Upload
others
View
11
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI
DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
VALMORA GOGO
DREJTUES SHKENCOR PROF.ASOC.DR. MARK MARKU
Tiranë, Korrik 2017
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 2 -
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE
‘’DOKTOR’’
KANDIDAT DREJTUES SHKENCOR
Valmora Gogo Prof.Asoc.Dr. Mark Marku
__________________________ ______________________________
Tiranë, Korrik 2017
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 3 -
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE ‘’DOKTOR’’
Mbrohet më datë ___/___/2017 para jurisë
KOMISIONI I VLERËSIMIT
1.__________________________Kryetar _________________________________
2.__________________________Anëtar Oponent____________________________
3.__________________________Anëtar Oponent____________________________
4.__________________________Anëtar____________________________________
5.__________________________Anëtar____________________________________
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 4 -
Ia kushtoj vëllait tim, njeriut më të guximshëm që njoh.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 5 -
Mirënjohje,
Falenderimi i parë është për profesor Mark Markun, drejtuesin shkencor të këtij
studimi. Këshillimi me të ishte vendimtar për mua në konkurimin në Shkollën
Doktorale të Gazetarisë dhe të Komunikimit, në përzgjedhjen e temës së disertacionit
dhe bisedat rreth produktit që dëshironim të finalizonim padyshim që ishin shtylla e
këtij projekti që u finalizua. E falenderoj për kritikat pa doreza por mbi të gjitha për
dashamirësinë e një mentori ndaj meje për të përfunduar me sukses këtë studim, në
një fushë pak të studiuar në Shqipëri.
Profesor Markun e falenderoj për punën e palodhur, komunikimin e hapur, nxitjen
dhe orientimin shkencor për të arritur cilësi në hulumtim. Terreni im i sigurtë, për
shkak të përvojës ishte shtypi dhe e doja një studim për të. Me profesorin ideuam
projekt-idenë e parë, e cila fatmirësisht arriti të ishte fituese.
Më tej me sugjerimet e profesor Artan Fugës, kristalizuam me saktësi se ku do
fokusoheshim: Editoriali në shtypin shqiptar dhe një studim i detajuar për të, gjatë
gjithë tranzicionit në Shqipëri. Prandaj, falenderimi i dytë i shkon profesor Fugës, për
këshillat e vyera në fokusim, analizë dhe përpunim të të dhënave.
Një falenderim i veçantë u shkon gjithë kontribuesve të këtij studimi me mendimet e
tyre të vyera: gazetarëve, redaktorëve, zëvendëskryeredaktorëve, kryeredaktorëve,
drejtorëve dhe pronarëve të shtypit shqiptar, që u bënë pjesë me intervistat e tyre.
Z.Fatos Lubonja, Z.Mero Baze, Z.Alfred Lela, Z.Robert Rakipllari, Znj.Anila Basha,
Z.Afrim Krasniqi, Z.Arben Rrozhani, Z.Aleksandër Çipa, Z.Roland Qafoku, Z.Adrian
Thano, Znj.Aleksandra Bogdani, Z.Kamber Velaj, Z.Aristir Lumezi dhe gjithë të
tjerëve. Mirënjohje për editorialshkruesit, të cilët i dhanë ‘’gjakun’’ këtij studimi, pasi
pa mendimin e tyre të çmuar nuk kishte si të dilnin konkluzione të rëndësishme për
studiuesit e fushës, studentët, profesorët, punonjësit e medieve dhe publikun e gjerë.
Së katërti një falenderim të merituar mikeshës sime, doktor Blerina Gjerazit dhe
gjithë kolegëve të Shkollës Doktorale, me të cilët kemi kaluar sfida shkencore, jemi
rritur intelektualisht dhe kemi kaluar momente të paharrueshme gëzimi.
Së fundi, një falenderim i madh shkon për familjen time, bashkëshortin dhe vajzën,
koha e të cilëve u sakrifikua me qëllimin e madh të sjelljes në jetë të këtij studimi që
shpresoj t’u shërbejë gazetarëve, drejtuesve të shtypit dhe studiuesve shqiptarë.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 6 -
Abstrakt
“Editoriali në shtypin shqiptar të tranzicionit’’ trajton karakteristikat e editorialit, këtij lloji artikulli
gazetaresk në shtyp përgjatë 25 viteve. Studimi analizon prirjet, përmbajtjen, problematikat dhe lidhjen
që ekziston midis editorialit, politikës dhe biznesit.
Qëllimi i këtij studimi është të ofrojë një analizë të thelluar të zhvillimit të editorialit si shkrim
gazetaresk, mënyrat e konceptimit dhe prodhimit të tij duke mbajtur në konsideratë raportet politikë-
media-biznes. Nëpërmjet hulumtimit dhe ekzaminimit të nivelit të pavarësisë së editorialit, si dhe
politikave redaksionale, synohet të kryhet një analizë krahasuese e editorialit në raport me gjinitë dhe
llojet e tjerë të artikujve, si opinioni, komenti etj.
Metodologjia e këtij punimi bazohet te të dhënat sasiore që vijnë nga monitorimi i gazetave
shqiptare, analiza krahasuese, si dhe intervista cilësore me drejtues, editorialistë e pronarë, si dhe
gazetarë. Në monitorim janë marrë 8 gazeta të përgjithshme, me ndikim në shtypin shqiptar, në
periudha të ndryshme. Të dhënat e studimit janë gjeneruar nga analizimi i 3052 editorialeve,
opinioneve dhe komenteve, 41 anketave me gazetarë dhe drejtues gazetash, si dhe 13 intervista cilësore
me editorialshkrues në shtypin shqiptar. Gjithashtu, të dhënat e këtij studimi shtrohen dhe interpretohen
mbi një bazë teorike, shqiptare dhe botërore. Në studim janë përdorur edhe të dhëna të monitorimeve të
mëparshme të shtypit, studime të raporteve media-pronar-politikë dhe pavarësisë së medieve.
Periudha e përmbysjeve të mëdha, periudha e përmbysjeve politike, rikthimi i së djathtës në
pushtet dhe rikthimi i së majtës në pushtet, janë 4 periudhat e studimit. Përzgjedhja e periudhave për
monitorim përkon me zhvillimet kyçe politike, prandaj është vendosur që gazetat të monitorohen
imtësisht në raport me këto zhvillime, para dhe pas tyre, me përzgjedhje disa mujore, 1 ose 2-vjeçare.
Një vend të rëndësishëm zë edhe analiza krahasuese mes gazetave dhe periudhave me reference
standardet e shtypit ndërkombëtar. Është bërë një hulumtim edhe i feedback-ut të lexuesve virtualë,
kryesisht në periudhën e fundit, të viteve 2013-2014.
Duke marrë në konsideratë të dhënat e mbledhura, si dhe duke kryer një analizë përmbajtësore
të zhvillimeve kryesore të katër periudhave të fokusuara, ky studim sugjeron se zhvillimet politike
kanë pasur ndikim në shkrimin e editorialit, duke i dhënë një tipologji politike, tipologji e cila është
ruajtur ndër vite në shtypin shqiptar. Për më tepër, editoriali është “arma” në dorën e botuesit dhe
redaksisë që përdoret sa herë “lufta” për ndikim intensifikohet.
Fjalë kyçe: Editorial, politikë editoriale, politikë redaksionale, komunikim politik, editoriali dhe
propaganda, editoriali dhe liria e shtypit, editorial gazete, opinion, editoriali dhe media e re,
konvergjenca.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 7 -
Abstract
“The editorial in the Albanian media transition” discusses the editorial features of this type of
journalistic article in the press throughout 25 years. This study takes into analysis the approaches,
content, issues and correlation between editorial, politics and business.
Main purpose of this study is to provide an in-depth analysis of editorial development as
journalistic writing, ways of its conception and production taking into account the political-media-
business relations. Through researching and examining the level of editorial independence and editorial
policy, it has been aimed to develop a comparative analysis of editorial in relation to other types of
articles such as opinion, comment, etc.
The methodology of this study is based on quantitative data obtained from monitoring the
Albanian newspapers, comparative analysis, as well as qualitative interviews with directors,
editorialists, owners and journalists. 8 general newspaper, influential in the Albanian press, have been
monitored in different periods. The data of this study have been generated through the analysis of 3052
editorials in the printed press, opinions and comments, along with 41 surveys with journalists and
newspaper executives, 13 qualitative interviews with the most prominent editorial writers in the
albanian press. In addition, the data of this study have been screened and interpreted taking into
consideration the theoretical approach, native and worldwide. In this study have been used also data of
previous press monitoring, studies on media-owner-politics relationships and the independence of the
media.
Period of great upheavals, periods of political upheaval, return of democrats into power and
the return of socialists into power comprise the four study periods. Selection of monitoring periods
corresponds with key political developments, therefore it was decided that the newspapers to be
monitored closely in relation to these developments, before and after them, with some monthly
selection, one or two years. An important place is given to comparative analysis between newspapers
and periods monitored with reference to the international press standards. A specific research has been
focused on the feedback of the virtual readers, mainly in the last period of 2013-2014.
Taking into account the data collected, as well as carrying out a substantial and cross-analysis
of major developments in four focused periods, this study suggests that political developments have
had an impact on the writing of editorials giving a political typology, a typology which it has been
preserved over the years in the albanian press. Moreover, the editorial is considered as a “mean” in the
hands of publishers and it is used whenever “the struggle” for influence is intensified.
Keywords: Editorial, political communication, editorial and propaganda, editorial and freedom of
press, newspaper’s editorial, opinión, leading article, columns, editorial and new media, convergence.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 8 -
PASQYRA E LËNDËS
A.HYRJE 11
A.1.Rëndësia e punimit 16
A.2.Paradigmat dhe hipotezat e punimit 17
A.3.Metodologjia 20
A.4.Përshkrim i kapitujve 23
A.5.Kufizimi i punimit 25
-PJESA E PARË-QASJA TEORIKE DHE PROBLEMATIKAT-
I.TRANZICIONI, PROPAGANDA DHE OPINIONI PUBLIK 27
1.1.Tranzicioni dhe demokratizimi 27
1.2.Propaganda dhe propagandimi i publikut: Ellul dhe Bernays 29
1.3.Opinioni Publik dhe Transformimi i sferës publike: Habermas dhe Sartor 33
2. MODELET E MENAXHIMIT TË REDAKSIVE 36
KONVERGJENCA DHE LIRIA E SHTYPIT
2.1.Modelet e Menaxhimit dhe Konvergjenca 36
2.2.Liria e shtypit, pavarësia, censura dhe vetëcensura: McQuail dhe Lesson 41
3.EDITORIALI, KOMENTI, OPINIONI DHE ANALIZA 42
3.1.Mesazhi dhe teknikat e ndërtimit të editorialit 43
4.MEDIAT E REJA DHE AUDIENCA: MCQUAIL DHE DOMINICK 47
II. EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT 51
2.1.Statusi i editorialit në gazetë 51
2.2.Ndarja e faktit nga opinioni 57
2.3.Redaksia dhe krijimi i editorialit 58
2.4.Gazetat në shtypin shqiptar të tranzicionit 69
2.5.Grupet mediatike dhe pronarët e gazetave në tranzicion 74
2.6.Pavarësia e shtypit nga politika 78
2.7.Komunikimi politik nëpërmjet editorialit 81
III. EDITORIALI NË SHTYPIN BOTËROR 85
3.1.Statusi i editorialit në shtypin botëror 85
3.2.Zhvillimi i editorialit. Gazetat ndërkombëtare 93
3.3.Karikatura (Rasti Charlie Hebdo) 98
3.4.Edvertoriali 102
3.5.Një pikëtakim: Wikileaks-i dhe ndikimi i tij 104
në komunikimin politik në Shqipëri
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 9 -
-PJESA E DYTË-ANALIZA E EDITORIALEVE-
IV.PERIUDHA E PËRMBYSJEVE TË MËDHA 113
4.1.Karakteristikat e gazetës ‘’Zëri i Popullit’’ 116
4.2.Karakteristikat e gazetës ‘’Rilindja Demokratike’’ 123
4.3.Karakteristikat e gazetës ‘’Koha Jonë’’ 129
4.4.Krahasimi i gazetave 132
V.PERIUDHA E PËRMBYSJEVE POLITIKE 135
5.1.Komunikimi politik nëpërmjet editorialit 136
në gazetën ‘’Koha Jonë’’
5.2.Karakteristikat e gazetës “Koha Jonë’’ 142
VI.PERIUDHA E RIKTHIMIT TË SË DJATHTËS NË PUSHTET 152
6.1.Karakteristikat e gazetës “Shekulli” 153
6.2.Karakteristikate gazetës “Panorama’’ 160
6.3.Krahasimi i gazetave 166
6.4.Politika editorialiste në gazetën “Shekulli” dhe “Panorama” 168
gjatë fushatës elektorale 2011 për Bashkinë e Tiranës
VII. PERIUDHA E RIKTHIMIT TË SË MAJTËS NË PUSHTET 181
7.1.Karakteristikat e gazetës “Mapo’’ 182
7.2.Karakteristikat e gazetës “Dita” 186
7.3.Karakteristikat e gazetës “Tema’’ 190
7.4.Krahasimi i gazetave 193
7.5.Analiza e komenteve online: Stigmatet "jugor" dhe "verior" 196
-PJESA E TRETË-EDITORIALISTËT-
VIII. PARAQITJE KRAHASUESE E EDITORIALEVE. 202
PROFILIZIM I EDITORIALISTIT
8.1.Editorialistët 202
8.2.Problematika e trajtuar në editoriale. Karakteristikat stilistikore, 223
gjuhësore dhe analiza e mesazhit
8.3. Gjetje dhe Përfundime 236
8.4.Mendime përmbyllëse 243
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 10 -
IX.ANEKSE 244
IX.1.Lista e intervistave, anketave, grafikëve dhe tabelave 244
IX.3.Intervistat Cilësore 248
Fatos Lubonja
Mero Baze
Robert Rakipllari
Afrim Krasniqi
Alfred Lela
Anila Basha
Arben Rrozhani
Aleksandër Çipa
Roland Qafoku
Adrian Thano
Aristir Lumezi
Aleksandra Bogdani
Kamber Velaj
IX.4. Pyetësorët TIP 298
X.BIBLIOGRAFIA 306
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 11 -
A.Hyrje
“Editorialet reflektojnë përmbajtjen e të gjithë
gazetës’’. 1…Faqja e editorialit në gazetë është atje ku
një diskutim energjik politik, social dhe kulturor ka
shumë të ngjarë të nisë dhe kështu është një fokusim
për analizën e përmbajtjes së gazetës, si dëshmi e
lulëzimit, apo vdekjes së tregut të ideve’’2
Editoriali është ajo lloj gjinie në gazetarinë shqiptare, që është zhvilluar
përgjatë viteve të tranzicionit, por që pak është studiuar. Shpesh edhe te vetë
punonjësit e medieve ka një ngatërrim në dallimin se çfarë është një editorial dhe
çfarë një koment, apo opinion a analizë dhe si konkretizohet në gazetë. Studiuesit e
medies nuk i kanë kushtuar rëndësi primare studimit të editorialit në shtypin shqiptar,
duke lënë të hapur shumë çështje, të cilat synohen të trajtohen gjerësisht në këtë
punim. Dhe meqë studime të mirëfillta kushtuar posaçërisht editorialit mungojnë,
rrjedhimisht edhe lexuesit nuk kanë mundur dot të njihen me një analizë shkencore
për të.
Editoriali është shkrimi që tregon qëndrimin e redaksisë, rreth një çështje,
ngjarje, zhvillimi apo ideje dhe kategorizohet si ‘’zëri’’ i një gazete. Atribut i
padiskutueshëm i redaksisë, që hartohet nga drejtuesi i gazetës, kryeredaktori apo
edhe pronari, editoriali është një nga artikujt më të rëndësishëm, në mos më i
rëndësishmi i gazetës, siç e konstaton Brian McNair. 3 Siç e thotë edhe Steven
Hallock4, editorialet reflektojnë përmbajtjen e të gjithë gazetës dhe në faqen mbushur
me të zhvillohet gjithë tregu i ideve.
Mero Baze, botues dhe editorialist i gazetës ‘’Tema’’ konstaton qartë që
linjën editoriale të një gazete e shpreh qëndrimi i saj: editoriali. Baze rrëfen për
qëllimet e këtij studimi se ai nuk ka zgjedhur kurrë të jetë i paanshëm në atë që
mendon por vetëm i pavarur.‘’Linjën editoriale të gazetës e dikton kryesisht qëndrimi
që unë kam si gazetar ndaj asaj që ndodh. Nuk kam zgjedhur kurrë të jem i paanshëm.
Kam zgjedhur të jem i pavarur në atë që mendoj, por jo i paanshëm. Paanshmëria më
duket si sterilitet që nuk i hyn në punë askujt. Për më tepër në shoqëri të korruptuara
si e jona, paanësia formale është pjesë e sistemit të korrupsionit.’’5
Analisti Fatos Lubonja ka një këndvështrim shumë interesant lidhur me
korrupsionin, konfliktin e interesit, rrethin vicioz pushtet politik-ekonomik dhe
pushtet mediatik. Sipas tij kjo është historia e trekëndëshit pushtet financiar-
ekonomik, pushtet mediatik dhe pushtet politik që i bën gjithnjë e më të pafuqishëm
1Hallock, M.Steven, Editorial and Opinion: The Dwindling Marketplace of Ideas in Today's News,
Praeger, Westport, Connecticut, Londër, 2007, f.10. 2Po aty f.16. 3McNair, Brian, Hyrje në komunikimin politik, UET Press, Tiranë 2009, f.83. 4 Shih ibid 1. 5 Baze, Mero, Intervistë 9 shtator 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 12 -
gazetarët. Sipas konstatimit të Lubonjës, një nga anomalitë kryesore që ka patur
shtypi ynë është mungesa e pavarësisë së këtij pushteti të katërt.
Figura 1.Skema që tregon lidhjen pushtet politik-ekonomik-mediatik
Për Lubonjën asgjë nuk funksionon jashtë pushteteve politike. E kuptueshme
për gazetat partiake që sponsorizohen nga partitë, mirëpo për gazetat e shpallura të
pavarura analisti ka një tjetër version.‘’…kur flasim pikërisht për këtë shtypin e
ashtuquajtur të pavarur nuk ka pasur politika që të krijojnë pavarësinë, përkundrazi,
gazetat ose janë përdorur si mjet shantazhi, ose si mjet propagande. Pra, për të
krijuar atë që e kam quajtur prej kohësh, një pushtet të lidhur me pushtetin politik dhe
pushtetin ekonomik. Pra trekëndëshi pushtet politik-ekonomik(financiar)-mediatik.
Ndërkohë që këto pushtete duhet të jenë të ndarë dhe veçanërisht shtypi duhet të jetë i
ndarë nga pushteti politik se duhet të jetë zëdhënësi i opinionit publik dhe jo
zëdhënësi i interesave të politikës, interesave pra të këtyre oligarkëve që pak nga pak
kapën shtetin.’’6
Pikërisht tundimi për të studiuar shtypin me këtë tregues shumë të
rëndësishëm, që ndërthur faktet me qëndrimet, paanësinë me varësinë bëhet më i
pakufizuar se kurrë. Të njohësh mënyrën si një redaksi dhe drejtuesit e saj marrin
vendimet për editorialin që do krijojnë bëhet një punë interesante: si përzgjedhin mes
idesh për qëndrimin e ditës, sa ndërhyjnë politikanët apo biznesmenët në punën e tyre,
kujt ia ngarkojnë përgjegjësinë për shkrimin e editorialit, si punon editorialshkruesi,
ç’mesazhe politike ka në të, çfarë gjuhe dhe çfarë toni përdor, si e lexon editorialin
lexuesi dhe si reagon paskëtaj.
Robert Rakipllari, kryeredaktor i gazetës ‘’Panorama’’ mendon se në fund të
fundit një editorial vërtet është një qëndrim që bazohet mbi fakte, por ato në të vërtetë
zgjidhen nga shkruesit në funksion të idesë së tyre. Rakipllari e zbërthen situatën me
6Lubonja, Fatos, Intervistë 20 shtator 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 13 -
gazetat në vend, në kontrast me atë që ndodh në shtypin botëror.‘’Sigurisht që
editorialistët nisen nga disa fakte. Faktet ata i zgjedhin në funksion të idesë që ata
kanë, në funksion të opinionit që ata kanë. Faktet duhet të jenë të vërteta, por janë
fakte të zgjedhura në funksion të idesë së tyre. Unë nuk është se jam kundër editorialit
në tërësi por nuk jam për editorialin për ngjarje të përditshme, rutinore. Gazeta nuk
duhet të përqëndrohet te një person. Thashë, shtypi ndërkombëtar mban qëndrime dhe
ka linja editoriale dhe shkrime por që nuk i mban kryesisht një njeri por gazeta:
‘’New York Times’’-i është pro kësaj, ‘’Washington Post’’ është pro asaj, ‘’Le
Figaro’’ është pro kësaj. Gazetat në Shqipëri janë të fokusuara te një person, pra
infrastruktura është në funksion të një personi.’’7
Ajo që është shqetësuese për Rakipllarin, bazuar edhe në strategjinë e gazetës
që drejton, është pikërisht fluksi i madh i editorialeve në shtypin shqiptar për ngjarje
të përditshme, të zakonshme, që për kryeredaktorin nuk sjellin ndonjë efekt. Kuptohet
që për të duhet të ketë një vlerësim të ngjarjeve dhe nëse janë vërtet të rëndësishme si
zgjedhje, referendume, dorëheqje ministrash etj, editoriali është me vend.‘’Unë nuk
jam për editorialin për çdo ngjarje. Duke parë shtypin ndërkombëtar dhe shtypin e
këtushëm, gazetat e huaja, gazetat e mëdha nuk mbajnë qëndrime për ngjarje të
përditshme, pra të themi editoriale për ngjarje që ndodhin përditë, por editoriale dhe
qëndrime për ngjarje shumë të rëndësishme, zgjedhje, referendume, dorëheqje
ministrash, për çështje kardinale. Normalisht edhe këtu duhet të ketë, por editoriali i
përditshëm kthehet pastaj në një instrument dhe gazeta bëhet media e atij që mban
qëndrimin. E merr rëndësinë personi që e bën dhe jo logoja në tërësi. Për shembull
po të shohim te ‘’Tema’’ që ka një qëndrim editorial të përditshëm të botuesit, shihet
çfarë pikëpamje ka Mero për një çështje dhe jo çfarë ka ‘’Tema’’ për atë çështje…’’8,
argumenton Rakipllari.
Zgjedhja e studimit të editorialit në shtypin shqiptar erdhi si domosdoshmëri
për të kristalizuar karakteristikat e këtij artikulli pjesë e zhanrit analitik, autorët,
formën, por mbi të gjitha tregun e ideve që është zhvilluar gjatë tranzicionit në gazetat
shqiptare dhe raportin media-politikë-biznes. Përpos interesit vetjak, pas një përvoje
në shtyp, hulumtimi mbi editorialin qe i nevojshëm pas verifikimit se studime të tilla
mungojnë për gjithë tranzicionin në Shqipëri. Përveç studimeve që e prekin tangent
trajtimin e editorialit, trajtojnë politikat redaksionale, pronësinë në media dhe
ndikimin politik të gazetarëve si: ‘’Gazetaria 2. Probleme të mjeshtërisë dhe format e
pasqyrimit publicistik’’nga Hamit Boriçi, ‘’Koncensioni editorial i shtypit shqiptar
në epokën e biznesit’’nga Ardit Bido, Studimi i BIRN-it ‘’Të mbyllësh një sy ndaj
lajmit: vetëcensura në median shqiptare’’, apo “Marrëdhëniet joformale mes elitave të
politikës dhe mediave’’të Jonila Godoles, nuk ka ende një studim të plotë dhe të
fokusuar mbi editorialin, karakteristikat, prirjet, editorialshkruesit, lexuesit dhe
analizën e tij në 25 vjet duke e ndërthurur me mendime të rëndësishme të botuesve,
drejtuesve, editorialistëve e gazetarëve për çështjen.
7Rakipllari, Robert, Intervistë 11 Tetor 2016. 8 Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 14 -
Pikërisht ky studim synon të jetë botimi i parë, për periudhën e plotë të tranzicionit,
një studim i thelluar. Sjellja e mendimeve të drejtuesve dhe pronarëve të medies
shqiptare dhe editorialistëve për raportin e tyre me editorialin, pronarin apo drejtuesin,
politikën, biznesin dhe lexuesin mund të shërbejë si një kontribut efikas, për ta njohur
deri në detaj skemën. Nga drejtuesi dhe pronari, te linja editoriale që materializohet
me ide dhe qëndrime dhe që i hidhet publikut në faqet e gazetës. Me rëndësi është më
pas edhe studimi i ‘’feedback’’-ut të lexuesit pas konsumit të editorialit.
Së dyti, arsyeja e zgjedhjes së këtij objekti studimi është pikasja e një raporti
të fortë që ekziston mes editorialit dhe politikës editorialiste, të cilat nuk janë
plotësisht të barabarta por të dyja shprehin nivelin më të lartë të mendimit të redaksive
e botuesve, duke shfaqur qartë qëndrime, mbështetje dhe kundërshtime për politika të
caktuara, ngjarje, vendimarrje etj. Ndërsa politika editoriale tregon linjën e
përgjithshme që mban gazeta, editoriali është artikulli që shfaq në mënyrë direkte
qëndrimin konkret të redaksisë.
Kryesisht ky studim është i lidhur me momentet kryesore të zgjedhjeve në
vend, që prej 1991 deri në 2014, ndarë në 4 periudha: Përmbysja e Madhe, Përmbysja
Politike, Rikthimi i së Djathtës në Pushtet dhe e fundit Periudha e Rikthimit të së
Majtës në Pushtet. Disertacioni synon të jetë analitik, duke sjellë veç analizës së të
dhënave nga monitorimi dhe anketat edhe këndvështrimet e botuesve e drejtuesve, si
editorialshkrues përgjatë viteve, por njëkohësisht edhe qëndrimet e lexuesve në
epokën e internetit.
Së fundi, arsyeja e zgjedhjes së editorialit për objekt studimi është edhe sjellja
e një punimi të ri, i cili mund të konsiderohet kontribut në këtë fushë, duke qenë se
është studim i fokusuar tek një lloj i vetëm artikulli gazetaresk dhe merret vetëm me
të. Studimi fokusohet më pak te komenti, opinioni apo analiza në shtyp, edhe pse në
periudha të caktuara na është dashur t’i analizojmë për të kuptuar diferencën dhe
problematikat. Po kështu nuk ngatërrohet shumë me çështjen e pavarësisë së medies,
pavarësisht se janë shtruar problematikat që shkaktohen prej saj.
Një punim monografik, i fokusuar te një lloj produkti mediatik, analizuar në
vazhdimësi sipas trendeve të ndryshimit të tij, në një periudhë të gjatë. Duket sikur
është një studim për diçka që ka ndodhur, historik, por dinamikat na çojnë në tjetër
drejtim: zbulojmë skema, formula, strategji redaksionale që ende ekzistojnë dhe
përdoren në shtypin shqiptar. Redaksi që ndryshojnë linjat redaksionale bashkë me
idetë kryesore në editoriale por që përdorin skema të njohura. Editoriali vazhdon të
përdoret dhe sigurisht që shkaqet për mënyrën si shfaqet sot, kanë lidhje me të
kaluarën, lidhjet me politikën e biznesit dhe eksperiencën e drejtuesve me medien dhe
lexuesin.
Gjatë studimit do sqarohen çështje e do vërtetohen hipoteza, por pyetjet
thelbësore që duhet të mbajmë mend gjatë leximit të çdo rreshti janë: ‘’Pse’’ dhe
‘’Si?’’.
Editoriali perceptohet si një ‘’armë’’ e rëndësishme në duart e njerëzve të
medias, politikës dhe biznesit. Ky perceptim do shtjellohet hap pas hapi, duke
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 15 -
analizuar gazetat e rëndësishme sipas periudhave, me lupën te editorialet dhe duke
vlerësuar me rigorozitet çdo mendim të aktorëve që e kanë zhvilluar atë. Shanon dhe
Weaver 9 ,përcaktojnë një model linear komunikimi por teoricienë të tjerë si
Schramm, Crag apo Barnlund10e kanë zhvilluar këtë model komunikimi, deri në
modelet ndërvepruese.
Mesazhi përçohet përmes editorialit në kanalin që janë gazetat dhe burimi i
mesazhit janë editorialshkruesit e redaksitë, për ta çuar drejt lexuesit, i cili jep edhe
feedback, nëpërmjet komenteve online.
Figura 2. Skema e modelit të komunikimit, përshtatur për studimin
Qëllimi i studimit është i qartë: analizimi i editorialit në shtypin shqiptar të
tranzicionit deri në detaj, nga ku mund të veçohen disa pika:
Të njihemi dhe të analizojmë editorialin, karakteristikat dhe prirjet e tij në
shtypin shqiptar të tranzicionit, ku do të vërtetojmë 4 hipotezat kryesore lidhur me
propagandën, zhvillimin e editorialit politik dhe opinionit, shfaqjen dhe zhdukjen
e kësaj gjinie analitike dhe transformimin e lexuesit.
Të njihemi dhe të analizojmë mendimet e editorialshkruesve dhe redaksitë, si
‘’laboratori’’ ku përgatitet mesazhi për lexuesin.
9 Shannon E.Claude/ Waver. Warren, The Mathematical Theory of Communication, University of
Illinois Press, Urbana and Chicago, f.34. 10 Schramm, Wilbur, How communication works. In W. Schramm (Ed.), The process and effects of
communication, Urbana, Illinois: University of Illinois Press, 1954, f.2-36/ Crag, Robert T.
Communication Theory as a Field. International Communication Association, 1999/ Barnlund, D. C. A
transactional model of communication. In. C. D. Mortensen (Eds.), Communication theory, New
Brunswick, New Jersey: Transaction, 2008, f. 47-57
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 16 -
Të njohim dhe analizojmë komunikimin politik në editorial.
Të njohim raportet politikë-media-biznes dhe shpërfaqjen e dimensioneve të
tyre te editoriali. Njohja e nivelit të pavarësisë së editorialit, duke njohur politikat
redaksionale të çdo gazete.
Të analizojmë raportin e editorialit me gjinitë dhe llojet e tjerë të artikujve, si
opinioni, komenti, analiza, kryeartikulli, duke dalë në konkluzione shkencore për
rolin e editorialit përgjatë 25 viteve.
Të analizojmë ndryshimet në formë, përgjatë viteve te editoriali në shtypin
shqiptar; stilistika, gjuha dhe toni dhe ndryshimet në formë për shkak të
teknologjisë.
Të analizojmë procesin e transformimit të lexuesit, nga një lexues pasiv, në
aktiv duke komentuar në versionet online të gazetave. Njohja me lexuesin
‘’online’’ që shprehet ‘’Pro’’, ‘’Kundër’’, apo që jep edhe ide për editorialistin.
A.1.Rëndësia e punimit
Rëndësia kryesore e këtij punimi është se synon të jetë i pari punim i plotë dhe
i dedikuar për editorialin në shtypin shqiptar.
Së pari, studimi synon të sjellë një hulumtim më të thellë se studimet
paraprake shqiptare, e më të gjatë në kohë për çështjen, sigurisht duke iu referuar edhe
studimeve të mëparshme fragmentare.
Së dyti, një nga risitë e studimit që mund t’i hyjë në punë kërkimit shkencor të
komunikimit dhe mjedisit mediatik në vend është edhe analiza krahasuese mes
medieve, mes paraqitjes të editorialit sipas periudhave, mes problematikave, mendimit
të gazetarëve, të drejtuesve dhe të botuesve si dhe nxjerrjen në pah të çështjeve që
janë në interes të vetë atyre, përveç interesit që mund të ketë publiku për çfarë ndodh
me politikat redaksionale të gazetave.
Së treti, pjesë e rëndësishme e studimit mbeten edhe të dhënat në periudhat e
fundit, ku lexuesi është transformuar, nga një lexues pasiv i editorialit në gazetën e
blerë në kioskë, në një lexues aktiv që jep ‘’feedback’’ në site online e rrjete sociale.
Së katërti, një rëndësi tjetër e studimit qëndron tek gërshetimi i analizës, mes
asaj të editorialit, lidhjeve mes biznesit, medias dhe politikës, një debat shumë i
zhvilluar në vend për 25 vjet, evidentuar nëpërmjet të dhënave që hapin diskutimin
nëse shtypi ka ruajtur në përgjithësi standardet si dhe parimet e pavarësisë së tij nga
politika apo jo.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 17 -
Së pesti, ‘’Editoriali në shtypin shqiptar të tranzicionit’’ ka për qëllim të
sjellë edhe një analizë të retorikës, elementëve brenda komunikimit për publikun,
lobimit, marrëdhënieve publike dhe komunikimit politik. Po kështu ky punim sjell
edhe analizën stilistikore, të formës, të tonit, të shprehive gjuhësore përdorur në
editorialet e gazetave dhe raportit me gjinitë e tjera si opinioni, analiza, komenti etj.
Së gjashti, për interesin publik, studimi sjell prirjet dhe interesat e mediave për
ngjarjet politike në Shqipëri, duke çuar rrjedhimisht në kuptimin e interesave
specifike që shtypi ndjek, interesa që lidhen ngushtë edhe me pasqyrimin e realitetit
me paanshmëri ose jo.
Së fundmi, një rol të pazëvendësueshëm në këtë studim, përveç monitorimit
afatgjatë të editorialit kanë edhe intervistat cilësore me autorët e editorialeve, ku të
intervistuarit shpjegojnë këndvështrimet e tyre për editorialin, si kanë punuar në vite
duke sjellë përvojën e tyre për produktin ofruar lexuesve.
A.2.Paradigma dhe hipotezat e punimit
Disertacioni mbështet në disa teori e modele, të cilat zbërthejnë medien,
politikën por mbi të gjitha komunikimin mes tyre dhe më pas me lexuesin.
Paradigma e studimit ka të bëjë me lidhjen e ngushtë editorial-politikë. Kryesisht
nga hulumtimi do të kuptohet roli i editorialit në shtypin shqiptar të 25 viteve dhe
nëse ai ka shërbyer si katalizator i zhvillimeve politike në Shqipëri, duke bërë një
monitorim të detajuar lidhur me 4 periudha të rëndësishme që kanë të bëjnë me
zhvillime të të gjitha fushave, por njëkohësisht edhe me periudha të rëndësishme
zgjedhore. Editoriali është pika më e dukshme e një produkti mediatik (gazeta në këtë
rast) që lidhet me politikën. Pas analizës paraprake të të dhënave, rezulton se
periudhat më të frytshme por edhe më të shfrytëzuara nga mediet janë pikërisht
periudhat parazgjedhore dhe të fushatave 1 deri në 2 muaj si dhe rastet e përplasjeve
të mëdha politike. Politika komunikon në këtë mënyrë me audiencën dhe lexuesin, i
cili është edhe votues. Gjatë studimit janë ngritur disa pyetje kërkimore:
Së pari, pyetja kërkimore që do të shtjellohet është si shfaqet editoriali në
shtypin shqiptar dhe pse editoriali ka një lidhje shumë të ngushtë me zhvillimet
politike? Sa e kanë vendosur axhendën politike gazetat? Çfarë linje politike shfaqet
nëpërmjeteditorialit?
Së dyti, a është i ndikueshëm editoriali dhe nëse po çfarë raporti ekziston mes
editorialit si lloj artikulli gazetaresk dhe botuesit të medies, në rolin e pronarit të
kanalit të komunikimit?
Së treti, a është perfeksionuar forma e komunikimit në editorial dhe
karakteristikat e tij sipas periudhave të marra në shqyrtim? Sa ndahet fakti nga
opinioni në të? Si ndryshon ai me zhvillimin teknologjik?
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 18 -
Së pesti, çfarë ndikimi ka tek lexuesit editoriali? Si sillen ata në raport me të?
Çfarë vëmendje i kushtojnë atij, në raport me llojet e tjerë të artikujve? Po lexuesit
virtualë çfarë raporti kanë krijuar me të sa i përket përgjigjes, ‘’feedbackut’’?
Së gjashti, çfarë mendojnë krijuesit për editorialin? Çfarë mendojnë për
gazetat që e lëvrojnë dhe çfarë raportesh kanë me pronarët? Si shfaqet dhe si zhduket
ky lloj artikulli që bën pjesë në zhanrin analitik?!
Hipotezat e studimit që do të vërtetohen janë:
Hipoteza e parë
Editoriali në periudhën e transformimeve të mëdha, nga diktatura në
demokraci është propagandistik dhe ngatërrohet thellësisht me llojet e tjera siç është
kryeartikulli.
Hipoteza e dytë
Në periudhën e përmbysjeve politike, editoriali është politik. Ka ngatërrim të
fakteve me opinionet. Editorialet janë më shumë opinione, se qëndrime bazuar mbi
faktet.
Hipoteza e tretë
Editoriali kryesisht zhduket si gjini dhe kemi një zhvillim të qëndrimeve në
opinione, komente dhe analiza. Redaksitë s’mbajnë rregullisht qëndrimet e tyre, por
pajtojnë opinionistë, të cilët materializojnë linjat editoriale të gazetave. Opinionet që
zëvendësojnë editorialet bëjnë një lloj përcaktim axhende (agenda-setting), ku
caktohen çështjet që duhen marrë në konsideratë, duke u intensifikuar qëndrimet
politike ‘’pro’’ apo ‘’kundër’’, gjatë zgjedhjeve dhe me gjerë.
Hipoteza e katërt
Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe daljes aktive online të
gazetave, fuqizohet roli i lexuesit. Nga një lexues që shfleton printin, shndërrohet në
një lexues që jep feedback, komenton editorialin, e hedh poshtë atë ose e aprovon dhe
jep ide te editorialisti.
Editoriali ka një lidhje shumë të ngushtë me politikën. Perceptimi është se editoriali
është ‘’arma’’ më e fortë e politikës, e cila nëpërmjet medies dërgon mesazhe të
votuesi për ta influencuar. Media, kryesisht, bën ndërmjetësin, me raportimin e saj në
dukje objektiv, ndërsa editorialin e përdor si katalizator të mesazheve politike. Mero
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 19 -
Baze, editorialist që shkruan thuajse çdo ditë nga një editorial përgjatë 20 vjetëve, ka
dalë në këtë konkluzion që edhe të tjerë ekspertë si ai e mendojnë: Shoqëria
shqiptare diktohet nga politika. Për këtë arsye tematika e editorialit në shtypin
shqiptar sipas tij rendit të parën në listë: politikën.‘’Shoqëria shqiptare është një
shoqëri që diktohet nga politika. Politika sot e 25 vjet që kur unë punoj si gazetar
është diktuesja e tregut ekonomik, social, kulturor, e gjithçkaje që ne bëjmë. Ne nuk
jemi një shoqëri konkurente, por jemi një shoqëri politike. Ne nuk konkurojmë, ne
luftojmë në dy llogore. Dhe t’u shpjegosh njerëzve politikën në këtë rast është një
biznes i mirë…Çdo editorial i imi bazohet mbi zhvillime me fakte të provuara. Ato nuk
janë pjesë e editorialit, por pjesë e një ngjarje të ditës, shumë e provuar ose së paku
shumë publike. Unë thjesht ndaj opinionin tim për atë që ka ndodhur. Siç e thashë
është një qëndrim më shumë se sa një studim.’’11
Po kështu një perceptim mbi bazën e studimeve paraprake por edhe nga çfarë
thonë të intervistuarit për këtë studim, është se paanësia e editorialit vihet në
pikëpyetje në shtypin shqiptar të tranzicionit pasi theksimi i ngjarjeve pozitive dhe
zbehja e ngjarjeve negative është një fenomen i përhapur në shtypin e targetuar për
analizë. Madje, media, nën ndikimin e politikës ka në dorë të përzgjedhë ngjarjet,
mesazhet dhe t’u japë formën që do. Media e rikrijon realitetin dhe më shumë se
përmbledhje faktesh, ai është fiksion. Mes faktit dhe opinionit nuk ka një ndarje
objektive dhe të qartë. Opinionet shpesh paraqiten si fakte dhe faktet vihen në dyshim
kur kundërshtojnë idetë e opinionistëve.
Opinioni shpesh paraqitet si fakt, me tendencën e manipulimit të lexuesit duke
shkuar deri në përdorimin e propagandës (rasti i gazetave ‘’Zëri i Popullit’’ dhe
‘’Rilindja Demokratike’’ që do t’i analizojmë gjatës studimit). Shpesh autorët e
editorialit shndërrohen sa në editorialistë, në komentues, pastaj vetëquhen opinionistë,
madje dhe përdoren nga drejtuesit e mediave për të dërguar te lexuesi mesazhin që
gazeta nuk ka guxim ta vendosë poshtë etiketimit ‘’Editorial’’. Kështu forma
ngatërron kategorizimin, cili quhet editorial, cili opinion, cili koment dhe cili lajm.
Në hipotezën e katërt do të vërtetohet edhe fuqizimi i rolit të lexuesit, i cili në
vitet e fundit të tranzicionit është bërë edhe më i madh. Kemi shndërrimin e lexuesit
pasiv të editorialit në komentues me feedback të fortë pas marrjes së mesazhit nga
editoriali, duke e konfirmuar apo hedhur poshtë. Pra, komentuesi është marrësi i
mesazhit që voton ‘’Pro’’ apo ‘’Kundër’’ editorialit, duke dhënë edhe argumente të
reja për çështjen. Kuptohet që lehtësia e internetit dhe kalimi i gazetave në versione
online e ka sjellë këtë avantazh të madh për shtypin.
11Shih ibid 5.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 20 -
A.3. Metodologjia
Ka shumë diskutime se cila mund të jetë metodologjia më e mirë e kërkimit shkencor.
A duhet të ketë bazën te analiza e të dhënave sasiore, apo cilësore? Për të shmangur të
gjithë këtë dilemë dhe për të patur rezultate e konkluzione sa më afër objektives,
sigurisht me marzh gabimi që njihet shkencërisht, metodologjia e këtij punimi bazohet
te të dhënat sasiore që vijnë nga monitorimi i gazetave shqiptare, analiza krahasuese,
intervistat cilësore me drejtues, editorialistë e pronarë si dhe anketat me gazetarët. Po
kështu të dhënat shtrohen dhe interpretohen mbi një bazë teorike, shqiptare dhe
botërore. Në studim janë përdorur edhe të dhëna të monitorimeve të mëparshme të
shtypit dhe studime të raporteve media-pronar-politikë dhe pavarësisë së medias.
Duke qenë një periudhë shumë e gjatë, thuajse 25-vjeçare, është zgjedhur të
bëhet një lloj periodizimi dhe kategorizimi të rëndësisë së gazetave në monitorim.
Mund të ishte përdorur përzgjedhje rastësore, por është zgjedhur monitorim i të gjitha
editorialeve, për periudha kryesisht 1 deri në 2-vjeçare dhe në mënyrë të përditshme si
dhe është bërë bërë një lexim horizontal i tyre së bashku me analizën e thelluar.
Përzgjedhja e këtyre periudhave për monitorim, përkon edhe me zhvillimet kyçe
politike, prandaj është vendosur që gazetat të monitorohen imtësisht në raport me këto
zhvillime, para dhe pas tyre. Në pamundësi për t’i monitoruar në 25 vjet është parë e
arsyeshme kjo përzgjedhje, e cila na çon në të dhëna që vërtetojnë hipotezat.
Janë studiuar në detaje editoriale të caktuara, duke bërë njëkohësisht përveç
përpunimit të të dhënave sasiore edhe analizë përmbajtësore.
Tek metodat sasiore është përdorur monitorimi dhe nxjerrja e të dhënave në
shifra dhe grafikë, si dhe të dhënat nga anketat me gazetarë ndërsa metoda cilësore
është bazuar kryesisht te intervistat e editorialistëve, e pronarëve dhe gazetarëve, si
dhe te analiza krahasuese.
Është bërë një hulumtim edhe i feedback-ut të lexuesve virtualë, kryesisht në
periudhën e fundit, të viteve 2013-2014. Një periodizim i nevojshëm i të gjithë
tranzicionit, për të marrë maksimumin e të dhënave të vlefshme është edhe ai i
përdorur në këtë kërkim.
Siç do shihni me detaje në tabelën më poshtë, studimi është bazuar në të dhëna
parësore: sasiore dhe cilësore si dhe në të dhëna dytësore sasiore. Si bazë teorike është
përdorur literatura më e fundit botërore për editorialin, komunikimin dhe modelet, si
dhe ato pak studime që ekzistojnë në Shqipëri për shtypin shqiptar. Gjithsesi baza e të
dhënave empirike mbetet monitorimi i gazetave, intervistat cilësore me 13
editorialshkrues, kryeredaktorë, analistë dhe pronarë të shtypit dhe anketa me 41
gazetarë, redaktorë, zv.kryeredaktorë dhe kryeredaktorë. Te anketat me gazetarët dhe
drejtuesit e tyre janë vjelë të dhëna të rëndësishme lidhur me mënyrën e funksionimit,
komunikimit në redaksi, temat e editorialeve, frymëzimin e drejtuesve të tyre dhe nëse
kanë shkruar ndonjë herë qëndrime. Kurse intervistat cilësore shfaqin mendimet e
editorialshkruesve më të rëndësishëm të shtypit, të cilët rrëfejnë idetë e tyre për
editorialin, lidhjet me pronarët, me lexuesit, me editorialshkruesit me kontratë,
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 21 -
problematikat, çfarë mendojnë për gazetat dhe çfarë për editorialistët me penë më të
mprehtë.
Një vend të rëndësishëm ka zënë analiza përmbajtësore e editorialeve,
komenteve, analizave apo opinioneve specifikë, për të sjellë një situatë krahasimore
mes gazetash, mes llojesh por edhe mes periudhash. Përveç monitorimit të versioneve
print të gazetave në tranzicionin shqiptar, një vend të rëndësishëm ka zënë edhe
monitorimi online i editorialeve, komenteve, analizave, opinioneve si dhe e
komenteve të lexuesve. Si e dhënë dytësore është përdorur një studim i ‘’BIRN’’-it i
vitit 2015, lidhur me pavarësinë e shtypit dhe vetëcensurën e mediave në Shqipëri.
Figura 3. Metodologjia e mbledhjes së të dhënave empirike
TË DHËNA PARËSORE
SASIORE MONITORIM –Gazetat në vitet 1991-2013. Përkatësisht:
1.1991 ‘’Zëri i Popullit’’, ‘’Rilindja Demokratike’’, ‘’Koha Jonë’’
2.1997 ‘’Koha Jonë’’
3.2005 ‘’Shekulli’’, ‘’Panorama’’
4. 2011 ‘’Shekulli’’, ‘’Panorama’’
5.2013 ‘’Mapo’’, ‘’Tema’’, ‘’Dita’’
5.2014 ‘’Mapo’’, ‘’Tema’’, ‘’Dita’’, ‘’Panorama’’
ANKETA ME 41 GAZETARË, KRYEREDAKTORË DHE
ZV.KRYEREDAKTORË, realizuar në redaksitë e gazetave “Panorama”,
“Shekulli”, “Shqip”, “Mapo” dhe “Dita”
CILËSORE INTERVISTA CILËSORE: Fatos Lubonja, Mero Baze, Afrim Krasniqi, Adrian
Thano, Robert Rakipllari, Anila Basha, Alfred Lela, Aleksandër Çipa, Roland
Qafoku, Arben Rrozhani, Aleksandra Bogdani, Kamber Velaj, Aristir Lumezi.
TË DHËNA DYTËSORE
SASIORE
TË DHËNA NGA STUDIMI I ‘’BIRN’’-it: Të mbyllësh një sy ndaj
lajmit:vetëcensura në median shqiptare’’, Tiranë, 2015
Katër periudha të mëdha shenjojnë tranzicionin në shtypin shqiptar përzgjedhur për
studimin:
1.Periudha e Përmbysjeve të Mëdha (1991-1992)
2.Periudha e Përmbysjeve Politike (1997)
3.Periudha e Rikthimit të së Djathtës në Pushtet (2005)
4.Periudha e Rikthimit të së Majtës në Pushtet (2013)
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 22 -
Me këtë synim, sipas ndarjeve në periudha është bërë edhe përzgjedhja e gazetave për
monitorim dhe analizë, si dhe e editorialistëve e pronarëve për intervistat cilësore.
Janë zgjedhur gazeta me natyrë të përgjithshme, me ndikim në publik, me tirazh më të
lartë dhe me një shtrirje të gjerë kohore të botimit të tyre. Për çdo periudhë janë
monitoruar gazetat më në zë dhe më me ndikim në publik.
Ndër gazetat e përzgjedhura janë: ‘’Rilindja Demokratike’’, ‘’Zëri i Popullit’’,
‘’Koha Jonë’’, ‘’Shekulli’’, ‘’Panorama’’, ‘’Mapo’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Tema’’. Në këtë
përzgjedhje ka ndikuar dhe karakteristika e tipologjia e gazetave në raport me
editorialin, siç është rasti i gazetave ‘’Mapo’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Tema’’.Të trija gazetat
identifikohen nëpërmjet tij, editoriali është artikulli i fortë, ‘’zëri’’ i gazetës.
Figura 4. Numri i gazetave dhe artikujt e monitoruar OP/ED (Editoriale, opinione, analiza,
komente)
Gazetat Numri i gazetave Numri OP/ED
Zëri i Popullit 1990
226
180
Zëri i Popullit 1991 71 59
Rilindja Demokratike
1991
92 82
Koha Jonë 1991 48 38
Koha Jonë 1997 260 236
Shekulli 2005 207 527
Shekulli 2011 31 34
Panorama 2005 339 786
Panorama 2011 31 61
Tema 2013 365 407
Tema 2014 30 30
Dita 2013 365 199
Dita 2014 30 30
Mapo 2013 365 353
Mapo 2014 30 30
TOTALI
2490
3052
Në këtë kënd janë realizuar edhe anketat me gazetarët dhe intervistat cilësore. Emra të
njohur dhe me peshë në krijimin e editorialeve dhe ndjekjen e politikave editoriale të
gazetave, drejtues e pronarë mediesh si: Fatos Lubonja, Mero Baze, Alfred Lela,
Robert Rakipllari, Adrian Thano, Anila Basha, Arben Rrozhani, Roland Qafoku,
Aleksandër Çipa, Aleksandra Bogdani, Aristir Lumezi, Kamber Velaj etj. Pyetjet për
ta janë krijuar pas analizës së politikave editorialiste të gazetave, ndikimin që gazetat
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 23 -
e tyre kanë te publiku, marrjen e vendimeve në raste të veçanta, formën e preferuar të
editorialit dhe feedback-un nga lexuesi.
Ndërsa anketat janë realizuar në redaksitëe gazetave ‘’Shqip’’, ‘’Dita’’,
‘’Mapo’’, ‘’Shekulli’’ dhe ‘’Panorama’’. Anketat me 41 reporterë, përfshirë edhe disa
drejtues si kryeredaktorë, zv.kryeredaktorë dhe redaktorë janë fokusuar te aspekti se
sa gazetarët janë përfshirë në procesin e krijimit të editorialit, sa ide kanë dhënë ata, si
ka funksionuar redaksia në hierarkinë e saj, si janë marrë vendimet për editorialin dhe
shkrimet e tjera dhe çfarë mendojnë ata për editorialet në gazetat ku punojnë.
Duke mos dashur të shpërqëndrohemi nga thelbi, editoriali, e për të gërmuar
thellë në degëzime të tjera të kërkimit, janë shfrytëzuar si të dhëna dytësore, të
gatshme, ato të studimit të BIRN-it: ‘’Të mbyllësh një sy ndaj lajmit: vetëcensura në
median shqiptare’’, Tiranë, 2015. Është e nevojshme njohja me nivelin e paanësisë së
shtypit shqiptar dhe ndikimin e tij në linjën editoriale, syth me rëndësi për të kuptuar
problematikën, prandaj për këtë arsye janë përdorur konkluzionet e këtij studimi të
fundit dhe të plotë për medien në Shqipëri.
Pra, me metodologjinë e përdorur synohet të arrihet:
Vjelja e të dhënave për vërtetimin e 4 hipotezave të studimit nga monitorimi i
gazetave.
Vjelja e të dhënave për vërtetimin e 4 hipotezave të studimit nga anketat me
gazetarë dhe drejtues.
Vjelja e të dhënave nga anketat, monitorimi, intervistat dhe studimet e
mëparshme për shtjellimin e problematikave dhe çështjeve të ngritura.
Vjelja e të dhënave nga intervistat cilësore me autorët e editorialeve për
vërtetimin e 4 hipotezave të studimit.
A.4.Përshkrim i kapitujve
Dy kapitujt e parë, pas Hyrjes dhe Qasjes Teorike, ‘’Editoriali në shtypin shqiptar
të tranzicionit’’ dhe ‘’Editoriali në shtypin botëror’’ trajtojnë kryesisht bazën
teorike të ndërtimit të editorialit dhe raporteve të tij dhe modeleve të komunikimit
gërshetuar edhe me të dhëna empirike të studimit, të cilat shtrojnë problematikat.
Në kapitullin e tretë analizohet statusi i editorialit në gazetë, ndarja e faktit nga
opinioni, ndërtimi i redaksisë, komunikimi në të dhe krijimi i editorialit. Po kështu një
rëndësi të madhe u kushtohet edhe autorëve të editorialit dhe zërit të tyre. Më pas
bëhet një përmbledhje informative për gazetat, kur janë krijuar dhe çfarë natyre kanë,
i grupeve mediatike dhe i pronarëve. Dy çështjet e tjera, më delikate dhe që marrin më
shumë hapësirë për shkak të ndërlikimit janë: pavarësia e shtypit nga politika dhe
komunikimi politik nëpërmjet editorialit.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 24 -
Në kapitullin e katërt, gjithçka e përshkruar më sipër ndryshon mjedisin, editoriali
shikohet më globalisht. Cili është statusi i tij në shtypin botëror, tendencat dhe
zhvillimi i tij, struktura dhe parimet profesionale të shkrimit të tij, karakteristikat e
editorialistit në shtypin botëror, lexuesi dhe transformimi i tij me zhvillimin e
teknologjisë dhe së fundi detaje të formave të ngjashme me editorialin: edvertoriali
dhe karikatura. Në këtë kapitull trajtohet edhe një pikëprerje mes zhvillimeve botërore
të informacionit dhe teknologjisë si në rastin e Wikileaks-it dhe ndikimin që pati në
komunikimin politik në Shqipëri.
Katër kapitujt e tjerë trajtojnë karakteristikat e gazetave dhe krahasimin e
editorialeve mes tyre. Ata zbërthejnë prirjet e editorialit, mesazhet, formën,
problematikat japin detaje nga puna e editorialistëve, raporti i tyre me pronarët dhe
politikën si dhe zbërthejnë llojin e ri të lexuesit, atë online.
Në kapitullin e shtatë profilizohet lexuesi online, jepen karakteristika për të
realizuar lehtë një ‘’identikit’’ të tij dhe përshkruhet shkalla e ndikimit te editoriali.
Gazetat ‘’Zëri i Popullit’’, ‘’Rilindja Demokratike’’, ‘’Koha jonë’’,
‘’Shekulli’’, ‘’Panorama’’, ‘’Mapo’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Tema’’ analizohen në 4 periudha:
‘’Periudha e përmbysjeve të mëdha demokratike dhe lindja e shtypit pluralist (1990-
1991)’’, ‘’Periudha e përmbysjeve politike dhe e rotacionit politik (1997)’’,
‘’Periudha e rikthimit të së djathtës (2005)’’ dhe ‘’Periudha e rikthimit të së
majtës(2013)’’. Të dhënat sasiore, së bashku me intervistat cilësore të editorialistëve,
vërtetojnë hipotezat e ngritura në studim, në katër kapituj.
Në kapitullin e tetë bëhet nj ëanalizë e problematikës, tematikës, stilistikësnë
editorialet e gazetave të përzgjedhura. Një vend i rëndësishëm i lihet edhe profilizimit
të editorialistit. Në këtë kapitull shihet problematika e trajtuar në editorial dhe bëhet
analizë përmbajtësore, edhe në këndvështrimin e drejtuesve dhe pronarëve të
mediave. Më pas analizohen karakteristikat stilistikore, gjuhësore dhe përmbajtësore
të mesazhit në editorial.
Ky kapitull i është kushtuar editorialistit, analizës krahasimore të editorialit
përgjatë tranzicionit sipas periudhave, përfundimeve, gjetjeve dhe mendimeve
përmbyllëse, konkluzioneve logjike të të dhënave empirike, gërshetuar me intervistat
e rëndësishme cilësore si dhe prirjes së zhvillimit të editorialit në shtypin shqiptar.
Së fundmi renditen anekset me intervistat e plota të autorëve të editorialeve,
pronarëve dhe drejtuesve të gazetave, anketa dhe pyetësori tip përdorur në këtë
kërkim shkencor, një listë tabelash e grafikësh si dhe bibliografía.
A.5.Kufizimi i punimit
Ky është studimi i parë në Shqipëri fokusuar vetëm te editoriali. Si i tillë, duke patur
shumë çështje të patrajtuara dhe shumë pikëpyetje është e pamundur të ezaurohen të
gjitha çështjet që lindin.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 25 -
Kufizimet e studimit lidhen me pamundësinë për ‘‘të kaluar në sitë’’ të gjithë
editorialet në 25 vjet, duke bërë një zgjedhje kohore të kushtëzuar, lidhur me katër
periudha të rëndësishme: ‘’Periudha e përmbysjeve të mëdha’’ 1991-1992, që
përcaktohet nga rënia e regjimit komunist dhe vitet e para të demokracisë, ‘’Periudha
e Përmbysjeve Politike’’ që përcaktohet nga periudha e 1997, konfliktit civil në
Shqipëri, ‘’Periudha e Kthimit të së Djathtës në Pushtet’’ 2005 dhe ‘’Periudha e
Kthimit në Pushtet të së Majtës’’ 2013.
Sipas periudhave janë zgjedhur edhe gazetat më me ndikim të kohës, kryesisht
gjeneraliste. Është bërë një monitorim i detajuar i editorialit në kohëzgjatje kryesisht
njëvjeçare për 4 periudhat, me qëllim në nxjerrjen e konkluzioneve sa më të
qëndrueshme dhe objektive. Kjo ka qenë një nga vështirësitë më të mëdha të studimit,
duke kushtëzuar përzgjedhje periudhash dhe gazetash për monitorim.
Kufizimi i dytë, në vazhdën e të parit ka të bëjë pikërisht me numrin e
gazetave të monitoruara, pasi në të ardhmen mund të lindë nevoja për të studiuar të
tjera si dhe të thellohet më tepër studimi i copëzave të mozaikut. Një thellim i
nevojshëm do të qe edhe te problematika të caktuara, siç mund të qe edvertoriali dhe
karakteristikat e tij në shtypin shqiptar.
Edhe pse janë marrë shembuj pafund nga editorialet më spikatës, sërish mund
të mbetet nevojë që të sillen të tjera analiza për të në studime të ardhshme.
“Zëri më i rëndësishëm i një gazete është editoriali i saj, i cili personifikon
identitetin e saj politik’’12, do të shkruante Brian McNair. E pra, le t’i futemi
punës për ta njohur ‘’Zërin’’.
12McNair, Brian, Hyrje në komunikimin politik, UET Press, Tiranë 2009, f.83.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 26 -
QASJA TEORIKE DHE PROBLEMATIKAT
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 27 -
1. TRANZICIONI, PROPAGANDA DHE OPINIONI PUBLIK
1.2 Tranzicioni dhe demokratizimi
Tranzicioni është intervali ndërmjet një regjimi politik dhe një tjetri. Sipas
O’Donnell dhe Schmitter13, tranzicioni kufizohet nga fillimi i procesit të shpërbërjes
së regjimit autoritar dhe nga ana tjetër nga instalimi i një forme të caktuar
demokracie, apo rikthimi në një formë autoritare apo nga emergjenca e një alternative
revolucioni. Karakteristika kryesore e tranzicionit është mungesa e përcaktimit të
rregullave të qarta të lojës politike. Kur kuptohet se ka nisur ky proces? Sipas
autorëve kur aktorët e regjimit autoritar nisin të modifikojnë rregullat e tyre për të
garantuar më shumë të drejta për njerëzit dhe grupet e caktuara. Janë pikërisht këto
rregulla që nisin të aplikohen në institucione politike të menaxhuara me rregulla të
tjera, që përcaktojnë procesin e demokratizimit14.
Pra, ndërsa demokracia është forma e qeverisjes së shtetit, demokratizimi
është procesi i ndryshimit të regjimit nga sundimi autoritar apo totalitar në vendosjen
e demokracisë15. Blendi Kajsiu16 sjell në vëmendje kujdesin që duhet të kemi në të
mos të ngatërruarit të dy proceseve: tranzicionit dhe demokratizimit. Në këndin e
Kajsiut, demokratizimi sigurisht që rrjedh nga tranzicioni, mirëpo koncepti i
demokratizimit duhet shkëputur nga paradigma e tranzicionit, sipas të cilit
demokratizimi është proces linear. Çështja e ngritur nga Kajsiu ka të bëjë pikërisht me
raportin politikë-institucione. Nëse sipas qasjes së paradigmës së tranzicionit
demokratizimi nëpërmjet integrimit shihet në kurbën e ecurisë së ndërtimit,
konsolidimit dhe sjelljes së institucioneve, politika shihet si jashtë apo brenda, por jo
si pjesë integrale e tyre. Pikërisht, kjo gjë duhet parë me skepticizëm sipas autorit:
politika është pikënisja e formësimit dhe jo mbarimi i formësimit të këtyre
institucioneve.
Në këndin e ri të shikimit të këtij raporti, tranzicion (institucione)-
demokratizim-politikë, sigurisht që zë një vend të dukshëm media. Ka shumë rëndësi
se si procesi raportohet nga media, por po ashtu si nxitet prej saj. Si i raporton dhe
nxit (shtyn) proceset media? Çfarë lidhje ka me propagandën? Në revistën shkencore
‘’Polis 2’’17 sillet si shembull raportimi në media i çështjes së integrimit të Shqipërisë.
Nga monitorimi i gazetave dhe televizioneve në Shqipëri del si konkluzion se media
13 O’Donnell, Guillermo, Schmitter, Philippe, Transition from Authoritarian Rule, Tentative
Comclusions about Uncertain Democracies, f.6, The John Hopkins University Press, Baltimore and
London, 1986 14 O’Donnell, Guillermo, Schmitter, Philippe, Transition from Authoritarian Rule, Tentative
Comclusions about Uncertain Democracies, f.8, The John Hopkins University Press, Baltimore and
London, 1986 15 Bogdani, Mirela, Loughlin, John, Shqipëria dhe Bashkimi Europan, Integrimi Europian dhe
Perspektiva e Pranimit, Dajti 2000, Tiranë, 2004, f.46 16 Kajsiu, Blendi, Integrimi si pengesë për demokratizimin, Polis 2, Revistë shkencore e departamentit
të shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, UET, Nr.2/2006, f.7-8 17 Polis 2, Revistë shkencore e departamentit të shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare,
UET, Nr.2/2006
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 28 -
po aq sa është një mjet efikas për të përballuar çdo lloj propagande, po aq është një
mjet efikas për të krijuar dhe ngulitur propaganda të reja. ‘’Integrimi po kthehet në një
propagandë të re, që pak nga pak po i zë vendin një ‘’propagande’’ pasardhëse, siç qe
deri para pak vitesh propaganda mbi tranzicionin’’18.
Si përthyhet kjo propagandë në linjat editoriale të mediave? Në detajet
kaotike, shpesh edhe të ‘’papërtypura’’ nga lexuesit apo audienca, hyn në lojë
qëndrimi editorial dhe linja e botimit. Sipas përfundimeve të monitorimit bërë nga
‘’Polis 2’’, shumë media përpunojnë një opinion sipas të cilit ‘’integrimi është çështje
e të gjithëve’’.19Kështu krijohet perceptimi se integrimi, apo çështje të tjera që media
vendos në axhendën e saj, janë sensitive. Është krejtësisht e sigurt se publiku do ta
shohë me sy kritik opinionin e mësipërm?! Dyshuese.
A ka përfunduar tranzicioni në Shqipëri? Kjo mbetet një nga temat e shpeshta
të diskutimit shkencor e publik, por sigurisht që nuk merr dot një përgjigje të prerë.
Sipas Bogdanit dhe Loughlin 20 konsolidimi demokratik është më i gjatë se
tranzicioni dhe mund të zgjasë disa dekada.
Jonila Godole21, bazuar në modelin e Rozumilowickz, përcakton katër faza të
tranzicionit politik në Shqipëri, duke lënë të hapur diskutimin për fazën e katërt të tij,
nëse bëhet fjalë për konsolidim të demokracisë apo tranzicion të zgjatur. Godole
përcakton edhe kufijtë e fazave sipas viteve, duke nisur nga 1988-ta, e cila shënon
sipas autores paratranzicionin: 1988-1990: Paratranzicioni shqiptar, 1990-1994:
Fillimi i tranzicionit, 1994-1998: Orvatjet për institucionalizimin e demokracisë,
1998-2012: Konsolidim i demokracisë apo tranzicion i zgjatur?
Elez Biberaj22 përcakton se Shqipëria, njësoj si vendet e tjera paskomuniste të
Europës Qëndrore dhe Lindore, ka kaluar një proces tranzicioni të shumëfishtë:
tranzicion politik, ekonomik dhe të sigurimit kombëtar. Biberaj sjell në vëmendje disa
momente kyçe, marsin dhe pas marsin e vitit 1992 kur PD-ja mundi ish-komunistët,
periudhë që u shoqërua me ndryshime të thella politike, ekonomike dhe shoqërore,
ndryshimi i Kushtetutës, zgjedhjet parlamentare të majit 1996 të bojkotuara nga
opozita dhe që dobësuan besimin në procesin e demokratizimit. Po kështu sipas
autorit demokracia pësoi tjetër goditje në fillim të vitit 1997, ‘’kur shembja e skemave
mashtruese piramidale u bë shkak për trazira të dhunshme dhe kryengritje të
armatosur, duke zhytur vendin në krizën politike dhe ekonomike më të rëndë pas
rënies së komunizmit’’23.
18 Polis 2, Revistë shkencore e departamentit të shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare,
Monitorim, Integrimi, i (Pa)Kuptuari i medias shqiptare, UET, Nr.2/2006, f.41 19 Polis 2, Revistë shkencore e departamentit të shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare,
Monitorim, Integrimi, i (Pa)Kuptuari i medias shqiptare, UET, Nr.2/2006, f.42 20 Bogdani, Mirela, Loughlin, John, Shqipëria dhe Bashkimi Europan, Integrimi Europian dhe
Perspektiva e Pranimit, Dajti 2000, Tiranë, 2004, f.46 21 Godole, Jonila, Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe mediave, Doktoraturë, Shtator
2013, f.27-36 22 Biberaj, Elez, Shqipëria në tranzicion, Rruga e vështirë drejt Demokracisë, Ora, f.15 23 Biberaj, Elez, Shqipëria në tranzicion, Rruga e vështirë drejt Demokracisë, Ora, f.15
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 29 -
Ecuria e proceseve transformuese në vendet e Europës Juglindore, ku bën pjesë edhe
Shqipëria, sic thekson Afrim Krasniqi24, varet nga niveli i kulturës politike dhe
trashëgimia e së kaluarës. Krasniqi përzgjedh Wolfgang Merkel si një nga teoricienët
që klasifikon konkretisht nivelin e kulturës politike në vendet ish-komuniste. Ndërsa
vendet me nivel të lartë janë Sllovenia, Estonia, Çekia, Hungaria, Kroacia, Sllovakia,
Polonia e Lituania, vendet ku niveli kulturor është ende në konsolidim janë Bullgaria,
Rumania, Letonia ndërsa Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Maqedoninë ndodhet
në kategorinë e standardeve të ulëta të demokracisë dhe elitave politike (ku hyjnë
edhe Rusia, Moldavia e Bosnja). Krasniqi konkludon se ‘’Në grupin e dytë të
“demokracisë defektoze” bëjnë pjesë Serbia, Maqedonia, Shqipëria dhe Bosnja. Pra,
argumenti i tij mbi “kulturën politike” përputhet me argumentin mbi “progresin e
demokracisë” në vendet paskomuniste’’.25
Giovanni Sartori26 përcakton se demokraci do të thotë ‘’pushtet i popullit’’.
A ka patur demokraci dhe në çfarë niveli është zbatuar ajo në Shqipëri gjatë
tranzicionit? Vështirë të përcaktohet me saktësi, por Sartori ka një koncept shumë
interesant lidhur me çfarë nuk është demokracia. Nga kjo, në mënyrë logjike, mund të
dalim në një përgjigje lidhur me demokracinë në vend gjatë tranzicionit. Me
shpjegimin e këtyre koncepteve mund të arrihet gradualisht në një përcaktim sa më
afër objektives, të gjendjes së medies dhe veçanërisht të shtypit dhe opinionit publik.
Sartori mendon se se është me vlerë të dimë se në ç’shkallë një sistem politik
është demokraci, duke sjellë rastin e Shqipërisë si një vend më shumë jodemokratik se
sa Britania, kur shpjegon se sa shumë një karakteristikë ose disa karakteristika
demokratike gjenden në të gjitha sistemet demokratike. E kundërta e plotë e
demokracisë, sipas autorit, janë tirania, autokracia, absolutizmi, diktatura,
autoritarizmi dhe totalitarizmi dhe se pikërisht ky i fundit është mohimi më i plotë i
demokracisë27.
1.3.Propaganda dhe propagandimi i publikut: Ellul dhe Bernays
Shqipëria doli nga një sistem ku propaganda ishte e fortë. Partia-shtet me një rol të
fuqishëm ia doli të instalonte doktrinën e saj. Por disa vite pas vdekjes së ish-
diktatorit Enver Hoxha, sistemi nisi të ndryshonte. Ramiz Alia tentoi kalimin e butë
nga diktatura në demokraci, por shumë shpejt studentë dhe pedagogë morën në duar
frenat e drejtimit me anë të rrëzimit të sistemit, pas krijimit të Partisë Demokratike.
24 Krasniqi, Afrim, Evropa Juglindore në periudhën paskomuniste: (Analizë e sistemeve partiake dhe
qeverisëse), Doktoraturë, Universiteti i Tiranës, f.14, Tiranë 2012 25Krasniqi, Afrim, Evropa Juglindore në periudhën paskomuniste: (Analizë e sistemeve partiake dhe
qeverisëse), Doktoraturë, Universiteti i Tiranës, f.15, Tiranë 2012/Merkel, Wolfgang. (2010). Plausible
Theory, Unexpected Result: The Rapid Democratic Consolidation in Central and Eastern Europe, in:
Heinrich Best/Agnieszka Wenninger (eds.): Landmark 1989. CEE Societies Tëenty Years after the
System Change, Münster: LIT-Verlag, 19-20. 20 Po aty. 21-22. 26 Sartori, Giovanni, Edhe njëherë për teorinë e demokracisë, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë, 1998,
f.23 27Po aty, f.195-196
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 30 -
Çfarë karakteristikash paraqiste sistemi, para instalimit të një sistemi demokratik dhe
nisjes së tranzicionit? Është e nevojshme njohja me konceptimin e propagandës, për të
kuptuar mirë karakteristikat e periudhës së parë mediatike të marrë në këtë studim,
asaj ku ishin 2 gazeta bazë: ‘’Zëri i Popullit’’ i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe
‘’Rilindja Demokratike’’ e Partisë Demokratike.
Edward Bernays28 sqaron shpjegimet gjetur në fjalor për propagandën, mes
të cilave dy përkufizime: institucion ose skemë për të propaganduar një doktrinë ose
sistem dhe përpjekje direkte dhe sistematike për të fituar mbështetjen e publikut për
një opinion apo një veprim.29 Propaganda shtrihet më gjerë pra, jo vetëm në sistemet
diktatoriale, por edhe në tranzicion dhe procesin e demokratizimit të një vendi. Ajo që
është e ndryshme është niveli i saj. Nëse për shembull në diktaturë, propaganda është
shumë e fortë, në tranzicion nis të zbutet, por asnjëherë nuk zhduket. Sipas Bernays, i
cili nuk e sheh propagandën vetëm në këndvështrimin negativ, politikani i sinqertë
dhe i talentuar është në gjendje që përmes instrumentit të propagandës të formojë
vullnetin e popullit. Në këtë mënyrë, propaganda lidhet me politikanin dhe me
vullnetin e popullit (vota) dhe opinionin publik. Një nga mjetet, nëse e shohin sipas
sistemit nga lart-poshtë, është edhe shtypi, gazetat. Politikani i përdor ato për të
propaganduar idetë e tij, sigurisht, që kalojnë në filtrat e editorëve. Një marrëdhënie
gati simbiotike, e cila thjesht sa transformohet, por nuk humbet.
Bernays thekson se propaganda mund të jetë efektive vetëm me votuesin që e
ka ndarë mendjen, mbi bazën e paragjykimeve dhe dëshirave të grupit ku bën pjesë.
Dhe ku ka aleanca të ngushta me lidershipin, janë pikërisht këto aleanca që do të
shërbejnë për të anuluar vullnetin e lirë të votuesit. Sipas Bernays, nuk është e
nevojshme që politikani të jetë skllav i paragjykimeve publike të grupit, nëse ai mund
të mësojë se si të formësojë mendjet e votuesve që të jenë krejtësisht konformiste me
idetë e tij të mirëqënies publike dhe shërbimit publik. Pra, qëllimi kryesor i një burrë
shteti nuk është edhe aq të kënaqë publikun, por ta ndikojë atë.30 Si arrihet kjo? Duke
njohur mendjen e publikut, duke krijuar rrethana për trajnimin e mendimeve dhe
sigurisht që sipas Bernays, duke krijuar kontakte me liderët e grupeve, që kontrollojnë
opinionet e publikëve të tyre.
Cilët janë mekanikët e propagandës sipas Bernays? Pra, nga çfarë teknikësh,
apo ekspertësh vihet në lëvizje propaganda? Propaganda në këndvështrimin e autorit
është pra, vendosja e mirëkuptimit reciprok mes një individi dhe një grupi. Një nga
mediumet kryesore të përhapjes së propagandës janë gazetat. ''Gazetat, sigurisht,
mbeten gjithmonë një medium kryesor për transmetimin e opinioneve dhe ideve, me
fjalë të tjera, të propagandës''31
Dhe pikërisht janë ''News Columns''- kolonat e lajmeve ato që editorët e
gazetave përdorin për qëllime propagandistike, ndryshe nga editoriali, ku komentohen
28 Bernays, Edward, Propaganda, Horace Liverlight, New York, 1928 29Bernays, Edward, Propaganda, Horace Liverlight, New York, 1928, f.21 30Po aty, f.104 31Po aty, f.151
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 31 -
ngjarje apo çështje sipas këndvështrimit individual të gazetës. Rubrika e lajmeve është
pikërisht ajo që shpjegon çështjet e pazgjidhura, apo jep opinionet e ditës. Pra, gazeta,
sipas Bernays, nuk pyet nëse në shkrimin që publikon ka apo nuk ka propagandë, e
rëndësishme për të është që të ketë lajm. Gazeta, si organ i opinionit publik, nuk ka
një ndarje të qartë mes propagandës dhe lajmit. Në fakt editorët mundohen të tregohen
të kujdesshëm për të mos rënë pre, po kur lajmet që publikojnë janë po aq lajme sa
ç'kanë edhe propagandë?!
Jacques Ellul 32 që e shikon propagandën si një fenomen sociologjik më
shumë se sa diçka të bërë nga disa njerëz për qëllime të caktuara përcakton se
propaganda vepron me lloje të ndryshme të vërtetash, gjysmë të vërtetash, të vërtetën
e kufizuar, të vërtetën jashtë kontekstit. Dhe pikërisht Ellul thotë se propaganda nuk
funksionon vetëm për të ndryshuar opinionet e njerëzve, por për t’i çuar ata drejt
ndërmarrjes së veprimit. Për autorin me rëndësi është njohja e dy llojeve të
propagandës, atë të agjitacionit dhe propagandën e integrimit (në kuptimin
teknologjik, masmedia, përveç propagandës politike, sociologjike, horizontale,
vertikale etj), madje arsimimi sipas Ellulit është prerekuizita për propagandën (pre-
propaganda, paraprijësja e propagandës). Ata që propagandohen, janë baza e teorisë
së Ellulit, sepse janë pikërisht këta njerëz të arsimuar që kanë nevojë për propagandën
për tri arsye; kanë shumë informacion të paverifikuar, kanë nevojë të punojnë për të
patur opinion për çdo çështje dhe janë mjaftueshmërisht të pavarur për të gjykuar
vetë.‘’Forca e propagandës është një sulm direkt kundër njeriut. Çështja është të
përcaktojmë se sa i madh është rreziku’’33
Ellul shpjegon kujdesshëm se si ndodh propagandimi i lexuesit nga gazetat
dhe sipas tij në mënyrë që të mundësohet organizimi i propagandës, media duhet të
jetë e përqëndruar, numri i agjencive i reduktuar, shtypi në një kontroll të vetëm dhe
radio dhe filmi i monopolizuar34. Madje efekti do të jetë më i madh nëse media të
ndryshme do të jenë përqëndruar në të njëjtat duar.‘’Vetëm nëpërmjet përqëndrimit në
disa duar e një numri të madh mediesh mund të realizohet një orkestrim, një
vazhdimësi dhe një aplikim të metodave shkencore për influencimin e individëve’’35
Është pikërisht sipas konstatimit të Ellulit që ulja e numrit të gazetave përballë
rritjes së numrit të lexuesve çon një një situatë të favorshme për propagandën. Edhe
pse ky përqëndrim është prerekuizita, ende nuk është e mjaftueshme. Është e
nevojshme që individët të dëgjojnë, pra siç pyet me të drejtë Ellul, pse të prodhojmë
gazeta kur asnjë nuk i ble? Përveçse është jetësore për individët jetesa me këto mjete
informative, vihet re edhe një lloj bashkëpunimi mes tij dhe gazetës, për shembull.
Dhe nëse do të ketë një person mbi të cilin vepron propaganda është pikërisht sepse ai
dëshiron dhe për këtë është gati të blejë një gazetë, të dëgjojë radio apo tv. Megjithatë
32Ellul, Jacques, Propaganda: The Formation of Men’s Attitudes, Vintage Books Edition, New York,
1973 33Ellul, Jacques, Propaganda: The Formation of Men’s Attitudes, Vintage Books Edition, New York,
1973, f.15 34Po aty, f.102 35Po aty, f.103
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 32 -
duke bërë këtë gjë, ai duhet ta dijë se po i hap derën propagandës dhe se e kthen veten
në subjekt të saj. Një lexues blen një gazetë sepse gjen te ajo mendimet dhe opinionet
e tij të mirëreflektuara.‘’Ai dëshiron t’i nënshtrohet kësaj influence dhe aktualisht e
ushtron zgjedhjen e tij në drejtim të propagandës që uron të marrë. Nëse rastësisht ai
gjen në gazetën ‘’e tij’’ një artikull që nuk e pëlqen apo një opinion që devijon pak
nga e tija ai anulon abonimin. Ai nuk mund të durojë asgjë që s’është brenda kornizës
së tij. Ky është mentaliteti i vërtetë i një të propaganduari, siç do ta shohim’’36
Askush nuk mund të dalë në konkluzionin sipas Ellulit se ky individ nuk mund
të bjerë pre e propagandës, pasi në të vërtetë propaganda është duke punuar te ai, duke
patur një progres të dukshëm nga një opinion i paqartë nga ana e lexuesit në shprehjen
aktive të këtij opinioni. Pra një ndjenjë apo impresion është transformuar në një motiv
për veprim. Mendimet konfuze janë kristalizuar. Mitet dhe reflekset e lexuesit
përforcohen nëse ai lexon atë gazetë. Kjo është karakteristika e propagandës, pra
lexuesi është subjekt i propagandës, edhe me zgjedhjen e tij.37
Si vihet në funksionim propaganda? Brian Patrick38 përcakton se 10 shtyllat
e vënies në funksion të propagandës kanë të bëjnë saktësisht me: kontrollin e rrjedhjes
së informacionit, pasqyrimin e vlerave dhe besimeve të publikut, kthjellimin,
përdorimin e presionit të grupit për të formuar në mënyrë horizontale bindjet dhe
sjelljet, depërtimin në mënyrë spontane, distancimin e propagandës nga burimi i saj,
përshtatjen me nevojën për informacion dhe me zakonet, adresimin e nevojave
psikologjike, shpirtërore dhe sociale, personalizimin dhe dehumanizimin sipas
nevojës, shpërndarjen e së vërtetës, logjikës, fakteve dhe shkencës dhe demostrimin e
një etike të mirë.
Patrick shpjegon edhe 3 valët historikë të propagandës, të cilat përfshijnë
shekullin e shtatëmbëdhjetë me papën Gregory XV-të, ku propaganda u trajtua si një
armë ndaj heretikëve, vala e dytë: Lufta e Parë Botërore dhe pas saj si dhe vala e tretë
me mobilizimin e shoqërisë amerikane pas Luftës së Dytë Botërore për ta bërë më
mirë propagandën pasi ajo po trajtohej dhe shfaqej si një normë sociale39.
Publiku nga ana tjetër është i vetëdijshëm për propagandën dhe metodat që po
përdoren mbi të për të ndikuar mbi opinionet dhe sjelljen e tij, prandaj ky është një
proces që ndryshon, nga koha në kohë, gjithnjë. '’Pse të biem gjithnjë në gabimin që
të shohim te propaganda veçse një pajisje për të ndryshuar opinionet? Propaganda
është gjithashtu një mjet i përforcimit të opinioneve apo transformimit të tyre në
aksion. Lexuesi vetë ia ofron ‘’fytin e tij thikës’’ së propagandës që zgjedh’’.40
Bernays, në librin tjetër të tij ''Kristalizimi i opinionit publik'', trajton çështje
të qartësimit të këtij opinioni publik, duke e parë në këndin e publikut, të gjithë
çështjen. Opinioni publik sipas tij është rezultati i opinioneve individuale, tani të
36Po aty, f.104 37Po aty, f.104 38Patrick, Brian, The Ten Commandments of Propaganda, Arktos, London, 2012 39Patrick, Brian, The Ten Commandments of Propaganda, Arktos, f.13-20, London, 2012 40Po aty, f.104
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 33 -
uniformizuara, që konfliktohen, të burrave dhe grave që formojnë shoqërinë ose një
grup shoqëror. Te ''Kristalizimi i opinionit publik'' 41 Bernays sjell metodën e
modifikimit të këndvështrimit të një grupi të caktuar. Fillimisht duhen analizuar
problemet dhe objektivat e grupit, më pas analizohet publiku, mendimi i të cilit
tentohet të modifikohet, më pas krijimi i një plani veprimi për arritjen e publikut dhe
më pas duhet vlerësuar bashkëpunimi mes klientit (kompania, institucioni, partia etj)
dhe publikut.42
1.4. Opinioni Publik dhe Transformimi i sferës publike; Habermas dhe Sartor.
Shmangia e gazetarit nga politikanët në Shqipëri (''ERTV'' dhe ''Facebook
Live'')
Giovanni Sartori shpjegon me të drejtë se për të patur demokraci, duhet të kemi
qeverisje të popullit, e cila takohet gjatë zgjedhjeve. Janë pikërisht këto momente që
regjistrojnë vendimet e votuesve, duke përllogaritur opinionet e tyre.‘’…zgjedhjet
janë një mjet për të arritur një qëllim, qëllimi është ‘’qeverisja nëpërmjet opinionit,
domethënë një qeverisje që i përgjigjet opinionit publik dhe që është përgjegjëse ndaj
tij. Kur i themi të gjitha, themi se zgjedhjet duhet të jenë të lira. Kjo është e vërteta, po
nuk mjafton; sepse edhe opinioni, në njëfarë vështrimi themelor, duhet të jetë i lirë.
Zgjedhje të lira pa opinion të lirë nuk shprehin asgjë’’43
Sipas Sartorit, opinioni publik është kryesisht dhe në radhë të parë një koncept
politik. Një opinion për gjëra publike është dhe duhet të jetë, një opinion që i
nënshtrohet informacionit rreth gjërave publike.‘’…opinion publik mund të
përcaktohet si vijon: një publik ose një shumësi publiku, gjendja shpirtërore e
shpërndarë (opinionet) e të cilit ndërvepron, me rrjedhën e informacionit më lidhje me
gjendjen e respublica’’44
Po si formësohen opinionet publike? Sartori thekson se ato nuk janë të lindura,
por kalojnë nëpërmjet tri proceseve: rrjedhja e opinioneve nga nivelet e elitave, zierja
e opinioneve nga baza dhe njëjtësimet e grupeve të referimit 45 . Opinioni publik
krijohet dhe përhapet nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv dhe drejtuesve të
opinioneve (5-10% e publikut). A ecën paralel procesi i informimit me procesin e
formësimit të opinionit publik? Sartori mendon që jo. Këtu hyn në lojë politika,
besimet fetare, bindjet ideologjike, ndjenjat etnike etj. Autori pikërisht në këtë
moment bën një lidhje shumë të rëndësishme me mjetet e informimit masiv dhe
manipulimit. ‘’Sa më shumë ‘’merr’’ nga mjetet e informacionit masiv, aq më shumë
je potencialisht i ekspozuar ndaj manipulimeve të mjeteve të informacionit
41Bernays, Edwards, Crystallizing Public Opinion, Liverlight Publishing Coorporation, New York,
1923 42Bernays, Edwards, Crystallizing Public Opinion, Liverlight Publishing Coorporation, f.166-167, New
York, 1923 43Po aty, f.104 44Po aty, f.105 45Po aty, f.110
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 34 -
masiv.’’46Sartori sugjeron në të bërit kujdes në diferencimin mes opinionit publik, që
formësohet nga publiku vetë dhe atij që është përhapur mes publikut.
Kështu, gradualisht arrijmë te ndikimi që ka media dhe mjetet e informacionit
masiv, mes të cilave veçojmë gazetat dhe fokusin e studimit: editorialin. Si
kontrollohej informacioni në sistemet totalitare, si krijohej opinioni? Siç thekson
Sartori në sistemin totalitar të formimit të opinionit ka vetëm një karakteristikë:
efektin përforcues, efektin amplifikues. Në fakt ka vetëm një zë funksional: zëri i
regjimit, që rrjedh vertikalisht, pa dyshime të pellgjeve (sipas konceptit të Doiçit), të
cilat janë të qeta. Dy rrugë mundësojnë vënien në zbatim të zërit të regjimit: tunelet e
terrorit gjatë rrugës hierarkike dhe rruga e mobilizimit në bazë (të aktivistëve të
partisë).47Aktivistët e partisë shkatërrojnë bërthamat që dalin si flluska të drejtuesve
spontanë të opinionit. Siç vazhdon të shtjellojë Sartori, procesi i edukimit shndërrohet
në proces indoktrinimi dhe ekziston vetëm një doktrinë, duke ndaluar cilëndo tjetër.
Pra edukimi zëvendësohet me një propaganda fidei; fenë e vetme të shtetit. Sistemi
është i mbyllur. Daljet izolohen mirë dhe funksionon në mënyrë perfekte censura.
‘’Nga djepi gjer në varr bombardimi është edhe i pareshtur, i pakundërshtuar sepse
gjithë artileria është vetëm në njërën anë dhe komandohet nga i njëjti gjeneral’’48
Siç e pamë më lart, atë që theksonte Patrick, pas Luftës së Dytë Botërore filloi
të instalohej vala e tretë e propagandës; ajo si një normë sociale. Propaganda në
Shqipëri ka patur transformimin e saj deri në ditët e sotme. Pyetja që do të qe me vend
në këtë rast është pikërisht kjo: si është transformuar?!
Për të konkretizuar ndryshimin e madh nga propaganda solide e partisë-shtet
te propaganda politike ne vitet 2000 e deri më sot, mund të marrim në shqyrtim
sjelljen e liderave politikë me median (gazetat) dhe mediet sociale (edhe versionet
online të gazetave). Pas përfundimit të fazës ku politikani e shfrytëzon gazetën apo
editorët e saj, si ndërmjetës në përçimin e ideve të tij te publiku, ku sigurisht vetë
media ka përfitimet e saj, duke ruajtur qëllimin e të bërit të lajmit, shohim më tej një
tendencë për ta ndryshuar këtë rol. Politikanët përpiqen të ‘’zhdukin’’ nevojën për
përdorimin e gazetarit dhe medias, duke shfrytëzuar zhvillimet e kanaleve të reja, si
‘’Facebook’’-u. Natyrisht kjo është e lehtë në kushtet kur editorët nuk janë më
portierët dhe përcaktuesit e axhendës, me ndryshimin e mjedisit mediatik. Politikanët
tashmë kanë profile apo faqe online ku komunikojnë vetë me qytetarët, presin pyetje
dhe përgjigje, madje hapin edhe kanale televizive me pamje live nga takimet dhe
ngjarjet politike që zhvillojnë (si rasti i ERTV-së se kryeministrit Edi Rama).
Politikanët pra, komunikojnë me qytetarët pa ndërmjetësinë e gazetarëve, duke
zgjedhur pyetjet që ata dëshirojnë të zgjedhin dhe sigurisht që qytetarët kanë
hapësirën që pa ‘’zëdhënësat e tyre’’, në këtë rast gazetarët, të pyesin. Nga ana tjetër,
pjesa e publikut inaktiv qëndron në pritje dhe vëzhgon të gjithë procesin.
46Po aty, f.113 47Po aty, f.117 48Po aty, f.117
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 35 -
I gjithë zhvillimi teknologjik dhe mediatik ka ndryshuar edhe mënyrën se si lajmet
realizohen. Ndryshe nga kohë më parë kur gazetari vetëm vraponte në terren, sot
platformat online ofrojnë video me ngjarje që po zhvillohen, apo foto të hedhura nga
qytetarë dhe profesionistë nga ku mund të nxjerrësh pafund lajme. Në këtë
këndvështrim do të shqyrtohen në çështjet më tej nëse teoritë e përcaktuesit të
axhendës janë ende të forta në Shqipëri, apo ka një miksim të tyre me përzgjedhjen e
ofertës nga vetë lexuesit. Mediet e reja sociale duket se kanë përmbysur shumë nga
teoritë ekzistuese lidhur me mënyrën si mediet klasike funksiononin.
Jurgen Habermas në librin e tij ‘’Transformimi strukturor i sferës publike’'49
shkruan se shtypi, si institucioni më i shquar i sferës publike, fillimisht u shfaq në
formën e biznesit të vogël artizanal të gazetave. Në këtë fazë llogaritjet ishin të
orientuara drejt maksimalizimit të një fitimi modest që nuk i kaloi kufijtë e
kapitalizmit të hershëm dhe botuesi ishte i interesuar për sipërmarrjen e tij, thjesht si
një biznes. Siç e përshkruan Habermas, aktiviteti kryesor kishte të bënte me
organizimin e fluksit të lajmeve dhe krahasimet e lajmeve në vetvete.''Sa më shpejt që
shtypi u zhvillua nga një biznes në lajme të pastra për të raportuar, në një që përfshin
ideologjitë dhe pikëpamjet, megjithatë dhe hartimin e artikujve të informacionit hasur
në konkurrencën e gazetarisë letrare, një element i ri, politik , në kuptimin më të gjerë
u bashkua me atë ekonomik.''50
Shtimi i një funksioni, mes mbledhjes së lajmeve dhe publikimit të tyre qe
thelbësor: funksioni editorial. Është pikërisht ky funksion që sipas autorit kishte
nisur me revistat shkencore dhe revistat politike në Britaninë e Madhe, duke lënë pas
gazetarinë letrare karakretizuar nga ndjekja e qëllimeve pedagogjike, duke shkelur të
gjitha rregullat e përfitimit. Në Britani këto gazeta ishin investim i aristokracisë, apo
njerëzve të dijes dhe të letrave. Ata publikonin materiale që mendonin se ishin të
përshtatshme, paguanin bashkëpunëtorët e tyre dhe morën në pronësi gazetat, çështjet
e publikuara të të cilave paraqisnin projekte individuale. Është pikërisht kjo, sipas
Habermasit që shpjegon pozitën e tyre, redaktorë të cilët ishin edhe redaktorë, edhe
autorë. Në shekullin e XIX-të, marrëdhënia mes botuesit dhe redaktorit nuk ishte
klasike, mes një punëdhënësi dhe punëmarrësi, por ata ndanin fitimet. Gjatë gjysmës
së dytë të shekullit të XIX-të, funksionet u ndanë mes redaktorit dhe botuesit. Në
fazën e mbizotërimit të sferës publike si një me një funksionin politik, edhe
ndërmarrjet e konsoliduara të gazetave në duart e botuesve, vazhduan t'u japin
redaktorëve të tyre llojin e lirisë që në përgjithësi karakterizon komunikimin e
njerëzve privatë që funksionojnë si publik. 51 Botuesi e pa shtypin si një bazë
komerciale, pa e komercializuar si të tillë, duke u debatuar se mbeti një institucion i
publikut: efektiv në mënyrën e një transmetuesi dhe përforcuesi dhe jo vetëm një
49Habermas, Jurgen, The structural transformation of the public sphere, The MIT Press, Cambridge,
Masachusetts, 1991 50 Habermas, Jurgen, The structural transformation of the public sphere, The MIT Press, f.182,
Cambridge, Masachusetts, 1991 51Po aty, f.183
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 36 -
transportues informacioni, por as ende një medium për kulturën.52''Natyrisht, aspektet
e transformimit strukturor të shtypit që lidhen me sociologjinë e ndërmarrjes së
biznesit nuk duhet të konsiderohen të izoluara nga tendencat e përgjithshme drejt
përqendrimit dhe centralizimit që mbizotëronte...''53
2. Modelet e Menaxhimit të Redaksive, Konvergjenca dhe Liria e Shtypit
2.1.Modelet e Menaxhimit dhe Konvergjenca
''Kriza editoriale çon në korruptimin e përmbajtjes së gazetës, e cila synon mpirjen
ose shpërlarjen e mendimit të lexuesit por ndërkaq krijon edhe autoshpërlarje për vetë
përmbajtjen e gazetës.''54, ky është një nga përfundimet e studimit të Sami Nezajt,
lidhur me ''Mediat e shkruara, menaxhimi kundër krizës''. Nezaj bën një analizë të
thelluar edhe të sistemit të pronësisë së këtyre medieve, duke nxjerrë si arsye për këtë
krizë financimin e plotë të gazetave, duke mos u mbajtur dot nga të ardhurat nga
shitjet dhe reklamat. Dhe me të drejtë lind pyetja: pse pronarët i mbajnë gazetat kur
nuk fitojnë? Gazeta, siç thekson edhe Nezaj, mbahet për ndikim si një mjet i
fuqishëm; për sulme apo për mbrojtje ndaj kundërshtarëve. Siç e ka treguar edhe
historiku i zhvillimit të gazetave në Shqipëri, shumë prej pronarëve kanë paralelisht
edhe biznese të tjera. Është pikërisht gazeta, që në të shumtën e rasteve i promovon,
apo mbron interesat e tyre.
Më shumë se raporte të ngurta, funksionimi brenda një redaksie karakterizohet
edhe nga raporti i drejtëpërdrejtë mes gazetarëve dhe pronarëve, gazetarëve dhe
kryeredaktorit apo drejtorit të gazetës, duke shmangur herë pas herë edhe ndërmjetësit
që janë redaktorët. Sigurisht që edhe redaktorët janë brenda pozicionit të tyre të
funksionimit dhe siç do ta shohim në çështjet e mëposhtme është shtjelluar me detaje
mënyra se si funksionon dhe si menaxhohet një redaksi. Sami Nezaj del në një
konkluzion të rëndësishëm edhe sa i përket marrëdhënies pronar-gazetar në mënyrën
si funksionon raporti i tyre brenda redaksisë. Pronarët kanë akses tek reporterët dhe
përmbajtja e gazetës dhe ndonjëherë hierarkia ndërtohet sipas shkallës së miqësisë
dhe mendimit personal të pronarëve për drejtuesit apo reporterët.55 Me rëndësi për t’u
njohur është raporti pronar-kryeredaktor që shpesh është në kufijtë e miqësisë.
Cilat janë modelet kryesore të njohura të menaxhimit të redaksive të mediave në
përgjithësi dhe gazetave në veçanti?!
Robert Picard 56 në modelet e biznesit mediatik dhe ato të menaxhimit
financiar dhe financimit thotë se kompanitë mediatike janë prodhues që marrin dhe
kombinojnë burimet për të krijuar një produkt apo shërbim që blihet nga të tjerët.
52Po aty, f.183 53Po aty, f.186 54Nezaj, Sami, Mediat e shkruara, menaxhimi kundër krizës, Punim Doktorature, f.51, Universiteti i
Tiranës, Tiranë, 2013 55Po aty, f.52 56Picard, Robert, The Economics and Financing of Media Companies, f.25, Fordham University Press,
New York, 2011
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 37 -
Është pikërisht kjo kompani që ka ciklin e saj të ekzistencës duke kaluar në fazat e
prezantimit, rritjes, maturisë dhe rënies. Por çfarë është një model biznesi i medias?
Sipas Picard modeli i biznesit përfshin konceptin se si një biznes vepron, themelet e
tij, dhe aktivitetet e shkëmbimit dhe rrjedhën financiare mbi të cilat do jetë i
suksesshëm.57Modeli i biznesit sqaron segmentet se si funksionon kompania. Këto
modele u kushtojnë rëndësi edhe ndërmjetësuesve, siç mund të jetë infrastruktura mes
siguruesit e shërbimit dhe klientit.‘’Modelet e biznesit mediatik kanë 4 burime bazë:
klientët, reklamuesit, financuesit dhe pagesat biznes-biznes’’58
Picard sqaron që modelet e klientëve që paguajnë kanë të bëjnë me
regjistrimet (apo abonimet) paguaj-për përdorimin, modelet e pagesës nga reklamat
përfshijnë pagesën për vend apo kohë apo për veprim, financimet janë forma që
kompanitë apo brandet paguajnë për mediat me qëllim që të asociohen me to dhe
produktin, madje ta përdorin edhe pa pagesë si dhe modelet e pagesës nga biznesi në
biznes për licensim apo sindikatat. Mediet shpesh përdorin modele hibride të biznesit.
Artan Fuga, në një referim të tij59përmbledh disa nga modelet kryesore të
administrimit të kompanive mediatike: Modeli i dështimit të tregut, Modeli i Sjelljes
Menaxheriale, Teoria e dy paradigmave dhe Modeli i Strukturës multifaktoriale.
Mediet jo gjithnjë arrijnë të japin shërbime për informacion pa kufizime. Pse?
Për disa arsye që Mark Cooper60 i rendit qartë: dështimi i logjikës së tregut në planin
shoqëror, ku mediet priren të braktisin në një farë mënyre interesin publik të
qytetarëve për aleanca me pushtete politike, apo ekonomike, deformimi strukturor i
peizazhit të medias ku p.sh mediat publike veprojnë nën presionin e atyre private,
tendenca për fitime afatshkurtra etj, dështimi i tregut për probleme të brendshme për
shembull probleme mes gazetarësh dhe pronarësh apo mes aksionerësh, dështimi i
tregut për mungesë të investimeve financiare në infrastrukturë dhe punë dhe dështimi
i tregut lidhur me sjelljen duke krijuar perceptime të gabuara për vlerat shoqërore dhe
atë që mendon opinioni publik.
Një tjetër model, i paraqitur nga Griffiths dhe Wall është ai i sjelljes
menaxheriale, ku menaxherët ndjekin strategji në varësi të suksesit të karrierës së tyre
për të ruajtur pozitat mbizotëruese në kompani dhe për të rritur imazhin.
Kurse Victor Picard61, me teorinë e dy paradigmave tregon se nëse kompania
mediatike është e detyruar të sillet si biznes sepse pa të ardhura nuk mund të realizosh
57Po aty, f.31 58Po aty, f.34 59Fuga, Artan, Abetare e ekonomisë të mediave, Referat i autorit në kuadrin e Qendrës Shqiptaro-
Gjermane të Formimit të Gazetarëve të Rinj me titull “Mediat në demokratizim”, pranë departamentit
të Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës, ngritur në bashkëpunim me fondacionin
“Konrad Adenhauer”, http://al.ejo-online.eu/ekonomia-e-medias/abetare-e-ekonomise-te-mediave 60McChesney. W, Robert, Pickard, Victor (Editorë), ‘’Will the Last Reporter Please Turn out the
Lights: The Collapse of journalism and what can be done to fix it’’, f.320, The New Press, Londër,
2011 61McChesney. W, Robert, Pickard, Victor (Editorë), f.174,‘’Will the Last Reporter Please Turn out the
Lights: The Collapse of journalism and ëhat can be done to fix it’’, The New Press, Londër, 2011
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 38 -
një gazetari cilësore, atëherë është mëse e justifikueshme kërkimi i fitimit pa u
shqetësuar nga kompromisi në kurriz të vlerave qytetare dhe përmbajtjes.
Tod Gitlin në modelin e strukturës multifaktoriale të krizës shpjegon se disa
fatkeqësi kanë ndodhur lidhur me median: Rënia e qarkullimit të gazetave në treg,
Rënia e të ardhurave nga reklamat, Kriza e autoritetit, pra e legjitimitetit të gazetarit,
Kriza e besueshmërisë të publikut te media dhe Pamundësia për të analizuar anët e
rëndësishme dhe të shoqërisë.‘’Stafi i redaksisë që prodhon gazetën është gjithashtu
më i vogël, i ri dhe më shumë i orientuar drejt teknologjisë e më shumë i orientuar
drejt shërbimit ndaj kërkesës të të dyjave: gazetës dhe Webit. Stafi njëkohësisht është
në presion të madh, ka më pak kujtesë institucionale, më pak njohuri rreth
komunitetit, se si të bashkojë lajmet dhe historinë e individëve. Ka më pak redaktorë
për të kapur gabimet.’’62
Charlie Karlsson dhe Philippe Rouchy63sqarojnë konceptin e ri ekonomik të
medias: ekonominë e papeshë. Me ndryshimet teknologjike dhe transformimin e
medias, dalin në pah shërbime të tjera si krijimi, manipulimi dhe shpërndarja e
informacionit. Sot mediet e reja nuk paguajnë për transport fizik dhe nuk ndajnë të
mira fizike dhe sidomos në kushtet e konvergjencës, mes telekomunikacionit, medies
dhe sektorëve të teknologjisë së informacionit, flitet saktësisht për ekonominë e
papeshë.
Konvergjenca64 karakterizohet pikërisht si aftësia e platformave të ndryshme
të rrjetit për të mbajtur lloje të njëjta shërbimesh të rëndësishme ku operatorët e
telekomunikacioneve ofrojnë sisteme të multimedias në rrjetet e tyre, transmetuesit e
televizioneve mund të sigurojnë shërbime të dhënash në rrjetet e tyre, operatorët
kabllorë mund të ofrojnë një gamë të shërbimeve të telekomunikacionit etj. Po a është
vetëm kaq?
Henry Jenkins65te paradigma e re e ndryshimeve të medias flet për kulturën e
konvergjencës, ku media e vjetër ndeshet me të renë. ‘’Me konvergjencë, unë dua të
them rrjedhën e përmbajtjes përgjatë platformave të shumëfishta të medias,
bashkëpunimin mes industrive të shumëfishta të medias dhe sjelljes migratore të
audiencës së medias, e cila do të shkojë gati kudo në kërkim të llojit të eksperiencës
argëtuese që duan. Konvergjenca është një fjalë që arrin të përshkruajë ndryshimet
teknologjike, industriale, kulturore dhe sociale, në varësi të atij që flet dhe asaj që ata
mendojnë se po thonë’’66
62Po aty, f.93 63Picard, Robert, Wildman, Steven (Editorë), Handbook on the Economics of the Media, Eward Elgar
Publishing, USA,2015 64Karlsson ,Charlie, Rouchy, Philippe, Handbook on the Economics of the Media, f.83, Eward Elgar
Publishing, USA,2015 65Jenkins, Henry, Convergence Culture: Where Old and New Media Collide, Neë York University
Press, New York and London, 2006 66 Jenkins, Henry, Convergence Culture: Where Old and New Media Collide, f.2-3, New York
University Press, New York and London, 2006
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 39 -
Sipas Jenkins është pikërisht konsumatori, nga i cili varet lëvizja e përmbajtjes
mediatike dhe pikërisht është pikëpamja avangarde e Jenkins që saktëson se
konvergjenca nuk ndodh përmes pajisjeve mediatike sado të sofistikuara të jenë ato,
por brenda trurit të konsumatorëve individualë dhe përmes ndërveprimeve të tyre
sociale me të tjerët. Është pikërisht konvergjenca që është rishfaqur si një pikë e
rëndësishme e kompanive të vjetra dhe të reja mediatike për të ardhmen e industrisë
së argëtimit dhe informacionit.‘’Nëse paradigma e revolucionit dixhital presupozonte
që media e re do të shfaqë median e vjetër, paradigma e zhvilluar e konvergjencës
supozon që media e re dhe e vjetër do të ndërveprojnë në rrugë edhe më komplekse.
Paradigma e revolucionit dixhital pretendonte se media e re do të ndryshonte
gjithçka. Pas përplasjes ‘’.com’’ prirja ishte të imagjinonim se media e re kishte
ndryshuar gjithçka. Mes shumë gjërave të mjedisit aktual mediatik, e vërteta ishte
diku në mes. Gjithnjë e më shumë liderët e industrisë janë duke u kthyer te
konvergjenca si një rrugë që bën kuptim në momentin e ndryshimeve të çorientuara.
Konvergjenca është, në atë kuptim, një koncept i vjetër, i marrë me kuptime të reja’’67
Te botimi ‘’Kompanitë mediatike, Strukturat, Operacionet dhe
Performanca’68’, Picard shkruan se kompanitë mediatike diferencohen gjerësisht nga
mënyra se si balancojnë dëshirën për fitim me atë të rritjes së vlerës së kompanisë.69
Sigurisht që vlera e kompanisë rritet edhe si efekt i portofolit të saj të shërbimeve.
Picard thotë se portofoli i produkteve70 krijohet kur mediet nisin të prodhojnë dhe
ofrojnë më shumë se një produkt në treg; gazeta mund të blejë një gazetë tjetër lokale,
kompania radiofonike një radio tjetër etj. Autori thekson se të zakonshëm janë edhe
portofolët ndër-mediatikë të produkteve, si për shembull një kompani që prodhon një
gazetë ka edhe televizion. Objektivi është maksimalizimi i vlerës së produkteve të
portofolit. Me disa mënyra, sipas Picard: Reduktimi i riskut, menaxhimi i ciklit
jetësor të produktit, shfrytëzimi i tregut dhe rritja e kompanisë, zgjerimi i tregut të
shërbimit dhe eficienca. Sipas Picard portofolit të produkteve i ndodhin disa
influencime që varen nga strategjia e kompanisë, lidershipi i kompanisë dhe vizioni,
struktura e kompanisë, kapaciteti i kompanisë dhe burimet, kultura e kompanisë,
mundësitë e tregut, sjellja e konkurentëve dhe kontrolli rregullator dhe ligjor.71
Disa nga format e organizimit të tregut, siç kujton Steven Wildman72 janë
konkurenca perfekte, monopoli, konkurenca monopolistike dhe oligopoli.
67Jenkins, Henry, Convergence Culture: Where Old and New Media Collide, f.6, New York University
Press, New York and London, 2006 68Picard, Robert (Editor), Media Firms: Structures, Operations, and Performance, Lawrence Erblaum
Associates Inc.Publisher, New Jersey, 2002 69Picard, Robert (Editor), Media Firms: Structures, Operations, and Performance, Lawrence Erblaum
Associates Inc.Publisher, New Jersey, 2002 70 Robert, Picard, Media Product Portfolios: Issues in Management of Multiple Products and
Services,Psichology Press Taylor and Francis Group, New York, London, 2012 71Robert, Picard, Media Product Portfolios: Issues in Management of Multiple Products and Services,
Psichology Press Taylor and Francis Group, New York, London, 2012 72Wildman, Steven, Handbook of Media Management and Economics, Lawrence Erlbaum, Associates
Publishers, f. 72, New Jersey, London, 2006
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 40 -
Eli Noam73 thekson disa nga karakteristikat e biznesit të medias. Autori sjell në
vëmendje në botimin e tij ‘’Kush e ka në pronësi median në botë? Përqëndrimi i
mediave dhe pronësia përreth botës’’ se media ka kosto të larta dhe kosto fikse në
rritje si dhe kosto marxhinale të ulta dhe në rënie. Në të ndikojnë efektet e networkut,
furnizimi i tepërt, çmimi i deflacionit, rrisku i lartë i shpërndarjes së suksesit dhe
konvergjenca e teknologjisë-ekonomia e fushëveprimit (sinergjia).
Daniel Hallin dhe Paolo Mancini74 rendisin disa nga modelet e transmetimit
televiziv dhe organizimit të medieve, mes të tjerash: modeli qeveritar, modeli
professional (BBC-tradita), përfaqësimi parlamentar apo proporcional (kontrolli sipas
partive-RAI), modeli koorporativ apo civil (transmetimi nëpërmjet grupeve politike
dhe qytetarë).75 Janë pikërisht këto modele që tregojnë në varësi të vendeve dhe
medieve ku funksionojnë, varësinë apo pavarësinë nga lidhja me grupe politike,
sociale, ekonomike, biznesi etj.
Çfarë strukture të funksionimit ekonomik ka një kompani mediatike? Gillian
Doyle76 thekson se zinxhiri vertikal i furnizimit ka tri procese: prodhimin, paketimin
dhe shpërndarjen dhe sigurisht liston disa nga format e zgjerimit të kompanive:
zgjerim vertikal, horizontal apo edhe diagonal (media dhe telekomunikacioni). Duke u
kthyer te fokusi i këtij studimi, gazetat, Philip Meyer77 ka një konkluzion të qartë dhe
jo dhe aq shpresëdhënës lidhur me to. Në botimin ‘’Gazetat që po zhduken: Shpëtimi i
gazetarisë në Moshën e Informacionit’’ Meyer e thotë hapur se gazetaria është në
telashe. Meyer avancon modelin e influencës të Hal Jurgensmeyer, duke sqaruar se
gazeta ka dy lloj influencash: influencë sociale (që nuk është në shitje) dhe influencën
te vendimi i konsumatorit për të blerë. Modeli lejon rregullime ekonomike për
përsosmëri. Influenca sociale ndikon te besueshmëria, e cila i jep një dorë të
rëndësishme influencës te konsumatorët për blerje. A duhen parë si rreziqe për
ekzistencën e gazetave vëmendja në ulje e lexuesve dhe zhvillimi teknologjik me
shpërndarjen e përmbajtjes online? Sigurisht që kanë ndikuar te gazetat por kompani
të suksesshme kanë zgjedhur të mbijetojnë duke u kapur fort pas konvergjencës,
ndërsa të tjera kanë falimentuar.
73Noam, Eli, Who Owns the World's Media?: Media Concentration and Ownership Around the World,
f.10-13, Oxford University Press, Oxford, Neë York, 2016 74Hallin, Daniel, Mancini, Paolo, Comparing Media Systems: Three Models of Media and Politics,
Cambridge University Press, United Kingdom, 2004 75Po aty, f.30-33 76Doyle, Gillian, Understanding Media Economics, f.18 77Meyer, Philip, The Vanishing Newspaper: Saving Journalism in the Information Age, University of
Missouri Press, Columbia and London, 2004
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 41 -
2.3.Liria e shtypit, pavarësia, censura dhe vetëcensura: McQuail dhe Lesson
Denis McQuail e shikon lirinë si një vlerë në komunikimin publik. Liria si një princip
i komunikimit përkufizohet si një e drejtë e pakufizuar për të publikuar pa leje të
mëparshme apo licencë dhe pa masë ndëshkimore, mënjanë dispozitave normale të
ligjit, që aplikohet te të gjithë qytetarët. Është një kusht sipas McQuail, më shumë se
sa një kriter.‘Sipas logjikës liberale media është aq e lirë të bashkëveprojë me
shtypësit e saj (edhe kur ata favorizojnë qeveritë autoritare apo pronarët e tyre
monopolistikë) ashtu si edhe t’i kundërshtojnë ata. Në mënyrë të ngjashme ata janë aq
të lirë sa të shpërndajnë ‘’gabime’’ të supozuara (që mund të rezultojnë që janë të
vërteta) aq sa janë për të publikuar të vërtetën dhe dritën (e cila mund të rezultojë se
është gabim).’’78A duhet të jetë kjo liri e pakufizuar në media? Apo duhet të përballet
me dhënien e llogarisë duke mbajtur përgjegjësi për çdo veprim? McQuail 79 në
teorinë e llogaridhënies së medies shpjegon se ajo lidhet me të dyja anët: si me
qëllimet e publikimit dhe njëkohësisht me pasojat e tij duke thënë se ‘’i referohet të
gjitha rrugëve në të cilat komunikimi publik ‘’llogaritet’’, nga nismëtarët e tij, te
marrësit dhe të gjithë ata që preken nga ai’’.80 Sigurisht, McQuail e thotë qartë që kjo
teori nuk është identike me teorinë e përgjegjshmërisë së medies, e cila është pjesa e
parë ku bazohet llogaridhënia.
Pasi shpjeguam dy nga konceptet bazë: liria në media dhe përgjegjshmëria e
llogaridhënies, mbetet për t’i hedhur një vështrim edhe censurës, e kundërta e lirisë. A
ka censurë dhe si ushtrohet ajo te mediet në sisteme demokratike? Duke përjashtuar
sistemet diktatoriale, me fokus te mediet në shoqëri demokratike, për të vlerësuar se
sa i lirë është shtypi ka vetëm një mënyrë, vlerësimi i të kundërtës: sa presion dhe
censurë ka mbi të. Përveç presionit dhe censurës duket se një proces tjetër që ndikon
në lirinë dhe pavarësinë e shtypit është edhe ai i autocensurës. Nëse për autocensurën
përfshihen vetë aktorët prodhues si gazetarë, kryeredaktorë ndoshta dhe pronarë,
censura shkon më tej, duke shenjuar forma që dalin përtej ndërgjegjes dhe
vendimarrjes së profesionistëve.
Ka disa arsye që favorizojnë funksionimin më efikas të censurës në shtyp ku
nevoja ekonomike për të mbajtur gjallë medien apo ndoshta edhe rruga e vetme (si në
rastin e medieve me pronësi shtetërore) e funksionimit me një nivel të caktuar censure
janë evidente. Më tej mund të rreshtohen faktorët kulturorë, historike, sociale etj.
Peeter Lesson81shpjegon se ka një proces që lidhet me manipulimin e medies,
që do të thotë kontroll i shtetit mbi të. Në disa forma realizohet edhe kontrolli. Lesson
78McQuail, Denis, Media Performance, Mass Communication and Public Interest, f.68-69, Sage
Publications, London, 1992 79McQuail, Denis, Media Accountibility and Freedom of Publication, Oxford University Press, New
York, 2003 80McQuail, Denis, Media Accountibility and Freedom of Publication, f.5, Oxford University Press,
New York, 2003 81Lesson, Peeter, ‘’Manipulating the media’’,
http://www.www.peterleeson.com/Manipulating_the_Media.pdf
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 42 -
rreshton: Kontrollin direkt përmes pronësisë (media zotërohet nga shteti), kontrollin
indirekt përmes infrastrukturës (pronësia private, mjetet e prodhimit dhe shpërndarjes
shtetërore), kontrollin indirekt përmes presionit financiar dhe kontrollin indirekt
përmes rregullimit ligjor.82Megjithatë, sipas Lesson kur media manipulohet nga shteti,
mekanizmi thyhet. Thyerja ndodh pikërisht duke ndikuar në shpërndarjen e
informacionit të besueshëm.‘’Media e manipuluar nga shteti tenton të marrë dy forma
specifike: (1) mbajtja e informacionit, ku shteti i pengon mediat të shpërndajnë lajme
të pafavorshme dhe (2) dezinformimi, në të cilën shteti përdor kontrollin e tij te lajmet
e paragjykuara në një mënyrë që favorizon politikën në detyrë, apo shpikja e lajmeve
të pavërteta që do të favorizojnë këta aktorë. Nëse votuesit nuk marrin informacion
relevant për sjelljen e politikanëve, ose nuk marrin informacion në lidhje me këtë
sjellje që është e rreme, atëherë kapaciteti monitorues i medias është kompromentuar
dhe informacioni që jep nuk mund të përdoret si bazë për dënimin që japin
votuesit.’’ 83 Çfarë rrjedh nga kjo, sipas Lesson, çon në dy efekte negative për
politikën: Nga njëra anë, politikanët të cilët refuzojnë të ndjekin politika në interes të
publikut nuk do të eliminohen në mënyrë efektive nëpërmjet procesit zgjedhor dhe
nga ana tjetër nëse agjentët politikë e dinë këtë, ata do të kenë në këtë mënyrë një
nxitje shtesë për të punuar në krijimin e politikës që i shërben privatit dhe jo publikut.
3.Editoriali, Komenti, Opinioni dhe Analiza
Në gazetarinë shqiptare, sidomos në atë të shkruar, është shpesh e vështirë të dallosh
qartësisht se çfarë është një editorial, çfarë një koment, një opinion apo analizë. Jo se
nuk ka një përcaktim të qartë nëse i përkasin zhanrit informativ, analitik, publicistik
apo argëtues në gazetari, sepse është e qartë që i përkasin atij analitik por në Shqipëri
ka një miksim që ndeshet mes tyre, në mos njëri lloj prej tyre paraqitet si diçka tjetër
para lexuesit. Nuk mungojnë rastet e zakonshme, kur në gazetën e publikuar të ditës,
në vend të një qëndrimi redaksional lexojmë opinionin krejt personal të një autori, të
besueshëm dhe të njohur për publikun, opinion që vendoset ndoshta edhe në
pozicionin ku qëndron zakonisht editoriali, për të treguar një lloj dakordësie të
redaksisë, apo raste të tjera kur një koment ‘’shitet’’ si opinion apo edhe më keq si një
analizë e mirëfilltë. Nuk mungojnë as rastet e gazetave që nuk e përdorin fare
editorialin, duke përdorur vetëm opinionin nëpërmjet kontratave me opinion-shkrues
të caktuar.
Tom Clark në shkrimin e tij për ‘’The Guardian’’ ‘’Pse editorialet mbeten
anonime?’’84 adreson çështjen duke thënë se ankesa më e zakonshme për lexuesit
është se mohohet mundësia për të pyetur se nga po vjen një shkrimtar anonim. Një
82Lesson, Peeter, ‘’Manipulating the media’’,
f.11,http://www.www.peterleeson.com/Manipulating_the_Media.pdf 83Po aty, f.22-23 84https://www.theguardian.com/commentisfree/2011/jan/10/editorial-leading-article-anonymous
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 43 -
kundërshtim tjetër nga lexuesit sipas Clark është pikërisht se ata kërkojnë autoritetin
si‘’zëri i gazetës’’, por në fakt rrallë shkruhen nga redaktorët apo kryeredaktori.
Është pikërisht kjo karakteristikë e shtypit jo vetëm në Shqipëri, e cila është e
rëndësishme për t’u mbajtur në konsideratë gjatë gjithë studimit, madje qartësia në
ndarjen editorial, opinion, koment apo analizë do na ndihmojë për të hulumtuar më
thellë çështjen. Nëse editoriali në gazetë është qëndrimi profesional, i shkruar dhe i
thënë qartësisht se është një qëndrim i redaksisë apo drejtuesve të saj, komenti,
opinioni apo analiza mbajnë firmën e autorëve të pajtuar nga redaksia për të
komentuar mbi një çështje apo ngjarje, për të dhënë një mendim personal dhe për të
shtjelluar apo marrë në analizë një fenomen të caktuar. Është pikërisht kjo
karakteristikë e rëndësishme që dallon editorialin nga të tjerat. Editoriali është e drejtë
ekskluzive vetëm e redaksisë dhe drejtuesve të saj.
John Russial85 shkruan se procesi i editimit (redaktimit dhe korrektimit) ka të
bëjë me rregullat dhe marrjen e vendimeve, se çfarë është ‘’OK’’ dhe çfarë jo, çfarë
duhet verifikuar më tej por vlera më e rëndësishme sipas tij është të menduarit kritik:
analiza dhe të bërit e pyetjeve. Është pikërisht drejtuesi i redaksisë, kryeredaktori apo
drejtori i gazetës që e ngre këtë proces në një nivel edhe më të lartë, analizën dhe të
bërit e pyetjeve jo vetëm në dhënien e informacionit, por edhe në mbajtjen e një
qëndrimi bazuar mbi këtë informacion. David Randall86 e bën të qartë se prioriteti i
pronarëve që zotërojnë medien është të bërit e parave, propagandës ose të të dyjave
bashkë. Por cili është prioriteti i drejtuesve të redaksisë në këndvështrim të analizës së
ngjarjeve të raportuara?! Informimi i ndershëm dhe i saktë dhe orientimi i lexuesit
mbi bazën e fakteve. Jane Lamb 87 përcakton teorikisht një ndarje të qartë mes
editorialit, analizës dhe opinionit. Editoriali është shprehja e opinionit të redaktorit,
editorialshkruesit, botuesit dhe analiza ndryshon nga opinioni pasi është mendim mbi
bazën e vëzhgimit të fakteve se sa gjykimeve morale. ''Një faqe editoriale e balancuar
mirë përfshin kolumnistë me këndvështrime të ndryshme politike''88
3.1. Mesazhi dhe teknikat e ndërtimit të editorialit
Editoriali shfaqet në disa forma përveç atij miks me opinionin apo analizën si dhe i
mirëfilltë. Përveç editorialit që publikohet në medie të ndryshme si editoriali në
gazetë, televizion, medie online etj, ekziston edhe qëndrimi i shfaqur në formën e
karikaturës, kryesisht për qëndrime politike. Në Shqipëri një nga gazetat e
specializuara në këtë formë qëndrimi është‘’Mapo’’ me mjeshtërin Bujar Kapexhiu.
Karikatura jep qëndrimin, duke u shoqëruar edhe me një tekst në rubrikën ‘’Ngërç’’.
Në vend të një editoriali klasik, edhe pse në gazetën ‘’Mapo’’ nuk mungon, karikatura
85Russial, John, Strategic Copy Editing, f.5-7, The Guilford Press, New York, London, 2004 86Randall, David ,Universal Journalist, f.14, Pluto Press London, Ann Arbor MI, 2000 87Lamb, Jane, The Complete Newspaper Resource Book, f.23, Weston Walch Publisher, Portland
Maine, 1985 88Po aty, f.65
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 44 -
është forma tjetër e qëndrimit, miksuar edhe me humorin. Nuk mungojnë as gazeta të
tjera, si ‘’Dita’’ apo ‘’Tema’’ që në mos karikatura të shpeshta, i shoqërojnë
qëndrimet me skica të realizuara nga fotot e autorëve. Ky lloj qëndrimi duket se
depërton shpejt te lexuesi, duke patur disa avantazhe. Karikatura apo skica ‘’flasin’’
shpejt, duke mos i marrë kohën lexuesit, shoqërohen me ironi apo humor, nuk kanë
nevojë për të kaluar pasazhe të gjata fjalish për të analizuar domethënien si dhe
vizualisht janë të bukura: Gazetari e miksuar me artin. Më poshtë janë dy raste të
karikaturave të gazetës ‘’Mapo’’, e para majtas e shoqëruar me diçiturën ‘’Çyryk’’
dhe e dyta djathtas shoqëruar me diçiturën ‘’Prit të presim’’.
Figura 5. Majtas karikatura e datës 8 qershor 2017, djathtas e datës 6 qershor 2017, gazeta
‘’Mapo’’
Por le të kthehemi te editoriali tipik. Përgjithësisht ai ka një vend të caktuar në faqen e
parë të gazetës, por nuk mungojnë edhe rastet në faqet në brendësi. ‘’OP/ED’’ apo
''Faqja e komenteve'' janë rubrikat ku publikohen zakonisht edhe pse në Shqipëri
editorialet kanë patur shpesh një vend të dedikuar në gazetë. Siç e thamë dhe më lart,
kryeredaktori, drejtuesi i gazetës, apo një redaktor përgjegjës në komunikim me
botuesin vendosin për të publikuar një qëndrim të caktuar. Brian Brooks dhe James
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 45 -
Pinson89 shkruajnë se roli i tyre është i madh në funksionimin e medies, por edhe i
ndryshuar në kohën e konvergjencës dhe transformimeve të mëdha të medies. Për
breza me radhë sipas tyre editorët kanë shërbyer si ‘’portierë’’, duke e vendosur ata se
kur do ta hapnin portën për të lejuar informacionin që të rrjedhë për publikun, por
tanimë nuk është kështu. Ata kanë patur kontrollin e plotë mbi informacionin dhe
vendin që një ngjarje mban në medien e tyre. Por sot roli i tyre ka ndryshuar. Janë
konsumatorët ata që zgjedhin se çfarë të lexojnë. ‘’Konsumatori, jo editori ka
kontrollin e fluksit të informacionit’’90 Madje sipas autorëve roli i tyre si ‘’portierë’’
apo përcaktues axhende nuk është më i garantuar.‘’Editorët, pra, po përballen me një
mjedis në ndryshim. Nuk janë më të garantuara rolet e tyre si portierë apo përcaktues
axhende. Në mjedisin e sotëm të ndryshuar mediatik këto role duhen fituar.
Konsumatorët duhet të besojnë editorët për t’u dhënë atyre atë që kanë nevojë të
njohin për të qenë qytetarë produktivë. Konsumatorët duhet të perceptojnë vlera te
editorët si portierë dhe përcaktues axhende. Konsumatorët duhet të përceptojnë që
kanë nevojë për ndihmën e editorëve për detin e informacionit në dispozicionin e tyre
’’91
Gazetaria qytetare është ajo që në një anë po ndihmon gazetarinë
profesioniste, por nga ana tjetër është opsioni zëvendësues në raste zhgënjimi të
konsumatorëve me gazetarët profesionistë.‘’Të fituarit e këtij besimi nuk është i
lehtë…Editorët nuk e përballojnë dot të jenë arrogantë. Ata duhet të fitojnë besimin e
publikut duke bërë gjykime të mira dhe duke i prezantuar lajmet me ndershmëri dhe
me saktësi. Nëse ata dështojnë ta bëjnë këtë gjë, influenca e tyre do të zvogëlohet.
Kështu, rruga më e mirë që editorët mund të ndjekin është kjo: Praktikimi i gazetarisë
së mirë bazuar në themelet e së vërtetës dhe saktësisë. Në fund kjo është rruga e
vetme për të fituar besimin e publikut’’92Në kohën kur Brooks dhe Pinson thonë se
janë konsumatorët që përcaktojnë lajmin që duan, rrjedhimisht edhe vlerat e tij kanë
ndryshuar. Versionet online të gazetave gjithnjë e më shumë po shohin lajme që
ndryshe nga prioriteti i vlerave të lajmeve tradicionale kanë prioritete të tjera vlerash
si ajo e audiencës, impaktit, rëndësisë së personazheve apo konflikti.
Si shkruhet një editorial apo opinion? Earth Institute i Columbia
University93 rendit disa elementë që duhen plotësuar: kredencialet e autorit që e
shkruan, media ku botohet dhe koha. Një op-ed është përgjithësisht 500 deri 750 fjalë.
Duhet të shpaloset shpejt. Është I nevojshëm përqëndrimi në një çështje apo ide duke
shprehur shkurtimisht mendimin në paragrafin hapës dhe qartësia në konfirmimin e
pikëpamjes. Paragrafët pasues mbështesin pikëpamjen me informacione të faktuara, të
hulmtuara apo të dorës së parë. Kështu është e rëndësishme sipas përcaktimit të
89Pinson, L.James, Brooks, S.Brian, The Art of Editing in the Age of Convergence, Routledge, New
York, USA, 2016 90Pinson, L.James, Brooks, S.Brian, The Art of Editing in the Age of Convergence, f.1-2, Routledge,
New York, USA, 2016 91 Po aty 92Po aty 93www.earth.columbia.edu/sitefiles/file/pressroom/media_outreach/OpEdGuide.doc
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 46 -
‘’Columbia University’’ fakti, i vendosur në një kontekst të mirëinformuar. Të jesh në
kohë, kontroversial por jo i egër. Shkrimi personal, bisedor dhe me humor është
gjithnjë i rëndësishëm për të kapur vëmendjen e lexuesit. Duhet të mungojë predikimi
dhe moralizimi, edhe pse mund të tentohet të edukohet lexuesi. Nga fundi rishkruhet
edhe njëherë qartë qëndrimi dhe bëhet thirrje për veprim. Në rast se është shtruar një
problematikë atëherë duhet ofruar zgjidhje ose një qasje e mirë. Titulli sigurisht që
duhet të përfshijë idenë qëndrore të editorialit apo opinionit.
Teknikisht për të ndërtuar një editorial apo opinion a koment mund të ndiqet
kjo mënyrë: marrja fort me njërën anë të argumentit dhe asnjëherë mos përdoren
ekuivoke, identifikimi i kundërargumentit dhe përgënjeshtrimi i tij me fakte, theksimi
i fjalëve aktive dhe përdorimi i kujdesshëm i ndajfoljeve dhe mbiemrave, shmangia e
klisheve, shmangia e zhargonit teknik dhe akronimet, përpjekja për të kapur
vëmendjen e lexuesit që në rreshtin e parë dhe shoqërimi i fundit me një mendim të
fortë, përdorimi i referencave specifike dhe të dhënave të kuptueshme me qëllim që
lexuesi të kuptojë më mirë dhe mund të ndihmojnë shmangia e abstraksionit dhe
anekdotat.
Nancy Loewen94 thekson se në shkrimin e opinioneve ka rëndësi të madhe
edhe gjuha e përdorur: në është formale apo në zhargon. Por ajo që ka rëndësi për
Loewen, edhe pse komenti mund të jetë i strukturuar mirë, është impakti te lexuesi.
Humori, gjuha metaforike apo përsëritja janë disa nga teknikat që Loewen sugjeron.
‘’Redaktori nuk dëshiron më shumë se të lexojë diçka kaq të freskët dhe të
fuqishme’’95 shkruan Lynn Barrett te‘’Çfarë duan editorët’’
Cilat janë kriteret e një editoriali të mirë? Së pari një editorial i mirë krijon
opinionin te të tjerët, bazuar mbi faktet.96 Së dyti është i balancuar dhe kryesorja është
që duhet të shprehë mendimin pa dhënë shumë opinione. William Strunk 97 te
‘’Elementët e stilit’’ bën një shpjegim të detajuar lidhur me paragrafët dhe shenjat e
pikësimit, ku shkruan se paragrafi duhet bërë njësia e kompozimit dhe se duhet
shkruar një paragraf i veçuar për secilën çështje.
Suzzete Martinez Standrings98 te ‘’Arti i shkrimit të kolonës: Sekrete të
Brendshme’’ thekson se shkrimi i një kolone në gazetë nis duke menduar pikëpamjen
që për autoren është e ndryshme nga mënyra e shprehjes-zëri dhe që ka të bëjë me
perspektivën e shkruesit. ‘’Lufto stilin homogjen…mos modifiko mesazhin’’99, është
porosia e Standrings. ‘’Zëri’’ apo mënyra e shprehjes, që është stili i opinion-shkruesit
tregon personalitetin e autorit, ku një pikëpamje përçohet. Pas përcaktimit të
pikëpamjes dhe stilit, duhet menduar për hyrjen, e cila ka një detyrë shumë të
94Loewen, Nancy, Writing Outstanding Opinion Pieces, Lerner Publications, Minneapolis, 2016 95http://lib.store.yahoo.net/lib/glimmertrain/Barrett.pdf 96http://www.msmonographs.org/article.asp?issn=0973-
1229;year=2006;volume=4;issue=1;spage=14;epage=17;aulast=Singh 97Strunk, Ëilliam, The elements of Style, Dover Publications, INC, Mineola, New York 98 Standrings, Martinez. Suzzete, The Art of Column Writing: Insider Secrets from Art
Buchwald,Marion Street Press, Portland, Oregon, 2008 99Po aty, f.14
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 47 -
rënëdësishme: kapjen e vëmendjes së lexuesit. Si kapet vëmendja? Me disa forma
hyrëse: nëpërkëmbje, humor, kuriozitet, hyrje shokuese, provokimi, parehatia etj. Në
fazën e dytë të tregimit të ngjarjes duhet patur parasysh fokusi dhe konflikti qëndror
(çështja qëndrore). Organizimi për t’iu përgjigjur pyetjeve thelbësore në gazetari si:
kush, ku, kur, çfarë, si dhe pse si dhe përditësimi i lexuesit me informacion që ndoshta
nuk e njeh është thelbësor. Kalimi, një proces që kolumnistët e ekzekutojnë duke
përdorur ‘’megjithatë’’, ‘’ndërkohë’’ etj ka të bëjë me hapësirën e kufizuar. Jo çdo
argument dhe ide mund të zgjatet pafund. Është pikërisht opinionisti që zgjedh ku të
kalojë nga një ide në tjetrën dhe kë të zgjerojë apo kalojë tangent. Për Standrings
është e rëndësishme gjithashtu që kolumnisti të paralajmërojë lexuesin që shkrimit po
i vjen fundi. Kjo duket të jetë edhe një nga mënyrat e zakonshme të mbylljes. Mbyllja
mund të realizohet me disa forma: anektodike, e detajuar, me përballje, treguese, me
citim etj.
4. Mediat e reja dhe Audienca: McQuail dhe Dominick
Në kushtet e konvergjencës dhe medieve të reja, mjedisi mediatik ka ndryshuar
rrënjësisht. Në situatën e bashkëveprimit dhe luftës për të gjetur sa më shumë burime
financiare, botuesit, menaxherët apo drejtuesit e gazetave kanë gjetur disa forma të
përshtatjes dhe mbijetesës. Përveç shitjeve në kioskë, gazetat kanë tashmë edhe
versionet e tyre online. Është pikërisht lajmi dhe zhanret e tjera që janë përshtatur në
kushtet e reja. Riccardo Stagliano shkruan se vesi për ta përzjerë gazetarinë me
publicitetin nuk është diçka e re në internet. ‘’Në radhë të parë, gazetat on-line varen
shumë më tepër se ato tradicionale nga të ardhurat publicitare…redaksitë elektronike
varen kryesisht nga kanali publicitar, si burim për mbajtjen e tyre.’’100 Është pikërisht
burimi financiar që ka detyruar drejtuesit e gazetave print të dalin nga gjendja, pas
ndryshimeve drastike të lexuesve, të cilët kanë nisur braktisjen e gazetës së printuar
për t'u informuar në kanale të tjera. Duke shfrytëzuar internetin dhe platformat online,
gazetat kanë tashmë edhe versionet e tyre online. Thuajse me te njëjtin emër, me të
njëjtën filozofi si printi, por duke u përshtatur me zhvillimet e reja kohë pas kohe.
Joseph Dominick101 shpjegon se se gazetat online kanë disa avantazhe në
krahasim me gazetat tradicionale, mes të cilave rendit: pakufizimin e lajmeve,
rifreskimin disa herë brenda ditës, interaktivitetin, pasurimin me video, foto, audio
dhe nxjerrja në pah e përmbajtjes gjeneruar nga përdoruesi. Autori shkruan se
raportimi i lajmeve në epokën digjitale ka sjellë disa ndryshime si rritjen e burimeve
të reja, blogjet, gazetarinë qytetare, lajmet hiperlokale, gazetarin e shumëanshëm dhe
mjetet e raportimit të lajmeve.102 Dhe është pikërisht ky kanal i ri, online, që ka
100Stagliano, Riccardo, ‘’Gazetaria 2.0 Të merresh me informacion në kohën e internetit’’, f.148,
Botim i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë 2004 101Dominick, Joseph, Dinamika e komunikimit masiv. Media në periudhën digjitale, F.156, UET Press,
Tiranë, 2010 102Po aty, f.454
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 48 -
ndikuar edhe te produkti. Nëse një faqe gazete mund të mbajë 4-5 lajme ose edhe pak
më shumë, tanimë nuk ka më barriera. Versioni online i gazetës përditësohet sekondë
pas sekondi. Po kështu, natyra e lajmeve ka ndryshuar. Përveç lajmeve kryesore të
gazetës që hidhen 2-3 orë me vonesë në versionin online, redaksia e online-it, e cila
është kryesisht e ndarë nga redaksia e versionit print, përditëson shpesh webin me
foto-lajme, lajme me video, përballje mes personazhesh, ide personazhesh etj. Lajmet
gjejnë përgjigje nga lexuesit, i cili është transformuar. Ai nuk është më nje lexues
tipik i gazetës në kioskë por siç do ta shpjegojmë më poshtë reagon, madje prodhon
edhe lajme. Kjo përbën edhe këndin e ri të punës që duhet të bëjnë drejtuesit për të
menaxhuar dhe drejtuar redaksitë e reja.
Janet Kolodzy shpjegon se tani falë teknologjisë, sitet online të lajmeve janë
në gjendje të gjurmojnë çfarë lajmesh lexohen, kur futen ndjekësit dhe çfarë kërkojnë
më shumë kur janë online. ‘’Sitet e lajmeve janë duke përdorur këto të dhëna për të
përcaktuar se si ata do të përditësojnë sitin dhe me çfarë informacioni. Ky planifikim
i përmbajtjes online, që të koinçidojë me përdorimin e audiencës quhet përditësim’’103
Është pikërisht ky proces që ka ndryshuar edhe lexuesin tipik të gazetës. Nga
lexuesi pasiv i kioskës, që maksimumi dërgonte letra në redaksi, të cilat edhe merrnin
përgjigje edhe jo, kemi transformimin e tij në lexues aktiv dhe në audiencë. Tanimë
gazeta dhe produkti i saj lexohen online, shkruhen komente, pëlqehen e kritikohen
lajme të caktuara, hidhen poshtë editoriale, apo mbështeten opinione. Por e gjitha ka
shkuar edhe më larg. Tanimë lexuesi është konsumator në pikëpamjen se është ai që
përcakton produktin që duhet të ketë gazeta dhe audiencë sepse përveç lajmeve të
shkruara ka mundësi që në versionin online të gazetës të gjejë video dhe audio, të lërë
mesazhe zanore apo të shkruara, të shpërndajë video në profilet e tij personale etj.
Madje audienca mund të jetë edhe prodhuese e lajmeve, duke shkuar në atë që quhet
gazetaria qytetare. Gazetaria tradicionale, e transformuar në atë të renë është në
kërkim gjithnjë të lajmit apo opinionit që do audienca, të çështjeve që kapin
vëmendjen e saj sepse janë edhe klikimet ato që përcaktojnë suksesin e medias. Është
pikërisht pyetja se deri në çfarë kufiri duhet braktisur gazetaria tradicionale dhe deri
ku duhet përqafuar media e re që përcakton debatin më të rëndësishëm në kohën e
konvergjencës. Çfarë miksimi duhet të ketë mes të dyjave?!
Denis McQuail104 në librin e tij ‘’Analiza e Audiencës’’ shkruan se audienca
është njohur më parë se 2 mijë vjetësh, duke e cilësuar si një grup spektatorësh në
ngjarje publike që ka zakonet e veta, rregullat dhe pritshmëritë për kohën, vendin dhe
përmbajtjen e shfaqjes, kushte për pranimin etj. Është tipikisht një fenomen urban,
shpesh me baza komerciale dhe përmbajtje që variojnë sipas klasës dhe statusit.
Audienca ka disa forma. Ajo shfaqet si masë, si grup i vogël, si turmë, si publik. Është
pikërisht audienca si masë, ajo më e ngjashmja me audiencën e medieve online.
Pjesëtarët e masës janë anonimë dhe kryesisht nuk njihen me njëri-tjetrin. Brenda
103Kolodzy, Janet, Convergence Journalism: Writing and Reporting Across the News Media, f.49,
Rowman& Littlefield Publishers, INC, Oxford, 2006 104McQuail, Denis, Audience Analysis, Sage Publications, f.3, USA, 1997
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 49 -
kësaj mase audience padyshim që gjejmë edhe forma mikse si masa e koordinuar me
grupet e vogla (brenda ndjekësve të një medie online ekziston një grup i vogël me
bindje të djathta ose një grup i vogël që ndjek me kërshëri çështjet LGBT p.sh)
Po çfarë janë mediet e reja? Cili është koncepti më i plotë për to? A ka lidhje
përcaktimi nëse je medie e re apo e vjetër vetëm me aspektin teknologjik? Eugenia
Siapera105 shpjegon se termi përfshin të gjitha llojet e formateve mediatike për aq
gjatë sa ato ndjehen të përfshira, ku lexohen tri karakteristika: e reja, inovativja dhe
dinamika. Aspekti teknologjik mbetet kështu vetëm një aspekt, por nuk është
vendimtari. Shumë medie që kanë zgjedhur të jenë edhe online, që nuk kanë përqafuar
konceptet e reja si dinamikëm, apo inovativen, janë transformuar në thjesht medie që
dalin dhe online. Sa këto medie përfshijnë audiencën në produktin që publikojnë, në
sondazhe, në marrjen e vendimeve, në opinione, sa janë të hapura për gazetarinë
qytetare, si konvergojnë me mediet e tjera, si filtrojnë informacionin, çfarë balance
ruajnë, sa korrektë e të saktë janë, si u shmangen lajmeve të rreme, si filtrojnë
informacionin e vlefshëm, çfarë etike tregojnë, në cilat lloje lajmesh fokusohen, a
marrin në konsideratë komentet e audiencës për editorialet që publikojnë etj. Këto
duket se janë çështjet, debati rreth të cilave përcakton se sa koncept të ri ka një medie,
përveç kalimit teknik në versionin online.
Rrapo Zguri106 në punimin e tij doktoral shtjellon format e interaktivitetit
aktiv në mediet online, pra ndërveprimin që angazhon aktivisht përdoruesin për të
krijuar dhe shpërndarë përmbajtje. Zguri e ka analizuar në 4 perspektiva: përgjigja
humane (kontaktet e stafit, komentet, format e vlerësimit për ëebin etj), lehtësia për të
shtuar apo ndarë informacion (raportimi direkt nga përdoruesit), ndërveprimi përmes
lojës (Kuize etj) dhe lehtësimi i komunikimit ndërpersonal online (dhomat e chat-it
etj). Siç konstaton autori ''Analiza cilësore e ndërmarrë në studim tregon se në
Websajtet kryesore të lajmeve në Shqipëri ekziston një potencial i interaktivitetit aktiv,
por ka edhe probleme funksionimi dhe mungesa.'' 107 Zguri sjell si përfundim se
dallohen pesë zhanre të gazetarisë shqiptare online (në kuptimin e zhanrit si lloj
websajti): websajt lajmesh, portal lajmesh, revistë online, agjensi lajmesh online dhe
blog lajmesh. Autori sjell edhe një përfundim shumë të rëndësishëm lidhur me zhanret
gazetareske duke theksuar se ''...në mediat shqiptare online, janë shfaqur edhe zhanre
të tjera të mediave tradicionale, si reportazhi, editoriali, analiza, komenti, dosieri,
fotolajmi, profili, etj. (të trashëguara nga gazetat), kronika, videoreportazhi,
reportazhi audio, videoklipet e lajmeve, etj. (të trashëguara nga mediat e
transmetuara). Në përgjithësi zhanret e trashëguara nga mediat tradicionale, vijnë në
web si “transplantime” mekanike nga mjedisi i mediave tradicionale në mjedisin
online, pa marrë në konsideratë tiparet specifike të gazetarisë së zhvilluar në web.
105Siapera, Eugenia, Understanding New Media, Sage Publications LTD, London, 2012 106Zguri, Rrapo, Gazetaria shqiptare në internet, Doktoraturë, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2015 107Zguri, Rrapo, Gazetaria shqiptare në internet, Doktoraturë, f.90, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2015
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 50 -
Ende nuk ka shenja të dukshme të përshtatjes së zhanreve tradicionale me gazetarinë
online kur ato përdoren në mjedisin e webit.''108
Në kushtet e reja të mjedisit mediatik, çështje po të reja janë ngritur. A duhet
të ketë një kod etike për mediet e reja?! Charles Ess109 te ''Etika e Mediave Dixhitale''
shkruan se dhunimi i privatësisë është një nga aspektet që duhet zgjidhur. A duhet
publikuar nga mediet online një foto realizuar në një mjedis privat? Kur duhet
publikuar ajo? Si kjo dhe çështje të tjera, si mbrojtja e fëmijëve, kujdesi për saktësinë
në informacion ku pasojat negative për gabime të mundshme janë të shumëfishta
krahasuar me gazetën print, kujdesi me komentet fyese, sharjet, racizmin, diskriminim
etj ngrenë padyshim nevojën e një kodi etik specifik që të trajtojë me kujdes çështjet.
Si lidhet media online me audiencën? Ekzistojnë disa platforma për ndjekjen e
audiencës, por një nga të suksesshmet është ''Google Analytics''. Nëpërmjet saj matet
numri i ndjekësve ditorë (usera), për një kohë të caktuar, madje edhe sa ndjekës janë
në kohë reale (Real Time). Administratorët e platformës, që është e lidhur me webin,
mund të shohin me saktësi cilat lajme lexohen më shumë, nga çfarë vendesh, brenda
Shqipërisë a jashtë saj, çfarë gjinie kanë përdoruesit, cilat janë oraret më të ndjekura
nga audienca etj.
Figura 6. Foto nga ''Google Analytics''. Burimi: http://mastersofmedia.hum.uva.nl/ëp-
content/uploads/2008/09/dashboard1.jpg
108Zguri, Rrapo, Gazetaria shqiptare në internet, Doktoraturë, Fq.234-235, Universiteti i Tiranës,
Tiranë, 2015 109Ess, Charles, Digital Media Ethics, Polity Press, Cambridge, UK, 2009
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 51 -
II. EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
“Zëri më i rëndësishëm i një gazete është
editoriali i saj, i cili personifikon identitetin e saj
politik’’
Brian McNair110
2.1. Statusi i editorialit në gazetë
Që të flasësh për editorialin në shtypin shqiptar të tranzicionit duhen përkufizuar
fillimisht dy koncepte në kontekstin shqiptar. Së pari, çfarë kuptohet me tranzicionin
shqiptar dhe a ka përfunduar ai dhe së dyti se çfarë është editoriali. Ndër autorët
shqiptarë që kanë shkruar për tranzicionin në Shqipëri është Fatos Tarifa. Sipas tij
me tranzicion kuptojmë fundin e një periudhe dhe nisjen e një tjetre të konsoliduar.
Tarifa quan ‘’tranzicion postkomunist intervalin midis dështimit apo përmbysjes së
një sistemi politik jodemokratik dhe konsolidimin e një sistemi demokratik111. Nuk ka
një prerje me thikë dhe asnjë konkluzion të gjithëpranuar se tranzicioni në Shqipëri ka
përfunduar.
Dhe sigurisht që në këtë tranzicion të gjatë ka kaluar edhe media. Në luftë për
të arritur standardet më të larta profesionale, sipas modeleve më të përparuara në botë,
media ka ndeshur në vështirësi. Kryesisht ekonomike. Dhe çfarë ka gjetur si zgjidhje?
Lidhjen me biznesin dhe politikën, për të cilën do të flasim në mënyrë më të detajuar
në kapitujt e tjerë.
Tani, të fokusohemi te editoriali dhe statusi i tij në shtypin shqiptar: Çfarë
është editoriali? Studimet mbi editorialin në Shqipëri janë të pakta. Një nga autorët
që ka shkruar për editorialin dhe çfarë përfaqëson në shtypin shqiptar është Hamit
Boriçi. Autori e klasifikon editorialin te llojet analitike të gazetarisë.‘’Editoriali është
shkrimi kryesor i numrit të gazetës e revistës. Ai i jep tonin gazetës së ditës: në raste
të caktuara u jep tonin disa numrave rradhas…Editoriali karakterizohet si -një
artikull gazetaresk-shkrimi kryesor i gazetës së ditës apo i revistës së një numri të
caktuar-që shkruhet- nga botuesi (editori), nga titullari i gazetës ose me orientim, me
leje e miratim të tyre, që shpreh një qëndrim, përhap (propagandon) një opinion të
caktuar për një prej çështjeve të rëndësishme të ditës. Si artikull gazetaresk, afron me
kryeartikullin, por është tjetër soj. Autorësia si e drejtë e patjetërsueshme është e
botuesit…’’112.
110Shih ibid 12. 111Tarifa, Fatos, Paradigma e tranzicionit demokratik: “Fundi” i tranzicionit apo një tranzicion pa
fund?, Ombra GVG, Tiranë, 2009. f.50. 112Boriçi, Hamit, Gazetaria 2. Probleme të mjeshtërisë dhe format e pasqyrimit publicistik, Shtëpia
Botuese e Librit Universitar, Tiranë 2004. f.205-207.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 52 -
Analisti Fatos Lubonja e përkufizon editorialin si një qëndrim që mban një gazetë,
ose që duhet të mbajë një gazetë, e cila e tregon me editorial pa autor ose me autor.
Megjithatë, për Lubonjën Shqipëria është një rast specifik dhe jo gjithçka funksionon
ashtu si duhet të ishte. Përgjithësisht sipas tij gazeta thekson çështjen më të
rëndësishme të ditës dhe që lidhet me një koherencë që ka të bëjë me qëndrimin e
gazetës në tërësinë e vet dhe që duhet të përcaktohet nga një bord gazetarësh. ‘’Ky
është editoriali që duhet të jetë, të paktën.’’, shprehet Lubonja, duke shtuar: ‘’Në
Shqipëri ka disa lloj gazetash. Ka gazeta partiake, ku editorialet janë qëndrimi
politik i partisë, ka edhe gazeta të pavarura, të cilat kanë specifikën e tyre. D.m.th
gazeta të pavarura, quhen të pavarura nga partitë por në tërësinë e vet janë gazeta
pronarësh që shpesh unë i kam quajtur oligarkë. Dhe këta oligarkë filluan të shfaqen
veçanërisht mbas vitit ’97. Janë ata që përcaktojnë qëndrimin e gazetës, pozicionin e
gazetës në raport me politikën, maxhorancën apo opozitën’’113
Edhe politologu Afrim Krasniqi konstaton se në median shqiptare koncepti
mbi editorialin dallon shumë nga konceptet klasike. Krasniqi del në konkluzionin se
në periudhën komuniste editoriali ishte kryesisht anonim dhe shprehte pikëpamjen
zyrtare të PPSH-së, udhëheqjes, shtetit ndërsa në fillimet demokratike vendin e
PPSH-së, udhëheqjes, shtetit e zunë partitë politike që dominonin mediat e reja, ose
pronarët e medias. Në shumë raste fjalimet e kryetarëve të partive ishin editoriale në
të gjitha gazetat afër asaj partie politike. Për Krasniqin midis viteve 1991-1996 pati
pak ndryshime në praktikat e punës dhe editorialet në gazetat kryesore partiake ose të
pavarura por me theks të dukshëm partiak, ishin produkt i qëndrimit të dukshëm
politik, pavarësisht nga autori i tij.‘’Pra editoriali nuk erdhi si produkt i gazetarisë
profesionale dhe qëndrimit profesional mbi problematika të caktuara, por kryesisht si
mbetje e mentalitetit të vjetër, njësimit të editorialit me mendimin e partisë ku
atashohej media ose pronari i saj në rastin e mediave private...Pas fundit të viteve 90
filloi të marrë udhë koncepti i editorialit si qëndrim edhe profesional i redaksive,
sidomos në rast krizash politike, në rast emergjencash, në rast skandalesh apo në rast
zhvillimesh jo të zakonshme politike, shoqërore, sociale, kulturore, etj.’’114
Mero Baze dhe Alfred Lela kanë një koncept më praktik për editorialin. Baze
thotë se editoriali është një rezyme e asaj që ka ndodhur, ndërsa Lela flet për
rëndësinë duke thënë se editoriali, interpretimi, opinioni, komenti, mbeten zhanret ku
gazetaria e shkruar është ende e fuqishme.‘’Editoriali i përditshëm është një rezyme e
asaj që konsideroj si më të rëndësishme që ka ndodhur atë ditë. Kështu kemi fituar
identitetin si gazetë e qartë. Çdo editorial i imi bazohet mbi zhvillime me fakte të
provuara. Ato nuk janë pjesë e editorialit, por pjesë e një ngjarje të ditës, shumë e
provuar ose së paku shumë publike. Unë thjesht ndaj opinionin tim për atë që ka
ndodhur. Siç e thashë është një qëndrim, më shumë se sa një studim.’’115
113 Shih ibid 6. 114 Krasniqi, Afrim, Intervistë 28 Shtator 2016. 115 Shih ibid 5.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 53 -
Lela vëren se strategjia e shtypit është e thjeshtë: ai ka nevojë të ‘’jetojë’’ dhe në
kushtet e konkurencës nuk mund të ekzistojë më si bartës i lajmit. Kjo sepse lajmi
qarkullon me dhjetra herë nëpër televizione para se të raportohet mëngjesin e nesërm
në gazeta.‘’Editorali ap komentariati në përgjithësi sipas meje është ndoshta zhanri
më interesant dhe më i fuqishëm i shtypit të shkruar.’’116Pra, sipas tyre editoriali është
shkrimi kryesor i gazetës.
Boriçi shkruan se çfarë është me saktësi ky artikull, me kë afron nga artikujt e
tjerë, kush e shkruan dhe si funksionon në realitetin shqiptar. Në parim editoriali
ideohet nga botuesi, por e shkruan një prej stafit drejtues. Përgjithësisht përmbajtja e
këtij artikulli gazetaresk shpreh karakterin relativ të pavarësisë së gazetës dhe grupit
mediatik që është pas saj. Si rregull i përgjithshëm, theksuar edhe nga Boriçi,
editoriali botohet pa emër autori, megjithatë, siç do ta shohim në kapitujt më poshtë,
kemi një transformim të shfaqjes së tij: nga pa autor, te i firmosur nga ‘’Redaksia’’
dhe deri te transformimi i tij në një lloj të mesëm mes editoralit dhe opinionit. Lidhur
me përmbajtjen, Boriçi përcakton se orientimi dhe udhëzimi që jep editorialisti
përforcohet dhe duhet të ndodhë në teori, përmes analizës së fakteve dhe dukurive në
editorial. ‘’Në editorial orientimi dhe udhëzimi përçohen përmes analizës së fakteve e
të dukurive të realitetit objektiv, përmes shpjegimit, vlerësimit e qëndrimit që mbahet
për ta: përmes argumentimit të tezave apo të hipotezave të caktuara’’117
A mund të hapet një gazetë me një editorial? Çfarë raporti ka ai me llojet e
tjerë të artikujve? Duhet thënë që edhe pse është zëri kryesor, sërish në gazeta ka një
lloj tjetër artikulli që hap zakonisht gazetën, ai është kryeartikulli, që është zakonisht
një raportim sa më objektiv për ngjarje, të dhëna, fakte. Në shtypin shqiptar është e
njohur formula e hapjes së gazetës me qëndrim, kryesisht në shtypin e viteve të para
të demokracisë në gazetat partiake, megjithatë editoriali edhe pse në disa raste ka
arritur ta zëvendësojë kryeartikullin, ai kurrë nuk mund të shndërrohet në kryeartikull.
Sipas Boriçit, kryeartikulli është e drejtë e redaksive, ndërsa editoriali e drejtë e
botuesit që mund të jetë biznesmen, organizatë, organ, parti, koorporatë ose
konsorcium. Për sa kohë bëhet fjalë për qëndrim, sigurisht që brenda ka subjektivitet
në nivel më të lartë se subjektiviteti që mund të ekzistojë në një raportim që tenton të
jetë sa më afër fakteve. Në këtë kuptim, nuk ka sesi të zërë gjithnjë vendin e
kryeartikullit.
Në një vështrim në shtypin pas viteve ’90, Artan Fuga sjell si konkluzion të
rëndësishëm, se u vu re një zëvendësim i kryeartikullit me editorialin. Siç do ta
shohim në kapitullin e shtypit në periudhën e përmbysjeve të mëdha, ky zëvendësim u
vu re kryesisht te gazetat partiake. Asokohe, ndoshta edhe për qëllim të gazetës dhe
partisë që përfaqësonte, dendur kryeartikulli zëvendësohej me editorialin. Në pamje të
parë duket si një largim nga realiteti dhe krijimi i një realiteti të ri, atë që shihnin
partitë dhe drejtuesit e redaksive. Dhe sigurisht mekanizmi që zgjodhën për t’ia
imponuar ‘’turmës’’- lexuesve, qe propaganda.‘’Risi është edhe zëvendësimi i
116 Lela, Alfred, Intervistë 12 korrik 2016 117Shih ibid 15 f.207
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 54 -
kryeartikullit me editorialin, që shpreh pikëpamjet, opinionet dhe vlerësimet e botuesit
a të drejtorit të së përkohshmes. Në disa organe të shtypit, fillimisht shtypi partiak ose
me prirje opozitare dhe në vazhdim gjatë alternimeve pozitë-opozitë, lëvruan e
lëvrojnë dendur artikullin propagandistik’’118.
Megjithatë ka një diferencë të dukshme në këtë pikë mes gazetave të shpallura
‘’Të pavarura’’ dhe shtypit partiak, shpallur organ i ‘’Partisë X’’. Duhet thënë se te
shtypi i pavarur shihet një tendencë për të mos i ngatërruar këto lloje me njëra-tjetrën,
madje për të përdorur në të shumtën e rasteve kryeartikullin si hapës të faqes së parë.
Sipas Boriçit, në gazetat e pavarura, ideator dhe realizues i editorialit është
kryeredaktori. Madje autori shpjegon se është pikërisht kryeredaktori që ka edhe
përgjegjësi juridike. Edhe pse editoriali nuk zëvendëson kryeartikullin, si zëri më i
rëndësishëm i gazetës, duhet të ketë rrjedhimisht një vend të pozicionuar mirë në
gazetë që të jetë më i dukshëm.‘’Në gazetat e pavarura kryeredaktori është ideator
dhe realizues i editorialit…Vendi i editorialit është kreu i faqes së parë që bie nën
titullin, nën emërtimin e gazetës (ose hap revistën). Por në raste të veçanta ai
vendoset edhe në anën e djathtë të faqes së parë.’’119
Gazetat shqiptare kanë përdorur formate të ndryshme për ta evidentuar, që nga
editoriali në hapje të gazetës, te ai majtas, poshtë kryeartikullit, te ai djathtas e deri në
brendësi në faqet e raportimit politik apo ekonomik. Kjo në varësi të modeleve të
shtypit ndërkombëtar ku frymëzohen dhe rëndësisë që duan t’i japin atij.
Pasi përkufizuam se çfarë quajmë editorial, le të flasim pak për nënllojet dhe
karakteristikat e tij, teorikisht. Te nënllojet tipike të editorialit mund të veçojmë:
editorialin operativ, të përgjithshëm politik dhe propagandistik. Sipas Boriçit,
Lubonjës, Krasniqit, Bazes dhe Lelës editoriali më së pari është politik duke
zbërthyer një dukuri të përgjithshme politike.’’120
Pamë deri më tani se çfarë është editoriali, vendin e tij në gazetë dhe nënllojet
e tij, ndërsa më poshtë do të shohim se cilat kritere ndiqen për ta shkruar. Boriçi jep
një formulë të qartë për kriteret, duke nisur me drejtimin që do ketë artikulli. Së pari,
merret parasysh drejtimi në të cilin bie më tepër theksi, në paraqitjen e disa çështjeve,
theksimit të tyre apo lënien në hije të disave si dhe në trajtimin e thellë të fakteve më
të rëndësishme në mënyrë analitike. Disa nga kriteret më të rëndësishme në shkrimin
e editorialit janë tematika, përparësia e fakteve, shkalla dhe mënyra e analizës dhe
orientimi i saktë që jep editorialisti, nëpërmjet komunikimit në distancë që ka me
lexuesin, hapësirë ofruar nëpërmjet online-it. Një rol të padiskutueshëm ka gjuha, toni
dhe stili që përdor editorialisti për të arritur qëllimin: përçimin e mesazhit në mënyrën
më efikase të mundshme, në varësi të targetit-lexuesve.
Editoriali në shtyp lidhet ngushtë me komunikimin politik, duke qenë
katalizator i marrëdhënies mes politikës (partisë politike, liderit, deputetit, zyrtarit)
118Fuga, Artan, Media, politika, shoqëria (1990-2000). Ikja nga kompleksi i Rozafës, Botimet Dudaj,
Tiranë, 2008, f.89. 119Shih ibid 20 f.209. 120Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 55 -
dhe medias (gazetës) për të dërguar te lexuesi (votuesi), mesazhin politik. Si lidhet
editoriali me komunikimin politik dhe politika me median? Sipas Brian McNair,
editoriali paraqet elementin e tretë të procesit të komunikimit politik me organizatat
mediatike, të cilat sot përfshijnë shtypin, transmetimin televiziv dhe
internetin. 121 ‘’Mediat dhe në veçanti mediat e shkruara janë të rëndësishme në
procesin politik në mënyrë më direkte. Ndonëse analistët mund të diskutojnë rreth
anësive të reportazhit, të gjitha gazetat krenohen me ‘’zërin e tyre publik’’-editorialet,
ku ata artikulojnë opinionet politike. Shpesh këto prezantohen si ‘’zëri i lexuesve’’
dhe u drejtohen politikbërësve. Në mënyrë alternative ato mund të hartohen si zëri i
qetë, autoritar i kryeredaktorit, duke e parë skenën politike nga njëfarë distance. Në
të dyja rastet editoriali nënkupton një ndërhyrje politike dhe shpesh lexohet si i tillë
nga një qeveri ose një parti’’122
Autori përshkruan edhe disa nyje të rëndësishme të lidhjes së shtypit me
politikën. Dhe pikërisht, njëra nga nyjet e forta është edhe editoriali. McNair shkruan
qartë se shtypi lidhet me politikën te editoriali. Përveç këtyre shtypi me politikën ka
edhe nyje të tjera si: gazetari ekspert, kryeartikulli, rapsodët(që bëjnë humor, satirë,
ironi, karikaturë), intervista politike dhe nëpërmjet ekspertëve të politikës’’123. Media
ushqen vazhdimisht opinionin publik, mes të cilëve gjenden lexuesit dhe refuzuesit e
gazetave. Dhe te funksionet legjitime të medias në shoqëri, sipas McNair, futet edhe
sigurimi i një hapësire për diskutimin politik, përveç informimit dhe edukimit. Dukuri
që vihet re fare mirë në periudha zgjedhjesh.‘’…funksioni i katërt: publicitet i
institucioneve qeveritare, avokatia e pikëpamjeve politike…disa media, kryesisht në
sektorin e shtypit, do t’i bashkohen aktivisht njërës apo tjetrës parti në kohëra të
ndjeshme siç janë zgjedhjet’’124
Autori përshkruan platformën e diskutimit publik që media e ka për funksion,
duke folur edhe për përgjegjësinë. Përveç privilegjit dhe kompetencave, media ka
edhe përgjegjësi e kufizime. Në këtë kuptim, media mund të abuzojë, me dashje apo
pa dashje, mund të manipulojë ngjarje, kostot e së cilës nuk vonojnë asnjëherë. Ose
mesazhi i manipuluar nuk depërton te publiku, ose depërton por nuk çon në veprim
(që lexuesi të votojë, ose të veprojë sipas udhëzimit). E në këtë raport elastik mes
lirisë e kufizimit, media edhe mund të fshehë informacione, siç e konstaton
McNair.‘’Nga ana tjetër media mund të jetë bashkëfajtore në fshehjen e
informacioneve të papërshtatshme për politikanët (për shembull, nëse një gazetë është
e lidhur fort me një qeveri, ajo mund të zgjedhë ta shpërfillë ose ta minimizojë një
histori që në një rast tjetër do të kishte shumë vlerë’’125 Në këndvështrimin e lidhjes
së editorialit me komunikimin politik, e cila është një lidhje e pandashme përderisa
mediat janë kanale komunikimi, editoriali është i mpleksur ngushtësisht edhe me
121Shih ibid 12 f.29. 122Shih ibid 12 f.26. 123Po aty f.66. 124Po aty f.33-34. 125Po aty f.38-39.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 56 -
propagandën. Dhe si lidhet editoriali me propagandën? McNair e qartëson se shtypi
është parë gjithnjë si instrument i indoktrinimit, kur sjell shembullin
britanik‘’…Shtypi është parë nga shumë persona si një instrument i indoktrinimit
ideologjik e në shërbim të partive politike britanike më të pasura dhe më të
fuqishme’’126Dhe cili mund të jetë lloji gazetaresk më i prekur? Sigurisht editoriali, që
ndryshe nga raportimi tipik është elastik edhe për këto lloj ndërhyrjesh.
Shtypi pra, kthehet në ‘’ndërmjetësin’’ mes politikës, biznesit dhe opinionit
publik. Ai përdoret nga politika e biznesi, po njësoj siç i përdor ato. I ndërhyjnë dhe
ndërhyn, sepse një shtyp jashtë këtyre realiteteve nuk mund të ekzistojë. Për McNair,
shtypi njeh edhe forma më autoritare të ndërhyrjes në politikë. Autori jep dy shembuj
të shtypit britanik, dy gazeta me linjë të ndryshme editoriale, edhe pse kanë të njëjtin
pronar. ‘’…shtypi ka forma më ‘’autoritare’ të ndërhyrjes në politikë…Editoriali
kërkon të artikulojë atë që botuesit e gazetës besojnë se është zëri kolektiv i lexuesve
të saj. Prandaj editorialet në ‘’The Sun’’ dhe ‘’Sunday Times’’, edhe pse shprehin në
parim pikëpamje të ngjashme politike, të përcaktuara kryesisht nga opinionet e
pronarit Robert Murdoch, çështjet e ditës i shtjellojnë në terma krejt të
ndryshme.‘’The Sun’’ kërkon ‘’të flasë’’ për shtresat punëtore… ‘’Sunday Times’’
kërkon ta mbajë dhe ta zgjerojë rrethin e gjerë të lexuesve të saj, relativisht të rinj me
qendrën e djathtë, e cila sikurse ‘’Sun’’, nuk synon aspak të godasë sistemin monarkik
me vijën e saj editoriale’’127
McNair bën një shqyrtim të linjës editoriale dhe tematikës së editorialeve edhe
te ‘’The Guardian’’, ‘’Financial Times’’, ‘’Daily Star’’ etj. Sipas politilogut,
editorialët e ‘’The Guardian’’, reflektojnë pikëpamje të sjellshme, më të buta të
lexuesve liberalë të qendrës së majtë, kurse ’Financial Times’’ flet me zërin e saj të
distancuar, si për biznes dhe për kapitalin real britanik. McNair hedh tezën e lidhjes së
shtypit përveçse me politikën, njëkohësisht edhe me biznesin.‘’Sigurisht që nuk ka një
lidhje të domosdoshme midis zërit publik të editorialit të një gazete dhe besimit real të
lexuesve të saj…Por ka një motiv të qartë komercial që një gazetë ‘’të flasë gjuhën e
lexuesve të saj’’ ose të paktën të flasë me një gjuhë, e cila nuk i ofendon ata
padrejtësisht.’’128Teksa McNair analizon raportet e grupeve mediatike me gazetat dhe
linjat editoriale shtrohet pyetja se cili imponohet më shumë: suksesi komercial i
gazetave apo politika. Sigurisht që jemi duke folur për shtypin britanik, me një
qëndrueshmëri krejt në kontrast me shtypin shqiptar, sa u përket linjave
editoriale.‘’…kalimi në kaq shumë gazeta britanike i besnikërisë editoriale nga
konservatorët te laburistët…ndodhi kryesisht për shkak të llogaritjeve të thata
komerciale se ku po shkonin lexuesit…’’129, nxjerr si konkluzion McNair.
126Po aty f.66. 127Shih ibid 12 f.83. 128Shih ibid 12 f.83-84. 129Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 57 -
2.2.Ndarja e faktit nga opinioni
Fakti nxirret nga një e dhënë, shifër, konstatim apo rezultat që mund të vërtetohet se
është korrekt, i saktë. Pra, fakti është i verifikueshëm. Kurse opinion është ai që
dikush mendon apo beson. Opinioni nuk mund të provohet nëse është korrekt apo
jokorrekt, ai bazohet në pikëpamje dhe besime të atij që i shpreh. Opinionet pra,
shpesh janë personale dhe ato nuk mund të vërtetohen me prova.
Marrim një shembull të thjeshtë. Fakt është që: Gazeta ‘’Rilindja
Demokratike’’ u botua për herë të parë më 5 janar 1991. Dhe ky konstatim mund të
vërtetohet me numrin e datës 5 janar 1991, ku në botim thuhet ‘’Numri i Parë’’. Por
nga ana tjetër, opinionin e një analisti se ‘’RD’’-ja është gazeta më e mirë e të gjitha
kohrave në Shqipëri, nuk kemi se si e vlerësojmë nëse është korrekt dhe i saktë. Ky
është thjesht një opinion. Me çfarë parametrash do ta masim? A ka kuptim të thuhet
gazeta më e mirë, kur mund të thuhej gazeta e parë e shtypit pluralist, gazeta më
jetëgjatë, gazeta më e pavarur?
Po përse na duhet gjithë kjo ndarje e saktë mes faktit dhe opinionit në studimin
tonë? Duhet për dy arsye shumë të thjeshta:
Së pari, për të kuptuar se sa editorialet në shtypin shqiptar të tranzicionit janë
bazuar mbi fakte. A janë editorialet të krijuara mbi bazë opinionesh, hamendësimesh,
besimesh, apo ato bazohen mbi fakte sipas periudhës kur janë krijuar. A lidhen këto
editoriale me zhvillimet politike, por të bazuara me fakte, apo japin direktiva sipas
besimeve të pronarëve dhe drejtuesve të redaksive? Më thellë kjo çështje do të
analizohet më tej, ku do të shpjegohen prirjet e ndryshimit të editorialit nga periudha
në periudhë, lidhur me përdorimin e fakteve dhe opinioneve.
Së dyti ,sipas anketave të kryera në studim dhe monitorimit në shtypin shqiptar
ka një ngatërresë të madhe sa u përket llojeve analitike të shkrimeve. Shpesh editoriali
ngatërrohet me opinionin, opinioni me komentin, komenti ngatërrohet me editorialin,
editoriali me analizën etj. Pra në llojet e artikujve analitikë nuk ka një ndarje të qartë,
po kështu shpesh edhe në vlerësimin e gazetarëve të redaksive. Teksa editoriali është
qëndrimi i gazetës mbi një çështje të caktuar, po atë ditë në të njëjtën gazetë mund të
botohet edhe opinion mbi atë çështje. Dhe ky opinion nuk mund të na serviret si
editorial, sepse kanë ndryshim jo vetëm si lloje analitike por edhe në përdorimin e
fakteve. Përpos diferencës mes tyre nëse redaksitë pajtohen me fjalët e shkruara,
ndryshimi ka të bëjë edhe me përdorimin e fakteve, të cilat mund të përdoren në të
dyja llojet analitike, por te editoriali janë më të nevojshme.
Pas një monitorimi të gjatë të shtypit në Shqipëri evidentohet ngatërresa e madhe në
përdorimin e këtyre llojeve analitike, madje te editoriali që është artikull gazetaresk
dhe që domosdo duhet të bazohet mbi disa fakte, kemi shpesh shmangie të përdorimit
të fakteve. Kjo edhe si konstatim nga përpunimi i anketave realizuar me gazetarë e
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 58 -
drejtues mediesh130. Megjithatë përmbledhtas mund të themi se faktet janë përdorur
në mënyra të ndryshme sipas tipologjisë së gazetave dhe zhvillimit të shtypit në kohë.
Në periudhën e parë, vitet ‘91-‘’92, te ‘’Zëri i Popullit’’ dhe ‘’Rilindja
Demokratike’’ ato fakte që gjenden në editoriale apo komente janë të ndërthurura
ngushtë me propagandën. Duke qenë gazeta partiake, sigurisht që nuk mund t’i
shpëtojnë propagandimit të ideve të partive servirur te lexuesi. Pra saktësia e fakteve
fillon e lëkundet.
Në periudhën e dytë, viti ’97, te ‘’Koha Jonë’’ kemi një përdorim më të mirë
të fakteve, edhe pse mes rreshtash ka opinion. Pavarësisht filozofisë së gazetës dhe
politikës së saj editorialiste, kundër qeverisë aktuale, tentohet herë pas here të flitet
mbi fakte.
Në periudhën e tretë, viti 2005, te gazeta ‘’Shekulli’’ dhe ‘’Panorama’’ mund
të konstatojmë se kemi një përdorim më profesional dhe më të gjerë të fakteve
krahasuar me periudhën e 1997-ës, në kryeartikuj dhe artikuj më së shumti, e sigurisht
në editorialet e pakta si lloje shkrimi e opinionet e komentet me tepri.
Në periudhën e katërt, 2013, në gazetat e qëndrimit ‘’Tema’’,‘’Dita’’ apo
edhe ‘’Mapo’’të cilat i kanë zhvilluar editorialet shohim një përdorim edhe më
objektiv të fakteve, duke marrë si referencë krahasimin me periudhën e viteve ’90-
‘91. Sigurisht që gjithçka ndërthuret me direktivat që synojnë krijuesit e tyre për t’i
përçuar te publiku por edhe me besimet e përshtypjet e tyre. Te editorialet nis të
përdoret edhe analiza, kryesisht politike dhe ekonomike.
A është përdorimi i faktit vetëm si rrjedhojë e vetëndërgjegjësimit të
editorialistëve? E vështirë të thuhet, për sa kohë kemi në të njëjtën logjikë zhvillimin
dhe transformimin e lexuesit, nga një lexues që pranon gjithçka, te një lexues që nis të
dyshojë. Në këtë situatë, nuk mbeten shumë alternativa, përpos perfeksionimit të
strategjisë se si editorialisti hedh mesazhin. ‘’Të fshehësh duke treguar’’, do të
përcaktonte Pierre Bourdieu.131
2.3.Redaksia dhe krijimi i editorialit
Eshtë e udhës të njohim tani “laboratorin” e produktit mediatik të shtypit shqiptar,
redaksinë dhe produktin: editorialin. Kjo së paku për dy arsye: së pari sepse mediat
klasike mbeten modele të përhershme ku frymëzohen mediat e reja në pikëpamje të
përmbajtjes dhe së dyti se sa më shumë vite që kalojnë vihet re një prirje e re në
shtyp: dëshira për t’u përshtatur, për të kapur zhvillimet teknologjike, për të qenë të
denjë në konkurencën me mediat e shekullit XXI. Në thelb është një cikël, ku në
produktin final që hidhet për/apo që thirret nga audienca, nuk luajnë rol vetëm stafet e
mediave të reja, të radiove apo të televizioneve por edhe redaksitë e shtypit. Për këtë
130 Anketa me 41 gazetarë, kryeredaktorë dhe zv.kryeredaktorë, realizuar në redaksitë e gazetave
“Panorama”, “Shekulli”, “Shqip”, ‘’Mapo’’ dhe “Dita”, maj 2013. 131Bourdieu, Pierre. ‘’Mbi televizionin’’.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 59 -
qëllim, u krye një ankete me gazetarë në disa nga redaksitë e gazetave të përditshme,
u monitoruan disa media me profil të përgjithshëm si dhe u intervistuan
kryeredaktorët dhe zëvendëskryeredaktorët.132Rezultati kryesor i këtij hulumtimi ka të
bëjë me atë se redaksitë ku prodhohet editoriali nuk janë më të ngurta dhe të
pandryshueshme. Përkundrazi. Bëhet fjalë për redaksi fleksibile në komunikim, edhe
pse gëzojnë një strukturë bazë.“…redaksia është ajo njësi organizative që sjell
produktin gazetaror. E pra ajo është një nga disa sektorët e organizimit linear,
megjithatë në forma serioze ajo gëzon një autonomi relativisht të madhe’’133
Tanimë redaksitë e gazetave nuk përbëhen vetëm nga gazetarë që publikojnë
në faqet e printit, por edhe nga gazetarët që shkruajnë për versionin online. Redaksitë
nuk kanë në krye vetëm një drejtues që mban përgjegjësi për anën profesionale të
botimit, por edhe drejtues ekzekutivë, të cilët bashkërendojnë punën me marketingun
dhe shpërndarjen. Redaksitë e gazetave në Shqipëri funksionojnë në një strukturë të
ngjashme me një sistem që Russ-Mohl e quan shumëvijësh134, ku në krye qëndron
drejtori i gazetës ose kryeredaktori me dy zëvendëskryeredaktorë. Për çështje të
administrimit të burimeve apo logjistikës funksionon drejtori ekzekutiv i gazetës.
Redaksia është e ndërtuar mbi bazë sektorësh, ku secili është i përbërë nga gazetarët
që drejtohen nga redaktorët përkatës,
Struktura e redaksisë herë pas here bëhet fleksibël, ku sektorët ndërthurin
punën me njëri-tjetrin për produktin mediatik, raportimin, madje edhe editorialin ku
njëkohësisht kryeredaktori nuk ruan hierarkinë klasike por ndërhyn direkt edhe tek
puna e sektorëve që si rregull drejtohen nga redaktorët. Të shpeshta janë rastet kur
gazetarët e ‘’X’’ sektori mbulojnë ngjarje apo trajtojnë tema të ‘’Y’’
sektori.‘’Redaksitë, ashtu si krejt sipërmarrjet mediatike janë më së shumti të
strukturuara si hierarki, sektorët e ndryshëm quhen edhe departamente. Meqë më së
shumti ekzistojnë vetëm 2 ose 3 raste hierarkie, ekspertët flasin për një komunikim të
rrafshët hierarkie...’’135
Gjatë anketës së organizuar në redaksitë e gazetave “Panorama”, “Shekulli”,
“Shqip”, “Mapo” dhe “Dita” u përgjigjën 41 gazetarë. Anketa përmblodhi pyetje
për çështje të tilla si: mënyra e punësimit, trajtimi i lajmeve, forma e raportimit dhe e
komunikimit brenda redaksisë, përkatësia në sektorë, vendimarrja për përcaktimin e
titujve në faqet e brendshme dhe atë kryesore, ideimi dhe hartimi i editorialit si dhe
çështjet që ai trajton dhe autori që e shkruan.
Pas përfundimit të përpunimit të të dhënave, rezulton se mesatarisht, duke u
bazuar te këto gazeta, një redaksi në Shqipëri ka 16 reporterë. Duke u përqëndruar tek
përmbajtja e produktit dhe kategorizimit të tij, faqet e gazetës renditen sipas
rubrikave: politikë, aktualitet (ose kronikë e zezë), ekonomi, sociale, rrethe, kulturë,
132Shih ibid 33. 133 Russ-Mohl, S., Gazetaria, Shtëpia Botuese “K&B “, Tiranë, 2010, f.189. 134 Po aty f.190. 135Shih ibid 36 f.190.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 60 -
sport, argëtim, suplemente136. Në raste të veçanta, siç është gazeta “Shekulli” rubrikat
emërtohen ndryshe por thuajse bëhet fjalë për të njëjtat kategori në pikëpamje të
përmbajtjes. Rrjedhimisht edhe gazetarët ndahen sipas sektorëve, emërtimet e të
cilëve u korrespondojnë këto rubrika.
Por si ndërtohen redaksitë? Si punësohen gazetarët nga drejtuesit? Një nga
pyetjet e anketës që mori disa përgjigje të paparashikueshme ishte edhe kjo: se si
punësohet një gazetar. Gazetarët, në rastet më të shpeshta punësohen me referencë
dhe kërkesë të drejtpërdrejtë të drejtuesve të gazetës. Por u vu re se një pjesë e vogël e
tyre ishin punësuar me konkurs, duke paraqitur dosjen e tyre me veprimtarinë
profesionale pranë vendimarrësve. Në 41 gazetarë, 36 janë punësuar me referencë nga
të tretë dhe me kërkesë të drejtpërdrejtë të drejtuesve dhe 5 janë punësuar me konkurs.
Duket një prirje e re kjo për redaksitë edhe pse në numër të vogël por ajo që mbetet
për t’u theksuar është fakti se në një farë forme, redaksitë po japin shenjat e dëshirës
për të patur më shumë konkurencë gjatë procesit të punësimit. Kjo prirje u vu re tek
gazeta “Shqip” dhe gazeta “Shekulli”. Kryeredaktori i gazetës “Shqip” Kamber
Velaj, në një intervistë dhënë për këtë studim, thekson se kryesisht në redaksi janë
punësuar me konkurs gazetarë të suplementit “Ndryshe”, të cilët shërbejnë jo vetëm
për përshtatjet e materialeve për botim por edhe për një përkthim cilësor të tyre137.
Ekziston një strukturë hierarkike e funksionimit dhe komunikimit në redaksi,
dhe kjo strukturë nuk është e ngurtë. Ky çngurtësim arsyetohet me faktin se brenda
strukturës ka disa lloje komunikimesh, së paku përveç vertikalit, edhe horizontal. Nga
ana tjetër hallkat mund të tejkalohen, sepse në raste emergjente jashtë të zakonshmes,
gazetari mund të komunikojë direkt edhe me kryeredaktorin apo drejtorin e gazetës.
Gjithsesi më së pari po shpjegojmë se cila është struktura bazë: Në krye
qëndron drejtori i gazetës ose kryeredaktori (në rastin e gazetës “Mapo”), i cili si
mbështetës për shërbime të tjera (Financa, Marketingu, Shpërndarja) ka edhe drejtorin
ekzekutiv. Nga drejtori i gazetës varet kryeredaktori, i cili në varësi ka dy
zëvendëskryeredaktorë. Nga këta të fundit varen redaktorët, të cilët drejtojnë të gjithë
gazetarët, sipas ndarjes së përgjegjësive. Sektorët mbeten baza e këtij organizimi138.
Gazetarët janë të profilizuar në gazetarë politike, në gazetarë kronike, në gazetarë
ekonomie etj por kemi edhe gazetarë të profilizuar në suplemente, gazetarë online,
korrespodentë nga rrethet etj. Një numër të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh janë
edhe të jashtmit, të cilët furnizojnë redaksinë me speciale, komente, opinione, analiza
136“Panorama” 24 fq.: Politikë 6 fq.- Ekonomi 1 fq.-Sociale 1 fq.-Aktualitet Rrethe 5 fq.-Bota 1 fq. –
Speciale 1 fq.-Opinion 2 fq.-Kulturë 2 fq.-Argëtim 1 fq.-Sport 1 fq. “Shqip” 24 fq.:Aktualitet 24 fq.-
Politikë 3 fq.-Opinion 1 fq.- Ekonomi 2 fq.-Rajon 1 fq.-Aktualitet Rrethe 1 fq.-Botë 1 fq.-Ndryshe 3
fq.-Kultura 2 fq.-Sport 1 fq.-Zbavitje 1 fq. “Shekulli”24 fq.: Radar 2 fq.-Thellë Aktualitet 4 fq.-Thellë
VoxPop 1 fq, Thellë Mendim 1 fq.-Thellë Sociale 3 fq.-Jetë 3 fq.-Kulturë 1 fq.- Jetë Dossier 2 fq.- Jetë
Zbavitje 2 fq.-Sport 1fq. “Mapo” 16 fq. Ngjarje e Ditës Kryesore 5 fq.-Opinion+Editorial 2 fq.-Prirjet
e Reja Kulturë 2 fq.-Zbavitje Blog 2 fq. “Dita” 24 fq: Kopertina 2 fq.-Politikë 4 fq.-Opinione 2 fq.-
Aktualitet+Rrethe 3 fq.-Speciale 2 fq.-Ekonomi 1 fq.-Bota 2 fq.-Shoqëri 2 fq.-Sport 2 fq.-Zbavitje 3 fq.
Shënim: Faqe të tjera përbëhen nga reklama. 137Velaj, Kamber, Intervistë me kryeredaktorin e gazetës “Shqip” 138Lumezi, Aristir, Intervistë zëvendëskryeredaktor gazeta “Panorama”
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 61 -
etj 139 . Redaktorët (editorët apo makroeditorët) së bashku me gazetarët punojnë
ngushtësisht me korrektorët dhe faqosësit për të përfunduar produktin mediatik.
Aleksandra Bogdani, zëvendëskryeredaktore e gazetës “Mapo” shpjegon se
editorët janë përgjegjës për përzgjedhjen e lajmeve, duke dhënë detaje për mënyrën si
funksionon së brendshmi redaksia. Sipas saj gazetarët mbulojnë një sërë
institucionesh prej nga vjelin informacionet por nga ana tjetër ata marrin detyra nga
editorët përgjegjës. Në mbledhjet me stafin selektohet informacioni që do përdoret.
“Editorët janë përgjegjës për larminë e lajmeve dhe plotësimin e tyre, deri në
procesin e botimit. Gazetarët e secilit sektor kanë një numër të caktuar institucionesh
nën mbulim, prej nga mbledhin pjesën më të madhe të informacionit. Gjithashtu, ata
marrin detyra ose punojnë në grup, për çështje me rëndësi të veçantë, që i tejkalon
institucionet që ata mbulojnë. Mbledhjet mes gazetarëve dhe stafit drejtues selektojnë
informacionin që është i gatshëm për t’u botuar në gazetën e ditës dhe atë që duhet
pasuruar më tej, e që duhet ndjekur në ditët në vazhdim.”140
Në figurën më poshtë jepet me detaje e gjithë skema e funksionimit të një
redaksie gazete në Shqipëri, përpunuar nga të dhënat e anketave me gazetarët dhe
intervistat me drejtuesit e tyre, ku kemi të përcaktuar rolet dhe 2 tipologji
komunikimi: vertikal dhe horizontal.
Në krye të redaksisë qëndrojnë drejtori dhe kryeredaktori. Në skemë nuk është
paraqitur botuesi, i cili në fakt në shumë raste ka pak kontakte me redaksinë dhe nuk
është pjesë e përhershme. Zakonisht botuesi komunikon me kryeredaktorin, me të
cilin koordinon të gjitha idetë që mendon se duhen zbatuar. Si bazë organizimi tjetër
janë të përfshirë edhe redaktorët, të cilët koordinojnë punën mes kryeredaktorit dhe
gazetarëve.
Kjo është një skemë e unifikuar për strukturën dhe mënyrën e komunikimit
dhe organizimit të punëve në redaksi, por sigurisht që redaksitë kanë specifikat e tyre.
Në disa prej tyre, botuesi ka komunikim më intensiv me drejtorin apo kryeredaktorin,
në disa të tjera ka rol më të kufizuar. E njëjta gjë ndodh edhe në raportin me gazetarët,
në disa redaksi ka komunikim të drejtëpërdrejtë me ta dhe në disa të tjera ruan
hierarkinë. Një specifikë për t'u theksuar është edhe raporti mes dy pozicioneve më të
larta: drejtorit dhe kryeredaktorit. Rolet e tyre janë të përcaktuara por bashkëpunimi
mes tyre është shumë i rëndësishëm. Te ''Shekulli'' për shembull drejtori i gazetës ka
mbajtur peshën kryesore të faqeve të opinion-komenteve dhe editorialit si dhe letrave
të lexuesve, ndërsa kryeredaktori është kujdesur në menaxhimin e lajmeve te ditës dhe
raportimit standard të ngjarjeve. Rrjedhimisht, ka patur një ndarje të sektorëve dhe
llojeve të shkrimeve për të cilat mbanin përgjegjësi, një ndarje që nuk i shëmbëllen në
të tërën asaj të redaksive ndërkombëtare, por e rëndësishme për t'u theksuar sa i përket
strukturës së redaksisë. Nga ana tjetër nuk duhen harruar edhe dy karakteristika të
tjera: bashkëpunimi i gazetarëve të printit me gazetarët e online-it, duke i furnizuar
me informacion apo orientuar sipas nevojave.
139Thano, Adrian, Intervistë kryeredaktor gazeta “Dita’’ 140 Bogdani, Aleksandra Intervistë zëvendëskryeredaktore gazeta “Mapo”
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 62 -
Figura 7. Skema e strukturës organizative të redaksive të gazetave në Shqipëri
Drejtori
Kryeredaktori
DrejtoriEkzekutiv
Redaktori Redaktori Redaktori Redaktori
Zv/Kryeredaktori Zv/Kryeredaktori
Gazetari GazetariGazetariGazetariKorresp
odent
GazetariI
Suplementit
GazetariOn-Line
Korrektor
Faqosës
ShpërndarjaMarketing-BurimeNjerëzore-Financa-
Siç e thotë Russ-Mohl, redaksitë gëzojnë autonomi në raport me “qëllimet
fitimprurëse” të organizatës në tërësi dhe punojnë çdo ditë për motivimin e
reporterëve të tyre.”141 Financuesit dhe botuesit e këtyre gazetave vihet re që kanë një
komunikim të drejtëpërdrejtë kryesisht me drejtorin apo kryeredaktorin, duke
përjashtuar në rastet më të shumta një komunikim direkt me gazetarët. Botuesi nuk
komunikon direkt me gazetarët, por mund ta bëjë në formë indirekte duke ndjekur
hierarkinë formale në komunikim me drejtorin apo kryeredaktorin. Ka edhe raste, siç
është gazeta “Shqip”, ku botuesi komunikon vetëm me drejtorin. Siç thotë
Bogdani:“Botuesi nuk ka asnjë lidhje me kryeredaktorin. Çdo kontakt realizohet
nëpërmjet drejtorit të gazetës”142. Redaksitë zhvillojnë çdo ditë mbledhjet e tyre, një
deri në dy herë në ditë. Po ashtu si përvoja ndërkombëtare, edhe në Shqipëri, gjatë
mbledhjes planifikohen temat dhe shpërndahen detyrat. Siç thekson edhe Russ-Mohl,
redaksitë funksionojnë mbi bazën e një komunikimi të drejtpërdrejtë mes redaktorëve
apo kryeredaktorit dhe gazetarëve. Ky komunikim në Shqipëri realizohet në redaksi
ose në distancë nëpërmjet telefonit celular, mesazheve, e-maileve etj. Nuk përdoret
forma me shkrim e raportimit mes tyre.“Koordinohet relatimi i temave, për të
shmangur dublikimet. Bihet dakord për kokat e parashikuara, shpërndahen temat për
komente, sipas rasteve qartësohen edhe vijat e tyre kryesore të përmbajtjes”143
Gazetarët marrin çdo ditë temat që do të trajtojnë apo sugjerojnë tek redaktori dhe
kryeredaktori dhe raportojnë pasdite tek redaktorët përkatës për informacionin e
141Shih ibid 36 ff.189-192. 142Shih ibid 40. 143Shih ibid 36 F.267.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 63 -
mbledhur.Redaktorët raportojnë tek zëvendëskryeredaktorët, ku përcaktohet dhe
përmbajtja e faqeve të brendshme të gazetës. Më pas kryeredaktori përcakton titujt e
faqes së parë. Artikujt korrektohen dhe në fund faqosen nga redaktorët, të cilët
mbajnë përgjegjësinë e saktësisë së informacionit të përfshirë në faqe.
Autorët Papa, Daniels dhe Spiker përcaktojnë disa lloj komunikimesh brenda
një organizate. Komunikimi zhvillohet nga lart-poshtë por edhe në kah të kundërt: nga
poshtë-lart. “Roli i komunikimit nga poshtë-lart në teoritë klasike të organizatave
kufizohej fillimisht me funksionet bazë për sa u përket çështjeve të lidhura me kryerjen
e detyrave nga vartësit… duke nënvizuar komunikimin “e dyanshëm” ndërmjet
eprorëve dhe vartësve si mënyrë për të promovuar moral… për integrimin e anëtarëve
të organizatës dhe përmirësimin e proceseve të vendimarrjes”144Përveç këtyre dy lloj
komunikimesh kemi edhe komunikimin horizontal. Gazetarët komunikojnë me njëri-
tjetrin. Redaktorët komunikojnë me njëri-tjetrin. Zëvendëskryeredaktorët
komunikojnë me njëri-tjetrin. E gjitha kjo krijon fleksibilitet brenda organizatës siç do
ta theksonte edhe grupi i autorëve Papa, Daniels dhe Spiker.“Në rastet e
emergjencave, mund të jetë shpenzim kohe lidhja strikte me zinxhirin komandues,
kështu që duhet të përdoren urat horizontale, që u mundësojnë njerëzve në të njëjtin
nivel të komunikojnë drejtpërdrejtë pa shkuar në nivele të tjera të organizatës.,
…Komunikimi horizontal krijon fleksibilitet në strukturën organizative”145Vihet re
edhe komunikim i një lloji të përbërë në redaksi, përveç të mësipërmëve, për
shembull: gazetari i politikës komunikon me redaktorin e aktualitetit, redaktori i
ekonomisë komunikon me gazetarin e sociales, kryeredaktori komunikon me
gazetarin e suplementit etj. Temat dhe idetë sugjerohen në të dyja kahet: nga poshtë-
lart dhe nga lart-poshtë. Gazetarët mund të sugjerojnë idetë e tyre, ashtu si dhe
redaktorët apo kryeredaktori ju kërkon gazetarëve trajtimin e temave të caktuara.
Melvin Mencher do të përcaktonte se vlefshmëria e ngjarjeve për trajtim
varet edhe nga përzgjedhja e temave që bën gazetari: “Me të vlefshme, gazetari
kupton atë që është e rëndësishme për lexuesit apo shikuesit, çfarë u intereson, i
përfshin dhe i kënaq ata”146Sami Nezaj në studimin mbi menaxhimin e burimeve në
media ka sjellë në vëmendje se reporterët kanë fituar gjithnjë e më tepër hapësira në
zhvillimin e lajmit.“Drejtuesit u kanë dhënë reporterëve më tepër hapësira për
zhvillimin e lajmit të fokusuar dhe të mbështetur me detaje e histori në mënyrë që të
përballojë gazetarinë online apo atë televizive, një mënyrë alternativë”147. Edhe pse
duket një situatë optimiste, ende pavarësia në vendimarrjen e temës që gazetari trajton
mbetet për t’u diskutuar.Vetëm 11 gazetarë në 41 prej tyre tentojnë të vendosin vetë,
por gjithnjë komunikojnë me shefat e tyre duke u marrë një konfirmim para nisjes së
trajtimit të temës. Përmbajtja e titujve të faqeve të brendshme vendoset nga
144Papa, J. M.,/ Daniels, D.T/ Spiker, K.B., Komunikimi organizativ, Qasjet dhe Prirjet, UET Press,
Tiranë, 2009, F.50. 145Po aty, f.52. 146Mencher, Mencher, News Reporting and Writing, McGraw Hill, New Jork-USA, 2006, f.3. 147 Neza, Sami, Ndikimi i krizës së shtypit në burimet njerëzore, në Studime Albanologjike:
Komunikimi i Integruar-Koncepte, Strategji, Praktika, Universiteti i Tiranës, Nëntor 2011, f.42.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 64 -
redaktorët, në konfirmim nga kryeredaktori. Ndërkohë që titujt e faqes së parë
përcaktohen nga kryeredaktori.
Pasi shpjeguam me detaje mënyrën si funksionon komunikimi në redaksi dhe
ndarja e temave, le të përqëndrohemi tani më shumë nëthelbin e studimit: editorialin.
Politika redaksionale e gazetës përcaktohet nga botuesi, në bashkëpunim me drejtorin
e gazetës dhe kryeredaktorin. Francis Balle flet për sipërmarrësin e shtypit, të cilit i
peshon detyra kryesore e vendimarrjes editorialiste, përballë publikut dhe
reklamapaguesve.Temat e editorialeve dhe koha kur publikohen përcaktohet nga
komunikimi mes të treve.“Ai është i detyruar për rrjedhim, të përcaktojë
karakteristikat e gazetës së tij, në funksion të pritshmërive të hamendësuara të këtyre
dy klientelave…”148
Sipas rezultateve të anketave kryesisht editoriali shkruhet nga
kryeredaktori.Variablat në 41 anketat e realizuara kanë të bëjnë me:
1.Procedurat e punësimit (Me konkurs, me Kërkesë të Drejtpërdrejtë nga drejtuesit e
redaksisë, apo me Referencë)
2. Komunikimin në redaksi (Në çfarë mënyre vendosin për temat që trajtojnë:Vetë,
Në komunikim me redaktorin apo në komunikim me kryeredaktorin)
3.Hierarkinë e redaksisë (Ku raportojnë- Tek redaktori, Tek kryeredaktori, Tek
drejtori apo Tek botuesi, Si raportojnë-Me shkrim apo Në komunikim të
drejtpërdrejtë, A kryejnë mbledhje redaksie dhe sa herë-Një herë në javë, Një herë në
dy javë, Një herë në muaj apo Një herë në vit.)
4.Produktivitetin e artikujve të gazetarëve (A punojnë gazetarët në sektorët ku kanë
përvojë, cili pozicionon artikujt në faqe të brendshme apo kryeartikullin- Gazetari,
Redaktori, Kryeredaktori, Drejtori, Bordi i gazetës apo Botuesi, A ndodh shpesh që
artikujt e tyre të zënë vendin e kryeartikullit apo peshën kryesore në faqe)
5.Tematikat e editorialit (Çështjet që trajtohen zakonisht në editoriale janë të natyrës-
Politike, Ekonomike, Ngjarje të kronikës së Zezë, Sociale, Kulturore, Sportive)
6. Hartuesin e editorialit (A keni shkruar ndonjëherë editorial dhe Kush e shkruan
zakonisht editorialin në gazetë-Gazetari, Redaktori, Kryeredaktori, Drejtori, Bordi i
gazetës, apo Botuesi)
Nga përpunimi i përgjigjeve në anketa149 del si konkluzion se gazetat që publikojnë
më shumë editorial janë “Dita”, “Shekulli”, “Mapo” dhe më pak “Panorama” dhe
148Balle, Francis.,Mediat dhe Shoqëritë, Shtëpia Botuese “Papirus”,Tiranë 2011, f.445. 149Rezultatet e anketës: 1.Si jeni punësuar? a.Me konkurs (‘’Shqip’’ 3, ‘’Dita’’ 0, ‘’Mapo’’ 0,
‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’ 1 ) b.Me kërkesë të drejtpërdrejtë nga drejtuesit e redaksisë (‘’Shqip’’8
‘’Dita’’ 7, ‘’Mapo’’ 2, ‘’Shekulli’’ 5, ‘’Panorama’’2 ) c.Me reference (‘’Shqip’’3 ‘’Dita’’ 2, ‘’Mapo’’0,
‘’Shekulli’’ 4, ‘’Panorama’’1 )
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 65 -
“Shqip”, ku të dyja luajnë me mënyrën dhe këndvështrimet e trajtimit të lajmeve apo
temave, deri te opinion-komentet, duke e përdorur këtë lloj artikulli gazetaresk
kryesisht kur emrat e tyre mediatikë përmenden për çështje të caktuara.
Përveç të dhënave për mënyrën e funksionimit të redaksisë, komunikimit dhe
hierarkisë, zbulohen të dhëna të rëndësishme lidhur me pyetjet: Kush e shkruan
editorialin? A ndodh që gazetari të shkruajë editorial? Tematikat e editorialit? A
merret shkas nga raportimi i gazetarëve për të shkruar një editorial? Kur gazetarët u
pyetën se cili e shkruan zakonisht editorialin, përgjigjet kryesore ishin: kryeredaktori.
Tabela më poshtë tregon të dhënat krahasimore mes 4 gazetave, duke mënjanuar
gazetën ‘’Mapo’’ për një mesatarizim të përgjigjeve, përgjigjet kryesore të gazetarëve
janë: editorialin e shkruan kryeredaktori (‘’Shqip’’ 42%,, ‘’Dita’’ 50%,,
2.Në çfarë mënyre vendosni për temat që trajtoni në artikujt tuaj? a.Vetë (‘’Shqip’’4 ‘’Dita’’ 7,
‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’1 ) b.Në komunikim me redaktorin (‘’Shqip’’6 ‘’Dita’’ 4,
‘’Mapo’’2, ‘’Shekulli’’ 6, ‘’Panorama’’6 ) c.Në komunikim me kryeredaktorin (‘’Shqip’’7 ‘’Dita’’ 5,
‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 3, ‘’Panorama’’2 )
3.Ku raportoni për temat dhe informacionin që keni mbledhur? a.Tek redaktori (‘’Shqip’’7
‘’Dita’’ 4, ‘’Mapo’’2, ‘’Shekulli’’ 7, ‘’Panorama’’6 ) b.Tek kryeredaktori (‘’Shqip’’7 ‘’Dita’’ 5,
‘’Mapo’’1, ‘’Shekulli’’ 3, ‘’Panorama’’1 ) c.Tek drejtori (‘’Shqip’’1 ‘’Dita’’ 1, ‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’
0, ‘’Panorama’’0 )d.Tek botuesi (‘’Shqip’’0‘’Dita’’ 1, ‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’0 )
4.Si raportoni? a.Me shkrim (‘’Shqip’’0 ‘’Dita’’ 0, ‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’0 ) b.Në
komunikim të drejtpërdrejtë (‘’Shqip’’14 ‘’Dita’’ 8, ‘’Mapo’’2, ‘’Shekulli’’ 10, ‘’Panorama’’7 )
5.A kryeni mbledhje të redaksisë? a.Po (‘’Shqip’’14 ‘’Dita’’ 6, ‘’Mapo’’2, ‘’Shekulli’’ 10,
‘’Panorama’’6 ) b.Jo (‘’Shqip’’0 ‘’Dita’’ 2, ‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’1 )
6.Nëse po, sa herë? a.Çdo ditë (‘’Shqip’’14 ‘’Dita’’ 5, ‘’Mapo’’2, ‘’Shekulli’’ 9, ‘’Panorama’’5 )
b.Një herë në javë (‘’Shqip’’0 ‘’Dita’’ 1, ‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 1, ‘’Panorama’’1 ) c.Një herë në dy
javë (‘’Shqip’’0 ‘’Dita’’ 1, ‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’1 ) d.Një herë në muaj (‘’Shqip’’0
‘’Dita’’ 0, ‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’0 ) e.Një herë në vit (‘’Shqip’’0 ‘’Dita’’ 1,
‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’1 )
7.A punoni në sektorin ku keni krijuar përvojën kryesore profesionale apo ju kane zhvendosur
në sektorë të tjerë? a.Po punoj, nuk më kanë zhvendosur (‘’Shqip’’10 ‘’Dita’’ 7, ‘’Mapo’’2,
‘’Shekulli’’ 10, ‘’Panorama’’7 ) b.Jo nuk punoj, më kane zhvendosur (‘’Shqip’’4 ‘’Dita’’ 1, ‘’Mapo’’0,
‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’0 )
8.Çfarë hallkash ndiqni brenda redaksisë për të publikuar një artikull?Shënoni shkurtimisht
rrugën që ndiqni (pyetje e hapur) (‘’Shqip’’ Se kanë plotësuar 8, 6 të tjerë kryesisht ndjekin rrugën:
raportojnë tek redaktori më pas ky diskuton me kryeredaktorin dhe vendoset, 2 flasin direkt me
kryeredaktorin /‘’Dita’’ Koleg-kryeredaktor, Redaktor-Kryeredaktor, Kryeredaktor, Redaktor-
Kryeredaktor, Vetë, Kryeredaktor, Redaktor-Kryeredaktor /‘’Mapo’’ Redaktor-Kryeredaktor,
/‘’Shekulli’’ Redaktor-Kryeredaktor 6, Redaktor 2, Shefi 1, Kryeredaktor 1/ ‘’Panorama’’ Redaktor-
Kryeredaktor 2, Vetë, kryeredaktori për gjërat me rëndësi, Vetë + Redaktori dhe Kryeredaktori,
Gazetar-redaktor, Kryeredaktor-Drejtor, Me redaksinë )
9.Cili përcakton si do pozicionohen artikujt në një faqe të brendshme? a.Gazetari (‘’Shqip’’1
‘’Dita’’ 0, ‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’0 ) b.Redaktori (‘’Shqip’’3 ‘’Dita’’ 3, ‘’Mapo’’2,
‘’Shekulli’’ 5, ‘’Panorama’’6 ) c.Kryeredaktori (‘’Shqip’’11 ‘’Dita’’ 4, ‘’Mapo’’2, ‘’Shekulli’’ 6,
‘’Panorama’’1 ) d.Drejtori (‘’Shqip’’0 ‘’Dita’’ 1, ‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’1 ) e.Bordi i
gazetës (‘’Shqip’’0 ‘’Dita’’ 0, ‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’0 ) f.Botuesi (‘’Shqip’’0 ‘’Dita’’
0, ‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 0, ‘’Panorama’’0 )
10.A ju ndodh që artikulli juaj të zërë vendin e kryeartikullit të gazetës? a.Po (‘’Shqip’’10
‘’Dita’’ 6, ‘’Mapo’’2, ‘’Shekulli’’ 8, ‘’Panorama’’7) b.Jo (‘’Shqip’’4 ‘’Dita’’ 2, ‘’Mapo’’0,
‘’Shekulli’’ 2, ‘’Panorama’’0 )
11.A ju ndodh që artikulli juaj të jetë një nga shkrimet e rëndësishme të faqes së parë? a.Po
(‘’Shqip’’14 ‘’Dita’’ 6, ‘’Mapo’’2, ‘’Shekulli’’ 9, ‘’Panorama’’7)b.Jo (‘’Shqip’’0 ‘’Dita’’ 2,
‘’Mapo’’0, ‘’Shekulli’’ 1, ‘’Panorama’’0)
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 66 -
‘’Shekulli’’ 100%, ‘’Panorama’’ 33%). Një devijancë të dukshme kanë përgjigjet e
gazetarëve të ‘’Panorama’’-s, ku 56% thonë se e shkruan redaktori. Një nga
shpjegimet që vlen në këtë rast është edhe ndërtimi i redaksisë së kësaj gazete, e
strukturuar dhe ku dy zëvendësredaktorët (siç do ta shohim edhe në monitorimin e
vitit 2005) përgjegjës edhe për sektorët e tyre shkruajnë editoriale. Siç shihet nga
tabela, Bordi i Gazetës dhe Botuesi, atribut i të cilit është editoriali, janë vlerësuar se
nuk shkruajnë fare editoriale.
Rezultatet për këtë pyetje nxjerrin detaje të rëndësishme lidhur me autoritetin
dhe përgjegjësinë që drejtuesit kanë në redaksi sipas roleve të caktuara. Nëse në
redaksinë e gazetës ‘’Shqip’’ gazetarët janë përgjigjur vetëm në masën 42% se
editoriali shkruhet nga kryeredaktori, te ‘’Shekulli’’ shohim rolin e fuqishëm të
kryeredaktorit në shkrimin e editorialit, 100% e gazetarëve të pyetur tregojnë
kryeredaktorin. Sigurisht që në interpretimin e të dhënave duhet marrë në konsideratë
edhe gabimi që mund të bëjnë gazetarët në diferencën mes editorialit dhe
opinion/komenteve, që nuk është vërtetuar. Por gjatë komunikimit me ta, në
momentet e sqarimit tëpyetjeve u vu re që në disa raste ata e fusnin editorialin në
grupin opinion-koment, dyshim që forcohet edhe pas përgjigjeve të pyetjes nëse kanë
shkruar vetë editorial.
Figura 8. Editorialshkruesit në mediat e shkruara
Kur u pyeten nëse vetë gazetarët kanë patur ndonjëherë rastin të shkruajnë editoriale
në gazetat ku punojnë rreth 30% e gazetarëve thonë ‘’Po’’. Po si ndikojnë bindjet
politike të gazetarëve në punën e tyre dhe si janë ato në raport me partinë në pushtet?
Gazetari Redaktori Kryeredaktori
Drejtori Bordi igazetës
Botuesi
Shqip 17% 8% 42% 25% 0% 0%
Dita 20% 20% 50% 5% 0% 0%
Shekulli 0% 0% 100% 0% 0% 0%
Panorama 0% 56% 33% 11% 0% 0%
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 67 -
Nga anketimi i Jonila Godole150 bërë te 300 gazetarë shqiptarë, sipas interpretimit të
autores, ata kanë tendencë të orientojnë bindjet e tyre në varësi të partisë që është në
pushtet (orientimi drejt PD-së kur ishte në pushtet). Rrjedhimisht orientimi i tyre ecën
paralel me idetë që duan të shprehin në raste qëndrimesh.
Adrian Thano, kryeredaktor i gazetës “Dita” shprehet se editorialet i shkruan
zakonisht ai vetë dhe dy zëvendëskryeredaktorët.“Gazeta “Dita” ka veçantinë se
është e vetmja gazetë që shpesh hapet dhe me qëndrime editoriale, pra eshte gazetë-
qëndrimi por edhe gazetë që operon me risi duke përdorur modelin info-analitik, duke
ofruar jo thjesht informacione të veçanta dhe të panjohura me parë për çështje të
rëndësishme, por duke shoqëruar këto informacione dhe me një trajtim në thellësi dhe
në kontekstin në të cilin zhvillohen ngjarjet.”151Kurse për gazetën “Mapo” shkrimi i
editorialit funksionon në një tjetër mënyrë, siç shprehet Aleksandra
Bogdani.“Editoriali në “Mapo” shkruhet përgjithësisht nga redaktori i Op/Ed dhe
bashkëpunëtorët e jashtëm, të cilët shkruajnë për MAPO-n sipas një grafiku të
caktuar.”152Skema e figurës së mëposhtme tregon mënyrën se si komunikon botuesi
me kryeredaktorin për shkrimin e një editoriali. Më pas kryeredaktori ose e harton
vetë atë, ose komunikon me analistët e kontraktuar apo me zëvendësat dhe redaktorët
e tij, deri në printimin apo publikimin në versionin online. Në shumë raste ideja
fillestare vjen nga vetë kryeredaktori. Megjithatë kjo është skema më rezistente, duke
marrë në konsiderate se edhe nëse botuesi nuk jep orientim për një editorial të
mirëfilltë, ai orienton linjën redaksionale.
Figura 9. Skema se si komunikon botuesi me drejtuesit e gazetës për shkrimin e editorialit
Për idenë fillestare të editorialit, gazetarët në anketë u shprehën në masën 95.9%, se
merret shkas nga artikujt e tyre, por jo çdo ditë. Kryesisht gazetarë të gazetës
150Godole, Jonila, Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe mediave, Tiranë, 2013, f.199. 151Shih ibid 42. 152Shih ibid 43.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 68 -
‘’Shqip’’ thonë se merret shkas 4-5 herë në vit në varësi të rëndësisë së lajmit,
gazetarët e ‘’Dita’’-s përgjigjen disa herë në muaj, gazetarët e ‘’Shekulli’’-t kryesisht
përgjigjen jo shpesh dhe gazetarët e ‘’Panorama’’-s disa herë në muaj.
Gazetarët janë pyetur për çështjen e dytë të rëndësishme në anketë: Tematikat
e editorialeve. Siç shihet nga tabela më poshtë, vendin e parë te të gjitha gazetat e zë
tematika politike, më pas renditet ekonomia dhe kronika e zezë. Tematika sociale ka
marrë më pak përqindje. Një devijancë në masën e përqindjes ka në gazetën ‘’Dita’’,
ku ekziston përqindja më e vogël e gazetarëve që përgjigjen se politika është tema
kryesore, duke patur një afërsi në përqindje me tematikën ekonomike dhe kronikën e
zezë. ‘’Shekulli’’ trajton më shumë tematikën politike, tematikën ekonomike e trajton
më shumë ‘’Panorama’’, Kronikën e zezë ’’Dita’’ dhe socialen ‘’Shqip’’-i.
Figura 10. Tematika e editorialit në gazetat shqiptare
Bazuar te të dhënat mbledhur në redaksitë e gazetave ‘’Shqip’’,
‘’Dita’’, ‘’Shekulli’’ dhe ‘’Panorama’’ del si konkluzion final se:
-Struktura e redaksive në Shqipëri nuk është e ngurtë. Ajo funksionon mbi një
skemë bazë komunikimi, por duke u përshtatur me zhvillimet e përgjithshme
mediatike dhe teknologjike, komunikimi bëhet fleksibël, ka gazetarë të profilit online,
të profilit të suplementeve, të kualifikojë gjithnjë e më shumë faqosësit sipas
rregullave të ndryshueshme të grafikës etj. Produkti i shtypit ndryshon dhe përshtatet
në vazhdimësi.
Politikë Ekonomi Kronikë e zezë Sociale
Shqip 71% 14% 7% 7%
Dita 39% 28% 28% 6%
Shekulli 82% 9% 9% 0%
Panorama 63% 38% 0% 0%
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 69 -
-Pajtimi i stafit të redaksisë po kryhet jo vetëm me referencë dhe ofertë direkte nga
vendimarrësit e redaksive por edhe me konkurs.
-Komunikimi në redaksi është vertikal: lart-poshtë dhe poshtë-lart si dhe
horizontal. Vihet re dhe një komunikim i përbërë.
-Vendimarrja për publikimin e artikujve raportues bëhet në komunikim mes
gazetarëve, redaktorëve, zëvendëskryeredaktorëve, kryeredaktorit dhe drejtorit të
gazetës por fjalën e fundit gjithnjë e kanë profesionistët që qëndrojnë më lart në
hierarki.
-Editoriali mbetet atribut i botuesit të gazetës por shkruhet përgjithësisht nga
kryeredaktori. 95.9% e gazetarëve thonë se merret shkas nga artikujt e tyre.85.4% e
gazetarëve thonë se editorialet kanë kryesisht tematikë politike dhe 31.8% kryesisht
ekonomike.
2.4.Gazetat në shtypin shqiptar të tranzicionit
Gazetat kryesore të shqyrtuara në këtë studim janë: ‘’Zëri i Popullit’’, ‘’Rilindja
Demokratike’’, ‘’Koha Jonë’’, ‘’Shekulli’’, ‘’Panorama’’,‘’Shqip’’,‘’Mapo’’,
‘’Tema’’ dhe ‘’Dita’’. Këto gazeta janë zgjedhur në bazë të disa kritereve:
Së pari janë kriteret e ndikimit në publik dhe ‘’shenjës’’ që kanë lënë në
kohën kur janë botuar si dhe nëse kanë qenë gazeta të përditshme. ‘’Rilindja
Demokratike’’ është gazeta e parë e shtypit pluralist, duke patur një rol të
jashtëzakonshëm gjatë viteve 1991-1992 e më tej. Rëndësia e saj lidhet me
transformimin e madh.
Kriteri i dytë ka të bëjë me periudhat e marra në studim, të cilat lidhen
ngushtësisht me zhvillimet kryesore politike në tranzicion. ‘’RD’’-ja qe
‘’bashkëudhëtare’’ me periudhën e përmbysjeve të mëdha; ndryshimin e sistemit dhe
njëkohësisht qe pishtarja e transformimit tëmedias: nga shtypi i njëzëshëm në
pluralizmin mediatik. Gjatë këtyre viteve rol të madh pati edhe ‘’Zëri i Popullit’’, që
‘’luftonte’’ përballë ‘’Rilindjes Demokratike’’. ‘’ZP’’-ja ishte organi zyrtar i Partisë
së Punës së Shqipërisë, ashtu si ‘’RD’’-ja e Partisë Demokratike të Shqipërisë. ‘’ZP’’-
jaështë një gazetë interesante për t’u studiuar në pikëpamje të qëndrimit, për vetë
propagandën që përdorte, të cilën do ta shohim të analizuar në kapitujt e tjerë. Analiza
e ‘’RD’’-së dhe ‘’ZP’’-së japin një rezyme të rëndësishme të asaj që ndodhte me
shtypin në periudhën 1990-1991, për të kaluar në periudhën e e përmbysjeve politike
dhe të rotacionit politik. Periudha e përmbysjeve politike dhe e rotacionit politik, nga
e djathta te e majta përkon me vitin 1997 dhe me rolin e fuqishëm të gazetës ‘’Koha
Jonë’’. Deri para trazirave të marsit 1997, madje edhe muaj më pas, ‘’KJ’’-ja pati
njërol ndikues te lexuesit dhe kryesisht nëpërmjet editorialit të saj. Pak a shumë
‘’KJ’’-ja u kthye në një ‘’parti politike’’, në gazetën që lexuesit e donin, e besonin
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 70 -
dhe e kërkonin, aspekt që do ta shtjellojmë në çështjet në vijim. ‘’Koha Jonë’’ ka qenë
një gazetë qëndrimi dhe pikërisht editoriali është artikulli gazetaresk më i qartë, më i
fortë, më i dukshëm. Nuk mund të kuptohet ky studim pa analizuar mirë
karakteristikat e editorialit të gazetës ‘’Koha Jonë’’ përgjatë vitit 1997.
Së treti, një nga kriteret e tjera të përdorura për përzgjedhjen e gazetave që
janë marrë në monitorim dhe u është analizuar editoriali është edhe natyra e gazetës.
Përgjithësisht gazetat e përzgjedhura janë të përgjithshme, duke anashkaluar gazetat e
profilizuara si ato të sportit, apo me rol të madh të kronikës së zezë (p.sh ‘’Gazeta
Shqiptare’’). Gjatë vitit 2005 një rol të jashtëzakonshëm ka luajtur gazeta ‘’Shekulli’’
dhe ‘’Panorama’’. Të dy njësoj të fuqishme, me ndikim dhe të qarta në ndarjet e
politikave editorialiste. Nëse ‘’Shekulli’’ ka qenë gazetë me qëndrim më të dukshëm
editorialist, ‘’Panorama’’ ka qenë mëe ‘’kamufluar’’, por qartësisht e fuqishme në
mesazhin e saj politik për lexuesin. Viti 2005 përkon me periudhën e rikthimit të
Partisë Demokratike në Pushtet, kohë kur këto dy gazeta kanë patur ndikimet e tyre të
qarta.
Periudha e fundit, rikthimi i Partisë Socialiste në pushtet, nxjerr në sipërfaqe
edhe dy kritere të tjerë: balancën, për të patur shtyp me qëndrime të kundërta
editorialiste dhe kriteri tjetër, ai i prirjes për t’u shkuar në një tjetër format, atë
online.‘’Tema’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Mapo’’ janë tri gazeta me përfaqësim shumë të mirë
në pikëpamje të pranisë së editorialit, por edhe në versionet online. Te to shohim,
përveçse gazetave me qëndrime të forta të editorialit, edhe transformimin dhe
ndikimin e lexuesve. Në vitin 2013 nuk ka vetëm lexues pasivë, por lexuesit marrin
pjesë, votojnë,‘’Pro’’ dhe ‘’Kundër’’ një editoriali, argumentojnë, komentojnë.
Janë pikërisht qëndrueshmëria e botimit për një kohë të gjatë e këtyre
gazetave dhe ndikimi që kanë patur si dhe strategjia për të përdorur ose jo
editorialin, që i ka veçuar nga shumë të tjera, kritere mbi të cilat është bërë edhe
përzgjedhja e tyre për monitorim me qëllim nxjerrjen e një baze të mirë të dhënash
për konkluzionet që pasojnë.
Përzgjedhja e gazetave është bërë edhe mbi bazën e vlerësimit të Boriçit dhe
Markut. Boriçi përshkruan peizazhin mediatik shqiptar si shumë të ndryshueshëm,
ku dalin tituj të rinj dhe humbasin të vjetër. Në periudhën 1991-1997 në Shqipëri u
botuan rreth 270 gazeta e revista. Siç periodizojnë Hamit Boriçi dhe Mark Marku,
gazetatu botuan në 2 faza të cilësuara si: Shtypi partiak (’91-’94: ‘RD’, ‘ZP’ etj) dhe
Shtypi i pavarur (’94-’96 ‘KJ’, ‘Albania’, ‘Gazeta Shqiptare’ etj). Sipas autorëve
gazetat e fuqishme ishin: nëvitin ‘91-’97 “Koha Jonë” , nga ’97-2002 ‘’Shekulli’’ dhe
nga 2002-2010 ‘’Panorama”153.“Tregu i shtypit të shkruar shqiptar i ngjason një
peizazhi që ndryshon nga viti në vit, madje edhe nga muaji në muaj dhe gjatë këtij
ndryshimi shfaqen tituj të rinj, ndërkohë që zhduken me shpejtësi tituj të
tjerë…shfaqja dhe zhdukja e gazetave është shoqëruar edhe me paqëndrueshmërinë e
153Boriçi, Hamit/ Marku, Mark, Histori e shtypit shqiptar. Nga fillimet deri në ditët tona, Shtëpia
Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2010, ff.255-318.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 71 -
pozicionit të titujve që kanë arritur të mbijetojnë në treg”154, veçon Boriçi. Po çfarë
natyre kanë patur dhe kanë përgjithësisht gazetat përgjatë 24 viteve të tranzicionit dhe
cilat kanë qenë linjat editoriale? Marku dhe Boriçi konstatojnë se gazetat më të
rëndësishme në tregun shqiptar janë ato të përditshme, duke komentuar gazetat
‘’Panorama’’ dhe ‘’Shekulli’’.Gazeta ‘Panorama”, sipas autorëve kishte staf
reporterësh dhe opinionistësh pak a shumë të kompletuar dhe cilësorë në krahasim me
pjesën tjetër të shtypit.“Gazetat e përditshme informative janë titujt më të
rëndësishëm në tregun e shtypit shqiptar. Spektri i informacionit të këtyre gazetave
është mjaft i gjerë dhe shkon nga politika, ekonomia, kultura, sporti, informacionet
ndërkombëtare deri tek opinionet…Në ndryshim nga “Shekulli” që është gazetë e
pavarur por e orientuar politikisht nga e Majta, “Panorama” është një gazetë më e
hapur ndaj mendimit alternativ dhe nuk ka ndonjë linjë strikte editoriale. Në faqet e
saj botojnë shkrimet e tyre opinionistë dhe intelektualë me prirje krejt të
përkundërta”155.
Le të sjellim paraprakisht një informacion të përgjithshëm për gazetat e
përzgjedhura:
‘’Zëri i Popullit’’ u botua më 25 Gusht 1942.Gazeta ka qenë organi zyrtar i
Partisë Komuniste të Shqipërisë, shndërruar më vonë në Partinë Socialiste të
Shqipërisë. Një gazetëpartiake, që përdorte propagandën. Gazeta ka patur një
lexues të majtë, militant, përkundër rivales ‘’Rilindja Demokratike’’ që kishte
kryesisht një lexues të djathtë.‘’ZP’’ në vitet ’90-’92 qe një gazetë e pozitës, rol që
ndryshoi më kalimin e viteve. Sot ‘’ZP’’ nuk botohet më, me një vendim të Partisë
Socialiste. Artan Fuga në analizën e shtypit sjell të dhëna rreth luftës mes
gazetave rivale. ‘’Studimi i politikës intolerante në hapësirën mediatike të shtypit
të shkruar vërehet edhe në shtimin relativisht të madh të ofendimeve,
karikaturalizmit të kundërshtarit, përdorimit të sinonimeve sharëse për
kundërshtarët apo për gazetat rivale. Mesatarisht 10 për qind deri 20 për qind e
shkrimeve në gazetat e marra në shqyrtim kanë një përmbajtje të spikatur në këtë
drejtim’’156, do veçonte Fuga.
‘’Rilindja Demokratike’’ u botua për herë të parë më 5 janar 1991. Fuga
shkruan për ‘’RD’’-në, se lexuesi kishte ‘’etje’’ për ta lexuar me një
frymë.”157Megjithatë Fuga vëren se pas daljes së shtypit të lirë dhe kuriozitetit në
fillim, interesi më pasra.Ashtu si ‘’Zëri i Popullit’’ edhe ‘’Rilindja Demokratike’’
ka patur një transformim të vazhdueshëm, duke i qëndruar linjës së partisë që e
publikon. Nga analiza e RD-së në vitin 1995, kur Shqipëria qeverisej nga PD-ja,
Fuga nxjerr si konkluzion se ka një prirje të redaksisë për të paraqitur një situatë
154Po aty f.260. 155Po aty f.264. 156Fuga, Artan, Media, politika, shoqëria (1990-2000). Ikja nga kompleksi i Rozafës, Botimet Dudaj,
Tiranë, 2008, f.45. 157Po aty f.21.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 72 -
shumë pozitive. Nga një monitorim në janar 1995 në ‘’Rilindjen Demokratike’’,
nga 7 shkrime të botuara gjithsej, 100 për qind e tyre shprehen pozitivisht për
aspekte të ndryshme të realitetit shoqëror ekzistues.” 158 Fuga argumenton se
pasioni për leximin e gazetave rikthehet sa herë ndodhin ngjarje të mëdha,
përgjatë fushatave elektorale, kur ka skandale financiare, deklarata e
kundërdeklarata, duke bërë kështu një profilizim të lexuesit. Pikërisht ky lexues e
ngre vëmendjen e tij kur mendon se ka zhvillime që lidhen me politikën,
ekonominë, shoqërinë. Për Fugën roli i shtypit dhe i mediave në Shqipërinë
postkomuniste mbeti kryesisht ai i plotësimit të dëshirës së lexuesit për të folur,
dëgjuar e lexuar lajme pas një heshtje të gjatë mediatike.“Pasioni për leximin e
gazetave nis e rikthehet sërish, sa herë ndodhin ngjarje të mëdha: në kohë
fushatash elektorale, kur zbulohen skandale të jashtëzakonshme financiare, kur ka
deklarata e kundërdeklarata me tone të larta të udhëheqësve të ndryshëm politikë
etj. Me gjithë luhatjet e kuptueshmërisë të interesit për mediat, funksioni i tyre
mbeti i pacënueshëm.”159
“Koha Jonë”, gazeta që mori fuqi të jashtëzakonshme në vitet 1996-1997 u botua
në Lezhë më 11 maj 1991. Siç dalin në konkluzion edhe autorët e studimit të
shtypit shqiptar, Boriçi dhe Marku‘’KJ’’-ja u bë gazeta kryesore në vend dhe
fitoi autoritet publik pasi mori përsipër t’i bënte oponencë të fortë pushtetit të Sali
Berishës.‘’ Natyrisht krijimi i një hapësire të tillë për kundërshtarët e Berishës e
ligjëroi atë si opozitën e pushtetit dhe ky pozicion ishte aq domethënës, sa në
opinion mendohej që opozita e vërtetë e pushtetit ishte gazeta ‘Koha Jonë” dhe jo
Partia Socialiste, forca kryesore politike opozitare e Parlamentit Shqiptar. Shumë
shpejt në sajë të këtij pozicioni, gazeta mblodhi rreth vetes personalitetet kryesore
publike të majtë të vendit, të cilët filluan t’i botonin shkrimet dhe artikujt e tyre tek
“Koha Jonë’’160, theksojnë autorët Boriçi dhe Marku. Ndikimin e saj më të madh
gazeta e pati në vitet 1996-1997. Sipas Boriçit dheMarkut gazeta ishte rrallë herë
profesionale në akuzat ndaj qeverisë dhe në shumicën e rasteve edhe abuzive.161
Megjithatë ajo pati një ndikim të jashtëzakonshëm te lexuesit orientuar politikisht
majtas.
‘’Shekulli’’ u botua për herë të parë në 7 tetor 1997, në kohën kur ishte kulmi i
suksesit të gazetës ‘’Koha Jonë’’. Kur kjo gazetë doli në treg, ‘’Koha Jonë’’ kishte
një tirazh thuajse 40 mijë kopje. 162 Përgjithësisht ‘’Shekulli’’ ka ndjekur një
politikë editoriale të majtë, themeluar nga Koço Kokëdhima, në vitet më vonë
deputet i Partisë Socialiste, post që iu hoq në vitin 2016. Marku dhe Boriçi e
158Po aty. 159Po aty, f.22. 160Shih ibid 56 f.274. 161Shih ibid 56 f.275. 162Po aty f.270.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 73 -
përshkruajnë kështu linjën editoriale të gazetës:“Shekulli është një gazetë e
orientimit politik të majtë dhe ka si lexues shtresat e varfëra shoqërore, sidomos
shtresën e pensionistëve, zyrtarët e administratës shtetërore, punonjësit e
shërbimit publik etj. Në momente të caktuara gazeta ka mbajtur qëndrime të
ashpra kundërshtuese ndaj qeverisë, gjë që e ka ekspozuar shpeshherë para
sulmeve të ndryshme politike. Autoriteti i saj publik është tronditur nga
konkurenca e tregut, por edhe nga marrëdhënia që ka botuesi i saj me stafin
drejtues dhe me gazetarët.”163
“Shqip”-i, u botua në vitin 2006, fillimisht me 4-7 mijë kopje. Gazeta synonte një
lexues të majtë, relativisht të kualifikuar dhe me interesa të larta informimi.
Tashmë e mbyllur në versionin ‘’Print’’ gazeta funksionon vetëm online. Sipas
Boriçit dhe Markut gazeta ‘’Shqip’ bën një trajtim të thelluar të informacionit,
ka koment dhe analizë tendencioze si dhe kujdes të tepruar për ta vënë lajmin në
një kontekst sa më të gjerë enciklopedik dhe kulturor164
‘’Panorama’’ u botua për herë të parë në8 tetor 2002. Gazeta ka patur dhe
vazhdon të ketë një ndikim të madh te lexuesit, madje edhe në tregun mediatik
shihet nga profesionistët si një burim i rëndësishëm informacioni dhe
idesh.‘’Panorama’’ nuk është një gazetë qëndrimi nëpërmjet editorialit, shumë
rrallë sheh te kjo gazetë editorial, për të mos thënë që në periudha të caktuara
numërohen me gishtat e duarve. Por në gazetë luhet fort me opinionet dhe
komentet si dhe artikujt e kryeartikujt. Edhe pse përgjithësisht shihet një prirje e
drejtuesve për t’u lënë dorë të lirë opinionistëve, sërish ato janë nën kontrollin e
editorëve. Po kështu veprohet edhe me kryeartikujt, apo tituj të caktuar dhe
sidomos në fushata zgjedhore. Megjithë dëshirën e ‘’kamuflimit’’, sërish siç do ta
shohim në kapitujt më poshtë të studimit, ‘’Panorama’’ pozicionohet qartë,
sidomos në raste zgjedhjesh, ku edhe ndikimi te lexuesi, i cili praktikisht është
edhe votues, kërkohet me ngulm nga partitë politike, kandidatët e lobimet.
‘’Tema’’ u botua për herë të parë në vitin 1999. Gazeta ka ndjekur kryesisht në
vitet e fundit 2013-2016 një politikë editorialiste të majtë. Agresive me pushtetin
ka qenë para ndërrimit të pushtetit në vitin 2013.‘’Tema’’ është gazetë qëndrimi,
me editorial tipik, me të cilin identifikohet. Autori kryesor i editorialit është Mero
Baze, njëkohësisht edhe pronar i saj. Gazeta në vitet e zhvillimit të online-it ka
patur lexime të shumta nëpërmjet internetit. Komentuesit përveç lajmeve kanë
ndjekur me kërshëri edhe editorialin, ku kanë shkruar dhe kanë dhënë argumentet
e tyre për temën përkatëse apo kanë sulmuar, ofenduar, mbrojtur etj.
163Po aty f.270-271. 164Po aty f.273.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 74 -
‘’Dita’’ u botua për herë të parë në1 nëntor 2012 dhe është një gazetë qëndrimi
me editorial të dukshëm. Edhe ‘’Dita’’ ka ndjekur një politikë kryesisht të majtë
redaksionale, kundër qeverisë, deri para zgjedhjeve të 2013-ës dhe me tone të
zbutura pas krijimit tëqeverisë së re. Editorialet, të shkruara kryesisht nga
kryeredaktori Adrian Thano por edhe bashkëpunëtorë të tij, janë të fortë. Një
strategji e veçantë është ndjekur nga drejtuesit, duke përdorur edhe karikaturën
dhe fotot e montuara në koperturë. Një risi, edhe sa i përket formës, jo vetëm
përmbajtjes, që shkon paralel me politikën redaksionale.
‘’Mapo’’ u botua për herë të parë në vitin 2010, pas shndërrimit nga revista
‘’Mapo’’. Gazeta, në periudhën e marrënë studim, ka një linjë editoriale qartësisht
të djathtë. Botuesi i saj, kthyer më vonë në donator, Henri Çili, ka menduar që në
gazetë të zërë vend edhe editoriali, i ndërthurur me opinionet. Redaksia i publikon
editorialet dhe opinionet në rubrikën ‘’Op/Ed’’, një model i huazuar nga mediet
ndërkombëtare. Editoriali është shkruar përgjithësisht nga Çili por njëkohësisht
edhe nga bashkëpunëtorë të tij, si Alfred Lela apo edhe opinionistë të përhershëm.
‘’Gazeta Shqiptare’’ nisi të botohej në vitin 1994, me një tirazh prej 7-10 mijë
kopje. Politikisht ‘’GSH’’-ja, nuk ka ruajtur një përcaktim të qartë editorial.
Fokusuar te kronika dhe ngjarje e zhvillime, shpesh gazeta ka ndërruar krahët
politikë që ka mbështetur me linjën editoriale, edhe për shkak të ndryshimeve të
pronarëve. Gazeta boton pak komente politike, natyrë që e ka ruajtur edhe sot,
edhe pse në transformim të vazhdueshëm.
2.5.Grupet mediatike dhe pronarët e gazetave në tranzicion
Pronarët e gazetave në Shqipëri gjatë tranzicionit janë kryesisht biznesmenë që e kanë
nisur me ndërtim, e më pas kanë zgjeruar llojet e aktivitet e tyre të biznesit. Në vitet
2013-2015 vihet re edhe grupimi i një sërë biznesmenësh, të përbërë nga drejtues
mediesh a gazetarë, që financojnë një portal, gazetë online a agjenci lajmesh për të
patur zërin e tyre apo edhe për t’i përdorur si një ‘’kanal presioni’’ mbi vendimet
politike dhe lidershipin.165Boriçi dhe Marku shpjegojnë trendin e ecurisë së gazetave
në pikëpamjen pronësore, duke u shprehur se disa nga këta pronarë e përdorin gazetën
si mjet presioni ndaj qeverisë, apo si mburojë për bizneset që kanë.“Fillimisht
pronarë të tyre ishin botues që kishin biznes të vetëm median siç qe Nikollë Lesi,
pronar i gazetës “Koha Jonë” apo Ylli Rakipi i gazetës“Albania”. Më vonë u shfaqen
si pronarë mediash biznesmenë të fushave të ndryshme, kryesisht të fushës së
ndërtimit që bënin investime të rëndësishme edhe në mediat televizive dhe ato të
165 Studimi i BIRN-it, ‘’Të mbyllësh një sy ndaj lajmit:vetëcensura në median shqiptare’’, Tiranë,
2015, f.8: Në vitin 2015 në Shqipëri numërohen 25 gazeta të përditshme, më shumë se 100 kanale
televizive, 36 revista të përmuajshme dhe 69 publikime periodike.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 75 -
shkruara, siç qe rasti i pronarit të gazetës “Shekulli”, Koço Kokëdhima...Disa nga
këta pronarë janë biznesmenë të nivelit të mesëm që e botojnë një gazetë më tepër si
një mjet presioni ndaj qeverisë apo si një mburojë për bizneset e
veta”.166Përgjithësisht pronarët e gazetave në Shqipëri kanë një zinxhir biznesesh të
tjera, duke mos e patur medien të vetmin aktivitet. Krahas gazetave kanë kompani të
tjera të tipit të ndërtimit, të shërbimit, të mallrave të konsumit etj.
Prirja e pronarëve më rezistentë në treg, si Irfan Hysenbelliu, Koço Kokëdhima,
Vjollca Hoxha, Carlo Bollino etj ka qenë ajo e krijimit të qarkut të plotë të kanaleve
mediatike: gazetë, radio, TV, Web. Pra informacioni dhe lajmet qarkullohen brenda
grupit. Hysenbelliu e bën me dy gazetat e tij ‘’Panorama’’ dhe ‘’Panorama Sport’’,
dhe revistat ‘’Psikologji’’ dhe ‘’Grazia’’, televizionin ‘’News24’’, Kokëdhima me
gazetën ‘’Shekulli’’ dhe media të tjera që ka patur në zotërim si ‘’A1 Televizion’’,
revista ‘’Spektër’’, revista ‘’Biznesi’’, ‘’Radio +2’’ etj. Po kështu ndodh edhe me
Vjollca Hoxhën e ‘’Top Media’’, e cila ka kompani të tjera përveç ‘’Top Channel’’ si
‘’Top Albania Radio’’etj, apo me Henri Çilin që përveç gazetës ‘’Mapo’’-s ka patur
revistën ‘’Madame Mapo’’, revista të universitetit etj. Rrethi i kompanive që shoqëron
një pronar a aksioner duket se vazhdon të ushqejë gazetat. Më të fortat mbeten dhe më
të dobëtat financiarisht falimentojnë. A arrin sot një gazetë të mbajëveten? Shumë e
vështirë. Përgjithësisht administratorët raportojnë bilance me humbje dhe shitjet nuk
është se janë në ditën e tyre më të mirë. Në çdo rast gazetat më të shitura janë ato më
kritiket me pushtetin, siç do theksonte Fuga: “Në çdo rast e kohë gazetat më të
shitura janë ato të opozitës’’167
Në gazetat e marra në shqyrtim janë 7 pronarë apo aksionerë që drejtojnë disa nga
grupet më të rëndësishme mediatike në Shqipëri. Përveç ‘’Zërit të Popullit’’ dhe
‘’Rilindjes Demokratike’’ që financoheshin nga Partia Socialiste dhe Partia
Demokratike, kemi të bëjmë me grupimet: ‘’Panorama Group’’, ‘’Top Media’’,
‘’Publikime Shqiptare’’ etj.
Irfan Hysenbelliu është aksioneri kryesor i dy prej gazetave më të rëndësishme
në vend: ‘’Panorama’’ dhe ‘’Gazeta Shqiptare’’. Me një grup të madh biznesesh,
Hysenbelliu ka në pronësi edhe: ‘’Panorama Sport’’, ‘’Hysenbelliu Group’’,
‘’Revista Psikologjia’’, ‘’Revista Grazia’’, ‘’Birra Korça’’, ‘’Universiteti
Luarasi’’, ‘’Erjoni Ndërtim’’, ‘’Hotel Prestige’’, ‘’Restorant Prestige’’ etj.168
166Shih ibid 56 ff.275-258. 167Shih ibid 59 f.46. 168Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit- Kompani të tjera me aksioner Hysenbelliun renditen
"Pegasos"-Objekti i aktivitetit: Veprimtari në fushën e prodhimit dhe të tregtimit me shumicë e pakicë
brenda dhe jashtë vendit, të artikujve të ndryshëm prej druri, lëndë e parë për to, metalike e plastike,
eksport-import i mallrave të ndryshëm elektroshtepiake, hidrosanitare, ushqimore, blegtorale,bimëve
medicinale e medikamenteve farmaceutike. “Egnatia Group’’- Objekti i aktivitetit: Import-Eksport,
Tregëtim pije alkolike etj.Të ushtrojë veprimtari private në sferën ndërtimore të projektimit dhe të
zbatimit sipas kategorive të përcaktuara në licensën e lëshuar. “Erjoni’’- Objekti i aktivitetit: Ndërtim
të objekteve të ndryshme, Bar- Restorant - Pub, Hoteleri –Turizëm. ‘’Independent’’- Objekti i
aktivitetit: Botimin e Gazetës me emrin "Independent", botime të ndryshme, konsulencë mediatike, etj
“Panorama Group’’- Objekti i aktivitetit: Veprimtari të medias të të gjitha llojeve, krijim i gazetës, etj
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 76 -
Vjollca Hoxha është aksionerja kryesore e ‘’Top Media’’, pjesë e së cilës është
edhe gazeta ‘’Shqip’’. Ndër kompanitë e tjera të Hoxhës janë: ‘’Top Albania
Radio’’, ‘’Top Gold Radio’’, platforma ‘’DigitAlb’’, ‘’Top News’’,‘’VGA
Studio’’, ‘’My Music Radio’’ etj169
Alba Malltezi, bashkëshortja e Carlo Bollinos ka në pronësi gazetën
‘’Shqiptarja.com’’, nëpërmjet kompanisë ‘’FFM Group’’. Bollino ka patur në
pronësi ‘’Gazetën Shqiptare’’ dhe ‘’News24’’, të cilat ia shiti Irfan
Hysenbelliut170
Koço Kokëdhima, një nga pronarët më të fuqishëm të medive në Shqipëri hoqi
dorë nga kompania e tij ‘’Botime Periodike Spektër’’ pasi u zgjodh deputet në
Kuvendin e Shqipërisë nga Partia Socialiste. Mandati i tij u hoq nga Gjykata
Kushtetuese për konflikt interesi. ‘’Botime Spektër’’ publikon gazetën
‘’Shekulli’’ dhe pati aksioner të vetëm Vladimir Kokëdhimën njëkohësisht edhe
administrator, kurse anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës: Matilda Manellari, Endri
Puka, Ylli Alimemaj dhe Hetem Sulaj. Kokëdhima ka qenë pronar i ‘’Sporti
“Hysenbelliu Group’’-Objekti i aktivitetit: Komisioneri dhe veprimtari konsulence për shoqëri të
huaja dhe vendase. Prodhim dhe tregtim, brenda dhe jashtë vendit, të birrës, verës, ujit të pijshëm,
lëngjeve të ndryshme joalkoolike, pijeve alkoolike etj; Distribucion të artikujve të ndryshëm ushqimor
dhe pijeve alkoolike dhe joalkoolike 169Kompanitë e tjera të Hoxhës janë: “Stofrat e Holla’’- Objekti i aktivitetit: Prodhimin, përpunimin
dhe shitjen e stofrave të ndryshme dhe të fillrave akrelik. Import - eksport të mallrave industriale dhe
ushqimore. Kryen operacione financiare. Dhënie e ambjenteve dhe terreneve me qira. “Plus
Communication’’- Objekti i aktivitetit: Shërbime në fushën e komunikimeve elektronike,krijimi dhe
implementimi i sistemeve të komunikimeve elekronike, përfshirë rrjetet e internetit (sisteme).
Komunikimi bazë në rrjetet e lëvizshme, lokale, në rrjetet interurbane, ndërkombëtare, komunikime
multimediale dhe ISDN,teletekst dhe vidiotekst. “Loresa’’- Objekti i aktivitetit: Objekt i aktivitetit të
shoqërisëështë: tregtar, dhënie-marrje me qira, import -eksport, organizimi i të gjitha aktiviteteve
kulturore, artistike, sportive të lejuara me ligj. Kryerja e aktivitetetit të marketingut, të agentit
komisioner apo të përfaqësuesit për firmat e ndryshme të vendit apo të huaja.“Vini & Food Sh.p.k’’-
Objekti i aktivitetit: Import-eksport, verëra e artikuj ushqimorë e të gjitha lëndët e para për
restorante,pajisjet e tyre. “Top Channel’’- Objekti i aktivitetit: Veprimtari televizive, prodhim,
transmetim dhe ritransmetim i programeve, informacioneve, etj“Saras’’- Objekti i aktivitetit: Shtëpi
botuese për botimin e shpërndarjen e librave, revistave, disqeve e materialeve të tjera të lejuara me ligj.
Kryerja e veprimtarive të marketingut, të agjentit komisioner, të përfaqësuesit të zotëruesit të të
drejtave të autorit. Konsulencë në fushën botuese, publiçistike, ekonomike e financiare.“Valtelina’’-
Objekti i aktivitetit: Përpunim, paketim kafeje, import-eksport, tregtia me shumicë dhe pakicë e
mallrave, sipërmarrja dhe shërbimi në fusha të ndryshme; kryerje e transaksioneve në lidhje me
pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, kryeja e veprimtarive dhe/ose pjesëmarrja në çdo veprim ose
aktivitet në perputhje me ligjin.
‘’Video Grafic Agency (VGA)- Objekti i aktivitetit: Botim e prodhim reklamash, shitje-blerje të
hapësirave publicitare në mediat e shkruara e vizive, kryerja e veprimtarive dhe/ose pjesëmarrja në çdo
veprim ose aktivitet në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë, apo çdo veprimtari në lidhje me
to, dhe çdo aktivitet ekonomik. 170 Kompanitë e çiftit Malltezi-Bollino janë: “Shqiptarja.com’’-Objekti i aktivitetit: Auditime,
konsulenca e trajnime të gazetarëve, operatorëve, fotografëve në fushën e medias elektronike dhe të
shkruar për formimin profesional të tyre sipas parimit të shprehjes së lirëdhe të pavarur. Analizë tregu
në fusha të ndryshme.Auditime, konsulenca dhe trajnime për krijimin e webiste dhe reklama.“FFM
Group’’- Objekti i aktivitetit: Auditime,konsulenca e trajnime të gazetarëve, operatorëve, fotografëve
në fushën e medias elektronike dhe të shkruar për formimin profesional të tyre sipas parimit të
shprehjes së lirë dhe të pavarur. Analizë në fusha të ndryshme.Auditime, konsulenca dhe trajnime për
krijimin e website dhe reklama.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 77 -
Shqiptar’’, revista ‘’Spektër’’, gazeta ‘’Biznesi’’, ‘’A1 Televizion’’, ‘’+2 Radio’’.
Ai ka patur kompaninë e ndërtimit ‘’2K’’ e disa kompani të tjera.
Alban Dabulla është aksioneri kryesor i ‘’Publikime Shqiptare’’, kompanisë që
boton gazetën ‘’Dita’’. Bashkë me të aksioner është edhe kryeredaktori Adrian
Thano171.
Mero Baze zotëron gazetën ‘’Tema’’. Dy kompanitë ku ai është aksioner janë:
‘’TemaTV’’172 dhe ‘’Mero Baze’’.
Nikollë Lesi zotëron gazetën ‘’Koha Jonë’’. Përveç saj është aksioner edhe në
kompaninë ‘’Visi dhe Juli’’.173
Henri Çili është botues i gazetës dhe revistës ‘’Mapo’’. Çili e ktheu në një
aktivitet jofitimprurës. Ai administron Universitetin Europian të Tiranës dhe disa
kompani të tjera që kanë të bëjnë me reklamat, botimet dhe udhëtimet.
Nga hulumtimi mund të theksojmë se konstatohen dy tipologji të pronarëve të shtypit
në Shqipëri:
Tipologjia e parë-Pronarët që zotërojnë një grup kompanish të tjera, më shumë se 5,
që nuk janë profesionistë në fushën e medias por që median e shohin me përparësi
njësoj si kompanitë e natyrave të tjera. Në këtë kategori futen Koço Kokëdhima, Irfan
Hysenbelliu dhe Vjollca Hoxha.
171Kompani të tjera të Dabullës janë: “Nacional Sh.A"-Objekti i aktivitetit: Organizimi i llotarive,
llotarive sportive dhe lojrave të fatit, dhënia me qira të pasurive të paluajtshme, tregëtim me shumicë
dhe pakicë të prodhimeve artistike.“Vaal’’- Objekti i aktivitetit: Import- eksport dhe tregti me shumicë
e pakicë të të gjitha llojeve të mallrave e materialeve që lejohen nga ligji. Import- eksport të linjave dhe
makinerive të ndryshme teknologjike a pajisjeve të nevojshme për montimin dhe vënien në shfrytëzim
të tyre si dhe lëndëve të para e ndihmëse.“Rivjera’’- Objekti i aktivitetit: Ndërtime civile në fushën
publike dhe private, në infrastrukturë (rrugë, sisteme drenazhi, vepra arti, sisteme ujesjelles -
kanalizime, porte, aeroporte)etj; Implementimi i projekteve energjetike (nënstacione, linja tansmetimi,
hidrocentrale)etj; Real Estate (apartamente, Qendra Tregtare) etj.“Publikime Shqiptare’’- Objekti i
aktivitetit: Veprimtari të medias së shkruar të të gjitha llojeve, të medias elektronike lokale, krijimi i
gazetës dhe revistës së re të pavarur kombëtare. Veprimtari në fushën e shtypshkrimeve e publikimeve,
media elektronike të të gjitha llojeve. Në fushën e turizmit, të klubeve, shërbimeve të udhëtimeve. 172“Mero Baze’’-Objekti i aktivitetit: Zhvillimin e aktivitetit të konsulencës në fushën e gazetarisë dhe
medias në formë të shkruar dhe elektronike.
“Tema TV’’- Objekti i aktivitetit: Shoqëria ka për objekt kryesor veprimtarie kryerjen e çfarëdolloj
aktiviteti në fushën e mediave televizive, nëpërmjet çfarëdolloj platforme teknike ose teknologjie, qoftë
kjo online, dixhitale, tokësore ose satelitore, si dhe të çfarëdolloj veprimtarie tjetër komplementare ose
të lidhur. 173“Koha Jonë’’- Objekti i aktivitetit: Shtypjen dhe shpërndarjen në të gjithë territorin e Republikës së
Shqipërisë dhe jashtë vendit të gazetës ‘’Koha Jonë’’. Do të ndërtojë shtëpi botuese. Sipas legjislacionit
në fuqi do të ndërtojë stacione radio-televizive private, qendra të prodhimit të filmave dokumentarë,
artistik,shkencor.
“Visi & Juli’’-Objekti i aktivitetit: Botimin e gazetave "Europa", "Koha e Europës" dhe "Europiani".
Botimin, prodhimin dhe shpërndarjen e revistave,gazetave,librave, disqeve dhe materialeve të tjera të
lejuara me ligj. Organizimin e të gjitha aktiviteteve artistike,kulturore, sportive dhe lojrave të ndryshme
të lejuara me ligj.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 78 -
Tipologjia e dytë- Pronarët që janë profesionistë në fushën e medias dhe numri i
kompanive të tyre është shumë i vogël, përveç gazetës që botojnë. Në kategorinë e
dytë bëjnë pjesë Mero Baze, Adrian Thano, Henri Çili, Carlo Bollino ej.
2.6. Pavarësia e shtypit nga politika
‘’Politikë-biznes-media; rrethi vicioz që
prodhon vetëcensurë’’174
Ky është konkluzioni i një studimi të bërë nga ‘’BIRN’’-i. Sipas kërkimit, realizuar
me pjesëmarrjen e 121 gazetarëve, drejtuesve të medies dhe ekspertëve zbulohet se
interesat ekonomike të pronarëve, lidhjet e tyre me politikën dhe pamjaftueshmëria
financiare prodhojnë censurë dhe vetëcensurë mes gazetarëve. ‘’Lidhjet mes politikës,
biznesit dhe medias kanë marrë formën e një “trekëndëshi Bermude” në Shqipëri, që
minon gazetarinë cilësore dhe gjeneron censurë e vetëcensurë mes gazetarëve….Kur
kam qenë gazetar, jam ndeshur me dhjetëra herë me censurën e redaktorëve të mi për
lajmet që çoja në gazetë apo TV. Si redaktor, jam ndeshur me dhjetëra herë me
dëshpërimin e gazetarëve të mi, pasi u kam censuruar një lajm’’ 175 , rrëfen një
redaktor për vetëcensurën.
Sipas studimit të BIRN-it, mbi 70% e profesionistëve të medias në Shqipëri, të
anketuar, besojnë se gazetarët shmangin mbulimin e lajmeve të caktuara. Pothuajse
gjysma e gazetarëve raportojnë se ata vetë kanë shmangur lajme, një apo disa herë
gjatë praktikës së tyre të punës. Po cilat janë shkaqet e kësaj vetëcensure, e cila është
një nga tiparet e lidhjes së fortë mes politikës dhe medies. Studimi rendit disa, mes të
cilave presioni i faktorëve të jashtëm dhe biznesi.‘’…biznesmenë të fushave të
ndryshme u bënë njëherazi edhe botues mediash në vend. Mediat e tyre u financuan
ose u mbajtën në këmbë nga paratë e biznesit dhe të dyja bashkë ushqyen lidhje të
ngushta me politikën. Përveç ndërthurjes së këtyre interesave, klima mediatike në
Shqipëri raportohet të jetë nën presionin e fortë të faktorëve të jashtëm, të cilët
ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe negative në cilësinë e saj. Gazetarët e
përfshirë në studim rendisin edhe reklamuesit e mëdhenj, reklamat shtetërore dhe
institucionet publike si faktorë shtesë në ushtrimin e presionit mbi raportimin e
lajmeve. Megjithatë, ato kanë më pak ndikim se interesat ekonomike dhe politike të
pronarëve të medias’’176, nxjerr si përfundim studimi.
Në raportin e vitit 2014, ‘’Reporterët pa Kufij’’ e renditën Shqipërinë në
vendin e 85-të nga 173 vendet e analizuara në raportin e tyre “Indeksi i Lirisë së
Shtypit”. ‘’Freedom House’’-një tjetër organizatë që analizon lirinë e shtypit e rendit
Shqipërinë në zonën “gri”, duke evidentuar njëanshmëri të fortë dhe partizanizëm,
veçanërisht në kohë fushatash elektorale apo gjatë tensionit të ndezur politik. Situata
174 Studimi i BIRN-it ‘’Të mbyllësh një sy ndaj lajmit: vetëcensura në median shqiptare’’, Tiranë, 2015 175 Po aty f.26. 176 Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 79 -
sot paraqet një rënie të ndjeshme nga viti 2003, kur Shqipëria renditej në vendin e 34-t
dhe vlerësohej se kishte performancën më të mirë në Ballkanin Perëndimor.
Sipas studimit të ‘’BIRN’’-it 3 shkaqet kryesore të vetëcensurës së gazetarëve
janë: pamjaftueshmëria financiare ku 61% e gazetarëve mendojnë se ndikon shumë
nga ku 57% e gazetarëve mendojnë se ndikojnë shumë interesat ekonomike të
pronarëve dhe 47% mendojnë se ndikojnë shumë lidhjet e pronarëve me politikën177.
Studimi konstaton se në mediet shqiptare mungon një politikë editorialiste e
shkruar.“Media në Shqipëri nuk duket se vepron e bazuar mbi politika të shkruara
editoriale. Më shumë se gjysma e të anketuarve (65%) nuk kanë dijeni për ekzistencën
e ndonjë politike editoriale të shkruar në median ku punojnë. Edhe të intervistuarit
bënë të qartë se nuk ka politika të shkruara editoriale” 178 40% e gazetarëve në
Shqipëri përgjigjen se media e tyre nuk ka një politikë redaksionale të shkruar, ndërsa
25 % përgjigjen ‘’Nuk e di’’.179Nga interpretimi i të dhënave rezulton se edhe pse
politika editoriale në media nuk është e shkruar e zeza mbi të bardhë, sërish ajo është
e njohur nga ana e gazetarëve, kryesisht me termin ‘’anësi politike’’.“Analizimi i të
dhënave të mbledhura tregon se gazetarët pretendojnë se ndikimi i interesave
ekonomike dhe politike të pronarëve, si dhe presioneve nga jashtë në politikën
editoriale është i lartë. Gjithashtu rëndësia e lajmit dhe konkurrenca për audiencë
perceptohen si faktorë me rëndësi në vendimin e medias për të mbuluar një lajm apo
për të shmangur mbulimin e një tjetri.’’180
Studimi del në konkluzionin se sipas gazetarëve, ndikimi i faktorëve të
jashtëm në politikën editoriale të medieve ku punojnë është në nivelin: 26% presionet
politike dhe 25% interesat politike.181Sipas gazetarëve ajo që e përcakton politikën
editoriale në median ku punojnë, është:“interesat e pronarit dhe lidhjet e tij
politike”.‘’Në shumicën e rasteve lidhjet politike të pronarëve përshkruhen si në
funksion të interesave të biznesit. Në mënyrë masive, dhe pavarësisht pozicionit të tyre
në hierarki, të intervistuarit shprehen qartë mbi kontrollin e medias nga interesat
politike dhe të biznesit. Presioni në të gjitha rastet përshkruhet si i parezistueshëm,
për shkak të pamundësisë për pavarësi financiare apo vetëmjaftueshmëri të medias.
Shkurt, “varësia politike” përdoret për të përshkruar si presionin direkt nga politika
mbi median, ashtu edhe lajkat e pronarëve të medias ndaj politikanëve për të
përfituar favore për bizneset e tyre. Ka gjithashtu pak raste kur lajkat për ata në
pushtet përshkruhen si shërbim ndaj ambicieve politike të vetë pronarit.”182
Politika editoriale u përcillet gjatë punës gazetarëve në mënyrë informale,
përmes urdhrave ose sinjaleve nga ana e pronarëve ose redaktorëve, censurës së
lajmeve, apo sugjerimeve nga kolegët. Këto presione brenda organizatës mediatike,
në zbatim të linjës editoriale të vendosur nga pronari i medias, raportohen se ndikojnë
177Shih ibid 77 f.28. 178 Po aty f.34. 179 Po aty, f.35. 180 Po aty f.36. 181 Po aty f.36. 182 Po aty f.37.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 80 -
në mënyrë të rëndësishme në “shmangien e lajmeve të caktuara”, në “mbulimin e
njëanshëm të lajmeve”, në “mbulimin pozitiv/reklamues të partnerëve politikë ose
financiarë”, si dhe në “mungesën e gazetarisë kritike dhe investigative.183“Me kalimin
e kohës, gazetarët brendësojnë orientimin editorial të medias përkatëse, duke
shmangur mbulimin kritik të politikanëve, institucioneve apo organizatave politike të
cilat konsiderohen si të paprekshëm. Ky brendësim sjell mungesë mbulimi të disa
institucioneve, mbulim të njëanshëm të disa të tjerave, mbulim pozitiv në formën e
zëdhënies dhe mungesë të gazetarisë kritike dhe investigative.184Gazetarët shpjegojnë
ndikimin në politikën editoriale të mediave. Sipas tyre partitë politike ndikojnë
nëmasën 19%, po kaq edhe shteti dhe institucionet publike. 185 ‘’Në këmbim të
reklamave mund të bëhen favorizime. Nëse një institucion jep një reklamë në median
ku punojmë, ne ia shpërblejmë duke mos paraqitur një skandal që i takon këtij
institucioni…’’, rrëfen një nga gazetarët në studim.186Duke qenë se mediat shqiptare
përgjithësisht nuk janë të organizuara me borde, por një pronar kontrollon gjithçka,
nuk ka asnjë kundërshtim, apo ‘’pengesë’’ për zbatimin me përpikmëri të politikës
editoriale frymëzuar nga pronari. Ardit Bido, nga një monitorim bërë në 2009-ën,
s’ka gjetur asnjë gazetë me bord editorial në Shqipëri. 187 Gazetarët në Shqipëri
shpjegojnë ku ndikon politika editoriale emediave. Ata thonë te mungesa e gazetarisë
kritike dhe investigative në masën 31%, dhe 18% në mbulimin pozitiv (PR) të një
pale politike ose partner financiar.188
Për lirinë e shtypit në Shqipëri është shkruar edhe më herët, madje edhe për
periudha para kësaj për të cilën flet studimi i ‘’BIRN’’-it. Artan Fuga shkruan
pikërisht për pavarësinë e gazetarit, duke theksuar se censura vjen si pasojë edhunës
dhe prepotencës politike e ekonomike.‘’Pavarësia e medias lidhet para së gjithash e
kryesisht me pavarësinë politike e ekonomike nga dikush tjetër ose nga shkaqe e
rrethana të caktuara. Kur flasim për pavarësinë e shtypit kemi parasysh edhe
pavarësinë e gazetarit...Censura si dhunë e prepotencë politike e ekonomike,
pushtetare’’189 Dhe për Fugën një instrument kontrolli të politikës apo pushteteve mbi
shtypin janë reklamat. ‘’Të dyja qeveritë, ajo e Partisë Demokratike në vitet 1992-
1997 dhe e Partisë Socialiste, nga vitet 1997-2004, kanë ndjekur një politikë
seleksionuese në shpërndarjen e reklamave qeveritare. Kalimi i medias në shoqëritë
aksionere me pjesmarrjen e biznesmenëve, të cilët e shohin gazetën, radion apo
stacionin televiziv vetëm si mjet autoriteti, në një mënyrë a një tjetër u hap shtigje për
përfitime ekonomike, por edhe politike.’’190
183 Po aty. 184 Shih ibid 77. 185 Shih ibid 77 f.39. 186 Po aty. 187 Bido, Ardit, Koncensioni editorial i shtypit shqiptar në epokën e biznesit, Botimet ‘’Trifon
Xhagjika’’, Tiranë, 2011, f.59. 188 Shih ibid 77 f.42. 189Shih ibid 59 f.48. 190Po aty ff.60-61.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 81 -
Të shpeshta janë rastet e ndryshimit të linjave editoriale në gazetat shqiptare. Ardit
Bido përshkruan me saktësi një rast të lidhjes së shtypit me politikën dhe këndin 180
gradë, të ndryshimit të linjës editoriale të gazetës. Është rasti për gazetën
‘’Tema’’.‘’…kjo gazetë do të gjente përballjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit të
kësaj periudhe, Sali Berisha, i cili doli në mbrojtje publike të dy personave të akuzuar
duke nënkuptuar edhe tentativën për mitmarrje të Bazes në një sërë emisionesh. Kjo
do të sillte ndryshimin 180 gradë të politikës editoriale të gazetës ‘’Tema’’, e cila nga
një zëdhënëse ndryshe e qeverisë, do të bëhej kritizere e vazhdueshme e saj’’191 Në
lidhjen e fortë Media-Politikë-Biznes, Bido thekson se pronarët përfitojnë në mënyrë
të padrejtë nga prokurimet publike. 192 Sipas Bidos dhe Fugës, lidhja Media-Politikë
shihet tek reklamat, ku gazetat proqeveritare marrin më shumë reklama shtetërore se
ato kundër. ‘’Por ajo çka është më e rëndësishmja, është korrelacioni që ekziston
ndërmjet politikës editoriale të gazetës dhe institucioneve që reklamojnë në to’’193,
konstaton autori.
Linja editoriale vendoset nga botuesi-pronar, i cili ia komunikon për zbatim
drejtorit të gazetës, apo kryeredaktorit. Francis Balle shprehet se është pikërisht ky
sipërmarrës që ka për detyrë të mos zhgënjejë reklamapaguesin.‘’Ai është i detyruar
për rrjedhim të përcaktojë karakteristikat e gazetës së tij, në funksion të pritshmërive
të hamendësuara të këtyre dy klientelave, përndryshe rrezikon të përballet me
vështirësi ekonomike. Sipërmarrësi i shtypit i shqetësuar për të fituar një publik sa më
të gjerë, do të ketë gjithashtu kujdes të mios e zhgënjejë pritshmërinë e
reklamapaguesve që i japin besimin e tyre. Gjë që s’ka se si të mos peshojë mbi
vendimet editoriale’’194
2.7.Komunikimi politik nëpërmjet editorialit
Redaksitë bëjnë komunikim politik nëpërmjet produktit dhe mesazhit që japin për
lexuesit. Biznesmenët nuk kanë si të mos jenë qënie politike, shpesh me interesa të
orientuara nga fitimet. Që njeriu nuk mund të ndahet nga politika e ka bërë të qartë
edhe Aristoteli duke e përcaktuar atë në shprehjen e skalitur fort, se është veçse një
‘’kafshë politike’’195Mirëpo John Dewey te libri ‘’Publiku dhe problemet e tij’’
shkruan se veprimet njerëzore kanë pasoja mbi të tjerët dhe disa nga këto pasoja janë
të përcaktuara. Dewey shkruan se perceptimi i tyre çon pikërisht në përpjekjen
pasuese për kontrollimin e veprimeve në mënyrë që të sigurohet arritja e disa pasojave
dhe shmangia e të tjerave196. Mesazhi komunikohet nëpërmjet medias, pak rëndësi ka
nga frymëzohet për t’u krijuar, shpesh nga partitë politike, ndonjëherë nga një
191Shih ibid 90 f.40.
192Po aty f.51. 193 Bido, Ardit, Koncensioni editorial i shtypit shqiptar në epokën e biznesit, Botimet ‘’Trifon
Xhagjika’’, Tiranë, 2011, f.55. 194Balle, Francis, Mediat dhe shoqëritë, Botim 15, Shtëpia Botuese Papirus, 2011, f.445. 195Aristotelis, Politika, Plejad, Tiranë, 2003, f.11. 196Dewey, John, Publiku dhe problemet e tij, ISP dhe Dita, Tiranë, 2000, f.32.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 82 -
kandidat i vetëm dhe herë të tjera i nxitur nga vetë pronari. Dhe në fakt siç do të
shkruante Marshall McLuan, ‘’Mediumi është mesazhi’’ 197 Kemi në këtë rast
pronarin, e njësuar me medien e tij.‘’Në një kulturë si kjo e jona, mësuar gjatë me
ndarjen dhe diferencimin e gjërave si një mjet kontrolli, është ndonjëherë pak shok,
rikujtesa se sipas fakteve operacionale dhe të praktikës, medium është mesazhi. Kjo
është e thjeshtë për të thënë se pasojat personale dhe sociale të një mediumi-që në
fakt është zgjatim i vetes sonë-rezultojnë nga shkalla e re qëështë futur në punët tona
nga secili zgjatim i vetes sonë, ose nga ndonjë teknologji e re’’198 Termi"Komunikim"
sipas Mcluhan ka pasur një përdorim të gjerë lidhur me rrugët, kalimet detare,
kalimet në lumenj dhe kanale, pra domethënia ka qenë e lidhur më kuptimin fizik të
transportit, derisa më pas u kalua te informacioni dhe shkëmbimi i tij.‘’Çdo formë e
transportit jo vetëm mbart, por përkthen dhe transformon, dërguesin, marrësin dhe
mesazhin’’199 Printi ka patur veçanërisht rolin e një mjeti që jepte informacion, po aq
sa edhe një nxitje të devotshmërisë dhe meditimit.200“Shtypi është një formë grupi
rrëfimi që siguron pjesëmarrjen e përbashkët. Ai mund të "ngjyrosë" ngjarjet duke i
përdorur ato apo duke mos i përdorur aspak. Por është ekspozimi i përditshëm i
përbashkët i artikujve të shumtë në ballafaqim që i jep shtypit dimensionin e tij
kompleks të interesit human.’’201, thekson McLuhan. Porosia e McLuhanit është e
thjeshtë, shtypi duhet parë me shumë kujdes. Sepse shtypi është një mozaik, lloj
pjesëmarrje apo organizatë dhe një mjet i të bërit të botës tënde dhe është kaq i
rëndësishëm për qeveritë demokratike.‘’Pronarët e medias gjithmonë përpiqen t’i
japin publikut atë që do, sepse ata kuptojnë që fuqia e tyre qëndron te mediumi dhe
jo te mesazhi apo programi’’202.
Po si kalonte mesazhi te lexuesi, praktikisht te votuesi nëpërmjet shtypit në
Shqipërinë postkomuniste? Artan Fuga bën një analizë të thelluar për çfarë ka
ndodhur me mesazhin politik ndërmjetësuar nga gazetat por edhe marrëdhënien shtet-
medie. Pas viteve ‘’90 në gazeta mund të kalonte çfarëdolloj mesazhi, por me
kufizime. Sipas Fugës çdo gazetë pranonte ato mesazhe që përkonin me alternativën e
saj konceptuale e politike. Ja si e përshkruan diferencën e dy sistemeve filozofi:‘’Në
atë kohë qendra e pushtetit shtetëror dhe qendra e drejtimit të medias përbënin një të
vetme. Ndërkohë në periudhën postkomuniste, shteti kontrollon vetëm një pjesë të
hapësirës mediatike, pra nuk përbën qendrën drejtuese të pjesës dërrmuese të saj.
Nga ana tjetër nuk ka më një qendër të vetme si më parë, por disa qendra politike që
rivalizojnë me njëra-tjetrën. Më tej sistemi mediatik komunist e përjashtonte
197McLuhan, Marshall, Understanding Media. The extensions of man, Londër dhe New York, f.9. 198 Po aty. 199 Po aty ff.102-103. 200 Po aty f.178. 201 Po aty ff.178-225. 202 Po aty ff.178- 239.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 83 -
shoqërinë nga pjesmarrja e pavarur në hapësirën mediatike, ndërsa në mediat e
periudhës postkomuniste qëndrat mediatike përjashtojnë njëra-tjetrën. ‘’203
Dhe për t’u arritur qëllimi i mediave dhe drejtuesve të tyre në përçimin e mesazheve
që duan nëpërmjet artikujve, linjës editoriale dhe editorialit duhet një‘’ushtri’’ e
disiplinuar gazetarësh. Redaksitë, sipas Russ-Mohl janënjësi organizative me synime
motivuese, njësoj si kishat, partitë politike, sindikatat, institucionet kulturore ose
Kryqi i Kuq.’’ 204 Kësisoj partitë politike nuk janëshumë të interesuara të japin
domosdoshmërisht mesazhe cilësore, e të respektojnë standardet më të larta në
pikëpamje të pavarësisë, mungesës së ndikimit etj. Ato në fushata elektorale duan të
indoktrinojnë, duan të fusin në gjirin e tyre sa më shumë votues potencialëqë do t’i
votojnë. Partitë dhe politikanët duan të merren me elektoratin gri, të pavendosurit dhe
të hedhin në sulm për të njëjtën luftë, militantët e flaktë. Sipas Fugës elektorati në
periudha zgjedhjesh është më shumë lektorat, të cilët para se të votojnë, lexojnë
gazetat.“Elektorati është më shumë lektorat, votuesit janë përgjithësisht e
paraprakisht lexues gazetash…Sidoqoftë, nga disa mund të pranohet pa ngurrim:
opinionet sunduese në shtyp në Shqipëri, kanë qenë jo pak një tregues i opinioneve të
elektoratit, janë ndikuar prej tij dhe e kanë ndikuar atë e prej këtej ngjarja politike ka
qenë konvergjente me dinamikat e evoluimit të opinionit publik”205Fuga thekson se
politizimi i madh i shtypit në shoqërinë shqiptare postkomuniste ka qenë një fakt i
dukshëm. Dhe për një konkretizim të këtij konkluzioni autori sjell një monitorim
tëvgazetave në vitet 1994-1995, ku në shtypin e përgjithshëm me natyrë politike,
pozicioni i opozitës kishte rreth 61, 55 për qind të titujve, ndërsa ai proqeveritar kishte
38.46 për qind të tyre.206
Lance Bennett flet pikërisht për rolin e partive, sidomos kur janë në pushtet.
Komunikimi i tyre masiv me objektivin, lexuesin qëështë edhe votues, bëhet me
sfidues se kurrë.“Dhe sa vijnë në pushtet, qeveritë përballen me sfida serioze për të
kënaqur pritshmëritëpersonale të qytetarëve që kanë votuar ata.’’207Por nga ana tjetër
njerëzit kanë disa mënyra të caktuara se si u përgjigjen mesazheve të medias. Në një
studim tjetër, lidhur me efektet minimale, Lance dhe Shanto theksojnë seka ndodhur
një shkëputje, një ulje e ndikimit të mesazheve mediatike te audienca së cilës i
dërgohen.‘’Cilat janë implikimet e kësaj shkëputje se si njerëzit u përgjigjen
mesazheve të medias? Kanalet e informacionit janë shtuar dhe njëkohësisht janë bërë
më të individualizuara. A është ende relevante të flitet për "mediat masive," apo ky
koncept është vjetëruar nga fragmentimi i audiencës dhe izolimi nga sfera publike? A
parashikon ky mjedis i ri rikthimin në kohë të efekteve minimale? Nëse ne jemi duke
203Fuga, Artan, Media, politika, shoqëria (1990-2000). Ikja nga kompleksi i Rozafës, Botimet Dudaj,
Tiranë, 2008, ff.44-45. 204Russ-Mohl, S., “Gazetaria”, Shtëpia Botuese “K&B “, Tiranë, 2010, f.192. 205Fuga, Artan, Media, politika, shoqëria (1990-2000). Ikja nga kompleksi i Rozafës, Botimet Dudaj,
Tiranë, 2008, f.33. 206 Po aty, f.43. 207 Bennett, W.Lance, Changing Societies, Changing Media Systems:Challenges for Communication
Theory, Research and Education, Center for Communication & Civic Engagement University of
Washington, Seattle, USA, f.7.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 84 -
kërkuar epokën e re të efekteve minimale, si mund ta dallojmë atë nga kjo periudhë e
fundit?Gjurmimi i origjinës intelektuale të fushës mund të na ndihmojë të identifikojnë
ndryshimet themelore në shoqëri dhe në teknologjitë e komunikimit, të cilat ndikojnë
në përbërjen e audiencës, dhënien e informacionit dhe përvojën e vetë politikës."208
A e vendos media axhendën? A e rikrijon ajo realitetin? Siç sjell në vëmendje
Bennett, konsensusi i ri është se në çdo rast, lajmi nuk u tregon njerëzve vetëm çfarë
të mendojnë për një çështje, por edhe si të mendojnë për të. Problemi kryesor për
teorinë e përcaktimit të axhendës do të ndryshojë nga: ‘’çfarë media u thotë
njerëzve të mendojnë, tek ajo se çfarë çështjesh njerëzit i thonë medias se duan
të mendojnë’’.209‘’Por gjatë fushatave, votuesit ende mund të shkojnë te kandidati i
tyre i preferuar, dhe disa studime dokumentojnë tendencën e partizanëve për të
raportuar ekspozim më të madh të ankesave nga kandidati ose nga partia e
preferuar…’210, theksojnë Bennett dhe Shanto. Politologu shqiptar Afrim Krasniqi
bën një sintezë të çështjes së axhendës me mediet në Shqipëri. Për të fakti që të gjithë
botuesit e gazetave në Shqipëri kanë qenë kandidatë për deputetë, ose deputetë tregon
se botuesit kanë patur më shumë një axhendë politike se profesionale. Pra axhenda e
shtypit që ata zotërojnë, është vënë në funksion të axhendës sëpolitikës.‘’Pas viteve
2000 nisën përpjekjet për ridimensionim të medias, por fakti se të gjithë botuesit
kryesorë, përfshirë drejtuesit e ‘’KJ’’-së, ‘’Shekulli’’-t, ‘’Albania’’-s, ‘’Tema’’-ës,
‘’Gazeta Shqiptare’’-s, ‘’Panorama’’-s, ‘’55’’-ës, ‘’Korrieri’’-t, etj kanë qenë
kandidatë për deputetë në parti të theksuara militante në zgjedhje të ndryshme
parlamentare, tregon se mediat kanë pasur dhe kanë funksion më shumë politik sesa
informativ, më shumë axhendë politike se sa axhendë profesionale.’’211
208 Po aty f.2. 209 Bennett, W.Lance, Iyengar, Shanto, A New Era of Minimal Effects? The Changing Foundations of
Political Communication , në Journal of Communication, Forthcoming, f.4. 210 Po aty ff.23-24. 211Krasniqi, Afrim, Intervistë 28 shtator 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 85 -
III. EDITORIALI NË SHTYPIN BOTËROR
3.1.Statusi i editorialit në shtypin botëror
‘’Faqja e editorialit është seksioni në
gazetë që shërben si koshienca e
komunitetit, që vendos prioritetet e tij,
që shërben si një bord i zëshëm i
komunitetit’’212
Gazetat në botë kanë qenë gjithnjë më të zhvilluara sa i përket profesionalizmit,
konkurencës dhe rolit të tyre si opinionbërëse, krahasuar me shtypin në Shqipëri.
Gjithnjë mediet shqiptare i kanë parë si modele. Për shembull gazeta ‘’Shqip’’ është
bazuar shumë te modeli i gazetës italiane ‘’La Repubblica’’, po kështu ‘’Gazeta
Shqiptare’’ e ‘’Panorama’’ në modele italiane, shoqëruar edhe me zhvillimet pozitive
të tyre. Në këtë pjesë do të sjellim përveç koncepteve teorike që ekzistojnë për shtypin
ndërkombëtar rreth editorialit edhe 5 raste gazetash dhe një vështrim rreth përdorimit
që ato i bëjnë editorialit: ‘’The New York Times’’, ‘’The Guardian’’, ‘’Le Monde’’,
‘’Die Welt’’ dhe ‘’Il Corriere’’, të pesta gazeta me shumë peshë te opinioni publik
ndërkombëtar.
Nga leximi i gazetave ndërkombëtare dhe i botimeve të autorëve që e njohin mirë
fushën, shohim disa prirje të përgjithshme:
Së pari, shohim një evidentim të qartë të editorialit në këto gazeta. Nuk ka
përgjithësisht ngatërrim të tij me opinionin, komentet etj, edhe pse bën pjesë te të
njëjtat faqe ‘’Faqet e Opinioneve’’. Editoriali është qartësisht i evidentuar në rolin
e tij: qëndrim i gazetës (botuesit, bordit apo grupit të aksionerëve), i firmosur
kryesisht nga bordet editoriale dhe me një frekuencë të shpeshtë.
Së dyti, editorialet janë më të zhvilluar në pikëpamjen profesionale. Te ta përdoren
të dhëna e fakte të pretenduara, në mënyrë më këmbëngulëse se në shtypin
shqiptar. Editorialet janë të shkurtër dhe me një gjuhë të kuptueshme.
Së treti, duket se drejtuesit e shtypit botëror e kanë kuptuar më në thellësi vlerën
dhe ndikimin që mund të ketë editoriali te lexuesit dhe rrjedhimisht te opinioni
publik. Duke qenë se përgjithësisht në shtypin botëror ka një ndarje më të qartë e
të prerë mes asaj që përbën lajm dhe mendimeve e qëndrimeve që mund të
përbëjnë opinion, si dhe publiku është i vetëdijshëm, pa manipuluar në formë.
212Hallock, M.Steven, Editorial and Opinion: The Dwindling Marketplace of Ideas in Today's News,
Praeger, Westport, Connecticut, London, 2007, f.9.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 86 -
Gazetat janë më rezistente në përdorimin e editorialit, si një vlerë e artikullit më të
rëndësishëm pas kryeartikullit (në disa raste gazetash ka rëndësi thuajse të njëjtë).
Po kalojmë në këto pak faqe disa pikëpamje teorike të autorëve rreth statusit të
editorialit, raportin e tij me opinionin, teorinë e përcaktuesit të axhendës (agenda-
setting), lidhjen e editorialit me politikën dhe rrjedhimisht me ndikimin te votuesit,
tregut të ideve si dhe të karakteristikave të opinionit publik. Sipas Jane Lamb,
editoriali është shprehje e opinionit nga editori, shkruesi i editorialit, botuesi. Kurse
kolumnist quhet shkruesi i kolonës speciale.213Në një kapitull kushtuar posaçërisht
editorialit, Lamb shkruan në vitin 1985 se lidhja e fortë mes editorialit dhe opinionit
bën që të ngatërrohet me raportimin e fakteve. Po çfarë mendimesh hidhen në
editorial, të kujt janë? Sipas Lamb, mendimet janë të vetë gazetës: botuesit të saj
(pronarit) të radhitura nga stafi editorial, për të influencuar publikun dhe duke
pretenduar paraqitjen e së vërtetës siç ata e shohin.214‘’Editorialet mund të shkruhen
nga botuesi, kryeredaktori, apo pjesëtarë të stafit të punësuar posaçërisht si shkrues
editorialesh. Disa gazeta kërkojnë redaktorë më pak të rëndësishëm për të shkruar
editorialë gjithashtu, i cili i ngarkohet një reporteri për të mbuluar të njëjtin material
në një histori lajmi objektiv. Shumica e editorialeve nuk shenjohen në fund, sepse
nënkuptojnë opinionin e gazetës, ‘’ne’’-në, ‘’editoriali, ne’’. Disa gazeta besojnë në
lirinë e shprehjes individuale, në të kundërt të shprehjes së koorporatës dhe
editorialet e tyre mbajnë emrin me inicialet e shkruesit. Ka forma të tjera në faqet
editoriale dhe një është edhe e njohur si faqja ‘’Op-Ed’’ 215 Disa nga format e
editorialit janë: kollonat e rregullta, editorialet e ‘’miqve’’ ku ftohen autorë të caktuar
apo bashkëpunëtorë që të shkruajnë për tema të caktuara, letrat drejtuar editorit,
karikaturat editorialiste, poezi apo poema të stafit e punonjësve të pajtuar, oferta
fotografike-komente mbi vlera joestetike. Sipas Lamb shprehja e editorialit ka disa
qëllime, mes atyre edhe aktivizimi i shpirtit të publikut, edukimi dhe madje për t’u
dhënë lexuesve një shans për të patur çështje të përbashkëta me gazetën, duke u lidhur
pashmangshmërisht. Editorialet mund të jenë subjekt por shpesh jo, ato kanë lidhje
direkte me një ngjarje, apo me një çështje të interesit të momentit.216 Lamb përcakton
se:‘’Ka 4 kategori të përgjithshme ku editorialët bien: kritika, lavdërimi, interpretimi
ose analiza dhe argëtimi’’217
Meqë shtypi nuk ka të njëjtin funksion në vende të ndryshme të botës, ashtu
siç e shpreh edhe McLuhan, edhe editoriali ndikon ndryshe në publikë të ndryshëm.
Për McLuhan funksioni i shtypit në Amerikë dhe Rusi, është i ndryshëm nga ai në
Francë apo në Kinë. Pavetëdija e natyrës së shtypit, sipas McLuhan është aq e
zakonshme mes politikanëve, aq sa mes shkencëtarëve të politikës. McLuhan sjell
213 Lamb, Jane, The Complete Newspaper Resource Book, J. Weston Walch, Publisher, Portland,
Maine, 1985, f.23. 214 Po aty f.61. 215 Po aty. 216 Shih ibid 116 f.62. 217 Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 87 -
shembullin e gazetave ruse ‘’Pravda’’(Organ i Partisë Komuniste) dhe ‘’Izvestia’’
(1917-1991) që trajtojnë lajme të brendshme, por temat e mëdha ndërkombëtare vijnë
në Perëndim përmes Radio Moskës. Por ndryshe funksionon në Amerikë, radio dhe
televizioni trajtojnë lajmet e brendshme, ndërsa çështjet ndërkombëtaret i trajton
gazeta ‘’The New York Times’’ dhe revista ‘’Time’’. Po kështu sipas McLuhan nuk
mund të krahasohet transparenca e ‘’Zërit të Amerikës’’ me sofistikimin e ‘’BBC’’-së
apo ‘’Radio Moskës’’. Këto ndasi janë sipas Mcluhan:‘’…të rëndësishme për të
kuptuar opinionet dhe vendimet natyrale se si një kulturë e të shprehurit (orale) i
kundërvihet asaj vizuale (të shkruar)”218‘’Shumë shpejt shtypi filloi të ndjejë se lajmi
nuk ishte vetëm për t’u raportuar, por edhe për t’u mbledhur, dhe, në të vërtetë, për
t’u bërë. Çfarë hynte në shtyp ishte lajm. Pjesa tjetër nuk ishte . "Ai e bëri lajmin"
është një frazë çuditërisht e paqartë, pasi po u bë fjalë për gazetën është njësoj si të
thuhet ‘’është lajm’’ dhe ‘’u bë lajm’’…Kështu si "Duke e bërë lajmin," ashtu edhe
"duke e bërë mirë", nënkupton një botë të veprimeve dhe fiksionit (trillimit). Por
shtypi është një veprim i përditshëm dhe fiksion apo i të bërit të gjërave dhe bëhet
jashtë asaj që gjithçka ndodh në komunitet. Në kuptimin e mozaikut, bëhet në një
imazh të përbashkët apo një prerje’’.219
Steven Hallock në studimin e tij të rëndësishëm ‘’Editoriali dhe Opinioni:
Tregu në Pakësim i Ideve në Lajmet e Sotme’’ jep në detaje modelin amerikan
tëfunksionimit të shtypit dhe specifikisht të editorialit. Hallock e nis me dhënien e
shifrave të tirazhit të gazetave që përdorin editorialin, duke shkruar konkluzionin e
rëndësishëm se lexuesit dhe politikanët u kushtojnë shumë vëmendje
editorialeve.220‘’Eksperienca ime në shkrimin e editorialeve dhe pasioni im për të
shkruar opinione si dhe natyra e editorialit si shprehje e opinionit më çuan që të dal
në përfundimin se editoriali në një gazetë është një zonë logjike për eksplorimin e disa
çështjeve dhe problemeve më të mëdha në gazetarinë e shtypit të sotëm si konkurenca,
veçanërisht e matur me diferencat ideologjike të politikës, modelet e pronësisë dhe
rënien e numrit të gazetave të përditshme pasi industria marshon për te monopoli dhe
zinxhiri, pronësinë e koorporatës’’221 Siç thotë Hallock, ekzistonin në vitin 2003 në
Amerikë, 53 gazeta që kishin konkurencë në pikëpamje të editorialit. Por shifrat e
leximit tështypit kanë patur në Shtetet e Bashkuara tendencë në rënie. Autori sjell në
vëmendje disa shifra rreth tirazhit, duke krahasuar vitin 1923 me 2003, me
konkurencë në ulje duke theksuar se:‘’...qyteteve u shërbehet nga gazeta monopol
(shumë prej të cilave janë në pronësi të grupeve, që auditohen nga pronarë jo
tëdukshëm dhe bordet)’’ 222 Sipas Hallock, në vitin 1930 në Amerikë kishte një
qarkullim gazetash në shifrat 39.589.172 për një popullsi 122.698.192, ndërsa në 2003
kemi një rritje me 138.5% të popullsisë në shifrën e 292.654.345 kurse gazetat patën
218Shih ibid 100, ff.229-230. 219 Shih ibid 100, ff.233-234. 220 Shih ibid 115,”, f.19. 221Po aty ff.19-20. 222Po aty f.3.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 88 -
një qarkullim prej 55.186.157. Pra, nga analiza e Hallock raporti rritje popullsie me
rritjen e qarkullimit të gazetave ka pësuar rënie të ndjeshme në në SHBA. Po të
krahasosh shifrat e 1970-ës me ato të 2003-shit, kemi sërish një rënie në 11.1% të
qarkullimit të gazetave, kur rritja e popullsisë amerikane ka qenë 44 %.223. Të gjitha
këto shifra tregojnë tendencën në rrudhje në shtypin amerikan, të gazetave, një treg që
nuk pati fatin të zhvillohej paralel në të njëjtën përmasë me rritjen e popullsisë.
Gjithsesi, editoriali mbetet pjesa më e paprekur e gazetës, ajo që zhvillohet,
pavarësisht shifrave në rënie të tirazhit. Editoriali është kështu ‘’ndërgjegja’’,
‘’personaliteti’’ dhe ‘’shembulli’’ i komunitetit. Dhe siç do ta theksojë Hallock,
‘’editorialet reflektojnë përmbajtjen e të gjithë gazetës’’. 224‘’Faqja e editorialit në
gazetëështë atje ku një diskutim energjik politik, social dhe kulturor ka shumë të
ngjarë të nisë dhe kështu është një fokusim për analizën e përmbajtjes së gazetës, si
dëshmi e lulëzimit, apo vdekjes së tregut të ideve’’225
Por ka diçka që ka ndryshuar: mënyra e të shkruarit të editorialit. Nëse në
fillimet e gazetave pronarët përfshinin gjithçka te editorialet dhe qe shumë e vështirë
ta dalloje atë nga raportimi i zakonshëm për një lajm, më vonë diferenca u bë e qartë.
Hallock sjell shembullin amerikan, se si funksionon i gjithë procesi i shkrimit të
editorialit.‘’…gazeta të mëdha e të mesme punësojnë specialistë të editorialeve, që
mblidhen përditë me kryeredaktorët dhe ndonjëherë me botuesin (që raporton në
mungesë të pronarit kur bëhet fjalë për një zinxhir gazetash) për të diskutuar çështjet
e editorialit. Shkruesit e editorialit sjellin idetë e tyre dhe axhendat, në këto mbledhje
të përditshme të bordeve, në të cilat këto ide debatohen derisa arrihet një konsensus.
Nëkëtë pikë grupi, nën drejtimin dhe miratimin e kryeredaktorit (dhe ndonjëherë të
botuesit) bie dakord për pozicionin e gazetës. Në të gjitha debatet, botuesi ka fjalën e
fundit, duke u ndjekur nga kryeredaktori dhe redaktori i faqes së editorialit. Opinioni
në editorial përfaqëson tipikisht bordin dhe axhendën e institucionit dhe më pak
opinionin individual të shkruesit.”226 Sipas Hallock editorialet janë rrugë opinionesh
dhe përcaktues axhendash. Diversiteti mes editorialeve shquhet në dy mënyra sipas
autorit: në ideologjinë politike dhe në inkuadrim. Sigurisht të dyja kanë lidhje shumë
të ngushtë, sepse edhe në mos një gazetë është tërësisht komplementare me një parti
dhe ideologjinë që ajo përfaqëson, në editoriale mund t’i afrohet edhe nëpërmjet
fokusimit në një çështje që përkon tërësisht me ideologjinë.
Po si ndodh fokusimi, çfarë kriteresh e bëjnë një editorial të jetë më i
rëndësishëm se një tjetër, si punojnë autorët e editorialit në bashkëpunim me bordin
që jo vetëm të shkruajnë rreth idesë, por ta përforcojnë atë nëpërmjet elementëve
teknikë? Hallock i rendit qartë.‘’…toni (p.sh sarkastik, mosmarrja në konsideratë
vendosur përballë një trajtimi serioz) dhe madje edhe vendi i editorialit ( p.sh
editorial kryesor përballë editorialit të tretë të ditës, madje edhe një ditë apo dy ditë
223Shih ibid 115. 224Po aty f.10. 225Po aty f.16. 226Po aty ff.10.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 89 -
më vonë) dhe gjatësia (p.sh 10 paragrafe koment kundër trajtimit të ngjeshur dhe të
mirë argumentuar prej 5 paragrafësh). Së fundi porta shpërndarëse…me disa
subjekte editorialesh luhet…të tjerë mbahen mënjanë’’227
Teoria e përcaktuesit së axhendës e ka thelbin te roli i medias që i jep publikut
të mësojë; media si axhenda-përcaktuese rreth asaj që duhet të dijë ose nuk duhet të
dijë publiku dhe kuptohet që media është nën ndikimin e fortë të politikës. Po si e
përcakton media axhendën? Media përcakton axhendën e asaj që duhet të dijë
publiku, por njëkohësisht edhe çështjet që nuk duhet t’i komunikohen atij nëpërmjet
artikujve, kronikave, investigimeve, opinioneve dhe sidomos editorialeve. Maxwell
McCombs, një nga autorët që e kanë studiuar atë e kanë sjellë rezultate empirike,
shkruan se roli i medias si përcaktuese axhende për atë që duhet të dijë publiku, lidh
gazetarinë dhe traditën e saj të të treguarit të historive me opinionin publik.
McCombs ngre pikëpyetje të madhe rreth përputhshmërisë së axhendës së vendosur
nga media dhe asaj që dëshiron të dijë publiku. Tek e fundit, a ndodh që media të
gabojë në axhendën e saj për informacionet që i ‘’lëshon’’ publikut? A ndodh që
publiku të marrë atë axhendë që nuk e dëshiron, ose që është larg pritshmërive të tij?
Dhe në këtë kuptim, shqetësimi i McCombs është i drejtë.“Për gazetarët, ky fenomen
që ne tani flasim rreth tij, rreth rolit përcaktues të axhendës së lajmeve në media,
është i paparë, me pyetje etike gjithëpërfshirëse rreth asaj se çfarë axhendash mediat
po i çojnë përpara. ‘’Çfarë dëshiron të dijë publiku’’, është një frazë e përhershme në
repertorin e retorikës së gazetarisë profesionale. A përfaqëson vërtet axhenda e
medias atë që do të dijë publiku?’’228A ka një korrelacion të drejtë rreth çështjeve që
publiku pret të flitet, me ato që fliten e shkruhen në realitet? Pyetja thellohet edhe në
rastet e fushatave elektorale, të cilat duhen thënë se nëse studiohen, mund të jenë
‘’pika e vlimit’’, momenti kur lidhja media-politikë bëhet më agresive se kurrë dhe
kur ‘’maja e ajsbergut’’ nis të dalë më shumë në sipërfaqe. McCombs sjell një studim
në SHBA, mbi votuesit e pavendosur, gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të
1968-ës. Aty u vu re se 5 çështjet që ata rendisnin si kryesore ishin: politika e jashtme,
ligji dhe rendi, ekonomia, shëndeti publik dhe të drejtat e njeriut. Pikërisht këto ishin
edhe çështjet kryesore të trajtuara nga media për 25 ditët e fundit në SHBA. Ky
studim tregon qartë dhe pa ekuivoke se media e ndikon lexuesin, që në këtë rast është
edhe votues. Media nuk bën vetëm pasqyrim të realitetit, por ajo në të vërtetë edhe e
rikrijon atë. Sepse për një votues të pavendosur, që përfshihet në elektoralin gri siç
kategorizohet, theksimi i shpeshtë i informacioneve për njërin kandidat influencon
dhe shumë madje. Po kështu do influenconte e njëjta gjë për kandidatin rival të të
parit. Çështja është se cilin prej kandidatëve hipotetikë në këtë rast, media zgjedh të
mbështesë hapur ose në raste të tjera të favorizojë indirekt.‘’…informacioni i ofruar
nga lajmet në media luan një rol kyç në ndërtimin e pamjes sonë apo realitetit. Dhe
për më tepër është shuma totale e informacionit ofruar nga lajmet në media, që
227Shih ibid 115, f.11. 228 McCombs, Maxwell. Setting the Agenda: The Mass Media and Public Opinion, Polity Press, 65
Bridge Street, Cambridge, UK, 2004. f.4.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 90 -
influencojnë këto pamje’’229 Sipas McCombs supozohet që gjatë zgjedhjeve, votuesit
minimizojnë ekspozimin e tyre ndaj informacioneve jo-mbështetëse duke u ekspozuar
më shumë ndaj atyre që i mbështesin idetë e tyre. Ky lloj reagimi ndodh te votuesit
me mendje të ndarë. Dhe në këtë fazë, ata thjesht ndjekin me fanatizëm partitë dhe
kandidatët e tyre të preferuar.‘’Gjatë zgjedhjeve, votuesit pritet që t’u kushtojnë më
shumë vëmendje atyre çështjeve që theksohen nga partitë e tyre të preferuara
politike’’230
Gazeta në fakt, nëpërmjet editorialit ka një qëllim përtej paraqitjes së
qëndrimit të grupit mediatik, botuesit apo pronarit: ndikimin te votuesi. Siç e
shprehin dhe studiuesit Kim dhe Shanahan, ka një lidhje mes vendimit që merr
votuesi dhe lajmeve në media. Sipas tyre, sa më i vëmendshëm të jetë publiku, në këtë
rast votuesi, për lajmet që qarkullojnë në media, aq më i shqetësuar bëhet për çështje
tënjëjta para se të marrë vendimin për të votuar. Autorët dalin në përfundimin e
rëndësishëm se: çështja e votimit është edhe një funksion i të kushtuarit të
vëmendjes së lajmeve në media. ‘’Duke analizuar të dhënat nga studimi i vitit 2000
i Zgjedhjeve Kombëtare Amerikane, kemi shqyrtuar rolin e lajmeve në media në
lehtësimin e çështjes së votimit. Ne kemi gjetur se të anketuarit që i kushtojnë
vëmendje më të madhe mbulimit të lajmeve gjatë zgjedhjeve kishin më shumë gjasa
për të vënë në dukje mendime për çështje të fushatës. Zgjedhësit që i kushtuan
vëmendje më të madhe lajmeve në media ishin edhe më të vetëdijshëm se ku u
pozicionua secili kandidat në çështjet e ndryshme politike. Këto dy lidhje politike
(çështjet me opinionet dhe njohuritë rreth pozicioneve të kandidatëve për çështjet)
janë kushte të rëndësishme për çështjen e votimit. Ne kemi gjetur se ata, të cilët i
kushtuan vëmendje më të madhe lajmeve të mediave ishin më të shqetësuar për
çështjet kur bënin zgjedhje elektorale. Përtej dhe mbi predispozitën demografike ne
konkludojmë se: çështja e votimit është edhe një funksion i të kushtuarit të
vëmendjes së lajmeve në media.”231
Në teorinë liberale të shtypit, sipas Fred Siebert, individi shihet si i lirë dhe
racional me aftësinë për të dalluar mes të vërtetës dhe gabimit dhe me aftësinë për të
zgjedhur opsionin më të mirë kur ka përplasje mes të dhënave dhe zgjedhjes së tij.
Siebert pas teorisë liberale, rendit edhe 2 teori të tjera të shtypit: Teorinë Autoritare
dhe të Komunizmit Sovjetik. Teoria Autoritare dhe ajo e Komunizmit Sovjetik kanë
të bëjnë me dominancën dhe kontrollin absolut të shtypit nga shteti, ku e vërteta është
produkt i disa burrave të mençur, ndërsa ajo e Përgjegjësive Sociale është e ditëve
moderne: kohë e barabartë në radio dhe televizion për kandidatët politikë si dhe
detyrimi i gazetës së qytetit për këtë gjë. Shtypi sipas Sibert nuk është gjë tjetër veçse
229 Po aty f.6. 230Shih ibid 131. 231 Kim, S.-H./ Scheufele, D. A./Shanahan, J. (2005). Who cares about the issues? Issue voting and the
role of news media during the 2000 U. S. presidential election, në Journal of Communication, 55, 103-
121. (SSCI Journal), f.103.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 91 -
një ‘’partner në kërkimin e së vërtetës’’ 232 . Rrjedhimisht individi është i lirë të
vendosë për kë do votojë. Por kur ai bombardohet nga shumësia e informacionit që
qarkullon në media, a do të ndikohet? Po kur media është e kontrolluar nga shteti, ose
parti në pushtet kanë lidhje të forta me të? Logjika të çon në hamendësime që vijnë
edhe si rezultat i përvojës në shtypin shqiptar: individi nuk mund të qëndrojë totalisht
i ‘’paprekur’’ nga spiralja e qarkullimit të informacionit, nga manipulimet, nga
theksimi i fakteve të parëndësishme që shpesh bëhet nga media dhe lënia në hije e
thelbit. Shkurt: individi bashkë me median dhe të mirat që ajo sjell për të, ‘’mban në
kurriz’’ edhe peshën e rëndë të ndikimit të saj nga politika. Ashtu si tri pushtetet:
ligjvënësi, gjyqësori dhe ekzekutivi, janë pandashmërisht të lidhura me politikën
edhe i katërti, media, nuk mund të bëjë të kundërtën edhe pas përpjekjesh të ndonjë
syresh.
Po kush e vendos raportin mes individëve dhe shumicës në atë që përbën
‘’opinionin publik’’. Një individ mund të mos jetë dakord me rrymën e shumicës për
interesat e tij rreth çështjeve që dëshiron të lexojë, madje edhe rreth argumenteve.
Sepse në këtë këndvështrim, siç e thekson edhe John Mill, liria individuale është e
ekspozuar.‘’Shumica nuk ka mësuar ende të ndjejë fuqinë e qeverisjes së tyre apo
opinionet e saj. Kur ta arrijë, liria individuale do të jetë mundësisht po aq e
ekspozuar nga pushtimi i qeverisë, ashtu siç është tashmë nga opinioni publik’’233Në
këtë këndvështrim Mill na fut në diskutime të thella rreth raportit mes individit dhe
shumësisë së ideve, te të cilat ai dëshiron të bëjë pjesë: opinioni publik. Për hir të së
vërtetës, ashtu si politika e përdor opinionin publik për të ‘’privatizuar’’ sa më shumë
mbështetje, ashtu edhe media në emër të tij luan. ‘’Ka interes publik’’, është një nga
frazat më të zakonshme që përdoren si përgjigje nga profesionistët për lajmet që
bëjnë. Pra interesi publik, që lidhet ngushtësisht me konceptin e opinionit publik,
përbën një nga vlerat e lajmit. Dhe kur flasim për lajmin, flasim për gazetën, e cila
bën përzgjedhje, vendos në faqen e parë nëpërmjet redaksisë dhe bordit profesional
kryeartikullin e me radhë rendit artikullin e dytë për nga rëndësia, të tretin e kështu
më tej. Është po kjo gazetë që mund të fusë në faqet në brendësi, diku në një cep,
informacione që nuk i sheh me rëndësi të madhe. Është po ky bord profesional që
merr vendimin për çështjen që do flasë në editorialin e tij dhe qëndrimin që do mbajë,
shpesh kamufluar pas mesazhit indirekt se çështja e zgjedhur ‘’përbën interes
publik’’. Por me gjithë të drejtën e tij për t’u informuar, individi duhet të ketë
mundësinë të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra, realen nga fiksioni, trillimi. Pra në
thelb duhet të qëndrojë liria. Dhe sipas Walter Lippman, autori që i ka studiuar deri
në detaj problematikat e opinionit publik, kur negocion me lirinë e opinionit, ke
negociuar me të gjithë çështjen. Sepse pika më e lartë ku duam të shkojmë është
232 Siebert, S.Fred, Peterson, Theodhore, Schramm, Wilbur, The Authoritarian, Libertarian, Social
Responsibility, and Soviet Communist Concepts of What the Press Should Be and Do, University of
Illinois Press, Urbana and Chicago, 1956, f.10. 233 Mill, Stuart, John, On Liberty with the Subjection of Woman and Chapters on Socialist, Cambridge
University Press, 1989, f.12.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 92 -
pavarësia e medias, por nuk dihet mirë se në çfarë niveli ndodhemi aktualisht dhe sa e
pranojmë gjendjen reale. Sepse në fakt, siç dhe Lippman e thekson me zë të lartë, nuk
ekziston zëri i opinionit publik pa aksesin te lajmet. Kontrolli më i madh në media,
sipas tij, ekziston te kryeredaktorët, jo botuesit. Shqetësimi kryesor i Lippmanit ka
qenë pikërisht se si çështjet e pronarëve, politike e të biznesit, influencojnë mbi
kryeredaktorët dhe redaktorët dhe mbi çfarë vlerash punojnë ata.‘’Nuk është absurde
apo e largët që të mendosh për lirinë dhe të vërtetën në raport me lajmin’’234Lippman
flet gjatë për lirinë e shtypit, raportin mes të vërtetës, gabimit, keqinterpretimit dhe
iluzionit në opinion. ‘’Gjëja më e rëndësishme është përpjekja për ta bërë opinionin
gjithë e më shumë të përgjegjshëm për faktet. Nuk mund të ketë liri për një komunitet
që i mungon informacioni me të cilin të dallojë gënjeshtrat…Burra që kanë humbur
kontrollin në faktet relevante në mjedisin e tyre janë viktimat e pashmangshme të
agjitacionit dhe propagandës. Sharlatani, shovinisti dhe terroristi mund të lulëzojnë
vetëm kur audiencaështë e privuar nga aksesi i pavarur i informacionit.’’235Në librin
e tij ‘’Opinioni Publik’’, Lippman flet gjerësisht për raportet e shtypit me të
vërtetën, nëse nocioni i lajmit është i barabartë me konceptin e vërtetësisë si dhe
shpjegon se si gazetat kanë përballë një publik që i blen, nëpërmjet tarifës fikse në
kioskë dhe nëpërmjet reklamës. Siç shpjegon Lippman, shtypi është kuptimi kryesor i
kontaktit me mjedisin që nuk shihet nga të gjithë dhe supozohet qëai e bën spontanisht
atë që gjithkush nga ne do bënte në demokraci për vetveten. Lexuesit e gazetave kanë
patur paragjykimet e tyre të hershme ekonomike se e vërteta nuk fitohet, por ajo
frymëzohet, zbulohet, ofrohet falas, koncept që shtrohet për diskutim.‘’Ky nuk është
një biznes i pastër dhe i thjeshtë pjesërisht për shkak seprodukti është shitur
rregullisht nën kosto, por kryesisht edhe për shkak se komuniteti zbaton një masë
etike për shtypin dhe një tjetër etikë për tregtinë dhe për prodhimin. Etikisht një
gazetë gjykohet sikur të ishte njëkishë apo një shkollë. Por në qoftë se ju përpiqeni ta
krahasoni atë me këto do dështoni; tatimpaguesi paguan për shkollën publike, shkolla
private është e pajisur ose mbështetur nga tarifat e shkollimit, ka subvencione dhe
koleksione për kishën. Ju nuk mund të krahasoni gazetarinë me ligjet, mjekësinë ose
inxhinierinë, në çdo një prej këtyre profesioneve konsumatori paguan për shërbimin.
Një shtyp i lirë, po të gjykosh nga qëndrimi ilexuesit, do të thotë që praktikisht gazetat
dhurohen.”236Sipas Lippmanit nëse një gazetë varet në besnikërinë e lexuesit të saj,
është e pavarur në maksimumin që një pavarësi mund të ekzistojë te shtypi. Dhe sipas
tij, nuk ka një formulë se cila gazetë është më e mirë, apo cili titull është i
duhuri.“Çdo gazetë që arrin lexuesin është një seri përzgjedhjesh dhe ato që do të
printohen, si do të pozicionohen, sa hapësirë do të zënë dhe ku do të vihet theksi. Këtu
nuk ka standarde objektive…Është një problem ai i provokimit të ndjenjave të
lexuesit, duke i shkaktuar atij ndjesinë e një identifikimi personal me historitë që po
lexon. Lajmet që nuk ofrojnë këtë mundësi…nuk mund t’i bëjnë apel një audience të
234 Lippman, Walter, Liberty and the News, Dover Publication, USA, 2010, f.13. 235 Po aty ff.18-19. 236 Shih ibid 137 f.175.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 93 -
gjerë. Audienca duhet të marrë pjesë në lajm…’’237Dy nga çështjet më të rëndësishme
të rrokura fuqishëm nga Lippman-i janë raporti i lajmit me të vërtetën si dhe koncepti
i opinionit publik. A është i barazvlefshëm nocioni ‘’lajm’’ me noconin ‘’e së
vërtetës’’? Dhe nëse do ta zgjeronim këtë këndvështrim, a ka vetëm një të vërtetë?
Duket se jo dhe për Lippmanin është e qartë: lajmi dhe e vërteta nuk janë e njëjta gjë.
‘’Hipoteza, që më duket mua më pjellorja, është që lajmi dhe e vërteta nuk janë e
njëjta gjë, dhe duhet të dallohen qartësisht…Funksioni i lajmit është sinjalizimi i një
ngjarje, funksioni i së vërtetës është të nxjerrë në dritë fakte të fshehura, t’i lidhë ato
më njëri-tjetrin dhe të bëjë një pikturë të realitetit në të cilin njerëzit mund të
veprojnë. Vetëm në këtë pikë, kur kushtet sociale marrin formë të dallueshme dhe të
matshme përbëjnë trupin e së vërtetës dhe trupin e rastësisë së lajmit.’’ 238 Pra,
Lippman flet për lajmin, që rastësisht, për koecidencë, mund t’i afrohet edhe të
vërtetës. Dhe në betejën e vazhdueshme të shtypit për të mbijetuar del në pah një
‘’krijesë’’ e rrallë, që qëndron gjithnjë aty për të ndërvepruar, përjetuar, rënë dakord e
kundërshtuar çdo lajm, çdo opinion, çdo mesazh. ‘’Krijesa’’ quhet ‘’Opinioni
Publik’’. Është pikërisht në emër të të cilit shtypi mendon se po vepron: kur kritikon
qeverinë, kur e mban në kontroll atë, kur nxjerr fakte rreth institucioneve etj. “Shtypi,
me fjalë të tjera, konsiderohet si një organ i demokracisë së drejtpërdrejtë, i ngarkuar
në një shkallë shumë më të gjerë, dhe nga dita në ditë, me funksionin shpesh atribuar
iniciativës, referendumit dhe kujtesës. Gjykata e Opinionit Publik, hapur ditë e natë,
është për të bërë ligjin për çdo gjë, gjatë gjithë kohës. Nuk është i realizueshëm. Dhe
kur ju merrni në konsideratë natyrën e lajmeve, nuk është madje as i mendueshëm.
Për lajmin, siç e kemi parë, është i saktë në raport me precizionin me të cilën ngjarja
është regjistruar. Përveçse nëse ngjarja është e mundur të emërtohet, të matet, t’i
jepet formë, të specifikohetpor dështon të merret me karakterin e lajmeve, apo është
subjekt i aksidenteve dhe paragjykimeve të vëzhgimit.”239
Dhe si përfundim, është opinioni publik ai, që më mirë se të gjithë, e di se
çfarë përbën në të vërtetë interes për të. Shpesh në emër të këtij interesi, media shkon
drejt të vërtetave, por edhe manipulon. Është ky raport mes dëshirës për të zbuluar
tëvërtetat e servirura, çështje që përcakton nëse ‘’X’’ gazetë, do ‘’rrëmbehet’’ e para
në kioskën e gazetashitësit.
3.2. Zhvillimi i editorialit. Vështrim mbi gazetat ndërkombëtare
Pasi pamë disa nga teoritë rreth editorialit, lidhjes së shtypit me politikën, përcaktimin
e axhendës mediatike, konceptet e lirisë, të vërtetës dhe opinionit publik, po bëjmë në
këtë çështje një vështrim të shkurtër rreth politikave editoriale të pesë prej gazetave të
rëndësishme botërore. Si kritere përzgjedhëse janë përdorur: besueshmëria dhe
ndikimi mbi lexuesit si dhe përfaqësimi gjeografik: SHBA, Britani, Francë, Gjermani
237 Po aty f.196. 238 Shih ibid 137 f.198. 239Po aty f.203.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 94 -
dhe Itali. Si punohet në redaksi për krijimin e një editoriali? Për krijimin e editorialit
mund të përdoren disa hapa të thjeshtë. Së pari zgjedhja e temës, e cila duhet jetë
interesante dhe me rëndësi për lexuesit. Më pas ndërtimi i argumenteve duke nxjerrë
faktet dhe cituar burimet, kapja e lexuesit me deklaratën hapëse, të qënit i shkurtër në
ndërtim dhe theksimi i pikave vitale, prezantimi i dy anëve të medaljes, përdorimi i
shembujve specifikë, analogjive, krahasimit dhe kontrastit që t’i japësh lexuesit një
pamje të qartë. Nëse përdorim kritikën, ajo duhet të jetë konstruktive dhe nëse
lëvdojmë duhet të dimë masën. Zakonisht, vendimi për editorialin e numrit të radhës
vendoset në mbledhjen e redaksisë siç shkruan Russ-Mohl.240‘’Çfarë ndodh zakonisht
në këto mbledhje? Në njërën anë planifikohen temat dhe shpërndahen detyrat.
Koordinohet relatimi i temave, për të shmangur dublimet. Bihet dakord për kokat e
parashikuara, shpërndahen temat për komente, sipas rasteve qartësohen edhe vijat e
tyre kryesore të përmbajtjes’’241 Ndër detajet e tjera teknike në ndërtimin e editorialit
hyn edhe një ‘’kleçkë’’ e thjeshtë, të cilën e zotërojnë krijuesit e editoraleve: ata i
thonë publikut në editorial, atë që do t’i thonë në paragrafët që do vijnë më pas. Madje
në fund përsërisin sërish atë që kanë thënë në të gjithë tekstin.“Thuaju atyre se çfarë
do t’u thuash, thuaja dhe thuaju se çfarë u ke thënë’’242. Sigurisht që editorialisti
përdor në krijimin e tij një sërë faktesh, të përzgjedhura nga ai natyrisht, të cilat edhe
pse mund të jenë fakte, nuk është e thënë që të jenë faktet më të rëndësishme. Ato
janë thjesht fakte në funksion të mesazhit që editorialshkruesi do të transmetojë.
‘’The New York Times’’
‘’The New York Times’’u themelua në 18 shtator 1851 nga gazetari dhe politikani
Henry Jarvis Raymond dhe ish-bankieri George Jones. Gazeta amerikane ka faqet e
opinionit, të quajtur ‘’Opinion Pages’’ 243 . Në këto faqe ka në përbërje Kolonat,
Editorialet, Kontribute të Shkrimtarëve, Op-Ed, Opinionator, Letrat, Shënimi i së
Dielës, Shënime, Fushata Ndalon, Vend për Debat, Video dhe Editori Publik.Disa nga
kolumnistët që shkruajnë për ‘’New York Times’’ janë:Charles M. Blow, David
Brooks, Frank Bruni,Roger Cohen, Gail Collins, Ross Douthat, Maureen Dowd,
Thomas L. Friedman, Nicholas Kristof, Paul Krugman. Editorialet shkruhen nga
Bordi Editorial dhe firmosenpo nga bordi. Kryesisht editorialet janë të shkurtër,
shoqëruar me një foto. Mund të shkruhen më shumë se 1 në ditë. Ka disa konkluzione
studimesh lidhur me politikën editoriale të gazetës. Një studim i ‘’Rasmussen
Reports’’244 nxjerr se gazeta perceptohet afër së majtës. 40% e amerikanëve besojnë
se ‘’The New York Times’’ ka paragjykim në favor të liberalëve, vetëm 11%
mendojnë se paragjykon në favor të konservatorëve dhe 20% mendojnë se gazeta
raporton pa paragjykime. Daniel Okrent, redaktor i ‘’The New York Times’’ në një
240 Shih ibid 116 f.64. 241Shih ibid 36 f.269. 242 Shih ibid 144. 243 http://www.nytimes.com/pages/opinion/index.html?action=click&pgtype=Homepage®ion=TopB
ar&module=HPMiniNav&contentCollection=Opinion&WT.nav=page 244 ‘’Rasmussen Reports’’, Studim 2007, http://www.rasmussenreports.com/content/pdf/4541.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 95 -
opinion shkruar në 2004-ën, pyetjes nëse gazeta është liberale, i përgjigjet: ‘’Sigurisht
që po’’245“Filloni me faqen e editorialit, tërësisht e ngopur në teologjinë liberale aq
sa kur herë pas here endet nga ky këndvështrim, të majtët e tronditur trullosen, madje
mbetet edhe gjëmimi i mosmiratimit të pandërprerë nga e djathta. Nëpër hendekun e
faqeve Op-Ed redaktorët bëjë një punë me duarte tyre që të përfaqësojnë një gamë të
pikëpamjeve në ese, nga të jashtmit që ata botojnë - por ju duhet një kundërpeshë
jashtėzakonisht e rëndë për të balancuar një faqe që mban punën e shtatë gazetarëve
të vetëdijshëm, vetëm dy prej të cilëve mund të klasifikohen si konservatorë (dhe,
madje edhe atëherë, nga specia konservatore që mbështet legalizimin e sindikatave
homoseksuale dhe, në rastin e William Safire, i kundërvihet disa dispozitave qendrore
të Aktit Patriot).”246 William K.Black profesor i ekonomikut e ka karakterizuar ‘’The
New York Times’’ si ekstremisht të djathtë në çështjet financiare. “Herës tjetër që
dikush do t’u thotë se “New York Times”është një gazetë e ‘’majtë’’, ju mund t’i
tregoni se sa ekstremisht e djathtë është në çështjet financiare’’247Kurse opinionisti
konservator Michelle Malkin e përcakton bordin editorial të gazetës si një bord
liberal që lufton për ‘’viktimat’’ sipas interesit.‘’Kur viktimat përqafojnë ortodoksinë
liberale, ata janë heronj dhe autoritete absolute morale në sytë e stafit editorial
të‘’New York Times’’. Kur viktimat bëhen tëmbijetuar që refuzojnë ‘’Shtetin Dado’’,
ata janë gënjeshtarë, që merren me ideologji që gërvishtin tenxheret dhe që meritojnë
të tallen nga zyrat e kënaqshme…’’ 248
“The Guardian’’
‘’The Guardian’’ është një gazetë e përditshme britanike. U themelua fillimisht në
1821me emrin ‘’Manchester Observer’’, një gazetë radikale dhe më 1959 mori emrin
që ka sot. Njihet si një gazetë me orientim të linjës editoriale të qendrës së majtë.“The
Guardian” është pjesë e grupit‘’Guardian Media Group’’, ku bëjnë pjesë gazeta,
stacione radiofonike dhe ku përfshihen edhe “The Observer Sunday”, gazeta
ndërkombëtare ‘’The Guardian Weekly’’ websiti ‘’Guardian Abroad’’ dhe
‘’guardian.co.uk’’. Të gjitha janë në pronësi të “ The Scott Trust”. Gazeta ka një
ndikim të konsiderueshëm ndërkombëtar. Ajo ka në përbërje faqen e opinionit, ku
renditen përveç opinioneve, edhe qëndrimet e gazetës, të cilësuara si ‘’Këndvështrimi
i Guardian’’, ku shpesh shkruhet edhe me cilësimin ‘’Editorial’’. Një pjesë tjetër i
dedikohet edhe këndvështrimeve të lexuesve. Po kështu në faqet e opinionit gazeta
rendit dhe: Idetë, Karikaturat si dhe Letra. Disa nga opinionistët janë: Polly Toynbee,
245 Okrent, Daniel, The public editor; Is The New York Times a Liberal Newspaper?, The New York
Times, 25 Korrik 2004 http://www.nytimes.com/2004/07/25/opinion/the-public-editor-is-the-new-
york-times-a-liberal-newspaper.html?_r=0. 246 Po aty. 247 Black, K.William, Why is the failed Monti a ‘’Technocrat’’ and the successful correa a “Left-
Leaning Economist?, Huffington Post, 12 shtator 2012, http://www.huffingtonpost.com/william-k-
black/new-york-times-profile_b_2269009.html. 248 Malkin, Michelle, The New York Times war on gun-owning rape victims, 31 Tetor 2014,
http://michellemalkin.com/2014/10/31/the-new-york-times-war-on-gun-owning-rape-victims.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 96 -
Giles Fraser, Simon Jenkins, Jonathan Freedland, Gaby Hinsliff, John Harris etjSipas
dy sondazheve të MORI-t, një prej organizatave më të mëdha në Britaninë e Madhe
për kërkime në tregje, bërë në vitet 2000 dhe 2005 ka rezultuar se shumica që lexojnë
‘’The Guardian’’ janë votues të Partisë Laburiste.249 Dy sondazhet tregojnë që 80% e
lexuesve të ‘’The Guardian’’ janë votues të Partisë Laburiste, ndërsa në sondazhin e
vitit 2005, kjo shifër është ulur ndjeshëm, në 48%. 34% e lexuesve që morën pjesë në
sondazh ishin votues Liberal-Demokratë. ‘’Opinione të majta’’, është fraza e ngulitur
në opinionin publik britanik për gazetën. Dy momente kulminante shënohen këto vitet
e fundit, të ndërrimit të linjës editoriale të gazetës, viti 2010 kur stafi editorial deklaroi
hapur mbështetjen për Liberal-Demokratët dhe në 2015, kthesën e madhe,
mbështetjen për Laburistët. Ish-redaktori i gazetës Ian Katz theksoi pa doreza në vitin
2004 se nuk ka ndonjë sekret në këtë mes, ‘’The Guardian’’ është një gazetë e qendrës
së majtë250. Kurse opinionistja Jackie Ashley i ka komentuar editorialistët e gazetës si
të pozicionuar në shumë role: liberal të qendrës së djathtë, të blertë, mbështetës të
Blair-it, të Brown-it, të laburistëve etj. Për të nuk ka dyshime, gazeta është ‘’e qendrës
së majtë dhe paksa progresive’’251.
‘’Le Monde’’
“Le Monde”është një gazetë e përditshme franceze me shumë ndikim në shtypin
botëror. Ajo u themelua nga Hubert Beuve-Méry dhe publikohet në Paris, që prej
botimit të parë më 19 Dhjetor 1944. Ka një linjë editoriale të qendrës së majtë dhe e
ka të organizuar nën rubrikën ‘’Ide’’, ku përfshin ‘’Këndvështrimet’’, ‘’Editorialin’’,
‘’Analizat’’, ‘’Ide’’, ‘’Blog’’. Editorialet përgjithësisht përcaktohen që nëfillim
‘’Editoral i Le Monde’’. Gazeta është në pronësi të 3 biznesmenëve, Pierre Bergé,
partner i ‘’Yves Saint Laurent’’, Xavier Niel, miliarder dhe pronar i grupit të
telekomit ‘’Iliad’’ dheMatthieu Pigasse, shef ekzekutiv i operacioneve franceze
Lazard dhe kreu i një banke investimesh me bazë në SHBA. Pierre Briancon,
korrespodenti i ‘’Politico’’dhe ish-redaktor i ‘’Reuters’’ përshkruan në një shkrim
analitik252 të detajuar, marrëdhëniet mes editorëve dhe pronarëve të ‘’Le Monde’’ dhe
kthesën e gazetës. Siç e përshkruan Briançon, duket se pronarët nuk ndikojnë
drejtpërdrejtë në politikën editoriale te gazetës dhe ata më shumë po merren me
çështjet operative të tipit shkurtim shpenzimesh. Të tre pronarët e blenë gazetën për
100 milionë dollarë, duke përftuar 60% të aksioneve. Megjithatë ata kanë vënë në
krye si shef ekzekutiv të gazetës njeriun e tyre, Louis Dreyfus. Por Briancon
përshkruan karakteristikat e editorialistëve të gazetës si dhe theksonse ‘’Le Monde’’
ka hidhëruar qeveritë konservatore me politikën e saj editoriale të qendrës
sëmajtë.“Që nga ditët e para, drejtori i ‘’Le Monde’’ - gjithmonë një gazetar - ka
249 Ipsos Mori, sondazh 2005. 250 Katz, Ian, World Writes to undecided voters, 16 tetor 2004,
http://www.theguardian.com/world/2004/oct/16/uselections2004.usa2. 251 Ashley, Jackie, Are the Guardianistas rats?, 29 prill 2008,
http://www.theguardian.com/commentisfree/2008/apr/29/aretheguardianistasrats. 252 Briancon, Pierre, As Le Monde turns, 6 prill 2015 http://www.politico.eu/article/as-le-monde-turns.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 97 -
mbajtur një pozitë të veçantë në shoqërinë franceze. Në një vend që në disa aspekte,
mungojnë kontrollet e duhura dhe balancat, ‘’Le Monde’’ është parë si një institucion
që i flet të vërtetën pushtetit. Linja e saj editoriale e qendrës së majtë ka hidhëruar
qeveritë konservatore dhe socialiste: si shkak i kundërshtimit të ‘’Le Monde’’, për
shkak se ato gjetën mbështetjen e saj shumë të paktë. Drekat e rregullta të drejtorëve
me presidentët francezë konsideroheshin samite të tëbarabartëve. Nga koha në kohë,
rrallë dhe jo më shumë se një herë ose dy herë në vit, drejtori ndërhyn në çështje
vërtet të rëndësishme me pjesë editoriale të gjata dhe solemne, thjesht nga tradita
duke vendosur modestisht inicialet. Drejtorët e ‘’Le Monde’’shfaqen rrallë në media,
nuk shkojnë në debatet televizive dhe qëndrojnë larg darkave të shtrenjta pariziene.
Janë krenarë dhe të lumtur në distancë dhe shfaqin maturi.”253
‘’Die Welt’’
‘’Die Welt’’u themelua në Hamburg të Gjermanisë më 1946 nga forcat pushtuese
britanike, me idenë se do bënin një gazetë cilësore në frymën e ‘’The Times’’. Gazeta
ka një linjë editoriale pozicionuar djathtas, nga konservatore te liberalët.‘’Die Welt’’
vetëpërshkruhet si ‘’liberal-kozmopolitane’’ por profesionistët e cilësojnë si
konservatore. Gazeta është në pronësi të grupit botues ‘’Axel Springer’’. Si shfaqet e
formësuar linja editoriale e gazetës‘’Die Welt’’? Fare thjesht, nën emërtimin
‘’Opinion’’. Në përmbajtje të saj janë opinionet, satira dhe kolonat si dhe blogu.
Opinionistët janë: Thierry Chervel, Susanne Gaschke, Josef Reichholf, Robin
Alexander, Hildegard Stausberg, Hans Zippert, Hannelore Crolly, Uwe Schmitt.
‘’Corriere della Sera’’
Gazeta publikohet në Milano, Itali. Ajo është themeluar nga Eugenio Torelli Viollier
në 5 mars 1876, si një nga gazetat më të vjetra italiane254. Rubrika ‘’Opinione’’ ka në
brendësi përveç opinioneve e komenteve edhe editorialet si dhe letra që shkojnë në
redaksi. Editorialet janë të firmosura edhe me emra autorësh. E përditshmja255 u
themelua nga Viollier, që e drejtoi për 20 vjet. Mbështetur nga borgjezia
lombarde,Viollier ndoqi një linjë liberale të moderuar, për t’u shquar për pasurimin e
shërbimeve dhe kujdesit tipografik dhe atij editorial. Pas lirimit u pezulluan
publikimet duke rifilluar në maj të vitit 1945 titullin ‘’Corriere d’Informazione’’, e
cila në vitin 1946 u shndërrua në‘’Corriere della Sera’’ dhe rifilloi në vitin 1959 me
titullin origjinal256. Pas kalimit në pronësinë e ‘’Rizzoli Editore’’ në 1974, gazeta
253 Po aty. 254Stafi përbëhet nga Luciano Fontana (Editor), Paolo Ermini (Zv.Editor), Magdi Allam (Zv.Editor),
Pierluigi Battista (Zv.Editor), Dario Di Vico (Zv.Editor). Opinionistët janë: Francesco Alberoni,
Ernesto Galli della Loggia, Francesco Giavazzi, Angelo Panebianco, Mario Pappagallo, Sergio
Romano, Giovanni Sartori, Beppe Severgnini, Franco Venturini. 255 http://www.treccani.it/enciclopedia/corriere-della-sera. 256Drejtuesit e periudhës së pasluftës - G. Emanuel (1946-1952), M. Missiroli (1952-1961), A. Russo
(1961-1968), G. Spadolini (1968-1972) –patën si qëllim ruajtjen e titullit dhe nën drejtimin e P. Otto
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 98 -
kaloi disa momente të rëndësishme transformimi. Në 1986 nën drejtimin e Stille e më
pas nëvitin 1987 nga Ostellino, ajo zuri vendin e parë në mesin e gazetave italiane
edhe sa i përket nismave të editorialeve dhe suplementeve rreth shëndetit e
ekonomisë. Në 1995 gazeta doli online. Pas dy viteve të drejtimit nga Folli (2003-
2004), drejtimi i gazetës i kaloi Mielit deri në vitin 2009, kur ajo kaloi sërish në duart
e De Bortolit deri në vitin 2015, kur u bë drejtor Fontana.
3.3. Karikatura. Rasti ‘’Charlie Hebdo’’
‘’Charlie Hebdo’’ është një revistë javore franceze dhe arsyeja e zgjedhjes për të
shkruar rreth saj në këtë studim është se mund të konsiderohet si një nga formatet e
medies me ndikimin më të madh në opinionin publik sa u përket karikaturave, një
formë qëndrimi redaksional, e që ka provokuar edhe sulme terroriste. Revista ka një
linjë shumë të fortë qëndrimi, materializuar nëpërmjet karikaturës. Në 7 janar 2015
redaksia e revistës u sulmua nga dy terroristë, pas një sulmi të mëparshëm në 2011, të
cilët vranë 12 anëtarë të stafit.
Revista ka provokuar dhe vazhdon të provokojë kryesisht me figurën e profetit
të myslimanëve, Muhamed. Lexuesit më të provokuar kanë qenë ata me besim
mysliman për karikaturat që kanë nxitur së tepërmi, shoqëruar me diçitura
provokuese. Revista është themeluar që në vitin 1970 dhe tashmë ka kryeredaktor
Gerard Biard. Njihet si revistë sekulare, ateiste dhe me linjë editoriale të theksuar
tëmajtë. Stafi i revistës i quan qëndrimet e saj anti-raciste, përkundër një opinioni
tjetër që mendon ndryshe nga ta. Revista satirike ka në brendësi karikatura, raporte,
polemika dhe humor. Ka qëndrime të ndryshme për misionin e revistës, madje për
vetë ekzistencën e saj. Një pjesë e kritikëve e shohin të tepruar misionin e përmbushur
me karikatura kundër profetit Muhamed, se si do shndërrohej kur të rritej fëmija i
vogël që u mbyt në brigjet e Turqisë, emigranti Alan etj. Kurse një pjesë tjetër e
analistëve e lexuesve shohin pikërisht të kundërtën e leximit të parë, mesazhin e
fshehur, stigmatizimin e stigmatizimeve të shoqërisë për fenë, terrorizmin,
emigracionin, politikën etj.
Çfarë mendojnë lexuesit dhe analistët për ‘’Charlie Hebdo’’? Sigurisht që
mendimet e analistëve, studiuesve e opinionit publik janë të ndryshme, por një gjë
është e sigurtë: ‘’Charlie’’ është një fenomen në shtypin botëror dhe si i tillë do të
mbahet mend gjatë. Jo vetëm për ngjarjet tragjike që u shoqëruan me vdekje të
tmerrshme apo urrejtje nga sulmuesit por edhe se ka hapur një debat të madh etik drejt
thelbit se deri ku duhet të shkojë media. A duhet të publikojë ajo cilëndo ide që e
gjykon apo duhet të ketë një limit për të respektuar të drejtën e besimtarëve apo
komuniteteve të prekura nga karikaturat e forta. Siç shihet më poshtë, në 14 shtator
''Charlie Hebdo'' trajton çështjen e emigrantëve, një prej të cilëve është skicuar duke
mbajtur mbi kurriz këmbët e një njeriu që gjen në tokën ku shkon.
(1972-1977) pati një ndryshim në mbështjetjen politike, duke iu dorëzuar forcave politike më
konservatore.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 99 -
Figura 11. Kopertina e ‘’Charlie Hebdo’’ 14 shtator 2015. Trajton çështjen e
emigrantëve
‘’Charlie Hebdo’’është një nga ato revista që ka tronditur botën megjithatë në një
studim të Institutit Shqiptar të Medias, rreth efektit që ka patur në Ballkan dhe
posaçërisht në Shqipëri, thuhet se ajo nuk pati ndonjë rritje domethënëse të ndjenjave
anti-islamike.257Një konkluzion tjetër i rëndësishëm rreth fenomenit ‘’Charlie’’ është
edhe ajo që mendojnë njerëzit e medias në Ballkan: liria e shprehjes nuk prevalon
ndaj asaj të lirisë së besimit.‘’Një përfundim i dytë është se debatet e shkaktuara nga
sulmet në Paris ishin, në përgjithësi, një mundësi e humbur për një diskutim serioz,
kritik për rolin dhe kufijtë e lirisë së shprehjes. … pak është arritur në diskutimin e
kufijve të pranueshëm nga çdo shoqëri dhe komunitet, për mekanizmat qëduhet të jenë
në vend dhe duke punuar për të mbrojtur këtë liri të brishtë, ndërsa e balanconin atë
kundër të drejtave të mundshme kontradiktore…Një përfundim i tretë shqetësues është
se liria e shprehjes duket se ka pak - dhe më pak - përkrahës edhe në mesin e njerëzve
të medias. Ka një numër të madh të gazetarëve dhe udhëheqësve të opinionit, të cilët
pranojnë se liria e shprehjes mund ose duhet të jetë e kufizuar nga faktorë të
ndryshëm…’’258Autorja Ilda Londo, e raportit për Shqipërinë, brenda këtij raporti
257The Charlie Hebdo effect in the Balkans, South-East European Partnership for Media Development,
Janar-Prill 2015, f.7. 258 Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 100 -
rajonal, jep disa konkluzione lidhur me karakteristikat e shtypit shqiptar, sa i përket
karikaturës, satirës dhe editorialit të ‘’Charlie’’-t. Ajo ka analizuar sjelljen e
opinionistëve dhe të medias në përgjithësi në Shqipëri, pas sulmeve terroriste në
redaksinë e revistës, duke nënvizuar se disa gazeta ripublikuan karikaturat e ‘’Charlie
Hebdo’’, por në formate më të vegjël dhe duke vënë afër historikun e revistës, më
shumë se sa të shprehnin solidaritetin me të drejtën e ‘’Charlie Hebdo’’ për të
publikuar këto karikatura.259Londo ka dalë në konkluzionin se editorialistët shqiptarë
kanë dënuar sulmin në redaksi, por kanë shfaqur edhe një tolerancë për kufirin mes
lirisë së medias dhe lirisë së saj për të kaluar në abuzim mediatik. ‘’Shtypi shqiptar
nuk ka një traditë të fortë të karikaturës apo satirës. Vetëm një gazetë ditore,
‘’Mapo’’, publikon rregullisht karikaturat, duke u fokusuar ekskluzivisht te aktorët
politikë dhe ngjarjet… një tjetër gazetë e përditshme, ‘’Tema’’, ka një interpretim të
përditshëm satirik të ngjarjeve aktuale politike dhe aktorët. Kjo gazetë, dhe disa të
tjerë, ribotuan disa nga vizatimet e karikaturistëve të të gjithë botës që shprehën
solidaritetin me revistën ‘’Charlie Hebdo’’. Shumë gazeta publikuan karikaturat e
‘’Charlie Hebdo’’, por në një format të vogël, me qëllim për të ilustruar historinë e
revistës, jo si një mënyrë për të shprehur solidaritet me të drejtën e ‘’Charlie Hebdo’’
për të publikuar karikaturat…gazetarët shqiptarë dhe editorialistët, ndërsa është e
qartë që dënojnë çdo sulm ndaj shtypit, shprehën shkallë të ndryshme të tolerancës
për atë që është kufiri midis lirisë së medias dhe kur për kjo liri mund të kthehet në
abuzim të medias.”260Autorja nënvizon se kemi një ekuilibër mes lirisë së shprehjes
dhe detyrimeve që ka media për të mos qenë provokuese dhe ofenduese. Madje në
këtë frymë janë dhënë edhe argumente të analistëve, duke shfaqur me kujdes idetë e
tyre për lirinë e shprehjes. Si konkluzion Londo nxjerr, së paku nga sa është thënë në
arenën publike të medias, se shqiptarët janë larg nga të qenit të bashkuar në mbrojtjen
e lirisë së shprehjes për çështjen. Sipas raportit shumica e editorialeve dhe opinioneve
të shprehura, përpiqen të jenë të kujdesshme, duke theksuar nevojën për të arritur një
ekuilibër mes lirisë së shprehjes dhe detyrës që të përmbahen te veprat e paligjshme.
Autorja del thotë se në artikujt dhe editorialet qëjanë publikuar për ngjarjet në Paris ka
përpjekje për balance dhe jo provokim. Aty dënohet terrorizmi, duke theksuar nevojën
për të mbrojtur lirinë e shprehjes, por edhe duke theksuar rëndësinë që media të mos
përkeqësojë çështjet mbi baza fetare.‘’Përjashtim, siç mund të pritej, erdhi kryesisht
nga rrjetet sociale, ku grupe të veçanta ose individë, me një sfond të qartë në
institucione radikale fetare apo të shoqatave, shprehën të kuptuarit madje edhe gëzim
në vrasjet e ‘’Charlie Hebdo’’. Edhe pse kryesisht këto janë raste të izoluara, ato
ende tregojnë se shqiptarët janë larg nga të qenët të bashkuar në mbrojtjen e lirisë së
shprehjes dhe se sigurisht tendencat radikale janë të pranishme në mesin e
popullatës.’’261
259 Po aty f.11. 260 Shih ibid 160 f.11. 261 Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 101 -
Por si e përkufizojnë mediet botërore dhe analistët ‘’Charlie Hebdo’’? Si ia përkthejnë
mesazhet që jep me karikaturat? Një website, i quajtur ‘’Të kuptosh Charlie
Hebdo’’262 shpjegon mesazhet, simbolikën, satirën dhe humorin e revistës, sigurisht
duke mbrojtur pikëpamjen se revista nuk është kuptuar si duhet dhe jo gjithçka ka të
bëjë me fenë. Lloji i humorit të revistës është shumë i veçantë dhe mund të quhet unik
në Francë. Sipas analizës së websitit, lloji i humorit është i krahasueshëm me botimet
e modeleve anglosaksone. Revista është tejet satirike, duke u vënë brutalisht kundër
dogmës, hipokrizisë dhe histerisë, pavarësisht nga burimi i saj. Satira funksionon
nënivele të ndryshme të interpretimit, duke përfshirë ironinë, apo humorin e
hidhur.“Të thuash që ‘’Charlie Hebdo’’ është homofobike është aq absurde sa të
thuash se Stephen Colbert është i krahut të djathtë, apo që Ali-G është racist. Humori
i ‘’Charlie Hebdo’’ është shpesh i pagdhendur dhe tregon një mungesë të plotë të
respektit për shumë institucione…’’,përcakton faqja. Dy shkrime të ‘’Le Monde’’ dhe
të‘’The New Yorker’’ japin detaje më të thelluara për atë që përfaqëson ‘’Charlie
Hedo’’. Sipas një monitorimi e analize të ‘’Le Monde’’, gazetës franceze, revista ka
vetëm 38artikuj me temë fetare, ndërkohë që më parë, në përqindje më të lartë ka
trajtuar tema politike, me karikatura për Hollande apo Sarkozy. Ndër 38, 21 janë për
krishtërimin dhe vetëm 7 për myslimanizmin.263 Sipas këtyre të dhënave vihet në
dyshim perceptimi se ‘’Charlie Hebdo’’ është pozicionuar kundër myslimanizmit.
Figura 12.Artikujt e ‘’Le Monde’’ 2005-2015 dhe temat. Nga 523 vetëm 38 kanë të bëjnë me
besimin
262 http://www.understandingcharliehebdo.com. 263http://www.lemonde.fr/idees/article/2015/02/24/non-charlie-hebdo-n-est-pas-obsede-par-l-
islam_4582419_3232.html.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 102 -
Te revista amerikane‘’The New Yorker’’, Adam Gopnik264 e përshkruan ‘’Charlie
Hebdo’’ se është nga të vetmet revistë satirike në Europë dhe se mban gjallë stilin
direkt dhe të gjallë të karikaturës. “Karikaturat më tëashpra dhe që ranë më shumë në
sy, në kopertinën e ‘’Charlie Hebdo’’- që u morën me Jezusin dhe Moisiun, së bashku
me Muhamedin, me rabinët e zemëruar dhe peshkopët e përçartur së bashku me
imamët-ishin shembulli i fundit i kësaj tradite. Në epokën e internetit, kur imazhet
përhapen, bashkohen dhe ndryshohen qoftë dhe me një ‘’Adobe’’, dikush duhet të
mendojë se fuqia e një mbishkrimi të thjeshtë,-si shkarravinë ishte minimal. Është
imazhi që nxeh; shumë gjëra çuan fanatikët drejt aktit të tyre, por ishte karikaturat që
zgjodhën t’i fiksonin. Vizatimet janë punuar me dorë, shenjë e gjallë e një qëllimi të
sertë njerëzor, ngritjen kundër devotshmërisë.”265
Nuk ka një ndarje me thikë për atë që mendon publiku dhe specalistët rreth
‘’Charlie Hebdo’’. Ka nga ata që e gjykojnë ashpër për llojin e gazetarisë që ka
zgjedhur të bëjë dhe për më tepër me trajtimin me satirë të temave të ndjeshme të
besimit fetar, por ka dhe nga ata që mendojnë të kundërtën, se pikërisht revista bën
emancipimin e shoqërisë, duke luftuar me dogmat, manipulimin, stigmatizimin.
Tëgjithë tregohen të kujdesshëm për të mos prekur ndjeshmëritë fetare tëaskujt, por
kur vjen fjala te rëndësia që ‘’Charlie Hebdo’’ka shënuar në medien botërore, nuk
kanë dyshime. ‘’Charlie’’ është shndërruar në rastin më të mprehtë të diskutimeve se
deri ku duhet të shkojë media; A duhet të ngrihet kundër hipokrizisë së shoqërisë pa
përdhosur ndjenjat fetare apo disa tema dhe personazhe janë ‘’molla e ndaluar’’?! Dhe
mbi të gjitha, te ajo se çfarë forme duhet të zgjedhë një media për ta dhënë mesazhin e
saj.
3.4. Edvertoriali
Një formë e re, mes editorialit dhe reklamës. ‘’Advertorial’’-i përfaqëson pikën
lidhëse, më të dukshme mes biznesit dhe medias, madje një pikë e ligjëruar. Nuk
është reklamë e mirëfilltë, por nëpërmjet qëndrimit të gazetës, automatikisht bëhet
edhe reklamë. Në shtypin botëror ky lloj shkrimi shihet si një tendencë e re, e nisur
tek-tuk edhe në shtypin shqiptar, mjaftojmë të kujtojmë gazetën ‘’Shekulli’’, e cila
edhe pse nuk ka edvertoriale të mirëfillta, bën artikuj promocionalë nën kategorizimin
‘’Shkrime promocionale’’, praktikë që e kanë ndjekur më pas edhe medie të tjera.
Bob Franklin dhe Mike Hogan mendojnë se edvertoriali është shumë i pëlqyer nga
klientët e medias (reklamuesit, ata që paguajnë), sepse mendohet se janë më të
besueshme se reklamat.‘’Shpesh, advertoriali do të shkruhet duke përdorur
shkrimtarë të pajtuar të stafit…tipografia dhe paraqitja identike me editorialin
standard. Klientët i pëlqejnë ato sepse ngjajnë shumë me përmbajtjen editoriale aq sa
besohet të jenë më të besueshëm se reklamat e drejtpërdrejta. Për të dalluar artikujt e
264http://www.newyorker.com/magazine/2015/01/19/satire-lives. 265 Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 103 -
paguar nga çështjet editoriale, publikimet mendohet që adverorialet të emërtohen
‘’Promocion reklamues’’, apo ‘’Artikull Promocional’’ Kritikët e advertorialit
pretendojnë se ky etiketim shpesh nuk përfshihet, me qëllim që të ngatërrohen
lexuesit...’’266 Siç e thekson edhe McLuhan, reklamat janë lajme, por ajo që nuk ecën
në këtë këndvështrim është se janë gjithnjë ‘’lajme të mira.”267Megjithatë çështja në
diskutim është kush e vendos raportin mes lajmit dhe reklamës në një gazetë, sa lajme
duhet të ketë në një faqe dhe sa reklamë në po këtë faqe? Ç’raport konkret duhet të
ketë mes informacionit dhe reklamës brenda një lajmi? A duhet të jenë vetëm lajme
ato që printohen në faqet e shtypit, apo edhe shtypi si çdo sipërmarrje do të duhet të
mbijetojë dhe nëpërmjet reklamave të botuara të marrë fondet financiare? Problemi
është sa ligjor, aq edhe etik. Në artikujt që i përkasin kategorisë së edvertorialit, a
duhet që të shkruhet e zeza mbi të bardhë që bëhet fjalë për edvertorial dhe jo një
editorial? Teorikisht, në shtypin botëror kjo çështje ështëmëse e zgjidhur. Lexuesi
orientohet me një shënim, duke i treguar qartësisht se është duke lexuar një
edvertorial, qëndrim i paguar.
Duket se reklamuesit, apo kompanitë që duan tëtregojnë shërbimet e tyre
shohin si një rrugë alternative shumë të suksesshme publikimin e shërbimit që
ofrojnë, ndërthurur me idetë e editorialistit.Në rast se një reklamë tipike do bëjë
efektin te lexuesi, ose jo, kuptohet qënërastin kur kemi të bëjmë me një edvertorial,
editorialisti ‘’i jep edhe një dorë’’. Ai e orienton krejtësisht lexuesin, aty ku ka për
qëllim reklamuesi, te shërbimi që prezanton. Madje është një ‘’përforcues’’ i mirë i
shërbimit që ofron kompania. Editorialisti ka më shumë hapësirë për fjalë, ç’ka mund
të ofrojë një imazh me një diçiturë (reklamat klasike), ka vend për argumente, për
pohime e mohime. Editorialisti faktorizon shërbimin. Dhe lexuesi kupton aty për aty
që ky shërbim ka diçka për të cilën duhet vlerësuar, së paku duhet marrë në
konsideratë. Por duket se pika më e lartë, të cilën duan të arrijnë kompanitë, është
publikimi i edvertorialeve në gazeta me zë. Sepse qëndrueshmëria dhe emri i këtyre
gazetave, automatikisht nënkupton suksesin. Lippman flet për një publik blerës të
shtypit. Dhe sipas konceptit të tij, nëse një gazetë zemëron ata që paguajnë shumë për
ta arritur përmes reklamës, është një medium i keq për një reklamues.‘’Është pikërisht
për publikun blerës që gazetat editohen dhe publikohen, sepse pa atë mbështetje
gazetat nuk mund të jetojnë. Një gazetë mund të injorojë një reklamues, ajo mund të
sulmojë një bankë të fuqishme ose të tërhiqet pas një interesi të fuqishëm, por në qoftë
se ajo tjetërson publikun blerës, humbet një pasuri të domosdoshme të ekzistencës së
saj’’268Por opinioni publik, lexuesi në këtë rast, mund të krijojë zemëratë të madhe
kur kupton që shkrime, të cilat duhet të prezantohen si reklama, prezantohen si
shkrime profesionale. Për ta konkretizuar po sjellim rastin e shkrimit të janarit 2016,
ku revista ‘’The Economist’’ publikoi një artikull për Shqipërinë, i cili iu shit
266Franklin. Bob/Hogan.Mike/ Langely.Quentin/ Mosdell. Nick/ Pill. Elliot, Key Concepts in Public
Relations, Sage Publication, London, 2009, f.19. 267 Shih ibid 100, ff.234-235. 268Shih ibid 137, ff. 176-177.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 104 -
lexuesve shqiptarë si një artikull profesional prej 8 faqe, për arritjen e reformave të
qeverisë por në fakt qe një reklamë e pastër, në formën e artikullit, vendosur nën
kategorinë e ‘’Advertisment Feature’’.Më pas u mësua se qeveria shqiptare kishte
paguar për rritjen e imazhit të Shqipërisë. Pra, ky ishte një shkrim publicitar me
pagesë, vërtetësia e të cilit kontrollohet jo nga revista por nga reklamuesi: qeveria
shqiptare dhe ‘’The Economist’’ nuk mban asnjë përgjegjësi.
Figura 13.Shkrimi promocional për Shqipërinë nën seksionin ‘’Advertisment Feature’’
3.5. Një pikëtakim: Wikileaks-i dhe ndikimi i tij në komunikimin politik në
Shqipëri
Që në krye të herës do të shtrojmë një nga pyetjet që analistë, gazetarë, politologë,
politikanë etj bëjnë më shpesh: çfarë ndikimi ka patur Wikileaksi në jetën politike? Po
të vazhdojmë me këtë optikë dhe të detajojmë qëllimin e pyetjes së mësipërme do të
specifikonim: sa ujra ka trazuar në komunikimin politik në Shqipëri publikimi i
kabllogrameve në Wikileaks, a janë ndikuar redaksitë nga ky zhvillim global i
përhapjes së informacionit?! Një nga çështjet kryesore në gjithë këtë parashtrim
mbetet shqetësimi nëse është etike apo jo publikimi i të dhënave konfidenciale të
institucioneve, ose se paku “të ashtuquajtura” konfidenciale të institucioneve, pa i
hyrë vërtetësisë së tyre.269
269 Nuk ka asnjë konfirmim nga institucione zyrtare nëse të dhënat e publikuara në rrjetin Wikileaks
janë të vërteta ose jo
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 105 -
Wikileaks-i është një organizatë ndërkombëtare, e vetëpërshkruar si jofitimprurëse që
publikon të dhëna mediatike private, sekrete dhe të klasifikuara nga burime anonime
lajmesh e themeluar nga Julian Assange270. Sipas vetëpërshkrimit në rrjetin e vet,
Wikileaksi shkruhet se është: “...një organizatë jo-fitimprurëse mediatike. Qëllimi ynë
është të sjellim lajme të rëndësishme dhe informacione për publikun. Ne ofrojmë një
rrugë të re, të sigurtë dhe anonime për burimet për të dhënë informacione tek
gazetarët tanë… Një nga aktivitetet tona më të rëndësishme është që të publikojmë
materiale nga burime origjinale…”271A është e moralshme që Wikileaksi të nxjerrë
online sekretet dhe dokumentet e klasifikuara për hir të interesit të publikut?! James
dhe Stuart Rachels në librin “Elementët e Filozofisë Morale” saktësojnë teorikisht
konceptin minimum të moralitetit.”Moraliteti është, më së paku, përpjekja për t’u
udhëhequr në sjelljen tënde nga arsyeja- domethënë, të bësh atë për të cilën ekzistojnë
arsyet më të mira për ta bërë-duke i çmuar barabar interesat e çdo individi për të
cilin veprimet e tua do të kenë pasoja’’ 272 Media online, ashtu siç është edhe
Wikileaksi nxjerr në pah më shumë probleme etike për shkak të ‘’teknologjisë së
portave të hapura’’, siç shprehet dhe Rrapo Zguri: “Por përhapja dhe masivizimi i
medias online dhe blogosferës po shoqërohet me amplifikim të problemeve etike. Një
nga rrethanat që ndikojnë në këtë drejtim është diversiteti dhe shtrirja globale e
internetit, si dhe vetë natyra e tij si teknologji e portave të hapura. Sot është shumë e
lehtë që gjithsekush të krijojë një Websajt apo blog dhe të postojë në të gjithçka që
synon apo dëshiron” 273 Një tjetër autor, Deivis Baz Merit, me të drejtë shfaq
shqetësimin e tij në lidhje me orientimin në gjithë këtë mori informacioni. “Në rast se
Informacioni Superhaiuei krijon një kaos të pafund, atëherë, si mund të orientohesh
në Oqeanin Informativ. Në ç’mënyrë, në këtë baltë ku nuk gjendet asnjë gjurmë, mund
të grumbullohet masa e dobishme e informacionit të përbashkët, aq të nevojshëm për
jetën publike?...A mundet demokracia të mbijetojë prej paragjykimeve të
sajuara ?‘’274Dhe në fakt studiuesit e gazetarisë online kanë ngritur shqetësimin e
besueshmërisë së informacionit që shpërndahet në internet. Ricardo Stagliano
shprehet se një ndër temat më të rrahura nga kritikët e gazetarisë online ka qenë
shkalla e ulët e besueshmërisë që dukej se garantonte rrjeti.275‘’Disa krime të vjetra, si
shpifja, patën nje lulëzim të ri me lindjen e Internetit. Dhe lind pyetja : kur një shpifje
bëhet on-line është më shumë apo më pak e rëndë se kur bëhet në mediat
tradicionale ?’’276
270 Wikipedia: http://en.wikipedia.org/wiki/WikiLeaks. 271Wikileaks: http://wikileaks.org/About.html . 272Rachels, James & Stuart, Elementët e Filozofisë Morale, Botim i Pestë, Dita 2000, Tiranw, 2009,
f.30. 273 Zguri, Rrapo, Etika në blogosferwn shqiptare, në Studime Albanologjike. Gazetari dhe Shkenca
Komunikimi. Mediat Shqiptare në Tranzicion, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe
Filologjisë, Tiranë, 2010, f.133. 274Merit Baz, Deivis, Gazetaria publike dhe jeta publike, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, f.196. 275 Stagliano, Riccardo, Gazetaria 2.0, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2004, f.120. 276 Po aty f.157.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 106 -
Stagliano thekson që në këtë mori informacioni mbetet detyrë e mediumeve
elektronike të provojnë besueshmërinë. ‘’Në të vërtetë, ne mediat online ashtu si
offline, besueshmëria është një betejë e përditshme. Dallimi qëndron në faktin së
mediumi elektronik duket se ka për shkak të natyrës së re një barrë prove shtesë ndaj
publikut’’277Dhe në fakt, sa më shumë larmishmëri të ketë në informacion aq më
shumë ka mundësi që publiku të zgjedhë dhe të vlerësojë. ‘’Në një botë të saiberspeis
ku gjeografia, ngjashmëria fizike, nuk është e thënë të jetë një element përbërës,
përjetimi i përbashkët, në mënyrë të qartë tregon shkëmbimin e informacionit të
nevojshëm. Sa më i dendur të jetë ky shkëmbim, sa më i gjallë të jetë dialogu dhe sa
më i rëndësishëm të jetë edhe informacioni, aq më shumë mundësi ka që edhe
komuniteti të lulëzojë’’278Duke ju larguar paksa hapësirës globale të informacionit dhe
duke ju referuar asaj shqiptare po sjellim në vëmendje se çfarë thotë Kodi Etik i
Medias Shqiptare. Në pjesën ‘’Marrja dhe Prezantimi i Informacionit’’ thuhet
shprehimisht se : ‘’Thashethemet dhe fjalët e burimeve anonime nuk duhen të botohen
si lajm, përveç rastit kur informacioni është me rëndësi jetike për publikun dhe në
këtë rast duhet bërë e qartë se informacioni është i paverifikuar’’.279A e kanë bërë të
qartë mediat në vendin tonë se ky informacion dalë nga Wikileaks-i është i
paverifikuar apo thjesht janë munduar të sjellin dëshmi të aktorëve që janë përmendur
në materialet e publikuara në Wikileaks?! Në fakt, Kodi Etik i Medias Shqiptare e
përligj publikimin e materialeve që kanë lidhje me shpërdorimet me pushtetin.
‘’Interesi publik përkufizohet si më poshtë : « …Gjetja, ekspozimi, ose parandalimi i
një krimi, skandali, apo shpërdorimi me pushtetin ;…Megjithatë, interesi publik nuk
justifikon sensacionalizmin. Për qëllimet e këtij Kodi, informacioni me interes publik
nuk duhet te ngatërrohet me informacionin interesant për publikun’’280Por një analizë
vjen edhe nga autori Bashkim Gjergji për platformat etike të institucioneve shqiptare
të komunikimit masiv kur shprehet se : “…natyrshëm shtrohen pyetjet se në
ç’platformë etike bazohen institucionet tona të komunikimit masiv, a ka një standard
deontologjik të pranuar gjerësisht, cilat janë mangësitë e shfaqura qartë në punën e
mediumeve dhe çfarë përfaqëson kodi etik i botuar prej vitesh?”281
Si ka ndikuar media në komunikimin politik në Shqipëri? Po Wikileaksi si një
media e re? Paraprakisht le t’u referohemi dy autorëve që kanë shkruar në lidhje me
median dhe komunikimin: Artan Fugës dhe Marshall McLuhanit. Në librin “Ikja
nga kompleksi i Rozafës”, Fuga shprehet se mediat ndikojnë së tepërmi mbi
shoqërinë duke u ndërmjetësuar nga politika. “Mediat ndikojnë mbi elektoratin, i cili,
nga ana e tij, në çaste të caktuara ka bërë zgjedhjet e tij politike. Marrëdhënia nuk
është për shembull media-tregti, por media-lexues(elektorat)-vendim politik-tregti. Në
këtë kuptim, mund të thuhet se mediat mediatizojnë politikën, sikurse politika
277Po aty f.121.
278 Shih ibid 177 f.197.
279 Kodi Etik i Medias Shqiptare, Tiranë, Instituti Shqiptar i Medias, 2006, f.6.
280 Kodi Etik I Medias Shqiptare, Tiranë, Instituti Shqiptar i Medias, 2006, f.12. 281 Gjergji, Bashkim, Vetërregullimi i munguar në media, në Studime Albanologjike. Gazetari dhe
Shkenca Komunikimi.Mediat Shqiptare në Tranzicion, Tiranë, 2010, f.109.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 107 -
mediatizon mediat”282 Po në këtë botim Fuga thellohet më shumë drejt përmbajtjes së
mediave, mesazhit mediatik, simboleve, fakteve. “Në përmbajtjen e mediave, mesazhi
mediatik, simbolet, interpretimi i fakteve, i ngjarjeve, vetëriprodhimi i reales,
seleksionimi i vetë fakteve, analiza e aspekteve të ndryshme të ngjarjeve politike apo
të çdo natyre tjetër, qenia apo mosqenia e një realiteti të dhënë, janë sa identike me
vetveten në lloje të ndryshme të mediave të shkruara, po aq edhe kanë natyrë të
ndryshueshme, të turbullt, në bazë të tri logjikave e tipologjive kryesore të mediave (të
“modelit radikal”, të “shanseve të barabarta”, të “modelit simbiotik”) dhe të tri
pozicionimeve kryesore në spektrin mediatik (le t’i quajmë e djathta, e majta, qendra,
sipas vetë etiketimit që ato përdorin për të cilësuar pozicionin e tyre politik).”283Në
ndërthurjen e pandarë media-politikë, Fuga e çon më tej konceptin kur shprehet në
botimin tjetër të tij “Brirët e Dhisë” se politika përcaktohet prej mediave. “…Aq
shumë lihet mënjanë ky aspekt saqë do të dukej disi çudi po të thuhej, sikurse kanë
thënë specialistët më të mirë të komunikimit, se është media dhe në radhë të parë
televizioni, që e prodhojnë politikën në formën dhe në përmbajtjen e saj më të thellë.
Me një fjalë, ka shumë rëndësi për telespektatorët, publikun dhe elektoratin, për
studjuesit dhe analistët po se po, që të jenë të qartë jo vetëm për ndikimin e politikës
mbi informacionin që transmetojnë mediat dhe në radhë të parë mediat televizive, por
edhe për veprimin e ndërsjelltë, domethënë, për shkallën e ndikimit të kamerave
televizive mbi përmbajtjen e mesazhit politik televiziv dhe formën që ai merr.”284
Në këtë optikë Wikileaksi ka përcaktuar politikën dhe komunikimin politik
sepse në thelb siç do të thoshte Marshall McLuhan “Mediumi është mesazhi”285.
Sipas këtij këndvështrimi që ka zënë një peshë të madhe në shkencat e komunikimit
dhe në gazetari vetekzistenca e medias është mesazhi, përmbajtja, ideja që
transmeton: materialet konfidenciale.“Në një kulturë si kjo e jona, e mësuar prej
kohësh që të copëtojë e ndajë gjithçka, si një mënyrë kontrolli, nganjëherë duket disi
shokuese kur dëgjon të të kujtojnë se për sa iu përket pasojave praktike, medium është
vetë mesazhi. Me fjalë të tjera kjo do të thotë se pasojat vetjake e sociale të çdo
mediumi, pra i çdo zgjatimi të qenies sonë, janë rrjedhojë e raporteve të reja që sjell
në jetën tonë çdo zgjatim i vetes, apo çdo teknologji e re., …Shumë njerëz proren të
thonë se kuptimi apo mesazhi që sjell një makineri, s’qëndron tek ajo vetë, por tek
mënyra se si njerëzit e përdorin atë. Por kur vjen puna te ndikimi që ushtrojnë
makineritë te ne, duke ndryshuar raportet që ne kemi me të tjerët apo dhe me
vetveten, atëherë s’ka fare rëndësi nëse një makineri prodhon kokoshka apo
kadillakë.” 286 Mund të bëjmë fare mire një analogji mes Wikileaksit dhe dritës
elektrike të McLuhanit. “Por le të kthehemi te drita elektrike. S’ka fare rëndësi nëse e
përdorim atë për të kryer një operacion në tru apo për të parë një ndeshje bejsbolli
282 Fuga, Artan, Ikja nga kompleksi i Rozafës, Pejë, “Dukagjini”, 2000, ff.461-462.
283 Po aty, ff.474-475.
284 Fuga, Artan, Brirët e Dhisë, lexime në komunikim, Tiranë, “Ora”, 2008, f.431. 285 McLuhan, Marshall, “Instrumentat e Komunikimit: media si një zgjatim i njeriut”, Tiranë, Instituti i
Dialogut dhe i Komunikimit, 2008. 286 Po atyf.13.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 108 -
natën. Mund të pretendohet se në njëfarë mënyre pikërisht këto aktivitete përbëjnë
“përmbajtjen” e dritës elektrike, meqë pa të ato s’mund të ekzistojnë dot. Por në të
vërtetë ky fakt vetëm sa konfirmon tezën sipas së cilës “medium është mesazhi”, sepse
është mediumi ai që kontrollon dhe përcakton përmasat dhe formën e veprimeve e
raporteve njerëzore. Nga ana tjetër përmbajtja, pra mënyrat se si përdoret një media
e tillë, mund të jetë nga më të ndryshmet, çka s’ushtron asnjë lloj ndikimi në formën e
raporteve njerëzore. Në fakt ndodh shpesh që “përmbajtja” e një mediumi s’na lejon
të kuptojmë karakteristikat e tij”287. Dhe në fakt McLuhan parashikon se duhet t’i
druhemi çdo mediumi, pasi “çdo medium ka aq fuqi sa t’iu imponojë premisat e veta
atyre që s’bëjnë kujdes.”288 Teza e McLuhanit se duhet të merremi me mediumin,
ekzistencën e tij, sepse ai është mesazhi forcohet edhe më shumë kur sugjeron lënien
pasdore të faktit se pse po përdoren mediat.“Mënyra jonë tradicionale se si reagojmë
ndaj mediave se rëndësi ka mënyra se si përdoren ato,në fakt ngjan me qëndrimin e
mpirë të një idioti teknologjik…Efekti që ka një medium forcohet dhe intensifikohet
thjesht ngaqë i jepet një medium tjetër si “përmbajtje”289.
Dhe në fakt Wikileaks dhe dokumentet e tij “ushqyen” gjithë mediat e
tjera.Pas ezaurimit të pjesës nëse kemi të bëjmë me respektimin e parimeve morale ne
publikimin e materialeve konfidenciale në Wikileaks si dhe të asaj se çfarë thonë
autorë të ndryshëm për raportin media-politikë, kthehemi tek treguesit e ndikimit dhe
peshës që ka patur. Në 452 kabllogramet që kanë si fjalë kyçe “Albania” dhe që
mund të aksesohen nga publiku përmenden një sërë politikanësh shqiptarë si dhe
situata të caktuara në arenën e diskursit politik. Aty përmendet ish-kryeministri i
Shqipërisë Sali Berisha, presidenti Bujar Nishani, ish-ministri i Mbrojtjes Arben
Imami, ish-ministri i Financave Ridvan Bode, Genc Ruli, ish-ministri i Mbrojtjes
Fatmir Mediu, ish-ministri i Kulturës Aldo Bumçi, Genc Pollo etj. Më 4 Shtator 2011
mediet bëjnë publik kabllogramin koifidencial të ambasadës amerikane për
Departamentin e Shtetit, në të cilin ish-ambasadori John Withers raportonte për një
takim shumë konfidencial me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha290.
287 Po atyff. 14-15. 288 Po aty f. 22. 289 Shih ibid 188 f.25. 2904 Shtator 2011Wikileaks:
http://cablesearch.org/cable/view.php?id=08TIRANA470&hl=luan+hoxha+shkelzen: “…Në një takim
të kërkuar me ambasadorin, Hoxha tregoi historinë e tij që qëndronte pas shkarkimit që iu bë kohët e
fundit duke e lidhur këtë me shpërthimin e Gërdecit. Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir
Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha
deklaroi që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka bërë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend
për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi
i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte
municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në
mes të 2007-s, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se s’kishte asgjë të gabuar.
Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu,
pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas
kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një “djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen
Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në
Gërdec, pa pasur asnjë vonesë. I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 109 -
Menjëherë pas bërjes publik të këtij kabllogrami ai u fut në axhendën e ditës në
politikë. Siç pritej e para ishte opozita që reagoi. Ditën e parë me një deklaratë të
Erjon Braçes, pas dy ditësh kabllogrami u bë çështje në Parlament ndërsa në një dalje
publike kreu i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se “Prokuroria nuk mund të rrinte
duarkryq nën dritën e fakteve kaq të forta në lidhje me Gërdecin”. Për një periudhë
thuajse dy javore opozita e atëhershme u investua tërësisht në theksimin e këtij
kabllogrami ndërsa deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë tregonin vetëm se
“dokumentet dhe publikimet e Wikileaksit janë një shkelje e ligjit dhe nuk
përfaqësojnë qëndrimin e shtetit amerikan…” Surpriza erdhi fill më pas, ndërsa pesë
ditë pas publikimit, vetë gjenerali Luan Hoxha bëri një deklaratë në lidhje me këtë
kabllogram291. Pas deklaratës dhe përgënjështrimit publik të bërë nga gjenerali Luan
Hoxha, erdhi dhe reagimi i parë i ish- kryeministrit Sali Berisha në lidhje me këtë
skandal. Gjatë emisionit televiziv “Opinion” ai u shpreh: “Kur im bir më tha se do t’i
drejtohem gjyqit, i thashë jo. Nuk mund ta përfillim ne Wikileaks siç e përfilli Edi
Rama që u anëtarësua në partinë e tij. Kablli thoshte se në vitin 2007, zoti Luan
Hoxha paska marrë një telefon nga një zë që dukej si zë i të riut dhe mendonte se ishte
zë i Shkëlzen Berishës. Kjo ishte gjëja më e verifikueshme dhe nëse ky kishte marrë
një telefonatë dhe vërtet ishte kërcënuar apo i ishte kërkuar kjo gjë, atëherë nuk kishte
gjë më të thjeshtë të gjente kush ishte autori. Sot ky zotëri tha përmes një deklarate se
nuk e ka thënë kurrë diçka të tillë. Dua të them se në gjitha dokumentet e dosjes
faktohet se marrëveshja e dytë ishte për çmontim gjylesh dhe ky ishte akti më i rëndë
që ka ndodhur. Djali im nuk ka pasur kurrë ndonjë bisedë telefonike me Luan
Hoxhën, apo ndonjë ushtarak tjetër”,292 Pas kësaj deklarate të parë ish-kryeministri
Berisha vazhdoi të shprehte qëndrimin e tij në lidhje me çështjen edhe në një
deklaratë tjetër të bërë në Këshillin e Ministrave ku ndër të tjera shtoi se: “Ish-
ambasadori Uithers ka bërë politikë personale në Shqipëri”. Kjo deklaratë e Berishës
Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit,
me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës. Mbi këtë, ai tha se nuk ishte i sigurt që të
fliste. Ambasadori tha se nëse hetimet e prokurorisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën
duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë, ai duhej të fliste hapur, por nuk e
konfirmoi që ai do ta bënte këtë. (shënim: Hoxha tha se ka plot të tjerë që e dinë këtë informacion) Ky
është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë
personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin. (I pari erdhi nga nënkryetari i
Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu)… 291 “Tema Online”: http://www.gazetatema.net/web/2011/09/08/luan-hoxha-serish-ne-rolin-e-
frikacakut-nuk-e-kam-permendur-shkelzen-berishen/“Duke konfirmuar këtë takim si konfidencial e
kortezie që unë, në cilësinë e ish-shefit të Shtabit kam pasur me ish-ambasadorin John Withers,
dëshiroj të sqaroj se gjatë këtij takimi, nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as
në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e
konfidencialisht. Shpjegimin tim mbi përgjegjësitë, procedurat dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike
të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë
Kombëtare, në prokurori dhe në gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekulimi,
kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje. Gjatë gjithë karrierës sime si ushtarak,
jam përpjekur të jap maksimumin në të gjitha detyrat që më janë ngarkuar, si në situata normale apo
dhe shumë të vështira. Për këtë kam pasur vlerësimet më të mira nga institucionet shtetërore kombëtare
e ndërkombëtare” 292 Televizioni “Klan”, Emisioni “Opinion”.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 110 -
duket se “hapi lojën” dhe shërbeu si shkas që ish-ambasadori të dërgonte një letër
publike ku thoshte se: “Edhe përpara se të largohesha ka pasur sugjerime se unë
paskam pasur një “axhendë personale” gjatë qëndrimit tim në Shqipëri. Eprorët e mi
i kanë quajtur këto pohime si të gënjeshtërta dhe i kanë refuzuar ato kategorikisht në
një komunikim zyrtar, i cili më pas u bë publik, me nivelet më të larta të qeverisë
tuaj.I njëjti pretendim ka lindur sërish.Dhe prapë mbetet i pavërtetë. Ironikisht, asgjë
nuk e provon këtë më qartë se sa vetë zbulimet e Wikileaks. Në mënyrë të
pakundërshtueshme, ato tregojnë drejtpeshimin, paanshmërinë dhe objektivitetin e
raportimit të ambasadës për Shqipërinë gjatë punës time atje.”293, shprehet në letër
Withers. Reagimi publik i ish-ambasadorit Withers shkaktoi bujë në Shqipëri pasi ai
ndërsa dënonte publikimet e Wikileaksit, tërthorazi linte të kuptonte se ato ishin të
vërteta, madje ishin provë e paanshmërisë së tij, duke pretenduar në mënyrë të
tërthortë vërtetësinë e takimit dhe përmbajtjes së bisedës me ish-gjeneralin Luan
Hoxha. Kjo letër e Withersit u komentua dhe nga ambasadori në detyrë Arvizu, i cili
nuk mund t’i shpëtonte interesit të gazetarëve mbi zhvillimet surprizë që sollën
publikimet e Wikileaksit. Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në
Tiranë, Aleksandër Arvizu, është shprehur se nuk mund të komentojë mbi letrën e
paraardhësit të tij John Withers. Arvizu ka thënë se nuk ka çfarë të shprehë lidhur me
atë që thuhet në letër.“Ne nuk komentojmë për kabllogramet e Wikileaks, letra e
Withers flet vetë”, tha Arvizu”.294
Në një intervistë marrë nga Ben Andoni për revistën “Mapo” ish-ministri i
Jashtëm Paskal Milo komenton “fenomenin” Wikileaks.“ …,ambasadorët historikisht
kanë pasur për detyrë të raportojnë atë çfarë dëgjojnë e shikojnë. I vetmi ndryshim
tani me fenomenin Wikileaks është se u zbuluan petët e lakrorit para se ai të piqej,
duke vënë në pozitë shumë të vështirë qeveri e shtete, ambasadorë e politikanë.Asange
dhe organizata e tij Wikileaks tronditen themelet e komunikimit diplomatik modern.
Në një fare mënyrë diplomacia amerikane ra viktimë e modernizimit te komunikimit
diplomatik ne epokën elektronike, …Teknologjia moderne ka krijuar kushte që
“vjedhja” e sekreteve të bëhet nga kompjuteri.” 295 Por Milo duke ju referuar
kontekstit shqiptar thekson se politikanët shqiptarë të përmendur në kabllogramet e
Wikileaksit do të vihen moralisht në vështirësi.“Ju pyesni a do të vihen në vështirësi
politikanët shqiptarë që përmenden në raportet e Ambasadorit Widhers të publikuara
nga Wikileaks? Të paktën moralisht po, sidomos ata që i kanë kthyer ambasadat e
huaja në Tiranë, në faltore për të shpifur e akuzuar kolegët e tyre, qofshin edhe
kundërshtarë’’296 Pas renditjes së këtyre fakteve publikuar në media në lidhje me
çështjen duket qartë se Wikileaksi ka patur peshë në komunikimin politik në Shqipëri.
293 “Tema Online”: http://www.gazetatema.net/web/2011/10/05/withers-konfirmon-dosjen-e-zeze-te-
berishes-ne-washington-e-plote. 294 “Tema Online”: http://www.gazetatema.net/web/2011/10/06/arvizu-letra-e-withers-flet-vete. 295 http://www.revistamapo.com/lexo.php?id=3211. 296 Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 111 -
Në përfundim po sjellim dy konkluzione të logjikshme që rrjedhin nga interpretimi i
fakteve:
Nuk mund të dalim në një konkluzion final dhe të vetëm nëse publikimi i
materialeve në Wikileaks është etik apo jo dhe aq më tepër përdorimi i këtyre
materialeve nga mediat shqiptare duke u nisur nga argumenti i besueshmërisë, për
sa kohë nuk e dimë nëse janë të vërteta apo jo. Po kështu ky konkluzion vjen edhe
nëse marrim në shqyrtim argumentin se publikimi ka thyer sigurinë dhe të drejtën
që institucionet shtetërore të kenë materiale konfidenciale.
Wikileaksi ka ndikuar në komunikimin politik në Shqipëri, edhe pse të dhënat
janë mohuar si të vërteta nga aktorët e përfshirë në materialet e
publikuara.Mjafton të përmendim faktin se aktorët kanë komentuar rreth tyre, kjo
çon në përfundimin se Wikileaksi ka ndikuar drejtpërdrejt në arenën e
komunikimit politik dhe mediatik.
Wikileaks ka ndikuar në politikat e redaksive, të cilat nuk kanë ndenjur indiferente
ndaj këtij zhvillimi të rëndësishëm sa i përket informacionit global.
Wikileaks-i ka sjellë një shembull të ri i kanaleve të reja që ka funksionuar. Një
kanal i vetëm online, i pacertifikuar si medie që publikon përmbajtje me interes
publik.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 112 -
ANALIZA E EDITORIALEVE
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 113 -
IV. PERIUDHA E PËRMBYSJEVE TË MËDHA
Pas një shtrese teorike, ndërthurur me të dhëna që natyralisht parashtruan
problematikat e pozicionimit dhe njohjes së editorialit, ndërtimit dhe funksionimit të
redaksisë, pavarësisë nga politika dhe biznesi, komunikimit politik dhe linjave
redaksionale, është momenti të analizojmë në mënyrë më të detajuar editorialin që
është lëvruar në shtypin shqiptar të tranzicionit. E gjitha duke përdorur të dhëna
empirike; sasiore dhe cilësore, bazuar në analizë përmbajtësore. Si është zhvilluar
editoriali në shtypin shqiptar të 24 viteve, nga cilat gazeta, çfarë karakteristikash ka
patur dhe ç’ton, çfarë gjuhe dhe çfarë stili është përdorur, transformimi i lexuesit dhe
mbi të gjitha çfarë thonë editorialistët e pronarët. Këto janë disa nga çështjet që do të
trajtohen në këtë pjesë të studimit, duke bërë të mundur edhe vërtetimin e hipotezave
të ngritura.
Janë zgjedhur 4 periudhat kryesore të 25 viteve, që përkojnë me kthesat
kulminante politike në Shqipëri, duke i mbetur besnike prirjes për të vërtetuar
hipotezat e ngritura pas një pune kërkimore paraprake. Studimi është fokusuar në 4
periudha:
Periudha e përmbysjeve të mëdha (1990-1991)
Periudha e përmbysjeve politike (1997)
Periudha e rikthimit të së djathtës në pushtet (2005)
Periudha e rikthimit të së majtës në pushtet (2013)
Në monitorim janë marrë 8 gazeta të përgjithshme, të cilat përfaqësojnë
tipologjitë: partiake, të pavarura, që e kanë lëvruar dhe nuk e kanë lëvruar editorialin
si dhe gazeta tipike qëndrimi. Gazetat, për të cilat do paraqesim karakteristikat dhe do
analizojmë editorialin për të nxjerrë të dhëna që vërtetojnë hipotezat janë:
‘’Zëri i Popullit’’ (Janar-Dhjetor 1990 dhe Janar-Mars 1991)
‘’Rilindja Demokratike’’ (Janar-Dhjetor 1991)
‘’Koha Jonë’’ (Janar-Dhjetor 1991 dhe Janar-Dhjetor 1997)
‘’Shekulli’’ (Janar-Dhjetor 2005)
‘’Panorama’’ (Janar-Dhjetor 2005)
‘’Mapo’’ (Janar-Dhjetor 2013 dhe Janar-Dhjetor 2013)
‘’Tema’’ (Janar-Dhjetor 2013 dhe Janar-Dhjetor 2013)
‘’Dita’’ (Janar-Dhjetor 2013 dhe Janar-Dhjetor 2013)
Në këta 4 kapituj, ku synohet vërtetimi i hipotezave të ngritura, përveç të dhënave
dhe interpretimit të tyre, do na shërbejnë për analizë të mirëfilltë edhe intervistat
cilësore me autorët kryesorë të editorialeve: kryeredaktorët, drejtorët, autorët e pajtuar
nga redaksia si dhe pronarë të gazetave në Shqipëri. Editoriali është monituar për
periudha të gjata, brenda të cilave janë disa fushata për zgjedhjet mbajtur më 31 mars
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 114 -
1991, maj-qershor 1997, 13 maj 1997, 3 korrik 2005, 8 maj 2011 dhe 23 qershor
2013.
Duke iu rikthyer edhe njëherë hipotezave që do të vërtetohen gjatë këtyre
kapitujve, është ndërtuar edhe kategorizimi i editorialeve gjatë monitorimit si dhe mbi
bazën e tyre dhe problematikave janë përdorur të dhënat nga intervistat cilësore. Po i
rikujtojmë edhe njëherë:
Hipoteza e parë
Editoriali në periudhën e transformimeve të mëdha, nga diktatura në
demokraci është propagandistik dhe ngatërrohet thellësisht me llojet e tjera siç është
kryeartikulli.
Hipoteza e dytë
Në periudhën e përmbysjeve politike, editoriali është politik. Ka ngatërrim të
fakteve me opinionin. Editorialet janë më shumë opinione, se qëndrime bazuar mbi
faktet.
Hipoteza e tretë
Editoriali kryesisht zhduket si gjini dhe kemi një zhvillim të qëndrimeve në
opinione, komente dhe analiza. Redaksitë s’mbajnë rregullisht qëndrimet e tyre, por
pajtojnë opinionistë, të cilët materializojnë linjat editoriale të gazetave. Opinionet që
zëvendësojnë editorialet bëjnë një lloj përcaktimi axhende, ku caktojnë çështjet që
duhen marrë në konsideratë, duke u intensifikuar qëndrimet politike ‘’pro’’ apo
‘’kundër’’, gjatë zgjedhjeve dhe me gjerë.
Hipoteza e katërt
Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe daljes aktive online të
gazetave, fuqizohet roli i lexuesit. Lexuesi jep feedback, komenton editorialin, e hedh
poshtë atë ose e aprovon dhe jep ide te editorialisti.
Për vërtetimin e të gjitha hipotezave janë marrë në shqyrtim këto variabla:
Prezenca e editorialit në gazetë (Ka editorial apo jo dhe në çfarë raporti është
krahasuar me kryeartikullin dhe numrin e gazetave të botuara)
Qëndrimi redaksional dhe autorësia (Është qëndrim i redaksisë apo mendim me
autor vënë si qëndrim i redaksisë)
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 115 -
Pozicionimi tipik apo atipik (Pozicionimi në faqen e parë të gazetës, pozicionimi
në brendësi)
Tematika e editorialit (Politike, ekonomike, sociale etj,)
Lloji-nënlloji i editorialit (Është politik, politik-operativ, politik-propagandistik
etj)
Objektiviteti kundrejt subjektivitetit(Sa janë përdorur faktet dhe sa opinionet,
bazuar mbi analizën përmbajtësore)
Anësia politike në editorial (Çfarë linje politike përfaqëson-mbi bazën e analizës
përmbajtësore dhe intervistave cilësore)
Elementët e formës (Stili, gjuha, toni, figuracionit-të dhëna në bazë të analizës
cilësore)
Feedback-u i lexuesve (Mënyra, shpeshtia, komentet online)
Në këtë kapitull do të vërtetojmë hipotezën e parë:
Editoriali në periudhën e transformimeve të mëdha, nga diktatura në
demokraci është propagandistik dhe ngatërrohet thellësisht me llojet e tjera siç
është kryeartikulli.
Periudha e përmbysjeve të mëdha karakterizohet nga shtypi partiak, i kryesuar nga
‘’Zëri i Popullit’’, organ i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe ‘’Rilindja
Demokratike’’, organ i Partisë Demokratike. Dy gazeta, në të cilat editoriali nuk ka si
kërkohet me parametrat e zakonshëm profesionalë. Ai është sa qëndrim, sa raportim,
sa opinion po aq edhe propagandë. Editorialet janë të përzier keq me kryeartikullin,
madje shpesh nuk kuptohet filli që i ndan. Pas shtypit partiak, në këtë periudhë kemi
edhe shfaqjen e gazetës ‘’Koha Jonë’’, një gazetë ambicioze edhe e guximshme në
qëndrimet e saj dhe që sjell risi për zhvillimin e shtypit të kohës, sidomos në aspektin
e editorialit. Një gazetë që ndryshon në vitin 1991 linjën editoriale, duke u
vetëdeklaruar nga organ partie në e pavarur, ndryshe nga dy organet mediatike të dy
partive.‘’Koha Jonë’’ ishte një gazetë me linjë të djathtë, por edhe kritike me
opozitën, PD-në. Pikërisht, zgjedhja e këtij momenti për të bërë diferencën, e
identifikoi fort ‘’Koha Jonë’’, si një gazetë që ishte më afër të vërtetave, ndryshe nga
‘’Zëri i Popullit’’ dhe ‘’Rilindja Demokratike’’, dy organet zyrtare të Partisë së Punës
së Shqipërisë dhe Partisë Demokratike.‘’Zëri i Popullit dhe ‘’Rilindja Demokratike’’
janë gazeta partiake dhe gjatë qëndrimeve të tyre vihet re prirja për propagandë dhe
për të orientuar lexuesin. Edhe pse duhet thënë se ndryshe nga ‘’ZP’’-ja, ‘’RD’’-ja
mbante qëndrime më afër objektivitetit, sërish‘’Koha Jonë’’ botuar në Lezhë në 1991
duket se e tejkalon. Siç e thekson edhe ish-kryeredaktori i gazetës ‘’Panorama’’,
Roland Qafoku, te ‘’ZP’’-ja dhe ‘’RD’’-ja e viteve ’90-’91 nuk kishte lajme apo
raportim, thjesht vazhdohej ajo gazetari bërë gjatë komunizmit.‘’Në atë kohë te ‘’ZP’’
e ‘’RD’’ nuk kishte lajme. Ishte si vazhdim i gazetarisë gjatë komunizmit dhe lajmi
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 116 -
ishte tabu. Ndërsa në vitet e ‘95-‘97 u pozicionua gazetaria profesioniste, pra e
lajmit. Këtu nis edhe editoriali i mirëfilltë mbi bazën e lajmit. Më parë editorialet dhe
opinionet përzjeheshin me lajmin dhe nuk merreshin të ndarë.’’297
Figura 14. Faqja e parë e gazetës ''Zëri i Popullit'', 1 janar 1990
4.1.Karakteristikat e gazetës ‘’Zëri i Popullit’’
Vitet 1990-1991 shenjojnë periudhën e përmbysjeve të mëdha, sa i përket sistemit
politik. Kemi rënien e diktaturës dhe krijimin e sistemit demokratik. Me ndryshime
drastike u shoqërua edhe zhvillimi i shtypit në Shqipëri, ku nga shtypi partiak i
drejtuar nga partia-shtet, kemi kalimin në shtypin pluralist, mjafton të përmendim 2
gazetat ‘’Rilindja Demokratike’’ dhe ‘’Koha Jonë’’, në kundërpeshë me ‘’Zërin e
Popullit’’.‘’Zëri i Popullit’’ ka qenë një gazetë partiake, tipike propagandistike. Nga
monitorimi për qëllimin e këtij studimi prej muajit Janar 1990 e deri më Dhjetor 1991,
vihet re e njëjta tendencë në shkrimet e saj: propaganda. Kuptohet fuqizuar në
periudhën zgjedhore.‘’ZP’’-ja botohej çdo ditë përveç të hënave. Format i madh, me 4
faqe dhe organ i Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe ku editoriali shquhet për mungesë
objektivi dhe mbetet propagandistik, si dhe bën thirrje për veprim te lexuesi për të
votuar ‘’Pro’’ qeverisjes aktuale me konstatime se qeverisja është në rrugën e duhur,
planet e punës po ecin, Shqipëria është krejtësisht në rregull, duhen patur kujdes
‘’armiqtë’’ etj.
“ZP’’-ja nuk ka kryeartikull tipik por deklarata, fjalime nga Ramiz Alia dhe
vihet re një ndërthurje mes atij pak raportimi, propagandës dhe manipulimit të madh e
qëndrimit zyrtar të PPSH-së. Në ditët e fundit, thuajse një javë nga zgjedhjet e
31marsit 1991 bëhet thirrje e hapur për të votuar PPSH-në. Në këto numra gazeta ka
297Qafoku, Roland, Intervistë 28 qershor 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 117 -
reagime edhe kundër RD-së e Frrok Çupit dhe duket pastër linja pro PPSH-së. Kemi
thirrje tipike të tipit: ‘’Edhe X ditë deri në votime...Votoni PPSH-në’’.
Ky lloj produkti i shtypit, i mpleksur keq me propagandën, duket se është
dashur të shmanget nga gazetat në vitet më vonë, megjithatë ‘’ZP’’-ja monitorohet në
këtë studim për shkak të anësisë dhe përkatësisë partiake. Kryeredaktori i gazetës
‘’Shekulli’’, Arben Rrozhani tregon se në asnjë rast gazeta nën drejtimin e tij, edhe
pse e majtë, nuk ka dashur të shfaqej aq partiake sa ‘’Zëri i Popullit’’, duke konstatuar
në këtë mënyrë nivelin e besnikërisë së ‘’ZP’’-së ndaj PPSH-së.‘’Ne i kemi dhënë të
gjitha lajmet që kanë të bëjnë me të djathtën dhe s’e kemi bërë për efekte partiake, e
kemi bërë thjesht për lexuesin, që lexuesi të gjejë këtu edhe lajmet e së djathtës. Mos
jetë thjesht si dikur ka qenë ‘’Zëri i Popullit’’, por të jetë një gazetë e hapur, brenda
këtij kuadri, brenda këtyre kufizimeve, të kishim edhe neve faqet tona për të gjithë, për
lexuesin.’’298
Duhet saktësuar se në këtë periudhë nuk kemi të bëjmë me një editorial apo
kryeartikull tipik, por më shumë me programe qeverisje, analiza planesh, fjalime të
liderëve, qëndrime partiake etj. Pra kemi një ndërthurje mes opinioneve, kryeartikullit
dhe propagandës që shfaqet me fjalë udhëheqësish, arritje planesh etj. Përgjithësisht
botohen fjalime të gjata. Duhet thënë gjithashtu se te ‘’ZP’’-ja qëndrimet janë
partiake, pro partisë në pushtet. Si referencë për konstatimin, po marrim artikujt që
janë më afër një editoriali, pra më afër qëndrimit të një gazete dhe që nuk kanë të
bëjnë me letra nga populli, apo fjalë të Ramiz Alisë.
Ja si shkruhet në një qëndrim të datës 15 mars 1990 titulluar: “Anëtarët e
Partisë së Punës, demokratët më të vendosur”: “Demokracia është një gjë e bukur,
është e shenjtë për të Partia e Punës me anëtarët e saj kanë luftuar e punuar gjithë
jetën, edhe kur ishin forcë e vetme politike partiake”. Pozicioni i editorialit është tipik
qëndror me kryeartikull pak majtas. Tematika299 e editorialeve ka lidhje me partinë,
arsimin, ekonominë, masat, kuadrot, bujqësinë etj. Në tematikë ka edhe përplasje e
qëndrime lidhur me ‘’RD’’-në e ‘’KJ’’-në. Më 22 qershor 1990 kemi edhe qëndrimin
e parë ndaj Nikoll Lesit të gazetës ‘’Koha Jonë’’, publikuar te ‘’Zëri i Popullit’’.
Ish-kryeredaktori i gazetave ‘’Koha Jonë’’, ‘’Sot, ‘’Albania’’ dhe ‘’Shqip’’,
Aleksandër Çipa konstaton në përgjithësi për shtypin në Shqipëri se: ‘’Shtypi në
Shqipëri është shtyp politik dhe është krijuar një përvojë gati stereotipike që temat e
politikës, të konfliktit politik dhe të kronikës janë tema, të cilat duken sikur tirazhin
fizik e ngrenë më shumë, e shesin më tepër. Predominon politika dhe kryesisht
aktualiteti, ngjarjet e rënda kriminale, edhe skandalet kuptohet. Skandalet dhe
investigimet.’’ 300 Edhe drejtuesi i rubrikës ‘’OP/ED’’ në gazetën‘’Mapo’’,
298Rrozhani, Arben, Intervistë 27 maj 2016. 299 Tema të tjera të editorialeve dhe kryeartikujve janë: arsim, energji, blegtori, gruri, puna,
profesionistët, ujësjellës, plenium, tela dhe rubineta, ekonomi, 1 maji, punëtorët, mbrojtja e mjedisit,
bimët mjekësore, tregtia, kolektivët, rinia, populli, projektplane, perimet e dimrit, homazhe Enver
Hoxha, punë e militantizëm, legjislacioni, rinia, ekonomia, komunistët, uzina, të ardhurat, eksportet,
krijmtari letrare, propaganda, vetëfinancimi, administrata,komunizmi etj. 300 Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 118 -
njëkohësisht edhe editorialist, Alfred Lela, mendon të njëjtën gjë, që tek temat e
përdorura në shtypin shqiptar më shumë sundon politika.‘’Editorali ap komentariati
në përgjithësi sipas meje është ndoshta zhanri më interesant dhe më i fuqishëm i
shtypit të shkruar. Për arsye që përmenda në pyetjen më lart. Sa u takon temave
sundon politika. Kam përshtypjen se na zgjedh ajo ne, më shumë se ne atë. Ne
konsumojmë shumë politikë si shoqëri. Për motive që i tejkalojnë qëllimet e kësaj
interviste.’’301
Dhe tematika302e shkrimeve te ‘’ZP’’-ja ka të bëjë me letrat e Ramiz Alisë,
fjalë të plota të Alisë, mendime të banorëve, profesionistëve, komunikata për
mbledhjen e Pleniumit të 9-të të PPSH-së etj.Ndër autorët 303 që kanë shkruar
editoriale gjatë periudhës së monitoruar përmendim: Sotiraq Gjordeni, Frano Cakën,
Bashkim Koçin, Kostaq Dukën dhe Ramadan Garon (Sekretar i Parë i Komitetit të
Rajonit Tiranë) etj.
Le të kalojmë nështrimin dhe interpretimin e të dhënave, pas paraqitjes së
përgjithshme të situatës. Si variabla të monitorimit në këtë periudhë të tranzicionit për
‘’ZP’’-nëna shërbejnë në vërtetimin e hipotezës të mëposhtmet:
Prezenca e editorialit në gazetë (Ka editorial apo jo)
Qëndrimi redaksional dhe autorësia (Është qëndrim i redaksisë apo mendim
me autor vënë si qëndrim i redaksisë)
Pozicionimi tipik apo atipik (Pozicionimi në faqen e parë të gazetës,
pozicionimi në brendësi)
Tematika e editorialit (Politike, ekonomike, sociale etj)
Lloji-nënlloji (Është propagandistik, politik, operativ, politik-operativ,
politik-propagandistik etj)
Objektiviteti kundrejt subjektivitetit ( Sa janë përdorur faktet dhe sa
opinionet, bazuar mbi analizën përmbajtësore)
Anësia politike në editorial (Çfarë linje politike përfaqëson-mbi bazën e
analizës përmbajtësore dhe intervistave cilësore)
301 Lela, Alfred, Intervistë 12 korrik 2016. 302 Tematika të tjera: deklarata, vendime të pleniumit, mendime të kryetarëve të kooperativave,
reportazhe propagandistikë, mbledhje për 75-vjetorin e Hysni Kapos, festa e 7 Marsit, 8 Marsit
(Deklarata e Këshillit të BOSH-it), Ramiz Alia takim me të rinjtë, si po përballohet situata në bujqësi,
reportazhe Korçë, Elbasan, përkujtim i Enver Hoxhës, klasa punëtore, 1 maji, populli Kolonjë, Korçë,
Përmet, Gjirokastër, talentet e reja, koncerte, korrja e grurit, etj.Po kështu në shkrime hyjnë edhe:
Projektligji për zgjedhjet, fjala e Ramiz Alisë, miniera Kalimash, mbledhja e ministrave të Ballkanit,
kushtetuta, populli, 28-29 nëntori, komunikatë pleniumi, takim me studentët, mitingjet, shtohen rradhët
e PPSH-së etj. 303Autorë të tjerë ishin: Jorgo Zhonga, Feti Zeneli (Instruktor në Komitetin e Partisë Tepelenë), Abdyl
Backa (Sekretar i Komitetit Qëndror të Partisë), Thanas Sahatçiu, Themie Thomai (Sekretare e I-rë e
Lushnjes), Franc Zhupa, Xhevdet Ahmeti, Halil Buçpapaj dhe Asllan Saraçi.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 119 -
Për të vërtetuar hipotezën se editorialet janë në linjën e kryeartikujve dhe janë
propagandistikë, do të shqyrtojmë më shumë variablin e nënllojit të editorialit. Duke i
mbetur besnik nënllojeve sipas Boriçit, editorialin e kemi kategorizuar në:
Politik
Propagandistik
Politiko-propagandistik
Operativ
Propagandistik-Operativ
Politiko-Propagandistiko-Operativ
Të përgjithshëm
Nga monitorimi i gazetës ‘’Zëri i Popullit’’304rezulton se për periudhën janar-dhjetor
1990 dhe janar-mars 1991 mbizotëron editoriali dhe kryeartikulli propagandistik. Në
plot 226 gazeta të monitoruara mbizotërojnë editorialet propagandistiko-operative, në
masën 42% në 1990 dhe 17% në 1991.Me sa shihet ka një ulje në përqindje për llojin
propagandistik në vitin 1991, i cili shndërrohet në nënlloje të tjera. Duhet të mbajmë
në konsideratë se edhe nënllojet e tjera të kombinuara, si propagandistikë-politikë,
propagandistikë-operativë, politikë-propagandistikë-operativë kanë në përmbajtje
propagandë dhe po të bëjmë një llogaritje, niveli në përqindje del më i lartë. Në këtë
gazetë nuk mund të flasim për objektivitet, neutralitet dhe as nuk mund ta kërkojmë
njësoj si në gazetat e pavarura. Përgjithësisht në secilin syresh ka direktivë, ka urdhër,
ka ‘’këshillim’’ për veprim. Kuptohet, propaganda është e nivelit sipëror. Zgjedhjet u
304TË DHËNAT JANAR-DHJETOR 1990: Janë monitoruar 226 gazeta, nga të cilat 180 është numri
i editorialeve kombinuar me kryeartikujt.TOTALI-54 propagandistikë 30 operativë, 16
propagandistikë-operativë, 13 propagandistikë-politikë, 10 politikë, 5 politikë-operativë dhe 1
politik-propagandistik-operativ. -51 të tjerë. Me Autorë: 3 editoriale me autorë-Sotiraq Gjordeni, Frano
Caka,1 me autor Bashkim Koçi, 2 me autor Sotiraq Gjordeni, Frano Caka,2 me autor, Kostaq Duka dhe
Ramadan Garo Sekretar I Parë I Komitetit të Rajonit Tiranë,1 me autor Jorgo Zhonga,4 me autorë Feti
Zeneli instruktor në Komitetin e Partisë Tepelenë, Abdyl Backa sekretar i Komitetit Qëndror të Partisë,
Thanas Sahatçiu, Themie Thomai Sekretare e I e Lushnjes,2 autorë Franc Zhupa, Frano Caka,3 autorë
Xhevdet Ahmeti, Halil Buçpapaj, Asllan Saraçi. Tematika: Politikë, partia, arsim, ekonomi, masat,
kuadrot, bujqësi, arsim, energji, blegtori, gruri, puna, profesionistët, ujësjellës, plenium, tela dhe
rubineta, ekonomi, 1 maji, punëtorët, mbrojtja e mjedisit,bimët mjekësore, tregëtia, kolektivët,rinia,
populli, projektplane, perimet e dimrit, homazhe Enver Hoxha, punë e militantizëm, legjislacioni,
rinia,ekonomia, komunistët,uzina, të ardhurat, eksportet, krijmtari letrare, propaganda, vetëfinancimi,
administrata,komunizmi etj. Më 22 qershor 1990 kemi edhe qëndrimin e parë ndaj Nikollë Lesit të
gazetës ‘’Koha Jonë’’, publikuar te ‘’Zëri i Popullit’’.
TË DHËNAT JANAR-MARS 1991/ Nga 71 gazeta të monitoruara, 59 janë me editorial kombinuar
me kryeartikull, nga të cilat TOTALI-10 propagandistikë -10 operativë, -18 propagandistikë-operativë,
-16 propagandistikë-politikë, -1 politikë -0 politikë-operativë -4 politikë-propagandistikë-operativë
Me shprehje të theksuar propagande 48 nga 59. Tematika jashtë editorialit ka të bëjë me: Pleniume,
Thirrje popullit, Deklarata, Fjalime, Mesazhe, Deklarata, Fjalime, Mesazhe dhe Telegrame. Tematika
brenda editorialit: Politika, Bujqësia, Blegtoria, kandidatët e partisë, Kushtetuta, atdheu, komunistët,
puna, gruri, Komiteti, Kooperativa, Shqipëria,PPSH-ja, Demokracia dhe Liria, Zgjedhjet, Këshilli
Presidencial, ekonomia, Kuvendi Popullor, Programi PPSH-së, prodhimi, demokracia, përparimi,
tregtarët e flamujve, zgjedhësit, takime në zona elektorale etj. Me AUTORË: Ramiz Alia, Namik
Dokle, Sejdin Cekani, Gjon Gjoni, Përparim Mustafaj, Redaktorët e ‘’ZP’’-së përgjigje ‘’RD’’-së,
Alfred Xhomo ( Doktor Shkencash) Naim Zoto, Hysni Rengzi, Kostaq Duka, Përparim Mustafaj etj.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 120 -
mbajtën në 31 mars 1991 dhe gjatë gjithë muajit mars, vihet re se editoriali-
kryeartikull është intensifikuar. Gjithçka lidhet me zgjedhjet. Pra, shpeshtia e
tematikës së zgjedhjeve është rritur. Gjuha ashpërsohet, thirrjet më të qarta, toni i
theksuar dhe rrjedhimisht me propagandë. Jo vetëm teorikisht, por edhe në praktikë,
përputhet shpeshtia e editorialit me momentin e zgjedhjeve. Editorialisti Lela, bën
tënjëjtin konstatim, për gjithë shtypin në përgjithësi. ‘’Fuqizohet kur ka ngjarje të
forta politike dhe zgjedhjet janë një prej këtyre rasteve.’’305
Figura 15.Kategorizimi i editorialeve dhe kryeartikujve, ‘’ZP’’ janar 1990- mars 1991
Po veçojmë disa nga titujt, për të kuptuar edhe mënyrën si indoktrinohej lexuesi dhe
propagandohej për të:‘’T’i përgjigjemi në mendim dhe organizim kërkesave në rritje
të rinisë’’, “Zhvillimi i pandalshëm i atdheut”, “Dhënia llogari e kuadrove, e
drejtëpërdrejtë dhe efektive”, “Partinë dhe tërë jetën e vendit e revolucionarizon
zhvillimi e thellimi i mëtejshëm i vijës së masave” 306 etj. Kurse mes titujve të
kryeartikujve mund të listojmë: “Shoku Ramiz Alia priti Zotin Guido De Marko.
Koha na kërkon të kthjellët”, Shoku Ramiz Alia priti delegacionin e Parlamentit
Italian. Me besim drejt zgjedhjeve të 31 Marsit. Programi i PPSH-së-Mundësi
305 Lela, Alfred, Intervistë 12 korrik 2016. 306 TITUJ TË TJERË/“Zhvillimet e reja arsimore kërkojnë diskutim të gjerë mbarëshoqëror”,
“Gjykimi i masave është vendimtar për emërimin dhe specializimin e kuadrit”, “Bashkëbisedimi me
masën u jep rrugëzgjidhje problemeve, thellon demokracinë”, “Thellimi i vijës së masave-Hap i sigurt
në luftën kundër burokratizimit”, “Në të gjitha sferat e krijmtarisë ka vend për përmirësime cilësore më
të mëdha”, “Me debat e me guxim, me punë krijuese i hapet rruga së resë-Frano Caka”, “Organet nuk i
diktojnë kolektivit, por as sehirxhinj të mos mbetemi”, ’Shembull qënxit-Tani Fieri mund të japë
përvojë për Blegtorinë’’,‘’Detyrë e mprehtë e ditës-Përballëenergjisë elektrike në këto kohë me
thatësirë’’, ‘’Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave-Për përsosjen e mëtejshme të legjislacionit’’,
‘’Vija e masave zbatohet nëpërmjet organizatave të masave’’, ‘’Kontrolli e Kursimi për energjinë,
fillon nga kuota ditore’’.
Propagandis
tikë
Operativë
Propagandistiko-
Operativë
Propagandistiko-
Politikë
Politikë
Politiko-
Operativë
Politiko-
Propagandistikë-
Operativë
'ZP'' Janar-Dhjetor 1990 41,86% 23,25% 12,40% 10,07% 7,75% 3,87% 0,77%
'ZP'' Janar- Mars 1991 16,94% 16,94% 30,50% 27,11% 1,69% 0% 6,77%
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 121 -
zhvillimi Bashkëkohor. Jo premtime, por garanci’’307 etj.
Deri më tani pamë të dhënat sasiore, të cilat na çojnë drejt vërtetimit të
hipotezës, por le të bëjmë një analizë përmbajtësore të disa shembujve që kemi marrë
për editorialet. Këtu do të shohim me detaje se si përdoret gjuha, toni dhe propaganda
për të vërtetuar plotësisht hipotezën.Marrim dy shembujt: “Të faleminderit popull”,
nga Namik Dokle dhe “Barku që atë e polli ende nuk është shterpëzuar” nga
Redaksia. Që në titujt e këtyre dy qëndrimeve vëmë re propagandën, por po t’i hyjmë
më në detaje tekstit, shohim se kjo propagandë është strukturuar edhe me dëshmitë e
njerëzve të ndryshëm që forcojnë idenë e autorit dhe redaksisë. Sigurisht nuk mund të
themi asgjë rreth asaj se sa reale janë këto dëshmi të përdorura. Shohim që po në
guackën e propagandës, përdoret gjithnjë një fjali me figuracion të lartë letrar, në
formën e hartimit. Shkruan Dokle më 3 mars 1991, në qëndrimin lart-majtas:‘’Mbi të
gjitha, rrëzimi i monumenteve të Enver Hoxhës. Atëherë trazimi i brendshëm i detit
shpërtheu në sipërfaqe. Të gjitha forcat politike, ato që e duan dhe ato që nuk e duan
popullin; të gjithë politikanët ata që janë të sinqertë me të dhe ata që e mashtrojnë, të
gjithë rrufjanët, ata të tribunave dhe ata të skutave, e panë veten të lagur nga stërkala
e madhërishme e popullit det. Të faleminderit, popull! Flasin njerëzit. Asnjëri nuk
thotë emrin: Asnjë nuk është politikan i njohur…Vij nga Tepelena, ju sjell
përshëndetje na Devolli shoku Ramiz. Jam shofer nga Skrapari…E sa e sa të
tjerë.Dhe përsëri asnjë nuk e thotë emrin. Po flet anonimati i madh popullor’’.
Figura Nr.16. Faqja e gazetës, 3 mars 1991
307 TITUJ TË TJERË/”Thirrje e ndërgjegjes atdhetare. Program i PPSH-së: Pesë pyetje një
Ekonomisti”, Deklaratë e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Komunikatë e Këshillit
të Ministrave. Konferencë Shtypi e PPSH-së”, ‘’Programi i PPSH- Mundësi Zhvillimi
Bashkëkohore’’, ‘’Ta kthejmë të gjithë vëmendjen nga prodhimi. Kërkesë e ditës. Minoritarët japin
shembull. Lista e kandidatëve për deputet e propozuar nga Partia e Punës së Shqipërisë”, ‘’Thirrje e
Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë”, ‘’Kryeartikull:”Takimet e kandidatëve të PPSH-
së me zgjedhësit-Ballafaqime të frytshme” ‘’31 Marsi do të jetë shprehje e zgjedhjeve të lira,
demokratike.’’ ”31 Marsi do të jetë shprehje e Zgjedhjeve të lira demokratike, Duke votuar për Shokun
Ramiz, votojmë për demokracinë”,”Më 31 mars votojmë:Për PPSH-Bartëse e Përparimit dhe
Demokracisë”, “Zgjedhjet e lira e pluraliste-Shprehje e Demokracisë”.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 122 -
Përfaqësuesit e redaksisë së gazetës kishin vlerësim për punën e tyre, duke e theksuar
se edhe pse ishin gazetë partiake, e thoshin fjalën e tyre për problemet e vendit,
thellimin e demokracisë dhe çështjet kombëtare.
Ja si shkruajnë në 22 shkurt 1991:“Zëri i Popullit” si mjaft të tjera është
gazetë partiake. Ajo thotë fjalën e saj për problemet e vendit, për thellimin e
demokracisë, për çështjet kombëtare. Asgjë e keqe s’i vjen popullit edhe ty nga këto.
As nga kritikat midis partive. Kështu ballafaqohen fakte, qëndrime, mendime, del në
shesh më mirë e vërteta. Asnjë të keqe nuk ka populli kur partitë kritikojnë të këqiat e
njëra-tjetrës. Të mira, po ka sepse secila kështu përpiqet të jetë sa më e sinqertë,
korrekte, e ndershme’’308. Kryesisht editorialet, të cilët janë edhe kryeartikuj në të
shumtën e rasteve ruajnë këtë frymë.
Siç shihet në gazetat e datës 17 janar dhe 2 tetor 1990, djathtas-lart paralel me
emrin e gazetës, shkruhen disa thënie të Ramiz Alisë, poshtë po djathtas mbahet edhe
një qëndrim: ''Tregtarë të rinj flamujsh''. Po kështu edhe kryeartikulli tregon një
qëndrim krejtësisht pa lidhje me raportimin standard të ngjarjeve apo problematikave.
''Populli ynë mbështet njëzëri fjalën e shokut Ramiz Alia'', është një shembull tipik se
si propaganda është e dukshme, por nga ana tjetër se si kryeartikulli është edhe
editorial.
308Editorial i Plotë:Më 22 shkurt, qëndrim faqja e parë, poshtë-majtas firmosur ‘’REDAKSIA’’: “Barku
që atë e polli ende nuk është shterpëzuar” B.Breht “Dy fjalë: Atij djegësit të gazetave” “ Një veprim i
pazakontë ndodhi këto ditë në qytetin e Vlorës; një qytetar bleu disa dhjetra gazeta “ZP” dhe i dogji.
Mjaft njerëz dhe jo vetëm anëtarë dhe simpatizantë të PS, ky veorim I indinjoi. Na indinjon fort edhe
ne, punonjësve të gazetës e me siguri edhe të gazetave të tjera. Sepse, djegësi i gazetave po e mban
veten si “demokrat”, ky veprim është tejet anti-demokratik. Në këtë kohë kur njerëzit i gëzohen lirisë
së fjalës e të shtypit, i gëzohen agimit të demokracisë, veprime si këto i trishtojnë, u dëmtojnë imazhin
e demokracisë. Hamendje nuk mund të bëhen nëse e kishe nga vetja apo e pate diktuar këtë veprim.
Pavarësisht nga shkaku veprimi yt a juaji është inkuzisionist e fashist. Urrejtje e verbër ndaj së vërtetës.
Ka dhe të tjerë shokë të tij që shprehin urrejte ndaj njërës a tjetrës gazetë dhe ndajgazetarëve.Madje
kundër këtyre ndodh që të ngrejnë edhe dorën. Ky është turp, është shprehje e injorancës. Gazetarët e
gazetat sidomos në kushtet tona kaq të vështira kryejnë një mision fisnik, i japin popullit informacion,
sidomos para një fushate kaq të rëndësishme, siç është kjo e zgjedhjeve. A nuk e ndjeve, a nuk e vure
re shqetësimin dhe interesimin e popullit kur mungonte shtypi? A nuk ke dëgjuar ti me sa sakrificë
sigurohet letra e shtypen gazetat, me ç’sakrifica punojnë gazetarët? Dhe janë ndër ata punonjës të paktë
qëpunojnë në këtë kohë thuajse të papunësisë së përgjithshme. “Zëri i Popullit” si mjaft të tjera është
gazetë partiake. Ajo thotë fjalën e saj për problemet e vendit, për thellimin e demokracisë, për çështjet
kombëtare. Asgjë e keqe s’i vjen popullit edhe ty nga këto. As nga kritikat midis partive. Kështu
ballafaqohen fakte, qëndrime, mendime, del në shesh më mirë e vërteta. Asnjë të keqe nuk ka populli
kur partitë kritikojnë të këqiat e njëra-tjetrës. Të mira, po ka sepse secila kështu përpiqet të jetë sa më e
sinqertë, korrekte, e ndershme me popullin, sa më luftarake për hallet e problemet e tij. Pse
shqetësohesh ti për këto kritika, në gazeta, mes partive? Partitë kështu u shmangen sa më shumë
gabimeve, nuk lejohet asnjëra t’I hypë në qafë popullit, siç ndodhi dikur në PK. E ndodhi pikërisht se
ishte e vetme, se s’kishte kush e kritikonte, e korrigjonte. A nuk i mendon fare ti këto? Ky veprim
vandalist e terrorist habiti dhe indinjoi të gjithë ata që e panë. Vetëm policët që u mblodhën aty jo. Këta
siç ndodh zakonisht me ta, nuk e bëjnë qejfin qeder. “Nuk hyjmë ne në raste të tilla”, tha njëri prej tyre
dhe u mënjanua vendit të ngjarjes. Një sjellje e papranueshme që shpreh frikë a mungesë përgjegjësie,
kur një veprim si ai provokues sa s’ka mund të çonte në rrjedhime mjaft të hidhura e të padëshiruara”
REDAKSIA.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 123 -
Figura 17. Gazetat e datës 17 janar 1990, 2 tetor 1990
4.2.Karakteristikat e gazetës ‘’Rilindja Demokratike’’
‘’Rilindja Demokratike’’ gjatë vitit 1991 rezulton se ka një editorial më afër tipikut se
sa ‘’Zëri i Popullit’. Ndryshe nga ‘’Zëri i Popullit’’ ka më pak ngatërrim të tij me
kryeartikullin dhe doza më të vogla propagande.‘’RD’’-ja gjatë kësaj periudhe
ishtenjë gazetë 6 faqe, botohej të mërkurën dhe të shtunën.
Figura 18. Numri i parë, 5 janar 1991
Editoriali është përgjithësisht pa autor, pra qëndrim i ‘’RD’’-së si për shembull: ‘’Një
ditë e re po vjen’’, date 13 mars 1991, të cilin mund ta konsiderojmë editorialin e parë
në shtypin e tranzicionit në gazetat partiake që afron më shumë me standardet
profesionale. Gazeta në këtë periudhë boton edhe aktivitetin e Partisë Demokratike.
Ndër autorët që shkruajnë janë: Eduard Selami, Preç Zogaj, Edmond Troko, Frrok
Çupi etj. Aleksandër Çipa do të veçojë si editorialist të rëndësishëm në gjithë
periudhën e tranzicionit, pikërisht Frrok Çupin, i cili shkruante në këtë periudhë te
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 124 -
‘’Rilindja Demokratike’’.‘’Në periudhën ’91-’98 kuptohet që ka qenë Frroku, një
editorialist i angazhimeve të forta dhe të ashpra mirëpo që e karakterizonte në
pikëpamje stilistikore, Frroku dukej që në jo pak raste zhanrin e editorialit e
ngatërronte me zhanrin e esesë, hartimit….’’309
Në linjën e saj editoriale, ‘’RD’’-ja pozicionohet kundër qeverisë dhe sistemit
aktual. Gazeta sulmon sistemin e kooperativave dhe Partinë e Punës në përgjithësi.
Duket qartë linja editoriale pro PD-së. Bëhen thirrje të tipit: ‘’Do të shkojmë në
votime, do të fitojmë demokracinë’’, vendosur si titull kryesor, nënvizuar fjala
‘’Demokracinë’’(Dt.27 mars 1991). Drejtuesit përdorin gjerësisht letrat nga populli
për të goditur elementë të burokracisë të PPSH-së(‘’Letër e një komunisti’, Dt.27
mars 1991)’.Ashtu si te ‘”Zëri i Popullit’’, edhe te ‘’Rilindja Demokratike’’ ka një
nivel të qartë të përdorimit të propagandës, megjithatë duhet thënë se nuk ka qenë e
njëjtë me propagandën përdorur te ‘’ZP’-ja. Alfred Lela, drejtues i rubrikës
‘’OP/ED’’ në gazetën ‘’Mapo’’ pohon të njëjtën gjë.‘’… Më shumë se çdo gjë tjetër.
Por ‘’RD’’-ja dallonte nga ‘’ZP’’-ja. Nuk mund të heqim shenja barazimi mes
propagandës së lirisë dhe asaj të robërisë.’’310Në bazë të të dhënave të periudhës
Janar-Dhjetor 1991 në 92 gazeta, mes të cilave janë edhe ato të muajit mars të
zgjedhjeve, rezultojnë 82 editorialë në gazetën ‘’Rilindja Demokratike’’ 311 .
Editorialët, pozicionuar majtas-lart, i qëndrojnë besnikë linjës së djathtë redaksionale
por ka ende nivele subjektivizmi dhe propagande në to. Siç e vëmë re, mbizotërojnë
editorialet politike, të shkruara nga editorialistë demokratë, të cilët kanë përdorur edhe
propagandën, po të marrim në konsideratë edhe të dhënën e 16 editorialeve politiko-
propagandistikë.
Te ‘’RD’’-ja numrin më të lartë të editorialeve e përbëjnë ata politikë në
masën 24.13% ndjekur nga politiko-operativë në masën 21.83%. Megjithatë nëse
mbledhim editorialet që kanë në bazë propagandën, përqindja e tyre është mbi
50.Nëse mbledhim kategorinë propagandistikë të pastër me propagandistikë-
operativë, propagandistikë-politikë dhe propagandistikë-politikë-operativë, na
rezulton një numër prej 45 editorialësh, numër i konsiderueshëm për të dalë në një
konkluzion të qartë: Pra sërish kemi shprehje të fortë të propagandës, edhe gjatë kësaj
periudhe.
309Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016. 310Lela, Alfred, Intervistë 12 korrik 2016. 311Për periudhën janar-dhjetor 1991 nga 92 gazeta të monitoruara rezultojnë 87 editorialë. TOTALI-21
politikë - 19 politikë-operativë - 16 propagandistikë - 16 propagandistikë-politikë, - 10
propagandistikë-operativë, - 3 politikë-propagandistikë-operativë - 2 operativë. Me AUTORË: Sali
Berisha, Preç Zogaj,Frrok Çupi, Genc ruli, Eduard Selami, Napoleon Roshi, Filip Çakuli, Xhevat
Mustafaj, Pandeli Çina, Mëhill Tanushi.Tematika e artikujve jashtë editorialit ka të bëjë me platformën
e PD-së, fjalët e Sali Berishës dhe demokratëve të tjerë etj. Kurse tematikat e editorialit kanë të bëjnë
me politikën, PD-në, Këshillin e Ministrave, platformën elektorale etj.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 125 -
Figura 19.Kategorizimi i editorialeve dhe kryeartikujve, ‘’RD’’ janar-dhjetor 1991
Për të ilustruar propagandën, po sjellim disa shembuj të editorialit dhe theksimit të
mesazhit. Nëse në mesazhet e transmetuara audio apo video autori ka mundësi të
ngrejë zërin, ta përsërisë dy herë fjalën që do të theksojë, të pyesë etj, në shtypin e
shkruar vihet re metoda e nënvizimit të fjalës që autorët duan të theksojnë, apo
përdorimi i gërmave kapitale.
Po sjellim tre shembuj titujsh312: 1.‘’Nesër është festa e Demokracisë. Votoni
për Partinë Demokratike’’(Dt.30 mars 1991), është nënvizuar me gërma kapitale dhe
poshtë saj: ‘’Mesazh drejtuar popullit shqiptar me rastin e zgjedhjeve të 31 Marsit’’
nga Dr.Sali Berisha ‘’Pranvera e demokracisë po vjen’’, djathtas nga Frrok Çupi
‘’Fitorja tashmë është arritur’’(Dt.30 mars, qëndrim i Çupit dhe i RD-së).
312Tituj kryeartikujsh: ‘’Thirrje: Edhe 30 ditë gjer më 31 mars’’, poshtë-majtas: ‘’Vetëm në një
situatë të qetë mund të zhvillohen zgjedhje të lira’’, intervistë me Arben Imamin, poshtë-djathtas
‘’Deklarata e PD-së.’’, TIRANE-PARIS-BRUKSEL E KTHIM, Një delegacion i PD në Europë, -
Kryetarë partish politike europiane dhe deputetë të Parlamentit Evropian angazhohen të përkrahin
Partinë Demokratike dhe Shtetin demokratik për të cilin lufton ajo(Kronikë e ditëve 22-26 shkurtit), ,
“Dita e zgjedhjeve të lira po na vjen. U mblodh aktivi i parë kombëtar elektoral i Partisë Demokratike”,
Kryeartikull: “Edhe 11 ditë gjer në votime. Filloi takimi i kandidatëve për deputetë me zgjedhësit’’,
“Për cilën Shqipëri do të votojmë? Fiton PD se fiton demokracia. PPSH përpiqet të trembë e të
mashtrojë elektoratin”, “Do të shkojmë në votime, do të fitojmë demokracinë. Vazhdojnë takimet e
kandidatëve me zgjedhësit”, “Nesër është festa e demokracisë. Votoni për Partinë Demokratike.
Pranvera e demokracisë po vjen-Mesazh drejtuar popullit shqiptar me rastin e zgjedhjeve të 31 marsit”,
“Partia Demokratike arriti një fitore të pjesshme, por cilësore. Nderim për Tiranën.” Lart-djathtas,
parallel me RD: “Koha punon për demokracinë, për demokratët. Deklaratë e Komisionit Drejtues të
Partisë Demokratike: Në kushtet e rënda të terrorit, represionit, manipulimeve dhe makinacioneve të
panumurta, forcat demokratike në Shqipëri arritën fitoren e tyre të parë elektorale. Kjo fitore, natyrisht
jo e plotë në rrafshin sasior, ishte fitore e madhe faktike, ishte fitore cilesore”.
Propagandistikë
Operativë
Propagandistiko-Operativë
Propagandistiko-Politi
kë
Politikë
Politiko-
Operativë
Politiko-
Propagandistikë-Ope…
'RD'' Janar-Dhjetor 1991 18,39% 2,29% 11,49%18,39%24,13%21,83% 3,44%
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 126 -
Figura 20. Faqja e parë e gazetës, 30 mars 1991
2. Më 3 Prill 1991: ‘’Partia Demokratike arriti një fitore të pjesshme por cilësore’’,
poshtë-majtas: ‘’Të fitosh dhe të humbasësh në zgjedhjet pluraliste’’ nga Preç Zogaj,
poshtë-majtas: ‘’Shumë fakte tregojnë se zgjedhjet janë manipuluar’’(japin problemet
e zonave zgjedhore, qendrave vendore, në Berat, Tiranë, Maqellarë, Laç, Librazhd,
Shkodër etj)3. Më 6 prill 1991: ‘’Shkodra përcjell martirët e demokracisë për
A.Brocin, Bujar Beshanakun, Besnik Ceka, djathtas-lart: ‘’Intervistë e Ismail
Kadaresë në radio ‘’Zëri i Amerikës’’: ‘’Partia Demokratike fitoi në pjesën më të
ndricuar të Shqipërisë, në pjesën që i përket e ardhmja’’, më poshtë: ‘’Deklaratat e
Departamentit të SHBA datë 3 prill lidhur me zgjedhjet në Shqipëri’’.
Pasi dolëm në konkluzionin se edhe në gazetën ‘’Rilindja Demokratike’’ është
përdorur propaganda, le të analizojmë me detaje disa shembuj editorialesh. Po sjellim
3 shembuj, ndër të cilët edhe një nga editorialet e e para të mirëfillta të shtypit
shqiptar: ‘’Një ditë e re po vjen’’, qëndrim i redaksisë. Njësoj si ‘’Zëri i Popullit’’,
gjatë muajit mars te ‘’Rilindja Demokratike’’ bëhet thirrje për të votuar. Editoriali
është vendosur djathtas-lart, poshtë emrit të gazetës.Ja si shkruan ‘’RD’-ja në 13 mars
1991:‘’Eshtë dita e zgjedhjeve. Duhet të gëzohemi për këtë ditë edhe pse ndodhemi në
këto momente kur gëzimi na duket i larguar. Le të vështrojmë tërë atë barrë të rëndë
tensioni që na përfshin këto kohë. Demokracia na pret. Demokracia e fituar me votat
tona, me dëshirën dhe vullnetin tonë. Pluralizmi në vendin tonë, pas kaq e kaq
mundimesh, tani është një realitet. Partia Demokratike e krijuar vetëm disa muaj më
parë ka dalë plot dinjitet e plot popullaritet në fushatën elektorale. Ajo aspiron të
fitojë pushtetin me anë të votave dhe të zgjedhjeve demokratike. Fitorja e Partisë
Demokratike do të thotë në mënyrën më të qartë fitore e demokracisë në Shqipëri.
Dita e zgjedhjeve po na vjen. Të fitojë demokracia. Të fitojë paqja qetësia. Edhe në
qoftë se nuk do të fitojë PPSH që ka fituar në mënyrë moniste për këto pesë dekada,
kjo nuk do të thotë alarm e humbje qetësie.’’
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 127 -
Figura 21. ''RD'', 13 mars 1991
Kurse ditë më parë, në 6 mars 1991, në një editorial ‘’‘’Rilindja Demokratike’’ na
kërkon’’ shkruhej:“Tashmë kur “Rilindja Demokratike” arriti në numrin e saj të 18-
të, mund të themi me plot gojën se ajo është në jetë, se ka një moshë, se ka një portret
të saj në shtypin e Shqipërisë, se ka marrë udhët e ka shkuar tek njerëzit në çdo qytet,
në çdo fshat, në sa e sa familje, në librari e biblioteka. “Rilindja Demokratike” pritet
të dalë nga mijëra njerëz. Për “Rilindjen Demokratike” shumë e shumë njerëz e
thyejnë natën dhe në prag të mëngjesit zënë radhën pranë librarive ose dalin në
rrugën e makinës për të pritur postën. Eshtë nder për “Rilindjen” por është edhe
djersë e “Rilindjes”. Nder njerëzve që e presin me dashuri e interes gazetën. Por
“Rilindja Demokratike” në këtë moshë të tetëmbëdhjetë numëron disa vështirësi si
dhe na kërkon ndihmë. Kërkon ndihmë nga njerëzit. Në radhë të parë gazetës
“Rilindja Demokratike” nuk i vjen mirë që njerëzit dalin që me natë e zënë radhën
për të. Se u lodh njeriu me radhë: radhë për mishin, radhë për vajgurin, radhë për
pasaportë, radhë për vezët por edhe për gazetën. E kemi kërkuar dhe vazhdojmë të
përsërisim kërkesën tonë që shteti të na krijojë mundësitë për të shtuar tirazhin e
gazetës. Gazetës “Rilindja Demokratike” i vjen keq kur disa njerëz duke parë
ngushtësinë e tirazhit e shesin me çmim shumë më të shtrenjtë: gazeta nuk e do
matrapazllëkun. Gazeta “Rilindja Demokratike” është e shqetësuar se nuk po arrin të
shkojë edhe tek të gjithë abonentët e saj Redaksia ka qindra telegrame e telefonata
nga gjithë vendi se nuk shkon gazeta atje ku duhet të shkojë. Kush e pengon? Gazetën
e presin njerëzit. Organet qeveritare që janë paguar e angazhuar për këtë duhet ta
ndihmojnë gazetën për ta çuar tek njerëzit. Nuk do gazeta që të mos shkojë atje ku
është nisur. Gjithashtu iu kërkon ndjesë të abonuarëve të saj për shkak se nuk ka
arritur t’ju vejë disa numra pse e kanë penguar. “Rilindja Demokratike’’ shpreson se
kjo do të jetë e përkohshme.’’Në një editorial të 9 marsit, Frrok Çupi, kryeredaktor i
gazetës shkruante plot ironi për Partinë e Punës dhe sistemin e saj duke sulmuar
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 128 -
hapur:“Këta po ikin. Ca nga kufiri, ca me anije, ca me ambasadat. Ikin njerëzit. Të
frikësuar, të pashumëfrikë, me shpresë, të trishtuar, duke qarë, duke qeshur se ja ikën
më në fund. Të tjerë qajnë e rënkojnë këtu, presin, luten, shpresojnë…Ku ikin ata,
çfarë presin këta?... Asgjë nuk dihet. Presim gjersa radiot dhe televizorët e huaj të
hapin emisionet e lajmeve. A kanë zot këta njerëz?!... Zoti është përmbysur me
direktivë partie më 1967, përfundimisht. Njerëzit të mjeruar apo në një çast gëzimi
kthenin kokën nga qielli dhe diku vështronin. Diku. Po ku është ai? Ai jam unë, Zoti
jam unë Partia e Punës e Shqipërisë tha udhëheqja e Partisë së vetme të Shqipërisë.
Besoni tek unë qiellin dhe tokën I kam në dorë unë, tha Partia me Enver Hoxhën në
krye, ju vetëm besoni. E ardhmja e lumtur ju pret, “perspektiva të ndritura i çelën
vendit tonë nën udhëheqjen e Partisë e të shokut Enver”. Ja ku është perspektiva.
Vaporët u mbushën plot me fëmijë, me pleq, me rini, me gra që janë duke lindur.’’313
313Dy shembuj të plotë editorialesh: ‘‘’Rilindja Demokratike” na kërkon”-6 mars 1991“Tashmë
kur “Rilindja Demokratike” arriti në numrin e saj të 18-të, mund të themi me plot gojën se ajo është në
jetë, se ka një moshë, se ka një portret të saj në shtypin e Shqipërisë, se ka marrë udhët e ka shkuar tek
njerëzit në çdo qytet, në çdo fshat, në sa e sa familje, në librari e biblioteka. “Rilindja Demokratike”
pritet të dalë nga mijëra njerëz. Për “Rilindjen Demokratike” shumë e shumë njerëz e thyejnë natën dhe
në prag të mëngjesit zënë radhën pranë librarive ose dalin në rrugën e makinës për të pritur postën.
Eshtë nder për “Rilindjen” por është edhe djersë e “Rilindjes”. Nder njerëzve që e presin me dashuri e
interes gazetën. Por “Rilindja Demokratike” në këtë moshë të tetëmbëdhjetë numëron disa vështirësi si
dhe na kërkon ndihmë. Kërkon ndihmë nga njerëzit. Në radhë të parë gazetës “Rilindja Demokratike”
nuk i vjen mirë që njerëzit dalin që me natë e zënë radhën për të. Se u lodh njeriu me radhë: radhë për
mishinm radhë për vajgurin, radhë për pasaportë, radhë për vezët por edhe për gazetën. E kemi kërkuar
dhe vazhdojmë të përsërisim kërkesën tonë që shteti të na krijojë mundësitë për të shtuar tirazhin e
gazetës. Gazetës “Rilindja Demokratike” I vjen keq kur disa njerëz duke parë ngushtësinë e tirazhit e
shesin me çmim shumë më të shtrenjtë: gazeta nuk e do matrapazllëkun. Gazeta “Rilindja
Demokratike” është e shqetësuar se nuk po arrin të shkojë edhe tek të gjithë abonentët e saj Redaksia
ka qindra telegrame e telefonata nga gjithë vendi se nuk shkon gazeta atje ku duhet të shkojë. Kush e
pengon? Gazetën e presin njerëzit. Organet qeveritare që janë paguar e angazhuar për këtë duhet ta
ndihmojnë gazetën për ta çuar tek njerëzit. Nuk do gazeta që të mos shkojë atje ku është nisur.
Gjithashtu iu kërkon ndjesë të abonuarëve të saj për shkak se nuk ka arritur t’ju vejë disa numra pse e
kanë penguar. “Rilindja Demokratike’’ shpreson se kjo do të jetë e përkohshme./ Nga Frrok
Çupi(kryeredaktor i gazetës) “Njerëz pa zot”-9 mars 1991“Këta po ikin. Ca nga kufiri, ca me anije,
ca me ambasadat. Ikin njerëzit. Të frikësuar, të pashumëfrikë, me shpresë, të trishtuar, duke qarë, duke
qeshur se ja ikën më në fund. Të tjerë qajnë e rënkojnë këtu, presin, luten, shpresojnë…Ku ikin ata,
çfarë presin këta?... Asgjë nuk dihet. Presim gjersa radiot dhe televizorët e huaj të hapin emisionet e
lajmeve. A kanë zot këta njerëz?!... Zoti është përmbysur me direktivë partie më 1967, përfundimisht.
Njerëzit të mjeruar apo në një çast gëzimi kthenin kokën nga qielli dhe diku vështronin. Diku. Po ku
është ai? Ai jam unë, Zoti jam unë Partia e Punës e Shqipërisë tha udhëheqja e Partisë së vetme të
Shqipërisë. Besoni tek unë qiellin dhe tokën I kam në dorë unë, tha Partia me Enver Hoxhën në krye, ju
vetëm besoni. E ardhmja e lumtur ju prêt, “perspektiva të ndritura I çelën vendit tonë nën udhëheqjen e
Partisë e të shokut Enver”. Ja ku është perspektiva. Vaporët u mbushën plot me fëmijë, me pleq, me
rini, me gra që janë duke lindur. Kufijtë e Shqipërisë çahen sa në një vend në tjetrin dhe njerëzit nuk
pyesin para plumbit. Vërshojnë drejt ambasadave të “Vendeve borgjeze e revizionisye ku vuajnë
njerëzit për bukën e gojës”. Të gjithë për të siguruar jetën. Ku është tani Zoti që quhej Parti e Punës?
Nuk paska qenë kurrë Zot. Qeveria ku është? Në bankën qëndrore tri ditë rradhaz dhe nuk e pashë. Në
kufi nuk është parë. Në Vlorë sikurse njoftojnë shokët, nuk është parë. Qeveria që ka vulën e pushtetit
të popullit nuk e ka kurajon dhe as të drejtën të dali para popullit e t’I thotë rri këtu në vendin tënd,
jeto. Qeveria më duket se ka disa zyra, komo dhe një njri që I vjen përdore për të shkruar tekste
deklaratash ku thotë se “armiqtë e jashtëm e të brendshëm e shkaktojnë këtë braktisje” As qeveria nuk
është Zot I këtyre njerëzve. Ku është Zoti më I madh: nëna dhe babai? Ndalini fëmijët tuaj, ndaleni
këtë rini që të rrijë në tokën e vet të dashur nëna e baballarë!... Oh kujt I lutem atyre që nuk janë. Nuk
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 129 -
4.3.Karakteristikat e gazetës ‘’Koha Jonë’’
E përjavshmja ‘’Koha Jonë’’, edhe pse gazetë lokale e rrethit të Lezhës, shfaqet me
qëndrim më tipik, afër editorialit të mirëfilltë, ku autorët kryesorë Nikollë Lesi dhe
Aleksandër Frangaj kanë penë të mprehtë, me ide më të qarta dhe të shfaqura më
fuqishëm afër formës së qëndrimit. Editorialisti Alfred Lela do veçojë ‘’KJ’’-në e
kësaj periudhe, si një nga modelet më të forta të lëvrimit të editorialit në gjithë
tranzicionin 25-vjeçar. ‘’Ndoshta ‘’KJ’’ e mesit të viteve ’90. Megjithëse ata nuk e
quanin editorial. Duhet të kemi parasysh edhe një gjë tjetër: të ndajmë një qëndrim
editorial nga linçimet apo sharjet. Një gazetë serioze duhet patjetër të ketë qëndrimin
e vet nëpërmjet editorialit. Sigurisht varet nga linja që zgjedhin pronarët apo stafet,
por editoriali është ‘në modë’ le të themi.’’314
Figura 22. ''Koha Jonë'', 4 prill 1991
ka më nëna e baballarë. “Nëna është Partia”. Kështu kemi thënë gjysmë shekulli “Babanë ta
kundërshtojmë në mbledhje e me fletrrufe në sy të të gjithë botës”. E prishëm Perëndinë-familje. Tani
ku ta gjejmë, tani që njerëzit ikin? Ata nuk janë. Nuk janë në të gjitha kuptimet. “Çfarë prindi jam unë
që nuk kam bukë për fëmijën në shtëpi”, erdhi e na tha këto ditë një prind në redaksi. Ku është zoti-
fëmijë, zoti më I ndritur I botës njerëzore? Këta, më në fund këta mund ta mbajnë njeriun në mend,
Fëmijët kanë mbushur anijet e po ikin, janë ngjitur nëpër mure rë ambasadave dhe kërkojnë lumturi tej.
Ndonjërin e ka marrë edhe plumbi në rrugë, apo pranë shtëpisë, apo brenda në shtëpi. Ose fëmijët i
kemi emërtuar ndryshe: ca huliganë, ca të pabindur, ca edhe forca kundërshtare. Fëmijët nuk janë
mëZot. Zot është toka e njeriut, është toka dhe qielli I atdheut të vet. Aty, mes tyre, njeriu ka jetën dhe
vdekjen, ka atë pak pasuri dge arë hapësirë nga merr dritë dhe ajër. Ku e ka pasurinë e vet njeriu
shqiptar? Pasurinë se ka, pasuria është borgjeze, kemi thënë gjer tani, dhe nuk e duam. Pasurinë ia
dorëzuam shtetit, I dorëzuam tokën, bagëtinë, lumin, mineralin, pyllin, të gjitha. Ku janë tani këto?
Asnjëri nuk e di, Vetëm njerëzit e udhëheqjes, familjarët e Enverit pranuan të jenë të pasur. Njerëzit,
pikërisht pse u mungon çdo gjë, ndaj poi kin. Kush mundet të dalë para këtyre njerëzve dhe t’u thotë
sot që të qëndrojnë këtu, në vatrën e tyre? Ose t’u thotë shkoni në iks vend, atje ju pret kjo punë e ky
njeri dhe ardhshi shëndoshë? Asnjeri. Njerëzve u takon tani ta zgjedhin vetë Zotin. Zoti i vërtetë është i
pandryshueshëm, është Shqipëria. Ta bëjmë Zot Shqipërinë dhe ta dëgjojmë.” 314 Lela, Alfred, Intervistë 12 korrik 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 130 -
Gazeta nën cilësimin ‘’E pavarur’’ dilte një herë në javë, të premteve. Megjithëse
linja e saj editoriale në këtë vit është afër së djathtës, shpesh gazeta sulmon me
shkrimet e saj edhe deputetët demokratë.‘’Ne s’jemi vegël e PS-së dhe as e PD-së.
Duam të jemi vetëm vegël e së vërtetës’’, thuhej në një qëndrim të saj. Fillimisht, sipas
ish-gazetarit të ‘’Koha Jonë’’ dhe ish-kryeredaktorit të ‘’Panorama’’-s, Roland
Qafokut ka patur një ngatërrim të opinionit me faktin në këtë gazetë.‘’Te ‘’Koha
Jonë’’ në fillim po. Por pas vitit 1996 u sanksionua fiks që çdo ditë gazeta të kishte
editorialin e saj. Gavrosh Levonja ishte editorialist që gati shkruante çdo ditë. Pas
kësaj kohe nuk kishte editoriale si dikur, por mbi bazën e asaj që ndodhte, gazeta
kishte qëndrimin e saj. ‘’Koha Jonë’’ ishte e mirëfillitë edhe në këndvështrim të
ndikimit.’’315Nën emrin e saj në periudhën e parë të vitit 1991 shkruhej: ‘’Organ i
Komitetit të Partisë së Rrethit Lezhë’’ dhe më pas u vetëshpall ‘’E pavarur’’.
Qëndrimet e ‘’KJ’’-së janë krahasimisht më të fuqishme se ‘’Rilindja Demokratike’’,
edhe pse ‘’RD’’-ja ka ndikim më të fuqishëm në opinion për shkak të shpërndarjes.
‘’Koha Jonë’’ e kësaj periudhe të kujton atë të 1997-ës, redaksi zhvendosur 6
vite më pas në kryeqytet: një gazetë tipike qëndrimi. Te ‘’Koha Jonë’’ e kësaj
periudhe kemi një dallim edhe më të qartë mes kryeartikullit dhe qëndrimit. Ndryshe
nga ‘’Zëri i Popullit’’ dhe ‘’Rilindja Demokratike’’ ku kryeartikulli është i njëjtësuar
me qëndrimin, edhe pse ky shpesh propagandistik, te ‘’Koha Jonë’’, qëndrimi i Nikoll
Lesit dhe Aleksandër Frangajt vjen i veçuar qartë dhe më profesional duke përdorur
faktet dhe konkluzionet logjike, ndarë nga raportimi.
Figura 23. ''Koha Jonë'', 18 prill 1991
Po kështu si pozicionim në faqe qëndrimi zhvendoset djathtas më në qendër. Dallohet
që redaksia vihet në qendër të tematikave të qëndrimeve me tematikë më konkrete,
veç politikës: probleme të shtypshkronjës dhe botimit të gazetës, përforcuesit e
315Qafoku, Roland, Intervistë 28 qershor 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 131 -
kanaleve televizive në Lezhë, sulme ndaj autorëve të ‘’Rilindjes Demokratike’’,
mbrojtje e Frrok Çupit pas lëvizjes si kryeredaktor i RD-së, sulme ndaj gazetës
‘’Kombi’’ etj. Në shkrime, por edhe qëndrime përdoret më shpesh ironia si për
shembull: ‘’Jam komunist i mirë, prandaj e mbaj kokën lart’’. Megjithë dëshirën e
drejtuesve për të qenë më profesionalë, madje duke e publikuar programin dhe
qëllimin e punës së tyre, ata nuk mund t’i shpëtojnë propagandës lidhur me politikën.
Në 48 gazeta të monitoruara për vitin 1991, numri i editorialeve është 38.
Pozicionimi i tyre tipik është majtas-lart dhe djathtas-qendër. Editorialet i qëndrojnë
besnikë linjës së djathtë redaksionale. Shpesh kanë subjektivitet, por vihen re edhe
tendenca objektiviteti. Niveli i propagandës ndryshon, nuk është i njëjtë me atë të
gazetave të partive, por ende ekziston. Lidhur me propagandën, paraprakisht nga një
analizë përmbajtësore vihet re se është zbutur316.Pra, duke analizuar të dhënat vëmë re
se në gazetën ‘’Koha Jonë’’ përgjatë vitit 1991 mbizotërojnë editorialet politike, të
shkruara nga editorialistë që mbrojnë qartazi linjën e djathtë editoriale. Duhet thënë se
në këtë periudhë ulet ndjeshëm përdorimi i propagandës megjithatë duhet të
theksojmë se kemi shfaqje të editorialeve me propagandë dhe nxitje për veprim. Nëse
marrim në konsideratë editorialet për veprim (operativë), politiko-operativë dhe
propagandistikë, niveli shkon në rreth 43%.
Figura 24.Kategorizimi i editorialeve ‘’KJ’’ 1991
Siç e theksuam edhe më lart, qëndrimi në këtë gazetë përgjatë vitit 1991 nis e bëhet
më profesional se qëndrimet e dy gazetave të tjera: ‘’Zëri i Popullit’’ dhe ‘’Rilindja
Demokratike’’. Vihet re vënia në qendër të redaksisë për qëndrimet që mbahen.
Megjithatë nuk ka një dalje të plotë nga rrethi i propagandës.
316Në 48 gazeta të monitoruara, numri i editorialeve është 38. TOTALI: 6 Politiko-operativë, 18
Politikë, 9 Operativë, 1 Propagandistik, 4 Përgjithshëm. Autorët janë Nikollë Lesi, Aleksandër Frangaj,
Alfons Zeneli, Mirash Mirashi. Tematika e editorialit ka të bëjë me shtypin, sulmet, partitë politike,
problematikat lokaliste, zgjedhjet etj kurse temat jashtë editorialit kanë lidhje me deklarata, mbledhje
etj.
Propagandistikë
Operativë Tëpërgjithshë
m
Politikë Politiko-operativë
'Koha Jonë'' 1991 3% 24% 11% 47,36% 15,78%
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 132 -
Te qëndrimi i datës 7 qershor 1991: ’’Lexoni, përhapni dhe pajtohuni në gazetën
‘’Koha Jonë’’’ redaksia shkruan:“U bënë tre javë që kur gazeta lokale ‘’Koha Jonë’’
është bërë gazetë pluraliste, pra e pavarur nga të gjitha partitë dhe shoqatat politike.
Ajo është e hapur dhe demokratike për çdo lezhjan dhe të tjerë jashtë rrethit, që
sjellin probleme apo shkrime që i shërbejnë Lezhës dhe kombit tonë! Ndaj lexoni,
përhapni dhe pajtohuni në këtë gazetë pluraliste!’’Kurse në qëndrimin e datës 11 maj,
’’Programi i gazetës lokale ‘’Koha Jonë’’, Këshilli Botues i Gazetës Lokale ‘’Koha
Jonë’’ shkruan:‘’Gazeta lokale ‘’Koha Jonë’’ do të ketë si qëllim të saj kryesor
përpunimin e një opinioni të shëndoshë tek njerëzit për çdo gjë që lidhet me qytetin
dhe rrethin e Lezhës, duke qëndruar sa është e mundur jashtë vlerësimeve të
njëanshme partiake apo të interesave vetjake të grupeve dhe individëve…‘’Koha
Jonë’’ do të mbështetet në parimet e gazetarisë realiste duke mbajtur qëndrim kritik
ndaj çdo dukurie e fakti spekulativ që cënon liritë e të drejtat e individit, proceset
demokratizuese dhe zhvillimin e përparimin e rrethit…Gazeta nuk do të botojë
shkrime me karakter fashist, racist, luftënxitës antikombëtar a që nxisin urrejtjen
kombëtare ose shkrime që bëjnë thirrje për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues
në Republikën e Shqipërisë’’.
Figura 25. ''Koha Jonë'', 7 qershor 1991 dhe 11 maj 1991
4.4.Krahasimi i gazetave
Nga të dhënat e përpunuara nga monitorimi dhe intervistat cilësore deri më tani duket
se është e lehtë të dalim në një konkluzion krahasimor mes gazetës ‘’Zëri i Popullit’’,
‘’Rilindja Demokratike’’ dhe ‘’Koha Jonë’’ në periudhën e viteve 1990-1991.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 133 -
Së pari, ndryshimi kryesor është në linjat editoriale që mbajnë të trija gazetat.
‘’ZP’’-ja është e majtë, ‘’RD’’-ja dhe ‘’KJ’’-ja afër sëdjathtës. Editorialet e tyre
përfaqësojnë besnikërisht linjat redaksionale.
Së dyti, ‘’ZP’’-ja dhe ‘’RD’’-ja janë organe shtypi partiake, ato përfaqësojnë dy
partitë: Partinë e Punës së Shqipërisë dhe Partinë Demokratike. Kurse ‘’KJ’’-ja
pas shpalljes ‘’Organ i partisë Lezhë’’ u vetëshpall ‘’E Pavarur’’. Dy gazetat i
qëndrojnë besnike linjës së partisë, ndërsa ‘’Koha Jonë’’ ka një tjetër përqasje.
Ajo është sa afër sëdjathtës, aq edhe kritike me demokratët.
Së treti,variabli kryesor që është ekzistenca apo jo e nënllojit të editorialit
propagandues, tregon nivelin e lartë të propagandës dhe nxjerr se në këtë periudhë
te të trija gazetat ka një përdorim të thellë të saj. Te dy gazetat partiake më shumë
dhe te ‘’Koha Jonë’’ më pak. Këtu kemi edhe shfaqjen e një lloj tjetër qëndrimi, jo
atij partiak, por qëndrimit që peshon nga ai me objektivitet e profesional. Edhe pse
kemi prirjen e ‘’Koha Jonë’’ për të përdorur më pak propagandën, sërish ajo nuk i
shmanget dot krejtësisht.
Nga të dhënat rezulton se te ‘’ZP’’-ja në Janar-Dhjetor 1990 ka përdorim më të thellë
të editorialit propagandistik, përdorim që vjen duke u pakësuar në vitin 1991. Nëse do
të bëjmë një mbledhje të kategorisë propagandistikë të pastër me propagandistikë-
operativë, propagandistikë-politikë dhe propagandistikë-politikë-operativë, na
rezulton një numër prej 48 editorialë. Pra sërish kemi shprehje të fortë të propagandës,
edhe gjatë kësaj periudhe.Por ndryshe nga ‘’ZP’’-ja, edhe pse kemi përdorim të
propagandës te ‘’Rilindja Demokratike’’, sërish ajo shihet e përdorur ndryshe, në
nivel më të zbutur. Jo vetëm që kemi përdorim të editorialeve propagandistikë, por
vëmë re edhe nënlloje të tjera më të përdorura, si ata politikë. Pra mbizotërojnë
editorialet politike, të shkruara nga editorialistë të djathtë, të cilët kanë përdorur edhe
propagandën, po të marrim në konsideratë edhe të dhënënt e 16 editorialeve politiko-
propagandistikë. Nëse do të bëjmë një mbledhje të kategorisë propagandistikë të
pastër me propagandistikë-operativë, propagandistikë-politikë dhe propagandistikë-
politikë-operativë, na rezulton një numër prej 45 editorialësh, numër i
konsiderueshëm për të dalë në një konkluzion të qartë: Pra sërish kemi shprehje të
fortë të propagandës, edhe gjatë kësaj periudhe. Kurse te gazeta ‘’Koha Jonë’’
shohim një qëndrim më profesional, ku Nikoll Lesi dhe Aleksandër Frangaj priren të
përdorin faktet dhe të jenë më objektivë. Ata nuk hezitojnë as të sulmojnë linjën e
Partisë Demokratike, edhe pse janë me qëndrime kryesisht afër së djathtës. Sërish
kemi përdorim të propagandës, por konstatuar më shumë te editorialet politikë dhe
politikë-operativë, ku bëhet thirrje për veprim. Pra mbizotërojnë editorialet politike, të
shkruara nga editorialistë që mbrojnë qartazi linjën e djathtë editoriale. Duhet thënë se
në këtë periudhë ulet ndjeshëm përdorimi i propagandës megjithatë sërish kemi
shfaqje të editorialeve me propagandë dhe nxitje për veprim.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 134 -
Figura 26.Kategorizimi i editorialeve ‘’ZP’’, ‘’RD’’ dhe ‘’KJ’’ 1990-1991
Bazuar në të dhënat e mbledhura evidentohet se:
“Zëri i Popullit’’ dhe ‘’Rilindja Demokratike’’ janë organe partiake. Ato
përfaqësojnë PPSH-në dhe PD-në. Në to shfaqet hapur editoriali propagandistik, i
cili përdoret edhe te ‘’Koha Jonë’’.
Në gazeta nuk ka një ndarje të qartë mes raportimit dhe opinioneve, kryeartikullit
dhe editorialit.
Për qëndrimet përdoren shpesh deklarata e fjalime të Ramiz Alisë, Sali Berishës,
pra udhëheqësve të partive.
Editorialet i shkruajnë edhe autorë të deklaruar të majtë apo të djathtë, ose në
rastet kur nuk janë deklaruar, u njihen mirë pikëpamjet e tyre.
Fakti dhe ngjarjet reale janë përdorur pak, duke përdorur në të shumtën e rasteve
hamendësimet dhe opinionet vetjake.
Qëndrimet e gazetave, editoriale për kohën, janë kryesisht propagandistikë.
Gjuha dhe toni i artikujve janë propagandistike.
Duke qenë se janë evidentuar elementët e mësipërm në tri gazetat e kohës, vërtetojmë
hipotezën se: Editoriali në periudhën e transformimeve të mëdha, nga diktatura
në demokraci është propagandistik dhe ngatërrohet thellësisht me llojet e tjera
siç ështëkryeartikulli.
Propagandistikë
Operativë
Propagandistiko-Operativ
ë
Propagandistiko-Politikë
Politikë Politiko-Operativ
ë
Politiko-Propagandistikë-Operativ
ë
'ZP'' 1990 41,86% 23,25% 12,40% 10,07% 7,75% 3,87% 0,77%
'ZP'' 1991 16,94% 16,94% 30,50% 27,11% 1,69% 0% 6,77%
'RD'' 1991 18,39% 2,29% 11,49% 18,39% 24,13% 21,83% 3,44%
'KJ'' 1991 3% 24% 0% 0% 47% 16% 11%
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 135 -
V.PERIUDHA E PËRMBYSJEVE POLITIKE
Viti 1997 qe një pikë kthese historike dhe politike për shqiptarët. I karakterizuar nga
trazira, në limitet e një lufte civile, muaji mars shënon atë që quhet ‘’pika e vlimit’’,
pas rënies së skemave piramidale. Shqiptarët që kishin hedhur para në të gjitha firmat
ishin të zhgënjyer me humbjet kolosale, qeveria nuk i kishte ndaluar ‘’fajdet’’ siç
quheshin në gjuhën popullore, madje vetë ish-presidenti Sali Berisha kishte deklaruar
se paratë që qarkullonin në to, ishin të pastra. Të gjendur në këtë situatë, para
shpërthimit të madh dhe rrëzimit të qeverisë deri në krijimin e një qeverie teknike të
stabilitetit, shtypi po luante gjithnjë e më shumë një rol të jashtëzakonshëm në
opinionin publik. Dhe gazeta më e fuqishme dhe më me ndikim në këtë periudhë ishte
‘’Koha Jonë’’. Një lloj ‘’institucioni’’, një hapësirë vërtetësie për lexuesit e saj, një
mundësi për të shprehur pakënaqësinë mbarëpopullore dhe nga ana tjetër një lloj
‘’kontrollori’’ i pushtetit të Berishës. Gjatë këtij viti linja editoriale e gazetës ‘’Koha
Jonë’’ ishte afër së majtës, kundër pushtetit. Por ndryshe nga ç’kemi parë në
periudhën e përmbysjeve të mëdha, nuk bëhet fjalë për një gazetë partiake si ‘’Zëri i
Popullit’’ që ishte zëri i PPSH-së kundër demokratëve apo për një të ngjashme si
‘’RD’’ kundër të majtëve.‘’Koha Jonë’’ prirej të ishte e pavarur, nuanca që i kishte
shfaqur që në vitin 1991. Por viti 1997 qe periudha ideale për fuqizimin e gazetës,
shkëlqim i cili nuk u kthye kurrë te gazeta, edhe pse botohet ende. Në këtë vit tirazhi i
saj shkonte mesatarisht 60 mijë kopje në ditë, së paku sipas shifrave të publikuara nga
redaksia. Me në krye botuesin Nikoll Lesin dhe me pena të mprehta si Ben Blushi, në
vitet më pas deputet, Fatos Lubonja, Skënder Minxhozi, Gavrosh Lëvonja, Frrok
Çupi, Blendi Fevziu, Alfred Peza, Andi Bejtja, Mentor Kikia etj, gazeta pati ndikim të
fuqishëm në opinionin publik.
Gjatë kësaj periudhe të shtypit shqiptar identifikohet gjithnjë e më fort
qëndrimi në gazetë. Hiqet dorë nga ngatërrimi me llojet e tjera të artikujve, si
kryeartikulli, madje pozicionohen fare qartë në një vend të përhershëm qëndrimet e
redaksisë dhe tëautorëve përzgjedhur nga redaksia. Kemi kështu fuqizimin e
editorialit dhe intensifikimin e përdorimit të tij nga gazeta ‘’Koha Jonë’’. Një lloj
katalizatori i përçimit të mesazhit të redaksisë te lexuesi që çdo ditë e më shumë lidhej
me gazetën. Editorialet dhe opinionet ishin çdo ditë e më shumë pika kyçe e gjithë
gazetës. Nikoll Lesi, pronar i gazetës rrëfen situatën e gazetës në librin e tij
‘’Kështjella e medias’’. Ai përmend gjithë gazetarët dhe rolin e tyre si dhe kushtet e
vështira me të cilat punonin.‘’Edhe redaksia jonë gjithashtu ishte në gatishmëri, por
në terren e kudo për të qenë të saktë e të parët në çdo gjë. Ben Blushi ishte truri i
gazetës. Gazetarët e Tiranës si Martin Leka, Jonila Godole, Enton Abilekaj, Andi
Bejtja, Skender Minxhozi, Alfred Peza, Emin Barçi, Zamir Dule, Henri Çili, Arban
Hasani, Mimoza Dervishi, Zamir Alushi, Vladimir Prela, Ilir Gjoni, Bardhi Sejdarasi,
Milto Baka, Roland Zili, Ilir Babaramo, Gezim Ashimi e një numër i madh
korrespodentësh të punësuar apo bashkëpunëtorë, shkruanin dhe rendnin papërtim
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 136 -
për të saktësuar gjithçka. Rradha e artikujve në tavolinën e kryeredaktorit ishte sa për
të nxjerrë dy gazeta në ditë. Ishte një situatë e jashtëzakonshme e ku asnjëri nuk
ankohej për orarin e gjatë në punë. Dikush sillte një lajm, një tjetër intervistë, koment,
lajm prapë, informacion; ishte si një koshere bletësh, si një udhëkryq i zhurmshëm, ku
konvergonin fijet nervore të një shoqërie që po kalonte në kolaps të plotë.’’317Roland
Qafoku, ish-gazetar i gazetës ‘’Koha Jonë’’ dhe kryeredaktor më pas i disa gazetave
të rëndësishme, e përshkruan me dy fjali mënyrën se si ndihej editorialshkruesi që
vihej për të krijuar për gazetën.‘’…kur një gazetar i stafit shkruante editorialin e
numrit të ditës ishte si të shkruaje për ‘’New York Times’’. Ishte ngjarje e madhe të
shkruaje qëndrimin e gazetës në faqen e parë.’’ 318 Edhe Qafoku ka të njëjtin
konstatim se te ‘’Koha Jonë’’ editoriali është përdorur në formën më klasike, me një
sektor specifik të editorialeve. Qafoku thekson se editorialet e gazetës arritën të
trondisin qeverinë.‘’Editorialin në formën më klasike e ka përdorur “Koha Jonë”.
Madje është e vetmja ose e para gazetë që kishte sektor të editorialeve dhe që
funksiononte mirëfilli si e tillë. Mund të mos ishte dakord ose jo me gazetën “Koha
Jonë”, por editoriali i saj dhe qëndrimet e saj kundër pushtetit dhe qeverisë mbeten
klasike edhe sot. Është historike për median shqiptare që editorialet e saj kanë
tronditur qeverinë. Sot kjo ngjan qesharake. A e imagjinoni që një editorial ‘’x’’ në
gazetën ‘’y’’ të trondisë qeverinë Rama? ‘’Haha’’ do bënin të gjithë.”319
Në këtë kapitull, fokusuar vetëm te gazeta ‘’Koha Jonë’’ do të vërtetojmë hipotezën e
dytë:
Në periudhën e përmbysjeve politike, editoriali është politik. Ka ngatërrim
të fakteve me opinionin. Editorialet janë më shumë opinione, se qëndrime bazuar
mbi faktet.
5.1. Komunikimi politik nëpërmjet editorialit në gazetën ‘’Koha Jonë’’
Gazeta ‘’Koha Jonë’’, ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e shtypit shqiptar
në Shqipëri. Kjo gazetë, 6 vjet më vonë pas themelimit pati një rol të
pazëvendësueshëm për lexuesin shqiptar, duke u bërë paraprijëse por edhe nxitëse e
zhvillimeve politike në Shqipëri. Me një rol jo krejtësisht të paanshëm, gazeta u bë
palë me publikun, të cilin e mendonte të afërt me politikën editoriale që kishte, duke
kundërshtuar fuqishëm partinë që sundonte sistemin politik të kohës. Zhvillimet nuk
po dukeshin krejt të qeta për Shqipërinë e vitit ‘97. ‘’Koha Jonë’’ po paralajmëronte
zhvillime aspak të mira për vendin, që në fakt rezultuan me trazira e përplasje me
317 Lesi, Nikollë, ‘’Kështjella e Medias’’ (Internet, pjesë të publikuara nga autori) 318Qafoku, Roland, Intervistë 28 qershor 2016. 319Qafoku, Roland, Intervistë 28 qershor 2016
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 137 -
armë, skemat piramidale po binin320, depot e armatimeve në gjithë vendin po hapeshin
dhe sigurisht që ‘’Koha Jonë’, e vetmja gazetë me ndikim në opinionin publik pasi
informonte lexuesin, po lobonte fort në largimin e qeverisë.‘’Koha Jonë’’ po luante
një rol opozitar, jo vetëm kritik e të paanshëm, duke marrë herë pas here rolin e një
‘’partie politike’’. Tranzicioni në Shqipëri dukej se nuk po përfundonte, madje po
shfaqte tregues të hapave pas në këtë proces që prekën të gjitha vendet
postkomuniste321.
Figura 27. Faqet e para të gazetës 1997, editoriali i pozicionuar majtas
Kështu ‘’Koha Jonë’’ e vitit 1997 kryente komunikim politik nëpërmjet editorialit,
pasi reklama dhe PR-i politik nuk ishte zhvilluar plotësisht. McNair e cilëson
editorialin si ‘’zërin publik të gazetave’’ me të cilin krenohen.‘’Mediat dhe në veçanti
mediat e shkruara janë të rëndësishme në procesin politik në mënyrë më direkte.
Ndonëse analistët mund të diskutojnë rreth anësive të reportazhit, të gjitha gazetat
krenohen me ‘’zërin e tyre publik’’-editorialet, ku ata artikulojnë opinionet politike.
320 Shënim: Fondacionet ku shqiptarët hidhnin kursimet e tyre në para për të marrë trefishin e tyre,
brenda 3 muajsh. 321 Shih ibid 14 ff.47-77 .
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 138 -
Shpesh këto prezantohen si ‘’zëri i lexuesve’’ dhe u drejtohen politik-bërësve. Në
mënyrë alternative ato mund të hartohen si zëri i qetë, autoritar i kryeredaktorit, duke
e parë skenën politike nga njëfarë distance. Në të dyja rastet editoriali nënkupton një
ndërhyrje politike dhe shpesh lexohet si i tillë nga një qeveri ose një parti…Editoriali
kërkon të artikulojë atë që botuesit e gazetës besojnë se është zëri kolektiv i lexuesve
të saj” 322 .‘’Koha Jonë’’ kapi majat e ndikimit para trazirave të ‘97. Editorialet
shkruheshin në dy forma, ose të firmosur në fund ‘’Koha Jonë’’, që tregonte se ishin
krijuar nga redaksia e gazetës, ose në formën tjetër me emrin e autorëve323 si Vladimir
Prela, Frrok Çupi, Skënder Minxhozi, Blendi Fevziu, Martin Leka etj. Edhe në rastin
kur artikujt shoqëroheshin me emra autorësh, ata ishin pozicionuar gjithnjë në të
njëjtën hapësirë të gazetës.Gazeta e kësaj periudhe ishte 24 faqe, shpallur e pavarur,
dilte çdo ditë përveç të hënës. Ishte një format më i vogël në përmasa se ‘’Rilindja
Demokratike’’ dhe “Zëri i Popullit’’. Shkrimet publikoheshin në radhën: Kryeartikull
me Titull, Nëntitull, Mbititull, foto e madhe zhvendosur djathtas. Editoriali publikohej
me titullin në bold majtas dhe i firmosur ‘’K.J’’ në fund ose me emra autorësh. Kishte
tituj më të vegjël në pjesën fundore të faqes së parë324.
Gjatë muajit shkurt 1997 editorialet325 ishin thuajse të përditshme dhe ishin të
gjithë të lidhur me zhvillimet politike në vend dhe me sulmet që u bëheshin
gazetarëve. Pozicioni i fuqishëm i ‘’Koha Jonë’’ në treg ishte falë qëndrimit të saj
politik, ashtu siç e konstatojnë edhe studiuesit Hamit Boriçi dhe Mark Marku326 .
Pikërisht në këtë periudhë ‘’Koha Jonë’’ forcon ‘’luftën’’, si një opozitë e vërtetë,
nëpërmjet rolit të saj, që ia kishte lejuar vetes, ndryshe nga çfarë ndodh me një media
të zakonshme.327“KJ”-ja pati luksin të sillej në këtë formë, për shkak të zhvillimeve
322 McNair, Brian, Hyrje në komunikimin politik, Tiranë, UET Press, 2009, ff.66, 83-84. 323 Boriçi, Hamit Gazetaria 2. Probleme të mjeshtërisë dhe format e pasqyrimit publicistik, Tiranë,
Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 2004, f.207. 324 Rubrika të tjera ishin: Speciale, Politikë(2 fq.), Ekonomi (2fq.), Reklamë (5fq.), Kronikë (2fq), Të
jashtme(2fq). Kulturë(3fq.), Histori (1fq), Sport (2fq), Fjalëkryq (1fq). 325 Mes titujve kryesorë të editorialeve veçojmë: “Piramidat e harruara”, “Sa para kanë fondacionet”,
“Koha Jonë” në burg”, “Deri në qindarkën e fundit…”, “Millosheviçi dorëzohet, Berisha ende jo”,
“Tani koha për politikë” Vladimir Prela, “Pse nuk po çahet blloku?” Frrok Çupi, “Mbroni gazetarët nga
shteti”, “2 prilli i PD-së” “Vrasjet-tragjedia duhej të evitohej” Skënder Minxhozi, “Doktor, ky është
fundi!” ‘Aleksandri i ‘vogël’ kërkon luftë” Frrok Çupi, “Qeveri jashtë globit” Frrok Çupi, “Presidenti,
asgjë të re për të thënë” Skënder Minxhozi, “PD-ja e rrethuar” Vladimir Prela, “Dialogu i Pamundur”
Skënder Minxhozi “20 shkurti na gjeti në rrugë” Blendi Fevziu, “Ultimatumi Evropian” Skënder
Minxhozi, ‘VEFA dhe politika shqiptare” dhe “Zonat e lira nuk zgjedhin Berishën” Martin Leka etj. 326 Hamit, Boriçi/ Mark Marku, Histori e shtypit shqiptar. Nga fillimet deri në ditët tona, Tiranë,
Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 2010, f.270. 327 Shënim:“Pas marsit të vitit 1992 “Koha Jonë” u bë gazeta kryesore në vend dhe fitoi autoritet publik
pasi mori përsipër t’i bënte oponencë të fortë qeverisë demokratike të Sali Berishës, që sapo kish dalë
nga zgjedhjet e 22 marsit 1992. Në fillim gazeta u bë e njohur nëpërmjet shkrimeve të kundërshtarëve
politikë të presidentit Berisha të larguar nga Partia Demokratike, duke denoncuar prirjet autoritare të
drejtimit të partisë nga ana e Berishës. Natyrisht krijimi I një hapësire të tillë përkundërshtarët e
Berishës e ligjëroi atë siopozitë epushtetit dhe ky pozicion ishte aq domethënës, sa në opinion
mendohej që opozita e vërtetë e pushtetit ishte gazeta ‘Koha Jonë” dhe jo Partia Socialiste, forca
kryesore politike opozitare e Parlamentit Shqiptar. Shumë shpejt në sajë të këtij pozicioni, gazeta
mblodhi rreth vetes personalitetet kryesore publike të majtë të vendit, të cilët filluan t’i botonin
shkrimet dhe artikujt e tyre tek “Koha Jonë”. “Nga ana e saj “Koha Jonë” ishte rrallë herë profesionale
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 139 -
që po ndodhnin në vend, ku kishte shumë ngjarje për t’u raportuar, pak konkurrencë, e
shumë momente për të qenë kritike. ‘’Fronti ballor i luftës’’ qenë
editorialet.328Editoriali ishte i qartë. Pozicionuar gjithnjë majtas në faqen e parë329, me
të njëjtën gjatësi thuajse një-kollonësh dhe kryesisht politik.
Artan Fuga e klasifikon gazetën si të pavarur me natyrë politike dhe gazetë e
‘’shanseve të barabarta’’330. Siç e shpjegon edhe Hamit Boriçi përmbajtja e editorialit
shpreh karakterin relativ të pavarësisë së gazetës331 . Editorialet në gazetën ‘’Koha
Jonë’’ të kësaj periudhe mund të konsiderohen fare mirë politikë. 332Duke e lidhur me
faktin e suksesit të shitjes së gazetës, kur tirazhet e ditëve të sotme të gazetave
kryesore të përditshme në Shqipëri së bashku nuk i kalojnë 30 mijë kopje, duket se ka
një lidhje të fortë mes mesazhit politik të përçuar përmes editorialit te lexuesi dhe
sjelljes së tij ndaj këtij mesazhi. Lexuesi vazhdonte të mbante të njëjtën sjellje për një
kohë të gjatë me gazetën. Botuesi dhe të besuarit e tij për shkrimin e editorialeve
vazhdonin të shkruanin për lexuesit, duke u sjellë analizë të fakteve e të dukurive të
realitetit, përmes shpjegimit, vlerësimit e qëndrimit që mbahet për ta: përmes
argumentimit të tezave333. Për rrjedhim siç do ta përcaktonte Boriçi, ‘’... editoriali
ndikon shumë në krijimin e një opinioni të caktuar publik, në lëvizjen, zhvillimin e
mendimit dhe të veprimit shoqëror’’ 334
Editorialet e ‘’KJ’’-së ishin kundër partisë që ishte në pushtet dhe liderit të saj,
Berisha. Ato kishin lidhje ideore me kryeartikujt, të cilët shpjegonin situatën ku
ndodhej vendi. Shpesh shihej se kryeartikulli ishte i ndarë nga editoriali, ashtu si
kishte raste që ishin vazhdim i njëri-tjetrit335. Titujt e kryeartikujve përveç notave
në akuzat ndaj qeverisë dhe në shumicën e rasteve edhe abuzive. Kulmin e vet ajo e pati gjatë viteve
1996-1997 për shkak të ndikimit të madh që kishte në publik, sidomos në ato shtresa të popullsisë që
ishin të orientuara politikisht nga e Majta”, Hamit, Boriçi/ Mark Marku, Histori e shtypit shqiptar.
Nga fillimet deri në ditët tona, Tiranë, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 2010, ff.274-275. 328 Shenim: Editoriali karakterizohet si -një artikull gazetaresk-shkrimi kryesor i gazetës së ditës apo i
revistës së një numri të caktuar-që shkruhet- nga botuesi (editori), nga titullari i gazetës ose me
orientim, me leje e miratim të tyre, që shpreh një qëndrim, përhap (propagandon) një opinion të caktuar
për një prej ccështjeve të rëndësishme të ditës. Si artikull gazetaresk, afron me kryeartikullin, por është
tjetër soj. Autorësia si e drejtë e patjetërsueshme është e botuesit, është veccori e editorialit. Realisht
editorialin e ideon botuesi, ai që e financon (subvencionon) gazetën apo e ka licencën, por e shkruan
një prej gazetarëve të stafit drejtues’’, Boriçi, Hamit, Gazetaria 2. Probleme të mjeshtërisë dhe format e
pasqyrimit publicistik, Tiranë, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 2004, f.206.
329 Boriçi, Hamit,Gazetaria 2. Probleme të mjeshtërisë dhe format e pasqyrimit publicistik, Tiranë,
Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 2004, f.209.
330 Fuga, Artan, Media, politika, shoqëria (1990-2000). Ikja nga kompleksi i Rozafës, Tiranë, Botimet
Dudaj, 2008, f. 89, f.141.
331 Shih ibid 230 f. 206.
332Po aty f.209.
333 Po aty f.207.
334 Po aty f.208
335 Disa tituj kryeartikujsh ishin: “Vetëm 60% për Popullin/VEFA, Kamberi, Silva dhe Cenaj ulin
interesat në 3%. Qeveria cakton kriteret për dhënien e parave të Popullit. Xhaferri 170mln dollarë për
1.2 milionë mandate”, “Gjallica vdes. Xhaferri 52%/ Qeveria premton vetëm 52% për 210 mijë klientët
e Xhaferrit/Sali Berisha shpall falimentin e Gjallicës. Arrestohet Fitim Gërxhalliu. Ushtria pushton
Vlorën”, “Nesër:Tirana në miting/40 mijë vlonjatë ngrenë flamurin kundër Berishës/Opozita thërret
banorët e kryeqytetit në sheshin “Skënderbej” në ora 12”, “Vlora:Berisha në det/Vetëm 4 mijë
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 140 -
reale të përshkrimit të asaj qëndodhte kishin edhe dimensionin figurativ. Kryeartikujt
që e konfirmojnë janë ato të datës 12 dhe 13 shkurt: “Meksi ‘mbytet” në Vlorë” dhe
“Doktor, shko tek Doktori”. Shembuj të tjerë janë:“ Shqiponjës i bien pendët/11
deputetë anglezë kërkojnë hetim për Berishën/Shtypi anglez etiketon si gangster
qeverinë shqiptare. “Shqiponja” e PD armë dhe drogë”336 “Me presh në shesh” 337
“Zilja:Këmbanat e Meksit”,338 “Lushnja fishkëllen Berishën”339 “Berisha “zgjidhet”
nga zinxhirët”, “Evropë: Shqipëri në gropë”, “Berisha Nr.1:Të hënën bëhet nr.2” etj.
Nga monitorimi në periudhën 1 shkurt-2 mars të vitit 1997, rezultoi se
editorialët ishin të përditshëm, vendosur në pozicionin majtas sipër, kryesisht me
autorë. Tabela më poshtë tregon detajet se si përditë ka qëndrim: në 24 gazeta të
monitoruara janë evidentuar 24 editoriale. Të shkruara nga autorët janë 15
editoriale340. Nga monitorimi i detajuar rezultoi se raporti mes editorialeve me autorë
dhe pa autorë është 15 me 9 në thuajse një muaj, pra në limitin e thuajse dyfishit për
ata me autorë. Tabela tregon se nga 24 editorialë të evidentuar, 100% e tyre janë
politikë.
Figura 28.Kategorizimi i editorialeve. ‘’Koha Jonë’’ Shkurt-Mars 1997
‘’KOHA JONË’’ 1 SHKURT-2 MARS 1997
Nr. i
gazetave
Nr. total i
editorialeve
Editoriale
politike
Pozicioni/majtas-
siper
Me
autorë
Pa
autorë
24 24 24 24 15 9
Titujt e editorialeve janë të shkurtër, si: “Piramidat e harruara”, “Koha Jonë” në
burg”, “Tani koha për politikë”, “Pse nuk po çahet blloku?”, “Mbroni gazetarët nga
shteti”, “2 Prilli i PD-së”, “Doktor, ky është fundi!”, “Qeveria jashtë globit”, “Ruaj
paqen o shtet” etj. Ata trajtojnë problemet politike. Fjalitë janë goditëse dhe me
kreditorë marrin paratë e Popullit dhe Xhaferrit/30 mijë vlonjatë protestojnë gjatë gjithë dotës.Policia
qëllon me armë 20 të plagosur”, “Sot Tirana si Vlora”, “Tirana shtyp Tiranën/Kastriot Islami rrihet
barbarisht. Nano:Të vazhdojnë protestat/ Mijëra policë dhe Shikas bllokojnë dhe rrahin mijëra
protestues. Opozita në qeli”, “Meksi:Gati për luftë civile/Ditari i Kadrisë.Gjallica, edhe 100 mijë USD
të tjera për PD/Deklaratë e papërgjegjshme e kryeministrit.Opozita I shkruan ambasadave”, “VEFA,
piramida po shembet”. “SHBA:Duhen zgjedhje të reja”, “Shkodra në Vlorë.50 mijë në shesh.
Presidenti me helicopter në Gjirokastër.Tepelena bllokon truprojat.Gjimnazistët e Tiranës në rrugë”,
“Vlora mbytet në gjak/Mbrëmë SHIK-u ndërhyn për të rrëmbyer studentët e urisë’’ etj.Në një rast
editoriali së bashku me kryeartikullin ishte firmosur K.J: “Europë:Shqipëri në gropë/ studentët e
Tiranës bojkotojnë mësimin. Forumi: Jo mandatit Nr.2 të Berishës/ MI: BE tëriqet nga kërkesa për
zgjedhje të reja. Apel për dialog. Në pikëpyetje ndihmat”. 336 “Koha Jonë’’, 15 shkurt 1997 337 “Koha Jonë’’, 16 shkurt 1997 338 “Koha Jonë’’, 18 shkurt 1997 339 “Koha Jonë’’, 19 shkurt 1997 340 Autorët janë Frrok Çupi, Vladimir Prela, Skënder Minxhozi, Martin Leka, Blendi Fevziu etj.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 141 -
figuracion. Te editoriali: ”2 Prilli i PD-së” shkruhet se regjimi i Berishës i ka lyer
duart me gjak:“…Pavarësisht nga rrethanat, regjimi i Berishës, ka lyer duart me
gjak. Viktimat e ditës së djeshme, mund të quhen viktima të dyfishta të pushtetit, i cili
një herë u grabiti kursimet dhe më pas jetën”341. Kurse te editoriali i datës 13 shkurt i
bëhet thirrje Berishës që të reflektojë se po ‘’i vjen fundi. “…Qëndrimi në këmbë i një
qeverie me një bilanc të tillë mbi shpinë i jep të drejtën morale opozitës të kërkojë
hapjen e kartelave mjekësore të atyre që drejtojnë tani partinë në pushtet, përfshirë
presidentin dhe kryeministrin. Zëra brenda PD kanë deklaruar së fundi se Berisha
mund të ketë probleme shëndetësore”342.Madje në një editorial tjetër të Frrok Çupit
shkruhet edhe se:‘’…qeveria Berisha është neveritur’’:“Ku qëndron kjo qeveri? Në
mbarë globin tani u mbyll cikli i diskretitimit dhe braktisjes. Edhe në vendin e vet
Shqipëri, qeveria Berisha është neveritur”343. ‘’Koha Jonë’’ i drejtohet drejtpërdrejtë
shtetit, duke i thënë që të ndalë dorën dhe të ftohë mendjen, duke e cilësuar një
‘’makinë të hekurt që përpin jetë njerëzish. Një rast që tregon se gazeta nuk po luante
një rol vetëm mediatik, por edhe përfaqësonte shqiptarët e revoltuar, një rol të një
partie opozitare. “..T’i lutemi shtetit, kësaj makine të hekurt që për një sekondë përpin
jetë njerëzish: Ndal dorën dhe ftoh mendjen…O shtet, rri në anën e paqes dhe me kaq
është e sigurtë se gjaku ndalet”344. Autorët e editorialeve kanë përdorur kryesisht ton
të ashpër.
Nga analiza gjatë 1997-ës, shfaqen disa veçori:
Editoriali në gazetën ‘’Koha Jonë’’ karakterizohet në periudhën shkurt-mars nga
tematikë politike, e lidhur me zhvillimet në vend. Nëpërmjet tij kërkohet që te
lexuesi të shkojnë mesazhet e qarta: Ndryshim lidershipi.
Nëpërmjet editorialit kryhet komunikim politik, ku “Koha Jonë’’ ka marrë rolin e
një partie opozitare. Lidershipi u ndërrua në Shqipëri dhe ‘’Koha Jonë’’ ka
ndikuar te publiku.
Numri i editorialeve me autorëështë më i madh se numri i atyre pa autorë në
raportin: 62.5% me 37.5%.
Editoriali shënon ‘’frontin e luftës’’, duke qenë në sintezë të plotë me kryeartikujt,
por me një mesazh më të fuqishëm.
341 ‘’Koha Jonë’’, 11 shkurt 1997. 342“Koha Jonë’, 13 Shkurt: “Doktor, ky është fundi!”, Skënder Minxhozi. 343“Koha Jonë’’, 15 shkurt: “Qeveria jashtë globit”, Frrok Cupi. 344 ‘’Koha Jonë’’, Editorial: “Ruaj paqen o shtet” Frrok Cupi.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 142 -
5.2.Karakteristikat e gazetës “Koha Jonë’’
Në përgjithësi te ‘’KJ’’-ja kemi një dalje nga propaganda e gazetave partiake si ‘’Zëri
i Popullit’’ dhe ‘’Rilindja Demokratikes’’. Qëndrimi bëhet më profesional, relativisht
më shumë se i dy gazetave partiake. Editoriali nis dhe kristalizohet në formë, pozicion
dhe ide. Kemi kryesisht editorial politik, shoqëruar më shartime të tjera të tij, ku
autorët japin edhe udhëzime për lexuesit. Editoriali synon të mos ngatërrohet me
kryeartikullin, duke ruajtur fytyrën e tij dhe publikohet thuajse çdo ditë, me ndonjë
përjashtim, në të majtë, poshtë titullit kryesor. Editorialet firmosen në fund ‘’Koha
Jonë’’, por edhe kur shkruhen nga autorë, ata përfaqësojnë linjën editoriale të gazetës:
afër së majtës.Titujt janë të shkurtër, vihen re nota moraliste dhe editoriali është
kryesisht njëkolonësh. Lufta ndaj Berishës sa vjen dhe bëhet‘’personale’’. Ish-
presidenti dhe ish-kryeministri simbolizohet me diktatorin, përdoret përemri ‘’Ai’’,
madje bëhen thirrje të tipit ‘’Ndalini dorën këtij njeriu!’’. Edhe grevën e Pjetër
Arbnorit, drejtuesit e gazetës e shohin me dyshim. Pas krijimit të koalicionit të ri me
forca të majta, të djathta dhe të qendrës, gazeta mban sërish qëndrim kritik dhe
dyshues, duke shprehur hapur pikëpyetjen nëse do ia arrijë të funksionojë. Në një fazë
të mëvonshme, në periudhën e dytë të vitit ‘97, drejtuesit e gazetës janë kritikë edhe
ndaj Partisë Socialiste. Linja editoriale e gazetës nis dhe ndryshon, madje në njërin
prej qëndrimeve të tyre sulmojnë edhe Fatos Nanon, mjafton të përmendim qëndrimin
e Nikoll Lesit: ‘’Nano si Berisha, sulmon ‘’KJ’’.
Kemi raste shprehje të propagandës, të paktëpor tëndërfutur në tematikat
politike dhe tëkamufluar mirë. Linja redaksionale e gazetës ‘’Koha Jonë’’ në vitin
1997 ështëafër së majtës megjithatë Aleksandër Çipa ka mendimin se qëndrimi i
gazetës në vite, në përgjithësi ka qenë i lëvizshëm, pasi përcaktohet nga
‘’marrëdhëniet dhe marrëveshjet ditore që krijonte botuesi i saj, Nikoll Lesi’’. Çipa
rrëfen se pronarët e gazetave në Shqipëri nuk i karakterizon konsistenca dhe si
shembull përveç botuesit Lesi merr edhe Mero Bazen dhe Ylli Rakipin te gazetave të
mëvonshme.‘’Më të përcaktuar e kishte ‘’Shqip’’-i, që ishte një gazetë centriste,
kritike ndaj opozitës, oponenciale. Ndërsa te ‘’Tema’’, ‘’Albania’’, ‘’Koha Jonë’’
qëndrimi ishte i lëvizshëm, sepse përcaktohej nga marrëdhëniet dhe marrëveshjet
ditore që sendërtonte botuesi. Në rastin konkret Nikolla, Meroja, apo edhe Ylli Rakipi
dhe e dini që ata nuk janë njerëz që i karakterizon konsistenca.’’345Raportin me
botuesin Lesi, Çipa e shtjellon më tej, duke treguar detaje nga puna në redaksi. Çipa
tregon se si vendosej për editorialin e ditës dhe kush do ta shkruante.‘’Editoriali në
shumicën e gazetave ku kam punuar unë, që ka qenë një vendimarrje politike
redaksionale, ka qenë i sugjeruar, së pari për linjën dhe qëndrimin politik që duhet të
mbajë editorialisti. Qoftë ky editorialist si shef redaksie, apo kryeredaktor.
Personalisht përgjithësisht i kam evituar, në mos autorësinë, praktikën e editorialeve
të porositura. Edhe kur më thoshte Nikolla, me të cilin kisha një partneritet më shumë
345Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 143 -
miqësor, e shkruaja por e lija pa emër. Dhe e dyta, ose ia delegoja dikujt nga
redaksia. Në atë periudhë ka qenë i famshëm Gavrosh Levonja, i cili mund ta
ndryshonte shkrimin brenda 20 minuta, në varësi të porosisë së Nikollës. Dhe bazohej
natyrisht mbi realitetin, ngjarjen kryesore të ditës. Mirëpo kuptohet që kjo linjë
politike përcaktohej në varësi të dëshirës, komunikimit apo flirteve politike që
realizonte Nikolla’’346 . Çipa ka evidentuar te Lesi protagonizëm për të sugjeruar
qëndrim politik dhe ai tregon për këtë studim edhe rrugët se si ka deleguar përgjegjësi
te kolegët në raste të caktuara.‘’Më duhet ta them që raporti me pronarin më të
rëndësishëm të medias ku kam punuar unë dhe ku kam kaluar karrierën, njëkohësisht
nuk ishte i tillë po ishte miku im shumë i ngushtë dhe i shtrenjtë Nikoll Lesi, ka
funksionuar ndryshe, që protagonizmi i tij për të sugjeruar qëndrim politik, për të
përcaktuar qëndrimin ka qenë më evident, më flagrant, më i madh. Dhe është kjo
arsyeja që në jo pak raste ai i ka penalizuar kryeredaktorët e gazetave, duke i
konsideruar në vetvete njëkohësisht kolegë, se ishte pronari-gazetar në median
shqiptare. Ndërsa në rastet e mëtejshme nuk kam patur asnjëherë as konflikte, as
antagonizma, por është pranuar ajo që quhet liria e të shkruarit, që do të thotë që unë
kur s’kam patur dëshirë ta shkruaj një editorial e kam deleguar te kolegu që e ka
kryer këtë gjë dhe unë nuk kam cënuar qëndrimin tim, apo atë që unë e konsideroj,
raportin me ndërgjegjen personale.’’347
Po sa ndikohej ‘’Koha Jonë’’ nga bizneset dhe politika, duke qenë se siç e
përshkruan Çipa gjithçka varej nga marrëdhënia që krijonte Lesi? Në konstatimin e
gazetarit dhe ish-kryeredaktorit të gazetës, sipas Çipës ‘’KJ’’-ja në këtë periudhë nuk
ka patur ndikim të fuqishëm nga bizneset, për arsyen se kishte një tirazh të lartë dhe
shitjet prodhonin të ardhura.‘’ Ajo ishte gazeta më e rëndësishme në tregun e shtypit,
nëse mund të flasim për treg se në fakt ishte një skenë, gazeta me tirazhin më të lartë,
të ardhurat e saj garantonin jo vetëm pagat e gazetarëve dhe mirëvlerësimin financiar
të tyre dhe ishte një vit i shkëlqyer për të shkaktuar edhe një financim për rritjen e
establishmentit, po e themi të multimedias së parë të ‘’Koha Jonë’’, sepse në atë
periudhë ishte jo vetëm gazeta që jetonte brenda një kompanie, ishte edhe gazeta
‘’Sport Ekspres’’, radio ‘’Koha’’, televizioni ‘’Koha’’, revista kulturologjike ‘’Aks’’
etj etj. Kështu që nuk ekzistonte ky problem dhe në kontekst unë mendoj që nuk
ekzistonte problemi i korrupsionit mediatik, një realitet që u provua më vonë dhe që u
shfaq fatkeqësisht në realitetin e medias dhe të marrëdhënies që sendërtonte ajo me
pushtetin politik dhe kryesisht atë ekonomik.’’348
Nga pikëpamja profesionale, në këtë periudhë kishte një ndarje të qartë mes
kryeartikullit dhe editorialit dhe nuk ngatërroheshin asnjëherë me njëra-tjetrën, siç e
ka konstatuar Çipa.‘’Nuk ngatërroheshin asnjëherë me njëra-tjetrën. Tjetër gjë ishte
kryeartikulli, tjetër gjë editoriali. Edhe te ‘’Koha Jonë’’ kështu funksiononte, ‘’KJ’’ e
kishte të përcaktuar editorialin, e kishte në kolonën e vet edhe në pikëpamje të
346Po aty. 347Po aty. 348Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 144 -
paraqitjes grafike ishte drejt e përcaktuar, ndërsa kryeartikulli ishte tjetër gjë, ishte
çështja kryesore e ditës që lidhej me raportimin profesional. Kryeartikulli shkruhej
nga redaksitë e posaçme, nga kronika, nga politika.’’349
Çipa mendon se një nga editorialistët më të spikatur të ‘’KJ’’-së në këtë
periudhë ka qenë Ben Blushi, siç e përcaktonte edhe vetë Lesi: ‘’Truri i gazetës’’.
Sipas tij editorialet e Blushit janë editoriale që pavarësisht nga qëndrimi i përcaktuar
politik gjithmonë operojnë mbi forcën e analizës së detajit për atë ç’ka do të përcjellë.
Megjithatë ish-kryeredaktori thotë se ekzistonte një frymë e unifikuar në stafin e
gazetës: regjimi po degradonte.‘’Në një këndvështrim deontologjik, unë mendoj që
periudha e shtypit shqiptar nga 1991-1999, është një periudhë e veçantë, e cila e
dallon zhvillimin dhe panoramën e shtypit shqiptar pas viteve ‘’99. Pse? Sepse në këtë
periudhë, një pjesë e mirë e gazetarëve erdhën nga mungesa e një përvoje dhe e një
shkollimi profesional. Dhe ajo çka e karakterizonte raportimin ishte një vullnet i
jashtëzakonshëm për të pasqyruar të vërtetat, kishte një lloj vullnetarizmi të
jashtëzakonshëm, ndoshta tashmë i humbur në praktikën e raportimit edhe të punës
ditore që realizon komuniteti i gazetarëve dhe reporterëve dhe mbi të gjitha, kishte një
solidaritet, i cili në jo pak raste e indulgjonte frymën e qëndrimeve në grup që mbanin
gazetarët. Në këtë pikë gazeta dhe stafi i ‘’Koha Jonë’’ ishin më të unifikuar, nuk
kishte një diversitet brenda arsyetimeve dhe qëndrimeve politike, por përkundrazi
kishte një unifikim të qëndrimit. Të gjithë mendonim që regjimi i atëhershëm po
degradonte, po shkaktonte një frymë të fortë autoritarizmi etj’’350
Editorialisti Alfred Lela ka një mendim të qartë sa i përket raportit opinion-
fakt brenda një editoriali. Sipas tij ndarja mes faktit dhe opinionit te editoriali nuk
vlen dhe aq. ‘’Në fakt editoriali për përkufizim është një qëndrim apo opinion mbi
faktet. Apo ndryshe, fakte të para në optikën e atij/asaj që shkruan editorialin apo të
gazetës që e boton. Kështuqë nuk mendoj se ndarja fakt/opinion vlen dhe aq në këtë
rast’’351
Por nisur edhe nga kategorizimet e teoricienëve duhet thënë se në gjinitë
analitike në shtyp ka një ndarje të qartë mes opinionit, komentit, analizës dhe
editorialit. Nëse një artikull ka në shumicën e hapësirës më shumë opinione se fakte,
mund të kategorizohet koment apo opinion dhe jo analizë e editorial. Një ndryshim
tjetër mes zhanresh është edhe autorësia. Zakonisht në editoriale nuk përdoret emri i
autorit, por shkrimi tregon qëndrimin e redaksisë, pikërisht duke mos patur emrin e
asnjë opinionisti apo analisti.
Pikërisht, mbi bazën e këtyre dy treguesve: raporti opinion-fakt-qëndrim dhe
të autorësisë ne do të vlerësojmë se për çfarë editoriali bëhet fjalë te ‘’Koha Jonë’’,
një editorial tipik, apo editorial që anon kah opinioni.
349Po aty. 350Po aty. 351Lela, Alfred, Intervistë 12 korrik 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 145 -
Variablat e përdorur për të nxjerrë të dhënat që do vërtetojnë hipotezën janë:
Prezenca e editorialit në gazetë (Ka editorial apo jo)
Qëndrimi redaksional dhe autorësia (Është qëndrim i redaksisë apo mendim me
autor vënë si qëndrim i redaksisë)
Pozicionimi tipik apo atipik (Pozicionimi në faqen e parë të gazetës, pozicionimi
në brendësi)
Tematika e editorialit (Politike, ekonomike, sociale etj)
Lloji-nënlloji (Është propagandistik, politik, operativ, politik-operativ, politik-
propagandistik etj)
Objektiviteti kundrejt subjektivitetit ( Sa janë përdorur faktet dhe sa opinionet,
bazuar mbi analizën përmbajtësore)
Anësia politike në editorial (Çfarë linje politike përfaqëson-mbi bazën e analizës
përmbajtësore dhe intervistave cilësore)
Gjatë këtij kapitulli do fokusohemi më tepër në variablat: tematika, lloji-nënlloji dhe
objektiviteti kundrejt subjektivitetit, megjithse edhe variablat e tjerë kanë rëndësinë e
tyre, për shembull në rast se një qëndrim është propagandistik, ne mund të dalim fare
lehtë në përfundimin se nuk ka ndonjë përdorim të madh faktesh, apo në rast se një
qëndrim është shkruar me emër autori, do të thotë se duhet parë me sy më kritik sa i
përket subjektivitetit.
Në periudhën janar-dhjetor 1997 janë monitoruar 260 botime të gazetës
‘’Koha Jonë’’ dhe nga përpunimi i të dhënave kanë rezultuar me editorial 236 prej
tyre352. Editoriali është pozicionuar majtas lart, por edhe djathtas lart dhe djathtas
qendër.Vihet re që niveli i propagandës në editorial bie ndjeshëm, tendencë që ‘’Koha
Jonë’’ e ka shfaqur që në vitin 1991. Përgjithësisht shihet nivel i dukshëm i
subjektivitetit. Konstatohet se editorialet janëformuluar si opinione të autorëve,
pavarësisht se serviren si qëndrim i redaksisë. Lidhur me llojet dhe nënllojet, vihet re
kryesisht përdorimi i editorialit politik dhe të shartuar. Pra mund të thuhet se dominon
qëndrimi politik, me plot 165, shtuar edhe editorialet politiko-operativë, totali 204.
Gjithçka ka lidhje me politikën, mesazhet rreth saj, analizën për zhvillimet politike të
352Të dhënat janar-dhjetor 1997: Nga 260 gazeta, 236 janë editorale. Tematika e tyre ka të bëjë me:
Shtypin, sulmet e shtypit dhe partitë, politikë, problematikë lokaliste, zgjedhjet, deklarata, mbledhje
redaksie etj. Autorë janë: Nikollë Lesi, Aleksandër Frangaj, Alfons Zeneli, Mirash Mirashi etj.
Kategorizimi: 165 Politikë, 39 Politik-Operativ, 2 Ekonomikë, 4 Kronikë, 3 Rajon, 2 Operativ, 19
Politik-Propagandistik, 2 Politik-Operativ-Propagandistik.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 146 -
kohës, thirrjeve për veprim. Në thelb, siç edhe është trajtuar gjerësisht nëçështjen e
komunikimit politik, ‘’Koha Jonë’’ ka marrë rolin e një‘’partie politike’’, ku qëndrimi
është i qartë, kundër qeverisë, Berishës dhe PD-së. Në këtë këndvështrim editoriali
shndërrohet në ‘’armën’’ e redaksisë, duke u transformuar në katalizator të
zhvillimeve politikeqë i shërben edhe palës rivale me demokratët, të majtëve. Siç edhe
e thonë vetë personazhet e rëndësishëm të periudhës, nuk ka patur ndonjëherë tjetër në
shtypin shqiptar moment që gazeta të kishte një ndikim kaq të rëndësishëm mbi
lexuesit. Edhe pse kishte një ndarje të qartë mes kryeartikullit dhe editorialit353, sërish
kishte lidhje ideore mes tyre. Në shumë raste kur në kryeartikull trajohej situata e
rëndë me viktimat e fondacioneve, botohej edhe një editorial që fliste për piramidat
apo neglizhencën e qeverisë për to.
Në kolonën e editorialit nuk qëndronte vetëm editoriali i redaksisë që shfaqej
me reagime të firmosura me iniciale ‘’K.J’’, por i shpeshtë ishte edhe botimi i
mendimeve të autorëve si Frrok Çupi, Skënder Minxhozi, Martin Leka, Vladimir
Prela, Blendi Fevziu, Gavrosh Lëvonja etj. Mendimet e tyre të shkruara në kolonën e
editorialit janë më afër opinioneve që shkonin përkrah linjës redaksionale të gazetës.
Me sa duket botuesi Lesi kishte zgjedhur këtë formë, shpesh publikonte qëndrime të
autorizuara si të redaksisë dhe shpesh opinione e qëndrime personale të autorëve.
Roland Qafoku përshkruan:‘’…pas vitit 1996 u sanksionua fiks që çdo ditë gazeta të
kishte editorialin e saj. Gavrosh Levonja ishte editorialist që gati shkruante çdo ditë.
Pas kësaj kohe nuk kishte editoriale si dikur, por mbi bazën e asaj që ndodhte, gazeta
kishte qëndrimin e saj. ‘’Koha Jonë’’ ishte e mirëfillitë edhe në këndvështrim të
ndikimit.’’354
Kjo formë e prezantimit të ideve fillon të hedhë dritë mbi faktet që na duhen
në vërtetimin e hipotezës. Fillon të duket hapur përdorimi i opinionit në kolonën e
editorialit, së paku si lloj artikulli. Siç duket qartë, përqindja më e madhe e editorial-
opinioneve i përket kategorisë politike, në masën 72.68%. Por kjo shifër rritet më
shumë thuajse drejt 100% nëse llogarisim edhe shartime të kësaj kategorie: Politiko-
operativë, Politiko-Propagandistiko-Operativë dhe Politiko-Propagandistikë.
353“Pse nuk po çahet blloku?”, Frrok Cupi, “Mbroni gazetarët nga shteti”, 2 Prilli i PD-së”, “Doktor, ky
është fundi!”, Skënder Minxhozi, “Qeveria jashtë globit”, Frrok Cupi, “20 shkurti na gjeti në rrugë”,
Blendi Fevziu, “Vefa dhe politika shqiptare” Koha Jonë, “Ruaj paqen o shtet” Frrok Cupi, “Piramidat
e harruara”, “Sa para kanë fondacionet”, “Koha Jonë” në burg”, “Deri në qindarkën e fundit…”,
“Millosheviçi dorëzohet, Berisha ende jo”, “Tani koha për politikë” Vladimir Prela, “Pse nuk po çahet
blloku?” Frrok Çupi, “Mbroni gazetarët nga shteti”, “2 prilli i PD-së” “Vrasjet-tragjedia duhej të
evitohej” Skënder Minxhozi, “Doktor, ky është fundi!” ‘Aleksandri i ‘vogël’ kërkon luftë” Frrok Çupi,
“Qeveri jashtë globit” Frrok Çupi, “Presidenti, asgjë të re për të thënë” Skënder Minxhozi, “PD-ja e
rrethuar” Vladimir Prela, “Dialogu i Pamundur” Skënder Minxhozi “20 shkurti na gjeti në rrugë”
Blendi Fevziu, “Ultimatumi Evropian” Skënder Minxhozi, ‘VEFA dhe politika shqiptare”, “Zonat e
lira nuk zgjedhin Berishën” Martin Leka, Editorial: “Pse nuk po çahet blloku?” Frrok Cupi, Editorial
së bashku me Kryeartikull, firmosur K.J “Europë:Shqipëri në gropë/ studentët e Tiranës bojkotojnë
mësimin. Forumi: Jo mandatit Nr.2 të Berishës/ MI: BE tëriqet nga kërkesa për zgjedhje të reja. Apel
për dialog. Në pikëpyetje ndihmat,“Shqipëria është në Vlorë, jo në Bruksel” Frrok Çupi, “PD jep
kushtrimin për të rrahur armët” G.L, “Berisha mashtron studentët” S.Minxhozi, “Ruaj paqen o shtet”
F.Çupi. 354Qafoku, Roland, Intervistë 28 qershor 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 147 -
Figura 29.Kategorizimi i editorialeve. ‘’Koha Jonë’’ Janar-Dhjetor 1997
Në të gjithë editorialët e monitoruar gjatë vitit 1997 vihet re se faktet shoqërohen me
opinione, pra objektiviteti me subjektivitetin. Le t’i hyjmë tani një analize
përmbajtësore të editorialeve të ‘’Koha Jonë’’. Fillimisht duhe thënë se gjuha është e
mprehtë te editorialet e ‘’Koha Jonë’’, toni i fortë dhe fjalët goditëse. Përzgjidhen
fjalë të forta si ‘’Shtet ‘’,“Politikë’’, ‘’Fondacione’’, ‘’Gjak’’, ‘’Blloku Blu’’,
‘’Gazetarët’’, ‘’Protesta’’ etj që shoqërojnë gjithnjë editorialet. Fjalitë janë figurative,
mbizotërojnë metaforat dhe simbolet. Berisha simbolizohet me kriminelin që ‘’ka lyer
duart me gjak’’ dhe ja çfarë shkruhet te ‘’2 Prilli i PD-së”:“…Pavarësisht nga
rrethanat, regjimi i Berishës, ka lyer duart me gjak. Viktimat e ditës së djeshme, mund
të quhen viktima të dyfishta të pushtetit, i cili një herë u grabiti kursimet dhe më pas
jetën”355Kurse te editoriali “Doktor, ky është fundi!” thuhet:“…Qëndrimi në këmbë i
një qeverie me një bilanc të tillë mbi shpinë i jep të drejtën morale opozitës të kërkojë
hapjen e kartelave mjekësore të atyre që drejtojnë tani partinë në pushtet, përfshirë
presidentin dhe kryeministrin. Zëra brenda PD kanë deklaruar së fundi se Berisha
mund të ketë probleme shëndetësore”. Autorët e editorialeve e kanë ndjekur
besnikërisht linjën editoriale të gazetës dhe frymën e kryeartikujve. Ja çfarë shkruante
Blendi Fevziu te “20 shkurti na gjeti në rrugë”:“…E shpëtuam Tiranën nga hija
makabre e Enver Hoxhës, arkitektit të së keqes por në vend të saj ju ofruam parqeve
dhe trotuarëve të Tiranës alternativën e bingove dhe kioskave. I shpëtuam njerëzit
nga 80% absurd, për ta zëvendësuar atë me përrallën e fajdeve dhe makinave të fituar
jo në punë, por në sportelet e fondacioneve. Bëmë divorcin me varfërinë por 6 vjet më
pas e shohim veten me 1 miliardë e gjysmë dollarë më të varfër”
355‘’Koha Jonë’’, editorial: ‘’2 Prilli i PD-së”.
Propagandistikë
Operativë
Politikë Politikë-Operativ
ë
olitiko-Propagandistikë-Operativ
ë
Politiko-Propagandistikë
'KJ'' 1997 0,00% 0,88% 72,68% 17,18% 0,88% 8,37%
'Koha Jonë'' 1997
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 148 -
Nga konstatimi i përgjithshëm vihet rese qëndrimet e sigluar me ‘’K.J’’-në janë më të
forta, më të prera dhe devijohet me aq sa mundet nga subjektiviteti, duke u bazuar më
shumë te faktet se te opinionet mbi to, kurse te qëndrimet e autorëve, kemi
subjektivitet më të madh, treguar me anë të opinionit.
Qëndrimet tipike të ‘’KJ’’-së janë profesionale dhe krahasuar me periudhën e
viteve 1990-1991 të mbizotërimit të propagandës nga ‘’ZP’’-ja dhe ‘’RD’’-ja kanë
ndryshim 180 gradësh. Zbutet në maksimum propaganda dhe kemi përdorim më
racional të fakteve. Qëndrimi moderohet, edhe pse është qartazi kritik ndaj qeverisë,
presidentit, fondacioneve. Editorialet sigluar me ‘’KJ’’ trajtojnë situata dhe
problematika konkrete, jo të përgjithshme, ndryshe nga qëndrimet e autorëve, të cilat
synojnë të jenë më gjeneraliste dhe më komentuese. Në pamundësi për të marrë të
gjithë editorialet në analizë përmbajtësore, janë zgjedhur 4 shembuj ku do
demostrohet prirja kryesore që editorialet janë politike, raporti mes fakteve dhe
opinioneve si dhe stilistika e përdorur. Tre shembuj janë qëndrime të pastra të ‘’Koha
Jonë’’, kurse një është afër opinionit, i Vladimir Prelës.Më 2 shkurt 1997 kemi një
qëndrim të gazetës me titullin ‘’Piramidat e harruara’’. Temë politike që ka lidhje me
firmat piramidale. Gazeta pozicionohet kundër Berishës dhe shpërndarjes së parave
nga fondacionet në mënyrë graduale. Fjalitë janë të shkurtra, fjalët të thjeshta dhe
mesazhi është i qartë. Fillmisht serviren faktet si deklarata e Berishës për depozituesit
e parave rreth shpërndarjes graduale, burgosja e Sudes dhe më pas parashtron
qëndrimin duke hedhur dyshimet nëse kjo skemë u ka pëlqyer ‘’viktimave të
bamirësisë së gjeneral Xhaferrit dhe Bashkim Drizës. Sërish vazhdohet me parashtrim
fakti siçështë: ‘’Gjallica u ka premtuar kthimin e parave në dt.6 shkurt’’ dhe 300
milionët e ngrirë, duke përfunduar se ‘’po mbulohet e qara e të humburve në
piramidat e harruara’’. Editoriali ka stil të shtruar, është i shkurtër dhe shoqërohet me
shprehje figurative e metaforike si ‘’po mbulohet e qara’’. Mesazhi shkallëzohet dhe
është i qartë, pa fjalë të forta. Qëndrimi formulohet në formë pyetjesh
dyshuese.‘’“Buzëqeshjet e Zotit Berisha në RTV janë drejtuar të mërkurën drejt disa
dhjetra mijë depozituesve të fondacioneve Xhaferi e Populli. Sjellshëm me shtypin,
sidomos me atë të huaj, kreu i shtetit ka ofruar një skemë që nuk dihet se sa u ka
pëlqyer viktimave të “bamirësisë” së general Xhaferrit dhe Bashkim Drizës. Libreza
si fillim, më pas edhe paratë. Sigurisht plus interesat bankare për kohën që do rrinë
mbyllur në arkën e shtetit. Berisha ka nxjerrë nga xhepi konceptin e “shpërndarjes
graduale”, rezultatet e të cilit mbeten për t’u verifikuar. Ndërkohë presidenti ka
heshtur për një ushtri edhe më të madhe të mashtruarish.’’, shkruhet te ‘’Piramidat e
harruara’’. Më 2 shkurt 1997 kemi vazhdimin e të njëjtit qëndrim të gazetës me
titullin ‘’Sa para kanë fondacionet’’. Sërish temë politike që ka lidhje me firmat
piramidale. “Sa para ka në llogaritë bankare të Bashkim Drizës dhe Rrapush
Xhaferrit? Aq sa për dhënë depozitat fillestare plus këstet e para, sipas dy bosëve. Aq
sa për të dhënë depozitat “në mënyrë graduale me anë të librezave”, sipas presidentit
dhe qeverisë. Debati rreth shumës së ngrirë në bankat e nivelit të dytë përbën ende
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 149 -
një mister, kur nga data zyrtare e fillimit të shpërndarjes së parave kanë mbetur
vetëm tre ditë.’’
Në editoralin e ‘’KJ’’-së më 4 shkurt 1997 ‘’Koha Jonë’’ në burg’’ trajtohet rasti i
burgimit të gazetarit të redaksisë Roland Beqiraj. Edhe këtu parashtrohen fillimisht
faktet si ‘’ndodhet prej 8 ditësh në qelitë e repartit’’, ‘’nuk është paraqitur ende
prokurori’’ etj e më pas mbahet qëndrim i prerë dhe i fortë. Gjuha ashpërsohet, duke
kaluar në qëndrim ku përdoren edhe epitete.‘’Këta zyrtarë frikacakë dhe servilë kanë
patur për postin që mbajnë, që të luajnë me kompetencat e njëri-tjetrit, duke i
deklaruar drejtorit të gazetës se nuk kanë marrë dijeni dhe se me çështjen duhet të
jenë marrë organe të tjera. Njëlloj si puna e Sudes me Kopetentin.’’, thuhet në
editorial.‘’KJ’’ bën më tej thirrje për veprim: ‘’Gazeta Koha Jonë e njeh derën e
qelive të këtij shteti. Atje ne kemi shkuar më shumë se njëherë, por gjithmonë i
humbur ka dalë shteti.. Tani ne kërkojmë me forcë lirimin e kolegut tonë, motivin e
arrestimit të të cilit e kemi marrë vesh.’’ dhe në fund kërcënon me protestë: ‘’Nëse
Roland Beqiraj nuk lirohet, do të jemi ne gazetarët ende të lirë të Koha Jonë që do të
dalim në rrugët e Tiranës për të djegur portretet e Sali Berishës”. Koha Jonë’’.
Figura 30. Faqja e parë e gazetës 4 shkurt 1997
Siç e përmendëm më lart, qëndrimet e shkruara nga autorë me emër dhe mbiemër janë
kryesisht politike, me natyrë më përgjithësuese dhe jo dhe aq konkrete sa qëndrimet
që mbajnë vulën ‘’KJ’’.Në qëndrimin e 7 shkurtit 1997, shkruar nga Vladimir Prela,
vihet re përdorimi i qasjes përgjithësuese mbi ngjarjet, kur flitet për shpërthimin e
popullit në Vlorë, ‘’ku tradita qytetare, pjekuria politike dhe patriotike ka rrënjë tepër
të thella, lajmet që vijnë prej andej, nga shtypi i pavarur, nga reporterët e huaj dhe
televizionet perendimore, tregojnë një situatë tepër të tensionuar, një pakënaqësi
totale, por edhe një spontanitet total e koshient të plotë për fajtorët e kësaj
situate’’.Këtu ‘’shpata’’ e gjuhës mprihet, goditet drejtpërdrejtëish-presidenti Berisha,
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 150 -
duke i vënë epitete atij dhe ekipit të tij për situatën e vështirë politike. Ulet numri i
fakteve të përdorura duke kaluar direkt në qëndrim pas paraqitjes së përgjithshme të
situatës duke shmangur përdorimin e rasteve konkrete.
‘’Ka ardhur koha që Zoti Berisha të injorojë ekipin e tij servil, të lërë mënjanë
përkatësinë partiake, të mos veprojë më si tek përralla e “mbretit lakuriq” por të
marrë përgjegjësi që i takojnë kreut të një shteti demokratik, i cili mbështetet mbi
parimet e tolerancës dhe dialogut. Por mbi të gjitha ka ardhur koha që opozita, e cdo
krahu qoftë të marrë në dorë situatën dhe të jetë protagonist i këtij zhvillimi historik
shqiptar.’’, shkruan Prela.
Figura 31. Faqja e parë e gazetës 7 shkurt 1997
Më pas autori paralelizon ngjarje në rajon, me situata hipotetike që mund të ndodhin
në Shqipëri në rast të mosmarrjes së përgjegjësisë nga Berisha.‘’Ajo që po ndodh në
Vlorë nuk do ushtarë dhe tanke, por qetësi, dialog, mirëkuptim dhe zgjidhje. Këtë
zgjidhje e ka në dorë politika, e cila së pari duhet të përjashtojë parimin “ik ti nga që
të zëvendësoj unë”. Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë historik. Në mënyrë
se si do të zgjidhet kjo krizë, do të ecë edhe vendi në të ardhmen, në vitet 2000”, e
mbyll qëndrimin e tij autori.356
356Editorial i plotë: “Tani koha për politikë”, Nga Vladimir Prela “Pas një pause të shkurtër, në mënyrë
të dukshme iluzive, pakënaqësie, populli shpërtheu edhe njëherë fort, këtë herë ajo është përqëndruar
në Vlorë, qyteti ku kanë filluar jetën perandoritë e fajdeve, por edhe ku tradita qytetare, pjekuria
politike dhe patriotike ka rrënjë tepër të thella, lajmet që vijnë prej andej, nga shtypi i pavarur, nga
reporterët e huaj dhe televizionet perendimore, tregojnë një situatë tepër të tensionuar, një pakënaqësi
totale, por edhe një spontanitet total e koshient të plotë për fajtorët e kësaj situate. Pikërisht për këto
demostruesit e popullit të Vlorës të bindin edhe njëherë më shumë se ka ardhur koha për të mos u
shtirur. Ka ardhur koha që Zoti Berisha të injorojë ekipin e tij servil, të lërë mënjanë përkatësinë
partiake, të mos veprojë më si tek përralla e “mbretit lakuriq” por të marrë përgjegjësi që i takojnë
kreut të një shteti demokratik, i cili mbështetet mbi parimet e tolerancës dhe dialogut. Por mbi të gjitha
ka ardhur koha që opozita, e cdo krahu qoftë të marrë në dorë situatën dhe të jetë protagonist i këtij
zhvillimi historik shqiptar. Asaj i duhet të kujtojë se në cdo moment në Serbi dhe Bullgari protestat
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 151 -
Duke u bazuar te faktet se:
Në gazetën ‘’Koha Jonë’’ thuajse 100% e editorial-komenteve janë
politike.
Në gazetën “Koha Jonë’, në kolonën e editorialit nuk ka vetëm
qëndrime te sigluara me ‘’K.J’’ por edhe nga autorë. Numri i
qëndrimeve të tyre është thuajse dyfishi i qëndrimeve të autorizuara
të gazetës.
Subjektiviteti është më i madh në qëndrimet e autorëve, se sa në
qëndrimet e redaksisë. Kemi përdorim më të vogël të fakteve te
qëndrimet e autorëve.
Qëndrimet e autorëve ngjasojnë me lloje të tjera si opinionet apo
komentet.
Në konkluzion, nisur nga numri i qëndrimeve të autorëve në raport me redaksinë dhe
raportin e përdorimit të fakteve dhe opinioneve brenda editorialeve:Vërtetojmë
hipotezën se në periudhën e përmbysjeve politike, editoriali është kryesisht
politik. Ka ngatërrim të fakteve me opinionin brenda tij. Editorialet janë më
shumë opinione dhe komente, se qëndrime bazuar mbi faktet.
janë udhëhequr nga partitë opozitare e për pasojë ato kanë qenë të mirëorganizuara dhe me ndonjë
përjashtim rastësor, paqësore. Dhe me këtë rast të mbajë shënim, pa komplekse, se në Shqipëri, ku
opozita ka mbetur në hije që nga zgjedhjet e manipuluara parlamentare të 26 majit të vitit të kaluar
demostratat kanë qenë spontane dhe me mungesën e lidershipit të qartë politik. Pas largimit të
dhunshëm të opozitës nga skena, përballë qeverisë u vu vetë populli. Për pasojë ato janë shndërruar në
trazira, që në cdo moment mund të transformohen në të dhunshme, sic edhe ka ndodhur. Tanimë nuk
është koha për të diskutuar nëse këto komplekse janë spontane apo të lindura nga një realitet
shtypës.Në fund të fundit edhe ajo (opozita) është shqiptare. Mentaliteti i saj është koncentrati i
emëruesit të përbashkët të revoltës, frikës dhe shqetësimit popullor. Edhe ajo kërkon një frymëmarrje,
një mbrojtje, një hapsirë, një mundësi më shumë, e cila nuk duhet pritur por duhet kërkuar mbi bazën e
parimeve të një shoqërie dhe të një shteti demokratik. Ajo që po ndodh në Vlorë nuk do ushtarë dhe
tanke, por qetësi, dialog, mirëkuptim dhe zgjidhje. Këtë zgjidhje e ka në dorë politika, e cila së pari
duhet të përjashtojë parimin “ik ti nga që të zëvendësoj unë”. Shqipëria ndodhet në një moment të
vështirë historik. Në mënyrë se si do të zgjidhet kjo krizë, do të ecë edhe vendi në të ardhmen, në vitet
2000.’’
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 152 -
VI.PERIUDHA E RIKTHIMIT TË SË DJATHTËS NË PUSHTET
Në vitin 2005, në Shqipëri do të kthehej prapë në pushtet e djathta. Partia
Demokratike fiton zgjedhjet e përgjithshme, me nje fushatë me elementë të rinj.
Padiskutim që në rikthimin e saj një ndikim të patjetërsueshëm ka patur media në
përgjithësi dhe veçanërisht shtypi. Kujtojmë se në këtë periudhë gazetat kishin një
zhvillim të madh dhe konkuronin vetëm me televizionet pasi vite më vonë kemi
lulëzimin e portaleve online. Megjithatë edhe nisja e portaleve e pati fillesën te
kanalet online të gazetave. Dy gazetat kryesore të kohës, ‘’Shekulli’’ dhe
‘’Panorama’’, luajtën një rol të fuqishëm për të ndikuar te publiku. Nëse në vitin
1997, ‘’Koha Jonë’’ ishte institucioni më i fortë mediatik, në 2005-ën ‘’Shekulli’’ dhe
‘’Panorama’’ ishin dy gazetat më me ndikim, duke konkuruar fuqishëm për më shumë
pozicion në treg. Të pozicionuara qartazi në linjën editoriale, ‘’Shekulli’’ e majtë dhe
‘’Panorama’’ e djathtë e moderuar, ‘’lufta’’ mes tyre për ndikim më të madh,
ashpërsohet.‘’Shekulli’’, luante rolin e një gazete qëndrimi më të spikatur se
‘’Panorama’’ me anë të qëndrimeve që identifikonin më shumë botuesin e saj Koço
Kokëdhima, ndërsa ‘’Panorama’’ ndikonte te lexuesi nëpërmjet faqeve të saj të
Koment-Analizës, të cilat shfaqin në pamje të parë një lloj neutraliteti. Kuptohet
qëedhe ne raportim kishin thuajse të njëjtën linjë me vijën e përgjithshme
redaksionale, edhe pse ishin të detyruara t’u qëndronin besnike fakteve. Dy gazetat
ishin katalizator i fuqishëm, një lloj përcaktuese axhende, duke theksuar ose lënë në
hije detajet e elementët që dëshironin. Sigurisht që krahasuar me dy gazetat partiake
‘’Zëri i Popullit’’ dhe ‘’Rilindja Demokratike’’, madje edhe me ‘’Koha Jonë’’, niveli i
përdorimit objektiv të fakteve rritet. Gjithashtu vihet re një ndarje e saktë mes llojeve
të artikujve: kryeartikulli, artikuj raportues dhe koment-analiza apo qëndrimi. Zhanret
sa vijnë dhe identifikohen qartazi në gazetat shqiptare, edhe si rrjedhim i zhvillimit të
tyre krahasuar me gjendjen e tyre vite më parë.
Por ajo që konstatohet është befasuese. Nëse në vitin 1997 editoriali mori një
zhvillim të jashtëzakonshëm, në këtë periudhë ai fillon të zhduket. Drejtuesit e
redaksive zgjedhin të luajnë një tjetër strategji: jo të goditjes direkte me qëndrimin e
tyre, por duke përdorur nën formulën e profesionalizmit dhe lirisë për t’u shprehur,
Komentin, Opinionin, Analizën etj. Pra rritja e pritshme e profesionalizmit të gazetave
nuk ka raport të drejtë edhe me zhvillimin e editorialit.
Gjatëkëtij kapitulli do vërtetojmë hipotezën, sipas së cilës në periudhën e rikthimit të
së djathtës në pushtet, në 2005-ën, editoriali zhduket.
Editoriali zhduket si gjini dhe kemi një zhvillim të qëndrimeve në
opinione, komente dhe analiza. Redaksitë s’mbajnë rregullisht qëndrimet e
tyre, por pajtojnë opinionistë, të cilët materializojnë linjat editoriale të
gazetave. Opinionet që zëvendësojnë editorialet bëjnë një lloj përcaktimi
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 153 -
axhende, ku përcaktojnë çështjet që duhen marrë në konsideratë, duke u
intensifikuar qëndrimet politike ‘’pro’’ apo ‘’kundër’’, gjatë zgjedhjeve dhe
me gjerë.
Variablat e përdorur janë të njëjtët shtjelluar deri më tani, por fokusi mbetet te
prezenca apo jo e editorialit në dy gazetat kryesore të kohës marrë në shqyrtim:
‘’Shekulli’’ dhe ‘’Panorama’’:
Prezenca e editorialit në gazetë (Ka editorial apo jo dhe raporti me gjinitë e
tjera)
Qëndrimi redaksional dhe autorësia (Është qëndrim i redaksisë apo mendim
me autor vënë si qëndrim i redaksisë)
Pozicionimi tipik apo atipik (Pozicionimi në faqen e parë të gazetës,
pozicionimi në brendësi)
Tematika e editorialit (Politike, ekonomike, sociale etj,)
Lloji-nënlloji (Është propagandistik, politik, operativ, politik-operativ,
politik-propagandistik etj)
Objektiviteti kundrejt subjektivitetit (Sa janë përdorur faktet dhe sa
opinionet, bazuar mbi analizën përmbajtësore)
Katër përkufizime do na ndihmojnë në këtë kapitull për të kuptuar ndarjen e gjinive.
Mbi bazën e këtyre përkufizime është bërë edhe kategorizimi i llojeve të artikujve, që
do na ndihmojë në vërtetimin e hipotezës:
1.Editoriali (Artikull gazetaresk, e drejtë ekskluzive e redaksisë që shpreh
opinionin e botuesit, i cili i atribuon të drejtën kryeredaktorit apo një autori për ta
shkruar)
2.Komenti (Shënim, vlerësim apo vërejtje që shpreh mendimin apo veprimin e
një autori, pa qenë nevoja që të përfaqësojë qëndrimin e redaksisë dhe botuesit-edhe
pse ka raste që e bën)
3.Opinioni (Mendimi i një autori shprehur në media, në këtë rast në gazetë që
jep një ide të caktuar, kritikon apo lavdëron një veprim të caktuar. Opinionisti nuk
presupozohet të përfaqësojë qëndrimin e redaksisë dhe botuesit)
4.Analiza (Shqyrtimi, ballafaqimi me faktet, analiza dhe mendimi i një autori
mbi një çështje apo ngjarje të caktuar. Analiza mund të jetë vetjake, ashtu si edhe të
përfaqësojë idetë dhe konkluzionet e më shumë se një personi, por nuk ka detyrimin të
jetë i njëjtë me idetë dhe konkluzionet e botuesit)
6.1.Karakteristikat e gazetës “Shekulli”
‘’Shekulli’’ qe një lloj shkolle për gazetarët. Një gazetë qëndrimi por edhe me rregulla
strikte profesionale, së paku krahasuar me gazetat partiake apo ‘’Koha Jonë’’.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 154 -
Kujtojmë se jemi në një periudhë krejt të re historike dhe politike: Partia Demokratike
që synon të kthehet në pushtet, qeveria Nano e sulmuar dhe kritikuar për korrupsionin
e saj si dhe me një nga periudhat ku shtypi lulëzoi fuqishëm. Mediet audiovizive
kishin nisur të ndikonin fuqishëm, por ende nuk e kishin tejkaluar shtypin, ndryshe
nga ç’ndodh në vitet më pas, 2013-2016. ‘’Shekulli’’ qe arena e përplasjes së
mendimeve, ideve, opinioneve të guximshme, duke fuqizuar pena të rëndësishme që u
kanë rezistuar viteve si Fatos Lubonja dhe Mustafa Nano. Në ‘’luftë’’ të fortë për treg
dhe ndikim u pozicionua edhe ‘’Panorama’’, një gazetë që në vitet më pas u fuqizua
së tepërmi duke ruajtur një pozicion të parrezikuar deri më sot si një nga gazetat më
me ndikim në shtypin shqiptar: te lexuesi, politika dhe ambjenti gazetaresk.Ashtu si
‘’Panorama’’, edhe ‘”Shekulli’’ luante me Komentin dhe Opinionet në vitin 2005,
duke i publikuar sipas frymës së gazetës megjithëse në fund të tyre shkruhej se
‘’Opinionet e publikuara në faqen e komenteve nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht
politikën redaksionale të gazetës’’. Autorë të komenteve ishin Mustafa Nano, Mentor
Nazarko, Aleksandër Çipa, Henri Çili, Lutfi Dervishi, Ermal Hasimja, Adri Nurellari.
Medi Belortaja etj. Linja redaksionale në këtë periudhë ishte e majtë, por shihen edhe
influenca të opinionistëve të djathtë si Henri Çili, Ermal Hasimja, Adri Nurellari,
Blendi Kajsiu etj.Gazeta pozicionohet qartë kundër qeverisë Nano, me kauza
personale dhe sfiduese të botuesit Koço Kokëdhima. ‘’Shekulli’’ mbështet fuqishëm
ish-kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama, që më 2013 u bë kryeministër. Botuesi
Kokëdhima u zgjodh deputet i Partisë Socialiste, mandat që iu hoq thuajse 3 vjet më
vonë për konflikt interesi. Me krijimin e qeverisë Berisha tregohen kritikë dhe
mbështesin Ramën për kryetar të PS-së, duke kërkuar dorëheqjen e Fatos Nanos.
Drejtuesit lejojnë influenca të djathta te opinionet, duke mbështetur në mënyrë të
tërthortë Berishën, një strategji për të dobësuar ndikimin e Nanos. Imponimi te
publiku i çështjes së fatit të PS-së është një rast i pastër i agendë përcaktimit, ku
‘’Shekulli’’ përcakton kalendarin e çështjeve më të rëndësishme, sipas përparësisë për
lexuesin-votuesin. Pasi Rama merr Partinë Socialiste, gazeta nis sulmin e ri ndaj
qeverisë Berisha.‘’Shekulli’’ mbante qëndrime të prera rreth temave të prekshme,
kryesisht të lidhura me politikën si: TEC-i Vlorës, ligji për mediat, privatizimet,
pronat, biznesi, dhuna në familje, integrimi në BE, dekoderat, turizmi, arsimi, Lazarati
etj
Një prej dukurive të shfaqura ishte edhe publikimi i opinioneve e komenteve
të politikanëve, kryesisht atyre të majtë, si Kastriot Islami me ‘’Shqipëria dhe
fqinjët’’, Rexhep Meidani ‘’Zbehja e një reagimi’’, Albin Kurti ‘’Decentralizimi’’,Igli
Toska, Aldo Bumçi‘’E djathta dhe konservatorizmi’’ si dhe profesionistë të fushës si
Gjergj Buxhuku e Sazan Guri dhe akademikë e autoritete si Rexhep Qosja,Ardian
Vehbiu, Romeo Hanxhari etj. Komentet dhe opinionetjanë të gjata, publikohen
mesatarisht 3 në ditë dhe shpesh shoqërohen edhe me skica dhe karikatura, punuar
enkas sipas tematikës së tyre. Një prej krijuesve është Medi Belortaja. Nëse e
krahasojmë me historikun e zhvillimit të editorialit vite më parë, vihet re një shfryrje
nga dhëniet e direktivës. Gjuha e humbet shpesh të qenit e drejtpërdrejtë, duke sjellë
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 155 -
mendime dhe qëndrime më të tërthorta në aspektin politik. Kjo në shumicën e rasteve,
sepse nuk përjashtohen edhe rastet e komenteve kur këshillimi është mëse i
drejtpërdrejtë si te ‘’Bojkotojeni’’ e Gjergj Buxhukut. Në përgjithësi shihet një prirje
e opinionistëve për të qenë ‘’neutralë’’, brenda besimit të tyre për një çështje, me
gjuhë të moderuar. Por kjo kuptohet që nuk e zhvlerëson qëndrimin e fortë në raste të
caktuara. Te ‘’Shekulli’’ gjatë kësaj periudhe janë publikuar qëndrime, në formën e
opinioneve shkruar kryesisht nga drejtori i gazetës për kohën, Adrian Thano. ‘’Beu,
Bolino dhe Babë Myslymi’’, është një editorial njëkolonësh i 12 marsit që sulmon
Carlo Bollinon, botuesin Italian të mediave në Shqipëri dhe që dënon projektin e
sjelljes së plehrave italiane në Shqipëri. Po kështu kryeredaktori Robert Rakipllari ka
shkruar më 6 korrik opinionin e tij politik ‘’Tranzicioni i vështirë i pushtetit’’, kundër
Partisë Socialiste dhe tentativës së saj për të kontestuar rezultatin në disa zona të
fituara nga PD-ja.
Figura 32. Faqja e parë e gazetës 2 shtator 2005
Editorialet pozicionohen në 2-faqëshin e koment-opinionit, kurse komentet
promovoheshin edhe në faqen e parë, djathtas. Editoriale të tjerë pozicionuar në të
njëjtin vend janë: Një ‘’i djathtë’’ vështruar nga ‘’e majta’’ dhe ‘’Orientimi në babelin
e sotëm ideologjik’’ nga Mustafa Nano, ‘’Lavatriçe greke në Tiranë’’ nga Ervin
Qafmolla etj. Edhe pse sipër tyre shkruhet ‘’Opinion’’, shihet një lloj unifikimi më i
madh me linjën editoriale të gazetës.Çështja e vitit 2005 për gazetën ‘’Shekulli’’ është
kundërshtia hapur e ndërtimit të TEC-it në Vlorë. Kurse një nga temat e tjera më të
trajtuara te opinionet është ajo e medias dhe ligjit të shtypit. Merret dhe rimerret
tematika e medias, lirisë së shtypit, botuesit si kushti i lirisë së medias shqiptare si dhe
kundërshtohet projektligji Braçe-Lesi.Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore shihet një
intensifikim i opinioneve dhe komenteve që lidhen me zgjedhjet. Arben Rrozhani,
kryeredaktor i ‘’Shekulli’’-t rrëfen se linja editoriale që kanë ndjekur është thellësisht
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 156 -
e majtë dhe kjo referuar kohës kur ai ka punuar, vite më pas, nga 2013-a e deri më
tani. Megjithatë vija editoriale sipas tij nuk e ka cënuar lajmin që është gjendur te e
djathta.‘’…linja editoriale ka qenë thellësisht e majtë, sepse ishte kandidat për
deputet themeluesi i gazetës, pastaj u bë deputet dhe vetvetiu që do jetë e majtë linja
editoriale. Por vija editoriale nuk e ka penguar, nuk e ka cënuar lajmin edhe nga e
djathta. Për shembull do të ishte herezi që në një gazetë të djathtë të botoheshin edhe
kronika nga mbledhjet e PS-së, vetëm në sensin negativ, në sensin për ta sulmuar.
Neve i kemi lënë sipërfaqe të barabarta që të jetë edhe e majta, edhe e djathta sepse
filozofia është që gazeta është e lexuesit. Vërtet botuesi mund të jetë i majtë, apo i
djathtë por gazeta është e lexuesit, edhe duhet të gjejnë veten të gjitha shtresat aty,
njerëzit me bindje të ndryshme. Kjo ka qenë motoja dhe këtë jemi munduar ta
mbajmë.’’ 357 Rrozhani thekson se linja editoriale është mbajtur nga shkrimet e
bashkëpunëtorëve të jashtëm, pra me komentin apo opinionin, ndërsa editoriali është
shkruar nga drejtuesi i gazetës.‘’Editoriali në përgjithësi, siç është moda e printit sot
është shkruar nga drejtuesi i gazetës por duke qenë se drejtuesi i gazetës me këtë
sistem pune që bëhet është shumë i ngarkuar, se kuptohet ngarkesa me gjithë këto
burime njerëzore, përdoren në këtë rast bashkëpunëtorët e jashtëm. Ne për fat të keq
kemi humbur shumë nga bashkëpunëtorët e jashtëm që kemi pasur, pasi kemi patur
shumë të jashtëm, të cilët janë bërë edhe emra të njohur të ‘’Column’’-eve dhe
mendimeve që botohen nëpër media të tjera. Kemi rekrutuar të rinj, të cilët shkruajnë
edhe përtej të majtës, shkruajnë edhe përtej të djathtës, për probleme që prekin të
gjithë spektrin e politikës. Për shembull po marr Afrim Krasniqin, që dihet se është
me bindje të djathta se ka qenë deputet i PD-së dikur, i cili boton pa asnjë pengesë te
gazeta ‘’Shekulli’’ momentalisht. Edhe sot kishim një shkrim të Afrimit, i cili
analizonte politikën në 26 vitet e deri tani.’’358
Rrozhani sjell rastin e një qëndrimi të fortë të vitit 2005 duke e komentuar dhe
duke vënë në pah konsistencën që ka patur gazeta edhe në vitet më pas, një qëndrim
që nuk ka ndryshuar.
‘’Në përgjithësi ngacimimi vjen nga një ngjarje që ndodh. Besoj nuk është për median
shqiptare, është për gjithë botën. Ndodh diçka dhe mban një qëndrim. Për fat të mirë
kjo gazetë ka mbajtur qëndrim për ngjarje që kanë ndodhur. Ja për shembull është
rasti i ‘’Petroliferës’’. Ne që në vitin 2005 kur ishte marrëveshja që do bënte Fatos
Nano, gazeta ka mbatur qëndrim kundër, këtë e vërtetoi edhe koha. Ka mbajtur
qëndrim kundër pse nuk duhej ndërtuar ‘’Petrolifera’’, siç po ndodh tani…Kemi
mbajtur qëndrim për këtë, për plehrat që bëri marrëveshje Fatos Nano me Bechettin
qëështë shpallur tani në kërkim ndërkombëtar, për koncesionin e Rinasit, që doli
ashtu siç e dimë të gjithë, që u bë një koncesion që u merr paratë shqiptarëve dhe ua
jep atyre që kanë marrë koncesionarin etj etj. Është marrë spunto nga ngjarje të ditës,
nga ngjarje të ditës është marrë spunto edhe për Reformën në Drejtësi, ngjarje
357Rrozhani, Arben, Intervistë 27 maj 2016. 358Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 157 -
thellësisht sociale, ekonomike etj’’.359Edhe Rrozhani përforcon idenë se tema kryesore
e editorialeve shqiptarë është politika.
Botuesi i gazetës Koço Kokëdhima përfaqëson botuesin-biznesmen por tepër aktiv në
gazetën e themeluar. Në 2013-ën, Kokëdhima iu fut politikës duke marrë edhe
mandatin e deputetit. Pikërisht raporti mes tij dhe kryeredaktorëve të ‘’Shekulli’’-t në
vite është interesant për t’u zhbiruar. A ndikonte ai në linjën editoriale dhe si, a
angazhohej në shkrimin e editorialeve dhe sa i pranishëm ka qenë në gazetën e tij? Të
gjitha këtyre pyetjeve u përgjigjet Rrozhani, i cili thekson se Kokëdhima e njeh
gazetarinë.‘’Kjo gazetë ka gati 19 vite që është në treg. Dikur ka qenë shumë e
plotësuar edhe nga qëndrimet e themeluesit, i cili për fat të mirë ndryshe nga shumë
botues të tjerë merr vesh nga gazetaria, jep ide të vlefshme në gazetari, sepse shumë
botues janë thjesht investitorë që paguajnë paratë. Kurse në ndryshim nga këta,
themeluesi i gazetës ‘’Shekulli’’ ka bërë edhe kryeredaktorin vetë. Ka bërë edhe një
Kod Etike, i cili mbetet unik në median shqiptare se askush tjetër nuk ka, kod etike në
mungesë të një ligji që nuk e kemi neve ose që e kemi po që ka vetëm një nen: ‘’Shtypi
është i lirë’’ dhe kaq. Ai ka bërë një Kod Etike që ne t’u përmbahemi këtyre kornizave
për të patur një shtyp të pastër, brenda ligjit,brenda normave etj etj.’’360
Rrozhani rrëfen marrëdhënien me Kokëdhimën në këndvështrim të ndikimit
mbi gazetën dhe politikën redaksionale të saj. Ai thotë se nuk ka patur raste ndërhyrje,
kryesisht në kohën kur Kokëdhima ishte deputet.‘’Unë për shembull si drejtues gazete
mund të kem patur shumë, po shumë rrallë ndonjë telefonatë për të pyetur çfarë ka
ndonjë gjë po jo orientime që duhet bërë kështu, duhet bërë ashtu. Kjo është një gjë e
mirë. Këto gjëra unë i kam dëgjuar vetëm në gazetat perëndimore, ose për shembull
një gazetë ‘’Kathimerini’’ ku botuesi jetonte në Amerikë vetëm sillte paratëdhe
qëndrimin e gazetës ‘’Kathimerini’’ e mbante bordi në Athinë. S’e dinte fare botuesi
me kë linjë do mbahej gazeta. Patjetër, ka pronarë që kërkojnë, sipas informatave që
kam unë, që kërkojnë të gjithë çfarë ka sot në gazetë, ku bëhet raportimi ditor pasdite
çfarë do bëjmë sot dhe ai jep orientime që kjo duhet bërë, kjo s’duhet bërë. Për fat të
mirë ne nuk jemi pjesë e kësaj skeme, sepse kjo fut atë vetëcensurën ose komandimin e
linjës editoriale sipas interesit të botuesit.’’361
Megjithatë Rrozhani ka krijuar një mendim fiks lidhur me raportin media-
pushtet: një lojë për t’u përdorur thjesht si kobure në përfitimin e pushtetit
material.‘’Gjithë loja e shtypit të shkruar apo audio-viziv me pushtetin është kështu:
për t’u përdorur thjesht si kobure që të përfitosh pushtet material. Fakti që ka qenë
deputet dhe nuk ka patur të drejtë të marrë fonde nga punët publike, nga fonde
shtetërore nuk na ka detyruar neve që të jemi kobure. Ne kemi qenë shumë të qetë nga
kjo sepse kishte konflikt interesi. Dhe nëse ndodhi një gjë, nuk doja ta quaja të ndyrë,
u hoq mandati i deputetit që ishte thjesht vendim politik, u hoq sepse presupozohej që
deputeti ka marrë fonde shtetërore, fonde publike duke qenë edhe deputet, për gazetën
359Po aty. 360Rrozhani, Arben, Intervistë 27 maj 2016. 361Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 158 -
e tij, për bizneset e tij. Mund të hapet gjithçka, nga 2 gushti i 2013 e deri më sot, nëse
gjendet një reklamë shtetërore në faqet e gazetës, kjo e implikon deputetin. Po nuk ka
ndodhur. Mund të kontrollohet e gjitha gazeta e këtyre 3 viteve dhe nuk gjendet asnjë
reklamë shtetërore, sepse është pasur parasysh që të mos jetë konflikt interesi.
Ndryshe ndodh me gjithë të tjerët që e kanë përdorur medien e tyre për të zhvatur
ndonjë reklamë, fonde publikë, thjesht për të qenë kobure.’’362
Le të kthehemi te të dhënat empirike të hulumtimit për gazetën ‘’Shekulli’’.
Nga të dhënat e monitorimit për vitin 2005363, në 207 gazeta lidhur me prezencën e
editorialit si lloj artikulli, në raport me Opinionin, Komentin apo Analizën rezulton se
është krejtësisht i pandjeshëm. Në të gjithë vitin 2005 konstatohen se janë shkruar
vetëm 2 editoriale të mirëfilltë dhe 525 komente, opinione dhe analiza nga autorët.
Pozicionimi i tyre është në faqen e parë dhe në brendësi në faqet 14-15. Kryesisht
opinionet ruajnë linjën e majtë redaksionale, kanë objektivitet dhe subjektivitet, edhe
nuancë propagande.
Figura 33. Kategorizimi editoriale, opinione, komente, analiza. ‘’Shekulli’’ 2005
‘’SHEKULLI’’Janar-Dhjetor 2005
NR. TOTAL I
GAZETAVE
NR. TOTAL I
EDITORIALEVE
NR.TOTAL I KOMENTEVE,
OPINIONEVE, ANALIZAVE
207 2 525
Siç vëmë re, numri i komenteve, opinioneve dhe analizave është shumë i madh në
raport me numrin e papërfillshëm të editorialeve. Raporti është thuajse 3 komente,
analiza apo opinione në 1 gazetë të printuar. Siç shihet nga raporti, numri i
komenteve, apo opinineve apo analizave është i konsiderueshëm, ndërsa numri i
qëndrimeve të mirëfillta redaksionale i papërfillshëm. Një strategji dhe zgjedhje e
gazetës, për të mos mbajtur qëndrim. Si zëvendësohet ai? Fare lehtë, duke kontraktuar
analistë, të cilët përveç ideve të tyre, zhvillojnë idetë dhe interesat e redaksisë. Edhe
pse thuhet qartësisht se zërat e tyre nuk përfaqësojnë domodoshmërisht politikën
redaksionale të gazetës, a do ta lexonte me vëmendje publiku një temë të shkruar nga
''X analist''? A do ta besonte ai po aq fuqishëm sa edhe një editorial gazete? A është i
362Po aty. 363Të dhënat ‘’Shekulli’’ 2005: 525 komente, opinioned he analiza, vetëm 2 editoriale. Autorët e
editorialeve janë drejtori Adrian Thano dhe kryeredaktori Robert Rakipllari. Autorë të opinioneve janë:
Mustafa Nano, Mentor Nazarko, Aleksandër Çipa, Henri Çili, Lutfi Dervishi, Ermal Hasimja, Adri
Nurellari. Medi Belortaja etj. Tematika: TEC-i Vlorës, ligji për mediat, privatizimet, pronat, biznesi,
dhuna në familje, integrimi në BE, dekoderat etj.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 159 -
vetëdijshëm ky lexues që edhe botimi i këtyre komenteve, opinioneve apo analizave
bëhet nga stafi redaksional?! Me siguri që po. Më poshtë paraqitet vizualisht edhe
raporti editorial me zhanret e tjera.
Figura 34. Grafiku i raportit editoriale me opinione, komente, analiza. ‘’Shekulli’’ 2005
Po sjellim shembuj opinionesh dhe 2 editoriale qëjanë shkruar nga drejtori i gazetës
Adrian Thano dhe kryeredaktori Robert Rakipllari, për të kuptuar stilin dhe mënyrën
se si hidhet ideja te lexuesi. Te “Beu, Bolino dhe Babë Myslymi’’, Thano sulmon
botuesin e ‘’Gazeta Shqiptare’’ Carlo Bollino, kurse te ‘’Tranzicioni i vështirë i
pushtetit’’, Rakipllari analizon Partinë Socialiste.Thano ka një gjuhë të mprehtë dhe
sulmon ashpër Bollinon kurse Rakipllari më i moderuar bën një përshkrim dhe jep
direktiva për Partinë Socialiste dhe zhvillimet politike në vend364.
364Tre shembuj: ‘’Tranzicioni i vështirë i pushtetit’’ koment nga Robert Rakipllari 6 korrik
‘’…Me kontestimin në masë të zgjedhjeve, duket se po ravijëzohet një strategji e re e Partisë Socialiste
në këtë situatë kur mjaft prej zonave elektorale janë ende në diskutim, madje ka edhe bllokime të
qëllimshme. Në këtë mënyrë Partia Socialiste i jep mundësi vetes, të shtyjë për një kohë të
papërcaktuar, pushtetin e saj në tranzicion, duke krijuar kështu një mundësi të dytë me gjykatat
shqiptare, të cilat janë cilësuar si të pabesueshme dhe të korruptuara…Skenari i vitit 2001, kur Gjykata
Kushtetuese u kthye në KQZ, nuk mund të përsëritet. Jemi në një kontekst krejt tjetër. Logjika që
opozita i ka manipuluar zgjedhjet pushtetit dhe aq më tepër ministrave më të fuqishëm të kabinetit nuk
mund të gëlltitet nga publiku shqiptar përveçse nga militantet e dëshpëruar të Partisë Socialiste.’…’Dy
shembujt e tjerë janë të analistit Henri Çili dhe analistit Mustafa Nano: ’’Njerëzit që e bëjnë
historinë, korrigjohen’’, nga Henri Çili ‘’…Partia Demokratike, partia e ndryshimit të madh
demokratik të vitit 1990, u gjend shpejt për arsye nga më të ndryshmet në qerthullin, në të cilin bien të
gjitha formacionet politike në luftën për lidership…Si pasojë e frymës dhe eksesit të kohës Pashko,
Imami, Zogaj, etj u gjendën të përjashtuar nga partia…Në këtë rrugëtim ndaraz, Berisha me demokratët
dhe liberalët në anën tjetër, kanë patur një histori që të gjithë e dimë, por kanë patur gjithnjë nevojë për
njëri-tjetrin, Berisha ka patur nevojë për kualitetet politike dhe frymën e liberalëve të përjashtuar, kurse
këta të fundit kanë patur gjithnjë nevojë lidershipin dhe elektoratin e Berishës….Për Berishën, kthimi i
liberalëve, që janë njëkohësisht edhe ish-themeluesit e PD-sëështë një fitore personale dhe një investim
personal për karrierën e tij të mëtejshme…Një tribunë e plotësuar e demokratëve si më 22 mars, është
Komente, opinione dhe
analiza100%
Editoriale0%
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 160 -
Figura 35. Shekulli: “Beu, Bolino dhe Babë Myslymi’’, dhe ‘’Tranzicioni i vështirë i pushtetit’’
6.2.Karakteristikat e gazetës “Panorama’’
Edhe te ‘’Panorama’’ gjatë vitit 2005 kemi të njëjtën strategji, përdorimin e
komenteve dhe rrallë editorialet. Një sërë opinionistësh që shkruajnë në këtë gazetë
janë: Andrea Stefani, Eduard Zaloshnja, Edmond Tupja, Mentor Nazarko, Enver
Robelli, Alfred Lela, Adri Nurellari, Ermal Hasimja, Fatos Çoçoli, Medi Belortaja.
Dhe politikanë si Rexhep Meidani, Besnik Mustafaj, Genc Pollo, Dritan Prifti, Alfred
Moisiu, Dritan Ylli, Edi Rama, Edmond Panariti. Temat kanë të bëjnë me zgjedhjet,
PS-në, LSI-në, Edi Ramën, Fatos Nanon, AMC-në etj. Aristir Lumezi,
zëvendëskryeredaktor i ‘’Panorama’’-s thotë se editorialet në gazetë i shkruajnë
autorë të kontraktuar nga redaksia.‘’Editorialet shkruhen nga persona të kontraktuar
me gazetën, por dhe nga politikanë, specialistë të fushave të ndryshme, intelektualë të
një ndryshim i njerëzve që e bëjnë historinë. Për pasojë, një shans për të kthyer pas shanset e humbura
të saj që mbeti projekt në fillim të viteve ‘’90’’. ‘’Një ‘’i djathtë’’, vështruar nga e majta, nga
Mustafa Nanos (Replikë me Apollon Baçen)‘’… “Mustafa Nano është i majtë’’, thotë Baçe. Nuk
është se më fyen në këtë mes, pasi nuk shoh asgjë të keqe të jesh i majtë, ashtu si nuk shoh asgjë të
keqe të jesh i djathtë…Unë nuk di të kem bërë ndonjë deklaratë, sipas së cilës bëj me dije njerëzit se
jam i ‘’majtë’’.… “Jo po Baçe kur thotë i majtë, nënkupton fatosnanoist’’, mund të thotë ndokush.
Edhe sikur të jetë kështu, pse do të fyhesha kur këtë më thotë një saliberishist? Por çështja është se nuk
jam. Përkundrazi, janë të pafundme dëshmitë që tregojnë se Mustafa Nano dhe Fatos Nano kanë shumë
pak gjëra të përbashkëta, midis të cilave edhe mbiemrin.…Siç shihet, unë nuk kam ndonjë gjë me sojin
e Apollonëve. Arrij t’i mirëkuptoj në të gjitha trapllëqet e tyre. Arrij t’i mirëkuptoj edhe kur nuk janë
dakord me mua. Por nuk arrij t’I mirëkuptoj veç në një pikë: kur çdo opinion që nuk u vjen për hosh, e
konsiderojnë vepër përbetimesh, konspiracionesh, porosish. ‘’Pika që s’u bie’’, do të thosh gjyshja ime,
e cila ka vdekur përpara se unë të merrja vesh se në këtë botë ekziston edhe një njeri që quhet Apollon
Baçe. I ndrittë shpirti atje ku është! Gjyshes sime, kuptohet.’’
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 161 -
shquar.’’365 Kryeredaktori i gazetës, Robert Rakipllari thotë se ‘’Panorama’’ nuk
është një gazetë që funksionon me editorial, por ka qëndrim, i cili në shumicën e
rasteve transmetohet nëpërmjet trajtimit të argumenteve, çfarë çështjeje i jep rëndësi
dhe çfarë teme jo. Njëkohësisht një pjesë e rëndësishme janë edhe opinion-komentet.
‘’Panorama’’ nuk ka editorial të shkruar, pra nuk është një gazetë që funksionon me
editorial, në atë kuptimin studimor që ka editoriali. Është një gazetë me qëndrim
padiskutim. Qëndrimin e ka kryesisht në mënyrën se si i trajton argumentet, se çfarë
çështje i jep rëndësi, se çfarë çështje nuk i jep rëndësi etj etj. Dhe pjesa e komenteve
është pjesë e rëndësishme e gazetës. Ne kemi disa analistë, me kontratë në gazetë, që
mbajnë qëndrimet e tyre, kryesisht janë të përzgjedhur që të përmbushin gjithë
spektrin e mendimeve, mundësisht. Pra mos jenë kryesisht të majtë, ose kryesisht të
djathtë, proqeveritar ose antiqeveritar. Plus kësaj është e hapur edhe për opinione,
edhe për akademikët, njerëzve të rëndësishëm të shoqërisë civile që kanë diçka për t’i
thënë publikut dhe kanë një staturë të caktuar dhe që mbajnë përgjegjësi vetë për atë
që thonë. Dhe unë them te ‘’Panorama’’ që është gazeta më e madhe në vend,
përgjithësisht ata që kanë gjëra për të thënë, pra nga pjesa e shoqërisë civile,
akademikëve, kur kanë ndonjë gjë për të thënë, i kanë te ‘’Panorama’’. Qëndrimi
editorial i gazetës mbahet te çështjet, te mënyra e trajtimit të argumenteve të
ditës.’’366Siç do ta shohim edhe në çështjen e analizës së fushatave elektorale për
Bashkinë e Tiranës në vitin 2011, te ‘’Panorama’’ por edhe te ‘’Shekulli’’ qëndrimi
del i qartë, pikërisht nëpërmjet kësaj që deklaron Rakipllari: trajtimit të çështjeve.
‘’…por duhet të kemi parasysh që ndryshe ka qenë dhe ndryshe është, kjo është në
evoluim. Në kuptimin e asaj që sot për sot me krijimin dhe situatën e re mediatike, me
mediat e reja online, televizionet etj, kjo ndarja klasike raportim, koment për mua ka
rënë. Nuk ekziston më kjo ndarje. Rëndësi ka çfarë i thua publikut, çfarë të reje sjell,
çfarë argument trajton dhe kryesisht me çfarë këndi e trajton. Pra për mua sot ka
rëndësi këndi professional që zgjedh për të trajtuar ngjarjet, pasi publiku është i
informuar gjithandej nga ‘’Facebook’’-u, rrjetet sociale etj etj. Një gazetë e shkruar,
e përditshme, por edhe portal do të japë një kënd të caktuar, ose duhet të bëjë një lloj
filtrimi të informacioneve dhe të çështjeve të ditës për të dhënë diçka përtej zhurmës
së madhe të lajmeve të ditës. Raportimi nuk është fjalë e drejtë në këtë rast. Po e
ilustruj me replikat që kemi botuar këto ditë mes Romeo Gurakuqit dhe Nasho
Jorgaqit për Fishtën. Ato mund të ishin edhe te kolona e komenteve, por ne i kemi
trajtuar si debat dhe iu kemi dhënë një vend më qendror ne gazeten print. Nuk
ekzistojnë më këto ndarjet klasike raportim/koment’’,367 shprehet më tej Rakipllari.
Për kryeredaktorin e një prej gazetave më të mëdha në Shqipëri ka rëndësi të veçantë
përzgjedhja e bashkëpunëtorëve për analizë-komentet, pavarësisht se deklaron që
‘’Panorama’’ është e hapur për çdo opinion apo koment.‘’E para gazeta është e
hapur. Ne nuk kemi censuruar ndonjëherë ndonjë opinion, koment, pikëpamje. Ne
365 Lumezi, Aristir, Intervistë 2014. 366 Rakipllari, Robert, Intervistë 11 Tetor 2016. 367 Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 162 -
përpiqemi që çdo ditë të kemi të paktën minimalisht një koment për çështjen e ditës, të
cilin e shkruan një nga analistët tanë me kontratë: Fatos Lubonja, Preç Zogaj, Mark
Marku Mentor Nazarko, Agron Gjekmarkaj, Besnik Mustafaj, etj. Dhe opinione të
tjera, që i gjykojmë si të vlefshme për publikun. Pra personazhe të jetës publike në
Shqipëri, të cilat kanë diçka për t’i thënë publikut nga eksperienca e tyre, ose nga
ekspertiza e tyre. Pra, kriteri kryesor është statura publike e personit. Se mund të jenë
3 milionë shqiptarë që duan të shkruajnë përditë, por ne filtrojmë dhe nuk botojmë
opinione lexuesish.’’368
I pyetur nëse bëjnë kujdes që të kenë prezencën e editorialistëve me pikëpamje
të ndryshme, të majtë apo të djathtë, për të ruajtur balancën, gjë që vihet re se tentohet
nga ‘’Panorama’’, Rakipllari thotë se nuk ka asnjë rëndësi. Sipas tij koncepti ‘’i
majtë’’ ‘’i djathtë’’nuk ka ndonjë sens, duke nënkuptuar konceptin klasik se
çfarëështë një i majtë dhe çfarë një i djathtë. Për Rakipllarin çështja shtrohet: Je
‘’Pro’’ qeverisë, apo ‘’Kundër’’ saj.‘’Në rast se ata janë personazhe që e mbajnë vetë
atë që thonë, pra janë njerëz të njohur, të pranuar nga publiku, njerëz që kanë një
staturë të caktuar publike, nuk ka rëndësi nëse janë të majtë apo të djathtë...Edhe kjo i
majtë, i djathtë në gazetarinë shqiptare në këto kushte që jemi ne nuk ka ndonjë sens.
Sepse Lubonja ka gjithë këto vite që shkruan te ‘’Panorama’’ është kundër qeverisë,
nuk ka qenë asnjëherë me qeverinë. Po gjithashtu edhe Zogaj. Pra nuk ka rëndësi i
“majtë” apo i “djathtë”, çështja është je ‘’Pro’’ qeverisë apo ‘’Kundër’’
qeverisë.’’369 Megjithatë Rakipllari konkludon për filozofinë dhe strategjinë e gazetës
së tij në njëtjetër drejtim: audienca, siç e quan ai, edhe përfshirjen e lexuesve online.
‘’Në radhë të parë duhet të kesh audiencë. Gjithë tentacioni i medias është të ketë
audiencë. Pra ju përmendni në ato pyetjet tuaja gazeta të caktuara që kanë qëndrime,
por nuk rezulton që këto të jenë më të lexuarat. Strategjia e kësaj gazete është
audienca. Ne nuk mbajmë qëndrime vetë, editorial, por ne kemi zgjedhur njerëz me
autoritet dhe gazeta është e hapur, e balancuar për të gjitha krahët. Pra e gjen të
balancuar pjesën e qëndrimit. Ka pasur raste, këto janë raste të rralla, që ne kemi
quajtur editorial një koment të analistit tonë. Por këto janë raste shumë të rralla, kur
mendojmë se ajo një çështje e rëndësishme, që i qëndron asaj që mendojmë.’’370
Kryeredaktorët dhe analistët Aleksandër Çipa dhe Arben Rrozhani e
veçojnë ‘’Panorama’’-n si gazetën me qëndrimin më të kujdesshëm dhe më të
fuqishëm gjatë tranzicionit në Shqipëri. ‘’…pak më e hapur në qëndrime dhe që ka
krijuar një rrjet editorialistësh ndër vite është gazeta ‘’Panorama’’. E ka ruajtur atë
pozicionin e bashkëpunimit me ata që bëjnë qëndrimet e tyre dhe që ka disa firma që
sjellin mendime me shumë vlerë, pavarësisht se në disa raste janë shumë të
ekzagjëruara. Pra është formati i gazetës. Ajo ka vënë në përdorim mjete materiale që
ne nuk i kemi patur, ka paguar shumë shtrenjtë bashkëpunëtorët dhe ‘’Panorama’’ ka
grupin e njerëzve që flasin…ndoshta edhe për interes të saj, por mua më intereson
368 Po aty. 369 Po aty. 370 Rakipllari, Robert, Intervistë 11 Tetor 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 163 -
firma, aty ka disa persona që japin mendim dhe që ndikon pak. Kjo është për
mendimin tim merita. Për fat të keq, ata që janë sot te ‘’Panorama’’, kanë qenë dikur
te ‘’Shekulli’’. ‘’Panorama’’-n do veçoja, pa asnjë xhelozi, ata kanë shfrytëzuar
burimet që dikur kanë qenë te ‘’Shekulli’’.’’371
Kurse Çipa e cilëson ‘’Panorama’’-n si të kujdesshme, megjithatë analisti nuk heziton
të tregojë se e ka të vështirë të zgjedhë, pasi nuk ka qëndrime në gazeta.‘’Panorama’’
është gjithnjë një gazetë që priret të jetë në pikëpamjen e respektimin e parimeve të
asnjëanësisë dhe barazisë më e kujdesshme. Respekton Kodin e Etikës më shumë se
këto, ndërsa gazeta ‘’Tema’’ është gazeta tipologjike e angazhuar, e qëndrimit të
skajshëm dhe pa kompromis, madje duke marrë edhe të avokatisë kur s’duhet ta bëjë
këtë gjë për qëndrime të caktuara dhe këtu kam parasysh editorialet e Meros. Ndërsa
te ‘’Mapo’’ ka një konsistencë për sa i përket përkatësisë ‘’Pro’’, në kuptimin qëështë
e qendrës së djathtë dhe liberale e djathtë dhe është një gazetë që nëpikëpamje
kulturologjike sjell më shumë peshë specifike, ushtron një kujdes redaktorial shumë
më evident por pa braktisur anëshmërinë e vet të përcaktuar.’’372Ish-kryeredaktori i
‘’Panorama’’-s, Roland Qafoku tregon në intervistë se si punoi me botuesin dhe
stafin për të futur editorialin, pas periudhës ku në gazetë nuk kishte asnjë
syresh.‘’Unë jam drejtuesi i tretë i gazetës “Panorama” dhe në momentin kur nisa
drejtimin e gazetës, kjo gazetë, ose nuk kishte fare editoriale ose kishte shumë pak.
Por me përvojën time në gazetën “Koha Jonë”, unë futa me koshiencë atë që e quaj
qendrim të gazetës dhe një gazetë pa qendrimin apo opinionin e saj është si të ishte pa
bosht. Në fillim shkruaja vetë editoriale mbi bazën e lajmeve më të rëndësishëm të
gazetës. Padyshim që më frymëzonin lajmet e gazetareve dhe një qendrim i imi mbi
një lajm ekskluziv e bënte gazetën edhe më të rëndësishme. Bashkë me zëvendësat e
mi afruam në gazetë emra të rëndësishëm që bënin opinione të forta. Emra të tillë si
Artan Fuga, Besnik Mustafaj, Luan Rama, (diplomati) Sabri Godo, Edison Ypi,
Andrea Stefani etj u bënë opinionistë që i jepnin gazetës me lajmet më të mira në treg
një qendrim për fenomene dhe ngjarje. Kjo i dha gazetës ‘’Panorama’’ një vlerë më
shumë dhe sot pas një dekade e vlerësoj si një nga anët më të mira të asaj gazete.’’373I
vetëdijshëm për vështirësitë që ndeshte dhe se për çfarë identifikohej në treg gazeta,
Qafoku tregon se editoriali ishte i nevojshëm, pasi pa të gazeta kurrë nuk do të ngrihej
në nivelin që arriti vite më parë. Dhe Qafoku i mban mend mirë vështirësitë që
kaloi.‘’Në fakt gazeta “Panorama”, më shumë u identifikua për lajmin e parë, të
fortë, ekskluziv, që nuk e kishte asnjë konkurent tjetër. Qendrimi editorial ishte faza e
dytë e ngritjes së gazetës në atë që nga një gazetë e mirë, simpatike, e paanshme, uë
bë gazeta e parë në Shqipëri për nga tirazhi. Ua thashë edhe më lart, ishte një gjë e
natyrshme që një gazetë sado të arrinte të bënte lajme të mira e të shkruante mirë,
mungesa e editorialit do të thoshte që të mos ngrihej në nivel opinioni dhe si e tillë
‘’Panorama’’ kurrë nuk kishte për të arritur atë nivel që arriti. Unë isha i bindur që
371Rrozhani, Arben, Intervistë 27 maj 2016. 372Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016. 373 Qafoku, Roland, Intervistë 28 qershor 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 164 -
qëndrimi i gazetës do t’i jepte më shumë tërheqje dhe fuqi gazetës. E synova, punova
shumë për këtë dhe mendoj se e arrita. ’’374Në idenë kryesore të Qafokut, editoriali
duhet të ishte një nga shtyllat kryesore të gazetës por që gjatë 2005-ës, por edhe në
vitet më vonë nuk ka funksionuar. Qafoku tregon se ishte një sfidë shumë e madhe.
‘’Me atë që kuptoj unë, nuk funksionon kështu sot. Unë e emërova zëvendësin tim si
drejtues editorialesh dhe e kisha caktuar që të merrej vetëm me atë punë, plus që
merresha edhe vetë. Nuk mund të funksionojë që sektori i editorialeve të jetë pak a
shumë kështu: Hap e-mailin, merr disa shkrime, futi për botim dhe kaq. Në konceptin
tim duhet një stradegji e veçantë, me njerëz që kanë opinione të forta dhe që tërheqin
me mendimet dhe stilin që shkruajnë. Kështu u ngrit sektori i editorialeve të
“Panorama”. Kur isha kryeredaktor i gazetës shkruaja çdo jave një
editorial.“Panorama’’ në fillim u konceptua si ‘’Gazeta Shqiptare’’, vetëm me lajme,
pa komente. Por edhe pse e fitoi këtë betejë ishte një gazetë pa bosht. Si drejtues i saj
futa editorialin si një element shumë të rëndësishëm dhe aty gazeta përveç lajmit mori
fuqinë reale. Ishte betejë e madhe kjo sepse kishte frymën e ‘’Gazetës Shqiptare’’ dhe
mua m’u desh shumë punë dhe thyerje mentaliteti. Shumë pak e dinë këtë që kolona
djathtas, është sot pas një këmbëngulje të gjatë për të thyer stilin e gazetës së Carlo
Bollinos, gjë që edhe vetë gazeta shqiptare e ndryshoi.’’375
Figura 36. Faqja e parë e gazetës, djathtas opinion-komentet
Nga të dhënat e monitorimit të gazetës ‘’Panorama’’ në vitin 2005376, lidhur me
prezencën e editorialit si lloj artikulli, në raport me Opinionin, Komentin apo analizën
374Po aty. 375Qafoku, Roland, Intervistë 28 qershor 2016. 376 Të dhënat ‘”Panorama’’ 2005: 778 komente, opinione, analiza dhe vetëm 8 editoriale.
Ekspozoheshin në faqen e parë dhe në brendësi. Autorët: Andrea Stefani, Eduard Zaloshnja, Edmond
Tupja, Mentor Nazarko, Enver Robelli, Alfred Lela, Adri Nurellari, Ermal Hasimja, Fatos Çoçoli,
Medi Belortaja. Dhe politikanë si Rexhep Meidani, Besnik Mustafaj, Genc Pollo, Dritan Prifti, Alfred
Moisiu, Dritan Ylli, Edi Rama, Edmond Panariti.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 165 -
edhe këtu, njësoj si te ‘’Shekulli’’ rezulton se është krejtësisht i pandjeshëm. Në të
gjithë vitin 2005 konstatohen se janë shkruar vetëm 8 editoriale të mirëfilltë dhe 778
komente, opinione dhe analiza nga autorët. Pozicionimi i tyre është në faqen e parë
dhe në brendësi në faqet 8-9. Kryesisht opinionet ruajnë linjën e djathtë redaksionale,
kanë objektivitet dhe subjektivitet dhe njëkohësisht nuanca propagande.
Figura 37. Kategorizimi editoriale, opinione, komente, analiza. ‘’Panorama’’ 2005
‘’PANORAMA’’ Janar-Dhjetor2005
NR. TOTAL I
GAZETAVE
NR. TOTAL I
EDITORIALEVE
NR.TOTAL I KOMENTEVE,
OPINIONEVE, ANALIZAVE
339
8
778
Siç vëmë re, numri i komenteve, opinioneve dhe analizave është shumë i madh në
raport me numrin e papërfillshëm të editorialeve. Raporti është thuajse 4 komente,
analiza apo opinione në një gazetë të printuar. Më poshtë paraqitet vizualisht edhe
raporti editorial me zhanret e tjera.377
377Dy shembuj qëndrimesh, me emërtimin ‘’Editorial’’ po sjellim për ‘’Panorama’’-n. Qartësisht janë
qëndrime të redaksisë. Në të parin flitet për ligjin e konfliktit të interesave të politikanëve dhe
neglizhencën e qeveritarëve për miratimin nga Kuvendi. ’’Një çerek milioni dollarë për
vjehrrën’’:‘’…Deri nëvitin 2006 të gjithë ministrat mund të kenë konflikt interesi dhe fitime më të
mëdha se 25 milionë lekë në vit. Disa ministra e kanë pranuar se kanë më shumë se kaq, të tjerë
akuzohen për këtë. Problemi qëndron në vitin 2006. Mënyra e parë për të shmangur përplasjen me
ligjin, duke qenë i pasur dhe duke u bërë ministër është fshehja e pronësisë. Deri tani pasuria e
ministrave ka qenë vetëm rroga, por fatmirësisht kishin gratë e pasura. Ligji i ri ndalon dhe gratë të
kenë fitime nga bizneset më shumë se 25 milionë lekë në vit. Ligji ndalon që të jesh drejtues i ndonjë
biznesi apo që familjarët e afërt të fitojnë nga aksionet më shumë se 25 milionë lekë në vit… Por në
ligjin e ri ka kushte të mira që ministri të mos zgjedhë një emër të largët farefisnor për të
legjitimuarfitimet e veta vjetore nga bizneset. Ligji i ri parashikon që fitimet e familjarëve, djalit,
vajzës, gruas, nënës, babait, vjehrrit dhe vjehrrës të jenë secili jo më shumë se 25 milionë lekë në vit.
Me një llogari të thjeshtë, duke i dhënë edhe vjehrrës aksione dhe fitime apo duke bërë vjehrrin
kryesues të biznesit mund të fitosh edhe 1.75 milionë dollar në vit. Llogaria është bërë për një familje
me dy fëmijë. Me ligj, vjehrrës, sado e mirë apo e keqe qoftë ‘’I takojnë’’ 25 milionë lekë ose rreth
çerek milioni dollar. Në të kundërt, gjithmonë në rast se ministri ka ndonjë biznes i duhet të gjejë
ndonjë emër të largët të fisit që ta pasurojë’’‘’Certifikatat e qeverisë’’, Redi Gjuzi
Zv.kryeredaktor‘’…Dje gjatë gjithë ditës, me një tempizëm perfekt, ministrat humbës të PS-së dolën
dhe akuzuan se zgjedhjet janë kompromentuar nga përdorimi i certifikatave false. Angjeli, Islami,
Toska ishin të parët që me deklaratat e tyre treguan se kandidatët e PD kishin fituar duke manipuluar
rezultatin dhe duke përdorur certifikata false. Por për të analizuar bumerangun e kandidatëve humbës të
PS duhet të rikthehemi para datës 3 korrik, kur këta kandidatë të PS ishin po aq euforikë për fitoren sa
janë akuzes për humbjen. Tri ditë para zgjedhjeve LSI dhe Partia Demokratike akuzuan ministrin e
Pushtetit Vendor si njeriun qëështë përgjegjës për certifikatat, për manipulime me kodin e tyre. I
menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë dhe KQZ-së. Ben Blushi reagoi nga Korça dhe i hodhi poshtë
akuzat e PD dhe LSI për ndryshimin e kodit të certifikatave të Tiranës, ndërsa KQZ shpiku rregullin që
do të ndalonte përdorimin e certifikatave false duke përdorur edhe një document tjetër për të justifikuar
atë…Në këtë logjikë duket disi e habitshme që Ylli Pango i PD të ketë blerë me para përfaqësuesit e
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 166 -
Figura 38. Grafiku i raportit editoriale me opinione, komente, analiza.‘’Panorama’’ 2005
6.3. Krahasimi i gazetave
Së pari,‘’Shekulli’’ dhe ‘’Panorama’’, të dyja gazeta të rëndësishme me natyrë të
përgjithshme karakterizohen nga linja të ndryshme editoriale. ‘’Shekulli’’ është e
majtë, kurse ‘’Panorama’’e djathtë e moderuar. Ato kanë qëndrime të ndryshme
për ngjarjet ndonëse përpiqen të raportojnë me profesionalizëm.
Së dyti, nga të dhënat e monitorimit njëvjeçar vihet re përdorimi i strategjisë së
njëjtë te të dyja: mungesa e qëndrimit të drejtëpërdrejtë të redaksisë dhe botuesit
nëpërmjet editorialit dhe kontraktimi i autorëve, opinionistë dhe analistë për të
mbajtur gjallë linjat përkatëse editoriale.‘’Panorama’’ ka përdorur më shumë
editorialë të mirëfilltë, 8, kurse ‘’Shekulli’’ më pak, 2.
ministrit të Ekonomisë, Anastas Angjeli, që Lulzim Basha të ketë paguar komisionerët e Zv.ministrit
Arben Ahmetaj, që Bujar Nishani të ketë kërcënuar njerëzit e ministrit të Rendit Igli Toska. Dalja për
herë të dytë në mikrofonin e PS e Anastas Angjelit , duke treguar dosjen plot me certifikata të gjetura
në kosh plehrash, përafrohej me akuzat e tij në KPD-në e famshme, këtë herë jo ndaj Nanos por ndaj
administruesve të certifikatave që për fat të keq të PS janë po të qeverisë.Të njëjtin imazh jepte edhe
Arben Ahmetaj, kur diferencën prej 1700 votash e justifikoi me certifikata false, duke dashur të na
bindë që 1700 herë komisionerët e tij kishin mbyllur sytë duke lejuar manipulimin…Por pavarësisht
akuzave disa herë qesharake të ministrave të PS, një gjëështë e sigurt, certifikatat nuk do të ishin pjesë
e alibive të asnjë partie në rast se shqiptarët do të kishin kartën e identitetit apo të ishin pajisur të gjithë
me kartën e votuesit…Megjithatë ‘’qarjet’’ e ministrave me sy të skuqur nga pagjumësia apo nga
ndonjë shkak tjetër emotiv nukemotive në një frymë me drejtuesit e Partisë Socialiste. Nano gjatë dy
daljeve të vetme në media theksoi se procesi ishte perfekt…’’
Komente, opinione dhe
analiza99%
Editoriale1%
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 167 -
Së treti, te të dyja gazetat kemi shpeshti të publikimit të opinioneve, komenteve
dhe analizave. Zhanre që zhvillohen më shumë në këtë periudhë dhe
përmirësohen.
Nga të dhënat e monitorimit të ‘’Shekulli’’-t për vitin 2005, lidhur me prezencën e
editorialit si lloj artikulli, në raport me Opinionin, Komentin apo analizën rezulton se
është krejtësisht i pandjeshëm. Në të gjithë vitin 2005 konstatohen janë shkruar 2
editoriale të mirëfilltë dhe 525 komente, opinione dhe analiza nga autorët.
Pozicionimi i tyre është në faqen e parë dhe në brendësi në faqet 14-15. Kryesisht
opinionet ruajnë linjën e majtë redaksionale, kanë objektivitet dhe subjektivitet dhe
njëkohësisht nuanca propagande.
Nga të dhënat e monitorimit të gazetës ‘’Panorama’’ në vitin 2005, lidhur me
prezencën e editorialit si lloj artikulli, në raport me Opinionin, Komentin apo analizën
edhe këtu, njësoj si te ‘’Shekulli’’ rezulton se është krejtësisht i pandjeshëm. Në të
gjithë vitin 2005 konstatohen janë shkruar vetëm 8 editoriale të mirëfilltë dhe 778
komente, opinione dhe analiza nga autorët. Pozicionimi i tyre është në faqen e parë
dhe në brendësi në faqet 8-9. Kryesisht opinionet ruajnë linjën e djathtë redaksionale,
kanë objektivitet dhe subjektivitet dhe njëkohësisht nuanca propagande. Siç vihet re
nga grafiku, prirja është e njëjtë, për të mos patur editorial, pavarësisht se te
‘’Panorama’’ shifrat janë më të larta.
Figura 39. Kategorizimi editoriale, opinione, komente, analiza në gazetën ‘’Shekulli’’ dhe
‘’Panorama’’ janar-dhjetor 2005
Editoriale Opinione/Komente/Analiza
Shekulli 2005 0,37% 99,60%
Panorama 2005 1% 99%
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 168 -
Bazuar te faktet se:
Te “Shekulli’’ dhe ‘’Panorama’’ nga të dhënat e monitorimit njëvjeçar
vihet re përdorimi i strategjisë së njëjtë: kryesisht mungesa e qëndrimit të
drejtëpërdrejtë të redaksisë dhe botuesit nëpërmjet editorialit dhe
kontraktimi i autorëve, opinionistë dhe analistë për të mbajtur gjallë linjat
përkatëse editoriale.
‘’Panorama’’ ka përdorur më shumë editorialë të mirëfilltë, 8, kurse
‘’Shekulli’’ më pak, 2. Megjithatë raporti me opinionet, komentet dhe
analizat ruan të njëjtën prirje: editoriali është i pandjeshëm.
Opinionet, komentet dhe analizat janë të shpeshta, 525 ‘’Shekulli’’ dhe
778 ‘’Panorama’’ në një vit.
Opinionet, komentet dhe analizat mbajnë emra autorësh.
Rubrika e Opinion-Komenteve ka shënimin: ‘’Nuk përfaqësojnë
domosdoshmërisht politikën redaksionale të gazetës’’.
Dalim në konkluzionin dhe vërtetojmë hipotezën se: Editoriali zhduket si gjini dhe
kemi një zhvillim të qëndrimeve në opinione dhe komente. Redaksitë s’mbajnë
rregullisht qëndrimet e tyre, por pajtojnë opinionistë, të cilët materializojnë
linjat editoriale të gazetave. Opinionet bëjnë një lloj përcaktimi axhende, ku
përcaktojnë çështjet që duhen marrë në konsideratë, duke u intensifikuar
qëndrimet politike ‘’pro’’ apo ‘’kundër’’ gjatë zgjedhjeve dhe më gjerë.
6.4. Politika editorialiste në gazetën “Shekulli” dhe “Panorama”. Fushata
elektorale 2011 për Bashkinë e Tiranës
Siç pamë më lart, ‘Shekulli‘‘ dhe ‘Panorama‘‘ e kanë në minimum përdorimin e
editorialit. Vetvetiu lind pyetja: a mbajnë qëndrim këto gazeta? Patjetër që po. Siç
tregon kryeredaktori i gazetës ‚‘Panorama‘‘ Robert Rakipllari, qëndrimi mbahet në
mënyrën se si trajtohen argumentet në raportim dhe opinion-komente. Kur hulumton
rreth politikës editorialiste në gazetën “Panorama” dhe në gazetën “Shekulli” vetvetiu
në të parën herë të vjen ndërmend ‘‘Kodi Etik i Medias Shqiptare‘‘. Në pikën 5 të tij
“Pavarësia Editoriale” përcaktohet saktësisht se: “Stafi editorial nuk duhet të lejojë që
nxitjet personale, politike apo financiare të ndikojnë në raportimin e tyre të saktë dhe
të paanshëm. As pronarët dhe as gazetarët nuk kanë të drejtë ta shohin lajmin si
pronë të tyre dhe ta përdorin atë për përfitime personale”378.
378 Mencher, Melvin, News, Reporting and Writing, Botimi I 10-të, New Jork, McGraw-Hill, 2006,
f.65.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 169 -
Por çfarë ka ndodhur gjatë fushatës elektorale vendore për Bashkinë e Tiranës? Çfarë
politike editorialiste kanë mbajtur gazeta “Panorama” dhe gazeta “Shekulli” në lidhje
me raportimin dhe analizat për dy kandidatët kryesorë të Bashkisë së Tiranës, Edi
Rama dhe Lulzim Basha gjatë fushatës prill-maj 2011? Gazeta “Panorama” dhe
Gazeta “Shekulli” kanë shërbyer si kanal marketimi për dy kandidatët kryesorë në
zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës, siç do ta shohim më poshtë nga të dhënat
empirike. Përkatësisht “Panorama”, me dashje apo pa dashje, ka marketuar kandidatin
Lulzim Basha ndërkohë që “Shekulli” me më shumë “këmbëngulje” kandidatin Edi
Rama. Siç na sjell në vëmendje Melvin Mencher në lidhje me presionin ekonomik
mbi median dhe gazetarët, mediat janë një biznes, një ndërmarrje që kërkon fitim.
“Shumica e stacioneve dhe gazetave nuk janë të ndryshme nga General Motors,
Microsoft dhe Home Depot.Operacionet e tyre janë projektuar për të maksimizuar
fitimet"379. Kur Mencher flet për ndikim e medies nga pronarët e saj, ndryshe nga sa
përcaktojnë kodet e etikës apo parimet profesionale, sjell në realitet se: “Gazetat e
tyre apo stacionet mbulojnë vetëm sipërfaqen e lajmeve... Disa shkojnë më tej, duke
imponuar një pikë të caktuar politike..."380
Por po t’i largohemi pak studimeve në Amerikë për politikat editorialiste dhe
të zhvendosemi gjeografikisht në Ballkan do të shohim të njëjtat konkluzione. Remzi
Lani në kumtesën e tij “Media e Ballkanit: E humbur në tranzicion” flet për një të
vërtetë të madhe në lidhje me marrëdhëniet mes medias dhe politikës. “Një pjesë e
medias është treguar e paaftë t’i bëjë ballë presionit dhe joshjes së politikës (dhe jo
vetëm politikës); një pjesë e medias thjesht e sheh të pamundur të imagjinojë rolin e
vet jashtë këtij partizanizmi. Kjo anshmëri, mbi të gjitha, është pasqyrim i natyrës së
politikës, e cila perceptohet më shumë si konflikt se sa si dialog. Eshtë edhe pasqyrim
i faktit që shoqëritë e Ballkanit janë më shumë shoqëri politike se sa shoqëri të
informacionit, më shumë shoqëri politike se sa shoqëri civile”381. Sipas Lanit ajo që
vërehet në Shqipëri është përdorimi, keqpërdorimi dhe abuzimi i medias nga politika 382. Por Lani futet më në thellësi të çështjes pse media përdoret nga politika.Sipas tij
shumica e të përditshmeve mund të konsiderohen “buletine të kompanive të
ndërtimit”.“Po t’i pyesësh këto kompani se pse harxhojnë para çdo muaj për një
veprimtari që nuk u sjell asnjë përfitim, përgjigja që merr rëndom është që me anë të
këtyre gazetave ‘ato mbrojnë bizneset e tyre’.Kjo ndoshta është pjesërisht e vërtetë,
por vetëm pjesërisht. Me anë të këtyre gazetave, bizneset mund të ushtrojnë presion
dhe të sigurojnë favore”383
Duke iu referuar sërish “Kodit Etik të Medias Shqiptare”, i cili është një
kod i gjithpranuar nga mediat shqiptare, duhet të ketë një kufi të qartë mes
379 Po aty f.67. 380 Po aty f.95. 381Gazetaria Profesionale. Vete-Rregullimi dhe Media të Reja, Dilema të Vjetra në Europën Jug-
Lindore dhe Turqi, Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara, 2010,
f.49. 382Po aty, f.50. 383Po aty, f.51.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 170 -
përmbajtjes editoriale dhe marketingut, publicitetit apo materialeve të sponsorizuara.
“Tekstet e marrëdhënieve me publikun duhet të etiketohen si të tilla ose të paraqiten
në një mënyrë që i dallon ato nga përmbajtja editoriale e botimit origjinal, në mënyrë
që të garantohet se ato nuk e çojnë lexuesin në një rrugë të shtrembër”384A ka qenë e
mundur që gjatë kohës së fushatës të zbatohej ky parim? Në të vërtetë stafet e
fushatave që kanë bërë fushatat respektive të Ramës dhe Bashës kanë kërkuar që në
çdo moment të shfrytëzojnë të dyja kanalet e komunikimit por njëkohësisht kanale të
“bindjes” së publikut, në këtë rast të votuesve. Agim Neza në librin e tij
“Marrëdhëniet Publike” rendit si kanal të rëndësishëm komunikimi për audience,
gazetat385. Ndërkohë që inkurajon profesionistët e Marrëdhënieve Publike për të kryer
takime me Bordet Editoriale, si shumë të rëndësishëm në përçimin e mesazhit të
lexuesi. Sipas Nezës duhen realizuar:“Takime direkte me kryeredaktorët e gazetave
për t’i informuar ata me detajet e një çështje apo direktivë të re politike. Kjo bëhet me
qëllim për të fituar përkrahjen e kryeredaktorëve për këtë çështje”386. Një lidhje mes
marrëdhënieve publike dhe reklamës bën Admir Banaj kur shprehet se rolet e
reklamës dhe marrëdhënieve publike janë ato të ndryshimit të opinionit të publikut
dhe të ndikojë mbi zgjedhjet387. Sipas tij: “Brenda pak viteve, përdorimi politik i
marrëdhënieve publike ka arritur një stad eficience dhe i ka bërë ato një
domosdoshmëri praktike për çdo kandidat që aspiron të fitojë”388.
Kur flasim për politikë editorialiste të një gazete në vëmendje duhet të kemi jo
vetëm qëndrimet e gazetës siç mund të jenë editorialet apo redaksionalet, jo vetëm
analizat, opinionet, komentet por mbi të gjitha shkrimet profesionale. Sa është shkruar
për një kandidat? Ku janë pozicionuar këto shkrime? Kryeartikuj apo shkrime
kryesore të faqeve të brendshme? Faqe tek apo çift? Pozicionuar majtas apo djathtas
faqes? Çfarë titulli, nëntitulli apo mbititulli është përzgjedhur? Çfarë somariosh janë
zgjedhur për t’u theksuar? Çfarë boksesh janë vendosur? Sa të balancuar janë
raportimet për kandidatët e fushatës në në gazetë? Të gjitha këto kanë të bëjnë me
rëndësinë që i kushtohet secilit kandidat, duke zbuluar në këtë mënyrë se çfarë
politike redaksionale përdorin në të vërtetë përpos asaj që gazetat deklarojnë. Në këtë
optikë Melvin Mencher flet për balancimin e shkrimeve profesionale duke e quajtur
atë të rëndësishëm."Gjatë fushatave politike, redaktorët përpiqen që të balancojnë në
disa raste kandidatët A dhe B. Balancimi është i rëndësishëm”389.
Sipas hulumtimit të bërë në gazetën “Panorama” për pasqyrimin e fushatës
zgjedhore vendore në periudhën 8 Prill-8 Maj 2011, kohë kur është zhvilluar fushata
zgjedhore vendore, rezulton se janë botuar 61 artikuj në total për fushatën, duke
384Shih ibid 182, f.10. 385 Neza, Agim, “Marrëdhëniet Publike”, Tiranë, Instituti Shqiptar i Medias, 2004, f.95. 386 Po aty f.101. 387 Banaj, Admir, Zanafilla e Reklamës dhe Marrëdhënieve Publike, Tiranë, Shtëpia Botuese e Librit
Universitar, 2003, f.161. 388 Po aty f.162. 389 Mencher, Melvin, News, Reporting and Writing, Botimi I 10-të, New Jork, McGraw-Hill, 2006,
f.45.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 171 -
përfshirë lajme për të dy kandidatët kryesorë Edi Rama dhe Lulzim Basha390. Brenda
kësaj shifre: 36 shkrime janë botuar për fushatën e Lulzim Bashës, 16 shkrime për
fushatën e Edi Ramës dhe 1 shkrim është neutral duke mos patur në brendësi fushatën
e asnjërit prej tyre. Në vazhdën e shifrave; janë botuar në këtë gazetë 5 artikuj që
kritikojnë punën e Bashkisë. Gazeta “Panorama” është hapur plot 8 herë me
kryeartikuj kundër kandidatit Edi Rama dhe kanë vetëm 1 kryeartikull në favor të tij.
Duke krahasuar hapësirat në faqen e parë del se janë botuar 20 shkrime për kandidatin
Lulzim Basha, përkundrejt 2 të kandidatit Edi Rama. Në këtë periudhë janë botuar 4
Opinione që mbështesin kandidatin Basha përkundrejt 1 të vetmi që mbështet
kandidatin Rama.Gazeta “ Panorama” është treguar e kujdesshme duke botuar plot 18
opinione neutrale. Por le të flasim konkretisht me disa shembuj që ilustrojnë politikën
editorialiste të kësaj gazete.‘’Linja politike e ‘’Panoramës’’ është vështirë të
përcaktohet në bazë të editorialeve të gazetës, të cilat jo gjithnjë shkojnë në krah të
politikave qeveritare, ndonëse në shumicën e rasteve e mbështesin atë, sipas raportit
të USAID:2009 dhe monitorimit 1-7 qershor të kryer nga autori’’391, thekson Bido.
Në kategorinë shkrime për fushatën e Bashës po sjellim dy shembuj.
Shembulli i parë i përket suplementit që “Panorama” ka botuar gjatë fushatës
“Iniciativa për Tiranën” 392 . Në botimin e 8 prillit i kushtohet një faqe e plotë
kandidatit Lulzim Basha, ndërkohë që nuk është bërë e njëjta gjë me kandidatin Edi
Rama. Titulli është: “Lulzim Basha: Angazhimi im, lufta për të vërtetën dhe interesi
publik” 393 . Më tej në faqet e tjera të suplementit janë botuar shkrime rreth
shqetësimeve të intelektualëve si pavarësia e minibashkive në kryeqytet,
infrastruktura universitare, plani rregullues, transporti dhe hapësirat publike,
filarmonia e Tiranës, punësimi i të rinjve, galeria bashkiake etj. Ndërkohë që në 5 maj
është botuar në faqen e parë si shkrim i rëndësishëm pas kryeartikullit: “Godo:
Fushata e Lul Bashës në Tiranë risi për politikën, më mirë që s’doli me Berishën” me
mbititull: Intervista/ “Eshtë pjekur mendimi se Rama s’ka çfarë të japë për Tiranën,
gaboi që s’bëri debat”394Shpeshherë fushata për Bashën është pasqyruar në faqen e
parë të gazetës “Panorama”, duke u renditur majtas dhe në fillim, ndërkohë që poshtë
shkrimeve për të janë faqosur ato të fushatës së Ramës në kryeqytet. Shkrimi “Basha
arrin 100 mijë fansa në “Facebook”, 70% janë të rinj nga Tirana” me mbititull:
“Shifra record për kandidatin e PD”395, shoqërohet poshtë tij me shkrimin “Edi Rama:
Vizioni im për Tiranën, urbanizim dhe jo betonizim”396. Profesionalisht çdo titull
majtas faqes dhe i renditur në fillim ka më shumë rëndësi se sa titujt që vazhdojnë
poshtë tij, kjo për faktin se syri i lexuesit ka predispozitën të shkojë majtas, sipër. Ky
390 Artikuj, editoriale, analiza, komente për kandidatin e tretë të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, nuk
ekzistojnë në asnjërën nga gazetat: “Panorma” apo “Shekulli”. 391Bido, Ardit, ‘’Koncensioni editorial i shtypit shqiptar në epokën e biznesit’’, Botimet ‘’Trifon
Xhagjika’’, Tiranë, 2011, f.61. 392 Botim i Grupimit “Iniciativa për Tiranën”, organizatë civile joqeveritare. 393 Gazeta “Panorama”, Suplementi “Iniciativa për Tiranën“, 8 prill, f.2 . 394Gazeta “Panorama”, 5 maj, f.4-5. 395Gazeta “Panorama”, 13 Prill, f.7. 396Gazeta “Panorama”, 13 Prill, f.7.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 172 -
është tregues i dy fakteve: ose Basha ka përbërë me të vërtetë lajm, ose Bashës i është
kushtuar më shumë rëndësi. Por si ka mundësi që një lajm për fansat në “Facebook’’ i
njërit kandidat është më i rëndësishëm se sa programi i kandidatit kundërshtar?!
Në këtë këndvështrim duket se Rama ka përbërë lajm vetëm për faqen e parë kur
është shkruar për të në mënyrë kritike. Shkrimi në faqen e parë: “Rama harron
zgjedhjet lokale dhe premton si kryeministër: Do hap 300 mijë vende pune” i përket
datës 4 maj397.Gazeta “Panorama” në politikën e saj editorialiste ka zgjedhur të botojë
kryesisht opinione neutrale por kur vjen puna tek opinionet që janë të pozicionuara,
duket se ato që mbështesin kandidatin Basha janë në mazhorancë përkundrejt atyre që
mbështesin kandidatin Rama. Ndër rastet e opinioneve neutrale po sjellim ato të
shkruara nga Rexhep Meidani, Fatos Lubonja dhe Sotiraq Hroni. “A ka ndonjë rol
media sociale në këto zgjedhje?”398. Në këtë opinion flitet për ‘’Facebook’’-un, ‘’You
Tube’’-in etj. Meidani përkrah idenë që media sociale të përdoret për fushatën në
kryeqytet, ku të rinjtë mund të jenë shumë aktivë: “Në këtë kuptim kandidati që e fiton
këtë segment indiferent dhe jo partizan të elektoratit, ka shumë mundësi të rrisë
shanset e fitores për zgjedhjet në Tiranë…” 399 Ndërkohë që Fatos Lubonja sjell
opinionin “Fushata si screen saver i Ferrit”. Lubonja është skeptik ndaj të dy
kandidatëve.“Po të shikosh lajmet nëpër televizionet e shumta, asgjë nga këto thuajse
nuk del përveçse si propagandë elektorale. Edhe vetë lajmet janë kthyer në fushatë
elektorale mbi premtimet, edhe debatet po ashtu. Kush e tha i pari idenë e tramvajit?
Tram apo tramvaj? Screen Saveri mbulon vrimat e ferrit derisa të mbarojnë zgjedhjet
dhe të hapen portat e tij”400. Ndërkaq Sotiraq Hroni flet për rolin e komunitetit në
Tiranë, kryeplakun(ndërlidhësin komunitar). Eshtë një opinion i balancuar por ngre
lart “Iniciativën për Tiranën” kur thotë se ajo:‘’…do të mbetet një nismë që mund të
shndërrojë në realitet këtë ndryshim që, nëse bëhet, do të afektojë shumë shpejt gjithë
vendin, në interes të plotësimit material dhe shpirtëror të qytetarëve…’’401. Të shumta
janë opinionet në mbështetje të kandidatit Basha. Në opinionin “Fushata qytetare e
Bashës”, Edlira Gjoni krahason fushatat e dy kandidatëve. Gjykon se Basha e ka nisur
mirë fushatën kurse Rama e ka konsideruar sikur e ka në xhep fitoren në Tiranë, gjë
që sipas autores “është një egoizëm që ka gjasa t’i kushtojë shtrenjtë” 402 . Në
mbështetje të Bashës është edhe Fatos Lubonja kur shprehet për planin urbanistik të
tij: “Eshtë një ide që të bën të mendosh. Pikërisht për këtë ka nevojë Tirana e sëmurë
rëndë: të ulemi ta studiojmë gjendjen e saj dhe të bëjmë një projekt se si ta shërojmë
duke parë dhe shkakun e sëmundjes. Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve derisa
erdhëm deri këtu? Cili ishte virusi që u fut?”403Në mbështetje të tij me opinionin e
397Gazeta “Panorama”, 4 Maj, f.4. 398Meidani, Rexhep, Gazeta “Panorama”, 9 Prill, f.15. 399Po aty. 400 Lubonja, Fatos, Gazeta ‘’Panorama’’, 23 Prill, f.25. 401Hroni, Sotiraq, ‘‘Qytetarët si partnerë’’apo një ‘’shoqëri e madhe’’, Gazeta “Panorama”, 2 Maj,
fq.17 402Gjoni, Edlira, Gazeta “Panorama”, 8 Prill, f.20. 403Lubonja, Fatos, ‘’A ka shpresë Tirana”, Gazeta “Panorama”, 11 Prill, f.19.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 173 -
tyre janë edhe Bujar Leskaj 404, Eno Bozdo 405, Sami Neza 406, Edmond Tupja 407,
Sazan Guri 408 dhe Belina Budini botuar ditën e votimit409.
I vetmi opinion në mbështetje të fushatës së Ramës është “Analistët si
thashethemexhinj” i Eduard Shalsit. Por Shalsi nuk ka besueshmëri tek publiku si
profesionist i analizës apo opinionit për faktin se ka qenë nënkryetar i Bashkisë së
Tiranës, krahu i djathtë i kandidatit Rama. “Këto gjëra mendoja ndërsa lexoja, jo pa
bezdi, dje dhe në ditët e kaluara, opinionet e disave që kanë marrë përsipër të bëjnë
balancë pune apo parashikime zgjedhjesh pa e marrë asnjëherë mundimin për të
biseduar apo kuvenduar mbi punët bashkiake”410, shkruan Shalsi. Fotot dhe diçiturat
e shkrimeve i japin forcë politikës editorialiste të një gazete. Një foto flet më shumë
se mijëra fjalë. Siç shkruan dhe Banaj në librin e tij: “...fotografia jep ndjesinë e
vërtetësisë ose të saktësisë”411. Në gazetën “Panorama” kandidati Basha gjatë të gjitha
shkrimeve nëpërmjet fotove shfaqet njerëzor. Fotot shoqërohen me diçitura të
formuluara me fjali që përshkruajnë me detaje. Ndërkohë që për kandidatin Rama nuk
vihet re e njëjta gjë. Përgjithësisht Basha shfaqet me foto të mëdha, me bashkëshorten
dhe vajzën e tij, me studentët, në debat me qytetarët ndërkohë që Rama shfaqet në
foto më statike; në podium, duke marrë lule nga fëmijë të vegjël, ndonjëherë me
bashkëshorten me diçitura të shkurtra etj. Si shembull po sjellim dy raste për
kandidatin Basha: më 1 Maj ai shfaqet në një foto të madhe me diçiturën “Basha dje
gjatë bashkëbisedimit me banorët e Njësisë Nr.11”412. Po kështu shfaqet në foto të
madhe më familjen ditën e mbylljes së fushatës ndërkohë që Ramame bashkëshorten
tregohet në një foto më të vogël413. Ndërkohë që në ditën e votimit Basha shfaqet me
foton e celebrimit të tij në Bashki414. Më 18 Prill shkrimin “Tirana është qyteti më i
pastër i vendit, qeveria po na baltos” me mbititull: “Kreu i PS, takime dhe ndeshje
basketbolli mes skuadrës së të rinjve dhe “lojtarëve” të PS-së në Tiranë” e shoqëron
fotoja e Ramës duke luajtur basketboll në një fushë me Eduard Shalsin. A nuk mund
të gjendej një foto tjetër ku Rama të ishtë afër ndonjë të riu duke luajtur? Pse duhej
patjetër që edhe në një ndeshje basketbolli me të rinjtë të publikohej një foto me
Shalsin?!Gjatë të gjithë fushatës gazeta “Panorama” nuk është marrë me ndonjë
skandal të Bashës apo të Ramës. I vetmi rast që është monitoruar si përgjigje e
Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurisë ndaj skandaleve që ka botuar gazeta
“Shekulli” është ai i 26 prillit, ku në faqen e parë kemi “Pasuria e Bashës,
404Leskaj, Bujar, “Qeverisja vendore që i nevojitet Tiranës”, Gazeta “Panorama”, 12 Prill, f.19. 405Bozdo, Eno, “Rrënimi I argumentit”, Gazeta “Panorama”, 14 Prill, f.18. 406Neza, Sami, “Vota e konformistëve”, Gazeta “Panorama”,20 Prill, f.21. 407Tupja, Edmond, “Deri në palcë deri në dhimbje”, Gazeta “Panorama”, 1 Maj, f.13. 408Guri, Sazan, “Kandidimi I tretë, I katërt si ujë I ndenjur”, Gazeta “Panorama”, 6 Maj, f.18. 409Budini, Belina, “E para është fushata e Bashës”, Gazeta “Panorama”, 8 Maj, f.24. 410Shalsi, Eduard, “Analistët si thashethemexhinj”, Gazeta “Panorama”, 16 Prill, f.14. 411Banaj, Admir, Zanafilla e Reklamës dhe Marrëdhënieve Publike, Tiranë, Shtëpia Botuese e Librit
Universitar, 2003,f.85. 412Gazeta “Panorama”, 1 Maj, f.5. 413Gazeta “Panorama”, 7 Maj, f.2. 414Gazeta “Panorama”, “Zbulohet fotoja e celebrimit të Lulzim Bashës më 8 maj 2004 në Bashkinë e
Tiranës“, 8 Maj, f.1.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 174 -
Inspektoriati rrëzon akuzat e PS-së për shtëpinë në Hollandë” me mbititull:
“Inspektoriati i Lartë i Kontrollit të Pasurisë: vlera e apartamentit, e saktë me vlerën e
deklaruar nga Basha”415.
Figura 40. Raporti i shkrimeve për Ramën dhe Bashën në gazetën ‘’Panorama’’ 2011
Po çfarë politike editorialiste ka mbajtur gazeta “Shekulli” gjatë fushatës elektorale
për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Sipas statistikave kjo gazetë ka botuar në total 34
shkrime ndër të cilat 5 shkrime për fushatën e Bashës, 10 shkrime për fushatën e
Ramës, 14 shkrime kundër kandidatit Basha dhe 5 shkrime neutrale, duke mos
mbajtur pozicion. Plot 14 kryeartikuj kundër kandidatit Basha janë botuar në gazetën
“Shekulli” kundrejt asnjë kryeartikulli negativ për kandidatin Rama. Ndër këto
kryeartikuj renditen skandalet që kjo gazetë ka botuar për kandidatin Basha si blerja e
shtëpisë në Hollandë, pasaportat e shumëfishta të tij, gënjeshtra në deklarimin e
pasurisë, 21 janari, hyrje-daljet e shpeshta nga Shqipëria, shtetësia holandeze e
bashkëshortes së tij etj. Po kështu janë publikuar 4 shkrime kundër kandidatit Basha
në faqen e parë të gazetës.
Përsa i përket editorialeve dhe komenteve vihet re një tendencë e gazetës
“Shekulli” për të botuar kryesisht editoriale apo komente kundër kandidatit Basha. 38
të tilla janë botuar kundër tij në harkun kohor 8 prill-8 maj, ku neutrale kanë qenë
415Gazeta “Panorama”, 26 Prill, f.1.
Shkrime për
fushatën e
Bashë…
Shkrime për
fushatën e
Ramë…
Kryeartikull "Pro
Ramës"…
Kryeartikull
"Kundër
Ramë…
Basha faqja e parë91%
Rama faqja e parë9%
ED-OP “Pro
Bashës”
80%
ED-OP “Pro
Ramës”
20%
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 175 -
vetëm 4, edhe pse për gazetën “Shekulli”: “Analizat, komentet dhe opinionet e
shprehura në faqet e rubrikës “Ide, letra dhe komente” nuk përfaqësojnë
domosdoshmërisht politikën redaksionale të gazetës Shekulli”, thuhet në faqen e
gazetës.416.
Po çfarë kryeartikujsh ka publikuar “Shekulli” dhe pse ato janë kundër
kandidatit Basha? Që në nisje të fushatës kjo gazetë në mënyrë të vazhdueshme ka
publikuar si kryeartikuj investigimet që kanë kryer ndaj kandidatit Basha. Më 9 prill
publikojnë kryeartikullin “Kandidati “fluturues”” ku flasin për hyrje-daljet e Bashës
nga Shqipëria.Ky shkrim shoqërohet edhe me bokse të vegjël me titujt:“Ministri i
rrugëve në“Durrës-Kukës“,“Ministri i Jashtëm i Paktit Detar“,“Ministri i Brendshëm i
21 Janarit“,“Familja me shtetësi hollandeze“,“Varësia nga Sali Berisha“,dhe “Lidhjet
familjare me Piramidën Vefa“. Mandej më 20 prill vjen kryeartikulli:” “Legal
officer” Basha, mes ndëshkuesve të gjeneralëve të UÇK-së” ndërkohë që një ditë më
pas “Shekulli” hapet me kryeartikullin: “Shtëpia në Hollandë, 2 deklarime të rremë të
Z.Basha”417.
Tipike për gazetën “Shekulli” është botimi i redaksionaleve, sinonim i fjalës
editorial, të cilat në shumë prej rasteve janë të vendosura në shkrimin kundër
kandidatit Basha. Bëhet fjalë jo vetëm për qëndrimet që vetë gazeta ka publikuar, por
njëkohësisht edhe komente të autorëve të ndryshëm që janë përzgjedhur nga kjo
gazetë për t’u botuar krah shkrimeve që gazetarët e saj kanë bërë.
Në 21 Prill në faqen 2 “Shekulli” del me redaksionalen “3 pyetje publike për
Z.Basha”, ku shkëpusim pyetjet që i drejtohen kandidatit Basha:“...1-Pse keni gënjyer
në deklaratën e pasurisë?...2-Sa pasaporta përdorni Z.Basha dhe pse?...3-Lidhur me
shtetësinë holandezë të gruas suaj, keni deklaruar se ishte një veprim për të lehtësuar
lëvizjen...Pyetja është: Pse nuk e rimerr shtetësinë shqiptare Znj.Basha?..” ku me një
ton të ashpër dhe ironik redaksionalja mbyllet: “Jepi djalë, mendohu dhe gjej
mundësinë të përgjigjësh. Pa hile kësaj here. Jo siç vjedh votat në “Facebook” dhe
ditëlindjet e njërëzve”.
Në ditët më vonë “Shekulli” sërish vjen me kryeartikuj kundër kandidatit
Basha, siç është ai i 23 prillit “Në kontratën e Utrechtit Basha me pasaportë
amerikane(!)” dhe kryeartikulli i 24 prillit “Shtetasi Lulzim Basha është Amerikan
apo falsifikator?”. Me kryeartikuj kundër kandidatit Basha del sërish kjo gazetë në 26
dhe 27 prill: “Zbulohet kontrata” me mbititull: “Ministri i Brendshëm lidh kontratë
lobingu me një kompani amerikane, shfaqet si përfaqësues i qeverisë pas
dorëheqjes”418 dhe “Kredimarrës me unazë diamanti(!)”419. Më 1 maj kryeartikulli
kundër Bashës është “Prapë po gënjen?!” dhe shoqërohet me redaksionalen për
pasaportat e Bashës “Kur rritesh si gënjeshtar, ke kurajën të gënjesh sy më sy”420 . Në
416Gazeta “Shekulli”, 8 Prill, f.17. 417Gazeta “Shekulli”, 21 Prill, f.1. 418Gazeta “Shekulli”, 26 Prill, f.1. 419Gazeta “Shekulli”, 27 Prill, f.1. 420Gazeta “Shekulli”, 1 Maj, f.2.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 176 -
këtë redaksionale “Shekulli” i drejtohet Bashës: “Qytetaret janë të parët dhe përgjigja
juaj për ta duhet të jetë e para! Kur rritesh si gënjeshtar, ke kurajën të gënjesh cilindo
sy më sy nisur nga i pari qytetari!”421.
Ditën e heshtjes zgjedhore gazeta “Shekulli” boton kryeartikullin “30
fluturime falas këtë fundjavë për studentët që votojnë Bashën” 422 . Po kështu
“Shekulli” ka vepruar edhe me shkrimet në brendësi të faqeve. Në shkrimin e datës 14
prill në faqen 4 me titull“Facebook 100 mijë fansa me hile “Tradhëtojnë” grafikët”dhe
me mbititull: “Kandidati i PD-së për Tiranën ka arritur dje në faqen zyrtare në
Facebook 100 mijë fansa. Ndërkohë që në boks kemi shkrimin “Faqja e Ramës, 43
mijë fansa nga Tirana” me mbititull: “Zbardhen të dhënat e faqes zyrtare të kandidatit
për Bashkinë e Tiranës me rreth 55 mijë fansa”, duke patur tendencën për të treguar
që Rama i ka fansa të vërtetë dhe jo fiktivë.
Prirja e gazetës “Shekulli” gjatë fushatës ka qenë që të botojë editoriale apo
komente kundër kandidatit Basha. Në 9 prill në rubrikën “Letra dhe Komente” gazeta
boton letrën nga një qytetar i paidentifikuar: “A do t’i takojë kandidati i PD familjarët
e 21 janarit?”. Sipas letërshkruesit Basha nuk po ngjit askund me fushatën e tij. “...
nuk po ngjit me premtimet e tij vulgare dhe ka një diferencë thelbësore nga fushata e
paaraardhësve të tjerë të PD-së për Tiranën, pasi është dyzuar mes fushatës politike
dhe asaj bashkiake“. Sipas autorit fushata e Bashës “po i ngjan përditë e më shumë
perceptimit fillestar që pata për të si “akullore me lesh“ ose siç i thonë ndryshe fëmijët
“lesh sheqeri“ një embëlsirë voluminoze që shkrin në gojë për një sekondë 423. Në
qëndrimin që mban “Shekulli” në 10 prill për ministrin Mediu dhe Basha thotë: “Nuk
janë vetëm dy ministrat me më shumë skandale mbi shpinë. As vetëm 2 ministrat me
shqiptarë të vdekur në ndërgjegje: njëri të vrarët e Gërdecit dhe tjetri të vrarët e 21
janarit. As vetëm 2 ministrat që i kanë bishtuar drejtësisë me burracakëri. As vetëm 2
ministrat që janë riemëruar si të tillë nga S.Berisha, pas mega-skandaleve. I bashkon
edhe një rekord tjetër: janë 2 ministrat që më shumë janë jashtë Shqipërisë se në zyrat
e punës.”
Po kështu në 10 prill, Mero Baze shkruan në komentin e tij për kandidatin
Basha: “..ai do të mbetet kandidati me profilin më qesharak në fushatë, që merr
vendime dhe jep premtime si fryn era. Mungesa e identitetit të tij personal ka qenë
dhe mbetet e meta më e madhe e tij në këtë fushatë..” Ndërsa në ditët në vijim vijnë
dy redaksionale: “Na mbytën me gënjeshtra”424 dhe “Ne, të vrarët” 425. Në komentin
“Bardhoshin e vramë ne!!!”, Bledar H.Prifti shprehet: “Nuk ka njeri/shqiptar të mos
dijë se urdhëruesit dhe ekzekutuesit e masakrës së 21 janarit janë Sali Berisha dhe
Lulzim Basha”426Komente tek “Shekulli” ka shkruar edhe Preç Zogaj.Në datën 18
prill ai flet për Unazën e Madhe të Tiranës duke cilësuar se Basha po flet në
421Gazeta “Shekulli”, 1 Maj, f.2. 422Gazeta “Shekulli”, 7 Maj, f.1. 423Gazeta “Shekulli”, 9 Prill, f.14. 424Gazeta “Shekulli”, 11 Prill, f.2. 425Rada, Ardit, Gazeta ‘Shekulli”, 12 Prill, f.2. 426H. Prifti, Bledar, Gazeta “Shekulli”, 15 Prill, f.15.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 177 -
përgjithësi dhe në hava për “Unaza e Madhe” pa treguar se cilin projekt dhe çfarë
financimi ka parasysh427. Ndërsa në 25 prill Zogaj shkruan: “Duket paradoksale që
Basha është i dobët pikërisht në atë që për shkak të moshës së re dhe arsyeve pse u
katapultua në kupolën e lartë të qeverisë “Berisha” duhej të ishte kali i tij i betejës në
përballjen me shefin e opozitës: vizioni i një politike të re”428.
Në gazetë ka shkruar koment edhe Gary Kokalari ku i drejtohet ambasadorit
amerikan për të raportuar për Bashën nëse ka apo jo pasaportë amerikane429 . Po
kundër Bashës Kristi Pinderi shkruan komentin e tij në lidhje me shtetësinë
hollandeze të kandidatit Basha duke u shprehur:“Pse refuzoni ende të njiheni si
shqiptare, pra si shtetase e vendit ku burri juaj po shpenzon të gjitha energjitë e tij
politike e ku ju vetë jeni protagoniste në spote ku dukeni se jeni e shqetësuar për të
ardhmen e këtij qyteti? Pse ju zonje, pranoni të kërkoni vota, për burrin tuaj, në
Tiranën e sotme, ama refuzoni të jeni e barabartë me të tjerët në këtë qytet?”430
Ashtu si gazeta “Panorama” edhe gazeta “Shekulli” ka përdorur fotot dhe
diçiturat për të shprehur politikën e saj editorialiste. Në kryeartikullin e datës 11 prill:
“Skandal me shifrat e krimit 2010” publikohet një foto e kandidatit Basha në hije me
diçiturë: “Në foto ministri i Brendshëm kandidat i mazhorancës për Bashkinë e
Tiranës”. Më 25 Prill në kryeartikullin kundër Bashës: “Përgjigju Lulzim”, në foto
duket Basha me fytyrë dyshuese.
“Shekulli” në vazhdimësi tenton që nëpërmjet fotove të bëjë lidhjen mes
kandidatit të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Sali Berisha, siç ka ndodhur në
publikimin e fotos së 2 majit në faqen 9 ku Berisha jepet në foto duke firmosur dhe
Basha në këmbë në të djathtën e tij. Poshtë fotos së tyre është vendosur fotoja me 4 të
vrarët e 21 janarit. Më 3 Maj në kryeartikullin kundër Bashës: “Pedagogia 52-vjeçare
shpërthen në emër të të gjithëve: Ti je një VRASËS”, fjala “vrasës” është shkruar me
shkronja të kuqe gjaku dhe është shoqëruar me foton e Bashës. Po kështu me foton
është punuar edhe ditën e zgjedhjeve ku me 8 maj në faqen 3 paraqitet Basha dhe
Berisha në një foto me titullin “Polifotoja e vërtetë e fushatës”.
Kuptohet që nuk ka diskutim se një foto jep mesazh, madje shpeshherë më të
fuqishëm se qindra fjali. Dhe liderët e stafet e tyre kujdesen që të realizojnë foto sa
më të fuqishme, duke ua shpërndarë redaksive, po kështu fotografët e redaksive kanë
të njëjtin qëllim duke i shtuar kësaj edhe synimin për të realizuar foto-lajme.
Pavarësisht nga kjo, janë editorët dhe kryeredaktori që thotë fjalën e fundit për foton
që do publikohet. Sa rëndësi ka përzgjedhja e fotos, as rëndësi ka edhe përzgjedhja e
pozicionit në faqe dhe madhësia e botimit.
427Zogaj, Preç, “Cilat unaza për Tiranën?”, Gazeta “Shekulli”, 18 Prill, f.15. 428Zogaj, Preç, “21 janari si “alternativë” regjimi”, Gazeta “Shekulli”, 25 Prill, f.19. 429Kokalari, Gary, Gazeta “Shekulli”, 25 Prill, f.2. 430Pinderi, Kristi, Gazeta “Shekulli”, 30 Prill, f.2.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 178 -
Figura 41. Raporti i shkrimeve për Ramën dhe Bashën në gazetën ‘’Shekulli’’ 2011
Tabela më poshtë tregon numrin e shkrimeve sipas kategorive dhe ku dukshëm
shfaqet mbështetja për secilin kandidat. Siç vihet re, krahasimisht mes dy gazetave,
‘’Panorama’’ ka më shumë shkrime për fushatën e Bashës, se sa ‘’Shekulli’’. Nga ana
tjetër ‘’Shekulli’’ ka më shumë kryeartikuj kundër Bashës, 14, ndërsa ‘’Panorama’’
ka 8 kundër Ramës. ‘’Panorama’’ në linjën e saj editoriale ka luajtur me komentet,
opinionet dhe analizat kryesisht me qëndrime pro Bashës, kurse ‘’Shekulli’’ kundër
Bashës.
''Panorama'', më shumë e fokusuar te fushata për Bashkinë e Tiranës ka 61
shkrime, ndërsa ''Shekulli'', thuajse gjysmën e tyre, 29. Ndërsa ''Shekulli'' ka dyfishin
e shkrimeve për fushatën e Ramës, krahasuar me Bashën, ''Panorama'' ka më pak se
gjysmën e shkrimeve të Bashës për fushatën e Ramës. Madje ''Panorama'' e kritikon
plot 5 herë punën e bashkisë, në krye të të cilës ndodhet Edi Rama, përkundrejt
indiferencës totale të ''Shekulli''-t në këtë aspekt. Por ''Shekulli'' nuk është aspak
indiferente në sulmin ndaj Lulzim Bashës, duke bërë kundër tij plot 14 shkrime, në
raport me indiferencës totale të ''Panoramës'' për të kritikuar apo sulmuar Bashën.
Kundër Bashës ''Shekulli'' pozicionohet përveç lajmeve raportim edhe te opinion-
komentet, plot 38 të tilla, ndërsa ''Panorama'' orientohet drejt PR-it pozitiv për të
publikuar plot 20 shkrime, kryesisht raportime për Bashën në faqen e parë. Po kështu
luan me linjën neutrale të opinion-komenteve.
Shkrime për
fushatën e
Bash…Shkrime për
fushatën e
Ram…
ED-OP “Kund
ër Bashë
s”…
ED-OP“Pr
o Ramës”…
Kryeartikull
“Kundër
Bash…
Kryeartikull “Pro
Ramës”…
Faqja e parë "Kund
ër Bas…
Faqja e parë "Pro
Ramës"…
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 179 -
Figura 42.Tipologjia e shkrimeve në gazetën ‘’Panorama’’ dhe ‘’Shekulli’’ për fushatën e Lulzim
Bashës dhe Edi Ramës 2011
‘’PANORAMA’’ dhe ‘’SHEKULLI’’ Prill-Maj
LLOJI I ARTIKULLIT PANORAMA SHEKULLI Shkrime në total për fushatën për Bashkinë e Tiranës 61 29
Shkrime për fushatën e Bashës 36 5
Shkrime për fushatën e Ramës 16 10
Shkrim neutral 1 5
Shkrime që kritikojnë punën e Bashkisë 5 0
Kryeartikull “Pro Bashës” 0 0
Kryeartikull ‘’Kundër Bashës’’ 0 14
Kryeartikull “Pro Ramës” 1 0
Kryeartikull “Kundër Ramës” 8 0
Shkrim “Për Bashën” në faqen e parë 20 0
Shkrim “Për Ramën” në faqen e parë 2 0
Editoriale, Komente, Opinione etj “Pro Bashës” 4 0
Editoriale, Komente, Opinione etj “Kundër Bashës” 0 38
Editorial, Opinion, Analizë, Komente “Pro Ramës” 1 0
Editorial, Analizë, Komente, Opinione neutrale 18 4
Shkrim ‘’Kundër Bashës’’ 0 14
Shkrime të tjera 0 1
Shkrime ‘’Pro Ramës’’ në faqen e parë 0 0
Shkrime ‘’Kundër Bashës’’ në faqen e parë 0 4
Nga karakteristikat kryesore të evidentuara në të dhënat e
përpunuara shfaqen disa veçori:
Si “Panorama” ashtu edhe “Shekulli” kanë shërbyer si kanale marketimi për
të dy kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës: Edi Rama dhe Lulzim
Basha.
Gazeta “Panorama” duket që tregohet e balancuar në opinionet e botuara, ku
shumica janë pa një qëndrim të hapur ndaj kandidatëve, por numri i shkrimeve
botuar për fushatën e kandidatit Basha e prish këtë përkujdesje për politikën
editorialiste. A janë këto shkrime për kandidatin Basha tregues të politikës
editorialiste të gazetës “Panorama” apo kanë ardhur si rrjedhim i mungesës së
lajmeve nga kampi i Ramës, kjo mund të jetë subjekt i një hulumtimi të ri.
Gazeta “Shekulli” është më e hapur përsa i përket politikës redaksionale të
saj, ku hapur ka ndjekur një politikë kundër kandidatit Basha, politikë që “çon
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 180 -
ujë” për kandidatin Rama. Duke publikuar kryeartikuj kundër kandidatit
Basha, komente dhe redaksionale kundër tij kjo gazetë ka bërë një politikë të
fortë në mbështetje të kandidatit Rama. Dhe për kandidatin Rama nuk ka asnjë
shkrim, kryeartikull, redaksionale apo opinion kritik publikuar nga “Shekulli”.
Mundet që gazeta “Shekulli” me investigimin e skandaleve që kanë rrethuar
kandidatin Basha të ketë bërë një punë të mirëfilltë gazetareske, por sërish kjo
mbetet një hipotezë që duhet vërtetuar në të tjera studime.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 181 -
VII. PERIUDHA E RIKTHIMIT TË SË MAJTËS NË PUSHTET
Rikthimi i të majtës në pushtet u shoqërua me zhvillimin e medieve online në
Shqipëri. Pas dy legjislaturash dhe dy qeverive, njëra demokrate krijuar me ndihmën
e LSI-së dherikthimi i PS-së në koalicion, po me LSI-në, do ta gjente medien në një
epokë krejt të re. Tanimë, versionet online të gazetave po lulëzonin dhe bashkë me to
nisën iniciativat e para për media të mirëfillta vetëm online. Me një kanal më shumë
në dispozicion dhe me një lexues me një tjetër tipologji, gazetat rinisën ‘’luftën’’ e re
për treg. Në frontin e parë gjatë kësaj periudhe kemi editorialistë të guximshëm, pas të
cilëve qëndronin gazetat e qëndrimit. “Tema’’ e Mero Bazes, ‘’Dita’’ me në krye
Adrian Thanon dhe ‘’Mapo’’ e Henri Cilit, nën frymën edhe të editorialistit Alfred
Lela, ishin tri gazeta me qëndrim të dallueshëm dhe agresive. ‘’Tema’’ dhe ‘’Dita’’
përfaqësonin linja editoriale të majta, kurse ‘’Mapo’’ të djathtën liberale.
Përpos editorialit të printuar në letër, zhvillim të jashtëzakonshëm mori
editoriali online. Kryesisht version i gazetës, por me mundësinë që në hapësirën
virtuale lexuesi të komentonte, të ishte ‘’Pro’’ apo ‘’Kundër’’ një çështje të caktuar, ta
hidhte poshtë apo ta mirëpriste, madje edhe të jepte ide, pa mundur të shkëputet edhe
nga fyerjet dhe sharjet, kërcënimet, racizmi etj. Një bum komentesh në çdo editorial të
Mero Bazes, kopertinë dhe qëndrim të gazetave ‘’Dita’’ dhe ‘’Mapo’’, me përplasje
edhe mes komentuesve duke sjellë tipologjinë e re të lexuesit të editorialit: lexues që
jep feedback për qëndrimet e gazetave.
Në çështjet gjatë këtij kapitulli, teksa do të flasim për karakteristikat e tri gazetave, të
përzgjedhur mes disave në treg, do të vërtetojmë hipotezën e katërt të studimit:
Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe daljes aktive online të
gazetave, fuqizohet roli i lexuesit. Lexuesi jep feedback, komenton editorialin, e hedh
poshtë atë ose e aprovon dhe jep ide te editorialisti.
Çështjet më poshtë trajtojnë karakteristikat e tri gazetave, në thelb të të cilave është
mendimi i editorialistëve dhe botuesve, pas shtrimit të të dhënave empirike.Variablat
e përdorur për të nxjerrë të dhënat e monitorimit të medieve për gjithë vitin 2013 në
versionet online që do vërtetojnë hipotezën janë:
Prezenca e editorialit në gazetat versioni online (Ka editorial apo jo dhe
raporti me gjinitë e tjera)
Qëndrimi redaksional dhe autorësia (Është qëndrim i redaksisë apo
mendim me autor vënë si qëndrim i redaksisë)
Tematika e editorialit (Politike, ekonomike, sociale etj,)
Ndërveprimi i lexuesit, feedback (Sa dhe si reagojnë ata në editorial me
komente online)
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 182 -
Feedback-u krahasimor i lexuesve të tri gazetave (Ku ka më shumë,
‘’Tema’’, ‘’Dita’’ apo ‘’Mapo’’.
7.1.Karakteristikat e gazetës “Mapo’’
‘’Mapo’’ është një gazetë liberale, me qëndrim redaksional të djathtë. Nën pronësinë e
Henri Çilit, redaksia është e ndarë në departamente/sektorë dhe funksionon mbi një
bazë hierarkike, ku ‘’stafi drejtues (kryeredaktori, zv.kryeredaktorët) përcaktojnë
prioritetet, ndajnë detyrat dhe miratojnë shkrimet që botohen në gazetë.’’431
Siç thekson zëvendëskryeredaktorja Aleksandra Bogdani, editorët janë
përgjegjës për lajmin deri në procesin e botimit. Rubrikat kryesore të gazetës janë:
Politika, Aktualiteti, Ekonomia, Opinion-Editorialet, Kultura dhe Arsimi. Bogdani
tregon se ‘’Mapo’’ ka 13 gazetarë në redaksinë e versionit Print dhe 3 gazetarë te
MAPO online. Gazeta ka gjithashtu kontrata me bashkëpunëtorë të jashtëm për
gazetën në fundjavë dherubrikën OP/ED(Opinion/Editorial.‘’Editoriali në ‘’Mapo’’
shkruhet përgjithësisht nga redaktori i Op/Ed dhe bashkëpunëtorët e jashtëm, të cilët
shkruajnë për ‘’Mapo’’-n sipas një grafiku të caktuar. Përveç editorialit, gazeta është
e hapur për komentet dhe opinionet e kujtdo që është i interesuar të botojë në këtë
gazetë, me kusht që shkrimet të jenë cilësore dhe profesionale.’’432
Alfred Lela, editori i rubrikës ‘’OP/ED’’ në gazetë, njëkohësisht një nga
editorialistët aktivë te ‘’Mapo’’-s, tregon në një intervistë të gjatë rreth linjës
editoriale, strategjisë së ndjekur me editorialin, raportet me pronarin Çili, editorialistët
më të fuqishëm sipas tij dhe komentuesit online.‘’Linja editoriale është përcaktuar
edhe nga ngjarjet politike, por në frymë të përgjithshme gazeta ‘’Mapo’’ i mëshon një
linje ideologjike të djathtë që do të thotë vlerat e tregut, sipërmarrja e lirë,
individualiteti, meritokracia, hierarkia (jo barazia), e me radhë. Kur them ‘linjë
editoriale e përcaktuar nga ngjarjet’ kam parasysh për shembull reformën në drejtësi
ku ‘’Mapo’’ është pozicionuar në favor të një zgjidhjeje amerikane...‘’Mapo’’ ka
pasur gjithmonë një grup editorialistësh, të cilët i janë brendashkruar vlerave që
përmenda më lart. Sigurisht ka patur raste kur janë bërë editoriale mbështetur në
lajmet e gazetarëve te ‘’Mapo’’. Strategjia është e thjeshtë: shtypi i shkruar nuk mund
të jetojë më si bartës i lajmit. Kjo sepse lajmi qarkullon 13 herë nëpër televizione
para se të raportohet në mëngjesin e nesërm në gazetë. Kështu që interpretimi,
opinioni, komenti, editoriali mbeten zhanret ku gazetaria e shkruar mbetet ende e
fuqishme.’’433
Sipas Lelës, editoriali fuqizohet kur ka ngjarje të forta politike dhe zgjedhjet janë një
prej këtyre rasteve. Në vlerësimin e editorialistit, ky është zhanri më interesant dhe
më i fuqishëm i shtypit. Dhe ja si e komenton:‘’Editorali ap komentariati në
431 Bogdani, Aleksandra, Intervistë zv.kryeredaktore e ‘’Mapo’’. 432 Bogdani, Aleksandra, Intervistë zv.kryeredaktore e ‘’Mapo’’. 433Lela, Alfred, Intervistë ‘’Mapo’’, 12 korrik 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 183 -
përgjithësi sipas meje është ndoshta zhanri më interesant dhe më i fuqishëm i shtypit
të shkruar. Për arsye që përmenda në pyetjen më lart. Sa u takon temave sundon
politika. Kam përshtypjen se na zgjedh ajo ne më shumë se ne atë. Ne konsumojmë
shumë politikë si shoqëri. Për motive që i tejkalojnë qëllimet e kësaj interviste.’’434
Gjashtë janë editorialistët e preferuar të Lelës, që i kanë rezistuar kohës e
zhvillimeve në Shqipëri. Mes tyre edhe Mero Baze, me qëndrim krejt të kundërt nga
linja që ndjek vetë Alfred Lela. Mirëpo Lela është i shqetësuar edhe për ngatërrimin e
idesë se kush është editorialisti në shtypin shqiptar.‘’Edhe një herë duhet të bëjmë një
përkufizim të editorialistit sepse është një ngatërresë që shtypi ynë e bën shpesh. Si në
rastin e shkrimeve të para do kohëve të shefit të opozitës Rama. Të cilat i quanin
editoriale. Editorial në fakt është qëndrimi i një gazetari në emrin e vet apo të një
gazete. Lidhet me fjalën editor, pra me të shprehurit e mendimit të editorëve. Nëse
marrim shembullin e ‘’Panoramës’’ nuk mund të themi se Fatos Lubonja shpreh
mendimin e editorëve të saj. E me radhë’’ 435 Lela, shefi i sektorit të OP/ED në
gazetën ‘’Mapo’’, një nga editorialshkruesit aktivë të gazetës, veçon disa opinionistë
në shtypin shqiptar.‘’Ndër opinionistët veçoj Preç Zogajn dhe Mark Markun. Armand
Shkullakun gjithashtu, sepse ka gjithmonë tehun gazetaresk që s’e kanë Marku dhe
Zogaj, por ata kanë mendim dhe stil. Arjan Vasjari gjithashtu shkruan fort dhe
thershëm. Një editorialist klasik është Mero Baze. Shumë i fortë dhe prodhimtar por
unë nuk pajtohem shpesh me agresivitetin e tij.’’436
Një rol të rëndësishëm në gazetën ‘’Mapo’’ ka pronari i saj Henri Çili. Në
funksionin jo të një botuesi tipik, por shumë aktiv si profesionist i medias, Çili
shkruan shpesh editorial dhe analiza në gazetën e tij. Duke qenë në këtë rol, delikat sa
i përket raportit mes biznesmenit dhe profesionistit të gazetarisë, Lela shpjegon
pikërisht raportet me të kur pyetet se aisugjeronte Çili atij tema të caktuara, apo
mbikëqyrte vetëm linjën editoriale duke u lënëdorë të lirë drejtuesve. Lela nuk e
mohon që ka ‘’fërkime’, por asnjëherë me trysni të drejtpërdrejtë.‘’Unë jam gazetar i
lirë dhe kjo liri do të thotë që të tjerët të ndajnë mendimet e mia dhe unë të ndaj të të
tjerëve. Ka sigurisht ‘fërkime’ nuk dua t’i mohoj, por janë të natyrës intelektuale. Nuk
kam pasur asnjëherë trysni të drejtpërdrejtë ‘bëje këtë ose…’’Na ndikojnë të tjerët
dhe ndikojmë të tjerët. Nuk ka sekrete këtu. Pronari dhe gazeta ruajnë raporte herë të
mira, herë jo, si me biznesin ashtu dhe me politikën. Nuk jetojmë në një kullë të
fildishtë, por në Shqipëri. Por asnjëherë këto raporte nuk kanë qenë të natyrës ilegale.
Gazeta është publike, ne jemi njerëz publikë dhe nuk ka asgjë për të fshehur. Sidomos
animet tona. ‘’437
434Po aty. 435Lela, Alfred, Intervistë ‘’Mapo’’, 12 korrik 2016. 436 Po aty. 437Po aty
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 184 -
I pyetur nëse me zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe daljes aktive online të
gazetave është fuqizuar apo jo roli i lexuesit, i cili jep feedback, komenton editorialin,
e hedh poshtë atë ose e aprovon.
Lela thotë se e mirëpritur do të jetë ajo ditë kur lexuesi të debatojë për idetë
dhe jo për individin, megjithse nuk e fsheh se ka dhe lexues të mirë.‘’Kolegu Lutfi
Dervishi ka prodhuar një nga parabolat e tij sarkastike që dua ta përmend. Jasi e
komenton ai një komentues që shkruan poshtë një shkrimi: ‘’nuk e kam lexuar
shkrimin sepse nuk dua të ndërroj mendje për autorin’’. Dua të them se mjedisi i
internetit është i pashëndetshëm. Nuk ka debat por sharje. E mirëpritur do jetë ajo
ditë kur lexuesi të debatojë për idetë jo për individin. Sigurisht ka lexues të mirë, por
ata shijojnë ose nuk pajtohen me autorin dhe vazhdojnë jetën.’’438
Nga monitorimi i detajuar i gazetës ‘’Mapo’’ në versionin online, të dhënat e
monitorimit në 2013-ën tregojnë se ka një numër të konsiderueshëm komentesh
online. Në 353 qëndrime të konstatuara (editoriale, opinione, komente të rubrikës OP-
ED) ekzistojnë 1403 komente online. Për çdo qëndrim, numri i komenteve të lexuesve
është përafërsisht 4. Një numër më i vogël komentesh krahasuar me gazetat e tjera të
marra në monitorim, por gjithsesi që tregon se lexuesit reagojnë ndaj komenteve,
opinioneve apo qëndrimeve që lexojnë.
Në editorialin e Henri Çilit ‘’Tri defekte paraprake të fushatës së Edi
Ramës’’439 janë 4 komente online dhe të katërta kundërshtojnë idetë e editorialistit440.
‘’Reformer’’, një komentues me këtë emër, shkruan: ‘’perceptimet dhe bindjet
personale nuk përbëjnë argument. Autori duhet ta ketë këtë parasysh kur
shkruan.’’ 441 A nënkupton se gazetat që kanë zgjedhur të mbajnë qëndrime
redaksionale janë të pozicionuara politikisht? A mbajnë qëndrime vetëm ato që janë
438Lela, Alfred, Intervistë ‘’Mapo’’, 12 korrik 2016. 439Cili, Henri, 14 shkurt 2013, ‘’Mapo’’. 440Komente online, Mehmet Metaj: Rama vertet ka qene nje piktor-artist etj, por pas kaq vitesh pune
dhe suksesi ne Bashkine e Tiranes dhe si Minister ne MK dhe tani ne drejtimin e PS-se s’eshte me ai pa
pervoje, dhe se pari eshte qytetar dhe sa per ekspertize ai besoj se do te dij te mbaj rreth vetes dhe te
meroj ne nivele ministrash por dhe ne nivelet e tjera eksperte me pervoje dhe menaxheri at’here e ka te
lehte te drejtoj, dhe nuk eshte si Berisha qe “ben cdo gje vet” !!!!!!!!!!!, NIAZI: Ju zoti Cili kerkoni te
gjeni gjilperen ne kashte. Mezi prisni te kritikoni Ramen qe ka perzgjedhur ekipet mete mira per
hartimin e programit te PS dhe qe me te vertete eshte bere nje pune e lavderueshme per analizen e
gjendjes ne te cilen ndodhet sot Shqiperia, si dhe propozimet e zgjidhjeve ne kohe afatshkurtera dhe
afatgjata. Por Ju nuk arrini dot te shikoni se si Berisha merr idete socialiste dhe i hedh ne treg si ide te
tija! Nje intelektual duhet te jete i paanshem dhe te beje analizen e te mires dhe te keqes! Mendim i
lire: Nuk i shoh si gabime te rilindjes tre argumentet e paraqitura me shume vend, por rilindje mos do
te thote “Rilindje Demokratike” na ishte gazeta e pare demoktatike pluraliste ne vend. Nga ketu, nuk
mendoj se duhen analiste te kalibrit te Cilit per te filluar fushaten e re politke te zgjedhjeve. Eshte ajo
qe thote edhe z. Shehi, ka ardhur koha ti jepet kuptim Integrimit si mision i mirefillte politik pa ngelur
gjithnje te mbetet nje levizje si ajo e Rugoves ne Kosove. Eshte koha e pjekurise se Hashim Thacit,
megjitheate ka kohe deri ne fund te prillit. Rilindja nuk fillon nga taksa e sheshte, Berisha nuk ka perse
te kopjoje idete e socialisteve kur vete socialistet duhet te kontribuojne per vendin e tyre si opozite e
mirefillte. Rilindja them se eshte ai nocion qe u mundua Koha e Jone te pefitonte deri ne 97′, por qe
ngeli nje derivat i Klanit. Si gjithnje Berisha ngelet nje maestro ose thene ndryshe nje zog … ne
kuptimin e saj me te mire, pa banalitet kuptohet. 441 Koment online te ‘’Tri defekte paraprake të fushatës së Edi’’, 15 shkurt 2013.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 185 -
pozicionuar, drejtuesit e të cilave nuk kanë aspak frikë ta thonë se janë të
pozicionuara? Çfarë ndodh me gazetat e tjera, që në dukje mbajnë balancën me
komente-opinionet? ''Mapo'' është një gazetë qëndrimi, që edhe pse ka qenë afër të
djathtës, faktuar kjo edhe nga ky editorial i botuesit të saj Henri Çili, ka ndryshuar
180 gradë vite më vonë, duke kërkuar një mandat të dytë për të majtën dhe
specifikisht për Edi Ramën.
Figura 43. Gazeta ''Mapo'', versioni online shkurt 2013
Një vend të konsiderueshëm në gazetë, sa i përket linjës editoriale e mban edhe
karikatura. Publikohet në rubrikën ‘’Ngërç’’, me autor Bujar Kapexhiun. Karikatura
kryesisht është e lidhur me zhvillimet e ditës dhe ka një mesazh shumë të qartë dhe të
kuptueshëm shpejt. Kryesisht luhet me theksimin e tipareve tipike të liderëve, duke i
bërë ata groteskë, shoqëruar me diçitura që kanë mesazhin që krijon provokim për
ngjarjen e ditës. Edhe te karikatura materializohet linja e djathtë redaksionale.
Krahasuar me vite më parë, 2012-2013, karikatura te ‘’Mapo’’ është
përmirësuar në cilësi. Ndryshimet kanë të bëjnë me mesazhet, diçiturat, portretizimin
me humor dhe ironi të politikanëve, ngjyrat e përdorura etj. Ndryshimet vizuale kanë
tëbëjnë me diçiturat: ato tashmë janë më shumë mendime që dalin nga goja e
personazheve se sa konstatime të thata të autorit, siç ka ndodhur vite më parë.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 186 -
Figura 44.Tri karikatura të gazetës ‘’Mapo’’: 8 shtator 2016, 25 janar 2012 dhe 4 shkurt 2012.
Autor Bujar Kapexhiu
7.2.Karakteristikat e gazetës “Dita”
‘’Dita’’, një gazetë me linjë editoriale të majtë nisi të publikohej në fund të vitit 2012,
më 2 nëntor, disa muaj para fushatës për zgjedhjet e përgjithshme. Dukshëm në
mbështetje të opozitës të asaj kohe, që më pas erdhi në pushtet, ‘’Dita’’ u identifikua
në treg si një gazetë me qëndrim të fortë. E njohur edhe për foto-montazhet apo
karikaturat në koperturën e saj, ‘’Dita’’, nën drejtimin e Adrian Thanos, ish-drejtor i
gazetës ‘’Shekulli’’ dhe karakterizuar nga qëndrime tëmprehta, nisi të ndjehej në treg.
Favorizuar edhe nga konteksti politik,
‘’Dita’’ nisi të fitojë lexues duke u bërë shumë shpejt një gazetë me ndikim, edhe pse
e re. Një gazetë tipike qëndrimi, që shpesh hapej me editorial, shkruar nga
kryeredaktori dhe dy zëvendëskryeredaktorët. Adrian Thano, kryeredaktor i saj
përveçse konfirmon se është një gazetë qëndrimi, tregon dhe se shpesh ‘’Dita’’
operon duke përdorur modelin info-analitik. Si kopertinë kryesore e gazetës vendosen
zakonisht analizat, editorialet, shkrimet Info-Analizë mbi prapaskenat politike, si dhe
investigimet. ‘’Gazeta “DITA” ka veçantinë se është e vetmja gazetë që shpesh hapet
dhe me qëndrime editoriale, pra është gazetë Qëndrimi por edhe gazetë që operon
me risi duke përdorur modelin Info-Analitike, duke ofruar jo thjesht informacione të
veçanta dhe të panjohura më parë për çështje të rëndësishme, por duke shoqëruar
këto informacione dhe me një trajtim në thellesi dhe në kontekstin në të cilin
zhvillohen ngjarjet. Editorialet si qëndrim direkt i gazetës zakonisht i shkruan
Kryeredaktori dhe 2 Zv.Kryeredaktorët.’’ 442 Redaksia e gazetës ka 11 gazetarë:
442Thano, Adrian, Intervistë 2014.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 187 -
kryeredaktorin, 2 zëvendëskryeredaktorë, redaktor aktualiteti, redaktor rrethesh,
redaktor sociale, redaktor sporti, redaktor Info-Bota, redaktor ekonomie, eedaktor
suplementi dhe redaktor suplementi Nr. 2. Por bashkë me ta ka dhe një sërë
bashkëpunëtorësh, që për Thanon janë elementi kyç.‘’Redaktorët përgjithësisht
mbulojnë vetë nga 1-2 faqe secili në sektorin e vetë dhe janë zgjedhur gazetarë me
përvojë në media dhe që kanë aftësinë të jenë operativë dhe tepër cilësorë në
konceptimin e faqeve dhe në cilësinë e produktit final si në informacion dhe në design
apo drejtshkrim të faqes. Bashkëpunëtoret e jashtëm janë një element kyç dhe tepër
karakterizues i gazetës. Këta bashkëpunëtorë janë autoritete në fushat e tyre dhe
kanë rubrika të përjavshme, si psh: Adem Harxhi, i cili ka rubrikë speciale për
seksualitetin apo Mustafa Nano me ‘’Zululand’’, Bedri Islami me analizën e thellë
dhe të argumentuar politike mbi zhvillimet Shqipëri-Kosovë-Serbi, Elton Xhanari me
rubrikë të përjavshme ekonomie por dhe bashkëpunëtore të tjerë që japin kontribut
me informacione ose me opinione të shkruara prej tyre. Përvç personave të
përmendur janë dhe 6-7 bashkëpunëtorë të tjerë, tepër aktivë dhe cilësorë si
kontribues.’’443
Figura 45. Editoriali i gazetës ''Dita'', 23 qershor 2013-zgjedhjet e përgjithshme
Për Alfred Lelën, editorin e ‘’OP/ED’’ në ‘’Mapo’’, Thano ka bërë një gjetje të
suksesshme sa i përket karikaturës. Lela thekson se autorët që shkruajnë te ‘’Dita’’
443Lela, Alfred, Intervistë ‘’Mapo’’, 12 korrik 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 188 -
janë populistë dhe të cekët, duke shtuar se në këtë situatë Adrian Thanos i duhet që të
shkruajë vetë. Nëse për Lelën do të duhej të gjenim shembuj me shtypin
ndërkombëtar, mund të thuhej pa frikë se nëse ‘’Dita’’ është ‘’Liberacion’’ në Francë,
‘’Mapo’’ është ‘’Le Figaro’’. ‘’Janë dy gazeta të ndryshme. Nëse ‘’Dita’’ është në
njëfarë mënyre ‘’Liberacion’’,‘’Mapo’’ është ‘’Le Figaro’’. Krahasimi çalon të
kuptohemi, por e bëj në vija të trasha sa u takon qasjet gazetareske. ‘’Dita’’ është
shumë më agresive dhe mua më tremb populizmi i saj, por Adrian Thano ka bërë një
gjetje të suksesshme me karikaturën dhe editorialin. I duhet të shkruajë vetë më shumë
ama, sepse autorët shpesh herë i ka populistë dhe të cekët.’’444
Megjithëse ka një ndarje të qartë mes tyre, në pikëpamje të linjës editoriale, krejt të
përkundërta pika bashkuese mes gazetës‘’Dita’’ dhe ‘’Mapo’’ janë pikërisht
karikaturat. Me mesazhe që përkojnë në linjat e tyre editoriale, karikaturat zënë një
vend të rëndësishëm dhe u japin identitetet gazetave. ‘’Mapo’’ i publikon kryesisht në
botimet e fundjavës ose si rubrikë në brendësi të gazetës, krijuar nga Bujar Kapexhiu,
kurse ‘’Dita’’ në vend të fotos shoqëruese të kryeartikullit, në kopertinë. Karikaturat
më provokuese të gazetës ‘’Dita’’ mbeten ato të politikanëve të djathtë, ish-
kryeministrit Sali Berishës dhe fëmijëve të tij, Lulzim Bashës, Jozefina Topallit etj.
Figura 46. Kopertinat e gazetës ‘’Dita’’ nga e majta në të djathtë:16 qershor, 25 mars, 29 janar, 2
tetor, 30 qershor, 4 prill, 10 qershor, 19 janar. Viti 2013
444Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 189 -
Duke u rikthyer te çështja e lidhur me fuqizimin e rolit të lexuesve dhe feedback-ut,
konstatohet se përgjatë një viti, 2013,te ‘’Dita’’ numri i komenteve online është edhe
më i madh se te gazeta ‘’Mapo’’. Gjatë monitorimit në vitin 2013 janë evidentuar 199
qëndrime online (Editoriale, analiza, opinione, komente), në të cilat ka 5061 komente
online nga lexuesit. Nëse te ‘’Mapo’’ mesatarja e komenteve online për një qëndrim
ishte 4, te ‘’Dita’’ është përafërsisht 25. Editorialet e mirëfilltë mbajnë emërtimin
‘’Redaksionale’’ apo ‘”Shënim’’. Komentet e lexuesve445 janë kryesisht në mbështetje
të redaksionales së 4 marsit 2013.446
445Komente online 4 mars 2013/ Gazetari: ku eshte kufiri moral i lobimit? Pse duhet te paguajme ne
me parate tona VRASESIN tone? Si ndahet kjo pune, e mira nga e liga?? Une nuk e kuptoj si mund te
jete legale te paguash para dhe te mos quhesh VRASES pasi ke vrare popullin tend protestues??
Hanxhari:podestat shtypi britanik i ka qutur “ndyresira”. Vetem kjo specie mund te merret me Salinjte
e rruzullit. Ptu, cfare neverie. Ju dalshin ato para prej hundesh, ne koke te femijve te tyre dashte zoti i
madh.
Kokpalari i 21 janarit: O DITA, ia nxorret ujin e kazanit ketij diteziut Sali. Por nje gje perseritjani
Edi Rames sa here te bjere muhabeti: E DREJTA PA GRUSHTIN ESHTE KOT! Besa: Zotrinj ju thoni
fshijme vetem komentet joetike, por qapare kisha postuar dicka qe me duket ssshume etike, dhe ju e
fshite. Na lini te nxjerrim mllefin se po na pelcet zemra.
Horri bulevardit:Kanë ndodhur gjëma të mëdha lidhur me demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Janë
falur vrasës të urdhëruar politikisht, që kanë qëlluar mbi qytetarët, janë falur dhe kanë shpëtuar pa lagur
pjesëtarët në biznesin e të birit të kryeministrit në Gërdec ku u vranë 26 qytetarë, janë grabitur në rrugë
antikushtetuese mandatet në sallën e parlamentit, duke mos respektuar kodin elektoral që imponon
rindarjen e mandateve sipas përbërjes së popullsisë dhe ne nuk kemi një qëndrim agresiv të opozitës
për këto gjëma. Përkundër kësaj, Rama ka vazhduar me qetësi të shpjegojë programet e tij për
shëndetin publik, rendin etj, duke u mjaftuar me deklarata kritike për këto zhvillime, por jo me beteja
për to. Shumë opozitarë janë të zemëruar me këtë sjellje dhe ne shpesh na hanë duart ta sulmojnë Edi
Ramën për këtë gjë, por duket se ai e ka të menduar këtë çështje. Pra, nuk është spontan në shmangien
e opozitës së ashpër, por është i qartë dhe vendosur se në pushtet do të vijë me program, me ide të reja
dhe jo me reaksionin e egër kundër Berishës. Ai gati, gati po sillet si një njeri në pushtet, kurse Berisha
po sillet si opozitar. Për gjithçka që nuk ka bërë apo ka bërë keq, Berisha apo përpiqet të gjejë fajtorë,
të denigrojë opozitën dhe të sillet sikur nuk ka qenë në pushtet këto tetë vjet, ndërsa Edi Rama është
gati të debatojë dy orë për sigurimet shëndetësore apo pagat e policëve, dhe të shmangë debatet e egra
rreth kapjes së drejtësisë dhe prishjes paraprake të procesit zgjedhor. cfare roli kane podestat ne kete
ndyresi?? me kane thene qe edhe vjedhjen e mandatit te tiranes e dirigjuan keta kerma? sa mund te
duroje nje popull??
Horri i Bulevardit: Faleminderit qe te pakten ben ndryshimin nga une qe e shkruaj me te madhe
fillimin e emrit dhe mbiemrit, keshtu qe kush e lexon, beson se nuk jemi i njejti komentues.
Se dyti te falenderoj se edhe kur dikush na ngaterron, perseri nuk ndihem keq se kemi te pakten nje
mendim te perbashket, ne gjykimin tone per realitetin ku diskutojme.
Se treti, jam shume dakort me ty, per sa shkruan. Genc Burimi:Fajin nuk e ka Podesta. Ai eshte n
dermarrje private dhe neser fare mire mund te sherbeje edhe pushtetin e ri ne Shqiperi. Fajin e ka … 446Editorial i plotë: REDAKSIONALE 4 mars 2013: “Imagjinojeni pak mërzinë e Toni Podestës në
aeroportin e Rinasit më datën 22 Shkurt ndërsa bëhej gati ti hipte avionit që do e çonte në SHBA. Dy
ditë më parë ai kishte ardhur me urgjencë në Tiranë, i thirrur me lutje nga Berisha, për të ndikuar në
“zbutjen” e toneve të mesazhit që pritej të vinte nga Uashingtoni zyrtar. I gjithë nguti u kthye në një
mision të pamundur, pasi Filip Riker foli shumë qartë, tha ndoshta pikërisht ato fjalë, përcolli ato
mesazhe, që Berisha e Podesta nuk donin ti dëgjonin. Podesta është kumbari dhe mbrojtësi më i madh
i Berishës në Uashington. Ai ka marrë disa qindra mijëra dollarë nga qeveria shqiptare për të lobuar
interesat e saj. Është ende e paqartë shuma e parave që ka arkëtuar nga Shqipëria Podesta, pasi shumica
e kontratave mbeten në hije, por është fakt i njohur se për Berishën ai është “asi nën mëngë” në lidhje
me Uashingtonin zyrtar. Në qeverinë e shteteve të Bashkuara, kumbari amerikan i Berishës, ushtron
një influencë jo të vogël, madje mbërritja me kaq urgjencë e një “peshkaqeni lobues” në Tiranë,
nënkupton apriori se sikleti i klientit shqipta(kupto Berishën) ka qenë shumë i madh. Duhet të kenë
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 190 -
7.3. Karakteristikat e gazetës “Tema’’
’Tema’’, botuar për herë të parë në vitin 1999 në Shqipëri është një gazetë qëndrimi.
Përveç shkrimeve ku raportohet, një peshë të madhe ka editoriali. Me pronar dhe
drejtues Mero Bazen, një nga editorialistët më aktivë në shtypin shqiptar, ‘’Tema’’ u
bë shpejt gazeta me profilin më të qartë në treg. Siç e cilëson edhe Aleksandër Çipa
është gazeta tipike e angazhuar, e qëndrimit të skajshëm dhe pa kompromis.‘’Tema’’
është gazeta tipologjike e angazhuar, e qëndrimit të skajshëm dhe pa kompromis,
madje duke marrë edhe të avokatisë kur s’duhet ta bëjë këtë gjë për qëndrime të
caktuara dhe këtu kam parasysh editorialet e Meros.’’447Me linjë të ndryshueshme
redaksionale, e ndikuar fuqishëm nga drejtuesi dhe editorialisti i saj Mero Baze por në
vitin 2013shohim të kemi një linjë të qartë redaksionale: të majtë. Kur thua ‘’Tema’’
ke thënë Mero Baze dhe kur thua Mero Baze patjetër që ke thënë ‘’Tema’’. Gazeta
është shumë e identifikuar me drejtuesin e saj, ndryshe nga shumë gazeta në vend.
‘’Një editorialist shumë i fortë dhe prodhimtar’’, e vlerëson Bazen, Alfred Lela.‘’Një
editorialist klasik është Mero Baze. Shumë i fortë dhe prodhimtar por unë nuk
pajtohem shpesh me agresivitetin e tij.’’448 Edhe Roland Qafoku e vlerëson Bazen si
një nga shkruesit e mirë të editorialit ‘’të tij tipik’’.‘’Mero Baze është editorialisti më
tipik në Shqipëri. Ai është i njohur dhe pikërisht ‘’Tema’’ njihet për editorialin XXL.
qenë orë dramatike ato të Podestës dhe Berishës më datën 20 dhe 21 Shkurt. Duket se Podesta dhe
Berisha e kanë organizuar planin e tyre si një operacion shpëtimi, lobisti ka mbërritur në Tiranë një ditë
përpara vizitës së Rikerit me urgjencë për të “shënuar gol” në momentet e fundit të një vizite surprizë
të Rikerit. Por ndonëse i njohur për forcën e ndikimit dhe të lobimit mes zyrtarëve të Uashingtonit,
duket se operacioni i shpëtimit i orkestruar nga Berisha dhe Podesta, është dekonspiruar dhe
neutralizuar pikërisht nga rangje në Uashington. Kjo ka ndodhur pasi zyrtarë të lartë në Departamentin
e Shtetit janë njoftuar për mbërritjen e Podestës në Tiranë më datën 20 Shkurt, ditë kjo kur Filip Riker
ndodhej në Bruksel. Pikërisht një ditë para mbërritjes së Rikerit në Tiranë, duket se eprorët e tij në
Uashington i kanë modifikuar axhendën e parashikuar Rikerit, duke e planifikuar në një studio
televizive vetëm 1 orë e gjysmë pasi kishte mbërritur në Tiranë. Pra është e qartë se axhenda e
pazakontë e Rikerit, ka qenë një “kundërplan” i Uashingtonit zyrtar ndaj planit që kanë patur në mendje
Berisha dhe Podesta. Rikeri dha intervistën të enjten paradite në Top-Channel, ndërsa në darkë ajo
intervistë u transmetua. Vetëm pas transmetimit të kësaj interviste të enjten në darkë më datën 21
Shkurt, Riker nisi takimet me zyrtarët shqiptarë më datën 22. Mesazhet e intervistës ishin të qarta,
kritika e hapur e administratës amerikane për gjyqin e 21 janarit dhe konfirmimi i kritikave të
ambasadorit Arvizu, shprehja e shqetësimit për zgjedhjet, por edhe një mesazh i hedhur si “me spond”
nga ana e Riker duke theksuar se përfaqësuesi i presidentit Obama në Tiranë është ambasadori Arvizu
dhe jo ndonjë lobist. Ky me siguri që është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Në kulmin e
shqetësimeve për fatin e zgjedhjeve të ardhshme, ky episod i panjohur dhe dështimi i operacionit
“Shpëtoni Klientin Berisha” nga Podesta, tregon se paret e shpenzuara lum nga Berisha për të blerë me
lobim heshtjen ndaj mënyrës se si qeveris apo se si projekton vjedhjen e votave kanë dështuar. Është
një shenjë se për SHBA-të dhe qeverinë e këtij vendi, Berisha po shihet si një udhëheqës që mund të
cenojë aspiratat dhe planet e tyre strategjike mbi Shqipërinë dhe Ballkanin, ndaj dhe roli i lobistëve në
të tilla raste kufizohet shumë, pasi prevalon zgjidhja strategjike. Është ndoshta ndër rrethanat dhe rastet
e pakta kur peshkaqenë si Toni Podesta nuk ndikojnë dot në Uashington. Podesta duket se e ka provuar
edhe më parë këtë situatë, kur lobonte për Mubarakun në Egjipt. Por dështimi i tij dhe i klientit të tij në
Shqipëri, është një sinjal i qartë se Uashingtoni zyrtar i ka dhënë një mesazh të qartë Berishës pas
vizitës së Podestës aq sa duket se i ka thënë: “E kemi seriozisht për zgjedhjet dhe 21 Janarin doktor, çe
mundon kot Podestën”. 447Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016. 448Lela, Alfred, Intervistë 12 korrik 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 191 -
Është shkrues shumë i mirë dhe editoriali i tij është tipik. Ai e ka më të perfeksionuar
sot online webin sepse ka lajme, por shumë vite më parë në gazetën ‘’Tema’’ lexoje
vetëm Bazen se të tjerat nuk kishin të njëjtën vlerë si editoriali. Ndërsa sot editoriali i
Meros është më i miri i gazetës ‘’Tema’’, por ama sot nuk lihen pa lexuar lajmet e
‘’Temës’’ si dikur.’’449
Në një intervistë për këtë studim, Mero Baze tregon se lindja e gazetës
‘’Tema’’ erdhi pikërisht nga nevoja për shkruar siç mendonte. Pas editorialit të parë të
tij në gazetën ‘’Rilindja’’ të Kosovës në vitin 1992 dhe pas një pune të gjatë në media
kryesisht në gazetën ‘’Albania’’, Baze e pa të nevojshme të dilte nga kontrolli i
qeverisë.‘’Më duhej një gazetë që të isha i lirë’’, rrëfen Baze.‘’Gazeta ‘’Tema’’ ka
lindur në vitin 1999 nga nevoja që kisha për të shkruar sic mendoja. Ishte koha kur
qeveria kishte vënë nën kontroll gazetën ku unë punoja ‘’Albania’’ dhe më duhej një
gazetë që të isha i lirë. E kam nisur vetëm me dy gazetarë si javore dhe pas një viti si
ditore.’’450 I pyetur pse ka zgjedhur strategjinë e identifikimit fort të gazetës me
editorialin, Baze e ka shpjegimin të kthjellët, teksa thotë se e ka menduar si një gazetë
që shpjegon atë që ndodh dhe jo që të shurdhon me gjithfarë lajmesh.‘’E kam
menduar si gazetë që shpjegon atë që ndodh dhe jo si gazetë që të shurdhon me
gjithfarë lajmesh pa kuptuar çfarë ndodh. Editoriali i përditshëm është një rezyme e
asaj që konsideroj si më të rëndësishme që ka ndodhur atë ditë. Kështu kemi fituar
identitetin si gazetë e qartë.’’451
Karakteristikë kryesore e gazetës ‘’Tema’’ mbetet ndërveprimi i lexuesit të
editorialit. Me qindra e mijëra komente kanë vërshuar në faqen online të gazetës,
kryesisht te editoriali i Bazes, gjatë monitorimit në vitin 2013. Dhe vetë Baze e ka një
shpjegim për këtë. Sipas tij hapja e këtij kanali komunikimi me zhvillimin e
teknologjisë, ka sjellë nxitjen e shumë opinioneve në blogje të ndryshme, duke bërë
që të shpërthejnë komentet online. E cilëson ‘’mrekulli’’ të shtypit online, duke mos
hezituar se ka dhe një shpërthim gjirizesh, frustrimesh, komplekesesh seksuale dhe
gjithçka tjetër të zezë. ‘’Shikoni komentet e gazetës ‘’Tema’’ dhe të zë frika’’,
konstaton Baze. Editorialisti rrëfen se refuzon t’i lexojë, pasi ndikohet dhe zemërohet
me to, megjithëse është për t’u vlerësuar liria për t’i lejuar këto komente.‘‘Është një
mrekulli e shtypit online natyrisht dhe një shpërthim gjirizesh, frustrimesh,
paranojash, kompleksesh seksuale dhe gjithçka tjetër të zezë. Shikoni komentet e
gazetës ‘’Tema’’ dhe të zë frika. Unë vet refuzoj t’i lexoj se ndikohem dhe zemërohem
me to, por liria për t’i lejuar ato vlen ende. Ne duhet të përballemi me vetveten tonë,
me anët e errëta dhe të mësuarin për t’u përballur me armiqtë tanë anonimë. Me kohë
besoj se do bjerë ky pasion dhe do jemi më të qetë, por dhe më të qartë se çfarë duan
të lexojnë njerëzit. Ajo është një busull.”452Në vlerësimin e Bazes, sot megjithëse ka
shumë opinione në versionet online të gazetave, ka pak qëndrime editoriale. Në vend
449Qafoku, Roland, Intervistë 28 qershor 2016. 450Baze, Mero, Intervistë 9 shtator 2016. 451Baze, Mero, Intervistë 9 shtator 2016. 452Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 192 -
të tyre ka më shumë përsiatje.‘’Blogjet kanë nxitur shumë opinione, por ka pak
qëndrime editoriale. Janë më shumë përsiatje.’’453
Nga monitorimi i kryer për gjithë vitin 2013, rezulton se ‘’Tema’’ shënon vendin e
parë, krahasuar me ‘’Mapo’’-n dhe ‘’Dita’’-n, sa u përket komenteve online. Në 407
qëndrime të gazetës publikuar online (kryesisht editoriale të Mero Bazes’’, janë 34066
komente nga lexuesit online. Mesatarisht për një qëndrim, numri i komenteve nga
lexuesit online është 83. Një shembull editoriali së bashku me komentet online që ka
marrë shpjegon të gjithë tendencën, jo vetëm të editorialistit për të qenë i majtë, por
edhe të lexuesve. ‘’Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën’’454, shkruar
nga Mero Baze, nxjerr në pah qëndrimin e tij lidhur me kryeministrin për kohën, Sali
Berishën. Editoriali ka marrë 56 komente.455
453Po aty. 454Baze, Mero, Gazeta ‘’Tema’’, 4 janar 2013. 455Editorial i plotë: ‘’Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën, Nga Mero Baze ‘’Në
fund të vitit 2007, për herë të pare Partia Demokratike në pushtet hapi debatin rreth standardeve që do
të vendoste në jetën publike për ata që akuzoheshin për korrupsion. Një vëlla i ish- Ministrit të
Drejtësisë, Ilir Rusmali, kish biseduar diku për të hyrë në garë në një tender, që nuk u bë kurrë, dhe
kish kërkuart’i jepej shansi nëse ishin në kushte të barabarta me dikë tjetër.Biseda, që ngjante më
shumë e kërkuar për të prodhuar një“dosje” ndaj njeriut që kish refuzuar t’i firmoste për projektin e
Gërdecit, iu përdor atij publikisht dhe ai dha dorëheqje dukekërkuar të hetohet. Berisha e shpalli këtë si
standardin më tëlartë të luftës kundër korrupsionit në PD. Në të vërtetë dukej sinjë standard i lartë, por
siç u pa më vonë, ishte një pisllëk i lartë. Sali Berisha nuk e hetoi kurrë “skandalin” dhe nuk e ktheu
mëkurrë në qeveri ministrin. Pas atij “standardi”, plasi Gërdeci. I biri i kryeministrit, i cili shante
korridoreve të partisë ministrat qënuk i firmosin projektin, ishte i përfshirë kokë e këmbë jo vetëmnë
fabrikën vdekjeprurëse, por dhe në biznesin e armëve kinezeqë po shiteshin në Afganistan, siç e provoi
dhe New York Times.Standardi Rusmali në këtë rast kërkonte që kryeministri jo vetëmtë ikte nga
detyra, por të shkonte në burg. Ai në të vërtetë eharroi standardin që e vendosi jo për transparencë, por
për tëshpëtuar nga ata që e kishin marrë seriozisht luftën e tij kundërkorrupsionit. Edhe pse në Gërdec
mbeti i vrarë baxhanaku i kryeministrit, edhe pse i biri i tij ka gjurmë konkrete që provojnëautorësinë e
tij, njeriu që duhet të paguante, kryeministri I vendit, nuk i hyri një gjemb në këmbë. Ai shkatërroi
procesingjyqësor dhe u shpalli luftë gjithë institucioneve që kërkuan tahetojnë atë. Për shkak të këtij
skandali, ai hyri në luftë mepresidentin, kryeprokuroren, KLD dhe figura politike në PD.Më pas
shpërthyen një sërë skandalesh. E bija e tij doli selobonte kontrata koncesionesh dhe kërkonte tre
përqind tëinvestimit vetëm për firmën e babait të saj kryeministër. Sali Berisha e quajti këtë gjest
publikisht normal dhe nuk denjoi as tapranonte si vjedhje dhe kapje të shtetit.Një dosje e kopsitur e
prokurorisë së Tiranës, që akuzonte Ministrin e Transportit për një dëm ekonomik prej 220 milioneuro,
sërish kaloi pa u gjykuar dhe i akuzuari për superhajdutështë sot kryetar i bashkisë së Tiranës, po ashtu
duke vjedhurvota.Më pas një video me zë dhe figurë ku zëvendëskryeministri IlirMeta fliste për
miliona dollarë, u shfaq publikisht dhe SaliBerisha nuk u cenua nga standardi anti-korrupsion. Ai
vazhdoi tëhedhë poshtë ekspertiza angleze e amerikane për të vendosurme gjyqtarët dhe ekspertët e tij.
Doli më në fund që kjo videonuk ekziston.Një institucion nga më prestigjiozët në botë deklaron se
ngaShqipëria kanë dalë jashtë në rrugë ilegale 1.3 miliard euro qyshkurse Berisha ka ardhur në pushtet
dhe shifra kulmon megrafikun e skandaleve financiare të Berishës, dhe Berisha sërishnukreagon. Pas
tetë vitesh në pushtet, me një histori të zezë vjedhjesh dhe abuzimesh, me një superpushtet politik
tëFamiljes dhe metastaza të saj në gjithë ekonominë kombëtare,me një pushtet gjyqësor që është kthyer
në gardian të Familjessë tij, ai sot është më larg se kurrë përpjekjes së tij tinëzare përtë hequr qafe një
ministër në emër të vendosjes së standardevekundër korrupsionit. Me atë standard sot jo vetëm
gjithëqeveria, por shumica e administratës publike duhet të ishte në burg.Kryeministri për fat u kujtua
sot për një standard antikorrupsion.Kosta Barjaba me gruan dhe vajzën e tij janë ndaluarnga policia
lokale në Kaliforni dhe akuzohen për vjedhje të 286 dollarëve mall. Ngjarja është e shëmtuar dhe
tragjikenjëkohësisht, sidomos për vetë viktimat, të cilët dhe do tapërjetojnë rëndë për arsyen se kanë
qenë të angazhuarpolitikisht në nivele partiake të opozitës. Po të ishin qytetarë tëthjeshtë, ndoshta as do
ta kishim botuar si lajm.Por kryeministri u bë i gjallë. U bë i gjallë dhe i kërkoi opozitësllogari për dikë
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 193 -
Tipikisht, komentuesit e editorialit të Bazes janë mbështetës të ideve të tij, por gjuha e
tyre kalon në urrejtje dhe ofendime për personazhet e politikës që Baze trajton. Te ky
editorial, publikuar në 4 janar 2013, vihet re se shoqërohet me komente kërcënuese
si:‘’Shkelzen, Argiten DO TI RJEPIM SI “Pula ne UJE te nxet’’ 456 .Komentuesit
shpesh nuk përdorin emrat e vërtetë, duke preferuar emra anonimë ose nofka. Gjuha e
shkruar ka mangësi të konsiderueshme, me gjithë ritmin e lartë të reagimit. Shpesh
komentuesit rikthehen në të njëjtin editorial, duke krijuar përplasje edhe mes njëri-
tjetrit.
Figura 47. Gazeta ‘’Tema’’ online, 4 janar 2013
7.4. Krahasimi i gazetave
Alfred Lela e thotë hapur se që të kesh një editorial në gazetë, kërkon guxim
intelektual dhe politik. Këtë gjë kanë bërë të trija gazetat: ‘’Mapo’’, ‘’Dita’’ dhe
‘’Tema’’. Jo të gjitha gazetat në shtypin shqiptar e kanë zhanrin e preferuar
editorialin. Megjithatë për Lelën, shembulli i amerikanes ‘’Washington Post’’është
shumë interesant.‘’‘’Washington Post’’ bën një gjë që mua më duket interesante. I
ndan editorialet në të djathta, të majta dhe postpartizane (d.m.th që nuk mbajnë
krah). ‘’Mapo’’-s, duhet t’i‘’hiqet një kapele’’ për këtë, është në fakt e vetmja gazetë
që është kontributor vullnetar i saj. Opozita paratij e kishte marrë një vendim, por Sali Berisha nuk pati
turp dhefoli. Foli si babai i Shkëlzenit, që ka vrarë për të vjedhur, si babai iArgitës, që ka gjobitur në
emër të tij, si burrë i Lirisë, qëpërdhunon publikisht biznesin të paguajë për të, foli sikryeministër i Ilir
Metës Fatmir Mediut, Lulëzim Bashës, RidvanBodes, Genc Rulit e Arben Imamit, që u ka shkuar
fatura evjedhjeve dhe shpërdorimeve sa gjithë këto 20 vite pluralizëm së bashku.’’ 456 ‘’Tema’’, ‘’Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën’’, komentues online me emrin
‘’PREJ ZHUKE’’, 4 janar 2013.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 194 -
me editorial. ‘’Panorama’’ ka zgjedhur ‘Opinion’ ndoshta edhe për faktin e
mosdashjes apo të të shtirurit si gazetë e mesit. E kërkon njëfarë guximi intelektual
dhe politik të mbash një qëndrim të qartë editorial, apo jo?’’457
Megjithëse ‘’Mapo’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Tema’’ janë gazeta që e kanë lëvruar
editorialin dhe identifikohen me të, kanë disa ndryshime thelbësore, ashtu si edhe të
përbashkëta.
Së pari, linjat editoriale ndryshojnë. ‘’Dita’’ dhe ‘’Tema’’ janë të majta, kurse
‘’Mapo’’ e djathtë.
Së dyti, karakterizohen nga feedback-u i lexuesit të editorialit. ‘’Tema’’
kryeson me komentet online, e ndjekur nga ‘’Dita’’ dhe më pas ‘’Mapo’’.
Së treti, karikatura është një nga llojet që bën diferencën, ku ‘’Dita’’ dhe
‘’Mapo’’ e kanë më të zhvilluar, ndërsa ‘’Tema’’ ka lëvruar më shumë
humorin me rubrikën ‘’Antena’’.
Së katërti, tipologjia e botuesit, pronar-editorialist. Në rastet e ‘’Mapo’’-s dhe
‘’Tema’’-s, pronarët Henri Çili dhe Mero Baze janë edhe editorialistë aktivë
në mediet e tyre. Në rastin e ‘’Dita’’-s, Adrian Thano, drejtuesi i gazetës
identifikohet fort me produktin.
Nga monitorimi dhe krahasimi mes tyre rezultojnë të dhënat se numrin më të lartë të
qëndrimeve e ka gazeta ‘’Tema’’ dhe po kështu edhe numrin më të madh të
komenteve online. Më pas për numrin e editorialeve renditet ‘’Mapo’’ dhe ‘’Dita’’,
mirëpo ‘’Dita’’ krahasuar me ‘’Mapo’’-n ka numrin më të madh të komenteve online.
Siç shihet numri i komenteve online është i konsiderueshëm. Në fokus janë vetëm tri
gazetat që kanë lëvruar editorialin, por nga një vështrim i përgjithshëm nuk shpëtojnë
nga kjo prirje edhe gazeta të tjera që kanë versione online.
Raporti i një artikulli OP-ED te gazeta ‘’Tema’’ me komentet online është thuajse 1
me 83 të tillë. Pra mesatarisht 83 persona komentojnë duke dhënë ide, duke
kundërshtuar, duke lavdëruar, duke mbështetur, sharë dhe shfaqur racizëm. Një raport
më i vogël evidentohet në gazetën ‘’Dita’’, rreth 25 komentues për një OP-ED, por
sërish domethënës nëse krahasojmë raportin e lexuesit të hershëm: një gazetë-një
lexues. Po kështu ky raport ulet në gazetën ‘’Mapo’’, përafërsisht 4 lexues online
komentojnë në një artikull OP-ED të tyre.
457Lela, Alfred, Intervistë 12 korrik 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 195 -
Figura 48. Grafiku që tregon numrin e lartë të komenteve online të lexuesve në raport me
artikujt OP/ED.‘’Mapo’’, ‘’Tema’’ dhe ‘’Dita’’ 2013
Robert Rakipllari konstaton se zhvillimi i teknologjisë dhe kalimi i gazetave në
versionin online ka ndikuar te editorialisti. Pra feedback-u i lexuesve në rrjet sipas tij
ka efekt, përpos anëve negative.‘’Kjo ka ndikuar në këtë kuptim: e para editorialisti
apo komentatori e merr feedback-un direkt të disafishtë. E para nga klikimet: sa
klikohet, sa pëlqehet. Në gazetë nuk e gjykon dot atë, mund të bësh sondazhe por nuk
e dimë nëse gazetën e bleu për këtë apo atë argument, apo për frymën kurse online
matët pëlqyeshmëria. Por nuk është e thënë që masiviteti tregon vlerën e një e një
komenti. Por aty mund të merret feedback i menjëhershëm. Në këtë aspekt i shërben
komentatorëve qoftë edhe për temën që do trajtojnë, qoftë edhe për mënyrën se si do
ta shtrojnë, pra e ka bërë shumë interaktiv komunikimin. Komenti online është
komunikim me lexuesit, pra dhënia e një opinioni dhe ndikimi tek ai dhe ti e kupton se
çfarë ndikimi ke, pra feedbacku që të jep portali nuk ta jep shtypi i shkruar. Dhe aty
ke lexues të të gjitha llojeve. Përgjithësisht shtypi i shkruar është një shtyp serioz dhe
e lexojnë njerëz të një moshe të caktuar, shumë pak të rinj, më shumë të moshës së
mesme, kurse portali ka të të gjitha kategorive.’’
Bazuar te faktet se:
“Tema’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Mapo’’ kanë të zhvilluar versionet e tyre
online.
“Tema’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Mapo’’ janë gazeta qëndrimi me editorial
tëfortë.
OP/ED KOMENTE ONLINE
MAPO 353,00 1.043,00
DITA 199,00 5.061,00
TEMA 407,00 34.066,00
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 196 -
Komentuesit reagojnë në linket e editorialeve duke komentuar ‘’Pro’’,
‘’Kundër’’, duke gjykuar, duke dhënë ide.
Numri i komenteve është i lartë për çdo editorial. ‘’Tema’’ kryeson
me 34066 komente, më pas renditet ‘’Dita’’ me 5061 komente dhe
‘’Mapo’’ me 1403 komente për gjithë vitin 2013.
Kryeredaktorët, opinionistët, editorialshkruesit nuk i neglizhojnë
komentet online
Konstatojmë se lexuesit ndërveprojnë duke shkruar çfarë mendojnë. Në këtë mënyrë
vërtetojmë hipotezën se: Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe daljes
aktive online të gazetave, fuqizohet roli i lexuesit. Lexuesi jep feedback,
komenton editorialin, e hedh poshtë atë ose e aprovon dhe jep ide te editorialisti.
7.5. Analiza e komenteve online: Stigmatet "jugor" dhe "verior"
‘’A i përdorin komentuesit online stigmatet ‘’Verior’’ dhe ‘’Jugor’’ në blogjet e
gazetave në Shqipëri dhe a i përdorin ato vetëredaksitë e gazetave në editoriale? Çfarë
trajtimi i bëjnë identitetit rajonal në linjat editoriale?’’, këto janë pyetjet që do të
marrin përgjigje gjatë trajtimit të kësaj çështjeje që synon analizën e detajuar të
komenteve online.Janë mbledhur të dhënat pas monitorimit të 4 gazetave në
periudhën 1-31 tetor 2014: ‘’Tema’’, ‘’Dita’’, ‘’Mapo’’ dhe‘’Panorama’’.Gjatë
editorialeve është bërë një trajtim i normalizuar sa i përket problematikës së
stigmatizimit. Është vënë re se autorët e editorialeve, opinioneve dhe komenteve nuk
e kanë përdorur asnjëherë stigmatizimin në bazë krahinore458. E kundërta ka ndodhur
me komentet e lexuesve të këtyre editorialeve, ata i kanë përdorur
stigmatet.Nëgazetën ‘’Tema’’, nga 2042 komente në total ka 44 komente me
stigmatizim. Kryesisht stigmatizimi ka lidhje me veriun dhe më pak me jugun. 37 janë
gjetur për veriun dhe vetëm 7 për jugun459. Edhe në gazetën ‘’Dita’’nga 984 komente
në total ka 21 komente me stigmatizim. Për Veriun 17 komente me stigmatizim dhe
për jugun vetëm 4 460 . Kurse në gazetën ‘’Panorama’’ nga 686 komente janë
458 Në rastin e Kavajës dhe editorialit të Alfred Lelës për veriun kanë qenë të kujdesshëm. Editorialet
kanë trajtuar çështje rreth politikës, ndeshjes Serbi-Shqipëri, incidenti Llalla-Hajdari, për Mithat
Frashërin, Nishanin, përgjimet, gjyqtarin Gjin Gjoni, përfaqësuesen europiane Maja Kocijancic,
Platininë, vizitën e Ramës në Serbi, atësia e Aleksandër Vuçiç, rishkrimi i historisë, Banka e
Shqipërisë, Fondet e BE-së, Konferenca për Gjyqësorin etj 459 Stigmatet përdorur për Veriun: ‘’Sali Vuçidoli’’, ‘’Malok’’, ‘’Bjeshkët’’, ‘’Tropoja’’, ‘’Shpellarë’’,
‘’Kosovë’’. Stigmatet përdorur për Jugun: ‘’Përmeti’’, ‘’Çam’’, ‘’Skrapali’’, ‘’Enver-Jugori’’,
‘’Gramsh’’ 460Stigmatet përdorur për Veriun: ‘’Vuçidol’’, ‘’Malok’’, ‘’Shpellar’’, ‘’Fshati Mzi i Tropojës’’ etj.
Stigmatet përdorur për Jugun: ‘’Malok Gramshi, ‘’Skrapari’’- 2 herë, ‘’Jevg Tirane’’.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 197 -
evidentuar vetëm 2 komente me stigmate, të dyja për jugun461. E njëjta tendencë si te
‘’Tema’’ dhe ‘’Dita’’ është vënë re edhe te ‘’Mapo’’, ku janë përdorur shpesh
stigmatet nga lexuesit online. Figura më poshtë tregon raportin mes stigmateve me
bazë krahinore: 61% me stigmat verior dhe 39% me stigmat jugor, duke shfaqur
dukshëm një prevalencë të paragjykimit për banorët e veriut të Shqipërisë.
Figura 49. Raportet e komenteve online me stigmatet ‘’Verior’’, ‘’Jugor’’, Gazetat: ‘’Dita’’,
‘’Tema’’, ‘’Mapo’’, ‘’Panorama’’ 1-31 Tetor 2014462
Jemi fokusuar në rastin e shkrimit të Maks Velos në gazetën ‘’Mapo’’, i cili ka
provokuar me temën e trajtuar: ‘’Pse jam antiverior dhe antimysliman’’463. Të dhënat
tregojnë se nga 99 komente, 13 komente janë neutrale kurse 19 komentues kanë
përdorur stigmatin ‘’Jugor’’ dhe vetëm 4 komentues atë ‘’Verior’’.464 Në qëndrimin e
tij thënë për ‘’Mapo’’-n arkitekti Maks Velo ka provokuar ndjeshmëritë e shqiptarëve
duke shkruar: “Jam antiverior, jo antigeg… Tani vijmë në Veriu. Fushë-Kruja, a e pe
si stafi sigurues i presidentit Bush i hoqi orën nga dora, nga frika se mos ia vidhnin
Fushëkrujasit? Laçi? Janë rrëzuar ose dëmtuar 36 shtylla të tensionit të lartë, si është
e mundur? Vrasjet, edhe ditën e zgjedhjeve të 23 Qershorit të kaluar? Bëj një listë sa
kriminelë ka Laçi, Fushëkuqja, Lezha, Shëngjini, Rrësheni, Bajram Curri etj., etj.
Shkodra kish 10 vrasje në 6-mujorin e parë, asnjë në Korçë. Kriminelë kombëtarë dhe
ndërkombëtarë. Sa nga Veriu janë në burgjet shqiptare dhe të huaja? Veriu është bërë
tmerri i Europës. Dukagjini kish mbjellë 115.000 rrënjë kanabis, gjuajti edhe policinë
dhe dëmtoi helikopterin. Kukësi nuk paguan energjinë elektrike, e paguajmë ne për ta.
461Stigmat përdorur për Jugun: ‘’Gjirokastrit’’.Gazeta online ka edhe shënimin ‘’Moderatori: Opinionet
nuk duhet të përmbajnë FYERJE DHE OFENDIME PERSONALE dhe të kenë lidhje me temën.’’ 462Në 3811 komente online në total: 51 janë me stigmate ‘’Verior’’, 32 me stigmate ‘’Jugor’’. 463Velo, Maks, ‘’Pse jam antiverior dhe antimysliman’’, ‘’Mapo’’, 6 shtator 2014. 464Shkrimi ‘’Pse jam antiverior dhe antimysliman’’ te ‘’Mapo’’ ka nxitur shume komente. 28 prej tyre e
kanë kundërshtuar Maks Velon, 5 e kanë aprovuar në idetë e tij, 13 janë neutralë, 19 kanë përdorur
stigmatin ‘’Jugor’’, vetëm 4 stigmatin ‘’Verior’’ ndërsa 5 i kanë mbrojtur ‘’Veriorët’’. 13 komente nuk
kanë lidhje me stigmatet. Gazeta ka botuar më tej tërheqjen e Maks Velos nga deklarimi se është
antiverior dhe antimysliman dhe kerkimin falje ndaj verioreve.
Komente me stigmate ''Verior''
61%
Komente me stigmate''Jug
or''39%
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 198 -
Në Lurë kanë prerë gjithë pyllin. Tropoja ka mbi 150 vrasje, kanë vjedhur edhe një
bankë në Angli. Vumë një verior, Berishën dhe na shkatërroi me themel. Dy janë
treguesit kryesorë. Krimi dhe dëshira për punë. Ky bën edhe bilancin. ...Tani po ju
drejtoj unë një pyetje: sa janë veriorët, gegë?’’465
Por 3 ditë më pas, Velo tërheq qëndrimin e tij dhe ‘’Mapo’’ u kërkon falje
lexuesve nëpërmjet arkitektit. “Duke parë reagimin e mjaft lexuesve dhe kërkesën e
Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Ju lutem të botoni në Gazetën tuaj, në të
cilën edhe dhashë intervistën, këtë tërheqje publike për disa nga deklaratat e mija të
botuara aty. Tërheq publikisht disa pjesë të intervistës. Kam parasysh intervistën e
dhënë gazetarit Alfred Lela në MAPO Weekend të datës 6-7 Shtator 2014. Bëhet fjalë
për pyetjet 2 dhe 3. Në përgjigjen për pyetjen 2, unë jap disa fakte që janë reale,
(sepse asnjë nuk i rrëzoi), por gabimi im qëndron në atë se nuk kam theksuar në
mënyrë eksplicite se këto vepra i kanë kryer persona të përveçëm, të ndëshkuar nga
ligji. jo pjesa tjetër e komunitetit, jo ata (që janë shumica dërrmuese) që janë njerëz të
ndershëm dhe jetojnë me punë, dhe respektojnë rendin dhe ligjin. për këtë iu kërkoj
falje gjithë atyre që janë prekur, dhe i tërheq ato argumente ashtu si janë shkruar.”466
Mendimet e Velos u kritikuan së tepërmi nga komentuesit online, për të cilët
po sjellim disa shembuj. Mes komenteve online467 që ‘’Mapo’’ mori për qëndrimin e
Maks Velos, para se të kërkonte ndjesë, shihet tendenca e autorëve që të
kundërshtojnë tezat e hedhura nga arkitekti me argumente, sipas logjikës së
tyre.‘’Zotni Velo te gjitha ato qe permende me nalt bijne poshte perpara vuejtejve qe
kaloi veriu per 50 vjet rresht ne diktauten e injorancen moçalore jugore. Te gjithe
komunista e kuq, te gjithe moçaloret te gjithe ato qe instaluen koleren e kuqe per 50
vjet rresht e kane me veriun e nuk i pelqen veriu. sa per dijeni ti qe flet per veriun
shko pak ne tretuaret e vropes veriore e ke me pa se si kto totuar jane te mbushun me
moçalore te ardhun nga moçalet e kenetat e jugut ne veri ka dal nje shprehje, zanati i
moçalorve asht bujqesia e mafia. ka edhe nje shprehje tjeter, moçalori nuk del prej
injorances pa gjak .perpara afrika banane me shumice injoranca moçalore ju
465Velo, Maks, ‘’Pse jam antiverior dhe antimysliman’’, ‘’Mapo’’, 6 shtator 2014 466Velo, Maks, “Antiverior dhe antimysliman”/ Maks Velo kërkon falje dhe tërhiqet, ‘’Mapo’’, 11
shtator 2014 467 Komente të tjera: Ron Çobani dt. 06/09/2014 ora 6:51 pm: Tungjatjeta Maksi!Uroj të jesh
mirë.JAM DAKORD ME TY ME VLERËSIMIN QË U BËN VERIORËVE.POR ATA VRASIN E
VJEDHIN NJË NGA NJË.Jugorët e mi e të tutë,djallëzisht,përdorën parrulla demagogjike për të
gënjyer një turmë fashatarësh injorantë e adoleshentësh që të vinin në pushtet e pastaj të vidhnin e të
vrisnin nëpërmjet një makine kolosale shtypjeje e vjedhjeje masive.Se çpronësimi total i shqiptarëve pa
asnjë shpërblim s’ka asnjë ndryshim nga vjedhja.Lëvizja guerrile komuniste ishte lëvizje kryesisht
jugore.Mos harro se ç’ke thënë për kontributin në këtë lëvizje të fshatit tënd gjatë luftës e pas saj.PRA
HAJDUTËT E VRASËSIT E VERIUT E TË JUGUT NDRYSHOJNË VETËM NGA TAKTIKAT,JO
NGA STRATEGJIA.”
Pëllumb Nili dt.06/09/2014 ora 9:01 pm: Silva, regjimin terrorist komunist kush e sollen??? ALDO
BARE QE LUANTE FUTBOLL ME KOKA NJEREZISH TE THOTE GJE??? TRAFIKANTET E
VLORES APO FIERIT??? APO PERMETARET QE SHESIN ESHTRAT E GJYSHES PER
ESHTRA GREKU… ATA QE MOHOJN GJAKUN E TYRE E THON JEMI GREK PER 200 EURO
NE MUAJ…. nqs sju pelqen veriu, rrugen e keni hapur zonje, kufiri natyral eshte shkumbini, dhe e
keni kaluar si barbare me bajonetat serbe e pishtar ne dore….mund te ktheheni…’’
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 199 -
therret’’ 468 Kurse një tjetër komentues me emërtimin ‘’Verior’’ shkruan:
‘’Z.Vello,…Ne Shqiperi pavaresisht se situata paraqitet ne dukje me komplekse sesa
ne vende te tjera, dhe kjo vetem per arsye artificiale (rregjimi i komunist veriun e
masakroi), perseri veriu dhe popullsia e saj (geget) ne kuptimin e vlerave dhe te
virtyteve (bujari, mikpritje, bese, nder, karakter, patriotizem, atdhetarizem etj) jane
me superior sesa jugoret. kjo nuk eshte e rastesishme sepse popullsia e zonave veriore
dhe sidomos zonave verilindore te vendit (m.madhe dhe malesite e shkodres, mirdites,
tropojes dhe kukesit) eshte pasardhese e races se paster pellazgo-iliro-arbresho-
shqiptare e cila nuk eshte asimiluar ose hibridizuar me gjak pushtuesi, sidomos atij
turk dhe per pasoje ka ruajtur te paprekur vecorite e tij autentike te races se paster
arjane, me tipare antropologjike dinarkike nga me te bukurat dhe me vjetrat qe ka
njohur Europa.’’469
Publicisti Ardian Vehbiu mendon se kjo intervistë e arkitektit Velo
shdërrohet në një palestër të urrejtjes ndërkrahinore e ndërfetare.‘’Mllefi që derdhet
atje kundër “jugorëve” ia kalon atij të Velos kundër “veriorëve”… intervista e Velos
shndërrohet kështu në një palestër të urrejtjes ndërkrahinore dhe ndërfetare, nën
bekimin e një medie publike.Dhe, çfarë është paradoksale në këtë mes, masa e paemër
e komentuese, në tërësinë e saj, duket sikur ia përligj Velos paragjykimin e vet
provincial për “veriorët.’’ 470 Vehbiu megjithëse kritik ndaj qëndrimit të Velos, e
fokuson thelbin e idesë së tij te reagimi i komentuesve online.
Sipas Vehbiut komentet tregojnë që lexuesit mendojnë pak a shumë si
arkitekti, pra janë paragjykues, veçse në krah të kundërt.‘’Edhe pse Mapo-ja i
moderon komentet, impromptu-t e Velos shoqërohen nga një rrëmujë reagimesh plot
zemëratë, nëpërmjet të cilave, si rregull, një numër anonimësh rreken t’i vërtetojnë të
intervistuarit se, në fakt, janë jugorët ata që qëndrojnë shumë më poshtë se veriorët,
etj. …një komentues është i bindur se: Velo qëndron këtu, me një mision të caktuar, i
mirëpaguar nga armiqtë e shqipërisë, për të mbjellë në këtë vend farën e përçarjes
krahinore dhe fetare, për të prishur atë harmoni, që e gjithë bota na e ka zili…në
tërësinë e tyre, komentet profilojnë një grup lexuesish që mendojnë pak a shumë si
Veloja, vetëm se në kah të kundërt: se veriorët janë më të mirë dhe fisnikë se jugorët,
e kështu me radhë.’’471
468 Komentues online: ‘’MOÇALOR + TERÙN + REDNECK = JUGOR’’, dt. 06/09/2014 ora 12:24
pm. 469Komentues online: ‘’VERIOR’’, dt. 06/09/2014 ora 6:18 pm 470Vehbiu, Ardian, ‘’ Një i "çmendur" që çmendi antijugorët’’, ‘’Lapsi.al’’, 9 shtator 2014
http://www.lapsi.al/ide/2014/09/09/nj%C3%AB-i-%C3%A7mendur-q%C3%AB-%C3%A7mendi-
antijugor%C3%ABt#.V9SmVE197IU 471Vehbiu, Ardian, ‘’ Një i "çmendur" që çmendi antijugorët’’, ‘’Lapsi.al’’, 9 shtator 2014
http://www.lapsi.al/ide/2014/09/09/nj%C3%AB-i-%C3%A7mendur-q%C3%AB-%C3%A7mendi-
antijugor%C3%ABt#.V9SmVE197IU
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 200 -
Figura 50. Numri i komenteve online me stigmatet ‘’Verior’’, ‘’Jugor’’ në gazetat:
‘’Dita’’, ‘’Tema’’, ‘’Panorama’’ 1-31 Tetor 2014
Nga studimi i detajuar i komentuesve online në gazetat ‘’Mapo’’, ‘’Dita’’,
‘’Tema’’ dhe ‘’Panorama’’ konstatojmë se:
Komentuesit përdorin stigmatet ‘’verior’’ dhe ‘’jugor’’, ku shihet një përdorim
më i shpeshtë stigmatizimi për ‘’veriorët’’.
Gazetat kanë një trajtim të normalizuar. Nuk përdorin asnjëherë stigmatizimin
në bazë të ndasive rajonale.
Jo të gjithë versionet online të gazetave kanë vendosur një kufizim për stigmatet
dhe kryesisht ofendimet me bazë krahinore.
Gazetat tregohen të kujdesshme për të mos cënuar ndjeshmërinë e lexuesve sa
i përket origjinës krahinore të tyre.
OP/ED MESTIGMATE
STIGMATEPER
VERIORET
STIGMATEPER JUGORET
DITA 2014 984,00 21,00 17,00 4,00
TEMA 2014 2.042,00 44,00 37,00 7,00
PANORAMA 2014 686,00 2,00 - 2,00
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 201 -
EDITORIALISTËT
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 202 -
VIII. PARAQITJE KRAHASUESE E EDITORIALEVE.
PROFILIZIM I EDITORIALISTIT
8.1.Editorialistët
Në këtë kapitull do të bëjmë një analyze dhe profilizim të editorialistit shqiptar.
Tipologjitë e editorialistëve, problematika e trajtuar në editorial dhe karakteristikat
stilistikore e gjuhësore dhe një analizë krahasimore mes gazetave do të jenë çështjet
që do të trajtohen. Kush është editorialisti shqiptar? Çfarë karakteristikash ka? Sa
shpesh shkruan dhe ç’stil ka? A është i paanshëm? Çfarë linje redaksionale ndjek? A e
njeh audiencën e tij? Ku e gjen frymëzimin? Ç’mendim ka për editorialin shqiptar
krahasuar me atë të shtypit ndërkombëtar? Çfarë marrëdhëniesh ka me pronarin apo
me vartësit? Këto janë disa nga çështjet që do të shtjellohen.
Njënga statistikat e pakta në mediet shqiptare, ajo e vitit 2009, tregon se ishin 23
kryeredaktorë në gazetat që botoheshin. Mirëpo mes tyre ata që shkruanin editoriale,
opinione, komente apo analiza përbëjnë një shifër të lartë, plot 17.472Pra thuajse 74%
e tyre futen në rrethin e editorialshkruesve. Sigurisht që numri është edhe më i lartë
nëse llogarisim edhe numrin e bashkëpunëtorëve të kontraktuar nga botuesit e
gazetave.
Figura 51. Grafiku që tregon raportin mes numrit të kryeredaktorëve që shkruajnë editoriale
dhe atyre që nuk shkruajnë në gazetat shqiptare gjatë vitit 2009
Numri i kryeredaktorëve që janë edhe editorialshkrues apo opinionshkrues është i
rëndësishëm pasi siç kemi shpjeguar editoriali është e drejtë e botuesit dhe redaksisë,
e cila mund t’i kalojë kryeredaktorit, një e drejtë e patjetërsueshme e redaksisë për të
shprehur qëndrimin e saj mbi një problematikë a ngjarje. Nga ana tjetër, edhe në rastet
472Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016.
Kryeredaktorë që shkruajnë
editoriale74%
Kryeredaktorë që nuk
shkruajnë editoriale
26%
Kryeredaktorët e gazetave në Shqipëri, kush shkruan editorial
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 203 -
kur kryeredaktorët mund të shfaqin një mendim krejt personal, nuk mund të
diferencohen nga qëndrimi i redaksisë dhe botuesit të tyre.
Frekuenca e shkrimit të një editoriali është e ndryshme dhe varion sipas tipologjisë së
editorialistit. Në shtypin shqiptar evidentohen disa tipologji editorialistësh:
Editorialisti-botues, është lloji i editorialistit që ka krijuar vetë një medie. Ai
është i fuqishëm në qëndrimet e tij dhe njëkohësisht profesionist i fushës. Si
shembuj mund të sjellim Mero Bazen, Henri Çilin, Carlo Bollinon etj.
Qëndrimet e tyre përfaqësojnë 100% linjën redaksionale. Gazeta është aq
shumë e identifikuar me emrin e tyre, sa është shumë e vështirë të bëhet ndarja
mes imazhit të medies së krijuar te publiku dhe imazhit që publiku ka për
editorialistin.
Editorialisti-kryeredaktor (drejtues), është lloji i editorialistit që drejton
medien ku shkruan. I lidhur ngushtë me botuesin, ky lloj editorialisti zbaton
me përpikmëri porositë e tij. Është profesionist dhe ekspozon në dritën e
analizës së ngjarjeve idetë e pronarit dhe qëndrimet që duhet të mbajë
redaksia për problematikën. Ky lloj editorialisti përfaqëson 100% linjën
redaksionale në gazetë. Ndër editorialistët-kryeredaktorë mund të përmendim
Adrian Thanon, Alfred Lelën, Anila Bashën, Aleksandër Çipën, Roland
Qafokun, Arben Rrozhanin, Skënder Minxhozin etj.
Editorialisti-bashkëpunëtor, është lloji i editorialistit i kontraktuar nga
botuesi dhe drejtuesi i gazetës. Është editorialisti ‘’shëtitës’’ i gazetave, i cili
ka ide të qëndrueshme, por edhe të ndryshueshme që gjen kontratën e duhur
financiare dhe terrenin e përshtatshëm për të shpalosur idetë e tij. Shpesh
editorialisti-bashkëpunëtor merr ide nga botuesi dhe drejtuesi i gazetës.
Qëndrimi i tij mund të publikohet edhe në gjinitë e opinionit, komenteve apo
analizës. Ndër editorialistët-bashkëpunëtorë mund të përmendim Fatos
Lubonjën, Mentor Nazarkon, Mark Markun, Mustafa Nanon etj. Shpesh temat
e editorialeve apo opinion-komenteve kanë të bëjnë edhe me debate mes tyre.
Editorialisti-teknicien, është eksperti i fushës dhe i çështjes në fjalë. Shpesh
botuesit dhe drejtuesit për të bindur lexuesit pajtojnë ekspertë, të cilët
përçojnë te masa në mënyrë më të besueshme idetë e botuesit. Është eksperti
që shkruan mirë idetë e tij në shëndetësi, arsim, ekonomi, aksidente rrugore
etj. Shpesh idetë e shkruara dhe titulli redaktohen nga drejtuesit e redaksive
duke përdorur shenjën ‘’*’’ për të treguar ndërhyrjen, madje shpesh futen në
rubrikat e opinion-komenteve për të treguar ‘’distancën’’ që redaksia mban
me qëndrimin e shprehur, megjithse përzgjedhja e një qëndrimi të tillë tregon
pikërisht një lloj përputhshmërie me qëndrimin e përgjithshëm të redaksisë.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 204 -
Ndër editorialistët-teknicienë mund të përmendim Sazan Gurin, Gjergj
Buxhukun etj.
Editorialisti-politikan, është politikani që shkruan qëndrime dhe që i publikon
në gazeta me qëllim influencimin e qytetarëve dhe të votuesve për politika të
caktuara. Ndeshet jo pak herë në shtypin shqiptar që mendimi i një politikani
të faqoset në gazetë. Gazeta shet mendimin e politikanit, duke përdorur fort
imazhin e krijuar të tij, forma më e dukshme e raportit të pandashëm të lidhjes
media-politikë. Ndër editorialistët-politikanë mund të përmendim kyeministrin
Edi Rama, i cili gëzon aftësi shkruese dhe e njeh mirë medien.
Editorialisti-gazetar, është gazetari që e njeh nga afër çështjen dhe
problematikën dhe mban qëndrimin e tij për të, i cili përputhet edhe me
qëndrimin e redaksisë që e boton. Shpesh kryeredaktorët zgjedhin që
qëndrimin e botuesit dhe redaksisë ta hartojë gazetari që e njeh mirë temën
për të cilën po flitet. Ndër editorialistët-gazetarë mund të përmendim Artan
Hoxhën, Tedi Blushin, Rezarta Delisulën, Desada Metajn, Habjon Hasanin,
Spartak Kokën, Klodian Tomorin, e shumë e shumë të tjerë. Me zhvillimin e
portaleve dhe rrjeteve sociale roli i tyre është rritur ndjeshëm në arenën e
debatit në media.
Editorialisti-rastësor, është lloji i editorialistit të rastit, që shkruan dhe
argumenton një ide të caktuar, që krejt nga rastësia përputhet me qëndrimin e
redaksisë.Mund të jetë një lexues, letra e të cilit përdoret nga redaksia për të
shpërndarë qëndrimin e saj, mund të jetë një i ri i talentuar, mund të jetë një i
ri që aspiron të hyjë në politikë, mund të jetë një person që vuan një
padrejtësi.
Një shembull i editorialistit-botues, miksuar me editorialistin-kryeredaktor është
Mero Baze. Një nga editorialistët më jetëgjatë në shtypin shqiptar, ai rrëfen se nuk ka
ndaluar asnjë ditë, për 20 vjet së shkruari nga një editorial. Baze është i mendimit se
modelet më të mira në shtyp, sa i takon raportit me editorialin, mbeten gazetat e
krijuara nga gazetarët, se sa ato të krijuara nga biznesmenë që kontraktojnë
editorialistë.‘’Modeli më i mirë prapë ngelen gazetarët që bëjnë gazeta se sa
biznesmenët që blejnë shtrenjtë opinione për llogari të të tretëve. Kur unë hapa
gazetën ‘’Tema’’ e hapa se nuk kisha më ku të shkruaja dhe të gjithë më thoshin do
dështosh. E kam hapur me 500 franga zviceriane, një honorar që sapo e kisha marrë
nga një gazetë e Kosovës. Më mjaftuan për shtypshkronjën e numrit të parë dhe nuk
ndala më. Tani nuk e shkruaj dot më historinë e saj se si ka mbijetuar por një gjë
është e shkruar: Unë kam shkruar çdo ditë prej 20 vitesh më shumë se sa një
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 205 -
shkrimdhe së paku një editorial. Dhe kjo nuk e lehtë.’’473Po a është i paanshëm Baze
nga politika dhe biznesi? Po të tjerët? Editorialisti dhe botuesi i gazetës ‘’Tema’’
mendon se ky është një treg pa rregulla, ku të gjithë kanë mbijetuar mirëpo siç ai e
thekson, nuk është i paanshëm. Baze bën edhe një profilizim të editorialistit, duke i
cilësuar si ‘’rrobaqepës që bëjnë kostume me porosi’’.‘’Problemi është tek
editorialistët. Siç e theksova unë nuk jam i panashëm por jam i pavarur në atë që
shkruaj. D.m.th e mendoj vetë e shkruaj vetë e përcaktoj vetë se ç’dua të bëj. Ka dhe
plot të tjerë që veprojnë kështu. Por një pjesë e opinionistëve, janë si rrobaqeqës që
bëjnë kostume me porosi. Nuk është se shkruajnë keq, por të gjithë e dimë se është
mall i porositur dhe në vend të lexojmë se çfarë mendon editorialisti e lexojmë se
çfarë mendon porositësi…Është një treg pa rregulla dhe i kanë mbijetuar të gjithë.
Derisa ka ende punë për Frrok Çupin për shembull s’ka vend për të folur për vlera
tregu.’’474
Në të dhënat e gazetave të monitoruara në tranzicion, nga 1991-2016 rezulton
se editorialistët përgjithësisht u kanë mbijetuar viteve. Një pjesë e editorialistëve të
gazetave politike kanë vazhduar të shkruajnë deri sot si Frrok Çupi dhe një pjesë tjetër
i janë futur politikës si Ben Blushi apo Erjon Braçe, por sërish me një penë të fortë në
qëndrimet e tyre. Kurse gjenerata e gazetarëve të ‘’Koha Jonë’’ 1991-1997 prodhoi
një sërë kryeredaktorësh dhe drejtues të ardhshëm të shtypit, pronarësh mediesh,
analistësh e opinionistësh, përgjithësisht me profil të formuar dhe të identifikuar në
treg. Periudha e viteve 1998-2000 solli prurje të reja, që vazhdojnë të ndjehen me
qëndrimet e tyre, deri në periudhën e zhvillimeve e teknologjisë së informacionit dhe
transformimit të gazetarisë drejt asaj online.
Në periudhën e gazetarisë online, ku një pjesë e gazetarëve kanë hapur portalet
e tyre, evidentohet një liri më e madhe, së paku sa u përket emrave të editorialistëve
dhe opinionistëve. Nuk ka më barriera. Madje edhe statuset në profilet e rrjeteve
sociale mund të shërbejnë si ide e qëndrime të reja që i hidhen publikut. Më pas
lexuesit nisin punën e tyre të përditshme, indiferentët lexojnë, më aktivët klikojnë
‘’Like’’, madje edhe komentojnë. Pas hulumtimit në periudhën e tranzicionit në
Shqipëri rezultojnë një sërë opinionistësh që nga viti 1990 e deri më 2013. Më poshtë
tabela tregon emrat dhe numrin e editorialistëve për 8 gazetat e marra në monitorim.
Kuptohet që në fazën e parë kemi të bëjmë me emra të cilët kanë shkruar në gazetat
partiake, e më pas kristalizimin e emrave që janë aktivë edhe sot, si ata që shkruan në
gazetën ‘’Koha Jonë’’ të vitit 1991. Një periudhë e rëndësishme është edhe ajo e
2005-ës, ku evidentohen opinionistët që kontraktohen nga gazetat, qëndrueshmëria e
të cilëve vazhdon deri në vitet e sotme. Një specifikë e listimit rezulton të jetë edhe
ajo e opinionistit-politikan apo opinionistit-ekspert, i cili ka ekzistuar që në vitet e
shtypit partiak dhe deri në vitet e fundit.
473Baze, Mero, Intervistë 9 shtator 2016. 474Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 206 -
Figura 52. Tabela që tregon emrat dhe numrin e editorialistëve në tranzicion dhe anësinë e tyre
gjatë monitorimit në gazetat ‘’Zëri i Popullit’’, ‘’Rilindja Demokratike’’, ‘’Koha Jonë’’,
‘’Shekulli’’, ‘’Panorama’’, ‘’Tema’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Mapo’’
GAZETAT Editorialistë, Opinionistë Linja Editoriale
‘’ZP’’1990 Sotiraq Gjordeni, Frano Caka,Bashkim Koçi, Kostaq Duka dhe
Ramadan Garo (Sekretar I Parë I Komitetit të Rajonit
Tiranë),Jorgo Zhonga,Feti Zeneli (instruktor në Komitetin e Partisë
Tepelenë), Abdyl Backa (sekretar i Komitetit Qëndror të Partisë),
Thanas Sahatçiu, Themie Thomai (Sekretare e I e Lushnjes),Franc
Zhupa, Xhevdet Ahmeti, Halil Buçpapaj,Asllan Saraçi etj.
E majtë
‘’ZP’’ 1991 Ramiz Alia, Namik Dokle, Sejdin Cekani, Gjon Gjoni, Përparim
Mustafaj, Alfred Xhomo ( Doktor Shkencash) Naim Zoto, Hysni
Rengzi, Kostaq Duka, Përparim Mustafaj etj
‘’RD’’1991 Sali Berisha, Preç Zogaj, Frrok Çupi, Genc Ruli, Eduard Selami,
Napoleon Roshi, Filip Çakuli, Xhevat Mustafaj, Pandeli Çina dhe
Mëhill Tanushi, Edmond Troko etj.
E djathtë
‘’Koha Jonë’’1991 Nikollë Lesi, Aleksandër Frangaj, Alfons Zeneli, Mirash Mirashi
etj. E djathtë
‘’Koha Jonë’’1997 Nikollë Lesi, Aleksandër Frangaj, Frrok Çupi, Vladimir Prela,
Skënder Minxhozi, Martin Leka, Blendi Fevziu, Andi Bejtja,
Gavrosh Lëvoja etj.
E majtë
‘’Shekulli’’ 2005 Mustafa Nano, Mentor Nazarko, Aleksandër Çipa, Henri Çili, Lutfi
Dervishi, Ermal Hasimja, Adri Nurellari, Blendi Kajsiu, Medi
Belortaja, Kastriot Islami, Rexhep Meidani Albin Kurti Igli Toska,
Aldo Bumç, Gjergj Buxhuku, Sazan Guri, Rexhep Qosja,Ardian
Vehbiu, Romeo Hanxhari, Robert Rakipllari, Adrian Thano, Ervin
Qafmolla etj.
E majtë
‘’Panorama’’ 2005 Andrea Stefani, Eduard Zaloshnja, Edmond Tupja, Mentor
Nazarko, Enver Robelli, Alfred Lela, Adri Nurellari, Ermal
Hasimja, Fatos Çoçoli,Medi Belortaja, Rexhep Meidani, Besnik
Mustafaj, Genc Pollo, Dritan Prifti, Alfred Moisiu, Dritan Ylli, Edi
Rama, Edmond Panariti etj.
E djathtë
‘’Tema’’ 2013 Mero Baze,Andi Bushati, Bledi Mane, Enver Robelli, Kreshnik
Spahiu, Pandeli Majko, Arben Manaj, Arban Hasani, Pëllumb
Kulla, Mimoza Dervishi, Shenasi Rama, Rudina Xhunga, Ardian
Ndreca, Magdalena Ramohitoetj
E majtë
‘’Dita’’ 2013 Adrian Thano, Habjon Hasani, Koloreto Cukali, Mero Baze, Andi
Bushati, Arben Duka, Pjerin Ndreu, Elton Xhanari, Xhovani Shyti,
Xhevdet Shehu, Gjergji Mihali etj
E majtë
‘’Mapo’’ 2013 Alfred Lela, Henri Çili, Gjergj Meta, Arjan Vasjari, Roland Lami,
Gilman Bakalli, Enkel Demi, Sonila Meco, Bujar Nishani, Atifete
Jahjaga, Rudina Xhunga, Lutfi Dervishi, Edison Ypi, Ervin Goci,
Ardian Ndreca etj.
E djathtë
Botuesi i gazetës ‘’Tema’’, Mero Baze thotë se editoriali në shtypin shqiptar me atë
në shtypin ndërkombëtar nuk ka ndryshim në formë, por në cilësi po.‘’Mendoj se si
gjini nuk ka ndonjë ndyshim por si cilësi po. Shtypi perëndimor përdor shumë
editorialin e mbështetur mbi zhvillime faktike ditore, por i ndan ata nga koluministët.
Ne nuk kemi koluministë, ose kemi shumë pak. Koluminstë janë ata që shkruajnë
përqasje të tyre personale politike kulturore apo historike dhe kanë një kolonë të
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 207 -
caktuar në gazetë apo portal në mënyrë periodike. Lubonja është një i tillë. Ka dhe
disa të tjerë që janë shumë sporadikë. Por kemi pak dhe ajo është shenjë varfërie.’’475
I cilësuar nga kolegët e tij si një editorialist me penë të fortë, Baze tregon pa doreza
se çfarë mendon për editorialet e tij dhe si punon për ta. Baze mendon se më shumë se
një studim, thënë kjo në këndvështrim të analizës të plotë për ngjarjen, editoriali i tij
është një qëndrim, bazuar mbi fakte të provuara.‘’Editoriali i përditshëm është një
rezyme e asaj që konsideroj si më të rëndësishme që ka ndodhur atë ditë…Çdo
editorial i imi bazohet mbi zhvillime me fakte të provuara. Ato nuk janë pjesë e
editorialit, por pjesë e një ngjarje të ditës, shumë e provuar ose së paku shumë
publike. Unë thjesht ndaj opinionin tim për atë që ka ndodhur. Siç e thashë është një
qëndrim më shumë se sa një studim.’’476
Fatos Lubonja, një nga analistët me mbi 20 vjet përvojë në të shkruar në
shtypin shqiptar sjell ekperiencën e tij, duke treguar detaje rreth marrëdhënieve të tij
me pronarët e gazetave dhe kryeredaktorët. Nëpërmjet këtij shembulli dilet lehtë në
përfundimin që ne duam; të kuptuarit e marrëdhënies së një opinionisti me
kryeredaktorin apo pronarin e një gazete. Sa lejohet të shkruajë, a censurohet, a
vetëcensurohet si dhe si lëviz sa në një gazetë në tjetrën. Dhe Lubonja ka lëvizur
thuajse në të gjitha gazetat e zëshme të shtypit shqiptar.‘’Unë përgjithësisht kam këtë
përvojë, se është e gjatë historia ime, flas me gazetat. Kam shkruar edhe te ‘’Koha
Jonë’’ dikur, po nuk po i hyj asaj periudhës së parë të ‘’Koha Jonë’’. Periudha e parë
e ‘’Koha Jonë’’ ishte një periudhë ku gazeta ishte në një pozicion të qartë opozitar, ku
gjetën strehë të gjithë zërat opozitarë në mungesë të hapësirave të tjera. Pra një
ndjenjë e madhe opozitarizmi prej atje dhe te gazeta ‘’Aleanca Demokratike’’ që ka
qenë Partia Aleanca Demokratike në atë kohë, aty kam shkruar unë dhe te ‘’Koha
Jonë’’ kryesisht, duke qenë në opozitë me Berishën si intelektual. Kurse periudha
tjetër që fillon më një shtyp ‘’më normal’’ nëse mund ta quajmë, kur fillojnë të lindin
edhe televizionet, është periudha e gazetës ‘’Shekulli’’, e gazetave të pronarëve.
Përvoja me dy fjalë, kam shkruar edhe në mënyrë figurative, është kjo pak a shumë:
që ne në atë kohë, si gazetarë, si intelektualë, na dukej vetja më të rëndësishëm dhe
ishim të rëndësishëm në opinionin publik se këta pronarët, në kuptimin se ne na
njihnin, ne e kishim shkruar. Këta akoma s’i njihnin, si emër dhe si fytyra, qoftë dhe
Koço Kokëdhima që është bërë kaq i famshëm. Por këta kishin një armë shumë të
rëndësishme që ne në atë kohë e nënvlerësonim, që ishte paraja, ishin këta që kishin
investuar, ishin këta që do të jepnin rrogën për artikullin që do të
shkruaje.’’477Lubonja e nis detajimin që nga ‘’Koha Jonë’’, duke treguar se si Nikoll
Lesi krijoi një bord me figura të rëndësishme, por në të vërtetë politikën redaksionale
e bënte vetë Lesi në lidhjen me kryeredaktorin.‘’Ndërkohë që në periudhën e parë të
‘’Koha Jonë’’, ka qenë pak më ndryshe se nuk jetonin në sajë të ‘’KJ’’-së,
jetonin.Ishte më shumë një kontribut vullnetar apo…Ose kishte të tjera burime si të
475Baze, Mero, Intervistë 9 shtator 2016. 476Po aty. 477Lubonja, Fatos, Intervistë 20 shtator 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 208 -
thuash, në atë kohë ka pasur shumë më shumë investim te shoqëria civile nga
Perëndimi dhe njerëzit jetonin edhe me ato para. Kështu që, ajo që ndodhi është se
me kalimin e kohës këta pronarë fillimisht për të fuqizuar gazetën kishin nevojë për
emra të rëndësishëm, që botonin, që shkruanin, ndokush tentoi të bënte edhe ndonjë
bord, sa për sy e faqe. Edhe ‘’Koha Jonë’’ bëri një bord, kam qenë edhe kryetar i
bordit të ‘’Koha Jonë’’, pas ’97. D.m.th kanë qenë ndër figurat Dritëro Agolli, Kiço
Blushi, Spartak Ngjela, një bord të madh që bëri Nikolla, që atje fillon historia,
ndërkohë që Nikolla filloi të bëjë pazaret e veta, interesat e veta si pronar, por ky
ishte një pronar gazete, gazetën kishte, s’kishte biznese, akoma, tentoi të ndërtonte
edhe një televizion. Gjithnjë e më shumë humbi kredibilitetin, sepse politikat nuk i
bënte as bordi nuk bënte politika, ishte më shumë si përfaqësues, kontrolli bëhej
lidhja direkte, midis pronarit dhe kryeredaktorit, kështu ka funksionuar gjithmonë.
Dhe kryeredaktori sigurisht botonte por ishin këto politikat e tjera të gazetës, më së
shumti, fotografia e madhe e vogël, lajmi, lajmi që denonconte, ai që godiste dhe ai që
s’godiste, të gjitha këto përcaktonin interesat e pronarit, aq sa unë u detyrova të jap
dorëheqjen si kryetar i bordit, sepse nuk mund të mbaja përgjegjësi, të vihej emri im
atje, kryetar bordi ndërkohë që gjërat që bënte gazeta ishin…’’478Më pas, në këtë
optikë Lubonja rrëfen për një nga konfliktetqë ka patur me Gazetën Shqiptare, që më
pas e detyroi të shkonte te ‘’Shekulli’’, ku sërish ndeshi në mosmarrëveshje.‘’Kalova
te ‘’Gazeta Shqiptare’’ më kujtohet. Në ‘’GSH’’ kishte pronar atëherë Carlo
Bollinon. Carlo Bollino, po kishte dhe një grup shqiptarët aty që bënin lojën e tyre
dhe më kujtohet se aty bëja unë gjithmonë këto editorial, komente, quaje si të duash,
kishte disa interesa pronarësh, që nuk e di sa ishte i përfshirë Carlo Bollino po gazeta
bëri një sulm atëherë ndaj Ardian Klosit që ishte atëherë drejtori i RTSH-së. Po ishte
një sulm shumë I ulët, në kuptimin e akuzonin se ishte homoseksual dhe ia kishte
kërkuar një punonjësi në Radio-Televizion dhe ia vunë në faqe të parë. Ishte skandal.
E bëri Arian Çani në fakt. Ishte zëvendëskryeredaktor, me sa duket ai ishte
kryesori.Interesat në atë kohë ishin se donin ta sulmonin donin ta hiqnin atëherë, do
ndërtoheshin televizionet private nga këta pronarët, kishte shumë arsye që plekseshin.
Edhe unë…e kisha dhe mik në atë kohë. Dhe mora Carlo Bollinon në atë kohë dhe i
thashë që nëse ju nuk i kërkoni ndjesë për këtë që keni bërë, unë nuk shkruaj më në
gazetën tuaj.479
Një nga debatet më të mprehta në shtypin shqiptar, sa i përket censurës,
editorialit, linjës editoriale dhe luftës për të mos u censuruar është pikërisht ajo e
gjyqit që Lubonja ka patur me botuesin e ‘’Shekulli’’-t Kokëdhimën. Siç dëshiron ta
theksojë vetë Lubonja, kjo është historia e tij, por nuk është problemi i çështjes së tij
po i të kuptuarit tëpozicioneve, lojrave…’’480duke treguar për fenomenin: se në çfarë
raporti është një opinionist me botuesin e tij dhe çfarë e detyron të ndryshojë kanal
komunikimi me audiencën. Ja si e përshkruan Lubonja kalimin nga ‘’Gazeta
478Po aty. 479 Shih ibid 375. 480 Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 209 -
Shqiptare’’ te ‘’Shekulli’’. ‘’Jo vetëm që s’kërkuan ndjesë, por bënë edhe një shënim
atje, që ky ka qenë edhe në burg dhe kërkon të censurojë gazetarët. Pra e kthyen në
sulm, kështu që ky u bë sebep që unë të ikja që atje. Edhe shkova në gazetën
‘’Shekulli’’, fillova kontributin te ‘’Shekulli’’. Aty siç thashë, përsëri ishim të
rëndësishëm neve dhe pronari kishte interes dhe unë botoja dhe shkruaja çfarë të
doja. Ajo që ndodhi, thjesht për të kuptuar, është që ndërkohë që ne ishim dhe
merrnim 5 lekë atje, këta kishin interesa. Këta gazetën e përdornin për të bërë lidhjet
dhe filloi Koço lidhjet me Edi Ramën në atë kohë, i cili ishte ministër i Kulturës. Mori
edhe gazetën ‘”Sporti’’, ia dha Ministria e Kulturës në një mënyrë shumë të
çuditshme, siç i bën Koço punët. Unë mendoja që i shërbeja të vërtetës dhe opinionit
publik, sepse atë mision kisha, s’kisha ndërmend të pasurohesha në kurriz të njerëzve,
duke marrë tendera edhe duke bërë ndërtime nga ato që bënte Koço…Shkurt hesapi,
unë u bëra gjithnjë e më shumë i bezdisshëm për gazetën, me ato që shkruaja sepse
ato godisnin gjithnjë e më shumë politikat ku Edi Rama kishte në krye të bashkisë,
unë isha kundër ndërtimeve, kundër prishjes së ndërtesave të vjetra historike, të gjitha
këto dhe ajo që megjithatë bënte pronari duke patur edhe një emër, botimi i artikujve
kundra, në kuptimin, po botonte artikuj kundra dhe e mbyste zërin tim, duke botuar 5
njerëz meqënëse ishte i lidhur, pra gazeta nuk është se më hiqte mua.’’481Me dhimbje
Lubonja tregon atë që nuk i kishte ndodhur kurrë më parë: censurimin e parë, një lloj
preteksti për idetë e tij.‘’…deri sa erdhi një moment që u shfrytëzua një rast me një
shkrim që bëra kundër Luftës në Irak në atë kohë. Edhe ma censuruan, ishte artikulli i
parë që ma censuruan, nuk ma botuan. Mbasi bisedova me kryeredaktorin, Rakipllari
ishte se unë s’kam mbajt shumë lidhje me pronarët, kam mbajt gjithmonë lidhje me
kryeredaktorët dhe më tha që ‘’kështu kështu e pezulluan’’ dhe i thashë ‘’nëse s’e
botoni deri nesër unë do të veproj’’ dhe që t’i bie shkurt, unë bëra një denoncim për
këtë censurim, edhe sigurisht dhe për lidhjet me politikën dhe u hap një gjyq që zgjati
dy vjet. U bë një gjyq për shpifje, sikur kisha shpifur unë. U vu edhe politika kundër,
edhe Edi Rama tha do ta kisha hedhur edhe unë në gjyq, edhe ndërkaq gjyqtarja
kishte burrin ndërtues, kishte frikë se burri s’merrte leje ndërtimi… është historia e
fillimit të trekëndëshit pushtet financiar-ekonomik, pushtet mediatik, pushtet politik që
i bën gjithnjë e më të pafuqishëm gazetarët. Unë kisha një emër, unë kisha… më
shkruanin edhe parlamentarë italianë, bënë edhe peticione, vinte OSBE më ndiqte
gjyqin për të parë se sa po respektohen, si shkelen të drejtat e njeriut, kupton dhe
mbas 2 vjetësh unë, mbasi u ndërrua edhe gjyqtarja, e cila nuk donte fare të flitej për
politikë në gjyq, ndërkohë që unë kisha bërë akuzën që ky ka lidhje me politikën dhe u
ndërrua gjyqtarja, mbas dy vjetësh u bë një gjyq…gjithsesi nuk është se më jepte mua
të drejtë po thoshte që s’ka prova ose s’ka apo jo, a e kupton, një zgjidhje
kompromisi, që Koço duhet të paguante me sa di unë ato shpenzimet e gjyqit, por jo
ndonjë dëm që më kishet bërë mua gjatë 2 vjetëve, duhet të hapja unë një gjyq tjetër
për dëmet që më kishte bërë Koçoja, kshu është gjykata jonë. Kupton? S’ia vlente ajo
481 Shih ibid 375.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 210 -
histori! Dhe kjo është historia e tulatjes, sepse mua më dolën edhe kundra gazetarë,
kolegë, Mustafa Nano për shembull, në vend që të më dilte mbështetje më doli kundra.
Të shkoj në gjyq tha, nuk u solidarizua, sepse duhet të jetonte atje dhe kjo është
historia, në përgjithësi e taktikave që përdor pushteti që në vend që të lejojë lirinë. U
fol shumë atëherë për konfliktin e interesave që kanë pronarët e mediave, pra duhet
ndarë pushteti politik, mediat si pronarë mediash, sepse media duhet ndarë me tregun
dhe jo të jetojë si instrument për të marrë leje ndërtimi se ky ishte…e dini ju parullën
‘’një pallat, një votë’’, se në atë kohë dolën edhe televizionet se u bënë më të
rëndësishme se gazetat, që filluan të bëhen më determinantë si të thuash në atë kapjen
e gazetarisë. Pronarët e medias janë njerëzit më të fuqishëm sot, të lidhur me
politikën dhe i përdorin mediat për qëllimet e tyre dhe kjo histori
vazhdon.’’ 482 Rrugëtimi i Lubonjës vazhdon te ‘’Korrieri’’, ‘’Panorama’’:‘’Pas
‘’Shekulli’’-t me sa kujtoj kam shkuar te ‘’Korrieri’’, që kishte disa pronarë, duke
bërë këtë marrëveshje ‘’Do shpreh atë që mendoj. Nuk kam për të bërë politika
editoriale të gazetës. Kaq ka qenë liria ime. ‘’Unë do shkruaj atë që mendoj’’. Dhe
kam shkruar edhe kundër interesave të pronarëve, sidomos te ‘’Korrieri’’ në atë kohë,
shumë ndoshta se ishin ndërtues edhe ata vetë, Dulakët kanë qenë, ka qenë edhe
Marsel Skëndo pronar, pastaj dhe këta pronarët u ndanë derisa u mbyll ‘’Korrieri’’
aty kam qenë, pastaj kam shkuar te ‘’Panorama’’. Se u mbyll ‘’Korrieri’’. Ka pasur
gjithmonë pronarë që gazetën e kanë parë gjithmonë me këtë sy, s’ka pasur gazeta ku
si të thuash politikat e gazetave t’i bëjnë gazetarët, një bord gazetarësh dhe që gazeta
të mbijetojë në sajë të tregut. Ka pasur vetëm gazeta që janë përdorur nga pronarët,
varësisht nga pronarët ka pasur më shumë liri, më shumë hapësirë dhe më pak
hapësirë për zërat e pavarur. Zëri i pavarur ka një gjë, që i jep kredibilitet më shumë.
Nganjëherë përdoret dhe më mirë sepse jep më shumë kredibilitet dhe gazetës i jep më
shumë emër dhe kjo ka qenë dhe një nga taktikat e përdorura dhe pastaj gjithsesi
politikën gazeta, duke patur një emër edhe më të rëndësishëm e bën atje ku do, atje si
do, në mënyrën e vet. Kjo është historia.’’483
Lubonja bën krahasimin mes rëndësisë së editorialistëve e analistëve vite më
parë, me pozicionin e tyre tani. Sigurisht që më parë dëgjoheshin më shumë. Por i
pyetur drejtpërdrejt nëse vetë Lubonjës i lind një ide për analizë apo koment tani dhe
nëse ka dyshime nëse ‘’X’’ gazetë do t’ia botojë, Lubonja e shpreh qartë se pavarësia
është luks, edhe pse ai tashmë e ka gati kanalin: gazetën Panorama.‘’…përgjithësisht
unë kam shkruar ato që kam menduar dhe e kam gjetur hapësirën te ‘’Panorama’’.
Kam një marrëveshje siç thashë. Pronari i ‘’Panorama’’-s ka dhe një parim. Si me
humor, po e thotë. Që kur i ka shkuar njëri dhe i ka kërkuar një rrogë të madhe, është
gazetar i njohur, i tha ‘’Mirë mo dakord, por vetëm një gjë ama. Do shkruash ato që
dua unë’’ (Qesh). Domethënë unë të jap kaq, po do të diktoj unë, do shkruash ti,
ndërsa në qoftë se do shkruash ato që do ti, do marrësh më pak (Qesh) Por kjo është
ajo që pavarësia është luks. Pavarësia është luks. Domethënë që të jesh i pavarur
482 Shih ibid 375. 483Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 211 -
duhet të paguash për këtë luks, që të mos të thotë tjetri ‘’Unë ta heq këtë’’. Ndërkohë
që ai të jep luksin e parasë, të ka hequr luksin e pavarësisë. Nuk qëndrojnë kollaj të
dyja. Aq më tepër që jetojmë në një vend ku siç thotë një filozof kinez i famshëm
Konfuci ‘’Në një vend të varfër, ose më mirë të them në një vend të pasur është turp të
jesh i varfër, në një vend të varfër është turp të jesh i pasur’’. Dmth atje ku vendi
është i varfër s’mund të jesh ti i pasur dhe kur janë të gjithë të pasur punojnë, pse unë
s’jam i zoti. Si qenke pasuruar ti në një vend të varfër?!’’484
Mirëpo në analizën e tij Lubonja evidenton një element që përmbledh
produktin e editorialistëve dhe analistëve shqiptarë: mungesa e distancës dhe
emocionaliteti i tepruar. Strategjia e editorialistëve sipas Lubonjës? Goditja e
emocioneve të njerëzve dhe delegjitimimi i dikujt dhe aspak qëndrimi dhe
informimi.‘’Ajo që përgjithësisht dominon te ne është mungesa e distancës. Bërja
palë, ka shumë emocion dhe pak racionalitet në përgjithësi sepse i përgjigjet edhe një
nevoje që ka politika. E vërteta nuk është kurrë e pastër dhe asnjëherë e thjeshtë,
shpesh herë ne e thjeshtojmë, e bëjmë bardhë e zi. Editorialet tona s’është se mbajnë
një qëndrim..tentojnë të godasin më shumë emocionet e njerëzve se pjesën racionale
të njerëzve. Kërkojnë të delegjitimojnë dikë që e godet kur bëhet fjalë për politikat dhe
jo të informojë. Sigurisht që këto pastaj kanë stilet e tyre, shpesh herë banale, me
sharje, me fyerje. Pra gazetat tek e fundit janë një pasqyrë e gjithë kulturës së këtij
vendi: politike, shoqërore…” 485 Megjithatë Alfred Lela, shef i editorialeve dhe
editorialist te ‘’Mapo’’ bën një sugjerim me vend, lidhur me ngatërresën e
kategorizimit të shkruesit që ekziston në shtypin shqiptar. ‘’Edhe një herë duhet të
bëjmë një përkufizim të editorialistit sepse është një ngatërresë që shtypi ynë e bën
shpesh. Si në rastin e shkrimeve të para do kohëve të shefit të opozitës Rama. Të cilat
i quanin editorial. Editorial në fakt është qëndrimi i një gazetari në emrin e vet apo të
një gazete. Lidhet me fjalën editor, pra me të shprehurit e mendimit të editorëve. Nëse
marrim shembullin e ‘’Panoramës’’ nuk mund të themi se Fatos Lubonja shpreh
mendimin e editorëve të saj. E me radhë.’’486Ndryshe nga Lubonja, Lela përmend me
emra se cilët opinionistë të shtypit veçon në Shqipëri.‘’Ndër opinionistët veçoj Preç
Zogajn dhe Mark Markun. Armand Shkullakun gjithashtu, sepse ka gjithmonë tehun
gazetaresk që s’e kanë Marku dhe Zogaj, por ata kanë mendim dhe stil. Arjan Vasjari
gjithashtu shkruan fort dhe thershëm. Një editorialsit klasik është Mero Baze. Shumë i
fortë dhe prodhimtar por unë nuk pajtohem shpesh me agresivitetin e tij.’’487Pasi Lela
tregon për grupin e editorialistëve që i janë brendashkruar vlerave të ‘’Mapo’’-s,
përshkruan edhe raportin që ka me botuesin e tij, Henri Çilin. Ai nuk mohon se ka
‘’fërkime’’, por të natyrës intelektuale dhe asnjëherë presion të drejtpërdrejtë.
‘’Unë jam gazetar i lirë dhe kjo liri do të thotë që të tjerët të ndajnë mendimet e mia
dhe unë të ndaj të të tjerëve. Ka sigurisht ‘fërkime’ nuk dua t’i mohoj, por janë të
484Shih ibid 375. 485Po aty 486 Lela, Alfred, Intervistë 12 korrik 2016. 487Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 212 -
natyrës intelektuale. Nuk kam pasur asnjëherë trysni të drejtpërdrejtë ‘bëje këtë
ose…’. Na ndikojnë të tjerët dhe ndikojmë të tjerët. Nuk ka sekrete këtu. Pronari dhe
gazeta ruajnë raporte herë të mira, herë jo, si me biznesin ashtu dhe me politikën.
Nuk jetojmë në një kullë të fildishtë, por në Shqipëri. Por asnjëherë këto raporte nuk
kanë qenë të natyrës ilegale.Gazeta është publike, ne jemi njerëz publikë dhe nuk ka
asgjë për të fshehur. Sidomos animet tona.’’ 488 I ndikuar nga shtypi botëror dhe
përvoja në gazetat e mëdha, Lela thotë se ka diçka interesante te ‘’Washington Post’’
lidhur me animet.‘’Washington Post’’ bën një gjë që mua më duket intereante. I ndan
editorialet në të djathta, të majta dhe postpartizane (d.m.th që nuk mbajnë krah).
‘’Mapo’’-s, duhet t’i‘’hiqet një kapele’’ për këtë, është në fakt e vetmja gazetë me
Editorial. ‘’Panorama’’ ka zgjedhur ‘Opinion’ ndoshta edhe për faktin e mosdashjes
apo të të shtirurit si gazetë e mesit. E kërkon njëfarë guximi intelektual dhe politik të
mbash një qëndrim të qartë editorial, apo jo?’’489
Por çfarë thotë vetë kryeredaktori i gazetës ‘’Panorama’’? Robert Rakipllari
konfirmon se nuk e kanë në strategjinë dhe filozofinë e tyre editorialin, pavarësisht se
gazeta sipas Rakipllarit është e hapur ndaj çdo opinioni, komenti. Po a ka qëndrim te
‘’Panorama’’? Patjetër që po. Dhe kjo sipas Rakipllarit bëhet me mënyrën si trajtohen
ngjarjet dhe argumentet.490Në filozofinë e gazetës, e cila është një nga më të mëdhatë
në vend është audienca, edhe ajo online. Pikërisht në këndin e shpjegimit të filozofisë,
Rakipllari përshkruan edhe marrëdhëniet me pronarin e gazetës, Irfan Hysenbelliun,
edhe pse nuk heziton ta thotë se është një çështje delikate.‘’Shumë delikate kjo për ta
thënë. Por do mundohem ta përmbledh me dy gjëra. E para pronari kërkon audiencë.
Pra ky lloj pronari që ka gazeta ‘’Panorama’’ kërkon audiencën në mënyrë që gazeta
të nxjerrë nga pikëpamja financiare të ardhurat e veta. Dhe raporti im me të është
raporti i kryeredaktorit dhe redaksisë, se nuk e bëj vetëm unë këtë punë është kjo: që
ne i trajtojmë të gjitha ngjarjet që kanë interes publik dhe që mendojmë që kanë
influencë te lexuesit dhe që mendojmë që ka audiencë por kjo me një raport të
balancuar me idetë që ka pronari, apo me mendimet që ka pronari se cila është më e
mira për interesin publik sipas tij, ose cila është më e mira për vendin sipas tij. Pra ka
një balancë mes kësaj. Sepse ndryshe janë shumica e gazetave të vogla në Shqipëri,
në gazetën tonë që pronari nuk paguan, nuk jep para, por gazeta mbahet vetë. Në këtë
aspekt ‘’presioni’’ i tij është më i vogël se në shumicën e gazetave të tjera ku pronari
paguan çdo gjë, paguan të gjitha humbjet. Dhe nëse një staf i caktuar nuk arrin dot që
të nxjerrë shpenzimet e veta me shitje, me reklamë, me menaxhim atëherë janë të
detyruar të bëjnë çfarë thotë pronari sepse çfarë sensi ka liria e fjalës pastaj kur ata
nuk e nxjerrin dot veten.’’491
Në shpjegimin e Rakipllarit kuptohet se është pikërisht suksesi që garanton ruajtjen e
pavarësisë dhe trajtimin e ngjarjeve në interes të publikut.‘’Ne kemi një balancë mes
488Po aty. 489Lela, Alfred, Intervistë 12 korrik 2016. 490Rakipllari, Robert, Intervistë 11 Tetor 2016. 491Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 213 -
mënyrës si e gjykon redaksia të trajtimit të çështjeve për të patur audiencë dhe asaj se
si mendon pronari. Por pronari nuk futet në detaje, ‘’do bëhet kjo apo ajo’’. Ai ka një
ide në përgjithësi se si duhet të shkojnë gjërat.’’ 492 , sqaron më tej Rakipllari.
Kryeredaktori i gazetës ‘’Panorama’’, vite më parë ka patur të njëjtin rol në një tjetër
gazetë të rëndësishme, te ‘’Shekulli’’. Dhe kur i krahason marrëdhëniet me
Hysenbelliun e ato me Kokëdhimën del në një konkluzion të qartë: ‘’‘’Te ‘’Shekulli’’
ka qenë pak më ndryshe. Kokëdhima ishte botues më politik dhe i kishte idetë më të
qarta se çfarë kërkonte, më i përfshirë, po edhe aty kishte një balancë sepse ishte një
gazetë e madhe. Nuk kishin dalë mediat online dhe gazeta ishte me fitim atëherë.
Çelësi për mua është audienca. Në momentin që gazeta ka audiencë dhe nxjerr
minimalisht shpenzimet e veta të stafit, shpërndarjes që nga ky moment redaksia ka
më shumë pushtet në raport me vendosjen e materialeve në raport me atë që kërkon
pronari. Por edhe kur ai pronar i lejon më tepër pushtet redaksisë dhe kërkon
audiencën do të thotë se ka vizionin për të bërë atë që duhet. Ndryshe ka pronarë
arrogantë që thonë ‘’nuk më interesojnë kopjet, por dua këtë gjë’’ dhe o do ta bësh, o
s’do ta bësh.’’493Por për çështjen e presionit në median shqiptare dhe lidhjes së
redaksisë me botuesin, Rakipllari ka një mendim radikal, nisur nga eksperienca e tij.
Kryeredaktori mendon se mediet e biznesve të mëdha janë më të përgjegjshme se sa
mediet e pronarëve të vegjël, duke patur kujdes në shkeljen e rregullave, siç mund të
bëjnë ata që ai i quan ‘’gjobaxhinj portalesh’’.‘’Unë kam një mendim paksa radikal
lidhur me këtë gjë, nisur nga eksperienca ime. Unë mendoj që mediat e bizneseve të
mëdha janë media shumë më të përgjegjshme se sa mediat e pronarëve ose botuesve
të vegjël, mjaft prej tyre gjobaxhinj që lëvrijnë për interesa të vogla. Pronarët që kanë
investuar për industrinë e medias janë shumë më të përgjegjshëm për të mos shkelur
rregullat, për të shkelur biznesin e tyre. Sepse ky është një biznes jo vetëm i lajmeve,
por edhe menaxhimit dhe i një infrastrukture shumë të madhe për të nxjerrë këtë
produkt që është dhe këta pronarë që kanë investuar jo vetëm në media por kanë edhe
biznesve të tjera janë shumë të përgjegjshëm për të mos shkelur rregullat në këtë
biznes, për të përdorur median e tyre se sa botues të vegjël, gjobaxhinj portalesh që
nuk kanë asgjë për të humur nëse shkelin rregullat profesionale.. Pra në këtë kuptim
unë them mediat që përfaqësojnë biznese të rëndësishme, serioze, jo ata që shkelin
ligjin se kjo është histori tjetër, them për ata që janë të rregullt me taksat, ligjet etj etj
janë shumë të përgjegjshme si nga pikëpamja etike, si nga pikëpamja e të qenit të
balancuar për të respektuar interesin publik. Gazetarët-botues janë shumë të prirur
për të flirtuar me politikën se sa botuesit që që i kanë ndërtuar këto biznese dhe kanë
investuar për këtë infrastrukturë mediatike. Sigurisht që ata janë të lirë të mbajnë
qëndrimet e tyre, përderisa kanë bërë investimet në median e tyre, duhet të njohim
edhe të drejtën e tyre për të mbajtur qëndrime të caktuara, Pro ose Kundër një
çështjeje apo ideje të caktuar. Por unë jam kundër kësaj: që mediat me audiencë janë
ato që shkelin rregullat dhe që përdoren nga politika. Kjo është qasje që e merr
492Rakipllari, Robert, Intervistë 11 Tetor 2016. 493Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 214 -
publikun për bagëti. Faktikisht mediat që kanë audiencën më të lartë janë ato që
aplikojnë dhe standardet më të arrira profesionale.’’494
Politologu dhe analisti Afrim Krasniqi në intervistën për këtë studim rrëfen
edhe që ka patur rast kur analiza e tij është refuzuar në shtyp.‘’Nuk kam pasur raste të
këshillimit për të botuar një temë editoriali jashtë bindjes time, por kam pasur rast
edhe atëherë, edhe tani, kur më është refuzuar editoriali për shkak të pikëpamjeve të
mia të shprehura në të. Kjo fillimisht ndodhte për shkak të interesit politik të botuesit,
sot ndodh kryesisht për shkak interesit ekonomik të botuesit. Raste të tilla janë të
shumta në mediat e atëhershme dhe të sotme. Mediat private në çdo rast shprehin në
tërësi politika editorialiste që pëlqehen nga botuesi, dhe Shqipëria është ndër vendet e
vetme në kontinent ku nuk kemi media të grupeve mediatike, pra pa pronar nominal,
por me grup mbështetës financiar që mbështet një ekip mediatik pa ndërhyrë në punën
profesionale të tyre.’’495Krasniqi bën një kategorizim të editorialistëve, lidhur me
formimin e tyre në vitet e tranzicionit. Bashkë me kategorizimin sjell edhe
karakteristika të analizave të tyre.‘’Shumica e gazetarëve themelues dhe drejtues të
medias post 90, sidomos editorialistët vinin nga dy kategori formimi: letersia ose
shkencat inxhinierike. Të parët preferojnë lojën e fjalës, dhe zëvendësimin e fakteve
me intepretime profesionale, të dytët preferojnë qëndrime direkte pa thellësi
interpretimi mbi faktet dhe variablat e mundshme. Të dy palët nuk arritën të krijojnë
modele editoriale të referueshme dhe sot, nëse brezi i ri kërkon editoriale referimi, e
ka të vështirë të identifikojë të tillë. Në krahasim me periudhën e viteve 30 media e
post viteve 90 nuk kishte thëllësi mendimi dhe as aftësi parashikimi afatgjata, si dhe
gazetarët nuk kishin formim të gjithëanshëm profesional për të arritur të bëhen pika
referimi midis kolegëve dhe më pas edhe në shoqëri. Shumica e atyre që dominuan
median ishin më shumë “shefa” të redaksive, pra kishin kushtet profesionale dhe
administrative, sesa personalitete për shkak të mendimit profesional dhe aftësisë për
gazetari elitare. Në rrethanat e sotme është lehtësisht e kuptueshme se modeli më i
mirë i editorialit është lidhja midis faktit, të dhënave dhe tezave, si dhe aftësia të
përmbledhë në pak reshta problematikën thelbësore dhe të ofrojë rrugëzgjidhjet
optimale.’’ 496 Për Krasniqin nuk ka krahasim me mediet botërore sa i përket
editorialit, sepse a është produklt konkurence, aftësie, idesh novatore dhe
përgjegjshmërie, elementë që rrallë gjenden në median shqiptare. Shumica e redaksive
tona, sipas Krasniqit kanë personel minimal dhe mezi arrijnë të plotësojnë nevojat
ditore për lajme e shkrime. Në media të tilla gazetaria më shumë ushtrohet si punë në
shtyp sesa si aktivitet krijues. Në këto rrethana, sipas tij, nuk ka hapësirë dhe as luks
për politika editoriale profesionale. Krasniqi thotë se janë të paktë editorialistët që
lexon, duke renditur defektet.
‘’...por ka disa që i lexoj rregullisht, kryesisht për shkak të aspekteve të veçanta që
përfaqësojnë (dikush për statistikat politike, dikush për njohjet në politikat rajonale,
494 Rakipllari, Robert, Intervistë 11 Tetor 2016. 495 Krasniqi, Afrim, Intervistë 28 shtator 2016. 496Krasniqi, Afrim, Intervistë 28 shtator 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 215 -
dikush për batutat dhe gjetjet politike, dikush për aftësinë të provokojë debat, dikush
për talentin e madh për të krijuar situata hipotetike në funksion të politikës së vet
editoriale). Nuk kam dilemë se me keqardhje shoh se shumë prej kolegëve
editorialistë, rrallë tregojnë aftësi njohjeje të disa gjërave bazë, siç janë Kushtetuta,
legjislacioni, krahasimet me modelet e vende të tjera, etj, të cilat do ta bënin një
analizë politike, sidomos në rast debatesh mbi procedura dhe akte, shumë më të plotë.
Po ashtu rrallë gjen autor që i qëndron besnik ideve të veta në qëndrimet
editorialiste, që ka përputhje midis jetës virtuale që krijon (komentit, editorialit) dhe
jetës praktike në komunitet (ndershmërisë, korrektësisë, modestisë), apo që gjen forcë
e kurajë të pranojë gabimet e korrigjimet e qëndrimeve të tij, kur koha i ka provuar të
gabuara. Në tërësi, shumica e komenteve dhe editorialeve janë përjetime personale,
janë marrëdhënie personale midis autorit dhe personit/partisë/institucionit kujt i
drejtohet dhe kanë brenda tyre talent në lojën me fjalën dhe mungesë talenti në
aftësinë për referim të saktë ligjor apo të praktikës. Kjo është arsyeja që unë
personalisht nuk i shoh asnjëherë emisionet e debatit ku marr pjesë dhe rrallë e më
rallë lexoj deri në fund komente editorialiste në median e shkruar. Fakti se asnjë prej
editorialistëve tanë nuk ka qenë dhe nuk është autor i botuar apo i referuar në botime
serioze të medias ndërkombëtare, lidhet pikërisht me këtë gjendje dhe me këtë raport
kritik.’’497Krasniqi sheh më thellë për të kuptuar pse editoriali ka këtë cilësi që çalon
në në Shqipëri. Dhe shkaqet ua atribuon numrit të vogël të komentatorëve si dhe
lëvizjeve të tyre të shpeshta: marrjen e posteve politike apo shkarkimet.
‘’... në një vend si Italia ka rreth 5-7 mijë individë profesionistë që konkurrojnë për
editorialistë e komentatorë në media, në Shqipëri nuk kemi më shumë se 20-30
individë. Shumë prej atyre që janë kryeredaktorë ose zyrtarë në media, pra që janë
edhe kapacitete për editorialistë, në tërësi nuk kanë treguar aftësi të shkruajnë por
janë aty kryesisht falë aftësisë së administrimit të lajmit dhe redaksive ose falë
shërbimeve /njohjeve personale me botuesit. 99% e tyre nuk kanë botuar kurrë një
libër, një studim, një punim profesional shkencor të referueshëm dhe as kanë lënë
gjurmë referuese në historinë e medias. Në këto rrethana numri i atyre që veprojnë
në fushën e komentit dhe editorialistëve është dukshëm i kufizuar dhe ndryshon çdo 4
vjet në varësi nga rotacionet politike, ku disa komentues/analistë/editorialistë në
media marrin poste politike dhe disa të tjera shkarkohen nga politika dhe i rikthehen
medias, - një rreth vicioz që i dëmton të dy palët, - stafet politike dhe vetë median, por
mbi të gjitha dëmton cilësinë e medias dhe produktin që i ofrohet lexuesve. Nga ana
tjetër, rikthimi i Fakultetit të Gazetarisë nuk ka dhënë ende efekte në fushën e
komentit/editorialeve/analizës, për shkak se formimi aty është dukshëm i paplotë për
cilësitë që kërkohen në një fushë të tillë delikate dhe komplekse dhe se me ndonjë
perjashtim, stafet akademike që japin gazetari nuk kanë pasur ndonjë karrierë të
sukseshme në gazetari dhe nuk kanë arritur të lënë gjurmë në gazetari.’’498
497Krasniqi, Afrim, Intervistë 28 shtator 2016. 498Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 216 -
Aleksandër Çipa, që ka drejtuar një sërë gazetash në Shqipëri si ‘’Koha
Jonë’’, ‘’Shqip’’ etj tregon se kishte dy mënyra të realizimit të editorialit: mund të
ishte editoriali qëndrim i redaksisë së politikës, i shkruar nga shefi i politikës ose një
redaktor i rëndësishëm i gazetës, ose mund të shkruhej nga kryeredaktori.
‘’Për shembull te gazeta ‘’Shqip’’ shkruhej shpesh nga kryeredaktori, madje unë
ideova edhe pasjen e kolonës së editorialit të shkruar nga kryeredaktori ose nga grupi
i analistëve, opinionistëve që kishte të prenotuar, mund të sugjeroheshin ata, ose e
shkruante edhe vetë analisti pa i sugjeruar qëndrim politik. Nuk është se kishte një
qëndrim politik, por përkonte linja editoriale e gazetës me analistët dhe nuk mbaj
mend të kemi pasur ndonjë atakim për diferencë të qëndrimit të redaksisë me atë çfarë
shkruante opinionisti.’’499Çipa përshkruan me detaje stilin e editorialistëve shqiptarë
përgjatë gjithë tranzicionit, që nga Frrok Çupi, te Ben Blushi, Armando Shkullaku dhe
Andi Bushati deri te Fatos Lubonja dhe Alfred Lela. ‘’Në periudhën ’91-’98 kuptohet
që ka qenë Frroku, një editorialist i angazhimeve të forta dhe të ashpra mirëpo që e
karakterizonte në pikëpamje stilistikore, Frroku dukej që në jo pak raste zhanrin e
editorialit e ngatërronte me zhanrin e esesë, hartimit. Pastaj kanë qenë…Blushi ka
qenë shumë i mirë. Editorialet e Blushit janë editoriale që pavarësisht nga qëndrimi i
përcaktuar politik gjithmonë operon mbi forcën e analizës së detajit për atë çka do të
përcjellë. Lubonja me kalimin e kohës e shndërroi në sindromë analizën, duke
respektuar në jo pak raste edhe elementët e laboratorit analitik. Pastaj editorialet e
Shkullakut, Bushatit kanë krijuar një shkollë te revista ‘’Klan’’ dhe që në vlerësimin
tim merrnin shkas nga ngjarja dhe debate ditor por nuk është se kishin ndonjë thellësi
të madhe dhe nuk sjellin atë që quhet një qasje, e cila të shkruhet edhe duke investuar
pak kulturë apo informacion. Nuk e bëjnë këtë gjë, ndërsa te Lubonja te editoriali i
vet sjell edhe teza nga debate global, nga investimi i mendimtarisë globale. Atë qasjen
referente që ka ai. Domethënë që ‘’Adam Michnik thotë kështu..’’ose Haveli dhe këto
gjëra Lubonja i bën gjithmonë sepse është njeri në kontakt në lexim. Te këta
mungojnë këto gjëra, ne nuk kemi referenca të tilla. Ndër kualitetet e tjera ka edhe
këtë, pra që sjell editorialin me referenca. Editorialistët e tjerë nuk e kanë këtë gjë.
Edhe e djathta ka. Kemi një stil, do të thosha unë pak arkaik të së djathtës te Nebil
Çika por është ajo publiçistika provinciale, edhe në pikëpamje stilistikore të kujton
më shumë atë të Luftës së Dytë Botërore se sa diçka të sotme. Lela sjell një nuancë të
re, një kontribut jo vetëm stilistikor, por edhe kontribut nga pikëpamja e gjuhës, në
mënyrë të veçantë te gjuha ai është më i kujdesshëm. Ka pasuri stilistikore, leksikore
dhe ndoshta ka një ngatërresë me elementet morfologjike për shkak të anglishtes. Ai si
duket në një periudhë të caktuar e ka patur anglishten gjuhë të parë.’’500
Çipa përshkruan edhe raportin me një nga pronarët e tij, Nikollë Lesin e gazetës
‘’Koha Jonë’’. Analisti nuk heziton të konstatojë se ka patur edhe ‘’porosi’’ nga
Lesi.Nga ana tjetër analisti thekson se përgjithësisht në gazetat ku ka punuar,
editoriali ka qenë i sugjeruar.‘’Editoriali në shumicën e gazetave ku kam punuar unë,
499Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016. 500Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 217 -
që ka qenë një vendimarrje politike redaksionale, ka qenë i sugjeruar, së pari për
linjën dhe qëndrimin politik që duhet të mbajë editorialisti. Qoftë ky editorialist si
shef redaksie, apo kryeredaktor. Personalisht, përgjithësisht i kam evituar, në mos
autorësinë, praktikën e editorialeve të porositura. Edhe kur më thoshte Nikolla, me të
cilin kisha një partneritet më shumë miqësor, e shkruaja por e lija pa emër. Dhe e
dyta, ose ia delegoja dikujt nga redaksia. Në atë periudhë ka qenë i famshëm Gavrosh
Levonja, i cili mund ta ndryshonte shkrimin brenda 20 minuta, në varësi të porosisë
së Nikollës. Dhe bazohej natyrisht mbi realitetin, ngjarjen kryesore të ditës ’’501Dhe
linja politike e gazetës, sipas Çipës përcaktohet në varësi të dëshirës, komunikimit dhe
flirteve politike që realizonte Lesi. Kurse për dy rastet e tjera, te ‘’Tema’’ dhe
‘’Albania’’, në periudhat kur Çipa ka punuar thotë se kanë qenë periudhat e
riformatimit dhe reformimit të këtyre gazetave, edhe pse ‘’ato ishin gazetat më të
keqpërdorura politikisht në periudhën dhe në kulmet e tranzicionit postkomunist në
Shqipëri. Dhe unë kam qenë kryeredaktor në një moment kur ato duhet të ndryshonin
imazhin dhe patën edhe një moment të ndryshimit të strukturës pronësore të tyre’’.502
Ja si e vazhdon rrëfimin e tij në raport me Lesin, që përcaktonte linjën editoriale dhe
rrjedhimisht editorialin:‘’Mirëpo kuptohet që kjo linjë politike përcaktohej në varësi të
dëshirës, komunikimit apo flirteve politike që realizonte Nikolla…Më duhet ta them që
raporti me pronarin më të rëndësishëm të medias ku kam punuar unë dhe ku kam
kaluar karrierën, njëkohësisht nuk ishte i tillë po ishte miku im shumë i ngushtë dhe i
shtrenjtë Nikoll Lesi, ka funksionuar ndryshe, që protagonizmi i tij për të sugjeruar
qëndrim politik, për të përcaktuar qëndrimin ka qenë më evident, më flagrant, më i
madh. Dhe është kjo arsyeja që në jo pak raste ai i ka penalizuar kryeredaktorët e
gazetave, duke i konsideruar në vetvete njëkohësisht kolegë, se ishte pronari-gazetar
në median shqiptare. Ndërsa në rastet e mëtejshme nuk kam patur asnjëherë as
konflikte, as antagonizma, por është pranuar ajo që quhet liria e të shkruarit, që do të
thotë që unë kur s’kam patur dëshirë ta shkruaj një editorial e kam deleguar te kolegu
që e ka kryer këtë gjë dhe unë nuk kam cënuar qëndrimin tim, apo atë që unë e
konsideroj, raportin me ndërgjegjen personale. Raporti me Lesin vinte si rrjedhojë e
faktit që ai ishte edhe gazetar, apo edhe si rrjedhojë e kontekstit, e kohës kur po dilte
ky produkt’’503Çipa sjell në vëmendje një fenomen që ka ndodhur në gazetat shqiptare
të korrupsionit mediatik, i cili lidhet me periudhën kur gazetat nuk bënin më
qëndrime. Një lloj nënshtrimi sipas tij, por i heshtur.
‘’Nuk kishte qëndrime. Kjo është fatkeqësi. U nënshtruan me heshtje. Me refuzim
publik. Jo me denoncim, denoncimet janë shfaqur më vonë dhe jo si rezultat i një
reflektimi të ndërgjegjshëm, denoncues për situatën, por për shkaqe të pakënaqësive
individuale që krijoheshin mes grupit të pronarëve dhe vetë gazetarëve që braktisnin
një media dhe kalonin te tjetra. Pas kësaj periudhe siç e dimë ne, filloi pastaj realiteti
501Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016. 502 Po aty. 503 Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 218 -
i kontradiktave midis pronarëve, diversiteteve që shpesh përfundonin në konflikte të
hapura dhe shpesh të padenja’’.504Çipa bën diferencën mes editorialistëve shqiptarë
dhe atyre të huaj, duke thënë se në shtypin perëndimor qëndrimet bëhen në mënyrë të
studiuar, duke i lënë editorialistit hapësirë për të mos shkruar shpesh, duke mos
humbur cilësinë.‘’Ka shumë ndryshime, së pari ka ndryshime konceptuale, së dyti ka
ndryshime për sa i përket kualitetit tekstual. Së treti ka ndryshime për mënyrën se si
implementohet ky zhanër në gazetat tona. Ndërsa në shtypin perëndimor kuptohet që
bëhet në mënyrë të studiuar, koha fizike për të shkruar një editorial prej një gazetari
është shumë herë më e bollshme se sa ajo në shtypin shqiptar dhe një editorialist në
shtypin shqiptar së paku në periudhën dhe në pikun e të ashtuquajturit tranzicion,
mund të shkruante më shumë se 2 apo 3 tekste në ditë dhe kjo kuptohet që e vjerdh
kualitetin shkrimor të tekstit. Dhe nga ana tjetër është edhe një diferencë
kulturologjike. Një diferencë në planin stilistikor, në raportin me valencën e
fjalës.’’505
Roland Qafoku rrëfen se editorialin e parë e ka shkruar pas plot 4 viteve pune
në gazetën ‘’Koha Jonë’’. Ai tregon se ishte një gjykatës i Gjykatës së Tiranës që i
zbuluan disa prona dhe ia botuam në gazetë dhe pikërisht ky investigim u shoqërua
me editorialin në linjën që pak a shumë kjo vilë është bërë apo jo me kursimet e
rrogës së gjyqtarit. ‘’Unë jam drejtuesi i tretë i gazetës “Panorama” dhe në
momentin kur unë e nisa drejtimin e gazetës, kjo gazetë, ose nuk kishte fare editoriale
ose kishte shumë pak. Por me përvojën time në gazetën “Koha Jonë”, unë futa me
koshiencë atë që unë e quaj qendrim të gazetës dhe një gazetë pa qendrimin apo
opinionin e saj është si të ishte pa bosht. Në fillim shkruaja vetë editoriale mbi bazën
e lajmeve më të rëndësishëm të gazetës. Padyshim që më frymëzonin lajmet e
gazetareve dhe një qendrim i imi mbi një lajm ekskluziv e bënte gazetën edhe më të
rëndësishme. Bashkë me zëvendësat e mi afruam në gazetë emra të rëndësishëm që
bënin opinione të forta. Emra të tillë si Artan Fuga, Besnik Mustafaj, Luan Rama,
(diplomati) Sabri Godo, Edison Ypi, Andrea Stefani etj u bënë opinionistë që i jepnin
gazetës me lajmet më të mira në treg një qendrim për fenomene dhe ngjarje. Kjo i dha
gazetës ‘’Panorama’’ një vlerë më shumë dhe sot pas një dekade e vlerësoj si një nga
anët më të mira të asaj gazete…Kur për një ngjarje lexuesit pyesnin: Si e ka trajtuar
këtë Panorama? Në fakt pyetja reale ishte çfarë editoriali ka sot ‘’Panorama’’ dhe
këtu niste përgjegjësia dhe profesionalizmit i këtij zhanri gjithashtu. Temat e levruara
kanë qenë sipas lajmeve por në fillim kam tentuar shumë edhe tema që lidheshin me
kronikën e zezë. Por natyrisht që politika ishte dhe mbeti e para. Por për kornikën e
zezë ishte e re që të bëhej editorial fjala vjen për një pengmarrje, për një vrasje të
bujshme apo edhe për vendime gjykatash.’’506, thotë Roland Qafoku, ish-kryeredaktor
rrëfen se gjatë kohës kur drejtonte ‘’Panorama’’-n, nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga
pronari‘’Sa kam qenë unë drejtues i gazetës ‘’Panorama’’ nuk kam patur asnjë
504Po aty. 505Po aty. 506 Qafoku, Roland, Intervistë 28 qershor 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 219 -
ndërhyrje. Natyrisht ne kishim një qendrim ndaj shumë fenomeneve politikë dhe ndaj
forcave politike por ajo ishte aq e butë sa gati nuk kuptohej fare se ne mbështesnim
këtë apo atë forcë politike. Kishte një ide se duke qenë se çdo gazetë në Shqipëri dihej
se çfarë mbështeste kë, por nuk e kishte “Panorama”…Gazeta “Panorama” ishte
pronë e tre biznesmenëve nga më të njohurit në Shqipëri. Më pas mbetën dy dhe më
pas akomë, ‘’Panorama’’ mbeti pronë e një personi të vetëm. Ndoshta fakti që kishte
disa pronarë e ndihmoi që të mos kishte një qendrim ekstrem ndaj një force të vetme
politike apo një grupimi dhe politikani të vetëm.’’507Qafoku e përshkruan situatën e
editorialistëve dhe opinionistëve në Shqipëri si shumë problematike, por kulmi për
tëështë kur gazetat vendosin si opinione edhe ato të politikanëve. E habitshme dhe e
papranueshme për të.‘’Editoriali te ne ka kaluar disa etapa. Sot ai lëngon nga
opinionizimi por jo nga qëndrimi i gazetës. Sot i madh e i vogël jep opinion. Aq e
theksuar është kjo sa do gazetë në Shqipëri mund të quhej shumë bukur Opinionisti 1,
Opinionisti 2, Opinionisti x. Editorilet më shumë vihen re në pikëvështrimet e trajtimit
të një lajmi se sa një shkrim kryesor, në një kolonë të veçantë, shkruar nga një
autoritet i gazetës, apo nga dikush që është i punësuar full time atje. Sot ka shumë
mendime larushërie që nisin nga gazetarë, historianë, mësues, diplomatë e deri te
studentë të Bachelor e deri te Masterit brenda e jashtë vendit. Kulmi i habisë time
profesionale është që opinion një gazetë japin edhe politikanët. Po si mund të botohet
opinioni i një deputeti që mbron forcën e tij politike? Shkrimi i një politikani aktiv në
një gazetë për një çështje politike mua më duket ose ky politikan ka një hall të madh
ose te partia e tij nuk ia var kush, ose ai përdor këtë gazetë për të përçuar mendimet e
partisë. Për faktin se të gjitha shkrimet e politikanëve janë për cicmice të ditës dhe jo
për çështje themelore për mua është e papranueshme.’’508Lidhur me komentin për
produktin e editorialistëve dhe ata vetë, Qafoku është i drejtpërdrejtë, duke veçuar
Mero Bazen.‘’Mero Baze është editorialisti më tipik në Shqipëri. Ai është i njohur dhe
pikërisht ‘’Tema’’ njihet për editorialin XXL. Është shkrues shumë i mirë dhe
editoriali i tij është tipik. Ai e ka më të perfeksionuar sot online webin sepse ka lajme,
por shumë vite më parë në gazetën ‘’Tema’’ lexoje vetëm Bazen se të tjerat nuk kishin
të njëjtën vlerë si editoriali. Ndërsa sot editoriali i Meros është më i miri i gazetës
‘’Tema’’, por ama sot nuk lihen pa lexuar lajmet e ‘’Temës’’ si dikur.’’509
Rakipllari ka një këndvështrim tjetër sa i përket OP-ED-it në shtypin shqiptar.
Përveçse e ka të vështirë të gjejë një gazetë me strukturë të mirëfilltë e me
qëndrimprofesional, kryeredaktori i gazetës ‘’Panorama’’ mendon se në Shqipëri
aktualisht ka emra që shkruajnë analiza dhe nga ata që shkruajnë pikëpamje.
‘’Unë nuk do ta ndaja në editorial dhe koment se kjo është e vështirë. Editoriale janë
pak dhe komente janë shumë. Por unë do ta ndaja në dy pjesë: në analiza dhe në ata
që kanë pikëpamje, një qëndrim të caktuar. Përgjithësisht analiza shkruajnë Lubonja,
Zogaj, Marku, Nazarko, Zheji etj kurse qëndrime ose pikëpamje kanë Andi Bushati,
507Po aty. 508Qafoku, Roland, Intervistë 28 qershor 2016. 509 Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 220 -
Mustafa Nano, Mero Baze, Agron Gjekmarkaj, etj. Gazetë në kuptimin e mirëfilltë të
fjalës e organizuar, me strukture redaksionale, është vetëm ‘’Panorama’’, nuk gjej
dot gazetë tjetër. Mbase “MAPO” dhe “DITA”, por kjo e fundit është një gazetë që
ka një qëndrim të vetin dhe përgjithësisht përqëndrohet te një argument i faqes së
parë.’’510Paralel me gazetën ‘’Panorama’’ ka ecur sa u përket zhvillimeve edhe gazeta
‘’Shekulli’’, pak më e hershme në krijimin e saj. Kryeredaktori i gazetës, Arben
Rrozhani tregon për qëllimet e këtij studimi se përgjithësisht kanë ndjekur metodën e
kontraktimit të bashkëpunëtorëve të jashtëm.‘’Editoriali në përgjithësi, siç është
moda e printit sot është shkruar nga drejtuesi i gazetës por duke qenë se drejtuesi i
gazetës me këtë system pune që bëhet është shumë i ngarkuar, se kuptohet ngarkesa
dhe kuptohet ngarkesa me gjithë këto burime njerëzore, përdoren në këtë rast
bashkëpunëtorët e jashtëm. Ne për fat të keq kemi humbur shumë nga
bashkëpunëtorët e jashtëm që kemi pasur, pasi kemi patur shumë të jashtëm, të cilët
janë bërë edhe emra të njohur të ‘’Column’’-eve dhe mendimeve që botohen nëpër
media të tjera. Kemi rekrutuar të rinj, të cilët shkruajnë edhe përtej të majtës,
shkruajnë edhe përtej të djathtës, për probleme që prekin të gjithë spektrin e politikës.
Për shembull po marr Afrim Krasniqin, që dihet se është me bindje të djathta se ka
qenë deputet i PD-së dikur, i cili boton pa asnjë pengesë te gazeta ‘’Shekulli’’
momentalisht. Edhe sot kishim një shkrim të Afrimit, i cili analizonte politikën në 26
vitet e deri tani.’’511Rrozhani e pranon që ‘’Shekulli’’ e ka humbur shkëlqimin e
qëndrimit, fenomen i ndodhur në të gjitha gazetat.‘’Ne e kemi humbur pak atë
shkëlqimin e qëndrimit, kur një shkrim shumë i mirë, një editorial shumë i mirë mund
të ndikonte në opinionin publik sepse janë larguar me kalimin e viteve disa nga penat,
të cilat ndiqeshin, kishin forcë, ndikonin te vendimarrja, ndikonin te opinioni publik.
Megjithatë, duke shfrytëzuar këto që na kanë mbetur, përpiqemi të ndikojmë. Se sa
ndikojmë e tregon pastaj reagimi, reagimi i qeverisë, i Parlamentit, i publikut.’’512
Megjithë problematikën, Rrozhani sjell qëndrimin konsistent të ‘’Shekulli’’-t lidhur
me kundërshtimin e Petroliferës, duke shpjeguar se ngacmimet dhe frymëzimet për
qëndrime vijnë nga ato që ndodhin.‘’Në përgjithësi ngacmimi vjen nga një ngjarje që
ndodh. Besoj nuk është për median shqiptare, është për gjithë botën. Ndodh diçka dhe
mban një qëndrim…Gjithçka niset nga një fakt, ose nga ai që presupozohet se është
fakt dhe pastaj jepet qëndrimi, në këtë rast jepet qëndrimi i gazetës, jo i personit që e
shkruan, megjithse shumë gazeta përdorin atë shënimin në fund: ‘’Pikëpamjet e
shprehura në këtë artikull nuk janë domosdoshmërisht pikëpamjet e gazetës’’. Ne
parapëlqejmë që të jenë pikëpamjet tona. Neve mbajmë qëndrime që mendojmë se
është i drejtë në këtë rast si linjë e gazetës. Por nisemi gjithmonë nga një fakt, nga një
fakt që ka ndodhur ose që pritet të ndodhë.… Për fat të mirë kjo gazetë ka mbajtur
qëndrim për ngjarje që kanë ndodhur. Ja për shembull është rasti i ‘’Petroliferës’’.
Ne që në vitin 2005 kur ishte marrëveshja që do bënte Fatos Nano, gazeta ka mbatur
510 Rakipllari, Robert, Intervistë 11 Tetor 2016. 511 Rrozhani, Arben, Intervistë 27 maj 2016. 512Rrozhani, Arben, Intervistë 27 Maj 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 221 -
qëndrim kundër, këtë e vërtetoi edhe koha. Ka mbajtur qëndrim kundër pse nuk duhej
ndërtuar ‘’Petrolifera’’, siç po ndodh tani…Kemi mbajtur qëndrim për këtë, për
plehrat që bëri marrëveshje Fatos Nano me Bechettin qëështë shpallur tani në kërkim
ndërkombëtar, për koncesionin e Rinasit, që doli ashtu siç e dimë të gjithë, që u bë një
koncesion që u merr paratë shqiptarëve dhe ua jep atyre që kanë marrë koncesionarin
etj etj. Është marrë spunto nga ngjarje të ditës, nga ngjarje të ditës është marrë
spunto edhe për Reformën në Drejtësi, ngjarje thellësisht sociale, ekonomike etj.’’513
Interesante është të kuptohet raporti i pronarit të gazetës ‘’Shekulli’’, Koço
Kokëdhima, me drejtuesit e gazetës. Rrozhani tregon se Kokëdhima ka një specifikë,
e njeh gazetarinë. Megjithatë Rrozhani rrëfen se ka patur shumë rrallë ndonjë
telefonatë nga Kokëdhima për të pyetur çfarë ka po jo orientime që ‘’duhet bërë
kështu, duhet bërë ashtu’’.‘’Kjo gazetë ka gati 19 vite që është në treg. Dikur ka qenë
shumë e plotësuar edhe nga qëndrimet e themeluesit, i cili për fat të mirë ndryshe nga
shumë botues të tjerë merr vesh nga gazetaria, jep ide të vlefshme në gazetari, sepse
shumë botues janë thjesht investitorë që paguajnë paratë. Kurse në ndryshim nga
këta, themeluesi i gazetës ‘’Shekulli’’ ka bërë edhe kryeredaktorin vetë. Ka bërë edhe
një Kod Etike, i cili mbetet unik në median shqiptare se askush tjetër nuk ka, kod etike
në mungesë të një ligji që nuk e kemi neve ose që e kemi po që ka vetëm një nen:
‘’Shtypi është i lirë’’ dhe kaq. Ai ka bërë një Kod Etike që ne t’u përmbahemi këtyre
kornizave për të patur një shtyp të pastër, brenda ligjit, brenda normave etj etj. Fakti
që u bë deputet në 2013, ka ndikuar për më tepër që ai të mos jetë më, të krijojë një
distancë, të lërë dorë të lirë. Kjo besoj i ka bërë mirë gazetës, ndryshe nga shumë
pronarë të tjerë, të cilët ndërhyjnë në linjën editoriale, e lajmit etj etj. Domethënë nuk
ka qenë i pranishëm. Unë për shembull si drejtues gazete mund të kem patur shumë,
po shumë rrallë ndonjë telefonatë për të pyetur çfarë ka ndonjë gjë po jo orientime që
duhet bërë kështu, duhet bërë ashtu. Kjo është një gjë e mirë. Këto gjëra unë i kam
dëgjuar vetëm në gazetat perëndimore, ose për shembull një gazetë ‘’Kathimerini’’ ku
botuesi jetonte në Amerikë vetëm sillte paratëdhe qëndrimin e gazetës
‘’Kathimerini’’ e mbante bordi në Athinë. S’e dinte fare botuesi me kë linjë do mbahej
gazeta. Patjetër, ka pronarë që kërkojnë, sipas informatave që kam unë, që kërkojnë
të gjithë çfarë ka sot në gazetë, ku bëhet raportimi ditor pasdite çfarë do bëjmë sot
dhe ai jep orientime që kjo duhet bërë, kjo s’duhet bërë. Për fat të mirë ne nuk jemi
pjesë e kësaj skeme, sepse kjo fut atë vetëcensurën ose komandimin e linjës editoriale
sipas interesit të botuesit.’’514Në çështjen e krahasimit të editorialistëve apo analistëve
shqiptarë me ata të shtypit botëror, Rrozhani mendon se nuk ka asnjë ndryshim, duke
sjellë rastin e analistit që bashkëpunon: Afrim Krasniqin.‘’Është i njëjti model. ‘’New
York Times’’ mbështet demokratët në SHBA, tabloidi më i madh britanik mbështet
kundërshtarët e Tony Blair në zgjedhjet e kaluara, ne kemi mbështetur të majtën. Nuk
vjen se kemi huazuar modelet e tyre, po Murdoch i ‘’The Sun’’ dhe ne jemi
pozicionuar. Ata janë pozicionuar pro demokratëve në Amerikë, anti-laburistëve në
513 Po aty. 514Rrozhani, Arben, Intervistë 27 maj 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 222 -
Britani, ne me të majtën në Shqipëri. Është e njëjta frymë, nuk ka asnjë dallim, vetëm
qëndrimet, mënyra, tematika, po jemi në të njëjtën linjë. Nuk është një shpikje
shqiptare, është botërore kjo. Në çdo rast fushate shtypi pozicionohet. ‘’Fox’’-i për
shembull, tani është me Donald Trump me republikanët, ‘’CNN’’-i mban anën e
demokratëve. Ne kemi mundësi t’i shohim ata që shkruajne, faqet online dhe nuk ka
ndonjë ndryshim. Afrimi për shembull bën një analizë shumë të mirë, të barazvlefshme
me Farid Zakaria në Amerikë, nuk kanë ndryshim fare. Përkundrazi, Afrimi këtu te
ne, e shoqëron edhe me një tabelë, që e bën sa më të lexueshme për publikun. Nuk ka
ndryshim fare.’’515 Megjithatë Anila Basha, drejtuese e disa gazetave të rëndësishme,
si ‘’Gazeta Shqiptare’’, ‘’Panorama’’, ‘’Shqiptarja.com’’ mendon që gazetat në
Shqipëri e kanë të vështirë për të ndjekur shembullin e medieve prestigjoze
ndërkombëtare.‘’Në realitetin shqiptar, është shumë e vështirë, dhe ende nuk janë
thyer paragjykimet për të ndjekur shembullin e mediave prestigjoze ndërkombëtare,
që në raste kauzash të fuqishme, apo zgjedhjesh politike, e bëjnë të qartë që në fillim
linjën e tyre editoriale. Eksperiencat e ‘’New York Times’’, apo ‘’The Guardian’’,
‘’Le Figaro’’ apo ‘’La Repubblica’’ psh, mungojnë në Shqipëri. Mendoj se kjo vjen
edhe për shkak të paragjykimeve, për një lexueshmëri minimale të gazetave në
Shqipëri. (Në një vend me 2.7 milionë banorë, as 2 përqind nuk janë blerës të rregullt
të gazetave print).... Gazetat shqiptare kanë dashur të “vjedhin” eksperiencën më të
mirë të medias ndërkombëtare. Jo në të gjitha rastet ia kanë arritur. Dhe editoriali
është i zhvilluar mirë, me gazetarë dhe editorialistë me emër, por që lëvizin sipas
linjës dhe udhëzimit të pronarit të medias.’’516 Basha e thotë hapur, atë që sipas saj në
median shqiptare nuk është më sekret: pronari dhe bordi drejtues i medias kanë lidhje
pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin. Në këtë raport pronarët ndikonë në politikën
editoriale. Madje Basha sjell edhe eksperiencën e saj dhe kundërshtimin e saj për tema
që s’mendonte se i përkisnin një gazetarie profesionale.‘’Në median shqiptare nuk
është sekret, dhe kjo e vlerësuar në të gjitha raportet për median, pronari dhe bordi
drejtues i medias, kanë lidhje pazgjidhshmërisht me njëri tjetrin. Pronari garanton të
ardhurat ekonomike të medias, përsa kohë që kjo e fundit e ka të pamundur të mbajë
dhe të gjenerojë të ardhura për vetë veten. Kështu, në shumë raste, pronaret në
Shqipëri ndikojnë në politikën editoriale të medias, e lidhur kjo ngushtësisht me
interesat e tyre ekonomike, apo të aktivitetit të tyre të biznesit. Janë raporte që në një
vend në tranzicion, siç është Shqipëria, janë të pashmangshme. Nga eksperienca,
ndërhyrja, herë herë kundërshtimi im i ashpër për tema që mendoja se nuk i përkasin
një gazetarie profesionale, por “gjobvënie”, them se pronarët në përgjithësi kanë
lidhje me politikanët e bizneset, dhe këta të fundit, ndikojnë në çdo mënyrë në
politikën editoriale të medias.’’517
515Rrozhani, Arben, Intervistë 27 maj 2016. 516 Basha, Anila, Intervistë 2016. 517 Basha, Anila, Intervistë 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 223 -
8.2.Problematika e trajtuar në editorial. Karakteristikat stilistikore, gjuhësore
dhe analiza e mesazhit
Nga monitorimi i editorialit në shtypin shqiptar, në periudha të mbushura me
zhvillime, por edhe nga konstatimet e analistëve, drejtuesve dhe editorialistëve të
intervistuar, editoriali në Shqipëri është kryesisht politik. Pas politikës renditen tema
të tjera: ekonomi, sociale, shëndetësi, përplasje personazhesh etj. Megjithatë, edhe
tematikat e tjera duket sikur lidhen me fije të padukshme sërish me politikën. Alfred
Lela, Roland Qafoku dhe Aleksandër Çipa konfirmojnë që editoriali është
kryesisht politik518. Çipa bën njëpërshkrim konkret të natyrës së shtypit në përgjithësi,
e cila shkon paralel edhe me natyrën e editorialit, duke trajtuar tematika të
njëjta.‘’Shtypi në Shqipëri është shtyp politik dhe është krijuar një përvojë gati
stereotipike që temat e politikës, të konfliktit politik dhe të kronikës janë tema të cilat
duken sikur tirazhin fizik e ngre më shumë, e shesin më tepër. Predominon politika
dhe kryesisht aktualiteti, ngjarjet e rënda kriminale, edhe skandalet kuptohet.
Skandalet dhe investigimet. Ne kemi përvojë, sidomos te ‘’Shqip’’-i kur zbuluam
skandalin e varrit masiv me eshtra që ka lidhje me komunizmin dhe që pati jehonë, e
rriti tirazhin. Ose skandali Pango, skandalet seksuale, ose aferat seksuale ngrenë
shumë.’’519
Parë në këtë këndvështrim drejtuesit e shtypit kërkojnë jo vetëm çështje
themelore për qëndrimet e tyre, por edhe ato të bujshme, për tërheqjen e vëmendjes së
lexuesit. Dhe pse jo, edhe për të rritur shitjet. Çfarë karakteristikash ka editoriali sipas
Hamit Boriçit dhe për çfarë tematike publikohet zakonisht? A është më shumë
politik, më shumë ekonomik, më shumë udhëzim dhe orientim, apo pak nga të gjitha?
Në ndihmë na vjen teoria shqiptare mbi të. Boriçi thekson se tema e trajtuar duhet të
ketë tingull aktual, për të çuar në krijimin e një opinioni publik të caktuar.‘’Editoriali
ka karakter të theksuar operativ. Kërkesë e domosdoshme është që tema e shtjelluar të
ketë tingull aktual,…të paraqesë shqetësimet e shoqërisë, të kapë tema e probleme
shpejt dhe në kohën e duhur, të zbulojë embrionet e një dukurie të pritshme në
zhvillim…, Kësisoj editoriali ndikon shumë në krijimin e një opinioni të caktuar
publik, në lëvizjen, zhvillimin e mendimit dhe të veprimit shoqëror...’’520
Ja pra, këto janë parametrat që duhet të përmbushë një temë për editorial, për
të qenë i suksesshëm në qëllimin e tij, ndikimin te lexuesi. Siç duket qartë në
shtjellimet e kapitujve 3, 4, 5 dhe 6 editoriali dhe analizat janë kryesisht politike. Por
po risjellim një shembull, së bashku me të dhënat për të kuptuar raportin mes
tematikave dhe problematikave: ‘’Koha Jonë’’ e vitit 1997. Problemet e trajtuara gjatë
editorialeve dhe komenteve kanë të bëjnë me shtypin, sulmet, partitë politike,
518 Intervistat te ANEKSE. 519 Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016. 520Boriçi, Hamit, Gazetaria 2. Probleme të mjeshtërisë dhe format e pasqyrimit publicistik, Shtëpia
Botuese e Librit Universitar, Tiranë 2004, f.208.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 224 -
problematikat lokaliste, zgjedhjet, ndërsa gazeta është hapur dhe ka trajtuar shkrime
edhe për deklarata të ndryshme partie, mbledhje redaksie etj. Nga monitorimi për
periudhën janar-dhjetor 1997 në gazetën ‘’Koha Jonë’’ konstatohen mes 236
editorialeve këto të dhëna sa i përket tematikës së editorialit: 227 Politike (96.18%), 4
Kronikë (1.69%), 3 Rajon (1.27%), 2 Ekonomikë (0.84%). Pra siç vihet re,
konstatohet një numër shumë i lartë i qëndrimeve dhe komenteve politike, krahasuar
me një numër minimal të atyre lidhur me kronikën, rajonin, ekonominë etj.Që
editoriali është kryesisht politik konfirmohet edhe nga 41 gazetarët dhe drejtuesit e
redaksive pyetur në anketën për këtë studim. Sipas 85.4% të tyre editoriali është
kryesisht me tematikë politike dhe mbetet atribut i botuesit të gazetës. Tematika e
dytë është ajo ekonomike, sipas 31.8% të të anketuarëve.
Figura 53. Tabela që tregon raportin tematik në gazetën ‘’Koha Jonë’’ 1997
Të njëjtin mendim, që editoriali është kryesisht politik në shtypin shqiptar ka edhe
Robert Rakipllari. Sipas tij, ka një lidhje logjike mes përpjekjes për të ndikuar, që në
këtë rast është editoriali dhe vendimarrjes politike. ‘’Ne jemi shoqëri e politizuar. Dhe
vendimarrja në përgjithësi është në politikë. Dhe editoriali është përpjekje për të
ndikuar në vendimarrje. Vendimarrjen e ka politika sot për sot dhe ne nuk mund t’i
shmangemi këtij rrethi, është rreth vicioz që shtypi nuk i shmanget dot.’’521
Në gazeta qarkullon thuajse i njëjti stil editorialesh. Përgjithësisht të njëjtët autorë
shkruajnë në gazeta të ndryshme, në kohë të ndryshme duke ruajtur stilin, i cili
qarkullon, por edhe në rastet kur qëndrimet mbahen nga kryeredaktorët, sërish vihet re
një lloj ngjashmërie në qëndrime. Kuptohet që ka një diferencë mes penash, nisur
edhe nga personaliteti i secilit editorialist, mënyrës që zgjedh të përdorë për të përçuar
mesazhin, mprehtësisë së çështjes etj. Aleksandër Çipa mendon se në pikëpamjen
stilistikore, gjuha e editorialeve dhe analizave ngjason me formatin e trakteve të
Luftës së Dytë Botërore, sa u përket direktivave që japin, kjo deri në vitin 1999 por
521 Rakipllari, Robert, Intervistë 11 Tetor 2016.
0
20
40
60
80
100
120
Politike Kronikë Rajon Ekonomike
RAPORTI TEMATIK ''KJ''
RAPORTI TEMATIK ''KJ''
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 225 -
më pas kemi një ridemensionim të stilit.‘’Përgjithësisht editorialet e botuar në shtypin
shqiptar nga periudha ’91 deri në ’98-’99, i karakterizon gjuha e retorikës dhe
patetikës politike. Një gjuhë që në pikëpamjen stilistikore shëmbëllen me formatin e
trakteve të Luftës së Dytë Botërore dhe të asaj publiçistike që nuk ka vlera etike dhe
pothuajse i shpërfill rëndom kodet e komunikimit publik.’’522Editorialet në gazetat
shqiptare janë përgjithësisht të shkurtër, shpesh shoqëruar me figuracion dhe tituj po
të shkurtër. Mesazhi i tyre është i drejtpërdrejtë, pavarësisht periudhës kur janë
shkruar.
1.PERIUDHA E PARË: propaganda karakterizohet nga qëndrime mbushur me
superlativa dhe elozhe për partitë respektive, ‘’Zëri i Popullit’’ për Partinë e Punës së
Shqipërisë dhe ‘’Rilindja Demokratike’’ për Partinë Demokratike. Qëndrimet u bëjnë
jehonë fjalimeve dhe deklaratave të liderëve të këtyre partive dhe programit të tyre,
rrjedhimisht editorialet tentojnë të jenë bindës për masën deri në patetizëm. Në këtë
periudhë të dyja gazetat, në pozicione të kundërta politike, nuk shqetësohen edhe aq
për parashtrimin e fakteve dhe ngjarjeve reale, se sa për përçimin e mesazhit të
përcaktuar.
Më 3 mars 1991, në qëndrimin e gazetës ‘’Zëri i Popullit’’, ‘’Të faleminderit
popull’’, shkruar nga Namik Dokle, përdoren edhe elementë letrare si figura nga
mitologjia: Sizifi. Fjalitë janë metaforike si: ‘’Atëherë trazimi i brendshëm i detit
shpërtheu në sipërfaqe’’ apo ‘’…e panë veten të lagur nga stërkala e madhërishme e
popullit det’’. Emërtimet vazhdojnë si në kohën e diktaturës ‘’shoku’’, ‘’popull’’,
‘’përfaqësues të popullit’’ etj. Dokle flet në emër të ‘’përfaqësuesve të popullit’’, duke
përshkruar ndjesinë që merr me mend se kanë patur. Kjo për të futur në gjendje
lexuesin, një lloj grepi për tërheqjen e vëmendjes dhe nisjen e indoktrinimit.“Kam
dëgjuar dy ditë me radhë, për orë të tëra, fjalën e përfaqësuesve të popullit, në
takimin me shokun Ramiz Alia. Erdhën nga gjithë vendi, Erdhën me një peshë të
rëndë hidhërimi në zemër. Hidhërim që u jepte gjithsesi ndjesinë e Sizifit: e shtynin
dhe nuk e çonin dot deri në fund, që të shpëtonin prej tij. Ngjarje tronditëse. Trysni e
madhe, Greva dhe kundërgreva, mitingje e kundërmitingje, replica e kundërreplika.
Ndershmëri e provokacione. Mbi të gjitha, rrëzimi i monumenteve të Enver Hoxhës.
Atëherë trazimi i brendshëm i detit shpërtheu në sipërfaqe. Të gjitha forcat politike,
ato që e duan dhe ato që nuk e duan popullin; të gjithë politikanët ata që janë të
sinqertë me të dhe ata që e mashtrojnë, të gjithë rrufjanët, ata të tribunave dhe ata të
skutave, e panë veten të lagur nga stërkala e madhërishme e popullit det. Të
faleminderit, popull! Flasin njerëzit. Asnjëri nuk thotë emrin: Asnjë nuk është
politikan i njohur…Vij nga Tepelena, ju sjell përshëndetje na Devolli shoku Ramiz.
Jam shofer nga Skrapari. Jam veteran nga Shkodra. Po ju flas në emër të grave të
Gjirokastrës. Ju sjell një fjalë të urtë tropojane. Jam mësues matematike. Të flas dhe
unë si minoritar. Jam djali i një minatori nga Pishkashi…E sa e sa të tjerë.Dhe
522 Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 226 -
përsëri asnjë nuk e thotë emrin. Po flet anonimati i madh popullor.’’523, shkruan
Dokle. Gradualisht Dokle nis të shtrojë kollonat e mesazhit, duke thënë se kaloi
‘’krimbi i dyshimit’’, lidhur me zgjedhjet dhe pjesëmarrjen në to. Pas kësaj ai shkon
te mesazhi ‘’E duam Enver Hoxhën’’, duke vazhduar të flasë në emër të popullit.‘’Në
kohë brerimash syri s’do hequr nga një dritë, veshi s’do hequr nga një zë. E duam
partinë po duam t’ia dëgjojmë zërin, si dhe pse ndonjëherë. E duam Enver Hoxhën:
kush e rrëzoi?! E kemi flamur: kur do e ringremë? Ta ngremë që nesër, thirri dikush.
Por anonimati i madh popullor, ai që ngre monumentet në këmbë dhe në zemër kujton
mençurinë e vërtetë: “Për burrat nuk ka rrethim pa shteg” Dhe vetë ai, populli
përpiqet dhe ja kthen shtegun partisë së vet që të dalë me sa më pak gërvishtje nga
këto ngjarje. Vetë ai gjen hapsirën e madhe sa deti që e keqja të kthehet në të mirë të
popullit, në të mirë të Partisë. Populli e tregoi forcën e tij. Populli e shpalosi
dashurinë e tij, e shpërtheu vuajtjen e tij. Gjithkush e pa se ku e ka vendin dhe sa i
vlen lëkura. E ky popull tha: jo gjakderdhje. Enver Hoxha përsëri na dha kohë ta
mbajmë mbi supet tona. E populli i tha Partisë: “Ta kemi Enverin, Enver pa dhe
monumenti do ta gjejë ditën e vet!”’’524, vazhdon qëndrimi i Dokles.
Megjithatë në qëndrim Dokle nis të viktimizohet dhe të viktimizojnë Partinë e Punës
së Shqipërisë, duke ia dhënë zërin e tij partisë. Tanimë Dokle nuk flet më në emër të
popullit, por bëhet vetë partia.‘’E pra, a nuk mund të thuash përsëri: Të faleminderit,
popull? Të faleminderit, se edhe kur flet për gabimet e PPSH, flet si për bijën tënde.
Ja tregon ato që të mos i bëjë më. Ja tregon që të mos e vënë përsëri midis dy
zjarresh, që të mos e brejë krimbi i përçarjes, që të mos mbetet pa hijen e lisit të madh
njerëzor. U zemërove fort por e mbajte veten. Me kë zemërohem? Me djemtë e mi? E
për një e nuk shite njëqind, për njëqind nuk harrove njëmijë. Gjënë më të mirë që ke
patur: dashurinë për liri, ndershmërinë, patriotizmin, syçeltësinë i vure te emri
komunist. Harram ata që i kanë harruar apo do ta harrojnë këtë gjë. E si mund t’i
largohem këtij shkrimi pa përmendur disa copëza mençurie? “Kur na la Enver Hoxha
na la me Partinë, Partinë në dritë të syrit…” Edhe i vdekur Enver Hoxha na bashkoi”
“Populli është në hall se si me ju ndihmue, Shoku Ramiz…” “Kush don të votojë për
Enver Hoxhën, voton për Partinë e Punës…”, “Ka shumë njerëz që kanë ngrënë nga
socializmi me lugë të madhe e tash duan të hanë edhe nga “demokracia”” , “Mos t’i
rrejë mendja se populli nuk i sheh dhe nuk i njeh”. “Trimëria është një me
mençurinë”, “PPSH ka bërë gabime, por kurrë nuk i ka bërë hile popullit të vet…”,
“Sa më shumë e humbet davanë PD-ja, aq më shumë nevrikoset RD-ja”, “Jemi me ju
Shoku Ramiz, e kurrë s’ju lëmë në baltë”, “Plagën kur e merr nuk të dhemb, kur ta
lëndojnë është e padurueshme…”525, njëjtësohet me partinë Dokle. Së fundi Dokle
hedh mesazhin se populli, duhet të ketë kujdes nga ‘’disa politikanë qesharakë duke
‘’ia lënë në dorë’’ referendumet popullit.“Deshëm t’ju takojmë në një ditë të gëzuar
po me siguri do të na vijë ajo ditë”. Nuk dua t’u largohem këtyre fjalëve, por ato janë
523Dokle, Namik, ‘’Të faleminderit popull’’, ‘’Zëri i Popullit’’, 3 mars 1991. 524Po aty. 525Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 227 -
aq shumë. Valë deti. Vëruni veshin. Ato nuk pushojnë. Ato pak nga pak me dhimbje e
krenari po e ngrenë dinjitetin e kombit. Po i bëjmë tepër qesharakë disa politikanë, që
njëri-pas tjetrit, nga e njëjta tribunë, me të njëjtën mbledhje deklarojnë…”Do ta
bëjmë Shqipërinë vendin më demokratik në Europë” E fill pas tij tjetri ‘Nuk pranojmë
as një referendum për Enver Hoxhën”, Simbiozë e deklaratave demokratike me anti-
demokracinë. Po le të mos bëhen merak politikanët të çdo partie
qofshin.Referendumet dhe demokracinë I bën vetëm Populli. Jo më kot grekët e lashtë
e të mençur te fjala demokraci kanë vënë emrin e tij dhe vetëm emrin e tij. Të
faleminderit, popull!”526, përfundon Dokle në qëndrimin e tij.
Por ndryshe nga qëndrimi i Dokles, qëndrimi i gazetës ‘’Rilindja
Demokratike’’ me po një titull figurativ ‘’Një ditë e re po vjen’’ është më i
drejtpërdrejtë për atë që po ndodhte në vend, më i prekshëm. ‘’Demokracia na pret’’,
është mesazhi kyesor, i shoqëruar me ‘’Të fitojë demokracia’’.‘’Eshtë dita e
zgjedhjeve. Duhet të gëzohemi për këtë ditë edhe pse ndodhemi në këto momente kur
gëzimi na duket i larguar. Le të vështrojmë tërë atë barrë të rëndë tensioni që na
përfshin këto kohë. Demokracia na pret. Demokracia e fituar me votat tona, me
dëshirën dhe vullnetin tonë. Pluralizmi në vendin tonë, pas kaq e kaq mundimesh, tani
është një realitet.’’527Në këtë qëndrim pa autor të gazetës, ‘’RD’’-ja shkruan në emër
të Partisë Demokratike, si zëdhënësja legjitime e saj, duke shfaqur edhe qëllimin e
partisë: fitimin e pushtetit. Gradualisht jepet edhe skenari i mundësisë për të humbur
zgjedhjet, por me porosinë e ruajtjes së qetësisë.‘’Partia Demokratike e krijuar vetëm
disa muaj më parë ka dalë plot dinjitet e plot popullaritet në fushatën elektorale. Ajo
aspiron të fitojë pushtetin me anë të votave dhe të zgjedhjeve demokratike. Fitorja e
Partisë Demokratike do të thotë në mënyrën më të qartë fitore e demokracisë në
Shqipëri. Dita e zgjedhjeve po na vjen. Të fitojë demokracia. Të fitojë paqja qetësia.
Edhe në qoftë se nuk do të fitojë PPSH që ka fituar në mënyrë moniste për këto pesë
dekada, kjo nuk do të thotë alarm e humbje qetësie. Humbja e saj në zgjedhje nuk do
të thotë humbje e qetësisë dhe stabilitetit. Në qoftë se kjo gjë ndihet që sot, kjo në
asnjë mënyrë nuk duhet të shkaktojë tension dhe humbje qetësie. Tensioni jo vetëm
nuk ndihmon po e dëmton demokracinë.’’ 528 Më pas, nisur nga situata specifike,
qëndrimi kalon në përgjithësim.‘’Sido që të ndodhë me partitë politike njerëzit duhet
të dinë të fitojnë në këtë kohë demokraci, duhet të dinë të fitojnë atë që u fitua:
pluralizëm në zgjedhje, vullnet të lirë në to, qetësi e transparencë. Le të fitojmë atë që
duam, atë që na nevojitet e na bën të jetojmë jetën. Ketë e kemi në dorë ne, të gjithë
ne sidomos në 31 mars’’529.
2.PERIUDHA E DYTË: Një situatë krejt tjetër në elementët e analizës së editorialit
shfaqet vite më vonë te ‘’Koha Jonë’’. Në qëndrime fillimisht parashtrohen faktet e
ndodhura, gjithmonë në optikën e editorialshkruesit, duke i lënë kohë dhënies së
526Dokle, Namik, ‘’Të faleminderit popull’’, ‘’Zëri i Popullit’’, 3 mars 1991. 527 ‘’Rilindja Demokratike’’, ‘’Një ditë e re po vjen’’, 13 mars 1991. 528 Po aty. 529 Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 228 -
mesazhit. Te ‘’Piramidat e harruara’’, e lidhur me problematikën e fajdeve në 1997,
qëndrimi në emër të redaksisëështë i prerë: ka dyshime të forta se presidenti për kohën
Sali Berisha me anë të konceptit të tij të ‘’shpërndarjes graduale’’ të parave nuk do ia
dalë.“Buzëqeshjet e Zotit Berisha në RTV janë drejtuar të mërkurën drejt disa dhjetra
mijë depozituesve të fondacioneve Xhaferi e Populli. Sjellshëm me shtypin, sidomos
me atë të huaj, kreu i shtetit ka ofruar një skemë që nuk dihet se sa u ka pëlqyer
viktimave të “bamirësisë” së general Xhaferrit dhe Bashkim Drizës. Libreza si fillim,
më pas edhe paratë. Sigurisht plus interesat bankare për kohën që do rrinë mbyllur në
arkën e shtetit. Berisha ka nxjerrë nga xhepi konceptin e “shpërndarjes graduale”,
rezultatet e të cilit mbeten për t’u verifikuar.’’ 530 Editorialshkruesi vazhdon me
parashtrimin e fakteve duke hedhur dyshime të reja dhe duke dalë në konkluzionin së
tani ‘’mund t’i konsiderojnë të humbura përfundimisht paratë e fituara në
fajde’’.‘’Ndërkohë presidenti ka heshtur për një ushtri edhe më të madhe të
mashtruarish. Tani që Sudja zuri burgun dhe Grunasi u arratis, depozituesit e këtyre
firmave janë më të pashpresët. Ata, së bashku me viktimat e numri biznesmenësh të
vegjël të zhdukur pa lënë gjurmë, mund t’i konsiderojnë të humbura përfundimisht
paratë e fituara në fajde. Nëse kësaj liste do t’i shtohej dhe Gjallica, e cila ka
premtuar kthimin e parave në Dt.6 shkurt, numri i klientëve të pashpresë do të ishte i
frikshëm, më i madh se i atyre që morën sigurinë e kryetarit të shtetit për rikthimin e
shumave. Po bëhet një zhurmë e madhe për 300 milionë dollarët e ngrira të Popullit
dhe Xhaferrit. Zhurma është aq e madhe sa që duket hapur se me “boritë” festive të
shpërndarjes së këtyre parave, po tentohet të mbulohet e qara e të humburve në
piramidat e harruara që kanë zënë tashmë nën vete një shumë që i afrohet 500 milion
dollarëve.’’531Në fund mesazhi është i qartë: askush nuk e beson Berishën, sidomos
ish-klientët e fondacionit ‘’Sudja’’.‘’Ndërkohë që posteri elektoral i kryetarit të
Bashkisë së Vlorës po bën xhiron e botës në kombet e mbarë botës, PD vazhdon të
deklarojë se me përjashtim të “frigoriferizmit” të parave të dy fondacioneve nuk ka
më zgjidhje për të ofruar dhe përgjegjësi për të marrë përsipër për tragjeditë e parave
të shkaktuara nga kolegët e Popullit dhe Xhaferrit. Presidenti nuk harroi të përsërisë
leksionin rreth “intimitetit” të fajdes, por vështirë se ky shpjegim i ka rritur pikët e tij
në radhët e shqiptarëve. Të ish-klientëve të Sudes për shembull”532
3.PERIUDHA E TRETË: Pas viteve 2000 qëndrimet nisin dhe personalizohen: si në
tematikat dhe personazhet që trajtojnë, po ashtu edhe te atribuimi i shkrimeve te
drejtues apo analistë e komentues, duke mënjanuar qëndrimet direkte të redaksisë.
Gjuha ashpërsohet në raste përplasjesh për interesa të gazetës. Te editoriali “Beu,
Bolino dhe Babë Myslymi’’, nga drejtori i gazetës ‘’Shekulli’’ Adrian Thano,
sulmohet Carlo Bollino, botues i gazetës rivale ‘’Gazeta Shqiptare’’. Thano nis ta fusë
lexuesin në gjendjen emocionale të tij, ose së paku në gjëndjen emocionale sipas
530‘’Koha Jonë’’, ‘’Piramidat e harruara’’ 1997. 531 Po aty. 532Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 229 -
fjalëve të shkruara, për të dhënë një opinion jo të mirë mbi rivalët. Nuk dihet sa ia
arrin, por së paku është një grep që të bën të mendosh se çfarë titujsh e kryeartikujsh
prodhon gazeta që ka targetuar Thano. Pas targetimit të gazetës, Thano kalon te
pronari i saj, duke theksuar informacionin se Bollino është Italian dhe jo
shqiptar.‘’…’’Gazeta Shqiptare’’ e kanë përhapur prej vitesh në tregun shqiptar. Kur
thashë më lart se personalisht e kam pak të vështirë ta marr seriozisht faqen e parë të
kësaj gazete e kisha fjalën pikërisht për duhmën që përhap çdo mëngjes ky soj i
pangjërueshëm i printit, ku nuk është çudi të shohësh si titull kryesor të faqes së parë
historinë e ndonjë pederasti që ka fryrë cicat me silikon. ‘’Gazeta Shqiptare’’ e ka
pjellë dhe e ka mbartur këtë lloj kulture perverse editimi që e ka dëmtuar më shumë se
çdo gjë tjetër tregun e shtypit të shkruar në Shqipëri. Deri dhe emri i saj është një
rrenë e lezetçme. Botuesi i saj Italian, në fakt ka patur një guxim fantastik që i ka
fletëve të tij një emër të tillë. Ta quash këtë farë gazete, ‘’shqiptare’’, është njësoj
sikur të thuash sikur Carlo Bollino është djali i Babë Myslymit. Nuk është se dua të
nxjerr të tepërt një Italian në Shqipëri.’’533Pas kësaj Thano bën autokritikë, duke
parashikuar një paragjykim që mund të krijojë lexuesi pas sulmit të parë ndaj
Bollinos: a ka të drejtë Thano kur e quan Italian? Madje Thano e pranon: nuk është se
pret ndonjë duartrokitje për këtë qëndrim. Më pas flet në emrin e gazetës ‘’Shekulli’’
dhe konstaton se janë në krye në tregun mediatik.‘’Unë gjithmonë kam menduar se të
shash një gazetë rivale është të bësh antimarketing, për të gjitha gazetat, pra të
dëmtosh tregun që ushqen gjithë komunitetin e gazetarëve, prandaj dhe unë i jam
nënshtruar një lloj autocensure sa herë kam dashur të shkruaj çfarë mendoj për këto
lloj gazetash. Nuk është se pres ndonjë duartrokitje për këtë qëndrim, por gjithsesi
duhet ditur se në ‘’Shekulli’’ dhe në të gjitha mediat simotra që prodhohen prej
kolegëve të mi nën siglën e Sh.a. Spektër respekti për konkurrentin dhe përpjekja për
të arritur suksesin, pa shkelur me këmbë të tjerët, është një kulturë pune e kavitshme.
Prandaj jemi në krye.’’534Më pas Thano e bën të qartë, se si profesionist e përfaqësues
i një gazete të suksesshme, nuk mund të tolerojnë ‘’pederastët me cica silikoni’’.
Vihet re që përdoret termi ‘’pederast’’, në vend të ‘’homoseksual’’.‘’Sidoqoftë, ne
mund të tolerojmë edhe pederastët me cica silikoni që na serviren si ‘’top njuz-e’’. Ja
po e mbyllim njërin sy edhe për tejfryrjen e lajmeve me ‘’mafien shqiptare’’ që sipas
artikujve të përditshëm të gazetës ‘’shqiptare’’ po na bëkan namin në gjithë globin.
Por Z.Bolino e ka derdhur kupën që i ka ofruar sofra shqiptare.’’535Në fund, Thano
del në mesazhin kryesor të qëndrimit të tij: kundërshtimin e sjelljes dhe djegies së
plehrave në Shqipëri. Shkurt Thano hedh mesazhin për lexuesit, duke përdorur edhe
shprehje frazeologjike dhe duke dhënë urdhrin për Bollinon: ‘’Prandaj ulu mbi by*ë
dhe shiko punët e tua.’’‘’Fushata që mediat e zotërisë së huaj ndërmorën disa muaj
më parë për mbrojtjen e projektit për sjelljen dhe djegien në Shqipëri të plehrave dhe
helmeve që prodhon italia, është një vepër e patolerueshme Z.Bolino! Nga anët e mia
533Thano, Adrian, “Beu, Bolino dhe Babë Myslymi’’, ‘’Shekulli’’, 2005. 534Po aty. 535Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 230 -
kanë një shprehje: Mace e botës vjen në shtëpi për, për të përmbysur tenxheret. Një i
huaj bën mirë të sillet brenda kufijve që ka statusi i tij. Prandaj ulu mbi by*ë dhe
shiko punët e tua.’’536
Nëse te ‘’Shekulli’’ konstatohet më shumë grintë, provokim, temperament në
qëndrim, te qëndrimet e gazetës ‘’Panorama’’ vihet re një trajtim më procedural i
problematikave të zgjedhjeve, certifikatave, raporteve mes partive. Edhe te
‘’Panorama’’ e vitit 2005, evidentohet se bëhet fillimisht parashtrimi i fakteve për të
dalë te ideja kryesore. Te ‘’Certifikatat e qeverisë’’, nga Redi Gjuzi
zëvendëskryeredaktor i gazetës niset me parashtrimin e fakteve:‘’…Dje gjatë gjithë
ditës, me një tempizëm perfekt, ministrat humbës të PS-së dolën dhe akuzuan se
zgjedhjet janë kompromentuar nga përdorimi i certifikatave false. Angjeli, Islami,
Toska ishin të parët që me deklaratat e tyre treguan se kandidatët e PD kishin fituar
duke manipuluar rezultatin dhe duke përdorur certifikata false. Por për të analizuar
bumerangun e kandidatëve humbës të PS duhet të rikthehemi para datës 3 korrik, kur
këta kandidatë të PS ishin po aq euforikë për fitoren sa janë akuzues për humbjen.Tri
ditë para zgjedhjeve LSI dhe Partia Demokratike akuzuan ministrin e Pushtetit
Vendor si njeriun që është përgjegjës për certifikatat, për manipulime me kodin e tyre.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë dhe KQZ-së. Ben Blushi reagoi nga Korça
dhe i hodhi poshtë akuzat e PD dhe LSI për ndryshimin e kodit të certifikatave të
Tiranës, ndërsa KQZ shpiku rregullin që do të ndalonte përdorimin e certifikatave
false duke përdorur edhe një dokument tjetër për të justifikuar atë…’’537, vazhdon
parashtrimi i fakteve. Pas këtij moment, Gjuzi hedh mesazhin se kjo akuzë duket e
pabesueshme, duke krijuar situatë hipotetike me politikanët, duke treguar se e gjitha
është një alibi që Partia Socialiste të mos kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve, nën
moton e falsifikimit të certifikatave nga demokratët që morën pushtetin. Gjuzi përdor
metafor si ‘’Megjithatë ‘’qarjet’’ e ministrave me sy të skuqur nga pagjumësia’’ dhe
njëkohësisht sjell në kohë informacione në funksion të idesë së tij.‘’Në këtë logjikë
duket disi e habitshme që Ylli Pango i PD të ketë blerë me para përfaqësuesit e
ministrit të Ekonomisë, Anastas Angjeli, që Lulzim Basha të ketë paguar komisionerët
e Zv.ministrit Arben Ahmetaj, që Bujar Nishani të ketë kërcënuar njerëzit e ministrit
të Rendit Igli Toska. Dalja për herë të dytë në mikrofonin e PS e Anastas Angjelit ,
duke treguar dosjen plot me certifikata të gjetura në kosh plehrash, përafrohej me
akuzat e tij në KPD-në e famshme, këtë herë jo ndaj Nanos por ndaj administruesve të
certifikatave që për fat të keq të PS janë po të qeverisë.Të njëjtin imazh jepte edhe
Arben Ahmetaj, kur diferencën prej 1700 votash e justifikoi me certifikata false, duke
dashur të na bindë që 1700 herë komisionerët e tij kishin mbyllur sytë duke lejuar
manipulimin… Por pavarësisht akuzave disa herë qesharake të ministrave të PS, një
gjëështë e sigurt, certifikatat nuk do të ishin pjesë e alibive të asnjë partie në rast se
shqiptarët do të kishin kartën e identitetit apo të ishin pajisur të gjithë me kartën e
votuesit… Megjithatë ‘’qarjet’’ e ministrave me sy të skuqur nga pagjumësia apo nga
536Thano, Adrian, “Beu, Bolino dhe Babë Myslymi’’, ‘’Shekulli’’, 2005. 537Gjuzi, Redi, ‘’Certifikatat e pronësisë’’, ‘’Panorama’’, 2005.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 231 -
ndonjë shkak tjetër emotiv në një frymë me drejtuesit e Partisë Socialiste. Nano gjatë
dy daljeve të vetme në media theksoi se procesi ishte perfekt…’’538
4.PERIUDHA E KATËRT: Vite më vonë editoriali elaborohet, mesazhet jepen
ndryshe. Lexuesi nuk është më i njëjti por është sofistikuar dhe ka kanale të ndryshme
informimi. Në gazetën ‘’Mapo’’ te një editorial i botuesit Henri Çili ‘’Tri defekte
paraprake të fushatës së Edi Ramës’’ nga Henri Çili mesazhi afrohet në hyrje. Niset të
flitet shpejt për defektet, duke i paraprirë mendimit të lexuesit se këto nuk janë
konkluzionet përfundimtare të qëndrimit. Në qëndrimet e këtyre viteve, edhe për
shkak të transformimit pozitiv të editorialshkruesve, vihet re një lloj qartësie mbi
raportin editorialshkrues-lexues. Editorialisti është i qartë që lexuesi e di qëllimin e tij
dhe deri te ‘’manipulimi’’ duhen fakte. Hiqet dorë nga propaganda dhe stili proliks i
dhënies së mesazhit. Informacionet ndërthuren me idenë e editorialistit‘’Rilindja e Edi
Ramës, siç mund ta etiketonim fushatën e tij për zgjedhjet e 2013, është afër
finalizimit të procesit të formësimit të kontureve, identitetit, përmbajtjes. Në shpalljen
e pritshme të programit përfundimtar që doli në fund ‘të rrugës së programit’ duket se
pothuajse e kemi të qartë cili është lideri, cili është programi, cili është ekipi. Së pari,
pa dhënë konkluzione përfundimtare, mund të vërejmë të paktën tri defekte paraprake
të ‘Rilindjes’. Ndërsa ka krijuar perceptimin dhe ka bërë realisht shumë e shumë
takime me grupe interesi: aktorë shoqërorë, grupe sociale, ku ka hedhur pikëpamje,
ide, kritika të asaj që ndodh apo vullnet për të ndryshuar gjendjen, përveç idesë së
qartë të taksës së sheshtë, defekti paraprak i përmbajtjes së Edi Ramës është
paqartësia, kaotizmi, mungesa e organicitetit në propozime shpesh
kundërthënëse.’’539
Më pas Çili rendit defektet, duke krijuar edhe një skemë vizuale se për çfarë
duhet të kujdesen lexuesit e çfarë duhet të shohin me sy kritik. Nuk mungon
përdorimi i metaforave: ‘’Kjo skërmitje, kërcëllitje dhëmbësh, fërkim duarsh,
mezipritje, dallohet ende shumë qartë, dallohet fort mu prapa shpinës së Edi Ramës
liderit të opozitës…’’ apo krahasim: ‘’plateja e ekipit probabël Rama është një
tretësirë acide, e paholluar me elementë, prurje, profile, përfaqësime’’‘’Së dyti,
ndërsa po mbushen afro 8 vjet të socialistëve në opozitë, çka është në Shqipëri një
periudhë e mjaftueshme për të fituar për këdo që merret me politikë, statusin e ‘të
uriturit politik dhe ekonomik’, është e qartë që Rama dhe çdo lider 8 vjeçar opozite do
të gjendej para presionit të ‘të uriturve për pushtet’, megjithë ç’nënkupton kjo. Kjo
skërmitje, kërcëllitje dhëmbësh, fërkim duarsh, mezipritje, dallohet ende shumë qartë,
dallohet fort m’u prapa shpinës së Edi Ramës liderit të opozitës, sado përpjekje të
lavdërueshme ka bërë ai për t’u qetësuar, normalizuar, për t’u bërë konstruktiv nga
‘kursi i ri politik’ vjeshta e vitit 2011, pas humbjes së Bashkisë së Tiranës. Kjo radhë
të uriturish ende sundon skenën e ekipit Rama. Me përjashtim të ndonjë prurjeje të re
të tipit Alfred Peza, plateja e ekipit probabël Rama është një tretësirë acide, e
538Po aty. 539Çili, Henri, ‘’Tri defekte paraprake të fushatës së Edi Ramës’’, ‘’Mapo’’, 2013.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 232 -
paholluar me elementë, prurje, profile, përfaqësime që vijnë nga segmente, grupe,
apo interesa të shoqërisë së gjerë shqiptare. Mbizotërojnë dukshëm të ngjashmit e
qëndrestarëve të PD në 2005, vetëm se në kampin e majtë ata ndoshta mund të
meritojnë emrin ‘të uriturit për pushtet’ thelbi mbetet i njëjtë. E treta dhe i fundit
defekt paraprak, por jo më pak i rëndësishmi i ‘Rilindjes’ së Ramës është pikërisht
çështja e kompetencës. Opozita e sotme ka një problem me kompetencën, me
ekspertizën me know how-n e gjendjes së shoqërisë shqiptare sot, dhe zgjidhjeve për
nesër.’’540Çili jep mesazhin final, se Ramës i mungon ekspertiza se në fund të gundit
është piktor, duke dalë në konkluzionin final se tri defektet mund të ndikojnë në
rezultatet e zgjedhjeve.‘’Ky ndoshta mbetet defekti më i madh dhe fare i pazgjidhur i
rilindjes së Ramës. Ndërsa si vullnet individual politik, Edi Rama ka demonstruar më
shumë se njëherë, ngulmim, forcë, vullnet, për të bërë dhe ndryshuar gjëra deri në
kufijtë e sublimimit politik, nga pikëpamja e kompetencës për çështjet, ai teknikisht
është larg qasjes që i duhet për të zgjidhur problemet e rëndësishme e të mprehta të
shoqërisë shqiptare, nëse eventualisht do të ishte kryeministër i Shqipërisë. Dhe nuk
ka faj. Është piktor. Si i tillë, te Rama mund të mbërrijë një ide e mirë ose e keqe, e
drejtë ose e gabuar, e përshtatshme ose e papërshtatshme, e pëlqyeshme ose e
papëlqyeshme; Rama nga profesioni i tij si artist, garanton thjesht që kjo të jetë një
ide e këndshme e me shije, por jo të ndajë kategoritë e tjera. Teknokracia e lartë që ai
ka rreth vetes për çështjet është disa herë më poshtë se niveli normal i ekspertizës që
ka shoqëria shqiptare për çështjet përkatëse. Sigurisht, kjo jo në të gjitha fushat, por
në disa prej tyre. Ndaj këto tri defekte mund të ishin problemi i tij në këto zgjedhje në
pjesën e mbetur të fushatës dhe nga menaxhimi i tyre mund të kishim rol përcaktues
në rezultat.’’541
Me një linjë krejt të kundërt editoriale, gazeta ‘’Dita’’ është po aq intensive në
qëndrimet e saj gjatë vitit 2013. Në redaksionalet e 4 marsit për grupin ‘’Podesta’’,
thirrur nga Sali Berisha.‘’Podesta është kumbari dhe mbrojtësi më i madh i Berishës
në Uashington. Ai ka marrë disa qindra mijëra dollarë nga qeveria shqiptare për të
lobuar interesat e saj.’’, konstaton ‘’Dita’’. Gazeta hyn direkt në veprim, pasi fut
lexuesin në gjendje, duke e bërë fakt të kryer se ‘’Podesta’’ ka marrë para nga
qeveria. Edhe në këtë qëndrim përdoren metafora, simbole dhe epitete si ‘’asi nën
mëngë’’, ‘’peshkaqeni lobues’’ etj‘’Imagjinojeni pak mërzinë e Toni Podestës në
aeroportin e Rinasit më datën 22 Shkurt ndërsa bëhej gati t’i hipte avionit që do e
çonte në SHBA. Dy ditë më parë ai kishte ardhur me urgjencë në Tiranë, i thirrur me
lutje nga Berisha, për të ndikuar në “zbutjen” e toneve të mesazhit që pritej të vinte
nga Uashingtoni zyrtar. I gjithë nguti u kthye në një mision të pamundur, pasi Filip
Riker foli shumë qartë, tha ndoshta pikërisht ato fjalë, përcolli ato mesazhe, që
Berisha e Podesta nuk donin t’i dëgjonin. Podesta është kumbari dhe mbrojtësi më i
madh i Berishës në Uashington. Ai ka marrë disa qindra mijëra dollarë nga qeveria
shqiptare për të lobuar interesat e saj. Është ende e paqartë shuma e parave që ka
540Çili, Henri, ‘’Tri defekte paraprake të fushatës së Edi Ramës’’, ‘’Mapo’’, 2013. 541Po aty.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 233 -
arkëtuar nga Shqipëria Podesta, pasi shumica e kontratave mbeten në hije, por është
fakt i njohur se për Berishën ai është “asi nën mëngë” në lidhje me Uashingtonin
zyrtar. Në qeverinë e shteteve të Bashkuara, kumbari amerikan i Berishës, ushtron
një influencë jo të vogël, madje mbërritja me kaq urgjencë e një “peshkaqeni lobues”
në Tiranë, nënkupton apriori se sikleti i klientit shqiptar (kupto Berishën) ka qenë
shumë i madh. Duhet të kenë qenë orë dramatike ato të Podestës dhe Berishës më
datën 20 dhe 21 Shkurt. Duket se Podesta dhe Berisha e kanë organizuar planin e tyre
si një operacion shpëtimi, lobisti ka mbërritur në Tiranë një ditë përpara vizitës së
Rikerit me urgjencë për të “shënuar gol” në momentet e fundit të një vizite surprizë të
Rikerit.’’, shkruhet te ‘’Dita’’. Editorialshkruesi përdor ‘’Duket se’’, për të dhënë
konstatime jo shumë të sigurta, por që i interesojnë t’ia përçojë lexuesit. Në lojë hyjnë
teoritë e konspiracionit. “Por ndonëse i njohur për forcën e ndikimit dhe të lobimit
mes zyrtarëve të Uashingtonit, duket se operacioni i shpëtimit i orkestruar nga
Berisha dhe Podesta, është dekonspiruar dhe neutralizuar pikërisht nga rangje në
Uashington. Kjo ka ndodhur pasi zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit janë
njoftuar për mbërritjen e Podestës në Tiranë më datën 20 Shkurt, ditë kjo kur Filip
Riker ndodhej në Bruksel. Pikërisht një ditë para mbërritjes së Rikerit në Tiranë,
duket se eprorët e tij në Uashington i kanë modifikuar axhendën e parashikuar
Rikerit, duke e planifikuar në një studio televizive vetëm 1 orë e gjysmë pasi kishte
mbërritur në Tiranë. Pra është e qartë se axhenda e pazakontë e Rikerit, ka qenë një
“kundërplan” i Uashingtonit zyrtar ndaj planit që kanë patur në mendje Berisha dhe
Podesta. Rikeri dha intervistën të enjten paradite në Top-Channel, ndërsa në darkë
ajo intervistë u transmetua. Vetëm pas transmetimit të kësaj interviste të enjten në
darkë më datën 21 Shkurt, Riker nisi takimet me zyrtarët shqiptarë më datën 22.
Mesazhet e intervistës ishin të qarta, kritika e hapur e administratës amerikane për
gjyqin e 21 janarit dhe konfirmimi i kritikave të ambasadorit Arvizu, shprehja e
shqetësimit për zgjedhjet, por edhe një mesazh i hedhur si “me spond” nga ana e
Riker duke theksuar se përfaqësuesi i presidentit Obama në Tiranë është ambasadori
Arvizu dhe jo ndonjë lobist.’’Në fund mesazhi është i qartë, tentativat e Berishës për
të vjedhur votat sipas gazetës ‘’Dita’’ kanë dështuar. ‘’Është një shenjë se për SHBA-
të dhe qeverinë e këtij vendi, Berisha po shihet si një udhëheqës që mund të cënojë
aspiratat dhe planet e tyre strategjike mbi Shqipërinë dhe Ballkanin…’’, thuhet në
qëndrim.‘’Ky me siguri që është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Në kulmin e
shqetësimeve për fatin e zgjedhjeve të ardhshme, ky episod i panjohur dhe dështimi i
operacionit “Shpëtoni Klientin Berisha” nga Podesta, tregon se paret e shpenzuara
lum nga Berisha për të blerë me lobim heshtjen ndaj mënyrës se si qeveris apo se si
projekton vjedhjen e votave kanë dështuar. Është një shenjë se për SHBA-të dhe
qeverinë e këtij vendi, Berisha po shihet si një udhëheqës që mund të cenojë aspiratat
dhe planet e tyre strategjike mbi Shqipërinë dhe Ballkanin, ndaj dhe roli i lobistëve
në të tilla raste kufizohet shumë, pasi prevalon zgjidhja strategjike. Është ndoshta
ndër rrethanat dhe rastet e pakta kur peshkaqenë si Toni Podesta nuk ndikojnë dot në
Uashington. Podesta duket se e ka provuar edhe më parë këtë situatë, kur lobonte për
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 234 -
Mubarakun në Egjipt. Por dështimi i tij dhe i klientit të tij në Shqipëri, është një sinjal
i qartë se Uashingtoni zyrtar i ka dhënë një mesazh të qartë Berishës pas vizitës së
Podestës aq sa duket se i ka thënë: “E kemi seriozisht për zgjedhjet dhe 21 Janarin
doktor, çe mundon kot Podestën”.’’
Në këtë linjë redaksionale, kundër Berishës, ishte pozicionuar edhe gazeta
‘’Tema’’. Çështja shkon më thellë, duke u bërë më familjare, më personale. Në
qëndrimin e Mero Bazes ‘’Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën’’
targetimi është i drejtpërdrejtë, te Berisha. Gjatë gjithë kohës editorialisti i drejtohet
‘’Berisha’’, ‘’Ai’’ etj. Baze përfshin në shkrim edhe djalin e Berishës, në këtë kohë
kryeministër.‘’Në fund të vitit 2007, për herë të pare Partia Demokratike në pushtet
hapi debatin rreth standardeve që do të vendoste në jetën publike për ata që
akuzoheshin për korrupsion. Një vëlla i ish- Ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali, kish
biseduar diku për të hyrë në garë në një tender, që nuk u bë kurrë, dhe kish kërkuar t’i
jepej shansi nëse ishin në kushte të barabarta me dikë tjetër. Biseda, që ngjante më
shumë e kërkuar për të prodhuar një “dosje” ndaj njeriut që kish refuzuar t’i firmoste
për projektin e Gërdecit, iu përdor atij publikisht dhe ai dha dorëheqje duke kërkuar
të hetohet. Berisha e shpalli këtë si standardin më të lartë të luftës kundër
korrupsionit në PD. Në të vërtetë dukej si një standard i lartë, por siç u pa më vonë,
ishte një pisllëk i lartë. Sali Berisha nuk e hetoi kurrë “skandalin” dhe nuk e ktheu më
kurrë në qeveri ministrin. Pas atij “standardi”, plasi Gërdeci. I biri i kryeministrit, i
cili shante korridoreve të partisë ministrat që nuk i firmosin projektin, ishte i përfshirë
kokë e këmbë jo vetëm në fabrikën vdekjeprurëse, por dhe në biznesin e armëve kineze
që po shiteshin në Afganistan, siç e provoi dhe New York Times.’’542, shkruan Baze.
Pas djalit, Baze përmend baxhanakun e Berishës, duke renditur faktet e përzgjedhura
sipas tij, për të krijuar mozaikun që dëshiron të njohë lexuesi. Pas baxhanakut, sulmi
personal vazhdon, në përmendje të së bijës. Më tej Baze akuzon drejtpërdrejt Lulzim
Bashën duke e etiketuar si ‘’superhajdut’’.‘’Standardi Rusmali në këtë rast kërkonte
që kryeministri jo vetëm të ikte nga detyra, por të shkonte në burg. Ai në të vërtetë e
harroi standardin që e vendosi jo për transparencë, por për të shpëtuar nga ata që e
kishin marrë seriozisht luftën e tij kundër korrupsionit. Edhe pse në Gërdec mbeti i
vrarë baxhanaku i kryeministrit, edhe pse i biri i tij ka gjurmë konkrete që provojnë
autorësinë e tij, njeriu që duhet të paguante, kryeministri i vendit, nuk i hyri një gjemb
në këmbë. Ai shkatërroi procesin gjyqësor dhe u shpalli luftë gjithë institucioneve që
kërkuan ta hetojnë atë. Për shkak të këtij skandali, ai hyri në luftë me presidentin,
kryeprokuroren, KLD dhe figura politike në PD. Më pas shpërthyen një sërë
skandalesh. E bija e tij doli se lobonte kontrata koncesionesh dhe kërkonte tre përqind
të investimit vetëm për firmën e babait të saj kryeministër. Sali Berisha e quajti këtë
gjest publikisht normal dhe nuk denjoi as ta pranonte si vjedhje dhe kapje të shtetit.
Një dosje e kopsitur e prokurorisë së Tiranës, që akuzonte Ministrin e Transportit për
një dëm ekonomik prej 220 milion euro, sërish kaloi pa u gjykuar dhe i akuzuari për
542Baze, Mero, ‘’Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën’’, ‘’Tema’’, 2005.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 235 -
superhajdut është sot kryetar i bashkisë së Tiranës, po ashtu duke vjedhur
vota.’’543Baze intensifikon sulmin, ndaj bashkëqeverisësit të Berishës, Ilir Metës,
duke kaluar më pas te raporte për rrjedhje parash jashtë Shqipërisë. Fjalët
ashpërsohen, duke përdorur terma si ‘’metastaza’’, ‘’gardian’’, ‘’hequr qafe’’ etj.‘’Më
pas një video me zë dhe figurë ku zëvendëskryeministri Ilir Meta fliste për miliona
dollarë, u shfaq publikisht dhe Sali Berisha nuk u cenua nga standardi anti-
korrupsion. Ai vazhdoi të hedhë poshtë ekspertiza angleze e amerikane për të
vendosur me gjyqtarët dhe ekspertët e tij. Doli më në fund që kjo video nuk ekziston.
Një institucion nga më prestigjiozët në botë deklaron se nga Shqipëria kanë dalë
jashtë në rrugë ilegale 1.3 miliard euro qyshkurse Berisha ka ardhur në pushtet dhe
shifra kulmon me grafikun e skandaleve financiare të Berishës, dhe Berisha sërish
nuk reagon. Pas tetë vitesh në pushtet, me një histori të zezë vjedhjesh dhe abuzimesh,
me një superpushtet politik të Familjes dhe metastaza të saj në gjithë ekonominë
kombëtare, me një pushtet gjyqësor që është kthyer në gardian të Familjes së tij, ai
sot është më larg se kurrë përpjekjes së tij tinëzare për të hequr qafe një ministër në
emër të vendosjes së standardeve kundër korrupsionit. Me atë standard sot jo vetëm
gjithë qeveria, por shumica e administratës publike duhet të ishte në burg.’’544Pas
sulmeve ndaj Berishës, Baze kalon në mbrojtje të opozitës, duke bërë në këtë mënyrë
kontrastin mes abuzimeve sipas tij të qeverisë dhe ngjarjeve të parëndësishme të
personazheve të opozitës. Më tej Baze përdor moralizma të tipit ‘’Sali Berisha nuk
pati turp dhe foli’’ për të kaluar në akuza seriozë sërish: ‘’Foli si babai i Shkëlzenit,
që ka vrarë për të vjedhur, si babai i Argitës, që ka gjobitur në emër të tij, si burrë i
Lirisë, që përdhunon publikisht biznesin të paguajë për të, foli si kryeministër i Ilir
Metës Fatmir Mediut, Lulëzim Bashës, Ridvan Bodes, Genc Rulit e Arben Imamit, që
u ka shkuar fatura e vjedhjeve dhe shpërdorimeve sa gjithë këto 20 vite pluralizëm së
bashku.’’‘’Kryeministri për fat u kujtua sot për një standard antikorrupsion. Kosta
Barjaba me gruan dhe vajzën e tij janë ndaluar nga policia lokale në Kaliforni dhe
akuzohen për vjedhje të 286 dollarëve mall. Ngjarja është e shëmtuar dhe tragjike
njëkohësisht, sidomos për vetë viktimat, të cilët dhe do ta përjetojnë rëndë për arsyen
se kanë qenë të angazhuar politikisht në nivele partiake të opozitës. Po të ishin
qytetarë të thjeshtë, ndoshta as do ta kishim botuar si lajm. Por kryeministri u bë i
gjallë. U bë i gjallë dhe i kërkoi opozitës llogari për dikë që është kontributor
vullnetar i saj. Opozita para tij e kishte marrë një vendim, por Sali Berisha nuk pati
turp dhe foli. Foli si babai i Shkëlzenit, që ka vrarë për të vjedhur, si babai i Argitës,
që ka gjobitur në emër të tij, si burrë i Lirisë, që përdhunon publikisht biznesin të
paguajë për të, foli si kryeministër i Ilir Metës Fatmir Mediut, Lulëzim Bashës,
Ridvan Bodes, Genc Rulit e Arben Imamit, që u ka shkuar fatura e vjedhjeve dhe
shpërdorimeve sa gjithë këto 20 vite pluralizëm së bashku.’’545, përfundon mesazhin e
tij Baze.
543Baze, Mero, ‘’Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën’’, ‘’Tema’’, 2005. 544Po aty 545Baze, Mero, ‘’Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën’’, ‘’Tema’’, 2005.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 236 -
8.4.GJETJE DHE PËRFUNDIME
Kur monitoron gazetat në Bibliotekën Kombëtare, vetvetiu krijon një shqetësim për
procedurën që do ndjekësh. Si do mbash shënimet e duhura dhe të dhënat që t’i
transformosh më tej në tabela, grafikë t’i interpretosh. Te ‘”Zëri i Popullit’’ ishte e
vështirë, po ashtu te ‘’Rilindja Demokratike’’, kaq ‘’rrëmujë’’ në kuptimin e
qëndrimit të mirëfilltë profesional, por nga ana tjetër kaq e lehtë, kur ke të bësh me
propagandën.
Situata nis të kristalizohet te ‘’Koha Jonë’’ e 1991, aty ndjen lehtësi, aq më
shumë te ajo e 1997. Editorialin e ke kryesisht majtas, në faqen e parë. Më keq bëhet
në 2005-ën, ‘’Panorama’’ dhe ‘’Shekulli’’ meritojnë analizën e çdo shkrimi, çdo
germe, çdo shkronje, duke mos patur një editorial tipik, gjë që kompensohet me
gazetat ‘’Tema’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Mapo’’. Te to është kaq e lehtë të shkosh te qëndrimi.
Psee bëj këtë hyrje, që në dukje është emocionale? Ky rrëfim sjell elementë të
rëndësishëm: editoriali duket dhe zhduket, qëndron në hije, përçohet përmes
raportimit, përmes zërave të tjerë, përmes personazhesh dhe autoritetesh. Editoriali
shndërrohet sa në koment, në opinion dhe e anasjellta. Madje shpesh një opinion
përdoret si editorial, pikërisht për t’iu shmangur një qëndrimi të drejtpërdrejtë të
redaksisë.
Është transformuar kaq shumë shtypi shqiptar përgjatë 25 viteve, sa kur bën
një krahasim të faqeve të para të gazetës ‘’Zëri i Popullit’’ të 1990-ës me faqen e parë
të një numri të çfarëdoshëm të tetorit te gazeta ‘’Panorama’’ kupton hapat
profesionalë që janë hedhur. Editoriali nuk është më ai që ka qenë. Është zhvilluar që
pas periudhës kur ngatërrohej keq me kryeartikullin: Periudhën e Përmbysjeve të
Mëdha. Nëse në Periudhën e Përmbysjeve të Mëdha 1990-1991 kemi propagandën
dhe qëndrimi politik dhe partiak transmetohet hapur nëpërmjet saj te ‘’Zëri i Popullit’’
dhe ‘’Rilindja Demokratike’’ dhe pjesërisht te ‘’Koha Jonë’’, në Periudhën e
Përmbysjeve Politike shohim zhvillimin e editorialit. Ai nis të miksohet me opinionin,
por ka një fytyrë të qartë: është aty. Është politik, natyrisht, karakter qëështë ruajtur
ndër vite në shtypin shqiptar, kryesisht në të gjitha gazetat, pa ndryshuar asgjë. Gjatë
rikthimit të së djathtës në pushtet, në vitin 2005, kemi zhdukjen totale të këtij artikulli,
e drejtë e botuesit dhe e redaksisë. Por me lindjen e gazetave me pronarë profesionistë
në gazetari dhe portaleve online, ky zë nis dhe fuqizohet, shumë madje.
Editorialistët e pyetur gjatë studimit, na kanë lejuar të shkojmë përtej të dukshmes,
produktit në gazetë. Para, studimi ka shkuar më tej se një monitorimi të thatë, të së
zezës mbi të bardhë për të kuptuar më thellë dinamikat në redaksi, marrëdhëniet
pronar-drejtues, shmangien e qëndrimeve ballore, kontraktimin e opinionistëve,
transformimin e tyre, ndikimin te lexuesi dhe ndikimin nga mediet e reja etj. Nëse
gazetarët na dhanë detaje nga mënyra e funksionimit të redaksisë, drejtuesit
përgjithësisht edhe në rolin e editorialshkruesve na treguan se si krijohet editoriali,
kush ndërhyn, si.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 237 -
Nëse i bën një sintezë gjetjeve të studimit evidentohen disa karakteristika përgjatë
viteve:
-Së pari kemi një miksim mes editorialit, opinionit dhe kryeartikullit, karakteristike
kryesisht për periudhën e parë, të propagandës dhe shtypit partiak. Kryeartikulli
shpesh është mendim i drejtuesve të gazetës, pa fakte të verifikuara, ashtu si dhe
faktet përzjehen me opinionin.
-Së dyti kemi një miksim mes gjinive; editorialit, opinionit, komentit apo analizës. Po
kështu një miksim mes qëllimeve të editorialistit dhe opinionistit. Kryesisht editoriali
i mirëfilltë ekziston për periudha të caktuara, duke u dominuar në periudha të tjera
nga opinioni apo komenti.
-Së treti editoriali është kryesisht politik. Nga gjetjet evidentohet se numri më i madh
i editorialeve, por edhe opinioneve apo komenteve që ecën në të njëjtin trend, është
politik. Më pas mund të flitet për editoriale lidhur me kronikën, ekonominë socialen
etj. Editoriali intensifikohet me raste fushatash elektorale ose çështje që prekin
redaksitë dhe pronarët.
-Së katërti, me rritjen e profesionalizmit të gazetave, nuk shohim të njëjtin trend edhe
për editorialin. Ai nis të zhduket në gazeta të rëndësishme, ose shkon më shumë drejt
opinionit në ato që e përdorin. Gazetat që nuk preferojnë ta përdorin kontraktojnë
opinionistë për të shkruar më thellë për ngjarje që raporton redaksia. Edhe editorialet
tipike ruajnë formë të ngjashme me opinionin apo komentin.
-Së pesti editoriali, përveç miksimit me opinionin apo komentin, ka kaluar nëpërmjet
transformimit të mjedisit mediatik; konvergjencës dhe medieve të reja. Nga printi te
versionet online.
-Së gjashti edhe pse hidhet në një territor të ri, versionet online të gazetave, forma
nuk përshtatet. Marrëdhëniet mes editorialshkruesve dhe publikut që jep feedback
qëndrojnë përgjithësisht të ngurta. Siç deklarojnë opinionistët, komentet e lexuesve
merren rrallë në konsideratë, edhe pse lexohen. Editoriali apo opinioni nuk përshtatet
në gjatësi, formë, terminologji apo imazh për audiencat online. Qëndron kryesisht
njësoj si në formatin e printit.
-Së shtati, evidentohen disa lloj editorialistësh në shtypin shqiptar:
Editorialisti-botues, është lloji i editorialistit që ka krijuar vetë një medie. Ai
është i fuqishëm në qëndrimet e tij dhe njëkohësisht profesionist i fushës. Si
shembuj mund të sjellim Mero Bazen, Henri Çili, Carlo Bollinon etj. Qëndrimet e
tyre përfaqësojnë 100% linjën redaksionale. Gazeta është aq shumë e identifikuar
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 238 -
me emrin e tyre, sa është shumë e vështirë të bëhet ndarja mes imazhit të medies
së krijuar te publiku dhe imazhit që publiku ka për editorialistin.
Editorialisti-kryeredaktor (drejtues), është lloji i editorialistit që drejton medien
ku shkruan. I lidhur ngushtë me botuesin, ky lloj editorialisti zbaton me
përpikmëri porositë e tij. Është profesionist dhe ekspozon në dritën e analizës së
ngjarjeve idetë e pronarit dhe qëndrimet që duhet të mbajë redaksia për
problematikën. Ky lloj editorialisti përfaqëson 100% linjën redaksionale në
gazetë. Ndër editorialistët-kryeredaktorë mund të përmendim Adrian Thanon,
Alfred Lelën, Anila Bashën, Aleksandër Çipën, Roland Qafokun, Arben
Rrozhanin, Skënder Minxhozin etj.
Editorialisti-bashkëpunëtor, është lloji i editorialistit i kontraktuar nga botuesi
dhe drejtuesi i gazetës. Është editorialisti ‘’shëtitës’’ i gazetave, i cili ka ide të
qëndrueshme, por edhe të ndryshueshme që gjen kontratën e duhur financiare dhe
terrenin e përshtatshëm për të shpalosur idetë e tij. Shpesh editorialisti-
bashkëpunëtor merr ide nga botuesi dhe drejtuesi i gazetës. Qëndrimi i tij mund të
publikohet edhe në gjinitë e opinionit, komenteve apo analizës. Ndër editorialistët-
bashkëpunëtorë mund të përmendim Fatos Lubonjën, Mentor Nazarkon, Mark
Markun, Mustafa Nanon etj. Shpesh temat e editorialeve apo opinion-komenteve
kanë të bëjnë edhe me debate mes tyre.
Editorialisti-teknicien, është eksperti i fushës dhe i çështjes në fjalë. Shpesh
botuesit dhe drejtuesit për të bindur lexuesit pajtojnë ekspertë, të cilët përçojnë te
masa në mënyrë më të besueshme idetë e botuesit. Është eksperti që shkruan mirë
idetë e tij në shëndetësi, arsim, ekonomi, aksidente rrugore etj. Shpesh idetë e
shkruara dhe titulli redaktohen nga drejtuesit e redaksive duke përdorur shenjën
‘’*’’ për të treguar ndërhyrjen, madje shpesh futen në rubrikat e opinion-
komenteve për të treguar ‘’distancën’’ që redaksia mban me qëndrimin e shprehur,
megjithse përzgjedhja e një qëndrimi të tillë tregon pikërisht një lloj
përputhshmërie me qëndrimin e përgjithshëm të redaksisë. Ndër editorialistët-
teknicienë mund të përmendim Sazan Gurin, Gjergj Buxhukun etj.
Editorialisti-politikan, është politikani që shkruan qëndrime dhe që i publikon në
gazeta me qëllim influencimin e qytetarëve dhe të votuesve për politika të
caktuara. Ndeshet jo pak herë në shtypin shqiptar që mendimi i një politikani të
faqoset në gazetë. Gazeta shet mendimin e politikanit, duke përdorur fort imazhin
e krijuar të tij, forma më e dukshme e raportit të pandashëm të lidhjes media-
politikë. Ndër editorialistët-politikanë mund të përmendim kyeministrin Edi
Rama, i cili gëzon aftësi shkruese dhe e njeh mirë medien.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 239 -
Editorialisti-gazetar, është gazetari që e njeh nga afër çështjen dhe
problematikën dhe mban qëndrimin e tij për të, i cili përputhet edhe me qëndrimin
e redaksisë që e boton. Shpesh kryeredaktorët zgjedhin që qëndrimin e botuesit
dhe redaksisë ta hartojë gazetari që e njeh mirë temën për të cilën po flitet. Ndër
editorialistët-gazetarë mund të përmendim Artan Hoxhën, Tedi Blushin, Rezarta
Delisulën, Desada Metajn, Habjon Hasanin, Iva Tiçon, Spartak Kokën, Klodian
Tomorin, e shumë e shumë të tjerë. Me zhvillimin e portaleve dhe rrjeteve sociale
roli i tyre është rritur ndjeshëm në arenën e debatit në media.
Editorialisti-rastësor, është lloji i editorialistit të rastit, që shkruan dhe
argumenton një ide të caktuar, që krejt nga rastësia përputhet me qëndrimin e
redaksisë.Mund të jetë një lexues, letra e të cilit përdoret nga redaksia për të
shpërndarë qëndrimin e saj, mund të jetë një i ri i talentuar, mund të jetë një i ri që
aspiron të hyjë në politikë, mund të jetë një person që vuan një padrejtësi.
Disa nga gjetjet e studimit, listuar sipas periudhave:
PERIUDHA E PËRMBYSJEVE TË MËDHA
‘’Zëri i Popullit’’ dhe ‘’Rilindja Demokratike’’ janë organe partiake. Ato
përfaqësojnë PPSH-në dhe PD-në. Në to shfaqet hapur editoriali propagandistik, i
cili përdoret edhe te ‘’Koha Jonë’’. Këto tri gazeta shënojnë titujt e rëndësishëm të
viteve ’90-’91.
Në gazeta nuk ka një ndarje të qartë mes raportimit dhe opinioneve, kryeartikullit
dhe editorialit. Titulli hapës shpesh është qëndrim që miksohet me raportimin.
Për qëndrimet përdoren shpesh deklarata e fjalime të Ramiz Alisë, Sali Berishës,
pra të udhëheqësve të partive. Te ‘’ZP’’ dhe ‘’RD’’ është më evidente si organe të
partive politike, te ‘’KJ’’ më pak.
Editorialet i shkruajnë edhe autorë të deklaruar të majtë apo të djathtë, ose në
rastet kur nuk janë deklaruar, u njihen mirë pikëpamjet e tyre.
Faktet dhe ngjarjet reale janë përdorur pak, duke përdorur në të shumtën e rasteve
hamendësimet. Edhe kur sillen ngjarje apo personazhe dhe gazetat i cilësojnë si të
popullit vihet re një hiporbolizim elementesh që ecin paralel me idenë e caktuar
planifikuar për lexuesin.
Qëndrimet e gazetave, editoriale për kohën, janë kryesisht propagandistikë.
Propaganda krahasuar me periudha të mëvonshme është më e madhe.
Gjuha dhe toni i artikujve janë propagandistike. Ato mbështesin linjën e
përgjithshme propagandistike.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 240 -
SI PËRFUNDIM: Editoriali në gazeta në periudhën e transformimeve të mëdha,
nga diktatura në demokraci është propagandistik dhe ngatërrohet thellësisht me
llojet e tjera siç është kryeartikulli.
PERIUDHA E PËRMBYSJEVE POLITIKE
Nga karakteristikat kryesore të evidentuara gjatë 1997-ës te ‘’Koha Jonë’’, shfaqen
disa veçori:
Editoriali në gazetën ‘’Koha Jonë’’ karakterizohet në periudhën shkurt-mars nga
tematikë politike, e lidhur me zhvillimet në vend. Nëpërmjet tij kërkohet që te
lexuesi të shkojnë mesazhet e qarta: Ndryshim lidershipi.
Nëpërmjet editorialit kryhet komunikim politik, ku “Koha Jonë’’ ka marrë rolin e
një partie opozitare. Lidershipi u ndërrua në Shqipëri dhe ‘’Koha Jonë’’ ka qenë
një nga ndikuesit te publiku.
Numri i editorialeve me autorë është më i madh se numri i atyre pa autorë në
raportin: 62.5% me 37.5%. Te ‘’Koha Jonë’’ ka patur këto dy forma të shfaqjes së
qëndrimeve, të cilat nisën të anojnë nga opinionet.
Editoriali shënon ‘’frontin e luftës’’, duke qenë në sintezë të plotë me kryeartikujt,
por me një mesazh më të fuqishëm.
Duke u bazuar te faktet se:
Në gazetën ‘’Koha Jonë’’ thuajse 100% e editorial-komenteve janë politike.
Në gazetën “Koha Jonë’, në kolonën e editorialit nuk ka vetëm qëndrime te
sigluara me ‘’K.J’’ por edhe nga autorë dhe se numri i qëndrimeve të tyre është
thuajse dyfishi i qëndrimeve të autorizuara të gazetës.
Subjektiviteti është më i madh në qëndrimet e autorëve, se sa në qëndrimet e
redaksisë dhe kemi përdorim më të vogël të fakteve te qëndrimet e autorëve.
Qëndrimet e autorëve ngjasojnë me lloje të tjera si opinionet apo komentet.
Dalim në PËRFUNDIMIN se, nisur nga numri i qëndrimeve të autorëve në
raport me redaksinë dhe raportin e përdorimit të fakteve dhe opinioneve brenda
editorialeve rezulton senë periudhën e përmbysjeve politike, editoriali është
politik. Ka ngatërrim të fakteve me opinionin brenda tij. Editorialet janë më
shumë opinione dhe komente, se qëndrime bazuar mbi faktet.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 241 -
PERIUDHA E RIKTHIMIT TË SË DJATHTËS NË PUSHTET
Në periudhën e tretë evidentohen disa elementë:
Te “Shekulli’’ dhe ‘’Panorama’’ nga të dhënat e monitorimit njëvjeçar vihet re
përdorimi i strategjisë së njëjtë: kryesisht mungesa e qëndrimit të drejtëpërdrejtë
të redaksisë dhe botuesit nëpërmjet editorialit dhe kontraktimi i autorëve,
opinionistëve dhe analistëve për të mbajtur gjallë linjat përkatëse editoriale.
‘’Panorama’’ ka përdorur më shumë editorialë të mirëfilltë, 8, kurse ‘’Shekulli’’
më pak, 2. Megjithatë raporti me opinionet, komentet dhe analizat ruan të njëjtën
prirje: editoriali është i pandjeshëm.
Opinionet, komentet dhe analizat janë të shpeshta, 525 ‘’Shekulli’’ dhe 778
‘’Panorama’’ në një vit.
Opinionet, komentet dhe analizat mbajnë emra autorësh, të cilët janë kontraktuar
nga redaksitë.
Rubrika e Opinion-Komenteve ka shënimin: ‘’Nuk përfaqësojnë
domosdoshmërisht politikën redaksionale të gazetës’’, duke e bërë të qartë se
opinioni apo komenti nuk njëjtësohet me editorialin;
Dalim në përfundimin se: Editoriali zhduket si gjini dhe kemi një zhvillim të
qëndrimeve në opinione dhe komente. Redaksitë s’mbajnë rregullisht qëndrimet
e tyre, por pajtojnë opinionistë, të cilët materializojnë linjat editoriale të
gazetave. Opinionet bëjnë një lloj përcaktimi axhende, ku përcaktojnë çështjet
që duhen marrë në konsideratë, duke u intensifikuar qëndrimet politike ‘’pro’’
apo ‘’kundër’’ gjatë zgjedhjeve dhe më gjerë.
PERIUDHA E RIKTHIMIT TË SË MAJTËS NË PUSHTET
Me zhvillimin e teknologjisë, lexuesit njihen me kanalin e ri të shpërndarjes së
editorialit: versionin online të gazetës:
“Tema’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Mapo’’ zhvillojnë versionet e tyre online.
“Tema’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Mapo’’ vazhdojnë të jenë gazeta qëndrimi me editorial të
fortë.
Komentuesit reagojnë në linket e editorialeve duke komentuar ‘’Pro’’, ‘’Kundër’’,
duke gjykuar, duke sharë, duke stimatizuar, duke vlerësuar duke dhënë ide etj etj
Numri i komenteve është i lartë për çdo editorial. ‘’Tema’’ kryeson me 34066
komente, më pas renditet ‘’Dita’’ me 5061 komente dhe ‘’Mapo’’ me 1403
komente për gjithë vitin 2013.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 242 -
Si përfundim nxjerrim se lexuesit ndërveprojnë duke shkruar çfarë mendojnë
për editorialin që lexojnë. Me zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe
daljes aktive online të gazetave, fuqizohet roli i lexuesit. Lexuesi jep feedback,
komenton editorialin, e hedh poshtë atë ose e aprovon dhe jep ide te editorialisti.
Editoriali është qëndrim, i anshëm në shtypin shqiptar, përpjekje për të ndikuar siç
thotë Robert Rakipllari. Por duhet të jetë qëndrim i redaksive ama, orientuar prej
botuesit. Gjatë punës për këtë studim, gazetarët nuk ishin edhe aq të qartë për
konstatimin e editorialeve në gazetat e tyre, gjë që tregon se vërtet ka një miksim të tij
kryesisht me lloje të tjera si opinioni, komenti apo analiza në shtypin shqiptar. Ky fakt
u mbështet edhe nga pjesa e madhe e kryeredaktorëve, drejtueve të gazetave apo
pronarët.
Janë një pjesë të dhënash, që këtij studimi ia ofruan drejtuesit me intervistat e
tyre, çështjet e padukshme në objektin e monitorimit, se si përplaseshin me botuesit e
tyre, për të ndjekur ‘’X’’ linjë editoriale, apo për të punuar më fort për shtimin e
lexuesit.
Fatos Lubonja analizoi fenomenin e lidhjes së politikave redaksionale me
qëllimet e botuesve për interesa politike, Afrim Krasniqi e pa në këndvështrimin
politik duke nxjerrë dukuritë me anomali në këtë shtyp, Alfred Lela dhe Mero Baze i
bënë analizën profesionale duke treguar me sinqeritet pozicionet e tyre, Robert
Rakipllari, Adrian Thano, Roland Qafoku, Anila Basha, Arben Rrozhani dhanë
qëndrimet e tyre si drejtues e menaxherë të lajmeve, ndërsa Aleksandër Çipa solli
mendime rreth raporteve me drejtuesit në distancë duke treguar ndryshimin e linjave
të tyre editoriale por njëkohësisht Çipa solli një kontribut të çmuar edhe sa i përket
analizës së përmbajtjes e stilistikës së editorialit shqiptar.
Pse nuk ka një qëndrim redaksional të qëndrueshëm në redaksitë shqiptare dhe
pse disa redaksi nuk janë të interesuar për ta patur editorialin? Fare e thjeshtë: për
shkak të tulatjes dhe dëshirës për të mos dalë në një ‘’luftë frontale’’, e cila ka
gjithfarë shkaqesh: ekonomike, nevojë për reklama, ndikimi i pronarit, pozicionim
politik drejtuesish, preferenca drejtuesish, ndikim të politikës etj. Dhe siç do thoshte
Alfred Lela ‘’E kërkon njëfarë guximi intelektual dhe politik të mbash një qëndrim të
qartë editorial, apo jo?!’’.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 243 -
8.4.MENDIME PËRMBYLLËSE
Editoriali është pika më e nxehtë e gazetave në Shqipëri. Paralel me politikat
redaksionale, i vështirë për t’u zhbiruar, kuptohet duke veçuar të zezën mbi të bardhë:
editorialet e botuar. Megjithatë duke lënë pas dore vështirësitë mbetet një fushë
shumë interesante e shtypit shqiptar. Një lloj artikulli që konkretizon politikat
editorialiste të medies, interesat e botuesve, çështjet që i serviren publikut, lidhjet me
politikën dhe biznesin dhe penat e mendimtarëve e opinionbërësve në shtypin
shqiptar.
Një lloj artikulli gazetaresk i thellë, me mendim, me grint e me nerv, që godet
apo përkrah një politikë të caktuar dhe që padyshim i jep identitetin gazetës: agresive,
apo neutrale dhe e balancuar. Shtypi botëror ka përparuar dukshëm në strategjinë
dhe teknikat e përdorimit të editorialit dhe në këtë ‘’garë’’ shtypi shqiptar ka mbetur
pas. Me qëllim apo jo, kjo mbetet ndoshta temë e studimeve të mëtejshme.
Një fokus interesant për studime të ardhshme do të qe ndryshimi i
herpashershëm i linjave editoriale të gazetave. Pikërisht studimi i frekuencës së
ndryshimit të këtyre linjave do të sillte gjetje interesante në fushë. Hulumtimi më tej i
spirales së funksionimit media-pushtet politik-pushtet ekonomik dhe forcat që
‘’detyrojnë’’ ose ‘’përkëdhelin’’ interesat e botuesve, drejtuesve të redaksive dhe më
tej opinionistëve të kontraktuar për të vazhduar ‘’projektin’’ e ngritur nga politika
dhe biznesi ose në bashkëpunim me të.
Efikase për t’u thelluar në këtë fushë me një ide tjetër për studim është
padyshim të kuptuarit e nivelit të ndikimit të editorialistëve në fushatat zgjedhore.
Konkretisht, sa ndikojnë te lexuesi, që është edhe votues, për të votuar në alternativën
që parashtrojnë ose që editorialshkruesit stimulojnë.
Dhe së fundi, përpos thellimit në analizën e stilit edhe të editorialistëve të
portaleve, një zhvillim i ri me bazën te gazetat print, mbetet gjetja e strategjive që
redaksitë do përdorin në të ardhmen në lidhje me editorialin: do ta zhvillojnë më tej
cilësisht, apo do ta mbajnë si gur rezervë në situata të volitshme për to.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 244 -
IX.ANEKSE
IX.1. Lista e grafikëve e tabelave
-Figura 1.Skema që tregon lidhjen pushtet politik-ekonomik-mediatik
-Figura 2. Skema e modelit të komunikimit sipas Shannon&Weaver546,
përshtatur për studimin
-Figura 3. Metodologjia e mbledhjes së të dhënave empirike
-Figura 4. Numri i gazetave dhe artikujt e monitoruar OP/ED
(Editoriale, opinione, analiza, komente)
-Figura 5. Majtas karikatura e datës 8 qershor 2017, djathtas e datës 6
qershor 2017, gazeta ‘’Mapo’’
-Figura 6. Foto nga ''Google Analytics''. Burimi:
http://mastersofmedia.hum.uva.nl/ëp-
content/uploads/2008/09/dashboard1.jpg
-Figura 7.Karikatura të gazetës ‘’Mapo’’
-Figura 8.Foto-imazh i Google Analytics
-Figura 9. Skema e strukturës organizative të redaksive të gazetave në
Shqipëri
-Figura 10. Editorialshkruesit në mediat e shkruara
-Figura 11. Skema se si komunikon botuesi me drejtuesit e gazetës për
shkrimin e editorialit
-Figura 12. Tematika e editorialit në gazetat shqiptare
-Figura nr.11 Kopertina e ‘’Charlie Hebdo’’ 14 shtator 2015. Trajton
çështjen e emigrantëve
-Figura 13. Artikujt e ‘’Le Monde’’ 2005-2015 dhe temat. Nga 523
vetëm 38 kanë të bëjnë me besimin
-Figura 14. Faqja e parë e gazetës ''Zëri i Popullit'', 1 janar 1990
-Figura 15.Shkrimi promocional për Shqipërinë nën seksionin
‘’Advertisment Feature’’
-Figura Nr.16. Faqja e gazetës, 3 mars 1991
-Figura 17. Gazetat e datës 17 janar 1990, 2 tetor 1990
-Figura 18. Numri i parë, 5 janar 1991
-Figura 19. Kategorizimi i editorialeve dhe kryeartikujve, ‘’ZP’’ janar
1990- mars 1991
-Figura 20. Faqja e parë e gazetës, 30 mars 1991
-Figura 21. ''RD'', 13 mars 1991
546 Shannon E.Claude,/Waver. Warren, The Mathematical Theory of Communication, University of
Illinois Press, Urbana and Chicago, f.34.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 245 -
-Figura 22. ''Koha Jonë'', 4 prill 1991
-Figura 23. ''Koha Jonë'', 18 prill 1991
-Figura 24. Kategorizimi i editorialeve ‘’KJ’’ 1991
-Figura 25. ''Koha Jonë'', 7 qershor 1991 dhe 11 maj 1991
-Figura 26. Kategorizimi i editorialeve ‘’ZP’’, ‘’RD’’ dhe ‘’KJ’’
1990-1991
-Figura 27. Faqet e para të gazetës 1997, editoriali i pozicionuar
majtas: ''Piramidat e Harruara'' dhe ''Të gjithë kundër PD''
-Figura 28. Kategorizimi i editorialeve. ‘’KJ’’ Shkurt-Mars 1997
-Figura 29. Kategorizimi i editorialeve. ‘’Koha Jonë’’ Janar-Dhjetor
1997
-Figura 30. Faqja e parë e gazetës 4 shkurt 1997, Editoriali ‘’Koha
Jonë’’ në burg’’
-Figura 31. Faqja e parë e gazetës 7 shkurt 1997, opinioni ''Tani koha
për politikë''
-Figura 32. Faqja e parë e gazetës 2 shtator 2005
-Figura 33. Kategorizimi editoriale, opinione, komente, analiza në
gazetën ‘’Shekulli’’ janar-dhjetor 2005
-Figura 34. Grafiku i raportit editoriale me opinione, komente, analiza
në gazetën ‘’Shekulli’’ janar-dhjetor 2005
-Figura 35. Shekulli: “Beu, Bolino dhe Babë Myslymi’’, dhe
‘’Tranzicioni i vështirë i pushtetit’’
-Figura 36. Faqja e parë e gazetës, djathtas opinion-komentet
-Figura 37. Kategorizimi editoriale, opinione, komente, analiza në
gazetën ‘’Panorama’’ janar-dhjetor 2005
-Figura 38. Grafiku i raportit editoriale me opinione, komente, analiza
në gazetën ‘’Panorama’’ janar-dhjetor 2005
-Figura 39. Kategorizimi editoriale, opinione, komente, analiza në
gazetën ‘’Shekulli’’ dhe ‘’Panorama’’ janar-dhjetor 2005
-Figura 40. Raporti i shkrimeve për Ramën dhe Bashën në gazetën
‘’Panorama’’ 2011
-Figura 41. Raporti i shkrimeve për Ramën dhe Bashën në gazetën
‘’Shekulli’’ 2011
-Figura 42. Tipologjia e shkrimeve në gazetën ‘’Panorama’’ dhe
‘’Shekulli’’ për fushatën e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës 2011
-Figura 43. Editoriali i Henri Çilit ‘’Tri defekte paraprake të fushatës
së Edi Ramës’’
-Figura 44. Tri karikatura të gazetës ‘’Mapo’’: 8 shtator 2016, 25
janar 2012 dhe 4 shkurt 2012. Autor Bujar Kapexhiu
-Figura 45. Editoriali i gazetës ''Dita'', 23 qershor 2013-zgjedhjet e
përgjithshme
-Figura 46. Kopertinat e gazetës ‘’Dita’’ nga e majta në të djathtë:
Erdhi Dita’’-16 qershor, 25 mars 2013, 29 janar 2013, 2 tetor 2013,
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 246 -
30 qershor 2013, 4 prill 2013, 10 qershor 2013, Divorci-19 janar
2013
-Figura 47. Editoriali i Mero Bazes ’Standardet e kryeministrit për
Familjen dhe opozitën’’
-Figura 48. Grafiku që tregon numrin e lartë të komenteve online të
lexuesve në raport me artikujt OP/ED.‘’Mapo’’, ‘’Tema’’ dhe ‘’Dita’’
2013
-Figura 49. Raportet e komenteve online me stigmatet ‘’Verior’’,
‘’Jugor’’, Gazetat: ‘’Dita’’, ‘’Tema’’, ‘’Mapo’’, ‘’Panorama’’ 1-31
Tetor 2014547
-Figura 50. Numri i komenteve online me stigmatet ‘’Verior’’,
‘’Jugor’’ në gazetat: ‘’Dita’’, ‘’Tema’’, ‘’Mapo’’, ‘’Panorama’’ 1-31
Tetor 2014
-Figura 51. Grafiku që tregon raportin mes numrit të kryeredaktorëve
që shkruajnë editoriale dhe atyre që nuk shkruajnë në gazetat
shqiptare gjatë vitit 2009
-Figura 52. Tabela që tregon emrat dhe numrin e editorialistëve në
tranzicion dhe anësinë e tyre gjatë monitorimit në gazetat ‘’Zëri i
Popullit’’, ‘’Rilindja Demokratike’’, ‘’Koha Jonë’’, ‘’Shekulli’’,
‘’Panorama’’, ‘’Tema’’, ‘’Dita’’ dhe ‘’Mapo’’
-Figura 53. Tabela që tregon raportin tematik në gazetën ‘’Koha
Jonë’’ 1997
-Figura 54. Faqet e para të gazetave ‘’Koha Jonë’’, ‘’Shekulli’’,
‘’Panorama’’, ‘’Zëri i Popullit’’, ‘’Rilindja Demokratike’’ dhe ‘’Dita’’
547Në 3811 komente online në total: 51 janë me stigmate ‘’Verior’’, 32 me stigmate ‘’Jugor’’.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 247 -
INTERVISTAT ME EDITORIALSHKRUESIT
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 248 -
IX.3.Intervistat Cilësore
FATOS LUBONJA- 20 Shtator 2016
Çfarë mendoni për editorialin si gjini në shtypin shqiptar?
Po..s’është ndonjë gjini më vete editoriali në shtypin shqiptar. Editoriali është
normalisht qëndrim që mban një gazetë, ose që duhet të mbajë një gazetë, e cila e
mban atë me editorial pa autorose me autor. Përgjithësisht duke theksuar çështjen më
të rëndësishme te ditës po themi dhe që lidhet me një koherencë që ka të bëjë me
qëndrimin e gazetës në tërësinë e vetë që përcaktohet, duhet të përcaktohet nga një
bord gazetarësh për shembull. Ky është editoriali që duhet të jetë të paktën.
Si është në të vërtetë në Shqipëri?
Në Shqipëri ka disa lloj gazetash. Ka gazeta partiake, ku editorialet janë qëndrimi
politik i partisë, ka edhe gazeta të pavarura, të cilat kanë specifikën e tyre. D.m.th
gazeta të pavarura, quhen të pavarura nga partitë por në tërësinë e vetë janë gazeta
pronarësh që shpesh unë i kam quajtur oligarkë. Dhe këta oligarkë filluan të shfaqen
veçanërisht mbas vitit ’97. Janë ata që përcaktojnë qëndrimin e gazetës, pozicionin e
gazetës në raport me politikën, maxhorancën apo opozitën. Një nga anomalitë
kryesore që ka patur shtypi ynë, që duhet thënë, është fakti se nuk ka patur dot atë që
mund të quhet pavarësi si pushtet i katërt, jashtë pushteteve politike. Gazetat partiake
në këtë aspekt janë më të kufizuara, se varen nga një parti, sponsorizohen nga një
parti ndërsa kur flasim pikërisht për këtë shtypin e ashtuquajtur të pavarur nuk ka
pasur politika që të krijojnë pavarësinë, përkundrazi, gazetat ose janë përdorur si mjet
shantazhi, ose si mjet propagande. Pra, për të krijuar atë që e kam quajtur prej kohësh,
një pushtet të lidhur me pushtetin politik dhe pushtetin ekonomik. Pra trekëndëshi
pushtet politik-ekonomik(financiar)-mediatik. Ndërkohë që këto pushtete duhet të
jenë të ndarë dhe veçanërisht shtypi duhet të jetë i ndarë nga pushteti politik se duhet
të jetë zëdhënësi i opinionit publik dhe jo zëdhënësi i interesave të politikës,
interesave pra të këtyre oligarkëve që pak nga pak kapën shtetin.
Tani, si manifestohet kjo te editorialet? Varet nga gazetat. Ka gazeta që janë më të
skajshme në qëndrimet e vet, ku ka më pak d.m.th tolerancë ndaj mendimit ndryshe
dhe opinionistëve ndryshe që bëjnë editoriale dhe që shpesh quhen opinionistë, ka
gazeta që janë më të lira, më të larmishme në opinione, siç përmendëm ‘’Panorama’’
p.sh apo ‘’Tema’’ e Mero Bazes në këtë kohë apo në atë kohë kur ka qenë me Sali
Berishën.
Ka gazeta që gjithmonë godasin një forcë politike, janë direkt në…shpeshherë kjo
përcaktohet nga interesat e pronarëve. Problem i madh që kanë gazetat tona është ajo
që duhet mbijetesa në treg, nuk sigurohet nëpërmjet garës së shitjes dhe audiencës,
lexuesit dhe reklamave njëkohësisht, por ka qenë përcaktuar gjithmonë nga interesat e
pronarëve, nga lidhjet direkte me politikën.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 249 -
Ka pronarë që pastaj kanë pasur lidhje me transversale me politikën, ka pronarë që
kanë lidhje më të njëanshme me politikën. Kjo përcakton edhe fizionominë e gazetës.
Por ajo që ti duhet të kesh parasysh është kjo: që në dallim nga gazetat ku editoriali si
të thuash është kryesor për të shprehur qëndrimin e gazetës, në shtypin tonë këto
politikat që janë në raport me pronarin, shpeshherë lidhen edhe me formën, me titujt e
mëdhenj, me vendosjen e lajmit, pra shpeshherë nuk është editoriali që përbën
qendrën e gazetës,sidomos në këto gazetat që janë më të lira si mund t’i quajmë, por
shpesh herë përcaktohen lajmet, lajmet goditëse, fizionomia e gazetës, faqja e parë,
çfarë vendoset, çfarë nuk vendoset, çfarë theksohet, çfarë nuk theksohet.
Ç’mendoni për pjesën e opinion-komenteve, përzgjedhjen që i bëjnë gazetat edhe
pse vendosin strishën ‘’Nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën
redaksionale të gazetës’’, ç’mendoni edhe për gazetën ‘’Panorama’’ ku
shkruani…
Unë përgjithësisht kam këtë përvojë, se është e gjatë historia ime, flas me gazetat.
Kam shkruar edhe te ‘’Koha Jonë’’ dikur, po nuk po i hyj asaj periudhës së parë të
‘’Koha Jonë’’. Periudha e parë e ‘’Koha Jonë’’ ishte një periudhë ku gazeta ishte në
një pozicion të qartë opozitar, ku gjetën strehë të gjithë zërat opozitarë në mungesë të
hapësirave të tjera. Pra një ndjenjë e madhe opozitarizmi prej atje dhe te gazeta
‘’Aleanca Demokratike’’ që ka qenë Partia Aleanca Demokratike në atë kohë, aty
kam shkruar unë dhe te ‘’Koha Jonë’’ kryesisht, duke qenë në opozitë me Berishën si
intelektual.
Kurse periudha tjetër që fillon më një shtyp ‘’më normal’’ nëse mund ta quajmë, kur
fillojnë të lindin edhe televizionet, është periudha e gazetës ‘’Shekulli’’, e gazetave të
pronarëve.
Përvoja me dy fjalë, kam shkruar edhe në mënyrë figurative, është kjo pak a shumë,
që ne në atë kohë, si gazetarë, si intelektualë, na dukej vetja më të rëndësishëm dhe
ishim mëtë rëndësishëm në opinionin publik se këta pronarët, në kuptimin se ne na
njihnin, ne e kishim shkruar shkrimin. Këta akoma s’i njihnin, si emër dhe si fytyra,
qoftë dhe Koço Kokëdhima që është bërë kaq i famshëm. Por këta kishin një armë
shumë të rëndësishme që ne në atë kohë e nënvlerësonim, që ishte paraja. Ishin këta
që kishin investuar, ishin këta që do të jepnin rrogën për artikullin që do të shkruaje.
Ndërkohë që në periudhën e parë të ‘’Koha Jonë’’, ka qenë pak më ndryshe se nuk
jetonin në sajë të ‘’KJ’’-së, jetonin…ishte më shumë një kontribut vullnetar apo…Ose
kishte të tjera burime si të thuash, në atë kohë ka pasur shumë më shumë investim te
shoqëria civile nga Perëndimi dhe njerëzit jetonin edhe me ato para.
Kështu që, ajo që ndodhi është se me kalimin e kohës këta pronarë fillimisht për të
fuqizuar gazetën kishin nevojë për emra të rëndësishëm, që botonin, që shkruanin,
ndokush tentoi të bënte edhe ndonjë bord, sa për sy e faqe. Edhe ‘’Koha Jonë’’ bëri
një bord, kam qenë edhe kryetar i bordit të ‘’Koha Jonë’’, pas ’97. D.m.th kanë qenë
ndër figurat Dritëro Agolli, Kiço Blushi, Spartak Ngjela, një bord të madh që bëri
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 250 -
Nikolla, që atje fillon historia. Ndërkohë që Nikolla filloi të bëjë pazaret e veta,
interesat e veta si pronar, por ky ishte një pronar gazete, gazetën kishte, s’kishte
biznese, akoma, tentoi të ndërtonte edhe një televizion. Gjithnjë e më shumë humbi
kredibilitetin, sepse politikat nuk i bënte as bordi, nuk bënte politika, ishte më shumë
si përfaqësues, kontrolli bëhej lidhja direkte, midis pronarit dhe kryeredaktorit, kështu
ka funksionuar gjithmonë.
Dhe kryeredaktori sigurisht botonte por ishin këto politikat e tjera të gazetës, më së
shumti, fotografia e madhe e vogël, lajmi, lajmi që denonconte, ai që godiste dhe ai që
s’godiste, të gjitha këto përcaktonin interesat e pronarit, aq sa unë u detyrova të jap
dorëheqjen si kryetar i bordit, sepse nuk mund të mbaja përgjegjësi, të vihej emri im
atje, kryetar bordi ndërkohë që gjërat që bënte gazeta ishin… Dhe kështu kam një
histori të gjatë..
Kalova te ‘’Gazeta Shqiptare’’ më kujtohet. ‘’GSH’’ kishte pronar atëherë Carlo
Bollinon. Carlo Bollino, po kishte dhe një grup shqiptarët aty që bënin lojën e tyre
dhe më kujtohet se aty bëja unë gjithmonë këto editoriale, komente, quaje si të duash,
kishte disa interesa pronarësh, që nuk e di sa ishte i përfshirë Carlo Bollino po gazeta
bëri një sulm atëherë ndaj Ardian Klosit që ishte atëherë drejtori i RTSH-së. Po ishte
një sulm shumë i ulët, në kuptimin e akuzonin se ishte homoseksual dhe ia kishte
kërkuar një punonjësi në Radio-Televizion dhe ia vunë në faqe të parë. Ishte skandal.
E bëri Arian Çani në fakt. Ishte zëvendëskryeredaktor, me sa duket ai ishte
kryesori.Interesat në atë kohë ishin se donin ta sulmonin donin ta hiqnin atëherë, do
ndërtoheshin televizionet private nga këta pronarët, kishte shumë arsye që plekseshin.
Edhe unë…e kisha dhe mik në atë kohë. Dhe mora Carlo Bollinon në atë kohë dhe i
thashë që nëse ju nuk i kërkoni ndjesë për këtë që keni bërë, unë nuk shkruaj më në
gazetën tuaj.
Jo vetëm që s’kërkuan ndjesë, por bënë edhe një shënim atje, që ky ka qenë edhe në
burg dhe kërkon të censurojë gazetarët. Pra e kthyen në sulm, kështu që kjo u bë
sebep që unë të ikja që atje. Edhe shkova në gazetën ‘’Shekulli’’, fillova kontributin te
‘’Shekulli’’. Aty siç thashë, përsëri ishim të rëndësishëm neve dhe pronari kishte
interes dhe unë botoja dhe shkruaja çfarë të doja. Ajo që ndodhi, thjesht për të
kuptuar, është që ndërkohë që ne ishim dhe merrnim 5 lekë atje, këta kishin interesa.
Këta gazetën e përdornin për të bërë lidhjet dhe filloi Koço lidhjet me Edi Ramën në
atë kohë, i cili ishte ministër i Kulturës. Mori edhe gazetën ‘”Sporti’’, ia dha Ministria
e Kulturës në një mënyrë shumë të çuditshme, siç i bën Koço punët.
Pra ju ishit idealistë, ata pragmatikë?
Idealist është fjalë e madhe…Unë mendoja që i shërbeja të vërtetës dhe opinionit
publik, sepse atë mision kisha, s’kisha ndërmend të pasurohesha në kurriz të njerëzve,
duke marrë tendera edhe duke bërë ndërtime nga ato që bënte Koço. Nejse që t’i bie
shkurt, pra ajo që, se këtu nuk është halli i historisë sime, është halli që të kuptosh
pozicionet, lojrat…Shkurt hesapi, unë u bëra gjithnjë e më shumë i bezdisshëm për
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 251 -
gazetën, me ato që shkruaja sepse ato godisnin gjithnjë e më shumë politikat ku Edi
Rama kishte në krye të bashkisë, unë isha kundër ndërtimeve, kundër prishjes së
ndërtesave të vjetra historike, të gjitha këto dhe ajo që megjithatë bënte pronari duke
patur edhe një emër, botimi i artikujve kundër, në kuptimin, po botonte artikuj kundër
dhe e mbyste zërin tim, duke botuar 5 njerëz meqënëse ishte i lidhur, pra gazeta nuk
është se më hiqte mua, por, deri sa erdhi një moment që u shfrytëzua një rast me një
shkrim që bëra kundër Luftës në Irak në atë kohë. Edhe ma censuruan, ishte artikulli i
parë që ma censuruan, nuk ma botuan. Mbasi bisedova me kryeredaktorin, Rakipllari
ishte se unë s’kam mbajt shumë lidhje me pronarët, kam mbajt gjithmonë lidhje me
kryeredaktorët, më tha që ‘’kështu kështu e pezulluan’’ dhe i thashë ‘’nëse s’e botoni
deri nesër unë do të veproj’.
Dhe që t’i bie shkurt, unë bëra një denoncim për këtë censurim, edhe sigurisht edhe
për lidhjet me politikën dhe u hap një gjyq që zgjati dy vjet. U bë një gjyq për shpifje,
sikur kisha shpifur unë. U vu edhe politika kundër, edhe Edi Rama tha do ta kisha
hedhur edhe unë në gjyq, edhe ndërkaq gjyqtarja kishte burrin ndërtues, kishte frikë se
burri s’merrte leje ndërtimi, kupton ti…
Tani që keni krijuar distancë nga ngjarja…çfarë mendoni?
Atë që po them, që historia është historia e fillimit të trekëndëshit pushtet financiar-
ekonomik, pushtet mediatik, pushtet politik që i bën gjithnjë e më të pafuqishëm
gazetarët. Unë kisha një emër, unë kisha, më shkruanin edhe parlamentarë italianë,
bënë edhe peticione, vinte OSBE-ja më ndiqte gjyqin për të parë se sa po respektohen,
si shkelen të drejtat e njeriut, kupton dhe mbas 2 vjetësh unë, mbasi u ndërrua edhe
gjyqtarja, e cila nuk donte fare të flitej për politikë në gjyq, ndërkohë që unë kisha
bërë akuzën që ky ka lidhje me politikën dhe u ndërrua gjyqtarja, mbas dy vjetësh u
bë një gjyg. Gjithsesi nuk është se më jepte mua të drejtë po thoshte që s’ka prova ose
s’ka apo jo, a e kupton? Një zgjidhje kompromisi, që Koço duhet të paguante me sa
di unë ato shpenzimet e gjyqit, por jo ndonjë dëm që më kishte bërë mua gjatë 2
vjetëve, duhet të hapja unë një gjyq tjetër për dëmet që më kishte bërë Koçoja, kështu
është gjykata jonë. Kupton? S’ia vlente ajo histori! Dhe kjo është historia e tulatjes,
sepse mua më dolën edhe kundër gazetarë, kolegë. Mustafa Nano për shembull, në
vend që të më dilte mbështetje më doli kundër. Të shkoj në gjyq tha, nuk u
solidarizua, sepse duhet të jetonte atje. Dhe kjo është historia, në përgjithësi e
taktikave që përdor pushteti që në vend që të lejojë lirinë. U fol shumë atëherë për
konfliktin e interesave që kanë pronarët e mediave, pra duhet ndarë pushteti politik,
mediat si pronarë mediash, sepse media duhet ndarë me tregun dhe jo të jetojë si
instrument për të marrë leje ndërtimi se ky ishte…e dini ju parullën ‘’një pallat, një
votë’’, se në atë kohë dolën edhe televizionet që u bënë më të rëndësishme se gazetat,
që filluan të bëhen më determinantë, si të thuash, në atë kapjen e gazetarisë.
Pronarët e medias janë njerëzit më të fuqishëm sot, të lidhur me politikën dhe i
përdorin mediat për qëllimet e tyre dhe kjo histori vazhdon.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 252 -
Pas ‘’Shekulli’’-t me sa kujtoj kam shkuar te ‘’Korrieri’’, që kishte disa pronarë, duke
bërë këtë marrëveshje ‘’Do shpreh atë që mendoj. Nuk kam për të bërë politika
editoriale të gazetës. Kaq ka qenë liria ime. ‘’Unë do shkruaj atë që mendoj’’. Dhe
kam shkruar edhe kundër interesave të pronarëve, sidomos te ‘’Korrieri’’ në atë kohë,
shumë ndoshta se ishin ndërtues edhe ata vetë. Dulakët kanë qenë, ka qenë edhe
Marsel Skëndo pronar, pastaj dhe këta pronarët u ndanë derisa u mbyll ‘’Korrieri’’ aty
kam qenë, pastaj kam shkuar te ‘’Panorama’’. Se u mbyll ‘’Korrieri’’.
Ka pasur gjithmonë pronarë që gazetën e kanë parë gjithmonë me këtë sy, s’ka pasur
gazeta ku si të thuash politikat e gazetave t’i bëjnë gazetarët, një bord gazetarësh dhe
që gazeta të mbijetojë në sajë të tregut. Ka pasur vetëm gazeta që janë përdorur nga
pronarët, varësisht nga pronarët ka pasur më shumë liri, më shumë hapësirë dhe më
pak hapësirë për zërat e pavarur. Zëri i pavarur ka një gjë, që i jep kredibilitet më
shumë. Nganjëherë përdoret dhe më mirë sepse jep më shumë kredibilitet dhe gazetës
i jep më shumë emër dhe kjo ka qenë dhe një nga taktikat e përdorura dhe pastaj
gjithsesi politikën gazeta, duke patur një emër edhe më të rëndësishëm e bën atje ku
do, atje si do, në mënyrën e vet. Kjo është historia.
Nëse do të bëjmë një lloj kategorizimi të gazetave dhe editorialistëve, kë do
veçoni?Po te gazetat?
Nuk merrem me emra, s’ia vlen…Merrem me fenomenin. Natyrisht ka disa që e kanë
ruajtur më shumë një lloj kredibiliteti, ka disa që e kanë ruajtur më pak besueshmëri.
Ka që janë gjithmonë besnikë të një partie dhe janë më afër të vërtetës. Përgjithësisht
është gazetaria e gjysmë të vërtetave kam thënë unë, përgjithësisht gazetaria jonë.
Sepse njerëzit, gazetarët mbështesin o njërën palë o palën tjetër po siç thotë Marco
Travaglio, e kam cituar dikur: Dy gjysmë të vërteta nuk bëjnë të vërtetën e plotë po
bëjnë një dopio gënjeshtër sepse ti duke thënë një gjysmë të vërtetë nuk besohesh,
është gënjeshtër. Dhe ti duke thënë një gjysmë të vërtetë, pikërisht është e njëjta gjë,
prandaj kemi dy gënjeshtra. Nuk bëjnë të vërtetën, nuk bashkohen dot, si të thuash.
Të hyjmë pak te problematikat që ka trajtuar editoriali. Duket sikur editoriali
është thjesht politik në Shqipëri. Sigurisht edhe kur flasim për një fenomen në
kulturë ka lidhje me politikën, se mund të bëhet fjalë për një vendim qeverie që
ka lidhje me një institucion kulturor. Po duket sikur gjithçka rrotullohet rreth
politikës. Kemi pak arsim të trajtuar, pak shëndetësi, flas në editoriale dhe
qëndrime të mirëfillta të gazetave…Ç’mendoni për këtë ?
Po kjo është e vërtetë, përgjithësisht edhe në botë mund të jetë kështu, po tek ne është
edhe më e theksuar për arsye se siç thashë qëllimi i pronarëve ka qenë pushteti politik.
Pushteti. Pushteti, lidhja me politikën. Dhe kështu që të bësh pjesë në lojën politike,
në fatet e vendit është gjëja më me adrenalinë, është gjëja që ka më shumë rëndësi dhe
ka rëndësi ç’është e vërteta, sepse tek e fundit vendimarrja e fateve tona është politike
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 253 -
dhe vetë politika do zërë vend qëndror dhe në botë kështu është. Por te ne theksohet
edhe më shumë sepse gazetat kanë qenë veçanërisht të orientuara përkah shantazhimit
ose shërbimit ndaj politikës, ndaj pushtetit politik.
Po në raport me shtypin botëror, sigurisht që s’kanë të krahasuar sepse…
Jo ka. Ka krahasim, sepse edhe në shtypin botëror ky fenomen ekziston. Domethënë
përdorimi i gazetave apo edhe televizioneve, flas për gazetat nga pronarët për qëllimet
e tyre, ekziston edhe atje, qoftë edhe në Amerikë.
Në Shqipëri modeli që ka dominuar ka qenë modeli Berlusconi, i cili ka pasur edhe
gazeta edhe televizione, ka pasur fillimisht pushtetin ekonomik pastaj hapi gazetat,
me gazetat kapi politikën dhe krijoi konflikt interesi që ai i bashkoi të gjitha në një, u
bë edhe politikan dhe kryeministër. Kjo ka qenë aspirata e shumë pronarëve tanë,
edhe presidentë futbolli, kanë qenë këta. Ky është modeli.
Por te ne është një model karikaturesk sepse shoqëria jonë ka shumë më pak
instrumenta, ka shumë më pak profesionalizëm, kështu që kanë qenë në ekstrem në
këto aspekte. Por ky i pavarësisë së mediave nga pushteti i pronarëve, i atyre që e
mbajnë, është një çështje që sot e kësaj dite debatohet shumë edhe në botë. Ka nga ata
që pikërisht për këtë arsye i mëshojnë edhe pse mediat duhet të jenë publike ose
argumenti i dytë i rëndësishëm dhe në botë besoj se në botë ka më shumë peshë, te ne
ka më pak peshë është ky: që gazetat duhet të mbijetojnë në sajë të tregut. Pra nëse ti
thua në mënyrë tërheqëse të vërtetat, ti tërheq më shumë publik dhe ky duhet të jetë
treguesi dhe reklamat i merr sipas kësaj. Idealisht është kështu, po gjithsesi edhe atje
nuk është se është 100% kështu, edhe atje ka influenca, interesa, qoftë në Itali qoftë në
SHBA, ‘’La Repubblica’’ në Itali akuzohet se si De Benedetti ështënjë nga pronarët e
mëdhenj që ndikon, ashtu si dhe gazetat e Berlusconit në krahun tjetër bëjnë politika
të caktuara dhe e ke të vështirë të ndash se sa është i pavarur gazetari dhe sa është në
shërbim të padronit të themi.
Por siç e thashë, atje ka shumë më tepër pavarësi, është shumë më shumë e lidhur me
tregun gazeta. Për shembull një rast i freskët është kur lindi në Itali një nga gazetat e
fundit që është goxha e suksesshme sot ‘’Il Fatto Quotidiano’’. Lindi pikërisht edhe si
reaksion ndaj atij lloj shtypi që ishte i kapur nga pushtetet, që shpesh herë ishte
pushtet ekonomik, por edhe politik pastajai trekëndëshi që të thashë. Edhe atje
ekziston. Shqipëria është karikaturë e atij modeli Italian si me thënë, kryesisht.
Pra, politika e ka pasur shumë të lehtë ta përdorë shtypin shqiptar?
Padyshim që e ka pasur shumë të lehtë, sepse vimë edhe nga regjimi komunist, se ti
nuk duhet të harrosh në dizertacionin tënd se ka dhe background kjo, d.m.th partia-
shtet është akoma sot, si mendësi qeverisje. Këtu ka parti-shtet, nuk ka shtet. Kush
merr partinë, cila parti merr shtetin, e përshtat të gjithë shtetin, gjithë institucionet për
interesin e vet, ndërron gjithë…dhe mediat po kështu kanë për t’i përdorur,sepse edhe
në atë kohë mediat ishin instrument i partisë. Por në rastin e Shqipërisë tani, duhet të
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 254 -
shikosh edhe anën tjetër, edhe atë se si pronari vetë e kap, e përdor partinë. Futet tek
partia nëpërmjet shtypit dhe pastaj bëhet shkrirja pak nga pak. Nuk është vetëm partia
që e kap pronarin, por është edhe pronari që e kap partinë, ky është një rreth vicioz,
vështirë të thuash se kush e kapi njëri-tjetrin i pari, e kapi politikani se i duhej ky
pronari, apo e kapi pronari se i duhej ky politikani.
Ju thatë se më përpara ndjeheshit më të rëndësishëm, dëgjoheshit më shumë.
Nëse ju pyes në këndvështrim të publikut, çfarë mendoni se ka ndryshuar. Si
është transformuar ky publik i editorialit? Ky lexues…Nëse marrim parasysh
besueshmërinë në periudhën e ‘’Koha Jonë’’ me tani, a mund të na bëni një
profilizim të lexuesit?
Unë mendoj kështu: që shtypi për fat të keq, pikërisht sepse ka qenë gazetari e gjysmë
të vërtetave ka ndikuar shumë për të formuar një publik të gjysmë të vërtetave, të
polarizuar. D.m.th unë që pretendoj që bëj pjesë ndër ata që tentoj të them të vërtetën
e plotë, kur flas për partitë them që janë banda, dy banda për shembull, ose tre banda
s’janë parti, shpesh herë vë re që komentet që bëjnë sipas rastit ku unë godas njërën
palë ose palën tjetër, gjithmonë të bëjnë akuzën ‘’Ti i shërben këtij, ose ti i shërben
atij’’. Pra është një publik i manipuluar nga shtypi. Në një pjesë të mirë. Sigurisht
mendoj që ka dhe një publik më racional, i cili tashmë është i vetëdijshëm që ky është
një shtyp i pabesueshëm, është në shërbim, besoj se është rritur ky numër në njëfarë
kuptimi sepse ka ardhur bashkë me humbjen e besimit te partitë dhe me humbjen e
besimit tek shtypi që mbështet partitë. Por është më pa zë ky lloj publiku, pjesa më
agresive nëpër komente, nëpër online, është më shumë pjesa që është partiake.
Ju i shihni seriozisht komentet online, pra i merrni në konsideratë?
I shikoj ndonjëherë për të krijuar një përshtypje që ekziston. Sigurisht nuk janë ata
treguesit. Sepse siç thashë ata janë pjesa, nganjëherë janë edhe të paguar, të vendosur
nën anonimat por megjithatë vlen të konsultohesh ngandonjëherë për të shikuar se
çfarë mendojnë njerëzit me aq sa ç’ke. Sepse shumica e njerëzve nuk hyjnë në këto.
Janë pa zë dhe në përgjithësi janë të tërhequr.
Nëse ju sot keni një ide për të shkruar një editorial, një analizë, një koment, e
keni hapësirën për ta publikuar? E keni median ku do e çoni, nuk do ju
censurojnë, apo do t’ju censurojnë?Çfarëdolloj ideje të keni ju, racionale…apo e
keni frikën?
Jo përgjithësisht unë kam shkruar ato që kam menduar dhe e kam gjetur hapësirën te
‘’Panorama’’. Kam një marrëveshje siç thashë. Pronari i ‘’Panorama’’-s ka dhe një
parim. Si me humor po e thotë. Që kur i ka shkuar njëri dhe i ka kërkuar një rrogë të
madhe, është gazetar i njohur, i tha ‘’Mirë mo dakord, por vetëm një gjë ama. Do
shkruash ato që dua unë’’ (Qesh). Domethënë unë të jap kaq, po unë do të diktojti do
shkruash, ndërsa në qoftë se do shkruash ato që do ti, do marrësh më pak (Qesh)
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 255 -
Por kjo është ajo që..pavarësia është luks. Pavarësia është luks. Domethënë që të jesh i
pavarur duhet të paguash për këtë luks, që të mos të thotë tjetri ‘’Unë ta heq këtë’’.
Ndërkohë që ai të jep luksin e parasë, të ka hequr luksin e pavarësisë. Nuk qëndrojnë
kollaj të dyja. Aq më tepër që jetojmë në një vend ku siç thotë një filozof kinez i
famshëm Konfuci: ‘’Në një vend të varfër, ose më mirë të them në një vend të pasur
është turp të jesh i varfër, në një vend të varfër është turp të jesh i pasur’’. D.m.th atje
ku vendi është i varfër s’mund të jesh ti i pasur dhe kur janë të gjithë të pasur punojnë,
pse unë s’jam i zoti. Si qenke pasuruar ti në një vend të varfër?
Deri tani folëm për thelbin, po diçka për formën, stilin e editorialeve.
Mundohemi ne t’i ‘’kopjojmë’’ modelet jashtë?
Jo, kopjimi nuk është i mirë.
Jo kopjim, por të marrim elemente…
Sepse humbet origjinalitetin…Ajo varet nga autorët që e shkruajnë. Ajo që
përgjithësisht dominon te ne është mungesa e distancës. Bërja palë, ka shumë
emocion dhe pak racionalitet në përgjithësi sepse i përgjigjet edhe një nevoje që ka
politika. E vërteta nuk është kurrë e pastër dhe asnjëherë e thjeshtë, shpesh herë ne e
thjeshtojmë, e bëjmë bardhë e zi. Editorialet tona s’është se mbajnë një
qëndrim..tentojnë të godasin më shumë emocionet e njerëzve se pjesën racionale të
njerëzve. Kërkojnë të delegjitimojnë dikë që e godet kur bëhet fjalë për politikat dhe
jo të informojë. Sigurisht që këto pastaj kanë stilet e tyre, shpesh herë banale, me
sharje, me fyerje. Pra gazetat tek e fundit janë një pasqyrë e gjithë kulturës së këtij
vendi: politike, shoqërore…
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 256 -
MERO BAZE-9 SHTATOR 2016
Çfarë linje editoriale keni ruajtur në gazetën ‘’Tema’’?
Linjën editoriale të gazetës e dikton kryesisht qëndrimi që unë kam si gazetar ndaj
asaj që ndodh. Nuk kam zgjedhur kurrë të jem i paanshëm. Kam zgjedhur të jem i
pavarur në atë që mendoj, por jo i paanshëm. Paanshmëria më duket si sterilitet që
nuk i hyn në punë askujt. Për më tepër në shoqëri të korruptuara si e jona, paanësia
formale është pjesë e sistemit korrupsionit.
Kur e keni shkruar editorialin e parë dhe a jeni frymëzuar ndonjëherë nga
lajmet e gazetarëve tuaj për të shkruar?
Editorialin e parë nuk e kam shkruar në gazetën ‘’Tema’’. E kam shkruar në gazetën
‘’Rilindja’’ të Kosovës në vitin 1992. Gazeta ‘’Tema’’ ka lindur në vitin 1999 nga
nevoja që kisha për të shkruar siç mendoja. Ishte koha kur qeveria kishte vënë nën
kontroll gazetën ku unë punoja, ‘’Albania’’ dhe më duhej një gazetë të isha i lirë. E
kam nisur vetëm me dy gazetarë si javore dhe pas një viti si ditore.
Gazeta juaj identifikohet nga editoriali. Pse keni zgjedhur këtë strategji?
E kam menduar si gazetë që shpjegon atë që ndodh dhe jo si gazetë që të shurdhon me
gjithfarë lajmesh pa kuptuar çfarë ndodh. Editoriali i përditshëm është një rezyme e
asaj që konsideroj si më të rëndësishme që ka ndodhur atë ditë. Kështu kemi fituar
identitetin si gazetë e qartë.
Çfarë mendoni për editorialin si gjini analitike dhe raportin me lexuesin
shqiptar? Duket se tema juaj e preferuar ka lidhje me politikën, pse?
Shoqëria shqiptare është një shoqëri që diktohet nga poltika. Politika sot e 25 vjet që
kur unë punoj si gazetar është diktuesja e tregut ekonomik, social, kulturor, e
gjithçkaje që ne bëjmë. Ne nuk jemi një shoqëri konkurente, por jemi një shoqëri
politike. Ne nuk konkurojmë, ne luftojmë në dy llogore. Dhe t’u shpjegosh njerëzve
politikën në këtë rast është një biznes i mirë.
Si ndahej opinioni nga fakti brenda editorialeve tuaj, konteksti është se kryesisht
në shtypin shqiptar nuk ka patur një ndarje të qartë. Çfarë raporti kishte mes
fakteve dhe opinioneve në editorialet tuaja?
Çdo editorial i imi bazohet mbi zhvillime me fakte të provuara. Ato nuk janë pjesë e
editorialit, por pjesë e një ngjarje të ditës, shumë e provuar ose së paku shumë
publike. Unë thjesht ndaj opinionin tim për atë që ka ndodhur. Siç e thashë është një
qëndrim më shumë se sa një studim.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 257 -
Çfarë raporti mendoni se ka patur në shtypin shqiptar, mes pronarëve dhe
drejtuesve, mendoni se pronarët ndikojnë fuqishëm te editoriali?
Ndikojnë 100 qind për qind, po nuk janë eficentë. Modeli më i mirë prapë ngelen
gazetarët që bëjnë gazeta, se sa biznesmenët që blejnë shtrenjtë opinione për llogari të
të tretëve. Kur unë hapa gazetën ‘’Tema’’ e hapa se nuk kisha më ku të shkruaja dhe
të gjithë më thoshin do dështosh. E kam hapur me 500 franga zviceriane, një honorar
që sapo e kisha marrë nga një gazetë e Kosovës. Më mjaftuan për shtypshkronjën e
numrit të parë dhe nuk ndala më. Tani nuk e shkruaj dot më historinë e saj se si ka
mbijetuar por një gjë është e njohur: Unë kam shkruar çdo ditë prej 20 vitesh më
shumë se sa një shkrim dhe së paku një editorial. Dhe kjo nuk e lehtë.
Çfarë raporti mendoni se kanë patur këta pronarë me kompanitë e bizneseve në
Shqipëri apo me politikanët? A kanë ndikuar ata në politikën editoriale të
gazetës?
Ky është një model që hyri në vitet 2000. Shenjën e parë e dha gazeta ‘’Shekulli’’, e
cila u financua nga një biznesmen pas vitit 1997, i cili u lidh shumë me politikën dhe
përmes një gazete luksoze me gazetarë të mirëpaguar arriti t’i trembë poltikanët dhe
t’i vërë në rresht. Falë saj Kokëdhima privatizoi dhjetra ish-ndërmarrje të falimentuara
me shumë pak para. Për shembull Frigoriferi i Durrësit në Plazh me rreth 22 mijë
metra katrorë është privatizuar për rreth 2700 dollarë. Kaq bën një frigorifer shtëpie
sot.
Pastaj ky model shpërtheu pas viteve 2000, kur u bë Meta kryeministër dhe vazhdoi
më pas nën Bashkinë e Ramës. Gati-gati u bë një pallat një gazetë. Çdokush që donte
leje hapte një gazetë me 500 kopje, bënte ca shkrime, merrte lejen dhe pastaj e
dërgonte në mëngjes tek emisioni i Bashkim Hoxhës të dukej që kishte gazetë.
Berisha e frenoi disi si feneomen se ju përkushtua koorporatave televizive. Ai fuqizoi
mbi baza tërësisht korruptive ‘’Klanin’’ dhe sulmoi ‘’Top Channel’’ e ‘’Vizon
Plusin’’, por në esencë bëri të njëjtën gjë.
Pas vititit 2013 mund të flasim për epokën e portaleve, ku shtypi po kalon një
periudhë cektësie dhe plagjiature, por që liria e tij mund të rikthehet nga lulzimi i
talenteve të reja që nuk i shtyp dot më sistemi i diktuar i shtypit të shtrenjtë. Shtypi
low cost është një lehtësi e madhe për lirinë dhe një rrezik i madh për kontrolluesit e
shtypit. ‘’Tema’’ sërish është pionere në këtë pikë. Ajo ia ka ridalë falë teknologjisë.
A fuqizohej editoriali për periudha të caktuara në shtypin shqiptar, si për
shembull gjatë zgjedhjeve? Mund të bëni një përcaktim të karakteristikave të
zhvillimit të tij në tranzicion?
Problemi është tek editorialistët. Sic e theksova unë nuk jam i panashëm por jam i
pavarur në atë që shkruaj. D.m.th e mendoj vetë e shkruaj, vetë e përcaktoj vetë se
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 258 -
ç’dua të bëj. Ka dhe plot të tjerë që veprojnë kështu. Por një pjesë e opinionistëve,
janë si rrobaqeqës që bëjnë kostume me porosi. Nuk është se shkruajnë keq, por të
gjithë e dimë se është mall i porositur dhe në vend të lexojmë se çfarë mendon
editorialisti lexojmë se çfarë mendon porositësi.
Krahasuar me shtypin botëror, si paraqitet shtypi shqiptar. A është njësoj i
zhvilluar te ne editoriali? Nëse jo, mendoni se ka lidhje me lexuesin, pronarin,
drejtuesit?
Mendoj se si gjini nuk ka ndonjë ndyshim por si cilësi po. Shtypi perëndimor përdor
shumë editorialin e mbështetur mbi zhvillime faktike ditore, por i ndan ata nga
kolumnistët. Ne nuk kemi koluministë, ose kemi shumë pak. Koluminstë janë ata që
shkruajnë përqasje të tyre personale politike kulturore apo historike dhe kanë një
kolonë të caktuar në gazetë apo portal në mënyrë periodike. Lubonja është një i tillë.
Ka dhe disa të tjerë që janë shumë sporadikë. Por kemi pak dhe ajo është shenjë
varfërie.
Cila gazetë për ju mund të quhet në gjithë tranzicionin 25-vjeçar, modeli më i
fortë që ka lëvruar editorialin? Mendoni se një gazetë duhet ta ketë patjetër
editorialin? Apo mund të mjaftohet me kryeartikullin dhe opinion-komentet? A
duhet fuqizuar në të ardhmen?
Nuk mendoj se editoriali mund të mbajë gazetën, pasi unë do të ëndërroja një gazetë
që lexohet për shkak të një raporti informues të thellë dhe profesional. Në Kosovë për
shembull ka gazeta të tilla. Njerëzit blejnë ‘’Koha Ditore’’ apo ‘’Zërin’’ se ka një
raport të tillë të qetë pa zhurmë dhe informues.
Versioni i dytë është ai i ‘’Temës’’ ku editoriali është edhe qëndrim por dhe një lloj
koncentrimi faktesh të përzgjedhura natyrisht.
Modeli me shumë opinone dhe editoriale është kakofoni që nuk vlen. Thjesht është
një lloj blogu pa vlerë.
Mendoni se në gazetën ‘’Zëri i Popullit’’ dhe ‘’Rilindja Demokratike’’, në vitet
’90-‘91 është përdorur propaganda?
Ato kanë lindur dhe po vdesin si gazeta propogande. E kanë në statutin e tyre. ‘’Zëri i
Popllit’’ e ka në statusin e saj themelues. ‘’RD’’-ja mund ta ndryshonte hsitorinë, por
e bëri më keq. Është një nga shëmtitë e shtypit shqiptar pas vitit 1990.
A kishte një ngatërrim të opinionit me faktin në gazetën ‘’Koha Jonë’’ në ’96-
‘97? Ç’mendoni për editorial-komentet e kësaj periudhe?
Kishte një shkrirje të qëndrimeve editoriale me opinionet, por kishte një qartësi në
qëllimin e tyre dhe ishte lufta kundër Berishës. Kjo e justifkonte dhe atë pjesë të
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 259 -
gazetës që ishte propagandë e pastër. Ishte në funksion të ngjalljes së emocioneve
negative ndaj një qeverie që ata kishin qëndrim kritik.
Natyrisht është e dëmshme për gazetarinë si profesion, por jo për lirinë e fjalës në
kushte mbijetese. Po t’i shkëpusësh nga konteksti duken qesharake. P.sh më kujtohet
një editorial i ‘’Koha jonë’’ nga Frrok Çupi. Kishte rënë borë por kishte ngjarje. Dhe
titulli ishte. “Ra kjo borë e bardhë, nxiu qeverinë”. Natyrisht një budallëllëk, por që
njerëzit nuk i zemëroheshin. Apo shkrime pa asnjë të vërtetë si “Berisha ka sjellë
ushtarë serbë në Vlorë” po nga Frroku. Në fakt nuk kishte as ushtarë shqiptarë aty,
por shkrimi i shërbente ndezjes së luftës. Në këtë pikë kuptohej përse bëhej por nuk
besohej çfarë shkruhej.
Cilët editorialistë shqiptarë do veçonit, që i kanë rezituar kohës?
Është një treg pa rregulla dhe i kanë mbijetuar të gjithë. Derisa ka ende punë për
Frrok Çupin për shembull, s’ka vend për të folur për vlera tregu.
Sot a kemi një ringjallje të editorialit? Sjell në vëmendje gazetën tuaj, ‘’Dita’’,
‘’Mapo’’ etj
Blogjet kanë nxitur shumë opinione, por ka pak qëndrime editoriale. Janë më shumë
përsiatje.
Çfarë mendoni për transformuesin e lexuesit, nga ‘’pa zë’’ në një lexues që
komenton, hedh poshtë, apo vlerëson editorialin, madje komenton edhe
editorialistin? Sa e ka ndryshuar feedback-un gazetaria online, ku editorialisti
edhe mund të frymëzohet?Ju i keni marrë për bazë komentet gjatë punës suaj?
Është një mrekulli e shtypit online, natyrisht dhe një shpërthim gjirizesh, frustrimesh,
paranojash, kompleksesh seksuale dhe gjithçka tjetër të zezë. Shikoni komentet e
gazetës ‘’Tema’’ dhe të zë frika. Unë vetë refuzoj t’i lexoj se ndikohem dhe
zemërohem me to, por liria për t’i lejuar ato vlen ende. Ne duhet të përballemi me
vetveten, me anët e errëta dhe të mësuarin për t’u përballur me armiqtë tanë anonimë.
Me kohë besoj se do bjerë ky pasion dhe do jemi më të qetë, por dhe më të qartë se
çfarë duan të lexojnë njerëzit. Ato janë busull.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 260 -
ROBERT RAKIPLLARI-11 TETOR 2016
Çfarë linje editoriale ka ‘’Panorama’’ gazeta që ju drejtoni dhe çfarë strategjie
keni ndjekur sa i përket editorialit?
‘’Panorama’’ nuk ka editorial të shkruar, pra nuk është një gazetë që funksionon me
editorial, në atë kuptimin studimor që ka editoriali. Është një gazetë me qëndrim
padiskutim. Qëndrimin e ka kryesisht në mënyrën se si i trajton argumentet, se çfarë
çështje i jep rëndësi, se çfarë çështje nuk i jep rëndësi etj etj. Dhe pjesa e komenteve
është pjesë e rëndësishme e gazetës. Ne kemi disa analistë, me kontratë në gazetë, që
mbajnë qëndrimet e tyre, kryesisht janë të përzgjedhur që të përmbushin gjithë
spektrin e mendimeve, mundësisht. Pra mos jenë kryesisht të majtë, ose kryesisht të
djathtë, proqeveritar ose antiqeveritar. Plus kësaj është e hapur edhe për opinione,
edhe për akademikët, njerëzve të rëndësishëm të shoqërisë civile që kanë diçka për t’i
thënë publikut dhe kanë një staturë të caktuar dhe që mbajnë përgjegjësi vetë për atë
që thonë. Dhe unë them te ‘’Panorama’’ që është gazeta më e madhe në vend,
përgjithësisht ata që kanë gjëra për të thënë, pra nga pjesa e shoqërisë civile,
akademikëve, kur kanë ndonjë gjë për të thënë, i kanë te ‘’Panorama’’. Qëndrimi
editorial i gazetës mbahet te çështjet, te mënyra e trajtimit të argumenteve të ditës.
Pra te raportimi?!Opinion-komentet?
Të raportimi …por duhet të kemi parasysh që ndryshe ka qenë dhe ndryshe është, kjo
është në evoluim. Në kuptimin e asaj që sot për sot me krijimin dhe situatën e re
mediatike, me mediat e reja online, televizionet etj, kjo ndarja klasike raportim,
koment për mua ka rënë. Nuk ekziston më kjo ndarje. Rëndësi ka çfarë i thua
publikut, çfarë të reje sjell, çfarë argument trajton dhe kryesisht me çfarë këndi e
trajton. Pra për mua sot ka rëndësi këndi professional që zgjedh për të trajtuar ngjarjet,
pasi publiku është i informuar gjithandej nga ‘’Facebook’’-u, rrjetet sociale etj etj. Një
gazetë e shkruar, e përditshme, por edhe portal do të japë një kënd të caktuar, ose
duhet të bëjë një lloj filtrimi të informacioneve dhe të çështjeve të ditës për të dhënë
diçka përtej zhurmës së madhe të lajmeve të ditës. Raportimi nuk është fjalë e drejtë
në këtë rast. Po e ilustruj me replikat që kemi botuar këto ditë mes Romeo Gurakuqit
dhe Nasho Jorgaqit për Fishtën. Ato mund të ishin edhe te kolona e komenteve, por ne
i kemi trajtuar si debat dhe iu kemi dhënë një vend më qendror ne gazeten print. Nuk
ekzistojnë më këto ndarjet klasike raportim/koment.
Po pjesa e opinion-komenteve për rubrikën që ju keni, si e bëni përzgjedhjen,
filtrimin, apo çdokush mund të japë një opinion?
Jo. E para gazeta është e hapur. Ne nuk kemi censuruar ndonjëherë ndonjë opinion,
koment, pikëpamje. Ne përpiqemi që çdo ditë të kemi të paktën minimalisht një
koment për çështjen e ditës, të cilin e shkruan një nga analistët tanë me kontratë: Fatos
Lubonja, Preç Zogaj, Mark Marku Mentor Nazarko, Agron Gjekmarkaj, Besnik
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 261 -
Mustafaj, etj. Dhe opinione të tjera, që i gjykojmë si të vlefshme për publikun. Pra
personazhe të jetës publike në Shqipëri, të cilat kanë diçka për t’i thënë publikut nga
eksperienca e tyre, ose nga ekspertiza e tyre. Pra, kriteri kryesor është statura publike
e personit. Se mund të jenë 3 milionë shqiptarë që duan të shkruajnë përditë, por ne
filtrojmë dhe nuk botojmë opinione lexuesish.
Megjithatë në këto emra që ju përzgjidhni, kujdeseni që të keni të majtë, të
djathtë, të qendrës?
Në rast se ata janë personazhe që e mbajnë vetë atë që thonë, pra janë njerëz të njohur,
të pranuar nga publiku, njerëz që kanë një staturë të caktuar publike, nuk ka rëndësi
nëse janë të majtë apo të djathtë.
Se shohim që dy emrat që përmendët Lubonja dhe Zogaj janë analistë me
pikëpamje të ndryshme politike…
Edhe kjo i majtë, i djathtë në gazetarinë shqiptare në këto kushte që jemi ne nuk ka
ndonjë sens. Sepse Lubonja ka gjithë këto vite që shkruan te ‘’Panorama’’ është
kundër qeverisë, nuk ka qenë asnjëherë me qeverinë. Po gjithashtu edhe Zogaj. Pra
nuk ka rëndësi i “majtë” apo i “djathtë”, çështja është je ‘’Pro’’ qeverisë apo
‘’Kundër’’ qeverisë.
Ju pyeta për balancën, se duket, siç ne e shohim nga jashtë ‘’Panorama’’-n sikur
ka një lloj balance…
Në radhë të parë duhet të kesh audiencë. Gjithë tentacioni i medias është të ketë
audiencë. Pra ju përmendni në ato pyetjet tuaja gazeta të caktuara që kanë qëndrime,
por nuk rezulton që këto të jenë më të lexuarat. Strategjia e kësaj gazete është
audienca. Ne nuk mbajmë qëndrime vetë, editorial, por ne kemi zgjedhur njerëz me
autoritet dhe gazeta është e hapur, e balancuar për të gjitha krahët. Pra e gjen të
balancuar pjesën e qëndrimit. Ka pasur raste, këto janë raste të rralla, që ne kemi
quajtur editorial një koment të analistit tonë. Por këto janë raste shumë të rralla, kur
mendojmë se ajo një çështje e rëndësishme, që i qëndron asaj që mendojmë.
Ju çfarë mendoni për editorialin si gjini? Përmendëm këto gazetat e
qëndrimit…Si mendoni se është krahasimi editorial në shtypin shqiptar me atë
në botë?
Unë nuk jam për editorialin për çdo ngjarje. Duke parë shtypin ndërkombëtar dhe
shtypin e këtushëm, gazetat e huaja, gazetat e mëdha nuk mbajnë qëndrime për
ngjarje të përditshme, pra të themi editoriale për ngjarje që ndodhin përditë, por
editoriale dhe qëndrime për ngjarje shumë të rëndësishme, zgjedhje, referendume,
dorëheqje ministrash, për çështje kardinale. Normalisht edhe këtu duhet të ketë, por
editoriali i përditshëm kthehet pastaj në një instrument dhe dhe gazeta bëhet media e
atij që mban qëndrimin. E merr rëndësinë personi që e bën dhe jo logoja në tërësi. Për
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 262 -
shembull po të shohim te ‘’Tema’’ që ka një qëndrim editorial të përditshëm të
botuesit, shihet çfarë pikëpamje ka Mero për një çështje dhe jo çfarë ka ‘’Tema’’ për
atë çështje.
Se identifikohet…
Jo nuk ka problem. Identifikimi nuk është problem, por ndërtohet një infrastrukturë
mediatike për të marrë fuqinë një person.
Çfarë mendoni për raportin opinion-fakt brenda një editoriali në shtypin
shqiptar?
Sigurisht që editorialistët nisen nga disa fakte. Faktet ata i zgjedhin në funksion të
idesë që ata kanë, në funksion të opinionit që ata kanë. Faktet duhet të jenë të vërteta,
por janë fakte të zgjedhura në funksion të idesë së tyre. Unë nuk është se jam kundër
editorialit në tërësi por nuk jam për editorialin për ngjarje të përditshme, rutinore.
Gazeta nuk duhet të përqëndrohet te një person. thashë shtypi ndërkombëtar mban
qëndrime dhe ka linjë editoriale dhe shkrime por që nuk i mban kryesisht një njeri por
gazeta: ‘’New York Times’’-i është pro kësaj, ‘’Washington Post’’ është pro asaj,
‘’Le Figaro’’ është pro kësaj. Gazetat në Shqipëri janë të fokusuara te një person, pra
infrastruktura është në funksion të një personi.
Të flasim pak për raportin që keni me pronarin. Dihet që linja editoriale
përcaktohet nga botuesi ose një grup botuesish. Në Shqipëri kemi situatën që çdo
gazetë ka nga një pronar thuajse. Çfarë raporti keni me pronarin? Ju mbikëqyr
për linjën editorialin, për trajtimin, apo edhe sugjeron, ndërhyn?
Shumë delikate kjo për ta thënë. Por do mundohem ta përmbledh me dy gjëra. E para
pronari kërkon audiencë. Pra ky lloj pronari që ka gazeta ‘’Panorama’’ kërkon
audiencën në mënyrë që gazeta të nxjerrë nga pikëpamja financiare të ardhurat e veta.
Dhe raporti im me të është raporti i kryeredaktorit dhe redaksisë, se nuk e bëj vetëm
unë këtë punë është kjo: që ne i trajtojmë të gjitha ngjarjet që kanë interes publik dhe
që mendojmë që kanë influencë te lexuesit dhe që mendojmë që ka audiencë por kjo
me një raport të balancuar me idetë që ka pronari, apo me mendimet që ka pronari se
cila është më e mira për interesin publik sipas tij, ose cila është më e mira për vendin
sipas tij. Pra ka një balancë mes kësaj. Sepse ndryshe janë shumica e gazetave të
vogla në Shqipëri, në gazetën tonë që pronari nuk paguan, nuk jep para, por gazeta
mbahet vetë. Në këtë aspekt ‘’presioni’’ i tij është më i vogël se në shumicën e
gazetave të tjera ku pronari paguan çdo gjë, paguan të gjitha humbjet. Dhe nëse një
staf i caktuar nuk arrin dot që të nxjerrë shpenzimet e veta me shitje, me reklamë, me
menaxhim atëherë janë të detyruar të bëjnë çfarë thotë pronari sepse çfarë sensi ka
liria e fjalës pastaj kur ata nuk e nxjerrin dot veten.
Ndërkohë ju e keni të ruajtur lirinë e fjalës?
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 263 -
Është e ruajtur kjo balancë. Ne kemi një balancë mes mënyrës si e gjykon redaksia të
trajtimit të çështjeve për të patur audiencë dhe asaj se si mendon pronari. Por pronari
nuk futet në detaje, ‘’do bëhet kjo apo ajo’’. Ai ka një ide në përgjithësi se si duhet të
shkojnë gjërat.
Si e vlerëson në raport me bashkëpunime të tjera që ke patur, te ‘’Shekulli’’ për
shembull?
Te ‘’Shekulli’’ ka qenë pak më ndryshe. Kokëdhima ishte botues më politik dhe i
kishte idetë më të qarta se çfarë kërkonte, më i përfshirë, po edhe aty kishte një
balancë sepse ishte një gazetë e madhe. Nuk kishin dalë mediat online dhe gazeta
ishte me fitim atëherë.
Çelësi për mua është audienca. Në momentin që gazeta ka audiencë dhe nxjerr
minimalisht shpenzimet e veta të stafit, shpërndarjes që nga ky moment redaksia ka
më shumë pushtet në raport me vendosjen e materialeve në raport me atë që kërkon
pronari. Por edhe kur ai pronar i lejon më tepër pushtet redaksisë dhe kërkon
audiencën do të thotë se ka vizionin për të bërë atë që duhet. Ndryshe ka pronarë
arrogantë që thonë ‘’nuk më interesojnë kopjet, por dua këtë gjë’’ dhe o do ta bësh, o
s’do ta bësh.
Lidhur me tematikën. Vihet re që pronarët e medieve kanë lidhje me biznesin,
faktuar nga zinxhiri i kompanive që kanë…Si mendon se është raporti i
pronarëve me politikën dhe biznesin?
Unë kam një mendim paksa radikal lidhur me këtë gjë, nisur nga eksperienca ime.
Unë mendoj që mediat e bizneseve të mëdha janë media shumë më të përgjegjshme se
sa mediat e pronarëve ose botuesve të vegjël, mjaft prej tyre gjobaxhinj që lëvrijnë për
interesa të vogla. Pronarët që kanë investuar për industrinë e medias janë shumë më të
përgjegjshëm për të mos shkelur rregullat, për të shkelur biznesin e tyre. Sepse ky
është një biznes jo vetëm i lajmeve, por edhe menaxhimit dhe i një infrastrukture
shumë të madhe për të nxjerrë këtë produkt që është dhe këta pronarë që kanë
investuar jo vetëm në media por kanë edhe biznesve të tjera janë shumë të
përgjegjshëm për të mos shkelur rregullat në këtë biznes, për të përdorur median e
tyre se sa botues të vegjël, gjobaxhinj portalesh që nuk kanë asgjë për të humur nëse
shkelin rregullat profesionale.. Pra në këtë kuptim unë them mediat që përfaqësojnë
biznese të rëndësishme, serioze, jo ata që shkelin ligjin se kjo është histori tjetër, them
për ata që janë të rregullt me taksat, ligjet etj etj janë shumë të përgjegjshme si nga
pikëpamja etike, si nga pikëpamja e të qenit të balancuar për të respektuar interesin
publik. Gazetarët-botues janë shumë të prirur për të flirtuar me politikën se sa botuesit
që që i kanë ndërtuar këto biznese dhe kanë investuar për këtë infrastrukturë
mediatike. Sigurisht që ata janë të lirë të mbajnë qëndrimet e tyre, përderisa kanë bërë
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 264 -
investimet në median e tyre, duhet të njohim edhe të drejtën e tyre për të mbajtur
qëndrime të caktuara, Pro ose Kundër një çështjeje apo ideje të caktuar. Por unë jam
kundër kësaj që mediat me audiencë janë ato që shkelin rregullat dhe që përdoren nga
politika. Kjo është qasje që e merr publikun për bagëti. Faktikisht mediat që kanë
audiencën më të lartë janë ato që aplikojnë dhe standardet më të arrira profesionale.
Kryesisht editoriali është politik në Shqipëri, ai ashpërsohet në raste fushatash,
përplasjesh, çështje delikate…
Ne jemi shoqëri e politizuar. Dhe vendimarrja në përgjithësi është në politikë. Dhe
editoriali është përpjekje për të ndikuar në vendimarrje. Vendimarrjen e ka politika
sot për sot dhe ne nuk mund t’i shmangemi këtij rrethi, është rreth vicioz që shtypi
nuk i shmanget dot.
Cilët editorialistë dhe gazeta me editorial të fuqishëm do veçonit në shtypin
shqiptar?
Unë nuk do ta ndaja në editorial dhe koment se kjo është e vështirë. Editoriale janë
pak dhe komente janë shumë. Por unë do ta ndaja në dy pjesë: në analiza dhe në ata
që kanë pikëpamje, një qëndrim të caktuar. Përgjithësisht analiza shkruajnë Lubonja,
Zogaj, Marku, Nazarko, Zheji etj kurse qëndrime ose pikëpamje kanë Andi Bushati,
Mustafa Nano, Mero Baze, Agron Gjekmarkaj, etj.
Gazetë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës e organizuar, me strukture redaksionale, është
vetëm ‘’Panorama’’, nuk gjej dot gazetë tjetër. Mbase “MAPO” dhe “DITA”, por kjo
e fundit është një gazetë që ka një qëndrim të vetin dhe përgjithësisht përqëndrohet te
një argument i faqes së pare.
Vihet re një transformim i lexuesit, nga ai i heshturi që shkonte në tezgë për të
blerë gazetën, te ai online me zë që jep mendimin e vet, e hedh editorialin apo
komentin poshtë, e miraton, ofendon. Sa mendoni se ndikon te një opinionist apo
editorialist?
Kjo ka ndikuar në këtë kuptim: e para editorialisti apo komentatori e merr feedback-
un direkt të disafishtë. E para nga klikimet: sa klikohet, sa pëlqehet. Në gazetë nuk e
gjykon dot atë, mund të bësh sondazhe por nuk e dimë nëse gazetën e bleu për këtë
apo atë argument, apo për frymën kurse online matët pëlqyeshmëria. Por nuk është e
thënë që masiviteti tregon vlerën e një e një komenti. Por aty mund të merret feedback
i menjëhershëm. Në këtë aspekt i shërben komentatorëve qoftë edhe për temën që do
trajtojnë, qoftë edhe për mënyrën se si do ta shtrojnë, pra e ka bërë shumë interaktiv
komunikimin. Komenti online është komunikim me lexuesit, pra dhënia e një opinioni
dhe ndikimi tek ai dhe ti e kupton se çfarë ndikimi ke, pra feedbacku që të jep portali
nuk ta jep shtypi i shkruar. Dhe aty ke lexues të të gjitha llojeve. Përgjithësisht shtypi
i shkruar është një shtyp serioz dhe e lexojnë njerëz të një moshe të caktuar, shumë
pak të rinj, më shumë të moshës së mesme, kurse portali ka të të gjitha kategorive.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 265 -
AFRIM KRASNIQI- 28 SHTATOR 2016
Çfarë mendoni për editorialin si gjini analitike dhe raportin me lexuesin
shqiptar? Kryesisht në shtypin shqiptar mbizotëron tema politike...
Koncepti mbi editorialin në median shqiptare dallon shumë nga konceptet klasike.
Bazuar në traditën e shtypit në periudhën komuniste, editoriali ishte kryesisht anonim
dhe shprehte pikëpamjen zyrtare të PPSH-së, udhëheqjes, shtetit. Në fillimet
demokratike vendin e PPSH-së,udhëheqjes, shtetit e zunë partitë politike që
dominonin mediat e reja, ose pronarët e medias.
Pra editoriali nuk erdhi si produkt i gazetarisë profesionale dhe qëndrimit profesional
mbi problematika të caktuara, por kryesisht si mbetje e mentalitetit të vjetër, njësimit
të editorialit me mendimin e partisë ku atashohej media ose pronari i saj në rastin e
mediave private.
Unë kam shkruar editorialet e para më 1991 në disa gazeta të reja kohës, të cilat
megjithëse të reja, de facto ishin gazeta të partive të reja politike. Ndaj editoriali më
shumë se sukses profesional ishte edhe përputhje midis qëndrimit tim dhe preferencës
së partisë mbështetëse për median, në rastin konkret, gazeta ‘’RD’’ dhe PDSH-ja si
partia e parë opozitare e kohës.
Midis viteve 1991-1996 pati pak ndryshime në praktikat e punës. Editorialet në
gazetat kryesore partiake ose të pavarura por me theks të dukshëm partiak, ishin
produkt i qëndrimit të dukshëm politik, pavarësisht nga autori i tij. Në shumë raste
fjalimet e kryetarëve të partive ishin editoriale në të gjitha gazetat afër asaj partie
politike, edhe pse ato jepeshin të paktën një ditë në përpara në mediat vizive. Pas
fundit të viteve ‘90 filloi të marrë udhë koncepti i editorialit si qëndrim edhe
profesional i redaksive, sidomos në rast krizash politike, në rast emergjencash, në rast
skandalesh apo në rast zhvillimesh jo të zakonshme politike, shoqërore, sociale,
kulturore, etj.
Ç’mendoni për raportin mes fakteve dhe mendimeve (opinioneve) brenda një
editoriali shqiptar. Në fakt çfarë raporti duhet të ekzistojë?
Shumica e gazetarëve themelues dhe drejtues të medias post ‘90, sidomos
editorialistët vinin nga dy kategori formimi: letërsia ose shkencat inxhinierike. Të
parët preferojnë lojën e fjalës dhe zëvendësimin e fakteve me interpretime
profesionale, të dytët preferojnë qëndrime direkte pa thellësi interpretimi mbi faktet
dhe variablat e mundshme.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 266 -
Të dy palët nuk arritën të krijojnë modele editoriale të referueshme dhe sot, nëse brezi
i ri kërkon editoriale referimi, e ka të vështirë të identifikojë të tillë. Në krahasim me
periudhën e viteve 30 media e post viteve ‘90 nuk kishte thellësi mendimi dhe as
aftësi parashikimi afatgjata, si dhe gazetarët nuk kishin formim të gjithanshëm
profesional për të arritur të bëhen pika referimi midis kolegëve dhe më pas edhe në
shoqëri.
Shumica e atyre që dominuan median ishin më shumë “shefa” të redaksive, pra kishin
kushtet profesionale dhe administrative, sesa personalitete për shkak të mendimit
profesional dhe aftësisë për gazetari elitare.
Në rrethanat e sotme është lehtësisht e kuptueshme se modeli më i mirë i editorialit
është lidhja midis faktit, të dhënave dhe tezave, si dhe aftësia të përmbledhë në pak
reshta problematikën thelbësore dhe të ofrojë rrugëzgjidhjet optimale.
Çfarë raporti keni patur me pronarët dhe kryeredaktorët që keni bashkëpunuar,
a sugjeronin ata tema të caktuara editorialesh, opinionesh dhe komentesh apo
mbikëqyrte vetëm linjën editoriale dhe ju kishit dorë të lirë për qëndrime të
caktuara?Sa ka ndikuar apo ndërhyrë pronari u gazetës në idetë tuaja?
Raporte të ndryshme. Në rastet e gazetave me theks partiak vija zyrtare është e njohur
dhe mundësia për të komentuar jashtë saj është minimale. Përvoja në këto gazeta ka
qenë e shkurtër (1991-1993), por interesante vetëm për faktin se në mungesë të
mediave të shumta konkurruese, mediat e reja partiake u konceptuan edhe si mediat e
para pluraliste.
Në raport me mediat private raporti ka qenë më bashkëpunues dhe me preokupim
konkurrues ndaj mediave të tjera.
Nuk kam pasur raste të këshillimit për të botuar një temë editoriali jashtë bindjes time,
por kam pasur rast edhe atëherë, edhe tani, kur më është refuzuar editoriali për shkak
të pikëpamjeve të mia të shprehura në të. Kjo fillimisht ndodhte për shkak të interesit
politik të botuesit, sot ndodh kryesisht për shkak tëinteresit ekonomik të botuesit.
Raste të tilla janë të shumta në mediat e atëhershme dhe të sotme.
Mediat private në çdo rast shprehin në tërësi politika editorialiste që pëlqehen nga
botuesi, dhe Shqipëria është ndër vendet e vetme në kontinent ku nuk kemi media të
grupeve mediatike, pra pa pronar nominal, por me grup mbështetës financiar që
mbështet një ekip mediatik pa ndërhyrë në punën profesionale të tyre.
Si mendoni se kanë qenë raportet e pronarëve me politikën dhe medien në
Shqipëri. Mendoni se ka një fuqizim të editorialit për periudha të caktuara, si
për shembull gjatë zgjedhjeve?
Editorialët më të mirë dhe më profesionalë janë ato që lidhen me politikën e jashtme
ose me rastin e krizave të thella politike, - kryesisht ato me mesazhin e uljes së
tensioneve dhe evokimit të mesazhit ndërkombëtar mbi Shqipërinë.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 267 -
Le ta ilustrojmë me rastin e luftës së Kosovës apo debatit të fundit mbi reformën
kushtetuese; një numër editorialesh dominuese në media ishin shumë profesionale dhe
jashtë modelit klasik të atashuar pranë preferencave politike. Editorialet e tjera,
kryesisht ato zgjedhore, janë më shumë kalkulime politike të botuesit/drejtuesit të
medias sesa opinione që lidhen me profesionalizmin dhe paanësinë.
Vitet e fundit mediat janë detyruar ta zgjerojnë fushëveprimin e tyre dhe të ftojnë për
botim e publikim edhe editoriale jashtë redaksisë, kryesisht bashkëpunëtorë të
jashtëm, individë me zë publik, të cilët lejohen të botojnë pavarësisht nëse opinioni
vjen në kundërshtim ose përputhje me vijën preferenciale politike apo elektorale të
medias përkatëse.
Konkurrenca për më shumë lexues i detyroi botuesit/drejtuesit e medias të bëjnë
manovra të tilla, të cilat në fakt më shumë se publikut i shërbyen mediave, sepse i
bënë ato shumë më të hapura dhe pluraliste sesa më parë. Sot nuk është çudi që në
mediat pranë mazhorancës të gjesh sulme kritike ndaj saj, e njëjtë edhe me opozitën,
ndërkohë që deri 10 vjet më parë një situatë e tillë nuk imagjinohej.
Për më tepër, disa media i toleruan editorialet kritike dhe të hapura edhe në shenjë
identifiikimi si media moderne, media liberale, pra për të krijuar një arkiv personal
më miks, një imazh të ri për vetë median dhe një brez lexuesish më të gjerë
horizontalisht sesa lexuesit besnikë.
Krahasuar me shtypin botëror, si paraqitet shtypi shqiptar. A është i zhvilluar
njësoj te ne editoriali? Nëse jo, mendoni se ka lidhje me lexuesin, pronarin,
drejtuesit?
Nuk kemi krahasim me mediat perëndimore, nëse ato i identifikojmë si “media
botërore”. Atje media, gazetaria, editoriali janë produkte konkurrence, aftësie, idesh
novatore dhe përgjegjshmërie, elementë që rrallë gjenden në median shqiptare.
Shumica e redaksive tona kanë personel minimal dhe mezi arrijnë të plotësojnë
nevojat ditore për lajme e shkrime. Në media të tilla gazetaria më shumë ushtrohet si
punë në shtyp sesa si aktivitet krijues. Në këto rrethana nuk ka hapësirë dhe as luks
për politika editoriale profesionale.
Mediat e kanë zgjidhur këtë përmes dy formave të tjera: së pari përmes marrjes nga
blogjet ose rrjetet online të komenteve dhe artikujve nga autorë të ndryshëm të huaj
apo shqiptarë, por që nuk kanë lidhje direkte me median ku botohet.
Së dyti përmes një rrjeti bashkëpunëtorësh, që kontaktohen për botime editorialesh,
shumica e tyre mbi bazë vullnetare (nevoja për promovim, nevoja për të qenë prezent
në publik, detyrimi nga kontratat e punës në universitete ose njësi që lidhen me
botuesin e medias, etj), dhe që janë ndjekës të rregullt të zhvillimeve politike në vend.
Është interesante, se midis periudhës 2-vjeçare midis zgjedhjeve, vitin e parë pas
zgjedhjeve shumica e medias nuk bën kontrata me editorialistë dhe komentatorë, por
vitin zgjedhor të gjitha konkurrojnë për të lidhur kontrata financiare botimi ose
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 268 -
prezence me analistë e komentatorë. Kjo tregon se periudhat zgjedhore kanë edhe më
shumë interes për lexuesit/shikuesit dhe se vetë mediat janë më “aktore” e ndikuese
pikërisht në prag të fushatave elektorale dhe gjatë tyre.
Cilët editorialistë shqiptarë do të veçonit?
Janë të paktë, por ka disa që i lexoj rregullisht, kryesisht për shkak të aspekteve të
veçanta që përfaqësojnë. Dikush për statistikat politike, dikush për njohjet në politikat
rajonale, dikush për batutat dhe gjetjet politike, dikush për aftësinë të provokojë
debat, dikush për talentin e madh për të krijuar situata hipotetike në funksion të
politikës së vet editoriale.
Nuk kam dilemë se me keqardhje shoh se shumë prej kolegëve editorialistë, rrallë
tregojnë aftësi njohjeje të disa gjërave bazë, siç janë Kushtetuta, legjislacioni,
krahasimet me modelet e vende të tjera, etj, të cilat do ta bënin një analizë politike,
sidomos në rast debatesh mbi procedura dhe akte, shumë më të plotë.
Po ashtu rrallë gjen autor që i qëndron besnik ideve të veta në qëndrimet editorialiste,
që ka përputhje midis jetës virtuale që krijon (komentit, editorialit) dhe jetës praktike
në komunitet (ndershmërisë, korrektësisë, modestisë), apo që gjen forcë e kurajë të
pranojë gabimet e korrigjimet e qëndrimeve të tij, kur koha i ka provuar të gabuara.
Në tërësi, shumica e komenteve dhe editorialeve janë përjetime personale, janë
marrëdhënie personale midis autorit dhe personit/partisë/institucionit kujt i drejtohet
dhe kanë brenda tyre talent në lojën me fjalën dhe mungesë talenti në aftësinë për
referim të saktë ligjor apo të praktikës.
Kjo është arsyeja që unë personalisht nuk i shoh asnjëherë emisionet e debatit ku marr
pjesë dhe rrallë e më rrallë lexoj deri në fund komente editorialiste në median e
shkruar. Fakti se asnjë prej editorialistëve tanë nuk ka qenë dhe nuk është autor i
botuar apo i referuar në botime serioze të medias ndërkombëtare, lidhet pikërisht me
këtë gjendje dhe me këtë raport kritik.
Cila gazetë për ju mund të quhet në gjithë tranzicionin 25-vjeçar, modeli më i
fortë që ka lëvruar editorialin? Mendoni se një gazetë duhet ta ketë patjetër
editorialin? Apo mund të mjaftohet me kryeartikullin dhe opinion-komentet? A
duhet fuqizuar në të ardhmen?
Disa gazeta kanë pasur periudhat e tyre të shkëlqimit, por asnjë nuk ka arritur të
mbajë një linjë afatgjatë funksionale dhe me standarde. P.sh, ka pasur periudha të
shkurtra kur gjeje editoriale të mira tek ‘’Shekulli’’ apo ‘’Korrieri’’, tek ‘’Tema’’ apo
‘’Gazeta Shqiptare’’, tek ‘’Shqiptarja.com’’ ose ‘’Panorama’’, por me daljen e
mediave sociale, më shumë gjen editoriale e komente profesionale në blogje
personale, në rrjete profesionale, sesa në faqet e gazetave të përditshme.
Unë mendoj se çdo gazetë duhet të ketë editorial, të shkurtër dhe të fokusuar në një
mesazh/ngjarje. Mendoj gjithashtu se gazetat duhet të kenë kontrata afatgjata me
editorialistë, siç ndodh në median perëndimore. Nuk ka sens që i njëjti emër gjendet
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 269 -
në dy komente editorialiste të dy mediave të ndryshme njëherësh apo kur secili krijon
e ndërpret marrëdhëniet e botimit 2-3 herë në vit me mediat perkatëse. Mediat kanë
nevojë për identitet dhe editorialistët do ta ndihmonin atë të krijonte identitet.
Praktika e editorialit nga kushdo dhe për gjithçka, nuk ka sens, është humbje kohe dhe
parash, humbje lexuesish dhe besueshmërie. Edhe praktika që politikanët të jenë
editorialistë, nuk ka sens është fyese për median dhe nënshtruese ndaj interesave e
marketingut politik.
Çfarë mendoni për transformuesin e lexuesit të editorialit, nga ‘’pa zë’’ në një
lexues që komenton, hedh poshtë, apo vlerëson editorialin (‘’Tema’’, ‘’Mapo’’,
‘’Dita’’..etj) madje komenton edhe editorialistin? Sa e ka ndryshuar feedback-un
gazetaria online, ku editorialisti edhe mund të frymëzohet?
Shumica shqiptare e ka keqkuptuar internetin, si shumicën e gjërave pozitive të kohës.
Ata kanë kaluar nga mitingu në rrugë tek mitingu në rrjetet sociale dhe komentet
anonime. Ata mendojnë se kjo është liri dhe e drejtë, por në fakt është abuzim me
lirinë dhe të drejtën. Edhe në këto gazeta që ju përmendni, shumica janë komente
anonime dhe pa vlerë, madje janë humbje kohe edhe nëse u hedh një vështrim formal.
Gjithsesi, ka raste kur midis komentuesve anonimë jepen edhe emra, të dhëna, ngjarje,
dhe histori, të cilat në një redaksi serioze, shfrytëzohen si burime për lajme të reja nga
rubrikat përkatëse apo nga autorët editorialistë, për komente më të plota e
profesionale. Unë besoj se kjo ndodh në masë minimale, por me siguri në të ardhmen
do të jetë ndryshe, duke shpresuar se edhe niveli kulturor i atyre që komentojnë
anonimisht do të rritet.
Devijimi i mediave të reja, sidomos blogjet e portalet e reja në aneksë të grupeve
politike financuese, ka “lehtësuar” punën e medias dhe analizës, duke marrë si bazë
frymëzimi mesazhet personale të liderëve/botuesve/financiuesve që fshihen pas tyre,
pra kanë zëvendësuar de facto shtypin partiak të viteve ‘90.
Gjithsesi, unë mendoj se burimet kryesore për editorialistët janë të tjera: ndikimet nga
mediat e huaja, nga komentet e mediave ndërkombëtare, nga leximi i librave apo nga
kontakti shoqëror me grupe/individë që shprehin problematika të caktuara. Kjo e
fundit është pozitive nëse arrijmë t’i shpëtojmë fenomenit të njohur edhe tek ne, të
plagjiaturës, vjedhjes jo vetëm të ideve por shpesh edhe të pasazheve të komenteve të
të tjerëve.
Mendoni se në periudhën ’90-’91 te ‘”ZP’’-ja, “RD’’-ja apo edhe ‘’KJ’’-ja ka
mbizotëruar propaganda? Më pas në ’97 te ‘’KJ’’-ja ka patur ngatërrim të faktit
me opinionin në editoriale, në 2005 është zhdukur gjinia e editorialit te
‘’Panorama’’ dhe ‘’Shekulli’’?
Gazeta e parë pluraliste ishte gazetë partiake, pra nuk ishte gazetë e pavarur, ndaj
edhe koncepti mbi median në fillim të viteve ‘90 ishte tërësisht ideologjik, politik dhe
propagandë. Shumë rrallë gjenden përjashtime. Unë nuk futem tek ata që mbajnë në
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 270 -
këmbë mitin se nisma të veçuara si ‘’KJ’’-ja apo ndonjë tjetër, ishin shkolla gazetarie.
Jo, ishin nisma private në funksion të nismave politike të caktuara, pra indirekt botime
propagandistike dhe de facto me po aq indoktrinim sa edhe mediat partiake.
Pas viteve 2000 nisën përpjekjet për ridimensionim të medias, por fakti se të gjithë
botuesit kryesorë, përfshirë drejtuesit e ‘’KJ’’-së, ‘’Shekulli’’-t, ‘’Albania’’-s,
‘’Tema’’-ës, ‘’Gazeta Shqiptare’’-es, ‘’Panorama’’-s, ‘’55’’-ës, ‘’Korrieri’’-t, etj kanë
qenë kandidatë për deputetë në parti të theksuara militante në zgjedhje të ndryshme
parlamentare, tregon se mediat kanë pasur dhe kanë funksion më shumë politik sesa
informativ, më shumë axhendë politike sesa axhendë profesionale.
Lidhur me miksimin e opinionit me editorialin është një fenomen i pritshëm: në një
vend si Italia ka rreth 5-7 mijë individë profesionistë që konkurrojnë për editorialistë e
komentatorë në media, në Shqipëri nuk kemi më shumë se 20-30 individë.
Shumë prej atyre që janë kryeredaktorë ose zyrtarë në media, pra që janë edhe
kapacitete për editorialistë, në tërësi nuk kanë treguar aftësi të shkruajnë por janë aty
kryesisht falë aftësisë së administrimit të lajmit dhe redaksive ose falë shërbimeve
/njohjeve personale me botuesit. 99% e tyre nuk kanë botuar kurrë një libër, një
studim, një punim profesional shkencor të referueshëm dhe as kanë lënë gjurmë
referuese në historinë e medias.
Në këto rrethana numri i atyre që veprojnë në fushën e komentit dhe editorialistëve
është dukshëm i kufizuar dhe ndryshon çdo 4 vjet në varësi nga rotacionet politike, ku
disa komentues/analistë/editorialistë në media marrin poste politike dhe disa të tjera
shkarkohen nga politika dhe i rikthehen medias, - një rreth vicioz që i dëmton të dy
palët, - stafet politike dhe vetë median, por mbi të gjitha dëmton cilësinë e medias dhe
produktin që i ofrohet lexuesve.
Nga ana tjetër, rikthimi i Fakultetit të Gazetarisë nuk ka dhënë ende efekte në fushën e
komentit/editorialeve/analizës, për shkak se formimi aty është dukshëm i paplotë për
cilësitë që kërkohen në një fushë të tillë delikate dhe komplekse dhe se me ndonjë
perjashtim, stafet akademike që japin gazetari nuk kanë pasur ndonjë karrierë të
sukseshme në gazetari dhe nuk kanë arritur të lënë gjurmë në gazetari.
ALFRED LELA- 12 korrik 2016
Çfarë linje editoriale keni ruajtur në gazetë? Kush e ka shkruar zakonisht
editorialin dhe a jeni frymëzuar nga lajmet e gazetarëve tuaj për të shkruar një
editorial?
Linja editoriale është përcaktuar edhe nga ngjarjet politike, por në frymë të
përgjithshme gazeta ‘’Mapo’’ i mëshon një linje ideologjike të djathtë që do të
thotë:vlerat e tregut, sipërmarrja e lirë, individualiteti, meritokracia, hierarkia (jo
barazia), e me radhë. Kur them ‘linjë editoriale e përcaktuar nga ngjarjet’ kam
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 271 -
parasysh për shembull reformën në drejtësi ku ‘’Mapo’’ është pozicionuar në favor të
një zgjidhjeje amerikane.
Editorialin e parë e kam shkruar, nëse e mbaj mend saktë, diku në vitin 2012.
‘’Mapo’’ ka pasur gjithmonë një grup editorialistësh, të cilët i janë brendashkruar
vlerave që përmenda më lart. Sigurisht ka patur raste kur janë bërë editoriale
mbështetur në lajmet e gazetarëve te ‘’Mapo’’.
Gazeta juaj mund të komentohet si një gazetë që përveç kryeartikullit një zë të
fortë i ka lënë edhe editorialit? Çfarë strategjie keni ndjekur?
Strategjia është e thjeshtë: shtypi i shkruar nuk mund të jetojë më si bartës i lajmit.
Kjo sepse lajmi qarkullon 13 herë nëpër televizione para se të raportohet në mëngjesin
e nesërm në gazetë. Kështuqë interpretimi, opinioni, komenti, editoriali janë zhanret
ku gazetaria e shkruar mbetet ende e fuqishme.
Çfarë mendoni për editorialin si gjini analitike dhe raportin me lexuesin
shqiptar? Çfarë temash keni patur përgjithësisht në qendër, politike, ekonomike,
sociale etj…pse zgjidhnit ato?
Editorali ap komentariati në përgjithësi sipas meje është ndoshta zhanri më interesant
dhe më i fuqishëm i shtypit të shkruar. Për arsye që përmenda në pyetjen më lart. Sa u
takon temave sundon politika. Kam përshtypjen se na zgjedh ajo ne më shumë se ne
atë. Ne konsumojmë shumë politikë si shoqëri. Për motive që i tejkalojnë qëllimet e
kësaj interviste.
Si ndahet opinioni nga fakti brenda një editoriali, konteksti është se kryesisht në
shtypin shqiptar nuk ka patur një ndarje të qartë.Çfarë raporti kishte në
editorialet tuaja te ‘’Mapo’’?
Në fakt editoriali për përkufizim është një qëndrim apo opinion mbi faktet. Apo
ndryshe, fakte të para në optikën e atij/asaj që shkruan editorialin apo të gazetës që e
boton. Kështuqë nuk mendoj se ndarja fakt/opinion vlen dhe aq në këtë rast.
Çfarë raporti keni patur me pronarin, a sugjeronte ai tema të caktuara, apo
mbikëqyrte vetëm linjën editoriale dhe ju kishit dorë të lirë për qëndrimet? Sa
ka ndikuar pronari juaj në editorialët që keni shkruar duke qenë se është edhe
editorialshkrues?
Unë jam gazetar i lirë dhe kjo liri do të thotë që të tjerët të ndajnë mendimet e mia dhe
unë të ndaj të të tjerëve. Ka sigurisht ‘fërkime’ nuk dua t’i mohoj, por janë të natyrës
intelektuale. Nuk kam pasur asnjëherë trysni të drejtpërdrejtë ‘bëje këtë ose…’.
Çfarë raporti mendoni se ka patur pronari juaj me kompanitë e bizneseve në
Shqipëri apo me politikanët? A e kanë ndikuar ato në politikën editoriale të
gazetës?
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 272 -
Na ndikojnë të tjerët dhe ndikojmë të tjerët. Nuk ka sekrete këtu. Pronari dhe gazeta
ruajnë raporte herë të mira, herë jo, si me biznesin ashtu dhe me politikën. Nuk
jetojmë në një kullë të fildishtë, por në Shqipëri. Por asnjëherë këto raporte nuk kanë
qenë të natyrës ilegale. Gazeta është publike, ne jemi njerëz publikë dhe nuk ka asgjë
për të fshehur. Sidomos animet tona.
A fuqizohej editoriali për periudha të caktuara në shtypin shqiptar, si për
shembull gjatë zgjedhjeve?
Fuqizohet kur ka ngjarje të forta politike dhe zgjedhjet janë një prej këtyre rasteve.
Krahasuar me shtypin botëror, si paraqitet shtypi shqiptar. A është njësoj i
zhvilluar te ne editoriali? Nëse jo, mendoni se ka lidhje me lexuesin, pronarin,
drejtuesit?
‘’Washington Post’’ bën një gjë që mua më duket intereante. I ndan editorialet në të
djathta, të majta dhe postpartizane(d.m.th që nuk mbajnë krahë). ‘’Mapo’’-s, duhet
t’i‘’hiqet një kapele’’ për këtë, është në fakt e vetmja gazetë me Editorial.
‘’Panorama’’ ka zgjedhur ‘Opinion’ ndoshta edhe për faktin e mosdashjes apo të të
shtirurit si gazetë e mesit. E kërkon njëfarë guximi intelektual dhe politik të mbash një
qëndrim të qartë editorial, apo jo?
Cila gazetë për ju mund të quhet në gjithë tranzicionin 25-vjeçar, modeli më i
fortë që ka lëvruar editorialin? Mendoni se një gazetë duhet ta ketë patjetër
editorialin? Apo mund të mjaftohet me kryeartikullin dhe opinion-komentet? A
duhet fuqizuar në të ardhmen?
Ndoshta ‘’KJ’’-ja e mesit të viteve ’90. Megjithëse ata nuk e quanin editorial. Duhet
të kemi parasysh edhe një gjë tjetër: tëndajmë një qëndrim editorial nga linçimet apo
sharjet. Një gazetë serioze duhet patjetër të ketë qëndrimin e vet nëpërmjet editorialit.
Sigurisht varet nga linja që zgjedhin pronarët apo stafet, por editoriali është ‘në modë’
le të themi.
Mendoni se në gazetën ‘’Zëri i Popullit’’ dhe ‘’Rilindja Demokratike’’, në vitet
’90-‘91 është përdorur propaganda?
Po patjetër. Më shumë se çdo gjë tjetër. Por ‘’RD’’-ja dallonte nga ‘’ZP’’-ja. Nuk
mund të heqim shenja barazimi mes propagandës së lirisë dhe asaj të robërisë.
A kishte një ngatërrim të opinionit me faktin në gazeta?
Në gazetat e fillimit të viteve ‘90 po. Më vonë hyri dhe raportimi i paanshëm.Ndoshta
një kulturë që e futi ‘’Gazeta Shqiptare.’’
Cilët editorialistë do veçonit, që i kanë rezistuar kohës?
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 273 -
Edhe një herë duhet të bëjmë një përkufizim të editorialistit sepse është një ngatërresë
që shtypi ynë e bën shpesh. Si në rastin e shkrimeve të para do kohëve të shefit të
opozitës Rama. Të cilat i quanin editorial. Editorial në fakt është qëndrimi i një
gazetari në emrin e vet apo të një gazete. Lidhet me fjalën editor, pra me të shprehurit
e mendimit të editorëve. Nëse marrim shembullin e ‘’Panoramës’’ nuk mund të themi
se Fatos Lubonja shpreh mendimin e editorëve të saj. E me radhë. Ndër opinionistët
veçoj Preç Zogajn dhe Mark Markun. Armand Shkullakun gjithashtu, sepse ka
gjithmonë tehun gazetaresk që s’e kanë Marku dhe Zogaj, por ata kanë mendim dhe
stil. Arjan Vasjari gjithashtu shkruan fort dhe thershëm. Një editorialst klasik është
Mero Baze. Shumë i fortë dhe prodhimtar por unë nuk pajtohem shpesh me
agresivitetin e tij.
Sot a kemi një ringjallje të editorialit? Çfarë mendon për gazetat ‘’Tema’’ dhe
‘’Dita’’?
Janë dy gazeta të ndryshme. Nëse ‘’Dita’’ është në njëfarë mënyre
‘’Liberacion’’,‘’Mapo’’ është ‘’Le Figaro’’. Krahasimi çalon të kuptohemi, por e bëj
në vija të trasha sa u takon qasjet gazetareske. ‘’Dita’’ është shumë më agresive dhe
mua më tremb populizmi i saj, por Adrian Thano ka bërë një gjetje të suksesshme me
karikaturën dhe editorialin. I duhet të shkruajë vetë më shumë ama, sepse autorët
shpesh herë i ka populistë dhe të cekët.
Çfarë mendoni për transformuesin e lexuesit, nga ‘’pa zë’’ në një lexues që
komenton, hedh poshtë, apo vlerëson editorialin madje komenton edhe
editorialistin? Sa e ka ndryshuar feedback-un gazetaria online, ku editorialisti
edhe mund të frymëzohet?
Kolegu Lutfi Dervishi ka prodhuar një nga parabolat e tij sarkastike që dua ta
përmend. Ja si e komenton ai një komentues që shkruan poshtë një shkrimi: ‘’nuk e
kam lexuar shkrimin sepse nuk dua të ndërroj mendje për autorin’’.
Dua të them se mjedisi i internetit është i pashëndetshëm. Nuk ka debat por sharje. E
mirëpritur do jetë ajo ditë kur lexuesi të debatojë për idetë jo për individin. Sigurisht
ka lexues të mirë, por ata shijojnë ose nuk pajtohen me autorin dhe vazhdojnë jetën.
ANILA BASHA
Çfarë linje editoriale keni ruajtur në gazeta? Kush e ka shkruar editorialin dhe a
jeni frymëzuar nga lajmet e gazetarëve tuaj për të shkruar një editorial?
Editoriali në kuptimin e parë të fjalës është një qëndrim i medias ku punon për
ngjarjen më kryesore që përcaktohet nga bordi drejtues i medias. Në këtë
këndvështrim, linja editoriale e pasqyruar në gazetë është pikërisht linja editoriale e
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 274 -
përcaktuar nga vetë media. Në realitetin shqiptar, është shumë e vështirë dhe ende nuk
janë thyer paragjykimet për të ndjekur shembullin e mediave prestigjoze
ndërkombëtare, që në raste kauzash të fuqishme, apo zgjedhjesh politike, e bëjnë të
qartë që në fillim linjën e tyre editoriale. Eksperiencat e ‘’New York Times’’, apo
‘’The Guardian’’, ‘’Le Figaro’’ apo ‘’La Repubblica’’ p.sh, mungojnë në Shqipëri.
Mendoj se kjo vjen edhe për shkak të paragjykimeve, për një lexueshmëri minimale të
gazetave në Shqipëri. (Në një vend me 2.7 milionë banorë, as 2 përqind nuk janë
blerës të rregullt të gazetave print).
Por gjithsesi, në mënyrë të pavarur, shpesh, gazetat e kanë bërë këtë. Rasti më i fundit
që linjat editoriale të medias në Shqipëri u përcaktuan nga zhvillimet e ditës, ishte
qëndrimi që u bë hapur (p.sh nga ‘’Gazeta Shqiptare’’) i futjes së armëve kimike në
Shqipëri, që mori jetë nga zhvillimet e përditshme në sheshin kryesor para
kryeministrisë.
Sigurisht, një editorial vjen si qëndrim i gazetës nisur nga ngjarja kryesore e ditës, apo
ajo për të cilën raportojnë gazetarët pranë redaksive të informacionit.
Gazetat ku keni drejtuar mund të komentohen si gazeta që përveç kryeartikullit
një zë të fortë i kanë lënë edhe editorialit?Çfarë strategjie keni ndjekur?
Eshtë e vërtëtë. Gazetat krijuan linjën e tyre të lajmit kryesor, një eksperiencë e
kopjuar nga gazetat prestigjoze ndërkombëtare, ku kryeartikulli nuk mund të jetë një
shkrim i veçuar (përveç rasteve të rralla të lajmit të fundit) por një temë, apo subjekt i
mirëmenduar, i pasuruar, përveç lajmit, me analiza, intervista, pyetje dëshmitarësh e
specialistësh etj. Për të sjellë kështu një panoramë të komplektuar të ngjarjes. Kjo ka
ekzistuar deri para dy tre vitesh, sepse sot, teknologjia e medias sociale, duket se e ka
rikthyer çështjen dhe debatin në pikën e vet fillestare, edhe pse gazetat tradicionale,
përpiqen të ruajnë traditën.
Dhe krahas kësaj, është përdorur strategjia e mbështetjes me editorial të kryeartikullit,
ku gazeta, apo gazetari që ka investiguar çështjen, shkruan mendimin dhe qëndrimin
për këtë çështje. Nuk është çështje strategjie, është një fenomen normal në një media
të konsoliduar, për të plotësuar panoramën e ngjarjes, intervistës dhe analizës së saj.
Çfarë mendoni për editorialin si gjini analitike dhe raportin me lexuesin
shqiptar?Çfarë temash keni patur përgjithësisht në qendër: politike, ekonomike,
sociale etj…pse zgjidhnit ato?
Nuk ka ndarje me thikë të parashikuar për këtë problem. Varet gjithmonë nga lajmi,
për të përzgjedhur nëse qëndrimi editorial i sotëm do të fokusohet në një drejtim apo
një tjetër. Mesa kam vënë re, lexuesi shqiptar e mirëpret editorialin. Kjo besoj lidhet
me disa faktorë ku përfshihen ato të shkollimit apo arsimimit, ato të krahasimit, apo
edhe deduksione të tjera që rrjedhin nga këndvështrimi që shohin secila palë trajtimin
që i bën pala tjetër.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 275 -
Si ndahej opinioni nga fakti brenda një editoriali, konteksti është se kryesisht në
shtypin shqiptar nuk ka patur një ndarje të qartë. Madje gazeta të caktuara si
‘’Panorama’’ nuk e kanë përdorur shpesh editorialin (në raste shumë të
rralla)…Çfarë raporti kishte në editorialet tuaja mes faktit dhe opinionit?
Editoriali niset nga fakti, pra nga lajmi. Nuk mund të mendoj se ka një ndarje me
thikë ndërmjet tyre. Ato janë në sinkron me njëra tjetrën, ecin paralel duke pasuruar
po ashtu njëra- tjetrën. P.sh, në një editorial, mund të ngrihen pyetje që veç lajmit
kryesor referencë, të çojnë në një lajm të dytë, ndoshta më të madh, apo në
investigime më të thelluara.
Çfarë raporti keni patur me pronarin, a sugjeronte ai tema të caktuara, apo
mbikëqyrte vetëm linjën editoriale dhe ju kishit dorë të lirë për qëndrimet?Sa ka
ndikuar pronari juaj në editorialët që keni shkruar?
Në median shqiptare nuk është sekret dhe kjo e vlerësuar në të gjitha raportet për
median, pronari dhe bordi drejtues i medias, kanë lidhje pazgjidhshmërisht me njëri
tjetrin. Pronari garanton të ardhurat ekonomike të medias, përsa kohë që kjo e fundit e
ka të pamundur të mbajë dhe të gjenerojë të ardhura për vetveten. Kështu, në shumë
raste, pronarët në Shqipëri ndikojnë në politikën editoriale të medias, e lidhur kjo
ngushtësisht me interesat e tyre ekonomike, apo të aktivitetit të tyre të biznesit. Janë
raporte që në një vend në tranzicion, sic është Shqipëria, janë të pashmangshme.
Çfarë raporti ka patur pronari juaj me politikanët, bizneset apo mediat e tjera
në Shqipëri? A e kanë ndikuar ata në politikën editoriale të gazetës?
Nuk kam hyrë në të dhëna kaq të hollësishme. Nga eksperienca, ndërhyrja, herë herë
kundërshtimi im i ashpër për tema që mendoja se nuk i përkasin një gazetarie
profesionale, por “gjobvënie”, them se pronarët në përgjithësi kanë lidhje me
politikanët e bizneset, dhe këta të fundit, ndikojnë në Ļdo mënyrë në politikën
editoriale të medias.
A fuqizohej editoriali për periudha të caktuara, si për shembull gjatë
zgjedhjeve?
Po, në çdo gazetë në Shqipëri, editoriali forcohet në rast zgjedhjesh. Por ai që mund të
konsiderohet fenomen shqiptar është se nuk ka një përcaktim dhe linjë të qartë
editoriale. Ndryshon sipas humorit dhe interesave të pronarit dhe politikanit.
Krahasuar me shtypin botëror, si paraqitet shtypi shqiptar. A është i zhvilluar
po njësoj te ne editoriali? Nëse jo, mendoni se ka lidhje me lexuesin, pronarin,
drejtuesit?
E përmenda dhe më lart. Gazetat shqiptare kanë dashur të “vjedhin” eksperiencën më
të mirë të medias ndërkombëtare. Jo në të gjitha rastet ia kanë arritur. Dhe editoriali
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 276 -
është i zhvilluar mirë, me gazetarë dhe editorialistë me emër, por që lëvizin sipas
linjës dhe udhëzimit të pronarit të medias.
Cila gazetë për ju mund të quhet në gjithë tranzicionin 25-vjeçar, modeli më i
fortë që ka lëvruar editorialin? Mendoni se një gazetë duhet ta ketë patjetër
editorialin?
Në një media ekzistojnë të gjitha zhanret e gazetarisë. Nuk e shoh kaq të prerë “me
thikë” faktin nëse duhet të ketë editorial, opinion apo analizë. Kjo është një çështje që
mund të shqyrtohet rast pas rasti. Por sigurisht, media e shkruar, në momentin e
ekspansionit të medias online, do të shkojë detyrimisht te një qëndrim editorial i
fuqishëm, për t’i bërë ballë zhvillimeve teknologjike të medias dixhitale.
Çfarë mendoni për transformuesin e lexuesit, nga ‘’pa zë’’ në një lexues që
komenton, hedh poshtë, apo vlerëson editorialin madje komenton edhe
editorialistin? Sa e ka ndryshuar reagimin e lexuesit gazetaria online, ku
editorialisti edhe mund të frymëzohet?
Personalisht jam kundër praktikës së komenteve vend e pa vend të komentuesve që
shumicën e herëve janë anonimë, por dhe që komentet e tyre në editoriale e lajme
shoqërohen me një gjuhë vulgare dhe ku askush nuk thotë asgjë. Për mendimin tim,
është një eksperiencë që nuk duhet të kultivohet në median shqiptare, pavarësisht se
disa prej mediave e lejojnë dhe të tjerët jo. Për të arritur tek një media profesionale,
duhet mendimi professional dhe i kualifikuar i njerëzve që janë shkolluar, arsimuar,
trajnuar për fenomenet që preken dhe shkruhet e raportohet. Aq më tepër në rastin kur
këta komentues pa zë janë ata që japin të tjera informacione, të cilat po ashtu për
shkak të transformimit të medias merren pa u verifikuar, dhe si të mirëqena, duke
deformuar totalisht dhe deri në themel, punën e vërtetë të gazetarëve për verifikim të
lajmit nga dy burime, e raportim të tij në mënyrë të panshme.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 277 -
ARBEN RROZHANI - 27 Maj 2016
Çfarë linje editoriale keni ruajtur në gazetë? Kush e ka shkruar editorialin dhe a
jeni frymëzuar nga lajmet e gazetarëve tuaj për të shkruar një editorial?
Në qoftë se do flasim për periudhën që e kam drejtuar unë që nga marsi 2013 e deri
pak muaj më parë që unë jam shkëputur, linja editoriale ka qenë thellësisht e majtë,
sepse ishte kandidat për deputet themeluesi i gazetës, pastaj u bë deputet dhe vetvetiu
që do jetë e majtë linja editoriale. Por vija editoriale nuk e ka penguar, nuk e ka
cënuar lajmin edhe nga e djathta. Për shembull do të ishte herezi që në një gazetë të
djathtë të botoheshin edhe kronika nga mbledhjet e PS-së, vetëm në sensin negativ, në
sensin për ta sulmuar. Neve i kemi lënë sipërfaqe të barabarta që të jetë edhe e majta,
edhe e djathta sepse filozofia është që gazeta është e lexuesit. Vërtet botuesi mund të
jetë i majtë, apo i djathtë por gazeta është e lexuesit, edhe duhet të gjejnë veten të
gjitha shtresat aty, njerëzit me bindje të ndryshme. Kjo ka qenë motoja dhe këtë jemi
munduar ta mbajmë.
Editoriali në përgjithësi, siç është moda e printit sot është shkruar nga drejtuesi i
gazetës pro duke qenë se drejtuesi i gazetës me këtë sistem pune që bëhet është shumë
i ngarkuar, se kuptohet ngarkesa me gjithë këto burime njerëzore, përdoren në këtë
rast bashkëpunëtorët e jashtëm. Ne për fat të keq kemi humbur shumë nga
bashkëpunëtorët e jashtëm që kemi pasur, pasi kemi patur shumë të jashtëm, të cilët
janë bërë edhe emra të njohur të ‘’Column’’-eve dhe mendimeve që botohen nëpër
media të tjera. Kemi rekrutuar të rinj, të cilët shkruajnë edhe përtej të majtës,
shkruajnë edhe përtej të djathtës, për probleme që prekin të gjithë spektrin e politikës.
Për shembull po marr Afrim Krasniqin, që dihet se është me bindje të djathta se ka
qenë deputet i PD-së dikur, i cili boton pa asnjë pengesë te gazeta ‘’Shekulli’’
momentalisht. Edhe sot kishim një shkrim të Afrimit, i cili analizonte politikën në 26
vitet e deri tani.
Në përgjithësi ngacimimi vjen nga një ngjarje që ndodh. Besoj nuk është për median
shqiptare, është për gjithë botën. Ndodh diçka dhe mban një qëndrim. Për fat të mirë
kjo gazetë ka mbajtur qëndrim për ngjarje që kanë ndodhur. Ja për shembull është
rasti i ‘’Petroliferës’’. Ne që në vitin 2005 kur ishte marrëveshja që do bënte Fatos
Nano, gazeta ka mbajtur qëndrim kundër, këtë e vërtetoi edhe koha. Ka mbajtur
qëndrim kundër pse nuk duhej ndërtuar ‘’Petrolifera’’, siç po ndodh tani…Kemi
mbajtur qëndrim për këtë, për plehrat që bëri marrëveshje Fatos Nano me Bechettin
qëështë shpallur tani në kërkim ndërkombëtar, për koncesionin e Rinasit, që doli ashtu
siç e dimë të gjithë, që u bë një koncesion që u merr paratë shqiptarëve dhe ua jep
atyre që kanë marrë koncesionarin etj etj. Është marrë spunto nga ngjarje të ditës, nga
ngjarje të ditës është marrë spunto edhe për Reformën në Drejtësi, ngjarje thellësisht
sociale, ekonomike etj.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 278 -
Gazeta juaj mund të komentohet si një gazetë që përveç kryeartikullit një zë të
fortë i ka lënë edhe editorialit?Çfarë strategjie keni ndjekur?Është një gazetë
qëndrimi ‘’Shekulli’’?Ta lëmë pak mënjanë koment-analizën…
Ne e kemi humbur pak atë shkëlqimin e qëndrimit, kur një shkrim shumë i mirë, një
editorial shumë i mirë mund të ndikonte në opinionin publik sepse janë larguar me
kalimin e viteve disa nga penat, të cilat ndiqeshin, kishin forcë, ndikonin te
vendimarrja, ndikonin te opinioni publik. Megjithatë, duke shfrytëzuar këto që na
kanë mbetur, përpiqemi të ndikojmë. Se sa ndikojmë e tregon pastaj reagimi, reagimi i
qeverisë, i Parlamentit, i publikut.
Çfarë mendoni për editorialin si gjini analitike dhe raportin me lexuesin
shqiptar?Çfarë temash keni patur përgjithësisht në qendër, politike, ekonomike,
sociale etj…pse zgjidhnit ato?
Po nuk ka gazetë, jo më në print, por as në online, që nuk ka kolonën e qëndrimeve, të
komenteve, të analizave, të column-eve etj. Nuk ka sepse aty do duket puna e
njerëzve, çfarë përfaqëson. Përveç sjelljes së lajmit, kujt krahu i përket, kë mbron, kë
sulmon…
E bëj këtë pyetje se sjell rastin e ‘’Shqip’’-it, e cila nuk shquhet për qëndrimet e
forta editorialit…
Po ‘’Shqip’’-i…Nuk është faji i gazetës në këtë rast, po i atyre që shkruajnë, i
firmëtarëve. Ajo ka si gazeta, ato pena që shkruajnë për gjëra soft, sociale, ose për
gjëra që i marrin dhe bëjnë thjesht një analizë, që nuk japin as sugjerime, as se si
duhet të shkojë kjo çështje. Ndryshe është një gazetë tjetër që mund ta sjellim,
‘’Dita’’, e cila është në ekstremin tjetër, e cila përdor gjuhëne ashpër, herë-herë edhe
me të drejtë për të mbajtur qëndrim për ngjarjet e ditës ose ato që kanë ndodhur më
përpara. Domethënë ka lloj-lloj larmish dhe shyqyr që i ka, sepse ndryshe do ishim
njësoj.
Çfarë tematike kanë patur qëndrimet tuaja, kryeson politika apo…
Në përgjithësi, jo vetëm te ‘’Shekulli’’ por te të gjitha është politika. Për shembull ne
kemi mbajtur kohët e fundit një qëndrim dyshues për dy reformat më të mëdha që po
bëhen aktualisht: Reforma në Drejtësi dhe procesin e dekriminalizimit. Për shembull
jemi kundër humbjes së pavarësisë, të pavarësisë jo në thonjza, por të pavarësisë reale
me ndryshimet kushtetuese që parashikohen të bëhen në draftin propozuar nga
Venecia për Reformën në Drejtësi. Sepse janë ndryshime, të cilat cënojnë disa nene të
Kushtetutës ku humbet sovraniteti i Parlamentit Shqiptar se në fund të fundit është si
është, parlamenti përfaqëson votën e popullit, ku është verdikti i sovranit. Kurse me
ndryshimet e reja kushtetuese që do të bëhen, duke pasur parasysh që për shumë vite
ne do të jemi në mbikëqyrjen e një komisioni monitorimi nga BE-ja, ti de fakto
kthehesh në një shtet të monitoruar dhe ata të diktojnë çfarë ligjesh do bësh, si do t’i
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 279 -
bësh, të vënë kufizime ligjore, me afate, me nene, me pika poshtë neneve se si ti duhet
të prezantosh ligjbërjen, ndërkohë që ligjbërësi është i zgjedhur nga populli.
Si ndahej opinioni nga fakti brenda një editoriali, konteksti është se kryesisht në
shtypin shqiptar nuk ka patur një ndarje të qartë. Çfarë raporti kishte në
editorialet tuaja?
Gjithçka niset nga një fakt, ose nga ai që presupozohet se është fakt dhe pastaj jepet
qëndrimi, në këtë rast jepet qëndrimi i gazetës, jo i personit që e shkruan, megjithse
shumë gazeta përdorin atë shënimin në fund: ‘’Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull
nuk janë domosdoshmërisht pikëpamjet e gazetës’’. Ne parapëlqejmë që të jenë
pikëpamjet tona. Neve mbajmë qëndrime që mendojmë se janë tëdrejta në këtë rast si
linjë e gazetës. Por nisemi gjithmonë nga një fakt, nga një fakt që ka ndodhur ose që
pritet të ndodhë.
Pra jeni të kujdesshëm në këtë balancë, niseni nga fakti për të shkuar te
qëndrimi?
Po.
Çfarë raporti keni patur me pronarin, a sugjeronte ai tema të caktuara, apo
mbikëqyrte vetëm linjën editoriale dhe ju kishit dorë të lirë për qëndrimet?Sa ka
ndikuar pronari juaj në editorialët që keni shkruar?
Kjo gazetë ka gati 19 vite qëështë në treg. Dikur ka qenë shumë e plotësuar edhe nga
qëndrimet e themeluesit, i cili për fat të mirë ndryshe nga shumë botues të tjerë merr
vesh nga gazetaria, jep ide të vlefshme në gazetari, sepse shumë botues janë thjesht
investitorë që paguajnë paratë. Kurse në ndryshim nga këta, themeluesi i gazetës
‘’Shekulli’’ ka bërë edhe kryeredaktorin vetë. Ka bërë edhe një Kod Etike, i cili
mbetet unik në median shqiptare se askush tjetër nuk ka, kod etike në mungesë të një
ligji që nuk e kemi neve ose që e kemi po që ka vetëm një nen: ‘’Shtypi është i lirë’’
dhe kaq. Ai ka bërë një Kod Etike që ne t’u përmbahemi këtyre kornizave për të patur
një shtyp të pastër, brenda ligjit, brenda normave etj etj.
Fakti që u bë deputet në 2013, ka ndikuar për më tepër që ai të mos jetë më, të krijojë
një distancë, të lërë dorë të lirë. Kjo besoj i ka bërë mirë gazetës, ndryshe nga shumë
pronarë të tjerë, të cilët ndërhyjnë në linjën editoriale, e lajmit etj etj. Domethënë nuk
ka qenë i pranishëm. Unë për shembull si drejtues gazete mund të kem patur shumë,
po shumë rrallë ndonjë telefonatë për të pyetur çfarë ka ndonjë gjë po jo orientime që
‘’duhet bërë kështu, duhet bërë ashtu’’. Kjo është një gjë e mirë. Këto gjëra unë i kam
dëgjuar vetëm në gazetat perëndimore, ose për shembull një gazetë ‘’Kathimerini’’ ku
botuesi jetonte në Amerikë vetëm sillte paratëdhe qëndrimin e gazetës
‘’Kathimerini’’ e mbante bordi në Athinë. S’e dinte fare botuesi me kë linjë do
mbahej gazeta.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 280 -
Përgjithësisht në shtypin shqiptar, me sa njihni, mendoni se funksionon kështu
apo pronari është shumë i lidhur me produktin?
Patjetër, ka pronarë që kërkojnë, sipas informatave që kam unë, të gjithë çfarë ka sot
në gazetë, ku bëhet raportimi ditor pasdite çfarë do bëjmë sot dhe ai jep orientime që
kjo duhet bërë, kjo s’duhet bërë. Për fat të mirë ne nuk jemi pjesë e kësaj skeme, sepse
kjo fut atë vetëcensurën ose komandimin e linjës editoriale sipas interesit të botuesit.
Çfarë raporti ka patur pronari juaj me kompanitë e bizneseve në Shqipëri apo
me politikanët? A e kanë ndikuar ato në politikën editoriale të gazetës?Si është
ruajtur balanca media-politikë-kompani biznesi, të cilat kanë qenë në emër të
pronarit tuaj, pra si është zgjidhur kjo?
Gjithë loja e shtypit të shkruar apo audio-viziv me pushtetin është kështu: për t’u
përdorur thjesht si kobure që të përfitosh pushtet material. Fakti që ka qenë deputet
dhe nuk ka patur të drejtë të marrë fonde nga punët publike, nga fonde shtetërore nuk
na ka detyruar neve që të jemi kobure. Ne kemi qenë shumë të qetë nga kjo sepse
kishte konflikt interesi. Dhe nëse ndodhi një gjë, nuk doja ta quaja të ndyrë, u hoq
mandati i deputetit që ishte thjesht vendim politik. U hoq sepse presupozohej që
deputeti ka marrë fonde shtetërore, fonde publike duke qenë edhe deputet, për gazetën
e tij, për bizneset e tij. Mund të hapet gjithçka, nga 2 gushti i 2013 e deri më sot, nëse
gjendet një reklamë shtetërore në faqet e gazetës, kjo e implikon deputetin. Po nuk ka
ndodhur. Mund të kontrollohet e gjitha gazeta e këtyre 3 viteve dhe nuk gjendet asnjë
reklamë shtetërore, sepse është pasur parasysh që të mos jetë konflikt interesi.
Ndryshe ndodh me gjithë të tjerët që e kanë përdorur medien e tyre për të zhvatur
ndonjë reklamë, fonde publike, thjesht për të qenë kobure.
A fuqizohej editoriali për periudha të caktuara, si për shembull gjatë
zgjedhjeve?Ju si gazetë jeni ashpërsuar në raste fushatash, pra i keni ashpërsuar
qëndrimet tuaja…editoriali është intensifikuar në raste fushatash?
Duke qenë që themeluesi ka qenë deputet i majtë dhe brenda këtyre tre viteve ne kemi
përballuar 2 fushata: zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013 dhe zgjedhjet vendore
të qershorit 2015, kjo ka ndikuar në qëndrimin e gazetës. Edhe në vijën editoriale. Ne
kemi qenë mbështetës dhe do të jemi të hapur të të majtës. D.m.th të koalicionit PS-
LSI dhe nuk kemi pasur fare asnjë droje të jemi mbështetës të fuqishëm të këtij
koalicioni. Por edhe njëherë, nuk e ka penguar kjo që të pasqyrojmë edhe axhendat e
së djathtës. Ne i kemi dhënë të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me të djathtën dhe s’e
kemi bërë për efekte partiake, e kemi bërë thjesht për lexuesin, që lexuesi të gjejë këtu
edhe lajmet e së djathtës. Mos jetë thjesht si dikur ka qenë ‘’Zëri i Popullit’’, por të
jetë një gazetë e hapur, brenda këtij kuadri, brenda këtyre kufizimeve, të kishim edhe
neve faqet tona për të gjithë, për lexuesin.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 281 -
Krahasuar me shtypin botëror, si paraqitet shtypi shqiptar. A është i zhvilluar te
ne editoriali? Nëse jo, mendoni se ka lidhje me lexuesin, pronarin, drejtuesit?Si
mendoni se është ndryshimi mes cilësisë, përdorimit të faktit, konsistencës?
Është i njëjti model.‘’New York Times’’ mbështet demokratët në SHBA, tabloidi më i
madh britanik mbështet kundërshtarët e Tony Blair në zgjedhjet e kaluara, ne kemi
mbështetur të majtën. Dhe ne jemi pozicionuar. Ata janë pozicionuar pro demokratëve
në Amerikë, anti-laburistëve në Britani, ne me të majtën në Shqipëri. Është e njëjta
frymë, nuk ka asnjë dallim, vetëm qëndrimet, mënyra, tematika, po jemi në të njëjtën
linjë. Nuk është një shpikje shqiptare, është botërore kjo. Nëçdo rast fushate shtypi
pozicionohet. ‘’Fox’’-i për shembull, tani është me Donald Trump me republikanët,
‘’CNN’’-i mban anën e demokratëve.
Ne kemi mundësi t’i shohim ata që shkruajnë, faqet online dhe nuk ka ndonjë
ndryshim. Afrimi për shembull bën një analizë shumë të mirë, të barazvlefshme me
Fareed Zakaria në Amerikë, nuk kanë ndryshim fare. Përkundrazi, Afrimi këtu te ne, e
shoqëron edhe me një tabelë, që e bën sa më të lexueshme për publikun. Nuk ka
ndryshim fare.
Cila gazetë për ju mund të quhet në gjithë tranzicionin 25-vjeçar, modeli më i
fortë që ka lëvruar editorialin? Mendoni se një gazetë duhet ta ketë patjetër
editorialin? Apo mund të mjaftohet me kryeartikullin dhe opinion-komentet? A
duhet fuqizuar në të ardhmen?
Për mendimin, pak më e hapur në qëndrime dhe që ka krijuar një rrjet editorialistësh
ndër vite është gazeta ‘’Panorama’’. E ka ruajtur atë pozicionin e bashkëpunimit me
ata që bëjnë qëndrimet e tyre dhe që ka disa firma që sjellin mendime me shumë
vlerë, pavarësisht se në disa raste janë shumë të ekzagjëruara. Pra është formati i
gazetës.
Megjithatë ‘’Panorama’’ nuk e ka të evidentuar pjesën ku thotë ky është
qëndrimi…
Ajo ka vënë në përdorim mjete materiale që ne nuk i kemi patur, ka paguar shumë
shtrenjtë bashkëpunëtorët dhe ‘’Panorama’’ ka grupin e njerëzve që flasin…ndoshta
edhe për interes të saj, por mua më intereson firma, aty ka disa persona që japin
mendim dhe që ndikon pak. Kjo është për mendimin tim merita. Për fat të keq, ata që
janë sot te ‘’Panorama’’, kanë qenë dikur te ‘’Shekulli’’. ‘’Panorama’’-n do veçoja,
pa asnjë xhelozi, ata kanë shfrytëzuar burimet që dikur kanë qenë te ‘’Shekulli’’.
Mendoni se luajnë një rol ekstremisht të madh burimet nëpërcjelljen e ideve..
Siç thotë populli, ‘’stan me lepuj nuk bëhet’’. Burimet njerëzore duhen patjetër. Ne
kemi vuajtur shumë nga mungesa, largimi i firmave dhe do vazhdojmë ta vuajmë
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 282 -
sidomos te linja editoriale, edhe te lajmet, po te editoriali më shumë. Dhe për fat të
keq nuk i kemi fituar. Nuk i kemi fituar sepse njerëzit janë pozicionuar tani.
Çfarë mendoni për transformuesin e lexuesit, nga ‘’pa zë’’ në një lexues që
komenton, hedh poshtë, apo vlerëson editorialin madje komenton edhe
editorialistin? Sa e ka ndryshuar feedback-un gazetaria online, ku editorialisti
edhe mund të frymëzohet?
Kjo është një gjë shumë e mirë. Nga reagimi shikon çfarë ke bërë. Nëse nuk do kesh
asnjë koment, do të thotë se nuk ke bërë asgjë. Nëse do kesh komente ‘’Pro’’
domethënë që ti e ke bërë mirë, nëse do kesh kundër, d.m.th ti ia ke futur kot. E
rëndësishme është që në këto raste të ruhet edhe etika. Në shumë portale online, nuk
kanë etikë, filtër. Ne kemi humbur shumë nga komentet kur hapën faqen elektronike
të ‘’Shekulli’’-t, sepse kalojmë në filtër gjithçka. Nuk kalojmë asnjë koment pa e
filtruar, pa e moderuar, pa e parë a është ruajtur etika e komunikimit, a ka shprehje
raciste, ksenofobe etj etj. E kemi hequr këtë pjesë dhe kemi humbur shumë nga
shifrat. Me shifra , komentet nuk i kemi, por kemi ruajtur etikën. Është rasti klasik i
shpërdorimit të kësaj lirie, gjithkush mund të shijojë gjithçka dhe del menjëherë në
sistem, denigrohen autorët, po mund të bëhen edhe fyerje raciste, ksenofobe dhe ato
nuk hiqen, janë në sistem akoma.
Pra ju e shikoni diçka me vlerë…
Reagimi po. Ne e kemi si moto, nëse do japësh komente, duhet të japësh një mendim,
duhet të thuash diçka. Nëse ti thua thjesht që ‘’ai është legen’’, ky nuk është mendim,
është thjesht një sharje që nuk duhet të kalojë. Po për fat të keq po të hapësh listën e
komenteve poshtë shkrimeve, këto janë më të shumtat, 60% të rasteve.
Pa e paragjykuar lexuesin, por atje kemi një masë prej tyre që duan të
shkruajnë dhe disa nuk kanë ide…
Jo është gabim. Njerëzit kanë ide. Për shembull të të marr një bujk që ka akses në
internet. Ka një smartphone siç e kanë të gjithë dhe futet në një shkrim për qiratë e
tokave. Ai mund të japë: ia keni futur kot dhe jep rastin e vet. Ai ka ide. Ai është i zoti
i punës në këtë rast. Ti mund të kesh shkruar diçka këtu nga zyrat e Bllokut, po ai
është atje në terren. Është jeta e tij e përditshme.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 283 -
ALEKSANDËR ÇIPA -30 maj 2016
Çfarë linje editoriale kanë ruajtur gazetat, a ka qenë e qartë kjo linjë, kush e ka
shkruajtur editorialin dhe a frymëzoheshit nga raportimet e gazetarëve. Pra si
lindte tema, për të cilën mbahej qëndrim?)
Kam drejtuar gazetën ‘’Java’’.Kryesisht në harkun kohor ’91-’96, ajo ishte gazeta më
e rëndësishme në jugun e Shqipërisë. Natyrisht nga pozita e kryeredaktorit isha edhe
një editorialist i çdo numri. Kuptohet që editoriali merrte shkas nga çështja më e
rëndësishme e debatit publik dhe jetës politike të vendit sepse edhe gazeta ishte një
gazetë e profilit socio-politik. Më pas kam pasur përvojë si kryeredaktor i gazetës
‘’Koha Jonë’’ nga viti 2001-2003, i ‘’Sot’’-it kam qenë kryeredaktor themelues i
gazetës në vitet 2003-2004, i ‘’Albania’’-s në 2006-2007, i ‘’Tema’’-s në 2005 deri në
fund të vitit dhe i gazetës ‘’Shqip’’ 2009-2012.
Shkaset ishin komplekse. Natyrisht që lidheshin me aktualitetin politik më së shumti
dhe në tri gazetat e fundit ‘’Albania’’, ‘’Tema’’ dhe ‘’Shqip’’kanë qenë gazeta me
profil të fortë politik dhe për rrjedhojë dhe editoriali merrte shkas nga axhenda ditore
politike. Kishte dy mënyra të realizimit të tij: mund të ishte editoriali qëndrim i
redaksisë së politikës, i shkruar nga shefi i politikës ose një redaktor i rëndësishëm i
gazetës, ose mund të shkruhej nga kryeredaktori. Për shembull te gazeta ‘’Shqip’’
shkruhej shpesh nga kryeredaktori, madje unë ideova edhe pasjen e kolonës së
editorialit të shkruar nga kryeredaktori ose nga grupi i analistëve, opinionistëve që
kishte të prenotuar, mund të sugjeroheshin ata, ose e shkruante edhe vetë analisti pa i
sugjeruar qëndrim politik. Nuk është se kishte një qëndrim politik, por përkonte linja
editoriale e gazetës me analistët dhe nuk mbaj mend të kemi pasur ndonjë atakim për
diferencë të qëndrimit të redaksisë me atë çfarë shkruante opinionisti.
Për gazetat ‘’Koha Jonë’’, ‘’Shqip’’, ‘’Tema’’, të cilat ishin më gjeneraliste e më
ndikuese, a kishte një linjë të qartë editorialiste, pra a ishin gazeta të
pozicionuara majtas, qendër, djathtas..dhe çfarë linje konkretisht?
Më të përcaktuar e kishte ‘’Shqip’’-i, që ishte një gazetë centriste, centriste kritike
ndaj opozitës, oponenciale. Ndërsa te ‘’Tema’’, ‘’Albania’’, ‘’Koha Jonë’’ qëndrimi
ishte i lëvizshëm, sepse përcaktohej nga marrëdhëniet dhe marrëveshjet ditore që
sendërtonte botuesi. Në rastin konkret Nikolla, Meroja, apo edhe Ylli Rakipi dhe e
dini që ata nuk janë njerëz që i karakterizon konsistenca.
Gazetat që keni drejtuar mund të komentohen si gazeta që përveç kryeartikullit
një zë të fortë i kanë lënë edhe editorialit?Çfarë strategjie keni ndjekur? Si
qëndronte raporti kryeartikull-editorial?
Nuk ngatërroheshin asnjëherë me njëra-tjetrën. Tjetër gjë ishte kryeartikulli, tjetër gjë
editoriali. Edhe te ‘’Koha Jonë’’ kështu funksiononte, ‘’KJ’’ e kishte të përcaktuar
editorialin, e kishte në kolonën e vet edhe në pikëpamje të paraqitjes grafike ishte
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 284 -
drejt e përcaktuar, ndërsa kryeartikulli ishte tjetër gjë, ishte çështja kryesore e ditës që
lidhej me raportimin professional. Kryeartikulli shkruhej nga redaksitë e posaçme,
nga kronika, nga politika.
Çfarë mendoni juve për editorialin si gjini, edhe në raport me lexuesin shqiptar,
është një lloj artikulli që tërheq? Çfarë tematikash tërheqin më shumë në bazë të
përvojës suaj?)
Shtypi në Shqipëri është shtyp politik dhe është krijuar një përvojë gati stereotipike që
temat e politikës, të konfliktit politik dhe të kronikës janë tema, të cilat duken sikur
tirazhin fizik e ngrenë më shumë, e shesin më tepër. Predominon politika dhe
kryesisht aktualiteti, ngjarjet e rënda kriminale, edhe skandalet kuptohet. Skandalet
dhe investigimet. Ne kemi përvojë, sidomos te ‘’Shqip’’-i kur zbuluam skandalin e
varrit masiv me eshtra që ka lidhje me komunizmin dhe që pati jehonë, e rriti
tirazhin.Ose skandali Pango, skandalet seksuale, ose aferat seksuale ngrenë shumë.
Për të hyrë pak më në brendësi të mënyrës se si ndërtohet një editorial. Si ndahej
fakti nga opinioni brenda editorialit, çfarë raporti kanë patur këto të dyja, ku
bazohej editoriali, apo mjaftonte të kishim disa ide të mira, disa opinione dhe…
Jo. Editoriali në shumicën e gazetave ku kam punuar unë, ka qenë një vendimarrje
politike redaksionale, ka qenë i sugjeruar, së pari për linjën dhe qëndrimin politik që
duhet të mbajë editorialisti. Qoftë ky editorialist si shef redaksie, apo kryeredaktor.
Personalisht përgjithësisht i kam evituar, në mos autorësinë, praktikën e editorialeve
të porositura. Edhe kur më thoshte Nikolla, me të cilin kisha një partneritet më shumë
miqësor, e shkruaja por e lija pa emër. Dhe e dyta, ose ia delegoja dikujt nga redaksia.
Në atë periudhë ka qenë i famshëm Gavrosh Levonja, i cili mund ta ndryshonte
shkrimin brenda 20 minuta, në varësi të porosisë së Nikollës.Dhe bazohej natyrisht
mbi realitetin, ngjarjen kryesore të ditës. Mirëpo kuptohet që kjo linjë politike
përcaktohej në varësi të dëshirës, komunikimit apo flirteve politike që realizonte
Nikolla. Flasim për rastin ‘’Koha Jonë’’. Ndërsa në dy rastet e tjera, te ‘’Tema’’ dhe
‘’Albania’’, në periudhat kur kam punuar unë sepse kanë qenë periudhat e
riformatimit dhe reformimit të këtyre gazetave, ato ishin gazetat më të keqpërdorura
politikisht në periudhën dhe në kulmet e tranzicionit postkomunist në Shqipëri. Dhe
unë kam qenë kryeredaktor në një moment kur ato duhet të ndryshonin imazhin dhe
patën edhe një moment të ndryshimit të strukturës pronësore të tyre.
Megjithatë jeni dëshmitar i përshtatjes së linjave editoriale…
Ato në periudha që unë punova kishte një liri të qëndrimeve në politikën editoruese të
gazetave, nuk kishte asnjë lloj censure, ndikimi, porosie etj sepse e thashë edhe
njëherë, qëllimi i pronarëve dhe administratorëve të gazetave ishte që të
rehabilitoheshin, të reformoheshin në marrëdhënie me lexuesin. E prishën strukturën e
tyre tradicionale tëmarrëdhënies me lexuesin, në qoftë se në një moment të caktuar ato
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 285 -
kishin lexues të sëdjathës në ekstreme apo radikalë të së djathtës, tashmë nuk e kishin
më. Ishte e djathta liberale, ishte e qendrës etj etj që po e preferonte këtë gazetë.
Politikat editoriale ishin të rekomandueshme në lirinë natyrale të komunikimit, edhe
të kontaktit. Kështu që nuk kam vërejtje për atë. Ndërsa te gazeta ‘’Shqip’’ vazhdonte
kjo, në një mënyrë më profesionale. Nuk ekzistonte pasioni dhe retorika politike si
element tekstual i editorialit, po ishte një analizë që reflektonte qëndrimin e caktuar
analitik mbi çështjen ditore apo mbi problematikën që vinte nga aktualiteti politik.
Të kthehemi pak te marrëdhënia me pronarët…Çfarë marrëdhënie keni patur
me pronarët, a luhatej marrëdhënia, a ishte e qëndrueshme, kuptohet në
këndvështrimin e editorialit? A përcaktonte pronari se cili editorial do të
botohej, si funksiononte kjo marrëdhënie, qoftë edhe praktikisht..me telefonata
të shpeshta…
Më duhet ta them që raporti me pronarin më të rëndësishëm të medias ku kam punuar
unë dhe ku kam kaluar karrierën, njëkohësisht nuk ishte i tillë po ishte miku im shumë
i ngushtë dhe i shtrenjtë Nikollë Lesi, ka funksionuar ndryshe, që protagonizmi i tij
për të sugjeruar qëndrim politik, për të përcaktuar qëndrimin ka qenë më evident, më
flagrant, më i madh. Dhe është kjo arsyeja që në jo pak raste ai i ka penalizuar
kryeredaktorët e gazetave, duke i konsideruar në vetvete njëkohësisht kolegë, se ishte
pronari-gazetar në median shqiptare. Ndërsa në rastet e mëtejshme nuk kam patur
asnjëherë as konflikte, as antagonizma, por është pranuar ajo që quhet liria e të
shkruarit, që do të thotë që unë kur s’kam patur dëshirë ta shkruaj një editorial e kam
deleguar te kolegu që e ka kryer këtë gjë dhe unë nuk kam cënuar qëndrimin tim, apo
atë që unë e konsideroj, raportin me ndërgjegjen personale.
Raporti me Lesin vinte si rrjedhojë e faktit që ai ishte edhe gazetar, apo edhe si
rrjedhojë e kontekstit, e kohës kur po dilte ky produkt.
Në një këndvështrim deontologjik, unë mendoj që periudha e shtypit shqiptar nga
1991-1999, është një periudhë e veçantë, e cila e dallon zhvillimin dhe panoramën e
shtypit shqiptar pas viteve ‘’99. Pse? Sepse në këtë periudhë, një pjesë e mirë e
gazetarëve erdhën nga mungesa e një përvoje dhe e një shkollimi professional. Dhe
ajo çka e karakterizonte raportimin ishte një vullnet i jashtëzakonshëm për të
pasqyruar të vërtetat, kishte një lloj vullnetarizmi të jashtëzakonshëm, ndoshta
tashmë i humbur në praktikën e raportimit edhe të punës ditore që realizon komuniteti
i gazetarëve dhe reporterëve dhe mbi të gjitha, kishte një solidaritet, i cili në jo pak
raste e indulgjonte frymën e qëndrimeve në grup që mbanin gazetarët. Në këtë pikë
gazeta dhe stafi i ‘’Koha Jonë’’ ishin më të unifikuar, nuk kishte një diversitet brenda
arsyetimeve dhe qëndrimeve politike, por përkundrazi kishte një unifikim të
qëndrimit. Tëgjithë mendonim që regjimi i atëhershëm po degradonte, po shkaktonte
një frymë të fortë autoritarizmi etj etj
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 286 -
Mendoni që pronari, Nikollë Lesi mund të ketë qenë i influencuar nga bizneset
dhe politika për të ndikuar në linjën editoriale për këtë periudhë?
Në këtë periudhë jo. Sepse gazeta në këtë periudhë nuk jetonte vështirësi financiare
dhe ekonomike. Ajo ishte gazeta më e rëndësishme në tregun e shtypit, nëse mund të
flasim për treg se në fakt ishte një skenë, gazeta me tirazhin më të lartë, të ardhurat e
saj garantonin jo vetëm pagat e gazetarëve dhe mirëvlerësimn financiar të tyre dhe
ishte një vit i shkëlqyer për të shkaktuar edhe një financim për rritjen e
establishmentit, po e themi të multimedias së parë të ‘’Koha Jonë’’, sepse në atë
periudhë ishte jo vetëm gazeta që jetonte brenda një kompanie, ishte edhe gazeta
‘’Sport Ekspres’’, radio ‘’Koha’’, televizioni ‘’Koha’’, revista kulturologjike ‘’Aks’’
etj etj. Kështu që nuk ekzistonte ky problem dhe në kontekst, unë mendoj që nuk
ekzistonte problemi i korrupsionit mediatik, një realitet që u provua më vonë dhe që u
shfaq fatkeqësisht në realitetin e medias dhe të marrëdhënies që sendërtonte ajo me
pushtetin politik dhe kryesisht atë ekonomik.
Po kur u shfaq më vonë ky korrupsion mediatik, si reagonin gazetat?
Nuk kishte qëndrime. Kjo është fatkeqësi. U nënshtruan me heshtje. Me refuzim
publik. Jo me denoncim, denoncimet janë shfaqur më vonë dhe jo si rezultat i një
reflektimi të ndërgjegjshëm, denoncues për situatën, por për shkaqe të pakënaqësive
individuale që krijoheshin mes grupit të pronarëve dhe vetë gazetarëve që braktisnin
një media dhe kalonin te tjetra.Pas kësaj periudhe siç e dimë ne, filloi pastaj realiteti i
kontradiktave midis pronarëve, diversiteteve që shpesh përfundonin në konflikte të
hapura dhe shpesh të padenja.
A fuqizohej editoriali për periudha të caktuara, si për shembull gjatë
zgjedhjeve?
Jo. Nuk e kam këtë mendim, të paktën në gazetat ku kam punuar unë. Editoriali
përgjithësisht rikthehej si një zhanër i preferueshëm në gazeta kur kishim situata
tëkonfliktit dhe debatit të fortë politik. Domethënë kur diskutohet për amendimin e
Kushtetutës, kur flitej për reforma ligjore në fusha të ndryshme dhe kur kishim të
bënim kryesisht me fushata zgjedhore, jo vetëm për të përgjithshme, por edhe
vendore. Dhe kjo kryesisht lidhej me qëndrimet politike qëpërcaktonte pronari ose
administratori i gazetës për politikat e selektimit të kandidatëve. Më shumë kishte
editoriale kur kishim kongrese të partive politike më të rëndësishme në vend.
Domethënë se çfarë sugjerimesh mund të bëheshin për ndryshimet statutore, për
mënyrën dhe funksionimin e demokracicë së brendshme dhe funksionimit të
organizmave që respektojnë statutin politik.
Si mendoni se ka ndryshuar tani…
Ka pas një periudhë të caktuar, kryesisht në periudhën ’94 kur filloi i ashtuquajturi
Referendum për Kushtetutën, i nismuar nga ish-presidenti Berisha ku editoriali ishte
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 287 -
një zhanër i preferueshëm pothuajse i përditshëm në gazetën ‘’Koha Jonë’’ që ishte
gazeta më e rëndësishme.
Nëse mund të bëjmë një krahasim me shtypin botëror, si mendoni se është ky
raporti editorial shqiptar-editorial botëror, çfarë ndryshon, ndryshon cilësia,
tematika…?
Ka shumë ndryshime, së pari ka ndryshime konceptuale, së dyti ka ndryshime për sa i
përket kualitetit tekstual. Së treti ka ndryshime për mënyrën se si implementohet ky
zhanër në gazetat tona. Ndërsa në shtypin perëndimor kuptohet që bëhet në mënyrë të
studiuar, koha fizike për të shkruar një editorial prej një gazetari është shumë herë më
e bollshme se sa ajo në shtypin shqiptar dhe një editorialist në shtypin shqiptar së
paku në periudhën dhe në pikun e të ashtuquajturit tranzicion, mund të shkruante më
shumë se 2 apo 3 tekste në ditë dhe kjo kuptohet që e vjerdh kualitetin shkrimor të
tekstit. Dhe nga ana tjetër është edhe një diferencë kulturologjike. Një diferencë në
planin stilistikor, në raportin me valencën e fjalës.
Mund të themi ndonjë detaj më shumë për stilistikën, për tonin e përdorur, për
gjuhën, figuracionin…
Përgjithësisht editorialet e botuar në shtypin shqiptar nga periudha ’91 deri në ’98-
’99, i karakterizon gjuha e retorikës dhe patetikës politike. Një gjuhë që në
pikëpamjen stilistikore shëmbëllen me formatin e trakteve të Luftës së Dytë Botërore
dhe të asaj publicistike që nuk ka vlera etike dhe pothuajse i shpërfill rëndom kodet e
komunikimit publik.
Në periudhën pas viteve 2000 natyrisht që ka ndryshime sepse brenda spektrit të
shtypit të përgjithshëm shqiptar, krijohen diferenca midis gazetave, të cilat
pretendojnë të kenë kualitet dhe reformimin më të madh por fatkeqësisht të
përkohshëm, e sjellin 2 gazetat më të mëdha të periudhës: Gazeta ‘’Shqip’’ dhe gazeta
‘’Mapo’’. Ato përpiqen fillimisht të rekrutojnë dhe të përfshijnë në stafin e tyre dhe
në grupin e bashkëpunëtorëve emrat më të njohur të fjalës dhe ligjërimit publik dhe
përcaktojnë disa politika honorari, domethënë shpërblimi, të cilat inkurajojnë shkrime
dhe autorë që shërbejnë përmes kualitetit, jo përmes pasionit.
Ky përmirësim ka ardhur vetvetiu, si rezultat i trendit përmirësues të shtypit,
apo drejtuesit kanë kuptuar që një gazetë pa qëndrim s’mund të rezistojë…
Janë të gjithë faktorët. Kuptohet që pas viteve 2000, shkaktoi një lodhje publike dhe
masive i ashtuquajturi tranzicion, paqëndrueshmëria, kaosi, anarkia dhe mungesa e
skrupujve dhe principeve morale në jetën shoqërore dhe publike dhe kjo bëri të
mundur që disa editorë të rëndësishëm t’i kushtonin vëmendje kësaj gjëje. Po një
arsye që jo në pak raste pse kjo dështoi dhe nuk u arrit ka të bëjë edhe me faktin që
përgjithësisht mosha e editorit në shtypin shqiptar është një moshë relativisht e re.
Ndoshta mëe reja në krahësim me gjithë editorët e vendeve të rajonit dhe kryesisht të
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 288 -
Europës. Mosha mesatare e kryeredaktorit dhe editorit është mbi 50 vjeç, në shtypin
perëndimor, në Shqipëri është diku të themi te 27 mes 35.
Meqë ju jeni kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, a keni statistikë se sa
mund të jetë numri i editorëve të përfshirë?
Në 2009-ën ne kemi pasur. Nga 23 kryeredaktorët që kishim në gazeta, 17 prej tyre
ishin edhe editorialshkrues. Më vonë nuk kemi statistika.
Cila është ajo gazetë që do të veçonit, qëështë gazeta më e fuqishme me
qëndrimin e saj gjatë tranzicionit, pra në aspektin editorial?
Sot e kam vështirë që të zgjedh, nuk kam në shtypin shqiptar, sepse mungon.
Mungon, nuk ka qëndrime, nuk ka gazeta me qëndrim të fortë dhe të kthjellët
editorial. Nuk ka. Ndërsa gazeta me qëndrime më të kujdesshme, natyrisht që përfshij
‘’Panorama’’-n dhe më të ekspozuara, më të vetëdeklaruara konsideroj ‘’Tema’’-n
dhe deri diku edhe ‘’Mapo’’-n.
Ku ndryshojnë këto të trija?
Ka diferenca të mëdha, edhe stilistikore, edhe tipologjike. Diferenca stilistikore
lidhet…’’Panorama’’ është gjithnjë një gazetë që priret të jetë në pikëpamjen e
respektimin e parimeve të asnjëanësisë dhe barazisë më e kujdesshme. Respekton
Kodin e Etikës më shumë se këto, ndërsa gazeta ‘’Tema’’ është gazeta tipologjike e
angazhuar, e qëndrimit të skajshëm dhe pa kompromis, madje duke marrë edhe të
avokatisë kur s’duhet ta bëjë këtë gjë për qëndrime të caktuara dhe këtu kam parasysh
editorialet e Meros.
Ndërsa te ‘’Mapo’’ ka një konsistencë për sa i përket përkatësisë ‘’Pro’’, në kuptimin
qëështë e qendrës së djathtë dhe liberale e djathtë dhe është një gazetë që në
pikëpamje kulturologjike sjell më shumë peshë specifike, ushtron një kujdes
redaktorial shumë më evident por pa braktisur anshmërinë e vetë të përcaktuar.
Pyetja e fundit ka të bëjë me transformimin e lexuesve, pra komentuesit online.
Lexuesi i sotshëm del ‘’Pro’’, ‘’Kundër’’, jep ide…ofendon dhe shan.Si mendon
se ndikon te editorialisti?
Nuk ndikon. Nuk mendoj se ndikon. Nuk mendoj sepse së pari ndërhyrjet e lexuesve
në blogjet e online-it shqiptar janë ndërhyrje të orientuara. Domethënë shumë pak
janë ato që rrjedhin nga një situatë spontane dhe nga një lexues virtual i maturuar.
Nëse Mero shan ‘’Doktorin’’, vërsulen gjithë fansat e ‘’Doktorit’’ dhe e shajnë Meron
dhe po ta shohësh nuk ka një debat konstruktiv midis blogerëve. Nga ana tjetër ka
patologji shumë në ndërhyrje. Domethënë gjuha, reagimet, ka fyerje, ka përdhosje, ka
përbaltje e cila është e pakrahasueshme. Ç’është më serioze mendoj unë, në shumicën
e rasteve për shkak edhe inflacionit që ka online-i në Shqipëri, duhet të themi që ne
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 289 -
kemi rreth 600 online dhe 1 mijë blogje dhe këto 600 online janë me struktura të
posaçme redaktoriale, në miniaturë po ama janë 2-3 veta që punojnë në ato dhe këto
kanë bërë të mundur që në gjithë këtë kaos online, të krijojnë domain-et e influencave.
Po ta shikosh te ‘’Syri’’ futen gjithë ata lexues që lëvdojnë të djathtën apo
‘’Doktorin’’, po të futesh te Mero futen të gjithë ata që shajnë ‘’Doktorin’’, po të
futesh te ‘’Balkanweb’’-i është pjesa lumpenike që komenton, kryesisht priren te
realitetet e rozës, sociales, përgojimit, korrupsionit, abuzivizmit. Janë disa tipologji të
kontributit virtual dhe fenomeni dhe problemi më i madh është anonimati që e
karakterizon komunikimin. Domethënë ‘’Nickname’’-at në hapësirën e blogimit
shqiptar.
Absolutisht nuk influencojnë te editoriali. Janë shumë pak ata. Mund të evidentoj disa
blogje që ndikojnë. Nëse futesh te ‘’Peizazhe të fjalës’’ qëështë i Ardian Vehbiut,
natyrisht që aty ke një qasje më intelektualiste dhe për çështje të ndryshme dhe mund
të merret shkas. Dhe shpesh Ardiani e ka bërë këtë gjë që nga kontribute krijmtarie të
dhëna, mund ta ketë reflektuar si editorial po ky është një rast sporadik dhe pa ndikim
te lexuesi masiv.
Cili mendoni se është lexuesi tipik i editorialit në 2016?
Me dhimbje konstatoj që lexuesi i mençur, lexuesi i maturuar, intelektual,
përgjithësisht nuk është kontributor në hapësirën virtuale.Është neglizhent.Në shtypin
shqiptar po lind dukuria e përdorimit e një editoriali në shumë blogje. Supozojmë, sa
herë hedh një material kritik Artan Fuga, e marrin mbi 20 online dhe e shesin edhe si
editorial. Dhe në fakt ajo merr vlerën e editorialit përderisa qarkullon njëkohësisht te
të gjitha. Edhe nëse nuk e vendos në rubrikën e editorialit, ajo qarkullon. Mirëpo kjo
është një politikë spontane dhe nuk është se ka një strategji nga editorët.
Kë do veçonit nga editorialistët në shtypin shqiptar?
Në periudhën ’91-’98 kuptohet që ka qenë Frroku, një editorialist i angazhimeve të
forta dhe të ashpra mirëpo që e karakterizonte në pikëpamje stilistikore… Frroku
dukej që në jo pak raste zhanrin e editorialit e ngatërronte me zhanrin e esesë,
hartimit. Pastaj kanë qenë…Blushi ka qenë shumë i mirë. Editorialet e Blushit janë
editoriale që pavarësisht nga qëndrimi i përcaktuar politik gjithmonë operon mbi
forcën e analizës së detajit për atë ç’ka do të përcjellë.
Lubonja me kalimin e kohës e shndërroi në sindromë analizën, duke respektuar në jo
pak raste edhe elementët e laboratorit analitik. Pastaj editorialet e Shkullakut, Bushatit
kanë krijuar një shkollë te revista ‘’Klan’’ dhe që në vlerësimin tim merrnin shkas nga
ngjarja dhe debati ditor por nuk është se kishin ndonjë thellësi të madhe dhe nuk
sjellin atë që quhet një qasje, e cila të shkruhet edhe duke investuar pak kulturë apo
informacion. Nuk e bëjnë këtë gjë, ndërsa Lubonja te editoriali i vetë sjell edhe teza
nga debate global, nga investimi i mendimtarisë globale. Atë qasjen referente që ka ai.
Domethënë që ‘’Adam Michnik thotë kështu..’’ose Haveli dhe këto gjëra Lubonja i
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 290 -
bën gjithmonë sepse është njeri në kontakt në lexim. Te këta mungojnë këto gjëra, ne
nuk kemi referenca të tilla. Ndër kualitetet e tjera ka edhe këtë, pra që sjell editorialin
me referenca. Editorialistët e tjerë nuk e kanë këtë gjë.
Edhe e djathta ka. Kemi një stil, do të thosha unë pak arkaik të së djathtës te Nebil
Çika por është ajo publiçistika provinciale, edhe në pikëpamje stilistikore të kujton
më shumë atë të Luftës së Dytë Botërore se sa diçka të sotme.
Lela sjell një nuancë të re, një kontribut jo vetëm stilistikor, por edhe kontribut nga
pikëpamja e gjuhës, në mënyrë të veçantë te gjuha ai është më i kujdesshëm. Ka
pasuri stilistikore, leksikore dhe ndoshta ka një ngatërresë me elementet morfologjike
për shkak të anglishtes. Ai si duket në një periudhë të caktuar e ka patur anglishten
gjuhë të parë.
ROLAND QAFOKU-28 qershor 2016
Çfarë linje editoriale keni ruajtur në gazetë? Kush e ka shkruar editorialin dhe a
jeni frymëzuar nga lajmet e gazetarëve tuaj për të shkruar një editorial?
Unë jam drejtuesi i tretë i gazetës “Panorama” dhe në momentin kur unë e nisa
drejtimin e gazetës, kjo gazetë, ose nuk kishte fare editoriale ose kishte shumë pak.
Por me përvojën time në gazetën “Koha Jonë”, unë futa me koshiencë atë që unë e
quaj qëndrim të gazetës dhe një gazetë pa qëndrimin apo opinionin e saj është si të
ishte pa bosht. Në fillim unë shkruaja vetë editoriale mbi bazën e lajmeve më të
rëndësishëm të gazetës. Padyshim që më frymëzonin lajmet e gazetarëve dhe një
qëndrim i imi mbi një lajm ekskluziv e bënte gazetën edhe më të rëndësishme. Bashkë
me zëvendësat e mi afruam në gazetë emra të rëndësishëm që bënin opinione të forta.
Emra të tillë si Artan Fuga, Besnik Mustafaj, Luan Rama, (diplomati) Sabri Godo,
Edison Ypi, Andrea Stefani etj u bënë opinionistë që i jepnin gazetës me lajmet më të
mira në treg, një qendrim për fenomene dhe ngjarje. Kjo i dha gazetës ‘’Panorama’’
një vlerë më shumë dhe sot pas një dekade e vlerësoj si një nga anët më të mira të asaj
gazete.
Gazeta që ju drejtonit mund të komentohet si një gazetë që përveç kryeartikullit
një zë të fortë i ka lënë edhe editorialit?Çfarë strategjie keni ndjekur?
Në fakt gazeta “Panorama”, më shumë u identifikua për lajmin e parë, të fortë,
ekskluziv, që nuk e kishte asnjë konkurent tjetër. Qendrimi editorial ishte faza e dytë e
ngritjes së gazetës në atë që nga një gazetë e mirë, simpatike, e paanshme, u bë gazeta
e parë në Shqipëri për nga tirazhi. Ua thashë edhe më lart, ishte një gjë e natyrshme që
një gazetë sado të arrinte të bënte lajme të mira e të shkruante mirë, mungesa e
editorialit do të thoshte që të mos ngrihej në nivel opinioni dhe si e tillë ‘’Panorama’’
kurrë nuk kishte për të arritur atë nivel që arriti. Unë isha i bindur që qëndrimi
igazetës do t’i jepte më shumë tërheqje dhe fuqi gazetës. E synova, punova shumë për
këtë dhe mendoj se e arrita.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 291 -
Çfarë mendoni për editorialin si gjini analitike dhe raportin me lexuesin
shqiptar?Çfarë temash keni patur përgjithësisht në qendër, politike, ekonomike,
sociale…pse zgjidhnit ato?
Unë mendoj shumë gjëra për editorialin dhe jam i bindur që nuk keni kaq shumë vend
në këtë intervistë për të t’i përfshirë të gjitha këtu por një gjë është e sigurtë: Kur për
një ngjarje lexuesit pyesnin: Si e ka trajtuar këtë Panorama? Në fakt pyetja reale ishte
çfarë editoriali ka sot ‘’Panorama’’ dhe këtu niste përgjegjësia dhe profesionalizmi i
këtij zhanri gjithashtu. Temat e lëvruara kanë qenë sipas lajmeve por në fillim kam
tentuar shumë edhe tema që lidheshin me kronikën e zezë. Por natyrsht që politika
ishte dhe mbeti e para. Për kronikën e zezë ishte e re që të bëhej editorial fjala vjen
për një pengmarrje, për një vrasje të bujshme apo edhe për vendime gjykatash.
Si ndahej opinioni nga fakti brenda një editoriali, konteksti është se kryesisht në
shtypin shqiptar nuk ka patur një ndarje të qartë. Çfarë raporti kishte në
editorialet tuaja?
Opinioni ishte mendimi i dikujt për një çështje të caktuar. Ndërsa editoriali ishte
qëndrimi i gazetës. Kjo kuptohej qartë kur shkruaja unë si drejtues i gazetës. Natyrisht
që unë nuk isha opinionist.
Çfarë raporti keni patur me pronarin, a sugjeronte ai tema të caktuara, apo
mbikëqyrte vetëm linjën editoriale dhe ju kishit dorë të lirë për qëndrimet?Sa ka
ndikuar pronari juaj në editorialët që keni shkruar?
Sa kam qenë unë drejtues i gazetës ‘’Panorama’’ nuk kam patur asnjë ndërhyrje.
Natyrisht ne kishim një qëndrim ndaj shumë fenomeneve politikë dhe ndaj forcave
politike por ajo ishte aq e butë sa gati nuk kuptohej fare se ne mbështesnim këtë apo
atë forcë politike. Kishte një ide se duke qenë se çdo gazetë në Shqipëri dihej se çfarë
mbështeste dhe kë, por nuk e kishte “Panorama”.
Çfarë raporti ka patur pronari i ‘’Panorama’’-s me kompanitë e bizneseve në
Shqipëri apo me politikanët? A e kanë ndikuar ato në politikën editoriale të
gazetës?
Gazeta “Panorama” ishte pronë e tre biznesmenëve nga më të njohurit në Shqipëri.
Më pas mbetën dy dhe më pas akoma, ‘’Panorama’’ mbeti pronë e një personi të
vetëm. Ndoshta fakti që kishte disa pronarë e ndihmoi që të mos kishte një qendrim
ekstrem ndaj një force të vetme politike apo një grupimi dhe politikani të vetëm.
Si kanë qenë raportet e pronarëve në përgjithësi me politikën dhe medien. A
fuqizohej editoriali për periudha të caktuara, si për shembull gjatë zgjedhjeve?
Po në Shqipëri sidomos në vitet 2000 shumë biznesmenë u bënë pronarë mediash. Ky
ishte një një fenomen shumë i mirë për kohën. I dha frymëmarrje medias rakitike për
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 292 -
nga financat në atë kohë. Gazetarët nisën të paguhen më mirë, mundësitë e tyre u bënë
më të mëdha. Por a i dha rritje cilësore dhe profesionsite medias fakti që biznemenët e
bënë më të shëndoshë financiarisht atë? Kjo është relative. Por një gjë të mirë e pati:
Lajmi nuk mund të fshihej më në Shqipëri siç mund të bëhej dikur. Nëse dikush nuk e
botonte do të gjendej një media që do ta bënte këtë gjë. Editoriali natyrisht që gjatë
zgjedhjeve bëhej më prezent dhe kishte qëndrime të caktura por ne asnjëherë nuk u
bëmë si “New York Times” që përpara zgjedhjeve të dilnim publikisht në mbështetje
të një force politike.
Krahasuar me shtypin botëror, si paraqitet shtypi shqiptar. A është i zhvilluar te
ne editoriali? Nëse jo, mendoni se ka lidhje me lexuesin, pronarin, drejtuesit?
Editoriali te ne ka kaluar disa etapa. Sot ai lëngon nga opinionizimi por jo nga
qëndrimi i gazetës. Sot i madh e i vogël jep opinion. Aq e theksuar është kjo sa do
gazetë në Shqipëri mund të quhej shumë bukur ‘’Opinionisti 1’’, ‘’Opinionisti 2’’,
‘’Opinionisti x’’. Editorialet më shumë vihen re në pikëvështrimet e trajtimit të një
lajmi se sa një shkrim kryesor, në një kolonë të veçantë, shkruar nga një autoritet i
gazetës, apo nga dikush që është i punësuar ‘’full time’’ atje. Sot ka shumë mendime
larushërie që nisin nga gazetarë, historianë, mësues, diplomatë e deri te studentë të
Bachelor e deri të Masterit brenda e jashtë vendit. Kulmi i habisë sime profesionale
është që opinion në gazetë japin edhe politikanët. Po si mund të botohet opinioni i një
deputeti që mbron forcën e tij politike? Shkrimi i një politikani aktiv në një gazetë për
një çështje politike mua më duket se ose ky politikan ka një hall të madh dhe te partia
e tij nuk ia var kush, ose ai përdor këtë gazetë për të përçuar mendimet e partisë. Për
faktin se të gjitha shkrimet e politikanëve janë për cicmice të ditës dhe jo për çështje
themelore për mua është e papranueshme.
Cila gazetë për ju mund të quhet në gjithë tranzicionin 25-vjeçar, modeli më i
fortë që ka lëvruar editorialin? Mendoni se një gazetë duhet ta ketë patjetër
editorialin? Apo mund të mjaftohet me kryeartikullin dhe opinion-komentet? A
duhet fuqizuar në të ardhmen?
Editorialin në formën më klasike e ka përdorur “Koha Jonë”. Madje është e vetmja
ose e para gazetë që kishte sektor të editorialeve dhe që funksiononte mirëfilli si e
tillë. Mund të mos ishte dakord ose jo me gazetën “Koha Jonë”, por editoriali i saj dhe
qendrimet e saj kundër pushtetit dhe qeverisë mbeten klasike edhe sot. Është historike
për median shqiptare që editorialet e saj kanë tronditur qeverinë. Sot kjo ngjan
qesharake. A e imagjioni që një editorial ‘’X’’ në gazetën “Y’’ të trondisë qeverinë
Rama? ‘’Haha’’ do bënin të gjithë.
Çfarë mendoni për transformuesin e lexuesit, nga ‘’pa zë’’ në një lexues që
komenton, hedh poshtë, apo vlerëson editorialin madje komenton edhe
editorialistin? Sa e ka ndryshuar feedback-un gazetaria online, ku editorialisti
edhe mund të frymëzohet?
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 293 -
Komenti pa kufi sot në website është për mua thjesht kanal i ujërave të zeza. I madh e
i vogël, qytetar apo fshatar, me shkollë apo pa shkollë komenton mbi atë që ti ke
shkruar mbi një fenomen dhe ngjarje. Madje siç thotë profesor Fuga për
referendumin, këtu vlen edhe për komentuesit, mund të shkruajë edhe i dehuri dhe ai
që është esëll. Madje, madje, edhe budallai dhe i zgjuari. Vetëm se ka një ndryshim
me ata që votojnë, të cilët janë të idetintifikuar. Ndër qindra komentues rrallë ndodh
që dikush të ketë identitetin real. Të gjithë të fshehur dhe ti nuk e di se me kë ke të
bësh. Nuk është çudi që dikush që ke takuar në rrugë që të ka vlerësuar si të ishit
Thomas Friedman i “New York Times” për shkrimin që ke bërë por ama atje, te
kanali i ujrave të zeza, ta ketë skuqur e nxirë me sharje e ofeza para e prapa. Ky është
kulmi i një ligësie që nuk e ndihmon kurrë profesionalizmin.
Mendoni se në gazetën ‘’Zëri i Popullit’’ dhe ‘’Rilindja Demokratike’’ në vitet
’90-‘91 është përdorur propaganda?
Në atë kohë te ‘’ZP’’-ja e ‘’RD’’-ja nuk kishte lajme. Ishte si vazhdim i gazetarisë
gjatë komunizmit dhe lajmi ishte tabu. Ndërsa në vitet e 1995-1996-1997 u
pozicionua gazetaria profesioniste, pra e lajmit. Këtu nis edhe editoriali i mirëfilltë
mbi bazën e lajmit. Më parë editorialet dhe opinionet përzjeheshin me lajmin dhe nuk
merreshin të ndarë. Pionerët e editorialistëve mbi bazën e lajmit sipas mendimit tim
janë: Gavrosh Levonja, Frrok Çupi, Skënder Minxhozi, Andrea Stefani, Plator
Nesturi, Armand Shkullaku etj.
A kishte një ngatërrim të opinionit me faktin në gazeta?
Te ‘’Koha Jonë’’ në fillim po. Por pas vitit 1996 u sanksionua fiks që çdo ditë gazeta
të kishte editorialin e saj. Gavrosh Levonja ishte editorialist që gati shkruante çdo
ditë. Pas kësaj kohe nuk kishte editoriale si dikur, por mbi bazën e asaj që ndodhte,
gazeta kishte qëndrimin e saj. ‘’Koha Jonë’’ ishte e mirëfillitë edhe në këndvështrim
të ndikimit.
Cilët editorialistë do veçonit që i kanë rezituar kohës?
Mero Baze është editorialisti më tipik në Shqipëri. Ai është i njohur dhe pikërisht
‘’Tema’’ njihet për editorialin XXL. Është shkrues shumë i mirë dhe editoriali i tij
është tipik. Ai e ka më të perfeksionuar sot online webin sepse ka lajme, por shumë
vite më parë në gazetën ‘’Tema’’ lexoje vetëm Bazen se të tjerat nuk kishin të njëjtën
vlerë si editoriali. Ndërsa sot editoriali i Meros është më i miri i gazetës ‘’Tema’’, por
ama sot nuk lihen pa lexuar lajmet e ‘’Temës’’ si dikur.
Sot a kemi një ringjallje të editorialit? Çfarë mendon për gazetat ‘’Mapo’’ dhe
‘’Dita’’?
‘’Mapo’’ dhe ‘’Dita’’ kanë një linjë të mirëfilltë editoriale dhe janë të qartë në atë që
kërkojnë. Çili ka edukatën e ‘’Koha Jonë’’ dhe unë e kuptoj më mirë se kushdo. Edhe
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 294 -
pse punonim te ‘’Koha Jonë’’, kur një gazetar i stafit shkruante editorialin e numrit të
ditës ishte si të shkruaje për ‘’New York Times’’.Ishte ngjarje e madhe të shkruaje
qëndrimin e gazetës në faqen e parë.
A mund të na rrëfeni emocionet e editorialit të parë?
Pas 4 viteve pune në gazetën ‘’Koha Jonë’’. Ishte një gjykatës i Gjykatës së Tiranës
që i zbuluam disa prona dhe ia botuam në gazetë. Unë shkruajta editorialin në linjën
që pak a shumë kjo vilë është bërë me kursimet e rrogës së gjyqtarit. Ishte një
investigim që unë e shoqërova me editorial. Më pas një editorial në përvjetorin e
vrasjes së Giovani Falcones. Pak a shumë shtroja pyetjen po ne shqiptarët kur do kemi
një Falcone. Më pas, kur drejtorja gazetën Panorama, siç shkruajta më lart shkruaja
shpesh, mesatarisht një editorial në javë dhe kjo u bë një gjë e zakonshme kur drejtoja
gazetën “Tirana Observer” me rubrikën time të përjavshme “Vera e re në fuçinë e
vjetër”. Ishte qëndrimi im si kreyredaktor për ngjarje të ndryshme politike apo edhe të
tjera.
ADRIAN THANO
Si është ndërtuar redaksia e gazetës ‘’Dita’’?
Redaksia është e ndërtuar me 1 Kryeredaktor, 2 zv.Kryeredaktorë, Redaktor
aktualiteti, Redaktor Rrethesh, Redaktor Sociale, Redaktor Sporti, Redaktor Info-
Bota, Redaktor Ekonomie, Redaktor Suplementi, Redaktor Suplementi 2.
Redaktorët përgjithësisht mbulojnë vetë nga 1-2 faqe secili në sektorin e vetë dhe janë
zgjedhur gazetarë me përvojë në media dhe që kanë aftësinë të jenë operativë dhe
tepër cilësorë në konceptimin e faqeve dhe në cilësinë e produktit final si në
informacion dhe në design apo drejtshkrim të faqes.
Bashkëpunëtoret e jashtëm janë një element kyç dhe tepër karakterizues i gazetës.
Këta bashkëpunëtorë janë autoritete në fushat e tyre dhe kanë rubrika të përjavshme,
si psh: Adem Harxhi, i cili ka rubrikë speciale për seksualitetin apo Mustafa Nano me
Zululand, Bedri Islami me analizën e thellë dhe të argumentuar politike mbi
zhvillimet Shqipëri-Kosovë-Serbi, Elton Xhanari me rubrikë të përjavshme ekonomie
por dhe bashkëpunëtore të tjerë që japin kontribut me informacione ose me opinione
të shkruara prej tyre. Përvç personave të përmendur janë dhe 6-7 bashkëpunëtorë të
tjerë, tepër aktivë dhe cilësorë si kontribuues.
Sa gazetare të përhershëm qëndrojnë në redaksi?
Janë prezentë në redaksi çdo ditë 11 gazetarë dhe bashkëpunojnë çdo ditë nga jashtë
redaksie 6 gazetarë.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 295 -
Si raportojnë ata, çfarë komunikimi ekziston në redaksi?
Zv.Kryeredaktorët kryejnë një mbledhje thuajse formale me gazetarët, ndërsa
Kryeredaktori dhe zv. Kryeredaktorët kanë mbledhje dhe kontakte intensive gjatë
ditës për të vendosur mbi temën kryesore që do të trajtohet dhe kopertinën e
gazetës.Si kopertinë kryesore e gazetës preferohen zakonisht, Analizat-Editorialet
shteruese-analitike, shkrimet Info-Analizë mbi prapaskenat politike, si dhe
investigimet.
’’Dita’’ karakterizohet nga editoriali i saj, madje identifikohet me të. Kush i
shkruan editorialet?
Editorialet si qëndrim i gazetes zakonisht i shkruan Kryeredaktori dhe dy
Zv.Kryeredaktorët. Gazeta “DITA” ka veçantinë se është e vetmja gazetë që shpesh
hapet dhe me qëndrime editoriale, pra është gazetë Qëndrimi por edhe gazetë që
operon me risi duke përdorur modelin Info-Analitike, duke ofruar jo thjesht
informacione të veçanta dhe të panjohura më parë për çështje të rëndësishme, por
duke shoqëruar këto informacione dhe me një trajtim në thellesi dhe në kontekstin në
të cilin zhvillohen ngjarjet. Editorialet si qëndrim DIREKT i gazetës zakonisht i
shkruan Kryeredaktori dhe 2 Zv.Kryeredaktorët.
ARISTIR LUMEZI
Si është ndërtuar redaksia e gazetës ‘’Panorama’’?
Redaksia është e ndërtuar në disa sektorë dhe mbi një bazë hierarkike:Drejtor
ekzekutiv, drejtor gazete, kryeredaktor, zv.kryeredaktorë, redaktorë sektorësh,
gazetarë, korrektorë, dhe faqosës, marketing, financa. Sektorët janë: Politika, Kronikë
e zezë (Polici, Prokurori, Gjykata), Sociale, Rrethe, Kulturë, Sport, Argëtim,
Suplemente
Sa gazetarë të përhershëm ka redaksia?
20
Si raportojnë gazetarët në redaksi?
Gazetarët raportojnë pranë redaktorit të sektorit, e më pas, redaktori raporton në
mbledhje ku marrin pjesë drejtori, kryeredaktori dhe zv.kryeredaktorët.
Kush i shkruan editorialet, në rastet kur gazeta ka?
Editorialet shkruhen nga persona të kontraktuar me gazetën, por dhe nga politikanë,
specialistë të fushave të ndryshme, intelektualë të shquar.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 296 -
ALEKSANDRA BOGDANI
Si është ndërtuar redaksia?
Redaksia është e ndarë në departamente/sektorë dhe funksionon mbi një bazë
hierarkike, ku stafi drejtues (kryeredaktori, zv.kryeredaktorët) përcaktojnë prioritetet,
ndajnë detyrat dhe miratojnë shkrimet që botohen në gazetë.
Rubrikat kryesore janë: Politika, Aktualiteti, Ekonomia, Opinion-Editorialet, Kultura
dhe Arsimi. Editorët (në politikë e aktualitet, pasi pjesa tjetër janë 1 gazetar për
sektor) janë përgjegjës për larminë e lajmeve dhe plotësimin e tyre, deri në procesin e
botimit.
Gazetarët e secilit sektor kanë një numër të caktuar institucionesh nën mbulim, prej
nga mbledhin pjesën më të madhe të informacionit. Gjithashtu, ata marrin detyra ose
punojnë në grup, për çështje me rëndësi të veçantë, që i tejkalon institucionet që ata
mbulojnë. Mbledhjet mes gazetarëve dhe stafit drejtues selektojnë informacionin që
është i gatshëm për t’u botuar në gazetën e ditës dhe atë që duhet pasuruar më tej, e që
duhet ndjekur në ditët në vazhdim.
Sa gazetarë të përhershëm ka redaksia e ‘’Mapo’’-s?
13 gazetarë në redaksinë Print dhe 3 gazetarë në MAPO online. Gazeta ka gjithashtu
bashkëpunëtorë të jashtëm për MAPO-n e Fundjavës dhe rubrikën OP/ED.
Si raportojnë gazetarët në redaksi?
Gjatë procesit të punës, gazetarët raportojnë me telefon tek editorët dhe marrin
këshilla e sugjerime. Pasdite bëhet mbledhja e gjithë redaksisë, ku secili gazetar
raporton tek Kryeredaktori dhe përcaktohet plani i punës e ndahen detyrat për secilin.
Kush i shkruan editorialet?
Editoriali në MAPO shkruhet përgjithësisht nga redaktori i Op/Ed dhe
bashkëpunëtorët e jashtëm, të cilët shkruajnë për MAPO-n sipas një grafiku të
caktuar. Përveç editorialit, gazeta është e hapur për komentet dhe opinionet e kujtdo
që është i interesuar të botojë në këtë gazetë, me kusht që shkrimet të jenë cilësore
dhe profesionale.
KAMBER VELAJ
Sa gazetarë punojnë në redaksinë e gazetës suaj?
Në redaksinë e gazetës ‘’Shqip’’ punojnë 17 gazetarë dhe 10 korrespodentë.
Si janë organizuar sektorët. Cila është struktura e redaksisë, raporti
kryeredaktor, botues, bord?
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 297 -
Sektorët janë të organizuar në Politikë, Aktualitet-Rrethe, Ekonomi, Sociale, Kulturë,
Sport, Ndryshe dhe Bota. Kemi 1 redaktor ekonomie dhe 1 redaktor politike që punon
me 2 gazetarë. Në redaksi punojnë edhe 2 redaktorë: i Kronikës dhe i Rretheve. Po
kështu redaktorëka edhe Kultura dhe Sporti.
Si raportohet në redaksi?
Përgjithësisht gazetarët raportojnë te redaktorët dhe redaktorët raportojnë te
kryeredaktori.
Kush i merr vendimet për kryeartikullin dhe artikujt kryesorë të gazetës?
Ne organizojmë 2 mbledhje: në mëngjes me gazetarët (09:45) dhe pasdite (15:45). Në
mëngjes gazetarët ofrojnë idetë dhe marrin sugjerime nga redaktori, kolegët dhe
kryeredaktori. Pasdite bëhet raportimi i ndarjes së faqeve, ku përcaktohen titujt e të
gjitha faqeve si dhe mënyra si do trajtohen. Jepen ndërkohë edhe detyra shtesë për
plotësimin e lajmit. Rreth orës 20:00-21:00, në konsultë me redaktorët caktohet
aperura e faqes së parë dhe titujt e tjerë. Është pikërisht kryeredaktori që vendos për
faqjen e parë.
Çfarë politike editoriale keni vendosur të ndiqni dhe pse nuk keni zgjedhur të
jeni një gazetë e qëndrimeve të forta editoriale?
Politika editoriale ndiqet nëpërmjet shkrimeve, tek këndvështrimet dhe mënyra e
trajtimit. Kryeredaktori ka lidhje me drejtorin dhe s’ka asnjë lidhje me
aksionerët(Botuesit). Drejtori është përfaqësuesi i aksionerëve. Me drejtorin gazetari
mban një lidhje të drejtëpërdrejtë dhe me telefon. Është një strukturë e qëndrueshme,
me përjashtime të rralla.
‘’Shqip’’ ka zgjedhur të mos ketë qëndrim të mirëfilltë politik. Ndikimi në
këndvështrim dhe trajtim të informacionit është 70% nga reporterët dhe redaktorët
dhe 30% nga drejtori.
Botuesi nuk është i implikuar fare. Ka patur raste lajmesh kur janë përmendur
aksionerët e gazetës, madje ne i kemi trajtuar krejt normalisht këto lajme, njësoj si për
këdo, pasi nuk kemi informacion. Me drejtuesin dhe gazetarët bëjmë një mbledhje 1
herë në vit, për të bërë analizën e punës vjetore.
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 298 -
IX.4.Pyetësorët dhe Anketat TIP
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
Tel/Fax: +355 42 369 987 Website: www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë
Anketë
“NDËRTIMI DHE FUNKSIONIMI I REDAKSISË”
TARGET GRUPI: Gazetarë të shtypit në redaksitë e gazetave: ‘’SHQIP’’, ‘’DITA’’,
‘’MAPO’’, ‘’SHEKULLI’’, ‘’PANORAMA’’.
PERIUDHA E REALIZIMIT: Maj 2013
PERSHKRIMI: Anketa me pyetje të hapura dhe të mbyllura është pjesë e kërkimit
shkencor me temë: “Editoriali në shtypin shqiptar të tranzicionit”. Përmban 16 pyetje.
Në pyetjet me më shumë se 2 alternativa si përgjigje, mund të zgjidhni edhe më
shumë se 1.
MBROJTJA E TË DHËNAVE: Konfidencialiteti i përgjigjeve do të kryhet në bazë
të ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ligjit nr.
9288 datë 07.10.2004, “Për Ratifikimin e Konventës “Për Mbrojtjen e Individëve në
Lidhje me Përpunimin Automatik të Dhënave Personale”. Të dhënat e përfituara nga
ky kërkim do të përdoren vetëm për qëllimin e studimit.
1. Të dhëna personale
Gjinia:
Mashkull Femër
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 299 -
Mosha:
18- 23 vjeç
24- 30 vjeç
31-35 vjeç
36-40 vjeç
Më shumë se 41 vjeç
2. Diplomuar:
Gazetari
Gjuhë Letërsi
Shkenca Sociale
Shkenca Politike
Të tjera
3. Gazeta ku punoni:
SHQIP
DITA
MAPO
SHEKULLI
PANORAMA
Ju lutem jepni mendimin tuaj për pyetjet e hapura dhe të mbyllura, të renditura më
poshtë:
1.Si jeni punësuar në gazetën ku punoni?
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 300 -
a.Me konkurs
b.Me kërkesë të drejtpërdrejtë nga drejtuesit e redaksisë
c.Me referencë
2.Në çfarë mënyre vendosni për temat që trajtoni në artikujt tuaj?
a.Vetë
b.Në komunikim me redaktorin
c.Në komunikim me kryeredaktorin
3.Ku raportoni për temat dhe informacionin që keni mbledhur?
a.Tek redaktori
b.Tek kryeredaktori
c.Tek drejtori
d.Tek botuesi
4.Si raportoni?
a.Me shkrim
b.Në komunikim të drejtpërdrejtë
5.A kryeni mbledhje të redaksisë?
a.Po
b.Jo
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 301 -
6.Nëse po, sa herë?
a.Çdo ditë
b.Një herë në javë
c.Një herë në dy javë
d.Një herë në muaj
e.Një herë në vit
7.A punoni në sektorin ku keni krijuar përvojën kryesore profesionale apo ju kanë
zhvendosur në sektorë të tjerë?
a.Po punoj, nuk më kanë zhvendosur
b.Jo nuk punoj, më kanë zhvendosur
8.Çfarë hallkash ndiqni brenda redaksisë për të publikuar një artikull? Shënoni
shkurtimisht rrugën që ndiqni:
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
…………………………………….
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
…………………………………….
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
…………………………………….
9.Cili përcakton si do pozicionohen artikujt në një faqe të brendshme?
a.Gazetari
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 302 -
b.Redaktori
c.Kryeredaktori
d.Drejtori
e.Bordi i gazetës
f.Botuesi
10.A ju ndodh që artikulli juaj të zërë vendin e kryeartikullit të gazetës?
a.Po
b.Jo
11.A ju ndodh që artikulli juaj të jetë një nga shkrimet e rëndësishme të faqes së parë?
a.Po
b.Jo
12.A ju ndodh që të merret shkas nga artikulli juaji për t’u publikuar një editorial në
gazetën tuaj?(Kujdes: qëndrim i gazetës, jo analizë, koment apo opinion)
a.Po
b.Jo
13.Nëse po, sa shpesh?
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………...
14.A keni shkruar ndonjëherë editorial në gazetën tuaj?
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 303 -
a.Po
b.Jo
15. Zakonisht, kush e shkruan editorialin në gazetën tuaj? (Kujdes: qëndrim i gazetës, jo
analizë, koment apo opinion)
a.Gazetari
b.Redaktori
c.Kryeredaktori
d.Drejtori
e.Bordi i gazetës
f.Botuesi
16.Çështjet që trajtohen zakonisht në editoriale janë të natyrës:
a.Politike
b.Ekonomike
c.Kronikë e zezë
d.Sociale
e.Kulturore
f.Sportive
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 304 -
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
Tel/Fax: +355 42 369 987 website: www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë
INTERVISTA CILËSORE
Për temën doktorale
“Editoriali në shtypin shqiptar të tranzicionit”
1.Çfarë linje editoriale keni ruajtur në gazetë? Kush e ka shkruar editorialin dhe a jeni
frymëzuar nga lajmet e gazetarëve tuaj për të shkruar një editorial?
2.Gazeta juaj mund të komentohet si një gazetë që përveç kryeartikullit një zë të fortë
i ka lënë edhe editorialit?Çfarë strategjie keni ndjekur?
3.Çfarë mendoni për editorialin si gjini analitike dhe raportin me lexuesin
shqiptar?Çfarë temash keni patur përgjithësisht në qendër, politike, ekonomike,
sociale etj…pse zgjidhnit ato?
4.Si ndahej opinioni nga fakti brenda një editoriali, konteksti është se kryesisht në
shtypin shqiptar nuk ka patur një ndarje të qartë, madje gazeta të caktuara si
‘’Panorama’’ nuk e kanë përdorur (në raste shumë të rralla)…Çfarë raporti kishte në
editorialet tuaja?
5.Çfarë raporti keni patur me pronarin, a sugjeronte ai tema të caktuara, apo
mbikëqyrte vetëm linjën editoriale dhe ju kishit dorë të lirë për qëndrimet?Sa ka
ndikuar pronari juaj në editorialët që keni shkruar?
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 305 -
6.Çfarë raporti ka patur pronari juaj me kompanitë e bizneseve në Shqipëri apo me
politikanët? A e kanë ndikuar ato në politikën editoriale të gazetës?
7.Si kanë qenë raportet e pronarëve me politikën dhe medien. A fuqizohej editoriali
për periudha të caktuara, si për shembull gjatë zgjedhjeve?
8.Krahasuar me shtypin botëror, si paraqitet shtypi shqiptar. A është i zhvilluar te ne
editoriali? Nëse jo, mendoni se ka lidhje me lexuesin, pronarin, drejtuesit?
9.Cila gazetë për ju mund të quhet në gjithë tranzicionin 25-vjeçar, modeli më i fortë
që ka lëvruar editorialin? Mendoni se një gazetë duhet ta ketë patjetër editorialin?
Apo mund të mjaftohet me kryeartikullin dhe opinion-komentet? A duhet fuqizuar në
të ardhmen?
10.Çfarë mendoni për transformuesin e lexuesit, nga ‘’pa zë’’ në një lexues që
komenton, hedh poshtë, apo vlerëson editorialin (Tema, Mapo, Dita..etj) madje
komenton edhe editorialistin? Sa e ka ndryshuar feedback-un gazetaria online, ku
editorialisti edhe mund të frymëzohet?
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 306 -
X. BIBLIOGRAFIA
Aristoteli, ‘’Politika’’, Plejad, Tiranë, 2003
Balle, Francis.,”Mediat dhe Shoqëritë”, Shtëpia Botuese “Papirus”, Tiranë
2011
Banaj, Admir, Zanafilla e Reklamës dhe Marrëdhënieve Publike, Shtëpia
Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2003
Bennett, W.Lance, ‘’Changing Societies, Changing Media Systems:
Challenges for Communication Theory, Research and Education’’, Center for
Communication & Civic Engagement University of Washington, Seattle, USA
Bennett, W.Lance, Iyengar, Shanto, ‘’ A New Era of Minimal Effects? The
Changing Foundations of Political Communication ‘’Journal of
Communication, Forthcoming
Bernays, Edwards, Crystallizing Public Opinion, Liverlight Publishing
Coorporation, New York, 1923
Bernays, Edward, Propaganda, Horace Liverlight, New York, 1928
Biberaj, Elez, Shqipëria në tranzicion, Rruga e vështirë drejt Demokracisë,
Ora, f.15
Bido, Ardit, ‘’Koncensioni editorial i shtypit shqiptar në epokën e biznesit’’,
Botimet ‘’Trifon Xhagjika’’, Tiranë, 2011
Boczkowski, Pablo J., Digitizing the neës: Innovation in online newspapers,
The MIT Press, Cambridge Masachusetts, London England, 2004
Bogdani, Mirela, Loughlin, John, Shqipëria dhe Bashkimi Europan, Integrimi
Europian dhe Perspektiva e Pranimit, Dajti 2000, Tiranë, 2004
Boriçi, Hamit, ‘’Gazetaria 2. Probleme të mjeshtërisë dhe format e pasqyrimit
publicistik’’, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë 2004
Boriçi, Hamit, Marku, Mark, “Histori e shtypit shqiptar. Nga fillimet deri në
ditët tona”, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2010
Bourdieu, Pierre, ‘’About Television’’, The New Press New York, USA, 1996
Dewey, John, ‘’Publiku dhe problemet e tij’’, ISP dhe DITA, Tiranë, 2000
Dominick, Joseph, Dinamika e komunikimit masiv. Media në periudhën
digjitale,UET Press, Tiranë, 2010
Doyle, Gillian, Understanding Media Economics
Ellul, Jacques, Propaganda: The Formation of Men’s Attitudes, Vintage
Books Edition, New York, 1973
Franklin. Bob, Hogan. Mike, Langely. Quentin, Mosdell. Nick, Pill. Elliot,
‘’Key Concepts in Public Relations’’, Sage Publication, London, 2009
Fuga, Artan, Abetare e ekonomisë të mediave, Referat i autorit në kuadrin e
Qendrës Shqiptaro-Gjermane të Formimit të Gazetarëve të Rinj me titull
“Mediat në demokratizim”, pranë departamentit të Gazetarisë dhe
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 307 -
Komunikimit të Universitetit të Tiranës, ngritur në bashkëpunim me
fondacionin “Konrad Adenhauer”, http://al.ejo-online.eu/ekonomia-e-
medias/abetare-e-ekonomise-te-mediave
Fuga, Artan, “Brirët e Dhisë, lexime në komunikim”, Ora, Tiranë, 2008
Fuga, Artan, “Media, politika, shoqëria (1990-2000). Ikja nga kompleksi i
Rozafës”, Botimet Dudaj, Tiranë, 2008
Fuga, Artan, “Ikja nga kompleksi i Rozafës”, Dukagjini, Pejë, 2000
Gazetaria Profesionale. Vete-Rregullimi dhe Media të Reja, Dilema të Vjetra
në Europën Jug-Lindore dhe Turqi, Organizata Arsimore, Shkencore dhe
Kulturore e Kombeve të Bashkuara, 2010
Godole, Jonila, Marrëdhëniet joformale mes elitave të politikës dhe mediave,
Doktoraturë, Shtator 2013
Godole, Jonila (2009) ‘’Gazetaria politike pas zgjedhjeve të 29 qershorit.
Situata dhe perspektiva e komunikimit politik në aktualitetin shqiptare’’ DKG,
Tiranë
Habermas, Jurgen, The structural transformation of the public sphere, The
MIT Press, Cambridge, Masachusetts, 1991
Hallin, Daniel, Mancini, Paolo, Comparing Media Systems: Three Models of
Media and Politics, Cambridge University Press, United Kingdom, 2004
Hallock, M.Steven, “Editorial and Opinion: The Dwindling Marketplace of
Ideas in Today's News”, Praeger, Westport, Connecticut, London, 2007
Jenkins, Henry, Convergence Culture: Where Old and New Media Collide,
New York University Press, New York and London, 2006
Karlsson ,Charlie, Rouchy, Philippe, Handbook on the Economics of the
Media, Eward Elgar Publishing, USA,2015
Kim, S.-H., Scheufele, D. A., & Shanahan, J. (2005). ‘’Who cares about the
issues? Issue voting and the role of neës media during the 2000 U. S.
presidential election.’’, Journal of Communication, 55, 103-121. (SSCI
Journal)
Kodi Etik i Medias Shqiptare, Tiranë, Instituti Shqiptar i Medias, 2006
Krasniqi, Afrim, ‘’Partitë politike në Shqipëri’’ (1920-2006), Tiranë
Krasniqi, Afrim, “Zgjedhjet në Shqipëri: (1991-2008):proceset zgjedhore,
partitë, kandidatës, fushatat elektorale
Lamb, Jane, ‘’The Complete Newspaper Resource Book’’J. Weston Walch,
Publisher, Portland, Maine, 1985
Lani, Remzi, ‘’The difficult road to the indipedent media’’ në ‘’Exit from
censorship’’, ISHM, Tiranë, 2001
Lesi, Nikollë, ‘’Kështjella e Medias’’
http://www.kohajone.com/2016/01/16/nje-fragment-nga-libri-i-ri-keshtjella-e-
medias/
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 308 -
Lesson, Peeter, ‘’Manipulating the media’’, http://www.
www.peterleeson.com/Manipulating_the_Media.pdf
Lippman, Walter, ‘’Liberty and the News’’, Dover Publication, USA, 2010
Lippman, Walter, ‘’Public Opinion’’, Dover Publication, INC, Mineola, New
York, 2004
Loewen, Nancy, Writing Outstanding Opinion Pieces, Lerner Publications,
Minneapolis, 2016
Marku, Mark (2010) ‘’Mediat në tranzicion” DGK Studime Albanalogjike
McChesney. W, Robert, Pickard, Victor (Editorë), ‘’Will the Last Reporter
Please Turn out the Lights: The Collapse of journalism and ëhat can be done
to fix it’’, The New Press, Londër, 2011
McCombs, Maxwell. ‘’Setting the Agenda: The Mass Media and Public
Opinion”, Polity Press, 65 Bridge Street, Cambridge, UK, 2004
McLuhan, Marshall, “Instrumentat e Komunikimit: media si një zgjatim i
njeriut”, Instituti i Dialogut dhe i Komunikimit, Tiranë, 2008
McQuail, Denis, Audience Analysis, Sage Publications, f.3, USA, 1997
McNair, Brian ‘’Hyrje në komunikimin politik’’, UET Press, Tiranë 2009
Mencher, Mencher, “News Reporting and Writing”,McGraw Hill, New Jork-
USA, 2006
Merit Baz, Deivis, ‘’Gazetaria publike dhe jeta publike’’, Instituti Shqiptar i
Medias, Tiranë
Meyer, Philip, The Vanishing Neëspaper: Saving Journalism in the
Information Age, University of Missouri Press, Columbia and London, 2004
Mill, Stuart, John, ‘’On Liberty with the Subjection of Woman and Chapters
on Socialist’’, Cambridge University Press, 1989
Neza, Agim, “Marrëdhëniet Publike”, Tiranë, Instituti Shqiptar i Medias,
2004
Neza, Sami, “Ndikimi i krizës së shtypit në burimet njerëzore”, “Studime
Albanologjike: Komunikimi i Integruar-Koncepte, Strategji,
Praktika”,Universiteti i Tiranës, Nëntor 2011
Neza, Sami (2010) ‘’Tregu i medias në këndvështrimin e marrëdhënieve mes
aktorëve të komunikimit’’ DGK Studime Albanalogjike
Noam, Eli, Who Owns the World's Media?: Media Concentration and
Ownership Around the World, f.10-13, Oxford University Press, Oxford, New
York, 2016
Kajsiu, Blendi, Integrimi si pengesë për demokratizimin, Polis 2, Revistë
shkencore e departamentit të shkencave politike dhe marrëdhënieve
ndërkombëtare, UET, Nr.2/2006, f.7-8
‘’ Kodi Etik i Medias Shqiptare”, Tiranë, Instituti Shqiptar I Medias, 2006
Kolodzy, Janet, Convergence Journalism: Writing and Reporting Across the
News Media, Rowman& Littlefield Publishers, INC, Oxford, 2006
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 309 -
Krasniqi, Afrim, Evropa Juglindore në periudhën paskomuniste: (Analizë e
sistemeve partiake dhe qeverisëse), Doktoraturë, Universiteti i Tiranës, Tiranë
2012
O’Donnell, Guillermo, Schmitter, Philippe, Transition from Authoritarian
Rule, Tentative Comclusions about Uncertain Democracies, The John Hopkins
University Press, Baltimore and London, 1986
Papa, J. M., Daniels, D.T, Spiker, K.B., “Komunikimi organizativ, Qasjet dhe
Prirjet”, UET Press, Tiranë 2009
Patrick, Brian, The Ten Commandments of Propaganda, Arktos, London,
2012
Picard, Robert, The Economics and Financing of Media Companies, Fordham
University Press, New York, 2011
Picard, Robert (Editor), Media Firms: Structures, Operations, and
Performance, Laërence Erblaum Associates Inc.Publisher, New Jersey, 2002
Picard, Robert Media Product Portfolios: Issues in Management of Multiple
Products and Services,Psichology Press Taylor and Francis Group, New
York, London, 2012
Picard, Robert, Wildman, Steven (Editorë), Handbook on the Economics of the
Media, Eward Elgar Publishing, USA,2015
Pinson, L.James, Brooks, S.Brian, The Art of Editing in the Age of
Convergence, Routledge, New York, USA, 2016
Polis 2, Revistë shkencore e departamentit të shkencave politike dhe
marrëdhënieve ndërkombëtare, UET, Nr.2/2006
Polis 2, Revistë shkencore e departamentit të shkencave politike dhe
marrëdhënieve ndërkombëtare, Monitorim, Integrimi, i (Pa)Kuptuari i medias
shqiptare, UET, Nr.2/2006
Rachels, James, Rachels, Stuart, ‘’Elementët e Filozofisë Morale’’, Botim i
Pestë, Dita 2000, Tiranë, 2009
Randall, David ,Universal Journalist,Pluto Press London, Ann Arbor MI,
2000
Russial, John, Strategic Copy Editing, The Guilford Press, New York, London,
2004
Russ-Mohl, S., “Gazetaria”, Shtëpia Botuese “K&B “, Tiranë, 2010
Sartori, Giovanni, Edhe njëherë për teorinë e demokracisë, Shtëpia Botuese
Dituria, Tiranë, 1998
Stagliano, Riçardo, ‘’Gazetaria 2.0’’, Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë, 2004
‘’Studime Albanologjike. Gazetari dhe Shkenca Komunikimi.Mediat Shqiptare
në Tranzicion”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë,
Tiranë 2010
Skana, Pranvera (2011) ‘’Statusi i sotëm i formimit professional dhe
intelektual të gazetarit’’
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 310 -
Siapera, Eugenia, Understanding New Media, Sage Publications LTD,
London, 2012
Siebert, S.Fred, Peterson, Theodhore, Schramm, Wilbur, “The Authoritarian,
Libertarian, Social Responsibility, and Soviet Communist Concepts of What
the Press Should Be and Do”, University of Illinois Press, Urbana and
Chicago, 1956
Stagliano, Riccardo, ‘’Gazetaria 2.0 Të merresh me informacion në kohën e
internetit’’, Botim i Institutit Shqiptar të Medias, Tiranë 2004
Standrings, Martinez. Suzzete, The Art of Column Ëriting: Insider Secrets
from Art Buchwald,Marion Street Press, Portland, Oregon, 2008
Strunk, William, The elements of Style, Dover Publications, INC, Mineola,
New York
Shannon E.Claude, Waver. Warren, ‘’The Mathematical Theory of
Communication’’, University of Illinois Press, Urbana and Chicago
Tarifa, Fatos, “Paradigma e tranzicionit demokratik: “Fundi” i tranzicionit
apo një tranzicion pa fund?”, Ombra GVG, Tiranë, 2009
‘’The Charlie Hebdo effect in the Balkans’’, South-East European Partnership
for Media Development, Janar-Prill 2015
Zguri, Rrapo, Gazetaria shqiptare në internet, Doktoraturë, Universiteti i
Tiranës, Tiranë, 2015
Wildman, Steven, Handbook of Media Management and Economics, Lawrence
Erlbaum, Associates Publishers, New Jersey, London, 2006
INTERVISTA CILËSORE
1. Basha, Anila, Intervistë 2016
2. Baze, Mero, Intervistë 9 shtator 2016
3. Bogdani, Aleksandra Intervistë
4. Çipa, Aleksandër, Intervistë 30 maj 2016
5. Thano, Adrian, Intervistë
6. Lela, Alfred, Intervistë 12 korrik 2016
7. Lubonja, Fatos, Intervistë 20 shtator 2016
8. Lumezi, Aristir, Intervistë zëvendëskryeredaktor gazeta “Panorama”
9. Krasniqi, Afrim, Intervistë 28 Shtator 2016
10. Qafoku, Roland, Intervistë 28 qershor 2016
11. Rakipllari, Robert, Intervistë 11 Tetor 2016
12. Rrozhani, Arben, Intervistë 27 maj 2016
13. Velaj, Kamber, Intervistë me kryeredaktorin e gazetës “Shqip”
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 311 -
MONITORIM GAZETASH
1. ‘’Zëri i Popullit’’ 1990, 1991
2. ‘’Rilindja Demokratike’’ 1991
3. ‘’Koha Jonë’’ 1991, 1997
4. ‘’Shekulli’’ 2005, 2011
5. ‘’Panorama’’ 2005, 2011, 2014
6. ‘’Tema’’ 2013, 2014
7. ‘’Dita’’ 2013, 2014
8. ‘’Mapo’’ 2013, 2014
ANKETA
41 gazetarë, kryeredaktorë dhe zv.kryeredaktorë, realizuar në
redaksitë e gazetave “Panorama”, “Shekulli”, “Shqip”, ‘’Mapo’’ dhe
“Dita”
ARTIKUJ
Baze, Mero, Gazeta ‘’Tema’’, 4 janar 2013
Baze, Mero, ‘’Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën’’,
‘’Tema’’, 2005
Bozdo, Eno, “Rrënimi i argumentit”, Gazeta “Panorama”, 14 Prill,
fq.18
Budini, Belina, “E para është fushata e Bashës”, Gazeta “Panorama”,
8 Maj, fq.24
Çili, Henri, 14 shkurt 2013, ‘’Mapo’’
Çili, Henri, “Tri defekte paraprake të fushatës së Edi’’, 15 shkurt 2013
Gazeta “Panorama”, Suplementi “Iniciativa për Tiranën“, 8 prill,
fq.2
Gazeta “Panorama”, 1 Maj, fq.5
Gazeta “Panorama”, 7 Maj, fq.2
Gazeta “Panorama”, “Zbulohet fotoja e celebrimit të Lulzim Bashës
më 8 maj 2004 në Bashkinë e Tiranës“, 8 Maj, fq.1
Gazeta “Shekulli”, 8 Prill, fq.17
Gazeta “Shekulli”, 21 Prill, fq.1
Gazeta “Shekulli”, 26 Prill, fq.1
Gazeta “Shekulli”, 27 Prill, fq.1
Gazeta “Shekulli”, 1 Maj, fq.2
Gazeta “Shekulli”, 1 Maj, fq.2
Gazeta “Shekulli”, 7 Maj, fq.1
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 312 -
Gazeta “Shekulli”, 9 Prill, fq.14
Gazeta “Shekulli”, 11 Prill, fq.2
Guri, Sazan, “Kandidimi i tretë, i katërt si ujë i ndenjur”, Gazeta
“Panorama”, 6 Maj, fq.18
Gjoni, Edlira, Gazeta “Panorama”, 8 Prill, fq.20
Gjuzi, Redi, ‘’Certifikatat e pronësisë’’, ‘’Panorama’’, 2005
Kokalari, Gary, Gazeta “Shekulli”, 25 Prill, fq.2
‘’Koha Jonë’’, ‘’Piramidat e harruara’’ 1997
Hroni, Sotiraq, ‘‘Qytetarët si partnerë’’apo një ‘’shoqëri e madhe’’,
Gazeta “Panorama”, 2 Maj, fq.17
H. Prifti, Bledar, Gazeta “Shekulli”, 15 Prill, fq.15
Leskaj, Bujar, “Qeverisja vendore që i nevojitet Tiranës”, Gazeta
“Panorama”, 12 Prill, fq.19
Lubonja, Fatos, Gazeta ‘’Panorama’’, 23 Prill, fq.25
Lubonja, Fatos, ‘’A ka shpresë Tirana”, Gazeta “Panorama”, 11
Prill, fq.19
Meidani, Rexhep, Gazeta “Panorama”, 9 Prill, fq.15
Meidani, Rexhep, Gazeta “Panorama”, 9 Prill, fq.15
Neza, Sami, “Vota e konformistëve”, Gazeta “Panorama”, 20 Prill,
fq.21
Pinderi, Kristi, Gazeta “Shekulli”, 30 Prill, fq.2
Rada, Ardit, Gazeta ‘Shekulli”, 12 Prill, fq.2
Shalsi, Eduard, “Analistët si thashethemexhinj”, Gazeta “Panorama”,
16 Prill, fq.14
‘’Tema’’, ‘’Standardet e kryeministrit për Familjen dhe opozitën’’,
komentues online me emrin ‘’PREJ ZHUKE’’, 4 janar 2013
Tupja, Edmond, “Deri në palcë deri në dhimbje”, Gazeta
“Panorama”, 1 Maj, fq.13
Thano, Adrian, “Beu, Bolino dhe Babë Myslymi’’, ‘’Shekulli’’, 2005
Vehbiu, Ardian, ‘’Një i "çmendur" që çmendi antijugorët’’,
‘’Lapsi.al’’, 9 shtator 2014
http://www.lapsi.al/ide/2014/09/09/nj%C3%AB-i-%C3%A7mendur-
q%C3%AB-%C3%A7mendi-antijugor%C3%ABt#.V9SmVE197IU
Velo, Maks, ‘’Pse jam antiverior dhe antimysliman’’, ‘’Mapo’’, 6
shtator 2014
Velo, Maks, “Antiverior dhe antimysliman”/ Maks Velo kërkon falje
dhe tërhiqet, ‘’Mapo’’, 11 shtator 2014
Zogaj, Preç, “Cilat unaza për Tiranën?”, Gazeta “Shekulli”, 18 Prill,
fq.15
Zogaj, Preç, “21 janari si “alternativë” regjimi”, Gazeta “Shekulli”,
25 Prill, fq.19
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 313 -
TË TJERA
Botim i Grupimit “Iniciativa për Tiranën”, organizatë civile
joqeveritare
Qendra Kombëtare e Regjistrimit www.qkr.gov.al
Studimi i BIRN ‘’Të mbyllësh një sy ndaj lajmit:vetëcensura në median
shqiptare’’, Tiranë, 2015
Televizioni “Klan”, Emisioni “Opinion”
Televizioni “Top Channel”, Edicioni Informativ
NË INTERNET
"Advertorial - Definition from the Merriam-Webster Online Dictionary".
Merriam-Webster. Retrieved 2009-01-10.
Ashley, Jackie, ‘’Are the Guardianistas rats?’’, 29 prill 2008,
http://www.theguardian.com/commentisfree/2008/apr/29/aretheguardianis
tasrats
Black, K.William, “Why is the failed Monti a ‘’Technocrat’’ and the
successful correa a “Left-Leaning Economist’’?, Huffington Post, 12
shtator 2012, http://www.huffingtonpost.com/william-k-black/new-york-
times-profile_b_2269009.html
Briancon, Pierre, ‘’As Le Monde turns’’, 6 prill 2015
http://www.politico.eu/article/as-le-monde-turns/
Katz, Ian, ‘’World writes to undecided voters’’, 16 tetor 2004,
http://www.theguardian.com/world/2004/oct/16/uselections2004.usa2
http://www.nytimes.com/pages/opinion/index.html?action=click&pgtype=
Homepage®ion=TopBar&module=HPMiniNav&contentCollection=O
pinion&WT.nav=page
http://www.treccani.it/enciclopedia/corriere-della-sera/
http://www.understandingcharliehebdo.com
http://www.lemonde.fr/idees/article/2015/02/24/non-charlie-hebdo-n-est-
pas-obsede-par-l-islam_4582419_3232.html
http://www.newyorker.com/magazine/2015/01/19/satire-lives
Okrent, Daniel, ‘’ THE PUBLIC EDITOR; Is The New York Times a
Liberal Newspaper?”, ‘’The New York Times’’, 25 Korrik 2004
http://www.nytimes.com/2004/07/25/opinion/the-public-editor-is-the-new-
york-times-a-liberal-newspaper.html?_r=0
Okrent, Daniel, ‘’ THE PUBLIC EDITOR; Is The New York Times a
Liberal Newspaper?”, ‘’The New York Times’’, 25 Korrik 2004
http://www.nytimes.com/2004/07/25/opinion/the-public-editor-is-the-neë-
york-times-a-liberal-newspaper.html?_r=0
EDITORIALI NË SHTYPIN SHQIPTAR TË TRANZICIONIT
- 314 -
IPSOS MORI Sondazh, prill-qershor 2000, sondazh 2005
Malkin, Michelle, ‘’The New York Times’ war on gun-oëning rape
victims’’, 31 Tetor 2014, http://michellemalkin.com/2014/10/31/the-neë-
york-times-war-on-gun-oëning-rape-victims/
‘’Rasmussen Reports’’, studim 2007,
http://www.rasmussenreports.com/content/pdf/4541
Wikileaks: http://wikileaks.org/About.html
Wikileaks:
http://cablesearch.org/cable/vieë.php?id=08TIRANA470&hl=luan+hoxha
+shkelzen
Wikipedia:http://en.wikipedia.org/wiki/WikiLeaks
“Tema Online”:http://www.gazetatema.net/web/2011/09/08/luan-hoxha-
serish-ne-rolin-e-frikacakut-nuk-e-kam-permendur-shkelzen-berishen/
“Tema Online”: http://www.gazetatema.net/web/2011/10/05/ëithers-
konfirmon-dosjen-e-zeze-te-berishes-ne-washington-e-plote/
“Tema Online”: http://www.gazetatema.net/web/2011/10/06/arvizu-letra-
e-withers-flet-vete/
‘’Mapo Online’’: http://www.revistamapo.com/lexo.php?id=3211
.https:// www.theguardian.com/commentisfree/2011/jan/10/editorial-
leading-article-anonymous
www.earth.columbia.edu/sitefiles/file/pressroom/media_outreach/OpEdGu
ide.doc
http://lib.store.yahoo.net/lib/glimmertrain/Barrett.pdf
http:// www.msmonographs.org/article.asp?issn=0973-
1229;year=2006;volume=4;issue=1;spage=14;epage=17;aulast=Singh