47
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE I KOMUNIKIMIT AUTOREFERAT Për mbrojtjen e tezës së doktoraturës me temë: STATUSI I GAZETARIT SHQIPTAR SHTYPIN E VITEVE ‟45-„90 PUNUAR NGA: ARDITA HYSA UDHËHEQËS SHKENCOR: Prof. as. dr. MARK MARKU Tiranë, 2015

STATUSI I GAZETARIT SHQIPTAR NË SHTYPIN E VITEVE ‟45 „90 · të marrëdhënieve me vendet e ish-bllokut socialist, gazetarët herë konsideroheshin si “organizatorë kolektivë

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GAZETARISË DHE I KOMUNIKIMIT

AUTOREFERAT

Për mbrojtjen e tezës së doktoraturës me temë:

STATUSI I GAZETARIT SHQIPTAR

NË SHTYPIN E VITEVE ‟45-„90

PUNUAR NGA:

ARDITA HYSA

UDHËHEQËS SHKENCOR:

Prof. as. dr. MARK MARKU

Tiranë, 2015

1

2

PASQYRA E LËNDËS

1.HYRJE .........................................................................................................................................3

2.HIPOTEZA KRYESORE E PUNIMIT .......................................................................................5

3.METODOLOGJIA ......................................................................................................................6

4.BAZA TEORIKE .......................................................................................................................10

5.STRUKTURA E PUNIMIT ......................................................................................................12

5.1. Kapitulli i Parë: TRAJTIME TEORIKE .............................................................................13

5.2. Kapitulli i Dytë: SISTEMI MEDIATIK KOMUNIST SHQIPTAR, NJË SISTEM I

FUQISHËM PROPAGANDE .................................................................14

5.3. Kapitulli i Tretë: PËRCAKTIME MBI STATUSIN E GAZETARIT ................................14

5.4. Kapitulli i Katërt: ORGANIZIMI I BRENDSHËM DHE KONTROLLI I MEDIAVE....16

5.5. Kapitulli i Pestë: STATUSI SOCIO-POLITIK E PROFESIONAL I GAZETARIT

NË MEDIAT TOTALITARE ................................................................17

6. PERFUNDIMET .......................................................................................................................20

7. BIBLIOGRAFIA ......................................................................................................................25

8. SHTOJCAT ...............................................................................................................................35

3

1.HYRJE

Kjo doktoratë është orientuar në studimin e një grupi specifik

profesionistësh në gazetari, dhe një prej grupeve më aktive intelektuale

në shoqëri. Në periudhën e komunizmit shqiptar, për shkak të llojit të

punës, ata shpesh gëzonin konsiderata e trajtime të veçanta, duke dalluar

prej grupeve të tjera profesionale e shoqërore dhe duke mbartur

njëkohësisht edhe përgjegjësi, detyra e trysni të ndryshme nga pjesa

tjetër e popullatës. Gazetarët shqiptarë të asaj kohe (ashtu si kolegët e

tyre në të gjithë Bllokun Lindor ku u aplikua modeli komunist i të bërit

gazetari), u bënë ndërmjetës të një publiku që “duhej” manipuluar, prej

një partije-shtet që ngriti dhe shfrytëzoi një kompleks strukturash në

shërbim të propagandimit të ideve të veta. Të vendosur përballë shtetit

dhe organeve të tij, si burimi kryesor i informacionit dhe publikut që

duhej bindur me forma të larmishme propagandistike, gazetarët u

përshtatën, në varësi të konteksteve dhe hapësirave ku kishin mundësi të

lëvronin. Shteti totalitar nuk i konsideronte thjesht si informues të

publikut, por u caktonte edhe një sërë detyrash partiake e shtetërore, siç

ishte edhe vetë përhapja e vijës politike të partisë-shtet. E gjendur mes

pritshmërive profesionale (dhe të publikut) për informim dhe

pritshmërive politike e shtetërore për realizimin e barrës me detyra të

ngarkuara mbi të, kjo kategori sociale gjendej shpesh e dyzyar në

shfaqjet e personalitetit. Jo rrallë mbi gazetarët ushtroheshin “fushata

kërcënimesh” nga nomenklatura, “ruajtësit e vijës së partisë”. Në të tilla

raste, sipas studimeve të akademikut Artan Fuga, gazetarët shfaqnin

nuanca të theksuara konformizmi me nivelet e larta drejtuese dhe

bëheshin kritikues të fuqishëm të pjesës tjetër të popullsisë “me pozitë”

më të ulët. Në këtë përmasë, gazetari ishte nën kontrollin e pushtetit dhe

i shërbente atij. Fuga thotë se: “...duke i kryer krejt mirë të dyja

funksionet e tij, si propagandimin, po ashtu edhe kritikën, në të dyja

rastet i shërbente pushtetit të kohës”1. Natyra e dyfishtë e punës, bënte

që njëkohësisht të shërbenin edhe në informimin e publikut, popullit, me

kritikat që botoheshin ndaj kuadrove të vegjël e të mesëm. Duke u

bazuar në librin Monolog të Fugës, mund të përmbledhim se gazetarët

1 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 175.

4

shqiptarë gjatë regjimit të shkuar politik, ruheshin nga anëtarët e

nomenklaturës së lartë, prej të cilëve vareshin pothuaj të gjitha aspektet

e jetës së tyre personale, por edhe u ruheshin zyrtarët e niveleve më të

ulta, puna e të cilëve varej shpesh nga përshtyja që krijonin shkrimet në

gazeta.

Këto dhe të tjera aspekte të jetës profesionale të gazetarëve të periudhës

komuniste më kanë tërhequr dhe me kanë ngjallur kuriozitet që prej

viteve të shkollimit tim unversitar. Ushtrimi i gazetarisë në kushte të

veçanta historike e shoqërore është një sfidë plus në morinë e përballjeve

që këta profesionistë kalojnë gjatë formimit të karrierës së tyre. Gjatë

përvojës time si gazetare terreni në fillim të viteve 2000, kam patur jo

rrallë herë ndjesinë e një tisi të padukshëm censurues, i cili ndikonte në

tematikën e shkrimeve që redaksitë vlerësonin e përzgjidhnin për botim.

Kisha dalë nga bankat e shkollës me shumë ideale për punën që do bëja,

por shpejt e kuptova rëndësinë e ambientit dhe të frymës së kohës ku

ushtrohet ky profesion.

Pak fjalë për objektin e studimit

Pozicioni që gazetarët kishin në shoqërinë shqiptare nën diktaturë, por

dhe të gjitha nuancat me të cilat shpalosej statusi e tyre social, politik,

kulturor, administrativ dhe profesional janë objekti i këtij studimi.

Periudha e studimit është e shtrirë në kohë përgjatë 45 viteve të regjimit

komunist2. Në pamje të parë duket se situata propagandistike në vend ka

qenë e njëtrajtshme, e po ashtu dhe statusi i gazetarit. Por në fakt,

parametrat e saj kanë qenë shumë të ndryshueshëm. Këto luhatje i ka

evidentuar në mënyrë të detajuar Artan Fuga, në librin Monolog. Aty

theksohet se, në varësi nga ndryshimi i klimës së brendshme politike dhe

të marrëdhënieve me vendet e ish-bllokut socialist, gazetarët herë

konsideroheshin si “organizatorë kolektivë të masave”3 (atëherë kur

2Për sqarim: Ushtrimi i gazetarisë shqiptare nën drejtimin e politikës shtetërore komuniste, ka filluar që më 17

nëntor 1944, me çlirimin e Tiranës, kur Radioja vihet nën kontrollin e forcave partizane, duke u ndjekur pas nga

dalja e numrit të parë të gazetës “Bashkimi”, më 25 Dhjetor 1944. Meqenëse kjo periudhë (rreth njëmujore) është e

shkutër dhe e papërfillshme për përcaktimin e statusit të një kategorie të caktuar shoqërore, këtë studim e kemi vënë

në limitet kohore: nga viti 1945, e deri në vitin 1990 - kur fillon ndërrimi i sistemeve qeverisëse. 3 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 125.

5

theksi vihej tek roli i tyre si instrumente të përçimit të direktivave,

urdhrave, sloganeve nga maja e pushtetit të masat popullore, deri në

fillim të viteve 1960), herë si “arkitektë të mendimit kolektiv”4 (atëherë

kur bëhen pregatitje që mediat të përdoren për të reformuar dhe adaptuar

politikën e ditës sipas interesave politike të kohës), e herë si “tribuna të

mendimit popullor”5 (atëherë kur pushtetit ka nevojë ta ulë rolin e

gazetarëve, t‟i mbajë ata nën trysninë e korrespondentëve vullnetarë dhe

duke manipuluar turmat, që të riformulojë radhët e elitave politike që

zotërojnë pushtetitn apo e ushtrojnë atë nga qendra në bazë). Dhe herë

të tjera sipas autorit shiheshin me dyshim nga vetë pushteti dhe në jo pak

raste provokoheshin në forma nga më të ndryshmet. Sistemi komunist i

shihte hijen e dyshimit të gjithë shtetasit, e aq më shumë tek ata që

kishin më tepër informacione se masa, gazetarët. Këta ishin persona të

veshur edhe me njëfarë “pushteti”, i cili buronte nga pasojat në jo pak

raste fatale që krijonin artikujt e botuar. Ata kishin “zotësi” të

ndryshonin krejt rrethanat e jetës së kuadrove të vegjël e të mesëm, të

cilëve fillimisht me kritikat e botuara në shtyp u rrezikohej vendi i punës

e të tjera. Ky “komoditet” i gazetarëve reflektohej tek konsiderata e

popullit për ta si “burokratët e shtypit” (po sipas përcaktimeve tek

Monolog). Veprimtaria e tyre, ndërkaq, në jo pak raste u shërbente edhe

vetë anëtarëve të nomenklaturës së lartë, të cilët i përdornin gazetarët për

“punët tyre personale”, që donte të thoshte: kryesisht si shkrues

fjalimesh. Xhevdet Shehu, në një shkrim tek Media Shqiptare, e paraqet

këtë tipar të gazetarëve shqiptarë të asaj periudhe: “…gazetarët

shkruanin raportet e fjalimet e anëtarëve injorantë të Byrosë Politike...”6.

Për këtë fenomen flitet edhe në romanin e mirënjohur Shkëlqimi dhe

rënia e shokut Zylo, shkrimtarit dhe gazetarit Dritëro Agolli. Në gojën e

personazhit Demkë, autori vë edhe fjalët e rrëfimtarit. Romani fillon me

fjalinë: “Dikur kam shkruar shpesh nëpër gazeta dhe firma ime ndiqej

nga lexuesit”7... më pas ky personazh del se kishte pasë në plan të

shkruante një roman, e në fakt gjatë shtjellimit të ngjarjeve, kuptohet se

4 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 125.

5 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 125.

6 Xhevdet Shehu në “Media shqiptare”, Tiranë, nr. 13, prill-qershor 2004, fq. 28.

7 Agolli, Dritëro (ribotim i vitit 1999): Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Botimet Dritëro, Tiranë, fq.7.

6

ai ishte pas referimeve të sukseshme të një burokrati si Zyloja që

shkëlqen me fjalimet e parapregatitura prej Demkës. Edhe pse

gjendeshin mes zjarresh, keqkuptimesh si nga baza, ashtu edhe nga

nomenklatura, gazetarët e atyre viteve, duket se ishin njëkohësisht të

domosdoshëm për të dyja palët. Jo vetëm që publiku nuk mund të bënte

pa shkrimet e tyre, pasi i duhej të orientohej për të qenë në rregull me

vijën e partisë (më shumë nga imponimi dhe detyrimi), por edhe

politikanët e niveleve të mesme e të larta kishin shumë nevojë për penën

e tyre. Gjatë hartimit të kësaj teme, kemi vënë re se në shoqërinë

komuniste dhe konkretisht mbi gazetarët ndikonin disa variabla, mbi të

cilët mund të ndërtohet arsyetimi shkencor mbi këtë temë. Kur

propaganda ishte më e fuqishme, menjëherë pas viteve të para të

instalimit të regjimit komunist, gazetarët kërkoheshin të ishin pjesë e

masës së fshatarëve e punëtorë. Ndërsa kur shteti totalitar vjen e

dobësohet, nga fundi i këtij regjimi, për të bërë rolin e gazetarit joshen

figurat ndër më të njohura si intelektualë të arritur në profesionet e tyre,

deri edhe akademikë. Po cili ka qenë roli i gazetarëve shqiptarë në

periudhën komuniste? A ishte primar në punën e tyre informimi i

publikut? Sa rëndësi i kushtohej këtij aspekti? Këta janë pyetjet kryesore

të cilat do të marrin përgjigje gjatë analizës së statusit që gëzonte kjo

figurë profesionale e sociologjike gjatë kohës objekt studimi.

Qëllimi, synimet dhe rëndësia e punimit

Qëllimi i këtij studimi është trajtimi i aktorëve të komunikimit masiv

(gazetarëve) nga pikëpamja e statusit, roleve dhe funksioneve që ata

luajtën në shoqërinë shqiptare të periudhës objekt studimi, duke u ndalur

edhe në analiza mbi përmbajtjen e shkrimeve të tyre si dhe panoramën e

përgjithshme mediatike të kohës.

Duke iu referuar përcaktimit se: “Gazetari është ai që merret me

veprimtari letrare specifike: politike e ideologjike, ekonomike e

shoqërore, kulturore e artistike, sportive e pedagogjike, etj”8, me status

të gazetarit, do të marrim si të mirëqenë në këtë punim, jo thjesht

8 Grup autorësh (2000): Gazetaria 1 – Njohuri të përgjithshme, SHBLU, Tiranë, Fq.126.

7

trajtimin që i bëjnë pozicionit të përgjithshëm të gazetarit në shoqëri

studimet sociologjike, por së pari: “Rrethin e detyrimeve dhe të të

drejtave normative, brenda të cilave ai mund të veprojë, - siç thekson

akademiku Artan Fuga9, - duke marrë parasysh edhe vetë personalitetin

tij si të njërit prej aktorëve pjesëmarrës në veprimtarinë e mediave,

vendosur brenda një strukture të caktuar sociale, siç ishte ideja e

shoqërisë shqiptare nën diktaturë, ku gazetari, ashtu si edhe shtresa të

tjera sociale të kësaj shoqërie, nuk mund të dilte kurrsesi jashtë

alternativave, opinioneve dhe direktivave zyrtare.

Për të evidentuar sa më mirë tiparet e gazetarëve shqiptarë të kësaj

periudhe, do të përdorim edhe teorizime dhe përcaktime të tjera, të cilat

na ndihmojnë ta studiojmë në kompleksitetin e saj këtë figurë

profesionale. Kështu, në vazhdën e arsyetimit të mësipërm, mund të

përmendim edhe autorin Philip Meyer, i cili e thellon dhe qartëson

misionin e gazetarit duke theksuar se: “...është ai që mbledh e shpërndan

fakte...; një filtër aq sa edhe transmetues, një oganizues aq sa edhe

interpretues”10

Forma diktatoriale e regjimit e kërkonte median dhe kryesisht shtypin,

në rolin e mjetit që përçonte saktë dhe vazhdimisht ideologjinë dhe

qendrimin politiko-shtetëror, por edhe të ishte dora e tij e fortë në të

shkruar e në të goditur të fenomeneve apo personave që i bini ndesh

politikës shtetërore. Çdo shkrim, përpara se të botohej në shtyp, duhej të

merrte s6-7 firma. Gazetarët, në këtë kontekst ishin sa zbatuesit e

urdhrave të drejtuesve të lartë të nomenklaturës, aq edhe personat e afërt

me popullin, nga ku u “këshillohej” shpesh nga propaganda komuniste të

merrnin tematikat e shkrimeve të tyre dhe të gjenin frymëzim. Në fakt,

mendoj se nuk kishte pse të udhëzoheshin, pasi ngjarjet në “popull”, pra

në terren, duhet të jenë burimi i natyrshëm i objektit të punës së

gazetarëve profesionistë, por gjithnjë, në kushtet kur puna e tyre nuk

orientohet dhe objektet e tematikat e shkrimeve nuk sugjerohen nga

entitete jashtëmediatike. Fuga vëren se: “... në një shoqëri totalitare,

gazetari e ka të vështirë që të njihet e drejta e tij për të ndryshuar

mendim dhe ide rrugës duke mbledhur të dhëna në terren. Kjo do të

9 Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 171.

10 Meyer, Philip (2006): Gazetaria e Saktë, Botimet Koçi, Tiranë, fq. 7.

8

thotë që gazetari të ketë lirinë për të shkruar ndryshe nga çfarë kërkon e

udhëzon përgjegjësi i tij në redaksi, ndryshe nga ç‟janë orientimet dhe

urdhërat politikë të pushtetit, pra të ketë të drejtën të përpunojë ide jashtë

kontrollit të hierarkisë së nomenklaturës komuniste.”11

Një mjet shumë i rëndësishëm kontrolli që ushtronte propaganda zyrtare

mbi gazetarët e kohës ka qenë edhe instituticioni (në kuptimin juridik të

fjalës) i censurës (edhe pse juridikishte censura nuk ekzistonte). Format

e shfaqjes së saj ishin dy: censura dhe autocensura. Ndërsa format e

ushtrimit ishin të paktën tri: nga zyrat e Komitetit Qendror të Partisë së

Punës që transmetohej nëpërmjet hierarkisë redaksionale, e dyta nga

organizatat e masave, që ishin edhe botuesit, si dhe nga letrat që

dërgoheshin në redaksi. Si bazë analize për qendrimin zyrtar të kohës,

mbi kuptimin e censurës, do të përdorim në botimin e “Partisë së punës

së Shqipërisë për shtypin” si dhe në fjalimet e Leninit për shtypin.

Për të patur një vizion më të qartë të pozicionimit të gazetarëve shqiptarë

të asaj kohe statusin e tyre, duhet marrë në konsideratë konsiderata e asaj

kohës se censura është një koncept kompleks, tërësi pikëpamjesh e

praktikash për të ushtruar kontroll “...që realizohet në mënyrë

sistematike nga zyrtarë të caktuar”12

. Gjithashtu në lidhje me shfaqjen e

dukurisë së vetëcensurës (e cilësuar edhe si “agjenti hipotetik i

brendshëm”), që frenon e parandalon ide e koncepte të papranueshme

nga autoritetet pushtetare, duhet të mosharrojmë se ajo “në sistemet

totalitare është shndërruar në shprehi vetkontrolli e vetpërmbajtjeje për

t‟u mbrojtur nga censura dhe censorët”13

,.

Përsa i takon statusit juridik dhe problemeve profesionale të gazetarëve

në periudhën 1945-1990, në konsultimet me arkivën e revistës “Tribuna

e gazetarit”14

, kemi hasur të botuara dhe të dhëna legjislative e

parashikim kushtetuese dhe si ndryshimet e kornizave juridike ku

inkuadrohej statusi i gazetarit. Po ashtu edhe mjaft udhëzime

profesionale në rrafsh ideologjik, për ngritjen e nivelit të shkrimeve dhe

të shkallës së ndërgjegjësimit të gazetarëve për rëndësinë dhe impaktin

11

Fuga, Artan (2010): Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë, fq. 148. 12

“Media shqiptare”, Tiranë, 2004, nr. 13, prill-qershor, fq. 50. 13

“Media shqiptare”, Tiranë, 2004, nr. 13, prill-qershor, fq. 51. 14

“Statuti i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë”, Tribuna e gazetarit, 1965, nr. 2 (5), fq. 6-9

9

në popull të profesionit të tyre. Në këtë aspekt punimi përfshin edhe

kërkimet e bëra mbi doktoratura e të dhëna të tjera shkencore në këtë

sektor legjislativ.

Përveç teorizimeve mbi modelet e propagandës (si paradigma

shkencore) që aplikohen në regjimet komuniste, janë bërë krahasime

edhe me modele të tjera teorike, duke përvijuar me krijimin e një

“stereotipizimi” apo “identifikimi” sociologjik të gazetarit shqiptar në

kushte të ndryshme shoqërore e politike. Gjithashtu janë nxjerrë në pah

veçantitë që e dallojnë apo e përngjasojnë gazetarin shqipar të asaj

periudhe si me modelet teorike, ashtu edhe me figurën e gazetarit në

vendet tjera të dy blloqeve të mëdha politike. Ky është synimi i këtij

studimi, realizimi i të cilit do të pasqyrohet me përfundimet që do të

arrihen sipas metodave shkencore në shkencat e komunikimit.

2.HIPOTEZA KRYESORE E PUNIMIT

Hipotezat kryesore ku mbështetet punimi është se: Mediat në sistemin

komunist shqiptar ishin një sistem i orkestruar propagande. Ato

funksiononin në unison dhe kishin si funksion kryesor propagandimin.

Ndërsa statusi i gazetarit brenda këtij sistemi është i njëjtë me statusin e

propagandistit që gëzonte konsiderata dhe të drejta sipas etiketimeve të

Leninit, Stalinit dhe Enver Hoxhës.

Gazetarët e periudhës komuniste shqiptare, ishin nën trysninë e

vazhdueshme për qendrim pro vijës së partisë, dhe të lojrave të shpeshta

provokuese, si nga shteti e shtetarët, ashtu edhe nga publiku dhe kuadrot

e ndryshme. Këta të fundit i kishin të lidhura interesat personale, të

ardhmen e tyre dhe të familjeve, me artikujt e shtypit dhe imazhin e

krijuar nëpërmjet tyre në publik. Jo pak zyrtarë pësuan transferime dhe

lëvizje në detyrë. Të zakonshme ishin edhe mbledhjet e Byrosë Politike,

apo të organizatave të tjera të masave, me tematikë kritikat e gazetarëve

të caktuar, apo të shkrime venë gazetë. Gazetari Timoleo Mërtiri,

shkruante se: “Gazetari bolshevik me shkrimet e tij në shtyp duhet të

10

japë diçka të re, jo me kuptimin që ai të çpikë probleme që nuk

ekzistojnë, që i nxjerr nga mendja dhe që askujt nuk i hyjnë në punë, po

të reja në kuptimin që shtrojnë parullat dhe detyrat e Partisë... dhe kësaj

gjëje i dilet në krye më mirë se çdo gjëje tjetër atëherë kur gazetari, në

bazë të fakteve konkrete i vjen për dore të tregojë mishërimin në jetë të

parrullave të Partisë, ose shkaqet të cilat ndalojnë këtë mishërim”15

. Aq

shabllone merreshin këto parulla, citate dhe udhëzime të Partisë, saqë në

vitin 1951, një artikull i Zërit të Popullit16

, ngjalli shumë reagime dhe

trazoi të paktën katër zyrtarë që përmendeshin në artikull. Në këtë

shkrim, autori, një korespondent nga rrethi i Korçës, ankohej se detyrat

që i kishte dhënë Partia si korrespondet, nuk mund t‟i ushtronte, për

shkak të pengesave burokratike të anëtarëve të organeve të larta të

qeverisjes vendore të kohës: ... “Në Komitetin e Partisë së rrethit të

Korçës, vihet re një tendencë e shtrembër, e cila influencon në

mosinkurajimin e gjerë të kritikës së masave…. Shoku Peti Shamlli,

sekretar i parë i këtij komiteti, e pranon këtë dobësi duke thënë se nuk

kanë patur një qartësi të plotë rreth qëndrimit që duhet të mbajë

organizata e partisë, udhëheqja e saj me korrespondentët e gazetës”17

.

Pasi ka goditur, sekretarin e parë të Komitetit të Partisë në Korçë, autori,

vazhdon të flasë për shefin e sektorit të propagandës: “Korrespondentët

punëtorë dhe fshatarë të këtij rrethi, kur i shkruajnë ndonjë letër “Zërit të

Popullit” ose ndonjë organi tjetër të shtypit, e dërgojnë këtë jo drejt për

së drejti në redaksin‟e gazetës, por e kalojnë njëherë nëpëmjet aparatit të

Komitetit të Partisë... shoku Gaqo Pisha, që drejton seksionin e

propagandës dhe agjitacionit, jep përgjigje konfuze…”18

. Pastaj ankohet

për instruktorin: Një ditë – thotë instruktori shoku Jani Kaçumini – unë

ia kam kthyer një letër korrespondentit nuk kemi ndonjë udhëzim të

veçantë”19

. Për sekretarin e dytë të partisë, thotë se nuk i ndihmon

korrespondentët e “Zërit të Popullit” që të kritikojnë lirisht, sepse

sekretari i dytë i Komitetit të Partisë, Katina Starja, kërkonte që

15

Timoleo Mërtiri: “Jeta e gjallë-burim i pashtershëm për informacion”, T. e gazetarit, „64, Nr.1., fq.2. 16

“Zëri i popullit”, nr. 273, 14 nëntor 1951, fq. 2, Rubrika “Jeta e Partisë”: “Qëndrim i padrejtë ndaj

korrespondentëve të gazetës” 17

Po aty. 18

Po aty. 19

Po aty.

11

korrespondenca që i dërgohet gazetës t‟i nënshtrohet një kontrolli

preventiv të komitetit të partisë.

Shembulli i mësipërm tregon saktësisht, jo vetëm se si denigroheshin

kuadrot, me një shkrim në gazetë (edhe pse kishin vepruar sipas

zbërthimit të direktivave), por edhe se si ndikonte censura e organeve

shtetërore mbi punën e korrespondentëve dhe të gazetarëve. Kjo

kuptohet mjaft mirë, me pyetjen retorike që bën autori i shkrimit, pasi ka

nënkuptuar se informacioni kalonte nëpër hallkat e mësipërme, para se të

merrte miratimin për botim: “… si shpjegohet fakti që korrespondenti i

“Zërit të Popullit” për rrethin e Korçës, shoku Vasil Morcka, i cili

megjithëse ka gati një vit në atë punë, nuk ka shkrojtur në gazetë

pothuajse asnjë artikull me përmbajtje kritike”20

.

Censura mbi gazetarët ushtrohej drejtpërdrejtë. Së pari, vetë redaksitë

ishin struktura censure. Ajo ushtrohej si nga organet e partisë, nga

organizatat e masave, por edhe nga populli, me letrat në redaksi, për të

trajtimin e të cilave, organet e shtypit kishin rubrika e faqe të caktuara.

Si censura, ashtu edhe direktivat e partisë, flisnin krejt hapur e qartë dhe

publikisht, aq sa ndikonin drejtëpërdrejtë në cilësinë e shkrimeve dhe

informimit publik.

Pyetjet kërkimore:

A kishte informimi i publikut rol parësor në punën e gazetarëve

shqiptarë të periudhës së komunizmit?

Apo gazetarët si i gjithë sistemi i mjeteve të informimit masiv të asaj

periudhe, ishin pjesë kornizës ideologjike dhe në shërbim të transmetimit

të propagandës shtetërore?

Nëse kishte informim nëpërmjet mediave, kush ishin burimet, dhe me

çfarë qëllimi transmetoheshin faktet që përbënin lajme?

20

Po aty.

12

3. METODOLOGJIA

Brendia e këtij punimi përfshin reflektimin teorik dhe empirik mbi

problematikat dhe anët e personalitetit dhe identitetit vetiak, social,

juridik e politik të gazetarit shqiptar në periudhën 1945-1990. Realizimi

i tij është bërë i mundur nëpërmjet përdorimit të metodave shkencore

cilësore e sasisore të ndërthurura si më poshtë:

- Studimi bibliografik dhe teorik.

Së pari, studimin e kemi vendosur në kufij kohorë e teorikë. Për

ndërtimin e tij është referuar një literature që flet ngushtësisht mbi

sistemet totalitare të shekullit të XX, komunizmin, propagandat dhe rolin

e shtypit e të mediave në përgjithësi brenda këtyre sistemeve. Më pas

bibliografia është pasuruar me literaturë sociologjike, duke u ndalur

ngushtësisht në sociologjinë e gazetarisë. Brenda këtij konteksti jepen

përcaktimet shumëplanëshe të figurës së gazetarit në shoqëri e në

shoqëritë diktatoriale komuniste. Më tej kalohet tek rasti shqiptar duke

marrë në analizë konceptimin dhe organizimin e krejt sistemit mediatik

shqiptar të kohës, dhe vëzhgohet shtypi i kohës, duke u ndalur tek disa

artikuj më përfaqësues që përmbajnë direktivat dhe orientimet ndaj

gazetarëve. Vend të rëndësishëm zë trajtimi i artikujve të publikuar në

revistën profesionale “Tribuna e Gazetarit”. Në këto shkrime janë vjelë

konsideratat mbi gazetarët, të parë nga brenda sistemit të tyre, gjykime

mbi aftësitë profesionale, kritika dhe probleme që shtroheshin sipas

porosive dhe direktivave partiake. Në vështrimin nga jashtë sistemit të

gazetarëve, në punim trajtohen edhe nivelet e ndikimeve dhe kontrolleve

jashtëredaksionale, siç është trajtimi i letrave që dërgoheshin në redaksi

nga populli (nga ku dalin problematikat që ngrinin dhe reagimet e

publikut ndaj shkrimeve të tyre, por njëkohësisht për të kuptuar se si

ndikonte “feedback”-u i publikut në ndjenjën e censurimit apo të

vetëcensurimit të gazetarëve). Problematikat dhe përjetimeve reale të

ish-gazetarëve dhe studiuesve të vjetër të gazetarisë shqiptare, trajtohen

në qasjet e shprehura ndaj profesionit të gazetarit dhe statusit të tij në

13

diktaturë vetë gazetarët e asaj periudhe si: Dritëro Agolli, Marash Hajati,

Agron Çobani, etj.

- Observime, vëzhgime empirike.

Në funksion të realizimit të kësaj teme janë shfrytëzuar edhe arkivat e

shtypit të përditshëm, të gazetave “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi” si

dhe arkiva e revistës Tribuna e Gazetarit, që botonte Bashkimi i

Gazetarëve të Shqipërisë dhe matëriale që botonin organet shtetërore me

në fokus shtypin, si botimi i vitit 1980 “Partia e Punës së Shqipërisë për

shtypin”. Janë bërë konsultime me veprat e Enver Hoxhës dhe serinë

Dokumente Kryesore të PPSH. Gjithashtu është vjelë informacion

profesinonal në serinë Media Shqiptare, të botuara nga Instituti Shqiptar

i Medias, dhe aktet e konferencave ndërkombëtare që zhvillon çdo vit

Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës,

të botuara në serinë e revistës shkencore Studimeve Albanologjike. Në

faqe të ndryshme interneti janë vrojtuar intervista dhe artikuj

memoaristikë të ish-gazetarëve apo lexuesve të rregullt të shtypit të

viteve 1945-1990.

- Metoda krahasuese.

Kjo metodë është përdorur më shumë se një herë gjatë shtjellimeve të

punimit. Së pari është përdorur për të krahasuar konsideratat që kanë për

gazetarët sistemet e ndryshme politike, në aspektin teorik. Së dy është

krahasuar puna dhe dallimet në aspektin profesional dhe të parimeve të

organizimit brendaredaksional. Së treti është krahasuar deontologjia

profesionale që zbatohet në modelet komuniste dhe në ato perëndimore

për gazetarët. Diferencat e vërenjtura nga këta krahasime janë

përmbledhur edhe tek përfundimet.

14

4.BAZA TEORIKE

Për realizimin e këtij punimi janë përdorur disa lloje literaturash, me

objekte të ndryshme studimi, të cilat kanë plotësuar në shumë aspekte

bazën për mbështetjen e doktoraturës.

a. Literaturë teorike mbi sistemet totalitare dhe sistemet e mediave

sipas modelit komunist.

Sistemet politike totalitare janë përcaktuar me përkufizime të ndryshme,

nga studiues të shkencave shoqërore, humane e politike. Për të gjithë

autorët, pavarësisht mënyrës së formulimit të ideve të tyre dhe fushës së

studimit, kontrolli i mjeteve të komunikimit masiv (mediave), është një

prej karakteristikave të veçanta që i përcaktojnë këto sisteme politike.

Një ndër studiuesit më të famshëm të totalitarizmave, Raymond Aron,

ka përmbledhur pesë karakteristika ose tipare që e shfaqin sistemet

totalitare. Si tipar i parë dallues, ai thekson se veprimtaria politike është

monopol i një partie të vetme. Tipari i dytë është, se kjo parti arrin ta

imponojë ideologjinë e saj si të vërtetën zyrtare të shtetit. Monopoli i

dyfishtë i përhapjes së të vërtetës zyrtarë me mjetet e forcës dhe me ato

të “Lavazhit të truve”, është tipari i tretë, dhe siç thotë Aron: “Tërësia e

mjeteve të masmedias: radioja, televizioni, shtypi drejtohen dhe

komandohen nga shteti dhe nga ata që e përfaqësojnë”21

. Tipari i katërt i

një shteti totalitar, sipas autorit, është se veprimtaria ekonomike dhe

profesionale i nënshtrohet shtetit dhe drejtohet prej tij; dhe i pesti, është

tipari ideologjik, sipas të cilit veprimtaritë kryesore ekonomike e

profesionale marrin ngjyrime zyrtare22

. Si rrjedhojë e këtij organizimi,

autori thotë se në sistemet totalitare “çdo veprimtari është shtetërore dhe

i nënshtrohet ideologjisë, një gabim i kryer në një aktivitet ekonomik a

profesional është njëkohësisht edhe një gabim ideologjik”23

. Për Aron,

në sistemet ku shfaqen karakteristikat e mësipërme, vërehet dukuria:

“politicizmit të shoqërisë”. Organizimin në shoqëritë totalitare e

evidenton edhe studiuesja Hannah Arendt, në librin e saj Origjina e

21

Aron, Raymond: Democratie et totalitarisme, Gallimard Paris, pp 287-288. i cituar tek L. Poliakov (1997):

Totalitarizmat e shekullit XX, Botimet Përpjekja, Tiranë, fq. 7. 22

Po aty. 23

Po aty.

15

Totalitarizmave. Arendt e përcakton sistemin totalitar si një organizim

rreth drejtuesit, “udhëheqësit”- siç e përcakton ajo. “Pushteti, siç

konceptohet nga totalitarizmi, qëndron vetëm tek forca e prodhuar nga

organizimi”24

, - thotë Arendt. Udhëheqësi në këto sisteme, sipas autores

është qendra e të gjitha organizimeve, dhe ai person apo grup personash

ka në dorë shumë monopole. Një prej të cilave, është zotërimi i të

vërtetave dhe i mjeteve të transmetimit të tyre. Përdorimi i këtij

monopoli duket se është jo vetëm armë për përhapjen e të vërtetave sipas

versionit zyrtar, por Arendt lë të kuptohet se i shërben udhëheqësve të

shpjegohen e justifikohen për veprimet e tyre. “Qëkur udhëheqësi ka

monopolizuar të drejtën dhe mundësinë e shpjegimit, ai shfaqet në botën

e jashtme si i vetmi person që e di çfarë po bën...”25

, - thotë Arendt.

Brzezinski e ka cilësuar totalitarizmin si një sistem të centralizuar

drejtimi të shtetit, në dorën e të cilit është përhapja e ideologjive zyrtare.

Qëllimin e organizimeve të tilla, ky autor e sheh edhe si një mënyrë për

uniformizimin e shoqërisë. “Totalitarizmi, - sipas tij, - është një sistem

ku instrumentet ideologjikisht të përparuara të pushtetit politik janë në

dorë të një lidershipi të centralizuar të një lëvizjeje të elitës, për të bërë

një revolucion shoqëror total, duke e kushtëzuar njeriun mbi bazën e

disa hamendjeve ideologjike arbitrare të shpallura nga lidershipi, në një

atmosferë unanime të detyrueshme për gjithë popullin”.26

Brenda një

përkufizimi autori flet për shumë koncepte, të cilat konkludojnë më

atmosferën unanime të detyrueshme për të gjithë popullin. Në një tjetër

studim si bashkëautor, Brzezinski thotë se “përgjithësisht, sistemi i

propagandës dhe i komunikimit masiv i zhvilluar në sistemet totalitare

është me rëndësi vendimtare për mbajtjen e regjimit”27

... Për pasojë,

sipas autorëve sistemi totalitar u heq subjekteve të regjimit anën

njerëzore dhe mundësinë për të patur një mendim e gjykim të pavarur.

Herbert Marcuse, profesor në Massachussetts, analizon efektet e këtij

lloj sistemi politik. Në kulmin e ndërtimit dhe jetesës së sistemeve

24

Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 526. 25

Po aty. 26

Brzezinski, 1967: 46-79, i cituar tek: Sparks, Colin (2000): Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media, IShM,

Tiranë, fq. 54. 27

Friedrich dhe Brzezinski, 1956:117, i cituar tek: Sparks, Colin (2000): Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media,

IShM, Tiranë, fq. 58

16

komuniste, në vitet „40-‟50, Marcuse kritikonte burokracinë sovjetike,

kulturën dhe vlerat e saj, si dhe diferencat mes teorisë markiste dhe

versionit sovjetik të marksizmit, në librin “Njeriu njëdimensional”.

Masmedia dhe kultura, reklamat, menaxhimi industrial, mënyrat

bashkëkohore të të menduarit, që të gjitha sipas autorit, riprodhojnë

sistemin ekzistues dhe përpiqen që të eliminojnë mohimin, kritikën dhe

opozitën e këtij sistemi. “Rezultati është një univers “njëdimensional” i

të menduarit dhe i sjelljes, në të cilin pikërisht zotësia dhe aftësia për

mendim kritik dhe sjellje kundërshtuese është duke u venitur.”28

Si të

gjitha në shoqëritë e industrializuara të kohës, edhe në Shqipëri mediat

filluan të ndikonin mbi audiencat vendase, pasi fituan cilësitë e mjeteve

manipulative në duar të pushtetit. Për këtë Marcuse thotë, se: “...universi

ekzistues i ligjërimit mbart anembanë shenjat e mënyrave specifike të

sundimit, të organizimit dhe manipulimit, të cilave iu nënshtrohen

anëtarët e një shoqërie”29

. Më vonë, (si edhe në rastin e Shqipërisë), kjo

politikë manipuluese, do të pretendojë të njëjtësohet me mendimet dhe

këndvështrimin real të popullsisë mbi botën dhe situatën ku jetojnë:

“...duke përshkruar “nga vetvetja” situatën politike ose në qytetin e tyre

të lindjes, ose në skenën ndërkombëtare, ata përshkruajnë çfarë u

tregojnë atyre mediat e “tyre” të komunikimit masiv – dhe kjo shkrihet

me atë që ata mendojnë, shikojnë dhe ndjejnë realisht.”30

Mediat që u zhvilluan në Shqipërinë e periudhës komuniste, (si në të

gjitha vendet tjera të bllokut të Lindjes), duke iu referuar përcaktimit që

bën Wilburn Schramm në librin “Katër teori mbi shtypin”, themi se i

përkasin “Modelit autoritar”. Trajtimi i bërë në këtë vepër me katër

autorë të njohur të fushës, rezulton në përfundimin se disa nga tiparet

kryesore të këtij modeli, “ishin të lidhur ngusht me teorinë komuniste

sovjetike”31

. Për t”i vështruar më konkretisht të karakteristikave të

sistemeve mediatike komuniste, duhet të ndalemi tek mendimet Wilbur

Schramm, i cili u mor me kritika ndaj “Teorisë Komuniste Sovjetike”,

në veprën kolektive “Katër teoritë e shtypit” (Siebert dhe al, 1963). Në

28

Marcuse, Herbert (2006): Njeriu njëdimensional, Botimet Plejad, Tiranë, fq. 10. 29

Marcuse, Herbert (2006): Njeriu njëdimensional, Botimet Plejad, Tiranë, fq. 204. 30

Marcuse, Herbert (2006): Njeriu njëdimensional, Botimet Plejad, Tiranë, fq. 205. 31

Sparks,Colin (2001): Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media, Instituti Shqiptar i Medias, T.,fq. 92.

17

këtë vepër, ai përcakton se disa tipare kryesore të këtij shtypi, apo më

saktësisht, të medias komuniste ishin:

1- Në komunikim me masat shtypi përdorej si instrument i shtetit.

2- Mass-media ishte integruar ngusht me instrumentat e shtetit

(dikasteret, etj).

3- Edhe partitë, media i shfrytëzonte si instrumente brenda shteti.

4- Mass-mediat ishin instrumente të agjitacionit dhe të propagandës.

5- Mass-media karakterizohej nga një përgjegjësi strikte e detyruar.

Studiuesi Colin Sparks, në analizën krahasimore që u bën sistemeve të

informimit masiv të të dy blloqeve të përfshirë në Luftën e Ftohtë, thotë

se: “Atë që sistemi komunist e lëvdoi si besnikëri dhe mprehtësi politike

e punëtorëve të medias së saj proletare, komentatorët e perëndimit e

shihnin si servilizëm dhe autocensurë të ulët të kalemxhinjve të

poshtëruar partiakë…” dhe “ajo që vlerësohej si analizë e shkëlqyer

dialektike, komentatorët e perëndimit e hodhën poshtë si propaganda e

shtrembëruar” (Sparks, 2001). Drejtuesit e shoqërisë komuniste

pretenduan se karakteristika dalluese e medias së tyre ishte: “Teoria

leniniste e shtypit”..., teori normative, që përcaktonte si duhet të ishte

shtypi, funksioni i mass-medias si një e tërë dhe roli i saj politik”. 32

funksion të këtij qëllimi, ishin bërë të njohura edhe tezat e V.I. Leninit

për shtypin:

a) “Gazeta nuk është vetëm një propagandist kolektiv dhe një agjitator

kolektiv, por edhe një organizator kolektiv”.33

;

b) “Literatura duhet të bëhet pjesë e çështjes së përbashkët të

proletariatit,…një përbërës i veprës social-demokrate të organizuar,

të planifikuar dhe të integruar”.34

Studimet mbi median, në këtë periudhë, në Amerikë u pasuruan me

librin: “Katër Teoritë e Shtypit” (Four Theories of the Press), botim i

Universitetit Illinois, Urbana, 1956, ribotuar edhe në vitin 196335

. Me

një trajtim shumëplanësh dhe i realizuar si një punë grupi, në trajtesën që 32

Spraks, Colin (2001): Komunizmi, kapitalizmi dhe mass-media, ISHM, Tiranë, fq. 84. 33

V.I.Lenin – Vepra të zgjedhura në dy vëllime në Shqip, Vëllimi I, fq. 241. 34

Lenin – gazeta “Novaja zhiznj”, nr. 12. dt. 13 nëntor 1905. 35

Shënim: Ky libër, përbërë prej 8 kapitujsh, është shkruar nga personalitete akademike të kohës si: Frederik S.

Siebert (asokohe Dekan i Kolegjit të Mjeteve të Informimit Masiv në Universitetin e Miçiganit), Wilbur Schramm

(asokohe Drejtor i Institutit Kërkimor në fushën e informimit masiv në Universitetin e Stenfordit), Theodore

Peterson (asokohe Dekan i Kolegjit të Gazetarisë në Universitetin Illionis ).

18

i bëjnë regjimeve të shtypit në sisteme të ndryshme politike, autorët

konkludojnë në këto teori:

E para është “Teoria e autoritetit të një grupi mbi të tjerët” ose “Teoria e

autoritare”;

E dyta është “Teoria e Doktrinës librale”;

E treta, është “Teoria e përgjegjësisë sociale”;

E katërta, është “Teoria e Komunizmit Sovjetik” apo “Teoria e kontrollit

të centralizuar autarkik”. Kjo e fundit, sipas studiuesve “është vetëm një

zhvillim i teorisë së autoritetit të një grupi mbi të tjerët”..., ku

“Udhëheqësit e kohës e përdornin shtypin për të informuar popullin për

çka dëshironin, mendonin dhe ishin të interesuar sundimtarët dhe që të

gjenin përkrahje”36

. Teoria e “Komunizmit Sovjetik”, bazuar në

Marksin, Leninin, Stalinin dhe në Diktaturën e Partisë Komuniste”

shprehte “nevojën e pakushtëzuar të ruajtjes së epërsisë së partisë

politike, të një partie, që vepronte si fuqi sunduese në shoqëri”37

. Prandaj

autorët në botimin e dytë të këtij libri nënvizonin se Teoria e

Komunizmit Sovjetik ishe “një zhvillim i ri dramatik i teorisë

“autoritare”. Në librin Dinamikat e komunikimit masiv, studiuesi Joseph

Dominick, flet edhe në lidhje me botimin “Four Theories of the Press”

dhe Teorinë Komuniste. Sipas, Dominick: “Kjo teori është një variant i

skemës komuniste. Mediat “zotërohen” nga njerëzit, ashtu siç

përfaqësohen nga shteti. Qëllimi i tyre është të mbështesin sistemin

marksist si dhe të përmbushin qëllimet e shtetit, ashtu siç shprehen, me

anë të Partisë Komuniste.”38

. Si frymëzues të këtij modeli mediatik

Dominick cilëson Leninin dhe deklaratat e tij se shtypi komunist

ekzistonte për të ndihmuar në çuarjen përpara të revolucionit. Ai thotë

se: “Roli i medias sipas teorisë komuniste është i drejtpërdrejtë: Ato janë

mjete të propagandës, bindjes dhe edukimit”39

. Pra, arsyeja ekzistenciale

e mediave në sistemet komuniste, nuk është informimi i publikut. Sipas

Dominick, funksioni i tyre si burim informcioni dhe argëtimi vjen në

radhë të dytë40

. Ndërsa Milovan Gjilas, në librin e tij Fytyrat e

36

F.S.Siebert, W. Schramm, Th.Peterson (1956 ): “Four Theories of Press”, Illinois, Urbana ShBA, fq. 2. 37

F.S.Siebert, W. Schramm, Th.Peterson (1956 ): “Four Theories of Press”, Illinois, Urbana ShBA, fq. 6. 38

Dominick, Joseph R. (2010): Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press, Tiranë, Fq. 630. 39

Dominick, Joseph R. (2010): Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press, Tiranë, Fq. 634. 40

Dominick, Joseph R. (2010): Dinamikat e komunikimit masiv, UET Press, Tiranë, Fq. 634.

19

totalitarizmit, flet për një se “teori e realizmit socialist”, që është e

parregulluar si një teori e plotë dhe përfshin krejt fushat e krijimtarisë

njerëzore brenda këtyre sistemeve. “Në praktikë, - kjo teori, sipas

autorit, - do të thotë monopol ideor i komunistëve, prirja për të mveshur

me një formë artistike idetë e kufizuara dhe reaksionare të udhëheqësve

që të himnizohen veprimet e tyre në një frymë heroike romantike”41

. Për

shkak të aplikimit të kësaj “teorie”, sipas Gjilas, në vendet komuniste,

justifikohen veprimet e censurës dhe mbikqyrjes burokratike që ushtron

regjimi mbi artin (edhe në terrenin shqiptar, gazetaria shpesh cilësohet

art dhe artistët e gazetarët konsiderohen njëlloj, “punëtorë të

mendjes”42

). Mbi regjimin komunist të shtypit shkruan edhe studiuesi i

deontologjisë së mediave, Claude-Jean Bertrand, në librin “Deontologjia

e mediave”, i botuar edhe në shqip. Në përcaktimet që Bertrand bën për

regjimet e shtypit, ndalet tek ai komunist, duke pohuar se në vendet ku

aplikohet ky model “Mediat nuk mund të kuptohen jashtë shtetit

totalitar, i cili përfshin në vetvete të gjitha institucionet dhe industritë

dhe ku të gjitha funksionojnë si ingranazhe të të njëjtit mekanizëm”43

.

Sipas Bertrand, në komunizëm koncepti i lirisë së shtypit nuk ka kuptim.

“Në regjimin totalitar, shteti i përdor mediat për të përhapur ideologjinë

zyrtare, për t‟ua mësuar atë njerëzve, për të nxitur popullin që ta ndjekë

këtë ideologji dhe, më në fund, për ta imponuar atë”44

. Në ilustrim të

kësaj ideje autori citon Artikulli 1 të Kodit të Shtypit Kinez, ku thuhet

se: “Gazetarët duhet të jenë të ndershëm ndaj vendit të tyre dhe ndaj

komunizmit. Ata duhet të propagandojnë besnikërisht dhe të vënë në jetë

parimet dhe politikën e partisë”45

Me nuancat e përshkruara nga Siebert,

Schramm dhe Peterson, teoria e komunizmit sovjetik të shtypit, shpesh e

ngatërruar me termin “teori leniniste”, dhe me të gjitha karakteristikat e

evidentuara nga autorët e cituar më sipër, kjo teori u zbatua dhunshëm e

me prepotencë në sistemin mediatik shqiptar të viteve 1945-1990.

41

Gjilas, Milovan (2006): Fytyra e totalitarizmit, Shtëpia botuse Fan Noli, Tiranë, Fq. 299. 42

Në statutin e Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, (botuar tek “Tribuna e Gazetarit”, 1965, nr. 2 (5), fq. 6-9), në

nenin e parë që flet për anëtarët e këtij bashkimi profesional, thuhet: “Anëtar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë

mund të jetë çdo punëtor i mëndjes që punon në fushën e gazetarisë, në një gazetë, revistë, në Agjensinë Telegrafike

Shqipare, në ndërmarrjen botuese, në radiotelevizion dhe në kinostudio…”. 43

Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, Fq. 16. 44

Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, Fq. 16. 45

Bertrand, Claude-Jean (2007): Deontologjia e mediave, ISHM, Tiranë, Fq. 16.

20

b. Literaturë që flet mbi propagandën dhe format e shfaqjes së saj

Studiuesi i njohur francez, Jacques Ellul, në librin e tij “Propaganda”, të

botuar në Paris më 1962, kur e pëkufizon propagandën, ashtu edhe si

autorë të tjerë, i mëshon së pari organizimit. Thelbësor për Ellul është

gjithashtu qëllimi i këtij organizimi. Ai thotë se: “Propaganda është

tërësia e metodave të shfrytëzuara nga një grup i organizuar, me qëllim

që të tërheqë masën e individëve”46

, - duke theksuar se tërheqja e masës

duhet të shërbejë për ta shtyrë atë për pjesëmarrje aktive ose masive në

veprimtaritë politike e shoqërore, ekonomike e kulturore, si dhe të

bashkojë psikologjikisht, në korniza të caktuara, shoqërinë, kombin,

organizatat, etj.

Ellul është një ndër studiuesit më në zë përsa i përket teorisë së

propagandës dhe kritik i fortë i studimeve amerikane, që deri në kohën

kur ai botoi “Propagandën”, i kishin orientuar studimet mbi median sipas

modelit të “shiringës hipodermike” të Lasswell.

Teoria e Herold Lasswell konsiston në idenë se “injektimi” i

informacioneve në popull nëpërmjet medias, ka ndikim të madh.

Shkaqet e këtij besimi mendohej se lidheshin me popullarizimin e radios

dhe televizionit, me fuqizimin e industrisë së reklamave dhe të

propagandës dhe me studimet e asaj kohe në lidhje me ndikimin e

imazheve të lëvizshme tek fëmijët. Sipas kësaj teze, mediat janë një mjet

i rrezikshëm komunikimi, sepse audienca është e pafuqishme t‟i

rezistojë impaktit të mesazhit. Nuk ka shpëtim nga efekti i medias dhe

njerëzit, duke qenë pasivë, mendojnë dhe besojnë në çfarë u thuhet, pasi

nuk kanë burime të tjera infomacioni47

. Por Ellul mendon se ky

përfaqësim është figura e përmbysur e një realiteti, dhe propagandisti

nuk është në fakt “injektuesi” magjistar, në pritje për t‟u bërë gjilpërën

propagandë të pafajshmëve. Në fakt, “propaganda” ekziston para

propagandistit, sepse njeriu modern ka një etje të pashuar për

propagandë. Ai është bashkëfajtor me të. E jo vitikmë e saj”, thotë

Ellul48

. Ellul e quan propagandën “bashkëfajtore” me të propaganduarit,

46

Ellul, Jacques (1962): Propagande, Paris, fq. 8. 47

Lasswell, H.: The structure and function of communication in society. p. 48

Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë, fq. 632

21

që janë të gatshëm për t‟u propaganduar. Sipas interpretimit të tij, është

vetë shoqëria moderne që krijon kushtetet psikologjike, sociologjike dhe

objektive që e favorizojnë ose e bëjnë të mundur propagandën.

“Shpërbërja e grupeve “organike” si familja ose mjedisi i punës, i

ekspozon njerëzit e çarmatosur ndaj veprimit të mediave, ndërkohë që

sasia e tepërt e informacionit e nxit pasionin për ideologjinë dhe e rrit në

mënyrë të kosiderueshme mendjelehtësinë e tyre”49

. Idenë se manipulimi

propagandistik realizohet vetëm atëherë kur manipuluesi ka dëshirë të

manipujolë, por edhe kur i manipuluari ka dëshirë të manipulohet, e

kanë mbrojtur edhe shumë mendimtarë të tjerë me përmasa botërore, si

Raymond Aron, Hannah Arendt, Moris Merlo-Ponti, Eliku Katz, etj.

Hannah Arendt, bën përgjegjëse propagandën për lëvizjet e ndryshme

totalitare në botë. Ajo thotë se: “Qyshse ekzistojnë lëvizjet totalitare në

një botë që në vetvete s‟është e tillë, ato detyrohen t‟i drejtohen asaj çka

ne zakonisht e njohim si propangandë”.50

Edhe pse nuk e etiketon si të

tillë, nga shpjegimi i mëposhtëm, duket se qëllimi i këtij veprimi, pra i

përdorimit të propagandës, sipas Arendt është çështje imazhi. Një imazh

që kërkohej të ndërtohej së brendshmi me qëllim efektin në botën e

jashtme. Por jo vetëm aq. Që të bëhet sa me e besueshme, propaganda

duhet rrokur më parë së brendshmi: “Një propagandë e tillë gjithnjë ia

bën thirrjen e vet një sfere të jashtme, qoftë ajo shtresa jototalitare e

popullsisë në vend, apo, në vendet jototalitare jashtë”51

, - kjo sferë

jashtme tw cilws, sipas autores, i drejtohet propaganda totalitare, mund

të ndryshojë shumë. Madje, pas marrjes së pushtetit, propaganda

totalitare mund t‟i adresohet atyre segmenteve të popullatës së vet,

koordinimi i të cilave nuk ndiqej nga indoktrinimi i mjaftueshëm. Arendt

thotë se fjalimet e Hitlerit mbajtur para gjeneralëve të tij gjatë luftës janë

modele të vërteta të propagandës, të karakterizuara kryesisht nga

gënjeshtra monstruoze me të cilat Fyhreri zbaviste miqtë e tij një për

përpjekje për t‟i mposhtur ata. Milovan Gjilas, një ish-funksionar i lartë

në regjimin komunist jugosllav e më vonë kritik i tij, shkruan në librin

“Fytyra e totalitarizmit”, se në këto sisteme: “Që nga lindja e deri në

49

Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë, fq. 632 50

Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 442. 51

Arendt, Hannah (2002): Origjinat e totalitarizmit, Dija, Prishtinë, fq. 442..

22

vdekje, njeriun e rrethon kujdesi i partisë për ndërgjegjen e tij dhe për

“rritjen”. Gazetarët, ideologët, shkrimtarët e shitur, shkollat speciale,

ideja e vetme shtetërore e lejuar, mjetet e mëdha financiare, është

kujdesi në këtë drejtim. Për të plotësuar pamjen shtoni këtu edhe

vëllimin e madh të shtypit masiv, radion e çdo lloj tjetër propagande”52

.

Dhe pasojat e këtyre përpjekjeve të vazhdueshme (dhe shumë të

kushtueshmë), për autorin janrezultate të matshme me shtypjen e çdo

iniciative që bie ndesh me atë zyrtare d.m.th. për çrrënjosjen e mendimit

ndryshe. “Në sistemet komuniste njerëzit nuk janë aq të budallallepsur

nga propaganda e pangjyrë, sesa vuajnë nga pamundësia për të arritur

deri te e vërteta, deri të idetë e freskëta”53

. Gjithashtu sipas Gjilas,

propaganda e përditshme dhe e gjithë pamja e mësipërme ndikon që

qytetari në komunizëm trembet në çdo hap “të tepërt” që bën, se pastaj

mund t‟i duhet të provojë se nuk është armik i socializmit. Ndërsa

sociologu kanadez Marshall McLuhan, në librin “Mesazhi është media”,

të botuar fillimisht në vitin 1964, kujton se i njëjti mesazh mund të ketë

efekte krejt të ndryshme, varësisht medias që e transmeton. Formulimi i

tij se “mesazhi ëshë media”, nënkupton se ajo që ka rëndësi nuk është

përmbajtja e mesazhit, por mënyra se si ky mesazh transmetohet dhe për

më shumë media nëpërmjet të cilës transmetohet. Kjo do të thotë se

mjetet e përhapjesë dhe të komunikimit, në vend që të jenë mjetet

përsosmërisht neutrale, përcaktojnë mënyrën e mendimit, të veprimit

dhe të të ndjerit të shoqërisë. Kjo, sipas McLuhan, do të thotë se mënyra

e transmetimit të një kulture ndikon vetë kulturën dhe e shndërron atë.

Në këtë këndvështrim, në lidhje me efektet e propagandës, ky autor

mendon se: “Përhapja e mesazheve, thjeshtimi i ideve dhe lajmeve nuk

ka rëndësi, rëndësi ka një lloj mesazhi, që mediat i bëjnë mënyrës së

kuptimit dhe perceptimit të botës së ndjenjave dhe realitetit njerëzor”54

.

Për Max Horkheimer dhe Theodor W Adorno, Propaganda ka fuqi ta

kthejë fjalën në instrument, në levë, në makinë. Të librin e tyre

Dialektika e iluminizmit, autorët thonë se: “Propaganda, fikson formatin

e njeriut, ashtu siç është brumosur ky i fundit, nën peshën e padrejtësisë

52

Gjilas, Milovan (2006): Fytyra e totalitarizmit, Shtëpia botuse Fan Noli, Tiranë, Fq. 299. 53

Gjilas, Milovan (2006): Fytyra e totalitarizmit, Shtëpia botuse Fan Noli, Tiranë, Fq. 299. 54

Balle, Francis (2011): Mediat dhe shoqëritë, Botimet Papirus, Tiranë, fq. 633.

23

shoqërore, duke e vënë në lëvizje këtë njeri. Ajo beson se mund të

mbështetet mbi ta. Në thellësi, gjithkush e ka kuptuar se prej këtij mjeti

ai po kthehet në një mjet më vete, ashtu si edhe në fabrikë”55

. Të dy

studiuesit mendojnë se propaganda ngjall zemëratë tek njerëzit, të cilëve

u u provokon inatin e lashtë të shtypjes që u është bërë. E aq më shumë

kjo ndjenjë u përforcohet përforcohet nga parandjenja se rrugëdalja e

treguar prej propagandës është e rreme. Sipas Horkeimer dhe Adorno-së,

propaganda është jo vetëm manipulim, por edhe falsitet dhe një bashkësi

gënjeshtrash. “Propaganda manipulon njerëzit; aty ku ajo bërtet për

lirinë, kundërshton sakaq vetveten. Falsiteti është i pandashëm prej saj.

Bashkësia e gënjeshtrave është vendi brenda të cilit propaganda

grumbullon udhëheqësin dhe të udhëhequrit prej tij, edhe në rastet kur

thelbi i kësaj propagande është i drejtë56

. Autorët thonë propaganda e

përdor të vërtetën thjesht si karrem. “Për propagandën, edhe e vërteta

është shndërruar në një mjet i cili thjeshtë do të shfrytëzohet për të

grishur ithtarët; kjo e vërtetë falsifikohet porsa që propaganda e vë në

gojën e saj. Për këtë arsye kundërvënia e vërtetë nuk do t‟ia dijë për

propagandën”57

. Qendrimet e tyre janë shumë kritike, ata mendojnë se

propaganda është antinjerëzore, për shkak të të gjitha konsideratave të

shprehura si më lart, e për më shumë kur mendojnë se fjalët dhe e vërteta

në gojën e propagandës nuk kanë më asnjë vlerë: “Propaganda është

antinjerëzore. Ajo nënkupton që parimi sipas të cilit politika lind prej një

mënyre të përbashkët të të kuptuarit, nuk është asgë më tepër sesa një

mënyrë të shprehuri. 58

55

Max Horkheimer, Theorod W. Adorno (2011): Dialektika e iluminizmit, ISP&DITA 2000, T., Fq. 386. 56

Max Horkheimer, Theorod W. Adorno (2011): Dialektika e iluminizmit, ISP&DITA 2000, T., Fq. 386. 57

Max Horkheimer, Theorod W. Adorno (2011): Dialektika e iluminizmit, ISP&DITA 2000, T., Fq. 386. 58

Max Horkheimer, Theorod W. Adorno (2011): Dialektika e iluminizmit, ISP&DITA 2000, T., Fq. 386.

24

6. STRUKTURA E PUNIMIT

Parathënie

Hyrje

Objekti i studimi

Qëllimi i studimit

Synimet e kësaj doktorature

Metodologjia e përdorur

Hipoteza e kërkimit shkencor

I. Kreu i parë: TRAJTIME TEORIKE

1.1. Totalitarizmi, mediat dhe modeli komunist

1.2. Studime shqiptare mbi totalitarizmin

1.3. Shtypi leninist. Teoritë e medias komuniste. Ide, teza, norma të

gazetarisë

1.4. Propaganda dhe format e shfaqjes së saj

1.5. Mediat si sistem i orkestrimit të propagandës

1.6. Ndryshimet rrënjësore të konsideratave mbi gazetarinë dhe

gazetarët mes teoricienëve të Lindjes dhe të Perëndimit

II. Kreu i dytë: SISTEMI MEDIATIK KOMUNIST SHQIPTAR, NJË

SISTEM I FUQISHËM PROPAGANDE

2.1. Origjinat dhe ecuria e shtypit komunist në Shqipëri .

2.2 Tezat enveriste mbi shtypin

2.3 Tiparet e përgjithshme dhe misioni i mediave në sistemin Parti-shtet

a) Organizimi i shpërndarjes dhe leximeve kolektive të shtypit

b) Libri

c) Radioja

d) Kinemaja

e) Televizioni

f) ATSH dhe fotografia

2.4. Mediat si forma të kontrollit të shoqërisë

2.5. Struktura e sistemit mediatik propagandistik

25

2.6. Karakteristikat e sistemit mediatik të periudhës komuniste

2.7. Studime shqiptare mbi gazetarinë e viteve „45-„90

III. Kreu i tretë: PËRCAKTIME MBI STATUSIN E GAZETARIT

3.1. Arsyetime konceptuale mbi statusin e gazetarit dhe përkufizime

profesionale

3.2. Gazetarët, si pjesë të strukturave socio-kulturore

3.3. Gazetarët nën ndikimet e strukturave organizative të mediave ku

punojnë

3.4. Ndikimet e natyrës ekonomike mbi gazetarët

3.5. Ndikimet e politikës mbi gazetarët

IV. Kreu i katërt: ORGANIZIMI I BRENDSHËM DHE KONTROLLI I

MEDIAVE

4.1. Organizimi i punës në redaksitë e mediave

4.2. Varësia brendaredaksionale

4.3. Varësia nga hierarkia e sistemit politik shtetëror

4.4. Varësia nga organizimi në Bashkimin e Gazetarëve të Shqipërisë

4.5. Kontrolli i jashtëm

4.6. Drejtimi i centralizuar i shtypit

4.7. Letrat në redaksi, si formë censure

4.8. Etika- kod partiak

4.9. Informimi, desinformimi dhe format e manipulimit të informacionit

4.10. Larmi formash të pasqyrimit. Zhanret e lëvruara

V. Kreu i pestë: STATUSI SOCIO-POLITIK E PROFESIONAL I

GAZETARIT NË MEDIAT TOTALITARE

5.1. Formimi profesional i gazetarit shqiptar

a) Politika e arsimimit në ish-vendet e Bashkimit Sovjetik dhe në disa

shtete lindore

b) Përgatitja me kurse kualifikimi brenda vendit (1962 – 1966)

26

c) Krijimi i Katedrës. Departmenti i Gazetarisë pranë Fakultetit të

Shkencave

Juridike dhe Filologjike (1967-1990)

d) Vitet ‟70-‟80. Gazetarët ishin tërësisht me arsim të lartë

e) Prurje nga Lëvizja e Korrespondentëve Vullnetarë

f) Prurje edhe nga klasa punëtore

5.2. Formimi kulturor

5.3. Revista “Tribuna e Gazetarit”, përçuese e vijës parti-shtet në

gazetarinë e kohës...fq.

5.4. Statusi profesional

5.5. Statusi juridik gazetarit dhe të drejtat dhe detyrimet kolektive, si

pjesëtar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë

5.6. Statusi Politik. Orientimi i Partisë sipas konceptit “Arkitekt i

mendimit revolucionar të masave”

5.7. Statusi Social. Shtresë kryesisht e fshatarëve në proces

arsimimi, por edhe intelektualë qytetarë

5.8. Statusi ekonomik

V. PËRFUNDIME

VI. SHTOJCA

VII. BIBLIOGRAFIA

- Literaturë teorike.

- Literaturë e konsultuar.

- Revista.

- Periodikë.

VIII. SHTOJCA

27

Kapitulli i Parë

TOTALITARIZMI, MEDIAT DHE MODELI KOMUNIST

Sistemet politike totalitare janë përcaktuar me përkufizime të ndryshme,

nga studiues të shkencave shoqërore, humane e politike. Për të gjithë

autorët, pavarësisht mënyrës së formulimit të ideve të tyre dhe fushës së

studimit, kontrolli i mjeteve të komunikimit masiv (masmediave), është

një prej karakteristikave të veçanta që i përcaktojnë këto sisteme

politike.

Me termin “totalitarizëm”, që studiuesit thonë se ka lindur gjaë

diskutimit mbi natyrën e regjimit të Musolinit në Itali, janë klasifikuar

më tej regjimet e Gjermanisë Naziste, të Bashkimit Sovjetik (pas Luftës

së Dytë Botërore) dhe shoqëri të ngjashme me to59

. Një ndër studiuesit

më të famshëm të totalitarizmave, Raymond Aron, ka përmbledhur pesë

karakteristika ose tipare që shfaqin sistemet totalitare. Si tipar të parë

dallues, ai thekson se veprimtaria politike është monopol i një partie të

vetme. Tipari i dytë është, se kjo parti arrin ta imponojë ideologjinë e saj

si të vërtetën zyrtare të shtetit. Monopoli i dyfishtë i përhapjes së të

vërtetës zyrtarë me mjetet e forcës dhe me ato të “Lavazhit të truve”,

është tipari i tretë, dhe siç thotë Aron: “Tërësia e mjeteve të masmedias:

radioja, televizioni, shtypi drejtohen dhe komandohen nga shteti dhe nga

ata që e përfaqësojnë”60

. Tipari i katërt i një shteti totalitar, sipas autorit,

është se veprimtaria ekonomike dhe profesionale i nënshtrohet shtetit

dhe drejtohet prej tij; dhe i pesti, është tipari ideologjik, sipas të cilit

veprimtaritë kryesore ekonomike e profesionale marrin ngjyrime

zyrtare61

.

59

Schapiro,(1972), tek Sparks, C. (2000): Komunizmi, Kapitalizmi dhe Mass-Media, IShM, Tiranë., fq. 54. 60

Aron, Raymond: Democratie et totalitarisme, Gallimard Paris, pp 287-288. i cituar tek L. Poliakov (1997):

Totalitarizmat e shekullit XX, Botimet Përpjekja, Tiranë, fq. 7. 61

Aron, Raymond: Democratie et totalitarisme, Gallimard Paris, pp 287-288. i cituar tek L. Poliakov (1997):

Totalitarizmat e shekullit XX, Botimet Përpjekja,Tiranë,fq. 7.

28

Kapitulli i Dytë

SISTEMI MEDIATIK KOMUNIST. NJË SISTEM I FUQISHËM

PROPAGANDE Të shkruarit për një etapë të caktuar të zhvillimit të gazetarisë dhe të

komponentëve të komunikimit masiv të një vendi të caktuar kërkon

medeomos vendosjen brenda disa kornizave që imponojnë kushte

shoqërore, politike, ekonomike, etj, të asaj kohe. Kështu, edhe fillet e

gazetarisë shqiptare të pasluftës së Dytë Botërore, duhen kërkuar në

kushte të caktuara. Vështirësitë për ndërtimin e shtetit të ri, që në vitin e

parë të jetës së tij, siç rezulton edhe në studimin e Valentina Dukës, janë

me natyrë komplekse. Kështu, kërkesave të fuqive perëndimore për

pasjen e një shteti demokratik sipas parimit të legjitimitetit, u viheshin

përballë përpjekjet e brendshme të udhëheqjes komuniste për

eleminimin e çdo rreziku për vazhdimësinë e drejtimit të vendit. Pas

presionit të fuqive të perëndimore, siç vë në dukej Duka, komunistët u

detyruan t‟i shpallnin zgjedhjet më 2 dhjetor të vitit 1945, “një vit pas

çlirimit të vendit, kohë që u kishte mjaftuar për të asgjësuar çdo lloj

opozite të mundshme”62

. Eleminimi i shpejtë i partive të tjera dhe

mospasja e opozitës, është sipas përcaktimeve të cituara më sipër, një

ndër elementet e një shteti totalitar.

Lufta e brendshme politike, që shoqëronte përpjekjet për ta mbajtur në

këmbë pushtetin e ri, u ndihmua edhe nga një element mjaft i

rëndësishëm në shkencat e komunikimit dhe të informimit: propaganda.

Në kushtet e reja të fillimit të ekzistencës së shtetit komunist shqiptar,

pra në mungesë së çdo opozite politike, tronditje pëson edhe tradita e

deriatëhershme pluraliste e shtypit, e cila është e destinuar të përfundojë

shpejt, për t‟i lënë vendin një tradite të re të shkruarit, në kushtet e reja të

politikës që ushtron regjimi i ri politik. Siç e theksojnë edhe studiuesit

Hamit Boriçi dhe Mark Marku: “Regjimi i ri e filloi sundimin e tij të

gjatë në Shqipëri, duke ndaluar botimin e çdo organi alternativ të

shtypit... Gjithashtu gazetat e revistat që botoheshin jashtë vendit, siç qe

p.sh., gazeta “Dielli” e Bostonit, nuk u lejuan të hynin në Shqipëri.

62

Duka, Valentina: (2007) Historia e Shqipërisë 1912-2000, Shtëpia botuese“Kristalina-K”,T., fq.232.

29

Qeveria komuniste ndërkohë ndaloi edhe botimin e organeve të reja të

shtypit, që nuk kontrolloheshin nga qeveria. De facto, që prej nëntorit të

vitit 1944 në Shqipëri nuk ekzistonte e drejta e pronësisë private mbi

shtypin

Kapitulli i Tretë

PËRCAKTIME MBI STATUSIN E GAZETARIT

Në kushtet e reja të fillimit të ekzistencës së shtetit komunist shqiptar,

pra në mungesë së çdo opozite politike, tronditje pëson edhe tradita e

deriatëhershme pluraliste e shtypit, e cila është e destinuar të përfundojë

shpejt, për t‟i lënë vendin një tradite të re të shkruarit, në kushtet e reja të

politikës që ushtron regjimi i ri politik. Siç e theksojnë edhe studiuesit

Hamit Boriçi dhe Mark Marku: “Regjimi i ri e filloi sundimin e tij të

gjatë në Shqipëri, duke ndaluar botimin e çdo organi alternativ të

shtypit... Gjithashtu gazetat e revistat që botoheshin jashtë vendit, siç qe

p.sh., gazeta “Dielli” e Bostonit, nuk u lejuan të hynin në Shqipëri.

Qeveria komuniste ndërkohë ndaloi edhe botimin e organeve të reja të

shtypit, që nuk kontrolloheshin nga qeveria. De facto, që prej nëntorit të

vitit 1944 në Shqipëri nuk ekzistonte e drejta e pronësisë private mbi

shtypin Ndaj ky autor mendon se janë të vlefshme një sërë rregullash të

hartuara vetëm për gazetarët, si p.sh:

- Gazetarët duhet të jenë neutralë e përveç të tjerash, të mos marrin

pjesë në manifestime apo të në nënshkruajnë peticione.

- Profesionistët duhet të jenë në mënyrë skrupuloze të ndershëm

duke shmangur çdo konflikt interesash dhe duke mos pranuar

favore morale ose materiale si dhurata, shërbime, udhëtime, hyrje

falas nëpër spektakle, angazhime të caktuara në konferenca apo

moderatorë kolokiumesh.

- Gazetari nuk duhet të marrë para në formën e çmimeve të dhëna

nga institucione jogazetareske.

30

- Gjithashtu, gazetari nuk duhet ta përdorë cilësinë e gazetarit për të

përfituar një avantazh personal çfarëdolloj qoftë ai, në shkëmbim

të një publiciteti klandestin.

- Gazetari sikurse saktësojnë disa kode, nuk duhet ta shesë penën e

tij (ishte e zakonshme në Rusinë e viteve ‟90 që një bisnesmen ose

një politikan të blinte një intervistë).

Kapitulli i Katërt

ORGANIZIMI I PUNËS NË REDAKSITË E MEDIAVE.

Për organizimin e punës në redaksitë e shtypit shqipar të periudhës së

pasmbarimit të Luftës së Dytë Botërore, u përdor modeli sovjetik.

Mendimi profesional i kohës ishte se: “Bazat e organizimit të punës dhe

të të gjithë veprimtarisë së redaksisë i ka hedhur Marksi, kur nxirrte

“Gazetën Renane” si kryeredaktor i saj”63

. Redaksitë e kohës ishin të

organizuar në formë hierarkike, ashtu si edhe administrata, ndaj dhe

kalimi në çdo hallkë duhej të miratonte tejçimin në hallkën e rradhës,

duke e filtruar kështu informacionin dhe artikullin e hartuar për

transmetimin e tij.

Organizimi në redaksi varej nga disa faktorë, ndër të cilët edhe

periodiciteti i botimit të medias. Periodiciteti, nga ana tjetër së bashku

me entitetin botues ndikonin edhe në tematikat që trajtonte ajo media, e

për rrjedhojë edhe në sektorët që zinin vend të faqet e shtypit. Kështu,

“Në qoftë se gazetat e përditshme “Zëri i popullit” e “Bashkimi”, secila

në profilin dhe drejtimin e caktuar, kanë për detyrë të informojnë për të

rejat, për ngjarjet e ditës dhe të pasqyrojnë një larmi temash e

problemesh; revistat e kanë më të kufizuar tematikën e

problematikën”64

. Po ashtu edhe lloji i medias ndikonte në organizimin e

punës në redaksi, për shkak edhe të teknologjisë që përdorej për

realizimin e produktit final. 63

Boriçi, Hamit (1986): Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor, Universiteti i

Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 5. 64

Boriçi, Hamit (1986): Redaksia dhe puna e gazetarit, Teoria dhe praktika e shtypit popullor, Universiteti i

Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike, Tiranë, fq. 34.

31

Kapitulli i pestë

STATUSI SOCIO-POLITIK E PROFESIONAL I GAZETARIT

NË MEDIAT TOTALITARE Nevoja për kuadro të kualifikuar që të shkruanin në shtypin e zgjeruar

tashmë, bëri që të shfrytëzoheshin prurjet e të diplomuarve pranë Institutit

Pedagogjik 2-vjeçar, i ngritur për të përgatitur mësues në vjeshtën e vitit

1946, për herë të parë në Shqipëri. Kjo ndodhi edhe në Radio Tirana, ku

shtimi i programacionit, kishte shtruar nevojën e aktorëve të ndryshëm të

komunikimit radiofonik. Në një botim ku përfshin kujtimet e personazheve

më të njohura të gazetarisë dhe programacionit të Radio Tiranës, Albert

Zholi, thotë se: “Kuadrot me arsim të lartë që kishin mbaruar para çlirimit për

letërsi, drejtësi, filozofi, ekonomi e që mund të punonin në Radio, ishin të

paktë për të mos thënë se një pjesë e mirë e tyre, intelektualë të ndershëm,

duke u quajtur agjentë të vendeve ku kishin studiuar ose ishin burgosur,

internuar, madje dhe vrarë, ose ishin lënë në punë të parëndësishme”65

..

Pas vitit 1946 një pjesë e mirë e intelektualëve të angazhuar në shtypin

shqiptar qysh në kohët e arta të tij, në vitet ‟20-‟30, u eleminuan nga

qarkullimi. Artan Fuga thotë se “pas vitit 1946, sidomos pas goditjes që mori

i ashtuquajturi “grupi i deputetëve” në Asamblenë legjislative, u dënuan jo

vetëm deputetët që bënin pjesë në të – pushkatime, internime e burgosje me

afatë të zgjatura – por gazetarë për të cilët mendohej se përcillni frymën

demokrate, liberale dhe properëndimore të këtij grupi. Në këto kushte, kur në

mes të gazetarëve nuk kishte më intelektualë, gazetat drejtoheshin de facto e

de jure nga Fronti, “duke pasur si përgjegjës, zakonisht, të ngarkuar për

agjitpropin...Përpara se të ngrihej e konsolidohej katedra e Gazetarisë (1964),

punën për përmirësimin e nivelit profesional të kuadrit të gazetarëve, sidomos

pas boshllekut që krijonte “mosfurnizimi” me kuadro që deri në 1961

diplomoheshin në universitetet e vendeve të bllokut lindor, kjo detyrë iu la

Bashkimit të Gazetarëve.

Me krijimin e Katedrës, të gjithë gazetarët ishin me arsim të lartë në gazetari

ose bënin kurse pasuniversitare pranë kësaj katedre.

65

Zholi, Albert Z. (2010): Sekretet e ish gazetarëve të RTSH, vëll. 1, Tiranë.

32

PËRFUNDIME.

Tipari kryesor i shtypit të Periudhës Komuniste ishte partishmëria,

formuluar në të gjitha orientimet e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe

zbatuar me dhe pavetëdije nga gjithë sistemi mediatik i viteve 1944-

1990. Si e tillë gazetaria e asaj kohe kishte si mision, që me moton

mashtruese “të ndërtojmë njeriu e ri”, të ushtrojë ndikim te lexuesit,

dëgjuesit e radios dhe teleshikuesit për politizimin dhe ideologjizimin e

tyre si “qenie shoqërore”..

Në kundërshtim me parimin “shtypi-mjet i informimit publik”,

gazetaria e asaj kohe në Shqipëri prirej nga ideja e Leninit, sipas të cilës

“shtypi duhet të jetë një instrument agjitacioni e propagande” me qëllim

që të “shpërlante trurin e audiencës” dhe, siç shkruante Zhak Ellul “të

bashkojë psikologjikisht, në korniza të caktuara, shoqërinë, kombin,

organizatat, etj”. PPSh me mediat e saj propagandonte “arritjet” dhe të

mirat e kursit të saj politik, trasmetonte mesazhet, duke u dhënë rolin e

komunikatorit, jo gazetarëve, por vetë përfaqësuesve të Partisë.

Propagandimi i Shqipërisë së suksesshme në sytë e botës dhe informimi

i të huajve se modeli i rrokur prej saj ishte më rezultativi. Krijimi i

këtyre imazheve në sytë e botës, bëhej nëpërmjet përdorimit të të gjitha

teknikave propadandistike, duke krijuar kështu një botë imagjinare

Zbatimi i orientimeve, direktivave të Partisë për median ndiqej

rregullisht e sistematikisht nga organe e organizma të caktura, duke

ushtruar kontroll të rreptë të publikimeve, të përmbajtjes së lëndës

tekstuale në gazetarinë e shkruar, të programeve në radio, në television

apo edhe në shtëpitë botuese. Ishte krijuar një sistem censure hierarkik,

duke filluar nga Sektori i Shtypit në Komitetin Qendror të Partisë, shtrirë

në organizmat qendrore të Bashkimeve profesionale, të rinisë, të grave

etj. Edhe në Kryeministri ka pasë një drejtori shtypi, që ndiqte me sy

kritik botimet. Në qoftëse në institucionet e sipërpërmendura ushtrohej

censure, nëpër redaksitë ishte krijuar sistemi i vetëcensurës, duke filluar

që nga vetë gazetarët. Censura ushtrohej edhe pse formalisht deklarohej:

„Shtypi në Republikën e Shqipërisë është i lirë”. Kështu, siç e

përcaktonte Profesor Fuga: “Shtypi i shkruar dhe mediat zyrtare të

33

vetmet që ekzistojnë, përbëjnë elemente të sistemit politik autoritar”.

(Monolg).

Qendrimet perëndimore në lidhje me qëllimshmërinë, kryesisht

informative të shtypit, viheshin në pozita tallëse, duke trumbetuar me të

madhe, se ne, shtypin e kuptojmë fillimisht si mjet i përçimit të

mendimit politik, e jo si mjet informativ, edhe pse brenda tij mund të

ketë informacion. Pra shtypi ishte përcjellës i informacionit politik, por

nëasnjë moment nuk mund ta vinte në dyshim faktin se fjala e politikës-

shtet ishte e vërteta. Shtypi nuk udhëhiqej nga parimi i zbulimit të së

vërtetës, e në këtë këndvështrim na del si një mjet i pastër

propagandistik, si një mjet në shërbim të pushtetit dhe jo në shërbim të

publikut. Si një mjet që ndikon në prodhimin dhe riprodhimin

ligjërimore të pushtetit në sytë e publikut. E gjithashtu mjet krijues i

publikut. I publikut të bindur ndaj dogmës politike shtetërore, mbi të

cilën nuk mund të binte asnjëherë hija e dyshimit (përveçse kur vetë ajo

kërkonte devijime të përkoheshme me qëllime të ulta, si vënie në pozita

të gabuara të atyre që binin pre e provokimeve, apo sa herë që nevojitej

që dikush të ndëshkohej, duke i krijuar terren për të gabuar.)

Në regjimet komuniste mediat ishin politikisht të mbikqyrura dhe të

gjithë politikanët ishin të interesuar që mediat raportojnë fjalimet dhe

aktivitet e tyre. Ndërhyrja politike në media bëhej e organizuar,

sistematike dhe me persona përgjegjës.

Në periudhën e fortë të stalinizmit, që për vendin tonë daton nga 1944

deri më 1956, mund të jepen shembuj të shumtë të mënyrës se si mass-

media ishte bashkuar e orkestruar, duke iu përgjegjur direkt urdhërave

politike më të fundit, që vinin nga Komteti Qendror, grupi i shumicës

ose vetë Enver Hoxha.

Termi propagandë (politike), për shkak të përdorimit të saj nga

regjimet totalitare fashiste, komuniste, autoritariste, shihet si një sistem

komunikimi i deformuar në shërbim të kauzave ekstremiste, totalitare

dhe revolucionare. Është e rëndësishme të theksojmë se ajo merr forma

të ndryshme sipas regjimit politik që e investon. Në shumë raste ajo

“mund të konsiderohet si një mënyrë komunikimi e deformuar, abusive,

manipuluese për shkak se cënon lirinë dhe dinjitetin e njeriut

34

Propaganda është tentativa për të ndikuar në opinionin publik dhe në

sjelljet shoqërore në shërbim të politikës autoritare.

Mediat shqiptare te periudhës së sistemit komunist, u ndërtuan dhe u

vunë nën përdorimin e shtetit dhe të propagandës së tij sipas modeli

autoritar, të njohur edhe si modeli komunist i shtypit. Gazetarët

cilësoheshin si: “arkitektë të mendimit revolucionar të masave”, e herë si

“tribuna të mendimit dhe të aspiratave të masave”, por edhe “burokratët

e shtypit”, ata përfaqësonin “gazetarin e tipit të ri, të tipit leninist” dhe

ndihmonin në “luftën e klasave” dhe ndërtimin e vendit sipas parimeve

të “marksizëm-leninizmit. Gazetari është një figurë profesionale që zë

vend në shoqëri brenda kufijve të veprimit e detyrimit; gjatë ushtrimit të

profesionit gazetari shoqërohet gjithnjë me rolin e dyfishtë të informimit

profesional dhe me të bërit e kundërpushtetit. Ai duhet të jetë i pajisur

me cilësi etike, për ta realizuar sa më mirë detyrën e tij, respektimi i të

cilave kërkon si kusht të detyrueshëm papartishmërinë; duhet të jetë

skeptik përpara vrullit të informacioneve që vërshojnë përditë nga

burime të ndryshme dhe duhet të ketë aftësi të mendojë në mënyrë

kritike. Gazetarët përtej natyrës dhe logjikave të punës, u përkasin

mjediseve dhe kulturave që prodhohen dhe riprodhohen nëpërmjet

ligjërimeve të tyre. Prejardhja e tyre ndikon jo vetëm në punën e tyre

(përqasja ndaj tematikave të ditës), në imazhin publik, por edhe

pozicionim social. Gazetarët punojnë në kushte trysnie të vazhdueshmë,

të cilat gjenerojnë nga grupet e ndryshme profesionale dhe sociale të

cilave u përkasin dhe u shërbejnë njëkohësisht; Strukturat e tregut

ndikojnë mbi punën e gazetarëve dhe cilësinë e informacionit që ata

përcjellin në media. Edhe lidhjet e gazetarëve me politikën janë

shumëplanëshe, po aq sa edhe niveli i ndikimit të tyre prej saj; gazetarët

dhe gazetaria varen edhe nga sistemi politik në të cilin ushtrohet kjo e

fundit, dhe ndërsa në vendet demokratike puna e gazetarëve lidhet me

informimin sa më të paanshëm dhe objektiv të publikut në lidhje me të

rejat e fundit, duke bërë rregullisht dhe një lloj opozite ndaj qeverisë, me

qëllim zbulimin e të vërtetave. Puna e gazetarëve në vendet komuniste

ishte që të shpjegonin, të edukonin e të ndihmonin me shkrimet e tyre

për të fituar mbështetje për ndërtimin e botës socialiste;

35

Në këto kushte gazetarët shqiptarë të periudhës komuniste jetonin në

situatat e ndërtimit dhe ruajtjes së skemave standarde të të menduarit

veçanërisht të të menduarit politik për të kaluarën, për të pranishmen dhe

për të ardhmen; ku monopolin e së vërtetës e kishte vetëm Byroja

Politike dhe Enver Hoxha, ndaj askush tjetër nuk mund të pretendonte se

punon për zbulimin e saj; Gazetari shqiptar i kohës nuk mund të dalë kurrësesi jashtë

alternativave, opinioneve dhe direktivave zyrtare; e megjithatë edhe në

atë periudhë mund të pretendohet për ushtrim të gazetarisë profesionale.

Sistemi mediatik shqiptar i viteve te komunizmit,imiton deri në kopjim

atë sovjetik, si përsa i përket tematikave e problematikave që trajton,

ashtu në ndërtimin e faqeve e rubrikave e çka është më e rëndësishme,

ka të njëjtin përceptim për të dhe të njëjtin përcaktim në detyrat

propaganduese.

Historia e mass-medias shqiptare të pasluftës II Botërore është

kryesisht histori e shtypit politik partiak… e mass-medias që ka qenë në

shërbim të politikës, një shtyp i orientuar kryesisht nga lart, nga pushteti

dhe në shërbim të Njëshit” Për ta vazhduar të njëjtën ide: “…historia e

shtypit dhe e radiotelevizionit komunist shqiptar është histori e

propagandës, derivate dhe pasqyrë e regjimit totalitar”. Mjeti i ri

organizativ më tronditës i lëvizjeve në stadin e tyre parapushtet është

krijimi i organizimeve të frontit, dallimi i bërë midis anëtarëve dhe

simpatizantëve të partisë. Të krahasuara me këtë shpikje, veçoritë e tjera

tipike totalitare të tilla si emërimi i funksionarëve nga lart dhe

monopolizimi i mundshëm i emërimeve nga një njeri, janë dytësore për

nga rëndësia. Gazetari shqiptar i kohës nuk mund të dalë kurrsesi jashtë

alternativave, opinioneve dhe direktivave zyrtare. Çdo mendim jashtë

këtyre të fundit do ta fuste atë në një zonë të rrezikshme për sa i përket

ruajtjes së vendit të tij të punës, sidomos lirisë së tij qytetare. Ndëshkimi

që ai mund të marrë është në përputhje me faktin se sa larg ka shkuar ai

përtej normave zyrtare të shprehjes në media. Sigurisht pushteti ka

vendosur kufij dhe asnjë gazetar nuk mund t‟i kapërcejë ata për t‟u

shprehur në media. Gazetarët e periudhës komuniste shqiptare, punonin

në një shtyp që kishte këto tipare: Partishmëria, Propaganda, Planifikimi,

36

Roli “Organizator kolektiv”, Njëanshmëria, Abstragimi, Njëfytyrësia,

Paralelizmi, etj.

Në sformësimin e statusit juridik, profesional, ekonomik, shoqëror,

arsimor e kulturor të gazetarit shqiptar të viteve 1945-1990, ndikuan

shumë faktorë, por më i rëndëishmi ishte ai politik. Kjo për vetë faktin

se gazetarët në atë sistem, u përshtatën me gazetarët si punonjës të

mediave të modelit komunist sovjetik dhe parësore në punën e tyre nuk

ishte informimi apo përçimi i vlerave profesionale, por ndikimi në

përçimin e propagandës së kohës në sa më shumë hapësira të

mundshme, brenda territorit të vendit. Kësisoj gazetarët ishin të kufizuar

në shumë drejtime dhe nuk ishin të lirë të ushtronin profesinin e tyre, aq

më shumë që misioni i tyre që orientohej herë pas here nga organet e

ushtrimit të propagandës që vepronin në forma direkte dhe indirekte mbi

punën e tyre, përcaktohej shprehimisht sipas qendrimeve dhe luhatjeve

politike të kohës.

Ndikimet e shkollës sovjetike ishin tipar thelbësor në formimin e

gazetarëve të kohës, në përmbajtjet e shkrimeve të tyre, në forma të

ndryshme të praktikave të gazetarisë, etj.

Në fakt, po ato mendësi që viheshin re gjithandej ku ushtron ndikimin

e vet shkolla bolshevike, në të gjitha fakultetet e shkencave humane apo

shoqërore, në filozofi, ekonomi, jurisprudencë etj. Të njëjtat parime edhe

në publicistikë. Ndërkaq asnjë arritje e shkollave perëndimore nuk

merrej në konsiderate ose nuk pasqyrohej. Veç arsyeve politike, këtu

ndikon edhe fakti se njerëzit që merreshin më shumë me shpjegimin

teorik dhe praktikimin e gazetarisë me studentë i kishin përfunduar

studimet universitare në Bashkimin Sovjetik, ose studionin pothuajse

vetëm autorë sovjetikë. Ata nuk e njihnin aspak Perëndimin dhe nuk

kanë se ku ta njohin në fakt. As kulturën, as mediat e tij.

Teoria mbi faktin, mbi të dhënën, mbi lajmin, mbi informacionin,

zotëron sipas këtij autori tri nivele apo nënkultura siç e quan ai, ndër të

cilat e para, më globalja, ideologjia sunduese, është materialiste. E dyta,

teoria e gazetarisë rrëshqet drejt subjektivizmit të pastër, që legjitimon

çdo propagandë, çdo keqinformim, çdo shtrembërim ideologjik mbi

informacionin. Kurse niveli i tretë, ai që ka të bëjë me referimin e

burimeve zyrtare, është edhe një subjektivizëm i pastër, sepse e merr si

37

tërësisht të mirëqenë objektivitetin e informacionit zyrtar, por edhe

materialist vulgar, sepse e përkul gazetarin ndaj sistemit të informimit

zyrtar duke i quajtur të dhënat e tij si fakte objektive. Pra ajo çfarë

përbën fakt, nuk ishte as më pak as më shumë një diktim prej së larti se

çfarë duhej raportuar apo propaganduar të nesërmen nëpër media.

Mungesa e një frymëmarrje të tillë, e shndërron gazetarin e kohës në një

nëpunës me kohë të plotë të administratës politike, që vepron me moto të

qartë se faktet mediatike burojnë nga partia, pa dyshim në përputhje të

plotë me ideologjinë e kohës, frymën propagandistike që duhet t‟i

shërbejnë “përparimit shoqëror”.

Si rrjedhojë, në shtypin dhe mediat e kohës qarkullojnë vetëm ato

fjalë që shprehin një përmbajtje krejt të përcaktuar dhe të unifikuar

politike. Gjuha shqipe ka një leksik të pasur, shprehje e frazeologji të

përpunuara e të përdorura gjerësisht në botime a në trajtime të ndryshme

si pasojë e zhvillimit të shoqërisë në rrjedhën historike dhe në kontakte

me kulturat e vendeve të tjera. Lexuesi shqiptar ka lexuar përkthime

mjeshtërore në gjuhën shqipe të majave të letërsisë botërore. Mirëpo

tjetër gjë është gjuha kombëtare me mundësitë e saj të pamata shprehëse

dhe tjetër është përdorimi i gjuhës në mediat totalitariste. Kështu sipas

Artan Fugës, në shtyp gjuha, veçanërisht leksiku i gjuhës politiko-

shoqërore, i nënshtrohet një rregullsie themelore. Në mënyrë të njësuar,

shtypi dhe mediat në përgjithësi përdorin pak a shumë të njëjtin fond

fjalësh e termash lidhur në një fushë të caktuar. Kjo fushë mund të jetë

sistemi politik, marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonomia, etika etj. Fjalët

e marra si kod komunikimi lejojnë të shprehen vetëm ato mendime apo

mesazhe që janë në përputhje me ideologjinë në fuqi. Pra kemi një

unifikim si të kodit të fjalëve, ashtu edhe të mendimeve të shprehura

nëpërmjet tyre, mesazhet janë unifikuar ideologjikisht dhe kjo sjell edhe

një ngurtësim të gjuhës. Edhe teknologjia që ata përdorin është e vjetër. “Gazetarët, zakonisht

i shtypin vetë në makina të vjetra shkrimi materialet që do të çojnë për

botim. Nga makinat daktilografike dallohen ato Olivetti, të prodhimit

italian, mbetur në Shqipëri që nga koha e pushtimit Musolinian. Të

punojnë mbi to, ky është një privilegj ose i përgjegjësve të redaksive ose

i disa gazetarëve të vjetër, shumë të njohur”. Fuga citon edhe një

38

gazetar të njohur të kësaj periudhe, Javar Malo, i cili përshkruan në

detaje, procesin e hedhjes së shkrimeve në procesin e shtypit; “Makinat,

daktilografike punojnë me shpejtësi. Gishtërinjtë e shkathët të

daktilografisteve bien shpejt e shpejt mbi germa, mbi presje, mbi

pikëpresje dhe mbi pika. Faqet mbushen shpejt e shpejt me fjalë, me

fjali... Nga Agjencia Telegrafike vjen buletini me lajmet e fundit, të cilat

seleksionohen, shkurtohen, përmblidhen dhe më në fund marrin rrugën,

për poshtë në shtypshkronjë. Shtypshkronja është si një balenë që mund

të gëlltisë sa faqe letër që të duash dhe prapë mbetet e uritur.

Linotipistët, si dhe daktilografistët, qëllojnë germat, por në vend që të

nxjerrin faqe të shkruara, nxjerrin kolona me karaktere plumbi.

Shpërndarja e shtypit ishte një tjetër njësi organizative. Shpërndarja e

shtypit bëhet nga shërbimi tranzit i sistemit të zyrave të postës, që në ato

vite quhej PTT ( Postë-Telegraf-Telefon). Çdo ditë të javës duke filluar

qysh nga orët e para të agimit makinat e këtij shërbimi nisen nga Tirana

për në qytetet e tjera të vendit. Pastaj nga çdo qendër qyteti për në

fshatrat përreth, shtypi shpërndahet nëpërmjet një rrjeti që, herë pas here

ka edhe çrregullime të ndryshme dhe që jo rrallë pengojnë gazetat të

shkojnë brenda ditës edhe në zona të thella... Organet më të larta të

partisë në fuqi, këmbëngulnin që shtypi të shkonte gjithandej, brenda

ditës, ngaqë mendohet se ai shpërndan atë që quhet “fjala e partisë”.

Referuar më tej, librit Monolog, Fuga shkruan se në disa krahina, sipas

kushteve të rrugëve automobilistike dhe kapaciteteve të parkut të

autobusëve që janë në përdorim, shtypi dërgohet në hapësirën rurale

përreth qyteteve me autobusët e linjave të udhëtarëve. Sipas tij, me

shpërndarjen e shtypit ndodh që të ngarkohen edhe ata që quhen

korrierët e zonave. Kjo ndodh zakonisht atje ku krahinat kanë një reliev

shumë të thyer malor dhe përgjatë stinës së dimrit, bora, shiu, balta dhe

rrëshqitjet e terrenit pengojnë qarkullimin e makinave.

Pushteti i kohës shfrytëzoi të gjitha taktikat që nëpërmjet përdorimit

të shtypit të impononte autoritetin e tij dhe për këtë gazetarët shërbenin

si mjeti që u lehtësonte komunikimin e mesazheve. Ndaj në përfundim

mund të kthemi se hipoteza e parashtruar që në hyrje të këtij punimi se

gazetarët shqiptarë të periudhës së komunizmit nuk e kishin detyrë

parësore informimin qendron dhe është e provueshme.

39

BIBLIOGRAFIA

LITERATURA E PËRDORUR DHE KONSULTUAR:

A. Libra (sipas rendit alfabetik):

1. Agolli, Dritëro: (2011), Kam penën e mprehtë, mendjen e kthjellët,

UET Press, Tiranë.

2. Akademia e Shkencave të Shqipërisë: ( ), Historia e popullit

shqiptar, Tiranë.

3. Arendt, Hannah: (2002 ), Origjinat e Totalitarizmit, Dija, Prishtinë.

4. Arendt, Hannah: (2006), Gjendja njerëzore, ISPL e Dita 2000,

Tiranë.

5. Aron, Raymond: (2005), Opiumi i intelektualëve, Dituria, Tiranë.

6. Bakalli, Nihat: (2010), Nga njëri vit në tjetrin, Rozafat, Shkodër.

7. Balle, Francis: (2011), Mediat dhe shoqëritë, Papirus, Tiranë.

8. Berdjajev,Nikollaj: (2008), Zanafilla dhe kuptimi i komunizmit

rus,Sh. bot. 55, Tiranë.

9. Boriçi, Hamit: (1986), Redaksia dhe puna e gazetarit, Tiranë

10. Boriçi, Hamit: (1997), Një shekull e gjysëm publicistikë

shqiptare, Tiranë

11. Boriçi, Hamit: ( ), Publicistika letare, Tiranë

12. Boriçi, Hamit; Marku, Mark: (2010), Historia e Shtypit

Shqiptar –Nga fillimet deri në ditët tona, Botim i ShBLU, Tiranë

13. Christian Baylon, Xavier Mignot: (2004), Komunikimi,

botimi i LogosA, Shkup

14. Çobani, Agron: (2010), Ju flet Tirana, Botimet Toena, Tiranë

15. Debord, Guy: (2009), Shoqëria e spektaklit, Shtëpia botuese

Gait Margot, Tiranë

16. Deëey, John : (2010), Publiku dhe problemet e tij, ISP e Dita

2000, Tiranë

17. Elezi, Ismet: (2004), Me syrin e juristit, 20 vjet të qeverisjes

moniste, Toena, Tiranë

18. Elihu Katz e Paul Lazarsfeld: ( ), Personal influence

19. Elsie, Robert: (1997), Historia e letërsisë shqiptare, Pejë

40

20. Fevziu, Blendi: (2011), Enver Hoxha, UET Press, Tiranë

21. Fidler, Roger: (2001), Mediamorfoza, ISHM, Tiranë

22. Foniqi, Shaqir: ( ), Teori dhe praktikë gazetarie

23. Fukuyama, Francis: (2012), Fillesat e rendit politik, Aiis,

Tiranë

24. Fuga, Artan: (2004), Shtigje drejt guvës së gjarprit, Botimet

Ora, Tiranë

25. Fuga, Artan: (2010), Monolog, Botimet Dudaj, Tiranë

26. Fuga, Artan: (2008), Brirët e dhisë, Botimet Ora, Tiranë

27. Fuga, Artan: (2008), Media, politika dhe shoqëria (1990-

2000), Dudaj, Tiranë.

28. Fromm, Erich: (2012), Shoqëria e shëndoshë, Shtëpia

Botuese Fan Noli, Tiranë

29. Frojd, Zigmund: (2009), Psikologjia e turmave, Shtëpia

botuese Fan Noli, Tiranë

30. Grans, Herbert: ( ), Democracy and the neës

31. Gjilas, Milovan: (2006), Fytyra e totalitarizmit, Shtëpia

botuese Fan Noli, Tiranë

32. Gjilas, Milovan: (2012), Shoqëri e papërsosur, Shtëpia

botuese Fan Noli, Tiranë

33. Gjergji, Bashkim: ( ), Revistat kulturore në rrjedhën e viteve

‟30, Tiranë

34. Habermas, Jurgen: (2006), Perëndimi i përçarë, Botimet

Asdreni, Shkup

35. Habermas, Jurgen: (2011), Ah, Evropë, Botimet Asdreni,

Shkup

36. Hajati, Marash: (1998), Dera e prapme e shtypit, Logoreci,

Tiranë

37. Hitler, Adolf: (2012), Mein Kampf, Botimet Belina-H,

Tiranë

38. Huntington, Samuel: (2009), Përplasja e qytetërimeve dhe

ribërja e rendit të ri botëror, LogosA, Shkup

39. Horkheimer, Max: (2010), Kritika e arsyes instrumentale,

Fan Noli, Tiranë

41

40. Horkheimer, Max; Adorno, Theodor W.: (2009), Dialektika e

iluminizmit, IPSL e Dita 2000, Tiranë

41. Instituti i studimeve publike dhe ligjore: (2000), Gjykata

Europiane dhe liria e shprehjes, Tiranë

42. Kadare, Ismail: (1977), Dimri i vetmisë së madhe, botimi i

dytë, Naim Frashëri, Tiranë

43. Krasniqi, Milazim:( ), Historia e gazetarisë shqiptare (Shtypi

shqiptar në periudhën e okupimit klasik 1990-1999 e deri më sot,

Prishtinë

44. Krasniqi, Milazim: (2008), Hyrje në gazetari, Prishtinë

45. KUSHTETUTA e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 1998

46. Lanko, Islam; Ymeri, Eshref: (2006), Shqipëria në

dokumentet e arkivave ruse, Toena, Tiranë

47. Maigret, Eric: (2010), Sociologjia e komunikimit dhe e

mediave, UET Press, Tiranë

48. Markuse, Herbert: ( ), Njeriu njëdimensional, Tiranë

49. McLuhan, Marshall:(2009), Instrumentet e komunikimit,

media si zgjatim i njeriut, IDK, Tiranë

50. Media dhe shoqëria e informacionit në Shqipëri – IshM,

Tiranë

51. Mediakriza sociale,...

52. Merit Baz, John: ( ), Gazetaria publike dhe jeta publike,

IshM, Tiranë

53. Milosh, Çeslav: ( ), Mendja e robëruar

54. Michlen, Adam... mbi shtypin polak

55. Munier, Emmanuel: (2006), Personalizimi, ISP e Dita 2000,

Tiranë

56. More, Thomas: (2003), Utopia, Botimet Ideart, Tiranë

57. Nolte, Ernst: (2008), Nacionalsocializmi dhe bolshevizmi,

Shtëpia Botuese 55, Tiranë

58. Oruell, Xhorxh: (2001), Republika e kafshëve, ShBLSh,

Tiranë

59. Overy, Richard: (2008), Mbas hapjes së dosjeve sekrete të dy

diktaturave, Emal, Tiranë

42

60. Partia e Punës së Shqipërisë, (1981) Përmbledhje nga

dokumentet e PPSh dhe veprat e Enver Hoxhës, Tiranë

61. Plaka, Armand: (2012), Shqipëria ashtu siç e pamë, Shqipëria

moniste në mediat perëndimore 45-90, Botim i Universitetit

Kristal, Tiranë

62. Poliakov, Leon: (1999), Totalitarizmat e shekullit

XX,Botimet Përpjekja, Tiranë

63. Popper, Karl: (1996), Mjerimi i historicizmit, Botimet

Onufri, Tiranë

64. Raino Malnes, Knut Midgaard: (2009), Filozofia politike,

CID, Podgoricë

65. Rama, Luan: ( ), Metamorfoza e fjalës, Tiranë

66. Rusell, Bertrand: (2008), Përse nuk jam i krishterë, Dituria,

Tiranë

67. Schudson, Michael: (2003), The sociology of neës,Norton,

N.Y, London

68. Searle, John R.: (2011), Liria dhe neurobiologjia, ISP e

Maluka, Tiranë

69. Searle, John R.: (1995), Constructing the social reality,Neë

York

70. Sinani, Shaban: (2006), Një Shqipëri tjetër, Argeta LMG,

Tiranë

71. Sparks, Colin: (2000), Komunizmi, kapitalizmi dhe

massmedia, botim i ISHM, Tiranë

72. Shehu, Bashkim: (1994), Vjeshta e ankthit, Albin, Tiranë

73. Shkurtaj, Gjovalin: (1988), Kultura e gjuhës në skenë dhe në

ekran, ShBLU, Tiranë

74. Toto, Ismet: (1997), Bota e një djali kryengritës, Botimet

Toena, Tiranë

75. Vehbiu, Ardjan: (2007), Shqipja totalitare, tiparet e ligjërimit

publik në Shqipërinë e viteve 1945-1990, Botimet Çabej, Tiranë

76. Wolton, Dominique: (2009), Të shpëtojmë

komunikimin,Botimet Papirus, Tiranë

77. Wolton, Dominique: (1990), Eloge du grand public,

Flammarion

43

78. Udhëzuesi i Gazetarëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore

79. Universiteti i Tiranës: (1981), Materializmi historik, Tiranë

80. Universiteti i Tiranës: (1964), Feja është opium për popullin,

Naim Frashëri,Tiranë

81. Zelka, Luan: (1980), Mbi thirrjet dhe traktet e Luftës

Antifashiste Nacionalçlirimtare, Tiranë

82. Zelka, Luan: (1984), Studime nga historia e shtypit tonë

popullor, Tiranë

83. Zelka, Luan: (2006), Mendimi për gazetarinë shqiptare,

Tiranë

84. Zelka, Luan: ( ), Shtypi shqiptar gjatë Luftës së dytë Botërore

(1939-1944)

85. Zyra e Shtypit e Oborrit Mbretëror (1928), Statuti Themeltar

i Mbretërisë Shqiptare, botim i dytë, Tiranë, (1997)

86. Zhiti, Visar: (2010), Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e

dënuar, OMSCA-1, Tiranë

87. Zholi, Albert Z.: ( ), Sekretet e ish-gazetarëve të RTSH,

Tiranë, V. I dhe II

88. Xoxa, Zoi: (2007), Kujtimet e një gazetari, Shtëpia botuese

55, Tiranë

- REVISTA.

Nga revista “Tribuna e gazetarit” ( 1964-1990)

1. Afezolli, Sofokli: Pasioni i gazetarit, Tribuna e gazetarit, nr. 2 (43),

1971, Tiranë.

2. Agolli, Dritëro: Katër çështje, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (42), 1971,

Tiranë.

3. Alia, Ramiz: Gazetarët tanë duhet të jenë të guximshëm, të kenë

shpirt sulmues dhe principialitet komunist – Fjala në Konferencen e

5-të të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, Tribuna e gazetarit,

nr. 3 (44), 1971, Tiranë.

4. Dini, Xhemal: Mjet i fuqishëm për të vënë në jetë direktivat e

partisë, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (52) , 1973, Tiranë.

44

5. Çela, Mitro: Për ngritjen profesionale të gazetarëve, Tribuna e

gazetarit, nr. 3 (54), 1973, Tiranë.

6. Editorial: Shtypi ynë në 20-vjetorin e Çlirimit,Tribuna e gazetarit,

nr. 1, dt. 3, nëntor 1964, Tiranë.

7. Editorial: Tribunë e mendimit revolucionar të masave, Tribuna e

gazetarit, nr. 1 (12), 1967, Tiranë.

8. Gambeta, Vangjush: Politika proletare – alfabeti i punës sonë,

Tribuna e gazetarit, nr. 3-4 (10-11), dhjetor 1966, Tiranë.

9. Gurashi, Alfons: Ne jemi në hapat e para, por ecim me besim për ta

bërë televizionin një mjet të fuqishëm për edukimin komunist të

punonjësve, Tribuna e gazetarit, nr. 3 (44), 1971, Tiranë.

10. Hajati, Marash: Mbi disa probleme të rinisë në shtypin tonë, Tribuna

e gazetarit, nr. 1 (52), 1973, Tiranë.

11. Halili, Ballkiz: Shqiptarja e Re - Luftëtare besnike e vijës së Partisë,

Tribuna e gazetarit, nr. 6 (21), gusht 1968, Tiranë.

12. Hoxha, Enver: Gazetarët revolucionarë janë arkitektë të mendimit

revolucionar të masave, Tribuna e gazetarit, nr. 4 (49), 1972, Tiranë.

13. Lazri, Sofo: Mbi personalitetin e gazetarit, Tribuna e gazetarit, nr. 1,

dt. 2 gusht 1964, Tiranë.

14. Le të qëndrojë penda juaj krahpërkrah kazmës dhe pushkës - Letër e

Enver Hoxhës Konferencës Kombëtare të Gazetarëve, Tribuna e

gazetarit, nr. 1, dt. 2 gusht 1964, Tiranë.

15. Lenini si redaktor dhe organizator i shtypit të Partisë, Tribuna e

gazetarit, nr. 4 (45), 1971, Tiranë.

16. Lubonja, Todi: Stil dhe ritëm revolucionar, Tribuna e gazetarit, nr.

1(8), prill 1996, Tiranë.

17. Malo, Javer: Gazetari, para së gjithash, është njeri politik, Tribuna e

gazetarit, nr. 3-4 (10-11), dhjetor 1966, Tiranë.

18. Me gazetarët e ardhshëm, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (4), 3 prill

1965, Tiranë.

19. Misa, Klimi: Mbi punën e korrespondentëve të shtypit në rrethe,

Tribuna e gazetarit, nr. 3-4 (6-7), 31 dhjetor 1965, Tiranë.

20. Mitrojorgji, Pipi: Për thellimin e mëtejshëm të vijës së masave në

shtyp dhe radio, Tribuna e gazetarit, nr. 5 (20), korrik 1968, Tiranë.

45

21. Mitrojorgji, Pipi: T‟i pasqyrojmë më gjerë e më thellë problemet

shoqërore, Tribuna e gazetarit, nr. 3 (27), 1969, Tiranë.

22. Mitrojorgji, Pipi: Mbi disa kritere themelore ideopolitike të debatit

në shtypin tonë, Tribuna e gazetarit, nr. 2 (52), 1973, Tiranë.

23. Nano, Thanas: Radio-Tirana gjatë rrugës së saj të lavdishme 25-

vjeçare, Tribuna e gazetarit, nr. 7 (32), 1969, Tiranë.

24. Nathnaili, Nasho: Vija e masava në Agjencinë Telegrafike

Shqiptare…, Tribuna e gazetarit, nr. 6 (31), 1969, Tiranë.

25. Në 20 vjet - Rritja e fuqishme e organeve të shtypit, Tribuna e

gazetarit, nr. 1, dt. 3, nëntor 1964, Tiranë,.

26. Nga fjala e shokut Todi Lubonja në 25-vjetorin e gazettes “Zëri i

popullit”, Tribuna e gazetarit, nr. 2 (13), 1967, Tiranë.

27. Papuli, Sotir: Kujdesi ynë për brezin e ri të gazetarëve, Tribuna e

gazetarit, nr. 1 (52), 1973, Tiranë.

28. Papuli, Sotir: Për një kritikë parimore dhe të guximshme në shtypin

lokal, Tribuna e gazetarit, nr. 2 (89), 1979, Tiranë.

29. Përgatitja e kuadrove te reja…në RTRV…, Tribuna e gazetarit, nr. 3

(18), maj 1968, Tiranë.

30. Rizo, Ndreçi: Fletë-rrufeja një formë e re revolucionare shtypit të

murit, Tribuna e gazetarit, nr. 9 (34), 1969, Tiranë.

31. Simixhiu, Ajet: Një dokument i rëndësishëm që çoi në thellimin e

mëtejshëm të vijës së masave në shtypin tonë popullor, Tribuna e

gazetarit, nr. 1 (16), 1968, Tiranë.

32. Skarço, Kozma: Mbi vlerësimin paraprak të shkrimeve dhe të

emisioneve, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (52), 1973, Tiranë.

33. Sollaku, Hamdi: Mbi karakteristika themelore të shtypit tonë,

Tribuna e gazetarit, nr. 10 (35), 1969, Tiranë.

34. Të lidhemi ngusht me masat për të pasqyruar realisht dhe me

entusiazëm problemet, eksperiencen dhe fitoret e tyre revolucionare,

Tribuna e gazetarit, nr. 1 (26), 1969, Tiranë.

35. Të vërejmë, të nuhatim dhe të përgjithësojmë me syrin e partisë,

Tribuna e gazetarit, nr. 2 (27), 1969, Tiranë.

36. Të ngremë shtypin në nivelin e kërkesave të Partisë – Shënime nga

Seminari me kuadrot e shtypit e të radios, 5 shtator 1970, Tribuna e

gazetarit, nr. 1 (42), 1971, Tiranë.

46

37. Tosku, Zoi: Emancipimi i vetvetes – kyçi për të çelur e pushtuar

mendjet dhe zemrat e njerëzve, Tribuna e gazetarit, nr. 2 (47), 1972,

Tiranë.

38. Vogli, Fiqri: Mbi detyrat aktuale të shtypit dhe ngritjen e

mjeshtërisë së gazetarisë, Tribuna e gazetarit, nr. 1,dt. 2 gusht

1964, Tiranë.

39. Vogli, Fiqri: Figura morale e gazetarit tonë, Tribuna e gazetarit, nr.

1 (4), 3 prill 1965, Tiranë.

40. Vogli, Fiqri: Në prag të Konfërencës së 5-të të Bashkimit të

Gazetarëve të Shqipërisë, Tribuna e gazetarit, nr. 1 (42), 1971,

Tiranë.

41. Zelka, Luan: Etika e gazetarit, Tribuna e gazetarit, nr. 8 (33), 1969,

Tiranë.

42. Zelka, Luan: Disa mendime që kanë të bëjnë me nivelin e shtypit

tonë, Tribuna e gazetarit, nr. 4 (45), 1971, Tiranë.

SHTOJCAT

1. Preambula e Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë së

vitit 1976 dhe nenet 53 (Liria e shprehjes) dhe 55 (Agjitacioni dhe

propaganda) të saj.

2. Dekret Për Agjencinë Telegrafike Shqiptare

3. Rregullore e Drejtorisë së Përgjithshme të Radiotelevizionit

4. Statut i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë

5. Letra përshëndetëse e Enver Hoxhës drejtuar Konferencës së katërt

kombëtare të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.

6. Kode etike

7. Foto të gazetave të kohës