të Shtetit përpiqen të ofrojnë konkluzione të
detajuara dhe të orientuara në disa dimensione. Në këtë mënyrë, Kontrolli i Lartë i
Shtetit kujdeset që rekomandimet e dhëna të jenë jo vetëm ligjore, por edhe
novatore e profesionale, duke rritur performancën e entit publik.
Risku i Pedantizmit - Ndodh që një auditim performance nuk ofron përmirësim të
performancës së institucionit pasi audituesit mund të përqendrohen në çështje të
vogla dhe të parëndësishme, më shumë se sa në fenomene madhore dhe kyçe.
Teorikisht, ka disa arsye pse audituesit e performancës mund të përballen me këtë
risk në auditimin e subjekteve publike. Zakonisht Institucionet Supreme Audituese
nuk bëjnë në mënyrë konstante auditime performance në një fushë të caktuar për
të matur efektivitetin e aktiviteteve qeveritare. Matja e efektivitetit është shumë e
vështirë, sidomos kur entet publike nuk kanë të mirë përcaktuara qëllimet dhe
objektivat e tyre institucionale. Nga ana tjetër, audituesit e performancës nuk
vlerësojnë direkt sa mirë apo keq janë hartuar politikat institucionale. Ata
vlerësojnë ligjshmërinë, metodologjinë dhe zbatueshmërinë e tyre në përputhje me
kornizën ligjore dhe metodologjitë e përzgjedhura të auditimit. Në kushte të tilla,
Eva LEKA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 25
rekomandimet e tyre nuk mund të kontribuojnë në përmirësimin e politikave
tashmë të ndërmarra, por vetëm në implementimin e tyre korrekt dhe ligjor.
Audituesit e performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit gjatë punës së tyre,
bazohen në Manualin e Auditimit të Performancës dhe cilësojnë gjithnjë se cilit
element të performancës po i drejtohen për të gjykuar dhe për të konkluduar në
evidencat e mbledhura. Efektiviteti, eficienca dhe ekonomiciteti (3E-të e
performancës) janë tre elementët që një auditues performance synon për të
përmirësuar. Përtej përzgjedhjes së E-së, kornizës ligjore, kritereve audituese dhe
standardeve ndërkombëtare të auditimit të cilat sigurojnë një auditim korrekt dhe
profesional, Kontrolli i Lartë i Shtetit bashkëpunon me ekspertë të jashtëm, të
fushave të ndryshme, të cilët ofrojnë ekspertizën e tyre në shërbim të një auditimi
sa më efektiv dhe të dobishëm.
Risku i Pritshmërie të ndryshme prej auditimit - Kur flitet për pritshmëri të
ndryshme prej auditimit, kemi të bëjmë me atë çfarë shoqëria civile mendon se
auditimi mund të sjellë dhe siguria që mund të ofrojnë auditimet e performancës
tek subjekti i audituar. Nëse gjatë auditimit të performancës vihen re gjetje pozitive
të cilat tregojnë për një proces pune të kryer mirë nga enti publik, për shoqërinë
civile ky është një konfirmim se institucioni po performon mirë. Nga ana tjetër, një
koment pozitiv auditues për një fushë të caktuar, ndikon tek sjellja e drejtuesve të
institucionit të audituar. Këta të fundit, nëpërmjet marrjes së një vlerësimi pozitiv
nga audituesit, kanë prirjen t’i mbivlerësojnë punët pozitive që kanë bërë, duke
mos u kushtuar më vëmendje atyre proceseve që kanë nevojë për përmirësim të
mëtejshëm performance. Ky nuk është një rregull gjithëpërfshirës, por një element i
sjelljes njerëzore, prej të cilës buron ky risk.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet e performancës përpiqet të ushtrojë analiza të
thella risku duke u përqendruar tek ato fusha të cilat janë të rëndësishme dhe kanë
nevojë për përmirësime. Të gjitha rekomandimet e lëna nga audituesit e
performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, synojnë të jenë sa më korrekte, të
ligjshme dhe drejtuar 3 elementëve të performancës (Efektivitetit, Ekonomicitetit
dhe Eficiencës).
Mënjanimi i risqeve gjatë një auditimi performance përveç se përcakton cilësinë e
punës audituese, mat edhe performancën e vetë audituesve. Nëse gjatë punës së
tyre janë eliminuar këto risqe me zgjuarsi dhe profesionalizëm, atëherë pritet që
raportet e auditimit të jenë frytdhënëse në përmirësimin e performancës së enteve
publike dhe në mirëqeverisje.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
26 Botime 2017
AUDITIMI I PROKURIMEVE NË FOKUSIN E KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT
nga Mimoza BEDINI – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 9 janar 2017.
Qëllimi i prokurimeve publike përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh, të cilat kanë
synimin e përbashkët sigurimin e burimeve për kryerjen e objektivave të caktuara.
Entet publike duhet të zgjedhin një furnizues dhe të paguajnë për punët e kryera,
mallrat e dorëzuar ose shërbimet e ofruara. Në shumicën e shteteve anëtare të BE-
së, prokurimi përfaqëson deri në 30% të shpenzimeve publike, ndërsa në Shqipëri
shpenzimet që prokurohen janë 28% e buxhetit të shtetit.
Institucionet Supreme të Auditimit shqyrtojnë dhe vlerësojnë përdorimin e fondeve
publike, por mandati dhe aktivitetet që kryejnë janë në varësi të ndryshimeve të
buxhetit dhe rregullave të prokurimit publik kombëtar. Procesi i prokurimit publik
kalon në tre faza kryesore, të cilat janë: përcaktimi i nevojës, procedura e fituesit të
kontratës dhe menaxhimi i kontratës deri në përfundimin e saj.
Procesi i auditimit fillon në fazë të avancuar të procedurës së prokurimit, ose kur
ajo ka përfunduar. Mandati i SAI-t i jep të drejtë audituesve të shqyrtojnë dhe
vlerësojnë procesin në të dy fazat. Auditimi i procedurave të prokurimit përfshin si
auditimin e përputhshmërisë, ashtu edhe atë të performancës. Kriteret e
pajtueshmërisë, ndaj të cilave procesi duhet të vlerësohet, janë të bazuara në
kuadrin ligjor të secilit vend. Në termat e performancës, audituesi duhet të
vlerësojë kur procedura dhe vendimmarrjet kanë arritur kriterin e “3E-ve”
ekonomiciteti, eficienca dhe efektiviteti. Ekonomiciteti fokusohet në pagesën e
çmimit më të ulët për të mirat dhe shërbimet e ngjashme duke ruajtur cilësinë,
ndërsa efiçenca është marrja e sasisë maksimale të outputit të të mirave ose
shërbimeve për një input të dhënë të burimeve administrative publike (jo vetëm
mjet monetar) ose minimizimi i inputeve të burimeve publike për një sasi të dhënë
outputi të mirë ose shërbimi publik të procedurës së prokurimit. Efektiviteti
vlerëson nëse performanca e arritur nga kjo procedurë është në nivelin e duhur, kur
Mimoza BEDINI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 27
outputi i të mirave ose shërbimeve të përfituara nga procesi arrin objektivat e
caktuara.
Puna audituese është strukturuar për të vlerësuar nëse procesi i përcaktimit të
nevojave për një procedurë specifike është i vlefshëm, procedura e shpalljes së
fituesit është ligjore dhe nëse të mirat publike po shpenzohen në një linjë me
kuadrin rregullator në fuqi.
Në praktikë, qëllimet konkrete në përputhje me rrethanat, mund të jenë mjaft të
ndryshme në varësi të fushëveprimit të objektit të prokurimit, nga ku auditimi
synon vlerësimin nëse autoritetet kontraktore kanë arsyetuar si duhet për
shpenzimin e parave publike.
Në përputhje me rrethanat, një auditues analizon llogaritë e autoritetit kontraktor
në funksion të vlerësimit të punës në mënyrë efektive, si dhe për të parë nëse në të
gjitha ose disa prej procedurave të prokurimit të përfunduara është ruajtur
konkurrenca, vlera më e mirë për autoritetin kontraktor; besueshmëria se
mashtrimi dhe korrupsioni janë penguar; si dhe auditimi i procedurave të veçanta
për të krijuar besueshmërinë nëse këto procedura janë në përputhje me kuadrin
ligjor.
Ndërsa në shumicën e rasteve kriteret e pajtueshmërisë janë parimisht të qarta,
pyetja shpesh mbetet nëse i audituari ka arritur kushtet më të mira të mundshme
në rrethanat e dhëna, në veçanti në lidhje me çmime të mira. Po kështu, treguesit e
çmimeve aktuale të tregut ose të çmimeve të arritura në procedurat e mëparshme
mund të shërbejnë si pikë referimi. Megjithatë, çdo konkurrim (procedurë) është
një ngjarje unike që ndodh në rrethana shumë të veçanta në kohën e prokurimit në
varësi të objektit të prokurimit, kapaciteteve në dispozicion, progresit teknik, etj.
Auditimi vlerëson nëse procedura e ndjekur është kryer në bazë të programimit të
nevojave të autoritetit kontraktor, kritereve ligjore, specifikimeve teknike të
kërkuara, zbatimin e kushteve të kontratës, etj., për të arritur vlerën e parasë.
Shkeljet e konstatuara nga KLSH për procedurat e prokurimit në entet publike, janë
në rritje, kryesisht në përdorimin e pajustifikuar të procedurave me negocim pa
shpallje paraprake të njoftimit të kontratave, studimin e munguar të tregut për
llogaritjen e fondeve limit, hartimin e kritereve të kualifikimit dhe specifikimeve
teknike, në shmangie flagrante të konkurrencës, transparencës dhe trajtimit të
barabartë të operatorëve ekonomikë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
28 Botime 2017
Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditimeve të realizuara në vitin 2015, ka konstatuar
shkelje të dispozitave ligjore shoqëruar me dëm ekonomik në fushën e prokurimeve
publike në shumën 2,621,594 mijë lekë, ose 3.8 herë më i lartë, krahasuar me vitin
2014 ku dëmi i konstatuar ka rezultuar 678,118 mijë lekë. Tendenca në rritje e
dëmit ekonomik në prokurimet publike, konstatohet edhe për vitin 2016, i cili
vetëm për 9 mujorin e këtij viti ka arritur në shumën 2,315,581 mijë lekë.
Nga vizualizimi i gjendjes nëpërmjet paraqitjes së efektivitetit të prokurimeve për
operatorët ekonomikë për vitin 2014, KLSH ka vlerësuar tre zona me nivel risku të
ndryshëm. Rezultatet e auditimit tregojnë se 35% e prokurimeve me efektivitet nga
0 deri në 5% zonë e cila mbart riskun e marrëveshjeve dhe mungesën e
transparencës në procedurat e prokurimit, 27% e prokurimeve me efektivitet nga 5
deri në 20% zonë e cila vlerësohet me nivel të ulët risku dhe 38% e prokurimeve me
efektivitet nga 20 deri në 58% zonë që vlerësohet me risk të lartë në mos
programim të saktë me pasojë mos efektivitet të fondeve publike.
Nikoleta PIRANJANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 29
SUBJEKTET PUBLIKE DHE SPONSORIZIMET
nga Nikoleta PIRANJANI1 – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 10 janar 2017.
Kontrolli i Lartë i Shtetit referuar kompetencave të përcaktuara në Ligjin nr.
154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, në
zbatim të nenit 2 dhe nenit 3, pika 4/c dhe pika 6 /a, c nëpërmjet auditimeve, ndër
të tjera synon përdorimin me efektivitet të fondeve publike, pronës publike e asaj
shtetërore, synon përdorimin e fondeve në përputhje me politikat dhe objektivat e
subjekteve publike dhe gjithashtu në kontekstin e përgjithshëm të auditimit,
auditon përgjegjshmërinë financiare si dhe sistemet financiare të transaksioneve
duke përfshirë dhe vlerësimin e përputhshmërisë me ligjet dhe rregulloret.
Në këtë aspekt Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të shoqërive publike me
kapital shtetëror auditon përveç të tjerave dhe fondet e dhëna për sponsorizime
nga këto shoqëri. Në këtë auditim shqyrtohen të gjitha procedurat duke filluar nga
kërkesa e subjekteve private të cilat kanë nevojë për sponsorizim, ku këto subjekte
mund të jenë shoqata të ndryshme, projekte me përfaqësues të institucioneve
arsimore, klube sportive apo shoqata sportive, etj. Gjatë procedurave të auditimit
shqyrtohen mënyra e miratimit të këtyre fondeve nga drejtoritë organizative të
shoqërive e deri tek vendimet e organeve vendimmarrëse të shoqërive. Gjithashtu
nga grupet e auditimit auditohet dhe statusi i shoqërive, referuar kompetencës së
tyre për dhënien apo financimin e fondeve për sponsorizim, në përputhshmëri me
Ligji nr. 7892, datë 21.12.1994 “Për sponsorizimet” i ndryshuar. Në këtë ligj, në
nenin 3, theksohet se: Sponsorizues në kuptim të këtij ligji janë vetëm subjektet që
kanë cilësinë e tregtarit, qofshin këta persona fizikë ose juridikë, vendas, të huaj a
me kapital të përbashkët. Gjithashtu theksohet se subjektet buxhetore ose që
përfitojnë financime buxhetore, nuk mund të jenë sponsorizues.
Gjatë auditimit të kryer në disa autoritete publike, gjatë vitit 2016, ka rezultuar se
këto subjekte përdorin fonde publike në të cilat janë të përfshira edhe fondet e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
30 Botime 2017
Bashkimit Europian dhe të donatorëve të tjerë, kur me ligj të veçantë nuk është
parashikuar ndryshe, të cilat mblidhen, arkëtohen, mbahen, shpërndahen e
shpenzohen nga njësitë e sektorit publik dhe që përbëhen nga të ardhurat,
shpenzimet, kreditë dhe grantet për njësitë e sektorit publik.
Gjithashtu këto autoritete referuar statusit të tyre të veçantë, nuk quhen shoqëri të
mirëfillta tregtare, por në bazë të ligjit specifik të tyre futen në persona juridik
publik. Këto persona juridik publik, ku përfshihen dhe këto autoritete, pavarësisht
se pajisen me nr. NIPTI, nuk përfshihen në kategorinë e subjekteve tregtare, që
gjejnë rregullim në Ligjin nr. 9723 dt. 03.05.2007 "Për Qendrën Kombëtare të
Regjistrimit” (QKR) dhe si të tilla nuk duhet të jenë sponsorizues të fondeve publike.
Edhe në vitin 2016, këto autoritete pavarësisht ndryshimit të statusit të tyre,
vazhdojnë të financojnë fonde sponsorizimi ku shumat e financimit janë të
konsiderueshme.
Gjatë auditimit të fondeve të dhëna për sponsorizim, ka rezultuar se nga
sponsorizuesit publik, nuk bëhet një studim i mirëfilltë i preventivave të paraqitur të
projekteve nga shoqatat ose grupet e interesit që paraqesin projektet për
sponsorizim. Nga auditimi ka rezultuar se një pjesë e konsiderueshme e fondeve, ka
raste dhe 50% ose 100% e sponsorizimit, jepen për organizimin e darkave apo
drekave dhe koktejeve ndërkohë që mund te përdoreshin për bamirësi apo për të
vobektë. Duhet të përmendim dhe faktin tjetër që subjektet sponsorizuese
mjaftohen me faktet e lidhjes së kontratave ku përcaktohen shumat dhe afatet e
realizimit të aktiviteteve, por në shumicën e rasteve, referuar shumave të
transferuara, nuk kryejnë kontrolle të kryerjes së aktiviteteve, nuk kërkojnë dhe
grumbullojnë dokumentacion ligjor për argumentimin e shumave të transferuara,
duke kaluar përgjegjësitë në palën që përdor fondet sponsorizuese.
Nga subjektet që financohen sponsorizimet, nuk ekziston praktikë e mbikëqyrjes së
aktivitetit dhe dokumentimit të tij, nuk ka raportime në fund të vitit për organet
drejtuese në lidhje me fondet e transferuara gjatë vitit dhe efektiviteti i tyre.
Gjithashtu nuk ka verifikime, nëse një aktivitet ka shumë sponsorizues dhe fondet e
sponsorizuara nuk mbivendosen nga sponsorizime të tjera.
Ligji nr. 7892, datë 21.12.1994 “Për sponsorizimet” i ndryshuar, kërkon
domosdoshmërish lidhjen e kontratave, por që në shumë raste janë kontrata
formale dhe që nuk parashikojnë në mënyrë specifike klauzola mbrojtëse sidomos
për sponsorizuesin e fondeve, apo sanksione për palët kur nuk respektojnë kushtet
Nikoleta PIRANJANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 31
e kontratës, veprime këto në kundërshtim me legjislacionin për procedurat
administrative në fuqi.
Neni 4 i Ligjit për sponsorizimet në mënyrë specifike thekson se: “Çdo sponsorizim
rregullohet me kontratë të lidhur ndërmjet sponsorizuesit dhe përfituesit. Kryerja e
çdo sponsorizimi, në para a në natyrë, dokumentohet në pajtim me legjislacionin
tatimor kontabël e bankar në fuqi”.
Gjithashtu në nenin 6, të ligjit ndër të tjera theksohet se: “ ... në rast të pasaktësisë,
fshehjes ose manipulimit nga ana e sponsorizuesve të sponsorizimeve të
parashikuara në veprimin juridik (kontratë), zbatohen dënimet që përmban
legjislacioni tatimor në fuqi”.
Pra referuar legjislacionit në fuqi, sponsorizimet nga shoqëritë publike janë fonde
publike dhe si të tilla duhet të trajtohen në konteksin e përgjithshëm të ligjit për
menaxhimin financiar dhe kontrollin, ku përgjegjshmëria dhe përgjegjësia për
dhënien e tyre është për subjektet publike që përdorin fondet publike dhe që duhet
të japin llogari dhe të kenë transparencë në përdorimin e tyre.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në të gjitha auditimet e realizuara në Shoqëritë Publike, si
në vitet paraardhëse ashtu dhe përgjatë vitit 2016, ka audituar dhe gjykuar mbi
përdorimin e këtyre fondeve me efektivitet dhe në mënyrë ligjore. Konkluzione si
dhe rekomandime të rëndësishme janë lënë në zbatim të Vendimeve të Kryetarit të
Kontrollit të Lartë të Shtetit në drejtim të sponsorizimeve, konkluzione këto të
nxjerra nga auditimet e kryera si për shembull në Albpetrol sh.a. gjatë vitit 2015, ku
një pjesë e sponsorizimeve të financuara nuk ishin realizuar megjithëse ishin
tejkaluar afatet e vendosura në kontratat e sponsorizimit dhe gjatë vitit 2016 në
Autoritetin e Aviacionit Civil dhe Autoritetin Portual Durrës, ku këto institucione
janë aktualisht me statusin e personit juridik publik dhe që s’përfshihen në
kategorinë e subjekteve tregtare.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në çdo rast të auditimit të sponsorizimeve i ka pasqyruar
subjektit performancën e fondeve sponsorizuese të financuara prej tij, efektivitetin
e përdorimit të tyre, mangësitë në dokumentimin e fondeve të përdorura, në
kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi, duke përcaktuar dhe përgjegjësitë
përkatëse si dhe duke rekomanduar masa të rëndësishme në përmirësim të
gjendjes së paraqitur. Nga auditimet Kontrolli i Lartë i Shtetit gjithnjë ka përcjell
mesazhin, se fondet e sponsorizuara nga shoqëritë publike, duhet të trajtohen me
të njëjtën përgjegjshmëri, ashtu si dhe fondet e tjera publike, si në drejtim të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
32 Botime 2017
efektivitetit dhe efekteve pozitive të rezultuara nga financimi i tyre, ashtu dhe në
drejtim të ligjshmërisë dhe përputhshmërisë me procedurat dhe rregullat e
miratuara.
Gjithashtu nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është përcjellë mesazhi se në drejtim të
përdorimit të fondeve të sponsorizimeve, vetë subjektet duhet të luajnë rolin e një
kontrollori të rreptë, me synimin që fondet e financuara të kenë arritur objektivin e
synuar dhe të kenë realizuar impaktin social të parashikuar.
Ndërgjegjësimi i subjekteve publike për përdorimin ligjor dhe në përputhshmëri me
procedurat dhe rregullat në fuqi të fondeve të sponsorizuara, është kusht i
realizimit me efektivitet të këtyre fondeve.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Nikoleta PIRANJANI për periudhën janar-qershor 2017:
Për njohjen dhe implementimin e ligjit “Mbi menaxhimin financiar dhe kontrollin”,
nga njësitë publike.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 13 qershor 2017).
Fatos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 33
KALLËZIMET E KLSH DHE REFORMA NË DREJTËSI
nga Fatos ÇOÇOLI1 – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 18 janar 2017.
Si qytetar kam ndjekur një pjesë të mirë të mbi 276 kallëzimeve penale të Kontrollit
të Lartë të Shtetit në pesë vitet e fundit. I bie një kallëzim penal në çdo javë! Janë
mbi 500 punonjës të administratës publike, nga ministra në drejtorë të
përgjithshëm, drejtorë drejtorish e institucionesh qendrore, deri tek specialistët në
institucione të ndryshme publike. Shumica abuzues me pronën publike dhe
shkaktarë dëmesh kolosale për Buxhetin e Shtetit, pra për paratë e të gjithë neve. Si
ekonomist kam ndjekur dëmet e zbuluara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në
pesëvjeçarin 2012-2016. Shifra është impresionuese, mbi 1 miliard euro dëme ndaj
Buxhetit të Shtetit, të zbuluara nga ky institucion kushtetues, të vërtetuara si dëme
dhe të kërkuara për dëmshpërblim. Sikur një e dhjeta e kësaj shifre kolosale të ishte
kthyer në Buxhet, do të kishim sot 100 milion euro më shumë për spitalet, shkollat
dhe pensionet e 660 mijë pensionistëve tanë! Por këto para nuk kthehen, pse
mungon ndjekja e fortë e rekomandimeve dhe masave të propozuara nga KLSH.
Mungon nga qeveria një VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave) për zbatimin rigoroz
dhe me përparësi absolute të rekomandimeve të dhëna nga institucioni më i lartë i
auditimit publik në vend. Mungon vullneti në nivelet më të larta qeverisëse për ta
parë këtë institucion kushtetues si aleatin më të mirë në pastrimin e radhëve të
administratës publike nga të korruptuarit dhe abuzuesit. KLSH në rekomandimet e
veta ka kërkuar edhe largime nga puna apo nga shërbimi civil të dhjetëra zyrtarëve
nga më të lartë të administratës shtetërore. Por këto kërkesa kanë hasur në veshin
e shurdhër të qeverisë, duke ushqyer drejt për së drejti antikulturën e
pandëshkueshmërisë në Shqipëri. KLSH sërish ka kërkuar në Kuvend për tre vite
radhazi përgatitjen dhe miratimin e Ligjit për Përgjegjësinë Materiale të Nëpunësit
Publik. Po të ishte ky ligj, të paktën ato 100 milion euro si një e dhjeta e dëmit të
shkaktuar Buxhetit të Shtetit në pesë vitet e fundit, do të ishin rikuperuar në
Buxhet! Të 276 kallëzimet penale të KLSH duhet të qëndrojnë në ndërgjegjen e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
34 Botime 2017
gjithsecilit qeveritar të vendit tonë si akt-akuzat më të rëndësishme, të
dokumentuara plotësisht, për korrupsionin galopant në administratën tonë publike.
Nëse do të duhej të gjenim një portë hyrjeje për nisjen e suksesshme të reformës
në drejtësi, do të kishim “portikun” e këtyre dosjeve të KLSH-së! Ato janë që të
gjitha denoncime të detajuara të dukurive korruptive përmes tenderave publikë
dhe dhjetëra deformimeve e manipulimeve të kryera nga njerëz të veshur me
pushtetin qeverisës. Janë thirrje që tregojnë në detaje rrënjët e korrupsionit
shqiptar dhe kryerësit e këtij korrupsioni! Janë dosje të gatshme për institucionet e
reja që do të dalin nga reforma në drejtësi, që të hapen gjyqe shembullore për të
goditur realisht korrupsionin. Përmes tyre, çdo prokuror dhe gjyqtar i epokës së re
që po çel në drejtësinë shqiptare, do të orientohej drejt për të goditur fuqishëm
dukurinë më kancerogjene të shoqërisë shqiptare. Të 276 denoncimet e KLSH janë
hetimet e para të detajuara ndaj korrupsionit, dhe përbëjnë garancinë më të lartë e
profesionale që sot kemi për suksesin e reformës në drejtësi. Konsiderimi i
menjëhershëm i këtyre dosjeve nga institucionet e reja të drejtësisë do të përbënte
qasjen e duhur për ta nisur shumë seriozisht dhe nga porta e duhur luftën reale
ndaj korrupsionit. Njëlloj si besimi qytetar është ngritur nga denoncimet kurajoze të
bëra këto pesë vitet e fundit nga KLSH, ashtu edhe reforma në drejtësi do të fitonte
peshë në sytë e shqiptarëve, nëse do të niste hetimet pikërisht nga denoncimet e
plota të sjella nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Fatos ÇOÇOLI për periudhën janar-qershor 2017:
Kur na vlerësohen shërbestarët.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 1 maj 2017).
Forcimi i BE dhe përgjegjësia jonë.
(Botuar në gazetën “Sot”, më 9 maj 2017).
Kërkesat e profesor Fugës dhe politika.
(Botuar në gazetën “Sot”, më 6 qershor 2017).
Yllka PULASHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 35
MIRË MENAXHIMI I AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR
nga Yllka PULASHI1 – Drejtore Departamenti, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 20 janar 2017.
Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARRSH) është një nga strukturat më të rëndësishme të
ekonomisë sonë publike, jo vetëm nga që menaxhon në vit me qindra milion euro
para të taksapaguesve shqiptarë, por edhe pse është përgjegjës për investime të
reja në rrugët tona dhe për mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese. Ndër investimet
qendrore rrugore për ekonominë dhe mbarë shoqërinë tonë janë by-pass-et
(mbikalimet) e Fierit dhe Vlorës. Dihet rëndësia e madhe dhe dobia e përfundimit
në kohë të tyre. Nga auditimet e ushtruara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë
institucion, kemi konstatuar se për Mbikalimin e Fierit, ARRSH ka shpallur
procedurat e prokurimit, në një kohë kur për ndërtimin e By-pass-it të Fierit nuk
është bërë i mundur sigurimi i burimeve financiare. Vonesa dhe bllokime të
konsiderueshme janë konstatuar edhe në punimet për Mbikalimin e Vlorës. Kemi
rekomanduar që ARRSH të marrë masa për investimet strategjike, që në fazën e
projektimit të bashkëpunojë dhe të nxisë institucionet e përfshira në projekt, në
mënyrë që mos të ketë vonesa për zbatimin e projekteve. Ky institucion po ashtu
duhet që në të ardhmen të nisë zhvillimin e procedurave të prokurimit për
projektet me financime të huaja, pas ratifikimit në Parlament të marrëveshjeve
financiare dhe bërjes efektive të burimeve të financimit.
Si KLSH, kemi kërkuar që ARRSH dhe Njësia e Menaxhimit të Projektit të marrin
masa të menjëhershme për analizimin e ecurisë së punimeve të ndërtimit për By-
pass-in e Vlorës, për arsye se nga vonesat e shkaktuara nuk është e mundur që
punimet e ndërtimit të realizohen brenda afatit të përcaktuar. Nga ARRSH në
bashkëpunim me konsulentin dhe kontraktorin, duhet të hartohet një program
pune, ku të detajohet grafiku i punimeve në vazhdimësi, si dhe të përcaktohet një
afat i arritshëm për përfundimin e projektit. Sidomos për Mbikalimin e Vlorës, i
kemi kërkuar ARRSH-së që për pjesën e mbetur të projektit, të sigurojë të gjitha të
drejtat mbi tokën apo truallin ku do të kalojë gjurma e projektit, për arsye se
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
36 Botime 2017
vonesat në procesin e shpronësimit ngarkojnë me përgjegjësi ARRSH-në, i cili sipas
marrëveshjeve financiare duhet t’i kishte siguruar këto të drejta para fillimit të
punimeve për By-pass-in.
Një problem i ndjeshëm për ekonominë tonë nuk janë vetëm përfundimet e
investimeve rrugore të nisura dhe “të ngelura rrugës”, sikurse thotë populli, por
edhe mirëmbajtja e veprave madhore rrugore. Kjo mirëmbajtje duhet të bëhet me
efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet. Për shembull, ARRSH harxhon mesatarisht
mbi 800 mijë euro mirëmbajtje në vit vetëm për Tunelin e Thirrës në autostradën
Rrëshen-Kalimash. Kemi kërkuar si KLSH që të shikohet mundësia ligjore për një
mirëmenaxhim dhe përdorim sa më efektiv të fondeve buxhetore për mirëmbajtjen
e tuneleve si dhe të autostradës Rrëshen-Kalimash dhe objekteve të tjera rrugore të
së njëjtës rëndësi, në mënyrë që të ulet kosto e mirëmbajtjes së tyre. Kemi
rekomanduar po ashtu që në planifikimin e fondeve buxhetore për investime,
prioritet të kenë investimet në rrugë, të cilat janë drejt përfundimit, me qëllim
rritjen e efektivitetit dhe garancisë së përfundimit të punimeve, në zbatim të
dispozitave ligjore për planifikimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit. Financimi i
kontratave në proces sjell përfundimin e punimeve në kohë, rritjen e sigurisë
rrugore dhe përdorimin efektiv të rrugës.
Kemi vënë re po ashtu se planifikimi i investimeve sipas llojit të shpenzimit nga ana
e Autoritetit Rrugor të vendit nuk është bërë në mënyrë eficiente. Institucioni duhej
të kishte planifikuar dhe financuar fonde për investime në rrugë, në radhë të parë
ato kontrata që janë drejt mbylljes së financimit. Konkretisht, me subjekte
ndërtuese të cilat rezultojnë në shumicën e rasteve me realizim të punimeve në
masën mbi 75-85% në zbatim të kërkesave të Udhëzimit të Ministrisë së Financave
“Për procedurat standarde të zbatimit të Buxhetit”. Mos financimi i kontratave në
proces ka sjellë ndërprerje të punimeve dhe për pasojë dëmtime në investime të
papërfunduara në rrugë, zvarritje të punimeve dhe edhe raste të degradimit të
punimeve dhe domosdoshmërisë për ribërjen e një pjese të tyre! E gjitha kjo, me
kosto shtesë për Buxhetin e Shtetit.
Kemi kërkuar që dukuri të tilla të mos përsëriten më. Një paradoks tjetër e përbën
fakti se ARRSH investon, bën rrugë të reja dhe si përfaqësues i Shtetit, nuk i
hipotekon ato! Kemi vërejtur se aktualisht ky institucion nuk ka kryer procesin e
regjistrimit dhe hipotekimit të aktiveve të saj në zbatim të Ligjit nr. 7843, datë
13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Meqenëse procesi i
aplikimit për regjistrim të pasurive të paluajtshme ka kosto (taksa e regjistrimit) dhe
Yllka PULASHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 37
ARRSH nuk ka fonde të mjaftueshme për përmbylljen e tij në kohë reale, kemi
rekomanduar institucioni të kërkojë nga Ministria e Drejtësisë që në bashkëpunim
me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, t’i propozojë Këshillit të Ministrave
të bëhen shtesa në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 576, datë 29.8.2012 “Për
caktimin e listës së shërbimeve që ofron Zyra e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme”, në mënyrë që të përjashtohet nga tarifat e shërbimeve për të gjitha
veprimet që do të kryejnë pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme,
për regjistrimin e pasurive të paluajtshme publike të përfituara nga shpronësimet
që i kanë kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave në pronësi.
ARRSH duhet të kuptojë se kur ne si auditues të KLSH kryejmë veprimtarinë pranë
tij si institucion, në bazë të standardeve ndërkombëtare të INTOSAI-t dhe mandatit
kushtetues që kemi, nuk vijmë thjesht si auditues të jashtëm publik për të gjetur
shkelje, por shërbejmë në radhë të parë si këshillues për institucionin, që të
përmirësojë menaxhimin e tij, sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave në fuqi, por edhe
në bazë të parimeve të mirëqeverisjes publike dhe përdorimit me efektivitet,
eficiencë dhe ekonomicitet të parave të takspaguesve shqiptarë.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Yllka PULASHI për periudhën janar-qershor 2017:
Kontrolli i cilësisë në KLSH dhe eksperienca europiane.
(Botuar në gazetën “Koha Jonë” dhe “Sot”, më 8 prill 2017).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
38 Botime 2017
MENAXHIMI I MBETJEVE URBANE NË BASHKINË E TIRANËS
nga Sali AGAJ – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Standard”, më 30 janar 2017.
Nëpërmjet auditimit të performances të ushtruar nga KLSH mbi menaxhimin e
mbetjeve urbane në Bashkinë e Tiranës, duke u përqendruar tek efektiviteti dhe
eficienca e punës së operatorëve ekonomikë në shërbimin e pastrimit dhe të
grumbullimit të mbetjeve urbane, bëhet një analizë studimore mbi gjendjen aktuale
në territorin e bashkisë, zbatimin e detyrimeve kontraktore nga operatorët
ekonomikë, rolin e strukturave përgjegjëse të bashkisë dhe mundësitë e
pashfrytëzuara për një menaxhim më të mirë të këtij problemi madhor mjedisor jo
vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin.
Duke qenë se menaxhimi i mbetjeve është një problem serioz dhe emergjent në të
gjithë vendin që ka rrjedhur nga moszbatimi i Strategjive, Kuadrit rregullator dhe
akteve ligjore e nënligjore të miratuara si nga organet e pushtetit vendor dhe atij
qendror theksojmë se rezultatet e këtij auditimi i kalojnë caqet e Bashkisë së
Tiranës, janë përgjithësuese e të vlefshme edhe për njësitë e qeverisjes vendore e
qendrore.
Në Raportin e Auditimit të KLSH-së theksohet se, Bashkia e Tiranës nuk ka zbatuar
legjislacionin për ndarjen dhe grumbullimin e mbeturinave që në burim, fakt ky që
ka influencuar negativisht në gjendjen e landfillit të Sharrës për pakësimin e
kapaciteteve mbajtëse si dhe mosfurnizimin me lëndë të parë të subjekteve private
që merren me riciklimin e mbeturinave sipas llojit. Bashkia e Tiranës, nuk ka studim
të mirëfilltë mbi prodhimin total të mbetjeve urbane në zonat për të cilat janë
kontraktuar subjektet private të pastrimit, studim, i cili të pasqyronte faktorët social
ekonomik (konsumi për familje, aktivitetet e prodhimit, etj.), faktorët territorialë
(karakteristikat urbanistike, popullsinë, densitetin e banimit, numrin e tipologjinë e
përdoruesve jo shtëpiakë, vëllimin e fluksit të hyrjeve në Tiranë, etj.).
Sali AGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 39
Gjithashtu nga auditimi u konstatua se, Bashkia e Tiranës nuk ka të evidentuar
mbetjet urbane si mbetjet shtëpiake dhe tregtare, mbetje të gjeneruara nga
institucionet të ngjashme, si mbetje urbane, por që kanë veti të rrezikshme si:
pesticidet, fotokimikatet, acidet, tretësit, bojëra, ngjyra, ngjitës etj, që përmbajnë
substanca të rrezikshme, detergjent që përmbajnë substanca të rrezikshme,
bateritë dhe akumulatorët, pajisjet e skaduar elektrike e elektronike, mbetje të
tjera që përmbajnë mërkur, mbetje druri që përmbajnë substanca të rrezikshme,
etj. Evidentimi i tyre nga ana e Bashkisë së Tiranës, do të bënte që këto mbetjeve t’i
nënshtroheshin një trajtim mjedisor të veçantë dhe të mos trajtohen si mbetjet
urbane pa veti të rrezikshme.
Nga auditimi rezultoi se, nga Agjencia e Mbrojtjes Konsumatorit për periudhën
objekt auditimi, janë vendosur gjoba, por nuk ka asnjë dokumentim apo
informacion, nëse këto gjoba janë arkëtuar. Ekzekutimi i gjobave nuk është
dokumentuar sipas kërkesave administrative e ligjore dhe ka munguar
bashkëpunimi e koordinimi i punës me Policinë Bashkiake dhe Drejtorinë e
Përgjithshme të Taksave Vendore. Për vitet 2012-2016 mujori I-rë 2016, rezultojnë
se janë vënë 233 gjoba me vlerë 1,434,000 lekë, por nuk ka evidenca për arkëtimin
e tyre.
Rekomandimet kryesore të lëna në Raportin e Auditimit të KLSH-së, për
përmirësimin e punës nga strukturat përgjegjëse të Bashkisë Tiranë:
Bashkia Tiranë të hartojë një program të plotë dhe të mirëstudiuar që t’i
shërbejë edukimit dhe ndërgjegjësimit të gjerë të publikut për përmirësimin e
gjendjes në menaxhimin e mbetjeve urbane. Këto programe duhet të përfshijnë:
Fushata publike përmes masmedias: programeve televizive dhe
radiofonike, gazeta, fletëpalosje, debate publike, etj.;
Aktivitete të OJQ-ve, për edukim joformal për menaxhimin e mbetjeve;
Projektet pilot të përfshirjes së komunitetit;
Programet e përfshirjes së grupeve të interesit.
Në bashkëpunim me OJF-të mjedisore, grupet e interesit dhe bazuar në SKM
përfshirë banorët, minibashkitë dhe qeverinë qendrore me nismën e saj BT, të
organizojë aktivitete, si dhe të shfrytëzojnë mediat e mjetet e tjera të komunikimit
për ndërgjegjësimin, pjesëmarrjen dhe promovimin e veprimtarive demonstruese e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
40 Botime 2017
ndërgjegjësuese të projekteve pilot në shkollë dhe komunitet në drejtim të
mirëmenaxhimit të mbetjeve dhe rolit të tij në përmirësimin e cilësisë së jetës.
Bashkia e Tiranës të kërkojë pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së
Arsimit dhe Sporteve diskutimin dhe përfshirjen e edukimit mjedisor në kurrikulat
mësimore, ku përveç teksteve të përfshihen edhe programet video si një nga
mjetet me të suksesshme të edukimit në shkolla, programe vizitash në terren
për grumbullimin e mbetjeve, trajtimin e ndërmjetëm, depozitimin e mbetjeve
dhe industrite e riciklimit.
Bashkia e Tiranës të marrë masa të menjëhershme, për të bërë bilancin e sasisë
së përgjithshme të mbetjeve urbane që gjenerohen brenda territorit të Tiranës,
duke i ndarë ato në mbetje familjare, mbetje të gjeneruara nga personat fizikë dhe
juridikë, shtetërorë dhe privatë.
Bashkia Tiranë të evidentojë subjektet që janë objekt i lejes apo autorizimit
mjedisor, të cilat gjenerojnë mbetje jo urbane, por që kryejnë aktivitetin e tyre
brenda territorit të Bashkisë. Gjithashtu të evidentohen të gjitha subjektet që
gjenerojnë mbetje dhe nëse në këto mbetje ka përbërës të rrezikshëm. Për
subjektet që gjenerojnë mbetje të rrezikshme të evidentohet dhe mënyra e
grumbullimit, transportit, depozitimit dhe trajtimit deri në asgjësimin përfundimtar
të tyre, duke krijuar kontrata tip me këto subjekte mes tyre, pra subjekti prodhues i
mbetjeve - Bashkisë Tiranë - Operatorit ekonomik që e mbulon zonën e
vendndodhjes së subjektit, kjo kundrejt tarifës së caktuar nga Bashkia Tiranë.
Bashkia Tiranë të realizojë studimin e fisibilitetit, (vlerësimin e riskut dhe
analizën kosto përfitim për të gjithë procesin e menaxhimit të integruar të
mbetjeve), duke llogaritur koston e projektit, për të bërë të mundur krijimin e një
landfilli të ri me parametra bashkëkohorë dhe fillimin e procedurave të nevojshme,
për garantimin e këtij procesi, sipas detyrimeve që parashikon ligji për Menaxhimin
e Integruar të Mbetjeve.
Drejtoria e Përgjithshme nr. 1 e Puntorëve të Qytetit, të programojë dhe të
realizojë monitorimin e shllamit duke u bazuar në një test karakteristikash duke
realizuar substancat aromatike, volatile, halikarbonet dhe ndotësit organik me
natyrë bazike, acide apo neutrale që mund të jenë të pranishëm në venddepozitim.
Pikat e vëzhguara gjatë monitorimit për sa i përket ujërave sipërfaqësorë, duhet të
përcaktohen si në rrjedhat e sipërme ashtu dhe në rrjedhat e poshtme të derdhjes
ujore.
Sali AGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 41
Mesazhi i këtij auditimi performance të KLSH-së është se, “Nëpërmjet kontraktimit
të operatorëve ekonomikë për menaxhimin e mbetjeve urbane Bashkia e Tiranës
nuk ka arritur objektivat në drejtim të shërbimit të popullatës dhe ruajtjes së
mjedisit në territorin e saj. Kuadri rregullator në zbatim strategjisë kombëtare dhe
akteve ligjore bashkëkohore të miratuara nuk është i përditësuar dhe si rrjedhojë
objektivat nuk janë të qarta e të përcaktuara mirë. Edukimi publik në drejtim të
rritjes së ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së komunitetit në menaxhimin e
mbetjeve, nga ana e strukturave të bashkisë dhe operatorëve ekonomikë ka patur
mangësi të theksuara, nuk ka qenë i mjaftueshme dhe nuk ka dhënë ndonjë impakt
të ndjeshëm social, për mbajtjen pastër të qytetit dhe për ndarjen e mbetjeve në
burim për riciklim; në menaxhimin e mbetjeve urbane të bashkisë së Tiranës, si një
organ vendor dhe më pranë komunitetit, qasja “qeverisja me pjesëmarrje” duhet të
ishte gjithnjë në qendër të vëmendjes së strukturave përgjegjëse të bashkisë.
Venddepozitimi i mbetjeve në zonën e Sharrës nuk plotëson kushtet e parametrat e
një landfillit bashkëkohor me parametra të lartë mjedisor si dhe ka tejkaluar afatin e
përdorimit dhe kapacitetet e përpunimit”.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
42 Botime 2017
BORXHI MIDIS OSHEE, KESH DHE OST ARRIN NË 580 MILION EURO
nga Alfred LESKAJ – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 11 shkurt 2017.
Sistemi energjetik gjendet prej kohësh në një krizë financiare të trashëguar nga
periudhat e mëparshme. Ai ka një mungesë të theksuar eficience, si rezultat i
detyrimeve të akumuluara midis shoqërive publike të sektorit dhe kredive të shumta
të marra për përballimin e kësaj krize. Mungesa e eficiencës dhe performanca e ulet e
këtyre shoqërive, ka ndikuar në rritjen e kostove të shërbimit, në përkeqësimin e
tregueseve makro ekonomik dhe ne rritjen e nivelit të borxheve të ndërsjella.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ushtroi një auditim mbi performancën e detyrimeve të
ndërsjella KESH, OSHEE dhe OST. Auditimi u krye për periudhën, 2006 –2016.
Nëpërmjet tij, u analizua performanca e detyrimeve të ndërsjella KESH-OST-OSHEE
dhe u dhanë rekomandime për fuqizimin e sektorit energjetik me qëllimin që
konsumatori final, të përfitojë shërbimin e furnizimit me energji elektrike në cilësinë e
duhur dhe me kosto optimale, sepse fuqizimi i sektorit energjetik, do të sillte uljen e
barrës së buxhetit të shtetit për financimin e tij, duke rritur mundësinë për investime
në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. Sistemi energjetik në tërësi
ndikon mbi konsumatorin në disa drejtime, pikë së pari në garantimin e furnizimit me
energji të pandërprerë dhe së dyti në kostot e drejtpërdrejta nëpërmjet çmimit të
energjisë, si dhe kostot e tërthorta nga shpenzimet e buxhetit të shtetit për këtë
sektor. Padyshim që sektori i energjisë elektrike është një element i rëndësishëm i
sigurisë kombëtare, duke e rritur akoma më shumë nevojën dhe domosdoshmërinë e
menaxhimit me efektivitet dhe forcimit financiar, të sektorit energjetik në përgjithësi.
Paradigma kryesore e këtij auditimi është: “Shlyerja e detyrimeve të ndërsjella në
shoqëritë publike të sistemit energjetik, duke marrë masa për parandalimin e rritjes
dhe likuidimin e tyre, i shërben fuqizimit ekonomik dhe financiar të vetë sistemit dhe
për pasojë përmirësimit të jetesës së qytetarëve”.
Fillesat e lindjes së detyrimeve të ndërsjella, në sektorin energjetik
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes-OSSH, është krijuar, si një shoqëri aksionere
me 100% kapital shtetëror, si rezultat i ndarjes nga KESH, në vitin 2007. Shoqëritë
Alfred LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 43
KESH dhe OSSH, kanë funksionuar së bashku duke trajtuar marrëdhëniet ndërmjet
tyre dhe njësive të varësisë si marrëdhënie të brendshme, deri në fund të vitit 2008.
Pretendimet e para të shoqërisë OSSH, mbi të drejtat dhe detyrimet financiare
kundrejt KESH, kanë filluar në periudhën tranzitore, Janar 2007-Gusht 2008. Kjo
periudhë përbën dhe fillimin e akumulimit të detyrimeve te pashlyera dhe nevojën
e herëpashershëm për rakordime të këtyre detyrime.
Në muajin Maj 2009 CEZ, u bë pronar me 76% të aksioneve të kompanisë OSSH dhe
24% u mbajtën nga shteti shqiptar, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë
dhe Energjetikës, dhe në Qershor 2010 shoqëria u administrua nga CEZ
shpërndarje.
Mungesa e shlyerjes të detyrimeve nga CEZ shpërndarje ndaj KESH dhe OST, i vuri
në vështirësi financiare këto dy shoqëri për ushtrimin e aktivitetit të tyre, duke e
detyruar KESH-in të marrë hua dhe kredi të shumta.
Rritja e borxheve të CEZ-it ndaj KESH dhe OST, si dhe treguesit e përkeqësuar
finanaciar gjatë administrimit të shoqërisë, detyroi ERE-n që në Qershor 2012 ti
kërkonte kompanisë përmbushjen e detyrimeve ligjore, për importin e energjisë,
për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes. CEZ nuk importoi energji për
mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, duke deklaruar se nuk e
përballonte dot këtë shpenzim pasi ishte në vështirësi financiare. Strategjia e
ndjekur nga operatori privat i shpërndarjes CEZ, jo vetëm që nuk e përmirësoi
situatën financiare të kompanisë, por përkundrazi solli një përkeqësim të
tregueseve financiare dhe një rritje të detyrimeve të ndërsjella ndërmjet shoqërive
të sektorit energjetik, duke vështirësuar operimin normal të këtyre shoqërive. Si
rezultat i mungesës së investimeve, rritjeve të humbjeve teknike dhe jo teknike,
nivelit të ulët i arkëtimeve dhe problemeve në administrimin e shoqërisë CEZ
shpërndarje, si një shoqëri që operonte në një sektor strategjik, detyroi ERE-n në
Janar 2013, t’i heq licensën kompanisë CEZ Shpërndarje, duke e vendosur atë në
administrim të përkohshëm. Periudha e administrimit të përkohshëm zgjati gati një
vit dhe mund të konsiderohet si një periudhë tejet e vështirë, pasi trashëgonte
borxhe të mëdha kundrejt operatorëve të sektorit energjetik dhe institucioneve
bankare.
CEZ shpërndarje emërtohet OSHEE në Prill 2014. Pronësia e OSHEE në Maj 2016,
kalon pranë MEI. Shtetëzimi i kompanisë CEZ shpërndarje, është bërë pas
nënshkrimit të marrëveshjes me CEZ a.s., për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet
shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. KESH ka në strukturë 994
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
44 Botime 2017
punonjës dhe ka si mision, prodhimin e energjisë elektrike dhe tregtimin e saj në
tregun e rregulluar dhe të parregulluar. Ai synon prodhimin e kësaj energjie në
mënyrë të sigurt dhe me ndikime minimale në mjedis.
Shoqëria OST, ka të punësuar 725 punonjës. OST zhvillon sistemin e transmetimit
në përputhje me kërkesat afatgjata të furnizimit të vendit me energji elektrike, me
planet e zhvillimit të burimeve të reja të energjisë elektrike dhe koordinon
zhvillimin e rrjetit të interkoneksionit me vendet fqinje. OSHEE ka në strukturën e
vet 6038 punonjës. Misioni i OSHEE, është përmbushja e kërkesave të
konsumatorëve për furnizim të pandërprerë dhe cilësor me energji elektrike,
nëpërmjet një shërbimi efikas dhe modern.
Detyrimet e ndërsjella KESH, OSHEE dhe OST
Borxhi midis shoqërive KESH, OSHEE dhe OST, deri në Shtator 2016 është 580 milion
euro. Pa dyshim që qendra e gravitetit të këtij borxhi është OSHEE. Gjatë trajektores
të zhvillimit dhe ndryshimeve të formës së pronësisë, nga publik në atë privat, dhe
sërish në atë publik, OSHEE ka krijuar detyrime të shumta për shërbimet e
përfituara, kundrejt KESH dhe OST.
Mos likuidimi i blerjes së energjisë nga OSHEE, e vendosi KESH dhe OST në
vështirësi financiare, duke i detyruar që të merrnin kredi të shumta, për vazhdimin
e aktivitetit të tyre. Konkretisht, detyrimi i prapambetur kundrejt shoqërisë KESH,
për blerjen e energjisë elektrike është 366 milion euro dhe për kredi është 81 milion
euro. Detyrimi i OSHEE kundrejt OST, për transmetimin e energjisë është 60 milion
euro dhe detyrimi OST ndaj KESH për energji, shërbime dhe kredi, është 73 milion
euro. Ndërkohë shoqëria OSHEE ka, detyrim të mbetur ndaj CEZ AS, në bazë të
marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim, 42 milion euro.
Me gjithë përmirësimet përgjatë vitit 2015-2016, në drejtim të rritjes të arkëtimeve,
OSHEE gjendet në një situatë të vështirë financiare dhe mungese likuiditeti,
kryesisht kundrejt KESH-it, të cilin e ka detyruar të marrë kredi të shumta me
garantues, Ministrin e Financës.
Pra sistemi energjetik ngelet ende vulnerabël për një kohë të gjatë, në drejtim të
garantimit të cilësisë dhe kostos së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Shtrohet pyetja: Pse OSHEE e ka të pamundur të dalë nga kjo forcë graviteti drejt
ineficencës duke vendosur në diskutim dhe ndërhyrjet e shumta të qeverisë,
kryesisht gjatë vitit 2014 dhe 2015?
Alfred LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 45
Nga auditimi, u evidentua se mos respektimi i marrëveshjeve dhe procedurave
ligjore nga ana e kompanive, ka sjellë akumulimin dhe rritjen e detyrimeve të
ndërsjella, të cilat i kanë vendosur në vështirësi likuiditeti, këto shoqëri, për të
operuar në kushte normale për realizimin e misionit të tyre. Nxjerrja e akteve
nënligjore, për rregullimin e marrëdhënieve tregtare midis KESH-OST-OSHEE, të pa
konsultuara me organet drejtuese të shoqërive, ka shërbyer si pikënisje për
akumulimin e detyrimeve të ndërsjella. Keqadministrimi nga niveli drejtues i
shoqërive dhe mungesa e profesionalizmit në nivelin e duhur, ka vështirësuar
operimin normal të këtyre shoqërive. Shoqëria OSHEE, përgjatë vitit 2015-2016, ka
rritur nivelin e arkëtimeve dhe njëkohësisht ka ulur nivelin e humbjeve, por ajo
ndodhet në një udhëkryq të madh.
Mungesa e arkëtimeve, nga subjekte buxhetore dhe jo buxhetore (kryesisht
Ujësjellësit), në fund të vitit 2016, kanë krijuar një borxh kundrejt OSHEE në vlerën
38 milion euro. Të cilët vazhdojnë ende të mos arkëtojnë detyrimin kundrejt OSHEE.
Në listën e detyrimeve, të ujësjellësve ndaj OSHEE, kryeson ai i Durrësit me 10
milion euro dhe ai i Tiranës me 5 milion euro. Kjo situatë, mund ta çojë këtë sektor
në një spirale të pafundme kohore të mos shlyerjes të detyrimeve dhe si rezultat
nevojën e herëpashershme, për t’u injektuar me kredi dhe borxhe të garantuara
nga qeveria. Gjatë këtij auditimi, KLSH arriti në konkluzionin:
Masat e marra nga qeveria, mund të konsiderohen të përshtatshme për situatën
emergjente të rënduar financiare të shoqërive publike të sektorit energjetik, por
nga ana tjetër, ato janë të pamjaftueshme për të konsoliduar qëndrueshmërinë e
tregueseve ekonomiko-financiar për sistemin në afat gjatë. Në situatën e tanishme
ku ndodhen shoqëritë publike të sektorit të energjisë, nevojitet mbështetja nga
qeveria me një kuadër të ri ligjor, i cili duhet të pasqyrojë saktë kërkesat e tyre për
të kaluar krizën financiare. Nga ana tjetër, organet drejtuese të këtyre shoqërive,
janë në pritje të vendimeve të qeverisë, dhe me praktikat e tyre të menaxhimit të
orientuara në afatshkurtër, nuk kanë arritur deri tani, të rrisin efektivitetin e këtyre
shoqërive. Vendimet e marra dhe zbatimi i tyre janë kryesisht sporadike dhe nuk
janë rezultat i studimeve të mirëfillta të situatës në të cilën gjenden shoqëritë.
Rezultatet e parametrave ekonomiko financiar të këtyre shoqërive do të rezultonin
më të përmirësuara, nëse vendimmarrjet e grupeve të interesit, të sektorit
energjetik, do të ishin të bashkërenduara e të planifikuara dhe do të rezultonin në
vendime strategjike.
Strategjitë dhe vendime e marra nuk kanë mundur të parashikojnë apo të ndikojnë
në mos lindjen e detyrimeve të reja.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
46 Botime 2017
DËSHTIMI I QEVERISË ME KONCESIONET E NAFTËS
nga Gjovalin PREÇI – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Panorama” më 16 shkurt 2017.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar kohët e fundit, pas një periudhe
gjashtëmujore, auditimin e performancës mbi procedurat dhe rezultatet e zbatimit
të marrëveshjeve hidrokarbure (kërkimi dhe prodhimi i naftës), duke u fokusuar në
nxjerrjen e naftës. Për here të pare është e bërë e mundur përfshirja në auditim në
mënyrë të njëkohshme të të gjitha institucioneve publike dhe shoqërisë shtetërore
të hidrokarbureve nga të cilat varet rezultati i dhënies në shfrytëzim të fushave
naftë-mbajtëse kompanive private, si dhe analiza e detajuar e tyre që nga viti 2004
(vit i fillimit, nënshkrimit). Kryerja me sukses e këtij auditimi është arritur jo vetëm
nga ligji bashkëkohor i funksionimit të KLSH, në të cilën është përcaktuar auditimi i
performances si një lloj i veçantë për të vlerësuar veprimtaritë sektorit publik,
përfshirë dhe ato mbi pronën shtetërore, në se janë në përputhje me parimet e
ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit, por dhe ngritjes dhe forcimit të
kapaciteteve audituese brenda saj.
KLSH ka audituar Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë (MEI-n), Agjencinë
Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN-n) dhe Albpetrol sh.a., duke u kufizuar
vetëm në rolin dhe zbatimin e detyrave institucionale dhe ligjore në fushën e
marrëveshjeve hidrokarbure, duke bërë të mundur që të shqyrtohet dhe analizohet
cikli i plotë i marrëveshjeve hidrokarbure (nxjerrja e naftës) në të gjitha dimensionet
e saj: juridike, ekonomike, financiare, fiskale, mjedisore etj. Në kushtet që aktualisht
Shqipëria vlerësohet të ketë fushën naftë-mbajtëse të Patos-Marinzës një nga më
të mëdhatë në Europë, si dhe nisur nga fakti që 97% prodhimi i naftës në vend
nxirret nga dhënia në shfrytëzim nëpërmjet marrëveshjeve hidrokarbure, prej së
cilës vetëm 8% është nga zonat e tjera, kuptohet çfarë rëndësie merr baza ligjore e
këtij sektori, si dhe hartimi, nënshkrimi dhe monitorimi i këtyre marrëveshjeve për
qytetarët dhe taksapaguesit shqiptar.
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 47
Sektori i nxjerrjes së naftës administrohet nga ligji për hidrokarburet i vitit 1993, i
cili, megjithëse ka ndryshuar 6 herë shfaq mangësi të theksuara në mjaft drejtime,
të cilat reflektohen në mungesën e eficiencës në tërësi të këtij sektori në
ekonominë e vendit tonë. KLSH, në përfundim të këtij auditimi ka konstatuar që ky
ligj nuk është në përputhje me strategjinë për thithjen e investimeve dhe
investitorëve të huaj me përvojë ndërkombëtare në fushën e hidrokarbureve, duke
i lënë hapësira subjektivizmit të ministrisë së energjisë në nënshkrimin e këtyre
marrëveshjeve. Veç kësaj, mungesa e kritereve ligjore në përcaktimin e kontraktorit
fitues lidhur me kapacitetet e nevojshme financiare, teknike, përvojën e fushës etj.,
si dhe në mosvendosjen e nivelit kufi të nënkontraktimeve për punë, mallra
dhe/ose shërbime ulin ndjeshëm përfitimet publike nga shfrytëzimi i pasurive
nëntokësore. Gjithashtu, ky ligj nuk ka karakter detyrues për ministrinë në hartimin
dhe miratimin e rregulloreve dhe kontratave model, mungesa e të cilëve ul
ndjeshëm efektivitetin e kuadrit rregullator në përfitueshmërinë e shtetit shqiptar
nga marrëveshjet hidrokarbure. Për më tepër që marrëveshjet hidrokarbure të
prodhimit, megjithëse zgjasin më shumë se një çerek shekulli dhe pretendohet të
shpenzohen qindra miliona dollarë (ose euro), vazhdojnë të miratohen dhe të
bëhen efektive me vendim të Këshillit të Ministrave, duke e mbyllur ciklin e tyre
brenda qeverisë së radhës, pa kaluar në kuvend. Roli i MEI-t është analizuar dhe në
aspektin e modelit të marrëveshjeve hidrokarbure të hartuara dhe të miratuara prej
saj. Mjafton të themi se modeli i marrëveshjeve të përdorura është mjaft kompleks
dhe mungesë qartësie, afatesh, përgjegjësish institucionale, favore të pafund për
kontraktorët, etj. Kështu, marrëveshja hidrokarbure për Patos-Marinzën, ndonëse
ka kaluar mbi një dekadë nga miratimi, nuk është ndryshuar për t’iu përshtatur
zhvillimeve të vendit dhe përmirësimit të harmonizuar të interesave për shtetin
shqiptar; është mjaft komplekse lidhur me kuadrin ligjor, pasi sipas saj, aktivitetet
hidrokarbure administrohen dhe kryhen sipas ligjit shqiptar; interpretimi i të
drejtave dhe detyrimeve të palëve subjekt arbitrimi sipas ligjeve të Anglisë;
konfliktet, mosmarrëveshjet, pretendimet ose ndryshimet në opinion zgjidhen nga
Arbitrazhi Ndërkombëtar i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, në Paris, Francë, i
cili do të zhvillohet në Zyrih, Zvicër; ka mjaft përcaktime evazive në lidhje me
zbatimin e kërkesave teknike dhe financiare dhe përdorimit të metodave,
procedurave, teknologjive dhe pajisjeve përgjithësisht të pranuara në industrinë
ndërkombëtare të naftës etj. Megjithëse Plani i Zhvillimit në frymën e kësaj
marrëveshjeje përcakton “shinat” nga dhe si duhet ta ketë ecurinë e saj 25-vjeçare,
plani nuk vë kusht përputhjen ose shkallën e mospërputhjes me Programet e punës
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
48 Botime 2017
dhe Buxhetet vjetore. Mbulimi i plotë i kostove hidrokarbure me të ardhurat nga
nafta e dsiponueshme e bën këtë marrëveshje shumë të ndjeshme ndaj vitit në të
cilin parashikohet (kuptohet me mbartje risku) që të rritet pjesa e Albpetrolit nga
1% në 3%, si dhe ndarja përgjysmë fitimit midis kontraktorit dhe qeverisë shqiptare.
Kontraktori (Bankers) për shfrytëzimin e fushës naftë-mbajtëse Patos-Marinëz
parashikonte në Planin e Zhvillimit fillestar që në vitin 2009 të ardhurat të mbulojnë
kostot (faktori R>1), pastaj me ndryshimet e mëvonshme ky parashikim u shty për
në vitin 2012. Në fakt, edhe pas 12 vitesh shfrytëzim sipas kësaj kontrate, Bankers
vazhdon të raportojë të jetë me humbje (R<1), në një kohë që një numër i
konsiderueshëm nënkontraktorësh realizojnë fitime të majme në kuadër të kësaj
marrëveshjeje. Në këtë drejtim, është pa kuptim teorik dhe praktik, ekonomik dhe
financiar, madje do të thoshim absurde, që të flitet për performancë private dhe
publike në sektorin e naftës në Shqipëri. Pikërisht, krijimi dhe mbulimi i kostove
hidrokarbure nga ana e kontraktorit duke i fryrë ato, si dhe pamundësia e shtetit
shqiptar për mosnjohjen dhe zbritjen e tyre, sa për shkak të përcaktimeve evazive
në marrëveshje, po aq dhe për paaftësi të institucioneve publike në monitorimin e
tyre, përbëjnë gurin e themelit në
nivelin e përfitueshmërisë së shtetit dhe qytetarëve shqiptar. Aq më tepër, që
konfidencialiteti i vendosur në këto marrëveshje në të gjitha përmasat e saj, jo
vetëm që mbulon me mister veprimet e kontraktorit, por nuk është transparente
para publikut për të njohur dhe për t’i bërë të ditur se si dhe sa po shfrytëzohen
pasuritë kombëtare nëntokësore, duke rritur përgjegjësinë dhe llogaridhënien e
qeverive përballë taksapaguesve.
Në përfundim të auditimit KLSH ka arritur në konkluzionin se “Mungesa e një kuadri
rregullator të përditësuar sipas modeleve më të mira bashkëkohore dhe
mospërcaktimi i saktë dhe i qartë i të drejtave, detyrimeve dhe penalizimeve në
marrëveshjet hidrokarbure, si dhe perfomanca e dobët e veprimtarisë së
institucioneve publike në këtë fushë, e shoqëruar me një mungesë bashkëpunimi
dhe bashkërendimi të veprimtarisë ndërmjet tyre në lidhje me monitorimin,
inspektimin, kontrollin dhe auditimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve, ka ndikuar
negativisht në arritjen e përfitueshmërisë ekonomike dhe financiare të shtetit
shqiptar, duke rrezikuar përdorimin racional të burimeve nëntokësore të naftës, si
dhe duke kërcënuar mjedisin”.
Mbi këtë bazë, Kryetari i KLSH, zoti Bujar Leskaj ka marrë Vendimin Nr. 178, datë
30.12.2016, duke ju rekomanduar institucioneve të audituara zbatimin e 37 masave
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 49
organizative për të rritur efektivitetin dhe përfitimet e shtetit nga shfrytëzimi
racional pasurive nëntokësore të hidrokarbureve në miqësi me mjedisin dhe në
dobi të qytetarëve shqiptar, midis të tjerave hartimin dhe propozimin e një ligji të ri
për Hidrokarburet, miratimin e marrëveshjeve të hidrokarbureve në Kuvendin e
Shqipërisë, Instituti i Naftës dhe Gazit sapo të ringrihet dhe të fillojë funksionimin e
tij, të bëjë një analizë të hollësishme të situatës aktuale në Marrëveshjet
Hidrokarbure, etj. Gjithashtu, KLSH ka njoftuar Komisionin e Ekonomisë dhe atë të
Veprimtarive Prodhuese mbi rezultatet e këtij auditimi të performancës.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
50 Botime 2017
AUDITIMIT I PERFORMANCËS MBI MIRË MENAXHIMIN E PARQEVE KOMBËTARE
nga Alfred ZYLFI1 – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më18 shkurt 2017.
Mjedisi është i të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojnë e atë. Çdo vend i kulturuar
e cilëson dhe e trajton si të shenjtë trashëgiminë natyrore dhe kulturore, sepse me
to është i lidhur identiteti kombëtar. KLSH e ka kryer auditimin e performancës për
dhënien e kontributit në ruajtjen e trashëgimisë natyrore kombëtare sepse
vazhdimisht ajo është kërcënuar dhe kërcënohet nga veprimtaria njerëzore mbi
mjedisin dhe vlerat e saj. Mbrojtja e tyre, si një proces tepër kompleks, kërkon
njohjen dhe aplikimin e koncepteve të reja ekologjike, sociale, ekonomike, politike.
Monumentet e natyrës janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kombëtare,
të papërsëritshme dhe të pakthyeshme për natyrën dhe shoqërinë sepse janë:
Burim i pazëvendësueshëm informacioni për shumë shkenca dhe kërkime
shkencore;
Burim kulture për njerëz të profesioneve dhe të moshave të ndryshme;
Burim të ardhurash;
Mjete të pazëvendësueshme didaktike, ku nxënësit e studentët në këto
laboratorë të vërtetë natyrorë marrin e konkretizojnë njohuritë shkencore.
Nëpërmjet këtij auditimi kemi synuar të ndihmojë qytetarët dhe biznesin në
zhvillimin dhe edukimit e tyre në fushën e mbrojtjes së natyrës, duke analizuar
problematikën aktuale dhe instrumentet që strukturat shtetërore kanë në
dispozicion për të përmirësuar situatën si dhe të sigurojmë një informacion të plotë,
të drejtë dhe vlerësues mbi:
Rolin dhe veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM)si
strukturë e krijuar për herë të parë në fillimet e vitit 2015 për menaxhimin,
mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e sipërfaqeve të zonave të
Alfred ZYLFI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 51
mbrojtura në vendin tonë, që përbëjnë sot rreth 16% të territorit të Shqipërisë,
që me punën e saj, në më pak se dy vjet ka marrë përgjegjësitë e mirë
menaxhimit të ZM të shpërndara në disa institucione;
Performancën e strukturave të tjera përgjegjëse publike të menaxhimit të
parqeve kombëtare;
Përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe dinamikën e tij;
Modernizimin dhe vendosjen e standardeve ndërkombëtare në menaxhimin e
parqeve kombëtare dhe ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin dhe me
aktorët e tjerë;
Rritjen e besueshmërisë së opinionit publik, biznesit e palëve të tjera të interesit
për ketë shërbim publik;
Forcimin e sistemit të financimit të zonave të mbrojtura;
Vlerësimin, shtimin, rivlerësimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vend, etj.
Mbi këtë bazë z. Bujar Leskaj Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka përcjellë dhe
Mesazhin Kryesor të auditimit që është: “Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, grupet e interesit, të krijojë një qasje të
re, në hartimin e politikave mjedisore, menaxhimin me efektivitet me qëllim ruajtjen
e diversitetit dhe fisibilitetit, sigurimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, që ti
garantojnë dhe vlerësojnë parqet natyrore kombëtarë si gur i çmuar për zhvillimin e
ekonomisë dhe mbrojtjen e natyrës të trashëguar nga brezat”.
Disa nga mangësitë e konstatuara gjatë këtij auditimi me gjithë punën e bërë dhe
rezultatet e arritura nga AKZM, Ministria e Mjedisit dhe pushteti vendor janë:
Nuk është bërë një rishikim i kufijve aktual, të parqeve natyrorë kombëtarë si të
azhurnimeve, saktësimit, përcaktimit dhe saktësimit të zoonimit të brendshëm,
për ekosistemet dhe habitatet floristike dhe faunistike;
Nuk është ndërtuar skedari me të dhëna dixhitale i rrjetit ekologjik kombëtar
për sistemin e zonave të mbrojtura të vendit;
Janë bërë përpjekje por nuk ka përfunduar studimi mbi numrin e parqeve
natyrore kombëtarë në bazë të ndryshimeve që kanë ndodhur si rezultat i
dëmtimeve të ndodhura në nga forcat natyrore, ndërhyrjeve jo ligjore,
madhësisë së tyre sepse vihen re parqe me sipërfaqe shumë të vogël, si dhe
hapjeve të parqeve të reja;
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
52 Botime 2017
Ka mungesa e fondeve për mbarështimit, e florës dhe faunës, realizimin e
planeve të menaxhimit ku të përcaktohen objektivat, normat, programet dhe
planet e veprimit që nevojiten për ta arritur;
Ka plane menaxhimi të ZM që ju ka kaluar afati i 10 viteve sepse planet e
menaxhimit përgjithësisht përgatitet për të mbuluar një periudhë kohe të gjatë,
5-10 vjet;
Nuk u janë miratuar nga Ministria e Mjedisit planet e menaxhimit të 3 parqeve
natyrore Valbonës, Thethit dhe Shebenik Jablanicë megjithëse janë hartuar ato
përsëri janë në proces rishikimi;
Nuk janë realizuar planet e menaxhimit për 4 parqe natyrore Qaf Shtamë, Zall
Gjocaj, Lurës dhe Bredhi i Drenovës, për efekt të rishikimit të tyre;
Nuk është punuar mirë këto vitet e fundit për të parandaluar ndërhyrjen e
njeriut e cila ka qenë sa abuzive flagrante aq edhe e pastudiuar, çka ka sjellë
rritjen e numrit të habitateve të rralla e të kërcënuara është shtuar;
Nuk ka ndjekje të mëtejshme ligjore mbi proces-verbaleve të konstatimit të
dëmeve në ZM të mbajtura nga ana e AdZM-ve në qarqe nga ana e ISHMP;
Nuk ka raport të plotë mbi gjendjen e aktiviteteve nxjerrje mineralesh (kromi),
prodhime të inerteve (gurore), prodhime të pllakave të gurëve dekorativ etj.;
Ndërtimi i HEC-ve është në kundërshtim me legjislacionin dhe Konventën për
Ruajtjen e Jetës së Egër Evropiane dhe Habitateve Natyrorë (Konventa e
Bernës), por edhe ligjet shqiptare për mbrojtjen e specieve të Listës së Kuqe.;
Nuk ka standarde dhe kritere mbi përcaktimin e sipërfaqes së parkut natyror në
hektarë ( ha) që duhet të mbulojë një punonjës i AdZM si roje mjedisore ku sot
ai mbulon mesatarisht rreth 4200 ha ZM, punonjës i menaxhimit dhe punonjës i
monitorimit në vartësi dhe të llojit të parkut natyror kombëtar, faunës dhe
florës në përbërje të saj, terrenit, shtrirjes së tij, etj.;
Nuk ka përcaktim dhe pozicionim të saktë të emërtimit profesional të
punonjësve që kryejnë detyrën e “rojeve mjedisore”;
Mungesa e kompetencave të stafit të administratës së zonave të mbrojtura në
mirë menaxhimi e tyre;
Janë të pakta botimet njohëse e prezantuese të peizazheve apo për parqet
kombëtare, të faunës e florës së rrallë, shoqërimet e rralla, bimët endemike, nuk
Alfred ZYLFI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 53
njihen sa duhen monumentet e natyrës, pyjet e kullotat, etj., mungojnë si
fletëpalosje, albume, guida turistike, monografi, libra të vegjël, etj.;
administrata e menaxhimit të parqeve kombëtare e ZM, nuk mund të bëjë një
numërim real dhe të plotë të vizitorëve;
Mundësia e vendosjes së tarifave dhe krijimit të të ardhurave nga vizitorët që
vizitojnë parqet kombëtare është e vështirë dhe deri më tani nuk ka gjetur
zgjidhje;
Subjektet private që ushtrojnë dhe kanë ushtruar aktivitet në parqet natyrore
kombëtare nuk derdhin të ardhura në administratat zonale apo në qendër,
megjithëse janë përdoruesit dhe përfituesit më të mëdhenj të kësaj pasurie
natyrore të trashëguar;
Për parqet natyrore kombëtare nuk është kryer studim mbi analizën e
rentabilitetit të menaxhimit të parqeve natyrore kombëtare;
Për parqet natyrore kombëtare nuk janë kryer studime mbi koston reale në
total (vlera në para) për mirë menaxhimin e sistemit të tyre;
Nuk kanë funksionuar Komitetet e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura çka
sjellë mangësi në zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore nga administratat
e zonave të mbrojtura si dhe ky Komitet e ka humbur aktualitetin në mënyrën e
përfaqësimit të disa anëtarëve si pasojë e ndryshimeve ligjore.
Gjithashtu për përmirësimin dhe përsosjen e menaxhimit të parqeve natyrore
kombëtare KLSH ka dhënë disa rekomandime për AKZM, Ministrinë e Mjedisit
dhe pushtetin vendor ku veçojmë:
AKZM në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, pushtetin vendor, institucione në
mbrojtje të natyrës, organizata joqeveritare, donatorë, etj.:
të realizojë vlerësimin, përditësimin, ri klasifikimin e parqeve natyrore si
trashëgimi natyrore kombëtare;
të akordojë më shumë fonde për parqet natyrore kombëtare për zhvillimin
e tyre si një trashëgimi e brezave për brezat;
të përfundojë dhe të dërgojë për miratim planet e menaxhimit të Parqeve
Kombëtare të pa përfunduara si dhe miratimin e atyre në proces;
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
54 Botime 2017
të marrë masa për të kryer inventarizimin dhe përfundimin e vlerësimit të
gjendjes së treguesve të habitateve, florës dhe faunës, brenda parqeve dhe
në të gjithë sistemin e zonave të mbrojtura;
të kryejë veprimet e duhura për proces-verbalet e konstatimit të dëmeve
në ZM të mbajtura nga ana e AdZM-ve në qarqe;
të kryejë veprimet e duhura për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe
eliminimin e derdhjes së ujërave të zeza në ZM dhe veçanërisht në parqet
natyrore kombëtare;
të marrë masa për mos ndërtimin e HEC-ve në ZM dhe PNK në kundërshtim
me legjislacionin dhe Konventën për Ruajtjen e Jetës së Egër Evropiane dhe
Habitateve Natyrorë (Konventa e Bernës), por edhe ligjet shqiptare;
të hartojnë standardet dhe kriteret në përcaktimin e sipërfaqes në ha park
natyror kombëtar që duhet të mbulojë një punonjës i AdZM si roje
mjedisore, punonjës i menaxhimit dhe punonjës i monitorimit në vartësi të
llojit të tij;
të kryejnë përcaktimin dhe pozicionimin e saktë të emërtimit profesional të
punonjësve që kryejnë detyrën e “rojeve mjedisore”;
të hartojë programe dhe kurikula të përditësuara sipas teknikave
bashkëkohore nga lektorë të fushës në trajnimin e “rojeve mjedisore”,
“specialistëve të monitorimit dhe menaxhimit”;
të marrë iniciativa ligjore në forcimin e kompetencave të stafit të
administratës së zonave të mbrojtura për mirë menaxhimi e tyre;
të marrë masa për prodhimin e fletëpalosje, albume, guida turistike,
monografi, libra të vegjël etj., si njohëse e prezantuese të peizazheve apo për
parqet kombëtare, të faunës e florës së rrallë, bimëve endemike,
monumenteve të natyrës, pyjet e kullotat, etj.;
të mundësojnë zgjidhjen e derdhjes së kontributeve/detyrimeve nga
bizneset privatë që ushtrojnë aktivitet për qëllime fitimi, në parqet natyrore
kombëtare për qëllime rehabilitimi;
të marrë masa për të kryer studime mbi analizën e rentabilitetit të
menaxhimit të parqeve natyrore kombëtare:
Alfred ZYLFI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 55
• për vendosjen e standardeve mbi realizimin financiarisht të mirë
funksionimit të sistemit të menaxhimit të parqeve natyrore kombëtare
në tërësi dhe sipas llojit të tyre;
• mbi koston reale në total (vlera në para) për mirë menaxhimin e
sistemit të tyre;
• vendosjen e treguesve mbi matjen e arritjes së objektivave të sistemit
të menaxhimit të tyre në mbrojtje të biodiversitetit, habitateve,
popullatave të specieve të florës e faunës së egër dhe ekosistemeve
natyrore si trashëgimi natyrore që i përket brezave.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Alfred ZYLFI për periudhën janar-qershor 2017:
Auditimi i performancës në KLSH dhe marrëdhënia me Parlamentin.
(Botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 9 qershor 2017).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
56 Botime 2017
GAO, LIDER I KOMUNITETIT TË SAI-ve
nga Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së,
botuar në gazetën “Panorama”, më 20 shkurt 2017.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm shteti më demokratik dhe i
fuqishëm në botë. Institucioni suprem i auditimit publik të këtij vendi është një
institucion lider i INTOSAI-t, i organizatës botërore të institucioneve supreme të
auditimit (SAI-ve), jo vetëm për vlerat që mbart, por edhe për kontributin historik
që ka dhënë. Rreth 25 vjet më parë, në vitin 1992, SAI i SHBA-ve, Zyra Amerikane e
Llogarive Qeveritare (GAO), organizoi Kongresin INCOSAI XIV të INTOSAI-t në
Uashington D.C. Eveniment ky që shënoi zhvillimin më të rëndësishëm në
komunitetin e SAI-ve deri në atë kohë, pas Kongresit INCOSAI IX të INTOSAI-t në
Lima të Perusë në vitin 1977. Kongresi i Uashingtonit u përqendrua në Standardet
dhe udhëzimet për auditimin suprem publik. Nga Uashingtoni nisi rrugëtimin saga e
produktit kryesor të auditimit publik në botë (që më pas tërhoqi edhe vëmendjen e
OKB-se dhe sot përbën bazën e monitorimit të Axhendës së saj të Zhvillimit 2030),
standardet ISSAI të pranuara ndërkombëtarisht të auditimit suprem. Në kryeqytetin
amerikan mori formën e qartë dhe të plotë moto e INTOSAI-t “Experentia mutua
Omnibus prodest (Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)”.
Me kalimin e viteve, vitaliteti i fituar nga standardet profesionale u ndërthur me
përcaktimin e drejtimeve strategjike të INTOSAI-t. GAO mori kryesinë e Grupit të
Punës së organizatës për përgatitjen e strategjisë së zhvillimit të auditimit suprem
në nivel botëror. Kontributi i GAO-s në këtë Grup ndihmoi edhe strategjinë e
zhvillimit 2013-2017 të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi në themel të saj kjo
strategji ka objektivat kryesore të përcaktuara në strategjinë e zhvillimit 2011-2016
të INTOSAI-t, sidomos Objektivi i dytë i ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe
Objektivi i katërt i zhvillimit drejt një organizate model.
GAO ishte po ashtu në boshtin e përgatitjeve të Planit të ri Strategjik të Zhvillimit
2017-2022 të INTOSAI-t, të miratuar në Kongresin e fundit të organizatës, INCOSAI
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 57
XXII, zhvilluar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe më datat 5-11 dhjetor
2016. Kryetar i Grupit të Punës për hartimin e Planit Strategjik të INTOSAI-t ishte
drejtuesi i GAO-s dhe KryeKontrollori i Përgjithshëm i SHBA-ve, z. Gene L. Dodaro,
mik i shqiptarëve dhe i KLSH.
Z. Dodaro, në leksionin e tij në Konferencën Vjetore 2013 të Shoqatës Amerikane të
Administratës Publike “Elliot Richardson”, e ndan kontributin e organizatës që
drejton në katër shtylla. Së pari, ai thekson se etika dhe integriteti formojnë bazën
për auditimin. Së dyti, nënvizon rëndësinë që GAO i kushton etikës dhe integritetit
në punën e saj. Së treti, nxjerr në pah rolin e organizatës për të zbuluar dhe
deklaruar hapur në publik të vërtetat e vështira në qeverisjen publike. Dhe së
katërti, ndihmën që institucioni i tij jep në promovimin e etikës dhe integritetit në
auditimin publik në të gjithë botën. Në këtë leksion, Dodaro shprehet se “Si dikush
që e ka kaluar karrierën e tij si një auditues federal, mund të them pa hezitim: puna
solide audituese, e bazuar në integritetin dhe parimet e tjera etike është e
domosdoshme për një mbikëqyrje efektive të qeverisë dhe mbajtjen e njerëzve
përgjegjës. Puna e GAO-s nxjerr në dritë mangësitë qeveritare, inkurajon sjelljen e
duhur nga ana e zyrtarëve publikë dhe e kontraktorëve privatë, si dhe ndihmon për
të penguar sjelljen e diskutueshme. Puna solide audituese gjithashtu kontribon në
rezultate më të mira të politikave publike dhe në përmirësimin e performancës së
qeverisë... Besueshmëria e GAO-s varet nga perceptimi - dhe realiteti - se puna jonë
është kryer me integritet dhe sipas parimeve etike...Pa besueshmërinë, një auditim
nuk ka shumë vlerë”.
GAO nuk është thjesht komuniteti i mbi 3200 punonjësve me integritet, përgatitje
të lartë profesionale dhe të mirëtrajnuar. Institucioni nxjerr çdo vit me qindra
raporte auditimi dhe dëshmi, për t’i siguruar Kongresit dhe drejtuesve të agjencive
të pavarura informacion të saktë mbi aktivitetet e qeverisë. Raportet e tij për Risqet
e Larta dhe për mbivendosjet, dublimet apo fragmentimin e punës së qeverisë
federale janë shembull për cilindo institucion auditimi në botë. Institucioni jep
kontributin e tij si lider në auditim, nëpërmjet standardeve që zbaton, të quajtura
“Libri i Verdhë”, të bazuara mbi rregullat e etikës dhe integritetit, ku janë reflektuar
praktikat më të mira të marra nga standardet ISSAI.
Institucioni funksionon tërësisht si një agjenci e pavarur nga Qeveria. Edhe pse GAO
nuk ka tagër të detyrojë Qeverinë që të zbatojë përfundimet dhe rekomandimet e
auditimeve të saj, institucioni imponohet me vlerat e tij, duke i bindur veprimtarët e
tjerë për të vepruar. Pjesëmarrja në seancat e Komisioneve të Kongresit Amerikan
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
58 Botime 2017
është një element veçanërisht i vlefshëm bindës dhe stafi i GAO-s lë çdo detyrë
tjetër për ta kryer këtë. Por jo vetëm kaq, pothuajse të gjitha raportet e auditimit
janë dokumente publike dhe vihen në dispozicion për mediat. Vëmendja e mediave
ndaj një raporti auditimi mund të jetë një nxitje e fuqishme për veprim korrigjues
në Qeveri, kështu që GAO bashkëpunon me përfaqësues të mediave të ndryshme.
GAO vetë nuk mban konferenca për shtyp, por merr pjesë, nëse i kërkohet, në
konferencat për shtyp të mbajtura nga një organ tjetër (mund të jetë dhe një anëtar
i Kongresit), i cili e ka kërkuar raportin e auditimit. Në këto konferenca, stafi GAO-s i
përgjigjet pyetjeve nga gazetarët.
GAO përbën një model për të gjitha institucionet supreme të auditimit në botë, për
pavarësinë, profesionalizmin, transparencën dhe integritetin, vlera këto të
përmbajtura në standardet ISSAI të INTOSAI-t. Në leksionin e tij, përmendur më
sipër, në lidhje me ISSAI-t, Dodaro shprehet se “Këto standarde kanë aplikime reale
në punën e GAO-s dhe në audituesit tanë. GAO parashikon shpërblim karriere për
etikën dhe integritetin. Në fakt, integriteti është një nga tre vlerat bazë të GAO-s. Të
tjerat janë llogaridhënia dhe besueshmëria. Këto vlera themelore janë skalitur me
krenari mbi dyert e para të ndërtesës së GAO-s në Uashington”.
GAO punon shumë ngushtë me Kongresin Amerikan. Lidhjet janë të shumta dhe të
gjera, sidomos ato me disa Komisione të përhershme të Kongresit dhe Senatit. Në
rrethana të tjera, lidhje të tilla të ngushta midis një SAI dhe Parlamentit mund të
jenë një kërcënim për pavarësinë e SAI-t. Mirëpo ka disa arsye pse GAO ka qenë në
gjendje që të ruajë pavarësinë e saj në këtë mjedis. Po përmend dy kryesoret prej
tyre. Së pari, angazhimi institucional për pavarësinë dhe objektivitetin e institucionit
(i përforcuar nga personalitetet në krye të GAO-s që prej krijimit të organizatës në
vitin 1921) është themelor për kulturën organizative të SAI-t amerikan. Stafi i tij
instinktivisht dhe fuqimisht i reziston çdo përpjekjeje që synon të ushtrojë ndikim të
papërshtatshëm në drejtimin apo përmbajtjen e punës së institucionit, madje edhe
për rastet kur rrezikohet tjetërsimi i punës nga Senatorë apo Anëtarë me ndikim të
fortë të Dhomës së Përfaqësuesve. Së dyti, një mbrojtje dhe garanci akoma më e
rëndësishme për pavarësinë e GAO-s qëndron në natyrën e Kongresit Amerikan, në
ndarjen e shumtë të pushtetit të tij dhe disiplinën e dobët të brendshme partiake.
Karakteristika këto që janë ndoshta të natyrshme në historinë politike dhe në
demokracinë amerikane, duke bërë që të ketë shumë pak gjasa që Kongresi të
mund të ushtrojë një presion të tillë të qëndrueshëm mbi GAO-n, që të arrijë të
kërcënojë seriozisht pavarësinë e saj. Për më tepër, ka një bindje të fortë në
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 59
Kongres - së paku në mesin e shumë nga anëtarët e tij më me ndikim që
“kredibiliteti publik i mirëkrijuar i GAO-s është shumë i vlefshëm dhe një aset i
Kongresit, si institucion, dhe se Kongresi e ka të pamundur të lejojë qe ky
kredibilitet të zvogëlohet nga pakënaqësi politike afatshkurtra ose implikime
politike të ndonjë auditimi të veçantë ose një serie auditimesh”.
Kryekontrollori i SHBA-ve në leksionin e tij të vitit 2013 përmend se “Ne në GAO nuk
bëjmë politika, as marrim vendime politike. Kjo i takon Kongresit. Por ne besojmë se
duke u bazuar në të dhëna të shëndosha, zyrtarët publikë kanë më shumë gjasa të
marrin vendime të informuara dhe të bëjnë gjënë e duhur. Ky informacion i
besueshëm dhe objektiv është i nevojshëm urgjentisht sot, për shkak të shumë
sfidave fiskale, sociale dhe të sigurisë me të cilat përballet kombi ynë.
GAO është gjithashtu e angazhuar për ta informuar plotësisht publikun për punën e
saj. Ne fuqimisht besojmë në transparencën, në idenë se qytetarët amerikanë duhet
të jenë sa më të informuar që të jetë e mundur në lidhje me performancën dhe
rezultatet e qeverisë. Sipas mendimit tim, të kuptuarit dhe mbështetja publike do të
jenë jetike në adresimin e çështjeve të vështira politike që shtrihen përpara. Për këtë
qëllim, GAO e raporton publikisht atë që bën. Nëse ju shkoni në internet, ju do të
gjeni se pothuajse çdo raport i GAO-s dhe dëshmi në Kongres është në faqen tonë të
internetit në ditën që është bërë publike”.
Qendra e Ekselencës në Auditim është një strukturë qendrore e GAO-s, që punon
me të gjitha institucionet e auditimit dhe llogaridhënies qeveritare në botë, për të
përmirësuar dhe shtuar, nëpërmjet trajnimeve të saj, kapacitetetet e tyre në
auditim. Qendra ndihmon institucionet supreme të auditimit publik (SAI-t) të
zhvillojnë dhe zbatojnë korniza të shëndosha të sigurimit të cilësisë në auditim dhe
plane strategjike e strategji të zhvillimit të burimeve të tyre njerëzore, duke rritur
njohuritë për standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t.
Mbështetur në këto tradita dhe vlera të patjetërsueshme të kontributit të një SAI si
GAO në mbajtjen të përgjegjëshme të administratës së shtetit më të fuqishëm dhe
demokratik në botë, por dhe në zhvillimin e auditimit suprem publik, ne si KLSH
përkthyem në shqip dhe botuam në vitin 2015 standardet e auditimit të GAO-s,
“Yellow Book” (Libri i Verdhë). Leximi dhe përvetësimi i këtyre standardeve nga
audituesit e KLSH-së po i ndihmon ata në punën e tyre të përditshme për të
realizuar auditime cilësore.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
60 Botime 2017
Në këto vitet e fundit, marrëdhënia jonë si KLSH me GAO-n po forcohet dhe po
merr trajta konkrete bashkëpunimi. I jemi mirënjohës GAO-s dhe në veçanti z.
Dodaro, drejtuesit të saj, që në harkun kohor të dy viteve 2016-2017 mundësuan
dhe po realizojnë trajnimin e tre audituesve tanë për rreth 4 muaj pranë zyrave të
GAO-s në Uashington D.C. Kjo eksperiencë që po merret është e një vlere të
jashtëzakonshme për ne.
Më datën 30 janar 2017, takova në Uashington D.C. z. James-Christian Blockwood,
Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe zj. Janet St. Laurent, Drejtoreshë e Qendrës së
Ekselencës në Auditim, në vijim të çështjeve të diskutuara në takimin e punës që
pata me Kryekontrollorin e SHBA-ve z. Dodaro në Abu Dhabi në dhjetor 2016.
Biseduam për fushat e bashkëpunimit me Qendrën e Ekselencës në trajnime
afatgjata e afatshkurtra të audituesve shqiptarë, veçanërisht për Auditimin e
Performancës, të IT, në fushën e etikës dhe integritetit në auditim, si dhe në
procesin e Planifikimit Strategjik 2018-2022. Të dy menaxherët e lartë të GAO-s
konfirmuan se do të sjellin auditues amerikanë në Shqipëri për trajnime në fushat e
mësipërme. Sfida jonë është të implementojmë standardet e GAO-s, pra të
përgatisim “The Albanian Yellow Book”, standardet e auditimit suprem publik të
Shqipërisë.
Dëshiroj ta mbyll këtë shkrim me mesazhin që Kontrollori i Përgjithshëm i SHBA-ve,
z. Gene L. Dodaro i përcolli KLSH-së në 90 Vjetorin e krijimit të tij në maj 2015 “Si
drejtues i GAO-s, unë kam mësuar mjaft nga eksperiencat tona të shumta në
INTOSAI, duke përfshirë angazhimin tonë në zhvillimin e planeve strategjikë të
INTOSAI-t. ... Është e rëndësishme për ne të reflektojmë mbi diversitetin e INTOSAI-t
si një prej pikave të tij më të forta dhe si një burim vlere për secilin SAI...
Institucionet Supreme të auditimit sot janë pozicionuar si kurrë më parë, për të bërë
diferencën, jo vetëm për vendet e tyre, por në tërësi për të gjithë botën. Në nivel
kombëtar, SAI-t ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe ndihmojnë
drejtuesit publikë të planifikojnë për të ardhmen. Në nivel ndërkombëtar, puna me
homologët e tyre, i ndihmon të zgjidhin problemet e hasura. Dëshiroj të shpreh
urimet e mia më të mira për institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe për
vazhdimësinë e përpjekjeve tuaja në shërbim të mirëqeverisjes. Pres të punoj me ju
për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve tona”.
Aulent GURI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 61
AJRI I BRENDSHËM, SUBJEKT I AUDITIMEVE TË KLSH-SË NË TË ARDHMEN
nga Aulent GURI1 – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf ”, më 24 shkurt 2017.
Cilësia e ajrit të brendshëm është një përkufizim, i cili i referohet cilësisë së ajrit
brenda dhe përreth godinave të banimit ose godinave social-kulturore, mjediseve të
punës, shkollave, kopshteve, çerdheve, etj. Ajri i brendshëm mund të ndikohet nga
gazra të ndryshme, ku ndër më kryesorët janë monoksidi i karbonit, përbërësit
organikë të avullueshëm (volatile organic compounds-VOC) grimcat e imta,
bakteret, ndotës biologjikë, si dhe çdo përbërës apo ndotës tjetër që mund të
shkaktojë ndikime negative në shëndet. Edhe pse shumë pak flitet për ajrin e
brendshëm, ai është shumë herë më i rëndësishëm sesa ajri i jashtëm sa i përket
ndikimeve negative që mund të sjelli në shëndetin e njeriut. Në shumë raste të
evidentuara edhe në median e shkruar dhe vizive mjaft individë kanë humbur edhe
jetën si pasojë e asfiksimit, duke qenë se kanë qëndruar në ambiente të mbyllura në
përqëndrime të larta të ndotësve të ndryshëm, si monoksidi i karbonit, dioksidi i
karbonit, dioksidi i azotit, etj. Ndotësit biologjikë mund të shkaktojnë astmë, alergji
e deri në sëmundje të tjera alergjike. Asbesti i cili është përdorur gjerësisht në
materialet e ndërtimit është një tjetër faktor rreziku për kancerin e mushkërive.
Mjediseve të punës duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi në respektimin e
normave dhe standardeve të elementëve që ndikojnë në cilësinë e ajrit. Sot, kudo
në Shqipëri ka një shumëllojshmëri të mjediseve të punës që variojnë nga zyrat,
lokale apo edhe dyqane ku ushtrohen aktivitete kancelarike të ndryshme si
printime, etj., dhe ku tendenca për të patur një tejkalim të cilësisë së ajrit të
brendshëm është më e madhe. Të tjera mjedise pune që mund të konsiderohen
edhe më të rëndësishme janë ato të karakterit industrial, objekte të fasonerisë ku
më kryesoret mund të përmendim punishtet e rrobaqepësisë dhe këpucarisë.
Shpesh, edhe pse nën zë për shkak të frikës nga largimi prej vendit të punës,
punonjës të shumtë ankohen për kushtet e punës që lidhen në këto aktivitete dhe
që kanë të bëjnë kryesisht me mos ventilimin e mjediseve të brendshme të punës,
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
62 Botime 2017
mos mbajtjen e mjeteve mbrojtëse si maska, kufje, veshje speciale, etj. Sot, e gjithë
vëmendja e Ministrisë së Mjedisit, si dhe institucioneve në varësi të saj është e
përqendruar në matjen, monitorimin dhe vëzhgimin e cilësisë së ajrit të jashtëm.
Ka ardhur koha që monitorimit të ajrit të brendshëm t’i jepet e njëjta rëndësi, si
edhe ajrit të jashtëm, jo vetëm nga Ministria e Mjedisit dhe institucione të tjera, por
edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili mund të kërkojë dhe mund të bëhet iniciator
mjaft i rëndësishëm sa i përket kujdesit që duhet të tregohet në mos tejkalimin e
nivelit të normave të cilësisë së ajrit të brendshëm. Shumë institucione social-
kulturore të tilla, si shtëpitë e fëmijës, qendra të të moshuarve, etj., kanë qenë dhe
do jenë subjekte të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Krahas kushteve
higjeno-sanitare e mbajtjes pastër të mjediseve të brendshëm, një çështje mjaft e
rëndësishme e cila duhet patur parasysh në auditimin e institucioneve të
lartpërmendura duhet të jetë edhe cilësia e ajrit të brendshëm. Fakti që cilësia e
ajrit të brendshëm nuk është në vëmendjen e atyre institucioneve që e kanë për
detyrë ta monitorojnë dhe të mbrojnë shëndetin e njeriut nuk duhet ta pengojë
Kontrollin e Lartë të Shtetit të ngulmojë dhe t’i japë më shumë rendësi kësaj
problematike duke kërkuar monitorimin e ajrit të brendshëm njësoj siç bëhet me
ajrin e jashtëm. Faktorët që ndikojnë në cilësinë e ajrit të brendshëm krahas
përqendrimit të ndotësve kryesorë, kanë të bëjnë kryesisht me mbi popullimin e
mjediseve të brendshëm, siç ka ndodhur e vazhdon të ndodh në mjedise shkollore
ose parashkollore, ekspozimin e gjatë në këto mjedise, ventilimin e dobët,
përdorimin pa kriter dhe pa ajrosje të detergjenteve pastrues, ngritjen e pluhurave,
kondensimin e avujve, etj.
Në 2011-2012, Organizata Botërore e Shëndetësisë organizoi në bashkëpunim me
Institutin e Shëndetit Publik një studim pilot për vlerësimin e ekspozimit të
nxënësve ndaj rreziqeve mjedisore ne shkolla. Ky mund të konsiderohet ndër të
parët në këtë fushë në Shqipëri. Studimi u bë në dy qytete (Tiranë, Elbasan) dhe në
një zonë rurale (Pezë, Tiranë). Ai përfshiu 12 shkolla fillore e te mesme. Problemet
kryesore të identifikuara ishin temperatura e ulët e brendshme, ventilimi i dobët
(shkallët e ventilimit ishin disa herë nën nivelin e rekomanduar në vendet e BE-së e
në SHBA), përmbajtja e lartë e dioksidit të karbonit CO2 dhe lagështia e myku i
pranishëm në klasa. Nivelet maksimale të CO2 varionin nga 2800-5800 ppm gjatë
orëve të mësimit në shumicën e klasave, duke rënë në 1000-2500 ppm gjatë
pushimeve të vegjël e të mëdhenj dhe 400-800 ppm gjatë natës kur norma e
vendosur qysh më 1858 nga kimisti i njohur gjeman Max Von Pettenkofer është
Aulent GURI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 63
1000 ppm. Studime të tilla ndihmojnë për të kuptuar situatën në të cilën ndodhemi
me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të të gjithë faktorëve që ndikojnë në ajrin e
brendshëm. Edukimi publik lidhur me këtë problematikë është një tjetër çështje që
duhet marrë në konsideratë nga institucionet përgjegjëse të cilat kanë për qëllim
garantimin e cilësisë së mjedisit dhe shëndetin e popullatës.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Aulent GURI për periudhën janar-qershor 2017:
KLSH është pjesë aktive e auditimeve paralele të performancës me homologet e
rajonit.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 18 mars 2017).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
64 Botime 2017
KLSH DHE AUDITIMI I PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK
nga Lolita BAHOLLI dhe Kristaq GJURGJAJ – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Standard”, më 24 shkurt 2017.
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), i ka kushtuar një vëmendje të veçantë auditimit në
fushën e prokurimeve publike, sepse nëpërmjet tyre shpenzohet pjesa më e madhe
e fondeve publike, pasi çdo njësi e qeverisjes qendrore/vendore është blerëse e
mallrave/shërbimeve dhe kryerjes së punëve publike për komunitetin. Po ashtu
nëpërmjet prokurimeve publike realizohet zbatimi i politikave dhe objektivave të
pushtetit qendror/vendor.
Devijimet nga rregullat e prokurimit mund të kenë pasoja të konsiderueshme të
shkaktuara dhe të motivuara nga korrupsioni, por nga ana tjetër të justifikuara në
mënyrë “të ligjshme”.
Nga auditimet e kryera nga KLSH, ka shumë shembuj të neglizhencës totale të
procedurave të prokurimit, dhënien e kontratave me asnjë justifikim duke injoruar
rregullat e prokurimit, të publikuara në mënyrë të vazhdueshme në faqen e web-it.
Procesi i tenderimit ka të bëjë me marrëdhëniet e veçanta kontraktuale e detyrime,
dhe përgjithësisht, ka katër faza tradicionale: planifikimi, paraqitja e ofertave të
vlerësimi, zbatimi dhe monitorimi i zbatimit, të cilat janë faza themelore edhe pse
disa detaje ndryshojnë, dhe më e rëndësishmja është se në këtë proces janë shumë
palë të përfshira e një ndër to është njësia e hartimit të dokumenteve të tenderit.
Në bazë të legjislacionit të prokurimit, anëtarët e njësisë së prokurimit të një
autoriteti kontraktor, duhet të jenë të paktën tre persona me arsim të lartë, dhe
njëri prej tyre duhet të jetë jurist. Legjislacioni i prokurimit nuk përcakton se çfarë
profesioni apo kualifikimi duhet të kenë dy anëtarët e tjerë, por përcakton se në
fillim të çdo viti, APP-ja, në bazë të dhënave apo kërkesave të autoriteteve
kontraktore, planifikon nevojat e trajnimit të zyrtarëve të përfshirë në veprimtarinë
e prokurimit publik. Gjithashtu po ky legjislacion nuk parashikon kryetar të njësisë
së prokurimit, por kjo e fundit vepron si një grup i vetëm. Fakti që në rregullat e
Lolita BAHOLLI, Kristaq GJURGJAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 65
prokurimit publik, parashikohet shprehimisht që një nga anëtarët e njësisë duhet të
jetë patjetër jurist, shpjegohet me nevojën e një profesionisti për mirëkuptimin dhe
interpretimin ligjor të rregullave të prokurimit publik, me qëllim zbatimin e tyre
sipas kërkesave ligjore të fushës.
Nisur sa më sipër si dhe nga rëndësia e hartimit të kërkesave të veçanta për
kualifikim, nga auditimet e KLSH kanë rezultuar se në njësitë e hartimit të
dokumenteve të tenderit janë punonjës me arsimin të lartë, por profesionet e tyre
nuk kanë lidhje me objektin e prokurimit, ku veçojmë se në njësitë e prokurimit për
procedura për punë civile janë agronomë, veteriner, kimistë, psikologë por jo
ekonomistë apo inxhinierë të fushës të cilët të kenë njohuri mbi objektin e
prokurimit, aq më tepër ka edhe raste që janë me shkollë të mesme. Ky fenomen
ndodh në kushtet kur në aktet ligjore të prokurimit publik është parashikuar se nëse
njësia e prokurimit nuk ka kapacitetet e duhura për hartimin e kërkesave për
kualifikim dhe/ose specifikimet teknike dhe/ose kriteret e vlerësimit, këto
përgatiten nga struktura të specializuara për objektin që prokurohet, brenda
autoritetit kontraktor apo edhe jashtë tij, kur kjo ekspertizë mungon.
Nga auditimet e kryera nga KLSH për kontratat për punë civile, ka rezultuar që
projektet dhe preventivat, pjesë e dokumenteve të tenderit, hartohen nëpërmjet
subjekteve të përzgjedhur me tender apo sikurse po rezulton kohëve të fundit të
“dhuruara”.
Një fenomen që ndeshet shpesh në auditimet e kryera është se këto subjekte
hartojnë projektet, preventivat, specifikimet teknike e grafikun e punimeve, por në
asnjë rast nuk u japin autoriteteve kontraktore të dhëna mbi numrin e duhur të
fuqisë punëtore, se sa punëtorë duhet të jenë të certifikuar nga organet certifikuese
të njohura me ligj, stafin drejtues dhe inxhinierë të tjerë të domosdoshëm për
realizimin e objektit, kategoritë e licencës dhe klasifikimin e tyre, numrin, llojet dhe
kapacitetet e makinerive e pasjeve, llojet e certifikimit ndërkombëtar (certifikata
ISO) në mënyrë që kërkesat e veçanta teknike për kualifikim të jenë të
argumentuara nga specialistë direkt që kanë lidhje me projektimin e veprës.
Në të shumtën e herës plotësimi i këtyre kërkesave bëhet nga njësia e prokurimit,
në mënyrë të pa argumentuar dhe pa efektivitet, duke vendosur kërkesa të
korruptuara nga njëra anë dhe duke favorizuar operatorë ekonomikë të
paracaktuar, të cilëve sipas kërkesave të vendosura “i mungon vetëm emri i
subjektit”, duke ndikuar në mënyrë indirekte në mos realizimin e objektivit kryesor
të prokurimit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
66 Botime 2017
Së fundmi nga shumë autoritete kontraktore është konstatuar si kërkesë e shtuar
në kërkesat e veçanta për kualifikim “paraqitja e një vërtetimi të lëshuar nga
autoriteti kontraktor, që nuk është debitor në të”, kërkesë kjo e tejkaluar mbi
kërkesat e ligjit të prokurimit publik, pasi marrja e këtij vërtetimi sjell dijeninë e
operatorëve pjesëmarrës në procedurën e prokurimit, fenomen ky korruptim dhe
ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht në rezultatin e dëshiruar të procesit të
prokurimit dhe në konkurrencën e ndershme.
Nga auditimet ka rezultuar se shkelja e konkurrencës mund të ndodhë në mënyrë të
drejtpërdrejtë kur tenderi nuk i është dhënë ofertës më të mirë, ose të tërthortë;
me rënien e numrit të operatorëve ekonomikë që marrin pjesë në një tender, për
shkak të nivelit të ulët të plotësimit të kërkesave, me pasojë dëm ekonomik apo
përdorim pa efektivitet të fondeve publike, duke mos siguruar mirëpërdorim të
fondeve publike dhe ulje të shpenzimet procedurale.
Gjatë vitit 2016, vetëm nga Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Pushtetit
Vendor janë audituar 46 Bashki dhe ish komunat si pjesë e tyre, ku nga 660
procedura prokurimi me vlerën 5,978,000 mijë lekë (pa tvsh) janë audituar 485
procedura prokurimi me vlerë 5,660,000 mijë lekë (pa tvsh), ose e thënë ndryshe
rreth 78% të numrit prokurimeve apo 95% të fondeve të venë në dispozicion.
Nga 485 procedura prokurimi të audituara në 419 prej tyre kanë rezultuar me
shkelje të ndryshme, ku mund të përmendim:
për mos llogaritje të saktë të vlerës kontratës (fondit limit) në 121 procedura;
mos përcaktimi i drejtë i dokumenteve të tenderit në 122 procedura;
mos përcaktimin e qartë të specifikimeve teknike në 13 procedura prokurimi;
në hapjen dhe shqyrtimin e ofertave në 100 procedura;
në kualifikimin apo s’kualifikimin e padrejte në 120 procedura, etj.
Si rezultat i këtyre auditimeve dhe shkeljeve të konstatuara në zbatimin e ligjit të
prokurimeve, KLSH i ka rekomanduar Agjencisë Prokurimit Publik, vlerësimin dhe
marrjen e masave ndaj personave përgjegjës, ku në të shumtën e rasteve ka
mbajtur qëndrim duke i penalizuar me gjobë nga 50,000-200,000 lekë/person (rreth
160 persona në vlerën totale prej 11,000,000 lekë).
Janë evidentuar dëm ekonomik nga mos zbatimi i ligjit në vlerën 439,409 mijë lekë,
dëme të cilat kanë konsistuar në:
Lolita BAHOLLI, Kristaq GJURGJAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 67
llogaritje e pasaktë të fondit limit, apo nga diferencat që vijnë për arsye të
skualifikimit të padrejtë të operatorit ekonomik me vlerë të ofertës më të ulët me
vlerë 121,588 mijë lekë;
për punime të pakryera, një fenomen shumë i përhapur, për të cilin kanë
përgjegjësi kryesore mbikëqyrësit e punimeve, si dhe titullarët e institucioneve, me
vlerë 210,196 mijë lekë.
penalitete për moszbatimi të kontratave të punimeve në afat me vlerë 107,625
mijë lekë.
Kontrollit të Lartë të Shtetit i është besuar një mandat i qartë dhe ka burime të
mjaftueshme për të siguruar një proces të kujdesshëm të prokurimit dhe me linja të
qarta të përgjegjësisë. Pavarësisht se sistemi i prokurimit elektronik në Shqipëri
është i zhvilluar, sistem i cili mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit, pasi proceset dhe
kontratat e prokurimit publik nuk mund të monitorohen plotësisht në numër dhe
në mënyrë të mjaftueshme.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
68 Botime 2017
AUDITIMI I PERFORMANCËS, SFIDAT DHE HAPAT E TIJ DREJT ZHVILLIMIT
nga Klejvis KULE – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 25 shkurt 2017.
Auditimi i Perfomancës
Auditimi i performancës është një shqyrtim i pavarur i eficiencës dhe efektivitetit të
sipërmarrjeve qeveritare, programeve dhe organizatave publike, duke ju
përmbajtur ekonomicitetit dhe me synim identifikimin e përmirësimeve. Auditimi i
performancës është një mënyrë për të penetruar më thellë në mbarëvajtjen dhe
arritjen e rezultateve të aktiviteteve të ndryshme financiare. Matja në mënyrë
efektive e performancës së agjencive dhe programeve publike përbën një nga
çështjet kryesore në menaxhimin publik. Zakonisht, auditimi i performancës
mbështetet në një perspektivë të përgjithshme, atë të “pronarit”, që do të thotë
nga lart‐poshtë. Ai përqendrohet kryesisht në kërkesat, qëllimet, objektivat dhe
pritshmëritë e legjislativit dhe qeverisë qendrore. Ai i jep përgjigje pyetjeve si: “A po
përfiton taksapaguesi vlerën e duhur për taksat që po shpenzohen në një aktivitet
publik?”, apo “A mund të shpenzohen paratë më mirë dhe më mençur për të arritur
rezultate më të mira?”. Presionet e taksapaguesve, privatizimi i disa shërbimeve
publike, iniciativat legjislative për kufizimin e shpenzimeve publike, si dhe procesi i
decentralizimit të qeverisjes, gjeneruan një kërkesë në rritje për llogaridhënie të
agjencive qeveritare ndaj pushtetit legjislativ dhe publikut, mbi mënyrat se si
shpenzohen fondet publike dhe cilat janë rezultatet që ato gjenerojnë.
Historiku i Auditimit të Performancës
Auditimi i Performancës me krijimin e Gjykatës Europiane të Audituesve në 25 tetor
1977, njihej fillimisht si shëndoshja e menaxhimit financiar (SMF), që shprehej edhe
në traktatin e Mastrichtit në vitin 1957.
Klejvis KULE
Kontrolli i Lartë i Shtetit 69
ECA vendosi të ndiqte një qasje më të gjerë ndaj auditimit të jashtëm në Evropën e
Veriut ku synonte të bashkonte idetë menaxheriale me ato qeverisëse, me qëllim të
përmirësonte cilësinë dhe eficiencën e shërbimit publik. Pas vitit 1992 auditimi i
performancës filloi të merrte format e veta të para, ku buxheti i Bashkimit Evropian
të implementohej sipas tre parimeve: Ekonomicitet, Eficiencë dhe Efektivitet, të
cilat janë aktualisht tre parimet kryesore mbi të cilat mbështetet Auditimi i
Performancës aktualisht. Në vitin 2006 u bë për herë të parë publikimi i Manualit të
Auditimit të Performancës nga ECA, një nevojë e domosdoshme për të ndihmuar
audituesit në kryerjen e punës së tyre. Në tetor 1997, në një sesion ceremonial të
ECA-s që shënonte 20 vjetorin, Presidenti i ECA, shprehu kënaqësinë e tij me fjalët:
“Ky instrument i ri ka ndihmuar që shtetet anëtare të jenë më të vetëdijshëm për
përgjegjësitë e tyre në menaxhimin e fondeve të Komuniteti”. Për ndërtimin e
Kapaciteteve të qëndrueshme të audititimit të performancës ECA ka kërkuar
gjithashtu njohuri dhe këshilla nga SAI të tjera. Produkti i raporteve të auditit të
performancës nga ECA, nuk ka qënë ekzaktësisht linear në periudhën 2000-2014
për një numër faktorësh, por kryesori ishte se ky auditim trajtohej si projekt
kërkimor. Në periudhën para vitit 2006 kur u krijua dhe manuali i këtij auditimi,
metodat e auditimit kanë qënë më pak të sofistikuara, kjo dukej që në mbledhjen e
të dhënave, ku nuk merreshin informacionet nga grupet e interesit, në analizën e
informacionit, në përmbajtjen e raporteve finale, të cilat kishin mangësi dhe shpesh
nuk ofronin për Parlamentin Evropian produktin e kërkuar. Një faktor tjetër që
ndikoi negativisht tek auditimi i perfomancës ishte edhe zgjerimi i Bashkimit
Europian në vitin 2004. Në këtë periudhë në fokus të auditimit të perfomancës u bë
një kalim gradual nga qasja ku sistemet ishin të orientuara tek menaxhimi i
perfomancës në një qasje tjetër e cila vlerëson rezultatet e dorëzuara dhe
problemet e trajtuara. Me kalimin e kohës filloi përdorimi i mbledhjes së të
dhënave dhe analizave, teknikat e reja dhe të larmishme, të tilla si anketat
elektronike, fokus grupet, dhe ekspertët, kanë zgjeruar edhe akomoduar këto qasje
të ndryshme të auditimit. Megjithatë, zhvillimi i auditimit është një proces
përsëritës, dhe në vitin 2014 një shqyrtim ndërkombëtar përsa i përket praktikës së
auditimit të performances nga ECA (i kryer nga SAI-t të Francës, Gjermanisë dhe
Suedisë) arriti në përfundimin se duheshin përpjekje të mëtejshme dhe të
nevojshme për të zhvilluar një kapacitet të qëndrueshëm të auditimit të
perfomancës. Në strategjitë e vendosura nga ECA i kushtohet rëndësi informacionit
të raporteve të auditimit të perfomancës, ku në vitin 2017 synohet të jepet një
informacion më i plotë mbi performancën e shteteve të Bashkimit Europian.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
70 Botime 2017
Sfidat e auditimit në Shqipëri në të ardhmen
Në të kaluarën, Ligji i vjetër nr. 8270, dt. 23.12.1997, së bashku me ndryshimet e
bëra në Ligjin nr. 8599, dt. 10.04.2000 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, nuk e
përkufizonte në mënyrë eksplicite apo adresonte specifikisht auditimin e
performancës. Në nenin 6 të këtij ligji përmendej se KLSH ka si objektiv kryesor
kontrollin e përdorimit efektiv dhe të dobishëm të fondeve publike, por nuk e
mandatonte KLSH-në të kryente auditime të mirëfillta performance. Kjo ishte një
nga sfidat kryesore të asaj kohe që hasi KLSH dhe vet auditimi i perfomancës në
kryerjen e këtyre auditimeve. Po kështu, vetë strukturat drejtuese të atëhershme e
konceptonin auditimin e performancës si auditim derivat, njohës dhe pjesor, pjesë
rutinore të procesit të punës dhe jo si risi, punë krijuese e mirëfilltë, bashkëkohore
dhe integrale. Për këtë arsye, ky auditim nuk u rrit asnjëherë në nivelin e SAI-e të
tjera të zhvilluara apo rajonale, duke mos e bërë kështu asnjëherë emergjent
mandatimin e tij ligjor. Shpesh herë ligjvënësit dyshonin dhe hezitonin për të krijuar
një ligj të posaçëm për ta mandatuar Auditimin e Performancës, kjo vinte edhe
sepse kishin mungesë njohurish në lidhje me rëndësinë që kishte ky auditim për
menaxhimin e të mirave publike me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet. Në
tetor të vitit 2012, u krijua Departamenti i Auditimit të Performancës, i përbërë nga
16 auditues, ndër të cilët ka patur auditues me përvojë në KLSH dhe auditues të
rinj, aktualisht ai ka 20 auditues. Mandati ligjor i auditimit të performancës u
zyrtarizua në datën 27.11.2014. Auditimi që kryhet nga ky departament mbështetet
në Ligjin 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e KLSH”. Përmirësimi i
cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës ka qënë dhe ngelet
akoma një nga sfidat më madhore të KLSH. Një sfidë madhore e këtij institucioni
është shndërrimi i auditimit të performancës në një veprimtari të konsoliduar, me
një vëllim të katërfishuar të numrit aktual të auditimeve të performancës, me një
staf të mirëtrajnuar, me ndikim më të madhë në administratën publike shqiptare.
Një sfidë e rëndësishme për këtë auditim është aplikimi i metodave shkencore
financiare, statistikore dhe ekonometrike për një auditim performance që me të
vërtetë ndihmon në optimizimin e përdorimit të fondeve publike. Përmenda disa
nga pengesat dhe sfidat më të rëndësishme që e shoqërojnë këtë auditim. Por nuk
mund të mos përmend edhe problematikat që krijohen nga institucionet që
auditohen. Shpesh herë ndodh që nuk jepet informacioni prej këtyre institucioneve
i kërkuar nga audituesit për të kryer punën, ose ndodh që për të njëjtën procedurë
informacionet e dhëna nga institucionet e audituara deformohen me qëllim krijimin
e konfuzionit tek audituesit. Në gjuhën shkencore ky njihet si risk i informacionit.
Klejvis KULE
Kontrolli i Lartë i Shtetit 71
Dua të përmend disa nga objektivat që ka ky departament në harkun kohor 2013-
2017:
Rritja e cilësis së auditimeve të performancës;
Shtimi i numrit të auditimeve;
Mirëmenaxhimi dhe rritja e vlerës së parasë publike që do të shoqërohet
me rritjen e cilësisë dhe shtimin e numrit të Auditimeve të Performancës;
Zhvillimi i Auditimit të Performancës më tepër në rezultate se sa në proces;
Zhvillimet e metodologjive specifike që lidhen me auditimin e performancës
janë të domosdoshme për realizimin e këtij objektivi;
Krijimin e një skeleti standard për auditimin e performancës, duke synuar
përfshirjen në auditim të literaturës bashkëkohore mbi fenomenin apo
subjektin që po auditohet;
Prania në shtypin e shkruar me artikuj profesional që me kalimin e kohës
është rritur;
Trajnimet e realizuara, 22 ditë trajnime në vit për çdo punonjës, që
realizohen brenda dhe jashtë vendit. Vitin e fundit u tejkalua ky numër
duke arritur në 27 ditë trajnime në vit;
Rekrutimi i punonjësve duke u bazuar në kërkesat e kohës dhe duke u
orientuar drejt teknologjive moderne të auditimit dhe këtë e dëshmon
prania e shumë profesionistëve në këtë departament.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
72 Botime 2017
“AUDITIMI, DIJE DHE ZHVILLIMI” - LAJTMOTIVI I KOLONËS SË BOTIMEVE TË KLSH
nga Redi AMETLLARI – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 14 mars 2017.
Një shoqëri demokratike nuk kërkon thjesht një marrëdhënie individ-libër, por
kërkon kalimin në një instancë më të lartë, mes institucionit dhe librit. Në kushtet e
Shqipërisë, ku korrupsioni përbën një nga sfidat më të mëdha për vendin, lidhja e
institucioneve me librin është pjesë integrale e luftës kundër korrupsionit.
Dukshëm, binomi mirëqeverisje-kulturë është i pandashëm dhe për të ruajtur këtë
ligjësi lipset afrimi i institucioneve shtetërore me librin, këtë “institucion” kulturor.
Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, arti i të shkruarit ka një rëndësi jetike për
institucionit. KLSH e reflekton veprimtarinë e saj në raportet e auditimit, të cilat në
vetvete përbëjnë një libër. Sigurisht, ato nuk janë letërsi e as trill, porse një kronikë
të një ndodhie, një ngjarjeje. Personazhi ynë kryesor është interesi publik, fondet
publike të shqiptarëve dhe raporti në vetvete është narratori që zbardh ato
personazhe negative si korrupsioni që cenojnë interesat e shqiptarëve. Në këtë
këndvështrim, roli i audituesit merr tiparet edhe të një shkrimtari, pasi mënyra e të
shkruarit të raportit ka aq rëndësi sa vetë evidencat. Këtë marrëdhënie, Kontrolli i
Lartë i Shtetit e ka harlisur në një stad më të lartë, ku institucioni shërben si një
shtëpi e librit dhe një pjesëmarrës sistematik i panaireve të librit, duke i shtuar
kështu një dimension tjetër transparencës. KLSH vjen në pesë vitet e fundit 2012-
2016 me një kolanë botimesh prej 67 titujsh, krahasuar me 12 botime të publikuara
në 20 vjet (1991-2011). Çdo vit dinamika e botimeve të institucionit rritet me 10%
dhe përçon drejtimet strategjike të reformimit të institucionit, që janë rritja e
kontributit në përmirësimin e qeverisjes publike. Botimet e KLSH-së janë zbatim i
detyrimeve ndërkombëtare të angazhimit të institucioneve të auditimit edhe në
fushën e botimeve të dokumentacionit për t’i mundësuar qytetarëve një akses më
të gjerë. Plejada e botimeve, e cila pasurohet nga viti në vit, pasqyron çdo kronikë
të reformave që ka nisur KLSH për të modernizuar institucionin drejt parametrave
të SAI-ve europiane. Përmes tyre, KLSH rrisim transparencën dhe llogaridhënien
Redi AMETLLARI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 73
Modernizimi i KLSH-së është një proces i vazhdueshëm e që bazohet në disa piketa,
në standardet e INTOSAI-t, të cilat mbeten në qendër të linjës botuese të Kontrollit
të Lartë të Shtetit. Kësisoj, libri “ISSAI, 1- 400” përbën një botim që reflekton
shkallën e përthithjes nga KLSH të standardeve të auditimit por edhe sfidat që ka
institucioni në adoptimin e plotë të tyre, me qëllim rritjen e kapaciteteve audituese
dhe modernizimin e KLSH-së në nivelin e SAI-ve evropiane. Me fokus në edukimin
profesional të audituesve publikë, KLSH sjell tek lexuesit e interesuar, që përfshijnë
jo vetëm audituesit por dhe studentët, profesionistë të fushave të tjera të lidhura
më auditimin, botimin “Direktivat e BE-së e mbi Prokurimin Publik dhe Kontratat
Koncesionare”, si udhëzues të këshillueshëm për t’u lexuar e studiuar, duke i
paraprirë kështu sfidave që sjell integrimi i Shqipërisë në BE-në në fushën e
prokurimeve dhe koncesioneve. Në mars të 2016 filloi implementimi i Projektit të
Binjakëzimit, në kuadër të asistencës së BE për Shqipërinë dhe të zbatimit të
Instrumentit të para zgjerimit, IPA 2013. Konferencën e Përurimit të këtij projekti e
kemi pasqyruar në një botim të posaçëm për shkak se aty përcaktohen drejtimet
kryesore të projektimit dhe rezultatet që synohen të arrihen në modernizimin e
institucionit dhe në krijimin e një auditimit të jashtëm publik shqiptar në përputhje
me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të vendeve evropiane, ku
vlen të theksohet eksperienca e NIK-ut Polak, SAI-t Kroat, të cilët po asistojnë KLSH
në realizimin e një reformimi të thellë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezultatet e së
tonë si institucion pasi besimi i qytetarëve është burimi i pavarësisë sonë si
institucion kushtetues. Përpos botimeve periodike e tradicionalë si “Audituesit në
Shtypin e Përditshëm”, “Raporti Vjetor i Performancës”, “Analiza Vjetore”,
“Konferenca Shkencore”, vlen të veçojmë tre numra të Revistës Shkencore
“Auditimi Publik”, e cila aktualisht ka arritur në numrin 14 të saj. Rritja në numër e
kësaj reviste, me një zhanër të veçantë si kërkimore-shkencore, është një indikator i
rritjes së kapaciteteve audituese të vetë KLSH-së dhe reflekton punimet shkencore
të stafit të KLSH-së, botës akademike si dhe praktikave më të mira nga SAI-et
homologe e organizatat e BE-së si programi SIGMA. Këtë vit kanë vijuar
bashkëpunimin me KLSH për realizimin e Revistës personalitete të fushës së
Ekonomisë nga vendi si dhe personalitete të njohura dhe me eksperiencë nga
Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) nga vende të rajonit e më gjerë, si:
President i EUROSAI-t, njëkohësisht President i Gjykatës Holandeze, Arno Visser,
Dr.Igor Soltez, zv/Kryetar i Komisionit të Parlamentit Europian për Kontrollin e
Buxhetit të BE-së, Prof. Dr. Sherif Bundo, Prof. Dr, Niko Pano, Prof. Dr. Omer
Stringa, Prof. Dr. Sazan Guri, z. Zef Preçi, etj.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
74 Botime 2017
cilës do të kenë një impakt të gjerë jo vetëm për institucionin, por për forcimin e
mirëqeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit.
Auditimi i performancës, një term “ekzotik” ky për KLSH-në e para 2012, sot është
një realitet i reflektuar me ngritjen e një Departamenti për Auditimin e
Performancës. Ky format auditimi është lëvruar me profesionalizëm dhe me
përkushtim në KLSH, jo vetëm si auditim por edhe si kulturë menaxheriale, dhe
impakti në publik e mirëqeverisje të këtij auditimi flet vetë për suksesin e arritur në
këtë fushë. Botimi “Auditimi i Performancës në KLSH, 2012-2015” është përgatitur
nga Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj dhe nga z. Rinald Muça, Drejtori i
Departamentit të Auditimit të Performancës. Ky libër përbën një kronikë e
rrugëtimit të auditimit të performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe libri
pasqyron punën e shtrirë në 30 auditime dhe në mbi 130 institucione të audituara
gjatë periudhës 2012-2015.
Libri “4 vjet Auditim i Jashtëm Publik”, i përgatitur nga Kryetari, z. Bujar Leskaj, bën
një plotësim të lajtmotivit “Auditimi, dije dhe zhvillim” të linjës botuese që ndjek
Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ky botim shpalos përpara lexuesit të thjeshtë dhe atij të
interesuar shqiptar, përmes dokumenteve të Kryetarit, ndryshimin dhe evoluimin e
KLSH-së në kulturën e punës audituese si dhe në rritjen e cilësisë së gjetjeve dhe
rekomandimeve të saj. Në tërësi, libri ofron një tablo të përmasave të
transformimeve drejt një organizate evropiane të auditimit suprem, e cila udhëheq
nëpërmjet shembullit që jep, në përputhje me orientimin Strategjik të INTOSAI-t
dhe EUROSAI-t. Kolana e botimeve së është një mozaik i reformave që janë kryer në
KLSH. Prezenca e figurave të shquarat të botës akademike, komunitetit të INTOSAI-t,
shoqërinë civile, institucioneve të tjera shtetërore flet për reformat që janë
ndërmarrë për të shndërruar KLSH-në në një Institucion Suprem Europian të
Auditimit të Jashtëm Publik. Biblioteka e KLSH-së është e aksesueshme online për
cilindo të interesuar dhe librat mund të shkarkohen falas e të bëhen pjesë të
bibliotekës personale për këdo të interesuar.
Selfo ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 75
PUSHTETI VENDOR DHE KUJDESI NDAJ QYTETARËVE
nga Selfo ZENELI1 – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën“Koha Jonë”, më 17 mars 2017.
Po marr shkas të shkruaj nga rasti i trishtueshëm i një familjeje në Kuçovë, i
pasqyruar në media nëpërmjet një emisioni televiziv me tematikë: “Drama e një
familjeje të rrezikuar nga shtëpia e dhuruar nga babai”.
Familja, e përbërë nga 3 fëmijë të mitur me nënën kryefamiljare të sëmurë rëndë e
të paaftë për punë, ka qenë e trajtuar me përkujdesje (ndihmë financiare
shtetërore) për paaftësinë për punë. Pas vitit 2014, kësaj familje i është hequr
përfitimi i trajtimit minimal shtetëror, për mosplotësim të kriterit që të mos
zotërojë tokë bujqësore, duke u lënë tërësisht në mëshirë të fatit. Në këto kushte,
pa të ardhura, me jetesë në një banesë të pabanueshme dhe të amortizuar, me tre
fëmijë minoren që, duke shkelur haptazi të drejtat e fëmijëve, nuk gëzojnë asnjë
përkujdesje, banesë, ushqim, shkollim, kjo familje rrezikon edhe vetë mbijetesën!
Gjykoj se zgjidhja e këtij problemi është detyrë e bashkisë përkatëse me njësitë
vartëse, në bashkëpunim me institucionet e pushtetit qendror, përkatësisht Instituti
i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Kujdesit Shëndetësor, si dhe drejtoritë rajonale.
E gjithë kjo zgjidhje është ligjore dhe do të kryhej në zbatim dhe përmbushje të
funksioneve në nenet 9,10,11 dhe 12 të Ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për
organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ndryshuar me Ligjin nr.30/2015
“Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin
dhe funksionimin e qeverisjes vendore, të ndryshuar”, si dhe në referim të
argumenteve dhe ndjekjes së hapave ligjore si më poshtë.
Kushtëzimi i dhënies së ndihmës ekonomike dhe përjashtimi nga përfitimi i kësaj
ndihme me faktin e pasjes së tokës bujqësore në pronësi për një familje bujqësore,
e cila, e ndodhur në gjendje paaftësie për punë si të kryefamiljarëve ashtu edhe të
pjesëtarëve të tjerë të familjes, ndodhur në moshë të mitur, pra të pamundur apo
që nuk disponojnë aftësinë për punë, si dhe në nevojë për përkujdesje prindërore
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
76 Botime 2017
(mirë-rritje, arsimim, etj.), në pamundësi edhe për të kryer ndonjë punë tjetër,
është i padrejtë. Ku kushtëzim duhet të rregullohet me norma që zëvendësojnë
kushtin “dokument që nuk disponon tokë bujqësore”.
Kjo normë e përfshirë në kriteret përjashtuese në trajtimin me ndihmë për shkak të
paaftësisë shëndetësore për punë të kryefamiljarit, duhet shfuqizuar për
argumentet ligjore kushtetuese dhe reale vijuese. Ky kriter i vendosur dhe
aktualisht në fuqi, pra i përjashtimit nga ndihma ekonomike për shkak të paaftësisë
fizike e shëndetësore të familjeve fshatare rurale ndodhur në kushte të vështira
ekonomike dhe paaftësie, është diskriminues dhe i pabarabartë. Ai shkel parimin e
kujdesit të Shtetit ndaj qytetarëve, pavarësisht nga vendndodhja në zona urbane
qytete apo zona rurale, ndërsa të gjithë gëzojnë statusin e barabartë kushtetues të
qytetarit të Republikës së Shqipërisë.
Sepse në thelb, ndihma ka synimin e mbështetjes së familjeve ndodhur në kushte
vështirësie, paaftësie për punë apo me pjesëtarë të mitur, që nuk kanë aftësitë për
punë dhe kërkojnë kujdesin e duhur për përmbushjen e funksioneve të familjes, e
në këtë situatë, çfarë vlerë ka dhe çfarë funksioni përmbush kushti i vendosur i
përjashtimit nga përfitimi i lidhur me faktin e pasjes së tokës bujqësore, e cila për të
prodhuar të ardhura për familjen në nevojë, mbajtëse të titullit të pronësisë së
tokës bujqësore, kërkon aftësitë për punë, ndërsa familja bujqësore nuk i ka apo
nuk i zotëron këto aftësi për punë?! Kjo familje nuk mund dhe nuk duhet të
përjashtohet nga mbështetja e shtetit!
Po pushteti vendor, ku dhe si e ushtron funksionin e kujdesit dhe mbështetjes së
familjeve në nevojë e vështirësi dhe si bashkëpunon me Institucionet e Pushtetit
Qendror që kanë detyrë përmbushjen e këtij funksioni?
Për raste të ngjashme kudo në Shqipëri, bashkia ose njësia përkatëse administrative
duhet të marrin nën administrim pasurinë e paluajtshme të llojit “Tokë bujqësore”
të disponuar nga familja e ndodhur në kushtet e paaftësisë dhe vështirësisë, pra të
bëjnë identifikimin dhe kufizimin e regjistrimit në ZVRPP (hipotekë) dhe kalimin e
statusit të përdorimit për njësinë juridiksionale të qeverisjes vendore, duke e
përdorur këtë tokë, duke e dhënë me qira apo formë tjetër ligjore, si dhe të
kanalizojnë të ardhurat në njësinë e qeverisjes vendore, për t’ia rikthyer apo për t’i
përfshijë ato në buxhetin e saj.
Selfo ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 77
Kjo masë të zgjasë deri në riaftësimin e kryefamiljarit apo deri në aftësimin, rritjen
dhe fitimin e aftësisë për punë të pjesëtarëve të mitur, me synimin përmbushjen
dhe realizimin kështu të funksionit të kujdesit të familjes mbi pjesëtarët e mitur.
Hapi tjetër i dytë: njësia e qeverisjes vendore dhe Njësia Administrative përkatëse,
pas vendosjes së masës së mësipërme, të mbështesë me ndihmë ekonomike,
përkrahje sociale apo ndihmë paaftësie gjatë gjithë periudhës së riaftësimit të
kryefamiljarit apo aftësimit të pjesëtarëve të mitur, d.m.th arritjes së moshës së
aftësive për punë moshës fizike dhe sociale, pra pa prekur të drejtën e moshës së
arsimimit, për pjesëtarët e familjes bujqësore rurale.
Ky kriter, pas shfuqizimit dhe kryerjes së rregullimeve të mësipërme ligjore e
nënligjore, të vendoset e shtrihet për të gjitha familjet fshatare rurale, duke hequr
diskriminimin, duke realizuar kështu vënien në kushte të barabarta të të gjithë
qytetarëve në marrjen e ndihmës nga Shteti, pavarësisht nga vendndodhja në zona
urbane qytete apo zonat rurale fshatra.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Selfo ZENELI për periudhën janar-qershor 2017:
KLSH dhe “asetet e fjetura” të pushtetit vendor.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 1 prill 2017).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
78 Botime 2017
KONCESIONET E HIDROCENTRALEVE DHE NDIKIMI I TYRE NË MJEDIS
nga Skënder HAJDARI – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 17 mars 2017.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përmirësuar gjithnjë e më shumë funksionin e tij
audituese, jo vetëm në thellimin e kontrollit dhe analizës së veprimtarisë së
subjekteve, por edhe të çështjeve ekonomike, financiare, sociale, mjedisore, etj., të
cilat shqetësojnë publikun e gjerë, duke ndikuar në rritjen e transparencës,
përgjegjësisë dhe llogaridhënies, pra në mirëqeverisjen e vendit.
Në këtë kuadër është analizuar dhe dhënia me koncesion e hidrocentraleve të
vegjël, të pashkëputur nga efektet mjedisore dhe pasojat që sjellin jo vetëm për
komunitetet vendase por dhe më gjerë në nivel ndërkombëtar. Përfitimet nё
energji elektrike nga HEC-et me koncesion tё viteve të fundit kanë rritur kapacitetet
prodhuese në vend, duke ulur gradualisht nevojat për import dhe bashkë me të
kostot e sigurimit dhe transmetimit për shoqëritë KESH dhe OSHEE. Janë këto dy
shoqëri, të cilat kanё detyrimin ligjor për furnizimin me energji elektrike të
konsumatorëve familjarë. KESH përgjigjet për sasinë e energjisë qё duhet pёr
konsum, ndёrsa OSHEE për sigurimin e sasisë së energjisë elektrike që humbet në
rrjetin e shpërndarjes.
Bashkëpunimi dhe ndërveprimi i këtyre dy shoqërive rregullohet me legjislacionin
përkatës për sektorin e energjisë elektrike, nën monitorimin e vazhdueshëm të Entit
Rregullator të Energjisë për t’u siguruar energjinë e nevojshme konsumatorëve. Nga
auditimet e kryera prodhimi publik i energjisë elektrike në kaskadën e Drinit përbën
79% të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike në vend. Ndërkohë, shoqëria
KESH prodhon mesatarisht 3,850 GWh energji elektrike në vit, por me një historik
me luhatje të konsiderueshme në varësi të kushteve hidrometeorologjike të cilat
variojnë nga 2,500 deri në 7,000 GWh. Kjo energji elektrike e prodhuar mbulon
rreth 54% të kërkesës së përgjithshme të vendit për energji duke nxjerrë në pah
domosdoshmërinë e shfrytëzimit të burimeve të tjera energjetike.
Skënder HAJDARI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 79
Rritja e kërkesës për energji elektrike kërkonte dhe hartimin e një plani për rritjen e
kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike. Pas miratimit të Ligjit “Pёr
koncesionet”, janë lidhur 501 kontrata për ndërtimin e HEC-ve private dhe atyre me
koncesion ku një pjesë e tyre janë ndërtuar apo janë në proces ndërtimi brenda
zonave tё mbrojtura dhe parqeve kombëtare. Kjo situate rrjedh dhe nga mungesa e
kuadrit të duhur ligjor për përforcimin e pozitave të institucioneve qendrore dhe
lokale në mënyrën e menaxhimit dhe dhënies së lejeve për përdorimin dhe
shfrytëzimin e burimeve ujore.
Të gjithë këto kontrata kanë sjellë ulje të importit të energjisë elektrike, rritje të
prodhimit vendas dhe përmirësimin e sistemit energjetik. Përpos avantazheve,
ndërtimi i HEC-eve ka ndikuar në prishjen e ekosistemit dhe indirekt ka influencuar
në përkeqësimin e jetesës në vend. Në realitet, impakti i ndërtimit të HEC-eve të
vegjël ka krijuar kosto ekonomike dhe sociale për komunitet lokale siç është
mungesa e ujit, duke prekur në mënyrë të drejtpërdrejt sektorin e bujqësisë dhe
turizimit.
Nga analiza kosto-përfitim, lind pyetja: a mundet që sektori energjetik të shlyejë
faturën e dëmtimit të ekosistemit?! Sigurisht që prodhimi i energjisë elektrike është
një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit por a duhet që institucionet
shtetërore të zgjedhin midis një përfitimi minimal momental të shoqëruar me
dëmtim të ekosistemit dhe natyrës, apo nevojitet ndërtimi i një strategjie zhvillimi
të qëndrueshme?! Dihet që nuk mund të qëndrojnë bashkë edhe ndërtimi i HEC-ve
në zonat e mbrojtura edhe zhvillimi i turizmit në këto zona, prandaj duhet menduar
një zgjidhje.
Shqipëria ndodhet nё një zonё shumё të favorshme pёr shfrytëzimin e energjisë
diellore, rrezatim i cili arrin 220-280 ditë me diell nё vit, ndaj ka potencial të madh
për këtë formë energjie. Gjatë periudhës kur rezervat hidrike bien, kjo alternative
energjie jo vetëm që ёshtё mё efikase, por është plotësisht ekologjike dhe në
harmoni me mjedisin. Arsyetimi rrjedh nga vetë situata dhe sistemi energjetik në
vend, i cili ka një luhatje të madhe në varësi të reshjeve. Kjo panoramë energjetike
vazhdon të diktojë politikën e qeverisë ndër vite, si dhe vartësinë e sistemit tonë
energjetik nga tregu i huaj. Kjo situatë ka çuar në licencimin e 501 HEC-eve të vegjël
dhe të mesëm, përgjatë rrjedhave ujore të shumta që ka vendi ynë duke e
zhvendosur problemin energjetik në problem mjedisor dhe ujor në basenet e
Shqipërisë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
80 Botime 2017
Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe palë e
Traktatit të Komunitetit të Energjisë është e detyruar të zbatojë legjislacionin
komunitar, dhe angazhimet e marra në zbatimin e Strategjisë për Europën
Juglindore 2013-2020. Në fushën e mjedisit kjo strategji është e lidhur ngushtë me
energjinë dhe angazhimet e qeverisë duhet të reflektojnë përafrimin dhe zbatimin
e plotë të Direktivës për Vlerësimin dhe Ndikimin në Mjedis.
Energjia dhe mjedisi janë faktorë esencialë të zhvillimit të qëndrueshëm. Me
shtimin e popullsisë dhe zhvillimin e shpejtë ekonomik, shtetet duhet të mendojnë
për implementimin e strategjisë së zhvillimit të qëndrueshëm në mbrojtje të
mjedisit. Që nga Samiti i Johannesburg (2002) deri në atë të Rio-s (2012) OKB ka
promovuar vazhdimisht zhvillimin e energjive të rinovueshme për të arritur
objektivat e vendosura. Rrjedhimisht, qeverive iu kërkohet që të mbrojnë burimet
ujore dhe të promovojnë në nivel global, rajonal dhe kombëtar zhvillimin e
energjive të rinovueshme, në mbrojtje të natyrës dhe mjedisit, kërkesë dhe
rekomandim që vlen edhe për vendin tonë.
Aulent GURI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 81
KLSH PJESË AKTIVE E AUDITIMEVE PARALELE TË PERFORMANCËS ME HOMOLOGËT E RAJONIT
nga Aulent GURI – Kryeauditues KLSH
botuar në gazetën “Telegraf ”, më 18 mars 2017.
Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në “Workshop-in” nr. 5 në kuadër të projektit
PPA II (Parallel Performance Audit–Auditimi Paralel i Performancës), i cili u
organizua në Shkup të Maqedonisë në datat 7-9 mars 2017. Ky “Workshop” u
organizua nga SNAO (Swedish National Audit Office-Zyra e Auditimit Kombëtar të
Suedisë) me mbështetjen e ECA (European Court of Audits-Gjykata Europiane e
Audituesve). Në këtë takim morën pjesë edhe Institucionet Supreme të Auditimit
nga Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Qëllimi i këtij takimi ndër të
tjera ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave të mira midis SAI-ve (Suprem
Audit Institutions-Institucioneve Supreme të Auditimit) pjesëmarrëse në këtë takim
si dhe ekspertëve nga Gjykata Europiane e Audituesve. Të gjithë SAI-t pjesëmarrëse
vinin në këtë takim për të prezantuar auditimet e tyre të performancës në fushën e
Menaxhimit të Prokurimit Publik duke trajtuar gjetjet e tyre të deritanishme,
problematikat me të cilat janë hasur si dhe pritshmërinë e tyre nga këto auditime.
Gjatë tri ditëve të punës në këtë bashkëpunim rajonal për realizimin e PPA II, grupet
e SAI-ve pjesëmarrëse diskutuan, si në grupe të vogla audituesish ashtu edhe në
ekip. Diskutimet u bazuan në procesin e Prokurimit Publik në të gjitha vendet
pjesëmarrëse në këtë takim, evidencat e auditimit që janë mbledhur, analizën dhe
interpretimin e tyre. Ekspertët udhëheqës të këtij workshop-i ishin mjaft të
interesuar për problemet më të shpeshta që janë vërejtur duke përfshirë
njëkohësisht pasojat e tyre. Gjatë diskutimeve në tavolina të rrumbullakëta ose
“round table” siç njihen dhe në gjuhën ndërkombëtare, ekspertët e SNAO-s dhe
ECA-s theksuan nevojën e përmirësimit të gjetjeve nëpërmjet analizave më të
thelluara e të detajuara duke u ndalur e duke asistuar të gjitha SAI-t pjesëmarrëse
edhe mbi hartimin në formë piramide të pyetjeve kryesore bashkë me nën pyetjet
për krijimin e një terreni sa më të përshtatshëm dhe frytdhënës në gjetjen e
mangësive në subjektet e audituara.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
82 Botime 2017
Diskutimet që u shtruan në këtë takim e vunë theksin në disa çështje të cilat me sa
rezultoi ishin problematika të hasura pothuajse nga të gjitha Institucionet Supreme
të Auditimit të vendeve pjesëmarrëse. Çështje të tjera kryesore që u diskutuan
kishin të bënin me formulimin e pyetësorëve, mënyrën e të shkruarit sa më thjeshtë
duke i bërë raportet e auditimit sa më të qarta për lexuesit. Një tjetër aspekt i
rëndësishëm që u sugjerua nga ekspertët e SNAO-s dhe ECA-s që duhet marrë në
konsideratë në auditimet e performancës ishte kryerja e vlerësimeve apo llogaritja
në vlerë monetare nga grupet e auditimit të dëmeve të ndryshme që shkaktojnë
subjektet e audituara. Duhet theksuar se ky ishte një rekomandim, i cili duhet parë
me përparësi në auditimet e ardhshme të performancës edhe në vendin tonë. Edhe
pse të vetëdijshëm për vështirësinë e implementimit të këtij rekomandimi
ekspertët ndërkombëtarë sugjeruan mundësinë e përdorimit të tij edhe nëse nuk
arrihet në përfundime plotësisht të sakta, pasi ato do të ndihmojnë për t’i dhënë
një mesazh më të plotë publikut dhe organeve qeverisëse mbi dëmet që kanë
ardhur si pasojë e menaxhimit të dobët të një subjekti të caktuar. Gjithashtu, gjatë
këtij takimi pune nga përfaqësuesit e SNAO-s dhe ECA-s u diskutuan tema mbi
zhvillimin dhe përsosjen e auditimit të performancës, e konkretisht: Komunikimi me
subjektet e audituara; Dokumentimi i auditimit; Ndërtimi i një strukture të
përgjithshme për planet e punës në auditimin e performancës; Skanimi, analiza e
riskut dhe problemi; Analiza në planifikimin e auditimit të performancës; Kriteret,
pyetjet dhe matrica e projektimit në auditimin e performancës; Parime dhe
koncepte bazë mbi atë që përfaqëson auditimi i performancës etj.
Grupi i KLSH-së në prezantimin e tij fillimisht u fokusua në historikun, përkufizimin
por dhe aktualitetin e procedurës së prokurimit publik në Shqipëri. Auditimi i
Performancës i Menaxhimit të Prokurimit Publik i nisur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit
në kuadër të Projektit PPA II është fokusuar në Agjencinë e Prokurimit Publik si
institucioni monitorues i procedurës së prokurimit publik, Drejtorinë e Përgjithshme
të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” Tiranë, Autoritetin Rrugor Shqiptar si dhe
Bashkitë me fondet më të mëdha të prokuruara. Prokurimi publik është një aktivitet
ekonomik, i cili synon të përdorë paratë e taksapaguesve në mënyrën më efektive
të mundshme, ndërsa vlera në lekë në kontekstin e prokurimit publik është cilësia
më e mirë për çmim të arsyeshëm në kohën e duhur. Cilësia e sistemit të prokurimit
publik është drejtpërdrejtë e lidhur me mbarëvajtjen e të gjithë ciklit të prokurimit,
i cili duhet të realizohet në kohë, në mënyrën e duhur dhe në përputhje me
legjislacionin e prokurimeve publike në fuqi. Që të kryhet një procedurë prokurimi,
duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë të gjithë elementët dhe palët në një proces
Aulent GURI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 83
prokurimi. Performanca e prokurimit publik nuk matet vetëm me shifra (vlera në
para e kursyer), por edhe me mënyrën sesi realizohet prokurimi i mallrave, punëve
dhe shërbimeve, të cilat reflektojnë në çështje sociale për të luftuar korrupsionin,
për të siguruar përdorimin optimal të buxhetit publik, për të rritur përgjegjësinë
institucionale e personale në sektorin publik si dhe për të stimuluar një ambient të
shëndoshë biznesi e konkurrencë të ndershme.
Në mbyllje të këtij takimi u lanë detyra që çdo SAI duhet të ndjekë deri në
përmbushjen dhe plotësimin e Raportit Final të Auditimit përkatës. Në fund, të
gjitha auditimet e SAI-ve pjesëmarrës në projektin PPA II do të botohen në një libër,
i cili do të faktojë të gjithë punën e aktorëve kryesorë të këtij projekti. Kontrolli i
Lartë i Shtetit i është mirënjohës Zyrës së Auditimit Kombëtar të Suedisë si dhe
Gjykatës Europiane të Audituesve për gjithçka të bërë deri më tani me qëllim
ngritjen dhe zhvillimin e auditimeve të performancës në të njëjtin standard me ato
të vendeve europiane.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
84 Botime 2017
MARRËDHËNIA SAI-PARLAMENT: NJË PARTNERITET I NATYRSHËM
nga Bujar LESKAJ, Kryetar i KLSH-së,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 28 mars 2017.
Rëndësia e marrëdhënieve midis institucioneve supreme (SAI-ve) dhe Parlamenteve
të vendeve respektive është theksuar në standardet ISSAI të organizatës botërore
të institucioneve supreme të auditimit, INTOSAI. Në standardin ISSAI 12 “Vlerat
dhe Përfitimet nga institucionet supreme të auditimit-të bësh diferencën në jetët e
qytetarëve”, Parimi 6 “Komunikimi efektiv me Parlamentin dhe palët e tjera të
interesuara” u kërkon SAI-ve të zhvillojnë marrëdhënie profesionale me
Parlamentin dhe partnerët e tjerë, duke “komunikuar me Parlamentin dhe
veprimtaret e tjerë të interesuar, në një mënyrë që të rrisin njohuritë e tyre dhe të
kuptuarit e rolit dhe përgjegjësive të SAI-t si një auditues i pavarur i sektorit publik;
(b) duke kontribuar për rritjen e vetëdijes së Parlamentit dhe palëve të tjera të
interesuara për nevojën e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik; (c)
duke siguruar të kuptuarit e punës dhe rezultateve të auditimit të SAI-t. SAI-t duhet
të angazhohen me Parlamentin dhe grupet e interesit, duke njohur rolet e ndryshme
të tyre, si dhe duke marrë parasysh pikëpamjet e tyre, pa kompromentuar
pavarësinë e SAI-t. Ato duhet periodikisht të vlerësojnë nëse Parlamenti dhe palët e
tjera të interesuara mendojnë se SAI është duke komunikuar në mënyrë efektive”.
Vitet e fundit, komuniteti i INTOSAI-t është përpjekur për gjetjen e mekanizmave
efektive se si veprimtaria audituese të kontribuojë në ndryshimin e jetës së
qytetarëve. Neni 16, Pika 1 e Deklaratës se Limës, e quajtur ndryshe “Magna Carta”,
Kushtetuta e Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI-ve) thekson se: “Institucioni
Suprem i Auditimit duhet të fuqizohet dhe të mandatohet nga Kushtetuta për t’i
raportuar në mënyrë të pavarur dhe çdo vit gjetjet e tij Parlamentit...; ky raport
ISSAI 12, faqe 8-9, http://www.issai.org/media/84539/issai-12-e.pdf
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 85
duhet të publikohet. Kjo do të sigurojë shpërndarje të gjerë dhe diskutim, duke rritur
mundësitë për zbatimin e gjetjeve të Institucionit Suprem të Auditimit”
Praktika e tashme disa dekadave të raporteve konstruktive institucion publik
auditimi-legjislativ, ka treguar se ekziston një marrëdhënie simbiotike mes një
institucioni suprem auditimi (SAI) dhe Parlamentit, të cilit ai, me detyrim
kushtetues, i raporton. Këto dy institucione, edhe pse në demokraci funksionojnë të
ndara me njëra-tjetrën, kanë role reciprokisht mbështetëse për të siguruar një
qeverisje efektive dhe eficiente, pra mirëqeverisjen publike.
Parlamenti mund të kryejë funksionet e tij vitale të mbikëqyrjes së qeverisë në
mënyrë më efektive, kur ai përdor dhe mund të mbështetet mbi punën audituese,
mbi gjetjet dhe rekomandimet e SAI-t. Në mënyrë të ngjashme, SAI mund të jetë
shumë më efektiv në sigurimin e mirëqeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit,
atëherë kur Parlamenti dhe komisionet e tij i sigurojnë atij një forum për
prezantimin dhe diskutimin e rezultateve të rëndësishme të auditimeve të veta, si
dhe përbëjnë një aleat të mundshëm në nxitjen e Ekzekutivit dhe në inkurajimin e
fuqishëm të institucioneve të tjera të pavarura, për të ndërmarrë veprimet e
duhura korrigjuese të propozuara nga SAI.
Dr. Josef Moser, një nga personalitetet më të spikatura të auditimit suprem publik
në botë, ish Sekretar i Përgjithshëm i INTOSAI-t dhe ish-President i Gjykatës së
Auditimit të Austrisë, në fjalën e tij në Simpoziumin e 21-të OKB-INTOSAI, në Vjenë,
cilëson se “ Në sistemet demokratike, funksioni i kontrollit ushtrohet nga
parlamentet kombëtare si institucione që përfaqësojnë qytetarët, popullin. Nga ana
operative, parlamentet nuk e kryejnë dot këtë funksion të kontrollit vetë, por
mbështeten në auditimin dhe punën këshilluese të Institucioneve Supreme të
Auditimit (SAI-ve) dhe në raportet e tyre, çfarë përbën arsyen madhore pse
marrëdhënia midis Parlamentit si institucioni publik me detyrë kontrollin dhe trupës
supreme të auditimit është një partneritet i natyrshëm. Duke ushtruar këtë funksion
të kontrollit, ne si SAI japim informacion të pavarur, të paanshëm dhe të besueshëm
për parlamentet kombëtare, në mënyrë që ata të mbajnë përgjegjëse qeverinë dhe
administratën publike. Në këtë mënyrë, SAI-t mbështesin parlamentet kombëtare në
ushtrimin e detyrave të tyre”.
Deklarata e Limës, Lima, Peru, 1977, http://www.issai.org/media/12901/issai_1_e.pdf Dr. Joseph Moser, fjala e hapjes se Simpoziumit te 21-te OKB-INTOSAI, 13-15 korrik 2011, Vjenë,
Austri, http://unpan1.un.org/intradoc/groups/public/documents/un-dpadm/unpan048597.pdf
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
86 Botime 2017
Gene L. Dodaro, Auditues i Përgjithshëm i SHBA-ve, thekson se “Ne quhemi shpesh
"watchdog” të Kongresit, sepse shqyrtojmë se si dollarët e tatimpaguesit janë
shpenzuar nga Ekzekutivi dhe rekomandojmë mënyra për të ndihmuar qeverinë të
punojë më mirë.
Zyra e Auditimit të Qeverisë (GAO) e furnizon Kongresin me informacion në kohë, i
cili është profesional, objektiv, i bazuara në fakte, jo ideologjik, i drejtë dhe i
balancuar. GAO paraqet gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet e saj si në raportet
zyrtare ashtu dhe në dëshmitë para Kongresit. Çdo vit, ne nxjerrim me qindra
raporte dhe japim qindra dëshmi.
Ne takohemi rregullisht me anëtarët e Kongresit dhe me stafin e tyre. Këto përpjekje
në terren i sigurojnë GAO-s të qëndrojë dhe t’u paraprijë çështjeve të përparësisë së
lartë me të cilat përballet Kongresi dhe kombi. Përveç kësaj, GAO ka protokolle ose
udhëzime për mënyrën se si t'u përgjigjet kërkesave të Kongresit për studime apo
auditime. Këto protokolle sigurojnë që ne të merremi vazhdimisht dhe në mënyrë
transparente me të gjitha komisionet dhe anëtarët e Kongresit. Kjo është
veçanërisht e rëndësishme, pasi ne punojmë për të gjitha komisionet e përhershme
të Kongresit dhe për rreth 70% të nënkomisioneve të tij. Protokollet tona na
ndihmojë për t'i dhënë përparësi kërkesave të Kongresit dhe na mbajnë përgjegjës
për angazhimet që kemi marrë përpara Kongresit”.
Për të qenë më efektiv, një SAI duhet të jetë i lirë të funksionojë në mënyrë të
pavarur, pa qenë subjekt ndikimi nga qendra të tjera të pushtetit, por duhet të ketë
lidhje të mjaftueshme me të paktën një nga këto qendra të pushtetit. Duke patur
parasysh ndarjen e pushteteve në një demokraci, është mëse e natyrshme që
lidhjet e mjaftueshme SAI t’i ketë me ligjvënësit, me Parlamentin.
Pavarësia është jetike për një SAI, që ky të sigurojë objektivitetin në punën e tij
audituese dhe, së bashku me kompetencën profesionale të audituesve të vet, të
krijojë një bazë për besueshmërinë e rezultateve të auditimit. Nga ana tjetër, lidhjet
efektive me një nga qendrat e tjera të pushtetit (pra natyrshëm dhe kryesisht
legjislativi, Parlamenti) janë jetike për të siguruar që raportet e auditimit do të
marrin vëmendjen e duhur nga këto qendra (legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori, etj.),
të cilat kanë autoritetin për të ndërmarrë veprime korrigjuese të propozuara nga
rekomandimet e SAI-t, ose për të siguruar që të tjerët ta bëjnë këtë. Këto, pavarësia
e SAI-t dhe lidhjet efektive me një nga qendrat e tjera të pushtetit, përbëjnë një
balancë delikate.
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 87
SAI-t në vendet demokratike në të gjithë botën përpiqen të sigurojnë që ata të
raportojnë lirshëm dhe në mënyrë të pavarur, si dhe që gjetjeve të tyre të auditimit
dhe rekomandimet që japin t’u kushtohet vëmendja e duhur dhe të veprohet sipas
rekomandimeve. Në mënyrë ideale, Parlamentet dhe SAI-t janë dy elemente të një
sistemi të balancuar të llogaridhënies së qeverisë. Qeveria është përgjegjëse për
mënyrën se si ajo ekzekuton Buxhetin e Shtetit sikurse është miratuar nga
Parlamenti.
Si pjesë e detyrës së tij të kontrollit dhe shqyrtimit të mënyrës se si përdoren fondet
publike, Parlamenti shqyrton ekzekutimin e Buxhetit të Shtetit dhe jep një opinion
për mënyrën se si qeveria ka ekzekutuar buxhetin, duke e miratuar apo jo atë. SAI
kontribuon në këtë rol të Parlamentit duke dhënë rezultatet e auditimeve të tij.
Një objektiv qendror i këtij sistemi të llogaridhënies, në të cilin SAI-t i duhet të luajë
një rol vendimtar si një organizatë profesionale dhe e pavarur, është të garantojë
që fondet publike shpenzohen në një mënyrë të rregullt dhe efikase, si dhe që
mangësitë e mundshme janë korrigjuar në kohën e duhur dhe me efektivitet.
Vëmendja politike nga Parlamenti ndihmon për të ushtruar presion e duhur pozitiv
mbi qeverinë, nëse ky presion është i nevojshëm, si dhe kontribuon në një mjedis të
favorshëm për vazhdimësi në gjetjet dhe rekomandimet e auditimit.
Marrëdhëniet ndërmjet SAI-ve dhe Parlamenteve ndryshojnë shumë në mjaft
vende të botës. SAI si strukturë mund të jetë pjesë e legjislativit apo e ekzekutivit,
ose i pavarur nga të dy. Ndryshimet dhe variacionet e gjera pasqyrojnë faktorët
historikë, kulturorë, politikë apo dhe ndikime të tjera në secilin vend.
Të gjitha SAI-t e zhvilluara, pavarësisht strukturës organizative dhe vendit formal në
strukturën dhe oligarkinë shtetërore, njohin rëndësinë e sigurimit të pavarësisë së
tyre, ndërkohë që u duhet të sigurojnë edhe vëmendjen e duhur parlamentare ndaj
rezultateve të auditimit, si një hap thelbësor në ndërmarrjen e veprimeve
korrigjuese mbi problemet e zbuluara gjatë procesit të auditimit.
Detyrat e mësipërme që duhet të zbatohen me rigorozitet nga ne SAI-t, pa dyshim
shoqërohen me shtimin e përpjekjeve tona për të siguruar një proces efektiv të
ndjekjes nga Parlamenti të zbatimit të rekomandimeve.
Nga ana tjetër, ne si SAI duhet të punojmë shumë dhe me përkushtim për të
siguruar vëmendjen dhe bashkëpunimin efektiv parlamentar. Na takon të jemi
selektivë dhe shumë përgjegjës në zgjedhjen se cilat raporte të auditimit të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
88 Botime 2017
paraqesim në Parlament, duke dërguar vetëm ato raporte të cilat në mënyrë të
qartë meritojnë vëmendjen parlamentare.
Ne si SAI, duke ndjekur në mënyrë aktive dhe metodike zbatimin e rekomandimeve
të mëparshme të auditimit, duhet të informojmë Parlamentin ndaj rasteve të
mosveprimit apo moszbatimit të rekomandimeve për çështje të rëndësishme.
Gjithnjë, duke shmangur komentet e drejtpërdrejta ndaj politikave të qeverisë, por
duke vënë në dukje se zbulimi i problemeve të zbatimit të tyre mund të ngrejë
pikëpyetje rreth politikave në fjalë.
Raporti KLSH-Kuvendi i Shqipërisë
Në zbatim të Rezolutave A66 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të datës 22
dhjetor 2011 “Promovimi i efiçiencës, llogaridhënies, efektivitetit dhe transparencës
së administratës publike, duke fuqizuar institucionet supreme të auditimit” dhe të
Rezolutës A / 69/228 të 19 dhjetorit 2014 "Promovimi dhe fuqizimi i efiçiencës,
përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike, me anë
të forcimit të institucioneve të larta të auditimit", të cilat kanë qenë shumë
orientuese dhe ndihmuese edhe për ne, si KLSH, si agjent i Kuvendit dhe i
qytetarëve për miradministrimin e fondeve publike, jemi përpjekur të realizojmë
një bashkëpunim eficient me Kuvendin.
Audituesve (ECA), në një intervistë për një gazetë në Bruksel, është shprehur:
Vitor Caldeira, interviste dhënë me rastin e konfirmimit për herë të tretë të mandatit si President i
ECA-s, Mars 2014, http://www.eca.europa.eu/Lists/ECADocuments/INTERVIEW_CALDEIRA_0314/Caldeira-March2014.pdf
Frutin kryesor të këtij partneriteti do ta konsideroja punën e bërë për miratimin e
ligjit integral të institucionit, e përfunduar në nëntor 2014, në të cilën si KLSH dhe
Kuvendi realizuan një bashkëpunim shembullor. Në veçanti, Komisioni për
Ekonominë dhe Financat, sidomos Kryetari dhe Sekretari i tij, por edhe deputetët e
tjerë të Komisionit, të cilët dua t’i falenderoj me këtë rast, luajtën një rol parësor
për miratimin e një ligji modern për KLSH. Kuvendi në tërësi mirëpriti dhe mbështeti
variantin e paraqitur nga Kryetari i KLSH dhe bashkëpunoi ngushtësisht me
strukturat e Bashkimit Evropian, si Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit DG-Budget
dhe Programi SIGMA. Ligji bazë i KLSH-së i vitit 2014 është tërësisht në përputhje
me standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, çka ishte dhe një kërkesë e përsëritur
në vijimësi e Bashkimit Europian në Progres Raportet e tij për Shqipërinë për vitet
2011, 2012 dhe 2013. Dr. Vitor Caldeira, ish President i Gjykatës Europiane të
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 89
“Parlamenti Europian është një nga partnerët kryesorë të Gjykatës Europiane të
Audituesve. Deri tani, ne kemi zhvilluar marrëdhënie të mira me Komisionin e
Kontrollit Buxhetor. ECA ka për qëllim që të zhvillojë më tej bashkëpunimin me
komisionet e tjera të specializuara. Unë besoj se jemi duke ecur në drejtimin e
duhur, duke bërë të mundur për Parlamentin Europian që t’i përdorë në mënyrën më
të mirë raportet e Gjykatës”.
Konsiderojmë se në një status të tillë bashkëpunimi është dhe KLSH me Kuvendin.
KLSH në vijim të praktikave të zhvilluara vitet e fundit do të konsolidojë dhe
intensifikojë marrëdhëniet me komisionet e tjera sektoriale parlamentare. Kryerja e
auditimeve të performancës numri i të cilave sa vjen e rritet si dhe zgjerimi i spektrit
të mbulimit me auditime performance dikton nevojën e paraqitjes dhe bërjes
prezent të rezultateve të auditimit dhe rekomandimeve në komisionet
parlamentare respektive të fushave që mbulojnë këto auditime.
Gjatë pesëvjeçarit të fundit 2012-2016, jemi përpjekur të japim rekomandime për
Kuvendin, duke synuar mbajtjen sa me përgjegjëse të administratës publike dhe
miradministrimin e fondeve publike.
a) Për t’i qëndruar sa më pranë qytetarëve shqiptarë në interesat e tyre vitale për
zbatimin e reformës në drejtësi, duke ditur se efektshmëria e kësaj reforme lidhet
ngushtë me nivelin e përgjegjshmërisë së administratës sonë publike, i kemi
rekomanduar Kuvendit ngritjen e një grupi pune me specialiste dhe përfaqësues të
legjislativit, për hartimin e projekt-Ligjit “Mbi përgjegjësinë materiale të nëpunësit
publik”.
b) Kemi kërkuar që programimi i buxhetit të jetë kredibël, në respekt të plotë të
objektivave fiskalë afatmesëm, si dhe të shërbejë si një instrument efektiv për ta
mbajtur qeverinë të përgjegjshme në arritjen e objektivave të saj. Për këtë kemi i
rekomanduar Kuvendit krijimin e një Këshilli të Pavarur Fiskal, i cili t’i raportojë
vetëm Parlamentit.
c) I kemi propozuar Kuvendit vendosjen e kufirit tavan të borxhit publik në
Kushtetutë në masën 60% të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit dhe arritjen e
këtij niveli të shtrirë në kohë, në terma afatgjatë.
d) Kemi kërkuar që treguesit vjetor të performancës në financat publike të
krahasohen dhe vlerësohen me treguesit e shtyllave prioritare të planifikuara në
Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike 2014-2020.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
90 Botime 2017
Kuvendi na është përgjigjur gjithnjë duke vlerësuar punën tonë dhe duke na
orientuar drejt në sfidat e reformimit të institucionit.
Rezolutat e Kuvendit për KLSH-në: Vlerësime dhe rekomandime
Gjatë këtyre pesë viteve 2012-2016 bashkëpunim, Kuvendi ka miratuar disa
rezoluta vlerësimi dhe orientimi të punës së KLSH-së. Për secilën Rezolute, ne kemi
përgatitur dhe i kemi dërguar Kuvendit Planin e Punës për zbatimin e
rekomandimeve të tij. Dua të theksoj se vlerësimet dhe rekomandimet e këtyre
rezolutave na kanë ndihmuar shumë si institucion suprem auditimi, në përcaktimin
e saktë të prioriteteve tona dhe në përpjekjet për modernizimin e institucionit.
Rekomandimet e këtyre rezolutave integrohen plotësisht me objektivat e
Strategjisë së Zhvillimit 2013-2017 (të ripunuar) të KLSH, të përgatitur bazuar në
drejtimet dhe planet strategjike të zhvillimit të organizatave INTOSAI (2017-2022)
dhe EUROSAI (2011-2017), si dhe me objektivat e Strategjisë së Implementimit të
ISSAI-ve.
Rezoluta e fundit e Kuvendit e 20 tetorit 2016 “Mbi vlerësimin e performacës së
veprimtarisë së KLSH-së për vitin 2015”, ka njohur dhe vlerësuar rolin e Kontrollit të
Lartë të Shtetit, si institucioni kushtetues i pavarur i kontrollit të jashtëm
ekonomiko-financiar, që auditon menaxhimin me efiçencë dhe dobishmëri të
fondeve dhe pronës publike e shtetërore, ka vlerësuar rëndësinë e funksionimit të
këtij institucioni mbi bazë të garantimit të parimeve të pavarësisë, integritetit,
objektivitetit, përgjegjshmërisë, interesit të publikut, profesionalizmit,
bashkëpunimit dhe transparencës si dhe ka konfirmuar mbështetjen dhe nxitjen në
misionin tonë për të punuar dhe kontribuar për një qeverisje të mirë, nëpërmjet
parandalimit dhe luftës pa kompromis kundër korrupsionit dhe abuzimeve në
administrimin e pronës publike, rritjes së besimit të publikut dhe nxitjes së
përdorimit me ekonomicitet, eficiencë dhe efikasitet të fondeve publike, në
përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe praktikat më të mira të BE-së e standardeve
ndërkombëtare INTOSAI.
Rekomandimet e Rezolutës së tetorit 2016 integrohen me objektivat dhe aktivitetet
e implementimit të Projektit të binjakëzimit IPA 2013 në funksion të forcimit të
kapaciteteve administrative dhe zhvillimit të mëtejshëm të modernizimit
institucional të implementimit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të
përdorura gjerësisht nga Komuniteti INTOSAI dhe të praktikave më të mira të EU-së,
të cilat KLSH-ja po i implementon në bashkëpunim dhe ndërveprim me NIK-un Polak
dhe SAI-in e Kroacisë.
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 91
Në rekomandimet e Komisionit Europian në Progres Raportet e viteve të fundit për
Shqipërinë, në lidhje me auditimin e jashtëm, një vend qendror zë ndjekja efektive
e zbatimit të rekomandimeve të KLSH-së, si nga Ministria e Financave dhe nga
Legjislativi. Në këtë linjë janë edhe rekomandimet e Rezolutave të Kuvendit.
Rezoluta e 20 tetorit 2016, në të cilën Kuvendi shprehet për krijimin e një
Nënkomisioni te dedikuar parlamentar brenda Komisionit për Ekononinë dhe
Financat, si një praktikë e ndjekur nga disa vende evropiane, përbën për Kontrollin
e Lartë të Shtetit shprehjen më të lartë të besimit të Kuvendit ndaj institucionit. Ajo
dëshmon për maturimin profesional të punës audituese të institucionit, por
njëkohësisht shënon nivelin e lartë të kuptimit të mesazheve dhe rendësisë së
aktivitetit të KLSH nga deputetët e Kuvendit, sidomos nga anëtarët e Komisionit për
Ekonominë dhe Financat.
Ekzistenca e një nënkomisioni të profilizuar për auditimet e KLSH-së do të
mundësojë një komunikim të vazhdueshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit me
Kuvendin. Raportimet e këtij nënkomisioni do ta ndihmojnë Kuvendin të kuptojë në
mënyrë më të qartë dhe tërësore jo vetëm natyrën e punës së KLSH-së, por edhe
rëndësinë e zbatimit të gjetjeve dhe rekomandimeve të auditimeve më kryesore
dhe të rëndësishme të institucionit.
Nëpërmjet këtij nënkomisioni, rekomandimet e KLSH-së do të shërbejnë jo vetëm
për efekt zhdëmtues ndaj Buxhetit të Shtetit dhe rregullues në përmirësimin e
qeverisjes, por edhe si “inpute” që Parlamenti mund t’i përdorë në kontrollin më
efektiv dhe eficient të punës së Qeverisë, si dhe në hartimin e politikave buxhetore
më koherente, të qëndrueshme dhe më pranë qytetarit.
Pjesëmarrja e Kryetarit të Kuvendit, deputetëve dhe Kryetarit të Komisionit për
Ekonominë në aktivitetet e KLSH-së si Analizat Vjetore, Konferencat Shkencore, etj.,
dëshmojnë mbështetjen e konsiderueshme parlamentare që gëzon Kontrolli i Lartë
i Shtetit. Raportet e auditimit të KLSH-së janë shumë më të pranishme në
komisionet parlamentare, nga sa ishin pesë vite më parë. E them me bindje se ky
është një tregues i besimit në rritje të Kuvendit ndaj KLSH-së. Në argumentim sa më
sipër KLSH në vijimësi ka konsideruar marrëdhënien me Parlamentin si një
marrëdhënie produktive jo skematike por një marrëdhënie e cila në vetvete ka qenë
një vlerë e shtuar për performancën e institucionit me impakt të padiskutueshëm
në konsolidimin e një marrëdhënieje partneriteti dhe bashkëpunimi.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
92 Botime 2017
Do të doja të sillja në vëmendjen Tuaj se tashmë KLSH ka tejkaluar praktikën e
vjetër të dërgimit në Parlament vetëm të dy raporteve i) Të raportit të
performancës vjetore dhe ii) të raportit të ekzekutimit të buxhetit të vitit të kaluar
financiar, duke u mjaftuar në këtë mënyrë vetëm në përmbushjen e kërkesave
ligjore dhe kushtetuese. Vetëm përgjatë vitit 2016 deri në mars 2017, i kemi
dërguar Parlamentit (Kryetarit të Kuvendit dhe Komisioneve parlamentare) 13
Raporte Auditimi dhe konkretisht:
1. Raporti i auditimit të performancës Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nr.
386/8, datë 22.01.2016;
2. Mbi auditimin në Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, nr. 1133/6, datë
13.04.2016;
3. Raporti i auditimit të performancës Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, nr.
46/8, datë 06.07.2016;
4. Raporti i auditimit të performancës Ministria e Mirëqenies Sociale, nr. 1107/24,
datë 28.10.2016;
5. Mbi auditimin në Bankën e Shqipërisë (Përputhshmëria e Administrimit të
Fondeve Logjistike, arka për veprim dhe arka stok) nr. 848, datë 11.08.2016;
6. Mbi situatën në sektorin e Hidrokarbureve (përcjellje e raportit), nr. 887, datë
02.09.2016;
7. Raporti i auditimit të performancës “Rehabilitimi i ish të Përndjekurve Politikë”
nr. 8 83/16, datë 23.09.2016;
9. Mbi auditimin në Portin Detar Durrës, nr. 415/22, datë 03.11.2016;
10. Raporti i auditimit të ushtruar në Albpetrol, nr. 814/17, datë 3.01.2017;
11. Raporti i auditimit të performancës Hidrokarburet MEI, nr. 660/12, datë
3.01.2017;
12. Raporti i auditimit të performancës në OSHE, OSE, KESH, nr. 875/12, datë
17.01.2017;
13. Raporti i auditimit të ushtruar në AKBN, nr. 822/14, datë 3.03.2017.
8. Raporti i auditimit të performancës “Transporti Publik, Bashkia Tiranë”
nr. 419/6, datë 19.09.2016;
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 93
Ne duhet të konsiderojmë krijimin e një njësie ose caktimin e një personi të veçantë
për të koordinuar kontaktet e SAI-t me Parlamentin, për të lehtësuar komunikimin
dhe për të ndihmuar ndërgjegjësimin e plotë të SAI-t ndaj nevojave dhe interesave
parlamentare.
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhanë një kontribut të veçantë gjatë vitit të
kaluar dhe bashkëpunuan ngushtë me audituesit austriakë të Gjykatës së Auditimit
të Austrisë, që realizuan procesin “Peer Review” (Rishikim mes kolegeve) për
institucionin tonë, lidhur me marrëdhëniet SAI-Parlament. Ky proces dëshmoi
pavarësinë e plotë që gëzon KLSH, falë edhe mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të
hapur të Kuvendit.
Projekti IPA “Forcimi i kapaciteteve të auditimit të Jashtëm në Shqipëri” është një
tjetër pikëtakimi e rëndësishme mes KLSH-së dhe Kuvendit. Në nëntor 2016 u
organizua misioni i ekspertëve polakë lidhur me analizën e akteve rregullatorë dhe
praktikave të KLSH në marrëdhëniet me Parlamentin. Kuvendi iu përgjigj pozitivisht
ftesës së KLSH-së dhe bashkëpunoi për realizimin e këtij misioni.
Sfida jonë më e madhe në raportet konstruktive dhe të hapura me Kuvendin është
bashkëpunimi konkret për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të KLSH-së. Jemi
të ndërgjegjshëm që kemi shumë punë për të bërë që ky bashkëpunim të
funksionojë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
94 Botime 2017
nga Bajram LAMAJ – Drejtor Departamenti, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 31 mars 2017.
Në ambientet publike sot flitet më shumë se asnjëherë tjetër mbi përgjegjësinë dhe
llogaridhënien publike të nëpunësve të administratës shtetërore. Në këtë shkrim do
të trajtojmë se si drejtuesit e administratës vendore, duhet të ndjejnë përgjegjësinë
publike për llogaridhënie, pasi ata janë më afër me qytetarët, dhe ku çdo
shpërdorim i parasë publike direkt apo indirekt ndikon në mungesën e shërbimeve
ndaj tyre, për të cilat këta qytetarë paguajnë taksat. Qytetari, nëpërmjet KLSH-së,
kërkon të mësojë se si përdoren paratë publike, ku përdoren apo shpërdorohen,
apo për dëmtimet materiale, kush përgjigjet. A ka mekanizëm ndëshkues për
personat që dëmtojnë? Nëse po, deri ku zbatohet parimi “Kush dëmton duhet të
zhdëmtojë”. Në këtë prizëm, të së drejtës publike dhe moralit publik, çdo zyrtar
publik vendor duhet të ndjejë përgjegjësinë materiale. Ne ndajmë shqetësimin me
shumë veprimtarë të tjerë shoqërorë, se për përgjegjësinë materiale nuk ka ligj të
veçantë, kërkesë kjo e përsëritur për tre vjet rresht, ndërkohë që ligjvënësit tanë
kanë miratuar disa ligje. Edhe pse modele dhe shembuj vijnë nga eksperiencat e
mira të vendeve të tjera evropiane (ajo lituaneze mund të ishte interesante dhe me
vlerë), tek ne për përgjegjësinë materiale nuk ka një ligj të mirëfilltë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet e kryera në bashkitë e vendit, ka konstatuar
mjaft probleme dhe shkelje të dispozitave ligjore në fonde të konsiderueshme
publike, që kanë sjellë harxhimin e tyre pa kriter dhe eficiencë, ose edhe më keq,
shkuarjen dëm të një pjese të tyre, nga keq menaxhimi financiar. KLSH, brenda
kuadrit të tij ligjor është përpjekur të përcaktojë përgjegjësitë materiale të
nëpunësve publikë, sidomos të drejtuesve vendorë, duke propozuar masa në
formën e zhdëmtimit dhe sanksioneve, në përputhje me parregullsitë financiare të
shkaktuara prej tyre dhe të konstatuara.
PËRGJEGJËSIA MATERIALE DHE DREJTUESIT VENDOR
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 95
Praktika e auditimit të KLSH, jo vetëm në njësitë vendore, por në të gjithë spektrin e
institucioneve publike, ka sjellë një kuadër shumë të gjerë përgjegjësish materiale
të nëpunësve të Shtetit, të cilat nuk janë trajtuar në mënyrë të plotë në Kodin e
Punës (kontratat e punës) ose në Kodin Civil dhe atë Penal. Për këtë arsye,
përgjegjësia materiale e shkelësve të ligjit dhe e abuzuesve me pronën publike del
gjithnjë e zbehtë dhe në shumicën e rasteve “harrohet” të merret parasysh, edhe
pse shkeljet janë të rënda dhe me dëme të konsiderueshme në Buxhetin e Shtetit.
Përvojat i kemi në vendet evropiane dhe është shumë e nevojshme që në hartimin
e buxhetit, si pikë referimi të merren Raportet e Auditimit nga KLSH mbi
efektivitetin e përdorimit të fondeve të vëna në dispozicion, duke vlerësuar shkallën
e shkeljeve dhe të vendosen kufizime përdorimi fondesh, deri në vlerësimin pozitiv
të performancës e reflektimit të parregullsive, kjo do të sjellë një rritje të
përgjegjësisë publike të drejtuesve të njësive vendore e publike. Kjo është një masë
parandalimi, por me nivelin e korrupsionit në vendin tone, është e nevojshme, në
mos e domosdoshme, që të merren masa direkte zhdëmtimi për çdo person që ka
përgjegjësi materiale e monetare, deri në zhdëmtim të plotë të demit të shkaktuar
në njësinë publike qendrore apo vendore.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur shqetësimin dhe i ka rënë fort kambanës,
në të njëjtën linjë me KLSH-në, për borxhet e akumuluara të njësive të qeverisjes
vendore, të cilat janë në rritje. Disa përllogaritje flasin për mbi 180 milionë euro për
vetëm 16 bashkitë më të mëdha të vendit. Borxhi i rritur vendor mund të rrezikojë
financat publike të vendit në një të ardhshme të afërt. Reforma e decentralizimit të
pushtetit vendor, ndër të tjera pati si qëllim, sjelljen e një qëndrueshmërie të
financave vendore, duke stimuluar krijimin e një baze më të qëndrueshme për
zhvillimin ekonomik të njësive vendore, një qeverisje më transparente, duke
siguruar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjen për administrimin e
burimeve lokale, si për gjenerimin e fondeve ashtu dhe për mënyrën e shpenzimit
të tyre. Konstatojmë më shqetësim se ende njësitë vendore janë të paqarta për
asetet që disponojnë dhe nuk kanë inventarë të rregullt të tyre, menaxhimi i tyre
akoma bëhet me mënyra të vjetra dhe sporadike. Pra, asnjë Bashki nuk ka një
planifikim apo strategji menaxhuese për asetet që ka në territorin e tij. Shumë nga
këto asete janë në degradim të mëtejshëm dhe jashtë administrimit, sidomos në ish
komunat.
Borxhi i akumuluar ndaj pushtetit qendror dhe humnera e realizimit të të ardhurave
vendore sjellin domosdoshmërinë e investimit në modernizimin e mbledhjes së
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
96 Botime 2017
Rritja e autonomisë së pushtetit vendor nëpërmjet reformës administrative dhe territoriale, është në lidhje të drejtë lineare me decentralizimin fiskal, pra me rritjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, si dhe me forma më transparente dhe më të përgjegjshme të administrimit të shpenzimeve vendore. Decentralizimi fiskal është një praktikë e suksesshme e zbatuar në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, por ai është realizuar duke pasur gjithnjë shumë të qartë përgjegjësinë materiale të nëpunësit apo drejtuesit vendor. Edhe pse kjo përgjegjësi mund të mos jetë e përmbledhur në formën e një ligji të veçantë, mënyra e përcaktimit dhe e saktësimit të nivelit të përgjegjësisë materiale është e shprehur qartë në legjislacionin europian, si edhe në Direktivat e Komisionit Europian. Siç jemi në dijeni, ka filluar puna për hartimin e një ligji “Për financat vendore”. Shpresojmë që këtu të marrë vlerën e duhur në kapitull të veçantë “Përgjegjësia Materiale e Nëpunësit Publik” dhe forma e zhdëmtimit dhe sanksionet përkatëse. Konstatojmë se deri tani, zvarritja dhe mungesa e transparencës, mostrajtimi publik me palët e interesit, si Shoqata e bashkive, shoqëria civile, institucionet studimore të fushës,
taksave vendore nëpërmjet programeve kompjuterike, si sfidë e fortë aktuale për
pushtetin vendor, duke instaluar edhe një sistem të përditësimit periodik të borxhit
fiskal, si mjet për të menaxhuar taksat vendore. Bashkitë duhet të rishikojnë mjetet
juridike dhe administrative për vjeljen e tatimit të pasurisë (pronës), pse kjo vjelje
është ende në nivele skandaloze, të ulëta, të papranueshme për stadin e sotëm të
zhvillimit vendor. Vjelja mund të kryhet edhe nëpërmjet ndërmarrjeve publike që
ushtrojnë shërbime jetike, si Ujësjellësi, apo me agjent tatimor, duke zbatuar
kërkesat ligjore, dhe, pse jo, edhe me partneritet publik me njësi publike, jashtë
sistemit vendor si OSHE, apo me subjekte private me përvojë në këtë fushë.
Ekzistojnë shumë forma, por duhet vullneti i duhur nga drejtuesit vendorë, si dhe
largpamësia e tyre se ku duan të arrijnë me uljen e borxhit të njësisë së tyre
vendore, pa prekur shanset e zhvillimit ekonomik të njësisë vendore. Rritja e
transparencës nga Bashkitë në lidhje me vendimmarrjet për vendosjen dhe
përdorimin e taksave vendore mbetet thelbësore në këtë drejtim. Dëgjesat publike
me komunitetin duhet të kryhen jo formale, (siç është vërejtur shpesh, ku kryetarët
e bashkisë mbledhin punonjësit e bashkisë dhe i kthejnë në “show”), por të
shërbejnë për dhënien llogari të drejtuesve vendorë përpara qytetarëve, për
përdorimin e parave publike. Politikat zhvillimore që kryhen në territorin e
bashkisë, duhet të lidhen direkt me politikat fiskale vendore, pasi vetëm kjo lidhje
mundëson rritjen e bazës së të ardhurave dhe një zhvillim të qëndrueshëm vendor,
pa rritur borxhin e njësisë vendore.
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 97
etj., nuk është premtuese se ky ligj do jetë efikas dhe i plotë, pasi nuk ka arsye
shmangia e palëve në hartimin e tij.
Dihet botërisht se financat publike nuk mbrohen duke i centralizuar, përkundrazi
ato janë më të mbrojtura kur decentralizohen dhe ndërtohet një kuadër ligjor
eficient dhe praktik, për përgjegjshmërinë materiale, financiare dhe publike të
drejtuesve si qendrorë dhe vendorë.
Përgjegjësia materiale, që të që të marrë vlerësimin e duhur kërkon njohuri të plota
të shfaqjes së saj, si në formën individuale dhe në përgjegjësinë në grup, ose në
formën solidare. Përgjegjësia materiale individuale vërehet kur në shkaktimin e
dëmit shtetëror është përfshirë vetëm një nëpunës i Shtetit apo person i ngarkuar
me një funksion zyrtar, ndërsa ajo solidare, ose e përbashkët, ndodh kur në
shkaktimin e dëmit janë dy ose më shumë punonjës publik. Vlerësimi dhe matja e
dëmit dhe adresimi i përgjegjësisë materiale kërkon procedura më konkrete, të
detajuara dhe të njësuara, si dhe në përputhje me procedurat administrative.
Përgjegjësia e përbashkët shfaqet gjithashtu edhe në formën e përgjegjësisë për
vendimmarrjen publike. Një vendimmarrje e gabuar, rrjedhojë e një organi kolegjial
(bord drejtues, këshill mbikëqyrës, komitet, etj.), mund të shkaktojë dëme të
konsiderueshme në menaxhimin e fondeve publike. Praktika na ka mësuar me
shumë raste kur vendimmarrjet kolegjiale (këshillat mbikëqyrëse, këshilli drejtues,
etj.) kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fondet shtetërore, por nuk kemi
një rast të vetëm, kur shumat e humbura të jenë rikuperuar qoftë edhe pjesërisht,
si rrjedhojë e zhdëmtimit nga personat që kanë përgjegjësi materiale. Duhet
theksuar se rol në vendimmarrjet kolegjiale nuk kanë vetëm anëtarët e forumit
përkatës (bord, këshilli drejtues, këshilli bashkiak, etj.) por edhe punonjësit që
përgatisin vendimmarrjet, duke marrë pjesë në procesin e vendim-marrjes. Ata nuk
mund të lihen jashtë përgjegjësisë materiale solidare. Kodi i Punës ka trajtuar
vetëm përgjegjësinë e punëmarrësve brenda një enti publik dhe vetëm brenda
kuadrit të detyrimeve kontraktuale. Për shembull, detyrimin kontraktual (dhe për
rrjedhojë, përgjegjësinë materiale) të një Kryetari Bashkie me Shtetin, Kodi i Punës
nuk e trajton. Po ashtu, përgjegjësitë materiale të titullarëve të tjerë të enteve
shumë të rëndësishme publike, nuk dalin të qarta. Nga ana tjetër, kush ka të drejtë
të kërkojë zhdëmtimin e shumave që rrjedhin nga vendimmarrjet e gabuara të tyre?
Këtë nuk e ezauron kuadri ligjor ekzistues.
Për këto arsye dhe për të ofruar një mjet shumë efikas në luftën kundër
korrupsionit, ne si KLSH e konsiderojmë të domosdoshëm hartimin e një ligji që të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
98 Botime 2017
trajtojë në mënyrë të plotë rastet e përgjegjësive materiale të të punësuarve në
sektorin publik, me qëllim parandalimin e dukurive që nxisin dëmtimin e fondeve
dhe aseteve publike. Ky ligj duhet të japë në formë të plotë dhe të njëjësuar
mënyrat dhe dokumentimin e dëmeve që nëpunësi publik u shkakton fondeve dhe
aseteve publike, vlerësimin e dëmeve, mënyrat dhe kriteret e vlerësimit, etj. Objekt
i këtij ligji duhet të jetë caktimi i shpërblimit të dëmit, sipas pjesëmarrjes dhe rolit
të nëpunësit publik në shkaktimin e dëmeve. Ligji duhet gjithashtu të sigurojë një
proces të qartë e transparent të shpërblimit të dëmit ndaj interesave publike, duke
vendosur edhe një balancë mes mundësive reale të punonjësit zhdëmtues dhe duke
ruajtur minimumin jetik. Ai duhet të sanksionojë përgjegjësinë materiale të
titullarëve të subjekteve publike për vendimmarrjet e gabuara në dëm të interesave
publike. Ai është më i domosdoshëm se kurrë sidomos në menaxhimin e financave
vendore, borxhi publik i të cilave është në një trajektore rritjeje shumë
shqetësuese.
Selfo ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 99
KLSH DHE “ASETET E FJETURA” TË PUSHTETIT VENDOR
nga Selfo ZENELI – Kryeauditues, KLSH
botuar në gazetën “Telegraf”, më 1 prill 2017.
Analizën e veprimtarisë së tij gjatë vitit 2016, të zhvilluar më 27-28 Shkurt 2017,
Kontrolli i Lartë i Shtetit e mbështeti në arritjen e objektivave të Planit Strategjik të
Zhvillimit të institucionit 2013-2017, të rishikuar. Kjo analizë u mbështet në moton e
Kongresit INCOSAI XXIII të INTOSAI-t “Auditimi publik në shërbim të qytetarit”.
Në zbërthimin e kësaj motoje dhe këtij fokusi, interesat e qytetarit janë shumë
pranë dhe reflektohen fort në veprimtarinë e drejtuesve vendorë dhe në shërbimet
që zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të patundshme (ZVRPP-të) në mbarë
vendin ofrojnë për pronat e qytetarëve.
Ballafaqimi vjetor i audituesve të KLSH-së me rezultatet e punës së tyre ishte po
ashtu një reflektim i problematikave dhe konkluzioneve të Konferencës së Katërt
Shkencore të institucionit “Për Analizën e Riskut”, mbajtur në qershor 2016. Nisur
nga ky këndvështrim, analiza e veprimtarisë së institucionit për vitin 2016 u realizua
nëpërmjet prezantimeve, kumtesave, referateve lidhur me auditimet me impakt më
të rëndësishëm dhe me efekte më të konsiderueshme në menaxhimin e financave
dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Gjatë vitit 2016, KLSH përqendroi shumë auditime të veta në ruajtjen, administrimin
dhe regjistrimin ligjor të pronave të paluajtshme me status juridik shtetëror dhe
vënien në eficiencë të pasurive kombëtare, aseteve dhe resurseve publike nga
pushteti vendor. Ky proces kërkon si domosdoshmëri regjistrimin e tyre të plotë në
ZVRPP-të. Analiza e audituesve paraqiti risqe të reja të identifikuara gjatë
auditimeve, si në fushën e fitimit të titujve të pronësisë, ashtu dhe në marrjen dhe
vënien nën administrim të aseteve e burimeve kombëtare nga njësitë vendore sipas
juridiksionit përkatës.
KLSH ka përmirësuar e zgjeruar programet e auditimit, duke u fokusuar kryesisht
tek pasuritë publike, përfituar nga shpronësimet me fondet e Buxhetit të Shtetit
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
100 Botime 2017
dhe nga transferimet në bashkitë, për të cilat regjistrimi i këtyre pasurive përbën
momentin kryesor dhe përfundimtar të marrjes nën administrim të pasurive dhe
aseteve publike, si dhe kushtin bazën të sistemimit në formën e duhur ligjore të
evidencës kontabël të aktivit.
Institucioni ka përfshirë në programet e tij të punës auditimin e marrëveshjeve,
kontratave dhe koncesioneve të cilat lidhen me menaxhimin dhe administrimin e
aseteve lokale, jo vetëm me regjistrimin e titujve të pronësisë, por dhe me
regjistrimin e marrëdhënieve të përdorimit të pasurive të paluajtshme, fushë kjo
me risk dhe ndikim për disa kategori të veçanta asetesh, pronash e pasurish të
paluajtshme.
KLSH nga auditimet e kryera, me rekomandimet e tij ka dhënë kurdoherë impulse
nxitëse për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor dhe ZVRPP-ve.
Megjithatë situata vijon të jetë problematike.
Audituesit e KLSH-së theksuan në analizë se ende në juridiksionet e njësive të
qeverisjes vendore, pra të bashkive të reja, ka një numër të konsiderueshëm të
pasurive të paluajtshme me tituj pronësie të paidentifikuar, ose të bllokuara nga
tejzgjatja e procesit të transferimit apo mos përfundimi i tij. Është po ashtu shumë
shqetësues numri i madh i aseteve dhe pasurive publike të transferuara dhe pa
pronarë realë me dokumente ligjore regjistrimi pranë ZVRPP-ve, dukuri kjo që rrit
gjendjen e aseteve “të fjetura”, të pa menaxhuara dhe ofron çdo ditë mundësinë e
përdorimit abuziv dhe të jashtëligjshëm të tyre, nga mos ushtrimi i funksionit të
kontrollit të territorit prej bashkive të reja. Janë në një numër vërtet mbresëlënës
në të gjithë vendin pasuritë shtetërore kombëtare të lëna jashtë funksionit dhe të
pa përfshira në qarkullimin ekonomik të bashkive. Kjo gjendje sjell in produktivitet
dhe mungesë gjenerimi burimesh të reja punësimi dhe të ardhurash për bashkitë,
çka rëndon bilancin e tyre dhe rrit borxhin e njësive vendore.
Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet bashkive dhe enteve publike vendore si
pronarë të këtyre aseteve të fjetura, nga njëra anë, dhe ZVRPP-ve nga ana tjetër, ka
sjellë pasojat e zgjatjes së procesit të regjistrimit me vonesa deri në disa vite, e
moskryerjes në kohë të shërbimit të paguar, e uljes së cilësisë dhe transparencës së
shërbimit të ofruar qytetarit, si dhe të përfitimeve të paligjshme për shërbime të
pakryera nga zyrat shtetërore, situatë kjo me premisa e ndikim në tejkalim të
kompetencave të regjistruesit. Këto veprime kanë rezultuar në zhvlerësim të
paligjshëm të vlerës së aseteve dhe burimeve dhe në zbritjen në kategori të zërit
kadastral, duke rritur evazionin, nëpërmjet uljes së vlerës së detyrimit nga taksa
Selfo ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 101
vendore e tokës, taksë e cila diferencohet sipas kategorisë së zërit kadastral. Pra, në
fund të fundit, kjo gjendje ka sjellë uljen e nivelit të të ardhurave në buxhetet e
bashkive.
KLSH nga auditimet ka konstatuar se nga mos identifikimi dhe mos raportimi i saktë
i gjendjes juridike të pasurive në përbërje të fondit fizik, të veçuar me Vendime të
Këshillit të Ministrave për kompensim fizik të pronarëve, pas raportimit u janë
regjistruar pasuri mbajtësve të titujve nga pjesa e Fondit, pra me pasoja prekje,
cenim dhe përdorim të paligjshëm të Fondit Fizik të Kompensimit.
KLSH në rastet e tjetërsimeve të këtyre pasurive të paluajtshme, pjesë përbërëse të
fondit të kompensimit fizik, destinuar për kthim dhe kompensim të pronarëve, u ka
rekomanduar bashkive, ZVRPP-ve dhe ATP-së Tiranë kthimin e gjendjes juridike të
pasurive sipas statusit ligjor të përcaktuar me destinacion fond kompensimi, si masë
frenuese ndaj mobilizimit të fondeve për kompensim monetar dhe rëndimit të
Buxhetit të Shtetit, për shkak të pagesave për procesin e trajtimit ligjor
përfundimtar të pronave.
Bashkitë, nga mungesa e bashkëpunimit me ZVRPP-të dhe nga moszbatimi i
kontratave në procesin e regjistrimit fillestar të pasurive, kanë lejuar regjistrime në
bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore të ndara sipas Ligjit nr. 7501
“Për Tokën”.
Këto veprime kanë sjellë lindjen e bashkëpronësisë së paligjshme, frenim të
regjistrimit të pasurive nga pamundësia e lëshimit të certifikatave të pronësisë
qytetarëve kërkues, me cenim të së drejtës së pronës, dhe në mënyrë të
panevojshme, çuarjen e zgjidhjes së problemit në gjykata, në vend të zgjidhjes në
rrugë administrative, duke sjelle humbjen e kohës dhe shpenzime të mëdha për
Bashkëpunimi ka munguar sidomos ndërmjet bashkive dhe Agjencisë së Trajtimit të
Pronës (ATP) nga njëra anë me ZVRPP-ve përkatëse nga ana tjetër, në ruajtjen,
administrimin, mos regjistrimin dhe mos tjetërsimin e Fondit Fizik të ATP-së,
destinuar për kthim dhe kompensim Pronarëve në pasuritë e llojit tokë bujqësore,
pyje, kullota dhe objekte ndërtimore me troje. Deri tani, në fondin e tokës
bujqësore janë 11,444 pasuri me sipërfaqe totale 23,368 ha në pronësi shtetërore,
që u kanë kaluar në përdorim njësive të qeverisjes vendore. Po ashtu të 61 bashkitë
kanë marrë pyje dhe kullota me sipërfaqe totale 50,989,76 ha (vlerësuar në 60
miliardë lekë), si dhe 157 objekte me sipërfaqe totale trualli 250,051 m2 nga e cila
sipërfaqe nën objekte 84,863m2 dhe sipërfaqe funksionale 177 587 m2.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
102 Botime 2017
qytetarët pa shkak ligjor. Kjo gjendje ka shkaktuar edhe rritjen e praktikave në
proces, shteg për veprime të paligjshme korruptive mbi pasuritë, si dhe
pamundësinë e konfirmimit të gjendjes juridike të pasurive të kërkuara për verifikim
e vlerësim të titujve të pronësisë.
KLSH ka rekomanduar dhe u ka kërkuar bashkive dhe ZVRPP-ve vendore të marrin
masa për eliminimin e bashkëpronësisë së paligjshme, të bëjnë identifikimin juridik
dhe fizik në përputhje me pasuritë dhe sipërfaqet ligjore të përcaktuara në Aktet e
Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP-të) dhe në listat përkatëse, si dhe që këto
institucione në bashkëpunim të zbatojnë rrugën administrative të zgjidhjes së
bashkëpronësisë së paligjshme, të regjistrojnë individualisht pasuritë sipas AMTP-ve
si dhe të evadojnë praktikat e mbetura në proces për këtë shkak të paligjshëm.
Alush ZAÇE
Kontrolli i Lartë i Shtetit 103
NDAL ABUZIMIT ME SHOQËRITË PUBLIKE!
nga Alush ZAÇE – Drejtor Departamenti, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 1 prill 2017.
Shoqëritë anonime publike përbëjnë ende pjesë të rëndësishme të ekonomisë
shqiptare, sidomos ato që shfrytëzojnë pasuritë e nëntokës sonë. Auditimi i tyre, në
drejtim të eliminimit të abuzimeve dhe të metave dhe përmirësimit të menaxhimit,
merr përgjegjësi dhe vlera të mëdha për shfrytëzimin racional të resurseve të vendit
dhe ruajtjen e parasë publike.
Në bazë të motos së organizatës botërore të institucioneve supreme të auditimit,
INTOSAI, në Kongresin e fundit të INTOSAI-t, INCOSAI XXII në dhjetor 2016, që
auditimi suprem publik të vihet në shërbim të qytetarëve, edhe puna jonë si
auditues duhet të vihet tërësisht në shërbim të interesave të qytetarit shqiptar.
KLSH, nga një auditim për periudhën janar 2015-shtator 2016, ka konstatuar se
shoqëria anonime, kompania shtetërore e nxjerrjes së naftës, Albpetrol, institucioni
që menaxhon pasurinë më të madhe publike të vendit, arin e zi, i ka shkaktuar dëm
ekonomik, kosto hidrokarbure të parikuperueshme dhe të ardhura të munguara
Buxhetit të Shtetit me vlerë 15,108,418 mijë lekë ose mbi 112 milion euro. Po
kështu, nga auditimet në shoqëri të tjera publike, me impakt financiar për Buxhetin
e Shtetit, janë konstatuar dëme ekonomike dhe të ardhura të munguara në vlera të
konsiderueshme. Këto fonde mund të ishin kursyer për ekonominë tonë, për t’u
përdorur për rritjen e fondit të pensioneve, ose për më shumë investime në
sektorin shëndetësor apo sektorin e arsimit publik, si sektorë vulnerabël të
shoqërisë së sotme shqiptare. Pra, këto para janë para që u mungojnë qytetarëve.
Si institucion në shërbim të Kuvendit dhe qytetarëve dhe në zbatim të programit të
transparencës së KLSH-së, gjetjet dhe rekomandimet tona kryesore për shoqëritë
publike më të mëdha të vendit, ua kemi bërë me dije Kuvendit dhe të gjitha
grupeve të interesit. Ato ndodhen të plota edhe në faqen e internetit të KLSH-së
www.klsh.org.al dhe çdo qytetar i interesuar mund të njihet me to.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
104 Botime 2017
Si institucioni më i lartë i auditimit shtetëror, i mandatuar nga Kushtetuta e vendit,
jemi të përkushtuar për t’i thënë ndal abuzimit të shoqërive anonime publike me
paratë e qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë. Kontributi i Kontrollit të Lartë të
Shtetit në mirëmenaxhimin e shoqërive publike është parësor. Auditimet e tij
përmirësojnë drejtimin e këtyre shoqërive, disa prej të cilave japin produkte ose
shërbime jetike për qytetarët, si energjia elektrike, uji, etj. Si KLSH kemi vërejtur në
auditimet tona shkelje në afatet e parashikuara ligjore për hartimin e programeve
ekonomiko-financiare të zhvillimit të kompanive publike. Audituesit tanë kanë
konstatuar se nuk ka një harmonizim dhe bashkërendim të punës për hartimin e
treguesve të këtyre programeve midis drejtorive brenda shoqërisë anonime
shtetërore. KLSH, gjatë pesë viteve të fundit 2012-2016, ka kërkuar me
këmbëngulje dhe forcë marrjen e masave disiplinore për nivelin e lartë drejtues,
përfshirë dhe këshillat mbikëqyrëse dhe drejtuese të shoqërive publike, për
performancë të dobët në menaxhimin e aseteve publike. Ndryshimet e fundit
ligjore në procedurat e prokurimit publik, me ndëshkimin me gjoba të larta të
pjesëmarrësve në këto procedura, duhet të vështirësojnë ndërhyrjet nga lart, duke
siguruar prokurime me oferta ekonomikisht më të favorshme. Por mungesa e
kapaciteteve përkatëse prokuruese në shoqëritë anonime publike bën që të metat
të shfaqen në procedurat dhe në zbatimin me mangësi të prokurimeve, kryesisht në
fushën e ndërtimeve dhe mosrealizimin në afat të kontratave.
Konstatojmë po ashtu dobësi të theksuara në bordet e shoqërive publike, në
këshillat mbikëqyrëse dhe ato drejtuese. Bordet trajtohen si organe pa shumë
përgjegjësi, pa iniciativë, shtojca të administratës së shoqërive, me status të
kufizuar dhe që mund të ndryshohen sa herë që ndryshojnë drejtuesit politikë të
dikastereve. Organizimi dhe funksionimi ligjor i organeve drejtuese janë çështje të
auditimit të shoqërive publike. KLSH, në vitet e fundit i ka dhënë një fokus të
veçantë çështjeve që lidhen me ngritjen dhe funksionimin e auditit të brendshëm
në shoqëritë publike. Kjo për vetë faktin se ekzistenca e specialistëve të aftë, të
ndershëm dhe profesionalë në administrimin financiar të shoqërisë dhe njësia e
auditit të brendshëm në funksion të plotë në përputhje me ligjin, zvogëlojnë
ndjeshëm nivelin e riskut të abuzimeve. Shtrirja e gjerë e funksioneve që mbulon
auditimi i brendshëm e ndihmon shoqërinë publike në përmbushjen e misionit dhe
vizionit të saj, duke kontribuar kështu në vlerësimin. disiplinimin dhe përmirësimin
e efektivitetit të menaxhimit të risqeve, të sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe
proceseve të menaxhimit dhe administrimit.
Alush ZAÇE
Kontrolli i Lartë i Shtetit 105
Në tërësi, veprimtaria audituese e KLSH-së në shoqëritë publike, e ngritur në nivelin
e standardeve të pranuara ndërkombëtarisht, ka rritur përgjegjshmërinë e
audituesve për të qenë objektivë, profesionalë, të saktë dhe të paanshëm, në
zbatim të Deklaratës së Limës ISSAI 1, të ISSAI 12 “Dobitë dhe Përfitimet nga SAI-t:
Të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”, të standardeve të tjera të INTOSAI-t, si
dhe të ligjit integral të KLSH.
KLSH po punon në vijimësi dhe me përkushtim që shoqëritë anonime publike të
ndjekin parimet për një qeverisje të mirë, njohjen, respektimin dhe zbatimin i
ligjeve, si dhe një kulturë të lartë manaxhimi, me elementët kryesorë të saj:
përgjegjësinë, ndershmërinë dhe transparencën, duke ndihmuar kështu në rritjen
ekonomike dhe stabilitetin financiar të vendit, si dhe në shërbime më cilësore ndaj
qytetarëve.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
106 Botime 2017
KONTROLLI I CILËSISË NË KLSH DHE EKSPERIENCA EUROPIANE
nga Yllka PULASHI – Drejtore Departamenti, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë” dhe “Sot”, më 8 prill 2017.
Javën e fundit të marsit 2017, një grup prej 15 audituesish të KLSH-së zhvilluan një
vizitë studimore mbi eksperiencën kroate në kontrollin e cilësisë në Zyrën
Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, në kuadër të projektit të binjakëzimit IPA 2013
për ngritjen e kapaciteteve të KLSH-së, i cili po zbatohet nga institucioni suprem i
auditimit (SAI) i Polonisë (NIK), në bashkëpunim me SAI-n e Kroacisë.
Kontrolli i sigurimit të cilësisë, si një proces i cili synon të garantojë një përmirësim
të vazhdueshëm të punës audituese në zbatim të standardeve kombëtare dhe atyre
ndërkombëtare ISSAI të auditimit suprem publik, ka qenë dhe mbetet në
vazhdimësi një ndër objektivat kryesorë të veprimtarisë së KLSH-së. Sigurimi i
cilësisë, bazuar në standardet ndërkombëtare, është i domosdoshëm, për të
identifikuar objektivisht mangësitë dhe përcaktuar masat efektive që duhen marrë
për përmirësimin e punës në të ardhmen. Një cilësi sa më e lartë e punës audituese
i shërben si ligjvënësit, ekzekutivit, ashtu dhe qytetarit për kontrollin dhe
përgjegjshmërinë në përdorimin dhe administrimin e fondeve publike.
Në zbatim të ISSAI-t 40 “Kontrolli i Cilësisë”, gjatë periudhës 2012-2016, institucioni
ka përfshirë në grupet e shqyrtimit të cilësisë audituesit e tij më me përvojë nga çdo
departament auditimi, si dhe ka angazhuar ekspertë të jashtëm. Në veçanti, KLSH
vlerëson kontributin e dhënë nga Prof. Dr. Jorgji Bollano, Kryetar i Këshillit
Kombëtar të Kontabilitetit, në udhëheqjen e një mini Peer Review (rishikim mes
kolegëve) për kontrollin e cilësisë në institucion, dhe rekomandimet e tij për
përmirësimin e punës kontrolluese. Raportet për sigurimin e cilësisë janë shqyrtuar
dhe analizuar nga çdo departament auditimi.
Një nga faktorët që ka ndikuar pozitivisht në sigurimin e cilësisë të punës audituese
është edhe përgatitja e programit vjetor të veprimtarisë së KLSH-së, bazuar në
përcaktimin e prioriteteve të mundshme, argumentimin dhe përfshirjen në
Yllka PULASHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 107
programin e auditimit të subjekteve të auditimit mbi bazën e vlerësimit të riskut
dhe përcaktimit të materialitetit, duke i kombinuar këto auditime edhe me
detyrimet kushtetuese e ligjore që ka institucioni për auditimin periodik të njësive
publike. Si tregues i qartë i rritjes së transparencës dhe cilësisë, në hartimin e
programit vjetor të auditimit të institucionit janë mbajtur parasysh ankesat dhe
kërkesat për auditim të bëra nga qytetarët nëpërmjet letrave dhe denoncimeve të
tyre, si edhe interesi i lartë i publikut dhe medias për subjekte dhe çështje të
ndryshme të menaxhimit të aseteve dhe fondeve publike. Takimi i midis audituesve
shqiptarë dhe atyre kroatë synoi shkëmbimin e eksperiencës për funksionimin e
sistemeve të kontrollit të cilësisë gjatë procesit të auditimit, sidomos të kontrollit
elektronik, të bazuar në programet sofware kompjuterike. Në kuadër të
Marrëveshjes së Bashkëpunimit, nënshkruar më datë 27 nëntor 2012, në qytetin e
Vlorës mes KLSH-së dhe SAI-t kroat, si dhe të objektivave ambiciozë të Projektit të
Binjakëzimit, audituesit e KLSH-së u prezantuan gjerësisht me funksionimin dhe
strukturat e Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, në veçanti me strukturat dhe
fazat e kontrollit të cilësisë. Çështjet kryesore dhe temat e trajtuara gjatë
shkëmbimit të eksperiencës u fokusuan në rolin që ka kontrolli i cilësisë në të gjitha
fazat e auditimit dhe sigurimi e menaxhimi i këtij kontrolli, gjatë gjithë procesit të
auditimit. Audituesit e KLSH u njohën me procedurat që audituesit kroatë ndjekin
në sigurimin dhe menaxhimin e kontrollit të cilësisë nëpërmjet programit software
të auditimit. Ky program ka filluar të zbatohet në vitin 2013 dhe SAI-t kroat i janë
dashur thuajse dy vite që të implementojë programin dhe të arrijë ta përdorë nga të
gjithë audituesit. Në fillim të vitit 2015, procesi i auditimit nga faza e planifikimit
deri në atë të raportimit ka kaluar nga formati manual në atë elektronik. Sistemi i
zbatuar ka qëllim sigurimin e pavarur të sistemeve të kontrollit të cilësisë dhe
lehtësimin e punës audituese. Për ta bërë me konkret funksionimin e programit
software, prezantimi u shoqërua edhe me shembuj nga praktika.
Duke qenë se SAI kroat është organizuar edhe në nivel të zyrave rajonale, gjithsej
20 të tilla, në ditën e tretë të vizitës, audituesit shqiptarë u njohën me Zyrën
Rajonale të Kakovecit. Ekspertët e Zyrës prezantuan qasjen që ata kishin në lidhje
me programin software për procedurat e sigurimit të kontrollit te cilësisë. Në ditën
e katërt të vizitës studimore, audituesit e KLSH-së i përshëndeti Audituesi i
Përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë, z. Ivan Klešić, i cili theksoi
bashkëpunimin e ngushtë të institucionit të tij me KLSH-në jo vetëm në kuadër të
Projektit IPA të Binjakëzimit, por edhe si bashkëpunim i frytshëm dypalësh gjatë
pesë viteve të fundit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
108 Botime 2017
Në një nga prezantimet e tyre u paraqitën check listat e hartuara në lidhje me
sigurimin e kontrollit të cilësisë. Aktualisht kanë përfunduar dy check lista për
auditimin e performancës dhe auditimin financiar. Në auditimet pilot që do të
kryhen në kuadër të Projektit të Binjakëzimit, do të aplikohet edhe kontrolli i
cilësisë nëpërmjet këtyre check listave, si risi e punës audituese të KLSH bazuar në
eksperiencën e pasur kroate.
SAI Kroat, Zyra Shtetërore e Auditimit të Kroacisë është një partner shumë i
vlerësuar dhe aktive e Gjykatës Europiane të Audituesve (ECA). Janë të shumta
auditimet e përbashkëta mes këtyre dy SAI-ve dhe eksperienca kroate në auditim
reflekton praktikat më të mira europiane.
Java e shkëmbimit të eksperiencës me ekspertë të një SAI shumë të zhvilluar
europian si SAI Kroat, vijoi me bashkëbisedime ku të dy palët shkëmbyen praktikat
me të mira audituese. Ekspertët kroatë sollën mënyrën se si hartohej programi
vjetor i auditimit, kriteret dhe hapat që ndiqen për përzgjedhjen e subjekteve që
bëhen pjesë e këtij programi. Praktika e ndjekur nga SAI Kroat mbi hartimin e
programit vjetor të auditimit është e njëjtë me praktikën e KLSH.
Ergys ALUSHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 109
KLSH, INSTITUCION BESIMI, LARG POLITIKËS, NË MBROJTJE TË FINANCAVE PUBLIKE
nga Ergys ALUSHI1 – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 15 prill 2017.
“Po punoj me dosjen e Tiranës”, “Sapo u kthyem nga Elbasani”, “Nesër do shkojmë
në Fier”, “Po mbyllim dosjen e kontrollit në Durrës”, “Kërkon drejtori informacion për
Beratin”, “Presim kthimin e audituesve nga Dibra”, “Telefonoji atyre në Korçë”,
“Printova rezultatet e kontrollit në Gjirokastër”, “Belshi..Mallakastra…Maqellara…”
Në vetëm pak metra korridor, në disa zyra, është e gjithë Shqipëria, dëgjon të flitet
për gati të gjitha qytetet e vendit, nga jugu në veri, institucione të qeverisjes
vendore e qendrore, ministri e drejtori të nivelit të parë e të dytë. Ky është realiteti
që ndesh përditë në zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku shumica djem e vajza në
moshë të re, tashmë specialiste të zot në auditime, gra e burra më të vjetër, me
thinja, lëvizin nga njëra zyrë në tjetrën, me dosje në duar, plot energji, për të
përfunduar punën e nisur, për të marrë detyra të reja.
Dikush që sapo ka ardhur nga një qytet i Shqipërisë, ku ka përfunduar një kontroll
dhe pret të niset për kontroll në një qytet tjetër të vendit. Një tjetër që sapo ka
përfunduar dosjen me rezultatet e kontrollit dhe pret firmën e Kryetarit për ta
shndërruar në një vendim zyrtar deri dhe në një kallëzim penal.
Drejtues departamentesh që hyjnë e dalin në zyrën e Kryetarit të KLSH, për të
shkëmbyer mendime, caktuar detyra e dhënë orientime për rritjen e cilësisë së
performancës. Në një nga sallat e këtij institucioni mëson se janë duke dhënë
intervista për punësim në KLSH, njerëz të profesioneve të ndryshme, jurist, inxhinier
ndërtimi, ekonomist e financier, ku ata që presin të intervistohen dridhen prej
emocioneve, duke qenë ky tregues i rëndësisë së madhe dhe seriozitetit që
tregohet prej komisioneve për punësimin e më të mirëve, më specialistëve.
Por edhe jashtë mjediseve të KLSH, stafi nuk rresht së zhvilluari veprimtari që i
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
110 Botime 2017
Kontrolli i Lartë i Shtetit, është ndoshta nga të paktat institucionet me rëndësi të
vendit që vazhdon të punojë e të përmbush detyrat kushtetuese pa e ulur për asnjë
moment e ditë, ritmin e punës, pavarësisht situatës politike, faktit që shumë pranë
derës së këtij institucioni ndodhet çadra e një pjese të politikës shqiptare.
Objektivi dhe mesazhi është i qartë, financat e shtetit duhet të kontrollohen e të
mbrohen, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit që shkaktojnë dëm financiar dhe
financat të shkojnë në shërbim të komunitetit. Vetëm gjatë vitit 2016, nga 154
auditimet e përfunduara, u konstatua një dëm financiar shkaktuar buxhetit të
shtetit me një vlerë prej rreth 534 milion euro. Është ky një mision i nisur 6 vjet më
parë, kur në drejtim të KLSH u zgjodh me vendim të Kuvendit të Shqipërisë, z. Bujar
Leskaj, i cili ndryshe nga kryetarët e mëparshëm e bëri publike platformën e tij për
të drejtuar e ndryshuar KLSH, ende pa u zgjedhur i tillë, platformë të cilën e ka bërë
realitet gjatë këtyre viteve duke e kthyer në metodë pune në të gjithë veprimtarinë
e KLSH. Në korridorin e gjatë të KLSH, çdo vizitor i zakonshëm, mund të konstatojë
me sy të lirë, ndryshimin në vite e për mirë të këtij institucioni kushtetues, sidomos
që nga vitin 2012 e në vazhdim, nëpërmjet stendave të historikut dhe të botimeve.
shërbejnë afirmimit të vlerave më të mira të jetës akademike në vend. Kështu, në
ambientet e Fakultetit të Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të
Tiranës, Prof. Dr. Skënder Osmani dhe Kryetari i KLSH-së Dr. Bujar Leskaj zhvilluan
një leksion me temë “Burimet, menaxhimi dhe stafi”. Të pranishëm në leksion ishin
dekani i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Prof. Dr. Vasil Jorgji, ish-dekani Prof.
Dr. Përparim Hoxha, pedagogët Prof. Dr. Gafur Muka, Prof. Dr. Thoma Korini, Prof.
Dr. Bashkim Çela, studentë si dhe auditues e drejtues të KLSH-së.
Leksioni i Prof. Dr. Skënder Osmani dhe Dr. Bujar Leskaj, përpos një analizimi teorik
dhe praktik të menaxhimit si një disiplinë shkencore, përmban një propozim për
ngritjen e një Institutit të Menaxhimit, për përgatitjen universitare të menaxherëve
në Fakultetin e Gjeologjisë ose në përgjithësi në Universitetin Politeknik me
kurrikula të ndara ose jo të ndara me pjesëmarrjen e një ose disa fakulteteve nga
Universiteti Politeknik dhe jashtë tij. Sipas lektorëve, kjo është një domosdoshmëri
kombëtare duke patur parasysh që vendi ynë ka një prapambetje relativisht të
madhe, madje dhe rolin e projektizimin, të menaxhimit, modelimit, optimizmit,
riskut për zhvillimin e vendit. Leksioni ishte në shenjë homazhi, vlerësimi dhe
mirënjohjeje për rektorin e parë të Universitetit të Tiranës, Prof. Kahreman Ylli, për
rektorët Prof. Petrit Radovicka dhe Prof. Osman Kraja si dhe për dekanët Prof.
Eshref Pumo dhe Prof. Rexhep Reka.
Ergys ALUSHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 111
Mjafton të përmendim faktin që vetëm gjatë 6 viteve të fundit janë realizuar rreth
70 botime periodike të veprimtarisë së KLSH nga vetëm 12 të tilla që ishin botuar në
të gjithë historinë e mëparshme të këtij institucioni, të cilat janë të zverdhura e të
hapura vetëm në një stendë të vetme. Kështu, nga KLSH nuk mund të largohesh pa
marrë me vete respektin për të gjithë njerëzit që punojnë aty, të pafjalë e punë
shumë, të zotë në profesion, të sjellshëm e të gatshëm për të mbrojtur financat e
shtetit, të palodhur e të thjeshtë, jo arrogant e të orientuar për të mos qenë
tendecioz dhe politik, në punën e vendimmarrjen e tyre. Sa shumë nevojë ka
Shqipëria për të tilla institucione të pavarura, të besueshme nga shqiptarët, larg
politikës, në mbrojtje të financave publike.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Ergys ALUSHI për periudhën janar-qershor 2017:
Ja pse KLSH është i veçantë nga institucionet e tjera !
(Botuar në gazetën “Sot”, më 22 maj 2017).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
112 Botime 2017
KUR NA VLERËSOHEN SHËRBESTARË
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 1 maj 2017.
Gjatë gjithë periudhës së dimrit 2016, kohë kur lidhen kontratat për udhëtime
turistike, një agjenci polake e pronotimeve me shumicë prenotoi një pjesë të mirë të
hoteleve të vijës sonë bregdetare, për pushime të mijëra pushuesve polakë në verën
2017, nga Lezha në Sarandë. Pak ditë më parë, Presidenti Polak Sh.T.Z. Andrzej Duda i
akordoi një zyrtari të shtetit shqiptar, qytetarit Bujar Leskaj, Urdhërin e Kryqit
Kalorsiak për merita në dobi të Republikës së Polonisë. Në plan të parë duket se të
dyja këto ngjarje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por në fakt, ato lidhen në nderimin
që personaliteti më i lartë i një shteti dhe populli mik, me vlera të përafërta me
traditat shqiptare, i bën punës dhe kontributit të një nëpunësi të shtetit tonë, që
mban cilësimin sa modest aq dhe kuptimplotë të shërbestarit publik. Po pse është
shërbestar qytetari Bujar Leskaj? 12 vite më parë ishte njeri politik, deputet në
Parlament dhe ministër i kulturës shqiptare. Megjithatë sot, kur e kujtojnë, artistët,
krijuesit, shkrimtarët dhe aktorët me pasione të mbarë spektrit politik shqiptar ose pa
pasione politike, bashkohen në vlerësimin se i ndihmoi që të gjithë në nismat e tyre,
me përkushtim, paanësi dhe tejdukshmëri të plotë. Në maj të vitit 2007, Shqipëria u
pajis me ligjin e parë integral për turizmin. Zoti Leskaj ishte nismëtari i tij dhe këtë e
dinë shumë pak vetë. Ligji mund të kishte paplotësitë e veta të kohës, por sot kjo
industri numëron 85 mijë të punësuar tek ne, sipas statistikave të Këshillit
Ndërkombëtar të Turizmit. Për z. Leskaj, 5 vite e pesë muaj më parë, kur mori detyrën
e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pakkush mund mendonte se nga një njeri
me kontribut politik të spikatur, ai do të mund ta largonte anësimin partiak dhe të
shndërrohej në një nëpunës shteti që sheh vetëm për nga standardet ndërkombëtare
të auditimit suprem publik, ISSAI-t. Ky shikim i mundësoi institucionit më të lartë të
kontrollit ekonomiko-financiar (cilësim i Kushtetutës së Shqipërisë) të modernizohej,
të rriste me disa herë dëmin ekonomik të zbuluar dhe të rekomanduar për arkëtim në
Buxhetin e Shtetit për pesëvjeçarin 2012-2016, si dhe kallëzimet penale. Gjatë këtyre
viteve, masa e dëmit ekonomik të zbuluar nga KLSH e ka kaluar vlerën e 1 miliard
Fatos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 113
dollarëve amerikanë (USD), në një ekonomi me Produkt të Brendshëm Bruto vjetor
rreth 10 miliard USD. Vetëm shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në
perfomancën e institucioneve shtetërore të kontrolluara, si në të ardhura dhe në
shpenzime, në total gjatë këtyre viteve institucioni ka konstatuar në shumën e mbi
gjysmë miliard dollarëve (531 milion USD). Gjetjet e auditimeve të KLSH kanë rritur
treguesin e dobishmërisë, efektivitetit të institucionit, një tregues ky qendror për të
gjitha institucionet supreme të auditimit të zhvilluara të botës. Për pesëvjeçarin 2012-
2016, mesatarja e treguesit të dobishmërisë për KLSH-në ishte 127 dollarë USD, ose
mbi 6 herë më shumë se mesatarja e pesëvjeçarit 2007-2011. Në vitet e fundit, në
fushën e kontrollit më të lartë publik, Shqipëria ka rritur me 4.5 herë numrin e
kallëzimeve penale, duke kryer gjithsej 219 kallëzime ose një kallëzim penal çdo javë.
Në vitin 2011, Shqipëria kryente vetëm një kontroll, auditim performance në vit, sot
kryen 14 të tillë. Në ditët tona kontrollori, audituesi i KLSH-së nuk e ka më damkën
e dikurshme të nëpunësit abuziv. Ai trajnohet mbi 25 ditë punë në vit, nga vetëm
2.1 ditë pune në vitin 2011. Për të gjitha këto shndërrime, nuk kemi pse shohim
vetëm vlerësimet e përvitshme të Raporteve të Progresit të Komisionit Europian, në
kapitullin për auditimin e jashtëm publik. Le të largohemi të paktën njëherë nga
mania për të matur performancën e institucioneve tona publike me vlerësimet e
ndërkombëtarëve. Të shohim nga qytetari shqiptar.
Në vitin 2011 KLSH merrte vetëm 18 letra nga qytetarët. Sot merr mbi 30 herë më
shumë. Këto dhe cilësime të tjera kishte parasysh një javë më parë Sekretari i Shtetit
pranë Presidentit Polak, Andrzej Dera, kur i dorëzoi Urdhrin qytetarit Bujar Leskaj. Ai
përmendi edhe një dimension tjetër, kur u shpreh se Leskaj ka mbështetur iniciativa
për njohjen në Shqipëri të letërsisë, artit dhe muzikës klasike të Polonisë, si dhe të
historisë dhe traditës së këtij vendi, përmes botimeve dhe artikujve në shtypin dhe
mediat e tjera shqiptare. Mjafton të kujtohet botimi në shqip i librit “100 Simbolet
Polake”, apo disa aktivitete sociale të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kushtuar librave
apo personaliteteve të shteteve mike dhe partnere, ku një vend të veçantë zënë ato
kushtuar figurës dhe kontributit të personalitetit të njohur polak Dr. Stanislav Zuber,
zbuluesit të zonave naftëmbajtëse shqiptare dhe autorit të Hartës Gjeologjike të
Shqipërisë, i vrarë barbarisht në burgjet komuniste në vitin 1945.
Në këto kohë kur shohim nga politikanët vetëm si shkaktarë krizash që kufizojnë
ndjeshëm zhvillimin dhe integrimin europian të shoqërisë sonë, si dhe progresin e
ekonomisë, ia vlen të ndalemi në momente kur bota perëndimore ku duam të
aderojmë, vlerëson ata të paktë mes nesh që mbartin thjesht dhe kokëulur cilësimin
e “shërbestarit publik”.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
114 Botime 2017
DËSHMIA MË E MIRË E ZBATIMIT TË MOTOS SË INTOSAI-t
“EXPERENTIA MUTUA OMNIBUS PRODEST”
nga Irena ISLAMI – Drejtore Drejtorie, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 3 maj 2017.
Shprehja latine “Experentia mutua Omnibus prodest” (Nga eksperienca e
përbashkët përfitojnë të gjithë) është motivi, fjala kyçe dhe moto e organizatës
ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit (INTOSAI). Kjo moto është
kthyer në një vlerë universale të këtij komuniteti, në një emërues të perbashkët të
shkëmbimit të eksperiencave të mira mes tyre.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, nën këtë moto ka lidhur dhe zbatuar në praktikë gjatë pesë
viteve të fundit dymbëdhjetë marrëveshje bashkëpunimi me SAI-t simotra, sidomos
me SAI-t e zhvilluara të Bashkimit Europian. Ndër marrëveshjet dypalëshe më të
suksesshme që ka prodhuar qindra orë trajnimi për të gjithë audituesit e KLSH-së,
spikat ajo me Zyrën Shtetërore të Auditimit të Polonisë (NIK). Këto linja aktive
bashkëpunimi, trajnimesh intensive, mbështetjesh reciproke në organizatat
evropiane dhe ndërkombëtare të auditimit dhe shkëmbimi i eksperiencës janë
intensifikuar dhe fokusuar edhe më shumë gjatë dy viteve të fundit, sidomos pas
muajit mars 2016, kur edhe filloi Projekti i Binjakëzimit IPA 2013 për forcimin e
kapaciteteve audituese dhe modernizimin e KLSH. Partner kryesor i këtij projekti
është pikërisht NIK-u Polak. Deri tani projekti ka zhvilluar më shumë se 60 misione,
gjatë të cilave janë trajnuar me dhjetëra auditues, prodhuar shumë dokumente me
vlerë dhe janë realizuar disa vizita pune.
Në frymën e këtij mjedisi konstruktiv bashkëpunimi, atmosfere pozitive e miqësore,
Presidenti i Republikës së Polonisë, z. Andrzej Duda dekoroi në datën 19 prill 2017
me Urdhrin “Kryqi Kalorsiak i Urdhrit për merita në dobi të Republikës së Polonisë”,
Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj.
Sekretari i Shtetit pranë Presidentit të Polonisë, z. Andrzej Dera, theksoi në
ceremoninë e dekorimit se “Zoti Leskaj që në fillim të mandatit të tij si Kryetar i
KLSH-së ka mbështetur dhe ka qenë promotor i bashkëpunimit mes dy institucioneve
Irena ISLAMI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 115
supreme të Auditimit. Ky bashkëpunim ka qenë i frytshëm në drejtim të forcimit të
kapaciteteve të audituesve dhe veçanërisht në drejtim të mbështetjes që
institucionet i kanë dhënë njëri tjetrit në komunitetin e INTOSAI-t dhe të EUROSAI-t.
Edhe në të shkuarën, në cilësinë e Ministrit të Kulturës të Shqipërisë, z. Bujar Leskaj
ka promovuar kulturën polake në Shqipëri. Kryetari Leskaj ka mbështetur iniciativa
për njohjen në Shqipëri të letërsisë, artit dhe muzikës klasike të Polonisë si dhe të
historisë dhe traditës së kulturës polake, përmes botimeve dhe artikujve në shtypin
dhe mediat shqiptare”.
Nga ana e tij, Presidenti i NIK-ut polak, z. Krzysztof Kwiatkowski në fjalën e tij cilësoi
se “Falë mbështetjes dhe angazhimit të Kryetarit Bujar Leskaj ka njohur dritën e
botimit në shqip libri “100 Simbolet Polake”. Ky libër është botimi i parë që ofron
një tablo gjithëpërfshirëse dhe të thellë mbi historinë dhe simbolet polake, ku
paraqiten më shumë se qindra vende dhe ngjarje historike, si rezultat i ndryshimeve
të mëdha që kanë ndodhur në Poloni, Europë dhe në të gjithë botën.
Për autoritetet polake, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit konsiderohet një mik i
Polonisë dhe promovues i kulturës polake. Presidenti i NIK-ut Polak, z. Krzysztof
Kwiatkowski, në ceremoninë e dekorimit të z. Leskaj evidentoi edhe bashkëpunimin e
ngushtë dhe produktiv me Kontrollin e Lartë të Shtetit, veçanërisht në kuadër të
projektit të binjakëzimit IPA 2013. Ai cilësoi se z.Leskaj është miku dhe Ambasadori më i
mirë i Polonisë në Shqipëri. Ky forcim i natyrshëm i njohjes reciproke dhe
bashkëpunimit me Poloninë është rezultat i zbatimit të plotë nga ana e KLSH dhe
Kryetarit të saj, të motos së INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus prodest” (Nga
eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë). Urdhri i Kryqit Kalorsiak akorduar z.Leskaj
është dëshmia më e qartë e zbatimit rigoroz nga ana e KLSH-së të Deklaratës së Limës,
Kushtetutës së institucioneve supreme të auditimit në botë, për bashkëpunimin dhe
partneritetin mes SAI-ve. Ky bashkëpunim dhe partneritet i shërben institucionit më të
lartë auditues shqiptar për të ecur më shpejt drejt modernizimit dhe integrimit të plotë
të tij në familjen e SAI-ve të zhvilluara europiane.
Në ceremoninë e dekorimit të z. Leskaj
morën pjesë shumë personalitete të shtetit
polak si Ministri i Shtetit, pranë Presidentit
z. Andrzej Dera, zv/Ministri i Punëve të
Jashtme, znj. Renata Szczech, Presidenti i
NIK-ut polak, z. Krzysztof Kwiatkowski,
zv/Presidenti i NIK, z.Wojciech Kutyla,
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
116 Botime 2017
Poloni, znj. Shpresa Kureta, deputetë të Kuvendit të Republikës së Polonisë, drejtues
dhe auditues të NIK-ut polak dhe përfaqësues të KLSH.
Gjatë zhvillimit të ceremonisë ndihej emocioni, vlerësimi, bashkëpunimi,
partneriteti dhe miqësia, prandaj me të drejtë Presidenti Kwiatkowski u shpreh “ne
sot nuk po dekorojmë vetëm Kryetarin e KLSH-së por edhe mikun e madh të
Polonisë”.
Fatos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 117
FORCIMI I BE-së DHE PËRGJEGJËSIA JONË
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 9 maj 2017.
Zgjedhja si President i Republikës së Francës i Emanyel Makron (Emmanuel
Në këtë situatë, përgjegjësia e mbarë shoqërisë shqiptare është të tregojë tolerancë
zero ndaj keqadministrimit të fondeve publike dhe korrupsionit, dukuri këto që
mund të rriten me herë në kushtet e krizës së përzgjatur politike që po kalon vendi.
Institucionet kryesore kushtetuese të Shtetit kanë detyrën parësore të përpiqen të
parandalojnë, dhe në rast se nuk arrijnë, të kufizojnë korrupsionin galopant që ngre
kokë pikërisht në periudha paqartësish politike. Duhet ta kemi të qartë se kushti
bazë, pa të cilin nuk mund të bëjmë asnjë hap integrues përpara në një Europë të
Bashkuar që ka një perspektivë të qartë tashmë, me votën franceze, është zbatimi i
reformës në drejtësi. Dhe zbatimi i saj konkret nuk fillon thjesht dhe vetëm me
institucionet e reja të parashikuara nga ndryshimet kushtetuese më 21 korrik 2016.
Zbatimi fillon edhe me punën e institucioneve kushtetuese baza të shtetit. Për
shembull, nuk mund dhe nuk duhet lejuar që në koncesionet dhe partnerët publik-
Macron), kandidatit të vetëm entuziast për Bashkimin Europian mes 19 kandidatëve
që morën pjesë në raundin e parë të zgjedhjeve për në Pallatin Elize, e bën
Bashkimin Europian më të fortë dhe vendim-marrësit në Bruksel më të qartë e
besues për të ardhmen e tij. Boshti Gjermani-Francë që u lëkund jo pak me daljen e
Britanisë së Madhe nga familja e përbashkët europiane gati një vit më parë, pas 7
majit 2017 konfirmohet funksionues dhe më rezistent se kurrë. Në Pallatin Elize
(godina historike ku punojnë Presidentët e Republikës Franceze), këto ditë ka hyrë
një reformator me një program shumë ambicioz ndryshimesh, për të cilin të gjithë
analistët në Bruksel bien dakord se do të ketë ndikim edhe në shtimin dhe
përshpejtimin e procesit zgjerues të BE-së. Më 7 maj 2017 fitoi me zgjedhjet
presidenciale në Francë, globalizmi në BE, përkundrejt politikave proteksioniste,
mbyllëse, konservatore, populiste e deri ekstremiste që po gjejnë shesh dhe
gjallërim në gjirin e shumë partive me mbështetje në vendet e BE-së.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
118 Botime 2017
privat, interesi publik të anashkalohet, të venitet apo të kalojë në plan të dytë.
Mjafton të marrim një rast. Nga një auditim për periudhën janar 2015-shtator 2016,
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar, se shoqëria anonime sh.a., kompania
shtetërore e nxjerrjes së naftës Albpetrol, institucioni që menaxhon pasurinë më të
madhe publike të vendit, naftën, arin e zi, i ka shkaktuar dëm Buxhetit të Shtetit në
masën 15 miliard lekë të reja ose mbi 112 milion euro! Kjo humbje ka ardhur
kryesisht nga keq menaxhimi i kontratave hidrokarbure koncesionare me kompani
private. Këto fonde mund të ishin kursyer për ekonominë tonë, për t’u përdorur për
të rritur fondin e pensioneve ose për më shumë investime në shëndetin apo arsimin
publik. Këto para janë para të munguara qytetarëve! Një institucion kryesor
kushtetues, si KLSH i jep gjetjet dhe rekomandimet e tij kryesore për shoqëritë
anonime publike më të mëdha të vendit, ia bën të pranishme si Kuvendit dhe të
gjitha grupeve të interesit. Ato ndodhen të plota edhe në faqen e internetit të
KLSH-së www.klsh.org.al dhe çdo qytetar i interesuar mund të njihet me to. KLSH po
ecën me një ritëm një kallëzim penal në javë, për të luftuar fort dhe nga rrënjët
korrupsionin galopant, por duhet të ndiqet me të njëjtin ritëm edhe nga
institucionet e tjera kushtetuese. Vetëm puna në ekip, në një ekip të zgjeruar, me
pjesëtarë të të gjitha institucioneve kushtetuese në vijën e parë të luftës kundër
korrupsionit (Prokuroria e Shtetit, KLSH, ILDKPKI, Avokati i Popullit, Parlamenti,
Presidenti, Qeveria, pushteti vendor, por edhe domosdoshmërish shoqëria civile
dhe opozita, mund t’i bëjë efektive përpjekjet e gjithsecilit prej këtyre
institucioneve për të luftuar dhe frenuar disi korrupsionin.
Nëse sillet përvoja e Kongresit Amerikan, për shembull, ku në hartimin e buxhetit, si
pikë referimi merren Raportet e Auditimit të Zyrës së Llogaridhënies Qeveritare
(GAO-s) mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve të vëna në dispozicion, gjendet
mënyra për t’i thënë një JO të madhe korrupsionit edhe tek ne. Aty ku auditimi i
GAO-s ka evidentuar shkelje, Kongresi i SHBA-ve vendos kufizim përdorimi të fondit,
deri në rikthimin në një vlerësim pozitiv për institucionin e audituar nga GAO, dhe
kërkon përgjegjësinë e drejtuesve të njësisë publike. Kjo është një masë
parandalimi, por me nivelin e korrupsionit në vendin tonë, është e nevojshme,
madje e domosdoshme, që të merren masa direkte zhdëmtimi për çdo person që ka
përgjegjësi materiale e monetare, deri në zhdëmtim të plotë të dëmit të shkaktuar
në njësinë publike qendrore apo vendore.
Po jap një tjetër shembull të një pune që do mbështetjen në ekip, në atë që mund
të quhet Ekipi i Sistemit Kombëtar kundër Korrupsionit (i përbërë nga përfaqësuesit
Fatos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 119
e veprimtarëve publikë të përmendur më sipër). Disa muaj më parë, në janar 2017,
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur shqetësimin dhe i ka rënë fort kambanës,
në të njëjtën linjë me KLSH-në, për borxhet e akumuluara të njësive të qeverisjes
vendore, të cilat janë në rritje. Disa përllogaritje flasin për mbi 180 milion euro për
vetëm 16 bashkitë më të mëdha të vendit. Borxhi i rritur vendor mund të rrezikojë
financat publike të vendit në një të ardhshme të afërt.
Rreziku më i madh që i vjen pronës publike, por edhe mbarë ekonomisë së vendit
dhe financave të çdo familjeje shqiptare, është bllokimi i ekonomisë dhe reformave
integruese nga situata e teje e acaruar politike. Vota franceze dhe forcimi i pozitave
zgjeruese dhe ndikuese të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Jugperëndimor
janë, krahas një lajmi të mirë dhe shumë zemërdhënës, edhe një apel i qartë për të
gjithë ne, sidomos për institucionet kushtetuese të vendit, që të përqendrohemi në
luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe abuzimeve me paratë e shqiptarëve.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
120 Botime 2017
JA PSE KLSH ËSHTË I VEÇANTË NGA INSTITUCIONET E TJERA
nga Ergys ALUSHI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 22 maj 2017.
Është padyshim institucioni më i veçantë nga gjithë të tjerët, në Shqipëri. Jo thjesht
dhe vetëm sepse kontrollon financat e shtetit, në mbrojtje të fondeve publike, por
për gërshetimin e veprimtarisë së saj. Jo vetëm kontrolle e ndëshkime, por edhe
njohje të vlerave në fusha të tjera, që në pamje të parë duket sikur nuk kanë lidhje
me Kontrollin e Lartë të Shtetit.
“Janë aktivitete që na bëjnë mirë, duhen për të ç’tensionuar pak situatën e shifrave
e kontrolleve”, më thoshte me të qeshur një prej audituesve të KLSH, gjatë analizës
që institucioni zhvilloi në Vlorë.
Fjala ishte për momentin kur gjatë ditës së dytë, analiza u ndal në një moment të
veçantë, atë të promovimit të librit të sociologut Gëzim Tushi. Kryetari i KLSH-së u
shpreh se z. Tushi përfaqëson një personalitet të shquar të sociologjisë
dhe politologjisë. “z. Gëzim Tushi ka një kontribut të çmuar krijues si sociolog dhe
politolog, duke qenë autor i 20 librave, që kanë në qendër qytetarin, shoqërinë
civile, moralin dhe shtresat në nevojë” Leksioni i z.Tushi ishte interesant, në formë
bashkëbisedimi për problem të familjes, shoqërisë, fëmijëve, moshave njerëzore e
deri te seksi, duke bërë që të harrohej ndoshta lodhja nga shifrat e raportet
financiare, profesionale. Dhe kështu ka qenë gati në të gjitha analizat vjetore të
punës që ka organizuar Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku nuk kanë munguar vizitat në
muzetë e qyteteve ku ato janë zhvilluar, pikat turistike apo dhe referime nga njerëz
jashtë KLSH. Gjithçka ka filluar bashkë me ardhjen në krye të KLSH të zotit Bujar
Leskaj, i cili bashkë me filozofinë e funksionimit ndryshe të KLSH në drejtim të
veprimtarisë kushtetuese të saj, synonte të krijonte dhe një imazh shumë herë më
pranë qytetarëve, artit, kulturës sportit e deri njerëzve në nevojë.
Kështu, vetëm pak ditë pasi kishte ardhur në krye të KLSH, zoti Leskaj zhvilloi një
takim me Presidentin e Shoqatës së Invalidëve të Punës të Shqipërisë z. Abdulla
Ergys ALUSHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 121
Omuri. Zoti Omuri i paraqiti z. Leskaj aktivitetet e shoqatës dhe problematikat e
hasura, duke kërkuar mbështetjen e KLSH. Po ato ditë, në 28 dhjetor 2012, KLSH
zhvillon konferencën e tij të parë shkencore vjetore me temë: “87 vjet KLSH në 100
vjet shtet shqiptar”.
Është konferenca e parë e këtij lloji për institucionin, që i referohet historikut të tij
dhe punës shumëvjeçare të të gjithë personave që kanë kontribuar për ngritjen dhe
mbarëvajtjen e tij në periudha kohore të ndryshme. Që nga ajo ditë, kanë qenë të
shumta veprimtaritë e organizuara nga kryetari i KLSH me njerëz të artit, kulturës
dhe fushave të tjera si ekonomisë, jurisprudencës apo dhe ngjarje historike, duke i
ndërthurur ato në disa raste me takimet e punës së KLSH. Takimi i datës 28 shkurt
2013 ku zoti Leskaj priti në zyrën e tij aktorin e njohur të skenës teatrale dhe të
filmave shqiptarë z. Albert Verria.
Dita Botërore e Librit 23 prill 2015 do të festohet në një mënyrë krejt të veçantë në
mjediset e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj, duke
vlerësuar librin si mjetin më të fuqishëm të shpërndarjes së njohurive, ka zgjedhur
të flasë me një gjest konkret dhe domethënës duke i ofruar çdo punonjësi
mundësinë të përzgjedhë një libër midis 46 titujve, të cilët trajtojnë tematika të
ndryshme.
Aktorë dhe sportistë të shumtë janë pritur me nderimet që u takojnë për
kontributin e dhënë. I tillë ka qenë edhe takimi i datës 18 tetor 2015, kur Kryetari i
KLSH-së, z. Bujar Leskaj u takua në zyrën e tij me z. Elis Guri, Kampioni i Botës në
Mundje. Zoti Elis Guri është shpallur kampion i botës në mundje në stilin e lirë
(greko- roman) të peshës 96 kg. Më datë 16 janar 2016, Kryetari i Kontrollit të Lartë
Një grup aufituesish të KLSH së bashku me kryetarin e institucionit, Bujar Leskaj, në
datën 28 shtator 2015, do të vizitonin në ambientet e Muzeun Historik Kombëtar
ekspozitën e hapur nga Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë, me temë,
“Ata që rrezikuan jetën e tyre – Polakët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit”.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka forcuar ndjeshëm marrëdhëniet me Institucionin
Suprem të Auditimit (SAI) të Polonisë në këto tre vitet e fundit dhe dhjetëra
auditues të KLSH-së kanë vizituar dhe janë trajnuar pranë SAI-t Polak. Ditët e fundit,
zoti Leskaj, u nderua nga Presidenti i Polonisë me medaljen më të lartë që jep shteti
polak. Gjithashtu, audituesit e KLSH-së, në respekt të këtij bashkëpunimi konkret
dhe respektit ndaj kolegëve polakë kanë përkthyer në gjuhën shqipe librin “100
Simbolet polake”, në të cilin evokohen 100 vendet, njerëzit dhe arritjet e
rëndësishme për Poloninë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
122 Botime 2017
të Shtetit priti në zyrën e tij shkrimtarin e mirënjohur z. Koço Kosta, i cili është edhe
autori i romanit të ndaluar “Ata të dy e të tjerë”. Ky roman, i cili mbetet i çuditshëm
për fatin e tij, harrohet me të njëjtën forcë që kujtohet. Zoti Leskaj gjatë takimit
risolli historinë e botimit, i cili arriti të botohej përgjysëm për herë të parë në vitin
1982 në revistën “Nëntori”, falë redaksisë së revistës që u tregua “miope dhe
oportuniste”, nëse i referohemi fakteve të kohës. Përgjatë takimit z. Leskaj shprehu
vlerësimet e tij maksimale për gjithë veprën e shkrimtarit të shquar Koço Kosta dhe
në veçanti për dy romanet më të fundit të shkrimtarit, “Absurdi” dhe “Nata e Sofije
Kondilit”. Teksa ditët e fundit, në qytetin e Himarës u zhvillua ceremonia e dhënies
së disa titujve të lartë nga Presidenti i Republikës, SH.T.Z Bujar Nishani, për krahinën
dhe grupet e saj polifonike, më erdhi në kujtesë takimi i një viti më parë, në 28 janar
2016. Zoti Leskaj, i ka kushtuar një vëmendje të madhe traditave dhe njerëzve me
kontribute të kësaj zone. Ai ka pritur në zyrën e tij grupin polifonik “Bejke Bardhë
Pilur”. Ky grup polifonik është një vazhdimësi e grupit të njohur të Pilurit të këngës
polifonike. Në repertorin e ri të këtij grupi janë rreth 50 kënge të reja të traditës. Në
emër të grupit, zoti Kristo Çipa falenderoi zotin Leskaj për mbështetjen që në
vijimësi u ka dhëne grupeve të ndryshme polifonike në këto vite dhe veçanërisht
kontributin në fushën e trashëgimisë kulturore, kur drejtonte Ministrinë e Kulturës
10 vjet më parë. Kryetari i KLSH, nga ana e tij theksoi vlerat e pamohueshme të
grupit “Bejke Bardhë Pilur” në mbajtjen gjallë të traditës unikale të këngës
polifonike labe. Me datë 9 shkurt 2016, Kryetari i KLSH priti në zyrën e tij dy ish
futbollistë të njohur të Shqipërisë në vitet 1970-1980 z. Shyqyri Ballgjini dhe z. Iljaz
Çeço. Shyqyri Ballgjini plejadës së madhe të futbollit tonë, bashkë me futbollistë të
tillë si Ilir Pernaska, Iljaz Çeço, Jani Rama, Faruk Sejdini, Muhedin Targaj, Xhorxhi
Puka, Andrea Marko, etj. Si Ballgjini dhe Çeço ishin lojtarë të pazëvendësueshëm që
krijuan atë ekip të magjishëm “Dinamo”, që kujtohet edhe sot e kësaj dite si një nga
ekipet më të mira të historisë së futbollit shqiptar. Takimi i datës 23 mars 2016, me
një tjetër shkrimtar të shquar shqiptarë, do të ishte një tjetër vlerë e shtuar për
drejtuesin e KLSH, në nderim e respekt të artit shqiptar. Në zyrën e tij, z.Leskaj, do
të priste shkrimtarin e njohur, Ruzhdi Pulaha. z. Leskaj vlerësoi kontributin e zotit
Pulaha në fushën e artit, i cili ka shkruar me dhjetëra vepra në fushën e dramës dhe
komedisë. Në datën 24 mars 2016, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Bujar
Leskaj, pati një takim me Prof. Dr. Niko Pano. Në takim u bisedua për probleme të
ndryshme të shoqatës “Mbrojtja dhe Ruajtja e Ujërave të Shqipërisë”, ku z. Pano
kryen detyrën e Kryetarit të kësaj Shoqate. Në fund të takimit Prof. Dr. Niko Pano, i
dhuroi kryetarit të KLSH-së librin monografi “Pasuritë Ujore të Shqipërisë”, një
Ergys ALUSHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 123
vepër madhore, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Para disa muajsh
vepra u ribotua nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Konferencën e Katërt Shkencore Vjetore të KLSH “Mbi Analizën e Riskut”, e zhvilluar
në datat 20-22 qershor 2016, punimet e te ciles u mbyllën me ceremoninë e
promovimit të librit të z. Nuredin Skrapari “Tragjedia e Inteligjencës së naftës”,
botim i cili do t’i shërbejë forcimit të kujtesës historike. Në fjalën e përshëndetjes,
z.Bujar Leskaj, theksoi se “Libri ka një gjuhë profesionale të saktë”, duke shtuar se
“Kjo analizë e dobishme e tragjedisë me inteligjencën e naftës duhet të dihet e te
lexohet nga çdo Shqiptar, sidomos nga brezi i ri. Në ambientet e Fakultetit të
Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës, në datën 13 prill 2017,
Prof. Dr. Skënder Osmani dhe Kryetari i KLSH-së Dr. Bujar Leskaj zhvilluan një
leksion me temë “Burimet, menaxhimi dhe stafi”.
Leksioni i Prof. Dr. Skënder Osmani dhe Dr. Bujar Leskaj, përpos një analizimi teorik
dhe praktik të menaxhimit si një disiplinë shkencore, përmban një propozim për
ngritjen e një Institutit të Menaxhimit, për përgatitjen universitare të menaxherëve
në Fakultetin e Gjeologjisë ose në përgjithësi në Universitetin Politeknik me
kurrikula të ndara ose jo të ndara me pjesëmarrjen e një ose disa fakulteteve nga
Universiteti Politeknik dhe jashtë tij. Sipas lektorëve, kjo është një domosdoshmëri
kombëtare duke patur parasysh që vendi ynë ka një prapambetje relativisht të
madhe, madje dhe rolin e projektizimin, të menaxhimit, modelimit, optimizmit,
riskut për zhvillimin e vendit.
Leksioni ishte në shenjë homazhi, vlerësimi dhe mirënjohjeje për rektorin e parë të
Universitetit të Tiranës, Prof. Kahreman Ylli, për rektorët Prof. Petrit Radovicka dhe
Prof. Osman Kraja si dhe për dekanët Prof. Eshref Pumo dhe Prof. Rexhep Reka.
Takime të tjera kanë qenë takime me filozofin dhe antropologun, kritikun e artit
dhe studiuesin e historisë Dr. Përparim Kabo. Promovimi i librit të Dr. Greta Angjeli
“Auditimi mjet për një qeverisje më të mirë: rasti i Shqipërisë”. Takim i Audituesve
të KLSH-së me Profesor Ismet Elezin.
Këto janë disa nga shumë takime që Kryetari i KLSH dhe auditues të KLSH kanë
zhvilluar me artistë të shquar, shkrimtarë, sportistë, ekonomistë, akademik,
sociolog e deri këngëtarë të polifonisë, kësaj pasurie botërore. Takime që i kanë
dhënë një tjetër imazh modern e civil KLSH, që e bëjnë të veçantë këtë institucion
kushtetues, si një institucion në shërbim të prezantimit e respektimit të vlerave më
të mira që ka Shqipëria në fusha të ndryshme të jetës.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
124 Botime 2017
TRANSPARENCA, QEVERISJA E HAPUR DHE KONTROLLET E BRENDSHME - PËR PËRGJEGJSHMËRINË QEVERISËSE
publikut të gjerë ashtu edhe kundrejt individëve që përbëjnë atë që quhet “forca e
punës” për një qeveri. Transparenca gjithashtu mund t’i referohet qartësisë
kundrejt proceseve, rregullave dhe vendimeve të qeverisë. Përgjegjshmëria e
administrimit të transparencës përfshin jo vetëm të zbuluarit, por gjithashtu edhe
shpërndarjen e informacionit tek grupet e interesit.
Transparenca në sektorin publik mundëson një proces të qeverisjes së hapur, e cila
mund të udhëheqë drejt një sërë rezultatesh të dobishme. Studime të shumta kanë
treguar rëndësinë e transparencës sa i takon menaxhimit financiar dhe kontrollit,
përfshirë këtu impaktin që transparenca ka në parandalimin e krizave financiare,
përmirësimin e qeverisjes dhe reduktimin e korrupsionit. Gjithsesi transparenca
përfshin më tepër se thjesht aksesin në informacion. Ajo përfshin gjithashtu
pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e politikave dhe shpërndarjen e shërbimeve.
Pikërisht ky ishte edhe mesazhi kryesor që kolegë të Bankës Botërore, ofruan për
një grup përfaqësuesish të SAI-ve të ndryshme, pjesëmarrës në “programin e
anëtarësimit” të GAO-s (Zyra e Përgjegjshmërisë së Qeverisë së Shteteve të
Bashkuara të Amerikës), gjatë një seminari të zhvilluar për qëllime të këtij programi
në Washington DC. Si përfaqësuese e KLSH-së në këtë program, e ndjeva si detyrim
moral dhe profesional shkrimin e këtij artikulli për të theksuar “thirrjen” se çdo
iniciativë për transparencë dhe përgjegjshmëri duhet konsideruar si mjet që e bën
qeverisjen më reaguese ndaj aktorëve të jashtëm, dhe më të përgjegjshme
(nëpërmjet krijimit dhe përdorimit të mekanizmave të brendshëm). Sa i takon
proceseve të vendim-marrjes dhe aktiviteteve që lidhen me to, përgjegjshmëria
shpesh kuptohet nëpërmjet optikës të modelit qytetar-qeveri. Ky model, kjo
marrëdhënie konceptohet në terma të pritshmërive: a vepron një qeveri në interes
nga Aulona JONUZI – Kryeaudituese, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 24 maj 2017.
Transparenca mund të përshkruhet si disponueshmëria e informacionit, si kundrejt
Aulona JONUZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 125
të qytetarit që i ka dhënë asaj autoritetin e vendim-marrjes? Nëse jo, mekanizmat e
përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies duhen përforcuar përgjithësisht horizontalisht
nëpërmjet institucioneve mbikëqyrëse ose auditimit. Modeli qytetar-qeveri
fokusohet në teorinë e ndryshimit, e cila përfshin vendosjen e standardeve,
përftimin e informacionit sa i takon sjelljes, gjykimit nëse kjo/këto sjellje dhunon/
dhunojnë normat e pranuara dhe aplikimin e sanksioneve efektive për dhunimet.
Transparenca mund të shërbejë si themeli për ristrukturimin e procedurave që
eliminojnë ose minimizojnë sjellje diskrete të zyrtarëve. Zbulimi proaktiv i të
dhënave ose informacionit mundëson analizat krahasuese ose “ombrellën e të
dhënave” që luan një rol të rëndësishëm në zbulesën e operacioneve të qeverisë
(nga alokimi i burimeve publike, shpërndarja e shërbimeve dhe deri në krijimin e
ligjeve dhe rregullave). Kjo është veçanërisht e rëndësishme për monitorimin e
sistemeve të menaxhimit financiar publik, siç janë buxhetet, shpenzimet, të
ardhurat dhe prokurimet. Aksesi në informacion shpesh është hapi i parë në
ekspozimin e sjelljeve korruptive, të cilat mundësojnë si shoqërinë civile ashtu edhe
autoritetet mbikëqyrëse, kontrolluese ose audituese të investigojnë kundravajtet
që rriskojnë të influencojnë rezultatet në sektorin publik. Ndërsa transparenca në
sistemet e menaxhimit publik mund të eliminojë shanset për abuzime, për përfitime
personale të zyrtarëve, është pikërisht e drejta e informimit që mundëson
institucionet mbikëqyrëse dhe/ose shoqërinë civile për të zbuluar raste
korrupsioni. E drejta për tu informuar shërben si themel solid për investigime që
çojnë në ekspozim ndaj korrupsionit dhe shkeljeve. Qeveritë janë “rojet” e
informacionit dhe ato shpesh refuzojnë të ofrojnë informacion, ose e ofrojnë siç u
përshtatet atyre. Në këtë kontekst, për rritjen e përgjegjshmërisë merr rol të
rëndësishëm zhvillimi i komponentëve të kontrollit të brendshëm (informimi dhe
komunikimi është njëri prej tyre), për të thënë se kontrolli i brendshëm nuk duhet
parë si një proces i shkëputur dhe formal, por si një pjesë integrale e
përgjeshmërisë së qeverisë. Edhe pse nga monitorimi periodik i këtyre sistemeve,
mund të rezultojnë të gjithë komponentët të plotësuar, impakti bëhet zero, nëse
këto komponentë nuk analizohen të lidhur në mënyrë integrale me objektivat. Sot
më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për ngritjen e hartimin efektiv të këtyre
sistemeve, implementimin me sukses të tyre (në terma të aplikueshmërisë - një
bazë ligjore e avancuar, nuk është domosdoshmërish konditë e nevojshme, e
Data mush-ups – procesi që bashkon një varietet të dhënash nga burime të ndryshme dhe duke I kombinuar ato
ne një mënyrë që sqaron dhe zhvillon më tej analizën.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
126 Botime 2017
mjaftueshme për implementim të suksesshëm) dhe së fundi monitorimin me qëllim
përmirësimin e mangësive. Në progres raportin që Komisioni Europian ka publikuar
për qeverinë shqiptare, në Nëntor të vitit 2016, citohet se: “Në Shqipëri ka ende
ndërgjegjësim të ulët nga menaxhimi i lartë, sa i takon përfitimeve që ka
përgjegjshmëria menaxheriale nga sistemet e shëndosha të kontrollit të
brendshëm”. Edhe pse Kontrolli i Lartë i Shtetit, si Institucion Suprem Auditimi vijon
të bëjë një sërë rekomandimesh mbi nevojën e përmirësimit të sistemeve të
kontrollit të brendshëm, mund të konstatojmë se këto sisteme vijojnë të paraqesin
dobësi. Nevojitet që komponentët e sistemit të kontrollit të brendshëm të lidhen
dhe zhvillohen në linjë me risqet e vlerësuara të njësive respektive, duke mos lejuar
që këto risqe duke ngelur jashtë fokusit të vlerësimit të mund të cenojnë realizimin
e objektivave (p.sh. ndryshime të vazhdueshme të buxheteve mund të tregojnë për
objektiva të paqëndrueshme, pra që ndryshojnë vazhdimisht për t’ju përshtatur
ngjarjeve të cilat nuk ishin parashikuar dhe vlerësuar si risqe potenciale). Maya
Angelou thotë: “Ndoshta nuk mund të kontrollojmë çdo ngjarje që ndodh rreth
nesh, por ne mund të vendosim që të mos reduktohemi prej tyre!”. Në kontekstin
ekonomiko-financiar, kjo do të thotë sisteme efektive të kontrollit të brendshëm, të
mirë integruara me risqet dhe objektivat e çdo njësie publike. Sa më sipër,
konsiderojini si mendime modeste të një audituesi, i cili nxitur nga eksperienca e
GAO-s së Shteteve të Bashkuara, por edhe ajo e të qenit një auditues në Kontrollin
e Lartë të Shtetit, ka mësuar se kontrollet e brendshme janë “njerëzit” në çdo nivel
të organizatës dhe se ato mbështeten pikërisht te njerëzit për të qenë efektive.
Xhuljeta ÇELAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 127
EKSPERTËT E KLSH ANGAZHOHEN PËR HERE TË PARË SI VLERËSUES PËR GRUPIN E SHTETEVE KUNDËR KORRUPSIONIT TË KËSHILLIT TË EVROPËS (GRECO)
Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) i themeluar në vitin 1999 nga
Këshilli i Europës për të monitoruar përputhshmërinë e shteteve anëtarë me
standardet antikorrupsion.
Raundi i pestë i trajnimit të vlerësuesve të GRECO ka filluar tashmë që në 20 Mars
2017 mbi temën e parandalimit të korrupsionit dhe promovimit të integritetit në
qeveritë qendrore - funksionet e larta ekzekutive, quajtur ndryshe EXEGOV - dhe
agjencitë e zbatimit të ligjit - quajtur ndryshe LEA.
KLSH u përfaqësua në këtë raund nga z. Emiliano Doko, jurist, dhe zj. Xhuljeta Çelaj,
audituese, të cilët do të angazhohen si vlerësues të GRECO-s.
Në tetor 2016, GRECO miratoi pyetësorin standard, i cili do të përdoret për të
mbledhur informacionin përkatës para vizitave në terren të vlerësuesve dhe
standardet ligjore që duhet të merren parasysh gjatë kryerjes së vlerësimeve.
Objektivi i GRECO është të përmirësojë kapacitetin e anëtarëve të tij për të luftuar
korrupsionin nëpërmjet një procesi dinamik të vlerësimit të ndërsjellë midis
shteteve anëtarë. Ky proces ndihmon në identifikimin e mangësive në politikat
kombëtare kundër korrupsionit, duke nxitur reformat e nevojshme legjislative,
institucionale dhe praktike.
Çdo shtet që bëhet anëtar në Konventat Penale ose Civile mbi Korrupsionin
automatikisht aderon në GRECO dhe procedurat e tij të vlerësimit. Aktualisht,
GRECO përbëhet nga 49 shtete anëtare (48 shtete europiane dhe Shtetet e
Bashkuara të Amerikës).
nga Xhuljeta ÇELAJ – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 25 maj 2017.
Në selinë e Këshillit të Europës u zhvillua raundi i pestë i trajnimit për vlerësues të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
128 Botime 2017
Shqipëria ka aderuar në GRECO më 27.04.2001 dhe aktualisht përfaqësohet nga
Koordinatori Kombëtar për Anti-Korrupsionin. Vendi ynë i është nënshtruar katër
raundeve të para të vlerësimit, për të cilat janë hartuar dhe publikuar raportet
përkatëse të aksesueshme nga publiku.
Sa i përket raundit të pestë, vlerësimi do të përqendrohet tek funksionet e larta
ekzekutive në nivel kombëtar, si krerët e shteteve, krerët dhe anëtarët e qeverisë
qendrore, si dhe të emëruar të tjerë politikë të cilët ushtrojnë funksione të larta
ekzekutive si sekretarët e shtetit, kryetarët dhe anëtarët e kabinetit të ministrit dhe
zyrtarë të tjerë të lartë politikë. Lidhur me agjencitë e zbatimit të ligjit, vlerësimi do
të përqendrohet në veçanti tek organet që kryejnë funksione kryesore të zbatimit
të ligjit, siç janë shërbimet policore kombëtare, përfshirë agjencitë përgjegjëse për
kontrollin e kufirit.
Në këtë raund vlerësimi, GRECO do të vlerësojë tema të tilla si kuadri politik,
rregullator dhe institucional për parandalimin e korrupsionit; konfliktet e interesit;
ndalimi i aktiviteteve të caktuara, deklarimi i pasurisë, të ardhurat, detyrimet dhe
interesat, si dhe mekanizmat e llogaridhënies. Në mënyrë të veçantë në lidhje me
zyrtarët e lartë qeveritarë, raundi do të monitorojë gjithashtu transparencën e
aktiviteteve të qeverisë dhe lotimin.
Në vlerësimin e agjencive të zbatimit të ligjit, GRECO do t'i kushtojë vëmendje të
veçantë çështjeve si identifikimi i shërbimeve dhe situatave të rrezikuara, rekrutimi
dhe verifikimi, mbikëqyrja dhe procedurat disiplinore.
GRECO synon të përzgjedhë vlerësues me rigorozitet dhe ti pajisë ata me trajnime
më të thella mbi rolin e tyre dhe përmbajtjen e procesit të vlerësimit, sidomos për
të siguruar një nivel të lartë të cilësisë dhe konsistencës së vlerësimeve gjatë gjithë
raundit të pestë.
Për këto arsye, formimi i ofruar për vlerësuesit kishte natyrë praktike dhe ishte i
fokusuar në shqyrtimin e rasteve studimore dhe prezantimin e kornizës së
mësipërme lidhur me funksionimin e Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit dhe
kornizës së krijuar nga Këshilli i Europës për këtë qëllim. Sipas procedurave të
GRECO personat e emëruar për pjesëmarrje në trajnimin e raundit të pestë marrin
pjesë në cilësinë e ekspertëve dhe vendosen si vlerësues të GRECO-s, të cilët mund
të angazhohen në vlerësime në rast përzgjedhjeje nga ana e tij, por në asnjë rast të
vendit të tyre anëtar.
Xhuljeta ÇELAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 129
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit përgjegjës për auditimin e
jashtëm dhe të pavarur publik, është i angazhuar maksimalisht për parandalimin
dhe evidentimin e rasteve të korrupsionit. Përmes auditimeve, KLSH realizon
misionin e tij si institucion suprem auditimi duke shqyrtuar zbatimin e politikave të
hartuara nga qeveria. Në këtë kuadër, Kontrolli i Lartë i Shtetit tashmë ka
intensifikuar thellësisht marrëdhëniet institucionale me të gjitha institucionet
ligjzbatuese të cilat luajnë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit,
ndër të cilat mund të përmenden Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI dhe Shërbimin
Informativ Shtetëror.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
130 Botime 2017
KLSH, AKTIVE PËR PËRMIRËSIME LIGJORE NË LEGJISLACIONIN PËR PROKURIMIN PUBLIK
nga Albana AGOLLI – Drejtore Departamenti dhe Miranda HAXHIA1 – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 26 maj 2017.
Tashmë pas aplikimit dhe eksperiencave të fituara nga zbatimi i legjislacionit për
prokurimin publik, i cili është një proces kompleks, rregulluar nga një numër i madh
normash juridike të shprehura në ligje dhe udhëzime të ndryshme, nevoja për
përmirësime ligjore në këtë fushë është një domosdoshmëri.
Legjislacioni mbi prokurimin publik në Shqipëri, jep një kornizë të qartë mbi
“Procedurat përzgjedhëse të prokurimit” të ndërmarra nga Autoritetet Kontraktore
për përzgjedhjen e fituesve për kontratat publike të financuara nga buxheti i shtetit
për mallra, punë dhe shërbime.
Në kushtet aktuale, ku fondet buxhetore në kontratat për punë publike, mbulojnë
pjesën më të madhe të tyre, rishikimi i legjislacionit për prokurimin publik lind në
çdo moment. Në këtë kontekst, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka luajtur dhe luan një rol
aktiv me rekomandimet që jep për përmirësime ligjore në këtë fushë drejtuar
organeve kompetente veçanërisht Këshillit të Ministrave, Agjencisë së Prokurimit
Publik, Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Komisionit për Çështjet Ligjore,
Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit për Veprimtaritë
Prodhuese Tregtare dhe Mjedisin në Kuvendin e Shqipërisë.
Këtij qëllimi i shërben dhe Vendimi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për
“Përmirësime ligjore në VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave
të prokurimit publik” dhe sistemin e vlerësimit të ofertave të përcaktuar në
dokumentet standarde të tenderit për shërbimin e konsulencës”. Vendimi është
sintetizim i punës audituese të KLSH për auditimet e realizuara në procedurat e
prokurimit për “shërbimet e konsulencës”, pas konsultimeve dhe me Shoqatën e
Inxhinierëve Shqiptarë të Konsulencës, mbi mangësitë e konstatuara në VKM nr.
914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik” dhe
Albana AGOLLI, Miranda HAXHIA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 131
dokumentet standarde të tenderit, lidhur me kriteret e veçanta të kualifikimit,
mënyrën e pikëzimit të kritereve vlerësuese dhe përbërjes së Komisionit të
Vlerësimit të Ofertave.
Qëllimi i këtyre rekomandimeve është përmirësimi i procedurave dhe rregullave të
prokurimit publik në fushën e shërbimit të konsulencës, minimizimin e
subjektivitetit dhe korrupsionit që lidhet me vlerësimin e ofertave në prokurimet
publike për këtë shërbim, nxitja e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë, nxitja e
konkurrencës ndërmjet tyre dhe sigurimi i një trajtimi të barabartë dhe jo
diskriminues.
Nëpërmjet tyre synohet që aktet ligjore në zbatim të ligjit për prokurimin publik
duhet të përmirësohen në disa aspekte.
Një rast i këtij aspekti është dhe zbatimi në praktikë i kriterit “transferimi i
njohurive” në VKM nr. 914, datë 29.12.2014 që vlerësohet me pikë nga [0-10], dhe
në Dokumentet Standarde të Tenderit (DST) parashikohet “nëse kërkohet” një
kriter i tillë. Konstatohet se vendosja e këtij kriteri nuk është aplikuar në asnjë
procedure prokurimi të audituar, duke mos sjellë në këtë mënyrë efektet e
pikëzimit të plota. Për këtë qëllim është kërkuar përmirësimi i nenit 37, pika 4/ë,
paragrafi “ii”, në VKM nr. 914, datë 29.12.2014 duke bërë shtesat e nevojshme.
Një konstatim tjetër që tërheq vëmendjen është se legjislacioni aktual i prokurimit
publik nuk ka parashikuar asnjë nën kriter mbi bazën e të cilit duhet të bëhen edhe
vlerësimet për secilin prej kritereve të parashikuara në DST dhe VKM, lidhur me
përvojën e konsulentit, cilësinë e metodologjisë së propozuar dhe kualifikimet e
stafit kryesor të propozuar. Kjo mund të sjellë në praktikë vlerësim subjektiv të
kandidatëve ofertues. Referuar konstatimit është dhënë rekomandimi për
ndryshime në pikën 5.5 “Kriteret e vlerësimit” të DST-ve për “Shërbimin e
konsulencës”.
Ajo që vihet re në nenin 28, pika 3 të VKM nr. 914, date 29.12.2014 me ndryshime,
është vërtetimi i eksperiencës në punë për shërbimet e kryera në tre vitet e fundit.
Një kriter i tillë nuk i shërben qëllimit që ka ligji për prokurimin publik, i cili
parashikon nxitjen e pjesëmarrjes së operatoreve ekonomikë, nxitjen e
konkurrencës ndërmjet tyre dhe sigurimin e një trajtimi të barabartë dhe jo
diskriminues. Prandaj për përmirësimin e këtij kriteri i është kërkuar në rastin e
shërbimeve të konsulencës, Autoritetit Kontraktor të kërkojë dëshmi për shërbimet
e mëparshme, të ngjashme dhe të suksesshme, të realizuara gjatë pesë viteve të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
132 Botime 2017
fundit. Në çdo rast, vlera e kërkuar duhet të jetë jo më e madhe se 40% e vlerës së
përllogaritur të fondit limit të objektit që prokurohet. Një rekomandim i tillë i jep
garanci Autoritetit Kontraktor që ofertuesi i përzgjedhur është i besueshëm ne
realizimin e kontratës.
Rast tjetër, i cili kërkon vëmendje për përmirësim është neni 74, pika 3, sipas të cilit
kërkohet që secili prej anëtarëve të bashkimit të operatorëve ekonomikë të
përmbushë kërkesat ligjore, të parashikuara në nenin 45 te LPP dhe ato të
përcaktuara në dokumentet e tenderit. Kërkesat ekonomike, financiare,
profesionale dhe ato teknike duhet të përmbushen nga i gjithë bashkimi, në
përputhje me përqindjen e pjesëmarrjes në punë, shërbim apo furnizim, të
përcaktuara ne aktmarrëveshje. Nga përmbajtja e nenit vihet re që nuk përcaktohet
nëse anëtaret e një bashkimi operatorësh ekonomikë do të paraqesin kërkesat
profesionale dhe kontrata të ngjashme në lidhje me objektin kryesor të prokurimit,
apo në lidhje edhe me shërbimin specifik që kanë marrë përsipër sipas kontratës se
bashkëpunimit. Për këtë nga KLSH është kërkuar që nenit 74, pika 3, ti bëhen
shtesa, duke kërkuar nga anëtarët e bashkimit të operatorëve ekonomikë,
paraqitjen e referencave për kontrata/shërbime të ngjashme me kontratën e
shpallur ose me shërbimin specifik që do të kryejnë, të kërkuar në Termat e
Referencës, në raport me përqindjen e pjesëmarrjes së tyre në bashkim, të marrë
përsipër sipas aktmarrëveshjes së lidhur midis palëve.
Në VKM nr. 914, date 29.12.2014, neni 58, sanksionohet që “numri i anëtarëve të
komisionit të jetë jo më pak se tre dhe minimalisht njëri të jetë ekspert i fushës”.
Një përbërje e tillë e anëtarëve të komisionit ku shumica janë jo ekspertë të fushës,
nuk mund të japë vlerësim real nga pikëpamja teknike për ofertën teknike. Për këtë
qëllim është rekomanduar që paragrafi i nenit 58, VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 të
pësojë ndryshime në lidhje me aftësitë teknike të anëtarëve të komisionit të
vlerësimit të ofertës duke kërkuar që të gjithë anëtarët e komisionit duhet të jenë
ekspertë të fushës së objektit që prokurohet.
Aspekt tjetër për të cilin kërkohen ndryshime apo përmirësime në VKM Nr. 914,
datë 29.12.2014 apo DST është konstatimi se Kriteret e veçanta për kualifikimin e
shoqërive konsulente në lidhje me stafin e kërkuar, shpesh janë të panevojshme
dhe diskriminuese, që sjellin si pasoje uljen e konkurrencës në prokurime. Për këtë
arsye u arrit në përfundim që neni 28, pika 5 të ketë shtesë një paragraf me këtë
përmbajtje “Në rastin e shërbimit të konsulencës, personeli kryesor dhe teknik të
kërkohet të jetë drejtues teknik/staf teknik (permanent)/(staf teknik) i kontraktuar
Albana AGOLLI, Miranda HAXHIA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 133
me kontratë të përkohshme punësimi objekt prokurimi, në varësi të rëndësisë dhe
angazhimit në kohë dhe në volumin e punës që duhet të përballojë secili prej tyre
në objektin në fjalë.
Rekomandimet e dhëna për përmirësime ligjore në VKM nr. 914, datë 29.12.2014
“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” dhe sistemin e vlerësimit të
ofertave të përcaktuar në dokumentet standarde të tenderit për shërbimin e
konsulencës” i shërbejnë qëllimit që ka ligji për prokurimin publik, për nxitjen e
pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë, nxitjen e konkurrencës ndërmjet tyre dhe
sigurimin e një trajtimi të barabartë dhe jo diskriminues.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Miranda HAXHIA për periudhën janar-qershor 2017:
Sa ndikon prokurimi elektronik në “inkurajimin” e marrëveshjeve të fshehta mes
operatoreve ekonomik.
(Botuar në gazetën “55”, më 30 qershor 2017).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
134 Botime 2017
ZBATIMI I LIGJIT TË PROKURIMIT PUBLIK DHE EFEKTIVITETI NË PËRDORIMIN E FONDEVE PUBLIKE
nga Mimoza LLOJI – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “55”, më 26 maj 2017.
Fusha e prokurimit publik është rregulluar me ligj të veçantë, sipas të cilit sigurohet
mënyra më efektive, transparente dhe më e drejtë në përdorimin e fondeve
publike, duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen. Në auditimet e
KLSH në njësitë publike në procesin e prokurimit publik, konstatohen parregullsi
dhe shkelje të shumat të dispozitave ligjore e nënligjore.
Në organizimin e prokurimeve
Në bazë të kërkesave për punë, mallra ose shërbime, Autoriteti Kontraktor dhe
Njësia e Prokurimit përcakton objektin e prokurimit, fondin limit të përgjithshëm,
procedurën e prokurimit, kohën e zhvillimit dhe burimet financiare të cilat
arkivohen bashkë me specifikimet përkatëse.
Në kundërshtim me Urdhrin e Ministrit të Financave nr. 57, datë 12.06.2014 “Për
gjurmën standarde të auditimit për prokurimin me vlerë të vogël dhe të lartë” asnjë
entitet nuk ka hartuar gjurmën standarde të auditimit dhe listën e proceseve të
prokurimeve, urdhrin për përgatitjen e kërkesave dhe Regjistrin e Parashikimit të
Prokurimeve Publike. Konstatohet se kërkesat për prokurim nuk bazohen në
parashikimet e regjistruara në regjistrin e parashikimeve të prokurimit publik, i cili
botohet në formë elektronike në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik
si dhe janë prokuruar objekte për investime e shërbime dhe nënshkruar kontrata pa
pasur fonde, në kundërshtim me Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për Menaxhimin e
Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.
Në zhvillimin e procedurave të prokurimit
Nga autoriteti kontraktor nuk hartohet dhe miratohet urdhri për ngritjen e grupit të
punës për përllogaritjen e fondit limit dhe specifikimeve teknike, përcaktimin e
vlerës limit të kontratës si dhe nuk dokumentohet nëse nga autoriteti kontraktor
Mimoza LLOJI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 135
është kryer analiza e kostos së mallrave që do të prokurohen, duke e krahasuar me
specifikimet teknike.
Hartimi i kritereve për kualifikim në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore
Në procedurat e prokurimit publik, të shpallura dhe zhvilluara nga NJQV
konstatohet vendosje e kritereve për kualifikim, në kundërshtim me dokumentet
standarde të tenderit, me ligjin për prokurimin publik si dhe aktet nënligjore në
zbatim të tij. Parregullsitë më evidente janë konstatuar në vendosjen e kritereve
klasifikuese të gabuara, për të vërtetuar “eksperiencat e ngjashme” të operatorëve
ekonomikë. Konkretisht janë konstatuar kritere të cilat kërkojnë paraqitjen e
kontratave të njëjta apo që tejkalojnë kufijtë monetarë të përcaktuara në
legjislacionin për prokurimin publik, në një kohë që këto kritere duhet të
konsiderohen të plotësuara kur rast pas rasti, nga operatorët ekonomikë, janë
paraqitur kontrata të ngjashme, me kufijtë monetarë të përcaktuar qartë dhe në
përputhje me legjislacionin për prokurimin publik.
Konstatohen parregullsi në vendosjen e kritereve të gabuara për kualifikim për sa i
përket “kapaciteteve teknike”, si kërkesa për mjete e makineri, të cilat nuk
përputhen me llojin dhe përmasat e objektit, për numër më të madh punonjësish
sesa nevojat, për licenca profesionale, të cilat tejkalojnë përmasat e objektit të
parashikuar në dokumentet e tenderit, kërkesa të cilat ndikojnë në mënyrë të
drejtpërdrejtë në kufizimin e numrit të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në
procedurat e prokurimit, në kundërshtim me qëllimin dhe parimet bazë të ligjit për
prokurimin publik, siç janë nxitja e konkurrencës dhe trajtimi i barabartë i
operatorëve ekonomikë. Janë konstatuar raste kur kriteret e kualifikimit janë
formuluar në mënyrë jo të qartë dhe evazive, dhe mbi bazën e këtyre kritereve
autoritetet kanë s’ kualifikuar një apo disa operatorë ekonomikë pjesëmarrës.
Autoritetet kontraktuese nuk argumentojnë vendosjen e kritereve për
kualifikim, në përputhje me Rregullat e Prokurimit Publik, të miratuara me
Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014, kreu V, i ndryshuar,
i cili përcakton se, për vendosjen e çdo kriteri për kualifikim, të parashikuar në
Ligjin e Prokurimeve Publike, njësia duhet të argumentojë me hollësi vendosjen e
tyre, sipas natyrës dhe vëllimit të kontratës. Kërkesat/kriteret e veçanta të
kualifikimit kanë çuar në rritjen e kostos së punëve, shërbimeve dhe mallrave, duke
paguar më shumë për diferencat në kualifikimin e ofertuesve, pa arritur
efektivitetin ekonomik në realizimin e prokurimit. Në disa raste konstatohet se,
autoritetet kontraktore përcaktojnë kushtet e tenderit, sipas kërkesave të fituesit,
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
136 Botime 2017
duke krijuar një mjedis ku bizneset nuk trajtohen në mënyrë të barabartë dhe
krijojnë konkurrencë të padrejtë.
Përdorimi i dokumenteve standarde të tenderit
Autoritetet kontraktore nuk kanë përdorur setin e dokumenteve standarde të
tenderit, i publikuar në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik, vlen të
theksohet se në VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për rregullat e prokurimit publik”, i
ndryshuar, në të cilin përcaktohet në mënyrë të qartë se, “Agjencia e Prokurimit
Publik përgatit formatin e dokumenteve standarde të tenderit, që do të përdoren
gjatë procedurave të prokurimit”.
Përcaktimi i kostos ligjore nё procedurat e prokurimit për sigurinë e objektit nga
autoriteti kontraktor
Nё procedurat e prokurimit për ruajtje objekti me roje private vihet re se nga
autoritetet kontraktore, nё përcaktimin e kostos minimale ligjore tё nevojshme, nuk
llogariten zëra tё detyrueshëm, tё cilat ndikojnë nё koston minimale ligjore, tё
domosdoshme për një roje private. Ky fakt ndikon shpesh edhe nё përllogaritjen e
fondit limit, tё nevojshëm për zhvillimin e procedurës sё prokurimit, i cili rezulton
shpeshherë i pamjaftueshëm për tё mbuluar shpenzimet e minimale tё
detyrueshme nga ana e operatorëve ekonomikë.
Konstatohen shkelje në zgjedhjen e procedurës së prokurimit “me negocim pa
shpallje të njoftimit të kontratës”, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë
20.11.2006 “Për prokurimin publik” neni 33 “Procedura me negocim, pa shpallje
paraprake të njoftimit”dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik”, kreu IV, pika 5, për arsye se autoritetet kontraktore
ndryshojnë kushtet e kontratës nga një procedurë në tjetrën. Kjo procedurë duhet
të zbatohet vetëm kur nuk ka asnjë ofertë, ose nuk ka oferta të përshtatshme, apo
nuk është paraqitur asnjë kërkesë në përgjigje të procedurës së hapur ose të
kufizuar, me kusht që në kushtet fillestare të kontratës të mos bëhet asnjë
ndryshim thelbësor.
Respektimi i legjislacionit për pagat dhe sigurimet shoqërore
Gjatë auditimit të ofertave të operatorëve ekonomikë, kryesisht për procedurat e
prokurimit të punëve publike dhe shërbimeve publike, konstatohet se pagat mujore
të drejtuesve teknikë, si dhe drejtuesve të degëve dhe specialistëve me arsim të
lartë, janë në nivel më të ulët se përcaktimi në VKM nr. 285, datë 18.05.2007 “Për
Mimoza LLOJI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 137
përcaktimin e pagës referuese mujore”. Mos përmbushja e këtij detyrimi, ka sjellë
s’ kualifikimin e operatorëve ekonomikë nga procedurat e prokurimit.
Nё shumё procedura prokurimi ёshtё konstatuar se autoriteti kontraktor, nё
momentin e argumentimit të ofertës më tё ulët, tё konstatuar gjatë shqyrtimit të
ofertave tё paraqitura nga operatorët e ndryshëm ekonomikë ka përcaktuar nё
favor tё këtyre të fundit afate ligjore për ankimim, tё cilat shpesh janë tё
pamjaftueshme pёr tё argumentuar nё mёnyrё tё saktë dhe tё drejtë ofertën e
paraqitur nё procedurёn e prokurimit, që ka sjellë trajtim tё pabarabartë dhe
diskriminues tё operatorëve ekonomik, pjesёmarrёs nё procedurat e prokurimit,
kjo pёr vetё faktin e pamundёsisё sё paraqitjes tё njё argumentimi brenda afateve
tё ngushta ligjore, tё dhёna nga autoriteti kontraktor. Nё lidhje me kёtё konstatim
vihet re njё boshllëk, që kërkon modifikim nё legjislacionin për prokurimin publik,
neni 56 i ligjit nr. 9643, date 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, për të
përcaktuar qartë afatet kohore minimale nё favor tё operatorëve ekonomikë.
Respektimi i nenit 63 tё LPP mbi pezullimin e vazhdimit të procedurave të
prokurimit deri në shqyrtimin e plotë të ankesave
Nё shumë procedura prokurimi ёshtё konstatuar se, nga ana e autoriteteve
kontraktore nuk janë respektuar afatet ligjore të ankimimit, pas publikimit në
sistemin elektronik të prokurimeve për njoftimin e fituesit, një ditë pasi është
trajtuar ankesa nga ana e tyre. Mosrespektimi i afateve, jo vetëm që përbën shkelje
të procedurës, por bie në kundërshtim me vetë qëllimin për të cilat ato janë
përcaktuar, pra dhënien e kohës operatorëve ekonomikë si mundësi që të
përgatisin ankimimet e tyre. Në sistemin elektronik të prokurimeve s`kualifikimi i
operatorëve ekonomik nga anëtarët e KVO-së kanë të njëjtin tekst. Në mbështetje
të legjislacionit të prokurimeve si dhe të Udhëzimit të Agjencisë së Prokurimit Publik
“Për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave në prokurimin publik me mjete
elektronike”, anëtarët e KVO-ve duhet të hyjnë individualisht në sistemin
elektronik, nëpërmjet llogarisë së tyre të përdoruesit dhe fjalëkalimeve të vlefshme
dhe të japin mendim më vete për çdo tender.
Lidhja dhe zbatimi i Kontratave
Autoritetet kontraktore në NJQV në hartimin e projekt-preventivit të punimeve për
objektet ndërtimore, kanë mungesë dokumentacioni në lidhje me të dhënat mbi
sipërfaqet, dimensionet, trashësitë e shtresave, punimet topografike e rilevimet
përkatëse për llogaritjen e volumeve në çdo zë te punimeve, projektin e plotë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
138 Botime 2017
arkitektonik, projektin e plotë konstruktiv së bashku me relacionin teknik shpjegues,
mungesën e studimit gjeologë-inxhinieri dhe dokumentacionin topografik të
objektit, plan-organizimin e punimeve të ndërtimit në kundërshtim me Udhëzim i
KM nr. 1, datë 16.06.2011 “Për disa ndryshime në udhëzimin nr. 3, datë 15.2.2001
të Këshillit të Ministrave “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të
ndërtimit”.Në zbatim të vendimit të sipërcituar metodologjia e llogaritjes së kostos,
duhet të jetë pjesë e dokumentacionit të çdo prokurimi, me fonde publike, në
fushën e projektimit dhe të zbatimit të punimeve të ndërtimit dhe të kontabilitetit
teknik për çdo punim ndërtimi, për objektet e reja me financim publik apo privat,
të projektuara nga subjekte shtetërore apo private, që ushtrojnë veprimtari në
fushën e projektimit dhe të preventivimit të objekteve të ndërtimit, te cilat duhet të
llogariten duke përdorur çmimet e manualit teknik për ndërtimin.
Në përfundim arrijmë në konkluzionin se, marrja në konsideratë deri në eliminimin
e shkeljeve të cituara më sipër do të çonte në arritjen e një prej objektivave
kryesorë në prokurimin publik, të parashikuar përkatësisht në nenin 1, pika 2 të
LPP-së, sigurimi për një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për të gjithë
operatorët ekonomikë, si dhe të rrisin besimin, integritetin publik, transparencën
në procedurat e prokurimit publik. Veç kësaj autoritet kontraktues do të arrinin
përfitimin maksimal nga zhvillimi i procedurave korrekte për punë, mallra apo
shërbime, brenda burimeve që zotërojnë duke vlerësuar cilësinë si dhe vlerën më të
mirë ekonomike.
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 139
EUROSAI NË TESTIN E KOHËS
nga Bujar LESKAJ, Kryetar i KLSH,
botuar në gazetën “Panorama”, më 30 maj 2017.
Në datat 22-25 maj 2017, u zhvillua në Stamboll Kongresi i X-të i EUROSAI-t,
organizatës së institucioneve evropiane të auditimit më të lartë publik (SAI-t). Ai u
mbajt në një kohë kur globalizmi, zvogëlimi i të ardhurave publike nga një rritje
ekonomike poshtë potencialit për shumë vende evropiane, kredibiliteti në rënie i
institucioneve publike, instabiliteti financiar dhe politik, si dhe shtrëngimi i
vazhdueshëm i imponuar nga pasojat e krizës botërore financiare dhe ekonomike
2008-2012, paraqesin sfida të rëndësishme për Evropën dhe kërkojnë një qëndrim
më të përgjegjshëm dhe një angazhim më të madh të institucioneve themelore të
Shtetit në çdo vend europian.
Kongresi i X-të shënoi një moment të rëndësishëm të zhvillimit të organizatës rajonale
evropiane të INTOSAI-t. EUROSAI u formua në vitin 1990, si një forum rajonal, i
konceptuar nga delegacionet e 30 SAI-ve europiane. Qëllimi i EUROSAI-t ishte të
shërbente si një platformë për shkëmbimin e njohurive audituese midis SAI-ve
anëtare të saj, për të promovuar pasurimin reciprok të dijeve në auditim dhe për të
përmirësuar auditimin e fondeve publike. Këto qëllime u kanë qëndruar sprovave të
kohës dhe vazhdojnë t'i drejtojnë aktivitetet e organizatës edhe sot.
Si një nga organizatat rajonale të INTOSAI-t, EUROSAI shpreh nevojat, pikëpamjet
dhe përvojat e SAI-ve europiane, duke orientuar strategjinë e veprimit drejt
qëllimeve, objektivave dhe prioriteteve të INTOSAI-t, por duke u fokusuar në
nevojat specifike të anëtarëve të saj si një organizatë në nivel evropian.
Sot, pas 27 vitesh funksionimi, EUROSAI u shërben 50 SAI-ve anëtare. Përfaqëson
një rajon të larmishëm, me SAI me modele të ndryshme organizative, me mandate,
nevoja dhe prioritete të ndryshme. EUROSAI vepron në 5 gjuhë zyrtare. Plani i tij i
parë strategjik mbuloi periudhën 2011-2017 dhe aktivitetet u realizuan në masë të
madhe përmes një përqasjeje të fuqishme gjithëpërfshirëse. Në këtë organizatë, të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
140 Botime 2017
gjitha SAI-t ndihen të barabarta, të afta të shprehin lirisht mendimin e tyre dhe,
kryesorja, perceptojnë se shqetësimi apo kërkesa e tyre merr vëmendjen dhe
vlerësimin e duhur.
Një vetëvlerësim i kryer në 2015-2016, ka konfirmuar se roli i EUROSAI-t si një
platformë për shkëmbimin e njohurive dhe ngritjen e kapaciteteve audituese,
cilësohet si parësor nga SAI-t anëtare.
SAI-t jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën, janë të thirrura në testin e kohës
për të dëshmuar se kanë aftësinë të rrisin besimin qytetar në qeverisjen publike,
nëpërmjet auditimeve të tyre gjithnjë e më cilësore, të guximshme dhe
parandaluese ndaj risqeve për abuzim me paranë publike. Këtë ato mund ta bëjnë
vetëm duke zbatuar me rigorozitet standardet e tyre të fushës, ISSAI-t. Prandaj dhe,
ndërsa Kongresi i IX-të, i zhvilluar në Hagë në vitin 2014 u quajt kongresi i
inovacionit, me moton “Kur ka qenë hera e fundit që kam bërë diçka për herë të
parë?”, moto e Kongresit të Stambollit ishte “Zbatimi i ISSAI-ve: Sfida dhe zgjidhje
për zhvillim të mëtejshëm”.
Kongresi i X-të do të hyjë në historinë e EUROSAI-t edhe si kongresi i lançimit të
Strategjisë së dytë 2017-2023 të zhvillimit të organizatës. Ky plan i dytë strategjik
përfshin rezultatet më të rëndësishme të vetëvlerësimit, duke marrë parasysh një
botë që ndryshon, ku mundësitë për bashkëpunim midis SAI-ve janë rritur në masë
të madhe nga disponueshmëria e internetit, mediave sociale dhe nga qasja pakufi
në të dhënat elektronike.
Sot SAI-t europiane auditojnë çështje komplekse ndërkufitare dhe ndërthurëse, të
tilla si ndryshimet klimatike, migracioni apo çështjet e sigurisë. Sfida më e fortë dhe
sprova e mirëfilltë e SAI-ve europiane (dhe jo vetëm atyre) përmblidhet me pyetjen:
Si mund të ndihmojnë SAI-t në rikthimin e besimit të qytetarëve në qeverisjen
publike?
Këto çështje dhe sfida kanë pasoja për EUROSAI-n. Për të mbetur e rëndësishme
dhe realisht orientuese dhe ndihmuese për anëtarët e saj në një mjedis që
ndryshon me shpejtësi, EUROSAI duhet të përshtatë mënyrat e punës dhe të
transformohet në një organizatë të zhdërvjellët dhe të orientuar nga projekti. Në
këtë drejtim, Kongresi i Stambollit dha mesazhin e provoi se EUROSAI është e
angazhuar të përmbushë kërkesat dhe pritshmëritë e anëtarëve të saj, duke u
zhvilluar në një organizatë rrjeti, në të cilin aktivitetet mund të krijohen me
shpejtësi dhe në mënyrë të fuqishme dhe pastaj të shpërndahen po në kohe reale
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 141
tek anëtarët, pasi nevojat dhe kërkesat ndryshojnë. Qëllimi është që EUROSAI të
jetë më i përgjegjshëm ndaj nevojave specifike dhe të larmishme të SAI-ve ose
grupeve të SAI-ve ne kontinent. Organizata synon të udhëheqë duke dhënë
shembullin e saj, një orientim strategjik i kahershëm i INTOSAI-t. Për të mbetur i
suksesshëm dhe i rëndësishëm si një organizatë, ajo duhet të përmirësojë
vazhdimisht mënyrën e funksionimit të saj, merr vendime dhe përputhet me
burimet e saj të disponueshme me nevojat dhe pritjet konkrete të anëtarëve të saj.
Në Stamboll, grupet e punës së EUROSAI-t (ai mbi auditimin e teknologjisë së
informacionit dhe ai mbi auditimin e mjedisit), si dhe njësitë e detyrave speciale-
task forcat (për auditimin dhe etikën, si dhe për auditimin e njësive vendore)
paraqiten raportet e tyre të punës 2014-2017 dhe planin e veprimit për tre vitet e
ardhshme. Si KLSH jemi anëtarësuar në grupin e punës për auditimin mjedisor, si
dhe në task forcën për auditimin dhe etikën, duke dhënë kontributin tonë modest,
por konstant në kohë dhe aktiv.
Deri në vitin 2023, EUROSAI synon të ketë bërë kalimin drejt një ndërmjetësi dhe
lehtësuesi të njohurive audituese, të shtyrë nga kërkesa, i cili i përgjigjet nevojave
specifike të zhvillimit të anëtarëve të tij, konteksteve të ndryshme sociale dhe
administrative në të cilat SAI-t veprojnë dhe burimeve që janë në dispozicion të
tyre. Në një botë në ndryshim ky tranzicion është i domosdoshëm për EUROSAI-n,
që të mbetet organizatë relevante dhe tërheqëse për anëtarët e saj, tani dhe në të
ardhmen.
Zbatimi i këtij Plani do të përmbushë dy qëllime strategjike dhe do të lehtësohet
nga përmirësimet në qeverisjen e EUROSAI-t, nga ndryshimet në strukturën e
organizatës. Për të forcuar SAI-t dhe për t'i ndihmuar ata të merren me çështjet dhe
sfidat në zhvillim, EUROSAI do të përqendrohet në gjashtë vitet e ardhshme në: 1)
Përkrahjen e auditimeve efektive, inovative dhe të rëndësishme përmes
promovimit dhe ndërmjetësimit të bashkëpunimit profesional; 2) Ndihmën ndaj
SAI-ve për të përballuar sfidat e reja, duke mbështetur dhe lehtësuar zhvillimin e
kapaciteteve të tyre institucionale.
Duke punuar për këto qëllime, EUROSAI do të mbështesë SAI-t e saj anëtare në
kryerjen e auditimeve të cilësisë së lartë dhe forcimin e llogaridhënies,
transparencës dhe integritetit të qeverisë dhe entiteteve të sektorit publik në
vendet e tyre përkatëse.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
142 Botime 2017
Me Kongresin e X-të në Stamboll, organizata pan-evropiane e institucioneve
supreme të auditimit hyri në një fazë të re edhe më cilësore të zhvillimit të saj. Ajo
dha garancitë e duhura për SAI-t anëtare, përfshirë edhe KLSH-në, në realizimin e
objektivit të saj për të qenë një platformë ndihmuese dhe kontribuese ndaj
kërkesave dhe nevojave konkrete të tyre, duke u bazuar fort në Deklaratat e Limës
dhe të Meksikos, si dhe në të gjitha ISSAI-t e tjera. Me një kontribut të tillë të
garantuar, ne si SAI europiane e shohim më me optimizëm plotësimin e sfidës sonë
themelore për rritjen e besimit të qytetarëve tek qeverisja publike dhe institucionet
e Shtetit.
Selime BREGU, Mariola LLANAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 143
PEFA – MBËSHTETJE PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE
nga Selime BREGU dhe Marjola LLANAJ1, Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 30 maj 2017.
PEFA është një komponent kyç i kornizës IDA (Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim)
në axhendën e 18 monitoruese, si një iniciativë e Bankës Botërore për vendet në
zhvillim. Partner në PEFA janë: Komisioni Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar,
Banka Botërore, dhe qeveritë e Francës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Mbretëria e
Bashkuar.
Shpenzimet publike dhe programi i llogaridhënies financiare (PEFA) siguron një
kuadër për vlerësimin dhe raportimin mbi pikat e forta dhe të dobëta të
menaxhimit të financave publike (MFP), duke përdorur tregues sasiorë për matjen e
performancës. PEFA është projektuar për të siguruar një pasqyrë të performancës
së MFP në pikat specifike në kohë, duke përdorur një metodologji që mund të
përsëritet në vlerësimet e njëpasnjëshme, duke i dhënë një përmbledhje të
ndryshimeve me kalimin e kohës.
Korniza e PEFA përfshin një raport që ofron një pasqyrë të sistemit të MFP dhe të
matjes, të bazuara në dëshmi kundrejt 31 indikatorëve të performancës. Ai
gjithashtu, siguron një vlerësim të implikimeve për sistemin e përgjithshëm të
performancës dhe rezultatet e pritshme publike të menaxhimit financiar. Ai siguron
një bazë për planifikimin e reformave, dialog mbi strategjinë dhe prioritetet, si dhe
procesin e monitorimit.
PEFA është një mjet që ndihmon qeveritë për të arritur përmirësime të
qëndrueshme në praktikat e MFP-së, duke siguruar një mjet për të matur dhe
monitoruar performancën kundrejt një game të rëndësishme të menaxhimit të
institucioneve të financave publike, sistemet dhe proceset. Metodologjia e PEFA-s
mbështetet në standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mbi aspekte të
rëndësishme të MFP-së, të identifikuara nga praktikuesit me përvojë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
144 Botime 2017
PEFA ka si qëllim të raportojë mjedisin ekonomik, të shqyrtojë natyrën e politikave
të bazuara në strategjitë dhe planifikimin dhe të analizojë se si vendimet buxhetore
janë zbatuar. Vlerësimet e PEFA shqyrtojnë kontrollet e përdorura nga qeveritë për
të siguruar që burimet janë marrë dhe përdorur si kanë qenë planifikuar, si dhe
ofrimin e shërbimeve eficiente brenda burimeve në dispozicion. PEFA ofron një
kornizë për vlerësimin e transparencës dhe llogaridhënies në aspektin e qasjes në
informacion, raportimit dhe auditimit, dialogun mbi politikat dhe veprimet e MFP-
së. PEFA identifikon shtatë shtyllat e performancës në një sistem të hapur dhe të
rregullt të MFP-së që janë të domosdoshme për arritjen e objektivave, si më
poshtë:
I. Besueshmërinë e buxhetit. Buxheti i qeverisë është realist dhe zbatohet si duhet,
duke krahasuar të ardhurat dhe shpenzimet aktuale me buxhetin fillestar të
miratuar.
II. Transparenca e financave publike. Kjo arrihet nëpërmjet transparencës së të
gjithë të ardhurave të qeverisë dhe shpenzimeve të saj, përfshirë transferat
ndërqeveritare, performancën e ofrimit të shërbimeve dhe akses në
dokumentacionin fiskal dhe buxhetor për përdoruesit.
III. Menaxhimi i aktiveve dhe detyrimeve. Menaxhimi efektiv i aktiveve dhe
detyrimeve siguron që pasuritë janë regjistruar dhe menaxhuar, investimet publike
japin vlerën për para, rrisqet fiskale janë identifikuar, borxhet dhe garancitë janë
planifikuar me kujdes, janë miratuar dhe monitoruar.
IV. Politikat e bazuara në strategjinë fiskale dhe buxhetimin. Vlerësohet nëse
strategjia fiskale dhe buxheti janë përgatitur mbështetur në politikate qeveritare
fiskale, planet strategjike, si dhe parashikimet makroekonomike dhe fiskale
adekuate.
V. Parashikueshmëria dhe kontrolli në ekzekutimin e buxhetit. Buxheti është
realizuar në kuadër të një sistemi të ngritur sipas standardeve në fuqi, proceset dhe
kontrollet e brendshme janë kryer, duke siguruar se burimet janë marrë dhe
përdorur sipas qëllimit.
VI. Kontabiliteti dhe raportimi. Sa të sakta dhe të besueshme janë të dhënat,
informacioni që është prodhuar dhe a është shpërndarë në kohën e duhur. Të gjitha
këto për të përmbushur vendimmarrjen, menaxhimin, dhe nevojat e raportimit.
Selime BREGU, Mariola LLANAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 145
VII. Shqyrtimi i jashtëm dhe auditimi. Financat publike shqyrtohen në mënyrë të
pavarur, nga Parlamenti dhe SAI, si dhe ndiqet zbatimi i rekomandimeve për
përmirësim e situatës nga ana e ekzekutivit.
Brenda këtyre shtatë shtyllave, PEFA përcakton 31 tregues të veçantë, që
fokusohen në 94 indikatorë që përqendrohen në aspektet kryesore të matshme të
sistemit të MFP-së. PEFA përdor rezultatet e përllogaritjeve të treguesve
individualë, të cilët bazohen në prova të disponueshme, për të dhënë një vlerësim
të integruar të sistemit të MFP në shtatë shtyllat e performancës.
Në shtyllën VII, në treguesin 30 përfshihet dhe auditimi i jashtëm, në rastin tonë
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Udhëzuesi për matjen e dimensionit 30.4 (Auditimi i
jashtëm) vlerëson pavarësinë e SAI-t nga ekzekutivi. Pavarësia është thelbësore për
një sistem efektiv dhe të besueshëm të llogaridhënies financiare dhe duhet të
përcaktohet në Kushtetutë.
Në praktikë, pavarësia demonstrohet me mënyrën e emërimit të Kryetarit të KLSH-së,
mosinterferimi në planifikimin dhe zbatimin e punës audituese të KLSH, si dhe në
miratimin e buxhetit dhe procedurat e përdorimit të fondeve të buxhetit të KLSH-së.
Mandati i SAI-t duhet të mbulojë çdo njësi qeverisëse dhe mundëson që KLSH të
kryejë një gamë të plotë të aktiviteteve të auditimit, veçanërisht financiare,
pajtueshmërisë dhe auditimit të performancës. KLSH duhet të ketë qasje të
pakufizuar në dokumente, të dhëna dhe informacion. Duhet të theksohet se
auditimet e performancës mbulohen nga PI-8, ndërsa PI-30 është përqendruar në
auditimet e raporteve financiare vjetore të qeverisë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë shtetëror i auditimit të jashtëm
në Republikën e Shqipërisë, i pavarur, i cili ushtron kompetencat e tij duke iu
nënshtruar Kushtetutës dhe ligjeve. Pra PEFA vlerëson ndikimin e mundshëm të
niveleve të performancës së MFP-së në tre rezultatet e dëshiruara buxhetore:
disiplina e agreguar fiskale, shpërndarja strategjike e burimeve dhe ofrimi i
shërbimeve efikase.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Marjola LLANAJ për periudhën janar-qershor 2017:
Transparenca - cilësia ose gjendja për t’u bërë transparent.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 28 qershor 2017).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
146 Botime 2017
ÇFARË SJELL MUNGESA E PERFORMANCËS SË INVESTIMEVE PUBLIKE?
nga Jonild HOXHAJ dhe Ryisim XHAJA, Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 31 maj 2017.
Ligjshmëria është një ndër elementët të cilët përbëjnë thelbin e një shteti ligjor dhe
si e tillë ajo dikton të drejtat e çdo shtetasi, por sidomos e të gjitha organeve
shtetërore, zyrtarëve dhe të gjithë punonjësve që janë pjesë e administratës në
shërbim të publikut të gjerë. Përveç të drejtave ligjshmëria përcakton për të gjithë
ligj zbatuesit e mësipërm kufijtë e juridiksionit. Kjo do të thotë se ligji është
njëkohësisht e drejta dhe kufizimi i veprimtarisë.
Në drejtim të investimeve publike apo private, përcaktues të të drejtave dhe
kufizimeve gjatë punimeve të ndërtimit janë Ligji nr. 8402 datë 10.09.1998 “Për
kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndërtimit” i ndryshuar me Ligjin nr.
20/2013 datë 14.02.2013 si dhe aktet nënligjore që rrjedhin prej tij. Në rolin e
gardianit të financave publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit auditon investimet e
realizuara me fonde publike nëpërmjet gjurmëve dokumentare për të verifikuar
përputhshmërinë e akteve nëpërmjet dhënies së një vlerësimi objektiv, profesional
e të pavarur, mbi shkallën e ndjekjes nga subjekti i audituar të rregullave, ligjeve
dhe rregulloreve, mbi të cilat është rënë dakord. Një tjetër ligj në bazë të të cilit
kryhet auditimi i investimeve publike është edhe ai Nr. 9643, datë 20.10.2006 “Për
prokurimin publik”, i ndryshuar si dhe përcaktimet e rregulloreve përkatëse sipas
VKM nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i
ndryshuar. Pra, të dy këto ligje së bashku me udhëzimet që rrjedhin prej tyre janë
udhërrëfyesit, për operatorët apo firmat e ndërtimit të cilët ofertojnë dhe pas
përmbushjes së kritereve të paracaktuara lidhin kontrata për punë publike si dhe
ndjekin rrugën për zbatimin e këtyre kontratave. Nga eksperienca e auditimit të
investimeve, duke marrë për zanafillë procedurën e prokurimit të tyre (prokurimi i
punëve publike) dhe si pikë mbyllëse marrjen përfundimtare në dorëzim të
investimit, ka treguar se e gjithë kjo linjë procedurale operon mbi shumë vakume
Jonild HOXHAJ, Ryisim XHAJA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 147
ligjore e teknike dhe shpesh ka një karakter formal në hartimin dhe plotësimin e
dokumentacionit.
Por çdo të thotë “karakter formal” në një rast të tillë?
Dy elementët thelbësorë të një prokurimi për punë publike janë puna që duhet
realizuar dhe fondi i vënë në dispozicion për këtë investim, pra çfarë do të bëjmë
dhe sa para kemi. Të dyja këto diktohen përkatësisht nga projekti i zbatimit si dhe
nga preventivi përkatës i punimeve. Pavarësisht se përbëjnë shtyllën nëpër të cilën
zhvillohet e gjithë procedura, nga prokurimi deri tek marrja në dorëzim,
konstatohet (shpesh, por jo gjithmonë) se projektet dhe preventivët jo vetëm që
nuk përmbushin shumë kërkesa dhe janë të pa detajuar por janë shpesh një “punë
falas” nga vetë projektuesit, kjo referuar si gjurmëve të auditimit ashtu edhe
komunikimeve verbale të bëra me subjektet e audituara dhe personat përgjegjës. Si
një punë e tillë, përgjegjësia e projektuesit për pasaktësitë që shfaq investimi në
vijim të zbatimit të punimeve është zero, kjo për të vetmen arsye se vetë Titullarët
nuk mund kurrsesi të kërkojnë saktësi dhe të ngarkojnë me përgjegjësi për një
projekt të bërë falas dhe pa një kontratë shërbimi për të përcaktuar edhe detyrimet
mes palëve. Parë me një sy kritik projekt preventivë të tillë do tu shkonte më tepër
për shtat emri “justifikim fondi” dhe jo argumentim fondi, siç e përcakton edhe ligji
Nr. 9643, datë 20.10.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar. Kështu, me një
projekt falas dhe një “justifikim fondi” nis një procedurë prokurimi që përcakton
kritere të veçanta të cilat në parim duhet të jenë në përputhje dhe në proporcion
me nevojat e investimit në fjalë.
Gjatë auditimit konstatohen jo pak raste ku kriteret e përcaktuara nga Autoritet
Kontraktore (Bashki, Ministri, Institucione të tjera publike), janë të tilla që kufizojnë
nga pjesëmarrja në këto gara publike një gamë të gjerë subjektesh ndërtimi. Madje
ato shkojnë më tej duke diktuar haptazi nëpërmjet këtyre kritereve se cili do të jetë
fituesi i radhës. Si çdo anomali ligjore edhe ky fenomen ka pasojat e veta të cilat
janë sa diskriminuese për subjektet e ndërtimit ashtu edhe në dëm të financave
publike, kjo për aq kohë sa konkurrenca e lirë cenohet padrejtësisht. Ndryshe nga
manipulimi i rezultatit të një ndeshjeje, si pasojë e të cilës preken interesat e një
kategorie të caktuar individësh, manipulimi i garave publike është në dëm të çdo
kujt prej nesh si qytetarë pasi janë vetë financat publike të cilat preken drejt për së
drejti nga këto veprime dhe mosveprime duke i përdorur fondet për këto investime
pa efektivitetin eficiencën dhe ekonomicitetin e duhur. Në kushtet kur një garë
publike ka të paracaktuar fituesin, realizimi i një procedure prokurimi nuk është më
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
148 Botime 2017
tepër se sa një procedurë formale, ashtu siç edhe u shpreh në krye të këtij
paragrafi. Kjo do të thotë shpenzim i tepërt i fondeve (sidomos në rastet kur
efektiviteti i prokurimit është i ulët), diskriminim dhe pabarazi në trajtimin e
operatorëve ekonomikë, rritje e kostos së investimit si dhe përdorim pa efektivitet
eficiencë dhe ekonomicitet i burimeve njerëzore, materiale dhe atyre monetare.
Për të thënë saktësisht se cilët janë personat realisht përgjegjës dhe të përfshirë
mbi deformimin e këtyre garave publike nëpërmjet kthimit të tyre në procedura
formale si dhe plotësimin e një dosjeje me fitues të përcaktuar paraprakisht është
një çështje jo fortë e lehtë. Kjo çështje bëhet edhe më e vështirë për vetë faktin se
gjuha dokumentare apo gjurmët e auditimit nuk mund të shprehin më tepër nga ajo
çka shkruhet nëpër dokumentet zyrtare. Por, ajo që është e sigurte është se
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka denoncuar rastet në institucionet përkatëse duke vënë
para përgjegjësisë jo vetëm nivelin ekzekutiv të administratës por edhe nivelet
drejtues e deri tek Titullarët e institucioneve të audituara. Për të parë dhe vlerësuar
rezultatet e një pune sigurisht që nisemi nga ajo çka është parashikuar, pra nga ajo
çka kemi dashur të realizojmë, cilat kanë qenë objektivat, qofshin këto materiale,
monetare, sociale, etj., dhe çfarë e në çmasë janë arritur. Në këto kushte, kur
objektivat e synuar nuk kanë qenë specifike dhe konkrete, nuk mund as të thuhet
nëse investimi ka qenë efektiv apo eficient, pavarësisht ekonimicitetit. Mungesa e
të parashikuarit saktë të asaj çka duhet të realizojmë bën që në ditët e sotme të
kemi investime, të amortizuara në një kohë tejet të shkurtër nga koha e ndërtimit
të tyre, investime të panevojshme, të pa domosdoshme, jo primare por me të
vetmin qëllim realizimin formal të tyre.
KLSH, si një institucion suprem dhe me një përgjegjësi të lartë në drejtim të
mbrojtjes së financave publike, promovon dy parime shumë të rëndësishme që janë
përgjegjshmëria dhe transparenca. Të dyja këto parime qëndrojnë në themel të të
gjithë punës drejtuese dhe janë një frymë që duhet të kenë dhe të promovojnë vetë
Titullarët. Do të ishte me të vërtetë me vlerë sikur të ekzistonte mundësia e
vlerësimit të përgjegjshmërisë dhe të transparencës si dhe të shkallës më të cilën
vetë ata, Titullarët, i kanë promovuar këto dy parime deri në nivelet më të ulëta
ekzekutive. Me një nivel më të lartë përgjegjshmërie dhe transparence, me
objektiva e qëllime konkrete, të qarta, të dobishme dhe në përputhje me nevojat
faktike, investimet publike do të mund të ktheheshin në një zgjidhje për
komunitetin dhe ato kategori individësh për të cilat realizohet.
Jonild HOXHAJ, Ryisim XHAJA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 149
Pikërisht, për domosdoshmërinë që paraqet orientimi i duhur i financave publike,
pjesë e të cilave janë edhe planifikimi dhe zbatimit i fondeve për investime publike,
u bë e mundur që me Ligjin e ri për KLSH, Ligjin nr. 154/2014, date 27.11.2014 “Për
Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, në nenin 13 të tij, të
përfshihej edhe auditimi i performancës. Megjithatë, duhet theksuar fakti se nuk
mjafton puna dhe vullneti i një institucioni të vetëm si KLSH në luftën kundër
abuzimeve me fondet publike. Ajo që duhet theksuar në këtë rast është fakti se
Kontrolli i Lartë i Shtetit është përherë në mbrojtje të interesave të parasë publike e
sidomos prej vitit 2012 e në vijim ku treguesit e përformancës institucionale janë
gjithnjë e në rritje. Kjo mbështetje ndaj qytetarëve shprehet nëpërmjet të bërit
publik të abuzimeve nga strukturat përgjegjëse, parandalimit të tyre përmes
rekomandimeve të lëna apo kallëzimeve penale por mbi të gjitha nëpërmjet
trajtimit të ankesave konkrete që vijnë nga qytetarët, ankesa të cilat shqyrtohen jo
vetëm nga audituesit e KLSH-së por vëmendje e veçantë u kushtohet edhe nga vetë
nivelet drejtuese të institucionit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
150 Botime 2017
ANTIKORRUPSIONI “ARMË E RE” NDAJ PROBLEMIT TË VJETËR
nga Lindita MILO (LATI) – Drejtor i Përgjithshëm, KLSH,
botuar në gazetën “Panorama”, më 1 qershor 2017.
Korrupsioni përbën një nga problemet e vazhdueshme që bashkëshoqërojnë
pothuajse të gjitha sistemet ekonomike dhe politike, pavarësisht nga shkalla e
zhvillimit të shoqërive.
Slogani i luftës ndaj korrupsionit është i pranishëm në fjalimet dhe në programet
politike, në premtimet e qeverive, apo pjesë e vizionit të institucioneve ligjzbatuese.
Por, nëse i referohemi fakteve, rezultati është pothuajse i papërfillshëm para serisë
së gjatë të fjalimeve, premtimeve, vizioneve dhe programeve, fakt i bërë evident
nga numri i konsiderueshëm i kallëzimeve penale të realizuara nga Kontrolli i Lartë i
Shtetit (gjatë viti të kaluar janë realizuar mesatarisht një kallëzim çdo javë).
Është gjerësisht e artikuluar, pranuar dhe evidetuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit, si
organ kushtetues, garanton që menaxherët e pronës publike, pra, administratat
qeverisëse veprojnë dhe ndërmarrin vendime në interes të publikut, i cili është
aksioneri real i pronës publike.
Kjo përbën filozofinë ekonomike dhe ligjore të funksionimit të KLSH-së, si
institucioni i vetëm kushtetues, që synon të garantojë “…përdorimin me efektivitet,
eficiencë dhe ekonomicitet të fondeve publike, pronës publike dhe asaj shtetërore,
zhvillimin e një sistemi të përshtatshëm të menaxhimit financiar, kryerjen si duhet
të aktiviteteve administrative, si dhe informimin e autoriteteve publike dhe
publikut, nëpërmjet publikimit të raporteve të tij” (neni 2 i Ligjit Nr. 154/2014 “Për
organizimin dhe funksionimin e kontrollit të lartë të shtetit”).
Për të realizuar në mënyrë sa më të plotë dhe efikase misionin, vizionin dhe
objektivat që ka përcaktuar, KLSH-ja, ka përmirësuar kapacitet dhe nivelin e
ekspertizës duke synuar zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare të
cilësuara nga INTOSAI (Organizata Ndërkombëtare të Institucioneve të Auditimit
Supreme).
Lindita MILO (LATI)
Kontrolli i Lartë i Shtetit 151
Në këtë kontekst, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim edhe të praktikave më të mira
ndërkombëtare, ka parashikuar që krahas masave të forta ndëshkuese ndaj
veprimeve korruptive të zbuluara, siç janë kallëzimet penale apo masat ekonomike
e disiplinore, të aplikojë masa parandaluese. Ky instrument plotësues bazohet në
bashkëpunimin dhe vullnetin real të institucioneve që përdorin fondet publike, për
të vlerësuar riskun e korrupsionit, e për rrjedhojë marrjen e masave parandaluese.
Transparenca përpara taksapaguesve dhe publikut është çelësi i motivimit për
përfshirjen e këtyre institucioneve në këtë sistem vlerësimi.
Kjo eksperiencë dhe praktikat me të mira ndërkombëtare janë prezantuar në publik
nëpërmjet një publikimi të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Leskaj me
shkrimin “Për një sistem të integritetit kombëtar kundër korrupsionit”, në të cilin
është argumentuar dhe paraqitur ideja e krijimit të Sistemit Kombëtar të Integritetit.
Pra, krijimi i një koalicioni “Anti-Korrupsion” me të gjithë faktorët dhe aktorët e
infrastrukturës institucionale dhe të shoqërisë shqiptare është instrumenti që KLSH
do të përdori duke bërë tërësisht transparente ndaj publikut vullnetin për të
bashkëpunuar të secilit prej institucioneve të qeverisë qendrore apo vendore, si
dhe gjithë entitet që përdorin fondet publike, duke synuar që INTEGRITETI, të
kthehet në një instrument parandalues së korrupsionit.
Sikurse është bërë publike, ekspertë të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë trajnuar
për ndërtimin dhe aplikimin e instrumenteve për vlerësimin e integritetit nga zyra
Shtetërore e Auditimit të Hungarisë, e cila bazuar në praktikat më të mira
ndërkombëtare, si ajo Holandeze, ka zhvilluar vlerësimin e integritetit të të gjitha
institucioneve publike hungareze.
Ky fakt evidentohet nëpërmjet drejtimeve të zhvillimeve strategjike të këtij
institucioni, të cilat, qartazi synojnë përsosjen e instrumenteve që sjellin
konsolidimin e vetë institucionit, si dhe aplikimin e instrumenteve plotësuese për të
parandaluar dhe luftuar korrupsionin. Këto dy drejtime, së bashku, janë konsideruar
si garanci për përsosjen dhe rritjen e vazhdueshme dhe afat-gjatë të forcës
zbuluese dhe eficiencën e institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një nga
aspektet e cilësuara në Kongresin e XXII-të, të INTOSAI-t ishte forcimi i rolit të
Institucioneve Supreme të Auditit për parandalimin dhe ndërmarrjen e masave
kundër korrupsionit, nëpërmjet instrumentit të vlerësimit të integritetit në
institucionet publike. Gjithashtu, në shumë dokumente të politikave të
mirëqeverisjes është artikuluar roli parandalues që duhet të ndërmarrin këto
institucione supreme në betejën e vazhdueshme ndaj korrupsionit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
152 Botime 2017
Gjithashtu, në bashkëpunim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtar dhe të
vendit, synohet të evidentohet niveli i riskut për secilin institucion që është objekt
auditimi i KLSH-së, si dhe bazuar në vullnetin e lirë dhe transparencën do të
identifikohen nivelet e ekspozimit ndaj riskut të korrupsionit si dhe të integritetit
për secilin prej tyre.
Nëpërmjet edhe përfshirjes së shoqërisë civile do të mundësohet rritja e
përgjegjshmërisë dhe transparencës së institucioneve publike në marrjen e masave
për të forcuar integritetin e tyre duke parandaluar e luftuar korrupsionin.
Transparenca, bashkëpunimi dhe vullneti i treguar do të bëjë diferencën nga
sloganet që përdor politika për luftën ndaj korrupsionit. Ky, është instrumenti-arma
e re e Kontrollit të Lartë të Shtetit, për rritjen e efikasitetit të masave dhe
rekomandimeve që adreson tek institucionet publike, duke synuar përdorimin me
efikasitet eficiencë dhe ekonomicitet të fondeve publike.
Nëpërmjet aplikimit të Instrumentit të vetëvlerësimit të integritetit dhe me
anëtarësimin dhe kontributin aktiv në Task Forcën e EUROSAI-it “Mbi Auditimin e
Integritetit” prej tashmë katër vitesh, KLSH po synon që të forcojë infrastrukturën e
Integritetit brenda vetë institucionit, dhe në këtë mënyrë të promovoje integritetin,
si instrument parandalues të korrupsionit, në institucionet e sektorit publik, duke
udhëhequr nëpërmjet shembullit. Nëpërmjet kësaj politike KLSH tenton
parandalimin e akteve korruptive nën parimin “më mirë të parandalosh se sa të
shpenzosh për dëmin e shkaktuar” duke balancuar marrjen e masave në rastin e
shkeljeve të integritetit dhe masave të cilat do të synojnë në parandalimin e tyre. Ai
do të ndërmarrë misione auditimi mbi vlerësimin e faktorëve që ndikojnë në
integritetin dhe në riskun e korrupsionit në institucionet publike, duke konsideruar
që lufta kundër korrupsionit dhe politikat për instalimin e një sistemi efektiv të
integritetit të jenë pjesë e menaxhimit të institucioneve publike.
Manjola NAÇO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 153
KLSH REKOMANDON PËRGJEGJSHMËRINË INSTITUCIONALE SI PARAKUSHT PËR MIRËQEVERISJEN
nga Manjola NAÇO – Drejtore e Përgjithshme, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 2 qershor 2017.
Sa herë flasim për mirëqeverisjen duhet të kuptojmë se ajo është e lidhur me
përgjegjshmërinë drejtuese nga e cila sigurohet ajo që kërkohet në realizimin e
objektivave strategjik të institucionit “vlera e parasë së shpenzuar”. Nga ana tjetër
strukturat që garantojnë se është arritur efektivitetit dhe eficienca e fondeve në
realizimin e objektivave janë audituesit publik.
Përgjegjshmëria në drejtim lidhet me mënyrën se si përdoret autoriteti në arritjen e
objektivave përmes një sistemi të përshtatshëm të kontrollit të brendshëm që
nënkupton një mjedis kontrolli të kujdesshëm, një vlerësim objektiv të risqeve në
realizimin e objektivave, në realizimin e kontrolleve të përshtatshme të proceseve,
monitorim dhe ajo që është me rëndësi për të gjithë “stakeholders” raportimi i
rezultateve, pra informimi dhe komunikimi i realizimit të objektivave të vendosur në
nivel programi apo sistemi.
Përgjegjësia e drejtimit është e lidhur me dizenjimin dhe vënien në funksionim të
sistemit të kontrollit të brendshëm ndërkohë që drejtimi ka autoritetin e vetëm për
të bërë të mundur që sistemet e kontrollit funksionojnë dhe janë efektive.
KLSH, në rolin e audituesit të jashtëm publik ka detyrimin që të vlerësojë sa mirë
funksionon kontrolli i brendshëm në entitetet publike, duke kërkuar të sigurojë
nëse:
1. Aktivitetet e lidhur me objektivat janë realizuar në ekonomicitet, eficiensë
dhe efektivitet;
2. Raportimi financiar është i besueshëm;
3. Aktivet janë menaxhuar me kujdes;
4. Veprohet në përputhje me kuadrin rregullator në fuqi.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
154 Botime 2017
Së fundmi, KLSH është duke u fokusuar në dhënien e një sigurie të arsyeshme mbi
pasqyrat financiare të përgatitura nga entet publike, ligjshmërinë dhe
rregullshmërinë e transaksioneve të përfshira në to, duke mos lënë mënjanë edhe
misione të lidhura me vlerësimin e performancës për të gjykuar lidhur me vlerën e
parasë në arritjen e objektivave kryesorë institucional.
Për KLSH, auditimi i pasqyrave financiare, është vërtetë një sfidë jo për teknikën e
ndryshme të vlerësimit të riskut dhe metodologjinë e re në dhënien e opinionit të
auditimit, por kryesisht për shkak të mjedisit jo plotësisht të rregulluar të raportimit
financiar në sektorin publik në Shqipëri. Jemi një vend që rrugën drejt Evropës e pa
fillimisht duke shkatërruar të gjithë praktikën e vlerësueshme të kontabilitetit dhe
të raportimit të trashëguar nga një shkollë kontinentale me rregullim strikt dhe të
detajuar dhe më pas duke bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të mos
përgatitur pasqyra financiare të konsoliduara jo vetëm si shtet por edhe si
institucione qendrore. Është e pakuptueshme që në vitin 2016, institucione të
rëndësishme si Ministria e Mirëqenies Sociale apo Ministria e Mjedisit të mos kenë
pasqyra financiare të konsoliduara për njësitë e varësisë dhe nga ana tjetër
Ministria e Financave të mos kërkojë një detyrim të tillë. Informacioni kontabël
është gjuha e komunikimit për të adresuar një vendimmarrje që do të ishte më afër
asaj që quhet mirëqeverisje.
Besueshmëria dhe saktësia e pasqyrave financiare reflekton nivelin e kontrolleve të
brendshme. Sa më të qëndrueshme, efektive të jenë sistemet e kontrollit të
brendshëm aq më i ulët është risku mbi të cilin jepet siguria e auditimit. Në këtë
kontekst, nëse sistemet e kontrollit do të operonin në mënyrën e duhur dhe nëse
audituesit e brendshëm do të siguronin apo jepnin garanci mbi këto sisteme
atëherë edhe misioni i auditimit të KLSH do të fokusohej në aspekte të lidhura më
shumë me performancën në arritjen e objektivave se sa të qëndronim në
rregullshmërinë e transaksioneve financiare.
Ajo që konstatohet është kultura e pakët menaxheriale lidhur me nevojën për
sisteme efektive kontrolli, për një ndarje të drejtë të përgjegjësive në realizimin e
detyra funksionale dhe një kontrolli të vijueshëm në mënyrë që asnjë person të
mund ta shikojë veten si një ushtrues pushteti nga i cili mund vetëm të përfitosh
për veten. KLSH ka punuar që të sensibilizojmë jo vetëm institucionet të cilat në të
shumtën e rasteve nuk reagojnë dhe nuk e kuptojnë se si një sistem efektiv kontrolli
ndikon në mënyrë direkte në realizimin e objektivave institucional, por edhe
strukturat e auditit të brendshëm për të rritur rolin e tyre në forcimin e sisteme të
Manjola NAÇO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 155
brendshme përmes këshillimit dhe rregullimit të hapësirave që lënë vend për
devijime nga objektivat primare dhe rritin risqet operacionale. Kuptohet që
problematika shfaqet më shumë në administrimin e pushtetit lokal por dhe kjo e
lidhur me historinë institucionale, por nuk mbeten pas edhe institucione qendrore
të nivelit të lartë. Mos harrojmë rastin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë që në fund
të fundit tregoi se gjithë sistemi i kontrollit i dizenjuar mbi bazë të modeleve më të
mira evropiane dështoj për shkak të mos implementimit të duhur dhe mungesës së
vëmendjes nga drejtimi.
Pa sistem kontrolli efektiv nuk mund të arrihet përgjegjshmëria institucionale dhe
aq më pak mirëqeverisja. Ajo që trumbetohet me fjalë të mëdha janë sfidat për
qeverisje më të mirë, por KLSH rekomandon që përmirësimi fillon me përmirësim të
sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe luftën ndaj të abuzuarit me pushtetin që
të jep funksioni, aspekt që përveç integritetit personal dhe profesional kërkon edhe
përgjegjshmëri. Vetëm duke kuptuar këtë ekuacion të thjeshtë mund të adresojmë
strategji të mira për mirëqeverisjen e Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt Europës.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
156 Botime 2017
LEGALIZIMET E NDËRTIMEVE INFORMALE NË FOKUSIN E KLSH
nga Artan MIRASHI dhe Hysen METKO – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 6 qershor 2017.
Në ditët e sotme, shqetësimi më i madh i gjithë opinionit është se si administrohet
procesi i legalizimit të ndërtimeve informale të bëra në vitet e tranzicionit. Pra si
kryhet ky proces, si përdoret paraja publike, a mblidhet ajo sipas ligjit? Çdo njeri
shtron pyetjen se cilat janë institucionet që e kontrollojnë këtë para, kush e auditon
qarkullimin e saj si në të ardhura, por dhe në shpenzime. Në këtë shkrim do të
paraqiten disa probleme se si KLSH po punon për të ruajtur paranë publike, si një
institucion i pavarur kushtetues.
Një ndër institucionet që KLSH ka për objekt auditimi është dhe Agjencia e
Legalizimit Urbanizim Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) si dhe
drejtoritë e rajonale të ALUIZNI-t, për vetë rëndësinë që ka, pasi ka një funksion sa
të rëndësishëm por dhe delikat në marrëdhënie me publikun, kjo e ka bërë tepër të
nevojshme që KLSH të fokusohet periodikisht në auditimin e ALUIZNI-t.
Me miratimin e ligjit për krijimin e Agjencisë Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimin
të Zonave/Ndërtimeve Informale në vitin 2006, për herë të parë filloj një proces
legalizimi për ndërtimet informale, sigurisht mungesa e përvojës dhe marrja
shabllon e përvojave nga vende të tjera në tranzicion, pa e përshtatur atë sipas
specifikave që kishin këto ndërtime informale në vendin tonë, krijoj një situatë jo të
pranueshme tek qytetarët. Problematikat e konstatuara ishin: Paqartësi e statusit
të pronave ku janë ndërtuar objektet për legalizim, pasi harta e statusit të pronave
është problemi “gangrenë” i shoqërisë tonë. Identifikimin dhe verifikimi në terren i
ndërtimeve informale që kryen ish komunat dhe bashkitë nuk ishte afër realitetit, si
nga mungesa e përcaktimit të të dhënave teknike, por dhe nga interesa korruptive
të punonjësve të rekrutuar pa kritere të caktuara.
Me ndryshimet ligjore të mëvonshme kompetencat për identifikim dhe verifikimin
në terren të ndërtimeve informale deri në lëshimin e lejeve kaluan ALUIZNI-t me një
Artan MIRASHI, Hysen METKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 157
organizim në rrethe, ku verifikoheshin e identifikoheshin objektet informale,
plotësohet dosja me dokumentacionin e kërkuar ligjor dhe lëshimi i lejeve bëhej i
përqendruar në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t. Ndryshimet e kryera në
vijim, duke decentralizuar kompetencat nga Qendra në Drejtoritë Rajonale, filluan
të japin një impakt më të mirë tek qytetarët, pasi filluan të kryheshin specializime e
trajnime të stafit, kjo solli dhe rritjen e eficiencës së përdorimit të burimeve
njerëzore.
I. Për ndërtimet pa leje të cilat legalizohen, në radhë të parë identifikohet pronësia
e parcelës ndërtimore të okupuar nga poseduesi i ndërtimit pa leje. Në çdo rast
poseduesi parcelën ndërtimore për pjesën deri në trefishin e ndërtimit e merr me
çmim favorizues, për pjesën mbi trefishin e blen me çmimin e tregut përcaktuara në
ç’do rast me Vendim të Këshillit të Ministrave në vitin kur aplikohet ky çmim. Në
legjislacionin e ri pas Qershorit të vitit 2014, është përcaktuar që për
vetëdeklarimet e periudhës 2006-2014 të kryhen procedurat e kalimit në pronësi
pavarësisht pronësisë së parcelës ndërtimore shtet apo ish pronar, ndërsa për
vetëdeklarimet e mëvonshme pranohet fillimi i proceduarve të legalizimit vetën
n.q.s poseduesi i ndërtimit pa leje ka në pronësi parcelën ndërtimore. Megjithëse
në legjislacion është përcaktuar se për shkak të përmasave ose plan vendosjes së
parcelës ndërtimore, krijohen sipërfaqe të lira që nuk mund të shfrytëzohen më
vete për ndërtim, ato i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së
pronës, të miratuar me VKM. Kalimi i së drejtës së pronësisë për këto sipërfaqe,
kryhet vetëm nëse poseduesi i ndërtimit pa leje shpreh vullnetin nëpërmjet një
kërkese me shkrim.
Në auditimet e ushtruara nga KLSH për periudhën para dhe gjatë vitit 2014, është
konstatuar se nga Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t nuk është vepruar me shitjen e
pjesëve të parcelave të okupuara (që kalon trefishin e sipërfaqes së ndërtimit dhe
në çdo rast brenda vijës së verdhë jo më shume se 300 m2 dhe jashtë vijës së
verdhë jo më shumë së 500 m2), megjithëse këto parcela janë në përdorim nga
okupuesit. Dëmi i shkaktuar është tepër i madh dhe kjo ka sjellë pasojë në uljen e
nivelit të vlerës së parasë për shpërblimin e pronarëve. KLSH ka evidentuar në
auditimet e kryera se si rrjedhojë e mos shitjes së këtyre parcelave aktualisht të pa
frytshme për tu përdorur nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore për shitje apo për
qëllime publike për shkak të përmasave dhe konfiguracionit, është i
konsiderueshëm dhe ka shkaktuar mungesë të ardhurash në buxhetin të shtetit për
fondin e kompensimit të ish pronarëve konkretisht: në Qarkun e Lezhës për vitet
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
158 Botime 2017
para vitit 2014 janë konstatuar në 30 raste me sipërfaqe totale 14157 m2 llogaritur
në vlerë 161,729,059 lekë; në Qarkun e Elbasanit, në 20 raste, me një sipërfaqe
totale prej 4117.76 m2 me një vlerë të përgjithshme prej 32,488,221 lekë; në
Qarkun e Korçës në 23 raste një sipërfaqe totale prej 8207 m2 (në total), në shumën
totale prej 18,468,003 lekë, etj. Në të gjitha rastet me Vendimet e Kryetarit të KLSH,
janë rekomanduar dëmshpërblimi i parcelave ndërtimore të okupuara me çmimin e
tregut që për shkak të përmasave dhe konfiguracionit nuk mund të përdoren për
ndërtime të tjera ose për qëllime publike. Për periudhën nga Qershori i vitit 2014
dhe në vijimësi në auditimet e ushtruar nga KLSH, është konstatuar se kalimi i
pronësisë së parcelës ndërtimore dërgohet zyrtarisht për miratim nga Këshilli i
Ministrave, pasi janë lëshuar Lejet e Legalizimit. Leja e Legalizimit dërgohet edhe në
Zyrat Vendore të Regjistrimit Pasurive Paluajtshme për regjistrimet e ndërtesave pa
marrëdhënie me truallin, duke krijuar një hapësirë kohore të pa nevojshme dhe një
procedurë të përsëritur për qytetarët dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive
të pa luajtshme.
II. Në legjislacionin e legalizimit për periudhën para Qershor 2014 lëshimi i lejes së
legalizimit kushtëzohej pasi paguheshin më parë pagesat e Taksës Vendore “Për
ndikimin në infrastrukturë” si dhe pagesa e parcelës ndërtimore sipas kontratës së
kalimit të pronësisë lidhur midis poseduesit të parcelës ndërtimore dhe Drejtorisë
Rajonale të ALUIZNI-t si përfaqësues i shtetit llogaritur nga Drejtoritë e ALUIZNI-t në
rrethe.
Në auditimin që KLSH, ka kryer në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Lezhë,
Tirana 2 dhe Qarkut Korçë është konstatuar se në zbatimit të procedurave të
legalizimit të objekteve/shtesave anësore dhe në lartësi pa leje, ka rezultuar se pasi
kanë lëshuar lejet e legalizimit, në momentin e dërgimit për regjistrim në ZVRPP,
kanë dërguar pranë Njësive të Vëtëqeverisjes Vendore vetëm shkresën me të
dhënat për llogaritjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë, pa marrë
më parë konfirmimin e kryerjes së kësaj pagese, duke ju referuar VKM-së nr. 860,
datë 10.12.2014 “Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të
ardhurave për ndërtimet pa leje dhe vlerave të zbatueshme për legalizim”. Taksat
vendore të ndikimit në infrastrukturë, për ndërtimet e legalizuara, pavarësisht nga
funksioni i tyre, duhet të llogaritet, arkëtohet dhe administrohet nga NJQV. Për
zbatimin e kësaj pike, Drejtoritë e ALUIZNI-t, duhet të vënë në dispozicion të NJQV,
në momentin e dërgimit për regjistrim në ZVRPP, të dhënat e ndërtimeve që pajisen
me leje legalizimi.
Artan MIRASHI, Hysen METKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 159
Në këto kushte dokumentacioni tekniko-ligjor për legalizimin e ndërtimit informal,
përfshin vërtetimin për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjitha
rastet, kur subjekti nuk përjashtohet nga pagesa e taksës sipas këtij ligji dhe
legjislacionit në fuqi, por kjo ka sjellë një paqartësi kompetencash në të drejtën
ligjore se kush duhet ta mbledhë këtë të ardhur. Por anashkalimi i kësaj takse ka
sjellë mos arkëtimin nga Bashkitë dhe mos përfitimin e kësaj takse për ta kthyer në
shërbime ndaj publikut. Vetëm Bashkia Kamëz ka mbledhur 100% këtë taksë dhe e
ka kthyer në shërbime publike, kryesisht për infrastrukturën e zonës së tij, ndërsa
në bashkitë tjera kjo taksë jo vetëm nuk mblidhet, por për paaftësi menaxheriale
ajo nuk njihet dhe presin vetëm nga ALUIZNI, ndërkohë që Njësitë e Vetëqeverisjes
vendore duhet ta mbledhin vetë atë dhe ta kthejnë në të mira publike.
Konkretisht në auditimet e ushtruara është konstatuar se megjithëse të dhënat për
llogaritjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë janë dërguar nga 6 muaj
e deri në 1 vit më parë në Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, nga Njësitë e
Vetëqeverisjes Vendore nuk janë arkëtuar të ardhurat nga kjo taksë përkatësisht:
në Drejtorinë Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Lezhë në të gjitha rastet në kualifikimin e
objekteve informale, megjithëse ALUIZNI ka dërguar pranë Njësive Vendore të
Qarkut Lezhë shkresat për llogaritjen e pagesën e taksës së ndikimit në
infrastrukturë, nuk ka asnjë konfirmim mbi pagesën e Taksës së Ndikimit në
Infrastrukturë për dalje me vendim kualifikim; nga auditimi i ushtruar në ALUIZNI
Tirana nr. 2, në 1660 raste në kualifikimin e objekteve informale, ALUIZNI ka
dërguar pranë Bashkisë Tiranë vetëm shkresën për llogaritjen e pagesën e taksës së
ndikimit në infrastrukturë, pa marrë konfirmim mbi pagesën e Taksës së Ndikimit në
Infrastrukturë për dalje me vendim kualifikimi, duke krijuar një mungesë të
ardhurash në buxhetin vendor në vlerën 32,385,690 lekë, (89,376,641 lekë total për
gjithë objektet që mbulon Bashkia Tiranë), ndërsa në Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI
Qarku Korçë, në 375 raste në kualifikimin e objekteve informale, ALUIZNI ka dërguar
pranë Bashkive vetëm shkresën për llogaritjen e pagesën e taksës së ndikimit në
infrastrukturë, pa marrë konfirmim mbi pagesën e Taksës së Ndikimit në
Infrastrukturë për dalje me vendim kualifikimi, duke krijuar një mungesë të
ardhurash në buxhetin vendor në vlerën 38,506,651 lekë.
Në vlerësimin maksimal, të këtij problemi u mor iniciativa nga KLSH për
rekomandime për përmirësimin ligjor, pra është kërkuar që të bëhen përmirësime
kryesisht në ndryshimin e përcaktimeve të Ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006,“Për
sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar për:
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
160 Botime 2017
a) Për zbatimin e kësaj pike, të vënë në dispozicion të njësive të qeverisjes
vendore të dhënat e ndërtimeve që do të pajisen me leje legalizimi;
b) Në momentin e lëshimit të lejes së legalizimit të administrohet në dosjen e
objektit informal vërtetimi mbi pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë.
Ky propozim për përmirësim ligjor është një domosdoshmëri, pasi konsiston ne
rregullimin e situatës financiare të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe arkëtimin
në kohë reale të të ardhurave nga Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë, për një
dobishmëri sa më të madhe në shërbim të publikut, duke përmbushur detyrën e
KLSH, për të qenë shërbestarë të një qeverisje të mirë dhe për rritjen e efektivitetit
të përdorimit të parasë publike në mirëqenien e komunitetit.
Fatos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 161
KËRKESAT E PROFESOR FUGËS DHE POLITIKA
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 6 qershor 2017.
60 kërkesat e profesorit, studiuesit dhe publicistit të njohur Artan Fuga, të
publikuara këto ditë, mendoj se nuk i drejtohen vetëm Partisë Demokratike, por të
gjithë spektrit politik të vendit, sidomos tre partive kryesore që kanë alternuar
pushtetin në 25 vitet e fundit tek ne. Praktikisht çdo kërkesë është një program i
mirëfilltë pune për një forcë politike që synon të kryejë reforma të vërteta në
administratën tonë publike, pra të bëjë shtet! Shumëkush nga institucionet
kryesore të Shtetit e gjen veten në planet e tij të reformës dhe modernizimit, tek
kërkesat e Profesor Fugës. Ato e kthejnë administratën tonë publike në një trupë
shërbestarësh për qytetarët shqiptarë, me dinjitet, profesionalizëm dhe integritet
të plotë. Po ndalem vetëm tek dy prej këtyre kërkesave:
25. “Çdo shkelje financiare administrative e konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit
është në ngarkim të titullarëve të institucionit.”
26. “Kryeministri të detyrohet që çdo shkelje të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i
Shtetit ta dërgojë edhe ai në prokurori”.
Kërkesa 25, po të zbatohej, do të sillte një kufizim të jashtëzakonshëm të
korrupsionit. Po pse? Në fakt, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), për vitin e katërt
radhazi, kërkon në Kuvend që një grup ekspertësh të përgatisë Ligjin për
Përgjegjësinë Materiale të Nëpunësit Publik. Sikur çdo vendim-marrje të matej në
rezultatet e saj, me përgjegjësinë materiale të administratorit publik që e ka marrë,
buxhetit të Shtetit Shqiptar do të mund t’i kurseheshin me dhjetëra milion euro
dëme çdo vit. Nga auditimet e kryera çdo vit, KLSH ka konstatuar mjaft probleme
dhe shkelje të dispozitave ligjore në fonde të konsiderueshme publike, që kanë
sjellë shpenzimin e tyre pa kriter dhe eficiencë, ose edhe më keq, shkuarjen dëm
të një pjese të tyre, nga keqmenaxhimi financiar. Si institucion, KLSH është
përpjekur të përcaktojë përgjegjësitë materiale të nëpunësve publikë që kanë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
162 Botime 2017
kontribuar në këto keqpërdorime të fondeve publike, duke propozuar masa në
formën e sanksioneve, kundrejt parregullsive financiare të shkaktuara prej tyre
dhe të konstatuara. Mirëpo vlerësimi dhe matja e dëmit dhe adresimi i
përgjegjësisë materiale kërkon procedura me konkrete, të detajuara dhe të
sanksionuara në një ligj të veçantë. KLSH ka rekomanduar ngritjen e një grupi pune
me specialistë dhe përfaqësues të legjislativit, që do të vlerësojë dhe punojë për
hartimin e ligjit “Mbi përgjegjësinë materiale” në të cilën të trajtohet përgjegjësia
financiare e punonjësve të njësive publike (zyrtarët e lartë dhe punonjësit e të
gjithë niveleve) për dëmet ekonomike të shkaktuara qëllimisht apo nga
neglizhenca, gjatë ose në lidhje me procesin e ekzekutimit të detyrave zyrtare. Deri
tani kanë kaluar katër vjet dhe asgjë nuk është bërë. E njëjta gjë mund të thuhet
për kërkesën 26. Në fakt, KLSH ka kërkuar më pak, që Kryeministri i sotëm të
rivendoste një praktikë shumë të mirë të administratës shtetërore, e cila me një
urdhër të Kryeministrit të detyrohej të zbatonte rekomandimet e institucionit
kushtetues të KLSH-së, të mandatuar nga Kushtetuta për të siguruar përdorimin
me ekonomi, efektshmëri dhe eficiencë të parave të takspaguesve shqiptarë dhe
për të ruajtur fondet dhe asetet publike nga keqmenaxhimi i tyre. Ky urdhër ka
ekzistuar në vitin 2007 dhe ka mbaruar shumë punë me zbatimin e tij, në dobi të
mbajtjes së administratës publike të vendit të përgjegjshme dhe eficiente. Mirëpo
ka rreth katër vjet që KLSH e kërkon dhe urdhri as nuk rinovohet nga qeveria e
sotme, as nuk ripërtërihet vlefshmëria e urdhrit të mëparshëm. Kjo ka krijuar një
situatë kur KLSH ka shpallur listën e nëpunësve të lartë dhe të mesëm të
administratës qeveritare, të kapur në flagrancë me shkelje të rënda ligjore dhe të
kërkuar nga institucioni që të largohen nga detyra, ndërkohë që qeveria jo vetëm
nuk i largon, por disa syresh i promovon në detyra edhe më të larta! Mosveprimi
qeveritar krijon trysni dhe vështirëson edhe punën e prokurorëve që trajtojnë
kallëzimet penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi mos largimi i të kallëzuarve
penalë nënkupton marrjen e tyre në mbrojtje nga qeveria. Këto dy kërkesa ta
pazbatuara nga lista prej 60 kërkesash të profesor Artan Fugës, janë një shembull
konkret se sa dobi do të kishte shteti ynë dhe sa qindra miliona euro abuzim do të
mund të parandaloheshin, ose ktheheshin në arkën e Shtetit, nëse kërkesat-
reforma të mirëfillta në administratën tonë publike, do të merreshin parasysh nga
politika dhe politikanët tanë kryesorë.
Vullnet KARAFILAJ, Brunilda ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 163
MISIONI I DOGANAVE, PERCEPTIMI I BIZNESEVE MBI CILËSINË E SHËRBIMIT
nga Vullnet KARAFILAJ – Kryeauditues dhe Brunilda ZENELI1, Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 7 qershor 2017.
Sigurimi i barazisë përballë ligjit është një e drejtë themelore dhe zbatimi i tij është
një detyrim për të gjithë shoqërinë. Në këtë këndvështrim Ministria e Financave,
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Degët Doganore si zbatuese, janë përgjegjëse
për përmbushjen e këtyre detyrimeve referuar legjislacionit doganor dhe praktikave
më të mira.
Operatorët ekonomikë kanë të drejtën të trajtohen në mënyrë të barabartë para
ligjit dhe kanë detyrimin të zbatojnë ligjet me rigorozitet. Rritja e kërkesës për
përmirësimin e performancës së administratës doganore është një nga kriteret bazë
të integrimit në BE. Qëllimi dhe misioni i doganave tashmë nuk është vetëm
mbledhja e të ardhurave, si një prej indikatorëve të performancës së saj, por edhe
perceptimi i bizneseve dhe klientëve të tjerë, mbi nivelin dhe cilësinë e shërbimeve
doganore shqiptare.
Nisur nga rëndësia e shërbimit doganor, me efekte të drejtpërdrejta në nivelin e
realizimit të të ardhurave buxhetore me rreth 40 % dhe krijimit të një klime
bashkëpunimi me biznesin, për të siguruar transparencë dhe barazi ndaj tij, KLSH-ja
në zbatim të politikave të saj, të përcaktuara në Planin Strategjik, Ligjin “Për
funksionimin dhe organizimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ka marrë shkas dhe e
ka trajtuar me seriozitet performancën e shërbimit doganor gjatë procesit të
vlerësimit të mallrave për qëllime doganore. Sa më sipër, puna e administratës
doganore gjatë vlerësimit doganor të mallrave, ka një rëndësi të veçantë parë kjo
në dy aspekte:
Së pari, shmangie të pabarazisë dhe unifikim të vlerës doganore nga të gjithë
strukturat doganore për mallra të njëjtë dhe origjinë të njëjtë;
Së dyti, rritja e të ardhurave doganore, si rezultat i zbatimit rigoroz të procedurave
të vlerësimit të mallrave për qëllime doganore.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
164 Botime 2017
Në vlerësimin e performancës së administratës doganore konstatohen
problematika që vijnë si rezultat i mungesës së disa standardeve gjatë procedurave
të vlerësimit të mallrave për qëllime doganore. Problematikat kryesore
përmblidhen si më poshtë:
Trajtimin e diferencuar të konsumatorëve të këtij shërbimi me pasojë krijimin e
pakënaqësisë ndaj bizneseve dhe me ndikim negativ në vjeljen e të ardhurave
doganore;
Moszbatimin rigoroz të procedurave të përcaktuara mbi vlerësimin e mallrave,
përdorimin e standardeve të dyfishta, favorizim të bizneseve, mungesën e
transparencës së administratës doganore në procesin e përditësimit të “Dosjes me
të Dhëna të Disponueshme”, si dhe të hartimit dhe përdorimit të procedurave të
qarta dhe të thjeshta.
Pavarësisht se metoda kryesore e vlerësimit doganor të mallrave është vlera e
transaksionit, në rreth 20% të deklaratave doganore përdoret vlerësimi i mallit sipas
Dosjes së të Dhënave të Disponueshme (çmimeve referuese). Përcaktimi i saktë dhe
real i “çmimeve referuese” ndikon drejtpërdrejt në vlerësimin e vlerës doganore të
mallrave dhe për rrjedhojë në detyrimet që subjektet duhet të derdhin në buxhetin
e shtetit në raport me vlerën e përllogaritur të mallit. Praktikisht “çmimet
referuese” përdoren në përgjithësi për mallrat me origjinë nga vendet jashtë
Komunitetit Europian. Eksperienca dhe rezultatet nga auditimet e zhvilluara nga
KLSH në sistemin doganor, por edhe vetë kontrollet e ndërmarra nga strukturat
doganore, kanë treguar se ende ka shumë për të bërë në lidhje me vërtetimin e
vlerës së transaktuar. Për këtë kërkohet që për një përcaktim sa më real të vlerës së
këtyre mallrave, të disponohen çmime referuese sa më reale. Pikërisht në këtë
proces, ndikim negativ ka edhe mungesa e marrëveshjeve me këto vende, për
shkëmbim informacioni, për verifikimin e vërtetësisë së dokumentacionit shoqërues
të praktikës doganore. Për këto arsye administratës doganore i lind detyrimi për të
filluar negociatat për lidhjen e marrëveshjeve dy palëshe, për shkëmbim
informacioni, me vendet që bëjnë pjesë jashtë Komunitetit Europian, ku volumi i
importeve është i konsiderueshëm dhe dokumentacioni shoqërues i praktikave
doganore lë për të dëshiruar.
Për të patur “çmime referuese” sa më reale është e rëndësishme përfshirja në
procesin e përditësimin e saj, e grupeve të interesit, siç janë bizneset. Bizneset si
konsumatorët e këtij shërbimi, por edhe si operatorë të tregut, duhet të
konsiderohen nga administrata doganore, si një burim informacioni mjaft i vlefshëm
Vullnet KARAFILAJ, Brunilda ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 165
dhe në kohë reale. Mungesa e përfshirjes së operatorëve ekonomik (biznesit), që
operojnë në sistemin doganor, për përcaktimin e vlerave referuese, ka sjellë
konfuzion në procedurat që ndiqen për përditësimin e “çmimeve referuese” dhe
për rrjedhojë në përcaktimin e saktë të vlerës së mallrave.
Po kështu, mosbashkëpunimi i Administratës Qendrore me Degët Doganore, të cilat
janë zbatuese të procedurave doganore dhe kontakti i drejtpërdrejtë me operatorët
ekonomike, krijon mangësi në mbledhjen e një informacioni sa më të plotë, më
real, të shumëllojshëm për vlerësimin e mallrave dhe që ndikon në përcaktim jo të
saktë dhe real të çmimeve referuese.
Përditësimi i çmimeve referuese, është shoqëruar edhe me procesin e shfuqizimit
të çmimeve referuese, si një domosdoshmëri për shkak të marrëveshjeve
ndërkombëtare, dypalëshe apo shumëpalëshe në fushën e doganave, apo
kompleksitetit të ndërtimit të referencave për artikuj të caktuar. Ky proces ka
rezultuar me mangësi të cilat kanë konsistuar në, mos argumentimin e plotë dhe të
saktë të propozimeve mbi shfuqizimet, mungesa e studimeve bazuar në të dhëna
statistikore të periudhave të mëparshme mbi ecurinë e zhdoganimit të mallrave të
propozuar për shfuqizim, mungesa e gjurmës së auditimit mbi rrjedhën e proceseve
të kryera nga specialistët e vlerës doganore nga fillimi deri në përfundim të tyre, gjë
e cila synon të ripërshkojë të gjithë veprimtarinë individuale dhe vendimmarrjen
lidhur me to, ndikon në cilësinë e vendimmarrjes mbi shfuqizimin e artikujve të
propozuar, apo lënien jashtë këtij procesi të artikujve të tjerë, për të cilat nuk janë
bërë vlerësime dhe studime të të dhënave historike statistikore, kërkesave nga
palët e interesit, kërkesa nga Degët Doganore, etj.
Mungesa e manualit të procedurave për përcaktimin e vlerave referuese dhe një
“dosje/praktike”, sjell që vendimmarrja për të shqyrtuar një artikull apo një tjetër
është totalisht evazive. Kjo vendimmarrje është e pambështetur në një kërkesë,
analizë të sektorit apo e dokumentuar me një studim apo të dhëna statistikore, ku
të jepet informacion mbi trendin e çmimit të zhdoganimit në periudhat e
mëparshme, në degë të ndryshme dhe nga subjekte të ndryshme për një mall të
caktuar, studime të tregut, etj. Analizimi i këtyre të dhënave do të krijonte edhe një
pasqyrim të saktë të historikut të një malli të caktuar, të ecurisë dhe
domosdoshmërisë së përditësimit të dosjes së të dhënave të disponueshme, si dhe
nivelin e ndryshimit.
Problemet e mësipërme mund të jenë pjesë e rekomandimeve për përmirësim të
tyre nga Administrata Doganore në të ardhmen, të cilat konsistojnë veçanërisht në
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
166 Botime 2017
miratimin e manualit të procedurave të vlerësimit doganor, me qëllim përcaktimin
e kritereve të veçanta për fillimin e një rivlerësimi doganor, por edhe të
informacionit dhe të dhënave që duhet të përpunohen për përcaktimin e vlerës së
re të mallit.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Brunilda ZENELI për periudhën janar-qershor 2017:
Integriteti, “Thembra e Akilit” në auditim.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 30 qershor 2017).
Albert THOMA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 167
KOMUNIKIMI ELEKTRONIK I PAMJAFTUESHËM MIDIS INSTITUCIONEVE
nga Albert THOMA – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “55”, më 7 qershor 2017.
Prej disa vitesh në institucionet shtetërore është investuar për përshtatjen e tyre
me zhvillimet bashkëkohore në fushën e dixhitalizimit. Si rezultat janë ndërtuar
infrastruktura të posaçme dhe programe të dedikuara sipas kërkesave specifike për
menaxhimin, administrimin, komunikimin dhe ruajtjen e të dhënave nëpërmjet
sistemeve elektronike të menaxhimit të informacionit. Ndër qëllimet madhore të
këtyre investimeve është komunikimi efektiv midis institucioneve dhe midis këtyre
të fundit dhe publikut, jo vetëm për të rritur cilësinë e shërbimeve që i afrohen
publikut, por mbi të gjitha për të rritur në vazhdimësi transparencën me publikun e
gjerë.
Ky objektiv madhor dhe prioritar i qeverisë nuk është plotësuar në shkallën që pritej
dhe, tej çdo parashikimi nga pikëpamja e afateve të përcaktuara, ende është në
proces të vazhdueshëm pa parashikuar përfundimisht se kur komunikimi do të
bëhet efektiv dhe qeveria dixhitale të shërbejë në të gjitha institucionet e përfshira
në këto projekte madhore. Kështu në fushën e administrimit dhe menaxhimit të të
ardhurave dhe shpenzimeve për përfitime në fushën e pensioneve, KLSH në
auditimet e fundit të ushtruara në Institutin e Sigurimeve Shoqërore konstatoi se në
zbatim të kërkesave ligjore dhe detyrimeve reciproke në marrëveshjet e
nënshkruara me DPT, të dhënat për të ardhurat nga kontributet e sigurimeve
shoqërore që mblidhen nga DPT për llogari të ISSH, nuk raportohen në kohë reale
nëpërmjet komunikimit elektronik midis sistemeve dhe raportimi midis DPT dhe
ISSH nuk është i njëjtë me atë midis Degës së Thesarit dhe ISSH. Në këto kushte
ISSH është zhveshur nga mjetet për kontrollin e realizimit të të ardhurave nga
kontributet dhe kjo për shkak të mungesës së komunikimit midis sistemeve të
menaxhimit të informacionit midis DPT, Degës së Thesarit dhe ISSH.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
168 Botime 2017
Ndërkohë që niveli i ulët i komunikimit midis dy sistemeve sa më sipër për të
ardhurat përveç planifikimit dhe monitorimit të mbledhjes së tyre nuk shoqërohet
me pasoja të prekshme negative transmetimi i listë pagesave të kontributeve të
detyrueshme të sigurimeve shoqërore nga DPT tek ISSH shoqërohet me
problematikë tek qytetarët të cilët për të aplikuar për përfitimet që ju takojnë nga
skemat e sigurimeve shoqërore duhet të sigurojnë dhe vërtetojnë të dhënat për
kontributet e paguara në mënyrë manuale si tek zyrat e DPT si tek zyrat e
sigurimeve shoqërore, kosto këto që investimi në fushën e IT në të dy institucionet
nuk ka mundur deri më sot ti eliminojë si rezultat i vështirësive apo planifikimit jo si
duhet të investimeve të cilat shoqërohen me problematika serioze teknike të
komunikimit midis sistemeve.
Niveli i pamjaftueshëm i komunikimit ka sjellë vështirësi deri dhe të pa
menaxhueshme në fushën e ndjekjes, monitorimit dhe masave përkatëse të borxhit
të krijuar jo vetëm për sa i përket sigurimeve shoqërore por dhe për debitorët në
fushën e detyrimeve tatimore për të cilat si rezultat i nivelit të pamjaftueshëm të
komunikimit elektronik në kohë reale raportet periodike për drejtoritë rajonale
tatimore duhet të kërkohen nga DPT dhe pasi të gjenerohen nga IT e DPT iu
përcillen nëpërmjet postës elektronike drejtorive rajonale e cila shoqërohet jo
vetëm me kosto shtesë në kohë por dhe me cënime përsa i përket përmbajtjes dhe
cilësisë së informacionit.
Aspekt tjetër i rëndësishëm i evidentuar nga KLSH gjatë auditimeve në sistemin
tatimor e doganor është fakti që pasojat e komunikimit të ulët midis sistemeve
shoqërohen dhe me problematikë në fushën e të drejtës, kjo në raport me QKR
(aktualisht QKB) pasi një nga elementët e rëndësishëm që nevojitet në trajtimin e
problematikave të ndryshme të subjekteve në raport me shtetin është statusi i tyre
në fushën e të drejtës së biznesit. Në bazë të ligjit për procedurat tatimore, DPT për
bizneset që nuk deklarojnë aktivitet për një periudhë 5-vjeçare, duhet ti kalojë në
regjistrin pasiv. Ky proces, me gjithë të metat që e shoqërojnë, të paktën nga DPT
realizohet dhe reflektohet në sistemin tatimor. Por duke qenë se nuk është efektiv
komunikimi midis sistemit elektronik tatimor dhe atij të QKR, statusi i subjekteve të
biznesit ekspozohet i kundërt në të dy institucionet kryesisht për subjektet e
biznesit të cilat pas ndërprerjes së aktivitetit nuk interesohen për çregjistrimin e
aktivitetit por e lënë në harresë. Në këto kushte nëse një biznes në sistemin tatimor
figuron me status pasiv, në sistemin e QKR figuron me status aktiv, duke sjellë
paqartësi në fushën e trajtimit të subjektit nga pikëpamja juridike pasi të dy
Albert THOMA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 169
institucionet kanë tagrin ligjor për referencë në raport me situatën e subjektit të
biznesit.
KLSH në auditimet periodike të ushtruara në këto institucione ka evidentuar qartë
pamjaftueshmërinë e planifikimit dhe projektimit të investimeve në fushën e
menaxhimit të informacionit dhe sidomos mungesën e analizave specifike kosto-
përfitim nga institucionet që kanë projektuar, propozuar dhe realizuar investimet
në fushën e IT të cilat janë shoqëruar në vite me kosto shtesë për korrigjime e
rregullime të ndryshme në drejtim të përshtatjes. Me gjithë vështirësitë e hasura
pak është bërë për zbatimin e rekomandimeve të KLSH në këtë drejtim çka
evidenton qartë përgjegjshmërinë e ulët të drejtuesve kompetentë të këtyre
institucioneve përsa i përket rritjes së efektivitetit të përdorimit të fondeve publike
në investimet në fushën e menaxhimit të informacionit por mbi të gjitha në zbutjen
e kostove shtesë të përdoruesve të rezultateve të sistemeve të menaxhimit të
informacionit dhe sidomos në rritjen e transparencës me publikun e gjerë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
170 Botime 2017
MIRËMENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE, PRIORITET NË KLSH
nga Edlira SAKO – Drejtore Drejtorie, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 8 qershor 2017.
Gjatë viteve të fundit, çështja e menaxhimit të burimeve njerëzore në organizatat
publike është bërë parakusht për ngritjen e institucioneve eficiente dhe të
përgjegjshme të administratës publike. Institucionet Supreme të Auditimit kudo në
botë, përfshirë edhe KLSH e trajtojnë këtë çështje me shumë prioritet sepse këto
institucione konsiderohen në vendet e tyre respektive si modeli ideal përsa i përket
menaxhimit përfshirë atë në fushën e burimeve njerëzore dhe prej tyre pritet që të
udhëheqin nëpërmjet shembullit.
Objektivat më të rëndësishëm të Politikës së Burimeve Njerëzore të KLSH-së
konsistojnë në:
Komunikimin e vlerave dhe pritshmërive në lidhje me mënyrën si funksion KLSH;
Të sigurojë veprimtarinë e KLSH në përputhje me legjislacionin në të gjitha
praktikat që lidhen me menaxhimin e Burimeve Njerëzore;
Dokumentimin dhe zbatimin e praktikave më të mira dhe më të përshtatshme
për KLSH-në;
Mbështetjen e trajtimin e njëtrajtshëm të personelit;
Të ndihmojë drejtuesit të marrin vendime që janë të qëndrueshme, të
njëtrajtshme dhe të parashikueshme;
Të mbrojë individët dhe organizatën nga presionet për t’u përshtatur.
Objektivi i KLSH-së, si edhe objektivi i çdo institucioni të përgjegjshëm, është të ketë
punonjës të aftë dhe profesionistë. Megjithatë, nuk duhet harruar se vetëm pranimi
dhe përzgjedhja nuk mjaftojnë për punësimin e individëve me aftësitë e
përshtatshme. Një element i rëndësishëm që luan rol këtu është dhe mbajtja e
Edlira SAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 171
motivimi i punonjësve për të qenë pjesë e institucionit, në mënyrë që të ketë
punonjës të aftë, të cilët i lejojnë institucionit realizimin me sukses të objektivave.
Institucionet Supreme të Auditimit, përfshirë KLSH-në, kanë nevojë për punonjës të
kualifikuar dhe me përvojë profesionale. Në parim, KLSH duhet të marrë masa për
të mbajtur ata punonjës që janë të kërkuar në tregun e punës dhe që vlerësohen
nga punëdhënësi, pra ata me kualifikime të larta, me eksperiencë të pasur dhe
aftësi të veçanta. Në të njëjtën kohë, lëvizjet e shpeshta të stafit mund të ndikojnë
gjithashtu negativisht në realizimin e objektivave të institucionit. Një nga detyrat e
rëndësishme që ndërmerr KLSH, me qëllim arritjen e qëndrueshmërisë në punësim
është ofrimi i kushteve të mira të punës. Punonjësit ndihen të kënaqur me punën e
tyre nëse iu përmbushen kritere të caktuara. Elementë të tjerë të rëndësishëm
përfshijnë atmosferën e mirë në punë (sipas literaturës, konfliktet me kolegët apo
me eprorët janë një nga arsyet më të shpeshta pse njerëzit largohen nga puna);
punë të përshtatshme për aftësitë dhe interesat e punonjësit dhe ofrimin e
përmbushjes dhe kënaqësisë në punë; punëdhënësi që tregon se është i kënaqur
me punën e punonjësit dhe e shpërblen personelin rregullisht; rregullore të
favorshme për punonjësit dhe që u lejojnë atyre të përshtatin kushtet e punës me
nevojat e tyre; krijimi i mundësive që punonjësit të marrin pjesë në procesin
vendimmarrës. Në KLSH, ne besojmë se një tjetër element i rëndësishëm i
qëndrueshmërisë së stafit është që punonjësi të identifikohet me organizatën. Kjo
mund të arrihet nëpërmjet komunikimit të mirë ndërmjet punonjësve dhe eprorëve
që u mundëson punonjësve të kuptojnë detyrat e tyre si dhe rëndësinë e tyre.
Gjithashtu, kur punonjësve u besohen gjithnjë e më shumë detyra, ata fillojnë të
zhvillojnë një ndjenjë përgjegjësie dhe për rrjedhojë fillojnë që gradualisht të
identifikohen me organizatën. Për këtë qëllim zbatohen një gamë e gjerë stimujsh,
të cilët gjithashtu kanë ndikim në nivelin e integrimit të punonjësve me organizatën.
KLSH-ja është një organizatë që përpiqet për t’u përmirësuar vazhdimisht, falë
ofrimit dhe rritjes së mundësive për sukses, një organizatë që zhvillohet në mënyrë
të vazhdueshme në mënyrë që të krijojë të ardhmen e saj dhe t’u mundësojë
punonjësve të saj të mësojnë, si dhe një organizatë që vijon të ndryshojë. KLSH-ja
përqendrohet tek aspektet e mëposhtme të një organizate që zhvillohet: drejtim i
fortë me njohuri të formuluara qartë, plane veprimtarie të hollësishme dhe të
matshme, si dhe mundësia për t’i prezantuar realisht këto plane.
Mundësitë për promovim në KLSH janë të hapura për këdo. Me qëllim shmangien e
vendimeve të gabuara në lidhje me promovimin, të cilat në mënyrë të ngjashme me
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
172 Botime 2017
vendimet e tjera që lidhen me talentet, aftësitë dhe individët në përgjithësi, mund
të jenë të pasakta, KLSH-ja përdor procedura konkurrimi dhe përpiqet të përdorë
mjetet më të mira për përzgjedhjen e kandidatëve për promovim (p.sh. metodën e
vlerësimit të integruar).
Drejtuesit e KLSH-së, të vetëdijshëm për kërcënimet nga korrupsioni në lidhje me
promovimin e punonjësve në detyrë, përpiqen me anë të politikës së promovimit të
shmangin vendime arbitrare dhe konflikte interesash dhe të sigurojnë transparencë
të procedurave si dhe një sistem të brendshëm të përshtatshëm për zbatimin e
procedurave të promovimit.
Natyra e veçantë e Institucioneve Supreme të Auditimit, përfshirë KLSH-në, u
kërkon atyre që t’u përmbahen standardeve të larta të sjelljes. Për Institucionet e
Larta të Auditimit ka pritshmëri të mëdha dhe prej tyre pritet që të veprojnë si
organizata model, pasi vetëm kjo u mundëson atyre fitimin dhe mbajtjen e besimit
të palëve të tyre të interesit, pra të qytetarëve, të organit ligjvënës dhe subjekteve
të audituara. Sjellja e dëshiruar nga personeli i KLSH-së që diskutohet më poshtë
bazohet në dispozitat e Kodit të rishikuar të Etikës së Organizatës Ndërkombëtare
të Institucioneve Supreme të Auditimit–ISSAI 30, miratuar në dhjetor 2016 në
Kongresin e Abu Dhabit. Kodi rendit sjelljen profesionale si një nga vlerat thelbësore
që duhet të kenë Institucionet e Larta të Auditimit dhe personeli i tyre.
KLSH-ja, si Institucioni më i Lartë i Auditimit, kërkohet të jetë e ndërgjegjshme për
standardin e sjelljes profesionale që presin palët e saj të interesit dhe që
përcaktohet në ligje, akte nënligjore dhe rregullore. Si organizatë, KLSH-ja duhet të
ndihmojë personelin e saj në përmbushje të këtij standardi, në mënyrë që
punonjësit të mos kenë asnjë dilemë në lidhje me sjellje të ndryshme që mund të
çojnë në shkelje apo thyerje të etikës dhe për pasojë të ketë nevojë për masa
disiplinore. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e njësive organizative promovojnë sjelljen
duke iu përmbajtur rregulloreve të detyrueshme, procedurave dhe politikave si dhe
duke dhënë shembullin e tyre.
Nga ana e tyre, punonjësit e KLSH-së, përveç pajtueshmërisë me ligjet dhe
rregulloret, përkushtohen të mos përfshihen në sjellje që mund të komprometojnë
apo diskreditojnë KLSH-në apo punën e saj. Duke qenë të ndërgjegjshëm rreth
ndikimit që veprimet e tyre mund të kenë në besueshmërinë e KLSH-së, personeli
udhëzohet të jetë i kujdesshëm me sjelljen e tij edhe jashtë vendit të punës.
Pritshmëritë për sjelljen e tyre ndryshojnë kur ata janë në vendin e punës dhe kur
Edlira SAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 173
janë jashtë saj dhe varen edhe nga pozicioni i tyre në institucion. Kështu, në të
gjitha rastet duhet të tregohet kujdesi dhe maturia e përshtatshme.
Të gjithë treguesit e mësipërm evidentojnë këtë qasje moderne të KLSH-së dhe
rëndësinë e madhe që ka marrë në vitet e fundit menaxhimi dhe zhvillimi i
burimeve njerëzore në institucion sepse drejtuesit e tij janë koshient për vlerën e
pazëvendësueshme që ka cilësia e stafit në të gjitha nivelet për arritjen e
objektivave të vendosura.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
174 Botime 2017
AUDITIMI I PERFORMANCES NË KLSH DHE MARRËDHËNIA ME PARLAMENTIN
nga Alfred ZYLFI – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 9 qershor 2017.
“...cila është hera e fundit që kemi bërë një gjë për herë të parë...”, u shpreh zoti
Bujar Leskaj, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndër të tjerave në fjalë
përshëndetëse me rastin e 90 vjetorit të krijimit të KLSH-së, me këtë moto e me
kujdesin e veçantë të tij auditimi i performancës vijon me sfidat e radhës. Është e
padiskutueshme se funksionimi dhe marrëdhëniet mes institucioneve përfaqësojnë
fuqinë publike në të gjitha hallkat e saj ku një prej tyre është dhe ajo, midis KLSH
dhe Parlamentit.
Një risi e këtyre dy viteve të fundit në marrëdhëniet KLSH-Parlament, është dhe
bashkëpunimi i nëpërmjet raporteve të auditimit të performancës si një nga sfidat e
Kontrollit të Lartë të Shtetit në këtë mandat 2011-2018, me komisione të ndryshme
të parlamentit.
Sfida e auditimit të performancës krahas të tjerave është se duke audituar fusha si
ato të reformave qeveritare, të shërbimeve social kulturore e social ekonomike, të
përmirësimit të mjedisit e natyrës, energjetike, infrastrukturore, bën më dije
parlamentin si hallkë e rëndësishme e “trekëndëshit” të llogaridhënies (Parlament-
SAI-Ekzekutiv), për të rritur llogaridhënien e qeverisë, me synim përmirësimin e tyre
në shërbim të qytetarit dhe taksapaguesve.
Auditimi i performancës garanton një formë të ndryshme të llogaridhënies publike
krahasuar me auditimin e ligjshmërisë, ashtu edhe me atë financiar. Ndërsa dy
auditimet e tjera fokusohen në saktësinë e të dhënave dhe veprimeve financiare,
përputhshmërinë e procedurave dhe transaksioneve me kërkesat ligjore, auditimi i
performancës është një mënyrë për të penetruar më thellë në mbarëvajtjen dhe
arritjen e rezultateve të aktiviteteve të ndryshme financiare. Auditimi i
performancës është një nga llojet më komplekse dhe më të vështira të auditimit. Pa
rregulla të qarta, fleksibël në qasje dhe metodologji, jo periodik, i gjerë në evidencat
Alfred ZYLFI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 175
dhe literaturën e konsultuar dhe konciz e sintetik në raportim. I hapur ndaj
interpretimeve e perspektivave subjektive dhe i ekuilibruar e racional në formulimin
e gjetjeve, konkluzioneve, rekomandimeve dhe mesazhit që përcjell. I shtrirë në të
gjitha fushat e aktivitetit publik dhe i thellë në analizimin e situatave. Ai mund të
quhet thjesht dhe qartë “auditimi i ngritur në art”.
Auditimi i performancës është sot në fokusin kryesor të punës audituese të KLSH-së,
sepse ai merret me shqyrtimin e pavarur të eficiencës dhe efektivitetit të
sipërmarrjeve qeveritare, programeve dhe organizatave publike, duke iu
përmbajtur ekonomicitetit.
Nëpërmjet auditimit të performancës KLSH ka synuar të japë mesazhin “Një
qeverisje e mirë shprehet përmes një performance të mirë”, ku gjithçka ka vetëm
një emërues të përbashkët: rritjen e ndërgjegjësimit të strukturave vendim-
marrëse, me synim përmirësimin e bërjes së gjërave, në mënyrë shkencore dhe
bashkëkohore.
Në këtë kuadër gjetjet konkluzionet dhe rekomandimet e auditimeve të
performancës në KLSH i janë bërë prezent Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisioneve
Parlamentare me synim identifikimin e përmirësimeve të reformave qeveritare
sepse nëpërmjet këtij auditimi i jepen përgjigje pyetjeve si: “A po përfiton
taksapaguesi vlerën e duhur për taksat që po shpenzohen në një aktivitet publik?”,
apo “A mund të shpenzohen paratë më mirë dhe më mençur për të arritur rezultate
më të mira?”.
Në këtë kuadër për ta institucionalizuar këtë marrëdhënie në funksion të
llogaridhënies, transparencës dhe mirëqeverisjes, KLSH i ka bërë prezent Kuvendit
disa nga temat e auditimit të performancës të cilat janë:
“Performanca e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
“Mbrojtja e konsumatorëve nga abuzimet tregtare me peshën dhe matjet”;
“Shkollimi Profesional në Shqipëri”;
“Rehabilitimi i ish të Përndjekurve Politikë në Periudhën e Tranzicionit”;
“Shërbimi i transportit publik në Bashkinë Tiranë”;
“Procedura dhe rezultatet e marrëveshjeve hidrokarbure në Shqipëri”;
“Detyrimet e ndërsjella në shoqëritë publike të sektorit energjetik, OSHE,
KESH, OST”.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
176 Botime 2017
Prezantimi i këtyre temave të auditimit performancës të KLSH, Kuvendit dhe
Komisioneve të tij tregon edhe një herë se kjo risi bashkëpunimi ka në themel të saj,
garantimin e transparencës, veprimeve e përgjegjësive të ekzekutivit si dhe
garantimin e përgjegjësisë financiare, për të siguruar një mirëqeverisje publike.
Fatmir ZILJA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 177
PAS AUDITIMIT TË PROCEDURËS SË PROKURIMIT PUBLIK
nga Fatmir ZILJA – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 9 qershor 2017.
Fenomenet negative të hasura gjatë auditimit të prokurimeve publike janë nga më
të ndryshmet. Njeri prej tyre është përdorimi fondeve publike për shërbimin e
“Mirëmbajtjes së sistemeve të llojeve të ndryshme të IT”, dhe shërbimi për
“Mirëmbajtjen e aparaturave, pajisjeve të ndryshme mjekësore etj”, pjesë e
teknologjisë së avancuar.
Kur shprehesh për shërbim mirëmbajtje sistemesh ose pajisje të teknologjisë së
avancuar çdo gjë duket në rregull, por kur sheh si veprohet praktikisht problemi
ndryshon.
Ku gabohet:
Së pari. Në vet dhënien e shërbimit të “Mirëmbajtjes ...”.
Gjatë blerjes së shërbimit të “Mirëmbajtjes të sistemit X...”, ose “Mirëmbajtjes së
pajisjeve të ndryshme”, midis palëve, shitës që është subjekti privat dhe blerës që
është institucioni shtetëror, lidhen kontratat përkatëse.
Në kontratë janë përcaktuar qartë termat e referencës për shërbimin e
mirëmbajtjes të “Sistemit X” ose/dhe për “Pajisjen” e blerë ku ndër të tjera është
përcaktuar dhe “Trajnimi i stafit përdorues dhe teknik” të institucionit blerës.
Qëllimi i vendosjes së nenit të mësipërm në kontratë është që Institucioni të ketë
performancë maksimale në përdorimin e “Sistemit X” ose/dhe “Pajisjes...” me
shpenzime minimale.
Nëse ky kushtëzim nuk do të ishte parashikuar, do të ishte gabim nga institucioni, i
cili brenda një kohe shumë të shkurtër do të shoqërohej me efekte negative
financiare.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
178 Botime 2017
Përgjithësisht institucionet nuk e zbatojnë këtë kusht (edhe kur e kanë parashikuar
në kontratë), por nxitojnë që këtë shërbim ta transferojnë në subjektet privatë.
Duhet theksuar se çdo institucion ka një bërthamë IT të organizuar në nivel
“sektori” deri në “drejtori”. Drejtuesit e institucioneve me arsyetimin se ... sistemi
X, ose pajisja Z është shumë moderne, ose është tepër i ndërlikuar, shmangin
gjithmonë stafet e veta të IT dhe/ose teknikëve. Edhe sikur ky shërbim për
mirëmbajtjen e “sistemit/pajisjes” të jetë i komplikuar, etj., është detyrë e stafit
menaxhues të institucionit që të trajnojë punonjësit e vet qoftë dhe duke
rekrutuar/stimuluar punonjës shtesë. Kosto shtesë për trajnim/rekrutim të
punonjësve të IT është minimale, e pallogaritshme ndaj shërbimit të “mirëmbajtjes
...”, të dhënë subjekteve privatë.
Numri i specialistëve të operatorëve ekonomikë privatë që kryejnë shërbimin e
mirëmbajtjes të pajisjeve mjekësore, është ndjeshëm më i ulët se sa i specialistëve
që kanë institucionet shtetërore shëndetësore, me shkollim universitar brenda
vendit dhe me specializim për mirëmbajtje pajisje mjekësore rreth një muaj jashtë
vendit.
Së dyti. Çmimi i vendosur për kryerjen e shërbimit është shumë i lartë.
Në vendosjen e çmimit të shërbimit institucionet nuk mbështeten në
librezën/manualet teknikë të sistemeve/pajisjeve, në të cilat parashikohen koha e
shërbimeve të ndryshme për mirëmbajtje rutinë, periodike deri në kohën e punës
për pjesë të veçanta e mbi këtë bazë të bëjnë llogaritjet për fondin e nevojshëm për
mirëmbajtjen e shërbimit. Janë evidentuar pagesa të larta për kontrata shërbimi
mirëmbajtje deri dy vjet për “Sistemin X ...”, ose për grup “Pajisjesh”, në zbatimin e
të cilave për periudhë mbi 18 muaj sipas procesverbaleve përkatës të mirëmbajtjes
së shërbimit, nuk është konstatuar asnjë defekt.
Ministria e Shëndetësisë, duke parë perspektivën e cila imponon shtimin/plotësimin
e spitaleve publikë me pajisjeve mjekësore moderne, por në veçanti koston shtesë
në shërbimin e “Mirëmbajtjes...”, të shikojë mundësinë e organizimit të një njësie
qendrore të specializuar për mirëmbajtjen e të gjitha pajisjet mjekësore të sistemit
të shëndetësisë, me qëllim jo vetëm sigurimin cilësor të shërbimit të mirëmbajtjes,
por dhe uljen e kostos së tyre. Për të dy rastet vlen të theksohet se janë shërbime
që përsëriten çdo vit për miliona euro. Janë miliona euro të taksapaguesve
shqiptarë që menaxhuesit e institucioneve shtetërorë ja falin subjekteve privatë.
Sepse nuk i kanë të vetat. Sepse duan ti bëjnë të vetat.
Edvin STEFANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 179
ZHVILLIMI NORMATIV DHE POZITIV NË KONTROLLIN E LARTË TË SHTETIT
nga Edvin STEFANI – Përgjegjës Sektori, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 12 qershor 2017.
Duke synuar të shprehim zhvillimin institucional të KLSH-së të këtyre viteve të fundit
kemi përdorur analiza normative dhe pozitive. Këto dy dimensione të aparatit
analizues janë të nevojshme të evidentohen më vete dhe së bashku. Kjo pasi vetëm
në këtë mënyrë do të krijohet një ide më e saktë e zhvillimit institucional si një
rrugëtim i sigurt dhe i suksesshëm. Qasja normative është shprehur që në projekt
idenë e Kryetarit, duke shprehur qasjen ndaj standardeve të auditimit
ndërkombëtar ISSAI.
Politikat menaxheriale normative në KLSH shprehen në përqasjen drejt standardeve
të auditimit ISSAI dhe praktikave më të mira të ndërkombëtare të zhvillimit
institucional. Këto politika janë në përputhje me orientimet e Deklaratës së
Kongresit të XXII të INTOSAI-t në Abu Dhabi, e cila thekson se “Qytetarët janë
përfituesit kryesorë të auditimit publik. Është detyrë e SAI-ve të performojnë me
auditime cilësore dhe t’i ofrojnë qytetarëve me raporte që mbështesin
transparencën, llogaridhënien dhe besimin në qeverisje. Vetëm puna e mirë mund të
bëjë ndryshim e vërtetë në jetët e tyre. Për ata, INTOSAI duhet të avancojë ambiciet
e profesionalizmit”. Kjo përqasje është shprehur në Vizionin, Misionin dhe
Strategjinë e Zhvillimit të KLSH-së dhe të plan veprimeve strategjike të ndërtuara
për t`u përafruar me këto standarde dhe praktika të auditimit. Natyra normative e
veprimtarisë zhvillimore shprehet në vizionin institucional. Ai shpreh se KLSH shihet
si “Garantues i modelit të pavarësisë, një institucion kompetent dhe objektiv, që i
jep ndihmesë reale Kuvendit, ndërkohë edhe i besueshëm për rezultatet e
kontrolleve e të rekomandimeve, të cilat duhet të vazhdojnë të pranohen për
saktësinë dhe vërtetësinë e tyre, si nga organet legjislative, ekzekutive, të medias
dhe publiku i gjerë”. Për të realizuar këtë vizion KLSH ka ndërmarrë një strategji
zhvillimore, duke përmirësuar kuadrin ligjor, duke rritur kapacitet audituese përmes
zbatimit në përputhje të kërkesave të standardeve ndërkombëtare të kontrollit, të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
180 Botime 2017
kontrolleve të ligjshmërisë, rregullshmërisë dhe vlerësimit të drejtimit, si duke
ngritur nivelin profesional të punonjësve të KLSH-së. Misioni, është gjithashtu
shprehje e kësaj përqasje normative. Në të përcaktohet se KLSH ka për synim
“Rritjen e rolit dhe kontributit në drejtim të mirë administrimit të financave publike,
nëpërmjet kryerjes së kontrolleve cilësore dhe raportimit mbi rregullshmërinë dhe
efektivitetin e përdorimit të të gjitha burimeve financiare shtetërore, në të mirë të
shtetit dhe publikut në tërësi”. Misioni karakterizon të gjithë strategjitë dhe plan
veprimet e zhvillimit. Ai ka orientuar punën audituese, duke e angazhuar KLSH-në në
drejtim të sfidave me të cilat përballet shoqëria jonë.
Qasja normative është shprehur në qëndrime si përgjegjshmëria, llogaridhënia dhe
transparenca, shkurtimisht përgjegjshmëria është shprehur në qasjen ndaj
deklaratës të limës dhe orientimeve të INTOSAI. Bazuar në kërkesat e ISSAI 1
“Deklarata e Limës”, në përcaktimet e ISSAI 10 “Deklarata e Meksikës”, në ISSAI 12
“Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit”, është zhvilluar një politikë
e brendshme e funksionimit dhe bashkëpunimit në institucion. Këto praktika janë
shprehur në Kodin e Etikës të KLSH-së, si një deklaratë gjithëpërfshirëse e vlerave,
sjelljeve dhe parimeve të cilat duhet të ndiqen dhe të udhëheqin veprimtarinë e
punonjësve. Ky kod përcakton standardet etike si dhe ofron udhëzime e kërkesa të
nevojshme për t’u zbatuar nga punonjësit e institucionit me synim që gjatë
veprimtarisë së tyre të reflektojnë një nivel të lartë etik si dhe të respektojnë
parimet dhe vlerat themelore të funksionimit të një Institucioni Suprem Auditimi. Ai
përbën një proces të orientuar drejt vlerësimit të figurës së audituesit të KLSH-së
dhe zbatimi rigoroz i tij shpreh përgjegjshmërinë që kemi si përfaqësuesit të
auditimit më të lartë në vend. Krahasimi me normat e funksionimit të përfshira në
këtë dokument do të ofronte një feedback pozitiv për të vetë vlerësuar
performancën tonë. Llogaridhënia me shoqërinë dhe Kuvendin. Shoqëria pret nga
institucioni ynë, jo vetëm auditime cilësore, por edhe nivelet më të larta të
transparencës, të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies. Kuvendi i Shqipërisë, përmes
Rezolutës së tetorit 2016, sintetizoi këto aspirata dhe pritshmëri, mbi bazën e të
cilave u zhvilluan plan veprimet strategjike, të cilat përfshinë si komponent
thelbësor, zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe rritjen e cilësisë së auditimit.
Zhvillimi i niveleve të punës audituese në rezultate të paarritura më parë, tregon jo
vetëm për përgjegjshmërinë tonë, por edhe për dedikimin ndaj llogaridhënies
strategjike. Kjo rezolutë dhe mesazhet që ajo jep për stafin auditues përbëjnë një
temë trajnimi. Programi i transparencës. Në përputhje me nenet 33 dhe 34 të Ligjit
nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” dhe
Edvin STEFANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 181
të nenit 7 të Ligjit numër 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur
programi i transparencës. Informacioni i bërë publik synon të bëjë transparencën e
veprimtarisë së punës së KLSH-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen
zyrtare si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Faqja zyrtare e KLSH-së është
ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format
lehtësisht të kuptueshëm.
Suksesi i praktikave më të mira audituese shprehet në standarde, të cilat formojnë
më tej politikat e auditimit. Duke qenë se vendi ynë ka pasur një eksperiencë të
paktë në drejtim të auditit të jashtëm shtetëror, e akoma më të paktë në përafrimin
ndaj praktikave më të mira ndërkombëtare, rëndësi paraqet evidentimi i kësaj
përqasje normative si një faktor i suksesit të deritanishëm. Në KLSH zhvillimi i
kapaciteteve audituese dhe e cilësisë në auditim është bërë duke iu referuar
standardeve të auditimit INTOSAI dhe për këtë janë zhvilluar strategji aplikimi dhe
plane të detajuara veprimi. Një shembull konkret është programi 3i në të cilin KLSH
është angazhuar. Ky program nënkupton aplikimin e standardeve të auditimit ISSAI
nga institucionet e larta të auditimit publik në të gjithë dimensionet e zhvillimit
profesional. Nën dritën e këtij programi, Institucionet Supreme të Auditimit anëtare
të IDI, pjesë e të cilit është edhe institucioni ynë, u angazhuan për të aplikuar
strategji zhvillimore për të siguruar, jo vetëm adoptimin e standardeve, por mbi të
gjitha për të realizuar pajtueshmërinë në aplikimin e tyre. Kjo veprimtari është
zhvilluar më tej në KLSH përmes monitorimit, vlerësimit dhe raportimit. Zhvillimi
institucional dhe i kapaciteteve audituese është realizuar duke përdorur praktikat
më të mira botërore. Moto “Experentia mutua omnibus prodest” përbën shembullin
më të mirë të përafrimit me praktikat botërore.
Projekti i binjakëzimit IPA i financuar bashkërisht me fonde nga Bashkimi Evropian
ka këtë natyrë. Përmes këtij projekti, KLSH ka angazhuar ekspertët e SAI Polak dhe
Kroat në një veprimtari të zhvillimit të punës audituese dhe rritjes së cilësisë së
auditimit. Orientimi ndaj normave, që është në fakt zgjatim i përqasjes pozitive
zhvillimore. Përqasja pozitive shprehet përmes ngritjes së politikave të menaxhimit
të burimeve njerëzore dhe instrumenteve të vlerësimit të performancës të punës
audituese. Kjo përqasje dhe përmirësimet në kuadrin rregullator dhe organizativ do
të jenë pjesë e planit të trajnimeve, duke synuar që të promovohet zhvillimi
profesional dhe individual i audituesit. Në funksion të përqasjes pozitive, në KLSH
është zhvilluar Strategjia për Zhvillim. Ajo mbështet në katër drejtime kryesore,
zhvillimi i kuadrit ligjor të institucionit, zhvillimi i metodologjisë së auditimit,
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
182 Botime 2017
zhvillimi i burimeve njerëzore dhe i mbështetjes administrative, zhvillimin e
teknologjisë së informacionit.
Përqasja pozitive është realizuar në dy komponentë, në zhvillimin e dokumenteve
të karakterit udhëzues dhe metodologjik mbi bazën e të cilëve realizohet puna
audituese, në zhvillimin e proceseve vlerësuese për matjen e performancës së punës
audituese dhe të asaj institucionale. Krijimi i njëkohshëm i këtyre dy komponentëve
krijon mundësinë për vlerësim të pozitivitetit të veprimeve, duke evidentuar hapat
progresiv në drejtim të përmbushjes së normave të synuara.
Sistematikisht janë zhvilluar dhe përmirësuar praktikat e vlerësimit dhe promovimit
të rezultateve në punën audituese. Vlerësimi i procesit të auditimit është lidhur
ngushtësisht me kryerjen e auditimeve sipas llojit të tyre, auditim përputhshmërie,
financiar, performance dhe IT. Indikatorët e këtij dimensioni janë lidhur me numrin
e auditimeve, pra veprimtarinë audituese dhe me reflektimin dhe reagimin e
subjekteve ndaj rekomandimeve të KLSH-së, duke sjellë një qasje tjetër të
perceptimit të punës audituese si vlerë e shtuar për subjektet. Kjo veprimtari me
natyrë të dyfishtë normative dhe pozitive, ka siguruar që KLSH të funksionojë në
përputhje me vizionin dhe misionin e institucionit.
Në qasjen pozitive është realizuar aplikimi i instrumenteve të vlerësimit. Për këtë
instrumentet e vlerësimit janë dimensionuar si një proces, i cili synon promovimin e
përmirësimit të performancës, se sa krahasimin me tregues fiks dhe të paracaktuar.
Ky evolucion i instrumenteve të vlerësimit zhvendos procesin nga një vlerësim statik
në një vlerësim dinamik dhe të vazhdueshëm.
Ndërmarrja e njëkohshme e përqasjes normative dhe pozitive siguron përmbushjen
e suksesshme të politikës për zhvillim. Ajo vjen si një veprim sistematik i studiuar
dhe i kujdesshëm, duke përfshirë të gjithë dimensionet e zhvillimit. Krahasimi me
standardet ka krijuar premisat që të arrihet optimizmi dinamik, duke dalë nga
korniza e optimizmit statik, të kufizuar nga zhvillimet historike në auditim. Për këtë
procesi i zhvillimit dhe i trajnimit është shoqëruar me procese vetë vlerësimi të
brendshme, të jashtme dhe nga ekspertë ndërkombëtar për të siguruar
përmbushjen e suksesshme të objektivave që i kemi vënë vetes.
Nikoleta PIRANJANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 183
PËR NJOHJEN DHE IMPLEMENTIMIN E LIGJIT “MBI MENAXHIMIN FINANCIAR DHE KONTROLLIN”, NGA NJËSITË PUBLIKE
nga Nikoleta PIRANJANI – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 13 qershor 2017.
Ligji nr. 10296, datë 8.7.2010 “Përmenaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar
zbatohet në njësitë e sektorit publik, ku përfshihen referuar cilësimeve të ligjit:
Njësitë e qeverisjes së përgjithshme ;Shoqëritë tregtare; Organizatat
jofitimprurësedhe autoritetet e përbashkëta, të cilat zotërohen, kontrollohen,
financohen ose garantohen financiarisht nga një njësi e qeverisjes së përgjithshme;
Njësitë tjera që shpenzojnë fonde publike, sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare.
Ky ligj përcakton parimet, rregullat, procedurat, strukturat administrative dhe
metodat për funksionimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit në njësitë e sektorit
publik të Republikës së Shqipërisë, si dhe përgjegjësitë menaxheriale për
planifikimin, zbatimin, kontrollin e buxhetit, kontabilitetin dhe raportimin me qëllim
përdorimin sa më eficient, efektiv dhe ekonomik të burimeve financiare publike,
duke respektuar parimet e transparencës, të ligjshmërisë, si dhe shmangien e
shpërdorimit, keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë.
Implementimi i këtij ligji ka filluar me 1 janar të vitit 2011, ku nga Ministria e
Financave është miratuar një plan 5 vjeçar për implementimin e një sistemi të
integruar të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit të Republikës së Shqipërisë. Që një
sistem i Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit të funksionojë në mënyrë efektive
brenda njësive publike, duhet që të zhvillohet përgjegjshmëria menaxheriale dhe
faktorët më të rëndësishëm që duhet të ekzistojnë për një sistem të tillë, ndër të
tjerë janë: objektivat duhet të përcaktojnë veprimtarinë operacionale, strukturat
menaxheriale të jenë të dizenjuara për të ofruar objektivat sipas politikave,
aktivitetet operacionale duhet të vlerësohen rregullisht nga menaxherët për tu
siguruar se këto aktivitete janë në përputhje me parimet e ekonomisë, eficiencës
dhe efektivitetit, menaxherët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për efektivitetin
e sistemeve të kontrollit të brendshëm, menaxherët duhet të marrin parasysh
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
184 Botime 2017
risqet dhe të planifikojnë masa për eliminimin e risqeve dhe realizimin e
objektivave.
Një ndihmë për menaxherët, për këshillimet e tyre në drejtim të përshtatshmërisë
së sistemeve, rigorozitetin e tyre si dhe të efektshmërisë së masave për
menaxhimin e riskut, janë strukturat e auditimit të brendshëm. Për këto struktura
menaxhimi duhet të mendojë për ti krijuar ato si struktura të përshtatshme efektive
dhe profesionale. Plani i parë 5 vjeçar i implementimit të menaxhimit financiar dhe
kontrollit ka përfunduar në 2016, ku ndër aktivitete kryesore të vitit të fundit të tij
kanë qenë shkalla e ndërgjegjësimit në përgjegjësi dhe zbatimi i procedurave të
rishikuara, përgatitja për një përfshirje të plotë në implementim në vitin 2015- 2016
të njësive publike. Por si paraqitet situata në lidhje me implementimin e ligjit për
menaxhimin financiar dhe kontrollin.
Që me daljen e ligjit sa më sipër, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është pasur një qasje
pozitive në lidhje me zbatimin e tij dhe akteve në funksion të tij. Një nga drejtimet e
auditimit në programet e miratuara nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit si në
auditimet financiare edhe në ato të përputhshmërisë ligjore dhe rregullshmërisë,
kanë qenë vlerësimi i funksionimit të sistemeve të menaxhimit financiar dhe
kontrollit në 5 fushat kryesore të tij. Pavarësisht konkluzioneve modeste në drejtim
të zbatimit të ligjit në fillimet e auditimit, për efekt të kuptueshmërisë jo të
mjaftueshme nga vetë audituesit për këtë ligj, profesionalizëm, i cili u rrit nga dita
në ditë, falë trajnimeve të realizuara nga vet KLSH, punës hap pas hapi, por dhe
diskutimeve në grup. Në mënyrë të vazhdueshme në vendimet e miratuara nga
Kryetari i KLSH, zënë një rubrikë të veçantë rekomandimet në drejtim të
përmirësimit të sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe masave organizative që
duhet të merren nga menaxherët në drejtim të efektshmërisë së elementëve të të
pesë komponentëve të menaxhimit financiar dhe kontrollit, si efektshmëria e
strukturave organizative, rregulloret e brendshme të funksionimit dhe specifike në
drejtim të miradministrimit të procesit të shpenzimeve, linjat e ngritura për
denoncimin e shkeljeve dhe procedurat e vendosura antikorrupsion, delegimit të
kompetencave, trajnimet e vazhdueshme të punonjësve dhe veçanërisht të stafeve
menaxheriale për një kuptim të drejtë të ligjit, raportimit nga poshtë lart,
informimit dhe mbikëqyrjes së realizimit të objektivave duke identifikuar risqet dhe
marrjen e masave për minimizimin e tyre. Gjithashtu gjatë auditimeve nga Kontrolli
i Lartë i Shtetit kërkohet dokumentacioni i plotësuar nga subjektet në drejtim të
zbatimit të kërkesave të ligjit dhe manualit në fuqi, si strategjitë, objektivat, regjistri
Nikoleta PIRANJANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 185
i riskut dhe masat e marra në drejtim të minimizimit të risqeve, pyetësorët e
vetëvlerësimit dhe raportet mbi vlerësimin e gjendjeve të sistemeve të menaxhimit
financiar dhe kontrollit dhe funksionimit të tyre. Referuar rezultateve të auditimeve
rezulton se përgjithësisht në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, ligji kuptohet
drejt dhe implementimi dhe zbatimi i kërkesave të ligjit është në vija të
përgjithshme korrekt, pavarësisht mangësive të rezultuara në disa raste si rezultat i
funksionimit formal në zbatim të ligjit. Por në këtë proces me mangësi të theksuara
në dije, kuptim si dhe formalizëm në pasqyrim të dokumentacionit të kërkuar dhe
plotësuar paraqiten njësitë e nivelit të dytë dhe të tretë të qeverisjes qendrore,
njësit lokale ashtu dhe shoqëritë tregtare publike. Nga ana e menaxherëve të
programeve apo të shoqërive tregtare nuk ka një mendim të qartë në lidhje me
komponentët e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit dhe rëndësinë e funksionimit
të sistemeve të kontrollit të brendshëm, nuk ka një kuptim të qartë në lidhje me
strategjinë e riskut si dhe regjistrin e riskut të njësive që ato drejtojnë, nuk kanë një
mendim të plotë në lidhje me faktin se vetë ato, në rastet kur titullarët janë
nëpunës autorizues të institucioneve, (njësive publike) apo shoqërive tregtare janë
përgjegjës për menaxhimin e risqeve me qëllimin e vetëm të realizimit të
objektivave të njësisë. Në këtë drejtim një përgjegjësi të madhe konform kërkesave
të ligjit, kanë nëpunësit autorizues të institucioneve qendrore (sekretarët e
përgjithshëm) të cilët duhet të sigurohen që sistemi i menaxhimit financiar dhe
kontrollit, funksionon në të gjitha institucionet e vartësive të institucioneve
qendrore. Në të gjitha këto raste audituesit kanë identifikuar të metat të cilat
kurdoherë janë shoqëruar me rekomandimet përkatëse. Në këtë proces Kontrolli i
Lartë i Shtetit duke audituar, njëkohësisht hap dritare dijesh, nëpërmjet kërkesave
dhe rekomandimeve për interpretim dhe zbatim korrekt të ligjeve në fuqi, funksion
që do ta kryejë rigorozisht në çdo kohë dhe subjekt auditimi.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
186 Botime 2017
KLSH DHE PROFESIONALIZMI NË AUDITIM
nga Amantja PATOZI – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 13 qershor 2017.
INTOSAI shprehu në Abu Dhabi ambicien e tij për të forcuar profesionalizmin dhe
për t’u siguruar mbështetje SAI-ve anëtare në fushat e mëposhtme:
1. Zbatimi i Kornizës së Kompetencave për Profesionistët e Auditimit të Sektorit
Publik në SAI-t, duke mbështetur audituesit tanë, të cilët janë fytyra publike e
profesionit tonë;
2. Implementimi i ISSAI-ve (ose standardeve të tjera ekuivalente me ISSAI-t) nga
çdo SAI si një shenjë e profesionalizmit të tij;
3. Përhapja dhe shkëmbimi i njohurive, qasjeve dhe praktikave të reja të auditimit
në të gjitha rrjetet e komunitetit të INTOSAI-t;
4. Përdorimi i gjerë i të dhënave dhe rrjeteve dixhitale;
5. Zbatimi i regjimeve të cilësisë që mbrojnë pavarësinë dhe ndërtojnë
kredibilitetin publik në punën tonë.
Në përmbushje të orientimit të sotëm të INTOSAI-t, që auditimi të jetë në shërbim
të qytetareve dhe të drejtimit themelor të INCOSAI XXII për të rritur
profesionalizmin, Kryetari i KLSH dhe i gjithë institucioni kanë forcuar kapacitetet
audituese, nëpërmjet një procesi të vazhdueshëm kualifikimi, nëpërmjet kryerjes së
trajnimeve të thelluara dhe gërshetimit të njohurive teorike të audituesve me
Tema e dytë themelore e Kongresit të XXII-të, të INTOSAI-t, zhvilluar në Abu Dhabi
të Emirateve të Bashkuara Arabe në dhjetor 2016, ishte profesionalizmi. Në këtë
Kongres, nga të 192 Institucionet Supreme të Auditimit (SAI-t) anëtare u ra dakord
për të përcaktuar profesionalizimin si një proces të vazhdueshëm, nëpërmjet të cilit
audituesit dhe organizatat e tyre fitojnë nivele të larta të pavarësisë, ekspertizës,
kompetencës, sjelljes etike dhe cilësisë, mbështetur nga standardet profesionale
ISSAI. Si KLSH, si auditues të sektorit publik, ne e njohim rëndësinë e një axhende të
profesionalizimit që respekton pavarësinë dhe kontekstin veprues të çdo SAI.
Amantja PATOZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 187
veprimtarinë praktike audituese. Në këto 5 vjet, 2012-2016, struktura e punonjësve
ka vijuar të ndryshojë, jo vetëm dhe thjesht në favor të stafit auditues, por dhe të
stafit me kualifikime profesionale, akademike dhe grada shkencore, si dhe me
kualifikim në fusha të dyta ekspertize.
Rritja e kapaciteteve audituese është parë në KLSH e lidhur ngushte me arsimimin
dhe kapacitetet e stafit drejtues të institucionit. Niveli i lartë dhe i mesëm drejtues
në KLSH ka të punësuar një Profesor, një Profesor të Asociuar në fushën e
ekonomisë, 4 Doktorë Shkencash dhe një sërë audituesish dhe specialistësh me
master shkencor apo profesional në fusha të ndryshme. Një pjesë e drejtuesve të
departamenteve apo drejtorive vijnë nga bota akademike, ndërsa pjesa tjetër kanë
avancuar gradualisht në këto poste brenda KLSH-së, duke investuar punë dhe
përkushtim për një periudhë kohore mbi 15 vjet. Gjatë këtyre 5 viteve 2012-2016, si
rezultat i një politike rekrutimi të bazuar në kërkesat e kohës dhe duke u orientuar
drejt teknologjive moderne të auditimit, stafi auditues i KLSH-së është dominuar
nga ekonomistë, juristë, inxhinierë të fushave të ndryshme dhe vitet e fundit po
plotësohet edhe me sociologë, informaticienë, gazetarë, etj. Spektri i gjerë i
formimit të audituesve shton perspektivat në trajtimin e problematikave audituese,
sidomos në auditimet e performancës, apo të auditimeve që përmbajnë elementë
të performancës. Eksperienca në auditim është kritike në gjenerimin e një gjykimi të
shëndoshë dhe ruajtjen e spekticizmit profesional, sikurse kërkohet nga standardet
audituese.
Gjatë periudhës pesë vjeçare 2012-2016, çdo auditues i KLSH është trajnuar
mesatarisht 25 ditë në vit, ose 12 herë më shumë se në periudhën 10 vjeçare 2002-
2011 (2 ditë në vit). Në Kongresin e X-të, të EUROSAI-t zhvilluar në datat 22-25 Maj
2017, në Stamboll, Turqi, në prezantimin e punës së kryer nga Ekipi i Qëllimit të
Qeverisjes dhe Komunikimit në EUROSAI, në hartën e pjesëmarrjeve të 50 SAI-ve
anëtare në trajnimet e zhvilluara nga EUROSAI-t, KLSH zinte vendin e dytë, pas SAI-t
të Lituanisë, me 17 pjesëmarrje.
Në modernizimin dhe rritjen e profesionalizmit të stafit auditues të Kontrollit të
Lartë të Shtetit kanë dhënë një kontribut të çmuar Gjykata Europiane e Audituesve
(ECA), nëpërmjet internshipeve dhe Zyra e Auditimit Qeveritar të SHBA-së GAO,
përmes fellowship-eve. Falë kësaj asistencë, në KLSH po krijohet një gjenerate e re
audituesish me parametrat e kolegëve të tyre europianë.
Në vitin 2016, 4 auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë qenë pjesë e
strukturave të ECA-s për një periudhë 5 mujore, duke përfituar nga programet e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
188 Botime 2017
internshipit tё kёtij institucioni, për të kontribuar pranë departamenteve dhe
drejtorive tё ndryshme tё ECA-s. Internshipi është konsideruar një mjet shumë i
rëndësishëm për të ofruar njohuri mbi auditimin e fondeve të BE-së, për audituesit
e SAI-ve të vendeve kandidate dhe që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së. Në total
janë 9 auditues të KLSH-së që kanë fituar internship-et tek ECA, përfshirë një
audituese që ka filluar internshipin në mars 2017 dhe një tjetër pritet te filloj ne
tetor po te këtij viti.
Trajnimit i nënshtrohen të gjitha nivelet e punonjësve në institucion, pa dallim
pozicioni pune dhe trajnimi kryhet në bashkëpunim me ekspertë të huaj dhe
vendas, të certifikuar në sferën e auditimit, si dhe të grumbullimit, analizimit dhe
raportimit të informacionit.
Është ky profesionalizëm i arritur me shumë mund, që i ka siguruar KLSH-se
pavarësinë dhe cilësinë në gjetjet dhe rekomandimet që jep nga auditimet. Ky
investim i mbi 5 viteve e gjysëm në kapacitetet e audituesve të KLSH-së, i jep
garancinë institucionit për ta parë të ardhmen e punës audituese me shumë
optimizëm, në dobi të forcimit të efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit në
menaxhimin e fondeve publike dhe të integrimit të vendit në familjen e madhe
europiane.
Projekti IPA 2013, në partneritet me SAI-t e zhvilluara të Polonisë (NIK-un polak)
dhe të Kroacisë, po krijon mundësinë për përsosjen e mëtejshme të metodikave
dhe manualeve të auditimit, si dhe marrje e eksperience nga vizitat e punës në
Poloni dhe Kroaci, të një numri gjithnjë e më të madh audituesish të KLSH-së.
Po aq produktiv për KLSH-n ka rezultuar edhe bashkëpunimi me GAO-n (Zyrën e
Auditimit të Qeverisë) e SHBA-së, ku gjatë vitit 2016 një audituese e KLSH-së mori
pjesë në një fellowship 4 mujor pranë kësaj zyre ndërsa gjatë këtij viti dy auditues
po e ndjekin këtë fellowship. Ky kurs studimor 4-mujor është hartuar për të forcuar
kapacitetet e SIA-ve e për të rritur llogaridhënien dhe mirëqeverisjes. Pjesëmarrësit
kanë mundësi të njihen me përvojën amerikane të auditimit, me qëllim zhvillimin e
strategjive për të sjellë ndryshim dhe për ta përcjellë dijen e përfituar në SAI-et e
tyre respektive.
Pullumb BEQIRAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 189
DISA NGA ARSYET E RRITJES MARRAMENDËSE TË ÇMIMEVE TË APARTAMENTEVE
NË QYTETIN E TIRANËS
nga Pullumb BEQIRAJ – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 14 qershor 2017.
Numri i popullsisë së Tiranës brenda 10 vjeçarit të ardhur, mund të shkojë në 1.5
milion banorë. Zhvillimi i madh që ka marrë kryeqyteti shton problemet e strehimit
dhe synon nxitjen e një zhvillimi më të madh ekonomik. Ritmi i shtimit të popullsisë
së Tiranës është nga më të lartët në botë, me 7-8% në vit. Rritja e popullsisë në
qytetin e Tiranës po shoqërohet me një rritje shumë të lartë të apartamenteve, ku
rreth qendrës së qytetit çmimi varion nga 2000 deri 2500 Euro për m2. Mungesa e
Planit të Përgjithshëm Vendor, si dhe mungesa e lejeve të ndërtimit ka sjellë një
rritje të konsiderueshme të çmimit të apartamenteve.
Disa nga shkaqet e rritjes së çmimit të apartamenteve
Së pari: Tatimi mbi fitimin shkalla e të cilit në zbatim të ligjit mbi tatimin mbi të
ardhurat rezulton 15%. Si parim bazë, për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin
për një objekt është rezultati i diferencës së të ardhurave me shpenzimet. Të
ardhurat llogariten si produkt i sipërfaqes së destinuar për shitje me çmimin e
shitjes. Sipërfaqja e destinuar për shitje është e barabartë me sipërfaqen gjithsej
minus sipërfaqen e përbashkët (në rastet kur kjo nuk figuron e shitur në kontratat
noteriale të shitjes). Vlera e të ardhurave bazohet në shitjet e apartamenteve,
dyqaneve dhe garazheve me akt noterial bazuar në çmimet për 1 m2, në zbatim të
Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë “Për tatimin e
kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme”, i ndryshuar, i cili përcakton se “si
vlerë minimale në blerje, do të merret kosto mesatare për 1m2 të sipërfaqes së
shfrytëzueshme e sipas përcaktimeve në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave”, “Për
miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i
Banesave”, që miratohet çdo vit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
190 Botime 2017
Së dyti: Pagesa e t.v.sh-së, e cila zbatohet në përputhje me ligjin për tatimin mbi
vlerën e shtuar dhe udhëzimin përkatës. Tatimi mbi vlerën e shtuar i pagueshëm do
të jetë i barabartë me diferencën midis t.v.sh së llogaritur (20%) dhe t.v.sh-së, së
zbritshme që rezulton në bazë të të gjitha faturave origjinale të blerjes me t.v.sh,
por kosto e ndërtimit të objektit nuk duhet të jetë më e vogël se kosto minimale për
efekt fiskal.
Së treti: Këshilli Bashkiak i Qytetit të Tiranës me Vendimin e tij datë 30.12.2015
miratoi “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Qytetin e Tiranës”, i ndryshuar,
me të cilin vendosi nivelin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e
reja në masën 8% të çmimit të shitjes për m2. Niveli i kësaj takse është mjaft i lartë
si nivel por edhe baza e taksueshme si rezultat i zbatimit të udhëzimit të mësipërm,
ka mbivendosje me ligjin për tatimin mbi të ardhurat.
Së katërti: Përveç nivelit mjaft të lartë të taksës së ndikimit në infrastrukturë të
vendosur nga Këshilli Bashkiak i Qytetit të Tiranës, një influencë të madhe ka patur
në rritjen e çmimit të apartamenteve edhe Ligji “Për mënyrën e përcaktimit të
vlerës së truallit, të vënë nga pronarët e tij, në dispozicion të investitorëve të
ndërtimit”, të miratuar nga qeveria shqiptare në gusht të 2008, i cili nuk njeh më
pjesën e kontratës së shkëmbimit me pronarin e truallit. Subjektet ndërtimore
duhet që truallin ta deklarojnë si shpenzim, ndërkohë që pjesën e shkëmbimit që i
japin apartamente pronarit, duhet ta kalojnë me çmimin e shitjes, në bazë të
tabelës me referencat e tregut. Kjo kalon automatikisht në të ardhura. Marzhi mes
çmimit të referencës së truallit me çmimin e shitjeve të zonave është diferencë e
madhe, prandaj dhe zbatimi i ligjit të mësipërm konsiderohet nga arsyet që rrit
çmimin për blerësin fundor.
Së pesti: Pronarit të truallit, i bie që të taksohet dyfish sepse paguan edhe taksën
me çmimin fillestar, që bëhet kalimi i pronësisë nga firma ndërtuese tek pronari i
truallit me 15% ndërkohë që në momentin e rishitjes së apartamentit nuk i njihet
më me çmimin e shitjes, por me koston minimale të zonës ku është bërë ndërtimi”.
Së gjashti: Rritja e nivelit të tatimit mbi të ardhurat nga 10% në 15%, në zbatim të
Ligjit “Mbi tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe udhëzimit “Për tatimin e
kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme”, i ndryshuar, ka ndikuar dukshëm
në rritjen e çmimit të apartamenteve.
Së shtati: Aplikimi i taksës së banesës mbi apartamentet e pa shitura dhe rritja e
tarifës së hipotekës. Logjikisht taksa e banesave nuk duhet të aplikohet edhe mbi
shtëpitë e ndërtuara dhe ende të pa shitura. Kjo është një taksë jo e logjikshme pasi
Pullumb BEQIRAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 191
përvoja e vendeve të tjera Europiane tregon se tatime të tilla paguhen nga blerësit
dhe përdoruesit dhe jo nga ndërtuesit. Duke qenë se kompanitë e mëdha të
ndërtimit kanë në zotërim qindra apartamente të pa shitura nga ngurtësimi i
kërkesës, kostot që po vijnë nga taksa e re janë transferuar në çmimet e
apartamenteve të pa shitura.
Së teti: Një influencë në rritjen e çmimeve ka dhënë dhe rritja e shpenzimeve të
punës së gjallë si efekt i rritjes së pagës minimale dhe si rezultat i marrjes së
punonjësve të kualifikuar, sidomos për specialitete të veçanta si dhe për kompani
private në drejtim të instalimit të aparaturave të sistemit të ngrohjes dhe ftohjes
qendrore, etj. Në vendet e rajonit ka ulje çmimesh, si shkak i krizës, por në
vendin tonë ndodh e kundërta. Në kushtet kur apartamentet mbeten të larta
për t’u blerë, qytetarët shkojnë drejt qirave, duke bërë presion në treg për
stimulim të shtrenjtimit. Indeksi i qirasë së banesave është rritur me 5%në
tremujorin e parë të vitit 2017, në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më
parë. Ndërtimi i apartamenteve me sipërfaqe të madhe mbi 100 m2 si dhe çmimet e
larta për një metër katror, ka krijuar pamundësinë e blerjes nga qytetarët të
apartamenteve prandaj ndërtuesit duhet të projektojnë apartamente me sipërfaqe
më të vogël nga 45-50 m2. Ngelet detyrë mjaft e madhe Bashkisë së Tiranës në
drejtim të hartimit të programeve sociale për strehimin e banorëve të zonave
urbane, duke rishikuar dhe përcaktuar rregullat dhe procedurat administrative,
duke evidentuar nevojat emergjente të familjeve për strehim, për mënyrat e
sigurimit, të shpërndarjes, të administrimit dhe të planifikimit të programeve
sociale për strehimin, me qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm
dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë
nevojë për strehim dhe për ndihmën e shtetit.
Shumë familje kanë nevojë për strehim mungesa e të cilit ka krijuar dhe një
shqetësim edhe në uljen e numrit të lindjeve si dhe largimin e shumë të rinjve nga
vendi, për faktin e vështirësisë së jetesës dhe pamundësisë edhe për të krijuar një
familje të re si shkak mungesa e punësimit dhe pamundësia e strehimit, evidentimin
e numrit të familjeve ekzistuese për strehim, numrit të të rinjve të papunë dhe pa
strehim si dhe marrjen e masave favorizuese dhe stimuluese për këtë brez. Për këtë
ti jepet precedencë familjeve të ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë,
individëve me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të
parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, të invalidit të punës, familjet e
policëve të vrarë, individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret
ose qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç, etj.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
192 Botime 2017
MENAXHIMI I MBETJEVE URBANE DHE KLSH
nga Artur HASANBELLIU – Drejtor Drejtorie, KLSH,
botuar në gazetën “Panorama”, më 14 qershor 2017.
Mbetjet urbane dhe menaxhimi i tyre mbeten një problem shumë serioz në vendin
tonë. Është padyshim një nga kërcënimet më të drejtpërdrejta për mjedisin dhe
shëndetin e qytetarëve dhe përballimi i një rreziku të tillë kërkon zgjidhje
komplekse. Menaxhimi efikas dhe brenda standardeve të përcaktuara të mbetjeve
urbane është një proces që nis me edukimin qytetar dhe përfundon me krijimin e
bazës ligjore dhe strukturës bashkëkohore të trajtimit të tyre.
Mbetjet urbane janë kryesisht një përzierje e mbetjeve ushqimore, të letrës,
kartonit, qelqit, metaleve, drurit, gomës, plastikës dhe tekstileve. Duhet të dimë se
më tepër se 30% e mbetjeve të ngurta urbane përbëhen prej paketimeve dhe rreth
40% e kësaj të fundit është plastikë. Plastika nuk biodegradohet, por ajo kalon
nëpërmjet një procesi të njohur me termin fotodegradim gjatë të cilit rrezatimi
diellor e shpërbën në copa gjithmonë e më të vogla deri sa e kthen në pluhur. Dihet
se plastika është shumë e rrezikshme, madje edhe në gjendje pluhuri ajo mund ti
shkaktojë dëme të mëdha ekosistemeve në një hark kohor shumë të gjatë. Vetëm
pak ditë më parë alarmi për rrezikun e plastikës është dhënë në nivelet më të larta
të institucioneve ndërkombëtare. Gjatë Konferencës për Oqeanet, konferencë që u
zhvillua në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me rastin e 8 qershorit,
ditës botërore të oqeaneve, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, z. Antonio Guterres,
është shfaqur i shqetësuar si kurrë më parë. Referuar të dhënave, që bën publike
OKB, në vitin 2050 parashikohet që në oqeane të ketë më shumë mbetje plastike
sesa peshq. Sekretari Guterres u ka bërë thirrje shteteve të fuqishme, atyre që kanë
në dorë në njëfarë mënyre edhe fatin e globit, të lënë mënjanë ndasitë dhe
kontradiktat për shkak të interesave të ngushta kombëtare, për të evituar atë që ai
e cilësoi “një katastrofë globale afatgjatë”. Sipas vlerësimeve të ekspertëve
botërorë, aktualisht në oqeane ndodhen më shumë se 150 milion ton plastikë. Një
sasi kjo e frikshme dhe tërësisht jashtë kontrollit. Sekretari i OKB-së deklaroi se
Artur HASANBELLIU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 193
edhe klima është kthyer tashmë në një faktor risku. Emisioni i karbonit po provokon
rritjen e nivelit të deteve duke i bërë ujërat e tyre me acide dhe me më pak oksigjen.
Menaxhimi i mbetjeve urbane nuk është i thjeshtë pra, aq më tepër që lufta për
dominimin e sektorit, shumë fitimprurës, është e ashpër dhe shpesh e ndikuar nga
influenca të botës së krimit të organizuar. Referuar raportit të Eurostat për vitin
2015 (raporti i publikuar në janar 2017) rreth 46 % e mbetjeve urbane të vendeve
anëtare të Bashkimit Evropian është ricikluar apo i është nënshtruar procesit të
kompostimit. Mesatarisht, sasia e mbetjeve për kokë/person në Bashkimin
Europian në vitin 2015 është e barabartë me 477 kg, me një rënie prej 9% referuar
kulmit që arriti në vitin 2002 (me 527 kg për person), por me një rritje të lehtë në
krahasim me vitin 2014 (474 kg për person). Dhe duhet theksuar se kjo rritje vihet
re për herë të parë pas vitit 2007.
Të paktën, bazuar në trendin e sotëm, pritet që bota të përjetojë një pesëfishim të
volumit të mbetjeve urbane deri në vitin 2025. Dihet tashme se në mënyrë direkte
ose indirekte, mbetjet ndikojnë negativisht në mjedis, shëndet dhe ekosistem dhe
ato janë një prej problemeve më të mprehta të planetit tonë. Në Shqipëri, sasia
vjetore e mbetjeve të ngurta të gjeneruara në 2015 kap shifrën e 951 360 tonëve
ose, për ta bërë më të prekshme, janë mesatarisht 305 kg mbetje të ngurta për
banor. Sasia vjetore e mbetjeve të ricikluara është rreth 19 336 ton. Në Shqipëri
janë aktualisht rreth 65 venddepozitime të pakontrolluara mbetjesh urbane, të
përmasave të ndryshme, të cilat lënë shumë për të dëshiruar përsa i përket
kushteve teknike ose mjedisore që duhet të kenë referuar parametrave
ndërkombëtare të pranuara. Natyrisht që mbetjet urbane janë një faktor risku për
shëndetin, po aq të rrezikshme sa edhe emetimet e gazrave të dëmshëm në mjedis.
Dhe statistikat për Shqipërinë nuk janë inkurajuese përsa i përket problemeve
shëndetësore dhe përhapjes së sëmundjeve edhe në moshat më të reja. Madje të
dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë të frikshme përsa i përket
numrit të vdekjeve që i atribuohen ajrit të ndotur në Shqipëri. Shifra mesatare e
vdekjeve është mesatarisht 5 mijë persona në vit. Kjo shifër e rendit Shqipërinë në
vendin e pestë në botë, me numrin më të lartë të vdekjeve për frymë që
shkaktohen nga ndotja e ajrit. Shifrat janë raportuar nga Forumi Ekonomik Botëror.
Bazuar në statistikat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, vendi me numrin më
të lartë të vdekjeve nga ndotja e ajrit në planet është Gjeorgjia. Në këtë shtet
vdesin mesatarisht 300 persona për çdo 100 mijë banorë në vit nga ndotja e ajrit.
Lista pasohet nga Koreja e Veriut. Në shtetin e izoluar diktatorial humbin jetën
mesatarisht 234.1 persona për çdo 100 mijë banorë nga ndotja e ajrit. Në vendin e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
194 Botime 2017
tretë dhe të katërt renditen Bosnja dhe Bullgaria, të cilat kanë një tregues vdekjesh
nga ndotja e ajrit respektivisht 223.6 dhe 174.8 persona për 100 mijë banorë. Pas
tyre renditet Shqipëria. Sipas Agjencisë Botërore të Energjisë, ndotja e ajrit në
Shqipëri vret 171.4 persona në çdo 100 mijë vetë.
Nëse do t’i referoheshim kuadrit ligjor sa i përket menaxhimit dhe trajtimit të
mbetjeve urbane në vendin tonë ai është i plotë dhe i përafruar me standardet e
Bashkimit Europian, duke filluar nga Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të
Mbetjeve Urbane e duke përfunduar tek planet e menaxhimit të mbetjeve në nivel
lokal. Edhe pse baza ligjore është e plotësuar moszbatimi i Strategjive, Kuadrit
rregullator dhe akteve ligjore e nënligjore të miratuara nga organet e pushtetit
qendror ashtu dhe nga ato të pushteti vendor ka qenë dhe mbetet një problem, i
cili për fat të keq duket se do të na shoqërojë për një kohë të gjatë.
Në vendin tonë gjenden rreth 65 vend-depozitime të pakontrolluara mbetjesh
urbane të përmasave të ndryshme, të cilat nuk ndjekin ndonjë kusht teknik ose
mjedisor. Ndërkohë ekzistojnë landfillet e Sharrës; Bushatit; Bajkajt dhe landfilli i
Maliqit. Në këto landfille përfundojnë rreth ¼ e sasisë totale të mbetjeve, ndërsa
pjesa tjetër përfundon në vend depozitimet e pakontrolluara.
Metodat kryesore të menaxhimit të mbetjeve janë: depozitimi në landfill; asgjësimi
me incinerim; asgjësimi me anë të gazifikimit ose pirolizës; asgjësimi me anë të
kompostimit.
Në vendin tonë deri më sot është përdorur menaxhimi i mbetjeve urbane
nëpërmjet depozitimit në landfill. Së fundmi në qarkun e Elbasanit është përuruar
Impianti i Përpunimit të Mbetjeve dhe Prodhimit të Energjisë, e cila është një
teknologji që po përdoret për herë të parë në vendin tonë. Ky impiant është
ndërtuar si një koncesion i partneritetit publik privat me një fond prej 22 milion
euro. Mbetjet në këtë impiant do të përpunohen me metodën e incinerimit dhe
gjatë këtij procesi do të përfitohet energji elektrike.
Incinerimi përfshin djegien e mbetjeve në temperatura të larta për kohë të gjatë
duke mundësuar një reduktim thelbësor të volumit të mbetjeve dhe shkatërrimit të
organizmave biologjikë patogjenikë. Nënproduktet e procesit të djegies konsistojnë
në emisione gazesh në atmosferë dhe hi mbetës. Djegia e mbetjeve prodhon
gjithashtu një numër të madh ndotësish të cilët mund të grupohen në grimca dhe
gaze, metale dhe komponime organike.
Artur HASANBELLIU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 195
Një impiant i dytë i përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë është
projektuar të ndërtohet në qarkun e Fierit me një fond prej rreth 28 milion euro.
Edhe ky impiant do të ndërtohet në formën e partneritetit publik privat. Fillimisht
projekti ishte planifikuar të ndërtohej në zonën e Plykut në qarkun e Fierit por për
shkak të protestave të banorëve është zhvendosur në zonën e Mbrostarit po në
këtë qark. Punimet për ndërtimin e këtij impianti aktualisht janë të ndërprera si
pasojë e protestave të qytetarëve që banojnë në afërsi të zonës ku është planifikuar
zhvillimi i këtij projekti. Banorët pretendojnë se janë tejkaluar hapa të rëndësishëm
të procedurave të miratimit të këtij impianti. Ata i janë drejtuar me një peticion
institucioneve kryesore të shtetit ku kërkojnë anulimin e ndërtimit të këtij impianti
në këtë zonë. Natyrisht që teknologjitë e reja që përmirësojnë situatën e
menaxhimit të mbetjeve urbane janë të mirëpritura dhe duhen inkurajuar, por ato
duhet të implementohen konform kuadrit rregullator ligjor të fushës në fuqi, nxitimi
apo anashkalimi i procedurave përkatëse do të krijonte hapësira që lënë vend për
keq menaxhim të financave publike.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të detyrave të tij, si institucioni më i lartë i
kontrollit ekonomik e financiar në vend, gardian i financave publike, ka nisur një
auditim mbi procedurat e miratimit të lejes për dhënien me partneritet publik
privat si dhe të miratimit të lejes mjedisore të këtij projekti. Përfundimet e këtij
auditimi, në vijimësi të transparencës së veprimtarisë së institucionit, do të bëhen
publike në faqen zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
196 Botime 2017
INTEGRITETI DHE TRANSPARENCA KUNDËR KORRUPSIONIT
nga Bujar LESKAJ, Kryetar i KLSH-së,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 15 qershor 2017.
Institucionet Supreme të Auditimit (SAI-t) konsiderohen sot në botë si një faktor
sigurie brenda sistemit të menaxhimit të financave publike dhe kanë role dhe
përgjegjësi të mëdha për parandalimin dhe zbulimin e mashtrimit financiar dhe
korrupsionit, së bashku dhe në sinergji me institucionet e tjera ligjzbatuese të
vendit. SIGMA (Mbështetja për Përmirësim në Qeverisje dhe Menaxhim), Nisma e
Përbashkët e BE dhe OECD-së, ia ka dalë për 25 vjet rresht të japë një kontribut të
çmuar në fusha si planifikimi strategjik i reformës në administratën publike,
menaxhimi financiar publik, auditimi i jashtëm, përgjegjshmëria publike, etj., në
vendet kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në BE, në vendet e Afrikës Veriore,
Ukrainë, etj. E falenderojmë veçanërisht këtë Program të suksesshëm për ndihmën
e madhe dhënë reformës në administratën publike dhe në menaxhimin e financave
publike në vendin tonë.
15 vite më parë, në vitin 2002, SIGMA, në një studim për performancën e
institucionit tonë, shprehej se “KLSH duhet të jetë një agjent i ndryshimit, dhe jo
spirancë që tërhiqet zvarrë”.
Ndërsa në parimet e njohura të SIGMA-s mbi reformën në administratën publike, të
botuara në nëntor 2014, në kapitullin e Menaxhimit Financiar Publik, Parimi i 15-të
thotë: “Pavarësia, mandati dhe organizimi i SAI-t janë vendosur dhe mbrojtur nga
kuadri kushtetues dhe ligjor dhe respektohen në praktikë”
Dy shtyllat kryesore në punën tonë si institucioni më i lartë i auditimit publik në
këto pesë vite 2012-2017 kanë qenë:
1. përmirësimi i qeverisjes publike nëpërmjet thellimit të luftës ndaj
korrupsionit dhe mashtrimit financiar, si dhe
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 197
2. reforma tërësore strukturore, organizative dhe funksionale për
modernizimin e institucionit.
Në betejën kundër korrupsionit dhe mashtrimit financiar, jemi bazuar në ISSAI 1240
“Përgjegjësitë e Audituesit në lidhje me Mashtrimin Financiar në një Auditim të
Pasqyrave Financiare” dhe në ISSAI 5700 “Udhëzues për Auditimin e Parandalimit të
Korrupsionit në Agjencitë Qeveritare”. Ky standard i fundit vlerëson se: “SAI duhet
të kuptojë riskun e korrupsionit, bazuar në analizën e dukurisë së korrupsionit në çdo
auditim që ndërmerr”. Po ashtu, ISSAI 5700 cilëson se “Një nga aspektet më të
rëndësishme të rolit të SAI-t në luftën kundër korrupsionit është puna që ai bën në
fuqizimin e institucioneve publike, të cilat janë elemente të Sistemit Kombëtar të
Integritetit” (ISSAI 5700, faqe 13, Bon, shtator 2016).
Të udhëhequr nga këto standarde, kemi dërguar në Prokurori për abuzime flagrante
me fondet publike 219 raste në periudhën 2012-2017, ose mesatarisht një kallëzim
penal në javë apo një kallëzim në çdo tre auditime, ose 1.5 herë më shumë se numri
i kallëzimeve penale për 10 vitet 2002-2011.
Në zbulimin e dëmit ekonomik ndaj buxhetit të Shtetit, kemi synuar jo vetëm
rekuperimin e tij në masën gati 100 përqind, por edhe vënien përpara përgjegjësisë
të shkaktarëve të tij, me synimin e krijimit të një klime parandaluese dhe
dekurajuese ndaj abuzuesve. Për periudhën 2012-2016, dëmi ekonomik i
evidentuar dhe i bërë publik arrin në shumën 191 miliard lekë ose rreth 1.47 miliard
euro, në një buxhet publik vjetor në nivele mesatarisht rreth 2.9 miliardë euro të
ardhura dhe 3.2 miliardë euro shpenzime.
Treguesi i dobishmërisë së auditimit tregon se për çdo lek të shpenzuar nga Buxheti
i Shtetit, KLSH ka kërkuar 76.8 lekë shpërblim dëmi në vitin 2016. Për periudhën
2012-2016, treguesi i dobishmërisë ka arritur nivelin 127.1 lekë, krahasuar me
vetëm 21.1 lekë që ishte në periudhën 2002-2011 (për 10 vjet).
Duke pasur parasysh shtrirjen aktuale dhe kompleksitetin e korrupsionit, lufta
kundër tij kërkon përpjekje afatgjata, marrëveshje ligjore që shërbejnë posaçërisht
për këtë qëllim, politika të përshtatshme, strategji, institucione të konsoliduara,
plane dhe veprime mbi një bazë organizative të mirë-projektuar. Reforma në
drejtësi, si sfida më e rëndësishme për qeverisjen tonë publike dhe sfida për
miradministrimin e pronës publike dhe të parave të taksapaguesve shqiptarë janë
plotësisht të ndërthurura me njëra-tjetrën.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
198 Botime 2017
Reforma në drejtësi u mirëprit nga të gjithë ne shqiptarët dhe forcat politike në
vend. Institucionet e reja që do të dalin nga zbatimi i saj, do ta udhëheqin luftën
kundër korrupsionit, si detyrim kushtetues dhe kërkesë imediate e kohës. Për këtë
arsye, këto institucione e kanë domosdoshmëri të integrohen mirë dhe shpejt me
punën e institucioneve të deritashme, për ato pjesë ku ajo rezulton efektive dhe
pozitive. Prej tyre ato do të marrin informacionin e nevojshëm për të konturuar
rastet që do të hetojnë më vete dhe ku do të thellohen në gjetjen e provave të
pakundërshtueshme për gjyqe shembullore. Por për të arritur deri këtu, nevojiten
disa hapa të rëndësishëm.
Së pari, është thelbësore për të pasur një administratë të përgjegjshme shtetërore,
që për rastet e dëmtimit të dukshëm të interesave të pronës publike dhe humbjes
së konsiderueshme të të ardhurave të pritshme për Buxhetin e Shtetit, zyrtarët më
të lartë dhe nëpunësit shtetërorë që e kanë shkaktuar këtë dëm apo humbje të
mbajnë përgjegjësi materiale (sa më lart të jenë në pozicioni hierarkike, aq më
shumë duhet të përgjigjen). Për të katërtin vit radhazi si KLSH, në Raportin për
Zbatimin e Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit, kemi rekomanduar hartimin e ligjit
për përgjegjësinë materiale të nëpunësit publik. U jemi drejtuar edhe institucioneve
donatore për të ndihmuar për përgatitjen e një drafti koherent. Nuk kemi arritur të
marrim asnjë reagim, ndërkohë që jemi të bindur se do të ndryshonte
katërcipërisht situata, sapo ky ligj të miratohej. Kërkojmë ndihmë për këtë projekt-
ligj edhe nga SIGMA.
Përgatitja e draftit të këtij ligji dhe futja e tij në axhendën e Kuvendit të ri, do të
rriste në progresion gjeometrik përgjegjësinë e nëpunësve shtetërorë ndaj detyrës
që kryejnë, duke bërë që funksionarët publikë, sidomos ata të mesëm dhe lartë,
shkaktarë ose kontribues në dëmin në Buxhetin e Shtetit, të vihen përpara
përgjegjësisë së dëmshpërblimit material, duke paguar tërësisht apo një pjesë të
dëmit të shkaktuar, si dhe duke dekurajuar ndjeshëm gjithsecilin që sot e sheh
administratën publike si një hapësirë për të abuzuar, për të kryer mashtrim
financiar e korrupsion.
Korrupsioni është një çështje e lidhur me legjitimitetin e Shtetit përsa i përket
menaxhimit publik. Ai dëmton ligjshmërinë e institucioneve bazë të Shtetit dhe ul
ndjeshëm imazhin dhe besueshmërinë e sistemit shtetëror dhe politik të një vendi.
Korrupsioni më i shëmtuar dhe i neveritshëm është ai politik, por kjo nuk është
fusha jonë si SAI. Sikurse e ka cilësuar Gene L. Dodaro, Kryeaudituesi i SHBA-ve, “Ne
SAI-t nuk bëjmë politika, por auditojmë zbatimin e tyre nga agjencitë qeveritare”.
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 199
Konstatojmë se për fat të keq, për shkak të mosrespektimit të rekomandimit të
KLSH, papërgjegjshmëria në administrimin e fondeve publike dhe anti-kultura e
mosndëshkimit janë rritur në raport gjeometrik tek ne, kurse përpjekjet tona
sporadike si institucione kryesore të Shtetit për të luftuar korrupsionin, janë rritur
në raport aritmetik. Kjo gjendje ka dekurajuar ndjeshëm qytetarët shqiptarë dhe ka
bërë që 56% e tyre të duan ose të kërkojnë të largohen nga vendi, çka duhet të na
turpërojë të gjithë ne qeveritarët dhe drejtuesit e institucioneve kryesore të Shtetit.
Së dyti, për të katërtin vit radhazi, si KLSH i kemi kërkuar qeverisë së sotme
rinovimin e Urdhrit të Kryeministrit nr. 70 datë 18.04.2006 “Për Zbatimin e
Rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Auditit të Brendshëm dhe të
Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion në
Këshillin e Ministrave, në Institucionet në varësi të Kryeministrit a të Ministrave”.
Për periudhën 2014-2017, po për katër vite radhazi, KLSH ka përgatitur një listë me
zyrtarë të lartë të strukturave qeveritare, të denoncuar nga institucioni në shkelje
flagrante dhe abuzim me ligjet dhe fondet publike, duke propozuar largim të tyre
nga shërbimi publik. Qeveria ka heshtur ndaj kërkesës sonë, duke ushqyer anti-
kulturën e pandëshkueshmërisë në vend dhe penguar punën e Prokurorisë për
trajtimin e kallëzimeve penale të KLSH-së ndaj këtyre zyrtareve të lartë. Ne vërtet
punojmë si agjentë të Kuvendit për miradministrimin e parasë publike, por nga ana
e tij, Kuvendi duhet të rrisë presionin pozitiv ndaj Qeverisë për zbatimin e
rekomandimeve tona. Progres Raporti i i vitit 2015 i BE-së për Shqipërinë vëren se
“SAI (KLSH) paraqiti tek Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm 49 raste për 149 zyrtare, si
pjesë e luftës kundër krimit ekonomik, mashtrimit financiar dhe korrupsionit.
Raporti vjetor i auditimit i SAI-t diskutohet në Komisionin e Ekonomisë dhe të
Financave, por përsëri nuk ka ndjekje sistematike parlamentare” (Raporti i Progresit
i Komisionit Europian për Shqipërinë 2015, faqe 73, paragrafi i dytë nga fundi).
Së treti, ne kemi nevojë për funksionimin e një Sistemi të plotë Kombëtar kundër
Korrupsionit dhe Mashtrimit Financiar, larg butaforive të derisotme të prodhuara
nga shumë struktura dhe agjenci. Më lejoni të sjell një shembull. Një nga vendet ku
vlerësimi i sistemit të integritetit kombëtar (NIS-National Integrity System) ka marrë
pikavarazhin më të lartë është Gjermania. Filiali i Transparency International në
Gjermani, ndër strukturat më aktive dhe me influencë të kësaj Organizate në
Europë, punon në mënyrë efektive me të gjithë institucionet dhe veprimtarët
kryesorë kundër korrupsionit në këtë vend, duke formuar një koalicion të
qëndrueshëm. Kjo është bërë e mundur ngaqë strukturat dhe institucionet
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
200 Botime 2017
shtetërore, sektori privat dhe shoqëria civile janë treguar që të gjithë bashkëpunues
dhe koalicioni funksionon. Strukturat më aktive të NIS-it gjerman bashkëpunojnë
ngushtësisht me OLAF, Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit Financiar dhe
Korrupsionit. Nën shembullin e modelit gjerman, lufta kundër korrupsionit tek ne
duhet konceptuar si një lëvizje kolektive, e cila duhet kryer me një frymë të thellë
bashkëpunimi në të gjitha nivelet, duke filluar nga individët e deri tek subjektet
publike, institucionet ligjzbatuese, institucionet e pavarura dhe organizatat
ndërkombëtare. Qeveria jonë ka një strategji të luftës kundër korrupsionit, por për
fat të keq, kjo strategji, e shndërruar vetëm në disa konferenca, seminare, tryeza të
rrumbullakëta, portale dhe mesazhe në publik, nuk ka dhënë rezultate konkrete,
duke ngelur praktikisht në letër. Për mosrealizimin e saj mbajmë përgjegjësi të
gjithë, si qeveria, legjislativi dhe gjyqësori, ashtu edhe ne, institucionet e pavarura.
Duhet të shohim me kurajo ku qëndrojnë dobësitë tona në luftën kundër
korrupsionit dhe t’i eliminojmë ato.
Efektiviteti i vetë Shtetit në luftën kundër korrupsionit është i lidhur me përpjekjet
për ta bërë Shtetin dhe institucionet e tij kryesore sa më transparente dhe të
përgjegjshme, nëpërmjet kontributit të institucioneve të pavarura. Edhe pse Raporti
NIS (National Integrity System) për Shqipërinë i shtatorit 2016 rendit KLSH-ën dhe
Avokatin e Popullit si ndër institucionet që kanë performuar më mirë në luftën
kundër korrupsionit, jemi të vetëdijshëm se asnjë sukses i një strukture të veçantë
nuk mund të ketë peshën e duhur, në rast se përpjekjet tona nuk kanalizohen në
një aleancë efektive. Për shembull, Prokuroria e Përgjithshme ka në duar një numër
të jashtëzakonshëm dosjesh dhe çështjesh, por ka ende pak staf profesional për të
përballuar ngarkesën e marrë. ILDKPKI po bën një punë shumë të mirë, por rrezikon
të izolohet nga mosveprimi i disa strukturave të tjera që duhet të trajtojnë dhe
thellojnë gjetjet dhe denoncimet e Inspektoratit.
Izolimi merr jetë nga mosveprimi i shumë institucioneve. Për shembull, institucionet
e Prokurorisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Brendshme, ILDKPKI dhe KLSH
lidhën një marrëveshje në vitin 2009 për punë të përbashkët kundër korrupsionit.
Kjo marrëveshje, për mendimin tim personal, duhet konsideruar pa hezitim e
dështuar dhe përgjegjësia për këtë është e të gjithë drejtuesve ndër vite të këtyre
institucioneve, përfshirë dhe mua si drejtues i Institucionit Suprem të Auditimit në
vend.
Roli dhe kontributi i institucioneve të pavarura, i Prokurorisë, ILDKPKI dhe vetë KLSH
marrin përmasat dhe rëndësinë e duhur, kur këto institucione të pavarura
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 201
funksionojnë në një sistem të mirëorganizuar kombëtar të integritetit.
Nëse duam që Sistemi Kombëtar i Integritetit tek ne të mos jetë vetëm një raport
cilësor i një organizate ndërkombëtare prestigjioze, por një marrëveshje e arritur
midis të gjithë veprimtarëve kryesorë të shoqërisë, me një program konkret
objektivash dhe pune, është koha për të vepruar pikërisht tani!
Suksesi i luftës kundër korrupsionit varet nga gjerësia dhe thellësia e marrëveshjes
shoqërore të arritur për ta bërë këtë Sistem të funksionojë. Tek ne, si dhe në
modelin gjerman dhe në mënyrë të ngjashme tek modelet e 24 vendeve të tjera
zbatuese të Projektit “ENIS” (European National Integrity System) të Bashkimit
Europian për vendet anëtare dhe kandidate të BE-së, ky Sistem duhet të përbëhet
nga elementët e mëposhtme që duhet të kenë një funksion parësor tek ne, në
luftën kundër korrupsionit: • Kuvendi, • Gjyqësori, • Ekzekutivi, • Institucionet e
pavarura (Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI, KLSH), •Shërbimi Informativ
Kombëtar, • Avokati i Popullit, • Organet e menaxhimit zgjedhor, • Partitë politike,
• Organizatat më përfaqësuese të saj, • Media, • Biznesi (shoqatat e tij), etj.
Të gjithë elementët e Sistemit Kombëtar të Integritetit janë të pavarur nga njëri-
tjetri, por duhet të sigurojnë një koordinim shumë efektiv dhe eficient në luftën
kundër korrupsionit. Çdo mangësi në punën e një ose disa prej këtyre veprimtarëve
të përmendur më sipër, do të ulte efektivitetin e elementëve të tjerë dhe do të
rrezikonte fatin e luftës kundër korrupsionit. Prandaj, të gjithë veprimtarët e
Sistemit Kombëtar të Integritetit duhet të jenë njësoj të fuqishëm, të angazhuar dhe
në ekuilibër me njeri-tjetrin
Pozicioni dhe kontributi i KLSH në Sistemin Kombëtar të Integritetit do të jetë i
lidhur ngushtë me konceptin e kulturës së llogaridhënies dhe transparencës, për
përmirësimin e qeverisjes në mirmenaxhimin e financave publike. Duke luajtur rolin
kushtetues të garantit dhe dhënësit të sigurisë mbi një menaxhim të shëndoshë
financiar të Shtetit, KLSH do të përpiqet të shndërrohet në një ndër subjektet më të
besuara nga qytetarët, brenda Sistemit kombëtar të llogaridhënies dhe luftës
kundër korrupsionit. Jo më kot një nga kërkesat e INTOSAI-t dhe EUROSAI-t, në
planet e tyre strategjike 2017-2023, është që si SAI të udhëheqim nëpërmjet
shembullit, duke i paraprirë vendosjes së kulturës së ndëshkueshmërisë ndaj
konfliktit të interesit dhe abuzimit me pronën dhe fondet publike.
Gjykoj se krijimi i strukturave të reja të reformës në drejtësi, të parashikuara nga
paketa e miratuar në Kuvend më 21 korrik 2016, duhet të shoqërohet edhe me
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
202 Botime 2017
krijimin e Sistemit Kombëtar të Integritetit për Luftën kundër Korrupsionit në
vendin tonë, si një veprim themelor dhe referues ndaj çdo nisme mbarëkombëtare
në të ardhmen, në drejtim të fuqizimit të kulturës së përgjegjshmërisë publike. Kjo
mund të jetë edhe pjesë e Rezolutës sonë.
Kuvendi i ardhshëm mund dhe duhet të iniciojë Sistemin Kombëtar të Integritetit ,
në bashkëpunim me Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), si udhëheqës të
këtij Projekti, duke përfshirë natyrshëm institucionet dhe veprimtarët e tjerë.
Duke i adresuar një kërkesë publike SIGMA-s për të na ndihmuar në realizimin e një
“Peer review” (Rishikim mes kolegëve) për zbatimin e standardeve ISSAI dhe
fuqizimin e kapaciteteve tona në luftën kundër korrupsionit. Nga ana tjetër, Parimet
e SIGMA-s mbi reformën në administratën publike, në kapitullin e Përgjegjshmërisë,
Parimi 5, theksojnë: “Autoritetet publike marrin përgjegjësinë në rastet e abuzimeve
dhe garantojnë korrigjimin dhe/ose dëmshpërblimin e përshtatshëm”. Duke
perifrazuar sërish SIGMA-n, me synimin që të udhëheqim nëpërmjet shembullit
vetjak, ne si KLSH synojmë të shndërrohemi në agjent të ndryshimit dhe jemi të
gatshëm të japim maksimalisht kontributin tonë modest në ndërtimin e Sistemit
Kombëtar të Integritetit, në sinergji të plotë me të gjithë veprimtarët e tjerë të tij.
Vjollca SELMANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 203
REVOLUCIONI DIXHITAL DHE SFIDAT E LUFTËS ANTIKORRUPSION
nga Vjollca SELMANI – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 17 qershor 2017.
Të gjitha aspektet e jetës sonë ekonomike dhe sociale po transformohen nga
teknologjitë dixhitale. Mënyrat e funksionimit të organizatave dhe individëve për
marrjen e informacionit apo për lirimin e prodhimeve dhe ofrimin e shërbimeve të
tyre po kanalizohen gjithmonë e më shumë nëpërmjet platformave dixhitale
(online). Një pjesë e madhe e transaksioneve kombëtare apo ndërkombëtare po
realizohen progresivisht në mënyre virtuale. Marrëdhëniet me bankat, furnizuesit,
klientët janë gjithmonë e më shumë të personalizuara, të vijueshme (non-stop ose
24orë x 7 ditë/javë x 365 ditë/vit), të automatizuara (të menaxhuara nga robotë), të
palidhura me vendndodhjen e palëve që marrin pjesë në këto transaksione.
Ndryshimet e induktuara nga teknologjitë e informacionit dhe komunicacionit (TIK)
po shoqërohen shumë shpesh me inovacione rrënjësore të modeleve të
funksionimit të sistemeve tradicionale. Kështu për shembull, përmes adoptimit të
TIK në sistemin shëndetësor po synohet të ndryshohet paradigma e tij nga një
shërbim reaktiv (shërimin e sëmundjeve) në proaktiv (parandalimin e sëmundjeve).
Sistemi i edukimit në të gjithë nivelet e tij, nga ai fillor në atë universitar, po
shndërrohet falë demokratizimit e shumëfishimit të vazhdueshëm të burimeve të
informacionit si dhe e kostos më të ulët të aksesit të tij (shpesh here i ofruar falas
siç është rasti i shumë platformave MOOC – Massive Open Online Courses – Online
Learning). E-banking, e-financing, e-government etj., janë sisteme dixhitale
menaxhimi dhe drejtimi tashmë të aplikueshme në shumë vende të botës, ndërsa
modelet tradicionale të biznesit e drejtimit nuk dihet në se do t’u mbijetojnë
dallgëve të transformimeve që ka shkaktuar revolucioni dixhital, duke përmendur
këtu si shembull suksesin e kompanive dixhitale si Uber, Foodora, Amazon e të
tjera.
Progresi teknologjik është motori kryesor i këtyre transformimeve. Katër forca
kryesore janë promotorët kryesorë të ndryshimeve:
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
204 Botime 2017
Së pari, fenomeni kryesor që ka karakterizuar adoptimin masiv të TIK është
shumëfishimi i fijeve virtuale (Connectivity) që lidh njerëzit me njerëzit, njerëzit
me objektet dhe objektet me njëri-tjetrin. Një progres të jashtëzakonshëm kanë
shënuar teknologji të tilla si interneti i sendeve (Internet of things) apo
mundësia e depozitimit dhe komunikimit të informacionit përmes reve
teknologjike (Cloud Technology).
Me hapa tepër të shpejtë po avancojnë dhe algoritmet të cilat shërbejnë si bazë
për zhvillimin e kapaciteteve analitike përmes trajtimit të shpejtë të të
ashtuquajturave bazë të dhënash shumë të mëdha (Big Data). Gjithashtu,
përparimi teknologjik në fushën e robotëve që mësojnë (Learning Machines) po
krijon mundësia të mëdha për automatizimin gjithmonë e më të madh të
aktiviteteve të ndryshme.
Ndërveprimi dhe ndërvarësia e vazhdueshme mes individëve dhe organizatave
përmes rrjeteve sociale po ndryshojnë mekanizmat dhe metodat e
bashkëpunimit. Tashmë, bashkëpunimi në rrjet po konkurron mënyrat
tradicionale të krijimit dhe zhvillimit të besimit mes partnerëve të biznesit.
Sigurisht, këto përparime teknologjike janë të mbështetura nga një
infrastrukturë dixhitale gjithmonë e më e sofistikuar (interneti, teknologjitë
mobile, etj.).
Në kushtet e këtyre ndryshimeve të thella e të gjithanshme, është me interes të
shtrohet pyetja: Sa dhe si ndikon dixhitalizimi i informacionit dhe shërbimeve
publike në frenimin dhe luftimin e fenomenit të korrupsionit? A do të mund të
sjellin këto transformime teknologjike shpëtimin nga ky fenomen kompleks negativ,
apo në një mënyrë apo tjetër mund t’a vështirësojnë luftën anti-korrupsion ?
Nga njëra anë, dixhitalizimi ofron mundësi të mëdha në luftën kundër korrupsionit.
Një ndër përfitimet kryesore në këtë drejtim është që këto teknologji mundësojnë
rritjen e shkallës së transparencës. Kështu për shembull, në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, në Kanada apo në vendet Skandinave aksionerët kanë mundësi të marrin
pjesë virtualisht në mbledhjet e bordit drejtues. Gjithashtu, kushdo mund të kërkoj
online informacione të rastit nga institucionet publike që i disponojnë ato, mjafton
që të bëj një kërkesë për këtë. Kështu për shembull, çështja “Toblerone”, këtu e 20
vjet më parë në Suedi, provoi se sa efikase është transparenca e informacionit mbi
përdorimin e fondeve publike. Për shkak të kësaj transparence, zv. Kryeministrja e
Suedisë në 1995 u detyrua të japë dorëheqjen nga detyra dhe të tërhiqet për 3 vjet
Vjollca SELMANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 205
nga politika sepse kishte blerë disa gjëra personale, ndërmjet tjerave dhe çokollata
të famshme zvicerane “Toblerone”, me kartën zyrtare të kreditit.
Automatizimi i procedurave mund të jetë një tjetër avantazh për të ulur shkallën e
lartë të korrupsionit të lidhur me ushtrimin e funksioneve publike. Shumë herë,
zyrtarët publikë faturojnë shuma të konsiderueshme për kryerjen e shërbimeve
publike që janë detyrimi i tyre ligjor. Kështu për shembull, vërehen zvarritje të
qëllimshme për të marrë një dokument zyrtar, gjë që i detyron qytetarët e
interesuar të paguajnë nën dorë për të mbaruar punë. Këto burime korrupsioni
mund të shmangen përmes kryerjes automatike dhe online pjesërisht ose të të
gjithë procesit. Gjurmët elektronike që provojnë fillimin, kohëzgjatjen dhe
informacionet tjera për kryerjen e shërbimit të kërkuar, do të bëjnë më të lehtë
monitorimin e tyre dhe do të evitojnë shkallën e lartë të korrupsionit që ndeshin
herë pas here qytetarët në zyrat e administratës publike.
Një nga ndryshimet kryesore që ka shoqëruar dixhitalizimin është roli gjithmonë e
më i madh që po merr komuniteti (qytetarët) përmes mediave sociale. Mjafton të
kujtojmë “pranverën arabe”, kur protestat e iniciuara dhe moblizuara përmes
Facebook dhe mediave të tjera sociale online rrëzuan qeveri/regjime autokratike në
pushtet prej dekadash në vendet e tyre respektive. Në mënyrë të vazhdueshme, roli
i komunitetit mund të përdoret si një vëzhgues, kontrollues e vlerësues i
shërbimeve publike. Kjo mund të bëhet duke u dhënë qytetarëve hapësirën e tyre
në faqet zyrtare online të institucioneve publike. Qytetarët mund të përdorin këtë
hapësirë (psh. Blogun, faqet sociale Facebook apo Tweeter të institucionit, etj.) për
të konstatuar/denoncuar parregullsitë dhe aferat korruptive në kryerjen e
shërbimeve publike. Sigurisht që ekziston përsëri mundësia që “punonjësit publikë
të korruptuar” të përpiqen t’u “mbyllin gojën” denoncuesve të korrupsionit por, sa
më i lartë të jetë ndërgjegjësimi i qytetarit për këtë rol të ri dhe mjet të fuqishëm që
ai ka në dorë, si dhe sa më i lartë të jetë numri i qytetarëve të angazhuar në luftën
kundër korrupsionit, aq më e vështirë bëhet “mbyllja e gojës” së të gjithëve. Në të
njëjtën vazhdë mund të përmendim dhe iniciativat e disa vendeve në botë për
“demonetizimin”, që do të thotë kufizimin e pagesave në kesh dhe kryerjen e
pagesave gjithnjë e më shumë elektronikisht. Kjo bëhet me qëllim që transaksionet
financiare të lënë gjurmë, gjë që do të ndikojë pozitivisht në kufizimin e parave “të
pista” dhe të qarkullimit të tyre.
Pa dyshim që dixhitalizimi bart një potencial të jashtëzakonshëm në luftën kundër
korrupsionit. Por ai bart njëkohësisht dhe rreziqe shumë të mëdha. Kriminaliteti
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
206 Botime 2017
kibernetik po shndërrohet në një nga problemet më madhore të kohës sonë. Gjatë
vitit të kaluar në kulmin e fluksit të madh të emigrantëve drejt Evropës, grupeve të
trafikantëve u duheshin vetëm 10 ditë për të kontaktuar, përmes rrjeteve sociale,
viktimat e rradhës, për të siguruar dhe organizuar gjithë logjistikën e nevojshme për
këtë qëllim, si dhe për të mundësuar trafikimin e tyre drejt vendeve evropiane.
Gjithçka, përfshi dhe transaksionet monetare bëheshin elektronikisht. Gjithashtu
këtu mund të përmendim dhe sulmin kibernetik të fundit para pak javësh që
bllokuan qindra mijëra kompjutera në rreth 100 vende të ndryshme kudo në botë.
Hakerat bllokuan, përmes një virusi informatikë, të gjithë informacionin e
kompjuterëve të infektuar dhe kërkonin shpërblesa (të kryera në paranë
elektronike Bitcoin) për ç’bllokimin e kompjuterit.
Epoka dixhitale në mënyrë të përshpejtuar po e ndryshon dhe sofistikon mënyrën e
organizimit dhe funksionimit të enteve publike dhe ato private. Procesi i
dixhitalizimit duhet detyrimisht të shoqërohet me sofistikimin e rregullave,
procedurave dhe strukturave të “autoriteteve të monitorimit e auditimit” të
performancës së enteve publike në përgjithësi, si dhe ato të Kontrollit të Lartë të
Shtetit në veçanti. Kjo bëhet kërkesë e domosdoshme për të maksimizuar
avantazhet që na ofrojnë sistemet dixhitale në funksionim, monitorim dhe auditim,
si dhe për të minimizuar mundësitë e manipulimit të të dhënave të ofruara në rrugë
elektronike. Me të drejtë tani shtrohet dhe pyetja tjetër se cila është e ardhmja e
“misionit të auditimit” në kushtet e këtyre inovacioneve rrënjësore dixhitale? A do
të sjellin këto inovacione ndryshime thelbësore në organizimin dhe funksionimin e
“autoriteteve audituese”.
Dixhitalizimi i sistemeve funksionale të këtyre enteve është një progres i
jashtëzakonshëm. Një sërë ndikimesh pozitive të dixhitalizimit në sektorë të
ndryshëm të administratës publike vihen re që tani. Kështu për shembull, është
realizuar sistemi elektronik i procedurave të prokurimit publik, i cili ka lehtësuar
shumë monitorimin e të gjithë etapave të procesit të paraqitjes dhe seleksionimit të
ofertave. Të tjera hapa pozitivë po bëhen për përgatitjen e Hartës Unike Dixhitale të
Pronave, gjë që do të frenojë qëndrimet abuzive që janë vëne re deri tani në
trajtimin e pronave. Këto ndryshime si dhe mjaft të tjera si këto, janë një
domosdoshmëri për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet publike.
Ndërkohë, këto nuk janë veçse një fillim i transformimeve që do të shkaktojë
“cunami dixhital”. Këtu mund të përmendim faktin se, që në fillimet e veta në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, politika e të “dhënave të hapura” (Open data)
Vjollca SELMANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 207
është përqafuar nga shumë vende, ndër të cilat dhe Shqipëria. Para një muaji,
indeksi global për të dhënat e hapura “Open Data Barometer”, publikoi raportin e
tij të 4-t, duke renditur vendet sipas shkallës së tyre të angazhimit në frymën e
parimeve të qeverisjes së hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Për herë të
parë, Shqipëria është objekt i këtij vrojtimi dhe vlerësohet si një nga vendet me
ecurinë më të mirë në rajon. Në shtetet që i paraprijnë këtyre ndryshimeve,
iniciativa e të “dhënave të hapura” po synon të orientohet drejt praktikave të
auditimit qytetar, të cilat nënkuptojnë rritjen e rolit të shoqërisë civile në ndjekjen
dhe analizën e shpenzimeve të enteve publike. Kështu për shembull, biznese shumë
të rëndësishëm po i drejtohen komunitetit për zgjidhjen e problemeve të tyre
inovative (crowdsourcing of innovation) apo të aktiviteteve të financimit
(crowdfunding).
Me një fjalë, roli i rëndësishëm i komunitetit është provuar tashmë si shumë i
suksesshëm në shumë fusha. A do të marrë komuniteti ynë (qytetarët) një rol më
aktiv dhe në auditimin e aktivitetit të institucioneve publike? Sa dhe në ç’ mënyre
do të transformojë kjo praktikat e tanishme të auditimit? Këto janë pyetje
thelbësore të cilave përpiqen t’u japin përgjigje institucionet e auditimit në nivele
kombëtare dhe ndërkombëtare. Jo rastësisht, ‘Digjitalizimi, të Dhënat e Hapura dhe
Përpunimi i të Dhënave-Relevanca dhe Implikimet për Punën Audituese të
Institucioneve Supreme Audituese (SAI), ishte njëra nga dy temat ku u fokusua
Simpoziumi i 24-t, i Përbashkët OKB (Department of Economic and Social Affairs -
UN DESA) – INTOSAI (The International Organisation of Supreme Audit Institutions) i
zhvilluar para dy javësh në Selinë e OKB-s në Vjenë më 31 Maj-2 Qershor 2017.
Ndër rekomandimet e Simpoziumit mbi këtë temë ishte ajo që Institucionet
Supreme Audituese të zhvillojnë, në përputhje me kapacitetet e tyre, strategjitë e
brendshme për të adresuar sfidat dhe mundësitë nga dixhitalizimi dhe të dhënat
elektronike. Këto strategji do të fokusohen në zhvillimin e burimeve të nevojshme
njerëzore, investime në infrastrukturën e nevojshme, zhvillimin e metodologjive,
mjeteve dhe teknikave të auditimit për të garantuar cilësi në përdorimin e të
dhënave, dhe përshtatjen e proceseve të auditimit si rrjedhojë e këtyre
ndryshimeve.
Në aspektin e punës së institucionit të KLSH-së, dixhitalizimi ka një potencial të
jashtëzakonshëm për rritjen e produktivitetit, kostos dhe saktësisë së auditimeve.
Kështu për shembull, përmes aplikacioneve që lejojnë analizën e shpejtë dhe të
detajuar të bazave të mëdha të të dhënave (Big Data), do të mundësohet auditimi i
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
208 Botime 2017
automatizuar i të gjithë aktivitetit të institucionit publik që është objekt i auditimit
dhe jo vetëm i disa elementëve të tij siç janë praktikat sot. Sot aplikimi i analizës
elektronike në auditimin e të dhënave, ka rritur shkallën e zbulimit të anomalive
dhe shkeljeve të rregullave financiare duke rritur ndjeshëm efektivitetin e
auditimeve financiare dhe të performancës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) nga viti 2012 po zbaton një strategjie të re duke
punuar jo vetëm për dixhitalizimin e proceseve të auditimit dhe atyre ndihmëse,
por edhe në auditimin e vetë sistemeve të informacionit të institucioneve të
audituara, pasi me miratimin e ligjit të ri për organizimin dhe funksionimin e
Kontrollit të Lartë të Shtetit (2014), ky institucion ka të drejtën për marrjen e
informacioneve elektronike si dhe është përgjegjës dhe për auditimin e
Teknologjisë së Informacionit. Ndërkohë, komunikimi zyrtar elektronik dhe arkivi
dixhital i institucionit, tashmë janë plotësisht funksionalë dhe KLSH është aktualisht
në një fazë ndryshimesh dhe transformimesh rrënjësore të aktivitetit të tij auditues.
Modernizimi i procesit të auditimit është kushti themelor për suksesin e reformave
të thella dhe të gjëra që kërkon të zbatoj ky institucion. Shtrirja dhe fuqizimi i
përdorimit të teknologjisë së informacionit mbetet sfida kryesore e modernizimit të
institucionit. Në këtë kontekst, ndërgjegjësimi dhe shfrytëzimi i avantazheve që na
ofron procesi i dixhitalizimit në luftën kundër korrupsionit, mbetet një
domosdoshmëri. Ndërkohë ne duhet të jemi koshient se dixhitalizimi nuk është
zgjidhja e artë që do t’u japë fund aferave korruptive, por nëse ndërgjegjësohemi
për mundësitë e jashtëzakonshme që ky progres teknologjik ofron dhe nëse i
menaxhojmë me kujdes dhe efikasitet këto mundësi të reja teknologjike, atëherë
do të mund të ndërmerren hapa të rëndësishëm përpara në luftën kundër
korrupsionit.
Alfonc GABILI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 209
PUBLIKIMI I REZULTATEVE TË AUDITIMIT NGA KLSH, SI NJË MJET PËR RRITJEN E TRANSPARENCËS
nga Alfonc GABILI – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 22 qershor 2017.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në funksion të detyrave të tij kushtetuese publikon brenda
një periudhe të arsyeshme kohe dhe në përputhje me ligjin, rezultatet e çdo
auditimi. Këtë detyrë e kryen nëpërmjet publikimit në mënyrë elektronike të
vendimeve të Kryetarit, publikimit të mënyrë elektronike dhe të botuar të
raporteve të paraqitura nga KLSH në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, si dhe
nëpërmjet njoftimeve për shtyp.
Informimi i autoriteteve publike dhe publikut, nëpërmjet publikimit të raporteve të
auditimit, është detyrë ligjore e KLSH, e përcaktuar dhe në qëllimin (neni 2) e Ligjit
154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, si dhe
është përcaktuar me një nen të veçantë neni 34 “Transparenca dhe informimi i
publikut”. Në zbatim të legjislacionit përkatës të mbrojtjes së të dhënave personale,
KLSH nuk publikon emrat e personave përgjegjës dhe subjekteve private, por vetëm
inicialet e tyre.
KLSH publikon në mënyrë të rregullt Vendimin e plotë të Kryetarit të KLSH mbi çdo
auditim të evaduar. Ky publikim bëhet në Web-in e KLSH, si dhe sipas rastit
dërgohen dhe njoftime për shtyp. Në këtë Web mund të gjendet të gjitha
publikimet e KLSH, sipas llojit të tyre.
Për vitin 2016, nga 154 auditime të ushtruara, KLSH ka publikuar në Web-in e saj
151 prej tyre, pra janë publikuar në masën 98 %. Kjo tregon dhe shkallën e lartë të
transparencës dhe rëndësinë që ky institucion i kushton.
Kontrolli i Lartë i Shtetit organizoi gjatë muajit nëntor 2016, Javën e Hapur për
Qytetarët, ku qytetarë të shumtë patën mundësinë të njiheshin nga afër me punën
arritjet e këtij Institucioni. KLSH gjithashtu i kushton rëndësi dhe bashkëpunimit me
qytetarët dhe shoqërinë civile, ku denoncimet dhe ankesat e tyre kanë shërbyer si
indicie për auditime të ndryshme që KLSH ka kryer. Mbështetur në standardin
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
210 Botime 2017
ndërkombëtar të institucioneve supreme të auditimit, ISSAI 12, “Vlerat dhe dobitë e
Institucioneve Supreme të Auditimit (të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve)”,
parimi 6 “Komunikimi efektiv me palët e interesit”, dhe me qëllim njohjen më të
plotë dhe të drejtpërdrejtë të veprimtarisë së institucionit nga qytetarët.
KLSH gjithashtu publikon në Web-in e tij dhe Raportin Vjetor të Aktivitetit, Planin e
Auditimeve, Buletinin e Auditimeve, Raportin mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit,
Revistën Shkencore “Auditimi Publik”, Raportet e Monitorimit, si dhe botime të
ndryshme të KLSH.
KLSH përgjatë periudhës 2012-2016, ka publikuar gjithsej 67 botime, nga 12 të tilla
para vitit 2011, si dhe planifikon që deri në fund të 2018 të arrijë në 100 botime.
Audituesit e KLSH kanë qenë prezentë në mediat e shkruara me 396 shkrime të
ndryshme për periudhën 2013-2016.
Në datat 22-25 maj 2017, u zhvillua në Stamboll Kongresi i X-të i EUROSAI, nën
moton “Implementimi i ISSAI: Sfida dhe zgjidhje”. Gjatë zhvillimit të këtij kongresi,
pata mundësinë të jem pjesë e seminarit të zhvilluar me objekt zbatimin e “ISSAI
21: Parimet e transparencës dhe përgjegjshmërisë ”, parimet dhe praktikat më të
mira nga çdo SAI pjesëmarrës. Nga ky seminar arrita në konkluzionin se Kontrolli i
Lartë i Shtetit, pa dyshim zbaton në mënyrën më të mirë të mundshme këtë
standard, në krahasim me shumë SAI të vendeve të tjera të zhvilluara Europiane. Në
përputhje me parimin 8 të këtij standardi, sipas të cilit “SAI komunikon në kohë dhe
në mënyrë të gjerë, mbi aktivitetet e tij dhe rezultatet e auditimeve nëpërmjet
mediave, web-it dhe mënyrave të tjera të komunikimit”, mësuam se praktikat e
publikimit të raporteve të auditimit, ndryshonin midis tyre, për arsye se disa SAI të
vendeve Europiane publikonin vendimet e tyre në periudha të caktuara, ndërsa
shumë prej tyre i publikonin raportet e tyre në kohën e përfundimit të këtyre
raporteve.
Për shkak të zhvillimit të fushatës elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme që pritet
të zhvillohen më 25 qershor, si dhe evitimit të keqpërdorimit të materialeve të
publikuara nga KLSH, Kryetari i KLSH me Urdhrin nr. 97, datë 19.05.2017, ka ndaluar
publikimin e Vendimeve të Kryetarit në Web-in e KLSH, për periudhën elektorale 23
maj -27 qershor 2017.
Në seminarin e zhvilluar në Kongresin e EUROSAI, u interesuam mbi praktikat më të
mira, të vendeve të tjera, mbi publikimin e rezultateve të auditimit gjatë fushatës
zgjedhore. Duke qenë se shumë vende anëtarë kishin së afërmi zgjedhje të
Alfonc GABILI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 211
përgjithshme ose vendore (Britania e Madhe, Franca, Çekia, Portugalia, etj.), kjo
ishte një temë që pati diskutime nga të gjithë pjesëmarrësit. Pjesa më e madhe e
SAI-ve Europiane, i shmangeshin publikimit të raporteve të auditimit gjatë
fushatave elektorale, kryesisht me justifikimin e evitimit të keqpërdorimit të
materialeve të publikuara nga ta. Por kishte dhe përjashtime, siç ishte rasti i SAI-t
Portugez, i cili publikonte në mënyrë të plotë raportet e tij të auditimit (duke
përfshirë dhe emrat e personave përgjegjës dhe/ose subjekteve private), duke mos
marrë parasysh faktin e fushatës elektorale që mund të kishte vendi.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
212 Botime 2017
TË PAVARURIT E “VARUR”
nga Albana GJINOPULLI – Drejtore Drejtorie, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 22 qershor 2017.
Auditimi daton nga qytetërimi mesopotamian rreth viteve 4000-3500 para lindjes
së Krishtit si një nevojë e zotëruesve të pronës për një opinion të pavarur, të një
pale të tretë, mbi mënyrën se si prona tyre është përdorur.
Sot në kohët moderne, me gjithë zhvillimet që kanë ndodhur në konceptin e
auditimit, thelbi mbetet i njëjtë: auditimi lidhet me nevojën për të marrë një
opinion të pavarur. Pavarësia si element kyç i auditimit, theksohet dhe më tej kur
kalohet nga interesa të pronarëve individualë në interesat e publikut. Në cilësinë e
taksapaguesit, publiku mbetet dhe është gjithnjë e më shumë i interesuar për
përgjegjshmërinë më të cilën fondet publike, pra fondet e tij, përdoren nga
qeveritë. Historikisht auditimi është parë si një sistem që me mekanizmat e tij i
shërben si privatit ashtu dhe publikut.
Gjurmë të nevojës dhe indikacionet për auditime mund të vërehen që në sistemet e
financave publike në Babiloni, Greqi dhe Perandorinë Romake të cilat zhvilluan një
sistem të hollësishëm kontrolli për të parandaluar gabimet në kontabilitet dhe
pasaktësitë, si dhe mashtrimet dhe korrupsionin (Rammamorti, 2003). Në këto
kushte, kërkesa për opinionin e pavarur, lidhet me konceptin e pavarësisë së
institucioneve që kryejnë auditimin, sa pavarësi kanë audituesit kur ushtrojnë
funksionin e tyre, e deri ku shkon kjo pavarësi në realizimin e rezultateve të punës
së tyre, pra efektivitetin e vetë auditimit. Për të për të arritur këtë objektiv, është e
domosdoshme që çdo shtet të ketë një Institucion Suprem të Auditimit, pavarësia e
të cilit të garantohet me ligj.
Ekziston një kuadër i plotë i konkretizuar në Standardet Ndërkombëtare të
Auditimit të publikuara nga institucione ndërkombëtarisht të njohura për
autoritetin e tyre ne fushën e auditimit. Të gjithë kanë një qëllim tu ofrojnë
profesionit të auditimit elementin jetësor “Pavarësinë”. Në Kongresin e 19-të i
INTOSAI-it, që u mbajt në Meksiko, institucionet e auditimit suprem vendosën: Të
Albana GJINOPULLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 213
adoptojnë, publikojnë dhe shpërndajnë dokumentin e titulluar “Deklarata e
Meksikos mbi Pavarësinë”, duke cilësuar se... Institucionet Supreme të Auditimit,
mund t’i kryejnë me objektivitet dhe në mënyrë efektive detyrat e tyre ,vetëm nëse
ata janë të pavarur dhe të mbrojtur nga ndikimet e jashtme...
Në Shqipëri, institucionalizimi i auditimit publik daton në vitin 1925. Me gjithë
dallgët e zhvillimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, cilësohet të jetë sot një nga
institucionet që gëzon prosperitet e pavarësi. Natyrshëm lind pyetja: deri ku
shtrihet kjo pavarësi? A ekzistojnë vërtet të gjithë mekanizmat që auditimi publik të
funksionojë tërësisht i pavarur? Vlerësimet e institucioneve prestigjioze si SIGMA
dhe TIA kanë dhënë opinione mjaft pozitive për sa i përket pavarësisë që ky
institucion ka arritur në këtë fazë të zhvillimit, kjo krahasuar me institucione të tjera
të pavarura brenda vendit apo dhe homologet e vendeve të tjera.
Publiku e ka parë gjithnjë punën e KLSH të lidhur ngushtë me politikat e
antikorrupsionit, qoftë për parandalimin ashtu dhe për luftën kundër mashtrimit
financiar dhe korrupsionit. Institucioni i është përgjigjur këtij perceptimi dhe
pritshmërie, duke dërguar në Prokurori për abuzime flagrante me fondet publike
219 raste në periudhën 2012-2017. Mesatarisht i bie një kallëzim penal në javë apo
një kallëzim në çdo tre auditime, ose 1.5 herë më shumë se numri i kallëzimeve
penale për 10 vitet 2002-2011 të marra së bashku.
Në zbulimin e dëmit ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit, institucioni ka synuar jo
vetëm rekuperimin e tij në masën gati 100%, por edhe vënien përpara përgjegjësisë
të shkaktarëve të tij, duke u përpjekur të krijojë një klimë parandaluese dhe
dekurajuese ndaj abuzuesve. Për periudhën 2012-2016, dëmi ekonomik i
evidentuar dhe i bërë publik nga KLSH arrin në shumën 19.1 miliard lekë ose rreth
1.5 miliard euro. Treguesi i dobishmërisë së auditimit tregon se për çdo lek të
shpenzuar nga Buxheti i Shtetit, institucioni ka kërkuar 76.8 lekë shpërblim dëmi në
vitin 2016. Për periudhën 2012-2016, treguesi i dobishmërisë ka arritur nivelin
127.1 lekë, krahasuar me vetëm 21.1 lekë që ishte në periudhën 2002-2011 (për 10
vjet), ose 6 herë më shumë.
Me gjithë rezultatet, është krejt e natyrshme që kërkesat e publikut për kontributin
e KLSH në luftën kundër korrupsionit të jenë akoma dhe më të larta. Prandaj dhe
përgjegjësia është shumë e madhe dhe po aq të larta priten të jenë edhe përpjekjet
e këtij institucioni për të plotësuar pritshmëritë e qytetarëve.
Si qytetar i thjeshtë, do të shkoja dhe më larg, i interesuar se çfarë bëhet më tej me
këtë luftë, këto përpjekje. Si çdo sistem tjetër, dhe auditimi ka një numër
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
214 Botime 2017
elementesh të cilët duhet të ndërveprojnë së bashku për të arritur objektivin
përfundimtar, qëllimin për të cilin është krijuar dhe funksion. Për këtë arsye,
ndjehet nevoja e njohjes së rezultateve përfundimtarë të punës auditues, që lidhen
me shkallën e zbatimit dhe vënies në jetë se çfarë auditimet e KLSH ofrojnë si
produkt i punës së tyre. Këtu, analiza na sjell në vëmendje një tjetër aspekt,
pjesëmarrjen e ministrive dhe institucioneve të audituara të cilat duhet të tregojnë
përgjegjshmëri dhe përgjegjësi në zbatimin e rekomandimeve të KLSH. Nëse
elementët e sistemit nuk do të bashkëveprojnë, gjasat për realizimin e qëllimit janë
shumë të pakta. Kjo e vendos KLSH në pozicionin e elementit që funksionon në
mënyrë të pavarur në një sistem kryekëput të varur nga hierarkia dhe
papërgjegjshmëria shtetërore.
Nga një analizë e thjeshtë duket se diku mekanizmi nuk funksionon. Nuk janë të
paktë institucionet që tregojnë papërgjegjshmëri në zbatimin e rekomandimeve
dhe në luftimin e rasteve të vjedhjes, mashtrimit apo korrupsionit, duke e lënë
përgjegjësinë e fondeve publike të vjedhura apo të përdorura në mënyrën më të
keqe të mundshme e aspak në interes të publikut, në statusin e “fajit jetim”, ku
asnjë nuk i del për zot.
Jepini Cezarit atë që i takon Cezarit. A nuk është ky rasti kur shumëkush mund të
ankohet se kërkojnë më shumë që të luftohet korrupsioni? Këtu duhet të
qartësohet se ç’ pjesë dhe ç’ rol ka secili institucion. Vërtet thuhet se auditimi
publik ka një rol kyç në luftën kundër korrupsionit, por nëse ministrat dhe titullarët
e institucioneve të audituara nuk kanë përgjegjësinë dhe integritetin të zbatojnë ato
që KLSH ka gjykuar të jenë masa dhe aksione për të luftuar korrupsionin atëherë
procesi mbetet pezull si një pikturë e pambaruar, ku boja e patharë rrezikon të
prishë dhe atë që është bërë. Kjo është situata kur risku i korrupsionit vazhdon të
endet në ajër si “thikë” që kërkon të presë sa më shumë “para publike” dhe në vend
të ecet përpara, mbetet në vend dhe më keq akoma rrezikojmë të kthehemi prapa.
Zhvillimet tregojnë se ka ardhur koha të “ligjërojmë” rolin dhe punën e secilit
element në kuadrin e madh të menaxhimit të financave publike, ku çdo institucion
të ngarkohet me përgjegjësinë për të treguar përgjegjshmëri dhe detyrim për
mënyrën se si i trajton rastet e shkeljeve, vjedhjes dhe korrupsionit të adresuara
nga KLSH, se si çdo institucion duhet të zbatojë rekomandimet e KLSH duke punuar
dhe treguar të njëjtë shkallë përgjegjësie për një qëllim të vetëm, të sigurojnë
përdorimin e duhur, të rregullt dhe efikas i fondeve publike, që përbën një nga
parakushtet thelbësore për trajtimin e duhur të financave publike dhe efektivitetit
të vendimeve të autoriteteve përgjegjëse.
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 215
REVOLUCIONI DIXHITAL DHE SAI-t
nga Bujar LESKAJ, Kryetar i KLSH-së,
botuar në gazetën “Sot”, më 23 qershor 2017.
Në datat 31 maj deri më 2 qershor 2017, në Vjenë u mbajt Simpoziumi i 24-t i
Përbashkët OKB-INTOSAI, me temë: “Dixhitalizimi, të dhënat e hapura dhe miniera
e të dhënave: rëndësia dhe implikimet për punën audituese të SAI-ve dhe për
rritjen e kontributeve të tyre në ndjekjen dhe vlerësimin e Objektivave të Zhvillimit
të Qëndrueshëm”.
Në epokën e dixhitalizimit të mbarë shoqërisë, gjithnjë e më shumë informata janë
në dispozicion në internet. Me qeverisjen elektronike, qeveritë mund të bëhen më
transparente në sytë e qytetarit, pasi mund ta vendosin informacionin menjëherë
në dispozicion të tij në kohë reale dhe ta bëjnë lehtësisht të arritshëm për të.
Në të njëjtën kohë, qytetarët gjithnjë e më shumë po përfshihen në çështjet e
auditimit. Ata mund të bëhen të ashtuquajturit “auditues nga kolltuku”, pra nga
komoditeti i shtëpisë së tyre ose nga vendi i tyre i punës, ata mund t'u japin
audituesve opinionet dhe gjetjet e tyre për një sërë çështjesh, apo edhe të veprojnë
si auditues në lidhje me programe ose shërbime publike. Estonia është një vend
pionier në e-qeverisjen dhe në përfshirjen elektronike (me anë të programeve
kompjuterike) të qytetarëve në auditimet e SAI-t estonez.
“Të dhënat e hapura” (open data), qasja e pakufizuar elektronike në informacion,
janë quajtur “vaji i ri” që lubrifikon shoqëritë moderne. Ato kanë implikime shumë
të gjera për të gjitha agjencitë qeveritare, duke përfshirë institucionet supreme të
auditimit (SAI-t), pasi kërkojnë prej tyre që të ndryshojnë në mënyrë drastike
mënyrën se si e organizojnë punën e tyre.
Mbajtja e një simpoziumi të përbashkët të Kombeve të Bashkuara posaçërisht për
pasojat e revolucionit dixhital në punën e SAI-ve dhe kontributin e tyre ndaj
Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dëshmon rëndësinë që OKB i jep rolit të
institucioneve më të larta të auditimit dhe të organizatës së tyre INTOSAI, në
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
216 Botime 2017
garantimin e zhvillimit social dhe ekonomik në nivel botëror. Kjo rëndësi nuk është
pakësuar, përkundrazi, është shtuar, me mundësitë e reja ta pakufishme që ofron
teknologjia dixhitale edhe për qeverisjen publike dhe mbajtjen e saj të
përgjegjshme e transparente.
Në kushtet e një aktiviteti si publik dhe privat, i cili po ndryshon kaq me shpejtësi në
botën e internetit, SAI-t ndodhen përpara një sfide sa të vështirë aq edhe
thelbësore për ta. Në pamje të parë, duket sikur ata humbasin pozicionin e tyre të
privilegjuar, ngaqë pothuajse gjithkush ka një qasje pothuajse të pakufizuar në
informacion. Në të vërtetë, është pikërisht tani momenti i SAI-ve për të përcaktuar
rolin parësor që duhet të kenë në këtë “open data society” (shoqëri të hapur të të
dhënave). Sqarimi dhe interpretimi i të dhënave dixhitale të veprimtarive publike,
garantimi i sigurimit të vërtetësisë së tyre janë detyra dhe përgjegjësi që natyrshëm
bien mbi strukturën kushtetuese që mbikëqyr miradministrimin e fondeve publike
dhe që janë pikërisht institucionet më të larta të auditimit publik. SAI-t duhet të
shfrytëzojnë plotësisht pozitën e veçantë dhe përvojën e tyre për të mbledhur dhe
analizuar në mënyrë kritike informacionin. Për më tepër, atyre u është besuar
ligjërisht qasja në të gjitha institucionet qeveritare, duke përfshirë ato agjenci, që,
për nga natyra e punës që bëjnë, mbeten jashtë aksesit të qytetarëve.
Pjesëmarrësit në Simpoziumin e 24-t OKB-INTOSAI mirëpriten krijimin e Grupit të
Punës së INTOSAI-t mbi “Të dhënat e Mëdha”(Big Data). Ata i rekomanduan
INTOSAI-t dhe organizatave të saj rajonale (përfshirë EUROSAI-n) shkëmbimin
intensiv të njohurive dhe praktikave më të mira në fushën e dixhitalizimit, të
dhënave të hapura dhe minierave të të dhënave, sikurse theksohet edhe në
Strategjinë-Program të OKB-së “Axhenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”.
Simpoziumi përcolli mesazhin e rëndësishëm se SAI-t duhet të zhvillojnë, në
përputhje me kapacitetet e tyre, strategjitë dhe taktikat e tyre të brendshme në
fushën e dixhitalizimit, të të dhënave të hapura dhe minierave të të dhënave, në
mënyrë që të ndërtojnë burimet e duhura njerëzore, duke përfshirë trajnimin dhe
rekrutimin e personelit me kapacitete në fushën e TI dhe çështjet që lidhen me
analizën e të dhënave dhe dixhitalizimin, si dhe duke kryer ndryshimet e mundshme
organizative (krijimin e departamenteve, drejtorive apo njësive të reja, etj.).
Sot sfida e punës audituese është sigurimi i cilësisë në përdorimin e të dhënave të
hapura. Sot, një auditues nuk mund dhe nuk duhet ta konceptojë punën e tij larg
përdorimit të përditshëm, në çdo kohë dhe vend-ndodhje të laptop-it të vet.
Zhvillimi i metodave të reja të auditimit, mjeteve dhe teknikave të përshtatura për
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 217
punën në ekip, duke përdorur në çdo hap internetin, kërkon analizë të thelluar të të
dhënave, për të verifikuar vërtetësinë dhe saktësinë e tyre, duke siguruar cilësi në
përdorimin e të dhënave të hapura. E gjithë kjo qasje e re do të kërkojë përshtatjen
e procesit të auditimit, sqarimin e çështjeve të aksesit dhe ruajtjes së të dhënave, si
dhe sigurimin që SAI i ka aftësitë të auditojë sistemet e TI ku ndodhen të dhënat.
Simpoziumi i Vjenës theksoi rëndësinë e mësimit kumulativ në dixhitalizimin e
aktivitetit auditues, duke u rekomanduar SAI-ve të përpilojnë strategji për këtë dhe
përshtatje të këtij lloji mësimi me standardet ndërkombëtare të fushës (ISSAI-t). Ai
diskutoi aspektet ligjore dhe specifikimet e sigurisë së të dhënave, si dhe sfidat e
aksesit dhe cilësisë së të dhënave të hapura, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me
aksesin ndaj të dhënave të njësisë publike që auditohet mbi një bazë të
përhershme. Po ashtu ai trajtoi sfidën e përdorimit të të dhënave të hapura si
inpute për auditimet dhe diapazoni në të cilin të dhënat nga auditimi mund të
publikohen si të dhëna të hapura, me qëllim që të merret përfitim shtesë për
publikun.
Formatimi i të dhënave qeveritare në formën e të dhënave të hapura është një
tjetër sfidë që lëshoi Simpoziumi i 24-t OKB-INTOSAI. Për këtë, SAI-t kanë një rol
qendror në promovimin e transparencës, si dhe aksesit të qytetarit, publikut dhe
shoqërisë civile në informacionin qeveritar të mund të kuptohet dhe përdoret prej
tyre në formatin e të dhënave të hapura. IDI, Instituti për Zhvillim i INTOSAI-t ofroi
ndihmesën e tij me programe trajnimi e publikime për të fuqizuar procesin e
dixhitalizimit, të dhënave të hapura dhe minierës së të dhënave mes SAI-ve, në
formën e shkëmbimit të eksperiencës dhe njohurive, duke përgatitur paketa dhe
manuale trajnimi, metoda dhe module.
Ne si KLSH jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin përpara në fushën e
dixhitalizimit dhe të dhënave të hapura. Në zbatim të planit strategjik 2013-2017 të
institucionit, gjatë këtyre viteve mundësuam krijimin e njësisë së Teknologjisë së
Informacionit dhe të Drejtorisë së Auditimit të TI, duke trajnuar auditues me
përvoje dhe auditues të rinj jo vetëm në përdorimin e teknologjisë së informacionit
gjatë auditimeve, por edhe duke përgatitur manualin e auditimit të TI dhe realizuar
auditime pilot.
Të bindur se të dhënat e hapura kanë një potencial të jashtëzakonshëm në
gjurmimin dhe analizimin e shpenzimeve qeveritare, jo vetëm nga ne audituesit,
por edhe nga publiku dhe qytetaret e interesuar, si institucioni me i lartë i auditimit
publik në vend, do të punojmë fort në këtë drejtim, në sinergji me partnerët e tjerë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
218 Botime 2017
brenda dhe jashtë vendit, që të dhënat qeveritare të hapen për publikun. Këto të
dhëna të hapura do të kenë një impakt të madh në rritjen e produktivitetit dhe të
menaxhimit të riskut të programeve dhe fondeve qeveritare. Që nga janari 2009 ku
Qeveria Amerikane hapi për publikun me mijëra baza të dhënash të aktiviteteve të
agjencive qeveritare dhe federale, kursimi në fondet publike ka qenë i niveleve të
qindra miliarda dollarëve më shumë dhe është vënë re një përgjegjshmëri më e
rritur ndaj publikut dhe Kongresit, nga ana e njësive publike, me të dhënat e tyre të
mëdha të hapura për qytetarin. Kjo është pa dyshim edhe një sfidë e qeverisjes
sonë publike, e cila shtrohet në plan të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe në
të cilën KLSH do të synojë të luajë rolin e vet promovues dhe nxitës, për rritjen e
transparencës, besimit të qytetarit në qeverisje dhe kufizimin efektiv të
korrupsionit.
Valentina GOLEMI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 219
ELEMENTËT E INTEGRITETIT EFEKTIV DHE LEGJISLACIONI
nga Valentina GOLEMI – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 24 qershor 2017.
Termi integritet nuk është një koncept i thjeshtë për t'u përkufizuar. Ky term rrjedh
nga latinishtja, që do të thotë i paprekur. Integriteti i referohet virtytit dhe gjendjes
të qenit të palëkundur. Integriteti është i lidhur ngushtë me mungesën e mashtrimit
dhe korrupsionit, por gjithashtu përfshin mirësjellje të përbashkët. Në këtë
kontekst, është një koncept pozitiv dhe i gjerë në lidhje me etikën dhe kulturën.
Standardet ndërkombëtare të auditimit të INSTOSAI-it, kanë përdor një përkufizim
të gjerë dhe pozitiv të termit integritet, ku shprehen, me të kuptuarit e cilësive apo
gjendja me parimet morale si drejtësia, ndershmëria dhe sinqeriteti, që duhet të
karakterizojë çdo punonjës të institucioneve audituese.
Ndërsa vetëvlerësimi i integritetit, është siguria që vjen së brendshmi, bazuar mbi
vlerat që njohim tek vetja, duke iu referuar pikave të forta dhe të dobëta, gjatë
punës së përditshme në administratë.
Nisur nga këto referime, audituesit duhet në vizionin e tyre, të kenë prioritare që,
integriteti do të thotë më shumë, se thjesht shqyrtim i ligjeve dhe rregullave. Ligji
është kufiri i poshtëm dhe pikënisja minimale morale. Integriteti mbulon jo vetëm
kërkesat e mos korruptimit, por gjithashtu mbulon vlera si ndershmëria, sinqeriteti,
neutraliteti, konsiderata, besueshmëria, respekti, objektiviteti dhe mirësjellja. Një
auditues duhet të kujdeset që të ushtrojë përgjegjësitë e tij dhe të përdorë fuqitë,
informacionin dhe burimet në dispozicion në të mirë të publikut ose të interesit
publik të cilit i shërben, si dhe të sillet në mënyrë korrekte me kolegët e tij, të
audituarit dhe me publikun në përgjithësi.
Këto parime vlejnë për çdo institucion publik dhe jo publik, i cili duhet të bëjë
gjithçka që mundet për të siguruar që personeli i vet nuk do të tundohet dhe nuk do
të korruptohet.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
220 Botime 2017
Në këdo institucion, duhet që stafi i tij të kryej detyrat e veta në përputhje me
parimet e integritetit, duhet që të rikujtojë rregullisht dhe qartësisht stafin për
rëndësinë e integritetit, të krijojë një kulturë të hapur dhe transparente ku
pranohen kritikat, ku mund të bëhen gabime dhe çështjet e vështira mund të
diskutohen.
Në ditët e sotme integriteti i zyrtarëve të shtetit dhe i punonjësve civilë, si dhe
veprimet e tyre janë në fokus, në rritje të vëmendjes publike. Skandalet e shumta
që lidhen me korrupsionin, rritjen e kostove, paligjshmërinë ose mungesën e
profesionalizmit, nxjerrin në pah rëndësinë e kësaj çështjeje në Shqipëri dhe në
shumë vende. Reforma dhe modernizimi i administratës shtetërore, i menaxhimit
publik dhe rritja e demokratizimit dhe e hapjes së shoqërive, lejojnë dhe synojnë
zhvillimin dhe forcimin e strukturave dhe menaxhimit të integritetit në shërbimin
civil. Integriteti si komponentë i etikës rezulton të jetë një pjesë e kërkuar e
qeverisjes publike dhe e performancës së institucioneve shtetërore dhe, në
rrethana të tilla është një element i rëndësishëm, i audituesve të KLSH-së përgjatë
auditimeve të përputhshmërisë, financiar, performacë, të sistemeve të IT-së,etj.
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) është një gur themeli i qeverisjes së mirë të sektorit
publik, duke siguruar objektivitet dhe paanshmëri, gjatë kryerjes së angazhimeve të
auditimit. KLSH kryen vlerësime dhe opinione, nëse burimet publike menaxhohen
me përgjegjësi dhe efektivitet nga institucionet e sektorit publik, ku nëpërmjet
rekomandimeve funksionale dhe në kohë, nxit përmirësimin e llogaridhënies dhe
integritetit, në mënyrë të mundshme në rritjen e besimit tek qytetarët dhe palët e
interesuara.
Por, KLSH në kuadër të ushtrimit të funksioneve, të monitorimit të Buxhetit të
Shtetit, ushtron edhe një rol tjetër, duke nxitur mirë qeverisjen, të rrisë sistemet të
kontrollit të brendshëm dhe të ndihmojë institucionet publike në realizimin e
objektivave në mënyrë eficiente, efektive dhe duke patur në vëmendje edhe
elementët e integritetit, në përshtatshmëri të standardeve ndërkombëtare të
auditimit, si instrumente të vlefshme për matjen e klimës së integritetit apo
respektimin e kodit të sjelljes të institucionet publike.
Kështu, për të vlerësuar nëse ligjzbatuesit kanë në vëmendje integritetin duhet të
merren në konsideratë disa elementë të cilët mund të dobësojnë kredibilitetin e
institucionit, elementë të cilët duhet të jenë në fokusin e çdo audituesi. Më
konkretisht mund të përmendim:
Valentina GOLEMI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 221
• Parakushti për autoritetet qeveritare është besimi i publikut. Një qeveri të
cilës i mungon integriteti humbet besimin e publikut dhe më pas autoritetin
e vet. Publiku duhet të jetë në gjendje ti besojë qeverisë sepse është i vetmi
ofrues i shumë shërbimeve;
• Integriteti, jo vetëm rregulla dhe ligje, por gjithashtu edhe përgjegjësi
morale. Tensioni është më i lartë atje ku rregullat mungojnë apo janë të
pasigurta, për rrjedhojë audituesi duhet të jetë në gjendje të krijojë një
opinion të pranueshëm moralisht dhe të veprojë me përgjegjësi në
përputhje me vlerat dhe standardet e një administrimi efektiv;
• Prioritet duhet t’i jepet parandalimit, sipas motos “më mirë të parandalosh
se sa të kurosh”;
• Integritetit duhet t’i kushtohet vëmendje vazhdimisht. Nëse një politikë
dobësohet atëherë kur gjërat funksionojnë siç duhet, risku për incidente
rritet. Integriteti duhet të jetë një komponent standard në menaxhim dhe
në ciklin e politikave;
• Konfliktet e interesit, nëse një anëtar i grupit të auditimit është i angazhuar
në aktivitete me pagesë ose pa pagesë jashtë shërbimit civil;
• Dhuratat/ftesat/përfitimet. Gjatë procesit të auditimit, subjekti mund të
ofrojë të mira materiale audituesit. Dhënësi tenton “të falenderojë” për të
pasur ndikim mbi audituesin, për të përmirësuar marrëdhëniet, që të presë
diçka në kthim. Pranimi i një dhurate është një rrezik për integritetin;
• Konfidencialiteti/liria e të shprehurit. Përgjatë auditimit merren mjaft
informacione dhe të dhëna, të cilat mund të jenë me interes për një palë të
tretë. Audituesit kanë të drejtën për lirinë e shprehjes me kusht që, të mos
komprometojnë punën e tyre ose të SAI-it;
• Audituesit duhet të kenë integritet ndaj, personave me cilësi të veçanta, si
politikanët apo të afërmeve.
Me anë të auditimit të integritetit KLSH synon të nxisë institucionet e sektorit publik
të kryejnë proceset e punëve me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri, pra jo vetëm nëse
ato zbatojnë ligjet, rregulloret, etj. Kështu, KLSH duke zbatuar parimet e IntoSAINT-in
(Vetëvlerësimin e Integritetit), përpiqet të plotësojë kërkesat e INTOSAI-t dhe më
konkretisht një nga shtyllat kryesore të Strategjisë së INTOSAI-t, objektivi nr. 4, “të
udhëheqë përmes shembullit”, ku me anë të elementeve të integritetit i shtrin më
tej detyrat funksionin duke parandaluar shpërdorimin e fondeve publike, uljen e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
222 Botime 2017
kostove në realizimin e detyrave dhe duke orientuar subjektet që të vendosin
individët e duhur me aftësitë që kanë në detyrat (funksionet) që i përshtaten, e për
rrjedhojë auditimi i KLSH-së, synon të ulë konfliktin e interesit ndërmjet
punonjësve, të vlerësojë nëse individi e ka të nevojshme trajnimin me qëllim rritjen
e aftësive për realizimin e objektivave.
Duhet pranuar gjithashtu, nisur nga këndvështrimi i audituesit, ky proces është i
vështirë, andaj duhen evidentuar të gjitha hapat dhe dokumentet standard që
plotësohen gjatë auditimeve të përputhshmërisë, financiare performancës dhe
teknologjisë së informacionit, duke nxjerr në pah elementët e integritetit, me qëllim
që zyrtarët publikë gjithmonë të realizojnë objektivat e tyre duke u udhëhequr nga
parimet etike dhe vlerat, pritjet, politikat dhe rezultatet e njësisë së sektorit publik.
Nga ana tjetër vetëvlerësimi i integritetit në KLSH është konsideruar si një nga
metodat inovative dhe të efektshme, me impakt rritjen e pritshmërive në zhvillim të
procesit të auditimit. Krahas zhvillimit të kapaciteteve të audituesve të cilët do të
kryejnë auditime integriteti, paralelisht KLSH është bashkuar me tendencën e
Institucioneve Supreme Europiane të Auditimit dhe ka ngritur tashmë strukturën e
tij etike, ka Kodin e tij të Etikes, po bashkëpunon me shoqërinë civile, nëpërmjet
nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, po bën gjithnjë e më shumë
transparente veprimtarinë e tij, po menaxhon konfliktin e interesi nëpërmjet
deklarimeve periodike, po drejton nëpërmjet shembullit të drejtuesve të lartë, ka
qenë pjesë e Grupit për rishikim e ISSAI 30, Kodi Etikës së INTOSAI, që u miratua në
dhjetor të vitit 2016 në kongresin e XXII të INTOSAI-t në Abu Dhabi, pasi është e
rëndësishme që sjellja etike duhet të jetë pjesë integrale e veprimtarisë së tij. Në
kuadër të angazhimeve konkrete për kryerjen e auditimeve të integritetit, KLSH me
Zyrën Shtetërore të Auditimit të Hungarisë, ka nënshkruar marrëveshje
bashkëpunimi mbi auditimin e integritetit, duke shkëmbyer eksperiencën në këtë
fushë. Këto auditime, të cilat kanë filluar në radhë të parë nga vetë institucioni i
KLSH-së dhe njëkohësisht shtrihen në institucione të tjera qendrore dhe vendore,
do t’i shërbejnë detyrimeve dhe angazhimeve që shtrohen në Progres Raportet e
Komisionit Europian mbi Shqipërinë.
Në përfundim mund të themi që çdo Institucion Suprem Auditimi (SAI) edhe KLSH
synon të jetë një trupë profesionale që i kontribuon shtimit dhe kursimit të vlerës
së parave publike, duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të qeverisë e të
enteve të tjera publike nëpërmjet auditimit, duke fituar në këtë mënyrë besimin e
palëve te interesit në qeverisjen e sektorit publik.
Artan TOPJANA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 223
DISA PROBLEMATIKA NË MENAXHIMIN E SHOQËRIVE UJËSJELLËS-KANALIZIME
DHE ROLI I KLSH
nga Artan TOPJANA – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 24 qershor 2017.
Shoqëritë publike të ujësjellës kanalizimeve në vendin tonë gjenden në vështirësi
ekonomike, e cila vjen si nga niveli i ulët i arkëtimit të ujit të faturuar dhe
problematikave të tjera, por edhe si pasojë e menaxhimit të dobët të tyre. Humbjet
teknike në nivele të larta bëjnë që shpesh këto shoqëri të kërkojnë rritje të çmimit
të ujit për konsum të popullatës si rrugën më të shkurtër për rritjen e të ardhurave,
por nuk bëjnë sa duhet në lidhje me uljen e humbjeve teknike veprim i cili do të
rriste dukshëm performancën e shoqërive, rritjen e të ardhurave, investimeve dhe
cilësinë e furnizimit me ujë dhe shërbimit në tërësi. Lidhur sa më sipër, investimet
që këto shoqëri realizojnë për përmirësimin e treguesve të tyre janë në nivel të
dobët, madje edhe ato që realizohen nuk arrijnë siç duhet objektivat. Mungesa e
efektivitetit vjen që në fazën e programimit të tyre të cilat bëhen pa përcaktime të
prioriteteve, por edhe në faza të tjera siç është faza e tenderimit, apo e zbatimit.
Lidhen kontrata me vlera relativisht të larta, vlera e të cilave vjen në rritje gjatë
fazës së zbatimit si për arsye të ndryshimeve të shumta të projektit, ashtu edhe për
vonesa të vënies në operim të tyre. Mungesa e investimeve dhe realizimi pa
efektivitetin e duhur ka bërë të vështirë reduktimin e lidhjeve të paligjshme dhe
futjen e konsumatorëve si abonentë të shoqërive. Për ndërprerjen e lidhjeve të
paligjshme nuk ka ndikuar vetëm mungesa e investimit që është elementi kryesor,
por edhe vështirësitë që hasen si në aspektin social, ashtu edhe në aspektin
organizativ, pasi ndërprerja e lidhjeve të paligjshme të ujit, nuk është një proces i
lehtë siç mund të krahasohet me ndërprerjet e energjisë elektrike. Mos faturimi i
ujit të prodhuar që pothuajse për të gjitha shoqëritë është mbi normën mesatare të
konsumit, ka bërë që një pjesë e abonentëve të paguajnë fatura me çmim më të
lartë, duke paguar edhe për konsumuesit e ujit të cilët nuk paguajnë për të.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
224 Botime 2017
Teknologjia që disponojnë këto shoqëri është e vjetruar dhe ka kosto të lartë
kryesisht sa i takon shpenzimit të energjisë elektrike, e theksuar tek shoqëritë që
prodhojnë ujin e pijshëm me ngritje mekanike, ose thëne me thjeshtë me sistem
pompimi. Rrjeti i tubacioneve të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve në përgjithësi
është amortizuar, si pasojë kërkohen shpenzime të larta mirëmbajtjeje.
Jo vetëm sasia e ujit të faturuar e cila është shumë më e vogël se uji i prodhuar, por
edhe arkëtimi i sasisë së ujit të faturuar është në nivele të ulëta, problematikë e cila
është e njëjtë në pjesën më të madhe të shoqërive. Shoqëritë ujësjellës-kanalizime
duhet të bëjnë përpjekjet e duhura për rritjen e arkëtimeve, si nëpërmjet
sensibilizimit, ashtu edhe në krijimin e lehtësirave për abonentët në lidhje me
numrin e pikave të pagesës, si shkurtimin e kohës së nevojshme për realizimin e
tyre.
Nëse flasim për detyrimet që abonentët kanë për pagimin e ujit të konsumuar dhe
shërbimin përkatës, nuk mund të lëmë pa përmendur detyrimet që shoqëritë e
ujësjellës-kanalizimeve kanë për furnizimin me ujë dhe shërbimet e tjera për
popullatën në tërësi. Oraret e furnizimit me ujë janë në nivele të ulëta po ashtu dhe
presioni i ujit në tubacione është i ulët, si pasojë e të cilit krijohen kosto shtesë për
qytetarët si për ngritjen e ujit në lartësi, kryesisht ndërtesat e larta, po ashtu edhe
shpenzime të tjera të mirëmbajtjes së depozitave, tubacioneve e të tjera. Një
problem tjetër është mbifaturimi, i cili krijon probleme sociale dhe vështirësi për
popullatën. Një rast kritik ishte mbifaturimi për rreth 2715 klientë nga Shoqëria
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë në muajin janar 2016, veprim i cili shkaktoi kosto për
klientët dhe vështirësi në menaxhimin e ankesave për vetë shoqërinë. Ky veprim në
mungesë të përgjegjësisë, shkaktuar nga Drejtori dhe stafi i IT i asaj periudhe, duhet
të bëhet shembull edhe për shoqëritë e tjera. KLSH për këtë rast ka kërkuar marrjen
e masave të nevojshme për funksionimin e një sistemi të plotë kontrolli në drejtim
të faturimit të abonentëve, për të parandaluar mbi faturimin e klientëve dhe
hartimin e rregullave të qarta për të minimizuar risqet e mashtrimit lidhur me
procesin e faturimit për klientët. Për rastin në fjalë, është kërkuar që të ndiqen
procedurat për hetimin deri në fund të ngjarjes së ndodhur në mënyrë që personat
përgjegjës të përgjigjen përpara ligjit. I është kërkuar Këshillit Mbikëqyrës të UKT
SHA, të ndjekë hap pas hapi ecurinë e këtij hetimi përmes informimit të
vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me organin e hetimit, duke mos u mjaftuar me
shkarkimin e drejtorit ekzekutiv. Shoqëritë herë pas here bëjnë riorganizime,
ristrukturime të cilat nuk japin efektet e duhura, madje dëmtojnë interesat e
Artan TOPJANA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 225
shoqërisë, krijojnë probleme sociale, si dhe kosto të mëdha financiare. Rast konkret
mund të përmendim largimin masiv nga puna në muajin dhjetor 2015, të 436
punonjësve nga Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, me argumentin se
administrata është e mbingarkuar me burime njerëzore dhe në shumë sektorë
vendet e punës janë të dubluar. Por në fakt, rezulton se është ulur numri i
faturuesve, numri i hidraulikëve, shoferëve, teknikëve të ndryshëm si pompist,
klorinues, saldator, mekanik, teknik bilanci, inxhinier matje, etj. Ky veprim ka sjellë
pasojë për shoqërinë jo vetëm në uljen e cilësisë së shërbimit që shoqëria kryen por
edhe një faturë financiare me vlerë rreth 68 milion lekë, si pasojë e proceseve
gjyqësore të fituara nga ish-punonjësit e shoqërisë, faturë e cila i përket vetëm vitit
2016. Po të marrim në konsideratë proceset gjyqësore të pa përfunduara, kjo faturë
do të rritet më tej. KLSH ka rekomanduar ndërprerjen e praktikave të ristrukturimit
të vazhdueshëm dhe ndërhyrjen në strukturat organike të shoqërisë, me synim
shmangien e pasojave sociale dhe financiare të këtyre vendimeve, që mund t’i
shtoheshin shoqërisë si pasojë e humbjeve të proceseve gjyqësore.
Për përmirësimin e situatës së shoqërive përkatëse, por edhe rritje të shërbimit që
këto shoqëri realizojnë, KLSH përmes vendimeve të Kryetarit ka rekomanduar dhe
kërkuar marrjen e masave që kanë të bëjnë kryesisht me: hartimin e politikave të
menaxhimit të shoqërive me synim rritjen e efektivitetit të investimeve, nëpërmjet
priorizimit dhe hartimin e planeve afatgjata për ndërhyrje. Përmirësim të
teknologjisë që sa është e mundur referuar nivelit të të ardhurave. Rritjen e
menaxhimit nëpërmjet forcimit të kontrollit të brendshëm, apo strukturave të
auditit të brendshëm. Shoqërive iu është kërkuar të marrin masa rritjen e
shfrytëzimit të kapaciteteve tekniko-ekonomike për rritjen e të ardhurave nga
faturimi i ujit, uljen e humbjeve në rrjet, lidhjen e kontratave të reja, reduktimin e
ujit pa të ardhura dhe ndjekjen e arkëtimeve, me qëllim rritjen e të ardhurave nga
aktiviteti kryesor dhe realizimin e objektivave të zhvillimit të shoqërisë.
Në auditimet që KLSH ka zhvilluar në disa shoqëri të ujësjellës-kanalizimeve, ka
rekomanduar një sërë masash me karakter organizativ, ka kërkuar marrjen e
masave administrative dhe disiplinore për personat përgjegjës. Janë rekomanduar
masa shpërblim dëmi, si për rastet kur mangësitë janë konstatuar në punën e stafit
të shoqërive, ashtu edhe në realizimin e punëve publike, furnizimin e mallrave apo
realizimin e shërbimeve nga operatorë ekonomikë të ndryshëm.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
226 Botime 2017
TRANSPARENCA – CILËSIA OSE GJENDJA PËR T’U BËRË TRANSPARENT
nga Mariola LLANAJ – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 28 qershor 2017.
Merriam-webster në faqen https://www.merriam-webster.com/, paraqet si një nga
përcaktimet e fjalës “transparency” - the quality or state of being transparent (e cila
shqipërohet për një person me një anglishte modeste), në “cilësinë ose gjendjen për
tu bërë transparent”.
Është një frazë sa e thjeshte për dëgjuesin dhe tejet e pranueshme për tu aplikuar,
por kjo frazë është po aq dhe e komplikuar, për subjektin që duhet të bëhet
transparent, pasi ekzistojnë varianti Hamletian: To be or not to be, që ka lidhje me
dëshirën për të qenë transparent, dhe në bazë të dëshirës ka një vendimmarrje, si
dhe varianti, sa i përgatitur është në thelb për të bërë transparent, vendimmarrje të
cilat “kryqëzojnë” subjektin në vetvete, dhe kjo është e lidhur me përgjegjshmërinë
e të bërit vendimmarrje.
Rëndom, sigurisht dhe për shkak të situatës politike, ka akuza të rënda lidhur me
mos bërjen publike të vendimmarrjeve të caktuara nga ana e Qeverisë, me pasoja
për taksapaguesin, arsyet pse mbahen dhe cilat janë këto vendimmarrje, nuk janë
objekt i këtij shkrimi, pasi për çështje të caktuara Kontrolli i Lartë i Shtetit është
shprehur në raportet zyrtare të tij. Qëllimi në fakt është se çfarë pasojash sjell
mungesa e transparencës nga cilido institucion, i cili qëndron në këmbë dhe
shpenzon paratë e taksapaguesve dhe çfarë vlere të shtuar i shtohet atyre
institucioneve që kanë një qasje të mirë drejt transparencës.
Nocioni transparencë është shndërruar në një nga temat më shpesh të përdorura
kur bëhet fjalë për konceptin e mirëqeverisjes së mirë. Mashtrimi dhe korrupsioni
në sektorin publik lulëzojnë, aty ku përgjegjshmëria dhe transparenca mungojnë.
Në këtë drejtim, kur flitet për qeverisje të mirë, në esencë mendohet për frymën e
integritet në nivel institucional, me të cilën do të inkurajohet dhe do të mundësohet
Mariola LLANAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 227
pavarësi, profesionalizëm dhe llogaridhënie gjatë kryerjes së kompetencave të
përcaktuara që sidomos vende si i yni e kanë të nevojshme.
Transparenca, është një forcë e fuqishme, që kur aplikohet vazhdimisht dhe në
mënyrën e duhur, mund të ndihmojë në shmangien e veprimeve korruptive dhe
përmirësimin e qeverisjes, duke nxitur kështu llogaridhënien para publikut që i ka
zgjedhur.
Zhvillimet e sotme në sferën globale dhe kombëtare, kanë sjellë nevojën e rritjes së
kontributit të Institucioneve Supreme të Auditit, për të çuar përpara qeverisjen e
vendeve të tyre, duke promovuar vlerat në rritje për përsosjen e principeve të
llogaridhënies dhe transparencës dhe të udhëheqë me shembullin e vet e të rrisë
besueshmërinë publike. INTOSAI, përmes Deklaratës në Kongresit të XXII të Abu
Dhabit, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ishte pjesëmarrës me delegacionin e vet,
cilëson se është detyrë e Institucioneve Supreme të Auditimit të performojnë
auditime cilësore dhe të mbështesin aspiratat për mirëqeverisje.
Deklarata e Abu Dhabit cilëson implementimin rigoroz të standardeve të auditimit,
forcimin e integritetit dhe etikes dhe trajnimin e vazhdueshëm profesional me
qëllim forcimin e synimit për të rritur kontributin e SAI-ve në përforcimin e
llogaridhënies dhe transparencës në menaxhimin financiar publik në të gjithë
botën, kjo si pjesë e “Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm” në kuadër të
Axhendës 2030 të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila përforcon nevojën
dhe kërkesën për një auditim publik efektiv, duke përfshirë qeverisjen e mirë dhe
forcimin e luftës kundër korrupsionit.
Mënyra se si qeveria përdor fondet publike ka qenë dhe është një ndër çështjet më
të ndjeshme në vendin tonë. Vitet e fundit me rritjen dhe forcimin e rolit të KLSH
vihet re se fokusi nuk është vetëm shpenzimi i parave publike në përputhje me ligjet
dhe rregulloret përkatëse, por arritja e eficiencës në realizimin e këtyre
shpenzimeve. Nëpërmjet kësaj mënyre jo vetëm parandalohet ushtrimi arbitrar i
pushtetit zyrtar, por arrihet që qytetarët të marrin siguri mbi mënyrën sesi përdoren
paratë e tyre dhe ku shkojnë ato.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në thelb kontribuon për një proces efikas të monitorimit
dhe shqyrtimit në lidhje me burimet, se si janë përdorur ato, nga kush dhe për
çfarë.
KLSH ka shumë palë të interesuara në realizimin e misionit të tij dhe besimi i këtyre
palëve do të thotë besim i publikut dhe i Parlamentit, për rezultatet e tij. Misioni i tij
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
228 Botime 2017
është informimi i publikut dhe i Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me
përgjegjshmërinë e qeverisë dhe të enteve të tjera publike për përdorimin e
burimeve publike sipas ligjit, me ekonomicitet, efektivitet dhe eficiencë dhe nxitja e
kësaj përgjegjshmërie në të gjithë sektorin publik, në përputhje me praktikat më të
mira të BE-së, me standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t dhe me ndjeshmërinë
popullore për shtimin e luftës kundër abuzimit.
Për KLSH, si një institucion publik që punon në emër të Kuvendit, aftësia për të
krijuar besimin në palët e interesuara është e një rëndësie vendimtare, dhe kjo
arrihet duke patur një nivel transparence përherë e më të lart me publikun.
Sa më i lartë ky nivel aq më të ndërgjegjësuar do të jenë qytetarët për vendin se ku
shkojnë dhe mënyrën se si përdoren paratë e tyre, dhe kjo do të përkthehet në një
reagim më të ndjeshëm për të forcuar llogaridhënien dhe për të përmirësuar
qeverisjen e mire.
Në terma profesional, nocioni i transparencës i referohet dhënies nga organet
supreme të auditimit, të një raport auditimi të besueshëm, të qartë dhe të
rëndësishëm brenda statusit të tij, mandatit dhe strategjisë.
Në këto vitet e fundit ajo që së tepërmi bie në sy është ndërtimi i një ure
bashkëpunimi me median, në kuadër kjo edhe të vizionit të Kryetarit të KLSH për
transparencë dhe komunikim efektiv me të gjitha palët e interesit në të njëjtën linjë
me praktikat më të mira.
KLSH aktualisht nëpërmjet publikimeve të saj,përfaqësohet në të gjitha mediat,
pavarësisht masës apo pozicionit të tyre në treg të gjithë trajtohen në të njëjtën
mënyre pa favorizuar askënd prej tyre. Përveç kësaj, element i rëndësishëm është
edhe raportimi publik mbi gjetjet dhe konkluzionet e auditimit dhe të aksesit publik
ndaj informacionit,apo dhe artikujt në gazetat e përditshme në vend, ku paraqiten
problematikat e hasura nga auditimet, për fushën e koncensioneve, projekteve të
huaja, ndërtimit të rrugëve, apo lejeve mjedisore, etj., ku KLSH vazhdon ta kryej në
mënyrë të vazhdueshme detyrat institucionale,duke respektuar mbrojtjen e të
dhënave personale për individë e subjekte juridike.
Për sa më sipër nga KLSH, synon të rrisë ndikimin e saj në llogaridhënie për
përmirësimin e qeverisjes dhe luftën ndaj korrupsionit. Sfida e madhe e filluar në
vitin 2012, për promovimin e kuptimit më të mirë të rolit dhe detyrave që kishte ky
institucion, mund të themi se deri tani e cila ka njohur vetëm rritje dhe nuk është
ndalur për asnjë moment të vetëm, kjo e pasqyruar në një qasje të re të rritjes së
Mariola LLANAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 229
interesit të publikut ndaj produktit të KLSH, njohjes më mirë të rolit si organi
suprem auditimi në vend dhe transparencës së produktit të tij.
Ndërkohë që KLSH-ja në përputhje me programin e miratuar të transparencës,
vendos në dispozicion të publikut, pa kërkesë të tij, nëpërmjet faqes së internetit
www.klsh.org.al në një menu të veçantë të titulluar “Transparenca” të gjitha
informacionet që çmohen si të nevojshëm për tu bërë publik. Kontrolli i Lartë i
Shtetit e ka dëshmuar gjatë këtyre viteve se suksesi qëndron tek ndjekja e
standardeve dhe parimeve më të mira të auditimit bazuar në standardet e INTOSAI-t,
mes të cilave është dhe transparenca dhe llogaridhënia me palët e interesuara.
Rritja e profesionalizmit të KLSH, në nxjerrjen e konkluzioneve mbi përgjegjësitë e
lindura dhe dhënien e rekomandimeve, të cilat janë vendimtare në konceptin e
përgjegjësisë publike të administratës, kërkojnë që auditimet e tij të kenë
metodologjitë dhe praktikat e një cilësie të lartë, bazuar kjo dhe në ISSAI 12 – The
Value and Benefits of Supreme Audit Institutions – making a difference to the
lives of citizens (ISSAI- 12 -Vlerat dhe dobitë e SAI-t- duke bërë një ndryshim në
jetën e qytetarëve).
Sfida e KLSH, mbetet rritja e profesionalizmit, llogaridhënies e transparencës, duke
zbatuar procedurat që rrjedhin nga ligji dhe Standardet Ndërkombëtare, për të
siguruar një ushtrim sa më efektiv të përgjegjësive të tij në Raportet e auditimit dhe
rritjen e kontributit për një qeverisje të mirë e luftën kundër korrupsionit në
Shqipëri.
Definicioni i Transparencës për Kontrollin i Lartë i Shtetit qëndron i mishëruar në
kulturën e ndërtuar të këtij institucioni,dhe kjo është mbi të gjitha një tregues i
seriozitetit të institucionit. Dhe duhet të jetë shembull për të gjithë institucionet në
Shqipëri, për të rritur standardin institucional të transparencës online, kur realisht
për të gjithë ekzistojnë hapësira dhe potenciale që mund të shfrytëzohen për
përmirësimin e fushës së informimit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
230 Botime 2017
DOMOSDOSHMËRIA E AUDITIMIT NGA KLSH PËR BLERJET E VOGLA
nga Lolita BAHOLLI dhe Kristaq GJURGJAJ – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 29 qershor 2017.
Legjislacioni shqiptar për prokurimet publike parashikon veprimet ndërmjet
autoritetit kontraktor dhe operatorit ekonomik, për të siguruar cilësinë e
mallrave, punëve dhe shërbimeve.
Në kontratat për punë civile, autoriteti kontraktor është i detyruar të mbikëqyrë
zbatimin e kontratës si dhe të kolaudojë atë në përputhje me aktet ligjore të
fushës së ndërtimit të Republikës së Shqipërisë. Kjo për faktin se kushtet e
kontratës, duhet të përmbushen në cilësinë e kërkuar, me qëllim që objekti i
kontratës së furnizimit për punë civile të përmbushë qëllimin e tij. Në total sipas
statistikave të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), në raportin vjetor të saj për
vitin 2016, rezulton se përqindja që zë fondi i kursyer ndaj fondit limit të
prokuruar në 5067 procedura prokurimi në nivel vendi, me fond limit 108.2
miliard lekë është 8.5 përqind.
Në auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në bashki të ndryshme, ka
rezultuar që në përgjithësi procedurat e prokurimit për shërbimin e mbikëqyrjes
dhe kolaudimit kryhen me procedurën “blerje me vlerë të vogël”. Procedurat e
prokurimit me vlerë të vogël zënë numrin më të madh të procedurave të
zhvilluara në sistemin elektronik, duke qenë se janë procedura të thjeshtuara në
krahasim me llojet e tjera të procedurave konkurruese si në drejtim të kritereve
për kualifikim ashtu edhe në drejtim të afateve të reduktuara brenda të cilave
zhvillohen.
Sa më sipër i bën ato lehtësisht të zbatueshme nga Autoriteti Kontraktor dhe
lehtësisht të aksesueshme nga Operatorët Ekonomikë, sidomos ata të biznesit të
vogël dhe mesëm që janë edhe ofertuesit kryesorë në këto lloj procedurash.
Nisur nga statistikat e prezantuara në analizën vjetore të vitit 2016 të Agjencisë së
Prokurimit Publik, rezulton se përqindja që zë fondi i kursyer ndaj fondit limit për
Lolita BAHOLLI, Kristaq GJURGJAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 231
Nga auditimi i zbatimit të procedurave të prokurimit me blerje me vlerë të vogël,
për mbikëqyrje dhe kolaudim, konstatohet se nga ana e komisioneve të blerjeve
me vlera të vogla nuk gjykohet për vlera anomalisht të ulëta, kërkesë kjo e nenit
56, të LPP, nëse oferta e dorëzuar, rezulton anomalisht e ulët në lidhje me
shërbimet e ofruara, për mbikëqyrje dhe kolaudim punimesh, atëherë Autoriteti
Kontraktor i kërkon ofertuesit në fjalë të justifikojë çmimin e ofruar. Nëse
ofertuesi nuk arrin të japë një justifikim që të bindë Autoritetin Kontraktor,
atëherë ky i fundit ka të drejtë të refuzojë ofertën. Nga auditimet ka rezultuar se
nuk kërkohen të dhëna për anën ekonomike të metodës së shërbimeve të ofruara
apo zgjidhjet teknike të ofruara dhe/ose ndonjë kusht favorizues të
jashtëzakonshëm, që ka ofertuesi për kryerjen e këtyre shërbimeve, kjo për faktin
se bazuar në Ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e
punimeve të ndërtimit”, në nenin 8, është përcaktuar rëndësia dhe detyrat e
mbikëqyrësit të punimeve, i cili ka përgjegjësinë e ndërtimit të objektit brenda
afateve të përcaktuara në kontratë, në përputhje me projektin, në përputhje me
kushtet teknike në fuqi dhe rregullat e sigurimit teknik. Ai duhet të sigurojë
cilësinë e materialeve të ndërtimit dhe produkteve të ndërtimit, të cilat duhet të
plotësojnë kërkesat e projektit në përputhje me standardet kombëtare ose
europiane. Ndërsa për kolaudatorin në nenin 12, të këtij ligji është përcaktuar se
këto procedura është 58.6 përqind (në 21914 procedura të kryera), por qëllimi
final i çdo procedure prokurimi është kriteri i çmimit më të ulët të ofruar, i cili
plotëson kriteret e përcaktuara. Ndërkohë nga auditimet e kryera nga Kontrolli i
Lartë i Shtetit, për efektivitetin e përdorimit të fondeve, konstatohet se
përgjithësisht kursimi i fondeve si rezultat i prokurimeve në kontratat e shërbimit
për mbikëqyrje dhe kolaudim punimesh janë në vlera minimale që varjon nga 10-
15 përqind, madje ka dhe raste kur janë nën 1 përqind të vlerës së përllogaritur të
kontratës. Ky fakt konstatohet në të gjitha bashkitë e audituara (Devoll, Fushë
Arrëz, Himarë, Berat, Sarandë, Konispol, etj.) dhe në pjesën më të madhe të
rasteve oferta e operatorit ekonomik të shpallur fitues nuk mbulon kostot qe ata
kanë për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve, duke lënë shteg për abuzime
në mbikëqyrje dhe kolaudim. Nga ana e AK procedurat e prokurimit për
mbikëqyrje dhe kolaudim punimesh zhvillohen bazuar në Ligjin nr. 9643, datë
20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 29, “Procedurat standarde
të prokurimit” dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik”, neni 40, “Procedura e prokurimit me vlerë të vogël”, pasi në
përgjithësi vlera e tyre nuk është më e madhe se 800,000 lekë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
232 Botime 2017
të gjitha objektet e përkufizuara në nenin 3, të Ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998,
duhet t’i nënshtrohen kolaudimit tekniko-ekonomik, i cili ka për qëllim të
verifikojë nëse objekti është realizuar në kushtet teknike; në përputhje me
kontratën dhe anekset e saj; çmimet e aplikuara janë sipas përcaktimeve të
kontratës; si kërkesat e zbatuesit të paraqitura gjatë zbatimit të punimeve.
Sa më sipër nisur nga rëndësia e mbikëqyrësit dhe kolaudatorit të punimeve si
dhe nga procedurat e zhvilluara sipas LPP, rezulton se nga konkurrimi vlerat e
përllogaritura të kontratës të përcaktuara me VKM nr. 354, datë 11.05.2016 “Për
miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim,
mbikëqyrje dhe kolaudim”, janë ekstremisht të ulëta dhe nuk garantojnë objektin
e prokurimit.
Natyrshëm në punën audituese të KLSH, si pjesë e programeve të auditimit është
audituar edhe zbatimi i kontratave të mbikëqyrjes e kolaudimit, ku kanë rezultuar
një sërë shkelje e mangësi në kundërshtim me Ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për
kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të cilat vijnë edhe si pasojë e
vlerave minimale të paargumentuara të kontratave të lidhura për këtë qëllim.
Kontrollit të Lartë të Shtetit ka një mandat të qartë dhe ka burime të mjaftueshme
për të siguruar një proces të kujdesshëm të prokurimit të fondeve publike, duke
mos anashkaluar auditimin e procedurave të blerjeve me vlera të vogla, të cilat
pavarësisht se janë të vogla vetëm për vitin 2016, kanë patur një vlerë totale 7.5
miliard lekë.
Brunilda ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 233
INTEGRITETI, “THEMBRA E AKILIT” NË AUDITIM
nga Brunilda ZENELI – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 30 qershor 2017.
“Forca e një kombi buron nga integriteti i shtëpisë”, për analogji këtë thënie të
Konfucit1 mund ta përshtasim “Forca e një organizate buron nga integriteti i
individit”.
Për të patur rezultatet e dëshiruara dhe për të arritur objektivat, një organizatë
duhet të zotërojë staf të mjaftueshëm dhe të kualifikuar. Megjithatë në ditët e
sotme një rëndësi tejet të veçantë ka marrë përveç profesionalizmit dhe integriteti
personal, i cili drejtëpërsëdrejti ndikon në integritetin në punë. Për të kuptuar
lidhjen mes integritetit personal dhe integritetit në punë po japim disa tregues:
Integriteti i personal:
Mbani premtimet tuaja edhe nëse kërkon përpjekje shtesë;
Kthehuni në një dyqan dhe paguani për diçka që keni harruar për të paguar;
Asnjëherë mos tradhtoni besimin e një miku, edhe nëse keni probleme;
Mos shpifni ose mos flisni keq për dikë;
Të jeni të vlefshëm për miqtë tuaj;
Ktheni paratë që keni vërejtur se dikujt i kanë rënë, pa pritur shpërblim;
Mos lejoni që dikush tjetër të marrë fajin për diçka që keni bërë ju;
Nëse dikush ju jep informacion konfidencial, mos i tregoni askujt atë që dini, etj.
Integriteti në vendin e punës:
Zbatoni politikat dhe procedurat e kompanisë;
1 Konfuci, ishte një mendimtar, mësues, politikan teorik dhe filozofi kinez më i famshëm, themelues i
Konfucianizmit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
234 Botime 2017
Tregoni respekt ndaj bashkëpunëtorëve me biseda të përshtatshme dhe
ndjeshmëri;
Nëse jeni pjesë e menaxhimit, mbani punonjësit tuaj të informuar;
Mos përdorni materiale pune për përdorim personal;
Nëse bën një gabim dhe puna e ekipit dështon, mbajeni vetë përgjegjësinë;
Punoni së bashku si një ekip. Kjo ndërton besimin dhe tregon integritetin;
Nëse e gjeni veten në një konflikt interesi, dilni sa më shpejt që të jetë e
mundur;
Mos pranoni lëvdata dhe brohoritje për punën që ka kryer dikush tjetër;
Nëse ju kërkojnë të bëni diçka kundër kodit tuaj të mirësjelljes, refuzoni, etj.
Cilësitë e mësipërme individuale dhe ato që duhet të kemi gjatë aktivitetit tonë në
punë janë të ndërthurura me njëra tjetrën, aq më tepër këto reflektohen në punën
audituese e cila kërkon integritet të lartë në punë, për shkak të specifikave që
mbart. Jo më kot në literaturën dhe standardet e auditimit, një auditues duhet të
plotësojë një sërë cilësish dhe parimesh që të jetë i denjë për këtë titull. KLSH në
këtë drejtim po ecën në një hap me organizatat ndërkombëtare si INTOSAI, IDI, SAI-t
homologe. KLSH ka promovuar këtë objektiv edhe nëprmjet botimeve të ndryshme
si “Kodi etikës” ISSAI 30, “Forcimi i infrastrukturës etike në SAI dhe auditimi i etikës
në sektorin publik”, “IntoSAINT, Manuali i Vetëvlerësimit të Integritetit për
Institucionet Supreme të Auditimit”, “Mbështetje SAI-ve për rritjen e
infrastrukturës etike”, si dhe jo më pak e rëndësishme pjesëmarrja e KLSH si
anëtare e Task Force e EUROSAI-it për “Auditimin dhe Etikën” që prej qershorit të
vitit 2013, etj.
KLSH, ka përcaktuar “Standardet me rëndësi etike të auditimit”, të cilat janë në
lidhje të drejtë me përgjegjësitë e audituesit dhe nevojën për integritet të duhur
personal në ushtrimin e detyrës së tyre, me qëllim që të udhëhiqen nga interesat
publike dhe të mos kenë konflikte interesi; të mos shfrytëzojnë shërbimin dhe
besimin publik ndaj tyre, për të patur përfitime personale; të kenë kuptim të drejtë
për standardet e kontrollit; në zbatim të këtyre standardeve duhet të kenë gjykim
profesional lidhur me përcaktimin e fushës dhe metodologjisë së punës
kontrolluese, për testet e procedurat që zbatojnë, si dhe për hartimin e raportimin
e rezultateve; në tërë veprimtarinë e tyre kontrolluese, duhet të mbështeten në
dispozitat ligjore, në udhëzuesit metodologjikë, rregulloret, etj., duke u bërë pjesë e
Brunilda ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 235
motos “KLSH që udhëheq me shembull” - ISSAI 12. Por si ndikon integriteti personal
dhe ai në punë gjatë etapave të auditimit:
Integriteti në auditim përfshin disa aspekte dhe secili prej tyre, është po aq i
rëndësishëm sa një tjetër. Kur integriteti ekziston në të gjitha fazat e procesit të
auditimit, rezultati është një auditim që tregon saktësinë, plotësinë dhe
ndershmërinë. Të gjitha këto janë përbërës kyç për të pasur integritet në procesin e
auditimit. Integriteti ka rëndësinë e tij në të gjitha fazat, në fazën e vendimmarrjes-
planifikimit, përgatitjes, fazën e kryerjes, raportimin, etj. Të gjitha këto aktivitete
janë të rëndësishme dhe secili duhet të zhvillohet me integritet.
Vendimi për auditim. Integriteti, në vendimin për auditim është kritik. Ky vendim
duhet të bazohet në një vlerësim të saktë, të plotë duke analizuar të gjitha faktet
rrethanat. Për këtë arsye KLSH, referuar edhe standardeve të auditimit, fazës së
planifikimit dhe vendimmarrjes mbi subjektet që do të auditohen i kushton një
rëndësi të veçantë. Planifikimi i auditimeve dhe marrja e vendimit se cilat
organizata publike do të auditohen gjatë një viti kalendarik, kalojnë nëpërmjet një
procesi të gjatë shqyrtimi, i cili fillon që me planin strategjik, ku përcaktohen shtyllat
kryesore dhe vizioni institucional, vijon me planin vjetor, mujor, etj. Ky proces kaq i
rëndësishëm përshkruhet nga mbledhja e të dhënave, dhe kryerja e analizave
bazuar në rrisk2 me qëllim identifikimin e atyre subjekteve dhe tematikave të cilat
kanë impakt të lartë në fondet buxhetore që menaxhojnë, ndjeshmëri të lartë
publike, e gjitha kjo me qëllim maksimizimin e efektivitetit dhe eficiencës së punës
audituese. Një analizë e kryer nga persona me integritet padyshim që jep rezultatet
e pritshme. Nëse një auditim planifikohet thjesht, me mungesë profesionalizmi dhe
përgjegjshmërie, pa kaluar në një proces analize përsa i përket rëndësisë së
subjektit, fondeve buxhetore që menaxhohen, funksioneve publike që kryen
organizata që auditohet, impaktit që përçon në jetën sociale, atëherë integriteti i
auditimit mund të vihet në pikëpyetje.
Procesi i përgatitjes së një auditimi gjithashtu, ka një peshë të padiskutueshme në
suksesin e një auditimi. Vendimi i parë kyç, është të vendoset se, ku do të fokusohet
auditimi, proces i cili duhet të kalojë nëprëmejt nja analize risku. Duhet të
vlerësohen drejtimet e auditimit, koha e kërkuar për t'i shqyrtuar dhe analizuar, si
dhe për të vendosur se sa auditorë kërkohen. Nëse ekziston një numër i
pamjaftueshëm i auditorëve në dispozicion për të kryer një shqyrtim të besueshëm,
2 Strategjia për menaxhimin e riskut (KLSH)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
236 Botime 2017
rezultatet mund të vihen në pyetje. Një vendim tjetër i rëndësishëm është sigurimi
se anëtarët e ekipit kanë kualifikimet e nevojshme për të audituar kundrejt
kërkesës.
Puna në terren: Integriteti në dy fazat e mësipërme ka një vlerë të shtuar në
integritetin gjatë fazës së punës së audituesve në terren. Integriteti në dy fazat e
para, i pasuar nga një përgjegjshmëri dhe integritet gjatë punës në terren jep siguri
të arsyeshme për një përfundim të suksesshëm të auditimit, bazuar në faktet e
shqyrtuara. Përgjithësisht një auditues i kualifikuar dhe profesional ka treguar se
mund të kryejë një auditim kundrejt kërkesave dhe të verifikojë pajtueshmërinë ose
mospërputhjen, të grumbullojë një evdiencë të mjaftueshme, të saktë dhe të
besueshme. Pikërisht plotësimi i këtyre standardeve të auditimit kërkon integritet
të lartë në punë, që është produkt i integritetit personal ndërthurur me nivelin
arsimor, kualifikimet e vazhdueshme, përvojën e punës etj.
Nxjerrja e konkluzioneve. Jo më pak i rëndësishëm është integriteti edhe në këtë
fazë. Përgjegjësia e një audituesi është të shqyrtojë, të vlerësojë të nxjerrë
konkluzione dhe të marrë vendime bazuar në faktet. Nëse një auditues e bën këtë,
rezultatet e auditimit kanë më shumë gjasa të kenë integritet. Shqyrtimi i
evdidencës së mbledhur, dokumentacionit të nevojshëm, përfshirja e informacione
dhe observacioneve, rishikimi dhe kryerja e analizave të thella e të detajuara janë
domosdoshmëri për kryerjen me integritet të kësaj faze. Pa këtë lloj informacioni,
rezultatet dhe raporti mund të vihen në pyetje në të ardhmen. Një gjetje pa
dokumentacion nuk do të jetë e vlefshme.
Gjatë gjithë fazave të auditimit kërkohet integritet, i cili nuk mund të sigurohet
ndryshe përveç rekrutimit të një stafi me integritet personal, motivimit të stafit,
promovimit të tyre sipas meritave dhe vlerave, me qëllim rritjen e përgjegjshmërisë
dhe besnikërisë së tyre ndaj organizatës. Nuk mund të ketë organizatë me integritet,
pa staf me integritet. Arritja e kësaj, kërkon një mirëmenaxhim të burimeve
njerëzore, studim të sjelljes së individëve në organizatë, shfrytëzimin e aftësive të
tyre në të mirë të organizatës, shfrytëzimin e ndikimit të tyre ndaj grupit dhe ndaj
organizatës. Si çdo marrëdhënie tjetër edhe marrëdhënia individ-organizatë është
një marrëdhënie dypalëshe. Nisur nga kjo edhe vetë organizatat duhet të jenë
shpërblyese ndaj stafit, nëpërmjet sigurimit të pagave optimale, kushteve në punë,
rritjes së kënaqësisë në punë, motivimit, etj., si elementë që ndikojnë
drejtëpërsëdrejti në rritjen e integritetit dhe përgjegjshmërisë së individit ndaj
organizatës.
Miranda HAXHIA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 237
SA NDIKON PROKURIMI ELEKTRONIK NË “INKURAJIMIN” E MARRËVESHJEVE TË
FSHEHTA MES OPERATORËVE EKONOMIKË
nga Miranda HAXHIA – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “55”, më 30 qershor 2017.
Legjislacioni për prokurimin publik në Shqipëri, parashikon prokurimin me mjete
elektronike, si një formë komunikimi në përputhje dhe me standardet
ndërkombëtare europiane. Referuar mjeteve ligjore të prokurimit, prokurimi
elektronik në Shqipëri është bërë forma më e praktikuar duke e renditur atë ndër
vendet e para. Për pasojë, nga janari i vitit 2009 procedurat e prokurimit elektronik
realizohen vetëm përmes SPE (sistemit të prokurimit elektronik), ndërsa aplikimi
elektronik i blerjeve me vlerë të vogël nga institucionet publike u mundësua për
herë të parë në vitin 2013. Qëllimi i tij ishte të siguronte barazi më të madhe në
procedurat e prokurimit publik, rritjen e transparencës dhe konkurencës midis
operatorëve ekonomikë si dhe uljen në një shkallë më të lartë të mundësisë për
abuzim.
Termi “prokurim elektronik” përbën tashmë një temë për diskutim në shtrirje të
gjerë si në sektorin publik dhe në atë privat. Prokurimi elektronik konceptohet në
varësi të këndvështrimeve. Meqenëse në një proces prokurimi shqetësimi parësor
është kursimi, ligjvënësi i është referuar përdorimit të mjeteve novatore përmes
përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, në procedurat e
prokurimit. Në këtë aspekt, zbatimi i prokurimit elektronik do të gjeneronte kursime
dhe do të konsolidonte financat publike.
Sistemi i prokurimit elektronik, është ndërtuar në mbështetje të direktivave dhe
standardeve të BE-së. Avantazhet e tij konsistojnë në: përdorimin e teknologjisë së
informacionit që e bëjnë më të lehtë procesin, pasi përshpejton procedurat dhe i
thjeshton ato, eliminon dokumentet e tepërta shkresore, mundëson rritjen e fluksit
të informacionit dhe bën procesin transparent, rrit përgjegjshmërinë duke
mundësuar përdorimin me eficiencë të parasë publike.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
238 Botime 2017
Në këtë sistem lehtësirash e përparësish, krijohet një vorbull turbullire që përdoret
nga operatorët ekonomikë në favor të interesave të tyre. Nëse nisemi nga ky aspekt
me të drejtë mund të ndodhemi para një fakti që vë në diskutim opsionin, a ndikon
sistemi i prokurimit elektronik në “inkurajimin” e marrëveshjeve të fshehta mes
operatorëve ekonomikë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet e kryera në subjekte të ndryshme të
administratës publike, ka konstatuar në disa raste se sistemi i prokurimit elektronik
bëhet vatër e ekzistencës së marrëveshjeve të fshehta mes operatorëve
ekonomikë. Në disa autoritete kontraktore të cilat prokurojnë fonde me vlera të
larta, si Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara etj. ku
për qëllim të nxitjes së pjesëmarrjes së biznesit të vogël dhe të mesëm, si dhe uljes
së kostos administrative, ndiqet rregulli i ndarjes në lote të kontratës për disa
blerje/shërbime homogjene apo të ngjashme, bazuar VKM nr. 914, datë 29.12.2014
“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” me ndryshime, vihet re ulja e
pjesëmarrësve në procedurat e prokurimit.
Megjithëse “prima facie”, në sistemin elektronik të prokurimeve të jepet përshtypja
se operatorët që aplikojnë janë në një numër të konsiderueshëm, në fazën e
shqyrtimit të ofertave rezulton që pjesëmarrja të minimizohet në atë shkallë sa
operatorët nuk paraqesin as ofertë ekonomike (pasi në SPE nuk rezulton të jetë
hedhur ky dokument), duke bërë të mundur që gara të fillojë gjithnjë vetëm me një
operator dhe vetëm në ndonjë rast sporadik mund të vazhdojnë garën dy
operatorë. Kjo mënyrë konkurimi sjell që operatorët në rastin e tenderimit në lote,
të identifikohen në SPE si pjesëmarrës në të gjitha lotet me qëllim sigurimin e
konkurrencës, por në momentin e fillimit të procedurës në fazën e shqyrtimit të
ofertës konstatohet se ata nuk kanë hedhur në sistem minimumi ofertën
ekonomike, duke krijuar hapësirë për ekzistencën e marrëveshjeve të fshehta mes
operatorëve ekonomikë.
Ky fenomen i shtuar në ditët e sotme, lë shteg për krijimin e monopolove dhe
përqendrimin e tenderave në një numër të vogël operatorësh ekonomikë duke
përjashtuar nga pjesëmarrja në konkurim biznesin e mesëm dhe të vogël.
A është sistemi elektronik i prokurimit që krijon këtë “ishull mrekullie” apo
rregullatori ligjor që favorizon këtë fenomen. Në këtë aspekt është rregullatori ligjor
që ka nevojë për përmirësime, pasi zbatimi në praktikë i ligjit kurdoherë ka të
“papriturat” e veta.
Miranda HAXHIA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 239
Nisur nga këto konstatime të KLSH, Autoritetet Kontraktore duhet të jenë të parat
që duhet të sinjalizojnë tek Autoriteti i Konkurrencës, si i vetmi organ kompetent që
heton konkurrencën e pandërgjegjshme, mbi rrezikun e marrëveshjeve të fshehta
mes operatorëve ekonomikë. Nga ana tjetër Agjencia e Prokurimit Publik duhet të
kërkojë përmirësime ligjore duke shtuar numrin e rasteve të përjashtimit të
operatorëve ekonomikë nga konkurrimi elektronik, kur vihen re tendenca të
manipulimit në hedhjen e dokumentacionit të tenderit në sistemin e prokurimit
elektronik.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
240 Botime 2017
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 241
SHKRIME PËR KLSH-në, BOTUAR NË MEDIAN E SHKRUAR
JANAR – QERSHOR 2017
05 Janar 2017
1. Gazeta “Sot”: Mbi 500 zyrtarë në sitën e SPAK, amerikanët rihapin dosjet e
mbyllura nga Llalla, ja zyrtarët që do hetohen të parët. Zyrtarët e kallëzuar
nga KLSH dhe ILDKP, preken të parët nga SPAK. Nga Kliti Topalli (faqe 3).
06 Janar 2017
2. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon në prokurori përgjegjësin e sektorit të
zhvillimit të projekteve të huaja dhe të brendshme në ARRSH, për projektet e
ndërtimit të by-pass-eve Fier e Vlorë. Dëmi ekonomik mbi 9.4 milion euro
dhe me efekt negativ për buxhetin e shtetit në shumën 835 mijë euro.
Projekti për by-pass Fier ka 3 vjet i vonuar dhe ende s’ka përfunduar (faqe 7).
3. Gazeta “Standard”: Dëm 9.4 mln euro për by-pass e Fierit e Vlorës, kallëzon
përgjegjësi i ARRSH (faqe 7).
4. Gazeta “RD”: Korrupsioni 9.4 mln euro për by-pass e Fierit e KLSH, kallëzon
përgjegjësin e ARRSH (faqe 8).
5. Gazeta “Sot”: Ngritja e SPAK fut në panik politikën, drejt rihapjes dosjet për
2 ministra, 6 ish-ministra dhe 2 kryebashkiakë. Lufta ndaj korrupsionit do
nisë me emrat e përfolur. Nga Kliti Topalli (faqe 2).
6. Gazeta “Sot”: KLSH zbardh aferën me Bypasset e Fierit dhe të Vlorës, 9.4
mln euro nga vonesat, ja shkeljet e ARRSH. KLSH: Abuzimet janë kryer për
të favorizuar kompanitë private. Nga Entela Shevroja (faqe 6).
7. Gazeta “55”: Keqmenaxhimi i fondeve në By-pass-et e Fierit dhe të Vlorës,
KLSH, padit penalisht përgjegjësin e ARRSH (faqe 10).
8. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH: Dëm 9.4 mln euro për By-pass-in e Fierit e
Vlorës (faqe 10).
9. Gazeta “Ballkan”: KLSH kallëzim penal përgjegjësit të ARRSH, 9.4 mln euro
dëme (faqe 4).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
242 Botime 2017
10. Gazeta “Shqiptarja.com”: Vonesat në by-passet e Fier e Vlorë, KLSH padit
ARRSH. Dëmi në ndërtimin e rrugës 9.4 mln euro KLSH: Projekti i ndërtimit
tre vjet me vonesë (faqe 11).
11. Gazeta “Dita”: Dëmi 9.4 mln euro në By-pass-et e Fierit dhe Vlorës, KLSH
denoncon zyrtarin e ARRSH (faqe 16).
12. Gazeta “Mapo”: KLSH kallëzon zyrtarët e ARRSH për 9.4 mln euro abuzime
(faqe 4).
13. Gazeta “Panorama”: Shkelje me kontratat, KLSH kallëzon përgjegjësin e
Autoritetit Rrugor (faqe 6).
14. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: By-pass-et Fier e Vlorë, dëmi në buxhet 9.4
mln euro.Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori përgjegjësin e
sektorit të projekteve. Nga Ornela Manjani (faqe 10).
15. Gazeta “Albania Daily News”: SAI Sues Official over Euro 9.4 mln Damage
(faqe 5).
16. Gazeta “Shekulli”: By-passi Fier, kallëzon shkeljet.KLSH ka kallëzuar në
Prokurori Autoritetin Shqiptar për vonesat në projektet e ndërtimit të by-
pass-eve të Fierit e Vlorës (faqe 3).
07 Janar 2017
17. Gazeta “Sot”: KLSH kallëzon penalisht 13 zyrtarë në Korçë e Gjirokastër,
abuzime me fondet dhe pronat (faqe 3).
18. Gazeta “55”: KLSH padit penalisht në Prokurori 13 zyrtarë në Prefekturën
Korçë dhe Qarkun Gjirokastër (faqe 10).
19. Gazeta “Koha Jonë”: Abuzuan me titujt e pronësisë, KLSH padit zyrtarë në
Korçë. Abuzime në këshillin e Qarkut Gjirokastër, KLSH padi penale (faqe 16).
20. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Abuzuan me titujt e pronësisë, prokuroria
heton 8 zyrtarë. Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori punonjësit e
Prefekturës Korçë (faqe 9).
21. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH padit 13 zyrtarë, 8 nëpunës të vlerësimit të
pronave në Korçë (faqe 13).
22. Gazeta “Ballkan”: SPAK hap dosjet e ish ministrave (faqe 3).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 243
23. Gazeta “Dita”: KLSH çon në prokurori biznesmenin e 11 zyrtarë të Qarkut
Gjirokastër dhe Prefekturës Korçë (faqe 19).
24. Gazeta “Standard”: Kallëzimi i KLSH-së. Dërgohen në prokurori 12 zyrtarë,
shkaktojnë 5.2 milion lekë dëme në Korçë e Gjirokastër (faqe 8).
25. Gazeta “Telegraf”: KLSH çon në prokurori shefat e rrugëve të Gjirokastrës
dhe të pronave të Korçës (faqe 5).
26. Gazeta “RD”: Çfarë u konstatua nga auditimi? KLSH: By pass-i i Fierit, dëmi
9.4 milion euro (faqe 10).
08 Janar 2017
27. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH kallëzon 6 anëtarë të KVO, dëm 58.9 milion lekë
(faqe 15).
28. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Paditen 6 zyrtarë, dëmi ekonomik 58 milion
lekë. Dosja e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Bashkinë Devoll (faqe 7).
29. Gazeta “Panorama”: Abuzime me tenderat, KLSH kallëzon gjashtë zyrtarë
në Devoll. Dëm shtetit 58.9 milionë lekë (faqe 10).
30. Gazeta “Dita”: KLSH çon në prokurori 6 zyrtarë të Bashkisë Devollit, dëmi
59 milionë lekë (faqe 15).
31. Gazeta “Sot”: Abuzime me tenderat, KLSH padit 6 zyrtarë të bashkisë. (faqe 2).
32. Gazeta “Shekulli”: KLSH kallëzon gjashtë zyrtarë (faqe 3).
33. Gazeta “Shqiptarja.com”: Morën paratë, s’realizuan rrugët KLSH padit 17
zyrtarë lokalë. Abuzimi/ 63.4 mln lekë dëme në buxhet (faqe 11).
09 Janar 2017
34. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon në prokurori 5 anëtarë të KVO të
tenderëve, të ish-Komunës Progër (faqe 9).
35. Gazeta “Telegraf”: Zyrtarët e tenderëve në ish-Komunën Hoçisht, çohen në
prokurori nga KLSH (faqe 9).
36. Gazeta ““Standard”: KLSH Kallëzon në Prokurori 6 anëtarë të KVO të
Njësisë Administrative Progër e Hoçisht (faqe 7).
37. Gazeta “55”: KLSH padit në Prokurori 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit
të Ofertave të Njësisë Administrative Progër dhe Hoçisht. Akuzohen për
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
244 Botime 2017
shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe favorizim të operatorëve
ekonomikë privatë (faqe 8).
38. Gazeta “55”: Raporti i KLSH: Ja masakra që është bërë me shfrytëzimin e
naftës në Shqipëri. Ndikim minimal në punësim dhe të ardhurat buxhetore,
ndërsa kompanitë vijojnë të deklarojnë humbje, teksa Shqipëria cilësohet si
një nga shtetet më të pasura të Europës në rezerva hidrokarbure (faqe 8).
10 Janar 2017
39. Gazeta “RD”: KLSH: Për hidrokarburet të vendosë Kuvendi jo qeveria. KLSH
konstaton ndër të tjera se ndikimi në ekonomi i shfrytëzimit të pasurive
nëntokësore ka qenë minimal, si për sa i përket efektit në punësim dhe të
ardhurave në buxhet. Për të rritur ndikimin e këtyre marrëveshjeve në
ekonomi, KLSH, krahas miratimit nga Parlamenti, jo nga qeveria ka kërkuar
dhe hartimin e një ligji të ri (faqe 10).
40. Gazeta “RD”: Masakra shqiptare me shfrytëzimin e naftës. Sipas AKBN
është e njohur se 40 mln tonë janë të pashfrytëzuara, ndërsa 50 mln tonë
janë tashmë të shfrytëzuara. Patoz-Marinë është zona kryesore e naftës në
Shqipëri dhe më e madhja në tokë në Europë, me një sipërfaqe prej rreth
17,8 mijë hektarësh dhe rezervat e saj të provuara janë rreth 5,4 miliard
fuçi naftë (faqe 11).
41. Gazeta “Mapo”: Industria e nxjerrjes së naftës, një pasuri e nëpërkëmbur.
Raporti i KLSH: Me shfrytëzimin e naftës në Shqipëri është bërë masakër.
Marrëveshjet koncesionare sjellin të ardhura minimale në buxhet e punësim
për shkak se kompanitë shfrytëzuese vijojnë të deklarojnë humbje (faqe
9-10).
42. Gazeta “55”: KLSH: Marrëveshjet për hidrokarbure të miratohen nga
Parlamenti, jo qeveria.“Ministria e Energjisë dhe Industrisë të propozojë
miratimin e marrëveshjeve të hidrokarbureve në Kuvendin e Shqipërisë, me
qëllim sigurimin e një modeli dhe treguesve të tyre me mbështetje sa më të
gjerë, si dhe të shmangë mbylljen e ciklit të vendim-marrjes brenda
qeverisë, kjo për shkak dhe të kohëzgjatjes me periudha që tejkalojnë
mandatin e një qeverie”. Në këtë përfundim ka arritur KLSH, i cili ka
përfunduar auditimin e performancës për “Procedurat dhe rezultatet e
marrëveshjeve hidrokarbure në Shqipëri” (faqe 8).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 245
43. Gazeta “Sot”: KLSH: Marrëveshjet për hidrokarburet të miratohen nga
Parlamenti, jo qeveria. (faqe 12).
44. Gazeta “Albania Daily News”: Sai Recommendations. Hydrocarbons
Agreements Must Be Approved by Parliament. SAI stated that the impact on
the economy of underground recources’ exploitation has been minimal, both
in terms of the effect on employment and income in the budget. (faqe 4).
11 Janar 2017
45. Gazeta “RD”: KLSH: Bankers 12 vjet humbje dhe në aktivitet!KLSH kërkon nga Ministria e Energjitikës që brenda tremujorit të parë të rishikojë Rregulloren e Brendshme të funksionimit, me qëllim që Drejtorisë së Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve ti vendosë si detyra prioritare për ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure të nxjerrjes së naftës
dhe gazit, nëpërmjet bashkërendimit të vemprimtarisë me AKBN dhe Albpetrol në terma realë. (faqe 8).
46. Gazeta “Standard”: KLSH: Ja si po shpërdorohen fondet e destinuara për
ish-pronarët nga e përkëdhelura e Edi Ramës! Lumë abuzimesh në
Agjencinë e Trajnimit të Pronës; për një gjë të tillë u dyshua menjëherë,
sapo u mor vesh që kryeministri vendosi në drejtim të Agjencisë një besnike
të tij të vjetër, ish-drejtuese në Bashkinë e Tiranës,me të cilën e lidh edhe
miqësia “pariziane”me të jatin,ish-kandidat i Byrosë Politike Llambi
Gegprifti. Nga Ervin Kaduku (faqe 6-7).
47. Gazeta “55”: KLSH: Bankers Petroleum, 12 vjet me humbje, jashtë çdo logjike
ekonomike. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka konsideruar absurditet faktin se
koncesionari më i madh i naftës në vend, Bankers Petroleum, vijon të
deklarohet me humbje edhe pas 12 vitesh aktivitet në Shqipëri. (faqe 11).
48. Gazeta “Tema”: Bankers Petroleum 12 vjet me humbje, jashtë çdo logjike
ekonomike. (faqe 6).
49. Gazeta “Sot”: KLSH: Bankers Petroleum, 12 vjet me humbje, jashtë çdo
logjike ekonomike. (faqe 11).
50. Gazeta “Albania Daily News”: SAI: Banker’s Claim of Losses Has No Sense.
State Audit Institution has pointed out that Bankers continues to clain that
its revenues do not cover the costs and that all of this “has no theoretical,
practical, economic or financiar sense”. (faqe 4).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
246 Botime 2017
12 Janar 2017
51. Gazeta “Telegraf”: KLSH propozon: Marrëveshjet për hidrokarbure të
miratohen nga Parlamenti, jo nga Qeveria. Argumentet e parashtruara, a do
të ketë vullnet politik nga maxhoranca, për të mbrojtur interesat publike?
Zhvillimi i sektorit të naftës dhe gazit nëpërmjet marrëveshjeve për
hidrokarbure kërkohet kryesisht në kushtet e vendeve që kanë mungesë të
kapaciteteve teknike, njerëzore dhe financiare vendase, duke ia ofruar këtë
rrjedhimisht investitorëve të huaj të fushës. (faqe 8).
15 Janar 2017
52. Gazeta “Shqiptarja.com”: Inxhiniere te SHISH e mekanike te Gardës ne
tendera te Prokurorisë. Nga Elton Qyno (faqe 4).
16 Janar 2017
53. Revista MONITOR: Raporti KLSH: Masakra me shfrytëzimin e naftës në
Shqipëri. Ndikim minimal në punësim dhe të ardhurat buxhetore, ndërsa
kompanitë vijojnë të deklarojnë humbje, teksa Shqipëria cilësohet si një nga
shtetet më të pasura të Europës në rezerva hidrokarbure (faqe 32).
20 Janar 2017
54. Gazeta “55”: Veliaj pranon raportin e KLSH: Çmimi i biletës u rrit në përfitim
të operatorëve privatë. Pas një raporti kritik të Kontrollit të Lartë të Shtetit
për vendimin e debatuar të rritjes së çmimit të biletës së transportit urban
nga 30 në 40 lekë, Bashkia e Tiranës deklaroi se në fakt, rritja e çmimit nuk
qe një indeksim, siç është shprehur më parë, por një “masë e marrë në
kushtet e emergjencës” pas presionit të operatorëve (faqe 5).
22 Janar 2017
55. Gazeta “Sot”: KLSH: Fenomeni dobëson performancën dhe sjell
keqmanaxhim të fondeve. Ministria e Financave prej 3 vitesh me gjysmë
stafi, KLSH i kërkon Ahmetajt plotësimin e vendeve vakante. Shkeljet, 280
mijë lekë një biletë avioni (faqe 11).
23 Janar 2017
56. Gazeta “55”: KLSH: Tirana, gjendje e mjerueshme me mbetjet, larg
parametrave evropiane, landfilli jashtë standardeve. Sipas raportit të KLSH,
Bashkia e Tiranës nuk ka zbatuar legjislacionin për ndarjen dhe
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 247
grumbullimin e mbeturinave që në burim, fakt ky që ka influencuar
negativisht në gjendjen e vend-depozitimit të Sharrës si dhe mos furnizimin
me lëndë të parë të subjekteve private që merren me riciklimin e
mbeturinave sipas llojit (faqe 5).
57. Gazeta “Standard”: Na “grijnë” në taksa, po ja si shpërdorojnë paratë e
taksapaguesve!Lëmsh skandaloz në Ministrinë e Financave: ndryshime
destinacionesh të fondeve, rritje shumë të mëdha të shpenzimeve për
aparatin krahasuar me vitet e mëparshme, rrëmujë me punonjësit me
kontratë. Nga Ervin Kaduku (faqe 6-7).
58. Gazeta “Standard”: Raporti i KLSH “Tirana me gjendje të mjerueshme për
mbetjet, landfilli jashtë standardeve”.Nga kontrollet e grupit të auditimit, si
dhe nga informacionet e komunitetit rezultuan 24 venddepozitime të
paligjshme (faqe 8).
24 Janar 2017
59. Gazeta “Telegraf”: KLSH, gati plani për zhvillimin e analizave audituese të
departamenteve me studentët e universiteteve. Kjo nismë, një model me
standarde kualifikimi praktik, ku studentët verifikojnë njohuritë që kanë
marrë në auditorë (faqe 3).
60. Gazeta “Sot”: Dosjet e abuzimeve drejt rihapjes nga SPAK, 2 miliardë euro
janë vjedhur nga pushtetarët shqiptarë, ja personat që rrezikojnë rihetimin.
Në prokurori, aktualisht janë paditur mbi 400 persona për abuzime me
detyrën dhe fshehje pasurie. Interesant është fakti se këto dy vepra penale
do jenë kompetencë e Strukturës Speciale Antikorrupsion dhe kushdo
person që nuk ka mbyllur llogaritë me drejtësinë duhet që të përgjigjet
atje... (faqe 2).
61. Gazeta “Sot”: KLSH: Menaxhimi i mbetjeve urbane në Tiranë lë për të
dëshiruar (faqe 12).
62. Gazeta “Sot”: KLSH :Crown Agents iu paguan 5 mln euro të paplanifikuara
(faqe 12).
63. Gazeta “55”: Raporti i KLSH: Financat i paguan Crown Agents 5 milionë
euro të paplanifikuara në buxhet në 2015.Edhe sot nuk ka pasur
transparencë nga financat se sa është paguar në total Crown Agents dhe
nëse i është mbajtur ndonjë pjesë pagese për shkak se nuk ka plotësuar
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
248 Botime 2017
objektivin e rritjes së të ardhurave për të dyja vitet, sidomos për vitin 2015,
kur të ardhurat ranë edhe në raport me faktin.... (faqe 8).
65. Gazeta “RD”: Kontrata e plehrave, Veliaj refuzon KLSH. KLSH: Tirana,
gjendje e mjerueshme me mbetjet, larg parametrave evropiane, landfilli
jashtë standardeve (faqe 10-11).
66. Gazeta “Standard”: KLSH: Ja si u abuzua me fondet për kompaninë Crown
Agents. Ku shkuan miliona euro shpenzime, që inicioi Edi Rama për
performancën e doganave shqiptare, me këshillë të gruas së Tony Blairit?
(faqe 6-7).
67. Gazeta “Albania Daily News”: SAI: FinMin Paid Euro 5 mln to Crown Agents
in 2015. After funds were revised, it ëas seen that Euro 5 mln were griven
to Crown Agents. (faqe 4).
26 Janar 2017
68. Gazeta “Sot”: Tenderi 5.7 milionë euro për kamerat e trupit të policisë,
Prokuroria nis hetimet pas kallëzimit të KLSH. Tenderi është bërë me
prokurim të drejtpërdrejtë dhe kap shifrën e 5.7 milion eurove. Në
kallëzimin e KLSH-së thuhet se inspektorët kanë konstatuar mangësi në
procedurat e tenderimit, në skualifikimin e kompanive të tjera konkurruese.
(faqe 14).
69. Gazeta “55”: KLSH çon në prokurori zyrtarët e Ministrisë së Brendshme,
shkaktuan 2 mln euro dëm financiar nga tenderi 5.7 mln euro për kamera
trupi (faqe 5).
70. Gazeta “Panorama”: Prokuroria hetim tenderit të kamerave të policëve. KLSH paditi tenderin 3.2 mln euro, kërkohen dokumentet. Nga Trashgim
Sokolaj (faqe 10).
71. Gazeta “RD”: Prokuroria nis hetimet për 5.7 mln eurot e kamerave të trupit
të policisë. Kallëzimi është dorëzuar gjatë ditëve të para të këtij viti nga
64. Gazeta “RD”: KLSH: Financat i paguan Crown Agents 5 milionë euro të
paplanifikuara në buxhet. KLSH konstaton se, “Këto shpenzime të
paparashikuara në buxhetin fillestar të Ministrisë së Financave, duke u
miratuar rast pas rasti me VKM, mbeten deri diku jashtë autoritetit të
aparatit, nga buxheti i të cilit në përfundim këto fonde ekzekutohen (faqe 7).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 249
Kontrolli i Lartë i Shtetit për akuzën e “shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve
në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim (faqe 8).
72. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Kamerat e trupit të policisë, prokuroria nis
hetimet për tenderin 5.7 mln euro. Në kallëzimin e KLSH-së thuhet se
inspektorët kanë konstatuar mangësi në procedurat e tenderimit, në
skualifikimin e kompanive të tjera konkurruese, duke shpallur fituese një
kompani e cila ka modifikuar me pjesë të ndryshme kamerat e trupit (faqe 8).
73. Gazeta “Dita”: KLSH e denoncoi: Prokuroria nis hetimet për tenderin e
kamerave të Policisë. Organi i akuzës mori kallëzimin në fillim të muajit për
parregullsi ligjore në procedurat prokuruese të tenderit me vlerë 5.7 mln
euro. Dyshohet se kompania fituese nuk ka kryer punë me cilësi, pasi
kamerat janë të modifikuara. Nën hetim 10 anëtarët e Komisionit. (Reagimi
i Ministrisë së Brendshme: “Nuk ka asnjë shkelje, tenderi 3.28 mln euro,
Prokuroria asnjë shkresë për hetimin) (faqe 11).
74. Gazeta “ Shekulli”: “Kamerat e trupit të policisë”, KLSH çon Tahirin te Llalla.
Ky tender thuhet në dosje, është bërë me prokurim të drejtpërdrejt dhe kap
shifrën e 5.7 mln eurove. Nga Nikoleta Kovaçi (faqe 14).
27 Janar 2017
75. Gazeta “Sot”: Zbardhet raporti i KLSH për vitin 2016, 17.8 miliard lekë
abuzime me investimet, dëmet më të shumta nga ARRSH dhe Ministria e
Shëndetësisë. Në total sipas KLSH shifra e abuzimit shkon në 17.8 miliard
lekë. Raporti konstaton gjithashtu se rreth 2 miliardë lekë abuzime janë
bërë vetëm me financimet e huaja, problematikë kjo e njohur në vendin
tonë. Në arritjen e këtij përfundimi KLSH ka zhvilluar 20 auditime për vitin
2016.... Nga Bujar Muçaku (faqe 5).
30 Janar 2017
76. Gazeta “Standard”: Parqet Kombëtare/KLSH: Menaxhimi i lë për të
dëshiruar, dëmtime flagrante (faqe 7).
77. Gazeta “Standard”: Rinovimi teknologjik i Financave, rrugë për abuzime me
taksat e shqiptarëve. Kompjuterizimi i Tatimeve dhe sistemit të pagesave
nuk ka ndalur dot dorën e gjatë të shpërdoruesve të parave publike. Nga
Ervin Kaduku (faqe 8-9).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
250 Botime 2017
78. Revista MONITOR: Raporti i KLSH: Buxheti 2015. Financat i paguan Crown
Agents 5 mln euro të paplanifikuara (faqe 31-32).
31 Janar 2017
79. Gazeta “Shqiptarja.com”: Shërbimet sekrete jashtë çdo kontrolli. KLSH nuk
ka kapacitet për të kontrolluar ekzekutimin e buxhetit nga sektorët e
sigurisë. Nga Adriatik Doçi (faqe 13).
80. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Kompesimi i pronarëve, si do të ndahen 3.33
miliard lekë. Dosjet “shkeljet”, 37 pronarët që duhet të kthejnë paratë.
(faqe 7).
01 Shkurt 2017
81. Gazeta “Telegraf”: Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj takoi në Uashington DC
drejtues të lartë të Zyrës së Auditimit të Qeverisë së SHBA (GAO). Drejtuesit
e GAO-s vlerësuan arritjet e KLSH-së, sidomos treguesit e mbulimit me
auditime, gjetjet për miradministrimin e Buxhetit të Shtetit, kallëzimet
penale, indeksin e dobishmërisë në auditim, etj. Gjatë bisedës u theksua
rëndësia që kanë çështjet e etikës dhe integritet për Institucionet Supreme
të Auditimit (faqe 6).
82. Gazeta “Koha Jonë”: Leskaj në SHBA, takim me drejtues të Auditit
Amerikan. Kryetari i Kontrollit të Shtetit, takon drejtues të lartë të GAO-S në
Uashington D.C (faqe 11).
83. Gazeta “RD”: I padituri si hajdut nga KLSH dhe avokat i Ervin Roshit do
Drejtësinë. Plarent Ndreca, aktualisht me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i
Ministrisë së Arsimit aplikon si Shoqëri Civile për të qenë pjesë e Këshillit të
Lartë të Prokurorisë (faqe 8).
84. Gazeta “55”: Bujar Leskaj: Ekspertiza amerikane, me rëndësi për
modernizimin e KLSH. Kreu i KLSH-së takon drejtues të lartë të GAO-s në
Uashington z. James-Christian Blockwood, Drejtor i Planifikimit Strategjik
dhe i Marrëdhënieve me Jashtë dhe znj. St. Laurent, Drejtoreshë e Qendrës
së Ekselencës në Auditim (faqe 11).
02 Shkurt 2017
85. Gazeta “RD”: Kreu i KLSH-së takon drejtues të lartë të GAO-s në Uashington
(faqe 5).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 251
86. Gazeta “Dita”: Palaço i Rilindjes. Raportet e KLSH: Drejtoritë e PDIU-së, një
histori e pashembullt abuzimesh. A mund të vazhdojë të provokohet
sovrani duke mbajtur ende në zyrat e shtetit simbole (faqe 5).
06 Shkurt 2017
87. Gazeta “Panorama”: Tiranë, Prokuroria heton “Bankers” për “evazion” 100
milion dollarë. Hetimet nga qershori 2016 pas kallëzimit të KLSH. Nga
Trashgim Sokolaj (faqe 12).
88. Gazeta “Standard”: “Armani” për policët??!! Nga auditimi u konstatua se
nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në procesin e vlerësimit dhe
kualifikimit të dokumentacionit të operatorëve ekonomikë (OE) është
përdorur standard i dyfishtë në vlerësimin e pjesëmarrësve në tender. Nga
Ervin Kaduku (faqe 10-11).
07 Shkurt 2017
89. Gazeta “Sot”: KLSH zbulon skandalin, Bankers 12 vite me humbje, miliona
dollarë humbje shtetit nga skema abuzuese.KLSH: Shteti përfiton vetëm 1%
të prodhimit, 10% të rentës minerare si dhe zvogëlim të vazhdueshëm të
prodhimit paraekzistues (faqe 12).
90. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH zbulon “malin” me borxhe: 588 milion euro
të pashlyera. KESH, OST dhe OSSHE nuk arrijnë të dalin nga bataku i
detyrimeve shumëvjeçare.“Lëmshi” i energjisë mund të rritë faturat e
biznesit. Nga Genc Kondi (faqe 12-13).
91. Gazeta “Albania Daily News”: Police Dressed in “Armani”?!Tradition of
abuse. Nga Ervin Kaduku (faqe 10).
08 Shkurt 2017
92. Gazeta “Telegraf”: KLSH hap “pusin” e abuzimeve të “Bankers”, koncesioni
12 vjet “humbje” që nuk i jep shtetit asnjë qindarkë. Kjo kompani përveç
dëmtimit të banesave dhe tokave në Zharrëz, ka kufizuar përfitimet e
Shtetit Shqiptar vetëm në 1% të prodhimit, në 10% të rentës minerare, si
dhe në zvogëlim të vazhdueshëm të prodhimit paraekzistues... (faqe 4).
93. Gazeta “RD”: Sistemi energjetik, KLSH: Ka abuzime në kurriz të qytetarëve
(faqe 4).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
252 Botime 2017
09 Shkurt 2017
94. Gazeta “Standard”: Kontrolli i Lartë i Shtetit “Zonat e mbrojtura
shfrytëzohen pa kriter për ndërtimin e HEC-ve dhe aktivitete minerale”.
“Ndërtimi i HEC-eve në kundërshtim me legjislacionin dhe Konventën për
Ruajtjen e Jetës së Egër Europiane dhe Habitateve Natyrore (Konverta e
Benrnës), por edhe ligjet shqiptare për mbrojtjen e specieve të Listës së
Kuqe” (faqe 8).
95. Gazeta “RD”: KLSH: Hiçka dhe Gjiknuri duhet të përballen me ligjin (faqe 3).
96. Gazeta “RD”: KLSH zbulon kaosin në menaxhimin e parqeve kombëtare
(faqe 10).
97. Gazeta “RD”: OSHEE 370 milion borxh ndaj KESH (faqe 11).
98. Gazeta “55”: KLSH zbardh borxhet e energjetikës, OSHEE nuk i ka paguar
KESH në vjet 370 mln euro fatura energjie. Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti
disa problematika në marrëdhëniet financiare ndërmjet kompanive publike
të energjisë, sidomos në raport me sistemin e detyrimeve që i kanë njëra -
tjetrës (faqe 10).
10 shkurt 2017
99 Gazeta “Tirana Times”: State audit uncovers €534 mln in abuses. The
identified abuses involve financiar violations in income and spending at
abort €188 milion and falure to apply financiar disipline with a negative
impact of abort €346 milion in the audited institutions (faqe 11).
100 Gazeta “Albania Daily News”: SAI Finds Irregularities in Administration of
Protected Areas (faqe 4).
14 Shkurt 2017
101. Gazeta “Sot”: Raporti i KLSH, Doganat dhe Tatimet nuk pranojnë të shlyejnë
detyrimet, kërkohet marrja e masave ndëshkuese. KLSH: Drejtoria e
Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të
marrin masa. Nga Bujar Muçaku (faqe 12).
102. Gazeta “Standard”: Dështojnë sërish Gjiknuri e Rama, askush nuk do të
bëhet palë në vjedhjen e “arit të zi”. Asnjë kompani nuk shfaq preferencë
që te hyjnë me investime në fushën e hidrokarbureve, mbeten pa
koncesionuar fusha të tëra nafte e gazi. Nga Ervin Kaduku (faqe 8-9).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 253
16 Shkurt 2017
103. Gazeta “Sot”: KLSH merr pjesë në takimin e VIII-të për Auditimin e Etikës
(faqe 10).
104. Gazeta “55”: KLSH në takimin e VIII-të organizuar nga grupi Task-Forcë
(EUROSAI) për Auditimin e Etikës (faqe 11).
105. Gazeta “Telegraf”: Tatimet dhe doganat, nuk zbatojnë rekomandimet e
KLSH për dëmet ndaj shtetit, përballje me drejtësinë (faqe 6).
106. Gazeta “Telegraf”: KLSH merr pjesë në takimin e VIII-të për Auditimin e
Etikës, organizuar nga grupi Task-Forcë (EUROSAI) për Auditimin e Etikës
(faqe 8).
107. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH merr pjesë në takimin për Auditimin e Etikës.
Takimi i VIII-të për Auditimin e Etikës, organizuar nga grupi Task-Forcë
(EUROSAI) për Auditimin e Etikës (faqe 16).
17 Shkurt 2017
108. Gazeta “Telegraf”: Kryetari i KLSH-së takon drejtues të Unionit të
Punonjësve të Shqipërisë (faqe 9).
109. Gazeta “Sot”: Nxjerrja e naftës, KLSH auditime kompanive (faqe 5).
110. Gazeta “Koha Jonë”: Pushimi nga puna i naftëtarëve, Leskaj: Do
kontrollojmë “Alpetrol”. Kryetari i KLSH-së takon drejtues të Unionit të
Punonjësve të Shqipërisë (faqe 15).
111. Gazeta “RD”: Pushimi nga puna i naftëtarëve, Kryetari i KLSH-së takon
sindikalistët (faqe 9).
18 Shkurt 2017
112. Gazeta “RD”: Raporti i KLSH, si e shkatërroi Rama Institutin e
Monumenteve të Kulturës. (faqe 4).
113. Gazeta “55”: Kryetari i KLSH-së takon drejtues të Unionit të Punonjësve të
Shqipërisë. (faqe 11).
114. Gazeta “Telegraf”: Zbulohet “zifti” i abuzimeve shtetërore në
“Albpetrol”.KLSH: 15 miliardë leke dëme në 15 muaj (faqe 6-7).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
254 Botime 2017
19 Shkurt 2017
115. Gazeta “Panorama”: Makinat, raporti i KLSH: Si u shpëtojnë gjobave
debitoret (faqe 9).
20 Shkurt 2017
116. Gazeta “Dita”: Gjykata rrezon padinë e KLSH ndaj ish Kryetares se KQZ për
shpërdorim detyre (faqe 15).
117. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH: Ku abuzuan Rama e Kumbaro me
shembjen e stadiumit “Qemal Stafa” (faqe 12).
118. Gazeta “Tema”: Gjykata rrezon padinë e KLSH për shpërdorim detyre ndaj
Luzit (faqe 6).
119. Gazeta “Tema”: Auditi, KLSH:Albpetrol nuk ka arkëtuar 3 mld leke nga
ARMO (faqe 10).
120. Gazeta “Tema”: Raporti i KLSH, Albpetrol: Sulm i Leskajt, ne s’mbledhim
borxhet (faqe 11).
121. Gazeta “Albania Daily News”: SAI: Albpetrol has caused lek 15 bln damage
to State Budget (faqe 4).
21 Shkurt 2017
122. Gazeta “Telegraf”: Dosjet e mbyllura nga organet e hetimit dhe gjykimit të
qarkut të Fierit do të rihapen nga Gjykata e Lartë dhe do të depozitohen
pranë institucionit të ri të Vettingut. (faqe 5).
22 Shkurt 2017
123. Gazeta “Standard”: KLSH: Perceptimi i banorëve për bashkitë e reja është
negativ. (faqe 11).
124. Gazeta “55”: Anketimi i KLSH: Perceptimi i qytetarëve nuk është pozitiv për
bashkitë e reja. KLSH ushtroi kontroll të imtësishëm në bashkitë Shkodër,
Vlorë, Selenicë, Berat dhe Kuçovë (faqe 10).
125. Gazeta “RD”: KLSH: Perceptim negativ i qytetarëve për bashkitë e reja.
(faqe 13).
126. Gazeta “Koha Jonë”: Anketimi i KLSH: Perceptimi i qytetarëve s’është
pozitiv për bashkitë e reja (faqe 10).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 255
25 Shkurt 2017
127. Gazeta “Shqiptarja.com”: Rimbulsimi i shërbimit të hemodializës Spitali
Amerikan e tre zyrtarët nën hetim. (faqe 10).
28 Shkurt 2017
128. Gazeta “Sot”: Bujar Leskaj prezanton raportin e KLSH për vitin 2016. Kreu i
KLSH denoncon: 534 milionë lekë i janë vjedhur buxhetit të shtetit,
institucionet nuk shkarkojnë zyrtarët e korruptuar.. (faqe 4).
129. Gazeta “Telegraf”: Auditimi publik në shërbim të qytetarëve. Me gjithë
punën ose arritjet individuale të institucioneve tona, përballë përgjegjësisë
së madhe që kemi ndaj qytetarëve për t’u siguruar atyre një frenim dhe
pakësim efektiv të korrupsionit dhe mashtrimit financiar me pronën, fondet
dhe shërbimet publike, e ndjejmë që kemi jashtëzakonisht shumë për të
bërë. (faqe 10-11).
130. Gazeta “55”: Analiza e KLSH në Vlorë/Leskaj: Vetëm gjatë 2016-s, dëmi
ekonomik i qeverisë shkon në 188 milionë euro. Kreu i KLSH, Bujar Leskaj
gjatë analizës vjetore të këtij institucioni theksoi se dëmi ekonomik që iu
shkaktua shtetit shqiptar nga parregullsi të mëdha dhe shkelje financiare në
të ardhurat publike kap shifrën prej 73 miliard lekë ose 534 milionë euro,
gjatë 4 viteve të fundit. (faqe 5).
131. Gazeta “RD”: KLSH: Dëmi ekonomik për 2016 kap shifrën e 534 milion
eurove. (faqe 4).
132. Gazeta “Standard”: “Një dëm i madh ekonomik prej 534 milion euro duhet
të na shqetësoj të gjithëve”. (faqe 18).
133. Gazeta “Koha Jonë”: 176 zyrtarë të paditur në një vit nga KLSH. Kreu i KLSH,
Bujar Leskaj: Korrupsioni i pranishëm në të gjitha poret e administratës. 534
milion euro shtetit në një vit. (faqe 10).
134. Gazeta “Dita”: Leskaj: KLSH ka raportuar për problemet me Bankers. (faqe
10).
01 Mars 2017
135. Gazeta “Telegraf”: KLSH zbulon 534 milionë euro abuzime. (faqe 9).
136. Gazeta “Telegraf”: Larg politikës, të hapur me publikun, të rreptë me
financat publike. (faqe 9).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
256 Botime 2017
137. Gazeta “RD”: Qeveria Rama, 9.4 milion euro dëme me by passin e Vlorës.
02 Mars 2017
138. Gazeta “Telegraf”: Zhvillohet Analiza vjetore e KLSH-së për vitin
2016.Veprimtaria e KLSH-së përshkohet nga një luftë e thelluar kundër
korrupsionit. (faqe 10-11).
139. Gazeta “55”: Analiza e KLSH-së për 2016, Bujar Leskaj: “Auditimi në shërbim
të qytetarëve”. Audituesi i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, në
fjalën e tij, falenderoi Kryetarin e KLSH-së për angazhim institucional dhe
personal që ka treguar për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e
Institucioneve Supreme të Auditimit. (faqe 10).
06 Mars 2017
140. Revista MONITOR: KLSH zbardh dëmin 314 euro në kompanitë publike dhe
në projektet e huaja. Dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit
më 2016 nga moszbatimi i ligjit, mungesa e të ardhurave dhe shpenzimet pa
kriter në 26 ente dhe kompani publike, rezultoi 314 milion euro. (faqe 29).
07 Mars 2017
141. Gazeta “RD”: KLSH: Qeveria 314 milion euro vjedhje shqiptarëve më 2016.
Dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit më 2016 nga
moszbatimi i ligjit, mungesa e të ardhurave dhe shpenzimet pa kriter në 26
ente dhe kompani publike, rezultoi 314 milion euro. Në Ministrinë e
Shëndetësisë, projekti “Shëndetësia elektronike në Shqipëri, regjistri i
shëndetësisë elektronike”, vlera e dëmit ekonomik është 243.8 milion lekë.
(faqe 11).
142. Gazeta “55”: KLSH zbardh dëmin 314 milionë euro në kompanitë publike
dhe në projektet e huaja. Dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i
Shtetit më 2016 nga moszbatimi i ligjit, mungesa e të ardhurave dhe
shpenzimet pa kriter në 26 ente dhe kompani publike, rezultoi 314 milionë
euro. (faqe 8).
143. Gazeta “Standard”: KLSH: Ja si abuzojnë kompanitë shtetërore me fondet e
donatorëve. (faqe 10).
144. Gazeta “Ballkan”: KLSH zbardh dëmin 314 mln euro në kompanitë publike
dhe në projektet e huaja.Kanë nisur procedurat për kthimin e shumave prej
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 257
1,2 miliardë lekësh. Dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit
më 2016 nga moszbatimi i ligjit, mungesa e të ardhurave dhe shpenzimet pa
kriter në 26 ente dhe kompani publike, rezultoi 314 milionë euro.
145. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Kontrolli i Lartë i Shtetit auditon 26 projekte,
shkelje edhe në ARRSH. Ndërtimi i rrugëve, 314 milion euro dëm buxhetit.
Rruga Tiranë-Elbasan, vlera e dëmit ekonomik 306 milion lekë. Nga Ornela
Manjani (faqe 7).
146. Gazeta “Mapo”: KLSH zbardh dëmin 314 mln euro në kompanitë publike
dhe në projektet e huaja. (faqe 11).
08 Mars 2017
147. Gazeta “Sot”: KLSH marrëveshje bashkëpunimi me Kuvajtin, Bujar Leskaj:
Auditime të përbashkëta. (faqe 8).
148. Gazeta “55”: Bujar Leskaj: KLSH,auditime të përbashkëta me audituesit e
Kuvajtit. Presidenti i Byrosë Shtetërore të Auditimit të Kuvajtit zhvillon një
vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri, nënshkruan një marrëveshje
bashkëpunimi me Kontrollin e Lartë të Shtetit. (faqe 11).
149. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH , marrëveshje me Byronë e Auditimit të Kuvajtit.
Presidenti i Byrosë Shtetërore të Auditimit të Kuvajtit, vizitë zyrtare dy
ditore në Shqipëri. (faqe 14).
150. Gazeta “Telegraf”: Kreu i KLSH-së Dr. Bujar Leskaj: Kuvajti është një vend
mik i Shqipërisë. Presidenti i Byrosë Shtetërore të Auditimit të Kuvajtit, z.
Adel Al-Saraawi, vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri. (faqe 5).
151. Gazeta “Standard”: Presidenti i Byrosë Shtetërore të Auditimit të Kuvajtit
takon Leskaj, bashkëpunim me KLSH. Vizitë dy ditore në Shqipëri. (faqe 11).
152. Gazeta “Panorama”: Leskaj: Do forcojmë auditin për karburantet e
mjedisin. Kontrollet do të zbatohen në sektorin e hidrokarbureve. KLSH
marrëveshje bashkëpunimi me Byronë e Auditimit të Kuvajtit. (faqe 14).
10 Mars 2017
153. Gazeta “55”: KLSH në një vit në 65 “defekte” në legjislacionin institucionet i
kalojnë me indiferencë. Nga 65 propozime të rekomanduara Kontrolli i
Lartë i Shtetit pohon se janë pranuar 62 ndërhyrje, nga të cilat rezulton se
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
258 Botime 2017
vetëm 10 janë zbatuar, pra rezulton se vetëm 16% e rekomandimeve të
pranuara janë zbatuar. (faqe 10).
154. Gazeta “RD”: Korrupsioni, KLSH rekomandon 65 propozime për ndryshime
ligjore. Nga auditimet e realizuara gjatë vitit 2016 janë konstatuar shkelje
dhe parregullsi financiare që i përkasin periudhës objekt auditimi 2013-
2016. Në total shkeljet e konstatuara kanë patur një efekt negativ për
shtetin në shumën 72,328 milion lekë ose afërsisht 534 milionë euro. (faqe
10).
155. Gazeta “Standard”: Administrata e qeverisë nuk zbaton rekomandimet e
Kontrollit të Lartë të Shtetit. (faqe 11).
13 Mars 2017
156. Gazeta “55”: Përfaqësues të KLSH takohen me Drejtorin e GIZ për
Shqipërinë. Takimi u zhvillua në këtë frymë dhe me qëllim informimin e GIZ
për mënyrën e funksionit të KLSH-së dhe rolin e këtij institucioni të
rëndësishëm kushtetues në përmirësimin e qeverisjes. (faqe 8).
14 Mars 2017
157. Gazeta “Ballkan”: Ministrja e re e Ramës akuzohej nga KLSH për abuzime
me fondet. (faqe 3).
158. Gazeta “RD”: Abuzimet 590 mijë USD, KLSH kërkoi shkarkimin e ministres së
re. Njeriu, që tashmë do të drejtojë shëndetësinë shqiptare është akuzuar
zyrtarisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për abuzime në tendera publikë, por
edhe mashtrim financiar duke kryer pagesa fiktive për spitalet private nga
buxheti i QSUT. (faqe 11).
159. Gazeta “55”: Skandalet financiare të Manastirliut/Pagesa fiktive për spitalet
private dhe abuzime me tendera. (faqe 3).
15 Mars 2017
160. Gazeta “Panorama”: Harrimi i “Panama Papers” dhe grabitja e pasurive
kombëtare.Nga Zef Preçi (faqe 14).
17 Mars 2017
161. Gazeta “Telegraf”: Kontrolli i Larte i Shtetit jep mesazhe drite me librat që i
dhuron Bibliotekës se Universitetit të Vlorës. Nga Albert Habazaj (faqe 19).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 259
18 Mars 2017
162. Gazeta “Standard”: Fondi i Zhvillimit kthehet në levë elektorale të Ramës.
Nga Ervin Kaduku (faqe 10-11).
23 Mars 2017
163. Gazeta “Sot”: Adriatik Llalla bllokon hetimet për dosjet “VIP”,
kryeprokurori ngrin akuzat për Lulzim Bashën, Ilir Beqajn dhe 8 funksionarë
të lartë. Të gjithë zyrtarët e akuzuar po i shpëtojnë drejtësisë. Nga Kliti
Topalli (faqe 3).
24 Mars 2017
164. Gazeta “Telegraf”: Drejtoresha e Qendrës për Ekselencë në Auditim të
GAO-s, vizitë pune dy ditore ne KLSH (faqe 7).
165. Gazeta “55”: Bujar Leskaj:Vleresoj bashkëpunimin që Auditi i SHBA ( GAO) i
ka ofruar KLSH përmes programeve të trajnimit. (faqe 11).
166. Gazeta “Koha Jonë”: Bujar Leskaj:KLSH, bashkëpunim me institucionet e
auditimit në SHBA.(faqe 10).
167. Gazeta “55”: Zhvillohet seminari mbi “marredhëniet SAI-parlament”.Ky
takim u zhvillua ne kuadër te projektit te binjakëzimit IPA”Forcimi i
kapaciteteve audituese të auditimit të jashtëm publik në Shqipëri”. .(faqe
10).
168. Gazeta “Panorama”: Leskaj: Marrëdhëniet me Parlamentin duhet të
kalojnë në faze të re (faqe 5).
169. Gazeta “Koha Jonë”: Bujar Leskaj: Kemi rritur nivelin e bashkëpunimit me
Kuvendin (faqe 15).
170. Gazeta “Koha Jonë”: Angjeli:Ligji i ri për KLSh, tregues i bashkëpunimit me
Kuvendin (faqe 15).
171. Gazeta “Albania Daily News”: Cooperation to be taken to a new phase.SAI:
Parliament to strengthen monitorin role.(faqe 4).
172. Gazeta “Sot”: Bujar Leskaj:Autoritetet të zbatojnë rekomandimet e KLSH, të
vendoset kufi për borxhin publik. Nga Andi Koroveshi (faqe 10).
173. Gazeta “Sot”: Blasiak-Nowak: Te krijohet nënkomisioni për marrëdhëniet
Kuvend-KLSH .Nga Andi Koroveshi (faqe 10).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
260 Botime 2017
174. Gazeta “Sot”: Zhvillohet seminari mbi “Marrëdhëniet SAI-Parlament”. Nga
Andi Koroveshi (faqe 10).
175. Gazeta “Sot”: KLSH kallëzim penal për 191 zyrtare. Nga Andi Koroveshi
(faqe 10).
176. Gazeta “Sot”: Angjeli shpreh bashkëpunimin Kuvend-KLSH. Nga Andi
Koroveshi (faqe 10).
26 Mars 2017
177. Gazeta “Koha Jonë”: Bujar Leskaj:SHBA, model për institucionet e kontrollit
shtetëror. (faqe 14).
178. Gazeta “Sot”: Drejtoresha e Qendrës së Ekselencës së Auditimit të GAO,
leksion për audituesit e KLSH. (faqe 6).
27 Mars 2017
179. Gazeta “Telegraf”: Shefja e Qendrës së Ekselencës në Auditim të GAO-s,
leksion me audituesit e KLSH. (faqe 11).
180. Gazeta “55”: Bujar Leskaj: Auditimi i SHBA-se, pjesë e reformave për
modernizimin e KLSH-së (faqe 8).
28 Mars 2017
181. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, marrëveshje me Zyrën e Auditimit në Qipro
(faqe 9).
182. Gazeta “Sot”: KLSH nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e
auditimit, me Zyrën e Qipros (faqe 2).
183. Gazeta “Telegraf”: Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj nënshkroi një marrëveshje
bashkëpunimi me homologun e tij Michaelides në Qipro (faqe 5).
29 Mars 2017
184. Gazeta “Standard”: KLSH: Ja si abuzohet me fondet publike në Shëndetësi.
(faqe 11).
185. Gazeta “55”: Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj zhvilloi një vizite zyrtare në Zyrën
e Auditimit te Qipros (faqe 11).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 261
30 Mars 2017
186. Gazeta “RD”: KLSH padit Gjiknurin për dëmin financiar 479 milion euro
(faqe 11).
187. Gazeta “RD”: Thellohet afera e CEZ, qeveria i fal edhe 50 milionë euro taksa
të tjera. (faqe 11).
188. Gazeta “55”: Thellohet afera e CEZ/ Qeveria i fal edhe 50 milionë euro taksa
të vitit 2012-2013 (faqe 5).
189. Gazeta “Albanian Free Press”: KLSH: Fondet publike “zhvaten”, 72.3 miliard
lekë abuzime te reja. Nga Eglantina Nasi (faqe 10).
190. Gazeta “Albanian Free Press”: Shkeljet e konstatuara, rreth 1104 masa
disiplinore e administrative. Nga Eglantina Nasi (faqe 10).
191. Gazeta “Albanian Free Press”: 660 letra dhe ankesa në KLSH, pjesa me e
madhe për tenderat. Nga Eglantina Nasi (faqe 10).
192. Gazeta “Albanian Free Press”: Rreth 25.5 mld leke dëme në “hesapet ”e
institucioneve. Nga Eglantina Nasi (faqe 10).
193. Gazeta “Albanian Free Press”: Shkeljet financiare, 49 kallëzime penale të
kryera brenda vitit. Nga Eglantina Nasi (faqe 10).
02 Prill 2017
194. Gazeta “RD”: Pasuritë e korrupsionit, bankat dhe ndërtimi si parajsa
fiskale? (faqe 8).
195. Gazeta “Shqiptarja.com”: Energjetika rrezikon kolapsin, 774 mln Euro
borxhe (faqe 9).
196. Gazeta “RD”: Kala borxhesh për operatoret publike (faqe 12).
06 Prill 2017
197. Gazeta “RD”: KLSH:OSHEE po rrjep qytetarët, por refuzon të shlyeje borxhet
(faqe 6).
198. Gazeta “55”: KLSH në takimin e II-të, të Grupit të Punës së EUROSAI-t
Auditimi i Fondeve për Fatkeqësitë dhe Katastrofat. (faqe 11).
199. Gazeta “Panorama Sport”: Ekskluzive/ Zbardhet raporti i KLSH-së për
shpenzimet e klubit gjate tri viteve te fundit. Skandal financiar te Vllaznia.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
262 Botime 2017
Janë paguar më shumë lojtare nga sa janë federuar, FSHF e përfshirë në dy
arkëtime për shkodranet. Nga Senad Nikshiqi (faqe 5).
07 Prill 2017
200. Gazeta “Panorama Sport”: Klubi shkodran, asnjë reagim për raportin e
KLSH-së (faqe 7).
08 Prill 2017
201. Gazeta “Ballkan”: Përgjysmohen ndëshkimet për administratën,
KLSH:Titullarët po rezistojnë ndaj masave. (faqe 4).
202. Gazeta “55”: Përgjysmohen ndëshkimet për administratën/KLSH:Titullarët
po rezistojnë ndaj masave. (faqe 7).
203. Gazeta “Standard”: KLSH zbulon kaosin financiar në Policine e Shtetit, demi
1.5 milion euro. Nga Ervin Kaduku (faqe 10-11).
204. Gazeta “Telegraf”: Testimi: Kamerat e policisë shqiptare 700% me shtrenjtë
se tregu ndërkombëtar. (faqe 6- 7).
09 Prill 2017
205. Gazeta “Sot”: KLSH nis inspektimet për pagesat e operacioneve. (faqe 10).
10 Prill 2017
206. Gazeta “Telegraf”: KLSH zbardh “dosjen e zezë” në Ministrinë e Brendshme,
tenderë klientelistë dhe fiktivitete në miliarda lekë. Drejtësia të veprojë, për
të çuar përpara ligjit urdhëruesit dhe zbatuesit e praktikave abuzive në
kupolën e institucionit që ka detyrë të luftojë krimin (faqe 8-9).
13 Prill 2017
207. Gazeta “Sot”: KLSH auditim në Drejtorinë e Policisë së Shtetit mbi
aktivitetin e institucionit. Batërdi me tenderat në polici, 208 milionë lekë
dëm shtetit, ja shkeljet me vendosjet e kamerave të trupit dhe abuzimet me
ofertat (43 prokurime pa shpallje). Nga Eneida Jaçaj (faqe 11).
208. Gazeta “Panorama Sport”: Vllaznia, urdhër për falimentim. Klubi kuq e blu
s`ka derdhur 230 milion lekë për lojtarët dhe stafin në degën e tatim-
taksave. Skandali financiar, KLSH zbuloi “bëmat” e shkodraneve. Nga Senad
Nikshiqi (faqe 2).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 263
14 Prill 2017
209. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, ne seminarin për parimet themelore të
auditimit.Kontrolli i Larte i Shtetit, bashkëpunim me homologet sllovake.
(faqe 10).
210. Gazeta “55”: Skandali/ KLSH:Policia, 1.4 mln euro dëm buxhetit të shtetit
me kamerat e trupit, 7 zyrtare nen hetim. (faqe 5).
211. Gazeta “55”: Prof.Dr. Skënder Osmani dhe kreu i KLSH-se, Dr. Bujar Leskaj,
zhvilluan leksionin me temë “Burimet, menaxhimi dhe stafi” ne Fakultetin e
Gjeologjisë dhe Minierave.“Menaxhimi, gur themeli për zhvillimin e vendit”.
(faqe 11).
212. Gazeta “Ballkan”: Shpërthen skandali i tenderave në Policinë e Shtetit,
KLSH çon në prokurori 7 zyrtare. (faqe 4).
213. Gazeta “Telegraf”: KLSH merr pjese ne seminarin e organizuar nga SAI
Sllovak ne bashkëpunim me EUROSAI. (faqe 7).
214. Gazeta “RD”: 1.5 milion euro vjedhje me kamerat, Tahiri nen hetim. Nga
R.Polisi (faqe 8).
215. Gazeta “Panorama Sport”: Falimenti, Vllaznia: Ja si qendron e vërteta.
Gjyrezi: 220 milion lekë detyrime, por kemi akord shlyerje. Borxhi sipas
KLSH. Nga Senad Nikshiqi (faqe 6).
18 Prill 2017
216. Gazeta “Panorama”: Raporti i KLSH: Kamerat u blenë 7-fishi i çmimit, si u
shmang konkurrenca. Kamerat e trupit të policëve, zbardhen shkeljet me
tenderin. KLSH kallëzon 7 punonjës policie, dëmi 189 milionë lekë. Nga
Dorina Azo (faqe 12).
19 Prill 2017
217. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, ne takimin e task-forcës për auditimin e
bashkive në Lituani. (faqe 15).
218. Gazeta “Sot”: Auditimi i bashkive, KLSH vizite në Lituani. (faqe 2).
219. Gazeta “Telegraf”: KLSH merr pjese ne takimin e task-forcës për auditimin e
bashkive në Lituani. (faqe 16).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
264 Botime 2017
220. Gazeta “55”: KLSH, ne takimin ndërkombëtar për auditimin e bashkive, në
Lituani (faqe 11).
20 Prill 2017
221. Gazeta “Panorama”: Presidenti polak dekoron kryetarin e KLSH, Leskaj.
Leskaj nderohet me urdhrin e “Kryqit Kalorsiak”. (faqe 9).
222. Gazeta “Telegraf”: Kryetari i KLSH-se, Bujar Leskaj dekorohet me
urdhrin”Kryqi kalorsiak i urdhrit për merita në dobi të Republikës se
Polonisë” (faqe 6).
223. Gazeta “Koha Jonë”: Bujar Leskaj dekorohet me “Kryqin Kalorsiak” te
Polonisë. (faqe 11).
224. Gazeta “55”: Kryetari i KLSH-se, Bujar Leskaj, dekorohet nga Presidenti i
Republikës se Polonisë.Dekorimi me urdhrin “Kryqi kalorësiak i urdhrit për
merita në dobi të Republikës së Polonisë” (faqe 11).
225. Gazeta “Standard”: Dekorohet me urdhrin “Kryqi kalorësiak ne dobi te
Republikës së Polonisë, Buajr Leskaj” (faqe 12).
226. Gazeta “Ballkan”: “Kryqi kalorsiak”, Presidenti polak dekoron kreun e KLSH-
së (faqe 4).
227. Gazeta “Albanian Free Press”: Kreu i KLSH-se merr urdhrin “Kryqi kalorsiak”
nga Polonia (faqe 7).
228. Gazeta “RD”: Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj dekorohet nga Presidenti i
Polonisë (faqe 9).
229. Gazeta “Albanian Daily News”: Polish President Awards “ Knight’s Cross” to
SAI Chairman (faqe 4).
230. Gazeta “Sot”: Presidenti polak dekoron Bujar Leskajn, kreu i KLSH merr
urdhrin “Kryqi kalorsiak” (faqe 9).
26 Prill 2017
231. Gazeta “Koha Jonë”: Kallëzim ish kreut e 3 zyrtareve të ALUIZNI-t Lezhë.
(faqe 14).
232. Gazeta “Sot”: Batërdi me legalizimet, KLSH kallëzon në prokurori 4 ish –
zyrtare të ALUIZNI-t në Lezhë. (faqe 9).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 265
233. Gazeta “Telegraf”: KLSH zbulon shkelje me legalizimet në Lezhë. KLSH
kallëzon në prokurori ish drejtorin, 2 ish përgjegjës sektori dhe 1 specialist
të drejtorisë rajonale të Aluizni-t Lezhë. (faqe 11).
234. Gazeta “Standard”: Kallëzohen penalisht për shpërdorim detyre, 3 zyrtarë
dhe ish drejtori i ALUIZN-it Lezh♪7. (faqe 9).
235. Gazeta “Shekulli”: 3 ish zyrtarë të ALUIZNI-t kallëzohen penalisht. (faqe 2).
236. Gazeta “Albanian Free Press”: Abuzimet, KLSH kallëzon penalisht 3 ish
zyrtarë. (faqe 7).
237. Gazeta “55”: KLSH kallëzon në Prokurori 4 zyrtarë të ALUIZNI-t në Lezhë.
(faqe 11).
238. Gazeta “Ballkan”: Kallëzim penal për shpërdorim detyre për ish drejtorin
dhe 3 zyrtarë të ALUIZNI-t. (faqe 4).
239. Gazeta “RD”: Aferat me legalizimet, KLSH kallëzon në Prokurori zyrtarë të
Aluiznit. (faqe 2).
30 Prill 2017
240. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit
të Kosovës. (faqe 18).
01 Maj 2017
241. Gazeta “55”: KLSH mori pjesë në tryezën e rrumbullaket te organizuar nga
Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës (faqe 8).
242. Gazeta “Telegraf”: KLSH mori pjesë në tryezën e rrumbullaket të organizuar
nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës (faqe 8).
03 Maj 2017
243. Gazeta “Koha Jonë”: Pashk Luka:Kemi bërë gjithçka të mundur, konform
ligjit dhe në shërbim të qytetarëve. (faqe 11).
06 Maj 2017
244. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Shkelja 1 mln dollarë, në prokurori kryetarja e
Bashkisë së Sarandës. Pagoi për punë të pakryera, dëmi 64.4 milion lekë.
Nga Ornela Manjani (faqe 8).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
266 Botime 2017
245. Gazeta “Panorama”: Abuzime me tendera, paditet kreu i Bashkisë së
Sarandës. KLSH: Pagesa për punime të pakryera , dëmi 130 milionë lekë.
Nga Dorina Azo (faqe 7).
246. Gazeta “Sot”: 1 milion dollarë dëm shtetit nga abuzimet, KLSH kallëzon në
prokurori kryetaren e Bashkisë së Sarandës. Nga Enejda Jacaj (faqe 8).
247. Gazeta “Koha Jonë”: 1 mln dollarë dëm shtetit, kallëzohet kryetarja e
Bashkisë Sarandë. Nga Redjon Shtylla (faqe 14).
248. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH pjesë e rrjetit ndërkombëtar për auditimin e
integritetit. (faqe 15).
249. Gazeta “55”: KLSH pjesë e rrjetit ndërkombëtar për auditimin e integritetit.
(faqe 11).
250. Gazeta “55”: Dëmi ekonomik 129.4 milion lekë, KLSH kallëzon në prokurori
kryetaren e Bashkisë Sarandë (faqe 11).
251. Gazeta “Standard”: KLSH kallëzon ne Prokurori Kryetaren e Bashkisë
Sarandë, demi ekonomik 1 milion euro (faqe 10).
252. Gazeta “Ballkan”: 1 mln dollar dëm shtetit, kallëzohet kryetarja e Bashkisë
Sarande (faqe 4).
253. Gazeta “Shqiptarja.com”: Koka në Prokurori, ja si funksiononte “Republika”
e Koco Kokedhimës. Nga Elton Qyno (faqe 10).
254. Gazeta “Telegraf”: KLSH pjesë e rrjetit ndërkombëtar për auditimin e
integritetit (faqe 7).
255. Gazeta “Telegraf”: Dëm ekonomik prej 129.4 milion lekësh, KLSH kallëzim
penal në Prokurori për Bashkinë Sarandë (faqe 7).
256. Gazeta “Dita”: Abuzimi 1 mln USD me tenderet, KLSH denoncon
kryebashkiaken e Sarandës (faqe 12).
07 Maj 2017
257. Gazeta “RD”: Korrupsioni 180 milion, KLSH padit zyrtarët e ALUIZNI-t Lezhë
(faqe 8).
258. Gazeta “Dita”: KLSH çon në prokurori 8 zyrtarë dhe ish zyrtarë të ALUIZNI-t
të Lezhës (faqe 14).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 267
259. Gazeta “Panorama”: Shkelje te pronat, paditen 8 punonjës legalizimesh në
Lezhë (faqe 8).
260. Gazeta “Panorama”: Shkeljet/Paditet administratori i Ujësjellësit të
Lushnjës (faqe 8).
261. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Abuzimet me pronat, dëmi ekonomik 18.6
milion lekë. Nga Ornela Manjani (faqe 8).
262. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Ujësjellësi i Lushnjës ”humb” 244 milion lekë.
Nga Ornela Manjani (faqe 8).
263. Gazeta “Sot”: Mbi 300 mijë euro abuzime, kallëzohet penalisht kreu i
Ujësjellësit në Lushnje (faqe 10).
264. Gazeta “Sot”: KLSH kallëzon 8 zyrtare të ALUIZNI-t në Lezhë (faqe 10).
265. Gazeta “Koha Jonë”: Dëm 300 mijë euro , KLSH kallëzon administratorin e
ujësjellësit (faqe 14).
08 Maj 2017
266. Gazeta “Telegraf”: Punonjësit e ZVRPP Lezhë në prokurori, KLSH tregon
abuzimet e tyre (faqe 14).
267. Gazeta “Telegraf”: KLSH zbardh skandalin me ujin e pijshëm në Lushnjë, në
2016 nuk u kontrollua dhe as u klorinua. (faqe 14).
268. Gazeta “55”: Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori 8 zyrtarë të
ZVRPP-së, Lezhë (faqe 8).
269. Gazeta “Standard”: KLSH: Miliona euro shkelje ne legalizimet e Lezhës dhe
ujësjellësin Lushnje (faqe 11).
09 Maj 2017
270. Gazeta “Koha Jonë”: Dëm ekonomik 30.08 mln lekë, KLSH kallëzon 4 ish
punonjës të ZVRPP (faqe 16).
271. Gazeta “55”: KLSH kallëzon në Prokurori 4 zyrtarë të ZVRPP Librazhd (faqe 8).
272. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH çon në Prokurori zyrtarë të Hipotekës së
Librazhdit (faqe 16).
273. Gazeta “Standard”: Ministrat e Ramës... jo vetëm hashash...! Nga Ervin
Kaduku (faqe 10-11).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
268 Botime 2017
274. Gazeta “Telegraf”: Dëm ekonomik prej 30 milion lekësh, KLSH kallëzim
penal në prokurori për hartografët e ZVRPP Librazhd (faqe 14).
275. Gazeta “Dita”: Shkaktuan dëm 30 mln lekë me pronat, KLSH denoncon 4
zyrtarë të Hipotekës (faqe 17).
276. Gazeta “Shekulli”: Abuzuan me pronat, kallëzohen 4 punonjës të hipotekës
Librazhd . Nga Fatos Salliu (faqe 12).
277. Gazeta “Ballkan”: Auditi i KLSH-Grabitja e pronave në Librazhd, kallëzohen
penalisht 4 zyrtarë të ZVRPP-së. (faqe 4).
278. Gazeta “Albanian Free Press”: KLSH kallëzon penalisht ish drejtues të
Hipotekës Librazhd (faqe 7).
279. Gazeta “Sot”: KLSH kallëzon 4 ish punonjës të ZVRPP Librazhd, 30.08 mln
lekë dëm nga abuzimi me pronat (faqe 5).
280. Gazeta “RD”: 300 milion lekë dëm ekonomik, KLSH kallëzon 4 zyrtarë të
ZVRPP (faqe 4).
10 Maj 2017
281. Gazeta “Ballkan”: KLSH kontrollon Kuvendin: Deputetet janë tatuar
padrejtësisht (faqe 4).
282. Gazeta “55”: KLSH kontrollon Kuvendin: Deputetët janë tatuar padrejtësisht
(faqe 10).
13 Maj 2017
283. Gazeta “55”: Dëmi ekonomik 76.4 milionë lekë, KLSH kallëzon në Prokurori
kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goron (faqe 11).
284 Gazeta “RD”: 746 milion lekë vjedhje, KLSH padit kryebashkiakun e Himarës
(faqe 9).
285. Gazeta “Standard”: KLSH padit në Prokurori kryetarin dhe zyrtarë të
Bashkisë Himarë, dëmi 76.4 milion lekë (faqe 8).
286. Gazeta “Ballkan”: Kontrolli i Shtetit, Qindra milion lekë abuzime, përfundon
në prokurori, kryebashkiaku i Himarës.
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 269
287. Gazeta “Koha Jonë”: Kallëzimi në Prokurori/KLSH kap në shkelje Bashkinë e
Himarës, kallëzon Jorgo Goron dhe 14 zyrtarë. Kreu i Bashkisë së Himarës,
dëm shtetit 76.4 mln lekë. Nga Redjon Shtylla (faqe 15).
288. Gazeta “Telegraf”: Dëm ekonomik 76 milionë lekë, KLSH kallëzim penal në
Prokurori për Bashkinë e Himarës (faqe 10).
289. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Dëmi ekonomik 76.4 milion lekë, abuzimet në
prokurimet dhe likuidimin e pagesave. KLSH çon për ndjekje penale 11
zyrtarë të Bashkisë Himarë. Kryebashkiaku Jorgo Goro, në prokurori për
shpërdorim detyre. Nga Ornela Manjani (faqe 8).
290. Gazeta “Shqiptarja.com”: Shkelje 3.5 mln $, KLSH padit kreun e Bashkisë së
Himarës. Dërgohet në prokurori Jorgo Goro bashkë me 14 nëpunës të tjerë
të kësaj bashkie (faqe 13).
291. Gazeta “Mapo”: KLSH, padi për kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro (faqe 6).
292. Gazeta “Sot”: 341 milion lekë dëme nga abuzimet me tenderat, KLSH
kallëzon kreun e Bashkisë së Himarës dhe 13 zyrtarë. Kliti Topalli (faqe 9).
293. Gazeta “Panorama”: Shkeljet, KLSH, padit kreun e Bashkisë së Himarës
“Abuzimet me tenderët, dëmi i shkaktuar 76 milion lekë” (faqe 7).
14 Maj 2017
294. Gazeta “Panorama”: KLSH: Deputetët janë taksuar padrejtësisht “Pagesat
për komisionet u tatuan 15%, vendimi të shfuqizohet”. KLSH: Të plotësohen
vendet vakante, ka kosto për kuvendin. Nga Dorina Azo (faqe 6).
295. Gazeta “RD”: 10milion euro të zhvatura në një vit nga vetëm një institucion,
ARRSH. 9.4 milionë euro dëm ekonomik në by pass-et e Fierit e vlorës, 496
milion lekë dëm ekonomik për shërbim konsulence, 100 milion lekë rritje
artificiale për zgjerimin e Tiranë-Durrës, 57 milion lekë nga mospërdorimi i
manualeve të preventivimit (faqe 7).
296. Gazeta “Sot”: 248 zyrtarë të kallëzuar gjatë 2016 (faqe 10).
16 Maj 2017
297. Gazeta “RD”: KLSH: Tatim progresiv mbi të ardhurat e deputetëve. Pas
auditimit të bërë në Kuvendin e Shqipërisë, KLSH ka konstatuar se,
deputetët për pagesën e të ardhurave për pjesëmarrje në komisionet e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
270 Botime 2017
deputetëve është mbajtur tatimi në burim në masën 15% e shumës së
përfituar, ndërsa KLSH kërkon 23% , pra tatim më të lartë (faqe 8).
298. Gazeta “Panorama”: KLSH: Deputetët të tatohen 23% për pagesat .Kërkon
tatimin progresiv mbi të ardhurat e deputetëve të Kuvendit .Rekomandimet
e KLSH-së për tatimet e deputetëve në komisione (faqe 7).
299. Gazeta “Sot”: KLSH kërkon tatim 23% për deputetët që marrin pjesë në
komisione. (faqe 11).
300. Gazeta “Telegraf”: KLSH sqaron rreth një shkrimi të pavertetë: “kemi kërkuar
tatim progresiv, mbi të ardhurat e deputetëve të Kuvendit” (faqe 8).
17 Maj 2017
301. Gazeta “55”: KLSH në trajnimin për Vlerësuesit e Grupit të Shteteve Kundër
Korrupsionit të KE. Më datat 3 deri në 5 Maj u zhvillua në Strasburg, në
selinë e Këshillit të Europës Roundi i pestë i trajnimit për vlerësues e Grupit
të Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO).Grupi i Shteteve kundër
korrupsionit (GRECO) është themeluar në vitin 1999 nga Këshilli i Europës
për të monitoruar përputhshmërinë e shteteve me standardet
antikorrupsion të Këshillit të Europës (faqe 11).
18 Maj 2017
302. Gazeta “RD”: Korrupsioni 750 milion, KLSH padit dy zyrtarë në Tepelenë
(faqe 8).
303. Gazeta “55”: Dëmi ekonomik 74.9 milion lekë, KLSH kallëzon në prokurori
ish kryetarin e komunës Lopës në Tepelenë. Për ndjekje penale është çuar
edhe një hartues projektesh. Me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë
rekomanduar Bashkisë Tepelenë masa me karakter organizativ në lidhje me
eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet (faqe 10).
304. Gazeta “55”: Një grup audituesish nga SAI-t i Malit të Zi zhvilluan një vizitë
studimore në KLSH. Kjo vizitë vjen në zbatim të Marrëveshjes së
Bashkëpunimit midis KLSH-së dhe SAI-t të Malit të Zi të nënshkruar në 2012,
e cila prej 5 vjetësh ka krijuar një traditë të pasur e konkrete bashkëpunimi
mes dy institucioneve, e reflektuar në shkëmbimin e vizitave të shumta të
Kryetarit e audituesve të KLSH-së dhe Presidentit e audituesve të Zyrës
Shtetërore të Auditimit të Malit të Zi (faqe 11).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 271
305. Gazeta “Standard”: Bashkia e Tepelenës vjedh 11 milion lekë të reja fonde
publike të infrastrukturës (faqe 11).
306. Gazeta “Telegraf”: Dëmi ekonomik 74.9 milionë lekë, KLSH kallëzim penal
në prokurori për ish-kryetarin e komunës Lopës ,Tepelenë (faqe 14).
307. Gazeta “Telegraf”: Një grup audituesish nga SAI-t i Malit të Zi zhvilluan një
vizitë studimore në KLSH (faqe 14).
308. Gazeta “Sot”: KLSH kallëzon në prokurori dy zyrtarë në Tepelenë, abuzuan
me tenderat (faqe 10).
309. Gazeta “Shqiptarja.com”: Dëm 14.7 milionë lekë, KLSH padi ish-Komunarin
e fshatit Lopës (faqe 10).
310. Gazeta “Dita”: Abuzimi 14,7 mln lekë me tenderët, kallëzohet ish-
kryekomunari i Lopësit (faqe 15).
311. Gazeta “Koha Jonë”: Dëm 14.7 milionë lekë, KLSH padi ish-kreut të
Komunës së Lopës (faqe 14).
312. Gazeta “Koha Jonë”: Bujar Leskaj: Bashkëpunim me Malin e Zi për përvojën
e auditimeve (faqe 15).
313. Gazeta “Shekulli”: Shkelje në prokurime, KLSH kallëzon ish-kryekomunarin
(faqe 2).
20 Maj 2017
314. Gazeta “55”: Suedi, takimi i koordinatorëve të SAI-ve të vendeve anëtare të
BE dhe vendeve kandidate (faqe 11).
315. Gazeta “55”: Kreu i KLSH Bujar Leskaj takon Ambsadorin e Izraelit Boaz
Rodkin (faqe 11).
316. Gazeta “Albanian Daily News”: Bujar Leskaj meets Israeli Ambassador
(faqe 2).
317. Gazeta “Telegraf”: Kryetari i KLSH takon Ambsadorin e Izraelit (faqe 10).
318. Gazeta “Panorama”: Leskaj: Do të rrisim bashkëpunimin me auditin suprem
të Izraelit (faqe 6).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
272 Botime 2017
21 Maj 2017
319. Gazeta “Koha Jonë”: Bujar Leskaj: Bashkëpunim mes KLSH dhe
institucioneve homologe turke (faqe 12).
320. Gazeta “Panorama”: Leskaj: Do konsolidojmë marrëdhëniet me Gjykatën e
Llogarive Turke (faqe 6).
22 Maj 2017
321. Gazeta “55”: Zv/Presidenti dhe gjyqtarë të Gjykatës Turke të Llogarive
zhvillojnë një vizitë në KLSH (faqe 8).
322. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI and Turkish Court of Accounts to
Expand Cooperation (faqe 5).
323. Gazeta “Telegraf”: Zv/Presidenti dhe gjyqtarë të Gjykatës Turke të Llogarive
zhvillojnë një vizitë në KLSH (faqe 14).
23 Maj 2017
324. Gazeta “Telegraf”: Suedi, u zhvillua takimi i koordinatorëve të SAI-ve të
vendeve anëtare të BE (faqe 7).
24 Maj 2017
325. Gazeta “Sot”: Ministria e Transporteve 4.1 miliard lekë borxhe ndaj biznesit,
KLSH sugjeron të mos bëhen prokurimet pa siguruar fondet (faqe 13).
326. Gazeta “RD”: Auditimi i KLSH:”Ministria e Transportit të mos prokurojë pa
siguruar paratë” (faqe 10).
25 Maj 2017
327. Gazeta “Dita”: KLSH nuk publikon raporte auditimesh gjatë fushatës (faqe 4).
328. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH bllokon publikimin e kontrolleve. Leskaj:
Nuk duam të ndikojmë në fushatë (faqe 6).
329. Gazeta “Shekulli”: KLSH bllokon raportet, jo ndikimit në fushatë (faqe 3).
330. Gazeta “55”: Kontrolli i Lartë i Shtetit ndërpreu publikimet e raporteve të
kontrollit për shkak të fushatës elektorale (faqe 10).
331. Gazeta “55”: Rikthehen borxhet e fshehura/KLSH: Vetëm ne MT janë mbi
35 mln dollarë detyrime (faqe 10).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 273
332. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH bllokon raportet deri më 27
qershor:S’duam të ndikojmë. (faqe 8).
333. Gazeta “Sot”: KLSH bllokon publikimin e kontrolleve deri me 27 qershor
(faqe 12).
334. Gazeta “RD”: Fushata zgjedhore, KLSH ndalon publikimin e auditimeve.
(faqe 4).
335. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI won’t publish audit report during
elektoral campaign. (faqe 4).
26 Maj 2017
336. Gazeta “Sot”: Raport skandaloz, Qytetit Studenti i janë grabitur mbi 74 mijë
metër katrore tokë, lulishtet dhe rrugët e konvikteve janë shndërruar në
lokale e biznese. KLSH:Dëmi ekonomik skandaloz ndaj shtetit 144,272,364
lekë në vitet 2014-2016. Nga Anila Dodaj (faqe 12).
337. Gazeta “Telegraf”: KLSH merr pjesë në Kongresin X të EUROSAI-t (faqe 14).
338. Gazeta “Standard”: Largimet e punonjësve të administratës, kosto shtesë
për buxhetin. (faqe 11).
339. Gazeta “RD”: Vonesat në zbatimin e vendimit të gjykatave penalizojnë
rendë arkën e shtetit. (faqe 11).
340. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në Kongresin X-të të EUROSAI-t. Delegacioni i
KLSH i kryesuar nga Kryetari i KLSH, z.Bujar Leskaj, zhvilloi takime të shumta
me përfaqësuesit e SAI-ve pjesëmarrëse. (faqe 11).
341. Gazeta “55”: Vonesat në zbatimin e vendimit të gjykatave penalizojnë
rendë arkën e shtetit me kamatëvonesa. (faqe 11).
27 Maj 2017
342. Gazeta “Shqiptarja.com”: “Janar-prill, zbulohen 169 milion euro abuzime”
(faqe 10).
343. Gazeta “Sot”: Raporti i KLSH, abuzimet e zyrtareve të shtetit 169 milion
euro, kryesojnë prokurimet dhe tatim-taksat. Nga Anila Dodaj (faqe 12).
344. Gazeta “Standard”: Qeveria, përpara për “fitore të reja”, zbulohen 169
milion euro abuzime. Nga Ervin Kaduku (faqe 10-11).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
274 Botime 2017
28 Maj 2017
345. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH nxjerr abuzimet nga institucionet në
2014-2016. Dëmi në buxhet, 169 milion euro. (faqe 6).
346. Gazeta “RD”: KLSH:169 milion euro abuzime nga administrata shtetërore
në janar -prill 2017. (faqe 9).
347. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH: Janar-prill, zbulohen 169 milion euro abuzime.
(faqe 17).
29 Maj 2017
348. Revista Monitor: KLSH: Bllokohet publikimi i kontrolleve deri më 27
qershor. (faqe 8).
01 Qershor 2017
349. Gazeta “Standard”: Kërkesa e KLSH: Të shkarkohen kapitenet e portit të
Durrësit, lejuan kalimin e një anije pa leje. (faqe 8).
350. Gazeta “Shekulli”: KLSH kërkon shkarkimin e vëllait të Pjerin Ndreut nga
kapiteneria e portit. (faqe 12).
03 Qershor 2017
351. Gazeta “Albanian Daily News”: Euro 169 mln Damage Caused by Public
Administration (faqe 4).
05 Qershor 2017
352. Gazeta “Telegraf”: KLSH merr pjesë në Simpoziumin e 24-t të përbashkët
OKB-INTOSAI (faqe 10).
353. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH merr pjesë në Simpoziumin e 24-t të përbashkët
OKB-INTOSAI (faqe 17).
354. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI Chairman attends INTOSAI Symposium
Strategies to address challenges of Digitization (faqe 4).
06 Qershor 2017
355. Gazeta “Tema”: KLSH/Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, 150 mln
euro dëm shtetit (faqe 10).
356. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në simpoziumin e 24-t të përbashkët OKB-
INTOSAI (faqe 8).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 275
08 Qershor 2017
357. Gazeta “Telegraf”: “Skandalet e pa ndëshkuara”, denoncim i publikuar në
“Telegraf”, në datën 16 korrik 2016. Kurum të rikthejë 4 HEC-et e
privatizuara dhe 3.9 miliard lekë gjoba e fonde publike, të faluara në vitin
2014. KLSH ka zbuluar abuzimi21 muaj pas privatizimit... (faqe 8).
14 Qershor 2017
358. Gazeta “Telegraf”: KLSH dhe roli i SAI-ve në luftën kundër mashtrimit dhe
korrupsionit. Rrjeti i Institucioneve Supreme të Auditimit të Vendeve
Kandidate të BE-së dhe vendeve kandidate potenciale dhe Gjyqi Europian i
Auditorëve (faqe 10).
359. Gazeta “RD”: Ndreca, tendera 1.7 milionë euro për pajisje dhe mobilje në
MASH.Në datë 22 maj Plarent Ndreca protokollon një urdhër KVO për
blerje mobiljesh. Një tender të projektit Bit blerje për pajisje hardere 1
milion euro, laboratorët 750 milion lekë dhe dy rikonstruksione shkollash.
KLSH po ushtron kontrolle për tenderat e zhvilluara në MAS (faqe 5).
360. Gazeta “RD”: KLSH: 1.47 miliard euro vjedhje dhe korrupsion. Leskaj:
”KLSH kërkon vënien para përgjegjësive të shkaktarëve të tij me synimin e
krijimit të një klime parandaluese dhe dekurajuese ndaj abuzimeve,
megjithatë realiteti konkret në Shqipëri tregon se pavarësisht arsyeve të
jashtme nuk kemi qenë të suksesshëm në këtë drejtim” (faqe 9).
361.Gazeta “RD”: 314 milion euro dëm ekonomik për 2016, 920 milion euro
vjedhje e korrupsion për 2015 (faqe 9).
362. Gazeta “Sot”: Korrupsioni dhe mashtrimi financiar, kreu i KLSH: 191
miliardë lekë dëme në 4 vite (faqe 7).
363. Gazeta “Standard”: Bujar Leskaj: Kemi bërë 718 kallëzime penale në katër
vjet (faqe 11).
364. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH ka dorëzuar 718 kallzime penale në katër
vjet (faqe 12).
365. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI Filed 718 Lawsuits in 4 Years for
Corruption (faqe 5).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
276 Botime 2017
17 Qershor 2017
366. Gazeta “RD”: KLSH:OSHEE po rrjep qytetarët, por refuzon të shlyeje
borxhet (faqe 10).
22 Qershor 2017
367. Gazeta “Telegraf”: Ju faleminderit nga zemra në emër të Shtetit dhe
qytetareve shqiptare. I lumtur që vlerësoj 5 përfaqësues dhe ekspertë të
KLSH, një nga shtyllat me të rëndësishme të administratës shtetërore,
simbol i paanësisë dhe pavarësisë së tij (faqe 12-13).
368. Gazeta “Shqiptarja.com”: Deputetet gënjyen për udhëtimet jashtë vendit...
devijuan nga itinerari duke u argëtuar me paratë publike, ja shkeljet e rënda
me udhëtimet. Nga Adriatik Doçi (faqe 2).
369. Gazeta “Shqiptarja.com”: Kuvend, punonjës pa detyra te përcaktuara.
Organet e Kuvendit kane rritur fondin limit për tenderat e udhëtimit pa
asnjë argument dhe procesverbal. Nga Adriatik Doçi (faqe 2).
370. Gazeta “RD”: KLSH ka raportuar 2.8 miliard euro abuzime të qeverisë, ne
energji, në shërbime qeverie (faqe 3).
23 Qershor 2017
371. Gazeta “Shqiptarja.com”: Raporti i KLSH: Prokurorët në ajër, fluturime VIP
me shërbime ekstra. Njerëzit e Prokurorisë udhëtime luksoze me klasin
“biznes” me paratë publike . Nga Adriatik Doçi (faqe 9).
372. Gazeta “Albanian Daily News”: SAI: State Official Abuse with Trips Abroad
(faqe 5).
24 Qershor 2017
373. Gazeta “Shqiptarja.com”: Abuzim me legalizimet KLSH, kallëzon 3 zyrtarë
(faqe 11).
25 Qershor 2017
374. Gazeta “Sot”: Mandija: 3.580 punësime në administratë gjatë periudhës
zgjedhore, do i kërkohet ndihme KLSH për verifikimin e informacionit (faqe 5).
375. Gazeta “Dita”: Legalizimet abuzive në kryeqytet, denoncohen 3 zyrtarë të
ALUIZNI-t (faqe 10).
Faksimile
Kontrolli i Lartë i Shtetit 277
FAKSIMILE TË PASQYRIMIT TË AKTIVITETIT TË KLSH-së DHE DISA PREJ SHKRIMEVE TË STAFIT, JANAR – QERSHOR 2017
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
278 Botime 2017
Faksimile
Kontrolli i Lartë i Shtetit 279
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
280 Botime 2017
Faksimile
Kontrolli i Lartë i Shtetit 281
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
282 Botime 2017
Faksimile
Kontrolli i Lartë i Shtetit 283
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
284 Botime 2017
Faksimile
Kontrolli i Lartë i Shtetit 285
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi VIII
286 Botime 2017
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
RSH. Kontrolli i Lartë i Shtetit
Audituesit e KLSH-së në shtypin e përditshëm :
KLSH në media, mediat për KLSH / RSH. Kontrolli
i Lartë i Shtetit. - Tiranë : KLSH, 2017
V. 8 ; 16.5 x 23.5 cm.
Vl.8 : Janar-qershor 2017. -264f. : me foto
ISBN 978-9928-159-62-5
1.Kontrolli i Lartë i Shtetit 2.Shtypi periodik shqiptar
3.Shkrime, korrespondenca për shtypin
351.95(496.5) :050/070 “2017”
Tiranë, 2017
AUDITUESIT E KLSH-së NË
SHTYPIN E PËRDITSHËM
KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH Janar - Qershor 2017
Shtypur në Shtypshkronjë “Classic Print”
AUDI
TUES
IT E
KLS
H-së
NË
SHT
YPIN
E P
ËRDI
TSHE
M
Vëllimi VIII
ISBN: 978-9928-159-62-5
-të
Vëllimi VIII
Janar - Qershor
2017
AUDITUESIT E KLSH-së NË
SHTYPIN E PËRDITSHËM
Printing & Publishing Home
printCLASSIC
Albana AGOLLIAlbana GJINOPULLIAlbert THOMAAlfons GABILIAlfred LESKAJAlfred ZYLFIAlush ZAÇEAmantja PATOZIArtan MIRASHIArtan TOPJANAArtur HASANBELLIUAulent GURIAulona JONUZIBajram LAMAJBrunilda ZENELIBujar LESKAJEdlira SAKOEdvin STEFANIErgys ALUSHIEva LEKAFatmir ZILJAFatos ÇOÇOLIGjovalin PREÇIHysen METKOIrena ISLAMIJonild HOXHAJKlejvis KULEKristaq GJURGJAJLindita MILO (LATI)Lolita BAHOLLIManjola NAÇOMariola LLANAJMimoza BEDINIMimoza LLOJIMiranda HAXHIANikoleta PIRANJANIPullumb BEQIRAJRedi AMETLLARIRyisim XHAJASali AGAJSelfo ZENELISelime BREGUSkënder HAJDARIValentina GOLEMIVjollca SELMANIVullnet KARAFILAJXhuljeta ÇELAJYllka PULASHI
Seria e botimeve KLSH 08/2017/75
Kontrolli i Lartë i ShetitBulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3Tiranë Tel/Fax 04/228485, Tel.04/251267Web-site: www.klsh.org.al, E-mail [email protected]
9 789928 159625